Transcript
Page 1: E dashur familje, - Glencoe...E dashur familje, Në kapitullin 5, klasa do të fillojë të studiojë gjeometrinë tredimensionale duke u përqendruar te prizmat dhe cilindrat. Nxënësit

E dashur familje,Në kapitullin 5, klasa do të fillojë të studiojë gjeometrinë tredimensionale duke u përqendruar te prizmat dhe cilindrat. Nxënësit do të mësojnë se si të përdorin rrjetat dydimensionale për të paraqitur trupat e ngurtë tredimensionalë. Ata do të mësojnë gjithashtu marrëdhënien midis matjeve të masës dhe peshës.

Koncept kyç—RrjetatRrjeta është një figurë e sheshtë që mund të paloset për të formuar një objekt të mbyllur tredimensional. Ky lloj objekti quhet trup i ngurtë gjeometrik.

Rrjetat e përbëra nga katrorë dhe drejtkëndësha mund të përdoren për të paraqitur kuba dhe prizma. Rrjetat që përfshijnë rrathë mund të përdoren për të paraqitur cilindra .

Nxënësit do të përdorin rrjetat dhe modelet për të gjetur planin e sipërfaqes dhe vëllimin e trupave të ngurtë gjeometrikë. Së fundi, nxënësi do të eksplorojë peshën dhe masën.

Fjalori i kapitullit

masë vëllim

plan peshë

Aktivitete shtëpiake• Shikoni nga pikëvështrime të ndryshme objekte të zakonshme shtëpiake të tilla si kuti

shamije letre dhe kuti ushqimesh.

• Krijoni rrjeta me kuti ushqimesh duke hapur objekte të tilla si kuti boshe cerealesh dhe kosha kokoshkash të marra në kinema.

• Llogaritni masën dhe peshën e objekteve të tilla si lapsa, libra, pjata, karrige dhe tavolina. Diskutoni njësinë e duhur të matjes për secilin si për shembull miligramë, gramë, kilogramë, aunce ose paunde.

Top Related