Prill ‐ qershor 30, 2011
Informatorit: The Advocate, është publikim i ATRC‐së, i cili synon të informojë organizatat joqeveritare, donatorët, mediat, përfaqësuesit e insti‐tucioneve etj, për aktivitetet e zhvilluara në ATRC dhe nga partnerët e saj. Shpresojmë dhe urojmë që publikimi do të jetë në funksion të informimit dhe koordinimit më të mirë të aktiviteteve në mes ATRC‐së dhe organizatave të tjera joqeveritare në Kosovë. Publikimi është bërë i mundur falë gatishmërisë dhe vullnetit të stafit të ATRC‐së.
Punëtori për informim publik: Mekanizmat e ankesave për sistemin e drejtësisë qe janë ne dispozicion për qytetaret.
P E R M B A J T J A
Faqe 1
• Punetori per informim pulbik: maknizmat e anke‐save per sistemin e drejtesise qe jane ne dispocicion per Qytetare.
Faqe 2
• Debate publike pas zgjedhore me Kryetaret e Komunave te Kosoves
Faqe 3
• ATRC themelon grupe avokuese joformale ne kater komuna te regjionit te Gjilanit
Faqe 4
• ATRC monitoron proce‐sin e kthimit te te zhven‐dosurve nga vendet e
treta.
• Rreth ATRC‐se
“Brining out the advocate in everyone”
THE ADVOCATE
Gjatë muajit qershor, në kuadër të fushatës: Drejtësia dhe Qytetarët, ATRC organizoi serinë e dytë të Punëtorive për Informim Publik: Mekanizmat e ankesave për sistemin e drejtësisë që janë në dispozicion për qytetarët, në 10 komuna të Kosovës: Mitrovicë, Gjakovë, Prizren, Mamushë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Drenas, Gracanicë dhe Kamenicë.. Këto punëtori kanë pasur për qëllim që t’i informojnë të gjithë qytetarët për mekanizmat e ankesave në sistemin e drejtësisë, kundër gjyqtarëve, kundër gjyqtarëve porotë, kundër prokurorëve, kundër policisë, dhe kundër avokatëve.
Në këto punëtori qytetarët patën rastin të informohen për mekanizmat ekzistues të ankesave në sistemin e drejtësisë dhe te bëjnë pyetje direkte përfaqësuesve nga: fushata: Drejtësia dhe Qytetarët, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Zyra e Prokurorit Disiplinor, Prokuroritë regjionale, Gjykatat Komunale, Gjykatat Komunale për Kundërvajtje, Avokatët e viktimave, Këshillat Lokale për Siguri në Komunitet, , Policia e Kosovës, etj. Qytetarëve gjatë këtyre takimeve ju shpërndanë edhe broshura me të cilat fushata Drejtësia dhe Qytetarët synon t’i informoi qytetarët se si të parashtrojnë ankesat për gjyqtarët, gjyqtarët porotë, prokurorët, policinë, dhe avokatët.
Interesimi i lartë i qytetarëve për tu informuar në këtë fushë, dëshmoj me pjesëmarrje të lartë në të gjitha komunat.
Disa pamje nga këto punëtori
Gjakovë, 07. 06 2012 Gjilan, 26.06.2012
ATRC në bashkëpunim me BIRN dhe GAP, gjatë muajve maj‐qershor, kanë organizuar debate pas zgjedhore me 32 kryetarët e 32 komunave të Kosovës.
Qytetarë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, parti politike dhe media, pjesëmarrës në debatet publike, kanë patur rastin që të njihen me sukseset, të arriturat dhe sfidat në përmbushjen e premtimeve të dhëna nga kryetari i komunës së tyre, gjatë zgjedhjeve të fundit lokale. Ndër çështjet kryesore të diskutuara me kryetarët e komunave ishin: rezultatet e arritura në komuna, hapat kryesor në identifikimin dhe përfshirjen e nevojave dhe rekomandimeve të qytetarëve në buxhetin komunal dhe mekanizmat e komunikimit dhe konsultimit me qytetarë.
Rreth 4,010 qytetarë, gjatë këtyre debateve kanë shfrytëzuar mundësinë që drejtpërsëdrejti të diskutojnë me kryetarin e komunës rreth problemeve dhe çështjeve me të cilat ata ballafaqohen. Problemet kryesore të ngritura nga qytetarët fokusoheshin më shumë rreth korrupsionit, ndërtimeve ilegale dhe papunësisë.
Debatet e organizuara nga ATRC janë mbështetur nga FRIEDRICH EBERT STIFTUNG – FES.
Debati publik ne komunen e Vitise Debati publik ne Komunen e Kamenices
Debati publik ne Komunen e Novo berdes Debati publik ne komunen e Lipjanit
DEBATE PUBLIKE PAS ZGJEDHORE ME KRYETARËT E KOMUNAVE
Faqe 2 T H E A D V O C A T E
Si pjesë e projektit “Qytetarë aktiv‐komuna të përgjegjshme dhe transparente”, të mbështetur nga Olof Palme International Center, ATRC ka themeluar 20 grupe joformale avokuese në 4 komuna të regjionit të Gjilanit. Në secilën nga katër komunat: Gjilan, Viti, Kamenicë dhe Novobërdë janë themeluar nga pesë grupe avokuese. Qëllimi i themelimit të këtyre grupeve është ngritja e kapaciteteve avokuese të qytetarëve në inicimin e prakti‐kave të qëndrueshme dhe efektive në mes qytetarëve dhe komunave të tyre. Gjatë muajve maj‐qershor ATRC ka organizuar punëtori dhe trajnime me përfaqësuesit e grupeve avokuese. Trajnimet janë fokusuar në dizajnimin e projekteve me iniciativë të komunitetit, përfshirjes së qytetarëve në fushatat avokuese, rolit të qytetarëve në qeverisjen lokale dhe mekanizmave ekzistues të përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse në nivel lokal. ATRC do të vazhdoj me përkrahjen e grupeve avokuese si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në mes tyre dhe zyrtarëve komunal me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Disa foto nga takimet e organizuara me perfaqesues te grupeve avokuese ne Komunen e Gjilanit.
Faqe 3
ATRC THEMELON GRUPE AVOKUESE JOFORMALE NE KATËR KOMUNA TË REGJIONIT TË GJILANIT
ATRC në partneritet me UNHCR edhe gjatë këtij viti vazhdon me monitorimin e procesit të të kthyerve nga vendet e treta. ATRC aktualisht ka të angazhuar 4 monitorues në Aeroportin e Prishtinës, të cilët në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përfaqësinë e UNHCR‐it në Kosovë dhe Aeroportin e Prishtinës, intervistojnë dhe grumbullojnë të dhënat e nevojshme për të gjitha rastet e kthimit të Kosovarëve nga vendet e treta, qoftë kthim vullnetar ose i detyruar. Të dhënat e grumbulluara ATRC në vazhdimësi i përcjell në zyrën qendrore të UNHCR‐it.
PER ATRC‐ne
MISIONI I ATRC‐së
ATRC është organizatë kosovare, jo‐ftimprurëse e cila synon rritjen e pjesemarrjes së qytetareve në përgjithesi dhe shoqërise civile në veçanti në proceset vendimmarrëse përmes ofrimit të shërbimeve dhe bashkëpunimit aktiv me palët me interes në vend dhe jashtë tij si një nga kushtet themelore për një shoqëri të zhvilluar dhe demokratike.
PROGRAMET KRYESORE TË ATRC
1. Programi i ngritjes së kapaciteteve, i cili synon që përmes trajnimeve dhe ofrimit të konsulencave, të rrisë kapacitetet e organizatave joqeveritare në Kosovë në fushën e zhvillimit të përgjithshëm organizativ, menaxhimit të projekteve, zhvillim të fushatave të suksesshme të avokimit etj.
2. Programi i administrimit të granteve, i cili synon të ndihmoj organizatat joqeveritare lokale përmes granteve të vogla kryesisht në fushata avokimi në nivel lokal dhe nacional.
3. Programi për Avokim, përmes projekteve të ndryshme ATRC synon të avokoj në institucione nacionale dhe lokale për probleme të ndryshme të cilat janë preokupim dhe brengë e qytetarëve në përgjithësi.
4. Informimi, përmes të cilit ATRC synon të ofrojë informacione në mënyrë elektronike në ueb faqe, në lidhje me diskutimet publike dhe tryeza të rrumbullakëta, ndërtimet e koalicioneve, ndërmjetësim partneriteti dhe bashkëpunimi. ATRC, gjithashtu në kuadër të kësaj komponente ofron librari me 1756 tituj të ndryshëm, si: botime për çështjet sociale, politike dhe ekonomike që lidhen me Kosovën dhe rajonin, analiza, studime, hulumtime dhe dokumente tjera me rëndësi mbi fushëveprimtarinë e organizatave joqeveritare në pergjithësi, të krijuara nga organizata joqeveritare brenda dhe jashtë Kosovës.
ADVOCACY TRAINING & RESOURCE CENTER ‐ ATRC
RR. GAZMEND ZAJMI NR.20 PRISHTINË, PHONE/FAX: +381(0)38 244810
E‐MAIL: info@advocacy‐center.org
web page: www. advocacy‐center.org
Faqe 4
ATRC MONITORON PROCESIN E KTHIMIT TË TË ZHVENDOSURVE NGA VENDET
T H E A D V O C A T E