1
SHGPC Siguruar nga Program i Grandeve Ky project eshte financuar
të projektit per Zhvillimin dhe promovimin nga Bashkimi Europian
e turizmit RCC
Programi: "Mbështetje për zbatimin e Turizmit të
trefishtë të RCC në EJL: Promovimi, Politika dhe
Programi i Punës të Granteve Pilot"
Plan bashkëpunimi për zhvillimin e agroturizmit
Njësia Administrative Drenovë
Punoi:
Janar 2020 Dr. Sorina KOTI
2
Tabela e përmbajtjes
HYRJE ..................................................................................................................................................... 3
1.1 Paraqitja e zonës së studiuar...................................................................................................... 4
1.1.1 Pozita gjoegrafike Bashkia Korçë ................................................................................................ 4
1.1.3 Pozita gjeografike Njësia Administrative Drenovë ............................................................... 5
1.1.4 Përbërja e Bashkisë Korçë dhe struktura ekonomike ............................................................ 5
1.1.5 Profili i Njësisë Administrative Drenovë dhe struktura e tij ekonomike .............................. 7
1.1.6 Shërbimet publike në Zona Administrativë Drenovë .......................................................... 11
1.2 Kushtet natyrore të zonës së studimit ..................................................................................... 11
1.2.1 Kushtet natyrore të Bashkisë Korçë ........................................................................................... 11
1.2.2 Kushtet natyrore të Zona Administrative Drenovë ............................................................. 12
1.3 Identifikimi, funksionet dhe hartëzimi i specieve të synuara ................................................ 14
1.4 Vlerësimi i statusit dhe potenciali i ardhshëm për speciet bimore në zonën e synuar ........ 24
1.4.1 Rëndësia e tyre për përdorim .............................................................................................. 24
1.4.2 Statusi dhe potenciali i ardhshëm i specieve bimore........................................................... 25
1.5 Shfrytëzimi i specieve të bimëve të egra në shënjestër .......................................................... 27
1.5.1 Shfrytëzimi i specieve të egra për industry përpunuese ...................................................... 27
1.5.2 Faktorët që ndikojnë në dëmtimin e bimëve të egra ........................................................... 28
1.5.3 Roli i politikave komunitare për ruajtjen e bimëve të egra ................................................. 29
1.6 Rekomandime për mbledhjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të bimëve të egra në
shënjestër ............................................................................................................................................... 29
1.6.1 Respektimi i proçesit ........................................................................................................... 30
1.7 Rekomandime për mbledhësit dhe autoritetet e Parkut Kombëtar ..................................... 32
1.8 Plan bashkëpunimi për zhvillimin e agroturizmit në zonën e synuar .................................. 34
METODOLOGJIA………………………………………………………………………………………………………………………….40
LITERATURA .......................................................................................................................................... 41
3
HYRJE
Korça është qëndra administrative më e rëndësishme për nga madhësia, funksioni dhe roli i
saj në pjesën Juglindore të Shqipërisë. Ky rajon veçohet si një nga zonat më të zhvilluara
bujqësore, por edhe si një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe kulturore në vend.
Nëse i referohemi aspektit kulturor dhe arsimor, kjo zonë vazhdon të ruajë dukshëm traditat e
saj, duke u renditur si një nga qytetet e para në Shqipëri.
Në vitin 2014 Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit miratoi planin strategjik për
Shqipërinë për vitet 2014-2020, i cili ishte një dokument shumë i rëndësishmëm jo vetëm për
Qeverinë Shqiptare, por edhe për pushtetin lokal dhe biznesin privat. Kjo strategji ofron krijimin
e një kornize institucionale me politika, prioritete, instrumente dhe qasje që bëjnë të mundur një
sistem menaxhimi për trajtimin e tyre në mënyrë të integruar dhe të organizuar, duke krijuar
kështu një parakusht të shëndoshë për një zhvillim të qëndrueshëm.
Gjithashtu, Strategjia e Zhvillimit të Turizmit në Shqipëri 2014 – 2020, siguron një sistem
menaxhimi e cila bën të mundur që, nën drejtimin e Ministrisë, gjithë aktorët të luajnë rolin e
tyre në mënyrë të bashkërenduar dhe sinergjike, duke i përdorur me efektivitet dhe efikasitet
burimet për zhvillimin e turizmit.
Bazuar në këtë strategji dhe në legjislacionin shqiptar, njësitë administrative të Rajonit të
Korçës, nëpërmjet projektit “Eko-turizëm për të gjithë”, të Shoqatës së Grave me Probleme
Sociale me partnerin lider të Shoqatës të Maqedonisë së Veriut, me qendër në Shkup, për
Zhvillimin Rural Lokal ALRD, financuar nga RCC/BE, mundëson hartimin e planit të
bashkëpunimit të agro-turizmit për Rajonin e Korçës.
Ky plan paraqet:
1.1 Paraqitja e zonës së studiuar
1.2 Kushtet natyrore të zonës së studimit
1.3 Identifikimi, funksionet dhe hartëzimi i specieve të synuara
1.4 Vlerësimi i statusit dhe potenciali i ardhshëm për speciet bimore në zonën e synuar
1.5 Shfrytëzimi i specieve të bimëve të egra në shënjestër
1.6 Rekomandime për mbledhjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të bimëve të egra në
shënjestër
1.7 Rekomandime për mbledhësit dhe autoritetet e Parkut Kombëtar
1.8 Plan bashkëpunimi për zhvillimin e agroturizmit në zonën e synuar
Metodologjia
Literaturë
4
1.1 Paraqitja e zonës së studiuar
1.1.1 Pozita gjoegrafike Bashkia Korçë
Bashkia Korçë shtrihet
në Rajonin Juglindor të
Shqipërisë në Krahinën
Malore Qëndrore. Ajo ka
një shtrirje Veri - Jug 32
km dhe Lindje -
Perëndim 40 km, me
sipërfaqe territoriale prej
806 km².
Qyteti i Korçës është
qendra e Rajonit të
Korçës dhe është fqinj
me Rajonin e Elbasanit
në Veri - Perëndim,
Rajonin e Beratit në
Perëndim dhe rajonin e
Gjirokastrës në Jug -
Perëndim.
Pozita gjeo-strategjike
në të cilën ndodhet
Bashkia Korçë, në një
zonë ndër kufitare me
Greqinë dhe Maqedoninë
e Veriut ka luajtur një rol
përcaktues në zhvillimin
social, ekonomik dhe kulturor të saj. Thuajse, 75% e tokës së rajonit në total mbulohet me kodra
dhe male. Megjithatë, cilësia kryesore e mjedisit natyror është fusha e madhe e Korçës e cila
ndodhet 850 m mbi nivelin e detit dhe përbën sipërfaqen e dytë më të madhe bujqësore të
Shqipërisë. Përreth Korçës ka disa masive pyjore dhe kullota, roli i të cilave paraqitet i
rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së jetesës të komuniteteve pranë këtyre zonave.
Bashkia Korçë përbëhet nga 8 njësi administrative. Në territorin e saj përfshihet jo vetëm
territori i qytetit të Korçës, por dhe territori i 63 fshatrave. Pjesë e këtij territori është dhe njësia
Administrative Drenovë.
5
1.1.3 Pozita gjeografike Njësia Administrative Drenovë
Në Juglindje të Qytetit të Korçës, në rrëzë të faqes perëndimore të malit të Moravës ndodhet
Zona Administrative Drenovë e cila kufizohet: në veri nga Zona Administrative Qendër; në veri
perëndim dhe perëndim nga Zona Administrative Voskop; në jug nga Bashkia Kolonjë; në lindje
nga Bashkia Devoll. Territori i saj ka një sipërfaqe prej 93.4 km2 dhe ndeshet në lartësinë nga
850-1340 m mbi nivelin e detit. Në këtë zonë administrative përfshihen 9 fshatra: Mborje,
Drenovë, Boboshticë, Zape, Qatrom, Turan, Ravonik dhe Dardha.
1. Zonat Administrative, Bashkia Korçë
1.1.4 Përbërja e Bashkisë Korçë dhe struktura ekonomike
Nga vetë pozita gjeografike por edhe tradita e këtij rajoni, bujqësia në territorin e Bashkisë
Korçë paraqitet si sektori kryesor që kontribuon më tepër në peshën e Vlerës së Shtuar Bruto,
ndërkohë në nivele më të ulëta ndodhet industria prodhuese, nëse i referohemi mesatares së
6
vendit. Struktura ekonomike e zonave administrative të Bashkiësë Korçë paraqiten në tabelën si
më poshtë:
Tabela 1. Struktura ekonomike e zonave administrative, Bashkia Korçë
Njësia Administrative Struktura ekonomike
Korçë Industria e lehtë, tregëti, shërbime
Drenovë Bujqësi, blegtori, turizëm
Lekas Bujqësi, blegtoria
Mollaj Blegtori, Pemëtari
Bulgarec Bujqësi, Sherbime
Vithkuq Blegtori, Bujqësi, Shërbime
Voskop Bujqësi Voskopojë Bujqësi, Blegtori, Turizëm
Në Rajonin e Korçës, turizmi është një nga sektorët që ka marrë zhvillim të madh dekadën e
fundit. Bashkia Korçë ka gjashtë pole atraksioni, si Drenova, Voskopoja, Vithkuqi, Mollasi,
Lekasi dhe Korça. Turizmi në këtë bashki është multidimensional dhe përfshin format e
mëposhtme të turizmit:
Bujqësor;
Eko-turizëm;
Kulinar/gastronomic;
Trashëgimisë kulturore;
2. Zonat Administrative, Qarku Korçë, reliev
7
1.1.5 Profili i Njësisë Administrative Drenovë dhe struktura e tij ekonomike
Disa kilometra larg qytetit të Korçës, në Juglindje të saj, rrëzë malit të Moravës, gjendet fshati
Drenovë i cili është dhe qëndra e njësisë administrative. Njësia Administrative Drenovë përbëhet
nga 9 fshatra dhe ka një popullsi prej 11.021 banorësh, më poshtë tabela nr.2.
Tabela 2. Fshatrat & popullsia e Njësisë Administrative Drenovë
Aktivitetet kryesore në Njësisë Administrative Drenovë janë bujqësia, blegtoria dhe turizmi.
Në këtë njësi ushtrojnë veprimtarinë e tyre 89 biznese kryesisht në fushat e mëposhtme:
Tregëti (46 biznese);
Prodhim (27 biznese);
Shërbime (4 biznese);
Transport (12 biznese);
Njësia Administrative Drenovë zotëron 2556 ha tokë bujqësore, e cila ndahet në 2363 ha tokë
arë, 150 ha pemëtore dhe 43 ha vreshta. Kjo zonë njihet për kultivimin e grurit, ndërkohë, së
fundmi vërehet një interes i shtuar i fermerëve në kultivimin e perimeve.
Në këtë zonë ndodhet dhe gjeo-parku i “Bredhit të Drenovës”.
Parku kombëtar “Bredhi i Drenovës” ndodhet 10 km larg në juglindje të qytetit të Korçës,
shtrihet në kurrizin dhe shpatet perëndimore të Malit të Moravës, në territorin e Njësisë
Administrative Drenovë dhe ka sipërfaqe prej 1380 ha, me lartësi maksimale 1808.4 metra.
Njësia
Administrative
Fshati Nr i popullsisë
DRENOVË
Drenovë 2642
Mborje 3095
Moravë 1438
Boboshticë 1412
Qatrom 867
Ravonik 1025
Turan 347
Dardhë 141
Zape 54
8
Parku Kombëtar u krijua për të ruajtur funksionet esenciale të eko-sistemeve, të cilat i
shërbejnë mbijetesës të popullsisë lokale. Kjo nënkupton që masat për ruajtje dhe mbrojtje janë
para së gjithash në interes të njerëzve. Bozdoveci, Guri i Capit dhe Çardhaku janë pikat më
atraktive të tij. Konsiderohet si zonë e peisazheve tërheqëse me potenciale të mëdha për turizëm
natyror, kulturor dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Bredhi i Drenovës është shpallur Park Kombëtar, për vlerat e larta biologjike që ka kjo zonë,
por edhe si zonë me vlera të larta turistike. Në këtë zonë gjenden një shumëllojshmeri e
kërpudhave natyrore të cilat rriten dhe zhvillohen në periudha të ndryshme te vitit. Për shkak të
pozicionimit gjeografik në të cilën ndodhet, si dhe kushtet e përshtatshme fiziko-gjeografike, kjo
zonë është e njohur për shumëllojshmërinë e bimëve medicinale dhe aromatike në të dy format e
saj, të egra dhe të kultivuara.
Si pasojë e vlerave të larta ekonomike që sjell mbledhja e këtyre bimëve, aktivitetet që lidhen
me to kanë marrë një zhvillim të rëndësishëm dekadën e fundit. Shpërndarja e bimëve
medicinale dhe aromatike kryesore që mblidhen në fshatrat e Njësisë Administrative të Drenovës
është sipas tabelës më poshtë:
Tabela 3. Harta e shpërndarjes dhe bimësisë të 5 specieve kryesore në Njësisë Administrative
Drenovë
Nr. Lloji i bimës që mblidhet Fshati Nj.
Administrative
1. Trumzë (Thymus sp)
Drenovë
Drenovë
Mborje
Moravë
Boboshticë
Dardhë
2. Lule Basani (Hypericum perforatum)
Drenovë
Drenovë
Mborje
Moravë
Boboshticë
Qatrom
Ravonik
Turan
Dardhë
Zape
3. Rigon (Origanum vulgare L.)
Dardhë
Drenovë Moravë
Mborje
9
Drenovë
4. Dëllinja e zezë (Juniperus communis L.)
Dardhë
Drenovë Moravë
Mborje
Drenovë
5. Murrizi (Crataegus monogyna L.)
Moravë
Drenovë Dardhë
Mborje
Drenovë
6. Mani i Zi
Boboshticë
Dardhë
Mborje
Drenovë
Moravë
Drenovë
Gjithashtu, kjo zonë ofron avantazhe të mëdha në funksion të zhvillimit të formave të
ndryshme të turizmit (agroturizëm, ekoturizëm, kulinar/gastronomik, kulturor). Pavarësisht kësaj
tradite turistike, ky rajon
përballet me problematika si:
Mungesë e ndërlidhjes
së larmisë së
potencialeve turistike
Kohëqëndrim i
shkurtër i vizitorit në
rajon
Kapacitete të ulëta
akomoduese
Mungesë e zinxhirit
ekonomik të prodhimit
të produktit turistik.
Disa nga fshatrat turistikë që
frekunetohen mjaft nga turistët
vendas dhe të huaj janë:
Dardha është e njohur jo vetëm për natyrën dhe klimën e saj, por edhe për traditat dhe
kulturën e të jetuarit. Në këtë fshat është shumë i zhvilluar turizmi familjar.
10
Ky fshat dallohet për specialitetet kulinare, prej të cilave mund të përmendim lakrorin në
saç dhe rakinë e kumbullës së egër. Dardha preferohet sidomos në dimër, edhe për shkak të
pistës së skive që ndodhet në afërsi të saj, e cila frekuentohet nga turistë të të gjitha trevave.
Gjithashtu, Dardha është pjesë
e projektit të Qeverisë Shqiptare
“100 fshatrat”. Aktivitetet dhe
nismat e komunitetit në këtë zonë
kanë krijuar potencial vendbanimi
jo vetëm tërheqës, por edhe të
jetueshëm. Kjo zonë piktoreske
është zgjedhur si një model
zhvillimi, që bazohet në arritjen e
ekuilibrit midis aftësive prodhuese
dhe veçorive të tyre turistike.
Boboshtica është një fshat
piktoresk, i cili veçohet për manat e
zeza dhe rakinë e famshme që
prodhohet prej tyre. Ky fshat
turistik, preferohet veçanërisht prej
vizitorëve edhe për gatime
tradicionale. Në të ndodhen dhe disa Kisha të hershme.
Mborja njihet për Kishën 1300 vjeçare të “Ristozit”, ndërkohë që përbën potencial dhe për
zhvillimin e turizmit bujqësor.
Drenova njihet për Kishën e hershme të “Shën Kostandinit” dhe gjithashtu konsiderohet
potencial për zhvillimin e turizmit bujqësor. Veç kësaj, në fshatin Drenovë prodhohet rakia e
Manit të Zi e cila është e kërkuar në këtë rajon. Njësia Administrative Drenovë është një rajon i
pasur, me larmi të madhe potencialesh dhe resursesh njerëzore, që kanë traditë në zhvillimin e
turizmit kulturor, natyror, të aventurës dhe kulinarisë.
Në këtë kuadër, të gjithë fshatrat e mësipërm janë përfshirë në projektin “100 fshatrat”,
duke pasur si qasje të një zhvillimi të sigurt turistik, ndërlidhjen e rrjetit të eksperiencave
turistike që nxitin vizitorin të qëndrojë më gjatë në rajon, të eksplorojë atraksionet e zonës dhe të
ndërveprojë me komunitetin në këtë rajon.
11
Në këtë kontekst është e rëndësishme të synohet zhvillimi i qëndrueshëm i rajonit, me
qëllim përballimin e fluksit turistik në periudha të caktuara të vitit dhe furnizimin e qendrave
rurale primare, me produkte dhe shërbime.
1.1.6 Shërbimet publike në Zona Administrativë Drenovë
a) Shërbimi Arsimor
Në Zonën Admionistrative Drenovë ekzistojnë 4 shkolla 9-vjeçare, përkatësisht në fshatrat
Mborje, Drenovë, Boboshticë dhe Qatrom; 1 shkollë fillore në Turan; 6 kopshte në fshatrat
Mborje, Drenovë, Boboshticë, Ravonik, Turan dhe Qatrom.
Shkollat janë rikonstruktuar.
Këtu ndodhet dhe Shkolla Greke e cila është një shkollë e përgjithshme ku përfshihet
kopshti grek, arsimi 9-vjeçar dhe shkolla e mesme.
b) Shërbimi Shëndetsor
Njësia Administrative Drenovë ka një qendër shëndetosre, të kompletuar me personel
mjekësor. Në këtë sektor punojnë 7 mjekë dhe 13 infermierë.
c) Asistenca sociale
Në zonën Administrative Drenovë marrin ndihmë sociale nga shteti 2 % e numrit të përgjithshëm
të familjeve.
d) Burgu i Drenovës
Ky është një nga burgjet e sigurisë së lartë të Shqipërisë e ndërtuar në 10-vjeçarin e fundit.
1.2 Kushtet natyrore të zonës së studimit
1.2.1 Kushtet natyrore të Bashkisë Korçë
Hapësira gjeografike e Rajonit të Korçës, ka një mjedis relativisht të gjelbër, që
kushtëzohet nga një reliev i larmishëm dhe bimësi natyore e pasur. Klima e këtij territori është e
tipit mesdhetar kontinental lokal, me temperaturë mesatare vjetore prej 11.4ºC. Pozicioni
gjeografik, mbizotërimi i kodrave dhe maleve bën që territori i bashkisë së Korçës të futet në
zonën ku dimri është i ftohtë dhe vera e freskët.
12
Korça ka klimë mesdhetare kalimtare (ose klimë mesdhetare kontinentale) me ndryshime të
mëdha në temperaturë. Mesatarisht gjatë vitit bien 720 mm reshje të cilat minimumin e arrijnë në
verë ndërsa maksimumin në dimër, duke e bërë Korçën një qytet përgjithësisht të thatë krahasuar
me pjesën tjetër të Shqipërisë.
Nëse i referohemi faktorëve klimaterikë, kryesisht klima e qytetit të Korçës paraqitet e
thatë gjatë katër stinëve të vitit. Muaji më i ftohtë është Janari, me temperature të cilat arrijnë
disa gradë nën zero. Ndërkohë, në stinën e verës temperature mesatare mujore regjistrohet në
vlerën 25 gradë. Kryesisht, Korça edhe për vetë pozitën gjeografike në të cilën ndodhet, dallohet
për rreshje të shumta dëbore gjatë dimrit, të cilat janë më të shpeshta gjatë gjysmës së dytë të
muajit Dhjetor dhe në Janar. Përsa i përket sasisë vjetore të rreshjeve të shiut, ato arrijnë
mesatarisht deri në 720 milimetra, ku muaji me rreshje më të shpeshta shiu paraqitet Nëntori.
Ndryshimet dhe dinamika që ka ndodhur në menaxhimin pa kriter të bimësisë natyrore, ka
lënë gjurmë dhe në bio-diversitetin e këtij territori, florën dhe faunën. Bimësia pyjore është e
pasur dhe përfaqësohet me ahun dhe halorët.
1.2.2 Kushtet natyrore të Zona Administrative Drenovë
Zona Administrative Drenovë ndodhet shyumë pranë qytetit të Korçës dhe klima e saj,
rreshjet, temperature, stinët janë të njëjta me qytetin e Korçës. Klima është kontinentale
mesdhetare, me verë të freskët dhe dimër të ftohtë. Era që përshkon këtë zonë është era Jug-
Perëndimore e Moravës. Në territorin e Njësisë Administrative të Drenovës gjenden kryesisht
pyjet e faqes malore të Moravës, të cilët vijojnë deri në pyjet e Dardhës. Në këto hapësira
dallohen pyje të pishës, ahut, dushkut, dhe pishës së butë.
Ky rajon është një nga më të pasurit me bimë aromatike dhe mjekësore. Zhvillimi normal
i bimëve mjekësore dhe aromatike kërkon plotësimin e disa kushteve bazë si klima, toka,
kultivimi mosha. Harmonizimi që krijohet ndërmjet këtyre faktorëve, bën të mundur ekzistencën
e një sasie caktuar të lëndëve vepruese, të cilat ndikojnë në rritjen e vlerave të tyre.
Për vetë pozicionin gjeografik dhe kushtet e favorshme (ndërtimi gjeologjik, larmia e formave
të relievit, klima e larmishme, rrjeti i pasur hidrografik dhe llojet e tokave) në të cilën ndodhet,
kjo zonë renditet pjesërisht ndër zonat me pasuri floristike të Korçës. Ky rajon shtrihet në tre
zona fito-klimatike e cila favorizon një florë të pasur si në sasi dhe në llojshmëri. Grumbullimi
dhe manipulimi i bimëve aromatike dhe mjekësore ka një tradite ndër vite në këtë rajon. Natyra i
ka falur trashëgimi natyrore të rralla, të cilat janë burim i rëndësishëm për turizmin malor.
13
Trashëgimitë natyrore të në Zonës Administrative të Drenovës janë:
1. Parku Kombëtar “Bredhi i Drenovës” 4. Burimi i Çardhakut
2. Guri i Capit (Monument natyre) 5. Manat e Zeza
3. Burimi “Uji i Qelbur”, Dardhë
14
1.3 Identifikimi, funksionet dhe hartëzimi i specieve të synuara
Në territorin e Drenovës vegjetojnë rreth 34 bimë aromatike dhe mjekësore. Nga këto
bimë, grumbullohen lulet, gjethet, herba, kokrat, dhe rrënjët. Pjesa më e madhe e tyre i janë
përshtatur rritjes dhe zhvillimit në terrenet e thyera të kësaj zone. Në toka të varfëra e të thata,
bimët e tjera nuk mund të rriten qoftë edhe me anën e kultivimit. Me poshtë po analizojmë disa
nga llojet kryesore të bimëve mjekësore dhe aromatike që vegjetojne ne zonën e Parkut
Kombëtar “Bredhi i Drenovës”.
Trumza (Thymus sp)
Emri botanik: Thymus
serpyllum
Emri lokal: Krasta, zhumbrica
Zhumbrica e kopshteve,
ose zhumbrica e zakonshme si
barishte kuzhine, njihet si
bimë popullore që në kohët e
lashta. Emri i saj rrjedh nga
fjala “Thymos" (shkëlqim) e
cila nënkupton simbolin e
trimërisë. Gratë e Greqisë
zbukuronin me zhumbricë
veshjet e bashkëshortëve të
tyre të cilët niseshin për luftë.
Vendrritja
Bima rritet në vende të
thata gurishtore, në vende të
veshura me bar, në toka
gëlqerore, në tokë pjellore dhe
të rrallë, neutrale dhe
mesatarisht bazike. Toka acide
dhe me lagështi nuk është e
përshtatshme për Thymus
Serpyllum. Bima pëlqen dritën
dhe nxehtësinë, veçanërisht në
15
fazat e lulëzimit. Kjo është arsyeja pse mjediset ku rritet Thymus janë të ekspozuara në diell dhe
të mbrojtura nga era. Në rast se, koha gjatë periudhës së lulëzimit dominohet nga mjegulla dhe
shiu, atëherë materiali mbledhur do të ketë cilësi të dobët. Ajo është mjaft e njohur në vendin
tonë, me emrin popullor Krastë në veri ose Zhumbricë në jug, në forma të egra (Thymus
serpyllum), është shumë e përhapur në rreth e Korçës, në Krujë, Shkodër, Përmet, etj.
Përshkrimi i bimës
Thymus serpyllum është shumëvjeçare dhe e imët, me lartësi 10 cm, bimë gjysmë kaçube
nga familja Labiatae. Ka një sistem rrënjor të zhvilluar mirë, i cili mundëson që të zhvillohet në
toka të varfëra. Kërcelli është i drunjëzuar në qafën e rrënjës, dhe pjesërisht i zvarritur mbi tokë,
duke i zhvilluar rrënjët anësore në tokë në pjesët e poshtme. Degët e larta janë katërkëndëshe,
paksa të kuqe dhe leshatore me një rozetë gjethesh në fund.
Gjethet janë të një gjatësie prej 0.5-1.5 cm dhe 6 mm të gjera, të forta, dhe lineare me pike,
me gjëndra të shumta plot me vajra esenciale. Gjethet janë të vendosura në bishta me një gjatësi
prej 3 mm. Lulet janë të vendosura mbi kërcell të një gjatësie prej 5 mm, që dalin nga këndi i
gjetheve duke krijuar një lulëri të gjatë dhe të rrumbullakët. Koha e lulëzimit është vera. Kjo
bimë ka erë të këndshme dhe aromatike.
Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur janë pjesët e reja të gjelbërta me gjethe dhe lule
(Thymus herba).
Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja është nga Maji deri në Tetor.
Mjetet e nevojshme për mbledhje janë mjete të përshtatshme për prerje, kryesisht përdoren
gërshërët.
Mënyra e mbledhjes
Gjatë mbledhjes duhet të pritet pjesa e sipërme barishtore dhe pjesa kërcellore drurore.
Vjelja duhet të kryhet me kujdes sepse bima është shumë e ndjeshme. Bimët nuk duhet të
shkulen nga toka dhe të vendosen në paketim përshtatshëm. Nga sipërfaqja ku mblidhen, bimët
nuk duhet të mblidhen më shumë se një herë gjatë vitit. Sipas këndvështrimit biologjik, në
sipërfaqet ku bëhet vjelja, duhet të lihet minimumi i popullacionit (së paku 1/3 e bimëve) dhe
70% e gjetheve në bimë.
Përpunimi pas mbledhjes
16
Mbas mbledhjes duhet të teren qëndrojnë në vend të mbrojtur nën hije dhe të ekspozuara
në erë. Sasitë më të mëdha teren në paisje për terje në temperature prej 40 ºC. Pas terjes
paketohen në thasë të përshtatshëm dhe mbahen në ambiente të thata për ta ruajtur cilësinë.
Veprimi dhe përdorimi:
Bari i zhumbricës (Thymus vulgaris Herba) ka qënë i njohur qysh në shekullin e 16të në
shumicën e ambjenteve farmaceutike, në lidhje me efektet baktericide dhe fungicide. Vaji
esencial (Aetheroleum Thymi) është gjithashtu i vlefshëm në mjekësinë moderne për shkak të
vlerave antiseptike. Ekstrakti i tij alkoolik ka efekte antiseptike, dhe është një nga përbërësit e
medikamenteve për kollën (si Elixirium thymi, tinctura thymi).
Përveç përdorimeve mjekësore, bar i thatë i zhumbricës gjen përdorime dhe në kuzhinën
popullore. Ai përdoret si lëndë aromatike në procesin e thartësimit (bërjes turshi) të specave,
kastravecave, në industrinë e konservave etj.
Gjithashtu, në vende të ndryshme të botës, bari i kësaj bime përdoret si ushqim për kafshët, për
prodhim mishi. Vaji ekstraktues i saj përdoret gjerësisht dhe në industrinë e kozmetikës.
Në mjekësi, bari i zhubricës në sajë të esencave që ka (timol etj), ndihmon në nxjerrjen e
sekrecioneve, në shtimin e rrjedhjes së lëngut të stomakut, në përmirësimin e tretjes, në
përmirësimin e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve. Në përgjithësi, këshillohet të përdoret
për sëmundjet e rrugëve të frymëmarjes e të kollës së bardhë. Timoli ka efekte baktericide dhe
fungicide dhe ndalon zhvillimin e parazitëve. Bima rritet si bimë zbukuruese në kopshte, rrugicat
e parqeve etj. Mjalti i zhumbricës është i mirënjohur dhe popullor.
Lule Basani (Hypericum perforatum)
Emri Botanik: Hypericum perforatum
Emri lokal: Lule basani, Balc, Bar i premit, Lule maji, Bolq, Lulja e gjakut.
Vendrritja
Lule basani gjendet
përgjithësisht në të gjithë
vendet me bar, të djellëzuara
dhe të thata, buzë rrugëve,
arrave dhe rrëzë pyjeve të
thatë. Takohet prej zonës të
ullirit deri në zonën e ahut.
17
Në gjendje të egër, kjo bimë rritet në toka argjilore dhe gëlqerore. Gjendet në zonën e Korçës,
Kolonjës etj.
Përshkrimi
Është një nga bimët barishtore shumë vjeçare. Prej rizomës së hollë të degëzuar dalin çdo
vit disa kërcej të drejtë të degëzuar, të lëmuar, që arrijnë në lartësi 20-60 cm.
Gjethet i ka të përkundrejta, pa bisht, gjatore, të pajisura anës me pika të vogla të zeza, të
ndritshme dhe të evidentuara qartë për transparencën e tyre. Për këtë arsye ajo është quajtur
perforatum. Lulet që dalin në trajtë melthi në majë të kërcejve, kanë ngjyrë të verdhë në të artë
dhe me pika të zeza në të murrme nga ana e jashtme. Lulëzon nga fundi i Majit deri në Korrik,
por lulëzimi mund të zgjatë edhe gjatë gjithë verës. Bima mund të arrijë deri në 80 cm lartësi
Pjesa që përdoret është maja e lulëzuar (Hyperici herba DAC).
Koha e mbledhjes bëhet gjatë përiudhës Qershor – Korrik.
Bima mund të arrijë deri në 1m lartësi, me kërcell me dy livanda. Gjethet e saj janë
simetrike, pa bisht, me pika transparente. Në periudhën Qershor - Korrik prodhon lule të
mbledhura në grupe me nga 5 dhe 1 vastak: petalet e verdha në formë ovale mbajnë mbi vete
qime sekretuese me ngjyrë të kuqe të herrët.
Veprimi dhe përdorimi
Përdoren majat e lulëzuara. Bima e palulëzuar përmban më shumë esencë se ajo e
lulëzuar. E gjithë bima përmban taninë katekike. Si komponime flavonike gjenden kuercetinë,
luperinë rutinë. Përmbajtja e flavoneve në bimë lëkundet nga 0.5 - 0.7, dhe mund të shkojë deri
5% sipas disa autorëve. Më shumë rutinë përmbajnë gjethet deri në 2%.
Në bimë gjenden edhe lëndë të tjera si vitamina C, karoten, acid kafeik, kolinë. Prania e lëndëve
antibakterore (fitoncideve) është vërtetuar në lulesat, gjethet dhe kapsulat.
Lule Basani ka veti të vlefshme mjekësore për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
Mjekësia popullore dhe shkencore në shumë vende të Europës duke përfshirë edhe vendin tonë e
përdor me shumë sukses në mjekimin e gjendjes infektive të bronkeve, në mjekimin e katareve të
zorëve, në shpërlarjen e gojës. Ka veti antiflamatore dhe qetësuese. Mjekësia jonë e këshillon për
mjekimin e gastritit, të ulçerës në stomak, kolitit, sëmundjeve të mëlçisë etj. Duke i vendosur
lulet e freskëta në vaj ulliri merret një vaj me ngjyrë të kuqe i cili përdoret kundër ulcerës së
stomakut dhe duodenit.
18
Gjithashtu, vaji është një ilaç i shkëlqyer për djegjet, plagët dhe sëmundjet e lëkurës.
Përdoret edhe për kurimin e gastriteve dhe gjendjeve depresive. Kohët e fundit është zbuluar se
bima ka veti kundër depresioneve endogjene dhe psikogjene, si pasojë vetive të saj stimuluese, të
cilat rrjedhin nga lënda aktive që ajo përmban (ipericinë), që ndodhet si në lulet ashtu edhe në
gjethet.
Vetitë mjekësore dhe kurative
RIGONI (Origanum vulgare
L.)
Emri botanik: Origanum
vulgare
Emri lokal: Rigon
Bimë barishtore
shumëvjeçare, me kërcej të
drejtë, me lartësi rreth 50 cm,
pak e degëzuar, me pak qime
në kërcell, mbi nervaturë dhe
në anët e gjethes. Lulet janë
të vogla, të grumbulluara në
lulëri në formë ombrelle, me
ngjyrë të kuqeremtë në rozë. Lulëzimi ndodh në verë, midis muajve Qershor-Shtator. Fruti është
tetraken. Përdoret pjesa mbitokësore e bimës, gjethet dhe lulet, por më shumë tregëtohen lulet
dhe gjethet e thara të vecuara nga kërcelli.
Vendrritja
Origanum vulgare rritet në vende të thata, të ngrohta, në kodra, dhe nën shkurre. Rritet në
male në lartësi deri 2000 m mbi nivelin e detit, si Korçë, etj.
Rigoni i bardhë parapëlqen toka ranore ose argjilo-ranore, toka gurore dhe sidomos vende të
thata.
Përshkrimi
Bimë barishtore shumëvjeçare, aromatike, gjysëm-vertikale, 30-80 cm e lartë. Pjesë e
familjes Lamiaceae. Kërcejtë janë të ngritur përpjetë të degëzuar, pushtore e me ngjyrë hiri.
19
Gjethet janë të përkundrejta me bisht të shkurtër, vezake, buzëplota ose të çara lehtas, të veshura
me qime bojë hiri.
Lulet janë të gjata deri 20 – 25 mm, me bisht të shkurtër dhe të vendosura në anët e
gjetheve të kuqerremta në pjesën e epërme. Kupa është shumë cilindrike, e rregullt, me pesë
dhembë të barabarta. Ngjyra e kurorës së gjetheve radhitet nga e bardhë, e kuqe e çelët, deri në të
kuqe të errët (ngjyra e mishit të frutit). Fruti përbëhet nga 4 akenëza në forme vezake, pak a
shumë me qoshe. Rrënja është e fort me rizome horizontale dhe me stolone nëntokësore.
Pjesët e bimës të cilat duhen mbledhur janë pjesa e sipërme e bimës mbi tokë, që ka
lulëzuar (Origanum herba).
Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja është përiudha Korrik dhe Gusht.
Mjetet e nevojshme për mbledhje janë gërshërët, daltë, pëlhura e lirit të pastërt apo thasë letre.
Mënyra e mbledhjes
Mblidhen pjesët mbitokësore të bimës me lule me gjatësi 10 - 20 cm. Bima me lule të
bardha ose bima e cila nuk përmbush kërkesat nuk duhet të mblidhet. Rreth 30% e populacionit
të bimës duhet të mbetet e paprekur. Nëse bëhet edhe mbledhja e rrënjëve, 80% e populacionit
duhet të mbetet e paprekur.
Përpunimi pas mbledhjes
Materiali i grumbulluar duhet të thahet në vend të ventiluar mirë dhe nën hije, të varura në
varg për tharje. Sasitë më të mëdha mund të thahen në objekte për tharje, në temperaturë deri 40
gradë celsius. Materiali i tharë duhet të vendoset në thasë të pastër, beze apo letër dhe të mbahen
në vend të thatë dhe të errët.
Veprimi dhe përdorimi
Bimës i përdoren majat e lulëzuara, gjethet dhe lulet me brakte. Rigoni i bardhë
grumbullohet në kohën e lulëzimit kur bima ka mbi 90% lulëzim. Rigoni i bardhë përmban
esencë, kamfur, gomë-rrëshirë, acid askorbik, lipide, lëndë tanike, lëndë minerale. Esenca është
mjaft e pasur me fenole, estere dhe terpenë.
Përdoret në çrregullimet gastro - enterike (që kanë dispepsi, anoreksi-aerofagi).
DËLLINJA E ZEZË
(Juniperus communis L.)
Emërtimi botanik: Juniperus
communis
20
Emërtimi lokal: Dëllinjë
Përshkrimi
Varieteti më i përhapur i pemës së dëllinjës është Juniperus communis. Bimë shkurre,
kaçube e degëzuar në bazë, me lartësi 1-2m. Gjethe të ngushta, majë e mprehtë, të vendosura
treshe dhe 1-2 cm të gjata. Fruti është rrushk që përfaqësohet nga një kokërr me ngjyrë të errët,
me madhësi 5-8 mm dhe piqet pas dy vjetësh (në vjeshtën e vitit të dytë).
Vendrritja
Kjo bimë është e përhapur kryesisht në male, në pyjet e pishës dhe mështeknës, në vende
gurishtore, por gjendet dhe në toka të tjera. Rritet dhe zhvillohet në vende me lagështi mesatare
dhe në toka të freskëta.
Mënyra e mbledhjes
Mblidhen frutat e pjekur, kur janë të rrumbullakët, të shndritshëm, me diametër mbi 4
mm, me ngjyrë blu të errët ose vilolet e thellë. Frutat mblidhen në muajt Shtator-Dhjetor dhe në
Shkurt duke e shkundur dëllinjën. Gjatë procesit të mbledhjes duhet bërë kujdes të mos mblidhen
frutat e vitit të pare. Kokrrat e grumbullura vendosen për tu tharë në shtresa të holla, me trashësi
1-2 cm, në vende të ajrosura dhe pëzihen çdo 4-5 orë me krehër druri, për ti pastruar nga gjethet
dhe copat e kërcejve. Lagështira e kokrrave duhet të jetë 20% dhe pastaj ambalazhohen në thasë
bezeje.
Dëllinjës së zezë i përdoren kokrrat në industrinë ushqimore dhe farmaceutikë, kryesisht
në shërimin e hidropizisë, në sëmundjet e sistemit urinar-gjenital, në sëmundjet e aparatit të
frymarrjes, në mjekimin e ekzemave etj.
Përdorimi
Me kokrrat e dëllinjës mund të përgatitet çaj shumë i shijshëm dhe mirëbërës. Dëllinja
është përdorur në mjekësinë popullore edhe kundër bronshitit, kollës dhe infeksioneve në rrugët
e frymëmarrjes. Kokrrat e dëllinjës janë ndër më të përdorurat në mjekësinë popullore, kryesisht
për të trajtuar problemet me stomakun, urthin, fryrjet, mungesën e oreksit, infeksionet e aparatit
tretës, veshkave dhe gurët në tëmth. Ajo përdoret kundër diabetit dhe radikaleve të lira.
Përdorimet mjekësore:
21
Studimet e kohëve moderne për dëllinjën tregojnë se kjo bimë rrit aftësitë filtruese të
veshkave dhe pastron traktin urinar. Sipas të dhënave të AgroËeb, autoritetet gjermane e kanë
renditur dëllinjën në listën e produkteve bimore më të përdorura për problemet me stomakun dhe
problemet me tretjen.
Dëllinja përdoret në trajtimet e plagëve, dhimbjeve muskulare, tërheqjeve muskulare si
dhe kundër akneve dhe llojeve të tjera të problemeve me lëkurën. Në të shkuarën, ajo është
përdorur për stimulimin e muskujve të uterusit. Përbërësit e dëllinjës luftojnë virozat dhe
parandalojnë rritjen e viruseve të rrezikshme siç janë herpesi dhe gripi. Gjithashtu, parandalojnë
edhe rritjen e qelizave të dëmshme.
Vajrat esencialë të dëllinjës rekomandohen për tu përdorur nëse vuani nga mushkëritë,
sepse kjo bimë shumëfishon furnizimin me gjak të mushkërive dhe më pas shkatërron bakteret
dhe viruset që kanë zënë vend në këtë organ të rëndësishëm. Në të njëjtën kohë, dëllinja lufton
kollën, por ndihmon veshkat dhe tëmthin të nxjerrin jashtë bakteret dhe viruset.
MURRIZI (Crataegus monogyna
L.)
Emërtimi botanik: Crataegus
monogyna L
Emërtimi lokal: Dëllinjë
Përshkrimi
Bimë shkurrore me lartësi 2-5
m me degëzime gjëmbore. Gjethet i
ka të ndara, të dhëmbëzuara në
skaje dhe vezake, të përmbysura
deri rombike. Lulet janë të bardha,
në nuancë ngjyrë rozë dhe lulëzojne nga muaji Maj deri në Qershor. Frutet janë të kuqe, të
rrumbullakta deri vezake, me bërthamë me madhësi deri 1cm.
Vendrritja
Rritet në pyjet e dushqeve, ahut, shkurret, por mund të gjendet edhe në djerrina. Gjithashtu,
mund të rritet dhe në livadhet kodrinore apo shpatet me diell dhe në vendet gurore të thata, deri
në lartësinë 1500 m mbi nivelin e detit.
22
Pjesët që i përdoren janë lulet, gjethet dhe frutat.
Mënyra e mbledhjes
Nëse i referohemi procesit të vjeljes, lulet bëhen gati për tu mbledhur në muajt Prill-Maj,
gjethet në periudhën Maj-Korrik dhe frutat në periudhën Gusht-Tetor. Lulet mblidhen kur janë
buqeta të lulëzuara deri pjesërisht gonxhe, me bisht deri 1 cm. Kokrrat vilen pa bisht, kur piqen
dhe marrin ngjyrë të kuqe apo vishnje. Tharja e frutave bëhet në diell.
Përdorimet
Vetitë e kësaj bime janë të panumërta dhe mund të përfshini lehtësisht në dietën sejcilit
prej nesh. Gjethet dhe lulet e murrizit mund të përdoren në sallata gjatë stinës së verës.
Gjithashtu, gjethet e thara të murrizit përdoren edhe si çaj kundër tensionit të lartë të gjakut.
Frutat mund t’ë thahen dhe të konsumohen në mëngjes me drithërat të tjera. Frutat mund të
bëhen reçel ose marmalatë.
Përdorimet mjekësore:
Referuar AgroËeb, ima e murrizit është përdorur gjithmonë për kura të shumta mjekësore.
Tradicionalisht kjo bimë është përdorur për të trajtuar artereosklerozën, hipertensionin dhe
sëmundjet kardiake. Të gjitha këto sëmundje kanë rrezik të lartë për shëndetin në shumë vende,
veçanërisht në Shqipëri. Mjekësia dhe shkenca e kanë pranuar aftësinë e murrizit për të trajtuar
dhe parandaluar një sërë sëmundjesh dhe simptomash kardiovaskulare.
Flavonoidët që gjenden tek murrizi zgjerojnë enët e gjakut dhe forcojnë kapilarët, duke
përmirësuar ndjeshëm qarkullimin e gjakut.
Murrizi përmirëson ushqyerjen, energjinë dhe çlirimin e saj nga muskujt e zemrës, gjë që e
bën bimën ideale për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut dhe aritmitë kardiake.
Ngrënia e frutave të murrizit stimulon performancën e një antioksidanti të fuqishëm të njohur si
superoxide dismutase.
MANI I ZI (Morus nigra
L. )
Emërtimi në gjuhën
popullore:
Man i Zi
23
Përshkrimi:
Bima e manit bën pjesë në familjen Moraceae dhe gjininë Morus, e cila përmbledh 16 specie me
mbi 100 kultivarë. Mani është një bimë dy-seksore (monoike), që do të thotë lulet në një bimë janë të
veçanta, mashkullore dhe femërore por, ka dhe lloje që lulet ndodhen në bimë të ndryshme (dioike Lulet
janë të grumbulluara si tek rrushi në vila të vogla. Frutat kanë ngjyrime të ndryshme dhe me bisht të
gjatë. Gjethet zakonisht kanë formën e zemrës, por ndryshojnë në llojet e ndryshme.
Mani është një pemë me kurorë konike e arrin deri mbi 25 metra i lartë. Mani i Zi ka kurorë më të
vogël. Trungu dhe degët, janë të drejta. Rrënjët boshtore kanë veti të shkojnë në thellësi, çka do të thotë
se nuk bëhet pengesë për kulturat e tjera bujqësore, që rrënjët i zhvillojnë afër sipërfaqes së tokës. Mani
është një pemë jetëgjatë, ka prej tyre që jetojnë mbi 200 vjet, në rrastet kur kultivohet vetëm për frutat.
Duron të ftohtit – 25 deri -28o C. Mani i Zi e duron më shumë të ftohtit. Në Zonën Adminitsrative
Drenovë ai rritet deri në lartësitë 1800 m. Druri i manit ka një rritje të shpejtë por, edhe jetëgjatësi.
Përshtatet mirë në zonat e thata dhe krijon një freski ajërore e lagështi tokësore, duke zbukuruar e
përmirësuar parametrat jetësorë të fshatrave e mjediset rreth shtëpive të banimit.
Përdorimet
Frutat e tij futen në kategorinë e ushqimeve bio dhe janë shumë më të shijshme e të ushqyeshme,
se ato të bimëve të tjera manore. Zona Administrative Drenovë, Rajoni i Korçës ka kushte të mira për
rritjen e manave.
Një praktikë e njohur është tharja e frutave në diell për t’i konsumuar në dimër. Ato mund të
përdoren si stafidhet e rrushit ose për të përmirësuar shijen e ushqimeve të tjera si në çokollata, akullore,
pasta, etj, si dhe për eksport.
Frutat e freskët dhe ato të thara mund të bëhen verë e raki shumë e mirë si dhe nje sërë lëngjesh e
pijesh komercjale, veçanërisht frutat e Manit të Zi.
Përdorimet mjekësore
Përdoret në mjëkësi kundër diabetit. Gjithashtu, substancat që gjenden tek mana ulin
rrezikun për sulm kardiak dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
Frutat e manit, ndikojnë në përmirësimin e shëndetit të njeriut. Ato përmbajnë
antioksidantin resveratrol, që sipas hulumtimeve të studjuesve jep efekte pozitive për moshën dhe
jetgjatësi. Parandalon kancerin dhe sëmundjet neurologjike. Manat përmbajnë alkaloide të cilat
aktivizojnë qelizat e bardha të gjakut, për të qenë më aktive ndaj veprimit të agjentëve të jashtëm që
kërcënojnë shëndetin, pra rritet imuniteti. Ndikojnë për mbajtjen e një niveli të balancuar të sheqerit, etj.
24
Frutat dhe gjethet e manit, kanë gjetur një përdorim të gjerë edhe në mjekësinë popullore në formë
lëngjesh ose çajrash, për të luftuar: parazitët e zorrëve, sëmundjet e gojës dhe të fytit, sëmundjet e rrugëve
urinare, presionin e lartë të gjakut dhe diabetin, diarenë, kancerin ovarian e të gjirit, epilepsinë, dobësinë,
gripin, kollën, të ftohtit, gjakderdhjet nga hunda e goja, dhimbjet e kokës, nervozizmin, pagjumësinë,
kafshimit nga gjarpëri, inflamacioneve të ndryshme, etj. (Duke&Wain, 1981)
Përdorime të tjera
Gjethet e manit janë një ushqim i mirë për të gjitha kategoritë e bagëtive. Ushqimi me mana, ul
koston e përdorimit të koncetratave 25 % (F.U. Trujillo, 2000). FAO nga 1 maji deri 31 qershor 2000,
organizoi një koferencë elektronike mbi përdorimin e manit si ushqim për blektorinë. Gjithashtu mani
është një burim ushqimi për zogjtë dhe disa gjitarë të vegjël, duke u bërë kështu një faktor jetësor i
fuqishëm edhe per zhvillimim e faunës së dobishme.
Druri i manit është i butë dhe mund të punohet me lehtësi. Ka një përdorim të gjerë në torneri për
industrinë e armëve, bobinave e tubave të ndryshme, ndërtimin e anijeve, etj. Ka elasticitet e mund të
përkulet lehtësisht, prandaj ka gjetur përdorim tradicional të gjerë, për të bërë enët prej druri si kadet,
butet, bucelat, talerat dhe veglat e punës në bujqësi, si samarët, tevlikëtetj. I përshtatshëm është edhe për
artikujt mësimorë e sportivë si kabinetet, shkopinjtë e hokeit dhe bejsbollit, raketat e tenisit, etj. Lastarët e
rinj ( kërkon krasitje speciale) përdoren edhe për të bërë kosha e shporta artistike.
1.4 Vlerësimi i statusit dhe potenciali i ardhshëm për speciet bimore në zonën
e synuar
Ashtu sikundër e përmendëm dhe në seksionin e mësipërm, referuar larmisë së formave të
relievit, kushteve klimaterike dhe përbërjes së tokës, zona e Drenovës karakterizohet nga një bio-
diversitet i pasur.
Për shkak të përdorimit të gjerë të tyre, të ardhurat nga zhvillimi i kësaj industrie mund të
ndikojnë ndjeshëm ekonominë e komunitetit rural në këtë territor. Për t’u vlerësuar është fakti se
potencilai i lartë që paraqet zhvillimit i kësaj industrie, referuar specieve bimore që ndodhen në
gjendje të egër por dhe të kultivuara, rrjedh si pasojë e rëndësisë që ato kanë në zhvillimin e
zonave rurale dhe komuniteteve të tyre.
1.4.1 Rëndësia e tyre për përdorim
Produktet e zonës së Drenovës janë në vemendje të grumbulluesve individualë, të cilët një
pjesë të tyre e tregëtojnë në treg dhe pjesën tjetër e shesin te grumbulluesit e mëdhenj, të cilët i
eksportojne jashtë vendit. Rëndësia e tyre vërehet në disa aspekte pozitive, si më poshtë:
25
Ndeshen në gjendje të lirë dhe kostoja e rritjes së tyre është e ulët;
Ndodhen kryesisht në terrene të lira dhe kushtet klimatiko tokësore;
Eshtë i rëndësishëm në krijimin e peisazheve dhe ruajtjen e ekosistemit;
Kanë mundësi të vetë-ripërtërihen;
Përdorimi i tyre është i rëndësishëm në kulinari/gastronomi;
Përfitimi ekonomik është i lartë dhe krijon mundësi për përmirësimin e standarteve të jetesës
të komunitetit, nëpërmjet vetpëunësimit;
Vlerat shëndetësore të tyre lidhen kryesisht me parandalimin dhe shërimin e sëmundjeve të
ndryshme;
Përdorimi ne shërbimet turistike (hoteleri-restorante);
Përdorimi për eksport;
Nxitjen e burimeve njerëzore të gatshme për t’u vetëpunësuar nëpërmjet grumbullimit,
konservimit, tregëtimit;
Pjesa më e madhe e bimëve mjekësore dhe aromatike në rajonin e Korçës janë në gjendje
të egër, dhe për shkak të terrenit janë pak të ndikuara nga njerëzit. Ato rriten në terrene malore
dhe kodrinore, ku klima është e shëndetshme dhe ndotja industriale është minimale. Kushtet e
favorshme, bëjnë që këto bimë të kenë vlera të larta mjekësore dhe teraupike dhe për këtë arsye
janë shumë të kërkuara në tregun vendas dhe të huaj.
1.4.2 Statusi dhe potenciali i ardhshëm i specieve bimore
Statusi dhe potenciali i ardhshëm për specie bimore që gjenden në këtë zonë është i lidhur
ngushtë edhe me rolin që ka tregëtimi i këtyre bimëve në ekonominë e zonave rurale. Në këtë
kontekst, vitet e fundit po i kushtohet gjithmonë e më shumë vëmendje përmirësimit dhe shtimit
të kapaciteteve përpunuese nga aktorët kryesorë që janë të angazhuar në tregëtimin e tyre.
Industria e bimëve mjekësore dhe aromatike shikohet me një perspektivë afatgjatë dhe mjaft
fitimprurëse për rajonin e Korçës.
Referuar inventarit të bimëve mjekësore dhe aromatike, të cilat ndodhen në gjendje të egër,
dhe burimeve natyrore që ndodhen në zonën e Drenovës, ekziston një potencial i cilësuar i
rëndësishëm, duke paraqitur një perspektivë për zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë në rajonin
e Korçës.
Bazuar në listën e të dhënave të grumbulluara dhe studimit të kryer në terren, mbi
grumbulluesit individualë dhe grumbulluesit e mëdhenj, rezulton se në këtë industri janë aktivë
resurse të shumta të burimeve njerëzore, natyrore, kulturore, prodhimi dhe shërbimi të ndryshëm
në territorin e Njësisë Administrative Drenovë, sipas tabelës së mëposhtme:
26
Tabela 4. Lista e resurseve në Njësinë Administrative të Drenovës
Nr. Emërtimi Njësia
Administrative
Numri total i
shërbimeve Fshatrat(vendi ku blidhet)
1. Mbledhës
individualë Drenovë
20 Mborje, Drenovë, Boboshticë,
Zape, Qatrom, Turan, Dardha.
2. Grumbullues të
mëdhenj Drenovë
6 Korçë, Kolonjë, Maliq, Devoll,
Progër.
3.
Shërbime
hoteleri-
restorante
Drenovë
20 Mborje, Drenovë, Boboshticë,
Zape, Qatrom, Turan, Dardha.
4. Trashëgimi
natyrore Drenovë
6 Mborje, Drenovë, Boboshticë,
Dardha.
5.
Trashëgimi
kulturore(kulte
fetare)
Drenovë
22 Mborje, Drenovë, Boboshticë,
Zape, Qatrom, Turan, Ravonik,
Dardha.
6. Operatorë
turistikë Drenovë
1 Dardha.
7. Shërbime
publike Drenovë
12 Mborje, Drenovë, Boboshticë,
Zape, Qatrom, Turan, Ravonik.
8. Shërbime
transporti Drenovë
12 Mborje, Drenovë, Boboshticë,
Zape, Qatrom, Turan, Ravonik,
Dardha.
9.
Shërbime të tjera
biznesi(markete,
kafe-bar etj)
Drenovë
46 Mborje, Drenovë, Boboshticë,
Zape, Qatrom, Turan, Ravonik,
Dardha.
10 Shërbime
prodhimi Drenovë
26 Mborje, Drenovë, Boboshticë.
11 OJF Drenovë 2 Drenovë, Dardhë.
Nga studimi në terren dhe anketimi i fermerëve që grumbullojnë bimë medicinale në Njësinë
Administrative Drenovë, rezulton se mbledhësit individualë janë të vetëpunësuar dhe produktet që ata
27
mbledhin janë natyrore, të egra, bio, të cilat kanë interes në rritje të përdorimit të tyre për shkak edhe të
oksidantëve që ata përmbajnë.
Shërbimet e tyre ju ofrohen edhe grumbulluesve të mëdhenj, bar-restoranteve dhe shërbimeve
publike nëpërmjet tregëtisë së lirë. Ato kombinohen me shërbme të tjera në fushën e turizmit, tregëtisë,
transportit, operatorëve turistikë, trashëgimisë natyrtore dhe kulturore duke krijuar një zinxhir produktesh
vendase në shërbim të zhvillimit të agro-turizmit, vëtëpunësimit/punësimit për rritje të qëndrueshme
ekonomike dhe konkuruse brenda dhe jashtë vendit, në Rajon.
Për vetë vlerat e larta mjekësore dhe ekonomike, këto bimë janë përdorur vazhdimisht në rajonin e
Korçës. Megjithatë, mbas viteve 1990, për shkak të politikave jo të mira shtetërore, dëmtimeve të
masiveve pyjore, dhe shfrytëzimit jo të duhur nga grumbulluesit e tyre, sasia dhe numri i bimëve në
gjendje të egër, ka pësuar rënie. Mjaft specie janë bërë të rralla dhe janë të rrezikuara për shkak të
humbjes ose modifikimit të habitatit, nga mbishfrytëzimi, erozioni i tokës dhe faktorë të tjerë. Kjo nxit
identifikimin e problemeve që lidhen me shfrytëzimin e gabuar të tyre dhe marrjen e masave në funksion
ruajtjes së inventarit të tyre. Një dëm të madhe ekonomik ka shkaktuar prerja e drurëve të Manit pas
viteve 1990 dhe mungesa e ripërtëritjes së tyre nëpërmjet mbjelljes së fidaneve të manit.
1.5 Shfrytëzimi i specieve të bimëve të egra në shënjestër
Bimët mjekësore dhe aromatike natyrore janë drurët, shkurret, shkurrëzat, bimët barishtore
dhe kërpudhat, që rriten në gjendje të lirë, të cilave u grumbullohen organet mbi dhe
nëntokësore, si: sythat, lulet, gjethet, frutat, farërat, kërcelli, lëvorja, rrënjët dhe rizomat.
1.5.1 Shfrytëzimi i specieve të egra për industry përpunuese
Sot përdorimi i specieve të egra vërehet në disa sektorë të shumtë, për shkak të vetive dhe
vlerave të larta shendetsore, kurative dhe nevojave njerëzore për përdorim të tyre. Ato përdoren
për nevojat si më poshtë:
1. Farmaceutikë – përdoren për përgatitjen e preparateve bimore humane e shtazore. Në
industrinë mjekësore ato shquhen si veprues fitoterapik: me veti tretëse, me veprim
antiseptik, diuretik, lehtësues i dhimbjeve të barkut, si qetësues, stimulues, pastrues,
antihelmim, kundër bronkitit, laringiteve, kollës, gastritit, diaresë, humbjes së oreksit,
disinfektant, aromatizues.
2. Kozmetikë: Përdoren në përgatitjen e kremrave, sapunëve, pluhurave, pomadave, parfumeve,
pastave të rojes, detergjenteve, etj.
28
3. Industri ushqimore: Përdoren si ushqim direkt për ngrënie, lëndë e parë e përpunuar (çajra,
shurupe, pije, komposto, etj), erëza në produkte të tjera (ushqime të gatuara, pije, ëmbëlsira,
etj) për përmirësimin e shijes, aromës, ngjyrës, etj.
4. Industri përpunuese: Përdoren si lëndë e parë për përpunim industrial.
Përdorimi i gjerë që ato kanë dhe përfitimet e ndryshme që sjell shfrytëzimi i tyre, ka bërë që
ato të përdoren në mënyrë iracionale, duke sjellë pakësimin e llojeve dhe shfaqjen e erozionit
gjenetik të tyre.
1.5.2 Faktorët që ndikojnë në dëmtimin e bimëve të egra
Bimësia e egër, si shumë elementë të tjerë natyrorë kërcënohet seriozisht nga dëmtimi,
zvogëlimi i sasisë, rënia e cilësisë dhe deri në zhdukjen e specieve të tyre. Faktorët e dëmtimit të
bimësisë së egër ndahen në dy grupe kryesore si më poshtë:
1. Faktorët natyrorë:
Erozioni, rrëshqitjet, përmbytjet, etj. Erozioni është një nga problemet kryesore të tokës jo
vetëm në zonën e Korçës por në të gjithë Shqipërinë.
2. Faktori njerëzor:
Aktivitete të ndryshme të njerëzve si shpyllëzimet, mbikullotja, vënia e zjarreve të
qëllimshme, ndotja e tokës nga pesticidet dhe herbicitet, zhvillimi i turizmit dhe mbishfrytëzimi i
tyre për arsye ekonomike, kanë qënë dhe mbeten burimi kryesor i dëmtimit të këtyre bimëve.
Kryesisht në rajonin e Korçës dhe në zonën e Drenovës ato shfrytëzohen nga dy kategori kryesore,
për qëllime të ndryshme:
Së pari: një sasi e konsiderueshme e tyre mblidhen për qëllime tregëtare dhe shiten tek
grumbulluesit. Sasia e këtyre produkteve që thith ky kanal i tregut është i madh dhe rrjedhimisht kjo
cilësohet si kategoria që shkakton probleme në qëndrueshmërinë e bimëve. Arsyeja ka të bëjë me
kërkesën shumë të lartë, e cila bën që të mblidhen bimë deri në kufijtë e zhdukjes së tyre.
Së dyti: Një pjesë e bimëve që mblidhen në zonë përdoren për konsum dhe përpunim familjar.
Sasia e këtyre produkteve që vetë konsumohen është e vogël dhe përgjithësisht ky treg shkakton
shumë pak probleme mbi qëndrueshmërinë, sepse kërkesa shumë e vogël për nevoja familjare, bën
29
që të mblidhen bimë nën kufijtë e gjendjes së tyre. Gjithashtu, gjatë grumbullimit individi synon që
ta disponojë këtë produkt edhe vitin pasardhës, pra bën një sigurim të vetëqëndrueshëm të tyre.
Pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, shfrytëzimi i bimësisë së egër nuk është bërë
në mënyrë korrekte. Si pasojë e ndikimit të njeriut, një pjesë e bimëve janë zhdukur dhe një pjesë
tjetër ndodhen në rrezik zhdukje. Si rezultat i mbishfrytëzimit dhe përdorimit të teknikave të
gabuara të vjeljes, shumë specie të bimëve mjekësore dhe aromatike në rajonin e Korçës janë në
listën e bimëve të rrezikuara si salepi, sanza, boronica, dëllinja e kuqe, dëllinja e zezë, rigoni,
trëndafili i egër, etj. Ky fenomen është përkeqësuar shumë në vitet fundit i cili vjen edhe si
pasojë e moszbatimit të kuadrit ligjor, për mbrojtjen e biodiversitetit.
1.5.3 Roli i politikave komunitare për ryajtjen e bimëve të egra
Për të siguruar qëndrueshmërinë e këtyre bimëve, duhet të vihen në ekuilibër interesi
tregëtar dhe ruajtja e bimësisë, pra mbledhja sot dhe ruajtja e këtyre burimeve të qëndrueshme në
vazhdim. Për këtë arsye, këtyre bimëve u duhet kushtuar një rëndësi e veçantë, ku popullsia e
komuniteteve të ndryshme përveç shfrytëzimit të tyre për përfitimin e të mirave materiale duhet
edhe ti ruajë, dhe të ndikojë në shtimin e popullatave të tyre.
Njeriu me politikat ekstensive dhe intensive të zhvillimit të bujqësisë ka ushtruar një ndikim
të fortë në ekosistemet natyrore, sidomos mbi biodiversitetin. Në këtë kontekst, një rol të
rëndësishëm kanë:
Politikat ligjore me nismë qëndrore të institucioneve përkatëse (Ministria e Bujqësisë,
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit), në ndihmë të ruajtjes dhe kultivimit të bimëve të egra;
Politikat ligjore me nismë lokale të komunitetit dhe bashkisë, në ndihmë të ruajtjes dhe
kultivimit të bimëve të egra;
Nxjerrja e akteve administrative në mbrojtje të bimëve të egra;
Oragnizimet qytetare të komunitetve ku ndodhen këto bimë të egra;
Informim i publikut vendas dhe qëndror, në lidhje më problemet, shqetësimet dhe nismat
ligjore në mbrojtje të bimëve të egra;
1.6 Rekomandime për mbledhjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të bimëve
të egra në shënjestër
Mbledhja e bimëve spontane nuk është e thjeshtë, sepse pjesa më e madhe e proçeseve
bëhen me dorë, përsëriten shumë herë, lëvizet në sipërfaqe të mëdha (në male, pyje), punohet me
organe të vogla të bimëve (lulet, gjethet, frutat, lulet) dhe aktivizohen shumë persona. Si
rrjedhojë, nevojiten njerëz me përvojë dhe që kanë njohuri të bimësisë, me qëllim që të mbledhin
në kohën e dhe madhësinë e duhur, me cilësi dhe pa dëmtuar pjesët e bimëve që mbeten. Për të
30
mos krijuar dëmtim të florës së zones, mblidhen vetëm ato bimë ose pjesë të bimës që janë të
nevojshme për përdorim.
Të sigurosh qëndrueshmërinë e bimëve të lira që mblidhen në natyrë, do të thotë që ato të
grumbullohen në atë shkallë që nuk shkakton dëmtim të ripërtëritjes së specieve dhe dëmtim të
biodiversitetit të zonës ku ato rriten. Kjo do të sigurojë cilësinë e kërkuar të produkteve të
grumbulluara në aspektin shëndetësor dhe financiar.
1.6.1 Respektimi i proçesit
Në fakt, mbledhja e bimëve medicinale dhe aromatike është një proçes specifik që kërkon një
trajtim të gjerë. Megjithatë, ne po japim disa rekomandime për mbledhjen dhe përdorimin e
qëndrueshëm të specieve të bimëve të egra dhe aromatike, duke u bazuar kryesisht tek disa
aspekte të rëndësishme:
1. Koha e mbledhjes - Koha e mbledhjes së bimëve natyrore përcaktohet si nga faktorët
biologjikë të bimës, ashtu dhe nga kushtet atmosferike. Për këtë rekomandohet që mbledhja të
bëhet kur:
Pjesa që do vilet është e zhvilluar mirë (Psh lulet mblidhen pas çeljes së tyre gjethet e
kërcejtë pas daljes e rritjes, frutat e farat mbas formimit e pjekjes teknike apo botanike).
Organet që përdoren kanë përmbajtje të lartë të lëndës që nxirret nga ato: pra kur kanë
cilësinë më të mirë të mundshme.
Kushtet atmosferike janë optimale. Për pjesët vegjetative dhe riprodhuese kërkohet mot i
mirë, duke shmangur vesën, reshje e lagështi të lartë ajri. Për petalet kërkohet kohë e freskët
që të mos vyshken, ndërsa për frutat pranohen dhe ditë të ngrohta.
2. Mënyra e mbledhjes - përcaktohet nga organi apo pjesa e bimës që nevojitet dhe nga tipi i
bimës. Mbledhja apo vjelja e bimëve ose organeve të tyre bëhet me dorë (për të mbledhur
lulet, frutat, gjethet) dhe me mjete (për të mbledhur rrënjët, zhardhokët e rizomat, etj). Për
këtë rekomandohet:
Mbledhja të bëhet individualisht për çdo bimë;
Të mos bëhet shkulje e plotë e bimëve, kur duhen vjelë vetëm pjesë të saj;
Të mos bëhet thyerje, shqyerje e pjesës së mbetur të bimës;
Të mos goditen bimët me shkop (veç dëllinjave);
Të mos përdoren pajisje për ngjitje në pemë që dëmtojnë trungun;
3. Vjelja sipas organeve të bimëve (sythat, lulet, gjethet, frutat, kërcelli, lëvorja, rrënjët,
rizomat, zhardhokët) – sipas përcaktimit nga “Rregullat teknike për vjeljen e bimëve
31
mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore” (Ligji Nr. 7722, datë 15. 06. 1993). Në mjaft raste,
për të marrë lulet, frutat apo gjethet, bimët priten tërësisht ose shkulen. Kjo praktikë e gabuar
ka mundësuar pakësimin e përgjithshëm dhe rrezikun e zhdukjes së disa bimëve me vlera të
mëdha.
Për të siguruar qëndrueshmëri të mirë të bimëve rekomandohet:
Të mbidhet pjesa që përdoret dhe jo pjesë të tjera të bimëve që mbeten;
Të mblidhen bimët e kërkuara, që produkti të jetë homogjen, pra jo bimë të llojeve të
tjera;
Të mos bëhet shkulje e plotë e bimës, në rastet kur kërkohet një organ i saj;
Të mbidhet vetëm ajo pjesë e bimëve apo e organeve, që nuk cënon vazhdimin e riprodhimit;
Në funksion të qëndrueshmërisë së bimëve këshillohen disa rregulla të detyrueshëm për
mbledhjen e bimës sipas organeve të saj:
Rrënjët e zhardhokët - Lihen pa vjelë 70 % e bimëve të zones;
Gjethet - Lihen pa vjelë 70 % e gjetheve të bimës;
Lule - Lihen pa vjelë 30 % e luleve të çdo bime dhe 20 % e gjithë bimëve nuk duhet të
preken;
Fara - Lihen pa vjelë 30 % për ripërtëritje;
Fruta - Lihen pa vjelë 20 % për ripërtëritje;
4. Ruajtja/konservimi
Ruajtja dhe konservimi i bimëve lidhet kryesisht me teknikat e tharjes, paketimit dhe
magazinimit.
Tharja duhet të bëhet menjëherë, me qëllim që bimët të mos humbasin vlerat e tyre dhe
ngjyrën natyrale. Tharja këshillohet të bëhet në kohë me diell dhe në hije. Rrënjët dhe
rizomat mund të thahen dhe në diell.
Paketimi ndodh mbas proçesit të vjeljes dhe tharjes së bimëve. Paketimi duhet të bëhet vetëm
kur bimët janë pastruar mbetjet organike dhe inorganike të tyre. Për ambalazhimin e tyre
kryesisht përdoren arka kartoni ose druri. Gjatë paketimit duhet treguar kujdes për të mos
copëtuar bimët.
Bimët mjekësore dhe aromatike të paketuara duhet të ruhen në depo dhe magazina, që nuk
kanë lagështi, janëtë ajrosura mirë, të ndriçuara dhe me hapsirë. Rrezet e diellit nuk duhet të
32
bien direkt në thasët e ambalazhuar. Nëse ato qëndrojnë për një periudhë të gjatë në
magazinë, duhet që të lëvizen vazhdimisht.
5. Transporti
Transporti i bimëve medicinale dhe aromatike ndikon ndjeshëm në cilësinë e tyre dhe
rrjedhimisht proçedurat që lidhen me të duhet të minimizojnë dëmin dhe prishjen e cilësisë. Disa
nga hapat që duhet të ndiqen paraqiten më poshtë:
Kontenjerët që përdoren për transport duhet të jenë të përshtatshëm për transportin e
produkteve që përfshihen në klasën e produkteve farmaceutike, të jenë të pastër dhe të thatë,
dhe të përmbushin nevojat për çdo produkt të veçantë bimor. Materiali i freskët bimor duhet
të transportohet në kontejnerë që ofrojnë ventilim të përshtatshëm, ndërsa bimët e thara duhet
të jenë të paketuara në kontejnerë që i mbrojnë ato kundër lagështisë.
Transporti i produktet bimore duhet të bëhet me mjete të përshtatshme produktet
farmaceutike, me theks të veçantë në kontrollin e regjimit të temperaturës.
6. Shitja
Vlerat e çmimeve të bimëve mjekësore dhe aromatike ndryshojnë edhe në varësi të
destinacionit të tregut që ato kanë. Nga studime të ndryshme të çmimit të bimëve mjekësore dhe
aromatike vërehet se ato pësojnë ndryshime nga viti në vit. Në fakt kjo ndodh edhe për shkak të
ndryshimeve që pëson sasia e përgjithshme të prodhimit botëror të një bime në një vit të caktuar.
Destinacionet kryesore të tregut të bimëve mjekësore dhe aromatike që tregëtohen nga
grumbulluesit në rajonin e Korçës janë janë tregu europian dhe amerikan. Një sasi e
konsiderueshme e këtyre bimëve eksportohet kryesisht në Gjermani, por edhe në Francë, Itali,
dhe Turqi. Disa nga këto kompani që operojnë në rajonin e Korçës kanë nënshkruar kontrata
afatgjata me kompani gjermane, si psh Çibuku sh.p.k.
1.7 Rekomandime për mbledhësit dhe autoritetet e Parkut Kombëtar
Duke qënë se aktiviteti i grumbullimit të bimëve mjeksore dhe aromatike ka marrë një
zhvillim të madh këto vitet e fundit, duhet të synohet që të ketë:
1. Njohje dhe interpretim i legjislacionit ekzistues për grumbullimin e bimëve të egra në Pyllin
Kombëtar të Drenovës dhe zona të tjera të rajonit të Korçës dhe gjithë Shqipërisë;
2. Iniciativa të reja komunitare për përmirësimin e legjislacionit, duke u konsultuar me të gjithë
grupet e interesit;
33
3. Hartim i buxhetetit lokal, me investime në infrastrukturën e Parkut Kombëtar ”Bredhi i
Drenovës”;
4. Njohje, informim dhe shpjegim i situacionit të moratoriumeve të pyjeve dhe grupeve të
interesit;
5. Trajnim i grumbulluesve individualë dhe të mëdhenj, për njohjen dhe mënyrat e manipulimit
të bimëve mbas grumbullimit. Zbatimi me korrektësi i këtyre rregullave teknike do të çojë
në përmirsimin e habitatit të këtyre specieve si dhe në rritjen e prodhimtarise së tyre.
Në këtë kontekst, mbledhësit duhet të kenë njohuri të mjaftueshme për proçeset, prandaj ata
udhëzohen, që:
Të njohin rreziqet që mund tu paraqitet me terrenin apo vetë përmbajtjen e bimëve.
Të njohin dhe të identifikojnë bimën apo bimët që do mbledhin, të njohin karakteristikat
dhe veçoritë e tyre, kërkesat mbi mënyrën dhe kohën e mbledhjes, sasinë dhe mjetet e
mbledhjes, kërkesat dhe kushtet e pas vjeljes (teknikat e përpunimit, pastrimit, ruajtjes,
magazinimit dhe paketimit).
6. Zbatim i praktikave të mira të mbledhjes dhe vjeljes së qëndrueshme të tyre, për të siguruar
cilësinë e duhur të produkteve të bimëve medicinale dhe ruajtjen e fondit gjenetik të tyre.
7. Ndërgjegjësimi i grumbulluesve mbi standartet e mbledhjes së bimëve, në mënyrë që ato të
jenë të pastra dhe pa përzirrje të tjera, e cila do të ndikojë në rritjen e cilësisë së bimëve
mjekësore dhe aromatike që rriten në rajonin e Korcës.
8. Ndërhyrje me qëllim rigjenerimin e disa masiveve, ku bimët mjekësore dhe aromatike janë të
rrezikuara nga zhdukja. Në këto masive duhet të kryhen ndërhyrje për të mbrojtur tokën, të
bëhet pastrim gurësh e shkurresh të padobishme, të ndalohet vjelja e bimëve që kanë patur
erozion, si dhe të bëhen mbjellje farash në vendin e përhershëm.
9. Rajonizim i bimëve mjekësore dhe aromatike në përputhje me cilësitë e tokës, kushtet
klimatike dhe vecoritë biologjike të bimës.
10. Investime në studime të institucioneve kërkimore-shkencore në bashkëpunim me
universitetin “Fan S. Noli” Korçë, dhe specialistët e fushave përkatëse duhet të ndërmarrin
studime të mirëfillta për monitorimin dhe inventarizimin e bimëve medicinale dhe aromatike
që rriten në rajonin e Korçës.
34
1.8 Plan bashkëpunimi për zhvillimin e agroturizmit në zonën e synuar
Sistemi natyror dhe të mirat, që ai ofron përbëjnë një vlerë të rëndësishme ekonomike. Në
kontekstin lokal, kombëtar dhe më gjerë, zonat natyrore përbëjnë disa nga vlerat më të mëdha
nga pikëpamja biologjike, ekologjike, ekonomike, trashëgimisë natyrore, sociale dhe kulturore.
Ato mund të kthehen në një rrugë shumë efektive për të krijuar të ardhura të mira ekonomike,
nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm. Pra, kombinimi efektiv i burimeve mund t’i kthejë
komunitetet rurale në një element të fortë integrimi, jo vetëm në kontekstin kombëtar, por edhe
në atë ndërkombëtar.
Potenciali dhe kapacitetet njerëzore, elementët fizikë të traditës, trashëgimisë, natyrës dhe
peisazhit të komuniteteve dhe zonave përreth Bashkisë Korçë, ku një prej tyre është dhe njësia
administrative Drenovë, e cila është e përfshirë në projektin më të fundit të Qeverisë Shqiptare
“100 fshatrat”, mund të luajnë një rol zhvillimor aktiv në zhvillimin e turizmit rural me fokus
agro-turizmin, eko-turizmin dhe turizmin natyror.
Për më tepër, terrenet natyrore dhe ato të mbrojtura, që ofron ky rajon, mund të shihen si
pika të forta të zhvillimit të qëndrueshëm. Një trend i tillë, mund të shndërrohet në një forcë
udhëheqëse të përmirësimit të cilësisë së jetës të komuniteteve, që jetojnë në këto zona, por edhe
në ato përreth.
Nëse i referohemi kontekstit të mësipërm të këtij materiali, do të duhet të theksojmë se
angazhimi në sektorin e bimëve medicinale dhe aromatike, frutat e thata apo dhe produktet të
tjera të zonës (mjalti, qumështi i deles dhe i dhisë), krijon mundësi për sipërmarës të ndryshëm
për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
Studime të ndryshme tregojnë se nëse komunitete të veçanta kanë njohuri të thelluara mbi
të mirat e përmendura më sipër, zonat e tyre mund të shndërrohen në atraksione të rëndësishme
turistike.
Si rrjedhojë, përdorimi sipas traditës i bimësisë së egër dhe produkteve të përftuara prej
saj, mund të sigurojë përfitime ekonomike dhe ekologjike për komunitetin e zonave përreth
rajonit të synuar. Psh, promovimi i kopshteve bimore në këto zona, e cila është një praktikë e pa
aplikuar deri më sot, mund të rritë sensin e familiaritetit të fermerëve vendas me biodiversitetin
dhe ruajtjen e tij.
Hartimi i planit të agro-turizmit për Zonën Administrative të Drenovës duhet të realizohet
hap pas hapi, me qëllim që të përdoren të gjitha burimet natyrore dhe njerëzore për zhvillimin e
35
turizmit, si një mundësi ekonomike për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rritjen të
mirëqënies të komunitetit të zonës.
Për këtë sygjerohet: Krijimi i një rrjeti të grumbulluesve individualë, grumbulluesve të
mëdhenj, ofruesve të shërbimeve turistike, operatorëve që ofrojnë shërbimeve hoteleri-restorant,
objekteve të trashëgimise natyrore dhe kulturore të Zonës Administrative të Drenovës i cili do të
përmbajë:
a) Dokumentacion
1- Legjislacioni kombëtar i strategjisë së turizmit (2014-2020);
2- Legjislacion mbi moratoriumin e pyjeve;
3- Vendime të Këshillit Bashkiak Korçë;
4- Dokumentacion i studimit të listës së të dhenave të hartuar nga ing. Arben Malo;
5- Plani i bashkëpunimit të zhvillimit të agro-turizmit të hartuar nga Dr. Sorina Koti;
6- Dokumentacion i Planit të zhvillimit lokal të Njësisë Administrative Drenovë;
7- Studime të ndryshme nga lektorë të Universitetit të Korçës, dega ekonomi-financë,
agronomi, agrobiznes, turizëm;
8- Plan konkret buxheti dhe monitorimi të buxhetit posaçërisht për këtë zonë;
b) Të dhëna të numrave të telefonit dhe adresat e emailit të të gjithë grupeve të interest
1- Grupe interesi brenda vendit, (përfshirë individë, biznese të mëdha, operatore turistike,
objekte të trashegimisë kulturore, OJF të fushës etj);
2- Grupe interesi jashtë vendit, (përfshirë individë, biznese të mëdha, operatore turistike,
objekte të trashegimisë kulturore, OJF të fushës etj);
c) Krijimi i një grupi në rrjetet sociale si “what’s” up etj, me të gjithë aktorët dhe
grupet e interesit (kjo privon një pjesë të grumbulluesve individualë të cilët nuk
zotërojnë telefon dhe si pasojë nuk janë aktivë në rrjete sociale);
Në vijim të diskutimit të mësipërm, mund të thuhet se turizmi i bimëve mjekësore dhe
aromatike është një formë turizmi, që përfshin të gjitha format e tjera, si turizmi ushqimor,
shëndetësor, i trashëgimisë kulturore, edukativ, ekoturizëm dhe agro-turizëm. Më poshtë
paraqitet në mënyrë figurative korniza e këtij modeli.
36
Figura 5. Model bashkëpunimi ekonomik në fushën e agro-turizmit
Duke u bazuar në modelin konceptual të mësipërm do të marrim në analizë aktorët e
zinxhirit të vlerës, që janë të përfshirë në zhvillimin e industrisë së bimëve medicinale dhe
aromatike, në të dy format e tyre, dhe gjithashtu do të japim dhe sugjerime mbi mënyrën si ata
duhet të bashkëveprojnë midis tyre, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në
përgjithësi, në rajonin e Korçës, por edhe në zonat përreth.
37
Burimi: FAO 2014 (përshtatur sipas tregut)
Nëse i referohemi rajonit të Korçës, aktorët kryesorë të zinxhirit të vlerës të bimëve
mjekësore dhe aromatike që identifikohen janë:
1. Mbledhës individualë në nivel lokal dhe fermerë kultivues;
2. Përpunues të vegjël dhe të mesëm me qëllim tregëtimin në tregun vendas (treg,
supermarket, restorante, resorte turistike);
38
3. Përpunues të mëdhenj me qëllim eksporti;
Aktivitetet që lidhen me mbledhjen, kultivimin, përpunimin dhe tregëtimin e tyre në
formën e produktit final, ofrojnë një mundësi shumë të mirë për të gjeneruar të ardhura për
komunitetin e rajonit të Korçës.
Po ti referohemi GDP-së:
GDP = C + I + G + Ex
Duke rritur shpenzimet familjare C të produketeve, bimë mjekësore, kërpudha, produktet e
Manit të Zi nëpërmjet përdorimit nga banorët e zonës, Rajonit dhe tregëtisë në gjithë vendin dhe
jashtë tij, rrjedhimisht rritet GDP;
Dukë rritur investimet I, në infrastrukturën e Zonës Administrative Drenovë, investime në
mbjelljen e fidaneve të drurit të Manit të Zi, dhe në shërbime të tjera, rrjedhimisht rritet GDP;
Dukë rritur shërbimet shtetërore G në mjete dhe shërbime për ruajtjen nga zjarret,
përcatimin e qartë dhe monitorimin e fondeve sipas projektit qeveritar të “100 fshatrave”, ku
Zona Adminiatrativë Drenovë është pjesë e këtij projekti, rrjedhimisht rritet GDP;
Dukë rritur prodhimin, duke rritur promocionin e produketeve të zonës, duke rritur
bashkëpunimin me homologë, brenda e jashtë vendit të eksporteve Ex të këtyre produketeve,
rrjedhimisht rritet GDP;
Ky është treguesi i qartë për ekonomi të qëndrueshme, të lartë dhe konkuruses në Rajon,
Brenda e jashtë vendit.
Megjithatë, maksimizimi i të ardhurave të tyre kërkon një bashkëpunim më të mirë midis të
gjithë aktorëve që angazhohen në këtë veprimtari. Zhvillimi i mëtejshëm i këtij sektori dhe
kooperimi më i mirë midis palëve të interesit, duke parë shumëllojshmërinë e bimësisë së egër
dhe larminë e produkteve në këto zona, mund të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të të gjitha
formave të turizmit.
REKOMANDIME
1. Për Institucionet publike lokale:
Planifikim i fondeve dhe investim për:
39
a) Hartimi i buxhetit të specifikuar për këtë zonë duke ritur investimet në infrastrukturën e zonës,
mbjelljen e fidaneve të drurit të Manit të Zi etj, bazuar në projektin qeveritar të “100 fshatrave”;
b) Krijimi i 1-2 shtigjeve të reja që mund të përdoren për vizita dhe udhëtime me biçikleta në zonat
malore. Kjo do të ketë nevojë për disa përmirësime dhe promovime të nevojshme të infrastrukturës.
Këto shtigje duhet të lidhen me operatorët turistikë të zonës, objekte të trashëgmisë natyrore dhe
kulturore të zonës etj. Shtigje të tilla ofrojnë zhvillim personal për turistët që duan të mësojnë diçka të
re, të takojnë popullsinë vendase, natyrën, trashëgiminë historike dhe kulturore etj. Shtigjet e plota
aventureske lejojnë turistët të ndiejnë dhe kuptojnë shpirtin e një vendi në Parqet Kombëtare.
a) Mbështetje financiare biznesit ekzistues për ndërtimin e vendpushimit te skive duke ofruar mundësi të
shkëlqyera për turistët që do të vendosin të kalojnë atje pushimet e tyre të dimrit;
b) Vlerësimi i potencialeve të sektorit të pylltarisë së vendit, duke shfrytëzuar hapësirat e
degraduara pyjore, si toka me potencial të mundshëm për kultivimin e produkteve lokale
bujqësore, nëpërmjet investimeve publike;
c) Promovimi/reklamimi i sektorit ekonomik të pylltarisë si një alternativë e shtuar në ndërtimin
e objekteve ekologjike;
d) Zhvillimi i turizmit rural dhe aktiviteteve të lidhura me të (turizmi kulturor, natyror, malor,
turizmi i verës), duke mirëmbajtur dhe vendosur në shërbim të sektorit të akomodimit
turistik, shtëpitë tradicionale me vlera kulturore dhe arkitektonike, për qëllime biznesi.
e) Të garantojë një bashkëpunim të mjaftueshëm brenda zonave elektorale në rajon në të gjitha nivelet.
f) Të eliminojë mungesën e lidhjes së turizmit me bujqësinë; koncepti i agro-turizmit ka një potencial të
madh për rritjen e vetëpunësimit/punësimit dhe të ardhurave të zonës së Drenovës në veçanti dhe
Rajonit të Korçës në përgjithësi, në një fuqizim të qëndrueshëm dhe konkurues ekonomik për rajonin.
g) Të krijojnë mbështetje ligjore për mbrojtësit e florës dhe faunës së zonës dhe ndërmarrin masa
administrative për cilindo që dëmton bio-diversitetin e zonës;
2. Për institucionet jopublike lokale (grumbullues individual, biznese të mëdha grumbullimi,
shërbimë hoteleri-turizmi, etj:
a) Të rritin investimet infrastrukturore brenda bizneseve të tyre si dhe të mundësojnë iniciativa private
për mbjelljen e drurit të Manit të Zi si pemë decorative dhe prodhuese brenda pronave private që
zotërojnë;
b) Të krijojnë rrjete bashkëpunimi me interes agro-turistik midis tyre si dhe me aktorë të jashtëm
interesi;
40
c) Të hartojnë plane komunikimi/bashkëpunimi me institucionet publike lokale për zbatimin e planit të
agro-turizmit;
d) Në bashkëpunim me ekspertë lokalë të hartojë plane zhvillimi agro-turizmi në favor të stabilitetit
ekonomik të bizneseve të tyre si dhe të rritjes dhe fuqizimit ekonomik të mëtejshëm duke u
mbështetur në potencialet/resurset natyrore ekonomike të zonës për t’i ruajtur dhe zhvilluar ato;
e) Përpunimi/marketingu në shkallë të vogël i produkteve bujqësore të tilla si, qumështi i deles
dhe i dhisë, frutat/kërpudhat/bimët aromatike dhe mjekësore, përfshirë mbledhjen e bimëve
të egra dhe produkteve të tjera tradicionale;
f) Zhvillimi i aktiviteteve bujqësore jo tipike (bletaria dhe kultivimi i bimëve aromatike
bujqësore);
g) Të bashkëpunojnë me institucionet publike ligjzbatuese për të mos lejuar dëmtimin nga
zjarrvëniet, mbledhjet pa kriter të bio-diversiotetit të zonës;
METODOLOGJIA
Për hartimin e këtij plani studimi agro-turizmi për Zonën Administrative Drenovë u ndoqën
këto hapa:
U njoh qëllimi dhe objektivat e projektit për aktivitetin e planit të agr-turizmit, kryesisht për 5
produkte;
Mbi bazën e njohjes së qëllimit të veprimtarisë u realizua analiza e planit ekzistues të Bredhit të
Drenovës, ish komuna Drenovë e realizuar nga ish Komuna Drenovë, në vitin 2014 me mbështetje të
Fondit Shqiptar të Zhvillimit, dokumenteve strategjike për zhvillimin e turizmit nga Ministria e
Tusizmit dhe Mjedisit, studime të ekspertëve në fushën e gjeografisë, agronomisë, të universiteteve
shqiptare dhe të huaja; etj;
U realizua analiza e situatës aktuale të Bredhit të Drenovës, nëpërmjet takimeve në terren të
aktorëve ekonomikë të Zonës, me koleksionistë individualë dhe koleksionistë të biznesit
vendor/pushtetin local/operatorëve turistikë/shërbimeve hoteleri-restoranteve/prodhues dhe
eksportues të kërpudhave/manave të egra,/bimëve medicinale, etj;
Një resurs i rëndësishëmn ishte përdorimi i bazës së të dhënave të hartuar nga eksperti i projektit,
njohja me 2 modulet e trajnimit / raportin përfundimtar të tij (në mënyrë që të përdoret si vlerë e
shtuar e projektit në planin agro-turistik për rigjenerimin e zonës nga takimet e pakontrolluara);
Bashkëpunim me institucionet vendore të Bashkisë Korçë dhe Drejtorinë Rajonale të Turizmit;
Bashkëpunim i vazhdueshëm me menaxherin e projektit për të mundësuar një studim sa më cilësor
të veprimtarisë.
41
LITERATURA
o http://gjeografiaerepublikesseshqiperise.blogspot.com/2009/03/republika-e-shqiperise.html
o Plani i Zhvillimit Lokal Komuna Drenovë 2014;
o Ing. A. Malo “Hartimi i bazës së të dhënave për të gjithë ofruesit e shërbimeve dhe palët
kryesore të interest” Dhjetor 2019;
o Dokumenti i Strategjisë të Zhvillimit të Territorit të Bashkisë Korcë 2017;
o Strategjia e Zhvillimit të Turizmit në Shqipëri 2014-2020, Ministria e Zhvillimit Rural dhe
Turizmit;
o Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit, 2019-2023;
o Prof.as.Dr Nevruz Zeka “Bimët e Egra, Mbledhja Dhe Paketimi i Kërpudhave”, material
trajnimi;
o Prof.as.Dr Nevruz Zeka. “Rregullat Teknike të Vjeljes dhe Grumbullimit” (Praktikat më të
mira), material trajnimi;
o Agroëeb.org;
o Petra Van De Kop Et la, “Developing a sustainable medicinal-plant chain in India”, KIT
Royal Tropical Institute, 2006;
o KATHE, Ë, and E. GALLIA. 2006. International Standard for Sustainable Ëild Collection
of Medicinal and Aromatic Plants: Study on Implementation Strategies and Opportunities
for Pilot Implementation. Excerpt from final draft, April 2006.
o LANGE, D. and U. SCHIPPMANN. 1997. Trade Survey of Medicinal Plants in Germany:
A Contribution to International Plant Species Conservation. Bundesamt für Naturschutz,
Bonn
o LEAMAN, D.J. 2004. Standards for Sustainable Ëild Collection of Medicinal and Aromatic
Plants. Discussion Draft 1, November 2004.
o Bhat, K.K.S. (1997). “Medicinal and plant information databases”. Ne: Medicinal Plants for
Forests Conservation and Health Care. eds. Bodeker, G. and Vantomne, P., FAO, Non-
Wood Forest Products Series No. 11, FAO, Rome, fq 158.
o “Bimë e egra të dobishme te vendit tonë” M. Demiri Tiranë 1979
o “Bimët Mjekësore në Familje” P. Kokalari, etj, Tiranë, 1980
42
o USDA – Natural Resources Conservation Service
http://plants.usda.gov/
o “Bimët dhe Shqiptarët” L. Xhuveli. Tiranë 2012
o “Mani dhe krymbi i mëndafshit” A. Xhoxhi. Tiranë 1980
o GHC Natural Health&Organic Living
o http://www.globalhealingcenter.com/natural-health/6-health-benefits-of-mulberries/
o Pemtaria 2 – Tekst mësimor, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 2012.
o James A. Duke. 1983. Handbook of Energy Crops.
o M. Gieve - Morus nigra - Botanical.com
o P. Malcoln “History of Mulberry Tres, Morus alba, Morus rubrum, Morus nigra”.
“Morus alba L.” by J.M. Suttie, according to FAO
o World Agroforestry Center, Morus alba
http://www.worldagroforestrycentre.org/sea/Products/AFDbases/AF/asp/SpeciesInfo.asp?SpID=11
70