Download - Arkitektura analoge
ARKITEKTURA BASHKËKOHORE
ARKITEKTURA ANALOGE
Nora Temaj, Studente
Phd.cand.Mr.Art.Teuta Jashari-Kajtazi, IDArch
FNA, Seksioni i Arkitekturës
Universiteti i Prishtinës
“ Hasan Prishtina “
janar,2014
Nora Temaj,Studente
Phd.cand.Mr.Art.Teuta Jashari-Kajtazi, IDArch
Arkitektura bashkëkohore
Data e dorëzimit: janar,2014
ARKITEKTURA ANALOGE
PËRMBAJTJA
HYRJA .............................................................................................................................................. 1
I. ALDO ROSSI DHE “L’ARCHITETTURA DELLA CITTA” ................................................. 2
A. Struktura a artifakteve urbane ........................................................................................... 2
B. Elementet primare dhe koncepti i sipërfaqes ................................................................. 3
C. Individualiteti i artifakteve urbane;arkitektura ............................................................... 4
D. Evolucioni i artifakteve urbane ......................................................................................... 4
D. Konkluzioni ............................................................................................................................. 4
II. MIROSLAV ŠIK DHE “ARKITEKTURA ANALOGE“ ......................................................... 5
A. Arkitektura analoge është tradicionalizëm ..................................................................... 6
B. Postmodernja moderne ........................................................................................................ 8
III. ARKITEKTURA ANALOGE DHE LINGUISTIKA ................................................................ 9
PËRFUNDIMI ................................................................................................................................ 10
BIBLIOGRAFIA ............................................................................................................................ 11
1
HYRJA
Analogjia paraqet karahasimin në mes dy gjërash me qëllim të shpjegimit dhe
qartësimit tyre, kurse arkitektura analoge analogjinë e krijon në mes arkitekturës
në njërën anë dhe historisë, sociologjisë dhe urbanizmit në anën tjetër.
Parimi i parë i saj është shumë i qartë dhe ngushtë i lidhur me denotën
“analoge”.Ai thotë se çdo ndërtesë mund t’i përshtatet mjedisit nëse ne kemi
vullnetin për ta bërë këtë.Njëkohësisht ajo kërkon dialog urban dhe mohon
egocentrizmin arkitektonik..Aldo Rossi me “L’architettura della citta” i vë themelet e
kësaj teme për t’i lënë më pas studentëve të tij vazhdimin e kësaj filozofie,
gjegjësisht Miroslav Sik-ut i cili për të parën herë e fut togfjalshin Arkitektura
analoge në teorinë e arkitekturës.Në konstrast me Venturin, Rossi kritikat i fokuson
jo në sterilitetin e formës as në kundërshtimin kategorik të modernës si skulpturë,
por në mospërfilljen dhe shkatërrimin e qytetit.
Sik-u i dalë nga një familje reformatore, i ardhur nga Çekia në Zvicër,bart me vete
teoritë e babait të tij reformist i cili në vitet e 60-ta idealizon teorinë se ekziston
diçka në mes të socializimit dhe kapiatalizmit duke imagjinuar se ekziston një
harmonizim në mes të kapitalit dhe punës, planit dhe tregut.Kështu Sik do ta
vazhdojë këtë dualizim më nocionet “old-new” ose “mid-comfort” për të cilat ai
beson se jo çdo herë kanë një tendencë të qartë meqë sipas tij arkitektura ndërron
sipas kontekstit dhe si rrjedhojë arkitektura analoge nuk ka stil.Arkitektura analoge
vjen si kritikë ndaj mungesës së të kuptuarit të qytetit në dimenzionin temporal,
social, visual dhe funksional, madje ajo shkon në atë pikë sa fillon ta kritikojë me
shumë vetbesim starkitekturën duke thirrur për një dietë arkitektonike dhe kthim
në rrënjët e saj në mënyrë që të gjenden kënaqësi të reja dhe qëllimi i të jetuarit.
Sikur të kërkohej që arkitektura analoge të vendosej diku në mesin e drejtimeve në
arkitekturë do të ishte problematike për faktin se ajo me ngulm mohon stilin dhe
shkon e humb në mes drejtimesh të tjera, por ajo asnjëherë nuk do t’i qëndronte
pranë funksionalizmit naiv si dhe modernës egocentrike.
2
I. ALDO ROSSI DHE “L’ARCHITETTURA
DELLA CITTA”
“Qyteti” ka qenë fokusi i teorive urbane për një
kohë të gjatë me ç’rast dijetarët kanë tentuar ta
kuptojnë dhe të gjejë mënyra për ta dizajnuar
atë.Të tillë janë Kevin Lynch me “The image of
the city”, Jane Jacobs me “Death and life of
great American cities”, Rem Kolhas me “Delirious
New York” por Aldo Rossi ishte një prej
teoricienëve më me ndikim në këtë fushë.Rossi
në veprën e tij “L’architettura della citta” kritikon
modernizimin dhe qasjen utopike të tij si në
aspektin urban ashtu edhe arkitektonik.
“Arkitektura e qytetit” për herë të parë u botua
në vitin 1966 nga Aldo Rossi i bazuar në shkrimet dhe ligjeratat e tij atëherë kur
para së gjithash dominonte funksionalizmi.Rossi me këtë libër nuk do të mbulojë të
gjitha problemet, por në kohën e tij ai do të jetë sensacional për arkitektët dhe do
tu mundësojë atyre ta rimendojnë arkitekturën dhe ta respektojnë qytetin si
histori, realitet, jetë sociale në vend se ta shikojnë atë vetëm në aspektin
funksional.
A. Struktura e artifakteve urbane
Në kapitullin e parë, Rossi shpjegon se forma e qytetit është arritur nga arkitektura
e tij dhe është forma ajo e cila e lejon atë t’i qaset problemeve të qytetit.Arkitektura
e qytetit sipas tij ka dy kuptime:e para, qyteti përceptohet si një objekt gjigat i
ndërtuar nga njeriu i cili rritet gjatë kohës, dhe e dyta arkitektura e qytetit ka
kuptimin e artefakteve të cilat karakterizohen nga historia dhe forma që kanë.Sipas
Rossit artefaktet urbane kanë një rëndësi më të madhe kur flitet për historinë dhe
pasurinë të cilën e kane fituar gjatë kohës.Ndër të tjera përmnend edhe
vazhdimsinë dhe shton se ekzistojnë dy lloje vazhdimsishë:ajo që është në lëvizje
Fig.1 1 Kopertina e librit,”L’architettura della citta”,1966
3
dhe ajo patologjike.Sipas tij, vazhdimsia shndërron artifaktet urbane në
monumente.
Si përfundim të kapitullit të parë, Rossi thekson se vlera e qyteit dhe artifakteve
urbane nuk qëndron në funksionin e tyre , por në formën e tyrë meqense forma
është ajo e cila është ngusht e lidhur me kohën ndërsa funksionet janë të
ndërrueshme dhe mund të humbin gjatë kohës
B. Elementet primare dhe koncepti i sipërfaqes
Në kapitullin e dytë, autori thekson se ka cilësi të veçanta dhe të ndryshme brenda
pjesëve të qytetit për shkak të karakteristikave sociologjike, formale dhe hapsinore
të cilat janë krijuar gjatë kohës.Në këtë sens ai kundërshton Robert Park dhe Ernest
Burgess të cilët e kishin zonuar Çikagon duke u bazuar në aspektin funksional pa
marrë përbazë aspekte të tjera.Për Rossin, të kuptuarit drejtë i një qyteti rrjedh nga
aspekti psikologjik, linguistik, gjeografik, historik dhe marrëdhëniet në mes tyre.Për
ta vërtetuar mendimin e tij ai përshkruan sipërfaqet e e ndërtuara në Vienë duke
vënë në dukje marrëdhëniet e tyre me strukturën urbane.
Elementet primare, që për Rossin nënkupton aktivitetet fikse, jo vetëm që marrin
pjesë në procesin e zhvillimit të qytetit në mënyrë të vazhdueshme por gjithashtu
ato përbëjnë stukturat teknike të qytetit.Ky grumbull i elementeve lidhet me
dinamizmin urban dhe definimin e fillimit dhe fundit të qytetit.Rossi e mbështet
opinionin e tij me një shembull praktik kur merr amfiteatrin në Nimes i cili eshtë
shndërruar në kështjellë për tu shndërruar më pas në qytet të vogël.
Krejt në fund autori kapitullin e dytë e mbyll me mendimin se ekziston një lidhje e
pathyeshme në mes të historisë, urbanizmit dhe gjeografisë së qytetit meqenëse të
gjitha pjesët e qytetit në mënyrë specifike tregojnë formën e tyre, jetën dhe
rrugëtimin e ngjarjeve që kanë ndodhur aty dhe pikërisht ky fakt edhe forcon
kuptimin e locus-it.Me këtë rast secili qytet rezulton të ketë individualitetin e vet i
cili është rrjedhojë e fatit të secilit artifact urban dhe element primar.
4
C. Individualiteti i artifakteve urbane;arkitektura
Sipas Rossit, locus-i paraqet marrëdhëniet e lokacionit me ndërtesat në të.Nga ky
këndvështrim, të gjitha artifaktet urbane fitojnë veçori nga locus-i.Ai shton se është
mirë fillimisht të analizohet arkitektura dhe artifaktet urbane në mënyrë që të
definohen qartë elementet urbane.Për ta qartësuar mendimin e tij ai merr
shembullin e Romës, gjegjësisht Forumin e saj dhe tregon sesi ai ka ndryshuar
destimin në bazë të kërkesave socialedhe kështu ai bashkë me më artifakte të tjera
urbane shënon sekuencat e qytetit dhe në fund historinë e tij.Për Rossin është e
rëndësishme historia për t’i dhënë një zgjidhje qytetit dhe jo një plan utopik i cili
nuk duron nostalgjinë e cila Rossin e bën të dallohet madje edhe kur mori çmimin
Pritzker u quajt poet.
D. Evolucioni i artifakteve urbane
Në kapitullin e fundit, Rossin e gjejmë të fokusuar në procesin e evoluimit të
qytetit, se si forcat e ndryshme janë aplikuar brenda tij dhe se si zbatimi i tyre
shkakton ndryshime.Këto forca mund të jenë ekonomia, politika apo diçka të kësaj
natyre.Për ta bërë më të kuptueshëm këtë fakt ai merr si shembull Parisin nëpër
vite duke vënë në dukje sidomos ndikimet politike pa lënë anash edhe ato
ekonomike, si faktorë të rëndësishëm në evoluimin e tij.P.sh:struktura e Parisit
është përcaktuar si të jetë si i tillë përshkak të Luisit të XIV , XV, Napoleonit dhe
Baron Haussmann-it.1
E. Konkluzioni
Aldo Rossi me “L’architettura della citta” ofron një perspektivë të re të thellë " post-
moderne " të qytetit e cila e hedh poshtë pikëpamjen e Le Corbusier-it, pikëpamje
kjo e thjeshtë e planifikimit urban, pra Rossi rezulton të jetë postmodern
tradicionalist.2
http://architectureandurbanism.blogspot.co.uk/2012/06/aldo-rossi-architecture-of-city-1966.html
2 https://www.goodreads.com/review/show/182036649
5
II. MIROSLAV ŠIK DHE “ARKITEKTURA ANALOGE“
Ideja e Rossit mbi analogjinë ngacmoi imagjinatën
e studentëve të tij, më saktësisht atë të Jacques
Herzog, Pierre de Meuron, Roger Diener, Christian
Sumi e Miroslav Sik-ut, atij të cilit do t’i etiketohet
togfjalëshi arkitekura analoge.Ky i fundit edhepse
e dinte se teoria e profesorit të tij ishte shumë
precise, filozofike dhe do të kishte
konfrontime.Analogjia për Sik-un nënkuptonte të
marrësh diçka që veç ekziston dhe ta zhvillosh atë
më tutje.
Miroslav Sik është aktualisht profesor i arkitekturës
dhe dizjanit në Institutin federal të teknologjisë
(ETH) në Cyrih.I biri i një ekonomisti reformator Ota Sik, i lindur në Pragë në vitin
1953.Pas pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë, familja e tij emigron në Zvicër në
vitin 1968.Pati disa ekspozita,ne vitin 1999 emërohet profesor i Historisë dhe
Teorisë së arkitekturës në institutin ku kreu studimet.Disa nga punët e tij janë
qendra katolike “Saint Antonius” në
Egg(1990-2003),hoteli “La Longeraie” në
Morges (1990-1995), shkolla e muzikës në
Bienenstrasse në Cyrih (1992-1997) si dhe
apartamente për të moshuar në Zug
(2009-2012).
Sik-u do ta kujtojë veten si student i Aldo
Rossit i cili kishte diskutuar, analizuar,
konstruktuar e më së shumti kishe shkruar
dhe nga studimet do të del i shokuar dhe i
Fig.1 2 Kopertina e librit “Analoge architektur” 1990,Pragë
Fig.1 3 Miroslav Šik – ndërtesë banimi, Haldenstein 2005
6
fascinuar se si Rossi po i kthente në formën e pastër të arkitekturës. ”L’architettura
sono l’architettura”- u kishte thënë ai – “ajo mund të kuptohet vetëm nëpërmjet të
historisë”.
Arkitektura pa stil është arkitektura të cilën e krijon ai sepse qëllimi është që
arkitektura të kuptohet si pjesë e diçkaje e cila evulon, rritet dhe merr formë sipas
kontekstit.
A. Arkitektura analoge është tradicionalizëm
Kur funksionalizmit i erdhi fundi me
fillimin e postmodernizmit ishte kohë
në të cilën më nuk kishë shancë të
ndryshohej ajo llojllojshmëri e qytetit të
trashëguar në favor të konceptit
futuristic dhe një utopie univerzale.
Nënkuptohej varfërim në ndjenja dhe
spiritualitet nëse të gjitha ndërtesat do
të përcillnin atmosferë racionale siç ishte funksionalizmi i cili kishte tendencën ta
qojë qytetin në teknologjizim total dhe katastrofë ekologjike.
Nga ky pikëvështrim duhet falenderuar Postmodernizmin si një emancipim nga
dogmatizmi dhe egoizmi.Pluralizmi stilistik reflekton dëshirën e zjarrtë për një
atmosferë të saktë, komode dhe erotike.Kthimi në simbolizëm, aspektin estetik e
bëri më të kuptueshëm e që këtë mund ta quajmë edhe njohje historike të
arkitekturës e cila tenton t’i integrojë format e reja në kontekst egzistues.Sidoqoftë,
realiteti ishtë krejt ndryshe e madje dikush mund ta quante tejet të keq dhe të
Fig.1 4 Shkatërrimi i kompleksit banesor Pruitt-Igoe si fundi i modernës
7
rrezikshëm sesa funksionalizmi.Thënia e vjetër qëndron: “pushtuesi është më i ligë
se i pushtuari”3
Liria në stil u transformua në një eklekticizëm të pa limituar i cili do t’i ndajë format
arkitektonike nga zhvillimi natyral, historik dhe gjeografik duke i bërë ato vetjake
në vend se t’i përziej dhe tu japë individualitetin të cilin e meriton secila ndërtesë!4
Në fakt ajo e cila po e mundon postmodernën është tendenca e të qenit jo
modern apo kapërcim i tij. Kështu edhe shkrimtari amerikan Jon Haber
thotë:“Postmodernizmi është ngërçi mes botës së vjetër që po vdes dhe të resë që
s’po mund të lindë”5
Sipas Sik-ut,ai i cili i jep traditës një kuptim të ri dhe jetë dhe ai i cili nuk zbaton
rregulla dogmatike të interpretimit mund ta mbrojë traditën nga shkatërrimi
radikal dhe këtë e thotë në mënyrë të përgjithshme por duke e menduar gjithnjë
arkitekturën si objekt elaborimi.
Për ta vazhduar edhe më tej kundërshtimin e modernës, Sik-u shton se utopia
moderne dëshironte të krijonte qytete sipas një shablloni universal dhe
internacional sipas të cilit të gjithë njerëzit do të bëheshin vëllezër në një të
ashtuquajturën “vepër arti” e cila reflektonte fallcitet.
Sik-u me shumë vetbesim arrinë që ta bartë ideologjinë e analogjisë edhe te
studentët e tij, duke lënë kështu “pasardhësit” e analogjive të tij, të trashëguara
3 Miroslav Sik,”Analoge architektur”,Pragë,1990,fq.4
4 Miroslav Sik,”Analoge architektur”,Pragë,1990,po aty
5 Richard Appipgnanesi,Chris Garrat,Ziauddin Sardar,Patric Curry, “Postmodernizmi-shkurt e shqip”
2006
Fig.1 5 Detyra semestrale e studentit të Sik-ut,Nikolai Dunkel e punuar në frymën e arkitekturës analoge;
destinimi : restaurant,lokacioni : zona industriale Cyrih, punuar në vitin 2009
8
drejpërdrejt nga Rossi, për t’u bërë kështu njeriu i cili thërret për ta respektuar
traditën gjithnjë në kontekstin kohor dhe hapsinor.
B. Postmodernja moderne
Postmodernja është rezultat i modernës, rrjedhojë, mabaslindje, zhvillim, mohim
apo hedhje poshtë e saj? Postmodernizmi është përdorur si ndërthurje e disa prej
këtyre apo të gjitha kuptimeve,ai është huti kuptimesh.6
E modernja gjithmonë ka qenë vështirë të datohet me përpikmëri meqë koncepti i
modernës ka qenë gjithnjë i ndërlikuar dhe i aftë për të mbjellë
mospajtime.Megjithatë, dihet se ideja e modernitetit mund të konceptohet vetëm
e brendashkruar në kornizën e një vetëdieje të caktuar për kohën, pra të kohës
historike lineare dhe të pakthyeshme që rrjedh pandalshëm përpara.7Por
modernizmi si frymë ka një konotacion specific dhe kjo nuk ka të bëjë me
konceptin e tij të kahershëm.Modernizmi na vjen me një varg rregullash të cilat do
të kenë tendencën e krijimit utopik të qytetit.
Edhe për Sik-un do të vlejë “Less is more” i Mies Van der Rohe-s të cilin ai do ta
interpretojë kështu:”Nëse një tradicionalist i kthehet aksiomës së njërës prej
karakteristikave më eminente të modernizmit, duhet të ketë diçka të vërtetë në
të!”Pak nënkupton shumë” dhe kjo jo pse jemi eduaktorë protestantë arkaik, por
që kemi nevojë për një dietë arkitektonike, një kthim në të zakonshmen për t’i
gjetur aty kënaqësitë e reja dhe qëllimin e jetës.Ne kemi besuar se do të zbulonim
një të vërtetë univerzale dhe në të njejtën kohë kemi mësuar se jemi të
vetëdijshëm për konsistencën e natyrës njerëzore dhe përsëritjes kontinuale të vet
natyrës.Drejtimi që kemi marrë është i duhuri, përdorimi poetik i trashëgimisë
sonë, i cili është alternativë e ndershme ndaj apokalipsit radikal.”8
6 Richard Appipgnanesi,Chris Garrat,Ziauddin Sardar,Patric Curry, “Postmodernizmi-shkurt e shqip”
2006,fq.4 7 Matei Calinescu,”Pesë fytyrat e modernitetit”,Tiranë,2012
8 Miroslav Sik,”Analoge architektur”,Pragë,1990,fq.6
9
III. ARKITEKTURA ANALOGE DHE LINGUISTIKA
Kjo teori është kryekput analoge.Ajo ka përdorur analogjinë në shumë
dimenzione, madje ajo ka shkuar e ka marrë për bazë stukturalizmin në linguistrikë
duke bërë kështu një lidhje analogjike me stukturimin urban, gjegjësisht studimin
detal të artifakteve dhe evoluimit të tyrë.
Rossin do ta gjejmë të inspiruar prej
linguistit zvicran Ferdinand de Saussure i
cili propozon që gjuha të kundrohet si një
sistem i stukturuar i elementeve në të cilin
vendi i secilit element përkufizohet
kryesisht prej asaj se si ndërlidhet ai me
elementet tjera.9Të njejtën teori e përdori
edhe Rossi, ama në aspektin urban dhe
arkitektonik, gjegjësisht Rossi do të
preokuptohet për mënyrat e përshkrimit të
artefakteve urbane të cilat kanë
marrëdhënie me faktorët lokal të çfarëdo natyre qofshin ata faktorë;me një fjalë
Rossi beson se arkitektura është përshtatje,analogjie reminishencë.Ai do ta bartë
këtë filozofi tek studentët e tij, gjegjësisht Sik-ut i cili do të jetë tashëgimtari i tij i
parë.
9 R.L Trask,Bill Mayblin, “Linguistika-shkurt e shqip “,2006,fq.18
10
PËRFUNDIMI
Edhe një analogji e fundit do të ishtë e mirëseardhur për ta sqaruar më tej frazën :
arkitektura analoge nuk ka stil.Kështu fillimisht të qenit pa stil në shikim të parë jep
përshtypjen se kjo arkitekturë nuk ka një vision të qartë,madje nuk ka as identitet,
por duke analizuar më pas del se ajo në të vërtetë ka stil dhe ai është një përzierje
filozofishë që të gjitha bashkë në bazë të kontekstit ndërrojnë sa herë ndërron ai!
Respektin ndaj historisë e kishte shprehur edhe Le Corbusier, por jo në nivelin në
të cilin na propozon Rossi.Dhe madje historia nuk është e vetmja që Rossi
propozon, ai arrinë ta trajtojë arkitekturën si shkencë humane, si poezi, pra
arkitektura analoge si rrjedhim del se paska një dozë romantizmi postmodern.
Arkitektura analoge(frymë postmoderne) del të jetë kundërshtare e madhe e
kitsch-it meqë ajo nuk prodhon në seri, ajo është specifike dhe si e tillë krijon
“vepër arti” unike secilën par exellance e nga ana tjetër si kitsch-i ashtu edhe
postmodernizmi janë dy prej pesë fytyrave të modernitetit.
Fjlalët kyqe : arkitektura e qytetit, artefaktet, historia, sociologjia, analogjia,
linguistika, arkitektura analoge.
11
BIBLIOGRAFIA
1. http://architectureandurbanism.blogspot.co.uk/2012/06/aldo-rossi-
architecture-of-city-1966.html
2. https://www.goodreads.com/review/show/182036649
3. Miroslav Sik,”Analoge architektur”,Pragë,1990
4. Richard Appipgnanesi,Chris Garrat,Ziauddin Sardar,Patric Curry,
“Postmodernizmi-shkurt e shqip”,2006
5. Matei Calinescu,”Pesë fytyrat e modernitetit”,Tiranë,2012
6. R.L Trask,Bill Mayblin, “Linguistika-shkurt e shqip “,2006
Referencat e fotografive:
1. Fig.1 1 Kopertina e librit,”L’architettura della citta”,1966
http://www.quodlibet.it/schedap.php?id=1987#.Utq5iJ41jIU
2. Fig.1 2 Kopertina e librit “Analoge architektur”, 1990
3. Fig.1 3 Miroslav Šik – ndërtesë banimi, Haldenstein 2005
http://subtilitas.tumblr.com/post/20533097655/miroslav-sik-apartment-building-haldenstein
4. Fig.1 4 Shkatërrimi i kompleksit banesor Pruitt-Igoe si fundi i modernës
http://www.capitalnewyork.com/article/culture/2012/02/5195485/new-documentary-
pruitt-igoe-myth-tells-rise-and-fall-americas-most-i
5. Fig.1 5 Detyra semestrale e studentit të Sik-ut,Nikolai Dunkel e punuar në frymën e arkitekturës analoge; destinimi : restaurant,lokacioni : zona industriale Cyrih, punuar në vitin 2009
http://www.archiable.com/201103/20110321_wilhelm_lunch_halle.html