1
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I HISTORISË
SHKOLLA DOKTORALE: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE
TEMA: TERRORIZMI DHE REAGIMI SHTETEROR PAS
LUFTES SE FTOHTE
(Punim për mbrojtjen e gradës shkencore
“Doktor i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare”)
Përgatiti: Kandidati Enri HIDE
Udhëheqës Shkencor: Prof. Dr. Ferit DUKA
2
PASQYRA E LËNDËS
PARATHËNIE.........................................................................................................3-8
HYRJE
Metodologjia dhe teoritë e terrorizmit
1. Prirje bashkëkohore të terrorizmit jo-shtetëror.......................................................10-24
2. Objekti i studimit dhe metodologjia e hulumtimit shkencor ..................................24-29
3. Debati teorik mbi terrorizmin: përparësitë dhe të metat..........................................30-42
KREU I
Aspekte ndërkombëtare të terrorizmit
1. Aspekte historike të terrorizmit...............................................................................44-62
2. Tipologjitë e terrorizmit...........................................................................................62-64
3. Organizatat ndërkombëtare dhe terrorizmi..............................................................65
3.1. Lidhja e Kombeve dhe terrorizmi.............................................................65
3.2. OKB dhe terrorizmi...................................................................................66-71
3.3. NATO dhe Terrorizmi................................................................................71-84
3.4. Bashkimi Evropian dhe terrorizmi............................................................84-95
3.5. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe terrorizmi.............................95-99
KREU II
Feja dhe terrorizmi: qasje gjeopolitike
1. Feja si instrument përligjës i dhunës politike.......................................................101-113
2. Feja dhe gjeopolitika e qytetërimeve....................................................................113-119
3. Impakti gjeopolitik i globalizmit mbi nacionalizmin dhe fenë.............................120-132
KREU III
3
Islami politik si faktor gjeopolitik
1. Islami politik si përçues interesash gjeopolitike...................................................134-138
1.1. Shteti dhe feja në Islam..........................................................................138-144
1.2. Islami politik si pjesë e identitetit në Lindjen e Mesme.........................145-157
2. Fondamentalizmi islamik si faktor gjeopolitik.....................................................157-172
2.1. Organizatat terroriste islamike si vektorë interesash gjeopolitike:
Hizbullahu dhe Hamasi................................................................................172-175
2.2. Terrorizmi islamik dhe lufta nacional-çlirimtare: rasti i Algjerisë.......175-178
2.3. Terrorizmi islamik si luftë globale: rasti i Al Kaedës...........................179-187
KREU IV
Fondamentalizmi islamik dhe Ballkani Perëndimor
1. Arkitektura dhe sfidat e sigurisë në Ballkan pas Luftës së Ftohtë........................189-197
2. Ndryshimet demografike dhe gjeopolitika në Evropë dhe Ballkan
pas Luftës së Ftohtë..................................................................................................197-202
3. Islami politik dhe Ballkani...................................................................................202-207
4. Raste Studimore: vendet e Ballkanit përballë fondamentalizmit islamik............207
4.1. Bullgaria................................................................................................207-208
4.2. Shqipëria................................................................................................208-210
4.3. Bosnjë-Hercegovina..............................................................................210-215
4.4. Serbia dhe Mali i Zi...............................................................................216-217
4.5. Maqedonia.............................................................................................217-218
4.6. Turqia....................................................................................................218-224
PËRFUNDIME.......................................................................................................225-231
LITERATURA.......................................................................................................232-247
4
PARATHËNIE
Ky punim doktoral synon të hulumtojë një prej fenomeneve që po pështjellojnë
më shumë botën akademike të marrëdhënieve ndërkombëtare, çështjet e luftës dhe të
paqes, raportin mes aktorëve shtetërorë dhe atyre jo-shtetërorë në epokën e Pasluftës së
Ftohtë (me fokus pas 11 shtatorit 2001): terrorizmin dhe reagimin gjeopolitik të aktorëve
shtetërore ndaj këtij kërcënimi. Punimi që do të synojë të kontrollojë dhe vlerësojë një
teori të sigurisë ndërkombëtare: atë të terrorizmit dhe variablave gjeopolitikë që lidhen
me të. Për ta realizuar këtë ai do përdorë fenomenin e terrorizmit si kërcënim asimetrik,
ontologjinë dhe sovranitetin e entiteteve shtetërore, si dhe do ta vërë këtë qasje teorike
vazhdimisht përballë elementëve teorikë që burojnë nga tradicionalistët e marrëdhënieve
ndërkombëtare.
Rëndësia e këtij studimi del në pah duke parë vëmendjen në rritje që po i
kushtohet terrorizmit ndërkombëtar si nga aktorët shtetërorë ashtu dhe studiuesit e
shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare apo të fushave të tjera, si psikologjia,
apo ekonomia. Nga ana tjetër, përgjatë dekadës së fundit, hulumtimi shkencor i kësaj
dukurie duket se po përqendrohet në lidhjen gjithnjë e më të fortë të terrorizmit me
gjeopolitikën dhe mënyrën sesi shtetet po reagojnë ndaj tij, duke e përdorur shpeshherë
për të promovuar ose përligjur interesat e tyre të politikës së jashtme me natyrë
gjeopolitike apo dhe ekonomike. Kjo pasqyrohet jo vetëm në doktrinat e sigurisë
kombëtare dhe politikës së jashtme të shteteve të mëdha, si Shtetet e Bashkuara, Britania
e Madhe, Kina apo Rusia, por edhe kur shqyrtohen shtete me komponentë më të vegjël
fuqie, si ato të Lindjes së Mesme apo dhe disa vende të Ballkanit, të cilët janë përfshirë
në analizën tonë të dimensioneve gjeopolitike që ka marrë terrorizmi dhe lufta ndaj tij. Në
këtë kuadër, ky punim bëhet i rëndësishëm si në kuadrin e një vlere të shtuar për studimet
e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë ndërkombëtare në mjedisin akademik
shqiptar, ashtu dhe përmes ofrimit të një perspektive të re të interpretimit të dukurisë së
terrorizmit ndërkombëtar dhe reagimit ndaj tij të shteteve të rajonit të Ballkanit
Perëndimor. Sa i takon këtyre të fundit, kontributi ynë qëndron në ofrimin e një kuadri të
plotë analitik global, rajonal dhe kombëtar të interpretimit të fenomeneve që kërcënojnë
5
sigurinë e shteteve të Ballkanit, si fondamentalizmi islamik dhe terrorizmi me prapavijë
fetare. Duke analizuar ndikimin e terrorizmit në përpilimin dhe implementimin e
strategjive të sigurisë –si dhe ndikimin e kësaj dukurie në aplikimin e vizioneve
gjeopolitike të shteteve të ndryshme dhe krahasimit të tyre me vendet e rajonit tonë–
ofrohet një qasje më e plotë që kontribuon jo vetëm në thellimin e studimeve në fushën e
sigurisë dhe gjeopolitikës në vendin tonë, po edhe politikëbërësve të kësaj sfere.
Dukurinë e terrorizmit e kemi parë pikësëpari si një kërcënim asimetrik me histori
të lashtë që ka qenë pjesë e pandarë jo vetëm e shoqërive dhe e entiteteve politike, por
edhe e marrëdhënieve që këta kanë krijuar mes tyre. Aktet terroriste ose kërcënimi për të
përdorur akte të tilla ka ekzistuar për mijëvjeçarë të tërë të historisë së njerëzimit.
Megjithëse kjo dukuri ka një histori më të gjatë se ajo e kombit-shtet, përdorimi i terrorit
nga qeveritë dhe ata që kontestojnë pushtetin e tyre vazhdon të kuptohet në mënyrë të
mjegullt. Ndërsa domethënia e fjalës “terror” është e qartë në vetvete, vërehet një
pështjellim i domethënies së termit kur aplikohet në akte dhe aktorë të botës reale. Pjesë e
këtij pështjellimi, siç rezulton nga ky punim shkencor, ndodh për shkak të përdorimit të
taktikave të terrorit nga aktorë që u përkasin të gjitha niveleve të një ambienti social dhe
politik.
Studimi i terrorizmit në prizmin që kemi përzgjedhur na ka vendosur shpeshherë
përballë sfidave me karakter sa konceptual, aq dhe teorik, metodologjik e normativ. Kjo
sepse interesi ynë shkencor ka qenë ai i ndërthurjes së studimit të rrënjëve të fenomenit
me impaktin gjeopolitik që ka krijuar mbi shtetet dhe me efektin e sigurisë/pasigurisë që
ka prodhuar mbi opinionin publik botëror. Një ndërthurje e tillë ka pasur nevojë
pikësëpari për një qartësi metodologjike dhe konceptuale prej nga ku të zinte fill analiza
jonë shkencore, ndaj dhe sfida fillestare me të cilën u ndeshëm ishte ajo e qartësimit të
konceptit të terrorizmit, për ta bërë atë sa më operacional, në funksion të analizës së tij të
mëtejshme. Për këtë arsye, që në hyrjen e tij punimi i kushton një vëmendje të posaçme
metodologjisë shkencore mbi të cilën ndërtohet e gjithë struktura analitike si dhe teorive
të ndryshme mbi sigurinë ndërkombëtare dhe terrorizmin si fenomen sigurie, duke
identifikuar përparësitë dhe të metat e tyre.
Në vijim, Kreu 1 trajton aspektet ndërkombëtare të terrorizmit, duke shqyrtuar
fillimisht rrënjët historike të tij. Ai parashtron etapat nëpër të cilat ka kaluar trajtimi i
6
kësaj dukurie sigurie që nga lashtësia (epoka e zealotëve dhe asasinëve), nëpër mesjetë,
tek koncepti i “terrorit” i përdorur gjatë Revolucionit Francez, mënyra sesi e
instrumentalizuan terrorin anarkistët rusë në fillim të shekullit të njëzetë, veshja e
terrorizmit me mantel politik dhe ideologjik gjatë Luftës së Ftohtë nga grupet e ekstremit
të majtë në Evropën Perëndimore si dhe futja e komponentit fondamentalist fetar në
përligjen e akteve terroriste për qëllime krejtësisht gjeopolitike, sidomos pas 11 shtatorit
2001. Një pjesë e rëndësishme e kësaj analize historike kalon edhe përmes trajtimit të
fenomenit të terrorizmit ndërkombëtar nga organizatat ndërkombëtare, si Lidhja e
Kombeve, Organizata e Kombeve të Bashkuara, NATO, Bashkimi Evropian, e kështu me
radhë.
Kreu 2 është fokusuar tek raporti gjeopolitik midis fesë dhe terrorizmit, sidomos
në epokën bashkëkohore të rritjes së intensitetit të përdorimit të fesë Islame për të
përligjur akte terroriste si në botën myslimane ashtu dhe në atë perëndimore. Ky kapitull
ndalet pikësëpari tek roli që ka luajtur feja si instrument justifikues i dhunës politike,
duke nxjerrë në pah faktin se jo vetëm feja myslimane, por edhe doktrinat e tjera fetare
janë përdorur gjerësisht në këtë kuadër. Përpos kësaj, sidomos në epokën e Pasluftës së
Ftohtë është ndezur debati shkencor mbi dimensionin gjeopolitik në raportet midis
qytetërimeve, fillimisht nga Samuel Huntington, e më pas nga një sërë studiuesish të
tjerë. Kreu 2 përmbyllet me një analizë të impaktit gjeopolitik të globalizmit mbi
nacionalizmin dhe fenë, duke argumentuar se dukuria e globalizmit ka ndikuar në fakt në
rritjen e dozave të nacionalizmit dhe në forcimin e raportit të këtij të fundit me fenë.
Në vijim, Kreu 3 përqendrohet tek Islami politik, si një komponent më specifik i
marrëdhënies midis fesë dhe terrorizmit. Ai e trajton Islamin politik si një përçues
interesash gjeopolitike duke shqyrtuar së pari marrëdhëniet mes shtetit dhe fesë në botën
islame, e më pas duke e trajtuar islamin politik si pjesë të identitetit në rajonin e Lindjes
së Mesme. Kreu 3 vijon me analizën e fondamentalizmit islamik si faktor gjeopolitik, jo
vetëm në Lindjen e Mesme apo botën arabe, por tashmë në rang global. Fondamentalizmi
islamik është bërë pjesë e pandashme e studimit të terrorizmit ndërkombëtar, sidomos pas
sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001. Qasja jonë është
konkretizuar nëpërmjet shqyrtimit të disa prej organizatave më të rëndësishme
7
fondamentaliste me impakt të madh gjeopolitik në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, të tilla
si Hizbollahu, Hamasi apo Al Kaeda.
Punimi përmbyllet me Kreun 4, i cili i jep punimit tonë një përmasë të
rëndësishme dhe mjaft interesante, pasi trajton rastin e fondamentalizmit islamik në
Ballkanin Perëndimor dhe pasojat gjeopolitike të tij për raportet midis shteteve të rajonit
me njëri-tjetrin por edhe me qendrat e mëdha të fuqisë global. Pasi fillon me një pasqyrim
të arkitekturës së re të sigurisë dhe gjeopolitikës në Ballkan pas Luftës së Ftohtë, Kreu 4
vijon me një qasje gjeopolitike ndaj ndryshimeve demografike në Evropë (dhe më
konkretisht në Ballkanin Perëndimor). Më tej analizohet shkalla e përhapjes së
fondamentalizmit islamik në Ballkan dhe impakti i tij tek siguria dhe gjeopolitika
rajonale, duke u përqendruar në disa raste studimore, si Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia,
etj.
Sigurisht që sipërmarrja jonë nëpërmjet një studimi të tillë shkencor kërkon një
qasje shumëpërmasore edhe nga pikëpamja e problematikës së gjerë të shtjelluar në
literaturën bashkëkohore. Për këtë arsye, është përdorur një shumëllojshmëri burimesh
bibliografike, duke mundësuar gërshetimin e hulumtimit empirik të rasteve të shfaqjes së
dhunës terroriste me interpretimin teorik në funksion të ndryshimit të strategjive të
shteteve dhe politikës së tyre të jashtme. Përveç sipërmarrjes së një analize empirike, një
rëndësi të madhe kanë marrë edhe burime të tjera parësore, si dokumentet e strategjive të
sigurisë kombëtare të shteteve të fuqishme, si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe
Rusia, apo të vendeve me komponentë më të vegjël fuqie, si vendet e Lindjes së Mesme,
apo edhe ato të Ballkanit. Dokumentet e strategjive të sigurisë kombëtare të këtyre
shteteve ndihmojnë për të vëzhguar mënyrën sesi shtete të ndryshëm kanë reaguar ndaj
dukurive të reja të sigurisë, të shfaqura pas Luftës së Ftohtë, si dhuna terroriste.
Gjithashtu ato ofrojnë një mundësi reale për të analizuar sesi kërcënimet nga terrorizmi
apo fondamentalizmi islamik janë përthyer në ndryshime të vizionit gjeopolitik të këtyre
shteteve ndaj rajoneve si Lindja e Mesme, Azia Qendrore apo dhe Ballkani Perëndimor.
Burim tjetër që mund të klasifikohet si parësor është legjislatura mbi aktet dhe dhunën
terroriste e një sërë vendeve, e cila kontribuon në përvijimin e një tabloje më të qartë të
brendshme të impaktit të terrorizmit mbi shoqëritë dhe sistemet e brendshme politike,
sidomos të vendeve perëndimore.
8
Nga ana tjetër, pjesë e hulumtimit tonë shkencor kanë qenë edhe një sërë
dokumentesh të organizatave ndërkombëtare –marrëveshje, traktate apo protokolle të
ndryshëm– si rezolutat e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, të Bashkimit
Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, etj.
Këto burime dokumentojnë impaktin e terrorizmit ndërkombëtar edhe në mënyrën e
funksionimit të këtyre organizatave, duke dëshmuar më tej rëndësinë gjeopolitike që
marrin edhe aktorët ndër-qeveritarë në kontekstin e përpjekjeve globale të luftës kundër
terrorizmit. Por njëkohësisht përmes analizës së këtyre dokumenteve parësore del në pah
edhe vështirësia që hasin organizatat ndërkombëtare kur duhet të marrin vendime që
prekin sovranitetin dhe politikën e jashtme të shteteve në arenën ndërkombëtare.
Një gamë e tillë literature mundëson jo vetëm analizën historike dhe empirike, por
edhe atë teorike apo tematike të dukurisë së terrorizmit ndërkombëtar. Në këtë kontribuon
veçanërisht përdorimi i burimeve bibliografike dytësore, duke ofruar një panoramë të
plotë të teorive të sigurisë ndërkombëtare në përgjithësi dhe të atyre mbi terrorizmin në
veçanti. Nga ana tjetër numër i konsiderueshëm burimesh dytësore të përdorura në këtë
punim hedhin dritë mbi debatet e mëdha të kësaj fushe sa u takon raporteve mes fesë dhe
gjeopolitikës, fesë dhe identiteteve kombëtare, gjeopolitikës dhe terrorizmit apo
marrëdhënieve mes fondamentalizmit islamik, Islamit politik dhe shtetit në rajone të
ndryshme të botës.
Së fundi, nuk mund të lë pa përmendur falënderimet dhe mirënjohjen time më të
thellë për disa njerëz që më kanë ndihmuar në këtë rrugëtim të gjatë hulumtues. Së pari,
shpreh mirënjohjen time më të thellë për udhëheqësin tim shkencor në këtë sipërmarrje të
vështirë, Prof. Dr. Ferit Dukën, i cili me njohuritë, urtinë, përkujdesjen e vazhdueshme
metodologjike dhe punën e papërtuar mbi çdo detaj të këtij punimi, ka kontribuuar në
sendërtimin e një kuadri të plotë dhe rigoroz metodologjik dhe analitik. Këshillat e tij të
vyera dhe mbështetja e vazhdueshme kanë kontribuuar në atë që do të kishte qenë e
vështirë. Një falënderim dua t’ia dedikoj gjithashtu Departamentit të Historisë të
Universitetit të Tiranës, tek i cili kam gjetur gjithnjë mbështetje dhe inkurajim në
tejkalimin e sfidave të shumta që janë shfaqur gjatë kohës së kryerjes dhe finalizimit të
punës kërkimore në kuadër të studimeve doktorale. Dua gjithashtu të falënderoj kolegët e
Universitetit Europian të Tiranës dhe veçanërisht Administratorin e universitetit, Z. Henri
9
Çili, i cili ka ndjekur me interesim të posaçëm ecurinë time në studimet doktorale, duke
më nxitur vazhdimisht për të arritur objektivat e mia në kuadër të procesit të
lartpërmendur.
10
HYRJE
Metodologjia dhe teoritë e terrorizmit
1. Prirje bashkëkohore të terrorizmit jo-shtetëror
2. Objekti i studimit dhe metodologjia e hulumtimit shkencor
3. Debati teorik mbi terrorizmin: përparësitë dhe të metat e modeleve analitike
11
1. Prirje bashkëkohore të terrorizmit jo-shtetëror
Studimi i terrorizmit është shumëdimensional, pasi këtij fenomeni mund t’i
qasemi nëpërmjet disiplinave të ndryshme, siç mund të jenë kriminologjia, shkencat
politike, studimet e luftës dhe të paqes, gjeopolitika, shkencat e komunikimit apo
studimet fetare. Gjatë përkufizimit të nocionit të terrorizmit ekzistojnë disa probleme
themelore, që e bëjnë shumë të vështirë debatin shkencor mbi përkufizimin e tij.
Vështirësia rritet edhe më shumë kur përpiqemi ta përcaktojmë këtë term në mënyrë që të
përshkruajë metodat e përdorimit të dhunës së nivelit të ulët kundrejt luftërave të
mirëfillta moderne ndërshtetërore. Për rrjedhojë, kjo i ka orientuar studiuesit e ndryshëm
të këtij fenomeni drejt përdorimit të konteksteve të ndryshëm konceptualë dhe fushave të
ndryshme të studimit, duke i interpretuar aktet e terrorizmit si krim, si proces politik, si
luftë, si proces komunikimi dhe/ose si kryqëzatë.1
Dhe pse këto janë pesë lente konceptuale përmes të cilave është interpretuar më së
shumti terrorizmi, ato nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, madje shumë studiues kanë
përdorur qasje të ndërthurura në analizën sistematike që ata i kanë bërë terrorizmit, duke
integruar brenda tyre edhe elementë nga fusha e psikologjisë.2 Një akt terrorizmi mund të
kryhet në kontekstin e një lufte dhe mund të konsiderohet një shkelje e rëndë e ligjeve të
luftës, si në rastet e krimeve të luftës gjatë Luftës së Dytë Botërore, apo të krimeve të
luftës të kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Nga ana tjetër, një akt i dhunës terroriste
mund të ketë si qëllim primar përdorimin si instrument propagandistik komunikimi, me
qëllim impresionizmin e një audience të caktuar. Por gjithashtu ka shumë shembuj
historikë kur dhuna terroriste është interpretuar si sakrificë për qëllime fetare, përmes të
cilët terroristi synon të sakrifikojë jetë të civilëve të pafajshëm për qëllimet e tij, ose edhe
veten si martir. Duke qenë një fenomen mjaft dinamik, me ndryshimin e prirjeve në
përdorimin e terrorizmit, ndryshon edhe mënyra më e plotë e interpretimit të tij:
1 Si për shembull në rastin e së ashtuquajturës “Luftës së Shenjtë” – apo siç njihet ndryshe Xhihad. Alex Schmid, “Frameworks for Conceptualizing Terrorism”, në “Terrorism and Political Violence”, Vëll. 16, Nr. 2, 2004, ff. 197-221. 2 Alexander Riley, “Psychology of Terrorism: classic and contemporary insights”, International Social Science Journal, Vëll. 60, Nr. 197, Shtator/Dhjetor 2009, ff. 509-512.
12
terrorizmi ndryshon paralelisht me instrumentet e dhunës dhe të komunikimit, duke bërë
të ndryshojë dhe konteksti në të cilin ai vepron.3
Në këtë kuptim, terrorizmi përdor dhunën si mjet komunikimi me një audiencë më
të gjerë ngase viktimat e tij të drejtpërdrejta civile, duke përdorur të ashtuquajturën ‘gjuhë
të gjakut’ për t’iu drejtuar një qeverie, një grupi të caktuar, apo një grupi shoqërish e
kombesh.4 Nga studimi i literaturës mbi terrorizmin rezulton se studiuesit nuk janë
fokusuar shumë në analizën e terrorit si një gjendje mendore.5 Terroristët mund të luajnë
me frikën nga vdekja e dhunshme duke u përpjekur të maksimizojnë pasigurinë dhe
ankthin tek grupi i drejtpërdrejtë i viktimave si dhe tek grupi më i gjerë shoqëror të cilit
ata i përkasin në nivel kolektiv.
Nga ana tjetër, terrorizmi është një aktivitet, metodë ose taktikë e cila, si rrjedhojë
e një procesi psikologjik, ka si objektiv të prodhojë terror.6 Në një studim të tij për këtë
çështje, komisioni i posaçëm i Departamentit amerikan të Drejtësisë, që në mes të viteve
1970-të vinte në dukje se: “Një problem themelor i kuptimit që ne kemi për terrorizmin
është vetë përkufizimi i tij. [...] Mungesa e saktësisë në përdorimin e tij i ka shtyrë disa të
besojnë se koncepti nuk mund të ketë një përkufizim konkret brenda një konteksti
normativ.7 [...] Pjesë e problemit është kategorizimi që ne i bëjmë atij si një aktivitet në
thelb kriminal. Në fakt terrorizmi është në teknikë.[...] Terrori është një fenomen i
3 Alex P. Schmid (ed.), “The Routledge Handbook of Terrorism Research”, Nju Jork: Routledge, 2011, f. 2. 4 Një tregues në mbrojtje të argumentit se terroristët i shohin sulmet e tyre, veç të tjerash, edhe si mjet komunikimi, mund të përftohet nga studimi empirik i deklaratave të organizatës terroriste Al-Kaeda dhe ish-liderit të saj Osama bin Laden. Në një prej tyre, në fund të janarit 2009, ai deklaronte se: “nëse do të kishte qenë e mundur që t’i përçonim mesazhet tona tek ju përmes fjalëve, nuk do të kishte qenë e nevojshme të përdornim aeroplanët”. Shih tekstin e plotë të mesazhit sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Associated Press, datë 01/03/2009. 5 [Nga gjuha angleze: “state of mind”] Frika është emocioni më i fortë që përjetojnë qeniet njerëzore, siç kanë dëshmuar edhe studiues të shumtë. Siç ka argumentuar Thomas Hobbes, “Frika nga dhuna dhe vdekja e dhunshme qëndron në themel të procesit të terrorit”. Për këtë arsye, edhe disa nga konceptet kryesore të sigurisë lidhen me këtë lloj procesi psikologjik: si, për shembull, termat: liri nga frika, frika si mjet i totalitarizmit, etj. Hobbes, “Leviathan”, Botimet Dita 2000, posaçërisht Kreun 1 & 2. 6 Martha Crenshaw, “The Psychology of Terrorism: an Agenda for the 21st Century”, në Political Psychology, Vëll. 21, 2000, ff. 405-20. Jeff Victoroff, “The Mind of the Terrorist: A Review and Critique of Psychological Approaches”, në “Journal of Conflict Resolution”, Vëll. 49, 2005, ff. 3-42. Gjithashtu më në përgjithësi mbi këtë problematikë, shih Jerrold Post, “Leaders and their Followers in a Dangerous World: the Psychology of Political Behavior”, Nju Jork: Ithaca, Cornell University Press, 2004, posaçërisht Kapitujt 1 & 2. Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, Uashington: Columbia University Press, 2006, ff. 229-57. 7 Megjithatë, siç na kujton Lutwig Wittgenstein: “Çdo gjë që mund ta rrokë mendimi, mund të mendohet qartësisht. Çdo gjë që mund të shprehet me fjalë mund të shprehet qartësisht”. Lutwig Wittgenstein, “Tractatus Logico-Philosophicus”, 4. 116.
13
natyrshëm; ndërsa terrorizmi është shfrytëzimi i vetëdijshëm i terrorit. Terrorizmi është
imponues, i ideuar për të manipuluar vullnetin e viktimave të tij dhe audiencën më të
gjerë. Vetë natyra e krimit prodhon një shkallë kaq të lartë frike, nëpërmjet aktit të
kryerjes së veprës [...] ose nëpërmjet indiferencës që ky akt tregon për jetën njerëzore.
Kjo frikë e tmerrshme përbën burimin e fuqisë së terroristit dhe i komunikon sfidën e tij
shoqërisë”.8
Në terma psikologjikë terrori mund të shihet si një reagim tepër emocional ndaj
akteve të caktuara të dhunës, një lloj i veçantë frike ekstreme ose ankthi i thellë që
paralizon një njeri i cili ndjehet [individualisht] i paaftë t’i kundërvihet dhe të neutralizojë
kërcënimin që i kanoset nga dhuna.9 Në këtë kuptim, terrorizmi prodhon shpeshherë një
nivel të lartë ankthi, i përkthyer në pasiguri, tension dhe frikë. M. E. Silberstein e ka
përshkruar ndjesinë e terrorit në këtë mënyrë: “Një gjendje frike e thellë e shkaktuar nga
kërcënimi sistematik i burgosjes, sakatimit apo vdekjes. Ajo intensifikohet kur viktima
është e pambrojtur në duart e një qenieje tjetër njerëzore. Të gjithë kemi frikë se mos
lëndohemi apo vritemi. Terroristi i manipulon individët dhe qeveritë duke shfaqur
kërcënimin e lëndimeve apo vdekjeve njerëzore. Terroristi kërcënon prirjen më
fondamentale njerëzore – vullnetin për t’i mbijetuar kërcënimit i paprekur. [...] Për shkak
se viktimat e një terroristi janë të paarmatosur, civile dhe të rastësishme, frika e viktimës
përjetohet nga të gjithë vëzhguesit e jashtëm, që janë njësoj vulnerabël.”10
Në ligjërimin e përditshëm politik ekziston një pajtim shumë më i madh mbi
konotacionin negativ të terrorizmit dhe simbolikën që e shoqëron atë, sesa mbi aspektin
empirik të këtij termi. Sipas Rigstad, ky fakt konsiderohet gjerësisht si një arsye e mirë
për t’iu larguar kategorizimit të zakonshëm të kuptimit të terrorizmit dhe si një përpjekje
për të ndërtuar një përkufizim neutral gjakftohtë.11 Nga pikëpamja empirike është e
vërtetë se gjatë dy dekadave të fundit terroristët janë angazhuar në akte jashtëzakonisht të
8 Më konkretisht Raporti i Komisionit Kombëtar Këshillues Amerikan mbi Rebelimet dhe Terrorizmin, konsiderohet një prej studimeve të para shkencore mbi terrorizmin nga politikëbërësit amerikanë – një hulumtim mjaft i rëndësishëm i këtij komisioni që ka hedhur bazat e politikëbërjes amerikane në këtë drejtim. “Report of the Task Force on Disorders and Terrorism”, National Advisory Committee on Criminal Justice, Standards and Goals, Uashington, 1976, f. 3-5. 9 Alex P. Schmid (ed.), “The Routledge Handbook of Terrorism Research”, Nju Jork: Routledge, 2011, f. 3. 10 Cituar tek Martin Silberstein ‘Emergency Medical Preparedness’ në “Terrorism”, Vëll. 1, Nr. 1, 1977, ff. 51–52. 11 Mark Rigstad, “The Senses of Terrorism”, në “Review Journal of Political Philosophy”, 2008, Vëll. 6, Nr. 1, f. 76.
14
dhunshme për shkaqe të pretenduara politike ose fetare. Ideologjia politike varion nga
ekstremi i majtë deri në atë të djathtë. Për shembull, e majta ekstreme mund të përbëhet
nga grupe si marksistët dhe leninistët të cilët propozojnë revolucionin e punëtorëve të
udhëhequr nga një elitë revolucionare. Nga e djathta ekstreme gjejmë diktatorë dhe
diktatura që besojnë në shkrirjen e shtetit dhe lidershipit të biznesit.
Ky lloj arsyetimi na shpie drejt një logjike analitike më objektive dhe më të arrirë
nga pikëpamja e disiplinës së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe nën-disiplinës së
studimeve të sigurisë. Tashmë shprehja: “individi, që në vlerësimin e dikujt është luftëtar
i lirisë, për dikë tjetër është terrorist” –e shqiptuar dikur nga Yasser Arafat– është
shndërruar në truizëm dhe trajtohet si një përfundim i keq që mund të shmanget duke e
zhveshur nga simbolika morale.12 Përpjekja për ta zhveshur konceptin e terrorizmit prej
barrës morale që ai bart në vetvete rezulton e dobishme për disa arsye. Së pari, ajo
mundëson një trajtim më të plotë të konflikteve asimetrike. Së dyti, ajo bart virtytin etik
të fleksibilitetit për të akomoduar ngjyrime të ndryshme të mënyrave dhe shkallëve të
ndryshme të shfaqjes së dhunës terroriste. Së treti, ajo bart virtytin empirik të
dobishmërisë në funksion të një kërkimi rigoroz në shkencat sociale.13
Në fillim të viteve 1990-të, studiuesit dhe opinioni publik botëror vërejtën një
rritje të fortë të terrorizmit të motivuar nga pikëpamje ekstremiste fetare, fenomen të cilin
shumë studiues e kanë lidhur me vitin 1979, pas revolucionit islamik iranian.14
Thelbësore në këtë mes është natyra dhe struktura e organizatave ndërkombëtare pas vitit
2001. Alex Schmid ka konstatuar disa prirje në ideologjinë dhe strukturën e grupeve
terroriste, si: a) përhapja e doktrinave fetare ekstremiste (si zëvendësuese të ligjërimit laik
marksist); b) fuqizimi i ideologjive të frymëzuara nga idetë politike islamiste që
justifikojnë përdorimin e terrorizmit (dhe forca joshëse që ato ushtronin në shtresa të
12 Lionel K. McPherson, “Is Terrorism Distinctively Wrong?” në “Ethics” Nr. 117 Prill 2007, f. 526. 13 Mark Rigstad, “The Senses of Terrorism”, në “Review Journal of Political Philosophy”, Vëll. 6, Nr. 1, 2008, f. 77. 14 James Lutz & Brenda Lutz, “Global Terrorism”, 2nd edn, Nju Jork: Routledge, 2008, f. 20 & 137. Gjithashtu Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, Nju Jork: Columbia University Press, 2006, ff. 82-83. Nga ana tjetër, në një hulumtim empirik, Hoffman ka argumentuar se në vitin 1968 asnjë grup ndërkombëtar terrorist nuk mund të klasifikohej si me natyrë fetare (ose anti-laik). Në vitin 1980 kjo shifër ishte 2 nga 64 grupe; në vitin 1992 11 nga 48 grupe ishin me natyrë fetare; ndërsa në vitin 1995 ky numër arriti në 25 nga 58 organizata terroriste ndërkombëtare. Kjo tregon se përdorimi i fesë si mantel ideologjik po bëhej gjithnjë e më i pranishëm globalisht. Bruce Hoffman, “Terrorism and WMD: Some Preliminary Hypotheses”, në “Non-Proliferation Review”, Vëll. 4, Nr. 3, Pranverë/Verë 1997. Gjithashtu David Rapoport, “The Four Waves of Rebel Terror and September 11”, në “Anthropoetics”, Vëll. 8, Nr. 1, Pranverë/Verë, 2002.
15
gjera të botës islamike); c) ndryshimi i strukturës hierarkike të grupeve terroriste drejt një
forme tjetër organizimi (më të lirshëm dhe pa lidership konstant); d) forcimi i
bashkëpunimit të rrjeteve terroriste me organizatat kriminale; e) rritja e rëndësisë së
internetit dhe teknologjive të reja të komunikimit (për përhapjen e ideologjive radikale,
për indoktrinim dhe për trajnim); f) forcimin e mbështetjes së diasporave për organizatat
terroriste ndërkombëtare.
Përveç këtyre ndryshimeve në nivel strategjik studiuesit kanë vërejtur edhe një
sërë zhvillimesh në taktikat operacionale të grupeve terroriste, të tilla si: prirjen drejt
terrorizmit trans-nacional (apo ndër-kufitar); prirjen drejt rritjes së kapaciteteve
vdekjeprurëse dhe shkatërrimit maksimal; përhapjen e taktikave vetëvrasëse në vende të
pahasura më parë; përpjekjet për të përdorur armë të shkatërrimit në masë (kimike,
biologjike, bërthamore, etj.); prirjen drejt cyber-terrorizmit etj.
Përdorimi i përkufizimeve të gjera të terrorizmit ka qenë problem konstant i
fushës së studimeve të sigurisë dhe, konkretisht, terrorizmit si një ndër problemet
fondamentale të sigurisë dhe gjeopolitikës në arenën ndërkombëtare. Sa më i gjerë që
bëhet koncepti i terrorizmit, aq më shumë rriten shanset që popujt të ndryshëm të
kuptojnë gjëra të ndryshme kur përdorin termin ‘terrorizëm’. Kjo është arsyeja kryesore
përse Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk ia ka dalë ende mbanë të arrijë një
konsensus mbi përmbajtjen dhe përkufizimin e terrorizmit. Në këtë kuadër, veçanërisht i
rrezikshëm është barazimi i terrorizmit me dhunën politike. Ekzistojnë shumë forma dhe
lloje të dhunës politike, të cilat shpeshherë, për arsye edhe propagandë të brendshme apo
ndërkombëtare, i kanë shtyrë qeveritë e shteteve të ndryshëm të përdorin nocionin e
terrorizmit për të përkufizuar kundërshtarët e tyre, të tilla si greva e urisë, internimet,
shtypja e dhunshme e demonstratave paqësore, krimet e urrejtjes, tortura, spastrimet
etnike, rebelimet (urbane ose jo-urbane), etj. Për këto arsye, nga pikëpamja
metodologjike dhe në funksion të hulumtimit që duam të realizojmë edhe në raport me
dimensionet gjeopolitike të problemit, nocioni i terrorizmit mund të përdoret për t’iu
referuar asaj forme dhune politike që ka si objektiv civilët e pafajshëm.
Nga ana tjetër, si taktikë terrorizmi mund të përdoret nga një gamë shumë e
ndryshme aktorësh të cilët është e vështirë të kategorizohen në mënyrë rigoroze, pasi
mund t’i përkasin dy ose më shumë kategorive. Megjithatë, studiuesit i kanë ndarë në
16
grupe fetare; grupe etno-nacionaliste, separatiste dhe/ose irredentiste; grupe raciste dhe të
ekstremit të djathtë; grupe revolucionare të ekstremit të majtë dhe anarkiste; aktorë
terroristë shtetërorë; organizata kriminale që përdorin taktika terroriste; terroristë të
‘veçuar’15; grupe me kauza specifike.16
Disa prej motiveve kryesore të terroristëve janë: hakmarrja apo shpagimi, që
historikisht ka qenë motiv i fuqishëm për terroristët; frikësimi dhe çorientimi; kërkesat
apo shantazhet politike; propaganda në funksion të rritjes së vëmendjes; synimi për t’u
bërë martirë duke i parë operacionet vetëvrasëse si një rrugë drejt çlirimit shpirtëror;
eliminimi i forcave opozitare apo kundërshtare; zhvatja e parave për të financuar një
fushatë dhune, etj.
Sikurse kemi theksuar edhe më sipër, terrorizmi nuk është një fenomen i ri.
Ndonëse është përdorur që prej fillimeve të historisë së njerëzimit, ai ka rezultuar
relativisht i vështirë për t’u përkufizuar. Vështirësia e parë qëndron në faktin se terrorizmi
është një koncept mjaft i gjerë, sepse format e dhunës terroriste mbulojnë një gamë të
gjerë dhe të çrregullt kushtesh dhe rastesh. Ky fenomen sigurie dhe gjeopolitike është
përshkruar në mënyra të ndryshme: si taktikë dhe si strategji; si krim dhe si detyrë e
shenjtë; si një reagim i justifikuar ndaj shtypjes dhe urrejtjes së pafalshme.17 Shumë prej
këtyre pikëpamjeve varen nga këndvështrimi i atij që përfaqësohet prej dukurisë.
Një vështirësi e dytë qëndron në faktin se, sikurse do ta provojmë në vijim të këtij
kreu të punimit tonë doktoral, përkufizimi i terrorizmit tenton të mbulohet nga
propaganda zyrtare apo ‘gjysmë-zyrtare’. Të dyja këto vështirësi e bëjnë shumë të
15 Termi më i saktë që përdoret rëndom në literaturën mbi terrorizmin është “lone wolf” (“ujqër të vetmuar”). Jeff Victoroff, “The Mind of the Terrorist: A Review and Critique of Psychological Approaches”, ibid, ff. 3-42. Gjithashtu një trajtesë të plotë të këtij fenomeni kanë ofruar Sophia Moskalenko & Clark McCauley në studimin me titull “The Psychology of Lone-Wolf Terrorism”, në “Counselling Psychology Quarterly, Vëll. 24, Nr. 2, Qershor 2011, ff. 115-26. 16 Alex Schmid, “Frameworks for Conceptualizing Terrorism”, ibid. Gjithashtu një trajtesë të plotë mbi kategorizimin dhe llojet e terrorizmit ka ofruar dhe: James Lutz & Brenda Lutz, “Global Terrorism”, ibid, posaçërisht në Kreun 2 (“What is Terrorism: Definition and Classification”), ff. 7-24. 17 Për një qasje të plotës konceptuale dhe kuptimore të terrorizmit shih: Alex Schmid dhe Albert Jongman, “Political Terrorism: A New Guide to Actors, Authors, Concepts, Data Bases, Theories and Literatures”, US: Transaction Publishers, 2005. Një udhërrëfyes gjithaq i vlefshëm është libri tashmë klasik i Paul Wilkinson, “Political Terrorism”, Londër: MacMillan Press, 1974. Gjithashtu Paul Wilkinson, “Terrorism versus Democracy: the Liberal State Response”, ibid. Alex P. Schmid (ed.), “The Routledge Handbook of Terrorism Research”, ibid.
17
vështirë përkufizimin e fenomenit të terrorizmit.18 Fillimisht, komponenti kryesor i
konceptualizimit të terrorizmit ishte përdorimi i terrorit për arritjen e qëllimeve të
caktuara politike. Megjithatë, sot, ky term përbën për shumë qeveri pikëmbështetjen
kryesore për pasqyrimin e kundërshtarëve të tyre në çdo konflikt të dhunshëm ose, më
gjerësisht, në çdo veprimtari që përmban dhunë me të cilën një qeveri mund të mos bjerë
dakord.19
Kur studiojmë gjendjen aktuale të terrorizmit, duhet të analizojmë raportin mes
përdorimit të dhunës nga shteti (si aktori që ka monopolin e saj) dhe përdorimit të dhunës
prej aktorëve që nuk janë pjesë e pushtetit shtetëror. Këta lloj aktorësh jo-shtetërorë
përpiqen që të gjejnë mundësinë e legjitimimit të akteve të tyre. Duke mos pasur të
njëjtën mundësi si shteti që t’i përligjin këto akte terrori, ata kërkojnë “strehë” brenda
ideologjive, sidomos doktrinave fetare, apo duke hedhur poshtë vetë konceptin e shtetit
(siç argumentojnë disa grupe anarkike, duke na rikthyer në fillesat e anarkizmit të
shekullit të XVIII-të). Në këtë mënyrë, siç argumenton Walter Laqueur: “fakti që kjo
dhunë në vetvete mund të emërtohet (ose jetë realisht) terrorizëm, merr rëndësi dytësore,
pasi justifikimi i saj moral tejkalon atë të një sistemi juridik i cili mund të legjitimohet
nga monopoli shtetëror mbi përdorimin e dhunës.”20.
Duke qenë se në shoqëritë moderne njerëzit jetojnë dhe punojnë së bashku në
rajone me dendësi tepër të lartë banimi dhe nivel të lartë ndërlidhjesh dhe ndërveprimesh
sociale mes tyre21, atëherë dhe probabiliteti i një numri të lartë viktimash nga një sulm
terrorist në qendra të këtilla urbane do të rritet dukshëm. Në sulmet e 11 shtatorit,
përdorimi i teknologjisë së lartë u mundësoi rrëmbyesve të avionëve të përdorin në
mënyrë asimetrike aeroplanët për arritjen e qëllimit të tyre strategjik. Por gjithashtu,
shoqëritë tona perëndimore janë, në të njëjtën kohë, tepër të ndjeshme dhe shumë të
18 Joffé Geoffrey, “Low-Level Violence and Terrorism”, në Robert Aliboni, Joffé Geoffrey (eds.) “Security Challenges in the Mediterranean Region”, Londër: Franc Cass, 1996, f. 139. Gjithashtu, Kimberley Thachuk, “Terrorism’s Lifetime: Can it be Severed?”, Strategic Forum of Institute for National Strategic Studies, National Defense University (USA), Nr. 181, Maj 2002, ff. 1-3. 19 Boas Ganor, “Israel’s Counter-Terrorism Policy: Efficacy Versus Liberal-Democratic Values 1983-1999”, Jeruzalem: Hebrew University, Gusht 2002, ff. 12-13. 20 Water Laqueur, “The New Terrorism, Fanaticism and the Arms of Mass Destruction”, UK: Oxford University Press, 2001, ff. 3-4. 21 Këtu mund të përmendim qytete të tilla si Londra, Nju Jorku, Parisi, Roma, Meksiko Siti, Stambolli, Kajro, e shumë qendra të tjera të mëdha urbane, me popullsi disa dhjetëra milionë banorë, dendësia e banimit në të cilat është jashtëzakonisht e lartë dhe, për rrjedhojë, shkalla e shkatërrimit nga një sulm terrorist asimetrik shumëfishohet.
18
brishta psikologjikisht.22 Në këtë kontribuon edhe rrjeti global i informacionit si dhe
fuqia e imazhit, shpejtësia e përçimit të të cilave është tepër e madhe, duke e vendosur
çdo individ përballë një dileme, deri-diku artificiale23, të kanosjes së rrezikut nga
terrorizmi ndërkombëtar.
Nga ana tjetër, përveç parashtrimit të mësipërm të vështirësive të përcaktimit të
terrorizmit dhe implikimeve gjeopolitike që përmban, studiuesit e shumtë janë përpjekur
historikisht që të identifikojnë disa elementë të përbashkët të fenomenit të terrorizmit dhe
ta përkufizojnë atë. Në këtë ‘garë të ethshme’ sigurisht që nuk mund të mbeteshin pa u
përfshirë qeveritë e shteteve të ndryshme –si të fuqive të mëdha ashtu dhe të shteteve më
të vegjël– por edhe organizatat ndërkombëtare. Vijimi i këtij kreu të punimit tonë
doktoral do të përqendrohet pikërisht në këtë debat të gjerë, duke parashtruar
përkufizimet e terrorizmit nga studiues të shumtë, qeveri dhe institucione e organizma
ndërkombëtare, për të përfunduar në një përkufizim tonin i cili do të na shërbejë nga
pikëpamja e operacionalizmit të konceptit përgjatë pjesës tjetër të hulumtimit tonë, duke
përfshirë brenda këtij koncepti edhe dimensionin tejet të rëndësishëm gjeopolitik të
terrorizmit në epokën bashkëkohore, që për hir të së vërtetës ka mbetur në periferi të
qasjeve të ndryshme teorike.
Sipas Bruce Hoffman, sa i takon përkufizimit të terrorizmit, autoriteti dominues i
gjuhës angleze, fjalori i famshëm i gjuhës angleze i Oksfordit, është zhgënjyes kur vjen
fjala tek dhënia e udhëzimeve, të paktën gjuhësore, mbi subjektin. Interpretimet që ai
ofron kanë natyrë më të theksuar historike ngase çdo të ishte e frytshme dhe shkencërisht
e dobishme në një epokë moderne të hulumtimit shkencor të terrorizmit, si kjo që po
përjetojmë sot. Përkufizimi ndahet në dy pjesë, në trajtimin e terrorizmit duke iu referuar
epokës së Revolucionit Francez dhe në trajtimin e terrorit, me referencë produktin
psikologjik të frikës që ai shkakton: “Terrorizmi është një sistem terrori: një qeverisje
përmes kërcënimit dhe frikësimit, e drejtuar dhe ndërmarrë nga partia që ishte në pushtet
22 Mbi impaktin psikologjik të terrorizmit dhe një analizë për pasojat e tij psiko-sociale të tij, shih Martha Crenshaw, “The Psychology of Terrorism: An Agenda for the 21st Century”, ibid, ff. 405-20. 23 Themi artificiale pasi në vendet perëndimore ekziston një probabilitet rreth 100 herë më i lartë të vritesh nga shumë mënyra të tjera (përfshi udhëtimin me makinë, një grabitje të mundshme në bankë, etj.) sesa nga ndonjë sulm terrorist. Kjo analizë bëhet bazuar në frekuencat e goditjeve terroriste, viktimat që ato kanë shkaktuar këto 15 vitet e fundit, si dhe pjesa që ato zënë në të gjitha llojet e vdekjeve jo-natyrore në shoqëritë perëndimore. Për të dhëna statistikore rreth këtyre që sapo thamë shih Brenda Lutz dhe James Lutz “Terrorism”, tek Alan Collins (ed.) “Contemporary Security Issues”, ibid, Kreu 16.
19
në Francë, gjatë revolucionit të vitit 1789-1794. Me ‘sistem terrori’ kuptohet një politikë
që synon të godasë nëpërmjet terrorit ata kundër të cilëve është drejtuar kjo politikë;
përdorimi i metodave të kanosjes dhe frikësimit; fakti i terrorizmit ose gjendja e të qenit i
terrorizuar.”24
Ky përkufizim është relativisht i pakënaqshëm, pasi në vend të na tregojë se çfarë
është terrorizmi, në të mund të vërejmë një përshkrim kalimthi historik – dhe anakronik
në raport me përdorimin e pranuar modern të termit. Pjesa e dytë e përkufizimit është
paksa më e dobishëm edhe pse, ndërsa komunikon me saktësi dhe cilësi frikën që
indukton terrorizmi, mbetet gjithaq i gjerë mund të aplikohet thuajse në çdo veprim
njerëzor që na frikëson pra, terrorizon. Ndaj një gjerësi e tillë konceptuale nuk i shërben
analizës shkencore që duam të përvijojmë. Ndonëse pjesë integrale e terrorizmit, ky
përkufizim mbetet gjithsesi i pamjaftueshëm për të përkufizuar me saktësi fenomenin që
sot e quajmë terrorizëm.
Një përkufizim paksa më i kënaqshëm mund të gjendet në përkufizimin që Fjalori
i Oksfordit i bën aktorit që kryen aktin e terrorit, në përpjekje për të rrokur analitikisht
vetë aktin. Në këtë kuptim aktori terrorist përkufizohet: “[...] Si term politik: a) i aplikuar
nga Jakobinët dhe mbështetësit e tyre në Revolucionin Francez, sidomos ata që lidhen me
Gjykatat Revolucionare gjatë ‘Mbretërimit të Terrorit’; b) çdokush që përpiqet të
promovojë pikëpamjet e veta duke përdorur një sistem imponues kanosjesh dhe frike; i
aplikuar specifikisht tek pjesëtarët e një prej shoqërive revolucionare në Rusi.”25
Në pamje të parë ky duket një përkufizim më i dobishëm. Së pari, ai e fut
menjëherë lexuesin brenda nocionit të terrorizmit si koncept politik. Siç do të shihet, kjo
karakteristikë kyçe e terrorizmit ka rëndësi vendimtare për të kuptuar objektivat,
motivimet dhe qëllimet dhe rezulton kritike për ta dalluar terrorizmin prej formave të
tjera të dhunës. Terrorizmi, në përdorimin bashkëkohor më të pranuar të termit, është
fondamentalisht dhe qenësisht politik.
Në këtë pikëpamje, padyshim që terrorizmi lidhet natyrshëm me pushtetin – me
përpjekjet e qenieve njerëzore për të fituar pushtet, për ta zgjeruar atë si dhe për ta
përdorur pushtetin për të arritur ndryshimin politik. Kësisoj, terrorizmi është dhunë –ose,
24 Fjalori i Oksfordit i Gjuhës Angleze. UK: Oxford University Press, 1971, f. 3268. 25 Fjalori i Oksfordit i Gjuhës Angleze, ibid.
20
çka është njësoj e rëndësishme, kërcënimi për të përdorur dhunë– i drejtuar në
përmbushje të një qëllimi politik. Ndaj koncepti i terrorizmit dhe ai i politikës lidhen
pazgjidhshmërisht. Nuk mund të ekzistojë asnjë formë terrorizmi që nuk përbrendëson
politiken në një formë ose një tjetër. Nuk mund të realizohet asnjë hulumtim shkencor pa
iluminuar më parë këtë moment jetik, vendimtar.
Përkufizimi i sipërpërmendur nënvizon qartazi tiparin tjetër themelor të
terrorizmit: se kemi të bëjmë me një akt të planifikuar, përllogaritur dhe, në fakt,
sistematik. Duke pasur ndërmend këtë konstatim sqarues, atëherë përse është kaq i
vështirë për t’u përkufizuar terrorizmi? Arsyeja më shtrënguese ndoshta është se kuptimi
i konceptit ka ndryshuar shumë shpesh përgjatë dyqind viteve të kaluar.26
Nga pikëpamja organizative, grupet e sotme terroriste dallojnë për fshehtësinë e
madhe dhe përmasat e vogla – sidomos kur i krahasojmë me organizatat shtetërore.
Kështu, grupet terroriste përpiqen të mos u ofrojnë shteteve ndonjë organizim tipik, duke
ua vështirësuar jo vetëm analizën por edhe marrjen e masave për të parandaluar sulme
terroriste. Për këtë arsye parandalimi i dhunës terroriste është bërë tanimë shumë i
vështirë. Në disa raste, terrorizmi ka qenë një mjet për të zhvilluar një konflikt ku
kundërshtari të mos kuptojë dot natyrën e kërcënimit, duke keq-interpretuar terrorizmin si
aktivitet kriminal. Për shkak të këtyre karakteristikave, terrorizmi është bërë përherë e më
shumë i zakonshëm midis atyre që përpiqen të arrijnë qëllime ekstreme anembanë botës.
Por, megjithë popullaritetin e tij, terrorizmi është një koncept i mjegullt dhe
shumëdimensional. Siç ka argumentuar Ajai Sahni: “Në thelb terrorizmi nuk është asgjë
më shumë sesa një metodë e përdorur nga një gamë e gjerë ideologjish për një gamë po
aq të gjerë objektivash. Por ai nuk lidhet në mënyrë integrale me asnjë ideologji. Ai do të
përdoret për sa kohë ata që e ushtrojnë këtë formë dhune përllogarisin se kanë shanse të
konsiderueshme për të pasur sukses.”27 Por, suksesi duhet interpretuar brenda paradigmës
së dhunës terroriste – gjë që nuk mund të realizohet me të njëjtat kritere që përdoren nga
shoqëritë dhe sistemet e qëndrueshëm shoqërorë. Brenda paradigmës së një lufte të
tejzgjatur fraksionesh terroriste, ato që mund të duken si dështime, perceptohen në fakt si
rrugë drejt suksesit. Thelbësore për ‘suksesin’ potencial të terrorizmit është legjitimiteti
26 David Rapoport, “Terrorism” në Mary Hawkesworth and Maurice Kogan (eds.), “Routledge Encyclopedia of Government and Politics”, Londër: Routledge, 1992, f. 1061. 27 Cituar tek Alex P. Schmid (ed.), “The Routledge Handbook of Terrorism Research”, ibid, f. 1.
21
që kjo formë dhune ka jo vetëm në sytë e terroristëve, por edhe të një publiku më të gjerë
– përfshirë një pjesë të shoqërive të goditura që i pranojnë ose propagandojnë këto
ideologji false. Delegjitimimi i terrorizmit –në nivelin e de-legjitimimit të gjenocidit–
duhet të jetë pararendësi i politikave kundërpërgjigjëse koherente ndërkombëtare dhe
kombëtare. Që të ndodhë ky proces de-legjitimimi, është thelbësore të përballemi me
secilën prej ideologjive false që janë promovuar për të mbështetur terrorizmin si dhe të
provohet se ato burojnë prej një arsyetimi të gabuar ose të diskutueshëm.
Përveç përpjekjeve të aktorëve shtetërorë për të përkufizuar terrorizmin, në sferën
akademike konstatohen shumë studiues që janë përpjekur ta përkufizojnë fenomenin. Një
ndër studiuesit më në zë të çështjeve të sigurisë e në mënyrë specifike të terrorizmit, Paul
Wilkinson, duke u përpjekur të japë një përkufizim të terrorizmit, pohon se: “[...]
Terrorizmi politik mund të përshkruhet shkurtimisht si ‘kërcënim imponues’. Një
përdorim sistematik i vrasjes dhe shkatërrimit me qëllim terrorizimin e individëve,
grupeve të individëve dhe komuniteteve –madje edhe të qeverive– në përsiatje të
plotësimit të kërkesave të caktuara ‘politike’ [...]” 28. Kështu, sipas Wilkinson-it, forma e
veçantë e dhunës që njihet si terrorizëm (së ushtruar kryesisht për arsye politike) ka pesë
karakteristika qendrore:
1. Është e paramenduar dhe synon të krijojë një klimë frike ekstreme dhe terrori.
2. I drejtohet një grupi më të gjerë njerëzish nga ata që janë viktimat e
menjëhershme të tij.
3. Shënjestrat e sulmeve përzgjidhen në mënyrë të rastësishme dhe janë pothuajse
gjithnjë simbolike, duke përfshirë këtu dhe shënjestra jo-ushtarake.
4. Aktet e dhunës terroriste përballohen nga shoqëria si shkelje e rëndë e vlerave dhe
normave shoqërore.
5. Dhuna terroriste është përdorur gjerësisht për të arritur qëllime të caktuara politike
si nga grupe njerëzish të cilët nuk janë pjesë e pushtetit ashtu dhe nga ata që
ndodhen në pushtet. Këto qëllime përfshijnë detyrimin e kundërshtarëve politikë
për t’u tërhequr, zgjerimin e grupit të përkrahësve të akteve të dhunës, etj.”29
28 Paul Wilkinson, “Terrorism and the Liberal State”, Macmillan, London 1986, f. 51. 29 Paul Wilkinson, “The Strategic Implications of Terrorism”, në “Terrorism & Political Violence. A Source Book”, M. L. Sondhi (ed.), Indian Council of Social Science Research, Har-Anand Publications, India 2000.
22
Kështu për shembull, Organizata e Shtatorit të Zi përdori shikueshmërinë e lartë të
Lojërave Olimpike për të bërë publike opinionin e saj ndaj kushteve të vështira në të cilat
ndodheshin refugjatët palestinezë. Në mënyrë të ngjashme, në tetor të vitit 1983,
terroristë nga vendet e Lindjes së Mesme bombarduan Shtabin e Përgjithshëm të
Batalionit Marins Tokësor në Aeroportin Ndërkombëtar të Bejrutit. Viktimat e
menjëhershme të sulmit ishin personeli prej 241 ushtarësh amerikanë që u vranë dhe rreth
100 të tjerët që u plagosën. Por objektivi i tyre i vërtetë ishte vetë populli amerikan dhe
Kongresi i Shteteve të Bashkuara. Një akt i tyre i vetëm dhune terroriste influencoi
vendimin e Shteteve të Bashkuara për të tërhequr trupat Marinse nga Bejruti dhe, për këtë
arsye, ai sulm konsiderohet një prej sukseseve më të mëdha të terrorizmit ndërkombëtar.
Nga ana tjetër, Robert Jervis e përkufizon terrorizmin si: “[...] Përdorimin e
dhunës për arritjen e qëllimeve politike ose sociale; dhunë e cila nuk është autorizuar
publikisht nga liderë të entiteteve të pranuara politike; përfshirë aktet që janë financuar
dhe mbështetur nga shtetet për të njëjtat qëllime, por që nuk janë njohur e pranuar
publikisht [...].”30
Nuk përbën habi fakti se, ndërsa kuptimi dhe përdorimi i termit kanë ndryshuar
me kalimin e kohës për të akomoduar diskursin politik të secilës epokë, terrorizmi ka
rezultuar gjithnjë e më shumë i papërkufizueshëm, në dritën e përpjekjeve për të ndërtuar
një përkufizim koherent, në gjendje t’u rezistojë sfidave të historisë. Politikëbërësit e
periudhave të mëparshme historike nuk e ndjenin të nevojshme të fshiheshin pas ndonjë
kamuflazhi semantik të etiketimeve si ‘luftëtarë të lirisë’ apo ‘guerilje urbane’. Kështu
për shembull, anarkistët e shekullit të nëntëmbëdhjetë e shpallnin veten terroristë dhe i
emërtonin pa ndrojtje taktikat e tyre si terrorizëm. Në mënyrë të ngjashme, edhe anëtarët
e grupit Narodnaya Volya nuk hezituan të përdornin të njëjtat fraza për të përshkruar
veten dhe veprimet e tyre.31
Gjithsesi, kjo periudhë nuk kishte jetëgjatësi të madhe historike. Qysh në vitet
1940-të, grupi terrorist hebre i njohur si Lehi, do të pranonte përdorimin efikas të 30 Robert Jervis, “An Interim Assessment of September 11: What Has Changed and What Has Not?”, në Demetrios James Caraley (ed.) “September 11, Terrorist Attack and US Foreign Policy”, Academy of Political Science, Columbia University, 2002, f. 180. 31 “A Military Guide to Terrorism in the Twenty-First Century”, ibid, f. 7. Gjithashtu James Lutz & Brenda Lutz, “Global Terrorism”, ibid, ff. 10-13.
23
taktikave terroriste, edhe pse anëtarët e tij nuk pranuan asnjëherë të quheshin terroristë. E
njëjta gjë do të vlente edhe për organizatat e shumta palestineze pak vite më vonë, që do
të kundërshtonin politikat e Izraelit. Gjithsesi është e rëndësishme se edhe ky grup nuk
preferoi të zgjidhte si emër të organizatës Luftëtarët Terroristë për Izraelin, por një
emërtesë shumë herë më pak negative, siç ishte Luftëtarët e Lirisë për Izraelin.32 Në
mënyrë të ngjashme, edhe pse mbi dy dekada pasi revolucionari Carlos Marighela
përkrahu haptazi përdorimin e taktikave terroriste, ai insistonte ta përshkruante veten dhe
dishepujt e tij si guerrilas urbanë, jo si terroristë urbanë.33
Kjo prirje drejt përdorimeve gjithnjë e më të turbullta semantike për të
anashkaluar konotacionet përherë e më negative të terrorizmit është përhapur veçanërisht
shumë gjatë dekadave të fundit. Të gjitha organizatat terroriste, thuajse pa asnjë
përjashtim, përzgjedhin emërtime që i shmangen përdorimit të termit ‘terrorizëm’. Kjo
logjikë gjen vend edhe në një analizë konstruktiviste që mund t’u bëhet përfytyrimeve
dhe imazheve që ato përpiqen të përcjellin.34 Këto mund të grupohen përreth përdorimit
të termave si: i) çlirim kombëtar dhe liri (si për shembull: Fronti i Çlirimit Kombëtar,
Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, Liri për Atdheun Bask, etj.); ii) ushtri ose
struktura të tjera të organizuara ushtarake (si për shembull: Organizata Ushtarake
Kombëtare, Ushtria e Çlirimit Popullor, Batalioni i Pestë i Ushtrisë Çlirimtare); iii)
lëvizje për vetëmbrojtje (si për shembull: Lëvizja Afrikane e Rezistencës, Shoqëria e
Mbrojtjes Shankhill, Organizata për Mbrojtjen e Popullit të Lirë, Organizata Hebreje e
Mbrojtjes); iv) hakmarrje dhe drejtësi (si për shembull: Organizata për të Shtypurit mbi
Tokë, Komandot e Drejtësisë të Gjenocidit Armen, Organizata Palestineze e
Hakmarrjes).35 Në raste të tjera ato përzgjedhin emra që janë tërësisht neutralë duke
evituar çfarëdolloj lidhjeje me terrorizmin (si për shembull: Monopati i Shndritshëm, Al-
32 Akronimi hebre për Lohamei Herut Yisrael –Luftëtarët e Lirisë për Izraelin, por i njohur më gjerë si Gang Stern, sipas themeluesit dhe liderit të parë të tyre– Abraham Stern. Shih trajtesën më të gjerë që i ka bërë kësaj çështjeje Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, ibid, f. 46. 33 Fjalët “agresor” dhe “terrorist”, shkruante Marighela në librin e tij të famshëm, të njohur si “Manuali i Luftës Urbane Guerrilase”, nuk kanë më të njëjtën domethënie. Në vend të ngjallin frikë ose censurë, ato përbëjnë thirrje për veprim. Të quhesh agresor ose terrorist në Brazil është tashmë nder për çdo qytetar, pasi nënkupton se ai po lufton, me armë në dorë, kundër monstruozitetit të diktaturës aktuale dhe vuajtjeve që ajo po shkakton. James Lutz & Brenda Lutz, “Global Terrorism”, ibid, ff. 10-13. 34 Shih sidomos qasjen kritike konstruktiviste që ka lëvruar Andrew Silke në “Contemporary Terrorism Studies: Issues in Research”, në Jackson, Murphy, Pyonting (eds.), “Critical Terrorism Studies”, ibid, ff. 34-49. 35 Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, ibid, ff. 21-2.
24
Dawa (Thirrja), Al-Gamat Al-Islamiya (Organizata Islamike) dhe, në veçanti, Al-Kaeda
(Rrjeti).36
Të gjithë këta shembuj sugjerojnë se terroristët nuk e shohin veten me të njëjtin sy
si të tjerët. Të ndodhur gjithnjë në pozita mbrojtëse, terroristët e perceptojnë veten si
luftëtarë ‘ngurrues’ – në kuptimin që dhunën e ushtrojnë të imponuar nga rrethanat, nga
shtypja që ushtron mbi ta (ose mbi grupin që pretendojnë se përfaqësojnë) shteti, ndonjë
grup rival etnik apo dhe vetë rendi ndërkombëtar.37 Ky tipar i perceptuar vetë-mohimi i
dallon gjithashtu terroristët prej formave të tjerë të ekstremizmit politik, si dhe prej
individëve të implikuar në veprime të dhunshme të paligjshme. Kështu për shembull, një
komunist ose revolucionar, me shumë gjasa do të pranonte identitetin e tij politiko-
ideologjik si i tillë.38 Në mënyrë të ngjashme, një individ i përfshirë në aktivitete të
dhunshme ilegale –si bie fjala vjedhja e bankave ose vrasjet me kontratë– ka mundësi ta
pranojë etiketimin si rrëmbyes ose vrasës. Në të kundërt, terroristi nuk e pranon asnjëherë
se është i tillë dhe, për më tepër, do të bëjë gjithçka t’i shmanget një lidhjeje të tillë
terminologjike.
Një tjetër tipar i përbashkët i terroristëve është argumenti i tyre se terroristët e
vërtetë janë gjithnjë të tjerët –qoftë kjo qeveria, ligjet e saj, apo në tërësi sistemi socio-
ekonomik– çka i jep atyre të drejtën të reagojë ndaj kësaj shtypjeje, duke pretenduar
autorësinë, autoritetin dhe legjitimitetin e mbrojtjes [së vetvetes dhe] të popullsisë që
pretendojnë se përfaqësojnë. Megjithatë shumica e studiuesve ka një emërues të
përbashkët, ata bien përgjithësisht dakord me idenë se terrorizmi është një term me
konotacion negativ, i aplikuar përgjithësisht ndaj një armiku ose kundërshtari.
Sipas Brian Jenkins, emërtimi i terrorizmit varet nga këndvështrimi që përdoret,
çka do të thotë se termi bart gjithnjë edhe një gjykim moral: nëse njëra palë ia del të lidhë
36 Mbi etimologjinë dhe klasifikimin në mënyrë specifike të organizatave terroriste islamike, shih Kenneth Katzman, “Terrorism: Near Eastern Groups and State Sponsors”, Raporti i 10 Shtatorit 2001 për Kongresin Amerikan, RL31119. Gjithashtu Barak Mendelsohn, “Combating Jihadism”, Çikago: University of Chicago Press, 2009, ff. 37-63. 37 Argumenti i fundit është përdorur sidomos nga grupet anarkiste dhe marksiste radikale. Nga ana tjetër, një ndër terroristët më të famshëm të shekullit të njëzetë, Carlos, në një intervistë për një gazetë franceze pas kapjes së tij në vitin 1994, e përshkruante veten si: “[...] familjar, mbi të gjitha”. Në mënyrë të ngjashme, kur në vitin 2003, u kap terroristi famëkeq KSM (Khalid Sheikh Mohammed, i cilësuar truri i sulmeve të 11 shtatorit, të cilin Bin Laden-i e quante thjesht “al Mukhtar” (arabisht për ‘trurin’) në krevatin ku ai flinte u gjet një foto e tij me dy djemtë e tij të rinj me të cilët po flinte. Cituar tek Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, ibid, f. 22. 38 Madje shumë prej tyre e kanë pasur krenari të emërtoheshin (apo vetë-emërtoheshin të tillë).
25
emërtesën ‘terrorist’ me kundërshtarin, atëherë tërthorazi ka arritur të bindë të tjerët për
gjykimin e saj moral. Prandaj, kjo e bën pashmangshmërisht subjektiv vendimin e një
aktori –shtetëror ose jo– për të emërtuar një aktor tjetër si terrorist.39 Në këtë kuptim,
nëse dikush identifikohet me viktimën e dhunës, atëherë aktin e quan terrorizëm. Nëse
dikush tjetër identifikohet me autorin e dhunës, atëherë akti shihet nën një këndvështrim
më pozitiv dhe nuk quhet terrorizëm.
2. Objekti i studimit dhe metodologjia e hulumtimit shkencor
Në fakt studimi i terrorizmit si dukuri përballet gjithnjë, ashtu si shumë dukuri të
tjera të jetës politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, me pikëpyetje metodologjike.
Në këtë kontekst, shtrohet pyetja sesi mund të studiohet terrorizmi kur ai shoqëron
shpeshherë forma të tjera të dhunës politike, përfshirë rebelimet dhe luftën, për të mos
përmendur forma të tjera më pak ose aspak të dhunshme të komunikimit politik? Së pari,
studimi nuk mund të bëhet i izoluar nga fushat e tjera, çka i ka shtyrë axhendat kërkimore
mbi terrorizmin politik drejt prioriteteve të caktuara, si: shpjegimi i terrorizmit si dhunë
përkundrejt formave të tjera të dhunës; krijimi i një baze të dhënash që të mbulojë të
gjitha incidentet e dhunshme sipas çdo vendi; përkufizimi i terrorizmit si një urë lidhëse
për bashkëpunimin e shteteve në arenën ndërkombëtare në përballje me këtë sfidë sigurie;
përcaktimi i shkaqeve themelore të terrorizmit; problemi i transformimit politik të
lëvizjeve të armatosura që kanë përdorur mjete terroriste; ideologjitë dhe strukturat e
grupeve terroriste; lidhja apo dallimi mes terrorizmit dhe rebelimit; apo analizës së rolit të
internetit në masivizimin, radikalizimin dhe përçimin e mesazheve terroriste.
Nisur nga këto rrethana shihet qartë se sa e rëndësishme mbetet metodologjia e
hulumtimit të këtij fenomeni. Si aspekte kryesore të sferës metodologjike mund të
radhisim: i) studimin e dokumenteve që burojnë nga terroristët apo simpatizuesit e tyre;
ii) hulumtimin e librave dhe artikujve akademikë mbi terrorizmin; iii) studimin e
informacionit mbi terrorizmin që vjen nga mediat; iv) intervistat me zyrtarë qeveritarë që
merren me terrorizmin; v) studimin e dokumenteve të hapura qeveritare; vi) studimin e
39 Ndër studiuesit e parë që është marrë me gjykimin moral të terrorizmit është Brian Jenkins, “The Study of Terrorism: Definitional Problems”, RAND Corporation, Dhjetor 1980, f. 10.
26
dokumenteve të gjykatave që lidhen me gjyqet ndaj terroristëve; vii) analizën statistikore
e incidenteve terroriste; viii) studimin e dokumenteve të klasifikuara qeveritare; ix)
studimin e transkripteve nga hetimi dhe/ose marrja në pyetje e terroristëve; dhe x)
studimin e impaktit gjeopolitik të terrorizmit mbi dinamikën e një rajoni.
Megjithatë edhe nëse dilema metodologjike mund të qartësohet duke u bazuar tek
preferencat e studiuesit në raport me objektin e hulumtimit të tij, ajo na çon drejt një
problemi të dytë metodologjik, të përcaktimit të një teorie mbi të cilën duhet bazuar
ngrehina empiriko-metodologjike, të cilën do ta analizojmë në detaje në vijim të këtij
kreu. Në rastin e terrorizmit ka ekzistuar një gamë e gjerë teorish e përdorur në kohë të
ndryshme nga autorë të ndryshëm. Kështu për shembull, instrumentet empiriko-
metodologjikë si dhe teoria e përdorur ishte e ndryshme në epokën e fillimit të shekullit të
njëzetë –kur terrorizmi buronte nga grupe të ndryshme anarkiste, të frymëzuar më së
shumti nga trockistët dhe anarkistët e hershëm sovjetikë– prej asaj të përdorur për të
interpretuar radikalizmin e grupeve terroriste të ekstremit të majtë në Evropën
Perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë, apo prej atyre të përdorur gjatë periudhës kur grupet
ndërkombëtare terroriste po humbitnin shekullarizmin e tyre e po merrnin nuanca gjithnjë
e më të pastra fetare.
Një nga studiuesit e njohur të kësaj fushe e paraqet në këtë mënyrë thelbin e
teorisë së tij mbi dhunën politike në lëvizjet islamike: “Dhuna islamiste shfaqet kur
sistemet politike autoritariste u akordojnë lëvizjeve islamiste hapësirë socio-kulturore,
duke u mohuar njëkohësisht aksesin në procesin politik. Kjo krijoi parakushtet për dhunë
sepse islamistët janë në gjendje të ndërtojnë në mënyrë të pavarur rrjetet dhe
legjitimitetin e lëvizjeve të tyre, por bllokohen politikisht. Kësisoj, shkaku (në perspektivë)
i dhunës islamiste shfaqet kur islamistët përballen me represionin e shteteve që përpiqen
të zmbrapsin sfidën ndaj legjitimitetit të tyre e cila vjen pikërisht prej këtyre lëvizjeve
islamiste me popullaritet të jashtëzakonshëm. Në kushtet kur këta islamistë po shtypen
brenda vendit, ata e jashtëzojnë dhunën (shembulli më i qartë në këtë rast është Xhihadi
(Lufta e Shenjtë) Global) me shpresën e dobësimit të mbështetjes ndërkombëtare për
regjimet autoritariste që i kanë shtypur.”40
40 Ali Khan, “A Theory of International Terrorism: Understanding Islamic Militancy”, “Developments in International Law Series, Vol. 56”, Leiden-Boston: Martinus Nijhoff Publishers, 2006, ff. 53-4.
27
Edhe pse terrorizmi ka aplikim praktik si akt dhune, ai është mbi të gjitha një
doktrinë. Si i tillë ky fenomen është i veshur me një mantel teorik që synon të shpjegojë,
interpretojë dhe parashikojë prirjet kryesore të këtyre akteve të dhunës politike. Ekziston
një numër i konsiderueshëm studiuesish dhe kërkuesish shkencorë që kanë hulumtuar nga
pikëpamja historike origjinën, funksionimin dhe shpjegimet mbi terrorizmit, ndërsa një
grup gjithnjë e më i pasur teorish janë zhvilluar sidomos gjatë dhe pas viteve 1980-të. Në
vijim të këtij punimi doktoral, për efekt të sendërtimit të qasjes sonë metodologjike, do të
pasqyrohen disa prej teorive kryesore të fushës ku do të mbështetet trajtimi që do t’i
bëjmë terrorizmit dhe gjeopolitikës në kapitujt vijues. Por, përpara se ta bëjmë këtë duhet
të sqarojmë se me teori në shkencat sociale kuptojmë një procedurë deduktive që përdoret
për të përcaktuar një kuadër të gjerë të marrëdhënieve shkak-pasojë. Siç argumenton Earl
Morgan: “Një teori e mirë duhet të përmbushë një sërë kërkesash: duhet të jetë
gjithëpërfshirëse ose e aplikueshme në situata të ndryshme dhe duhet të përfshijë variabla
të përshtatshme; duhet të jetë kohezive – pra, të gjithë segmentet e saj të lidhen fort me
njëri-tjetrin; duhet të jetë empirike dhe të aplikohet në situata konkrete; si rrjedhojë e
parakushtit tretë, një teori duhet të ketë vlefshmëri të madhe ose të dhëna empirike për ta
mbështetur atë ose për të rritur fuqinë e saj shpjeguese; duhet të jetë “dorështrënguar” –
pra, në gjendje ta shpjegojë problemin/fenomenin/ngjarjen me sa më pak ndërlikime të
jetë e mundur; duhet të jetë e hapur për verifikime; dhe, së fundi, duhet të jetë e qartë dhe
shkakësore në lidhjen dhe raportin mes variablave të ndryshme, si dhe t’i konsiderojë
njësitë ose faktorët lidhës si nivele të shumëfishta analize.”41
Një tjetër kontribut i vyer në studimin e teorive të marrëdhënieve ndërkombëtare
dhe shkencave sociale në përgjithësi, vjen nga Kenneth Waltz. Për të sendërtuar idenë e
tij mbi një teori në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Waltz përdor konceptin e
ligjeve, variablave dhe teorisë. Sipas tij, ligjet përcaktojnë raportet mes variablave, ndërsa
teoritë janë grupime ligjesh që synojnë të shpjegojnë një sjellje ose një fenomen të
caktuar.42 Sipas Waltz: “teoria është e dobishme sepse shkon përtej qasjes së thjeshtë
41 Earl Conteh-Morgan, “Collective Political Violence: An Introduction to the Theories and Cases of Violent Conflicts”, Nju Jork: Routledge, 2004, ff. 8-10. 42 Kenneth Waltz, “Theory of International Politics”, USA, Kaliforni: University of California Berkely Press, 1979, ff. 3-17.
28
hipotetiko-deduktive”43. Kjo do të thotë se, si induksioni ashtu dhe deduksioni janë njësoj
të dobishëm për një teori, por aplikimi i kombinuar i tyre mund të japë rezultatet më të
mira për një teori të mirëfilltë. Waltz argumenton se studiuesit e marrëdhënieve
ndërkombëtare, shpeshherë bëjnë gabimin kur nuk parashtrojnë që në fillim tri pyetje
themelore, rëndësinë e të cilave shpeshherë e shpërfillin: i) A lejon objekti i hulumtimit
përdorimin e metodës analitike të fizikës klasike – pra shqyrtimin e atributeve dhe
ndërveprimit mes dy variablave duke i mbajtur të tjerat konstante? ii) A lejon ai aplikimin
e statistikave në mënyra që përdoren rëndom kur numri i variablave bëhet jashtëzakonisht
i madh? iii) A ka nevojë objekti i studimit për një qasje sistemike?44 Sipas Waltz, testimi
i teorive të marrëdhënieve ndërkombëtare duhet të kalojë nëpër disa etapa: i) të konstatojë
teorinë që po testohet; ii) të ndërtojë hipoteza prej teorisë së dhënë; iii) hipotezat e
ndërtuara t’ia nënshtrojë testimeve eksperimentale ose vrojtuese; iv) të eliminojë (izolojë
ose kontrollojë) variablat që turbullojnë logjikën e teorisë; v) të ndërtojë teste që të
kontrollojnë teorinë.45
Që në fillim të këtij punimi na duhet të pranojmë, siç ka rezultuar edhe nga të
dhënat empirike mbi shkencat sociale46, se jo të gjitha teoritë e kësaj fushe e përmbushin
shumicën e kritereve sipërpërmendura. Në këtë kuptim, përpjekja për të vlerësuar
kontributet teorike të cilësdo disipline akademike të shkencave sociale [sidomos të
marrëdhënieve ndërkombëtare dhe fushës së studimeve të sigurisë] bëhet gjithnjë duke
pasur parasysh këtë problematikë. Kjo bëhet edhe më e qartë kur merren në shqyrtim
studimet mbi fenomenin e terrorizmit dhe dimensionet gjeopolitike që ai prodhon.
Vështirë të gjenden fusha të tjera të studimeve në marrëdhëniet ndërkombëtare që të
mbartin më shumë pikëpyetje normative se sa terrorizmi dhe impakti gjeopolitik që ai
prodhon në politikën e jashtme të shteteve, pavarësisht komponentëve të tjerë të fuqisë së
tyre. Debati mbi përkufizimin e fenomenit të terrorizmit është padyshim elementi më i
spikatur i këtyre pikëpyetjeve, pasi dhe vetë diskursi teorik që lidhet me të mbulon një
gamë mjaft të gjerë komponentësh, si për shembull, kush mund (dhe duhet) cilësuar si
43 Kenneth Waltz ibid, f. 13. 44 Kenneth Waltz, ibid, f. 12. 45 Kenneth Waltz, ibid, f. 13. 46 Bradley McAllister & Alex P. Schmid, “Theories of Terrorism”, në Alex P. Schmid (ed.) “The Routledge Handbook of Terrorism Research”, ibid, f. 201.
29
terrorist, cilat akte mund (dhe duhen) klasifikuar si akte terroriste, e kështu me radhë.47
Për më tepër, siç do të shohim në vijim, kompleksiteti i terrorizmit në të gjitha format dhe
shfaqjet e tij, si një prej formave të dhunës terroriste, e veçon atë prej fenomeneve të tjerë
politikë.
Në këtë kuadër, teoritë e terrorizmit –si dhe ato gjeopolitikës që trajtojnë impaktin
e tij gjeopolitik mbi orientimet e politikës së jashtme të një numri jashtëzakonisht të
madh shtetesh– duhet që, nga njëra anë të jenë të jenë mjaftueshmërisht përgjithësuese
për t’iu adresuar një game të gjerë dhune terroriste, dhe, nga ana tjetër, të jenë
mjaftueshmërisht të kufizuara për të adresuar një aspekt specifik të këtij subjekti studimi.
Kjo e bën pashmangshmërisht dhe paraprakisht ndërdisiplinore çfarëdo qasjeje ndaj
studimit të terrorizmit, çka pasqyrohet edhe në teoritë e ndryshme mbi fenomenin, të cilat
e kanë prejardhjen nga disiplina të ndryshme të shkencave sociale, si: marrëdhëniet
ndërkombëtare, shkencat politike, historia, psikologjia, kriminologjia, sociologjia,
disiplinat juridike, shkencat e komunikimit, etj.48 Secila prej këtyre disiplinave bazohet
në një traditë të caktuar kërkimore, me objektivat dhe kriteret e veta shkencore.49
Gjithsesi, në funksion të këtij studimi dhe të hipotezës dhe nën-hipotezave që ai
ngre mbi raportin e terrorizmit me gjeopolitikën dhe shtetin postmodern, do të ishte tejet i
dobishëm për një sërë arsyesh një vlerësim meta-disiplinor të gjendjes në të cilën ndodhet
aktualisht teorizimi mbi terrorizmin si fenomen sigurie me përmasa gjeopolitike. Vetë
themelet e shkencave sociale lidhen me paraqitjen një kuadri interpretues të fenomeneve
socio-politike –gjë e cila realizohet përmes lenteve teorike– duke shërbyer si mjeti
kryesor në duar e akademikëve në kërkim të të kuptuarit të kushteve sociale dhe politike
të konfliktit dhe bashkëpunimit.50 Në këtë kuptim, nxjerrja në pah e avantazheve dhe e
dobësive, e të metave dhe përparësive që mund të kenë teori të ndryshme në fushën e
studimeve të terrorizmit, na shërben jo vetëm për të identifikuar boshllëqet dhe hendeqet
47 Siç do të vërejmë në kreun pasardhës. 48 Bradley McAllister & Alex P. Schmid, “Theories of Terrorism”, ibid, f. 202. 49 Kështu për shembull, do të ishte e vështirë për një psikolog të vlerësonte kontributin teorik të një historiani, ashtu si një studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare nuk do të përdorte të njëjtat kritere me një studiues të shkencave juridike në formësimin dhe testimin e një teorie të caktuar. 50 Bradley McAllister & Alex P. Schmid, “Theories of Terrorism”, ibid, f. 202. Kjo ide ka qenë gjithashtu në themel të hulumtimeve të shumta të studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare. Më gjerësisht: Joseph Nye & David Welch, “Understanding Global Conflict and Cooperation: an Introduction to Theory and History”, 9th edn., Nju Jork: Pearson Press, 2011. Gjithashtu Kenneth Waltz, “Theory of International Politics”, ibid, Kreu 1.
30
teorike, por edhe për të kuptuar kufizimin e forcës shpjeguese dhe kontekstit brenda të
cilit ne do t’i shqyrtojmë çështjet. Prandaj, kërkuesit shkencorë të kësaj fushe janë
përpjekur thuajse gjithnjë të ndërtojnë hipoteza të testueshme mbi bazën e të dhënave,
duke synuar gjithnjë të kapërcejnë hendekun kohor dhe prapambetjen e nën-disiplinës së
studimeve të sigurisë dhe terrorizmit, e krijuar nga dilemat jashtëzakonisht të mëdha të
përkufizimit të fenomenit. Siç ka argumentuar H. Krumwiede: “në dritën e diversitetit
dhe shumëtrajtshmërisë së fenomenit të terrorizmit [...] është e pamundur të formulohen
hipoteza të përgjithshme me aplikueshmëria të gjerë”51 – pra të vlefshme për të shumicën
e rasteve. Në këtë kuptim, nuk ekziston në realitet një teori e vetme terrorizmi, çka na çon
drejt problemit më të madh konceptual të fushës së studimeve të terrorizmit.
Sigurisht që në këto kushte shumëdimensionaliteti, një teori e tillë do të duhej të
buronte prej një teorie më të gjerë të proceseve të konflikteve të dhunshme politike. Siç
argumentuam më lart bazuar tek dy prej studiuesve më të rëndësishëm të fushës –
Kenneth Waltz dhe Earl Morgan– një prej tipareve që duhet të mbartë në vetvete një teori
e mirë e shkencave sociale, është aftësia për të parashikuar prirjet e mundshme të së
ardhmes. Në këtë kuptim, disa prej instrumenteve të testimit të këtyre teorive (si dhe
metodologjia mbi të cilën po strukturohet ky punim doktoral) ndërtohen mbi bazën e
pyetjeve të shtruara paraprakisht, si: dështimi ose suksesi i qeverisjes (në raport me
terrorizmin); rritja ose dobësimi i nivelit të radikalizmit brenda shoqërisë; rritja ose
dobësimi i mbështetjes popullore të dhunës terroriste për arsye politike; përmbushja e
objektivave strategjikë të terrorizmit; ofrimi (ose mungesa e ofertës) i alternativave ndaj
përdorimit të dhunës terroriste; përdorimi i kauzës terroriste nga spektri i gjerë politik;
mbështetja ideologjike, morale, propagandistike, financiare, logjistike dhe trajnuese nga
jashtë; rritja (ose tkurrja) e shpërndarjes gjeografike të sulmeve; kapaciteti për të përdorur
mediat; si dhe aftësia e aktorëve/organizatave terroriste për të kontrolluar një territor të
caktuar.
51 Cituar tek Bradley McAllister & Alex P. Schmid, “Theories of Terrorism”, ibid, f. 202.
31
3. Debati teorik mbi terrorizmin: përparësitë dhe të metat
Në vijim parashtrohen një sërë teorish mbi terrorizmin, të cilat përpiqen të
përdorin elementë empirikë dhe analitikë, ndërthurur në shumë raste edhe me
metodologji krahasimore, për të ndërtuar një kuadër sa më të plotë dhe shkencor të
interpretimit të këtij fenomeni si nga pikëpamja e sigurisë ashtu dhe e gjeopolitikës.
Një ndër teoritë më të lëvruara dhe më të plota mbi terrorizmin bashkëkohor është
ajo që trajton problemin e vetëvrasjes, motivet e autorëve që kanë kryer sulme të tilla
sidomos në lidhje me konfliktin në Palestinë, në Irak, në Afganistan apo duke u zhvilluar
gjetkë, në Çeçeni, e në rajone të tjera gjeografike. Në qendër të teorisë së Mia Bloom
qëndrojnë pyetje të rëndësishme për studimin e asaj pjese të terrorizmit që kanë të bëjnë
me sulmet vetëvrasëse, përhapjen e tyre mjaft dinamike si dhe sukseset dhe dështimet
teorike dhe politike të analizës dhe përballjes me këto raste. Teksti më i njohur i Bloom52
fillon me një përmbledhje të historisë së terrorizmit (duke u fokusuar në logjikën e
sulmeve vetëvrasëse) duke vijuar me hulumtimin e përdorimit të kësaj forme terrori për të
arritur qëllimet politike dhe strategjike të terroristëve, të cilat ajo i klasifikon sipas
prioritetit, që prej synimit për të shkaktuar frikë në publik, tek tërheqja e vëmendjes së
aktorëve mediatikë ndërkombëtarë, tek sigurimi i mbështetjes (popullore dhe financiare)
për kauzën terroriste, e gjer tek analiza sociale dhe psikologjike e bombëvënësve
vetëvrasës.53 Përkundër asaj që mund të mendohej gjerësisht në trajtimin e këtij
dimensioni të fenomenit të terrorizmit, Bloom argumenton se janë më së shumti motivet
sociale dhe politike, në vend të atyre fetare, që frymëzojnë vetëvrasjet. Teoria e saj
mbështetet në studimin empirik dhe cilësor të rasteve të shumta të sulmeve vetëvrasëse,
që nga ato të kryera nga kurdët në Turqi e deri tek rastet e palestinezëve, irakianëve, apo
të ashtuquajturave ‘Vejusha të Zeza’ në Çeçeni. Mia Bloom në teorinë që ka lëvruar mbi
sulmet vetëvrasëse dhe përdorimin strategjik të tyre prej terrorizmit arrin në dy
52 “Të vdesësh për të vrarë” [Ang. “Dying to Kill”] Shih Mia Bloom, “Dying to Kill: The Allure of Suicide Terror”, Nju Jork: Columbia University Press, 2005. 53 Mia Bloom, “Dying to Kill: The Allure of Suicide Terror”, ibid. Gjithashtu kontribute gjithaq të rëndësishme janë edhe: Martha Crenshaw: “Explaining Suicide Terrorism: A Review Essay”, në “Security Studies”, Vëll. 16, Nr. 1, Janar-Mars 2007, ff. 133-167. Robert Pape, “Dying to Win: The Strategic Logic of Suicide Terrorism”, Nju Jork: Random House, 2005. Anne Marie Oliver & Paul F. Steinberg, “The Road to Martyrs’ Square: A Journey into the World of Suicide Bomber”, UK: Oxford University Press, 2005. Diego Gambetta (ed.), “Making Sense of Suicide Missions”, UK: Oxford University Press, 2005.
32
përfundime shumë të rëndësishme për fushën e studimit të terrorizmit: së pari, se
organizatat terroriste ka më shumë gjasa ta përdorin këtë mjet strategjik kur ekzistojnë
shumë aktorë terroristë që mbështeten tek e njëjta kauzë – në këtë rast secili prej tyre do
të përpiqet të dëshmojë se tregon shkallën më të lartë të mundshme të përkushtimit ndaj
kauzës; së dyti, sulmet vetëvrasëse ‘emigrojnë’ gjeografikisht në të gjitha ato rajone ku
ka konflikte të ndezura, që mund të përdoren gjeopolitikisht dhe strategjikisht nga
organizatat terroriste ndërkombëtare. Kësaj fushe të studimeve të terrorizmit i është
bashkëngjitur edhe hulumtimi teorik i një studiuesi tjetër, Robert Pape, i cili ka
argumentuar në studimin e tij me titull “Logjika Strategjike e Sulmeve Vetëvrasëse” se
pas fushatave terroriste në rajone të ndryshme të botës dhe në momente të ndryshme
kohore –si në territoret palestineze, në Sri Lanka, në Turqi, në Irak, Afganistan, Çeçeni,
etj.– eksiton një logjikë e qartë strategjike, ku këto forma sulmesh janë veçse një ndër
taktikat për të arritur objektivin strategjik. Pra, sipas Pape, në teorinë që ai parashtron,
është mjaft i nevojshëm diferencimi i niveleve të analizës strategjike.54 Në teorizimin e tij
mbi sulmet vetëvrasëse dhe terrorizmin ndërkombëtar pas viti 2001, Pape ka konstatuar
rritjen empirike të rasteve të përdorimit të këtyre sulmeve, duke argumentuar se fanatizmi
fetar nuk mund të shpjegojë gjithçka në këtë drejtim.55 Ky argument teorik rezulton
shumë i rëndësishëm pasi i kundërvihet logjikës së gjithëpërhapur se këto forma sulmi
vetëvrasës janë ekskluzivisht keqpërdorim i doktrinave dhe ekstremizëm fetar.56
Fanatizmi fetar, sipas Pape nuk shpjegon përse rajoni gjeografik me numër më të madh
sulmesh vetëvrasëse në botë është ai i Sri Lankës, ku organizata terroriste Tigrat e
Tamilit, një grup që pretendon se i përket ideologjisë marksiste/leniniste, ka qenë
përgjegjës për përdorimin e kësaj forme terrori për interesa gjeopolitike dhe strategjike.
Suaza teorike që ofron Robert Pape për të përmirësuar kuptimin që ne kemi për
terrorizmin, bazohet në grumbullimin empirik dhe analizën cilësore të 187 rasteve të
sulmeve terroriste në të gjithë botën, për periudhën 1980-2001. Përkundër shpjegimeve
ekzistuese, ky studim tregon se terrorizmi vetëvrasës ka një logjikë strategjike, të ideuar
54 Robert Pape, “The Strategic Logic of Suicide Terrorism”, në “American Political Science Review”, Vëll. 97, Nr. 3, Gusht 2003, ff. 20-32. 55 Robert Pape, ibid., ff. 20-32. 56 Për të dhëna më të sakta empirike mbi numrin dhe pasojat e këtyre sulmeve, Brenda Lutz & James Lutz, “Terrorizmi” në Alan Collins (ed.), “Studime Bashkëkohore të Sigurisë”, UK: Oxford University Press, 2006 (për botimin në shqip: UET Press, 2009), ff. 362-385.
33
në mënyrë specifike për t’iu imponuar demokracive moderne liberale që të bëjnë lëshime
të rëndësishme territoriale. Për më tepër, gjatë një periudhe prej më shumë se dekadash,
terrorizmi vetëvrasës ka njohur një rritje të konsiderueshme, e cila i atribuohet më së
shumti faktit se terroristët kanë kuptuar që ai është një mjet efikas. Kështu, nëpërmjet
sulmeve vetëvrasëse, terroristët synonin t’u imponoheshin forcave ushtarake amerikane
dhe franceze të braktisnin Libanin në vitin 1983, forcave izraelite të braktisnin Libanin në
vitin 1985, forcave izraelite të largoheshin nga Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor në
vitet 1994 dhe 1995, qeverisë së Sri Lankës për të krijuar një shtet të pavarur Tamil që
prej vitit 1990 e deri në ditët e sotme, qeverisë turke për t’u dhënë autonomi kurdëve në
fund të viteve 1990-të, etj. Sipas Pape, në të gjitha rastet e tjera përveç Turqisë, kauza
politike e terroristëve arriti përfitime më të mëdha pas përdorimit të operacioneve
terroriste vetëvrasëse, sesa përpara përdorimit të tyre. Kësisoj, demokracitë perëndimore,
vijon Pape, duhet të ndjekin politika të atilla që të përçojnë mesazhin se nuk ka më vlerë
ajo çka ka ndodhur në vitet 1980-të dhe 1990-të, politika të atilla që në praktikë të kenë
më shumë të bëjnë me përmirësimin e sigurisë kombëtare sesa me veprimin ofensiv
ushtarak.57
Një tjetër teori e konsoliduar tashmë në studimet e terrorizmit është ajo e
përdorimit të tij si zgjedhje strategjike nga aktorët jo-shtetërorë. Sipas Martha Crenshaw,
studimi i terrorizmit mund të organizohet përreth tri pyetjeve qendrore: përse ndodh ky
fenomen, si funksionon mekanizmi i terrorizmit dhe cilat janë efektet sociale dhe politike
të tij.58 Pikërisht një triadë e tillë pyetjesh kërkimore shkencore ndodhet në epiqendër të
teorisë që Crenshaw ka lëvruar përgjatë këtyre tri dekadave të fundit, duke pranuar se
artikulimi i një teorie gjithëpërfshirëse për fenomenin e terrorizmit nuk është i thjeshtë,
porse mund të ndërtohet një strukturë teorike për lloje dhe nivele të ndryshme shkaqesh.59
Diferencimi disa-nivelor i llojeve dhe shkaqeve të terrorizmit ndërkombëtar e ka bërë
padyshim më të lehtë edhe studimin e parakushteve që iniciojnë këtë fenomen.
Në këtë drejtim Crenshaw argumenton se ekzistojnë kushti i parë që mund të
konsiderohet si shkak i drejtpërdrejt i terrorizmit është ekzistenca e pakënaqësive brenda
57 Robert Pape, ibid., ff. 20-32. 58 Martha Crenshaw, “The Causes of Terrorism”, në “Comparative Politics”, Vëll. 13, Nr. 4, Korrik 1981, ff. 379. 59 Martha Crenshaw, ibid, f. 380.
34
një grupi (apo nën-shtrese) të një popullsie të caktuar si, për shembull, brenda një
minoriteti etnik të diskriminuar nga shumica. Në këtë kuadër terrorizmi bëhet instrumenti
strategjik që zhvillon një fraksion ekstremist i kësaj lëvizjeje më të gjerë popullore.60 Ky
parakusht i ekzistencës së fenomenit të terrorizmit ndeshet me pyetjen kërkimore: përse
edhe në shumë vende të tjera që kanë ekzistuar historikisht pakënaqësi nga një minoritet
apo pakicë e caktuar kundrejt shumicës së popullsisë, nuk janë shfaqur forma të tilla
dhune politike?61 Në përgjigje të kësaj pyetje disa studime teorike kanë sugjeruar se
ingredienti thelbësor që i duhet shtuar privimit real dhe kushteve të padëshirueshme
ekzistenciale, është edhe perceptimi nga se nuk e meritojnë një gjendje të tillë të
mjerueshme dhe se diskriminimi është i padrejtë.62
Kushti i dytë që krijon motivimet për terrorizmin është mungesa e shanseve për
pjesëmarrje politike. Regjimet që mohojnë aksesin tek pushteti për një pjesë të caktuar të
popullsisë krijojnë pakënaqësi që kanë më shumë natyrë politike sesa ekonomiko-sociale.
Diskriminimi nuk drejtohet kundër ndonjë grupi etnik, fetar apo racor të popullsisë – për
rrjedhojë organizata terroriste nuk është medoemos pjesë e ndonjë lëvizjeje më të gjerë
shoqërore.63 Veçanërisht i rëndësishëm në këtë drejtim është konteksti, si shkak i
drejtpërdrejtë i terrorizmit, kur ai i drejtohet elitës e jo popullsisë masive.64 Në këto
kushte terrorizmi përfaqëson strategjinë e një minoriteti individësh, që mund të veprojnë
(në mënyrë ilegjitime) në emër të një grupi më të gjerë. Siç ka pohuar dikur Eric J.
Hobsbawm në veprën e tij të famshme eseistike “Revolucionarët”, kur fliste për
komplotistët politikë të Evropës post-Napoleoniane: “të gjithë revolucionarët e shihnin
veten –të justifikuar deri-diku– si elita të vogla të emancipuara dhe progresiste që
funksiononin në emër të një mase jashtëzakonisht të madhe dhe inerte njerëzish të
60 Në këtë pike shembujt janë të shumtë: si rasti i baskëve, i bretonëve, i kebekasve, i irlandezëve, i palestinezëve, etj. Sarag V. Marsden & Alex P. Schmid, “Typologies of Terrorism and Political Violence” në Alex P. Schmid (ed.) “The Routledge Handbook of Terrorism Research”, ibid, ff. 158-201. Gjithashtu Andrew Silke, “Contemporary Terrorism Studies: Issues in Research” në Richard Jackson, Marie B. Smyth & Jeroen Gunning (eds.), “Critical Terrorism Studies: A New Reasearch Agenda”, UK: Routledge, 2009, ff. 34-49. 61 Edhe në këtë rast shembujt do të ishin të shumtë: si në Itali, Gjermaninë Perëndimore, Japoni, apo në rajone të tjera edhe më pak të zhvilluara të globit. 62 Crenshaw, ibid, f. 383. 63 Shembulli më i spikatur në këtë rast do të ishte terrorizmi anarkist në Rusinë cariste të viteve 1870-të. 64 Siç ndodhi rëndom gjatë Luftës së Ftohtë me terrorizmin e ekstremit të majtë në Evropën Perëndimore, të cilat vendosën në fokus të sulmeve të tyre eksponentët e elitës politike dhe ekonomike, duke u përpjekur t’i argumentonin sulmet e tyre mbi bazën e një doktrine ideologjike marksiste-leniniste.
35
rëndomtë, të çorientuar dhe të paditur, që sipas tyre do ta mirëpriste çlirimin kur ai të
vinte, por që nuk mund të pritej të merrnin pjesë aktive në parapërgatitjet për ta sjellë
atë”.65
Në këtë kuadër mund të përmendim edhe studiuesin Kenneth Waltz, i cili
argumentonte tek “Njeriu, Shteti dhe Lufta” se duhet bërë dallimi mes kuadrit për veprim,
si shkak përshpejtues i luftës, dhe arsyeve të posaçme si shkaqe të menjëhershme.66 Në
disa raste kjo qasje mund të huazohet për të argumentuar se terrorizmi ndodh kur nuk
ekzistojnë proceset dhe faktorët që ta parandalojnë atë.
Kategoria e tretë e faktorëve që mund të lehtësojnë –përshpejtojnë apo prodhojnë–
dukurinë e terrorizmit përfshin konceptin e ngjarjes precipituese që i paraprin menjëherë
shpërthimit të valës së dhunës terroriste.67 Qeveritë janë shpeshherë të prirura të përdorin
dhunë në përpjekje për t’iu kundërvënë akteve të dhunës së organizuar nëpër protesta apo
rebelime, duke nxitur, për pasojë, aktet terroriste nga grupe të ndryshme. Kjo ka ndodhur
shpeshherë në histori: i famshëm është tashmë precipitimi i dhunës terroriste nga
organizata e Narodnaya Volya pas përdorimit të dhunës shtetërore nga regjimi carist mbi
lëvizjet populiste në Rusinë e fundshekullit të nëntëmbëdhjetë; ekzekutimi nga qeveria
britanike i heronjve të ashtuquajtur “Rebelimi i Pashkëve”, parapërgatiti terrenin për
ardhjen e Michael Collins në krye të IRA-s dhe ashpërsimin e raprezaljeve e dhunës
terroriste të organizatës kundër anglezëve.
Në teorinë e saj mbi terrorizmin ndërkombëtar, Martha Crenshaw argumenton se
terrorizmi si fenomen dhe sjellja terroriste është gjithaq produkt i një zgjedhjeje
strategjike racionale të aktorëve. Përtej arsyeve dhe analizës psikologjike të terrorizmit,
ekzistojnë edhe baza jo-psikologjike, por realiste dhe strategjike të veprimeve terroriste, i
65 Eric Hobsbawm, “Revolutionaries: Contemporary Essays”, Nju Jork: Pantheon Books, 1973, ff. 226-7. 66 Kenneth Waltz, “Man, the State and War”, Nju Jork: Columbia University Press, 1959, f. 232. 67 Martha Crenshaw, ibid, f. 384. Edhe pse ky argument është përmendur për herë të parë nga Martha Crenshaw që në vitin 1981, shembulli më i spikatur i tij, përreth studimit të të cilit u bashkuan shumica dërrmuese e analistëve, teoricienëve dhe politikëbërësve, ishte 11 shtatori 2001 dhe sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara mbi Kullat Binjake dhe Pentagon – një ngjarje që pararendi shpërthimet e mëpasshme të terrorizmit. Ngjarje të tjera të tilla precipituese ka pasur shumë përgjatë shekullit të njëzetë dhe në vigjilje të shekullit të njëzetenjë, si sulmet e Izraelit kundër palestinezëve, lufta e Shteteve të Bashkuara kundër Irakut (2003-2004), etj.
36
cili sipas Crenshaw mund të kuptohet më mirë si shprehje e një strategjie politike.68
Teorizimi i terrorizmit si sjellje strategjike dhe zgjedhje racionale –e lëvruar kryesisht
nga teoricienë që i përkasin teorisë realiste dhe neorealiste të marrëdhënieve
ndërkombëtare– argumenton se aktet terroriste burojnë nga vendime racionale, të
mirëllogaritura dhe të vetëdijshme. Këto vendime përfaqësojnë strategjinë optimale që
aktorët terroristë zgjedhin me vetëdije, me pikësynim përmbushjen e qëllimeve të tyre
sociopolitike.69
Sipas teorisë së kësaj shkolle mendimi, ku bëjnë pjesë Crenshaw, Sandler, Lapan,
(etj.), terrorizmi mund të mos përfaqësojë një sjellje patologjike apo jo-logjike, por,
përkundrazi, ai mund të shihet si instrumenti më i mirë për të përmbushur objektivat në
rrethana të caktuara. Në një kuptim të caktuar kjo teori mund të konsiderohet se
përfaqëson reagimin ndaj hipotezës se terrorizmi nuk është veçse një psikopatologji, dhe
duhet trajtuar më shumë si një gjendje e sëmurë e individëve që e ushtrojnë atë, më
shumë sesa si një mjet racional.70 Teoria e qasjes racionale ndaj terrorizmit lindi dhe u
zhvillua nga shkencat e ekonomisë dhe matematikës së aplikuar, sidomos prej teorisë së
lojës.71 Teoritë e lojës përpiqen të analizojnë situatat ku zgjedhjet e një individi apo të një
grupi individësh varen nga zgjedhjet e individëve ose grupeve të tjerë, duke pasqyruar si
situatat me përfitim të ndërsjellë (pra pozitiv) ashtu dhe situatat me përfitim zero (ku
përfitimi i njërës palë nënkupton automatikisht humbje për palën tjetër).72 Në këtë
68 Martha Crenshaw, “The Logic of Terrorism: Terrorist Behavior as a Product of Strategic Choice”, në Walter Reich (ed.), “Origins of Terrorism: Psychologies, Ideologies, Theologies, States of Mind”, USA: Woodrow Wilson Center Press & John Hopkins University Press, 1998, ff. 7-25. 69 Martha Crenshaw, “The Logic of Terrorism: Terrorist Behavior as a Product of Strategic Choice” ibid. Todd Sandler & Harvey Lapan, “The Calculus of Dissent: an Analysis of Terrorists’ Choice of Targets”, në “Synthese”, Vëll. 76, Nr. 2, Gusht 1988, ff. 245-261. 70 Jerrold Post, “Terrorist Psycho-logic: Terrorist Behavior as a Product of Psychological Forces”, në Walter Reich (ed.) “Origins of Terrorism: Psychologies, Ideologies, Theologies, States of Mind”, ibid, ff. 25-40. 71 Veçanërisht i rëndësishëm në këtë fushë është studimi i Todd Sandler & Daniel Arce, me titull “Terrorizmi dhe teoria e lojës”, i cili hulumton sesi analizat e terrorizmit bazuar në teoritë e lojës ofrojnë qasjen më të plotë për zgjedhjet e politikëbërësve. Todd Sandler & Daniel Arce, “Terrorism and Game Theory”, në “Simulation & Gaming”, Vëll. 34, Nr. 3, Shtator 2003. 72 Shembulli më tipik këtu është teoria e lojës që njihet si Dilema e të Burgosurit (“një lojë me përfundim zero”), e cila ka qenë gurthemeli i teorive të zgjedhjes racionale strategjike për të interpretuar balancën e brishtë të Luftës së Ftohtë dhe marrëdhëniet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Daniel Arce & Todd Sandler, “Counter-terrorism: a Game-Theoretical Analysis”, në Journal of Conflict Resolution, Vëll. 49, Nr. 2, 2005, ff. 183-200. Më gjerësisht për “Teoritë e Lojës” në disiplinën e marrëdhënieve ndërkombëtare, shih studimin klasik të Glenn Snyder, “Prisoner’s Dilemma and Chicken Models in International Politics”, në “International Studies Quarterly”, Vëll. 15, Nr. 1, 1971, ff. 66-103.
37
drejtim, Saddler dhe Arce kanë zhvilluar në kuadrin e interpretimit të terrorizmit –brenda
shkollës së mendimit dhe analizës racionale të themeluar nga Crenshaw– një
shumëllojshmëri algoritmesh matematikorë dhe teknikash grafike për të kuptuar pasojat
që këto situata kanë mbi individët. Sipas tyre, këto teknika mund të aplikohen për të
pasqyruar jo vetëm sjelljen e terroristëve, por edhe të viktimave apo objektivave të tyre.73
Teoria e lojës mund të nxjerrë në pah ndërvarësinë e marrëdhënieve mes terroristëve dhe
strukturave të tjera –si qeverisë, mbështetësve, medias, e kështu me radhë– dhe
pasigurinë e tyre mbi veprimet dhe reagimet e kundërshtarit. Për më tepër, kjo teori
pranon në parim përpjekjen e të dyja palëve për të maksimalizuar qëllimet dhe objektivat
e tyre.
Teoritë e lojës ngrenë hipotezën se lojtarët –që në këtë rast janë terroristët nga
njëra anë dhe aktorët qeveritarë/shtetërorë nga ana tjetër– i marrin vendimet strategjike në
mënyrë racionale, duke optimizuar shanset e suksesit, të vetëdijshëm për kufizimet e
modelit të tyre vendimmarrës. Parë nga kjo perspektivë, edhe pse terrorizmi mund të
duket i neveritshëm, këto akte përfaqësojnë instrumentet më praktikë dhe me kosto më të
ulët për aktorët terroristë në përpjekjen e tyre për të ndikuar institucione të fuqishme.74
Nëse aplikohet teoria e lojës me modelet e saj të parashikimit të sjelljes së aktorëve,
kërkuesit shkencorë mund të kenë në duar një metodologji shkencore të parashikimit të
politikës qeveritare mbi sjelljen terroriste. Kësisoj mund të gjykojmë nëse aktet terroriste
ka gjasa të maksimalizojnë përfitimet e këtyre individëve. Megjithatë, edhe këto
parashikime duhet pranuar se, duke u zhvilluar brenda logjikës së shkencave sociale,
kanë kufizimet e tyre.
Si çdo teori që synon të shpjegojë një fenomen shumëdimensional dhe
problematik si terrorizmi, edhe teoria e zgjedhjes racionale shfaq kufizimet e saj
interpretative. Së pari, siç argumenton Crenshaw qëllimet e terroristëve mund të jenë të
73 Daniel Arce & Todd Sandler, “Counter-terrorism: a Game-Theoretical Analysis”, ibid. Gjithashtu Todd Sandler & Daniel Arce, “Terrorism and Game Theory”, ibid. 74 Kjo mund të interpretohet më mirë duke përdorur konceptin e kërcënimeve asimetrike, të cilin do ta hulumtojmë në thellësi në kapitujt pasardhës. Në këtë pikë mund të përdorim përkufizimin klasik të kërcënimeve asimetrike, sipas të cilit ato kuptohen si: “Kërcënime që përfshijnë terrorizmin, taktikat jo-konvencionale guerile, si dhe mundësinë e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, nga aktorë përgjithësisht jo-shtetërorë të cilët synojnë të maksimalizojnë dëmin ndaj aktorëve të tjerë (zakonisht shtetërorë) të cilësuar si kundërshtarë, duke maksimalizuar kësisoj përfitimet strategjike”. Stephen Blank, “Rethinking Assymetrical Threats”, US: Strategic Studies Institute, US Army War College, Shtator 2003, f. 4.
38
papranueshme, ndaj edhe veprimet e tyre mund të mos shkojnë gjithnjë në kahun racional
të përmbushjes së objektivave.75 Së dyti, një tjetër ndërlikim qëndron në barrierën
psikologjike që i krijohet një individi –i cili mbështet bindjen se terrorizmi është
instrumenti i duhur për të promovuar një kauzë të caktuar– kur i duhet të vihet në pozitën
e vrasësit të drejtpërdrejtë të një viktime. Së treti, disa akte dhune terroriste janë bazuar
qartazi në sjellje irracionale.76 Së katërti, ndryshime skajore, në dukje të vogla e të
parëndësishme, në hipotezat mbi arsyet racionale të sjelljes së një aktori terrorist, mund të
ndikojnë thelbësisht probabilitetin e kryerjes së një akti terrorist. Së pesti, teoria e
zgjedhjes racionale nuk arrin të akomodojë siç duhet brenda saj efektet emocionale,
impulsive si dhe forcat idiosinkratike të sjelljes së aktorëve. Së fundi, siç ka argumentuar
dhe J. M. Post77, nëse terrorizmi do të ishte një fenomen ku aktorët që e ushtrojnë atë do
të arsyetonin vetëm mbi kritere strategjike dhe racionale, atëherë ata do të ishin shpërbërë
pasi të kishin arritur fitoren dhe përmbushjen e objektivave të tyre strategjikë. Të dhënat
empirike kanë treguar se shpeshherë aktorët terroristë e vijojnë aktivitetin e tyre edhe pasi
duket se objektivat e tyre strategjikë u përmbushën.
Në kuadrin e interpretimit të fenomenit të terrorizmit përmes lenteve teorike, një
kontribut i vyer metodologjik vjen nga Walter Laqueur, i cili ofron një analizë
krahasimore historike të terrorizmit, mjaft të dobishme për ta kontekstualizuar historikisht
këtë fushë hulumtimi. Laqueur e ndërton teorinë e tij edhe mbi premisa të qarta holistike,
në studimin e tij me titull “Historia e Terrorizmit”, duke e trajtuar terrorizmin, si nga
pikëpamja e zhvillimit historik, ashtu dhe nga pikëpamja e interpretimit teorik, si një
fenomen të pranishëm në çdo epoke historike.78 Ai përmbush një cikël të mirëfilltë
studimesh dhe hulumtimesh shkencore të Laqueur në studimin e marrëdhënieve
ndërkombëtare e veçanërisht në nën-disiplinën e studimeve të sigurisë. Laqueur ofron një
këndvështrim shumë të dobishëm pasi përfshin për herë të parë në mënyrë shkencore dhe
75 Martha Crenshaw, “The Psychology of Terrorism: An Agenda for the 21st Century”, ibid, ff. 405-420. 76 Shembujt konkretë janë të shumtë, por mjafton të përmendim dy prej tyre, mjaft emblematikë dhe simbolikë për këtë argument: rasti i Unabomber-it në Itali, apo i sulmit terrorist në Finlandë në 2011 nga një i çekuilibruar mendor. 77 Jerrold Post, “Terrorist Psycho-logic: Terrorist Behavior as a Product of Psychological Forces”, në “Origins of Terrorism: Psychologies, Ideologies, Theologies, States of Mind”, ibid, ff. 25-40. Qasjen e tij Jerrold Post e ka elaboruar më tej në punën e tij të mëvonshme me titull: “Leaders and their Followers in a Dangerous World”: the Psychology of Political Behavior”, ibid. 78 Walter Laqueur, “A History of Terrorism”, SHBA: Transaction Publishers, 2001.
39
sistematike studimin e luftës guerile në aktivitetet e aktorëve dhe grupeve terroriste, duke
artikuluar për herë të parë konceptin e transformimit të luftës si proces.79 Teoria e tij na
ofron sfondin e historisë së terrorit politik nga Evropa e shekullit të nëntëmbëdhjetë,
terrorizmi i ushtruar nga grupimet anarkiste të viteve 1880-të dhe 1890-të, e deri te
përplasjet mes ekstremit të majtë dhe atij të djathtë në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të
njëzetë, si dhe fuqizimi i terrorizmit me sfond fetar në përfundim të shekullit të njëzetë.
Sipas Laqueur, oshilacionet dhe intensiteti që ka pasur ky fenomen përgjatë
dhjetëvjeçarëve e kanë bërë atë edhe më të vështirë për t’u studiuar dhe inkuadruar
teorikisht brenda një suaze të caktuar interpretimi. Gjithsesi Laqueur ofron një hulumtim
sociologjik dhe psikologjik të terrorizmit, duke kontribuar në sendërtimin e një doktrine
të mirëfilltë (e cila gjen përdorim të gjerë në seksione të ndryshme të këtij punimi
doktoral) të terrorizmit sistematik, të motiveve, modeleve dhe efikasitetit të tij strategjik.
Qasjen mbi Terrorizmin e Ri Bruce Hoffman e ka lëvruar në studimin me titull
“Në Brendësi të Terrorizmit” – një studim themelor për disiplinën që ndërthur analizën
historike të zhvillimit të terrorizmit përgjatë dy shekujve të kaluar, me vështirësitë e
hasura nga studiuesit në përkufizimin e fenomenit të terrorizmit, dhe me analizën e
terrorizmit në rajonin e Lindjes së Mesme, duke integruar në mënyrë të plotë hulumtimin
e mënyrës së përdorimit të fesë nga ideologjitë ekstremiste.80
David C. Rapoport ka ofruar një tjetër perspektivë të hulumtimit shkencor mbi
fenomenin e terrorizmit (duke huazuar emërtesën nga teoria e Samuel Huntington)81,
duke përdorur idenë e valëve të terrorit, sikurse ato janë shfaqur historikisht. Sipas tij,
vala e parë vërehet në vitet 1880 dhe i referohet dhunës terroriste të ushtruar nga
organizatat anarkiste.82 “Vala anarkiste” vijoi përreth 40 vjet, deri në përfundim të Luftës
së Parë Botërore, për t’ia lënë vendin “Valës Anti-Kolonialiste” të dhunës terroriste, e
ushtruar që prej viteve 1920 deri në fund të viteve 1960-të në vendet që dikur ishin koloni
79 Walter Laqueur, ibid. Gjithashtu mbi transformimin e luftës shih Martin Van Creveld, “The Transformation of War”, Nju Jork: MacMillan, 1991, posaçërisht Kreun 4: “Future War”, ff. 192-224. 80 Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, ibid, ff. 2-130. 81 Në vitin 1991, në revistën shkencore The Journal of Democracy Vëll. 2, Nr. 2, Huntington boton një nga artikujt më të rëndësishëm të studimeve të demokratizimit për shkencat politike, me titull “The Third Wave: Democratization in Late Twentieth Century” (“Vala e Tretë: Demokratizimi në fund të shekullit të njëzetë”), emërtimin e të cilit ka huazuar Rapoport për teorinë e tij mbi terrorizmin, më shumë se një dekadë më vonë. 82 David C. Rapoport, “The Four Waves of Rebel Terror and September 11”, ibid.
40
dhe e drejtuar kundër kolonizatorëve perëndimorë. Rapoport e vendosi “Valën e Tretë” të
dhunës terroriste mes fundit të viteve 1960-të dhe fillimit të viteve 1990-të. Kjo periudhë
përkon me dhunën politike të ushtruar kryesisht nga ekstremi i majtë në shumë vende të
Evropës Perëndimore, të frymëzuar kryesisht nga ideologjia komuniste. Së fundi ai merr
në shqyrtim më në thellësi “Valën e Katërt”, ose të ashtuquajturën “Vala Fetare”, e cila
filloi në vitin 1979 me Revolucionin Islamik në Iran dhe vijon ende sot e kësaj dite, edhe
pse në momente të ndryshme historike pas 1979, intensiteti i saj është i ndryshëm, madje
tejet i lartë pas 11 shtatorit 2001 dhe sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara.
Një interpretim tjetër teorik ofrohet nga dy studiues të tjerë: Alex P. Schmid dhe
J. De Graaf, të cilët përdorin një tjetër lente teorike duke integruar komunikimin brenda
teorisë së terrorizmit. Thelbi i teorisë së Schmid dhe De Graaf qëndron në idenë se dhuna
terroriste dhe komunikimi duhen hulumtuar në mënyrë të pandashme dhe se përpjekjet e
mëparshme teorike për t’i parë këto dy fusha studimi të veçuara e të izoluara kanë
dështuar të rrokin tërësinë e problematikës dhe, si të tilla, nuk plotësojnë disa prej
kushteve bazë të të qenit teori në shkencat sociale, si për shembull, aftësinë për të
interpretuar në mënyrë sa më të plotë dhe objektive realitetin.83 Gjithashtu ata
argumentojnë në favor të një lloji të ri komunikimi, i bazuar më tepër në komponentët e
“fuqisë së butë”.
Një teori tjetër e lëvruar nga studiuesit Walter Enders dhe Todd Sandler, i qaset
fenomenit të terrorizmit nëpërmjet lenteve analitike të teorisë së ekonomisë politike.
Duke parashtruar një qasje të tillë të re të studimit të terrorizmit, Enders dhe Sandler
ndërthurin analizën ekonomike me atë politike të realitetit ekonomiko-politik rajonal dhe
global.84 Ata e kanë aplikuar këtë metodologji tek analiza politike e terrorizmit të
brendshëm dhe transnacional, duke ofruar një hulumtim cilësor dhe sasior të terrorizmit.
Kjo e bën teorinë e tyre më të balancuar për studiuesit e fenomenit, për politikëbërësit,
kërkuesit dhe opinionin publik. Enders & Sandler kanë ndërthurur në një teori unike të
interpretimit ekonomiko-politik të terrorizmit, si fenomen sigurie me baza të forta
gjeopolitike, aspektet historike të fenomenit, debatin mbi kapacitetet terroriste pas Luftës
83 Alex Schmid & Janny de Graaf, “Violence as Communication. Insurgent Terrorism and the Western News Media”, Londër: Sage Publications, 1982. 84 Walter Enders & Todd Sandler, “The political Economy of Terrorism”, UK: Cambridge University Press, 2006.
41
së Ftohtë (sidomos pas 11 Shtatorit 2001) dhe fuqizimin e organizatave moderne
terroriste, dilemën e demokracive perëndimore, vlerësimin e masave anti-terrorizëm, me
impaktin ekonomik të zgjatjes së betejës globale kundër këtij fenomeni.
Një tjetër qasje për të interpretuar terrorizmin ofrohet nga Ronald Crelinsten, i cili
trajton raportin e torturës me të drejtat e njeriut dhe demokracinë perëndimore, si një ndër
aspektet më problematike të mënyrës sesi shtete të caktuara kanë operuar në përpjekjen e
tyre për t’u përballur me terrorizmin ndërkombëtar. Sipas Crelinsten një ndër rreziqet që i
kanoset strategjisë anti-terrorizëm të zhvilluar nga vendet perëndimore pas 11 shtatorit,
sidomos Shteteve të Bashkuara, është dëmtimi i parimeve demokratike duke i tkurrur ato
në maksimum për hir të sigurisë së brendshme apo dhe asaj ndërkombëtare, si dhe në
funksion të efikasitetit të informacionit të grumbulluar. Sipas Crelinsten, kjo dëmton jo
vetëm parimet demokratike, por edhe legjitimitetin e betejës kundër terrorizmit në sytë e
pjesëve të rëndësishme të opinionit publik botëror.85
Përveç teoricienëve që kanë lëvruar teoritë e ndryshme mbi terrorizmin
ndërkombëtar dhe dimensionet e tij gjeopolitike në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe globale,
ekziston edhe një grup tjetër teoricienësh, hulumtimi i të cilëve, edhe pse i huazuar prej
disiplinave të tjera, si historia dhe studimet rajonale, ka rëndësi vendimtare në çdo studim
dhe interpretim shkencor të këtij fenomeni. Në këtë drejtim me rëndësi themelore për
hulumtimin tonë është qasja e lëvruar ndër vite nga historiani dhe studiuesi i njohur i
Lindjes së Mesme, Bernard Lewis. Lewis ka trajtuar në mënyrë të plotë rëndësinë e të
kuptuarit të proceseve historike të Lindjes së Mesme si për studimin e fenomenit të
radikalizmit islamik dhe raportit më të gjerë të fesë islame me perëndimin, ashtu dhe
thellimin e njohurive të komunitetit akademik dhe politikëbërës mbi shkaqet që ndodhen
përfund terrorizmit ndërkombëtar në atë pjesë të tij që buron nga organizatat terroriste
ndërkombëtare me epiqendër shtete të caktuara të rajonit të Lindjes së Mesme.86
85 Ronald Crelinsten, “Western Responses to Terrorism”, Nju Jork: Frank Cass, 1993. Gjithashtu Ronald Crelinsten, “Counterterrorism”, Nju Jork: Polity Press, 2009. 86 Më gjerësisht për hulumtimin shkencor të Lewis mbi Lindjen e Mesme, Bernard Lewis, “The Middle East”, Njork: Simon & Schuster, 2009. Gjithashtu mbi historinë e popujve arabë shih Bernard Lewis, “The Arabs in History”, UK: Oxford University Press, 2002. Nga ana tjetër, një libër më i hershëm, por tejet i rëndësishëm, i Lewis është ai ku ky studiues ka hulumtuar raportin filozofiko-fetar mes islamizmit dhe krishtërimit: Bernard Lewis, “Islam and the West”, UK: Oxford University Press, 1993. Bernard Lewis, “Europe and Islam”, American Enterprise Institute, AEI Press, Uashington, 2007. Bernard Lewis, “From Babel to Dragomans: Interpreting the Middle East”, UK: Oxford University Press, 2004. Bernard Lewis, “What Went Wrong? Western Impact and Middle Eastern Response”, UK: Oxford University Press, 2002.
42
Sipas Lewis, një prej premisave më të rëndësishme të radikalizimit të botës arabe
gjatë dekadave të fundit është mënyra sesi qytetërimi islamik jo vetëm ka humbur rolin e
lidershipit botëror në thuajse të gjitha fushat e dijes mes shekujve 12-16 të erës sonë, por
ka prodhuar aktualisht sisteme jo-demokratike, shpeshherë totalitare që kanë lidhur në
mënyrë vendimtare shtetin me fenë dhe kanë përdorur rëndom aparatin shtetëror për
represion dhe terror mbi popullsitë vendase. Regjimet tiranike të lindura në një mjedis të
tillë kanë mbajtur të gjithë rajonin në destabilitet të theksuar gjeopolitik.87 Në këtë
kuptim, edhe radikalizmi fetar ka gjetur terren të favorshëm për të shumëfishuar numrin e
përkrahësve të tij, duke ndërtuar ligjërimin e tij radikalizues brenda një spiraleje urrejtjeje
dhe zemërate ndaj Perëndimit dhe gjithçkaje që lidhet me të, çka në fazën më ekstreme ka
prodhuar [dhe legjitimuar] terrorizmin dhe ka mitizuar vetëvrasjen si kult dhe kërkesë
hyjnore.
Kësisoj, sipas Lewis, qytetërimi mysliman, që dikur lulëzonte si një prej
qytetërimeve më të avancuara të botës, ka mbërritur në një fazë stagnacioni që duhet t’i
nxisë në radhë të parë vetë myslimanët të kërkojnë arsyet e vërteta brenda qytetërimit të
tyre, duke shtruar në radhë të parë pyetjen “Çfarë u bë gabim?”, e duke mos e hedhur
vështrimin dhe fajin kah Perëndimi dhe Krishtërimi për problemet e botës myslimane, e
sidomos të botës arabe.88 Gjithsesi, nuk duhen lënë pa u përmendur edhe shkaqet e
jashtme ndaj sistemit të shteteve të Lindjes së Mesme, si vendimet e ndryshme historike
të Fuqive të Mëdha koloniale evropiane që kanë ndikuar negativisht në zhvillimin dhe
konsolidimin e një komuniteti shtetesh demokratike dhe në strukturimin e proceseve
ekonomike përgjatë gjithë shekullit të njëzetë. Në këtë kuptim, ky argument synon të
zhveshë atë pjesë të ligjërimit të ekstremistëve islamikë që përligjin terrorizmin dhe
“Luftën e Shenjtë” si instrumente për t’iu kundërvënë Perëndimit. Argumenti tjetër mbi
demokratizimin e shoqërive të botës islamike bie ndesh me perceptimin e ndryshëm
shoqëror të myslimanëve. Toleranca shoqërore dhe ajo fetare, respektimi i të drejtave të
njeriut (sikundër ato përcaktohen nga demokracitë perëndimore), liria e shprehjes, UK: Bernard Lewis, “The Crisis of Islam: Holy War and Unholy Terror”, Nju Jork: Modern Library Press, 2003. 87 Ky është argumenti i tij kryesor tek “The Middle East” dhe “The Arabs in History”. Shih Bernard Lewis, “The Middle East”, ibid, & “The Arabs in History”, ibid. 88 Ky është argumenti kryesor i tij në librin “What Went Wrong? Western Impact and Middle Eastern Response”, botuar fill pas sulmeve të sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Kullat Binjake dhe në Pentagon në Shtetet e Bashkuara. Lewis, “What Went Wrong? Western Impact and Middle Eastern Response”, ibid.
43
konkurrenca e lirë politike dhe barazia mes burrave dhe grave, përbëjnë një pjesë të
perceptimeve që ekstremistët islamikë kanë për shoqërinë që duan të krijojnë.89
Në kuadrin e këtij hulumtimi, suaza teorike që ofron Lewis rezulton tejet e
vlefshme edhe për shkak të faktit se ai është ndër studiuesit e parë të shkaqeve të
ekstremizmit fetar fill pas Luftës së Ftohtë, madje duke i paraprirë edhe teorisë së pak
viteve më pas të Samuel Huntington-it mbi përplasjen e qytetërimeve. Në artikullin e tij,
tashmë të famshëm për studimet e ekstremizmit fetar dhe radikalizmit islamik në Lindjen
e Mesme, Lewis analizon rrënjët e asaj që e emërton “Zemërata Myslimane”.90 Në thelb
argumenti i ofruar është se përplasja mes krishtërimit dhe myslimanizmit ka qenë e
pranishme që në kohët e lulëzimit të mbretërive arabe (e më pas asaj osmane) dhe deri në
ditët tona. Urrejtja që kanë myslimanët ndaj Perëndimit buron nga një ndërthurje e
shkaqeve qartazi historike me dështimet e shumta politiko-kulturore të shekullit të
njëzetë.91
89 Samuel Huntington, “The Clash of Civilizations and the Remaking of World Order”, në “Foreign Affairs”, Vëll. 22, Nr. 3, Verë 1993. Bernard Lewis, “The Roots of Muslim Rage”, në “The Atlantic”, Shtator 1990. Në analizën tonë mbi terrorizmin me natyrë fetare islamike, të shkaqeve të tij dhe të shoqërive në të cilat ai shfaqet, duhet pasur parasysh edhe perceptimi i ndryshëm social i vendeve myslimane dhe kodi i ndryshëm i vlerave të këtyre shoqërive mbi të cilin është institucionalizuar një kozmoteori e plotë dhe një nacionalizëm (ai arab) krejt i veçantë prej të tjerëve sa i takon lidhjes së thellë ideologjike mes fesë, shoqërisë dhe shtetit. 90 Bernard Lewis, “The Roots of Muslim Rage”, ibid. 91 Në thelb këtë argument Lewis e përforcoi edhe më shumë pas 11 shtatorit 2001, kur deklaroi se: “është mjaft e natyrshme kjo situatë, pasi ata na kanë urryer prej shekujsh. [...] Ndër shekuj ka ekzistuar një rivalitet i fortë mes dy feve me përmasa botërore.” Bernard Lewis, “What Went Wrong”, në “The Atlantic Monthly”, Janar 2002.
44
KREU 1
Aspekte ndërkombëtare të terrorizmit
1. Aspekte historike të terrorizmit
2. Tipologjitë e terrorizmit
3. Organizatat ndërkombëtare dhe terrorizmi ndërkombëtar
3.1. Lidhja e Kombeve dhe terrorizmi ndërkombëtar
3.2. OKB dhe terrorizmi ndërkombëtar
3.3. NATO dhe terrorizmi ndërkombëtar
3.4. Bashkimi Evropian dhe terrorizmi ndërkombëtar
3.5. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe terrorizmi ndërkombëtar
45
1. Aspekte historike të terrorizmit
Aktet terroriste (ose kërcënimet për akte të tilla) kanë ekzistuar përgjatë gjithë
historisë së njerëzimit. Megjithëse terrorizmi, si dukuri, ka një histori më të gjatë se
shteti-komb, përdorimi i terrorit si nga qeveritë ashtu edhe prej atyre që kundërshtojnë
pushtetin e tyre vazhdon të shfaqë probleme në dijen akademike e shkencore rreth tij.
Ndërsa kuptimi i termit ‘terror’ është i qartë në vetvete –sikurse u theksua edhe në fillim
të këtij punimi doktoral– vërehet një pështjellim në perceptimin e termi, kur ky aplikohet
mbi akte dhe aktorë të botës reale. Pjesë e këtij pështjellimi ndodh për shkak të
përdorimit të taktikave të terrorit nga aktorë që u përkasin të gjitha niveleve të një
ambienti social dhe politik.
Kështu për shembull, në hulumtimin shkencor të terrorizmit ndeshemi me dilema
apo pikëpyetje, të tilla si: si mund/duhet ta emërtojmë Unabomber-in, dhe fushatën e tij
vetmitare të terrorit: kriminel, terrorist apo revolucionar? Po sulmet e Al-Kaedës? Po
sulmet e grupeve terroriste të radikalëve të majtë në Evropë gjatë viteve 1960-1990? Po
sulmet e organizatës baske ETA në Spanjë? Po sulmet e organizatës irlandeze IRA? A
mund të krahasohen shembujt e sipërpërmendur me qeveritë revolucionare franceze të
cilat e përdorën për herë të parë konceptin e terrorizmit, duke institucionalizuar
përdorimin sistematik të terrorit shtetëror kundër popullsisë së Francës në vitet 1790-të,
duke vrarë me mijëra qytetarë? A ndajnë të njëjtin kuptim me grupet e dikurshme
revolucionare të ‘Baarder-Meinhof’ (në Gjermaninë Perëndimore), ‘Brigade Rosse’ (në
Italinë e Luftës së Ftohtë) apo ‘Weather Underground’ në Shtetet e Bashkuara?
Pra, shohim se dallimet në përmasa dhe legjitimitet politik të aktorëve që përdorin
terrorin na vendosin përpara dilemës: çfarë është dhe çfarë nuk mund të jetë terrorizëm.
Shpeshherë si argument për të zgjeruar dhe pështjelluar përkufizimin e terrorizmit
përdoret edhe koncepti i ekuivalencës morale.92 Ky koncept argumenton se ajo çka ka
92 Koncepti i ekuivalentit moral u trajtua për herë të parë në fillimet e shekullit të njëzetë, nga filozofi William James, në një ese klasike tashmë për studimin e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, të paraqitur në Universitetin e Stanford-it, në vitin 1906. James argumentonte se një prej problemeve klasike të politikës ka qenë gjithnjë ruajtja e unitetit politik dhe virtytit qytetar në mungesë të një lufte ose të një kërcënimi të besueshëm. Për më tepër, veprimet e ndërmarra nga kombet për të krijuar kërcënime të besueshme, kanë bërë që ata shpeshherë të sulmohen nga të tjerë, ose të ngatërrohen në luftëra
46
rëndësi është produkti i një veprimi dhe jo qëllimi i tij. Në këtë kuptim, dëmet dytësore93
ndaj civilëve prej një sulmi nga forca të armatosura në uniformë mbi një objektiv legjitim
ushtarak barazohen, në efektin e tyre, me një bombë terroriste të drejtuar në mënyrë të
qëllimshme mbi një objektiv civil me qëllim shkaktimin e një dëmi material dhe
viktimave njerëzore. E thënë ndryshe, një makinë-bombë në rrugën e një qyteti dhe një
avion bombardues që lëshon një bombë mbi një tank janë të dyja akte dhune që
prodhojnë vdekje dhe terror. Prandaj (në skajin më ekstrem të këtij argumenti) çdo aksion
ushtarak është terrorizëm, por me një emërtim tjetër. Ky është arsyetimi që qëndron
përfund shprehjes së famshme së liderit historik palestinez Yasser Arafat, sipas të cilit:
“terroristi për dikë, është luftëtar i lirisë për dikë tjetër”.94
Terrorizmi mund të konsiderohet gjithashtu një trashëgimi e përpjekjeve të
lëvizjeve të ndryshme revolucionare –me shpërndarje gjeografike në të gjithë botën dhe
shpërndarje historike të dy shekujve të fundit– për të legjitimuar përdorimin e terrorit si
instrument strategjik (për të shkaktuar frikë në atë shtresë të opinionit publik të cilësuar si
kundërshtare) në funksion të arritjes së qëllimeve të ndryshme politike. Vetë fleksibiliteti
dhe aftësia që ka terrorizmi si fenomen për t’u përshtatur me ndryshimin e epokave
historike të njerëzimit, ka kontribuuar për të krijuar këtë konfuzion të madh në nivel
konceptual.
Kjo ka ndodhur sepse, ato grupe që synojnë të përçajnë, të rikonfigurojnë rendin
dhe balancat mes disa aktorëve95 në marrëdhëniet ndërkombëtare ose të shpërbëjnë një
status kuo specifike, kanë synuar vazhdimisht të identifikojnë rrugë dhe mënyra të reja
dhe krijuese për të arritur qëllimet e tyre. Kështu, ndryshimet në taktikat dhe teknikat e
terroristëve kanë qenë domethënëse, por më e rëndësishme është rritja e numrit të arsyeve
që askush nuk i ka dashur. Sipas William James, i cili shkruante përpara fillimit të Luftës së Parë Botërore, duke u tërhequr vëmendjen utopistëve për rrezikun real të qasjes së tyre: “Pacifistët duhet të depërtojnë më thellë në këndvështrimin estetik dhe etik të kundërshtarëve të tyre. Për sa kohë që anti-militaristët nuk propozojnë asnjë zëvendësues të funksionit disiplinues që kryen lufta, asnjë ekuivalent moral të luftës, analog me ekuivalentin mekanik të nxehtësisë, ata kanë dështuar të kuptojnë situatën. William James, “The Moral Equivalent of War and Other Essays (And Selections from Some Problems of Philosophy)”, Nju Jork: Harper & Row, 1971. 93 Të njohura ndryshe edhe me termat dëme të paqëllimta apo dëme kolaterale. Alex P. Schmid (ed.), “The Routledge Handbook of Terrorism Research”, ibid, f. 23. 94 Shih fjalimin e mbajtur nga lideri historik palestinez Yasser Arafat në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në 19 nëntor 1974, Sesioni Plenar 29, A/PV. 2282. 95 Duke nënkuptuar këtu me aktorë jo vetëm shtetet por edhe organizatat ndërkombëtare bashkë me shumëllojshmërinë e aktorëve jo-shtetërorë.
47
për të cilat përdoret dhuna terroriste si dhe kontekstet sociale në të cilat përdoret
terrorizmi si instrument presioni.
Organizata më e hershme e njohur, që shpalosi aspekte të një organizate terroriste,
ishte ajo e zelotëve në Judenë e Lashtë. Të njohur ndryshe nga romakët si sicarii, ose
njerëz të kamës, ata ndërmorën një fushatë të nëndheshme për vrasjet e forcave pushtuese
romake, si dhe të të gjithë hebrenjve që mendonin se bashkëpunonin me romakët.96
Motivi i tyre ishte bindja e palëkundur se nuk mund t’u mbeteshin besnikë diktimeve dhe
mësimeve të judaizmit nëse do të pranonin të jetonin të nënshtruar nga romakët. Një grup
tjetër që ka operuar në lashtësi me metoda terroriste njihet me emrin “asasinët”. Bëhet
fjalë për një fraksion të Islamit Shi’it që përdornin taktikën e vrasjes së liderëve të
kundërshtarit –pra duke përdorur strategjinë e sulmeve asimetrike të maksimalizimit të
dëmeve me kapacitete minimale– për shkak të numrit të kufizuar të njerëzve në shërbim
të tyre që e bënte të pamundur përballjen e drejtpërdrejtë në fushëbetejë.97 Edhe pse
zelotët dhe asasinët vepruan në lashtësi, ata janë ende relevantë sot e kësaj dite, pasi
aspekte të veprimtarisë së tyre, si motivacioni, organizimi, përzgjedhja e objektivave dhe
qëllimet e tyre mund të krahasohen me kërcënimet bashkëkohore. Nga ana tjetër, impakti
i thellë psikologjik i akteve terroriste të zelotëve dhe asasinëve është i ngjashëm me
impaktin psikologjik të shkaktuar nga sulmet e organizatave terroriste bashkëkohore.
96 Si praktikë, terrorizmi mendohet se ka filluar në Judenë e shekullit të parë (të erës sonë), kur hebrenjtë përdornin një kamë të shkurtër (sica-n) për të prerë fytin e pushtuesve romakë dhe bashkëpunëtorëve të tyre – ngjarje e cila zhvillohej përpara të gjithë publikut. Këta të ashtuquajtur “njerëz të kamës” morën emrin “sicarii” dhe sulmonin më së shumti hebrenjtë e pasur, duke u rrëmbyer edhe shërbëtorët në këmbim të pagesës së një haraçi apo shpërblese të caktuar. “Sicarii-të” ishin pjesë e një grupimi më të madh, të quajtur “zealotë”, që synonin përmbysjen e romakëve. Vetë termi “zelot” buron nga emri i lëvizjes. Me kalimin e viteve, revolta e zelotëve mori përmasa të gjera derisa, në fund, ata u rrethuan në fortifikatën e Masadas ku edhe kryen një vetëvrasje masive. Harvey Kushner, “Encyclopedia of Terrorism”, Sage Publications, 2003, f. 360. James Lutz & Brenda Lutz, “Global Terrorism”, ibid, ff. 80-1. “A Military Guide to Terrorism in the Twenty-First Century”, TRADOC DCSINT, Handbook 1, US Army Training and Doctrine Command, 2005, f. 13. Franklin Ford, Political Murder: From Tyrannicide to Terrorism Cambridge: Harvard University Press, 1985, f. 91. Një trajtesë më të gjerë të historisë së fenomenit ofron edhe Walter Laqueur, “A History of Terrorism”, ibid, f. 10. 97 Taktika e tyre e dërgimit të një vrasësi vetmitar për të vrarë liderë kyçë kundërshtarë, duke sakrifikuar sigurisht jetën e tij (pasi vrasësit prisnin afër trupit të viktimës së tyre të vriteshin ose të kapeshin) bëri që armiqtë e tyre të tmerroheshin – kjo rriste në mënyrë asimetrike impaktin psikologjik të goditjeve të tyre. Asasinët ishin vendosur gjeografikisht në rajonet malore të Iranit Verior. Epoka e tyre merr fund në shekullin e XIII-të, pas dyndjeve masive të mongolëve. James Lutz & Brenda Lutz, “Global Terrorism”, ibid, f. 72. Për më tepër: “A Military Guide to Terrorism in the Twenty-First Century”, ibid, f. 13. Franklin Ford, “Political Murder: From Tyrannicide to Terrorism”, ibid, f. 91.
48
Nga epoka e asasinëve (në fund të shekullit të 13-të) deri në fillimin e shekullit të
tetëmbëdhjetë, terrori dhe barbarizmat përdoreshin gjerësisht si mjet lufte dhe konflikti,
por prej tyre mungonin elementet përbërës të terrorizmit. Deri në lindjen e shtetit-komb
modern, pas Traktatit të Vestfalisë të vitit 1648, pothuajse nuk ekzistonte fare lloji i
autoritetit qendror dhe shoqërisë kohezive mbi të cilën synon të ndikojë terrorizmi
bashkëkohor. Komunikimet ishin të papërshtatshme dhe të kontrolluara, kurse shkaqet që
mund të frymëzonin sulme terroriste (skizma fetare, rebelime, mosmarrëveshje apo
konflikte fetare) çonin përgjithësisht drejt luftës së hapur dhe jo drejt përdorimit të
teknikave terroriste. Por kur mbretëritë dhe principatat u shndërruan në kombe, ato kishin
mjete të mjaftueshme për të imponuar autoritetin e tyre dhe për të shtypur aktivitete si
terrorizmi.
Kështu, termin ‘terrorizëm’ për herë të parë e hasim gjatë Revolucionit Francez.
Ndryshe nga përdorimi i tij bashkëkohor, asokohe terrorizmi bartte një konotacion
pozitiv. Sistemi i ‘régime de la terreur’(regjimi i terrorit) i periudhës 1793-’94 – prej të
cilit buron dhe fjala në gjuhën angleze dhe gjuhët e tjera– u përdor (dhe u përshtat) si
instrument i vendosjes së rendit gjatë periudhës së përkohshme të turbullirave dhe
kryengritjes që pasoi rebelimet e vitit 1789, dhe në fakt shumë revolucioneve të tjerë.
Prandaj, ndryshe nga kuptimi që kemi zhvilluar për terrorizmin në ditët tona98, sipas të
cilit ai nënkupton një aktivitet revolucionar ose jo-qeveritar që ndërmerret nga entitete jo-
shtetërore ose nën-kombëtare, régime de la terreur ishte një instrument qeverisjeje që e
zotëronte shteti i sapo-themeluar revolucionar. Ai u ideua për të konsoliduar pushtetin e
qeverisë së re, duke frikësuar kundër-revolucionarët, armiqtë dhe gjithë disidentët e tjerë,
që regjimi i quante ‘armiq të popullit’. Në këtë kuadër, Komitetit të Sigurisë së
Përgjithshme dhe Gjykatës Revolucionare u ishin akorduar fuqi të gjera për të arrestuar
dhe gjykuar të dënuarit për krime tradhtie (pra reaksionarët), duke i ekzekutuar publikisht
në gijotinë.99 Në këtë mënyrë të gjithë atyre që mund të kundërshtonin revolucionin ose
që shfaqnin nostalgji për regjimin e vjetër u jepej një leksion i ashpër.
Ironia konsiston në faktin se, në kontekstin e tij origjinal, terrorizmi lidhej
gjithashtu ngushtë me idealet e demokracisë dhe virtytit. Lideri revolucionar Maksimilian
98 Në këtë pikë, me “ditët tona” do të kuptojmë periudhën pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001. 99 Harvey Kushner, “Encyclopedia of Terrorism”, ibid, f. 360.
49
Robespieri besonte fort se virtyti ishte nxitësi e një qeverisjeje popullore drejt paqes, por
se gjatë kohërave të revolucionit virtyti duhej të bënte aleancë me terrorizmin, si e vetmja
mundësi që demokracia të triumfonte.100 Është tashmë i famshëm apeli i tij për: “virtytin,
pa të cilin terrori do të ishte i lig; terrori, pa të cilin virtyti do të ishte i pafuqishëm, i
pazoti” dhe se “terrori nuk është asgjë pa drejtësi, të shpejtë, të ashpër dhe të paepur;
prandaj terrori buron nga virtyti dhe është rrjedhojë e tij”.
Pavarësisht divergjencave për kuptimin që do të merrte më vonë terrorizmi, lloji i
dhunës terroriste që hasej gjatë Revolucionit Francez, kishte dy karakteristika të
përbashkëta me variantin e tij modern. Së pari, régime de la terreur nuk ishte as i
rastësishëm dhe as jo-diskriminues, njësoj siç portretizohet terrorizmi sot, por i
organizuar, i paramenduar dhe sistematik. Së dyti, qëllimet dhe justifikimi i përdorur nga
Robespieri për përligjen e dhunës për të arritur objektivin politik –ngjashëm me
terrorizmin modern– i referoheshin ndërtimit të një shoqërie të re dhe më të mirë në vend
të një sistemi politik të korruptuar që në themelet e tij dhe jo-demokratik. Në fakt
shpjegimet dhe interpretimet utopike, qëllimisht të turbullta, që parashtron Robespieri
mbi qëllimet qendrore të revolucionit, kanë ngjashmëri të theksuara për nga toni dhe
përmbajtja me manifestot e shumë organizatave bashkëkohore terroriste revolucionare
(me orientim kryesisht të ekstremit të majtë dhe marksiste). Kështu për shembull, me një
gjuhë që do t’u ngjasonte më shumë komunikatave të Fraksioneve të Ushtrisë së Kuqe
Gjermane dhe atyre të Brigadave të Kuqe në Itali dy shekuj më vonë, Robespieri
deklaronte në vitin 1794, se: “Dëshirojmë një rend gjërash [...] ku artet të jenë zbukurimi
i lirisë që i fisnikëron ato, dhe ku tregtia burim pasurie e mirëqenieje për publikun, e jo
një bollëk i stërmadh për pak familje [...] Në vendin tonë dëshirojmë moral në vend të
egoizmit, ndershmëri dhe jo thjesht “nder”, parime jo thjesht zakone, detyrime e punë e
jo vetëm drejtësi, ndikimin e arsyes në vend të tiranisë së modeleve, përbuzje dhe neveri
për veset e jo mospërfillje të fatkeqëve”.101
Brenda një viti nga largimi i Robespierit termi kishte fituar popullaritet në gjuhën
angleze, përmes Edmond Burke, i cili në polemikën e tij të famshme kundër Revolucionit
100 Cituar tek Robert Palmer “The Age of Democratic Revolution”, Vëll. 2, “The Struggle”, Princeton University Press, 1970, f. 126. 101 R. Palmer, ibid, f. 127.
50
Francez, përshkroi: “mijërat e langonjve të Ferrit, të quajtur terroristë... që u vërsulën si të
harbuar mbi popull”.102
Mbërritja e epokës së nacionalizmit dhe, bashkë me të, e nocioneve të kombësisë
dhe shtetësisë bazuar në identitetin e përbashkët të një populli, në vend të prejardhjes së
një familjeje mbretërore, sollën bashkimin e disa kombeve në shtetet e tyre dhe
themelimin e disa kombeve të tjerë. Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë nacionalizmi
u rrit me hapa galopante anembanë botës, duke çuar në krijimin e shteteve me bazë
kombëtare (shteteve-kombe). Ndër rastet më të spikatura në histori janë Gjermania dhe
Italia. Por nacionalizmi u shoqërua me dhunë shtetërore (që më vonë do të quhej
terrorizëm shtetëror) dhe joshtetërore (por të organizuar nga grupe të caktuara
shoqërore103) me orientim deri-diku pavarësimi. Gjatë dekadave të fundit të shekullit të
nëntëmbëdhjetë, teoritë politike radikale dhe përmirësimi i teknologjisë së armëve
përshpejtoi krijimin e grupeve të vogla revolucionarësh që përpiqeshin të rrisnin
efikasitetin e tyre në sulmet që ndërmerrnin kundër shteteve kombe. Anarkistët, të cilët
besonin tek propaganda e veprës/aktit [heroik], arritën disa suksese impresionuese, duke
vrarë krerë shteti në Rusi, Francë, Spanjë, Itali dhe Shtetet e Bashkuara. Megjithatë,
mungesa e organizimit të tyre dhe refuzimi për të bashkëpunuar me lëvizje të tjera sociale
në përpjekje politike, u dobësoi anarkistëve efikasitetin si lëvizje politike. Në të kundërt,
roli i komunizmit si themel ideologjik për terrorizmin politik ishte vetëm në fillesat e tij
dhe do të bëhej shumë më i rëndësishëm në shekullin e njëzetë.
Ndërsa shtetet filluan të vinin theksin tek identitetet kombëtare, popujt e pushtuar
ose të kolonizuar u detyruan të zgjidhnin midis asimilimit ose kundërvënies së armatosur
– siç ndodhi me hebrenjtë në epokën e zelotëve. Konflikti nacionalist më i njohur i kësaj
periudhe vazhdon ende të mbetet i pazgjidhur, beteja shumëshekullore e nacionalizmit
irlandez. Nacionalizmi, sikurse komunizmi, fituan një forcë shumë më të madhe
ideologjike në fillim të shekullit të njëzetë.
Ndërkaq, ndryshimet masive socio-ekonomike që prodhoi Revolucioni Industrial,
prodhuan ideologji të reja me natyrë universaliste, të tilla si komunizmi (i kodifikuar në
doktrinën marksiste), të cilat u shoqëruan me një formë të re dhune politike – një formë e
102 Walter Laqueur, “A History of Terrorism”, ibid, f. 11. 103 Jo domosdoshmërisht në këtë pikë mund të aplikohet emërtimi “të mëdha” apo “të vogla”.
51
re terrorizmi, më ideologjik dhe më masiv. Këto ndryshime socio-ekonomike shkaktuan
alienimin e masave të gjera shoqërore si dhe kushtet për kapitalizmin e shekullit të
nëntëmbëdhjetë. Nga ky mjedis lindi një epokë e re terrorizmi, ku koncepti i terrorizmit
përftoi shumë prej konotacioneve revolucionare dhe anti-shtetërore me të cilat lidhet sot.
Ndër propaganduesit më të rëndësishëm të këtij versioni të ri të dhunës politike ishte
ekstremisti italian Carlo Pisacane.104 Ai argumentonte se dhuna ishte e nevojshme jo
vetëm për të tërhequr vëmendjen ndaj një kauze apo për të prodhuar publicitet për të, por
edhe për të informuar, edukuar dhe, në fund të fundit, për të ngritur në këmbë masat pas
revolucionit.
Ndoshta organizata e parë që aplikoi këtë qasje të re ndaj dhunës terroriste ishte e
ashtuquajtura “Narodnaya Volya”105 një grup i vogël konstitucionalistësh rusë, i
themeluar në vitin 1878 për të sfiduar regjimin carist. Ata ndryshonin në shumë aspekte
nga terrorizmi bashkëkohor, sidomos për arsye se bënin herë pas here thirrje për sulme që
vinin në rrezik edhe individë të tjerë, përtej objektivave të drejtpërdrejtë të sulmeve. Kjo
organizatë rezulton e para në historinë e terrorizmit që ka mishëruar shumë prej tipareve
dhe veçorive të terroristëve bashkëkohorë: organizatë klandestine me organizim në bazë
celule; padurim, zemëratë dhe paaftësi për të organizuar masat e gjera popullore që
pretendojnë se përfaqësojnë; si dhe një tendencë për të rritur intensitetin e dhunës si mjet
presioni mbi grupe të caktuar shoqërore. Sipas Narodnaya Volya, apatia dhe alienimi i
masave popullore ruse i linte popullit pak alternativa të aplikueshme, përveç përdorimit të
akteve guximtare dhe dramatike të dhunës, të ideuara për të tërhequr vëmendjen ndaj
grupit dhe veprimtarisë e kauzës së tij. Kështu, aktet terroriste dhe dhuna u përdor për të
përligjur një kauzë më të gjerë, mbarë-kombëtare, me tipare jo vetëm të brendshme, por
edhe të jashtme gjeopolitike – një lidhje kjo e drejtpërdrejtë mes teorive klasike të
gjeopolitikës së fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimit të shekullit të njëzetë në
Rusinë cariste.
104 Si një ekstremist i vendosur Pisacane kishte hequr dorë prej të drejtës së tij së lindur si Dukë i San Xhovanit, duke përfunduar i vrarë në vitin 1857, gjatë një revolte kundër regjimit. Pisacane ishte mbështetës i flaktë i federalizmit, por mbahet mend më pak për këtë arsye sesa për teorinë e “propagandës nëpërmjet veprave”. Pisacane argumentonte se: “Qëllimi didaktik i dhunës nuk mund të zëvendësohet asnjëherë në mënyrë efikase nga pamfletet dhe afishat e ngjitura nëpër mure apo asamble”. Cituar tek Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, f. 5. 105 Ose “Vullneti i Popullit”.
52
Megjithatë, ndryshe prej shumë organizatave terroriste të fundit të shekullit të
njëzetë që kanë përdorur propagandën nëpërmjet veprimeve për të justifikuar targetimin e
papërligjur të civilëve për t’i garantuar vetes (dhe kauzës) publicitet (por edhe për t’i
dhënë dimension gjeopolitik ideologjisë së tyre) përmes shokut dhe tmerrit të prodhuar
nga gjakderdhja masive, Narodnaya Volya shfaqi një prirje thuajse donkishoteske ndaj
dhunës që ushtroi. Për këtë grup, propaganda përmes veprimeve nënkuptonte targetimin
selektiv të individëve specifikë të cilët grupi i konsideronte mishërimin e shtetit
autokratik dhe shtypës. Ndaj, viktimat e tyre –cari, anëtarë kyçë të familjes mbretërore,
zyrtarë të lartë qeveritarë, etj– përzgjidheshin me vetëdije për vlerën e tyre simbolike, si
krerë dinastikë dhe agjentë të nënshtruar me servilizëm ndaj një regjimi tiranik e të
korruptuar.106
Gjithsesi, veprimtaria e këtij grupi pati jehonë të gjerë duke kontribuar në lindjen
dhe radikalizimin e lëvizjeve anarkiste, duke shënuar në këtë mënyrë herën e parë në
histori kur dhuna terroriste do të fillonte të krijonte një model ekstremizmi që do të ndiqej
edhe në shtete të tjerë, duke sfiduar kësisoj jo vetëm sigurinë e brendshme por edhe atë
ndërkombëtare, e duke strukturuar gradualisht raportin e saj me gjeopolitikën. Kësisoj u
zhvillua një rrjet global107, që deri-diku shënon për herë të parë ndërkombëtarizimin dhe
globalizimin e dhunës terroriste për qëllime politike – çka mjaftonte për të krijuar një mit
pretendimesh revolucionare globale, duke stimuluar frikën dhe dyshimet për impaktin
real dhe arritjet gjeopolitike e strategjike të këtij mjeti dhune politike. Gjithsesi, edhe pse
anarkistët ishin përgjegjës për një vazhdë impresionuese vrasjesh krerësh shtetesh (deri
106 Kjo ka qenë në shumë raste kryefjala e ligjërimit dhe ideologjisë bashkëkohore të dhunës ekstremiste terroriste, sidomos në përzgjedhjen e objektivave nga organizatat radikale të ekstremit të majtë dhe ekstremit të djathtë gjatë Luftës së Ftohtë. Një element i brendshëm në bindjet kolektive të grupit ishte se “nuk duhet derdhur asnjë pikë e tepërt gjaku” në përmbushje të qëllimeve, pavarësisht sesa fisnike ose utilitare mund të jenë ato. Edhe pasi i përzgjidhnin objektivat e tyre me kujdes të madh dhe pas një shqyrtimi të detajuar të objektivave, anëtarët e grupit ushqenin gjithsesi keqardhje të thellë për marrjen e jetës së një qenieje tjetër njerëzore. Zbatimi dhe ndjekja e përpiktë e këtij parimi mund të ilustrohet ndoshta më së miri nga përpjekja e dështuar për të vrarë Arkidukën Sergei Aleksandroviç në vitin 1905. Sapo u shfaq karroca mbretërore, terroristi i ngarkuar me vrasjen vuri re papritmas që Duka shoqërohej nga fëmijët e tij dhe, për këtë arsye, ai braktisi misionin, për të mos dëmtuar jetën e familjes së viktimës (edhe pse Duka u vra në një sulm të mëpasshëm). Në ndryshim të plotë me këtë rast mund të përdoret shembulli i shpërthimit në ajër të shkaktuar nga bomba e vendosur në Fluturimin e Pan Am (Nr. 103) mbi Lockerbie, Skoci, në dhjetor të vitit 1988, prej të cilit u vranë pa dallim 259 pasagjerët në bord –mes të cilëve burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm– si dhe 11 banorë të fshatit në të cilin u përplas avioni. Alex Schmid, “The Routledge Handbook of Terrorism Research”, ibid., f. 222-3. Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, ibid, ff. 12-5. 107 I quajtur “Internacionalja Anarkiste” – për ngjashmëri me Internacionalen Socialiste.
53
dhe presidentin amerikan McKinley në vitin 1901) si dhe për bombëvënie të shumta (që
prej 1878 e deri në dekadën e dytë të shekullit të njëzetë), në analizë të fundit, në vend të
stimulonte frikë globale, anarkizmi pati impakt të kufizuar, periferik e të tërthortë si në
politikën e brendshme ashtu dhe në politikën ndërkombëtare.
Ndërkaq, në fund të shekullit të XIX-të dhe fillim të shekullit XX-të Evropa po
gëlonte nga shumë ngjarje dhe zhvillime me rëndësi historike. Por këto zhvillime do të
shërbenin si një etapë tjetër historike e strategjisë dhe taktikave të organizatave terroriste.
Gjatë kësaj periudhe motivimi nuk do të ishte më anti-monarkik apo anarkist, ashtu si më
parë, por nacionalist dhe separatist. Kjo formë dhune politike, e sendërtuar ideologjikisht
gjatë kësaj periudhe, ka shfaqur afërsitë më të mëdha me teoritë klasike të gjeopolitikës –
sidomos atë për hapësirën jetike (liebenstraum)108. Nacionalizmi i kësaj periudhe dhe
ekstremizmi politik i prodhuar prej tij, i shfaqur në formën e dhunës terroriste, pati një
shtrirje gjeografike që përfshiu thuajse gjithë kontinentit evropian, nga Britania e Madhe
gjer në Ballkan. Nacionalizmi u bë një forcë veçanërisht e madhe për popujt e nënshtruar
të perandorive të ndryshme koloniale. Anëtarë të grupeve etnike të vendeve të
kolonizuara i panë këto koncepte si shanse të mira për të realizuar ambiciet e tyre
nacionaliste. Disa prej këtyre grupeve zgjodhën terrorin si metodë beteje dhe për t’ua
bërë të njohur situatën e tyre fuqive botërore, të cilave shpresonin t’u fitonin simpatinë.
Rezistenca dhe disidenca ishin prirje të zakonshme në shumë prej kolonive, duke
prodhuar shpeshherë konflikte të dhunshme, kurse identitetet kombëtare u shndërruan në
vatër të këtyre veprimeve. Gradualisht, ndërsa kombet u lidhën shumë ngushtë me
konceptet e racës dhe etnicitetit, zhvillimet politike ndërkombëtare filluan të mbështesnin
koncepte të tilla. Në Evropë, irlandezët dhe baskët ndërmorën fushata terroriste si pjesë të 108 Termi vjen nga gjuha gjermane: lebensraum – hapësirë jetike. Edhe pse i përdorur fillimisht nga gjeopolitikanë si Friedrich Ratzel, që në vitin 1901, lebensraum-i u shndërrua në komponent të rëndësishëm të ideologjisë së partisë naziste gjermane në pushtet, e cila e përligji ekspansionizmin territorial si një të drejtë natyrore të popullit gjerman dhe të racave superiore për të eliminuar njerëzit që u përkisnin racave inferiore. Por ky ishte një keqinterpretim i qëllimshëm i tezave gjeopolitike të Ratzel-it dhe gjeopolitikanëve të tjerë të mëvonshëm (si Haushofer) në funksion të përligjjes së objektivave nazistë. Ratzel argumentonte në favor të unifikimit të vendit dhe zgjerimit kolonial, bazuar tek modelet e mëparshme gjeopolitike britanike dhe franceze, si dhe zgjerimit të SHBA-ve drejt perëndimit mëse një shekull më parë. Ai besonte se zhvillimi i një populli ndikohej pikësëpari nga pozita gjeografike dhe nga aftësia e një populli për t’i përshtatur gjeografisë së tij, si një nevojë e natyrshme e të gjitha specieve – edhe pse lidershipi politik e shtrembëroi atë në funksion të qëllimeve politike. Ideja e tij mbi hapësirën jetike u shtjellua më tej nga Friedrich von Bernhard dhe Karl Haushofer, të cilët identikun pikërisht Evropën Lindore si hapësirën e re jetike për Gjermaninë. Franco Farinelli, “Friedrich Ratzel and the nature of (political) geography”, në “Political Geography”, Vëll. 19, 2000, ff. 943-55.
54
luftës së tyre për pavarësi. Por kur panë efikasitetin e kufizuar të kësaj strategjie, filluan
kryengritje dhe rebelime të përgjakshme për të promovuar kauzën e tyre. Ndërsa
irlandezët qenë pjesërisht të suksesshëm në përpjekjet e tyre, baskët po dështojnë ende sot
e kësaj dite. Kështu, dhuna terroriste e organizatave të ndryshme irlandeze –që nga mesi i
shekullit të nëntëmbëdhjetë e gjer në fillim të shekullit të njëzetë– kishin një dimension të
pastër gjeopolitik, kërkesën për pavarësimin e territoreve irlandeze.
Forma e dhunës terroriste e ushtruar nga organizatat irlandeze kishte disa të
përbashkëta dhe dallime me terrorizmin e ushtruar nga anarkistët rusë. Sa u takon
elementëve të përbashkët, të dy godisnin objektiva simbolikë për kundërshtarët; të dy
besonin në potencialin didaktik të terrorizmit – tek qëllimi i tij galvanizues i masave të
gjera të popullsisë. Megjithatë, organizatat terroriste irlandeze dallonin prej atyre
anarkiste ruse sa u takon përmasave të sulmeve. Anarkistët synonin të krijonin sa më pak
viktima, kurse organizatat terroriste irlandeze ndjeheshin më të çliruara prej këtij
kufizimi.109 Gjithashtu grupet terroriste irlandeze qenë të parat që zhvilluan forma më të
sofistikuara organizimi, duke njohur rëndësinë e vendosjes së bazave terroriste edhe
jashtë vendit, çka do u garantonte mbrojtje më të lartë dhe mundësi më të mëdha suksesi
në fushatat terroriste. Në këtë kontekst kjo qasje e re i ofroi terrorizmit dhe organizatave
ekstremiste një dimension strategjik duke ndryshuar natyrën e fenomenit, nga përdorimi i
një ngjarjeje të vetme, drejt evoluimit në fushata të përgjakshme, të mbështetura tek
periudha afatmesme apo afatgjatë kohore dhe në një numër gjithnjë e më të lartë
viktimash.
Në vigjilje të Luftës së Parë Botërore, terrorizmi i ruante tiparet e veta
revolucionare, por krijuar lidhje shumë të forta me lëvizjet irredentiste brenda
Perandorisë Osmane dhe asaj Habsburge. Ndërsa në vitet 1930-të koncepti i terrorizmit
ndryshoi sërish, duke u përdorur gjithnjë e më pak për të etiketuar lëvizjet revolucionare
dhe dhunën e drejtuar kundër qeverive dhe liderëve të tyre, si dhe duke adresuar gjithnjë
e më shumë praktikat e represionit masiv të përdorura nga shtetet totalitariste dhe liderët
109 Walter Laqueur, “A History of Terrorism”, ibid, f. 20-25. Gjithashtu një krahasim i tillë del në pah edhe kur i hulumton këto dy organizata duke i izoluar prej të tjerave. Harvey Kushner, “Encyclopedia of Terrorism”, ibid. f. 78, 81, 87 dhe 360-1.
55
e tyre diktatorialë kundër vetë qytetarëve të tyre.110 Kësisoj termi rifitoi konotacionet e tij
të mëparshme të abuzimit me pushtetin nga qeveria dhe u aplikua në mënyrë specifike
nga regjimet autoritariste që erdhën në pushtet në Italinë fashiste, Gjermaninë naziste dhe
Rusinë staliniste. Në Gjermani dhe Itali, ardhja në pushtet përkatësisht e Hitlerit dhe
Musolinit qe bazuar më së shumti tek mënyra e përdorimit të grupeve të caktuara për të
frikësuar kundërshtarët politikë dhe opinionin publik. Këto regjime diktatoriale
themeluan një sistem qeverisjeje që sanksiononte frikën dhe imponimin, duke bërë të
shpërthejnë konflikte politike, përplasje civile dhe një persekutim i gjerë i hebrenjve,
komunistëve apo edhe armiqve të tjerë të shtetit. Nga ana tjetër nuk duhet lënë pa
përmendur terrori që ushtroi Stalini në Rusi, si mbi kundërshtarët e tij politikë ashtu dhe
brenda Partisë Komuniste, duke e transformuar si atë ashtu dhe aparatin shtetëror të
sigurisë në një instrument personal represioni.
Sigurisht që forma të ngjashme dhune dhe terrori të ushtruar, udhëhequr dhe/ose
të mobilizuar nga shteti kundër qytetarëve të vet vijojnë të jenë ende gjithaq të përhapura.
Shembujt për këtë janë të shumtë: në vitet 1970-të, në Argjentinë, Kili, Greqi, El
Salvador, Guatemalë, Kolumbi, Peru, etj.111 Por këto akte shtetërore dhune të brendshme
politike, që në shumicën dërrmuese të rasteve drejtoheshin kundër popullsive të vetë
këtyre shteteve –pra, sundimi i elitës në pushtet nëpërmjet dhunës dhe frikës kundër
shtetasve të vet– emërtohen përgjithësisht “terror shtetëror” për ta dalluar këtë fenomen
nga terrorizmi, që kuptohet si dhunë e kryer nga grupe ose organizata jo-shtetërore.
Pas Luftës së Dytë Botërore vërehet një tjetër ndryshim përdorimin e termit
“terrorizëm”, pasi ky i fundit rimori konotacionet e dikurshme revolucionare me të cilat
lidhet rëndom sot. Bota dypolare e Luftës së Ftohtë ndryshoi perceptimin e konflikteve në
botë. Kështu, konfrontimet relativisht të vogla filluan të merrnin rëndësi proporcionalisht
më të madhe nga sa u takonte, ndërkohë që shërbenin si arena në të cilat superfuqitë
mund të konkurronin dhe përballeshin me njëra-tjetrën pa rrezikuar përshkallëzimin drejt
një lufte bërthamore totale. Lufta midis Lindjes dhe Perëndimit u shndërrua në një luftë
periferike, në një luftë satelitësh, dhe ishte përgjithësisht e kufizuar për sa i përket
110 Ruth Blakeley, “State Terrorism in the Social Sciences”, në Richard Jackson, E. Murphy & S. Pyonting (eds.) “Contemporary State Terrorism”, ibid, ff. 12-27. 111 Sarah Mardsen & Alex Schmid, “Typologies of Terrorism and Political Violence”, në Alex Schmid (ed.) “The Routledge Handbook of Political Violence”, ibid, ff. 158-201.
56
qëllimit të saj, duke pasur si synim kryesor parandalimin e një përshkallëzimi drejt
përdorimit të arsenalit bërthamor. Gjatë kësaj kohe, termi terrorizëm u përdor kryesisht
për t’iu referuar revoltave të dhunshme të ndërmarra nga grupe indigjene nacionaliste dhe
anti-kolonialiste në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme gjatë fundit të viteve 1940-të dhe
viteve 1950-të, për të kundërshtuar regjimet koloniale kryesisht të fuqive evropiane.
Kështu për shembull, vende si Kenia, Qipro, Algjeria, etj. –të gjitha raste krejt të
ndryshëm nga njëri-tjetri– ia atribuojnë, të paktën pjesërisht, pavarësinë e tyre lëvizjeve
nacionaliste që përdorën dhunën terroriste kundër fuqive koloniale. Fill pas Luftës së
Dytë Botërore, terrorizmi përbënte më tepër një zgjedhje taktike të liderëve të lëvizjeve
rebele nacionaliste dhe të revolucioneve. Fushatat e suksesshme për pavarësi nga rendi
kolonial po vëreheshin në të gjitha skajet e globit, ku shumë prej këtyre lëvizjeve po
përdornin terrorizmin si taktikë mbështetëse. Kur terrorizmi përdorej, përdorej brenda
kuadrit të lëvizjeve më të mëdha dhe koordinohej me veprimtari politike, sociale dhe
ushtarake. Madje edhe në rastet kur terrorizmi mbizotëroi dhe la në hije aspektet e tjera të
betejës nacionaliste, siç ndodhi në rastin e fushatës palestineze kundër Izraelit, ajo ishte
(dhe vazhdon të jetë) e kombinuar me aktivitete të tjera të natyrës diplomatiko-politike –
madje dhe strategjike.
Përgjatë gjithë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik siguroi asistencë të
drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për lëvizjet revolucionare anembanë botës. Për shumë
lëvizje anti-koloniale ekstremizmi revolucionar i komunizmit ishte shumë tërheqës.
Udhëheqësit e këtyre konflikteve vlerësuan avantazhin e armatimeve dhe trajnimit falas.
Ata kuptuan gjithashtu se asistenca dhe patronazhi i Bllokut Lindor nënkuptonte
paralelisht dhe rritjen e legjitimimit ndërkombëtar. Shumë prej këtyre individëve dhe
organizatave e përdorën terrorizmin në mbështetje të objektivave të tyre politikës dhe
ushtarakë. Politika e Bashkimit Sovjetik për të mbështetur betejat revolucionare gjithkund
dhe për të eksportuar revolucionin në vendet jo-komuniste, u siguronte ekstremistëve
dëshirën dhe vullnetin politiko-ushtarak për të përdorur dhunën dhe terrorin si mjete të
realizimit të ambicieve të tyre.
Pikërisht gjatë kësaj periudhe u bë i modës apeli ‘politikisht korrekt’ i ‘luftëtarëve
të lirisë’, si rrjedhojë e legjitimitetit politik që komuniteti ndërkombëtar u akordoi
luftërave për çlirim kombëtar dhe vetëvendosje në këto rajone. Simpatia dhe mbështetja
57
për rebelët u shtri edhe në segmente të popullsisë së vetë shteteve kolonizatore, duke
krijuar nevojën për një gjuhë politike edhe më neutrale sesa ‘terrorist’ dhe ‘terrorizëm’
duke i klasifikuar këta aktorë të rinj ndërkombëtarë dhe dhunën që ata ushtronin, në ato
që u konsideruan luftëra legjitime nacionalçlirimtare.112 Shumë vende të sapo-
pavarësuara të Botës së Tretë si dhe shtetet e bllokut komunist në veçanti, e përvetësuan
këtë formë ligjërimi me argumentin se çdo lëvizje e drejtuar kundër shtypjes koloniale
dhe dominimit perëndimor nuk duhet përshkruar si terroriste por duke përdorur një
emërtesë më të përshtatshme, atë të ‘luftëtarëve të lirisë’. Në këtë drejtim, sikurse e kemi
përmendur, është i famshëm shpjegimi që ka dhënë kreu i Organizatës për Çlirimin e
Palestinës [OÇP], kur iu adresua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,
në nëntor të vitit 1974: “Dallimi mes revolucionarit dhe terroristit qëndron në arsyen për
të cilën lufton secili prej tyre. Çdokush që mbështet një kauzë të drejtë dhe që lufton për
lirinë dhe çlirimin e tokës së tij nga pushtuesit, kolonët dhe kolonizatorët, nuk mund të
quhet terrorist.”113
Një epokë tjetër në historinë e terrorizmit ndërkombëtar është ajo nga fundi i
viteve 1960-të gjer në fillim të viteve 1980-të. Gjatë këtyre viteve farkëtohet më tej lidhja
e këtij fenomeni me teoritë e gjeopolitikës. Gjatë kësaj periudhe kohore, terrorizmi vijoi
të shihej brenda një konteksti revolucionar. Gjithsesi, përdorimi i tij tashmë u zgjerua, për
të përfshirë edhe grupet nacionaliste dhe separatiste jashtë kontekstit kolonial (dhe
neokolonial) si dhe organizatat e motivuara tërësisht nga parime ideologjike. Minoritete
nacionaliste (kryesisht në emigrim, larg vendit të tyre, ose në azil) –si OÇP, grupi
separatist FLQ114 i Kebekut në Kanada, ETA baske madje edhe grupe të tjerra
irredentiste nga vende si Indonezia– filluan ta përdorin terrorizmin jo vetëm si instrument
taktik por edhe si një strategji për të tërhequr vëmendjen mbi veten dhe kauzat e tyre,
duke prodhuar pasoja të mëdha në arkitekturën e sigurisë së rajoneve të tyre, por edhe në
impaktin gjeopolitik në politikën e jashtme të shteteve të përfshira.
Gjatë të njëjtës periudhë, ekstremistët e majtë –që vinin kryesisht nga organizatat
studentore radikale dhe nga lëvizjet marksiste/leniniste/maoiste, të përhapura masivisht
112 Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, ibid, f. 16. 113 Shih fjalimin e mbajtur nga lideri palestinez Yasser Arafat në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në 19 nëntor 1974, Sesioni Plenar 29, A/PV. 2282. 114 Nga akronimi në frëngjisht: “Front de Liberation du Quebec”.
58
gjatë kësaj kohe në Evropën Perëndimore (madje dhe në Amerikën Latine dhe Shtetet e
Bashkuara)– po formonin grupe terroriste që kundërshtonin ndërhyrjen amerikane në
Vietnam dhe pabarazitë socio-ekonomike në sistemin modern kapitalist liberal-
demokratik. Sipas James & Brenda Lutz, ndryshe nga specifikat që mund të ketë
përkatësia etnike dhe ajo fetare, identifikimi me një ideologji të caktuar përbën një
zgjedhje shumë më të vetëdijshme për përkrahësit e një grupi të caktuar bindjesh
politike.115 Këta individë mund të zgjedhin të vlerësojnë dhe të mbështesin një grup të
caktuar idesh politike, si ato të ekstremit të majtë apo të djathtë në Evropë Perëndimore
gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë (madje edhe pas saj), pa ndryshuar medoemos aspekte
të tjera të jetës së tyre, si gjuhën ose përkatësinë etnike. Në rastin e grupeve terroriste të
ekstremit të majtë dhe të djathtë, ndjesia e përkatësisë politiko-ideologjike në një
bashkësi vlerash dhe idesh, i ka shtyrë këta individë të besojnë se këto janë vlera për të
cilat ia vlen të luftosh. Nëse këto vlera nuk përkojnë me strukturën dhe praktikat e
sistemit qeveritar në fuqi, atëherë prirja për dhunë politike mund të pësojë një rritje
shqetësuese.
Ende sot e kësaj dite vazhdon të përdoret gjerësisht qasja ndaj grupeve terroriste
mbi baza separatiste dhe ideologjiko-fetare. Ndryshimi qëndron më shumë në gjerësinë e
përdorimit të konceptit për të etiketuar fenomene shumëdimensionale. Në këtë kontekst
vitet 1980-të konsiderohen një epokë tejet e rëndësishme e evoluimit të terrorizmit
sidomos nga pikëpamja gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Gjatë kësaj periudhe, terrorizmi
si instrument i arritjes së objektivave gjeopolitikë po përdorej në mënyrë të mirë-
llogaritur për të destabilizuar perëndimin, si pjesë e një komploti të madh global. Libra si
“Rrjeti i Terrorit” propagandonin nocionin e një administrate të kapur presidenciale
amerikane dhe të qeverive të tjera perëndimore gjithaq të dyshuara, duke bërë që
incidente terroristë, në dukje të izoluar, të ndërmarrë nga grupe të ndryshëm e pa lidhje
me njëri-tjetrin, të përhapur gjeografikisht në të katër anët e globit, të dukeshin në fakt si
ngjarje të lidhura ngushtë mes tyre, si një komplot i fshehur i orkestruar nga Kremlini dhe
115 Këtë tematikë e kanë trajtuar gjerësisht James Lutz & Brenda Lutz në librin e tyre “Global Terrorism”, sidomos në Kreun 7 & 8, që i kushtohen përkatësisht “Terrorizmit dhe Ideologjive të së Majtës” si dhe “Terrorizmit dhe Ideologjive të së Djathtës”. Shih James Lutz & Brenda Lutz, “Global Terrorism”, ibid, ff. 129-60 & 161-88.
59
i implementuar nga shtetet e tij klientë, të Paktit të Varshavës, për të shkatërruar Botën e
Lirë.116
Megjithatë, gjer në mes të dekadës një seri bombëvëniesh vetëvrasëse, e drejtuar
në më të shumtën e rasteve kundër objektivave amerikanë, diplomatikë dhe ushtarakë, në
Lindjen e Mesme, po e përqendronte vëmendjen e aktorëve ndërkombëtarë shtetërorë (më
shumti atë të Shteteve të Bashkuara) në kërcënimin në rritje prej terrorizmit të
sponsorizuar shtetëror.117 Rrjedhimisht, ky fenomen –ku regjime diktatoriale si Irani,
Iraku, Libia dhe Siria– u përfshinë aktivisht në sponsorizimin ose ndërmarrjen e akteve
terroriste– zëvendësuan teoritë konspirative komuniste, si konteksti kryesor brenda të cilit
ishte parë terrorizmi. Kësisoj terrorizmi u lidh gjithnjë e më ngushtë me një lloj lufte të
fshehtë (asimetrike) përmes të cilës shtete më të dobët mund të përballeshin me rivalë më
të fuqishëm pa vendosur veten në rrezik ndëshkimi.
Fundi i Luftës së Ftohtë dhe Rendi i Ri Botëror118, shënon një epokë të re për
terrorizmin. Në fillim të viteve 1990-të domethënia dhe përdorimi i terrorizmit si koncept
dhe fenomen u turbulluan edhe më tej nga shfaqja e dy fenomeneve të rinj: terrorizmit
transnacional dhe terrorizmit ekstremist islamik. Në një shkallë të paprecedentë më parë
në historinë e fenomenit të terrorizmit, gjithnjë e më shumë organizatat kriminale të kësaj
periudhe po farkëtonin aleanca strategjike gjithnjë e më të fuqishme me aktorët terroristë
dhe organizatat guerile që përdorin dhunë për qëllime ekonomike dhe politike. Rritja e
fuqisë së karteleve kolumbiane të drogës, lidhjet e tyre të ngushta me grupet ekstremiste
të majta në Kolumbi dhe Peru, si dhe përpjekjet e tyre të herëpashershme për të
shkatërruar procesin elektoral të Kolumbisë dhe për të dobësuar qeveritë e zgjedhura
përmes votës së popullit, përbëjnë ndoshta shembullin më të spikatur të kësaj prirjeje.
Nga ana tjetër, studiuesit e terrorizmit u përqendruan tek fenomeni rritjes së
ekstremizmit fetar, kryesisht në vendet islamike, duke mënjanuar teoritë e viteve 1980-të
116 Libri i Sterling është shndërruar tashmë në një tekst klasik, vendimtar për të kuptuar prirjen e re në analizën e terrorizmit të epokës së viteve 1980-të. Kjo prirje, e shpalosur fillimisht nga Alexander Haig, argumentonte se ishte pikërisht Bashkimi Sovjetik që ushqente terrorizmin global kundër Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit në përgjithësi. Claire Sterling, “The Terror Network: The Secret War of International Terrorism”, Nju Jork: Henry Holt & Co. Press, 1981. 117 Bruce Hoffman, ibid., ff. 17-18. 118 Koncepti i “Rendit të Ri Botëror” u përdor fillimisht nga presidenti amerikan George Bush (Sr.), në fjalimin e mbajtur përpara Kongresit Amerikan, në 6 mars të vitit 1991, i cili i referohet më shumë politikës së jashtme amerikane pas Luftës së Ftohtë, sidomos në rajone me rëndësi gjeostrategjike, si Lindja e Mesme.
60
mbi konspiracionit e mëdha duke u përqendruar tek natyra e paqëndrueshme e
konflikteve brenda-shtetërore të epokës së Pasluftës së Ftohtë, sidomos në hapësirën
gjeopolitike të Lindjes së Mesme.
Kështu, disa studiues filluan ta përfshinin terrorizmin e viteve 1990-të brenda
fenomenit të ekstremizmit islamik, term i cili do të nënkuptonte: kërcënimin për
destabilitet e shteteve-kombe nga aktorë jo-shtetërorë dhe procese e organizata jo-
qeveritare fetare119; për të përshkruar dhunën që ndikonte mbi rajone të mëdha ose
hapësira urbane ku kontrolli (i shtetit ose territorit) ishte zhvendosur nga qeveritë
legjitime drejt fuqive të reja gjysmë-politike, gjysmë-kriminale; ose thjesht për të grupuar
brenda një kategorie gamën e konflikteve nëpër botë që nuk përputheshin më me nocionet
tradicionale e historikisht të pranuara të luftës, si një përplasje mes forcave të armatosura
të dy ose më shumë shteteve (klasikë), por që përfshinin përkundrazi forca jo të rregullta
të njërës ose të dy palëve ndërluftuese. Në këtë mënyrë, sërish terrorizmi e kishte
ndryshuar kuptimin e tij nga një fenomen individual i dhunës nën-kombëtare, në pjesë të
një modeli më të gjerë, të konfliktit jo-shtetëror me natyrë sa ideologjiko-politike aq dhe
fetare.
Por sigurisht që ky kuadër interpretimi historik i pendoleumit të përkufizimit të
terrorizmit nuk mund të ishte i plotë pa përvijuar edhe një nënndarje tjetër historike, një
periudhë të re, që fillon me sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Këto sulme e ri-
dimensionuan qartazi, sërish, kuptimin e terrorizmit. Nëse numrin e viktimave nga sulmi
terrorist i 11 shtatorit e krahasojmë historikisht me sulmet e tjerë nga aktorë jo-shtetërorë
përgjatë shekullit të njëzetë, vërejmë statistikisht se vetëm në 14 sulme terroriste (përgjatë
gjithë shekullit) numri i të vrarëve ka qenë mbi 100 njerëz.120 Nga ana tjetër, deri në 11
shtator 2001 asnjë operacion terrorist nuk kishte arritur të shkaktonte më shumë se 500
viktima. Të vrarët u përkisnin 80 kombësive të ndryshme, edhe pse numri më i madh i
tyre ishin amerikanë. Rezulton gjithsesi se thuajse dy herë më shumë amerikanë sesa të
119 Ali Khan, “A Theory of International Terrorism: Understanding Islamic Militancy”, ibid, ff. 211-28. 120 Jan Engene, “Five Dekades of Terrorism in Europe. The TWEED Dataset”, në “Journal of Peace Research”, Vëll. 44, Nr. 1, 2007, ff. 109-21. Për të njëjtin interpretim empirik, shih përmbledhjen numerike të incidenteve terroriste: Brenda Lutz & James Lutz, “Terrorism”, në Alan Collins (ed.), “Contemporary Security Studies”, ibid, ff. 368-76.
61
vrarët e 11 shtatorit 2001, janë vrarë nga terroristët që prej vitit 1968– viti që shënoi
(simbolikisht) fillimin e terrorizmit modern ndërkombëtar.121
Një sulm i tillë terrorist, kaq masiv dhe me pasoja kaq të mëdha, do të sillte
padyshim një reagim gjithaq të fuqishëm nga shtete të ndryshëm, sidomos prej atyre
perëndimorë, me Shtetet e Bashkuara në krye. Disa ditë më vonë presidenti Bush
argumentonte se: “Kjo është një formë e re e së keqes ... [dhe ne] do ta shpëtojmë botën
prej saj”. “Kombi ynë u tmerrua”, vijonte ai, “por nuk ka për t’u terrorizuar”.122 Kjo
dëshmon një impakt të madh strategjik të terrorizmit si instrument gjeopolitik, si dhe
reagimin e shtetit ndaj këtij fenomeni, duke e përligjur aftësinë e tij të imponimit
gjeopolitik.
Më 20 shtator 2001, presidenti i drejtohej sesionit të përbashkët të Kongresit me
një fjalim ku përmendej vazhdimisht termi ‘terror’ – si një gjendje psikologjike e të qenit
i tmerruar ose shumë i frikësuar– në vend të fenomenit thellësisht politik të terrorizmit.
Në këtë kuadër duhet interpretuar edhe deklarata e tij tashmë e famshme: “Lufta jonë
kundër terrorizmit fillon me Al-Kaedën, por nuk mbaron aty”123. Rrjedhojat e kësaj
zgjedhjeje semantike, shënonin fillimin e një beteje praktikisht të pafundme kundër
gjithkujt dhe gjithçkaje që i frikësonte apo që mund t’i frikësonte amerikanët në të
ardhmen. Gama e kundërshtarëve të mundshëm u zgjerua përtej Osama bin Laden-it
(liderit të Al-Kaedës), për të përfshirë edhe shtetet sharlatanë124 të rreshtuar në një “Aks
të së Keqes” (si Iraku, Irani dhe Koreja e Veriut) dhe sidomos diktatorët e Lindjes së
Mesme që zotëronin armë të shkatërrimit në masë. Siç vëren historiani Michael Howard:
“Deklarata e presidentit Bush për “Luftë kundër Terrorit” u pa përgjithësisht jashtë
Amerikës si një instrument retorik për t’i mbajtur syçelët amerikanët ndaj rreziqeve me të
121 Për më tepër mbi këto të dhëna, shih: Paul Wilkinson, “Terrorism vs. Democracy. The Liberal State Response”, 3rd edn., Routledge, 2011, ff. 22-41. Raporti i Komisionit Hetimor të Kongresit Amerikan mbi 11 shtatorin: “9/11 Commission Report”, Uashington, Korrik 2004, ff. 361-83. 122 Fjalimi i George W. Bush (Jr.) në Kongres pas sulmeve të 11 shtatorit – i njohur ndryshe edhe si momenti kur ai shpalli “Luftën kundër Terrorit”. 123 Në pikë të punimit tonë lypset të qartësojmë një dallim të madh konceptual mes ‘luftës’ dhe ‘betejës’. Edhe pse do të përdorim hera-herës termin ‘luftë’ në lidhje me terrorizmin, sidomos kur i referohemi politikës së jashtme amerikane pas 11 shtatorit, me të do të nënkuptojmë ‘betejë’, për shkak se literatura në anglisht përdor thuajse gjithnjë termin “struggle” [betejë] për ta diferencuar atë prej termit “war” [luftë], sepse kjo e fundit mbart një kuptim shumë më të thellë për marrëdhëniet ndërkombëtare në përgjithësi dhe për studimet e sigurisë në veçanti. 124 Termi është zgjedhur në mungesë të një koncepti më të qartë në shqip për të shprehur sa më të plotë idenë e “Rogue States” që do të përbënte boshtin qendror të politikës së jashtme amerikane në vijim.
62
cilat përballeshin, më shumë sesa një deklaratë për t’u marrë seriozisht ose gërmë-për-
gërmë nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare.”125
Nga ana tjetër, duke shpallur ‘luftë kundër terrorizmit’, Shtetet e Bashkuara po
angazhoheshin në mënyrë të pakuptimtë nga pikëpamja juridiko-ndërkombëtare, në një
fitore përfundimtare kundër një armiku që vështirë të gjurmohej e që do të përfshinte si
aktorë jo-shtetërorë –organizatat terroriste– ashtu dhe aktorë shtetërorë – Shtetet
Sharlatanë të Aksit të së Keqes.126 Pasojat e kësaj politike u panë qartë në marrëdhënien
që presidenti dhe këshilltarët e tij besonin se ekzistonte mes Al-Kaedës dhe Saddam
Hussein-it. Edhe pse dyshimet e Shtëpisë së Bardhë se pas 11 shtatorit 2011 fshihej edhe
Iraku nuk u larguan kurrë krejtësisht, ato u eklipsuan nga rritja e shqetësimeve mbi
aksesin e mundshëm të terroristëve në armët irakiane të shkatërrimit në masë. Në fakt
ishte pikërisht frika e cituar nga presidenti Bush që justifikoi pushtimin e Irakut në mars
të vitit 2003.127 Zinxhiri i ngjarjeve filloi në 11 shtator, ndërsa deklarata pasuese e “luftës
kundër terrorit” përcaktoi rrugën që do të ndiqte Amerika drejt Irakut, duke nxitur sërish
Michael Howard të deklaronte se: “Qartazi nuk mjaftonte për amerikanët që të ishin në
luftë me një entitet abstrakt, të përshkruar nga presidenti i tyre si ‘terror’. Ata kishin
nevojë për një kundërshtar më specifik, i cili të mishëronte shpirtin e së keqes kundër të
cilës mund të mobilizohej ndjenja kombëtare, siç u mobilizua kundër Hitlerit, në vitin
1941. Osama bin Laden rezultoi një figurë shumë evazive, e cila nuk jepte garancitë e
duhura për strategjinë e nevojshme, por mes të dyshuarve të zakonshëm në kësi rastesh
ishte edhe Saddam Hussein-i. Nuk kishte thuajse asnjë provë që ta lidhte atë me krimin në
fjalë (11 shtatorin), por ai ishte një diktator me të cilin shumë prej pjesëtarëve të
administratës Bush (Jr.) nuk kishin mbaruar punë që prej Luftës së parë të Gjirit Persik.
[...] Me pak fjalë, ai qe figura më e fuqishme dhe më e rrezikshme mes armiqve të
125 Michael Howard, “What Friends Are For”, në “National Interest”, Nr. 69, Vjeshtë 2002, f. 8 126 Michael Howard, “What’s in a Name? How to Fight Terrorism”, në “Foreign Affairs”, Janar-Shkurt 2002. 127 Përzierja që administrata Bush i bëri terrorizmit me armët e shkatërrimit në masë është cituar edhe nga Richard Dearlove, asokohe kreu i MI-6, Shërbimit Sekret të Inteligjencës Britanike, në raportin që i dorëzoi kryeministrit britanik të kohës, Tony Blair për konsultimet e nivelit të lartë SHBA-MB të zhvilluara në Uashington, shtatë muaj përpara pushtimit, ku deklarohej: “Veprimi ushtarak tashmë shihej si i pashmangshëm. Bush dëshironte ta largonte Saddam-in nga pushteti përmes veprimeve ushtarake, duke e justifikuar këtë veprim nga lidhja e terrorizmit me armët e shkatërrimit në masë.” “Washington Post”, 13 Maj 2005.
63
deklaruar të SHBA, çka në vetvete u jepte atyre të drejtën, madje detyrimin, për ta
shkatërruar atë.”128
Në fakt ky rast përbën një ndër shembujve më tipikë të dhjetëvjeçarëve të fundit,
të mënyrës sesi shteti e përdor terrorizmin për të përligjur interesat e veta gjeopolitike.
Kësisoj, Lufta kundër Terrorit u shndërrua në një strategji të mirëfilltë gjeopolitike të
ndërtimit të një koncepti dhe boshti të ri amerikan për politikën ndaj Lindjes së Mesme
dhe në një shembull klasik të reagimit të shtetit përballë kërcënimeve asimetrike, si
terrorizmi ndërkombëtar, duke e përdorur atë për të përligjur interesa të caktuara të
politikës së jashtme dhe vizionit të tij gjeopolitik në një rajon të caktuar apo edhe në
rrafsh global.
2. Tipologjitë e terrorizmit
Nëse do të tentonim të bënim një ndarje tipologjike të fenomenit të terrorizmit, do
të konstatonim dallimin mes terrorizmit shtetëror dhe atij separatist, apo mes terrorizmit
ndërkombëtar dhe atij të brendshëm. Një lloj tjetër ndarjeje, e cila ka fituar vend të
veçantë në studimet e terrorizmit është sipas kritereve politike dhe orientimit ideologjik të
grupeve të ndryshme ekstremiste. Duke përdorur këtë tipologji, terrorizmi që buron nga
organizatat ekstremiste islamike i përket ndarjes së dytë dhe të tretë tipologjike.
Kësisoj, disa nga tipologjitë e terrorizmit janë: i) terrorizmi separatist: nisur nga
vetë emërtimi i kësaj kategorie, grupet separatiste janë ato që synojnë shkëputjen nga
entitetet ekzistuese nëpërmjet pavarësisë, autonomisë politike ose lirisë fetare.
Ideologjitë, të cilave u përkasin separatistët, përfshijnë drejtësinë ose barazinë sociale,
anti-imperializmin, si dhe rezistencën ndaj pushtuesve ose një fuqie të huaj. ii) Terrorizmi
etnocentrik: Grupet e kësaj kategorie konsiderojnë racën si karakteristikën përcaktuese të
një shoqërie dhe, kësisoj, bazën e kohezionit të saj. Ekziston përgjithësisht një prirje që
një grup specifik njerëzish të jetë më lartë se të tjerët për shkak të karakteristikave raciale.
Ky lloj terrorizmi ushtrohet zakonisht nga grupe militariste/paraushtarake të ekstremit të
djathtë. iii) Terrorizmi nacionalist: kjo formë e dhunës terroriste është fokusuar
128 Si parashtrohet në artikullin e famshëm kritik të doktrinës së politikës së jashtme amerikane pas 11 shtatorit nga Michael Howard, “Smoke on the Horizon”, Financial Times, 7 Shtator 2002.
64
historikisht tek besnikëria dhe devotshmëria ndaj një kombi, si dhe tek ndërgjegjja
kombëtare që buron nga vendosja e interesave dhe kulturës së kombit të një njeriu mbi
ato të kombeve ose grupeve të tjera. Ajo mund të gjejë shprehjen e saj në krijimin e një
kombi të ri, ose në ndarjen e një grupi individësh prej një shteti ekzistues për t’u bashkuar
me një tjetër që ndan të njëjtin identitet kombëtar. iv) Terrorizmi revolucionar: ky lloj
terrorizmi i dedikohet përmbysjes së një rendi të caktuar dhe zëvendësimit të tij me një
strukturë të re politike ose sociale. Megjithëse shpeshherë kjo lidhet me ideologji politike
komuniste, ka pasur dhe raste kur të tjera lëvizje politike kanë vënë në përdorim metoda
revolucionare për të arritur qëllimet e tyre. v) Terrorizmi politik: ideologjitë politike
interesohen për strukturën dhe organizimin e formave të qeverisjes si dhe të
komuniteteve. Ndërsa studiuesit e organizatave terroriste e vënë theksin tek ndryshimet
në aspektin e ideologjisë politike, aktivitetet e grupeve të ndryshme terroriste (që mund të
jenë diametralisht të kundërta në spektrin politik) ngjasojnë së tepërmi mes tyre sa u
takon praktikave të ushtruara.129 vi) Terrorizmi fetar: kjo është një formë mjaft specifike
e dhunës terroriste, e cila do të përbëjë dhe njërin ndër fokuset kryesorë të këtij punimi
doktoral. Terrorizmi që themelohet mbi baza fetare shtron një problematikë edhe më të
thellë për shkencat moderne sociale, për shkak të shkaqeve sociale që e përcaktojnë atë,
të cilat kanë kontribuuar në zhvillimin e tij. Si fenomen i përdorimit të dhunës terrorizmi
është përdorur shpeshherë gjatë historisë së njerëzimit. Natyrisht që ky fenomen në
periudha të ndryshme historike merr forma apo trajta të ndryshme, gjë e cila përcaktohet
nga numri i viktimave të shkaktuara. Me zhvillimin e teknologjisë dhe shpërhapjen e
lehtë të saj, si dhe me lehtësimin e aksesit në armët e shkatërrimit në masë, aktet terroriste
hyjnë në një epokë të re, në të cilën është rritur efikasiteti i tyre. Në këtë mënyrë aktet
terroriste bëhen armë në duart e më të dobëtëve, duke i dhënë atyre mundësi të
mbështesin synimet politike, duke marrë nëpërmjet dhunës rezultate jo të përpjesshme
krahasuar me përdorimin e një fuqie minimale. Terrorizmi i frymëzuar nga bindjet fetare
po zë nëpër analizat akademike dhe në debatin bashkëkohor një vend gjithnjë e më të
madh. Kjo, dhe për shkak të rritjes me 43 përqind të grupeve terroriste ndërkombëtare
midis viteve 1980-1995. Ndërsa terroristët dhe organizatat islamike kanë qenë ato më
129 Për kategorinë e katërt dhe të pestë shih edhe tipologjinë e përdorur nga Paul Wilkinson në Kreun 1 të Librit të tij “Terrorism and the Liberal State”, ibid, ff. 4-22.
65
aktivet, duke zënë dhe vendin kryesor si rreziku numër një i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, të gjitha besimet më të mëdha fetare kanë brenda tyre ekstremistë që kanë
përdorur jo rrallëherë dhunën për të promovuar qëllimet e tyre fetare. Terroristët e
motivuar nga feja i shohin objektivat e tyre dhe goditjen e atyre objektivave si kryerjen e
një detyre të shenjtë. vii) Dhunë terroriste për shkaqe sociale: shpeshherë, politika të
caktuara sociale do të shkaktojnë aq shumë kundërshti saqë mund të shkaktojnë sjellje
ekstreme, e cila mund të prodhojë dhunë terroriste. Zakonisht kësaj i referohemi si
‘çështje e vetme’, ose terrorizëm ‘me interes specifik’. Disa nga çështjet që kanë
prodhuar këto lloj aktivitetesh terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera
perëndimore, përfshijnë të drejtat e kafshëve, abortin, mjedisin/ekologjinë, si dhe të
drejtat e minoriteteve. viii) Terrorizëm i brendshëm: kjo formë dhune terroriste është
produkt i vendit dhe operon brenda vendit dhe kundër tij. Ata janë shpeshherë të lidhur
me fraksione ekstreme sociale ose politike, brenda një shoqërie të caktuar dhe i
përqendrojnë përpjekjet e tyre veçanërisht në arenën socio-politike të kombit të tyre.130
ix) Terrorizmi transnacional: shpeshherë, përshkrimi i mbështetjes dhe i rrezes
operacionale të një grupi bëhet në mënyrë shumë të papërcaktuar dhe mund të aplikohet
për kapacitete gjerësisht të ndryshme. Grupet terroriste ndërkombëtare operojnë në shumë
vende, por gjithsesi vendosin një fokus gjeografik mbi aktivitetet e tyre. Kështu,
organizata terroriste e Hizbollahut ka qeliza anembanë botës dhe ka ndërmarrë
operacione në shumë vende, por është pikësëpari e fokusuar në ngjarjet në Liban dhe
Izrael. Edhe grupet transnacionale operojnë në rrafsh ndërkombëtar, por ato nuk janë të
lidhura me ndonjë shtet të veçantë, madje as me rajon specifik. Sipas kësaj qasjeje, Al-
Kaeda është një organizatë transnacionale; ka në gjirin e saj anëtarë nga shumë kombësi
të ndryshme, duke qenë se ka celula dhe baza paralelisht në shumë vende dhe duke qenë
se rrezja e operacioneve apo goditjeve të saj është globale. Objektivat e tyre prekin me
dhjetëra shtete me sisteme të ndryshme politike, fetare, përbërje etnike dhe interesa
kombëtare. 130 Tensioni kryesor midis kësaj kategorie dhe asaj pasardhëse, të terrorizmit ndërkombëtar, ka të bëjë me dimensionin e jashtëm të terrorizmit të brendshëm, pasi në shumë raste është vënë re që grupet e brendshme terroriste i kanë sytë nga vende të tjera për ndihmë ekonomike dhe mbështetje politike në betejën e tyre. Rreth kësaj çështjeje shih raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin “Patterns of Global Terrorism”, Uashington: US Department of State, (Annual Publication), 2002-2012. Bruce & Donna Hoffman, “A chronology of International Terrorism, 1995”, në “Terrorism and Political Violence”, Vëll. 8, Nr. 3, 1996, ff. 87-127.
66
3. Organizatat ndërkombëtare dhe terrorizmi ndërkombëtar
Organizatat ndërkombëtare kanë qenë historikisht mjaft aktive në debatet
akademike dhe politike për një përkufizim të terrorizmit. Megjithatë, për shkak se ky
fenomen, siç e përmendëm më lart, është bërë shpeshherë objekt propagande dhe
interesash gjeopolitike nga ana e shteteve anëtare në organizatat ndërkombëtare, suksesi i
këtyre të fundit ka qenë tejet i kufizuar.
3.1. Lidhja e Kombeve dhe terrorizmi ndërkombëtar
Nga pikëpamja historike, Lidhja e Kombeve ishte organizata e parë
ndërkombëtare që u përpoq të arrinte në një përkufizim të sajin për terrorizmin. Ky
përkufizim, që i përket viteve 1930-të (më konkretisht, 1937), u bazua në dhunën e
ushtruar nga lëvizjet etnike separatiste dhe konsideronte terroriste: “[...] Të gjitha aktet
kriminale të drejtuara kundër një shteti me synim dhe paramendim të krijonin një gjendje
terrori në mendjet e individëve të veçantë, të një grupi njerëzish, ose më në përgjithësi të
opinionit publik [...]”.131 Terrorizmi u përballua fillimisht si një çështje e veçantë e të
drejtës ndërkombëtare nga komuniteti ndërkombëtar në mesin e viteve 1930-të, pas
vrasjes së mbretit jugosllav dhe ministrit francez të punëve të jashtme nga grupe
separatiste. Gjithsesi, përpjekja e Lidhjes së Kombeve për ta përkufizuar terrorizmin i
parapriu në thelb shumë prej mosmarrëveshjeve që do të përçanin përpjekjet e
komunitetit ndërkombëtar gjatë dekadave që do të pasonin Luftën e Dytë Botërore.
131 Ben Saul, “The Legal Response of the League of Nations to Terrorism”, në “Journal of International Criminal Justice”, Vëll. 4, Nr. 1, ff. 78-102.
67
3.2. Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Terrorizmi Ndërkombëtar
Ndërsa, për herë të parë dhe në formë embrionale, Kombet e Bashkuara u morën
me aktet terroriste në kuadrin e Zyrës kundër Drogës dhe Krimit të Organizuar, në vitin
1963. Megjithatë, përcaktimet e Kombeve të Bashkuara nuk u morën me përkufizimin e
terrorizmit në vetvete, por me akte të ndryshme, si rrëmbime avionësh, sulme kundër
diplomatëve, etj. Kombet e Bashkuara prodhuan një përkufizim të tillë fillestar në vitin
1992, duke emërtuar si terroriste: “çdo metodë veprimi të përsëritur dhune që shkaktonte
ankth, i kryer nga një individ, grup ose aktorë shtetërore (gjysmë-)klandestinë, për
shkaqe idiosinkratike, kriminale ose politike, ku –në të kundërt nga akti i vrasjes–
objektivat e drejtpërdrejta të dhunës nuk përbëjnë objektivat e synuar”.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e identifikoi për herë të parë terrorizmin si
problem të përgjithshëm në vitin 1972; ndërsa iu rikthye kësaj çështjeje në mesin e viteve
1980-të, duke iu adresuar në mënyrë të përsëritur, deri në miratimin e Deklaratës për
Masat për të Eliminuar Terrorizmin Ndërkombëtar. Kësisoj, qasja e Asamblesë së
Përgjithshme të OKB-së, si struktura e kësaj organizate që u përfshi më shumë në debatin
konceptual mbi terrorizmin ndërkombëtar pësoi ndryshime të theksuara në fillim të viteve
1990-të, duke themeluar madje dhe një Komision të posaçëm, Komisionin e Gjashtë,
edhe pse rezolutat e saj do të kishin karakter të dobët, për shkak të përçarjeve mes
shteteve në perceptimin e tyre mbi fenomenin. Viti 1993 shënon fillimin e një debati të
gjerë mbi një tjetër dimension të terrorizmit, atë të të drejtave të njeriut, që u përmbyll me
miratimin e Rezolutës 49/60 (në 1994) duke adresuar raportin me të drejtave të njeriut
dhe terrorizmit.132 Kjo tregon se kuadri i konceptimit të Asamblesë mbi terrorizmin
ndërkombëtar ka evoluar gradualisht me kalimin e kohës, duke u shndërruar gradualisht
në një temë të pandashme të axhendës politike të saj.
Në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme miratoi Rezolutën 60/1, e cila artikulonte
nevojën për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve anëtare në përballje me terrorizmin
ndërkombëtar, duke konstatuar se: “[...] Duke riafirmuar se aktet, metodat dhe praktikat e
terrorizmit në të gjitha format dhe mënyrat e shfaqjes së tij janë aktivitete që synojnë
132 M. J. Peterson, “Using the General Assembly”, në Jan Boulden & Thomas Weiss (eds.), “Terrorism and the UN. Before and After September 11”, US: Indiana University Press, 2004, ff. 175-6.
68
shkatërrimin e të drejtave të njeriut, liritë fondamentale dhe demokracinë, kërcënojnë
integritetin territorial të shteteve anëtare, sigurinë e tyre dhe destabilizojnë qeveritë e
konstituuara në mënyrë legjitime [...] komuniteti ndërkombëtare duhet të marrë hapat e
duhur për të promovuar bashkëpunimin për të parandaluar dhe luftuar terrorizmin”.133
Vështirësia historike e OKB-së për të përkufizuar terrorizmin u shfaq ndoshta më
qartazi në debatet mes vendeve anëtare perëndimore dhe atyre jo-perëndimore të
Kombeve të Bashkuara, pas masakrës së Lojërave Olimpike të Mynihut, ku u vranë 11
atletë izraelitë. Debati filloi me propozimin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të
Bashkuara, Kurt Waldheim, se OKB nuk duhej të qëndronte në rolin e një spektatori të
heshtur përballë akteve të dhunës terroriste që po përhapej në të gjithë botën, por duhet të
ndërmerrte hapa më praktikë që mund të parandalonin gjakderdhje të mëtejshme. Ndërsa
shumica e vendeve anëtare të OKB-së e mbështeti sekretarin e përgjithshëm, një grup
shtetesh në minorancë –përfshirë shtetet arabe dhe disa vende afrikane dhe aziatike– e
devijuan debatin, duke argumentuar –sikundër Yasser Arafat-i dy vjet më vonë kur, iu
drejtua Asamblesë së Përgjithshme– se: “popujt që luftojnë për t’u çliruar nga shtypja dhe
shfrytëzimi i huaj kanë të drejtë të përdorin të gjitha metodat në dispozicion, përfshirë
forcën”.134 Dy qenë argumentet e qëndrimit të Botës së Tretë. Së pari ata pretendonin se
të gjitha lëvizjet çlirimtare përshkruhen pa dallim si organizata terroriste nga regjimet
kundër të cilëve luftojnë. Ndaj, duke dënuar terrorizmin, Kombet e Bashkuara po
legjitimonin pushtetin e të fortëve mbi të dobëtit dhe të entitetit të establishmentit (pra, të
shteteve të mëdha ish-kolonizatore) kundër sfiduesve jashtë këtij establishmenti, duke
vepruar si mbrojtës të establishmentit. Së dyti, delegatët e Botës së Tretë argumentuan
me forcë se këto forma dhune politike kishin disa shkaqe të tjera themelore –si varfërinë,
zhgënjimin dhe dëshpërimin– që prodhonin akte të tilla dhune. Në këto kushte, paraliza e
një përkufizimi të gjithpranuar mbi terrorizmin i dobësoi përpjekjet e OKB-së për progres
thelbësor në bashkëpunimin ndërkombëtar kundër terrorizmit, përtej marrëveshjeve
shumë specifike mbi aspekte të veçanta të problemit (si, bie fjala, mbi diplomatët dhe
aviacionin civil). 133 Shih përfaqësinë e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Luftën kundër Drogës dhe Krimit: www.unodc.org (02/04/2011). Kjo rezolutë u zgjerua me një rezolutë tjetër për një “Strategji Antiterror”, të miratuar në 08/09/06 nga Asambleja e Përgjithshme. 134 M. J. Peterson, “Using the General Assembly”, në Jan Boulden & Thomas Weiss, “Terrorism and the UN. Before and After September 11”, US: Indiana University Press, 2004, ff. 178-9.
69
Pas dekadash debati dhe rezistence, vetë OKB ia doli të përqafojë këtë arsyetim
duke miratuar Konventën Ndërkombëtare për Dënimin e Sulmeve Terroriste. Konventa
quante të jashtëligjshëm vendosjen dhe shpërthimin e mekanizmave eksplozivë në
mjedise publike, shtetërore apo qeveritare, në sistemin e transportit apo nëpër facilitete të
tjera infrastrukturore, me qëllim shkaktimin e dëmeve njerëzore, ose me qëllim
shkatërrimin e këtyre objekteve që shkaktojnë humbje të mëdha.135 Kjo konventë hyri në
fuqi në maj të vitit 2001, vetëm katër muaj përpara sulmeve të 11 shtatorit.
Për më tepër, në tetor të vitit 2004, Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara
miratoi Rezolutën 1566 që ofron një përkufizim për terrorizmin dhe shpall
ndërkombëtarisht se në asnjë rrethanë aktet terroriste nuk mund të justifikohen me
qëllime politike ose ideologjike: “Aktet kriminale, përfshirë ato që drejtohen kundër
popullsive civile –të ndërmarra me qëllim shkaktimin e vdekjeve ose dëmtimet fizike– ose
pengmarrjet –me qëllim shkaktimin e një gjendjeje terrori në opinionin më të gjerë publik
[...] në mënyrë që të detyrojnë një qeveri [ose një organizatë ndërkombëtare] të
ndërmarrë ose të mos ndërmarrë një veprim të caktuar, e që përbën shkelje të konventave
dhe protokolleve ndërkombëtare që lidhen me terrorizmin, nuk mund të justifikohen në
asnjë rrethanë me arsyetime të natyrë politike, filozofike, ideologjike, racore, etnike,
fetare, apo të çfarëdo forme tjetër.”136
Në fakt kjo qasje është përdorur prej kohësh nga analistë si Jenkins që
argumentojnë se terrorizmi duhet përkufizuar nga “natyra e aktit, jo nga identiteti i
shkaktarëve të tij, apo nga natyra e kauzës së tyre”.137 Megjithatë as kjo nuk është një
zgjidhje totalisht e kënaqshme, duke qenë se dështon të bëjë të qartë dallimin mes
entiteteve shtetërore dhe atyre jo-shtetërore, siç janë grupet terroriste.138 Ky arsyetim
135 Rezoluta 52/164 u miratua më 15 Dhjetor 1997 dhe hyri në fuqi në 23 maj 2001. Ajo është nënshkruar nga 164 shtete dhe u referohet përpjekjeve të vendeve anëtare për t’u përballur me bombëvëniet terroriste. Shih UNGA Resolution 52/164, http://www.unodoc.org/unodoc/terroris_convention_terrorist_bombing.html. (20/02/2013) 136 Rezoluta e Këshillit të Sigurisë së OKB-së: UNSC/S/RES/1566[2004]. 137 Brian Jenkins, ibid, f. 2. 138 Në fakt pikërisht ky ishte argumenti i sjellë nga përfaqësuesi i Kubës në debatin në OKB pas sulmit terrorist në Lojërat Olimpike të Mynihut, sipas të cilit: “metodat e luftimit që përdorin lëvizjet për çlirim kombëtar nuk mund të deklarohen të jashtëligjshme, ndërsa politika e terrorizmit ndaj popujve të caktuar [nga forcat e armatosura të shteteve] të shpallet e ligjshme”. M. J. Peterson, “Using the General Assembly”, ibid, f. 178.
70
barazon dhunën e verbër, të shkaktuar mbi qendrat e populluara të armikut nga forcat
ushtarake – me dhunën e entiteteve brenda-shtetërore .
Gjithsesi, bëhet fjalë për një argument të hasur edhe më parë. Siç kemi parë,
terroristët e mbulojnë shpeshherë veten me mantelin e terminologjisë ushtarake, duke e
portretizuar veten si luftëtarë, madje ndonjëherë edhe ushtarë, të cilët edhe pse nuk
mbajnë uniforma ose shenja të tjera të dallueshme të një ushtari, kanë të drejtë të
trajtohen si robër lufte dhe nuk duhen gjykuar si kriminelë të zakonshëm në gjykata
normale.139
Por këto lloj arsyetimesh injorojnë faktin se ka një dallim fondamental dhe cilësor
mes dhunës së shkaktuar nga një ushtri e mirëfilltë dhe asaj terroriste. Edhe në luftë
ekzistojnë rregulla dhe norma të pranuara të sjelljes që ndalojnë përdorimin e armëve të
caktuara (sipas një sërë konventash ndërkombëtare) duke përcaktuar ligjshmërinë e
taktikave dhe sulmeve të ndryshme mbi objekte specifike. Për rrjedhojë, teorikisht, ligjet
e luftës –siç vërente Hugo Grotius që herët në shekullin e shtatëmbëdhjetë– të
kodifikuara më pas në Konventat e Gjenevës dhe të Hagës mbi Luftën (1860, 1899, 1907
dhe 1949) i japin imunitet civilëve që nuk marrin pjesë në luftime; ndalojnë marrjen peng
të civilëve; kodifikojnë rregulla specifike për trajtimin e ushtarëve robër të luftës (apo të
dorëzuar); i konsiderojnë të jashtëligjshme raprezaljet kundër popullsisë civile ose
robërve të luftës; njohin e pranojnë neutralitetin territorial dhe të drejtat e qytetarëve të
shteteve neutrale; si dhe respektojnë paprekshmërinë e trupit diplomatik dhe
përfaqësuesve të tjerë të akredituar. Nëse do të analizojmë praktikat dhe taktikat e
grupeve terroriste, pavarësisht kategorisë së tyre, vërehet shkelja e të gjitha këtyre
rregullave.
Nga ana tjetër studimi empirik i rasteve të luftës ndërmjet shteteve tregon se edhe
forcat e armatosura të shteteve-kombe i kanë shkelur shpeshherë këto rregulla të
zhvillimit të luftës. Por, ndryshe nga rastet e dhunës dhe praktikave terroriste, kur shtetet
kryejnë shkelje të tilla, atëherë mbi to (ose individë të caktuar të lidershipit ushtarak
dhe/ose politik) aplikohet termi ‘krime lufte’, i kodifikuar qartë në të drejtën
ndërkombëtare (përmes konventave të ndryshme), duke ndërmarrë dhe një sërë hapash
139 Ky është një argument i lëvruar në mënyrë të plotë nga Stephen Nathanson, në trajtimin juridiko-ndërkombëtar të ‘luftëtarit’ si koncept juridik gjatë një lufte. Stephen Nathanson, “Terrorism and the Ethics of War”, UK: Cambridge University Press, 2010, veçanërisht Kreun 10, ff. 133-143.
71
për t’i trajtuar këto raste nëpërmjet gjykatave të posaçme ndërkombëtare në kuadër të
organizatave ndërkombëtare (si në rastin e OKB-së) ashtu dhe nga struktura gjyqësore të
pavarura (si rasti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare).
Përkundër kësaj, një raison d’être fondamental i terrorizmit ndërkombëtar është
mohimi i kufizimit prej këtyre rregullave të luftës ose, e thënë ndryshe, prej këtij kodi
sjelljeje. Përmes veprimtarisë, strategjisë dhe taktikave të tij, terrorizmi ndërkombëtar
tregon se ka përçmuar çfarëdo koncepti të përcaktimit rigoroz dhe kufizimit të zonave të
luftimit, duke mos shfaqur asnjë respekt për neutralitetin territorial. Në këtë kuptim,
terroristët kanë ndërmarrë shpeshherë aksione, edhe pse gjeografikisht larg objektivit të
tyre strategjik, në vende të treta (që nuk lidhen me epiqendrën ideologjike të vëmendjes
së grupeve terroriste), duke shkaktuar viktima në njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me
kauzat e tyre. Nga ana tjetër, kjo dëfton qartazi për një objektiv gjeopolitik të terrorizmit
ndërkombëtar, sidomos të atij me natyrë islamike, i cili lidhet me rritjen e vëmendjes
publike (lokale, rajonale apo dhe globale) dhe ‘publicitetit’ mbi veprimtarinë e tyre,
ideologjinë dhe objektivat.
Kjo na shpie drejt një momenti tjetër vendimtar të analizës: rolit të medias dhe
vlerës së shtuar të saj jo vetëm për publicitetin e elementëve apo të grupeve terroriste, por
edhe të objektivit të tyre politik dhe/ose gjeopolitik, si nga pikëpamja territoriale ashtu
dhe nga ajo ideologjike. Raportimi i terrorizmit nga mediat ka influencuar thellësisht
diskursin mbi terrorizmin që prej përçarjes së shteteve gjatë debatit në OKB në vitet
1970-të, dhe ka kontribuuar më tej në turbullimin e debatit terrorist/luftëtar lirie duke
ruajtur pasaktësi dhe implikime si lingua franca e dhunës politike në emër të
objektivitetit dhe neutralitetit. Në këtë kuadër, në përpjekje për të shmangur gjykimet e
njëanshme, media amerikane ka përdorur terma të ndryshëm (shpeshherë brenda të njëjtit
raportim lajmi) duke i etiketuar terroristët herë si ‘guerilë’, herë si ‘njerëz të armatosur’,
herë si ‘komando’ e madje ndonjëherë edhe si ‘ushtarë’. Ky përkushtim karshi
neutralitetit terminologjik vijon të mbetet i tillë edhe gjatë viteve 1990-të, ndërsa
shembulli më i spikatur i viteve ’90-të është ai i Algjerisë, periudhë gjatë të cilës aktet
terroriste shkaktuan mbi njëqind mijë të vrarë.140
140 Kështu, në një artikull i vitit 1997 në gazetën International Herald Tribune raportonte në vitin 1997 një incident në Algjeri, ku ishin vrarë rreth 30 persona, të përshkruar herë si ‘terroristë’ në titullin e lajmit, herë
72
Së pari, një praktikë e tillë mediatike e përdorimit të kësaj lloj terminologjie
tregon paqartësinë dhe mungesën e një përkufizimi të gjithpranuar (edhe mediatikisht)
për fenomenin e terrorizmit, sidomos terrorizmin ndërkombëtar që ka dominuar
historikisht mediat perëndimore. Së dyti, kjo mund t’i atribuohet presioneve politike në
ligjërimin publik (për rrjedhojë dhe mediatik) mbi fenomenin e terrorizmit. Së treti, kjo
dëfton natyrën e turbullt të konceptit të fondamentalizmit në vetvete, si dhe përdorimin e
termave –si fundamentalizëm islamik, ekstremizëm islamik, terrorizëm, etj.– në funksion
të interesave gjeopolitike të shteteve, sidomos të atyre perëndimore. Siç paralajmëronte
edhe studiuesi Rapoport në vitet 1970-të: “duke u përpjekur të korrigjojnë abuzimin me
ligjërimin dhe gjuhën raportuese të përdorur për qëllime politike, gazetarët tanë
rrezikojnë ta bëjnë ligjërimin krejtësisht të padobishëm për interpretimin e fenomeneve të
tilla”.141 Efekti aktual i të gjithë kësaj vorbulle gjuhësore dhe ligjërimore publike e
mediatike është mungesa e një përkufizimi të gjithpranuar të terrorizmit.
3.3. NATO dhe Terrorizmi Ndërkombëtar
Terrorizmi nuk ka luajtur gjithnjë rol parësor në axhendën e sfidave gjeopolitike
dhe të sigurisë me të cilat Organizata e Atlantikut të Veriut është përballur pas Luftës së
Ftohtë. Në Konceptin Strategjik142 të Aleancës, të vitit 1999 terrorizmi shihej si një
kërcënim i ri i epokës së Pasluftës së Ftohtë, duke iu kushtuar vëmendje e kufizuar
kolektive deri në ngjarjet e 11 shtatorit 2001. Deri në ato momente debati politik dhe ai
si ‘ekstremistë’ në brendësi të tij dhe herë si ‘fondamentalistë islamikë’ më tej. Fouzi Slisli, “The Western Media and the Algerian Crisis”, Race and Class, Nr. 41, Janar 2000, ff. 43–57. S. Simon, “Terrorists and Media”, në “Spokesman”, Vjeshtë 1995, ff. 45–53. Michelle Slone,“Responses to Media Coverage of Terrorism”, në “Journal of Conflict Resolution”, Vëll. 44, Gusht 2000, ff. 508–22. Maija Stenvall, “An Actor or an Undefined Threat? The Role of Terrorism in the Discourse of International News Agencies”, në “Journal of Language and Politics”, Vëll. 2, Nr. 2, 2003, ff. 361–404. 141 Rapoport ka meritën se e ka konstatuar këtë problem të madh ligjërimor që në fillim të viteve 1970-të, duke rezultuar studiuesi që ka hapur i pari një dimension të ri të studimit të terrorizmit nëpërmjet efektit ligjërimor dhe përdorimit të medias për qëllime politike. David Rapoport, “The Politics of Atrocity”, në Yonnah Alexander & Seymor M. Finger (eds.), “Terrorism: Interdisciplinary Perspectives”, NY: J. J. Press, 1977, f. 46. 142 Koncepti Strategjik i NATO-së është dokumenti më i rëndësishëm strategjik i kësaj organizate, ku përshkruhen sfidat, rreziqet dhe kërcënimet me të cilat përballet NATO në mjedisin e ri të sigurisë, si dhe strategjitë që ajo do të përdorë për të rritur efikasitetin e veprimtarisë së saj në këto fusha. Mbi Konceptin Strategjik të NATO-s, të vitit 1999, shih tekstin zyrtar të miratuar nga krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrës në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Uashington, në 24 Prill 1999: http://www.nato.int/cps/en/natolive/official_texts_27433.htm (12/10/2012).
73
studimor/akademik mbi natyrën e terrorizmit ose mbi pasojat e terrorizmit në ideologjinë
e përgjithshme, në politikat, strukturat dhe kapacitetet e Aleancës ishte tejet i kufizuar.
Ndërkaq, që prej 11 shtatorit u ri-shqyrtua thuajse çdo aspekt i veprimtarisë së NATO-s
nën prizmin e kërcënimit që prodhon terrorizmi në popullsitë e shteteve-anëtare në
organizatë.
Megjithatë, NATO e ka trajtuar fenomenin e terrorizmit në një nivel më teknik
dhe burokratik që në fillim të viteve 1980-të, duke ngritur në kuadrin e Asamblesë së
NATO-s një Nën-komision mbi Terrorizmin. Në përfundimet e tij nën-komisioni
shprehej se identifikimi me viktimën përcakton klasifikimin e një akti të dhunshëm si
terrorizëm: “vrasjet, rrëmbimet, zjarrvëniet dhe akte të tjerë të jashtëligjshme përbëjnë
sjellje kriminale, por shumë kombe jo-perëndimore kanë ngurruar të dënojnë si akte
terroriste ato që i shohin si beteja për çlirim kombëtar”.143 Në këtë arsyetim, tipari më
karakteristik i terrorizmit nuk është vetë akti i dhunës, por motivi, justifikimi ose shkaqet
e tij.
Siç do të shohim në vijim, pas 11 shtatorit 2001, NATO ndryshoi në mënyrë
thuajse radikale prioritetet e saj strategjike si dhe vizionin gjeopolitik, çka dëshmon një
përshtatjen e kësaj organizate dhe shteteve anëtare të saj ndaj natyrës së re të
kërcënimeve. Reagimi i NATO-s ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit ishte i
menjëhershëm dhe i vendosur. Brenda 24 orëve nga momenti i sulmeve mbi Kullat
Binjake, vendet aleate në NATO aktivizuan për herë të parë në historinë e Aleancës
Nenin 5 të Traktatit Themelues të Uashingtonit,144 klauzolën e mbrojtjes kolektive. Pak
momente më vonë, duke iu përgjigjur kërkesave të Shteteve të Bashkuara, u ra dakord për
një sërë masash mbështetëse, ndër të cilat përshiheshin: i) ndarja e informacioneve mbi
terrorizmin dhe organizatat ekstremiste mes vendeve anëtare; ii) mbështetje dhe ndihmë
në luftën kundër terrorizmit jo vetëm drejtuar aleatëve por edhe shteteve të tjera që ishin
të ekspozuara ndaj kërcënimeve në rritje të terrorizmit për shkak të mbështetjes së tyre në
fushatën kundër terrorizmit; iii) rritjen e nivelit dhe procedurave të sigurisë në objekte të
143 Më konkretisht shih përfundimet e Nën-Komisioni mbi Terrorizmin, “Terrorism”, Bruksel: Sekretariati Ndërkombëtar i NATO-s, Janar 1989, f. 34. 144 Shih tekstin e plotë të Kartës themeluese të Aleancës: http://www.nato.int/docu/other/gr/treaty-gr.htm (24/09/2011). Sipas Nenit 5 të Kartës: “agresioni ndaj një vendi anëtar të organizatës konsiderohet sulm kundër të gjithë vendeve anëtare të aleancës euro-atlantike; të gjithë anëtarët e tjerë janë të detyruar të ndihmojnë me mjete ushtarake ose ekonomike shtetin e sulmuar”.
74
infrastrukturës kritike në territorin e vendeve-anëtare të NATO-s; iv) mbështetjen e
forcave të përzgjedhura të NATO-s që kërkohen për të marrë pjesë në operacionet kundër
terrorizmit; v) garantimi i lejeve të fluturimit mbi hapësirën ajrore të vendeve anëtare për
fluturimet ushtarake që lidhen me operacionet kundër terrorizmit; vi) lehtësimi i aksesit
në porte dhe aeroporte për këto lloj operacionesh; vii) zhvillimi i forcave detare të
NATO-s në Mesdheun Lindor; viii) si dhe zhvillimi i sistemit ajror AWACS.145
Aktivizimi i Nenit 5 të Aleancës, është i rëndësishëm në dy aspekte: së pari ai u
aktivizua në kuadrin e mbrojtjes kolektive të vendeve anëtare, edhe pse ndaj sulmit të një
armiku pa një territor të specifikuar gjeografik, sikundër kishte ndodhur me kërcënimet e
së kaluarës; së dyti, sepse pakkush do ta kishte menduar se reagimi i NATO-s, në
mbrojtje të një vendi anëtar të sulmuar, do të zgjerohej gjeografikisht gjer në Afganistan.
Të dy këto aspekte të reagimit fillestar (por siç rezultoi edhe të reagimit përgjatë më
shumë sesa një dekade pas sulmeve të 11 shtatorit) përfaqësuan një ndryshim rrënjësor
konceptual të strategjisë së NATO-s dhe vizionit të saj gjeopolitik.
Gjithsesi, ndryshe nga krizat e mëparshme, që buronin më së shumti nga përplasja
e vizioneve gjeopolitike të shteteve anëtare të Aleancës me njëri-tjetrin situata në të cilën
u gjet aleanca pas 11 shtatorit 2001 ishte cilësisht e ndryshme, pasi shteti ideator dhe
themelues i organizatës, Shtetet e Bashkuara, u sulmuan nga një organizatë terroriste jo-
shtetërore pa një territor të mirëpërcaktuar dhe me tipare të ndryshme nga kërcënimet apo
sfidat e mirë-strukturuara gjeopolitike të së kaluarës.
Që prej këtij momenti me rëndësi historike për aleancën, si dhe bazuar në
strategjinë e përvijuar nga Samitet e NATO-s në Pragë, në vitin 2002, dhe në Stamboll,
në vitin 2004, Aleanca e integroi konceptin e luftës kundër terrorizmit në terminologjinë
e saj dhe në vizionin e saj strategjik dhe gjeopolitik, duke i përshtatur të gjitha strukturat e
saj bazuar në një proces mjaft dinamik, i cili kishte si pikënisje vitet e para të Pasluftës së
Ftohtë, kur bëhej fjalë ende thjesht për përshtatjen e strukturave të NATO-s ndaj
kërcënimeve të reja asimetrike. Ky diskutim mund dhe duhet integruar brenda debatit më
të gjerë për drejtimin që duhet të merrte NATO pas Luftës së Ftohtë, rolin e saj të ri dhe
sfidat e reja që po vinin tashmë nga sistemi ndërkombëtar. Në një kontekst më të
përgjithshëm ai synon drejt krijimit të një roli përbashkues të Organizatës së Atlantikut të
145 Dagmar Figueroa, “NATO’s Response to Terrorism”, në “ΝΑΤΟ Newsletter”, Vjeshtë, 2005.
75
Veriut për shtetet e saj anëtare që, bashkë me procesin e gjatë historik të zgjerimit, ta
risjellë NATO-n në qendër të sigurisë euroatlantike.
Një prej këtyre roleve për të cilin NATO u ftua të jepte kontributin e saj me
përfundimin e Luftës së Ftohtë, ishte tërësia e elementëve që përbëhej nga: kërcënimet
asimetrike, armët e shkatërrimit në masë dhe terrorizmi ndërkombëtar.146 Për këtë qëllim
Aleanca përfshiu terrorizmin në zhvillimin e politikave, ideve strategjike, vizionit
gjeopolitik, kapaciteteve dhe partneriteteve të organizatës. Një politikë e tillë, e cila u
artikulua në deklaratat e samiteve të nivelit të lartë, në asambletë ministrore dhe në
vendimet e Këshillit të Atlantikut të Veriut,147 ndërthur dënimin me forcë të terrorizmit,
në të gjitha format që ai shfaqet si dhunë me qëllime politike, me angazhimin kundrejt
bashkimit dhe solidaritetit përballë këtij kërcënimi, si dhe me vendosmërinë për ta luftuar
për sa kohë të jetë e nevojshme. Ndërsa terrorizmi synon të shkatërrojë parimet që
ndodhen në bërthamën e ideologjisë dhe gjeopolitikës së vendeve anëtare të NATO-s,
ruajtja e unitetit dhe solidaritetit mes tyre u gjykua si një çështje me rëndësi jetike.
Sa i takon kundërpërgjigjes strategjike ndaj kërcënimit asimetrik të terrorizmit,
NATO u angazhua në një kontribut afatgjatë për t’u përballur ushtarakisht, diplomatikisht
dhe politikisht me këtë çështje, duke theksuar avantazhet e krahasuar të aleancës
euroatlantike, si dhe duke u bazuar pjesërisht në sistemin ekzistues dhe kapacitetet
ushtarake e operacionale të Aleancës.148 Njëkohësisht, dhe duke pasur parasysh natyrën
shumëdimensionale të terrorizmit si kërcënim asimetrik, bashkëpunimi me shtetet
partnere dhe organizatat e tjera ndërkombëtare u shndërrua në një tjetër aspekt të
rëndësishëm të qasjes strategjike e gjeopolitike të NATO-s ndaj terrorizmit. Sot
terrorizmi ndërkombëtar, duke u përqendruar tek ai me natyrë fondamentaliste islamike,
përbën çështje të patjetërsueshme të axhendës së Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe të
Këshillit Euroatlantik të Bashkëveprimit. Konsultimet e rregullta mbi terrorizmin mes
vendeve-anëtare të NATO-s dhe partnerëve të tyre strategjikë, si dhe me organizatat e
146 Zbigniew Brzezinski, “The Geostrategic Triad”, Uashington: Center for Strategic and International Studies Press, 2000, ff. 60-74. Paul Cornish, “European Security: The End of Architecture and the New NATO”, në “Journal of International Affairs”, Vëll. 72, Nr. 4, 1996, ff. 196-219. Colis Gray, “NATO: in Trouble at the Crossroads Again”, në “Strategic Review”, Vëll. 23, Nr. 3, 1995, ff. 7-15. 147 Deklarata për shtyp e NATO-s, “The Istanbul Declaration: Our Security in a New Era”, 28/06/2004: http://www.nato.int/docu/pr/2004/p04-097e.htm (16/03/2009). 148 Për më tepër: “NATO and the Fight Against Terrorism”, ΝΑΤΟ Briefing, Mars 2005, http://www.nato.int/docu/briefing/rtt-e.pdf (19/03/2009).
76
ndryshme ndërkombëtare, promovojnë vlerësimet e përbashkët dhe koordinojnë
veprimtarinë e Aleancës.
Siç argumenton Jamie Shea: “në mënyrë të pashmangshme, sa herë që ka një
krizë ndërkombëtare ngrihet edhe çështja nëse NATO duhet ri-vendosur në axhendën.”149
Në fakt ideja se Organizata e Atlantikut të Veriut ka pasur nevojë për një rol të ri pas
Luftës së Ftohtë nuk është e re. Argumentimet mbi një fund të mundshëm të Aleancës
kanë qenë pjesë e pandashme e jetës së saj, që kur në vitin 1962 akademiku amerikan
Ronald Steel shkroi librin e parë që do të parashikonte fundin e saj, të titulluar “Fundi i
Aleancës”150. Në këtë kuptim edhe roli i ri që ka marrë NATO pas 11 shtatorit 2001 është
pjesë e këtij debati të kahershëm mbi arsyet ekzistenciale të aleancës, që është ndërtuar
mbi krizat ndërkombëtare, duke e shndërruar historinë e organizatës në një histori të
kapërcimit të suksesshëm të krizave – duke kuptuar me këtë si krizat e identitetit të saj
ashtu dhe krizat ndërkombëtare. NATO ka dëshmuar historikisht të jetë një prej
organizatave me aftësi dhe kapacitete më të mëdha për t’iu përshtatur situatave të reja
sfiduese në mjedisin e sigurisë ndërkombëtare.
Thuajse të gjitha idetë e përgjithshme dhe doktrinat e Aleancës u ri-shqyrtuan në
prizmin e kërcënimit që sjell dhuna terroriste. Dokumenti më i rëndësishëm i Aleancës në
lidhje me këtë është Perceptimi i Përgjithshëm Ushtarak për Mbrojtjen kundër
Terrorizmit, i miratuar në Samitin e Pragës.151 Me miratimin e Idesë së Përgjithshme
Ushtarake, mbrojtja ndaj terrorizmit u shndërrua në një pjesë të patjetërsueshme të
detyrave dhe misionit të Aleancës.
Koncepti i ri ushtarak dhe strategjik i NATO-s për mbrojtjen ndaj terrorizmit
përcakton katër kategori të veprimtarisë ushtarake të organizatës. Këto janë veprimi i
drejtpërdrejtë kundër terrorizmit, menaxhimi i pasojave nga veprimtaritë terroriste, lufta
kundër terrorizmit dhe bashkëpunimi ushtarak.152 Në këtë kuadër, veprimi kundër
terrorizmit nënkupton marrjen e masave mbrojtëse për të pakësuar në minimum elementet
149 Jamie Shea, “NATO and Terrorism”, në “RUSI Journal” (Royal United Services Institute for Defence and Security Studies), Vëll. 174, Nr. 2, Prill 2002, f. 32. 150 Për më gjerë mbi këtë qasje shih Shih Ronald Steel, “The End of the Alliance”, Viking Press, 1964. 151 “NATO’s Μilitary Concept for Defence Against Terrorism”, http://www.nato.int/ims/docu/terrorism.htm (30/09/2009). 152 Më konkretisht fjalimi i ish-Sekretarit të Përgjithshëm të ΝΑΤΟ-s, George Robertson, “Transforming NATO to Combat Terrorism”, AEI Newsletter, Gusht 2002. Teksti i plotë gjendet në: http://www.aei.org/publications/issueID.47/issue_detail.asp (20/09/2009).
77
e brishtë dhe dobësitë e mundshme, të cilat mund të shfrytëzohen nga terroristët si
avantazhe strategjike për të maksimalizuar goditjet e tyre, përfshirë këtu edhe
kundërpërgjigjen e kufizuar dhe masat për shkurtimin dhe pakësimin e forcave ushtarake.
Kjo do të thotë gjithashtu veprime si paralajmërimet për kërcënimet e mundshme, ruajtja
e efikasitetit të sistemit të mbrojtjes së integruar si dhe ofrimi i garancive të mbrojtjes
raketore. Menaxhimi i pasojave nënkupton ripërtëritjen e fuqive pas një sulmi të
mundshëm [terrorist] dhe përfshin elementë si planifikimin e kontributit të vendeve të
tjera në ndihmë të vendit të goditur, krijimin e një force të përbashkët ushtarake, ofrimin
e kapaciteteve të ndihmës së shpejtë, ofrimi i qendrave të koordinimit si dhe ndërtimi i
aftësive trajnuese. Lufta kundër terrorizmit përmban në vetvete edhe përdorimin e
instrumenteve sulmuese, përfshirë veprimtaritë e forcave ushtarake, si nën drejtimin e
NATO-s ashtu dhe në drejtimin e organizmave ose grupeve të tjera në të cilat marrin
pjesë aleatët, me mbështetjen e vetë NATO-s. Mes të tjerash, bashkëpunimi ushtarak
përfshin bashkëpunimin me Rusinë, Ukrainën, vendet e Dialogut Mesdhetar dhe shtete të
tjera, si dhe organizata ndërkombëtare, si Bashkimin Evropian, Organizatën për Siguri
dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Koncepti i ri Strategjik artikulon kontributin e mundshëm në këtë kontekst të
forcave ushtarake të Aleancës, duke u mundësuar këtyre të fundit të ri-konfigurojnë rolet
e tyre operacionale. Në këtë kuptim, edhe mbrojtja kundër terrorizmit përfshin veprimtari
të caktuara të forcave ushtarake që bazohen në vendimet e Këshillit të Atlantikut të
Veriut për të ndihmuar në përmbajtjen dhe mbrojtjen nga sulmet terroriste (apo nga
kërcënimet për akte të tilla dhune) që drejtohen nga jashtë kundër popullsive, territoreve,
infrastrukturës dhe forcave ushtarake, përfshirë dhe veprimin kundër terroristëve dhe
atyre që i strehojnë ata.153 Paralelisht, nëse kërkohet, forcat ushtarake të NATO-s mund
t’u ofrojnë ndihmë autoriteteve kombëtare për t’u përballur me sulme terroriste,
veçanërisht në rastet kur sulmet realizohen duke përdorur armë kimike, biologjike apo
radiologjike.154
Një tjetër mundësi të rëndësishme për luftën kundër terrorizmit ofron edhe
grumbullimi dhe përpunimi me efikasitet i informacionit. Në këtë fushë NATO duket se u
153 Christopher Bennett, “Fighting Terrorism”, në “ΝΑΤΟ Newsletter”, Pranverë 2003. 154 Eric Terzuolo, “Confronting the Spread of WMD”, në “ΝΑΤΟ Newsletter”, Vjeshtë 2005.
78
përshtat më lehtë sesa në sektorët e tjerë, pasi aktualisht, siç dëshmon edhe Koncepti i Ri
Strategjik i aleancës, i miratuar në vitin 2012, është në proces një rivlerësim i gjerë i
strukturave të grumbullimit dhe përpunimit të informacionit. Vendet anëtare në
organizatë dhe qeveritë e tyre, duke pasuar kryesisht përpjekjet e Shteteve të Bashkuara
në intensifikimin e grumbullimit të informacioneve në nivel global, e konsideruan këtë
sektor si një kontribut drejt krijimit të një kuptimi të përbashkët të kërcënimeve terroriste
dhe për përgatitjen e reagimeve të duhura ndaj tyre. Për rrjedhojë, rritja dhe përmirësimi i
shkëmbimit të informacioneve mes aleatëve dhe partnerëve ka marrë pas 11 shtatorit
2001 një prioritet shumë të lartë në kuadrin e një mjedisi të ri strategjik e gjeopolitik,
duke dëshmuar përshtatjen e shteteve ndaj kërcënimeve të reja. Në kuadrin e këtij
perceptimi u krijua një Njësi e Grumbullimit të Informacionit mbi Kërcënimet Terroriste
me qëllim përmirësimin e shpërndarjes së informacioneve dhe analizimin e tyre më të
saktë. Kjo strukturë e posaçme përdor si burime politike ashtu dhe ushtarake
informacionesh, si nga vendet anëtare të NATO-s ashtu dhe nga shtetet partnere, në
mënyrë që të ofrojë vlerësimet e saj tek Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe tek një numër i
kufizuar personeli brenda NATO-s.
Nga pikëpamja politike, Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi që NATO duhet të
jetë e gatshme të asistojë në përmbajtjen dhe mbrojtjen jo vetëm nga sulmet terroriste, por
edhe nga kërcënime të drejtuara kryesisht nga jashtë hapësirës së NATO-s, kurdo dhe
kudo që kjo të kërkohet.155 Në Konceptin e Ri Strategjik të NATO-s, përkundër
pandehmave të vjetra gjeopolitike dhe gjeostrategjike se NATO nuk ka gjasa të veprojë
jashtë hapësirës euro-atlantike, parashikohet që forcat ushtarake të aleancës mund të
dislokohen kudo dhe kurdo të gjykohet e nevojshme, bazuar në një vendim (me
unanimitet) të Këshillit të Atlantikut të Veriut.156
Nga pikëpamja ushtarake, NATO përftoi një koncept të ri ushtarak për mbrojtjen
kundër terrorizmit, mbi të cilin strukturat ushtarake të Aleancës filluan të zhvillojnë
planet operacionale për ta vënë në zbatim. Kësisoj, strategjia e re parashikon mundësinë e
ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, nëse ajo kërkohet apo miratohet nga Këshilli i Sigurisë i
Kombeve të Bashkuara, për mbështetjen ose si pjesë e përpjekjeve të komunitetit
155 Christopher Bennett, “Fighting Terrorism”, ibid. 156 Mbi Konceptin e Përgjithshëm Ushtarak të NATO-s për Mbrojtjen kundër Terrorizmit shih tekstin e plotë në: http://www.nato.int/ims/docu/terrorism.htm (11/10/2010).
79
ndërkombëtar, përfshirë edhe në kuadrin e operacioneve në kundërpërgjigje të krizave të
ndryshme që mund të shfaqen.
Parë nga një këndvështrim më i përgjithshëm, përpjekjet e NATO-s për të
transformuar kapacitetet e saj ushtarake për t’iu përshtatur më mirë të gjithë gamës së
detyrave që i janë caktuar organizatës, kontribuojnë në forcimin e reagimit të aleancës
ndaj terrorizmit. Kjo ndodh veçanërisht në rastin e krijimit të Forcës Kundërpërgjigjëse të
NATO-s dhe të Strukturës së re të Menaxhimit, të miratuara në Samitin e Pragës. Këto
masa ishin padyshim në funksion të interesave afatgjata gjeopolitike dhe strategjike të
NATO-s si organizatë ndërkombëtare, si dhe në funksion të rritjes së rëndësisë së
organizatës në fushatën ndërkombëtare të vendeve perëndimore në luftë kundër
terrorizmit.
Nga njëra anë kjo e faktorizoi NATO-n nga pikëpamja strategjike, si një aktor me
rëndësi kyçe (sine qua non) në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar me natyrë
ekstremiste fetare, nga ana tjetër kjo zgjeroi fushën gjeopolitike të interesit dhe
veprimtarisë së Aleancës, përtej hapësirës tradicionale territoriale të vendeve-anëtare.
Nëse Aleanca nuk do të mundej, ose nuk do të kishte vullnetin e duhur (politik,
diplomatik dhe ushtarak) për të kontribuuar në përballimin e sfidave dhe kërcënimeve që
vijnë nga terrorizmi dhe armët e shkatërrimit në masë, do të rrezikonte t’i largohej
axhendës së sigurisë së Shteteve të Bashkuara, duke rrezikuar njëkohësisht statusin e saj
gjeopolitik dhe efikasitetin si organizatë ndërkombëtare.157 Nga ana tjetër, kjo tregon se
Aleanca Euroatlantike iu përgjigj sfidave strategjike dhe gjeopolitike të epokës së re
(sidomos pas 11 shtatorit 2001), duke identifikuar një arsye tjetër ekzistenciale,
terrorizmin ndërkombëtar me natyrë ekstremiste fetare, duke harmonizuar perceptimet e
saj si organizatë me nevojat e Shteteve të Bashkuara në luftën që këto të fundit kanë
shpallur kundër terrorizmit ndërkombëtar, në doktrinën e parë (2002) dhe të dytë (2006)
të sigurisë kombëtare, të shpallur nga ish-presidenti George W. Bush (Jr.).
Parë nga një këndvështrim akademik dhe përmes një qasjeje disiplinore (në
kuptimin e disiplinës së marrëdhënieve ndërkombëtare) debati mbi qëndrimin e NATO-s
157 Christopher Bennett, “Fighting Terrorism”, ibid.
80
ndaj terrorizmit mund të strukturohet edhe sipas tre niveleve të analizës në marrëdhëniet
ndërkombëtare: nivelit individual, shtetëror dhe ndërkombëtar.158
Në nivelin individual të analizës së marrëdhënieve ndërkombëtare, terrorizmi
përbën një sfidë të drejtpërdrejtë sigurie për qytetarët e vendeve të NATO-s, çka provohet
nga sulmet e herëpashershme terroriste jo vetëm ndaj qytetarëve të shteteve anëtare të
NATO jashtë territorit të organizatës, por edhe brenda këtij territori (SHBA, Britani e
Madhe, Madrid). Nga pikëpamja shtetërore terrorizmi përbën jo vetëm sfidë por edhe
kërcënim të qartë për sigurinë shtetërore për shkak të aftësisë që ka për t’i shkaktuar
shteteve dëme që për nga përmasat janë të ngjashme me ato të shkaktuara nga ushtri të
mirëfillta.159 Gjithashtu terroristët kanë shfaqur aftësi të theksuara për të kapërcyer kufijtë
ndërkombëtarë, për të krijuar celula, për të identifikuar objektiva dhe për ekzekutuar
sulmet e tyre, çka e vendos analizën në nivelin ndër-shtetëror (por jo ndërkombëtar) dhe e
bën NATO-n një aktor mjaft të rëndësishëm jo vetëm në koordinimin e
kundërpërgjigjeve, por edhe e vendos atë përballë një sfide gjeopolitike transnacionale.
Në nivelin ndërkombëtar të analizës terrorizmi përbën kërcënim për stabilitetin
ndërkombëtar, duke sfiduar rendin e brishtë ndërkombëtar. Në këtë kuptim NATO-s, si
Aleancë e Atlantikut të Veriut, i duhet jo vetëm të përballet me të brenda kufijve
territorialë të vendeve anëtare, por edhe jashtë kufijve, duke zgjeruar gamën dhe opsionet
e ndërhyrjeve ushtarako-diplomatike, si dhe duke ridimensionuar vizion e saj gjeopolitik
global.
Sa i takon aspektit teknologjik, duhet pohuar se teknologjia moderne e rrit
impaktin potencial të sulmeve terroriste duke përdorur si mjete konvencionale ashtu dhe
jo-konvencionale, sidomos në kushtet kur organizatat terroriste kanë shfaqur interes për
të përftuar kapacitete në armë kimike, biologjike, radiologjike dhe kibernetike, si dhe
kanë demonstruar vullnet të qartë për t’i përdorur ato pa hezitim. Destabiliteti ose
konflikti që mund të krijojë një mjedis të favorshëm për përhapjen e terrorizmit, përfshirë
të ushqyerit e ideologjive ekstremiste, intolerancës dhe fondamentalizmit.
158 Mbi nivelet e analizës në marrëdhëniet ndërkombëtare, David Singer, “The Level-of-Analysis Problem in International Politics”, në “World Politics”, Vëll. 14, Nr. 1, Tetor 1961, ff. 77-92. 159 Siç kemi argumentuar edhe më lart në këtë punim, kjo formë kërcënimi njihet edhe si kërcënim asimetrik.
81
Kundërpërgjigja e një organizate ndërkombëtare si NATO –e cila tek terrorizmi
ka gjetur një arsye të re ekzistence, sidomos në kushtet e Pasluftës së Ftohtë, kur aleanca
u gjet pa një armik kryesor– është formësuar më së shumti nga sulmet terroriste të 11
shtatorit 2001, që nxiti aleatët të fillonin Operacionin ‘Përpjekje Aktive’, të adoptonin
Konceptin Ushtarak të Mbrojtjes kundër Terrorizmit160, si dhe të ndërmerrnin për herë të
parë ndryshime të rëndësishme në kapacitetet e aleancës dhe në strukturën e saj
institucionale. Gjatë dekadës së fundit NATO ka bërë progres të konsiderueshëm në fusha
të rëndësishme si atë operacionale, ka forcuar shkëmbimin e informacionet mes vendeve
anëtare si dhe zhvillimin e teknologjisë përmes Programit të Punës për Mbrojtjen ndaj
Terrorizmit dhe Programit të Shkencës për Paqe dhe Siguri.
Në mjedisin e ri strategjik dhe gjeopolitik që po formësohet gjatë pak më shumë
se një dekade që pasoi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 –pas rritjes së
intensitetit të sulmeve terroriste në rajone si Afganistani dhe Pakistani, por edhe rritjes së
aktivitetit terrorist në Lindjen e Mesme dhe në Evropën Perëndimore– NATO ka
demonstruar një fleksibilitet për t’u ri-aftësuar dhe ri-gjallëruar.
Për ta interpretuar këtë fenomen në funksion të analizës sonë dhe hipotezës sonë
fillestare në këtë studim mund të përdorim teoritë gjeopolitike të Kjellen-it dhe Ratzel-it,
të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë (dhe fillimit të shekullit të njëzetë – që ka
frymëzuar jo vetëm strategët e Luftës së Parë Botërore, por edhe ata të Luftës së Dytë
Botërore dhe ideologët e Luftës së Ftohtë) sipas të cilit njeriu dhe natyra janë përbërës të
integruar në një proces unik teknologjik.161 Gjeografia e hapësirës ka në themel të saj një
filozofi darviniste, të frymëzuar më së shumti nga logjika e luftës për ekzistencë. Në këtë
kuptim, shteti, sipas Kjellen-it, luan një rol qendror dhe konceptohet si një organizëm
biologjik, i cili mbijetesën e vet e ka nevojë të përhershme, që gjithnjë vihet në pikëpyetje
nga mjedisi gjeopolitik dhe gjeostrategjik që e rrethon. Në rastin e epokës së re që ka
160 Të njohur ndryshe me inicialet MC472. Shih tekstin e plotë në: http://www.nato.int/cps/en/natolive/topics_69482.htm (10/01/2013). 161 Rudolf Kjellen ishte një studiues suedez i gjeografisë politike. Ai ka përdorur për herë të parë termin ‘Gjeopolitikë’ në një artikull që ka botuar në vitin 1899 mbi gjeografinë e Suedisë, duke e konsideruar gjeopolitikën një degë të mirëfilltë të shkencave politike. Qëllimi i hulumtimit shkencor të Kjellen-it ishte “ndërtimi i një mënyre objektive për të analizuar evoluimin e fuqisë mes shteteve, dhe shqyrtimin e impaktit të këtij procesi në marrëdhëniet ndërshtetërore”. Ola Tunander, “Swedish-German Geopolitics for a New Century: Rudolf Kjellen’s ‘The State as a Living Organism”, në “Review of International Studies”, Vëll. 27, ff. 451-63.
82
lindur pas 11 shtatorit 2001, kemi mjedisin e ri gjeopolitik dhe strategjik që po kalon një
proces ri-konfigurimi të axhendës së sigurisë ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare, të
hierarkisë së kërcënimeve si dhe të aleancave të reja. Në këtë mjedis të ri gjeopolitik,
duket se po ndërthuren në mënyrë të pashmangshme sfidat e reja nga aktorët jo-shtetërorë
dhe kërcënimet asimetrike, me sfidat e globalizmit financiar dhe monetar që cënojnë
Rendin e Ri Botëror, të shpallur bujshëm nga ish-presidenti amerikan George Bush (Sr.)
në vitin 1991. Parë nga kjo perspektivë, edhe NATO ka dëshmuar se, e gjendur pa një rol
në fund të Luftës së Ftohtë dhe e kërcënuar për mbijetesën e saj, ka arritur të ri-
dimensionohet duke gjetur fillimisht një rol të ri tek zgjerimi i organizatës për të përfshirë
vendet që dikur i përkisnin bllokut lindor e, më pas, drejt ndërhyrjeve humanitare në
hapësirën e drejtpërdrejtë rajonale të Ballkanit, ku NATO ka ruajtur kaherë interesat të
forta gjeopolitike dhe strategjike, për të vijuar me Luftën kundër Terrorit, në mbështetje
të Shteteve të Bashkuara dhe Aleatëve të tyre. Kjo tregon se kjo organizatë
ndërkombëtare ka funksionuar nga pikëpamja e teorisë gjeopolitike të zhvilluar nga
Kjellen dhe Ratzel në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillim të shekullit të
njëzetë. Në përforcim të këtij argumenti vijnë dhe Konceptet Strategjike që ka zhvilluar
aleanca pas Luftës së Ftohtë (1999 dhe 2012), të shoqëruara edhe me dokumentet dhe
udhërrëfyesit e tjerë që detajonin zbatimin praktik të konceptit strategjik të NATO-s.162
Në prizmin e mësipërm analitik mund të shihet edhe Koncepti i Ri Strategjik i
NATO-s, i miratuar në vitin 2012. Nëpërmjet kësaj qasjeje të re, vendet anëtare afirmuan
parimin strategjik sipas të cilit: “Aleanca duhet të përmbajë kërcënimet dhe rreziqet, si
dhe të mbrohet kundër sfidave të sigurisë dhe atyre gjeopolitike që kërcënojnë sigurinë
fondamentale të aleatëve individualë ose të Aleancës në tërësi”.163 Kësisoj aleatët
vendosën të rishikonin qasjen e NATO-s ndaj përpjekjeve kundër terrorizmit si dhe
forcimit të aspekteve politike dhe ushtarake të kontributit të organizatës në përpjekjet
162 Si për shembull, në “Udhërrëfyesi Gjithëpërfshirës Politik”, i miratuar në nëntor të vitit 2006, apo “Deklarata mbi Sigurinë e Aleancës”, e shpallur në prill të vitit 2009 në Samitin e Strasburgut, e cila, mes të tjerave bënte thirrje për nevojën e sendërtimit të një Koncepti të ri Strategjik të NATO-s. Ishte pikërisht kjo deklaratë që nxiti dhe promovoi një debat të gjerë për problematikat e sigurisë dhe gjeopolitikës që do të lidheshin me rolin e ri të Aleancës pas 11 shtatorit, duke integruar brenda një suaze të re strategjike edhe kontekstin ekonomik [të krizës], duke ri-prioritizuar dhe reformuar organizatën përkundrejt sfidave të reja që nuk kanë më natyrë ekskluzivisht shtetërore. 163 I titulluar ‘Angazhim Aktiv, Mbrojtje Moderne’. Për tekstin e plotë, shih http://www.nato.int/strategic-concept/index.html (parë për herë të fundit në 23/10/2012).
83
kombëtare dhe ndërkombëtare. Aleatët do ta bëjnë këtë duke përfituar nga avantazhet e
Aleancës si dhe duke identifikuar vlerën e shtuar të NATO-s në përpjekjen më të
përgjithshme globale kundër terrorizmit. Duke përkufizuar qasjen gjithëpërfshirëse të
NATO-s ndaj terrorizmit, vendet anëtare pranojnë faktin se shumica e instrumenteve
kundër terrorizmit u mbeten së pari autoriteteve kombëtare civile dhe gjyqësore. Të
rëndësishme në këtë ri-pozicionim të ri gjeopolitik dhe gjeostrategjik të NATO-s janë
edhe organizatat e tjera ndërkombëtare të angazhuara në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të
tërthortë në përballjen me terrorizmin ndërkombëtar, duke shmangur mbivendosjet dhe
duke funksionuar mbi bazën e parimit të komplementaritetit.
Ndër parimet e NATO-s, të artikuluara në Konceptin e ri Strategjik, të miratuar në
vitin 2012, radhiten: i) respektimi i të drejtës ndërkombëtare (i parimeve të Kartës së
Kombeve të Bashkuara dhe Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut)164; ii)
mbështetja e NATO-s për aleatët; iii) mos-mbivendosja dhe komplementariteti.
Si organizatë ndërkombëtare, NATO ka detyrimin parimor dhe mjetet për ta
mbështetur përpjekjet e aleatëve në përballjen me terrorizmin ndërkombëtar, duke i
shërbyer kësisoj edhe vizionit gjeopolitik e gjeostrategjik të vendeve anëtare të Aleancës,
sidomos në dy rajone kyçe që përmenden për herë të parë në mënyrë eksplicite në
doktrinën e organizatës: në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan. Përpjekjet e NATO-s pas
Luftës së Ftohtë për të gjetur një arsye ekzistence dhe roli i ri në përballjen me
terrorizmin ndërkombëtar që mori përsipër pas 11 shtatorit 2001, kanë çuar në
identifikimin e tri fushave kryesore ku aleanca do të fokusojë veprimtarinë e saj: rritjen e
ndërgjegjësimit, forcimin e kapaciteteve dhe angazhimin aktiv.165
Sa i takon ndërgjegjësimit, nga pikëpamja gjeopolitike NATO synon të forcojë
rritjen e ndërgjegjësimit të përbashkët mbi kërcënimet terroriste dhe vulnerabilitetin e
vendeve anëtare përmes konsultimeve të përbashkëta, e përforcuar kjo nga shkëmbimi i
informacioneve apo edhe nga analizat dhe vlerësimet e vazhdueshme strategjike në
mbështetje të autoriteteve kombëtare. Kjo rrit efikasitetin e kapaciteteve diplomatiko-
ushtarake të organizatës si dhe të vendeve anëtare për të reaguar ndaj sulmeve terroriste. 164 Strategjia Globale kundër Terrorizmit e Kombeve të Bashkuara, Konventat dhe Protokollet Ndërkombëtare kundër terrorizmit, si dhe Rezolutat e OKB-së në këtë drejtim, ofrojnë kuadrin e duhur ligjor për të gjitha përpjekjet kombëtare dhe shumëpalëshe për të luftuar terrorizmin. 165 Koncepti i Përgjithshëm Ushtarak i NATO-s për Mbrojtjen kundër Terrorizmit: http://www.nato.int/ims/docu/terrorism.htm (24/04/2012).
84
Kapacitetet në përballjet me sfidën e re gjeopolitike të terrorizmit ndërkombëtar
janë një tjetër aspekt i rëndësishëm i ri-dimensionimit të axhendës së NATO. Nga
pikëpamja e kapaciteteve NATO ka përftuar një ekspertizë të rëndësishme në përballjen
me kërcënimet asimetrike dhe terrorizmin ndërkombëtar, në fushat e sigurisë hapësinore,
mbrojtjes ajrore, sigurisë detare, reagimit ndaj përhapjes dhe përdorimit të mundshëm të
Armëve të Shkatërrimit në Masë, si dhe ndaj mbrojtjes së infrastrukturës kritike. Si
reagim strategjik, NATO ka ri-orientuar kapacitetet e saj ushtarake dhe civile më tepër
drejt elementit parandalues si dhe mbrojtjes kundër kërcënimeve terroriste, sesa drejt
kundërpërgjigjes, duke mos e lënë sidoqoftë pas dore as këtë të fundit.
Në lidhje me angazhimin, nga pikëpamja strategjike sfida e terrorizmit do të ishte
e paplotë pa një qasje holistike të komunitetit ndërkombëtar, e cila të përdorë një gamë të
gjerë instrumentesh. Për të forcuar sigurinë e shteteve anëtare, NATO do të vazhdojë të
angazhohet me vendet partnere dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë në përballjen me
terrorizmin ndërkombëtar, sidomos atë me natyrë radikale fetare. Bazuar tek Koncepti i
Ri Strategjik (2012) aleanca do të forcojë raportin me vendet partnere dhe bashkëpunimin
me ta, si dhe me organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, në veçanti OKB-në, Bashkimin
Evropian dhe OSBE-në, në përputhje me Plan-Veprimin bazuar në një Qasje
Gjithëpërfshirëse, për të promovuar një perceptim (dhe përkufizim) të përbashkët mbi
kërcënimin terrorist si dhe për të maksimalizuar (përmes bashkëpunimit) potencialin e
çdo aktori të veçantë në një përpjekje globale kundër terrorizmit.166 Në një dimension më
praktik kjo përfshin bashkëpunim në mekanizmat e grumbullimit të informacionit,
imponimit të ligjit, bashkëpunimin shkencor dhe inovacionet teknologjike për të
përmirësuar sigurinë.
Kontributi i NATO-s në përballje me terrorizmin ndërkombëtar identifikohet në
dy drejtime kyçe. Së pari, Aleanca Euroatlantike përbëhet nga 28 vende anëtare të cilat
janë demokraci të konsoliduara perëndimore, çka rrit legjitimitetin e veprimeve të
organizatës. Së dyti, forcat, infrastruktura dhe kapacitetet e kësaj organizate, të integruara
në një planifikim unik, e bëjnë më të lehtë çdo strategji të përballjes me kërcënime të
166 Për tekstin e plotë, shih http://www.nato.int/strategic-concept/index.html (parë për herë të fundit në 23/10/2012).
85
përbashkëta, si terrorizmi ndërkombëtar apo armët e shkatërrimit në masë.167 Në këtë
kuptim, përballja me terrorizmin nuk është vetëm çështje e shkatërrimit të kampeve të
trajnimit të terroristëve në disa vende të Botës së Tretë, por edhe mbrojtja e popullsisë
brenda territoreve të vendeve anëtare, çka kërkon një përpjekje shumëdimensionale në
vlerësimin e strukturave të NATO-s dhe përputhshmërinë e tyre me misionin e ri, në
ndryshimin e strategjisë bazuar në konceptin e de-territorializimit të kërcënimeve
terroriste dhe në forcimin e kapaciteteve në drejtim të kontrollit më të fortë mbi armët
bërthamore, kimike dhe biologjike.
Nga një pikëpamje më teorike, një qasje e tillë e re e NATO-s mund të
interpretohet si në përputhje me ndryshimet që ka pësuar vetë natyra e kërcënimeve
terroriste, pasi kjo e fundit i është nënshtruar të njëjtit proces globalizimi si thuajse çdo
aspekt tjetër i modernitetit. Kësisoj, me zgjerimin e anëtarësisë dhe, për rrjedhojë, të
bazës territoriale dhe gjeografike, çka pasqyrohet në vizionin gjeopolitik të Aleancës, kjo
e fundit duket e destinuar të shndërrohet në një entitet shumë më kompleks ngase
ngurtësia e organizatës gjatë epokës së Luftës së Ftohtë.
3.4. Bashkimi Evropian dhe Terrorizmi Ndërkombëtar
Terrorizmi nuk përbën një fenomen të ri dhe vendet evropiane nuk janë të
pavetëdijshme për aktivitetin terrorist. Brenda Bashkimit Evropian kanë ekzistuar (ose
vazhdojnë të ekzistojnë) grupe të ndryshme separatiste që kanë përdorur hera-herës (ose
që vazhdojnë ende të përdorin) dhunë terroriste, duke sjellë probleme të shumta por të
përbrendësuar me natyrë sigurie. Por terrorizmi i ekstremit të majtë që shqetësonte
kancelaritë politike dhe diplomatike të shteteve të Evropës Perëndimore gjatë viteve
1970-’80, nuk ka shfaqur shenja ringjalljeje, përveç disa organizatave terroriste të majta
në Greqinë e viteve të fundit, dhuna e të cilave u rishfaq në skenën politike pas trazirave
të thuajse një viti më parë në kryeqytetin e vendit. Kjo do të thotë që kjo kategori dhune
thuajse është neutralizuar.
Nga ana tjetër në Evropë gjatë shekullit të njëzetë (sidomos pas Luftës së Dytë
Botërore) janë shfaqur edhe forma dhune të konsideruara [nga shtetet përkatëse] terroriste
167 Christopher Bennett, “Fighting Terrorism”, ibid.
86
të ushtruara nga grupime separatiste ose nacionalçlirimtare, si baskët e ETA-s në Spanjë
IRA [Ushtria Republikane Irlandeze] në Irlandën e Veriut. Në rajonet Baske të Spanjës
dhe Francës, si dhe ato të Irlandës së Veriut veprojnë organizata separatiste që kanë
përdorur shpeshherë dhunë në shkallë të gjerë. Megjithatë edhe pse aktiviteti i brendshëm
terrorist rishfaqet hera-herës, mungesa e një ombrelle ideologjike koherente nuk i pajis
këto grupe me themelet e duhura mbi të cilat të rriten.168 Por kjo analizë ndryshon me
fuqizimin e organizatave ekstremiste islamike në shumë shtete evropiane, të cilat kanë
ndikuar jo vetëm në perceptimin evropian mbi terrorizmin ndërkombëtar, por edhe mbi
qasjen gjeopolitike të shteteve specifike dhe të BE-së si organizatë.
Megjithatë, sulmet terroriste në Madrid (11 mars 2004) dhe në Londër (më 7
korrik 2005), shoqëruar me një numër shumë të madh incidentesh të tjerë me intensitet
më të vogël, si dhe me arrestime të shumta e të bujshme të të dyshuarve si terroristë në
një numër të madh vendesh të Bashkimit Evropian, kanë nxjerrë në pah një kërcënim me
natyrë sa të vjetër aq dhe të re dhe me kapacitete goditëse në çdo cep të globit, duke i
çuar çështjet evropiane të sigurisë drejt monopateve të reja. Strukturat institucionale
evropiane e kanë pranuar faktin e ndërkombëtarizimit të dhunës terroriste, prandaj ato
kanë forcuar koordinimin mes tyre. Por, duke qenë se mjedisi i sigurisë nuk mund të
përcaktohet qartësisht, armiku mbetet një fenomen abstrakt që përfshin ndonjëherë edhe
refugjatët ekonomikë që shkelin tokën evropiane (ose të paktën këtë pretendojnë forca
dhe struktura të caktuara të sigurisë).
Disa vite më parë Bashkimi Evropian u përball me terrorizmin duke e konsideruar
një problem të brendshëm dhe duke përdorur instrumente juridikë, policorë dhe të
shërbimeve të inteligjencës. Trajtimi i terrorizmit bëhej pa një strategji të koordinuar
qendrore, por duke i trajtuar sulmet dhe kërcënimet terroriste ad hoc. Por, pas 11
shtatorit, e sidomos pas sulmeve të Madridit (2004) dhe Londrës (2005), terrorizmi nuk
shihet më si çështje ekskluzive dhe e brendshme e vendeve anëtare, por si një problem
integral i brendshëm i sigurisë së BE-së.169 Dy sulmet terroriste në territorin evropian,
edhe pse nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë me rrjetet e terrorizmit ndërkombëtar, duket se
168 Raportin Vjetor të Europol-it 2005 (Nr. 1423), 22 mars 2006, ff. 13-14. 169 Peter Chalk, “The Third Pillar on Judicial and Home Affairs Cooperation, Anti-terrorist Collaboration and Liberal Democratic Acceptability’, në Fernando Reinares (ed.), “European Democracies Against Terrorism. Governmental Policies and Intergovernmental Cooperation”, Aldershot 2000, ff. 175-210.
87
fuqizojnë teoritë në favor të ‘përhapjes ideologjike’. Sipas kësaj qasjeje, ekziston
mundësia, siç treguan dy rastet e sipërpërmendura, që pjesëtarë të grupeve ose
ideologjive fetare ta shohin dhunën si zgjidhje ose si instrument për të arritur përfitime
gjeopolitike. Teoria bazohet tek idetë e përbashkëta mes anëtarëve të një grupi ose
komuniteti që ndihen të tjetërsuar dhe izoluar në mjedisin e tyre. Rasti i paaftësisë
dhe/ose pamundësisë së vendeve anëtare të BE-së për të integruar minoritetin e saj të
madh mysliman, mund të prodhojë kërcënime të qarta sigurie për ta. Kur mos-integrimi
ndërthuret me nivele të larta papunësie atëherë kjo mund të krijojë terren të përshtatëm
për ekstremistët islamikë që operojnë në BE.170 Edhe pse ekstremistët në vendet e BE-së
përbëjnë një minoritet jashtëzakonisht të vogël të komunitetit mysliman (i vlerësuar nga
agjencitë evropiane në 1 ose 2 përqind) kërcënimi nuk mund të mos konsiderohet serioz.
Nëse kjo ndërthuret me kundërshtinë e myslimanëve në të gjithë botën ndaj luftës në Irak
të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre perëndimorë, terreni për sjellje ekstremiste
bëhet edhe më i favorshëm.
Ideja e përhapjes së xhihadit edhe në Bashkimin Evropian shihet nga shumë
vende anëtare si një fenomen abstrakt dhe i largët. Për rrjedhojë, shumica e opinionit
publik evropian nuk e ka pranuar ‘luftën kundër terrorizmit’ dhe përpjekjet e SHBA-ve
në këtë drejtim.171 Në përgjithësi, reagimi i BE-së ndaj terrorizmit ndërkombëtar ka
konsistuar më shumë në: “një harmonizim të procedurave dhe proceseve ndërqeveritare.
Nëse kësaj qasjeje i bashkëngjiten kufizimet e zakonshme të informacionit në lidhje me
masat anti-terror dhe presionet nga SHBA, atëherë produkti është rritja e përpjekjeve për
të promovuar masa që theksojnë sigurinë dhe dobësojnë të drejtat dhe liritë e njeriut.”172
Një numër i madh kritikësh të qasjes së BE ndaj terrorizmit, theksojnë faktin se ajo nuk
ka arritur të ofrojë një strukturë të përshtatshme për të iniciuar, udhëhequr, koordinuar
dhe për të marrë lidershipin politik të anti-terrorizmit në Evropë. Për më tepër, mungesa e
170 Kështu deklaroi Daniel Fried, Ndihmës-Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, përpara Komisionit të Senatit përgjegjës për Marrëdhëniet me Jashtë. Cituar tek “Der Spiegel”, 6 Prill 2006. 171 Doron Zimmermann, “The European Union and Post-9/11 Counterterrorism: A Reappraisal”, në “Studies in Conflict and Terrorism”, Vëll. 29, Nr. 2, Mars 2006, f.123. 172 F. Gregory, “EU’s Response to 9/11: A Case Study of Institutional Roles and Policy Processes with Special Reference to Issues of Accountability and Human Rights”, në “Terrorism and Political Violence”, Vëll. 17, 2005, f. 121.
88
një mandati të qartë, si dhe reduktimi i rolit të BE-së në koordinues lidhen me vetë
natyrën e organizatës.173
11 shtatori i vitit 2001 shënoi edhe për Bashkimin Evropian fillimin e një etape që
do të shndërrohej në një betejë afatgjatë kundër terrorizmit sepse provoi se terrorizmi
përdoret edhe si taktikë dhe nuk i drejtohet një armiku specifik, por të gjithëve. Në të
njëjtën kohë terrorizmi ka treguar që politikat e dikurshme anti terror të Bashkimit
Evropian janë të tejkaluara e të pamjaftueshme për të parandaluar rreziqe ekzistuese ose
potenciale, duke shkaktuar debate të gjera mbi çështjet e sigurisë kombëtare. Detyra e
parandalimit të një sulmi është jashtëzakonisht sfiduese dhe kërkon një tërësi elementësh
për t’ia dalë mbanë.
Për të përshkruar mjedisin ndërkombëtar shpeshherë përdorim terma si: i pasigurt,
i paqartë, dinamik, i paqëndrueshëm, i paparashikueshëm, i panjohur, i trazuar, asimetrik
dhe/ose kompleks.174 Për të kuptuar kërcënimet dhe sfidat e reja që vijnë nga brezi i ri i
terroristëve kërkohet një mentalitet i ri – një mënyrë e re të menduari, e cila u vërejt edhe
një organizatë ndërkombëtare me një shkallë jashtëzakonisht të lartë integrimi, si
Bashkimi Evropian. Por megjithëse shumë aktorë ndërkombëtarë që lidhen me politikat
antiterror e kuptojnë këtë analogji, ata vazhdojnë të ecin nëpër shtigje që jo gjithnjë
garantojnë mbrojtje nga kërcënimet terroriste të shfaqura rishtazi.
Fakti se midis forcave evropiane të sigurisë është rritur shkalla e urgjencës dhe
gatishmërisë ndaj këtij fenomeni të ri, kurse agjencitë evropiane të sigurisë kanë zhvilluar
bashkëpunimin mes tyre, tregon se grupet e reja të terrorit kanë shumë pengesa për të
mbijetuar në planin afatgjatë. Gjithsesi, në ndonjë moment në të ardhmen globalizmi dhe
zhvillimet politike do të sigurojnë padyshim kuadrin për rishfaqjen e ripërtërirë të
terrorizmit të vjetër ose shfaqjen e ndonjë forme të re terrorizmi, siç ka ndodhur gjithnjë
në histori. Ky pohim përforcohet edhe nga fakti se dhuna në historinë e Evropës ka
treguar një jetëgjatësi apo qëndrueshmëri të admirueshme.
173 Qëllimi fillestar (1952) ishte ai i krijimit të një bashkimi politik. Por Traktatet e Romës (1957) e reduktuan atë brenda një kuadri ekonomik (Komuniteti Ekonomik Evropian). Forma e saj aktuale i përngjet asaj të një kamioni të rëndë burokratik, i cili po përhapet edhe në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes (në Shtyllën e Tretë). Në këtë kuptim, BE-së i mungon legjitimiteti i duhur për t’u shndërruar në një organizëm kolektiv sigurie, me sovranitet mbi-kombëtar, me një mandat të gjerë sigurie për të gjitha vendet anëtare. Doron Zimmermann, ibid, f. 124. 174 Kathleen Mahoney, “Huntington Revisited: Is Conservative Realism still Essential for the Military Ethic?”, në “Essays 2001”, Uashington: National Defense University Press, 2002, f. 45.
89
Kështu, më 21 shtator 2001 Bashkimi Evropian përshpejtoi zhvillimin dhe
implementimin e masave të përgatitura përpara ngjarjeve të 11 shtatorit.175 Komisioni
Evropian miratoi një sërë dokumentesh në të cilat paraqiten masat e reja për luftën kundër
terrorizmit. Midis masave kryesore mund të përmendim: i) forcimin e bashkëpunimit
policor dhe juridik; ii) zhvillimin e instrumenteve ligjore ndërkombëtare; iii) ndërprerjen
e të gjitha formave të financimit të terrorizmit; iv) forcimin e sigurisë ajrore; v)
koordinimin e veprimit global të Bashkimit Evropian. Edhe Këshilli Evropian afirmoi
vendosmërinë e tij për të vepruar në harmoni me njëri-tjetrin në të gjitha rrethanat, duke
shtuar solidaritetin dhe bashkëpunimin e tij me Shtetet e Bashkuara.176
U miratuan gjithashtu edhe një sërë iniciativash të rëndësishme ligjore ku
përfshihen: i) një vendim kuadër mbi urdhër-arrestin evropian; ii) vendimi për
implementimin e masave specifike për bashkëpunim policor e juridik për të luftuar
terrorizmin; iii) vendimi kuadër për krijimin e grupeve të përbashkëta hetimore; iv)
vendimi mbi të cilin u themelua Eurojust-i; v) vendimi kuadër për luftën kundër
terrorizmit; vi) qëndrimi i përbashkët mbi aplikimin e masave specifike për të luftuar
terrorizmin; vii) si dhe vendimet dhe rregullat kuadër mbi pastrimin e parave,
identifikimin, gjurmimin, ngrirjen dhe konfiskimin e mjeteve dhe të ardhurave nga
krimi.177
Njohja dhe pranimi i faktit se terrorizmi është forcuar –dhe është kësisoj në
gjendje të rrezikojë themelet e paqes botërore– ka rritur koordinimin e mëtejshëm midis
trupave legjislative evropiane. Kjo tregon se Bashkimi Evropian ka qenë më i prirur të
operojë përmes lenteve juridike, duke mos zgjedhur fuqinë ushtarake si mjetin kryesor në
përballje me terrorizmin ndërkombëtar. Kjo e vendos qasjen gjeopolitike të BE-së në një
prizëm të ndryshëm nga ai amerikan, i fokusuar më së shumti në rajonin më të gjerë të
Lindjes së Mesme.
Sa u takon masave të reja kundër terrorizmit, sidomos pas viteve 2004-2005: “Pas
goditjeve terroriste në Londër dhe sidomos në Madrid, Këshilli Evropian ra dakord mbi 175 Doron Zimmermann, “The European Union and Post-9/11 Counterterrorism: A Reappraisal’, ibid, f. 123. 176 Për më tepër shih Raportin Suplementar i Bashkimit Evropian për Komisionin e krijuar bazuar tek Paragrafi 6 i Rezolutës 1373 të Këshillit të Sigurisë (2001). Shih gjithashtu European Commission, Commission Staff Working Paper, 1-11SEC, f. 231. 177 Bures Oldrich, “EU Counterterrorism Policy: A Paper Tiger?”, në “Terrorism and Political Violence”, Vëll. 18, Nr. 1, 2006, f. 72.
90
një grup objektivash strategjikë që kanë orientuar që prej atij momenti luftën e Bashkimit
Evropian kundër terrorizmit. Kryefjala e këtyre objektivave strategjikë është parandalimi,
gatishmëria dhe reagimi ndaj sulmeve. Këto arrihen përmes: reduktimit të aksesit të
terroristëve në resurse ekonomike dhe financiare; maksimalizimit të kapacitetit brenda
strukturave të BE-së dhe shteteve-anëtare për të zbuluar, hetuar dhe ndjekur penalisht
terroristët si dhe për të parandaluar sulme terroriste; si dhe përmes forcimit të
kapaciteteve të shteteve anëtare për t’u përballur me pasojat e një sulmi terrorist.”178
Brenda këtij koncepti BE formuloi dhe miratoi strategji të përbashkëta me Shtetet
e Bashkuara, duke rritur koordinimin mes tyre, duke miratuar politika të ngjashme si dhe
duke mbajtur qëndrime të përbashkëta. Por Evropa e ka zgjeruar edhe më tej rrjetin e
bashkëpunimit dhe koordinimit duke themeluar dhe mbajtur një listë organizatash
terroriste. Lista shtrihet përtej asaj të Kombeve të Bashkuara (që përfshin Al-Kaeda-n dhe
Talebanët) dhe përfshin organizatën terroriste egjiptiane Al-Gama’a al-Islamija,
organizatat turke të PKK-së dhe DHKP/C-së si dhe Monopatin e Shndritshëm të Perusë.
Në këtë mënyrë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar koordinimin e
tyre në procesin e identifikimit të këtyre grupeve, gjë që dëshmohet nga mbështetja
amerikane për angazhim kundër lëvizjes terroriste baske të ETA-s.179 Themelimi i
procedurave të përbashkëta strategjike u mundëson aleatëve të krijojnë politika të
përbashkëta sigurie duke miratuar qëndrime të përbashkëta. Të njëjtat politika aplikohen
si nga shtetet e reja anëtare ashtu dhe nga vendet që dëshirojnë të integrohen në BE.
Që prej majit të vitit 2004 BE u zgjerua nga 15 në 25 shtete, kurse në 2007-ën asaj
iu bashkuan edhe Bullgaria e Rumania, ndërsa pritet zyrtarizimi i anëtarësimit të
Kroacisë, duke e çuar numrin e vendeve anëtare në 28. Fundi i këtij procesi të gjatë
ndryshimesh e reformash të mundimshme u tregoi rrugën edhe vendeve të Ballkanit
Perëndimor që kanë orientim të fortë evropian, sidomos kur është fjala për eliminimin e
çfarëdolloj pengese në rrugën e tyre të integrimit, gjë që nënkupton edhe aspektin e
izolimit të Ballkanit nga penetrimi i terrorizmit me natyrë ekstremiste islamike.
178 “New EU Measures Against Terrorism”, http://www.europaworld.org/week198/neweu291004.htm (parë për herë të fundit në 14/09/2010). 179 Më gjerësisht mbi këtë argument, Kennedy Graham, “The Security Council and Counterterrorism: Global and Regional Approaches to an Elusive Public Good”, në “Terrorism and Political Violence”, Vëll. 17, Nr. 1-2, 2005, ff. 37-65.
91
Ndërkaq po zgjerohet dialogu politik midis vendeve të BE-së dhe rajonit të
Ballkanit duke krijuar kuadrin për reformat e nevojshme.180 Por nuk duhen harruar
dobësitë e tyre strukturore dhe situata e dobët e sigurisë, të cilat prekin në mënyrë
kuptimplotë progresin e tyre drejt BE-së për shkak të dhunës që shfaqet herë pas here.
Tensionet midis grupeve të ndryshme etnike, kërcënimet me natyrë etnike, dhuna dhe
shkatërrimi i pasurisë dhe i trashëgimisë kulturore të njëri-tjetrit nuk përputhen me vlerat
dhe normat evropiane. Bazuar në raportet e ndryshme vjetore të Komisionit Evropian mbi
rajonin, sfidat me të cilat përballen vendet e Evropës Juglindore: “[...] jo vetëm që janë të
përbashkëta por kanë edhe një dimension ndërkufitar. Kthimi i refugjatëve, problemet
infrastrukturore dhe zhvillimi ekonomik si dhe lufta kundër krimit të organizuar janë
shembuj që tregojnë nevojën e forcimit të bashkëpunimit midis këtyre vendeve.”181
Pranimi gjithnjë e më shumë i nevojës për rajone të qëndrueshme dhe të sigurta, si në
rastin e vendeve të Evropës Juglindore lidhet gjithashtu me zgjerimin e aktivitetit
kriminal në tërësi në Evropë. Nuk duhet harruar pa përmendur se “[...] në të kaluarën
Bashkimi Evropian në tërësi dhe anëtarët që e përbëjnë atë në veçantë preferonin t’i
vendosnin konceptualisht dhe ligjërisht aktet terroriste nën ombrellën e krimeve serioze e
të organizuara.”182 Por sistemi mjaft i zhvilluar e i integruar i transportit dhe i
komunikimeve që ka krijuar Evropa mund të ofrojë kushte mjaft të favorshme për
trafikantët e armëve, narkotikëve dhe qenieve njerëzore. Organizatat kriminale
tradicionale u janë përgjigjur këtyre zhvillimeve duke zgjeruar bashkëpunimin me
organizata kriminale në vende të Evropës Lindore që më parë ishin relativisht të
izoluara.183 Kësisoj, krimi i organizuar dhe zgjerimi i aktiviteteve të tij po bëhen një
çështje shqetësimi serioz që gjithnjë e më shpesh po konsiderohet subjekt i sigurisë
kombëtare për vendet e BE-së.
180 Edward Joseph, “Back to the Balkans”, në “Foreign Affairs”, Vëll. 84, Nr. 1, Janar/Shkurt 2005, f. 111. 181 “The Stabilization and Association process for South East Europe”, Report from the Commission, 2004, f. 19. 182 Doron Zimmermann, ibid., p.123. 183 Si shembull i këtij ndryshimi mund të shërbejnë grupet kriminale italiane që kanë braktisur përgjithësisht antipatinë për rivalët e tyre shqiptarë në anën tjetër të Adriatikut dhe që po bashkëpunojnë në drejtim të trafiqeve të ndryshme të shtrira tashmë në të gjithë Evropën Jugore. Një shembull i përgjithshëm i këtij lloji pragmatizmi kriminal është prirja në rritje për të përdorur armët dhe bimët narkotike si elementë kyçë të operacioneve trafikuese transnacionale. Glenn Curtis & Tara Karacan, “The Nexus among terrorists, narcotics traffickers, weapons proliferators, and organized crime networks in Western Europe”, Uashington: Federal Research Division, Library of Congress, Dhjetor 2002.
92
Siç argumentojnë Kurtis dhe Karacan: “edhe më alarmues është fakti se mes
shumë problemeve aktuale qëndron dallimi i zbehtë midis terroristëve dhe grupeve
kriminale, sidomos për sa i përket ‘luftëtarëve të shndërruar në kriminelë’”.184 Një fund i
pjesshëm i këtij dallimi u vërejt gjatë luftërave ballkanike ku një sërë të ashtuquajturish
“luftëtarë të lirisë” u shndërruan në pjesëtarë të krimit të organizuar dhe kur përfitimet e
operacioneve trafikuese u bënë dukshëm motivi i tyre parësor i sjelljes së supozuar
ideologjike. Kështu, sasi të mëdha armësh të braktisura nga arsenalet e sistemeve të vjetra
u shpërndanë në të gjithë botën përmes trafikut të armëve të cilin administratat e dobëta
dhe të korruptuara të këtyre vendeve nuk mund ta ndalonin.
Marrëdhënia simbiotike midis krimit të organizuar dhe organizatave terroriste në
Evropën Juglindore ka qenë përfituese për të dyja palët. Aleancat dhe marrëveshjet
tregtare mund të sjellin përfitime të dypalëshe që kanë zëvendësuar gradualisht
ideologjitë si motiv kryesor operacionesh. John P. Sullivan e ka çuar edhe më tej këtë
argument kur përmend se: “Qasjet tradicionale të sigurisë dhe inteligjencës bënin
ndarjen midis inteligjencës kundër krimit dhe atyre kundër sigurisë kombëtare, por edhe
midis problemeve të brendshme e atyre ndërkombëtare. Terrorizmi modern i shfrytëzon
këto lidhje për të operuar në shkallë globale. Ekstremistët transnacionalë që operojnë
përgjatë kufijve kapërcejnë jo vetëm kufijtë fizikë por edhe ato midis sigurisë kombëtare
dhe imponimit të ligjit kundër kriminelëve. Këta fanatikë po përziejnë radikalizmin politik
e atë fetar me sipërmarrje kriminale duke sfiduar rendin ligjor dhe duke shfrytëzuar
lidhjet midis krimit dhe luftës.” 185
Ndërsa ideologjia mbetet motivi kryesor, përfshirja e drejtpërdrejtë në operacione
kriminale u mohon këtyre organizatave ‘pastërtinë’ e qëllimeve të tyre politike. Në
mënyrë të ngjashme, çdo lëvizje terroriste ose çlirimtare që e alternon sjelljen e saj duke
u angazhuar në operacione kriminale mund të sjellë ndryshime edhe në sjelljen e
institucioneve të komunitetit ndërkombëtar. Në fakt vërehet një lloj diversifikimi në
qasjet e komunitetit ndërkombëtar i cili bën të rriten kritikat në lidhje me kërkesat për
autonomi. Kjo shprehje mospëlqimi për aktivitetin e tyre është hapi i parë që duhet
184 Glen Curtis & Tara Karacan, ibid, f. 4. 185 Cituar tek John Sullivan, “Terrorism early Warning and Co-Production of Counterterrorism Intelligence’, Montreal, Kanada: Canadian Association for Security and Intelligence Studies (CASIS), Tetor 2005.
93
ndjekur për të ndryshuar politikat që u mundësuan këtyre organizatave në të kaluarën
realizimin e operacioneve të tyre.
Nëse supozojmë se në Evropë, pas vitit 2001 [ose më mirë të themi pas vitit 2004
kur SHBA dhe disa aleatë të tyre perëndimorë sulmuan Irakun] është shfaqur një formë e
re terrorizmi me natyrë ekstremiste fetare, atëherë disa nga karakteristikat e tij janë: i)
niveli i lartë i integrimit në kulturën dhe në komunitetet lokale; ii) mirë-edukimi i
lidershipit të grupeve (ose celulave) terroriste; ii) lidhje të zbehta dhe sporadike me
krimin.
Rasti i sulmeve terroriste në Madridit dhe Londër shpalosën një sërë çështjesh
shqetësuese, si shfaqja e rrjeteve terroriste në tokën evropiane dhe mundësia që ato të
godisnin edhe kryeqytete të tjerë [si më parë Stambollin, apo kërcënimet për sulme në
Gjermani dhe Itali]. Kjo u përkeqësua nga fakti se organizatorët e sulmit nuk ishin të
importuar dhe se ata nuk lidheshin me asnjë rrjet të huaj.186 Mundësia e ekzistencës së
“celulave të fjetura” nëpër kryeqytetet evropiane dhe çështja e emigracionit të
jashtëligjshëm si shkak i pasigurisë që po lindte u bënë çështjet më të debatueshme.
Shumica e kryeqyteteve evropiane kaloi në alarm të kuq dhe vuri pikësëpari në pikëpyetje
politikat pranimit të emigrantëve të jashtëligjshëm si burim i mundshëm penetrimi
terrorist.
Çështja e emigrantëve që shndërrohen në terroristë hapi çështjen e emigracionit të
jashtëligjshëm, azilkërkuesve dhe refugjatëve nga vendet e treta drejt Evropës. Agjencitë
e sigurisë kanë shfaqur në mënyrë të përsëritur shqetësimet e tyre të mëdha në lidhje me
mundësinë që një numër i konsiderueshëm prej tyre të përdoret nga organizatat terroriste,
siç kanë treguar një sërë rastesh në Gjermani, Spanjë, Itali dhe Angli. Vëmendje e
veçantë nga forcat evropiane të sigurisë i kushtohet emigrantëve nga ish-vendet socialiste
të Bashkimit Sovjetik si dhe atyre që vijnë nga Azia, Lindja e Mesme dhe rajoni i
Kaukazit. Ndonëse shumica e emigrantëve të jashtëligjshëm kanë për qëllim vetëm
krijimin e një jete më të mirë e më të sigurt për vete e për familjarët e tyre, ekzistojnë
vërtetë një pakicë prej tyre që mund të precipitojnë drejt aktiviteteve që prodhojnë
shqetësime sigurie. Terrorizmi i frymëzuar nga mësimet e Al-Kaedas nuk u përballua me
186 Paul Haven, ‘Madrid bombings show No al-Qaeda Ties’, Associated Press, 9 mars 2006. Një studim tepër të vlefshëm kanë realizuar edhe Javier Jordan & Robert Wesley, “The Madrid Attacks: Results of Investigations Two Years Later”, në “The Terrorism Monitor”, Vëll. 4, Nr. 5, Mars 2006.
94
efikasitet pasi shumica e debateve vërtiteshin rreth hyrjes së ekstremistëve e jo rreth
mundësisë që vetë Evropa të ushqente veprimtaritë e tyre.
U desh një tjetër sulm terrorist që të kuptohej se personat e përfshirë nuk ishin të
‘importuar’ nga ndonjë rrjet terrorist i jashtëm, por ishin prej shumë kohësh pjesë e
shoqërisë evropiane. Në 7 korrik 2005 Londra u godit nga një sulm terrorist dhe një
tronditje e jashtëzakonshme politiko-psikologjike. Pak ditë më pas, më 21 korrik 2005,
kërcënime të tjera shkaktuan panik dhe risollën në sipërfaqe problemin e terrorizmit në
Evropë. Paul Wilkinson, duke nxjerrë në pah çështjen e sigurisë dhe gatishmërinë e
Shërbimeve Britanike të Sigurisë përmend se: “Duke vepruar mbi bazën e inteligjencës së
grumbulluar nga burime të brendshme dhe nga miq e aleatë të jashtëm ata ia kanë dalë
mbanë të shmangin ose çrrënjosin të paktën pesë komplote të mëdha që lidhen me Al-
Kaeda-n në Mbretërinë e Bashkuar. Por fatkeqësisht ata nuk kishin të dhëna për celulën
që organizoi në 7 korrik vrasjen e 52 njerëzve dhe plagosjen e mbi 700 të tjerëve.
Inteligjenca është art e jo shkencë dhe të gjithë specialistët profesionistë të inteligjencës
janë të vetëdijshëm se njohuria e tyre mbi armikun tonë më të madh terrorist është sa e
paplotë aq dhe shpeshherë e gabuar.”187 Pavarësisht përpjekjeve të shumta të
autoriteteve britanike, sulmet e 7 korrikut mbeten një çështje e pazgjidhur dhe mjaft
enigmatike.
Shqetësimi i qeverive evropiane për të mbrojtur qytetarët e tyre ka bërë të rriten
masat e sigurisë nga autoritetet dhe, paralelisht, ka lançuar përpjekje për të vendosur
sigurinë përmbi të drejtat e njeriut. Pas sulmeve terroriste në Londër është vërejtur një
presion në rritje mbi Bashkimin Evropian për të përmirësuar bashkëpunimin midis
sistemit policor dhe atij gjyqësor anembanë Evropës. Kështu, në dhjetor të vitit 2005,
Parlamenti Evropian miratoi një legjislacion i cili u impononte kompanive të
telekomunikacionit të ruanin të dhënat e telefonatave dhe internetit për një minimum
gjashtëmujor në rast se ato ishin të nevojshme për hetimet e autoriteteve të sigurisë. Ligje
të ngjashme janë miratuar në Francë, Holandë, si dhe janë propozuar në një sërë vendesh
187 Paul Wilkinson, “International Terrorism: the changing threat and the EU’s response”, në “Chaillot Paper”, Nr. 84, Paris: Institute for Security Studies, Tetor 2005, f. 43.
95
të Evropës, duke çuar në rritjen e shqetësimit se mos ndoshta kërcënimet terroriste do
shërbenin si pretekst për autoritetet që të abuzonin me pushtetin.188
Një shqetësim tjetër që ka shkaktuar forcimi i masave të sigurisë nga vendet e BE-
së lidhet me kufizimin e të drejtave të njeriut në disa prej tyre. Rasti i Italisë përbën një
shembull të qartë në mbështetje të këtij argumenti. Edhe përpara se të vihej në lëvizje
legjislacioni evropian, Italia konsiderohej demokracia perëndimore me përdorimin më të
lartë të përgjimeve telefonike. Në vitin 2005, një ligj i ri iu bashkëngjit legjislacionit të
mëparshëm, i cili lejon agjencitë e shërbimeve sekrete të përgjojnë në rast se dyshojnë për
një rrezik imediat nga një sulm terrorist.189 Studimet e organizatës ndërkombëtare
Amnesty International, e cila ka kryer analizën e parë të detajuar për reagimin e
Bashkimit Evropian ndaj 11 shtatorit në fushën e iniciativave ligjore, kanë treguar se
ndërsa po thellohet bashkëpunimi ndërkufitar në luftën kundër terrorizmit, po lihet
mënjanë mbrojtja e të drejtave të njeriut.190 Kjo nuk çon vetëm në shkelje të të drejtave
themelore të njeriut por dhe në pështjellim legjislativ dhe pasiguri.
Siç kemi argumentuar më lart në këtë punim doktoral, disa kritikë besojnë se
mungesa e një përkufizimi koherent të terrorizmit lë vend për keqperceptime dhe
abuzime me termin, duke çuar në ambiguitet dhe pasiguri mbi ata që janë terroristë dhe
mbi ato që konsiderohen organizata terroriste. Në këtë drejtim, masat e marra nga
Bashkimi Evropian, si në rastin e krijimit të një liste të zezë të organizatave terroriste,
nuk duket se janë produkt i një shqyrtimi të kujdesshëm, duke lejuar një sërë
pakënaqësish dhe sfidash ligjore të dalin në sipërfaqe. Masa, si Mandati Evropian i
Arrestit, u hartuan për të lehtësuar ekstradimin midis vendeve anëtare të Bashkimit
Evropian, por ato u bënë një çështje debati kur u sfiduan si të padrejta në dy raste, në
vitin 2004. Për më tepër: “Hendeku i të drejtave të njeriut i vënë re tek masat antiterror të
Bashkimit Evropian pështjellohet në rastin e transferimit të të dyshuarve në vende të
treta. Marrëveshja e Bashkimit Evropian me Shtetet e Bashkuara në vitin 2003 –
marrëveshja e parë e këtij lloji për bashkëpunim gjyqësor në çështje kriminale me një
188 Skandale me përgjime shpërthyen në Itali, Greqi dhe Portugali kur u bënë publike rastet e përgjimit të telefonave të zyrtarëve të lartë të qeverive përkatëse. 189 Në këtë drejtim shih Simpson Victor, “Wiretapping on the increase in Europe”, Associated Press, 8 prill 2006. 190 Dick Oosting, “Europe’s clampdown on terrorism risks backfiring”, në “Europe’s World: Policy Journal”, Vëll. 2, Pranverë 2006.
96
vend të tretë– shkakton rezerva të papranueshme për sa i përket të dyshuarve që
përballen me dënimin me vdekje në Shtetet e Bashkuara dhe garancive për një proces të
paanshëm gjyqësor.”191
Një aspekt tjetër dobësie nga pikëpamja e kohezionit gjeopolitik të BE-së është
mungesa e një politike të përbashkët mbrojtjeje apo e një ushtrie të përbashkët, çka ka
ndihmuar në thelb NATO-n për të ri-dimensionuar strategjinë e saj pas Luftës së Ftohtë.
Ky ri-dimensionim përfshin edhe të ashtuquajturën ‘luftë parandaluese kundër
terrorizmit’, një doktrinë mbështetësit më të flaktë të së cilës janë anëtarët e rinj të
aleancës.192 Nga ana tjetër, BE në tërësi –dhe çdo vend anëtar i saj– janë akuzuar nga
SHBA-të, sidomos gjatë administratës së presidentit Bush (Jr.) për mungesë vizioni
strategjik dhe se kanë dështuar t’i ri-orientojnë politikat e tyre të jashtme dhe të mbrojtjes
në përputhje me realitetin e ri të krijuar nga terrorizmi si një kërcënim madhor strategjik
në shekullin e XXI. Por gjithsesi vendet evropiane kanë një histori të gjatë demokratike
me kultura ligjore të qëndrueshme e të kultivuara ndër shekuj. Duke zgjedhur t’i
kundërpërgjigjen terrorizmit përmes fuqisë së butë, këto vende kanë përzgjedhur
monopatin më racional për to në kushtet e një sistemi ndërkombëtar që pas 11 shtatorit ka
ndryshuar në mënyrë radikale balancat e tij.
3.5. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Terrorizmi Ndërkombëtar
Sikundër e përmendëm, përkufizimi i terrorizmit ka hasur vështirësi të mëdha.
Këto vështirësi nuk ndeshen vetëm tek studiuesit shkencorë të fenomenit apo brenda
organizatave ndërkombëtare që përbëhen nga një numër i konsiderueshëm shtetesh, secili
me këndvështrimin e tij mbi terrorizmin. Por, siç do të shohim në vijim, edhe brenda vetë
qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe asaj të Britanisë së Madhe, agjencitë përgjegjëse
për funksione të ndryshme në përballjen me terrorizmin përdorin përkufizime të
ndryshme.
Kështu, Departamenti Amerikan i Shtetit përdor një përkufizim të terrorizmit
bazuar në Nenin 22 të Kodit të Shteteve të Bashkuara, si: “Dhunë e paramenduar, e
191 Dick Oosting, ibid. 192 Joanne Wright, “The Importance of Europe in the Global Campaign Against Terrorism”, në “Terrorism and Political Violence”, Vëll. 18, Nr. 2, Verë 2006, f. 294.
97
motivuar politikisht, kundër objektivave jo-luftarakë nga grupe nën-kombëtare ose aktorë
klandestinë, zakonisht me qëllim influencimin e një audience të caktuar”.193 Ky
përkufizim shoqërohet me një shënim që specifikon se: “Për qëllimet e këtij përkufizimi,
termi “jo-luftarakë” përfshin, përveç civilëve, edhe personelin ushtarak që në momentin
e incidentit janë të paarmatosur dhe/ose jashtë shërbimi... Gjithashtu konsiderojmë si
akte terrorizmi sulmet mbi strukturat ushtarake ose personelin ushtarak të armatosur kur
në atë hapësirë (gjeografike) nuk ekziston gjendje lufte, si bombëvëniet kundër bazave
amerikane në Evropë, Filipine ose tjetërkund.”194
Nga ana e tij, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes e ka përkufizuar terrorizmin si:
“përdorimin ose kërcënimin e paramenduar dhe të përllogaritur të dhunës së
jashtëligjshme në përsiatje të qëllimeve që janë përgjithësisht politike, fetare ose
ideologjike”. Ky përkufizim përbrendëson tri elementë kyçë që shkaktojnë terror mbi
viktimat, si: dhuna, frika dhe kanosja.
Një tjetër institucion amerikan, Byroja Federale e Hetimeve (FBI) e ka
përkufizuar terrorizmin si: “përdorimin e paligjshëm të forcës ose dhunës kundër
personave ose pasurisë për të frikësuar ose për t’iu imponuar një qeverie, popullsisë
civile ose cilitdo segment të saj, në përmbushje të objektivave politikë ose shoqërorë”.195
Ndërsa Departamenti i Sigurisë së Atdheut196 e përkufizon terrorizmin si: “Çdo
aktivitet që përfshin një akt i cili rrezikon jetët njerëzore ose që bart potencial
shkatërrues për infrastrukturën kritike ose për burime jetike [të vendit]; e që [...] për
rrjedhojë, ka për qëllim: i) të frikësojë popullsinë civile; ii) të ndikojë politikën e një
qeverie nëpërmjet frikës dhe imponimit; ose iii) të ndikojë sjelljen e një qeverie nëpërmjet
shkatërrimeve masive, vrasjeve ose pengmarrjeve.”197
Sigurisht, secili prej përkufizimeve të mësipërm reflekton prioritetet e agjencive
specifike. Kështu, theksi i Departamentit të Shtetit tek natyra e paramenduar, e
193 US Code: Seksioni 1656f(d). 194 Shih citimin përkatës tek publikimi i Zyrës së Koordinatorit për Kundër-Terrorizmin, Departamenti Amerikan i Shtetit, Nr. i Publikimit 11124, Prill 2004, Uashington, f. xii. http://www.state.gov/s/ct/rls/crt/2000/2419.htm. (14/03/11) 195 Cituar tek “Terrorism in the United States 2001”, FBI Publication, Nr. 0308, Uashington: U.S. Department of Justice, 2002, f. 3. 196 Ang. “Department of Homeland Security” 197 “Homeland Security Act - 2002”, 23/01/2002. Dokumenti mund të gjendet në faqen e internetit: http://www.dhs.gov/dhspublic/public/display?theme = 46&content = 410 (14/11/2012).
98
planifikuar ose e përllogaritur e terrorizmit kontraston me aktet e dhunës politike me
natyrë më spontane. Prej të katër përkufizimeve të mësipërme, të përdorura nga agjencitë
e ndryshme amerikane, ai i Departamentit të Shtetit rezulton i vetmi që thekson si natyrën
pashmangshmërisht politike të terrorizmit ashtu dhe tiparin fondamentalisht ‘nën-
kombëtar’ të aktorëve që ushtrojnë dhunë terroriste. Qasja e Departamentit të Shtetit ka
gjithashtu veçorinë se zgjeron përkufizimin e një akti terrorist përtej fokusit të zakonshëm
ekskluziv mbi civilët, duke përfshirë edhe objektiva jo-luftarakë. Kjo kategori e gjerë
përfshin në vetvete jo vetëm vrasjet e atasheve ushtarakë dhe të forcave ushtarake që
përdoren në misione paqeruajtësve, por edhe sulmet nëpër kafene, diskoteka dhe facilitete
të tjera të frekuentuara shpeshherë nga personeli ushtarak kur është jashtë shërbimit, si
dhe sulmet kundër strukturave ushtarake dhe personelit të armatosur – me kusht që në
“vendin [rajonin] e sulmit të mos ekzistojë një gjendje lufte”.198 Megjithatë përkufizimi i
Departamentit të Shtetit ka mangësi në marrjen në konsideratë të dimensionit psikologjik
të terrorizmit. Terrorizmi është sa akt dhunë aq dhe kërcënim për të përdorur dhunë dhe
ka jehonë psikologjike të gjerë përtej objektivit të menjëhershëm të tij, drejt një audience
më të gjerë.
Duke pasur parasysh misionin e FBI-së në hetimin e krimeve –përfshirë dhe ato
me natyrë politike (si për shembull, terrorizmi)– nuk përbën habi fakti se përkufizimi që
ky institucion përdor fokusohet në elementë të ndryshëm. Ndryshe nga Departamenti i
Shtetit, ky përkufizim i adresohet më me forcë dimensioneve psikologjike të aktit
terrorist të përshkruar më sipër, duke theksuar aspektet frikësuese të tij. Përkufizimi i
FBI-së identifikon gjithashtu një kategori më të gjerë objektivash terroristë, ngase vetëm
individët që nuk janë pjesë e luftimeve, duke specifikuar jo vetëm qeveritë dhe qytetarët e
tyre, por edhe objekte me rëndësi të veçantë, në pronësi private dhe publike. Në këtë
kuptim ai përfshin edhe akte vandalizmi dhe kabotazhi, të motivuar politikisht, si sulme
kundër: i) klinikave të abortimit nga ithtarët kundër abortit të ligjshëm në SHBA; ii)
bizneseve dhe korporatave të mëdha nga grupe anti-globaliste dhe/ose anarkiste; iii)
strukturave të kërkimeve shkencore mjekësore nga grupe që i kundërvihen
eksperimenteve kundër kafshëve; iv) kundër faciliteteve industriale nga grupet radikale të
198 Në këtë kuptim konsiderohen si terroriste sulme si ai i vitit 1983 në Bejrut, kundër forcave ushtarake; në vitin 1996 në Khobar të Arabisë Saudite; sulmi i vitit 2000 kundër anijes luftarake USS Cole, e ankoruar në Jemen; etj.
99
mbrojtjes së mjedisit. Edhe pse përkufizimi i FBI-së, përveç objektivave politikë, pranon
edhe objektiva socialë si pjesë të artikulimit të qëllimeve terroriste, nuk ofron ndonjë
sqarim të qartë të dallimeve mes tyre. Nga ana tjetër, edhe përkufizimi që jep
Departamenti i Sigurisë së Atdheut reflekton qartazi misionin e tij: përqendrimin tek
sulmet ndaj infrastrukturës kritike dhe resurseve kombëtare jetike që do të sillnin pasoja
të mëdha shoqërore. Në këtë aspekt, ky departament e vë theksin tek kërcënimet nga
shkatërrimet masive për të diferencuar qartazi përgjegjësitë e tij prej atyre të agjencive të
tjera.
Ndërkaq, përkufizimi i terrorizmit që përdor Departamenti i Mbrojtjes rezulton
përkufizimi më i plotë. Ai nxjerr në pah si kërcënimin terrorist ashtu dhe aktet reale të
dhunës, si dhe fokusohet në objektivin e terrorizmit jo vetëm ndaj shoqërisë si e tërë, por
edhe ndaj qeverive. Ndryshe nga përkufizimi i Departamentit të Shtetit, ai i
Departamentit të Mbrojtjes nuk përfshin caktimin e paramenduar të individëve si objektiv
sulmi dhe nuk bën dallim mes sulmeve mbi personelin ushtarak luftarak dhe jo-luftarak.
Është gjithashtu e rëndësishme të konstatohet se përkufizimi i Departamentit të Mbrojtjes
citon qëllimet fetare dhe ideologjike të terrorizmit, krahas objektivave të tij fondamentalë
politikë – por lë jashtë dimensionin social të përfshirë në përkufizimin e FBI-së.
Në analizën tonë, përveç Shteteve të Bashkuara duhet të marrim parasysh edhe
Britaninë e Madhe, një tjetër shtet i cili është angazhuar maksimalisht kundër terrorizmit
ndërkombëtar. Përkufizimi i akteve terroriste që ka gjetur përdorim në legjislacionin
britanik, pasqyrohet në Aktin mbi Terrorizmin, të vitit 2000, sipas të cilit: “Terrorizmi
nënkupton përdorimin ose kërcënimin për të ndërmarrë një veprim me qëllim ndikimin e
qeverisë ose frikësimin e publikut, i ndërmarrë për të promovuar një kauzë politike, fetare
ose ideologjike. Akti do të konsiderohet i tillë nëse përmban dhunë serioze kundrejt një
ose shumë individëve të tjerë, nëse përfshin dëme serioze pasurie, nëse rrezikon jetën e
një individi tjetër, nëse krijon rrezik për shëndetin ose sigurinë publike, apo nëse pengon
ose dëmton në mënyrë serioze një sistem elektronik.”199
199 “Akti Britanik mbi Terrorizmin” (Pjesën 1, (1) dhe (3): http://www.legislation.gov.uk/ukpga/2000/11/notes/contents (12/03/2012). Legjislatura britanike mbi terrorizmin ka qenë e ndërtuar për t’iu kundërpërgjigjur akteve terroriste në Irlandën e Veriut, ndaj kishte lindur prej kohësh nevoja e një përshtatjeje nga pikëpamja legjislative me situatën ndërkombëtare të sigurisë, duke u reflektuar në një përqasje të re juridike ndaj fenomenit të terrorizmit, e cila të merrte parasysh edhe dimensionin gjithnjë e më ndërkombëtar dhe gjeopolitik të tij pas fundit të Luftës së Ftohtë.
100
Por nuk janë vetëm agjencitë brenda të njëjtit aparat qeveritar apo organizatat
ndërkombëtare që nuk bien dakord mbi një përkufizim të vetëm të terrorizmit. Edhe
ekspertët dhe studiuesit e fushës nuk kanë rënë asnjëherë dakord mbi një përkufizim të
vetëm të terrorizmit. Në botimin e parë të librit Political Terrorism: A Research Guide,
Alex Schmid i kushtoi mbi njëqind faqe shqyrtimit të mbi 100 përkufizimeve të
ndryshme të terrorizmit, në përpjekje për të identifikuar një shpjegim gjerësisht të
pranueshëm të nocionit. Të njëjtin fat pati dhe Walter Laqueur, një studiues tjetër i
rëndësishëm i fushës së sigurisë dhe terrorizmit, kur u përpoq të arrinte në një përkufizim
të vetëm të terrorizmit ndërkombëtar, duke arritur në përfundimin se: “jo vetëm që një
përkufizim i tillë nuk është as i mundur, por as nuk ia vlen barra qiranë për studiuesit që
të angazhohen në një sipërmarrje të tillë”. Po atëherë, nëse është e pamundur të
përkufizojmë terrorizmin, siç argumenton Laqueur, dhe e padobishme t’i hyjmë një
sipërmarrjeje të tillë, siç pranon Schmid, a duhet të arrijmë në përfundimin se terrorizmi
ka natyrë të padepërtueshme (teorikisht dhe nga pikëpamja e interpretimit të fenomenit)
çka e bën të pamundur një përkufizim të saktë të tij? Jo krejtësisht. Nëse nuk e
përkufizojmë dot terrorizmin, më e pakta që mund të bëhet, nga pikëpamja akademike e
shkencore, është dallimi i tij prej formave të tjera të dhunës dhe identifikimi i tipareve që
e bëjnë terrorizmin një fenomen të qartë e të dallueshëm dhune politike.
Ndonëse është shumë e vështirë të përkufizohet terrorizmi si fenomen, për arsyet
e sipërpërmendura, gjithsesi është e mundur që të arrihet në një përkufizim i cili do të
lehtësonte metodologjikisht punimin tonë doktoral. Kështu me terrorizëm do të kuptojmë:
“përdorimin (ose kërcënimin) sistematik të dhunës për arritjen e synimeve politike, fetare
apo nacionalçlirimtare, drejtuar një shënjestre simbolike apo një grupi viktimash, me
qëllim shkaktimin e frikës masive në grupin shoqëror të cilësuar si kundërshtar, i cili nuk
lidhet domosdoshmërisht me qëllimin terrorist”.
101
KREU 2
Feja dhe terrorizmi: qasje gjeopolitike
1. Feja si instrument përligjës i dhunës politike
2. Feja dhe gjeopolitika e qytetërimeve
3. Impakti gjeopolitik i globalizmit mbi nacionalizmin dhe fenë
102
1. Feja si instrument përligjës i dhunës politike
Historia e njerëzimit është shumë e pasur me përdorimin e dhunës për shkaqe
fetare, pavarësisht emërtesës që e ka shoqëruar këtë formë dhune, herë si terrorizëm e
herë si dhunë e organizuar shoqërore apo, më vonë, shtetërore. Gjithashtu, pjesë e
pandashme e ushtrimit të dhunës me sfond fetar ka qenë dhe logjika gjeopolitike, që i ka
shoqëruar gjithnjë justifikimet fetare për terrorizmin, jo vetëm në kohët e lashta, por edhe
në epokat e mëvonshme, gjatë mesjetës apo kohërave moderne. Ky kapitull do të vijojë
me një analizë historike të dukurisë së terrorizmit. Ai do ta vendosë historinë në funksion
të studimit të fondamentalizmit fetar në ditët e sotme, duke u përqendruar në një prej
faktorëve më destabilizues aktualisht të gjeopolitikës globale: tek ekstremizmi me natyrë
fetare islamike.
Siç argumenton David Rapoport në një studim me rëndësi themelore për raportin
e terrorizmit me fenë, botuar në vitin 1984, përpara se justifikimet fetare për dhunën
politike të rishfaqeshin me shumë furi gjatë viteve 1970-të dhe sidomos në prag të viteve
1980-të, kishte një hendek kohor prej më shumë se një shekulli.200 Kësisoj, historia ka
dëshmuar raste të panumërta të luftërave me prapavijë fetare dhe të kryqëzatave, duke
bërë që historianët t’i radhisin ato shpeshherë mes konflikteve më të përgjakshme të
njerëzimit. Në epokat e mëparshme historike, sidomos gjatë mesjetës, luftërat me
prapavijë fetare kishin si qëllim të drejtpërdrejtë eliminimin e grupeve rivale fetare. Nga
ana tjetër, lista bëhet edhe më e gjatë kur debati fokusohet tek lidhja e dhunës për shkaqe
fetare me dhunën politike dhe me diskriminimin për shkak të dallimeve fetare.201
Historia ka dëshmuar gjithashtu se diskriminimi fetar i një grupimi shoqëror në
minorancë ka prodhuar jo rrallë dhunë terroriste prej tij, në mbrojtje të bindjeve të tij
fetare të kërcënuara. Kjo ka ndodhur gjatë periudhës së Mesjetës dhe sidomos në fund të
shekullit XIX-të (dhe në fillim të shekullit të XX-të) kur lëvizjet nacionaliste të shumë
popujve, në përpjekje për të krijuar identitetet e tyre kombëtare, e kanë përdorur fenë (si
krishtërimin ashtu dhe myslimanizmin) si pjesë integrale të vetëpërcaktimit identitar.
200 David Rapoport, “Fear and Trembling: Terrorism in Three Religions Traditions”, në “American Political Science Review”, Vëll. 78, Nr. 3, 1984, f. 659. 201 Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, ibid, f. 81-130.
103
Gjatë epokës së pushtimeve koloniale të Fuqive të Mëdha të Evropës, kryqi ka shoqëruar
gjithnjë flamurin, duke ndërthurur gjeopolitikisht fenë me politikën, sidomos sa i takon
narrativës së sundimit kolonialist. Argumenti fetar në këto raste ka funksionuar në
mbrojtje të statusit dhe të shanseve për të praktikuar bindjet e tyre duke ushtruar dhunë
politike dhe terror kundër përkrahësve të shumicave fetare në Perandoritë apo shtetet
përkatëse. Në disa raste, kjo formë dhune terroriste për të siguruar të drejtën e
vetëvendosjes së një minoriteti të caktuar ka çuar në separatizëm dhe themelimin e
shteteve të reja, duke pasur një dimension të qartë gjeopolitik.202 Kështu vërejmë format e
para të ndërthurjes së fesë me gjeopolitikën dhe me natyrën e një shteti.
Nga pikëpamja historike, shumë grupe terroriste kanë shfaqur tregues të qartë të
lidhjeve të forta legjitimuese dhe gjeopolitike me fenë. Këto lidhje historike janë
zhvilluar që prej epokës së lashtësisë e gjer në ditët tona, duke u intensifikuar sidomos në
shekullin e njëzetë. Pikërisht shekulli i njëzetë ka dëshmuar lindjen dhe fuqizimin e
lëvizjeve të mëdha antikolonialiste dhe nacionaliste të cilat e kanë përdorur gjerësisht
fenë për promovimin e interesave të tyre gjeopolitike, mes të cilave: organizatat terroriste
hebreje që operuan në territorin e Palestinës dhe Izraelit, përpara se ky Izraeli të shpallte
pavarësinë; Fronti për Çlirim Kombëtar (FLN) në Algjeri, i cili ka përdorur ekstremizmin
islamik për të përligjur objektivat e tij strategjikë; Ushtria Republikane Irlandeze (IRA) e
cila ka përdorur katolicizmin në funksion të luftës së saj; grupet paraushtarake
protestante, të krijuara si kundërpeshë ndaj IRA-s; Organizata për Çlirimin e Palestinës
apo organizata të tjera me natyrë më të theksuar islamike, si Hamasi, Hizbullahu apo dhe
Al Kaeda.
Në raste të tjera dhuna terroriste është përdorur për të vendosur fenë e një
minoriteti në pozitë dominuese ndaj pjesës tjetër të popullsisë. Pra, dhuna terroriste është
ushtruar historikisht në të dyja mënyrat e sipërpërmendura, ku grupe të caktuara janë
përpjekur të imponojnë dhunshëm të ashtuquajturën ‘pastërti fetare’ jo vetëm nëpërmjet
legjislacionit, por edhe duke përdorur forcën.203 Një situatë e tillë është vënë re në rastet e
disa ndryshimeve drastike të formës së qeverisjes, të ardhura përmes dhunës dhe
përdorimit të terrorizmit si instrument gjeopolitik –si në rastin e revolucionit iranian të
202 David Rapoport, “Fear and Trembling: Terrorism in Three Religions Traditions”, ibid, f. 664. 203 Duhet të kemi parasysh se shpeshherë edhe legjislaturat nuk janë veçse mishërime e reflektime të virtyteve kulturore dhe fetare dominuese të një populli.
104
vitit 1979 që prodhoi një regjim të ri teokratik shtetëror, të varur tërësisht prej
standardeve fetare– për të përkuar me standardet fetare të grupeve të caktuara shoqërore.
Pikërisht revolucioni islamik i Iranit në vitin 1979 shkaktoi një sërë ndryshimet
gjeopolitike dhe gjeostrategjike në rajonin e Lindjes së Mesme dhe më gjerë, duke
ridimensionuar jo vetëm prioritetet e vetë shtetit iranian në raport me fqinjët, e sidomos
me Irakun dhe Izraelin, por edhe me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë,
në një moment kritik historik të Luftës së Ftohtë. Arkitektura e re gjeopolitike e Lindjes
së Mesme, pasqyron më së shumti edhe rolin e ri të fesë në politikën e jashtme të vendeve
të këtij rajoni.
Forma më ekstreme të qëndrimeve janë shfaqur në shumë besime fetare, ndërsa
shpeshherë togfjalëshi ‘fondamentalizëm fetar’ është përdorur dhe keqpërdorur për të
identifikuar aktorë të ndryshëm terroristë. Por si fondamentalistë fetarë mund të cilësohen
shumë popuj të botës, kur këtandjekin me devotshmëri bindjet e tyre fetare, shmangin
mëkatet dhe i aplikojnë virtytet në përputhje me vlerat e tyre fetare. E thënë shkurt, si
fondamentalistë fetarë mund të klasifikohen të gjithë ata që interpretojnë fjalë për fjalë
shkrimet e shenjta. Por ekziston një dallim i madh mes fondamentalizmit fetar dhe
përdorimit të dhunës për të arritur imponimin e vlerave fetare dhe politike mbi një
shoqëri, pasi fondamentalizmi (ose radikalizmi) nuk çon medoemos drejt terrorizmit.204
Fondamentalizmi fetar në epokën moderne është shfaqur si në fenë e krishterë,
ashtu edhe tek hebraizmi, myslimanizmi, hinduizmi, etj. Kemi shembuj të shumtë nga
grupet e fondamentalistëve evangjelistë në Shtetet e Bashkuara, nga grupet e ndryshme
hebraike, islamike, etj., të cilët e kanë interpretuar në mënyrë radikale doktrinën e tyre
fetare. Megjithatë, jo të gjithë ata kanë shfaqur prirje të përdorimit të dhunës dhe akteve
terroriste për arsye politike. Kështu, dhuna ekstremiste është shfaqur në Shtetet e
Bashkuara nga grupe si Ku-Kluks-Klan, i cili ndërmerrte akte dhune dhe terrori kundër
popullsisë afro-amerikane në disa shtete të Jugut. Terrorizmi si formë dhune politike, me
tipare të theksuar gjeopolitikë, është shfaqur edhe brenda hebraizmit. Kështu për
shembull, grupet terroriste hebreje gjatë periudhës kur territori i Palestinës ndodhej nën
204 Kështu për shembull, disidentët që përpiqen të mbrojnë fenë e tyre nga represioni shtetëror, mund t’i drejtohen dhunës për vetëmbrojtje. Rasti i rebelimit në Geton e Varshavës (1943) është emblematik në këtë drejtim: asnjë prej individëve të përfshirë në atë revoltë historike të komunitetit hebre të Polonisë kundër planit gjerman për depërtimin e tyre në kampet e përqendrimit, nuk mund të cilësohet si terrorist.
105
mandatin kolonial britanik, e përdorën terrorizmin në funksion të betejës së tyre për
themelimin e një shteti hebre, duke e lidhur kontrollin e hapësirave gjeografike në rajon
me Mbretërinë Biblike të Izraelit (në Judenë e Lashtë), duke i shtuar kësisoj fesë një
dimension të qartë gjeopolitik.205 Madje, grupet ekstremiste hebreje i kanë përdorur aktet
terroriste edhe kundër lidershipit izraelit, siç ishte vrasja e kryeministrit Yitzak Rabin në
vitin 1995, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje përmes të cilës u bënë disa lëshime për
palestinezët. Një vizion i tillë i ndërthurjes së fesë me gjeopolitikën dhe përligjen e
ekzistencës territoriale mbi baza të thella historike, e ka vështirësuar dhe de-legjitimuar
çdo përpjekje bashkëkohore të gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme për konfliktin
palestino-izraelit.
Një numër në rritje studiuesish gjatë viteve të fundit kanë ngritur pandehmën se
feja myslimane shfaq prirje më të madhe për të lidhur fenë me politikën sesa besimet e
tjera. Por një lidhje e tillë nuk është ekskluzivitet i Islamit. Sionizmi, si ideologji dhe
projekt politik, mund të cilësohet edhe si ‘judaizëm politik’. Sionistët ishin përgjegjës për
vendosjen e hebrenjve evropianë në Palestinë, duke themeluar shtetin e Izraelit dhe duke
përcaktuar identitetin politik të hebrenjve izraelitë. Ekstremistë hebrenj kanë përbërë
historikisht bërthamën e lëvizjes politike të kolonëve hebrenj në territoret e pushtuara të
Palestinës, duke u mohuar të drejtat mbi tokën dhe duke iu kundërvënë historikisht cilitdo
kompromis. Kësisoj, edhe ky lloj ekstremizmi ka ngërthyer në vetvete elementë të qartë
gjeopolitikë, duke u shfaqur jo vetëm në kuadër të politikës që Izraeli ka ndjekur karshi
kolonizimit të tokave të pushtuara por edhe në kontekstin e politikës së jashtme të vendit
205 Edhe pse kjo mund të thuhet se ishte një lëvizje që përbrendësonte dy elementë: ekstremizmin fetar dhe luftën nacional-çlirimtare. Ende sot e kësaj dite, në Izrael ekzistojnë disa parti, qëllimi i të cilave është përfshirja e ideve fetare në sistemin qeverisës dhe ligjor, deri dhe ri-themelimi i Izraelit si një shtet teokratik, bazuar në praktikat fetare hebraike. Këto lëvizje ekstremiste i kundërvihen dhunshëm natyrës laike dhe modelit perëndimor të jetesës që ka zgjedhur pjesa dërrmuese e shoqërisë izraelite. Anëtarët e këtyre organizatave e shohin veten si Njerëzit e Përzgjedhur të Zotit, të cilëve u është caktuar prej Tij detyra për të implementuar ligjin e Zotit (ashtu siç ata e zgjedhin vetë ta kuptojnë atë). Ky lloj këndvështrimi u mundëson atyre të përligjin një gamë të gjerë veprimesh ekstreme, deri dhe përdorimin e terrorizmit në funksion të objektivave të tyre, sa kohë që këto të fundit ‘përputhen me direktivat e Perëndisë’. David Rapoport, “Sacred Terror: A Contemporary Example from Islam”, në Walter Reich (ed.), “Origins of Terrorism: Psychologies, Ideologies, Theologies, States of Mind”, Uashington: Woodrow Wilson Center Press, f. 104. Më gjerësisht për këtë çështje, Lawrence Hanauer, “The Path to Redemption: Fundamentalist Judaism, Territory, and Jewish Settler Violence in the West Bank”, në “Studies in Conflict and Terrorism”, Vëll. 18, Nr. 4, 1995, ff. 245–70. Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, ibid, f. 98.
106
përkundrejt shteteve arabe dhe jo-arabe të rajonit, por edhe Shteteve të Bashkuara të
Amerikës apo fuqive të tjera evropiane.206
Por dhuna ekstremiste është shfaqur historikisht edhe mes grupeve të ndryshme
brenda komunitetit mysliman. Ndasitë mes komuniteteve myslimane shi’ite dhe sunite –
të cilat do t’i shtjellojmë më tej nga pikëpamja fetare dhe politike në kreun pasardhës–
kanë çuar shpeshherë në akte të dhunshme, jo vetëm gjatë shekullit të kaluar por edhe në
shekullin e XXI-të, siç dëshmohet nga rastet e shumta të dekadës së fundit në Irak, Siri,
apo Pakistan.207
Edhe pse një numër i madh studiuesish kanë theksuar se numri më i lartë i
viktimave të ekstremizmit islamik ka qenë brenda besimtarëve myslimanë në rajone të
ndryshme të botës –çka provohet nga të dhënat empirike mbi numrin e viktimave nga
sulmet terroriste të dekadave të fundit– vëmendja më e madhe është drejtuar kah
ekstremizmit fetar dhe dhunës së ushtruar nga grupe terroriste islamike kundër vendeve
perëndimore dhe qytetarëve të tyre. Përveç katalizatorit mediatik, rol të rëndësishëm në
këtë drejtim kanë luajtur edhe interesat gjeopolitike të shteteve perëndimore dhe të atyre
të Lindjes së Mesme për të gjetur një rol të ri në mjedisin global për të justifikuar
rëndësinë e tyre në kuadrin e ligjërimit globalizues që argumenton se funksionet e shtetit
po tkurren. Në këtë duhet kuptuar edhe koncepti i ‘Xhihadit’ apo ‘Luftës së Shenjtë’208, i
206 Lawrence Hanauer, “The Path to Redemption: Fundamentalist Judaism, Territory, and Jewish Settler Violence in the West Bank”, ibid, ff. 245–70. Më gjerësisht, për një prej studimeve më të mira të fondamentalizmit hebre në Izrael dhe rolin e tij në promovimin e kolonëve hebrenj në tokat palestineze, shih Ian Lustick, “For the Land and the Lord: Jewish Fundamentalism in Israel”, Nju Jork: Council on Foreign Relations Press, 1988. Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, ibid, ff. 90-100. David Rapoport, “Fear and Trembling: Terrorism in Three Religions Traditions”, ibid. 207 Walter Laqueur e ka trajtuar në detaje dhunën e brendshme mes shi’itëve dhe sunitëve sidomos në Pakistan. Walter Laqueur, “No End to War. Terrorism in the Twenty First Century, Nju Jork: Continuum Press, 2005, f. 184. 208 Në funksion të këtij punimi doktoral gjejmë me vend të shpjegojmë kuptimin e ‘Luftës së Shenjtë’ dhe ‘Xhihadit’, i përdorur shpeshherë nga autorë të ndryshëm për të nënkuptuar një tipologji lufte. Ky konceptim i xhihadit si një lloj lufte ka turbulluar kuptimin e vërtetë të fjalës për myslimanët. ‘Xhihadi’ mund të përkthehet më saktë si një ‘Orvatje’, ‘përpjekje’ apo ‘betejë’, por jo në kuptimin e mirëfilltë të ‘luftës’. Së pari ai i referohet betejës individuale e të përbrendshme për të përmbushur idealet e fesë islame si një mënyrë jetese. Së dyti, ai i referohet përpjekjes për të përmirësuar situatën fetare të komunitetit të besimtarëve myslimanë. Së treti, ai i referohet orvatjes për të konvertuar –jo përmes dhunës– popullsitë jo-myslimane dhe për të përçuar fjalën e Zotit tek jo-besimtarët. (James Lutz & Brenda Lutz, “Global Terrorism”, ibid, ff. 71-2) Dimensioni i dytë dhe i tretë i kuptimit të ‘Xhihadit’ shfaqin elementë të qartë të lidhjes së fesë me gjeopolitikën: përpjekja për përmirësimin e jetës dhe situatës fetare të komunitetit përfshin edhe dimensionin gjeo-kulturor të politikës së jashtme; ndërsa orvatja për të konvertuar ‘të tjerët’ në myslimanë i shton një element gjeopolitik përhapjes së doktrinës islamike në një numër sa më të madh vendesh, duke e shoqëruar me rritjen e ndikimit të qendrave (shteteve) myslimane edhe në rajone të tjerë,
107
përdorur nga liderë të ndryshëm islamikë, por edhe prej atyre perëndimorë (këta të fundit
në funksion të përligjjes së politikave të tyre kryesisht karshi Lindjes së Mesme).
Një tjetër element historiko-politik i raportit me fesë dhe gjeopolitikës është
instrumentalizimi strategjik i sulmeve vetëvrasëse. Sa u takon sulmeve vetëvrasëse, në
shumë kultura, shoqëri, ushtri dhe luftëra janë nderuar sakrificat e individëve të
ndryshëm, ose të grupeve të vogla, në vend që praktika të tilla të konsideroheshin si
vetëvrasje. Ndërkaq, në shumë kultura gjejmë të pranishme edhe sulme vetëvrasëse nga
disidentë ushtarakë. Në këtë kuadër interesant rezulton rasti i anarkistëve rusë në fund të
shekullit të XIX-të dhe gjatë dekadave të para të shekullit të XX-të. Anarkistët rusë e
dinin fundin që i priste nga bombat me dinamit, por donin të tregonin se sulmet ishin
politike e jo kriminale. Nga ana tjetër historia ka dëshmuar se shpeshherë vetëflijimi
mitizohet në heroizëm, si për shembull në rastin e militantëve japonezë që u vetëflijuan
në sulme kundër perëndimorëve dhe zyrtarëve qeveritarë, kur vendi po u dorëzohej
pushtuesve të huaj. Në Rumaninë e viteve 1930-të, pjesëtarë të caktuar të grupit fashist
Gardianët e Hekurt, ishin pjesë e një grupi që ndërmori sulme vetëvrasëse kundër atyre që
konsideroheshin armiq, përfshirë edhe liderët politikë të opozitës. Ata formuan disa
skuadrilje të vdekjes që u zotuan të kryenin misione pavarësisht sakrificave që
nevojiteshin. Shembuj të sulmeve vetëvrasëse të ditëve të sotme nuk kufizohen vetëm tek
grupet fetare.209 Për ta trajtuar nëpërmjet një këndvështrimi më empirik argumentin e
mësipërm, është vërejtur se gjatë periudhës 1980-2000 më shumë se gjysma e sulmeve
vetëvrasëse në të gjithë botën janë ndërmarrë nga rebelët nacionalistë në Sri Lanka (shih
Tabelën 1).
madje si një ndër dy instrumentet që ata zotërojnë, bashkë me naftën dhe përdorimin e saj në funksion të gjeopolitikës. Padyshim që ekzistojnë edhe ata që e përdorin Kuranin në mënyrë selektive për të justifikuar dhunën, si instrumentin e parapëlqyer për të arritur objektivin e tretë. (Barak Mendelsohn, “Combating Jihadism: American Hegemony and Interstate Cooperation in the War on Terrorism”, Chicago: The University of Chicago Press, 2009, ff. 37-63). Një tjetër fenomen që vërehet është se termi ‘Xhihad’ shfaqet shpeshherë në emrat e organizatave terroriste, të cilat e përdorin vetëm me një kuptim: si ‘Luftë të Shenjtë’ kundër ‘të pafeve’, duke synuar të legjitimojnë dhunën si instrumentin e vetëm për të arritur qëllimet e tyre. Kësisoj, edhe ‘Xhihadi’ ka shumë kuptime organizatat terroriste e përdorin atë ekskluzivisht për të nënkuptuar ‘Luftën e Shenjtë’. Sigurisht që vitet e fundit janë shumëfishuar zërat e klerikëve myslimanë që kanë bërë thirrje për Luftë të Shenjtë kundër jo-myslimanëve (të cilësuar shpeshherë ‘të pafe’), duke e konsideruar atë një praktikë thelbësore të Islamit. (Ali Khan, “A Theory of International Terrorism: Understanding Islamic Militancy”, ibid, ff. 170-205) Megjithatë, duhet theksuar se shumica e teologëve në të dyja degëzimet e fesë Islame, nuk pranon dhunën terroriste dhe asnjë justifikim të saj, si brenda myslimanëve ashtu dhe kundër të krishterëve apo hebrenjve. 209 Brenda Lutz dhe James Lutz, “Global Terrorism”, ibid.
108
Tabela 1: Numri i sulmeve vetëvrasëse, 1980-2003 Grupi (lloji) Vendndodhja Numri i sulmeve
1980-2000 2001-2003 Tigrat e Tamilit (etnik) Sri Lanka/Indi 168 6
Hizbullahu (fetar) Liban, Kuvajt, Argjentinë 52 0 Hamasi (fetar) Izrael 22 39
Partia Komuniste Kurde (etnike/ideologjike)
Turqi 15 0
Xhihadi Islamik Palestinez (fetar)
Izrael 8 22
Al Kaeda Afrika Lindore, SHBA, Evropë
2 17
Xhihadi Islamik Egjiptian Kroaci 1 0 Grupimi Islamik Pakistan 1 0
Barbar Khalsa International Indi 1 0 Grupimi i Ushtrisë Islamike Algjeri 1 0
Grupet çeçene (nacionalist/fetar)
Rusi 4 15
Fronti Palestinez për Çlirimin e Palestinës
(nacionalist)
Izrael 0 6
Fatahu (nacionalist) Izrael 0 27 Kashmiri (nacionalist/fetar) Kashmir dhe Indi 1 4
Irak (grupe të ndryshëm) Irak 0 20 Burimi: i) Për të dhënat 1980-2000 shih Michael Radu, “Terrorism After the Cold War”, në “Orbis”, Vëll. 46, Nr. 2, ff. 257-87. ii) Për të dhënat gjatë periudhës 2000-3, shih Robert Pape, “Dying to Win: The Logic of Suicide Terrorism”, Nju Jork: Random House, 2005.210
Siç ka argumentuar Robert Pape në vitin 2005, terrorizmi i ushtruar nëpërmjet
sulmeve vetëvrasëse ka ardhur në rritje sepse grupe të ndryshme kanë vërejtur se ai ka
dhënë rezultate nga pikëpamja gjeopolitike dhe strategjike, duke rezultuar një ndër
taktikat më pak të kushtueshme të përdorura ndonjëherë nga grupet terroriste dhe/ose
guerile.211 Gjatë më shumë se dy dekadave të fundit edhe grupet nacionaliste palestineze
–si ato me natyrë laike ashtu dhe ato me natyrë fetare– e kanë përdorur vetëvrasjen si
instrument strategjik në përpjekje për t’iu kundërvënë dhunës shtetërore të Izraelit, që
është përshkallëzuar sidomos gjatë dhe pas viteve 2000.
210 Cituar tek Brenda Lutz dhe James Lutz, “Global Terrorism”, ibid, f. 76. 211 Robert Pape, “The Strategic Logic of Suicide Terrorism”, ibid, f. 61.
109
Shembujt e lidhjes së fesë me politikën e, për pasojë, me shtetin gëlojnë edhe
brenda qytetërimeve të tjera. Kështu, nacionalizmi hinduist në Indi ka pasur gjithnjë
ngjyrim politik. Mund të përdorim termin hinduizëm politik duke qenë se në emër të tij
janë shkatërruar xhami, vende të shenjta dhe janë vrarë mijëra myslimanë, siç dëshmon
rasti i Gujaratit disa vite më parë.212 Kjo na ndihmon të bëjmë një interpretim gjeopolitik
edhe të hinduizmit. Edhe brenda hinduizmit janë shfaqur pikëpamje ekstremiste fetare, të
shoqëruara me ushtrimin e dhunës për arsye jo vetëm fetare por edhe politike. Të dhënat
shkojnë pas në kohë, në vitet 1920-të, kur vërehet përdorimi i grupeve paraushtarake nga
Organizata e Patriotizmit Kombëtar.213 Gjithashtu, një numër i konsiderueshëm grupesh
dhe partish politike hindu kanë pasur si objektiv integrimin e praktikave hindu në
legjislacionin kombëtar, me argumentin se hindutë përbëjnë shumicën e popullsisë së
Indisë. Partia hinduiste Bharatiya Janata, e cila promovon praktikat dhe traditën
hinduiste, është bërë lëvizja më e madhe fetare dhe nacionaliste në botë. Ndërsa kjo parti
e zbuti përdorimin e tematikave hinduiste gjatë fushatës elektorale të vitit 1998, ajo nuk
ofroi garanci të vërteta për tolerancë fetare për minoritetet e tjera. Ata vijojnë të besojnë
se minoritetet e tjera fetare duhen ri-absorbuar brenda komunitetit hinduist.214
Këto përpjekje ngjasojnë me përpjekjet e myslimanëve për ta vendosur Sheriatin
në themel të legjislaturës kombëtare, ose me përpjekjet e disa grupeve ekstremiste fetare
brenda Shteteve të Bashkuara për t’i inkorporuar parimet e krishtera në mënyrë të
drejtpërdrejtë në legjislacionin kombëtar dhe/ose në ligjet e shteteve të veçanta që
formojnë federatën amerikane.215 Por përpjekjet për të promovuar fenë hinduiste me çdo
mënyrë kanë shkuar më tej sesa thjesht nxitja e praktikave fetare në legjislacionin
kombëtar. Ato kanë konsistuar gjithashtu në ushtrimin e dhunës kundër të krishterëve dhe 212 Dhuna ekstremiste fetare e vitit 2002 konsistonte në një sërë aktesh të dhunshme që fillonin me djegien e një treni me hindu prej myslimanëve, episod në të cilin u vranë 58 pelegrinë hindu [“BBC News”, 22 Shkurt 2011]. Ajo u pasua nga episode të dhunshme mes hinduve dhe myslimanëve në shtetin indian të Gujaratit duke shënuar në total rreth 790 myslimanë të vrarë, 254 hindu, ndërsa 223 të tjerë u raportuan të humbur. Prej trazirave u dëmtuan 536 objekte kulti fetar, mes të cilave 241 xhami [“BBC News”, 13 Maj 2005]. Natyra e këtyre ngjarjeve mbetet ende politikisht e diskutueshme në Indi dhe me pasoja të shumta gjeopolitike në raportet e vendit jo vetëm me fqinjët por edhe me fuqitë e mëdha [“The New York Times”, 4 Shkurt 2011]. Studiues të shumtë i kanë karakterizuar këto vrasje si gjenocid i kryer edhe me pjesëmarrjen e bashkëfajësinë e shtetit. Për më shumë, Paul Brass, “The Production of Hindu–Muslim Violence in Contemporary India”, Siatëll, USA: University of Washington Press, 2003. 213 Një organizatë që është bërë tashmë e famshme për vrasjen e Mahatma Gandhit, në vitin 1948. 214 Paul Brass, “The Production of Hindu–Muslim Violence in Contemporary India”, ibid, ff. 212-15. 215 Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, ibid, 101-18. Gjithashtu Brenda Lutz dhe James Lutz, “Global Terrorism”, ibid, ff. 76-7.
110
misionarëve të ndryshëm që janë përpjekur të konvertojnë hinduistët. Janë bërë gjithashtu
përpjekje për të rimarrë në zotërim vende të shenjta mbi të cilët besimet e tjera fetare
kanë vendosur xhami ose qendra kultesh. Grupet hinduiste më ekstreme, si Organizata e
Patriotizmit Kombëtar, kanë ndërmarrë përpjekje të organizuara për të shembur tempujt e
grupeve të tjera fetare, duke shkaktuar shpeshherë dhunë mes këtyre komuniteteve
fetare.216 Për ekstremistët hindu kjo dhunë ka pasur efikasitet të lartë strategjik, pasi i ka
shtyrë shumë hinduistë të rajonit të identifikohen me shumicën hinduiste dhe të
mbështesin qëndrimet ekstremiste fetare të lidershipit politik.217
Ekzistojnë edhe një numër rastesh të tjerë kur presionet e ekstremistëve fetarë
mund të prodhojnë dhunë, siç është për shembull konflikti dhe përdorimi i akteve
terroriste mes të krishterëve dhe myslimanëve në Indonezi. Si rrjedhojë e emigracionit të
brendshëm në rajonin me shumicë dërrmuese të krishterë të Sulawesi-t filluan të
vendoseshin një numër gjithnjë e më i madh myslimanësh. Përballë kërcënimit të rritjes
së numrit të emigrantëve mysliman komunitetet e krishtera sulmuan myslimanët në një
përpjekje për spastrim etnik nëpërmjet dhunës terroriste. Reagimi i komunitetit mysliman
përshkallëzoi situatën duke prodhuar një konflikt të brendshëm në Indonezi prej të cilit
pati një numër shumë të lartë viktimash, masakrash dhe sulmesh terroriste.218
Nga ana tjetër, në Sri Lanka budizmi politik ka pasur rol vendimtar në
përcaktimin e identitetit kombëtar srilankez. Ai është ndërthurur me shovinizmin e
partive politike sinhaleze dhe ka pasur kontribut parësor në polarizimin e budistëve
216 Kështu për shembull, ndër përplasjet më të dhunshme ka qenë ajo në rajonin e Ayodhya-s, në Indinë Veriore, ku ekstremistët hinduistë pretendonin të ndërtonin një tempull të tyrin duke shembur një xhami të ndërtuar në të njëjtin vend. Edhe pse ekstremistët hindu ia dolën mbanë ta shembnin xhaminë me ndihmën e autoriteteve lokale, ngjarja u pasua nga shpërthimi i një konflikti të përgjakshëm mes hinduistëve dhe myslimanëve në të gjithë Indinë. Brenda Lutz dhe James Lutz, “Global Terrorism”, ibid. 217 Këta ekstremistë fetarë i kanë çuar më tej aktet e tyre të dhunës terroriste. Ata kanë nxitur dhunën kundër komuniteteve të tjera fetare, në disa raste edhe me mbështetjen e autoriteteve lokale. Prej këtyre veprimeve nuk janë ndikuar vetëm myslimanët, por objektivi strategjik ka qenë t’u përçohet mesazhi anëtarëve të minoriteteve të tjera fetare se nuk janë të lirë të praktikojnë fenë e tyre dhe se disa praktika fetare nuk do të lejohen. 218 Bilveer Singh, “The Challenge of Militant Islam and Terrorism in Indonesia”, në “Australian Journal of International Affairs”, Vëll. 58, Nr. 1, Mars 2004, ff. 47–68. Për më gjerë mbi konfliktin fetar në Indonezi si dhe për fuqizimin e radikalizmit islamik në vend, Charles Coppel, “Violent Conflicts in Indonesia: Analysis, Representation, Resolution”, Londër: Routledge, 2006. Gjithashtu shumë i vlefshëm është dhe Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave i titulluar: “Terrorism in Indonesia: Noordin’s Networks”, Bruksel: International Crisis Group, 2006. Noorhaidi Hasan, “Jihad: Islam, Militancy, and the Quest for Identity in Post-New Order Indonesia”, Nju Jork: Ithaca: Cornell University, 2006.
111
sinhalezë219 dhe të tamilëve hindu, duke çuar në shpërthimin e luftës civile të vitit 1983, e
cila vijon sot e kësaj dite.
Prej shembujve të mësipërm është e qartë se dhuna terroriste për qëllime politike
dhe/ose gjeopolitike është përdorur nga grupe ekstremiste brenda një numri të madh
komunitetesh fetare. Këta ekstremistë fetarë që kanë disa atribute të përbashkëta që
shkojnë përtej përdorimit të dhunës dhe doktrinave fetare mbi të cilat ato bazohen. Shumë
prej lëvizjeve dhe grupeve më ekstremistë janë shfaqur si pasojë e ndryshimeve në
shoqëritë e tyre përkatëse. Globalizmi dhe ndryshimi i situatës së një numri të madh
shoqërish kanë prodhuar tensione brenda shoqërive, duke i nxitur njerëzit t’i kushtojnë
vëmendje më të madhe fesë për të siguruar mbështetje mendore dhe psikologjike në një
botë dinamike e në ndryshim të vazhdueshëm.220 Në këtë kuptim rezulton se politizimi i
fesë përbën një formë reagimi ndaj modernitetit, duke e përdorur atë si një vizion
gjeopolitik.221 Për t’u përballur me kërcënimet dhe rreziqet që sjellin ndryshimet,
individët dhe grupet e ndryshme sociale angazhohen më shumë karshi vlerave fetare,
ndërsa dhuna është vetëm një ndër metodat për t’u përballur me forcat që komunitetet
fetare i shohin si shkaqet e një ndryshimi të tillë aspak të mirëpritur.
Perceptimi se ndryshimi bart me vete kërcënime mund të shihet në përmbajtjen e
të gjitha doktrinave fetare. Thuajse të gjitha ato i referohen një kohe të kaluar kur feja
luante rol më të madh në shoqëri dhe një epoke kur vlerat e besimit fetar që dominonte
një komunitet përcaktonin çfarë ishte ose jo e ndaluar për një shoqëri. Kohërat e
mëparshme shihen shpeshherë si “Epoka e Artë” (ose, së paku si periudha më të mira
sesa aktualiteti), ndërsa prej ndryshimit shoqëria nuk ka përfituar. Grupe të tilla e
përkufizojnë edhe kombësinë në terma fetarë, në vend të përdorimit të termave etno-
gjeografikë. Brenda këtij konteksti, duket se terroristët e shohin veten si ushtarë të një
fryme shpirtërore.222
219 Sinhalezët janë një grup etnik indigjen i ishullit-shtet të Sri Lankës. Ata përbëjnë 74.88 përqind të popullsisë së vendit dhe përllogariten në mbi 15 milionë banorë. 220 Mark Juergensmeyer, “The Worldwide Rise of Religious Nationalism”, në “Journal of International Affairs”, Vëll. 50, Nr. 1, Verë 1996. 221 Në këtë punim doktoral do ta hulumtojmë raportin mes modernitetit dhe dhunës fetare përmes analizës gjeopolitike të rastit të Islamit politik, në kreun pasardhës. 222 Mark Juergensmeyer, “Terror Mandated by God”, në “Terrorism and Political Violence”, Vëll. 9, Nr. 2, 1997, ff. 16-23. David Rapoport, “Fear and Trembling: Terrorism in Three Religions Traditions”, ibid, ff. 655-70.
112
Sa i takon botës myslimane, betejat kundër ‘humanizmit laik’ që mbizotëron në
Perëndim dhe përpjekjet për ta shndërruar Sheriatin (Ligjin Islamik) në gurthemelin e
legjislacionit të shumë vendeve myslimane, janë shembuj të qartë të këtyre përpjekjeve.
Për shumë myslimanë, idetë perëndimore, përfshirë marksizmin, duket se pasqyrojnë një
lloj të ndryshëm humanizmi laik, i ideuar për të dobësuar vlerat fetare dhe morale të
shoqërisë myslimane. Nga ana tjetër, nëse shohim brenda një tjetër besimi fetar, shumë
grupe ekstremiste hebreje besojnë në ekzistencën e një thirrjeje [hyjnore] për rikrijimin e
një shteti hebre brenda kufijve të përcaktuar nga Mbretëria e Izraelit në kohët e
Testamentit të Vjetër të lashtësisë, ndërthurur në shumë raste me përpjekje për t’i lidhur
më ngushtë ligjet e Izraelit me normat fetare të Judaizmit Ortodoks.223 Në rastin e
grupeve hinduiste është vërejtur një përpjekje për të kufizuar ndikimet e huaja, të
përfaqësuara veçanërisht nga feja islame dhe ajo e krishterë, si dhe për të purifikuar
vendin nëpërmjet vendosjes së hinduizmit si fe zyrtare shtetërore, ose duke përfshirë
tradita hinduiste në korpusin e së drejtës publike.
Shumë studiues kanë argumentuar se grupet terroriste me bazë fetare që përdorin
dhunën si instrument për të arritur objektivat e tyre strategjikë dhe gjeopolitikë synojnë
në shumicën dërrmuese të rasteve të rrisin numrin e viktimave nga sulmet e tyre, sidomos
kur popullsia përbëhet nga jo-besimtarë. Një analizë empirike e sulmeve terroriste që
kanë prodhuar mbi 25 viktima në vitet 1980-të dhe 1990-të arriti në përfundimin se mbi
gjysma e sulmeve u ndërmorën nga grupe me motive fetare.224 Që prej vitit 2001, sulmet
me numër të madh viktimash janë rritur, çka përkon me rritjen e numrit të fushatave
terroriste të grupeve fetare. Bashkë me rritjen e numrit të sulmeve terroriste nga grupe
fetare, ka ardhur duke u rritur edhe shqetësimi se grupet fetare janë më të prirura të
përdorin armë kimike, radiologjike ose biologjike për të arritur objektivat e tyre
strategjike.225
Bazuar tek ligjërimi i tyre publik, grupet terroriste me natyrë fetare i përligjin
veprimet e tyre me objektiv gjeopolitik në argumentin fetar sipas të cilit ato u
nënshtrohen një ligji më të lartë hyjnor, aplikimi i të cilit është i detyrueshëm për ta. Të
223 Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, ibid, ff. 82-90. 224 Një analizë shumë të rëndësishme empirike gjendet tek Chris Quillen, “A Historical Analysis of Mass Casualty Bombers,” në “Studies in Conflict and Terrorism”, Vëll. 25, Nr. 5, 2002, ff. 279–92. 225 Robert Pape, “The Strategic Logic of Suicide Terrorism”, ibid, ff. 61-65.
113
pafetë janë pozicionuar jashtë kufijve të komunitetit të mbrojtur, madje mund të
konsiderohen edhe burime potenciale mosbesimi. Anëtarët e këtyre grupeve e shohin
veten të angazhuar në një betejë mes të mirës dhe së keqes, ku çdo i huaj personifikon të
keqen.226 Gjithashtu, terroristët e motivuar nga feja mund të kenë më pak gjasa t’i
drejtohen një audience asnjanëse; ndaj ata është më e vështirë t’i kufizosh, sesa grupet e
tjera që përdorin dhunën terroriste si instrument strategjik. Nëse terroristët fetarë e shohin
Zotin si audiencën e veprimeve të tyre, ata mund të jenë më pak të interesuar për reagimet
e publikut ndaj një numri të madh vdekjesh.227 Nga ana tjetër, një ndër objektivat
kryesorë të grupeve terroriste me natyrë fetare ka qenë purifikimi i shoqërisë së tyre, i
arritur përmes përdorimit të dhunës për ta bërë këtë qëllim sa më të qartë. Ideja e
purifikimit përligjet nga ndikimet e huaja –në më të shumtën e raste, perëndimore– dhe
nevojitet sipas tyre për të rindërtuar kolonat morale të shoqërisë. Këto ide mund të çojnë
në veprime të me synim maksimalizimin e numrit të viktimave si pjesë e procesit të
purifikimit, si në rastin e sektit Aum Shinrikyo në Japoni.228 Pikëpamje të tilla
apokaliptike mund të kërkojnë një numër masiv dhe jo selektiv viktimash. Edhe pse disa
grupe me motive qartësisht fetare kanë ndërmarrë disa veprime që kanë prodhuar viktima
masive, jo të gjitha këto sulme janë realizuar nga grupe ekstremistësh fetarë; për më
tepër, jo të gjithë grupet terroriste fetare kanë për objektiv të shkaktojnë viktima në masë.
Nga ana tjetër, shembulli i Aum Shinrikyo është më pak i qartë. Origjina e sektit erdhi
pjesërisht si pasojë e modernitetit, por dhuna e shfaqur prej tij u kufizua nga pikëpamja e
shtrirjes gjeografike brenda të njëjtës hapësirë kulturore. Dhuna mes komuniteteve fetare
sikh dhe hindu vështirë të përshtatet brenda modelit konfliktual që po ngremë, atij të
kontekstit të përplasjes kulturore, kryesisht për shkak se kemi të bëjmë me lidhje shumë
të forta kulturore mes sikhizmit dhe hinduizmit – duke e klasifikuar kësisoj këtë formë
226 Mark Juergensmeyer, “Terror Mandated by God”, në “Terrorism and Political Violence”, ibid, f. 24. 227 Ky është argumenti kryesor që ofron një nga studiuesit më në zë të sigurisë dhe terrorizmit, Bruce Hoffman që në mes të viteve 1990-të, tek “Holy Terror: The Implications of Terrorism Motivated by a Religious Imperative”, në Studies in Conflict and Terrorism, Vëll. 18, Nr. 4, 1995, ff 271-84. Për një përqasje më të përgjithshme shih gjithashtu R. Crelinsten, “Terrorism and Counter-Terrorism in a Multi-Centric World: Challenges and Opportunities” në Max Taylor & John Horgan (ed.) “The Future of Terrorism”, Londër: Frank Cass, 2000, ff. 170–96. 228 Aum Shinrikyo është një organizatë terroriste japoneze, e organizuar në formën e një sekti fetar, e cila ka ndërmarrë një sërë aktesh terroristen në Japoni, ndër të cilat veçohet sulmi i vitit 1995 në metronë e Tokios duke përdorur armë kimike si gazi sarin. Emërtesa fetare që ky grup terrorist përdor do të thotë: “Besim i Suprem”. Brenda Lutz & James Lutz, “Global Terrorism”, ibid, ff. 89-91.
114
dhune brenda të njëjtit qytetërim. Ndaj, mund të pohojmë se jo gjithnjë dhuna terroriste
me prapavijë apo frymëzim fetar ndodh mes hapësirave të ndryshme gjeografike dhe
kulturore.
2. Feja dhe gjeopolitika e qytetërimeve
Që në mes të viteve 1990-të, Huntington ka argumentuar se konfliktet e ardhshme
në botë do të marrin ngjyrime gjithnjë e më kulturore, duke e shndërruar gjeopolitikën
tradicionale të bazuar tek shtetet, në gjeopolitikë qytetërimesh.229 Kësisoj, ai ka
argumentuar se prirja konfliktuale e së ardhmes do të jetë përplasja mes qytetërimeve.
Mundësia që terrorizmi i legjitimuar mbi baza fetare të ketë pasoja shumë vdekjeprurëse
mund të vijë si rezultat i faktit se konfliktet e mëdha të së ardhmes mund të ndodhin mes
kulturave të ndryshme, duke qenë se besimet e mëdha fetare ndihmojnë në përcaktimin
kulturor të qytetërimeve dominuese të botës. Qytetërimet aktuale bazohen tek krishtërimi
perëndimor (Evropa Perëndimore dhe Qendrore, Amerika e Veriut dhe Australazia),
krishtërimi perëndimor (Amerika Jugore dhe Qendrore), krishtërimi ortodoks (Rusia,
Greqia, Rumania dhe përgjithësisht Evropa Sllave), konfucianizmi (Kina dhe vendet e
tjera të Azisë), shintoizmi (Japonia), hinduizmi (India) dhe qytetërimi mysliman (Lindja e
Mesme dhe disa pjesë të Azisë dhe Afrikës).
Sipas tezës së përplasjes së qytetërimeve, e cila pati një jehonë të gjerë në qarqet
politikëbërëse dhe akademike pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e
Bashkuara, përplasjet në kufijtë e këtyre qytetërimeve janë më të mundshme sesa
konfliktet brenda çdonjërit prej tyre. Për më tepër këto konflikte kanë më shumë gjasa t’i
rezistojnë kohës (dhe të vazhdojnë për një kohë të gjatë) dhe janë më të kushtueshme sesa
229 Bazuar fillimisht në një leksion të vitit 1992, të mbajtur në American Enterprise Institute, teza që Samuel Huntington parashtroi u përpunua më tej në një artikull të botuar në revistën prestigjioze amerikane Foreign Affairs, për t’u shndërruar me shpejtësi në një prej boshteve më të rëndësishme të debatit në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikën globale pas Luftës së Ftohtë. Teza e tij fitoi popullaritet të jashtëzakonshëm sidomos pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe Luftës kundër Terrorit të shpallur nga administrata e presidentit amerikan George W. Bush Jr. Megjithatë, vetë termi “përplasja e qytetërimeve” është përdorur më parë, në vitin 1990, nga një tjetër studiues, Bernard Lewis, i cili e ka përdorur në një artikull gjithaq të rëndësishëm, sikundër e kemi trajtuar në kreun e parë, me titull: “The Roots of Muslim Rage”, në “The Atlantic Monthly”, Shtator 1990. Samuel Huntington, “Clash of Civilizations and the Remaking of World Order”, Nju Jork: Simon & Schuster, 1996. Shih gjithashtu artikullin fillestar të Huntington në vitin 1992 botuar në revistën ‘Foreign Affairs’: Samuel Huntington, “The Clash of Civilizations?”, në “Foreign Affairs”, Vëll. 72, Nr. 3, Verë 1993, ff. 22-49.
115
përplasjet që ndodhin brenda një qytetërimi të caktuar. Ndërsa përplasjet midis fushave
kulturore nuk janë rigorozisht fetare, vlera të ndryshme fetare nënvizojnë kulturat dhe
qytetërimet e botës.
Këto dallime janë vendosur në epiqendër të retorikës ekstremiste islamike duke
pretenduar se vlerat e Islamit qëndrojnë më lart sesa idetë perëndimore. Shumë (por jo të
gjithë) konfliktet e fundit me elementë fetarë mund të shihen në rajone ku përplasen dy
ose më shumë qytetërime ose sfera kulturore –si në Bosnjë (mes qytetërimit mysliman,
ortodoks dhe perëndimor, në Izrael (mes qytetërimit perëndimor dhe atij mysliman), në
Nigeri dhe Sudan (mes myslimanëve dhe të tjerëve), apo në nënkontinentin indian (mes
hinduistëve dhe myslimanëve).230 Pasi konflikti shpërthen në hapësira dhe rajone
gjeopolitike ku takohen mes tyre doktrina të ndryshme fetare dhe kultura të ndryshme,
rritet roli i liderëve lokalë që kanë mundësinë dhe vullnetin të mobilizojnë popullsinë
bazuar tek bindjet fetare dhe qasjet kulturore.
Në këtë pikëpamje, Huntington ofron një model të ri përplasjeje, i cili
zëvendëson konfliktet ndërkombëtare dhe ato ideologjike, duke vendosur në plan të parë
përplasjen midis qytetërimeve, pasi: “perdja e hekurt e ideologjive është zëvendësuar nga
velloja e qytetërimeve”. Kësisoj ndarjet dhe konfliktet nuk rrjedhin nga motive të
karakterit ekonomik apo politik, por nga motive kulturore. Teza e tij bazohet në pesë
motive kryesore:
i) se ndryshimet midis qytetërimeve janë themelore dhe të pa-eleminueshme për
faktin se asnjë prej tyre nuk heq dorë nga identiteti dhe veçoritë e saj;
ii) se teknologjia ka zvogëluar vlerën dhe largësinë si element ndarjeje, duke e bërë
shumë të vështirë bashkëjetesën midis qytetërimeve të ndryshme;
iii) në idenë e “kthimit të Perëndisë” që përbën një element, i cili bashkon dhe merr një
vlerë politike më të madhe se në të kaluarën, duke zënë në një farë kuptimi vendin
e ndërgjegjes kombëtare;
iv) në motivacionin se Perëndimi ka humbur shumë nga aftësitë për të ofruar një
model joshës zhvillimi social, ekonomik dhe kulturor për vendet në zhvillim që u
përkasin qytetërimeve të tjera. Në këtë kuptim, elitat politike të pjesës tjetër të
230 Samuel Huntington, “The Clash of Civilizations”, ibid, ff. 102-25.
116
botës janë duke kërkuar rrënjët e tyre, qoftë edhe për kundërveprim ndaj kulturës
amerikane të përhapur në botë në sajë të hegjemonisë së mjeteve të komunikimit;
v) së fundi, në ndryshimet kulturore dhe fetare, të cilat janë shumë më të rrënjosura në
natyrën e njeriut, sesa ndryshimet politike dhe ekonomike. Identiteti fetar pa
dyshim që është më i fortë sesa ai etnik. Kështu për shembull, një individ mund të
jetë italo-amerikan, por jo katoliko-mysliman.231
Nga ana tjetër, ekzistojnë disa prova se terrorizmi fetar zhvillohet në përputhje me
tezën e Huntingtonit se përplasja mes kulturave qytetërimeve ka gjasa të prodhojë dhunë
masive. Ky argument mund të pohohet se ka edhe baza historike, duke filluar që nga
revoltat e shumta të hebrenjve në Judenë e Lashtë, të cilët e kishin mjaft të theksuar
antipatinë e tyre për kulturat e huaja. Besimtarët hebrenj monoteistë i druheshin panteonit
të perëndive dhe kulturës greke që lidhej me to si pjesë e Perandorisë Romake. Gjatë
revoltave rebelët sulmuan si grekët ashtu dhe hebrenjtë e helenizuar, duke shkatërruar
edhe tempujt grekë. Kur rebelët hebrenj pushtuan Salamis-in në Qipro gjatë revoltës së
dytë, ata masakruan banorët grekë të qytetit.232
Për sa i përket përplasjes mes qytetërimeve, myslimanët nuk i kundërvihen dhe aq
qytetërimit perëndimor: myslimanët e zakonshëm i konsumojnë me ëndje produktet
perëndimore, kurse militantët myslimanë synojnë të inkorporojnë në mënyrë selektive
teknologjinë dhe praktikat perëndimore, përfshirë demokracinë dhe kapitalizmin, në një
version islamik të modernitetit. Beteja zhvillohet më tepër brenda botës myslimane –
midis shtetit dhe shoqërisë, si dhe mbi praktikat sociale brenda vatrave familjare dhe
shkollave– sesa midis Islamit dhe Perëndimit. Larg të qenit një armiqësi monolitike
islamike kundër Perëndimit, thirrja e presidentit iranian Khatami për një dialog
qytetërimesh u përqafua gjerësisht në botën islamike.
Në vend të saj, ajo çka prodhon konflikt (dhe lind terrorizmin anti-perëndimor)
është penetrimi perëndimor në rajon dhe përpjekjet për nënshtrimin e tij: tematikat që
Osama bin Laden besonte se do kishin rezonancën më të gjerë për përkrahje ndaj tij ishin,
sikurse pakënaqësitë e nacionalizmit arab, mospranimi absolut i impaktit në rajon të
231 Samuel Huntington, “The Clash of Civilizations?”, në “Foreign Affairs”, ibid, ff. 22-49. 232 David C. Rapoport, “Fear and Trembling: Terrorism in Three Religious Traditions”, në “American Political Science Review”, ibid, f. 669.
117
Shteteve të Bashkuara; perceptimi i krijuar nga mbështetja që ajo i jepte mohimit nga
Izraeli të të drejtave kombëtare të palestinezëve; hakmarrja e tij e pas-1991 kundër një
Iraku të mposhtur; imponimi prej tyre i një ekonomie neoliberale; bazat e tyre ushtarake
në Gjirin Persik; dhe kontrolli i tyre, përmes regjimeve klienteliste, mbi shpërndarjen e
resursit kryesor të rajonit, naftës.233
Nga pikëpamja gjeopolitike vihet re se terrorizmi është zhvendosur prej të qenit
brenda të njëjtës hapësirë kulturore drejt akteve terroriste përtej linjave ndarëse mes
qytetërimeve dhe midis sferave të tilla kulturore. Këto ndasi kulturore janë bërë më të
rëndësishme me fundin e Luftës së Ftohtë, ndërsa feja është shndërruar në një burim të
rëndësishëm identifikimi. Gjithsesi, studime të tjera kanë arritur në përfundimin se teza
kryesore e Huntington-it nuk qëndron.234 Së pari, teza e tij shfaq një prirje për t’u
instrumentalizuar duke u përpjekur të rrisë koherencën dhe unitetin e qytetërimit
perëndimor, sidomos përkundrejt konkurrentëve si Kina, India, Irani apo shtete të tjerë që
po fuqizohen ekonomikisht dhe politikisht pas Luftës së Ftohtë. Së dyti, teza e tij
përjashtojnë deri-diku mundësinë e bashkëpunimit mes qytetërimeve. Së treti, ajo duket
se nënvlerëson rëndësinë e shtetit-komb si njësi bazë e organizimit të marrëdhënieve
ndërkombëtare dhe të strukturës anarkike të këtij sistemi. Së katërti, bota myslimane
është tepër heterogjene si nga pikëpamja kulturore ashtu dhe gjeografike –sikurse dhe
qytetërimet e tjerë– për të arritur një lloj organizimi të unifikuar, sado joshëse të duket
forca tërheqëse e ushtruar nga modernizimi ekonomik i tipit konfuncian të Kinës, i parë
ky dhe si mjet rivaliteti me Perëndimin. Kjo sepse bota myslimane është shumë e
copëtuar gjeografikisht, politikisht dhe ka shumë konflikte të ndezura brenda saj.
Megjithatë, edhe pse argumenti në favor të përplasjes së qytetërimeve mund të mos
233 Për më shumë mbi këtë argument Graham Fuller & Ian Lesser, “A Sense of Siege: The Geopolitics of Islam and the West”, Nju Jork: Boulder Colo: Westview Press, 1995, veçanërisht Kreun 2 & 3. 234 Eric Neumayer & Thomas Plumper, “International Terrorism and the Clash of Civilizations” në “British Journal of Political Sciences”, Vëll. 39, 2009, ff. 711-34. Edhe studiues të tjerë e kanë kundërshtuar këtë tezë, sidomos vendosjen e saj në qendër të debatit politik, diplomatik dhe akademik pas 11 shtatorit 2001. Kështu për shembull, Joseph Nye ka deklaruar qartë se është kundër pandehmës së qasjes ndaj betejës aktuale kundër terrorizmit si një përplasje qytetërimesh. Joseph Nye, “The Decline of America’s Soft Power”, në “Foreign Affairs”, Vëll. 83, 2004, f. 17. Për më tej mbi kundër-argumentat për tezën e Huntington-it: Errol Henderson & Richard Tucker, ‘Clear and Present Strangers: The Clash of Civilizations and International Conflict’, në “International Studies Quarterly”, Vëll. 45, 2001, ff. 317–38. Giacomo Chiozza, “Is There a Clash of Civilizations? Evidence from Patterns of International Conflict Involvement, 1946–97”, në “Journal of Peace Research”, Vëll. 39, 2002, ff. 711–34. Akbar Ahmed and Brian Forst, (ed.) “After Terror: Promoting Dialogue among Civilizations”, UK, Cambridge: Polity, 2005.
118
qëndrojë gjithnjë si instrument interpretues i akteve terroriste, ai ofron një shpjegim të
pjesshëm por të rëndësishëm për disa raste.
Fundi i shekullit të njëzetë dëshmoi ndryshimin gradual të dhunës politike dhe të
sjelljes, qëllimeve, tendencave, synimeve e orientimit politik të terrorizmit. Shfaqja e
terroristëve që i përkasin një besimi të caktuar fetar ose të terroristëve që e përdorin
besimin e tyre fetar si mjet për të justifikuar veprimet e tyre parashtruan nevojën për
koncepte dhe qasje të reja.235 Janë shfaqur një sërë iniciativash që i atribuohen përdorimit
të fesë si justifikim për akte dhune. Brenda këtyre qasjeve të reja radhiten edhe
Konferencat e Kongreset Ndërkombëtare midis liderëve fetarë që shpallin botërisht
besimin dhe bindjen e tyre ndaj paqes e tolerancës për të bindur besimtarët t’u shmangen
akteve të dhunës. Shembuj të këtyre iniciativave janë:
i) Në Sevilje të Spanjës, Rabini i Parë i Izraelit, Yona Metzer, duke iu drejtuar me
një fjalim Kongresit Ndërkombëtar të Imamëve dhe Rabinëve për Paqe, bëri
thirrje për krijimin e një trupe botërore me përfaqësues nga grupe të mëdha
fetare. Si bëri thirrje për formimin e “Kombeve të Bashkuara të besimeve dhe
grupeve fetare” 236[...] Liderët fetarë shfaqën shumë bindje të përbashkëta se ata
mund të jenë në gjendje të arrijnë marrëveshje aty ku diplomatët kanë
dështuar”.237
ii) Në një prej konferencave të viteve të fundit të Patriarkatit, Deklarata përmendte
se: “Ne ndjejmë keqardhje për ata që predikojnë dhunën ndaj besimeve të tjera
fetare dhe ndaj komuniteteve të tjera etnike. Besojmë në shenjtërinë e jetës
njerëzore dhe i kundërvihemi me forcë atyre që dhunojnë dhe shpërfillin vlerat
njerëzore themeltare. Nuk pranojmë asnjë veprim që dëmton parimet bazë të
besimeve tona përmes interpretimit të gënjeshtërt dhe nacionalizmit të verbër.
Dhe së fundi nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që një veprim i dhunshëm
në një konflikt të armatosur t’i atribuohet vullnetit të Zotit. Justifikime të tilla
nuk do të çojnë kurrsesi drejt paqes. Kërkojmë themelimin e rendit ligjor që të 235 David C. Rapoport, “Fear and Trembling: Terrorism in Three Religious Traditions”, ibid, ff. 655–77. 236 Siç raportonte në 20 Mars 2006 Agjencinë Britanike e Lajmeve BBC. Shih: http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/4800194.stm (20/12/2012). 237 Renwick McLean, “Imams in Spain Say Muslims and Jews Must Confront Extremism”, në “The New York Times”, 26 Mars 2006.
119
respektojë të drejtat thelbësore njerëzore në të gjitha vendet [...] dhe mbrojtjen
aktive të minoriteteve [...]”. 238
iii) Edhe Papa Benedikti i XVI-të bëri thirrje për dialog midis feve pas zgjedhjes së
tij në prill të vitit 2005. 239
Në prill të vitit 2006, në një takim të sponsorizuar nga presidenca austriake e
Bashkimit Evropian, më shumë sesa 130 liderë fetarë nga i gjithë kontinenti ranë dakord
se teologët islamikë në Evropë duhet të bëjnë më shumë për të qartësuar se feja e tyre nuk
bie ndesh me vlerat perëndimore. Deklarata e Myslimanëve dhe Imamëve Evropianë u
kërkoi qeverive evropiane të promovonin programe pune për komunitetin e tyre
mysliman për t’i integruar në shoqëri. “Kjo Konferencë Imamësh Evropianë synonte të
forconte zërat e moderuar që mbeten ndonjëherë jashtë debateve mbi myslimanët nga
predikuesit radikalë anti-perëndimorë shkrimet e predikimet e të cilëve në internet
frymëzojnë grupe të vegjël ekstremistësh myslimanë në Evropë”.240 Deklarata e
Konferencës u bënte thirrje teologëve myslimanë të tregonin se si u përshtatej Islami
vlerave perëndimore. “Myslimanët mund të integrohen dhe të marrin pjesë aktive në
shoqëritë evropiane: ky mbetet qëllimi ynë. Pikërisht këtu identifikohet rreziku kryesor.
Evropa mbetet pika jonë e referencës, megjithëse jemi myslimanë”. 241
Ndonëse deklaratat e liderëve fetarë kanë shtrirje dhe ushtrojnë joshje universale,
komunikimi i tyre humbet në mungesë të besimtarëve që kanë vullnetin të dëgjojnë.
Megjithatë, iniciativat e sipërpërmendura kanë rëndësi jetike për besimtarët, sidomos për
myslimanët që jetojnë në Evropë. Pjesë e rritjes së shqetësimeve për integrimin e tyre i
përket liderëve fetarë që kanë rol thelbësor. Kështu për shembull, në Danimarkë
karikaturat që skicojnë Profetin Muhamed shkaktuan turbullira masive në vendet
myslimane që i konsideruan ato sakrilegj të besimit të tyre. 242 Rasti në fjalë tregoi
padijen jashtëzakonisht të madhe të të dyja palëve (Perëndimit dhe Islamit), çka shkaktoi
238 Deklarata e Konferencës Ndërkombëtare të Stambollit: “Declaration on Peace and Tolerance” International Conference of The Ecumenical Patriarchate, 7-9 Nëntor, 2005, Stamboll, Turqi. 239 Pasqyruar tek raportimi mediatik I Shërbimit Katolik të Lajmeve, 23 Mars 2006. 240 Associated Press, 10 Prill 2006, Vjenë. 241 Heneghan Tom, “Imams vow to preach values of Islam”, në “The Washington Post”, 10 Prill 2006. Brian Murphy, “European Muslims see social, political integration”, në Associated Press, 8 Prill 2006. 242 Gazetat evropiane të periudhës shkurt-maj 2006.
120
trazira dhe shumë probleme ndërkombëtare që mund të mos zgjidhen me lehtësi në të
ardhmen.243
Nga ana tjetër, në Shtetet e Bashkuara, rritja e fuqisë së të djathtës kristiane në
politikën amerikane, veçanërisht lëvizja e fuqishme evangjeliste që përllogaritet në rreth
40 milionë besimtarë, me vizionin apokaliptik të “Ekstazës” dhe “Rikthimit”244, po e
ndryshon gradualisht por në mënyrë vendimtare kulturën politike në SHBA. Mbështetja e
evangjelistëve për rikthimin e hebrenjve në Tokën e Shenjtë ka pasur ndikim të madh
gjeopolitik në politikën amerikane ndaj Lindjes së Mesme.245 Referimi nga Al Gore dhe
George W. Bush (Jr.) tek Jezus Krishti, si burimi kryesor i frymëzimit të tyre politik gjatë
dhe pas fushatës presidenciale të vitit 2000, si dhe i këtij të fundit përgjatë gjithë
presidencës së tij, mund të kuptohen më mirë si një tjetër dëshmi e faktit se krishtërimi
politik, si frymëzim ideologjik dhe formësues identitar, është ringjallur gjithaq gjatë
këtyre dy dekadave të fundit, edhe pse në kontekstin e një vendi me ndarje të qartë të fesë
nga shteti.246
3. Impakti gjeopolitik i globalizmit mbi nacionalizmin dhe fenë
243 Ministrat e punëve të jashtme të Libanit, Libisë, Italisë dhe Suedisë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra si rrjedhojë e mënyrës së gabuar të menaxhimit të çështjes së karikaturave të Profetit. “Associated Press”, 22 March 2006. 244 Termat në gjuhën angleze janë “Rapture” dhe “Second Coming”. “Rapture” (Ekstaza) është një term në eskatologjinë e krishterë që i referohet një citati në Dhiatën e Vjetër (Thesalejtë, 4:17). Ai përdoret rëndom sidomos mes fondamentalistëve të krishterë në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa “Second Coming” (Rikthimi) është një term i hasur si në fenë e krishterë ashtu dhe në atë myslimane –i quajtur ndonjëherë edhe ‘prania’, ose ‘parousia’ për të përdorur një term nga Greqishtja e Lashtë– nënkupton Rikthimin për herë të dytë të Krishtit në Tokë. Besimi tek riti i “Rikthimit” bazohet në profecitë e Ungjijve Biblikë dhe në shumicën e eskatologjive të krishtera dhe islamike. Daniel Williams, “God’s Own Party. The Making of the Cristian Right”, UK: Oxford University Press, 2010, Kreu 2, ff. 34-48. 245 Për një analizë të mprehtë të raportit me fondamentalizmit të krishterë dhe atij hebre në Shtetet e Bashkuara dhe Izrael, si dhe ndikimit në politikën e jashtme amerikane dhe të ardhmen e Lindjes së Mesme: John Mearsheimer & Stephen Walt, “The Israel Lobby and US Foreign Policy”, në “Middle East Policy”, Vëll. XIII, Nr. 3, Vjeshtë 2006, ff. 29-87. Qëndrimet e këtyre dy autorëve u përpunuan më tej në një libër me të njëjtin titull: John Mearsheimer & Stephen Walt, “The Israel Lobby and US Foreign Policy”, Nju Jork: Farrar, Straus & Giroux, 2008. Margot Patterson, “Will Fundamentalist Christians and Jews Ignite Apocalypse?” në “National Catholic Reporter”, 11 Tetor 2002, http://www.natcath.com/NCR_online/archives/101102/101102a.htm (11/04/2012). David Kirkpatrick, “Wrath and Mercy: The Return of the Warrior Jesus”, në “New York Times”, 4 Prill 2004. 246 John Mearsheimer & Stephen Walt, “The Israel Lobby and US Foreign Policy”, Nju Jork: Farrar, Straus & Giroux, 2008, Kreu 4 (“What is the Israel Lobby?”), ff. 111-45.
121
Gjatë dy shekujve të fundit, forcat e modernitetit –burimi fillestar i të cilave ishte
fillimisht Evropa, e më pas Shtetet e Bashkuara– kanë përfshirë pjesën më të madhe të
hapësirës gjeografike të botës, pothuajse tërësinë e shteteve të planetit, duke sjellë
ndryshime dramatike shoqërore, politike, ekonomike, teknologjike dhe institucionale. Në
fazat e para historike këto ndryshime u përçuan drejt botës në zhvillim përmes
imperializmit evropian, duke provokuar forca socio-politike kundërvepruese rezistence,
me natyrë fillimisht lokale e më pas rajonale dhe gjeopolitike – siç kanë dëshmuar rastet e
shumta historike të Lindjes së Mesme dhe botës myslimane në përgjithësi.247
Vetë procesi i modernitetit mund të përbëjnë objekt analize në prizmin e
përfitimeve gjeopolitike për shtete apo aktorë të tjerë jo-shtetërorë (si lëvizjet islamike
apo organizatat terroriste me natyrë fetare), pasi ato kanë rezultuar të shumta e të
padiskutueshme. Por nga ana tjetër ky proces është shoqëruar dhe me një sërë
problematikash socio-politike, me impakt të thellë në sigurinë kombëtare dhe
ndërkombëtare, që kanë shoqëruar zhvillimin e shpejtë. Tashmë shumica e popullsisë në
botën në zhvillim jeton në konglomerate heterogjene urbane –në vend të zonave rurale ku
kjo popullsi qe përqendruar dekada më parë.248 Ky është një proces në vetvete tepër
shkatërrues për të gjithë rendin tradicional, me pasoja jo vetëm socio-politike por edhe
sigurie e gjeopolitike, sa kohë shpërbën status kuotë e mëparshme për të ndërtuar një rend
të ri. Vlerat tradicionale që lidhen me jetën rurale dhe atë fshatare, zmadhimi i bërthamës
familjare dhe strukturat që nevojiten për mbështetjen e saj, lidhjet sociale dhe rehatia e
mënyrës tradicionale të jetesës shkërmoqen me hyrjen e menjëhershme në jetën e qytetit,
duke krijuar një stres psikologjik dhe duke i shtyrë në kërkim të një kuadri të njohur
vlerash familjare.249 Megjithatë, sado të vështira kushtet e jetës në një habitat të ri,
qendrat urbane në të gjitha vendet në zhvillim vijojnë të tërheqin miliona fshatarë që
preferojnë në çdo rast varfërinë urbane krahasuar me vështirësitë tradicionale të jetës së
247 Graham Fuller, “The Future of Political Islam”, në “Foreign Affairs”, Vëll. 81, 2002, ff. 48–60. Shih gjithashtu Mohammed Ayobb, “Political Islam: Image and Reality”, në “World Policy Journal”, Vëll. 21, Nr. 3, Vjeshtë 2004, ff. 1-14. Për më gjerë mbi impaktin gjeopolitik të këtyre ndryshimeve, shih Peter Taylor, “Geopolitics, Political Geography and Social Science”, në Klaus Dodds & David Atkinson (ed.), “Geopolitical Traditions: a Century of Geopolitical Thought”, Londër: Routledge, 2000, ff. 375-380. 248 Kjo është qasja e Robert Kagan, në “The Coming Anarchy”, në “The Atlantic”, Shkurt 1994. 249 Robert Kagan, “The Coming Anarchy”, ibid. Gjithashtu Kreu 4 tek Graham Fuller, “The Future of Political Islam”, i kushtohet gjerësisht impaktit global gjeopolitik të ndryshimeve gjeodemografike globale, sidomos në vendet në zhvillim. (Graham Fuller, “The Future of Political Islam”, ibid, ff. 67-83.)
122
varfër rurale që ofron pak mundësi për të fituar paga të konsiderueshme, për të blerë
artikuj konsumi dhe për të përmirësuar jetesën nëpërmjet arsimit, trajtimit mjekësor,
progresit dhe komoditeteve të tjera urbane. Një kontekst i tillë psiko-social ka prodhuar
historikisht zhgënjime, burimi kryesor i të cilëve është dështimi për t’u përshtatur dhe
afirmuar në një kontekst moderniteti, ndërsa miliarda njerëz tashmë bëhen të vetëdijshëm
nëpërmjet teknologjive bashkëkohore mediatike se çfarë do të thotë një jetë e mirë, duke
ditur se përmirësime të tilla mund të mos i arrijnë jo vetëm ata vetëm, por edhe fëmijët e
tyre. Në këtë kontekst, është e lehtë të rritet impakti i ideologjive radikale, si me
përmbajtje ekskluzivisht politike ashtu dhe me përmbajtje fetare.
Këto probleme janë shumëfishuar sidomos në hapësirat myslimane të Botës së
Tretë, duke prodhuar efekte të rëndësishme gjeopolitike. Konglomerate të mëdha urbane
–si në Kajro (Egjipt), Stamboll (Turqi), Teheran (Iran), Dhaka (Bangladesh), Karaçi
(Pakistan) dhe Xhakartë (Indonezi)– kanë secila mbi 12 milionë banorë. Lëvizjet islamike
kanë shfrytëzuar pikërisht këtë kuadër problematik të jetës urbane me synim lehtësimin e
presioneve urbane duke ofruar një lloj kuadri moral vlerash tradicionale, të ideuara për të
ruajtur koherencën dhe disiplinën shoqërore përballë forcave centrifugale të qytetit.250
Për më tepër, siç argumenton Clement Henry, ‘bekimi i trazuar’ i modernizimit
dhe globalizimit si motori që udhëheq këtë proces, janë shpërndarë në mënyrë të
pabarabartë nëpër botë, duke mundësuar fillimisht krijimin e ravijëzimeve ndarëse mes të
varfërve dhe të pasurve e, më tej, rritjen e hendekut mes këtyre shtresave brenda vendeve
në zhvillim.251 Kjo situatë, e përkeqësuar përgjatë dekadave të fundit, i ka polarizuar edhe
më shumë sidomos shoqëritë me shumicë myslimane (ndërthurur edhe me ngjarjet e reja
të viteve 2000), duke prodhuar tensione të forta sociale, të shoqëruara me lindjen e
lëvizjeve të reja radikale, ose me fuqizimin e ekstremizmit ideologjik fetar. Tashmë një
shtresë tejet e kufizuar elitash në vendet e Botës së Tretë kanë më shumë të përbashkëta
horizontalisht me elitat në pjesë të tjera të botës, sesa vertikalisht, me elementët më të
varfër dhe më pak të edukuar të shoqërive të tyre.
250 Graham Fuller, “The Future of Political Islam”, ibid, ff. 70-72. 251 Clement M. Henry, “The Clash of Globalizations in the Middle East”, në Louis Fawcett (ed.), “International Relations of the Middle East”, UK: Oxford University Press 2006, (për përkthimin në shqip shih UET Press, 2012) ff. 112-36.
123
Me thellimin e pabarazive në pasuri, privilegje dhe fuqi, u rritën tensionet brenda
shoqërive duke marrë gradualisht trajtë politike, sidomos në shtetet me rend politik
relativisht autoritarist. Në përgjithësi elitat –duke iu druajtur pasojave potencialisht të
dëmshme të ndryshimeve shoqërore– vihen në pozita mbrojtëse duke dëshiruar ruajtjen e
status kuo-së dhe vijimin e të njëjtit rend gjërash.252 Kjo nënkupton se ata mohojnë çdo
mundësi ndryshimi duke rritur njëkohësisht shkallën e autoritarizmit brenda shtetit, duke
polarizuar më tej shoqërinë dhe duke ofruar një terren mjaft të favorshëm për lëvrimin e
lëvizjeve ekstremiste ideologjike dhe fetare. Pushteti i këtyre elitave është strukturuar në
një formë pseudo-demokratike qeverisjeje. Në këto kushte është e pashmangshme që të
shfaqen shenja zhgënjimi dhe irritimi masiv në shtresa të ndryshme sociale, të cilat mund
të akomodohen brenda idesë së barazisë që ofrohet nga ideologjitë fetare, ku Islami nuk
bën përjashtim. Kësisoj, siç argumenton Fuller, “lëvizjet islamiste në botën myslimane i
adresohen në mënyrë të drejtpërdrejtë këtyre çështjeve kur artikulojnë drejtësinë sociale,
si një prej qëllimeve të tyre kryesore, brenda një kuadri tradicional vlerash, si dhe
nevojën për të krijuar struktura jo-publike/jo-shtetërore të mbështetjes sociale”.253 Sa
kohë që marrëveshjet aktuale të elitave politike identifikohen me Shtetet e Bashkuara ose
Perëndimin, lëvizjet opozitare mbajnë qëndrime anti-perëndimore të cilat, siç do të
argumentojmë në kreun pasardhës, përthyhen herë pas here në lëvizje ekstremiste që
përdorin akte terroriste duke i përligjur në mënyrë fetare, me objektiv gjeopolitik
ndryshimin jo vetëm të politikës së jashtme por edhe të asaj të brendshme.
Nga ana tjetër, proceset e ndërlikuara të modernitetit dhe globalizmit kanë pasur
një efekt të rëndësishëm mbi konceptimin e nacionalizmit dhe identitetit kombëtar. Të
pavarësuara kryesisht rreth mesit të shekullit të XX-të, shumica e shteteve të Botës së
Tretë tentuan të zhvillonin një ideologji perëndimore, të paktën në vizionin e elitave
politike. Nacionalizmi laik i modelit të shtet-kombeve evropiane, zakonisht me një
nuancë socialiste, karakterizoi thuajse çdo regjim të ri që erdhi në pushtet në vendet e
Botës së Tretë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, përfshirë shumicën dërrmuese të
shteteve të lindura rishtas në botën myslimane, e në veçanti në Afrikën e Veriut (në zonën 252 Richard Jackson, “Regime Security”, në Alan Collins (ed.), “Contemporary Security Studies”, ibid, ff. 194-210. 253 Graham Fuller, “The Future of Political Islam”, ibid, ff. 77-80. Gjithashtu Clement Henry, “The Clash of Globalizations in the Middle East”, në Louis Fawcett (ed.), “International Relations of the Middle East”, ibid, ff. 112-36.
124
e Magrebit dhe Mashrekut).254 Regjimet kolonialiste kishin inkurajuar përgjithësisht
vlerat laike, duke synuar që në botën myslimane të dobësonin fuqinë institucionale dhe
financiare të Islamit, i cili shihej si një qendër e fuqishme rezistence ndaj autoritetit
kolonial. Gjenerata e parë e udhëheqësve të pavarur bashkëpunonte shpeshherë me forcat
fetare gjatë luftërave për çlirim kombëtar, duke ruajtur gjithsesi ideologjinë laike. Vizioni
i tyre dominohej nga modeli perëndimor i ndërtimit të shtetit, si në rastin e Shahut në
Iran, apo e Sadatit (pasuesit të Nasser-it) në Egjipt.255 Fatkeqësisht në shumicën
dërrmuese të rasteve pavarësia dështoi të zgjidhte shumë prej problemeve kyçe
kombëtare, duke krijuar madje edhe probleme të reja. Me t’u shuar euforia e pavarësisë,
autoritarizmi, korrupsioni dhe përleshjet e brendshme për pushtet brenda regjimeve të
reja çuan në reagime kundër tyre. Në këtë pikë, islamistët i kanë akuzuar tradicionalisht
politikat e kësaj gjenerate të parë të lidershipit jo vetëm për dështim në përmbushjen e
pritshmërive dhe nevojave kombëtare, por edhe për mosrespektim të fesë islame dhe
mungesë ‘autenticiteti’.256
Ndërsa elitat e reja kombëtare filluan të ndërtonin regjimet e para jo-demokratike
të periudhës pas pavarësisë bazuar tek nacionalizmi laik, ato i hodhën sytë kah fuqisë
transformuese dhe shtrënguese të shtetit për të përmbushur axhendën e tyre. Në fakt kjo
solli identifikimin dhe njëjtësimin gradual të shtetit me kombin, duke imituar modelin
evropian të shtetit, e duke përdorur shpeshherë ushtrinë për të mbrojtur elitën sunduese.
Kjo përplasje interesash, që është vënë re shpeshherë sidomos në shtetet e Lindjes së
Mesme, i la islamistët jashtë pushtetit, duke i identifikuar ata me shtresat e gjera të
popullsisë, kundër elitës sunduese. Kjo i shndërroi ata gradualisht në një instrument të
fuqishëm antishtetëror dhe anti-elitar. Pikërisht ky kontekst u pasqyrua në mënyrë mjaft
254 Raymond Hinnebusch, “The Politics of Identity in Middle East International Relations”, në Louis Fawcett (ed.), “Internaional Relations of the Middle East”, ibid, ff. 151-171. Për më gjerë mbi këtë çështje Krerët 21, 22, 31 dhe 33 tek Bernard Lewis, “From Babel to Dragomans: Interpreting the Middle East”, ibid, ff. 205-32; 299-313 & 319-32. Bernard Lewis, “The Middle East”, ibid. Samuel Huntington, “The Clash of Civilizations”, ibid, ff. 109-20 & 174-83. Mark Juergensmeyer “The Worldwide Rise of Religious Nationalism”, në “Journal of International Affairs”, ibid. 255 Këtë argument ka parashtruar dhe shtjelluar gjerësisht Lewis në Kreun 8 mbi konceptin e shtetit në Lindjen e Mesme dhe në Kreun 12 mbi rolin e fesë islame në shoqëri si dhe raportin e saj me shtetin. Bernard Lewis, “The Middle East”, ibid, ff. 133-57 & 218-44. Bernard Lewis, “The Crisis of Islam: Holy War and Unholy Terror ibid. Graham Fuller, “The Future of Political Islam”, ibid. 256 Bernard Lewis, “The Crisis of Islam: Holy War and Unholy Terror”, ibid, f. 85. Francis Fukuyama & Adam Garfinkle, “Promote democracy and prevent terrorism – but don’t conflate the two”, The Wall Street Journal, 27 Mars 2006. Bernard Lewis, “The Roots of Muslim Rage”, ibid, ff. 45-70.
125
të qartë gjeopolitike gjatë dhe pas revoltave në vendet arabe të viteve të fundit – e njohur
tashmë në terminologjinë diplomatike dhe mediatike si ‘Pranvera Arabe’. Ndryshimi që
shumëkush priste në Perëndim, se këto revolta do të sillnin në pushtet më në fund forcat
demokratike dhe përparimtare, u shndërrua me shpejtësi në zhgënjim dhe dyshim për
shkak të fuqizimit të menjëhershëm të forcave islamike ekstremiste, të cilat po e
përdornin Islamin politik për qëllimet e tyre gjeopolitike.257 Në këtë kuptim, islami
politik po shndërrohet me shpejtësi, thuajse në të gjithë botën myslimane, në një përplasje
klasore edhe pse islamistët ngurrojnë të arsyetojnë në terma klasorë. Por ky nuk është një
fenomen i ri dhe ekskluziv i botës myslimane. Kështu, në Indi, elektorati i partisë që
synon ringjalljen radikale të fesë hinduiste, nuk bazohet tek elita tradicionale e krijuar pas
pavarësisë së vendit, por nga shtresat e mesme dhe të ulëta, situata e vështirë socio-
ekonomike e të cilave i shtyn të kërkojnë dhe sfidojnë ndryshimin e rendit ekzistues.
Çdo sfidë ndaj elitave sunduese politike të ‘perëndimizuara’ prej forcave që
pretendojnë se përfaqësojnë ‘autenticitetin’ dhe traditën e vërtetë, nuk përbën habi që
përdoret si një mjet i fuqishëm nacionalizmi me orientim fetar, i shfaqur si një element i
fuqishëm në politikën e vendeve të Botës së Tretë gjatë dhe pas viteve 1970-të, siç
dëshmojnë shembujt e hinduizmit në Indi, judaizmit ultra-ortodoks në Izrael, budizmit
militant në Sri Lanka, nacionalizmit sikh në Punjap, ‘teologjisë çlirimtare’ në Amerikën
Latine dhe islamit politik në botën myslimane. Vitet 1990-të kanë dëshmuar lidhjen e
politikës me fenë, si në rastin e Kishës Ortodokse në Rusi dhe Serbi, apo faktorizimin e
fesë dhe radikalizmin e shprehur të saj në nacionalizmin grek.258 Shpeshherë
nacionalizmi me baza fetare i mbivendoset nacionalizmit laik, madje mund të pohojmë se
–siç dëshmon rasti i Greqisë dhe Serbisë sa i takon fesë të krishterë ortodokse apo i
Sirisë, Egjiptit, Iranit, Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme sa i
257 Debati akademik dhe impakti i tij mediatik ka qenë shumë i mprehtë, ndërsa raportimet nga Lindja e Mesme po shtoheshin dhe po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta. Thomas Friedman, “The Other Arab Spring”, në “New York Times”, (Op. Ed.), 7 Prill 2012. Scott Peterson, “Egypt's revolution redefines what's possible in the Arab world”, në “The Christian Science Monitor”, 11 Shkurt 2011. Charles Sullivan, “Riding the Revolutionary Wave: America, The Arab Spring and the Autumn of 1989”, në “The Washington Review of Turkish and Eurasian Affairs”, Uashington: Rethink Institute, Prill 2011. “Democracy's hard spring”, në “The Economist” 10 Mars 2011. 258 Mark Juergensmeyer, “The New Cold War: Religious Nationalism Confronts the Secular State”, University of California Press, 1993, ff. 1-8.
126
takon fesë myslimane– nacionalizmi arrin kulmin e efikasitetit të tij kur feja përkon me
identitetin kombëtar në konfliktet me natyrë nacionaliste.
Brenda këtij konteksti të efekteve gjeopolitike të përplasjes mes modernitetit (dhe
globalizmit si motori i tij) dhe traditës kryesisht në vendet e Botës së Tretë dhe në ato në
zhvillim, shtetet dhe popujt myslimanë nuk janë assesi të imunizuar nga ky proces.
Përkundrazi, siç ka rezultuar nga krizat dhe konfliktet e shumta, minoritetet myslimane
në shtetet jo-myslimane i kanë shprehur më me forcë pakënaqësitë e tyre kundër shtypjes
dhe keqqeverisjes. Kauza e tyre artikulohet paralelisht në terma islamistë dhe
nacionalistë, duke i dhënë islamit politik një ngjyrim të fortë gjeopolitik. Ndërlidhja e
ligjërimit nacionalist me atë islamik ka qenë e dukshme në rastet e Palestinës, Çeçenisë,
Kashmirit, Bosnjës, Filipineve e kështu me radhë.259 Ndërsa minoritetet myslimane e
kanë shfrytëzuar këtë ndërlidhje për të përmbushur objektivin e autonomisë ose
pavarësisë së tyre, shtetet myslimane që kanë imponuar një regjim të ashpër kundër
minoriteteve të tyre jo-myslimane (ose edhe mbi vetë popullsinë myslimane) përballen
me të njëjtat kërcënime –si berberët në Algjeri dhe Marok; popujt jo-myslimanë në
Sudanin e Jugut, kurdët në Irak, Turqi dhe Iran, azerët në Iran, balukët ose sindhis në
Pakistan– pasi të gjitha këto grupe etnike apo komunitete fetare shfaqin kërkesa të
ngjashme ndaj shteteve myslimane.260 Ndërsa islamistët mbrojnë të drejtat separatiste të
minoriteteve myslimane në shtete të tjerë, nuk i pranojnë këto të drejta për minoritetet e
tjera në territoret brenda shteteve myslimane.
Kur ndonjë grup ose shoqëri zgjedh të përdorë fenë, në nivel etnik ose rajonal, në
arenën politike, atëherë pasojat gjeopolitike bëhen të pashmangshme. Çdo shoqëri e
hapur zotëron politikat e saj të identitetit, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Politika e
identitetit mund të funksionojë në dy mënyra: mund të shërbejë si një urë sociale lidhëse,
duke kontribuuar në fuqizimin dhe unifikimin e një shoqërie nën një identitet të
përbashkët. Por në shumicën e rasteve këto lloj politikash mund të veprojnë në mënyrë
përçarëse, veçanërisht në shtetet multietnike, të cilët mbahen tradicionalisht së bashku
nga regjime autoritariste, ku ravijëzimet ndarëse ekonomike dhe sociale ndërveprojnë me 259 Kreu 4 mbi “Islamizmin dhe Gjeopolitikën Globale” tek Graham Fuller, “The Future of Political Islam”, ibid, ff. 67-81. Jeffrey Sachs, “Islam’s geopolitics as a morality tale,” në “The Financial Times”, 28 Tetor 2001. Olivier Roy, “The Failure of Political Islam”, Cambridge: Harvard University Press, 1994. Robert Kagan, “The Coming Anarchy”, ibid. 260 Robert Kagan, “The Coming Anarchy”, ibid.
127
ato etnike dhe fetare. Sigurisht që me lëvizjet e mëdha të popullsisë sidomos gjatë dy
dekadave të fundit dhe flukset e mëdha emigratore nga vendet e Botës së Tretë drejt atyre
të zhvilluara, shoqëritë po bëhen gjithnjë e më multietnike. Por, sipas Fuller: “vetëm ato
shoqëri multikulturore që ndërtohen në mënyrë të vullnetshme do të kenë sukses, ndërsa
shtetet që bëhen burgje për minoritetet e pakënaqura janë të destinuara të vuajnë nga
trazira dhe rebelime të forta. Identiteti mysliman spikat kur tiranët nuk janë
myslimanë.”261
Tashmë edhe shtetet-kombe evropiane po përjetojnë ndryshime të mëdha, jo
vetëm me natyrë demografike por, për rrjedhojë, edhe sociale e ekonomike (të shoqëruara
edhe me krizën ekonomike të viteve të fundit).262 Ato pasqyrojnë ndryshimin e balancave
gjeopolitike dhe rritjen e rëndësisë së myslimanëve brenda kontinentit evropian. Nga ana
tjetër po dalin në pah vështirësitë e asimilimit të këtyre dallgëve të reja emigratore,
sidomos të dy dekadave të fundit (si të turqve në Gjermani, arabëve në Francë apo
shqiptarëve në Itali dhe Greqi).
Islamistët janë mes atyre që po punojnë në mënyrë aktive mes komuniteteve të
emigrantëve në Perëndim, duke ofruar ndihmë komunitare dhe mbrojtje e garantim të
vlerave, identiteteve dhe strukturës islamike të këtyre komuniteteve. Islamizmi (i kuptuar
në këtë rast si një doktrinë myslimane e moderuar dhe jo si Islam politik) mund të forcojë
kohezionin komunitar në këtë proces, duke përjetësuar dallimet me kulturën evropiane.
Por nëse shoqëritë perëndimore përballen me sfidën e përshtatjes ndaj emigrantëve të rinj,
shumë vende myslimane përballen me problemin e kundërt të multikulturalizmit në
shoqëritë e tyre, si minoritete të pa-asimiluara, veçanërisht komunitetet jo-myslimane,
janë tashmë gjithnjë e më pak të gatshme të fshehin identitetin e tyre ose të heqin dorë
prej tij, duke kërkuar njëkohësisht të drejta të plota ligjore dhe sociale.263 Bota myslimane
është e mbushur me probleme të tilla dhe islamistët janë një prej grupimeve kyçe politike
që përkrahin respektimin e të drejtave dhe mbrojtjen e identitetit dhe interesave të
komunitetit mysliman.
261 Cituar tek Graham Fuller, “The Future of Political Islam”, ibid, ff. 71-2. 262 Mbi krizën greke dhe impaktin e saj gjeopolitik: Ioannis Grigoriadis, “Greek Tragedy” në “World Policy Journal”, Vëll. 28, Nr. 2, 2011, ff. 101-9. 263Shih Samuel Huntington, “The Clash of Civilizations?”, ibid, ff. 22-49.
128
Nga pikëpamja juridike, islamistët ndodhen shpeshherë në pozita të vështira, pasi
ligji islamik –të cilin do ta shtjellojmë në thellësi në kreun pasardhës të këtij punimi–
është shumë i qartë në ndalimin e dallimeve etnike mes myslimanëve dhe në thirrjen për
mbrojtje juridike të minoriteteve fetare. Ndërsa vetëm pak islamistë264 –që kryesisht i
përkasin sektit vahabist– mbrojnë mosrespektimin e të drejtave të minoriteteve të tjera jo-
myslimane, është fakt se islamistët janë fokusuar pikësëpari në praktikë në fuqizimin e
fesë myslimane dhe të të drejtave të këtij komuniteti.265 Kështu për shembull, në
Indonezi, Malajzi dhe Egjipt, islamistët nuk janë kundër minoriteteve, por të interesuar
kryesisht për mirëqenien e komunitetit mysliman dhe stabilitetin e shtetit mysliman. Pra,
mund të pohohet se islamistët (si bartës në politikë të mesazheve fetare) janë përfshirë
thellësisht në çështjet e interpretimit të multikulturalizmit në botën myslimane dhe nuk
përfaqësojnë një pikëpamje të unifikuar mbi këtë tematikë.
Për shumë njerëz, sidomos në botën myslimane dhe në vendet në zhvillim,
globalizmi nuk është veçse një formë e re e hegjemonisë perëndimore, e sidomos asaj
amerikane, një paketë ekonomike, politike dhe kulturore me përfitime të dyshimta. Në
këtë mënyrë këtij procesi i vishet një mantel sa ideologjik, duke u bërë pjesë e
argumentimit të islamit politik, aq dhe gjeopolitik, duke qartësuar konturet e një
përplasjeje mes dy grupeve. Në këtë proces shumëdimensional globalizimi, humbësit
mund të kërkojnë strehim brenda suazës së ideologjive, ose pseudo-ideologjive,
alternative, duke përqafuar edhe ideologji fetare, në rastin e Islamit, të veshura me
mesazhe politike, jo vetëm sa i takon organizimit të shtetit por edhe të politikës së tij të
jashtme.266
Bota myslimane dhe Islami politik, si përfaqësuese par excellence e vendeve të
Botës së Tretë, ka shërbyer si mbrojtëse e traditave kulturore që burojnë nga feja, kultura
dhe tradita islamike. Kësisoj një ndër artikulimet kryesore të islamistëve, bashkë me
264 Në këtë pikë termi ‘islamist’ përdoret për të karakterizuar atë pjesë të komunitetit mysliman që priret ta lidhë Islamin me pushtetin politik dhe me shtetin në mënyrë më të përgjithshme. Duhet bërë paraprakisht dallimi, sikurse do ta specifikojmë dhe në vijim, mes Islamit politik dhe islamistëve nga njëra anë, si përçues të mesazheve fetare në sistemin politik, dhe besimtarëve myslimanë që i përkasin një komuniteti shumë më të gjerë, e që e shohin rolin e fesë krejtësisht të ndarë nga shteti dhe politik. Mohammed Ayoob, “Political Islam: Image and Reality”, në “World Policy Journal”, ibid, ff. 1-14. Olivier Roy, “The Failures of Political Islam”, ibid, Kreu 2: “Concepts of Islamism”, ff. 35-48. 265 Olivier Roy, “The Failures of Political Islam”, ibid, Kreu 3: “The Sociology of Islamism”, ff. 48-60. 266 Graham Fuller, “The Future of Political Islam”, ibid, ff. 77-80. Olivier Roy, “The Failures of Political Islam”, ibid, ff. 60-75. Bernard Lewis, “The Roots of Muslim Rage”, ibid.
129
nacionalistë të tjerë në botën myslimane, ka të bëjë me rrezikun që buron nga procesi i
globalizmit. Një tjetër argument politik i islamistëve ka të bëjë me parimet ekonomike
sipas doktrinës fetare islamike, bazuar në të cilat duhet të operojë e gjithë bota myslimane
– kjo i shton një ngjyrim gjeoekonomik dimensionit gjeopolitik që shpalos Islami politik.
Por kjo qasje nuk u takon ekskluzivisht islamistëve. Në këtë pikë, argumenti që John
Gray ka përdorur për shoqëritë e Azisë Lindore në përgjithësi, mund të aplikohet fare
mirë edhe për ithtarët e Islamit politik: “në kulturën aziatike, institucionet e tregut nuk
shihen teologjikisht si qëllim në vetvete, por si një mjet për të krijuar pasuri dhe kohezion
social.[...] ‘Liria aziatike’ nga teologjia ekonomike mundëson që institucionet e tregut të
gjykohen dhe reformohen bazuar në ndikimin që funksionimi i tyre ka tek vlerat dhe
stabiliteti i një shoqërie.”267 Edhe arsyetimi islamist mbi ekonominë dhe globalizmin
reflekton të njëjtat ide, pavarësisht se shtetet myslimane kanë pasur më shumë probleme
në realizimin e versionit të tyre të modernizimit, krahasuar me historitë e suksesit të
vendeve të ndryshme të Azisë Lindore. Së fundi, islamistët ndajnë me pjesën tjetër të
botës shqetësimin për fatin e drejtësisë ekonomike dhe sociale në atë që ata e shohin si
rendi social darvinist i kapitalizmit perëndimor.
Rëndësia e shtetit ka qenë vendimtare në çdo fazë të marrëdhënieve
ndërkombëtare, e sidomos në fazën aktuale të gjeopolitikës së vendeve myslimane në
përgjithësi dhe Lindjes së Mesme në veçanti. Pyetja që shtrohet është nëse shteti i
shërben popullit apo nëse populli i shërben shtetit. Në Perëndim kjo pyetje merr përgjigje
të qartë në favor të idesë se shteti i shërben popullit, por gjërat nuk janë aq të qarta kur
diskutohet mbi rolin e shtetit në botën myslimane. Kështu për shembull, shteti turk i është
kundërvënë historikisht doktrinës së Islamit politik, më shumë ndoshta se shumica e
shteteve të tjerë të botës myslimane. Si një prej demokracive më të përparuara të botës
myslimane, koncepti i supremacisë së shtetit në Turqi, kohët e fundit, gjatë qeverisjes së
kryeministrit Erdogan dhe partisë së tij, ka filluar të vihet në pikëpyetje.268 Islamistët janë
përfshirë në këtë argumentim kryesisht për shkak se shteti ekzistues ka qenë pengesë
267 John Gray, “False Dawn: The Delusions of Global Capitalism”, Nju Jork: The New Press, 1998, f. 192. 268 Kështu për shembull, mjafton të përmendim preambulën e Kushtetutës turke: “Shteti turk është i përjetshëm”. Emel Akçali, “EU, Political Islam and Polarization of Turkish Society”, në Michelle Pace (ed.), “Europe, the USA and Political Islam: Strategies of Engagement”, UK: Palgrave Macmillan, 2011, ff. 40-58.
130
kyçe për pjesëmarrjen e tyre në rendin politik. Sa kohë që islamistët nuk bëhen pjesë e
pushtetit, ata do të vijojnë të mbrojnë tezën e popullit kundër shtetit dominues.
Duke qenë se një ndër premisat kryesore të globalizmit është dobësimi i
sovranitetit të shtetit, atëherë ky i fundit ndjehet edhe më i kërcënuar në shumicën
dërrmuese të shteteve të Botës së Tretë nga dy pikëpamje: nga lart, sovraniteti i shtetit
dobësohet nga proceset globalizuese, organizatat ndërkombëtare, përhapja e normave të
reja globale, nga rritja e ndërvarësisë ekonomike dhe politike ndërkombëtare, nga lehtësia
e transportit që redukton izolimin, nga humbja e kontrollit mbi sistemet e brendshme të
telekomunikacionit për shkak të komunikimeve satelitore dhe internetit; ndërsa nga
poshtë –apo e thënë ndryshe, nga brenda– ai rrezikohet nga rritja e rajonalizmit,
nacionalizmit, organizatave kriminale, si dhe nga dobësimi i kontrollit dhe autoritetit të
shtetit në nivel lokal.269 Rreziku i shteteve të dobët në botën myslimane është shumë i
pranishëm sot në Indonezi, Pakistan, Afganistan, Azinë Qendrore, rajonin e Kaukazit,
Sudan, Irak, Egjipt dhe Algjeri, për të përmendur vetëm disa prej tyre. Kjo rrit gjasat jo
vetëm të fuqizimit të ideologjive fetare me bazë të gjerë popullore, si Islami politik, por
edhe të fuqizimit të tyre në raport me shtetin dhe dimensionet gjeopolitike të tij. Një
situatë e tillë e dobësimit të autoritetit dhe kontrollit të shtetit ka krijuar premisat për
rritjen e ekstremizmit fetar dhe dhunës terroriste. Ky fenomen lidhet ngushtësisht me
problemin e ‘shteteve të dështuara’, ku dobësimi i autoritetit, normave ligjore dhe
institucioneve të kontrollit qendror përfundojnë me rritjen e anarkisë, shkeljen e ligjeve
dhe kriminalitetin, të përmbledhur më së miri në librin e Robert Kaplan, “Anarkia që po
troket”.270 Por nëse Islami mund të ofrojë urën e nevojshme lidhëse ose forcën morale në
gjendje të parandalojë kolapsin politik dhe ruajtjen e vlerave dhe kohezionit social, varet
në masë të madhe nga mënyra sesi islamistët e aplikojnë atë. Si i tillë, siç argumenton
Robert Kaplan për shumicën e vendeve afrikane, Islami ka shanse më të mëdha të
funksionojë, krahasuar me ideologjitë e tjera, në kushtet kur sfidat janë kaq të mëdha.271
Kjo dëshmon se në kushtet e shteteve të dobëta lehtësohet procesi i përdorimit të
terrorizmit si instrument strategjik dhe rriten shanset e suksesit të tij si faktor gjeopolitik. 269 Georg Sorensen, “After the Security Dilemma: the Challenges of Insecurity in Weak States and the Dilemma of Liberal Values”, në “Security Dialogue”, Vëll. 38, Nr. 3, 2007, ff. 357-78. Richard Jackson, “Regime Security”, në Alan Collins (ed.), “Contemporary Security Studies”, ibid, ff. 194-210. 270 Robert Kagan, “The Coming Anarchy”, në “The Atlantic”, Shkurt 1994. 271 Robert Kaplan, “The Coming Anarchy”, ibid.
131
Në këtë kontekst gjeopolitik, nëse shteti i dështuar dhe në kolaps është njëra anë e
medaljes, në anën tjetër qëndron shteti tiranik dhe despotik. Në shumë rajone të botës, si
Azi, Amerikë Latine dhe Afrikë, janë vënë re lëvizje popullore kundër sistemeve
autokratike dhe përpjekje të reja për të ndërtuar sisteme më demokratikë qeverisjeje dhe
përfaqësimi. Fundi i Luftës së Ftohtë në veçanti solli një dallgë të re ndryshimesh dhe
demokratizimesh, disa prej të cilëve mjaft rastësorë, disa të përkohshëm, siç kemi vënë re
me rrëshqitjen e shumë prej vendeve të Azisë Qendrore, të dala nga shpërbërja e
Bashkimit Sovjetik, në regjime autokratike dhe diktatoriale.272 Në këtë kontekst global
gjeopolitik, bota myslimane ka mbetur pas rajoneve të tjerë të botës në zhvillimin e
strukturave demokratike. Islamistët luajnë tashmë një rol kyç në këtë kuadër, duke u
shndërruar në faktor të rëndësishëm gjeopolitik, me rëndësi tashmë globale, të cilët
shpeshherë e përdorin terrorizmin në funksion të këtyre vizioneve gjeopolitike.
Nga ana tjetër, në peizazhin e ndërlikuar gjeopolitik të vendeve në zhvillim dhe
shteteve të dobëta, duhen shtuar edhe institucionet fetare, roli politik dhe gjeopolitik i të
cilave, sikurse kemi theksuar më parë, ka ardhur në rritje gjatë dy dekadave të fundit. Në
të gjitha shtetet dhe kohërat institucionet fetare kanë qenë objekt i një ndasie të dyfishtë:
mes idealizmit, drejtësisë dhe moralitetit nga njëra anë dhe realpolitikës (apo
gjeopolitikës) nga ana tjetër, duke synuar të marrin pushtetin dhe të luajnë rolin e
udhëheqësve të shteteve, çka është arritur në shumë raste, si në vendet perëndimore ashtu
dhe në ato myslimane.273 Udhëheqësit fetarë të të gjitha besimeve fetare e kanë parë më
të sigurt dhe më të volitshme të punojnë me shtetin sesa të t’i kundërvënë shtetit vlerat e
fesë. Kisha katolike historikisht ka ofruar mbështetje të madhe në një numër të madh
luftërash evropiane për ato shtete që e kanë mbështetur atë; ishte një aleat kyç në
pushtimin e Amerikës Latine nga spanjollët. Vetëm një pjesë e vogël brenda Kishës
Katolike u shqetësua për çështjet e mirëqenies dhe drejtësisë sociale për popujt e pushtuar
indigjenë të Amerikës së Veriut ose të Jugut. Por joshja e idealizmit u rishfaq në mes të
272 Samuel Huntington, “The Third Wave. Democratization in the Late Twentieth Century”, US: University of Oklahoma Press, 1991. 273 Rasti i Iranit dhe i Afganistanit gjatë regjimit taleban janë ndoshta shembujt më tipikë në këtë drejtim. Referencë
132
shekullit të njëzetë, kur doktrinat formale të ‘teologjisë emancipuese’, filluan të gëzonin
përkrahje më të gjerë, duke reflektuar një vizion ideologjik më pranë qendrës së majtë.274
Politika islamiste përkon mjaft mirë me këtë model, i cili ndërthur vlerat fetare me
implikimet politike, duke prodhuar një vizion të qartë gjeopolitik. Kësisoj, beteja për
drejtësi sociale, bazuar në parime morale dhe e pasuruar me ideologji fetare, është
intensifikuar gjatë dekadës së parë të shekullit të XXI, duke dëftuar se Islami politik,
sikurse doktrinat e tjera fetare përpara tij gjatë periudhave të mëparshme historike, do të
mbetet i përkushtuar në këtë drejtim. Shembulli më i qartë është ripërtëritja e tij politike
sidomos pas Pranverës Arabe, siç dëshmojnë rastet e Egjiptit, Algjerisë dhe Tunizisë, me
rritjen e ndikimit politik të lëvizjeve islamiste.275
Ndërthurja e pasojave të globalizmit me dëshirën për të ndërtuar një bazament
moral për autoritetin, kanë kontribuuar në rritjen e rolit të fesë në politikë. Në këtë
kuptim, Islami është vetëm një ndër fetë që janë përfshirë në sistemet politike.276 Ai
mund të krahasohet me rolin e Kishës Katolike në Amerikën Latine dhe në Azi, me rolin
qendror të fesë në konfliktin në Irlandën e Veriut; apo me judaizmin që ka prodhuar
militantët e tij nacionalistë dhe terroristë. Kisha Ortodokse ka mbështetur kauza të
ndryshme nacionaliste kundër popullsive në shtete jo-ortodokse. Budistët kanë shfaqur
anën e tyre militante dhe të dhunshme në politikat në Sri Lanka kundër tamilëve
hinduistë. Fondamentalistët amerikanë janë drejtpërdrejtë aktivë në skenën politike
amerikane, duke u shfaqur në fushatat presidenciale për Kongres kryesisht në anën e
kandidatëve republikanë. Nga ana tjetër grupe aktivistësh fetarë janë përfshirë në akte
dhune dhe vrasjesh për çështjen e abortit, ndërkohë që kishat protestante kanë protestuar
kundër luftës në Vietnam dhe në mbrojtje të popujve indigjenë kudo në botë.277 Prandaj,
mund të pohojmë se Islami nuk është doktrina e vetme fetare që përfshihet aktivisht në
politikë, në shtet dhe, për rrjedhojë, në vizionin gjeopolitik të një shteti që pasqyrohet në
politikën e tij të jashtme dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.
274 Graham Fuller, “The Future of Political Islam”, ibid, ff. 76-7. 275 Olivier Roy, “The Failure of Political Islam”, ibid, Kreu 5 (“Neofundamentalism: from the Muslim Brotherhood to the Algerian FIS”), ff. 75-89. 276 Mohammed Ayoob, “Political Islam: Image and Reality”, ibid, ff. 1-14 . Gjithashtu Bernard Lewis, “The Roots of Muslim Rage”, ibid. Graham Fuller, “The Future of Political Islam”, ibid, ff. 76-7. 277 Një ndër studimet më të rëndësishme sa i takon të djathtës fetare në SHBA i përket Daniel Williams, “God’s Own Party. The Making of the Cristian Right”, ibid, Kreu 5, ff. 89-103.
133
Myslimanët nuk janë të vetëm në shqetësimin mbi humbjen e mundshme të
busullës morale, pasi kjo gjë nuk është e panjohur as për Perëndimin. Cili është burimi i
duhur i vlerave morale përballë dobësimit të doktrinës fetare? A duhet që perëndimi të
shndërrohet në ofruesin kryesor të vlerave bashkëkohore për pjesën tjetër të botës? Këto
janë disa prej pyetjeve thelbësore që shtrohen në këtë drejtim gjatë dekadës së parë të
shekullit të XXI. Për shumë myslimanë, problemi i Perëndimit nuk është krishtërimi, por
braktisja e tij; zëvendësimi i vlerave fetare me vlera humaniste laike –një çështje që e
kanë ngritur shpeshherë edhe fondamentalistët e krishterë në Perëndim. Në fakt, jo vetëm
myslimanët por edhe të krishterët dhe hebrenjtë vënë në pikëpyetje faktin nëse në
Perëndim kodi etik dominues bashkëkohor i humanizmit ka prodhuar një sistem të rreptë
vlerash, në gjendje të mbështesë shoqërinë perëndimore në planin afatgjatë.278
Myslimanët vënë në pikëpyetje fuqinë dhe efikasitetin e kodeve perëndimore me natyrë
humaniste të së drejtës dhe etikës që në analizë të fundit prodhuan makineritë më të egra
të imoralitetit dhe gjenocideve në historinë e njerëzimit, fashizmin dhe komunizmin, për
të mos përmendur dy luftërat botërore, të prodhuara pikërisht nga fuqitë perëndimore.
Shekullaristët radikalë kanë qenë gjithnjë të prirur ta shohin forcën e fesë në përgjithësi
dhe në politikë në veçanti, si një burim potencial intolerance, obskurantizmi,
paragjykimesh dhe fanatizmi. Në histori shembuj të tillë janë të shumtë, përgjatë epokave
të ndryshme të historisë së njerëzimit dhe nëpër kultura të ndryshme.
Lëvizjet islamike mund të shihen njëkohësisht si konservatore dhe progresiste.
Por gjithsesi, edhe mbështetësit e idesë së konservatorizmit duhet të pranojnë nevojën për
një mjedis të lirë politik. Në fakt, termat ‘progresiv’ dhe ‘konservator’ bartin një
konotacion tejet ideologjik dhe doktrinor. Lëvizjet fetare mund të jenë konservatore sa
kohë që interesohen për fenë dhe çështjet e vlerave, duke ndjekur një axhendë sociale
konservatore; por mund të funksionojnë në mënyrë agresive brenda një rendi të caktuar
politik kur shndërrojnë në qëllim parësor nevojën për ndryshim, demokratizim, hapje më
të madhe, të drejtat e njeriut si dhe zgjerimin e axhendës gjeopolitike. Ai tregon mbi të
gjitha sa e gjallë është forca e fesë si burim ndryshimi politik dhe shoqëror jo vetëm në
vendet e Lindjes së Mesme por edhe në rajone të tjera jashtë saj, të besimeve të tjera
fetare.
278 Samuel Huntington, “The Clash of Civilizations?”, në “Foreign Affairs”, ibid, ff. 22-49.
134
KREU 3
Islami politik si faktor gjeopolitik
1. Islami politik si përçues interesash gjeopolitike
1.1. Shteti dhe feja në Islam
1.2. Islami politik si pjesë e identitetit në Lindjen e Mesme
2. Fondamentalizmi islamik si faktor gjeopolitik
2.1. Organizatat terroriste islamike si vektorë interesash gjeopolitike:
Hizbullahu dhe Hamasi
2.2. Terrorizmi islamik si luftë nacional-çlirimtare: rasti i Algjerisë
2.3. Terrorizmi islamik si luftë globale: rasti i Al Kaedës
135
1. Islami politik si përçues interesash gjeopolitike
Rritja dhe fuqizimi i Islamit politik në tablonë gjeopolitike të Lindjes së Mesme së
dekadave të fundit ka rrëmbyer pjesën më të madhe të vëmendjes së studiuesve,
politikëbërësve dhe aktorëve të tjerë, sesa çdo lëvizje tjetër fetare, nacionaliste ose
ideologjike që prej fundit të sistemit dypolar të Luftës së Ftohtë. Islami politik ka
dimensione të qarta gjeopolitike sa kohë që shfaq tendencën dhe pretendimin e
hegjemonisë rajonale kulturore dhe fetare. I përthyer në ndërthurjen e shtetit me fenë, një
praktikë e kudondodhur në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe i vendosur në raportet e
krijuara jo vetëm mes shteteve të Lindjes së Mesme me Perëndimin, por edhe mes
identitetit pan-arab (mysliman) dhe atij perëndimor (të krishterë), Islami politik është
shndërruar gjatë tre dekadave të fundit në një përfytyrim të qartë gjeopolitik me përdorim
masiv. Siç argumenton Graham E. Fuller: “Islami politik nuk duhet parë si një përpjekje
konservatore në mbrojtje të së kaluarës, por si një lëvizje moderniste që kërkon
ndryshim”.279
Sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, veç të tjerave, kanë shënuar edhe fillimin e
një debati të gjerë mbi ndërthurjen e fesë me pushtetin politik dhe shtetin, politikën e
jashtme, gjeopolitikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Për më shumë se një dekadë që
pas këtyre sulmeve terroriste ka filluar të sendërtohet një shumësi pandehmash, sidomos
në mjedisin akademik perëndimor dhe arab, mbi Islamin politik, të cilat vërtiten
përgjithësish rreth tri boshteve kryesore: së pari, se Islami politik është monolitik sikurse
vetë doktrina islamike; së dyti, se Islami politik përbrendëson një tipar të theksuar dhune
politike, që përligj këtë doktrinë tek raporti që krijon me pushtetin politik brenda një ose
disa shtetesh; dhe, së treti, se ndërthurja e doktrinës fetare me politikën është tipar unik i
fesë Islame.280
Jo vetëm në literaturën akademike, por edhe në ligjërimin publik të aktorëve
politikë dhe jo-politikë, krahas përdorimit të termit ‘Islam politik’ vërehet rëndom edhe
përdorimi sinonimik i termit ‘islamizëm’, për të nënkuptuar të njëjtin fenomen: doktrinën
279 Graham Fuller, “The Future of Political Islam”, Nju Jork: Palgrave Macmillan, 2003, f. 67. 280 Mohammed Ayoob, “Political Islam: Image and Reality”, në “World Policy Journal”, ibid, f. 8-9.
136
islamike më shumë si ideologji politike sesa si konstrukt fetar e teologjik. Përkrahësit e
Islamit politik besojnë në thelb se Islami si doktrinë fetare mund të artikulojë qëndrime të
qarta për rendin politik dhe social në botën e sotme myslimane, si dhe për mënyrën e
implementimit të tij. Islami politik po fuqizohet, po zgjerohet, po evoluon dhe po
diversifikohet, duke u shndërruar në një tipar dominues të botës myslimane të thuajse dy
dekadave të fundit.
Nga ana tjetër duhet bërë një dallim i qartë mes Islamit politik dhe terrorizmit
islamik, pasi ky i fundit, edhe pse përfaqëson vetëm një pjesë jashtëzakonisht të vogël të
spektrit politik islamik, ka treguar se ka fuqinë të përcaktojë hierarkinë e axhendës
politike mes Islamit dhe Perëndimit, siç ka dëshmuar Lufta kundër Terrorizmit, e filluar
nga presidenti amerikan George W. Bush fill pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.281
Islami politik është gjithashtu një rrymë mjaft e fuqishme, pasi mbizotëron si
forca më e madhe ideologjike në botën myslimane. Kjo ideologji nuk operon e izoluar
nga forcat e tjera të globalizmit, por paralelisht me forcat e tjera globalizuese në botë, e
sidomos në atë pjesë të botës që është ende në zhvillim. Feja myslimane ka qenë ngaherë
e pajisur me këtë forcë globalizuese, duke prodhuar tashmë një vijimësi qartësisht të
identifikueshme vlerash të përbashkëta kulturore përgjatë gjithë Euroazisë. Trajtat e
ndryshme të Islamit bashkëkohor kanë shumë shqetësime të përbashkëta, të ngjashme me
ato të vendeve të tjera në zhvillim, sa i takon fuqisë, kulturës, autenticitetit, vlerave, fesë,
reformave, dobësive politike, demokratizimit dhe dilemave të modernizimit dhe
globalizmit. Kjo nuk përbën habi sa kohë që problemet e përbashkëta dhe reagimi më së
pari ideologjik, e paskëtaj gjeopolitik ndaj tyre, pasqyrojnë përpjekje për të përballuar
sfidat e bashkëkohësisë përgjatë feve, kulturave dhe kontinenteve. Parë në këtë
këndvështrim, islami politik është pjesë integrale e një bote më të gjerë në zhvillim.
Mobilizimi i grupeve ekstremiste për të praktikuar dhunën, si reagim ndaj
kërcënimit për ndryshim që vjen nga jashtë, mund të prodhojë akte terroriste si brenda
vendit (kundër objektivave të huaj) ashtu dhe në vende të treta. Aktorët e huaj lidhen
shpeshherë me ndryshimet që kërcënojnë vlerat fetare të komuniteteve lokale. Nëse
largohet mbështetja e huaj, atëherë bëhet më e lehtë për të rrëzuar nga pushteti elitat
281 Graham Fuller, “The Future of Political Islam”, ibid, f. xi.
137
lokale, të konsideruara si të pafe dhe të lidhura me interesat e të huajve.282 Pjesa më e
madhe e reagimit të grupeve myslimane në shumë vende ka ardhur si kundërpërgjigje
ndaj futjes dhe imponimit të vlerave laike perëndimore, çka përbën dhe një element kyç
të fuqizimit të Islamit politik në botën myslimane në përgjithësi dhe në veçanti në rajonin
e Lindjes së Mesme.
Elementët e huaj mund të shihen si grupe që përpiqen të konvertojnë doktrinën
fetare të një komuniteti lokal, duke shkatërruar kësisoj pozitat e brendshme të fesë që ka
dominuar në shoqëri përgjatë pjesës më të madhe të historisë. Raportet që Perëndimi ka
ndërtuar me vendet e Lindjes së Mesme kanë synuar të prodhojnë ndryshime, disa prej të
cilëve kanë rënë ndesh me traditat dhe praktikat fetare të komuniteteve lokale. Nga ana
tjetër, historia e dekadave të fundit283 ka dëshmuar se vendet perëndimore shpeshherë
kanë favorizuar elitat politike laike dhe, në dukje, të modernizuara të këtyre vendeve,
duke i distancuar dhe diferencuar ato prej lidershipit fetar. Në këtë drejtim, nuk përbën
habi fakti se ata kanë mbështetur shpeshherë atë model dhe personalitet lideri që i ka
udhëhequr këto vende drejt shekullit të njëzetë.284 Për më tepër, historia e shekujve të
kaluar ka dëshmuar edhe një tjetër përpjekje, pjesërisht të suksesshme, atë të konvertimit
të popullsive lokale në të krishtera.285 Për rrjedhojë, objektivat e huaj do të duken gjithnjë
shumë të përshtatshëm për shumë grupet fetare në vendet e Lindjes së Mesme, kur të
përdorin instrumente të dhunës dhe terrorit politik, duke i përligjur mbi premisa të tilla të
mësymjes historike të njërës kulturë, e pasqyruar si ‘agresore’, ndaj një kulture tjetër, e
pasqyruar si në pozita mbrojtëse. Në këtë kuptim, dhuna e prodhuar vjen si rrjedhojë e
reagimit ndaj globalizmi dhe procesi i modernizimit. Madje ajo nuk është medoemos
produkt i një modernizimi të suksesshëm, por mund të shndërrohet në një reagim të
ashpër ndaj dështimit të tij për të ofruar punësim, arsim dhe zhvillim.
Gjithsesi, përkufizimi i parë është tejet përgjithësues dhe nuk shpjegon tërë gamën
e aktivitetit politik të ndërmarrë në emër të Islamit. Një përkufizim më i dobishëm për
analizën tonë, i cili i shton Islamit politik një dimension të qartë gjeopolitik, ofrohet nga 282 Mark Juergensmeyer, “Terror Mandated by God”, ibid, ff. 16-23. 283 Madje në një kuptim më të gjerë edhe e shekujve XIX-XX. 284 Një shprehje kjo mjaft e preferuar në fjalorin e politikës perëndimore për të etiketuar posaçërisht elitën politike të vendeve të Lindjes së Mesme (të paktën deri përpara fillimit të revoltave popullore arabe që çuan në ndryshimin e lidershipit politik të shumë vendeve, përfshirë Egjiptin, Tunizinë, Libinë, etj. 285 Vendet perëndimore kanë dërguar historikisht misionarë me qëllim konvertimin e popullsive lokale në të krishtera.
138
Guilian Denoeux, sipas të cilit “islamizmi është një formë e instrumentalizimit të fesë
Islame nga individë, grupe dhe organizata që ndjekin qëllime politike. Ai ofron përgjigje
për sfidat e sotme të shoqërive duke përfytyruar një të ardhme themelet e së cilës bazohen
në koncepte të zbuluara rishtas nga tradita islamike”.286 Synimi për të ringjallur një
epokë të artë të largët historike, përkon me një objektiv të qartë gjeopolitik njehsimi
dhe/ose unifikimi territorial, i cili zë vend qendror në këtë formë instrumentalizimi të
Islamit, duke ringjallur një traditë të hershme. Pikërisht teza e ringjalljes së traditës
islamike ofron instrumentet e duhura për të de-historicizuar Islamin dhe për ta ndarë atë
prej konteksteve të ndryshme brenda të cilëve ai ka lulëzuar përgjatë katër shekujve të
kaluar. Siç argumenton Mohammed Ayoob: “de-kontekstualizimi i Islamit u mundëson
teorikisht islamistëve të injorojnë mjedisin shoqëror, ekonomik dhe politik brenda të cilit
ekzistojnë komunitetet myslimane. Ai u ofron islamistëve një instrument të fuqishëm
ideologjik për ta përdorur në funksion të ‘purifikimit’ të shoqërive myslimane që
shoqërojnë në mënyrë të pashmangshme procesin historik, e që ata shohin si shkakun
kryesor të së tatëpjetës së botës myslimane.”287
Megjithatë, Islami politik varet nga konteksti brenda të cilit operon. Kështu, ajo
çka funksionon në Iran nuk mund të funksionojë në Indonezi, apo ajo çka funksionon në
Arabinë Saudite nuk mund të funksionojë në Algjeri. Kjo ndodh për shkak të
karakteristikave të shumëllojshme të botës myslimane nga pikëpamja socio-ekonomike,
kulturore, politike, pa harruar këtu as trajektoret e zhvillimit intelektual të këtyre
vendeve. Prandaj format e ndryshme politike që merr doktrina fetare islamike, kur
përfshihet në politikën e brendshme dhe të jashtme të shteteve myslimane, varen në masë
të madhe nga konteksti i shteteve përkatës dhe janë rrjedhojë e interpretimeve të
ndryshme të perceptimeve fetare në kulturën lokale – përfshirë kulturën politike.288
Gjithsesi, përveç këtij diversiteti sociologjik, ekziston edhe një terminologji e caktuar
islamike, e cila gjatë këtyre dy dekadave të fundit, ka kapërcyer kufijtë politikë të
286 Guilain Denoeux, “The Forgotten Swamp: Navigating Political Islam”, në “Middle East Policy”, Vëll. 9, Qershor 2002, f. 61. 287 Mohammed Ayoob, “Political Islam: Image and Reality”, ibid, f. 1. 288 Siç argumentonte Olivier Roy në mes të viteve 1990-të, duke folur (e në fakt parashikuar) mbi Islamin politik si faktor gjeopolitik: “Nëse debati mbi marrëdhëniet mes fesë islame dhe politikës do të ndërtohej mbi pandehmën e ekzistencës së një doktrine të vetme të unifikuar islamike, të pakufizuar në kohë dhe në gjeografi, atëherë kjo do të ishte pamaturi intelektuale dhe historikisht e keq-orientuar”. Olivier Roy, “The Failure of Political Islam”, ibid, f. vii.
139
shteteve, duke u përdorur nga aktorët islamikë shtetërorë dhe jo-shtetërorë, si
institucionalë ashtu dhe grupe ekstremiste. Përfytyrimi politik që shfaqet në ligjërimin
publik të këtyre aktorëve –duke filluar që nga aktorët më të moderuar e deri tek ata më
ekstremistë– varet dukshëm jo vetëm nga konteksti, por edhe nga veprimtaritë e lëvizjeve
islamiste, që nga ato pakistaneze e deri tek Fronti për Çlirim Islamik në rastin e Algjerisë,
apo tek strategjitë socio-politike të Vëllazërisë Myslimane në Egjipt. Sidomos në rastin e
kësaj të fundit mund të vërejmë ndërthurjen e islamit politik me një vizion të qartë
gjeopolitik, sidomos në rajonin e Lindjes së Mesme, për shkak të degëve të shumta të
organizatës në vende të tjera të rajonit, si në Jordani apo Siri, duke nxjerrë në pah në çdo
rast përdorimin e strategjive të ndryshme politike në funksion të konteksteve lokale. Por
edhe vetë organizata e Vëllazërisë Myslimane ka ndryshuar me kalimin e kohës, pasi
lidershipi i saj pas viteve 1990-të ka radikalizuar qëndrimet, në përputhje me orientimin
ideologjik të Sayyid Qutb [Kutb], ideologut kryesor të organizatës në vitet 1960-të.
Nga pikëpamja historike islami politik është një fenomen rrënjët e të cilit mund të
identifikohen në kushtet e botës myslimane, sidomos asaj mesdhetare, në shekujt e
nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë. Ai është produkt i ndërveprimit ushtarak, politik, ekonomik,
kulturor dhe intelektual të popujve myslimanë me Perëndimin gjatë dy shekujve të kaluar.
Bëhet fjalë për një periudhë kur, siç argumenton Bernard Lewis, fuqitë perëndimore kanë
pasur superioritet ndërsa myslimanët kanë qenë më shumë objekt sesa subjekt i
historisë.289
1.1. Shteti dhe feja në Islam: mes historisë dhe gjeopolitikës
‘Shteti islamik’ është termi kryesor gjeopolitik që ka prodhuar kjo qasje historike
dyshekullore e që është përdorur masivisht jo vetëm nga islamistët por edhe nga
intelektualët perëndimorë. Si koncept gjeopolitik ai vendoset në epiqendër të ligjërimit
publik për të pajtuar vizionin e një organizimi politik islamik, gjeografikisht të
përcaktuar, me ekzistencën e shteteve sovrane sipas modelit evropian, si produkte të
289 Ky është argumenti i tij kryesor tek “The Middle East”, ibid; dhe tek “The Arabs in History”, ibid.
140
proceseve të kolonizimit dhe dekolonizimit.290 Në terma praktikë, interesi i islamistëve
për shtetin islamik është shprehur në formën e përpjekjeve për të islamizuar disa prej
shteteve ekzistuese myslimane. Vetëm një pjesë e vogël e islamistëve mendojnë se
bashkimi i botës myslimane në një Kalifat të vetëm islamik është propozim i
realizueshëm.291 Kjo ka çuar drejt ndërtimit të një identiteti pan-islamik.
Pjesa më e madhe e lëvizjeve islamo-nacionaliste, nga Afrika e Veriut në Azinë
Juglindore u formësuan në kuadër të rezistencës ndaj rendit kolonial. Gjatë periudhës
koloniale, lëvizjet islamike duhej ta ndanin arenën politike me forcat laike nacionaliste,
pasi këto të fundit ishin në shumicën e rasteve mjetet kryesore nëpërmjet të cilave u
zhvillua beteja anti-kolonialiste. Megjithatë, lëvizjet islamike të rezistencës, të cilat
asokohe, përveç kuadrit kolonialist, operonin edhe brenda një konteksti më të gjerë të
Luftës së Ftohtë, morën edhe disa tipare të lëvizjeve marksiste. Në shumë raste ato u
ndanë prej grupeve nacionaliste laike duke diversifikuar strategjitë e tyre për transformim
social dhe politik, edhe pse ndryshe nga marksistët, islamistët u interesuan më shumë për
transformimin moral dhe kulturor të shoqërive, sesa për ndryshimet socio-ekonomike.
Theksi në kultivimin e disa tipareve kulturore dhe vlerave morale në përputhje me normat
islamike vijoi edhe gjatë periudhës post-kolonialiste.
Në disa raste, feja myslimane ka përforcuar identitetin kombëtar si reagim ndaj
kolonizimit, siç ndodhi në Pakistan dhe Algjeri. Gjatë rendit kolonialist në Algjeri qendra
kolonialiste e kishte karakterizuar popullsinë si ‘myslimane’, në mënyrë që t’u mohonte
emërtesën ‘algjerian’, e cila do të kishte legjitimuar kërkesën e algjerianëve për
vetëvendosje. Në shumicën e rasteve, përshkrimi i vetes si mysliman nuk konsiderohej në
antitezë me projektin nacionalist, duke qenë se një identitet i tillë fetar përshkruante
shumicën e shoqërisë. Në mënyrë paradoksale, kjo u aplikua edhe mbi republikën laike të
Turqisë, pavarësisht përpjekjes së elitës kemaliste për të denigruar Islamin. Gjatë luftës
turke të pavarësisë, identiteti islamik ishte mjeti kryesor i mobilizimit popullor dhe u
shndërrua në elementin kryesor që do të përcaktonte konturet territoriale të republikës 290 Për një diskutim të plotë të konceptit të shtetit islamik, Seyyed Nasr, “The Making of Islamic Revivalism”, UK: Oxford University Press, 1996, Kap. 5. 291 Një numër i vogël organizatash ekstremiste islamike kanë mbështetur idenë e bashkimit në një Kalifat islamik, të tilla si Hizb-ut-Tahrir apo Al Kaeda, siç mund të rezultojë nga deklaratat e lidershipit të tyre. Për deklaratat e Al Kaedës: Donald Holbrook, “Al Qaeda Communiques by Bin Laden and Al-Zawahiri: A Chronology”, në Alex Schmid (ed.), “The Routledge Handbook of Terrorism Research”, Routledge 2011, ff. 280-94.
141
turke. Kështu, siç ka argumentuar Mohammed Ayoob: “nëse Turqia nuk do të kishte qenë
myslimane, atëherë ajo nuk do të kishte qenë Turqi”.292
Pranimi i fesë islame si pjesë integrale e formësimit të identitetit në shumicën e
vendeve myslimane mund të ketë qenë e pashmangshme, por hapi dyert për futjen e
Islamit politik në proceset politike postkolonialiste, sidomos në vendet myslimane të
Lindjes së Mesme. Joshja që ushtronte Islami politik në procesin shtetformues u forcua
me rritjen e dështimeve të elitat politike për të arritur progres ekonomik, të pjesëmarrjes
politike dhe të shkëputjes prej së kaluarës kolonialiste. Pikërisht gjatë periudhës së parë të
pavarësimit të këtyre vendeve, gjatë procesit të pavarësimit dhe viteve të para
postkolonialiste, 1950-1970, Islami politik merr formën e tij të plotë dhe faktorizohet
gjeopolitikisht si komponent i rëndësishëm jo vetëm në politikën e brendshme, por mbi të
gjitha në politikën e jashtme të vendeve të Afrikës Veriore, veçanërisht në rajonin e
Lindjes së Mesme. Gjatë këtyre dy dekadave [dhe sidomos pas tyre] kjo formë identiteti
fetar filloi të ndërthurej gradualisht me identitetin (nacionalizmin) pan-arab, dhe në disa
raste me një formë embrionale socializmi të kontrolluar, duke prodhuar një qasje të
mirëfilltë gjeopolitike në menaxhimin e sfidave të sigurisë rajonale në kuadër edhe të
Luftës së Ftohtë.
Retorika e ligjërimit të Islamit politik ka ndërtuar perceptimin gjeopolitik se në
doktrinën fetare islamike nuk ekziston ndarja mes sferave politike dhe fetare, çka
sendërton pandehmën se të gjitha shtetet myslimane, përfshirë ato arabe, e orientojnë jo
vetëm politikën e brendshme, por edhe politikën e tyre të jashtme bazuar në doktrinën e
Islamit politik. Kjo pandehmë parashtron jo vetëm pandashmërinë e fesë nga shteti, por
edhe trajektoren politike të vendeve myslimane, përfshirë paaftësinë e tyre për të pranuar
nocionin e sovranitetit popullor apo implementimin e reformave demokratike. I vetmi
vend mysliman që e kapërcyer këtë të fundit është Turqia, por edhe në këtë rast, duke
pasur një doktrinë shtetërore mjaft të fuqishme dhe laike, si dhe kushte të tjera
ideologjiko-ushtarake. Ndërsa vendet e tjera të botës myslimane –sidomos asaj arabe–
kanë qenë më të prirura ta vërtetojnë këtë pandehmë, sidomos me fuqizimin e lëvizjeve
292 Mohammed Ayoob, “Turkey’s Multiple Paradoxes”, në Orbis, Vëll. 48, Verë 2004, ff. 451–63. Emel Akçali, “EU, Political Islam and Polarization of Turkish Society”, në Michelle Pace (ed.), “Europe, the USA and Political Islam: Strategies of Engagement”, Palgrave Macmillan 2011, ff. 40-58.
142
politike islamiste në disa prej tyre dhe ardhjen e tyre në pushtet, në disa vende si Tunizia
dhe Egjipti.
Historia e shkrirjes së komponentit fetar me atë politik në fenë myslimane zë fill
pas vdekjes së Profetit, në vitin 632 të erës sonë. Kjo ishte e pashmangshme sepse katër
kalifët që e pasuan u përfshinë në trazira dhe rebelime me natyrë sa fetare aq dhe politike,
përfshirë dy luftëra civile gjatë mbretërimit të Aliut, Kalifit të Katërt, të cilat kulmuan me
masakrën e Karbalës në vitin 680 të erës sonë.293 Pikërisht këtij momenti krejtësisht
politik dhe gjeopolitik i përket edhe skizma fetare mes sunitëve dhe shi’itëve si një luftë
për fronin e Mbretërisë.
Në rrjedhën e historisë së shoqërive myslimane, sidomos atyre përreth tokave të
shenjta, liderët myslimanë e mbajtën të gjallë idenë e pandashmërisë mes fesë dhe shtetit
pikësëpari për të legjitimuar regjimet e tyre dinastike dhe për të anashkaluar faktin se
establishmenti fetar po i nënshtrohej një autoriteti laik. Kriteret e vendosura nga juristët
myslimanë për të përcaktuar legjitimitetin e sunduesit laik kanë qenë minimale.
Konsensusi i gjetur prej tyre për të përligjur sunduesit kishte një dimension të pastër
gjeografik dhe gjeopolitik, sa kohë e lidhte pushtetin e sundimtarit me aftësinë e tij për të
mbrojtur territoret e Islamit (dar-al-Islam) si dhe me lirinë e shtetasve të vet myslimanë
për të praktikuar fenë e tyre, duke ndaluar paralelisht çdo formë rebelimi. Ndalimi i çdo
forme rebelimi nevojitej sepse anarkia (fitna) ishte më e keqe ngase tirania dhe mund të
kërcënonte komunitetin e besimtarëve (umma-n). Kjo tregonte se ishin nxjerrë mësimet e
duhura nga konflikti shkatërrimtar dhe vdekjeprurës vëllavrasës gjatë viteve të para të
fesë Islame. Natyrshëm rezulton se kuietizmi politik ishte rregulli mbi të cilin qenë
ndërtuar shumica e shoqërive dhe shteteve myslimane gjatë pjesës më të madhe të
periudhës nga shekulli i VIII-të në shekullin e XVIII-të.294
Dallimi mes çështjeve laike dhe atyre fetare si dhe supremacia de facto e
autoritetit laik mbi establishmentin fetar vijoi përgjatë mbretërive të tre dinastive të
mëdha sunite: Umajide, Abbasid-e dhe Osmane.295 Prej shekullit të XVII-të, osmanët e
institucionalizuan këtë formë nënshtrimi duke i asimiluar funksionarët fetarë brenda 293 Bernard Lewis, “Islam and the West”, ibid, f. 68. 294 Carl Brown, “Religion and State: The Muslim Approach to Politics”, Nju Jork: Columbia University Press, 2000, në mënyrë të veçantë Krerët 3–7. Bernard Lewis, “Islam and the West”, ibid, ff. 43-57. Bernard Lewis, “The Middle East. A Brief History of the Last 2000 Years”, ibid, Kreu 12, ff. 218-43. 295 Bernard Lewis, “The Middle East. A Brief History of the Last 2000 Years”, ibid, Kreu 4, ff. 73-85.
143
burokracisë perandorake. Sulltani caktonte Sheikh-ul-Islam296 si autoritetin më të lartë
fetar post i cili gëzonte autonomi të madhe. Republika turke e trashëgoi këtë traditë
osmane, ndërsa shteti turk vijon të ushtrojë autoritetin e tij, në emër të shekullarizmit, mbi
një establishment fetar tejet të burokratizuar, nëpërmjet institucionit të Drejtorisë së
Çështjeve Fetare. Nga ana tjetër, pasuesit arabë të Perandorisë Osmane vijuan gjithaq të
ruanin traditën e supremacisë politike, por pa qenë në gjendje të kontrollojnë institucionet
dhe ligjërimin fetar me po aq efikasitet sa Turqia.
Historia e lidhjes mes fesë dhe shtetit në pjesët myslimane të Azisë Jugore dhe
Juglindore është edhe më e ndërlikuar, megjithatë mund të pohohet se popullariteti më i
madh i formave sufiste dhe atyre sinkretike të fesë islame kanë çuar drejt sendërtimit të
një sfere fetare më autonome dhe të ndarë nga shteti. Në rastin e nën-kontinentit indian,
prania e një shumice të konsiderueshme jo-myslimane mbi të cilën sovranët myslimanë
sunduan për disa shekuj, ka prodhuar një situatë tejet të veçantë. Një kontekst i tillë kishte
nevojë për kompromise politike që i kthyen perandorët mughal-ë në gjysmë-perëndi për
vasalët e tyre hindu dhe raxhputët hindu në krahun e armatosur të perandorisë formalisht
myslimane. Në këtë proces doktrina ideologjiko-fetare islamike prodhonte herë pas here
një efekt frenues por, siç argumenton Ayyob, pa arritur kurrë ta udhëhiqte atë.297
Përpjekjet për të aplikuar koncepte puritane islamike në çështjet e shtetit rezultuan
përgjithësisht shumë dritëshkurtra dhe jo-produktive, sepse armiqësuan elitat ushtarake
dhe civile hindu, duke kontribuuar në përshpejtimin e shpërbërjes dhe rënies së
perandorisë gjatë shekullit të XVIII-të, e cila vuante asokohe edhe nga tejshtrirja.
Në këto rrethana mund të argumentohet se shoqëritë dhe shtetet myslimane kanë
trashëguar traditat e ndarjes së fushës politike prej asaj fetare dhe, aty ku këto dy tradita
ndërveprojnë, supremacinë e sferës politike mbi atë fetare. Akoma dhe në rastin e Arabisë
Saudite, që konsiderohet shoqëria myslimane më fondamentaliste, balanca mes familjes
mbretërore saudite dhe establishmentit vahabist ka anuar historikisht në favor të familjes
mbretërore. Shtypja e revoltës së Ikhwan-ëve298 gjatë viteve të para të mbretërisë prej
296 Termi që përdoret në gjuhën turke është ‘Sheyhul Islam’. Bernard Lewis, “Islam and the West”, ibid, Kreu 4 (“The Ottoman Obsession”), ff. 72-84. 297 Mohammed Ayoob, “Political Islam: Image and Reality”, ibid, ff. 1-14. 298 Në fillim të shekullit të njëzetë hapësira gjeografike e Arabisë qe shndërruar në një arenë luftërash tribale, e cila çoi në unifikimin e territoreve nën lidershipin e Al Saud. Instrumenti kryesor i arritjes së këtij unifikimi ishte ushtria tribale e ikhwan-ëve (një fis beduin vahabist) e udhëhequr nga Sulltani bin Bajad al-
144
Abd al-Aziz ibn Saud dëshmon supremacinë e shtetit mbi xhaminë. Edhe sot,
establishmenti fetar, nëse e diferencojmë nga ekstremistët islamikë, i është nënshtruar
autoritetit dhe rolit të familjes mbretërore saudite.
Krahasuar me lëvizjet e tjera fetaro-politike –qofshin këto të shoqërive
perëndimore apo të qytetërimeve të tjera, si ai hinduist apo budist– islamistët nuk
pranojnë shpërndarjen aktuale të fuqisë në sistemin ndërkombëtar, duke refuzuar
legjitimitetin e tij, e duke prodhuar kësisoj jo vetëm një vizion gjeopolitik rajonal, por
edhe global. Lëvizjet islamike –si ato që funksionojnë në mënyrë paqësore brenda
sistemeve politike ekzistuese ashtu dhe ato që e refuzojnë sistemin dhe përdorin dhunë
ekstreme politiko-fetare– vijojnë të sfidojnë në mënyra të shumëllojshme jo vetëm status
kuonë e brendshme, por edhe atë ndërkombëtare. Në perspektivën islamiste të dyja lidhen
ngushtësisht, sa kohë që kjo e fundit bazohet tek e para. Kjo është veçanërisht e vërtetë në
rastin e lëvizjeve islamiste aktive në Lindjen e Mesme, nga Maroku në Pakistan. Për më
tepër, mbështetja e zgjeruar për regjimet shtypëse dhe autoritariste të këtij rajoni që
ofrohet nga fuqitë perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, e bën më të lehtë
kanalizimin e zemëratës kundër autoritaristëve të brendshëm drejt Shteteve të Bashkuara.
Kësisoj ndjenjat më të fuqishme anti-amerikane në nivel popullor gjejnë shprehi në vende
si Arabia Saudite apo Pakistani, regjimet e të cilëve janë aleatë të ngushtë të Shteteve të
Bashkuara.299
Emërues i përbashkët i indoktrinimit të Islamit politik është memoria kolektive e
myslimanëve për nënshtrimin dhe perceptimin aktual të dobësive në raport me
Perëndimin. Pjesërisht si rrjedhojë e kësaj ecejakeje historiko-politike, me natyrë të qartë
gjeopolitike (sa kohë vendos përballë njëri-tjetrit jo vetëm qytetërimin perëndimor dhe
atë mysliman, por edhe shtete të caktuara të Perëndimit kundër shteteve të veçanta të
Otaibi dhe Faisal al-Dawish. Revolta e ikhwan-ëve filloi në vitin 1927, kur disa elementë radikalë të tyre hodhën poshtë autoritetin e Ibn Saud, duke arritur kulmin në betejën e përgjakshme në Dhjetor të vitit 1928. John Habib, “Ibn Sa’ud’s Warriors of Islam: The Ikhwan of Najd and Their Role in the Creation of the Sa’udi Kingdom, 1910–1930”, Leiden: E. J. Brill, 1978. 299 Gjatë periudhës përpara (dhe menjëherë pas) Luftës së Irakut të vitit 2003, popullariteti i vendeve perëndimore, e në veçanti i Shteteve të Bashkuara në botën arabe, arriti nivelin e tij më të ulët historik. Një sondazh i kryer në disa vende arabe (Egjipt, Jordani, Marok, Liban dhe Arabinë Saudite) në mars të vitit 2003 tregoi se popullariteti amerikan (dhe perëndimor) ishte vetëm 4 % në Arabinë Saudite, 6 % në Marok dhe vetëm 13 % në Egjipt. Ndërsa në një sondazh tjetër të realizuar një vit më vonë në disa vende të mëdha myslimane (Pakistan, Turqi dhe Marok) Shtetet e Bashkuara gëzonin një popullaritet prej vetëm 5 %. http://peoplepress.org/reports/pdf/206.pdf (Parë për herë të fundit më 28/02/2013.)
145
botës myslimane) islamistët (nga Maroku në Indonezi dhe nga Jemeni në Nigeri)
kërkojnë strehë në ato që ata i konceptojnë si poshtërime të së kaluarës së largët dhe afërt
historike, duke kërkuar shërim për gjendjen e vështirë që kalojnë sot shumica e popujve
myslimanë duke gjetur strehë në një epokë të artë të së kaluarës.
Shumica e islamistëve besojnë se, nëse myslimanët i rikthehen modelit imagjinar
të epokës së artë të viteve të para të Islamit, atëherë do të jenë në gjendje ta transformojnë
raportin e tyre me Perëndimin drejt një marrëdhënieje më të barabartë. Por për sa kohë që
konteksti historiko-politik është i ndryshëm, sa kohë që sistemi ndërkombëtar është i
organizuar në njësi homogjene shtetërore, të cilat veprojnë në përputhje me interesat e
tyre specifike, sa kohë që raportet gjeopolitike kanë ndryshuar në favor të fuqive të
mëdha, e sa kohë që qytetërimet nuk mund të kenë një vello homogjene, nuk mund të
flitet për sendërtimin e një raporti tjetër gjeopolitik, përveç atij që imponojnë këto
rrethana.300 Në këtë kontekst, përdorimi i dhunës terroriste, nga grupe ekstremiste
islamiste, si instrument gjeopolitik i përligjur nëpërmjet këtij botëkuptimi pseudo-
romantik, rezulton kundër-produktiv dhe i dëmshëm qytetërimin mysliman në përgjithësi.
Nga ana tjetër, në përfytyrimin perëndimor Islami politik është unik. Shkaku për
këtë kërkohet tek instrumentalizimi i fesë për qëllimin gjeopolitik të prodhimit të një
identiteti mbi-kombëtar për transformimin e shoqërisë. Kjo prodhon një kërcënim
specifik për shkak të dimensionit të mësipërm gjeopolitik, sepse mund të përdoret si një
instrument për të sfiduar, shpeshherë nëpërmjet dhunës terroriste, dominimin disa-
shekullor perëndimor në botë. Pikërisht ky dimension i Islamit politik që po shtjellojmë e
ka shndërruar atë në kërcënim gjeopolitik për fuqitë dominuese të sistemit ndërkombëtar.
Ky perceptim perëndimor i Islamit politik pranon në thelb se ky fenomen, përveçse
gjeopolitik në përmbajtje, është gjithashtu shumëdimensional dhe ndryshon specifikat e
tij në varësi të kontekstit në të cilin zhvillohet, brenda kufijve të shteteve.
1.2. Islami politik si pjesë e identitetit në Lindjen e Mesme
300 Mohammed Ayoob, “The War Against Iraq: Normative and Strategic Implications”, në Margaret Crahan, John Goering & Thomas Weiss (eds.) “The Wars on Terrorism and Iraq: Human Rights, Unilateralism and US Foreign Policy”, Nju Jork: Routledge, 2004, Kreu. 7. Bernard Lewis, “Roots of Muslim Rage”, ibid, ff. 47–60. Të njëjtën përqasje analitike ofron Huntington në hulumtimin e tij mbi Përplasjen e Qytetërimeve. Samuel Huntington, “The Clash of Civilizations?” ibid, ff. 22–49.
146
Lindja e Mesme dallon për shkak të kombinimit të saj unik si të identiteteve nën-
shtetërore ashtu dhe të identiteteve të fuqishme mbishtetërore, të cilat të marra së bashku,
dobësojnë dhe kufizojnë besnikërinë masive ndaj shtetit, tipikisht ku ajo korrespondon
me një ndjenjë kombi të veçantë nga ajo e një “tjetri” (shteteve fqinje). Njëra arsye e
kësaj shmangieje nga modeli vestfalian është se në pjesën më të madhe të Lindjes së
Mesme, një rajon ky i thatë qytetesh tregtare dhe fisesh nomade, identifikimi me shtetin
territorial ishte historikisht i dobët dhe, përkundrazi, prirej të fokusohej në njësinë nën-
shtetërore –qytetin, fisin, sektin fetar– ose në komunitetin më të gjerë islamik ose
umma.301 Shtetet, tipikisht produkte të pushtimeve të huaja ose të lëvizjeve të bazuara në
shkretëtirë fetaro-fisnore, kishin prirjen të shpërbëheshin pas pak gjeneratash; dhe kur
shfaqej një dallgë e re shtet-ndërtimesh, kufijtë shtetërorë ishin shpeshherë tepër të
ndryshëm. Në një shumësi entitetesh gjeografike në botën arabe që kishin eksperienca të
veçanta historike ekziston një bazë potenciale për shtetet-kombe bashkëkohore: ku sektet
minoritare themeluan regjime autonome (si në Jemen, Oman apo Liban); ku lëvizjet
tribale ose tribalo-fetare formuan regjime (si në Arabinë Saudite); ose ku elitat Mamluk
arritën autonominë pas perëndimit të fuqisë osmane (si Tunizia dhe Algjeria).302 Kufijtë e
këtyre entiteteve kanë qenë të ngrira në epokat bashkëkohore, por është shumë më pak e
qartë se identitete të dallueshme kombëtare i diferencojnë ato prej fqinjëve të tyre. Vetëm
në ato shoqëri me fshatarësi të konsiderueshme, dhe kësisoj mjaft të dhënë pas tokës –si
Turqia, Irani dhe Egjipti–, shtetet bashkëkohore kanë trashëguar tipare të qarta modeli të
shtetit-komb.
Rritja e shpejtë e identitetit pan-arab në vitet 1950-të korrespondoi me progresin
në arsim dhe letërsi, si dhe u përhap shpeshherë nga mësuesit egjiptianë të punësuar
anembanë botës arabe, të cilët ndihmuan shoqërizimin e klasave të mesme që po lindnin.
Si rrjedhojë, ka ekzistuar një ndjenjë e përhapur gjerësisht përkatësie në një botë të
veçantë arabe (al-‘alam l-arabi); në të vërtetë, shumica e studimeve në shtetet arabe gjatë
viteve 1980-të kanë rënë dakord se arabët përbëjnë një komb dhe kufijtë shtetërorë që i
ndajnë ato ishin artificialë. Trembëdhjetë prej pesëmbëdhjetë kushtetutave të shteteve
301 Mohammed Ayoob, “Political Islam: Image and Reality”, ibid. 302 Bernard Lewis, “The Middle East. A Brief History of the Last 2000 Years”, ibid, Kreu 18 (“From War to War”), ff. 332-56. Raymond Hinnebusch, “The Politics of Identity in the International Relations of the Middle East”, në Louis Fawcett (ed.) “International Relations of the Middle East”, ibid.
147
arabe e përkufizojnë kombin si komb arab.303 Në mënyrë unike në botën arabe, jo ky apo
ai kufi, por kufijtë shtetërorë në përgjithësi janë konsideruar prej shumë arabëve si të
imponuara në mënyrë arbitrare si një strategji “përça e sundo” e imperializmit dhe,
kësisoj, atyre u mungon legjitimiteti dhe paprekshmëria që gëzojnë tjetërkund.
Kujtesa historike e madhështisë nën bashkim dhe eksperienca që tregon se arabët
janë të suksesshëm kur veprojnë bashkërisht dhe dominohen me lehtësi kur janë të ndarë,
e mban gjallë panarabizmin.304 Humbja e Palestinës, humbja e vitit 1967 nga Izraeli,
sanksionet kundër Irakut dhe pushtimi i tij në vitin 2003, janë parë të gjitha si poshtërime
ndaj arabëve në përgjithësi, ndërsa lufta e vitit 1973, embargo e naftës dhe evakuimi i
Izraelit nga Libani i Jugut nën presionin e Hizbullahut në qershor të vitit 2000, janë
përjetuar si fitore të përbashkëta. Në nivelin e ideologjisë formale, kjo ndjenjë u
manifestua në doktrinat e nacionalizmit pan-arab, të cilat i shihnin të gjitha vendet arab-
folëse si pjesë të një kombi, shtetet e të cilit duhet të veprojnë në harmoni (një normë kjo
e themeluar nga Nasseri i Egjiptit) ose të jenë konfederuar, ose, në trajtën e saj më
ambicioze (si në Ba’athizëm), të shkrihen në një shtet të vetëm që ta përfaqësojë këtë
komb.
Akoma më shumë, madje dhe se arabizmi, identiteti islamik është i ngulitur thellë
në bindjet dhe praktikat e përditshme të shoqërive të Lindjes së Mesme. Megjithatë, rritja
e lëvizjeve islamike politike ishte produkt i një ndërveprimi specifik midis faktorësh
objektivë dhe “sipërmarrjes politike”. Shoku traumatik i humbjes së vitit 1967 dhe
pushtimi i qytetit të shenjtë të Jerusalemit nga Izraeli, që i atribuohet nga shumë autorë
nacionalizmit laik, prodhoi një krizë identiteti dhe stimuloi bindjen se vetëm një rikthim
në monopatin e Perëndisë do e kthente mbrapsht katastrofën. Kjo bindje dukej pjesërisht
e përligjur nga përdorimi i që Arabia Saudite islamike i bëri ‘armës gjeopolitike të naftës’
gjatë luftës më të suksesshme arabo-izraelite të vitit 1973, nga lulëzimi i mëpasshëm i
naftës i cili pasuroi shtetet islamike konservatore, si dhe nga suksesi i Revolucionit
Islamik në Iran.
Në të njëjtën kohë, islami politik ishte gjithashtu reagim kundër korrupsionit,
pabarazisë dhe “helmatisja me ide perëndimore” të lëshuar nga modernizimi i ushqyer
303 Për një prej hulumtimeve më të rëndësishme të historisë së botës arabe: Albert Hourani, “A History of Arab Peoples”, Nju Jork: Warner Books, 1991, Kreu 26, ff. 434-54. 304 Albert Hourani, “A History of Arab Peoples”, ibid, Kreu 25, ff. 416-34.
148
nga nafta. Më pas kërcënimi që shoqëroi tregtarët dhe artizanët e vegjël nga hapja
ekonomike (“infitahs”) ndaj konkurrencës së huaj, rritja e madhe e çmimit të naftës dhe
dështimet që u shfaqën për herë të parë, frustruan aspiratat e emigrantëve ruralë,
pjesërisht të arsimuar, në qytet, të cilët e panë veten të papunë dhe të përjashtuar nga
rrjetet e stabilizuara të patronazhit, krijuan klasa të gjera të marxhinalizuara që gjetën më
pas strehë në identitetin islamik.305 Me rënien e ideologjive shekulariste të cilat kishin
shprehur dikur të pakënaqurit e klasave të nënshtruara, dhe duke pasur parasysh
mungesën e kanaleve efikase të aktivitetit legjitim, thirrja (“dawa”) e një gjenerate të re
të predikuesve dhe aktivistëve të politizuar, shpeshherë të financuar nga Arabia Saudite
ose të frymëzuar nga Irani revolucionar, gjetën një terren të favorshëm nëpër kampe dhe,
mbi të gjitha, nëpër xhami, streha kryesore e mbijetesës politike nga shteti autoritarist.
Aktivistët islamistë u përpoqën ta shndërronin besnikërinë e “përditshme” e të fuqishme
që Islami komandonte paraprakisht masat në një kundër-ideologji të aftë t’i mobilizonte
ata kundër regjimeve.
Treguesit e rritjes së influencës së mëpasshme shoqërore të Islamit politik janë:
mbërthimi ideologjik i pjesëve të mëdha të ish klasave të mesme laike; shfaqja e tij si
kundërshtari kryesor i shtetit gjithkund në hapësirën arabe; mbushja që ajo i bën hendekut
të lënë pas nga tradhtia e kontratës sociale prej “shtetit populist të infitah”; dhe zënia e
vendit të liderit në betejat e vazhdueshme nacionaliste të rajonit. Është tregues për rajonin
se hendeku i identitetit i lënë pas nga perëndimi relativ i arabizmit në vitet 1970-të, u
mbush më pak nga identitetet shtetërore sesa nga një tjetër identitet mbi-shtetëror: islami
politik. Kjo nuk do të thotë se identiteti islamik e ka eklipsuar tërësisht arabizmin. Në të
vërtetë, ata më shpesh e përforcojnë sesa konkurrojnë njëri-tjetrin.306
Ndikimi i Islamit politik në sistemin e shteteve nuk është gjithsesi i dukshëm.
Përveç Iranit, ai ka dështuar të shtjerë në dorë pushtetin shtetëror dhe të institucionalizojë
një rend të qëndrueshëm islamik. Për më tepër, ka vend për të dyshuar se rritja e
identifikimit me Islamin politik përbën kërcënim për shtetet individuale të krahasueshëm
me atë të panarabizmit të viteve 1950-të. Disa argumentojnë se Islami u heq legjitimitetin 305 Raymond Hinnebusch, “The Politics of Identity in thë International Relations of the Middle East”, ibid, ff. 154-172. 306 Që identiteti arab mbeti i rëndësishëm, u tregua nga fakti se, në një prej pak episodeve ku popujt u detyruan të zgjedhin midis tij dhe Islamizmit, në luftën Iran-Irak, shi’itët irakianë e vendosën identitetin e tyre arab mbi lidhjet e tyre fetare me shi’izmin iranian. Raymond Hinnebusch, po aty.
149
shteteve të ndarë kombëtarisht në emër të një umma-je pan-islamike, gjë e cila është
sidomos e vërtetë për islamistë radikalë, si Sayyid Kutb; gjithashtu kësaj tradite i përkasin
rrjete islamike, mbi të gjitha al-Kaeda, e cila operon në një shkallë ndërshtetërore duke iu
kundërvënë shteteve që perceptohen si klientë të Perëndimit.307 Të tjerë argumentojnë se
Islami ka qenë gjithnjë i qetë me një shumësi shtetesh brenda umma-s dhe se Islami merr
trajta të dallueshme “kombëtare” në përputhje me shtetësinë individuale.308 Sigurisht,
sundimtarët e Lindjes së Mesme e kanë përdorur rëndom Islamin për të legjitimuar shtetet
e tyre specifike; në të vërtetë Arabia Saudite e përdori Islamin si mbrojtje kundër
panarabizmit. Lëvizjet islamike formojnë kundërshtinë kryesore politike në shumicën e
shteteve të Lindjes së Mesme, por zakonisht ato kërkojnë të islamizojnë shtetin, e jo ta
shfuqizojnë atë. Në shkallën që regjimet u lejojnë islamistëve t’i bashkohen procesit
politik dhe të funksionojnë drejt islamizimit të jetës publike (arsim, e drejtë dhe media),
pakënaqësia myslimane me shtetin laik qetësohet, dhe identiteti i shtetit sillet në harmoni
më të madhe me shoqëritë islamike; në mënyrë alternative energjitë islamiste kanë
devijuar në përpjekje për të ndërtuar një kundër-shoqëri islamike– shkolla, klinika
shëndetësore, institucione të mirëqenies– në nivel bazë (në vend të kontestimit të
legjitimitetit të shtetit). Në raste si regjimet e Sirisë, Egjiptit dhe Algjerisë, beteja e
ashpërsuar nga përballja me revolucionin islamik, tanimë paraqet pengesa më kokëforta
ndaj lëvizjeve islamike ngase pan-arabistët u përballen ndonjëherë.
Kështu, përkundrejt mospërputhjes së gjerë midis kufijve dhe identitetit duhet të
vendoset qëndrueshmëria e sistemit rajonal të shteteve. Sapo nëpër shtetet specifike u
krijuan elita sunduese dhe aparatura shtetërore, atyre iu mveshën interesa në
fragmentarizimin post-osman. Në thuajse një shekull formësimi të vazhdueshëm
shtetëror, ndërtuesit e shtetit kanë luftuar për të përmbajtur penetrimin e territorit të tyre
nga forcat transshtetërore dhe mbrojtën me këmbëngulje sovranitetin e tyre kundër
ndryshimit të kufijve. Në të vërtetë, shtetet arabe individuale i mbijetuan lëvizjeve me
natyrë pan-arabe të cilat, në vitet 1950-’60 kërkuan një zgjidhje për dilemën “një komb-
shumë shtete” duke i shkrirë ato në projekte unioniste arabe si Republika e Bashkuar
307 Këtë trajton studiuesi Carl Brown, në “Religion and State: The Muslim Approach to Politics”, ibid, në mënyrë të veçantë Kreun 3. 308 Graham Fuller, “The Future of Political Islam”, ibid, ff. 77-80. Olivier Roy, “The Failures of Political Islam”, ibid, ff. 60-75. Bernard Lewis, “The Roots of Muslim Rage”, ibid.
150
Arabe e Egjiptit dhe Sirisë. Sistemi ndërkombëtar, në garantimin e kufijve shtetërorë, i
pengoi përpjekjet bismarkiane të absorbimit të fuqishëm të shteteve fqinjë, si përpjekjet e
Saddam Husseinit për të aneksuar Kuvajtin. Kësisoj, kufijtë e imponuar në lindje të
sistemit të shteteve mbeten përgjithësisht të paprekura.
Ndërveprimi kompleks i identiteteve të shumëfishta prodhon në realitet një
mospajtim të dukshëm midis identitetit dhe kufijve shtetërorë në rajon, duke krijuar
kësisoj premisat e një destabiliteti të vazhdueshëm gjeopolitik. Është domethënës fakti
historik se ndërtimi i shtetit ka përparuar me më shumë sukses në Turqinë joarabe, në
Izrael dhe në Iran, ku ndërtuesit indigjenë shtetërorë kanë rezultuar relativisht më të
suksesshëm në përcaktimin e kufijve dhe garantimin e një korrespondence mes kufijve
dhe identitetit dominues etno-linguistik.309 Turqia dhe Irani kanë histori të gjata si qendra
perandorake dhe kanë ndërtuar kombet moderne rreth bërthamave të tyre dominuese
etno-linguistike me sukses të konsiderueshëm.
Nga ana tjetër Izraeli përbën një rast unik, një shtet të themeluar nga një lëvizje
transshtetërore, sionizmi. Në thelb të ideologjisë sioniste qëndron bindja se hebrenjtë
(cilatdo qofshin origjinat e tyre të ndryshme etnike) përbëjnë një komb që ka të drejtën e
një shteti në territorin e Izraelit Biblik. Kjo qasje ndërtoi pretendimin territorial dhe
gjeopolitik të një ‘hapësire jetike’310 mbi hapësirën e tokës së atij shteti të vjetër –në
kurriz të popullsisë indigjene palestineze– për ri-mishërimin e tij modern.
Në një rreth vicioz, harmonia më e madhe e shtetit dhe identitetit në shtetet
joarabe e bënë demokratizimin më pak të rrezikshëm dhe kjo, në këmbim, konsolidoi
identifikimin me shtetin. Megjithatë, edhe pse secili prej këtyre shteteve përballet me një
detyrë të papërfunduar integrimi të minoriteteve: në të vërtetë Turqia dhe Izraeli kanë
qenë në luftë me grupe identiteti nën-shtetërore –kurdët dhe palestinezët– të cilët nuk
mund t’i asimilojnë dhe, nga ana tjetër, nuk do u japin kurrë të drejta të plota, e as do u
309 Për një trajtesë më të plotë të formësimit të identitetit turk dhe shtetit turk: Bernard Lewis, “The Emergence of Modern Turkey”, 3rd edn, UK: Oxford University Press, Kreun VII (“Union and Progress”), Kreun VIII (“The Kemalist Republic”), Kreun IX (“The Republic After Kemal”) dhe Kreun XI (“State and Government”). Albert Hourani, “A History of Arab Peoples”, ibid, ff. 85-7. Eugen Rogan, “The Introduction of Middle East in the Contemporary State System”, në Louis Fawcett (ed.), “International Relations of the Middle East”, ibid, ff. 25-45. Mohammed Ayoob, “Turkey’s Multiple Paradoxes”, ibid, ff. 451–63. 310 Në terminologjinë e gjeopolitikës përdoret rëndom termi ‘Liebenstraum’ nga termi në gjermanisht, i shpjeguar në Kreun 2 (shih referencën 85).
151
lejojnë të shkëputen. Për më tepër, mungesa e perceptuar e korrespondencës së plotë
midis Izraelit Biblik dhe shtetit bashkëkohor, e mbajnë gjallë irredentizmin në politikat
Izraelite.
Në shumë raste të vendeve të Mashrekut, ku kufijtë e imponuar nga jashtë nuk i
korrespondonin historisë së shtetësisë së pavarur, e aq më pak kombësisë, arabizmi ishte
për shumë kohë identiteti dominues. Nuk është aksidental fakti se lëvizja kryesore
nacionaliste pan-arabe –ba’ath– lindi në Siri dhe pati sukses edhe në Irak e Jordani. Nëse
uniteti natyror gjeo-historik, Siria historike e gjeo-historike311, mund të ketë mbështetur
një ekzistencë kombëtare, fragmentarizimi i saj në katër mini-shtete (Siri, Jordani, Liban
dhe Palestinë/Izrael) parandaloi pjesën qendrore të cunguar të Damaskut që të bëhej një
epiqendër e fuqishme dhe e padiskutueshme identiteti. Përpjekja për të prodhuar një
identitet kombëtar jo-arab nga Partia Siriane Social-nacionaliste ishte e pasuksesshme,
ndonëse kur një identitet pan-sirian përkufizohet si arab për nga përmbajtja, ai mbart
kuptim. Në Irak, rasti i kundërt i një shteti artificial të ndërtuar përmes vërvitjes së
grupeve rivale komunitare në një bashkësi të vetme, arabizmi u përqafua nga disa, por u
mohua nga të tjerë, si e vetmja zgjidhje e kënaqshme.
Rasti i një populli pa shtet, palestinezëve, e ilustron më së miri evolucionin e
identiteteve të shumëfishta. Ndërsa nuk kishin asnjë memorie historike të një entiteti
palestinez, një identitet i veçantë palestinez ishte një funksion i ndarjes së imponuar të
Palestinës nga Siria dhe luftës kundër sionizmit. E megjithatë, duke pasur nevojë për
mbrojtjen që siguronte një anëtarësi në një tërësi më të gjerë, palestinezët u identifikuan
edhe me arabizmin, deri në dështimin e tij në vitin 1967.312 Pas saj lindi një nacionalizëm
më specifik palestinez, ndonëse ai u vonua nga mungesa e një shteti dhe u kontestua nga
një identitet islamik. Gjithsesi, asnjë prej këtyre identiteteve nuk ishte ndërsjellësisht
311 Për të cilën përdoret në arabisht një term shumë specifik: “bila dash-sham”. Albert Hourani, “A History of Arab Peoples”, ibid, f. 368. Mbi pan-arabizmin shih Raymond Hinnebusch, “The Politics of Identity in thë International Relations of the Middle East”, ibid, ff. 154-172. Bernard Lewis, “From Babel to Dragonians: Interpreting the Middle East”, ibid, Kreu 17, ff. 156-80. 312 Bernard Lewis, “From Babel to Dragonians: Interpreting the Middle East”, ibid, Kreu 18 (“The Emergence of Modern Israel”), ff. 181-87. Albert Hourani, “A History of Arab Peoples”, ibid, ff. 411-17.
152
përjashtues; prandaj, islamistët palestinezë asimiluan nacionalizmin dhe rezistencën
nacionaliste ndaj Britanisë, kurse Izraeli përdori ligjëratën islamike.313
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe pjesës më të madhe të
shekullit të njëzetë Lindja e Mesme dhe Afrika kanë përbërë fushëbetejë të përplasjes
gjeopolitike mes fuqive të mëdha. Herë pas here këto përplasje kanë shkaktuar konflikte
të stërzgjatura mes shteteve të rajonit, herë me përfshirjen e aktorëve të jashtëm, herë
përmes luftërave civile me numër të lartë viktimash, herë me varfëri kronike të popullsisë
vendase, e kështu me radhë. Të gjithë këta faktorë (historikë ose jo) kontribuuan në
sendërtimin e një ndjesie të thellë anti-perëndimore të popujve të rajonit, e cila përthyhet
hera-herës në një përfytyrim gjeopolitik të gjithëpërhapur në opinionin publik, i cili bie
shpeshherë ndesh me pragmatizmin e elitave udhëheqëse. Por pikërisht për këtë arsye ky
përfytyrim gjeopolitik kontribuon në radikalizimin e thellë islamik të segmenteve të
caktuara të popullsisë si dhe në legjitimitetin popullor të dhunës terroriste të ushtruar nga
organizatat ekstremiste islamike në emër të tyre. Bashkë me tensionet social-ekonomike,
të cilat siç kanë treguar vitet e fundit është mjaft e vështirë të kontrollohen (shih të
ashtuquajturën “Pranverë arabe”), kjo ndjesi anti-perëndimore e ka pasur më të lehtë të
orientojë vëmendjen popullore drejt trajtave masive të indoktrinimit ideologjik të
turmave, siç është feja. Kjo sidomos në kushtet kur vetë feja në këtë rast mbulohet nga
një mantel i veti ideologjik dhe nga një filozofi e qartë e strukturës shtetërore që duhet të
prodhojë organizimi shoqëror, e cila nuk përshtatet aspak me perceptimet dhe
botëkuptimin perëndimor. Pikërisht ky është kuadri brenda të cilit mund të bëhet studimi
më i plotë politik i terrorizmit islamik.
Ndërsa identitetet shtetërore janë zhvilluar gjithkund në rajonin e Lindjes së
Mesme si suplementare, ose (në pak raste) si baza parësore legjitimiteti, sundimtarët
luhaten midis legjitimimit të tyre si liderë arabë ose islamikë dhe të bazuarit në identitete
shtetërore. Ata nuk mund të mbështeten plotësisht në të parën përderisa kufijtë e tyre nuk
janë në harmoni me komunitetet arabe ose islamike dhe për shkak se aderenca në normat
e tyre mund të sakrifikojë interesat shtetërore. Gjithsesi ata nuk mund të bazohen
plotësisht mbi identitetet shtetërore për aq kohë sa këto nuk ofrojnë garanci të
313 Rasid Khalidi, “The Formation of Palestinian Identity”, në James Jankowski & Israel Gershoni (eds.), “Rethinking Nationalism in the Arab Middle East”, Nju Jork: Columbia University Press, 1997, ff. 145-209.
153
mjaftueshme për të mënjanuar identitetet rivale mbishtetërore, si pan-arabizmi dhe pan-
islamizmi.314 Ata mund të përpiqen ta kapërcejnë këtë dilemë duke huazuar një identitet
mbishtetëror si ideologji zyrtare shtetërore, si në rastin kur pretendimet e Sirisë
ba’athiste për të qenë flamurtarë specialë të arabizmit ose të Arabisë Saudite për Islamin.
Këtu vëmë re një përdorim të qartë gjeopolitik të fesë dhe ekstremizmit si vektorë
përçues të interesave politike.
Në këtë kontekst ngrihet një pikëpyetje nëse Islami politik –i cili në nivelin e
marrëdhënieve mes shteteve merr trajtën gjeopolitike të pan-islamizmit– mund të
konsiderohet zëvendësues i pan-arabizmit si ideologji mbishtetërore e aftë të zbusë
logjikën shtetërore të raison d’etat dhe të prodhojë një fuqi të unifikuar myslimane në
politikat botërore. Në këtë kuptim ngrihet një dilemë e rëndësishme gjeopolitike e
përdorimit të fesë dhe ekstremizmit fetar për interesa gjeopolitike. Teza që mund të
sendërtohet në këtë segment të këtij punimi doktoral është se kjo rezulton pjesërisht e
vërtetë, sepse në botën arabe këto janë dy identitete të mbivendosur. Kurse preferencat
gjeopolitike që prodhojnë këto identitete në politikën e jashtme e përforcojnë raportin
mes tyre, ndonëse dallojnë për sa i përket modeleve të rendit të brendshëm.
Si doktrina gjeopolitike e pan-islamizmit ashtu dhe ajo e pan-arabizmit theksojnë
unitetin arab ose atë islamik mbi interesat specifike të shteteve. Të dyja ato insistojnë për
autonomi ekonomike dhe kulturore të sistemit global së dominuar nga Perëndimi. Të dyja
nuk e pranojnë legjitimitetin e Izraelit. Lëvizjet islamike radikale, si Hamasi dhe
Hizbullahu, janë po aq manifestime të rezistencës kombëtare arabe ndaj Izraelit, sa ç’janë
për rigjallërimin islamik. Është gjithashtu e dukshme se Islami si doktrinë ideologjike ka
pasur sukses aty ku nacionalizmi shekullarist ka dështuar, duke i sfiduar seriozisht
armiqtë e kauzave arabo-islamike. Kështu aktivistët islamikë përmbysën dinastinë
Pahlavi në Iran, imponuan tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Libani Jugor dhe i shkaktuan
Izraelit kosto të larta në njerëz gjatë kolonizimit të Rripit të Gazës. Ekzistenca e lëvizjeve
islamike ndërshtetërore që formësojnë identitetin e opinioneve publike nëpër rajon duket
se i jep Islamit politik një potencial të caktuar për të formësuar (dhe harmonizuar)
politikat e jashtme të shteteve myslimane kundër armiqve të përbashkët.
314 Albert Hourani, “A History of Arab Peoples”, ibid, ff. 411-17. Raymond Hinnebusch, “The Politics of Identity in the International Relations of the Middle East”, ibid, ff. 154-172.
154
Feja islame cilësohet si doktrina fetare me përhapjen më të madhe, sidomos gjatë
dy dekadave të fundit. Sipas përllogaritjeve të viteve të fundit afërsisht 1/5 e banorëve të
globit i përkasin kësaj feje. Kina, për shembull, ka tre herë më shumë myslimanë se sa
Arabia Saudite. Gjithashtu në SHBA islamizmi si doktrinë cilësohet si feja me ritmin më
të lartë të përhapjes. Për më tepër, ringjallja e Islamit ka një domethënie me potencial të
pamasë për pozitat globale të Lindjes së Mesme myslimane. Mbi një miliardë myslimanë
në të gjithë botën formojnë shumicat në mbi dyzetë shtete ndërsa diaspora myslimane në
Perëndim llogaritet në miliona.315 Islami politik është konkurrenti kryesor ideologjik i
liberalizmit perëndimor globalisht triumfues. Siç argumenton Simon Murden: “Në një
botë e cila po përpihet me shpejtësi nga një sistem global i përhapur gjithkund, Islami
[përbën] një anti-hegjemoni të përhapur në bazë”.316 Por, siç kemi argumentuar në
Kreun pararendës, kjo nuk do të thotë medoemos se një aksi më i madh i marrëdhënieve
ndërkombëtare të Pasluftës së Ftohtë po bëhet një përplasje në rritje qytetërimesh midis
Islamit dhe Perëndimit; madje as se Islami po bëhet një fuqi e politikave botërore.
Megjithatë, deri tani, Islami nuk ka asnjë impakt –krahasuar me arabizmin në
majat e tij– në prodhimin e normave të përbashkëta të politikës së jashtme të cilat mund
të organizojnë në mënyrë efikase shtetet islamike kundër armiqve të përbashkët. Për të
qenë të sigurt, duke pasur parasysh deficitet e vazhdueshme të legjitimitetit të shteteve
individuale, elitat shtetërore duhen parë ende si mbrojtëse të normave arabo-islamike
përballë një publiku të ngritur nga lëvizjet islamike (në vend të atyre pan-arabe). Edhe
pse regjimet tanimë mund të kundërshtohen nëpër rrugë më me lehtësi ngase më parë,
mbetet ende për t’u paguar një kosto legjitimiteti për shkeljen e hapur të normave të tilla
dhe, në rrethana të caktuara, aktivistët islamikë kanë qenë në gjendje t’u bëjnë thirrje
liderëve që të përgjigjen për të. Kështu, argumentohet se vrasja e Sadatit u krye pjesërisht
për shkak të traktatit individual të paqes që ai nënshkroi me Izraelin; kurse në vitin 1982
rebelimi islamik kundër Sirisë së Asadit ishte pjesërisht rrjedhojë e humbjes së
legjitimitetit që vuajti regjimi për ndërhyrjen e tij në Liban kundër Ushtrisë Çlirimtare të
315 Brenda Lutz & James Lutz, “Global Terrorism”, ibid, ff. 93-4. Simon Murden, “Islam, the Middle East and the New Global Hegemony”, UK: Lynne Rienner Publishers, 2002, ff. 185-6. 316 Simon Murden, “Islam, the Middle East and the New Global Hegemony”, ibid, f. 204.
155
Palestinës, gardiane e kauzës palestineze.317 Veçanërisht në kohëra krizash me Izraelin
ose Perëndimin, gjenerata më e vjetër e nacionalistëve arabë dhe militantëve më të rinj
islamikë, është bashkuar për t’u bërë presion nga poshtë regjimeve. Pikësëpari frika nga
de-legjitimiteti i brendshëm i detyron shtetet të justifikojnë, të maskojnë ose të
përmbahen nga zhvillimi i politikave që fyejnë identitetin arabo-islamik të popullsive të
tyre. Por nën presionin e jashtëm –i shumëfishuar nga hegjemonia amerikane gjatë dhe
pas Luftës së Dytë të Irakut– shumë pushtetarë janë detyruar të paguajnë kosto të tilla të
brendshme. Ndërsa mund të vërehet një përplasje në rritje civilizimesh në nivel popullor
–ku sondazhet e opinionit publik në botën myslimane pas 11 shtatorit kanë treguar
pikëpamje jashtëzakonisht negative ndaj Shteteve të Bashkuara– kjo nuk ka depërtuar në
nivelin e politikës shtetërore.
Edhe në rastet kur vetë islamistët kanë arritur të fitojnë akses në levat e pushtetit
(si në rastin e Turqisë në 1997 dhe 2002) ose të grumbullojnë influencë në pushtetin
legjislativ (si në rastin e Jordanisë, Kuvajtit, Marokut dhe Jemenit), ata nuk kanë qenë në
gjendje të imponojnë ndonjë islamizim të konsiderueshëm të politikës së jashtme të
shteteve përkatëse. Për të qenë të sigurt për sa u pohua më lart, në Iran, ku revolucioni
islamik e përmbysi totalisht strukturën e mëparshme të fuqisë dhe politikën e tij të
jashtme properëndimore, regjimi islamik u përpoq në mënyrë eksplicite të eksportojë
revolucionin pan-islamik që synonte krijimin e shteteve të ngjashme islamike të cilat do
të vepronin kundër ‘arrogancës së botës’ –Shtetet e Bashkuara dhe klientët e tyre
rajonalë– në emër të të shtypurve të botës myslimane e të Botës së Tretë. Shembulli dhe
inkurajimi i Iranit ndikuan shumë në përhapjen e lëvizjeve islamike përgjatë rajonit, por
eksporti i revolucionit islamik u përmbajt së fundmi brenda Iranit. Në këtë ndikoi edhe
radhitja e shteteve të qeta islamike të Gjirit Persik përkrah Irakut në luftën Iran-Irak.318
Kështu nuk u përmbys asnjë regjim laik; përkundrazi, ishin ideologët islamikë të Iranit
ata që u zbuan nga pushteti në Teheran nga pragmatistë duke u përkulur përpara
presioneve globale dhe duke synuar ta vendosin Islamin në shërbim të shtetit iranian, në
vend të ndodhte e kundërta. Për më tepër, ndonëse sot ekzistojnë shtete më haptazi 317 Raymond Hinnebusch, “The Politics of Identity in thë International Relations of the Middle East”, ibid, ff. 154-172. 318 Olivier Roy, “The Failure of Political Islam”, ibid, Kreu 10 (“Iran: Shi’ism and Revolution”), ff. 168-83. Bernard Lewis, “From Babel to Dragonians: Interpreting the Middle East”, ibid, Kreu 31 (“Islamic Revolution”), ff. 299-312.
156
islamike sesa deri më sot, këto regjime – në Afganistan, Iran, Pakistan, Arabinë Saudite
dhe Sudan, shfaqin versione të ndryshme të ideologjisë arabe, janë shpeshherë në konflikt
të hapur me njëra-tjetrën, dhe, në disa raste, radhiten përkrah Shteteve të Bashkuara,
armikut të perceptuar si i tillë nga shumica e islamistëve.
Në nivelin mbishtetëror, institucioni pan-islamik, Organizata e Konferencës
Islamike bazohet në njohjen e ndërsjellë të sovranitetit shtetëror. Por kjo organizatë nuk
ka fuqi të koordinojë veprimtari të përbashkët, nuk ka shënuar ndërhyrje në sheshimin e
mosmarrëveshjeve ndër-myslimane dhe është më pak një aktor sesa një arenë në të cilën
shtetet myslimane kërkojnë legjitimitet ose aleatë në emër të interesave shtetërorë.319
Rivaliteti midis tre anëtarëve kyçë, Arabisë Saudite, Iranit dhe Pakistanit, dhe
marrëdhëniet e ndryshme të tyre me hegjemonin amerikan, e kanë paralizuar
veprimtarinë kolektive. Për sauditët, të cilët e filluan Organizatën e Konferencës Islamike
si një instrument legjitimimi kundër pan-arabizmit, një politikë e jashtme myslimane
efikase do të shkaktonte konflikt me Shtetet e Bashkuara, partnerin e tyre strategjik.
Kësisoj ata bllokuan iniciativat e Konferencës Islamike për të zgjidhur pushtimin Irakian
të Kuvajtit dhe për të armatosur myslimanët e Bosnjës. Frika nga zemërimi i Uashingtonit
e ndaloi Konferencën Islamike të shprehej kundër sanksioneve amerikane ndaj Iranit dhe
Pakistanit për zhvillimin e të vetmeve kapacitete bërthamore në botën myslimane.
Konferenca Islamike heshti deri vonë ndaj sanksioneve gjenocidiale të Kombeve të
Bashkuara kundër Irakut si dhe mbi bombardimet amerikane e pushtimit të Afganistanit
mysliman. Shumica e shteteve myslimane, të cilat janë vetë multietnike, ishin të
interesuara për respektimin e integritetit territorial të shteteve, çka parandaloi qëndrimet e
Konferencës Islamike në mbrojtje të vetëvendosjes myslimane në Kosovë dhe Çeçeni.320
Për ironi, konferenca ishte një mbrojtës energjik i sovranitetit shtetëror të cilin e
konsideronte si mbrojtje kundër hegjemonisë perëndimore. Prandaj, vetë ekzistenca e
Konferencës Islamike si një konferencë islamike e mbledhur rregullisht, e shndërroi atë
në një pikë fokale që theksonte ndërgjegjësimin për çështje që preknin të gjithë
myslimanët dhe, më rrallë, artikuloi një konsensus rreth tyre. Pas ngjarjeve të 11 shtatorit,
Organizata e Konferencës Islamike e dënoi terrorizmin por hodhi poshtë “çdo lidhje
319 Olivier Roy, “The Failure of Political Islam”, ibid, Kreu 7 (“The Geostrategy of Islamism: States and Networks”), ff. 107-30. 320 Alex Schmid, “The Routledge Handbook of Terrorism Research”, ibid, f. 51 & ff. 136-7.
157
midis terrorizmit dhe të drejtave të popujve islamikë dhe arabë, përfshirë atë palestinez
dhe libanez ... për vetëvendosje ... [dhe] rezistencë ndaj pushtimi të huaj, [të cilat janë] të
drejta legjitime të garantuara nga Karta e Kombeve të Bashkuara”.321 Por vështirë se
mund të thuhet se Konferenca Islamike grumbullon fuqinë myslimane në politikat
botërore.
Ndërsa vendimmarrësit nuk mund ta injorojnë plotësisht Islamin në politikëbërjen
e jashtme, nuk ka rezultuar asnjë islamizim i politikës së jashtme dhe nuk është shfaqur
asnjë bllok mysliman për të rregulluar çekuilibrin botëror të fuqisë kundër botës islame.
Sikurse me arabizmin, strukturat shtetërore, anarkia e sistemit të shteteve, mungesa e
ndërvarësisë ekonomike midis shteteve myslimane dhe varësia e tyre nga qendra,
përbëjnë tërësinë e elementeve që privojnë pan-islamizmin nga një nën-strukturë
materiale që do e bënte identitetin bazën e një aksioni të përbashkët efikas.
Me dobësimin e legjitimitetit të tyre, shumë regjime postkoloniale në botën
myslimane u bënë gjithnjë e më shumë autoritariste dhe represive, duke eliminuar, ose
më së paku duke dobësuar, opozitën laike. Duke vepruar në këtë mënyrë ato krijuan
hapësirën e nevojshme politike për fuqizimin e pozitave të grupeve islamiste. Kjo
hapësirë politike për veprimtarinë gjithnjë e më ekstremiste të grupeve islamiste u
legjitimua edhe nga fakti se regjimet autoritariste filluan të konkurronin me ta politikisht,
duke i shndërruar islamistët në kundërshtarët kryesorë e duke u përpjekur ta pasqyronin
regjimin në sytë e opinionit publik si njësoj të përkushtuar ndaj Islamit.322 Këto përpjekje
kanë qenë të shumta në historinë e botës myslimane, e sidomos të asaj të Lindjes së
Mesme, siç dëshmojnë shembujt e ish-presidentit irakian Saddam Hussein apo dhe
presidentit Egjiptian Anwar Sadat – i pari në kushtet e një izolimi të tejskajshëm; ndërsa i
dyti duke iu dorëzuar retorikës së elementëve islamistë, për të përfunduar më pas i
ekzekutuar pikërisht prej ekstremistëve në një atentat në 6 tetor të vitit 1981.
Përpjekjet për t’i shtypur elementët islamistë nëpërmjet dhunës shtetërore forcuan
mbështetjen e fshehtë të popullit për ta dhe çuan në akte të dhunshme jo vetëm kundër
regjimit por edhe në akte terroriste kundër mbështetësve të tyre jashtë tij. Nga pikëpamja 321 Komunikata e shpallur në Doha të Katarit, të Konferencës Islamike, 10 Tetor 2001, në http://unispal.un.org/UNISPAL.NSF/0/A6DC158945C30A4D85256AF0004D3718 (Parë për herë të fundit në 12/10/2012. 322 Olivier Roy, “The Failure of Political Islam”, ibid, Kreu 7 (“The Geostrategy of Islamism: States and Networks”), ff. 107-32. Graham Fuller, “The Failure of Political Islam”, ibid.
158
gjeopolitike, përpjekjet e shumta, të shtrira gjeografikisht thuajse në të gjithë botën arabe,
u ofruan ekstremistëve islamikë argumentin moral të statusit të viktimave të abuzimit me
të drejtat e njeriut.
Nga ana tjetër, prirjet ekstremiste, të shfaqura pjesërisht përmes Islamit politik,
nuk mund të eliminohen asnjëherë në mënyrë të plotë. Pikësëpari, zhvillimi i
jashtëzakonshëm teknologjisë së informacionit sot e bën thuajse të pamundur kontrollin e
mjeteve të komunikimit. Përveç kësaj, eliminimi i ekstremistëve vështirë të arrihet edhe
për shkak të ligjërimit të tyre idiomatik dhe të institucioneve që ata shfrytëzojnë për
përhapjen e mesazheve fetare. Leksiku fetar islamik –ashtu si leksiku i shumicës së feve
të tjera– përmban në vetvete qëllime politike, duke u kujdesur që të shfaqet politikisht i
padëmshëm. Xhamitë dhe institucionet e tjera, sidomos në vende si Pakistani,
Afganistani, Irani, Arabia Saudite, etj, veç predikimeve të pastra fetare, janë përdorur
historikisht edhe si përçues mesazhesh politike të maskuara nën një mantel fetar, duke e
përdorur predikimin si një manifest politik.323 Kjo e vesh këtë doktrinë fetare me një
mantel gjeopolitik mbi-kombëtar, që i kapërcen kufijtë e një shteti të vetëm komb, duke
iu drejtuar identitetit pan-islamik si përligjës i një vizioni të përbashkët unifikues.
2. Fondamentalizmi islamik si faktor gjeopolitik
Fondamentalizmi islamik identifikohet gjeografikisht më së shumti në rajonin e
Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut, por nuk kufizohet vetëm brenda këtij
konteksti gjeopolitik. Ky është një fenomen me një fuqi të papërcaktueshme qartë për
vetë dinamikën dhe llojin e veprimit të tij. Kjo pasi përfshin dhe integron në ideologjinë e
tij një sërë parametrash socialë, ekonomikë dhe kulturorë. Prandaj ka lindur tashmë
nevoja që gjatë analizës së këtij fenomeni të mënjanojmë thjeshtimin dhe qasjet e
njëanshme të tij. Shpeshherë këto lloj qasjesh tepër të thjeshtuara për efekt studimi
empirik dhe teorik, të trajtuara në mënyrë subjektive, kanë çuar shumë analistë në
323 Mohammed Ayobb, “Political Islam: Image and Reality”, ibid.
159
nxjerrjen e konkluzioneve të gabuara.324 Një prej tyre është identifikimi që i bëhet
shpeshherë islamizmit politik me një fenomen tërësisht fetar.
Radikalizmi dhe ekstremizmi islamik janë dy procese të ndërlidhur që kanë
bashkekzistuar përgjatë një historie të gjatë bashkëjetese dhe konfliktesh kryesisht mes
vetë vendeve të Lindjes së Mesme, botës arabe dhe asaj perëndimore. Por kufizimi
historik i analizës sonë është i pashmangshëm, pasi na vendos brenda një konteksti më të
plotë analize dhe e bën më funksional interpretimin e ndikimit gjeopolitik të fesë si mbi
shtetet (dhe politikën e tyre të jashtme) ashtu dhe mbi qytetërimet. Për këtë arsye, analiza
që do t’i bëhet në këtë punim doktoral raportit mes ekstremizmit islamik dhe
gjeopolitikës do të fokusohet tek periudha e shekullit të XX-të dhe sidomos gjatë dekadës
së parë të shekullit të XXI-të. Në këtë drejtim duhen identifikuar fillimisht faktorët që
kanë shërbyer si katalizatorë të procesit të kapërcimit nga fondamentalizmi islamik drejt
ekstremizmit islamik dhe përdorimit të dhunës terroriste për të arritur objektiva politikë
dhe gjeopolitikë.
Ndërkohë doktrina islamike fetare përmban pothuajse aq diferencime ideologjike
sa dhe protestantizmi, ndërsa në vetë fondamentalizmin islamik gjendet një
shumëllojshmëri akoma më e madhe dhe e më larmishme mendimesh.325 Por, megjithë
diferencimet (të kuptueshme dhe të natyrshme deri diku) mund të dallohen disa pika të
njëjta në të gjitha tendencat e fondamentalistëve, të tilla si: besimi i tyre tek ndryshimi
ndaj “të pafeve”, besimi i tyre absolut në materializmin dhe korrupsionin e “Djallit të
Madh” (shprehje me të cilën identifikohet gjithmonë Perëndimi, sistemi politik i tij dhe
vlerat perëndimore). Të njëjtin vlerësim fondamentalizmi islamik mban dhe për të gjithë
ato vende islamike qeveritë e të cilave bashkëpunojnë me SHBA, Perëndimin dhe
Izraelin. Një pikë tjetër e përbashkët e fundamentalistëve islamikë është shprehja e
solidaritetit për të gjithë myslimanët e tjerë, kur këta ndodhen në gjendje lufte me “Fuqitë
e Djallit” (apo, siç quhen ndryshe, “të pafetë”). Shembuj që ilustrojnë këtë dimension të
fondamentalizmit islamik janë pjesëmarrja në zonat e luftimeve dhe konfliktet në
324 Francis Fukuyama & Adam Garfinkle, “Promote democracy and prevent terrorism – but don’t conflate the two”, në “The Wall Street Journal”, 27 Mars 2006. 325 Roger Medd & Frank Goldstein, “International Terrorism on the Eve of the New Millenium”, në “Studies in Conflict and Terrorism”, Vëll. 20, Nr. 3, Korrik-Shtator, 1997, f. 290.
160
Afganistan (1980), Bosnje, Sudan, Çeçeni, Gjeorgji, Algjeri, Filipine, Indonezi, Kashmir,
Kosovë, Afganistan (2001-sot) si edhe Irak.
Fondamentalizmi islamik është një fenomen shoqëror shumë dinamik, i pajisur
me një aftësi të veçantë për t’u përhapur. Përhapja e tij përmbahet me shumë vështirësi
dhe me akoma më shumë vështirësi ndalohet. Në fazën e tij më ekstreme, kjo lloj
ideologjie ekstremiste ka prodhuar dhunë politike terroriste.326 Rritja e përmasave të
terrorizmit që buron nga arsye fetare ka ndryshuar mënyrën e përcaktimit të strukturës së
terrorizmit ndërkombëtar. Por marrëdhëniet midis fesë dhe dhunës ekstremiste terroriste
nuk përbëjnë një fenomen të ri për analizën e çështjeve të sigurisë ndërkombëtare. Dhuna
ka qenë pjesë e shprehjes ekstremiste të shumicës së feve në periudhë kohore apo në një
tjetër.
Me fjalë të tjera, ekstremizmi islamik është produkt i një feje realisht
ekspansioniste. Por është njëkohësisht dhe fenomen shoqëror i hasur në popuj të cilët
vetëm gjatë kohëve të fundit fituan pavarësinë e tyre dhe krijuan tepër vonë një
ndërgjegje kombëtare.327 Shembujt në këtë rast janë të shumtë, ku mund të përmenden
vendet e Lindjes së Mesme, apo vende të tjera si Afganistani, Indonezia, Pakistani, etj.
Paralelisht ky është një fenomen i cili përfshin kryesisht klasat e varfra të cilat për një
sërë arsyesh mund të ndikohen më lehtë nga kjo lloj ideologjie. Kjo ndodh kryesisht për
arsye arsimimi të pamjaftueshëm, niveli të ulët të ardhurash, mosbesimit në klasën
politike dhe në elitat e vendeve të tyre, gjë e cila i bën njerëzit lehtësisht pre të
propagandës anti-perëndimore. Kohët e fundit gjithsesi duhet vënë në dukje se
ekstremizmi islamik është përhapur dhe në klasat elitare të shoqërive myslimane, duke
përfshirë një numër në rritje përkrahësish fanatikë me nivel të lartë ekonomik dhe
edukimi. Si ide fetare ekstremizmit islamik i bashkëngjitet ngushtësisht një aktivizëm i
theksuar nacionalist. Ky lloj nacionalizmi shprehet kundër një armiku ‘të pafe’ dhe
‘materialist’ ndaj të cilit të gjithë myslimanët duhet të bashkohen dhe të luftojnë.
Kështu, terrorizmi islamik si forma më e njohur e shprehjes së ekstremizmit
islamik, ka rrënjë të thella në historinë politike të vendeve të Lindjes së Mesme. Këtu
bazohet në shumë raste struktura e propagandës ekstremiste islamike e cila legjitimon
326 Olivier Roy, “The Failure of Political Islam”, ibid, ff. 75-8. 327 Më gjerësisht mbi problematikën e këtyre shteteve: Louis Fawcett (ed.), “The Middle East in International Relations”, ibid, ff. 40-4.
161
veprimtarinë e saj duke përdorur periudhën koloniale dhe post-koloniale. Gjatë këtyre
periudhave Perëndimi (kryesisht Britania e Madhe, Franca dhe, deri diku, SHBA) ka
shfrytëzuar ekonomikisht pothuajse gjithë shtetet e Lindjes së Mesme, si dhe ka ndikuar
gjatë fazës post-koloniale nëpërmjet krijimit të elitave politike në këto vende të cilat u
shërbejnë interesave të tyre. Kështu shfrytëzimi i madh ekonomik dhe gjeostrategjik i
gjithë këtyre vendeve prej vendeve Perëndimore koloniale ka lënë doemos shije të hidhur
në historinë e popujve të Lindjes së Mesme. Një armë shtesë në duart e propagandës
ekstremiste ka qenë dhe mbetet politika mbështetëse e Perëndimit (dhe kryesisht e
SHBA-ve) ndaj Izraelit, që prej themelimit të shtetit Izraelit dhe deri në ditët tona.
Konflikti midis Izraelit dhe palestinezëve për krijimin e një shteti palestinez si dhe ai
midis Izraelit dhe arabëve për çështje territoriale (dhe jo vetëm) kanë lënë shenja të thella
në memorien kolektive të vendeve arabe në Lindjen e Mesme.
Këto çështje, të cilat në thelb nuk ishin fetare, gjatë rrjedhës së historisë
shpeshherë tentuan të përdoreshin nga ekstremizmi islamik, duke u dhënë atyre nuanca
fetare. Kur në vitin 1928 Hasan al-Bana krijoi Vëllazërinë Myslimane në Egjipt,
përpjekja e tij u fokusua në krizën e identitetit si pasojë e rendit kolonial si dhe në
kthimin drejt së shkuarës për të rigjetur vetveten.328 Kjo tendencë e organizatës më të
madhe fondamentaliste islamike, e cila i ka fillesat pikërisht në vitin 1928, përmbante një
sërë pozicionesh të cilat, në pjesën më të madhe të tyre, vazhdojnë të ekzistojnë akoma
dhe sot:
1) Mohimin e çdo lloj bashkëpunimi me qeveritë Perëndimore dhe bashkëpunëtorët
e tyre. Në këtë kontekst nuk pranohet gjithashtu dhe mënyra perëndimore e jetesës
si edhe qytetërimi perëndimor.
2) Kryengritje e armatosur ndaj të gjitha qeverive arabe që bashkëpunojnë me
Perëndimin dhe nuk janë të afta të qeverisin.
328 Mbi vëllazërinë myslimane ekziston një literaturë mjaft e gjerë. Megjithatë, në hulumtimin tonë, përveç literaturës së parashtruar në pjesë të tjera të këtij punimi doktoral, sa i takon në mënyrë specifike kësaj tematike jemi bazuar kryesisht tek Rachel Ehrenfeld, “The Muslim Brotherhood Evolution: An Overview”, në “American Foreign Policy Interests: The Journal of the National Committee on American Foreign Policy”, Vëll. 33, Nr. 2, ff. 69-85. Ziad Munson, “Islamic Mobilization: Social Movement Theory and the Egyptian Islamic Brotherhood”, në “The Sociological Quarterly”, Vëll. 42, Nr. 4, ff. 487-510. Olivier Guitta, “Muslim Brotherhood Parties in the Middle East and North Africa Region”, në “European View”, Vëll. 9, ff. 283-300. Mohammed Zahid, “The Muslim Brotherhood and Egypt’s Succession Crisis”, Londër-Nju Jork: Tauris, 2010. Barbara Zollner, “The Muslim Brotherhood: Hasan al-Hudaybi and Ideology”, Londër: Routledge Studies in Political Islam, 2009.
162
3) Akuza të fuqishme ndaj korrupsionit dhe mekanizmave qeveritarë që e lejojnë atë.
4) Ndihma ndaj gjithë popujve arabë (dhe myslimanë) që do luftojnë kundër çdo lloj
pushtuesi perëndimor.
Përqafimi i kësaj ideologjie, e cila bazohej në fenë islame, ishte i menjëhershëm.
Shtresat e ulëta dhe ato të mesme shoqërore, që nuk kishin luksin e diferencimit politik
(shpeshherë për shkak të absolutizmit dhe totalitarizmit të sistemeve politike të këtyre
vendeve), u integruan shumë shpejt dhe përqafuan trinomin: “Islami është Zgjidhja”. Kjo
filozofi disi e thjeshtëzuar krijon iluzionin e një ndarjeje më të mirë të pasurive
kombëtare, barazisë dhe prosperitetit ekonomik.
Momentumi gjeopolitik krijohet kur predikimet fetare shërbejnë si legjitimues të
një vizioni të caktuar politik mbi-kombëtar apo rajonal, si në rastin e promovimit të ideve
vahabiste dhe Luftës së Shenjtë në xhamitë e shumta të Pakistanit gjatë periudhës 1980-
1990 nëpërmjet financimit nga petrodollarët sauditë.329 Gjithaq i rëndësishëm ishte
rivaliteti saudit i viteve 1960-të me Kajron, për shkak të strehimit në Arabinë Saudite të
krerëve radikalë të Vëllazërisë Myslimane në përplasje me pushtetin naserian të Egjiptit.
Nën orientimin e Sayyid Kutb, shumë prej tyre denoncuan regjimet nacionaliste arabe të
Egjiptit dhe Sirisë si jo-besimtarë (takfir-ë) duke deklaruar se nuk ishin islamikë të
vërtetë por jetonin në një gjendje padijeje (jahiliyya), çka i bënte objektiva legjitimë
kundër të cilëve mund të ndërmerrej një luftë e shenjtë.330 Kjo filozofi ekstremiste
vahabiste krijoi kushtet për të bashkuar një bërthamë të fuqishme ekstremistësh islamikë
të cilët po e përdornin gjeopolitikisht Islamin politik për të destabilizuar një numër
regjimesh në Lindjen e Mesme, si atë egjiptian, sirian, saudit, libanez, etj. Një kontekst i
tillë e shndërroi vahabizmin në një sfidues të status kuosë rajonale në vitet 1990-të, e
sidomos në vitet 2000. Nga pikëpamja politike kjo rezultoi e vërtetë sidomos me
329 Sa i takon Arabisë Saudite, sundimtarët saudë ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga kontrolli mbi arsimin dhe kulturën duke i lënë ato në dorë të establishmentit vahabist, në këmbim të pranimit të politikave saudite në fushën e sigurisë dhe të ekonomisë. Kjo lloj kontrate sociale informale funksioni deri në fund të viteve 1970-të, kur filloi të prishej për një sërë arsyesh, siç ishin: i) rritja galopante e numrit të popullsisë, ii) rritja e jashtëzakonshme e të ardhurave nga nafta, iii) shqetësimi i shoqërisë saudite për penetrimin e zakoneve perëndimore të konsumatorizmit. Eric Rouleau, “Trouble in the Kingdom”, në “Foreign Affairs”, Vëll. 81, Korrik 2002, ff. 75–89. 330 Për një analizë të ideve të Sayyid Qutb, Yvonne Haddad, “Sayyid Qutb: Ideologue of Islamic Revival”, UK: Oxford University Press, 1983. Charles Tripp, “Sayyid Qutb: The Political Vision”, Londër: Zed Books, 1994.
163
zhvillimet politike që shoqëruan Pranverën Arabe dhe instalimin në pushtet të partive
islamiste, si në Tunizi dhe Egjipt.
Por diskutimi mbi Arabinë Saudite nxjerr pah specifikën kontekstuale të
vahabizmit, i cili prodhoi variantin militantesk të Islamit politik, i përfaqësuar gjatë dhe
pas viteve 1990-të nga Al Kaeda. Osama bin Laden përfaqësonte pikërisht rrymën
vahabiste në organizatë; Ayman al-Zawahiri, lideri i Xhihadit Islamik Egjiptian dhe
ideologu kryesor i Al Kaedës, strategu dhe bërthama intelektuale e saj, përfaqësonte
trashëgiminë kutb-iste brenda saj. Kjo aleancë ideologjike kutbisto-vahabiste arriti
kulmin e saj në Afganistanin e viteve 1990-të, çka i atribuohet më së shumti situatës
anarkike në vend. Me tërheqjen e forcave sovjetike nga Afganistani dhe shtrirjen e
kontrollit të pushtetit taleban në vend, radikalët vahabistë dhe Al Kaeda e shndërruan
vendin në një bazë ideale për operacionet e tyre, duke materializuar kësisoj vizionin e
tyre gjeopolitik.
Lëvizjet më të mëdha islamiste, si Vëllazëria Myslimane në Egjipt, Xhamaat-i-
Islami (Bashkësia Islame) dhe Jamia-ul-Ulema-i-Islam (Bashkimi i Klerit Islam) në
Pakistan apo partitë islamike të Turqisë kanë vepruar në masë të madhe brenda një
sistemi politik të përcaktuar nga regjime të tjera që zotëronin pushtetin. Disa prej tyre
kanë pasur mundësi të marrin pjesë në procese elektorale, duke mbijetuar si nga
pikëpamja organizative ashtu dhe elektorale. Vëllazëria Myslimane përbën një shembull
mjaft domethënës në këtë drejtim, duke marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të viteve të
fundit si me kandidatë të pavarur ashtu dhe nën siglën e partive të tjera më të vogla.331
Megjithatë, pavarësisht teorisë imperialiste, të parashtruar më lart, e cila shpall
fajtor Perëndimin dhe politikat e tij kolonialiste dhe neokolonialiste, rrënjët e dukurisë së
fondamentalizmit gjenden më shumë në doktrinën radikale islamiste, sesa tek historia e
vendeve të Lindjes së Mesme (dhe jo vetëm). Ato lidhen kryesisht me problemet e tyre
331 Gjatë periudhave të liberalizimit relativ, Vëllazëria Myslimane ka fituar kontrollin e sindikatave, si ato që përfaqësojnë avokatët, doktorët dhe gazetarët egjiptianë, duke ruajtur të paprekur bazën e saj në një elektoral heterogjen, nëpërmjet organizatave joqeveritare, shoqatave bamirëse, rrjeteve të shërbimeve sociale, qendrave të grave dhe sipërmarrjeve botuese. Shumicën e kohës ajo ka bërë kompromise të herëpashershme me regjimin duke kufizuar ndikimin e saj por duke i lejuar paralelisht të ekzistojë. Më gjerësisht Carrie Wickham, “Mobilizing Islam: Religion, Activism and Political Change in Egypt”, Nju Jork: Columbia University Press, 2002. Mohammed Zahid, “The Muslim Brotherhood and Egypt’s Succession Crisis”, Londër-Nju Jork: Tauris, 2010. Barbara Zollner, “The Muslim Brotherhood: Hasan al-Hudaybi and Ideology”, Londër: Routledge Studies in Political Islam, 2009.
164
ekonomike, sociale, kulturore dhe politike. Megjithatë nuk duhet nënvleftësuar aspak
edhe ndikimi që ka në këtë mes edhe përballja e doktrinave fetare të dy feve kryesore të
globit në një sërë fushash të jetës njerëzore.
Nga ana tjetër, vetë prirja dhe dinamika e fondamentalizmit islamik u paraqit në
vendet perëndimore në mënyrë arbitrare dhe absolutiste, duke e njësuar atë me fenë
islame në tërësi. Kjo qasje e gabuar e shumicës së analistëve perëndimorë pengoi
analizën reale të fenomenit dhe ndihmoi në krijimin e perceptimeve të gabuara të
shoqërive perëndimore ndaj botës islame në përgjithësi.
Islami konsiderohet sot gjerësisht si feja me shtrirjen më të gjerë, ndërsa
besimtarët e kësaj feje nuk jetojnë më vetëm në rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe në
një numër të madh shtetesh të botës, duke përbërë në total rreth një të pestën e popullsisë
globale. Fenomeni i fondamentalizmit islamik, sikurse ka dominuar në terminologjinë e
marrëdhënieve ndërkombëtare, ose ekstremizmi me natyrë islamiste, për të përdorur një
term që u zhvillua për të treguar aktet e dhunshme, është një fenomen social me
dimensione të paparashikueshme, me aftësi për t’u shndërruar me shpejtësi në faktor
gjeopolitik, si dhe me një kapacitet të jashtëzakonshëm për të zgjeruar fushën e
veprimtarisë por edhe hapësirën gjeografike të shfaqjes së tij. Për këto arsye, kufizimi i
këtij fenomeni ka rezultuar mjaft i vështirë për aktorët politikë globalë, ndërsa lufta ndaj
tij ka shënuar sukses mjaft të kufizuar, sidomos në dritën e interesave gjeopolitikë që
bartin jo vetëm aktorët (grupet dhe organizatat islamike ekstremiste), por edhe vektorët
shtetërorë që i mbështesin ata.332 Në përpjekjen akademike për të analizuar dhe
përkufizuar këtë fenomen nevojitet gjithnjë t’u shmangemi thjeshtëzimeve dhe
shpjegimeve të njëanshme.
Ndërkaq, fondamentalizmi islamik u zhvillua me shpejtësi të madhe gjatë dy-tre
dekadave të fundit, ndërsa në vitet 1990-të vërehet fillimi i organizimit dhe funksionimit
të rrjeteve të para terroriste brenda shoqërive perëndimore. Nga ana tjetër, tendenca në
rritje e përdorimit të dhunës terroriste që mbulohet me petk fetar përbën një fenomen të ri
historik.333 Fondamentalizmi islamik është produkt i një feje në fakt ekspansioniste, duke
i dhënë asaj ngjyrim politik. Njëkohësisht ai përbën një dukuri sociale të popujve që
332 Olivier Mehrotta, “Resurrection of Islamic Fundamentalism”, në “Strategic Analysis”, Vëll. 3, Nr. 3, ff. 123-7. 333 Olivier Mehrotta, “Resurrection of Islamic Fundamentalism”, ibid, ff. 123-7.
165
përgjithësisht ndërgjegjen e tyre kombëtare e farkëtuan gjatë gjysmës së dytë të shekullit
të njëzetë, duke e formësuar pashmangshmërisht identitetin e tyre në një trajtë mohuese
përkundrejt vendeve perëndimore kolonizatore dhe gjithçkaje ato kanë përfaqësuar
historikisht. Ndaj, të gjitha përfytyrimet gjeopolitike të këtyre popujve lidhen me të
kaluarën e tyre historike, e cila pasqyrohet në të tashmen në formën e ekspansionit të
radikalizmit islamik. Nga ana tjetër, ekstremizmi islamik përbën edhe fenomen, ndonëse
jo shterues, të shtresave të varfra të këtyre shoqërive, sepse nuk kërkon veçse bindje
absolute dhe përkushtim total për “fitoren përfundimtare” kundër qytetërimit perëndimor
që konsiderohet përgjegjës për të gjitha vuajtjet e popujve myslimanë, veçanërisht në
rajonin e Lindjes së Mesme.
Rezonanca e kësaj ideologjie, që ka si pikënisje fenë, rezultoi e menjëhershme.
Shtresat shoqërore që e kanë të pamundur të vlerësojnë sistemet ekonomike u afruan me
shpejtësi nën moton “Islami është zgjidhja”, që premton ndarje më të drejtë të pasurisë
mes banorëve të varfër të Lindjes së Mesme, në raport me elitat e korruptuara politike ose
oligarkitë ushtarake që të vetmin qëllim kanë garantimin e qëndrimit të tyre në pushtet.334
Nga ana tjetër, tendenca për të absolutizuar fenomenin e islamizmit, e cila shfaqet në
shumë vende perëndimore, ka penguar një analizë realiste dhe një qasje thelbësore ndaj
këtij fenomeni, i cili është në fakt një ideologji agresive, por që në thelb u shërben
interesave gjeopolitike të përballjes politike me mjedisin ndërkombëtar.
Siç argumenton Robert Kennedy: “një ndër faktorët që ka nxitur lidhjen mes fesë
islame dhe dhunës është fakti se shumë shoqëri myslimane jetojnë në shtete të
pazhvilluara të Botës së Tretë ose e kanë fituar rishtazi pavarësinë e tyre dhe nuk kanë
arritur dot të transformohen me sukses në shoqëri demokratike”.335 Për më tepër të gjitha
vendet e rajonit të Lindjes së Mesme e kanë fituar pavarësinë nga ish kolonizatorët e tyre
evropianë nëpërmjet luftërave nacional-çlirimtare në momente të ndryshme të shekullit të
njëzetë. Kësisoj, radikalizmi dhe ekstremizmi islamik është një fenomen shoqëror i hasur
në popuj që vetëm gjatë kohëve të fundit kanë fituar pavarësinë dhe që shpeshherë
334 Bernard Lewis, “The Roots of Muslim Rage”, në “The Atlantic”, ibid, ff. 45-70. 335 Robert Kennedy, “Is One Person’s Terrorist Another’s Freedom Fighter: Western and Islamic Approaches to ‘Just War’ Compared”, në “Terrorism and Political Violence”, Vëll 11, Nr. 1, 1999, ff. 1–21.
166
ndodhen ende sot e kësaj dite në procesin e formësimit të një identiteti dhe ndërgjegjeje
kombëtare.
Një faktor i dytë, i lidhur ngushtë me të parin, e që ka shërbyer në mënyrë të
përsëritur si argument i ekstremistëve islamikë për të rritur mbështetjen e tyre popullore,
ka të bëjë me ruajtjen e raporteve të kolonizatorëve me elitën e këtyre vendeve që mori në
duar pushtetin, duke krijuar lidhje dhe varësi klienteliste në favor të interesave të ngushta
ekonomike.336 Kjo lidhje pamundësonte çdo perspektivë zhvillimi ekonomiko-social për
masat e gjera popullore, e që, për pasojë, në kushtet e varfërisë ekstreme, i shtyu ato drejt
përqafimit të ideve ekstremiste fetare, shoqëruar edhe me incentivat e duhura financiare
të organizatave ekstremiste islamike në vendet e Lindjes së Mesme.
Një faktor i tretë që ka kontribuuar në fuqizimin e rrymave ekstremiste të
islamistëve lidhet me mobilizimin dhe mbështetjen e myslimanëve në të gjitha ato vende
të botës ku shfaqen vatra konflikti mes tyre dhe grupeve të tjera të popullsisë jo-
myslimane. Ky element solidariteti për të gjithë ato popuj myslimanë që përjetojnë një
gjendje lufte është shfaqur sidomos gjatë dhe pas viteve 1980-të – duke filluar me
mobilizimin e myslimanëve ekstremistë nga e gjithë bota (kryesisht Lindja e Mesme) për
të luftuar kundër trupave sovjetike në Afganistan (1979-’89), si dhe me nxitjen e
radikalizmit islamik dhe përhapjen e dhunës fetare në vend pas marrjes së pushtetit, duke
instaluar regjimin taleban.337 Raste të tjera të angazhimit të grupeve ekstremiste islamike,
vullnetare dhe/ose mercenare janë shënuar në shumë konflikte të tjera, si në Bosnje,
Sudan, Çeçeni, Gjeorgji, Algjeri, Filipine, Indonezi, Kashmir, Kosovë, Afganistan
(2002), Irak (2004), etj.
Një faktor i katërt që ka nxitur ekstremizmin islamik është besimi absolut se ata
ndryshojnë thelbësisht nga ‘të pafetë’ sepse nuk besojnë tek materializmi i Perëndimit të
krishterë. Ky dallim nga ‘të tjerët’ nuk përbrendëson vetëm elementë fetarë por edhe
kulturorë, pasi tenton të vendosë raporte konfliktuale mes qytetërimit mysliman dhe atij
336 Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, ibid, ff. 90-100. Për një trajtim më të gjerë të argumenteve që kanë përdorur aktorët terroristë mbi marrëdhëniet mes elitave në pushtet me ish-kolonizatorët e tyre: Bruce Hoffman, “The Contrasting Ethical Foundations of Terrorism in the 1980’s” në “Terrorism and Political Violence” Vëll. 1, Nr. 3, Korrik 1989. Bruce Hoffman, “‘Holy Terror’: The Implications of Terrorism Motivated by a Religious Imperative” ibid. Mark Juergensmeyer “The Worldwide Rise of Religious Nationalism”, ibid. 337 Barak Mendelsohn, “Combating Jihadism: American Hegemony and Interstate Cooperation in the War on Terrorism”, ibid, ff. 63-89.
167
të krishterë.338 Por një gjë e tillë është thuajse e pamundur, për shkak të vetë natyrës
heterogjene që bartin këto lloj qytetërimesh dhe shtrirjes së gjerë gjeografike të tyre. Ndër
shkaqet më të thella që kanë ndikuar në proceset e ekstremizmit islamik, radhiten: niveli i
ulët arsimor i shoqërive të Lindjes së Mesme, problemet e përhershme ekonomike që
kanë shoqëruar shumicën e këtyre vendeve, si dhe mbështetja e përhershme politike,
ekonomike dhe ushtarake e vendeve perëndimore (sidomos e Shteteve të Bashkuara) për
shtetin e Izraelit.
Nga ana tjetër, për të hulumtuar rrënjët gjeopolitike të ekstremizmit islamik,
nevojitet edhe një përqasje historiko-kulturore, duke vendosur në kontekstin e duhur rolin
historik të fesë në hierarkinë socio-politike të vendeve myslimane, duke e përqendruar
analizën sidomos në rajonin e Lindjes së Mesme. Në këtë kuadër, përpjekjet për të
institucionalizuar ekstremizmin islamik janë zhvilluar në shumë nivele, ndër të cilat më i
rëndësishëm ka qenë përpjekja për të instaluar ligjin islamik (Sheriatin) në themel të
sistemit ligjor të një vendi. Si e tillë, doktrina e së drejtës islame bazohet pikësëpari tek
Kurani, si teksti fetar themelor.339 Por në shumë shtete dhe/ose rajone me shumicë
popullsie myslimane është vënë re se kjo doktrinë, e preferuar sidomos nga grupe
fondamentaliste dhe ekstremiste politike, është shndërruar me shpejtësi në ligjin themelor
të organizimit të shoqërisë bazuar në idenë se “të gjitha ligjet e tjera të shtetit duhet të
burojnë prej tij dhe nuk mund t’i kundërvihen atij”.340
Revolucioni Islamik i vitit 1979 në Iran shënon një moment kyç të historisë së
Lindjes së Mesme, veç të tjerave edhe për shkak të faktit se Sheriati, ligji islamik, u
shndërrua në bazën ligjore të kësaj Republike Islamike, ndërsa u pasua edhe nga vendosja
e tij në një pjesë të Sudanit apo edhe në Afganistan gjatë regjimit taleban. Megjithatë,
edhe pse pjesë e konsiderueshme e së drejtës në shumë vende të tjera myslimane, shumë
qeveri të Lindjes së Mesme kanë zgjedhur të aplikojnë sisteme të së drejtës të bazuara më
së shumti mbi parime perëndimore ose laike. Kjo ndarje në aplikimin e Sheriatit ka çuar
338 Eric Neumayer & Thomas Plumper, “International Terrorism and the Clash of Civilizations”, ibid, ff. 711-734. 339 Për rrjedhojë ajo bazohet tek mënyra e jetesës së vetë Profetit Muhamet dhe e komuniteteve të para të besimtarëve myslimanë dhe tek kodet e tyre të rregullimit të marrëdhënieve shoqërore. Brenda Lutz dhe James Lutz, “Global Terrorism”, ibid., ff. 72-5. Për një trajtesë më të plotë Bernard Lewis, “The Middle East. A Brief History of the Last 2000 Years”, ibid, ff. 218-244. 340 Barak Mendelsohn, “Combating Jihadism: American Hegemony and Interstate Cooperation in the War on Terrorism”, ibid, ff. 63-70. Ali Khan, “A Theory of International Terrorism”, ibid, ff. 172-205.
168
në konflikte brenda vetë botës myslimane, sidomos asaj arabe, mes grupeve të
modernizuara dhe atyre që bazohen tek ligji islamik.341 Këto konflikte nuk janë kufizuar
vetëm brenda shteteve të caktuara, por kanë pasur mbi të gjitha një dimension gjeopolitik
rajonal, si në rastin e Irakut, Iranit, Arabisë Saudite, Sirisë, Libisë, Pakistanit,
Afganistanit, etj. Përveç dimensionit gjeopolitik rajonal, përplasja mes rrymave laike dhe
atyre ekstremiste islamike i ka detyruar shpeshherë këta të fundit t’i drejtohen dhunës dhe
terrorizmit për të realizuar objektivat e tyre politikë dhe gjeopolitikë.
Koncepti i martirit (dhe martirizimi si dukuri) përbën një tjetër element thelbësor
që ka shërbyer si instrument i organizatave terroriste për të arritur objektivat e tyre
strategjikë. Pas viteve 1990-të është rritur në mënyrë galopante numri i sulmeve me
bomba vetëvrasëse nga ekstremistët islamikë në shumë rajone të botës, edhe pse
përqendrimi gjeografik mbetet në hapësirën më të gjerë të Mesdheut Jugor (rajoni i
Magrebit dhe Mashrekut).342 Nga pikëpamja fetare, Islami është lidhur me sulmet
vetëvrasëse sidomos nga palestinezët, por edhe nga myslimanë të tjerë. Megjithatë duhet
përmendur se rasti i vetëvrasjeve të palestinezëve ndryshon prej atyre të myslimanëve në
rajone të tjera, për shkak të situatës së vazhdueshme konfliktuale me Izraelin. Vetë feja
Islame nuk trajton në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëvrasjen, por pranon martirizimin e
vullnetshëm për një kauzë të drejtë.343 Kështu, në komunitetet myslimane të Azisë
Juglindore ka ekzistuar një traditë e mirëfilltë sulmesh vetëvrasëse, e drejtuar kundër
pushtuesve të huaj, e cila ka qenë kryesisht rrjedhojë e procesit historik të kolonizimit të
vendeve myslimane nga perandoritë jo-myslimane. Nga pikëpamja taktike dhe
strategjike, këto sulme vetëvrasëse [përgjithësisht bombëvënie vetëvrasëse] rezultuan të
suksesshme në luftën për pavarësi nga kolonizatorët dhe në fuqizimin e identiteteve fetare
islamike të shteteve të ardhshme.344 Edhe në Lindjen e Mesme ka disa shembuj të arritjes
së objektivave strategjikë të organizatave terroriste përmes përdorimit të sulmeve
341 Bruce Hoffman, “‘Holy Terror’: The Implications of Terrorism Motivated by a Religious Imperative”, ibid. Shih gjithashtu Ali Khan, “A Theory of International Terrorism”, ibid, ff. 172-76. 342 Robert Pape, “The Strategic Logic of Suiside Terrorism”, ibid. 343 Bruce Hoffman, “The Logic of Suicide Terrorism”, në “Atlantic Monthly”, Qershor 2003. Mia Bloom, “Dying to Kill: The Allure of Suicide Terror”, ibid. 344 Një temë kjo e trajtuar më gjerësisht tek Stephen Dale, “Religious Suicide in Islamic Asia: Anticolonial Terrorism in India, Indonesia, and the Philippines”, në “Journal of Conflict Resolution”, Vëll. 32, Nr. 1, 1998, ff. 37–59. Brenda Lutz & James Lutz, “Terrorizmi” në Alan Collins (ed.), “Studime Bashkëkohore të Sigurisë”, ibid, ff. 362-85. Mia Bloom, “Dying to Kill: The Allure of Suicide Terror”, ibid.
169
vetëvrasëse. Kështu, organizata palestineze e Hamasit, në luftë kundër Izraelit, i ka parë
sulmet vetëvrasëse si një mjet mjaft efikas dhe me kosto të ulët për të arritur objektivat e
saj.345 Nga pikëpamja e legjitimitetit politik dhe fetar, kjo është shoqëruar me argumentin
e klerikëve dhe të udhëheqësve politikë të këtyre lëvizjeve (apo organizatave) se ky lloj
sulmi është i justifikuar sepse objektivat janë pushtues të huaj.
Thellimi i debateve e polemikave midis botës myslimane dhe Perëndimit
[sidomos midis vendeve myslimane e Bashkimit Evropian] filloi me pjesëmarrjen e
ushtrive evropiane përkrah Shteteve të Bashkuara në luftërat kundër Afganistanit dhe,
sidomos, kundër Irakut. Këto luftëra kundër terrorit nuk justifikuan e as përligjën kauzën
për të cilën u shpallën, pasi dhuna në të dy vendet vazhdon, madje me ritme të
përshpejtuara dhe të përshkallëzuara, kurse Iraku sot është shndërruar në bazë rekrutimi
për shumë aspirantë të rinj për terroristë.
Siç ka pohuar dhe Francis Fukuyama në një artikull mjaft të debatuar në qarqet
akademike të marrëdhënieve ndërkombëtare: “Administrata Bush nuk ka denjuar të
pranojë shkallën e humbjes së afateve kohore që i kishte vënë vetes për të demokratizuar
Irakun. Iniciativa e saj më e gjerë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut për të
promovuar demokracinë përmes mbështetjes së theksuar retorike të demokracisë dhe
financimit të organizatave lokale demokratike u pa fillimisht si një mënyrë për të
kapitalizuar momentumin e fituar nga një tranzicion i suksesshëm i Irakut drejt
demokracisë. Por deri më sot një momentum i tillë nuk ekziston, porse kemi vetëm kthime
mbrapa drejt dhunës së pafundme.” 346 Në të njëjtën kohë një sërë rastesh të bëra publike
nëpër lajme kanë shkaktuar zemërimin e botës myslimane. Ndër to mjafton të
përmendim:
• Përdorimin e vendeve evropiane dhe të faciliteteve të tyre për rrëmbimin dhe
marrjen në pyetje të të dyshuarve si terroristë (në Greqi, Gjermani, Bullgari,
345 Dipak Gupta dhe Kusum Mundra, “Suicide Bombing as a Strategic Weapon: An Empirical Investigation of Hamas and Islamic Jihad’, në “Terrorism and Political Violence”, Vëll. 17, Nr. 4, 2005, ff. 573–598. Alon Ben-Meir, “The Intifadah: Four Years Later”, në “American Diplomacy”, Vëll. IX, Nr. 3, 2004. Një hulumtim më përgjithësues ofrohet nga Bruce Hoffman, “The Logic of Suicide Terrorism”, ibid. Mark Heller, “Hamas’ Victory and Israel’s Dilemma”, në “Strategic Assessment”, Vëll 9, Nr. 1, Prill 2006, ff. 1–4. Yonah Alexander, “Palestinian Religious Terrorism: Hamas and Islamic Jihad”, Ardsley, Nju Jork: Transnational, 2002. 346 Francis Fukuyama & Adam Garfinkle, “Promote democracy and prevent terrorism–but don’t conflate the two”, ibid.
170
Kosovë, midis të tjerëve), jashtë normave ligjore të njohura e respektuara nga këto
vende. 347
• Krijimin e Flet-arrestit Evropian për të lehtësuar ekstradimin brenda Bashkimit
Evropian si dhe drejt vendeve të treta.
• Fotot dhe videot e torturave dhe të gjendjes së degraduar të burgjeve irakiane nga
ushtarët amerikanë e britanikë që shkaktuan zemërim e demonstrata në të gjithë
botën.
• Formulimin e listave të zeza të vendeve e grupeve terroriste, të ndërmarrë me
iniciativë amerikane.
• Por ajo që shkaktoi më shumë zemëratë ishin karikaturat e Profetit Muhamet në
mediat daneze dhe ribotimin e tyre në mediat evropiane.
Fenomeni i terrorizmit me natyrë islamike është mbi-kombëtar, pasi ai ka prekur
shumicën dërrmuese të shteteve. Ky proces përshkon të gjithë botën myslimane duke
prekur shtresa të gjera shoqërore, duke e shndërruar radikalizmin dhe ekstremizmin
islamik në një fenomen mbi-shtresor.348 Instrumenti më efikas në duart e terrorizmit
islamik është ideologjia e saj, e cila orienton mendimin strategjik të lidershipit të
organizatave kryesore terroriste, sidomos të Al-Qaeda-s. Liderët e Al Qaeda-s, siç ka
ndodhur në të kaluarën edhe me organizata të tjera terroriste, i përshtatin mesazhet e tyre
duke shfrytëzuar dobësitë e politikave të vendeve perëndimore (sidomos të Shteteve të
Bashkuara dhe fuqive të tjera perëndimore me interesa gjeopolitike në Lindjen e Mesme
dhe, më gjerë, në botën myslimane.349 Në këtë mënyrë, ideologjia politike që përshkon
terrorizmin ndërkombëtar ka fituar një dimension të mirëfilltë, përtej rrethit të ngushtë të
Al Qaeda-s, talebanëve, apo disa organizatave dhe shteteve të tjera që e mbështesin
atë.350 Elementi më i rrezikshëm i kësaj qasjeje konsiston në faktin se, edhe nëse
347 Gordon Corera, “CIA Renditions Strain Europe Goodwill”, në “BBC News”, 20 Mars 2006. 348 Në kuptimin marksist të shtresëzimit social. Mary Bossis, “Political Violence”, në “Pacis Defensor”, Nr. 3, Shtator 1999, ff. 105-6. 349 Siç rezulton nga ligjërimi i tyre publik. David Oman, “Countering International Terrorism: The Use of Strategy”, në “Survival”, Vëll. 47, Nr. 4, Dimër 2005-2006, ff. 109. 350 Mund të themi se ajo i përngjet një paraziti biologjik që mbijeton duke përdorur energjinë e trupave brenda të cilëve është strehuar dhe që transformohet në forma që mund të prekin edhe grupe të tjerë, sidomos kur niveli i antitrupave dhe i reagimit në organizëm është i ulët. Kjo tipologji sjelljeje bëhet veçanërisht e dukshme kur vërejmë veprimtarinë në rastet e sulmeve terroriste në Londër, në Madrid dhe në
171
shkatërrohet burimi kryesor i frymëzimit të terrorizmit ndërkombëtar, përhapja e tij
ideologjike do të mbetet, çka rrezikon ta bëjë rrezikun të përhershëm.
Për rrjedhojë, dhuna islamike ushtrohet nga grupe që rekrutohen prej shtresave të
varfra shoqërore, ndërsa vitet e fundit vërehet gjithashtu një rritje graduale e pjesëmarrjes
në akte terroriste edhe e shtresave sociale më të larta e më të arsimuara. Dhuna fetare
rezulton më e rrezikshme, më fatale dhe më e dëmshme sesa dhuna politike, sidomos për
shkak të diferencimit të mekanizmave, vlerave, legjitimitetit dhe përligjjes së nocionit të
moralit që ndikon dhe vë në lëvizje “terroristin”, pasi për të dhuna është, mbi të gjitha,
akt ose detyrë e shenjtë.351
Së fundi, nuk duhet harruar fakti se bota perëndimore dominohet më së shumti
nga një padije e madhe për botën myslimane, për traditat e tyre dhe, kryesisht, për
perceptimet që ata kanë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare. Shumë prej interpretimeve për
jetën e myslimanëve duken piktoreske ose ekzotike në sytë e perëndimorëve.352 Akoma
dhe format e dhunës ekstreme të radikalëve islamikë nuk justifikohen me të njëjtën
mënyrë që ndodh me shumë forma ekstreme dhune që shfaqen në botën perëndimore. Kjo
tregon një hendek të madh perceptimi mes qytetërimeve, pavarësisht nga mënyra e
rastësishme apo e qëllimshme e krijimit të tij. Treguesit aktualë të gjendjes ekonomike të
shumicës së vendeve të rajonit të Lindjes së Mesme imponojnë pesimizëm sa i takon
përmirësimit të nivelit të mirëqenies të shumicës së shteteve të Lindjes së Mesme, çka
mund të përkthehet në destabilitet të tejzgjatur politik, ekonomik, social dhe ushtarak.
Shumë studiues kanë parashikuar fuqizimin e radikalizmit ekstremist islamik, çka
u vërejt me rritjen e intensitetit të goditjeve terroriste kundër ambasadave amerikane në
Kenia dhe Tanzani (1998), në sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA, në Bali (2005), në
sulmet vetëvrasëse të ndërmarra nga organizatat ekstremiste palestineze kundër Izraelit, si
dhe në sulmet kundër ushtarëve amerikanë në Irak dhe Afganistan. Përdorimi i dhunës
Stamboll. Në lidhje me ligjërimin dhe terminologjinë e përdorur nga Al Kaeda shih: “Full Text of Bin Laden Tape”, Associated Press, 19/01/2006. Gjithashtu Donald Holbrook, “Al Qaeda Communiques by Bin Laden and Al-Zawahiri: A Chronology”, në Alex Schmid (ed.), “The Routledge Handbook of Terrorism Research”, ibid. 351 Në këtë pikë duhet vërejtur përdorimi i fesë për të legjitimuar dhe justifikuar përdorimin e dhunës për qëllime politike dhe strategjike. Bruce Hoffman, “Holly Terror. The Implications of Terrorism Motivated by a Religious Imperative”, ibid, ff. 270-80. 352 Bernard Lewis, “Islam and the West”, ibid, Krerët 1 & 2, ff. 3-57. Bernard Lewis, “Europe and Islam”, Uashington: AEI Press, 2007.
172
nga ekstremistët islamikë argumentohet brenda një mënyre të veçantë jetese, ku një
segment synon dhe përpiqet t’i imponohet dhunshëm tërësisë së botës myslimane.
Veprimet e viteve të fundit të fundamentalistëve në konflikte ushtarake në shumë rajone
të botës (sidomos të mercenarëve353) dëfton shkallën e lartë të rrezikshmërisë së tyre, e
cila përkthehet në sfidë për shtetet-kombe dhe për sistemin ndërkombëtar apo nën-
sistemin rajonal ku ata veprojnë. Disa prej sukseseve të tyre strategjike, si sulmet e
sipërpërmendur kundër objektivave amerikanë dhe perëndimorë, kanë shërbyer për të
mobilizuar mbështetje dhe për të arritur objektivin gjeopolitik të një rebelimi të
përgjithshëm mysliman kundër perëndimit, gjë e cila nuk ka ndodhur. Reagimi i Shteteve
të Bashkuara ndaj sulmeve të 11 shtatorit 2001 e ka dëmtuar Al Kaedën. Vendstrehimi i
sigurt në Afganistan u eliminua, edhe pse organizata duket se ka ruajtur ende një lloj
kohezioni organizativ për të operuar dhe për të ekzistuar si grup funksional në hapësirën
gjeografike malore që lidh Afganistanin me Pakistanin, duke ruajtur kësisoj aftësinë e saj
për të vepruar si një aktor i rëndësishëm gjeopolitik jo vetëm në marrëdhëniet mes këtyre
dy vendeve, por edhe në raportet gjeostrategjike që ata kanë ndërtuar me vendet
perëndimore dhe ato arabe gjatë dhe pas dekadës së fundit.
Një ndër objektivat gjeopolitikë më të rëndësishëm të dhunës terroriste me sfond
islamik është ndryshimi i politikave amerikane në Lindjen e Mesme, si dhe largimi i tyre
prej territoreve arabe, shoqëruar me tërheqjen e mbështetjes amerikane në nivel
diplomatik, ushtarak dhe ekonomik për Izraelin. Siç argumentojnë Brenda dhe James
Lutz, “nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga Lindja e Mesme, siç synonin
aktorët terroristë nëpërmjet sulmeve të tyre, atëherë do të rritej intensiteti i dhunës
kundër Izraelit dhe qeverive të tjera në rajon me të cilët ata nuk pajtohen”.354 Për më
tepër edhe grupe në rajone të tjera mund të ndërmarrin veprime të ngjashme, duke synuar
të arrijnë të njëjtat rezultate strategjike dhe efikasitet gjeopolitik. Nga ana tjetër mund të
vërehet rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe operacional mes grupeve islamike
anembanë botës.
353 Prania e dhunës terroriste mercenare është vënë re në shumë hapësira gjeografike të botës, përfshirë dhe luftërat në Ballkan apo konfliktet e stërzgjatura të Lindjes së Mesme. Μary Bossis, “Political Violence”, ibid, ff. 107-108. 354 Brenda Lutz & James Lutz, “Global Terrorism”, ibid, f. 99.
173
Disidentët myslimanë të përfshirë me Al Kaedën mund të kenë sukses në planin
afatgjatë nëse do të ekzistonte vërtetë një përplasje qytetërimesh mes kulturës
perëndimore dhe asaj myslimane. Osama bin Laden dhe rrjeti i Al Kaedës e kanë shpallur
qartazi si një ndër objektivat e tyre, me natyrë të qartë gjeopolitike, parandalimin e futjes
dhe imponimit të vlerave të huaja kulturore dhe përhapjen e një qytetërimi tjetër të huaj
në Lindjen e Mesme. Al Kaeda u përpoq ta krijonte një përplasje të tillë: nga një
pikëpamje gjeostrategjike, pritshmëria e tij fill pas sulmeve të 11 shtatorit ishte që Shtetet
e Bashkuara të kundërpërgjigjeshin në mënyrë vendimtare, duke sjellë shkatërrim, çka do
ta ndihmonte të rriste ndikimin e organizatës së tij tek myslimanët (të të gjithë botës, jo
vetëm të Lindjes së Mesme).355 Përplasja e kulturave ishte po aq e dukshme në dhunën në
Algjeri, ndërsa disidentët myslimanë, veçanërisht Grupi i Armatës Islamike, kanë pasur si
synim largimin e influencës perëndimore.
2.1. Organizatat terroriste islamike si vektorë interesash gjeopolitike: rasti i
Hizbullahut dhe Hamasit
Dy janë rastet më të spikatura kur grupimet politike islamiste kanë përdorur
dhunën për interesa gjeopolitike: Hizbullahu në Liban dhe Hamasi në territoret e
pushtuara të Palestinës. Hizbullahu, i cili përfaqëson komunitetin shi’it të Libanit jugor, u
krijua si rrjedhojë e luftës civile libaneze, e cila filloi në vitin 1975, duke i vendosur disa
fraksione libaneze kundër njëri-tjetrit në konflikte të brendshme. Komuniteti shi’it
përfaqëson grupin më të madh fetar në vend, historikisht në konflikt me komunitetet e
tjera fetare, si sunitë, druzët dhe të krishterët. Protagonistët fillestarë në këtë luftë civile
ishin kryesisht të krishterët maronitë, disa fraksione sunite dhe Organizata për Çlirimin e
Palestinës [OÇP]. Organizata ka një histori të gjatë si politike ashtu dhe ushtarake apo
gjeopolitike.356 Ajo fitoi mbështetje të konsiderueshme me pushtimin e Libanit nga
Izraeli në vitin 1982, duke lulëzuar gjatë pushtimit të gjatë izraelit të Libanit Jugor, kur
ndërmori një fushatë guerile kundër forcave izraelite. I ndihmuar ushtarakisht nga Irani
355 Mohammad-Mahmoud Ould Mohamedou, “Understanding Al-Qaeda: The Transformation of War”, Londër: Pluto Press, 2007, ff. 53-7. 356 Më gjerësisht mbi historinë e Organizatës për Çlirimin e Palestinës: Barry Rubin, “Revolution Until Victory? The Politics and History of PLO”, US: Harvard University Press, 1996.
174
dhe Siria, Hizbullahu u afirmua si organizata kryesore që mbronte interesat e komuniteti
shi’it. Fundi i luftës civile në vitin 1990-të, e transformoi Hizbullahun nga një milici
klandestine dhe radikale në një parti politike me bazë të gjerë popullore.357 Tërheqja e
trupave izraelite nga Libani jugor në maj 2000 iu shtua prestigjit të Hizbullahut si forca e
vetme arabe në gjendje të detyronte Izraelin të hiqte dorë nga territoret e pushtuara arabe.
Nga ana tjetër, Hizbullahut i është dashur të bëjë kompromise për të hequr dorë nga
komponenti ushtarak në funksion të pjesëmarrjes në jetën politike parlamentare të vendit,
duke rritur varësinë ekonomike të organizatës prej Iranit.
E quajtur ndryshe ‘Partia e Zotit’, lëvizja politike dhe partiake e Hizbullahut ka
luajtur si funksionin e një organizate politike konvencionale –e aktivizuar brenda sistemit
tradicional politik të Libanit– ashtu dhe funksionin e një grupi terrorist. Duke qenë se
dallimi mes komuniteteve të ndryshme në Liban nuk bëhet mbi baza kombëtare (për
shkak të doktrinës etnike arabe), por mbi baza fetare, dallimet fetare janë transformuar
historikisht në dallime politike dhe ideologjike, me përmasa shkatërrimtare për vendin.
Edhe pse komuniteti shi’it ka qenë historikisht komuniteti më i madh i vendit, ata ishin
edhe shtresa më e varfër e tij, çka i ka mundësuar Hizbollahut të faktorizohet politikisht
brenda vendit dhe gjeopolitikisht në rajon duke garantuar mbështetje të madhe popullore
për platformën e vet ekstremiste islamike si dhe për sulmet terroriste dhe instrumentet e
tjerë ushtarakë që ka përdorur herë pas here kundër Izraelit. Këta elementë e kanë
shndërruar atë në përfaqësues të fortë politik të arabëve shi’itë të Libanit, pasi vendi e
rimori veten pas luftës së gjatë civile, edhe pse aktiviteti terrorist i tyre filloi të merrte
tipare gjithnjë e më ndërkombëtare. Grupi ndërtoi një marrëdhënie të mirë me regjimin
islamik të Iranit, prej të cilit ka garantuar mbështetje financiare dhe trajnim. Hizbullahu
ka marrë përgjegjësinë për një numër të madh aktesh terroriste, në shumë vende të botës,
edhe pse fokusi gjeografik i organizatës vijon të jetë Lindja e Mesme.
Pikërisht ndërthurja e elementëve të politikës së brendshme me terrorizmin
ndërkombëtar, dhe sidomos luftën kundër Izraelit, i jep kësaj organizate terroriste një
kapacitet të qartë gjeopolitik duke i shërbyer posaçërisht argumentit tonë për përdorimin
357 Për më gjerë mbi këtë çështje: Judith Harik, “Hezbollah: The Changing Face of Terrorism” Nju Jork: I. B. Tauris, 2004. Mbi ndihmën e Iranit për Hizbullahun tashmë ekziston një literaturë e bollshme akademike. Olivier Roy, “The Failure of Political Islam”, ibid, veçanërisht Kreu 10 (“Iran: Shiism and Revolution”) dhe Kreu 11 (“The Shiite Factor in Iran’s Foreign Policy”), ff. 168-94.
175
e terrorizmit si instrument gjeopolitik për përfitime strategjike përkundrejt një
kundërshtari më të fortë. Në këtë kuptim, Hizbullahu ka pasur si pikësynim të qartë
faktorizimin gjeopolitik të organizatës në peizazhin strategjik e të koklavitur të Lindjes së
Mesme. Kësaj logjike i kanë shërbyer për shembull, sulmi kundër ambasadës së Irakut
menjëherë pas shpërthimit të luftës Iran-Irak; sulmi kundër trupave amerikane dhe atyre
franceze në vitin 1983; operacionet e dendura në mbështetje të konfliktit të palestinezëve
me Izraelin; sulmet e vazhdueshme kundër Izraelit, si brenda vendit nëpërmjet
bombëvënieve, ashtu dhe nga përtej kufirit, nëpërmjet sulmeve me raketa. Në funksion të
faktorizimit gjeopolitik të Hizbullahut mund të shihen edhe aktivitetet e tij kundër
Izraelit, si një mënyrë për të ndërtuar kredenciale si një grupim me orientim pan--arabik.
Nga ana tjetër, Hamasi përfaqëson krahun politik të Vëllazërisë Myslimane në
Palestinë. Është ironik fakti se izraelitët ishin përgjegjës për themelimin e Vëllazërisë
Myslimane në Palestinë në vitet 1980-të, si alternativë ndaj OÇP-së laike, nën dominimin
e Fatahut, që gëzonte mbështetjen e shumicës së palestinezëve.358 Me shpërthimin e
intifadës së parë palestineze të vitit 1987, pas dy dekadave pushtim izraelit, Vëllazëria
Myslimane, e cila deri asokohe qe angazhuar në aktivitete me natyrë sociale, edukative
dhe bamirësie, krijoi krahun e saj politik, Lëvizjen Islamike të Rezistencës, ose Hamasin,
për të marrë pjesë në rebelim. Ndërsa rezistenca palestineze u bë gjithnjë e më shumë
ushtarake në gjysmën e dytë të viteve 1990-të, pas ndërprerjes dhe prishjes së procesit të
paqes së Oslos, Hamasi fitoi mbështetje gjithnjë e më të madhe popullore.359 Hamasi
zhvilloi gjithashtu një fraksion të armatosur, veçanërisht aktiv në Gaza, i cili ka
ndërmarrë sulme kundër kolonëve izraelitë, forcave ushtarake të Izraelit dhe popullsisë
civile brenda në Izrael. Që prej shpërthimit të intifadës së dytë në vitin 2001, pjesëtarët e
Hamasit kanë ndërmarrë misione vetëvrasëse si brenda Izraelit ashtu dhe në territoret e
pushtuara.
Ajo çka i dallon Hamasin dhe Hizbullahun nga Al-Kaeda dhe organizatat e tjera
islamiste transnacionale që kryejnë akte dhune politike, është se aktiviteti i tyre i
dhunshëm ka një kufizim të qartë territorial dhe drejtohet kundër objektivave specifikë që 358 Barry Rubin, “Revolution Until Victory? The Politics and History of PLO”, ibid, ff. 43-85 (posaçërisht Kreun 2 dhe 3, të cilët mbulojnë periudhën 1973-1987). Rubin e ka shtjelluar më tej këtë tematikë në biografinë politike që i ka bërë udhëheqësit historik palestinez Yasir Arafat: Barry Rubin & Judith Colp Rubin, “Yasir Arafat: A Political Biography”, UK: Oxford University Press, 2005, ff. 57-101. 359 Khalil Shikaki, “Palestinians Divided” në “Foreign Affairs”, Vëll. 81, Janar-Shkurt 2002, ff. 89–105.
176
konsiderojnë pengues të qëllimeve të tyre për pavarësi kombëtare ose çlirim të territoreve
të pushtuar.
2.2. Terrorizmi islamik si luftë nacional-çlirimtare: rasti i Algjerisë
Përdorimi i akteve terrorizmit duke i përligjur ato me objektiva politikë dhe me
natyrë fetare është emblematik për Algjerinë. Algjeria ka vuajtur nga dhuna politike dhe
terrorizmi në dy raste të historisë së saj moderne. Gjatë luftës për pavarësi nga Franca, në
fund të viteve 1950-të (fillimi i viteve 1960-të), Fronti Algjerian për Çlirim Kombëtar,
një organizatë nacional-çlirimtare algjeriane, ligjërimi politik i së cilës bartte shumë
elementë fetarë të përzier me retorikë nacionaliste, përdori si luftën guerile ashtu dhe
terrorizmin në përpjekje për të fituar pavarësinë. Ky përdorim i terrorizmit për qëllime
gjeopolitike e bën rastin e Algjerisë shumë të rëndësishëm për këtë punim doktoral.
Në vitin 1962, pas një konflikti të stërzgjatur, Algjeria fitoi pavarësinë, duke
ndërtuar një sistem laik qeverisjeje. Në vitin 1965 ushtria ndërhyri për të themeluar një
sistem autoritarist qeverisjeje që vazhdoi të dominohej nga strukturat ushtarake. Deri në
vitin 1989, Algjeria kishte zyrtarisht një sistem njëpartiak, të udhëhequr nga një sërë
presidentësh, të gjithë ish-ushtarakë. Gjatë kësaj periudhe, vendimmarrësit e vërtetë ishin
grupi i ngushtë i ushtarakëve të lartë. Në fund të viteve 1980-të problemet ekonomike,
papunësia dhe varfëria, po çonin drejt rritjes së pakënaqësive të brendshme, ndërsa
lëvizjet islamike po fitonin mbështetje gjithnjë e më të madhe. Kriza ekonomike u
përkeqësua edhe nga disa faktorë të tjerë, si ulja e çmimit të naftës dhe nënprodukteve të
saj në tregjet botërore, apo korrupsioni dhe problemet e rënda infrastrukturore të
vendit.360 Për të hapur sistemin politik qeveria lejoi formimin e partive opozitare dhe
parashikoi zgjedhje, fillimisht për këshillat bashkiakë e më pas zgjedhje me dy faza për
legjislaturën kombëtare. Një prej partive më të rëndësishme opozitare që u formua ishte
Fronti Islamik i Shpëtimit, i cili mobilizoi mbështetje të gjerë popullore. Më kryesorja
ndër tezat e tyre ishte strukturimi i sistemit ligjor bazuar në parimet islamike si dhe
promovimi i një forme islamike qeverisjeje, ndryshe nga regjimi laik i ushtrisë dhe
360 Graham Fuller, “Algeria: The Next Fundamentalist State?”, Kaliforni: RAND Corporation, 1996, ff. 24-6. Olivier Roy, “The Failure of Political Islam”, ibid, Kreu 5 (“Neofundamentalism: From the Muslim Brotherhood to Algerian FIS”), ff. 75-89.
177
partisë qeverisëse. Vetë Fronti Islamik ndahej në mbështetës së një qëndrimi më të
moderuar politik, ideologjik e social, dhe në fraksionin radikal që kërkonte vendosjen e
Kuranit si kushtetutë e shtetit algjerian, kufizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe
kufizimin e aktivitetit politik jo-islamik.361 Pas fitores së disa rajoneve kyçe në zgjedhjet
lokale, Fronti Islamik filloi aplikimin e disa prej qëndrimeve politike islamike, duke
shkaktuar reagimin e qeverisë dhe arrestimin e disa liderëve islamikë. Përplasjet mes tyre
çuan në shtyrjen e zgjedhjeve deri në vitin 1992, një moment historik ky për pozitat e
radikalizmit islamik në Algjeri, për shkak të fitores absolute. Në këto kushte qeveria u
detyrua të anulonte rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve, të pezullonte raundin e dytë,
të shpallte ligjin e luftës si dhe të ndalonte veprimtarinë e Frontit Islamik. Masat kundër
Frontit ishin kundër-produktive. Qeveria shkatërroi besueshmërinë e liderëve të moderuar
që kishin ndjekur një strategji elektorale, ndërsa arrestimet që pasuan e bënë më të lehtë
për radikalët e linjës së ashpër të merrnin përsipër lëvizjen. Përballë represionit qeveritar
dhe refuzimit të partisë në pushtet për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve, mbështetësit e
Frontit Islamik iu drejtuan dhunës dhe akteve terroriste.362 Shumë prej taktikave terroriste
që përdorën militantët myslimanë ngjasonin me ato të përdorura kundër francezëve gjatë
luftës për pavarësi. Grupet politike që favorizonin veprimin në përputhje me rezultatet
zgjedhore dhe një formë qeverisjeje më islamike, u bashkuan për të formuar Grupin e
Armatës Islamike dhe Armatën e Lëvizjes Islamike. Edhe pse Armata e Lëvizjes Islamike
dhe grupet që e pasuan atë më vonë kishin lidhje me Frontin Popullor, ky i fundit nuk i
kontrollonte dot në mënyrë të drejtpërdrejtë disidentët e dhunshëm. Grupi i Armatës
Islamike ndante të njëjtat pikëpamje ekstremiste islamike me Frontin, por ishte organizatë
e pavarur që në disa raste u përplas drejtpërdrejtë me të. Këto grupe që përdorën dhunën
dhe terrorizmin për qëllime politike dhe strategjike, rekrutuan anëtarë të lëvizjeve të
mëparshme islamike, duke u bazuar edhe tek algjerianët veteranë nga Lufta e
Afganistanit kundër Bashkimit Sovjetik. Lëvizjet disidente përdorën si luftën guerile
ashtu dhe terrorizmin. Pjesa guerile e betejës u zhvillua në zonat rurale dhe konsistonte në
361 Më gjerësisht shih Michael Willis, “The Islamist Challenge in Algeria: A Political History”, Nju Jork: New York University Press, 1997. 362 Graham Fuller, “Algeria: The Next Fundamentalist State?”, ibid. Olivier Roy, “The Failure of Political Islam”, ibid, Kreu 5 (“Neofundamentalism: From the Muslim Brotherhood to Algerian FIS”), ff. 75-89. James Lutz & Brenda Lutz, “Global Terrorism”, ibid, ff. 86-9.
178
targetimin e policisë, forcave të sigurisë dhe ushtrisë, në përpjekje për të mposhtur
qeverinë.
Fushata terroriste e ndërmarrë pati disa komponentë. Grupet terroriste islamike
vendosën si objektiv liderët qeveritarë, anëtarët e partisë qeverisëse dhe individët që
punonin për qeverinë. Në qershor të vitit 1992 u vra edhe presidenti i Algjerisë. Njëra
pikëpamje ishte se qenë pikërisht disidentët islamikë që planifikuan sulmin, ndërsa një
tjetër palë argumentonte se ushtria algjeriane shfrytëzoi rebelimin e grupeve ekstremiste
islamike për të eliminuar një lider që nuk kishte fuqitë dhe kapacitetet e duhura për të
ruajtur sistemin e qeverisjes.363 Sulme të tjera kishin si objektiv paralizimin e pushtetit
dhe pamundësinë e ofrimit të shërbimeve nga qeveria. Objektivat u zgjeruan me shpejtësi
për të përfshirë edhe çdo individ që mbështeste sistemin ekzistues, përfshirë gazetarë që
mbështesnin qeverinë. Kjo e bëri Algjerinë e viteve 1990-të vendin më të rrezikshëm në
botë për gazetarët. Viktima të dhunës fetare u bënë edhe akademikët, mësuesit dhe
anëtarë të tjerë të shoqërisë, përfshirë liberalët, gratë dhe figura të tjera publike. Situata
degradoi deri në pikën kur filloi të sulmohej çdo anëtar familjeje i personelit të forcave të
sigurisë.
Kësisoj, terrorizmi, si instrument politik në Algjerinë e viteve 1990-të, u zgjerua
për të përfshirë edhe grupe të tjera që mendohej se mund të sfidonin vizionin e një
qeverisjeje dhe shoqërie islamike në Algjeri. Priftërinjtë, bashkë me pjesëtarë të tjerë të
klerit të krishterë, u shndërruan në objektiva të sulmeve terroriste. Objektiv përbënte dhe
çdokush punonte për kompanitë e huaja, ose teknikët e huaj të punësuar nga qeveria.
Sulmet kundër punonjësve të huaj kërcënonin sektorë kyç të ekonomisë – nga ana tjetër
përkeqësimi i situatës ekonomike mund të ngjallte edhe më shumë mbështetje për grupet
islamike.364 Një moment shumë i rëndësishëm gjeopolitik, me rëndësi të madhe për
situatën gjeostrategjike në rajonin e Lindjes së Mesme, ishte përhapja e dhunës terroriste
përtej Algjerisë. Kundërshtarët e qeverisë ndërmorën sulme terroriste kundër Francës dhe
interesave franceze në përgjithësi në Lindjen e Mesme, në përpjekje për ta bindur atë t’i
jepte fund mbështetjes së qeverisë në Algjeri. Sulmet përfshijnë një plan për të rrëmbyer 363 Michael Willis, “The Islamist Challenge in Algeria: A Political History”, ibid, ff. 263-6. Gjithashtu Walter Laqueur, “A History of Terrorism”, ibid. 364 James Lutz & Brenda Lutz, “Global Terrorism”, ibid, ff. 86-9. Një kontribut gjithaq të vyer për studimin e impaktit gjeopolitik të terrorizmit në Algjeri ka dhënë Marta Crenshaw tek: “Revolutionary Terrorism: The FLN in Algeria, 1945–1962”, Kaliforni: Hoover Institution, 1978.
179
një avion të kompanisë Air France, e për ta përdorur më pas në një sulm vetëvrasës mbi
Paris. Nga pikëpamja e përdorimit gjeopolitik të terrorizmit si instrument në politikën e
jashtme, mund të pohojmë se këto sulme terroriste ngjallën një debat mbi politikën e
jashtme franceze në lidhje me Algjerinë si dhe mbi politikën e qeverisë algjeriane, edhe
pse në fund francezët vijuan mbështetjen për qeverinë algjeriane.
Objektivat e sulmeve terroriste në Algjeri u zgjeruan me shpejtësi, për të përfshirë
brenda tyre edhe popullsinë civile. Synimi ishte t’i tregohej popullsisë (sidomos asaj
rurale) se qeveria nuk mund t’i mbronte dot dhe se e vetmja zgjedhje ishte bashkëpunimi
me rebelët. Masakrat ishin masive për të shkaktuar sa më shumë frikë tek popullsia: gjatë
pesë viteve të parë të luftimeve u vranë mbi 100.000 njerëz.365 Nga ana tjetër konflikti u
shfrytëzua për qëllime gjeopolitike nga shtete të tjerë të rajonit, si Irani, Sudani apo vende
të tjera arabe, të cilët mbështetën financiarisht dhe ushtarakisht ekstremistët islamikë,
duke dhënë një provë të qartë të instrumentalizimit gjeopolitik të terrorizmit nga shtetet,
jo vetëm nga organizatat dhe aktorët terroristë. Në konflikt u përfshi edhe Al Kaeda, me
mbështetje të shumanshme për Armatën Islamike, por efekti negativ që shkaktuan tek
opinioni publik vendas dhe botëror sulmet në zonat rurale, i bëri të tërhiqen me shpejtësi.
Kjo tregonte se me intensifikimin e konfliktit dhe të sulmeve terroriste, në të filluan të
përfshiheshin gjithnjë e më shumë aktorë, çka shumëfishonte përdorimin gjeopolitik të tij
nga të gjitha palët.
2.3. Terrorizmi islamik si luftë globale: rasti i Al Kaedës
Osama bin Laden dhe rrjeti i Al Kaedës janë shndërruan me shpejtësi në aktorë të
rëndësishëm të skenës terroriste ndërkombëtare. Edhe pse qendra e saj ka lëvizur disa
herë në shtete të ndryshme (si Sudani, Afganistani, Jemeni, etj.), përhapja e saj mund të
konsiderohet tashmë thuajse globale, ndërsa ka shumë organizata në vende të ndryshme
që lidhen me rrjetin në shumë mënyra, duke operuar në nivel kombëtar. Al Kaeda është
relativisht unike, krahasuar me grupe të mëparshme për shkak të organizimit fluid,
mënyrës së rekrutimeve, financimit dhe përdorimit të mjeteve moderne të komunikimit.
Al Kaeda është një organizatë dinamike dhe fleksibël, që funksionon sipas parimit të
365 Walter Laqueur, A History of Terrorism, ibid, f. 130.
180
rrathëve bashkëqendrorë, në qendër të të cilëve ndodhet kupola udhëheqëse, me kontakte
të vazhdueshme me një grup më të gjerë myslimanësh nga shumë vende të botës, ndërsa
ekziston edhe një rreth i tretë, periferik, i frymëzuar prej lidershipit, por pa kontakte të
drejtpërdrejtë me të.366 Kapacitetet organizative të këtij rrjeti, si dhe resurset financiare që
ai ka pasur në dispozicion kanë qenë impresionuese. Individët e ndryshëm të lidhur me Al
Kaedën kanë demonstruar dedikim ekstrem, sidomos ata që kanë marrë përsipër
realizimin e sulmeve të planifikuara nga grupi. Në nivelet më të larta të organizatës
besohet se ekziston një këshill që mbikëqyr dhe propozon aktivitete terroriste anembanë
botës. Bin Laden ka ofruar një lidership të rëndësishëm e të centralizuar duke formësuar
më së shumti procesin vendimmarrës. Centralizimi i pushtetit prej tij bëri që, pas vdekjes
së tij, organizata të mos ketë më kapacitetin e mëparshëm operacional. Bin Laden qe
gjithashtu i suksesshëm sa i takon dimensionit gjeopolitik të vëmendjes së grupeve të
ndryshme ndaj kërcënimit që përfaqësonte supremacia perëndimore. Për më tepër, duke
orkestruar një përplasje me perëndimin, ai arriti të bashkonte grupe që më parë ishin të
ndara në axhenda lokale. Një argument tjetër është se ai mund të kishte shpresuar
pikërisht se sulmet e 11 shtatorit do të provokonin një reagim të dhunshëm amerikan, i
cili do të unifikonte më tej botën myslimane kundër Shteteve të Bashkuara dhe
perëndimit.
Bin Laden përdori një numër të konsiderueshëm resursesh në fushatat e tij të
terrorit, duke rritur shkallën e rrezikshmërisë së rrjetit të tij, përfshirë të burime të mëdha
financiare nga aktivitetet e tij të dhunshme politike. Pasuria e tij personale i siguroi Al
Kaedës burime të konsiderueshme financiare për të përdorur dhunën terroriste për qëllime
pikësëpari gjeopolitike.367 Ai jo vetëm siguroi financim, por kishte akses edhe në kanalet
e duhura financiare që u lejuan mbështetësve të tij të pasur të transferonin për organizatën
një sasi jashtëzakonisht të madhe fondesh. Nga ana tjetër ai kishte aftësi organizative
impresionuese në mënyrë që ta mbante funksional dhe operacional rrjetin e grupeve
366 Edhe pse mbetet jashtëzakonisht e vështirë të përcaktohet qartë numri i anëtarëve të organizatës, analistët dhe studiuesit e saj janë përpjekur të japin disa shifra, të cilat luhaten nga 5.000 deri në 12.000 anëtarë. Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, Columbia University Press, 2006, f. 36, 38. James Lutz & Brenda Lutz, “Global Terrorism”, ibid, f. 30. Bradley McAllister & Alex Schmid, “Theories of Terrorism”, në Alex Schmid (ed.), “The Routledge Handbook of Terrorism Research”, ibid, f. 242. 367 Walter Laqueur, “A History of Terrorism”, ibid, f. 244. Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, ff. 250-2. Mohammad-Mahmoud Mohamedou, “Understanding Al-Qaeda. The Transformation of War”, Nju Jork: Pluto Press, 2007.
181
terroriste në Lindjen e Mesme. Koordinimi që kërkohej, dhe sulmet e mëdha terroriste që
i atribuohen Bin Laden-it janë provë e qartë e aftësive të tij në këtë fushë. Mes burimeve
të tjera që Bin Laden ka përdorur për aktivitetet e tij janë takimet ballë-për-ballë që ka
bërë gjatë viteve të kaluara ndërsa në Afganistan që kanë qenë aq kritike për facilitimin e
aktiviteteve mes grupeve dhe organizatave të ndryshme në rrjet.368 Gjithashtu duket se
rrjeti ka përfituar nga teknologjia moderne e internetit dhe aksesit kompjuterik për të
ruajtur kontakte me njëri-tjetrin. Një teknologji e tillë moderne u ka mundësuar shumë
grupeve antiqeveritare të punojnë së bashku pa qenë nevoja e kontakteve fizike me njëri-
tjetrin. Një tjetër avantazh i këtij grupi specifik është mënyra e çrregullt e organizimit të
tij. Shkatërrimi ose shpërbërja e një pjese të tij nuk e kërcënon vijimësinë e funksionimit
të rrjetit, i cili për më tepër nuk rrezikon as nga ndonjë infiltrim i forcave të sigurisë ose
informatorëve.
Al Kaeda ka qenë përgjegjëse për shumë veprimtari terroriste. Ajo ka mbështetur
grupet somaleze që sulmuan forcat ushtarake amerikane në vitin 1993, edhe pse nuk ka
prova të përfshirjes së saj të drejtpërdrejtë në këto sulme. Kjo organizatë ka luajtur rol
kyç në bombëvëniet në kazermat amerikane në Dharan të Arabisë Saudite në vitin 1996,
nga të cilat mbetën të vrarë 19 amerikanë (të personelit civil) dhe u plagosën mbi 500, si
dhe ishin përfshirë në sulmin vetëvrasës kundër aeroplanmbajtëses Cole në vitin 2000, që
shkaktoi 17 të vrarë dhe 39 të plagosur. Rrjeti i Bin Laden-it është gjithashtu përgjegjës
për sulmet e vitit 1998 kundër ambasadave amerikane në Nairobi të Kenias dhe Dares-
Salaam të Tanzanisë, të cilat shkaktuan vdekjen e mbi 200 njerëzve dhe plagosjen e
mijëra të tjerëve, shumica prej të cilëve shtetas kenianë dhe tanzanezë. Sigurisht që sulmi
më vdekjeprurës ishte rrëmbimi i avionëve kundër Kullave Binjake të Qendrës Botërore
të Tregtisë dhe Pentagonit, më 11 shtator 2001.369 Këto sulme patën efikasitet të lartë
strategjik dhe gjeopolitik, pasi i dhanë vëmendje të madhe organizatës së Al Kaedës dhe e
shndërruan atë në aktor ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara, duke e njohur atë si
368 Jason Burke, “Al-Qaeda: Casting a Shadow of Terror”, Londër: I. B. Tauris, 2003, ff. 7-23. Më gjerësisht shih gjithashtu Mohammad-Mahmoud Ould Mohamedou, “Understanding Al-Qaeda. The Transformation of War”, ibid. Bradley McAllister & Alex Schmid, “Theories of Terrorism”, në Alex Schmid (ed.), “The Routledge Handbook of Terrorism Research”, ibid, ff. 240-60. 369 Christopher Hewitt, “Understanding Terrorism in America: From the Klan to Al Qaeda”, Londër: Routledge, 2003, ff. 20-34.
182
kundërshtarin kryesor, e ngritën nivelin e tij të legjitimitetit në sytë e opinionit publik
mysliman, sidomos atij arab.
Në planin gjeopolitik këto sulme, duke pasur vizibilitet mediatik maksimal,
forcuan pozitën e Al Kaedës në nivel global. Gjithashtu, Al Kaeda sulmoi edhe turistët
izraelitë në Kenia, përfshirë një përpjekje për të rrëzuar një avion civil, si dhe sulmin
vetëvrasës me një makinë-bombë në një fshat turistik. Grupet me disa lidhje me rrjetin e
Al Kaedës ndërmorën sulme kundër rajoneve turistike në Bali, në vitin 2002.370
Operativët e Al Kaedës ishin të përfshirë edhe në sulmet kundër trenave në Madrid në
vitin 2004. Megjithatë nuk ka ende të dhëna të qarta për ndonjë lidhje të Al Kaedës me
sulmet e vitit 2005 në metronë e Londrës. Militantët e përfshirë në këto sulme u
frymëzuan padyshim nga Bin Laden dhe Al Kaeda. Në fakt, këto lloje sulmi nga celula pa
lidership u përkasin atyre lloj kërcënimeve që janë më të rrezikshme, pasi janë më të
vështira për t’u zbuluar, duke qenë se nuk ka lidhje organizative të cilat të mund të
monitorohen. Një ndër tiparet karakteristike të Al Kaedës është se, ndryshe nga grupet e
tjera, nuk ka një linjë të qartë veprimi, pasi sulmet e ndryshme që ka ndërmarrë në një
numër të madh vendesh kanë qenë novatore, të vështira për t’u zbuluar dhe me pasoja të
rënda e vdekjeprurëse, çka ka rritur shkallën e rrezikshmërisë së organizatës si dhe
faktorizimin e saj gjeopolitik në rajonin e Lindjes së Mesme por edhe më gjerë, në botën
myslimane.371
Gjeneza e rrjetit shkon pas, në Luftën e Afganistanit kundër komunistëve afganë
dhe Bashkimit Sovjetik që i mbështeste ata. Bin Laden ishte një ndër myslimanët e
shumtë nga e gjithë bota që shkuan në Afganistan për të luftuar në anën e afganëve. Në
këtë kohë shumë vende po furnizonin guerilët afganë me armë dhe fonde, përfshirë disa
vende arabe (si solidaritet fetar) dhe Shtetet e Bashkuara në cilësinë e kundërshtarit
kryesor të Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Kësisoj në Afganistan shkuan
370 Mohammad-Mahmoud Ould Mohamedou, “Understanding Al-Qaeda. The Transformation of War”, ibid, ff. 104-7. Jason Burke, “Al-Qaeda: Casting a Shadow of Terror”, ibid, ff. 93-106. Mbi sulmet në Bali, shih Rohan Gunaratna, “Understanding al Qaeda and its Network in Southeast Asia”, në Kumar Ramakrishna (ed.) “After Bali: The Threat of Terrorism in Southeast Asia”, Singapor: Institute of Defence and Strategic Studies and World Scientific Publishing, 2004, ff. 117–32. 371 Bruce Hoffman, “Rethinking Terrorism and Counterterrorism since 9/11”, në “Studies in Conflict and Terrorism”, Vëll. 25, Nr. 5, ff. 303–16.
183
rekrutë nga shumë vende myslimane.372 Shumë prej këtyre luftëtarëve u trajnuan në
kampe të mbështetur në fshehtësi nga Shtetet e Bashkuara. Bin Laden ia doli mbanë të
grumbullonte rreth vetes një numër të konsiderueshëm myslimanësh nga shumë vende të
botës – të cilët u quajtën “Afganët Arabë”. Kontakte të tilla të drejtpërdrejta janë
jashtëzakonisht të rëndësishme në kulturat e Lindjes së Mesme dhe shansi për të
ndërvepruar me myslimanë të tillë të devotshëm siguroi bazën për zhvillimin e rrjetit. Pas
tërheqjes së sovjetikëve në kampet e Afganistanit u trajnuan edhe shumë militantë të
tjerë, si pjesë e një përpjekjeje tashmë të koordinuar për t’i përgatitur për konfliktet në
vendet e tyre. Të dhënat kanë treguar se shumë prej luftëtarëve në Afganistan dhe
anëtarëve të grupeve në rrjetin e Al Kaedës dhe rrjetet e tjerë i përkasin shtresave të
mesme dhe të larta dhe rekrutohen nga diaspora arabe ose myslimane në Evropë. Kur ish-
guerilët u kthyen në vendet e tyre amtare, shpeshherë ata u zhgënjyen nga veprimet
politike të qeverive të tyre dhe iu bashkuan grupeve ekstremiste islamike duke kërkuar
ndryshime në politika e udhëheqës, ndërsa në raste të tjera ata u tërhoqën në përleshje nga
myslimanët lokalë kundër sundimtarëve jo-myslimanë.373 Lidhjet e krijuara në
Afganistan kanë mundësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen mes grupeve
e organizatave terroriste në vende të ndryshme.
Pas tërheqjes sovjetike nga Afganistani, Bin Laden e pa Perëndimin dhe në
veçanti Shtetet e Bashkuara si kërcënimin kryesor për Islamin. Këndvështrimi i tij negativ
për politikën amerikane buronte prej një sërë arsyesh. Sipas tij dhe Al Kaedës që ai
përfaqësonte, Shtetet e Bashkuara ishin burimi kryesor i kontaminimit kulturor të botës
myslimane. Anëtarët e rrjetit të Al Kaedës e shihnin veten si luftëtarë kundër influencave
negative të përfaqësuara prej kulturave shekullariste të Perëndimit. Bin Laden dhe të
tjerët i konsideronin Shtetet e Bashkuara përgjegjëse për sulmet kundër popullsive
myslimane në shumë rajone të botës, përfshirë Bosnjë-Hercegovinën, Libanin dhe
Çeçeninë. Ata kanë ofruar shpeshherë argumentin se Shtetet e Bashkuara i janë shmangur
angazhimit në Bosnjë-Hercegovinë për t’u siguruar që serbët e krishterë do të fitonin
372 Të dhënat flasin për rreth 7.000-10.000 vullnetarë myslimanë. Bruce Hoffman, “Rethinking Terrorism and Counterterrorism since 9/11”, ibid, f. 307. Mohammad-Mahmoud Ould Mohamedou, “Understanding Al-Qaeda. The Transformation of War”, ibid, f. 87. Christopher Hewitt, “Understanding Terrorism in America: From the Klan to Al Qaeda”, ibid, ff. 20-34. Walter Laqueur, “A History of Terrorism”, ibid, ff. 80-2. Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, Columbia University Press, 2006, f. 18. 373 Graham Fuller, “The Future of Political Islam”, ibid, ff. 48-60.
184
terren në kurriz të myslimanëve lokalë. Ai ka shfaqur gjithashtu shqetësimin për politikat
amerikane që favorizojnë izraelitët kundër palestinezëve.374 Konflikti i Gjirit Persik që
shpërtheu pas pushtimit të Kuvajtit nga Iraku ishte momenti që e ktheu Bin Laden dhe Al
Kaedën kundër Shteteve të Bashkuara. Ai iu kundërvu sanksioneve të OKB-së kundër
Irakut, duke i quajtur ato një prej problemeve të politikës së jashtme amerikane në
Lindjen e Mesme. Ky qe momenti kur Al Kaeda filloi të artikulonte me forcë një qëndrim
të dytë gjeopolitik: largimin e trupave ushtarake perëndimore nga Arabia Saudite, duke e
përligjur këtë me faktin se atje ndodhen dy qendrat e shenjta të Mekës dhe Medinës. Të
gjitha këto aktivitete perëndimore ekstremistët islamikë (e sidomos Al Kaeda përmes
ligjërimit publik të lidershipit të saj) i shihnin si pjesë të një komploti mes të krishterëve
dhe hebrenjve, të udhëhequr nga SHBA, për të dobësuar Islamin. Në funksion të këtij
argumentimi, sipas tyre, vendet e shenjta të fesë islame po pushtohen nga forcat
perëndimore, një proces gjeopolitik ky që ka filluar që prej vitit 1967, me pushtimin
izraelit të Jerusalemit Lindor, brenda të cilit ndodhet Xhamia e Gurit të Shenjtë, e
konsideruar nga feja myslimane si vendi i tretë më i shenjtë.375 Këto çështje duket se po
shkrihen në një ligjërim të vetëm për të ri-gjallëruar dhe ri-bashkuar komunitetin
mysliman përballë kërcënimeve, me natyrë të qartë gjeopolitike, të vendeve të shenjta,
përkundrejt të cilëve lind dhe përligjet detyrimi i shenjtë për vetëmbrojtje.
Nga ana tjetër ka pasur shumë të dhëna se Bin Laden dhe Al Kaeda janë përpjekur
në mënyrë të përsëritur të sigurojnë armë të shkatërrimit në masë. Ai ka përdorur
kontaktet çeçene në përpjekje për të shtënë në dorë materiale bërthamore në ish
Bashkimin Sovjetik. Armë të tilla do t’i bënin kërcënimet dhe kërkesat ndaj Shteteve të
Bashkuara dhe aleatëve të tyre më efikase dhe më të besueshme. Është tashmë e qartë se,
nëse Al Kaedës dhe lidershipit të saj do t’i ishte krijuar një mundësi për të shtënë në dorë
armë kimike, biologjike ose bërthamore, nuk do të hezituar t’i përdornin ato. Burimet
financiare në dispozicion të tij do ta kishin bërë mëse të mundur një gjë të tillë.376
374 James Lutz & Brenda Lutz, “Global Terrorism”, ibid, ff. 93-7. Një analizë e plotë në këtë drejtim ofrohet dhe nga Barack Mendelsohn, “Combating Jihadism: American Hegemony and Inter-State Cooperation in the War Against Terrorism”, ibid, ff. 37-63. Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, ibid, ff. 93-7. 375 Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, ibid, ff. 93-7. James Lutz & Brenda Lutz, “Global Terrorism”, ibid, ff. 93-7. 376 Siç ka argumentuar Paul Wilkinson, një prej studiuesve më në zë të fushës së studimeve të sigurisë dhe terrorizmit ndërkombëtar. Paul Wilkinson, “Why Modern Terrorism? Differentiating Types and
185
Al Kaeda është bërë epiqendra simbolike e lëvizjes globale xhihadiste, në të cilën
janë përfshirë myslimanë nga shumë shtete. Objektivi i saj është fillimi i një lufte guerile
globale kundër Perëndimit. Nga ana tjetër ekstremistët islamikë, të përfaqësuar në rastin
konkret nga Al Kaeda, i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara mbështetësin kryesor të
regjimeve lokale që i ndalojnë të kontrollojnë shoqëritë. Kohët e fundit grupet ekstremiste
kanë rekrutuar anëtarë të rinj nga medresetë. Arabia Saudite dhe shtete të tjera arabe,
sikurse dhe donatorë privatë kanë financuar shumë prej këtyre shkollave islamike.
Medresetë kanë shërbyer si aktorë me rëndësi kyçe në përhapjen e ideve ekstremiste. Në
disa raste, sidomos në rajonet problematike të Lindjes së Mesme, por edhe Afganistanit e
Pakistanit, udhëheqësit fetarë kanë trumbetuar luftën e shenjtë kundër të gjithë të huajve
dhe qeverive laike, si një detyrim madhor për çdo besimtar.377 Të paktën disa prej
individëve që studiojnë në këto shkolla janë shndërruar në terroristë dhe anëtarë të
lëvizjes së xhihadit global. Lëvizja ka ngjallur mbështetjen e komuniteteve myslimane në
Evropë që nuk janë asimiluar nga kultura perëndimore. Myslimanët e Evropës janë
radikalizuar prej qëndrimit jashtë vendit, pjesërisht sepse janë përballur me humbjen e
statusit social dhe pjesërisht sepse janë ndikuar nga tradita ekzistuese majtiste që vë
theksin tek shfrytëzimi i botës në zhvillim nga Perëndimi.378
Komponentët e ndryshëm të Al Kaedës dhe lëvizjes xhihadiste përfshijnë të gjithë
grupe fondamentaliste brenda shteteve specifike, përfshirë grupe të opozitës islamike në
Egjipt dhe Algjeri, si dhe lidhje me një sërë grupesh në Filipine dhe Indonezi. Objektivat
e grupit kanë përfshirë vende perëndimore dhe qytetarët e tyre si simbole të kontaminimit
të jashtëm të fesë islame, si dhe qeveritë lokale dhe qytetarët e tyre që bashkëpunojnë me
këta të huaj që mishërojnë të ligën. Sulmet kundër Perëndimit ideohen për të shkaktuar
ndryshime në politikën e tyre të jashtme, çka përfaqëson dhe elementin më të
rëndësishëm gjeopolitik të Al Kaedës, si një aktor me përbërje heterogjene por objektiv
gjeopolitik të unifikuar. Në këtë kuptim, Al Kaeda ka pasur gjithnjë si objektiv tërheqjen
e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore nga Lindja e Mesme,
Distinguishing Ideological Motivations”, në Charles Kegley (ed.), “The New Global Terrorism: Characteristics, Causes, Controls”, Nju Jork: Prentice Hall, 2002 f. 124. 377 Jason Burke, “Al-Qaeda: Casting a Shadow of Terror”, ibid, f. 88. 378 Benedicte Suzan & Jeremy Shapiro, “The French Experience of Counter-Terrorism”, në “Survival”, Vëll. 45, Nr. 1, ff. 68-97. Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, ibid, ff. 93-7. James Lutz & Brenda Lutz, “Global Terrorism”, ibid, ff. 93-7.
186
ndërprerjen e mbështetjes për Izraelin, si dhe ndërprerjen e ndihmës për qeveritë lokale
që nuk përputhen me ideologjinë ekstremiste të kësaj organizate. Tërheqja do të
mundësonte rivendosjen e vlerave islamike dhe të qeverive të lidhura ngushtë me këto
vlera. Në këtë kuptim, pretendohet rrëzimi dhe zëvendësimi i qeverive të Egjiptit,
Algjerisë, Irakut, Tunizisë, etj. Monarkitë konservatore të Gadishullit Arabik,
kredencialet islamike të të cilëve mund të jenë të dyshimta, mund të vendosen gjithashtu,
sipas Al Kaedës dhe qasjes gjeopolitike që ajo ka artikuluar, në radhë për t’u
zëvendësuar. Qeveritë islamike që do të krijoheshin në pjesë të ndryshme të Lindjes së
Mesme mund madje të ndërthureshin me idealin historik të një komuniteti të bashkuar
mysliman që përfshin besimtarë të gjuhëve, kombësive dhe trashëgimive etnike të
ndryshme. I gjithë ky komunitet do të qeverisej nga parime islamike. Al Kaeda dhe
lëvizja xhihadiste globale kanë rezultuar të suksesshëm në karakterizimin e individëve të
lëvizjeve Islamike Salifiyyah që synojnë t’i bashkojnë të gjithë myslimanët në një Halifat
të vetëm.379 Kjo tipologji ligjërimi ekstremist ka rezultuar e rëndësishme sidomos për të
rekrutuar diasporën myslimane në rajone si Evropa Perëndimore.
Pikëpamjet fetare të rrjetit shpjegojnë gjithashtu përse regjimi taleban në
Afganistan bashkëpunoi me Al Kaedën dhe Bin Laden. Siç ka treguar periudha pas
vrasjes së Bin Laden-it, organizata nuk u zhduk apo shpërbë, edhe pse humbi diçka në
dinamikën e veprimtarisë së saj. Disa grupe militante disidente janë shkatërruar nga
forcat e sigurisë vetëm për t’u zëvendësuar nga të tjerë. Sulmet e Shteteve të Bashkuara
dhe aleatëve të tyre kundër regjimit taleban në Afganistan shkatërruan një vendstrehim të
sigurt të Al Kaedës, çka e dobësoi së tepërmi kapacitetin e saj për të ndërmarrë sulme
terroriste, duke dëmtuar strukturën hierarkike dhe duke e çuar atë drejt një zhvillimit të
strukture alternative të decentralizuar. Shumë prej eksponentëve të lartë të saj u
zhvendosën larg, duke operuar në vendet e tyre të origjinës ose në rajone të tjera.
Ekzistojnë disa shenja se disa prej udhëheqësve të mbijetuar të grupit janë rivendosur në
vendet e Azisë Juglindore ku po bëhen gjithnjë e më shumë aktivë. Al Kaeda ka qenë
tepër efikase në lidhjen me grupet islamike ekzistuese në rajon, në vend që t’i krijonte
379 Barack Mendelsohn, “Combating Jihadism: American Hegemony and Inter-State Cooperation in the War Against Terrorism”, ibid, ff. 37-63. Gjithashtu Mohammad-Mahmoud Ould Mohamedou, “Understanding Al-Qaeda. The Transformation of War”, ibid, ff. 104-7. Walter Laqueur, “A History of Terrorism”, ibid, ff. 80-2.
187
vetë ato. Nga ana tjetër, ndërhyrja amerikane në Irak i ka ofruar mundësi shtesë për sulme
nga grupe të lidhura me Al Kaedën. Edhe pse të dëmtuar prej dëbimit nga Afganistani, Al
Kaeda ka vijuar të operojë në rrafsh global. Struktura elastike e rrjetit i ka shërbyer më së
miri këtij objektivi.
Tabela 16.7: Sulmet më të mëdha të kryera nga Al-Kaeda
Data Vendi Objektivi Metoda Vdekjet 25 Qershor 1996
Dharhran, Arabi Saudite
Kullat Khobar të cilat strehonin ushtarë amerikanë
Kamion bombë 19
7 Gusht 1998 Nairobi, Kenia Ambasada e SHBA Kamion bombë 247
7 Gusht 1998 Dar-es-Salaam, Tanzani
Ambasada e SHBA Kamion bombë 10
11 Shtator 2001 Nju Jork Uashington
Qendra Botërore e Tregtisë, Pentagon
Avion që u përplas në ndërtesa
2,973
12 Tetor 2001 Aden, Jemen USS Cole, Anije e Marinës së SHBA
Varkë e mbushur me eksplozivë
17
22 Dhjetor 2001 Fluturimi Paris-Majami
Aeroplan Përpjekje për vetëvrasje me bombë në këpucë
0
11 Prill 2002 Djerba, Tunizi Sinagogë dhe turistë Kamion bombë 19 14 Qershor 2002
Mina al-Dabah, Jemen
Anije franceze naftëmbajtëse
Varkë bombë 1
12 Tetor 2002 Bali, Indonezi Zonë me klube nate dhe turistë perëndimorë
Automjet bombë 2002
28 Nëntor 2002 Mombasa, Kenia Hotel në pronësi izraelite
Automjet bombë dhe sulm vetëvrasës
16
12 Maj 2003 Riad, Arabia Saudite Tre komplekse me perëndimorë
Automjete bombë 25
16 Maj 2003 Kazablanka, Marok Pesë vendndodhje Sulme vetëvrasëse me bomba
42
5 Gusht 2003 Xhakartë, Indonezi Hoteli “Marriott” Automjet Bombë 10
11 Mars 2004 Madrid, Spanjë Trenat Ndër-urbanë Bomba 191 7 Korrik 2005 Londër, Angli Trenat e nëndheshëm
dhe autobusë Sulme vetëvrasëse me bomba
56
Burimi: Brenda Lutz & James Lutz, “Terrorizmi” në Alan Collins (ed.), “Studime Bashkëkohore të
Sigurisë”, ibid, f. 375.
188
KREU 4
Fondamentalizmi islamik dhe Ballkani Perëndimor
1. Arkitektura dhe sfidat e sigurisë në Ballkan pas Luftës së Ftohtë
2. Ndryshimet demografike dhe gjeopolitika në Evropë dhe Ballkan pas Luftës së Ftohtë
3. Islami politik dhe Ballkani
4. Raste Studimore: vendet e Ballkanit përballë fondamentalizmit islamik
4.1. Bullgaria
4.2. Shqipëria
4.3. Bosnjë-Hercegovina
4.4. Serbia dhe Mali i Zi
4.5. Maqedonia
4.6. Turqia: gjeopolitika dhe përdorimi i Islamit politik në Ballkan
189
1. Arkitektura dhe sfidat e sigurisë në Ballkan pas Luftës së Ftohtë
Ky kapitull do të shqyrtojë një tjetër variabël të efekteve gjeopolitike të
radikalizmit islamik, ekstremizmit që ai prodhon si dhe të përdorimit të dhunës terroriste
prej grupeve ekstremiste në funksion të objektivave gjeopolitikë. Ai synon t’i
bashkëngjitet argumenteve të mëparshëm mbi efektin gjeopolitik të terrorizmit dhe
përdorimin e tij si nga shtetet, si njësi unitare veprimi në marrëdhëniet ndërkombëtare,
ashtu dhe grupet jo-shtetërore, për të përdorur dhunën në funksion të objektivave të tyre.
Në këtë kontekst, ai përbën një vlerë të shtuar argumentative në funksion të tezës sonë
qendrore në këtë punim doktoral pasi përligj tezën fillestare të këtij punimi se, në kushtet
e një sistemi anarkik ndërkombëtar, shtetet sillen si organizma biologjikë që shpalosin
qartazi nevojën për të mbijetuar konceptualisht. Gjithashtu ai përbën vlerë të shtuar edhe
sa i takon risisë që ky punim doktoral sjell për studimet e marrëdhënieve ndërkombëtare
dhe sigurisë në rajonin tonë, e gjithashtu për komunitetin tonë akademik dhe
politikëbërës. Vërtetimi i ekzistencës së kësaj nevoje shfaqet tek përdorimi i aktorëve të
tjerë jo-shtetërorë, jashtë-sistemikë, për efekte gjeopolitike dhe për të përjetësuar nevojën
që kanë individët për shtetin. Siç kemi parë përgjatë të gjithë krerëve të mësipërm –dhe
siç do të shohim më në detaje dhe më qartë përgjatë këtij kreu– kjo lloj marrëdhënieje
mes shteteve dhe aktorëve jo-shtetërorë nuk është e njëkohshme, por dialektike, pasi të
dy këto njësi kanë gjithaq nevojë reciproke për njëri-tjetrin në mënyrë që të vetë-përligjen
si pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo bëhet edhe më e dukshme në
rastin e përhapjes së radikalizmit dhe ekstremizmit islamik në rajonin e Ballkanit dhe në
një numër të madh shtetesh të tij, duke prodhuar madje edhe premisa për akte dhune
terroriste.
Rasti i ndikimit të aktorëve dhe grupeve ekstremiste dhe terroriste në nën-sistemin
ballkanik është tejet i rëndësishëm për të materializuar idenë tonë të shpalosur përgjatë
kapitujve për disa arsye. Së pari, siç do ta hulumtojmë në vijim, Ballkani, sikurse dhe
pjesa tjetër e Evropës, ka pasur një histori të gjatë raportesh fetare mes komuniteteve të
cilat jo-gjithnjë kanë qenë paqësore. Së dyti, nëse historia e hershme ndërthuret me atë të
190
gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, atëherë fillon të sendërtohet një përfytyrim i
ndërlikuar raportesh ndër-etnike, ku ndërthuren ideologjia ateiste komuniste e viteve të
sistemeve totalitariste, me tranzicionin e stërgjatë të Pasluftës së Ftohtë, me konfliktet e
ndryshme etnike që e shoqëruan atë në shumë vende të Ballkanit, si dhe me embrionet e
para të liberal-demokracisë, të kurorëzuara për disa vende ballkanike me integrimin
gradual në Bashkimin Evropian. Së treti, Ballkani ka funksionuar kaherë si një “ravijëzim
ndarës mes dy qytetërimeve” –për të huazuar termin e përdorur nga Samuel Huntington–,
atij të krishterë dhe atij mysliman. Së katërti, në Ballkanin e Pasluftës së Ftohtë janë
shfaqur premisat e përdorimit të fesë për interesa gjeopolitike, çka u theksua sidomos pas
sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Kjo mund të vërtetohet
lehtësisht nga ri-orientimi i raporteve strategjike të disa vendeve të Ballkanit –si
Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Kroacia, etj.– me Shtetet e Bashkuara; nga ri-
dimensionimi i strategjive kombëtare të sigurisë të të gjitha këtyre vendeve për ta
vendosur terrorizmin si një ndër prioritetet kryesore strategjike dhe të sigurisë, në
përputhje me frymën amerikane të përqasjes ndaj fenomenit; me gatishmërinë dhe
mbështetjen e pakufizuar të shfaqur prej këtyre vendeve për ‘Luftën kundër Terrorit’ të
lançuar nga presidenti amerikan George W. Bush (Jr.) dhe të materializuar në fushatat
kundër talebanëve në Afganistan në vitin 2002 dhe kundër Irakut në vitin 2003-2004; me
gatishmërinë politiko-strategjike për të harmonizuar legjislaturën dhe proceset e tjera të
inteligjencës me atë të Bashkimit Evropian, në përputhje me kuadrin e ri rregullator të
kësaj organizate pas 11 shtatorit 2001; si dhe me ofrimin e të gjithë asistencës së
nevojshme në kuadër të anëtarësimit në NATO për luftën kundër terrorizmit dhe
ekstremizmit islamik.380 Në këtë kuptim, 11 shtatori dhe ekstremizmi islamik ka ndikuar
jo vetëm në ri-dimensionimin e strategjisë së sigurisë së vendeve të Ballkanit, por edhe
në përshtatjen e tyre gjeopolitike, në përputhje me sfidën që i kanoset sistemit nga aktorët
ndërkombëtarë jo-shtetërorë, si grupet terroriste. Megjithatë, impakti gjeopolitik i
ekstremizmit islamik në Ballkan –e në veçanti në Ballkanin Perëndimor– nuk mund të
shihet i izoluar nga fenomenet e tjera që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin demokratik
380 Aristotle Tziampiris, “Assessing Islamic Terrorism in the Western Balkans: the state of the debate”, në “Journal of Balkan and Near Eastern Studies”, Vëll. 11, Nr. 2, Qershor 2009, ff. 209-19. Christopher Deliso, “The Coming Balkan Khalifate: The Threat of Radical Islam to Europe and the West”, Londër: Praeger Security International, 2007.
191
të tij. Për këtë arsye, në vijimësi të këtij kreu hulumtimi ynë do të ndalet fillimisht në
sfidat e tjera të sigurisë dhe gjeopolitikës ballkanike, për të ofruar një kuadër sa më të
plotë të tablosë strategjike të rajonit dhe të faktorëve dhe aktorëve që veprojnë në të.
Vitet 1990-të shënuan një sërë ndryshimesh të sistemit ndërkombëtar, duke
shënuar praktikisht fillimin e një epoke të re në marrëdhëniet mes shteteve, përtej
tensionit dypolar të botës së Luftës së Ftohtë. Kjo epokë e re, veçanërisht në Ballkan u
karakterizua nga përplasje dhe konflikte nacionaliste, me ndryshime kufijsh dhe me
destabilitet të brendshëm e rajonal, i prodhuar pashmangshmërisht nga proceset
tranzicionale drejt demokracisë të shumë shteteve të rajonit, çka nxori në sipërfaqe një
numër të konsiderueshëm çështjesh të sigurisë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.
Të gjitha këto turbullira prodhuan (sidomos gjatë viteve 1990-të, por edhe më pas, gjatë
viteve 2000) destabilitet rajonal, duke u shndërruar në pengesa të zhvillimit politik dhe
ekonomik të shteteve të rajonit.
Njëkohësisht ato sollën edhe rritjen e problematikës së Ballkanit në axhendën
evropiane dhe amerikane të politikës së jashtme dhe të sigurisë. Çështje si konfliktet
etnike, rritja eksponenciale e trafikut të narkotikëve përmes të ashtuquajturit “Monopat
Ballkanik”, fenomene socio-politike me dimension të qartë sigurie –si korrupsioni, krimi
i organizuar, trafiqet e jashtëligjshme (sidomos të armëve, narkotikëve dhe qenieve
njerëzore) dhe ekstremizmi islamik, apo marrëdhëniet gjithnjë e më intensive mes krimit
të organizuar dhe grupeve terroriste– rritën jo vetëm shkallën e rrezikshmërisë dhe
kërcënimeve ndaj sigurisë (tashmë jo vetëm kombëtare apo rajonale, por edhe evropiane)
së rajonit, por edhe amplitudën e vëmendjes së institucioneve evropiane (veç shteteve
specifike në qasjet e tyre diplomatike dy apo shumëpalëshe me vendet e rajonit) dhe
ndërkombëtare (si të organizatave rajonale –OSBE, Këshilli i Evropës, etj.– ashtu dhe të
atyre globale – si OKB).
Në mënyrë të posaçme, Ballkani është shndërruar përgjatë thuajse dy dekadave të
fundit në një terren i favorshëm për penetrimin e ekstremizmit islamik dhe për
eksportimin e terrorizmit islamik në Evropë, ndërsa duhet vërejtur se mbetet një portë e
favorshme për hyrjen e eksponentëve radialë nga Lindja e Mesme.381 Për më tepër, krimi
381 Aristotle Tziampiris, “Assessing Islamic Terrorism in the Western Balkans: the state of the debate”, në “Journal of Balkan and Near Eastern Studies”, ibid, ff. 209-19.
192
i organizuar dhe emigracioni i jashtëligjshëm janë dy dimensione shtesë që i shtohen
kësaj tabloje dhe që e përplotësojnë atë, çka duhet trajtuar me vëmendje të madhe nga
agjencitë e sigurisë së vendeve të Ballkanit si një trekëndësh kritik gjatë viteve të
ardhshme.
Kështu, në vitin 2008, strukturat dhe institucionet evropiane vërenin se “[...]
‘Monopati Ballkanik’ përdor vendet e Ballkanit Perëndimor si shtete-transit, me qëllim
transportin e ‘mallrave apo produkteve të jashtëligjshëm’ drejt vendeve fqinje evropiane,
si Greqia, Italia, Sllovenia, Austria, Bullgaria, Rumania dhe Hungaria, si nyje
gjeografike hyrëse në Bashkimin Evropian”.382 Mungesat e mëdha në nivelin e
strukturave qeveritare dhe institucioneve në këto vende, ndërthurur me këto sfida të reja
ndaj sigurisë (me karakter tashmë më shumë humano-centrik dhe trans-nacional sesa
shteto-centrik dhe ndërkombëtar) u zvogëluan mundësitë e këtyre shteteve për t’u futur
në një trajektore zhvillimi të menjëhershëm. Sfidat e sigurisë, me të cilat u përballën gjatë
kësaj periudhe, vendet e rajonit jo vetëm që janë të përbashkëta për tërësinë e vendeve,
por kanë edhe një dimension ndërkufitar. Kthimi në vendet e tyre i refugjatëve të
luftërave në ish-Jugosllavi, zhvillimi ekonomik, lufta kundër krimit të organizuar dhe
kundër radikalizmit fetar, janë shenja treguese të një rajoni ku bashkëpunimi mbetet e
vetmja rrugë për të arritur rezultate konkrete.383
Nevoja për një rajon të qëndrueshëm e të sigurt u bë edhe më urgjente dhe e
domosdoshme kur vendet-anëtare të Bashkimit Evropian filluan të bëhen ‘pritësit’ e një
sërë problemeve që burojnë nga Ballkani Perëndimor. Reagimi i Bashkimit Evropian
filloi të ashpërsohej kur problemet e sigurisë filluan të merrnin dimensione që kërcënonin
edhe vetë politikat e organizatës dhe shteteve-anëtare të saj. Në këtë kuptim, krimi i
organizuar dhe dimensionet dytësore të tij, që burojnë kryesisht nga vende si Shqipëria,
Bullgaria, Moldavia, Rumania, Rusia, etj., përbëjnë kërcënimin kryesor për sigurinë e
vendeve të Bashkimit Evropian. Shkaqet e këtij fenomeni janë të shumta. Katalizatorët
382 Raporti i Europol-it (2009), “Facilitated Illegal Immigration into the European Union”, http://humansecuritygateway.com/documents/EUROPOL_Facilitated_illegal_immigration_2008.pdf (20/06/2012) 383 “The Stabilization and Association Process for South East Europe”, Report for the Commission of the European Communities, Third Annual Report, COM (2004) 202/2, Bruksel, 30 Mars 2004, f. 14.
193
kryesorë janë varfëria, papunësia, dallimet gjinore dhe kombëtare, keq-qeverisja dhe
mungesa e shtetit të së drejtës.384
Një ndër kërcënimet kryesore –që i paraprin ekstremizmit islamik (dhe
bashkekziston me të– dhe më i drejtpërdrejtë për shoqëritë e vendeve të Evropës
Juglindore është ekzistenca, shtrira dhe forcimi i vazhdueshëm i krimit të organizuar.
Rrjetet e krimit të organizuar kanë arritur që gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit të
penetrojnë në një numër të madh procesesh shoqërore dhe politike, duke u shndërruar
shpeshherë në njësi politike me ndikim jo vetëm në jetën e brendshme politike, por edhe
në atë rajonale të vendeve ballkanike. Një pjesë e konsiderueshme e korrupsionit buron
pikërisht nga këto rrjete, duke penetruar në çdo qelizë të këtyre shteteve, duke e
shndërruar këtë fenomen në një korrupsion sistemik.
Pas krimit të organizuar dhe korrupsionit (ky i fundit mund t’i atribuohet më së
shumti të parit), kërcënimi tjetër ndaj sigurisë për vendet e Ballkanit është ekstremizmi
islamik, i importuar kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, duke gjetur terren të
përshtatshëm për të penetruar në vendet e Ballkanit për shkak të përbërjes fetare (me
shumicë myslimane) të shumicës së vendeve, si dhe konflikteve të ndryshme në rajon (që
përkojnë me vende me shumicë myslimane, si Bosnja apo Kosova kundër vendeve me
shumicë të krishterë (ortodokse), si Serbia). Kjo i ka dhënë fenomenit të ekstremizmit
islamik në Ballkan një dimension të qartë gjeopolitik, sidomos në kuadrin më të
përgjithshëm të luftës globale kundër terrorit dhe të marrëdhënieve mes vendeve
perëndimore dhe atyre të Lindjes së Mesme.
Nga ana tjetër, periudha e Pasluftës së Ftohtë, e veçanërisht pas sulmeve terroriste
të 11 shtatorit 2001 dhe luftërave në Afganistan dhe Irak, ka krijuar një situatë të turbullt
në nivel global në lidhje me kërcënimet asimetrike, bërthamat (apo celulat) e terroristëve
islamikë dhe pasiguri të përgjithshme, kryesisht në popullsitë urbane të vendeve
perëndimore. Por Ballkani është një hapësirë gjeografike të cilës, në kuadrin e studimeve
mbi terrorizmin dhe radikalizmit islamik, i është kushtuar më pak vëmendje nga
studiuesit.385 Ky interpretim gjeopolitik gjen aplikim praktik tek një tjetër çështje tepër e
384 Aristotle Tziampiris, “Assessing Islamic Terrorism in the Western Balkans: the state of the debate”, në “Journal of Balkan and Near Eastern Studies”, ibid, ff. 209-19. 385 Nadia Alexandrova-Arbatova, “European Security and International Terrorism: the Balkan Connection”, në “Journal of Southeast European and Black Sea Studies”, Vëll. 4, Nr. 3, Shtator 2004, ff. 361-78.
194
rëndësishme sigurie për vendet e Ballkanit Perëndimor, që ka shqetësuar organet dhe
strukturat institucionale të Bashkimit Evropian, siç është zhvendosja, instalimi dhe prania
e eksponentëve terroristë dhe organizatave ekstremiste që vijnë kryesisht prej rajonit të
Afganistanit. Madje, në një deklaratë të tij në vitin 2009, Këshilli Evropian arrin në
përfundimin se: “Terrorizmi konsiderohet kërcënim i rëndësishëm për sigurinë e Evropës,
për vlerat e shoqërive tona demokratike, si dhe për të drejtat dhe liritë e qytetarëve
evropianë. Aktet terroriste përbëjnë krime të pajustifikueshme nga çdo pikëpamje”.386
Adoptimi i strategjisë kundër terrorizmit nga Bashkimi Evropian, përmes të cilës
organizata angazhohej “[...] në luftën kundër terrorizmit në tërësi, pa shkelur ndërkohë të
drejtat e njeriut”, parashikonte edhe krijimin e programeve të ndihmave të Bashkimit
Evropian për “[...] vende të treta në sektorin e mirëqeverisjes dhe të shtetit të së drejtës”,
duke ushtruar trysni mbi faktorët që mund të kontribuojnë eventualisht në radikalizimin
dhe rekrutimin e elementëve të rinj terroristë.387 Bazuar në këtë qasje politike të
Bashkimit Evropian, hetimi dhe çrrënjosja e rrjeteve që mbështesin terrorizmin brenda
territorit evropian, ose parandalimi i planeve apo zhvendosjes së tyre, si dhe ndërprerja e
financimit të veprimtarive terroriste brenda Bashkimit Evropian, janë shndërruar tashmë
në prioritete për organizatën dhe vendet e saj anëtare.
Kjo dëshmon për një prioritizim të hierarkisë së axhendës së politikës së jashtme
të Bashkimit Evropian në raport edhe me vendet e Ballkanit, duke vendosur problemin e
terrorizmit dhe ekstremizmit fetar në një rang mjaft të lartë, çka do të thotë se
ekstremizmi islamik është shndërruar në një komponent gjeopolitik për BE-në, si një
lente përmes të cilës ai do të shohë jo vetëm rajonin e Ballkanit, por edhe Kaukazin.
Gjithsesi jemi të vetëdijshëm se raportet e Bashkimit Evropian me këto dy rajone janë
ndërtuar mbi premisa krejtësisht të ndryshme. Gjithashtu nuk duhet lënë pa përmendur
dhe fakti se demokratizimi i mëtejshëm i rajonit në mënyrë që të shmanget cilido proces i
fuqizimit të ekstremizmit fetar, shndërrohet në prioritet gjeopolitik dhe strategjik për
Bashkimin Evropian, duke pranuar tërthorazi impaktin e një faktori të jashtëm jo- 386 EU Council Secretariat Factsheet, “The European Union and the Fight Against Terrorism”, Bruksel, 14 Maj 2007. Shih: http://www.consilium.europa.eu/uedocs/cmsUpload/FactsheetfightagainstterrorismENrev1.pdf (20/03/2013). 387 Rol të rëndësishëm në këtë drejtim kanë marrë përsipër vendet që janë bërë pjesë e Konventës të Prum-it, të vitit 2005. Konventa, parashikon, veç të tjerash, aksesin e autoriteteve kombëtare të hetimit në bazat e të dhënave të të gjitha vendeve-anëtare (përfshirë shenjat e gishtave dhe ADN-në). http://europa.eu/legislation_summaries/justice_freedom_security/police_customs_cooperation/jl0005_en.htm (21/03/2013).
195
shtetëror, por gjeopolitik, si ekstremizmi islamik.388 Këto veprimtari u identifikuan në një
sërë vendesh të Ballkanit Perëndimor të cilat janë nën trysni të vazhdueshme për të
ndryshuar praktikat dhe qasjen për parandalimin e sulmeve terroriste në të ardhmen.
Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me OKB-në kërkon nga të gjitha vendet që të
ratifikojnë dhe implementojnë të 16 marrëveshjet dhe protokollet e OKB-së kundër
terrorizmit.
Përveç Bashkimit Evropian, edhe organizatat e tjera rajonale apo globale i kanë
kushtuar rëndësi të posaçme çështjes së përhapjes së ekstremizmit islamik në Ballkan.
Kështu, Këshilli i Evropës dhe organizatat e tjera rajonale, si Organizata për Siguri dhe
Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e kanë konsideruar terrorizmin, pas 11 shtatorit 2001,
si një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme me pasoja të mëdha gjeopolitike sa i takon
përdorimit të shteteve prej këtyre aktorëve ekstremistë jo-shtetërorë. Rasti i Bosnjë-
Hercegovinës, vend i cili është cilësuar si hapësirë e instalimit dhe qarkullimit të
terroristëve (ose luftëtarëve të armatosur) nga zona e Afganistanit me qëllim përdorimin e
tyre në konfliktet e rajonit, u përball Këshilli i Evropës si çështje me prioritet absolut.389
Arrestimet që janë kryer me akuzën e bashkëpunimit me organizata terroriste, kryesisht të
ekstremizmit islamik, nuk kanë dhënë plotësisht frytet e duhura, ndërsa vendi mbetet
institucionalisht dhe politikisht i pafuqishëm të veprojë. Bashkëpunimi i Bosnjës me
institucionet e Bashkimit Evropian vlerësohet gjithsesi si pozitiv, në kuptimin që janë
hedhur disa baza, si në nivelin e autoriteteve hetimore ashtu dhe në nivelin e shpërndarjes
së drejtësisë.390 Por kjo lëvizshmëri e theksuar e Këshillit nuk qe e rastësishme, pasi një
sërë raportimesh nga burime të shumta kanë përmendur hyrjen e individëve të caktuar në
Bosnjë dhe gatishmërinë e tyre për të ofruar çfarëdolloj ‘shërbimesh’. Kontradikta që
rrethon entitetin shtetëror të Bosnjës gjatë etapave të para të krijimit të saj si shtet i
pavarur nuk konsiston vetëm në tre etnitë që e formësuan atë dhe në mos-ekzistencën e
institucioneve dhe strukturave shtetërore, por edhe në dimensionin e forcimit të elementit
388 Nadia Alexandrova-Arbatova, “European Security and International Terrorism: the Balkan Connection”, në “Journal of Southeast European and Black Sea Studies”, ibid, ff. 361-78. 389 Raportin e Komisionit të Ekspertëve të Terrorizmit të Këshillit të Evropës (CODEXTER: Committtee of Experts on Terrorism), “Profiles on Counter-Terrorism Capacity, Bosnia and Herzegovina”, Këshilli i Evropës, Dhjetor 2006. Shih: http://coe.int/gmt (19/04/2013). 390 Raport Progresin e Komisionit Evropian mbi Bosnjën, për vitin 2006: “Commission Staff Working Document, Bosnia and Herzegovina 2006, Progress Report”, European Commission 2006, 649 Final, SEC (2006), 1384, Bruksel, 8/11/2006.
196
islamik në një hapësirë më të gjerë rajonale, që u mbështet, të paktën pjesërisht në
qëndrimin armiqësor të etnive të tjera por që, në thelb, gëzonte mbështetjen e vendeve të
botës arabe. Ky përbën një dimension të rëndësishëm gjeopolitik në raport me rastin e
Bosnjë-Hercegovinës, të cilin do ta hulumtojmë në mënyrë më të detajuar në vijim të
këtij kreu.
Ndryshimet që vërehen pas viteve 1990-të kanë të bëjnë si me rritjen e vëmendjes
gjeopolitike dhe të pranisë amerikane karshi vendit, ashtu dhe me mbështetjen
institucionale e ekonomike evropiane për Bosnjë-Hercegovinën. Mbështetja politiko-
ekonomike evropiane për krijimin e një kuadri institucional vuri theksin tek përballja me
terrorizmin dhe lufta kundër tij, duke i kushtuar dimensione të posaçme kategorizimit të
tij si akt kriminal.391 Në të njëjtën kohë, në të gjitha deklaratat dhe strategjitë për
përballjen me krimin e organizuar në Bosnjë-Hercegovinë, e më gjerë në Ballkanin
Perëndimor, përmendet forcimi i lidhjes me këtij fenomeni, trafikut ndërkombëtar të
armëve dhe terrorizmit me natyrë ekstremiste fetare. Nga ana e saj Bosnja ka nënshkruar
dhe ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare mbi luftën kundër terrorizmit dhe krimit të
organizuar, por kërcënimet ndaj sigurisë që prodhojnë këto fenomene vijojnë të jenë
shqetësuese, duke marrë dimension gjeopolitik rajonal.
Për rrjedhojë, pozita shumë e favorshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike e
Gadishullit të Ballkanit për shkak të afërsisë me Evropën Perëndimore dhe atë Qendrore,
me Lindjen e Mesme dhe Kaukazin, ka ngjallur përherë interesin e të gjitha fuqive të
mëdha dhe superfuqive që përplasen për dominim rajonal e global. Në këtë kuptim, edhe
përfshirja e aktorëve të rinj të marrëdhënieve ndërkombëtare (pa ndonjë traditë historike
sa i përket ndikimit gjeopolitik në rajonin e Ballkanit) si Irani, në arkitekturën ballkanike
të sigurisë, nuk duhet të përbëjë habi, sidomos duke pasur parasysh balancat e brishta
gjeopolitike të rajonit, konfliktet etnike, por edhe ravijëzimet e tij ndarëse mes
komuniteteve fetare. Irani i është shtuar skakierës gjeostrategjike të Ballkanit gjatë dy
dekadave të fundit, ndërsa roli i tij është intensifikuar sidomos pas fundit të viteve 1990-
të, përgjatë viteve 2000.392
391 Raporti CODEXTER, “Profiles on Counter-Terrorism Capacity, Bosnia and Herzegovina”, ibid. 392 Bosnja përfaqëson qendrën e ndikimit iranian, me investim të madh në burime njerëzore dhe financiare, si një nyje e favorshme gjeopolitike për t’u aktivizuar më pas më gjerësisht në tablonë Ballkanike. Nadia Alexandrova-Arbatova, “European Security and International Terrorism: the Balkan Connection”, në
197
2. Ndryshimet demografike dhe gjeopolitika në Evropë dhe Ballkan pas Luftës së Ftohtë
Analiza e faktorëve dhe aktorëve gjeopolitikë në vendet e Ballkanit pas Luftës së
Ftohtë do të ishte e paplotë pa një interpretim gjeopolitik të rolit të fesë myslimane në
këtë rajon vis-à-vis Evropës Perëndimore. Për efekt fokusimi historik, analiza do të
përqendrohet më së shumti në periudhën e Pasluftës së Ftohtë, përgjatë dy dekadave që e
pasuan atë. Kështu, të dhënat statistikore të përbërjes demografike të popullsisë
evropiane, tregojnë se prania myslimane në Evropë, kryesisht në Evropën Perëndimore,
ka pasur një rritje konstante gjatë dekadave këtyre të fundit. Sipas statistikave në
përgjithësi në Evropën Perëndimore jetojnë aktualisht rreth 15 milionë myslimanë.393 Ata
filluan të mbërrinin në këto vende kryesisht pas viteve 1950-të, më së shumti nga ish-
kolonitë evropiane. Kështu, në Francë myslimanët janë më së shumti emigrantë nga
Afrika e Veriut, ndërsa ata në Mbretërinë e Bashkuar vijnë kryesisht nga Azia Jugore. Në
Gjermani një pjesë e konsiderueshme e tyre gëzonin fillimisht statusin e ‘punëtorëve
sezonalë’ gjatë zhvillimit të furishëm ekonomik të pasluftës, kryesisht nga Turqia. Ndërsa
në Holandë shumica e myslimanëve janë me origjinë marokene dhe turke.
Gjithashtu hulumtimi ynë gjeopolitik i raportit mes komunitetit mysliman dhe
shteteve të Ballkanit apo dhe të kontinentit evropian më në përgjithësi, do të ishte i
paplotë pa një interpretim demografik, pasi demografia është pjesë thelbësore e
gjeopolitikës. Në këtë pikëpamje, myslimanët e Evropës, sidomos të asaj perëndimore
janë popullsi që hasen përgjithësisht në zona urbane. Shumica dërrmuese e komuniteteve
të tyre etnike formohet nga grupe post-kolonialiste. Ata vijnë nga kontinente të ndryshëm
dhe u përkasin grupeve të ndryshme etnike e kombëtare, çka përcakton dhe shpjegon
gjithashtu dallimet linguistike dhe kulturore mes tyre, përfshirë përqafimin e rrymave të
ndryshme islamike dhe doktrinave të ndryshme të së drejtës islamike. Integrimi i tyre
ekonomik e social, si dhe përfaqësimi politik në hapësirën publike në vendet pritëse “Journal of Southeast European and Black Sea Studies”, ibid, ff. 363-6. Samuel Huntington, “The Clash of Civilizations and the Remaking of World Order”, ibid, f. 269. Aristotle Tziampiris, “Assessing Islamic Terrorism in the Western Balkans: the state of the debate”, në “Journal of Balkan and Near Eastern Studies”, ibid, f. 212. 393 Raport i prezantuar në Kongresin Amerikan, dorëzuar nga një grup ekspertësh mbi terrorizmin dhe ekstremizmin islamik: CRS Report for Congress, “Islamic Extremism in Europe”, 29 Korrik 2005, Uashington: Congressional Research Service, The Library of Congress, Code: RS22211, f. 1.
198
mbetet relativisht i varfër. Për më tepër, sondazhet e fundit dëftojnë për rritjen e nivelit të
intolerancës dhe qasjeve diskriminuese karshi emigrantëve myslimanë. Shqetësimet mbi
demografinë dhe kohezionin social janë renditur lartë në imagjinatën masive, të nxitura
edhe nga ligjërimet publike me tone alarmuese të disa intelektualëve dhe politikanëve që
arsyetojnë se Evropa po shndërrohet në një lloj Eurabia, një koloni e Islamit.394
Myslimanët në Evropë janë dyshuar si besnikë ndaj axhendave të huaja islamike, ose se
janë influencuar nga qarqe dhe rrjete islamike të mbështetura financiarisht nga fonde të
huaja. Që prej 11 shtatorit 2001 dhe bombëvënieve në Madrid dhe Londër, myslimanët
në Evropë janë perceptuar gjithnjë e më shumë si kërcënim i madh sigurie. Pas këtij
momenti vendimtar gjeopolitik, numri i të arrestuarve si të dyshuar për lidhje terroriste në
vende të ndryshme evropiane ka qenë shumë më i madh krahasuar me Shtetet e
Bashkuara. Si të krishterët ashtu dhe ateistët në Evropë e kanë konsideruar shprehjen e
bindjeve dhe simboleve fetare myslimane në hapësirat publike si veçanërisht
problematike395. Kësisoj janë zhvilluar debate të forta (që ndonjëherë kanë prodhuar edhe
tensione të mëdha mes individësh apo komunitetesh) përreth ndërtimit të xhamive, mbi
arsimimin e myslimanëve dhe veshjen e hijab-it.
Nga ana tjetër, epoka e Pasluftës së Ftohtë përkon me radikalizimin e
pikëpamjeve fetare të një pjese të komuniteteve myslimane të rajonit të Ballkanit, me
rritjen e rëndësisë gjeopolitike dhe ndikimit të shteteve që përbëjnë qendrat e mëdha
fetare të myslimanizmit, si Arabia Saudite, Irani, vendet e Gjirit Persik, etj. Gjatë viteve
1990-të periferia e Ballkanit u bë terreni i aplikimit praktik të ekspansionit islamik,
rrënjët e të cilit janë historikisht shumë të thella. Rajone si Bosnja, Kosova, Maqedonia,
Mali i Zi dhe pjesa jugore e Serbisë, përbëjnë shembuj klasikë të mungesës së balancës
mes myslimanëve, të krishterëve dhe komuniteteve të tjera fetare. Prirjet demografike të
këtyre njëzetë viteve të fundit dëftojnë rritjen e numrit të besimtarëve myslimanë me
pasoja të shumta politike për këto vende dhe për rajonin më në përgjithësi. Ndryshimet
demografike janë një degë studimi me ndjeshmëri të lartë politike, sidomos kur lidhen me
përplasje etnike dhe çështje të sigurisë, çka e shndërron Ballkanin dhe rritjen e numrit të
394 Alex Alexiev, “Stumbling Towards Eurabia” në “The Journal of International Security Affairs”, Nr. 14, 2008. Gjithashtu CRS Report for Congress, “Islamic Extremism in Europe”, ibid, ff. 2-5. 395 Nadia Alexandrova-Arbatova, “European Security and International Terrorism: the Balkan Connection”, në “Journal of Southeast European and Black Sea Studies”, ibid, ff. 361-78.
199
myslimanëve në rajon në një hapësirë me vlerë të shtuar gjeopolitike. Kjo sepse rajoni
tashmë shfaq prirjen të shndërrohet në një terren ku përplasen orientimet perëndimore
kah Bashkimit Evropian me ato orientale, kah vendeve myslimane (Turqisë dhe Lindjes
së Mesme në një kuptim më të gjerë gjeografik).
Për efekt të krijimit të një përqasjeje më krahasimore të argumentit që po ofrojmë,
në këtë pikë nevojitet të parashtrohet edhe një nuancë historike e ndryshimit demografik,
çka nxjerr edhe më shumë në pah rëndësinë gjeopolitike që marrin ndryshimet
demografike të komuniteteve fetare – si ai mysliman në rastin tonë. Kësisoj, në vitin
1960, përqindja e myslimanëve në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë së botës
arrinte rreth 13 përqind, ndërsa në vitin 2000, kjo shifër kaloi 20 përqind. Nëse kjo prirje
vijon me të njëjtin ritëm, atëherë përllogaritet që në vitin 2050 rreth 35 përqind e
banorëve të planetit të jenë të fesë myslimane. Madje në Indi, në vendin e dytë më të
populluar të planetit, përqindja e myslimanëve në vitin 1951 ishte 10 përqind, ndërsa në
2001 arriti në 15 përqind.396 Megjithë rritjen e konsiderueshme të numrit të hinduistëve,
komuniteti mysliman indian përbën grupin me dinamikë më të fortë rritjeje. Nga një
pikëpamje gjeopolitike, përqendrimi më i madh i komuniteteve myslimane është në
rajonin e Euroazisë –Afrikën e Veriut dhe Azinë Juglindore– i konceptuar tradicionalisht
dhe historikisht si epiqendra e sistemit politik ndërkombëtar. Një tjetër element shumë
interesant që lidhet me përhapjen demografike të fesë islame dhe komunitetit mysliman
është numri i madh i individëve nën 30 vjeç të cilët mbeten të përjashtuar nga arsimimi,
tregu i punës dhe mungesa e perspektivës sociale. Nëse kjo lidhet me regjimet autarkike
që kontrollojnë shumicën dërrmuese të shoqërive që kanë përqafuar Islamin, atëherë
krijohet konteksti brenda të cilit bëhen më të lehta revolucionet, rebelimet, trazirat sociale
dhe terrorizmi. Në fillim të viteve 1970-të, shtetet e rajonit të Magrebit (Maroku,
Algjeria, Tunizia, Libia dhe Egjipti kishin një popullsi totale prej rreth 70 milionë
banorësh. Gjatë të njëjtës periudhe, vendet evropiane të Mesdheut (Greqia, Italia, Spanja
dhe Portugalia) kishin popullsi rreth 160 milionë banorë. Sot, vendet e rajonit të Magrebit
kanë popullsi rreth 155 milionë banorë, ndërsa ato të vendeve evropiane rreth 180
396 të dhënat e ofruara nga një prej burimeve më të rëndësishme statistikore globale në internet: www.freeworldacademy.com/globalleader/population.htm (20/05/2013)
200
milionë banorë (madje shumë prej tyre emigrantë pikërisht nga vendet e Magrebit).397
Përllogaritjet e tendencës së rritjes së popullsisë parashikojnë që në vitin 2050 Afrika e
Veriut të arrijë 250 milionë banorë, ndërsa vendet evropiane të Mesdheut 150 milionë.398
Ndërkaq, aktualisht në shtetet evropiane komunitetet myslimane rezultojnë si grupet me
zhvillimin më dinamik. Në Francë, 75 qendrat më të mëdha urbane kanë përqindje
popullsie myslimane mbi ose të barabartë me 10 përqind. Në Marsejë numri i
myslimanëve ka kapërcyer 25 përqind të popullsisë. Në Gjermani komuniteti mysliman
po zhvillohet me ritme shumë të mëdha.399 Ndërsa në nivel evropian, ndër çështjet më të
mprehta sociale, përveç problematikës së krizës ekonomike, që ka prodhuar reagime
socio-politike, është rritja drastike e numrit të emigrantëve myslimanë nga vendet e
Afrikës së Veriut. Mjafton të përmendim rritjen e popullsisë myslimane me 300 përqind
në total në Evropë (pa llogaritur Rusinë) gjatë 15 viteve të fundit, ndërsa përllogaritet
edhe një tjetër rritje me 100 përqind për 15 vitet e ardhshme.400 Impakti gjeopolitik i
këtyre ndryshimeve është i jashtëzakonshëm. Dimensionet e tij janë si të jashtme ashtu
dhe të brendshme. Në aspektin e politikës së jashtme vërehen ndryshime të strukturës dhe
fokusit të politikës së jashtme të vendeve specifike dhe gjithë Bashkimit Evropian në
tërësi në raport me vendet myslimane. Në politikën e brendshme, sidomos gjatë dekadës
që pasoi sulmet e 11 shtatorit, janë vërejtur përpjekje për të forcuar legjislaturat
kombëtare dhe ato komunitare mbi emigracionin e jashtëligjshëm, si dhe kufizime të tjera
në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Gjithashtu vërehen edhe problematika të reja të
prodhuara nga shpërthimi demografik i myslimanëve në Bashkimin Evropian. Kështu, në
vende si Suedia dhe Britania e Madhe, organizatat islamike kanë ndërmarrë fushata të
gjata për vendosjen e ligjit islamik (apo Sheriatit) në komunitetet e tyre.
Nga ana tjetër, për t’i përqendruar lentet tonë analitike në hapësirën më të gjerë të
Ballkanit, atë të Evropës Juglindore, kur flasim për fenë Islame në kontinentin evropian
shpesh harrohet se edhe Evropa Juglindore ka qenë atdheu i komuniteteve të mëdha
myslimane për mbi gjashtë shekuj. Nga të dhënat e sotme demografike rezulton në
mënyrë të përafërt se numri total i myslimanëve në të gjitha vendet e Ballkanit është rreth
397 Ibid. 398 Ibid. 399 Ibid. 400 Ibid.
201
8.5 milionë.401 Pushtimi osman i Gadishullit Ballkanik gjatë shekujve të XIX-të dhe XV-
të u shoqërua me një ekspansion masiv të fesë islame si doktrina dominuese fetare e
shumicës së komuniteteve të rajonit. Siç theksojnë një numër i konsiderueshëm
historianësh, kjo ka ardhur si rrjedhojë e dy faktorëve kryesorë: nga dyndjet e popullsive
turqisht-folëse dhe nga konvertimi gradual në fenë myslimane i pjesëve të caktuara të
popullsive të vendeve ballkanike.402
Parë nga këndvështrimi i gjeopolitikës së qytetërimeve, lente analitike që na e
ofron Samuel Huntington, ekzistojnë dallime të mëdha, për shkaqe të një tradite të thellë
historike, mes komuniteteve myslimane të Evropës Perëndimore dhe atyre të Ballkanit.
Në këtë aspekt duhen vënë re edhe dallimet që ekzistojnë brenda grupeve të veçanta të
secilit shtet, jo vetëm sa i takon traditave të tyre historike, gjeografisë, etnisë dhe
veçorive socio-linguistike, por edhe shumëllojshmërisë së tipareve të tyre kulturore dhe
ideologjike. Kështu, mund të pohojmë se myslimanët e Ballkanit janë në shumicën e tyre
popullsi rurale, ku grupet më të mëdha urbane janë përqendruar gjeografikisht në Bosnjë-
Hercegovinë, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.403
Historikisht këto grupe kanë përjetuar shtypjen komuniste të të drejtave të tyre
fetare, si dhe rigjallërimin postkomunist të traditave të tyre fetare dhe kulturore gjatë dhe
pas viteve 1990-të. Aktualisht këto grupe janë relativisht të mirintegruar dhe të
përfaqësuar si në nivel politik (nëpërmjet partive të caktuara në vende të ndryshme të
Ballkanit) ashtu dhe në atë kulturor (përmes shoqatave dhe organizatave të shumta që
kanë krijuar). Shpërndarja gjeografike e myslimanëve në Ballkan është shumë e çrregullt,
pasi numrin më të lartë e mban Shqipëria, ku banojnë rreth 2.3 milionë myslimanë (me
harmoninë dhe paqen më të theksuar mes këtij komuniteti fetar dhe komuniteteve të tjerë
në vend) ndërsa numrin më të vogël Kroacia, me rreth 60.000 banorë.404 Nga pikëpamja
linguistike, myslimanët e Ballkanit ndahen në shqipfolës (rreth 4.355.000), sllavisht-folës
401 Siç vërehet në mënyrë më të përditësuar në tabelën statistikore që ofron Kerem Oktem tek “Between emigracion, de-Islamization and the nation-state: Muslim communities in the Balkans today”, në “Journal of Southeast European and Black Sea Studies”, Vëll. 11, Nr. 2, Qershor 2011, f. 158. 402 Kerem Oktem, “New Islamic Actors after the Wahabbi Intermezzo: Turkey’s Return to the Muslim Balkans”, European Studies Institute, University of Oxford, Dhjetor 2010, ff. 2-5. 403 Kerem Oktem, “New Islamic Actors after the Wahabbi Intermezzo: Turkey’s Return to the Muslim Balkans”, ibid, ff. 9-11. 404 Sa i takon Shqipërisë shih të dhënat zyrtare të Censusit të Popullsisë, të vitit 2012 në http://www.instat.gov.al, ndërsa për Kroacinë, shih Byronë e Statistikave të Republikës së Kroacisë: http://www.dcs.hr/default_e.htm.
202
(rreth 2.635.000), turqisht-folës (rreth 1.040.000) dhe romë (rreth 300.000).405 Pjesa më e
madhe e myslimanëve të Ballkanit janë sunitë dhe ndjekin doktrinën fetare medhhebin
Hanefij (të fesë Islame), ndërsa edhe Islami Sufist është përfaqësuar me një numër
tariqas (vëllazërish fetare), më popullorët mes të cilëve janë Bektashinjtë,
Naqshbandiyya, Khalwatiyya, Qadiriyya dhe Rifa’iyya.
3. Islami politik dhe Ballkani
Prania e Islamit në Ballkan daton shekuj më parë, që në fillim të shekullit të XIII-
të. Perandorët bizantinë, për të formuar ushtritë e tyre mercenare që i kishin shumë të
nevojshme për të ruajtur fatet e perandorisë dhe zgjeruar kufijtë e saj fizikë, lejuan
osmanët myslimanë të depërtonin në një hapësirë të caktuar të Ballkanit (që përkon me
një pjesë të Bullgarisë së sotme). Pas pushtimit të Kostandinopojës në vitin 1453,
gradualisht, thuajse i gjithë territori i Ballkanit u vendos nën dominimin mysliman dhe u
përfshi në territorin ‘Dar al Islam’, të shtrirë nga lumi Hindu deri në Gjibraltar.406
Një analizë e përgjithshme gjeopolitike nxjerr në pah faktin se shtrirja e islamit
politik dhe ekstremizmit fetar në Ballkan u bazua në situatën kaotike të krijuar nga fundi i
Bllokut Lindor, tek ndërhyrja e vendeve perëndimore në shumë konflikte të rajonit, si dhe
tek aftësia e vënies në dispozicion të burimeve të mëdha financiare nga vendet islamike.
Gradualisht nacionalizmit etnik po i bashkëngjitet edhe përkatësia fetare, ideja e
përkatësisë në një komunitet më të madh islamik ndërkombëtar. Nga ana tjetër, fokusi
kryesor i fushatës më të madhe anti-terrorizëm në histori, e njohur ndryshe si epoka e
Luftës kundër Terrorit, që pasoi sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, ishte Lindja e
Mesme dhe Afganistani. Por, sa i takon gjeografikisht dhe gjeopolitikisht rajonit tonë,
Gadishulli Ballkanik përfaqëson hapësirën gjeografike dhe gjeopolitike evropiane ku kjo
fushatë është ndërmarrë, me një sërë arrestimesh dhe një përpjekje të vazhdueshme për
t’u përballur me sfidën, tashmë gjeopolitike, të radikalizmit islamik. Pyetja fillestare që
405 Xavier Bougarel, “The Role of Balkan Muslims in Building a European Islam”, EPC Issue Paper Nr. 43. Kerem Oktem, “New Islamic Actors after the Wahabbi Intermezzo: Turkey’s Return to the Muslim Balkans”, ibid, ff. 9-11. 406 Për një trajtim të plotë të historisë së Islamit në Ballkan shih Christopher Deliso, “The Coming Balkan Khalifate: The Threat of Radical Islam to Europe and the West”, ibid, posaçërisht Kreu 5 (“The Ottoman Legacy and Turkey’s Deep Shadow”), ff. 92-114.
203
shtrohet është se si arritën ekstremistët të krijonin një terren të favorshëm në Evropën
Juglindore dhe cili ka qenë reagimi i komunitetit ndërkombëtar gjatë viteve të kaluar.
Një ndër zhvillimet më të rëndësishme brenda një komuniteti të tillë kaq të madh
e të shumëllojshëm (me dimension tashmë rajonal gjeopolitik) që prej fundit të
komunizmit, është ripërcaktimi radikal i identitetit të tyre fetar dhe ri-formësimi i
marrëdhënieve mes komuniteteve myslimane dhe shteteve-kombe postkomuniste në
rajon. Historia e dy dekadave të fundit e rajonit të Ballkanit ka qenë mjaft e ngjeshur, sa i
takon ekzistencës së rrjeteve xhihadiste dhe terroriste, me lidhje të drejtpërdrejta me
Lindjen e Mesme. Megjithatë, fluksi më i madh u vërejt gjatë viteve 1990-të, gjatë
luftërave në ish-Jugosllavi, duke evoluar dhe u intensifikuar që prej asaj periudhe.407 Ky
ndryshim raportesh mes këtyre komuniteteve dhe shteteve të tyre përkatëse ka prodhuar
një realitet të ri gjeopolitik në Ballkan, të cilin politikëbërësit dhe studiuesit janë
përpjekur ta analizojnë dhe zbërthejnë, sidomos në dritën e zhvillimeve të reja globale
pas 11 shtatorit 2001, duke integruar brenda tij edhe variablën e rëndësishme të
ekstremizmit apo terrorizmit islamik.
Rikthimi drejt identitetit fetar dhe ndërthurja e tij me gjeopolitikën spikati përgjatë
luftërave në ish-Jugosllavi, në veçanti gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë, duke marrë
edhe një karakter shtesë të përplasjes mes popullsive myslimane dhe sllavo-ortodokse.
Kjo shpjegon përdorimin e fesë në funksion të objektivave gjeopolitikë të një shteti –si
Serbia– apo të një grupi shoqëror – si ai boshnjak. Që prej vitit 1992, shpërthimi i luftës
në Bosnjë-Hercegovinë ofroi një shans të madh historik për lëvizjen ndërkombëtare të
islamit ekstremist, për të mësyrë në Evropë nëpërmjet urës Ballkanike dhe për të
themeluar disa streha të sigurta në rajone gjeografikisht të afërta me Bashkimin Evropian.
Sidomos në rastin e Bosnjës, lideri i saj, Alia Izetbegovic, në përpjekje për të siguruar sa
më shumë ndihmë të qe e mundur, nuk hezitoi t’u ofronte ekstremistëve islamikë dhe
lidhjeve me botën arabe, të gjithë kuadrin e nevojshëm të mbështetjes shtetërore.408 Gjatë
407 Christopher Deliso, “The Coming Balkan Khalifate: The Threat of Radical Islam to Europe and the West”, ibid, ff. 28-50. Për një trajtim më të plotë të kërcënimit të terrorizmit me natyrë fetare islamike: Shaul Shay, “Islamic Terror and the Balkans”, Nju Jork: Transaction, 2007. Evan Kholman, “Al-Qaida’s Jihad in Europe: The Afgan-Bosnian Network”, Oksford: Oxford University Press, 2004. 408 Siç citon Gordon Bardos: “Izetbegoviç është raportuar se ka qenë pjesë e borderosë së pagesave iraniane duke marrë personalisht një shifër prej gjysmë milioni dollarë amerikanë si ndihmë për të financuar fushatën elektorale të partisë së tij në vitin 1996”. Gordon Bardos, “The War on Terrorism in the Balkans: A Report Card on US Policy After 9/11”, në John Davis (ed.), “The Global War on Terrorism: Assessing
204
të njëjtit vit vërehet edhe fluksi i parë i mercenarëve islamikë në Ballkan, për të
mbështetur të ashtuquajturën “Kauzë të Shenjtë”, që nënkuptonte themelimin e shtetit të
parë islamik të Evropës. Pas fundit të luftës, në vitin 1995, një numër i konsiderueshëm
prej këtyre mercenarëve dhe vullnetarëve muxhahedinë, morën nënshtetësi boshnjake dhe
themeluan komunitetin e parë islamik në fshatin Bosinye.409
Çështja e nacionalizmit (përkatësisë etnike) dhe e identitetit fetar islamik ka
nevojë për një trajtim objektiv, duke iu shmangur kategorizimeve përgjithësuese.
Komunitetet myslimane në shumë vende të rajonit nuk mund të kategorizohen në tërësi si
ekstremiste, rëndësi ka numri dhe qëndrimet e këtyre grupeve të vogla të cilat
bashkekzistojnë me komunitetin më të gjerë shoqëror në këto vende.410 Në këtë pikë do
të ishte me vend të shtrohej pyetja nëse, në vend të fesë dhe përkatësisë etnike, ekzistojnë
edhe shkaqe historike që formësojnë shtratin socio-politik të veprimtarisë ekstremiste.
Shkaqe të tilla mund të kërkohen tek mungesa e koherencës sociale që vërehet pa dallim
në të gjitha këto vende, e arsimit, si dhe ndërthurja e varfërisë me dobësimin e shpresës
për një të ardhme më të mirë (pavarësisht përpjekjeve për të ushqyer vazhdimisht idenë e
përkatësisë evropiane dhe të proceseve integruese në Bashkimin Evropian). Për më tepër,
në rastin e Ballkanit, përfshirja e vendeve islamike, si Arabia Saudite krijoi një rrjet të
tërë organizatash dhe strukturash bamirësie të cilat, nga njëra anë luftojnë varfërinë e
banorëve të këtyre zonave, dhe nga ana tjetër promovojnë versionet më ekstreme dhe
puritane të Islamit vahabist.411
Nga ana tjetër, liderët e myslimanëve të Ballkanit pretendojnë status përfaqësues
për variantin e tyre të Islamit, një prani qindravjeçare në hapësirën kontinentale
evropiane. Ata e perceptojnë shpeshherë ligjërimin e një Islami evropian si shans për të
forcuar njohjen dhe pranimin e pranisë historike të myslimanëve në Evropë. Që prej
the American Response”, US: Nova Science, 2005, f. 117. Noam Malcolm, “Bosnia: A Short History”, Nju Jork: New York University Press, 1996, f. 57. 409 Christopher Deliso, “The Coming Balkan Khalifate: The Threat of Radical Islam to Europe and the West”, ibid, ff. 4-7. Noam Malcolm, “Bosnia: A Short History”, Nju Jork: New York University Press, 1996, ff. 60-80. 410 Kështu për shembull, kancelaritë perëndimore i konsiderojnë boshnjakët si myslimanë të moderuar, ndërsa shqiptarët e Kosovës si aleatë të natyrshëm të Shteteve të Bashkuara. Christopher Deliso, “The Coming Balkan Khalifate: The Threat of Radical Islam to Europe and the West”, ibid, ff. 4-50. 411 Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, në Kosovë dhe Bosnjë janë krijuar bërthama radikale me potencial transformimi drejt versioneve më radikale dhe ekstremiste të Islamit për shkak të bashkekzistencës me sunitë nga Lindja e Mesme. CRS Report for Congress, “Islamic Extremism in Europe”, 29 Korrik 2005, ibid.
205
shekullit të nëntëmbëdhjetë, elita myslimane e rajonit ka synuar të formulojë dhe ideojë
një version ‘lokal të Islamit’, të përputhshëm me modernitetin perëndimor. Sot,
komuniteti i mirë-institucionalizuar islamik i Bosnjës ka luajtur rol kyç në promovimin e
imazhit pozitiv të Islamit të Ballkanit si një model për myslimanët e Evropës dhe liderët e
tyre. Por, duhet theksuar se, pavarësisht dallimeve, si myslimanët e Ballkanit ashtu dhe
ata të Evropës Perëndimore janë përfshirë nga njëra anë në proceset e integrimit evropian
dhe, nga ana tjetër, në proceset e globalizimit. Konteksti evropian ka nxitur përpjekje për
të përpunuar dhe prodhuar një koncept Islami evropian, të tillë që të përpiqet të
përcaktojë se çfarë do të thotë të jesh mysliman në Evropë. Ndonëse këto përpjekje nuk
kanë qenë sistematike dhe të harmonizuara, ato janë tregues i një përpjekjeje për të fituar
rolin e ‘zëdhënësit’ apo përfaqësuesit të myslimanëve të Evropës.
Por, edhe pse lidhja gjeopolitike mes ekstremizmit islamik dhe terrorizmit fetar
ka rezultuar shumë e qartë, sidomos në kuadër global, fokusimi i analizës në rajonin e
Ballkanit dëfton për mungesë sulmesh terroriste. Arsyeja kryesore përse deri sot nuk janë
vërejtur sulme të mëdha terroriste nga organizatat ekstremiste islamike kundër qendrave
të mëdha metropolitane në Ballkan konsiderohet se është rëndësia gjeostrategjike e
rajonit si “hapësirë e sigurt” dhe pikë mbështetëse për rrjetin ndërkombëtar terrorist. Në
këtë prizëm, vetë terroristët nuk duan të tërheqin vëmendjen drejt këtij rajoni. Në këtë
kuadër Instituti RAND konstaton krijimin e të ashtuquajturave ‘grupe kriminale hibride’
dhe i kushton vëmendje të veçantë Ballkanit ku këto grupe e ndërthurin me efikasitet të
lartë tregtinë e jashtëligjshme të narkotikëve me ideologjinë nacionaliste dhe fanatizmin
fetar.412 Çështja e mori rëndësi edhe më të madhe në fillim të vitit 2010, kur ministri i
jashtëm i Izraelit bëri deklarata eksplicite mbi këtë çështje, ndërsa një aspekt interesant
është shfaqur nëpërmjet burimeve dhe kanaleve të shumta të informacionit që përmendin
ekzistencën e lidhjeve të drejtpërdrejta të Hizbullahut në Ballkan.413 Kështu, në një takim
me kryeministrin maqedonas në janar 2012, ministri i jashtëm i Izraelit, Avigdor
Lieberman, deklaroi se shtetet e Ballkanit janë shndërruar tashmë në një objektiv të ri të
xhihadit global – jo në aspektin e implementimit të sulmeve terroriste, por në aspektin e 412 Phil Williams, “Transnational Criminal Networks”, US: RAND Corporation, 2007, ff. 50-4. 413 Benjamin Weinthal, “Iran Threats in the Balkans”, Jeruzalem Post, 12 Prill 2013, në http://www.jpost.com/International/Report-warns-of-Hezbollah-Iran-threats-in-Balkans-309596 (15/05/2013). Shih gjithashtu Chris Deliso, “Israeli Security Concerns and the Balkans”, 31 Mars 2013, në http://www.balkanalysis.com/bulgaria/2013/03/31/israeli-security-concerns-and-the-balkans/ (15/05/2013).
206
përgatitjes të një territori të përshtatshëm për të lulëzuar lëvizjet ekstremiste. Ai
deklaronte se: “Raportet e fundit dëftojnë qartazi se rajoni i Ballkanit është shndërruar në
objektivin e ri të xhihadit global, i cili ka si pikësynim krijimin e infrastrukturës dhe
rekrutimin e aktivistëve të vet në rajon”.414 Më tej, Liberman shprehej se: “Kjo
dëshmohet nga përpjekjet e disa islamistëve, në veçanti të organizatave saudite që po
transferojnë fondet e tyre nga Afrika dhe Amerika e Jugut për t’i sjellë ato në rajonet e
banuara nga boshnjakët dhe shqiptarët”.415 Gjithashtu, një raportim special i gazetës
franceze “Le Figaro”416 shpalos gjer në detaje itinerarin e terroristëve islamikë nga
Libani në Evropë. Aty ilustrohen qartazi rreziqet me të cilat përballen vendet evropiane
në skajet gjeografike jugore të Bashkimit Evropian, kufijtë e të cilëve përkojnë edhe me
kufijtë me vendet myslimane apo arabe – vende të tilla si Greqia, Italia, Franca, apo
Bullgaria në Ballkan. Vrasja e pesë qytetarëve maqedonas, sulmi kundër ambasadës
amerikane në Sarajevë (në fund të vitit 2011), sulmi kundër turistëve izraelitë në Burgas
të Bullgarisë, si dhe raportet e shumta për zgjerimin dhe intensifikimin e aktivitetit
terrorist me natyrë islamike në Evropën Juglindore, tregojnë qartazi rritjen e kërcënimit të
sigurisë kombëtare të vendeve të rajonit, por edhe të sigurisë rajonale, duke shfaqur
potencial të dukshëm të ndryshimit të balancave gjeopolitike në rajon, për t’i dhënë
lëvizjeve dhe vizioneve gjeopolitike një dimension më fetar ngase do të kishte nëse ky
fenomen nuk do të ishte bërë kaq agresiv. Rebelimi dhe lufta civile në Siri duket se ka ri-
aktivizuar monopatet e viteve 1990-të mes salafistëve në Lindjen e Mesme dhe
pasardhësve të tyre në rajone të ndryshme të Ballkanit.417
Veprimtaria ekstremiste e grupeve islamike është shtrirë gjithashtu në Kosovë,
Bosnje dhe, në nivel më të moderuar, në komunitetet sllavisht-folëse të Maqedonisë dhe
414 Balkan Insight mbi vizitën e ministrit të jashtëm izraelit në Maqedoni dhe deklaratat që ai lëshoi me atë rast. http://www.balkaninsight.com/en/article/israeli-foreign-minister-in-visit-to-macedonia (22/03/2013). 415 Ibid. 416 “Le Figaro”, 21 Dhjetor 2010. Në artikullin e kësaj gazete (me titull “Liban-une filiere djihadiste vers l’Europe”) përmendet edhe fakti se grupet libaneze të xhihadit kanë depërtuar jo vetëm në Evropë, por edhe në luftën civile në Siri, e cila po zgjat tashmë prej disa vitesh. Artikulli mund të gjendet tek: http://www.lefigaro.fr/international/2010/12/21/01003-20101221ARTFIG00563-liban-une-filiere-djihadiste-vers-l-europe.php (14/12/2012) 417 Në këtë kontekst duhet theksuar edhe një element tjetër i arkitekturës së sigurisë së rajonit, me impakt në boshtin e tij gjeopolitik: roli i shërbimeve të inteligjencës dhe aparateve të sigurisë në shumë prej këtyre shteteve, që ndodhen në vështirësi relative nda rritja e nivelit të kërcënimit në Ballkan por edhe në Evropë.
207
Bullgarisë. Siç dëshmojnë studime dhe raportime të shumta, vitet e fundit në këto rajone
është rritur prania e vahabistëve.418
4. Raste Studimore: vendet e Ballkanit përballë fondamentalizmit islamik 4.1. Bullgaria
Parë nga një këndvështrim më i gjerë rajonal, duket se po formësohet një tendencë
e re në Ballkan, e cila ka ngritur shqetësime se rajoni, që përfshin edhe një anëtar të ri të
Bashkimit Evropian, Bullgarinë, mund të shndërrohet në një terren të favorshëm për
terroristët, duke u garantuar atyre akses më të lehtë në Evropën Perëndimore. Shumë
studiues dhe analistë kanë shprehur shqetësimin se myslimanë radikalë evropianë, me
pasaporta nga vende të Bashkimit Evropian, mund të kalojnë lirshëm kufijtë dhe të bëhen
problem serioz për sigurinë rajonale.
Problemi më i madh i vendit konstatohet nga prirja drejt ekstremizmit fetar e
segmenteve të caktuara të minoritetit mysliman etnik turk, çka mund të prodhojë impakt
gjeopolitik të drejtpërdrejtë tek marrëdhëniet e vendit nga njëra anë me Bashkimin
Evropian (organizatë në të cilën është anëtarësuar prej disa vitesh), me partnerët e
NATO-s, me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, por edhe me vendet e Lindjes së
Mesme, duke përfshirë edhe Izraelin. Në Bullgarinë e periudhës komuniste, si rrjedhojë e
kufizimeve dhe shtypjeve të regjimit, fokusi kryesor identitar i minoritetit etnik turk (i cili
përbën dhe grupin më të madh mysliman në vend, i pasuar nga romët dhe myslimanët
sllavisht-folës) ndryshoi nga identiteti fetar kah atij të përkatësisë etnike. Edhe pse pas
vitit 1989 dhe ndryshimit të sistemit politik në vend kjo prirje për t’u identifikuar
nëpërmjet etnisë u sfidua nga identiteti fetar i ringjallur, përgjithësisht etniciteti ka zënë
vend parësor. Gjithsesi myslimanët e Bullgarisë kanë rigjallëruar praktikat e tyre fetare
dhe kulturore, si dhe janë përfaqësuar në jetën politike të vendit. Në epiqendër të kësaj
çështjeje sigurie me dimension të qartë gjeopolitik, qëndron sekti fetar vahabist, një degë
418 Kështu për shembull, shërbimet bullgare të inteligjencës kanë ngritur shpeshherë shqetësimin se minoritete të caktuara po ndikohen gjithnjë e më shumë nga grupe saudite, ndërsa Turqia nga ana e saj po ndien presionin e organizatave islamike për të rritur influencën e saj politike dhe ekonomike në Bullgari, e cila mund të shndërrohet në kohë në epërsi gjeopolitike karshi konkurrentëve të tjerë rajonalë. Chris Deliso, “Israeli Security Concerns and the Balkans”, 31 Mars 2013, në http://www.balkanalysis.com/bulgaria/2013/03/31/israeli-security-concerns-and-the-balkans/ (15/05/2013).
208
e Islamit radikal që dominon në Arabinë Saudite e që është praktikuar nga Talebanët dhe
Osama bin Laden. Rreth një e gjashta e popullsisë bullgare i përket besimit fetar
mysliman, ndërsa nga pikëpamja e doktrinës së aplikuar brenda kësaj feje, ata i përkasin
bindjeve sunite. Paqja fetare dhe ajo etnike mes të gjitha në vend është ruajtur për mbi
njëzetë vite. Megjithatë, ashtu si në vendet e tjera të Ballkanit, penetrimi vahabist ka çuar
drejt një përplasjeje intensive për kontrollin e fesë dhe të identitetit të komunitetit
islamik. Që prej mesit të viteve 1990-të, në Bullgari janë vërejtur flukse të mëdha
financiare, kryesisht prej organizatave myslimane jashtë vendit.419
Në vitin 2003, autoritetet bullgare mbyllën një numër qendrash islamike me
argumentin se i përkitnin grupeve islamike të financuara kryesisht nga sauditët, me lidhje
të mundshme me organizata radikale, si Vëllazëria Myslimane në Egjipt.420 Megjithatë,
numri i qendrave ku ende predikohen versione radikale të Islamit vijon të rritet.
4.2. Shqipëria
Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik la të lira disa forca ideologjike dhe fetare që qenë
mbajtur të ndrydhura brenda shoqërisë shqiptare për dhjetëra vite me radhë. Në vitin
1992 Shqipëria u bë vend anëtar i Konferencës Islamike, një organizatë ndërkombëtare
me natyrë islamike. Gjatë të njëjtit vit, qeveria e atëhershme nënshkroi një marrëveshje
ushtarake me Turqinë, duke jetësuar një sërë debatesh në shtetet fqinje, rreth mundësisë
së krijimit të një aksi islamik që shtrihej nga Stambolli e deri në Sarajevë. Por interesi i
shtetit shqiptar, i artikuluar përmes lidershipit të kohës, ishte thellësisht pragmatik e
ekonomik, pa shumë ngjyresa apo prapavijë gjeopolitike. Një prej shkaqeve kryesore që e
shtyu asokohe qeverinë për t’u anëtarësuar në Konferencën Islamike dhe për të forcuar
marrëdhëniet me botën myslimane, ishin resurset e mëdha financiare që mund të
kanalizoheshin drejt Shqipërisë përmes investimeve të mëdha në vepra infrastrukturore,
energjetikë, e kështu me radhë, kryesisht nga vendet e Gjirit Persik, duke nxitur 419 Këto flukse financiare janë drejtuar kryesisht, siç ka ndodhur dhe në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, drejt financimit të objekteve të kultit, si xhamitë apo qendra të tjera kulturore, që në disa raste kryejnë edhe funksionin e përhapjes së ideve ekstremiste. Christopher Deliso, “The Coming Balkan Khalifate: The Threat of Radical Islam to Europe and the West”, ibid, ff. 106-8. Kerem Oktem, “New Islamic Actors after the Wahabbi Intermezzo: Turkey’s Return to the Muslim Balkans”, ibid, ff. 6-7. 420 Sipas deklaratave zyrtare, qendrat u mbyllën për të “parandaluar terroristët që të krijonin një strehë në Bullgari”.
209
zhvillimin e ekonomisë së rrënuar shqiptare të viteve të para të tranzicionit.421 Kësisoj
ndjenja fetare e shumicës së shqiptarëve u mbitheksua për të fituar kapital nga bota
myslimane.
Nga ana tjetër, në vendin tonë, diversiteti fetar (i përfaqësuar nga myslimanët
sunitë dhe ata bektashinj nga njëra anë, si dhe të krishterët ortodoksë e katolikë nga ana
tjetër) ka parandaluar sipërmarrjen e projekteve kombëtare mbi baza fetare. Qytetarët
shqiptarë të besimit mysliman e ri-zbuluan besimin e tyre fetar pas fundit të regjimit
komunist, edhe pse nuk u vërejt një ri-islamizim i vendit, ku identiteti kombëtar vijon të
mbetet një suazë thuajse e shenjtë duke minimizuar identifikimet në linja fetare. Gjatë
viteve 1990-të, por edhe pas tyre, konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve u ka ofruar terren
të favorshëm penetrimit të elementëve ekstremistë islamikë në Ballkanin Perëndimor.422
Ngjarjet e luftës së vitit 1999 dëshmuan përfshirjen e vullnetarëve muxhahedinë në radhët
e UÇK-së, gjë e cila u përsërit edhe dy vite më vonë, në ngjarjet e vitit 2001 në Tetovë,
në përplasjes me shqiptarëve dhe ushtrisë maqedonase. Nga ana tjetër, zhvillimet e fundit
tepër interesante që janë zbuluar në Ballkan gjatë gjysmës së dytë të viteve 2000 kanë të
bëjnë me përfshirjen e Hizbullahut në trafikun e armëve në Shqipëri dhe me rolin e
Shqipërisë në një rrjet mjaft të ndërlikuar e të dendur të kësaj tregtie ndërkombëtare të
jashtëligjshme, duke i dhënë përmasa tepër të rëndësishme gjeopolitike ndërlidhjes mes
terrorizmit, krimit të organizuar, trafikut ndërkombëtar të armëve dhe përdorimit të
këtyre elementëve nga shtete të ndryshëm për interesa gjeopolitike. Dalja në pah e këtyre
lidhjeve, bashkë me një sërë deklaratash të tjera që nënvizojnë ekzistencën e një çështjeje
sigurie në lidhje me sa më sipër, ngjallën interesin e mediave të shumë vendeve
ballkanike.423
Si dhe në rastin e Bosnjës, popullsia myslimane e Shqipërisë (rreth 70 %),
rezulton një lloj magneti për thithjen e islamistëve që synojnë të fitojnë terren në Evropë.
Kushtet nga të cilat Shqipëria u çlirua nga regjimi komunist në fillim të viteve 1990-të,
dëshmuan ekzistencën e një vendi dikur totalisht të izoluar, një version Evropian i Koresë
421 Christopher Deliso, “The Coming Balkan Khalifate: The Threat of Radical Islam to Europe and the West”, ibid, ff. 28-50. 422 Shërbimet perëndimore të inteligjencës kanë raportuar në të kaluarën dy herë praninë e ish-kreut të Al Kaedës, Osama Bin Laden në Shqipëri gjatë periudhë 1995-1997. Christopher Deliso, “The Coming Balkan Khalifate: The Threat of Radical Islam to Europe and the West”, ibid, ff. 34-5. 423 Chris Deliso, “Israeli Security Concerns and the Balkans”, 31 Mars 2013, ibid.
210
së Veriut sot. Tranzicioni nga një shtet i centralizuar drejt tregut të lirë dhe kapitalizmit
ka qenë mjaft i vështirë, madje ende i papërfunduar. Nëse kësaj panorame i shtojmë edhe
ringjalljen e fesë dhe doktrinave fetare të mbytura për mbi gjysmë shekulli, atëherë kjo e
bënte vendin lehtësisht të penetrueshëm edhe nga grupe të huaja fetare radikale. Kjo është
pasqyruar në rastin e vizitës së, Osama bin Laden, kreut të Al Kaedës në Tiranë, në fillim
të vitit 1994, apo rikthimin e tij në vitin 1998.424
4.3. Bosnjë-Herzegovina
Në historinë e këtyre dy dekadave të fundit të Evropës, rasti i Bosnjë-
Hercegovinës dëfton qartazi dinamikën e ndryshimeve demografike dhe impaktin e tyre
në nivel politik dhe gjeopolitik. Fill pas Luftës së Dytë Botërore, numri i myslimanëve në
Jugosllavi ishte nën 30 përqind të popullsisë. Në vitin 1991, në prag të konflikteve të
mëdha civile, myslimanët e Bosnjës përbënin mbi 45 përqind të popullsisë, ndërsa kjo
shifër ishte edhe më e madhe në qendrat e mëdha urbane.425 Sigurisht që dallimet fetare
mes komuniteteve të ndryshme etnike nuk mund kurrsesi të shpjegojnë shkaqet e thella të
një lufte apo konflikti mes tyre, gjithsesi ato dëftojnë një kuadër të caktuar demografik
dhe gjeopolitik të nevojshëm për të përftuar një kuptim sa më të plotë të realitetit rajonal
apo global.
Myslimanët në Bosnjë përjetuan shkatërrimet e luftës dhe spastrimin etnik pasi
republika shpalli pavarësinë nga ish Federata Jugosllave në vitin 1992, duke hyrë në
rrugën e vështirë të rindërtimit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, në
vitin 1995. Ky komunitet është angazhuar fort në ndërtimin e një kombi boshnjak bazuar
tek ideologjia fetare dhe doktrina e myslimanizmit. Padyshim që lufta i dha një shtysë të
fortë, të paktën për një periudhë të caktuar kohore, ri-islamizimit dhe solidaritetit të
myslimanëve të Bosnjës me botën islamike. Nga ana tjetër, ia vlen gjithsesi të theksohet
se lufta në Kosovë, në vitet 1998-’99 nuk prodhoi të njëjtin rezultat me shqiptarët
myslimanë, që mbetën në shumicë dërrmuese të fokusuar tek identiteti i tyre kombëtar.
424 Christopher Deliso, “The Coming Balkan Khalifate: The Threat of Radical Islam to Europe and the West”, ibid, ff. 28-50. Aristotle Tziampiris, “Assessing Islamic Terrorism in the Western Balkans: the state of the debate”, në “Journal of Balkan and Near Eastern Studies”, ibid, f. 210. 425 John Schindler, “Unholy Terror: Bosnia, Al-Qaida and the Rise of Global Jihad”, US: St Paul Zenith Press, 2007, ff. 55-60.
211
Grupet e para të muxhahedinëve filluan të hyjnë në Bosnjë gjatë periudhës 1991-
1992 nëpërmjet Bejrutit, Stambollit dhe Kajros. Numri i tyre përllogaritet në afërsisht
3.500 individë,426 të cilët kontribuuan në mënyrë thelbësore në forcimin e kapaciteteve
ushtarake boshnjake dhe në përhapjen e fanatizmit fetar që disa vite më vonë prodhoi
teorinë e Harkut Islamik Ballkanik. Pas Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, rreth 1000
prej tyre morën shtetësi boshnjake, ndërsa një numër i papërcaktuar i tyre morën
pasaporta boshnjake dhe u vendosën në vende evropiane.427 Për këtë arsye aktorë të
ndryshëm shtetërorë dhe joshtetërorë kanë raportuar vazhdimisht një islamizim në rritje
të rajoneve të caktuara Bosnjës, si bie fjala, zona e Banicës, të cilat de facto po
shndërrohen në zona vahabiste të Islamit sunit, ku po shfaqen vazhdimisht fenomene
dhune kundër myslimanëve të tjerë më të moderuar dhe të krishterëve.428
Në mesin e vitit 1992 rreth 2500-3500 muxhahedinë rezultonin të angazhuar
pranë radhëve të ushtrisë boshnjake si forca vullnetare. Ata ruanin autonomi operacionale
prej pjesës tjetër të ushtrisë, duke krijuar kësisoj një ‘ushtri brenda ushtrisë’.429 Së shpejti
muxhahedinët do të fitonin reputacionin e forcës elitë brenda ushtrisë boshnjake, duke
qenë përgjegjës për shumë sulme të egra kundër popullsisë civile të krishterë, duke mos
hezituar të përdorin shpeshherë edhe taktika të frikësimit psikologjik të kundërshtarit.
Një ndër elementët më të rëndësishëm i lidhur ngushtësisht me proceset
konfliktuale dhe efektet e tyre gjeopolitike në arkitekturën ballkanike të sigurisë është
tregtia e jashtëligjshme rajonale e armëve. Shembulli më tipik në këtë drejtim ka qenë
426 CRS Report for Congress, “Islamic Extremism in Europe”, 29 Korrik 2005, ibid. Gjithashtu John Schindler, “Unholy Terror: Bosnia, Al-Qaida and the Rise of Global Jihad”, ibid, ff. 20-2. 427 Disa vite më parë, gazeta izraelite Yedioth Ahronoth raportonte se Alija Izetbegovic, lideri boshnjak i luftës dhe udhëheqësi politik i pasluftës në Bosnjë, shpërndau rreth 13.000 pashaporta për luftëtarët e shenjtë të Islamit, 3.000 prej të cilëve radhiteshin ndër terroristët më të kërkuar. Pasaportat boshnjake janë gjetur në trupat e terroristëve të vrarë në Kabul, Çeçeni apo në Irak dhe vende të tjera. Shih veçanërisht Kreun 7 (“Bosnia: The Real War”) tek John Schindler, “Unholy Terror: Bosnia, Al-Qaida and the Rise of Global Jihad”, ibid, ff. 193-213. 428 Madje agjencitë amerikane të sigurisë kanë zbuluar se dy prej rrëmbyesve të avionëve në sulmet e 11 shtatorit 2001 kishin kaluar nga Ballkani dhe ishin trajnuar në një kamp të Al-Kaedës në Bosnjë. Përveç kësaj, edhe eksplozivët e përdorur në sulmet e 7 korrikut në Londër vinin nga Ballkani, një element që portretizon qartë dinamikën e sigurisë së Ballkanit, lidhjet e ngushta mes terrorizmit dhe krimit të organizuar si dhe balancat e brishta gjeopolitike të rajonit. Kjo është pjesë e raportit zyrtar të Kongresit Amerikan për 11 Shtatorin 2001. “Final Report of the National Commission on Terrorist Attacks Upon the United States”, Nju Jork: W.W. Norton, 2004, f. 127. John Schindler, “Unholy Terror: Bosnia, Al-Qaida and the Rise of Global Jihad”, ibid, ff. 7-11. 429 Pjesa më e madhe e forcave të tyre ishte nën komandën e Gjeneralit Shakib Mahmouljin dhe zona e tyre e operacioneve ishte Zenija. Christopher Deliso, “The Coming Balkan Khalifate: The Threat of Radical Islam to Europe and the West”, ibid, ff. 8-12.
212
Bosnje-Hercegovina (pa përjashtuar as konfliktet e tjera të mëvonshme, si Kosova apo
Maqedonia), ku këto flukse armësh u ndërthurën me rritjen e interesave strategjike në
rajon të një sërë shtetesh islamike, si Irani, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara apo dhe
Turqia. Një burim i dytë armësh dhe përpjekjeje për influencë gjeopolitike është shënuar
sidomos pas aleancës së vitit 1994 mes kroatëve dhe myslimanëve, i materializuar
nëpërmjet transportit të armëve drejt Bosnjës. Ndërsa një burim i tretë armësh ishte prej
rezervave të mëdha të vendeve të Evropës Lindore ose të ish Bashkimit Sovjetik.430
Kësisoj, mund të arrijmë në një përfundim me dimension të qartë gjeopolitik: për
shkak të veprimtarisë së shtuar të ekstremistëve islamikë dhe rrjeteve terroriste, Bosnjë-
Hercegovina përfaqëson aktualisht një prej epiqendrave të qarqeve islamike ekstremiste
në Evropë, si dhe konsiderohet një nyje e terroristëve potencialë – duke u quajtur Al
Kaeda “e bardhë”, ose “evropiane”. Tabloja e përgjithshme që mund të përvijohet nga
rastet e paraqitura më lart tregon se ekziston një lidhje tashmë e provuar dhe koherente
mes krimit të organizuar, i cili përqendrohet kryesisht në tregtinë e jashtëligjshme të
armëve (pa anashkaluar as dimensionet e tjera të tij), dhe terrorizmit islamik, si një
përzierje fenomenesh sigurie brenda shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, me impakt tashmë të
qartë në sigurinë dhe gjeopolitikën evropiane. Gjithashtu problematik për sigurinë e këtij
vendi, por edhe nga një pikëpamje gjeopolitike rajonale, është penetrimi i ekstremistëve
islamikë edhe në institucionet shtetërore të vendit.
Nga pikëpamja e aktiviteteve terroriste në terma realë, nga raportimet zyrtare të
Departamentit amerikan të Shtetit, rezulton se në burgun e Guantanamos janë vendosur
një numër i konsiderueshëm shtetasish boshnjakë431, ndërsa që prej vitit 2001 ka pasur
përpjekje konstante për të çrrënjosur dhjetëra organizata joqeveritare islamike që
përdoreshin për të financuar operacione terroriste.
430 Siç raportonte në vitin 2008 gazetari investigativ Nikos Zirganos në gazetën e përditshme e përditshme dhe prestigjioze greke Eleftherotipia: “[...] Edhe luftëtarët e huaj të angazhuar në luftën e Bosnjës ishin vullnetarë që përdornin të njëjtat kanale për të kaluar në Bosnjë duke u bërë pjesë e Brigadës së Muxhahedinëve – në shumicë dërrmuese veteranë të Afganistanit dhe Çeçenisë. Njëkohësisht, kroatët merrnin në rrugë detare, përmes Splitit, armë bashkëkohore nga vende perëndimore [...]”.Nikos Zirganos, “Opla, Aima kai Diplomatia”, Eleftherotipia, 12 Tetor 2008. 431 John Schindler, “Unholy Terror: Bosnia, Al-Qaida and the Rise of Global Jihad”, ibid, ff. 7-11. Më gjerësisht shih një ndër studimet më prestigjioze mbi burgun e Guantanamos, nga Andy Worthington, “The Guantanamo Files”, Londër: Pluto Press, 2007.
213
Përgjatë thuajse dy dekadave që kanë pasur luftën civile në vend ekstremizmi
islamik dhe organizatat terroriste që kanë operuar (ose që operojnë) në Bosnjë kanë
shfaqur edhe një aspekt të posaçëm gjeoekonomik, lidhjen e krimit të organizuar me
pastrimin e parave dhe financimin e veprimtarive ekstremiste apo terroriste. Siç e
vërejtëm lart përgjatë këtij kreu, flukset financiare, të cilat burojnë në shumicë dërrmuese
nga vendet islamike, që kanalizohen dhe pastrohen përmes organizatave të ashtuquajtura
‘humanitare’ financojnë arsimimin fetar të një numri në rritje myslimanësh.432 Përveç
organizatave bamirëse, të shpeshta kanë qenë edhe përfshirjet e bankave dhe
institucioneve të ndryshme financiare në mbështetje të ekstremizmit islamik, sidomos në
Bosnjë, por me lidhje nga Turqia e deri në Arabinë Saudite. Përfshirja e ekstremistëve me
sistemin lokal bankar është burimi kryesor i kapitalit për funksionet e ndryshme
operacionale të këtyre organizatave, por edhe një ndër shqetësimet e sigurisë, me natyrë
tashmë gjeoekonomike për shkak edhe të përfshirjes së interesave gjeopolitike (me natyrë
financiare) të shteteve jashtë rajonit. Përfshirja e ekstremistëve me sistemin bankar lokal
është burimi kryesor i kapitalit për funksionimin e tyre. Për më tepër, një numër gjithnjë e
më i madh popullsie lokale po rekrutohet dhe/ose konvertohet nga Islami i moderuar drejt
formave të tij më ekstremiste, duke pasur përfitime të konsiderueshme ekonomike, duke
shfrytëzuar sidomos nivelin e ulët ekonomik dhe perspektivën e munguar të punësimit,
veçanërisht të të rinjve.
Duket se për përmbushjen e objektivave afatgjatë të konvertimit të mëtejshëm të
elementëve radikalë të rrjeteve vahabiste boshnjake, ka lindur nevoja e infiltrimit në
strukturën fetare të komunitetit të moderuar mysliman. Siç vëren Hajrudin Somun, ish
ambasadori i Bosnjë-Hercegovinës në Turqi: “vahabistët filluan të përhapnin
interpretimin e tyre të Islamit fillimisht në fshatrat e varfër, duke hapur me dhjetëra
shkolla ku mësohej vetëm Kurani, duke u përgatitur për të dominuar në të gjithë
432 Për më tepër, përveç këtij lloj edukimi që ndjek rigorozisht interpretimet e Islamit vahabist, ekziston edhe një lloj tjetër “trajnimi” në kampe të ndryshme të regjistruar zyrtarisht në federatën e Bosnjë-Hercegovinës. Sipas burimeve të Bashkimit Evropian, në Bosnjë operojnë ende shumë organizata humanitare islamike, të cilave u është ndaluar funksionimi, madje disa prej tyre ndodhen në Listën e Zezë të OKB-së. EU Council Secretariat Factsheet, “The European Union and the Fight Against Terrorism”, Bruksel, 14 Maj 2007. Shih: http://www.consilium.europa.eu/uedocs/cmsUpload/FactsheetfightagainstterrorismENrev1.pdf (20/03/2013).
214
komunitetin islamik të vendit”.433 Këto janë vetëm dy shembuj prej dhjetëra shembujve
të tjerë në një seri sulmesh të grupeve radikale ekstremiste vahabiste kundër liderëve të
moderuar fetarë të komunitetit mysliman në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, e në të gjithë
rajonin.
Në Bosnjë, çështja e influencës vahabiste është një prej debateve me ngarkesë më
të madhe politike. Serbët e Bosnjës argumentojnë se ka një prani të madhe vahabistësh në
vend, ndërsa myslimanët e Bosnjës e nënvlerësojnë çështjen duke pretenduar herë pas
here se ajo nuk ekziston. Ky lloj dualiteti mes këtyre dy komuniteteve sa i takon ndikimit
të vahabizmit tek shteti, impaktit të tij mbi sigurinë e Bosnjë-Hercegovinës si dhe
raporteve që ai prodhon për shkak të tensionit të brendshëm dhe ndërkombëtar që
gjeneron prania e vahabistëve brenda territorit boshnjak, nxjerr në pah rëndësinë e
padiskutueshme për tablonë gjeopolitike të rajonit, duke provuar pandehmën tonë
fillestare se ekstremizmi islamik dhe terrorizmi që buron prej tij ndikojnë dhe ndikohen
nga gjeopolitike e shteteve dhe situatat gjeopolitike rajonale. Shumë studiues
argumentojnë se kulmi i vahabistëve në Bosnjë-Hercegovinë u arrit në vitin 2000, ndërsa
prej atij momenti influenca e tyre ka pësuar rënie të vazhdueshme. Autoritetet boshnjake
kanë marrë masa të forta pas 11 shtatorit, të cilat patën impakt të fortë në pushtetin e
vahabistëve dhe në ndalimin e disa burimeve financuese dhe ideologjike saudite.434
Kështu, në mënyrë të përmbledhur konstatojmë se fillimi i konflikteve etnike në
ish-Jugosllavi, në vitin 1991, u ofroi muxhahedinëve një mundësi të artë për të penetruar
në Evropë përmes konfliktit etno-kulturor mes të krishterëve dhe myslimanëve të
Bosnjës. Këta mercenarë fetarë ishin sprovuar në disa luftëra që prej fillimit të viteve
1980-të, kur patën luftuar kundër ushtrisë sovjetike në Afganistan, të cilës arritën t’i
shkaktonin dëme të mëdha (me ndihmën e vendeve perëndimore) që çuan deri në
tërheqjen e tyre prej Afganistanit. Asokohe Perëndimi, bashkë me aleatët e tij rajonalë,
promovoi krijimin e të ashtuquajturës “Zonë e Gjelbër”. Kjo zonë nënkuptonte krijimin e
xhepave (në kuptimin e territoreve) gjeopolitikë islamikë në hapësirat e influencës
433 Kjo përhapje vërehet jo vetëm në Bosnjë-Hercegovinë, por edhe në Kosovë. Kështu, në janar të vitit 2009, dy imamë të shquar kosovarë u sulmuan nga vahabistët. 434 John Schindler, “Unholy Terror: Bosnia, Al-Qaida and the Rise of Global Jihad”, ibid, ff. 43-56. Christopher Deliso, “The Coming Balkan Khalifate: The Threat of Radical Islam to Europe and the West”, ibid, ff. 4-28. Shaul Shay, “Islamic Terror and the Balkans”, Nju Jork: Transaction, 2007, posaçërisht Kreu 3 (“The War in Bosnia-Hercegovina”), ff. 39-79.
215
sovjetike, ose në vendet që ndodheshin në skajet e kufizuar me të, të cilët kishin rëndësi
të madhe për strategjinë e Perëndimit kundër Bashkimit Sovjetik. Kësisoj, gjatë viteve
1980-të u radikalizuan Afganistani, Pakistani, Kaukazi dhe Turqia (përmes përdorimit të
Hizbullahut Turk). Ajo çka Perëndimi nuk mund të kuptonte dhe/ose të parashikonte
asokohe ishte i ashtuquajturi efekt i ‘nxjerrjes së djallit nga shishja’.435 Sapo këto grupe
radikale fituan akses në armatime dhe trajnim, u bënë autonome dhe kërkuan të krijonin
axhendat e tyre, shpeshherë të pavarura prej axhendave që mund t’u impononte atyre
Perëndimi në kontekstin e Luftës së Ftohtë dhe përplasjes me Bllokun Lindor. Kësisoj,
lufta në Bosnjë-Hercegovinë ishte testi i provës për rolin e tyre të ri, të krijuar rishtazi.
Nga ana tjetër, në një plan më të gjerë gjeopolitik global, gjatë Luftës së Bosnjës,
Al-Kaeda po fillonte të lindte si një forcë e gjerë botërore islamike që kishte si objektiv të
godiste perëndimin me të gjitha mjetet që dispononte. Një prej elementëve kyçë të
suksesit të saj ishte krijimi dhe ruajtja e ‘strehave të sigurta’ në Evropë. Situata në Bosnjë
ishte një mundësi reale për ta, duke krijuar me shpejtësi baza logjistike brenda territorit
boshnjak. Për më tepër, kjo u shoqërua me një fushatë rekrutimi të myslimanëve të
Bosnjës në kauzën e Al-Kaedës, duke formuar kësisoj “Xhepat Islamikë” në mes të
Ballkanit.
4.4. Serbia dhe Mali i Zi
Sa i takon Serbisë dhe Malit të Zi, si gjatë kohës kur ky shtet ishte i bashkuar,
ashtu dhe pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006, pikat më të nxehta janë
rajoni i Sanxhakut në Serbinë e Jugut dhe rajoni perëndimor i Malit të Zi. Kjo krahinë e
vogël gjeografikisht ka qenë historikisht një nyje ku janë përplasur popullsitë ortodokse
me ato islamike, duke prodhuar një tension gjeopolitik me përmasa rajonale. Kësaj
“tradite historike” i duhen shtuar edhe faktorë të tjerë, si varfëria, papunësia dhe përhapja
e gjerë tashmë e ideologjive ekstremiste islamike mes banorëve, të cilat mund të rrisin
tensionin në rajon, duke kërcënuar jo vetëm sigurinë kombëtare të shteteve, por edhe atë
435 Shaul Shay, “Islamic Terror and the Balkans”, posaçërisht Kreu 3 (“The War in Bosnia-Hercegovina”), ibid, ff. 39-79.
216
rajonale, si dhe duke lëkundur ekuilibrat e brishtë gjeopolitikë, ku edhe përplasjet fetare
shpeshherë kanë lënë gjurmët e tyre të forta.436
Në këtë kuadër, siç raportojnë mediat por edhe raportet e studiuesve të shumtë
dhe të organizatave ndërkombëtare, në rajon vërehet rritja e intensitetit të veprimtarisë së
organizatave të ndryshme islamike turke, iraniane dhe saudite.437 Këto grupe përdorin
instrumente të bollshëm financiarë nga financimi prej vendeve të Lindjes së Mesme,
sidomos prej Arabisë Saudite dhe vendeve të Gjirit Persik. Pas shpalljes së pavarësisë së
Malit të Zi dhe ndarjes nga Serbia, krahina e Sanxhakut u nda mes dy shteteve të
pavarura. Pasojat gjeopolitike të kësaj ndarjeje për stabilitetin e rajonit vijojnë ende të
prodhojnë destabilitet për sigurinë rajonale. Aktualisht Mali i Zi ka rreth 20 përqind
myslimanë në totalin e 650.000 banorëve të tij.438 Votat e kësaj popullsie luajtën rol
vendimtar në shpalljen e pavarësisë së këtij shteti, ndërsa kjo solli rritjen e fuqisë së
myslimanëve të moderuar në jetën politike të vendit, si një zgjedhje (dhe zgjidhje)
strategjike për të mos lejuar radikalizimin e mëtejshëm të popullsisë myslimane drejt
formave më ekstreme të Islamit, çka do të bartte potencialisht kërcënimin për sigurinë por
edhe integritetin territorial të vendit.
4.5. Maqedonia
Edhe pse shumica e minoritetit etnik shqiptar në Maqedoni është myslimane, ata
kanë qenë përgjithësisht laikë dhe të moderuar. Por vitet e fundit kanë nxjerrë tashmë në
pah një realitet të ri me rritjen e radikalizmit në grupe të vogla brenda komunitetit islamik
shqiptar, veçanërisht pasi grupet e armatosura shqiptare të komunitetit etnik shqiptar, që
përbën rreth një të katërtën e popullsisë prej 2.1 milionë banorësh të Maqedonisë,
zhvilluan një luftë të shkurtër kundër forcave qeveritare maqedonase në vitin 2001, e
fokusuar tek të drejtat e tyre të njeriut në kuadrin e shtetit maqedonas, duke përfunduar
436 Shaul Shay, “Islamic Terror and the Balkans”, ibid, ff. 79-95. 437 Aktualisht në këtë krahinë ekzistojnë rreth 400 vahabistë që shfaqin veprimtari ekstremiste mjaft aktive, me veprime si: sulme kundër myslimanëve të moderuar; predikojnë veçanërisht tek të rinjtë urrejtjen kundër të krishterëve; imponojnë traditat dhe zakonet e Lindjes së Mesme mbi myslimanët e moderuar duke përdorur në raste të caktuara edhe dhunën; ofrojnë pagesa mujore për besimtarët që ndjekin ligjin e Islamit dhe vishen sipas traditës saudite. 438 Shih të dhënat e ofruara nga një prej burimeve më të rëndësishme statistikore globale në internet: www.freeworldacademy.com/globalleader/population.htm (20/05/2013)
217
me Marrëveshjen e Ohrit. Pjesa më e rëndësishme e procesit të ekstremizmit islamik në
Maqedoni është përhapja e financimeve për arsimimin e popullsisë myslimane në qendrat
më të mëdha të studimeve islamike në Lindjen e Mesme.439 Kjo krijon premisat për
destabilitet gjeopolitik afatgjatë dhe për rritjen e influencës kulturore të Islamit politik në
vend. Kësisoj, përgjatë dekadës së fundit janë krijuar premisat e shndërrimit të influencës
kulturore në influencë politike, duke pasur parasysh edhe ritmin e lartë të rritjes së
popullsisë myslimane, përkundrejt asaj maqedonase. Një pandehmë e tillë vërtetohet edhe
nga fakti se “Arabia Saudite po financon me shifra të mëdha grupet islamike në Ballkan,
disa prej të cilave kanë në fokus të veprimtarisë së tyre përhapjen e urrejtjes kundër
vendeve perëndimore dhe përgatitjen e xhihadistëve të rinj për luftë në Afganistan”.440
Këtë, bazuar në burime informacioni nga Maqedonia, zyrtarët e lartë të së cilës theksojnë
se fondamentalizmi po kërcënon të destabilizojë Ballkanin. Grupet myslimane vahabiste
dhe salafiste, të cilat financohen nga Arabia Saudite përplasen shpeshherë me
komunitetet tradicionale myslimane të rajonit. Një sërë dokumentesh të paraqitura në
gazetën e përditshme amerikane “The Sunday Times” kanë zbuluar se zyrtarët maqedonas
kanë hetuar një sërë organizatash humanitare islamike që financohen nga Arabia Saudite,
të cilat veprojnë në të gjithë Ballkanin dhe dyshohen për përhapen e ekstremizmit dhe
legjitimimin e të ardhurave nga veprimtari të paligjshme, të ardhura të cilat kanalizohen
drejt organizatave terroriste. Burimet zyrtare të Maqedonisë raportojnë për qindra milionë
dollarë që janë kanalizuar drejt Maqedonisë gjatë dekadës së fundit, pjesa më e madhe e
të cilave kanë ardhur nga Arabia Saudite.441
4.6. Turqia
Një ndër variablat më të rëndësishme që është ndërfutur në tablonë gjeopolitike të
Ballkanit është roli dhe strategjia e Turqisë në raport me vendet e rajonit. Kjo strategji
është ndërtuar në dy boshte kryesore, atë gjeoekonomik dhe atë kulturor-fetar. Politika e
jashtme turke, siç është diktuar gjatë dy dekadave të fundit që kanë pasuar fundin e
439 Shaul Shay, “Islamic Terror and the Balkans”, ibid, posaçërisht Kreu 6 (“Macedonia and Radical Islam”) ff. 111-23. 440 “Sunday Times”, 28 Mars 2010. 441 Ibid.
218
Luftës së Ftohtë, bazohet më së shumti tek të ashtuquajturat ‘strategji islamike të fuqisë
së butë’, të cilat synojnë promovimin e interesave të politikës së jashtme të Turqisë
nëpërmjet përdorimit të virtyteve me bazë islamike të bamirësisë si dhe më përgjithësisht,
bazuar tek parimet etike islamike.442 Kjo qasje është përshpejtuar që prej vitit 2007, kur
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (PDSH), e kryesuar nga kryeministri aktual Rexhep
Tajip Erdogan, në Turqi arriti të stabilizonte pushtetin brenda makinerisë tejet të
komplikuar politiko-burokratike turke, duke fituar sërish zgjedhjet parlamentare, për të
dytën herë radhazi, si dhe duke zhvendosur nga pushteti rrjetet e shumta kemaliste, të
cilat gëzonin tradicionalisht influencë të madhe politike dhe shtetërore. Sa i takon
politikës së jashtme, PDSH i kushton vëmendje të madhe projektimit të interesave turke
jashtë vendit, sidomos në rajonet e Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe Afrikës, nëpërmjet
përdorimit të organizatave joqeveritare të sponsorizuara nga shteti turk, fondacioneve
bamirëse dhe organizatave fetare. Kështu për shembull, objektivi kryesor pas organizatës
së Unionit të OJQ-ve të Botës Islamike ishte përmbushja e orientimeve të një lloji të ri
politike të jashtme e administratës Erdogan, bazuar tek fuqia e butë, me qëllim përvijimin
e rolit të Turqisë në botë, duke forcuar profilin publik ndërkombëtar të Turqisë si vend
me shumicë sunite. Me pak fjalë ajo luan kartën e Islamit sunit, por ndryshe nga Arabia
Saudite, në një mënyrë shumë më të moderuar, kjo edhe për t’u pranuar më lehtë nga
Perëndimi (i kuptuar në këtë rast si NATO dhe Bashkimi Evropian). Në një nivel të dytë,
kjo organizatë funksionon si qendër dhe forum për krijimin e marrëdhënieve
ndërpersonale mes një numri të larmishëm figurash, të përfshira në politikë, biznes,
bamirësi dhe arte. Kësisoj, mund të pohohet se diplomacia turke, e drejtuar nga
administrata aktuale e Erdogan-it, po përpiqet të gjejë rrugë të reja për të zgjeruar
mbështetjen diplomatike dhe influencën gjeopolitike për të cilën vendi mund të ketë
nevojë për të përmbushur interesat e tij kombëtare, të përvijuara qartazi tashmë dhe në
orientimin e politikës së jashtme.443 Në rastin e Ballkanit, kjo organizatë ka pasur
442 Stephen Larrabee, “Turkey’s New Geopolitics”, në “Survival: Global Politics and Strategy”, Vëll. 52, Nr. 2, Prill-Maj, 2000, ff. 157-60. 443 Këtë argument ofrojnë dhe dy studiues grekë të gjeopolitikës greke mbi rajonin e Ballkanit, kur i referohen mënyrës sesi Greqia dhe Turqia e kanë parë konkurrencën mes tyre për Ballkanin. Shih Charalampos Tsardanidis & Asteris Huliaras, “(Mis)understanding the Balkans: Greek Geopolitical Codes of the Post-Communist Era”, në “Geopolitics”, Vëll. 11, Nr. 3, Nëntor 2006, ff. 465-83. Kerem Oktem, “New Islamic Actors after the Wahabbi Intermezzo: Turkey’s Return to the Muslim Balkans”, ibid, f. 4-12.
219
aktivitet të gjerë në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Kjo tregon se Turqia e ka përdorur
dimensionin fetar për të rritur influencën e saj gjeopolitike në rajon.
Ekzistojnë shumë avantazhe të strategjive të tilla që përziejnë fenë myslimane me
objektivat e politikës së jashtme për Turqinë. Së pari, sendërtimi i një ‘emri të mirë’
jashtë vendit është një proces që kërkon shumë energji (diplomatike, politike, ekonomike
dhe kulturore) e që, për të shfaqur frytet e tij, ka nevojë për shumë vite. Por kur këto të
fundit shfaqen, atëherë kjo i siguron vendit avantazhe në çështje si orientimi i ndihmës në
zhvillim, në operacionet paqeruajtëse si dhe një aftësi më të madhe ndikimi apo influence
diplomatike në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Rasti i Norvegjisë është një
shembull mjaft i mirë ilustrues në këtë aspekt. Një vend i vogël me rreth 4.5 milionë
banorë ia ka dalë që prej fillimit të viteve 1970-të të krijojë një emër të mirë në rajone si
Afrika dhe Azia Juglindore duke ofruar ndihmë financiare dhe humanitare. Kësisoj Oslo
ka arritur të fuqizojë zërin e saj në çështjet ndërkombëtare, duke siguruar mbështetje
diplomatike dhe politike në forumet ndërkombëtare, në mënyrë jo-proporcionale me
fuqinë ekonomike, rolin gjeopolitik, kapacitetet diplomatike apo fuqinë ushtarake.
Në rastin e Turqisë, një vend me popullsi mbi 70 milionë banorë, që shërben si
nyje lidhëse me Lindjes së Mesme dhe Evropës Juglindore me ambicie për t’u bërë fuqi
rajonale; përfitimet politike nga ky lloj orientimi i politikës së jashtme drejt fuqisë së
butë, mund të jenë tepër të mëdha dhe thelbësore.444 Gjithsesi, kjo lloj qasjeje
diplomatike e fuqisë së butë nuk është rast unik në marrëdhëniet ndërkombëtare, madje
ka shërbyer gjatë dekadave të fundit si një instrument kyç i politikës së jashtme si të
fuqive të mëdha ashtu dhe të atyre më të vogla në promovimin e interesave të tyre në
rajone të caktuara por edhe më gjerë. Lista e vendeve që e kanë përdorur me efikasitet
këtë instrument është e gjatë: ajo shtrihet nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e
Madhe (kundrejt ish-kolonive të tyre, por jo vetëm), gjer tek Holanda, Belgjika, Spanja
dhe Portugalia, për të vijuar më pas me grupin e vendeve skandinave (si Norvegjia,
Danimarka, Islanda dhe Suedia), duke mos harruar as vende si Gjermania dhe Japonia.
Gjatë këtyre dy dekadave të fundit, kësaj liste i janë shtuar vende si Turqia, Arabia
Saudite, Afrika e Jugut, Irani, vendet e Gjirit Persik, Brazili, India dhe Indonezia. Një
444 Koncepti i Fuqisë së Butë është përdorur për herë të parë në vitet 1980-të nga Joseph Nye, për t’u bërë pjesë e pandashme e debatit të mëpasshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare. Joseph Nye, “Soft Power: The Means to Success in World Politics”, Nju Jork: PublicAffairs, 2004.
220
vështrim i shpejtë i grupit të fundit nxjerr në pah faktin se në të gjitha këto vende
kapitalizmi po zhvillohet me shpejtësi, ndërsa zhvillimi i madh i kësaj periudhe po i shtyn
ato drejt përvijimit të një roli lideri rajonal, ose të forcimit të rolit të tyre global, bazuar
sidomos në faktorin fetar, siç po ndodh në rastin e Turqisë që po trajtojmë. Në Turqi,
Islami sunit që i përket kahut të moderuar, tog me tendencën neo-otomane, po përdoret
gjithnjë e më shpesh si një model për rajonin e Ballkanit. Nga ana tjetër, Somalia duket se
është vendi afrikan ku Turqia duket se po vjel frytet më të mëdha të kësaj strategjie të
instrumentalizimit të fuqisë së butë, duke rritur dukshëm influencën e saj.445 Gjithsesi,
ambiciet e Turqisë në kontinentin afrikan kanë si kundërpeshë balancuese ambiciet e
aktorëve globalë si Shtetet e Bashkuara, Kina, apo fuqitë tradicionale Evropiane.
Për të pasur sukses, strategjitë e politikës së jashtme që bazohen tek fuqia e butë
kanë nevojë për disponueshmërinë e shumë kapitaleve, për një mekanizëm të sofistikuar
shtetëror dhe joshtetëror, për vullnet politik, për një vizion strategjik global, për dije
ndërkulturore si dhe për ndjeshmëri e integrim të lartë të aktorëve të përfshirë në vizionet
afatgjata gjeopolitike të një vendi. Për më tepër, këto lloj strategjish kanë nevojë për një
bazë të shëndoshë kulturore dhe historike mbi të cilën ato të kenë mundësi të pasqyrohen
tek kulturat e tjera. Këtej i ka rrënjët prirja e politikës së jashtme turke të fuqisë së butë
për ta përdorur Perandorinë Osmane si shembull historik nga shteti modern turk, si
themeli mbi të cilin po ndërtohet ‘eksporti kulturor’ i diplomacisë publike turke.
Fuqia e butë nuk konsiston thjesht dhe vetëm në shfaqjen e vullnetit të mirë por
edhe në identifikimin e kujdesshëm të një monopati që çon drejt rritjes së kapacitetit
diplomatik të një vendi në një rajon të caktuar ose drejt forcimit të aftësive të tij
diplomatike për të kapitalizuar në favor të tij proceset më të gjera ndër-shtetërore dhe
ndër-kulturore mes shoqërive të atij rajoni. Prandaj shtetet që përvijojnë aftësi të qarta
mbi këto cilësi dhe kapacitete janë ato që do të kenë sukses në qasjet e tyre bazuar tek
fuqia e butë në planin afatgjatë strategjik dhe gjeopolitik. Një rast i tillë i përdorimit të
kësaj strategjie në politikën e jashtme është dhe Turqia, e cila gjatë dekadave të fundit e
ka përdorur masivisht jo vetëm doktrinën fetare islamike, por edhe Islamin politik. 445 Turqia është treguar mjaft aktive në intensifikimin e marrëdhënieve kulturore, arsimore dhe diplomatike me vendet e Botës së Tretë, pasi kjo e fundit, për shkak të situatës shumë të vështirë ekonomike dhe sociale, bëhet më lehtë e penetrueshme nëpërmjet programeve të tilla. Emel Akçali dhe Mehmet Perinçek, “Kemalist Eurasianism: An Emerging Geopolitical Discourse in Tourkey”, në “Geopolitics”, Vëll 14, Nr. 3, 2009, ff. 550-69.
221
Fuqia e butë, që prodhon thelbësisht një rrjet organizatash jo-qeveritare shkon
paralelisht me pjesën tjetër të organizatave të themeluara në Turqi gjatë dekadës së kaluar
me qëllim amalgimin e rrjetit botëror të islamistëve në një strukturë të plotë, të aftë për të
lobuar në mënyrë efikase dhe në shkallë të gjerë. Prania e shteteve të Afrikës në UNIW
përbën shembull tipik të përpjekjes së islamistëve turq për të krijuar një strukturë
trekëndore Evropë-Afrikë-Lindje e Mesme, në të cilën Stambolli të shërbejë si epiqendra
e këtyre veprimtarive, duke e lidhur ngushtësisht këtë lloj veprimi me ambiciet e
establishmentit të politikës së jashtme turke, pavarësisht elementit fetar. Tërësia e
mësipërme e lidhjeve të reja (dhe atyre më të vjetra) islamike që duket se ka evoluar nga
qarqe brenda Turqisë, duket se përkon me flukset masive të emigrantëve të jashtëligjshëm
nga Afrika e Veriut dhe ajo Nën-Sahariane në Evropë, një proces ky që është përshpejtuar
sidomos pas vitit 2004. Gjatë viteve 1990-të një prej teorive më popullore mbi natyrën
dinamike të çështjeve ballkanike ishte ekzistenca e një “Harku (Gjysmëhëne) Islamik” që
shtrihet nga Turqia deri në Kroaci, duke krijuar premisën për të bashkuar të gjitha
komunitetet myslimane të Ballkanit në një forcë të vetme, që do t’i nënshtrohej kontrollit
të Turqisë, fuqive sunite të Lindjes së Mesme, ose Iranit shi’it.446 Gjatë viteve që pasuan
11 shtatorin filloi të rritej numri i këtyre rrjeteve islamike si dhe të zgjerohej përhapja e
tyre gjeografike, por edhe impakti gjeopolitik që do të kishin në marrëdhëniet mes
komuniteteve, shoqërive por edhe shteteve të rajonit.
Shtojcë: Ditar gjeopolitik i veprimtarisë ekstremiste islamike në Ballkan
që prej vitit 2003447
446 Kerem Oktem, “New Islamic Actors after the Wahabbi Intermezzo: Turkey’s Return to the Muslim Balkans”, ibid. 447 Në vijim do të paraqitet një përmbledhje e shkurtër e ngjarjeve dhe/ose incidenteve (apo sulmeve) që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në rajonin e Ballkanit. Ky lloj ditari gjeopolitik shërben për të krijuar një ide më të plotë për impaktin e ekstremizmit islamik dhe të terrorizmit fetar në gjeopolitikën e Ballkanit dhe në raportet që vendet e këtij rajoni kanë krijuar me vendet e Lindjes së Mesme, Bashkimit Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu gjatë demonstratave për karikaturat e Profetit, komunitetet myslimane në Maqedoni, Sanxhak dhe Bosnjë u shfaqën mjaft dinamike nëpër demonstrata. Islamistët ekstremistë të Ballkanit kanë një sistem të qartë, të mirorganizuar dhe mirë-artikuluar, të përbërë nga kompani që botojnë revista, muzikë dhe faqe të ndryshme interneti, me synim përhapjen dhe promovimin e vlera vahabiste. Për më tepër, mutacioni turk drejt një shteti islamik është në proces, ndërsa komunitetet e krishtera në Bullgari, Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni janë nën një presion të konsiderueshëm demografik, për shkak të ritmeve të ulëta të rritjes së popullsisë së tyre.
222
Nëntor 2003: Organizata e Al-Kaedës godet Stambollin duke vendosur bomba në dy
sinagoga, në një bankë britanike dhe tek konsullata britanike.448
Korrik 2005: Një grup myslimanësh boshnjakë u arrestua në Itali, sepse në prill të atij viti
u përpoqën të vendosnin eksplozivë gjatë funeralit të Papës.
Gusht 2005: Në Serbi arrestohet terroristi maroken, i kërkuar globalisht, pas arratisjes së
tij nga Spanja ku kishte marrë pjesë në sulmet terroriste në Madrid, në mars të vitit 2004.
Ai rezultonte në kontakt të përhershëm me myslimanë radikal në Ballkan gjatë viteve të
mëparshme.
Tetor 2005: Forcat boshnjake të sigurisë arrestuan disa myslimanë të Bosnjës të cilëve iu
gjetën në zotërim eksplozivë plastikë dhe që ishin duke përgatitur një sulm terrorist në
ambasadat perëndimore në Sarajevë. Grupi rezultoi në kontakte të vazhdueshme me
liderin e Al-Kaedës në Irak, Abu Musab al-Zarqawi.
Dhjetor 2005: Burime të Kombeve të Bashkuara në Prishtinë sinjalizuan se terroristë
afrikano-veriorë mund të ishin vendosur në Kosovë me ndihmën e bashkëpunëtorëve
lokalë.
Shtator 2006: Në Oslo arrestohet shtetasi pakistanez Arfan Qadeer Bhatti, me akuzën e
planifikimit të vendosjes së bombave në ambasadat amerikane dhe izraelite në
kryeqytetin norvegjez. Bhatti rezulton bashkëpunëtor i ngushtë i trafikantit shqiptar nga
Kosova Princ Dobrosi, si dhe ka vizituar rregullisht vende të ndryshme ballkanike.
Dhjetor 2006: Në Trevizo të Italisë u arrestuan një grup myslimanësh të Bosnjës dhe
shqiptarësh me akuzën e trafikimit të armëve nga Turqia, të cilët, sipas autoriteteve
italiane kishin lidhje me organizatat terroriste ndërkombëtare.
Shkurt 2007: Autoritetet bullgare arrestuan një grup myslimanësh bullgarë –mes tyre
edhe një grua– me akuzën e bashkëpunimit me grupe vahabiste për të armatosur grupet
terroriste islamike të Çeçenisë. Ata po planifikonin gjithashtu të impononin Shariatin pasi
të merrnin kontrollin e komuniteteve myslimane në vend.
Mars 2007: Autoritetet policore serbe zbuluan një vendstrehim të fshehtë në rajonin e
Sanxhakut me armatime të rënda (raketa, bomba, armë automatike, granata dhe sisteme të
avancuara komunikimi) që i përkiste grupit lokal vahabist. 448 Truri pas këtij sulmi rezultoi të ishte siriani Louai al-Sakka, i cili po planifikonte gjithashtu hedhjen në erë të dy kruazierave izraelite. Al-Sakka u arrestua në gusht 2005, ndërsa u zbulua se mbante lidhje të ngushta me qarqet ekstremiste islamike në Bosnjë. Shih investigimin e Balkan Insight, 30 gusht 2005.
223
Nëntor 2007: Autoritetet policore të Maqedonisë zbuluan një sasi të madhe armësh, të
mjaftueshme për të armatosur rreth 1000 persona në një fshat të largët, afër kufirit me
Kosovën. Armët i përkisnin një grupi para-ushtarak shqiptar nga Kosova që kishte në
radhët e tij shumë myslimanë radikalë.
Dhjetor 2007: Qeveria shqiptare dhe ministria e ekonomisë shpalli të jashtëligjshme
veprimtaritë e disa fondacioneve bamirëse islamike dhe ndaloi transaksionet e disa
qytetarëve të huaj me institucionet lokale.
Dhjetor 2007: Në Gjermani u arrestuan disa myslimanë të Bosnjës dhe një shtetas turk
me akuzën e planifikimit të sulmeve terroriste kundër sistemit gjerman të transportit.
Mars 2008: Në Shkup u arrestua imami shqiptar Halim Bekiri për shkak të pranimit të
fondeve nga organizata kuvajtiane por e jashtëligjshme Revival Islamic Heritage Society,
me qëllim lehtësimin e infiltrimit të vahabistëve në Ballkan.
Qershor 2008: Në Bosnjë u arrestuan dhjetë ekstremistë islamikë me akuzën e
transferimit të jashtëligjshëm të armëve drejt Kroacisë, me objektiv final armatosjen e
celulave terroriste në Evropën Qendrore. Të gjithë u zbulua se kishin lidhje me
muxhahedinë të luftërave të viteve 1990-të në ish-Jugosllavi.
Korrik 2008: Në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës u ndalua për inspektim një
kamion që po i drejtohej Kosovës. Zyrtarisht ai po transportonte naftë, por u zbulua se
transportonte një substancë kimike. Dhjetë roje kufitare u dërguan në spital me shenja
kontaminimi.
Korrik 2008: Abu Hamza në Bosnjë, një prej figurave kryesore të Muxhahedinëve të
viteve 1990-të, deklaroi në media se kishte marrë mbështetje nga shërbimet turke të
inteligjencës gjatë luftës kundër serbëve dhe kroatëve në Bosnjë, për të armatosur njësitë
e tij luftarake islamike.
224
PËRFUNDIME
Në kuadrin e këtij studimi kemi arritur në disa përfundime mbi impaktin e
terrorizmit mbi gjeopolitikën dhe politikën e jashtme të shteteve.
Së pari, për ta bërë sa më efikase analizën tonë mbi impaktin që fenomeni i
terrorizmit ndërkombëtar ka pasur mbi mënyrën se si shtetet e shohin rëndësinë e
aktorëve jo-shtetërorë në arenën ndërkombëtare, kemi shqyrtuar problematikën e
përkufizimit dhe tipareve që kjo dukuri bart në vetvete. Kjo ka qenë tejet e rëndësishme
pasi na ka shërbyer si orientim për metodologjinë e përzgjedhur në vijim të punimit tonë
shkencor. Kësisoj, është arritur në përfundimin paraprak se terrorizmi është një aktivitet,
metodë ose taktikë e cila, si rrjedhojë e një procesi psikologjik, ka si objektiv të prodhojë
terror. Në terma psikologjikë terrori mund të shihet si një reagim tepër emocional ndaj
akteve të caktuara të dhunës, një lloj i veçantë frike ekstreme ose ankthi i thellë që
paralizon një njeri i cili ndjehet [individualisht] i paaftë t’i kundërvihet dhe të neutralizojë
kërcënimin që i kanoset nga dhuna. Përdorimi i përkufizimeve të gjera të terrorizmit ka
qenë problem konstant i fushës së studimeve të sigurisë dhe, konkretisht, terrorizmit si
një ndër problemet fondamentale të sigurisë dhe gjeopolitikës në arenën ndërkombëtare.
Sa më i gjerë që bëhet koncepti i terrorizmit, aq më shumë rriten shanset që popujt të
ndryshëm të kuptojnë gjëra të ndryshme kur përdorin termin ‘terrorizëm’. Kjo është
arsyeja kryesore përse Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk ia ka dalë ende mbanë të
arrijë një konsensus mbi përmbajtjen dhe përkufizimin e terrorizmit. Në këtë kuadër,
veçanërisht problematik ka rezultuar barazimi i terrorizmit me dhunën politike.
Ekzistojnë shumë forma dhe lloje të dhunës politike, të cilat shpeshherë, për arsye edhe
propagandë të brendshme apo ndërkombëtare, i kanë shtyrë qeveritë e shteteve të
ndryshëm të përdorin nocionin e terrorizmit për të përkufizuar kundërshtarët e tyre, të
tilla si greva e urisë, internimet, shtypja e dhunshme e demonstratave paqësore, krimet e
urrejtjes, tortura, spastrimet etnike, rebelimet (urbane ose jo-urbane), etj. Për këto arsye,
nga pikëpamja metodologjike dhe në funksion të hulumtimit gjeopolitik që realizuam,
nocioni i terrorizmit u përdor për t’iu referuar asaj forme dhune politike që ka si objektiv
civilët e pafajshëm. Në këtë pikëpamje, padyshim që terrorizmi lidhet natyrshëm me
225
pushtetin – me përpjekjet e qenieve njerëzore për të fituar pushtet, për ta zgjeruar atë si
dhe për ta përdorur pushtetin për të arritur ndryshimin politik.
Një përfundim i dytë lidhet me dimensionin historik të terrorizmit. Nga analiza
jonë duke krahasuar tiparet e kësaj dukurie në periudhat e ndryshme historike nëpër të
cilat ka kaluar dhe impaktin gjeopolitik që terrorizmi ka pasur gjithnjë mbi shtetet apo
shoqëritë, rezulton se ndryshimi më i madh ka ardhur pas Luftës së Ftohtë. Në fillim të
viteve 1990-të domethënia dhe përdorimi i terrorizmit si koncept dhe fenomen u
turbulluan edhe më tej nga shfaqja e dy fenomeneve të rinj: terrorizmit transnacional dhe
terrorizmit ekstremist islamik. Në një shkallë të paprecedentë më parë në historinë e
fenomenit të terrorizmit, gjithnjë e më shumë organizatat kriminale të kësaj periudhe po
farkëtonin aleanca strategjike gjithnjë e më të fuqishme me aktorët terroristë dhe
organizatat guerile që përdorin dhunë për qëllime ekonomike dhe politike. Nga ana tjetër,
studiuesit e terrorizmit u përqendruan tek fenomeni rritjes së ekstremizmit fetar, kryesisht
në vendet islamike, duke mënjanuar teoritë e viteve 1980-të mbi konspiracionit e mëdha
duke u përqendruar tek natyra e paqëndrueshme e konflikteve brenda-shtetërore të epokës
së Pasluftës së Ftohtë, sidomos në hapësirën gjeopolitike të Lindjes së Mesme. Por
sigurisht që ky kuadër interpretimi historik i pendoleumit të përkufizimit të terrorizmit
nuk mund të ishte i plotë pa përvijuar edhe një nënndarje tjetër historike, një periudhë të
re, që fillon me sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Këto sulme e ri-
dimensionuan qartazi, sërish, kuptimin e terrorizmit. Një sulm i tillë terrorist, kaq masiv
dhe me pasoja kaq të mëdha, do të sillte padyshim një reagim gjithaq të fuqishëm nga
shtete të ndryshëm, sidomos prej atyre perëndimorë, me Shtetet e Bashkuara në krye.
Rrjedhojat e kësaj zgjedhjeje semantike, shënonin fillimin e një beteje praktikisht të
pafundme kundër gjithkujt dhe gjithçkaje që i frikësonte apo që mund t’i frikësonte
amerikanët në të ardhmen. Gama e kundërshtarëve të mundshëm u zgjerua përtej Osama
bin Laden-it (liderit të Al-Kaedës), për të përfshirë edhe “shtetet sharlatanë”, të rreshtuar
në një “Aks të së Keqes” (si Iraku, Irani dhe Koreja e Veriut), e sidomos diktatorët e
Lindjes së Mesme që zotëronin armë të shkatërrimit në masë. Nga ana tjetër, duke
shpallur ‘luftë kundër terrorizmit’, Shtetet e Bashkuara po angazhoheshin në mënyrë të
pakuptimtë nga pikëpamja juridiko-ndërkombëtare, në një fitore përfundimtare kundër
226
një armiku që vështirë të gjurmohej e që do të përfshinte si aktorë jo-shtetërorë –
organizatat terroriste– ashtu dhe aktorë shtetërorë.
Një përfundim i tretë ka të bëjë me reagimin e organizatave ndërkombëtare ndaj
terrorizmit. Siç rezulton nga ky studim, mënyra sesi organizatat ndërkombëtare i janë
përgjigjur sfidave të sigurisë nga terrorizmi ndërkombëtar dëshmon se ato vijojnë të
mbeten variabla të varura nga vullneti i shteteve që bëjnë pjesë në to. Në këtë kuptim
rezulton se organizatat ndërkombëtare e kanë më të lehtë të nxisin bashkëpunimin midis
shteteve në përballimin e sfidave në fusha të tjera me rëndësi relative, sesa në fushat e
sigurisë, të cilat prekin drejtpërdrejt sovranitetin e vendeve anëtare. Kështu, sa i takon
OKB-së, vështirësia historike e organizatës për të përkufizuar terrorizmin u shfaq ndoshta
më qartë në debatet mes vendeve anëtare perëndimore dhe atyre jo-perëndimore të
Kombeve të Bashkuara, pas masakrës së Lojërave Olimpike të Mynihut, ku u vranë 11
atletë izraelitë. Vetëm në tetor të vitit 2004, rreth tre vjet pas sulmeve të 11 shtatorit 2001
në SHBA, Këshilli i Sigurisë i OKB-së arrin të miratojë Rezolutën 1566 që ofron një
përkufizim për terrorizmin dhe shpall ndërkombëtarisht se në asnjë rrethanë aktet
terroriste nuk mund të justifikohen me qëllime politike ose ideologjike. Nga ana tjetër, sa
i takon NATO-s, terrorizmi nuk ka luajtur gjithnjë rol parësor në axhendën e sfidave
gjeopolitike dhe të sigurisë me të cilat organizata është përballur pas Luftës së Ftohtë. Në
Konceptin Strategjik të Aleancës, të vitit 1999, terrorizmi shihej si një kërcënim i ri i
epokës së Pasluftës së Ftohtë, duke iu kushtuar vëmendje e kufizuar kolektive deri në
ngjarjet e 11 shtatorit 2001. Deri në ato momente debati politik mbi pasojat e terrorizmit
në ideologjinë e përgjithshme, në politikat, strukturat dhe kapacitetet e Aleancës ishte
tejet i kufizuar. Reagimi i NATO-s ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit qe i
menjëhershëm e i vendosur. Brenda 24 orëve nga momenti i sulmeve mbi Kullat Binjake,
vendet aleate në NATO aktivizuan për herë të parë në historinë e Aleancës Nenin 5 të
Traktatit Themelues të Uashingtonit, klauzolën e mbrojtjes kolektive. Ndërkaq u ri-
shqyrtua thuajse çdo aspekt i veprimtarisë së NATO-s nën prizmin e kërcënimit që
prodhon terrorizmi në popullsitë e shteteve-anëtare në organizatë. Pas 11 shtatorit 2001
NATO ndryshoi radikalisht prioritetet e saj strategjike, çka dëshmon përshtatjen e saj me
kërcënimet e reja, duke treguar sesi një organizatë ndërkombëtare e shndërron një aktor
jo-shtetëror, si terrorizmi, në faktor gjeopolitik.
227
Së katërti, nga analizimi i raportit mes fesë dhe gjeopolitikës, rezulton se shumë
grupe terroriste kanë shfaqur tregues të qartë të lidhjeve të forta legjitimuese dhe
gjeopolitike me fenë. Pikërisht shekulli i njëzetë ka dëshmuar lindjen dhe fuqizimin e
lëvizjeve të mëdha antikolonialiste dhe nacionaliste të cilat e kanë përdorur gjerësisht
fenë për promovimin e interesave të tyre gjeopolitike. Në raste të tjera dhuna terroriste
është përdorur për të vendosur fenë e një minoriteti në pozitë dominuese ndaj pjesës tjetër
të popullsisë. Fondamentalizmi fetar në epokën moderne është shfaqur si në fenë e
krishterë, ashtu edhe tek hebraizmi, myslimanizmi, hinduizmi, etj. Një numër në rritje
studiuesish gjatë viteve të fundit kanë ngritur pandehmën se feja myslimane shfaq prirje
më të madhe për të lidhur fenë me politikën sesa besimet e tjera. Por një lidhje e tillë nuk
është ekskluzivitet i Islamit. Sionizmi, si ideologji dhe projekt politik, mund të cilësohet
edhe si ‘judaizëm politik’. Por dhuna ekstremiste është shfaqur historikisht edhe mes
grupeve të ndryshme brenda komunitetit mysliman. Ndasitë mes komuniteteve
myslimane shi’ite dhe sunite kanë çuar shpeshherë në akte të dhunshme, jo vetëm gjatë
shekullit të kaluar por edhe në shekullin e XXI-të, siç dëshmohet nga rastet e shumta të
dekadës së fundit në Irak, Siri, apo Pakistan. Megjithatë, vëmendja më e madhe është
drejtuar kah ekstremizmit fetar dhe dhunës së ushtruar nga grupe terroriste islamike
kundër vendeve perëndimore dhe qytetarëve të tyre. Përveç katalizatorit mediatik, rol të
rëndësishëm në këtë drejtim kanë luajtur edhe interesat gjeopolitike të shteteve
perëndimore dhe të atyre të Lindjes së Mesme për të gjetur një rol të ri në mjedisin global
për të justifikuar rëndësinë e tyre në kuadrin e ligjërimit globalizues që argumenton se
funksionet e shtetit po tkurren. Një tjetër element historiko-politik i raportit me fesë dhe
gjeopolitikës është instrumentalizimi strategjik i sulmeve vetëvrasëse. Ekstremistët fetarë
kanë disa atribute të përbashkëta që shkojnë përtej përdorimit të dhunës dhe doktrinave
fetare mbi të cilat ato bazohen. Shumë prej lëvizjeve dhe grupeve më ekstremistë janë
shfaqur si pasojë e ndryshimeve në shoqëritë e tyre përkatëse. Globalizmi dhe ndryshimi i
situatës së një numri të madh shoqërish kanë prodhuar tensione brenda shoqërive, duke i
nxitur njerëzit t’i kushtojnë vëmendje më të madhe fesë për të siguruar mbështetje
mendore dhe psikologjike në një botë dinamike e në ndryshim të vazhdueshëm. Sipas
tezës së përplasjes së qytetërimeve, e cila pati një jehonë të gjerë në qarqet politikëbërëse
dhe akademike pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara,
228
përplasjet në kufijtë e këtyre qytetërimeve janë më të mundshme sesa konfliktet brenda
çdonjërit prej tyre. Për më tepër këto konflikte kanë më shumë gjasa t’i rezistojnë kohës
(dhe të vazhdojnë për një kohë të gjatë) dhe janë më të kushtueshme sesa përplasjet që
ndodhin brenda një qytetërimi të caktuar. Ndërsa përplasjet midis fushave kulturore nuk
janë rigorozisht fetare, vlera të ndryshme fetare nënvizojnë kulturat dhe qytetërimet e
botës. Këto dallime janë vendosur në epiqendër të retorikës ekstremiste islamike duke
pretenduar se vlerat e Islamit qëndrojnë më lart sesa idetë perëndimore. Shumë (por jo të
gjithë) konfliktet e fundit me elementë fetarë mund të shihen në rajone ku përplasen dy
ose më shumë qytetërime ose sfera kulturore –si në Bosnjë (mes qytetërimit mysliman,
ortodoks dhe perëndimor, në Izrael (mes qytetërimit perëndimor dhe atij mysliman), në
Nigeri dhe Sudan (mes myslimanëve dhe të tjerëve), apo në nënkontinentin indian (mes
hinduistëve dhe myslimanëve). Pasi konflikti shpërthen në hapësira dhe rajone
gjeopolitike ku takohen mes tyre doktrina të ndryshme fetare dhe kultura të ndryshme,
rritet roli i liderëve lokalë që kanë mundësinë dhe vullnetin të mobilizojnë popullsinë
bazuar tek bindjet fetare dhe qasjet kulturore. Në këtë pikëpamje, Huntington ofron një
model të ri përplasjeje, i cili zëvendëson konfliktet ndërkombëtare dhe ato ideologjike,
duke vendosur në plan të parë përplasjen midis qytetërimeve, pasi: “perdja e hekurt e
ideologjive është zëvendësuar nga velloja e qytetërimeve”. Kësisoj ndarjet dhe konfliktet
nuk rrjedhin nga motive të karakterit ekonomik apo politik, por nga motive kulturore. Për
sa i përket përplasjes mes qytetërimeve, myslimanët nuk i kundërvihen dhe aq qytetërimit
perëndimor: myslimanët e zakonshëm i konsumojnë me ëndje produktet perëndimore,
kurse militantët myslimanë synojnë të inkorporojnë në mënyrë selektive teknologjinë dhe
praktikat perëndimore, përfshirë demokracinë dhe kapitalizmin, në një version islamik të
modernitetit. Beteja zhvillohet më tepër brenda botës myslimane –midis shtetit dhe
shoqërisë, si dhe mbi praktikat sociale brenda vatrave familjare dhe shkollave– sesa midis
Islamit dhe Perëndimit. Larg të qenit një armiqësi monolitike islamike kundër Perëndimit,
thirrja e presidentit iranian Khatami për një dialog qytetërimesh u përqafua gjerësisht në
botën islamike. Nga pikëpamja gjeopolitike vihet re se terrorizmi është zhvendosur prej të
qenit brenda të njëjtës hapësirë kulturore drejt akteve terroriste përtej linjave ndarëse mes
qytetërimeve dhe midis sferave të tilla kulturore. Këto ndasi kulturore janë bërë më të
229
rëndësishme me fundin e Luftës së Ftohtë, ndërsa feja është shndërruar në një burim të
rëndësishëm identifikimi.
Së fundi, analiza e problemeve dhe sfidave bashkëkohore me të cilat përballet
Ballkani, çon natyrshëm në përfundimin se, një prej tyre, është edhe fondamentalizmi
islamik. Rasti i ndikimit të aktorëve dhe grupeve ekstremiste dhe terroriste në nën-
sistemin ballkanik është tejet i rëndësishëm për të materializuar idenë tonë të shpalosur
përgjatë kapitujve për disa arsye. Së pari, sepse Ballkani, sikurse dhe pjesa tjetër e
Evropës, ka pasur një histori të gjatë raportesh fetare mes komuniteteve të cilat jo-gjithnjë
kanë qenë paqësore. Së dyti, nëse historia e hershme ndërthuret me atë të gjysmës së dytë
të shekullit të njëzetë, atëherë fillon të sendërtohet një përfytyrim i ndërlikuar raportesh
ndër-etnike, ku ndërthuren ideologjia ateiste komuniste e viteve të sistemeve totalitariste,
me tranzicionin e stërgjatë të Pasluftës së Ftohtë, me konfliktet e ndryshme etnike që e
shoqëruan atë në shumë vende të Ballkanit, si dhe me embrionet e para të liberal-
demokracisë, të kurorëzuara për disa vende ballkanike me integrimin gradual në
Bashkimin Evropian. Së treti, Ballkani ka funksionuar kaherë si një “ravijëzim ndarës
mes dy qytetërimeve” –për të huazuar termin e përdorur nga Samuel Huntington–, atij të
krishterë dhe atij mysliman. Së katërti, në Ballkanin e Pasluftës së Ftohtë janë shfaqur
premisat e përdorimit të fesë për interesa gjeopolitike, çka u theksua sidomos pas
sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Kjo mund të vërtetohet
lehtësisht nga ri-orientimi i raporteve strategjike të disa vendeve të Ballkanit –si
Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Kroacia, etj.– me Shtetet e Bashkuara; nga ri-
dimensionimi i strategjive kombëtare të sigurisë të të gjitha këtyre vendeve për ta
vendosur terrorizmin si një ndër prioritetet kryesore strategjike dhe të sigurisë, në
përputhje me frymën amerikane të përqasjes ndaj fenomenit; me gatishmërinë dhe
mbështetjen e pakufizuar të shfaqur prej këtyre vendeve për ‘Luftën kundër Terrorit’ të
lançuar nga presidenti amerikan George W. Bush (Jr.) dhe të materializuar në fushatat
kundër talebanëve në Afganistan në vitin 2002 dhe kundër Irakut në vitin 2003-2004; me
gatishmërinë politiko-strategjike për të harmonizuar legjislaturën dhe proceset e tjera të
inteligjencës me atë të Bashkimit Evropian, në përputhje me kuadrin e ri rregullator të
kësaj organizate pas 11 shtatorit 2001; si dhe me ofrimin e të gjithë asistencës së
nevojshme në kuadër të anëtarësimit në NATO për luftën kundër terrorizmit dhe
230
ekstremizmit islamik. Në këtë kuptim, 11 shtatori dhe ekstremizmi islamik ka ndikuar jo
vetëm në ri-dimensionimin e strategjisë së sigurisë së vendeve të Ballkanit, por edhe në
përshtatjen e tyre gjeopolitike, në përputhje me sfidën që i kanoset sistemit nga aktorët
ndërkombëtarë jo-shtetërorë, si grupet terroriste. Megjithatë, impakti gjeopolitik i
ekstremizmit islamik në Ballkan –e në veçanti në Ballkanin Perëndimor– nuk mund të
shihet i izoluar nga fenomenet e tjera që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin demokratik
të tij, si: shtetin e së drejtës, krimin e organizuar, korrupsionin, papunësinë, varfërinë, etj.
231
LITERATURA
- Akbar Ahmed & Brian Forst, (ed.) “After Terror: Promoting Dialogue among
Civilizations”, Cambridge: Polity, 2005.
- Alan Collins (ed.), “Studime Bashkëkohore të Sigurisë”, UK: Oxford University Press,
2006 (për botimin në shqip: UET Press, 2009).
- Albert Hourani, “A History of Arab Peoples”, Nju Jork: Warner Books, 1991.
- Alex Schmid, “Frameworks for Conceptualizing Terrorism”, në “Terrorism and
Political Violence”, Vëll. 16, Nr. 2, 2004, ff. 197-221.
- Alex Schmid (ed.), “The Routledge Handbook of Terrorism Research”, Nju Jork:
Routledge, 2011.
- Alex Schmid & Janny de Graaf, “Violence as Communication. Insurgent Terrorism and
the Western News Media”, Londër: Sage Publications, 1982.
- Alex Schmid & Albert Jongman, “Political Terrorism: A New Guide to Actors, Authors,
Concepts, Data Bases, Theories and Literatures”, US: Transaction Publishers, 2005.
- Alexander Riley, “Psychology of Terrorism: classic and contemporary insights”,
International Social Science Journal, Vëll. 60, Nr. 197, Shtator-Dhjetor, 2009, ff. 509-
512.
- Alex Alexiev, “Stumbling Towards Eurabia” në “The Journal of International Security
Affairs”, Nr. 14, 2008.
- Ali Khan, “A Theory of International Terrorism: Understanding Islamic Militancy”,
“Developments in International Law Series, Vol. 56”, Leiden-Boston: Martinus Nijhoff
Publishers, 2006.
- Alon Ben-Meir, “The Intifadah: Four Years Later”, në “American Diplomacy”, Vëll. IX,
Nr. 3, 2004.
- Andy Worthington, “The Guantanamo Files”, Londër: Pluto Press, 2007.
- Anne Marie Oliver & Paul F. Steinberg, “The Road to Martyrs’ Square: A Journey into
the World of Suicide Bomber”, UK: Oxford University Press, 2005.
232
- Aristotle Tziampiris, “Assessing Islamic Terrorism in the Western Balkans: the State of
the Debate”, në “Journal of Balkan and Near Eastern Studies”, Vëll. 11, Nr. 2, Qershor
2009, ff. 209-19.
- Barak Mendelsohn, “Combating Jihadism: American Hegemony and Interstate
Cooperation in the War on Terrorism”, Çikago: The University of Chicago Press, 2009.
- Barbara Zollner, “The Muslim Brotherhood: Hasan al-Hudaybi and Ideology”, Londër:
Routledge Studies in Political Islam, 2009.
- Barry Rubin, “Revolution Until Victory? The Politics and History of PLO”, US:
Harvard University Press, 1996.
- Barry Rubin & Judith Colp Rubin, “Yasir Arafat: A Political Biography”, UK: Oxford
University Press, 2005.
- Ben Saul, “The Legal Response of the League of Nations to Terrorism”, në “Journal of
International Criminal Justice”, Vëll. 4, Nr. 1, ff. 78-102.
- Benedicte Suzan & Jeremy Shapiro, “The French Experience of Counter-Terrorism”, në
“Survival”, Vëll. 45, Nr. 1, ff. 68-97.
- Benjamin Weinthal, “Iran Threats in the Balkans”, Jeruzalem Post, 12 Prill 2013.
- Bernard Lewis, “The Roots of Muslim Rage”, në “The Atlantic Monthly”, Shtator 1990.
- Bernard Lewis, “The Middle East”, Nju Jork: Simon & Schuster, 2009.
- Bernard Lewis, “The Arabs in History”, UK: Oxford University Press, 2002.
- Bernard Lewis, “Islam and the West”, UK: Oxford University Press, 1993.
- Bernard Lewis, “Europe and Islam”, American Enterprise Institute, AEI Press,
Uashington, 2007.
- Bernard Lewis, “From Babel to Dragomans: Interpreting the Middle East”, UK:
Oxford University Press, 2004.
- Bernard Lewis, “What Went Wrong”, në “The Atlantic Monthly”, Janar 2002.
- Bernard Lewis, “What Went Wrong? Western Impact and Middle Eastern Response”,
UK: Oxford University Press, 2002.
- Bernard Lewis, “The Crisis of Islam: Holy War and Unholy Terror”, Nju Jork: Modern
Library Press, 2003.
- Bernard Lewis, “The Emergence of Modern Turkey”, 3rd edn, UK: Oxford University
Press.
233
- Bilveer Singh, “The Challenge of Militant Islam and Terrorism in Indonesia”, në
“Australian Journal of International Affairs”, Vëll. 58, Nr. 1, Mars 2004, ff. 47–68.
- Boas Ganor, “Israel’s Counter-Terrorism Policy: Efficacy Versus Liberal-Democratic
Values 1983-1999”, Jeruzalem: Hebrew University, Gusht 2002.
- Brian Jenkins, “The Study of Terrorism: Definitional Problems”, RAND Corporation,
Dhjetor 1980.
- Brian Murphy, “European Muslims see social, political integration”, në Associated
Press, 8 Prill 2006.
- Bruce Hoffman, “Inside Terrorism”, Uashington: Columbia University Press, 2006.
-Bruce Hoffman, “Terrorism and WMD: Some Preliminary Hypotheses”, në “Non-
Proliferation Review”, Vëll. 4, Nr. 3, Pranverë-Verë 1997.
- Bruce Hoffman, “Holy Terror: The Implications of Terrorism Motivated by a Religious
Imperative”, në “Studies in Conflict and Terrorism”, Vëll. 18, Nr. 4, 1995, ff 271-84.
- Bruce Hoffman, “The Contrasting Ethical Foundations of Terrorism in the 1980’s” në
“Terrorism and Political Violence” Vëll. 1, Nr. 3, Korrik 1989.
- Bruce Hoffman, “The Logic of Suicide Terrorism”, në “Atlantic Monthly”, Qershor
2003.
- Bruce Hoffman, “Rethinking Terrorism and Counterterrorism since 9/11”, në “Studies
in Conflict and Terrorism”, Vëll. 25, Nr. 5, ff. 303–16.
- Bruce Hoffman & Donna Hoffman, “A chronology of International Terrorism, 1995”,
në “Terrorism and Political Violence”, Vëll. 8, Nr. 3, 1996, ff. 87-127.
- Bures Oldrich, “EU Counterterrorism Policy: A Paper Tiger?”, në “Terrorism and
Political Violence”, Vëll. 18, Nr. 1, 2006.
- Carl Brown, “Religion and State: The Muslim Approach to Politics”, Nju Jork:
Columbia University Press, 2000.
- Carrie Wickham, “Mobilizing Islam: Religion, Activism and Political Change in Egypt”,
Nju Jork: Columbia University Press, 2002.
- Charalampos Tsardanidis & Asteris Huliaras, “(Mis)understanding the Balkans: Greek
Geopolitical Codes of the Post-Communist Era”, në “Geopolitics”, Vëll. 11, Nr. 3,
Nëntor 2006, ff. 465-83.
234
- Charles Coppel, “Violent Conflicts in Indonesia: Analysis, Representation, Resolution”,
Londër: Routledge, 2006.
- Charles Sullivan, “Riding the Revolutionary Wave: America, The Arab Spring and the
Autumn of 1989”, në “The Washington Review of Turkish and Eurasian Affairs”,
Uashington: Rethink Institute, Prill 2011.
- Charles Tripp, “Sayyid Qutb: The Political Vision”, Londër: Zed Books, 1994.
- Chris Deliso, “Israeli Security Concerns and the Balkans”, 31 Mars 2013,
http://www.balkanalysis.com/bulgaria/2013/03/31/israeli-security-concerns-and-the-balkans/ (15/05/2013).
- Chris Quillen, “A Historical Analysis of Mass Casualty Bombers,” në “Studies in
Conflict and Terrorism”, Vëll. 25, Nr. 5, 2002, ff. 279–92.
- Christopher Bennett, “Fighting Terrorism”, në “ΝΑΤΟ Newsletter”, Pranverë 2003.
- Christopher Deliso, “The Coming Balkan Khalifate: The Threat of Radical Islam to
Europe and the West”, Londër: Praeger Security International, 2007.
- Christopher Hewitt, “Understanding Terrorism in America: From the Klan to Al
Qaeda”, Londër: Routledge, 2003.
- Claire Sterling, “The Terror Network: The Secret War of International Terrorism”, Nju
Jork: Henry Holt & Co. Press, 1981.
- CODEXTER (Committtee of Experts on Terrorism), “Profiles on Counter-Terrorism
Capacity, Bosnia and Herzegovina”, Këshilli i Evropës, Dhjetor 2006. http://coe.int/gmt
(19/04/2013).
- Colis Gray, “NATO: in Trouble at the Crossroads Again”, në “Strategic Review”, Vëll.
23, Nr. 3, 1995, ff. 7-15.
- CRS Report for Congress, “Islamic Extremism in Europe”, Uashington: Congressional
Research Service, 29 Korrik 2005, The Library of Congress, Code: RS22211
- Dagmar Figueroa, “NATO’s Response to Terrorism”, në “ΝΑΤΟ Newsletter”, Vjeshtë,
2005.
- Daniel Williams, “God’s Own Party. The Making of the Cristian Right”, UK: Oxford
University Press, 2010.
- David Kirkpatrick, “Wrath and Mercy: The Return of the Warrior Jesus”, në “New York
Times”, 4 Prill 2004.
235
- David Oman, “Countering International Terrorism: The Use of Strategy”, në
“Survival”, Vëll. 47, Nr. 4, Dimër 2005-2006.
- David Rapoport, “The Four Waves of Rebel Terror and September 11”, në
“Anthropoetics”, Vëll. 8, Nr. 1, Pranverë-Verë, 2002.
- David Rapoport, “Fear and Trembling: Terrorism in Three Religions Traditions”, në
“American Political Science Review”, Vëll. 78, Nr. 3, 1984.
- David Singer, “The Level-of-Analysis Problem in International Politics”, në “World
Politics”, Vëll. 14, Nr. 1, Tetor 1961, ff. 77-92.
- Demetrios James Caraley (ed.) “September 11, Terrorist Attack and US Foreign
Policy”, Columbia University, Academy of Political Science, 2002.
- Dick Oosting, “Europe’s clampdown on terrorism risks backfiring”, në “Europe’s
World: Policy Journal”, Vëll. 2, Pranverë 2006.
- Diego Gambetta (ed.), “Making Sense of Suicide Missions”, UK: Oxford University
Press, 2005.
- Dipak Gupta & Kusum Mundra, “Suicide Bombing as a Strategic Weapon: An
Empirical Investigation of Hamas and Islamic Jihad’, në “Terrorism and Political
Violence”, Vëll. 17, Nr. 4, 2005, ff. 573–598.
- Doron Zimmermann, “The European Union and Post-9/11 Counterterrorism: A
Reappraisal”, në “Studies in Conflict and Terrorism”, Vëll. 29, Nr. 2, Mars 2006.
- Earl Conteh-Morgan, “Collective Political Violence: An Introduction to the Theories
and Cases of Violent Conflicts”, Nju Jork: Routledge, 2004.
- Earl Shorris, “Ignoble Liars: Leo Strauss, George Bush and the Philosophy of Mass
Deception”, në “Harper’s Magazine”, Vëll. 308, Nr. 1849, Qershor 2004.
- Edward Joseph, “Back to the Balkans”, në “Foreign Affairs”, Vëll. 84, Nr. 1,
Janar/Shkurt 2005.
- Emel Akçali & Mehmet Perinçek, “Kemalist Eurasianism: An Emerging Geopolitical
Discourse in Tourkey”, në “Geopolitics”, Vëll 14, Nr. 3, 2009, ff. 550-69.
- Eric Hobsbawm, “Revolutionaries: Contemporary Essays”, Nju Jork: Pantheon Books,
1973.
- Eric Neumayer & Thomas Plumper, “International Terrorism and the Clash of
Civilizations” në “British Journal of Political Sciences”, Vëll. 39, 2009, ff. 711-34.
236
- Eric Rouleau, “Trouble in the Kingdom”, në “Foreign Affairs”, Vëll. 81, Korrik 2002,
ff. 75–89.
- Eric Terzuolo, “Confronting the Spread of WMD”, në “ΝΑΤΟ Newsletter”, Vjeshtë
2005.
- Errol Henderson & Richard Tucker, ‘Clear and Present Strangers: The Clash of
Civilizations and International Conflict’, në “International Studies Quarterly”, Vëll. 45,
2001, ff. 317–38.
- Evan Kholman, “Al-Qaida’s Jihad in Europe: The Afgan-Bosnian Network”, UK:
Oxford University Press, 2004.
- Fernando Reinares (ed.), “European Democracies Against Terrorism. Governmental
Policies and Intergovernmental Cooperation”, UK: Aldershot, 2000.
- Franklin Ford, Political Murder: From Tyrannicide to Terrorism Cambridge: Harvard
University Press, 1985.
- Fouzi Slisli, “The Western Media and the Algerian Crisis”, Race and Class, Nr. 41,
Janar 2000, ff. 43–57.
- Francis Fukuyama & Adam Garfinkle, “Promote democracy and prevent terrorism – but
don’t conflate the two”, në “The Wall Street Journal”, 27 Mars 2006.
- Franco Farinelli, “Friedrich Ratzel and the nature of (political) geography”, në
“Political Geography”, Vëll. 19, 2000, ff. 943-55.
- Georg Sorensen, “After the Security Dilemma: the Challenges of Insecurity in Weak
States and the Dilemma of Liberal Values”, në “Security Dialogue”, Vëll. 38, Nr. 3,
2007, ff. 357-78.
- George Robertson, “Transforming NATO to Combat Terrorism”, AEI Newsletter,
Gusht 2002, http://www.aei.org/publications/issueID.47/issue_detail.asp (20/09/2009)
- Georges Malbrunot, “Liban-une filiere djihadiste vers l’Europe”, në “Le Figaro”, 21 Dhjetor 2010. http://www.lefigaro.fr/international/2010/12/21/01003-20101221ARTFIG00563-liban-
une-filiere-djihadiste-vers-l-europe.php (14/12/2012)
- Gregory Gause, “Can Democracy Stop Terrorism?”, “Foreign Affairs”, Shtator-Tetor,
2005.
237
- Giacomo Chiozza, “Is There a Clash of Civilizations? Evidence from Patterns of
International Conflict Involvement, 1946–97”, në “Journal of Peace Research”, Vëll. 39,
2002, ff. 711–34.
- Glenn Curtis & Tara Karacan, “The Nexus among terrorists, narcotics traffickers,
weapons proliferators, and organized crime networks in Western Europe”, Uashington:
Federal Research Division, Library of Congress, Dhjetor 2002.
- Glenn Snyder, “Prisoner’s Dilemma and Chicken Models in International Politics”, në
“International Studies Quarterly”, Vëll. 15, Nr. 1, 1971, ff. 66-103.
- Gordon Corera, “CIA Renditions Strain Europe Goodwill”, në “BBC News”, 20 Mars
2006.
- Graham Fuller, “The Future of Political Islam”, në “Foreign Affairs”, Vëll. 81, 2002, ff.
48–60.
- Graham Fuller, “The Future of Political Islam”, Nju Jork: Palgrave Macmillan, 2004.
- Graham Fuller, “Algeria: The Next Fundamentalist State?”, Kaliforni: RAND
Corporation, 1996
- Graham Fuller & Ian Lesser, “A Sense of Siege: The Geopolitics of Islam and the West”,
Nju Jork: Boulder Colo: Westview Press, 1995.
- Guilain Denoeux, “The Forgotten Swamp: Navigating Political Islam”, në “Middle East
Policy”, Vëll. 9, Qershor 2002.
- Harvey Kushner, “Encyclopedia of Terrorism”, Londër: Sage Publications, 2003.
- Ian Lustick, “For the Land and the Lord: Jewish Fundamentalism in Israel”, Nju Jork:
Council on Foreign Relations Press, 1988.
- Ioannis Grigoriadis, “Greek Tragedy” në “World Policy Journal”, Vëll. 28, Nr. 2, 2011,
ff. 101-9.
- James Lutz & Brenda Lutz, “Global Terrorism”, 2nd edn., Nju Jork: Routledge, 2008.
- James Jankowski & Israel Gershoni (eds.), “Rethinking Nationalism in the Arab Middle
East”, Nju Jork: Columbia University Press, 1997.
- Jamie Shea, “NATO and Terrorism”, në “RUSI Journal” (Royal United Services
Institute for Defence and Security Studies), Vëll. 174, Nr. 2, Prill 2002.
- Jan Engene, “Five Dekades of Terrorism in Europe. The TWEED Dataset”, në
“Journal of Peace Research”, Vëll. 44, Nr. 1, 2007, ff. 109-21.
238
- Jan Boulden & Thomas Weiss (eds.), “Terrorism and the UN. Before and After
September 11”, US: Indiana University Press, 2004.
- Jason Burke, “Al-Qaeda: Casting a Shadow of Terror”, Londër: I. B. Tauris, 2003.
- Javier Jordan & Robert Wesley, “The Madrid Attacks: Results of Investigations Two
Years Later”, në “The Terrorism Monitor”, Vëll. 4, Nr. 5, Mars 2006.
- Jeff Victoroff, “The Mind of the Terrorist: A Review and Critique of Psychological
Approaches”, në “Journal of Conflict Resolution”, Vëll. 49, 2005, ff. 3-42.
- Jeffrey Sachs, “Islam’s geopolitics as a morality tale,” në “The Financial Times”, 28
Tetor 2001.
- Jerrold Post, “Leaders and their Followers in a Dangerous World: the Psychology of
Political Behavior”, Nju Jork: Ithaca, Cornell University Press, 2004.
- Joanne Wright, “The Importance of Europe in the Global Campaign Against
Terrorism”, në “Terrorism and Political Violence”, Vëll. 18, Nr. 2, Verë 2006.
- John Davis (ed.), “The Global War on Terrorism: Assessing the American Response”,
US: Nova Science, 2005.
- John Habib, “Ibn Sa’ud’s Warriors of Islam: The Ikhwan of Najd and Their Role in the
Creation of the Sa’udi Kingdom, 1910–1930”, Leiden: E. J. Brill, 1978.
- John Mearsheimer & Stephen Walt, “The Israel Lobby and US Foreign Policy”, në
“Middle East Policy”, Vëll. XIII, Nr. 3, Vjeshtë 2006, ff. 29-87.
- John Mearsheimer & Stephen Walt, “The Israel Lobby and US Foreign Policy”, Nju
Jork: Farrar, Straus & Giroux, 2008.
- John Schindler, “Unholy Terror: Bosnia, Al-Qaida and the Rise of Global Jihad”, US:
St Paul, Zenith Press, 2007.
- John Sullivan, “Terrorism early Warning and Co-Production of Counterterrorism
Intelligence’, Montreal, Kanada: Canadian Association for Security and Intelligence
Studies (CASIS), Tetor 2005.
- John Gray, “False Dawn: The Delusions of Global Capitalism”, Nju Jork: The New
Press, 1998.
- Joseph Nye & David Welch, “Understanding Global Conflict and Cooperation: an
Introduction to Theory and History”, 9th edn., Nju Jork: Pearson Press, 2011.
239
- Joseph Nye, “The Decline of America’s Soft Power”, në “Foreign Affairs”, Vëll. 83,
2004.
- Joseph Nye, “Soft Power: The Means to Success in World Politics”, Nju Jork:
PublicAffairs, 2004.
- Judith Harik, “Hezbollah: The Changing Face of Terrorism”, Nju Jork: I. B. Tauris,
2004.
- Kathleen Mahoney, “Huntington Revisited: Is Conservative Realism still Essential for
the Military Ethic?”, në “Essays 2001”, Uashington: National Defense University Press,
2002.
- Kennedy Graham, “The Security Council and Counterterrorism: Global and Regional
Approaches to an Elusive Public Good”, në “Terrorism and Political Violence”, Vëll. 17,
Nr. 1-2, 2005, ff. 37-65.
- Kenneth Katzman, “Terrorism: Near Eastern Groups and State Sponsors”, Raporti i 10
Shtatorit 2001 për Kongresin Amerikan, RL31119.
- Kenneth Waltz, “Theory of International Politics”, Kaliforni: University of California
Berkely Press, 1979.
- Kenneth Waltz, “Man, the State and War”, Nju Jork: Columbia University Press, 1959.
- Kerem Oktem, “Between emigracion, de-Islamization and the nation-state: Muslim
communities in the Balkans today”, në “Journal of Southeast European and Black Sea
Studies”, Vëll. 11, Nr. 2, Qershor 2011.
- Kerem Oktem, “New Islamic Actors after the Wahabbi Intermezzo: Turkey’s Return to
the Muslim Balkans”, European Studies Institute, University of Oxford, Dhjetor 2010.
- Khalil Shikaki, “Palestinians Divided” në “Foreign Affairs”, Vëll. 81, Janar-Shkurt
2002, ff. 89–105.
- Kimberley Thachuk, “Terrorism’s Lifetime: Can it be Severed?”, Strategic Forum of
Institute for National Strategic Studies, National Defense University (USA), Nr. 181, Maj
2002.
- Klaus Dodds & David Atkinson (ed.), “Geopolitical Traditions: a Century of
Geopolitical Thought”, Londër: Routledge, 2000.
240
- Kumar Ramakrishna (ed.) “After Bali: The Threat of Terrorism in Southeast Asia”,
Singapor: Institute of Defence and Strategic Studies and World Scientific Publishing,
2004.
- Lawrence Hanauer, “The Path to Redemption: Fundamentalist Judaism, Territory, and
Jewish Settler Violence in the West Bank”, në “Studies in Conflict and Terrorism”, Vëll.
18, Nr. 4, 1995, ff. 245–70.
- Lionel McPherson, “Is Terrorism Distinctively Wrong?” në “Ethics” Nr. 117, Prill,
2007.
- Louis Fawcett (ed.), “International Relations of the Middle East”, Oxford University
Press 2006, (për përkthimin në shqip: UET Press, 2012).
- Maija Stenvall, “An Actor or an Undefined Threat? The Role of Terrorism in the
Discourse of International News Agencies”, në “Journal of Language and Politics”, Vëll.
2, Nr. 2, 2003, ff. 361–404.
- Margaret Crahan, John Goering & Thomas Weiss (eds.) “The Wars on Terrorism and
Iraq: Human Rights, Unilateralism and US Foreign Policy”, Nju Jork: Routledge, 2004.
- Margot Patterson, “Will Fundamentalist Christians and Jews Ignite Apocalypse?” në
“National Catholic Reporter”, 11 Tetor 2002,
http://www.natcath.com/NCR_online/archives/101102/101102a.htm (11/04/2012).
- Mark Heller, “Hamas’ Victory and Israel’s Dilemma”, në “Strategic Assessment”, Vëll
9, Nr. 1, Prill 2006, ff. 1–4.
- Mark Juergensmeyer, “The Worldwide Rise of Religious Nationalism”, në “Journal of
International Affairs”, Vëll. 50, Nr. 1, Verë 1996.
- Mark Juergensmeyer, “Terror Mandated by God”, në “Terrorism and Political
Violence”, Vëll. 9, Nr. 2, 1997, ff. 16-23.
- Mark Juergensmeyer, “The New Cold War: Religious Nationalism Confronts the
Secular State”, University of California Press, 1993.
- Mark Rigstad, “The Senses of Terrorism”, në “Review Journal of Political Philosophy”,
2008, Vëll. 6, Nr. 1.
- Martha Crenshaw, “The Psychology of Terrorism: an Agenda for the 21st Century”, në
“Political Psychology”, Vëll. 21, Nr. 2, Qershor 2000, ff. 405-20.
241
- Martha Crenshaw: “Explaining Suicide Terrorism: A Review Essay”, në “Security
Studies”, Vëll. 16, Nr. 1, Janar-Mars 2007, ff. 133-167.
- Martha Crenshaw, “The Causes of Terrorism”, në “Comparative Politics”, Vëll. 13, Nr.
4, Korrik 1981.
- Marta Crenshaw, “Revolutionary Terrorism: The FLN in Algeria, 1945–1962”,
Kaliforni: Hoover Institution, 1978.
- Martin Van Creveld, “The Transformation of War”, Nju Jork: MacMillan, 1991.
- Martin Silberstein ‘Emergency Medical Preparedness’ në “Terrorism”, Vëll. 1, Nr. 1,
1977.
- Mary Bossis, “Political Violence”, në “Pacis Defensor”, Nr. 3, Shtator 1999.
- Maurice Kogan (eds.), “Routledge Encyclopedia of Government and Politics”, Londër:
Routledge, 1992.
- Max Taylor & John Horgan (ed.) “The Future of Terrorism”, Londër: Frank Cass, 2000.
- Mia Bloom, “Dying to Kill: The Allure of Suicide Terror”, Nju Jork: Columbia
University Press, 2005.
- Michael Howard, “What Friends Are For”, në “National Interest”, Nr. 69, Vjeshtë 2002.
- Michael Howard, “What’s in a Name? How to Fight Terrorism”, në “Foreign Affairs”,
Janar-Shkurt 2002.
- Michael Howard, “Smoke on the Horizon”, në “Financial Times”, 7 Shtator 2002.
- Michael Radu, “Terrorism After the Cold War”, në “Orbis”, Vëll. 46, Nr. 2, ff. 257-87.
- Michael Willis, “The Islamist Challenge in Algeria: A Political History”, Nju Jork: New
York University Press, 1997.
- Michelle Pace (ed.), “Europe, the USA and Political Islam: Strategies of Engagement”,
UK: Palgrave Macmillan, 2011.
- Michelle Slone,“Responses to Media Coverage of Terrorism”, në “Journal of Conflict
Resolution”, Vëll. 44, Gusht 2000, ff. 508–22.
- Mohammed Ayobb, “Political Islam: Image and Reality”, në “World Policy Journal”,
Vëll. 21, Nr. 3, Vjeshtë 2004, ff. 1-14.
- Mohammed Ayoob, “Turkey’s Multiple Paradoxes”, në “Orbis”, Vëll. 48, Verë 2004,
ff. 451–63.
242
- Mohammad-Mahmoud Mohamedou, “Understanding Al-Qaeda. The Transformation of
War”, Nju Jork: Pluto Press, 2007.
- Mohammed Zahid, “The Muslim Brotherhood and Egypt’s Succession Crisis”, Londër-
Nju Jork: Tauris, 2010.
- Nadia Alexandrova-Arbatova, “European Security and International Terrorism: the
Balkan Connection”, në “Journal of Southeast European and Black Sea Studies”, Vëll. 4,
Nr. 3, Shtator 2004, ff. 361-78.
- Nikos Zirganos, “Opla, Aima kai Diplomatia”, Eleftherotipia, 12 Tetor 2008.
- Noam Chomsky, “Neoliberalism and the Global Order”, Seven Stories Press, NJ, USA,
2004.
- Noam Malcolm, “Bosnia: A Short History”, Nju Jork: New York University Press,
1996.
- Noorhaidi Hasan, “Jihad: Islam, Militancy, and the Quest for Identity in Post-New
Order Indonesia”, Nju Jork: Ithaca: Cornell University, 2006.
- Olivier Guitta, “Muslim Brotherhood Parties in the Middle East and North Africa
Region”, në “European View”, Vëll. 9, ff. 283-300.
- Ola Tunander, “Swedish-German Geopolitics for a New Century: Rudolf Kjellen’s ‘The
State as a Living Organism”, në “Review of International Studies”, Vëll. 27, Nr. 3, 2001,
ff. 451-63.
- Olivier Mehrotta, “Resurrection of Islamic Fundamentalism”, në “Strategic Analysis”,
Vëll. 3, Nr. 3, ff. 123-7.
- Olivier Roy, “The Failure of Political Islam”, US, MA: Harvard University Press, 1994.
- Paul Brass, “The Production of Hindu–Muslim Violence in Contemporary India”,
Siatëll, USA: University of Washington Press, 2003.
- Paul Cornish, “European Security: The End of Architecture and the New NATO”, në
“Journal of International Affairs”, Vëll. 72, Nr. 4, 1996, ff. 196-219.
- Paul Haven, “Madrid bombings show No al-Qaeda Ties”, në “Associated Press”, 9 mars
2006.
- Paul Wilkinson, “Terrorism vs. Democracy. The Liberal State Response”, 3rd edn.,
Londër: Routledge, 2011.
- Paul Wilkinson, “Political Terrorism”, Londër: MacMillan Press, 1974.
243
- Paul Wilkinson, “Terrorism and the Liberal State”, Londër: Macmillan Press, 1986.
- Paul Wilkinson, “International Terrorism: the Changing Threat and EU’s Response”, në
“Chaillot Paper”, Nr. 84, Paris: Institute for Security Studies, Tetor 2005.
- Paul Wilkinson, “Why Modern Terrorism? Differentiating Types and Distinguishing
Ideological Motivations”, në Charles Kegley (ed.), “The New Global Terrorism:
Characteristics, Causes, Controls”, Nju Jork: Prentice Hall, 2002.
- Phil Williams, “Transnational Criminal Networks”, US: RAND Corporation, 2007.
- Rachel Ehrenfeld, “The Muslim Brotherhood Evolution: An Overview”, në “American
Foreign Policy Interests: The Journal of the National Committee on American Foreign
Policy”, Vëll. 33, Nr. 2, ff. 69-85.
- Renwick McLean, “Imams in Spain Say Muslims and Jews Must Confront Extremism”,
në “The New York Times”, 26 Mars 2006.
- Richard Jackson, Marie Smyth & Jeroen Gunning (eds.), “Critical Terrorism Studies: A
New Reasearch Agenda”, UK: Routledge, 2009.
- Robert Aliboni, Joffé Geoffrey (eds.) “Security Challenges in the Mediterranean
Region”, Londër: Franc Cass, 1996.
- Robert Kagan, “The Coming Anarchy”, në “The Atlantic”, Shkurt 1994.
- Robert Kennedy, “Is One Person’s Terrorist Another’s Freedom Fighter: Western and
Islamic Approaches to ‘Just War’ Compared”, në “Terrorism and Political Violence”,
Vëll 11, Nr. 1, 1999, ff. 1–21.
- Robert Palmer “The Age of Democratic Revolution”, Vëll. 2 (“The Struggle”), Princeton
University Press, 1970.
- Robert Pape, “Dying to Win: The Strategic Logic of Suicide Terrorism”, Nju Jork:
Random House, 2005.
- Robert Pape, “The Strategic Logic of Suicide Terrorism”, në “American Political
Science Review”, Vëll. 97, Nr. 3, Gusht 2003, ff. 20-32.
- Roger Medd & Frank Goldstein, “International Terrorism on the Eve of the New
Millenium”, në “Studies in Conflict and Terrorism”, Vëll. 20, Nr. 3, Korrik-Shtator,
1997.
- Ronald Crelinsten, “Western Responses to Terrorism”, Nju Jork: Frank Cass, 1993.
- Ronald Crelinsten, “Counterterrorism”, Nju Jork: Polity Press, 2009.
244
- Samuel Huntington, “Clash of Civilizations and the Remaking of World Order”, Nju
Jork: Simon & Schuster, 1996.
- Samuel Huntington, “The Clash of Civilizations and the Remaking of World Order”, në
“Foreign Affairs”, Vëll. 22, Nr. 3, Verë 1993.
- Samuel Huntington, “The Third Wave. Democratization in the Late Twentieth Century”,
US: University of Oklahoma Press, 1991.
- Scott Peterson, “Egypt's revolution redefines what's possible in the Arab world”, në
“The Christian Science Monitor”, 11 Shkurt 2011.
- Seyyed Nasr, “The Making of Islamic Revivalism”, UK: Oxford University Press, 1996.
- Shaul Shay, “Islamic Terror and the Balkans”, Nju Jork: Transaction, 2007.
- Simon Murden, “Islam, the Middle East and the New Global Hegemony”, UK: Lynne
Rienner Publishers, 2002.
- Simpson Victor, “Wiretapping on the increase in Europe”, në “Associated Press”, 8 prill
2006.
- Sophia Moskalenko & Clark McCauley “The Psychology of Lone-Wolf Terrorism”, në
“Counselling Psychology Quarterly, Vëll. 24, Nr. 2, Qershor 2011, ff. 115-26.
- Stephen Blank, “Rethinking Assymetrical Threats”, Raport i publikuar nga Strategic
Studies Institute, US Army War College, Shtator 2003.
- Stephen Dale, “Religious Suicide in Islamic Asia: Anticolonial Terrorism in India,
Indonesia, and the Philippines”, në “Journal of Conflict Resolution”, Vëll. 32, Nr. 1,
1998, ff. 37–59.
- Stephen Larrabee, “Turkey’s New Geopolitics”, në “Survival: Global Politics and
Strategy”, Vëll. 52, Nr. 2, Prill-Maj, 2000, ff. 157-60.
- Stephen Nathanson, “Terrorism and the Ethics of War”, UK: Cambridge University
Press, 2010.
- Thomas Friedman, “The Other Arab Spring”, në “New York Times”, (Op. Ed.), 7 Prill
2012.
- Thomas Hobbes, “Leviathan”, Tiranë: Botimet Dita 2000.
- Todd Sandler & Harvey Lapan, “The Calculus of Dissent: an Analysis of Terrorists’
Choice of Targets”, në “Synthese”, Vëll. 76, Nr. 2, Gusht 1988, ff. 245-261.
245
- Todd Sandler & Daniel Arce, “Terrorism and Game Theory”, në “Simulation &
Gaming”, Vëll. 34, Nr. 3, Shtator 2003.
- Todd Sandler & Daniel Arce, “Counter-terrorism: a Game-Theoretical Analysis”, në
Journal of Conflict Resolution, Vëll. 49, Nr. 2, 2005, ff. 183-200.
- Todd Sandler & Walter Enders, “The political Economy of Terrorism”, UK: Cambridge
University Press, 2006.
- Tom Heneghan, “Imams vow to preach values of Islam”, në “The Washington Post”, 10
Prill 2006.
- Walter Laqueur, “A History of Terrorism”, SHBA: Transaction Publishers, 2001.
- Water Laqueur, “The New Terrorism, Fanaticism and the Arms of Mass Destruction”,
UK: Oxford University Press, 2001.
- Walter Laqueur, “No End to War. Terrorism in the Twenty First Century, Nju Jork:
Continuum Press, 2005.
- Walter Reich (ed.) “Origins of Terrorism: Psychologies, Ideologies, Theologies, States
of Mind”, Woodrow Wilson Center Press & John Hopkins University Press, 1998.
- William James, “The Moral Equivalent of War and Other Essays (And Selections from
Some Problems of Philosophy)”, Nju Jork: Harper & Row, 1971.
- Yonah Alexander, “Palestinian Religious Terrorism: Hamas and Islamic Jihad”,
Ardsley, Nju Jork: Transnational, 2002.
- Yonnah Alexander, Seymor Finger (eds.), “Terrorism: Interdisciplinary Perspectives”,
Nju Jork: J. J. Press, 1977.
- Yvonne Haddad, “Sayyid Qutb: Ideologue of Islamic Revival”, UK: Oxford University
Press, 1983.
- Xavier Bougarel, “The Role of Balkan Muslims in Building a European Islam”, EPC
Issue Paper Nr. 43.
- Zbigniew Brzezinski, “The Geostrategic Triad”, Uashington: Center for Strategic and
International Studies Press, 2000.
- Ziad Munson, “Islamic Mobilization: Social Movement Theory and the Egyptian
Islamic Brotherhood”, në “The Sociological Quarterly”, Vëll. 42, Nr. 4, ff. 487-510.
- (Pa emër), “Report of the Task Force on Disorders and Terrorism”, National Advisory
Committee on Criminal Justice, Standards and Goals, Uashington, 1976.
246
- (Pa emër), “A Military Guide to Terrorism in the Twenty-First Century”, TRADOC
DCSINT, US Army Training and Doctrine Command, Handbook 1, 2005.
- (Pa emër), Akti Britanik mbi Terrorizmin”: http://www.legislation.gov.uk/ukpga/2000/11/notes/contents
(12/03/2012)
- (Pa emër), “The Stabilization and Association process for South East Europe”, Report
from the Commission, 2004
- (Pa emër), “NATO and the Fight Against Terrorism”, NATO Briefing, Mars 2005,
http://www.nato.int/docu/briefing/rtt-e.pdf (19/03/2009).
- (Pa emër), “Terrorism in the United States 2001”, FBI Publication, Nr. 0308,
Uashington: U.S. Department of Justice, 2002.
- (Pa emër), “Report of the Task Force on Disorders and Terrorism”, National Advisory
Committee on Criminal Justice, Standards and Goals, Uashington, 1976.
- (Pa emër), “Homeland Security Act-2002”, 23/01/2002.
http://www.dhs.gov/dhspublic/public/display?theme = 46&content = 410 (14/11/2012).
- (Pa emër), “Patterns of Global Terrorism”, Uashington: US Department of State,
Annual Publications: 2002-2012.
- (Pa emër), Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave i titulluar: “Terrorism in
Indonesia: Noordin’s Networks”, Bruksel: International Crisis Group, 2006.
- (Pa emër), Nën-Komisioni i NATO-s mbi Terrorizmin, “Terrorism”, Bruksel:
Sekretariati Ndërkombëtar i NATO-s, Janar 1989.
- (Pa emër), “9/11 Commission Report”, Uashington: Kongresi Amerikan, Komisioni
Hetimor i 11 Shtatorit, Korrik 2004.
- (Pa emër), “Democracy's hard spring”, në “The Economist”, 10 Mars 2011.
http://www.economist.com/node/18332630 (16/03/2012).
- (Pa emër), “Commission Staff Working Document, Bosnia and Herzegovina 2006,
Progress Report”, European Commission 2006, 649 Final, SEC (2006), 1384, Bruksel,
8/11/2006.
- (Pa emër), EU Council Secretariat Factsheet, “The European Union and the Fight
Against Terrorism”, Bruksel, 14 Maj 2007.
http://www.consilium.europa.eu/uedocs/cmsUpload/FactsheetfightagainstterrorismENrev
1.pdf (20/03/2013).