UNIVERSITETI I GJAKOVËS
„FEHMI AGANI“
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
Rëndësia e kodit gjuhësor nga gjuha amtare në gjuhën angleze te
fëmijët e edukimit fillor
Mentore: Kandidatja:
Prof.ass.Dr. Laura Naka Luljeta Beqiri
Gjakovë, 2020
2
Ky punim diplome u mbajt më __________________ para Komisionit vlerësues në përbërje :
1. _____________________________, Kryetar
2. _____________________________,Anëtar
3. _____________________________, Anëtar
Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notën __________
3
Përmbajtja
Falënderim......................................................................................................................4
Abstrakt..........................................................................................................................5
Abstract........................................................................................................................... 6
Deklarata ........................................................................................................................ 7
Hyrje ............................................................................................................................... 8
I. Shqyrtimi i literaturës ..................................................................................................... 9
1.1 Mësimdhënia dhe mësimnxënia e gjuhës angleze në edukimin fillor ............................ 9
1.2 Mësimdhënësi dhe roli i tij në mësimin e gjuhës angleze ............................................ 12
1.3 Sfidat e zbatimit të kurrikulës në gjuhën angleze ......................................................... 13
1.5 Stilet e të nxënit të nxënësve në gjuhën angleze .......................................................... 16
1.6 Mësimdhënia bashkëkohore dhe ndërlidhja e teknikave mësimore të gjuhës shqipe me
gjuhën angleze .............................................................................................................. 17
II. Metodologjia e hulumtimit ........................................................................................... 23
2.1 Objekti i hulumtimit dhe qëllimet e hulumtimit ........................................................... 23
2.2 Pyetjet e hulumtimit dhe hipoteza ................................................................................ 23
2.3. Metodat kërkimore ....................................................................................................... 23
2.4. Instrumentet e hulumtimit ............................................................................................ 24
2.5. Popullacioni dhe mostra ............................................................................................... 24
2.6. Metodat statistikore për përpunimin e të dhënave ........................................................ 24
III. Analiza e rezultateve të hulumtimit .............................................................................. 25
3.1. Rezultatet ...................................................................................................................... 25
IV. Përfundimet ................................................................................................................. 35
V. Rekomandimet .............................................................................................................. 37
Bibliografia ................................................................................................................... 38
Shtojca pyetësori me nxënës ........................................................................................ 41
4
FALËNDERIM
Falënderimi i takon Zotit që më mundësoi të arrijë deri te ky moment.
Falënderoj përzemërsisht dhe i jam mirënjohës familjes, e cila ka qenë një shtyllë e fortë që
më ka qëndruar në çdo hap të jetës sime duke më ofruar mbështetje të pakusht,të cilët më
besuan dhe më përkrahën në çdo sukses timin. Një falënderim tjetër të përzemërt ia dedikoj
edhe shkollave pjesëmarrëse në këtë hulumtim që më mundësuan të marrë informata të
nevojshme për këtë temë ,mësimdhënësit dhe nxënësit.
Falenderim i veçantë shkon për gjithë profesorët e mi të Fakultetit të edukimit, e në veçanti
shkon për mentoren time Prof. Dr. Laura Naka e cila më ndihmoi dhe më përkrahu që kjo
temë të dal sa më mirë që është e mundur, duke e falënderuar për ndihmën profesionale dhe
këshillat e dhëna.
5
ABSTRAKT
Në shekullin XXI anglishtja është bërë pjesë e domosdoshme e kurrikulës arsimore në
shkollat tona. Përkundër të gjitha përpjekjeve dhe investimeve të përkushtuara për të
kultivuar dhe popullarizuar gjuhën angleze në mesin e nxënësve, vlen të ceket se rezultati
përfundimtar ka disa sfida me të cilat përballen jo vetëm mësimdhënësit, por edhe nxënësit.
Ky studim ka për qëllim që të hulumtojë rreth ndikimit të ndryshimit të kurrikulës në
mësimdhënien dhe mësimnxënien e lëndës së gjuhës angleze nën ndikimin e ndërhyrjes së
gjuhës shqipe.
Në këtë periudhë të zhvillimeve të reja me kurrikulën e re, është e domosdoshme të
hulumtohet se si ndryshimet e reja po ndikojnë në mësimdhënien dhe mësimnxënien e lëndës
së gjuhës shqipe e cila ndikon në të mësuarit edhe të gjuhës angleze.
Hulumtimi është bërë në komunën e Klinës. Në shkollën e mesme të ulët “ Ismet Rraci “në
Klinë dhe Sh.F.M.U. “ Azem Bejta “ në fshatin Grabanicë. Në këtë hulumtim marrin pjesë 50
nxënës të klasave të pesta nga shkolla e qytetit dhe 50 nxënës të klasave të pesta nga shkolla e
fshatit.
Gjatë hulumtimit janë siguruar informata nga te dhënat e popullacionit, të cilët janë nxënësit
e klasave të katërtaa dhe të pesta të shkollave ku është bërë hulumtimi.Pyetjet kërkimore
bazohen në ndikimin e gjuhës shqipe në orën e gjuhës angleze, poashtupërgjigjet në pyetjen
rreth vështirësive që hasin nxënësit gjatë mësimit të gjuhës së huaj, respektivisht gjuhës
angleze. Për më tepër, a e lehtëson përdorimi i gjuhës shqipe gjatë orës së gjuhës angleze
mësimnxënien e gjuhës së huaj dhe roli i mësueses në mësimnxënien e gjuhës angleze.
Metodologjia e cila është përdorur në këtë studim është sasiore dhe cilësore.Të dhënat janë
marrë me ndihmën e instrumentit të hulumtimit siç është pyetësori, ndërsa të dhënat
analizohen përmes programit të statistikave apo programitMicrosoft Office Excel.
Fjalët kyçe: Gjuha angleze, Kurrikula e re, mësimdhënie, mësimnxënie, kodi gjuhësor nga
gjuhë shqipe në gjuhën angleze.
6
ABSTRACT
In the 21st century English has become an indispensable part of the educational curriculum in
our schools. Despite all the efforts and investment devoted to cultivating and popularizing
English among students, the end result is worth noting that there are some challenges facing
not only teachers but also students.
The purpose of the study is to investigate the impact of curriculum change on the teaching
and learning of the English language subject, under the influence of the Albanian language.
In this period of new developments with the new curriculum, it is necessary to explore how
the new changes are affecting the teaching and learning of the Albanian language subject
which also affects the learning of the English language.
The research was done in Klina municipality. At the Ismet Rraci lower secondary school in
Klina and Sh.F.M.U. “Azem Bejta” in the village of Grabanica. This research was conducted
on 50 fourth grade students from the city school and 50 fifth grade students from the village
school.
With this research I have attempted to obtain information from fourth and fifth grade students
of the schools where the research was conducted. To what extent does the Albanian language
influence the English language class, do students also have difficulty learning a foreign
language? The use of Albanian during the English language facilitates learning of the foreign
language and the role of the teacher in teaching English.
The methodology used in this study is quantitative and qualitative. The data were obtained
with the help of a research instrument such as a questionnaire, and the data were analyzed
through statistics or Microsoft Office Excel software.
Keywords: EFL, New Curriculum, Teaching, Learning, Code switching from Albanian to
English Language.
7
DEKLARATA E ORIGJINALITETIT
Unë Luljeta Beqiri deklaroj se ky punim, me temë „ Rëndësia e kodit gjuhësor nga gjuha
amtare në gjuhën e huaj te fëmijët e edukimit fillor „ është puna ime origjinale e cila nuk
është prezantuar më parë .Pra punimi im nuk cenon të drejtat e asnjë autori në të kundërtën
pranoj të gjykohem nga ana e Universitetit dhe rregullorës së tyre. Të gjitha materialet dhe
burimet e shfrytëzuara në këtë punim janë të theksuara tashmë në referenca.
8
HYRJE
Mësimi i gjuhëve të huaja është bërë pjesë e rëndësishme e sistemit arsimor në vendin tonë.
Në botën e globalizuar të së sotmes, njohja e një gjuhe shihet si një pjesë e domosdoshme e
pothuajse çdo sektori. Përparimet në teknologji në shumë fusha kanë shfaqur një nevojë për
një mjet komunikimi të përbashkët.
Anglishtja shihet si një gjuhë e rëndësishme në mesin e gjuhëve botërore dhe ky rast ka
theksuar rëndësinë e mësimdhënies dhe të të mësuarit të gjuhës angleze në të gjithë botën.
Deri më tani janë marrë shumë vendime, janë zbatuar metoda dhe qasje të reja.
Mësimdhënia dhe zhvillimi i katër aftësive gjuhësore duhet të jenë fokusi kryesor, e jo vetem
mësimdhënia e gjuhës me fokus në gramatikë. Lënda e gjuhës angleze duhet të dizajnohet si
praktikë, e jo në bazë të teorisë.
Përveç kësaj, mësuesit e gjuhëve të huaja duhet të marrin në konsideratë dallimet individuale,
karakteristikat e nxënësve dhe të planifikojnë aktivitetet në këtë drejtim.
Përfundimisht, materialet si librat e kurseve, videot dhe faqet e ndryshme në internet duhet të
zgjidhen me kujdes sipas interesit të nxënësve, nivelit dhe nevojave të tyre.
Nëse, ka pasur sfida të shumta dhe se cilat kanë qenë këto sfida përgjatë mësimnxënies
sëgjuhës angleze, do t’a vërtetojmë në fund të hulumtimit, konkretisht në fazën e analizës së
të dhënave të fituara gjatë hulumtimit dhe më pas do të nxirren përfundime.
Analizat e bëra me rezultatet e të dhënave gjatë procesit të hulumtimit do të na ndihmojnë në
rekomandimet për nxënës dhe mësimdhënës të cilat do të përshkruhen në fund të punimit.
9
I. SHQYRTIMI I LITERATURËS
1.1. Mësimdhënia dhe mësimnxënia e gjuhës angleze në edukimin fillor
Në procesin e mësimdhënies, mësuesit i duhet të kryejë disa role. Ja disa prej tyre:
- “Mësuesi motivues. Asgjë nuk vjen si rezultat automatik ose magjik në të nxënit e
nxënësve. Nxënësit duhet të veprojnë. Një nga rolet më të rëndësishme është ai i motivuesit.
Pyetja qendrore e mësimdhënies është: “Si mund t’i mbaj nxënësit të përfshirë në mënyrë
aktive gjatë mësimit?”
- Mësuesi - menaxhues. Menaxhimi përfshin vëzhgimin e veprimtarive në klasë organizimin
e mësimeve, përgatitjen e detyrave me shkrim dhe testeve, vlerësimin e detyrave, ndihmën që
u jepet nxënësve që e kërkojnë, konsultat me mësues të tjerë, takimet me prindërit etj.” (Grup
autorësh,2009, fq. 35 )
Dimensioni parësor i mësimdhënies është zgjerimi dhe ngritja e lidhjeve në mes të mësuesit
dhe nxënësit, si dhe lidhja e dijeve të caktuara nga lëndë të ndryshme. Në botën reale nuk
ndeshim probleme të cilët janë të thjeshtë dhe për zgjidhjen e të cilave nuk është e nevojshme
gërshetimi i dijeve dhe përvojave të ndryshme. Mësuesit e shkëlqyeshëm i ndihmojnë
nxënësve se si të integrojnë dije të caktuara dhe të dinë t’i përdorin në mënyrë kualitative në
botën në të cilën na rrethon. “Në fund, mësuesit e shkëlqyeshëm duhet të pranojnë mundësitë
e nxënësve të tyre dhe të përpiqen që ato mundësi t’i zhvillojnë dhe jo të shtypin shpirtin e
tyre dhe kështu të shndërrohen në varrë himes të inteligjencës së tyre dhe mundësisë që të
japin më tepër.”(Musai B.,1999, fq.153)
Mësimi me nxënësin në qendër, me kombinimin e shkathtë të mësimdhënies direkte dhe
indirekte, nxit dhe përkrah aktivitetin e nxënësit ku ata njëherit gradualisht marrin edhe
përgjegjësinë për përvetësimin e diturive, zhvillimin e operacioneve mendore- intelektuale,
shkathtësive, shprehive si dhe për formimin e qëndrimeve në procesin e të mësuarit në
kuadër të ushtrimeve të ndryshme, sepse në këtë mësim dominojnë ushtrimet e aftësive të
tyre.( Nuredini V.,2012, fq.1)
10
Mësimdhënia është vlerësuar si një proces që bashkon artin me shkencën. “Mësimdhënia si
art” mbështetet në intuitën e mësuesit dhe veprimin e tij gjatë procesit për ta bërë kurrikulën
fleksibël, të përdorshme, të gjallë dhe ndërvepruese. Mësimdhënia si shkencë diktohet nga
qëndrimet e autorëve të kurrikulave dhe nga drejtimi që ata i kanë dhënë përmbajtjes lëndore
në lëndë të caktuara”. (Gjokutaj M., 2009, f.263 )
Mësimdhënia bashkëkohore nënkupton ndryshimin e roleve të mësuesit dhe të nxënësit, me
qëllimin kryesor - lehtësimi i të nxënit. Kraja ( 2008), nisur nga zhvillimet e viteve të fundit
në shkollën tonë, konstaton: “Tani problemi shtrohet për të pasur më shumë mësimdhënie të
hapur. Mësuesit duhet të jenë të hapur ndaj përfshirjes së nxënësve në të gjitha hallkat e
procesit mësimor. Rolet e aktorëve janë të larmishme, sepse nxënësit dhe mësuesit janë
autorë dhe aktorë. Mësuesi luan rolin e drejtuesit dhe të organizuesit, ndërsa nxënësi
gjithëpërfshihet në procesin mësimor.” (f. 312)
Gardner (2003 ) vë në dukje se “Sipas një përkufizimi, mësues i aftë është ai që, për të njëjtin
koncept, mund të hapë një numër të ndryshëm dritaresh... Një mësues i suksesshëm shërben
si një “ndërmjetës midis nxënësit dhe programit mësimor”, gjithmonë i gatshëm për
protetikën edukuese – tekste, filma, softuerë kompjuteri – të cilat mund të ndihmojnë në
shpjegimin e përmbajtjes, në një mënyrë sa më të efektshme, për nxënësit që shfaqin
karakteristika për këtë formë të mësuari”( f. 214 ). Ai shton se: “Nuk ka rëndësi sa i zgjuar je,
por ka rëndësi për çfarë je i zgjuar” dhe, sipas tij, ne, si qenie njerëzore, të gjithë kemi një
aftësi për të zgjidhur probleme të llojeve të ndryshme. Çdo subjekt ka stilin e vet të të
mësuarit dhe një formë të vetme të inteligjencës. Çdo subjekt, edhe në rast se ka një mangësi,
mund të ketë një mënyrë të veten dhe origjinale të njohjes. “Filozofia progresive dhe arsimi
humanist rrisin vetëkuptimin dhe vetëndërgjegjësimin e nxënësit, e ndihmojnë të
përsonalizojë dhe të individualizojë të mësuarit, si dhe të përputhë nevojat dhe interesat
vetjake të tij me përvojat akademike. Klasa karakterizohet nga veprimtaria, jo pasiviteti; nga
bashkëpunimi, jo konkurrenca; dhe shumë mundësi për të mësuar, krahas teksteve dhe
situatave të drejtuara nga mësuesi.”(f. 71 )
Komunikimi mësues-nxënës duke bërë diçka (by doing something) nxit përvojën vetjake dhe
kultivimin e individualitetit të nxënësit dhe nxit që të nxënit e tyre të mos jetë vetëm nga
tekstet por të nxënit të bazohet në “nxënien duke bërë” diçka (learning by doing) ( Lei, Zhao,
2007, fq.286)
Mësuesit më të mirë dallohen në atë se si ato e komunikojnë informacionin tek nxënësit dhe
se sa mirë e krijojnë nxënësit përgjigjen (feedback) dhe debatojnë mekanizmat për tu siguruar
11
se rryma të lira idesh dhe pyetjesh do jenë gjithmonë aktive midis mësuesit dhe nxënësit
(Kreku 2012, fq.92). Me avancimin e teknologjive arsimore, një seri mjetesh të avancuara
komunikimi e bëjnë mësuesin të qëndrojë efektivisht i lidhur me nxënësit gjatë gjithë kohës
(Vadahi, Bilalli, 2013).
Për shumicën e nxënësve, të folurit në gjuhën amtare është një mjeshtëri që fitohet në
mënyrë natyrale. Ndërsa mësimi i një gjuhe të huaj fillon kryesisht në bankat shkollore.
Celcia-Murcia ( 2001) i përshkruan stilet e të nxënit si qasje të përgjithshme si p.sh. globale
apo analatike, dëgjimor ose auditorë apo vizual, pamor të cilat studentët i përdorin në
përvetësimin e një gjuhe të huaj apo të ndonjë lënde tjetër. Këto stile pasqyrojnë mënyrën se
si një individ e përcepton, ndërvepron dhe reagon ndaj mjedisit të nxënies. Stilet e të nxënit,
gjithashtu, përkufizohen si sjellje karakterizuese kognitive, afektive, sociale dhe psikologjike
të cilat shërbejnë si tregues të mënyrës se si një nxënës, student apo individ percepton,
ndërvepron dhe reagon në mjedisin e të mësuarit.(MacKeracher, D., 2004)
Lënda e gjuhës shqipe dhe ajo e gjuhës së huaj bëjnë pjesë në fushën e “ Gjuhët dhe
komunikimi”. Kjo fushë synon zhvillimin gjuhësor letrar që është boshti themelor për rritjen
intelektuale, shoqërore, estetike dhe emocionale të nxënësve. Mësimi i gjuhës shqipe dhe i
gjuhëve të huaja i ndihmon nxënësit që të bëhen individë të pavarur, të lirë, të kulturuar,
mendimtarë kritikë dhe krijues, njëherit të vetëdijshëm për identitetin e tyre personal dhe
kombëtar(Kurrikula e gjuhës shqipe dhe gjuhëve të huaja , 2014).
Duke pasur parasysh aftësitë dhe nevojat individuale të nxënësve, për të arritur këtë qëllim,
mësimdhënësi duhet të provojë qasje të ndryshme, të zbatojë një sërë strategjish dhe
teknikash për të krijuar një ambient mësimor miqësor për nxënësin, duke e ditur që ka një
mori faktorësh të ndërlidhur që çojnë drejt suksesit, ose dështimit. Kjo nënkupton reflektim të
vazhdueshëm, transformim dhe përshtatje të qasjeve. Në kërkim të ‘metodës më të mirë’
shumë mësimdhënës pajtohen që ‘metoda më e mirë’ është ajo që jep rezultatet më të mira në
një klasë të caktuar, me një grup të caktuar nxënësish ( Grup autorësh 2012, fq.19 ).
Nëse tërhiqet një paralele në mes të gjuhës dhe një ndërtese, gramatika mund të konsiderohet
si plani i arkitektit ndërsa fjalët si blloqet ndërtimore. Prandaj, pa planin e arkitektit nuk
mund të ndërtohet ndërtesa edhe nëse njeriu i ka një milionë blloqe(Sesnan, 1997).
Mënyra më e mirë e mundshme nënkupton që ne (mësimdhënësit) të arrijmë jo vetëm të
ligjërojmë lëndën tonë, por edhe t’i pajisim nxënësit me shkathtësi për gjithë jetën të cilat ata
i vënë në punë në klasë dhe jashtë saj, në shkollimin e mëtejmë dhe në punë. ( BEP, 2012).
Stili i të mësuarit zë një vend të rëndësishëm në jetën e individit. Kur vetë individi e di
mënyrën se si arrin të mësojë më mirë, ai do të jetë në gjendje të integrohet në procesin e të
12
mësuarit duke ndikuar kështu në një proces më të lehtë dhe të frytshëm. Një tjetër anë
pozitive e njohjes së stilit të vet të të nxënëit do t’i mundësojë studentit të zgjidhë problemet
jo vetëm gjatë këtij procesi, por edhe në jetën e tij të përditshme(Biggs, J. 2001).
1.2. Mësimdhënësi dhe roli i tij në mësimin e gjuhës angleze
Çfarë është një mësimdhënës i mirë sipas Hammer (1998 ). Disa nga përgjigjet që ai kishte
marrë gjatë disa intervistave ishin:
- Ata duhet t’i bëjnë leksionet interesante, që të mos mërziteni me to.
- Një mësimdhënës duhet ta dojë punën e tij. Nëse ai/ajo ndien kënaqësi, atëherë edhe
leksionet do të jenë më interesante.
- E pëlqej mësimdhënësin që ka një personalitet në vetvete, që nuk fshihet para nxënësve
kështu që ai/ajo jo vetëm që është mësues, por është edhe personalitet mbi të gjitha.
- Pëlqej mësimdhënësin që ka njohuri të përgjithshme, jo vetëm në lëndën e tij.
- Një mësimdhënës i mire është “zot shtëpie ne klasë” jo në kuptimin negativ, por në
kuptimin pozitiv. ( fq.1,2 ).
Shumë njerëz janë dakord për aftësitë që duhet të ketë një mësimdhënës. Një mësimdhënës
nuk mund të ketë zotërime të mira të gjuhës angleze, por kupton nga ajo se si nxënësit
mendojnë dhe mësojnë ose një mësimdhënës tjetër i cili flet një anglishte të rrjedhshme, por
që nuk ka aftësi në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës angleze. Qëllimi është që
mësimdhënësi t’i kombinojë këto të dyja në mësimdhënie. Dy mënyra shumë të rëndësishme
që mësimdhënësit pa aftësi të mëdha të gjuhës angleze mund t’i zhvillojnë janë:
1. Parapërgatitja e orës -Mësimdhënësi duhet t’i shikojë aktivitetet që ka planifikuar të
mbajë dhe të familjarizohet me fjalorin dhe fjalitë që do të përdoren në orën e mësimit.
Ky lloj prove është shumë efektiv.
2. Bashkëpunimi me mësimdhënësit e tjerë - Është ide shumë e mirë që të bëni takime me
mësimdhënësit e gjuhës angleze. Mund të bëni takime kohë pas kohe, p.sh. një herë në
muaj që të diskutoni për leksione apo për shkëmbim idesh (Brewster, Ellies, Girard
1992, f.130).
13
Nxënësit janë të interesuar të mësojnë funksionet e gjuhës sepse është një aspekt i pranimit
profesional dhe social dhe gjithashtu është një aspekt i vetë-aktualizimit. Megjithatë, edhe pas
investimit të kohës dhe përpjekjeve të mjaftueshme për të mësuar një gjuhë të huaj, është
vërejtur se studentët zakonisht kanë pengesa kur bëhet fjalë për të shprehur veten në gjuhën e
huaj.( Artemis Dralo, A. 2012 ).
1.3. Sfidat e zbatimit të kurrikulës në gjuhën angleze
Sipas argumentee të(Morris, P., & Scott, I., 2003, f. 71), ka mjaft sfida për të transmetuar
qëllimin e udhëzimeve kurrikulare, duke filluar nga politikëbërësit, te drejtuesit e nivelit të
mesëm e deri në pikën e aplikimit të këtyre udhëzimeve nga mësuesit. Morris dhe Scott
(2003) gjithashtu deklarojnë se ka edhe udhëzime që janë të pamundur për t’u zbatuar, sepse
janë të paqartë.(Spillane, J. P., Diamond, J. B., Burch, P., Hallett, T., Jita, L., & Zoltners, J. ,
2002, fv. 731-763) pajtohen me këtë, duke thënë se një ndër arsyet kryesore për dështimin e
zbatimit të udhëzimeve mund të shkaktohet nga formulimi i direktivave të paqarta dhe
kontradiktore të politikëbërësve në lidhje me zbatimin e dëshiruar të këtyre rregullave nga
mësuesit. Ata dalin në përfundimin se kur direktivat e politikave kanë një qëllim të shpjeguar
qartë të zbatimit, udhëzimi ka më shumë gjasa për t'u zbatuar.
Në shqyrtimin dhe analizimin e zbatimit të reformës kurrikulare, sipas Desimone (2002),
zbatimi i udhëzimeve mund të lehtësohet nga faktorët si: qëndrueshmëria, autoriteti dhe
pushteti. Ajo shprehet se sa më specifike të jetë një kurrikulë, në drejtim të materialeve,
informacionit, zhvillimit profesional dhe udhëzimeve të dhëna, aq më shumë gjasa do të ketë
që mësuesit të jenë në gjendje ta zbatojnë atë. Megjithatë, kurrikulat shpesh nuk ofrojnë
udhëzime të qarta për t’u praktikuar, gjë që e bën të vështirë praktikimin e udhëzimeve.
Desimone, L. (2002) ka nxjerrë në përfundim katër tipare të zbatimit me sukses të
udhëzimeve kurrikulare. Zbatimi i udhëzimeve është më i lehtë në qoftë se udhëzimet
përputhen me përpjekjet e tjera për reforma të vazhdueshme në nivel shkolle, qarku dhe
shteti. Ajo argumentoi se aspektet autoritare të një politike mund të ndahen në tri kategori:
(1) Autoriteti normativ, i cili përfshin pjesëmarrjen e mësuesve në vendimmarrje,
pjesëmarrjen në rrjete dhe aktivitete bashkëpunuese, dhe normat që kanë të bëjnë me racën,
përkatësinë etnike dhe të ardhurat;
14
(2) Organi individual, pra, udhëheqja kryesore; dhe
(3) autoriteti institucional, i cili përfshin udhëheqjen e qarkut, mbështetjen burimore, dhe
mbështetjen nga prindërit e komunitetit. Së fundi, ajo argumenton se zbatimi i kurrrikulës ka
më shumë gjasa të ketë sukses nëse ajo zbatohet në një mjedis të qëndrueshëm me pak
qarkullim, dmth., një lëvizshmëri të ulët të mësuesve, nxënësve, dhe administratorëve,
(f.433).
Mësuesit e rinjë sot hyjnë në shkolla në një kontekst të politikave të formuar kryesisht nga
reforma me bazë standardesh, e cila është zbatuar, në një farë mase, në pothuajse çdo shtet
nëdekadën e kaluar. Dy emërues të përbashkët të politikës së reformës të bazuar në standarde
janë standardet e të mësuarit në nivel shtetëror, të cilat diktojnë se çfarë duhet të bëjnë
nxënësit të njohin dhe të jenë në gjendje të bëjnë, dhe një sistem vlerësimi mbarëkombëtar
për të matur nëse nxënësit përmbushin këto standarde.
Mësimi i një gjuhe të huaj është bërë domosdoshmëri për çdo qytetar. Njerëzit kanë nevojë e
njohin gjuhën angleze si gjuhë të komunikimit ndërkombëtar, i cili do t'i ndihmojë ata të
gjejnë një punë, për nevoja studimore dhe të përdorin informacionin e gjerë të ofruar nga
teknologjia në gjuhë të huaja, udhëtime jashtë apo për biznes. Mësimdhënia e gjuhëve të
huaja përbën një pjesë të rëndësishme të shkollës ku kurrikula, e cila pasqyron Strategjinë
Kombëtare për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar që thotë "Është hartuar politika e
gjuhëve të huaja të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe zbatohet në përputhje me
zhvillimet në vendin tonë dhe në bashkëpunim me BE politikën në këtë drejtim, duke ndjekur
dy direktiva bazë të BE-së, shumëgjuhësinë dhe ndërkulturoren e arsimit ", (MASHT, 2011).
Prioriteti që shqiptarët të kenë një zotërim të mirë të gjuhës angleze ka qenë gjithmonë e më
shumë në rritje pas vitit 2005. Kjo gjuhë është padyshim “lingua franca” (Muka, 1995, f. 62)
e shekullit të 21-të dhe është e vetëkuptueshme rëndësia për të gjithë, e sidomos për çdo të ri
që del nga shkolla në jetë, të flasë e lexojë anglisht në mënyrë që të jetë i suksesshëm në një
Kosovë që integrohet në Evropë dhe po përballet me pasojat e globalizimit.
Barnes (2002) shkruan se Mësimi i gjuhës moderne të huaj (MFL-Modern Foreign
Language), megjithatë, kërkon jo vetëm që mësuesit të kenë aftësi gjuhësore për të siguruar
një gjuhë efektive model për nxënësit, por edhe kompetenca pedagogjike për të shfrytëzuar
këtë aftësi në shërbim të mësimnxënies së nxënësve,(Barnes, A., 2002).
(Kennedy, C., 1988, f. 329), një studiues i gjuhësisë së aplikuar, përdor po këto dallime për të
analizuar rolin e pjesëmarrësve në zbatimin e kurrikulës së gjuhës angleze. Ai sugjeron se
15
zyrtarët në Ministrinë e Arsimit, apo inspektorët e arsimit janë përshtatësit në zbatimin e
kurrikulës së mësimit të gjuhës angleze. Mësuesit janë zbatuesit, nxënësit janë klientët,
kurrikula dhe materialet zhvilluese të saj janë furnizuesit dhe specialistët e kurrikulës janë
sipërmarrësit ose siç mund t’i quajmë ndryshe, janë agjentët e ndryshimit.
Mësimi i gjuhës angleze ka qenë një ndër shqetësimet kryesore të shekujve të fundit. Metodat
dhe teknikat e reja kanë dalë me teknologjitë e reja dhe zhvillimet e fundit.
Në fakt, roli i pazëvendësueshëm i mësimdhënësve në zhvillimin e kurrikulës, sidomos në
fazën e zbatimit, theksohet gjithnjë e më shumë nga politikëbërësit, studiuesit, dhe aktorët e
tjerë. “Mësuesit marrin vendime të rëndësishme që kanë pasoja te nxënësit. Kjo gjë ndodh
brenda klasave me dyer të mbyllura. Askush nuk mund të kontrollojë të gjitha praktikat
mësimore të mësuesit”(Tanner, D., & Tanner, L. N., 1995, f. 619). Mospërfshirja e mësuesit
në formulimin e udhëzimeve të kurrikulës mund të rezultojë në ndryshimin apo refuzimin e
risive të kurrikulës, që duhet të zbatohen në klasë.
Sa i përket kurrikulës së re sipas Papajani (2016) kurrikula paraqet një vizion të përgjithshëm
dhe i jep mundësi nxënësit që të plotësojë nevojat e tij, duke i krijuar besim dhe siguri për
nevojat e tij jetësore, duke i trajtuar këto probleme si për të tashmen, ashtu dhe për të
ardhmen. Kurrikula shpreh dhe mbështet rëndësinë e zhvillimit tërësor të nxënësit. Ajo synon
t’i zhvillojë nxënësit si nga ana shpirtërore ashtu dhe morale, por kujdeset posaçërisht që
secili nxënës në kuptimin etik të fjalës të jetë i respektuar dhe i paparagjykuar për arsye të
qëndrimeve dhe vlerave të ndryshme që ai mbart. Kurrikula përpiqet që t’u japë nxënësve
njohuri, aftësi që do t’u shërbejnë atyre jo vetëm për jetën e tyre në shkollë, por dhe për më
vonë në jetë.
Hapi i parë në reformimin e arsimit parauniversitar është hartimi i Kornizës së Kurrikulës, që
vendos themelet për ngritjen e cilësisë dhe barazisë në shërbimet arsimore për të gjithë
nxënësit. Kjo nënkupton ndërlidhjen e sistemit të arsimit me synimet dhe reformat aktuale
arsimore me sistemet më të zhvilluara(MASHT, 2016).
Sipas MASHT (2016), qëllimet e arsimit, me bazë kurrikulën e re janë:
Kultivimi i identitetit personal, kombëtar, i përkatësisë shtetërore e kulturore
Promovimi i vlerave të përgjithshme kulturore dhe qytetare
Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit
Aftësimi për jetë dhe për punë në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore
Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe përdorimi i teknologjisë për zhvillim të qëndrueshëm
Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës.
16
Si përfundim, pengesat për zbatimin e kurrikulës së gjuhës angleze mund të jenë: mungesa e
kuptimit të risive nga mësuesit; mungesa e njohurive, aftësive dhe burimeve të nevojshme në
përputhje me nismën përparimtare; papajtueshmëria e marrëveshjeve organizative me risi;
mungesa e motivimit të trupës pedagogjike; njohuri paraprake, bindjet dhe përvojat e
mësuesve; komentet e ndryshme të udhëzimeve, si edhe kontekstet shoqërore të
mësimdhënies.
1.4.A do të ndikohen tekstet shkollore nga kurrikula e re?
Sa i përket zbatimit të kurrikulës së re nëpër shkollat e Kosovës, në mënyrë të drejtpërdrejtë
ndikohen edhe tekstet shkollore të cilat tashmë kanë tema të ndryshme mësimore.
Kjo konfirmon shqetësimet e Cohen dhe Ishihara (2013) se tekstet shkollore nuk sigurojnë
ushtrime të mjaftueshme interaktive për praktikimin e formave të prezantuara dhe diskutimin
e normave sociokulturore të gjuhës së synuar.
Prandaj, në mënyrë që objektivat më ambiciozë të kurrikulës së re të realizohen, shkollat
duhet të vazhdojnë të vlerësojnë në mënyrë kritike tekstet shkollore për të përcaktuar se cilat
më së miri i përmbushin objektivat. Kennedy dhe Tomlinson (2013) gjithashtu theksuan se
politikat mund të ndryshojnë, por objektivat kanë tendencë të mbeten të njëjta dhe objektivat
priren të përcaktojnë se çfarë materialesh duhet të botohen.
Për shkak të natyrës gjithnjë e më komplekse të ndryshimeve në shkallë të gjerë arsimore, të
cilat kombinojnë zhvillimet politike, ekonomike dhe teknologjike për të ndryshuar supozimet
tradicionale kulturore dhe praktikat arsimore, hulumtuesit arsimorë dhe studiuesit e
kurrikulumit (Carson, 2009, Fullan, 2006, Hargreaves, 2005) theksojnë nevojën për një
kuptim të sofistikuar të ndryshimeve të arsimit në tërë sistemin në lidhje me kontekstet e tyre
të veçanta politike dhe kulturore.
(Hutchinson, T and &Torres, E., 1994) diskutojnë se tekstet luajnë një rol pozitiv shumë të
rëndësishëm në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Sheldon (1988) sugjeron se “tekstet nuk
përfaqësojnë vetëm anën e dukshme të programit të gjuhës angleze, por edhe ofrojnë
përparësi të konsiderueshme”(Sheldon, L. E., 1988, f. 237). Funksioni më i rëndësishëm i një
teksti është të nxisë nxënësit të mësojnë(Miekley, J., 2005). Për Dubin dhe Olshtain (1986)
17
“elementi i prekshëm që i jep vlefshmëri orës së mësimit të gjuhës angleze, për shumë
mësues dhe nxënës, është teksti”(Dubin, Fraida, and Elite Olshtain, 1986, f. 167).
Procesi i mësimdhënies përcaktohej në mënyrë strikte nga tekstet shkollore. Tekstet ishin
dirigjues sipas së cilave mësimdhënia, vlerësimi dhe të gjitha proceset tjera planifikoheshin.
Duket sikur teksti është burimi kryesor që mund të përcjellë njohuri dhe informacion për
nxënësit në mënyrë të lehtë dhe të organizuar.(Cunningsworth, A., 1995) e identifikon tekstin
si burim në prezantimin e materialeve dhe burim për nxënësit që të praktikojnë dhe të bëjnë
aktivitete të ndryshme.
Arsyet për vlerësimin e tekstit janë të shumta dhe të ndryshme. Një nga arsyet kryesore është
nevoja për të miratuar libra të rinj. Një tjetër arsye që (MacKeracher, D., 2004) thekson, është
se duhet të identifikohen pikat e forta dhe të dobëta të teksteve në përdorim.
Tomlinson(Tomlinson, B. , 1996) gjithashtu thekson se procesi i vlerësimit të materialeve
mund të shihet si një mënyrë për të zhvilluar të kuptuarit tonë për mënyrat në të cilat
funksionon dhe, duke bërë këtë, për të kontribuar në teorinë e blerjes dhe në praktikat
pedagogjike. Grant pretendon se “Libri Perfekt nuk ekziston”(Grant, N. , 1987, f. 8), por
qëllimi është të gjendet libri më i mirë i mundshëm që është i përshtatshëm për një grup të
caktuar nxënësish. (Sheldon, L. E., 1988) sugjeron se tekstet shkollore jo vetëm që
përfaqësojnë pjesën e dukshme të kurrikulës së gjuhës angleze, por edhe ofrojnë avantazhe të
konsiderueshme për nxënësit dhe mësuesit.
1.5. Stilet e të nxënit të nxënësve të gjuhës angleze
Njihen tre stile kryesore të të nxënit, të cilët janë;
1. stili pamor,
2. dëgjimor, dhe
3. kinetik, dhe secili prej tyre karakterizohet si më poshtë:
1. Stili viziv (pamor) –nxënësit që parapëlqejnë stilin viziv mësojnë më mirë me anë
të imazheve pamore dhe i parafytyrojnë informacionet abstrakte me pamje apo
imazhe në mendjen e tyre. Këta individë ose nxënës u kushtojnë shumë rëndësi të
dhënave joverbale dhe gjuhës së trupit të mësimdhënësit për të kuptuar dhe
përvetësuar informacionin e dhënë në klasë. Këta nxënës parapëlqejnë të ulen në
18
vendet e para në klasë dhe shpesh, mbajnë shënime përshkruese për materialin e
paraqitur në klasë.
2. Stili i të nxënit dëgjimor - nxënësit me këtë stil të mësuari e zbulojnë
informacionin nëpërmjet të dëgjuarit dhe e interpretojnë atë sipas intonacionit të
zërit, shpejtësisë së të folurit dhe theksit. Këta individë parapëlqejnë të lexojnë me
zë në klasë dhe, shpeshherë, nuk i përvetësojnë mirë materialet e shkruara.
3. Stili kinetik (veprues) - individët me stil kinetik të të nxënit preferojnë të
përfshihen fizikisht ndërkohë që mësojnë apo u paraqitet informacion i ri. Ato
parapalqejnë kontaktin me botën fizike dhe pëlqejnë të ndërveprojnë me të tjerët.
Por këta individë është e vështirë të përqendrohen për një kohë të gjatë tek
objektivi i orës dhe mund ta humbasin lehtë vëmendjen.(LdPride,n.d.2009)
Siç e dimë, kemi lloje të ndryshme inteligjence të nxënësve në një klasë që pasqyrojnë
panoramën shumëngjyrëshe të ndryshimeve individuale të nxënësve; ato kuptohen si mjete
personale që disponohen nga individi për të kuptuar informacionin e ri dhe, më pas, për ta
mbajtur mend e ruajtur atë me qëllim që të mund ta përdorë kur të jetë nevoja. Inteligjenca
e llojeve të ndryshme mbart vlerë neutrale dhe asnjëri pre këtyre llojeve nuk mund të
konsiderohet si më superior ndaj të tjerëve apo e anasjellta. Secili prej këtyre llojeve të
inteligjencës, në thelb, gjendet te secili individ, por njëri prej tyre mbizotëron, duke e bërë
individin të jetë më i talentuar në një fushë të dhënë. Secili prej tipeve të inteligjencës
është i pavarur dhe kështu mund të jetë i ndryshueshëm nëpërmjet të mësuarit apo të
ushtruarit dhe, nga ana tjetër, ato ndërveprojnë për të gjetur zgjidhjet për problemet e jetës
së përditshme,( Gardner, 1999).
Willing ( 1998 ), në studimin e tij, ka identifikuar katër stile të të nxënit nëpërmjet një
pyetësori për të mbledhur të dhëna nga vetë studentët. Këto katër stile të të nxënit ai i ka
emërtuar në këtë mënyrë: studentë konkretë, studentë analitikë, studentë komunikues dhe
studentë të drejtuar nga mësuesi. Më pas, Nunan (1991)jep një përshkrim më të
hollësishëm të këtyre katër stileve duke u nisur nga lloji i detyrave dhe aktiviteteve që
studentët parapëlqejnë për të mësuar gjuhën e huaj. Këto të dhëna janë të mbledhura nga
Willing ( 1998 ) nëpërmjet pyetësorit të tij, dhe ato shfaqin këto tipare:
1. Nxënësit konkretë pëlqejnë lojërat, fotot, filmat, videot, të përdorin kaseta, të flasin me
një shok dhe ta praktikojnë gjuhën jashtë klasës;
19
2. Nxënësit analitikë pëlqejnë të studiojnë gramatikën, të lexojnë libra dhe gazeta në gjuhë
të huaj, anglisht. Ata pëlqejnë të studiojnë vetëm, të gjejnë gabimet e veta dhe të zgjidhin
problema të dhëna nga mësuesi;
3. Studentët komunikues mësojnë më mirë duke parë e dëgjuar të huaj, folësit e gjuhës,
duke biseduar me shokët në anglisht, duke e përdorur gjuhën jashtë klase p.sh. në dyqane
ose në udhëtim. Atyre u pëlqen të mësojnë fjalë të reja duke i dëgjuar ato dhe duke
bashkëbiseduar;
4. Studentët e drejtuar nga mësuesi pëlqejnë që mësuesi të shpjegojë gjithçka dhe të kenë
tekstin e tyre, të shkruajnë çdo gjë, si dhe pëlqejnë të mësojnë gramatikën, të mësojnë
duke lexuar dhe fjalët e reja t‟i mësojnë duke i parë të ilustruara.(Willing, 1988)
1.6.Mësimdhënia bashkëkohore dhe ndërlidhja e teknikave mësimore të
gjuhës shqipe me gjuhën angleze
Në mësimdhënie të mësuarit konsiderohet me interesat, nevojat dhe aftësitë e nxënësve dhe
kështu vendimet në lidhje me mësimdhënien / të mësuarit merren në bazë të asaj që i
përshtatet nxënësve,(Hurimi, A. 2005).
Shprehja “metodat aktive” sot do të thotë metoda (dhe teknika) pedagogjike të cilat përdoren
dhe/ose provokojnë aktivitetin e nxënësit.
Gjithsesi, “çdo njeri është agjent ndryshimi; ndryshimi nuk është kaq i rëndësishëm sa nuk
mund t’i lihet ekspertëve”(Fullan, M., 2010, f. 62) e askush më mirë se mësuesi nuk e njeh
klasën e vet.
Puna së bashku u mundëson fëmijëve që t’u thonë të tjerëve perceptimet e tyre individuale, si
dhe të zgjidhin shpesh herë dhe problemet që ata kanë. Në këtë mënyrë ata mund të
reflektojnë rreth personaliteteve të ndryshme, aftësive të shokëve të tyre në grup dhe kjo
siguron një shkëmbim ndërveprues dhe i ndihmon ata që të kuptojnë më shumë në mënyrë
individuale. Veç kësaj, përvoja gjatë të nxënit në bashkëpunim lehtëson zhvillimin social dhe
personal të fëmijëve, sepse praktika e të punuarit me të tjerët u jep atyre një vlerësim
të përkohshëm për veten, i cili është i dobishëm kur mbështetet nga puna në
bashkëveprim(Mato, Gjedia, Koci, 2006, f. 15).
20
a) Bashkëpunimi si kriter për suksesin
Bashkëpunimi, kriteri kryesor për suksesin. Ndihma që u japin nxënësit njëri-tjetrit është një
kriter i rëndësishëm për sukses. Mësuesi këtë gjë duhet që t’ua bëjë të ditur nxënësve që në
fillim të vitit shkollor. Bashkëpunim ka shumë gjëra të veçanta me të nxënët me anë të
diskutimit por gjithashtu kanë dhe shumë gjëra të përbashkëta.
a) Karakteristikat dhe tiparet dalluese të të nxënit në bashkëpunim (Sharan,S., 1997) ka
përcaktuar pesë karakteristikat e paraqitura më poshtë:
- Përdor grupe të vogla prej tre apo katër nxënësish (mikro grupe).
- Përqendrohet në detyrat që duhet të kryhen.
- Kërkon bashkëpunim dhe komunikim të grupit.
- Cakton përgjegjësi individuale për të mësuar.
- Mbështet kompaktësinë e grupit, ka drejtim të përbashkët,(Musai, 2003, f. 180).
Të nxënit në bashkëpunim merr shumë forma brenda klasës. Karakteristikë e tij thelbësore
është se ai ndihmon në vartësinë e brendshme pozitive, nëpërmjet të nxënit të nxënësve, që të
mësojnë dhe të punojnë bashkë në njësi grupesh të vogla. Grupet tradicionale të të nxënit në
bashkëpunim përmbajnë tre apo katër nxënës, të cilët punojnë për një detyrë së bashku, në
mënyrë të tillë që çdo anëtar grupi arrin të kontribuojnë procesin e të nxënit dhe, më pas,
mëson të gjitha konceptet bazë që janë shpjeguar. Si grupet individuale të nxënësve, ashtu
dhe grupi në tërësi janë përgjegjës për rezultatin. Të nxënit bashkëpunues rrit aftësitë
mësimore, drejtuese dhe sociale të nxënësve.
Mësuesi, tashmë drejton, orienton, udhëzon, bisedon, diskuton, shkëmben ide. Nxënësi, i cili
më parë kishte si funksion të përgjigjej kur pyetej, të dëgjonte dhe të riprodhonte
informacionet, ka kaluar në përfshirje, në veprim. Mund të thuhet se mësuesi dhe nxënësi
janë bërë bashkautorë të orës së mësimit. Këtu ka vend për të thelluar të mësuarit dhe të
nxënit, ndërthurjen e tyre, të mësuarit me tema e të mësuarit me projekte, të cilat sigurojnë
një aktivizim masiv të nxënësve. Gardner vë në dukje se “Sipas një përkufizimi, mësues i aftë
është ai që, për të njëjtin koncept, mund të hapë një numër të ndryshëm dritaresh... Një
mësues i suksesshëm shërben si një “ndërmjetës midis nxënësit dhe programit mësimor”,
gjithmonë i gatshëm për protetikën edukuese – tekste, filma, software kompjuteri – të cilat
mund të ndihmojnë në shpjegimin e përmbajtjes, në një mënyrë sa më të efektshme, për
nxënësit që shfaqin karakteristika për këtë formë të mësuari”,(Gardner, H., 2003, f. 214).
Ai shton se: “Nuk ka rëndësi sa i zgjuar je, por ka rëndësi për çfarë je i zgjuar” dhe, sipas tij,
ne, si qenie njerëzore, të gjithë kemi një aftësi për të zgjidhur probleme të llojeve të
21
ndryshme. Çdo subjekt ka stilin e vet të të mësuarit dhe një formë të vetme të inteligjencës.
Çdo subjekt, edhe në rast se ka një mangësi, mund të ketë një mënyrë të veten dhe origjinale
të njohjes. “Filozofia progresive dhe arsimi humanist rrisin vetëkuptimin dhe
vetëndërgjegjësimin e nxënësit, e ndihmojnë atë të personalizojë dhe të individualizojë të
mësuarit, si dhe të përputhë (të paktën të vlerësojë) nevojat dhe interesat vetjake të tij me
përvojat akademike. Klasa karakterizohet nga veprimtaria, jo pasiviteti; nga bashkëpunimi, jo
konkurrenca; dhe shumë mundësi për të mësuar, krahas teksteve dhe situatave të drejtuara
nga mësuesi.” (Gardner, H., 2003, f. 214).
“Procesi i të mësuarit konsiderohet si një proces që përzien artin me shkencën”. (Gjokutaj, M.
dhe Ladi Sh., 2005, f. 19) Prandaj, kur konsiderohet si art, mbështetet në punën e mësuesit,
intuitën e tij dhe profesionalizmin me të cilin organizohet ora e mësimit. Kjo është e
rëndësishme për ta bërë kurrikulën më të përdorshme, më të shumëllojshme e më
frytdhënëse. Asnjë kurrikulë shkollore nuk mund të jetojë pa art, intuitë apo veprimtari nga
ana e mësuesit.
Krijimi i një mjedisi nxitës është një nga çështjet kryesore të klasës moderne e mësimit me
metoda alternative. “Faktorët e motivimit, pranimi ndër-personal dhe vetë-besimi mund të
përmirësojnë ose kufizojnë shpejtësinë e niveleve të mësimit të gjuhës së dytë”. (Tafani, V.,
2003, f. 72) Mësuesi luan një rol të rëndësishëm në këtë pjesë. Zakonisht, nxënësit ndikohen
nga ndjenjat dhe qëndrimi i mësuesit dhe nëse përçohet kënaqësi dhe entuziazëm gjatë orës së
mësimit, atëherë nxënësit do të stimulohen dhe do të tregojnë gatishmërinë e tyre për të qenë
të vëmendshëm dhe për të dhënë përgjigje të sakta.
Nxënësit ndihmohen duke i mësuar të mbështesin njeri tjetrin. Si pasojë e kësaj, edhe
nxënësit e ndrojtur apo ato më pak të pranuarit në shoqëri për shkak të disiplinës ndjehen në
qendër të vëmendjes për shkak të rëndësisë që i kushtohet. “Suksesi dhe kënaqësia janë
faktorët kryesorë në përçimin e motivimit.” (Willis, J, 1996, f. 14) Sipas studimeve të
deritanishme, një mjedis nxitës është shumë më i vlefshëm sesa ndëshkimet për sjelljen e
pahijshme. Disa nga shtysat që mësuesit japin janë:
Të gjitha këto ndihmojnë mësuesit dhe nxënësit të bashkëpunojnë në harmoni më njëri tjetrin
dhe të krijojnë një mjedis nxitës në klasë. “Atëherë kur ndjenjat e nxënësit janë pozitive,
mund të themi se nxënësi është më i prirur për të kuptuar. Mendja e tij e ka portën të
hapurdhe gjuha kalon lehtësisht në të,” (Johnson, K., 2001, f. 94) dëshira e nxënësit për të
mësuar rritet dhe mësuesi mëson me aspirata të mëdha.
22
Diskutimi i nxënësve në punën me grupe është shumë i rëndësishëm nxënësit gjatë
procesit të diskutimit duke korrigjuar dhe saktësuar mendimet e njeri tjetrit arrijnë në
përfundime më të sakta. Diskutimi mësimor varet nga metodat e tjera. Pa kërkime, lexime,
vrojtime, eksperimente etj. S’ka diskutime kur mësimi zhvillohet mbi bazën e diskutimit
mësimor dallohen mirë dy faza që lidhen organikisht njëra me tjetrën: në të parën fillon
puna përgatitore për diskutim, kurse në të dytën bëhet diskutimi për çështjet e caktuara.
Zakonisht diskutimi mësimor mësuesit e përdorin në orët e përsëritjeve ose në përforcim, ku
mësuesi kontrollon dijet e nxënësve,( Pettijohn, 1996, f. 547).
Për të arritur mësimdhënien për të nxënë, mësuesit duhet t’i përgjigjen strukturës dhe
përmbajtjes së kurrikulës me shumë strategji gjithëpërfshirëse të nxënësit në procesin e të
nxënit. Për një kuptim më të qartë të mësimdhënies për të nxënë, duhet t’i drejtohemi
fillimisht mësimdhënies reflektuese.(Gjokutaj M., 2005, f. 12)
Disa nga teknikat në mësimdhënien bashkëkohore janë:
- Teknika brainstroming,
- Teknika Insert,
- DRTA (lexim dhe mendim i drejtuar)
- DLTA –(Dëgjim dhe mendim i drejtuar)
- Di / dua të di / mësoj
- Rrjet i idiskutimit(Salihu L., Zabeli N., Hoti D., 2006, f. 46)
- Kllasteri ( pema e mendjes )
-Kubimi
- Pesëvargëshi(Gjokutaj M., 2005, f. 53)
- Ditari tri pjesësh
- Ruaje fjalën e fundit për mua
- Shkrim i shpejtë (Temple & Crawford & Saul & Marhews & Makinster, 2005, f. 124)
- Parashikimi nëpërmjet termave paraprak
- Tabela e parashikimeve
- Diskutim përmes shqyrtimit të përbashkët
- Rrjeti i diskutimit
- Kubimi
- Të lexuarit në dyshe
23
- Lexim kuptimi
- Lexim me jehonë
- Shkrim i lirë
- Ese
- Tiketa me fjalë
- Tiketa me fjali
- Teknika “ Pyetje autorit "(Musai B., 2005, fq.40 ), dhe teknika tjera të mësimdhënies...
24
II. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT
2.1. Hulumtimi dhe qëllimet e hulumtimit
Si objekt hulumtimi kemi marrë si temë “ Rëndësia e kodit gjuhësor nga gjuha amtare në
gjuhën e huaj te fëmijët e edukimit fillor” Me ketë hulumtim autori është perpjekur të marr
informata nga nxënësit e klasëve të pesta të shkollave ku është bërë hulumtimi, sesa ndikon
gjuha shqipe në orën e gjuhes angleze, poashtu se a hasin nxënësit në vështirësi gjatë mësimit
të gjuhës së huaj. Përdorimi i gjuhës shqipe gjatë orës së gjuhës angleze a e lehtëson mësimin
e gjuhës së huaj dhe roli i mësimdhënësit në shpjegimin e gjuhës angleze.
Qëllimi i studimit është të hetojë ndikimin e ndryshimit të kurrikulës në mësimdhënien dhe
mësimnxënien e lëndës së gjuhës angleze, nën ndikimin e gjuhës shqipe.
2.2. Pyetjet e hulumtimit dhe hipoteza
Duke u bazuar në qëllimin e hulumtimit mund t’u paraprijnë këto pyetje hulumtuese:
Cili është ndikimi i gjuhës shqipe në mësimnxënien e gjuhës angleze?
Cili është roli i mësimdhënësit në mësimin e gjuhës angleze përmes teknikave të reja
mësimore që përdoren edhe në lëndën e gjuhës shqipe?
Duke u mbështetur në literaturën e shtjelluar hipoteza e hulumtimit mund të jetë:
Hipoteza e përgjithshme - Mendojmë se ekziston ndërlidhja mes të mësuarit e gjuhës shqipe
me atë angleze.
Hipoteza 1 –Nxënësit më lehtë e mësojnë gjuhën angleze, nëse gjatë mësimit përdoren
teknika të ndryshme bashkëkohore
2.3. Metodat kërkimore
Gjatë trajtimit teorik të problematikës kemi zbatuar këto metoda:
Metodën e analizës teorike
Metodën historike
Metodën krahasimore
Ndërsa gjatë trajtimit empirik (hulumtues) kemi zbatuar metodat:
Sasiore (kuantitative)
25
Cilësore (kualitative)
Të përziera (mikse)
I tërë ky gërshetim i metodave është bërë me qëllimin e vetëm që studimi të hulumtojë sa më
thellë problematikën dhe të nxjerr informacion të besueshëm edhe nga aspekti teorik, por
edhe nga ai empirik; si dhe të arrihet në përfundimet e sakta e rekomandime që do të
mundësojnë ndryshime pozitive në këtë fushë.
2.4. Instrumentet e hulumtimit
Për të arritur qëllimin e studimit, hulumtimi është bërë përmes pyetësorëve me të cilat është
realizua mbledhja e të dhënave, respektivisht instrumentit i cili u përdor te nxënësit të cilët
janë mostër e këtij hulumtimi.
Përmes pyetësorëve, si instrument i këtij hulumtimi, u sigurua mbledhja e të dhënave sasiore
dhe cilësore që mundësojnë ndriçimin sa më real të problematikës.
2.5. Popullacioni dhe mostra
Përzgjedhja e mostrës është bërë në mënyrë rastësore.
Hulumtimi është bërë në komunën e Klinës. Në shkollën e mesme të ulët “ Ismet Rraci “në
Klinë dhe Sh.F.M.U. “ Azem Bejta “ në fshatin Grabanicë. Në këtë hulumtim marrin pjesë 50
nxënës të klasave të pesta nga shkolla e qytetit dhe 50 nxënës të klasave të pesta nga shkolla e
fshatit.
Pra pjesëmarrës të këtij hulumtimi janë 100 nxënës.
2.6. Metodat statistikore për përpunimin e të dhënave
Për përpunimin statistikor të dhënave të nxjerra nga pyetësori është përdorur programi i
dedikuar për përpunimin e statistikave Microsoft Office Excel.
26
III. ANALIZA DHE INTERPRETIMI I REZULTATEVE
3.1. Rezultatet
Sipas të dhënave të cilat u nxorrën nga pyetësorët dhe përgjigjiet që i dhanë nxënësit në
pyetjet me të cilat u dizajnua pyetësori, kemi marrë këto përgjigje të cilat mund t’i shihni më
poshtë, nëpër tabela dhe figura, si dhe përmes përshkrimeve të autorit bazuar në rezultate.
Tabela 1. Mosha, gjinia dhe klasa e nxënësve
Mosha e
nxënësve sipas
klasave
Vendbanimi
Mosha
10 - 11 vjeç
Mosha
10 - 11 vjeç
V1 V2 V1 V2
F M F M F M F M
KlasaV1 Qytet 18 9
Klasa V2 Qytet 15 8
Klasa V1 Fshat 14 17
Klasa V2 Fshat 19 10
Totali 18 9 15 8 14 17 19 10
Tabela 2. A mendoni se ndikon gjuha shqipe në mësimin e gjuhës angleze?
opcionet Përgjigjet e nxënësve Të dhënat në përqindje
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
a) Ndikon shumë 40
44 80% 88 %
b) Deri diku ndikon 6 5 12% 10 %
c) aspak nuk ndikon 4 1 8 % 2 %
Totali 50 50 100% 100%
27
Figura1. Ndikimi i gjuhës shqipe në mësimin e gjuhës angleze
Nga rezultatet e paraqitura në grafik shihet se nga gjithsej 100 nxënës, prej tyre 40 apo 80 %
e nxënësve nga shkolla e qytetit dhe 44 apo 88 % e nxënësve nga shkolla e fshatit janë
përgjigjur se ndikon shumë mësimi i gjuhës shqipe në mësimin e gjuhës angleze, prej 100
nxënësve, prej tyre 6 apo 12 % e tyre nga qyteti dhe 5 apo 10 % e tyre nga fshati janë
përgjigjur se deri diku ndikon mësimi i gjuhës shqipe në mësimin e gjuhës angleze dhe
prej100 nxënësve, prej tyre 4 apo 8 % e nxënësve nga qyteti dhe 1 apo 2 % e tyre nga fshati
janë përgjigjur se aspak nuk ndikon mësimi i gjuhës shqipe në mësimin e gjuhës angleze.
Tabela 3.Cili është roli i mësimdhënësit në mësimin e gjuhës angleze përmes teknikave
të reja mësimore që përdoren edhe në lëndën e gjuhës shqipe?
opcionet Përgjigjet e nxënësve Të dhënat në përqindje
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
a) Shumë i rëndësishëm 41
36 82 % 72 %
b) Deri diku i rëndësishëm 6 10 12 % 20 %
c) Aspak i rëndësishëm 3 4 6 % 8 %
Totali 50 50 100% 100%
0
5
10
15
20
25
30
35
40
45
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
Përgjigjet e nxënësve Të dhënat në përqindje
40
44
80% 88%
6 5 12% 10%
4 1 8% 2%
Pyetësor me nxënës
a) Ndikon shumë
b) Deri diku ndikon
c) aspak nuk ndikon
28
Figura 2. Roli i mësimdhënësit në mësimin e gjuhës angleze përmes teknikave të reja të
mësimdhënies që përdoren edhe në gjuhën shqipe
Nga rezultatet e paraqitura në grafik shihet se nga gjithsej 100 nxënës, prej tyre 41 apo 82 %
e nxënësvenga shkolla e qytetit dhe 36 apo 72 % e nxënësve nga shkolla e fshatit janë
përgjigjur se roli i mësimdhënësit është shumë i rëndësishëm në mësimin e gjuhës angleze
përmes teknikave të reja të mësimdhënies që përdoren edhe në gjuhën shqipe, prej 100
nxënësve, prej tyre 6 apo 12 % e tyre nga qyteti dhe 10 apo 20 % e tyre nga fshati janë
përgjigjur se është deri diku i rëndësishëm dhe prej100 nxënësve, prej tyre 3 apo 6 % e
nxënësve nga qyteti dhe 4 apo 8 % e tyre nga fshati janë përgjigjur se aspak nuk është i
rëndësishëm mësimdhënësi që përdor teknika të reja të mësimdhënies, por duhet edhe ne të
mësojmë.
Tabela 4. A është lëndë e preferuar gjuha angleze ?
opcionet Përgjigjet e nxënësve Të dhënat në përqindje
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
a) shumë e preferuar 41
39 82% 78 %
b) deri diku e preferuar 7 8 14% 16%
c) aspak e preferuar 2 3 4 % 6%
Totali 50 50 100% 100%
0
5
10
15
20
25
30
35
40
45
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
Përgjigjet e nxënësve Të dhënat në përqindje
41
36
82% 72%
6 10
12% 20% 3 4
6% 8%
Pyetësor me nxënës
a) Shumë i rëndësishëm
b) Deri diku i rëndësishëm
c) aspak i rëndësishëm
29
Figura 3.Interesimi i nxënësve për gjuhën angleze
Nga rezultatet e paraqitura në grafik shihet se nga gjithsej 100 nxënës, prej tyre 41 apo 82 %
e nxënësvenga shkolla e qytetit dhe 39 apo 78 % e nxënësve nga shkolla e fshatit janë
përgjigjur se lënda e gjuhës angleze është shumë e preferuar,prej 100 nxënësve, prej tyre 7
apo 14 % e tyre nga shkolla e qytetit dhe 8 apo 16 % e shkollës nga fshati janë përgjigjur sese
lënda e gjuhës angleze është deri diku e preferuar dhe prej100 nxënësve, prej tyre 2 apo 4 % e
nxënësve nga qyteti dhe 3 apo 6 % e nxënësve nga shkolla e fshatit janë përgjigjur,se lënda e
gjuhës angleze nuk është aspak e preferuar.
Tabela 5. A ju ndihmon gramatika e gjuhës shqipe në mësimin e gramatikës së
gjuhës angleze?
opcionet Përgjigjet e nxënësve Të dhënat në përqindje
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
a) shumë na ndihmon 36 38 72 % 76%
b) Deri diku na ndihmon 10
11 20 % 22%
c) aspak nuk na ndihmon 4 1 8% 2%
Totali 50 50 100% 100%
0
5
10
15
20
25
30
35
40
45
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
Përgjigjet e nxënësve Të dhënat në përqindje
41 39
82% 78%
7 8 14% 16%
2 3 4% 6%
Pyetësor me nxënës
a) shumë e preferuar
b) deri diku e preferuar
c) aspak e preferuar
30
Figura 4. Ndërlidhja e gramatikës së gjuhës shqipe me atë angleze
Nga rezultatet e paraqitura në grafik shihet se nga gjithsej 100 nxënës, prej tyre 36 apo 72 %
e nxënësve nga shkolla e qytetit dhe 38 apo 76 % e nxënësve nga shkolla e fshatit janë
përgjigjur se gramatika e gjuhës shqipe u ndihmon shumë në mësimin më të të lehtë të
gramatikës së gjuhës angleze prej 100 nxënësve, prej tyre 10 apo 20 % e nxënësve nga qyteti
dhe 11 apo 22 % e tyre nga fshati janë përgjigjur segramatika e gjuhës shqipe u ndihmon deri
diku në mësimin më të të lehtë të gramatikës së gjuhës angleze dhe prej100 nxënësve, prej
tyre 4 apo 8 % e nxënësvenga qyteti dhe 1 apo 2 % nga fshati janë përgjigjur se aspak nuk ju
ndihmon, gramatika e gjuhës shqipe në mësimin e gramatikës së gjuhës angleze.
Tabela 6. Ku hasni më shumë në vështirësi në mësimin e gjuhës angleze?
opcionet Përgjigjet e nxënësve Të dhënat në përqindje
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
a) në komunikim 14
17 28 % 34 %
b) në fjalor 8 9 16 % 18 %
c) në gramatikë 28 24 56% 48 %
Totali 50 50 100% 100%
0
5
10
15
20
25
30
35
40
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
Përgjigjet e nxënësve
Të dhënat në përqindje
36 38
72% 76%
10 11 20% 22%
4 1 8% 2%
Pyetësor me nxënës
a) shumë na ndihmon
b) Deri diku na ndihmon
c) aspak nuk na ndihmon
31
Figura 5. Vështirësitë që i hasin nxënësit gjatë mësimit të gjuhës angleze
Nga rezultatet e paraqitura në grafik shihet se nga gjithsej 100 nxënës, prej tyre 14 apo 28 %
e nxënësve nga shkolla e qytetit dhe 17 apo 34 % e nxënësve nga shkolla e fshatit janë
përgjigjur senë komunikim i hasin vështirësitë në mësimin e gjuhës angleze, prej 100
nxënësve, prej tyre 8 apo 16 % e nxënësvenga qyteti dhe 9 apo 18 % nga fshatijanë përgjigjur
senë fjalor hasin vështirësitë në mësimin e gjuhës angleze dhe prej100 nxënësve, prej tyre 28
apo 56 % e nxënësve nga qyteti dhe 24 apo 48% e nxënësve nga fshati janë përgjigjur se në
gramatikë i hasin vështirësitë në mësimin e gjuhës angleze.
Tabela 7. Në cilat ushtrime ndjeni nevojën e përdorimit të gjuhës shqipe?
opcionet Përgjigjet e nxënësve Të dhënat në përqindje
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
a) Ushtrimet me fjalorin 10
11 20% 22%
b) Ushtrimet me të dëgjuar 12 15 24% 30 %
c) Ushtrimet gramatikore 28 24 56 % 48 %
Totali 50 50 100% 100%
0
5
10
15
20
25
30
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
Përgjigjet e nxënësve Të dhënat në përqindje
14 17
28% 34%
8 9 16% 18%
28
24
56% 48%
Pyetësor me nxënës
a) në komunikim
b) në fjalor
c) në gramatikë
32
Figura 6. Nevoja e përdorimit të gjuhës shqipe gjatë përdorimit të ushtrimeve
Nga rezultatet e paraqitura në grafik shihet se nga gjithsej 100 nxënës, prej tyre 10 apo 20 %
e nxënësve nga shkolla e qytetit dhe 11 apo 22 % e shkollës nga fshati janë përgjigjur se kanë
nevojë të përdorimit të fjalorit të gjuhës shqipe gjatë ushtrimeve në gjuhën angleze, prej 100
nxënësve, prej tyre 12 apo 24 % e nxënësvenga qyteti dhe 15 apo 30% nga shkolla e fshatit
janë përgjigjur sekanë nevojë për të dëgjuarit e gjuhës shqipe gjatë ushtrimeve në gjuhën
angleze, dhe prej100 nxënësve, prej tyre 28 apo 56 % e nxënësve nga qyteti dhe 24 apo 48 %
nga shkolla e fshatit janë përgjigjur se kanë nevojë të përdorimit të ushtrimeve gramatikore të
gjuhës shqipe gjatë ushtrimeve në gjuhën angleze.
Tabela 8. E përdor shpesh mësuesi /ja gjuhën shqipe për mësimin e gjuhës
angleze? Nëse po në ç’mënyrë?
opcionet Përgjigjet e nxënësve Të dhënat në përqindje
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
a) shpjegon nëanglisht dhe në shqip 15
17 30 % 34 %
b) në lexim-perkthim 21 18 42 % 36%
c) në shpjegimin e fjalorit 14 15 28 % 30%
Totali 50 50 100% 100%
0
5
10
15
20
25
30
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
Përgjigjet e nxënësve Të dhënat në përqindje
10 11
20% 22%
12
15
24% 30%
28
24
56% 48%
Pyetësori me nxënës
a) Ushtrimet me fjalorin
b) Ushtrimet me të dëgjuar
c) Ushtrimet gramatikore
33
Figura 7. Përdorimi i gjuhës shqipe gjatë mësimit të gjuhës angleze
Nga rezultatet e paraqitura në grafik shihet se nga gjithsej 100 nxënës, prej tyre 15 apo 30 %
e nxënësve nga qyteti dhe 17 apo 34 % e tyre nga shkolla e fshatit janë përgjigjur se gjatë
mësimit të gjuhës angleze mësuesi/ja e përdor shpjegimin në anglisht dhe shqip, prej 100
nxënësve, prej tyre 21 apo 42% e nxënësvenga qyteti dhe 18 apo 38 % e nxënësve nga fshati
janë përgjigjur se gjatë mësimit të gjuhës angleze mësuesi/ja e përdor përkthimin gjatë ndonjë
pjese të lexuar apo fjale të panjohur dhe prej 100 nxënësve prej tyre 14 apo 28 % e tyre nga
qyteti dhe 15 apo 30 % nga fshati janë përgjigjur se gjatë mësimit të gjuhës angleze
mësuesi/ja e përdor shpjegimin e fjalorit në shqip.
Tabela 9. A ka në tekstin tuaj ushtrime të cilat kërkojnë përdorimin e gjuhës
amtare? Nëse po, në cilat pjesë?
opcionet Përgjigjet e nxënësve Të dhënat në përqindje
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
a) në sqarimin e figurave 16
12 32 % 24 %
b) në lexim - përkthim 25 28 50% 56 %
c) në shpjegimin e fjalorit 9 10 18 % 20 %
Totali 50 50 100% 100%
0
5
10
15
20
25
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
Përgjigjet e nxënësve
Të dhënat në përqindje
15 17
30% 34%
21
18
42% 36%
14 15
28% 30%
Pyetësori me nxënës
a) shpjegon në anglisht dhe në shqip
b) në lexim-perkthim
c) në shpjegimin e fjalorit
34
Figura 8. Ushtrimet në tekst në gjuhën angleze që kërkojnë përdorimin e gjuhës
amtare
Nga rezultatet e paraqitura në grafik shihet se nga gjithsej 100 nxënës, prej tyre 16 apo 32 %
e nxënësvenga shkolla e qytetit dhe 12 apo 24 % e nxënësve nga shkolla e fshatit janë
përgjigjur se ushtrimet në tekst në gjuhën angleze që kërkojnë përdorimin e gjuhës amtare
gjatë sqarimit të figurave,prej 100 nxënësve, prej tyre 25 apo 50 % e nxënësve nga qyteti dhe
28 apo 56 % e nxënësve nga fshati janë përgjigjur se ushtrimet në tekst në gjuhën angleze që
kërkojnë përdorimin e gjuhës amtare për lexim – përkthim dhe prej100 nxënësve, prej tyre 9
apo 18 % e nxënësve nga shkolla e qytetit dhe 10 apo 20 % e nxënësve nga shkolla e
fshatitjanë përgjigjur se ushtrimet në tekst në gjuhën angleze që kërkojnë përdorimin e gjuhës
amtare në shpjegimin e fjalorit.
Tabela 10. Cili është niveli juaj në gjuhën angleze?
opcionet Përgjigjet e nxënësve Të dhënat në përqindje
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
a) I shkëlqyeshëm 28
26 56 % 52 %
b) mesatar 16 19 32% 38 %
c) i dobët 6 5 12% 10 %
Totali 50 50 100% 100%
0
5
10
15
20
25
30
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
Përgjigjet e nxënësve Të dhënat në përqindje
16
12
32% 24%
25 28
50% 56%
9 10
18% 20%
Pyetësor me nxënës
a) në sqarimin e figurave
b) në lexim - përkthim
c) në shpjegimin e fjalorit
35
Figura 9. Niveli i njohurive të gjuhës angleze
Nga rezultatet e paraqitura në grafik shihet se nga gjithsej 100 nxënës, prej tyre 28 apo 56 %
e nxënësve nga qyteti dhe 26 apo 38% e nxënësve nga fshati janë përgjigjur se niveli i
njohurive të nxënësve në gjuhën angleze është i shkëlqyeshëm,prej 100 nxënësve, prej tyre
16 apo 32 % e nxënësve nga qyteti dhe 19 apo 38 % e nxënësve nga shkolla e fshatit janë
përgjigjur se niveli i njohurive të nxënësve në gjuhën angleze është mesatar dhe prej 100
nxënësve, prej tyre 6 apo 12 % e nxënësve nga qyteti dhe 5 apo 10 % e nxënësve nga fshati
janë përgjigjur se niveli i njohurive të nxënësve në gjuhën angleze është i dobët.
10. Përveç mësimit në klasë, si e mëson jashtë shkollës gjuhën angleze?
Në pyetjen e fundit, nxënësve iu ishte kërkuar që të japin mendimin e tyre përmes një fjalie
apo dy, e jo me zgjedhjen e opcioneve. Prandaj, bazur në mendimet e disa nga nxënësit që iu
ishin përgjigjur pyetjes, mund të përshkruajmë si mendim të përgjithësuar, andaj mendimet e
tyre janë si në vijim.
Shumica e nxënësve janë shprehur se ndjekin kurse shtesë në gjuhën angleze që organizohen
në qytet.Disa të tjerë janë shprehur se mësojnë përmes internetit, televizionit, dëgjimit të
muzikës. Disa të tjerë janë shprehur se mësojnë sëbashku me prindërit të cilët kanë njohuri
për gjuhën angleze.
0
5
10
15
20
25
30
V1/2 V1/2 V1/2 V1/2
Përgjigjet e nxënësve Të dhënat në përqindje
28 26
56% 52%
16 19
32% 38% 6 5
12% 10%
Pyetësori me nxënës
a) I shkëlqyeshëm
b) mesatar
c) i dobët
36
IV. PËRFUNDIMET
Në shekullin XXI anglishtja është bërë pjesë e domosdoshme e kurrikulës arsimore në
shkollat tona. Përkundër të gjitha përpjekjeve dhe investimeve të përkushtuara për të
kultivuar dhe popullarizuar gjuhën angleze në mesin e nxënësve, rezultati përfundimtar vlen
të ceket se ka disa sfida me të cilat përballen jo vetëm mësimdhënësit, por edhe nxënësit.
Në botën e globalizuar të së sotmes, njohja e një gjuhe shihet si një pjesë e domosdoshme e
pothuajse çdo sektori. Përparimet në teknologji në shumë fusha kanë shfaqur një nevojë për
një mjet komunikimi të përbashkët.
Sipas Kurrikulës apo Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në
Kosovë, mësimi i gjuhës angleze fillon prej nivelit të parë të Arsimit Parauniversitar, pra prej
parashkollorëve, mosha 5 – 6 vjeç që ka filluar të zbatohet nga viti i kaluar.
Në këtë moshë nxënësit kanë aftësi të mira të të folurit, mund të shqiptojnë shprehje në
gjuhën angleze dhe të shqiptojnë fjalë në mënyrë të saktë.
Përdorimi i metodave aktive, vendosja e nxënësit në qendër të mësimit ku ai merr vetë
vendimet dhe është pjesë aktive e procesit të mësimdhënies është shumë e rëndësishme. Është
shumë e rëndësishme të dimë se nxënësit motivohen nga ajo se çfarë ndodh në klasë.
Mësimdhënësi duhet të kuptojë ndikimin që ka motivimi në sukses. Motivimi është një faktor
kyç në procesin e mësimnxënies, sidomos në mësimin e gjuhës së huaj kemi nëvojë për
mësimdhënës dhe pedagogëtë motivuar, të cilët e kryejnë detyrën e tyre me përkushtim.
U pa edhe rëndësia e mësimit të katër fushave që përbëjnë gjuhën e huaj, siç janë:
leximi,shkrimi, dëgjimi dhe e folura duke i dhënë rëndësi secilës prej tyre si dhe rëndësinë që
ka mësimi i këtyre aftësive të ndërlidhura njëra me tjetrën.
Në këtë studim,një aspekt të veçantë i kemi dhënë edhe rolit të mësimdhënësit në procesin e
mësimdhënies. Sa ndikon ambienti dhe figura e mësimdhënësit në mësimin e gjuhëve të
huaja; sa i rëndësishëm është autoriteti i mësimdhënësit në vendosjen e besimit dhe në
arritjen e rezultateve konkrete; sa të rëndësishme janë aftësitë e mësimdhënësit dhe sa
bashkëpunues është ai me nxënësit.
Gardner (2003 ) vë në dukje se “Sipas një përkufizimi, mësues i aftë është ai që, për të njëjtin
koncept, mund të hapë një numër të ndryshëm dritaresh... Një mësues i suksesshëm shërben
si një “ndërmjetës midis nxënësit dhe programit mësimor”, gjithmonë i gatshëm për
protetikën edukuese – tekste, filma, softuerë kompjuteri – të cilat mund të ndihmojnë në
37
shpjegimin e përmbajtjes, në një mënyrë sa më të efektshme, për nxënësit që shfaqin
karakteristika për këtë formë të mësuari”.
Mësimdhënia bashkëkohore nënkupton ndryshimin e roleve të mësuesit dhe të nxënësit, me
qëllimin kryesor - lehtësimi i të nxënit.
Edhe gjatë pyetësorit të realizuar me nxënës vërejtëm që gjuha angleze është gjuhë të cilën
më së shumti e preferojnë ta mësojnë si gjuhë të dytë.
Gjithashtu morëm përgjigje nga nxënësit se gjuha shqipe ndikon apo është në korrelacion në
mësimin e gjuhës angleze dhe ato në raste të ndryshme e ndihmojnë njëra – tjetrën.
Edhe përdorimi i teknikave të njëjta mësimore që përdoren në gjuhën shqipe dhe angleze
ndikojnë në përvetësimin e gjuhës angleze dhe të nxënit bëhet më i lehtë.
38
V. Rekomandimet
Nga pyetësori i realizuar me nxënës të shkollave që kanë qenë objekt hulumtimi kemi arritur
në këto rekomandime:
MASHT-i të investoj më shumë në mjete didaktike nëpër shkolla, sepse ato në
shumicën e shkollave mungojnë;
Të krijohen mekanizma monitorimi dhe vlerësimi nga MASHT për mësimdhënës të
çertifikuar nga programe të ndryshme trajnimi;
Udhëheqësit e shkollave të zgjidhen sipas aftësive profesionale dhe të përkrahen nga
MASHT – i dhe DKA –ja, për shkollat që kanë nevojë për ndihmë profesionale në
zbatimin sa më lehtë të kurrikulës në gjuhën angleze;
Shkollat t’i kushtojnë rëndësi përgatitjes së nxënësve me njohuri mesatare të njohjes së
gjuhës angleze;
Mësimdhënësit të ndjekin seminare lidhur me metodologjitë e mësimdhënies;
Vlerësimi i nxënësve të bëhet sipas standardeve të përcaktuara në kurrikulën e re dhe
udhëzimeve të MASHT –it.
39
BIBLIOGRAFIA
Artemis Dralo, A. Creative Stimulating Environment for Studying and Development.
International Journal of Linguistics, 4(1), 2012, Pg. 287-293.
Barnes, A. (2002). Maintaining language skills in pre-service training for foreign language
teachers Language in Language Teacher Education / edited by Hugh Trappes-Lomax and
Gibson Ferguson. John Benjamins Publishing Co
Biggs, J. (2001). “Enhancing Learning: A Matter of Style or Approach? Perspectives on
Thinking, Learning and Cognitive Styles”, R. J. Sternberg, L. F. Zhang (Eds.). Mahwah,
Lawrance Erlbaum Associates, N. J., ISBN: 0-8058-3431-1, 276.
Brewster J, Ellies G & Girard D (1992), The primary English Teacher’s Guide, Penguin
Books, London f.24-202
Celce-Marcia, M. (2001). “Teaching English as a second or foreign language”, (3rd ed.).
Dewey Publishing Services: NY
Desimone, L. (2002). “How can comprehensive school reform models be successfully
implemented?” Review of Educational Research.
Fullan, M. (2010). “Forcat e ndryshimit, Tiranë, CDE.
Grup autorësh ( 2012), Zhvillimi i Shkathtësive të Shekullit 21 në lëndën e GJUHËS
ANGLEZ, BEP, USAID
Grup autorësh, (2009) Mësimdhënia dhe mësimi në shek. XXI, Shkup
Gardner, H. (2003). “Mendja e pashkolluar”Tiranë.
Gardner, H. (1999). “Intelligence reframed. Multiple intelligences for the 21st century”. New
York: Basic Books
Gjokutaj, M. dhe Ladi Sh. (2005). “Mësimdhënia me në qendër nxënësin”. Tiranë: Geer.
GjokutajM. ( 2009 ), “Didaktikaegjuhësshqipe”, SHBLU, Tiranë
Harmer J. (1998) “How to teach English” Longman, England, f.1-96
Hurimi, A. ( 2005). Systematic Instructional Design. Advanced Methods in Distance
Education: Applications and Practices. London: London: Information Science Publishing.
Johnson, K. (2001). “An Introduction to Foreign Language Learning and Teaching”. .
London: Longman.
40
Lei, J., & Zhao, Y. (2007). Technology uses and student achievement: A longitudinal study.
Computers & Education, 49(2), 284-297. Retrieved from ProQuest
Kraja, M. (2008). Pedagogji e zbatuar. Tiranë
Kreku V. (2012): Kur një mësues është efektiv. Buletin shkencor, Nr 2 (VI):92-97. Botim i
Universitetit Planetar të Tiranës, Tiranë 2012
Mato E, Gjedia, E, Koci E. (2006). Udhëzues për zhvillimin e kurrikulës. Tiranë: IKS.
MacKeracher, D. (2004). “Making sense of adult learning”, (2nd ed.). Canada: University of
Toronto Press Incorporated, fq.71.
Mërkuri. (2004). Probleme të mësimdhënies, Europrint.
Morris, P., & Scott, I. (2003). “Educational reform and policy implementation in Hong
Kong”. Journal of Education Policy.
Musai, B. (2003): Metodologjia e mësimdhënies, Pegi
Musai B. (1999) Psikologji edukimi, Tiranë
Nuredini V. ( 2012 ), Teoria e mësimit me nxënësin në qendër, Timegate, Prishtinë
Nunan, D. (1991). “Language Teaching Methodology”. New York: Prentice Hall.
Orstein, Alan C. ( 2003 ), Kurrikula, bazat, parimet dhe problemet, botim i ISP, Tiranë
Pettijohn T, F,. (1996). Efikasiteti i grupit, Psikologjia. Tiranë: Lilo.
Salihu L., Zabeli N., Hoti D. (2006). Të drejtat e fëmijës dhe etika e mësimdhënësit.
Spillane, J. P., Diamond, J. B., Burch, P., Hallett, T., Jita, L., & Zoltners, J. (2002).
“Managing in the middle: School leaders and the enactment of accountability policy.”
Educational Policy, 16, 2002.
Sharan,S. (1997). Cooperative learning in small groups, New York, Groove.
Tafani, V. (2003). “Language Teaching and Learning Methodology”. . Tiranë: SHBLU.
41
Tanner, D., & Tanner, L. N. (1995). “Curriculum development: Theory into practice (3rd
ed.).” Englewood Cliffs, NJ: Merrill/PrenticeHall.
Temple & Crawford & Saul & Marhews & Makinster. (2005). Strategji të mësimdhënies dhe
të të nxënit për klasat mendimtare. CDE. Tiranë 2006. Tiranë: CDE.
Vadahi F., Bilali E. (2013). Rritja e cilësisë së procesit mësimor nëpërmjet përdorimit të
teknologjive mësimore. . Revista Pedagogjike, Tiranë , f.5-25.
Willing, K. (1988). “Learning Styles in Adult Migrant Education”. Australia: NCRC
Research Series
Willis, J. (1996). “A Framework for Task-Based Learning”. . Birmingham: Longman.
www. Efective Teaching.com. (n.d.).
MASHT ( 2011 ), Korniza e Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës,
Prishtinë. Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e
rishikuar), 2016.
42
43
SHTOJCA
PYETËSOR ME NXËNËS
Të dashur nxënës, ky pyetësor është pjesë e një hulumtimi sasior dhe ka për qëllim që të
marrë informacion lidhur me temën“ Rëndësia e kodit gjuhësor nga gjuha amtare në
gjuhën e huaj te fëmijët e edukimit fillor”. Mbi bazë të rezultateve të dala nga ky pyetësor si
dhe nga pjesa kualitative e hulumtimit do të bëhet vlerësimi i efekteve pozitive të
ndërlidhjes së gjuhës shqipe me gjuhën angleze. Ky pyetësor do të jetë i fshehtë, pra nuk do
të ketë as emër as mbiemër. Ju lutem rrumbullakoni njërën nga alternativat.
Emri i shkollës: ___________________________ Vendi :_________________________
Paraprakisht ju falënderoj për bashkëpuni!
I. Të dhënat personale të nxënësve
Tab. Nr.1 Mosha, gjinia dhe klasa e nxënësve
Mosha e
nxënësve sipas
klasave
Vendbanimi
Mosha
10 - 11 vjeç
Mosha
10 - 11 vjeç
V1 V2 V1 V2
F M F M F M F M
Klasa V1 Qytet
Klasa V2 Qytet
Klasa V1 Fshat
Klasa V2 Fshat
Totali
44
1. A mendoni se ndikon gjuha shqipe në mësimin e gjuhës angleze?
a. ndikon shumë
b. deri diku ndikon
c. aspak nuk ndikon
2. Cili është roli i mësimdhënësit në mësimin e gjuhës angleze përmes teknikave të reja
mësimore që përdoren edhe në lëndën e gjuhës shqipe?
a. shumë i rëndësishëm
b. deri diku i rëndësishëm
c. aspak i rëndësishëm
3. A është lëndë e preferuar gjuha angleze ?
a. shumë e preferuar
b. deri diku e preferuar
c. aspak e preferuar
4. A ju ndihmon gramatika e gjuhës shqipe në mësimin e gramatikës së gjuhës
angleze?
a. shumë na ndihmon
b. deri diku na ndihmon
c. aspak nuk na ndihmon
5. Ku hasni më shumë në vështirësi në mësimin e gjuhës angleze?
a. në komunikim
b. në fjalor
c. në gramatikë
45
6. Në cilat ushtrime ndjeni nevojën e përdorimit të gjuhës shqipe?
a. ushtrimet me fjalorin
b. Ushtrimet me të dëgjuar
c. Ushtrimet gramatikore
7. E përdor shpesh mësuesi /ja gjuhën shqipe për mësimin e gjuhës angleze?
Nëse po në ç’mënyrë?
a. shpjegon në anglisht dhe në shqip
b. në lexim – përkthim
c. në shpjegimin e fjalorit
8. A kanë tekstin tuaj ushtrime të cilat kërkojnë përdorimin e gjuhës amtare? Nëse
po, në cilat pjesë?
a. në sqarimin e figurave
b. në lexim – përkthim
c. në shpjegimin e fjalorit
9. Cili është niveli juaj në gjuhën angleze?
a. i shkëlqyeshëm
b. mesatar
c. i dobët
10. Përveç mësimit në klasë, si mëson jashtë shkolle gjuhën angleze?
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________.
Ju faleminderit!