UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I MJEKËSISË
PROGRAMI MAMI
PUNIM DIPLOME
Tema:
OSTEOPOROZA DHE KUJDESI INFËRMIEROR
Mentori: Kandidatët: Prof. Asoc. Dr. Idriz Berisha Anjeza Mekaj
Shkumbim Feta
Gjakovë, 2019
2
ABSTRAKT
Osteoporoza është sëmundje e cila shkakton humbjen e masës kockore.
Osteoporoza është sëmundje e cila shkakton reduktimin e densitetit dhe kualitetit të
kockës gradualisht.
Karakterizohet nga pakësimi i masës kockore, e cila dërgon në një rritje të brishtësisë kockore,
duke rritur riskun për fraktura. Parandalimi. Zbulimi i hershëm dhe mjekimi i osteoporozes kanë
një rëndesi të veqantë dhe të gjithanshme si për pacientin dhe rrethin në përgjithësi.
Gjate punimin kemi tentuar që të shpjegojmë osteoporozen si sëmundje, po ashtu kemi
tentuar që të përmbledhim simptomat e saja dhe diagnostifikimin e sajë në stade të caktuara.
Gjithashtu përmes nderlidhshmerisë së simptomave, diagnostifikimit kemi tentuar që në mënyrë sa
më të thjeshtë të e shfaqim mjekimin e osteoporozës dhe mënyra e trajtimit të saj.
Brenda punimit kemi nderlidhur osteoporozen dhe kujdesin infermieror, rolin e kësajë
ndërlidhje, si dhe kemi bëre analizen e rezultateve të arritura nëpërmjet hulumtimit që tregojnë
rëndesinë e bashkëpunimit dhe të kujdesit infermieror gjatë sëmundjës së osteoporozës.
Përmes metodave, hulumtuese, analitike dhe krahasuese kemi tentuar që të shtjellojmë
punimin në mënyrë sa më të thjeshtë dhe shkencore me qëllim të përfitimit të rezultateve të synuare.
Fjalët kyçe: Osteoporoza, osteologjia, simptomat, mjekimi, kujdesi infermieror
3
ABSTRACT
Osteoporosis is a disease that causes the loss of bone mass. Osteoporosis is a disease that
causes a decrease in bone density and quality gradually. It is characterized by a decrease in bone
mass, which leads to an increase in bone fragility, increasing the risk for fractures. Prevention. Early
detection and treatment of osteoporosis are of great importance to both the patient and the
community as a whole.
During the work we tried to explain osteoporosis as a disease, and also tried to summarize
its symptoms and diagnose it at certain stages. Also through the interplay of symptoms, diagnostics
we have tried to simplify the treatment of osteoporosis and its treatment.
Within the work we have linked osteoporosis and nursing care, the role of this relationship,
and analyzed the results obtained through research demonstrating the importance of collaboration
and nursing care during osteoporosis disease.
Through methods, research, analytical and comparative we have tried to elaborate the work
in a simple and scientific way in order to obtain the intended results.
Keywords: Osteoporosis, Osteology, Symptoms, Treatment, Nursing Care
4
DEKLARATA
Unë Anjeza Mekaj dhe Unë Shkumbim Feta, studentë në Universitetin e Gjakovës ‘’ Fehmi
Agani‘’ Fakulteti i Mjekësisë, Dega – Mami, deklarojmë se Tema e Diplomës me titull:
Osteoporoza dhe kujdesi infermieror është punimi i yni origjinal dhe të gjitha burimet dhe literature
është e cituar në referenca.
Gjithashtu në mbështetje te Rregullores për studime themelore të Fakultetit të Mjeksisë të dates
02.10.2017 nr.ref.005/368 deklarojmë se tema e diplomes me titull ”Osteoporoza dhe kujdesi
infermieror”është punuar nga:
Anjeza Mekaj: pjesa e pare e temes, parathenja, abstrakti, qëllimi, metodologjia dhe te dhënat pë
Osteoporozen.
Shkumbim Feta: të dhënat rreth kujdesit infermieror
5
FALËNDERIMET
Falendëroj përzemërsisht të gjithë personat që me kanë ndihmuar dhe mbështetur
moralisht gjatë realizimit të këtij punimi!
Shumë falenderime i drejtohen udhëheqësit, Prof. Asoc. Dr. Idriz Berisha, për ndihmën
dhe kujdesin e dhene per realizimin e këtij punimi.
Falendëroj Biblotekën Rajonale “Ibrahim Rugova” Gjakovë, për sigurimin matrialeve,
librave mjekësore dhe infermierorë Falendërojmë Spitalin Rajonal “Isa Grezda” Gjakovë!
Falënderime të veçanta ju shpreh familjarëve dhe shoqërisë për ndihmën dhe
mbështetjen e vazhdueshme!
6
Përmbajtja
1. ABSTRAKT ................................................................................................................... 2
1. ABSTRACT ................................................................................................................... 3
2. HYRJE............................................................................................................................. 8
3. Qëllimi dhe Objektivat .................................................................................................. 9
4. Metoda dhe metodologjia................................................................................................ 10
KAPITULLI 1
OSTEOLOGJIA (Sistemi kocokor)................................................................................. 11
1.1 Çka është osteologjia ?.......……….. ............................................................................ 11
1.2 Funksioni dhe klasifikimi ikockave.………................................................................. 12
KAPITULLI 2
OSTEOPOROZA SI SËMUNDJE.................................................................................... 15
2.1 Çfarë është osteoporoza?............................................................................................... 15
2.2Klasifiki i osteoporozes………...................................................................................... 16
2.3 Simptomat……………………………...……………………....................................... 17
2.4Diagnostifikimi……………..…………………………………………………………. 20
KAPITULLI 3
OSTEOPOROZA DHE KUJDESI INFERMIEROR...................................................... 23
3.1 Mjekimi dhe trajtimi i osteporozes……........................................................................ 23
3.2 Kujdesi infermieror……………………….................................................................... 28
3.2.1 Studim rasti…………………………………………………........................... 29
Përfundimi......................................................................................................................... 32
Rekomandimet .................................................................................................................. 33
Referencat…… .................................................................................................................. 34
Biografi e shkurtër e kandidatëve – Cv ( Curriculum Vitae ) ...................................... 35
7
HYRJE
Osteoporoza është sëmundje e cila shkakton humbjen e densitetit të kockës e cila
shkakton rrezikun për fraktura si dhe thyrje më të lehta të kockave. eshte sëmundje e fshehtë e
cila nuk jep simptoma dhe shenja të qarta dhe në fillet e saja. Zakonisht paraqitet tek moshat
më të vjetra.
Parandalimi dhe preventivat ndaj kësaj sëmundje janë rruga më e mirë e evitimit të
rrezikut nga kjo semundje. Për osteoporozën, parandalimi kërkon trajtim të hershëm dhe po
ashtu trajtim afatgjatë, rekomandohet të fillohet para menopauses dhe të vazhdojë në vitet
e ardhshme. Humbja e masës kockore, është proces që ndodh në mënyrë të vazhduar dhe
është vërtetuar se trajtimi mund të jetë efikas, deri edhe kur është filluar disa vjet më vonë
keshtu qe tentimet dhe preventivat per trajtimin e kesajë sëmundje sjellin rezultate të
kënaqshme.
Përmes punimit jemi përpjekur që në menyrë sa më të thjeshtë dhe shkencore të
sqarojmë dhe të shtrojmë në rrafshin shkencorë osteoporozen si sëmundje si dhe kujdesin
shëndetsore ndaj sajë duke e elaboruar me studim rasti në përmbyllje të punimit.
Kapitulli i parë shpjegon dhe shtjellon sistemin kockor, pra osteologjine, me qellim të
trajtimit të temes që nga baza e qështjes, bazë e cila është kocka.
Kapitulli i dytë i cili mund të quhet dhe zemra e punimit tenton të hedhi dritë mbi
osteporozoen si sëmundje duke shtjelluar në mënyrë të ndërlidhur në nënkapituj atë se, qka
është osteoporoza si sëmundje, klasifikimin e sajë, diagnostifikimin si dhe simptomat e
osteoporozës.
Kapitulli i tretë është i ndërtuar në atë mënyre që të ketë ndërlidhshmeri të përgjithshme
të punimit duke e elaboruar me studimin e rastit. Në ketë kapitull kemi ndërlidhur në mënyre
sintetizuese, trajtimin dhe mjekimin e osteoporozes me kujdesin infermieror duke e shtjelluar
dhe duke e mbështetur me studim rasti me qellim që të jemi sa më konqiz në shjellimin e temës
në rrafshin mjeksore dhe shkencorë.
Punimi është ndërtuar në atë mënyre që të qartesojë fillet e osteoporozes si sëmundje,
zhvillimin e sajë, zbulimin, diagnostifikimin, mundësinë e trajtimit si dhe përfundimin me
rekomandime të përjelluara në baza mjeksore e shkencore.
8
QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT
Qëllimi i këtij punimi është që në mënyre sa më shkencore dhe faktike të sjelli
informacione dhe instruksione adekuate në lidhje me sëmundjen e osteporozes dhe kujdesin
infermieror ndaj sajë.
Objektivat dhe trajtesat me kryesore në lidhje me temen janë; të jepet informacion se
çka është osteoporoza si sëmundje, simptomat e saja, diagnostifikimi i saj, mjekimi dhe trajtimi
i osteoporozes si sëmundje si dhe rëndesia e kujdesit infërmieror karshi saj.
9
METODA DHE METODOLOGJIA
Për realizimin e këtij punimi kemi përdorur metodën hulumtuese, analitike dhe
përgjithesuese me tendencen dhe qëllimin që të ofrohet në mënyrë sa më shkencore dhe më të
qartë informacioni dhe hulumtimi shkencore në lidhje me temen e caktuar të osteoporozës dhe
kujdesit infemieror.
Metodologjia e përdorur për realizimin e punimit është nëpërmjet literaturës shkencore
dhe sa më moderne me qëllim që punimi të jetë sa me i freskët me informacione dhe studime
të kohës së fundit. Kemi përdorur literaturë parësore dhe dytësore në rrafshin adekuat të temës
duke u bazuar në mënyrë sa më konqize shkencore. Po ashtu, kemi perdorur revista dhe
hulumtime shkencore, matriale dhe analiza të ndryshme në lidhje me temën, si dhe kemi
shfrytëzuar matriale adekuate nga internet. Gjithashtu kemi përdorur studim rasti.
10
KAPITULLI I
OSTEOLOGJIA (Sistemi kocokor)
1.1. ÇKA ËSHTË OSTEOLOGJIA?
Ata që e mbajnë trupin e njeriut të fortë dhe në këmbë padyshim që të gjithë e dimë që
janë eshtrat. Eshtrat luajnë një rol vital për njeriun, gjë pa të cilën qëndrimi në formën adekuate
të njeriut do të ishte e pamundur.
“Skeleti” ynë është një ndërtim “eshtrash” i cili mban trupin tonë në këmbë dhe i jep
formën e duhur atij.Eshtrat mbrojnë pjesët e brishta, si zemrën dhe organe të tjera në trupin e
njeriut ato mbajnë lidhur pas sipërfaqes së tyre të gjithë muskujt e trupit duke grumbulluar dhe
çliruar njekohesisht edhe energji –ngrohtesi, ‘’Është-Eshkë’’ Shkenca që meret me sdudimin e
“eshtrave” në mjekësi quhet; “Osteologji” si degë e anatomisë që studion indin kockor.1
Osteologjia është studimi shkencor i eshtrave, i praktikuar nga
osteologët.Nëndisiplinimi i anatomisë, antropologjisë dhe paleontologjisë, osteologjia është
një studim i hollësishëm i strukturës së eshtrave, elementëve skeletorë, dhëmbëve, morfologjisë
së mikrobeve, funksionit, sëmundjes, patologjisë, procesit të ossifikimit (nga kallëpët e kërcit),
rezistencën dhe ngurtësinë e kockat (biofizikë), etj.2
Pra osteologjia është shkenca e cila merrët me studimin e eshtrave me qëndrushmërin
dhe funksionin e tyre. Duke pasur parasyshë ndërlikushmërinë dhe ndërlidhshmërinë e sistemit
ështëror dhe skeletit në përgjithësi lenë të kuptohet se studimi i eshtrave është mjaftë i vështirë
dhe me thellëse, kështu që për të bërë më të lehtë kuptimi, funksionin si dhe studimin e eshtrave
përdoret dhe na shërben osteologjia, e cila merret me studimin e eshtrave.
1https://milibutka.wordpress.com/2016/07/17/etimologji-eshtrat-osteologjia/ 2https://en.wikipedia.org/wiki/Osteology (Osteology).
11
1.2. FUNKSIONI DHE KLASIFIKIMI I KOCKAVE
Më poshtë do të sqarojmë se si funksionojnë kockat dhe si klasifikohen ato. Në mënyrë
të rënditur do të sqarojmë funksionin dhe klasifikimin e kockave si dhe rolin e tyre të
përgjithshëm në ndërtimin e skeletit të njeriut.
Kockat janë organe të forta dhe të bardha, të ndërtuara nga indi kockor,
Skeleti është sistemi kockor i formuar nga lidhja e lëvizëshme, apo e palevizëshme
ndërmjet kockave.3
Skeleti i njeriut kryen dhe i ka një sërë funksionesh të rëndësishme të cilat në mënyrë
të ndërlidhur funksionojne në mes vete:
Funksion mbështetës:
Që ka te beje dhe kupton kapjen në pjesë të ndryshme të tij të indeve dhe
organeve.
Funksion mbrojtës:
Shumë eshtra duke u bashkuar me njëra-tjetren formojnë kanale apo kavitete ku
vendosen organe me rëndësi jetike, si kanali vertebral brenda të cilit vendoset palca kurrizit,
kafazi i kraharorit, në të cilin vendosen mushkërite dhe zemra, kafka, brenda të cilës
vendoset truri dhe organet e shqisave. Pra shërben për mbrojtjen e organeve të brendshme.
Funksion lëvizës:
Eshtrat përbëjnë pjesën pasive të aparatit lokomotor. Pra skeleti përmes funksionit
lëvizës e ndihmon njeriun që të leviz pa problem dhe të qëndroj në pozitën vërtikale dhe
lëvizesës në shumë forma tjera.
3Osteologjia si shkencë- objekti i studimit të saj. Lektor, Dok, Gezim Xhepa.
12
Skeleti gjatë zhvillimit te tij kalon në tre stade:
Stadi membranoz
Stadi kërcor
Stadi kockor
Fig.1. Skeleti i njeriut
13
Kockat klasifikohen:
1. Kocka tubulare
2. Kocka spongioze
3. Kocka të sheshta
4. Kocka të qrregullta4
1. Kockat tubulare, të cilat janë dy
llojesh:
a) Kocka të gjata, ku bëjnë pjesë ato të gjymtyrëve të sipërme dhe të
poshtme, p.sh.humerus, radius, ulna, femur, tibia, fibula. Në qdo kockë tubulare dallojmë
trupin (corpus,diaphysis), dhe dy skaje (epiphysis proximalis, epiphysis distalis). Epifizat janë
të paisura me faqe artikulare. Diafizat janë të ndërtuara nga lëndë kompakte, brenda të cilës
gjendet kanali medular i mbushur me palcë, kurse epifizat nga lënda e sfungjerte.
b) Kocka te shkurta, ku bëjnë pjesë metakarpet, metatarset dhe falanget ,paraqiten
me përmasa më të vogla.
2. Kockat spongioze, të cilat janë disa
llojesh:
a) Kocka të gjata, brinjët, sternum. Ndërtohen kryesisht nga lënda e sfungjerte e rrethuar
me një shtresë të hollë lënde kompakte.
b) Të shkurtëra, vertebrat, karpet ,tarset të formuara nga lënda e sfungjertë. c)Sesamoide,
patella dhe kocka të tjera të vogla të gishtërinjëve të duarve dhe këmbëve.
3. Kockat e sheshta:
a) Të kafkës
b) Të rrethëve scapula, os coxae me strukturë të sfungjertë.
4Po aty
14
KAPITULLI II
OSTEOPOROZA SI SËMUNDJE
2.1.ÇFARË ËSHTË OSTEOPOROZA?
Oteoporoza është sëmundje e cila karakterizohet nga masa e ulet kockore apo thënë më
mirë paksimi i masës kockore duke u dëmtuar dhe ‘’amortizuar’’ kockat të cilat kalojnë në
brishtësi dhe rritet rreziku i frakturës ( thyrjës) së tyre, kockave.
Osteoporoza është një sëmundje skeletore sistemike e karakterizuar nga masa e ulët e
kockave dhe përkeqësimi mikroarkitektural i indit kockor,e cila rezulton më vonë me rritje të
brishtësisë së kockave, rrezikun e frakturës.5
Osteoporoza ndodh kur sasia e kockës së re që krijohet është më e vogël sesa kocka e
vjetër që shkatërrohet, si rezultat kockat bëhen të dobëta dhe të brishta, sa një peshë e vogël
apo një stres mund të shkaktojë një frakturë kryesisht të dorës, kofshës apo dhe të shpinës.6
Frakturat ndodhin atëherë kur mbi kockë ushtrohet një peshë qe e tejkalon kapacitetin
dhe qendrushmerin e kockës dhe si rrjedhoje e kesaje ky kapacitet është në varësi të shkallës
së mineralizimit të kockës dhe arkitekturës së saj. Ndërkohë qe osteoporza përparon, si
mineralizimi ashtu edhe arkitektura e brendshme degradojne, duke rritur rrezikun që një
ngarkesë të shkaktojë thyrje, fracture dhe kjo fracture ndodhë në momente të ndryshme të
ngarkesës së kockës apo dhënjës së presionit ndajë sajë në qfardo situate të mundshme.
Me kalimin e moshës ndodhin dhe ndryshime të ndryshme, të cilat përfshijnë lëkurën,
flokët, fuqia bie po kështu mund të themi dhe për kockat, edhe ata me kalimin e kohës
dobësohen, te dikush më shumë, te dikush më pak..Pas disa kohësh nën veprimin e disa
faktorëve të ndryshëm, kockat humbasin densitetin dhe kualitetin e tyre dhe shkojnë drejt
frakturës.7
5 NIH Consens: Osteoporosis prevention, diagnosis, and therapy. NIH consensus statement 17: 1e45, 2000
15
Osteoporoza është sëmundje që shkaktohet te të dyja gjinit por që rol të rëndesishëm
luan mosha gjë e cila shkaktonë humbjen e kockave gjatë viteve dhe dobsimin e tyre duke i
bërë të brishta dhe të ndieshme.
Të dy gjinitë tregojnë një humbje graduale të kockës gjatë jetës, mirëpo gratë në vitet e
menopauzës e humbin shpejtë kockën, kjo quhet osteoporoza primare dhe nuk i dihet
etiologjia. Humbja e shpejtë e kockës që shkakton osteoporozën sekondare, mundë të
shkaktohet prej, barnave të caktuara, imobilizimit, duhanit, alkoholit.8
Sipas citimit të lartëcekur jep të kuptohet së janë një serë faktorësh të cilët ndikojnë në
shkaktimin dhe shpejtimin e osteroporozës. Po ashtu vlenë të theksohet tek grate gjatë viteve
të menopauzes të cilat humbin më shpejtë kockën dhe kjo bënë që kockat të jenë më të brishta
dhe më të rrezikuara përballë frakturave të ndryshme.
Osteoporoza është entitet i veçantë në grupin e sëmundjve reumatike.Shfaqja e
sëmundjes tek femrat pas klimaksit quhet osteoporoza postklimakterike, ndërsa në moshën e
pleqërisë osteoporoza senile.Nuk është e rralle të personat me çrregullime endokrine, me
sëmundje sistemike, gastrointestinale, me çmobilizim të gjatë dhe me aktivitet të dobët fizik,
por edhe të personat e mjekuar me kortikosteroide.9
2.2.KLASIFIKIMI I OSTEOPOROZES
Për të qenë më konqiz dhe më të informuar në lidhje me sëmundjen e osteoporozës
atëher është e udhës që ajo të klasifikohet. Osteoporozën mund të e klasifikojmë si:
A. parësore dhe
B. dytësore.
Osteoporoza parësore:
A. Osteoporoza parësore me etiologji baze te panjohur dhe e shoqëruar me
sëmundje.
8 Gaw Allan, Begolli Luljeta, Baruti Zana.”Biokimia klinike”. 2012.Fq 76 9 Sylejman Rexhepi.”Reumatologjia”Prishtine,2006.Fq 197
16
1. Osteoporoza në menopauzë: tek gratë e moshuara
2. Osteoporoza senile: tek meshkujt e moshuar.
Osteoporoza dytësore:
B. Osteoporoza dytësore: është dytësore si pasojë e çrregullimeve/sëmundjeve të
fituara ose të trashëguara, ose aberracioneve fiziologjike.
1. Hiperparatiroidizmi
2. Sëmundja Cushing
3. Mieloma Multiple
4. Hipertirodizmi
5. Malabsorbimi
6. Deficiti i vitaminës D
7. Gjendjet të cilat shoqërohen me mungesë të
aktivitetit.
8. Alkoolizimi
9. Artrit rheumatoid10
2.3.SIMPTOMAT
Osteporoza nuk është nga ato semundje që jep shenja të menjëhershme dhe për ketë
mund të quhet si sëmundje e fshehtë e cila në një periudhë më afatëgjate fillon të tregoj
simptomat e saja.
Te sëmundja e osteoporozes humbja e masës kockore ndodh gradualisht dhe në
heshetje gjë që bënë të mos vrehen simptomat e kësajë sëmundje dhe të mos mund të
evidentohet lloji i sëmundjes.
Humbja e masës kockore ndodh në mënyrë të heshtur dhe progresive, shpesh pa
simptoma derisa ndodh fraktura e parë, dhe në shumë raste është ajo e cila evidenton
osteoporozën.Prandaj osteoporoza është quajtur si “epidemi e heshtur”.Frakturat mund të
10FrancisJ.Bonner,CharlesH.ChesnutIII,RobertLindsay,“Mjekësiafizikedheriaftësimi”VëllimiI,Cap.IV Osteoporoza.Faqe699-700
17
ndodhin pas një rënieje fare të vogël apo dhe si rezultat i një aktiviteti/veprimi të zakonshëm
të përditshëm.Frakturat më të shpeshta dhe më serioze janë ato të legenit dhe të shpinës.11
Fillimisht shenjat e osteoporozës janë: pakësim i masës kockore, zvogëlim i gjatësisë
së kockës, dëmtime të lokalizuara, shtypje në nivelin e vertebrave, sidomos atyre të mesit,
dëmtime të kyçit të dorës, qafës së femurit ose edhe në vende të tjera kur gruaja pëson një
traumë. Osteoporoza shkakton dhimbje vetëm në rastet e thyerjeve dhe të dëmtimit të
vertebrave.
Në fazat e vonshme të sëmundjes, simptomat kryesore janë këto:
Dhimbjet të kockave
Frakturat me traumë të vogël ose pa traumë fare
Dhimbjet e mesit apo të qafës si pasojë e frakturave të shtyllës kurrizore
Deformime te postures, kifoza ose “gungacët”12
Pra osteoporoza është sëmundje që shkakton humbjen e masës kockore dhe është e
fshehtë, por kush janë me të rrëzikuar nga kjo sëmundje, cila gjini?
Gratë
Ato që janë të dobëta
Ato që i kanë flokët apo lëkurën ngjyrë të hapur.
Ato që hyjnë herët në menopauzë.
Ato që kanë pak lëvizje.
Ato që përdorin alkool dhe cigare.
Ato që përdorin pak qumësht apo produktet e tij.
Ato që përdorin kortizon.
Ato që i kanë të dëmtuara funksionin e veshkave.
Ato që kanë bërë shumë lindje
Ato që kanë tek të afërmit e tyre një problem të tillë.
11http://www.panorama.com.al/shenjat-dha-shkaktaret-e-osteoporozes-si-ta-parandalojme-qe-ne-moshe-te-re/ 12 Sylejman Rexhepi.”Reumatologjia”Prishtine,2006.Fq 198
18
Fig.2. Dhimbjet e eshtrav gjatë osteoporozes
Fig.3. Dhimbjet e eshtrave gjatë osteoporozes
19
2.4. DIAGNOSTIFIKIMI
Treguesi i parë klinik i osteoporoses si parësore ashtu edhe asaj dytësore, zakonisht
është një frakturë.Pacienti paraqitet me dhimbje dhe ekzaminimet radiologjike vërtetojnë
praninë e frakturave.Diagnoza e qartë e osteoporozës, zakonisht vendoset kur pacienti pëson
një frakturë traumatike, në prani të masës së ulët kockore (në mënyrë tipike të kolonës
vertebrore, femurit dhe ose pjesës distale të ulnës ose radiusit).Kjo ka mjaft vlerë nga
pikëpamja e menaxhimit të pacientit, si për vlerësimin e pacientit në risk përpara se të ndodhë
një tjetër frakture ashtu edhe në përcaktimin e shkaqeve të frakturës tek një pacient, i cili
tashmë ka pësuar frakturë.Procedurat diagnostike, zakonisht skanimi i kockës me
radionukleide, mund të përdoren për të vlerësuar dhimbjen komplekse të pacientëve.13
Gjatë diagnostifikimit të osteoporozës shërbehemi me dy metoda diagnostike të
rëndësishme : a) përmes metodës instrumentale, për matjen me precizitet të lartë të densitetit
dhe b) përmes markerëve, për formim dhe resorbim kockor, biokimik në urinë dhe
serum, që mundësojnë monitorimin e shpejtë dhe frekuent të shkallës së ndryshimeve
kockore.
Për vendosjen e diagnozës rekomandohet kryerja e testit të matjes së densitetit
kockor.Një numër testesh të ndryshme për matjen e densitetit kockor janë në dispozicion.Të
gjithë individët mbi 50 vjeç, veçanërisht gratë në menopauzë, të cilët kanë një nga faktorët e
rrezikut, duhet të bëjnë matjen e densitetit kockor.Organizata Botërore e Shëndetësisë ka
përcaktuar vlerat referencë që rrjedhin nga matjet e e densitetit kockor.Osteoporoza është
diagnostikuar kur matja e densitetit kockor e një personi është -2.5 ose më e ulët.14
Kështu që deri sa të ndodhë fraktura e parë është shumë problem në mënyrë të qartë të
diagnostifikohet osteoporoza. Matja e densitetit dhe forcës së kockës te secili individ sidomos
tek ata persona qe kanë kaluar një moshë të caktuar është një lehtësi e cila shërben për
diagnostifikimin në një masë të osteoporozës, mirë po duke marrë parsyshë neglizhencën e
cila behet nga individet atëher deri ne fakturën e parë është shumë e vështirë të caktohet dhe
të zbulohet sëmundja e osteporozës.
13 Francis J. Bonner, Charles H.Chesnut III, Robert Lindsay, “Mjekësia fizike dhe riaftësimi” Vëllimi I, Cap.IV
Osteoporoza.Fq 704 14http://www.panorama.com.al/shenjat-dha-shkaktaret-e-osteoporozes-si-ta-parandalojme-qe-ne-moshe-te-re/
20
Tabela 1. Ekzaminimet laboratorike per diagnostifikimin e osteoporozes15
MINIMALE
MAKSIMALE
Kalciumi serik
Fosfatet serike
Fosfatet alkaline
(totale)
Ekzaminimet minimale plus të
mëposhtmët
Kalciumi i jonizuar
iPTH
25-OH- vitaminë D
1 , 25 (OH)2 vitaminë D
Elektroforeza e proteinave
Provat e funksionit të tiroides
Ekzaminimet e SMA-12
Analizë e plotë e qelizave të gjakut
Treguesit urinarë dhe serikë të
rezorbimit dhe formimit të kockës
Biopsi e kreshtës së kockës iliake me
tetraciklinë
15 Francis J. Bonner, Charles H.Chesnut III, Robert Lindsay, “Mjekësia fizike dhe riaftësimi” Vëllimi I, Cap.IV
Osteoporoza.Fq 705
21
KAPITULLI III
OSTEOPOROZA DHE KUJDESI INFERMIEROR
3.1. MJEKIMI DHE TRAJTIMI I OSTEPOROZES
Më mirë është të parandalosh se sa të e mjekosh qfardo sëmundje te secilit lloji, po
ashtu kjo vlenë dhe për osteoporozën. Nese nuk mund të parandalojmë në shkallën e
përgjithshme atehër mund të i ikim faktorve dhe elementeve të cilat qojnë drejt sëmundjës.
Të parandalosh do të thotë të eliminosh faktorët e rrezikut, duke shmangur faktorët e
rrezikut ne kemi hequr ‘ushqimin’ me të cilën jeton osteoporoza, duke i hequr ushqimin ka
mundësi që ajo të mos instalohet në organizmin tonë ose nëse është instaluar, është e
rëndësishme që gjendja të mos agrevohet, pra të mos përkeqësohet.
Por në momentin që faza e parandalimit është neglizhuar dhe është tejkaluar atëher
duhet të përballemi me trajtimin, mjekimin e osteoporozes pasi që ajo është në fazë të cilën
duhet mjekuar.
Me anë të trajtimit të osteoporozës synohet ruajtja dhe përmirësimi i masës kockore në
zona të veçanta.Masa kockore është përcaktues kryesore për ndodhjen e
frakturavë.Përmirësimi dhe ruajtja e masës kockore shoqërohet me një pakësim të riskut që
pacienti të pësojë frakturë.Pacienti duhet këshilluar për ndryshimin e sjelljeve, të cilat kanë të
bëjnë me një stil të keq jetese dhe çojnë në pakësimin e masës kockore, duke përfshirë
duhanpirjen, marrja e alkoolit me sasi të mëdha, mos kryerjen e ushtrimeve fizike.16
Në varësi nga rezultatet e testit të densitetit kockor, mjeku mund të japë medikamente
dhe suplemente për të parandaluar humbjen e masës kockore.Ka një numër opsionesh trajtimi
efektiv të cilat kanë treguar se veprojnë për të ruajtur densitetin kockor dhe reduktuar rrezikun
e frakturave apo thyerjeve.Një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të
jetës mund të shmangë shumë nga frakturat.Trajtimi i osteoporozës është efektiv vetëm nëse
merret ashtu siç rekomandohet nga mjeku.Trajtimi i osteoporozës zgjat për periudha të gjata
kohore.Kjo gjë për shumë persona nuk është e këndshme, por nuk duhet të jetë arsye për ta
ndërprerë mjekimin.Krahas mjekimit, marrja e mjaftueshme e kalciumit dhe vitaminës D është
16 Francis J. Bonner, Charles H.Chesnut III, Robert Lindsay, “Mjekësia fizike dhe riaftësimi” Vëllimi I, Cap.IV
Osteoporoza.Fq 705
22
e domosdoshme, pasi ndihmon për të siguruar efektivitetin maksimal të mjekimit me
medikamente.17
Janë një sërë medikamentësh të cilat nxisin shtimin dhe formimin e masës kockore tek
individet të cilët kanë problem me masën kockore.
Shtesat në dietë
Kalciumi
Kalciumi është shumë i rëndësishëm për parandalimin dhe trajtimin e osteoporozës.
Akademia kombëtare e shkencës rekomandon marrjen e një sasie kalciumi prej 1,200 mg/ditë,
si për burrat, ashtu edhe për gratë mbi 50 vjeç. Kalciumi është i sigurt për t’u përdorur,
relativisht i pakushtueshëm dhe i thjeshtë.Qumështi dhe produktet e tjera të bulmetit janë
burime të rëndësishme të kalciumit, si dhe marrja e kalciumit shtesë. Megjithëse marrja e
sasisë se 1% e burrave dhe e grave më shumë se 70 vjeç arrijnë që t’i plotësojnë nevojat e tyre
ditore për kalcium me anë të dietës.
Vitamina D
Vitamina D luanë rol shumë të rendësishëm për eshtrat e njeriut dhe shërben sidomos
për forcimin e tyre. Akademia kombëtare e shkencës rekomandon një marrje ditore të
vitaminës D prej 400 UI për meshkujt dhe femrat midis moshës 51 dhe 70 vjeçare, ndërsa tek
meshkujt dhe femrat mbi 70 vjeç, rekomandohet marrja e 600 UI vitaminë D. Efikasiteti i
formave aktive të vitaminës D, të tilla si kalcitroli është ende i pavërtetuar. Roli i këtyre
medikamenteve është shtimi i përthithjes së kalciumit në zorrë.Shumë nga pacientet e
moshuar, të cilët janë të shtruar në spital ose në shtëpi, kanë deficit të vitaminës D dhe
përdorimi i saj ka më shumë përfitime.18
Proteinat
Bashkë me marrjen e shtesës të kalciumit dhe vitaminës D, marrja e proteinave shtesë
ka dhënë rezultate të mira tek pacientët, të cilët kanë pësuar fraktura të këllkut. Në një studim
të kryer nga Schurch e të tjerët, pacientëve të moshuar, me anë të dietës iu dha një shtesë
proteinash prej 20g/dite për 6 muaj pas frakturave të këllkut. Tek këta pacientë u arrit të
17http://www.panorama.com.al/shenjat-dha-shkaktaret-e-osteoporozes-si-ta-parandalojme-qe-ne-moshe-te-re/ 18 Francis J. Bonner, Charles H.Chesnut III, Robert Lindsay, “Mjekësia fizike dhe riaftësimi” Vëllimi I, Cap.IV
Osteoporoza.Fq 707
23
evitohej humbja e shpejtë e masës kockore, që ndodh zakonisht në anën e kundërt të këllkut,
gjatë një viti.Rekomandimet për proteina është 44g/ditë për femrat dhe 56g/ditë për meshkujt.
Terapia medikamentoze
Bisfosfonatet
Bisfosfonatet alendronate (Fosamax, Merck&Co, ËestPoint, PA) dhe rizedronate
(Actonel; Procetor&Gamble,Cincinnati) ndihmojnë në ruajtjen e masës kockore të kolonës
vertebrore, këllkut dhe kyçit të dorës, si dhe ndihmojnë në parandalimin e frakturave në këto
zona të skeletit. FDA ka miratuar përdorimin e tyre për parandalimin dhe trajtimin e
osteoporozës tek meshkujt dhe femrat në menopauzë. Është spekuluar se përmirësimi i
BMD, i arritur përmes trajtimit afatshkurtër, do të jetë i qendrueshëm edhe pas
ndërprerjës së trajtimit. Bisfosfanatet akumulohen dhe qëndrojnë në kocka. Efektet
afatgjata të këtij fenomeni janë të panjohura. Medikamenti duhet të përdoret në mëngjes,
të paktën gjysmë ore para ngrënies ose përpara se të pihet diçka dhe pacienti nuk duhet të
qendrojë shtrirë, në mënyrë që të shmanget rreziku i ulqerimit të ezofagut, një efekt i cili
konsiderohet si i pazakontë.(tabela 3.5)
Estrogjeni
Dhënia e estrogjenit është e rëndësishme për trajtimin e përgjithshëm të osteoporozës
tek femrat. Në një studim të randomizuar me grup kontrroll placebo, ku u përdoren tableta të
përbëra estrogjen/progestin (0.625mg estrogjen,2.5mg progestin) ose placebo në rreth 17.000
gra në menopauzë me uterus të paprekur, u ndal herët, pasi u pa se përdorimi i tyre kishte efekt
të dëmshëm, duke ndikuar në rritjen e incidencës së shfaqjes së kancerit të gjirit, insultit,
trombozës së venave, sëmundjes koronare të zemrës dhe embolia pulmonare.
Kalcitonina
Studimet e kryera mbi efektet e kalcitoninës kanë treguar se ajo ka aftësi për të ruajtur
masën kockore dhe ka shumë mundësi të parandalojë edhe frakturat. Aktualisht, ky
medikament mund të administrohet në formën e injeksioneve ose si spraj nazal. Një nga
përfitimet e përdorimit të saj është se ajo lehtëson dhimbjen, mendohet me anë të nxitjes së
prodhimit të β-endrofinave, në rastin e frakturave të kolonës vertebrore.Kalcitonina ka pak
efekte anësore të rëndësishme.
24
Raloksifeni
Përdorimi i raloksifenit shkakton një rritje të lehtë të masës së kockës dhe një pakësim
të riskut për të pësuar frakturë të vertebrave me 40% deri në 50%.Gjithashtu, duket se
përdorimi i saj pakëson riskun për shfaqjen e kancerit të gjirit estrogjen vartës, por rrit riskun
për trombozë të venave. FDA ka aprovuar përdorimin e saj për trajtimin dhe parandalimin e
osteoporozës tek femrat në menopauzë, por jo për trajtimin e simptomave të menopauzës.
Hormoni paratiroid
Hormoni paratiroid ose fragmentet molekulare të paprekura të molekulës peptidike,
mund të jenë të vlefshme në trajtimin e osteoporozës ku përdoren në mënyrë paraenterale. Një
përdorim i tillë bazohet në një efekt të supozuar metabolik të hormonit të paratiroides kur
administrohet si fragment, githashtu përdorimi i tij ka vlerë edhe kur osteoporoza është
shfaqur, pasi ai nxit formimin e kockës. FDA më 2002 miratoi përdorimin e hormonit
paratiroid për trajtimin e osteoporozës.
Vlerësimi i pacientit për riaftësim
Menaxhimi riaftësues i pacientit me osteoporozë varet si nga vlerësimi i kujdesshëm i
humbjes së masës kockore, ashtu edhe nga përcaktimi i shëndetit të dobët dhe i prirjes së
pacientit për tʼu rrëzuar. Osteoporoza është një sëmundje e cila përparon vazhdimisht, që nga
dëmtimet minimale të skeletit për t’i rezistuar stresit, e deri në një gjendje e cila karakterizohet
nga brishtësi e kockave, deformim, dhimbje kronike dhe invalidizim. Rrjedhimisht, pacientët
mund të paraqiten tek mjeku me një spektër të gjerë ankesash, të cilat kanë nevojë për nivele
të ndryshme ekzaminime dhe ndërhyrje. Pacientët mund të kategorizohen në katër grupe, të
cilat varijonë që nga ata të cilët kanë nevojë vetëm për një program parandalues, e deri tek ata
të cilët 22 kanë nevojë vetëm për një program të hollësishëm ndërhyrjeje. Individët të cilët
paraqiten me pakësim të masës kockore, por qe nuk kanë faktorë risku, kanë nevojë të
edukohen për parandalimin e osteoporozës, duke i kushtuar rëndësi shmangies së faktorëve të
riskut dhe ruajtjes së masës kockore. Të tjerët paraqiten me një pakësim të masës kockore dhe
kanë nevojë për një vlerësim diagnostik.Anamneza është një pjesë e rëndësishme e vlerësimit,
duhet ekzaminuar për probleme të zorrës dhe vezikës urinare.I kushtohet vëmendje marrjes së
kalciumit, ushtrimeve fizike, menopauzës dhe të gjitha medikamenteve të përdorura së
fundmi.Një ekzaminim fizik i përgjithshëm duhet të përfshijshë dokumentimin e gjatësisë dhe
peshës trupore, pozicionin, qëndrimin, ecjen dhe ekuilibrin.Duhen bërë ekzaminime
25
imazherike të zonave simpomatike të skeletit, për të identifikuar praninë dhe shkallën e
deformimit.Matja e masës kockore ka vlerë për të përcaktuar objektivat dhe intensitetin e
programit ushtrimor terapeutik.19
Më qëllim qe të ketë përmirësim të masës kockore dhe pacienti të riaftësohet përdoren
një sëri metodash dhe mënyrash varësisht nga shkalla e osteoporozës gjë e cila këshillohet dhe
caktohet nga mjeku pasi që është berë një analizë e qartë e gjendjës së pacientit dhe anamnezës
në përgjithësi.
Ushtrimet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në programin e riaftesimit tek pacienti
me osteoporozë por që duhet të i kushtohet kujdes dhe të përshtaten me gjendjen fizike dhe
kapacitetin e pacientit.
Ushtrimet
Ushtrimet terapeutike janë një element i rëndësishem i programit të riaftësimit për
pacientët me osteoporozë dhe duhen përshtatur sipas aftësisë fizike të pacientit, si dhe riskut
që ka për të pësuar frakturë.Pacientët mund të klasifikohen në bazë të shkallës së dëmtimit,
me ose paaftësi. Efektet përfituese të ushtrimeve shihen në pakësimin e humbjes së masës
kockës, si dhe në rritjen e forcës dhe ruajtjen e ekuilibrit, me qëllim parandalimin e rrëzimeve
dhe shmangien e frakturave. Sipas rezultateve të publikuara të studimeve të fundit, me anë të
kryerjes së ushtrimeve fizike me intensitet të moderuar një ose dy herë në javë, mund të arrihen
rezultate të mira neuromuskulore.20
19 Francis J. Bonner, Charles H.Chesnut III, Robert Lindsay, “Mjekësia fizike dhe riaftësimi” Vëllimi I, Cap.IV
Osteoporoza.Fq 705-710 20Po aty
26
3.2. KUJDESI INFERMIEROR
Kujdesi infermieror është përkujdesi, impenjimi, dedikimi për të plotësuar nevojat e
shëndetit (fiziologjike, psikologjike, sociale) të individit. Infermieristika, pra Kujdesi
infermieror është kujdesi për njerëzit si një qenie e tërë në lidhje me përkrahjen shëndetësore,
ruajtjen e shëndetit, mëkëmbjen e tij dhe vdekjen.Infermieristika konsiderohet si arti më i vjetër
dhe profesioni më i ri.21
Kujdesi infermiror tek pacientët është proces që zhvillohet hap pas hapi dhe fillon para
se pacitenti të shtrihet në spital dhe mbaron kur kompletohet shërimi dhe pacienti kthehet në
gjendje optimale të shëndetit.
▪ Shumica e pacientëve ballafaqohen me frikë dhe brenga rreth gjendjes së tyre, andaj
infermieri / ja duhet të jetë në gjendje të vërejë shfaqjen e këtyre emocioneve dhe
përgjegjigjjeve në mënyrë që t’ju ndihmojë. ▪ Një infermier / e, i / e kujdesshëm duhet të vërejë
shenjat e hershme të komplikimeve dhe t’i raportojë ato sa më parë me qëllim të marrjes së
masave parandaluese. ▪ Infermieri / ja duhet të ketë njohuri për reaksionet individuale të
pacientëve dhe për procedurat. ▪ Infermieri / ja inkurajon pacientin të zgjedhë mënyrën e jetës
së tij. ▪ Lehtëson vuajtjen fizike dhe psiqike të pacientit. ▪ Ndërhyrja e shpejtë efikase dhe
efiçiente në raste të ndërlikimeve eventuale të pacientëve. ▪ Ngrit vetëdijësimin mbi çështjen
shëndetësore dhe faktorët që ndikojnë në shëndetin e dobët.
Ambienti i punës rezulton thelbësor në ndikimin e çrregullimeve që mund të
kufizojne cilësinë e kujdesit infermieror. Shëndeti organizativ pёrbёhet nga një grup
elementesh kulturore, proçesesh dhe praktikash organizative që gjallërojnë dinamikën e
bashkëjetesës në mjediset e punës përmes promovimit, ruajtjes dhe përmirësimin e
cilësisë së jetës, nivelin e mirëqënies fizike, psikologjike dhe sociale të punonjësve.22
21https://sq.wikipedia.org/wiki/Infermieria 22Faktoret qe ndikojne ne shendetin organizativv te infermierve. Juliana Xhindoli, Aurela Saliaj,Majlinda Zahaj,
Dhurata Shenaj.VLORË 10 DHJETOR 2016
ISSN 2310-6719
27
Procesi i kujdesit infermieror dhe sigurimi i pacientit përfshin:
Vlerësimin
infermieror
Diagnozën
infermierore
Planifikimin
infermieror
Zbatimi infermieror
Vlerësimi i arritjes së kujdesit infermieror
Ekzaminimi: është diskutim i të dhënave dhe gjetjeve dhe në bazë të tyre bëhet vlerësimi i
nevojave të klientit.
Diagnoza infermierore: është analiza e dskutimit të të dhënave për të përcaktuar problemet
shëndetësore aktuale dhe potenciale nga infermieria.
Planifikimi: është zhvillimi i planit të veprimit për të zvogëluar apo parandaluar problemet e
mundshme dhe planifikuar veprimet e infermieres.
Zbatimi: është zhvillimi i kujdesit infermieror, kryerja e intervenimeve të planifikuara
infermierore, krahas mbledhjes së të dhënave në lidhje me klientin.
Vlerësimi: është përcaktimi i efektshmërisë së planit të kujdesit
28
3.2.1 STUDIM RASTI
Në studim rastin tonë te cilin e kemi shtjelluar me poshte atë bejë me një pacientë që
i takonë gjinis fëmrore dhe mosha e saj është 60 vjeçare, është arritur te diagnostifikohet me
Lumboischialgia bill, Osteoporosis.
Pacientja është paraqitur me ankesa dhe dhimbje, duke treguar lodhje, mundim,
vështirësi dhe paaftesi në lëvizje dhe shenja të tjera të cilat kanë dhënë orientimin për të
diagnostifikuar me osteoporoz pacienten.
Eshte dhënë orientimi i nevojshëm duke e shtruar në spital për 10 ditë pacienten me
qëllim të rehabilitimit të sajë dhe përcjelljës së gjendjës në vazhdimësi. Pacientes i është dhënë
terapia e nevojshme medikamentoze. Pacientja është lëshuar në shtëpi dhe i janë dhënë
instruksionet e nevojshme dhe këshillat e posaqme në lidhje me problemin dhe sëmundjen e
saj.
Të dhënat subjektive:
Emri dhe Mbiemri: A . D
Gjinia: Femër
Mosha: 60 vjeçare
Statusi: E martuar
Profesioni: Ekonomiste
Pacientja e gjinis femër 60 vjeçare është lajmëruar ne urgjencën e Gjakovës dhe po e
njëjta orientohet dhe dërgohet në repartin e ortopedis per hospitalizim me dhimbje të mëdha
të shpinës, lodhje dhe shqetësim, vështirësi në realizimin e aktivitetevë ditorë si veshje, ulje,
ecj,e dhimbjë gjatë kryrjes së aktiviteteve etj, rënie në peshë, pengesa në të pamurit,
pagjumësi, paqëndrueshmëri.
Të dhënat Objektive:
Tek pacientja vrehen dhe shifen, prania e frikës dhe stresit, depresioni, deformimi dhe
zvogëlimi i gjatësisë kockore, paaftësia në lëvizshmëri, rënie e peshës e dukshme, vështirësi
29
në lëvizje, shqetësim i shprehur dukshëm, mungesë e motivimit dhe indifferencë për
hapsirën dhe gjërat për rreth. Tensioni është 130-87mmHG. Jeton në qytet dhe kushte te mira
ekonomike dhe jetesë mesatare. Duhan konsumon pak kurse alkool nuk konsumon. Alergji ka
në Lendacin dhe ka pasur raste gjatë përdorimit të tij.
Diagnoza infermierore:
Tek pacientja ankesat shtohen qdo ditë, lodhje, rënia në peshë, humbje e oreksit dhe
deshirës për ushqim, gerdi nga ushqimet dhe pijet, muskulaturë e dobët për arsye të pakësimit
të aktiviteteve fizike, dhimbje e shpinës, pagjumesi si shkak i dhimbjeve. Kordinimi të dobët
të lëvizjeve, Malabsorbimi (deficiti i kalciumit, vitaminës D, proteinave).
Planifikimi dhe kujdesi Infermieror:
Shpjegimi i trajtimeve dhe testëve që do i bëhen pacientes si dhe kujdesi ndaj
saj
Matja e shenjave vitale dhe marrja e gjakut dhe urinës për analiza laboratorike
Mbajtja e peshës nën kontrroll
Sjellje dhe bashkëpunim sa më të mirë me pacienten në mënyrë që të mos e
ndiej veten të frikësuar.
Përgaditja psiqike dhe fizike e pacientit për ekzaminime radiologjike duke e
qetësuar dhe rahabilituar ne menyre profesionale
Kujdesi vendosja ne dhomë (sigurimi i komfortit per pacienten)
Kujdesi për ushqimin dhe higjienën e pacientës.
Dhënja e rregullt dhe në kohë e terapisë ndaj pacientës
Parandalimi e komplikacioneve
Vlerësimi Përfundimtar i kujdesit infermieror:
Pacientja e lartëcekur dhe e trajtuar në repar ka qëndruar 10 ditë ne repartin e
ortopedise, gjatë këtij qëndrimit pacientës i janë bërë të gjitha ekzaminimet dhe intervenimet
e nevojshme.
Pacientja ne fjalë gjatë kësaj kohe të qëndrimit në spital është trajtuar me terapi si:
30
-tretje fiziologjike
-analgjetik
-si dhe terapi tjetër ne varsi dhe situatete gjëndjës së pacientës.
Pacientia shpreh ndjenjat pozitive për veten e saj keshtu që duke parë dhe përcjellur
gjendjën e sajë lëshohet në shtëpi me rekomandimi qe të përdor këtë terapi:
-analgjetik për dhimbje
-kalcium si dhe vitamin D
Si dhe; këshillohet që pacientja të ushqehet në mënyrë të mjaftueshme dhe të perdore
ushqimin sa me te shëndetshëm.
31
PËRFUNDIMI
Si perfundimë në lidhje me punimin tonë mund të themi se osteoporoza është një
sëmundje e cila don kujdes maksimal si nga trajtimi i sajë dhe po ashtu nga mënyra e jetesës
dhe e zhvillimeve të aktivitetëve jetësore të përditshme të cilat janë të ndërlidhura në mënyrë
direkte dhe indirekte me shkaktarët dhe sëmundjen e osteoporozës.
Preventivat ndaj osteoporozes janë gjeja dhe rruga më e duhur që preferohet të i bënë
individi me qellim të shmangiës apo zbutjës së kesajë sëmundje. Informimi sidomos i të
moshuarve në rrëziqet që hasin e që dërgojnë te fraktuarat është shumë i rëndesishem. Po ashtu
ushqimi luan rol të rëndësishëm sidomos ushqimi i pasur me vitaminen D, rrezet e diellit kanë
rëndesi shumë të madhe. Gjithashtu ushtrimet dhe aktivitetet fizike në masë të caktuar janë alfa
dhe beta e parandalimit te kesajë sëmundje.
Oteoporoza është sëmundje e cila karakterizohet nga masa e ulët kockore apo thënë më
mirë pakësimi i masës kockore duke u demtuar dhe ‘’amortizuar’’ kockat të cilat kalojnë në
brishtësi dhe rritet rreziku i fraktures ( thyrjes) së tyre, kockave. Diagnostifikimi, simptomat
dhe mjekimi i kësajë sëmundje përbënë një rol shumë të rëndësishëm për pacientin dhe
lehtësimin e kësajë sëmundje.
Përfundimisht punimin e kemi mbyllur me studim rasti i cili jepë dhe gërshëton
konkretisht osteoporozen si sëmundje me shkaktarët e saj, diagnostifikimin, simptomat si dhe
trajtimin e sajë, po ashtu ndërlidh kujdesin infermieror dhe rëndësin e tij për dhe gjatë kësaj
sëmundje.
32
REKOMANDIMET
Duke bërë një retrospective dhe analizim të tërë asajë që u tha dhe analizua më lartë
kemi arritur që në mënyrë sa më të thjeshtë dhe shkencore, mjekësore të i nxjerrim disa
rekomandime të cilat mund të shërbejnë dhe si preventive për osteoporozën:
Vizita të rregullta tek mjeku.
Menagjimi i stresit
Marrja e rregullt e terapis.
Menagjimi i reagimeve emocionale
Konsumimi i ushqimit të shëndetshem sidomos ushqim me përmbajtje të
vitamins D
Të mos konsumohet alkool, drogë dhe duhan
Te kryhen ushtrime fizike në mënyrë të rregullt.
Duhen shmangur ushtrimet që kërkojnë forcë të madhe apo ato që paraqesin
rrezik rrëzim.
Përshtatja e ambienteve, ndriqimi sa më i mire si dhe ekspozimi në rrezet e
diellit
Identifikimi i përsonave të rrezikuarë.
Kujdesi gjatë ecjës
33
REFERENCAT
Prof. Asoc.Sylejman Rexhepi.”Reumatologjia”Prishtine,2006
FrancisJ.Bonner,CharlesH.ChesnutIII,RobertLindsay,“Mjekësiafizikedheriaftësimi”Vë
llimiI,Cap.IV Osteoporoza.
Prof. Dr. Argjent Tafaj, Reumatologjia, Tiranë, 2004.
NIH Consens: Osteoporosis prevention, diagnosis, and therapy. NIH consensus
statement 17: 1e45, 2000
Faktoret qe ndikojne ne shendetin organizativv te infermierve. Juliana Xhindoli,
Aurela Saliaj,Majlinda Zahaj, Dhurata Shenaj.VLORË 10 DHJETOR 2016
Osteologjia si shkencë- objekti i studimit të saj. Lektor, Dok, Gezim Xhepa
Gaw Allan, Begolli Luljeta, Baruti Zana.”Biokimia klinike”. 2012
https://milibutka.wordpress.com/2016/07/17/etimologji-eshtrat-osteologjia/
https://en.wikipedia.org/wiki/Osteology
https://sq.wikipedia.org/wiki/Infermieria
34
Biografi e shkurtër e kandidatës – CV ( Curriculum Vitae )
Informata përsonale
Emri dhe Mbiemri Anjeza Mekaj
Datëlindja 17.07.1995
Gjinia F
Vendlindja Gjakovë
Nr. Personal 1240597442
Të dhënat kontaktuese
Nr. I telefonit 046188361
Adresa Kralan
E-mail [email protected]
Të dhënat e kualifikimit
Shkolla e mesme e lartë Infermieri e përgjithshme “Hysni
Zajmi” Gjakovë
Universiteti Universiteti i Gjakovës “Fehmi
Agani”
Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë
Programi Mami
Statusi E rregullt
Nr. ID 160305021
35
Biografi e shkurtër e kandidatit – CV (Curriculum Vitae)
Informata përsonale
Emri dhe Mbiemri Shkumbim Feta
Datëlindja 21.08.1995
Gjinia M
Vendlindja Gjakovë
Nr. Personal 1241257874
Të dhënat kontaktuese
Nr. I telefonit 049172699
Adresa Kralan
E-mail [email protected]
Të dhënat e kualifikimit
Shkolla e mesme e lartë Teknik i Farmacisë ‘’Hysni Zajmi’’
Gjakovë
Universiteti Universiteti i Gjakovës “Fehmi
Agani”
Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë
Programi Mami
Statusi I rregullt
Nr. ID 160305056