Download - Metoda Riciklim PDF
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
VlerësimMjedisi, Energji, Natyrë
menv roupG
M.sc. Marianthi GURI
REDUKTIM, RIPERDORIM, RICIKLIM 3R
METODA EKOLOGJIKE
TË TRAJTIMIT TË MBETJEVE URBANE
Ky libër u bë i mundur të botohet në sajë të financimit të
Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
që
Në emër të Shoqates “Menv group” dhe si autor të këtij libri kemi kënaqësinë
t’iu shprehim mirënjohje të thellë.
TIRANË, NENTOR - 2008
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 1
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Ky botim bazohet nё rezultatet e projektit “Pregatitja e katalogut praktik ”Sistemi Industrial Ekologjik i Menaxhimit tё Mbetjeve Bashkiake—SIEMMB” tё realizuar nga Drejtuesi i projektit M.sc. Marianthi GURI, me pjesёmarrjen e specialistёve shqiptar, si dhe me pёrkrahjen e vazhdueshme tё Drejtorisë së Kerkimeve Shkencore, pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkences. Projekti u mbёshtet me financim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nё kuadrin e POGRAMIT KOMBËTAR PËR KËRKIM E ZHVILLIM (PKKZH).
I gjithë ekipi e ka konsideruar këtë projekt si një sfidë reale, jo vetëm për zhvillimin e moduleve aplikuese të të mësuarit të studentëve të Inxhinierise së Mjedisit, por për të gjitha nivelet e qeverisjeve vendore të Shqipërisë. Paralelisht, projekti hap drejtime të reja për menaxhime të mëtejshme dhe njeherazi shërben si manual për zbatimin e metodave ekologjike të trajtimit mbetjeve urbane në të gjitha nivelet e qeverisjeve lokale dhe qendrore. Koha është për të bërë një zhvillim ndryshe, më të fokusuar, më të koordinuar dhe më të përgjegjshëm. Besoj se objektivat e MSA sigurojnë një mundësi për të bërë pikërisht këtë. Ne shpresojmë se ky botim do të jetë një burim me vlerë për të gjithë palët e interesuara. Ky libër ka për qëllim të jetë i një drejtimi, shëmbull i evolucionit të kohës së fundit në Ekomenaxhimin e Mbetjeve Urbane në kontekstin e Bashkimit Evropian. Autori
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 2
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
PËRMBAJTJA PARATHËNIE......................................................................................................................4
HYRJE....................................................................................................................................5
I. ADMINISTRIMI AKTUAL I MBETJEVE URBANE NË SHQIPËRI.... .....................6
1.1. Administrimi aktual………………………………………………………………………………………….…6
1.2. Konstatimet…………………………..……………………………………………………………………….….6
II. METODAT EKOLOGJIKE TË TRAJTIMIT TË MBETJEVE URBANE…….…........8
2.1. Metodat ekologjike të trajtimit të m.u. sot në botë …………………………………………………….…...8
2.2.Pozicioni dhe rëndësia e 3R në hierarkinë e trajtimit të Mbetjeve urbane…....………………………….9
III. TRAJTIMI EKOLOGJIKO‐EKONOMIK.......................................10
3.1. Reduktim i mbetjeve………………………………………………………………………………………….10
3. 2. Riperdorimi i mbetjeve………………………………………………………………………………….....…11
IV. RICIKLIMI .......................................................................................12
4.1.Të përgjithëshme.................................................................................................................................................12.
4.2. Përfitimet nga Riciklimi në përgjithësi...........................................................................................................12
V. LLOJET E MATERIALEVE TË RICIKLUESHËM.....................................................14
5.1. Të pëgjitheshme………………………………………………………………………………………..…..…..14
5.2. Llojet e materialeve të riciklueshme……………………………………………………………………...….15
VI. ZHVILLIMI I NJË PROGRAMI RICIKLIMI.............................................................20 6.1.Të përgjithëshme..................................................................................................................................................20
6.2. Karakteristikat e Riciklimi...............................................................................................................................21
6.3.Vlerësimi i Tregjeve dhe Zhvillimi i Strategjive të Tregëtimit të Riciklimeve…………..…..........…..21
6.4. Tiparet strukturale…………………………………………………………………………….………............22 6.5. Vlerësimi dhe Zgjedhja e Teknologjive të Trajtimit…………………………………….……….............24 6.6. Mënyrat e mbledhjes së riciklimeve……………………………………………………..…...........……….26
VII. QENDER TRAJTIMI DHE STOKIMI PER RICIKLIMIN.....................................34
VIII. PROGRAMI PËR RICIKLIMIN E MBETJEVE URBANE...................................39
8.1 Te pergjithshme……………………………………………………………………………………….…………39 8.2. Fazat e programit pёr mbёshtetjen e riciklimit tё mbetjeve...........................................................39 8.3. Elementet e Programit të riciklimit tё mbetjeve............................................................................................... 40 8.4. Siguria publike…………………………………………………………………………………………………..42 8.5. Tregjet për materialet e ricikluara……………………………………………………………………………..43
IX. PROGRAM INFORMIMI PËR PUBLIKUN.............................................................44
9.1. Inkurajimin e Tregut që të punojë për Mjedisin………………………………………………….…………...44 9.2. Bashkëpunimi miqësor me sipёrmarrjet private…………………………………………………….……..…44 9.3. Gjetja e rrugëve të reja duke punuar pranë tregut nëpermjet biznesit dhe konsumatoreve……….………46 9.4. Perfshirja e qytetareve dhe ndryshimi i mёnyrës së të sjellurit………………………………………………47
X. POLITIKAT PËR TË FUQIZUAR TREGUN PËR RICIKLIMET.............................49
1 0.1. Politika më e mirë për të stimuluar riciklimin…………………………………………………………………49
XI. RICIKLIMI I MBETJEVE NË VENDET E ZHVILLUARA....................................... 51
11.1. Te pergjithshme................................................................................................................... .51 11.2. Efekshmeria e riciklimit…………………………………………………………………………………..……53 11.3. Modelet e zakonshme…………………………………………………………………………………….……..54
PËRKUFIZIM TERMASH .................................................................................................................. …….56
LITERATURA................................................................................................................... 58
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 3
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Parathënie
Njё ambient i pastër dhe i shёndetshёm ёshtё pjesё dhe ngastër e begatisë dhe cilësisë sё
jetёs, qё ne dёshirojmё pёr vehten tonё tani dhe pёr fëmijёt tanё nё tё ardhmen. Shkallët që
ngjisim e zbresim përditë në pallatin tonë, rrugët e shtëpisë, oborri i shkollës, përtej qytetit
etj., kërkojnë dashuri e kujdes prej nesh, në mënyrë që të bëhen për ne mjedisi, ku të
bashkëjetojmë me ajër të pastër, ushqim të shëndetshëm, duke u kthyer në hapësira
mikëpritëse të bashkëjetesës tonë qytetare.
Mbeturinat nuk janё vetёm gjёra tё cilat ne nuk na nevojiten mё, as gjёra qё na mbesin nga
prodhimi i mallrave tё ndryshme. Ato janё edhe gjёra me tё cilat ne mund të përfitojmë.
Eliminimi i mbeturinave urbane përbën një hallkë jetike në konceptin fillim‐përfundim të
menaxhimit të mbeturinave urbane. Theksi i tanishëm mbi parandalimin e ndotjes, si dhe
zhvillimi i teknologjive të trajtimit ka si rezultat pakësimin e volumit të mbeturinave
urbane, të cilat duhet të eliminohen. Volumet e mbeturinave janё parashikuar tё rriten
vazhdimisht pёrderisa mos tё merren veprime qё ta zgjidhin këtë problem. Të gjithë
prodhojnë mbetje. Sasia e përgjithshme e tyre rritet çdo vit me 3%. Parandalimi i
mbeturinave do të jetë një element kyç i një politike të integruar. Masa të forta fillimisht
nevojiten për të nxitur ripёrdorimin (reuse), zvogëlimin (reduction) dhe riciklimin (recycle)
dhe përpunimin e mbetjeve, e cila quhet ndryshe edhe “hierarkia e mbetjeve”.
Riciklimi i mbetjeve është një mundësi ekologjike dhe fitimprurëse në menaxhimin e
mbetjeve ndaj mundësive të tjera, si landfill (vendgroposje) ose incenerim (djegie). Edukimi
i qytetarëve për të reduktuar, ricikluar mbetje urbane nuk është zgjidhja e plotë, por është
një fillim i mbarë. Riciklo për të kursyer energji, material, sipërfaqe…..! Sistemimi i
Mbetjeve Bashkiake është kryer dhe vazhdon të kryhet, në mënyrë primitive. Ato
shkarkohen në vende të papërshtatshëm e të ndaluara. Aktualisht, në vendin tonë ende
nuk po kryhet ndonjë lloj ndarje apo trajtimi.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 4
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Foto – 1. Pamje nga djegia në vendhedhjen e mbetjeve urbane të Durrësit
Hyrje
Administrimi i Integruar i Mbetjeve Urbane është një proçes tërësor me shumë hallka dhe
opsione, që synon një mjedis sa më të pastër e me ndikim sa më minimal të mbetjeve në
mjedisin përreth dhe në shëndetin e njeriut. Palanifikimi i një sistemi reduktimi, riperdorimi
dhe riciklimi efektiv kërkon një arritje sistemi. Vendimet rreth koleksionimit, marketingut,
dhe procesit të riciklimit janë të lidhur me njëri‐tjetrin. Të marrësh një vendim rreth një
elementi të programit të riciklimit pa marrë parasysh efektin e vendimit ndaj elementëve të
tjerë mund të çojë drejt një programi jo efektiv dhe të shtrenjtë, me një kritikë të shtrirë tek
publiku dhe një pjesëmarrje të dobët. Meqënëse publiku (qytetarët, familjet dhe bizneset)
duhet të mbështeten në pjesëmarrje duke ndarë një përqindje të lartë të riciklimit të
materialeve te papërmbajtur, programi duhet të jetë i planifikuar në përputhje me
leverdinë dhe mbështetjen e publikut, si objektiv kryesor. Që të sigurojë sukses, një
program i bashkuar riciklimi duhet të zhvillohet në një stil të bashkërenduar.
Së pari, bashkitë duhet të vendosin se cilët materiale duhet të riciklohen, duke u bazuar në
një analizë të vëllimit të materialeve të riciklueshëm të komunitetit, që mund të kthehen në
funksionin e riciklimit dhe tregtueshmerinë dhe ekonominë mbajtjëse të këtyre
materialeve. Kur bëhen të njohura se cilët materiale do të koleksionohen dhe në çfarë
volumi, vendosen mënyrat e koleksinimit, procesi, çmimi i procesit dhe hapësira e
grumbullimit. Nevojat e blerësve të fortë do të ndihmojnë vendosjen e llojeve dhe të
paisjeve për procesin.
Së dyti, programi i riciklimit duhet planifikuar, që të plotësojë kushtet e riciklimit të
bazuara në legjislacion specifik të procesit për zhvillimin dhe funksionimin e programit te
riciklimit. Riciklimi siguron një mundësi për bashkpunimin midis publikut dhe sektorëve
privatë. Qëllimi i këtij libri është që të njihen dhe studjohen metodat e Reduktimit,
Riperdorimit dhe Riciklimit (3R) të mbetjeve urbane për funksionimin e tyre, si edhe
përcaktimin e masave për eliminimin e defekteve, sygjerimin e përmirësimin e teknologjisë
në përdorim të materialeve si lëndë e parë, krijim të lehtësirave fiskale, si dhe
rekomandime për pregatitjen e disa “amendamenteve”, që ndihmojnë direkt në këto
procese.
Falenderime
Falenderojmë Ministrinë e Arsimit dhe Shkences, Tiranë për lehtësirat që ka krijuar në
fushën e bashkëpunimit, me mbështetjen financiare për kryerjen dhe botimin e këtij libri.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 5
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Falenderojmë specialistë jo vetëm të kësaj Ministrie, por edhe biznesin privat dhe
koleksionistёt e parё, tё angazhuar me riciklimin e plastikës, letrës, duke kontribuar për një
kryerje e realizim të riciklimit të mbetjeve, një problem i madhë sot në Shqiperi.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 6
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
I. ADMINISTRIMI AKTUAL I MBETJEVE URBANE NË SHQIPËRI
1.1. Administrimi aktual
Vend‐hedhjet janë pika kryesore të grumbullimit të plehrave, sot në Shqipëri dhe pika më
problematike në vendin tonë. Pjesa më e madhe e mbetjeve urbane, si dhe mbeturinat
spitalore grumbullohen dhe digjen në gjëndje të lirë. Mbetjet e ngurta duke u djegur në
gjendje të lirë ndotin ajrin nëpërmjet prodhimit të erërave mbytëse. Tymi dhe erërat e
këqija përhapen në një largësi me reze deri 5 km (Foto‐6,8). Nga vend‐hedhjet çlirohet gaz
metan dhe grimca pluhuri me përmbajtje metalesh të rëndë, si dhe përberje të tjera
inorganike dhe organike si dioksina, furane (UNEP. 2000). Në një mostër ajri të marrë nga
UNEP‐i janë gjetur derivate të benzenit, gazra të efektit serrë dhe ferone. Pra, kushtet e
cilësisë së ajrit në vend‐hedhjet paraqesin kërcënime serioze për banorët rreth këtyre
zonave.
Foto 2. Nuk kryhet asnjë lloj përpunimi
1.2. Konstatimet
Nga studimi i Vlerësimit të Mundësive të Riciklimit të Mbetjeve të realizuar nga Shoqata
“Menvgroup” me finacim të Ministrisë së Mjedisit, është vlerësuar përbërja mercelogjike e
mbetjeve urbane (skema 1) dhe që nga kjo përbërje vetëm 2% e mbetjeve totale tё plastikёs
janë duke u ricikluar. Në Shqipëri ekzistojnë rreth 80 linja të riciklimit të polietilenit PE për
prodhimin e plastmasit të serrave, qeseve plastike për ambalazh, PVC=shapka plastike,
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 7
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
rzervuarve të ujit, vazo lulesh, tubacine, thasë për fabrikat e këpucëve etj. Fabrikat e
riciklimit të plastikës ndodhen në Durrës, Shkodër, Elbasan, Tiranë, Fier, Lushnje etj.
Mungesa e informimit të publikut në problemet e menaxhimit tё mbetjeve sipas hierarkisё
ka sjellё pamjaftueshmëri tё njohurisë përreth ku, kur, pse dhe sa mbetje njerëzit prodhojnë
në shtëpitë e tyre, dhe cilat janё mёnyrat e mbledhjes pёr tё lehtёsuar riciklimin e mbetjeve
nё tёrёsi. Domosdoshmёria e dhënies së informacionit për përfitimet mjedisore të
Rreduktimit, Riperdorimit, Riciklimit, arritjen e sistemit të riciklimit, mёnyrat e
grumbullimit tё mbetjeve ështё një nga mënyrat, për të rritur pjesëmarrjen e komunitetit në
kotributin e proçesit tё riciklimit.
Përveç mungesës së informacionit dhe të një tradite, e cila vjen dhe si pasojë e kohës së
shkurtër të bashkëjetesës së banorëve, prejardhjet e ndryshme kulturore, mungesat e
koshave të ndarë, heqja jo e rregullt e plehërave, ndikojnë dhe bëjnë të pa realizueshme
zhvillimin e Reduktimit, Riperdorimit dhe Riciklimit. Këto metoda ofrojnë zgjidhje
mjedisore të integruara me zgjidhjen ekonomike, duke iu përmbajtur parimeve të
menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane, uljen e sasisё sё mbetjeve dhe njohjes së
praktikës më të mirë.
10
4
14
20.811.8
2.3
17.9
18.4
Letër
Tekstil
Plastikë
Jo Solide
Qelq
Metale
Inerte
Tjetër
Skema 1. Përbërja në % e mbetjeve në Shqipëri (viti 2006)
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 8
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
II. METODAT EKOLOGJIKE TË TRAJTIMIT TË MBETJEVE
URBANE
2.1. Metodat ekologjike të trajtimit të M.U. sot në botë
Sot në botë aplikohen disa metoda për trajtimin e mbetjeve të ngurta urbane të cilat ndahen
në 2 grupe të medha:
A. Trajtimi ekologjiko‐ekonomik
B. Trajtimi industrial
Në trajtimin ekologjik përfshihen (Skema ‐ 2):
1. Reduktim (strategji europiane)
2. Riperdorim
3. Riciklim
4. Kompostim
5. Vendgroposje e Kontrolluar (Landfill)
Që të gjitha së bashku kontrollojnë 85% të trajtimit të MNU në botë. Në trajtimin industrial
përfshihet:
• Furra termike ‐ incenerator që kontrollon 10‐15% të trajtimit të MNU
• Piroliza
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 9
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Skema 2. Trajtimi Ekologjik sipas Hierarkis së Mbetjeve
Lënda e parë
Aktivitetet
Mbetjet
Riciklimi
Mbeturinat
Perpunimi i mbeturinave
Kompostimi
Groposje
Ripërdorim
Reduktim
Incinerimi
2.2. Pozicioni dhe Rëndësia e 3R në hierarkinë e trajtimit të M. U.
Administrimi i Integruar i Mbetjeve Urbane (Skema 5) është një proces kompleks e tërësor
me shumë hallka dhe opsione, dhe jo thjesht si proces vend depozitimi të tyre në vend
groposje të kontrolluar inxhinierike (landfill). Administrimi dhe menaxhimi i integruar i
mbetjeve urbane përfshinë:
Reduktim te mbeturinave që në burim;
Ndarje, vend depozitime familjare;
Riperdorim te mbeturinave;
Mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave;
Riciklimin jashtë vendit të grumbullimit;
Trajtimin primar të mbeturinave (biologjik, kimik/trajtim fizik, kompostim);
Verifikimin e sistemit për transportin dhe venddepozitimin e mbeturinave urbane
Karakteristikat e mbeturinave urbane
Vend depozitim përfundimtar (landfill);
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 10
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Burim
Standartet MjedisoreFurnitori
Transporti
Riciklimi i lëndëve të zbërthyeshme
Prodhim
Magazinim
Manaxhimi i Lëndëve
Shërbimi i Trajtimit
Hedhje
Heqje
SkemëZhvillimi
Studim TreguMarketing
Riciklim
InformacionInformacioni i Prodhimit
Skema 3 Pozicioni i Riciklimit në sistemin e qarkullimit të Mbetjeve
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 11
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
III. TRAJTIMI EKOLOGJIKO-EKONOMIK
3.1. Reduktim i mbetjeve Zvogëlim në burim do të thotë të pakësosh sasinë ose toksicitetin e mbeturinave të
prodhuara që në burimin prodhues të tyre. Reduktimi në burim është mënyra e vetme dhe
më efektive për të menaxhuar mbeturinat pa kosto, duke reduktuar efektet e dëmshëm
rrjedhimisht edhe toksicitetin e mbeturinave. Një sistem industrial ekologjik është i
suksesshëm, nëse redukton nevojën për materiale nga burime të virgjër. Një pikësynim
tjetër duhet të jetë implementimi i proceseve që eliminojnë përdorimin e substancave
toksike si p.sh metalet e rëndë që nuk janë të biodegradueshëm dhe që janë kërcënim për
ambjentin atje ku shkarkohen. Strategjitë për reduktimin e materialeve të përdorur duhet të
udhëhiqen nga teknologjia, ekonomia dhe rregulli. Rrugët kryesore, në të cilat konsumi i
materialeve reduktohet janë:
Dematerializimi, që nënkupton përdorimin e më pak lëndës së parë për një produkt
të caktuar.
Zëvendësimi, që nënkupton përdorimin e një materiali të bollshëm në natyrë dhe të
sigurt për ambientin në vend të një materiali deficitar dhe/ose toksik.
Ripërdorimi i produkteve/materialeve (përdorimi disa herë i qeseve plastike).
Rritja e jetëgjatësisë së produkteve (p.sh. bateri të rikarikueshme).
Riciklimi.
Nxjerrja e materialeve të dobishme nga mbeturinat (Komposti i mbetjeve organike).
Kjo metodë është efektive veçanërisht në zvogëlimin e sasisë së mbeturinave të kopshteve
(parqeve, lëndinave), rrjedhimisht banorët do të zgjedhin të menaxhojnë këto mbeturina
duke i reduktuar, në mënyrë që të evitojnë pagesën e taksës për mbledhjen dhe trajtimin e
këtyre mbeturinave. Reduktim i mbetjeve do të thotë që të mos lejojmë lindjen e mbeturinave. Kjo paraqet një
mbrojtje aktive të mjedisit, ndërkohë që grumbullimi dhe trajtimi i malit të mbeturinave
është vetëm një nevojë edhe pse e domosdoshme. Zakonet tona të blerjes ndikojne direkt në
lindjen dhe përbërjen e mbeturinave. Duke i parë në këtë plan, vendimet tona për të blerë
janë gjithmone vendime pro ose kundra mbrojtjes së mjedisit apo dhe evitimit të
mbeturinave. Evitimi i mbeturinave është masa e vetme për përballimin e mbeturinave.
Marrja me Reduktimin e mbeturinave nga njëra anë sjell një njohuri mbi problemet e
mjedisit dhe nga ana tjeter dhe një ndjenjë përgjegjësie për ambjentin tonë.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 12
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Reduktimi i mbetjeve do të thotë: 1. Blejrjen në mënyrë të ndërgjegjëshme për mjedisin
(kursimi i paketimeve);
2. Prodhimin e vet produkte ( p.sh. kos);
3. Zgjedhjen e paketimit të ricikluar;
4. Kursimin e energjisë, ujit, kimikatet;
5. Mos flakjen e artikujve; 6. Zgjedhjen e produkteve me paketim minimal; 7. Reduktimin e qeseve plastike për të hedhur tutje, duke e zevendesuar me çantë
pazari shumë përdorëmshe në supermarket; 8. Ripërdorimi i poçeve të kosit për të rritur lulet;
3. 2. Riperdorimi i mbetjeve
Është rikthimi i mbeturinave nëpërmjet qarkullimit në lëndë të parë natyrore (p.sh.
nëpërmjet kompostimit), ose riciklimit (p.sh. për përftimin e lëndëve të dyta ose të
energjisë), si edhe mbeturina të cilat me një shpenzim të vogël mund të përdoren sërisht.
Ripërdorimi = Recycling në një kuptim më të ngushtë (përkufizim)
Grumbullimi i veçuar si dhe pregatitja e mbeturinave për ti përdorur sërisht; Përdorimi ose
për një qëllim origjinal ( p.sh një fletç druri (që përdoret në kuzhinë për prerjen e qepës,
domates) për kuti, një qelq i vjeter për një qelq të ri) ose për një përdorim të dytë me një
pretendim cilësie më të ngushtë (p.sh hekurishte për furrnaltat). Ripërdorimi qëndronë në
mundësinë e perfshirjes së materialeve të vjetra. Riperdorimi fillon me grumbullimin e
veçuar të materialeve të vjetra në shtepi ose në ndërmarje.
Ripërdorimi p.sh.përdorimi i tullave të një godine të shembur për të ndërtuar
dekoracione ose ndonjë godinë më të vogël.
Riparimi mundëson një produkt për një jetëgjatësi më të madhe. Makineritë
zakonisht riparohen shumë herë gjatë jetës së tyre. Por në disa raste makineritë
shumë të sofistikuara janë të veshtira për t’u riparuar dhe këto kosto të larta dhe
vështirësi riparimi kushtëzojnë hedhjen poshtë të tyre
Riprodhimi ‐ Industria e automobilave është shembulli më konkret, ku pjesë të
përdorura të një makinerie përdoren për të riprodhuar pjesë të një makinerie tjetër.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 13
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
IV. RICIKLIMI
4.1. Të pëgjitheshme
Riciklimi është një seri aktivitetesh, që përfshijnë:
grumbullimin,
ndarjen,
dhe procesin e kthimit për përdorim të mbetjeve si lëndë e parë në procesin e
prodhimit të produkteve te dobishme, duke kursyer energji.
Riciklimi është një pjesë shumë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së hierarkisë së
menaxhimit të mbetjeve. Theksi i tanishëm mbi parandalimin e ndotjes, si dhe zhvillimi i
teknologjive të trajtimit të mbetjeve ka si rezultat pakësimin e volumit të mbeturinave
urbane për të ricikluar 100%. Parandalimi i mbeturinave është një element kyç dhe
realizohet duke nxitur riciklimin e mbetjeve. Riciklimi nënkupton atë proçedurë, me
ndihmën e së cilës materialet e vjetra dhe mbetjet përgatiten në mënyrë që ato të mund të
përdoren në një prodhim të ri (material‐recycling) ose në aparate të përshtatshme djegëse
për përftimin e energjisë nëpërmjet djegies (energji‐recycling). Riciklimi është proçes i
ripërpunimit të Mbetjeve në një prodhim të ri, me dhe pa ndryshuar strukturën kimike të
materialit.
4.2. Përfitimet nga Riciklimi në përgjithësi
‐ Zvogëlon nevojën për hapësira të landfilli‐it;
∙ Kursen taksat;
∙ Kursen harxhimin e energjinë me 2/3..;
∙ Zvogëlon ndotjen;
∙ Mbron burimet tona të pamjaftueshme;
∙ E bën botën një vënd të këndshëm për të jetuar;
Riciklimi kontribuonë në togun e madh të mbetjeve, duke i ndarë që në shtëpi (Skema ‐ 4),
njësi shitje e shërbimi ambulant!
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 14
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Skema 4. Ndarja e mbetjeve ne shtepi
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 15
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 16
Skema 5
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
V. LLOJET E MATERIALEVE TË RICIKLUESHËM 5.1. Të pëgjitheshme Lista potenciale e materialeve riciklues vazhdon të rritet, meqënëse zhvillimi teknologjik
bën që më shumë materiale të riciklohen, duke u klasifikuar dhe grupuar në katër kategori:
1. Kategoria e parë konsiston në elementë që ndodhen me shumicë dhe në sasi të
pakufizuar në produktet e konsumit. Ushqimet janë një shembull i këtij produkti,
sapunët konsumohen për qëllime pastrimi, shkarkohen në tubat e shkarkimit dhe
precipiton si kripë e patretshme e kalciumit dhe përfundimisht biodegradon. Material
të kësaj kategorie të riciklueshme shkarkohen në natyrë dhe riciklohen përmes
proceseve natyrorë ose me investime fare të vogla si janë p.sh llumrat e ujërave të
ndotur urbanë të përdorur si pleh organik.
2. Kategoria e dytë e materialeve të riciklueshme konsiston në elementë që nuk janë me
pakicë por të përdorur në forma të ndryshme pengojnë riciklimin. Druri është një
shembull tipik. Të paktën ato pjesë drurësh që janë përdorur në godina që më pas
shëmben mund dhe duhen ricikluar. Shembulli më i mirë i kësaj klase është letra. Fibrat
e letrës mund të riciklohen mbi pesë herë dhe janë të një natyre të tillë që lehtëson
riciklimin. Më tepër se 1/3 e produktit botëror të letrës është me origjinë nga riciklimi
dhe ky fraksion do të rritet mbi 50% në dekadat e ardhshme. Shkaku kryesor i riciklimit
të letrës nuk është nevoja për dru për të prodhuar letër të virgjër por nevojat në rritje
për venddepozitimin e mbeturinave të letrës. Faktorët që komplikojnë riciklimin e letrës
janë ngjitësat, bojrat, kapëset, yndyrërat dhe papastërti të tjera si edhe tendenca që kanë
fibrat e letrës së ricikluar për t’u bërë më të shtrira, më pak të forta dhe më të thata sesa
fibrat e sapoprodhuara nga drurët.
3. Kategoria e tretë e materialeve të riciklueshm konsiston në ata elementë, kryesisht
metale, rezervat botërore të të cilëve janë të ulëta. Kromi, platini dhe gjithë grupi i
metaleve të çmuar janë shembuj të këtyre elementëve. Duke dhënë maksimiumin e
mundësive për riciklimin veçanërisht përmes mekanizmave me çmime të lartë duket se
burimet natyrorë të këtyre metaleve nuk do të shterojnë në sajë të riciklimit në një të
ardhme të afërt.
4. Kategoria e katërt e materialeve për t’u marrë në konsideratë në riciklim konsiston në
pjesë dhe aparate kështu p.sh pjesë makinerish të diskutuara më sipër (kategoria e
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 17
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
metaleve). Në shumë raste këto pjesë riparohen dhe ripërdoren edhe n.q.s kjo nuk është
e mundur depozita për këto produkte, shërbejnë si pikë furnizimi për riciklimin.
Materialet variojne nga vecoritë e tyre për riciklim, si letra, qelq, plastika, copa metalesh
dhe goma të shpërdoruara. Më të riciklueshmit janë mbeturinat metalike në një formë
relativisht të pastër, kështu metalet shkrihen dhe ripërdoren në komponentë të tjerë të
dobishëm. Ndër materialet më pak të riciklueshëm janë polimerët e përzier apo përbërësit
të cilët nuk mund të ndahen. Kimia e disa prej polimerëve është e tillë që një herë e
formuar nga monomerët nuk mund të shpërbëhet dhe të riformohet në një formë tjetër të
dobishme.
Një aspekt i rëndësishëm i industrisë ekologjike të aplikuar për riciklimin e materialeve
konsiston në proceset e ndarjes, që përfshihen në materiale të papërzierë për riciklimin, në
fund të ciklit të një produkti. Një shembull i kësaj ndarjeje është karboni grafit, që ndahet
prej epoxirezinave, që përdoren për t`i lidhur bashkë në fibra karboni kompozitë. Industria
kimike sjell shumë shembuj ku ndarja është e nevojshme p.sh ndarja e metaleve të rëndë
nga solucionet ose baltrat përftohet një sasi e konsiderueshme metali duke lënë ujë jo toksik
ose materiale të tjerë për depozitim të sigurt ose për ripërdorim.
5.2. Llojet e materialeve të riciklueshme a. Riciklimi i plastikave
Që pas Luftës së II Botërore plastikat janë bërë një problem i madh në mbeturinat urbane.
Pjesa më e madhe e plastikave nuk biodegradojnë mirë ose aspak dhe kontributi i tyre ne
mbeturinat solide është i madh në fushat e grumbullimit të plehrave edhe pas
biodegradimit të mbeturinave të tjera. Në sajë të varietetit të përbërjes, papastërtive,
pigmenteve përbërës dhe faktorëve të tjerë, riciklimi i plastikave në mbetjet e ngurta
urbane është një synim që duket premtues. Teknologjia e riciklimit të plastikave të pas‐
konsumit është zhvilluar më shpejt sesa teknologjia e riciklimit të materialeve të tjerë këtë
gjysmë shekull. Megjithatë, vetëm pesë vitet e fundit të dhjetëvjecarit të kaluar, post‐
konsumet plastikë të polietilenit me densitet të lartë (HDPE) dhe teraftelati polietileni
(PET) janë konsideruar si të riciklueshëm (Foto ‐ 3). Këto dy prodhime, sidomos plastikat
HDPE të shisheve të qumështit dhe PET i pastër, tani në treg zënë një vend të rëndësishëm.
Tregu për plastikat është më pak i zhvilluari ndërmjet tregjeve të riciklimit për shkak të
aftësive të vona të riciklimit. Megjithatë, shumë plastika janë dendësuar, duke i petëzuar,
duke i bërë deng ose duke i copëtuar dhe më vonë iu shiten konvertuesve. Plastikat ndahen
në dy klasa fakt ky që ndikon shumë në riciklimin e tyre.
1. Termoplastikat janë ato të cilat bëhen fluide kur ngrohen dhe ngurtësohen kur ftohen. Përderisa ato mund të nxehen, të shkrihen dhe të riformohen shumë herë,
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 18
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
termoplastikat janë shumë të riciklueshme. Termoplastikat e riciklueshme
përfshijnë:
Polialkenet (polietilenet dhe polipropilenet me dendësi të ulët dhe të lartë),
Polivinilkloridet (PVC), që përdoren në sasi të mëdha për të prodhuar tuba
plastikë, produkte shtëpiakë dhe materiale të tjerë rezistentë.
Polietilenet, polistirenet dhe tereftalatet.
Ambalazhet plastikë kryesisht prodhohen prej termoplastike dhe potencialisht janë të
riciklueshëm. Për fat të mirë nga pikëpamja e riciklimit termoplastikat përbëjnë sasinë
më të madhe të plastikave të përdorura.
2. Plastikat termorezistente janë plastikat, të cilat formohen nga lidhjet midis njësive
polimerike kur ato ngrohen. Këto lidhje formojnë cepat e plastikave të cilat nuk
zbuten kur ngrohen. Megjithëse plastikat termorezistente nuk mund të riciklohen
ato mund të digjen për të përftuar nxehtësi prej tyre. Një klasë e rëndësishme e
plastikave termorezistente janë epoxi rezinat që karakterizohen nga një atom
oksigjeni i vendosur midis dy atomeve karbon fqinjë (1,2‐epoxide ose oxirane).
Epoxidet janë përdorur gjerësisht në materiale të përzier të kombinuar me fibra qelqi
ose grafiti. Materiale të tjerë plastikë termorezistentë përfshijnë polimerët fenolikë
me lidhje të kryqëzuar, disa lloj poliesterësh dhe silikonet. Ndotësit e plastikës
duhen marrë në konsideratë p.sh boja e përdorur për të ngjyrosur objektet plastikë
është një ndotës tipik, ngjitësat e ndryshëm veshjet e llojeve të ndryshme mund të
sillen si ndotësa. Materiale të këtij lloji mund të dobësojnë vetitë ricikluese të
materialit ose të kthehet në gas, kur plastika nxehet për riciklim.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 19
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Foto 3. Mbledhja e ndarë e plastikës për Riciklim b.Lëkurërat
Një material i riciklueshem është edhe lëkura. Polimerët sintetikë që prodhohen tashmë
prodhojnë sasi të mëdha lëkure dhe gomash të depozituara në vende të ndryshme. Goma
dhe lëkura sintetike është një hidrokarbon polimer që mund të përmbajë edhe materiale të
tjerë si karboni i zi mbushës. Disa lloje lëkurash mund të groposen / të riciklohen. Një
komplikim madhor në djegien dhe riciklimin e lëkurërave dhe gomave është edhe
prezenca e unazave të hekurta në shumë goma radiale. Hekuri i pranishëm dëmton pajisjet
grirëse dhe mekanizmat transportues si në proceset e riciklimit ashtu edhe të djegies.
c.Letra
Letrat e përmirësura (rigjeneruara) dhe letrat e prodhuara blihen dhe shiten ndërmjet një
rrjeti të përpunuesve lokalë dhe komisionerëve dhe i vënë këto materiale në shitje dhe i
eksportojnë te fabrikat e letrës. Fabrikat, gjithashtu blejnë materiale drejtëpërdrejtë nga
koleksionuesit. Si letër e përmirësuar (rigjeneruar) janë klasifikuar:
letra e gazetave, kartoni i valëzuar (i rrudhur),
letrat e përziera (duke përfshirë gazetat,
hedhurina ose mbetjet e postimit, si dhe kartonat e kutive),
niveli i lartë i çngjyrosjes (letra e bardhe e zyrave),
dhe zëvendësuesi i brumit (zakonisht karton i trashë) (Foto 4).
Fabrikuesit (bluarësit) e letrës, pjesa më e madhe e përdoruesve të letrës së përmirësuar, e
përdorin materialin si lëndë të parë për të prodhuar letrën e ricikluar dhe produktet e
letrës, si letër gazete, ashkël kartoni, karton me rrudhje mesatare, letra të holla. Letra e
copëtuar mund të përdoret për të bërë shtresa kafshësh, hidro‐produkte, brumin e letrës që
prodhohet më vonë, si dhe izolues apo mbrojtës celulozoikë.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 20
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Foto 4. Mbledhja e Letres për Riciklim
d.Qe lqi Tregjet e qelqit të ricikluar mundësojnë një ndotje të vogël. Organizuesit e programit të
riciklimit duhet të kenë si qëllim cilësinë e lartë të qelqit të ricikluar. Tregjet alternativë të
qelqit përfshijnë qelqo‐asfaltin, artin e qelqit, shkrirjen e rërës dhe nga pasindustria,
xhamat e dritareve, si dhe veshje (mbrojtje) qelqore. Tregjet e qelqit të përmirësuar janë
përqendruar dhe këmbëngulin për qelqin ngjyrë kafe dhe ambalazhe të qartë (Foto ‐ 5).
Foto 5. Amballazh qelqi për riciklim
e.Metalet
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 21
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Metalet e hekurit ose jo të hekurit mund të përgatiten për shitje nëpërmjet disa
kombinimeve të trajtimeve duke i petëzuar, duke i bërë deng dhe duke i copëtuar.
Nëpërmjet një rrjeti trajtimi dhe copëtimi të vendosur mirë, metalet e ricikluara janë
përdorur për përdorime shtëpiakë dhe janë eksportuar gjatë shekullit të fundit. Mbetjet e
hekurit përfshijnë ato të autove, pajisjet shtëpiake, pajisje dhe aparatura të ndryshme, pjesë
urash, si dhe produkte të tjerë të hekurit dhe çelikut. Mbetjet jo të hekurit përfshjinë
aluminin, bakrin, plumbin, kanaçet, dhe metalet e çmuar. Metalet, të hekurit dhe jo të
hekurit mund të përgatiten për shitje në tregje duke kombinuar proceset me anë të
petëzimit, bërjes deng dhe copëtimit. Në disa raste trajtuesit e shkrijnë hekurin në kallëpe
apo lingota para se ta shesin në tregun përfundimtar.
Foto 5. Grumbullimi i Metaleve për Riciklim
f. Gomat e autove Gomat e autove përfaqësojnë një sfidë të re kundrejt mbetjeve të ngurta dhe menaxhimit të
programeve të riciklimit. Në të kaluarën pjesa më e madhe e gomave ritrajtohej, por me
dukurinë e brezit të çelikut rrezatues dhe goma të reja më të lira, sot po ritrajtohen sa më
pak goma. Siç e tregon dhe fig e mëposhtëme (Foto 6), përdorimi i gomave të copëtuara
apo pjesë të tyre si burim i karburanteve po rritet. Ndërmarrjet e rigjenerimit të energjisë,
fabrikat e letrës dhe celulozës, si dhe furrat e çimentos janë përdoruesit më të zakonshëm të
këtyre mbeturinave të gomave të autove.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 22
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Foto 6. Riciklimi i Gomave të automjeteve
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 23
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
VI. ZHVILLIMI I NJË PROGRAMI RICIKLIMI
6.1. Të përgjithshme
Për një ekosistem industrial të plotë dhe të vërtetë duhet të realizohet riciklimi 100% i
materialeve. Në princip arrihet një furnizim i pandërprerë me energji dhe elementë të
nevojshëm. Të planifikosh një sistem riciklimi efektiv do të thotë të realizosh një sistem
kompleks e të arrirë. Vendimet rreth koleksionimit, tregtimit dhe procesit të riciklimit janë
të lidhur me njëri‐tjetrin. Meqenëse publiku (qytetarët, familjet dhe bizneset) duhet të
mbështeten në pjesëmarrje, duke ndarë një përqindje të lartë të riciklimit të materialeve,
biznesi duhet të jetë i planifikuar në përputhje me leverdinë dhe mbështetjen e publikut.
Arritja e sistemit
Një proces riciklimi i planifikuar mirë duhet të shmangë efektet negative përreth.
Megjithatë, çdo material hyrës në proces, përdorimi i tokës dhe çështjet e qëndrimit duhet
të merren në konsideratë dhe duhet të zgjidhet çdo konflikt. Një përpjekje e rëndësishme
duhet bërë edhe në funksionimin e pajisjeve dhe krijimin e kushteve për të mos lejuar
zhvillimin e zhurmave. Së fundi, programi i riciklimit duhet planifikuar që të plotësojë
kushtet e legjislacionit të shtetit mbi riciklimin.
Planifikimi i programit
Të planifikosh një program efektiv riciklimi duhet një analizë e kujdesshme e variacioneve
të mundësive teknike, që përkojnë me qëllimet specifikë të Bashkisë. Çdo bashki ka një
veçanti, disa mund të na japin ide‐ra, por çdo bashki duhet të zhvillojë programin e vet.
Vendim‐marrja e bashkisë duhet të ndjekë një proces koordinativ, si dhe të ketë parasysh
12 hapat kryesorë për një plan programi riciklimi. (shih tabelën 1)
1. Identifikimi i qëllimeve 7. Adresat legale dhe çështjet e uljes
2. Karakteristika e sasisë ricikluese, 8. Zhvillimi i një arritje të nisur.
përbërja dhe mundësia e hyrjes.
3. Vlerësimi dhe prodhimi i mbështetjes politike. 9. Mjetet edukativë dhe program publiciteti
4. Vlerësimi i tregjeve dhe zhvillimi i 10. Fillimi i funksionit të programit
strategjive të tregëtimit për riciklimin.
5 .Vlerësimi dhe zgjedhja e teknologjisë 11. Kontrollimi i programeve dhe vazhdimi i
ne vazhim, publicitetit dhe i edukimit.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 24
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
6. Zhvillimi i buxhetit dhe organizimi 12. Inspektimi dhe përshtatja e programit
Tabela 1. Pjesët e planit të programit të riciklimit
6.2. Karakteristikat e Riciklimit
Problemet e lidhura me mbetjet urbane
Kur mbetjet janë grumbulluar të ndara që në burim, në vend grumbullimet e mëdha mund
të lindin shumë probleme. Mbetjet urbane zakonisht përbëhen nga një përqindje e lartë e
pjesës së riciklueshme dhe e lëndës organike (bio‐mbetjet). Këto të fundit i nënshtrohen
kompostimit. Teprica e mbetjeve është sasia më e madhe e mbetjeve të ngurta të mbetura
pas riciklimit. Mbetjet urbane përmbajnë më shumë se 50% materiale të riciklueshme dhe
bio‐mbetje. Sasitë e mbetjeve organike të veçuara dhe të grumbulluara, në vënde, ku këto
programe aplikohen, janë shpesh shumë të ulta. Për më tepër, që këto mbetje organike janë
të përziera me qeset plastike, të cilat vetë banorët për lehtësi i përdorin për të paketuar dhe
hedhur këto mbetje organike.
Zonat e vendgrumbullimit të plehrave zakonisht janë të zaptuara nga sende të rënda ose
qeska, të cilat janë të vendosura jashtë vendgrumbullimit të plehrave, megjithëse mund të
ketë ende vend brenda kontenierit. Dihet që banorët e kanë më të lehtë që t`i hedhin
mbetjet në kontenierë lehtësisht të përdorshëm, afër hyrjeve, ose thjesht i hedhin ato nëpër
zonë. Kontenierët e mëdhenj për mbetjet urbane supozohet të jenë një nxitje për banorët
për të mos i ndarë mbetjet e tyre dhe gjithashtu për t`i bllokuar ato me sendet e rënda.
Rastet e studimit në vendet e zhvilluara kanë treguar se sasia e mbetjeve residuale për
frymë, si edhe sasia e mbetjeve të riciklueshme dhe mbetjeve organike në mbetjet urbane,
pësonin një rritje disproporcionale me rritjen e volumit për frymë në kontenierët për
mbetjet urbane. Ky rezultat konfirmon hipotezën se kontenierët e mëdhenj inkurajojnë mos
ndarjen e mbetjeve në burim.
Arsyet specifike të riciklimit Banesat me shumë familje janë tepër heterogjene, duke ndryshuar që nga numri i kateve
dhe apartamenteve. Ato mund të ketë banorë, të cilët janë pronarë ose qiramarrës. Po ashtu
varion vendi i banesës, e cila mund të jetë në qendër ose në periferi, si edhe numri i
banorëve. Këto janë të lidhura ngushtë me çështjen e menaxhimit të mbetjeve. Ekzistojnë
një sërë karakteristikash për sa i përket banesave me shumë familje (pallatet), të cilat
supozohet se influencojnë tek zakonet e sjelljes së banorëve në lidhje me mbetjet, zakone të
cilat, vitet e fundit janë për keqësuar edhe më tepër. Sistem tradicional i tarifimit, bazuar në
disa karakteristika sociale dhe strukturore në shumë zona urbane, pothuajse nuk vilet.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 25
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
6.3. Vlerësimi i Tregjeve dhe Zhvillimi i Strategjive të Tregëtimit të Riciklimeve
Struktura e tregjeve
Suksesi final i riciklimit varet nga tregjet fiks dhe të sigurt për ricikluesit. Tregjet lidhin
blerësit dhe shitësit për një të mirë të veçantë. Struktura e tregjeve (Skema ‐ 6) përbëhet
nga:
Mbledhësit/Transportuesit: janë kompanitë që grumbullojnë materialet ose janë
transportues;
Përpunuesit: pranojnë ose modifikojnë materialet e riciklueshëm nga burimet e
banimeve ose të bizneseve, duke i thërrmuar ose duke i kokërrzuar;
Komisionerët: blejnë dhe shesin materiale të riciklueshme;
Këmbyesit: janë kompanitë që marrin materialet e ricikueshëm të papërpunuar dhe i
shndërrojnë ata në materiale të përdorshëm për një prodhues;
Tregjet Fund‐Përdorues: janë sektorë ekzistues publikë ose privatë që blejnë materiale
të përmirësuar nga një numër burimesh të ndryshëm dhe i përdorin ata materiale si
mbështetje të vlefshme për prodhimin e produkteve të rinj.
Kompanitë Transportuese: zhvillojnë lidhje të forta biznesi me industri të ndryshme
të tregut të materialeve riciklues.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 26
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Përpunuesit
Kompanitë Transportuese Koleksionistët
Komisionerët:
Këmbyesit:
Tregjet Fund - Përdorues
Struktura e tregjeve tё riciklimit
Skema 6
6.4. Tiparet strukturale Hapësirat e kufizuara, sidomos në zonat me popullsi të dendur dhe aspektet ekonomike
bëjnë që shumë shpesh, kontenierët për mbetjet urbane të jenë tepër larg. Gjithashtu
supozohet se lehtësirat e magazinimit, siç janë qilarët ose papafingot, që mungojnë në
banesat kolektive, bëjnë që sendet e rënda e të mirëmbajtura, por që nuk duhen për një
kohë të gjatë apo të dala mode (siç janë mobiliet apo pajisjet elektrike), të hidhen më shpejt
sesa në familjet që jetojnë në shtëpi private.
Aspekti social
Një densitet i madh i popullsisë, rritje e anonimatit dhe si pasojë e kësaj një mungesë e
ndjenjës individuale të përgjegjësisë janë karakteristikat më të përmendura në mënyrë të
shpeshtë në banesat kolektive (pallatet) dhe që kanë një sjellje të varfër në lidhje me
mbetjet. Veçanërisht, ndërtesat e populluara vitet e fundit shkaktojnë një numër
vështirësish. Disa prej këtyre ndërtesave janë të larta, me një popullsi të dendur dhe me një
numër të vazhdueshëm qiramarrësish ose banorësh të rinj që blejnë banesat. Ato janë
zakonisht të okupuara nga banorë të ardhur nga rrethet apo zonat rurale, apo nga banorë
të përkohshëm. Përveç mungesës së informacionit dhe të një tradite, e cila vjen dhe si
pasojë e kohës së shkurtër të bashkëjetesës së banorëve në të njëjtën ndërtesë dhe
prejardhjet e ndryshme kulturore, ndikojnë gjithashtu edhe mungesat në kosha, heqja jo e
rregullt e plehrave, duke bërë që të akumulohen sasi të konsiderueshme.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 27
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Strategjia dhe rrugët e përmirësimit Në mënyrë që të reduktohen pengesat e ndryshme të përmendura, janë zhvilluar strategji
të ndryshme, të cilat përpiqen që të rrisin informacionin tek publiku, për kontributin
individual të tyre nga njëra anë dhe të sigurojnë përshtatshmëri riciklimi nga ana tjetër.
Programet e riciklimit gjithmonë përfshijnë një kombinim të çështjeve të ndryshme ‘Të bindësh njerëzit për kontributin e tyre individual”.
Sistemi i tarifimit
Mënyra sesi ngarkohet çdo familje me tarifë, e cila në shumë vënde të zhvilluara është
variable, në vëndin tonë duket se ka ngelur në vend. Në shumë raste, banorët nuk janë
shumë të vetëdijshëm për tarifën, që ata paguajnë aktualisht. Ajo në përgjithësi merret fikse
dhe duke u vjelë me anë të faturave të tjera, si ato të gjëndjes civile apo faturës së energjisë
elektrike, duke marrë parasysh dhe rastet e shumta, në të cilat nuk arrihet të vilet. Qëkur
ata janë ngarkuar me këtë tarifë, nuk kanë më asnjë stimul për të minimizuar mbetjet
urbane, duke bërë ndarjen që në burim të të riciklueshmeve ose të parandalojnë mbetjet.
Sistemi modern i tarifimit
Lidhja e skemës së tarifimit me peshën ose volumin është menduar se siguron një nxitje
(shtytje) ekonomike, që t`u bëjë të mundur banorëve të mbrohen nga tarifimi, nëse nga
ndarja në burim do të ketë më shumë materiale të riciklueshme. Ndryshe nga sistemi
tradicional i tarifimit, banorët nuk do jenë të ngarkuar nga një tarifë fikse, por ngarkohen
nga volumi ose pesha e mbetjeve, që ata aktualisht gjenerojnë, duke bërë të mundur që
kontributi i tyre individual të kuptohet më mirë.
Tarifa gjithashtu mund të përllogaritet si një kosto variabël në lidhje me volumin ose
peshën e mbetjeve reziduale të gjeneruara, ose mund të bëhet një kombinim i tarifës bazë
(standarte) dhe pjesës variabël. Vendosja e disa tarifave bazë mendohet se ndihmon në
parandalimin e hedhjes së mbeturinave nëpër ambient përveç ndotjes së materialeve të
riciklueshme. Në vendet e zhvilluara, ku janë përdorur këto sisteme janë diferencuar tre
tipe sistemi:
I. Mundësia e zbatimit të “Sistemit Trivial”, parashikon që çdo banesë (pallat) të ketë
kontenierin e vet për mbetjet urbane, e cila zakonisht është e kufizuar në pallate dhe për
një vend të përshtatshëm të kufizuar.
II. Pas kësaj janë sistemet që mund t`u ngjiten kontenierëve tradicionalë, (1.1 m3), duke
operuar mekanikisht ose elektro‐mekanikisht. Kontenierët janë të mbyllur, dhe duhet të
hapen nga një monedhë ose kartë magnetike, ofrojnë hapësirë për një volum të
paracaktuar të mbetjeve. Për të llogaritur pjesën variable të tarifës, janë regjistruar
gjithashtu numri i operacioneve së bashku me volumin e kontenierëve ose është e
përcaktuar pesha e përgjithshme e mbetjeve.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 28
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
III. Tipi i tretë janë sistemet specifike elektro‐mekanike, të cilat janë bashkangjitur
kontenierëve të mëdhenj, dhe mund të boshatisen vetëm nga kontenierë të posaçëm.
Eksperienca me sistemin e tarifimit ka treguar që praktikisht në çdo rast, mbetjet urbane
janë më të reduktuara, ndërkohë që sasia e materialeve të riciklueshme e grumbulluar
veçmas rritet pa ndonjë ndikim domethënës në ndotjen e materialeve të riciklueshme.
Zakonisht është njoftuar një pakësim në vlerën totale të mbetjeve të gjeneruara, i cili
mendohet të jetë gjithashtu rezultat i parandalimit të mbetjeve.
Kritikët kundërshtojnë duke argumentuar se banorët tentojnë të shpëtojnë nga mbetjet e
tyre urbane, duke zgjedhur akoma më shumë mënyra të padëshiruara për të kursyer në
kosto. Përmendet se efekti i tarifimit është përgjithësisht i kufizuar. Ndërkohë, që njerëzit
me një ndërgjegjësim të lartë ekologjik marrin pjesë në procesin e riciklimit në një nivel të
lartë, madje pa as edhe një shtytje ekonomike, njerëzit me një ndërgjegjegjësim të ulët
ekologjik kanë për bazë të shohin sesi të kursejnë disa para. Sipas një studimi, banorët
mund të presin kursime nëse zbatimi i sistemit të tarifimit bazuar mbi peshë ose volum,
redukton mbetjet urbane në volum më shumë se 1,5 kg për person në javë.
6.5. Vlerësimi dhe Zgjedhja e Teknologjive të Trajtimit
Vlerësimi i teknologjive
Për të zgjedhur teknologjitë e përshtatshme të trajtimit është e domosdoshme të analizohen
tre vendime paraprake:
Çfarë metode duhet të përdoret për mbledhjen (kolektimin) e materialeve të
riciklueshëm;
Si do të funksionojë sistemi i mbledhjes;
Çfarë lloj fabrike do të përzgjidhet për riciklimin e mbetjeve plastike;
Pasi të vendoset se cilët materiale do të riciklohen si dhe pas vlerësimit të cilësisë së secilit,
komuniteti është gati që të zhvillojë një program (projekt) themelor. Për çdo komunitet,
zhvillimi i një projekti do të kërkojë marrjen e tre vendimeve të rëndësishme.
Së pari, komuniteti duhet të vendosë se çfarë metode mbledhjeje (kolektimi) do të
përdorë.
Së dyti, komuniteti duhet të vendosë se si do të punojnë mekanizmat e mbledhjes
(kolektimit).
Së treti, komuniteti duhet të vendosë për tipin e ndërmarrjes së prodhimit dhe
mbledhjes që do të nevojitet për të përgatitur materialet për në treg.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 29
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Bërja sa më e lehtë
Duke e bërë të gjithë procesin sa më të volitshëm, krijohet më tepër mundësi për të
lehtësuar ndarjen që në burim të materialeve të riciklueshme, duke arritur një shkallë më të
lartë të pjesëmarrjes, meqë pjesëmarrja në programet e riciklimit mendohet të jetë direkt e
lidhur me komoditetin.
Përgatitja e grumbullimit
Një nga elementët bazë të çdo programi riciklimi, sidomos për familjet që jetojnë në pallate,
është përgatitja e një skeme grumbullimi shumë bindëse, në mënyrë që të minimizojë
pengesat, për sa i përket motivimit të banorëve, si edhe të reduktojë mundësitë e gabimeve
aksidentale. Kontenierët apo kazanët e mbetjeve duhet të vendosen në vende, të cilat janë
në rrugë kalimet e zakonshme të banorëve. Vendosja e kontenierëve për të gjitha
materialet, që duhet të ndahen në burim bashkë me kontenierët për mbetjet reziduale
(mbetjet e pariciklueshme) brenda të njëjtit vënd‐grumbullimi, duket se ka një ndikim
pozitiv në kryerjen e riciklimit. Për më tepër, kontenierët duhet të jenë qartësisht të
etiketuar dhe lehtësisht të përdorshëm.
Në disa raste është parë si e arsyeshme, që të kufizohet hapësira e kontenierit për mbetjet
reziduale dhe të zgjerohet ajo e kontenierëve për mbetjet e riciklueshme, duke qenë se
kontenierët e mbi‐mbushur të mbetjeve të riciklueshme është parë të kenë një ndikim
negativ në motivimin e banorëve. Në disa raste, mbyllja me dryn e portës së vënd
grumbullimeve të mbetjeve, mund të jetë një masë e dobishme për të parandaluar njerëzit
të cilëve nuk u takon t`i përdorin ato. Përdorimi i ambalazheve prej letre të ricikluar në
vend të qeseve plastike mund të reduktojë ndotjen e mbetjeve‐bio me materiale plastike
dhe do të inkurajojë njerëzit të ndajnë në burim mbetjet – bio. Çanta të tilla mund të
përdoren për të grumbulluar bio‐mbetje brenda shtëpisë dhe mund të çohen me lehtësi në
zonën e grumbullimit të plehrave, duke shmangur kështu, përdorimin e një koshi i cili do
të duhet të merret me vete në apartament dhe të lahet.
Në disa studime është parë se përdorimi i çantave të letrës ka qenë i suksesshëm, sepse jo
vetëm që banorët i panë ato tepër pozitivisht, por gjithashtu pati një korrelim negativ me
sasinë e mbetjeve reziduale dhe një korrelim pozitiv me grumbullimin e ndarë të bio‐
mbetjeve. Furnizimi me shërbim të brendshëm dhe të jashtëm për banorët e banesave me
shumë familje mund të shërbejë gjithashtu si masë shtesë për të lehtësuar ndarjen në burim
të mbetjeve të riciklueshme. Ekzistenca e dikujt (një ose disa persona) nga një banesë me
shumë familje, i cili të ketë një përkushtim në mirëmbajtjen vullnetare të zonës së
grumbullimit të mbetjeve duket se ka një ndikim pozitiv mbi zakonet e riciklimit. Një
organizim akoma dhe më i madh kërkohet për një personel të dedikuar në mirëmbajtje, i
cili të grumbullojë mbetjet reziduale ose mbetje të riciklueshme nga çdo kat, të boshatisi
kontenierët dhe ndonjëherë të sigurojë edhe riciklim me telefon për të moshuarit dhe
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 30
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
njerëzit me aftësi të kufizuar. Një shërbim i tillë, derë‐më‐derë mund të sigurohet
gjithashtu nga vullnetarë.
Ekziston edhe mundësia e delegimit të detyrave të tilla kompanive të specializuara. Bazuar
në analiza të kushteve specifike në banesat me shumë familje, këto kompani ofrojnë
optimizimin e volumit të kontenierit dhe rregullimet. Ato monitorojnë dhe mirëmbajnë
zonën e mbetjeve (p.sh, duke pastruar dhe duke hequr mbetjet e riciklueshme), sigurojnë
informacion për banorët dhe organizojnë grumbullime shtesë, p.sh, për mbetjet masive
(kaba). Zakonisht, atyre u paguhet një përqindje e kostove totale, që mund të kursehen me
anë të këtyre shërbimeve.
Në mënyrë që të gjenden rrugët e mundshme për të rritur pjesëmarrjen në skemat e
riciklimit dhe të zgjerohen efektet e mundshme, po japim një rast studimor, që është
zhvilluar duke marrë në studim 10 banesa me shumë familje në periferi të Vienës, Mars
1999‐ Tetor 2000. (Grasinger et al., 2000; Lebersorger et al.,2001). Bazuar në analizimin e
përbërjes së mbetjeve reziduale dhe në intervista të thelluara me banorët, u morën dhe u
zbatuan masa të ndryshme. Çdo ndërtesë me shumë familje ‐ respektivisht një pjesë e
banesës, nëse mund të përcaktohej qartësisht në një vend‐grumbullim mbetjesh u
klasifikua si pjesë e një prej katër grupeve të mëposhtme:
(1) Asnjë masë e marrë,
(2) Sigurim i informacionit, psh, postime individuale në adresat përkatëse, postera që
tregonin përbërjen e mbetjeve reziduale, Etiketa të ngjitura në kontenierë
(3) Masa teknike dhe organizuese (që përmbanin strukturën e grumbullimit), psh,
furnizimi i banorëve me çanta letre të kompostueshme falas për bio‐mbetjet,
optimizimi i volumit të kontenierit dhe rregullimi i vend grumbullimit
(4) Një kombinim i sigurimit të informacionit dhe masave teknike‐ organizuese
Gjatë gjithë studimit të rastit, u ndërmorën inspektime pamore të vend‐grumbullimeve të
mbetjeve në mënyrë të përsëritur dhe një vit pas analizave fillestare, u bënë përsëri analizat
e përbërjes dhe intervistat me banorët. Ndikimet e masave u vëzhguan duke:
a) krahasuar sasitë dhe përbërjen e mbetjeve reziduale para dhe pas implementimit të
masave
b) krahasuar normat e grumbullimit të ndarë të bio‐mbetjeve, përcaktuar si raport i
ndarjes së bio‐mbetjeve në burim në krahasim me peshën totale të bio‐mbetjeve të
gjeneruara
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 31
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
6.6. Mënyrat e mbledhjes së riciklimeve
Mbledhja “Shkarko” dhe “Bli përsëri” e mbeturinave plastike të banesave. Të vendosësh se
si do të mblidhen riciklimet është e rëndësishme. Qysh në fillim zhvilluesit e programit të
mbledhjes duhet të vendosin rrugën më të mirë për qytetarët, institucionet dhe bizneset, që
të përgatisin mënyrën më të mirë të mbledhjes së materialeve plastike të riciklueshëm. Në
qoftë se nuk është bërë një edukim rrënjësor apo përpjekje promocionale, atëherë programi
“Shkarko mbeturinat plastike” do të tentojë që të ketë një pjesëmarrje më të vogël se
mbledhja (kolektimi) “në buzë të trotuarit”. Krijimi (futja, vendosja) e një qendre “Bli
përsëri” (një vend, ku riciklimet blihen) mund të ndihmojë që të nxitë qytetarët që të
riciklojnë.
Mundësitë e mbledhjes buzë trotuarit
Për të rritur mbledhjen e riciklimeve plastike, shumë komunitete, të vegjël apo të mëdhenj,
po krijojnë (vendosin) programe të mbledhjes “buzë trotuarit (rrugës)”. Ekzistojnë shumë
ide që po provohen, ku shumica synojnë balancën optimale nëpërmjet pjesëmarrjes së
bizneseve dhe qytetarëve, si dhe nevojat e transportimit të materialeve sipas kërkesave të
prodhimit. Shumë Komunitete i parashikojnë të dyja metodat, si “Shkarko mbeturinat”
ashtu edhe qendrat e “mbledhjes së mbeturinave në buzë të trotuarit”.
Ndarja në burim
Në programet e ndarjes që në burim, riciklimet e marra nga koshat e mbeturinave plastike
mbahen të ndarë nga mbetjet. Shumë komunitete tani parashikojnë mbledhjen e
materialeve plastike të riciklueshëm në buzë të trotuarit të ndara nga mbetjet e tjera. Ka
shumë mundësi që të përdoren në varësi të burimeve dhe qëllimeve të komuniteteve. Disa
komunitete parashikojnë kazanë të ngurtë dhe të palëvizshëm për mbledhjen e materialeve
plastike të riciklueshëm. Arkat dhe koshat janë më popullore (të parapëlqyera). Një mënyrë
tjetër është dhe vendosja e mbeturinave sipas natyrës së tyre nëpër thasë plastikë.
Gjithashtu duhet patur parasysh, që riciklimet e përzierë të mos ndotin njëri‐tjetrin (p.sh.
qelqe të thyer të ndotin plastikat dhe letrën).
Mbledhja e mbetjeve të përziera
Përzierja e mbeturinave mund të ndotë dhe materialet e riciklueshëm. Kjo gjë kërkon një
ndryshim tepër të madh të zakoneve të banorëve. Komunitetet, si zakonisht mbledhin
mbetjet në një kamion, pa i ndarë sipas llojit, kështu që ndarja e tyre për prodhimin e
riciklimeve bëhet më vonë. Kjo arritje është natyrisht më e volitshmja për banorët dhe
eliminon nevojën për më tepër edukim. Për shumë artikuj, si kartonët e mbetjeve
ushqimore, të ashtuquajtura operacionet e “hedh dhe pastroj” kanë qenë të suksesshëm.
Sepse kartoni nuk mund të ndotej nga mbeturinat e vendosura të ndara. Por, duke i
përzierë mbetjet bashkiake mund të rezultojnë të ndotur edhe materiale, të cilët edhe mund
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 32
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
të ricikloheshin. Letra mund të rigjenerohet me copërat e ushqimeve të lagësht dhe qelqi
mund të copëtohet. Ndarja manuale dhe mekanike e materialeve të riciklueshëm bëhet
para se të bëhet trajtimi.
Mbledhja e njomë/e thatë
Në rastin e mbledhjes së mbetjeve të përziera, materialet e njomë si bimët e oborreve,
mbeturina ushqimore, letër e pistë, dhe mbetjet e kafshëve ndahen nga materialet e tjerë të
destinuar për tu mbledhur. Fluksi i njomë i mbeturinave kompostohet. Materiale të tjerë,
duke përfshirë dhe materialet e riciklueshëm përbëjnë pjesën e thatë. Shumë komunitete i
mbledhin mbetjet e riciklueshme së bashku dhe i ndajnë gjatë procesit të prodhimit. Disa të
tjerë kërkojnë një ndarje të materialeve të thatë në të riciklueshëm dhe jo të riciklueshëm.
Varianti i mbledhjes së kombinuar
Shpesh, mbledhja parashikohet të bëhet si shërbim publik, por ka raste kur mbledhja
parashikohet nga bizneset lokalë. Në mënyrë të veçantë, në komunitetet e mëdhenj, një
kombinim i tyre lejon një pjesëmarrje më të madhe dhe ka një rezultat më efektiv përgjatë
gjithë programit.
Mbledhja me listë
Mbledhja me listë është një mënyrë që duhet marrë në konsideratë. Zakonisht, programet
(projektet), që mbledhin riciklimet çdo javë në të njëjtën ditë, sikurse mblidhen dhe plehrat
(mbeturinat) e zakonshme kanë përfituar shumë eksperiencë. Megjithatë, mbledhja në një
ditë të caktuar kërkon staf dhe personel shtesë; kjo mund të bëjë që “dita e njëjtë e
mbledhjes së mbeturinave” të kërkojë burime financiare përtej mundësive ekonomike të
Komunitetit. Duke ulur frekuencën e mbledhjes së mbeturinave mund të çojë në një
pjesëmarrje të vogël.
Mbeturinat e bizneseve dhe ato voluminoze
Shumë biznese krijojnë mbeturina të riciklueshme voluminoze, të cilat janë homogjene dhe
të pastra. Shumë biznese në shërbim të konsumatorëve, sidomos aktivitetet me shitje me
pakicë, prodhojnë sasira të mëdha të kartonit të valëzuar. Në qoftë se ky material mbahet i
ndarë nga mbeturinat e tjera, atëherë është e lehtë që të riciklohet në mënyrë ekonomike.
Megjithatë, kartoni duhet ndarë me kujdes, sepse ai mund të ndotet me mbeturinat
ushqimore. Moti (precipitimi, era, etj. ), gjithashtu mund të prishë cilësinë e kartonit të
rrudhur (valëzuar). Bizneset e vegjël, gjithashtu prodhojnë edhe letër zyrash, dërrasë, qelq
dhe plastikë.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 33
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Mbeturinat institucionale( Skema 7) Kuti kartoni për zyrat me letër të riciklueshme
Raft (sertar) për tavolinë shkrimi
Kuti mbledhëse i riciklueshëm,
Skema 7 . Riciklimi mbetjeve institucionale
Ana A (mos e riciklo)
Letër e ngjyrosur Letër karboni Gazeta Revista Letra të shkëlqyeshme apo me llustër Karton Etiketa plastike Kapëse letrash Ngjitës lidhjesh Letër kopjesh ose fotografish Letër pa karbon Zarfe me dritare Çdo lloj letre me ngjitës (adeziv)
Ana B (ricikloje)
Çdo lloj letre natyrale të ngjyrosur si: Letra shkrimi Letër makine shkrimi Letër të printuar Lidhëse letrash Zarfa pa dritare ose ngjitës
Orenditë elektro shtëpiake
Komunitetet kanë ricikluar elektro‐shtëpiaket (frigoriferë, soba, stufa, dushe, makina
tharëse) për shumë vite. Në shumë komunitete parashikohet ose kërkohet një mbledhje e
ndarë, ndërsa në të tjerë prodhuesit e mbetjeve paguajnë taksë për shërbimin e veçantë.
Orenditë dërgohen në grumbujt e metaleve të riciklueshëm. Vitet e fundit është treguar
kujdes edhe për vendgrumbullimet e riciklimeve kundrejt orendive të copëtuara, që mund
të përmbajnë kondesatorë me përmbajtje të PCB‐ve, material i rrezikshëm ky.
Druri i konstruksioneve dhe materiali i shkatërrimeve
Ndotja nga dheu (pisllëku), metalet ose ndërtimet ulin aftësinë e ricklueshmërisë së drurit.
Gjithashtu, shmang dhe ndotjen nga asbesti, PCB‐të dhe materialet e tjerë të rrezikshëm.
Riciklimi i drurit është duke u rritur (shih skemën 8). Shumë biznese prodhojnë palete, të
cilët mund të riparohen dhe ripërdoren, të copëtura si lëndë djegëse ose si material për
shtatin e bimëve ose të rikonstruktuara në produkte të tjerë sekondarë. Projektet e
shkatërrimit mund të jenë një burim i konsiderueshëm i drurit me një cilësi të lartë për t`u
ricikluar.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 34
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
4.2.10. Problemet e Riciklimit
Materialët hyrës Mbeturina për shitje
Mbetje druri
Mbetje kopshtesh Dru i pastër Dru i papërpunuar
Thyerje Bluarje Copëtim Sitja
Dru/ mbetje Copëzim Tregu i L.D. Mat. zbukurimi Kompostim
Skema 8. Diagrama për menaxhimin e mbetjeve të drurit.
Mbeturina prej restoranteve dhe bareve
Baret dhe restorantet prodhojnë një sasi të madhe mbetjesh të qelqit dhe aluminit. Qelqi
duhet gjithashtu të ndahet edhe sipas ngjyrës derisa një qendër prodhimi ta marrë përsipër
këtë detyrë. Për riciklimin e qelqit është e nevojëshme një përpjekje e vazhdueshme gjatë
punës me bisneset bashkëpunues. Shumë restorante dhe dyqane ushqimorë me sektorët e
mishit krijojnë një sasi të konsiderueshme të vajit ushqimor të përdorur, yndyrës dhe
dhjamit shtazor. Këto materiale mund të shndërrohen në një sërë produktesh të
përdorshëm, duke përfshirë ushqim për kafshët, sapun, sallo dhe kozmetikë. Mbajtja
(magazinimi) i këtyre materialeve duhet bërë në mënyrë të kujdeshme që të parandalohet
krijimi i aromave të pakëndëshme ose tërheqja e parazitëve.
Mbledhja e riciklimeve
Mund të përdoren si mbledhësit privatë, ashtu edhe ata publikë. Shumë sipërmarrës privat
tashmë mund të ofrojnë një shërbim të plotë. Mbledhja e materialeve ricikluese, shpeshherë
është një subjekt i kërkesave të publikut me ofruesin fitues, i cili merr një kontratë për tërë
Komunitetin. Numri i sipërmarrësve është çështje kyçe për fillimet e një programi për
qytetet e mëdhenj të shërbyer nga sipërmarrës privat, si struktura private të programit të
mbledhjes, për të parandaluar pretendimet e kundër‐konkurrencës nga firmat konkurrente.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 35
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Mbledhja e mbeturinave tregtare dhe ato të banimit
Në hapat e parë të planifikimit zakonisht komunitetet kanë dy zgjidhje: ata mund të
përdorin pajisjet ekzistuese për mbledhje të ndarë të mbeturinave (Foto 7), ose ata mund të
investojnë për pajisje të reja. Gjithnjë e më shumë po zhvillohen automjetet e transportit që
i mbajnë materialet të ndarë (Skema 9). Këta kamionë janë të ulët nga toka dhe lejojnë
punëtorët, që të mbajnë të ndara një sërë materialesh të riciklueshëm.
P
last
ika
Let
ër
Me
tale
Qel
q
Org
anik
e
Foto 7. Paisje për mbledhje të ndarë të mbetjeve
Probleme të veçantë në mbledhje
Shumë komunitete të mëdhenj urbanë zgjedhin, që të mbledhin mbeturinat e përziera nga
banesat shumë familjare dhe zonat e brendshme të qytetit. Një numër i madh i qendrave të
banuara kanë hequr dorë që t`u kërkojnë vendbanimeve shumë familjare ndarjen që në
burim dhe kanë zgjedhur që t`i mbledhin mbeturinat e përziera, pavarësisht se zona të tjera
të qytetit zbatojnë ndarjen qysh në burim. Kjo gjë kërkon procese të ndryshëm prodhimi
(ndonjëherë dhe ndërmarrje prodhuese të ndryshme) për çdo lloj mbledhjeje. Komunitete
të tjerë mendojnë se përpjekje të veçanta për edukimin, monitorimin, lehtësimin dhe
motivimin duhen bërë. Kështu, duke parashikuar në mënyrë periodike të rregullt, ndoshta
çdo muaj informimin e publikut me anë të buletineve informativë, fletëpalosjeve ose
posterave. Programi mund t`ju shpjegohet personalisht banorëve të rinj ose banorëve fqinjë
duke vendosur qendrat e prodhimit në zonat e banuara urbane dhe duke punësuar banorët
lokalë mund të ndihmojë në zinxhirin e riciklimit me të mirat ekonomike lokale (Foto 8).
Motivimi i popullsisë në vendbanime shumë familjare dhe në zona të brendshme të qytetit
është e nevojshme.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 36
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Skema 9. Transporti i materialeve të ndarë
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 37
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 38
Foto 8
Shqipëri
No comment…
Bashkimin Europian
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
VII. QENDER TRAJTIMI DHE STOKIMI PER RICIKLIMIN
Njohuri të përgjithëshme
Sasia e mbeturinave të mbledhura ndihmojnë në projektimin e fabrikës së prodhimit dhe
stokimit. Materialet e mbledhur të riciklueshëm normalisht dërgohen në një fabrikë
prodhimi, ku materialet e riciklueshëm mblidhen derisa të mblidhet një volum i
konsiderueshëm për të qenë i tregëtueshëm. Komunitete të vegjël ose grupe komunitetesh
mund të zhvillojnë qendra të vogla shkarkimi që do të ushqejnë një fabrikë të madhe
prodhimi. Për të menaxhuar programe të mëdhenj urban riciklimi, shumë komunitete
marrin parasysh vendosjen e linjave prodhuese, të cilat projektohen për të prodhuar
volume të mëdha të materialeve të riciklueshëm në mënyrën më efeciente dhe me koston
më të ulët. Disa mund të trajtojnë mijëra ton materiale të riciklueshëm dhe shumë tipa.
Linjat prodhuese duhen projektuar që të pranojnë, klasifikojnë, prodhojnë dhe depozitojnë
materiale të riciklueshëm në mënyrë efiçente dhe të sigurta. Ekzistojnë tre çështje, që duhen
marrë parasysh, kur projektohet një Fabrikë Riciklimi për Mbeturinat –FRM:
Së pari, duhet gjetur një truall, ku të vendoset ndërtesa e përshtatshme edhe për
trafikun dhe stokimin, si dhe të jetë në përputhje me përdorimin lokal të tokës;
Së dyti, planifikimi i ndërtesës dhe i pajisjeve duhet të projektohet, që të
akomodohet në mënyrë eficiente dhe të sigurtë prodhimi, lëvizja dhe stokimi i
materialeve, në përputhje me përmasat e ndërtesës;
Së treti, ndërtesa duhet projektuar, që të lejojë në mënyrë eficente dhe të sigurtë
daljen e jashtme dhe lëvizjen e brendshme. Çdo njëra prej këtyre çështjeve trajtohet
më poshtë;
Vend‐vendosja
Vendi ideal për një FRM është një hapësirë e madhe e pastër e pandotur e një toke (vendi)
(Foto 9) në një zonë industriale, afër burimit të materialeve të prodhimit. Vendndodhja e
industrisë përpunuese duhet vlerësuar për problemet e mundshme të mbeturinave dhe
lëndëve të rrezikshme.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 39
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Foto 9. Qender trajtimi per riciklimin e mbetjeve urbane
Peshorja
Vendi duhet të ketë një peshore, që të mund të përdoret për të peshuar, si materialet që
hyjnë dhe ata që dalin. Gjatësia tipike e peshoreve është 1,8‐2m. Vendi duhet të parashikojë
edhe një zonë, radhë për kamionët, që nga hyrja deri tek peshorja dhe nga peshorja deri tek
fabrika e riciklimit. Është mirë që të zvogëlohen ndërprerjet dhe sasia e kryqëzimeve të
trafikut në projektimin e vendit.
Projektimi i ndërtesës
Muret e jashtëm të fabrikës duhet të projektohen të tillë, që të lejojnë lëvizjen e sigurt dhe të
lehtë të automjeteve që hyjnë e dalin. Është e rëndësishme që të projektohen dyer mjaft të
gjera dhe të larta, që të sigurohet shkarkimi i automjeteve brenda ndërtesës. Duhet të jenë
një numër i konsiderueshëm dyersh, që të lejohet kalimi i makinave të pritshme në kohë
normale dhe piku.
Zona e shkarkimit
Zona e shkarkimit duhet projektuar, që të akomodojë të paktën vëllimin e materialit të
pritur për dy ditë, edhe më tepër hapësirë do të ishte e parapëlqyer, pasi zona e
pamjaftueshme për trajtimin e mbeturinave hyrëse është një problem për FRM. Dyshemeja
e lëvizshme mund të mos nxehet, por projekti duhet të sigurojë, që ajri i ftohtë nuk infiltron
në zonën e prodhimit. Dyshemeja e lëvizshme (e kthyeshme) duhet të projektohet, që të
mbajë pesha të rënda, të përballojë konsumin e shkaktuar nga shtyrja dhe lëvizja e
materialeve të riciklueshëm dhe të parashikojë drenimin efiçent të likuideve të sjellë nga
kamionët. Dyshemetë e njoma paraqesin rrezik për punonjësit dhe krijojnë vështirësi në
kushtet e punës. Një FRM duhet të projektohet që të punojë me më shumë se një turn. Me
këtë zgjedhje, është e rëndësishme që të ketë një sipërfaqe të mjaftueshme grumbullimi në
dyshemenë e kthyeshme, në mënyrë që të mos pengohet procesi në turnin e dytë. Një
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 40
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
zgjidhje tjetër është që në turnin e parë të prodhohen materialet e ndarë, ndërsa materialet
e përzierë në turnin e dytë. Duke përdorur shumë turne jepet mundësia që të projektohet
një fabrikë e vogël, gjithësesi dyshemeja e kthyeshme nevojitet të jetë e madhe. Dyshemeja
e kthyeshme, ku bëhet shkarkimi duhet të projektohet që të mbajë pesha të rënda, të
përballojë konsumin e shkaktuar nga shtyrja dhe lëvizja e materialeve të riciklueshëm, dhe
të parashikojë drenimin efiçent të likuideve të sjellë nga kamionët.
Zona e depozitimit
Pas përcaktimit të tipit të pajisjeve që do të përdoren për prodhimin dhe kompaktësimin e
materialeve të riciklueshëm, mund të bëhet një vlerësim i përgjithshëm i hapësirës së
kërkuar për të depozituar këta materiale.
Struktura e ndërtesës
Ndërtesa duhet të ketë sa më pak kolona të brendshme që të jetë e mundur. Kjo mund të
lejojë fleksibilitet maksimal për vendosjen e pajisjeve dhe akomodimin e nevojave të
aparaturave dhe për të rregulluar shpërndarjen.
Zonat e materialeve të rrezikshëm
Një FRMP mund të projektohet që të pranojë ose jo materiale të rrezikshëm shtëpiake ose
mbetje vajore. Në qoftë se një FRMP ka ndërmend të pranojë mbetje të rrezikshme
shtëpiake ose mbetje vajore, atëherë duhet parashikuar një zonë e veçantë në përputhje me
kërkesat ligjore lokale, shtetërore apo rajonale.
Planimetria e ndërtesës dhe zgjedhja e pajisjeve: Fuqia e njeriut kundrejt makinerive
Seleksionimi me dorë është mënyra më e mirë për të patur cilësi të lartë, ndotje të ulët të
shkarkimit të materialeve të riciklueshëm plastik dhe eksperiencë të shpejtë. Megjithatë,
ndarja manuale mund të jetë e pistë, me pluhur, e rrezikshme dhe e shtrenjtë, sidomos kur
duhen trajtuar vëllime të mëdhenj materiali. Sa vjen e po bëhen më të vlefshme pajisjet, që
parashikojnë trajtim (përballim) efiçent me një cilësi të pranueshme. Këto pajisje janë
projektuar për të pranuar materiale të riciklueshëm të përzierë dhe të ndajnë më pas këta
vëllime sipas përbërjes. Klasifikuesit duke përdorur ajrin ose metodat mekanike ndajnë
materialet e lehtë nga ata të rëndë. Qëllimi kryesor i projektit duhet të jetë minimizimi i
herëve që materiali duhet të trajtohet ndërsa ai lëviz nëpër fabrikë.
Linja e konvenierit (transportimit)
Efiçensa e trajtimit për një FRMP përmirësohet shumë, duke përdorur linja të transportimit
për të lëvizur mbeturinat nga zona e shkarkimit drejt trajtimit.
Pajisjet e përpunimit dhe të dendësimit
Pirgjet e presuar janë metoda më e zakonshme e përdorur në qendrat e riciklimit. Presimi i
dengjeve mund të përdoret për të dendësuar shumë tipe materialesh (Skema 10.a). Duke
përdorur presimin lehtësohet puna me dengjet e presuar, i cili përmirëson përdorimin e
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 41
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
hapësirës dhe redukton koston e transportimit të materialeve. Dërrmimi (thërrmimi) i
qelqit përmirëson dendësimin dhe bën që të ketë ngarkesa me kosto efiçente. Tregu do të
përcaktojë, nëse nevojitet një copëtues apo nëse për rastin e plastikave është i pranueshëm
apo jo. Në mënyrë të vazhdueshme në të kaluarën pajisjet e trajtimit, që janë përdorur për
përdorime të tjerë janë përshtatur për riciklimin.
Rezultate dhe Diskutime
Pavarësisht nga lloji i masës së marrë, u vu re një rënie e përgjithshme e masës së mbetjeve
reziduale. Rënia u shënua në ato banesa shumë‐familjesh, ku ishin zbatuar masa të
kombinuara. Një reduktim prej 2% në grupin e “asnjë masë” konsiderohet si asnjë ndikim.
“Materialet e tjera” të cilat përmbajnë materiale të pariciklueshme, përbëjnë pak më pak se
gjysmën e mbetjeve reziduale.
Plastika
Presues ose kokrrizues
Shpimi i HDPE&PET
Mbledhja e plastikës
Plastika të presuara
ose kokrrizuara
HDPE i kokrrizuar
Shitja
Skema 10.a. Teknologjia e trajtimit mesatar Mbledhja e plastikës
Shpimi i PET&HDPE miks
PET i presuar & HDPE miks
Presues
Skema 10.b. Teknologjia e trajtimit të lartë
Bio‐mbetjet përbëjnë rreth një të tretën, ndërkohë që letra dhe plastika dhe materialet e
paketimit përbëjnë rreth 8%. Paketimet e qelqit dhe të metalit përbëjnë rreth 3% dhe më
pak se 2% respektivisht, dhe kështu nuk japin ndonjë peshë të veçantë. Reduktimi i
dukshëm i bio‐mbetjeve në grupin e furnizuar me informacion rezulton nga një raport
ekstremisht i lartë i bio‐mbetjeve në një banesë shumë‐familjesh, dhe kështu që nuk mund
të shihet si e shkaktuar ekskluzivisht nga një përmirësim i ndarjes në burim të bio‐
mbetjeve. Sasia e bio‐mbetjeve në mbetjet reziduale në banesat shumë‐familjesh, ku ishin
marrë masa tekniko‐organizative, kishte qënë tepër e ulët para se të merreshim masat.
Kështu që nuk u arrit ndonjë reduktim i mëtejshëm. Ulja më befasuese në grup, atje ku u
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 42
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
kombinuan masat u pa në lidhje me sasinë e letrës. Kjo mund të shpjegohet nga një
përqindje më e lartë e letrës së ndarë në burim, e cila ishte arritur, sepse kontenierët ishin
vendosur në distanca më të volitshme për banorët. Një krahasim mes normave të
grumbullimit të ndarë për bio‐mbetjet tregoi se edhe normat e larta para implementimit të
masave‐ që shkonin nga 40% në grupin e “Informacionit” në 60% në grupin e “Asnjë masë”
– U rritën edhe më shpejt, me mbi 10%. Kjo tregon se disa nga masat e përmirësuan me të
vërtetë pjesmarrjen.
Përfundime
Megjithëse riciklimi në banesat me shumë familje zakonisht shihet si një pjesë problematike
e menaxhimit të mbetjeve. Nga literatura është parë se ekzistojnë përqasje të frytshme, që
çojnë në situata të ngjashme me ato të banesave me një familje. Ato kanë një cilësi dhe
objektiv të përbashkët të sigurojnë komoditet dhe të rritin ndërgjegjësimin e njerëzve për
kontributin e tyre individual. Masat e përzgjedhura ndryshojnë në varësi të aktorëve që
marrin pjesë dhe të pjesëve që u kërkohet të luajnë këta aktorë.
Skema 11
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 43
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
VIII. PROGRAMI PËR RICIKLIMIN E MBETJEVE URBANE
8.1 Te pergjithshme
Hartimi dhe mbështetja e ideve për zhvillimin e sa më shumë praktikave për menaxhimin e
mbetjeve urbanee, duke pranuar se ato janë një burim që siguronё pasuri dhe punësim
shtesë. Krijimi i tregjeve për riciklim përbën fokusin e Programit tё riciklimit për të
kapërcyer barrierat e tregut dhe për të promovuar riciklimin. Qëllimim i Programit tё
riciklimit tё mbetjeve urbane është të promovoj pandërprerje sa më shumë menaxhime
mbetjesh. Programi i riciklimit tё mbetjeve urbane përqëndrohet në përdorimet e fundit
për materialet ricikluese dhe promovonë një rrugë të integruar për trajtimin e mbetjeve
sipas hierarkise. Programit tё riciklimit do të përfshijë mbetjet urbane si:
tregtare,
komunale,
industriale,
e paketimet,
e amballaxhimet.
8.2. Fazat e programit pёr mbёshtetjen e riciklimit tё mbetjeve Faza 1: Vlerësim të Produkteve të Industrisë
Faza fillestare e projektit është vlerësimi i industrisë ricikluese në vend. Objektivi është për
të kryer një vlerësim të industrive ricikluese të mbetjeve në çdo prefekturё. Informacioni në
vazhdim duhet të mblidhet për çdo produkt duke pёrfshirё:
Përshkrimi i produktit;
Sasia e prodhuar;
Sasia e përpunuar;
Sasia eksportuar/importuar;
Çmimet e tregut (blerje dhe shitje);
Faza 2: Përshkrimi i rrjetit vlerësues të industrisë së riciklimit për plastikën nga:
i. Identifikimi i rrjetit të lëvizjes së materialeve;
ii. Identifikimi i pretendentëve në rrjet;
iii. Identifikimi i metodave në rrjet;
iv. Identifikim i numrit të pretendentëve në çdo hallkë;
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 44
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Vlerësimi i fortësive të mundshme dhe dobësive të rrjetit nga fokusimi prej pyetjeve të
mëposhtme:
a. Si të rrisim lëvizjet?
b. Si të përmirësojmë lëvizjet e arkës?
c. Si të përmirësojmë lëvizjet e financës?
Faza 3: Vlerësimi i industrisë prodhuese
Fabrikat
Vlerësimi i fabrikave, që përdorin materiale mbeturinash në proçeset e tyre të prodhimit:
tipet e produkteve, burimet e lendëve të para, strukturat e pasurisë, administratorët kyç,
adresat dhe informacionet kontaktuese, xhiroja vjetore, historitë e kompanive, rritja e
pritshme dhe zhvillimi i bizneseve
Përpunimi i mbeturinave
Vlerësimi i përpunimit të mbetjeve plastike, që e kthejnë në lendë të parë dytësore:
Informacion i përgjithshëm mbi përpunimin e mbeturinave (lista e kompanive,
mjedisi rrethues i kompanive, lokalizimi, numri i të punësuarve, tipi dhe sasia e
materialeve mbeturina të përpunuara, vendburimet e mbeturinave, numrin e
mbledhësve individual);
Informacion financiar (shitjet totale vjetore për çdo produkt, vëllimi, vlera dhe tipi i
sistemit llogaritës, që ka qënë në përdorim);
Operacionet dhe teknologjia në përdorim (tipi i aparaturave, automatizimi, etj)
Nevojat investuese (aparaturat dhe kapitali punues);
Nevojat për asistencë teknike: nevojat formuese/konsultuese (nevojat specifike);
Mbledhësit individual të mbeturinave
Vlerësimi i mbledhësve individual (përgjithësisht romë) që sigurojnë shërbimin e mbledhjes
së mbeturinave në sektorin e riciklimit në qytet. Vlerësimi bëhet në bazë të intervistave dhe
studimeve të prezantuesve shembuj të mbledhësve (1‐2%) të përfshirë në mbledhjen e
mbeturinave në qytet:
Informacion i përgjithshën mbi komunitetin e mbledhësve individual me fokusim
mbi numrin e tyre të fokusuar në tregtinë e riciklimit, të ardhurat, profesioni,
edukimi, përdorimi i fuqisë punëtore, si fëmijët në mbledhjen e mbeturinave apo
gjëra të ngjashme;
Analiza e funksioneve të mbledhjes së mbetjeve (si është bërë, çfarë aparature është
përdorur, distance për mbledhje, kush është përfshirë (pjestarë të familjes, etj.),
struktura tregtuese e materialeve bashkë me komunitetin Romë;
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 45
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Shëndeti dhe kushtet siguruese të mbledhjes;
Nevojat investuese (aparaturat, mjetet dhe kapitali punues);
Zhvillimet e pritshme të tregut
Tregu i pritshëm aktual e i ardhshëm, si dhe rritja e industrisë përfshin rritje në
prodhimtarinë e fabrikave, rritje të shitjeve, zhvillim rajonal të industrive, konkurencë, rritje
në lindjen e volumit të materialeve mbeturina dhe përpunim, ndonjë shërbim i ri ose
segment tregu i ri për t`u identifikuar dhe të ngjajshëm. Rishikim të praktikave të
menaxhimit aktual bashkiak të mbeturinave, me vlerësimin e mundshëm për privatizim dhe
investime private në sektorin privat të riciklimit të mbetjeve bashkiake (ekzistuese ose zone
mbushëse)
8.3. Elementet e Programit të riciklimit tё mbetjeve:
a) Lehtësim tregu –përfshinë identifikimin e përdorimeve të reja dhe aplikimet për riciklim;
zhvillimin e shkëmbimit të mbetjeve;
heqjen e barrierave institucionale, siç janë hollësirat për materialet
diskriminuse;
informimin dhe ndergjegjesimin e konsumatorit.
b) Promovimin e investime për zgjerimin e kapaciteteve në riciklim – në impiantet tashmë të ngrritura;
në nxitjen e ricikluesive të rinj.
c) Drejtimin studimor Përfshirja e organizatave për përmirësimin e të dhënave (volumin, përbërjen dhe
shpërndarjen) si dhe mundësi të riciklimit.
Identifikimin e boshllëqeve që ekzistojnë;
Arritjen e deritanishme;
Kërkime dhe novacione me zgjidhje të reja ekologjike;
Paraqitje projektesh; Shpërndarja e rezultateve.
d) Menaxhimin e informacionit – Ngritja e një zyre informacioni për menaxhimin e mbetjeve plastike;
Vendosja e lidhjeve me organizata të tjera si ARM:t,
Shpërndarja e të dhënave për riciklim e magazinim mbetjesh plastike,
Koordinimi i disponueshmërisë dhe shpërndarjes së informacionit
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 46
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
e) Këshillimin, drejtimin dhe përkrahjen teknike – do te siguroje Këshillime dhe drejtime tregjeve të biznesit lokal;
Konsulencë sektorit publik dhe privat;
Këshilla teknike dhe marketingu;
Studime paraprake;
Guidat më të mira praktike;
Workshope dhe seminare;
Ndihmë kërkuesve në burimet specifike
f) Programi i riciklimit tё Mb.U zhvillohet në bashkëpunim me; Sektorin privat,
Industrinë e menaxhimit të mbetjeve plastike,
Biznesin e paketimeve,
Agjensitë Rajonale te Mjedisit
Forumi i riciklimit te mbetjeve
8.4. Siguria publike Përkrahja publike luan rol të rendësishëm duke:
Rritur kërkesën për riciklimin e mbetjeve plastike,
Shtuar informacion për alternativat e riciklimit
Reklamuar cilësinë e lartë të tyre
Siguruar Furnizimin e tregjeve,
Stimuluar investuesit e rinjë të riciklimit të mbetjeve plastike
Qeveria duhet të shkoj më tej në gjithëpërfshirjen e qeverisë, duke u kërkuar institucioneve
publike që të zbatojne skemen e hierarkise së mbetjeve, duke instaluar infrastrukturen e
grumbullimit te diferencuar te mbetjeve. Kjo do të rrise interesin në njohjen e ndikimit të
kësaj skeme, si dhe do të përdoret për të promovuar e stimuluar procesin e riciklimit te
mbetjeve.
8.5. Tregjet për materialet e ricikluara
Rekomandimet për shtimin e tregjeve për materialet e ricikluara
Një trajtim ndryshe për zhvillimin e tregut, që fokusohet në përdorimet e reja për riciklimin
Theksim më të madh për vëmendjet ndaj mjedisit, duke përfshirë kërkesën e rritur për të mirat e riciklimit, në vendimet e institucioneve publike dhe politikat blerëse të sektorit privat;
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 47
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Zhvillimin e kualitetit të përmirësuar dhe standarteve për materialet e ricikluara,
përmes specifikave të njohura, guidat e mira praktike, informacion më të mirë për
publikun dhe konsumatorin, theksim më të madh në eko‐etiketen;
Veprim për të stabilizuar tregjet dhe për të ulur çmimin e paqëndrueshëm, duke
përfshirë mekanizma për mbrojtjen e çmimit, adoptimin e kontratave afatgjata sesa
çmimet lokale, dhe një treg të mundshëm në të ardhme
Futjen e instumenteve ekonomike, për të promovuar kërkesën për materialet e
ricikluara.
7.6. Përgjegjshmëria e prodhuesve
Përgjegjshmëria e prodhuesve është një mjet i efektshëm për ti bërë prodhuesit (dhe të
tjerët të përfshirë në shpërndarjen dhe shitjen e të materialeve tё ricikluara) më të
informuar për ndikimet në mjedis të të mirave që ata prodhojnë. Iniciativat e
përgjegjshmërisë së prodhuesve i bëjnë prodhuesit (dhe të tjerët) që të kenë përgjegjshmëri
më të madhe për të mirat e tyre, në fund të jetës së tyre. Ato mund të marrin formën e
marrëveshjeve vullnetare, ose angazhimeve të detyrueshme. Ne tashmë duhet tё
paraqesim një amendament për përgjegjshmërinë e prodhuesve, për ambalazhimin dhe
mbetjet e ambalazheve.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 48
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
IX. PROGRAM INFORMIMI PËR PUBLIKUN
Programi i informimit për sensibilizimin e opinionit publik mbi mundёsitё e riciklimit tё
mbetjeve përmban objektivat dhe detyrat e mëposhtme.
9.1. Inkurajimin e Tregut që të punojë për Mjedisin Sot, përqasja drejt biznesit është vërtetuar së tepërmi rreth vendosjes së standarteve dhe
objektivave dhe mё pas, duke siguruar kompanitë, që të përshtaten me këto standarte.
Mbështetja nё instrumenta tё bazuar nё treg, siç duhet tё jenё taksat e ambientit nё
produkte tё ndryshme, tё cilat synonjnё t`i ndryshojnë sinjalet e çmimeve në treg në favor
të atyre produkteve, që janë më miqësore me ambientin, proçeset dhe shërbimet. Taksat
mjedisore janё efektive, si pёr kostot ashtu dhe pёr mjedisin. Ato sigurojnё nxitje pёr
kompanitё pёr tё investuar nё fusha mё miqёsore me mjedisin ose teknologji (me efiçiensё
dinamike) intensive qё kёrkon mё pak burime. Kjo i bën ato shumë tёrheqёs pёr
shfrytëzimin e natyrёs në afate më të gjata.
Ky propozim duhet të gjejë njëzëri mbёshtetjen e nevojshme për zbatim Tregjet dhe kërkesa e konsumatorit mund të udhehiqen drejt produkteve dhe shёrbimeve,
që janë ambientalisht shumë më lart karshi produkteve konkuruese, përsa i perket mjeteve
të informacionit, edukimit, dhe duke u siguruar se produktet për sa kohë të trupëzojnë
kostot e verteta të mjedisit. Kjo do të inkurajojë biznesin, që ti përgjigjet me novacione dhe
iniciativa menaxheriale, që do ta çojё nё rritje, pёrfitim, konkurrencë dhe krijim tё vendeve
tё punёs.
Kjo i krijon mundёsinё konsumatorёve tё përshtasin stile jetese me produkte të pastra 9.2. Bashkëpunimi miqësor me sipёrmarrjet private
Nevoja e zhvillimit tё programeve dhe inisiativave synon nё pёrmirёsimin e
bёshkёpunimit midis autoriteteve lokale dhe industrisë dhe inkurajimin e veprimeve
vullnetare, pёr tё pёrmirёsuar objektivat e tyre nё riciklimin e mbetjeve urbane. Nevoja e
pёrqafimit tё veprimeve vullnetare nga kompanitё duhet nxitur dhe duhet tё merren masa,
qё tё rriten ndjeshem ato kompani, duke publikuar rregullisht pёr sasitё e grumbulluara,
llojёt, cilёsinё dhe pёrbёrjen e materialit tё ricikluar etj.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 49
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Hapi i pare: Zhvillimi i njё programi asistence pёr tё zhvilluar njё tёrёsi mjetesh Kjo synon tё ndihmojnё bizneset tё kuptojnё kёrkesat ambientaliste dhe se si duhet të
arrihen ato. Kjo do tё pёrfshijё:
pёrmbledhje tё legjislacioneve,
libra pёr praktikёn mё tё mirё dhe teknollogjinё e pastёr nё prodhimet tё
ndryshёm tё produkteve,
zhvillimin e aktivitetit të shitësit tё shërbimeve ambientale dhe programit tё
menaxhimit ambiental,
mundësinё e aplikimit tё njё skeme pёr tё inkurajuar SMM (Sistemi i Menaxhimit
Mjedisor) pёr tё vetëkontrolluar pёrshtatshmёrinё e tyre dhe pёr tё pёrmirёsuar
sistemet e menaxhimit tё mjedisit,
inkurajimin pёr tё rritur kuptueshmёrinё pёr efektet pozitive tё koncepteve tё
eko‐eficiensёs nё rezultatin e kompanive.
Hapi i dytё: Përmiresimi i pjesёmarrjes nё programin e SMM mbetet njё prioritet Sistemi i Menaxhimit Mjedisor (SMM) ështe mjeti për identifikimin dhe zgjidhjen e
problemit, i cili do të sigurojё organizimin me një metodë për të menaxhuar sistematikisht
aktivitetet e tyre mjedisore, produktet, shërbimet dhe ndihmesat për të kryer detyrimet e
tyre mjedisore dhe për të përmbushur qëllimin për një zhvillim të qëndrueshëm. SMM
përfshin strukturat organizuese, aktivitetet planifikuese, përgjegjësitë, praktikat,
proçedurat, proçeset dhe burimet për zhvillimin, plotësimin, realizimin, rishikimin dhe
mbajtjen e politikёs mjedisore, pёr tё arritur nё bashkëveprim me njeri tjetrit nё njё qёllim
tё pёrcaktuar qartё‐mbrojtjen e ambientit. Duke zbatuar SMM, njё kompani ndёrmerr
aktivitetin e saj normal për reduktimin e ndikimit në mjedis, duke mbrojtur shëndetin e
njerëzve.
Hapat e SMM‐sё janё:
Pёrcaktimi i politikave ambientale.
Rishikim i ndikuesve (faktoreve) tё ambientit.
Pajtueshmёria me kёrkesa e legjislacionit.
Krijimi i njё programi veprimi mbi ambientin pёr arritjen e objektivave specifike.
Trainimet me programet pёr tё gjithё tё punёsuarit.
Dokumentacion i pёrshtatshёm.
Matja, monitorimi konstant dhe mekanizmat pёrmirёsuese.
Hapi i tretё: Forcimi i bashkëpunimit me komunitetin e biznesit nёpёrmjet marrёveshjeve
vullnetare pёr kritere, objektiva tё qarta tё mbrojtjes sё mjedisit.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 50
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Transparenca dhe monitorimi duhet tё jenё efektivё nё arritjen e objektivave ambicioze tё
mjedisit nga ana e sipёrmarjeve private nё procesin e riciklimit. Për marrëveshjet e mjedisit
duhet tё vendosen rregulla tё qarta pёr procedurёn e negocimit dhe konkludimit. Nёse
strukturohen siç duhet, marrёveshjet e mjedisit do tё sjellin pёrmirёsime tё mjedisit, nё njё
mёnyrё me kosto‐eficiente dhe tё shpejtё. Kompanitё, qё dёshtojnё nё plotesimin e
kёrkesave legjislative tё mjedisit penalizohen. Kompanit tё suksesshme nxiten me
Stimulues ekonomike pёr produktet e ricikluara, duke theksuar kërkesën „Etiket Gjelber“
pёrmes njё informimi mё tё mirё tё konsumatorit, duke zhvilluar mbi baza objektive pёr
gjetjen e publikut “blerës” dhe veprimin pёr tё inkurajuar grumbullimin e mb. urbane qё tё
jetё i realizueshëm Kjo do tё krijojё debatin midis tё interesuarve pёr pёrmirёsimin e
disenjimit tё produktit mbi bazёn e veprimeve vullnetare tё kompanive ose sektoreve dhe
nёse do tё jenё tё pёrshtatshme do tё mbeshtetet nga instrumentet siç ёshtё standartizimi
dhe legalizimi.
Qeverisja lokale, sё bashku me qeverinё duhet tё mbeshtesё zhvillimin e sistemeve
nacionale shpёrblyese harmonike pёr zhvillimet mjedisore tё kompanive qё identifikojnё
dhe shpёrblejnё ata qё kanё rezultate tё mira.
Veprimet
- Inkurajo njё pёrqafim mё tё gjerё tё Eko‐menaxhimit dhe „Etiketa e Gjelber“ dhe
zhvillo masa pёr tё inkurajuar njё numur mё tё madh tё pjesёmarrjes sё kompanive
pёr tё publikuar raporte tё performancёs sё zhvillimit, rigorozё dhe nё mёnyrё tё
pavarur e verifikuar ambientalisht e tё vazhdueshme;
- Vendosja e programit tё asistencёs tё pёrshtatshem me ndihmen specifike pёr SMM;
- Aplikimi i skemave shpёrblyese tё zhvillimeve ambientale nё nivele bashkie;
- Inkurajo angazhime dhe marrёveshje vullnetare pёr arritjen e objektivave tё pastra
mbi mjedisin;
- Promovo produkte dhe proçeseve të pastra nën rrugën e zhvillimit dhe stimulimit të
Politikave të Produktit të Integruar;
9.3. Gjetja e rrugëve të reja duke punuar pranë tregut nëpermjet biznesit dhe konsumatoreve
a. Duke ndihmuar konsumatoret që të bëjnë zgjedhjet e informuara
Nëpunësit publikë, konsumatorët kanё nevojё qё tu jepet informacion i kuptueshëm, i
pёrshtashёm, si edhe i gatshёm pёr besueshmёrinё e cilёsisё sё produktit të ricikluara,
duke u siguruar nё informacionin e duhur nëpërmjet kanaleve dhe mjeteve të tjera të
komunikimit tё dhёna nga kompanitё, si dhe faqeve të internetit. Në këtë mënyrë,
vendimet do të merren duke patur dijeni të plotë të pasojave mjedisore.
Veprimet
- Vlerёso progresin dhe efektivitetin e skemës së Eko‐Etiketës sё produktit.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 51
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
- Mat dhe krahaso, duke përfshirë përdorimin e stimuluesve fiskale pёr tё inkurajuar
marrjen e eko‐etiketave, qё lejojnё konsumatorin tё krahasojё zhvillimet ambientale.
- Promovo ose nxit prodhimet e pastra (të blerta), me rrugët orientuese.
b. Subvencionet e dëmtimit të ambientit dhe ndihma e Shtetit Aktivitet nё fushё e mjedisit, qё kёrkon vёmendje ёshtё ajo, që subvencionet qeveritare
rezultojnë të kenë një ndikim të pjesshëm. Mbёshtetja pёr lehtësimin e taksave të
bizneseve të riciklimit, kur ato përdoren për të nxitur:
sё pari, zhvillimin e proçeseve tё produkteve tё pёrshtatshme me ambientin;
së dyti, produktet, tё cilat respektojnё rregullat favorizuese tё gjendjes sё mjedisit; 3.c. Koncepti i pastër (green) i sektorit financiar Sektori financiar i huadhёnies dhe aktivitetet e investimit kanё ndikim mjedisor indirekt,
duke pёrcaktuar, se cila kompani dhe aktivitet kanё theks nё financё dhe kushtet qё lidhen
me tё. Duke lehtёsuar hapjen e informacionit tё pёrshtatshёm nga sektori financiar dhe
kompanitё mund tё krijojnё njё stimulues pёr sjelljen „e pastër“. Duke rritur numurin e te
interesuarve dhe konsumatorёve nuk mjaftonё vetem sigurimi i produktit tё mirё dhe të
shёrbimeve me njё çmim tё drejtё. Ato, gjithashtu duhen tё jenё tё sigurta, nё mёnyrёn e tё
prodhuarit, me pёrgjegjёshmёri sociale dhe mjedisore. Duhen nxitur programe, qё sektori
financiar tё ofrojё Fonde tё Investimeve Jeshile pёr publikun, duke punuar drejt kufijve
orientues vullnetare, ç`ka mund tё quhet investim ”jeshil” dhe nё bashkёpunim me Banken
Evropiane tё Investimeve dhe me Banken Evropine për Rindertim dhe Zhvillim, mund të
kemi njё ndikim mё tё drejtpёrdrejtё nё flukset e parave, qё shkojnё pёr aktivitetet, qё nuk
e dëmtojne ambientin.
Veprimet
‐ Promovimi i shkëmbimit tё praktikave politike mё tё mira me vendet e zhvilluara;
‐ Inisiativё vullnetare me sektorin financiar, i cili mund të mbulojë shkëmbimin e
praktikave mё tё mira, marrёveshjet pёr arritjen e standarteve, pёr dhenien e huave,
pёr fonde pёr investimin ”jeshil”, etj.
‐ Duke forcuar integrimin e objektivave mjedisore dhe konsideratat pёr huatë nga
Banka Evropiane e Investimeve.
9.4. Perfshirja e qytetareve dhe ndryshimi i mёnyrës së të sjellurit Shumё njerёz kanё filluar tё bёjnё pёrpjekje pёr tё ndryshuar mёnyrёn e tyre tё sjellurit, si
dhe të familjeve tё tyre, psh duke i ripёrdorur, duke blere produkte qё s’dёmtojnё
ambientin dhe duke ndarë mbejet sipas përbërjes që nё shtepitё. Qytetarët e mirё
informuar, qё janё tё pёrfshirё aktivisht nё lёvizjet ambjentaliste janё njё forcё e re e
fuqishme nё mbrojtje tё mjedisit. Njerëzit janë duke kёrkuar njё zё mё tё fuqishёm, nё
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 52
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
vendimet nё nivel komuniteti, rajonal qё ndikon nё cilёsinё e mjedisit. Pёr tё qёnё efektiv,
ata kanё nevojё pёr informacion cilesor, tё cilin ata mund ta pёrdorin dhe kuptojnё, si dhe
nevoja pёr theks tё pёrshtatshёm tё bёrёsit të vendimeve pёr tё qenё tё zotё tё shprehin
pikpamjet e tyre. Insiativat pёr tё zhvilluar njё kuptim koherent dhe tё thjeshtё tё
indikatorёve tё mjedisit ёshtё nevojё imediate pёr zgjidhje, si dhe prezantimi i
informacionit tё adresave tё kompanive ricikluese, llojit dhe pёrbёrjes sё produkteve tё
ricikluara. Informacioni që synon në inkurajimin në vazhdimësinё e mënyrës së të jetuarit,
është ndoshta mё i mirë i siguruar në nivelin lokal, krahinor dhe nacional. Lёvizja lokale nё
favor tё mjedisit ёshtё zgjeruar dhe reflekton interesat e njerёzve nё mbajtjen e këndёshme
tё ambienteve përreth vendbanimit tё tyre, nё ruajtjen e fshatrave lokale.
Veprime
- Masat pёr tё pёrmirёsuar aksesin dhe cilёsinё e informacionit mjedisor tek
komuniteti;
- Pёrgatitja e kompletit tё mjeteve praktike, qё synojnё tё rrisin zhvillimet mjedisore
rreth shtepisё;
- Dhёnia e informacionit si tё ndajmё mbetjet nё burim.
- Edukimi mjedisor nё tё gjitha nivelet dhe me tё gjitha mjetet e informimit, etj.
Ky plan veprim do tё realizojё objektivat dhe detyrat e mёsipёrme duke realizzuar:
Përpilimin e formularёve tё anketimit
Kryerjen e anketimit me grup-fokus lokal (rreth 2,000 formularë)
Analizimi dhe interpretimi i anketimeve
Trajnimi i personelit të pushtetit vendor
Përpilimi dhe hartimi i programit tё fushatës sё sensibilizimit Përpilimi i materialeve formuese dhe informuese Krijimi i Bërthamës së “Lobingut”
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 53
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
X. POLITIKAT PËR TË FUQIZUAR TREGUN E RICIKLIMEVE
10.1. Politika më e mirë për të nxitur riciklimin
Cila është politika më e mire për të stimuluar riciklimin? Nuk mundet, që një politikë e
vetme të ofrojë zgjidhjen e drejtë për çdo vend, megjithëse ndër komponentët kryesorë
renditet pikësynimi i qartë, edukimi dhe nxitja ekonomike. Interesi i publikut në riciklim
është shtuar gjatë 15 viteve të fundit përmes botës së industrializuar. Ky interes është
drejtuar dhe zhvilluar nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë çështje që lidhen me
shtimin e prodhimit të mbetjeve dhe zvogëlimit të kapacitetit të landfillit, ndotjes së ajrit
nga incinerimi, si dhe nevojës për mbrojtje të mjedisit. Në këtë kondita, shoqëria është e
interesuar, që me politika të caktuara të synojë dhe të shtojë furnizimin me riciklime të
mbledhura. Mund të zhvillohen dhe politika të tjera, që përfshijnë udhërrëfime për blerjen
e produkteve të riciklueshme, kërkesat për minimumin e mbajtjes së materialeve të
riciklueshme dhe taksën nxitëse për produktet të ricikluara.
Në shumë vende, qeveritë janë duke shtuar inkurajimin e industrive për të adoptuar
sistemet e menaxhimit mjedisor, që shpesh ka të bëjë me gjenerimin e mbetjeve permes
reduktimit në burim, ripërdorimit dhe riciklimit. Politikat që promovojnë riciklimin mund
të zbatohen në shkallë kombëtare, rajonale ose dhe lokale, ndonëse disa politika janë më të
bindshme në një shkallë ndryshe nga të tjerat. Një rrugë tjetër në politikat e riciklimit është
mekanizmi i përdorur për financimin e programeve të riciklimit. Shumica e programeve të
riciklimit financohen nga taksat apo nga pagesat e menaxhimit të mbetjeve. Por ka dhe
shtete, si në Japoni e në Europë, që ato financohen nga industria. Nga ana tjetër, publiku
financon këto iniciativa, sepse ata kanë dhe duhet të paguajnë për këto të mira dhe
shërbime.
Politika që mund të përdoren për të promovuar riciklimin
Politika, që promovojnë mbështetjen e riciklimit;
Zbatimi i grumbullimit buzë trotuarit ose përmirësimi i efikasitetit të tij;
Zbatimi bazuar në vënien e çmimit;
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 54
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Përmirësimi i disponueshmërisë së grumbullimit në vende publike;
Nxjerrja e ambicieve dhe synime të ndryshme, etj.
Paraqitja e kërkesave të regullta për ndarjen në burim;
Kërkojini bashkive të operojë në programet e riciklimit;
Ndalimin e hedhjes së materialeve për riciklime në vendgroposje;
Taksa e landfillit;
Miratoni programet e kompensimeve të depozitimeve në vend groposje;
Ngarkimi i konsumatorëve me taksën e depozitimit të mbetjeve;
Shtimi i edukimit të publikut;
Garantimi i financimit nga Bashkia;
Nxitje të kontratave afat‐gjata për shmangien e rrezikut të lëkundjes së çmimit për riciklime;
Politika, që nxisin kërkesa për riciklim;
Kërkoni minimumin e përmbajtjes së riciklimit në produkte;
Nxisni projekte për kërkime dhe zhvillim;
Siguroni kredit me interesa të ulta;
Edukoni publikun me cilësinë e produkteve me përmbajtje të ricikluar;
Politikat, që promovojnë mbështetjen dhe nevojën për riciklim;
Inkurajoni kompanitë të përshtasin sisteme menaxhimi gjithë përfshirëse të mjedisit;
Ka kaluar mëse një dekade, që kur u zbatuan për herë të parë politikat e riciklimit, çka të
jep mundësinë për të shqyrtuar ecurinë e tyre të suksesit dhe për të karakterizuar kushtet
për çdo politikë të ndryshme, që ka qenë e suksesshme.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 55
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 56
XI. RICIKLIMI I MBETJEVE NË VENDET E
STUDIUARA
11.1. Të përgjithshme
Vendet, që merren me riciklimin kanë miratuar një politikë unike për nxitjen e saj. Diferencat
midis tyre janë për shkak të shumë faktorëve, duke përfshirë gjeografinë dhe motin,
demografinë, sistemet legale, përhapjen e zhvillimit të politikës në nivele kombëtare, rajonale e
lokale, kapaciteti prodhues, infrastruktura e menaxhimit të mbetjeve ekzistuese, qëndrimi i
publikut, etj.
Politikat e përdorura të riciklimit në secilën nga vendet e studiuara
Politikat e ofertës së planifikuar Italy Japan Netherland Singapor Spain US Luxembourg
Pjesëmarrja e detyrueshme e publikut L L N L
Detyrimi i përbashkët ose ndarja e burimeve
industriale L L N N N L
Ndalimi i landfilleve për ambalazhim ose
riciklime të tjera N N L
Çmimi bazë i përdorimit L L L L
Taksat e vendosura N N L
Programet e shpërblimit të depoz‐itimeve N
Politikat e kërkesës së planifikuar
Detyrimet e përmbajtjes së ricikluar N N
Sigurimi i udhërrëfimeve N N
Administrim i Produkteve dhe marrё‐veshjet
vullnetare N N N N
Politikat e ofertës dhe kërkesës së planifikuar
Përgjegjësia e prodhuesve të përhapur N N N
Sistemet e menaxhimit mjedisor N N N
N = Politika është adaptuar në nivel kombëtar L = Politika është adaptuar në nivel lokal,
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Gjermania
Në Gjermani, riciklimi është drejtuar nga mbështetja e publikut për zhvillimin e
qëndrueshëm dhe nga Këshillat për zvogëlimin e kapacitetit të landfillit. Si përgjigje,
qeveria gjermane ishte nga të parat, që ngriti një strukture kombëtare krahasuese për të
nxitur riciklimin. Kjo strukture përfshin qëllime të larta të riciklimit kombëtar për mbetjet
bashkiake, politikat në amblazhimin e përdorur. Komponenti më i njohur i sistemit
gjerman është ”Etiket e Gjelbёr” për ambalazhimin e përdorur të mbetjeve shtëpiake, e cila
ishte paraqitur fillimisht në Dekretin e Ambalazhimit gjerman ’91.
Në sistemin EPR të Gjermanisë ”Etiket e Gjelbёr”, industria e ambalazhimit mban
përgjegjësi për garantimin e normave të riciklimit për ambalazhimin e mbetjeve shtëpiake.
Synimet e riciklimit janë 6 % për plastikat dhe përzierjet, 70% për letra dhe kartona, 70%
për çelik, dhe 75% për qelq. Kompanitë e ambalazhimit dhe shitësit me pakicë u është
kërkuar të pranojnë dhe të riciklojnë ambalazhet e përdorura nga konsumatorët. Si
alternative tjetër, kompanitë mund të kontraktojnë me një grup të tretë, që të mbledh
mbetjet shtëpiake dhe të garantojnë që synimet e qeverisë për arritjen e riciklimit.
Shumica e industrisë së ambalazhimit gjerman ka adoptuar këtë rrugë alternative. Rezultati
i sistemit ”Etiket e Gjelbёr” është bërë një model për programet pasuese në Europë dhe
kudo. Kompanitë anëtare të ”Etiket e Gjelbёr” paguajnë për ambalazhimin. Suksesi i
arritjeve të ”Etiket e Gjelbёr” në riciklimin e mbetjeve shtëpiake të përdorura është evident
në statistikat e riciklimit, siç u raportua nga BE‐ja. Ambalazhimi nën kompetencat e ”Etiket
e Gjelbёr” ishte ricikluar në një normë prej 50% në 1991. Kjo normë u shtua në gati 85% në
2000. Veç kësaj midis 1991 dhe 1998 kompanitë gjermane reduktuan të gjitha nivelet e
ambalazhimit të vendosura në tregje në afërsisht 10%.
SHBA
ShBA kanë marrë një rrugë shumë të ndryshme drejt promovimit të riciklimit. Ndërsa
politikat e EPR gjermane janë centralizuar, qeveria federale amerikane ka ngarkuar
gjerësisht shtetet të merren me menaxhimin e mbetjeve urbane. Kështu, politikat e
riciklimit janë adoptuar në nivele lokale dhe shtetesh, kryesisht në përgjigje të trysnisë nga
qytetarët me ndërgjegje mjedisore dhe në disa zona nga një dëshirë për të zgjatur
kapactetin e landfillit lokal. Rezultati është një prirje shumë heterogjene e politikave. Leja
për programet e riciklimit buzë trotuarit ndryshoi shumë, duke arritur nga 89% në disa
shtete në 35% në disa të tjera. Këto tendenca përforcuan idenë, se kapaciteti i kufizuar i
landfilleve dhe kostot e larta të tyre, tipike për zonat e populluara, janë faktorët kryesorë në
përcaktimin e shkallës së programeve të riciklimit.
Brazil
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 57
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
I përballur me papunësinë e lartë, qeveria braziliane nuk ka zbatuar shumë politika për të
promovuar riciklimin, por riciklimi në Brazil është drejtuar nga një industri e forte alumini,
që kërkon lëndë të parë jo të shtrenjtë, të cilat favorizojnë përmbajtje të ricikluar. Si rezultat,
shkalla e riciklimit të aluminit në Brazil është më e larta në botë. Qeveria ka bërë një
përpjekje për të përmirësuar kushtet e punës dhe të përgatis mbledhësit e riciklimit për të
ricikluar materialet shtesë.
Belgjika, Finlanda, Luksenburgu, Hollanda, Spanja dhe Italia
Këto vende kanë miratuar rregullat e ”Etiket e Gjelbёr” po ashtu si Gjermania, por me
synime dhe qëllime më të rrepta dhe më të sakta dhe me shumë ndryshime në zbatim. Po
ashtu si edhe Gjermania, këto vende kompletuan ”Etiket e Gjelbёr” me politika të tjera. Në
Finlandë, Dekreti Federal i Mbetjeve specifikon qëllimet e ripërpunimit për mbetjet
bashkiake aq mirë, sa 12 nivele specifike të mbetjeve industriale, dhe Planifikimi Kombëtar
i Mbetjeve bëri thirrje për qeverinë lokale të zhvillojë një sistem çmimi për menaxhimin e
mbetjeve. Hollanda ka miratuar një taksë landfill‐i dhe një ndarje të detyrueshme të
burimit nga mbetjet industriale. Italia nxit dhe inkurajon kompanitë, që të miratojnë EMS.
Në kontrast me vendet e tjera kushtet ekonomike të varfra të Spanjës kanë rezultuar në
pakësimin e grumbullimit të mbetjeve buzë trotuarit.
Australia
Qeveria australiane paraqiti një synim që të reduktojë shumën e mbetjeve në landfille në
55% nga 1990 në 2000. Për të arritur këtë synim, disa shtete futën sistemin e taksave të
landfilleve. Veç kësaj qeveria ka promovuar aksione vullnetare ”Etiket e Gjelbёr” permes
miratimit të marrëveshjes Kombëtare të Ambalazhimit në 1999. Sipas marrëveshjes,
kompanitë e përfshira në prodhimin dhe shpërndarjen e ambalazhimit janë të nxitura të
punojnë së bashku për të arritur synimet e qeverisë për riciklimin. Ndonëse marrëveshja e
ambalazhimit është miratuar në nivele kombëtare, shumica e politikave mjedisore
australiane janë miratuar në nivele shtetesh.
Britania e Madhe
Ndonëse BM ka miratuar EPR, ajo ka marrë një rrugë jo të zakonshme. Industria e
ambalazhimit ka bërë që synimet e riciklimit janë bërë përmes mbështejes së njoftimeve të
ripërpunimit të ambalazhimit. Si rezultat, përpjekjet e riciklimit të ambalazheve të letrave
dhe plastikave kanë synuar cilësinë më të lartë.
Japonia
Japonia, ashtu si edhe vendet e tjera aziatike u vlerësuan në këtë studim, me popullsi të
dendur dhe ka kufizuar kapacitetin e landfilleve. Si rezultat, vendi është mbështetur në
incinerimin si mjetin bazë për trajtimin e mbetjeve të tij: afërsisht 70% e MBU japoneze
digjen. Më 1990, u rrit interesimi për emetimet nga incinerimi. Si përgjigje, qeveria japoneze
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 58
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
adaptoi një strukturë politike gjithë përfshirëse për të shtuar riciklimin. Komponentët e
kësaj strukture përfshijnë:
50 % reduktim landfilleve nga 1996 në 2010;
Përforëcim i punës së burim‐ndarjes;
Kërkesë për bashkitë që të operojnë me programet e riciklimit;
Ndihma të qeverisë federale për të mbështetur programet e riciklimit;
Ligje të EPR për ambalazhe dhe elektronikë;
Rregulla sigurimi kombëtare;
Financim i qeverisë të programeve pilot, kërkime dhe zhvillime.
Shumë prej këtyre politikave tashmë funksionojnë, ku efektet e tyre janë duke u shfaqur në
statistikat e riciklimit.
Hong Kong
Hong Kongu ka një densitet të popullsisë prej 14,000 banor për km2, krahasuar me Nju
Jorkun 2050 për km2, dhe Parisin 3540 për km2. Gjeografia e Hong Kongut, densiteti i lartë i
popullsisë dhe shtimi i prodhimit të mbetjeve ka rezultuar në parashikime se kapaciteti i
landfillit të vendit do të rrënohet midis viteve 2012‐ 2018. Si përgjigje, Hong Kongu miratoi
Planin e Reduktimit të Mbetjeve, një plan 10 vjeçar, që reklamon një reduktim të mbetjeve,
ripërdorim dhe riciklim. Qëllimi ishte të reduktoheshin sasitë e përvitshme të mbetjeve të
groposura deri në 58%. Densiteti i lartë i popullsisë e bën distancën e transportit të
shkurtër, duke përmirësuar ekonominë. Megjithatë, shumica e banorëve banojnë dhe
punojnë në ndërtesa shumëkatëshe, duke e bërë të vështirë për të zbatuar çmimin bazë të
përdorimit për grumbullimin e mbeturinave. Veç kësaj, toka e lartë e bën të vështirë dhe të
shtrenjtë grumbullimin e riciklimeve.
Singapor
Singapori ka një sipërfaqe tokësore prej 660 km2 dhe një popullsi prej 3.89 milion banorë,
80% e të cilëve jetojnë në familje të mëdha, në ndërtesa shumëkatëshe. Rreth 90% e
mbetjeve të tij digjet. Norma e riciklimit të përgjithshëm në Singapor në vitin 2000 është
40%, ndërsa norma e riciklimit për pjesën bashkiake të normës së riciklimit ishte vetëm
17%. Këto të dhëna sugjestionojnë norma riciklimi shumë të larta institucionale dhe
industriale. Për të rimarr një fraksion të madh të mbetjeve bashkiake, qeveria ka kërkuar
kompani menaxhimi private të mbetjeve bashkiake për të mbledhur riciklimet.
11.2. Efektshmëria e riciklimit
Gjermania, Belgjika dhe Hollanda kanë arritur norma riciklimi bashkiake që dallohen nga
të tjerat. Secila prej këtyre vendeve ka miratuar ”Etiket e Gjelbёr” për ambalazhimin dhe
gjithashtu kanë plotësuar ”Etiket e Gjelbёr” me politika të ndryshme që garantojnë rregulla
të forta dhe drejtues nxitës për qytetarët dhe biznesin që të riciklojnë. Politikat e riciklimit
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 59
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
dhe infrastrukturat në Itali, Spanjë, Japoni, Hong Kong dhe Japoni janë akoma në
evolucion. Shumë nga progreset e tyre nuk mund të jepen në të dhënat e tabelës 3.
11.3. Modelet e zakonshme
Vendet e përfshira në këtë studim dallojnë në lidhje me demografinë, gjeografinë,
industritë prodhuese, strukturën politike. Si rezultat, ato kanë ndryshuar rrugën e tyre për
të promovuar riciklimin. Në të gjitha vendet, ekzistojnë tregjet për shumicën e
konsumatorëve, me kusht që materialet mund të ndahen në tregje me cilësi, sasi dhe çmime
të arsyeshme. Kostot e grumbullimit dhe klasifikimit nuk lejojnë që shumica e riciklimeve
të mbetjeve shtëpiake, të ndahet në tregje pa financime. Është publiku, që po garanton këtë
financim. P.sh., në ShBA, prodhuesit e mbetjeve paguajnë përmes taksave dhe tarifave,
ndërsa në Gjermani publiku prodhues i mbetjeve paguan në saj të pjesës të kostos së
produktit të blerë.
Në këtë kontekst, niveli i riciklimit që ndodh varet në gatishmërinë e publikut për të
paguar. Mënyra, në të cilën kostot e riciklimit janë prezantuar në publik, mund të kenë një
ndikim të konsiderueshëm në gatishmërinë për të paguar. Për shembull, publiku mund të
gjejë për të paguar një faturë 10 dollarëshe në muaj. Kjo është një arsye se kombet
europiane kanë qenë të gatshme për të arritur norma të larta të riciklimit për
ambalazhimin. Lidhur me gatishmërinë e publikut për të paguar është aftësia apo
mundësia e tij për të paguar. Kjo është reflektuar në normat e larta të riciklimit të
raportuara për vendet shumë të bollshme. Brazili është një përjashtim për këtë. Papunësia e
vendit është mjaftueshmërisht e lartë dhe rrogat e ulta që marrin janë ekonomikisht shumë
të favorshme. Politikat e EPR shfaqen që të kenë ndikimin madhor në prodhimin e
normave të larta të riciklimit. Eksperienca gjermane ilustron se zbatimi i politikës
krejtësisht unike me mosdyshimin çon në “rritjen e mundimeve”. Duke mësuar nga
eksperienca gjermane vendet e tjera kanë qenë të gatshme dhe të afta të ndërtojnë politikat
e EPR, që mënjanojnë shumë prej problemeve të tyre fillestare. Duke përdorur tarifat e
peshës‐bazë, skemat e EPR gjithashtu kanë përfitim të sigurimit të një nxitje financiare
direkte për të reduktuar shumën e ambalazhimit për paketim.
Në disa raste, tarifat për ambalazhe janë përdorur nga një material. Në Finlandë për
shembull, vetëm pjesa e një depozite është kompesuar në blerjen e shisheve një‐
përdorimshe. Taksat e groposjes, në mbetjet bashkiake sigurojnë një shembull se si disa
politika mund të kenë një efekt shumë të vogël në sjelljen e konsumatorit. Nëse shuma e
këtyre taksave nuk është e dallueshëm, si një linjë‐mësimi në faturën e menaxhimit të
mbetjeve, qytetarët nuk mund të ndjehen keq nëse ata kanë një nxitje direkte për të
pakësuar sasitë e mbetjeve. Duke i krahasuar me taksat e landfillit, detyrimet e ndarjes së
burimeve dhe dekretet e landfilleve shoqërohen me ndëshkime për mos pëlqimin. Taksat e
landfilleve mund të përdoren për të dekurajuar landfillet relative në strategji alternative të
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 60
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
menaxhimit të mbetjeve, fillimisht djegien. Gjithashtu, taksat e landfillit sigurojnë fonde që
mund të përdoren për të subvencionuar programet e riciklimit. Gjithnjë e më shumë,
shumë prej këtyre vendeve në këtë studim janë kthyer përmes marrëveshjeve vullnetare
me industrinë për të arritur qëllimet mjedisore. Suksesi i këtyre programeve vullnetare
është ndikuar nëse ata janë nxitës të përshtatshëm për industrinë për të marrë pjesë.
Australia merr këtë rrugë me anë të kërcënimit të rregulloreve shumë strikte nëse synimet
nuk janë arritur.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 61
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
PËRKUFIZIM TERMASH
Amballazhe: prej kartoni, flete plastike te tjera qe ne fakte jane paketime qe i sherbejne reklames dhe qe per bleresin jane fare te panevojshme.
Amballazh i kombinuar: kombinime te pandashme te materialeve te ndryshme, p.sh paketimi i i lengut te frutave (leter +lende plastike), letra e cokollates (leter +alumin)
Depo (depo e rregullt): kjo nenkuptone nje ndertese per sendmentimin e metejshem te pademshem te mbeturinave duke marre parasysh kerkesat higjenike, hidrologjike dhe ekologjke, duke shmangur demtimet ndaj natyres
“Mbetje” janë lëndët, objektet ose pjesët e tyre, që përcaktohen nga autoriteti përgjegjës, të cilat nuk përdoren më ose që pronari do t’i largojë. Mbetjet vlerësohen si të tilla, për sa
kohë qe materialet e nxjerra prej tyre ose energjia e prodhuar nuk perfshihet në procesin e
prodhimit. Mbeturina shtëpiake: plehra nga punët e shtëpisë, të ndërmarjeve dhe të punëve të tjera, të cilat përfundojnë në kazanët e zakonshëm të plehrave dhe pa ndonjë trajtim special të tyre.
Shishe të ripërdorshme: sipas tipit dhe madhësisë së shisheve prej qelqi deri në 60 herë sërisht të përdorëshme (p.sh për qumësht, birrë ose ujë mineral). Nëpërmjet sistemit të mbushjes garantohet një ripërdorim i shumëfishtë, gjë kjo që con në reduktimin e sasisë së plehrave
“Teknikat më të mira të mundëshme” përfaqësojnë fazën më të përhapur dhe me nivel më
të lartë të mbrojtjes së mjedisit, të zhvillimit të një veprimtarie dhe që janë plotësisht të
zbatueshme nga pikpamja praktike dhe ekonomike.
“Llum” quhet mbetja gjysëm e lëngshme, që mbetet nga trajtimi i ujit urban dhe industrial,
si dhe nga uji i mbetjeve.
Qendër e Shkarkimit të mbeturinave”,është një vend qendror ku individët shkarkojnë dhe
depozitojnë mbetjet e riciklueshme në kontenierë të veçantë.
Copra lëndësh
Materiali i mbetjeve industriale të hedhura dhe të flakura, që shpesh janë të përshtatshme
për riciklim.
Mbetjet inorganike
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 62
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Mbetjet e përbëra nga lëndë të tjera, përveç atyre bimore dhe shtazore (d.m.th. nuk
përmbajnë karbon).
Mbetjet insitucionale
Materialet e mbetjeve që krijohen në shkolla, spitale, burgje, në insitucionet e kërkimeve, si
dhe në godina të tjera publike.
Manaxhimi i integruar i mbetjeve të ngurta
Praktika e përdorimit të disa alternativave të teknikave për manaxhimin e mbetjeve për të
manaxhuar dhe për të eliminuar përbërësit e mbetjeve të ngurta urbane. Alternativat për
manaxhimin e mbetjeve përfshijnë Reduktimin, Riperdorimin, Riciklimin, Kompostimin,
Prodhimin e energjisë dhe Vendgroposjen.
Mbetjet e ngurta urbane
Në mbetjet e ngurta urbane përfshihen mbeturinat shtëpiake, mbetjet e ngurta tregtare,
llumra të parrezikshme, si dhe mbetjet e ngurta industriale.
Mbeturina
Materialet që mbeten pas përpunimit, djegies termike, kompostimit ose riciklimit.
Mbeturinat në përgjithësi eliminohen në vendgroposje.
Materiali sekondar
Materiali që përdoret në vend të materialit primar ose lëndës së parë për prodhimin e një
produkti.
Mbetjet e ngurta
Çdo lloj mbeturine, plehre, lluma që del nga pajisja e trajtimit të mbetjeve ujore, si dhe
materiale të tjera të flakura, duke përfshirë dherat, lëngjet, trupat gjysëm të ngurtë, ose
materialet që përmabjnë gaze dhe që janë rezultat i zbatimeveve industriale, tregtare,
minerare dhe bujqësore, si dhe që janë rezultat i aktiviteteve të komunitetit. Këtu nuk
përfshihen materialet e ngurta apo të tretshme të ujrave të zeza shtëpiake, materialet e
ngurta apo të tretshme të rrjedhjeve nga vaditja, shkarkimet industriale, materialet e
veçanta nukleare.
Pakësimi i mbetjeve
Pakësimi i mbetjeve është një term i gjerë që përfshin të gjitha metodat e ekomenaxhimit të
mbetjeve – Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi, kompostimi – që rezultojnë nga pakësimi i
mbetjeve.
Riciklimi
Proçesi në të cilin materialet që janë destinuar për eliminim, mund të grumbullohen,
ripërpunohen, riprodhohen dhe përdoren sërish si lende e pare.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 63
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
Ripërdorimi
Përdorimi i një produkti më shumë se një herë në formën e tij të ngjashme dhe për të njëjtin
qëllim, psh. një shishe pijesh ripërdoret kur i kthehet kompanisë së shisheve për rimbushje.
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 64
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
STUDIME MBËSHTETËSE
Cizek Z. Waste management, Pilsen; 2001 Guri M. Studim gjeoambjental i vend depozitës të MbU të Pogradecit, 2001 Gjoka F. Pedologjia, 1998 Hoxha J. Hartografimi Gjeologo – Ambjental, 2000 Keller E. Environmental Geology (New York) 1992 Sayed E. Hasan Geology and Hazardous Waste Management (Kansas City-USA) , 1996 UNEP Disposal of municipal solid waste (Sanitary Landfills Split), 1994 EPA Decision-maker`s Guide to solid waste management, 1995 Ecologia ITALIA: Projekt i për përcaktimin e vendgroposjes së mbetjeve urbane.1998
Barlaz Morton A. Recycling worldwide – Policies to strengthen markets for recyclables In:
Loughlin Daniel H. Waste Management World, July-August 2005
Official Journal of EC, Council Directive 1999/31/EC of 26 April 1999 on the landfill of waste.
Magalang, A., Diaz, L.F. Community-based waste reduction and recovery:
Eggerth, L.L Philippine Ecological Solid Waste Management Act. Sardinia 2003
Savage, GM, Diaz, LF, Guidance for Landfilling Waste in Economically Developing Countries,
CG, Goluke, Martone, C International Solid Waste Association and Cal Recovery Inc. USA.ISBN:
87- 90402-07-3 (1998).
Schneider, F., Wassermann, G. Does Paper Recycling Cause Damage ToThe Environment?
Salhofer, S. A Case Study and Methodological Considerations. Sardinia 2003S.
Margherita Di Pula, Science And Engineering Of Recycling For Environmental Protection
Woolley, G. R. : An Overview Of The WASCON 2000 Conference. In: Waste Management,
Volume 21, Issue 3, Cagliari, Italy June 2001,
Ali,A.(2005) Waste management – Developing world and countries in transit. In:
Sardinia 2005 Tenth International Waste Management and Landfill
Symposium, Editors Raffaello Cossu, Rainer Stegmann .
Barlaz Morton A. H.(2005) Recycling worldwide – Policies to strengthen markets for recyclables. In:
Waste Management World, July-August 2005, Pages 31-40.
Council Directive 1999/31/EC
of 26 April 1999 on the landfill Official Journal of the European Communities, 16.7.1999
Environmental Information
Administration-EIA, (2004). Solid Waste Recycling, What is Recycling, Available online:
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 65
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane
M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 66
http://www.eia.doe.gov [Downloaded: August 2004].
Global Citizenship Report, (2004). Hewlett-Packard Development Company, Available online:
http://www.hp.com/go/report [Downloaded: August 2004].
ISWA & UNEP. (2002). Waste Management: Industry as a partner for sustainable development.
International Solid Waste Association & United Nations Environment
Programme. ISBN: 92-807-2194-2
Johnson, E. (2003) PET Recycling In Europe: Growth, But No Chemical Recycling Yet.
Proceedings Sardinia 2003, 9th
International Waste Management and Landfill Symposium, S.Margherita Di
Pulia, Cagliari, Italy
Magalang, A., Diaz, (2003) Community-based waste reduction and recovery: a mandatory requirement of
the Philippine Ecological Solid Waste Management
Act. In: Sardinia 2003 Ninth International Waste Management and Landfill
Symposium,Editors Thomas H. Christensen, Raffaello Cossu, Rainer
Stegmann.
Savage, GM, Diaz, LF, Goluke,
CG, Martone, (1998). Guidance for Landfilling Waste in Economically Developing Countries,
International Solid Waste Association and CalRecovery Inc. USA. ISBN: 87-
90402-07-3
Schneider, F., Wassermann,
G. and Salhofer, S. (2003) Does Paper Recycling Cause Damage To The Environment? – A Case Study
And Methodological Considerations. Proceedings Sardinia 2003, 9th
International Waste Management and Landfill Symposium, S. Margherita Di
Pula, Cagliari, Italy
Stegmann, R. (2005) Waste as a resource.In: Sardinia 2005 Tenth International asteManagement
and Landfill Symposium, Editors Raffaello Cossu, Rainer Stegmann.
Suchada, P., Traenkler, J.,
Cholada, K. and Scholl,
W.(2003) The role of formal and informal sectors in solid waste management of
developing countries. In: Proceedings Sardinia 2003Ninth International
Waste Management and Landfill Symposium, Editors Thomas H.Christensen,
Raffaello Cossu, Rainer Stegmann.
UN (2000). State of the Environment in Asia and the Pacific. United Nations Economic
and Social Commission for Asia and Pacific and Asian Development Bank
(ESCAP & ADB),United Nations Publication, New York. ISBN:92-1-1200