1
KUVENDI
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
PROCESVERBAL
Tiranë, më 17.04.2018, ora 10:00
Drejton mbledhjen:
Ulsi Manja - kryetar i Komisionit
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit, të datës 03.04.2018 dhe
të datës 05.04.2018.
2. Shqyrtimi i raportit të veprimtarisë së Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi
Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2017. (komision përgjegjës)
3. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të
Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2017” . (komision
përgjegjës)
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e procedurës paraprake për plotësimin
e një vendi vakant për anëtar të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të
Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. (komision përgjegjës)
Marrin pjesë:
Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Bledar Çuçi, Edmond Leka,
Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Xhemal Qefalia, Arben Pëllumbi dhe Tom Doshi.
Mungojnë:
Vasilika Hysi, Saimir Tahiri, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri,
Dhurata Çupi, Astrit Veliaj, Fatmir Mediu, Nasip Naço, Silva Caka.
Të ftuar:
Gentiana Sula - Kryetare e Autoritetit
Simon Mirakaj - Anëtar i Autoritetit
2
Altin Hoxha - Anëtar i Autoritetit
Marenglen Kasmi - Anëtar i Autoritetit
Ermira Shtino - Sekretare e Përgjithshme
Ardiana Topi - Drejtore Arkivit
Selami Zalli - Drejtor i Drejtorisë së Informacionit
3
HAPET MBLEDHJA
Ulsi Manja - Mirëmëngjesi!
Përshëndetje të gjithëve!
Meqenëse kuorumi për fillimin e mbledhjes së komisionit është plotësuar, po fillojmë me
rendin e ditës.
Si pikë e parë e rendit të ditës, kemi miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të
komisionit, të datës 03.04.2018 dhe 05.04.2018. Procesverbalet e mbledhjeve u janë bërë të
ditura anëtarëve të komisionit dhe janë mbi tryezë.
Ka vërejtje për procesverbalet? Nuk ka. Miratohen 2 procesverbalet e mbledhjeve.
Si pikë të dytë të rendit të ditës, kemi shqyrtimin e raportit vjetor të veprimtarisë së
Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2017.
Relator është kolegu Adnor Shameti. Komisioni ynë është komision përgjegjës.
Kanë konfirmuar pjesëmarrjen nga Autoriteti: zonja Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit,
zoti Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit, zoti Altin Hoxha, anëtar i Autoritetit, zoti Marenglen
Kasmi, anëtar i Autoritetit, zonja Ermira Shtino, sekretare e Përgjithshme, zonja Ardiana Topi,
drejtore Arkivit dhe zoti Selami Zalli, drejtor i Drejtorisë së Informacionit, të cilëve u uroj
mirëseardhjen në komision!
Sa për dijeni të anëtarëve të komisionit, Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi
Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit e ka raportin e parë, që paraqet pranë këtij komisioni, pas
fillimit të veprimtarisë së tij. Natyrisht, raporti vjetor ka ardhur pranë komisionit dhe u është
shpërndarë kolegëve deputetë. Natyrisht, me ndihmën e kolegëve të autoritetit një material më i
plotë është shpërndarë sot për kolegët e komisionit, ndaj zonja kryetare e Autoritetit, do t’jua jap
fjalën për një prezantim të shkurtër të veprimtarisë së institucionit, që ju drejtoni për vitin 2017.
Do t’ju lutesha ta bëni në mënyrë të përmbledhur, pasi raporti i detajuar është njohur nga
kolegët!
Fjala është për ju!
Gentiana Sula - Zoti kryetar,
Anëtarë të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut,
4
Ju falënderoj për mundësinë që na dhatë për të paraqitur raportin e parë vjetor për
veprimtarinë e Autoritetit!
Siç e thatë edhe ju, ky është raporti i parë. Ne jemi konstituuar në dhjetor 2016, por në
muajin janar 2017 u krijuam. Ndodhemi sot këtu vetëm pak muaj pasi erdhëm këtu për të
diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra
rekomandimet e këtij komisioni që u dhanë parlamentit për buxhetin, nuk u materializuan dhe
ne prapë kemi mbetur me një buxhet të paplotë.
Gjithsesi, Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të
Shtetit është krijuar me ligjin nr. 45/2015, me një qasje dhe një objektiv të qartë. Misioni i tij
është të sigurojë akses subjekteve të ligjit nr. 45/2015 të drejtën e informimit për dokumentet e
ish-Sigurimit të Shtetit dhe të ruajë të dhënat e dokumenteve në arkivë në mënyrë që të edukojë
publikun dhe të mbështesë vlerat demokratike të drejtësisë, të vërtetës, pajtimin dhe përgjegjësinë
për gjeneratat e ardhshme. I gjithë ky aksion politik dhe shoqëror i përgjigjet thirrjes së PE-së dhe
rezolutave të parlamentit shqiptar, qoftë të rezolutës për dënimin e krimeve të komunizmit, qoftë
të asaj për dënimin ndaj klerit, për të mbajtur gjallë kujtimin e së shkuarës, pasi nuk mund të ketë
pajtim pa të vërtetë dhe përkujtim. Krijimi i vetë këtij institucioni e konfirmon edhe një herë
qëndrimin e Shqipërisë kundër sistemit totalitar të çdo forme apo çfarëdo lloj boshti ideologjik,
respekton vlerat europiane për të drejtat e njeriut, të dinjitetit, të lirisë, të barazisë dhe shtetit të së
drejtës.
Në tryezë përveç raportit, keni 2 dokumente: planin strategjik dhe ligjin tonë, të cilët janë
dy dokumente shumë të rëndësishme. Ligji ka qenë shumë i hollësishëm, se ky është një
institucion shumë specifik dhe i përshkruan gjërat me shumë kujdes.
Plani strategjik është qasja jonë, është projekti ynë ku tregohet si mendojmë ta
materializojmë funksionin që na jep ligji. Në bazë të planit strategjik kemi bërë qoftë planet
vjetore (të vitit të parë dhe të vitit të dytë), pra kemi operacionalizuar çdo hap, atë që ka qenë e
mundur me buxhetin e shtetit dhe kur s’ka qenë e mundur, kemi kërkuar ndihmë nga partnerët
ndërkombëtarë ose lokalë.
Vizioni i institucionit. Institucioni ynë kërkon të krijojë një platformë të besueshme për
akses në trashëgiminë e madhe të dokumenteve të Ish-Sigurimit për t’i angazhuar qytetarët
shqiptarë të çdo fushe, duke u ofruar të dhëna, informacione dhe kontekst mbi arkivat e ish-
5
Sigurimit, sepse pa kontekst çdo histori personale, çdo fat familjeje nuk është i qartë dhe nuk
është i kuptuar.
Për një periudhë kohe prej më pak se 1 vit, autoriteti i përbërë nga 5 anëtarë ka qenë
vetëm me një staf teknik prej 15 nëpunësish.
Që në dhjetor ne i kemi paraqitur parlamentit strukturën tonë, e cila u miratua me 60
veta. Në fakt na u miratuan vetëm 15 nëpunës, pak zyra dhe ambiente, të cilat na u vunë në
dispozicion në mënyrë të përkohshme. Gjithsesi, në bazë të këtyre pak burimeve njerëzore, kemi
mundur të përballojmë një fluks shumë të madh pune dhe kërkesa të shumta qoftë nga individët,
qoftë nga institucionet, të cilin e kemi pasqyruar në raport.
Raporti, sikurse e shihni, paraqet kuadrin ligjor, bashkëpunimin institucional,
bashkëpunimin ndërkombëtar, aktivitetin tonë, problemet dhe vështirësitë, propozimin për
përmirësimin e mëtejshëm, si dhe rekomandimet për detyrat për shumë institucione që na
mbështesin ne, qoftë për ndryshimet ligjore, qoftë për të na dhënë më shumë mundësi dhe më
shumë mjete financiare.
Ajo që spikat në vitin e parë të punës, është puna shumë e madhe e bërë për hartimin e 18
akteve të rëndësishme të funksionimit: rregullore të brendshme të institucionit; udhëzime;
projektvendime; modele të formularëve tip të aplikimit, të cilat i kemi kryer në një kohë rekord.
Të gjitha janë konsultuar me publikun dhe janë vënë në website-n publike të Autoritetit.
Kemi bashkëpunuar me Këshillin e Ministrave “Për përcaktimin e procedurës së kalimit
nën administrimin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të
materialeve arkivor që gjenden në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme,
Shërbimin Informativ të Shtetit dhe në autoritetet e tjera publike”. Ky ka qenë akti më i
rëndësishëm, i cili është kaluar nga qeveria në shkurt të vitit të kaluar në bazë të së cilit ne, pasi
kishim identifikuar burimet arkivore të ndodhura kryesisht në 3 arkiva, te Ministria e Punëve të
Brendshme, te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe te Shërbimi Informativ i Shtetit. Përmes
këtij akti të rëndësishëm (VKM-je), i gjithë fondi kaloi në dispozicionin tonë. Përveç kësaj ne
morëm edhe personelin e kualifikuar, të specializuar, që ishte në këto institucione.
Njëkohësisht, VKM-ja u dha përgjegjësinë e plotë institucioneve bartëse, strehuese të
dokumenteve, që të mbanin përgjegjësi për ruajtjen për sigurinë fizike të tyre.
6
Një ndër arritjet është marrja në dorëzim e të gjithë fondit arkivor të ish-Sigurimit të
Shtetit, të një pjese të fondit arkivor të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Drejtorisë së
Përgjithshme e Arkivave.
Jemi ende në finalizim të këtij procesi. Kemi marrë në administrim fondin, por
inventarizimi dhe dorëzimi fletë për fletë është akoma në proces.
Gjatë vitit të parë të punës janë zhvilluar 72 mbledhje të Autoritetit (përgjithësisht jemi
mbledhur 2 herë në javë), në të cilat janë marrë 79 vendime. Nga këto 68 vendime janë marrë me
vota unanime dhe 11 vendime kanë pasur vendimmarrje qoftë pro, qoftë kundër.
Stafi teknik apo sekretariati, siç quhet në ligj, ka përgatitur gjithmonë materialet e
nevojshme për çështjet e trajtuara në mbledhjet e autoritetit sipas rendit të ditës të përcaktuar më
parë. Mbledhjet janë organizuar të gjitha, ashtu siç janë përshkruar në rregulloren e brendshme.
Megjithëse ende të kufizuar në staf, pavarësisht strukturës së miratuar me vendim, siç thashë,
kemi vetëm 15 veta personel teknik dhe për këtë arsye kemi qenë shumë të shtrënguar dhe të
sfiduar.
Për sa i përket fluksit të kërkesave individuale ose subjekteve të ndryshme, kemi trajtuar
rreth 280 kërkesa individuale. Nga këto rreth 65% u është mbyllur procedura në bazë të
vendimmarrjeve të Autoritetit. Të tjerat janë në proces. Kërkesat kanë konsistuar zakonisht në
gjetjen e materialeve të ish-Sigurimit qofshin dosje, fashikuj, apo fletë regjistri. Do të veçoja
faktin që kanë kaluar në filtrin e verifikimit të pastërtisë së figurës rreth 821 kandidatë apo
zyrtarë para emërimit apo ngritjes në detyrë, jo vetëm për vitin 2017. Rreth 795 rezultojnë të
pastër. Për 13 persona të verifikuar, kanë figuruar materiale në fondin arkivor të ish-Sigurimit.
Ajo që vë re dhe që është për t’u përshëndetur është se, pasi është bërë ligji ynë, kanë
dalë akte dhe ligje të tjera, që kanë qenë në mbështetje të verifikimit të pastërtisë së figurave
përveç reformës në drejtësi, e cila e krijon hapësirën në të gjitha hallkat për të verifikuar. Prandaj
ne kemi kaluar, kemi skanuar qoftë anëtarët e KLP-së, kandidatët për në KLP dhe për në KLGJ.
Po ashtu, ligji për Shërbimin e Jashtëm ka vënë në referencë të ligjit tonë verifikimin
dhe skanimin e figurave për sa i përket ish-Sigurimit. Ligji për vetingun e policisë është ligji i
fundit, që po ashtu, i jep rol institucionit tonë.
Po ashtu, edhe disa institucione kanë parashikuar në statutet e tyre të brendshme si kriter
pastërtinë e figurës, qoftë edhe për sa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut në të shkuarën.
7
Për t’u përmendur spikat Akademia e Shkencave, e cila e ka parashikuar këtë në statutin e vet
dhe ka sjellë rast pas rasti personat, kandidatë për anëtarë të Akademisë.
Në raport janë të gjitha institucionet, duke nisur nga institucioni i Presidentit, Kuvendi,
Avokati i Popullit, subjektet politike (për fat të keq vetëm 2), Ministria e Bujqësisë, Ministria e
Brendshme, Ministria e Financave, Qendra e Studimeve Albanologjike, Rektorati i Tiranës,
Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Ministria e Punëve të Jashtme etj. Pra, janë
një sërë institucionesh që kanë filluar ta bëjnë praktikë dhe t’i sjellin, por ne do të flasim edhe
më tej për shkak të mënyrës se si është përcaktuar në ligj. Ne jemi të varur nga kërkesat e
institucioneve. Jo çdo institucion ka prurë kërkesa, pavarësisht përpjekjeve tona për t’u
popullarizuar si institucion, për të komunikuar procedurat, formularët tip që ne kemi bërë,
vendosjen e tyre në website, letrat që u kemi dërguar institucioneve, qoftë edhe vizitat, takimet
bilaterale me titullarë të ndryshëm, numri ka ardhur në rritje.
Gjithsesi, mbetet akoma për të bërë. Spikat rasti jo shumë pozitiv i mungesës në
verifikim i partive kryesore në zgjedhjet parlamentare, gjë që shpresojmë që me disa propozime
për ndryshime dhe disa përmirësime që do të bëjmë, qoftë në Kodin Zgjedhor, qoftë në ligjin
tonë, të bëjmë të mundur që verifikimi i figurave politike, qoftë të politikës qendrore, qoftë të
asaj lokale, të jenë të detyrueshme.
Një hallkë tjetër është qasja që u japim studiuesve dhe medies. Kemi legjitimuar në vitin
2017, 25 kërkesa të paraqitura nga studiues dhe media. Ka përfunduar procesi për 10 kërkesa.
Kemi vënë në dispozicion dokumente arkivore. Ky është një proces shumë i madh, që fillon me
identifikimin e materialit arkivor, me deklasifikimin e tij dhe më pas, me dixhitalizim dhe
anonimizimin. Bëhet fjalë për rreth 30 mijë faqe që u kemi vënë në dispozicion kërkuesve, që
nuk është numër i vogël, po të marrësh parasysh se Autoriteti është një institucion në fillimet e
veta.
Pjesa tjetër voluminoze ka pasur të bëjë me anonimizimin e dosjeve, të formularëve
personalë të punës, që janë rreth 9 mijë fletë të anonimizuara, pra ka shumë punë.
Një ndër aspektet serioze të punës sonë ku ka pasur shumë arritje, ka qenë krijimi i
marrëdhënieve institucionale përmes marrëveshjeve bashkëpunuese. Janë rreth 6 marrëveshje
bashkëpunimi, që kanë pasur të bëjnë me institucionet ku mbahen arkivat (arkiva, te Ministria e
Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Shërbimi Informativ i Shtetit).
8
Ka pasur marrëveshje që përcaktonte modalitetin e verifikimit dhe vënien në dispozicion të
materialeve apo të hapësirave të përbashkëta të punës, krijimin e grupeve të përbashkëta dhe
modalitetin për dorëzimin fletë për fletë. Pra, kanë spikatur 3 marrëveshje për arkivat.
Kemi pasur marrëveshje të rëndësishme në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale
dhe të privacisë, ku spikat Komisioneri.
Më pas, në fushën e studimit, ka pasur dy marrëveshje qoftë me Institutin e Studimeve
për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, qoftë me Institutin e Historisë përmes
Qendrës së Studimeve Albanologjike.
Kemi bërë përpjekje për të lidhur marrëveshje me Akademinë nëpërmjet marrëveshjes, që
u nënshkrua tani me Rektoratin e Tiranës. Njëkohësisht, po krijojmë disa kontakte me
universitetet e rretheve.
Vëmë re që ka një kërkesë në rritje për të bërë rishqyrtimin e historisë, që është edhe
edukim qytetar. Studentët e rinj apo studiuesit kanë filluar të afrohen. Po ashtu, edhe media. U
kemi ofruar trajnim përmes zyrës së Gjermanisë dhe asaj të Rumanisë për të parë se si mund të
përdoren nga media materialet e arkivës, duke u dhënë qasjet dhe metodat që ato t’i përdorin sa
më mirë, gjithmonë duke përdorur vijat e kuqe të ruajtjes së privatësisë së të dhënave personale.
Në planin ndërkombëtar, po ashtu, kemi arritje. Spikat një marrëdhënie shumë e mirë
jona me Zyrën Federale të qasjes në dokumentet e STAS-it, institucion tashmë shumë i maturuar
prej 27 vjetësh, që është edhe si lider botëror për të organizuar ndihmë në institucionet e reja siç
jemi ne. Kemi qenë si Autoritet atje, kemi ndenjur rreth një javë për qëllime trajnimi, madje dy
anëtarë të Autoritetit kanë shkuar për një periudhë më të gjatë për t’u trajnuar atje.
Një arritje tjetër është pranimi i zyrës sonë, si anëtare vëzhguese e Rrjetit Europian të
Policive Politike të kohës së diktaturës, ku ne u bëmë një anëtar vëzhgues, çka ishte një vlerësim
i arritjeve, që ne u ngritëm në një kohë të shkurtër rekord dhe morëm në administrim një fond
arkivor të konsiderueshëm, që llogaritet në 2,3 kilometra fond. Pra, është një fond i madh
trashëgimie arkivore i një institucioni që ka operuar për 50 vjet dhe është i rëndësishëm.
Për sa u përket projekteve me ndërkombëtarët, synimi kryesor ka qenë pajisja me mjetet
bazë të punës. Këtu qeveria zvicerane përmes OSBE-së na ka pajisur me mjete; qeveria daneze
ka dhuruar mjete të përdorura, që, gjithsesi, na bëjnë punë si fillim; qeveria gjermane na dha një
ndihmë të mirë për disa skanerë dhe lexues mikrofilmash, sepse një pjesë e fondit është në
9
mikrofilm, çka ishte gjë e mirë. Gjithashtu, kemi disa projekte kujtese, ku edhe aty po fillon të
përvijohet një aktivitet shumë i ngjeshur. Kemi adoptuar një plan të kujtesës dhe kërkimit tonë
shkencor, në bazë të të cilit kemi filluar një punë të ngjeshur për të hedhur piketat e para,
gjithmonë nëpërmjet bashkëpunimeve të institucioneve akademike ose organeve vendore, ku
spikat rasti i Tepelenës. Me Bashkinë e Tiranë dhe të Shkodrës kemi filluar të hedhim hapat e
parë.
Lidhur me projektet konkrete, një projekt që e kemi filluar tashmë, përmes një projekti
zviceran, është studimi i shkencës, institucioneve shkencore dhe figurave të shkencëtarëve
shqiptarë në dhjetëvjetëshin e parë të diktaturës; projekti i memorializimit dhe muzealizimit të
kampeve të punës së detyruar, që mund të ecë shpejt përmes një financimi nga PNUD-i dhe
qeveria italiane. Projekti që financohet ka edhe një aspekt tjetër, mbledhjen e dëshmive gojore,
që është platforma “Edhe muret kanë veshë”, që ka filluar edhe ajo të hedhë hapat e parë.
Kjo ishte pjesa pozitive e arritjeve, por, natyrisht, kemi edhe probleme.
Së pari, e prekëm edhe pak më parë, kemi një reagim të ngathët të institucioneve
kushtetuese dhe autoriteteve publike në raport me kërkesat për verifikim, përfshirë këtu edhe
partitë politike. Pra, ne jemi në varësi të kërkesave të tyre. Do të kishim vërtet nevojë të
përmirësonim aspektin ligjor për të vënë incentiva të caktuara që institucionet të mos pengohen,
pra ne t’i bëjmë verifikimet në mënyrë të rrjedhshme, të mos presim kërkesën, por të ecim.
E dyta, siç e thashë, lidhur me shtimin e burimeve njerëzore dhe të buxhetit në raport me
kompetencat, kemi operuar vitin e parë vetëm me 15 veta në raport me 55 veta, që duhet të kishte
Sekretariati Teknik, ndërkohë që kemi numër shumë të shtuar të kërkesave. Këtë vit është
trefishuar numri i kërkesave.
Në bazë të një presioni të madh dhe të kërkesës me zë të lartë, do të thosha, për shtimin e
buxhetit, për këtë vit morëm vetëm dhjetë veta shtesë, ndërkohë që ne prisnim ta plotësonim
tërësisht sekretariatin, ku sidomos miratimi i ligjit të vetingut të policisë, përmes të cilit ne
presim të verifikohen mijëra njerëz, do të na japë një ngarkesë tejet të madhe pune dhe e gjithë
puna është që ne do ta bëjmë atë punë, kjo nuk diskutohet, sepse kemi treguar se funksionojmë
edhe me burime të mangëta, por ideja është të jemi dhe t’u përgjigjemi në kohë kërkesave
institucionale, pra të mos vonohen.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
10
Sepse aq është kapaciteti.
Nëse vijnë qindra emra, sigurisht që kërkesat e tjera do të duhet të presin.
Për sa u përket mjeteve financiare, përveç personelit, mbetet fondi jo vetëm për projektet
e bukura të dixhitalizimit të muzeve e të tjerë, por për nevojën tonë jetike, që është fondi për
investim për përmirësimin e godinës shumë të mirë që na është dhënë dhe e kemi, por të paktën
për arkivën. E ripërsëris nevojën tonë akute të paktën për 30 milionë lekë të rinj, shumë e cila do
të na mundësojë të paktën që për arkivën të sigurojmë kushtet t’i mbledhim të gjitha materialet
në një vend.
Ju rikujtoj se arkivat i kemi të shpërndara në disa vende dhe na duhet të lëvizim 12
kilometra, 16 kilometra me eskortë, me dy anëtarë të Autoritetit, pra që të jemi konform ligjit,
dhe kjo vërtet e vonon shumë procesimin e çdo kërkese.
Për sa u përket objektivave tona në të ardhmen, së pari, do të përfundojë procesi i marrjes
në dorëzim dhe i administrimit të të gjithë materialit arkivor, që do ta ndjekim në zbatimin e
planit strategjik. Do të mundohemi që të sigurojmë burime financiare të nevojshme që ky plan të
plotësohet në kohë. Gjithashtu, do të rrisim me patjetër treguesit e performancës institucionale
me më shumë trajnime, më shumë ndihmë nga partnerët homologë. Më shumë eksperiencë nga
ana jonë do të jetë një garanci për një ndihmë më të mirë. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me
organizmat ndërkombëtarë.
Kemi edhe dy gjëra për sa i përket institucionit të parlamentit. Ndihma nga ju nuk ka
munguar, keni qenë pranë nesh, por do të kishim nevojë të uleshim edhe një herë për t’i bërë disa
rregullime ligjit, pasi tani dimë më shumë, kemi parë dhe kemi disa konkluzione. Ai ligj mund të
bëhet edhe më i mirë dhe mund t’i japë më shumë hapësirë dhe impakt institucionit tonë.
Së pari, ne e shikojmë jo thjesht si një institucion për të drejtat e informimit, por si
institucion memorieje që të ketë edhe më shumë kompetenca për sa i përket memorializimit.
Së dyti, do të kishim nevojë të mos ishte kufizimi ligjor “1944-1990”, por të shtohej një
katër muajsh më vonë, pra të përfshijë edhe një periudhë të kohës së luftës kur Ish-Sigurimi ka
funksionuar. Për shembull, shpeshherë për familjet që kërkojnë rehabilitimin e figurave ose
informacion për personat që kanë qenë të lidhur me funksione politike edhe gjatë kohës së luftës
ne na kufizon kjo, sepse ka një afat kohor shumë preciz, ndërkohë që mund të mos e kishte kaq
preciz dhe të na jepte më shumë hapësirë.
11
Përsëri, për sa u përket institucioneve, do të kishim nevojë, sikurse e kemi parë në rastin
bullgar me të cilët kemi bërë një retreat, rasti i Bullgarisë është i tillë që ata nuk presin kërkesat e
institucioneve, por veprojnë në mënyrë të pavarur dhe i publikojnë të dhënat e tyre. Ne kemi parë
se kjo është një praktikë e mirë. Por mund të shikojmë forma të caktuara pune për lehtësimin e
procedurave deklasifikuese. Në dallim nga modeli gjerman, ne i kemi marrë materialet të
klasifikuara, çka na krijon disa ngërçe. Prandaj do të ishte mirë të gjenim forma pune përmes
instrumenteve ligjore që të thjeshtësohej puna e dokumenteve për një sistem që tashmë ka rënë
dhe nuk është se bart... Domethënë, ato që quheshin sekrete atëherë, tashmë janë thjesht histori
dhe kanë interes historik.
Një sugjerim që vjen nga kolegët lidhet me amendimet e Kodit Zgjedhor. Ideja është që
vetë procedurave për kandidatët t’u jepet një afat kohor i përshtatshëm, që të akomodojë edhe
proceset tona.
Ne kemi bërë disa analiza tonat dhe do të ishte mirë që në këtë proces, nëse është e
mundur, të dëgjohemi edhe ne.
Kjo ishte pak a shumë çfarë kishim përgatitur.
Jemi të hapur për çdo pyetje që mund të keni.
Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Sula, për prezantimin e raportit tuaj!
Fjalën e ka kolegu Shameti, që është edhe relatori.
Adnor Shameti – Faleminderit, zoti kryetar!
Të nderuar kolegë,
Raporti i paraqitur nga kryetarja e Autoritetit të Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit është i
plotë dhe analitik në të gjitha detajet e paraqitura në të.
Dua t’ju rikujtoj të gjithëve se Autoriteti e ka filluar veprimtarinë e tij në janar të vitit
2017 pas kompletimit me trupën përkatëse në fund të vitit 2016. Kështu që ky raport i paraqitur
sot përpara Komisionit të Ligjeve është raporti i parë i kompletuar nga ky Autoritet.
Duke qenë se organika, sikurse e kemi trajtuar edhe në mbledhjen e komisionit kur
trajtuam buxhetin e Autoritetit, ka qenë e paplotësuar në tërësinë e saj, është për t’u përgëzuar
kjo veprimtari dhe numri i lartë i kërkesave të paraqitura dhe të trajtuara nga ky autoritet, ku janë
më shumë se 280 të tilla, me gjithë stafin e kufizuar dhe gjithë ato problematika që na janë
ngritur edhe në momentin e kalimit të buxhetit për vitin pasardhës.
12
Analiza e bërë nga kryetarja e Autoritetit ishte analitike, ishte e plotë. Kështu që nuk po
ndalem më tepër në ato detaje dhe të dhëna që kryetarja e Autoritetit paraqiti para komisionit.
Unë e gjej me vend të përqendrohem më shumë te rekomandimet dhe në atë çfarë duhet
përmirësuar në punën dhe veprimtarinë për vitin pasardhës të këtij autoriteti.
Si gjetje dhe rekomandime të organeve të monitorimit të Kuvendit unë do të
rekomandoja, në radhë të parë, përfundimin e procedurave për kalimin në administrim të
autoritetit të gjithë dokumentacionit arkivor të Ish-Sigurimit të Shtetit nga arkivat e autoriteteve
publike që i kanë në administrim aktualisht, për të shmangur edhe atë që kryetarja e përmendi
pak më parë, burokracinë, humbjen e kohës, energjisë dhe stafit që është i kufizuar për trajtimin
e tyre, për të qenë kështu më operativë edhe në trajtimin në të njëjtën kohë të më shumë
kërkesave me atë staf dhe organikë që ka autoriteti.
Në vijim, do të rekomandoja përmirësimin e procedurave të ndjekura për verifikim nga
Autoriteti, sipas standardeve dhe eksperiencave më të mira të institucioneve homologe në ish-
kampin socialist, ashtu sikurse është trajtuar edhe në anëtarësimin në organizmat ndërkombëtarë,
si dhe përmes marrjes së përvojës më të mirë në sistemimin dhe analizimin e të dhënave nga ky
Autoritet.
Do të rekomandoja forcimin e kapaciteteve administrative, që e theksova edhe më sipër,
sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për studiuesit, me fokus të veçantë krijimin e një arkive
të integruar dixhitale, me qëllim aksesin sa më të gjerë për subjektet e interesuara në dokumentet
e Ish-Sigurimit të Shtetit. Nga ana tjetër, do të sugjeroja rritjen e bashkëpunimit dhe
bashkërendimit të punës me institucionet dhe autoritetet publike, si dhe me donatorët dhe
organizatat homologe, që mbështesin veprimtarinë e këtij Autoriteti.
Nga ana tjetër, do të sugjeroja ofrimin e ekspertizës në rishikim të ligjit nr. 45/2015 “Për
të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”. Në amendimin për zgjatjen e
afateve të parashikuara për qëllim të verifikimit të kërkesave, në mundësinë e verifikimit
kryesisht dhe jo vetëm mbi bazën e kërkesës për kandidatët për t’u zgjedhur në organet
kushtetuese dhe të krijuara me ligj, në përfshirjen në përgjithësi të autoritetit dhe të analizimit e
të studimit të dokumenteve, që faktojnë krimet e kryera përpara instalimit të diktaturës
komuniste, ajo që edhe kryetarja e Autoritetit e përmendi pak më parë, për t’u kthyer institucioni
në një institucion kujtese.
13
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Jo, jo, janë rekomandime.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Gjithashtu, rekomandoj bashkëpunimin me institucionet e tjera për amendimet e Kodit
Zgjedhor për përmirësimin e procedurave të informimit nëpërmjet rishikimit të akteve të
brendshme të autoritetit, realizimin e objektivave dhe të planit strategjik për të përmbushur
detyrat që përcakton ligji, mbi bazën e të cilit autoriteti ushtron veprimtarinë e tij; përmirësimin e
procedurave të ndjekura për ta bërë procesin lehtësisht të kuptueshëm dhe të aksesueshëm nga
publiku; bashkëpunimin me institucionet homologe jashtë, vendit për ta çuar më përpara këtë
bashkëpunim; gjetjen e mënyrave dhe mjeteve më efikase për të shpërndarë informacion, me
qëllim sensibilizimin dhe informimin sa më të gjerë të qytetarëve, si dhe krijimin e bazës së të
dhënave me emrat e subjekteve të verifikuar deri sot, por edhe informacion i disponueshëm për
strukturat operative apo bashkëpunëtore të Ish-Sigurimit të Shtetit, i cili ka funksionuar në bazë
të ligjit të vitit 1995, të ndryshuar.
Në përfundim, sugjeroj të identifikojë dhe të analizojë dokumentet që mund të
deklasifikohen, me qëllim bërjen publike për individët dhe studiuesit vendas e të huaj.
Për ta mbyllur, u kërkoj anëtarëve të këtij komisioni miratimin në tërësi të raportit të
paraqitur nga kryetarja e Autoritetit.
Faleminderit!
Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Shameti!
Ka pyetje nga kolegët? Po, zoti Fino.
Bashkim Fino – Së pari, dua të falënderoj kryetaren e Autoritetit dhe anëtarët e tij!
Në fakt, relatori ma bëri shumë të thjeshtë që të mos bëj pyetje, me gjithë ekspozenë që
bëri, dhe na ftoi në fund ta miratonim dhe të ikim sa më shpejt, por, në fakt, ky është raporti i
parë dhe një raport i parë duhet parë tamam, sepse ndihmon në shëndoshjen e institucionit në
vazhdimësi ose në stereotipin që vit pas viti vijmë me një lloj raporti këtu në parlament dhe
shkojmë më tej.
Tani, si raport i parë, unë mendoj se është shumë i mirë edhe nga forma, edhe nga
përmbajtja, madje nga forma është shumë herë më i mirë se i institucioneve të tjera. Por unë kam
disa pyetje nëpërmjet të cilave dua ta ndihmoj Autoritetin në sensin për të bërë një informacion
14
dhe një raport më të detajuar për ta kuptuar edhe publiku se çfarë kërkohet në këtë informacion,
por, mbi të gjitha, për të kuptuar dhe për të hedhur poshtë ato që tha relatori, pasi ne duhet të
bëjmë rezolutë vërtet shumë të fortë, në kuptimin e vitit të parë të analizës së këtij Autoriteti, që
bëhet për të vendosur pikat mbi “i” dhe për t’i dhënë të drejtën e atyre çfarë ne duhet të bëjmë.
Sepse, në qoftë se jemi komision përgjegjës, duhet të tregojmë veten se jemi komision
përgjegjës për ta ndihmuar.
Kështu që, zonja kryetare, unë kam disa pyetje.
E para, dje këtu ishte Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit...
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Për publikun.
Pra, ne kemi një Institut të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe, me ligj,
kemi një autoritet, siç është ky juaji, për informimin e dokumentacionit të Ish-Sigurimit të
Shtetit.
Për mua handikapi është që ai institut është zgjedhur nga parlamenti, vjen raporton në
parlament, por strukturën organizative ia bën qeveria, fondet ia jep qeveria dhe nuk ka një linjë
logjike, por, gjithsesi, është një institut që bën studime. A ka mbivendosje, do të pyesja unë, si
dhe mosmarrëveshje lidhur me arkivat, në rastin konkret ku keni të bëni edhe ju që jepni
përgjigje, por edhe ky Institut i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit? Kam
përshtypjen se mund të ketë mbivendosje, probleme e të tjera me radhë.
E dyta, e lexova me kujdes raportin dhe vërtet më pëlqeu, siç e thashë, edhe nga forma,
nga pikat dhe nga përmbajtja, natyrisht që mund të bëhej edhe më i mirë, por nuk gjeta në raport
dhe do të desha vërtet një përgjigje, megjithëse u konsumua paraprakisht: afati i verifikimit të
dosjeve kur kërkon dikush nuk është i përcaktuar, a ka një rregullore të brendshme dhe një
metodologji të verifikimit të një dosjeje? Pra, unë, individi i caktuar, bëj një kërkesë. Cila është
metodologjia dhe afati kohor? Pas atij afati kohor, kur nuk marr përgjigje, çfarë bëhet? Besoj se,
në fund të fundit, këtë do të dijë edhe publiku, pasi për këtë punë është ngritur ky institucion që
çdo njeri, i cili shkon bën një kërkesë, ka të drejtë të marrë informacion, për shembull, nëse
Bashkim Fino ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Këtë përgjigje kur e kërkoj, duhet të
ma japësh, që edhe unë ta bëj publike.
15
E treta, ky ligj është shumë i rëndësishëm, madje, siç thatë edhe ju vetë dhe këmbëngulët,
si dhe më vjen mirë, duhet një bashkëpunim institucional, pra me shumë institucione edhe për të
kuptuar, por edhe për ta ndërgjegjësuar edhe publikun. Më duket se bashkëpunimin më të madh
duhet ta keni me bashkitë, sepse janë 61 bashkitë e vendit, sepse nuk jetojnë njerëz vetëm në
Tiranë, këtu në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe në disa bashki të tjera. Shtrohet pyetja: cili ka
qenë bashkëpunimi juaj me bashkitë në tërësi edhe për të kuptuar ligjin, por edhe për të bërë
aktivitete me dosje të caktuara që e ndihmojnë, si të thuash, komunitetin atje për të kuptuar çfarë
bën institucioni juaj? Mua më vjen mirë, sepse duhet të bëni sa më shumë aktivitete më
bashkëpunim. Cili është ky bashkëpunim?
E fundit që kam, më ngacmoi vetë kryetarja kur tha që ka dy momente: ka një moment të
ligjit tonë (këtë e kam për publikun) kur çdo individ ose subjekt bën kërkesë te ju dhe ju, sipas
metodologjisë, ktheni përgjigje, por ka edhe një rast vulgar. Rasti vulgar, thatë ju, nuk pranon
kërkesa, por punon vetë dhe gjatë fjalës suaj latë të kuptonit një lloj kontradikte, le të themi, ku
thatë se keni bërë 72 mbledhje, 79 vendime dhe keni pasur 280 kërkesa. Këto janë vendime që i
keni punuar ju, por mund të ndodhë një vit që të jetë shterpë, pra mund të mos ketë kërkesa, siç
thatë edhe vetë ju. Atëherë, kur nuk ka kërkesa çfarë do të bëjë institucioni juaj? Ju, me të drejtë,
kërkoni më shumë njerëz, investime dhe më shumë fonde, por, në qoftë se në një vit shterpë nuk
ka asnjë kërkesë nga institucione apo nga individët, çfarë bëhet? Pra, që do të thotë se rasti
“bullgar” mua më duket më interesant. Dua të di nga ju, si kryetare e Autoritetit, a jeni pas një
viti, që keni filluar punën, pavarësisht se ligji është shumë i mirë, që të rishikohet tamam ligji
dhe mbase ne mund të aplikojmë rastin “bullgar” që institucioni juaj të punojë në mënyrë të
pavarur, pavarësisht kërkesave që do të bëjnë individët apo institucionet e caktuara, të japë
përgjigje të herëpashershme dhe të pastrojë të gjithë emrat që janë jo vetëm në politikë, por edhe
në administratën e lartë shtetërore që të mos ketë as edhe një nga Ish-Sigurimi i Shtetit? Kjo
është arsyeja kryesore pse është krijuar ky institucion. Po e lamë në dorën e Xhemalit, në dorën
time nëse jam apo s’jam, edhe bëhet kërkesa, edhe s’bëhet. Po e lamë në dorën e ligjit që e bëjmë
vetë, siç është rasti bullgar, unë mendoj se i bëjmë shërbim, në fund të fundit, publikut. Këto janë
disa pyetje, të cilat mbase do të kompletohen me përgjigjet tuaja. Zoti relator, edhe me mendimin
që mund të japim, do të hartojmë një draft i cili do t’i shërbejë relacionit që do të çojmë në
16
seancë apo rezolutës që bëjmë ne në parlament. Në bazë të rezolutës, kryetarja dhe Autoriteti
punojnë gjatë vitit derisa të vijë raporti i dytë.
Faleminderit shumë!
Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Fino!
Zonja kryetare, jepni përgjigje!
Gentiana Sula – Ju falënderoj për pyetjet shumë interesante, të cilat vërtet na ndihmojnë!
Pyetja e parë kishte të bënte me bashkëpunimin tonë, ose nëse ka ndonjë mbivendosje me
fokusin e punës të Institutit të Studimit të Krimeve.
Të dyja institucionet tona, pak a shumë, i bashkon fakti që ne përqendrohemi tek e njëjta
periudhë kohore, përgjithësisht te shtypja në diktaturë. Ne kemi bërë bashkëpunime më Institutin
e Studimeve të Krimeve, pra kemi një marrëveshje bashkëpunimi që konsiston, pikërisht për të
evituar mbivendosjet, në shkëmbimin e planeve të punës dhe përcaktimin e hapave të përbashkët.
Ata kanë studimin e krimeve të komunizmit dhe është shumë më i gjerë, sepse kanë akses në
arkiva kudo që të jenë, për sa i përket partisë, qoftë instrumenteve të partisë dhe çdo dege në çdo
sektor të ekonomisë, të shoqërisë dhe të jetës në atë kohë, kurse ne jemi vetë arkiva e Ish-
Sigurimit, funksionet që kemi ne janë më shumë në shërbim të enteve, siç është Instituti që
drejton Agroni apo në shërbim të Institutit të Historisë, pra jemi në shërbim të institucioneve.
Pra, unë them që reflektohet qartë fakti që Instituti i Studimit të Krimeve është bërë në një kohë
kur institucioni ynë nuk ka ekzistuar. Do të ishte mirë që bashkë me ndryshimet e ligjit tonë të
shikohej një aksion ligjor më i madh që të ketë një spektër që nis nga objektivat, që ka vënë vetë
shoqëria nëpërmjet rezolutës që ka aprovuar në vitin 2006. Rezoluta është shumë e plotë dhe
inspirohet nga rezoluta e Parlamentit Europian për dënimin e krimeve. Unë mendoj që të merrej
ajo rezolutë dhe të rishikoheshin të tria ligjet, sepse janë tri institucione të krijuara me ligj të
posaçëm që, pak a shumë, të përqendrohen dhe të rivizitohen. Mendoj se ka shumë punë, duke
parë vendet e tjera që kanë edhe më shumë institucione që i kanë të fuqishme. Ka goxha punë, se
është 50 vjet jetë, ekonomi, ushtri, gjeostrategji, pra të gjitha aspektet. Sikurse edhe ne kemi disa
reflektime, edhe Instituti mundet fare mirë të reflektojë në ligjin e vet dhe të marrë parasysh
zhvillimin koherent të institucioneve që janë krijuar njëri pas tjetrit.
Ne jemi administratorë të arkivave, kurse ata kanë qasje, pra atyre ligji u jep qasje në
arkivat sekrete, gjë që nuk e kanë mundësuar dot, kurse ne jemi institucioni që i mbajmë arkivat.
17
Kemi urdhër të posaçëm që mund t’i deklasifikojmë apo klasifikojmë, pastaj natyrshëm çdo
entitet, qoftë edhe ata, vijnë dhe kanë akses në fondin tonë.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Do t’ju përgjigjem. Ja do t’jua them. Ne kur kërkuam atëherë strukturën, me këtë qasje
bashkëpunuam dhe nxorëm një strukturë ku ne do të kishim sektorë të kërkimit serioz me 20
veta, sepse është punë shumë voluminoze, por partnerët ndërkombëtarë në atë kohë, sidomos
gjermanët ishin kundër. Ata thanë se ata kishin bërë gabim që e bëmë studimin brenda vetes dhe
ajo krijoi një monopolizim. Çdo institucion tjetër u relaksua me idenë që të gjithë studimin e
bëjnë ata. Ne kemi një sektor vetëm me 5 veta, pra përpunojmë arkivin, e sistemojmë nga
pikëpamja shkencore dhe e bëjmë gati. Kjo na u dha qarta edhe si ide: duhet ruajtur diversiteti.
Ne kemi një nukël të vogël, ndërkohë që mund të ketë institute të tjera, se janë hapur goxha
fondacione private. “Ivanai”, “Kokalarët” kanë filluar të bëjnë studimet e tyre. “Lumo Skëndo”
vjen dhe mund të marrë informacione. Domethënë, ne e dimë që ka pikëpamje të ndryshme. Ne
jemi të baraslarguar, le të themi, pra nuk t’i themi ne, por ne mundësojmë të vërtetën.
Për verifikimin e dosjeve do t’ia jap fjalën sekretares së Përgjithshme.
Ulsi Manja – Po, zonja Shtino.
Ermira Shtino – Për sa i përket pyetjes së zotit Fino lidhur me afatet e kthimit të
përgjigjeve, zoti deputet tha se nuk ka asnjë metodologji për mënyrën e kthimit të përgjigjeve.
Që në krijimin e institucionit, në datën 30.01.2017, një grup i përbërë prej 5 punonjësish mori në
shqyrtim dhe propozoi për miratim pranë Autoritetit dy rregullore të rëndësishme, ajo për
miratimin e procedurave dhe politikave për kërkesat individuale dhe për kërkesat institucionale.
Pas këtyre dy udhëzimeve të rëndësishme, në maj të vitit 2017 u miratua edhe rregullorja për
organizmin dhe funksionimin e autoritetit për informim për dokumentet e Ish-Sigurimit të
Shtetit, të cilat normojnë metodologjinë për mënyrën e veprimit të institucionit dhe kthimin e
përgjigjeve qytetarëve dhe institucioneve. E kemi të parashikuar në udhëzim se sa është afati.
Përpunimi i dokumentacionit bëhet jo më shumë se 6 ditë pune, përveç rasteve kur për shkak të
volumit, me vlerësim të sekretariatit teknik, ky afat shtyhet jo më shumë se 60 ditë. Për dijeninë
tuaj, jemi në procesin e rishikimit të të gjitha metodologjisë, meqë është bërë shumë herët dhe ne
atëherë ishim një staf shumë i vogël, dhe të gjitha këto kërkesa i ka shqyrtuar një staf prej
maksimumi 10 persona.
18
Gentiana Sula – Pyetja e tretë: a keni filluar që të punojmë me komunitet dhe bashkitë
jashtë Tiranës?
Më pëlqen si pyetje. Ne jemi munduar të dalim, sepse autoriteti ka procedura të
komplikuara. Nuk është e thjeshtë. Shpeshherë u duhet njerëzve të vijnë të aplikojnë te ne,
ndonëse ne e kemi futur edhe metodën online. Përveç Tiranës, kemi bërë takime në Shkodër, në
Lushnjë, në Tepelenë kemi shkuar disa herë dhe në Burrel. Konispolin do t’ia lë ta shpjegojë
anëtari Altin Hoxha, sepse është një projekt për sa i përket shtypjes komuniste të komunitetit
çam dhe po e ndjek ai. Pra, kemi shkuar disa herë pranë komunitetit. Kemi bërë disa takime me
universitete lokale. Një ndër platformat e mbledhjes së dëshmive me gojë, që quhet “Edhe muret
kanë vesh”, ndodh në 7 qytete. Është një punë e bukur dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në
diasporë kemi parë një interes të jashtëzakonshëm. Ata që u larguan nga Shqipëria, mbetën andej
me familjet të përçara, pra kanë histori të mbetura peng. Me zotin Simon kemi zhvilluar takime
në Uashington me shoqatën “Vatra” do të doja që ta thotë vetë Simoni. Domethënë, ndihet
qartazi një “uri”, le të themi e shqiptarëve kudo ku janë për të folur, për të treguar historitë e tyre,
për të parë materialet. Aplikimet janë bërë nga figura të rëndësishme të diasporës që kanë ardhur
me postë ose personalisht nga Amerika. Pra, është një punë që nuk mbetet vetë këtu, por edhe
jashtë kufijve.
Altini do të flasë për projektin e Çamërisë, pastaj zoti Simon për vajtjen në Uashington.
Ulsi Manja – Po, zoti Hoxha.
Altin Hoxha – Faleminderit!
Është e vërtetë që Autoriteti ka ndërmarrë një varg projektesh në kontakt me pushtetin
lokal, me bashkitë dhe, aktualisht, jemi në një projekt me Bashkinë e Konispolit për
persekutimin gjatë regjimit komunist të popullsisë çame në atë zonë. Kemi zhvilluar dy takime
me kryetarin e bashkisë dhe, në përfundim të projektit, mendojmë se do të arrijmë të
organizojmë një konferencë në Konispol për ndërtimin e një dhome muzeale dhe për një
memorial për shumë se 100 të persektuar në atë zonë. Projekti shtrihet edhe në Bashkinë e
Sarandës. Edhe në Tiranë do të zhvillojmë një aktivitet me këtë përmbajtje.
Ulsi Manja – Po, zonja Sula.
Gentiana Sula – Mund të ketë hapësirë edhe për një muze të Luftës së Ftohtë në këtë
zonë.
19
Altin Hoxha – Kam diçka tjetër për pyetjen e dytë që bëri zoti Fino lidhur me afatet e
kthimit të përgjigjeve për personat që aplikojnë për hapjen e dosjeve. Në fakt, është një nga
çështjet më serioze në të cilën shpesh edhe në mbledhjet e Autoritetit e kemi diskutuar për shkak
të vështirësive, që u përmendën në raport nga kryetarja, të arkivave të shpërndarë për shkak të
mungesës së personelit. Duhet thënë se nuk jemi në atë nivel që kërkohet për sa i përket kthimit
të përgjigjeve. Është një shqetësim i vazhdueshëm yni dhe realisht kërkojmë ndihmën tuaj në
mënyrë të tillë që të krijojmë atë arkiv që është misioni kryesor i institucionit tonë, pra të
krijojmë arkivin, t’i mbledhim të gjitha dokumentacionet dhe kështu do të kemi mundësi të
kthejmë përgjigje brenda afateve të caktuara.
Ulsi Manja – Faleminderit!
Simon Mirakaj – Zoti kryetar,
Të nderuar deputetë,
Kam kënaqësinë që jam sot mes jush për paraqitjen e raportit nga zonja Sula. Dua t’ju vë
në dijeni shkurtimisht për një vizitë që bëmë në Kongresin Amerikan. Ishim të ftuar bashkë me
zonjën kryetare me rastin e 100 vjetorit të revolucionit më 7 nëntor. Aty morën pjesë
personalitete të fushave të ndryshme. Ishte kandidati për deputet që mbajti një fjalim, Ted Kruz, i
cili u duartrokit gjatë gjithë kohës, ishte ish-presidenti dhe kryeministri çeko-sllovak Vasllav
Klaus, ishte një kryeministër i izraelit, pra ishin shumë personalitete. Aty u fol për krimet e
komunizmit, të cilat ndodhën në kohë paqeje, që ishin sa dyfishi i krimeve të Luftës së Dytë
Botërore. Ne e bëmë edhe një vizitë në Pentagon, pastaj kryem takime me kryesinë e “Vatrës”,
ku prezantuam ligjin tonë, i cili u mirëprit. Ne i kishim marrë formularët me vete dhe ata bënë
aplikimet e tyre. Ashtu siç kërkoi zoti Fino, edhe ata kërkuan që ligji të ketë përmirësime, pra të
mos varet vetëm në moralin e individit, por institucionet kushtetuese, ligji t’i detyrojë të
paraqiten pranë Autoritetit për verifikim.
Kjo ishte shkurtimisht ajo që bëmë ne. Në bëmë edhe një vizitë te “Zëri i Amerikës”.
Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Miraka!
A ka pyetje të tjera nga kolegët?
Po, zonja Sula, keni fjalën për t’i dhënë përgjigje pyetjes së fundit të zotit Fino.
Gentiana Sula – Për sa i përket sugjerimit të zotit Fino, jemi në ato linja. Shoqëria
gjermane ka qenë aq e zgjuar dhe aq e iluminuar sa nuk ka pasur nevojë të detyrohet asnjë
20
institucion. Atje, pas kaq vjetësh, secili zyrtar i lartë që kërkon detyrë e ka me vete këtë gjë, pra
është pjesë e CV-së së tij. Bullgaria e ka bërë ligjin 10 vjet para nesh dhe e ka ndier nevojën të
bëjë dy gjëra: së pari, verifikimi automatik i institucionit; së dyti, publikimi. Për të dyja këto
gjëra ato kanë përcaktime të caktuara në ligj. Kështu që ne do të ishim të kënaqur nëse do të
merrej në konsideratë si model.
Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Sula!
Kolegët nuk kanë pyetje të tjera.
Në fakt, dua të them unë dy fjalë për autoritetin dhe për punën e tij. Autoriteti për
Informimin për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, si çdo institucion i ri, ka arritjet e tij
pozitive, natyrisht ka edhe problematikat e punës së përditshme, të cilat u bënë të ditura sot për
komisionin, që i referohen kuadrit ligjor, por edhe mbarëvajtjes së punës në këtë institucion. Në
një konsideratë të parë si kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut, duke qenë se kemi pasur edhe kontakte të vazhdueshme me Komisionin
nëpërmjet Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, vlerësoj se është një pune
serioze, duke u nisur nga fakti që është krijuar në janar të vitit 2017 dhe një pjesë e organikës së
këtij institucioni u miratua në fund të vitit 2017. Në dijeninë time, sapo është plotësuar struktura
organike që miratoi ky komision në fund të vitit që iku. Gjithsesi, ka problematika, të cilat lidhen
me fondin arkivor, sepse janë disa institucione që observojnë periudhën e diktaturës, por ky
autoritet ka vetëm një fokus të kësaj periudhe të historisë që lidhet me dosjet e Ish-Sigurimit të
Shtetit. Natyrisht, është shumë e nevojshme dhe e domosdoshme mbështetja që do të japë
komisioni dhe Kuvendi për administrimin ne një kohë sa më të shpejtë të të gjithë fondit arkivor
që është përcaktuar në ligj dhe në VKM. Kjo, në fakt, lidhet edhe me ambientin apo godinën që
është miratuar nga qeveria, e cila duhet të vihet shumë shpejt në dispozicion të këtij autoriteti.
Shqetësimi që ngriti kolegu Fino, për shpejtësinë e dhënies së përgjigjeve në lidhje me
kërkesat, ka të bëjë pikërisht me qasjen mbi fondin arkivor.
Më lejoni të bëj të qartë për kolegët e mi të komisionit, por edhe për opinionin publik që
autoriteti gjatë kësaj kohe ka pasur edhe problematikat e tij, që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e
punës në atë institucion. Miqësisht ju them kuptojeni drejt, institucioni juaj quhet Autoriteti për
Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe fjala e parë është “Autoritet”, pra në
radhë të parë, duhet të vendosni autoritetin në një institucion moral, por edhe ligjor. Është
21
përgjegjësi e madhe që ju ka dhënë ligji, por duhet të funksiononi në të gjithë gjerësinë dhe
kapacitetet që ju ka dhënë ligji. Vërtet është një organ i natyrës kolegjiale, por nuk mund të ketë
20 palë sy për të lexuar një dokument, ku është e shkruar e zeza mbi bardhë, sepse fondin arkivor
nuk e keni prodhuar ju. Ju e keni në administrim këtë fond arkivor, që jua ka dhënë ligji, dhe
qasja në këtë fond arkivor do të jetë vetëm në përputhje me ligjin dhe ashtu siç e ka përcaktuar
ligji. Jeni aty sepse ju ka zgjedhur Kuvendi dhe procedura e zgjedhjes suaj është e përcaktuar në
ligj.
Nëse do të shikojmë rendin e ditës, në pikën e katërt të rendit të ditës së sotme, por, pasi
të mbaroj fjalën time kjo pikë ndoshta do të shtyhet për ditën e nesërme, kemi dhe hapjen e
procedurës paraprake për plotësimin e një vendi vakant në Autoritetin për Informimin e Ish-
Sigurimit të Shtetit, pasi njëri nga anëtarët e këtij autoriteti ka paraqitur dorëheqjen në Kuvend.
Natyrisht, arsyet e dorëheqjes do t’iu bëhen të ditura kolegëve kur të jetë mbledhja. Por, kur
thashë pak më parë, se qasja ndaj ligjit dhe kuadrit ligjor në fuqi në lidhje me ushtrimin e
veprimtarisë së autoritetit që ju drejtoni nuk lë shumë vend për hamendësime dhe as për
objeksione personale, ajo që është e shkruar në ligj. Kështu që kjo duhet të jetë. Kolegu im,
Shameti, ka mbajtur shënime, po ashtu e Shërbimet e Monitorimeve të Kuvendit duhet të jenë
pjesë e tekstit të rezolutës janë tjetër gjë përmirësimet ligjore. Sigurisht, kjo pjesë është shumë e
rëndësishme, edhe plotësimi i nevojave tuaja për godinën, për komoditetet e tjera të punës, për
ushtrimin normal të veprimtarisë suaj, ku bën pjesë edhe plotësimi i strukturave, por
marrëdhëniet brenda kësaj trupe i ka përcaktuar ligji, mënyrën dhe veprimtarinë e sjelljes së
gjithsecilit prej anëtarëve të këtij autoriteti. Kështu që, në këtë kuptim, unë e has si problematikë
këtë që sapo thashë për vitin që shkoi. Për fat të mirë, këtu kemi dhe Nënkomisionin për të
Drejtat e Njeriut që është drejtpërsëdrejti nënkomisioni që mbikëqyr dhe observon për llogari të
Komisionit të Ligjeve fushën e zbatimit të ligjit tuaj dhe po në rezolutë do t’i kërkoj këtij
nënkomisoni që në vitin në vazhdim të ushtrojë siç duhet dhe me të gjithë kapacitetet
mbikëqyrjen e punës së autoritetit që ju drejtoni.
Kjo nuk e zbeh aspak punën e mirë që është bërë në këtë institucion, sepse janë trajtuar
goxha kërkesa në një kohë rekord, edhe për shkak të detyrave që ju ka dhënë procesi i
vetingutpër shkak të zbatimit të reformës në drejtësi apo të detyrave të reja që ju keni marrë
tashmë, në lidhje me vetingun në Policinë e Shtetit. Gjithsesi, ju përgëzoj për punën e mirë në
22
kaq pak kohë! Nuk dua t’i shtoj asnjë fjalë anës formale të paraqitjes së këtij raporti, që kolegu
Fino, me të drejtë e tha, se rrallëherë vijnë në komisionin tonë materiale të tilla të trajtuara në
këtë formë. Gjithsesi nga komisioni keni përgëzime, duke filluar që nga kryetarja, anëtarët e
autoritetit, por edhe i gjithë stafi!
Kështu që, këtu dua ta mbyll këtë pikë të rendit të ditës dhe duke ju falënderuar për
prezantimin e raportit, ju uroj punë të mbarë dhe t’ju shpreh njëkohësisht gatishmërinë e
Komisionit të Ligjeve dhe të Kuvendit për mbështetjen e kërkesave tuaja, që në dinamikë, siç
raportoni çdo 3 muaj me raporte periodike pranë shërbimeve të Kuvendit, duhet të na i adresoni
edhe me shkrim, qoftë nevojat për ndërhyrje ligjore, qoftë edhe nevojat që kanë të bëjnë me
strukturën, personelin apo mjetet që ju do t’ju duhen në dispozicion! Duhet t’i matrealizoni me
shkrim dhe t’i vihen në dispozicion e komisionit.
Faleminderit dhe ditë të mbarë!
Urdhëroni, zonja Sula!
Gentiana Sula - Zoti kryetar, faleminderit nga ana jonë!
Dua t’ju bëj ftesë: do të ishte shumë interesante në qoftë se të gjithë ju do të vini dhe ta
shikoni me sytë tuaj arkivat ku janë dhe të njiheni nga afër, sepse është komplet një qasje tjetër.
Kam dhe një sqarim: ne i kemi marrë në administrim të gjitha, tani jemi duke i marrë
fletë më fletë, dhe për këtë na duhen kushtet, sepse do ta shikoni aty nuk ka fare hapësira.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Ulsi Manja – Shumë faleminderit!
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Faleminderit, zonja Sula! Vizita e parë studimore që ky komision do të bëjë në
institucionet, që i ka në sferën e përgjegjësisë dhe të varësisë, do të jetë Autoriteti i Hapjes së
Dosjeve.
Faleminderit!
23
KUVENDI
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
PROCESVERBAL
Tiranë, më 17.04.2018, ora 10:30
Drejton mbledhjen:
Ulsi Manja - kryetar i Komisionit
Rendi i ditës:
Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Krimeve dhe
Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin 2017” .
(Komision përgjegjës)
Marrin pjesë:
Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Bledar Çuçi, Edmond Leka,
Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Xhemal Qefalia, Arben Pëllumbi dhe Tom Doshi.
Mungojnë:
Vasilika Hysi, Saimir Tahiri, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri,
Dhurata Çupi, Astrit Veliaj, Fatmir Mediu, Nasip Naço, Silva Caka.
24
Ulsi Manja – Në pikën e tretë të rendit të ditës kemi miratimin e projektrezolutës “Për
vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për
vitin 2017”.
Zoti Çyrbja, ju lutem shkurtimisht më thoni pikat e rekomandimeve, që do të jenë pjesë e
tekstit të rezolutës. Ndërsa votimi i projektrezolutës do të bëhet në mbledhjen e radhës së
komisionit.
Të lutem, prezantimin e tekstit të projektrezolutës!
Jyrgis Çyrbja – Faleminderit, zoti kryetar!
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit për Studimet dhe Krimet,
Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2017”. Kuvendi i Shqipërisë e vlerëson ISKPK-në, si
institucion studimor publik i pavarur, me rëndësi të veçantë për trajtimin e periudhës së regjimit
komunist në Shqipëri dhe çështjet që kanë të bëjnë me kujtesën kolektive.
Kuvendi i Shqipërisë konstaton se gjatë vitit 2017 ISKPK-ja, në zbatim të marrëveshjes
me Ministrinë e Arsimit, ka realizuar me sukses fazën pilot të projektit të bisedave në shkollat e
mesme të Tiranës për informimin e të rinjve mbi epokën komuniste, i cili do të vazhdojë për disa
vite radhë, duke u shtrirë në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Gjatë vitit 2017 nga stafi i institutit janë realizuar rreth 40 orë video-regjistrime të
dëshmive të të mbijetuarve nga burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Kuvendi i Shqipërisë
gjatë vitit 2018 kërkon që instituti, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, të krijojë dhe të
paraqesë në shkollat e mesme të gjithë veprimtarinë e institucionit, gjithashtu ta përfshijë edhe në
programin studimor në shkollat e mesme.
Gjithashtu, kërkon të ndërkombëtarizojë historinë e komunizmit në Shqipëri përmes
zgjerimit të rrjetit të aktiviteteve dhe partnerëve ndërkombëtarë; të pasurojë databazën me të
dhënat statistikore të viktimave të komunizmit në Shqipëri në të tri kategoritë: ekzekutim,
burgim, internim, si dhe t’i bëjë të aksesueshme për qytetarët e Shqipërisë.
Faleminderit!
Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Çyrbja!
Ky ishte teksti i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Krimeve
dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin 2017”. Votimi i tekstit të kësaj projektrezolute
dhe pikën e katërt e rendit të ditës, që është shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e
25
procedurës paraprake për plotësimin e një vendi vakant për anëtar të Autoritetit për Informimin
mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, do
t’i shtyjmë për në mbledhjen e radhës së Komisionit të Ligjeve. Besoj se nuk kemi çështje tjetër
për të trajtuar këtu e mbyllim.
Urdhëroni, zoti Fino!
Bashkim Fino – Duke i parë këto materialet njëra pas tjetrës të krijohet një ide. Çështja e
Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit apo Instituti i Studimeve
për Pasojat e Komunizmit ka një problem. Ne Institutin e Studimeve e kemi krijuar para 10
vjetësh dhe realisht vjen dhe raporton këtu në parlament, ndërkohë që të gjithë organigramën dhe
gjithë strukturimin e saj e mban Këshilli i Ministrave. Ndërkohë, drejtoresha e autoritetit tha se
ka shumë institute private, që janë krijuar dhe kanë filluar të bëjnë institutin e studimeve.
Institute studimesh mund të ketë plot. Mos duhet të shikohet nga Drejtoria e Monitorimit, ky
Institut i Studimeve i Pasojave e Komunizmit, mos duhet të jetë pjesë ekzekutivit dhe jo më e
legjislacionit? Pra, le të themi, e ka bërë punën e tij në fillimin e parë, kur e krijuam para 10
vjetësh dhe do të vazhdojë, normalisht të jetë, le të ketë qeveria një institut të studimeve të
posaçme, absolutisht, ashtu siç mund të ketë edhe institute private, kushdo që mund të bëjë, por
jo institut thjesht për të raportuar në Kuvend. Ndërkohë, ne kemi një Autoritet për Informimin e
Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit, që është më i rëndësishëm. Në këtë aspekt dua të di Drejtoria
e Monitorimit, që janë juristë, a mund t’i japim një zgjidhje përfundimtare? E bëj këtë jo për ta
hequr qafe ne, ai le të vazhdojë si institut, por të jetë në varësi të qeverisë, sepse ajo e miraton
edhe strukturën, edhe fondet e pagave dhe mund t’i bëjë piketat për të bërë studime të caktuar.
Pra, ne, si parlamentarë i themi Institutit të Studimeve të Pasojave Komuniste që: gjatë vitit
2018, duhet të bësh 1, 2, 3, 4 gjërat. Nuk ka ndonjë sens publiku. Ndryshon një autoritet, ndryshe
një institucion i pavarur kushtetues, që ka fuqi ekzekutive. Pra, ky është një institut që bën një
gjë. Çfarë është kjo në fund të fundit? Prandaj e pyeta dhe drejtoreshën e autoritetit: më tha se
metoda gjermane nuk na i pranoi ta kishim një nukël për të bërë studime. Në rregull, le ta mbajë
qeveria, por çfarë pune kemi ne? E kam fjalën që të shikohet.
Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Fino për sugjerimin.
Urdhëroni, zoti Hyseni!
26
Alket Hyseni – Dua t’i bëj një sugjerim relatorit për çështjen e projektrezolutës që t’i
ketë parasysh herën tjetër.
Ulsi Manja – Të kësaj që sapo prezantoi kolegu Çyrbja?
Alket Hyseni – Po.
Së pari, në bashkëpunim me MAS-in, ne themi që t’i informojmë të rinjtë në shkollat e
mesme, pra aksioni, që duket e logjikshme.
Së dyti, të shikohet mundësia me MAS-in që brenda vitit 2018 të futet edhe në kurrikulën
mësimore. Kjo më duket e ekzagjeruar.
Së pari, ne po ndërhyjmë politikisht në kurrikula, lërjani kurrikulat atyre që merren me
kurrikulat. Nuk mund të hyjë Kuvendi në kurrikulat. Kjo është e ekzagjeruar. Autorët e caktuar
nëse e gjykojnë në vendin e duhur dhe në momentin e duhur, ku duhet të futet, le ta fusin.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Së dyti, dua të fusim një paragraf lidhur me filtrimin e botimeve, sepse po bëhen me
paratë e shtetit. Pra, t’i tërhiqet një vëmendje për kujdesin në cilësinë e botimeve dhe në filtrimin
e botimeve. Në qoftë se katandisemi si institut, që të merret vetëm me Ballin Kombëtar, ky është
turp!
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Duhet t’i bëjmë një vërejtje, sepse do të na ngrihet ndonjë palë tjetër e Ballit dhe do të
thonë: po për ne pse nuk botohen e epopetë e partizanëve? Nuk ka sens kjo gjë.
Ulsi Manja – Zoti Hyseni, do të sugjeroja që, në bashkëpunim me kolegun Çyrbja, të
uleni dhe t’i bëni pjesë të tekstit të rezolutës, me formulimet përkatëse këto që ju sapo sugjeruat,
që në mbledhjen e radhës të kemi një tekst të dakordësuar të projektrezolutës, që ta votojmë.
Zoti Fino, lidhur me atë që ju sugjeruat, do t’i kërkoja Shërbimit të Monitorimeve të
Kuvendit që t’i mbajnë shënim dhe të përgatisin një material, që, pse jo, të kemi një diskutim më
të hollësishëm në Nënkomisionin për të Drejtat e Njeriut lidhur me këto që ngriti kolegu Fino.
Është më se e drejtë që të kemi edhe ne një rishikim të kësaj qasjeje në drejtim të këtyre
institucioneve, që kanë të bëjnë me memorien dhe kujtesën. Jam dakord, që Instituti i Krimeve
erdhi raportoi, do të miratojmë një rezolutë, është po e njëjta situatë është. Kështu që, gjithsesi,
mbajeni shënim dhe përpiloni një material për këtë që sapo u tha nga kolegu Fino, duke iu
referuar ligjit specifik, që në normon punën e secilit prej këtyre institucioneve.
27
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Natyrisht, kur të kemi materialin gati në mbledhjen e Nënkomisonit për të Drejtat e
Njeriut, që do ta diskutojmë edhe me praninë e opozitës, por, gjithsesi, në parantezë t’i paraprihet
këtij diskutimi dhe kësaj pune. Keni të gjithë kohën e nevojshme në dispozicion, që ta bëni këtë
studim të thellë, nuk e kemi sot për nesër, por të paktën të fillojë puna, me ato sugjerime që tha
edhe kolegu Fino, që më pas të dakordësojmë edhe me opozitën, sepse lidhet me një periudhë të
caktuar të historisë sonë, që ka të bëjë me diktaturën.
Faleminderit dhe punë të mbarë!
Këtu e mbyllim mbledhjen e komisionit. Mbledhja e radhës do të njoftohet nëpërmjet
sekretarisë së komisionit së bashku me rendin e ditës.
MBYLLET MBLEDHJA