1
Flas dhe Shkruaj Shqip
Provim Hyrës
Për Shkollën 9-vjeçare
Emri…………………………………………………………
Mbiemri…………………………………………………….
Klasa………………………………………………………….
Shkolla…………………………………………………………
Shqip
Shkruaj Flas
2
ΓΔΝΙΚΔΣ ΟΓΗΓΙΔΣ
Το ηεζη ασηό αποηελεί μία καηαηακηήρια δοκιμαζία για ηην αλβανική γλώζζα. Αποηελείηαι
από πένηε ενόηηηες: Dëgjoj dhe Kuptoj (ακρόαζη), Të Flasim (προθορική δοκιμαζία),
Lexoj dhe Kuptoj (καηανόηζη κειμένοσ), Shkruaj (γραπηή δοκιμαζία), Τë njohim
gjuhën tonë (καηανόηζη και τρήζη γλωζζικών δομών). Γιαβάζηε προζεκηικά ηις
οδηγίες κάθε ενόηηηας. Έτεηε ζσνολικά 90 λεπηά για να ολοκληρώζεηε ηο ηεζη.
Καλή επιηστία
Suksese
3
1. Dëgjoj dhe Kuptoj
Shkrimtarja Mimoza GJOKUTAJ, në tregimin "SI GJITHË TË TJERËT" flet për
dy vëllezër njëri prej të cilëve është fëmijë me aftësi të kufizuara. Do të dëgjosh dy
herë tekstin.
Pasi të dëgjosh me vëmendje tekstin, ke vetëm 10 minuta për të plotësuar tabelën.
Shëno Po përbri fjalive që mendon se janë të sakta dhe Jo përbri fjalive që mendon se
janë të pasakta.
0 Keli ka një vëlla i cili quhet Besi.
Po
1. Besi është një fëmijë normal si gjithë të tjerët.
2. Besi flet një gjuhë të veçantë që e kupton vetëm Keli.
3. Keli e qorton vazhdimisht të vëllanë për prapësirat që bën.
4. Keli është indiferent ndaj Besit, dhe s’ka kohë të merret me të.
5. Besi di të shkruajë shkronjat e mëdha dhe emrat e gjithë familjes.
6. Mësuesja shprehu dëshirën që Besi të vinte në klasën e tyre.
7. Fëmijët tallen me Besin.
8. Besi do të takohet me shokët e Kelit në shtëpi.
4
2. Të Flasim
Përshkruaj stinën që të pëlqen më shumë dhe pse. Thuaj dhe ti disa nga karakteristikat
e secilës stinë?
Α) Të flasim Stinët e vitit
ot ra për herë të parë borë. Pemët
filluan të zbardhen ashtu si gjithçka tjetër
përreth.Rrugët dhe parqet gumëzhinin nga zërat e
gëzuar të fëmijëve që filluan të luanin me topa
bore.
Thuaj për cilën stinë bëhet fjalë në këtë tekst?
Orën e fundit të mësimit klasa jonë vendosi të
bëjë një ekskursion në periferi të qytetit. Në
parqe bari kishte filluar të bleronte dhe ngjyrat e
shumta të luleve i jepnin një bukuri të rrallë.
Në cilën stinë zhvillohet ngjarja?
Mami sot ka ftuar disa shoqe të saj në shtëpi. Përveç
ëmbëlsirës së saj të preferuar ajo pregatiti edhe një
sallatë me fruta të stinës : shalqi, pjepër, pjeshkë,
qershi, luleshtrydhe ....
Në cilën stinë piqen këto fruta ?
Nesër do të shkoj në fshat. Rrushi është pjekur dhe
është gati për t’u vjelë. Pas vjeljes ne e çojmë në
punishten e fshtatit. Vera që prodhohet atje mban
emrin e familjes sonë. Në cilën stinë jemi? Cila nga
stinët e vitit të pëlqen më shumë dhe pse?
5
Β)
ëna e Valbonës paraqet në televizion rubrikën e përditshme " Moti sot
dhe nesër". Ja si e paraqet ajo motin:
- Dita e sotme ka qenë një ditë e ftohtë në të gjithë vendin, temperatura
maksimale nuk ka kaluar 4°/5°C. Ditën e dielë dhe ditën e hënë vendi ynë do
të karakterizohet nga rënie të ndjeshme të temperaturave dhe do të shoqërohet
me reshje dëbore në vendet malore, të cilat do të vazhdojnë deri nga mesi i
javës.
Cilës stinë i përket parashikimi?
Luani edhe ju rolin e nënës së Valbonës .
Paraqitni parashikimin e motit në stinë të ndryshme.
N
6
3. Lexoj dhe Kuptoj
Lexo me kujdes tekstin e mëposhtëm.
Ke vetëm 30 minuta për të lexuar tekstin dhe për të plotësuar tabelën në faqen tjetër.
Bora
Kthjelltësia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën.
Vjeshta e trishtueshme erdhi e iku. Tani po hyn dimri edhe qiellin e kanë mbuluar re
të qeta e të ftohta. Edhe sot, për të parën herë zuri të bjerë bora.
Prapa qelqeve të dritareve, po shikoj. Ngadalë, ngadalë, sikur ka frikë të dëgjohet,
bora, fluturon flokë-flokë e shtrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket se kërkon të ndreq e
të zbukurojë. Dy çupka të vockëla shikojnë, e në leshrat e arta të tyre, të lëshuara mbi
shpatullat, bora shkruan trëndafila të argjenda. Djemtë qeshin, hidhen, lozin e luftojnë
me topa. Zogjtë vërtiten rreth e rrotull praqeve: ciu, ciu, një thërrime bukë! Si në verë,
e gjithë bota është veshur në të bardha. Flokë-flokë, ngadalë, po bie bora.
Faik Konica
7
Lexo me kujdes tekstin e mësipërm dhe shëno Po përbri fjalive që mendon se janë të sakta
dhe Jo përbri fjalive që mendon se janë të pasakta në tabelën që vijon.
0 Vera iku bashkë me lulet, kthjelltësinë e qiellit dhe
ndriçimin e diellit.
Po
1. Vjeshtën autori e përshkruan si një stinë të trishtueshme.
2. Në hyrje të dimrit qielli është i mbuluar me re të qeta e të
ftohta.
3. Një vajzë vendos trëndafila të argjënda mbi flokët e një
vajze tjetër.
4. Djemtë ndeshin vështirësi për shkak të borës.
5. Zogjtë hidhen, luajnë e luftojnë me njëri tjetrin.
6. Bora është duke rënë në një qytet bregdetar.
7. Në pjesën e mësipërme nuk përmendet stina e pranverës.
8. Fjalia: "duket se kërkon të ndreq e të zbukurojë" i referohet
dëborës.
8
4. Të njohim gjuhën tonë
Α. Plotëso shkronjat që mungojnë dhe formo fjalët.
Ke vetëm 10 minuta për të plotësuar shkronjat në tabelë.
K o m p j u t e r
L _ _ _ _
P _ _ _ _ _ _ _ _
Q _ _ _ _ _
Β _ _ _
Τ _ _ _
9
Β) Vendos në tekstin e mëposhtëm fjalët jam dhe kam.
Ke vetëm 10 minuta kohë për të plotësuar fjalët jam dhe kam .
Ti _________ një vajzë shumë e mirë.
Unë _________ një qen të bardhë.
Klaudia _________ nga Italia.
Ajo _________ flokë të gjata.
Ju _________ ende të vegjël.
Artani _________ blerë atlete të reja.
Ne _________ardhur në fshatin e gjyshes.
Lejleku ________ sqep të gjatë.
10
5. Shkruaj
Jeni të ftuar në festën e ditëlindjes që orgnizoi Teuta. Artani është jashtë Athinës për
pushime me prindërit e tij.
Shkruaji një mesazh ose një email se si kalove në përvjetorin e ditëlindjes së
Teutës.
Zgjidh një nga dy historitë e mëposhtme dhe shkruaj mesazhin.
a) Ju pëlqeu festa, organizimi, muzika, ambjenti, lojërat që kishte menduar mundësia
të njihnit shokë të rinj. Mbrëmja zgjati deri vonë dhe ju nuk donit të largoheshit.
b) Nuk ju pëlqeu festa. U mërzitët shpejt dhe u larguat nga festa me të parët. Nuk keni
për ta harruar si një nga festat më të këqija ku keni qënë deri më sot.
Përgjithësisht shkruaj 30-50 fjalë.
Ke vetëm 30 minuta kohë për të shkruajtur mesazhin.
11
Fjalor ndihmës:
(festë e mrekullueshme, veshje të bukura, ushqim i freskët, muzikë e bukur, shoqëri e
re, gjallëri, lojëra të shumta, konkurs kënge, lojë futbolli, fotografi, aparat fotografik,
enigma, të papritura, festë e mërzitshme, muzikë e vjetër, pop korn, chips, lojëra
elektronike. )
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
_________________________________________________________________
12
(Το παρακάτω κείμενο θα το ακούσετε 2 υορές. Σχετίζεται με την άσκηση 1: Ακούω
και καταλαβαίνω.)
Tekst
SI GJITHË TË TJERËT
Nga Mimoza GJOKUTAJ
Besi i afrohet vëllait dhe gëzohet kur e sheh që lexon apo shkruan. Ndonjëherë bën
edhe ndonjë gabim, i merr vëllait lapsin apo stilolapsin dhe provon të shkruajë duke
zhgaravitur fletoret e Kelit. Ai mërzitet me vëllanë por nuk e qorton, e merr i jep një
libër apo fletore dhe e çon në këndin e tij. Po në këto çaste fillon mërzitja e Besit, qan,
bërtet, kërkon të thotë diçka, shprehet në gjuhën e tij, të cilën tashmë e njeh vetëm
Keli. Shpesh Keli merr letra të mëdha dhe i mëson Besit shkronjat. Tashmë Besi ka
mësuar të shkruajë të gjitha shkronjat e mëdha të shtypit dhe emrat e pjesëtarëve të
familjes së tij. Sa të gëzuar janë të dy vëllezërit për këtë. Keli i ka lehtësuar shumë
prindërit me sjelljen dhe ndihmën që ai jep të vëllait. Një ditë, mësuesja e qortoi Kelin
për zhgaravinat e bëra në fletore. Keli i tregoi mësueses se kush i kishte bërë.
Mësuesja u mendua pak dhe i tha Kelit:
-A mund të vijë Besi në shkollë me ty?
Keli u mendua pak dhe menjëherë u përgjigj:
-Unë dua shumë, shumë mësuese që ai të vijë në shkollë, por kam frikë se shokët do
të tallen me të. Pastaj ai nuk ecën dot vetë, na duhet edhe një karrocë.
Mësuesja që e kishte pritur këtë përgjigje vazhdoi të flasë:
-Nesër gjithë klasa do të vijë në shtëpinë tënde që të takohet me Besin.
13
ΤΠΟΤΡΓΔΙΟ ΠΑΙΓΔΙΑ, ΓΙΑ ΒΙΟΤ ΜΑΘΗΗ ΚΑΙ ΘΡΗΚΔΤΜΑΣΩΝ
ΔΠΙΧΔΙΡΗΙΑΚΟ ΠΡΟΓΡΑΜΜΑ «ΔΚΠΑΙΓΔΥΗ ΚΑΙ ΓΙΑ ΒΙΟΥ ΜΑΘΗΗ»
Ππάξη: «Δκπαίδεςζη αλλοδαπών και παλιννοζηούνηων μαθηηών»
Δπιζηημονική ςπεύθςνη: Άννα Αναζηαζιάδη-υμεωνίδη
Γπάζη 5: Δνίζσςζη ηηρ μηηπικήρ γλώζζαρ ηων μαθηηών
Δπιζηημονική Τπεύθςνη: Ανθή Ρεβυθιάδου
Δπιζηημονικόρ ζσεδιαζμόρ: Αμαλία Ρόνηου
Βοηθοί: Δλένη-Κλέλια Χαϊμέλη, Ορίνηα Λίζα
ΑΡΙΣΟΣΕΛΕΙΟ
ΠΑΝΕΠΙΣΗΜΙΟ
ΘΕΣΣΑΛΟΝΙΚΗΣ
14