Download - E Drejta Biznesore mi 1
PREZENTIMI 1 E DREJTA BIZNESOREDr.sc. Armand Krasniqi
SHQYTËRTIME HYRËSE
- E drejta biznesore është degë e veçantë juridike – shkencore dhe relativisht e re e cila që në gjrinin e saj përfshinë dhe trajton shumë probleme, qasje juridike siç janë:
o Fillet e së drejtës;o E drejta ndërkombëtare private; o Njohuritë themelore mbi të drejtën civile dhe sendore;o Të drejtën e detyrimeve;o Të drejtën ekonomike; si dhe o Të drejtën e punës;
- Ajo u krijua në bazë të nevojave shoqërore – biznesore që në mënyrë sistematike e në harmoni me nevojat, të cilat e drejta shkencore dhe logjike, parashtrohen për rregullimin e:
o hapësirave të caktuara të jetës shoqërore, o përpunimit të tërësive të marrëdhënieve juridike, të cilat krijohen në
përkufizimet juridike – publike të lirive tregtare në kushtet e ekonomisë bashkëkohore dhe intervencionistë.
- E drejta Biznesore ka si lëndë të saj të drejtpërdrejt të studimit, përmbledhje e përkufizimeve institucionale të tregut modern;
- E drejta Biznesore është e vetmja degë juridike e cila kriterin e efikasitetit Biznesor e vënë në lidhje të drejtpërdrejt me kriterin e ligjshmërisë.
- Studimi i lëndës e E drejta biznesore kërkonë qasje multidisiplinare juridike në mënyrë që të trajtohen shkencorishtë edhe problematikat e karakterit ekonomik / biznesor;
- Lënda e Drejta biznesore, duke u bazuar në metodologji shkencore – teorike studimi shtjellon një numër relativisht të madh institucionesh juridike të cilat sipas planprogramit të këtij Universiteti – fakulteti janë paraparë që të mësohen me studentë;
- Për shkak të natyrës heterogjene që ka lëndë arsyetohet edhe vëllimi i madh i teksti dhe informacioneve që Ju dedikohen studentëve;
- Duhet pasur të qartë se procesi i tranzicionit ekonomik do të ndikojë edhe në këtë disiplinë shkencore;
1
PREZNETIM MBI NJOHURITË THEMELORE MBI TË DREJTËN DHE SHTETIN
NORMAT SHOQËRORE DHE LLOJET E NORMAVE SHOQËRORE
- Shoqëria njerëzore krijohet nga njerëzit dhe në kuadër të kësaj shoqërie nuk veprojnë vetëm ligjet natyrore;
- Shoqëria njerëzore është turmë e organizuar e njerëve e jo vetëm një turmë mekanike;
- Si e këtillë ajo paraqet kategori sociologjike e që është objekti i studimit të sociologjisë dhe filozofisë së të drejtës;
- Në shoqëri nuk veprojnë vetëm normat e caktuara natyrore;- Shoqëria njerëzore e vetëdijshme fillon të krijojë norma të caktuara të
sjelljes;- Çdo shoqëri njerëzore ka sjelljet e veta të vetëdijshme dhe racionale;- Kjo shpreh shkallën e lartë të kulturës shoqërore;- Shoqëria njerëzore e kuptojë nevojën për lindjen dhe zbatimin e normave
juridike;- Me anë të tyre u kuptua se realizohet rregullsia e jetës shoqërore;- Kjo lindi si rrjedhojë e faktit se njeriu në shoqëri nuk ka të drejtë të sillet si
të dëshiron ai në baza individuale;
Çfarë nënkuptohet me fjalën normë
Normë – fjalë latine do të thotë rregull
Karakterizohet me dy kuptime themelore:
1. është rregull mbi sjelljen e njerëzve; dhe 2. është rregull – kërkesë që njerëzit kanë detyrim të sjellën sipas të saja
“Nor. shoq. janë rregulla të sjelljes në një shoqëri të caktuar që kanë për qëllim rregullimin e jetën shoqërore në bazë të qëllimi të caktuar”
- Prezumimi kryesor i normës është se njerëzit në shoqëri duhet të sillen si qenie të vetëdijshme;
- Në esencë normat shoqërore përveç funskionit rregullatin ato e kufizojnë sjelljen e individit të shoqërinë e caktuar – e cila i drejtohet vetëdijës së njeriut;
2
- Andaj njeriu nuk e vendos normën sipas dëshirës dhe tekeve të veta por atë e sjellë për shkak të përshtatjes së vetdijshme me realitetin e kurrësesi si vullnet arbitrar;
- Në shoqëri ekzistojnë norma (rregulla) të llojllojshme që bazuar në karakterin e tyre janë heterogjene;
- Vlen të ceket se ndkim të madh në vëllimin dhe numrin e tyre ka shkalla e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik;
- Në shoqëri të zhvilluara jeta shoqërore është e rregulluar me norma;
Funksionet tjera të normës:
- Normat shoqërore kufizojnë sjelljet e individëve në një shoqëri të caktuar- Normat shoqërore krijohen nga e tërë shoqëria por edhe nga ndonjë subjekti
i caktuar;- Normat janë të drejtuara nga vetëdija e individit;- Sipas krijimit të tyre normat ndahen:
në ato të cilat i krijon e tërë shoqëria; ose nga ndonjë organizatë shtetërore
- Sipas mënyrës së krijimit të tyre ato ndahen në:a) norma shoqërore;b) normat të cilat krijohen spontanisht (doket) dhe c) Normat të cilat krijohen më qëllim të caktuar (nga e drejta)
Për aplikimin e secilës normë ekzistojnë sanksione të caktuara në sat të mos zbatimit të tyre:
P.sh. për moszbatimin e normës juridike janë sanksionet të cilat i parasheh ligji;
Nëse sanksionet janë të natyrës shtetërore – kemi të bëjmë me norma juridike;
Normat me të shpeshta dhe më të rëndësishme janë normat juridike në relacion me normat të tjera ekzistuese;
Përveç normave juridike në jetën shoqërore kemi edhe normat zakonore – doket dhe normat e moralit;
Për mos zbatimin e këtyre normave ekzistojnë sakksione morale etj;
NORMAT SHOQËRORE
a) Normat zakonore;b) Normat e moralit; dhe c) Normat juridike
3
NORMAT ZAKONORE – Doket
Normat zakonore – doket u takojnë grupit të normave shoqërore. Normat zakonore historikisht janë normat me të vjetra të cilat është
konstatuar se kanë lindur që në komunitetin primitiv; Ne veçanti dallojnë normat zakonore të cilat kanë qenë në aplikim në
shtetin skllavopronar romak; Veçori e caktuar konsiderohet edhe fakti se këto norma janë të lidhura për
shumë ngusht për shoqërinë dhe jeta e tyre zgjatat nëse nuk vijnë në kundërshtim me botkuptimet e shoqërisë;
Në shoqërin ma shtet (komunitetin primitiv) burim kryesor i rregullimit të shoqërisë ishin doket të cilat me lindjne e shtetit u transformuna në norma të fuqishme juridike të cilat e lindën të drejtën zakonore;
Normat zakonore janë rregulla të sjelljes në shoqëri që krijohen nga përsëritja e shpeshtë dhe e gjatë e tyre;
Arsyetimi i respektimit dhe zbatimit të tyre del nga vet aplikueshmeria dhe zbatueshmeria e tyre në kohë të gjatë;
Pikërisht për shkak të zbatimit dhe jetës së gjatë ato u adaptohen rrethanave shoqërore se edhe bëhen pjesë përëbërëse e sjelljeve të njerëzve gjatë gjithë jetës;
Obligimi i sjelljes sipas normave zakonore në bazë të vlerësimit shoqëror; Racionaliteti zbatimit të normave zakonore është i varur nga vlerësimi
shoqëror; Ndryshimi në mes të normave zakonore dhe atyre të moralit është në faktin
se normat e zakonore janë të qëndrueshme dhe aplikohen një kohë të gjatë në shoqëri ndërkaq normat e moralit janë më pak stabile – ndryshojnë shpejtë;
Normat zakonore dhe ato të moralit kanë ngjashmëri për faktin se ato i krijon shoqëria njerëzore dhe për moszbatimin e tyre nuk kërcënon dhuna e aparatit shtetëror;
Zbatimi i normave juridike është i rregulluar që nëse ato nuk zbatohen sanksionet nga dhuna e aparatit shtetëror
Ekzistimi i sanksioneve për zbatimin e normave zakonore Normat zakonore historike janë rregulla të vjetra të cilat kanë ekzistuar në
shoqëritë e para primitive, skllavopronare, etj; Në shoqëri pa shtet po ashtu jeta shoqërore është rregulluar nëpërmjet të
këtyre normave;
Normat zakonore dhe shoqëria pa shtet Normat zakonore dhe ndikimi në zhvillimin e tregtisë
4
Zhvillimi i tregtisë duke i lehtësuar marrëdhëniet tregtare; Ndikuan në nxjerrjne e konventave dhe marrëveshjeve
ndërkombëtare mbi fushën e tregtisë; Ndikuan në normativave juridike dhe zhvillimit të së drejtës
ekonomike ndërkombëtare; Zhvillimi pozitiv i “dokeve afariste”; Thyerja e barrierave tregtare; Ligjet uniforme për lidhjen e kontratave.
- Mund të përfundohet me saktësi se normat zakonore janë të rëndësishme për shoqërinë;
- Ndërkaq, normat zakonore biznesore (afariste, ekonomike, etj), si në planin naciona dhe atë ndërkombëtar, janë shumë të rëndësishme për faktin sepse e rregullojnë sferën e tregtisë dhe qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve;
NORMAT E MORALIT
- Normat e moralit po ashtu janë lloj i normave shoqërore të cilat në vete përmbajnë rregullin e sjelljës i cili varet nga botkuptimet morale të një shoqërie të caktuar;
- Normat e moralit dallojnë nga normat tjera shoqërore për faktin se ato urdhërojnë që të bëhet ao për të cilën shoqëria e konsideron si të mirë ose e ndalon atë si të keqe;
- Zbatimi dhe kuptimi i tyre varet nga botëkuptimet morale;- Sanksionet janë të natyrës morale;- Sjelljet e moralshme në shoqëri;- Ndodhë që në shoqëri të ketë botëkuptime të ndryshme lidhur me normat e
caktuara morale;- Normat morale burojnë nga kushtet objektive të një shoqërie të caktuar;- Aplikimi i normave të moralit nuk është i garantuar nga sanksionet
shtetërore;- Normat morale nuk janë statike ato ndryshojnë me zhvillimin e shoqërisë;- Normat morale dhe ndikimi i tyre në ekonomi;- Tendenca e shtetit që t’i moralizojë normat e veta juridike;- Historiku i kësaj çështjeje ;- Nevoja e bashkëjetesës së normave morale dhe të atyre juridike;- Vetëdija e njeriut, normat morale dhe normat juridike;- Botëkuptimet dhe normat morale;- Tendenca e shtetit që të forcohet me anë të mjeteve të dhunshme- Rritja e vetëdijes;
5
LINDJA E SË DREJTËS
- Në litraturë ekzistojnë mendime të ndryshme e që përsëritën ne vazhdimësi se cila është koha kur lindi e drejta dhe shteti si dukuri shoqërore dhe historike pasi që dihet fare mirë se një kohë të gjatë nuk ka pasur as shtet e as të drejtë?
- Mund të konkludojmë se e drejta dhe shteti janë historike që u linden dhe u krijuan në një kohë të caktuar të zhvillimit shoqëror – ekonomik të shoqërisë njerëzore;
- Pra edhe e drejta e edhe shteti janë kategri historike të cilat u krijuan në një kohë dhe në hapsirë të caktuar në bazë të një zhvillimi të caktuar shoqëror – ekonomik;
- E drejta dhe shteti janë dukuri të kufizuara si në hapësirë ashtu edhe kohë;- Në komunitetin primitiv nuk ka pasur të drejtë për shkak të
pazhvillueshmërisë së fuqive prodhuese;- Ekzistenca e njeriut në atë kohë ka qenë kryesisht e varur nga shoqëria;- E drejta lindi aty ka fundi i ekzistencës së komunitetit primitiv;- Lindja e të drejtës u kushtëzua edhe klasa sunduese ta dominonte shoqërinë
dhe ta ruante primatin – rolin në atë shoqëri; - Epokat historike (primitive, skllavopronaria, feudalizmi, kapitalizmi,
socializmi)- Karakteristike prona private dhe prona mbi mjetet e prodhimit;- Diktati për rregulla të reja në shoqëri nëpër etapa të caktuara;
ZHVILLIMI I SË DREJTËS
- E drejta është dukuri historike e lidhur ngushtë më shoqërinë njerëzore;- Studimi i së drejtës është i varur nga studimi i marrëdhënieve shoqërore dhe
faktorëve shoqëror që kanë pasur ndikim në lindjen e të drejtës;- Zhvillimi i së drejtës dhe shkencës mbi të drejtën është shumë i vonshëm
në relacion me vet të drejtën si kategori historike;- Secila përudh e zhvillimit historik mbanë vulën e karakteristikave të se
drejtës;
- Në shkencën juridike zhvillimi i së drejtës ndahet dhe studiohet në: Në të drejtën e sistemit skllavopronar; Në të drejtën e sistemi feudal; Në të drejtën e sistemit kapitalist; dhe Në të drejtën e sistemit socialist.
6
- Baza për mënyrën e një ndarje të këtillë ka qenë:
1. dallimet mbi mënyrat e prodhimit;2. pronësia mbi mjetet e prodhimit;
- Pikërisht nga struktura e organizimit ekonomik është paraqitur edhe sistemi i caktuar juridik;
- KARAKTERISTIKAT E PËRBASHKËTA TË SISTEMIT SKLLAVOPRONAR, FEUDAL DHE KAPITALIST
Janë sisteme eksploatuese; Pakica disponon me mjetet e prodhimit; Kanë si bazë pronën private që u ka siguruar privilegje absolute;
- KARAKTERISTIKAT E SISTEMIT SOCIALIST Teoretikisht e kundërta e karakteristikave të sipërshënuara; Është konsideruar si ide më përparimtare dhe racionale; Kjo ide është bazuar në parimin që “ çdo kush të punojë sa të ketë
mundësi dhe aftësi dhe të fitojë mira materiale aq sa ka nevojë” Si ide e proklamuar u vlerësua e shkëlqyeshme por në realitet a doli e
këtillë? E drejta si dukuri shoqërore gjatë periudhave të ndryshme pësoi
ndryshim, zhvillim, transformim në bazë të shkallës së caktuar të civilizimit;
Rikonfoirmohet qëndrimi se e drejta nuk është kategori statike, përkundrazi është kategori shumë dinamike;
Ndryshimet ekonomike dhe ndikimi i tyre në të drejtën
Format e ndryshimeve cilësore të së drejtës potencohet të jenë:
1. Revolucionit; (Ekonomik dhe poilitik)2. Reformave; (Ekonomike dhe politike)3. Grushtetit; (Marrja e shpejtë dhe e befasishme e pushtetit)4. Puçit; (Marrje e befasishme pushtetit nga anëtarët udhëheqësit më të afërt
të qeverisë ushtrisë)
7
TRAJTAT HISTORIKE TË SISTEMEVE TË SË DREJTËS
- Çdo epokë e zhvillimit historik ka bazën e saj të zhvillimit material që karakterizohet me elemente konkrete
1. E DREJTA SKLLAVOPRONARE
- Ka lindur me shkatërrimin e komunitetit primitiv;- Është lloji më i parë dhe më i vjetër i së drejtës klasore eksploatuese;- Duke e zbatuar këtë të drejtë në jetë skllavopronari e ligjëson gjendjen
ekzistuese juridike ne raport me skllavet;- Skllavopronarët legjitimohen si sundues;- Karakterizohet me sundim jo human dhe pabarazi;- Skllavopronarët gëzonin të drejta politike, ekonomike, pronësore, etj;- Robërit nuk e gëzonin statusin e subjektit por trajtoheshin si objekt;- Shkallë të ulët të zhvillimit ekonomik – prodhues;
1.1. Ndikimet e të drejtës skllavopronare:
- Ndikim i të drejtës romake;- Ndikimi në zhvillimin e të drejtës në përgjithësi;- Disa parime që nga atëherë janë të pranueshme edhe në të drejtën
bashkëkohore.
2. E DREJTA FEUDALE
- Karakterizohet me një fazë më të lartë të zhvillimit shoqëror;- Mjete të prodhimit më të avancuara;- Niveli i ulët i prodhimit akoma ishte evident;- Fillon zhvillimi i fuqive prodhuese;- Filluan të nxjerrën norma juridike por pushteti shtetëror ishte i dobët;- Çdo feudal qeveriste ne feudin – njësinë e vet;- Ekzistonin norma të shumta dhe të ndara në feude;- Mjeti themelor i prodhimit – toka;- Bujkrobërit ishin burimi kryesor i fuqisë prodhuese;- Bujkrobi ishte në tërësi nën kontroll dhe administrim total të feudalit;- Çdo lëvizje e bujkrobërve nga toka ënjtë bërë me leje paraprake të feudalit;
2.1.Format e eksploatimit janë kryer në tri forma, dhe atë në bazë të:
8
RENTËS SË PUNËS;- detyrimi i bujkrobit që disa ditë të punojë pa pagesë për feudalin;
RENTËS NATYRORE:- detyrimin e dhënies së sasisë së mallrave nga sasia e prodhimeve në natyrë;
RENTËS NË TË HOLLA- detyrimit të dhënies së një sasie të caktuar në të holla.
- Ushtrimi i pushtetit shtetërore nga Mbreti;- Shtresimi i popullsisë (klasave, aristokratëve, klerëve, etj);- Mbajtja e pushteti legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv në duar të mbretit- Lindja e qyteteve dhe lulëzimi i tregtisë;- Lindja e shtresave qytetare, zejtare, tregtare, etj;
3. E DREJTA BORGJEZE
- E ndërtuar në baza të parimeve të pushtetit ekonomik;- Ndërprerja e dallimeve ndërmjet qytetarëve (në aspektin formal – juridik)- Barazia politike;- Progresi i të drejtës kapitaliste;- Nuk ekzistojnë privilegjet klanore;- Barazia formale qytetare dhe ekonomike;- Realisht nuk ka barazi ekonomike;- Akoma është prezentë varësia e punëtorëve;- Liria e kontraktimit;- Mbivlera e krijuar i takon kapitalistit;
Kjo fazë e zhvillimit ka tri nën faza kryesore:
1. Faza e kapitalizmit liberal, e cila karakterizohet me:
o Konkurrencë të lirë;o Tregti të lirë;o Lëvizje plotësisht të lirë;o Mungesë te të gjitha llojeve të monopoleve ekonomike dhe juridike;o Mos përzierje të shtetit në jetën ekonomike;o Respektimin e autonomisë së vullnetit;o Dominim të pronës private;
2.Faza e kapitalizmit monopolistik, karakterizohet me:
9
o Me zhvillim të madh të forcave prodhuese;o Akumulim dhe centralizim të kapitalit;o Ndarje të tregut;o Diktim të kushteve ekonomike;o Paraqitje të çrregullimeve ekonomikeo Intervencionizmi shtetëror
3. Faze e kapitalizmit imperialist, karakterizohet me:
o Zhvillim maksimal të forcave prodhuese;o Ngushtim të tregjeve nacionale;o Kapital të madh dhe teknologji të avancuar;o Kompanitë multinacionale;o Politikat fiskale dhe roli i shtetit;o Globalizmi;o Sisteme juridike bashkëkohore;o Rolin e shtetit lidhur me arritjen e balancave;
3. E DREJTA SOCIALISTE
o Janë konstatuar shpërputhje të mëdha në mes idealit të së drejtës socialiste dhe ralitetit ne veçani në vitet e 80 – ta të shekullit të kaluar;
o E drejta socialiste është konsideruar se do të paraqiste një formë të re dhe të avancuar të së drejtës e cila është konsideruar si JOEKSPLOATUESE’
o Është konsideruar se edhe e drejta socialiste, sikurse edhe vet sistemi socialit, do të zhdukej gradualisht;
o Parimi themelor i të drejtësa socialiste ishte parimi barazisë së plotë dhe jo vetëm në aspektin formal por edhe në përmbajtje!
o E drejta socialiste në realitet ishte e drejtë klasore e cila nuk e shprehte vullnetit ë klasës punëtore ështu siç ishte e konceptuar;
o Parim i rëndësishëm në të ciliën bazohej logjika e të drejtës socialiste ishte “PRONA SHOQËRORE MBI MJETET E PRODHIMIT”
o Të gjitha këto parashikime të sistemit soacialit dhe të drejtës socialiste deri me tani vlerësohen si:
Jo reale; Nuk janë mërrë parasysh mendimet edhe të shumë teoricienëve të
tjerë mbi socializmin dhe komunizmin” Procesi i zhvillimit të ekonomisë socialisate nuk është zhvilluar me
temo të shpejtë dhe adekuate sikurse edhe forcat prodhuerse; Në shoqërinë socialiste nuk u bënë harmonizimet e duhura të
interesave të grupeve shoqërore;
10
Sjellja armiqësore ndaj pronës private, moslejimi i pluralizmit të pronave, mospranimi i ekonimisë së tregut dhe konkurrencës së mirëfilltë në ndërmarrjeve prodhuese;
Etj;
RENDI JURIDIK
- Është pjesë e rendit shoqëror që rregullohet nga e drejta;- Secili shtet ka normat e veta të cilat janë të lidhura ngushtë ne mes veti;- Secili shtet e ka rendin e vet juridik;- Rendi shoqëror është grumbull i të gjitha marrëdhënieve njerëzore në mes
vete;- Andaj duhet mbajtur në mends se rendi shoqëror i përfshinë të gjitha
normat shoqërore por edhe sjelljet reale të njerëzve në bazë të tyre dhe lidhjeve që kanë me to;
- Rendi juridik,ekonomik, regjional, global, etj.- Rendi juridik rregullohet me grumbull normash juridike;- Ekziston edhe rendi ndërkombëtar që rregullohet me akte ndërkombëtare;
Çdo rend juridik përbëhet nga dy elemente kryesore:
1. ELEMENTI NORMATIVa) normat juridike si norma të sjelljes;b) nga aktet juridike; dhe c) veprimet psikike me të cilat krijohet norma juridike ose kushtet për
zbatimin e tyre;
2. ELEMENTI FAKTIK- që manifestohet në realitet nga veprimet njerëzore materiale
- Rendi juridik nuk është dukuri statike e cila është dhënë përgjithmonë;- Rendi juridik është dukuri dinamike që lëvizë dhe ndryshon varësisht me
marrëdhëniet shoqërore;- Në këtë situatë shumë shpesh këto marrëdhënie ndryshohen, tjetërsohen,
transformohen, shuhen, etj,.- Rendi juridik dallon nga sistemi juridik sepse është shumë dinamik;
NORMAT JURIDIKE
11
- Norma juridike është elementi më i rëndësishëm i së drejtës dhe i rendit juridik;
- Është lloj i normës shoqërore dhe rregull e sjelljes të njerëzve;- Zbatimin e saj e siguron dhe e garanton shteti;- Nëpërmjet normës juridike manifestohet fuqia e shtetit;- Shteti siguron aplikimin e tyre nën kërcënimin e sanksioneve;- Ekziston lidhje e pa ndarë në mes të normave juridike dhe vet shtetit;- Norma juridike është rregull të cilin e ka krijuar organi i caktuar i shtetit;- Norma juridike është e krijuar në atë mënyrë që ajo detyrimisht duhet të
zbatohet;
1. ELEMENTET E NORMËS JURIDIKE
- Fjalia është element sintaksor i normës juridike, paraqet tërësinë e shprehjes gjuhësore të kuptimit dhe të mendimit;
- Duhet kosntatusr se nëpërmjet të fjalisë së shkruar sqarohet përmbajtja e normës juridike dhe vullneti i shtetit;
- E drejta shprehet nëpërmjet të normave juridike;- Norma juridike asesi nuk bënë të ngatërrohet (përzihet) me parafgrafin ose
nenin e ndonjë ligji ku aty mund të jën shumë norma juridike;- Grumbulli i të gjitha normave juridike në një shtet përbën SISTEMIN
JURIDIK;- Norma juridike është normë shoqërore por që dallon nga normat tjera
shoqërore për faktin se nëse ajo nuk respektohet pason sanksioni;- Normat juridike dallojnë në mes veti se a janë kushtëzuese apo jo
kushtëzuese;- Ato dallojën po ashtu në mes veti sepse janë të përgjithshme dhe të veçanta;- Mirëpo çdo normë juridike përbëhët prej tri elementeve thelbësore;
a) Hipotezës (supozimit)b) Dispozicionit; dhec) Sanksionit
- HIPOTEZA – supozimi është ajo pjesë e normës juridike e cila parasheh supozimet të cilat duhen të plotësohet ndonjë rregull e sjelljës në shoqëri;
Andaj nuk duhet kosnideruar se hipoteza – supozimi është normë juridike përkundrazi është vëtëm një përshkrim i fakteve të cilat janë kusht për zbatimin e dispozicionit të normës;
(P.sh. në shumicën e Kodeve Penale parashihet se “kush nuk e paguan tatimin dënohet me gjobë ose me burg)
12
- HIPOTEZA E DISPOZICIONIT; (urdhrin kushtetues, ndalues, autorizues):
është element i normës juridike e cila paraqitet të normat e përgjithshme;
Kjo nënkupton se mos mosrespektimi i dispozicionit është kusht i domosdoshëm për zbatimin e sansksionit;
(P.sh. çdo subjekt fizik ose juridik i cili është i angazhaur në ndonjë sferë të biznesit është i dëtyruar që të paguaj
tatimin në qarkullim ose në fitim)
- HIPOTEZA E SANSKIONIT Përcakton kushtet për aplikimin e sanksionit; Pra, mosrespektimi i dispozicionit të normës juridike është kusht i
domosdoshëm për aplikimin e sanksioneve:
(Askush nuk mund të jetë i dënuar për vepër penale e cila paraprakisht nuk është parashikuar me ligj)
1. Dispozicioni i normës është pjesë qenësore e normës me anë të së cilës bëhet formulimi juridik i interesit të shtetit;
- Brendia e saj paraqet kërkesë se si duhet të sillet njeriu (subjekti i caktuar)- Është urdhër i një vullneti i cili i është drejtuar vullnetit tjetër:
2. I rërë sistemi jurdik është i bazuar maksimalisht në respektimin e normës juridike dhe atë në radhë të parë atë se çfarë është e potencuar në dizpozicionin e normës;
3. Dispozicioni e përmban urdhërin: Kushtëzues – pasi që i urdhërohet subjektit që të sillet në bazë të
kërkesave të saj nëse dëshiron që t’i shmanget sanksionit; 4. Këmi tri lloje dispozicionesh:
a) Dispozicionin urdhërues:- Kërkohet që nga subjekti që në formë urdhëruese të sillet në një mënyrë të
caktuar: (p.sh. çdo kush është i detyrar që t’i përmbahet kushtetuës)
b) Dispozicionin ndalues:- I ndalohet subjektit kryerja e ndonjë veprimi të caktuar (p.sh. ndalohet
vrasja, vjedhjka mospagesa e tatimit)
c) Dispozicionin autorizues:
13
- Më të cilën autorizohet subjekti i të drejtës për ndërmarrjen e ndonjë veprimi të caktuar ( p.sh. çdo kush ka të drejtë në mbrojtje shendetësore, etj)
2. LLOJET E NORMAVE JURIDIKE
- Klasifikimi llojeve të normave juridike:
1. Sipsa llojit të dispozicionit;2. Sipas përmbajtjes;3. sipas rëndësisë së rregullave të sjelljës
- Gjithashtu edhe sipas normave;a) të përgjithshme dhe b) të veçantë
Sipas dispozicionit normat juridike ndahen në:
1. Norma juridike urdhëruese;2. Norma juridike ndaluese;3. Norma juridike autorizuese;
Sipas përmbajtjes normat juridike ndahen në:
1. Norma juridike abstrakte (në të gjitha rastet);2. Norma juridike konkrete (vetëm në rastet e specifikuara);
Sipas rëndësisë normat juridike ndahen në:
1. Norma juridike imperative (zbatohen pa e marrë parasysh dëshirën e individit) ;
2. Norma juridike alternative (në mesin e dy ose më shumë normave lihet mundësia e zgjedhjes);
3. Norma juridike dispozitave (ruajtjen e lirisë personale, )
Normat e përgjithshme dhe të veçanta:
14
- Normat e përgjithshme juridike i parashohin rregullat e përgjithshme të sjelljes dhe jo sipas rastit konkret;
- Normat e veçanta i parashohin rregullat e sjelljes sipas rastit konkret dhe veprimi i tyre mbaron në momentin pasi që të kryhet rasti konkret;
- Norma e përgjithshme i ka këto anë pozitive:
a) Siguron cilësinë e njëjtë ndaj të gjithë pjesëtarëve të vendit;b) Nëse ka karakter urdhërues vepron në unifikimin e sjelljeve të
te gjithë individëve me qëllim edukues;c) Nëse e ka karakterin ndalues po ashtu ka efekt të fuqishëm në
të gjitha sferat;
15