dosja cez-dia transferohet te krimet e rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga...

24
Ditën e djeshme u prezantuan drejtorët e rinj të ALUIZNI-t dhe hipotekave në vend. Pas një periudhe 6-mujore që nga dita kur kryeministri Edi Rama u kërkoi në bllok dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të hipotekave, dje u emëruan drejtuesit e rinj, të cilët janë përzgjedhur pas... CMYK Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Ngrihet komisioni për KLGJ e KLP, ja si do të bëhet përzgjedhja e anëtarëve nga Kuvendi, zbardhet rregullorja Prezantohen drejtorët e ALUIZNI-t e hipotekave, Rama: Korrupsioni dhe parazitët jashtë administratës, nuk do të tolerohet asnjë shkelje Miratohet ligji për strehimin social, ja 24 kategoritë që përfitojnë, procedurat që duhen ndjekur për aplikim Pas publikimit të gazetës të rregullores së re të Kuvendit për arrestimin e deputetëve të propozuar nga Partia Socialiste, mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në një “luftë” me njëra-tjetrën. Par- tia Demokratike nga ana e saj e interpreton këtë propozim të socialistëve si një... Komisioni iVeprimtarisë Prodhuese ka mirat- uar dje në parim ligjin për strehimin social dhe ka nisur diskutimet për përmbajtjen e tij. Ndonëse prej vitesh qeveritë shqiptare nuk i kanë kushtuar rëndësi strehimit social, duket se... Tirazhi 7500 kopje E Premte 19 Janar 2018 PS nis rishikimin e ligjeve të reformës që rrëzoi Kushtetuesja, PD-LSI vendosin kusht shkarkimin e Markut për të dhënë konsensus Mazhoranca javës që vjen do nisë zyrtarisht punën për implementimin e ligjeve të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Kjo për faktin se deri më tani Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin për “Organet e reja të drejtësisë”... & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Ramën nuk duan ta lënë ta rilindë Shqipërinë Nga Prof. Dr. Ago NEZHA Nga Artan Xh. DUKA BE, mes pragmatizmit serb dhe idealizmit shqiptar Nga Besi BEKTESHI Torviolli, “hajdutët e kuajve” dhe leksioni që morën të gjithë Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen prova të reja për Berishën dhe Metën, afera me kompaninë e shpërndarjes së energjisë gati të trondisë politikën shqiptare SHBA dhe prokuroria vihen në lëvizje për ngritjen e SPAK, kreu i OPDAT takon Markun, amerikanët çdo javë udhëzime për goditjen e korrupsionit Faqe 9 Rregullorja për arrestimin e deputetëve përplas mazhorancën dhe opozitën, LSI del kundër, por ja si bashkoi votat me PS një vit më parë Faqe 8 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 CIA zbardh të tjera detaje nga gjyqi i agjentëve të saj në Tiranë, 8 persona në pushkatim, amerikanët dhe rivalët e Hoxhës në alarm nga Sigurimi i Shtetit F. 12,13 Ilir Meta përplaset me prokurorinë, KLD rrëzon kërkesën për pezullimin e 3 gjyqtarëve të akuzuar për korrupsion Faqe 4 Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vënë në lëvizje për të ngritur Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe zbatimin me rigorozitet të reformës në drejtësi. Prej disa ditësh gazeta e ka bërë të ditur se SHBA dhe kryeprokurorja Arta Marku janë duke punuar bashkë për goditjen e korrupsionit në nivele të larta, ndërsa në ditët në vijim asistenca e amerikanëve do të rritet. Dje kryeprokurorja ka zhvilluar... Faqe 5 Faqe 3 Faqe 2 Faqe 7 Faqe 6

Upload: others

Post on 11-Sep-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

Ditën e djeshme u prezantuan drejtorët e rinj të ALUIZNI-t dhe hipotekave në vend. Pas një periudhe 6-mujore që nga dita kur kryeministri Edi Rama u kërkoi në bllok dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të hipotekave, dje u emëruan drejtuesit e rinj, të cilët janë përzgjedhur pas...

CMYK

Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected]

Ngrihet komisioni për KLGJ e KLP, ja si do të bëhet përzgjedhja e anëtarëve nga Kuvendi, zbardhet rregullorja

Prezantohen drejtorët e ALUIZNI-t e hipotekave, Rama:

Korrupsioni dhe parazitët jashtë administratës, nuk do

të tolerohet asnjë shkelje

Miratohet ligji për strehimin social, ja 24 kategoritë që përfitojnë, procedurat që duhen ndjekur për aplikim

Pas publikimit të gazetës të rregullores së re të Kuvendit për arrestimin e deputetëve të propozuar nga Partia Socialiste, mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në një “luftë” me njëra-tjetrën. Par-tia Demokratike nga ana e saj e interpreton këtë propozim të socialistëve si një...

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka mirat-uar dje në parim ligjin për strehimin social dhe ka nisur diskutimet për përmbajtjen e tij. Ndonëse prej vitesh qeveritë shqiptare nuk i kanë kushtuar rëndësi strehimit social, duket se...

Tirazhi 7500 kopje E Premte 19 Janar 2018

PS nis rishikimin e ligjeve të reformës që rrëzoi

Kushtetuesja, PD-LSI vendosin kusht shkarkimin e Markut

për të dhënë konsensusMazhoranca javës që vjen do nisë zyrtarisht

punën për implementimin e ligjeve të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Kjo për faktin se deri më tani Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin për “Organet e reja të drejtësisë”...

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Ramën nuk duan ta lënë ta rilindë Shqipërinë

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

Nga Artan Xh. DUKA

BE, mes pragmatizmit serb dhe idealizmit shqiptar

Nga Besi BEKTESHI

Torviolli, “hajdutët e kuajve” dhe leksioni

që morën të gjithë

Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen prova të reja për Berishën dhe Metën, afera me

kompaninë e shpërndarjes së energjisë gati të trondisë politikën shqiptare

SHBA dhe prokuroria vihen në lëvizje për ngritjen e SPAK, kreu i OPDAT takon Markun, amerikanët

çdo javë udhëzime për goditjen e korrupsionit

Faqe 9

Rregullorja për arrestimin e deputetëve përplas

mazhorancën dhe opozitën, LSI del kundër, por ja si bashkoi votat me PS një vit më parë

Faqe 8

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

CIA zbardh të tjera detaje nga gjyqi i agjentëve të saj në Tiranë, 8 persona në pushkatim, amerikanët dhe rivalët

e Hoxhës në alarm nga Sigurimi i Shtetit

F. 1

2,1

3

Ilir Meta përplaset me prokurorinë, KLD rrëzon kërkesën për pezullimin e

3 gjyqtarëve të akuzuar për korrupsion

Faqe 4

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vënë në lëvizje për të ngritur Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe zbatimin me rigorozitet të

reformës në drejtësi. Prej disa ditësh gazeta e ka bërë të ditur se SHBA dhe kryeprokurorja Arta Marku janë duke punuar bashkë për goditjen e

korrupsionit në nivele të larta, ndërsa në ditët në vijim asistenca e amerikanëve do të rritet. Dje kryeprokurorja ka zhvilluar... Faqe 5

Faqe 3

Faqe 2

Faqe 7

Fa

qe

6

Page 2: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

2 GAZETA SOTE Premte 19 Janar 2018

2,7,8,9,11,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ministria e Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për kreun e Gjykatës së Shkodrës, reagon Arben Zefi

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar dje hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Shkodrës. Nga burimet mësohet se në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka mbërritur kërkesa për hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Arben Zefi. Kanë qenë denoncimet e disa avokatëve të qytetit të Shkodrës ndaj kryetarit në lidhje me disa shkelje me mos ushtrimin e detyrës së tij, që kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Drejtësisë. Ndërsa nga hetimi i ndërmarrë ka rezultuar se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shkelje të ligjit, nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së

Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit A.D, aktualisht kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të para-shikuar nga neni 290/1 i K.Penal. Dhe për pasojë, në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ky shtetas rezulton në mënyrë të paligjshme si i padënu-ar nga gjykatat penale shqiptare. Ndërsa për kancelarin e kësaj gjykate, Ministrja e Drejtësisë i ka kërkuar Departamentit të Administratës Publike të marrë masat e parashikuara nga ligji, pas konstatimit të faktit se ka bërë deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit. Mirëpo,

fill pas kësaj kërkese të Ministrisë së Drejtësisë, dje ka reaguar edhe kryegjyqtari i Shkodrës, Arben Zefi, i është përgjigjur kërkesës së Gjonajt për hetim ndaj tij, pasi kishte fshehur dënimin e kancelarit të kësaj Gjykate. Me anë të një shkresë shpërndarë mediave Zefi sqaroi se prej 28 dhjetor 2017 ka njoftuar ministren Gjonaj se nuk është ai që ka fshehur vendimin e dënimit të kancelarit por ka qenë ish-kryesekretari i Gjykatës të cilin e ka shkarkuar që nuk ka zbatuar ligjin duke u bërë pengesë për shumë shkresa. “Më lejoni e nderuar që t'iu informoj se për periudhën në fjalë është konstatuar (më datë 10.03.2016) dhe

arshivimi i një dosje penale të kthyer për gjykim nga Gjykatë e Lartë pa kaluar në gjykim të A.I, i dënuar për kryerjen e veprës penale "Trafikim të narkotikëve" sipas neneve 111 e 112 paragrafi 1, 2 të Kodit Penal të Republikës italiane me 12 vjet e 8 muaj burgim. Për rastin është njoftuar menjëherë KLD dhe Ministria e Drejtësisë, dhe nga ana ime si Kryetar i Gjykatës është larguar nga puna kryesekretari i gjykatës dhe marrë masa për kalimin urgjent në gjykim të çësht-jes”, thuhet në përgjigjen e kryetarit të Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi, drejtuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ilir Meta përplaset me prokurorinë, KLD rrëzon kërkesën për pezullimin

e 3 gjyqtarëve të akuzuar për korrupsion

KLD s’pezullon tre gjyqtarët e Apelit Durrës, nis procedurat e verifikimit

Rigels SELIMAN

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është përplasur dje me Prokurorinë. Pak kohë më parë shpërtheu një skan-

dal në Gjykatën e Durrësit për tre gjyqtarë, për të cilët kishte dyshime se kanë përfituar favore në këm-bim të vendimeve. Për këtë arsye, Prokuroria ka kërkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezullimin nga detyra të tre gjyqtarëve, të cilët janë: Kliton Spahiu, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. Por KLD nën drejtimin e Ilir Metës, ditën e djeshme nuk ka marrë një vendim për këtë çështje. Përmes një njoftimi Këshilli i Lartë i Drejtësisë, bëri të ditur se janë kërkuar informacione shtesë për tre gjyqtarët. “Këshilli, diskutoi mbi shkresën e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda drejtuar KLD-së, ku njoftohej lidhur me reg-jistrimin e emrave të tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Durrës të cilëve iu atribuon kryerjen e veprës penale. Inspektorati njoftoi se ka filluar procedimi disiplinor për tre gjyqtarët e Apelit Durrës. KLD i kërkoi Inspektoratit të bashkëpunojë me Prokurorinë, nëse ka kërkesa të veçanta në lidhje me këtë çështje, duke i ofruar mbështetje maksimale sipas ligjit”, thuhet në njoftimin. Nga ana tjetër, në njoftimin e Këshillit të Lartë i Drejtësisë thuhet se në mbledhje është diskutuar edhe në lidhje me raportin mbi situatën e çështjeve gjyqësore për dhunën në familje. “Nën drejtimin e Pres-identit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtë-sisë, zhvilloi sot, datë 18.01.2018, mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin e raportit mbi situatën e çështjeve gjyqësore për dhunën në familje. Kontrollit iu nënsh-truan 28 gjykata të vendit, nga të cilat 6 gjykata të apeleve dhe 22 gjykata të shkallës së parë. Në përfundim të diskutimeve anëtarët e Këshillit miratuan Raportin dhe rekomandimet përkatëse”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, në njoftimin e KLD thuhet se Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara

gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtru-ar funksionin e gjyqtari

Zanafilla e çështjes për tre gjyqtarët

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pak kohë më parë nuk pranoi pezullimin nga detyra të tre gjyqtarëve të gjykatës së Apelit të Durrësit nën hetim për korrupsion pasiv nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Hetimi për gjyqtarët Kliton Spahiu, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri ka nisur që në janar të 2017, pasi këta të fundit dyshohen se kanë përfituar një udhëtim për të parë ndeshjen Real Madrid-Bar-celona nga një biznesmen, palë në një gjykim civil. Madje, sipas proku-rorisë, gjyqtarët dyshohen se janë

“Mbledhja vijoi me deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës së pensionit për dy gjyqtarë, konkretisht: më 01.01.2018 të gjyqtares Fiqirete Mullaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe më 23.01.2018 të gjyqtarit Agim Ferizaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës. Në përputhje me rendin e ditës, Këshilli shqyrtoi propozimin e minis-

tres së Drejtësisë, për problematikën e mungesës së gjyqtarëve në disa gjykata. Në përfundim të diskuti-meve, anëtarët vendosën që Inspektorati i KLD-së, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, pas mbledhjes së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-tikë sa më parë”, thuhet në njoftimin e KLD.

JA DISA NGA ÇËSHTJET QË U DISKUTUAN NË KLD Bushati dhe Kotzias takohen sot në KorçëZgjidhja e çështjeve të së shkuarës

në funksion të së ardhmes së përbash-kët të projektuar nën ombrellën e Bashkimit Evropian do të ulë sot ballë përballë shefat e diplomacisë së Shqipërisë e Greqisë. Nikos Kotzias i kthen vizitën e Kretës Ditmir Bushatit, në këtë proces të rëndësishëm dialogu dy ditor mes dy shteteve. Por ndryshe nga ç’bëri Nikos Kotzias që e çoi delegacionin shqiptar në një Ishull, Ditmir Bushati ka vendosur ta presë atë në Korçë, pak kilometra nga toka greke, në një hotel privat të vogël. Dy ministritë nuk kanë bërë publike axhendë, por zgjidhja jo rastësore, bën të mendosh që formati do të jetë i njëjtë. Megjithatë mësohet se min-istrat do të takohen kokë më kokë, ndërsa grupet e punës do qëndrojnë ballë për ballë në të njëjtin ambient. Ligji i luftës, për të cilën janë dhënë sinjale progresi, çështja çame, që në fakt ndan palët, por dhe tema të tjera të marrëdhënien mes dy fqinjëve, priten të jenë në fokus të takimit.

Reforma e ujit, Bonati apel prefektëveZv/ministri i Energjisë, Hantin

Bonati u takua dje me 12 prefektët e qarqeve të vendit ku i njohu me ecurinë e deritanishme të ndërhyrjes në terren nga ndërmarrjet e ujësjellësave. Ai gjatë takimit u kërkoi prefektëve që të marrin një rol aktiv në ndjekjen nga afër të punës që bëjnë Bashkitë dhe ujësjellësat në zonat respektive. “Du-het të marrim masa që të jenë korrekt në zbatim të gjithë legjislacionit në fuqi me kontrata të rregullta, me ujëmatës. Punonjësit e administratës publike duhet të japin shembullin e tyre të parë për këtë. Duke e përshkallëzuar këtë edhe tek bizneset të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre, ku në mjaft raste ka edhe shpërdorues të ujit dhe duke vazhduar më pas deri tek qytetarët. Fokusi do të jetë institucionet publike, bizneset dhe pastaj do të jetë ndërhyr-ja tek qytetarët. Është zbatueshmëria e urdhrit të Kryeministrit që gjithë institucionet publike të formalizojnë formën e tyre të bashkëveprimit me shoqëritë”, tha Bonati.

Prokurori Klodian Braho ka kërkuar nga Gjykata e Kri-meve të Rënda që të pezullojë nga detyra tre gjyqtarët Petrit Çeno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri që ushtrojnë funksionet pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Sipas prokurorisë, me ardhjen e letër-porosisë nga autoritet span-jolle dhe ato italiane rezulton se tre gjyqtarët kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas Spanjës për të parë derbin “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit. Tre gjyqtarët kanë udhëtuar së bashku me biznes-menin Sadiku drejt Spanjës dhe kanë parë ndeshjet. Sipas prokurorisë pasi janë kthyer në Shqipëri tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit kanë dhënë vendim në favor të biznesmenit Sadiku.

JA PRETENDIMET E PROKURORISË

Inspektorati njoftoi se ka filluar procedimi disiplinor për tre gjyqtarët e Apelit Durrës. KLD i kërkoi Inspektoratit të bashkëpuno-jë me Prokurorinë, nëse ka kërkesa të veçanta në lidhje me këtë çështje, duke i ofruar mbështetje maksimale sipas ligjit...sponsorizuar në dy udhëtime jashtë vendit nga një biznesmen durrsak, i cili ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej prej tyre. Mirëpo edhe pse prokuroria iu drejtua pak ditë më parë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, duke kërkuar pezullimin e zyrtarëve, kjo kërkesë është pezulluar nga gjyqtari Luan Haziri, i cili nuk pranoi pezullimin

e tre gjyqtarëve. Megjithatë skandali nuk mbaron me kaq, pasi të njëjtin qëndrim mbajti Apeli, ndërkohë që mësohet se organi i akuzës do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë. Sido-qoftë, mbetet për tu parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë me këtë çështje, e cila është kthyer në një mollë sherri mes institucioneve të drejtësisë në vend.

Page 3: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

GAZETA SOT E Premte 19 Janar 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Dosja ka kaluar nga Prokuroria e Përg-

jithshme te Prokuroria e Krimeve të Rënda, si organi përgjegjës për çështjet korruptive.

Ky transferim është sinjali i parë se afera në fjalë mund të trondisë politikën. Nëse kthehemi pas në kohë, në Prokurorinë e

Përgjithshme u dorëzua një padi edhe për privatizimin e OSHEE nga CEZ...

Deputetët e PS: PD-LSI të trembura nga reforma në drejtësi, 21 janari dhe afera e CEZ do të zbardhen

Deputetët socialistë kanë reaguar ndaj sulmeve që PD dhe LSI, që ditët e fundit kanë lëshuar ndaj reformës në drejtësi dhe ndaj krye-prokurores Arta Marku. Në një prononcim për gazetën, deputeti Bujar Çela deklaroi se opozita është trembur dhe prandaj po sulmon. Sipas tij, dosjet e mëdha të korrupsionit do të hapen. “Këtë përgjigje e di dhe bufi! Këto dy parti të vetë-quajtura mbrojtëse dhe votuese të reformës në drejtësi janë të tmerruara dhe po kërkojnë

të kapen si i mbyturi pas fijes së kashtës! Janë bërë bashkë për të mbrojtur krimet e tyre se për ironi të fatit përveç ndoshta të Gërdecit, kudo janë bashkautorë, që nga floriri i Kërrabës, 21 janari, dosja “CEZ”, shitja e detit, etj.”, tha ai. Më tej ai ka deklaruar se reforma në drejtësi duhet të sjellë dhe sekuestrim të parave të vëna nga korrupsioni. “Ata i presin hekurat dhe sipas opinionit të popullit, duhet të shoqërohet dhe me sekuestro për t’i kthyer sovranit djersën

e vjedhur prej tyre! Kam frikë se zullumet e tyre nuk kanë të sosur, por tani mendojnë të zëvendësojnë dhe median. Këta janë një kazan i vërtetë i mbushur me të gjithë llumin e kësaj shoqërie ku ne jetojmë! Reforma në drejtësi do të jetë e pamëshirshme sepse dhe kjo është projektuar sipas përvojave më të mira botërore! Vendimet e Kuvendit nuk mund të ç’bëhen nga këto sorra që i detyrojnë të çirren. Këto janë të konsultuara me faktorin ndërkombëtar. Arta

Marku është një emër që do të kontribuojë në këtë reformë”, tha ai. Ndërsa deputeti An-drea Marto deklaroi se kërkesa e opozitës për largimin e kryeprokurores nuk qëndron, teksa kërkoi konsensus për reformën në drejtësi. “Kërkesa e opozitës është e pavend! Opozita duhet të përfshihet në realizimin e reformës në drejtësi. Çdo qëndrim që vonon reformimin e sistemit, dëmton të ardhmen evropiane të vendit dhe vetë opozitën”, tha ai.

Kliti TOPALLI

Viti 2018, pritet të jetë viti i nisjes së luftës ndaj korrupsionit në shtetin shqiptar. Shumë shpejt

organet e reja të drejtësisë do të marrin jetë, por edhe emërimi i Arta Markut në krye të prokurorisë ka rritur shpresat se do të goditet krimi dhe korrupsioni. Mirëpo çështja më sensitive që pritet të trazojë ujërat në politikën shqiptare është ajo e aferës CEZ-DIA. Ka shumë nga ata të cilët e cilësojnë si abuzimin më të madh dhe kjo u vërtetua me dënimin e ish-administratorit të DIA, Kastriot Ismailaj. Por juristi i OSHEE Romeo Kara rreth 3 muaj më parë ka bërë një padi ndaj disa zyrtarëve të lartë, përfshirë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta. Më 19 tetor ai dorëzoi një dosje në Prokurorinë e Përgjithshme ku paditi përveç Berishës dhe Metës, edhe 4 përfaqësues të tjerë. Por hetimet për këtë çështje duket se janë thelluar ndjeshëm. Gazeta u interesua pranë vetë zotit Kara, por dhe pranë or-ganit të akuzës, se çfarë po ndodh me hetimet. Së pari, dosja ka kaluar nga Prokuroria e Përgjithshme te Prokuroria e Krimeve të Rënda, si organi përgjegjës për çështjet korruptive. Ky transferim është sinjali i parë se afera në fjalë mund të trondisë politikën. Nëse kthe-hemi pas në kohë, në Prokurorinë e Përgjithshme u dorëzua një padi edhe për privatizimin e OSHEE nga CEZ, ku u paditën Berisha dhe disa ish-ministra të tij. Por Adriatik Llalla dosjen e transferoi te Prokuroria e Tiranës dhe aty pati një tentativë për të pushuar hetimet, por që nuk e lejoi gjykata. Por fakti që dosja ka kaluar te Krimet e Rënda dhe jo te Proku-roria e Tiranës, është dëshmia e parë se nuk do të ndiqet i njëjti skenar. Por gjëja tjetër është se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë dorëzuar prova te reja ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës. Juristi Romeo Kara konfir-moi për gazetën se pak ditë më parë është paraqitur personalisht në këtë organ duke dorëzuar një USB me 3 video, ku pasqyrohet një intervistë që ka dhënë Vojsava Ismailaj, gruaja e Kastriot Ismailajt. Pak javë më parë Kara i publikoi në internet videot dhe e paralajmëroi se do i dorëzonte në

sqarime, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të pyeten dhe disa prej të akuzuarve nëse rezulton se ka elemente të veprës penale.

Padia ndaj Metës e BerishësSa i takon padisë së bërë nga

Romeo Kara, ai ka paditur 7 perso-na, duke pretenduar se i kanë shkak-tuar shtetit 39.5 milionë euro. Në

një intervistë të dhënë për gazetën pak ditë më parë, Kara deklaroi se ekzistojnë prova shumë të forta që tregojnë fare qartë lidhjet e Kastriot Ismailajt me ish-qeverinë “Berisha”. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me dosjen, por nëse nuk ka zhvillime, ajo pritet të jetë ndër të parat që do i kalojë SPAK.

Kara ka treguar për gazetën pak kohë më parë faktet nga dosja që ka dorëzuar në prokurori mbi aferën CEZ-DIA. Ai ka thënë se indicien e ka marrë pas intervistë së gruas së Kastriot Ismailajt. “Më 26 tetor 2014 Hejsek pranon se Ismailaj ka qenë njeri i qeverisë shqiptare dhe si njeri i Metës dhe Berishës. Kastriot Ismailaj është prezantuar te ai dhe ish-ambasadori shqiptar. Ky fakt është konfirmuar nga gruaja e Ismaila-jt. Ajo akuzon Ilir Metën që i bën presion Ismilajt për t’i dhënë para”, ka thënë ai. Kara ka deklaruar se zotëron

dhe një email që shkëmbenin dy zyrtarët e CEZ, Tomas Pleskash, zv/kryetar i Bordit te Drejtoreve të CEZ-Group dhe Jozef Hejsek, ish kryetari Bordit të Drejtorëve të CEZ-Shpërndarje. “Kam një email shkëputur të vetë CEZ. Aty thuhet e Hejsek është takuar më 1 nëntor 2011 me Ilir Metën. Ai thotë u takova me Ilirin dhe më konfirmoi se miqësia me Ismailajn mori fund se është njeri i paskrupullt dhe thotë në fund se ai nuk ekziston më për mua dhe keni bërë mirë që keni ndërprerë kon-tratën me të. Këtë thotë vetë Meta”, tha ai.

FAKTET E DEPOZITUARA

organin e akuzës, por një gjë e tillë është bërë së fundmi. Kjo është prova finale sipas tij, e cila tregon fare qartë implikimin e personave të akuzuar. Vojsava Ismailaj në intervistën e saj akuzon drejtpërdrejt presidentin ilir Meta, se ka bashkëpunuar me burrin e saj.

Thellimi i hetimeveNga ana tjetër mësohet se proku-

roria ka thelluar hetimet për këtë çështje. Sipas informacioneve të gjitha provat që janë dorëzuar janë marrë në shqyrtim dhe po shihen me kujdes se sa të përfshirë janë person-at e akuzuar. Ndërkohë që burimet thanë se shumë shpejt vetë paditësi do të thirret për të dhënë më shumë

Refuzimi i vizës, SHBA: Ja si të veproni

Ambasada amerikanë në Tiranë ka shpërndarë ditën e sotme një njoftim të rëndësishëm për qytetarët të cilët kanë aplikuar një herë për vizë dhe u është refuzuar. Në mo-mentin e refuzimit janë të shumtë ata që mendojnë të aplikojnë sërish menjëherë pas marrjes së përgjigjes negative. Ndërkohë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka këshilluar të gjithë qyte-tarët që të mos harrojnë se shpesh është e vështirë për aplikantët që të diskutojnë informacione të reja në një kohë të shkurtër pas refuzimit të mëparshëm. “A duhet të aplikoni përsëri menjëherë pas refuzimit të vizës? Mos harroni, shpesh është e vështirë për aplikantët të disku-tojnë informacione të reja në një kohë të shkurtër pas refuzimit të mëparshëm”, tha ambasada. Përveç lotarisë, SHBA jep dhe mundësi ud-hëtimi përmes vizave turistike, por që kanë rregulla më të rrepta.

Shkelja e Kodit Rrugor, ndëshkohen mbi 1000

shoferëVeç gjobave për shkelje të Kodit

Rrugor përgjatë dy viteve të fundit, afro 1000 shoferë çdo muaj janë penalizuar dhe me heqje pikësh në patentat e tyre. Sipas raportit të Drejtorisë së Transportit Rrugor në vend, rezulton se prej prill 2015 deri më 31 dhjetor 2017 janë marrë 29 370 vendime për heqje pikësh në patentat e shoferëve të penali-zuar për shkeljet. Me ndryshimet e Kodit Rrugor, prej 16 prill 2015 është në fuqi dhe sistemi i vlerësimit për drejtuesit e mjeteve me anë të pikëzimit, sistem ky që aplikohet në vendet e bashkimit europian. Po edhe këto masa ndëshkuese thuajse nuk kanë stepur aspak shkelësit e Kodit Rrugor apo sjelljes në rrugë pasi nga kjo shifër rezulton se 1 487 drejtues mjetesh janë penali-zuar nga dy apo tre here me heqje pikësh çka tregon se ata përsërisin të njëjtat gabime. Sipas drejtorisë, të gjithë shoferët që kanë një patentë të marrë para hyrjes në fuqi të kodit të ri më 16.4.2015 kanë përfituar automatikisht 20 pikë.

Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen prova të reja për Berishën dhe Metën, afera me kompaninë çeke gati të trondisë politikën shqiptare

Thellohen hetimet ndaj padisë të bërë nga juristi Romeo Kara

7Personat e kallëzuar

në prokurori1. Ilir Meta, Presidenti Repub-

likës së Shqipërisë 2. Sali Berisha, ish Kryemi-

nistër i Republikës së Shqipërisë 3. Kastriot Ismailaj adminis-

trator i DIA4. Martin Roman, ish Drejtor

Ekzekutiv i CEZ Group 5. Tomas Pleskash, zv/kryetar

i Bordit te Drejtoreve të CEZ-Group

6. Jozef Hejsek, ish kryetari Bordit të Drejtorëve të CEZ- Shpërndarje

7. Bujar Nepravishta, ish-krye-tar i Entit Rregullator të Energjisë

Page 4: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

4 GAZETA SOTE Premte 19 Janar 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryemadhi ankohet te Lu e Vlahutin: Problem implementimi i reformës në drejtësi, duam të kthejmë kushtetutshmërinë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka dër-guar dje një letër zyrtare ambasadorit të SHBA, Donald Lu, ambasadores së BE, Romana Vla-hutin si dhe përfaqësive diplomatike të vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri, lidhur me zbatimin e Reformës në Drejtësi. Ashtu siç edhe e deklaroi dy ditë më parë, Kryemadhi në letrën drejtuar ambasadorëve iu ka kërkuar këtyre të fundit që të veprojnë për të krijuar një politikë të re, duke paralajmëruar se kapja e kësaj reforme do të ketë pasoja të rënda. “Problemi më kritik vazhdon të mbetet implementimi i Reformës në Drejtësi. Sjella arrogante e mazhorancës ka minuar rëndë dialogun politik dhe veprimi më i fundit i zgjedhjes në mënyrë të njëanshme të

Kryeprokurorit të Përkohshëm vetëm me 69 vota të mazhorancës, kur duhet të votohej së paku me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit, në shkelje të hapur të kushtetutës e të ligjit, ishte një veprim kulmor. Kjo gjithashtu ka ulur mjaft besimin e qytetarëve te Reforma në Drejtësi pasi kredoja e kësaj reforme ishte paanësia, profesionalizmi dhe jo kapja politike. Një moment i patolerueshëm është përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM për kandidatë të caktuar nga Sekretari i Përg-jithshëm i Kuvendit (ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrit Tahiri), ky i fundit me gjithë se ONM është shprehur shumë qartë se kandidatë të cak-tuar si psh kandidati i shoqërisë civile Z. Alfred Balla i cili sipas ONM përveçse nuk plotësonte

kriteret ligjore nuk kishte as dhe integritet moral, përkundrazi kualifikohet nga Sekretari i Përgjithshëm dhe klasifikohet i pari”, shkruan Kryemadhi në letrën drejtuar ambasadorëve. Ajo gjithashtu ndalet edhe në iniciativën e ndërmarrë nga opozita ku thekson se kjo nismë ka ardhur për të rikthyer kushtetutshmërinë e reformës. “Duke analizuar me shumë përgjegjësi situatën politike dhe të zbatimit të ligjit, së bashku me forcat e tjera opozitare në vend kemi ndërrmara një iniciativë të drejtpërdrejtë për të rikthyer kushtetutshmërinë e procesit të reformës në drejtësi, duke i drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, një kërkesë për rikthimin e ligjshmërisë në funksionimin e organit të Prokurorisë, si dhe disa

propozime për zgjidhjen kushtetuese dhe ligjore të situatës e cila është jashtë kushtetutës dhe lig-jeve të reformës”, shkruan kreu i LSI. Në letrën e saj, Kryemadhi gjithashtu sqaron se LSI votoi pa asnjë mëdyshje reformën dhe 7 ligjet, sepse ishin garante BE dhe SHBA. “LSI është e gatshme që për çështje me prioritet madhor kombëtar edhe pse mes vështirësish komunikimi, të gjejmë zgjidhje të përbashkëta në interes të qytetarëve. Reformën që votuam me 140 vota dhe 7 ligjet e paketës së Reformës në Drejtësi, nëpërmjet ga-rancisë tuaj si BE dhe SHBA, ne si LSI i votuam pa asnjë mëdyshje. Partia Demokratike ishte ajo e cila nuk votoi disa prej ligjeve dhe koha tregoi që konstatimet e tyre ishin të drejta”, shkruan ajo.

PS nis rishikimin e ligjeve të reformës që rrëzoi Kushtetuesja, PD-LSI vendosin kusht

shkarkimin e Arta Markut për të dhënë konsensus

Opozita rrit presionin ndaj mazhorancës për KLP dhe KLGJ

Kreu i LSI, Monika Kryemadhi, dy ditë më parë teksa ishte e ftuar në një studio televizive, deklaroi se opozita do të votojë ndryshimet në ligj vetëm nëse ka konsensus mes aktorëve politikë. “Opozita po i jep shansin edhe njëherë mazhorancës të tregojë se ka një vullnet të pastër për të realizuar reformën në drejtësi dhe për të ecur më tej me zbatimin e saj, për të mos

treguar shenja të kapjes dhe frikës ndaj sistemit. Të hënën kryeministri Rama pa lexuar fare çfarë kishte propozuar opozita ktheu një përgjigje dhe tha ne nuk e zbatojmë. Nuk ka asgjë konspirative. Nëse ndrys-himet kushtetuese që kemi miratuar me 140 vota por mazhoranca kërkon t’i uzurpojë dhe rrëmbejë është e kotë të flasësh”, deklaroi Kryemadhi dy ditë më parë.

Kryemadhi: Kryeministri të lexojë amendamentet e propozuara

mundëson ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mirëpo gjyka-ta përmes një vendimi të marrë në muajin prill, pranoi pjesërisht kërkesën e PD, duke rrëzuar vetëm 5 nene nga ligji. Më konkretisht u cilësuan antikushtetues: neni 5; neni 61, neni 103, neni 159 dhe neni 169, pika 5. Por nga këto 5 nene, dy janë më të rëndësishmit, neni 61 dhe neni 159, pasi kanë të bëjnë mbledhjet e KLGJ dhe KLP. Dhe nëse këto nene

nuk ndryshohen, vendimmarrja e organeve vihet në vështirësi. Madje mazhoranca duke parë dhe këtë ngërç problematik me të cilin po përballen organet e drejtësisë po mundohet që t’i votojë këto nene dhe t’i japë pavarësinë e veprimit KLP-së dhe KLGJ-së. Por pavarësisht kësaj nisme të ndërmarrë nga mazhoran-ca ngelet për tu parë konsensusi me opozitën pasi vetëm votat e këtyre të fundit mund ta zhbllokojnë njëherë e mirë këtë problem.

Endri ARIZI

Mazhoranca javës që vjen do nis zyrtarisht punën për implementimin e ligjeve të rrëzuar nga

Gjykata Kushtetuese. Kjo për faktin se deri më tani Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin për “Organet e reja të drejtësisë” si dhe ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe proku-rorëve”. Një gjë të tillë e ka kon-firmuar edhe vetë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili dje gjatë një deklarate për me-diat deklaroi se javën që vjen do të nis të vihet në zbatim kërkesa për votimin e ligjeve të kthyera nga Gjykata Kushtetuese. Por pavarë-sisht kësaj nisme të ndërmarrë nga mazhoranca, bie sy krijimi i ngërçit politik që po shkaktojnë këto ligje të kthyera nga Kushtetuesja. Kjo për faktin se për të miratuar ligjet e kthyera nga Gjykata Kushtetuese duhen 84 vota, gjë që mazhoranca nuk mund t’i sigurojë dot e vetme për të miratuar këto ndryshime. Ndryshime që dhe pse nuk ndikojnë në ngritjen e KLP dhe KLGJ do t’i jepnin këtyre dy institucioneve një funksion optimal për të marrë të gji-tha vendimet vetë dhe për të filluar nga puna. Sepse mosndryshimi i neneve të kthyera nga Kushtetuesja do të ndikojë që këto institucione edhe pse do ngrihen nuk do kenë një funksion optimal për të marrë vendime. Pikërisht pamundësia e mazhorancës për të siguruar votat e vetme dhe për t’i dhënë funksio-net jetike KLP dhe KLGJ, duket se ka ndikuar që opozita të fillojë të ushtrojë dhe presionet e para ndaj ekzekutivit, për shkak edhe të refuzimit që i bëri mazhoranca amendamenteve të propozuara nga PD dhe LSI, ditën e hënën në Kuvend. Madje, për të arritur kon-sensusin e 84 votave për implemen-timin ligjeve të kthyera nga Gjykata Kushtetuese duket se opozita do i vendosë kusht qeverisë shkarkimin nga detyra të kryeprokurores Arta Marku, pasi do i kërkojë votimin e amendamenteve që dorëzoi në Ku-vend. Amendamente që në përbërje

Deputetja e PD: Reforma në drejtësi ka rënë

Deputetja e PD, Dhurata Çupi dje teksa ishte e ftuar në nje studio televizive komentoi situatën e reformës në drejtësi. Çupi u shpreh se veprimet e fundit të Kryeministrit Edi Rama janë të fundit në funksion të kapjes së sistemit të drejtësisë. Madje ajo tha se Rama ka një tendencë të hapur për kapjen e të gjithë sistemit, përfshi këtu edhe KLP dhe KLGJ. “Ne i kemi qëndruar parimeve kushtetuese dhe respektimit të drejtave të njeriut. Presioni i parë ndaj organeve të vetingut ishte ai i shkurtimit të fondeve. Për KLP dhe KLGJ shumica e kandidatëve nuk plotësonin kriteret, madje as kushtet formale ligjore që parashikon ligji. Por jo vetëm kriteret, por edhe numri i kandidatëve”, tha Çupi. Ndërkaq deputetja e PD-së duke iu referuar ndryshimeve të propozuara nga PS për rregulloren e Kuvendit, theksoi se Kuvendi nuk mund të marrë rolin e një gjykate. “Pse duhet të na vijnë provat neve në Kuvend, provat çohen në Gjykatë”, tha ajo.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, reagon

juristi Çlirim GjataJuristi, Çlirim Gjata ka komentuar

dje vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese dy ditë më parë me 4 vota pro dhe 3 kundër, që i jep të drejtë ankimuesëve ta paraqesin sërish kërk-esën. Juristi, Çlirim Gjata mendon se Unioni i Prokurorëve mund ta vazhdoje betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese kur të plotësohen 2 vendet vakant në këtë Gjykatë. Kjo dha një votim 4 me 3, që sipas zotit Gjata nuk ka bërë inter-pretimin përfundimtar të kushtetutës, që kërkon të paktën 5 vota.“Gjykata Kushtetuese bën interpretimin përfun-dimtar të Kushtetutës. Përderisa kemi një votim 4 me 3, në kuptimin që nuk ka marrë 5 vota. Në këto kushte nuk kemi një interpretim përfundimtar, për të pasur një interpretim përfundimtar duhet të kemi minimumi 5 vota. Deri sa kjo nuk është, palët kanë të drejtë që nesër kur të ketë një kuorum tjetër të Gjykatës Kushtetuese, ose kur të kemi anëtarët e plotë mund t’i ngrenë prapë të njëjtën padi”, u shpreh Gjata.

kishin shkarkimin e Arta Markut nga detyra. Madje ajo çka hedh hije dyshimi për këtë veprim që pritet të ndërmarrë opozita është se dhe kreu i LSI, Monika Kryemadhi, dy ditë më parë, teksa ishte e ftuar në një studio televizive, deklaroi se opozita do t’i jap shans edhe njëherë mazhorancës për të gjetur rrugën e konsensusit që të votohet reforma në drejtësi. Madje Kryemadhi nuk nguroi t’i kujtonte kryeministrit Rama amendamentet e opozitës.

Ja nenet që rrëzoi KushtetuesjaNë janar të vitit 2017, Partia

Demokratike iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, ku kërkoi që të rrë-zohej ligji për organet e reja në sistemin e drejtësisë, pra ligji që

Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, Ulsi Manja, njëherësh deputet i PS, dy ditë më parë, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, teksa u pyet mbi propozimet e dorëzuara nga opozita, u shpreh se nuk do të ketë asnjë lloj kompro-misi në kurriz të Kushtetutës. “Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi në kurriz të Kushte-tutës së vendit, që e kemi miratuar bashkërisht dhe me vullnet të plotë me 140 vota, aq më tepër kur në këtë proces të reformës në sistemin e drejtësisë, duke filluar që me ndryshimet kushtetuese dhe deri sot, kryetari i mazhorancës e ka bërë të qartë se nuk jemi vetëm”, u shpreh Manja dy ditë më parë.

MANJA: NUK DO KETË NEGOCIME

ME OPOZITËN

“Mazhoranca javës që vjen do nis zyr-

tarisht punën për implementimin e ligjeve të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Kjo

për faktin se deri më tani Gjykata Kus-htetuese ka rrëzuar ligjin për “Organet e

reja të drejtësisë” si dhe ligjin “Për sta-tusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”...

Page 5: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

GAZETA SOT E Premte 19 Janar 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Presidenti i Republikës Kryetari i Kuvendit Kryeministri Anëtari i Këshillit të Minis-trave Gjyqtari i Gjykatës Kus-htetuese dhe të Gjykatës së Lartë Prokurori i Përgjithshëm Inspektori i Lartë i Drejtësisë Kryetari i Bashkisë Deputeti Zëvendësministri Anëtari i KLGJ dhe KLP

Zyrtarët që mund të hetohen nga Byroja

SPAK dhe Byroja e Hetimit do të ngrihen sipas shembullit të Kroacisë dhe Rumanisë. Në Kroaci funksionon USKOK, që është simotra e SPAK, ndërsa në Rumani ky institucion quhet DNA. Në të dyja këto vende strukturat e posaçme kanë dërguar pas hek-urave me qindra zyrtarë të lartë, nga ish-kryeministra te deputetë e ministra. Rasti i më i njohur i luftës ndaj korrupsionit është ai i arrestimit të kryeministrit kroat, Ivo Sanader. Hetimi ndaj tij ka nisur nga informimi proaktiv i vazhdueshëm në media. Gazetarët raportonin që Sanader mbante ora dorë shumë të shtrenjta, një prej

të cilave vlente mbi 100.000 Euro. Hetimi ka nisur pas indicieve të para dhe ishte shumë i vështirë grumbullimi i provave. Hetimi u krye nga një skuadër, që konsis-tonte nga 7 Prokurorë dhe që punonin 16 orë në ditë përfshi të Shtuna dhe të Diela. Është arritur të merren fakte të rëndësishme, që çonin në konkluzionin se ish kryeministri ishte përfshirë në aktivitete korruptive kriminale. Dëshmitarë të ndryshëm janë kontaktuar ku kanë dhënë fakte shumë të rëndësishëm veçanërisht për fillimin e procesit. Ai është arrestuar në Austri më 10 Dhjetor 2010 dhe u dënua me 8 vjet burg.

SHEMBULLI KROAT DHE RUMUN

hëzime për luftën ndaj korrupsionit. FBI do këtë një zyrë të vetën që do bëjë trajnime. Nga ana tjetër edhe në SPAK, SHBA-BE do kenë zyrat e tyre. Elementi tjetër është që fokusi i saj do jetë vetëm korrupsioni në nivele të larta, duke filluar nga presidenti,

kryeministri, ministrat, deputetët, etj. Ndërsa Prokuroria e Posaçme do fokusohet te krimi i organizuar dhe te korrupsioni në nivele të tjera. Edhe pse Byroja është organ varësie i SPAK, ajo do funksionojë si në një godinë më vetë dhe do ketë detyra specifike.

Kliti TOPALLI

Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës janë vënë në lëvizje për të ngritur Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe zbatimin

me rigorozitet të reformës në drejtësi. Prej disa ditësh gazeta e ka bërë të ditur se SHBA dhe kryeprokurorja Arta Marku janë duke punuar bashkë për goditjen e korrupsionit në nivele të larta, ndërsa në ditët në vijim asistenca e amerikanëve do të rritet. Dje kryeprokurorja ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e OPDAT në Tiranë, misioni i cili hartoi reformën në drejtësi. Por në takim është ranë dakord që çdo të enjte ekspertët e OPDAT të vijnë në ambientet e prokurorisë dhe të japin asistencë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e organeve të reja, sidomos të KLP dhe të SPAK. Kjo tregon qa-rtë se tashmë amerikanët janë vënë në lëvizje dhe shumë shpejt do të shohim rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsionit. Vetë kryeproku-rorja Arta Marku, pak ditë më parë bëri një sërë lëvizjesh në prokurori, ndërsa në një takim me gazetarët e tha hapur se prioritet është zbatimi i reformës dhe lufta antikorrupsion. Tashmë amerikanët janë vënë në lëvizje dhe gjatë vitit 2018 pritet të ketë surpriza. Gjatë kohës që ishte Adriatik Llalla në krye të proku-rorisë, ndërkombëtarët ndërprenë çdo kontakt me të, edhe pse organi i akuzës ka rol thelbësor në organet e reja që do të ngrihen. Por tashmë që u emërua Arta Marku, OPDAT do të japë asistencë të përjavshme, duke dhënë udhëzime dhe informacione si për zbatimin e reformës në drejtësi, ashtu dhe për trajnimin e prokurorëve dhe përzgjedhjen e emrave që do të drejtojnë Prokurorinë Speciale. Edhe vetë ambasadori amerikan Donald Lu, në takimin që pati me Arta Markun, kërkoi që në fokus të jetë lufta ndaj korrupsionit, sidomos në nivele shumë të larta. Madje pak ditë më parë ai tha se dhe agjentë e FBI do të jenë në shërbim të prokurorisë për të hetuar çështjet e bujshme. Tashmë që KLGJ e KLP kanë hyrë në rrugën e duhur, shumë shpejt SPAK pritet që të marrë jetë shumë shpejt.Ngritja e SPAK dhe Byroja e Hetimit

Sapo të jetë ngritur KLGJ dhe KLP do bëhen shpalljet për vendeve

Shqipëria zgjidhet zv/presidente e Bordit

Ekzekutiv të OKBShqipëria zgjidhet zv/presidente

e Bordit Ekzekutiv të përbashkët të UNDP/UNFPA/UNOPS për vitin 2018. Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në Or-ganizatën e Kombeve të Bashkuara, Ambasadorja Besiana Kadare, u zgjodh zëvendës-presidente e Bordit Ekzekutiv të përbashkët të tre Agjen-cive të OKB-së: Programit të Zhvil-limit (United Nations Development Programme), Fondit të Popullatës (United Nations Population Fund) dhe Zyrës për Projekte Shërbimesh (United Nations Office for Project Services). Zgjedhja në këtë organ të rëndësishëm që monitoron zbatimin e programeve dhe planit strategjik të këtyre agjencive të OKB-së, dëshmon angazhimin e vendit për të luajtur një rol sa më aktiv në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, veçanërisht në kuad-rin e zbatimit të Agjendës 2030 dhe arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Mandati i Shqipërisë përkon me fillimin e zbatimit të planeve strategjike për katërvjeçarin 2018-2021 të UNDP/UNFPA/UNOPS.

Debate në Dibër, PS sulmon PDIU

Debate të forta dhe sherr në mbledhjen e Partisë Socialiste, ku e pranishme ishte koordinatorja e PS për këtë qark, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku Muharrem Rama. Socialistët janë ankuar për keqqeverisjen në bash-kinë e drejtuar nga Muharrem Rama, i zgjedhur nga PS në koalicion me PDIU. Anëtarët e PS janë ankuar për qeverisjen me PDIU në bashkinë e Dibrës për punësimet nga partia e çamëve. Socialistët kanë parala-jmëruar koordinatoren Xhaçka, por edhe drejtuesit lokalë që do të larg-ohen nga partia nëse nuk do të ndë-rhyhet. “Ne do të tërhiqemi nga PS sepse nuk gjejmë dot një vend pune ndërsa partia e Çamëve ka punësuar kë ka dashur” janë shprehur ata në mbledhje. Por mësohet se e njëjta gjë ka ndodhur dhe në disa zona të tjera të vendit, pasi socialistë janë të pakënaqur dhe me LSI. Shumë mil-itantë të saj janë ende në detyrë dhe kjo ka ngjallur pakënaqësi.

vakante në këto organe. Fillimisht SPAK pritet të punojë me rreth 10 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa më pas stafi do të shtohet. Ndërkohë By-roja e Hetimit do jetë një tjetër organ, i cili do hetojë vetëm zyrtarët e lartë, pasi SPAK do ketë në vëmendje dhe krimin e organizuar. Në Tiranë kanë mbërritur disa agjentë të FBI dhe ata janë duke trajnuar disa të rinj për t’i bërë anëtarë të Byrosë së Hetimit. Sipas përcaktimeve në ligj, çdo person që ka kaluar testet dhe kushtet për të qenë anëtar i Byrosë, i nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që du-hen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues. Po ashtu çdo dy vjet hetuesit do kalojnë në testim dhe kush ngel, largohet nga detyra. Pra, kjo do të thotë se Byroja e Hetimit do jetë mjaft e përgatitur dhe rol shumë të madh do kenë të huajt. Një agjent i FBI do qëndrojë aty për më shumë se dy vite dhe do japë ud-

Përfaqësues të OPDAT, takim çdo të enjte me Arta Markun për zbatimin e reformës

SHBA dhe prokuroria vihen në lëvizje për ngritjen e SPAK, kreu i OPDAT takon Arta Markun, amerikanët

çdo javë udhëzime për goditjen e korrupsionit

Ilir Meta: Reforma në drejtësi të jetë e paanshme, duhet konsensus politik për të hapur negociatat me BE

Presidenti i Ilir Meta ka kërkuar dje bash-këpunim mes mazhorancës dhe opozitës sa i takon integrimit europian të vendit. Gjatë një pritje të zhvilluar me ambasadorë të vendeve të huaja në Shqipëri, Meta kërkoi që reforma në drejtësi të zh-villohet në mënyrë të paanshme. “Natyrisht thirrja e parë u shkon të gjithë aktorëve vendas, në veçanti mazhorancës dhe opozitës për të përmbushur me përgjegjësi maksimale detyrimet tona. Çelja e negociatave gjatë Presidencës bullgare, na kërkon shumëfishimin e përpjekjeve të përbashkëta për

të garantuar sigurinë në rrugën e përbashkët evropiane të vendit. Ndaj, konfliktet dhe fryma përjashtuese duhet t’i lenë vendin bashkëpunimit dhe dialogut politik për të arritur rezultate më të prekshme e të besueshme për reformat e kërkuara e sidomos në 5 prioritetet kyçe, duke nisur me reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të or-ganizuar, korrupsionit, të drejtat e pronës, reforma e drejtë në administratën publike dhe respektimi i të drejtave të njeriut”, tha Meta. Sipas tij, qytetarët tanë së pari, por edhe gjithë partnerët, presin ngritjen

e institucioneve të reja të drejtësisë në respekt të ndryshimeve kushtetuese të realizuara me konsen-sus. “Ndaj zbatimi i reformës në mënyrë transpar-ente, të përgjegjshme e të paanshme kërkon dialog dhe bashkëpunim të qëndrueshëm e të sinqertë për të garantuar pavarësinë, besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e institucioneve të reja të dre-jtësisë. Niveli i pavarësisë së institucioneve mbetet barometri më i saktë i standardit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, vijoi Presidenti. Meta u ndal dhe te zhvillimet rajonale, sidomos te vrasja

në Kosovë. Sipas tij, kjo nuk duhet të dëmtojë mar-rëdhëniet Kosovë-Serbi. “Vrasja barbare dy ditë më parë e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç, është një atentat ndaj paqes, stabilitetit dhe bash-këjetesës në Kosovë. Zbardhja e menjëhershme e këtij krimi është e domosdoshme dhe urgjente jo vetëm për ndëshkimin e autorëve por edhe për të paralizuar çdo skenar destabilizues. Dialogu Prishtinë Beograd është jetik jo vetëm për të dy vendet por për qëndrueshmërinë dhe të ardhmen evropiane të rajonit”, tha ai.

“Kryeprokurorja ka zhvilluar një takim

me përfaqësuesit e OPDAT në Tiranë, misioni i cili hartoi reformën në drejtësi. Por në takim është ranë dakord që çdo të enjte ekspertët e OPDAT të vijnë në

ambientet e prokurorisë dhe të japin asistencë për zbatimin e reformës në

drejtësi dhe ngritjen e organeve të reja, sidomos të KLP dhe të SPAK...

Page 6: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

6 GAZETA SOTE Premte 19 Janar 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi dje se kandidatët nuk i plotësojnë kushtet, ndërsa Sekretari i Kuvendi i ka kualifikuar tre kandi-datë për KLP. “Fjala e ONM u tha se do të ishte urdhër. Institucioni tha se tre kandidatë nuk i plotësojnë kus-htet, por Sekretari i Kuvendit i kual-ifikoi, duke thyer ligjin dhe besimin

e shqiptarëve. Pse nuk i respektoni ndërkombëtarët. Në rastin e kryep-rokurorit ju u betuat për opinionin e tyre, por tani pse nuk e dëgjoni ONM. U nisëm të bënim reformë në drejtësi nga Xhoni, Fernando, Hahn dhe Juncker dhe përfundojmë t’u japim shqiptarëve drejtësinë e Gencit”, deklaroi ai.

Alibeaj sulmon Gjonçajn: Nuk respektoi ONM

Besnik Mustafaj: Mosbesimi i opozitës në formimin e KLP dhe KLGJ dëmton reformën në drejtësi

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar ditën e djeshme situatën politike në vend, ndërsa e ka ndalur theksin në disa çështje të cilat kanë shkaktuar mjaft debat, siç është ngritja e KLP dhe KLGJ. Kështu, teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Mustafaj është shprehur se mosbesimi që ka shfaqur opozita në procesin e formimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor është një situatë që e dëmton procesin, pasi sipas tij, humbet besimin e opinionit publik. “Akuzat e ndërsjella nga ana e

politikës edhe në procese të tilla që i bëjnë duke punuar bashkë, opozitë-mazhorancë, krijojnë një mosbesim në publik për reformën në drejtësi. Kjo krijon klimën e mosbesimit. Por duhet të themi se reforma në drejtësi e ka jetike besueshmërinë e opinionit publik. Nëse ne krijojmë një reformë që nuk gëzon besimin e opinionit publik nuk do të jetë e qenë”, deklaroi ai. Ndërkohë, ish-deputeti i Partisë Demokratike komentoi edhe kërkesën e Partisë Socialiste, e cila ka ndërmarrë hapa konkrete për qartësimin e rregullave, kushteve

dhe procedurave për arrestimin e deputetëve. Sipas tij, duhet të shpjegohet më qartë propozi-mi i mazhorancës, dhe po kështu edhe opozita duhet të sqarojë pse është kundër. “Rregullorja e Kuvendit ka ndryshuar në mënyrë sistematike gjatë viteve. Kanë qenë mazhorancat ato që kanë ndërmarrë nisma të tilla. Kjo është një praktikë me të cilët parlamentarët janë mësuar, dhe opin-ioni publik nuk i ka marrë shumë në konsideratë. Por siç thuhet kërkesa e PS vjen pas seancave dëgjimore për Saimir Tahirin, dhe diçka e tillë

cilësohet si tentative par të kufizuar impaktin e drejtësisë. Shpjegimet nga ana e iniciatorëve të këtyre ndryshimeve janë të paqarta dhe dy-shimta. As opozita nuk i ka shpjeguar në mënyrë të qartë se çfarë të keqe ka realisht ndryshimi i rregullores. Si një parlamentar i vjetër do të thoja se nga momenti që këto ndryshime janë të parag-jykuara dhe nuk janë të nevojshme këto dyshime mazhoranca duhet t’i ndërpresë dhe t’i lërë për një moment më të qetë”, nënvizoi ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.

Ngrihet komisioni për KLGJ e KLP, ja si do të bëhet përzgjedhja e anëtarëve

nga Kuvendi, zbardhet rregullorja

Komisioni i Ligjeve miraton komisionin për anëtarët e KLGJ dhe KLP, PD akuza qeverisë

avokatia, 2 kandidatët nga radhët e ped-agogëve dhe kandidatin nga shoqëria civile dhe ia dërgon Kuvendit për votim. Lista zgjidhet me katër vota. Nëse nuk arrihet konsensusi, do të ketë short, si mekanizëm zhbllokues. Në momentin që krijohet lista unike me 5 emra për KLGJ dhe 5 për KLP, Parlamenti ka 7 ditë kohë për miratimin e tyre me 2/3

tretat e votave. Nëse zgjedhja dështon nënkomisioni brenda dy ditëve dërgon një listë tjetër, të dytë. Dhe në rast edhe të një dështimi të dytë, dërgohet lista e tretë. Në të gjitha rastet nuk përjashto-hen kandidatët e listave të mëparshme. Lista e fundit, e treta edhe nëse nuk arrihet konsensusi në seancë plenare, quhet e miratuar.

Rigels SELIMAN

Pas prezantimit dy ditë më parë, dje Komisioni i Ligjeve miratoi ngritjen e nënkomisionit ad hoc që do të merret me përzgjedh-

jen e anëtarëve jo gjyqtarë dhe jo proku-rorë, të cilët do të bëhen pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Opozita bashkoi votat me mazhorancën duke votuar pro ngritjes së komisionit ad hoc, i cili do të përbëhet nga 3 anëtarë nga shumica dhe 2 nga opozita. Konkretisht, anëtarët e PS për komisionin janë Ulsi Manja, ky i fundit është caktuar kryetar dhe anëtar i nënkomisionit ad hoc, Vasilika Hysi si anëtare dhe Klotilda Bushka gjithashtu si anëtare. Ndërsa Oerd Bylykbashi është caktuar nga PD si nënkryetar dhe anëtar i nënkomisionit ad hoc të përzg-jedhjes së dhjetë anëtarëve të KLGJ dhe KLP. Kurse nga LSI është caktuar Nasip Naço si anëtar. Megjithatë, në seancën e djeshme nuk munguan debatet dhe aku-zat mes opozitës dhe mazhorancës. Ka qenë deputetit Eduard Halimi, i cili që në nisje të fjalës së tij, deklaroi se PD do të marrë pjesë në komision, pasi bojkoti do t’i jepte sipas tij, mundësi shumicës për t’i kapur organet e drejtësisë. “Sikur PD mos të kishte marrë pjesë para dy vitesh në procesin e reformës, ajo që ndodhi këtë dhjetor do kishte ndodhur dy vite më parë. Kjo tregon qëndrimin e palëkundur të PD për të marrë pjesë në çdo proces të ngritjes së institucioneve të drejtësisë, sepse për ne është shumë e qartë që bojkoti i këtyre proceseve do t’i japë mazhorancës mundësinë e kapjes së institucioneve”, tha ai. Nga ana tjetër kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja është përgjigjur duke thënë se e mirëpresin bashkëpunimin e opozitës. “Shpresoj t’i qëndroni deri në fund rolit tuaj. Ne e mirëpresim bash-këpunimin konstruktiv të opozitës. Gjitha këto të tjerat për kapjen e sistemit të drejtësisë janë retorikë poli-tike,” tha ai. Mirëpo në debat u përfshi edhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se kandidatët nuk i plotësojnë kushtet, ndërsa Sekretari i Kuvendi i ka kualifikuar tre kandidatë për KLP. Ndërkohë akuza ndaj qeverisë hodhi edhe deputeti i LSI, Nasip Naço, i cili deklaroi se mazhoranca ka kapur dre-jtësinë, ndërsa shtoi se rasti flagrant është bllokimi i emërimeve në drejtësi.

Ja debatet në Komisionin e Ligjeve

Eduard Halimi: Sikur PD mos të kishte marrë pjesë para dy vitesh në procesin e reformës, ajo që ndodhi këtë dhjetor do kishte ndodhur dy vite më parë. Kjo tregon qëndrimin e palëkundur të PD për të marrë pjesë në çdo proces të ngritjes së institucioneve të drejtësisë, sepse për ne është shumë e qartë që bojkoti i këtyre proceseve do t’i japë mazhorancës mundësinë e kap-jes së institucioneve. Aleati më i mirë i opozitës është një drejtësi e pakapur.

Ulsi Manja: Shpresoj t’i qëndroni deri në fund rolit tuaj. Ne e mirëpres-im bashkëpunimin konstruktiv të opozitës. Gjitha këto të tjerat për kapjen e sistemit të drejtësisë janë retorikë politike.

Alket Hyseni: Duhet ta kishim miratuar më herët se jemi të vonuar. Dhe i sugjeroj palës tjetër të heq dorë nga retorika, por të hidhet në aksion që të zbatojmë reformën në drejtësi. Hajdeni të bashkëpunojmë dhe t’i japim jetë reformës në drejtësi. Duhet të largojmë retorikën politike ndaj drejtësisë.

Nasip Naço: Kam një sugjerim për ju dhe deputetët e rinj të cilët nuk kanë marrë pjesë në miratimin e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016 që të lexojnë mirë ligjin dhe nenin. Më konkretisht, neni 288 të lexohet mirë. Mazhoranca ka kapur drejtësinë, mad-je ka bllokuar emërimet në drejtësi, siç është rasti i Gjykatës Kushtetuese.

Ulsi Manja: Neni që ju lexuat nuk ka lidhje me këtë që po diskutojmë. KED që ju jeni të shqetësuar është ngritur. Lexoni paketën e ligjeve pasi edhe gazetarët i dinë më mirë se ju. Sot këtu jemi mbledhur për komisionin ad hoc për anëtarët e KLGJ dhe KLP.

Enkelejd Alibeaj: Fjala e ONM u tha se do të ishte urdhër. Institucioni tha se tre kandidatë nuk i plotësojnë kushtet, por Sekretari i Kuvendit i kualifikoi, duke thyer ligjin dhe besimin e shqiptarëve. Pse nuk i re-spektoni ndërkombëtarët. Asnjë nga kandidatët nuk ka kaluar vetingun, të paktën atë të pasurisë, asnjë. U nisëm të bënim reformën në drejtësi sipas Xhonit, Fernandos, Hanit, Junckerit, edhe çfarë u dhamë shqiptarëve, i dhamë drejtësinë e Gencit.

Zbardhet rregullorjaGazeta ka siguruar edhe rregullor-

en si do të funksionojë nënkomisioni ad hoc. Kështu, pas ngritjes së nënkomi-sionit, kryetari thërret mbledhjen e nënkomisionit ditën e nesërme të punës pas ditës së krijimit të tij, ndër-kohë që pjesëmarrja në mbledhjet e nënkomisionit është e detyrueshme. Sipas rregullores, mbledhjet zhvillohen kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve, ku nënkomisioni zgjedh anëtarët e KLGJ dhe KLP me short nga lista e parashikuar. Më pas nënkomisioni përzgjedh kandidatin për anëtar të KLGJ përmes një proçedure votimi të hapur, ku votohet me radhë për të gjithë kandidatët sipas rendit alfabetik. Jo më vonë se 3 ditë nga kri-jimi i tij, nënkomisioni përmbledh në një listë 2 kandidatët e përzgjedhur nga

Ulsi Manja, kryetar

Vasilika Hysi, anëtare

Klotilda Bushka, anëtare

Oerd Bylykbashi, nënkryetar

Nasip Naço, anëtar

Ja 5 emrat e nënkomisionit ad hoc

1. Kryetari i komisionit të shoqërisë civile i përcjell Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit një listë me emrat e jo më shumë se 10 kandidatëve që kanë mar-rë më shumë pikë, por në çdo rast jo më pak se trefishi i numrit të vendeve vakante. Lista dhe raporti i vlerësimit regjistrohen në regjistrin e protokollit të Kuvendit. Listës i bashkëngjitet një

kopje origjinale, ose e noterizuar, e dokumentacionit të çdo kandidati të përzgjedhur, së bashku me inventarin e dosjes së tij.

2. Rregullat e parashikuara në nenin 35, të këtij ligji, nga pika 2 deri në pikën 19, zba-tohet edhe për përzgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile.

NENI 58

PËRZGJEDHJA E ANËTARIT TË KLGJ NGA SHOQËRIA CIVILE

Page 7: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

GAZETA SOT E Premte 19 Janar 2018 7

2,7,8,9,11,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

PD kundër propozimit të PS: Parlamenti i dha të drejtë vetes të bëhet gjykatë, kanë frikë nga reforma në drejtësi

Partia Demokratike nuk e priti aspak mirë propozimin e socialistëve për të ndry-shuar rregulloren e Kuvendit për arrestimin e deputetëve. Gjatë ditës së djeshme PD hodhi sulme të njëpasnjëshme kundër PS, duke e cilësuar këtë projektvendim si një nismë për të mbrojtur të korruptuarit. Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi u shpreh gjatë një interviste televizive se ky propozim tregon se kryeministri Edi Rama ka frikë nga drejtësia dhe kërkon

ta bllokojë si në rastin e Saimir Tahirit. “Është e qartë, kërkesa vjen nga Rama, pjesa që ka më frikë sot reformën në dre-jtësi dhe Tahiri është prova. Në të ardhmen do të kërkojë kokën e ministrave të tjerë të Ramës. Propozohet me një procedurë të përshpejtuar që të futet në Parlament nga frika e Ramës. Kjo shumicë vendosi që të mos e hiqte imunitetin, duke kërkuar prova, pra Parlamenti i dha të drejtë vetes të bëhet gjykatë”, tha Bylykbashi. Nga ana

tjetër, ai theksoi se opozita nuk do ta jap votën e saj “pro” këtyre ndryshimeve. “Ne nuk e pranojmë këtë kërkesë. Rama i ka 71 mandatet për ta miratuar, ndoshta këtë herë nuk e ka Fylen që të kërkonte që të bëhej me konsensus. Ai do të mbyllë hallin e tij, ash-tu sikur miratoi Arta Markun. Ashtu sikur ndryshoi Kushtetutën për KLGJ dhe KLP”, vijoi më tej Oerd Bylykbashi. Sakaq, po dje në lidhje me këtë çështje reagoi demokrati Edi Paloka. Përmes një postimi në rrjetet

sociale, Paloka u shpreh njësoj si Bylykbas-hi. “Pasi shkeli ligjin dhe Kushtetutën për të mbrojtur Saimir Tahirin, Rama vendosi “të legalizojë” këto shkelje duke i futur në rregulloren e Kuvendit. Pra jo të pasqyrojnë në rregullore ndryshimet Kushtetuese, siç u përpoq të mashtronte sot, po që pikërisht shkeljen e Kushtetutës në Këshillin e Man-dateve dhe Rregullores e më pas në seancën parlamentare, në rastin Tahiri, ta kthejë në rregull e në ligj”, tha Edi Paloka.

Rregullorja për arrestimin e deputetëve përplas mazhorancën dhe opozitën, LSI del kundër,

por ja si bashkoi votat me PS një vit më parë

Basha: Mazhoranca propozoi një ligj të posaçëm për të mbrojtur “peshqit e mëdhenj”

Mimoza IBRA

Pas publikimit të gazetës të rregullores së re të Kuvendit për arres-timin e deputetëve të

propozuar nga Partia Social-iste, mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në një “luftë” me njëra-tjetrën. Partia Demokra-tike nga ana e saj e interpreton këtë propozim të socialistëve si një lëvizje që do të forcojë rregullat për arrestimin e depu-tetëve. Kampi i djathtë u “kap” veçanërisht me kërkesën për prova nga prokurorët që kërko-jnë arrestimin e deputetëve. Sipas kreut të PD, Lulzim Basha, ky është një vendim që ka si qëllim kryesor mbrojtjes e depu-tetëve të inkriminuar dhe të “pe-shqve të mëdhenj”. “Edi Rama ka propozuar një ligj të posaçëm për të mbrojtur peshqit e mëd-henj. Të gjithë ata që prisnin arrestimin dhe vënien para drejtësisë të peshqve të mëd-henj tani duhet të kënaqen me cironka”, tha Basha në një dalje për mediat. Sipas tij, përmes këtyre ndryshimeve SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të humbasin funksionin e tyre, ndërsa kryeministri Edi Rama do të marr rolin e gjykatësit. “Ligji propozon që gjykata të jetë Kuvendi, që prokuroria ti paraqesë provat në Kuvend dhe gjyqtari të jetë Rama. Kjo praktikisht do ta kthejë SPAK dhe Byronë e Hetimit në një organizatë jo qeveritare sepse gjithë pushteti për të vendosur nëse politikanët e korruptuar do të paraqiten para drejtësisë do ta ketë mazhoranca. Edi Rama po kthen në ligj modelin me të cilin mbrojti Saimir Tahirin”, u shpreh Lulzim Basha.

Reagon PSMirëpo për Partinë Social-

iste ky ndryshim në rregullore është propozuar sipas ndryshi-meve që ju bënë në vitin 2017 Kodit të Procedurës Penale nga mazhoranca PS-LSI dhe është thjesht një implementim i këtyre ndryshimeve. Një gjë të tillë e bëri të ditur edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla

i cili gjatë një deklarate për mediat, u shpreh se projektven-dimi është bazuar dhe detyruar nga Kodi i Procedurës Penale. Ai shtoi se propozimi ka për qëllim që të sjellë rregulloren e Kuvendit në të njëjtën linjë me Kushtetutën dhe nuk ka asnjë ndryshim tjetër. “Ka qenë një kërkesë e hershme në rastet kur Kuvendi është gjetur në situatën, cilën prej akteve të respektonte Kushtetutën apo rregulloren, është respektuar Kushtetuta. Në rastin e shqyrtimit të kërk-esës së Tahirit, nëse Këshilli i Mandatave do të ishte referuar rregullores do të kishte qenë një gabim dhe i është referuar Kus-htetutës. Përballë kësaj situate është bërë një përmbledhje e të gjithë ndryshimeve Kushtetuese edhe në Kodin e Procedurës me qëllim që Kuvendi të rregulloren me qëllim që detyrimi ynë për ta

Kërkesa e Grupit Parlamentar të Partisë Social-iste për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit do të mbledhë paraditen e sotme Këshillin për Rregulloren. Gjatë mbledhjes pritet që të shqyrtohet kjo kërkesë e socialistëve, e cila u kthye edhe në një “mollë sherri”

mes mazhorancës qeverisëse dhe opozitës. Po ashtu, po ditën e sotme pritet që të mblidhet edhe Këshilli i Leg-jislacionit për të shqyrtuar disa vendime të Gjykatës Kushtetuese që e detyrojnë Kuvendin të bëjë disa korrigjime në ligjet e reformës në drejtësi.

PROPOZIMI I PS, MBLIDHET SOT KËSHILLI PËR RREGULLOREN Edmond Spaho i përgjigjet Taulant Ballës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i ktheu përgjigje dje Sekretarit të Përg-jithshëm të PS, Taulant Balla sa i takon deklaratave të këtij të fundit që ndryshimet e rregullores i kanë konsultuar bashkë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e mo-hoi këtë gjë. “Po lexoj në lajme që Taulant Balla paska thënë që për ndryshimin e rregullores së Kuven-dit ku kërkohet që për arrestimin e deputetëve prokuroria të paraqesë edhe provat që disponon, paska marrë edhe miratimin e Partisë Demokratike. Kjo është gënjeshtër fund e krye. Partia Demokratike nuk ka bashkëpunuar, negociuar apo rënë dakord për këtë çështje me Partinë Socialiste dhe nuk do ta bëjë këtë gjë as në të ardhmen sepse ne nuk mund të pranojmë të shkelim Kushtetutën e vendit. Ky ndryshim është ide e Edi Ramës që synon të mbrojë veten, hajdutët e tij në qeveri dhe kriminelët që mban pas nga drejtësia dhe zemërimi qytetar”, tha Edmond Spaho.

Ylli Manjani: PS kërkon të kontrollojë SPAK

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani sulmoi dje Partinë Social-iste sa i takon propozimit të saj për ndryshimin e rregullores së Kuven-dit. Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani u shpreh se përmes këtij ndryshimi, mazhoranca kërkon të kontrollojë SPAK. “Përse po e ndryshojnë rregulloren tani? Duan të kontrollojnë SPAK. I kërkojnë atij prova para se ato ti paraqiten gjykatës! Pra le të lodhet sa të dojë SPAK për të mbledhur prova se i shkatërron Rilindja me rregullore! Jo me Kushtetutë, as me ligj, thjesht me rregulloren e brendshme! Të mos e hapim argumentin tjetër, si e mbrojtën Saimirin, kur s’paska pasur as rregullore?! Ndryshimi që propozojnë i nxjerr vetë blof dhe i zë në flagrancë duke dhunuar çdo ligj! Po kur thonë se e duan reformën më shumë se të gjithë?! Natyrisht sa të jenë me imunitet e duan. Kur të mos jenë ku do shkojnë? Ne emigracion? Të shohim! Hë për hë veprojnë ligjet e hashashit!”, tha Ylli Manjani.

“Më vjen keq që Basha nuk di të bëjë ndryshimin mes rregullores dhe ligjit. Më vjen keq që personin që ka folur sot, Basha nuk dika që kemi votuar me 140 vota ndrys-himet kushtetuese të një viti më parë, që janë fjalë për fjalë sikur janë në ndryshimet edhe të 2012, atëherë për kufizimin e imunitetit. Kur ndaj një deputeti kërkohet masë sigurie, kërkesa shoqërohet me një relacion, ku është ndryshi-mi këtu? Nevojën për një rishikim të rregullores e kam ndarë me ko-legun Spaho prej disa muajsh për ta ndryshuar në disa dimensione. Duhet të ketë më shumë kohë që deputetët t’u kushtojë zgjedhësve. Kemi komisione që funksionojnë deri të premten dhe koha për të ko-munikuar me zgjedhësit është në disfavorin e rregullores aktuale”, tha Taulant Balla dje.

TAULANT BALLA IRONIZON BASHËN

Ka qenë një kërkesë e hershme në rastet kur Kuvendi është gjetur në situatën, cilën prej akteve të respektonte Kushtetutën apo rregulloren, është respektuar Kushtetuta. Në rastin e shqyrtimit të kërkesës së Ta-hirit, nëse Këshilli i Mandatave do të ishte referuar rregullores do të kishte qenë një gabim dhe i është referuar Kushtetutës...pasur rregulloren në reflektim të ndryshimeve Kushtetuese të jetë vijuese”, tha Taulant Balla.

Qëndrimi i LSIPas deklaratave sulmuese të

PD, edhe LSI mbajti të njëjtën linjë me demokratët për këtë çështje. “Kemi pasur një rast shumë të freskët tani që ishte ai i Tahirit, i cili ishte një qëndrim i motivuar politikisht. Për të legjitimuar vendimin që mba-jtën për Tahirin, PS krijoi një precedent që nuk ishte më para në Shqipëri. Për herë të parë u

ndal Prokuroria, qeveria i bëri bllok”, tha kreu i Grupit Parla-mentar të LSI, Petrit Vasili. Por LSI “harron” që nenin në Kodin e Procedurës Penale që u fut në rregullore e ka votuar edhe ajo vetë në 2017, kur u bënë edhe ndryshimet. Më konkretisht, PS dhe LSI kanë miratuar ndrys-himet në Kodin e Procedurës Penal më 30 mars të vitit 2017 dhe ligji është votuar me 88 vota, nga 84 të nevojshme. Kjo tregon që LSI është një parti që vepron me dy standarde.

Page 8: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

8 GAZETA SOTE Premte 19 Janar 2018

2,7,8,9,11,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Etilda Gjonaj ultimatum drejtorëve të rinj: Të vendosur kundër abuzimeve, të ofrojmë një shërbim cilësor

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dha dje një ultimatum për të gjithë drejtuesit e rinj të hipotekave dhe ALUIZNI-t. Gjatë prezantimit të drejtuesve të rinj, Gjonaj deklaroi se duhet të shfaroset çdo lloj abuzimi në zyrat e admin-istratës në mënyrë që qytetarëve tu ofrohet një shërbim profesional. “Jemi të vendosur që aleatit tonë, që janë qytetarët, t’u realizohen të drejtat pa asnjë cenim. Ashtu siç jemi të ven-dosur për të mos toleruar asnjë lloj abuzimi që do të bëhet nga stafi i zyrave që kanë detyrimin

ligjor për të ofruar shërbimin profesional dhe të shpejtë kundrejt qytetarëve. Që të jemi të suksesshëm duhet që secili nga ju në drejtim të këtyre zyrave ta kuptojë pozicionin vetëm në shërbim dhe për interes të qytetarëve", u shpreh Etilda Gjonaj. Po ashtu, gjatë fjalës së saj, ministrja socialiste theksoi se gjatë përzg-jedhjes së drejtuesve të rinj është ndjekur një proces transparent, i cili ka bërë të mundur që të zgjidhen njerëz profesionistë. “Me qëllim forcimin e institucioneve ligjzbatuese dhe krye-

sisht atyre agjencive që merren me trajtimin e pronave për herë të parë zhvilluam një proces transparent dhe meritokratik në përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të zyrave rajonale. Kjo me qëllim rekrutimin e kandidatëve më profesion-istë dhe me integritet moral dhe profesional për të shërbyer në krye të këtyre zyrave. Ky është vetëm hapi i parë i reformës në trajtimin e titujve të pronësisë, i cili do të pasohet me një vlerësim të stafit lidhur me përputhshmërinë e formimit të tyre profesional me pozicionin e punës”, tha

ministrja e Drejtësisë. Nga ana tjetër, Etilda Gjonaj e vuri theksin edhe tek puna që duhet të ofrojnë drejtuesit e emëruar së fundmi. Sipas saj, qeveria aktuale ka si objektiv të ofrojë një shërbim sa më cilësor për qytetarët në mënyrë që këta të fundit të mbeten të kënaqur. “Një ndër ob-jektivat kryesor të qeverisë është pikërisht ofrimi në mënyrë profesionale, cilësore dhe të shpejtë të shërbimeve ndaj qytetarëve. E pikërisht kjo pritet nga të gjithë ju si drejtues të rinj në krye të këtyre zyrave”, u shpreh Etilda Gjonaj.

Prezantohen drejtorët e ALUIZNI-t dhe hipotekave, Rama: Korrupsioni dhe parazitët nuk kanë vend në administratë, nuk do tolerohet asnjë shkelje

Kryeministri paralajmëron të gjithë drejtorët e rinj

Mimoza IBRA

Ditën e djeshme u prezan-tuan drejtorët e rinj të ALUIZNI-t dhe hipo-tekave në vend. Pas një

periudhe 6-mujore që nga dita kur kryeministri Edi Rama u kërkoi në bllok dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të hipotekave, dje u emëruan drejtuesit e rinj, të cilët janë përzgjedhur pas konkurseve publike. I pranishëm në këtë aktiv-itet, kryeministri Edi Rama, ndër të tjera e ndali theksin tek “fshe-sa” në administratë. Sipas tij, për korrupsionin dhe parazitët nuk ka vend në zyrat e administratës shtetërore, teksa theksoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët. “Është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët ta ndjekin këtë proces përpjekjesh të mëdha, të vështira, që ne kemi ndërmarrë për të përmbysur sis-temin e korrupsionit, të ryshfetit, të grabitjes dhe të parazitizmit në zyrat e hipotekave të republikës. Po ashtu, ne do të vazhdojmë të kërkojmë me insistim aleancën me njerëzit e zakonshëm, pra, me publikun, për të luftuar të gjithë grabitqarët dhe parazitët që vazhdojnë të kenë vend në këtë sistem. E fakti që sot finalizohet emërimi i të gjithë drejtuesve të rinj, në bazë të një procesi aspak të lehtë seleksionimi, me konkurse të përsëritura, vjen si rezultat jo i ndonjë detyrimi ligjor, përveç detyr-imit moral ndaj publikut dhe ndaj vetes, për të bërë më të mirën në përzgjedhjen e drejtuesve dhe dre-jtueseve të hipotekave”, tha Rama.

Asnjë tolerancë për shkeljetNga ana tjetër, kreu i ekzeku-

tivit lëshoi edhe një paralajmërim të fortë për të gjithë drejtuesit e rinj, duke nënvizuar se do të duhet të kalojnë provën me qytetarët në mënyrë që të ulen përfundimisht në postin e tyre. Rama vijoi më tej duke thënë se çdo drejtor do të mbajë përgjegjësi vetë për ankesat e njerëzve të thjeshtë. “Të gjithë jeni në provë. Provën nuk e keni me ndonjë parti, nuk e keni as me qeverinë, por e keni me popullin shqiptar dhe me publikun e me qytetarët që vijnë në dyert e hipo-tekave. Kjo është prova. “Nga ky moment, çdo drejtor hipoteke do

mbajë përgjegjësi për çdo ankesë të qytetarëve, për dhënien në kohë të përgjigjes ndaj qytetarit dhe marrjen e masës se kush është përgjegjës që qytetari është von-uar apo zvarritur në hipotekë”, u shpreh kreu i qeverisë. Gjithash-tu kryeministri Rama i cilësoi si të papranueshme vonesat që drejtorët kanë bërë me qytetarët, duke theksuar se abuzuesit do të përballen me ligjin. “Është e papranueshme që kërkesa të mba-jtura tre vjet, katër apo pesë vjet nëpër sirtarë të zgjidhen për tre ditë, kur ndërhyn drejtpërdrejtë ministrja e Drejtësisë, në bazë të kërkesës së qytetarit, që do të thotë se është mbajtur abuzivisht, arbitrarisht dhe për këtë i është krijuar një kosto shumë e madhe morale, psikologjike, financiare,

“Për Drejtorin e Përgjithshëm të hipotekave kam mesazh shumë të thjeshtë dhe të qartë. Ashtu si Artan Lame është në krye vetë personalisht çdo ditë, për të ndjekur funksionimin e platformës së bashkëqeverisjes dhe për të dhënë përgjigje në kohë reale për çdo ankesë të qytetarëve përmes platformës, Drejtori i Përgjithshëm

i hipotekës duhet të bëjë të njëjtën gjë. Të mos kemi më asnjë vonesë në dhënien përgjigje për ankesat e qytet-areve dhe asnjë hezitim për të goditur çdo shkaktar të tyre në vonesa. Qytetarëve, përfitoj nga rasti t’ju them, besojeni se me platformën e bashkëqeverisjes shqipëri-aqëduam.al”, tha kryeministri Edi Rama.

MESAZHI I RAMËS PËR DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË HIPOTEKAVE

Është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët ta ndjekin këtë proces përpjek-jesh të mëdha, të vështira, që ne kemi ndërmarrë për të përmbysur sistemin e korrup-sionit, të ryshfetit, të grabitjes dhe të parazitizmit në zyrat e hipotekave të republikës...

“Ne kemi nisur procesin e reformës rrënjësore të sistemit të titujve të pronësisë dhe jemi besimplotë që deri në qershor do të kemi formësuar Agjencinë Kombëtare të Titujve të Pronësisë, që do të thotë, bashkimi i këtyre dy institucioneve dhe shërbim i unifikuar për qytetarët, për t’i dhënë fund njëherë e mirë atij ping-pongut të tmerrshëm, ALUZ-

INI ta jep, hipoteka nuk ta njeh dhe ecejakeve pa mbarim të qytetarëve, sepse hipotekat preferojnë t’i bien shkurt. Në momentin që ke pran-uar që një dosje e tillë, në vend se t’i kthehet në hipotekë qytetarit, shkon prapë te ALUIZNI, ky kon-siderohet teksti yt i dorëheqjes”, deklaroi kryeministri Edi Rama dje gjatë prezantimit të drejtorëve të rinj të ALUIZNI-t dhe hipotekave.

RAMA: DO FORMOJMË AGJENCINË E TITUJVE TË PRONËSISË

ekonomike, familjare, qytetarit. Ndërkohë që për këtë kosto ka përgjegjës direkt e këta janë in-dividët që kanë përsipër dosjen. Për këta individë ka vetëm një metodë, çuarja përpara drejtësisë. Atje në radhë, tek dera e proku-rorisë të përgjigjen, pse nuk kanë

bërë detyrën dhe ping-pongu me ALUIZNI-n, duhet të marrë fund. Çdo kthim mbrapa i dosjes së certifikuar e të vulosur nga AL-UIZNI, do të jetë letër dorëheqjeje e drejtorit të hipotekës; Kështu do të konsiderohet”, deklaroi Edi Rama dje.

JA EMRAT E DREJTORËVE

TË RINJ TË HIPOTEKAVE

1. Shahin Aliu-Bulqizë

2. Valbona Beshi-Devoll

3. Alma Bojku-Dibër

4. Ardian Iljazaj-Durrës

5. Mariglen Disha-Elbasan

6. Petrit Kanani-Fier

7. Xhilson Bajrami-Gramsh

8. Florian Taci-Gjirokastër

9. Fadil Mazreku-Has

10. Matilda Peza-Kavajë

11. Eljona Mydini-Kolonjë

12. Edmond Daci-Krujë

13. Klodian Gashi-Kukës

14. Fatmir Brazhda-Librazhd

15. Shkëlqim Mebelli-Lushnje

16. Jetnor Muharremi-Mal-

lakastër

17. Sokol Demleka-Mat

18. Julian Përgega-Mirditë

19. Kastriot Salla-Peqin

20. Vasil Pano-Përmet

21. Majlind Shkira-Pogradec

22. Gjokë Nikolli-Pukë

23. Jonida Abduli-Sarandë

24. Besnik Demko-Skrapar

25. Zamir Leka-Shkodër

26. Valdrin Pjetri-Tiranë

27. Blerant Lushaj-Tropojë

28. Sokol Bana-Vlorë

29. Lezhë-Nuk ka kandidat fitues

30. Kurbin-Nuk ka kandidat

fitues

31. Kuçovë-Nuk ka kandidat

fitues

32. Malësi e Madhe-Nuk ka

kandidat fitues

33. Tepelenë-Nuk ka kandidat

fitues

34. Korçë-Nuk ka kandidat

fitues

35. Berat-Nuk ka kandidat

fitues

Page 9: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

GAZETA SOT E Premte 19 Janar 2018 9

2,7,8,9,11,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Basha vijon turin e takimeve në Elbasan: Të protestojmë kundër qeverisë, ora e pushtetit me krimin merr fund në 27 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuadër të protestës së 27 janarit, ka vazhduar takimet dje në qytetin e Elbasanit. Ashtu si edhe në takimet e mëparshme, kreu i opozitës nuk i kurseu sulmet ndaj qeverisë duke u shprehur se si rezultat i lidhjes së qever-isë me krimin është rritur papunësia. Madje Ba-sha duke vijuar akuzat, tha para demokratëve të Elbasanit se Rama ka vrarë shpresën e rinisë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri. “Në vetëm 4 vite janë dyfish prindër që kanë parë gëzimin e jetës së tyre t’u largohet, jo nga

qejfi, jo dëshira, jo sepse kështu zgjedhin, por sepse këtu nuk kanë asnjë mundësi. Papunë-sia është ulur këmbëkryq. 50 biznese në ditë mbyllen, u mbyllën vitin e kaluar dhe vazhdon kjo mbyllje. Por po kështu në shërbimet shën-detësore të cilat janë në kolaps total, në arsim e kudo tjetër. Ato pamje shokuese tregojnë në fakt se ku është shteti i Edi Ramës. Shteti i Edi Ramës nuk janë policët brenda këtyre makinave apo jashtë atyre makinave. Shteti i Edi Ramës janë banditët, është Suel Çela, është Sanxhaktari dhe banditët e tjerë që kanë marrë

peng qytetin e Elbasanit përmes kryepadri-nos, Qazim Sejdinit”, u shpreh kreu i opozitës Lulzim Basha. Ndërkaq kreu demokrat u ndal edhe tek aksioni opozitar që nis më 27 janar me protestën, ku theksoi se ky aksion nuk bëhet për interes të ngushtë politik, por për t’i dhënë vendit një qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme. “Ajo që kërkojmë me 27 janar, nuk është për veten tonë, jo, nuk është për të bërë Lulzim Bashën kryeministër. Unë nuk dua të jem një kryeministër i ardhur nga protesta. Unë dua të jem një kryeministër

i ardhur nga vota e qytetarëve shqiptarë, bazuar në programin tonë, në zgjidhjet tonë, në vizionin tonë, në vlerat tona”, tha Basha. Sakaq, kreu i PD, Lulzim Basha teksa u ndal tek protesta e 27 janarit, i lëshoi dhe një me-sazh kryeministrit Edi Rama, duke i kujtuar që data 27, sipas tij, do të jetë data e fundit në krye të qeverisë. “Ora e aleancës tënde me krimin ka marrë fund! Ora e pushtetit tënd të paligjshëm ka marrë fund! Mësoje nga Elba-sani, me 27 janar do ta mësosh nga Tirana”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

Miratohet ligji për strehimin social, ja 24 kategoritë që përfitojnë,

procedurat që duhen ndjekur për aplikim

Eglantina Gjermeni: Ligji ka dyfishuar programin e strehimit social

Endri ARIZI

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dje në parim ligjin për stre-himin social dhe ka nisur diskutimet për përmbajtjen e tij. Ndonëse prej vitesh

qeveritë shqiptare nuk i kanë kushtuar rëndësi strehimit social, duket se mazhoranca qeverisëse ka nisur dhe lehtësimet e para sa i përket strehimit social. Dje deputetja e PS, Eglantina Gjermeni, teksa prezantoi projektligjin e ri para anëtarëve të komisionit, u shpreh se do të përfitojnë 24 kategori të ndryshme. Madje ajo u shpreh se ky projektligj ka marrë dhe vlerësime nga ana e ndërkombëtarëve. “Ligji ka dyfishuar programin e strehimit social pasi ka shtuar akoma më shumë target-grupet që do të përfitojnë nga strehimi so-cial. Madje ka të përfshira dhe kostot financiare. Risi e veçantë që i është bashkangjitur ligjit është edhe përfshirja për herë të parë të dëbimit. Askush nuk do të dëbohet me forcë nga banesa. Janë 24 kategori të ndryshme që do të përfitojnë, ku mund të përmendim shtresat në nevojë, fëmijët që kanë marrë statusin e jetimit para moshës 18 vjeç, të rinjtë e institucioneve jetimore, familjet e policëve të vrarë në krye të detyrës, personat me aftësi të kufizuar apo dhe shumë të tjera. Dua të them që ligji ka pasur vlerësime edhe nga institucionet ndërkombëtare”, u shpreh deputetja e PS, Eglan-tina Gjermeni.

Kategoritë që përfitojnë Me miratimin e projektligjit “Për strehimin

social”, do të përfitojnë strehim 24 kategori të cilat nuk i kanë mundësitë e sigurimit të një banese të re. Kështu do të përfitojnë nga pro-gramet sociale: personat me aftësi të kufizuar; punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH); punonjësit e repartit RENEA; viktimat e dhunës në familje; viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit; anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian; të miturit në konflikt me ligjin, pas ekzekutimit të dënimit; vajzat nëna; familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave ish-pronarëve; përfaqësues të LGBT; individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore dhe deri në moshën 30 vjeç; familjet që nuk u janë legalizuar shtëpitë për shkak të vendit ku kanë ndërtuar; personat e pastrehë që kanë mbetur si rezultat i fatkeqësive natyrore; familjet e policëve të vrarë në krye të detyrës; familjet që nuk disponojnë banesë në pronësi apo që banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe nor-mave në fuqi; familjet ose individët që humbasin banesën e tyre si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor; familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat nëna; të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesjes

shoqërore; familjet me më shumë se katër fëmijë; bashkëshortët, mosha e përgjithshme e të cilëve arrin deri në 60 vjeç.

Ja procedurat që duhen ndjekur Për të përfituar strehimin social, çdo kategori,

sipas ligjit do të duhet të aplikojë pranë institucion-it të bashkisë të vendit për të plotësuar doku-mentacionet. “Përfshirja në programet sociale të strehimit bëhet nëpërmjet aplikimit në zyrën përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore të

vendbanimit/ vendqëndrimit të aplikantit. Indi-vidi/familja pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta, që aplikon, paraqet vetëm kërkesën për programin social të strehimit. Njësia e vetëqeverisjes vendore plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i cili siguro-het me shpenzimet e vetë njësisë së vetëqeverisjes vendore, për këta aplikantë”, thuhet në projektligj. Ndërkohë pas këtij aplikimi procedurat do të përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

1. Sistemi i pikëzimit hartohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, i specifikuar për çdo vit, për çdo njësi të vetëqever-isjes vendore dhe për çdo program që zbatohet në ato, bazuar në kriteret e përcaktuara në këtë ligj.

2. Në hartimin e sistemit të pikëzimit duhet të mbahet në konsideratë edhe përzierja e grupeve të ndryshme sociale.

3. Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes

vendore duhet të sigurojë listat e përfi-tuesve brenda një afati 2-mujor, nga data e njoftimit nga ana e subjektit publik ose privat që ofron dhe realizon një nga programet sociale të strehimit, kur ky subjekt nuk është vetë njësia e vetëqeverisjes vendore. Marrëdhënia e njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe subjektit që financon projektin përcak-tohet me marrëveshje të posaçme.

JA RREGULLAT E PËRZGJEDHJES SIPAS PROCESIT TË PIKËZIMIT

“Synimi i këtij projektligji është garantimi i një strehimi të përshtatshëm dhe një strehim të përballueshëm për t’i mundësuar qytetarëve një jetesë të dejtë, të sigurt dhe mbi të gjitha duke u bazuar në ato aspekte dhe në aftësinë e tyre për të paguar, aftësinë qoftë individuale, por qoftë edhe aftësi financiare. Ndryshimet

që janë bërë në këtë projektligji, që është gjithashtu edhe një nga risitë e tij, për të res-pektuar kulturën dhe traditat e grupeve dhe komuniteteve të caktuara, të cilët mbështeten nga ky ligj”, u shpreh zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajana Sorensen dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

ZËVENDËSMINISTRJA: T’U MUNDËSOJMË QYTETARËVE NJË JETESË TË DENJË

JA KRITERET E PËRZGJEDHJES SË PËRFITUESVE

Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përzgjedhjen e individëve/familjeve përfituese, bazohen në kriteret e mëposhtme:a) Kushtet e strehimit, në bazë të të cilave përcak-tohen me përparësi familjet që:-nuk disponojnë banesë në pronësi;-banojnë në banesa që paraqesin rrezik shembjeje;-banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas për-caktimeve dhe normave në fuqi;-kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore;-familjet ose individët që humbasin banesën e tyre si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor.b) Kushtet familjare, në bazë të të cilave përcak-tohen me përparësi:-familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat nëna;-të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pen-sionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesjes shoqërore;-familjet me më shumë se katër fëmijë;-bashkëshortët, mosha e përgjithshme e të cilëve arrin deri në 60 vjeç.c) Kushtet sociale, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi:-personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me përcaktimet e bëra me vendim të Këshillit të Ministrave;-individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore dhe deri në moshën 30 vjeç;-familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave ish-pronarëve;-emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkuesit;-familjet e policëve të rënë në detyrë;-punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH);-punonjësit e repartit RENEA;-viktimat e dhunës në familje;-viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit;-anëtarët e komunitetit rom;-anëtarë të komunitetit egjiptian;-të miturit në konflikt me ligjin, pas ekzekutimit të dënimit;-vajzat nëna;-individët nga komuniteti i lesbikeve, gay-ve, bisek-sualëve dhe transgjinorëve (LGBT), sipas rezolutës nr.6, datë 7.5.2015, “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave që i përkasinkomunitetit LGBT”.-Kushtet ekonomike, në bazë të të cilave përcak-tohen familjet, sipas grupeve të të ardhurave, të përcaktuara në këtë ligj.

Nis diskutimi i ligjit për strehimin social. Ndonëse prej vitesh qeveritë shqiptare nuk i kanë kushtuar rëndësi strehimit social, duket se mazhoranca qeverisëse ka nisur dhe lehtësimet e para sa i përket strehimit social...

Page 10: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

10 GAZETA SOTE Premte 19 Janar 2018

e k o n o m i www.sot.com.al

Borxhi publik poshtë 60 për qind, në vitin 2021

Zbardhet strategjia 3 vjeçare e qeverisë për ekonominë, rishikohet me rritje borxhi

publik, rritja ekonomike deri në 4.5 për qindQeveria mbetet e vendosur

të ulë borxhin publik por objektivi për të prekur një nivel nën 60 për qind të

Prodhimit të Brendshëm Bruto nuk do të jetë së afërmi. Në rishikimin që i ka bërë kuadrit makro-ekonomik dhe fiskal për tre vitet e ardhshme, ulja e nivelit të borxhit publik, është ngadalësuar në raport me kuadrin e miratuar një vit më parë. Në vitin 2017 qeveria parashikonte që borxhi të ishte 68.9 për qind e PBB por në kuadrin e ri pranohet se ky nivel është 71.5 për qind. Nga ana tjetër për vitin aktual qeveria parashikonte sipas kuadrit të vjetër 2018-2020 një borxh publik në nivelet 66.3 për qind, por në fakt kuadri i ri e parashikon 68.7 për qind. Edhe për vitin 2019 diferenca e projeksion-eve të qeverisë rezulton me një rritje 3.6 për qind nga parashikimi i vjetër tek ai i ri dhe e njëjta diferencë më e thelluar prej 3.9 për qind rezulton edhe për vitin 2020. Borxhi publik pritet që të bjerë rreth nivelit 66.4 përqind të PBB në 2019, 63.5 përqind në 2020 dhe më tej në 59.9 përqind në vitin 2021. “Konsolidimi fiskal dhe reduktimi i borxhit publik është thelbësor për uljen e risqeve makroekonomike, të cilat pengojnë rritjen ekonomike dhe shkaktojnë paqëndrueshmëri makroe-konomike. Ky konsolidim fiskal synon që niveli i borxhit publik si raport ndaj PBB të vijojë trajektoren e sigurt rënëse të nisur që në vitin 2016”, thuhet në dokumentin e qeverisë.

Rritja ekonomike Në kuadrin makorekonomik dhe

Shitet për 5 milionë USD uzina e bitumit të ARMO

FMN: TAP e Devoll, kontribuuan në rritjen ekonomike

Uzina e prodhimit të bitu-mit të rafinerisë ARMO, e cila ndodhet në Fier, është shitur në ankand për 5 milionë dollarë. Sipas shkresës së depozituar në QKB nga përmbaruesit pri-vatë në 15 janar, blerësi është AL.Global Oil, i cili ishte i vetmi që kishte paraqitur ofertë, pasi kishin dështuar 3 ankande rad-hazi. Më herët, përmbaruesit nuk kishin arritur të shisnin uzinën me gjithë pronat e saj, e vlerësuar fillimisht me 20.6 mil-ionë euro, por që pas tre ankan-deve vlera kishte zbritur në 3.5 milionë euro. Ankandi i parë

ishte zhvilluar në tetor dhe i treti në fillim të dhjetorit. Në 9 janar, përmbaruesi TDR u propozoi palëve kreditore, Albpetrol, Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, Dega e Doganës Fier dhe Bankën Raiffeisen, se pas dështimit të tre ankandeve për shkak të mungesës së interesit, ligji parashikon që “Kur kred-itorët që kërkojnë të marrin sendin kundrejt kredisë janë disa, përmbaruesi gjyqësor deklaron blerës kreditorin që brenda 3 ditëve nga propozimi i jep çmimin më të lartë se çmimi i caktuar për ankandin e ri”.

Investimet në gazsjellësin TAP dhe HEC-et në lumin Devoll kanë kontribuar me 0.8-1.2 pikë përqindje në rritjen e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto për vitet 2015 dhe 2016. Përllogaritjet i ka bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar në marrëveshjen e fundit me Shqipërinë në lidhje me pers-pektivën e rritjes ekonomike të vendit. Fondi sqaron se, efekti i drejtpërdrejte i të dy projekteve kanë qenë 0.4 pikë për qind e PBB-së, por përfitimi që ka pasur ekonomia nga aktivitetet mbështetëse, si ndërtimi i rrugëve dhe nxitja e biznesit të shërbi-

meve e kanë rritur me tej kontrib-utin e tyre në rritjen ekonomike. Sipas përllogaritjeve të Fondit, efekti total i dy projekteve është sa një e treta e vlerës së shtuar bruto gjatë 2015-2016. Të njëjtin kontribut projektet e kanë dhënë edhe më 2017. Ulrike Andreas , Drejtoreshë për Tregtinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë dhe Menaxhere e TAP për Shqipërinë i ka pohuar Monitor se punimet për gazsjellësin TAP, projektin më të madh të realizuar ndonjëherë në Shqipëri, me vlerë totale 1.5 miliardë euro, do të vijojnë edhe këtë vit me intensitetin e 2017.

BERZH, kredi 500 mln euro për TAP gjatë 2018

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) pritet të diskutojë mundësinë e caktimit të kredisë prej 500 milionë euro për pro-jektin Trans Adriatic Pipeline deri në fund të vitit 2018, bëjnë me dije mediat vendase, nga burimet brenda bankës. “Ne presim që Bordi i Drejtorëve të BERZH do të diskutojë projektin para fundit të vitit 2018. Aktu-alisht, projekti është në fazën e duhur të strukturimit. Nuk është praktika jonë të komentojmë fazat e përgatitjes së projektit apo kohën e tyre, por mund të

themi se projekti po ecën sipas planit”, thuhet në gazetën azere Trend. Projekti TAP ka kaluar shqyrtimin e konceptit dhe tani është në pritje të shqyrtimit të strukturës nga BERZH. Përfitu-esi i huasë është konsorciumi i TAP AG. Përveç BERZH, Banka Europiane e Investimeve (BEI) do të diskutojë edhe shpërndar-jen e kredisë prej 1.5 miliardë euro për TAP në shkurt 2018. TAP, me vlerë 4.5 miliardë euro, është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, i cili është një nga pro-jektet prioritare të energjisë për Bashkimin Europian.

Ekonomia shqiptare u ngadalësua në tremu-jorin e tretë të vitit në Shqipëri, në 3.5% (nga 4.1% në tremujorin e parë dhe 4% në të dytin), për shkak të ngadalësimit të dukshëm të formimit bruto të kapitalit fiks dhe një tkurrje në eksportet e mallrave. Konstatimi vjen nga Komisioni Europian në raportin e tremujorit të katërt për vendet kandidate dhe potencial kandidate. Sipas këtij raporti, shpenzimet konsumatore vijuan të forcohen me një rritje prej 3.3%, në linjë me forcimin e besimit dhe rritjen e pagave në sektorin shtetëror. “Rritja e formimit bruto të kapitalit fiks u ngadalësua dukshëm në tremujorin e tretë, nga

14.9% në tremujorin e dytë në 3.8 %, teksa dy projektet e mëdha të energjisë kanë hyrë në fazën finale”, thekson raporti, sipas të cilit, eksportet u ngadalësuan me rritje vjetore prej 11.4% nga 17.8% në tremujorin e mëparshëm. Ndërkohë, eksportet e shërbimeve u rritën me 14.3%, të mbështetura nga turizmi, që ka qenë në rritje të vazhdueshme. Eksportet e mallrave, megjithatë, ishin zhgënjyese, me një rënie prej 1.1% duke ndjekur një performancë të fortë në tremujorët e mëparshëm. Ndërsa rritja e importeve u përshpe-jtua, si rrjedhojë e zgjerimit të konsumit. Prodhimi shënoi ritmin më të lartë të rritjes në tremujorin e

tretë me 10.0% me bazë vjetore. Aktiviteti i ndërti-mit u ngadalësua nga 22.9% në tremujorin e dytë në 7.6%, teksa aktiviteti i investimeve në sektorin e energjisë u zvogëlua. Aktivitetet financiare dhe ato të sigurimeve vazhduan të zgjeroheshin me një normë rritjeje prej 6.7%. Prodhimi i energjisë elektrike u ul me 36.1% si rezultat i thatësirës që frenoi seriozisht prodhimin në hidrocentralet. Të dhënat e tregut të punës për tremujorin e tretë janë në përputhje me një ngadalësim të rritjes ekonomike. Punësimi në grupmoshat 15-64 vjeç u rrit me vetëm 1.3% me baze vjetore, krahasuar me 3.5% në tremujorin e mëparshëm.

KE: Ekonomia shqiptare u ngadalësua, shkak rënia e investimeve nga projektet e mëdha

fiskal për 3 vitet e ardhshme, qeveria ka rishikuar me rritje dhe PBB. Rritja ekonomike është rishikuar në rritje me 0.1 për qind nga parashikimi i kuadrit të 2017 në atë të 2018. “Ekonomia pritet

të vazhdojë trendin pozitiv në peri-udhën afatmesme. Rritja ekonomike parashikohet të vijojë të qëndrojë mbi nivelin prej 4% edhe gjatë tre viteve të tjera 2019-2021, madje duke vijuar

ende një përshpejtim, megjithëse marxhinal, edhe gjatë këtyre viteve. Më konkretisht, rritja ekonomike par-ashikohet të jetë në nivelin prej 4.3% në vitin 2019 nga 3.9% e parashikuar

për 2017 dhe 4.2% për 2018. Edhe në dy vitet e tjera 2020 dhe 2021 ajo parashikohet të vijojë të përshpejto-het marxhinalisht me rreth 0.1 pikë përqindje në çdo vit, respektivisht në 4.4% në vitin 2020 dhe 4.5% në 2021”, nënvizohet në dokument. Gjatë periudhës afatmesme rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi privat ashtu edhe investimet. Ndërkohë kërkesa e huaj neto (eksport – import) pritet të sjellë gjithashtu një efekt pozitiv, por fare marxhinal. Konsumi privat pritet të nxitet kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit (në reflektim të ecurisë së indikatorit të besimit të konsumatorit në periudhën e kaluar), si dhe nga përmirësimet në tregun e punës (në reflektim të statistikave të fundit të tregut të punës). Këto të fundit pritet të transmetohen në një rritje graduale të pagave të cilat më tej pritet të stimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve, duke krijuar efektin e raundit të dytë në nxitjen e konsumit, si dhe duke intensifikuar prirjen e konsumatorëve për financimin e mëtejshëm të kon-sumit nëpërmjet një kredi-marrje më të lartë. Ndërkohë, kredimarrja për konsum parashikohet të nxitet si nga përmirësimi i kushteve financiare të individëve, ashtu edhe nga lehtësimi i pritshëm i standardeve të huadhënies nga sistemi bankar. Megjithatë, edhe përgjatë një afati të mesëm ende pritet që konsumatorët të vijojnë të karak-terizohen nga një sjellje prudente sa i takon konsumit.“

Për vitin aktual qeveria parashikonte sipas kuadrit të vjetër 2018-2020 një borxh publik në nivelet 66.3 për qind, por në

fakt kuadri i ri e parashikon 68.7 për qind. Borxhi publik pritet që të bjerë rreth nivelit 66.4 përqind të PBB në 2019, 63.5

përqind në 2020 dhe më tej në 59.9 përqind në vitin 2021...

Page 11: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

GAZETA SOT E Premte 19 Janar 2018 11

2,7,8,9,11,14,18,19,20,21,24

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Stoltenberg në Shkup: Maqedonia në NATO, pas zgjidhjes së emrit me Greqinë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKreu i NATO vlerëson reformat e qeverisë “Zaev” dhe ligjin për gjuhën shqipe

Andi LAMKO

Sekretari i përgjithshëm i NA-TOs, Jens Stoltenberg tha dje para deputetëve dhe krerëve të institucioneve të Shkupit

se dera e aleancës është e hapur për anëtarë të rinj, por kalimi i pragut të saj kërkon punë serioze. Në sesionin e veçantë të parlamentit të Maqedon-isë, Stoltenberg në mënyrë specifike preku dhe vlerësoi ratifikimin e traktatit të fqinjësisë me Bullgarinë dhe votimin e ligjit të gjuhës shqipe, ndërsa tha se ftesa për anëtarësim në aleancë do të vijë menjëherë pas zgjidhjes së emrit me Greqinë. Stoltenberg u prit me nderime ush-tarake nga kryeministri Zaev dhe kreu takime të gjithë liderët kryesorë të vendit, gjithashtu dhe me opozitën. Në fjalën e tij në parlament, ai tha se çështja e emrit me Greqinë duhet zgjidhur, ndërsa në fjalimin njëzet-minutësh nuk përmendi asnjëherë fjalën Maqedoni, por iu referua asaj para zyrtarëve me frazën “vendi juaj”.

Diversiteti, suksesi i një shoqërie të shëndoshë“Mirëpres punën e kësaj qeverie

për zgjidhjen e çështjes së emrit. Taki-mi i djeshëm mes negociatorëve në New York ishte një hap i rëndësishëm. Prandaj ju inkurajoj të vazhdoni për-para”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ndërsa më tej i dha rëndësi diversitetit dhe miratimit të ligjit të gjuhëve. “Karriera ime e gjatë politike më ka mësuar se sa më gjithëpërf-shirëse të jetë një shoqëri, aq më e suksesshme është ajo. Aty ku ka di-versitet ka fuqi, jo dobësi. Diversiteti shoqërohet nga qeverisja e mirë dhe sjell suksesin”, tha ai. Në konferencën

Britani, May pret Macron, zotohen për siguri shtesë kufitare

BE: Rumania progres i dobët në luftën ndaj korrupsionit

Kryeministrja britanike Theresa May i tha dje presiden-tit francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij të parë në Britani, se ndjehet mirënjohëse për marrëdhënien e fortë dhe të thellë në mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar. May deklaroi tha pas takimit se dy liderët mbesin të përkushtuar ndaj marrëveshjeve kufitare ndërsa kishin rënë dakord për masa shtesë sigurie në Calais. Marrëveshja vjen pasi Britania e Madhe ka njoftuar se shtesë prej 44.5 milion paundë për forcimin

e sigurisë së rajoneve portuale. May raportohet të ketë theksuar po ashtu se bashkëpunimi ishte jetësor për çështjet ekonomike, mbrojtjen dhe sigurinë. Britania gjithashtu pritet të angazhohet për të pritur më shumë emi-grantë nga Calais, sidomos fëm-ijët e pashoqëruar. Takimi mes May dhe Macron në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Berk-shire, solli gjithashtu takimin e parë të krerëve të pesë agjencive të inteligjencës të Britanisë dhe Francës, dhe u ndoq nga takime ndërministrore.

Agjencia evropiane anti-ko-rrupsion GRECO tha sot se Ru-mania ka bërë pak progres në luftën ndaj korrupsionit në in-stitucionet shtetërore në 2017 dhe shqetësimet vazhdojnë për trans-parencën në proceset ligjore. Ag-jencia Transparency International e rendit Rumaninë si një nga ven-det më të korruptuara të Evropës dhe Brukseli e ka vënë sistemin e saj të drejtësisë në monitorim të veçantë. Sipas raportit të fundit, Rumania kishte plotësuar vetëm dy nga 13 rekomandimet e GRE-CO, si transparenca e proceseve

ligjore, forcimi i kritereve kundër konfliktit të interesit dhe qartësi-mi i kushteve të imunitetit nga ndjekja penale. “Procesi legjislativ mbetet një çështje e shqetësimit të veçantë për GRECO duke parë akuzat e vazhdueshme për mungesë transparence”, thuhej në raport. Në dhjetor, deputetët e social-demokratëve në fuqi aprovuan ndryshime në sistemin gjyqësor për të cilat kritikët thonin se zvogëlonte pavarësinë e tij. Ndryshimet i kritikuan dhe nga BE e DASH dhe sollën protesta masive.

Stuhitë vrasëse godasinHolandën e Gjermaninë, 4 viktima

Të paktën katër njerëz janë vrarë dje nga pemët e rrëzuara ose në aksidente të tjera të shkak-tuara nga erërat në Holandë e Gjermani, teksa një stuhi e ashpër ka përfshirë Evropën Veriore. Erërat me shpejtësi deri në 140km/orë kanë shkaktuar kaos në transport dhe përmby-sur dhjetra mjete. Fluturimet rin-isën dje pasdite pas pezullimeve në aeroportin e Amsterdamit, një nga më të mëdhenjtë në Evropë, ndërsa trenat u ndaluan në tre rajone të Gjermanisë ver-iperëndimore. Zona e Almere

në Amsterdam, ishte në gjendje emergjence nga stuhia ndërsa mediat raportonin se rreth 20 ka-mionë ishin rrëzuar nga erërat. Dy holandezë 62 vjeçarë u vranë nga rrëzimi i pemëve, ndërsa një grua në Belgjikë u vranë kur makina e saj u shtyp nga pemë e rrëzuar nga stuhia. Një tjetër 59-vjeçar u vra në një kamping në Emmer-ich, pranë kufirit me Holandën. Mediat sociale holandeze ishin mbushur me pamje të njerëzve që hidheshin tej nga trotuaret apo nga biçikletat, apo me dëmtime të ndërtesave në Rotterdam.

e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev, sekretari Stoltenberg përsëriti se aleanca nuk ka një “plan B” për anëtarësimin e Maqedonisë, përveç zgjidhjes së debatit të emrit me Gre-qinë. “Marrëveshja për këtë çështje është thelbësore për anëtarësimin e vendit tuaj në NATO. Kjo është theksuar në samitin e Bukureshtit në 2008, më tej në atë të Uellsit në 2014 dhe në Varshavë në 2016. Janë për t’u admiruar përpjekjet e deritanishme për reformat e zbatuara në ndërtimit e fqinjësisë së mirë dhe të shoqërisë multi-etnike”, tha Stoltenberg, duke iu referuar traktatit të miqësisë me Bullgarinë dhe ligjit të avancimit të gjuhës shqipe.Thirrje për bashkëpunim opozitës

“Unë e di që vendi juaj përballet me sfida të vështira. Reformat nuk janë të thjeshta por unë ju inkurajoj që të gjitha partitë të punojnë në

mënyrë konstruktive për interesat e popullit tuaj. Nxis qeverinë të afro-het me opozitën dhe anasjelltas. Ne duam që ju të arrini sukses. Dera e NATO-s është e hapur por anëtarësi-mi kërkon punë dhe përkushtim”, tha ai. Kryeministri Zoran Zaev tha se vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATOs ishte një dëshmi historike për mbështetjen e rrugës euro-atlantike të vendit. “Jam i lumtur për riven-dosjen e interesit të NATOs në Ball-kanin Perëndimor në një moment domethënës dhe strategjik. Është tashmë koha që vendet e rajonit të hyjnë në fazën finale të proceseve të integrimit dhe ne jemi të gatshëm të punojmë për këtë”, tha kryeministri Zaev. Deputetët e OBRM-PDUKM u kthyen dje në Kuvendin e Maqedon-isë për të marrë pjesë në fjalimin e sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, por paralajmëruan se

Turqia kërcënon SHBA me ndërhyrje në Siri Turqia tha dje se nuk do të

hezitojë të ndërhyjë ushtarakisht në Siri nëse Shtetet e Bashkuara nuk distancohen nga mbështetja për grupet rebele kurde në veri të vendit. Uashington ka mohuar pretendimet se SHBA po përpiqet të krijojë një forcë kufitare në veri të Sirisë dhe thotë se planet e tij janë keqinterpretuar. Presidenti turk Erdogan ka paralajmëruar vazhdimisht për inkursione në krahinën siriane Afrin kundër grupeve rebele kurde YPG, të cilat i konsideron si terroristë.

Tillerson: Sanksionet po lëndojnë Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson tha dje se SHBA ka prova se sanksionet ndërkombëtare po lëndojnë rëndë Korenë e Veriut, dhe akuzoi Rusinë se nuk po i zbaton të gjitha masat. Tillerson tha për gaze-tarët se mangësitë e Rusisë në zba-timin e sanksioneve të OKB janë në lidhje me karburantet dhe disa fusha të tjera të mundshme. Por ai shprehu besim se masat rrjedhimisht do të bëjnë që Korea e Veriut të ulet në tryezën e bisedimeve për programin raketor dhe bërthamor.

Trump shpall fituesit e çmimit “Fake News”

Në krye të listës së fituesve të çmimit të presidentit për lajmet e rreme “Fake News” është media amerikane The New York Times. Trump ka veçuar gazetarin e New York Times, Paul Krugman për shkrimin e tij ku thuhej se Presiden-ca Trump do të shkaktonte dëme të mëdha për ekonominë amerikane. Trump rendiste gjithashtu në listën e tij të tij të zezë mediatike ABC News, revistën TIME, dhe sigurisht CNN, gazetari i të cilës u nxor jashtë një ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë dje se ata që e kanë menduar e planifikuar vrasjen e Oliver Ivanoviç kanë dashur të dëmtojnë Kosovën. Në interv-istë për Deutsche Welle ai ka theksuar se shpreson të zgjidhet sa më parë rasti dhe të gjenden kryesit e vras-jes. “Është moment dhe ngjarje tragjike, mesazhi më i keq i mundshëm që kemi pasur të dëshmojmë e përje-tojmë. Institucionet e Kosovës me ato ndërkombëtare po bëjnë përpjekjen maksimale që kjo vrasje kriminale të zbardhet. Më së paku kjo gjë i është dashur Kosovës tani”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se ata që e kanë kryer këtë vepër e kanë menduar të dëmtojnë Kosovën dhe imazhin e saj si dhe për të paraqitur Kosovën si një vend të paqëndrueshëm. “Vetë Ivanoviç kishte thënë se ndihet i kërcënuar nga serbët”, ka shtuar Thaçi.

Qindra dashamirës morën pjesë dje në funeralin në varrezën qendrore të Beogradit, për liderin e serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, vrasja provoka-tive e të cilit ka acaruar tensionet mes Serbisë dhe kosovarëve. Qindra serbë nga Beogradi dhe Kosova qëndruan në radhë për të vendosur lule dhe për të ngushëlluar gruan e Ivanoviç që qëndronte para arkivolit. Mes tyre kishte zyrtarë të lartë të Serbisë si kryeministrja Ana Brnabic, ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, dhe figura të opozitës së Serbisë. “Ai dëgjohej me vëmendje si nga të huajt, nga serbët e madje dhe nga shqiptarët. Për të Kosova ishte më shumë se vetëm territor dhe politikë”, tha në eulogjinë e tij kryepeshkopi ortodoks Teodosije, i cili ka qenë mik dhe aleat i Ivanoviç.

THAÇI: VRASËSIT E IVANOVIÇ DUAN TË DËMTOJNË IMAZHIN E KOSOVËS FUNERALI NË BEOGRAD PËR LIDERIN E VRARË TË SERBËVE TË KOSOVËS

mbeten me qëndrimin se nuk ka kus-hte demokratike për pjesëmarrje në punën e Kuvendit. Partia më e madhe opozitare nga mesi i muajit dhjetor nuk merr pjesë në punën e Kuven-dit të Maqedonisë, pasi më herët gjashtë deputetë të saj u arrestuan për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Zaev e Stoltenberg dënuan gjti-hashtu njëzëri vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç dhe kërkuan nxjerrjen para drejtësisë së autorëve, por pranuan që gjendja në rajon është e qëndrueshme. “Rajoni nuk është më një fuçi baruti dhe tani po dërgon mesazhe miqësie në të gjithë globin”, tha Zaev.

Gjendja në rajon është tashmë e qën-drueshme. Ballkani nuk është më një fuçi baruti dhe tani po dërgon mesazhe miqësie në të gjithë globin. Është tashmë koha që vendet të hyjnë në fazën finale të proceseve të in-tegrimit dhe ne jemi të gatshëm të puno-jmë për këtë..

Page 12: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

12 GAZETA SOTE Premte 19 Janar 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA zbardh të tjera detaje nga gjyqi i agjentëve të saj në Tiranë, 8 persona në pushkatim, rivalët e Enver

Hoxhës dhe amerikanët në alarm nga Sigurimi i Shtetit

Shërbimi inteligjent ameri-kan i ka kushtuar një rëndë-si shumë të madhe gjyqit që u bë në vitin 1954 për disa

shqiptarë që ishin rekrutuar nga CIA. Në disa dokumente të deklas-ifikuara së fundmi, tregohet alarmi pas vendimit të gjykatës për push-katimin e 8 personave, mes të cilëve emra të njohur si Zenel Shehu dhe Hamit Matjani. CIA ka publikuar dhe reagimet që ka sjellë vendimi me vdekje. Aty tregohet se i shqiptarët në mërgim u alarmuan nga një gjë e tillë dhe paralajmëruan hakmarrje ndaj regjimit. Në dokumente treg-ohet se disa prej agjentëve ishin me pseudonime, teksa ekzistonte frika se ata mundtë kishin nxjerr informacione.

20 prill 1954Gjyqi në Tiranë i agjentëve të CIA

Gjyqi i 8 agjentëve të CIA kap-ja dhe gjykimi të cilëve u njoftua nga Radio Tirana 29 dhjetor 1953, filloi më 5 prill 1954. Gjyqi zgjati 5 ditë dhe përfundoi me dënimin e të akuzuarve. Anëtarët e mëposhtëm të grupit tonë Apple Team u dënuan me vdekje, me pushkatim: Zenel Shehu, Halil Branica (të rekrutuar personal-isht nga Mbreti Zog), Ahmet Kabashi, Naum Sula, Gani Malushi e Rapush Agolli (ky i fundit u rekrutuar brenda në Shqipëri). Hamit Matjani, guidë dhe konsulent i rekrutuar nga CIA, u dënua me vdekje me varje, kurse Ibrahim Laçi, kontakt i grupit tona, u dënua me 10 vjet burgim. Dënimet u zbatuan më 15 prill 1954. Armiqtë pretendojnë se kanë vrarë tre prej ag-jentëve tanë menjëherë sapo u ulën me parashutë. Nuk dimë se ç’bëhet me dy anëtarë të grupit tonë, si për shembull Tahir Preçi, operatori fill-estar i radios, dhe Pal Nikollën lideri i nëngrupit. Ka një mundësi të vogël se ata mund të jenë ende të lirë, kurse mundësia më e madhe është të jenë vrarë gjatë marrjes në pyetje apo të dënuar në fshehtësi prej refuzimit të bashkëpunimit me gjykatësit.

Gjyqet publikeGjyqet në fakt janë bërë pub-

like si një mjet propagande kundër Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, si organizatorët kryesorë të aktivi-teteve klandestine kundër qeverisë komuniste në Shqipëri. Prandaj dhe nuk është përmendur thuajse fare mënyra e kapjes së agjentëve dhe marrja e tyre nën kontroll. Kështu jemi ende pa të dhëna se kur grupi ynë kaloi nën kontrollin e armiqve. Bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe ish-mbretit Zog është publikuar. Gjithashtu është analizuar me detaje të imta bashkëpunimi mes spiunazhit të SHBA dhe organeve greke, duke theksuar mënyrën e përulur të veprimit të Greqisë dhe vendeve të tjera perëndimore në lidhje me SHBA, si dhe lehtësia me të cilën agjentët amerikanë kalojnë kufijtë dhe operojnë në këto vende. Janë bërë publike disa informacione në lidhje me metodat e trajnimit dhe vendndodhjen fizike të zonave të agjentëve në Greqi, por shumica e pikave dhe metodave tashmë janë ndryshuar, dhe ato që kanë mbetur do të ndryshohen së shpejti. Përveç kësaj të gjitha furnizimet, municio-net, armët, veshjet, pajisjet radio dhe floriri, u kapën dhe u ekspozuan në sallën e gjyqit. Në lidhje me persone-lin e CIA, asnjë emër i vërtetë nuk u ekspozua gjatë gjyqit, përveç një agjenti kontakti që është larguar në vjeshtën e vitit 1951. Agjentë të tjerë të përfshirë kanë përdorur pseudoni-me në kontaktet me shqiptarët. Me qëllim kundërvënien ndaj efektit të

CIA frikë për nxjerrjen e të dhënave nga agjentët e arrestuar

krerë të njëpasnjëshëm të minis-trisë së brendshme, 60 për qind e të cilëve ishin marshallë sovjetikë dhe gjeneralë të Leninit që prej vitit 1917, me përjashtim të tradhtarit, vrasës masiv, Stalinit.

12 tetor 1954Përmbledhje e operacioneve të

CIA në ShqipëriDeri në korrik 1954, aktivitetet

e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë drejtoheshin nga oficerët e shërbimeve të CIA dhe britanikëve MI-6 në Romë. Kontakti me selinë e NCFA në Nju Jork mbahej me anë të një konsulenti të fshehtë, kurse pjesa shqiptare e tij merreshin me mbikëqyrjen e teksteve të transme-timeve klandestine radio dhe fletush-kave të propagandës. Në korrik 1954 pas marrëveshjes me britanikët, i gjithë stafi amerikan dhe britanik

u tërhoq nga Roma dhe kontaktet e NCFA me CIA janë kryer vetëm prej Athinës. Kjo ka sjellë frikë nga ana e disa prej anëtarëve të komitetit, se interesat e SHBA për Shqipërinë po shuheshin. Klasa e emigrantëve shqiptarë është habitur gjithashtu nga njoftimi i 12 gushtit 1954 për formimin e Komitetit Kombëtar Demokrat nën drejtimin e krahut disident të Ballit Kombëtar, i cili më parë ishte tërhequr nga NCFA dhe

kishte bërë çdo tentativë për të sab-otuar aktivitetet e tij. divizioni ynë ka propozuar që drejtimi i NCFA t’i kalohet Komitetit të Evropës së Lirë, teksa aktivitetet klandestine të propagandës të kryhen në emër të NCFA. Divizioni beson se kjo lëvizje do të forcojë pozitën e NCFA në sytë e shqiptarëve, si dhe do të shpërndajë frikën se Perëndimi nuk është më i interesuar për Shqipërinë. Kur po mendohej të niste projekti amerikan

propagandës që soli gjyqi, të paktën pjesërisht, u lëshua në Tiranë një broshurë pas ekzekutimeve, e cila ngrinte lart agjentët e vrarë si martirë të kauzës së çlirimit të Shqipërisë. Është propozuar një tjetër broshurë e cila është duke u hartuar.

10 mars 1954Teksti i fletushkës së propagandës

Faqja e parëA e lexuat Zërin e Popullit

më 21 shkurt? Gazeta thoshte se çështjet mund të zgjidhet vetëm me mjete paqësore, në një mënyrë të pranueshme për të gjithë. Por në kon-ferencën e Berlinit, Molotov tregoi se BRSS nuk të lejojë zgjidhjen e çësht-jeve ndërkombëtare përveçse sipas kushteve të tij. Përse ka frikë Molotov të bëjë lëshime ashtu siç bënë të gjithë palët e tjera, për arritjen e marrvesh-jes së traktatit me Austrinë dhe çlir-imin e vendit nga pushtimi ushtarak? Molotov ka frikë se e di se çdo zbutje e shtypjes sovjetike në Evropë do t’i lejojë vendeve të shtypura të thonë atë që mendojnë për komunistët. A ju kujtohet 17 qershori në Gjermani? Molotovit i kujtohet. Ai nuk guxon të lejojë zgjedhje të lira sepse kjo do t’i hiqte atij justifikimin për të mbajtur trupa ushtarake në Rumani dhe Hungari. Ai nuk guxon të heqë trupat ushtarake nga Evropa Lindore sepse populli do t’i përmbysë regjimet komuniste. Molotov nuk guxon të le-jojë zgjedhje të lira në Gjermani, pasi komunistët nuk morrin asnjë vend në parlamentin e Gjermanisë Perëndi-more. Molotov nuk mund të rrezikojë me zgjedhje të lira askund, kështu që Hoxha duhet të sajojë zgjedhje të rreme të këshillave të popullit që j të mos e hidhni poshtë nga pushteti, siç e meriton. Komunistët ngrenë lart konceptet e demokracisë por është në fakt Perëndimi që mban zgjedhje të lira e demokratike, jo diktatura e Hoxhës dhe e një partie.

Faqja e dytëTradhtarët po dridhen! Të gjithë

satelitët e Kremlinit në Evropë nd-jenë dridhjet e vdekjes teksa dëgjuan për vrasjen e Berias, ish-kreut të fuqishëm të inteligjencës sovjetike, pas një gjyqi të fshehtë, bashkë me një numër miqsh dhe vartësish. Që prej vdekjes së vrasësit masiv Stalin, Malenkovi, Enveri i Rusisë dhe Beria, Mehmet Shehu i Rusisë, po bënin një luftë të përgjakshme. Malenkovi goditi i pari prandaj ishte Beria që gjeti vdekjen. Por cili do të godasë i pari në Shqipëri? Hoxha Malenkovi apo Shehu Beria? Cili do t’i marrë me vete mbështetësit e tij drejt vdekjes dhe katastrofës? Cila është pyetja që i bëjnë vetes liderët komunistë, pasi ata e dinë që nuk e kanë jetën e gjatë. Cili e ka radhën të pësojë fatin e Koçi Xoxes e miqve të tij? Në më pak se 20 vjet janë ekzekutuar katër

Gjyqet në fakt janë bërë publike si një mjet

propagande kundër Shteteve të Bash-

kuara dhe Britanisë, si organizatorët krye-

sorë të aktiviteteve klandestine kundër

qeverisë komuniste në Shqipëri. Prandaj dhe nuk është përmendur thuajse fare mënyra e

kapjes së agjentëve dhe marrja e tyre nën kontroll. Kështu jemi ende pa të dhëna se

kur grupi ynë kaloi nën kontrollin e armiqve. Bashkëpunimi mes Shteteve të Bash-

kuara dhe ish-mbretit Zog është publikuar.

Gjithashtu është anali-zuar me detaje të imta

bashkëpunimi mes spiunazhit të SHBA

dhe organeve greke...

Page 13: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

GAZETA SOT E Premte 19 Janar 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA zbardh të tjera detaje nga gjyqi i agjentëve të saj në Tiranë, 8 persona në pushkatim, rivalët e Enver

Hoxhës dhe amerikanët në alarm nga Sigurimi i Shtetit

CIA frikë për nxjerrjen e të dhënave nga agjentët e arrestuar

për Shqipërinë në vitin 1949, u zbu-lua se britanikët e kishin nisur një projekt me thuajse të njëjtat objekti-va, prandaj u vendos që dy projektet të koordinoheshin për të përdorur struktura të përbashkëta dhe që të parandalohej që CIA dhe MI-6 të shkelnin këmbët e njëra-tjetrës. Por operacionet e SHBA dhe të Britanisë kanë qenë thuajse krejtësisht të ndara dhe vetëm me këmbime in-formacionesh të përgjithshme mbi zonat e përafërta të aktivitetit dhe kohën e tyre, thjeshte për parandal-imin e përplasjeve. Inteligjenca e operacioneve është këmbyer lirisht në terren dhe gjithashtu në nivel zyr-tar Londër-Uashington. Aktivitetet e propagandës janë kryer bashkërisht nga Roma dhe Athina deri në korrik 1954 kur si CIA ashtu dhe MI-6 tërho-qën oficerët e tyre nga Roma, për të koordinuar aktivitetet nga Athina.

16 korrik 1953Iniciativa diplomatike gre-

ko-turko-jugosllave mbi ShqipërinëReferuar artikullit të New York

Times, 12 korrik 1953Memorandum për drejtorin e CIA

Jam plotësisht dakord me ko-mentet tuaja në lidhje me iniciativën diplomatike të te vendeve në fjalë, siç është raportuar në artikullin e të përditshmes amerikane, dhe një nga pyetjet e para që barë ishte:

“A është kjo iniciativë një verim i pavarur i këtyre kombeve apo është nxitur nga SHBA, Britania apo të dyja bashkë? Nëse është e pavarur, çfarë duhet të bëjë qeveria amerikane për ta përshtatur atë në platformën e përgjithshme diploma-tike, që fokusohet në dobësimin e lidhjes së Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik. Nëse nga ana tjetër është nxitur prej nesh, cilat janë hapat e radhës për t’u marrë duke pasur

të vendeve të Comiform.Pozita e SHBA mbi pavarësinë

e ShqipërisëSHBA vazhdon të ketë si ob-

jektiv ruajtjen e Shqipërisë si shtet i pavarur dhe miqësor ndaj Perën-dimit. Çdo politikë që ka si qëllim zhdukjen e pavarësisë së Shqipërisë apo ndarjen mes Jugosllavisë e Gre-qisë, nuk do të mbështetet. Arsyet kryesore për këtë janë si më poshtë:

Populli shqiptar ka një karak-ter të tijin dhe ndjenja të forta për pavarësinë. Për më tepërt ai ka qenë një vend, të paktën nominal-isht i pavarur që prej vitit 1912. E drejta e shqiptarëve për të qenë të pavarur është njohur dhe mbështe-tur në shumë deklarata publike të qeverisë së SHBA, dhe gjithashtu nga Britania. Nëse nuk do të kishte një Shqipëri të pavarur, nuk duket se ka tjetër mënyrë për zgjidhjen e konfliktit territorial mes Jugosl-lavisë, Greqisë e Italisë në këtë zonë strategjike, e cila prek sigurinë e të trejave. Asnjë prej këtyre shteteve nuk do të mbështesë vendosjen e influencës së rivalëve të tyre në këtë rajon, dhe asnjë marrëveshje për ndarjen nuk ka gjasa të jetë e qëndrueshme dhe e përhershme. Dorëzimi i Shqipërisë te një apo më shumë vende fqinje do të mbjellë farën e problemeve minoritare që mund të minojnë sigurinë e rajonit

Veprimet diplomatikeMbështetja që i kemi dhenë

Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë është bërë me supozimin se Shqipëria e pavarur është e rëndë-sishme për interesat amerikane. Veprimet që neglizhojnë të drejtën e Shqipërisë për pavarësinë, përveç faktorëve moralë dhe vështirësisë së justifikimit para opinionit publik, do t’i jepnin një armë të fuqishme prop-agande qeverisë sovjetike dhe kukul-lave të saj në qeverinë shqiptare. Por gjithsesi mund të jetë e nevojshme pranimi i disa masave të kombeve fqinje për ndërhyrje të armatosur në rast të nisjes së luftimeve në Ballkan. Qeveria e SHBA beson se vazhdimi i përpjekjeve diplomatike dhe rrugëve të tjera duhet të kenë si qëllim një Shqipëri të pavarur dhe miqësore me Perëndimin, pro në të njëjtën kohë duhet të jemi vigjilentë për ruajtjen e politikave dhe interesave amerikane në rajon dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Italinë, Greqinë e Jugosllavinë. Besohet se qëllimi i dëshiruar është kalimi nga një Shqipëri e dominuar nga sovjetikët drejt në vendi të lirë e të padominuar nga vendet fqinje, që do të ketë mbështetjen e përgjithshme të Perëndimit. Masat që do të merren në këtë drejtim duhet të koordinohen me qeverive amerikane e britanike, dhe sipas rastit edhe të qeverive të

tjera perëndimore. Por edhe mundë-sia e përfshirjes së Shqipërisë në një njësi më të madhe federale, duhet të mbahen në konsideratë. Një fed-eratë e tillë duhet të jetë të paktën Ballkanike dhe jo marrëveshje me Jugosllavinë apo Greqinë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të inkurajohet një marrëveshje federale me Jugosl-lavinë, derisa vendi të bëhet më i pajtueshëm me idealet Perëndimore.

Pikëpamjet amerikane në lidhje me propozimet britanike

Mesa duket qeveria britanike nuk është e gatshme, ashtu siç nuk janë të gatshëm e SHBA, për të marrë masa ushtarake për neutralizimin e Shqipërisë në rast të një sulm sovjetik mbi Jugosllavinë, edhe pse kjo nuk përjashton përdorimin e mjeteve jo-konvencionale. Nëse në kohën e një sulmi të tillë Shqipëria do të përbënte rrezik dhe kërcënim për Jugosllavinë e Greqinë, Shtetet e Bashkuara pranojnë se mund të jetë e nevojshme një ndërhyrje ushtarake, ndoshta e pjesshme në Shqipëri, nga ana greke apo jugosllave, duke u sig-uruar për një mospërhapje të konf-liktit mes fqinjëve dhe për natyrën e përkohshme të veprimit. Por Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë veprime të tilla në kohën aktuale, prandaj kërkojnë politika të mosndërhyr-jes nga Grekët e Jugosllavët. Nga memorandumi britanik nuk ishte e qartë nëse qasja e këtyre të fundit ishte për të ardhmen e afërt apo për skenarin kur grekët dhe jugosllavët të kenë dërguar misione ushtarake në Shqipëri. Për të nxitur grekët dhe jugosllavët të mos ndërhyjnë në Shqipëri duhen marrë garanci mosndërhyrjeje nga të dyja palët, si dhe duhet diskutuar në linja të tjera dukje ulur vlerën e argumenteve të tyre mbi efektivitetin e një ndërhyr-jeje të mundshme.Sugjerime të Shteteve të Bashkuara

Duke besuar se është e papër-shtatshme të kërkojmë tani të dhëna mbi qasjen e grekëve apo jugosllavëve për një ndërhyrje të mundshme në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara ka një plan veprimi mbi objektivat e pranuar nga SHBA dhe Britania, për të evituar situatat që mund të bëjnë të mundshëm ndë-rhyrjen ushtarake të Greqisë apo Jugosllavisë. Siç u theksua më sipër, SHBA beson se vazhdimi i përpjek-jeve diplomatike dhe përpjekjeve të tjera, do të jetë mënyra sjelljen e një Shqipërie të lirë miqësore me Perëndimin. Vështirësia kryesore në punën drejt këtij objektivi, e veçanërisht për situatën pas elimin-imit të pushtetit sovjetik në Shqipëri, mbeten qëllimet konfliktuese mes Jugosllavisë, Italisë dhe Greqisë, si dhe frika e dyshimet e tyre për njëri-tjetrin. Shumë mund të përfitohet nëse ato sigurohen se asnjë prej rivalëve nuk do të fitoje një pozitë privilegji në Shqipëri. Rrjedhimisht, ne propozojmë se në kohën e duhur SHBA dhe Britania të rrisin shanset e tyre të suksesit dukë marrë nga tre vendet fqinje deklaratat përkatëse se vendet nuk kanë pretendime dhe se njohin të drejtën e Shqipërisë për pavarësi, me institucione të zg-jedhura prej tyre vetë. Do të ishte e dëshirueshme që deklarata të tilla të përfshinin dorëheqje nga pretendi-met përkatëse të secilit vend, edhe diçka e tillë do të ishte e vështirë të merrej nga Greqia. Me konfirmimin e zotimeve të mësipërme nga tre fqinjët dhe me mbështetjen e SHBA, Britanisë e mundësisht Francës, eliminimi i kontrollit sovjetik në Shqipëri dhe krijimi i Shqipërisë së pavarur do të kishte sukses.

parasysh dëshirat dhe premtimet ndërkombëtare të bëra nga këto vende fqinje? Duke ngritur këto pyetje me stafin, unë kisha në mendje një dokument të vjetër mbi Shqipërinë në lidhje me zhvillimet e reja politike. Ne gjithmonë kemi sugjeruar se hapat e nevojshëm duhet të merren në fushën diplo-matike, në një koordinim mes nesh, britanikëve, italianëve, grekëve dhe jugosllavëve, për të arritur në një mirëkuptim në lidhje me integritetin territorial të Shqipërisë. Ne men-dojmë se për të rritur efektivitetin e operacioneve, është e nevojshme përgatitja e atmosferës së duhur me anë të veprimeve diplomatike dhe lëshimit të deklaratave simultane. Në udhëtimin tim të fundit diskutova dhe paralajmërova ambasadat tona në Londër dhe Romë për marrjen e propozimit nga Departamenti i Shtetit dhe qëndrimi i tyre ishte pozitiv, por ato theksuan problemin e pazgjidhur të triestes si një pikë bllokimi i tratativave mes italianëve dhe jugosllavëve edhe për çështjen e Shqipërisë. Problemi i Triestes është mjaft i komplikuar prej pozitës së de Gasperit në qeverinë italiane, dhe fakti që ai nuk mund të bëjë lëvizje të rëndësishme për momentin do të thotë se mund të ketë lëshime për jugosllavët.

Qershor 1951Politikat bazë – Departamenti

i ShtetitMemorandum

Një memorandum britanik me datë 20 qershor 1951, ngrinte çështjen e statusit të ardhshëm të Shqipërisë dhe veprimin e duhur për t’u marrë nga Shtetet e Bashkuara e Britania, veçanërisht në lidhje me mundësinë e shembjes së regjimit të brendshëm apo të një prishjeje të mundshme të paqes në Ballkan, si rezultat i një agresioni sovjetik ose

Page 14: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

14 GAZETA SOTE Premte 19 Janar 2018

2,7,8,9,11,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Arrestohet taksisti, shpërndante kokainë në zonën e SaukutNjë taksist ka rënë në prangat e Policisë

së Tiranës, pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike të forta. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor “Taksisti”, i cili është kapur në flagrancë në rreth-rrot-ullimin e “TEG”-ut, ku gjatë kontrollit i janë sekuestruar dhe 25 doza kokainë. Në prangat e Policisë së Tiranës ka rënë 38-vjeçari Klau-dian Sina, lindur në Peqin dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë, i cili shfrytëzonte profesionin e tij si taksist për pazare droge, të cilën e shpërndante kryesisht në zonën e Saukut dhe atë të Tiranës së Re. Mësohet se policia ka përgjuar për disa muaj taksistin,

i cili kishte klientë biznesmenë dhe shumë të rinj, që i furnizonte me kokainë prej mua-jsh. Në disa raste taksisti e ka çuar lëndën narkotike edhe në lokalet e natës në periferi. Klientët e merrnin në telefon 38-vjeçarin, sikur donin të lëviznin me taksi dhe ai u çonte kokainën, ku një dozë e shiste nga 70 deri në 100 euro, duke iu thënë klientëve se ishte e pastër. Taksisti komunikonte gjith-monë me kode me klientët e tij, të cilët ishin kryesisht biznesmenë dhe të rinj. Uniformat blu sqarojnë se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative zbuluan se shteta-si Klaudian Sina, me mjetin tip Ford Focus

me targa AA 782 EA, të cilin e përdorte si taksi, shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në doza të vogla në disa zona në Tiranë. Menjëherë është organizuar puna për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, ku në rreth-rrotullimin e "TEGUT", Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin në drejtim të së cilit ishte shtetasi Klaudian Sina si dhe katër pasagjerë të cilët kishin marrë si taksi. Gjatë kontrollit të automjetit në sediljen e pasme mbrapa pasagjerit të parë, në ndarjen midis sediljes ulëse dhe asaj mbështetëse janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës

materiale 15 paketime plastike të mbyllura me djegie, brenda se cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, si dhe një facoletë brenda së cilës kishte 10 pake-time plastike të mbyllura me djegie ku kishte material pluhur të dyshuar lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 automjet dhe 2 telefona celularë. Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëte-jshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga neni 283 i Kodit Penal.

Vrau marokenin në Itali, arrestohet në Holandë shqiptari

Pas më shumë se dy vitesh, një 30-vjeçar shqiptar i kërkuar për vrasje është arrestuar në Holandë. Bojken Zeqo, i akuzuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur më 12 Janar 2015 në Itali. 30-vjeçari u kap në Roterdam gjatë një aksioni të zhvilluar nga policia holandeze në bashkëpunim me kolegët e tyre italianë që e kishin shpallur në kërkim. Në vitin 2015, Bojken Zeqo së bashku me 6 persona të tjerë rrahën për vdekje një 24-vjeçar maroken të quajtur Said Wahdoud. Policia italiane tha në atë kohë se marokeni u dhunua për vdekje pasi kishte bezdisur disa prostituta që menaxhoheshin nga Zeqo dhe bashkëpunëtorët e tij. Pas krimit, ai u arratis dhe ka qenë në kërkim për dy vite e gjysmë. 30-vjeçari pritet të ekstradohet në Itali, ku do të përballët me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Një vit më parë, gjykata italiane dënoi me burg, 5 bashkëpunëtorët e Bojken Zeqos. Ogert Rakipaj u dënua me 16 vite e dy muaj burg, ndërsa Izmir Krasniqi, Redion Rakipaj, Naim Vargu dhe Bojken Zeqo, u dënuan me 30 vjet burg.

Shpërndanin kokainë në Itali, pranga 5 shqiptarëve

Karabinierët italianë kanë arrestuar 5 shqiptarët të cilët janë kushërinj me njëri-tjetrin. Ata janë arrestuar ditën e martë, pasi akuzohen për trafik kokainë. Hetuesit kishin një vit që ndiqnin veprimet e shqiptarëve të cilët shpërndanin kokainë të cilësisë së lartë në Vareze të Ital-isë. Nga aktiviteti i tyre ditor i shitjes së kokainës thuhet se trafikantët fitonin deri në 5 mijë Euro në ditë. Klientët ishin të gjithë italianë dhe takoheshin me shqiptarët në vende të populluara në mënyrë që të mos binin në sy. Ata përdornin kode dhe asnjëherë nuk e tregonin vendin se ku do takoheshin. Sipas mediave italiane të cilat citojnë policinë thuhet se nisja e hetimeve ka filluar pas vdekjes nga mbidoza së një shqiptari. Policia gjeti në telefonin e viktimës disa numra kontakti dhe më pas nisi ndjekjen për shqiptarët. Në prangat e policisë italiane kanë rënë shqiptarët me inicialet M. L., 34 vjeç; M. O., 30 vjeç; M. A., 33 vjeç; X. A., 27 vjeç dhe M. D., 24 vjeç

Kurbin, kapet 25 vjeçari me 11 doza kokainë

Një i ri është vënë në pranga nga policia e Lezhës, pasi është kapur më 11 doza kokainë. Mësohet se në pranga ka rënë Alfons Lleshaj, 25 vjeç nga Kurbini. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore në ambientet e një lokali në Fushë-Milot, Kurbin. Ai u ndalua me 11 doza kokainë, të cilat do ti shiste në disa lokale. Gjithashtu, policia e Lezhës gjatë kontrollit të lokalit që ishte në pronësi të shtetasit me inicialet K. L., 25vjeç , janë gjetur 12 kompjutera për lojëra fati, një tavolinë pokeri si dhe një tavolinë “Black Jack” të cilat ky shtetas i mbante në kundërshtim me dispozitat ligjore. Në cilësinë e provës ma-teriale u sekuestrua, lënda narkotike, kompjuterat e lojërave të fatit dhe 2 tavolinat e pokerit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit Alfons Lleshaj për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” si dhe në ngarkim të shtetasit me inicialet K. L., vepra penal “Organizimi i lotarive të palejuara

Arrestohet avokati mashtrues, i vodhi 17 milionë lekë klientit me dokumente false

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraGazmir Xhurxhi u denoncua edhe para 3 muajsh nga një minator

Elvis MYRTA

Policia ka arrestu-ar një avokat në kryeqytet, pas de-noncimit të kryer

nga një qytetar, i cili pre-tendon se është mashtruar nga avokati. Në prangat e uniformave blu të kryeqytet-it ka rënë Gazmir Xhurxhi, 35 vjeç, me profesion avokat, pasi sipas denoncuesit i ka marrë këtij të fundit një sasi prej 17 milionë lekësh nëpërmjet falsifikimit të do-kumenteve. Qytetari, klient i avokatit Xhurxhi, pretendon se avokati, i cili ishte marrë nga ai për ta mbrojtur në një çështje, është mashtruar prej tij. Klienti i ka kërkuar mbrapsht 35-vjeçarit paratë e përvetësuara nëpërmjet mashtrimit, por avokati ka refuzuar. Xhurxhi ishte de-noncuar para disa ditësh nga klienti i tij, shtetasi me iniciale H. D., 59 vjeç, nga Klosi. Mësohet se ky shtetas kishte fituar një dëmsh-përblim për një padi civile. 59-vjeçari kishte si avokat 35-vjeçarin e arrestuar ditën e djeshme, i cili nëpërmjet falsifikimit të dokumentave kishte përvetësuar 17 mil-ionë lekë nëpërmjet mash-trimit. Denoncuesi kuptoi që ishte mashtruar nga avokati i tij në momentin kur do tërhiqte pjesën tjetër të par-ave dhe mësoi se avokati i tij nëpërmjet falsifikim-it të dokumenteve kishte përvetësuar plot 1.7 mil-ionë lekë të reja. Kjo shumë parash u përvetësua nga Gazmir Xhurxhi nëpërm-jet mashtrimit, duke falsifi-kuar faturat e dokumentet e klientit të tij 59-vjeçar nga Klosi. Materialet proceduri-ale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë që avokati ndodhet në ambien-tet e paraburgimit, mësohet se veprimet janë kryer nga efektivët e krimit ekonomik. Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e avokatit ku thotë që mbi të rëndojnë tre akuza. Mbi avokatin rëndon

akuza e “Mashtrimit në shu-ma të mëdha", "Fshehje e të ardhurave" dhe "Falsifikim i dokumenteve".

Akuzat e mëparshme Kjo nuk është hera e parë

që avokati Xhurxhi akuzohet për mashtrim. Pre e mash-trimeve të avokatit Gazmir Xhurxhi ka rënë më parë dhe një minator. Në nëntor të vitit të kaluar, Vladimir Vargu ka denoncuar avokatin e arrestuar dje pasi akuzohet për mashtrim në një emision investigativ. Në vitin 2015, shtetasi Vladimir Vargu ka kontaktuar avokatin Gaz-mir Xhurxhi në Tiranë, për shkak se djali i tij është akuzuar për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”. Gjykata e Shkallës Parë ka vendosur që djali i Vargut do të vuante dënimin me 5 vite burg, ndërsa avokati Xhurxhi ka premtuar se djali do të dilte nga burgu pas një muaji, por në këmbim babai duhet t’i jepte 5 milionë e 200 mijë lekë. Pas kërkesës së avokatit duke i dhënë ga-ranci minatorit se djali i tij

Klienti i ka kërkuar mbrapsht 35-vjeçarit paratë e përvetësu-ara nëpërmjet mashtrimit, por avokati ka refuzuar. Xhurxhi ishte denoncuar para disa ditësh nga klienti i tij, shtetasi me ini-ciale H. D., 59 vjeç, nga Klosi....

do të lirohej ai tregon se ka marrë kredi në dy banka dhe ka paguar avokatin, Gazmir Xhurxhi. Por edhe pas mar-rjes së parave të kërkuara, Gjykata e Apelit pas shqyr-timit të çështjes ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, pra dënimin me 5 vite burg të djalit të de-noncuesit. Avokati jo vetëm që nuk e nxori nga burgu për një muaj, por dënimi nuk iu ul asnjë ditë. Duhet theksuar fakti se denoncuesi është shprehur se avokati i ka thënë se këto para do të ndaheshin me proku-

rorin dhe gjykatësin. Por pas marrjes së parave dhe mos ndryshimit të vendimit avokati i është shmangur, minatorit Vladimir Vargu. Ai pas disa kohësh shman-gieje për kthimin e lekëve në fund i ka thënë që ai mos ta shqetësojë më pasi nuk i detyrohet gjë dhe nëse do e shqetësonte sërish bashkë do takoheshin në organet e drejtësisë. Por pas denon-cimit të minatorit duhej të pritej rreth 3 muaj, që avokati Xhurxhi të masht-ronte shtetas të tjerë që të arrestohej.

Page 15: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

GAZETA SOT E Premte 19 Janar 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Klajdi Gjeçi emër i njohur për policinë, i ndaluar më parë për disa vepra penale

Elvis MYRTA

Policia e Tiranës ka arrestuar Kla jd i Gjeçin, 31 vjeç, pasi dyshohet se ka qenë

ai autori i vendosjes së tritolit në nëntor të vitit të kaluar, automjetit të një biznesmeni inertesh. 31-vjeçari është një eksponent i njohur i botës së krimit në kryeqytet, pasi përveçse akuzohet si autor i vendosjes së eksplozivit në automjetin e administratorit të pikës së inerteve Ndok Rajta, më 30 nëntor të vitit të kaluar në zonën e Liqenit të Thatë, është ndaluar disa herë nga policia dhe ishte person i shpallur në kërkim. Burime nga policia bëjnë me dije se Gjeçi dhe Rajta kanë pasur një konflikt me njëri-tjetrin, pasi administratori i pikës së inerteve më parë kishte bashkëpunuar me firmën e babait të 31-vjeçait dhe i detyrohej një shumë të konsiderueshme parash. Gjithashtu Klajdi Gjeçi ishte i shpallur në kërkim për vjedh-je të kryer në bashkëpunim. Po ashtu ai rezulton i dënuar më parë për shitje të narko-tikëve dhe armëmbajtje pa leje. 31-vjeçari njihet edhe si pjesëtar i bandës së Emil-jano Shullazit. Automjet tip “Valksvagen Bora” me targë AA 946 EE që është hedhur në erë me eksploziv, mëng-jesin e 30 nëntorit rreth orës 9:30 pranë liqenit në Tiranë, u shkatërrua tërësisht. Ndok Rajda, 42vjeç, banues ne lagjen ‘Ali Demi’ në Tiranë ishte pronar i automjetit tip “Volsvagen, gjithashtu ai është biznesmen në fushën e inerteve. Në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar pikërisht pranë pikës së grumbullimit të inerteve. Shpërthimi i ndod-hur pranë zonës së liqenit në Tiranë ka qenë mjaft i fuqishëm. Copëzat e mjetit të shpërthyer u përhapëm në një distancë rreth 100 metra nga vendi ku ndodhi shpërthimi. Ekspertët të cilët

përket plagosjes së rëndë me dashje më 15 Maj 2015, Klajdi Gjeçi u la i lirë 4 muaj më vonë pasi i dhunuari Enton Nushaj tërhoqi padinë. Ndërkohë, në Dhjetor 2015 u raportua se Klajdi Gjeçi u mor peng nga tre persona me një automjet BMË X5. Gjeçi u dhunua prej tyre dhe u mbajt peng deri sa u zbulua nga policia. Por, i dhunuari dhe autorët e dy-

shuar dhanë dëshmi kontra-diktore në polici. Të dyshuarit pranuan se kishin pasur konf-likt me një person, por ai nuk ishte Klajdi Gjeçi. Ky i fundit tha nga ana tjetër se nuk i njihte personat e arrestuar. Së fundmi, ai dyshohet si personi që vendosi tritolin në makinën e biznesmenit Ndok Rajta më 30 Nëntor 2017, ku pati dëme materiale.

“ Ndok Rajda, 42vjeç, banues ne lagjen ‘Ali Demi’ në Ti-ranë ishte pronar i automjetit tip “Volsvagen, gjithashtu ai është biznesmen në fushën e inerteve. Në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar pikërisht pranë pikës së grumbullimit të inerteve. Shpërthimi i ndodhur pranë zonës së liqenit në Tiranë ka qenë mjaft i fuqishëm...

kqyrën provat thanë se ka qenë një sasi prej 100-150 gram tritol, i cili është vënë poshtë automjetit në pjesën e përparme të tij.

Kush është Klajdi GjeçiKlajdi Gjeçi i cili dysho-

het si autori i vendosjes së tri-tolit në automjetin e pronarit të inerteve, Ndoka Rajda, njihet si pjesëtar i bandës së Emiljano Shullazit. Në vitin 2012 ai është proceduar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2015 për plagosje të rëndë me dashje. Në të dyja këto raste 31-vjeçari është lënë i lirë nga Gjykata, pasi çështjet janë pushuar. Klajdi Gjeçi ka qenë person i dyshuar gjithashtu edhe për vendosjen e eksplozivit në banesën e ish-zv/drejtorit të Policisë së Tiranës Dorian Muça, ngjarje e ndodhur më 8 Dhjetor 2011. Në atë kohë, blutë e kryeqytet-it kishin dyshime të forta se 31-vjeçari ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje. Kjo ka qenë arsyeja që policia shkoi për kontroll në banesën e tij dhe e arrestoi për armëmbajtje pa leje. Por Gjykata më pas e la të lirë me pretendimin se policia duhet të kishte marrë urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit. Sa i

Tritol në makinë biznesmenit të inerteve, arrestohet miku i Emiljano Shullazit

Fier, arrestohen dy burra nën akuzën e dhunës në familje

Një 41-vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit pasi kërcënoi me thikë vëllanë. Specialistët për Hetimin e Kri-meve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Alfred Mëhilli, 41 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka kërcënuar me thikë vël-lain e tij, shtetasin me inicialet R. M., 55 vjeç. Gjatë kontrollit personal të ushtruar, shtetasit Alfred Mëhilli iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë dhe një dorezë metalike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërsa Tahir Brakaj, 31 vjeç, banues në Kreshpan, Fier u arrestua pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases me inicialet G. B, 29 vjeçe dhe vajzës së tij të mitur 11 vjeçe. Materialet për të i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”.

Protestë për pronën, tenton hedhjen nga shtylla

Për dy orë e gjysmë, një qytetar nga Lundra ka qëndruar në majë të një shtylle të tensionit të lartë duke kërcënuar se do të hidhej. Skënder Doda hipi në shtyllë rreth orës 13:00 dhe pranoi të zbriste rreth orës 14:30 pas negociatave me policinë. Qytetari pretendonte se nga rëshqitja e tokës i është dëmtuar shtëpia. Për këtë arsye, ai kërcënon të hidhet nga shtylla e tensionit të lartë. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore, ambulanca dhe zjarrfikësja. Doda pohoi se një firmë ndërtimi po i cënon tokën e tij, pasi aty do të bëhen punime për kolektorin. “Protestoj se po më dhunohet prona. Kam kërkuar prej dy vitesh ndihmë. Po bëhet një rrugë lidhëse. Nuk më është treguar asnjë projekt, se ku do të kalojë rruga. Me mua po negocionin shefi i komisariati, e shoh, poshtë është. Mendohet se do të na ndihmojnë, por se dëgjoj shumë. Në momentin që më premtohet se do të zgjidhet në rrugë ligjore, do të zbresë. Në pronën time po punon firma ndërtuese”, tha ai kur ka qenë lart në shtyllë.

Kapen 4.5 kg heroinë në Muriqan, arrestohet trafikanti

Policia Kufitare e Muriqanit sekuestron 4 kilogramë e 476 gramë heroinë, ndërsa ka vënë në pranga trafikantin e dyshuar. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se shërbimet e Policisë Kufitare në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve të forta narkotike, kanë ushtruar kontroll të detajuar në mjete në pikën dalëse drejt Malit të Zi. Në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin tip “Renault” me targë AA 320 LY, me drejtues shtetasin Petraq Greku u konstatua se në gomat e makinës, në brendësi të disqeve ishte fshehur lëndë narkotike. Ajo re-zultoi 4 kilogramë e 476. 6 gramë heroinë, sasia më e madhe e këtij lloji e kapur këtë vit nga Policia Shqiptare. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Petraq Greku, 57 vjeç, banues në Tiranë i cili udhëtonte drejt Italisë. Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Kushtetuesja rrëzon Arben Frrokun, lë në fuqi dënimin me burg përjetëGjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën

e Arben Frrokut për rishqyrtim të çështjes ndaj tij. Frroku u dënua me burgim të për-jetshëm për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj, në shkurt të vitit 2013. Ndërkohë mësohet se avokatët mbrojtës të Frrokut do të vijojnë betejën me drejtësinë në Strasburg. Gjykata Kushtetuese i ka prerë çdo shpresë për pafajësi, Arben Frrokut, të dënuarit për-jetë për vrasjen e kryekomisarit të policisë, Dritan Lamaj, në vitin 2013. Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e Frrokut për rigjykim të çështjes, pas pretendimeve të tij për antik-ushtetueshmëri në proces. Në përfundim të një shqyrtimi në bazë dokumentesh, gjashtë

gjyqtarë të Kushtetueses vendosën në disfa-vor të biznesmenit Frroku, me rezultatin 4 me 2. Në ankimin e paraqitur në Kushtetuese përfaqësuesit ligjorë të vëllait të ish-deputetit Mark Frroku, pretendonin shkelje të Kus-htetutës në gjykimin e dosjes në Gjykatën e Lartë. Sipas avokatëve, disa prej gjyqtarëve që lanë të pandryshuar dënimin me burgim të përjetshëm ishin në papajtueshmëri ligjore, pasi kishin marrë pjesë më herët në shqyr-timin e një prej kërkesave për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Duke e konsideruar çështjen të paragjykuar, avokatët kërkonin rigjykim. Avokati mbrojtës i Frrokut, Tonin Prendi pohoi se do të vazhdojnë betejën

ligjore me drejtësinë në gjykatën e Stras-burgut. Arben Frroku u arrestua në Selanik, pak ditë pas vrasjes së kryekomisarit Lamaj. Pas arrestimit gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda e shpalli atë të pafajshëm dhe e liroi nga qelia në prill 2015. Disa muaj më vonë Apeli i Krimeve vendosi dënimin e tij me burgim të përjetshëm, vendim që u la i pandryshuar dhe nga Gjykata e Lartë, ndërkohë që Frroku ishte arratisur. Vendimi i Apelit u la i pandryshuar dhe në Gjykatën e Lartë. Frroku u arrestua në Holandë në Prill 2016, ku qëndronte me një identitet të rremë dhe aktualisht pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për vijimin e vuajtjes së dënimit.

Page 16: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

16 GAZETA SOTE Premte 19 Janar 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

BE, mes pragmatizmit serb dhe idealizmit shqiptar

Torviolli, “hajdutët e kuajve” dhe leksioni që morën të gjithë

ligjore për anëtarësim të plotë në BE por ndërsa këto kushte për dikë janë kritere për hapje nego-ciatash apo liberalizim vizash(!) për Serbinë nuk janë pengesë për vazhdimin e negociatave duke i rezervuar ato për në fund! Serbia, po stimulohet të avancojë me plotësimin e kushteve teknike (procesin e negocimit) pavarësisht problemeve flagrante si ndërhyrja tek të tretë (rasti Malit të Zi, tensioni në Kosovën veriore), refuzimi i ndjesës për genocidin në Kosovë, mosnjohja e Kosovës, politika e hapur pro-Rusi deri në kundërshtim të vetë BE etj.

BE është në të drejtën e saj të diskriminojë pozitivisht Serbinë. Ajo që faktori shqiptar duhet të theksojë është që më së paku në ekuivalencë me Serbinë, negociatat e BE të hapen pa humbur më kohë edhe me palën shqiptare dhe më pas vendimi final politik të bazohet tek standartet demokratike e ligjore në vend. Për rolin që Shqipëria ka luajtur për paqen në rajon, ajo meriton më shumë se Serbia dhe kurrsesi… më pak se ajo. Dhe nëse e pritëm deri dje Serbinë, tani e ka rradhën të presë ajo.

Shqipëria, “basti” i sigurtë i BE në rajon Përballë pragmatizmit dhe një shoqërie serbe

që mbetet e ndarë ndaj integrimit në BE, qëndron

Nga Artan Xh. DUKA

Në një konferencë të fundit, ministri Bushati përmendi se në shkurt prezanto-

het Strategjia e Zgjerimit nga ana e KE në Bruksel prej së cilës Shqipëria pret propozime konkrete për hapat që duhet të ndërmarrë për procesin e integrimit.

Po këto ditë, në Sky News, ekonomisti serb Vladimir Krujl theksoi se Serbia, pavarësisht Brexit dhe debateve për të ardhmen e BE, mbetet e angazhuar për integrimin në BE nisur nga arsye pragmatike - tregtia e konsiderueshme me BE, investimet e shumta prej BE etj arsye me efekt në rritjen ekonomike, uljen e papunësisë etj. Sipas tij, Serbia nuk po humb më kohë dhe përmes negoci-atave synon përmbushjen e kritereve teknike për anëtarësim rreth vitit 2020 pas së cilës vendimi përfundimtar do të jetë politik.

Deri tani BE ka afate vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi duke bërë që qëndrimi i BE do të vlerësohet si subjektiv sepse:

Së pari, duke cituar vetëm Serbinë e Malin e Zi, BE po demostron se nuk i qëndron më idesë së dikurshme për integrimin e rajonit në bllok. E për-dori këtë argument mesa duket sa të dilte Serbia nga qorrsokaku i luftrave dhe sot që rajonit i ka vënë kusht reformat, po i hedh një “litar” Serbisë të afrohet e vetme në BE kur Serbia zor se mund të sillet si shembull i standarteve demokratike apo ligjore në rajon.

Së dyti, vendet jashtë BE në rajon duhet të plotësojnë ca kushte politike, demokratike dhe

aspirata identitare dhe politike mbarëshqiptare pa dallim ndaj BE dhe perëndimit në përgjithësi ndonëse, prej 1913, Serbia mbetet ende e përkëd-helura e Europës. E zmadhuar me trojet tona, ajo mbeti “konia” e perëndimit edhe gjatë kohës së Titos – investime, liria e lëvizjes etj dhe sot ajo mbetet sërish e privilegjuara e BE – investimet, integrimi “ekspres” në BE.

Nëse në shkurt rajoni diferencohet në rrugëtimin drejt BE, KE rrezikon të provokojë zhgënjim e erozion të konsensusit mbarëshqiptar ndaj BE. I vetmi “ngushëllim” do të mbetet fakti se Serbia, e futur para nesh në BE, do të jetë e detyru-ar ta njohë Kosovën me kufirin si kufi të BE duke hapur kësisoj rrugën e njësimit të trojeve shqiptare në rajon. Në këtë rast, vonesa ia vlen (nacionalizmi e kufiri janë lajme edhe sot në BE – Rumania e Hungaria, Sllovenia e Kroacia etj)!

Nëse shkurti zhgënjen, simpatia shqiptare ndaj BE si institucion nuk do të jetë më si më parë dhe strategjia kombëtare mund të bëhet më pragmatiste ndaj BE. Vendi nuk mund të pajtohet më një “izolim” të dytë (liri lëvizje e punësimi, investime etj) që nuk po i lë mangët në vite atij të lakuar e anatemuar prej vetë BE si “monist” dikur.

Shqiptarët janë dhe do mbeten europianë dhe

ne duam të besojmë se BE është trashëgimtare e iluminizmit europian dhe jo segregimit dhe voka-cionit arkaik e fanatik fetar që ngjizet heshturazi edhe në politikat shtetërore (psh. paragjykimet ndaj azilantëve sirianë). Edhe vetë Serbia ka për-qindjen e saj të qytetarëve jo të krishterë ndërkohë që Shqipëria, ishte dhe mbetet vend kryesisht ateist tolerant ku feja respektohet por ka vendin e saj dhe harmonia brenda saj është unike në botë. Dhe sa për krishtërimin, ishte një perandor ilir që i dha shtysën atij dhe Kastrioti me të tjerë më pas.

Me një Serbi lojtare të rusit në BE dhe një Greqi ku presioni i boshtit ortodoks zë vend në politikat e shtetit, për BE dhe perëndimin demokratik është më rëndësi që faktori shqiptar, si dominues në popullsi e hapësirë në rajon të mbetet besimplotë ndaj kauzës së BE. Ne nuk e duam BE vetëm për favore reciproke në “lek” por në rradhë të parë për t’u ndjerë mirë si komb e dhënë e marrë vlera në atë komunitet progresiv që rrethanat na e privuan gjatë në histori.

Ndërsa për serbët, BE është biznes e prag-matizëm, për ne BE është vlera dhe ideal e prag-matizmi dhe idealizmi nuk janë e njëjta gjë. Nëse Serbia e do BE për “lek”, ne e duam për identitet. Këtë t’u thotë Bushati në shkurt.

Nga Besi BEKTESHI

Torviolli është beteja e famshme e parë e Gjergj Kastriotit Skën-derbeut, Lidhjes së

Shqiptarëve që bëri të njohur atë jo vetëm në Europë, por sidomos krijoi besimin që turqit mund të thyhen dhe shqiptarët e organizuar mund të kishin fitore ushtarake të mëdha. Kjo betejë ka hyrë në analet e luftrave epike të mesjetës në model të “artit të luftës” ku shikohet qartë se si dy ushtri në pabarazi të jashtëzakonshme numerike dhe armësh – përballen për të fituar ushtria e vogël dhe më pak e armatosur, por që ka artin më të mirë dhe më të arrirë ushtarak. Në vetë analet e historisë, por dhe letrave turke e historisë së Perandorisë Os-mane – Torviolli mbetet një histori e madhe e fitores së merituar të një gjenerali shqiptar, por që kishte bërë emër të madh në perandori! Pse Torviolli mbetet ajo betejë sinjikative, e cila u pranua nga të gjithë në lindje, por dhe perëndim, si një kryevepër e shqiptarëve, lidhjes së tyre në Lezhë dhe lavdi per-sonale e Kastriotit. Kjo betejë vinte mbas Besëlidh-jes në Lezhë në 2 mars. Princat Arbërorë vendosën lidhjen, financat, ushtarët dhe Kastriotin si prijës dhe komandant të kësaj ushtrie. Sigurisht, as në lindje ose më mirë të themi në Perandori dhe as në perëndim ose më mirë të themi në Romë, Venedik etj., etj., nuk kishin ndonjë besim se shqiptarët dhe Kastrioti do të përballeshin me fuqinë ushtarake më të madhe të kohës. Këtë e sqarojnë jo vetëm Barleti dhe Biçikemi, por dhe Noli apo dhe studiues të tjerë (përfshi dhe Frashërin apo Budën) të mirë qartësuar të historisë dhe kjo ka qenë e sigurtë në dokumentat e kohës! Ishte shumë shpejt t’ju besohej shqiptarëve apo princave të kohës! Por sigurisht gjenialiteti i Kastriotit, edukimi ushtarak i tij prej jeniçeri- ushtaraku të përgatitur, inteligjenca e veçantë shqiptare dhe sidomos besimi i madh për t’u përballur me Perandorinë - krijuan Torviollin.

Perandoria dërgoi Ali Pashën për të ndësh-kuar Kastriotin, Murati i Dytë dërgoi atë që deri në atë kohë konsiderohej Gjenerali më i miri Osman ose pikërisht Ali Pasha. Sigurisht që ky i fundit e njihte shqiptarin me talent dhe si sanxhak bej, si një model i arrirë ushtarakisht në Perandorinë Osmane. Numrat e vjetër të ushtrisë së Ali Pashës janë të zmadhuar që shkojnë deri në 80.000, por sot të dhënat janë shumë më të sakta dhe sigurisht Ali Pasha kishte 25.000 – 30.000 kryesisht kalorës, të cilët ishin të përgatitur dhe të aftë të pastronin çdo kryengritje apo ushtri të barabartë apo dhe më të madhe në numër me të. Kastrioti kishte vetëm 8000 kalorës të vetët dhe jo më shumë se 2000 njerëz nga princat e tjerë. Ishin të armatosur lehtë dhe nuk kishin as artileri apo dhe mekanizma ushtarakë të kohës. Kastrioti nuk besonte kaq shumë te ushtarët nga princat e tjerë – në fakt, ishte një kohë e tillë dhe atëhere. Ishte verë dhe sigurisht krijonte kushte për betejë të jashtëzakonshme. Vetë Kastrioti ishte një super luftëtar që shikohej qartë nga njerëzit e tij në luftim. Ishte gati dy metra me një shpatë që dallohej nga larg. Por më tepër ishte një strateg ushtarak pothuaj më i miri që kishte nxjerrë deri atëhere Perandoria! Kalorësia e tij elegante dhe e shpejtë, sulmet e befta dhe njohja e terrenit, kurthet dhe mashtrimi i armikut, ishin armë të një mendje të jashtëzakonshme tipike shqiptare në talentin e një princi që kërkon lirinë. Godiste papritur dhe tërhiqej, duke turbulluar armikun shumë herë më të madh në numër. Në manualet amerikane të luftës (kjo lloj metode e përdorur shumë shekuj më përpara se lufta e tyre) - quhet “hit and run”?! Kështu ka bërë në Torvioll legjenda shqiptare ose Kastrioti, duke shpartalluar Ali Pashën me një ushtri gati tre herë më të madhe se sa ajo shqiptare. Skënderbeu e shtyn Ali Pashën, e godet anash, e godet në prapavijë dhe në ballë dhe deri sa e çon aty ku ka bërë dhe planin për ta dërmuar. Pikërisht në Torvioll si një vend i ngushtë luftimi në të cilin Ali Pasha reziston disi nga numri i madh, por Kastrioti ka dhe një “ide të fshehur” në të cilën ka lënë rezer-va, duke i dhënë goditje vdekjeprurëse gjeneralit të

madh osman. Të fshehur në pyll dhe me sulme të mirë detajuara beteja shkon në fitoren e Kastriotit dhe trupavve të Lidhje së Lezhës. Ali Pasha shpëtoi në saj të gardës së tij, por mbeten në luftë rreth 7000 ushtarë të tij, të cilët sigurisht u masakruan. Gjithsesi u arritën të kapen nga 500-1000 të tjerë, si-pas burimeve të sotme dhe nga shqiptarët mbetën në luftë vetëm 190 burra - një shifër cila sot është ndryshuar, duke e rritur në afërsisht 2000. Ishte një super fitore e papritur në Stamboll dhe në Europë me një jehonë fantastike e për më tepër në Venedik dhe Romë. Të gjithë po prisnin që Ali Pasha apo Gjenerali i madh osman, të bënte copë-copë “barin-jtë e Shqipërisë”?! Mirë kjo, por shqiptarët nuk u ndalën sepse vazhduan plaçkitjen e territoreve të administruara nga Osmanët dhe pushtuara nga ato. Barleti thotë: vicini Principes aerarium Scaan-derbegi agrum hostilem appellabant…! Patjetër që u morën pasuritë dhe sidomos bagëtitë në zona pa mbrojtjen e otomanëve. Në atë kohë, dolën këngë dhe vjersha humoristike për Ali Pashën, humbës të jashtëzakonshëm “nga hajdutët e kuajve” ose shqiptarët me një fjalë. Kjo gjë në territore dhe brenda në Stamboll. Papa Eugjen IV dhe Vladislavi III i Polonisë u përgëzuan me Kastriotin - të parët. Kurse Venecianët edhe pse i donin turqit e dobësu-ar, nuk besonin aspak te shqiptarët, e aq më pak në një “mbretëri shqiptare” të fortë përballë tyre ose mes tyre dhe osmanëve. “Serenissima” nisi për më tepër negociatat me turqit për rënien “dorëzimin te turqit” e Vlorës, Kaninës, dhe Gjirokastrës. 29 qershori i betejës së Torviollit ndryshoi konceptin mbi shqiptarët apo ato të ashtuquajturit “Hajdutët e Kuajve”, të cilët “nuk mund të bashkoheshin, nuk luftonin me strategji dhe disiplinë dhe nuk kishin art të luftës”. Gjergj Kastrioti ose Skënderbeu është prijësi, luftëtari, njeriu më i madh i shqiptarëve, në të gjitha kohët, sepse për 25 vite, ndryshoi këtë ide si te osmanët dhe te perëndimorët ose kryesisht Venedikasit dhe akoma më shumë se sa kaq?! Ai me talentin dhe fuqinë e tij politike dhe ushtarake, nuk fitoi vetëm Torviollin në fakt. Lufta në Torviollin ose Dibrës ishte fitorja e parë e cila ju

prin pastaj dhe të tjerave më pas. Ata “hajdutët e kuajve” ju thyen brinjët osmanëve ose superfuqisë më të madhe të kohës në Mokër dhe Oranik shumë shpejt më pas. Osmanët nuk ishin bindur akoma se shqiptarët nuk po “vidhnin më kuaj” por po luftonin me shpirt dhe me strategji e disiplinë ushtarake me Kastriotin në krye! Këto leksione afër Dibrës bënë që Muradi i dytë të vinte vetë në Sfetigrad, ta rrethonte dhe vetëm me gjetjen e furnizimit me ujë ta merrte qytetin e mbrojtur nga Pjetër Perlati. Tanimë Perandoria nuk po luante më “lojë” me ato që i konsideronte dikur “hajdutë kuajsh”?! Në korrik të vitit 1450 Sulltan Murati II, i cili kishte marrë me vete edhe të birin e tij Mehmeti II, sulmoi me ushtrinë e tij, Krujën. Ky ishte i pari nga tre rrethimet që do pësojë Kruja. Terreni dhe taktika e përdorur nga Skënderbeu bënë që pas një rrethimi të gjatë, në tetor të vitit 1450 sulltan Murati II të linte Krujën pa arritur dot ta merrte këtë kështjellë. Pra tashmë shqiptarët po i bënin ballë perandorisë dhe Europa po merrte frymë. Ishte si gjithmonë aspak e mirëdashur me ta – por fitoret ishin të qarta. Berati ra me dredhi dhe tradhti, por shqiptarët mundën Hamzain tradhtar në Ujin e Bardhë! Në vitet 1466 dhe 1467 ndodhin edhe dy rrethimet e tjera të Kru-jës. Pavarësisht përpjekjeve të sulltan Mehmetit të II, Kruja nuk u mor. Tashmë leksioni ishte marrë dhe mësuar. Kastrioti apo figura më e madhe e të gjitha kohërave për shqiptarët, po ju jepte leksion të gjithëve bashkë në lindje dhe perëndim.

Për më tepër ai jep leksione dhe sot! Ju jep leksion në lindje, duke ju thënë se shqiptarët vjen një ditë dhe bëhen bashkë dhe i jep lek-sion dhe perëndimit për të treguar se ato kanë borxhe të mëdha historike drejt një popull kaq i vogël dhe me një prijës kaq të madh. Po së paku me këtë figurë kaq të madhe në këtë drejtim ja vlen dhe duhet gjithmonë të krenohemi. Njerëzit që duan ta ridimensionojnë, sigurisht nuk duan që Shqipëria të ketë një lartësi të tillë historike, politike dhe popullore, që na afron me popujt liderë në Europë dhe në përballje me fuqitë më të mëdha të kohës.

Page 17: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

GAZETA SOT E Premte 19 Janar 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Kapiteni i anijes shtetare, kryeministri

Rama po e orienton ek-uipazhin qeverisës drejt së ardhmes, nëpërmjet

reformave demokra-tike, pa kompromise. Për të realizuar refor-

ma fondamentale kër-kohet që i gjithë ekipi të jetë i konsultuar në

mënyrë permanen-te, me programin e

mazhorancës, me ligjin dhe përvojat botërore.

Vendosja e një ekipi të ri qeverisës, me një pervalencë të lartë të

gjinisë femërore është një risi, që jo vetëm

duhet përshëndetur, por edhe mbështetur

me specialistë ekspertë e këshilltarë, që kanë

mbi supe një përvojë të gjatë të suksesshme. Po nuk u realizua një kombinim midis bre-

zave, suksesi është i dështuar. Binomi i suk-

sesit qeverisës është dinamizmi energjik i

brezit të ri, i kombinu-ar me eksperiencën e brezit më të vjetër jep

produkt pozitiv të padi-skutueshëm...

Ramën nuk duan ta lënë ta rilindë Shqipërinë

është një lopë që mund ta mjelësh sa herë që të duash, si ta kesh ushqyer në kopshtin tënd familjar. Koha, si gjykatësja më e mirë, do të penalizojë dhe do të nxjerrë jashtë shinave të pushtetit të korruptuarit, pavarësisht nga ngjyrat partiake.

Populli, si asnjëherë tjetër, nga Jugu në Veri beson dhe shpreson se me një fitore spektakolare të pushtetit, kjo qeveri do sjellë një risi dhe do japë një leksion për pushtetarët e ardhshëm, se ka ardhur koha të ndryshojnë mendësitë e deridjeshme, se pushteti s’është pronë e pushtetarëve, por e qytetarëve. Në rast se ndonjëri ka hyrë kon-trabandë në rreshtat e pushtetit, ajo që bëri të qartë kryeministri Rama, qysh në fillimet e krijimit të qeverisë së re, është se do përballet me ligjin. Dua ta theksoj edhe një herë, se po nuk pati ndëshkueshmëri horizontale dhe vertikale, pavarësisht nga koloriti partiak, nuk fitohet gara e pushtetit. Po të funksion-ojë kjo filozofi, që kërkon të implementojë kryeministri Rama, s’ka gjë që nuk arrihet. Kështjella e korrupsionit, që është kthyer në moral qeverisës, duhet të ndryshojë në men-talitetin e pushtetarëve të sotëm, jo vetëm si ideologji, por edhe si praktikë e veprimtari në të gjitha segmentet e pushtetit. Besimi që ka populli se do bëhet shteti dhe se ky është shansi i fundit i kësaj mazhorance, po pësoi zhgënjim, do jetë fatale jo vetëm për vendin, por edhe për këtë qeveri që ka marrë stafetën e Rilindjes së Shqipërisë. Kapiteni i anijes shtetare, kryeministri Rama po e orienton ek-uipazhin qeverisës drejt së ardhmes, nëpërm-jet reformave demokratike, pa kompromise. Për të realizuar reforma fondamentale kërkohet që i gjithë ekipi të jetë i konsultu-ar në mënyrë permanente, me programin e mazhorancës, me ligjin dhe përvojat botërore. Vendosja e një ekipi të ri qeverisës, me një pervalencë të lartë të gjinisë femërore është një risi, që jo vetëm duhet përshën-detur, por edhe mbështetur me specialistë ekspertë e këshilltarë, që kanë mbi supe një përvojë të gjatë të suksesshme. Po nuk u realizua një kombinim midis brezave, suksesi është i dështuar. Binomi i suksesit qeverisës është dinamizmi energjik i brezit të ri, i kom-binuar me eksperiencën e brezit më të vjetër jep produkt pozitiv të padiskutueshëm. Ky kombinacion, në biologji ngjan me një pemë që duhet të ketë nënshartesë të fuqishme dhe mbishartesë të shëndetshme, që të dalë një gjeneratë me prodhimtari të lartë. Kjo është aftësia e kryemjeshtrit, që të realizojë kryqëzimin e drejtuesve të pushtetit.

Në pluralizmin e mendimeve, në njërën anë të medaljes, që përbën supermacinë e peshores ka opinione fataliste se Shqipëria nuk bëhet dhe në anën tjetër ka opinione minore, optimiste se Shqipëria do bëhet. Unë bëj pjesë te kampi i optimistëve se këtë herë Shqipëria do bëhet. Dhe kur jam pyetur në median elektronike, e kam pohuar dhe argu-mentuar, se Shqipëria do bëhet. Jam pyetur se ku e mbështes këtë garanci. Argumentet që kam paraqitur, po i sjell në këtë analizë multidimensionale.

Së pari, në vizionin perëndimor të kryeministrit Rama, që e ka bashkësho-qëruar në veprimtarinë e tij drejtuese dhe që si fillim për model ka zgjedhur përvojën e kryeministrit të suksesshëm Toni Bler, të shartuara me shumë përvoja perëndimore.

Së dyti, në vendosmërinë, ambicien, se-drën dhe idealin për ta ndryshuar këtë vend në kolaps 27 vjeçar.

Së treti, në eksperiencën e prekshme të transformimit të qytetit të Tiranës, që ja

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

Në këto 27 vjet demokraci, sho-qëria Shqiptare është shkatërru-

ar e rrënuar nga të gjitha vlerat e trashëguara, si në aspektin ekonomik, mor-al, arsimor dhe kulturor. Me ndryshimin e sistemit, populli ishte shumë i varfër, por shteti i pasur. Kjo pasuri marramendëse ra në duart e një shtrese të degjeneruar, që shumë shpejt do bëheshin pronarë të shtetit dhe do pasuroheshin pa kufi. Hemorragjia e tranzicionit bëri që në drejtim të shtetit të vijnë gjithfarë mostrash, që nuk kishin asgjë të përbashkët me cilësitë e shtetarit, veç fy-tyrës së kusarit e hajdutërisë, të njerëzve që zbrisnin nga malet, me ujqërinë e grabitjes të pasurisë, që e quanin raja. Dihet se në kthesa vrapojnë të dalin në krye të shtetit llumi i shoqërisë për të përfituar nga përmbysja, anarkia, konfuzioni, pasiguria, që është mbretëria e çdo kthese shoqërore.

Njerëzit e ditur e të mençur struken në strofkën e tyre, për të mos u bërë palë me të keqen. Ky qëndrim indiferent të kujton proverbin e popullit: se sa të mendohet i mençuri, i marri ka mbaruar punë. Kjo situatë përshkruhet bukur nga polaku i mençur e i trishtë, Zhozef Konradi, i cili e ka shpjeguar më së miri këtë dukuri në roma-nin e tij “Nën syrin e Perëndimit”. Ai thotë se: “Në revolucionin e vërtetë, elementët më të mirë nuk dalin në pararojë. Revolucioni i dhunshëm, në fillim bie në duart e fanatikëve mendjengushtë dhe hipokritëve tiranë. Pas tyre u vjen radha gjithë dështakëve intelektu-alë mendjerritur. Këta do të jenë prijësit dhe udhëheqësit e kohës. Siç e shihni, kam lënë jashtë loje batakçinjtë. Të ndërgjegjshmit e të drejtët, fisnikët, humanët e besnikët, vetëmo-huesit e të zgjuarit, edhe mund të fillojnë një lëvizje të tyren, por u ikën nga duart. Ata nuk janë udhëheqës të revolucionit. Ata janë viktimat e tij, viktimat e përçmimit, deziluz-ionimit, e shpesh edhe të pendesës. Shpresa të tradhtuara keqas. Ideale të shndërruara në karikaturë. Ky është përkufizimi i revolu-cionit.

Koha në postkomunizëm në Shqipëri, ka treguar këtë përshkrim të Zhozef Konradit, se shteti në këto vite kishte rënë në kthetrat e kancerit organik të pushtetit. Njerëzit që ishin në krye të shtetit, ishin mikluar nga dashuria për pushtet dhe qenja në krye, ishte kthyer në një sëmundje të pashërueshme. Qenja për shumë vjet në pushtet, kthehet në ves, që pa e kuptuar, njeriun e kafshëron dhe e bën agresiv dhe barbar. Këtë dukuri e kanë manifestuar dukshëm në mënyrë agresive disa pushtetarë opozitarë të kohëve të fundit, kur u rrëshqiti pushteti nga duart e tyre të pista. Të marrësh pushtetin, në këtë klimë të trazuar dhe të kontaminuar nga virusi i korrupsionit dhe aleancat e frikshme të aktorëve të mafies ekonomike, është një sakrificë, por dhe një mision historik, kombëtar e atdhetar. Në këtë betejë, që janë bashkëshoqëruese fitorja dhe dështimi, kër-kohet bindje, ndërgjegje, përkushtim, moral i lartë shoqëror, aftësi profesionale, përvojë dhe kombinim brezash, vendosmëri dhe konsekuencë për çdo shtetarë që shkel kodin e etikës së shtetarit. Në rast se nuk do ketë ndëshkim për të korruptuarit, si për ata që ikën dhe për ata që kanë ardhur në pushtet, do përsëritin të njëjtën mendësi, se pushteti

ndryshoi peizazhin nga qyteti i bidonvilleve, në një qytet me parametra perëndimorë, ku u shpall dhe kryebashkiaku më i mirë i vitit në shkallë botërore dhe kjo eksperiencë po çohet më lart nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Së katërti, në trashëgiminë e tij gjenetike, pasi vjen nga prindër me kulturë potenciale, intelektuale dhe qytetare.

Së pesti, te kultura e tij multidimension-ale që është e monitorueshme se sa bukur flet dhe sa qartë dhe potencialisht shkruan. Tolstoi i madh, thoshte se “paqartësia e fjalës është paqartësi e mendimit”. Kryeministri Rama, kur flet nuk e përsërit një fjalë dy herë dhe kur shkruan, në çdo rresht, merr ide në një stil modern. Këto avantazhe, janë per-sonale dhe të pamjaftueshme për të siguruar suksesin e qeverisjes. Populli thotë: trim i mirë me shokë shumë. Suksesi i një qeveris-jeje sigurohet kur i gjithë ekipi funksionon si një orkestër, që drejtohet me mjeshtëri nga dirigjenti, që në këtë rast është kryeministri. Vështirësitë janë të mëdha, por jo të pakapër-cyeshme.

Së pari, më i vështirë për t’u shembur, është mentaliteti bizantin, se pushteti është kthyer në një kompani biznesi, që të sjell fitime përrallore. Kjo aksiomë s’ ka nevojë për vërtetim, se është provuar dukshëm në këto 27 vjet.

Vështirësia e dytë, është gjendja e rëndë ekonomike që ndodhet ekonomia shqiptare me një krizë të trashëguar në vite.

E treta, qeveria do përballet si gjithmonë me një opozitë jo konstruktive, mohuese, denigruese e agresive, që e ka treguar profilin e saj pa filluar e majta të qeverisë. Për më tepër, kjo opozitë përbëhet nga dy “dashnorët” e kryqëzuar sa majtas-djathtas, PD-LSI, të përjashtuar nga kuplaraja për imoralitet. Opozita, jo vetëm që nuk do ndi-hmojë të realizohen reformat, por përkun-drazi, do sabotojë që ato të dështojnë për të motivuar paaftësinë e këtij ekipi qeverisës. Ata që shkatërrojnë, janë më të aftë se ata që ndërtojnë. Të shkatërrosh është më e lehtë se nuk kërkon mend,dije e aftësi, por vetëm fuqi shtazarake. Të ndërtosh, kërkon mençuri, dituri, aftësi dhe fuqi të përballosh ngarkesën e pushtetit. Dirigjenti i opozitës është një mëndje gjeniale për të shkatërruar por kurrë s’mendon për të ndërtuar. Kope-ja e hajdutëve që kanë humbur pushtetin dhe ndihen të kërcënuar nga vetingu, janë egërsuar si një kope ujqërish të uritur dhe të çoroditur shpresojnë të turbullojnë situatën nëpërmjet mitingjeve agresive. Ka ardhur koha që shkatërrimtarëve tu jepet shpërblimi i merituar, ndryshe Shqipëria s’ka për t’u rregulluar.

Qysh në kohën e Firdusit të lashtësisë, thuhej se një shtet i mirë duhet të ketë: një in-frastrukturë të mirë, ligje të mira dhe njerëz të mirë. “Kur këto tre kushte janë në unitet, atëherë mund të themi se kemi një shtet të mirë”, thoshte Firdusi. Njëra prej këtyre hallkave po të çalojë, prishet ekuilibri dhe bie balanca e pushtetit. Në kushtet e Shqipërisë tingëllojnë tepër aktuale dhe bashkëkohore këto parametra të lashtësisë. Pritshmëria e popullit është shumë e madhe. Shpresojmë të mos zhgënjehet, sepse do jetë një shokim i papërballueshëm.

Në mbyllje të kësaj analize, dua të kujtoj fjalët e Aleksandër Dymasit, i cili e mbyll romanin e tij “Konti i Monte Kristos”,me sentencën se gjithë urtësia njerëzore përm-blidhet me këto dy fjalë: “Prisni e shpresoni”. Shqiptarët edhe këtë radhë shpresojnë, se Shqipëria do bëhet...

Page 18: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

18 GAZETA SOTE Premte 19 Janar 2018

2,7,8,9,11,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Në kuadër të organizimeve për vitin jubilar të Skën-derbeut, Tiranën po e vizitojnë përfaqësues të komunitetit arbëresh në Itali, të cilët kanë ruajtur të gjallë në këngë figurën e heroit tonë kombëtar. Përfaqësuesit e komunitetit arbëresh u treguan të gatshëm të vendosin ura bashkëpuni-mi me Muzeun Historik Kombëtar. Për këtë shërbeu dhe një vizitë e saj në pavijonet e këtij Muzeu por dhe një takim me drejtorin e institucionit Dr. Dorian Koçi. Përfaqësuesit e komunitetit arbëresh treguan një interes të veçantë për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë dhe për këtë drejtori Dr. Koçi i garantoi në dhënien e ndihmesës së Muzeut Historik Kombëtar në njohjen e identitetit kombëtar të arbëreshëve dhe në nxitjen e daljes në pah të fakteve historike të historisë së Shqipërisë të asaj kohe. Delegacioni u shpreh entuziast për vizitën e tyre në pavijonet e Muzeut Historik Kom-bëtar dhe shprehën vlerësimin e tyre për historinë e popullit shqiptar që nga kohët më të lashta e deri më sot. Arbëreshët jetojnë në Itali nga shekulli XV, ku ka qenë mërgata ar-bëreshe deri shekullit XVIII, në rajonet e Abrucot, Kampaniës, Apulias, veçanërisht në Bazilikat, Moliz, Kalabri dhe Siçili. Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëria. Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushti-mit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga turqit osmane. Njihen shtatë eksode të mëdha që nisin që nga koha menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII (1780-1790). Ngulimet e fundit të arbëreshëve janë në Italinë qendrore-veriore, si në Pro-vincën e Pavias dhe të Piaçencës, po ashtu një grup i madh iu drejtua rajonit qendror të Abrucos. Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonet e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në mëmëdhe. Një nga veçoritë që karakterizon shumë këtë popull është, përveç gjuhën dhe veshjet popullore, që ruajtën me heroizëm deri sot edhe ritin fetar.

Specialistët: Situata dramatike, Ministria të zhvillojë konsultë urgjente me ekspertët

malit të Gjerë, janë të ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së shkëmbinjve. Në këtë zonë aplikohen edhe shumë nga komentet e mësipërme në lidhje me tërmetet. Përveç kësaj, ka dhe një shkëmb të madh poshtë fortesës në Gjirokastër, që ka nevojë për analizë në të ardhmen e afërt”, thuhet në këtë studim të vitit 2014.

Ministria flet për trashëgiminë, qendra historike rrënohet

Pak ditë më parë gazeta përmes një email iu drejtua Ministrisë së Kul-turës duke i kërkuar informacion për çarjen e murit të kalasë, nëse ka mon-itorim të gjendjes, plane për ndërhyrje përforcuese të mureve dhe kodrës. Por ashtu si e ka bërë traditë ministria në fillim përmendet ligji i informimit për të marrë informacione nga Ministria e Kulturës, ndërsa degradimet vazhdojnë. Sipas specialistëve situata është emerg-jente. Mjafton të shkosh në Gjirokastër pohojnë ata dhe shikon një situatë, që po degradon çdo ditë e më shumë. Në një kohë kur rrënimet vijojnë në mon-umentet e kulturës ministrja Mirela Kumbaro gjatë këtyre ditëve në daljet e saj në media ka folur për punën e madhe që sipas saj ka bërë dikasteri që ajo drejton, çfarë do të sjellë ligji i ri i trashëgimisë dhe ndryshimet e tjera. Një përgjigje për monumentet e që po rrënohen dhe masat që kërkojnë specialistët për Gjirokastrën mungon. Lajmi i këtyre ditëve është se Gjirokas-tra, Kishat e Voskopojës e Vithkuqit janë

përfshirë mes 12 kandidaturave për t'u përzgjedhur nga organizata “Europa Nostra” në programin 7 vendndodhjet e trashëgimisë më të rrezikuara në Europë. Në përgjigje të Ministrisë së Kulturës në vitin që lamë pas akade-miku Emin Riza hartues i dosjes së Gjirokastrës në UNESCO u shpreh se po rrënohen banesat monument kul-ture, ndërsa ministria merret me fjalë. “Puna e institucioneve matet me ndë-rhyrjet mirëmbajtëse dhe restauruese, që bëhen për monumentet e kulturës. Kjo është puna e institucioneve. Nuk duhen fjalë, por para për restaurimet e banesave monument kulture dhe kjo sa më parë dhe është gjendje alarmante. Ritmi i rrënimit të banesave shkon përherë në rritje” pohonte akademiku Riza. Në Raportin e Shtetit të Ruajtjes së vitit 2017, UNESCO liston një numër faktorësh që kërcënojnë qendrën his-torike. Mes tyre përmendet projektligji për trashëgiminë kulturore dhe monu-mentet ende nuk është miratuar dhe nuk ka progres në zhvillimin e një Plani të Integruar të Menaxhimit të përgjith-shëm për vendin, megjithëse duket si një nevojë themelore dhe urgjente për ruajtjen e saj. Kapaciteti mbajtës dhe shkalla e projektit të Bypass duhet të rivlerësohet në lidhje me nevojën reale të transportit dhe të minimizojë ndik-imin e tij potencial negativ në integrite-tin e vendit. Një tjetër pikë është dhe se duhet mbajtur ruajtja e moratoriumit mbi ndërtimet e reja.

Përfaqësuesit e komunitetit arbëresh, bashkëpunim me Muzeun Kombëtar

Kalaja e Gjirokastrës në rrezik, pas çarjes së mureve nis rrëshqitja e shkëmbinjve

Julia VRAPI

Kalaja e Gjirokastrës në rrezik për ekzistencën e saj, është alarmi që japin specialistët e trashëgimisë kulturore.

Çarja e mureve të kalasë, rrëshqitja e një pjesë shkëmbi dhe një masivi dherash në zonën poshtë Kullës së Sahatit në Kalanë e Gjirokastrës për specialistët është një alarm për rrezikun që i kano-set. Prof. Lida Miraj arkitekte, arkeologe, shprehet se situata është tejet urgjente dhe bën thirrje që Ministria e Kulturës të mbledhë një grup ekspertësh për të diskutuar masat mbrojtëse dhe planin afatgjatë. “Gjirokastra është në rrezik, ku bën pjesë edhe kalaja. Është e do-mosdoshme dhe shumë urgjente një konsultë në Gjirokastër me profesion-istë sizmologë, konstruktorë, gjeologë, arkitektë, restauratorë. Këto foto me muret e kalasë, rrëshqitjen e dherave, etj, tregojnë për faktin se këmbanat po bien fort”, pohon prof. Miraj, për çfarë po ndodh në kalanë e Gjirokastrës. Deri tani Ministria e Kulturës me ministren Kumbaro kanë treguar që nuk kanë marrë parasysh reagimet e special-istëve të trashëgimisë për rrezikun në qendrën historike, por sipas tyre një konsultë me ekspertët që deri tani ka munguar shërben për parandalimin e shkatërrimeve në vijim në Gjirokastër. “Domosdoshmërisht duhet bërë kon-sulta në Gjirokastër për parandalimin e shkatërrimeve të mëtejshme. Patjetër që Ministria e Kulturës duhet te mbledhë ekspertët”, vijon më tej prof. Miraj. Arkitekti Kreshnik Merxhani me pub-likimin e fotove që tregojnë se çfarë po ndodh në kalanë e Gjirokastrës shkruan se vërtetohen pasojat e një studimi që në vitin 2006, duke theksuar se kërkohet ndërhyrje për shpëtimin e Gjirokastrës. “S.O.S Rrëzohet shkëmbi dhe dheu nën kullën e çarë të Kalasë në Gjirokastër! Situata është urgjente! Parashikimet e studimit të 2006 po vërtetohen me pasoja dramatike! Sot është koha për të bashkuar fuqitë të shpëtohet Gjiro-kastra. Foto të sotme (17.1.2018)”, bën me dije arkitekti Kreshnik Merxhani në profilin e tij. Shërbimi italian i gjeolog-jisë ambientale dhe gjeo-inxhinierisë - “Menaxhimi i rrezikut të katastrofave të trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, Romë, 2014, mes të tjerave shkruan se Gjirokastra është e ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të dherave duke pohuar analiza studimi. “Gjirokastra dhe zona

Aktiviteti “Muzeu im” nga MHK, interes për nxënësit

Tenori Plaçido Domingo, vlerësim për artistin Ramë Lahaj

Në kuadër të programit “Edukimi përmes kulturës” Muzeu Historik Kombëtar organizoi aktivitetin “Muzeu im” në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë. Aktivi-teti “Muzeu im” pati interes nga nxënësit, që kishin sjellë nga shtëpitë e tyre objekte të vjetra, që në kalimin e viteve dashur padashur kanë marrë dhe vlera muzeale. Medaljone apo dekorata, objekte bronzi apo kostume popullore do të përbënin mjetet e ekspozesë. Nxënësit ishin impejuar për të nxjerrë nga errësira, ku mba-

heshin të fshehura prej vitesh objekte që dikur ishin përdorur nga gjyshet apo gjyshërit e tyre. Nxënësit Elios Dushku, Jusuf Shahini, Sajmela Allmuça, Tedi Xhebexhia, Amelia Gegolli dhe Arban Hakani kishin për-gatitur gjithashtu edhe nga një përmbledhje rreth objekteve që trashëgojmë nga familja. “Va-zoja ka rreth 120 vjet, tërësisht prej bronzi. Kurse kjo shamia e kostumit tradicional të Tiranës, e cila është e punuar me dorë, ka rreth 220 vjet që rrinë në shtëpinë time”, tha nxënësja Sajmela Allmuça.

Mezi pres të shoh një ditë publikun e mrekullueshëm të Kosovës, duke kënduar së bashku me tenorin Ramë Lahaj, thotë mes të tjerave maestro Plaçido Domingo në videon katërminutëshe, të cilën ia dedikon tërësisht tenorit kosovar. Megjithatë, dëshira e tij zor se do të mund të plotësohet, pasi Kosova ende nuk ka një sallë apo hapësirë për koncerte. Por fakti se ai di për Kosovën, publikun e saj dhe talentet, është meritë e Lahajt, i cili viteve të fundit me sukseset që ka arritur është

ngjitur në skenat më të mëdha botërore të muzikës lirike. E përkrah Domingos vetëm se e ka vulosur rrugëtimin që ka nisur. Legjenda e muzikës serioze në këtë video pohon se edhe në të ardhmen do t’i qëndrojë afër tenorit kosovar, ashtu siç ka dëshmuar deri më tani, duke e ftuar nëpër kon-certe të ndryshme, njëherësh edhe duke e shpërblyer me vendin e tretë në konkursin prestigjioz “Operalia”, i themel-uar pikërisht nga Domingo me qëllim të zbulimit dhe nderimit të këngëtarëve të rinj të operës.

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, festë zyrtare

Këshilli i Ministrave mira-toi një ndryshim në ligjin “Për festat zyrtare” në vend, si-pas të cilit data 19 shtator që është Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, zëvendësohet me datën 5 shtator, që është Dita e Shenjtërimit të saj. 5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë

të parë në gusht të vitit 1989. Shenjt Tereza, por që në mbarë botën thirret “Nënë Tereza”, një grua me fytyrë të imët, të rrudhur, të plakur, pushtoi imagjinatën e botës me përk-ushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”. Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe.

Drejtori i shërbimit gjeologjik në Gjirokastër, Çano Nora ka bërë me dije se më shqetësuese duket situata për banorët e lagjes “Cfakë”, banesat e të cilëve janë të rrezikuara në çdo moment. “Banorët duhet të ikin nga banesat, por duhet paracaktuar dhe një afat kohor kur do të fillojë ristrukturimi

i banesave dhe kur do të mbarojë, sepse pa afat kohor kur të ketë investime apo kur të lirohen nga punët e tjera in-stitucionet, zgjat shumë. Banesat duhen mbrojtur, sepse çarjet marrin përmasa më të mëdha dhe është zonë kritike që duhet mbrojtur, jo vetëm banesat por e gjithë lagjia”, thotë Nora.

Çano Nora: Banesat në lagjen “Cfakë”, në rrezik

Page 19: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

GAZETA SOT E Premte 19 Janar 2018 19

2,7,8,9,11,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Komedia “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” vepra e shkruar nga Ferdinand Hysi me regji nga Elma Doresi vijon për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar për këtë vit. Në komedi, një shef i vjetër ikën dhe një i ri vjen në drejtimin e punës. Lufta e tij e brendshme midis të vjetrës dhe të resë për të sjellë ndryshimin, emocionet dhe peripecitë që i duhen për të ar-ritur qëllimet e tij ose ndryshe për të realizuar platformën e tij. Rolet në vepër regjisorja ia ka besuar aktorëve Sokol Angjeli, Bujar Asqeriu, Ola Harizaj, Dritan Boriçi, Raimonda Bulku, Klod Hoxha, etj. Regjisorja Elma Doresi tregon se si përherë do të jetë brenda stilit të saj dhe shijes së saj. “Këtu jemi në grotesk, por nuk mungon dhe simboli”, pohon regjisorja Doresi. Vepra “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” është përzgjedhur te “Netët e leximit të dramës shqipe 2” me dramaturg Ferdi-nand Hysi. E shkruar në vitet ‘90 i flet aktualitet shqiptar. Me autorin Ferdinand Hysi reg-jisorja Doresi është hera e dytë që bashkëpunon në teatër. Ajo shprehet se veprat e shkruara prej tij përcjellin mesazhe uni-versale. “Jam e bindur se ashtu siç komunikoi vepra e tij me Vjenën “Tri mendje në Ankand” po kështu do të komunikoj dhe “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”. Është historia jonë, është aktualiteti i cili është shumë i prekshëm këto vitet e tranzicionit. Me Ferdinandin ka qenë një bashkëpunim i mirë, që nga momenti që është përzgjedhur vepra. Por ndihmë në ndërtimin e veprës na ka dhënë dhe profesor Përparim Kabo, që ka dhënë sugjerimet e tij, në fakt dhe na ka dhënë një analizë filozofike ditën e parë të provave”, tregon Doresi””, vijon Doresi. Me veprat e tij dramaturgu Hysi është pjesëmarrës në jo pak aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në festivalet mbarëkombëtare të teatrit më 1994, Tiranë me “Tri mëndje në ankand”; më 1995, me dramën “Aziloidi” që u zhvillua në Vlorë, më 2005 me “Shpirtin e Ujkut” dhe në 2012 me dramën “Testamenti” zhvilluar në Tiranë. Në këto pjesëmarrje ka marrë dy herë çmimin e parë “Alek-sandër Moisiu” për dramën më të mirë të festivalit dhe konkretisht: Më 1994 me dramën “Tri mendje në Ankand”, më 2005 me dramën “Shpirti i Ujkut”. Më 2001 me dramën “Para Semaforit” mori pjesë në Festivalin e 3-të Ndërkombëtar “Skampa”. Drama e tij “Shpirti i Ujkut” ka marrë çmime të para edhe në festivale në rajon si në Gjilan dhe Dibër.

Premiera e parë në Metropol bën bashkë artistë të njohur

në Teatrin Eksperimental. Vepra i bën jehonë Shqipërisë së sotme, asaj së vërtetës, thelbësores, të “padukshmes”, “underground”-it shqiptar. Ngjarjet zhvillohen në një rrobaqepësi, biznes fasonësh, në të cilën punojnë gra të të gjitha moshave dhe që prodhojnë rroba me etiketat “Made in Albania”. Ky është bashkëpunimi i dytë i Ça-palikut dhe Bashës, pas një suksesi ndërkombëtar në Festivalin “Drama të Reja nga Europa” në vitin 2010 në Gjermani, ku fituan çmimin e parë me “Allegretto Albania”.

Krijimtaria Ky vit ka nisur me punën për të

sjellë në skenë një premierë shqiptare në teatër, por Çapaliku është i njohur pre vitesh me veprat e tij. Në kri-jimtarinë e tij ai ka botuar: Asgjë më shumë se kaq s’ka ndodhë, (poezi), 1993, Kohë e ndalun, (poezi), 1994, Kronikë në lindje, (roman), 1996, Fjalë për fjalë, (poezi dhe prozë), 2000, Tregime për Anën, (tregime), 2002, Pesë drama dhe një korn an-glez, 2003, ku përfshihen: Tri këngë dashurie, Ftesë për darkë, Kulla e Babelit, Utopos, Këpucët. Allegretto Albania dhe drama të tjera, 2006, vëllim në të cilin përfshihen shtatë drama: Allegretto Albania, Putargat e thata, Minuta e fundit, Një engjëll në katin e njëmbëdhjetë, Ballkan expres,

I’m from Albania, Mbaje derën hapur. Krijimtaria vijon me studimet: Fishta satirik, 1995, Prijës për gjeografinë dhe sociologjinë e letërsisë shqiptare, 1997, Letërsia e interpretuar, 1998, Estetika moderne, 2004, I vetëm në Europë dhe shkrime të tjera për kulturën, 2006. Pesë komedi të përgjakshme Enti Poligrafik "Fishta" ku përfshihen komeditë: 20 vjet, 2 javë dhe 2 ditë, XXL TV, Shën Gjon Kryepremi, Një histori humbësish dhe Birrë, gozhdë dhe sapun. Vitin që kaloi Çapaliku e mbylli me romani “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”, i cili i zhvillon ngjarjet përgjatë një periudhe njëzetvjeçare, në qytetin e Shkodrës. Dy gozhdët, që mbajnë të tërhequr litarin e ngjarjeve, janë ngulur në vitin 1967, kur Shqipërinë e shpal-lin shtet ateist dhe në vitin 1985, kur vdes ai që e shpalli. Brenda këtyre dy ngjarjeve të forta, që përcaktojnë edhe segmentin më të ashpër dhe fanatik të komunizmit shqiptar, nxjerr krye një ngjarje tjetër, në dukje e vogël, që është ardhja e televizorit në shtëpinë e vendosur në qendër të romanit. Ardhja e kësaj kutie magjike, tamam në çastin kur Shqipëria po kthehej në një ishull të shkretë e të pashpresë, e ndan romanin në tre pjesë: Para (ardhjes së televizorit), Gjatë (koha kur nëpërmjet televizorit shikohej bota) dhe Mbas (koha që vjen pas vendosjes së zhurmuesit).

“Vdiq mbreti, rroftë mbreti”, Doresi vlerëson dramaturgun e veprës

Teatri i Metropolit çel sezonin me komedinë e Stefan Çapalikut “Një engjëll në katin e njëmbëdhjetë”

Julia VRAPI

Komedia shqiptare “Një eng-jëll në katin e njëmbëdhjetë” është dhe premiera e parë teatrore që vjen për pub-

likun këtë sezon artistik në Teatrin Metropol. Me autor dhe regji nga Stefan Çapaliku vepra që do të vijë në skenën e teatrit ka bërë bashkë një kastë artistësh të njohur. Prej disa ditësh provat kanë nisur në Teatrin e Metropolit për vënien në skenë të komedisë "Një engjëll në katin e njëmbëdhjetë", dhe rolet në vepër këtë herë regjisori ia ka besuar tre aktorëve. Komedia do të vijë premierë në skenën e Metropolit me aktorët Ervin Bejleri, Ilirda Bejleri dhe Erion Hinaj. Por këtij projekti teatror i bashkohet dhe skenografi Sadik Spahija, koreografi Gjergj Prevazi, muzika nga Agron Shala dhe as/regjisor Divni Gushta. Ky është grupi i artistëve më të cilët Stefan Çapaliku një nga emrat aktivë në fushën e teatrit në vend ka përzg-jedhur për të qenë pjesë e projektit të tij më të fundit në skenën e teatrit që këtë herë do të vijë premierë në Tiranë. Puna ka nisur për këtë projekt teatror, që mban emrin e autorit dhe regjisorit Çapaliku dhe ngjarjet sërish janë në të përditshmen e shoqërisë shqiptare. Në vepër një burrë dhe një grua, një dëshmitar i Jehovait, që do të përc-jellin përmes komedisë çfarë ndodh me humbjen e ekuilibrit të shoqërisë dhe marrëdhënien njerëzore. Këtë fillim viti regjisori Çapaliku e nis me një bashkëpunim për teatrin në Tiranë, ndërsa një vit më parë ai solli në skenë një tjetër vepër shqiptare. Komedia "Një zjarrfikës në oborrin e teatrit ose kanarina blu" shkruar dhe me regji nga Stefan Çapaliku pati premierën në skenën e teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Vepra teatrore “Një zjarrfikës në oborrin e teatrit ose kanarina blu” trajtonte fatin e njerëzve të teatrit në kohët që janë sot. Stefan Çapaliku është i njohur me veprat e tij në skenë dhe që trajto-jnë probleme të shoqërisë shqiptare. Kujtojmë “Made in Albania” me regji nga Altin Basha, e cila ishte premierë

Piktori Sali Musliu, fitues i “Penelit të Flakës së Janarit”

Qeveria jep 25 milionë lekë për kurimin e Moikom Zeqos

Sali Musliu, piktor gjila-nas që jeton e vepron në Gjermani, është fitues i çmimit “Peneli i Flakës së Janarit 2018”, ngjarje kulturore në të cilën është hapur edhe ek-spozita e cila do të qëndrojë e hapur deri në përfundim të këtij manifestimi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Në këtë edicion, sipas organizatorëve ka pasur prurje të shumta, por që në pamundësi që të ekspozohen të gjitha, një pjesë e tyre nuk kanë mundur të jenë pjesë e kësaj ekspozite. Kryetari

i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar artistët pjesëmarrës e komisionin dhe ka shtuar se kjo është ndër shtyllat kryesore të “Flakës së Janarit”, që në Gjilan zhvillo-het prej 27 vitesh. Ai ka uruar fituesit dhe i ka ftuar gjilanasit që ta vizitojnë ekspozitën dhe ka paralajmëruar se prioritet i tij në të ardhmen do të jetë bërja e Gjilanit me një galeri të mirëfilltë të arteve në një objekt krejt tjetër. “Ka ardhur koha për të gjetur rrugën, ob-jektin apo edhe që të ndërtohet një galeri e re”, tha ai.

Q eve r i a s h q i p t a r e s përmes një vendimi ka vendosur që të mbulojë pjesërisht shpenzimet për kurimin e arkeologut dhe shkrimtarit Moikom Zeqo. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, qeveria do të japi një shumë prej dy mil-ionë e 500 mijë lekë, shifër kjo e cila do të mbulohet nga Fondi i Sigurimeve të De-tyrueshëm të Kujdesit Shën-detësor. Shkrimtari Moikom Zeqo vuan nga një sëmundje e pashërueshme, por që mund të mbahet nën kontroll

nëpërmjet medikamenteve të nevojshme. Moikom Zeqo është sot një nga personal-itetet e njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmod-ernizmit në letrat shqipe. Më 1971 është diplomuar në Universitetin e Tiranës për filologji dhe letërsi. Më vonë është diplomuar për histori dhe arkeologji si dhe ka bërë studime pasuniversitare në Romë, në Athinë, dhe në Washington D.C.

Moikom Zeqo i jep 100 libra bibliotekës “Musine Kokalari”

Arkeologu dhe kriju-esi letrar, mjeshtri i madh Moikom Zeqo i ka dhuruar rreth 100 libra, bibliotekës publike “Musine Kokalari”, e cila ndodhet në njësinë 7 në kryeqytet. “Biblioteka e cila u inaugurua vetëm pak ditë më parë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke u kthyer nga një magazinë librash në një am-bient modern leximi, gëzon tashmë edhe 100 libra të rinj nga biblioteka personale e Moikom Zeqos”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bashkisë

së Tiranës. Historiani i njo-hur ishte vetë i pranishëm në dorëzimin e librave ku u njoh dhe me ambientet tërësisht të rikonstruktuara, të cilët ftojnë lexuesit e qytetit që të shfletojnë faqet e librave. Në 100 vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit, gruas së parë të letrave shqipe, e cila luftoi për demokratizimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare, Bashkia e Tiranës, vendosi që njërën ndër bib-liotekat e qytetit, ta emëroj pikërisht me emrin “Musine Kokalari”.

Page 20: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

20 GAZETA SOTE Premte 19 Janar 2018

2,7,8,9,11,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Në gjirin e Partizanit ka tension, pasi trajneri Starova dhe mesfushori Trashi kanë pasur një sherr mes tyre. Pra Partizanit nuk i mjaftojnë rezultatet negative ne fushën e blertë, pasi ka probleme edhe brenda grupit. Largimi i Malotës, Vilës dhe Krasniqit e ka prishur humorin. Ato largime kanë bërë që te Partizani të ketë pasiguri dhe normalisht që atmosfera nuk mund të jetë e mirë. Sherri i djeshëm me shumë mundësi ka qenë një akumulim dhe protagonistët kanë dhënë

versionet e tyre. Sipas mesfush-orit Lorenc Trashi, Starova nuk e ka në plane lojtarin, madje edhe e ka ofenduar. Gjithsesi kreu i pankinën e mohon diçka të tillë. Starova, në “Panorama Sport” ka deklaruar se është lojtari ai që ka ofenduar, pasi ka hedhur fanellën përtokë dhe kjo është e patolerueshme, përveç

faktit që ka kërkuar llogari për zëvendësimin ne miqësoren e djeshme. Tashmë drejtuesit pritet të marrin një vendim, ku sigurisht gjoba është më minimalja për futbollistin.

Kuqezinjtë e trajnerit Kristian Panuçi kanë nisur rrugën e mbarë të ringjitjes dhe po e bëjnë këtë nga ran-glista e FIFA-s për skuadrat nacionale anëtare. Kështu, Shqipëria fiton 2 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s në rang kom-bëtaresh. Kuqezinjtë, nga vendi i 62-të që ishin një muaj më parë, klasi-fikohen të 60-ët, me 553 pikë. Kjo ngjitje, edhe pse përfaqësuesja kuqezi nuk ka zhvilluar ndeshje, shpjegohet me rënien e drastike të

Haitit, por edhe humbjes së pikëve të Bregut të Fildishtë. Sa i përket Kosovës, përfaqësuesja më e re europiane ka humbur një vend, duke u pozicionuar e 178-a, si rrjedhojë e ngjitjes së Kuvajtit. Sa u përket ren-ditjes së 10 skuadrave më të mira, nuk ka asnjë ndryshim. Kryeson Gjermania, e ndjekur

me radhë nga Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili. Edhe në këtë rast “status quo”-ja në top-10-she shpjegohet me mungesën e ndeshjeve.

Xherdan Shaqiri është futbollisti më i mirë në sezonin aktual te skuadra e tij Stoke City. Kjo, sipas rezultateve të “Sky Sports”, që ka përzgjedhur lojtarët më të mirë të secilit klub të Premier Ligës. “Power Rankings” reflekton per-formancën e futbollistëve duke i dhënë pikë në 32 statistika të ndryshme. “Pady-shim, Xherdan Shaqiri ka qenë top-lo-jtari i Stoket gjatë serisë së rezultateve që shpien në largimin e Mark Hughesit pas katër vjetësh e gjysmë në klub. Shaqiri është golashënuesi më i mirë në skuadër bashkë me Erik Maxim Choup, me nga katër gola, dhe ka asistuar më së shumti, pesë herë. Ai ka 19 gjuajtje në portë dhe 23 raste të krijuara”, ka shkruar “Sky Sports” për kosovarin.

Para dy sezonesh, mesfush-ori serb luante për Genkun në Belgjikë. Lacio dhe Fiorentina interesoheshin për lojtarin dhe në fund fitoi Tare. 18 milionë euro të paguara dhe Sergej Milink-oviç-Saviç u vesh bardhekaltër. Nga ai moment 22-vjeçari është rritur bashkë me Lacion e tij. Sot gjysma e Europës kërkojnë shërbimet e lacialit. Juventus, PSG, Mançester Junajted sa për të përmendur disa emra. Presidenti Lotito ka vendosur çmimin e mes-fushorit. Kush do Milinkoviç-Sav-iç duhet të paguajë 150 milionë euro. Plot 8 herë më shtrenjtë sesa e bleu Igli Tare.

VLERËSIMI

LËVIZJA

MERKATO

Në datën e fundit të regjistrimit zyrtar hedh kandidaturën për president arbitri Shpëtim Hala

Komplikohet gara për kreun e FSHF, Dukën e Finon i rivalizon një gjyqtarAdriatik BALLA

Bashkim Fino dhe Ar-mando Duka nuk janë kandidatët e vetëm në garë për kreun e FSHF-

së. Dje u regjistrua zyrtarisht në garë dhe një personazh tjetër dhe ai vjen nga bota e futbollit, pasi ka ushtruar profesionin e gjyqta-rit për disa kohë në Itali. Kështu, ish-gjyqtari Shpëtim Hala është kandidat zyrtar për kreun e FSHF-së. Ai është propozuar nga klubi i Delvinës dhe shoqata e arbitrave. Hala mbahet mend në ambientin sportiv si gjyqtari që hoqi dorë nga profesioni për shkak të raciz-mit. Ai prej 6 vitesh ishte gjyqtar në Itali duke arbitruar kryesisht në kategoritë inferiore italiane, por që për shkak të racizmit dhe dhunës verbale të ushtruar u de-tyrua ta lërë atë profesion dhe të rikthehet në Shqipëri duke ush-truar profesionin e gazetarit. Më herët ish-gjyqtari ka bërë kërkesë në federatë për të qenë pjesë e arbitrimit si vëzhgues apo edhe gjyqtar i mirëfilltë, mirëpo nuk është pranuar. Në një intervistë që ai ka dhënë për “Balkanweb”, është shprehur se është më i fortë se dy rivalët e tjerë dhe shpreson që të ketë një garë të ndershme e të drejtë, ku të vlerësohen jo emrat, por platformat e konkurrentëve. “Unë kam një kontribut modest në futboll, kryesisht si arbitër futbolli në Itali. Kandidimi ishte një inicia-tivë e imja personale, pasi mendoj që mund të jap diçka në drejtimin e Federatës. Kam patur shumë kontakte gjatë këtyre ditëve me

shumë drejtues klubesh. Premtime pa fund. Në bisedë me drejtues e klubit të Delvinës u binda se ishte diçka e përshtatshme. Prano-va këtë propozim sikurse edhe mbështetjen e shumë klubeve të tjera dhe të Shoqatës së Arbitrave”, shprehet Hala. Ai pranon se në fillim ishte një propozim i klubit të Elbasanit, por në fund kishte zg-jedhur të përfaqësohej me votën e klubit të Delvinës. “Është e vërtetë,

por unë pranova që propozimi të ishte nga një ekip si Delvina, sepse jam kandidat për President i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe jo i një qarku të caktuar”, shtoi ai. Hala nuk la jashtë vëmendjes rivalitetin e fortë që do të ketë me Finon e Dukën, duke thënë me eu-fori se është më i fortë se ata por shpresonte të kishte garë të rreg-ullt. “Përderisa pranova të jem në garë mendoj që jam unë më i fortë.

Nëse ka rezultateve negative që mund të vinin në “kritikë” ekipin e Skënderbeut, janë ndeshjet mi-qësore. Pavarësisht se nuk kanë asn-jë vlerë në pikë, ndeshjet e shumta të humbura në miqësore, linin vend për të ngritur një pikëpyetje rreth vëmendjes së treguar në përgatit-jen e këtyre ndeshjeve, pavarësisht rëndësisë së tyre. Skënderbeu e mbyll me fitore miqësoren e fundit gjatë fazës përgatitore dimërore në Antalia të Turqisë. Formacioni i Ilir

Dajës iu imponua 2-1 skuadrës së Premier League-s së Kazakistanit Aktobe. Ajo që bie në sy në këtë test është fakti që Emiljano Vila, i mbërritur ditët e fundit në kampin korçar pas largimit nga Partizani ka debutuar me gol, duke zhbllokuar këtë takim që në minutën e 16-të. Mesfushori durrsak e nisi ndeshjen titullar së bashku me Shehin, Van-gjelin, Radasin, Jashanicën, Micin, Osmanin, Lilajn, Muzakën, Gavazajn dhe James. Kundërshtarët kazakë

arritën të barazonin në pjesën e dytë, por në minutën e 81-të, Demte, një nga lojtarët e hedhur në fushë si zëvendësues, realizoi golin e fitores për Skënderbeun në këtë miqësore të fundit, para kthimit në Shqipëri. Kjo ishte miqësorja e katërt e Skënder-beut në Antalia, ku më parë kishte arritur të merrte 2 humbje dhe një barazim. Pas këtyre ndeshjeve dhe përgatitjeve dyjavore Skënderbeu do të kthehet në Korçë për të vijuar për-gatitjet deri në nisjen e kampionatit.

Skënderbeu e mbyll fazën përgatitore në Antalia me fitore në miqësore

Tare e bleu për 18 mln euro, sot Milinkoviç vlen

dhjetë herë më shumë

“Sky Sports”: Xherdan Shaqiri,

më i miri i Stoke Sitit

Duka ka bërë histori në drejtimin e futbollit në Shqipëri. Mendoj se ka punuar mirë. Fino ka kontribute në politikë. Nuk e di se si mund të jetë si drejtues i Federatës. Gara është e hapur. Mediatikisht janë të dy të fuqishëm, por janë platformat që duhen votuar jo emrat. Në rast se respektohen rregullat e lojës do të ketë garë të drejtë. Unë jam pjesë e garës për ndershmëri dhe rregull. Në të kundërt nuk do të bëhesha pjesë”, vijoi Hala, i cili prej ditës së djeshme është kandidat zyrtar për president të FSHF-së, zgjedhjet për të cilin zhvillohen më 7 shkurt në asamblenë e federatës që zhvillo-het në Durrës. Interesant është dhe interpretimi i këtij “kandidati” nga portali “Sportal.al”, që cilësohet shpesh afër FSHF-së dhe Dukës. “Tani më nuk do të kemi një garë dyshe. “Arbitri” është futur mes dyshes Duka-Fino. Jashtë sportit, kjo është një skemë e njohur në Shqipëri. Pothuajse në çdo fushë. Sidomos në politikë. Gjithmonë lind nevoja për një “të tretë” kur përballen dy të fortë. Memorja na çon në duelin Rama-Basha për kreun, jo të futbollit, por atë të kryeqytetit. Garë e “egër” deri në limite. Garës ju bashkua dhe Hysni Milloshi i cili mori pak vota, por më shumë se diferenca midis fituesit dhe humbësit. Nëse nuk do garonte, ato vota do merrnin drejtim tjetër dhe rezultati nuk do ishte i njëjti. E lëmë politikën. Kthehemi te futbolli. Edhe pse ka pak mundësi fitimi, Shpëtim Hala do tentojë kreun e FSHF. Ose të paktën do “dëmtojë” njërin kandidat. Ndodh gjithmonë kështu”, shkruan “sporta.al”.

Klubi italian i Sampdorias është duke përgatitur një goditje për në merkaton e verës. “Sky Sport” rapor-ton se blutë e drejtuar nga trajneri Xhampaolo, kanë shfaqur interes për mesfushorin me shqiptar Heku-ran Kryeziu. 24-vjeçari është pjesë e Luzernës në kampionatin zviceran dhe pëlqehet nga drejtuesit e klubi italian, të cilët dëshirojnë ta mar-rin me parametra 0 mesfushorin, pasi në verë i përfundon kontrata. Kryeziu është pjesë e përfaqësuese së Kosovës, ndërsa në të kaluar ka veshur fanellën e moshave të Zvi-crës. E ardhmja e 24-vjeçarit pritet të jetë e suksesshme, kjo për shkak të talentit që ai zotëron.

Hekuran Kryeziu, një tjetër talent i shtohet kolonisë

shqiptare në Serie A

Shqipëria përmirëson dy vende në FIFA, Kosova humbet një pozicion për janarin

SHERRI/ Starova dhe Trashi sqarojnë zënkën mes tyre, kanë qëndrime të kundërta

“Përderisa pranova të jem në garë mendoj që jam unë më i fortë. Duka ka bërë histori në drejtimin e futbollit në Shqipëri. Mendoj se ka punuar mirë. Fino ka kontribute në politikë. Nuk e di se si mund të jetë si dre-jtues i Federatës. Gara është e hapur...”

Page 21: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

GAZETA SOT E Premte 19 Janar 2018 21

2,7,8,9,11,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Erion Bogdani ka vlerësuar

mjaft lart portierin e Kombëtares tonë, Thomas Strakosha. Në një intervistë për mediat italiane, ish-sul-muesi i Kombëtares ka treguar bindjen e tij se Strakosha mund të përmirësohet edhe më shumë në vijim, ndërsa garanton paraqitje të tilla për një periudhë të gjatë. “Unë jam shumë i lumtur për paraqitjet e tij, e njoh mirë pasi është pjesë e përfaqësueses tonë. Aftësitë e tij tani janë të dukshme për të gjithë, po pa-raqitet me të vërtetë mirë. I jep qetësi skuadrës, po zhvillon një kampionat të mirë. Përveç të tjerave është edhe i ri, ka mundësi të mëdha përmirësimi. Lacio ka gjetur portierin edhe për të ardhmen”, u shpreh Bogdani.

MIQËSORET

DEKLARATA

Mesfushori shpreson të jetë në formë maksimale për duelet e ardhshme të Kombëtares

Abrashi kalon dëmtimin, Kombëtarja e llogarit për eliminatoret e EuropianitAdriatik BALLA

Lojtarët e Kombëtares po shfrytëzojnë ditët e fundit të merkatos së dimrit për të bërë lëvizjen e duhur

për të ardhmen e karrierës së tyre, por këtu futen ata futbollistë që nuk kanë një skuadër ku të luajnë ose nuk kanë gjetur hapësirat e nevo-jshme në skuadrat e mëparshme. Dy lojtarë që ishin në këto pozita, Ergys Kaçe dhe Naser Aliji, janë në pritje të mësojnë skuadrat e tyre të reja. Për Kaçen flitet se në fund të kësaj jave do të firmosë me Pana-thinaikosin, kurse Aliji ka qenë në “radarët” e klubit të Grasshopers në Zvicër. Por ende lëvizja zyrtare nuk ka ndodhur dhe lojtarët janë në ankth e presin me padurim të gjejnë ekip për të luajtur. Një tjetër lojtar që nuk ka ekip është sulmuesi Azdren Llullaku, i cili është larguar nga Astana e Kazakistanit dhe është kthyer te Gaz Metan në Rumani, por vetëm për stërvitje. Natyrisht, ka dhe lojtarë të tjerë që kanë ekip, por duan të lëvizin për t’i dhënë vazh-dimësi karrierës së tyre e një ndër ta është Ledian Memushaj, i cili pritet këtë fundjavë të kalojë zyrtarisht te Bari në serie B. Ka të tjerë që e kanë ekipin por duan të luajnë e të kenë minutazh, për të mos humbur ftesën e tyre në Kombëtare. Një prej tyre është “motorri” i Kombëtares, Amir Abrashi, i cili në pjesën e parë të sezonit nuk ka luajtur rregull-isht për shkak të dy dëmtimeve të njëpasnjëshme që e kanë mbajtur shumë kohë jashtë fushe. Dëmtimi i fundit e mbajti larg fushës për 6 javë, por Abrashi ia doli dhe një herë të rikuperohet dhe tani është në formë të mirë, madje skuadra e tij Freiburg

e ka aktivizuar në ndeshjet e fundit miqësore që ka zhvilluar në Spanjë dhe kosovari nuk ka zhgënjyer. Ai është shprehur për mediat gjermane se Kombëtarja Shqiptare e Futbollit e ka motivuar atë së tepërmi dhe është një mundësi që ai nuk e lë asn-jëherë pas dore, sepse është zgjedhje zemre. Sipas mediave gjermane që e kanë kontaktuar lojtarin, Amir Abrashi është i lumtur që në fund-javë arriti, pa pësuar lëndim, të për-fundojë ndeshjen kundër Eintraht Frankfurtit (1:1), në kuadër të xhiros së 18-të të Bundesligës gjermane. Ishte ndeshja e parë e 27-vjeçarit pas pauzës prej gjashtë ndeshjeve rresht në Bundesligë. Në fakt, lëndimet e shpeshta gjatë këtij edicioni e kanë lënë atë jashtë fushës për 14 ndeshje të këtij edicioni në Bundesligë, deri-sa 18 janë luajtur gjithsej. Ai pranon

se faji ishte i tij, pasi kthehej në stërvitje e lojë pa u kuruar mirë. Por situata e vështirë tashmë ka kaluar dhe Abrashi shpreson të mos dëm-tohet më dhe të japë kontributin e tij për Freiburgun. Ai është një mes-fushor energjik që vrapon shumë, shkatërron sulmet e kundërshtarëve dhe ndërton sulmet e ekipit të tij, duke qenë polivalent në pozicionin e tij në mesfushë. Edhe vetë medi-at gjermane e cilësojnë një armë të rikthyer për Freiburgun, sepse Abrashi as e diskuton formacionin titullar. Duke u kthyer te Kombëtar-ja, Abrashi është planifikuar nga trajneri Kristian Panuçi si pjesë e skuadrës përfaqësuese për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve që do të nisin në shtator të këtij vit, pra për eliminatoret e Europianit të ardhshëm, ku ambiciet e kuqezinjve

Federata Shqiptare e Futbollit kan-didoi për Superkupën e Europës 2020, një proces i hapur që realizohet çdo vit në UEFA. Dëshira e FSHF është që sportdashësit shqiptarë të shohin nga afër dy ekipet më të mira të vitit 2020, që do të jenë fituesja e Champions dhe ajo e Europa League. Kejdi Tomorri, shefi i komunikimit në FSHF, tha se Shqipëria ka shanset e saj për ta fituar këtë projekt. Këtë herë mendojmë se kemi shumë më tepër shanse përsa i përket fitimit të organizimit të Superkupës në

Shqipëri, sepse nuk garojmë me një stadium në letër, por me një kompleks real dhe impiant real, i cili është nga më të mirët në rajon dhe me parametrat më të larta të kërkuara nga UEFA. Gara nuk është aspak e lehtë. Kandidaturat e tjera janë serioze: nga impianti “Do Dragao” në Portugali, “Grand Stade de Nice” në Francë, “Sami Ofer” në Haifa të Izraelit, “Almaty Central Stadium” në Kazakistan, “Dinamo Stadium” në Minsk të Bjellorusisë, “Helsinki Olympic Stadium” në Finlandë apo “Zimbru Sta-

dium” në Moldavi dhe “Windsor Park” në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast. Kemi shtete të tjera kandidate, vende mjaft të fuqishme dhe me infrastrukturë mjaft të zhvilluar, si Franca, Irlanda apo Finlanda. Megjithatë, me stadiumin që kemi mendojmë se jemi kandidatë po-tencialë për organizimin e Superkupës 2020. Afati për dorëzimin e dokument-acionit është data 29 mars ora 18:00. Pas kësaj date UEFA ka ngritur një komision të posaçëm për shqyrtimin e dokumentacionit të të gjitha federatave.

“Arena Kombëtare”, Shqipëria aplikon të presë Superkupën e Europës 2020

Bogdani: Me Strakoshën Lacio ka gjetur

portierin e të ardhmes

Tirana e Teuta barazojnë në Antalia, loja lë për të dëshiruar

janë të kualifikohen në Europian. Natyrisht, Abrashi e di mirë që në Kombëtare nuk ftohesh po nuk lu-ajte dhe nëse nuk ke minutazhin e duhur, mundësisht të jesh titullar me ekipin tënd në kampionat. Prandaj ai thotë se Kombëtarja e motivon, sepse me synimin për të qenë pjesë e kuqezinjve ai përpiqet më shumë në stërvitje dhe kështu siguron for-macionin titullar me Freiburgun. Të gjithë presin që në pjesën e dytë të sezonit ai të jetë një lojtar që bën dif-erencë dhe të ndihmojë Freiburgun të realizojë objektivin e vet në Bun-desligën gjermane. Dhe objektivi është thjesht mbijetesa, pasi trofetë janë gati të pamundur për pozitat që ka kjo skuadër në renditje.

Sulmuesi i Kombëtares tonë, Azdren Llullaku, ka dhënë një intervistë për mediat rumune, konkretisht për “GSP”, ku është shprehur se refuzoi 600 mijë euro në sezon për të kaluar në një kampionat tjetër ku do të ketë mundësinë të luajë rregullisht. “Po, vendosëm të mbyllnim kontratën. E pashë që gjërat nuk po shkonin mirë, jam i ri, kam të ardhmen përpara, nuk desha të rrija atje për para dhe të mos luaja. Mendoj se mund të tregoj përsëri cilësitë e mia. Nuk e di, mund të shkonte ndryshe, por tani nuk ka më rëndësi. Thjesht shoh përpara”, u shpreh Llullaku. Më pas sulmuesi sqaron situatën aktuale dhe dëshirën që të qëndrojë te Gaz metani në Rumani. “Tani stërvitem me Gaz Metan. Fola

me trajnerin, presidentin dhe i falënderoj që më pranu-an. Pres të firmos me një skuadër të re, shpresoj që të jem sa më afër që të jetë e mundur me familjen. Kam oferta nga Rumania, por edhe nga klube jashtë saj. Jam më shumë i prirur ndaj klubeve jashtë, por të shohim. Asgjë nuk përjashtohet, kam kohë mjaftueshëm për një vendim”, shtoi Llullaku. Më pas ai komenton edhe situatën në ish-klubin e tij, Gaz Metan dhe riktheu në vëmendje momentet e tij më të mira me këtë skuadër. “Vitin e kaluar u larguan shumë lojtarë, kjo është arsyeja. Edhe unë e lashë ekipin. Por ky është futbolli, kur një lojtari i shfaqet mundësia e jetës, ai mendon për famil-jen dhe merr vendimin më të mirë për të. Asokohe unë

dëshiroja absolutisht që të largohesha nga kategoria e katërt dhe të shkoja jashtë Italisë, Atje kisha probleme si ekstra-komunitar dhe nuk mund të ngjitesha më lart. Isha i lumtur kur mbërrita në Rumani dhe doli që ishte një vendim i zgjuar”, vijoi Llullaku. Në fund, sulmuesi kuqezi rrëfen edhe ambiciet e së ardhmes dhe vendimin për një tërheqje të mundshme, gjë që nuk e sheh aktuale. “Nuk dua të tërhiqem kaq shpejt. Shpresoj të luaj edhe 6-7 vite të tjera. Më pëlqen futbolli shumë, jetoj për këtë sport! Po mendoj ende për të ardhmen time. Shpresoj të gjej zgjidhjen më të mirë dhe të mos bëj një gabim të ri, siç bëra kur shkova në Kazakistan. Shpresoj të kaloj një vit të mirë, siç ishte ai 2016”, përfundoi Llullaku.

Llullaku flet nga Rumania: Bëra gabim të madh që shkova në Kazakistan

Tirana ra një kategori më poshtë sezonin e kaluar dhe tani luan në Kat-egorinë e Parë. Fansat e saj nuk pa-jtohen me këtë dhe prej kohësh shig-jetojnë presidentin Refik Halili. Një protestë shumë e veçantë ka ardhur nga ana e tifozëve të Tiranës. Grupimi besnik i këtij ekipi, “Fanatics”, e kanë shprehur protestën e tyre ndaj klubit në një mënyrë krejtësisht origjinale. Teksa grupimi do të fillojë organ-izimet edhe për këtë vit, nëpërmjet kartave të anëtarësimit, ajo që bie në sy janë detajet e përdoruara nga ana e tyre. Kështu, karta e anëtarësimit dhe bluzet e veshura nga ana e këtyre tifozëve, do të jenë në ngjyrën e zezë për të dëshmuar vitin e errët që ka kaluar Tirana këtë sezon.

QËNDRIMI“Fanatics” tjetër shuplakë për Halilin, shirit të zi në

bluzë për dështimet

Miqësoret turke të klubeve shqiptare nuk kanë mbaruar, pasi ditën e djeshme tre ekipe kanë zbritur në fushën e blertë. Tirana, që ka mbërritur e fundit në Turqi, u përball me kazakët e FC Tobol, në një ndeshje që nuk nxori fitues. Të parët shënuan bardheblutë me anë të Grecës. Në pjesën e dytë Tobol gjeti golin e barazimit. Në barazim u nda edhe ndeshja Teuta-Aityra. Asnjë prej skuadrave nuk shënoi dot, duke u mbyllur gjithçka me rezultatin e bardhë 0-0. Fitore arriti vetëm Skën-derbeu kundër Aktobe, me rezultatin 2-1. Ndërsa Skënderbeu do të kthe-het në shtëpi, për Tiranën ditët turke do të vijojnë edhe ca, sepse ajo sapo e ka nisur fazën e saj përgatitore.

“Abrashi e di mirë që në Kombëtare nuk ftohesh po nuk luajte dhe nëse nuk ke minutazhin e du-hur, mundësisht të jesh titullar me ekipin tënd në kampion-at. Prandaj ai thotë se Kombëtarja e motivon, sepse me synimin për të qenë pjesë e kuqezinjve ai përpiqet më shumë në stërvitje...”

Page 22: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

22 GAZETA SOTE Premte 19 Janar 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Kanye West dhe Kim Kardashian refuzojnë ofertat për foto të fëmijëve

1-Kompozitori Kongoli...2-Një, për italianët...3-Kontroll i botimeve apo letrave të tjera para se të dorëzohen nga organi përkatës...4-Fuçi druri për bulmet...5-Organizatë terroriste baske...6-Kompozitori Arapi në inic...7-Fjalë që tregon burimin e një lajmi...8-Shtet në gadishullin arabik me kryeqytet Muskat...9-Fshat turistik buzë liqenit të Pogradecit...10-Shkencëtari francez Amper në inic...11-Vërteton identitetin...13-Pjesë, rriske...14-Pyll me dushk dhe shkurre të dendura...16-Personazh tek filmi “Komisari Dritës”, i shquar...17-Njeri muaj i vitit...18-Një komedi e Shekspirit “...e dymbëdhjetë”...20-Luftëtar që del malit për liri...22-Humoristi italian Paolo Vilaxhi, i mbiquajtur....23-Pasuri shtetërore...24-Figurë tek letrat...25-Drejtues partie...26-Sëmundje e rëndë e mushkërive..27-Një nënë nga krahinat e veriut...29-Shkrimtari Zija...30-Qytet në Francë ku zhvillohet festivali filmit....31-Politikani dhe historiani Paskal...33-Ak-tori amerikan...Gibson...34-Lumë në veri, degë e lumit Drin...35-Lloj kërcimi modern...36-Çlirimi i Kosovës...37-Vend i cekët ku mund të kalohet lumi...

1-I thonë qenit femër...4-Aktorja italiane Laura...7-Është lëndë djegëse për motorat, nxirret nga kullimi i naftës...12-Një nënë gjirokastrite...13-Një shpend grabitqar që rron shumë...14-Është shkenca që studion përbërjen e ndërtimin e lëndëve, vetitë dhe shëndrrimin e tyre...15-Njëlloj si kus-hte...17-Dru i gdhendur për të rrahur rrobat në lartje apo për të shirë gru-rin....18-Përemër vetor...19-Mbaroi, me dialekt...20-Lloj peshku liqni i ngjan troftës me pika të kuqe në trup...21-Mjet sinjalizues për anijet...22-Dele me lesh të dredhur...23-...Godunov, një opera nga Çajkovski...24-Ka dhe lojëra të tilla...25-Pikë turistike në veri...26-I thonë edhe larva, kafshë uji e sapo dalë nga veza...27-Lumi i Tiranës...28-Ndryshe për mendimin...29-Është metal i fortë që del nga bashkimi i hekurit me karbon...30-Titull fisnik në një peran-dori...32-Në fillim të diskutimit...33-Markë cigareje italiane...34-Ndryshe për shumëzuesin...36-Variete rrushi...37-Shkuan...38-Notë muzikore...39-Public-itet...40-Një ndër filamt e parë shqiptar...41-Stadiumi..Dovano...

Kanye West dhe Kim Kardashian refuzojnë ofertat për foto të fëmijëve. Kanye West dhe Kim Kardashian kanë mundur që të fitojnë deri në pesë milionë dollarë për foto të fëmijëve të tyre, por super çifti kanë refuzuar ta bëjnë këtë. TMZ raporton se dyshja ka refuzuar një ofertë multi milionëshe për fotografitë e shumëpritura. Burimet e afërta me çiftin thonë se disa klube kanë bërë oferta nga 2 deri 5 milionë dollarë, që menjëherë u refuzuan. Familja ka vendosur për këtë për shkak të siç thuhet nga disa burime “moralit dhe sigurisë”. Plani është që të publikohet fotoja e parë e fëmijët kur Kim dhe Kanye të ndihen gati për këtë. Kim dhe Kanye nuk kanë shitur as të drejtat e North dhe Saint. Në vend të

kësaj, Yeezy debutoi duke plasuar një foto të North në emisionin e vjehrrës së tij, Kris Jenner, teksa Kim e shpërndau foton e Saint në faqen ueb të saj dhe aplik-acion. Por edhe pse kanë tre vjet të martuar Kanye West nuk ia heq sytë bashkëshortes së tij Kim Kardashian. E në fakt nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur ylli i Reality Show-t “Keeping Up With Kardashians” përpiqet gjith-një ta kurojë veten deri në detaj dhe të eksperimentojë gjithnjë me lookun e saj. Ata janë fotografuar nga mikesha e tyre në avion, teksa po shkojnë në ditëlindjen e modeles Chrissy Teigen. Kim Kardashian shfaqet me një krehje tjetër flokësh dhe me një stil pak më ndryshe seç jemi mësuar ta shohim.

Nxënësi mbetësNjë profesoreshë tepër e rreptë e

gjuhës italiane merr në pyetje një stu-dent të cilin e kishte ngelur disa herë rresht. Pas një pushimi të shkurtër ajo e pyet studentin:

-Më thoni Tomi. A ju duket intere-sante kjo klasë?

Djali përgjigjet:-Sigurisht që po zonja mësuese.Më pas profesoresha e pyet sërish:-Përse ju duket kaq interesante?Studenti:-Ndoshta ngaqë ka studentë tepër

të zot, zonja mësuese.Mësuesja sërish:-Ju nuk jeni i tillë, atëherë përse

ndodheni në këtë klasë?Tomi nuk mund të duronte më

dhe i përgjigjet mësueses duke dal nga klasa:

-Ndoshta ngaqë ju bëj shoqëri juve zonja mësuese.

Ndihma e fqinjitNjë burrë i drejtohet fqinjit të

tij tepër i dëshpëruar. Fqinji e sheh burrin të shqetësuar dhe e pyet:

-Çfarë të ka ndodhur në këtë orë të natës?

Burri përgjigjet:-Të lutem më ndihmo. Vjehrra

ime do të hidhet nga dritarja.Fqinji:-Po, si mund të të ndihmojë unë

në këtë rast?Burri me një frymë i thotë:-Më duhet menjëherë një

kaçavidë?Fqinji i çuditur e pyet:-Nuk e kuptojë domosdo sh-

mërinë e kaçavidës.Burri më në fund përgjigjet:-Sepse doreza e dritares është

bllokuar dhe nuk mund të hapet. Kështu që vjehrrës mund t’i kthehet mendja që të mos hidhet.

Shitja e gabuar e ilaçit

Një farmaciste telefonon men-jëherë klientin e saj dhe i thotë:

-Duhet të më falni, por kam bërë një gabim. Ju kam dhënë penicilinë në vend të aspirinës.

Klienti e pyet nga ana tjetër e telefonit: -A ka ndonjë ndryshim?

Farmacistja përgjigjet:-Sigurisht penicilina është dy

euro më shtrenjtë.

k u l t u r e www.sot.com.al

2 5 6

7 5 8

4 6 2 3

1 9

3 4

1 5

4 9 6 2

2 3 4

5 7 1

2 3

9 8 5 2

7 8 4

5 3

7 2 6 3 1

1 4

9 1 8 2

7 2 4 5

4 1

1 2 7

4 7 5 8

1 8 6

8 9 6

3 7

4 3 1

2 1 5

8 6 9 5

5 9 6

Page 23: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

GAZETA SOT E Premte 19 Janar 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Do të jeni shumë emotiv sot kur do të jetë fjala për punët personale. Mos lejoni askënd t'iu vërë me shpatulla pas muri.

23 shattor-22 tetor

Do të keni përfitime nga një iniciativë e marrë kohët e fundit. Nëse doni të mos blloko-ni biznesin tuaj duhet të mbyllni çështjet që keni lënë pezull.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Sot do të jeni tërë ditën pa humor. Jeni treguar jo i sin-qertë për një kohë të gjatë me njeriun e zemrës; bëni mirë të flisni hapur sot.

Ditën e sotme do të ndi-heni plot me energji të pa-shtershme, sidomos nëse “nu-hatni” mundësinë e dëfrimit apo të aventurave të reja.

Keni kohë që po mendoni për disa ditë pushimi. Është momenti i duhur për t'i marrë ato. Do të takoni dikë që i për-ket të kaluarës.

Dashi Demi

Sot do të keni dëshirë të ndihmoni të tjerët. Mundohuni të qëndroni të tillë për gjithë ditën. Bëni mirë që mbrëmjen ta kaloni në prani të miqve.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Përdorni sharmin tuaj dhe do t'ju jepen favore. Mund të bëni ndryshime që do influenco-jnë në të ardhmen. Përmirësim i gjendjes financiare.

Nëse doni të hidhni hapa në karrierë, shmangni përplas-jet me kolegët: edhe pse, nuk dini ende se në cilën anë do të hidhen ata më të rëndësishmit.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Një sjellje e juaja mund të keqkuptohet dhe dikush do t'ua kthejë me të njëjtën monedhë. Duhet të tregoheni më të ku-jdesshëm për shëndetin tuaj.

“Apple” , 38 miliardë USD taksa nga përfitimet

Përfshirja juaj me njerëz që ju interesojnë do t'iu çojë në një lidhje që do t'iu ndihmojë të jepni idetë tuaja krijuese për fushën.

Horizontal

Nuk keni pse nënsht-roheni nëse dikush kërkon akoma më shumë prej jush dhe ju mban gjithë kohës nën presion të vazhdueshëm.

Do t'ju bëhet një propozim për një punë të re, që do t'ju duket e leverdisshme ekono-mikisht, por duhet të vlerësoni gjithçka para se të vendosni.

Gjigandi amerikan i teknologjisë, “Apple” do të paguajë 38 miliardë dollarë taksa për përfitimet e realizuara jashtë vendit, për shkak të reformës së re fiskale të votuar nga SHBA-ja, njoftoi kompania. “Një pagesë kaq e konsiderueshme do të jetë më e madhja e këtij lloji e bërë ndonjëherë”, theksoi sipërmarrja ameri-kane në një komunikate, duke theksuar se aktualisht është kontribuuesi i parë në Amerikë. Kjo kompani, në krye të klasifikimit në bursat botërore, theksoi gjithashtu se: “do të kontribuojë drejtpër-drejt në ekonominë amerikane me më shumë se 350 miliardë dollarë në pesë vitet në vijim, duke krijuar 20000 vende pune apo investime pranë furnitorëve dhe nënkontraktorëve të tij në SHBA”.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Një rekord i ri është vendosur për fluturimin më të shpejtë ndonjëherë transat-lantik në një avion pasagjerësh, pas një flu-turimi nga Nju Jorku në Londër, për pak më shumë se pesë orë. Sipas mediave të huaja, ka qenë aeroplani Boeing 787-9 Dreamliner norvegjez, i cili ishte në gjendje të arrinte një shpejtësi maksimale prej 1248 km/h ecur me shpejtësi në të gjithë Oqeanin Atlantik, “duke shfrytëzuar erën”. Siç thuhet më tej, ai u “shty nga era”, e cila në udhëtimin 5565 kilometrash ishte e fortë që në atë kohë arriti në 325 km/h. Kjo do të thotë se fluturimi DY7014 i së hënës nga “John F. Kennedy International Airport”, në Gatwick - Londër mori vetëm një total prej pesë orësh dhe 13 minutash, duke “kursyer” 53 minuta nga kohëzgjatja e pritur e fluturimit.

Fjalëkryq i shifruar

1-Vjershë lirike apo pjesë muzikore me përmbajtje të trishtuar e të përjavshme...6-Është kafshë shtëpijake femër...7-Thërrasin tifozat në stadiume...8-Përemër vetor...9-Ndajfolje sasi-je...10-Mjet sinjalizimi për anijet...11-Analisti Henri...12-Ka për kryeqytet Jordania...16-Qeveria e fshatit...17-Lumë në Rusinë Lindore, buron nga malet Verkojansk dhe derdhet në detin e veriut...18-Shtet në Afrikën Perëndimore me kryeqytet Librevill...19-Ish aktroja italiane...Man-jani...20-Ato duhet të ulen e të bisedojnë...22-Hu-moristi anglez Atkinson në inic...23-Një qytet bregdetar tek ne...24-Notë në pentagram...25-I thonë ndryshe plenct të pulës...26-Është kaf-shë shtëpijake...27-Pakot...29-Një shtet gjiton me Iranin...30-Kripë italiane, mbrapsh...31-Ai ecën vetë tek filmi...32-Det në Rusi që ka lidhje me Detin e Zi....33-Vendqëndrimi i ani-jeve...35-Bega i humorit...36-Njëlloj si dhënie fjale...37-Petrit Tafa...38-Zift...39-Makinat e Ko-rçës...40-Janë ato edhe elegtromagnetike...41-Prift ortodoks...42-Arabia Saudite ka për kryeqytet....43-Françesko...ish futbollisit i Romës...

1-Perëndesha e dashurisë sipas mitolog-jisë greke...2-Ish këngëtari populllor Mys-lym...3-Profil metalik...4-Gazermat Ameri-kane...5-Kështu thirrej Shqipëria më parë...8-Ka për kryeqytet Estonia...10-Janë hmbje që pëson malli gjatë shitjes apo gjatë transpor-tit...11-Akademiku Eqerem...12-Minierë në rrethin e Pogradecit....13-Agjensia e lajmeve eg-jyptiane...14-Këngëtarja greke...Visi...15-Përemër vetor...16-Rojtar pylli...18-Enë për gjellë për ushtarin në marshim...20-Qytet pothuajse në jug të vendit...21-Tepsi e sekët prej bakri me buzë të kthyera...23-Pikë doganore, pa të fundit...24-Mark cigareje italiane...25-Veshje për orën e gjimnas-tikës për femrat...26-Një fshat i Tiranës...28-Kën-aqësi kur ha ndonjë gjë që të pëlqen...29-...Myrtja, tek filmi “Kur hidheshin themelet”...31-Njëlloj si shkëmbim fjalësh...32-Shkencëtari francez An-dre...33-Njëlloj si përgjumësh...34-Një filozof grek autori i romanit “Dhelpra dhe rrushtë”...36-Na-kar apo smirë...38-...Spencer....39-Një fjalë pa kuptim...40-Vend i cekët për të kaluar lu-min...41-Lumë në veri të Italisë...

k u l t u r e www.sot.com.al

Rekord i shpejtësisë, Nju Jork - Londër 5 orë e 13 minuta

Page 24: Dosja CEZ-DIA transferohet te Krimet e Rënda, dorëzohen ... · së të dhënave statistikore nga gjykatat, të propozojnë pranë KLD-së, zgjidhjet përkatëse për këtë problema-

24 GAZETA SOTE Premte 19 Janar 2018

2,7,8,9,11,14,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; Marketing : Cel 06 720 50 425 email: [email protected]

KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim CacoSTAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Barcelona ka bërë një lëvizje taktike të shkëlqyer, duke rinovuar kontratën

me mbrojtësin shtatlartë e të fuqishëm Xherard Pike, të cilit i mbaronte kontrata në fund të sezonit. Por klu-bi katalanas nuk i ka lënë asgjë rastësisë dhe duke parë forcën e futbollistit dhe efikasitetin e tij, ka menduar që ai të “pensionohet” me ng-jyrat blaugrana. Barcelona i ka zgjatur atij kontratën deri në fund të qershorit të vitit 2022, që do të thotë se për 4.56 vjetët e ardhshme Pike do të jetë në “Kamp Nou”, skuadra që prej dhjetë 13 vjetësh dominon futbollin në Europë. Me ulje-ngritjet e saj, por dukshëm “titi-taka” e Barcelonës ishte futbolli dominues dhe triumfues i këtyre viteve në futbollin botëror. Sikurse raportojnë mediat spanjolle,e tani e tutje Pike do të ketë një staturë më të rëndësishme në skuadër dhe rinovimi i kontratës, ose më saktë zgjatja e saj deri në verën e

DEKLARATA/ Laudrup: Dibala nuk është Mesi,

mos e krahasoni kot

QËNDRIMI Majkëll Zork, drejtor sportiv i Borusia Dortmundit, e ka poros-itur Arsen Vengerin që të kalojë më shumë kohë duke u brengosur për lojtarët e tij sesa për lojtarët që synon të transferojë tek Arse-nali. Ai ka thënë se Venger nuk ka treguar respekt kur ka folur për lojtarin e Dortmundit, Pierre-Emer-ik Aubamejang. Venger gjatë kon-ferencës për media ka refuzuar të japë detaje lidhur me transferimin e sulmuesit nga Gaboni, por nuk ka

mohuar interesimin për të. Komen-tet e menaxherit francez nuk janë pritur mirë nga klubi i Dortmundit që i ka dërguar porosi Vengerit. “E konsiderojmë të pasjellshme që të flasësh për lojtarët e klubeve tjera”, ka thënë Zork lidhur me raportimet për Aubamejang. “Nuk ka kontakte me Arsenalin. Ne i bëjmë thirrje Vengerit se ka më shumë punë me lojtarët e tij”, theksoi ai. Ndërkohë, Ozil dhe Uillshajër do të vazhdojnë të qëndrojnë te Arsenali, pasi ofertat

që kanë ardhur në adresë të tyre nga klubet e interesuara nuke kanë bind-ur ekipin e Arsen Venger t’i shesë ata. Përkundër që pritej një largim i Mesut Ozilit nga Arsenali, rapor-tohet se përfaqësuesi i Gjermanisë është afër që të vazhdojë kontratën me klubin londinez. “E të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe mesfushori anglez, Xhek Uillshajër”, raporton “The Sun”. Të dy yjet e Arsenalit janë në skadencë, ndërsa janë në bisedime për të vazhduar kontratën.

MERKATO AMBICIA MESFUSHORI

Liverpuli hyn në garë për të marrë Rodriguez

Hamshik: Ky vit duhet të flasë për Napolin, duam titullin

Hamez Rodriguez ishte një nga yjet që shkëlqeu në Botërorin e Brazilit në vitin 2014 dhe Reali i Madridit nuk humbi kohë, por e mori atë menjëherë në gjirin e tij. Lo-jtari nuk arriti të përballonte rivalitetin me Bejl, Ronaldo e Benzema dhe kaloi te Ba-jerni i Mynihut. Raportohet se Liverpuli është vënë pas shërbimeve të yllit kolumbian që është në huazim te Bajern Munihu, Hames Rodriguez, raporton “Don Balon”. Ko-lumbiani është i huazuar te Bajerni për dy vjet nga Real Madridi. Liverpuli është

Juventusi dhe Napoli shi-hen skuadra që kanë më shumë shanse për titullin, por Interi e synon gjithashtu këtë trofe. Ekipi zikaltër do të marrë në ekipin e parë disa futbollistë, për t’i pasur në organikën e ekipit të parë. Mkhitarian dhe Pastore ishin dy nga dëshirat më të mëdha të Spaletit, por fut-bollistët e kanë refuzuar ofertën e italianëve. Megjithatë, sipas asaj që raportohet në mediat italiane, sa i përket pjesës së sulmit, zikaltrit e kanë gati zg-jedhjen e tyre. Futbollisti quhet thjeshtë Pinamonti dhe është një sulmuesit më premtues.

Kapiteni i Napolit, sllova-ku Marek Hamshik, ka thënë se synimi kryesor i tij është të fitojë titullin e ligës, ndërsa ka konfirmuar se nuk do të larg-ohet nga Napoli. Mesfushori është bërë top golashënuesi i Napolit, duke mposhtur re-kordin e Diego Maradona. “Kam pritur gjatë që të arrijë golin e 115 për ta barazuar rekordin e Maradonës, dhe atë e arrita në duelin ndaj Torinos. Shumë është shkruar për atë moment, dhe kur ndodhi ishte shumë i bukur. Ishte e njëjtë kur shënova golin e 116 kundër Sampdorias, e kur 60 mijë fansa

në kërkim të një mesfush-ori kreativ si zëvendësues të Filipe Kutinjos, dhe Hamez shihet si lojtari ideal për ta zëvendësuar brazilianin.

Pinamonti është futbollisti më i spikatur tek të rinjtë e Interit dhe është duke pritur largimin e Eder, për të qenë alternativa e parë e Ikardit.

u ngritën dhe thirrën emrin tim në San Paolo, kam pasur shumë emocione. Do ta mbaj mend për tërë jetën time”, është shprehur Hamshik për “Pravda”-n.

Mbrojtësi i Barcelonës do të qëndrojë në “Kamp Nou” derti në vitin 2022, llogaritet ta mbyllë karrierën në Katalonjë dhe vetëm me Barçën e asnjë skuadër tjetër

vitit 2022 shënon një hap të rëndësishëm për klubin dhe lojtarin, pra për raportet mes tyre. Dhe Pike e meriton këtë vlerësim, sepse ka një kon-tribut të çmuar në sukseset e ekipit. “Xherard Pike i shpreh dashurinë e përjetshme Bar-celonës. Shtatlarti spanjoll ka rinovuar zyrtarisht kon-tratën e tij me skuadrën blaugrana deri në 30 qershor të vitit 2022 dhe do të jetë i lidhur me Barçën edhe për 4 sezone e gjysmë. Pike do të

jetë 35 vjeç kur t’i përfundojë kontrata me Barcelonën, gati për të mbyllur karrierën”, shkruajnë mediumet span-jolle, që i kushtuan një hapë-sirë të veçantë kësaj lëvizje të Barcelonës, e cila erdhi pas një transferimi mjaft të bujshëm në merkaton e dimrit, ku mori nga Liverpuli për 160 mln euro brazilianin Filipe Kutinjo. Në marrëve-shjen e re drejtuesit e klubit blaugrana kanë vendosur një klauzolë prej 500 milionë

Pike rinovon për katër vjet me Barcelonën, do ta mbyllë karrierën si blaugrana

Interi hedh sytë nga të rinjtë, gjen një talent për të ardhmen

Krahasimi midis Mesit e Ronaldos është krejt normal nmë këtë periudhë, pasi prej dhjetë vjetësh nuk kanë lënë asnjë tjetër të marrë trofe të rëndësishëm individual. I kanë “ndarë” së bashku, nga 5 topa të artë secili, por kur krahasohet Dibala me Mesin shkaktohen debate, sepse krahasimi nuk shkon. Ish-mesfushori i Juven-tusit, Majkëll Laudrup është kundër krahasimit të Paulo Dibalasë me yllin e Barcelonës, Leo Mesi. Dibala është krahasu-ar me Mesin shumë herë, por Laudrup thotë se është jo fer që dikush të krahasohet me njërin prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve. “Ai është i

talentuar, mendoj se problemi është se ai është argjentinas. Ai (Dibala) është një tjetër lojtar që njerëzve ju pëlqen të thotë ‘ai mund të jetë Mesi i ardhshëm’. Jo, nuk ka Mesi tjetër, për të parë një Mesi tjetër duhet të presim, megjithatë, nuk mendoj se do ta shoh një Mesi tjetër në jetën time”, tha Laudrup për “BeIN Sports”. Laudrup më tutje ka shtuar se, “lojtar të tillë nuk sheh çdo 10 apo 15 vjet, por ky është standardi që përdoret. Dibala është nga Argjentina, majtak, nuk është i gjatë, mënyra si lëviz. Por, nuk mendoj se krahasimi me Mesin i takon atij, sepse ai nuk është Mesi. Është i talentuar, por nuk është Mesi”, shtoi ai.

eurosh në rast të prishjes së kontratës. Pra të gjitha klubet e interesuara për Pike duhet të paguajnë gjysmë miliardi euro për të firmosur me mbrojtësin e kombëtares spanjolle. 30-vjeçari është bërë pjesë e Barcelonës në vitin 2008 dhe që prej asaj periudhe ka zhvilluar në total 422 ndeshje duke realizuar dhe 37 gola. Është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe pavarësisht raporteve të tendosura midis Madridit dhe Barcelonës për çështjen katalanase, pra pavarësinë e Katalonjës, Pike ka vijuar të luajë për kombëtaren span-jolle, duke dhënë kontributin e tij në kualifikimin e Spanjës në Botërorin e Rusisë që zh-villohet në verë të këtij viti. Pike është qendërmbrojtës mjaft i fortë dhe i aftë dhe peshën e tij në ekip e njohin mjaft mirë dhe lojtarët e tjerë, sidomos Lionel Mesi, i cili besohet se ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë lëvizje, në mënyrë që lojtari, sikurse pjesa tjetër e grupit, të ndi-het i qetë dhe të fokusohet te puna me skuadrën, për të pasur efikasitet.

Klubi i Dortmundit i përgjigjet Vengerit: Aubamejang nuk jepet falas në treg