UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEGA E GJUHËS SHQIPE
PUNIM DIPLOME
TEMA: TË FOLMET E GRAVE NË RAJONIN E HASIT
(VËSHTRIM SOCIOLINGUISTIK)
MENTORI: STUDENTJA:
Prof. ass. dr. Fridrik Dulaj Besjana Sufaj
Gjakovë, 2017
2
PËRMBAJTJA
Abstrakti………………………………………………………………….………..3
0. Hyrje…………………………………………………………………….…..4
0.1 Qëllimi i studimit dhe metodologjia……………………………………………………....4
1. Studimi i gjuhës në kontekstin shoqëror……………………………….…5
1.0 Sociolinguistika ose studimi i ligjërimit si pjesë e sjelljes shoqërore……………………..5
1.1 Përkufizimi i sociolinguistikës…………………………………………………….5
2. Gjuha dhe gjinia (seksi)…………………………………………………………..…6
2.0 Analizë dhe shqyrtime sociolinguistike rreth shprehjes
“Punë grash e fjalë grash”………………………………………………………………...6
3. Seksizimi në sistemin gjuhësor………………………………………......11
4. Dallimet gjuhësore midis meshkujve dhe femrave……………………11
4.0 Tabela…..………………………………………………………………………….....12
5. Ligjërimi i grave si “network-u” kryesor i eufemizmave………..….....13
6. Përfundimi………………………………………………………………...15
Literatura…………..……………………………………………………..16
3
Abstrakti
Të folmet e grave paraqesin një problem studimi, për arsye se nuk ka pasur studime
serioze në këtë drejtim dhe për shkak se për t’i hyrë një studimi të tillë duhet kohë, durim,
angazhim dhe mbi të gjitha përgatitje profesionale. Pasi që nuk ka pasur studime serioze në këtë
drejtim vështirësit kanë qenë më të mëdha gjatë përgatitjes së kësaj teme, që ka ndikuar më
shumë gjatë punës praktike.
Të folmet e grave është një fushë e hapur që lë shumë për t’u studiuar në ditët në
vazhdim. Në këtë fushë studimi ka mjaft gjëra për të nxjerrë në pah, që vështruar në rrafshin
sociolinguistik krahasuar me të folmet e burrave ka shumë elemente që e karakterizojnë vetëm
të folmen e grave. Këto elemente si: eufemizmat, urimet, mallkimet, falënderimet dhe shumë
fjalë të tjera që janë tipike grarishte i kam shqyrtuar në këtë punim duke i vështruar sipas
ndryshorëve të moshës dhe gjinisë.
Fjalët kyҫe: gratë, gjinia, eufemizmat, urimet, mallkimet.
4
0. HYRJE
0.1 Qëllimi i studimit dhe metodologjia
Qëllimi i këtij studimi është të identifikojë dhe të analizojë dallimet gjuhësore mes
meshkujve dhe femrave në ligjërimin tonë. Për të kuptuar se si ndryshon gjuha në mes këtyre unë
kam marrë shembuj nga jeta e përditshme dhe nga incizimet duke shpalosur para juve dallimet
më të mëdha gjuhësore që ekzistojnë në mes dy gjinive.
Tema “Të folmet e grave në rajonin e Hasit”, vështruar në rrafshin sociolinguistik në
dallim gjinie dhe moshe është një temë shumë e gjerë, por edhe e patrajtuar gjerësisht deri më
tani. I pari që del me ide paraprake dhe që ka përdorur togfjalshin “të folët e grave” ishte
studiuesi Eqrem Ҫabej.
Pasi që tema është për rajonin e Hasit , rajon mjaft i gjerë, ku ka shumë elemente për t’u
studiuar dhe për t’u përfshirë në punim është e pamundshme t’i kapi të gjitha këto, pasi që kjo
kërkonë arritje profesionale dhe kohë për t’u përgatitur. Në mungesë të këtyre, unë si studente e
nivelit baҫelor në temën time të diplomës do të mundohem t’i vë në pah elementet më
karakterizuese të të folmeve të grave në rajonin e Hasit, etnografinë e të folurit të tyre në
krahasim me të folurit e burrave.
Eufemizmat, urimet, mallkimet, falënderimet, fjalë dhe shprehje të tjera grarishte janë
strumbullari rreth së cilës është trajtuar kjo temë. Duke u bazuar nga jeta e përditshme dhe nga
incizimet e bëra enkas për këtë temë na dalin shumë elemente që janë tipike jo vetëm për të
folmen e Hasit, por edhe për të folmen e grave në përgjithësi.
Për realizimin e këtij punimi janë përdorur metodat krahasuese dhe përshkruese. Metoda
krahasuese më ka ndihmuar për t’i bërë krahsimet në të folur mes meshkujve dhe femrave,
ndërsa metoda përshkruese për përshkrimin e të folurit të grave, karakteristikat dhe veҫoritë e saj.
Pyetjet kërkimore që ky punim kërkon t’i japë përgjigje janë:
- A flasin me të vërtet ndryshe femrat nga meshkujt?
- Cilat janë veҫoritë e ligjërimit femëror?
5
1. Studimi i gjuhës në kontekstin shoqëror
1.0 Sociolinguistika ose studimi i ligjërimit si pjesë e sjelljes shoqërore
Ҫdo shkencë ka një fushë të caktuar studimi së cilës i referohet. Ajo përmbahet edhe në
termin a emërtimin përkatës, si p.sh.: arkeologjia, historia, gjeografia, kimia. Edhe
sociolinguistika, ndonëse ka emërtim të përbërë nga dy rrënjë të ndryshme (socio “shoqëri” +
linguistikë “gjuhësi”) ka fushat e veta të studimit, të cilat, si kundër e parakupton edhe emërtimi i
saj, janë jo një, por disa. Kjo disiplinë, që mbahet disi në mes të dy kaheve studimore: të
gjuhësisë, që ka për objekt studimin e gjuhës e të sistemeve a nënsistemeve të saj, dhe të aspektit
shoqëror a, më saktë, të studimit dhe vlerësimit të faktorëve jashtë gjuhësor në jetën e gjuhës së
folur e të shkruar të ҫdo shoqërie të caktuar. Fusha e studimit të sociolinguistikës nuk është
struktura e shoqërisë, por gjuha e shoqërisë1.
1.1 Përkufizimi i sociolinguistikës
Në “Dizionario di Linguistika” (Fjalor i Gjuhësisë) jepet ky përkufizim:
“Sociolinguistika është degë e gjuhësis që merret me studimin e marrëdhënieve ndërmjet
shoqërisë dhe veprimtarisë gjuhësore: dallimet gjuhësore dhe dallimet e klasave, të statusit dhe të
përdorimit të varieteteve të ndryshme të pranishme në një shoqëri, të kuptuarit shoqëror të
gjuhës, përdorimin e sjelljeve (komportimeve) gjuhësore për qëllime të kontrollit shoqëror etj2.
1 Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f. 17 2 Shih: Giogio Raimondo Cardona, Dizionario di Linguistica, Armando Editore, 1989, f. 286-287
6
2. Gjuha dhe gjinia (seksi)
2.0 Analizë dhe shqyrtime sociolinguistike rreth shprehjes “Punë grash e fjalë grash”
Shoqëria njerëzore kudo e kurdoherë, përpos ndarjeve madhore në bashkësi shoqërore
shtetërore, kombëtare, krahinore, fisnore, fetare etj. ka pasur e do të ketë sa të jetë jeta edhe një
ndarje sipas sekseve: meshkuj e femra apo burra e gra3.
Kjo shihet edhe në ndarjen që bëhet: ai osht djalë, ti je qikë, ty s’përket me fol se ti je
grue e ai osht burrë.
Shembuj të një ndarje të tillë shohim edhe në zakonin e viteve paraprake, por që sot është
më i reduktuar, ku nusja që vjen në shtëpi te burri nuk guxon të flas me askënd tjetër përpara se
me fol me burrin. Kjo shpjegohet me arsyen që burri ka të drejtën e sundimit dhe të fjalës mbi
gruan, dhe që gruaja është e varur nga vendimet e burrit.
Në vija të trasha, një ndarje e parë mund të bëhet në fushën e leksikut e të frazeologjisë,
që ndjek e pasqyron, në të vërtetë, ndarjen e parë shoqërore të punës: burrat, duke qenë më të
fortë fizikisht, si rregull janë marrë më shumë me punët e mjeshtëritë që kërkojnë më tepër forcë
fizike, si bujqësia, nxjerrja dhe përpunimi i metaleve, ndërtimi i shtëpive dhe udhëve, ngarkim-
shkarkimi etj., ndërsa gratë, kudo e kurdoherë, janë marrë më shumë me punët e shtëpisë, me
gatimin e bukës e përgatitjen e gjellëve, me kujdesin për të vegjëlit dhe përgatitjen e
veshmbathjes për familjen etj. Mbi të gjitha atyre u ka takuar lindja, rritja dhe edukimi i fëmjëve.
Këto dallime janë në rradhë të parë të lidhura me mendësinë, traditat dhe ndarjen shoqërore të
punës në familje, po edhe me temperamentin e karakterin gjithsesi të ndryshëm të meshkujve e të
femrave. Në të gjitha krahinat shqiptare, në qytete dhe veҫanërisht nëpër katunde, ndarja
tradicionale e punës ka qenë njëherësh edhe njëfarë ndarjeje shoqërore e të folurit, e mënyrave të
shprehjes, e pasurisë më të madhe (përkatësisht më të vogël) të një sfere terminologjike ndaj një
tjetre edhe sipas seksit.
Janë disa procese pune kryesisht për gra dhe intimitete grarishte: veshjet, gatimi, rritja e
fëmijëve, krahishtimi i shtëpisë e larja e rrobave etj., si dhe ndjenjat, gjuha fëminore “ Baby talk”
etj. Ka, gjithashtu, edhe fjalë dhe shprehje që i thonë vetëm burrat4.
Gjatë incizimeve të bisedave të grave dhe burrave temat e bisedave të grave ishin
zakonisht për përgatitjen e ushqimit, për punët e shtëpisë, për fëmijët, biseda për fqinjët etj.,
ndërsa te burrat për punët bujqësore sidomos tash në kohën e kositjes dhe mbledhjes së barit si
ushqim për kafshët, pastaj për mbjelljen e perimeve, për kafshët shtëpiake etj. Në kohën tonë në
bisedat e burrave është bërë rutinë të komentojnë lajmet dhe ndodhitë që ndodhin si brenda dhe
3 Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, fq.364 4 Po aty, 364-365
7
jashtë vendit dhe sidomos bisedat për politikën dhe politikanët, dhe gjendjen e saj në vendin
tonë, që shpeshherë shpie ne debate të nxehta në mes tyre.
Ndërsa sa i përket fjalëve që femrat nuk guxojnë t’i përdorin janë: sharjet, fjalët vulgare
dhe fjalë e shprehje të tjera që vetëm meshkujt kanë të drejtë t’i përdorin.
Dallimi i njerëzve sipas seksit është një nga ndryshorët (variabilitetet) e rëndësishëm në
sociolinguistikë. Nga kërkimet e derisotme, qoftë edhe pse pse ende të pathelluara sa duhet, del,
megjithatë, se gratë flasin në mënyrë të ndryshme nga burrat. Dendur ato kanë edhe një
leksimatikë të tyren, e cila, sidomos për dukuri e pjesë intime të jetës femërore, po edhe në
përgjithësi në të folurit e përditshëm, dallohen nga meshkujt, qoftë edhe nga bashkëshorti apo
nga bijtë e rritur. Për këtë dukuri dhe përdorimin e togfjalshit “ të folët e grave”5 e kishte bërë
studiuesi ynë Eqrem Ҫabej6.
Gratë janë më të vetvetishme në reagimet e në shprehje, sidomos qajnë, psherëtijnë e
mallkojnë më shumë se burrat. Edhe burrat flasin, ka midis tyre edhe llafazanë të padurueshëm,
porse ata, gjithsesi, janë më të pakët dhe gjithmonë si përjashtim, ndërsa gratë shquhen më fort
për të folurit e tyre. Me sa është vënë re nga studimet e deri sotme, ndonëse ende të
pamjaftueshme, gratë mallkojnë më shumë se burrat, këndojnë këngë grarishte e përdorin më
shumë shprehje zbunuese e përkëdhelëse ndaj fëmijëve, janë më të “kufizuara” në përdorimin e
disa fjalëve, si p.sh. të emrave të organeve gjenitale, të fjalëve që lidhen me seksin etj. dhe i
mënjanojnë ato me anë të perifrazimeve apo eufemizmave7.
Që gratë janë të prira të mallkojnë më shumë se burrat shihet edhe nga këta shembuj të
mallkimeve të grave: Ty zana t’raftë! Shitoft zana! Ymër mos paҫsh! Deksh sonte!, Pleҫ sonte!
Shtriga e zezë! Ta marrtë zoti shpirtin! Murtaja t’raft! Vorrin ta marofsha!; pastaj të urimeve: U
rritsh! U bofsh plak! Paҫsh ymër t’gjatë! Shneta t’marrtë!; shprehje zbunuese e përkëdhelëse
ndaj fëmijëve: shyqyr që t’kam nana, lum bofsha për ty, hej e lumja qka m’ka falë allahu,
drita/dielli i shpisë (zakonisht për djemtë); këngë grarishte për fëmijët në djep: “nina nina djep
me lula ti u rritsh e hifsh nër burra” etj., që nuk janë të shprehura te burrat. Pra, thamë që
burrat karakterizohen me bisedat e tyre burrërore dhe me sharje e jo me mallkime si gratë dhe
nëse ka raste që një burrë mallkon atij i jepet cilësia “ai folë si gratë”.
Në fjalorin apo në leksematikën e përdorur nga gratë, shfaqen sektorë terminologjikë të
panjohur ose të rrallë në përdorim nga burrat, si p.sh. fjalë dhe mënyra të thëni të lidhura me
shtëpinë dhe orenditë e saj, veҫanërisht me pastrimin e larjen e rrobave, më shërbimin ndaj
foshnjave, ushqimin e rritjen e fëmijëve, të kuzhinës e të gatimit etj.; përgjithësisht ka një
sektorializim të tillë: gjithҫka përfshihet në togfjalëshin punë grash. Prandaj edhe ka dalë thënia
popullore mbarëshqiptare “punë grash e fjalë grash”. Pra, janë disa thënie e emërtime tipike
5 Shih: E. Ҫabej, Mbi disa eufemizma të shqipes, në Studime gjuhëso VI, Prishtinë 1978, f. 17-25. 6 Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f. 365 7 Po aty, f.366
8
grarishte, që burrat mbase edhe i dinë, porse bëjnë sikur nuk i dinë dhe, praktikisht, nuk i
përdorin8.
Përshembull burrat jo vetëm që nuk punojnë punëdore ,por edhe emërtimet e mjeteve të
tyre nuk i përdorin edhe nëse i kërkohet ta bëjnë edhe pse ata i dinë, sepse nuk janë këto punë
burrash por “punë grash e fjalë grash”.
Shumë kategorik ka qenë sektorializimi i ndarjes së punës sipas seksit sidomos në lidhje
me lindjen dhe rritjen e fëmijës në familjen shqiptare. Për burrat ka qenë “tabu” një varg
procesesh dhe emërtimesh të gjuhës së grave që kanë të bëjnë me lindjen, me shtatzaninë, me
procesin e të ushqyerit e të rritjes së fëmijëve të vegjël. Burrat as nuk i përkundin, as nuk u
këndojnë këngë djepi, madje edhe nuk i përkëdhelin fort fëmijët, sepse ruajnë “autoritetin” e
burrit, mbajnë pozicionin që u takonte sipas “zakonit” përkatës. Përkundrazi, gratë janë ato që
dinë një arsenal të tërë emërtimesh të proceseve dhe objekteve që lidhen me lindjen e me rritjen e
foshnjave, si dhe me përkëdhelinë e ushtrimin e tyre gjuhësor9.
Por sot gjithënjë e më tepër po shtohet numri i burrave që marrin pjesë bashkë me gruan në
rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Nëse më herët burrat nuk i kanë përkundur fëmijët e tyre në djep
kur u është kërkuar, ndërsa sot duke u bazuar te vëllau dhe kushërinjtë kujdesi për fëmijët nga
burrat është shtuar, kështu ata mund të vënë fëmijën në gjumë dhe ta ushqejnë. Edhe emërtimet
për këto punë dhe procese përdoren sot nga burrat, natyrisht jo te të gjithë, por më shumë te
gjeneratat e reja.
Sidoqoftë, na duket e nevojshme që të hetohet sidomos në këto drejtime kryesore:
Së pari, të mëtojmë një dokumentim e ftillim sa më të qartë të dallimeve në të folur midis
burrave dhe grave apo, thënë ndryshe: të folurit grarisht si një dallim nga të folurit e meshkujve.
Dendur, në treva të ndryshme, sidomos në veri, dëgjon se burrat përqeshin e qesëndisin ndonjë
mashkull që “flet si grua”, d.m.th. që “vërtakat” e zgjatet më shumë se u ka hije burrave, merret
me vogëlima dhe, sidomos, shtie në përdorim mënyra të foluri që janë tipike për gratë, si, p.sh.,
eufemizma, mallkime e frazeologjizma grarishte10.
Rast të tillë të të folurit grarisht të burrave kam hasur edhe unë gjatë punës sime për këtë
temë, ku një mashkull tash i moshës 30 vjeҫare, gjatë periudhave të mëhershme të jetës së tij ka
ndenjur më shumë me vajza dhe me gra, dhe ka marrë pjesë në bisedat e tyre. Gjatë kësaj kohe
ai ka marrë elemente të bisedave të grave, të cilat i posedon edhe sot, edhe pse tash nuk është
aktiv në bisedat e tyre. Elementet që i kanë mbetur nga ajo kohë janë: mallkimet, bisedat për
nusërinë, për ҫejzin ose pajën, për garderobën, për kozmetikën etj.
8 Po aty, f. 364-365 9 Po aty, f.368 10 Po aty, f.369
9
Cilësimet për këtë person nga burrat e tjerë janë zakonisht: “ai rrin me gra”, “fol
muhabete grash”, “si grue”etj.
Të rralla janë rastet kur një femër vepron dhe përdor leksematikën e burrave, por ja që
ka edhe të tilla. Në rastin konkret në lagjen time ku jetoj është një femër e moshës 40 vjeҫare,
tani e martuar, gjatë kohës së vajzërisë ajo është marrë me punë dhe mjete që iu takojnë t’i bëjnë
vetëm burrat. Ajo ka vozitur traktorin, me të cilin ka lëvruar tokën dhe ka kryer punë të tjera të
bujqësore, pastaj i ka ndihmuar familjes në prerjen e drunjëve dhe mbartjen e tyre në shtëpi.
Të tjerët thonë se edhe gjatë përleshjeve që ka pasur kjo familje, ajo “ka rrahur gjoks”
dhe ka dalë e para me pushkë në dorë.
Ndërsa sa i përket leksematikës së burrave ajo i ka njohur dhe i ka përdorur fjalët që
lidheshin me punët bujqësore dhe blegtorale, por jo edhe sharjet dhe fjalët vulgare.
Cilësimet për të kanë qenë “Haxhia nuk i ka katër djem, po pesë” (Haxhiu është babai i
vajzës), “djali i pestë” etj.
Së dyti, të hetohet dhe të nxirret në pah se ҫfarë ndikimi ka mosha në të folurit e grave,
duke sjellë shembuj e prurje nga trevat e ndryshme, që tregojnë se sa më shumë kalojnë vitet, aq
më tepër vijnë e zbehen “tabutë” dhe shprehjet e ndaluara për gratë. Edhe frazeologjizmat tipike
për gjuhën e grave, në moshat më të reja, vemë re se po vijnë duke u pakësuar11.
Edhe mosha është një ndër ndryshorët sociolinguistik që luan rol të rëndësishëm në
dallimet gjuhësore, në këtë rast te femrat. Nëse gjenerata e gjyshes sime ka qenë shumë më e
prirur në përdorimin e eufemizmave, mallkimeve, urimeve, falënderimeve etj.,sot gjenaratat e
reja i përdorin shumë më pak dhe me trajta të tjera p.sh. mallkimet: t’raft pika, t’raft damlla,
zana t’shitoft që kanë qenë përdorime të shpeshta në gjeneratën e gjyshes, sot te mosha e mesme
janë më sporadike ndërsa te mosha e re nuk dëgjohen gati fare. Ndërsa sa i përketë falënderimit
“bofsh herë” dhe “herë paҫ” që është edhe sot i përdorshëm po vjen dita-ditës duke u
zëvendësuar më “faleminderit” dhe “me nderë qofsh” te gjenaratat e reja.
Së treti, duhet hetuar dhe krahasuar sa më gjerë shkallëzimi i të folurit të grave sipas
shtresëzimeve të ndryshme pasurore e klasore, sipas arsimit e profesioneve, sipas mjediseve të
ndryshme shoqërore etj. Si rregull, sa më të pashkolluara e të mënjanuara nga jeta shoqërore të
jenë femrat, aq më të lidhura me “tabutë” dhe me zakonet e vjetra” të të folurit do të jenë ato. Ka
edhe profesione që lejojnë e parakuptojnë një “tolerancë” më të madhe në të folurit e grave, si
p.sh. gjinekologet, mamitë, përgjithësisht sektori i mjekësisë; pastaj disa nga profesionet “e
forta”, si p.sh. rojet a punëtoret e burgjeve, fshesaret etj12.
11 Po aty, f. 370 12 Po aty, f. 370
10
Së fundi, do të rishqyrtojmë diҫka më gjerë idenë se cilët janë më ruajtës (konservatorë)
në gjuhë gratë apo burrat?
Besohet se, në përgjithësi, gratë janë më konservatore sesa burrat, por kjo nuk është
dëshmuar shkencërisht. Përkundrazi, ka edhe prova nga studimet më të reja të sociolinguistikës
që tregojnë për të kundërtën, d.m.th. dëshmojnë se gratë (seksi femëror në përgjithësi) janë më të
prirura ndaj së resë e përtërirjes në gjuhë. Për këtë, ndër të tjera, mund të sjellim si shembull një
vlerësim të Labovit, i cili thotë se “gratë i përshtaten normës së gjuhës standard më mirë se
burrat”. Gjithashtu,- sipas tij- gratë amerikane të shtresës së mesme i tolerojnë më pak se burrat
format jostandarde dhe fjalët tabu13.
Ka të ngjarë që, dallimet e sjelljes gjuhësore që ndeshim ndërmjet grave dhe burrave të
jenë me zanafillë (origjinë) e natyrë krejtësisht mbistrukturore, d.m.th. të përvetësuar në vijim të
vendosjes së disa raporteve shoqërore që ndalojnë (ose, përkundrazi, nxitin) përdorimin e disa
fjalëve, me përjashtim të ndonjë dukurie me karakter thjesht fiziologjik, siҫ është p.sh. dallimi i
lartësisë së zërit, që nuk e ka vendin ta shqyrtojmë këtu.
Me shumë interes dhe me një mbështetje të gjerë empirike janë edhe vlerësimet e
Labovit, i cili, përveҫ sa përmendëm më lartë, në anketat e tij të vitit 1966, ka nxjerrë se ” gratë
janë më të ndjeshme se burrat ndaj formave gjuhësore të prestigjit” dhe se ato dëshmojnë
kështu një përthyeshmëri më të qartë ndaj ndryshimit të stiit14.
Po nga përvoja shqiptare ҫfarë mund të thuhet? Shumëkujt i bën përshtypje, p.sh. një
farë këngëzimi (kantilene) që vihet re në të folurit e femrave të qytetit të Shkodrës, porse deri
më sot, askush prej nesh nuk ia ka hyrë një studimi e analize se në se qëndron dhe, sidomos, se
a kemi aty një dallim gjuhësor midis meshkujve dhe femrave.
Gratë e qyteteve shqiptare të sotme, sidomos aty ku edhe bashkëveprimi ndërdialektor
është më i fuqishëm e shndërrimet demografike më të mëdha, thonë më shpesh rush, ara, buri
në vend të rrush, arra, burri. Ndërkaq, duhet theksuar edhe rrethanat sociolinguistike se, nga
ana e shtrirjes dialektore, zbehja e dallimit të /rr/ dhe /r/ vjen nga të folmet e toskërishtes,
sidomos nga të folmet e qyteteve. Gjithsesi, kjo është më tepër një hipotezë për t’u verifikuar dhe
nuk mund ta pohojmë si fryt të një kërkimi të thelluar e, aq më pak, të padyshimtë15.
13 Po aty, f.370 14 Po aty, f.371 15Po aty, f.372
11
3. Seksizimi në sistemin gjuhësor
A diskriminohen gratë nga gjuhët?
Më saktë, a janë diskriminuese për gratë mënyrat në të cilat gjuhët na japin mundësi t’u
referohemi meshkujve dhe femrave?
Disa shembuj janë më se të qartë, siҫ është rasti i dallimit në anglishte midis Mrs dhe
Mss (ose në shqip zonjë dhe zonjushë), që nuk gjen paralee me një ҫift emërtimesh për meshkujt
që të tregojnë nëse janë beqarë apo të martuar. Kjo gjë rrëfen (në mënyrë të padrejtë) që është më
e rëndësishmë për një grua sesa për një burrë të tregojë nëse është i martuar. Në anglisht kjo gjë
është mjaft e lehtë për t’u ndrequr, përmes futjes së një fjale të re, Ms., suksesi i së cilës është i
papritur, duke pasur parasysh sa e veҫantë është ajo si në shqiptim edhe në drejtshkrim16.
4. Dallimet gjuhësore midis meshkujve dhe femrave
Këtu do të shqyrtojmë një lloj tjetër dallimi midis meshkujve dhe femrave. A e përdorin
ata (dy sekset) gjuhën në mënyra të ndryshme? Më saktë, a kanë ata prioritete dhe qëllime të
ndryshme në bisedë? Më saktësisht, duket që ka disa “stile bashkëveprimi” të përgjithshme, që
priren të shoqërizohen në njërin seks ose në tjetrin, megjithëse, padyshim, mund të ketë
përjashtime në nivel individual.
Një dallim i tillë përfshin tipin e raportit të preferuar midis folësit dhe dëgjuesit. Burrat
thuhet se parapëlqejnë modelin “një më shumë”, ku një folës i vetëm ka pjesën tjetër të grupit si
dëgjues, ndërsa gratë priren ta ndajnë grupin e madh në grupe më të vogla bisede17.
Gjatë këtyre llojeve të bisedave është më se e dukshme se në bisedat e burrave një flet
dhe të tjerët dëgjojnë dhe natyrisht të moshuarit kanë më shumë përparësi në marrjen e fjalës,
ndërsa te gratë bëhet një përzirje mes bisedave te tyre, ku ndodh që dy persona të flasin në të
njëjtën kohë.
Një rrjedhim i këtij dallimi që me sa duket ka pasoja më të mëdha për perspektivën e
karrierës së grave dhe të burrave është që stili i burrave i përgatit ata më mirë për të folur në
publik – të bëjnë pyetje pas një leksioni, të flasin në takime, të paraqesin raporte verbale etj. –
ndërsa stili i grave është më “privat, i përshtatshëm për të vendosur raporte.
16 Richard A. Hudson, Sociolinguistika, Dituria, Tiranë, 2002, f. 116 17 Po aty, f.159
12
Një dallim tjetër në sjellje është që femrat priren të bëjnë më shumë përpjekje se burrat në
mbajtjen gjallë të një bisede, duke krijuar një feedback (marrje-dhënie) mbështetës (p.sh. yeah,
mhm ose në shqip qeshtu, ani etj.) dhe duke pyetur18.
Dihet që gratë cilësohen në përgjithësi më llafazane se gjinia e kundërt, kjo bënë që në
bisedat e tyre të mos ketë “vdekje” të bisedës, por vazhdimësi dhe gjallëri duke i ndihmuar në
këtë pjesë futja e fjalëve mbështetëse, si: ani, qeshtu (qeshtu valla ke puna) etj.
Burrat dhe gratë, me sa duket, ndryshojnë deri edhe për gjërat rreth të cilave flasin. Këtu
nuk është fjala për temat kryesore të diskutuara, siҫ është futbolli dhe familja, por për njerëzit e
diskutuar. Një mënyrë e lehtë për të matur këto dallime është të llogarisim përemrat e përdorur.
Në studimin e tij të hershëm (Hirchman 1994), thuhet se gratë përdorin përemrin we dhe you
shumë më tepër se burrat, që prireshin të preferonin I19.
4.0 Tabela
Tiparet dalluese mes meshkujve dhe femrave që ndikojnë në ndryshimet gjuhësore.
Femra Meshkuj
Aspak agresive Shumë agresivë
Shumë të ndjeshme Aspak të ndjeshëm
Nuk i fshehin emocionet I fshehin emocionet
Lehtësisht të ndikuara Aspak të ndikuar
Shumë të tensionuara Aspak të tensionuar
Shumë pasive Shumë aktiv
Shumë shtëpiake Shumë të shpërndarë
Shumë frikacake Shumë të hapur
18 Po aty, f. 160 19 Po aty, f. 160
13
Vriten emocionalisht Nuk vriten emocionalisht
Qajnë lehtë Nuk qajnë lehtë
Të kujdesshme për pamjen e jashtme Të pakujdesshëm për pamjen e jashtme
Nuk kanë fjalor vulgar Kanë fjalor vulgar
Shumë llafazane Aspak llafazan
Shumë të sjellshme Jo gjithmonë të sjellshëm20
Siҫ duket edhe nga të dhënat e tabelës, dallimet e paraqitura janë të përgjithshme dhe
na japin një panoramë të dallimeve pavarësisht moshës, seksit, besimit fetar, nivelit kulturor
ose gjendjes civile.
5. Ligjërimi i grave si “network-u” kryesor i eufemizmave
Eufemizmi, siҫ dihet, konsiston në këtë që një frymor, një send, një koncept, një figurë e
besimit popullor, një sëmundje etj. në disa rrethana evitohet të quhet me emrin që ka, dhe ky
emër zëvendësohet me një emër tjetër, i cili vjen e mbulon të parin. Një nga arsyet e një veprimi
të tillë është frika, po edhe të tjerë faktorë si turpi; frika se mos lëndojnë ndjenjat e të tjerëve ose
zakonet e mira të shoqërisë, e të tjera si këto janë shtysat që sjellin eufemizmat në një gjuhë21.
Në gjuhën shqipe, ashtu si kudo në botë, vemë re edhe një farë ndarjeje a sektorilizimi të
fjalëve, sidomos të atyre me vlerë terminologjike po edhe në raste të tjera në përputhje me
mjedise e mëtime të caktuara shprehëse. Kjo duket shumë qartë në tabutë dhe eufemizmat, të
cilat, në ҫdo gjuhë, nuk janë pronë e të gjithë bashkësisë së madhe shoqërore apo (thënë ndryshe)
nuk përdoren kudo njësoj nga anëtarët e së njëjtës bashkësi. Më të prirura për emërtime të tilla
janë gratë (femrat në përgjithësi), prandaj edhe studiuesi ynë Eqrem Ҫabej, që u mor i pari me
eufemizmat e shqipes, ka përmendur pikërisht “të folët e grave” si një pellg kryesor të tyre. Në
vijim të kësaj hullie të mësuesit tim të madh, dua të theksoj se gratë janë më të paravenduara për
të mënjanuara gjithҫka që mund të sjellë ndjenjën e turpit, lindje a krijim situatash të pamira për
20 E. Limaj, Diversiteti gjinor në ligjërimin mediatik, Punim për gradën “Doktor” në gjuhësi, Tiranë, 2016, f. 16 21 E. Ҫabej, Studime gjuhësore IV, Rilindja, Prishtinë, 1987, f. 17
14
të pranishmit në mjediset ku ka edhe gra edhe burra. P.sh., në vend të fjalës gomar, shumëkund,
gratë përdorin emërtimet eufemestike veshgjati, gazheli. Në vend të emrit të vërtetë të disa
sëmundjeve, gratë përdorin eufemizma, duke u nisur nga besimi se po të mos ia thonë emrin
mund të largohet edhe vetë sëmundja, prandaj thonë punëhera, puna e hënës, ajo e hënës, ajo e
tokës, shkuma, e shkelura etj. në vend të epilepsia. Edhe sot vijojnë të jenë të gjalla emërtimet
eufemistike me anë perifrazash a togfjalshash të qëndrueshëm për të menjanuar fjalët vdes e
vdekje, si: na la, mbylli sytë, ktheu sytë nga dielli, shkoi matjetë, i ka mbirë bari mbi krye, harroi
me marrë frymë etj. Në vend të fjalës i vdekuri (geg. i dekuni) përdorin mbiemra të tjerë
eufemistikë, si: i mjeri, i nxiri, i ziu, i shkreti, krahthati apo, në mos tjetër, turqizmën merhum-i22.
Natyrisht, shembuj të tillë të përdorimit të eufemizmave nga gratë kam hasur edhe gjatë
studimit tim. Gratë ishin më të prirura të mënjanuar fjalët vdes dhe vdekje, ku në vend të tyre
përdorin emërtime eufemistike, si: i mbylli sytë, na la, ia lidhëm gojën, shkoi në botën tjetër,
ndrroi jetë, ka kalue (në botën tjetër), shkoi në Kujza (emërtim për vendin e varrezave), te
hanger dhé etj. Sa i përketë emërtimeve të sëmundjeve kemi eufemizmin “fruthi i gzun” në vend
të emrit të sëmundjes, e cila ishte një sëmundje e rrezikshme dhe nga frika që të mos ndjellnin
sëmundjen nuk e përmendnin emrin e saj dhe eufemizmi “kolla e mirë”, gjithashtu edhe kjo ishte
një sëmundje e rrezikshme për kohën që emri i saj nuk vihej në gojë që të kalonte sa më shpejt
dhe urimi për këto sëmundje ishte “kaloft me t’mira”.
Kjo, natyrisht, ka qenë më e theksuar në të shkuarën, kur edhe pozita e roli i gruas në
jetën shoqërore ishte mjaft më e kufizuar dhe jo me atë përfillje e liri që ka në ditët tona.
Gjithashtu, më të theksuara kanë qenë tabutë dhe eufemizmat në trevat anësore, në katundet e
malësitë e largëta, ku edhe mendësitë e kufizimit e ndrydhjes së gruas sipas normave kanunore si
dhe bestytnitë e ndryshme kishin më shumë hapësirë sesa në qendrat e mëdha qytetare. Për t’u
përmendur është mënjanimi i emrit të bashkëshortit (apo të bashkëshortes) në prani të njerëzve të
tjerë, si në Veri ashtu edhe në Shqipëri të Mesme e më gjerë. Gratë thonë: ai, atij, ky, këtij: nuk
vi se nuk më len ky (nuk vij se nuk më lejon burri); në anët e Tiranës etj. gratë kur duan të
thërrasin të shoqin, në vend të emrit të tij shqiptojnë emrin e djalit23.
Nga kallëzimet që më janë bërë, raste të tilla në Has ka pasur shumë në të kaluarën ku
burri nuk e thërriste gruan në emër, por me fjalë të tjera, si: ej, oj grue, filanja, fisnikja etj. për
arsye burrërie, ndërsa gratë nga turpi dhe frika nuk i përmendnin emrat e burrave dhe në vend
të emrave përdornin: ai, niri (njeri), burri etj., që rast të tillë ka edhe sot, pra një grua sipas
situatave herë e thërret burrin në emër herë me fjalën “niri”, kjo do të thotë se rastet e tilla janë
në zhdukje e sipër. Zhdukja e këtyre rasteve vjen si pasojë e ngritjes së femrës në shoqëri dhe
barazimin e të drejtave të saj me meshkujt.
22 Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f.373 23 Po aty, f.373
15
6. Përfundimi
Nga kjo që shqyrtuam në temën “Të folmet e grave në rajonin e Hasit” mund të nxjerrim
një përfundim se e folmja e grave marrë në përgjithësi është më atraktive, më e pasur në
shprehje, më konservative se ajo e burrave. Por shikuar edhe në këndvështrimin sociolinguistik
sipas moshës këto dallime edhe këtu janë të shprehura dukshëm, pasi që dihet se nuk flet njëjtë
një grua e moshës 80 vjeҫare me atë të moshës 20 vjeҫare. Këto dallime në të folur janë si pasojë
e zhvillimit dhe industrializimit të vendit, kështu me mospërdorimin dhe zhdukjen e një mjeti të
punës ka humbur edhe emërtimi për të.
Dallimet gjuhësore mes burrave dhe grave kanë qenë gjithmonë të shprehura, kjo ndoshta
edhe nga vetë natyra e tyre, ku burrat janë më agresiv dhe të prirur për një fjalor me fjalë të rënda
e vulgare, ndërsa gratë me një natyrë më të qetë janë të prirura për përdorimin e urimeve,
shprehjeve eufemistike, por edhe mallkimeve. Dallime të tilla ka edhe sipas punës që bëjnë dhe
profesioneve që i takojnë, ku burrat me punët e tyre bujqësore, blegtorale ose të ndonjë
profesioni tjetër përdorin leksematikën e këtyre profesioneve, kurse gratë të lidhura më shumë
me punët e shtëpisë dhe me kujdesin për fëmijët përdorin një fjalor të pasur me fjalë e shprehje
përkatëse që janë tipike e ligjërimit grarisht.
Duke analizuar ligjërimin e grave nëpër vite mund të themi se gjuha e tyre ka ndryshuar
tej mase. Me ndryshimet politike, me shkollimin e gjinisë femërore dhe me kalimin e kohës ka
bërë që gratë të mos lidhen vetëm me punët e shtëpisë dhe me rritjen e fëmijëve, por të
përparojnë në profesionalizëm, që si pasojë ka sjellë edhe ndryshime në leksimatikën e tyre duke
përdorur fjalë e shprehje që ishin “tabu” për femrat.
Nga e gjithë kjo shihet se ka shumë për t’u studiuar sa i përketë të folmeve të grave në
përgjithësi duke e shikuar sipas ndryshorëve, si: gjinia, mosha, koha dhe hapësira, që presim të
shohim në vitet e ardhshme studime të tilla nga ana jonë.
16
Literatura e shfrytëzuar
• Ҫabej, E. (1987) Disa eufemizma të shqipes, Studime gjuhësore IV, Rilindja:
Prishtinë.
• Shkurtaj, Gj. (2009) Sociolinguistikë e shqipes: Nga dialektologjia te
etnografia e të folurit, Botimi i dytë, Morava: Tiranë.
• Shkurtaj, Gj. (2004) Etnografia e të folurit, SHBLU: Tiranë.
• Hudson, R. A. (2002) Sociolinguistika, Dituria: Tiranë.