Download - DOREZANIA 5
KONTRATË DOREZANIE
PALET PJESEMARESE NE KONTRATE:
DOREZANESI: A B, i biri H dhe i L,lindur ne 16.06.1983 (madhor), lindur dhe banues ne TR , me zotesi te plote juridike per te vepruar, i identifikuar me pashaporten me nr. Z333334555.
PERFITUESI: K H, i biri i S dhe N,LINDUR NE 14.02.1982, (madhor) lindur dhe banues ne TR , me zotesi te plote juridike per te vepruar, i identifikuar me certifikaten me nr 1111.
OBJEKTI KONTRATES
Dorezanesi A B behet garant me pasurine e tij per permbushjen e detyrimit qe debitori kryesor ka ndaj kreditorit K H qe per efekt te kesaj kontrate merr cilesine e perfituesit.Detyrimi kryesor konsiston ne kthimin e nje shume parash prej 800500 lekesh (teteqindmijeepeseqind), qe debitori kryesor ka ndaj kreditorit K H, i cili e verteton me kontraten e huase lidhur me date 20.05.07.Palet e kesaj kontrate nuk kane vendosur afate per kthimin e huase. Keshtu qe, kthimi i huase do te behet me kerkesen e kreditorit ne çdo kohe.
Palet me marreveshje, me vullnetin e tyre te lire dhe ne perputhje me nenet 585 e vijues te Kodit Civil,
VENDOSEN:
Te lidhin kete kontrate me kushtet e meposhtme:
QellimiNeni 1
Qellimi i kesaj kontrate eshte garantimi nga ana e dorezanesit i permbushjes se detyrimit qe debitori kryesor ka ndaj perfituesit te kesaj kontrate.
Afati i dorezaniseNeni 2
Dorezania do t’i shtrije efektet e saj deri ne nje vit nga lidhja e kesaj kontrate, per shkak se detyrimi kryesor eshte pa afat.
Te drejtat dhe detyrimet e dorezanesit
Neni 3
1. Dorezanesi nuk mund te detyrohet te paguaje ne qofte se kreditori nuk i eshte drejtuar fillimisht debitorit kryesor.2. Dorezanesi ka te drejte te tregoje aftesine paguese te debitorit kryesor per t’ju nenshtruar ekzekutimit te detyrueshem.3. Dorezanesi ka te drejte te ngrej padine e regresit ndaj debitorit kryesor.4. Dorezanesi ka te drejte te beje te gjitha prapesimet qe mund t’i kunderdrejtoheshin nga debitori kryesor, dhe te kerkoje kompesimin e asaj qe kreditori i detyrohet debitorit kryesor.5. Dorezanesi pergjigjet per aq sa detyrohet debitori kryesor,duke perfshire edhe pagimin kamates,shperblimin e demit te shkaktuar nga vonesa e ekzekutimit dhe te shpenzimeve te tjera aksesore.6. Dorezanesi ka detyrimin te njoftoje debitorin kryesor per permbushjen e detyrimit.7. Dorezanesi ka detyrimin te therrase ne gjykim si person te trete debitorin kryesor nese ai paditet nga kreditori.
Te drejtat dhe detyrimet e perfituesitNeni4
Perfituesi ka te drejte te ngeje padi per permbushjen e detyrimit brenda nje viti nga lidhja e kesaj kontrate. Ne te kundert ajo nuk mund te ngrihet sepse parashkruhet.
Zgjidhja e kontratesNeni 5
Zgjidhja e kontrates do te behet :
a) Me marreveshje midis paleve b) Kur permbushet detyrimi kryesor.c) Ne te gjitha rastet e parshikuara nga Kodi Civil.
Zgjidhja e mosmarveshjeve Neni 6
Ne rast mosmarrveshje midis tyre palet do ti zgjidhin ato me mirekuptim , dhe vetem kur nje gje e tille eshte e pamundur do ti drejtohen Gjykates se Rrethit Gjyqesor TR.
Shpenzimet e kontratesNeni 7
Shpenzimet per lidhjen e kesaj kontrate do ti ngarkohen dorezanesit .
Dokumentet shoqerues
Neni 8
Bashkengjitur me kete kontrate do te jete dhe kontrata e huase qe verteton detyrimin kryesor per sigurimin e te cilit eshte lidhur kjo kontrate.
Hartimi i kontratesNeni 9
Kjo kontrate u hartua ne dy kopje me fuqi juridike te njejte.
Hyrja ne fuqiNeni 10
Kjo kontrate hyne ne fuqi menjehere me nenshkrimin e saj nga palet.
PALET KONTRAKTUESE
DOREZANESI PERFITUESI A B K H
EDJOLA MEMOGRUPI 12