RAPORT STUDIMOR PËR NËN-SEKTORËT
KRYESORË TË AGROBIZNESIT NË KOSOVË
Prill 2014
2
3
PËRMBAJTJA
Hyrje .............................................................................................................................................................. 5
Metodologjia ................................................................................................................................................. 7
Analizë e përgjithshme e sektorit të agrobiznesit ......................................................................................... 10
Rëndësia ekonomike ............................................................................................................................... 10
ANALIZË E NËN-SEKTORËVE TË AGROBIZNESIT ............................................................................................ 16
Nën-sektori i produkteve të qumështit .................................................................................................. 16
Nën-sektori i pemëve dhe i perimeve ..................................................................................................... 21
Nën-sektori i mishit ................................................................................................................................. 26
Nën-sektori i prodhimeve pyjore jo-drusore .......................................................................................... 28
Nën-sektori i verës .................................................................................................................................. 29
Përshkrimi i vlerës së ciklit zinxhiror ........................................................................................................... 32
Furnizimi me materiale ndihmëse .......................................................................................................... 32
Prodhimi primar ...................................................................................................................................... 33
Strukturat mbështetëse .......................................................................................................................... 34
Qendrat grumbulluese ............................................................................................................................ 34
Përpunimi në kuadër të ciklit zinxhiror ................................................................................................... 36
Tregu ....................................................................................................................................................... 37
Ofruesit e arsimit ........................................................................................................................................ 37
Ofruesit e arsimit në nivel universitar .................................................................................................... 38
Shkollat profesionale .............................................................................................................................. 39
Ofruesit e shërbimeve këshillimore ........................................................................................................ 40
Gjetjet prej intervistave të detajuara ......................................................................................................... 43
Të gjeturat kryesore prej ofruesve të arsimit ......................................................................................... 43
Të gjeturat kryesore prej punëdhënësve të sektorit privat .................................................................... 46
Shkathtësitë që mungojnë dhe të cilat janë identifikuar në sektorin e agrobiznesit ............................. 49
Sfidat e identifikuara prej punonjësve .................................................................................................... 50
Punësimi aktualë dhe potencialë në agrobiznes ........................................................................................... 52
Gjenerimi i punësimit në nën-sektorin e qumështit ............................................................................... 54
4
Gjenerimi i punësimit në nën-sektorin e pemëve dhe perimeve ........................................................... 55
Gjenerimi i punësimit në nën-sektorin e mishit ..................................................................................... 57
Gjenerimi i punësimit në nën-sektorin e produkteve pyjore jo-drusore ................................................ 58
Gjenerimi i punësimit në nën-sektorin e verës ....................................................................................... 59
Profili i një pozite standarde të punës dhe përshkrimi i detyrave të punës .................................................. 60
Rekomandimet / pikat e intervenimit ........................................................................................................... 64
5
Hyrje
Këtë raport e ka përgatitur RECURA Financials për projektin Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE),
projekt i Helvetas Swiss Intercooperation. Raporti ka për qëllim analizimin dhe vlerësimin e
shkathtësitë të nevojshme në pesë nën-sektorë të përzgjedhur të agrobiznesit, dhe atë në: nën-
sektorin e prodhimit të qumështit, atë të mishit, të perimeve, të produkteve pyjore jo drusore,
dhe në nën-sektorit të verës - përmes analizimit të tërë ciklit zinxhiror prej prodhimit,
grumbullimit, përpunimit dhe shpërndarjes; pastaj analizohet edhe sistemi i arsimit dhe ai i
tregut të ofrimit të trajnimeve, për të vazhduar me; profilet specifike të punës, të cilat nevojiten
si pjesë e vlerës së shtuar të nën-sektorit; dhe në fund bëhet analizimi i shkathtësive të ofruara
prej institucioneve ekzistuese dhe ofruesit e shërbimeve në dritën e kërkesave aktuale dhe të
pritshme të tregut. Këta pesë nën-sektorë të agrobiznesit janë përzgjedhur në bazë të një
studimi vlerësues të kryer më parë, i cili rezultoi në përzgjedhjen e këtyre nën-sektorëve në
bazë të kritereve në vijim, si: fizibiliteti ekonomik, kapacitetet për gjenerimin e punësimit të ri,
zëvendësimi i importit dhe mundësia për zhvillimin e zinxhirit përpunues.
Raporti, për analizën e shkathtësive të nevojshme, bazohet në hulumtimin e dokumenteve, si
dhe në kërkimet kualitative të bëra përmes intervistave të detajuara me një numër të
punëdhënësve të përzgjedhur të sektorit privat, të punonjësve aktivë, si dhe të ofruesve të
arsimit. Synohet që të ofrohen rekomandime për shkathtësitë e nevojshme që duhet të jenë të
pranishme në komponentë të ndryshëm të ciklit zinxhiror në këta pesë nën-sektorë të
përzgjedhur, si dhe të jepen rekomandime për intervenimet e mundshme të projektit EYE, duke
përfshirë edhe ndryshime në politika, programe dhe prioritete, si dhe zhvillimi i aktiviteteve
specifike që lidhen me shkathtësitë më të kërkuara në treg dhe që kanë ndikim të lartë në
punësim dhe zhvillim sektorial.
Raporti fillimisht ofron një analizë të nën-sektorëve të përzgjedhur, duke e pasur parasysh tërë
ciklin zinxhiror, duke filluar prej kapaciteteve prodhuese, shfrytëzimin aktual dhe shkallën e
prodhimit, e deri tek gjysmë përpunimi, përpunimi, reklamimi dhe tregtimi, dhe në të njëjtë
kohë duke e pasur parasysh perspektivën e krijimit të vendeve të punës. Më vonë, paraqiten të
gjeturat prej intervistave të detajuara me punëdhënësit dhe punonjësit e sektorit privat për t’i
identifikuar shkathtësitë e nevojshme për punë në këta nën-sektorë, duke i përfshirë edhe të
gjeturat nga intervistat me ofruesit e arsimit dhe të sistemit të tregut të aftësimit profesional. I
hedh një vështrim nevojave që tani për tani mbulohen në treg, dhe cili lloj i shkathtësive dhe i
ekspertizës po mungon dhe duhet të kihet parasysh gjatë intervenimeve në të ardhmen. Në
bazë të identifikimit të ekspertizës specifike e cila nevojitet në secilin nën-sektor, pastaj
paraqiten profilet e punës (përshkrime të përgjithshme të vendeve të punës), si për
6
shkathtësitë ekzistuese, ashtu edhe për ato që mungojnë. Raporti përfundon me rekomandime
specifike, si dhe ofron orientime strategjike për pikat e intervenimit të projektit EYE, i cili i
merret me trajtimin e shkathtësive që nevojiten në secilin nën-sektorë specifik.
7
Metodologjia
Objektivi kryesor i anketës për analizimin e shkathtësive të nevojshme ishte identifikimi i
shkathtësive të cilat nevojiten në pesë nën-sektorë të përzgjedhur të agrobiznesit brenda një
periudhe kohore prej 1-3 vjet, dhe atë në nën-sektorët e produkteve të qumështit, mishit,
pemëve dhe perimeve, produkteve pyjore jo-drusore dhe të verës. Analiza fokusohet në
gjendjen aktuale dhe në trendet e ardhshme të secilit prej nën-sektorëve në fjalë. Janë
analizuar tri aspekte kryesore:
1. Mjedisi afarist në agrobiznes, duke përfshirë edhe kompozicionin e ciklit zinxhiror.
2. Institucionet arsimore dhe trajnuese (publike dhe private), të cilat ofrojnë kurse formale
dhe joformale të trajnimit në të gjitha nivelet e arsimit.
1. Pjesëmarrësit e tregut të sektorit të agrobiznesit – bizneset si punëdhënës edhe vet
punonjësit.
Në studim u përdor një qasje, e cila përbëhej prej dy fazave. Në fazën e parë është analizuar
fushëveprimi i sektorit të agrobiznesit me synim të identifikimit të nën-sektorëve që shfaqin
trende pozitive dhe kanë potencial të mirë për t’u rritur edhe më tej, si dhe për të gjeneruar
mundësi të mëdha të punësimit. Të gjeturat kryesore prej raportit që merrej me identifikimin e
këtyre nën-sektorëve të agrobiznesit në Kosovë janë diskutuar pastaj me ekipin e projektit EYE,
dhe të cilët, në bashkëpunim me konsulentët, i kanë përzgjedhur pesë nën-sektorët më
premtues sa i përket gjenerimit të punësimit, si dhe të rritjes potenciale ekonomike në tërë
zinxhirin prodhues. Kriteret kryesore që janë përdorë janë ato të fizibilitetit ekonomik, të
kapaciteteve të gjenerimit të vendeve të reja të punës, të zëvendësimit të produkteve të
importit dhe të potencialit për zhvillimin e zinxhirit përpunues dhe prodhues.
Ky raport, dhe të gjeturat që dolën prej tij, i mundësuan ekipit të projektit që të kalonin në
fazën e dytë të hulumtimit, e cila merret me detajet e pesë nën-sektorëve të përzgjedhur në
fushën e agrobiznesit në Kosovë, dhe ofron një analizë të hollësishme të shkathtësive të
nevojshme për ta. Përveç ofrimit të informatave për arritjen e objektivit kryesor të studimit, pra
të analizës së shkathtësive të nevojshme, kjo qasje ofron një orientim të përgjithshëm strategjik
për pikat e intervenimit të projektit EYE në nën-sektorët e përzgjedhur në agrobiznes.
Raporti mbështetet në metoda dytësore të hulumtimit, që nënkupton analizimin e
dokumenteve relevante të projektit, infrastrukturën ligjore, raportet, analizat, strategjitë, dhe
dokumente të ngjashme, por edhe metoda parësore hulumtuese përmes intervistave të
hollësishme me punëdhënës aktivë privatë të nën-sektorëve në fjalë, me punonjësit e punësuar
në sektorin në fjalë, si dhe me ofruesit e arsimit.
8
Burimet e të dhënave përfshijnë dokumentacionin dhe raportet lidhur me sektorin e
agrobiznesit në Kosovë, përkatësisht MBPZHR PBZHR 2007-2013, si dhe të draftit PBZHR 2014-
2020, pastaj të dhënat nga doganat e Kosovës, nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (Llogaritë
ekonomike të Kosovës 2010-2013), studimet dhe raportet e mbështetura nga USAID, si dhe një
varg raportesh të botuara nga Banka Botërore, Autoriteti Qendror Bankar, UNDP, GIZ dhe SDC-
HPK. Autorët i kanë analizuar të gjitha të dhënat e mbledhura, i kanë krahasuar dhe i kanë vënë
në kontrast me burime të ndryshme të të dhënave, dhe në konsultim me informatorët kryesorë
i kanë zgjedhur të dhënat e bazë, të cilat janë paraqitur dhe analizuar në këtë raport.
Megjithatë, duhet ta vejmë në pah se në shumicën e rasteve ka pasur mungesë të dhënash, dhe
shpesh ato kanë qenë të pasakta, pra nuk kanë konsistuar me të dhënat e gjetura në periudha
dhe burime të ndryshme.
Janë zhvilluar intervista të hollësishme gjatë realizimit të anketës për analizimit e shkathtësive
të nevojshme në mënyrë që të kuptohen hollësitë dhe nevojat reale për shkathtësi në këta nën-
sektorë, duke u përpjekur të kuptohet nëse ekzistonte edhe ana e ofertës. Intervistat e
hollësishme janë zhvilluar gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit 2014, dhe se në tabelat më
poshtë janë paraqitur kompanitë private dhe institucionet arsimore/aftësuese të cilat i kemi
intervistuar.
Tabela 1: Kompanitë e intervistuara në agrobiznes Nën sektori Statusi Emri i kompanisë Qyteti
Produktet e qumështit
Përpunues Vita Pejë
Përpunues Kabi Gjilan
Qendër grumbulluese NTSH “Veterin-ari” Suharekë
Qendër grumbulluese “Jeta e Re” sh.p.k. Istog
Qendër grumbulluese Kabi Viti
Qendër grumbulluese Tirolli Podujevë
Përpunues Albi ELIF 19 Prizren
Përpunues dhe prodhues i pemëve
MOE Gjilan
Pemë dhe perime Qendër grumbulluese AgroCelina Xërxe
Qendër grumbulluese EuroTac Pejë
Qendër grumbulluese Kelmendi Dragazh Mishi Përpunues Apetiti Pejë
Përpunues Meka Dragazh
Produkte pyjore jo-drusore
Përpunues (grumbullues i madh)
APS Istog
Përpunues (grumbullues i madh)
EuroFruti Prishtinë-Mramor
Verë Verëtari Biopak Rahovec Verëtari Stone Catle Rahovec
9
Tabela 2: Ofruesit e intervistuar të arsimit
Emri i ofruesit të arsimit Lloji i ofruesit të arsimit Qyteti Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë Nivel universitar Prishtinë
Fakulteti Biologjisë Nivel universitar Prishtinë
IBCM Departamenti për menaxhimin e mjedisit dhe bujqësisë
Nivel kolegji Mitrovicë
Haxhi Zeka Nivel universitar Pejë
Don Bosko - Departamenti i teknologjisë
ushqimore
Qendër e aftësimit profesional Prishtinë
Avdyl Frasheri Shkollë profesionale Prishtinë
Arbëria Shkollë profesionale Gjilan
Bahri Haxha Shkollë profesionale Vushtrri
Ministria e punës Qendër e aftësimit profesional Pejë
Adem Gllavica Shkollë profesionale Lipjan
Zenel Hajdini Shkollë profesionale Ferizaj
Ali Hadri Shkollë profesionale Pejë
10
Analizë e përgjithshme e sektorit të agrobiznesit
Rëndësia ekonomike
Bujqësia është shumë e rëndësishme për rritjen e BPV-së, por edhe më e rëndësishme për
rritjen e punësimit në Kosovë. Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për rëndësinë e këtij
sektori dhe, si rrjedhojë, ka bërë rritje të buxhetit për çdo vit për sektorin e agrobiznesit. Faktet
dhe shifrat kryesore të sektorit të agrobiznesit në Kosovë janë paraqitur në tabelën më poshtë.
Tabela 1: Treguesit kryesorë që kanë të bëjnë me sektorin e bujqësisë
Treguesit Shifrat (Kosovë)
Sipërfaqja e përgjithshme 1.098 milionë ha
Resurset e tokës bujqësore 570 000 ha/ të lëvrueshme 378,768 ha
Popullsia 1,815,606 banorë
Numri i ekonomive shtëpiake bujqësore * 192,500 (ASK)
404,088 – vlerësim i ASK
Norma e punësimit Bujqësi 35 % - vlerësim
Popullsia rurale
Përqindja e banorëve që jetojnë në zonat rurale:
61%
Numri mesatar i ekonomive familjare: 5.85 persona
Norma e bujqësisë në BPV 12 % (2012)
Importi/eksporti në bujqësi (000 USD)
Eksporti 25.8 mil. euro (2011)/Importi 560.1 mil.
euro, dhe të dhënat e vitit 2012
Eksporti i mallrave ishte mbi 276,100 milionë €
(2012)
Importi i mallrave ishte mbi 2,507,609 milionë €
(2012)
Norma e importit dhe e eksportit në tregun
e përgjithshëm
Eksporti 8 % e tregut të përgjithshëm/22 % e
importit të përgjithshëm (2012)
Madhësia mesatare e fermave 1.5 - 3 ha
Ferma të mëdha mbi 10 ha rreth 3000
Prodhimet kryesore sipas vlerës së
prodhimit
Produktet e qumështit, pemë dhe perimet, gruri,
misri
Shpërndarja e vlerës së prodhimeve sipas Prodhimi i drithërave = 62 %, bagëtia = 38 % 1
1 Statistikat ekonomike 2010 – 2012, ASK
11
nën-sektorëve
Sipas vlerësimeve të vitit 2012 të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Kosova e ka një
popullsi prej 1,815,606 banorëve. Në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë (regjistrimi i
popullsisë, ekonomitë familjare dhe shtëpiake në Kosovë 2011), rreth 61% të banorëve jetojnë
në zonat rurale. Shkalla zyrtare e punësimit në bujqësi është 4.4%, megjithëse ky është një
nënvlerësim pasi shumica e raporteve lidhur me sektorin e bujqësisë vlerësojnë se rreth 35% të
fuqisë punëtore është e angazhuar në bujqësi.
Sipas ASK-së, 53% e tokës së Kosovës është bujqësore, 41% e tokës është pyjore, 1% e
sipërfaqes është e mbuluar me ujë, ndërsa 5% e tokës së mbetur është urbane, trafik ose tokë
tjetër.
Sa i përket punësimit, bujqësia luan rol shumë të rëndësishëm në ofrimin e mundësive të
punësimit. Sa i përket proporcionit të punësimit në agrobiznes, Kosova krahasohet mjaft mirë
me vendet e tjera të rajonit, duke e pasur proporcionin më të lartë të fuqisë punëtore të
angazhuar në bujqësi me përjashtim të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Megjithatë, kjo shifër duhet
të shihet në dritën e shkallës aktuale të papunësisë në Kosovë, e cila është shumë më e lartë se
e secilit vend tjetër; dhe për pasojë sa i përket proporcionit të popullsisë së angazhuar në
bujqësi, Kosova do të mbetej prapa vendeve të tjera të rajonit, si krahasuar për nga madhësia e
popullsisë, fuqisë punëtore si dhe të kapaciteteve relative të prodhimit, të cilat tregojnë një
potencial më të madh për gjenerimin e punësimit në sektorin e agrobiznesit në Kosovë.
12
Figura 1: Punësimi në bujqësi (në % të punësimit të përgjithshëm) në vendet (potenciale) kandidate
Burimi: KE, Prezantim në konferencën e IPA II në Bruksel i G. Kiely, 25.01.2013
Norma e bujqësisë në gjenerimin e BPV-së në Kosovë, e cila e përbënte 25% të BPV-së në vitet e
1980-ta dhe fillim-vitet e 1990-ta, ka rënë dukshëm në këtë shekull. Bujqësia, e cila kryesisht
është gjysmë komerciale, kontribuon rreth 12% të vlerës së shtuar në ekonomi. Është burimi
kryesor i të ardhurave për shumicën e popullsisë.
BPV-ja për kokë banori në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët, dhe se në vitin 2012 vlerësohej
të ishte 2,750 euro2. Nëse e llogarisim se 12% e BPV-së vjen prej bujqësisë, atëherë kjo na jep
shifrën prej 330 eurove për kokë banori të vlerës së shtuar në ekonomi nga ky sektor. Duke e
pasur parasysh se 25-35% e fuqisë aktive të punës në Kosovë është e përfshirë në bujqësi, dhe
në të njëjtën kohë nëse e marrim parasysh faktin se rreth 60% e popullsisë së Kosovës varet
prej aktiviteteve gjysmë komerciale bujqësore3, atëherë shifra e vlerës së shtuar prej 330
eurove për kokë banori është me të vërtetë e ulët.
Grafika më poshtë e paraqet kontributin e sektorit të bujqësisë në BPV.
Figura 2: Vlera e shtuar bruto në sektorin e bujqësisë (në % të BPV) në vendet (potencialisht)
kandidate
Burimi: KE, Prezantimi në konferencën e IPA II në Bruksel prej G. Kiely, 25.01.2013
2 Të dhëna për Kosovën, Banka Botërore
3 Worl Bank 2010 – Kosovo Country Economic Memorandum: Unlocking Kosovo’s Groëth Potential: Policies,
Strategies, Actions.
13
Kosova dhe vendet e rajonit janë ende të varura prej sektorit të bujqësisë së paku në periudhën
afatshkurtër dhe afatmesme, andaj është me rëndësi që të zhvillohet ky sektor dhe të
përmirësohen mundësitë e punësimit për gjeneratat e reja, posaçërisht kur e kemi parasysh se
për çdo vit 25,000 të rinjtë hyjnë në tregun e punës në Kosovë.
Importi i produkteve bujqësore (ushqim dhe pije, kafshë të gjalla dhe perime) e përbën gati
22% të të gjitha importeve, por është më pak se 8% e të gjitha eksporteve. Po t’ia shtojmë këtë
deficitit të madh në tregti, që është afërsisht 90%, atëherë krijohet një pasqyrë mjaft e errët e
nivelit aktual të zhvillimit të sektorit të agrobiznesit në Kosovë, në njërën anë, dhe në anën
tjetër kemi një potencial të madh për përmirësimin e kësaj situate dhe, si rrjedhojë, edhe të
përmirësimit të rritjes ekonomike dhe të punësimit.
Vetëm pas regjistrimit të bujqësisë që është planifikuar të bëhet në vitin 2014 pritet që të kemi
të dhëna të sakta dhe të besueshme për fermat në vend. Megjithatë, vlerësohet se janë
192,500 ferma në Kosovë, prej të cilave vetëm 3,000 janë më të mëdha se 10 ha, ndërsa
mesatarja e madhësisë së fermave sillet mes 1.5 dhe 3 hektarë. Kjo strukturë e fermave ndikon
në përzgjedhjen e nën-sektorëve të cilët kanë konkurrencë dhe fizibilitet ekonomik.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga ASK lidhur me llogaritë ekonomike të bujqësisë për
periudhën 2010 – 2012, prodhimtaria bujqësore ka shënuar një rritje të lehtë në këto vitet e
fundit, duke filluar me 591 milion euro në vitin 2010, për të vazhduar me 601 milion euro në
vitin 2011 dhe është rritur në 615 milionë euro në vitin 2012 ose 2.3% rritje në vitin 2012. Kjo
rritje kryesisht ka ndodhur për shkak të rritjes së prodhimtarisë shtazore, siç shihet në tabelën
më poshtë.
Tabela 2: Prodhimtaria e të lashtave, e prodhimeve shtazore, dhe e mallrave bujqësore për periudhën
2010-2012, në milionë euro
2010 2011 2012
Prodhimtaria e të
lashtave
328 milionë euro 333 milionë euro 332 milionë euro
Prodhimtaria shtazore 248 milionë euro 253 milionë euro 268 milionë euro
Prodhimtaria bujqësore 591 milionë euro 601 milionë euro 615 milionë euro
Kategoria e të lashtave përfshinë: drithërat, drithërat industriale, bimët foragjere, perimet dhe
prodhimet e hortikulturës, patatet dhe frutat, të cilat e kanë këtë proporcion:
14
Tabela 3: kategoria e të lashtave
Të lashtat %
Perimet dhe produktet e hortikulturës 35.3 %
Drithërat 32.4 %
Bimët foragjere 17.8 %
Patatet 6 %
Pemët 8.5 %
Kategoria e prodhimeve shtazore përfshinë: qumështin, vezët, mjaltin dhe leshin e
papërpunuar, ndërsa kategoria e kafshëve përshinë shitjet e mishit të gjedheve, derrit, deleve,
dhive, shpezëve shtëpiakë dhe kafshëve të tjera. Produktet shtazore përbëjnë deri në 62% të
kësaj kategorie, ndërsa kafshët marrin pjesë me 38%. Produktet e qumështit janë produktet më
të rëndësishme pasi kontribuuan me 137 milionë prej 149 milionë eurove të produkteve të
përgjithshme shtazore në vitin 2010, me 141 prej 156 milionë eurove të produkteve të
përgjithshme shtazore në vitin 2011, dhe me rreth 157 prej 174 milionë eurove të produkteve
të përgjithshme shtazore në vitin 2012.
Bilanci tregtar i Kosovës është tejet negativ, me një eksport të përgjithshëm prej 276.1 milionë
euro në vitin 2012, në krahasim me importin, i cili është gati dhjetë herë më i madh sesa
eksporti, pra 2,507.6 milionë euro4 në vitin 2012. Bilanci tregtar i produkteve5 bujqësore në
Kosovë është tejet negativ: vlera e eksporteve të produkteve bujqësore prej 26.2 milionë euro
në vitin 2011 mbeti nën hijen e vlerës prej 561.4 milionë euro të importeve të produkteve
bujqësore. Në vitin 2011, pjesëmarrja e mallrave bujqësore në eksportet e përgjithshme të
Kosovës ishte rreth 8.2%. Eksporti i produkteve bujqësore solli të ardhura që e mbulonin vetëm
4.6% të kostos së importimit të produkteve të tilla. Nga viti 2006 deri në vitin 2010, vlerat e
eksportit janë rritur po thuaj dyfish, ndërsa vlera e importeve është ngritur për 45%, duke
treguar në këtë mënyrë një trend të ngadalshëm por pozitiv. Importet më të rëndësishme nga
këndvështrimi i vlerës së tyre janë: përgatitjet ushqimore, pijet, duhani, mishi, produktet e
qumështit dhe sheqeri6, ndërsa produktet më të rëndësishme bujqësore që janë eksportuar nga
Kosova janë: vera, frutat e egra, dhe produktet e tjera jo-drusore , perimet (specat), qengji,
djathi, frutat (mollët), prodhimet e bletëve, gështenjat dhe lulet.
Gjithashtu, në shumicën e rasteve për produktin e njëjtë vlera e importit për njësi është më e
lartë sesa vlera e eksportit për njësi. Kjo ndodh pjesërisht për shkak të shpenzimeve të
transportit të importeve (deri në kufi), dhe zakonisht për shkak të cilësisë më të lartë, apo e
nivelit më të lartë të përpunimit të produkteve të importuara. Megjithatë, disa prej produkteve
janë dukshëm më të lira në import sesa në eksport; andaj, produktet e tilla të importuara
4 Agjencia e Statistikave e Kosovës, Llogaritë ekonomike 2010-2012
5 Shih kapitullin 1-24 të nomenklaturës së kombinuar për tregti
6 Vlerësimi afatmesëm Ii PBZHR 2007-2013, i botuar më 2012
15
konkurrojnë ngushtë me produktet vendore të cilësisë së njëjtë, po që se ekziston një prodhim i
tillë vendor. Kjo tregon nevojën për ngritjen e konkurrencës së prodhimit vendor, duke
përfshirë edhe zhvillimin e shkathtësive që çon në një prodhim dhe përpunim më efikas. Sipas
një studimi nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) sa i përket nën-sektorëve kryesorë
të ushqimit për vendet e Ballkanit perëndimor dhe të shfrytëzimit aktual të kapaciteteve
përpunuese, të dhënat për Kosovën tregojnë se kapacitetet përpunuese në produktet
ushqimore shfrytëzohen afërsisht prej vetëm 35%, të përpunimit të mishit prej 20%, dhe të
pemëve dhe perimeve rreth 40-50% të kapaciteteve ekzistuese. Ky është një tregues i qartë i
vlerës së ciklit zinxhiror fillimisht në prodhimtari, posaçërisht në rritjen e prodhimeve të
prodhuesve aktuale, dhe të komponentit të tregut të vlerës së ciklit zinxhiror. Sa i përket
zhvillimit të shkathtësive, ky është një tregues i qartë i nevojës për përmirësimin e shkathtësive
dhe njohurive të bujqësore për përmirësimin e prodhimeve, pasi niveli i prodhimit aktual (siç
shihet edhe më poshtë në këtë raport) në Kosovë është shumë më i ulët sesa që pritej në bazë
të analizave krahasuese të të dhënave kur i kemi parasysh kushtet natyrore (cilësinë e tokës
dhe kushtet klimatike). Mangësia tjetër qëndron në komponentin e shitjes dhe të marketingut
dhe të rritjes së kapaciteteve në tërë vlerën e ciklit zinxhiror. Angazhimi në këto dy drejtime do
të çonte në përmirësimin e efikasitetit në tërë zinxhirin, që si rrjedhojë do të rritej konkurrenca
e prodhuesve vendorë, dhe e zëvendësimeve të produkteve të importuara, si dhe do të kemi
një rritje të eksportit. Një zhvillim i tillë do të kishte efekt të shumëfishtë në zhvillimin e sektorit
të agrobiznesit dhe të rritjes së punësimit.
16
ANALIZË E NËN-SEKTORËVE TË AGROBIZNESIT
Në këtë seksion jepet një përshkrim dhe pasqyrë e përgjithshme e pesë nën-sektorëve të
përzgjedhur të agrobiznesit. Secili nën-sektorë është analizuar veç e veç prej njëri tjetrit:
Nën-sektori i produkteve të qumështit Industria e produkteve të qumështit është njëri ndër sektorët më të zhvilluar të bujqësisë dhe
kontribuon në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit sipas Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural
(PBZHR) 2009-2013. Fermat për prodhimin e produkteve të qumështit kontribuojnë me rreth
132 milionë euro në BPV, gjysma e vlerës së përgjithshme të të gjitha prodhimeve bujqësore.
Të dhënat e prodhimtarisë në sektorin e qumështit janë ndarë në këtë studim sipas prodhimit
të qumështit dhe përpunimit të tij.
Prodhimi i qumështit (fermat e qumështit)
Sektori i qumështit të lopëve është një ndër sektorët më të rëndësishëm në kuadër të
kategorisë së produkteve shtazore. Gjatë viteve të fundit janë bërë përpjekje për ta kthyer
prodhimin e qumështit nga konsumimi vetanak në produkt për treg përmes përmirësimit të
kushteve të mbarështimit të gjedhëve, përvetësimit të praktikave të mira bujqësore në fermat
e qumështit dhe rritjes së kapacitetit të bujqve për prodhimin e qumështit me cilësi të lartë.
Fermerët e qumështit vazhdojnë të përballen me probleme sa i përket qëndrueshmërisë së
fermave të tyre si rezultat i strukturave të vogla të fermave të tyre (vetëm 20% e krerëve të
lopëve janë në ferma me më shumë se 15 krerë). Po ashtu, një problem tjetër e paraqesin
standardet e ulëta të teknologjisë dhe të shfrytëzimit të materialit të dobët gjenetik (kryesisht
mes racave të ndryshme) për prodhimin e qumështit. Mbrojtja e mjedisit në vendet ku janë
fermat e qumështit mbetet një gjë me të cilën duhet të merremi në periudhën e ardhshme me
qëllim që të inkurajohen fermerët që të krijojnë vende të përshtatshme për deponimin e plehut
dhe për trajtimin e ujërave të zeza.
Rrjeti i furnizimit të industrisë për përpunimin e qumështit është zhvilluar mjaftë mirë gjatë dy
vjetëve të fundit, ku fermerët dhe industria përpunuese janë pajtuar që të nënshkruajnë një
marrëveshje të furnizimit me qumësht të papërpunuar, dhe e cila ka bërë që fermerët mos të
zhvendosen prej një pike përpunuese të produkteve të qumështit në një tjetër. Përmes
themelimit të qendrave të reja grumbulluese dhe pajisja e fermerëve me pajisje të ftohjes së
qumështit është rritur edhe efiçiencë e grumbullimit të qumështit, si dhe është përmirësuar
cilësia e qumështit.
Prodhimi i përgjithshëm i qumështit vlerësohet të ishte 377,983 t në vitin 2012. Prej tyre,
qumështi i lopës e përbën shumicën e qumështit të prodhuar (95%) me një mesatare prej afro
17
1,825 kg për kokë lope. Tabela më poshtë e paraqet sasinë e prodhimit të qumështit sipas llojit
në vitin 2012.
18
Tabela 14: Prodhimi i qumështit sipas llojit të qumështit (2012)
Lloji i qumështit në t
Qumësht lope 368,607
Qumësht deleje 8,446
Qumësht dhie 930
Gjithsej 377,983
Burimi: MBPZHR, Departamenti i politikave bujqësore dhe tregtisë, 2012, vlerësim i grupit punues
Kjo prodhimtari e ulët kryesisht është rezultat i ushqimit jo të përshtatshëm dhe të potencialit
të dobët gjenetik të racës së kafshëve qumështore.
Prodhimi i qumështit kryesisht bëhet në ferma të vogla dhe të mesme. Këto ferma kanë një
mesatare prej 20 lopëve qumështore, si dhe deri në 200 krerë dele dhe dhi. Këto ferma e
përbëjnë 91-97% të aktivitetit bujqësorë në prodhimtarinë e qumështit, dhe e përbëjnë 74-90%
të kafshëve që shfrytëzohen për prodhimin e qumështit. Këto ferma po ashtu konsiderohen se
kanë potencial për t’u rritur me ndihmën e masave investuese, posaçërisht të investimeve në
ferma me 15+ lopë ose 150+ dhen e dhi. Prej numrit të përgjithshëm të fermave, rreth 67% të
numrit të përgjithshëm të lopëve qumështore (142,208 krerë) mbahen në ferma me një
mesatare prej 2 krerë lopësh për fermë, e që na jep një tregues të qartë lidhur me shkallën e
ulët ekonomike dhe aspektin e fermave të cilat i mbulojnë vetëm nevojat e tyre, në përgjithësi.
Këto ferma supozohen se nuk janë të orientuara kah tregu dhe se prodhimi i qumështit bëhet
për konsumim të brendshëm dhe shitje të drejtpërdrejta. Mungesat në anën e furnizimit
ndikojnë përfundimisht në shfrytëzimin e kapaciteteve përpunuese, të cilat mbesin në shkallë
të ulët. Përmirësimi i prodhimit dhe mbështetja e prodhuesve të qumështit për ta rritur fermën
e tyre ndikon në rritjen e furnizimit me qumësht dhe në krijimin e vendeve të punës nëpër
femra, ndërsa në po të njëjtën kohë u mundëson përpunuesve që t’i rrisin mundësitë e
shfrytëzimit të kapaciteteve të tyre përpunuese, dhe si rrjedhojë të kemi një ndikim pozitiv në
krijimin e vendeve të punës përmes rritjes së numrit të ndërrimeve për prodhim.
Përpunimi i qumështit
Kategoria e përpunimit të qumështit përbëhet prej 36 entiteteve të regjistruara, duke përfshirë
prej kapaciteteve të vogla/mikro përpunuese ditore e deri tek ato të shkallës së gjerë, pra prej
200 deri në 100,000 litra. Sipas Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, këta përpunues të
qumështit e përbëjnë 57.6% të kapaciteteve ekzistuese të përpunimit, të cilat janë paraqitur në
tabelën më poshtë.
Tabela: Kapacitetet ekzistuese të industrisë përpunuese (2012)
Kapacitetet teknike në l Kompanitë përpunuese
Kapaciteti (l/në ditë) (%)
Paketues të qumështit deri 500l 9 4,500 0.9
19
1,000 - 5,000 17 51.000 10.3
10,000 - 35,000 7 154.000 31.1
80,000 - 100,000 3 285.000 57.6
Burimi: MBPZHR, Dept. për politika bujqësore dhe tregti, dhe AUV e Kosovës
Sipas kategorizimit (A, B, C dhe D), 29% e kapaciteteve aktuale përpunuese janë të kategorisë A,
siç është paraqitur në tabelën në vijim.
Tabela 1: Kapacitetet ekzistuese të industrisë përpunuese sipas kategorizimit (2012)
Kategoria Kompanitë e përpunimit
të qumështit
Kapacitetet aktuale të
përpunimit në lit. (%)
A 3 (Bulmeti, Devolli,
Eurolona) 130,000 29
B 11 156,050 35
C 18 120,200 27
D 4 40,500 9
Burimi: AUV e Kosovës
Industria e përpunimit vazhdon të përballet me një konkurrencë të padrejtë nga tregu joformal.
Produktet e qumështit dhe të qumështit të freskët të papërpunuar të plasuar në treg përmes
tregut joformal e përbën rreth 30% të shumës së përgjithshëm të qumështit të prodhuar në
Kosovë.
Gjatë viteve të fundit, janë bërë investime në industrinë e përpunimit të qumështit përmes
donacioneve të Komisionit Evropian dhe donatorëve të tjerë për zgjerimin e kapaciteteve
përpunuese, modernizimin e linjës teknologjike dhe të zbatimit të standardeve të sigurisë në
ushqim. Megjithatë, ka ende kompani të cilave u mungojnë kushtet për t’i përmbushur
standardet e nevojshme, si siguria e mjedisit dhe e ushqimit, të cilat duhet të trajtohen gjatë
periudhës së ardhshme. Në lidhje me mbrojtjen e mjedisit duhet të trajtohet edhe problemi i
ujërave të zeza si rezultat i prodhimit dhe pastrimit të sistemit të përpunimit të qumështit.
Investimet u orientuan kryesisht drejt produkteve standarde të qumështit, dhe dukshëm më
pak për produkte të reja inovative, të cilat aktualisht po importohen dhe për të cilat ka një
kërkesë në rritje në tregun e Kosovës. Shkalla e ulët e produkteve të reja vjen kryesisht prej
mungesës së fuqisë së kualifikuar dhe të shkathtë punëtore, të kapaciteteve teknike dhe
shpenzimeve të larta që lidhen me zhvillimin e produkteve të reja/inovative.
Vetëm disa kompani merren me përpunimin e qumështit të deles dhe të dhisë. Qumështi i
deleve bëhet kryesisht djathë (rreth 90%), ndërsa pjesa tjetër e mbetur përpunohen për
produkte të fermentuara.
20
Sa i përket nën-sektorit të prodhimit të qumështit, konsumi i përgjithshëm vjetor i qumështit në
Kosovë vlerësohet të jetë rreth 340,000 litra në ditë, afërsisht 170 litra për person në vit. Sipas
llogaritjeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), prej shumës së
përgjithshme të qumështit të prodhuar në vend (239,535 ton për vit), 110,608 ton konsumohen
në fermë, dhe 94,727 ton shiten si qumësht i lëndës së parë, si gjizë, kos, djathë i bardhë në
tregje të hapura vendore, ku fermerët prodhojnë vetëm për mbulimin e nevojave të tyre, si dhe
fermerët gjysmë komercialë të cilët e shesin qumështin apo produktet e qumështit që i kanë
përpunuar vet në shtëpi. Fermerët komercialë dhe gjysmë komercialë të qumështit ua shesin
prodhimtarinë e tyre një prej nëntëmbëdhjetë përpunuesve të produkteve të qumështit të cilët
janë të licencuar (prej 36 përpunuesve aktualë).
Megjithatë, vetëm 34,200 ton në vit të qumështit të prodhuar vendor përpunohet në industri.
Kjo përbën afërsisht 10.6% të konsumit të përgjithshëm (prej 321,559 ton në vit) dhe 29.4% të
produkteve të përpunuara të qumështit. Ky është një tregues se kapacitetet aktuale të
përpunimit industrial të qumështit janë tejet të pashfrytëzuara, dhe se ka ende vend për
përmirësimin e efikasitetit dhe rritjes së prodhimit, si dhe të punësimit, në këtë komponent të
vlerës zinxhirore. Importet e përbëjnë 70.6% të produkteve të përpunuara të qumështit në
industri, dhe të cilat gjejnë vend në konsum e Kosovës7.
Tabela 16: Konsumi dhe furnizimi me qumësht dhe produkte të qumështit 2007
Përqindja Gjithsej (ton) Prodhimi
vendor
Importet
(ton)
Konsumimi në
shtëpi
34.4% 110,608.00 110,608.00
Tregjet (e freskëta)
e gjelbra
29.5% 94,727.00 94,727.00
Tregu i përpunuar 36.1% 116,224.00 34,200.00 82,024.00
Pjesëmarrja e
tregut të
produkteve të
përpunuara të
qumështit
29.4% 70.6%
Gjithsej 100% 321,559.00 239,535.00 82,024.00
7 Studim për vlerësimin e tregut të prodhimeve të qumështit. Programi KCBS, prill 2008
21
Nën-sektori i pemëve dhe i perimeve Nën-sektori i pemëve dhe i perimeve e dominon prodhimin bujqësor në Kosovë. Në këtë
seksion është bërë një analizë e këtij nën-sektori, ku janë trajtuar veçmas ai i perimeve dhe ai i
pemëve.
Prodhimi i perimeve Komponenti i perimeve i këtij nën-sektori e dominon prodhimin bujqësor në Kosovë. Në disa
zona, si në Rrafshin e Dukagjinit, rritja e perimeve është një ndër veprimtaritë kryesore
ekonomike. Perimet kultivohen kryesisht në fusha të hapura, ku trendi po shkon kah prodhimi
komercial dhe atë në serra. Në përgjithësi, prodhimi i perimeve paraqet mënyrën më intensive
të rritjes së bimëve. Sipërfaqet e mbjella me perime në Kosovë gjatë vitit 2012 ishin 14,557 ha,
që për habi është 8.1% më e vogël sesa shifra e vitit 2009 që ishte 15,839 ha8. Në bazë të të
dhënave të MBPZHR, gjatë periudhës së njëjtë, prodhimi për hektar nuk është rritur edhe aq
shumë. Në parim, prodhimi i perimeve mbetet ende sezonal, dhe se tregu nuk mund të
furnizohet vazhdimisht gjatë tërë vitit. Në vijim është paraqitur numri i bujqve dhe ndarja e tyre
në fermerë që i mbulojnë vetëm nevojat e tyre, gjysmë komercial dhe komercial:
Tabela 8: Shpërndarja e madhësisë së fermave të prodhuesve të perimeve në fusha të hapura (2009 –
2012)
Madhësia e
fermës
2009 2010 2011 2012
Sipërfaqe
(ha)
Ferm
a
Sipërfaqe
(ha)
Fer
ma
Sipërfaqe
(ha)
Fer
ma
Sipërfa
qe (ha) Ferma
Për nevoja të veta
familjare < 0.2
140,0
00 < 0.2 140,000 < 0.2
140,
000 < 0.2 140,000
Gjysmë-
komercialë 0.2 – 0.8 5,000
0.2 –
0.8 5,100 0.2 – 0.8
5,30
4
0.2 –
0.8 5,570
Komercialë > 0.8 1,500 > 0.8 1,545 > 0.8 1,50
0 > 0.8 1,500
Burimi: MBPSHR, të dhëna të mbledhura nga komunat
Fermerët e vegjël që prodhojnë për nevoja familjare e përbëjnë 87% të prodhimtarisë, prej të
cilëve vetëm 25% të prodhimit konsumohet në vetë fermën, ndërsa pjesa e tjetër dërgohet në
treg9.
8 Të dhënat e MBPZHR
9 Raporti gjithëpërfshirës i vlerësimit të sektorit të bujqësisë, MBPZHR, 2010
22
Po ashtu, sipas të dhënave të MBPZHR-së, kemi lloje të ndryshme të serrave, të cilat e mbulojnë
një sipërfaqe rreth 200 ha. Megjithatë, nëse i llogarisim serrat e vogla, kryesisht për nevoja të
familjes (prej 30 – 100 m2), atëherë sipërfaqja e përgjithshme e serrave në Kosovë mund të
rritet në disa qindra hektarë. Krijimi i vendeve të punës në serra është i lartë dhe se
zëvendësimi i importit mund të ndikojë pozitivisht në bilancin tregtar. Kjo për shkak se perimet
kërkojnë një angazhim intensiv në punë, dhe në të njëjtën kohë duhet të zgjatet sezoni i
prodhimit gjatë tërë vitit.
Tabela 9: Sipërfaqet e serrave (2009 – 2012)
* Janë ndërtuar serra të nivelit të mesëm teknologjik me material të qëndrueshëm dhe gypa zinku. Ky lloj i serrave
mund të shfrytëzohet deri në 20 vjet.
Burimi: MBPZHR, të dhënat e mbledhura nga komunat.
Prodhimi i perimeve në fusha të hapura bëhet kryesisht në zonën e anës së Drinit; në
trekëndëshin e fushave të Dukagjinit mes Rahovecit, Gjakovës dhe Prizrenit. Rreth 2,500 ha të
specave kultivohen në këtë sipërfaqe (në përgjithësi në Kosovë 3,153 ha).
Ky nën-sektor e përfshinë edhe pataten, e cila prodhohet dhe konsumohet në sasi të mëdha.
Patatja është produkti i vetëm që ka zënë vend si produkt me eksport të lartë, dhe e cila e
tejkalon vëllimin e importeve. Megjithatë, vlera e shtuar e patateve të eksportuara është
shumë më e ulët sesa ajo e importit që sugjeron se ekziston presioni i tregut lidhur me
perceptimin e cilësisë së produkteve të Kosovës, si dhe problemet me marketingun jo të
përshtatshëm. Shkalla mesatare e sipërfaqes së kultivuesve të patates është e vogël, ndërsa
kultivuesit komercialë të patates që kanë mbi 3 ha sipërfaqe janë drejtpërdrejtë të lidhur me
zinxhirin e organizuar të furnizimit. Kultivuesit e patates në Kosovë janë të suksesshëm dhe
funksionojnë mirëfilli që e krijon edhe nevojën për prodhim tek prodhuesit kryesor.
23
Tabela 10: Perimet: sipërfaqe në ha, 2009-2012
Burimi: ASK, Anketa e ekonomive shtëpiake bujqësore 2009 – 2012
24
Tabela 11: Perime: prodhimi në t, 2009 - 2012
Ton 2009 2010 2011 2012
Ndryshimi
2012 /
2009
In %
Patate 58,687 87,354 87,036 33,407 -25,280 -43.08
Speca 46,669 93,924 96,322 50,744 4,075 8.73
Shalqi 18,896 25,743 27,975 17,080 -1,816 -9.61
Lakër 27,895 22,988 23,154 13,975 -13,920 -49.90
Domate 15,107 60,318 60,358 13,693 -1,414 -9.36
Kunguj (të përzier) 5,694 6,202 5,580 8,668 2,974 52.23
Qepë 8,697 13,257 13,655 8,601 -96 -1.10
Tranguj 7,199 12,902 13,502 5,239 -1,960 -27.23
Fasule (të përziera) 6,684 5,064 4,577 3,474 -3,210 -48.03
Pjepër 1,318 2,138 2,090 2,455 1,137 86.27
Kungulleshë 1,195 1,861 1,846 2,065 870 72.80
Presh 814 1,559 1,675 1,293 479 58.85
Hudhër 456 870 881 557 101 22.15
Kunguj 1,496 1,415 1,539 431 -1,065 -71.19
Karota 352 494 519 320 -32 -9.09
Spinaq 280 860 899 262 -18 -6.43
Fasule 455 511 456 249 -206 -45.27
Marule 549 608 635 200 -349 -63.57
Lulelakër 218 131 75 169 -49 -22.48
Majdanoz 52 67 71 50 -2 -3.85
Bizele 80 96 103 34 -46 -57.50
Rrepka 65 57 49 27 -38 -58.46
Patëllxhan i zi 64 134 98 17 -47 -73.44
Panxhar 18 23 21 6 -12 -66.67
Kërpudha 6 16 19 19 -13 -216.670
Perime të tjera 49 75 66 111 62 126.53
Burimi: ASK, Anketa e ekonomive shtëpiake bujqësore 2009 – 2012
Tabela më poshtë ka të bëjë me prodhimin e frutave, prodhimtarinë dhe rendimentin për
periudhën 2010 deri 2012.
25
Tabela 12: Prodhimi i pemëve
Pemët
2010 2011 2012
Sipërfa
qe (ha) Prodhimi (t)
Rendi
menti
(t/ha)
Sipërfaq
e (ha) Prodhimi (t)
Rendi
menti
(t/ha)
Sipërfaqe
(ha) Prodhimi (t)
Rendi
menti
(t/ha)
Frutat 6,578 6,733 5,322
Molla 1,661 12,545 7.55 1,790 13,523 7.55 1,725 8,120 4.7
Dardha 352 2,495 7.09 354 2,510 7.09 326 1,562 4.8
Ftonj 39 275 7.05 38 265 6.97 52 506 9.7
Mushmollë 22 90 4.09 22 92 4.18 16 66 4.1
Kumbulla 1,063 6,957 6.54 1,063 6,957 6,54 1,404 17,514 12.5
Kajsi 16 89 5.56 13 71 5.46 22 83 3.8
Pjeshkë 41 177 4.32 42 180 4.29 39 173 4.4
Qershi 50 257 5.14 50 256 5.12 50 167 3.3
Vishnje 58 255 4.40 58 255 4.40 107 1,175 11.0
Arra 63 314 4.98 75 371 4.95 57 234 4.1
Lajthi 13 18 1.38 15 21 1.40 2 2 1.0
Gështenja -* 125 - -* 125 - - - -
Dredhëza 49 294 6.00 45 270 6.00 52 275 5.3
Mjedra 1 2 2.00 0 1 - - -
Boronica 10 73 7.30 10 73 7.30 - - -
Rrush vere 2,504 22,536 9.00 2,510 12,048 4.80 2,517 22,656 9.00
Rrush tryeze 636 6,042 9.50 648 4,536 7.00 702 7,026 10.00
* Gështenjat mblidhen nga pyjet; andaj nuk ka ndonjë sipërfaqe të kultivuar.
Burimi: ASK: AESHB 2009-2012, Instituti i vitikulturës dhe verës i Kosovës, kadastra e vreshtave, MBPZHR - DEAAS
Zvogëlimi i sipërfaqeve me molla dhe dredhëza në vitin 2012, i raportuar në tabelën më sipër të
ASK-së, duket të jetë i çuditshëm dhe nuk përputhet me burimet e tjera. Kjo rënie e
menjëhershme mund t’i atribuohet mbledhjes së të dhënave dhe raportimit që bëhet nga
burime të kontraktuara prej ASK-së; andaj metodologjitë e mbledhjes së të dhënave dhe analiza
e tyre mund të kenë ndryshuar, dhe si rezultat kemi lëvizje të çuditshme mes vitit 2011 dhe
2012.
26
Nën-sektori i mishit Nën-sektori i mishit konsiderohet se ka potencial të mirë në Kosovë, pasi që kërkesa për
produktet e mishit është e lartë; dhe po që se përdoret një qasje e drejtë, atëherë mund të
ndikojë në rritjen e përgjithshme të ekonomisë. Janë vetëm disa ferma të cilat janë të fokusuara
në kafshët e trasha dhe kanë një numër relativisht të vogël të krerëve. Andaj, shumica e mishit
për përpunim importohet, dhe vetëm një numër i vogël i përpunuesve përdorin mish të freskët
vendor. Mishi i lopës është lloji më i kërkuar i mishit në Kosovë, për t’u pasuar prej mishit të
shpezëve dhe qengjit.
Sektori i mishit në Kosovë është ende i pazhvilluar, posaçërisht sa i përket furnizimit me mish të
freskët. Po ashtu, nuk përmbushen nevojat e industrisë së mishit. Aktualisht, Kosova nuk mund
t’i përmbush nevojat e veta me mish të freskët si dhe me produkte të mishit të përpunuar, edhe
pse cilësia e mishit vendor të prodhuar është më e mirë se cilësia e produkteve të importuara.
Në Kosovë mishi konsiderohet si nën-produkt i prodhimtarisë së qumështit, pasi kafshët për
therje lirohen prej prodhimit të qumështit, si dhe janë disa prej kafshëve më të reja të cilat nuk
planifikohen për riprodhim. Opsioni i dytë i furnizimit me mish të freskët është përmes atyre
pak blegtorëve profesionist, të cilët kanë njohuri të veprimtarisë në Kosovë. Një opsion tjetër
për përpunuesit është që ta blejnë mishin nga tregtarët përmes blerjes së viçave ose demave
për therje dhe blerja me pakicë nga Serbia ose Bullgaria.
Tabela më poshtë i paraqet të dhënat dhe prodhimin e mishit vendor të gjedhëve për therje:
Tabela 17: Gjedhet për therje (në krerë) dhe prodhimi vendor i mishit (t) në vitin 2012 (përjashtuar
mishin e shpezëve)
Kafshë Numri i krerëve Shuma në t
Gjedhë 103,610 21,551
Dele 16,240 429
Qengja 148,800 2,772
Dhi 1,380 36
Edha 15,600 234
Derra 35,124 5,460
Gjithsej 320,754 27,982
Burimi: MBPZHR, Departamenti për politika bujqësore dhe tregti, 2013
Sipas të dhënave të MBPZHR, 27,982 ton mish janë prodhuar në thertore të licencuara gjatë
vitit 2012, prej të cilave 21,551 ton mish gjedhi. Një pjesë e madhe e mishit të gjedhit vjen prej
kafshëve të importuara për therje, ndërsa rritja e kafshëve vendore mbetet ende në shkallë të
ulët. Rendimenti i mishit dhe cilësia e prodhimit vendor është e mirë pasi gjedhët për therje
vijnë kryesisht prej racave të kombinuara qumështore dhe të mishit (p.sh. Simmental).
27
Sipas vlerësimeve të MBPZHR, rreth 120,000 – 150,000 dele theren në vit, dhe se prodhimi i
mishit dhe qengjit dhe të deles ishte 2,722 ton në vitin 2012. Kryesisht qengjat dhe shelegët
janë të moshës 5 deri 6 muaj kur theren (qengjat e gjallë peshojnë deri 25 kg), ndërsa delet
theren kur arrijnë moshën prej 12 muajsh (pesha e gjallë 35-40 kg).
Gjendja e njëjtë është edhe me mishin e dhive apo kryesisht të mishit të edhave që përdoret
për konsumim. Sipas vlerësimeve janë rreth 12,000 – 15,000 edha që theren për çdo vit,
kryesisht të moshës 5-6 muajsh atëherë kur e arrijnë peshën të gjallë mesatarisht prej 25-30 kg.
Mishi i deleve, qengjit dhe i dhive kërkohet kryesisht prej hoteleve dhe restoranteve.
Mishi i derrit konsumohet nga afërsisht 10% e popullsisë që janë kryesisht të krishterë ortodoks
ose katolikë. Kosova ka pasur rreth 55,775 krerë derra në vitin 2012, dhe se prodhimi i mishit të
derrit ishte afër 5,460 t në vitin 2012. Mishi i derrit konsumohet kryesisht si mish i freskët, si
prodhime të mishit të terur dhe si sallam tradicional. Mishi zakonisht përdoret për konsum
shtëpiak, ndërsa mishi i importuar shitet nëpër shitore.
Sa i përket mishit të shpezëve, të dhënat e fundit prej raportit të MBPZHR tregojnë se mishi i
pulës e zë vendin e dytë në konsum pas mishit të gjedhit. Në vitin 2012 vlerësohet se në treg
ishin rreth 1.7 milion zogj të gjallë, ku Konsoni është importuesi më i madh i zogjve që sapo
kanë qel, e që përbënte më shumë se 75% të importeve gjatë vitit 2012. Mishi i pulës në Kosovë
në vitin 2012 vlerësohet të ishte rreth 110 milionë euro ose rreth 43,000 ton, ku 5.5% është
mish i prodhuar në vend10. Konsumi i mishit të pulës është rritur prej 15.25 kg për kokë banori
në vitin 2010 deri në 25.67 kg për kokë banori në vitin 2012, ose prej 20% të vlerës së gjithë
mishit të konsumuar në vitin 2010 në 30% të vlerës së gjithë mishit të konsumuar në vitin 2012.
Ka një kërkesë të lartë për mish dhe produkte të mishit në njërën anë, kurse në anën tjetër
prodhimi është në nivel të ulët, ku mbizotëron importi i mishit. Pas importimit, shumica e
mishit përpunohet në lloje të ndryshme të produkteve në bazë të kërkesave të konsumatorëve.
Një pjesë e madhe e importeve është mish i ngrirë, kryesisht prej Brazilit, ndërsa mishi gjysmë i
ngrirë importohet prej Polonisë. Një sasi e vogël importohet si kafshë të gjalla që vijnë kryesisht
prej Serbisë dhe Bullgarisë, të cilat pasi të theren shiten si mish i freskët ose i përpunuar në
tregun e Kosovës.
Tabela 18: Bilanci i konsumimit të mishit në vitin 2012 (përjashtuar mishin e shpezëve)
Emri Sasia (ton) Pjesëmarrja (%)
Prodhimi vendor dhe therja (ton) 27,982 48.81%
Importi (ton) 29,341 51.19%
Konsumimi i përgjithshëm (ton) 57,323 100.00%
10
Një studim i veçantë i bërë prej RECURA – bazuar në të dhënat e doganës, ASK, dhe zinxhiri i shitjes me pakicë.
28
Sa i përket mishit të shpezëve, tabela në vijim e paraqet sasinë e konsumuar dhe të dhënat
tregtare:
Tabela 19: Bilanci i konsumimit të mishit të shpezëve në vitin 2012
Emri Sasia (ton) Pjesëmarrja (%)
Prodhimi vendor (ton) 2,240 5.77%
Importi (ton) – kryesisht i ngrirë 36,555 94.22%
Nën-sektori i prodhimeve pyjore jo-drusore
Kosova ishte një prej furnizuesve më të mëdhenj të prodhimeve pyjore jo-drusore në ish-Jugosllavi, duke përfshirë kërpudhat, frutat e vogla të pyjeve, dhe bimët e egra mjekësore dhe aromatike. Si atëherë, ashtu edhe sot, Kosova ishte furnizuesi kryesor, ndërsa përpunuesit e kishin selinë në vende të tjera. Kosova ka një përparësi pasi cilësia dhe varieteteve e produkteve pyjore jo-drusore të Kosovës gëzojnë një reputacion të mirë në nivelin ndërkombëtar. Po ashtu, shpenzimet e ulëta të fuqisë punëtore, sa i përket mbledhjes, kultivimit dhe përpunimit të këtyre produkteve kontribuon edhe më tej në këtë përparësi që ka. Në fund, Kosova e ka një rrjet të mirëfilltë dhe funksionale të grumbulluesve dhe gjysmë përpunuesve, të cilët kanë krijuar marrëdhënie me bashkësitë rurale dhe vazhdimisht i stimulojnë këto bashkësi për grumbullimin e këtyre produkteve, dhe përmirësimin e njohurive për to.
Produktet pyjore jo-drusore janë pjesë e një nën-sektori më të madh (hortikulturës), dhe se pjesëmarrja e këtyre llojeve të produkteve në sektorin e agrobiznesit vlerësohet të jetë aktualisht më e vogël se 10%. Vlera e përgjithshme vjetore në euro në treg për produktet pyjore jo-drusore është afër 10 milionë euro në vit, duke kontribuar mjaft shumë në shërbimet e gjysmë përpunimit, mbledhjes dhe grumbullimit. Raportohet se janë 13 kompani të ndryshme aktive në këtë nën-sektor në Kosovë, me një qarkullim vjetor prej 50,000 deri 2,500,000 eurosh. Shumica e kompanive, në fakt, shesin më pak se 100 ton në vit, ndërsa vetëm disa kompani udhëheqëse tregtojnë mbi 200 ton të kërpudhave dhe produkteve të tjera pyjore jo-drusore në vit, duke realizuar një qarkullim vjetor prej mbi 1,000,000 eurosh.
Shumica e produkteve pyjore jo-drusore eksportohen, ku shumica e prodhimeve përfundojnë në vendet e Evropës perëndimore, veçanërisht në Itali dhe në Gjermani e vendet përreth, kryesisht si produkte gjysmë të përpunuara; ndërsa vetëm 5% shitet brenda vendit. Kërpudhat, një prej produkteve me sasi më të madhe, eksportohen kryesisht në Itali, ku Serbia është destinacioni më i madh, megjithëse, shërben si ndërmjetëse për shitje të mëtejme që kryesisht janë përsëri në Itali. Kjo ndodh për shkak të aranzhimeve tregtare të blerësve të mëdhenj me grumbulluesit dhe gjysmë përpunuesit nga Serbia. Tabela më poshtë e paraqet destinacionin e eksportit gjatë tri viteve të fundit sipas të dhënave të doganës (2010-2012).
29
Aktualisht në Kosovë, fermerët nga zonat rurale mbledhin produkte pyjore jo-drusore në bjeshkë gjithandej Kosovës. Sipërfaqja potenciale për mbledhjen e këtyre produkteve është mbi 100,000 hektarë, megjithatë aktualisht vetëm rreth 25% e kësaj sipërfaqe përdoret për mbledhjen e këtyre produkteve. Një studim i kryer prej HPK në bashkëpunim me GIZ dhe CARE International nxori në pah se Kosova ka potencial për gjithsej 28,000 ton të 85 specieve të identifikuara në pesë rajone të ndryshme: Alpet shqiptare, Sharri, Gollaku, Mitrovica dhe Podujeva, si dhe Kosova qendrore. Sipas këtij studimi, aktualisht shfrytëzohet vetëm 6% e potencialit ekzistues, kryesisht të boronicave, dëllinjave, kërpudhave dhe disa bimëve mjekësore. Përveç kësaj, sipas të dhënave në dispozicion dhe të informatorëve, janë rreth 100 hektarë të kultivuar të produkteve pyjore jo-drusore, prej të cilave 85 hektarë janë të certifikuar si bio-produkte, kryesisht përmes një grumbulluesi/tregtari në Istog (APS).
Nën-sektori i verës Falë pozitës gjeografike, klima e Kosovës ofron kushte të shkëlqyeshme për kultivimin e
vreshtave. Kushtet janë të ngjashme me vendet fqinje, si Maqedonia, Greqia dhe Shqipëria.
Klima e Kosovës është posaçërisht e përshtatshme për varietetet e hershme të rrushit, ndërsa
ato të mëvonshme mund të kenë problem që të piqen për shkak të rënies së temperaturave.
Vreshtat kryesisht gjenden në zona kodrinore (350-600 metra lartësi), të ekspozuara mirë ndaj
diellit. Tabela më poshtë e paraqet një pasqyrë të sipërfaqeve aktuale të vreshtave.
Tabela 27: Sipërfaqe (në ha) të vreshtave (2009-2012)
Sipërfaqet e
vreshtave
2009 2010 2011 2012 Ndryshimi 2012/2009
në ha
Ndryshimi 2012/2009
%
Rahovec 2,240 2,218 2,230 2,233 -7 0%
Suharekë 649 654 652 655 6 1%
Prizren 151 173 181 193 42 28%
Malishevë 52 35 35 35 -17 -32%
Gjakovë 37 48 49 50 13 34%
30
Pejë 7 5 5 5 -2 -29%
Klinë 5 5 6 7 2 40%
Istog 3 2 1 1 -2 -80%
Gjithsej 3,144 3,140 3,159 3,179 35 100%
Burimi: Enti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë, kadastra e vreshtave (2008/2009)
Sipërfaqja e vreshtave në Rahovec është më e rëndësishmja, e pasuar prej asaj në rajonin e
Suharekës. Së bashku përbëjnë mbi 91% të sipërfaqes së përgjithshme. Sipërfaqet me rrush për
verë përbëjnë 78.16% të sipërfaqes së përgjithshme, ndërsa 21.84% të sipërfaqes janë të
mbjellja me rrush tryeze. Sipas të dhënave të grupit punues të MBPZHR, mbi 43% të vreshtave
janë më të moçme se 30 vjet. Prodhimi i verës është duke u stabilizuar dhe se kompanitë po
gjejnë tregje të reja, gjë që është paraqitur në tabelën më poshtë:
Tabela 28: Prodhimi i verës në litra (2009-2012)
2009 2010 2011 2012
Verë e kuqe 4,077,670 l 2,081,645 l 1,118,376 l 2,517,581 l
Verë e bardhë 2,321,270 l 974,210 l 403,051 l 2,769,062 l
Gjithsej 6,398,940 l 3,055,855 l 1,521,427 5,286,643 l
Burimi: Enti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë
Në vitin 2011, prodhimi i verës pësoi një rënie, që u shkaktua prej kushteve të pafavorshme të
motit në periudhën e pranverës, ku kishte temperatura të ulët dhe borë. Prodhimi u rikthye në
vitin 2012 me llojet kryesore të Pinot Noir, Vranac & Game, Merlot, Cabernet Sauvignon,
Riesling, dhe Chardonnay. Prodhimi i gjithmbarshëm i verës ishte 5.3 milionë litra. Vlerësohet se
prodhuesit e verës i deklarojnë vetëm 35% të prodhimtarisë së tyre aktuale.
Tregu i rrushit ka qenë i qëndrueshëm gjatë këtyre vjetëve, me një luhatje të vogël në çmim, që
varej prej cilësisë së produktit. Megjithatë, shpenzimet e prodhimit janë të larta pasi toka nuk
kultivohet vazhdimisht dhe se sipërfaqe të vogla të vreshtave çojnë në zvogëlim të efiçiencës në
kultivim.
Tabela 29: Prodhimi, eksporti dhe importi i rrushit (t) dhe verës (milionë l) 2009-2012
Rrushi (t) Vera (milionë l)
2009 2010 2011 2012 2009 2010 2011 2012
Eksporti 90 212 78 6 3.443 2.403 4.850 4.872
Importi 2,272 2,326 2,055 925 0.079 0.628 0.084 0.412
Prodhimi 20,270 22,536 12,048 22,779 6.399 3.056 1.521 5.287
Burimi: Enti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë
31
Tregjet kryesore të Kosovës për eksportin e rrushit kanë qenë Kroacia dhe Serbia, të pasuar nga
Gjermania, Maqedonia, Sllovenia dhe Rumania. Prodhuesit e Kosovës kanë eksportuar gjithsej
25 milionë litra, mes vitit 2007 dhe 2012. Eksportet bëhen përmes afro 33 kompanive që janë
aktive në tregun e produkteve të verës dhe të rrushit tjetër. Aktualisht, industria e përpunimit
të rrushit përbëhet prej 15 kompanive të licencuara nga MBPZHR.
32
Përshkrimi i vlerës së ciklit zinxhiror
Në këtë seksion jepet një përshkrim i vlerës së ciklit zinxhiror për pesë sektorët e përzgjedhur,
d.m.th prodhimeve të qumështit, mishit, pemëve dhe perimeve, produkteve pyjore jo-drusore ,
dhe të nën-sektorit të vers.
Furnizimi me materiale ndihmëse Furnitorët e materialeve dhe pajisjeve ndihmëse luajnë rol kryesor në këtë cikël. Këta furnitorë
merren me furnizimin e farës dhe plehrave, furnizimin me pajisjet për ferma, ujitjen dhe
infrastrukturën në fushë, si gypat për ujitje, materialin prej llastiku, gomat, shtyllat e metalit
dhe betonit, etj. Furnitorët e materialeve ndihmëse janë të pranishëm edhe në terren përmes
barnatoreve bujqësore, shitjes së makinave, fidanishteve, dhe të tjera. Janë rreth 150 barnatore
bujqësore në Kosovë, prej të cilave 3 ose 4 janë të njohura gjithandej. Në nën-sektorin e
pemëve dhe perimeve, barnatoret bujqësore luajnë rol qenësor në dhënien e këshillave lidhur
me përdorimin e farërave, menaxhimin e pesticideve dhe mbrojtjen e bimëve, si dhe të
praktikave të tjera bujqësore; andaj, luajnë rol efektiv si këshillues në fusha të ndryshme. Sa i
përket shkathtësive dhe bartjes së njohurive, palët e përfshira në këtë nivel të ciklit zinxhiror
luajnë një rol qenësor, mbase edhe më të madh sesa mekanizmat formal dhe joformal të
arsimit.
Furnitorët e ushqimit të kafshëve luajnë rol të rëndësishëm në nën-sektorin e qumështit dhe të
mishit. Shumica e furnitorëve të ushqimit të kafshëve i furnizojnë fermerët me ushqim, i cili
kryesisht importohet. Në disa raste mund të ndodh që furnitorët e ushqimit të importojnë
komponentë të ushqimit, si misri dhe mineralet, dhe pastaj ta finalizojnë produktin në Kosovë.
Megjithatë, Kosova ka një numër të kufizuar të furnitorëve të ushqimit të kafshëve, dhe se
ushqimi për kafshë vjen kryesisht prej vendeve të rajonit.
Furnitorët e gjedhëve ofrojnë raca të gjedhëve për fermat e qumështit dhe të rritjes së
demave. Fermat e qumështit e shfrytëzojnë një racë që është e përshtatshme si për qumësht
ashtu edhe për mish, të quajtur Simental. Ato nuk janë racë e specializuar për prodhimin e
qumështit, si ato Holstein, e që ndikon në rendimentin e prodhimit. Furnizimi me gjedhë është
mjaft i parregullt, dhe në shumë raste i vështirë për t’u realizuar, meqë kërkesa e tregut është
në nivel të ulët. Në nën-sektorin e mishit, zinxhiri i furnizimit varet kryesisht prej viçave të
importuar apo gjedhëve për therje. Mbarështimi për sigurimin e mishit vendor realizohet prej
shërbimeve vendore veterinare. Janë më pak se 100 ferma (kryesisht të vogla) të cilat janë të
përfshira vetëm në mbajtjen e demave për mish. Të tjerët kanë ferma të kombinuara për mish
dhe për produkte të qumështit.
Kafshët e importuara vijnë si viça dhe gjedhë të gjallë për fermerët. Megjithatë, importohen po
ashtu kafshë të therura që shkojnë drejtpërdrejtë nëpër mishtore, apo tek përpunuesit e mishit.
Shumica e importeve të gjedhëve të gjallë realizohen në mënyrë të paligjshme dhe vijnë prej
33
kufirit me Serbinë. Andaj furnizimi i tregut me mish bëhet edhe me mish të freskët (Polonia,
Serbia) edhe me mish të ngrirë.
Furnitorët me materiale ndihmëse për nën-sektorin e verës janë të pakët por të specializuar,
dhe janë të përqendruar në rrethinat e Rahovecit. Këta furnitorë i ofrojnë pesticidet e
nevojshme, rrushin e verës, si dhe pajisje të tjera. Si në sektorët e tjerë, edhe këtu, këta
furnitorë luajnë një rol të madh në këshillimin e prodhuesve të rrushit të verës. Një komponent
tjetër i rëndësishëm i ciklit janë prodhuesit e verës nga rajoni, të cilët përmes kërkesave të
veçanta apo përmes shërbimeve këshilluese u ndihmojnë fermerëve që ta përmirësojnë cilësinë
e llojeve të rrushit që përdoren për prodhimin e verës.
Prodhimi primar Fermerët kultivues, siç tregon edhe vet termi, janë kultivues të pemëve dhe perimeve. Janë
rreth 30,000 fermerë të tillë që merren me prodhimin e pemëve dhe perimeve. Fermerët
kultivues, si faktorë qenësor në zinxhirin e vlerave, e përcaktojnë rrjedhën e veprimtarisë në
tërë ciklin. Kultivuesit e tillë i blejnë materialet ndihmëse, i realizojnë prodhimet dhe pas vjeljes,
varësisht prej natyrës së prodhimit, kohës, çmimit, cilësisë, i dërgojnë mallrat ose në qendrat
grumbulluese, tregun me shumicë dhe me pakicë ose tek përpunuesit. Është bërë shumë punë
për zhvillimin e shkathtësive dhe kapaciteteve të fermerëve prodhues në Kosovë gjatë këtyre
15 vjetëve të fundit prej OJQ-ve, e organizatave të ndryshme qeveritare, entiteteve lokale, etj.,
megjithatë ka ende mungesa sa i përket kapaciteteve të kultivuesve të mëparshëm që
reflektohet në rendiment më të ulët sesa që është paraparë.
Rritja dhe prodhimi i produkteve pyjore jo-drusore është e shpërndarë anë e mbanë Kosovës,
ku është bërë një inventarizim i tyre aty rreth para pesë vjetëve. Kapacitetet e
shfrytëzimit/mbledhjes, edhe pse në rritje gjatë këtyre viteve të fundit, mbeten në nivel shumë
më të ulët se kapacitetet prodhuese të pyjeve të Kosovës. Qendrat grumbulluese po ashtu janë
të shpërndara nëpër Kosovë, kryesisht në zona malore. Janë rreth 40 qendra grumbulluese të
produkteve pyjore jo-drusore , të cilat i përfshijnë më shumë se 3,000 grumbullues. Qendrat e
grumbullimit, përveç grumbullimit të këtyre produkteve, e bëjnë edhe gjysmë përpunimin e
tyre, si ngrirjen e thellë, tharjen, prerjen dhe paketimin, si dhe shpesh tregtimin (eksportimin
me shumicë ne vendet e treta) e produkteve pyjore jo-drusore .
Prodhimi i produkteve pyjore jo-drusore të kultivuara është shumë i kufizuar në këtë fazë. Janë
rreth 200 ha të barishteve dhe frutave të kultivuar, por kryesisht i barishteve. Barishtet e
kultivuara u dërgohen drejtpërdrejt qendrave dhe përpunuesve të mëdhenj. Sistemi është i
organizuar me fermerë bashkëpunues, ku qendrat e mëdha të grumbullimit ofrojnë materiale
ndihmëse, ndihmë teknike dhe i sigurojnë tregjet. Në këtë situatë, prodhuesit përqendrohen
vetëm në prodhimtari dhe e fitojnë një përqindje të pjesës së të ardhurave me vetëm pak
investime.
Fermat e prodhimit të qumështit janë përgjegjëse në këtë zinxhir për prodhimin e qumështit si
lëndë e parë. Në Kosovë janë rreth 2000 ferma të prodhimit të qumështit, prej të cilave vetëm
34
10% ferma komerciale. Fermat e prodhimit të qumështit e dorëzojnë qumështin drejtpërdrejtë
në qendrat për grumbullimin e qumështit, ose në rast të femrave të mëdha të qumështit (me
mbi 30 krerë lopë qumështore), përpunuesit vijnë në fermë dhe e marrin qumështin.
Fermerët prodhues të rrushit të verës kryesisht janë në komunën e Rahovecit dhe të
Suharekës. Rreth 4000 ha sipërfaqe janë me rrush të verës. Prodhuesit e rrushit të verës janë
individë që prodhojnë kryesisht për bodrumet e verës në Kosovë. Ende ka mungesa në
teknologjinë e kultivimit të rrushit, andaj ka ende shumë vend për përmirësim, ndërsa
perspektiva e vendeve të reja të punës duket të jetë e kufizuar për shkak të mungesës së
sipërfaqes së tokës në këtë rajon të veçantë të kultivimit të rrushit të verës. Shumica e sasisë së
rrushit u shitet bodrumeve për prodhim të verës.
Strukturat mbështetëse Këshilltarët ofrojnë ndihmë teknike për kultivuesit, qendrat grumbulluese, si dhe për furnitorët
e materialeve ndihmëse. Entitetet që ofrojnë shërbime të tilla janë: Shërbimet këshillimore të
Ministrisë së Bujqësisë (MBPZHR), të cilat ndodhen në secilën komunë. Sistemi i këshillimit lë
ende shumë për t’u dëshiruar përkundër shumë përpjekjeve për ta reformuar sistemin. Ka edhe
kompani private të këshillimit, të cilat janë themeluar së voni, dhe ofrojnë këshilla të mirëfillta
sidomos në financa, administrim dhe planifikim biznesi. Ndihma teknike lidhur me prodhimin
është ende e kufizuar dhe e pa strukturuar. Këshilltarët në zinxhirin e vlerave janë po ashtu
furnitorë të materialeve/shërbimeve ndihmëse pasi luajnë rol të rëndësishëm në tërë procesin.
Menaxhimi i cilësisë dhe certifikimi ofrohet prej organeve përgatitore dhe auditorëve
certifikues të rajonit dhe të BE-s. Tri qendra të mëdha grumbulluese dhe përpunues janë të
certifikuar me certifikata BIO. Shpenzimet për marrjen e certifikatës BIO mbulohen edhe
përmes skemave të ndryshme të granteve, megjithëse kohëve të fundit vetë
kompanitë/prodhuesit po investojnë në marrjen e certifikimit për cilësi pasi ju ofron qasje më
të lehtë në treg. Shumica e sipërfaqeve të kultivuara me produkte pyjore jo-drusore në Kosovë
janë të certifikuar me certifikatë BIO.
Shërbimet veterinere janë pjesë e shërbimeve këshillimore në nën-sektorin e prodhimit të
qumështit. Ofruesit e shërbimeve veterinere ofrojnë shërbime për kujdesin shëndetësorë të
kafshëve nëpër ferma të prodhimit të qumështit, mbarështimin e tyre, këshilla për ushqimin
dhe praktikat të mira të kujdesit ndaj tyre. Veterinari është këshilltari kryesor në nën-sektorin e
prodhimit të qumështit dhe të mishit. Në Kosovë ka ende shërbime veterinare që funksionojnë
në kuadër të shtetit, por ka edhe mjekë privat veteriner të cilët ofrojnë shërbime të tilla. Mbase
është shërbimi i vetëm për të cilin duket se fermerët i paguajnë shërbimet dhe këshillat pa
kurrfarë ngurrimi.
Qendrat grumbulluese Kosova e ka një numër të kufizuar të qendrave grumbulluese për pemë dhe perime. Kryesisht
ndodhen afër zonave ku prodhohen produkte të tilla, si në Krushë, Xërxe që janë të njohura për
35
prodhimin e specit dhe domates. Grumbullimi i frutave në Kosovë është në nivel mjaft të vogël.
Disa përpunues shërbejnë edhe si qendra të grumbullimit për pemë dhe perime. Janë tri qendra
të reja, ende të pa aktivizuara, për grumbullimin e pemëve dhe perimeve, të cilat janë investuar
përmes partneritetit publiko-privat në Gjilan, Pejë dhe Xërxe, e të cilat janë bashkëkohore dhe
pritet ta përmirësojnë gjendjen sa i përket qendrave grumbulluese. Industria e përpunuesve të
pemëve dhe perimeve në Kosovë është mjaftë e kufizuar. Përpunimi kryesisht është i
koncentruar kah perimet, dhe se vetëm disa prej tyre i përpunojnë pemët e freskëta të
grumbulluara prej kultivuesve vendorë. Sasitë e mëdha ende importohen si të freskëta, por më
shumë si mallra gjysmë të përpunuara. Numri i përpunuesve në Kosovë është rreth 15 sosh,
prej të cilëve vetëm pesë janë të mesëm.
Në Kosovë janë rreth 50 qendra të grumbullimit të qumështit, të cilët e mbledhin qumështin e
freskët prej fermerëve, dhe pastaj e dërgojnë si lëndë të parë tek përpunuesit e qumështit.
Këto qendra janë përgjegjëse për realizimin e analizave bazike të qumështit për secilin fermerë
që i furnizon me qumësht, dhe në bazë të tyre u japin informata fermerëve lidhur me cilësinë
dhe realizimin e pagesave. Qendrat grumbulluese janë një lloj ndërmjetësi midis fermerit që e
prodhon qumështin dhe përpunuesve të qumështit, dhe të cilët e fitojnë një përqindje të fitimit
për ofrimin e shërbimeve dhe transaksioneve të tilla ndërmjetësuese. Ekzistojnë dy lloje të
qendrave të grumbullimit të qumështit, të cilat janë të vendosura në ferma të mëdha ku e
grumbullojnë prodhimin e qumështit të vet, por edhe të fermerëve në rrethinë. Ka po ashtu
qendra grumbulluese të cilat nuk janë të vendosura në ferma, por veprojnë si biznese
ndërmjetësuese, dhe vetëm e grumbullojnë qumështin prej fermerëve dhe ua dërgojnë atë
përpunuesve të qumështit.
Grumbulluesit e mëdhenj në nën-sektorin e produkteve pyjore jo-drusore luajnë rol të
rëndësishëm në këtë cikël zinxhiror, të cilët mundësojnë angazhimin e një numri të njerëzve,
merren me grumbullimin e sasive të mëdha, si dhe mundësojnë ofrim të njohurive sipas
kërkesave të tregut. Qendrat e mëdha grumbullojnë produkte drejtpërdrejt prej qendrave më
të vogla grumbulluese dhe prej kultivuesve të produkteve pyjore jo-drusore . Në Kosovë janë
vetëm tri qendra të mëdha grumbulluese dhe përpunuese, të cilat shërbejnë edhe si treg për
qendrat e grumbullimit dhe kultivuesit. Më shumë se 90% e sasisë së grumbulluar i
eksportohet, si kërpudhat, përpunuesve të mëdhenj (kryesisht në Itali drejtpërdrejtë ose
përmes grumbulluesve të mëdhenj rajonalë që vijnë kryesisht nga Serbia për tregun Italian),
ndërsa barishtet dhe bimët mjekësore eksportohen për industrinë farmaceutike, të ushqimit
dhe të kozmetikës, dhe shumë pak për prodhuesit vendor të çajit (në rastin e barishteve dhe të
frutave malore) apo edhe tek shitësit vendor.
Nën-sektorët e mishit dhe të verës nuk kanë qendra grumbulluese si pjesë të ciklit zinxhiror.
Bartja e mallit shkon drejt prej prodhuesit tek përpunuesi.
36
Përpunimi në kuadër të ciklit zinxhiror Industria e Përpunuesve të pemëve dhe perimeve në Kosovë është mjaftë e kufizuar.
Përpunimi kryesisht është i përqendruar në perime, dhe vetëm pak biznese i përpunojnë pemët
e freskëta të grumbulluara prej kultivuesve vendorë. Sasitë e mëdha ende importohen, si mallra
të freskëta dhe gjysmë të përpunuara. Numri i përpunuesve në Kosovë është rreth 15 sosh, prej
të cilëve vetëm pesë kanë kapacitete të një përpunuesi të mesëm ose të madh.
Prej rreth 35 përpunuesve të qumështit, gjashtë janë përpunues të mëdhenj. Përpunuesit e
qumështit e marrim qumështin prej qendrave grumbulluese ose fermave të mëdha.
Përpunuesit e qumështit po ashtu bëjnë analiza kimike dhe bakteriologjike të qumështit, si dhe
ua dërgojnë rezultatet qendrave grumbullues ose edhe drejtpërdrejt fermerëve furnizues.
Përpunuesit, në shumicën e rasteve, u ofrojnë fermerëve këshilla lidhur me përmirësimin e
cilësisë. Qumështi kryesisht përpunohet në djathë, kos, qumësht UHT (vetëm një përpunues),
produkte të tjera të kosit, si dhe sasi të kufizuara të qumësht të freskët të pasterizuar.
Përpunuesit e mëdhenj të qumështit kanë të punësuar ekspertë të ndryshëm, duke filluar nga
teknolog të ushqimit, menaxherë të prodhimit, komercialist, personel për marketing, për
financa e administrim. Shumica e shitjeve realizohen në tregun vendor (me pakicë e shumicë),
dhe një sasi e kufizuar eksportohet.
Në Kosovë veprojnë rreth 50 thertore, shumica e të cilave janë ndërmarrje të vogla. Vetë disa
sosh janë të mesme, të cilat i kemi paraqitur në pjesën e parë të raportit. Zhvillimi i
shkathtësive dhe hapjes së vendeve të punës është mjaft i kufizuar në nivelin e thertoreve,
megjithëse është theksuar nevoja për kasapë profesionist. Përpunuesit e mishit në Kosovë
mund të luajnë role të ndryshme në zinxhirin e vlerave. Në disa raste përpunuesit e mishit
mund ta luajnë rolin e importuesit të mishit të freskët dhe të ngrirë. Vetë pesë përpunues të
mëdhenj të mishit i kanë të punësuar më shumë se 20 persona dhe përpunojnë sasi të mëdha
të mishit. Kërkesa për fuqi të aftë punëtore në këtë pjesë të ciklit zinxhiror është e lartë dhe e
pazhvilluar deri më tani, kur e kemi parasysh edhe potencialin për zhvillim dhe rritje të këtij
nën-sektori.
Bodrumet e verës janë komponentë kyç në ciklin zinxhiror të nën-sektorit të verës meqë
shumica e prodhimit bëhet për furnizimin e bodrumeve. Janë dy bodrume të mëdha, ndërsa të
tjerat janë të vogla e të mesme të cilat menaxhohen prej familjeve, dhe shumica e tyre gjenden
në rrethinat e Rahovecit dhe Suharekës. Numri i njerëzve të angazhuar në bodrume të verës
nuk është shumë i madh; megjithatë duhet të zhvillohen edhe më tej shkathtësitë teknike të
punonjësve, posaçërisht sa i përket shkathtësive enologjike, të sigurisë, paketimit, si dhe të
shitjes e marketingut.
37
Tregu Në nën-sektorin e produkteve pyjore jo-drusore më shumë se 90% e sasisë u eksportohet
grumbulluesve më të mëdhenj apo shitësve me shumicë kryesisht në Itali (kërpudhat), ndërsa
barishtet dhe bimët mjekësore kryesisht u eksportohen industrive farmaceutike, të ushqimit
dhe kozmetikës, ndërsa një sasi e vogël e kërpudhave shiten në tregun vendor, dhe e njëjta gjë
edhe me barishtet që u shiten prodhuesve vendorë të çajit, dhe një prodhuesi të vajit enterik
(në rastin e barishteve dhe frutave), si dhe shitësve vendorë.
Ndërsa për nën-sektorët e qumështit, mishit, pemëve dhe perimeve, shitjet kryesisht bëhen në
tregun vendor (me pakicë dhe shumicë), ndërsa vetëm një sasi e kufizuar eksportohet.
Potenciali i tregut për mallrat e përpunuara në vend është shumë i madh, posaçërisht sa i
përket zëvendësimit të importit.
Në anën tjetër, bodrumet e verës e shesin verën drejtpërdrejt tek tregjet me shumicë, kryesisht
në shishe për tregun lokalë, ndërsa eksportojnë po ashtu me shumicë. Së paku 80% e verës së
prodhuar në Kosovë eksportohet në tregjet rajonale dhe ato të BE-s. Shitjet në tregun me
pakicë janë tejet të kufizuara, dhe rëndom bëhet përmes shpërndarësve vendorë në qytete më
të mëdha ose drejtpërdrejt tek sektori me pakicë dhe ai i hoteleve, restoranteve e kafeneve.
Diagrami më poshtë e paraqet një pasqyrë të përgjithshme të procesit zinxhiror për pesë nën-
sektorët e përzgjedhur të agrobiznesit.
Furnitorët e
materialeve ndihmëse
Fermerët kultivues
Përpunuesit
Shitja me shumicë
dhe pakicë
Shitja vendore me
pakicë
Qendrat
grumbulluese
Kë
shill
tarë
t
Shitësit vendorë me
shumicë dhe eksporti
Materialet e importuara të
freskëta dhe gjysmë të
përpunuara
38
Ofruesit e arsimit
Kosova i ka ende të kufizuara shkathtësitë e nevojshme në kuadër të sektorit të agrobiznesit.
Janë një varg shkathtësish të cilat kërkohen aktualisht në treg dhe të cilat nuk mbulohen apo
përmbushen prej sistemit formal dhe joformal të arsimit profesional dhe formave të tjera të
aftësimit në Kosovë. Me zhvillimin e mëtejmë të sektorit të agrobiznesit do të nevojiten edhe
shkathtësi të tjera të sofistikuara, të cilat duhet të përmbushen prej sistemit të arsimit në
Kosovë nëse dëshirojmë që të zhvillohet sektori i agrobiznesit me tërë potencialin e vet.
Arsimimi formal për bujqësi është në kuadër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të
Teknologjisë (MASHT). Përveç kësaj, edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ofron
trajnim profesional e teknik për të rinjtë e papunësuar; ndërsa Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë
dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka mandat të veçantë për ofrimin e arsimit joformal për bujqësi,
trajnimeve në vend të punës, punëtorive dhe përhapjes së praktikave më të mira për fermerë
dhe veprimtari të tjera rurale.
Ofruesit e arsimit në nivel universitar Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës, dhe Fakulteti i
Agrobiznesit në kuadër të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë janë dy institucionet kryesore që
ofrojnë arsim të nivelit universitar në fushën e bujqësisë. Këto dy fakultete ofrojnë kurse që
kanë të bëjnë me pemëtari dhe perimtari, përpunim të qumështit dhe verës, të cilat mbahen në
kuadër të drejtimit të teknologjisë ushqimore. Përveç kësaj, Fakulteti i Bujqësisë dhe
Veterinarisë në Prishtinë i ka dy departamente të veçanta që merren me prodhimin e pemëve
dhe perimeve, dhe atë përmes departamentit të kultivimit të perimeve dhe departamentit të
kultivimit të pemëve. Po kështu, Fakulteti i Bujqësisë në Prishtinë është i vetmi i cili e ka një
departament të veçantë për verëra. Në anë tjetër, Fakulteti i Agrobiznesit në Pejë ofron kurse
përkatëse për këtë nën-sektor, si mbrojtja e bimëve dhe kimi-teknologji.
Megjithatë, asnjëri prej këtyre institucioneve nuk ofron kurse të veçanta lidhur me përpunimin
e produkteve të mishit dhe produkteve pyjore jo-drusore. Nën-sektori i mishit mbulohet
pjesërisht në kuadër të departamentit për blegtori dhe veterinari të Fakultetit të Bujqësisë dhe
Veterinarisë në Prishtinë. Në anën tjetër, nën-sektori i produkteve pyjore jo-drusore mbulohet
pjesërisht prej Fakultetit të Biologjisë, ku studentët njihen me lëndën e botanikës, e cila ju
mundëson të njoftohen me procesin e grumbullimit të barishteve.
39
Departamenti i Teknologjisë Ushqimore në Universitetin e Mitrovicës, gjithashtu, ofron arsimim
relevant megjithëse duket se problemi atje qëndron se orët mësimore janë tejet teorike.
Shkollat profesionale Në Kosovë janë pesë shkolla profesionale që ofrojnë programe dhe kurse specifike për pesë
nën-sektorët e përzgjedhur të agrobiznesit, si: kurse lidhur me produktet e qumështit, mishit,
pemëve dhe perimeve, produkteve pyjore jo-drusore, dhe verës. Kurset që ofrohen prej
shkollave profesionale janë:
1. Shkolla profesionale “Abdyl Frasheri” në Prishtinë, e cila i ofron këto programe
specifike:
a. Teknologji ushqimore – përpunim i produkteve të qumështit, pemëve dhe
perimeve, të mishit,
b. Agrobiznes
c. Kimi teknologjike
d. Hortikulturë
e. Mbrojtje të bimëve
2. Sh. "Adem Gllavica" në Lipjan i ofron këto programe:
a. Teknologji ushqimore – përpunim të pemëve dhe perimeve, përpunim të mishit
b. Agrobiznes
3. Sh. "Arberia" në Gjilan, e cila i ofron këto programe:
a. Teknologji ushqimore – përpunim të produkteve të qumështit, përpunim të
mishit, përpunim të verës
b. Veterinari
c. Hortikulturë
d. Bioteknologji
e. Mbrojtje të bimëve
f. Pemëtari dhe vreshtari
4. Sh. “Bahri Haxha” në Vushtrri, e cila i ofron këto programe:
a. Teknologji ushqimore – përpunim të pemëve dhe perimeve, përpunim të mishit
b. Agrobiznes
c. Bioteknologji
d. Kimi teknologjike
e. Hortikulturë
f. Prodhim të perimeve dhe drithërave
g. Mbrojtje të bimëve
5. Sh. “Zenel Hajdini” në Ferizaj, e cila i ofron këto programe:
a. Teknologji ushqimore – përpunim të produkteve të qumështit, përpunim të
pemëve dhe perimeve, përpunim të verës
40
b. Hortikulturë
c. Prodhim të perimeve dhe drithërave
d. Mbrojtje të bimëve
e. Bioteknologji dhe zooteknikë
f. Pemëtari dhe vreshtari
6. Sh.M.E. “Ali Hadri” – Pejë
a. Teknologji ushqimore
b. Hortikulturë
c. Pemëtari-vreshtari
d. Lavërtari me perimkulturë
e. Blegtori
f. Mbrojtja e bimëve
g. Veterinari
Ofruesit e shërbimeve këshillimore Shërbimet këshillimore publike ofrohen në tri nivele, si në:
Nivelin qendror,
Nivelin rajonal, dhe
Nivelin komunal.
Edhe pse ka një mbështetje të qartë për këto shërbime në nivel të politikave, megjithatë
zbatimi i tyre në terren lë shumë për të dëshiruar.
Në Strategjinë e re të Kosovës për Bujqësi është bërë një analizë e sistemit aktual të arsimit dhe
të aftësimit profesional për këtë sektor. Mbështetja për trajnimin e fermerëve ofrohet në
kuadër të masës “Aftësimi Profesional” të PBZHR 2007 – 2013. Departamenti i shërbimeve
këshillimore i MBPZHR është përgjegjës për zbatimin e kësaj mase.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në kuadër të Divizionit për Aftësim Profesional (QAP),
i ka themeluar 8 Qendra për Aftësim Profesional në pesë zona ekonomike të Kosovës, si dhe një
qendër mobile të aftësimit profesional. Qendra e aftësimit profesional në Pejë ofron një varg
kursesh teorike e praktike në agrobiznes për aftësimin e të rriturve. Në veçanti, QAP në Pejë
ofron programe që lidhen me produktet pyjore jo-drusore, si kimi dhe mbrojtje të bimëve, si
dhe kurse në nën-sektorin e prodhimeve të qumështit. Sido që të jetë, nuk shfrytëzohen të
gjitha kapacitetet e Qendrave të Aftësimit Profesional. Problemi kryesor i këtyre qendrave
qëndron në modelin e funksionimit të tyre dhe për shkak të mungesës së bashkëpunimit me
bizneset e sektorit privat, pra nuk shfrytëzohen kapacitetet dhe lidhjet, të cilat mund të
krijohen prej nevojave të tregut. Këto qendra ofrojnë një infrastrukturë, e cila mund të
shfrytëzohet në maksimum me disa intervenime të vogla në modelin e funksionimit të tyre.
Don Bosko është një organizatë aktive e arsimit profesional, e cila është themeluar në vitin
2003 në Prishtinë, ndërsa në vitin 2012 e ka themeluar edhe një degë në Gjilan. Don Bosko
41
është pjesë e një rrjeti më të gjerë mbarë botëror të shkollave të mesme dhe qendrave
profesionale. Kjo qendër ofron kurse teknike dhe profesionale në kuadër të sektorit të
bujqësisë, posaçërisht në përpunimin e pemëve dhe perimeve, ku nxënësit mësojnë për
përpunimin e marmelatës. Shkolla ka laboratorë, ku nxënësit kryejnë punë praktike.
Po ashtu, trajnime ofrohen edhe përmes projekteve të ndryshme të donatorëve, të cilat
realizohen si aktivitete të pavarura prej atyre që ofrohen nga MBPZHR-ja. USAID-i dhe Swiss
Intercooperation kanë ofruar trajnime me fermerë të nën-sektorit të pemëve dhe perimeve.
Edhe DANIDA e ka realizuar një program disa vjeçar në katër shkolla profesionale të bujqësisë.
Ky projekt kishte për synim përmirësimin e cilësisë së shkathtësive profesionale të nxënësve
dhe të përgatitjes sa më të mirë të tyre për tregun e punës. Projekti kishte të bënte kryesisht
me ofrimin e qasjes për mësimdhënës dhe nxënës në materiale të reja dhe cilësore të
mësimdhënies dhe mësim-nxënies.
Programi i USAID-it NOA – Programi për Mundësitë e Reja në bujqësi e ka mbështetur
realizimin e praktikave profesionale në kompanitë përpunuese, në qendrat e grumbullimit dhe
tek furnitorët e materialeve ndihmëse, me qëllim të stimulimit të zhvillimit të shërbimeve
private këshillimore. Sipas informatave që i kemi marrë nga programi NOA, 55 studentë apo të
diplomuar nga Fakulteti i Bujqësisë kanë marrë pjesë në këtë program, dhe së paku 20% e tyre
janë punësuar në ato kompani. Përveç kësaj, programi NOA i USAID-it është duke ofruar
shërbime këshillimore në veçanti në nën-sektorin e pemëve dhe perimeve për fermerët gjysmë-
komercialë dhe komercialë të të gjitha niveleve të prodhimit, pas vjeljes dhe përpunimit (IADK –
përpunimi në shkallë të vogël – gratë).
IADK është një organizatë me seli në Mitrovicë, e cila punon për përmirësimin e kushteve socio-
ekonomike në zonat rurale, duke e zvogëluar papunësinë përmes bujqësisë dhe uljes së nivelit
të importeve në bujqësi, si dhe përmes promovimit të prodhimeve vendore të ushqimit të
shëndetshëm. IADK synonte që t’i zhvillonte kapacitetet prodhuese të fermerëve, ta rriste
konkurrencën e tyre në treg, dhe të përhapte praktika nga më të mirat në prodhimtarinë
bujqësore dhe në përpunimin e ushqimit vendor.
Në kuadër të nën-sektorit të pemëve dhe perimeve, organizata në fjalë ofron shërbime
këshillimore për fermerë kryesisht që prodhojnë për nevoja familjare ose ata gjysmë-
komercialë.
Gratë për Gratë është një OJQ e regjistruar vendore, e cila ofron trajnime të rregullta për gratë
në zonat rurale për këta nën-sektorë: produkte të qumështit, pemë dhe perime, bletari, dhe
për produktet pyjore jo-drusore . GIZ-i gjerman është duke e mbështetur nën-sektorin e verës
përmes granteve dhe ndihmës teknike të ofruar nga BE-ja dhe MBPZHR-ja gjatë këtyre dy
vjetëve të fundit.
Përveç kësaj, ka edhe organe të tjerë aktive në kuadër të sektorit të agrobiznesit, të cilët
ofrojnë shërbime këshillimore ose trajnime për ngritjen e shkathtësive dhe kapaciteteve
specifike, përfshirë edhe nevojat e nën-sektorëve të bujqësisë. Një grup interesant i ofruesve të
42
shërbimeve këshillimore është edhe ai i tregtarëve që merren me furnizimin e materialeve
ndihmëse në bujqësi, të cilat u shiten fermerëve të nën-sektorit të pemëve dhe perimeve.
Përveç kësaj, Shoqata e Prodhuesve të Qumështit ofron vazhdimisht këshilla të dobishme për
anëtarët e vet. Oda Veterinare e Kosovës është po ashtu aktive dhe mund të shërbejë si një
mekanizëm për mbështetjen e prodhimit në masë më të gjerë.
Sipas nevojës edhe profesorët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë i
mbështetin iniciativat e sektorit privat, mirëpo vetëm pak prej tyre kanë kontrata formale për
menaxhimin e serrave, plantacioneve apo llojeve të tjera të prodhimit. Për më tepër, edhe
profesorët e Fakultetit të Bujqësisë i ofrojnë disa shërbime të drejtpërdrejta sa i përket nën-
sektorit të produkteve pyjore jo-drusore . Në lidhje me nën-sektorin e verës ofrohen aftësime
dhe këshillime joformale nga ekspertë vendorë më me përvojë, si dhe nga Enti i Verës në
Rahovec. Sa i përket shërbimeve këshillimore lidhur me nën-sektorin e mishit, ato janë mjaft të
kufizuara dhe ofrohen përmes veterinarëve apo kompanive për shitjen e ushqimit të bagëtive.
43
Gjetjet prej intervistave të detajuara
Në këtë seksion shqyrtohen të gjeturat dhe rezultatet që kanë dalë prej intervistave të detajuara, të cilat janë bërë gjatë periudhës së realizimit të anketës për identifikimin e shkathtësive të nevojshme. Intervistat janë realizuar me qëllim që të kuptohen më mirë nevojat reale për shkathtësi në pesë nën-sektorët e përzgjedhur të agrobiznesit, dhe në të njëjtën kohë, të kuptohet nëse ekziston edhe oferta në treg. Kanë qenë tri grupe të pjesëmarrësve në intervistë: punëdhënësit e sektorit privat të agrobiznesit, punonjës individualë që punojnë në këtë sektor, dhe ofrues të arsimit në sektorin e agrobiznesit. Janë intervistuar shtatëmbëdhjetë kompani, përfshirë ato përpunuese dhe grumbulluese, të cilat u përzgjodhën në bazë të madhësisë së tyre (kompani të vogla dhe të mëdha), territorit gjeografik ku veprojnë, dhe llojeve të ndryshme të produkteve. Sa i përket ofruesve të arsimit janë intervistuar njëmbëdhjetë sosh, duke përfshirë institucione të arsimit të lartë, shkolla profesionale dhe qendra të aftësimit profesional. Çështjet kryesore, të cilat u diskutuan me kompanitë e përzgjedhura dhe me ofruesit e arsimit, janë shqyrtuar në mënyrë të detajuar më poshtë:
Të gjeturat kryesore prej ofruesve të arsimit Gjatë analizës së burimeve të ndryshme të asaj që ofrohet në arsim, sfidat ndryshonin varësisht
nëse ofruesit e arsimit ishin pjesë e arsimit formal apo e arsimit profesional joformal. Ofruesit e
arsimit formalë, si në nivelin e mesëm dhe në atë universitar, ofrojnë mësim teorik që i prekë
vetëm disa aspekte të shkathtësive të nevojshme për tregun e punës. Njëra prej arsyeve është
se sektori është ende duke u zhvilluar dhe se nuk ekziston ndonjë grup i shkathtësive
standarde, të cilat kërkohen aktualisht apo që do të kërkohen në të ardhmen. Një prej sfidave
kryesore që e kanë përmendur ofruesit e arsimit është kryerja e praktikës profesionale në
vende të ndryshme. Shkollat e intervistuara kanë cituar vështirësi të mëdha në organizimin dhe
realizimin e praktikës profesionale për nxënësit e tyre. Synimi i praktikës profesionale ka të bëjë
me krijimin e mundësive për studentin/nxënësin që ta kryejnë praktikën përkatëse profesionale
në kompani të ndryshme, dhe të marrin përvoja të dorës së parë për proceset, dhe në të
njëjtën kohë është një përpjekje për t’ju shmangur vizitave të thjeshta impianteve përpunuese
të sektorit të agrobiznesit. Marrëdhëniet mes kompanive të sektorit privat dhe ofrueseve të
arsimit zakonisht fillojnë me iniciativë të ofruesit të arsimit. Kanë qenë disa raste që janë
përmend nga të intervistuarit, si kjo kur nxënësit pranoheshin në pozita të caktuara për ta kryer
praktikën profesionale, dhe më pas u ofrohej ajo pozitë dhe punësoheshin në ato kompani.
Megjithatë, shumica e institucioneve arsimore deklaruan se ende ballafaqohen me kompani, të
cilat nuk shohin ndonjë dobi nga programi i praktikës profesionale. Sipas institucioneve
arsimore të intervistuara, mundësia e nxënësve që të fitojnë përvojë profesionale në vendin e
punës është qenësore për zhvillimin e shkathtësive dhe më vonë edhe të punësimit të tyre.
44
Të gjithë nën-sektorët e përzgjedhur të agrobiznesit mbulohen me programe specifike si në
nivelin universitar, në nivelin e shkollave profesionale, ashtu edhe në nivelin e qendrave të
aftësimit profesional. Fakulteti i Bujqësisë në Prishtinë ka departamente të veçanta për pemë,
perime, blegtori dhe veterinari, si dhe për verë, në të cilat ofrohen kurse specifike për këta nën-
sektorë. Kurset kryesore që mbulohen nga shkollat profesionale për pesë nën-sektorët e
përzgjedhur të agrobiznesit janë si vijon: Teknologji ushqimore (përpunim i qumështit,
përpunim i mishit, përpunim i pemëve dhe perimeve, përpunim i verës), agrobiznes, kimi
teknologjike, hortikulturë, mbrojtje të bimëve, bioteknologji, dhe zooteknikë.
Në tabelën më poshtë është dhënë lista e kurseve që ofrohen prej shkollave profesionale për
secilin nën-sektorë veç e veç.
Nën-sektori Kursi i ofruar Shkollat profesionale Qumështi Teknologji ushqimore
Agrobiznes Kimi teknologjike Bioteknologji dhe
zooteknikë
Abdyl Frasheri Adem Gllavica Arberia Bahri Haxha Zenel Hajdini Ali Hadri
Mishi Teknologji ushqimore Agrobiznes Kimi teknologjike Veterinari
Abdyl Frasheri Adem Gllavica Arberia Bahri Haxha Ali Hadri
Pemë dhe perime Teknologji ushqimore Agrobiznes Kimi teknologjike Hortikulturë Prodhim i perimeve dhe
drithërave Mbrojtje e bimëve
Abdyl Frasheri Adem Gllavica Arberia Bahri Haxha Zenel Hajdini Ali Hadri
Produkte pyjore jo-drusore
Teknologji ushqimore Agrobiznes Kimi teknologjike Mbrojtje e bimëve Bioteknologji Hortikulturë
Abdyl Frasheri Adem Gllavica Arberia Bahri Haxha Zenel Hajdini Ali Hadri
Verë Teknologji ushqimore Pemëtari dhe vreshtari Bioteknologji Mbrojtje e bimëve Kimi teknologjike
Arberia Abdyl Frasheri Bahri Haxha Zenel Hajdini Ali Hadri
45
Don Bosko ofron kurse të aftësimit profesional për sektorin e bujqësisë, veçanërisht për
përpunimin e pemëve dhe perimeve, ku nxënësit mësojnë për përpunimin e marmelatës.
Shkolla ka laboratorë në të cilat mbahet mësimi praktik.
Ministria e Punës ofron trajnime për kryerjen e analizave në pemë, perime, produkte pyjore jo-
drusore, dhe qumësht. Secila procedurë e analizave u dërgohet kandidatëve në trajnim, u
shpjegohet dhe, sipas përfaqësuesve të intervistuar të Ministrisë së Punës, të gjithë
pjesëmarrësit në trajnime pajisen, si është me së miri, për tregun e punës falë programeve të
tyre. Ecuria e trajnimit dizajnohet veçmas për secilin pjesëmarrës. Megjithatë, nuk po arrihet të
shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe potencialet e qendrave të aftësimit profesional. Problemi
kryesor qëndron tek modeli i funksionimit të tyre, si dhe tek mungesa e bashkëpunimit me
bizneset e sektorit privat, dhe si rrjedhojë nuk kemi një shfrytëzim sa duhet të kapaciteteve dhe
lidhjeve që do të mund të krijoheshin në raport me nevojat e tregut të punës.
Secili ofrues i trajnimeve e ka mënyrën e vetë të ofrimit të trajnimeve praktike për nxënësit apo
studentët e vet. Kështu bie fjala, Fakulteti i Agrobiznesit në Pejë në bashkëpunim me
Kompaninë Devolli kanë organizuar vizita në fabrikën e prodhimit dhe të përpunimit të
qumështit “Vita”. Kjo u ka dhënë mundësi studentëve që ta shohin nga afër procesin e
përpunimit të qumështit, si dhe kompleksitetin e procedurave në këtë nën-sektor të veçantë.
Këto ishin vizita shumëditore për t’ju mundësuar studentëve që të mësojnë sa më shumë prej
përvojës, duke e parë drejtpërdrejtë procesin e punës. Megjithatë, këto vizita nuk mund ta zënë
vendin e praktikës profesionale, ku studentët mësojnë në vendin e punës.
Për më tepër, secila shkollë posedon tokë, të cilën e shfrytëzon për kultivimin e pemëve dhe
perimeve për qëllim të mësimit praktik. Shkolla profesionale “Abdyl Frashëri” në Prishtinë e
posedon fermën e vet të lopëve, e cila shfrytëzohet për t’jua demonstruar nxënësve procesin e
punës në blegtori. Disa prej institucioneve, si Bahri Haxha, posedojnë një kombinim të serrave,
si laboratorë në fushë, dhe të sipërfaqeve të kultivuara për pemëtari dhe hortikulturë. Kjo
shkollë në Vushtrri e ka marrë një iniciativë tjetër për krijimin e një parcele me serra ku do të
mbillen mjedrat. Kjo parcelë do të shfrytëzohet prej nxënësve, të cilët do ta mësonin praktikisht
procesin e kultivimit dhe të trajtimit të produkteve pyjore jo-drusore .
Sipas intervistave të realizuara me drejtorë, pronarë, ose menaxherë të lartë të shkollave të
ndryshme profesionale të bujqësisë del se shumica e nxënësve, të cilët e kryejnë shkollimin, e
mesëm preferojnë t’i vazhdojnë studimet në nivel universitar, dhe fare pak prej tyre punësohen
në këtë sektor. Arsyet kryesore për këtë lidhen me dëshirën e nxënësve për shkollim të
mëtejmë, pastaj me nivelin e papunësisë së të rinjve në vend, si dhe me mungesën e mjeteve
financiare për ta nisur një biznes të vetin.
Bazuar në intervistat me ofruesit e arsimit e kemi dhënë më poshtë një tabelë, e cila e paraqet
numrin e nxënësve/studentëve të regjistruar dhe të diplomuar të këtyre institucioneve:
Emri i ofruesit të Lloji i ofruesit Qyteti Nr. i Nr. i
46
Të gjeturat kryesore prej punëdhënësve të sektorit privat Shumica e kompanive të intervistuara në pesë nën-sektorët e përzgjedhur janë të organizuara përmes një baze kryesore, e përbërë prej një numri të punonjësve rregullt, dhe pastaj një rrjet më i gjerë i fermerëve apo i punonjësve të sezonit që angazhohen në mbledhjen dhe klasifikimin e produkteve, dhe përgatitjen e tyre për përpunim të mëtejmë. E njëjta gjë është edhe me të gjithë nën-sektorët e tjerë, duke përjashtuar përpunimin e pemëve dhe perimeve, si dhe të përpunimit të mishit, ku numri i punonjësve është më i lartë (prej 30 deri 50 punonjësve) në krahasim me nën-sektorët e tjerë.
arsimit të arsimit studentëve/nxënësve të regjistruar
studentëve/nxënësve të diplomuar
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
Nivel universitar
Prishtinë N/A N/A
Fakulteti i Biologjisë Nivel universitar
Prishtinë N/A N/A
IBCM Departamenti për menaxhimin e mjedisit dhe bujqësi
Nivel kolegji Mitrovicë
Haxhi Zeka Nivel universitar
Pejë 80 në vitin e parë 50 në vitin e dytë
Shënim: nuk ka studentë të diplomuar ende pasi kjo shkollë është hapur vitin e
kaluar.
Don Bosko - Departamenti i
teknologjisë ushqimore
Qendër e aftësimit
profesional
Prishtinë 50 nxënës 50 të diplomuar
Avdyl Frasheri Shkollë profesionale
Prishtinë 500 nxënës 500 të diplomuar
Arberia Shkollë profesionale
Gjilan 120 nxënës 120 të diplomuar
Bahri Haxha Shkollë profesionale
Vushtrri 450-500 nxënës 450-500 të diplomuar
Ministry of Labour Qendër e aftësimit
profesional
Pejë 450-500 nxënës 450-500 të diplomuar
Adem Gllavica Shkollë profesionale
Lipjan N/A N/A
Zenel Hajdini Shkollë profesionale
Ferizaj 270 nxënës 270 të diplomuar
Ali Hadri Shkollë profesionale
Pejë 259 nxënës
47
Individët e punësuar në këto kompani janë kryesisht të profesionit teknologjik, agronom, operator të certifikuar, ekonomist dhe kontabilist. Kompanitë zakonisht mbështeten tek një numër i vogël i punonjësve të caktuar, të cilët posedojnë shkathtësi dhe përvojë të duhur për kryerjen e detyrave ditore, që në të shumtën e rasteve janë pjesëtarë të familjes. Këta punonjës të pakët, por të rëndësishëm, janë ose punonjës me kontratë afatgjate ose bashkëpronarë të cilët angazhohen drejtpërdrejt në funksionimin e kompanisë, dhe të cilët i trajnojnë punonjësit e ri apo ata të sezonit (të cilët zakonisht ndryshojnë për çdo sezon) lidhur me procedurat e nevojshme për mbjelljen, korrjen, vjeljen, grumbullimin, klasifikimin, paketimin dhe etiketimin e produkteve. Fermerët janë përgjegjës për dorëzimin e produkteve, zakonisht kanë përgjegjësi për transportin deri te pika grumbulluese, dhe pastaj pikat grumbulluese e dorëzojnë produktin tek përpunuesit për përpunim të mëtejmë. Shkathtësitë që nevojitën për dorëzimin e produktit deri te pika e grumbullimit janë të vogla dhe se zakonisht kryhen si punë krahu. Sfida e vetme deri te ajo pikë është ruajtja si duhet e produkteve derisa t’i dërgohen blerësit. Numri i fermerëve dalëngadalë po rritet dhe zakonisht ata lidhen me një kompani me të cilën i mbajnë marrëdhëniet dhe e furnizojnë rregullisht me produkte. Punonjësit e tjerë me orar jo të rregullt janë kryesisht punëtorë sezonalë, të cilët angazhohen gjatë një periudhe të caktuar kohore, dhe se largimi i tyre prej punës është i shpeshtë. Shkathtësitë që duhet t’i ketë ky grup i punëtorëve po thuaj nuk ekzistojnë fare, pasi prej tyre kërkohet kryesisht punë krahu, dhe se po thuaj nuk ka ndonjë procedurë tek këto kompani për punësimin e punëtorëve. Disa prej tyre vendosin që t’i angazhojnë nxënësit e vitit të fundit në shkollat profesionale, kurse të tjerët u deklaruan se preferojnë të angazhojnë punëtorë prej rajonit ku e ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Një problem me të cilin përballen kompanitë, dhe posaçërisht pikat grumbulluese, lidhet me nivelin e ulët të trajnimit të fermerëve furnizues. Në veçanti, u theksua se fermerët kanë nevojë të trajnohen lidhur me praktikat higjienike. Përfaqësuesit e intervistuar të Vitës pretendojnë se kompania e tyre pati sukses në aftësimin e fermerëve furnizues sa i përket higjienës dhe praktikave të mira të prodhimit përmes shfrytëzimit të mundësive të ndryshme. Kabi, në anën tjetër, e ka krijuar një rrjet të fermerëve bashkëpunëtorë në bazë të mirëbesimit të krijuar (kryerjen e pagesave me rregull) dhe sjelljes së mirë (pa vonesa). Si rezultat, fermerët i blenë pajisjet e domosdoshme për ruajtjen e qumështit që mundësuan eliminimin e shumë problemeve me të cilat janë përballur në të kaluarën. Qendrat për grumbullimin e qumështit, në anën tjetër, ende përballen me vështirësi për shkak të fermerëve të pa trajnuar, pasi që edhe këto qendra nuk kanë mjete financiare për t’i arsimuar fermerët për ruajtjen e standardeve. Në disa raste qendrat grumbulluese, në pajtim me kompanitë përpunuese, organizohen trajnime për fermerë të ndihmuar prej ekspertëve të kompanive pranuese.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e nën-sektorit të verës pretendonin se përballen me çështjen e
fermerëve të paarsimuar dhe pa ndonjë shkathtësi, të cilët nuk kanë kapacitete të shfrytëzimit
të teknikave bashkëkohore lidhur me rritjen e hardhive, dhe të cilët këmbëngulin në përdorimin
48
e metodave të vjetra, duke krijuar kështu probleme të vazhdueshme si në cilësi ashtu edhe në
sasi. Kompanitë merren me këtë problematik duke ofruar informata apo duke u bërë vizitë
enologët, të cilët japin leksione, i caktojnë datat e vjeljes, si dhe i bindin kultivuesit e hardhive
për aplikimin e teknikave moderne.
Në përgjithësi, të gjitha kompanitë e intervistuara të pesë nën-sektorëve të përzgjedhur
pretendonin se ka nevojë për ngritje të nivelit të arsimit dhe të aftësimit për fermerë. Këto lloje
të trajnimit do t’i zgjeronin njohuritë e fermerëve për arritjen e një rendimenti më të lartë për
nga cilësia dhe sasia, dhe në të njëjtën kohë, të mbajnë higjienë dhe t’i përmbushin standardet
e përcaktuara. Përkrahja dhe subvencionet e qeverisë luajnë rol të rëndësishëm, posaçërisht në
ngritjen e vetëdijes së fermerëve se si ta përmirësojnë rendimentin dhe cilësinë. Përveç kësaj,
një numër i kompanive dhe i fermerëve kanë arritur të krijojnë dhe ta rrisin qëndrueshmërinë e
prodhimit përmes subvencioneve qeveritare. Në rastin e Agrocelinës, fermerët janë trajnuar
dhe janë udhëzuar gjatë tërë procesit të mbjelljes. Si furnitor i farërave, kjo kompani po ashtu i
mëson fermerët sesi duhet të mbillen farat me qëllim që ta japin rendimentin e duhur të
pemëve dhe perimeve, sipas qëllimit për shfrytëzim apo organizatës blerëse.
Sa i përket kapaciteteve dhe ngritjes së shkathtësive, përfaqësuesit e intervistuar deklaruan se i
shfrytëzojnë vetëm trajnimet në vendin e punës, të cilat ofrohen për punonjës. Ata pretendonin
se shumica e punonjësve nuk kishin ndonjë njohuri para se të angazhoheshin me punë, por se
kanë fituar përvojë me kalimin e kohës si dhe kanë mësuar në vendin e punës. Në shumicën e
rasteve, pronarët e kompanive angazhohen drejtpërdrejt në trajnimin e punonjësve të tyre.
Megjithatë, në rastin e Kabit, një kompani për përpunimin e qumështit me seli në Gjilan, e ka
angazhuar një ekip nga kompania “Tetrapak” për t’i trajnuar punonjësit e saj për t’u siguruar që
punëtorët të marrin trajnim adekuat, si dhe për t’i certifikuar punonjësit si operatorë. Sa i
përket mirëmbajtjes, në kompanitë e certifikuara për cilësi, zakonisht janë dy ekipe punuese të
cilat merren me HACCP dhe procedurat e sigurimit të cilësisë.
Kompanitë e intervistuara u deklaruan se trajnimet në vendin e punës, me ekspertë dhe
ndihmës të jashtëm janë më se të domosdoshëm. U theksua veçmas se punonjësit kanë nevojë
për trajnime për përdorimin e makinerive dhe të funksionimit të linjës së përpunimit para se të
fillojnë punën me këto makineri. Në rastet kur kompanitë investojnë në blerjen e pajisjeve të
reja, si pajisjet për klasifikim dhe paketim, punonjësit marrin pjesë në trajnimet për përdorimin
e tyre që organizohen si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Pronarët e qendrës së grumbullimit
Kelmendi, të cilët e kanë blerë tash vonë një makineri të re për klasifikim thanë se punëtorët e
tyre nuk kishin dëshirë ta përdornin makinën. Së këndejmi, cilësia e produkteve ndikohet
drejtpërdrejtë meqë fermerë të caktuar i klasifikojnë produktet vetëm me ndihmën e anëtarëve
të tyre të familjes, dhe të cilët nuk kanë arsimim të duhur në procesin e klasifikimit, dhe së
këndejmi ndikojnë në cilësinë e produkteve finale që ofrohen prej qendrave grumbulluese.
Andaj, fermerët dhe anëtarët e familjes së tyre kanë nevojë për më shumë ngritje të
kapaciteteve lidhur me përdorimin e makinerive të reja. Në raste të tjera kur blihen makina të
49
reja, përpunuesit privatë i caktojnë përgjegjës dy punonjës për të punuar me makina, dhe të
cilët natyrisht u nënshtrohen trajnimeve themelore nga furnitori i makinerisë, kryesisht lidhur
me ndreqjen e defekteve të vogla teknike të cilat mund të ndodhin gjatë procesit të prodhimit.
Në këtë mënyrë zvogëlohen shpenzimet e mirëmbajtjes së makinave. Megjithatë, për probleme
më të mëdha me pajisje dhe makineri sillen ekspertë ndërkombëtarë ose rajonalë, të cilët
paguhen për kohën e tyre.
Në disa raste agrobizneset e kanë rastin që t’i shkëmbejnë përvojat me bizneset e huaja që
veprojnë në sektorin e njëjtë, qoftë përmes vetë-iniciativave apo përmes mbështetjes së OJQ-
ve. EuroTac, një qendër grumbulluese e pemëve dhe perimeve me seli në Mamushë, e ka
përmirësuar linjën e prodhimit të domates si për fermerët ashtu edhe për qendrat
grumbulluese.
Shkathtësitë që mungojnë dhe të cilat janë identifikuar në sektorin e agrobiznesit Përveç shkathtësive të përgjithshme që mungojnë si dhe sfidave të rëndomta me të cilat thanë se përballen përfaqësuesit e pesë nën-sektorëve të përzgjedhur të agrobiznesit, ekipi konsultativ i ka identifikuar edhe shkathtësitë specifike që mungojnë në treg për secilin prej pesë nën-sektorëve të agrobiznesit. Sa i përket nën-sektorit të qumështit, shkathtësitë kryesorë që mungojnë dhe që janë përmendur prej punëdhënësve të intervistuar, përfshijnë: laborantë kimist të specializuar dhe ekspertë të teknologjisë së ushqimit. Po ashtu, edhe çështjet administrative, shitja dhe promovimi u përmendën si pjesë të mungesave të shkathtësive në kuadër të këtij nën-sektori. Profilet kryesore, të cilat janë identifikuar si të nevojshme në kuadër të nën-sektorit të pemëve dhe perimeve, përfshijnë: operatorë të pajisjeve për klasifikim dhe etiketim, profesionistë të marketingut dhe të shitjes, si dhe analistë financiarë. Po ashtu, kompanitë e intervistuara kanë kërkuar, që në kuadër të nën-sektorit të mishit, të kenë njerëz të cilët janë të aftësuar dhe kanë përvojë në përpunimin e mishit, dhe të cilët i kanë përfunduar të dy nivelet e arsimit formal, por më me rëndësi të kenë edhe përvojë pune. Këtu përfshihet i gjithë procesi, duke filluar prej prodhimit primarë, deri te paketimi (klasifikimi, ruajtja, paketimi, etj.), pastaj shitja e marketingu. Shkathtësitë e tjera të nevojshme janë: marketing dhe shitje, shkathtësi komunikuese dhe të marrëdhënieve me publikun. Shkathtësitë që kërkohen prej punëdhënësit për nën-sektorin e produkteve pyjore jo-drusore lidhen me tërë procesin duke filluar prej mbjelljes, sëmundjeve, sfidave, dhe llojeve të tokës për secilën bimë, vjeljen, terjen, klasifikimin, ruajtjen dhe paketimin. U tha veçmas se punonjësit kanë nevojë për trajnime lidhur me përdorimin e pajisjeve për paketim, terje dhe të ndarjes së bimëve. Kompanitë pretendonin se kanë nevojë për ekspertë profesionalë të cilësisë dhe kontrollit, të cilët në të njëjtë kohë do të mund të ofronin trajnime për fermerët dhe
50
grumbulluesit e frutave pyjore jo-drusore . Në fund, kompanitë deklaruan se kanë nevojë për më shumë trajnime lidhur me paketimin, shitjet dhe marketingun. Krejt në fund, sa i përket nën-sektorit të verës, bizneset e theksuan mungesën e enologëve të aftë për punë. Në rastin e Biopak, enologu është i punësuar me orar jo të rregullt, që nënkupton se angazhohet me orar të plotë vetëm gjatë sezonit të vjeljes. Janë identifikuar kapacitete shtesë, të cilat nevojiten nëpër laboratorë, si: kimist të specializuar dhe profesionistë të tjerë të teknologjisë, të cilët do të përfshiheshin në procesin e prodhimit. Përsëri është përmendur nevoja për shkathtësi shtesë lidhur me shitjen dhe marketingut, administratën dhe financat.
Tabela në vijim e paraqet një përmbledhje të nevojave kryesore të nevojshme, të cilat janë identifikuar në secilin nën-sektorë të përzgjedhur të agrobiznesit. Nën-sektori Shkathtësitë që mungojnë
në agrobiznes Shkathtësitë e përgjithshme që mungojnë
Qumësht Laborantë kimist të specializuar; Profesionistë të teknologjisë ushqimore
Profesionistë administrativë; Profesionistë të shitjes dhe promovimit
Pemë dhe perime Operatorë të pajisjeve për klasifikim dhe etiketim
Profesionistë të marketingut dhe shitjes; Analistë financiar
Mishi Profesionistë në prodhim, klasifikim, deponim, dhe paketim të produkteve
Profesionistë të marketingut dhe të shitjes; Profesionistë të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun
Produkte pyjore jo-drusore
Profesionistë të kontrollit të cilësisë; Profesionistë në mbjellje, sëmundje të bimëve, vjelje, klasifikim, deponim dhe paketim
Profesionistë të marketingut dhe shitjes.
Verë
Enologë; Kimistë të specializuar; Profesionistë teknologjikë
Shitje dhe marketing; Administrim; Analistë financiar
Sfidat e identifikuara prej punonjësve Sfidat kryesore, siç shihen nga këndvështrimi i punonjësve, mund të ndahen në dy grupe, varësisht prej madhësisë së kompanisë.
51
Kompanitë e vogla janë zakonisht biznese familjare, ku anëtarët e familjes janë të punësuar (e njëjta gjë është si me ‘Kabin’, ashtu edhe me qendrat e grumbullimit të qumështit). Sfidat kryesore të këtij grupi kanë të bëjnë më tepër me aspektet teknike të punës së tyre, si dhe, në rastin e qendrave të grumbullimit të qumështit, me cilësinë e qumështit që e pranojnë. Në anën tjetër, punonjësit e kompanive më të mëdha i vunë në pah disa probleme dhe sfida me të cilat përballen gjatë punës së tyre të përditshme:
– Qasja e kufizuar në arsim cilësorë dhe përvojë praktike. – Mungesë të përvojës së punëtorëve të ri, posaçërisht punëtorëve të sezonit, të
cilët ndryshojnë për çdo sezon; prandaj duhet të ofrohen trajnime shtesë në secilën sezon për punëtorë të ndryshëm.
– U theksuan nevojat shtesë për trajnime në fushën e paketimit dhe punës me produkte me qëllim që produktet të mbahen të freskëta dhe në formë të mirë.
– Punëtorët e qumështores Vita e theksuan nevojën për trajnime shtesë në mënyrë që ata të mund të ngjiten shkallëve të prodhimit dhe që pozitat e tyre të definohen mirëfilli.
– Përveç trajnimeve të herëpashershme të organizuara nga programet ndërkombëtare, si NOA, Tetrapak, etj., punonjësit u janë nënshtruar trajnimeve vetëm pasi e kishin filluar punën në kompani, të realizuara përmes trajnimeve në vend të punës, që sipas tyre nuk ishin të mjaftueshme.
52
Punësimi aktualë dhe potencialë në agrobiznes
Bujqësia luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke ofruar mundësi
punësimi dhe të ardhura për më shumë se 60% të familjeve të vendit11. Të dhënat më të fundit
të ASK-së tregojnë se norma e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore është 36.9% (popullsia e moshës
së punës), ndërsa norma joaktive është tejet e lartë prej 63.1% të popullsisë së moshës së
punës. Norma e përgjithshme e papunësisë është 35.1% sipas ASK-së, ndërsa vlerësimet prej
burimeve të tjera e vejnë shkallën e papunësisë mbi 40%. Më me rëndësi në këtë kontekst
është shkalla e papunësisë së të rinjve (mosha 15-24) që vlerësohet të jetë 55.3%.
Sa i përket punësimit në sektorin e agrobiznesit, burimet e ndryshme vlerësojnë se rreth 25-
35% të fuqisë punëtore janë të angazhuar në bujqësi. Sipas një studimit të USAID-it të vitit 2009
lidhur me potencialin e bujqësisë për krijimin e vendeve të punës vlerësohej se vetëm në
prodhimtarinë e drithërave (duke përfshirë drithërat, bimët foragjere dhe pemët e perimet)
mund të krijohen rreth 151,000 vende të reja të punës gjatë 10 vjetëve ardhshëm (Strategjia e
bujqësisë e Kosovës – USAID 2009). Pas analizimit të raporteve të ndryshme si dhe të
potencialit të prodhimit të nën-sektorëve të ndryshëm të agrobiznesit në Kosovë, si dhe duke e
pasur parasysh efektin e shumëfishtë në tërë zinxhirin prodhues, autorët e këtij raporti e kanë
bërë vlerësimin e paraqitur në tabelën më poshtë lidhur me gjenerimin e vendeve të reja të
punës në Kosovë në sektorin e agrobiznesit. Në tabelën më poshtë janë paraqitur vlerësime
konsensuale, të cilat janë përpiluar nga autorët e këtij raporti, duke përfshirë punësimin
aktualë, vendet e reja potenciale të punës, si dhe kapacitetet e përgjithshme potenciale të
punësimit në agrobiznes në Kosovë gjatë pesë vjetëve të ardhshme.
Tabela 4: Vlerësimet e punësimit në sektorin e agrobiznesit
Nën-sektorët
Vlerësimet aktuale të
punësimit (vende pune
me orar të plotë)
Potenciale për vende
të reja të punës (me
orar të plotë)
Totali i vendeve potenciale të punës për sektorë në pesë
vjet
Qumështi 20,000 10,000 30,000
Mishi 4,000 2,000 6,000
Akuakulturë 500 500 1,000
Vezë 500 500 1,000
Bletari 500 500 1,000
11
World Bank 2010 – Kosovo Country Economic Memorandum: Unlocking Kosovo’s Growth Potential: Policies, Strategies, Actions.
53
Pemë dhe perime 50,000 50,000 100,000
Produkte pyjore jo-drusore 5,500 5,000 9,500
Drithëra 26,000 5,000 31,000
Verë 6,000 3,000 9,000
Gjithsej 113,000 76,500 189,500
Po që se e supozojmë një normë të rritjes së BPV-së prej 4% gjatë pesë vjetëve të ardhshme,
dhe nëse supozojmë se Kosova ka nevojë për një normë të rritjes së BPV prej 8% në mënyrë që
të mund të absorbojë 25,000 punëtorë të rinjtë në tregun e punës për çdo vit, atëherë mund të
vlerësojmë se norma e pritshme e rritjes prej 4% do të mund t’i absorbonte përafërsisht
gjysmën e punëtorëve të rinj që hyjnë në tregun e punës. Kjo do të ofronte një vlerësim të një
rritje prej 22% në fuqinë punëtore të Kosovës gjatë pesë vjetëve të ardhshme. Së dyti,
potenciali për gjenerimin e punësimit në agrobiznes që është vlerësuar në këtë raport gjatë
pesë vjetëve të ardhshme është 76,500, duke e rritur në këtë mënyrë pjesëmarrjen e punësimit
të agrobiznesit në fuqinë punëtorë të Kosovës, si dhe duke e rritur nivelin e përgjithshëm të
punësimit.
Potenciali për gjenerimin e punësimit në sektorin e agrobiznesit, dhe në pesë nën-sektorët e
përzgjedhur, është paraqitur në tabelën më poshtë12:
Tabela 5: Gjenerimi potencial i punësimit në nën-sektorë të caktuar
Nën-sektori Fusha e
prodhimit/nr.
i kafshëve për
person
Norma e punës për
hektar - mesatarja
Numri i FTE Efekti i
shumëfishtë
Vlerësimi i
përgjithshëm
i tërë ciklit
zinxhiror
Qumësht 180,000 lopë 20 lopë për person 9,000 1.8 20,000
Mishi 50 dema për person
2000
përfshirë
fermerët që
merren me
produktin e
qumështit
1.8 4,000
Pemë dhe
perime 25,000 1 person për hektar 25,000 1.8 50,000
Produktet
pyjore jo-
drusore
200 të
kultivuar, më
shumë se
3 për
hektar/kultivim
5,000 1.1 5,500
12
USAID KPEP – Performance Based Management Report (2010)
54
100,000 ha
për
grumbullim
1 për 5
hektarë/grumbullim
(25 % e shfrytëzuar)
Verë 4,000 ha 1 ha 4,000 1.5
6,000 duke
përfshirë
marketingun
dhe sektorin
e hotelerisë,
restoranteve
dhe kafeneve
Gjenerimi i punësimit në nën-sektorin e qumështit Nën-sektori i qumështit është me rëndësi të lartë për bujqësinë e Kosovës. Megjithatë, ndikimi i
tij mbetet i ulët sa i përket krijimit të vendeve të punës dhe gjenerimit të të ardhurave. Edhe
pse supozohet se nën-sektori i qumështit ka potencial të lartë, prapë se prapë nuk kemi të
ndonjë informatë sa i përket fitimeve të bizneseve në këtë sektor. Duke filluar nga viti 2013,
MBPZHR-ja ka nisur t’i përkrahë fermerët që merren me prodhimin e qumështit, që pritet të
krijojë një sistem funksionalë mes prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit. Potenciali më i
lartë për krijimin e vendeve të punës ndodhet në vlerën e shtuar dhe në përpunimin e
produkteve të qumështit për tregjet vendore, dhe eventualisht të prodhimit të produkteve të
veçanta për vendet e rajonit me tradita të ngjashme të konsumimit. Mungesat në anën e
furnizimit do të ndikojnë në shfrytëzimin e kapaciteteve të përpunimit, të cilat mbeten mjaft të
pashfrytëzuara. Përmirësimi i rendimentit dhe përkrahja e prodhuesve të qumështit për rritjen
e madhësisë së fermave do të ndikonte në shtimin e furnizimit me qumësht dhe të krijimit të
vendeve të punës në ferma, ndërsa në të njëjtën kohë do t’u mundësonte përpunuesve që ta
rrisin shfrytëzimin e kapaciteteve që kanë, dhe kështu të kenë efekt pozitiv në krijimin e
vendeve të punës përmes rritjes së numrit të ndërrimeve në prodhim.
Sipas AgStrat të USAID, në kuadër të prodhimtarisë së gjedhëve, ekziston mundësia e krijimit të
25,000 vendeve të reja të punës në dhjetë vjetët e ardhshme, kryesisht në sektorin e
qumështit. Potenciali për krijimin e vendeve të reja të punës është i fokusuar kryesisht në
zinxhirin e përpunimit. Me qëllim që fermerët t’i shtojnë kopetë dhe kapacitetet prodhuese
atëherë duhet të bëhen disa modifikime. Prodhuesit kanë nevojë për infrastrukturë më të mirë,
më shumë tokë për prodhimin e ushqimit të kafshëve dhe përmirësim të shkathtësive
menaxhuese, posaçërisht të fermave të mëdha. Aktualisht, vetëm fermat me më shumë se 20
krerë lopë janë fitimprurëse dhe llogariten si komerciale në kontekstin e Kosovës. Shumica e
këtyre fermave e kanë shprehur interesin e tyre në shtimin e kopeve në më shumë se 50 krerë
lopë. Nën-sektori i qumështit ka potenciale të mira për krijimin e vendeve të punës, posaçërisht
me dele dhe dhi, dhe eventualisht edhe me përmirësim të rendimentit të qumështit për
hektarë të sipërfaqes së tokës për prodhim të ushqimit të kafshëve, si dhe të ofrimit të
55
mundësive më të mira për shtimin e numrit të krerëve në kope dhe në prodhim të qumështit.
Po ashtu është me rëndësi që të ketë raca të mira me qëllim të rritjes së efikasitetit në
prodhimin e qumështit. Menaxhimi më i mirë i fermave, infrastruktura dhe standardet e cilësisë
janë po ashtu me rëndësi për të kontribuar në rritjen e prodhimit dhe punësimit.
Një punësim më i madh mund të krijohet në nivelin e zinxhirit përpunues përmes përpunimit të
llojeve të ndryshme të produkteve, të shfrytëzimit më të madh të kapaciteteve përpunuese, si
dhe të shfrytëzimit më efikas të burimeve njerëzore dhe të zvogëlimit të shpenzimeve për njësi
të mallrave të përpunuara. Përforcimi i sektorit do të ndikonte tërthorazi në treg, apo në
potencialin për punësim në këtë zinxhir të prodhimit, si dhe në rritjen e përkrahjes së
entiteteve të sistemit, si këshillimeve, ndihmës teknike, mirëmbajtjes, dhe ofruesve të
shërbimeve të marketingut dhe shitjes.
Sektori mund ta mbështet krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e të ardhurave në zonat
rurale, në industrinë përpunuese, posaçërisht në teknologjinë ushqimore, zbatimin e
standardeve cilësore të ushqimit, në marketing, dhe përfundimisht në rritjen e fitimit në
industrinë e qumështit përmes rritjes së besimit të konsumatorit në produktet vendore.
Gjenerimi i punësimit në nën-sektorin e pemëve dhe perimeve Nën-sektori i pemëve dhe perimeve është duke krijuar vende të punës dhe të ardhura të mira,
me potencial që të rritet edhe më tej si dhe të eksportojë. Nën-sektori i pemëve dhe perimeve
kontribuon mjaft shumë në agrobiznes, që përbën afërsisht 30% të prodhimit të përgjithshëm
bujqësor.
Numri i fermerëve që janë të angazhuar në sektorë është mjaft i madh, ku fermerët i
shfrytëzojnë për punë si anëtarët e familjes ashtu edhe punëtorët e sezonit. Nëse kërkohen
mesatarisht 220 ditë pune për një vend pune me orar të plotë, atëherë mund të supozohet se
një person mund të menaxhojë një hektar me pemë dhe perime. Zakonisht bujqit i shfrytëzojnë
anëtarët e familjes për punë si dhe i kryejnë së bashku aktivitetet lidhur me veprimtarinë e tyre.
Më shumë punë kërkohet për kultivimin e frutave të vegjël. Disa sosh (dredhëzat dhe mjedrat)
kërkojnë deri në tre persona për ta menaxhuar një hektarë të kultivuar me frutat të tillë. Një
punë e tillë kërkohet kryesisht gjatë sezonit të vjeljes. Serrat po ashtu kërkojnë më shumë punë
meqë kultivohet për një periudhë më të gjatë dhe prodhimi është më intensiv. Prej punësimit
të përgjithshëm vlerësohet se në prodhim ofrohen rreth 25,000 pozita pune. Vlerësimi për
efektin e shumëfishtë në punësim për nën-sektorin e pemëve dhe perimeve është në minimum
1.96 herë angazhim në prodhim, dhe si rrjedhojë vlerësimi i përgjithshëm i numrit të vendeve
me orar të plotë të punës në nën-sektorin e pemëve dhe perimeve është 50,000. Këto shifra i
përfshijnë edhe shërbimet mbështetëse, si dhe furnitorët që merren me furnizimin e
56
materialeve ndihmëse, ofruesit e shërbimeve dhe këshilltarët, të gjitha pjesët e zinxhirit të
njëjtë.
Sipas Agstrat të USAID-it, potenciali për punësim në këtë nën-sektor vlerësohet të jetë shumë i
lartë; dhe me përfshirjen edhe të të gjitha llojeve të drithërave, ky nën-sektor mund të krijojë
151,000 vende shtesë të punës. Sipas përllogaritjeve tona, gjatë dhjetë vjetëve të ardhshme,
vetëm nën-sektori i pemëve mund të krijojë rreth 100,000 vende të punës, duke e pasur
parasysh faktin se po rriten sipërfaqet e mbjella. Përmes një mbështetje më të madhe nga
MBPZHR dhe nga donatorët, fermerët do të jenë në gjendje ta shfrytëzojnë tokën me mirë
edhe me mundësinë e ujitjes. Në të njëjtën kohë, kulturat e reja (si frutat e dredhëzave,
mjedrave, etj.), të cilat kanë një pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe në vitet e fundit në
sektorin e bujqësisë, mund të krijojnë më shumë vende të punës si dhe të gjenerojnë të
ardhura sidomos për zonat rurale. Fitimi në sektorin e pemëve dhe perimeve ndryshon nga
kultura në kulturë. Kulturat më fitimprurëse në sektorin e frutave janë kulturat e tipit si
dredhëzat, mjedrat, etj., ndërsa trangujt e vegjël dhe specat në sektorin e perimeve.
Përveç rritjes së sipërfaqeve prodhuese, mund të krijohen vende pune përmes zhvillimit të
zinxhirit prodhues që shpie në përmirësim të konkurrencës së përpunuesve vendorë, të cilët do
të mund ta shtonin shfrytëzimin e kapaciteteve të tyre, duke i shtuar ndërrimet e punës për t’i
përmbushur kërkesat, dhe në këtë mënyrë duke krijuar më shumë kërkesa për fuqinë punëtore.
57
Gjenerimi i punësimit në nën-sektorin e mishit Nën-sektori i mishit ka rëndësi të lartë për bujqësinë e Kosovës, megjithatë ndikimi i tij mbetet
ende në nivel të ulët sa i përket krijimit të vendeve të punës dhe të gjenerimit të të ardhurave.
Sipas llogarive të fundit ekonomike të vitit 2012 për bujqësinë, nën-sektori i mishit merr pjesë
më rreth 25% të prodhimit të përgjithshëm bujqësor. Edhe pse supozohet se nën-sektori i
mishit ka potencial të lartë nuk ka ende ndonjë informatë sa i përket fitimit të bizneseve në
këtë sektor. Duke filluar prej vitit 2013, MBPZHR ka nis përkrahjen e fermerëve që merren me
kafshë të trasha, e që pritet se do të krijojë një sistem funksionalë mes prodhuesve dhe
përpunuesve të mishit. Mishi i qengjit është një prej produkteve vendore me potencial për
eksport, megjithatë kjo kërkon investime në krijimin e kapaciteteve thërresë sipas standardeve
të sigurisë, si dhe kapacitete përpunuese. Vetëm një kultivues i zogjve ka instaluar teknologji
për therjen dhe klasifikimin e mishit të shpezëve. Përveç produkteve të mishit të freskët të
shpezëve, nuk ka kapacitete përpunuese dhe as produkte vendore të mishit të zogut të pulës.
Shumica e vendeve të punës krijohen në nivelin e therjes dhe të përpunimit të mishit, më pas
vjen marketingu dhe shitja. Nën-sektori i mishit në Kosovë ende çalon për shkak të furnizimit të
ulët me mish të freskët prej fermerëve të Kosovës, ku gjedhet importohen prej jashtë. Përderisa
nuk duket ndonjë shenjë për zhvillimin e sistemit vendor të furnizimit me prodhime të mishit në
mënyrë që të përmbushen kërkesat e përpunuesve, BE-ja kërkon që të kihet një zinxhir
furnizues nga prodhimet vendore si një kriter për grante për përkrahjen e investimeve në
industrinë e përpunimit të mishit. Ky veprim do t’i inkurajojë fermerët që të specializojnë në
rritjen e kafshëve të trasha (demit) dhe në krijimin e vendeve të punës në zonat rurale me
potencial për prodhime të mishit.
Potenciali më i madh për krijimin e vendeve të punës ndodhet tek vlera zinxhirore e tërë kësaj
veprimtarie dhe në përpunimin e produkteve të mishit për tregjet lokale dhe eventualisht në
prodhimin e produkteve të reja për vendet e rajonit me tradita të ngjashme të konsumimit. Për
këtë duhet të mbështeten fermat që janë të specializuara në mbajtjen e kafshëve të trasha
(demit) dhe të dallimeve të prodhimeve dhe, në të njëjtën kohë, të intensifikohet kontrolli i
kafshëve për therje. Përmes më shumë fermave të specializuara për kafshë të trasha, industria
mund t’i zëvendësojë importet e mishit dhe të produkteve të tij, si dhe të ketë ndikim në
krijimin e vendeve të punës në zonat rurale. Ekzistojnë mundësi për investime të përbashkëta
me përpunuesit aktualë, të cilët janë të interesuar që të bashkëpunojnë me kompani të huaja.
Sektori mund ta mbështes krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimit të të ardhurave në zonat
rurale, në industrinë përpunuese, në zbatimin e standardeve cilësore, në marketing dhe në
rritjen e fitimit të industrisë së mishit përmes rritjes së besimit të konsumatorit në produktet
lokale.
58
Gjenerimi i punësimit në nën-sektorin e produkteve pyjore jo-drusore Nën-sektori i produkteve pyjore jo-drusore është me rëndësi për krijimin e vendeve të punës në zonat rurale. Shumica e produkteve shiten në tregjet e eksportit dhe, në të njëjtën kohë, gjenerojnë të ardhura për rreth 11,400 ekonomi familjare të angazhuara në veprimtari grumbulluese në zonat rurale të vendit (HPK 2011). Ky sektor ofron mundësi të mira posaçërisht për zonat e largëta rurale dhe malore, si dhe ofron mundësi të mira për përfshirjen e të rinjve në mbledhje dhe grumbullim. Aktualisht janë pesë kompani të mira grumbulluese ose gjysmë përpunuese, të cilët janë të përfshirë në këtë nën-sektor, dhe të cilët kanë nevojë për zhvillim të mëtejmë të zinxhirit prodhues dhe të infrastrukturës. Sektori, nëse zhvillohet si duhet, mund të krijojë vende të punës dhe të ardhura të mira për fermerët në zonat e largëta rurale. Sa i përket kërkesës në treg, ajo konsiderohet se është më e madhe sesa kapacitetet furnizuese, që tregon mundësi për rritjen e kapaciteteve të grumbullimit dhe prodhimit. Kosova njihet për cilësinë e kërpudhave të egra, posaçërisht Boletus Edulis, dhe se kërpudhat e Kosovës kërkohen mjaft shumë. Edhe kërkesa brenda vendit pritet të rritet në vitet e ardhshme, pasi kërpudhat si dhe produktet e tjera pyjore jo-drusore gradualisht po hyjnë në menynë ditore të ushqimit të kosovarëve. Përveç 11,400 mbledhësve/familjeve, sipas studimit të HPK (2011 janë edhe rreth 192 individë të angazhuar në 158 pika grumbulluese mobile, përfshirë edhe nën-kontraktues, ndërsa punësimi me orar jo të rregullt në këto qendra është rreth 526 punonjës. Vlerësimi i personave të angazhuar me orar të plotë në këtë nën-sektor është rreth 5,000 dhe se ka potencial për rritjen e dukshme të këtij numri në një periudhë afatmesme. Disa prej vlerësimeve nga USAID-i janë se numri i grumbulluesve mund të rritet deri në 40,000 sosh. Në të ardhmen ekzistojnë mundësi të mira për veprimtarinë përpunuese, e cila do t’u mundësojë kompanive ndërkombëtare që t’i prodhojnë produktet finale në Kosovë, e të cilat do të shiten brenda dhe jashtë vendit. Viteve të fundit, për shkak të rritjes së përdorimit të këtyre produkteve, disa prej gjysmë përpunuesve të mëdhenj kanë filluar ta kultivojnë kamomilin, sherbelën, dhe produktet e tjera të cilat kërkohen prej tregjeve ndërkombëtare. Dhe se në dhjetë vjetët e ardhshme kjo mund të paraqes një mundësi për shtimin e vendeve të punës përmes këtij lloji të prodhimit. Përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të pyjeve dhe të ofrimit të trajnimeve për grumbulluesit dhe pikat grumbulluese, fermerët do të inkurajohen që të mbledhin më shumë produkte dhe t’i kuptojnë problemet mjedisore që lidhen me këto produkte. Në ndërkohë, kultivimi i këtyre produkteve është duke u rritur. Në dhjetë vjetët e ardhshme deri 1,000 hektarë të sipërfaqes me produkte të kultivuara do të krijojnë mundësi dhe punësim për personat që jetojnë në zonat rurale. Ekziston nevoja për përmirësimin e shkathtësive menaxhuese dhe organizative në këtë sektor, dhe se duhet të ofrohen më shumë trajnime lidhur me grumbullimin, prodhimin, shitjen dhe marketingun. Kjo lidhet edhe me ngritjen e kapaciteteve sa i përket sigurisë së ushqimit, standardeve dhe paketimit. Kërkohen më shumë inovacione në këtë sektor, dhe se
59
rekomandohet që të ofrohen këshilla individuale sa i përket problemeve financiare. Grumbullimi dhe kultivimi i produkteve pyjore jo-drusore është një veprimtari që kërkon punë intensive, e që përbën përparësinë e dytë konkurruese të sektorit. Në lidhje me këtë nën-sektor, Kosova mund të ofrojë burime njerëzore me çmim konkurrues, dhe kështu të bëhet konkurruese edhe në nivel ndërkombëtar.
Gjenerimi i punësimit në nën-sektorin e verës Si në shumicën e nën-sektorëve të tjerë të analizuar, edhe ky nën-sektor karakterizohet për
sipërfaqe prej 0.5 ha të mbjella me hardhi rrushi, dhe të cilat kanë një rendiment mes 8-10t/ha.
Shumica e vreshtave, 76% e tyre, janë në prona individuale të fermerëve. Vreshtat punohen me
teknologji të vjetër dhe të papërshtatshme që ndikon negativisht në efikasitetin e prodhimit të
rrushit. Plantacionet e tjera (24% ose rreth 980 ha) me vreshta janë në pronësi të dy
bodrumeve të mëdha të verës. E para është më e madhja, përkatësisht Stonecastle Vineyards
and Winery L.L.C (500 ha të rrushit të verës dhe 100 ha të rrushit të tryezës), dhe e dyta është
Agrokosova Holding (260 ha të rrushit të verës, dhe 120 ha të rrushit të tryezës).
Bodrumet shërbejnë edhe si qendra grumbulluese. E blejnë rrushin e verës prej fermerëve të
cilët pastaj paguhen me këste. Puna më e madhe në vreshta është gjatë sezonit të vjeljes dhe
kitjes. Shumica e fermerëve kanë përvojë të gjatë në këtë veprimtari. Kompanitë e
sipërpërmendura, Stonecastle dhe Agrokosova angazhojnë në punë individë nga mikro-rajonet
e tyre për kultivimin e vreshtave. Gjatë viteve të fundit, Ministria e Bujqësisë është duke e
mbështetur krijimin e vreshtave të reja, por fermerët kanë vështirësi për shkak të tokës së
kufizuar dhe mjeteve financiare, të cilat nevojiten për të kontribuar karshi investimit të
ministrisë.
60
Profili i një pozite standarde të punës dhe përshkrimi i detyrave të punës
Tabela në vijim e paraqet një profil/përshkrim të një vendi standard të punës, si dhe
shkathtësitë që nevojiten nga punëdhënësit në këta pesë nën-sektorë të përzgjedhur të
agrobiznesit, përfshirë: nën-sektorin e qumështit, pemëve dhe perimeve, mishit, produkteve
pyjore jo-drusore dhe, në fund, të verës.
Nr. Pozita Përgjegjësitë kryesore Shkathtësitë e nevojshme
Vërejtje
Paketimi, depot e ftohta dhe qendrat grumbulluese
1 Punëtor për paketim I mbush paketat, i mbështjellë mallrat, dhe i palos paketat.
I kontrollon nëse mallrat e paketuara kanë ndonjë defekt.
Sigurohet që mallrat e freskëta të paketuara të duken mirë.
Nuk kërkohet ndonjë shkollim formal. Trajnime
Më relevante për sektorin e pemëve dhe perimeve, dhe produkteve pyjore jo-drusore
2 Punëtor që merret me etiketat
Ua vë etiketat produkteve të paketuara për transport
Sigurohet që produktet të mund të kontrollohen gjatë lëvizjes përmes shfrytëzimit të pajisjeve kompjuterike.
Shkathtësi shkrim/leximi Trajnime
Më relevante për sektorin e pemëve dhe perimeve, dhe produkteve pyjore jo-drusore
3 Shofer transportues E transporton lëndën e parë ndërmjet fushës, qendrës grumbulluese dhe dërguesit.
I dërgon produktet sigurt dhe në kushte të mira.
E menaxhon dërgesën në aspektin logjistik dhe i dorëzon edhe dokumentet.
Mund të duhet leja e kamionit. Shkathtësi për shkrim/lexim. Trajnim teknik/përvojë
4 Menaxherë (të linjës prodhuese/ndërrimit)
E siguron cilësinë e produkteve në mënyrë që t’i përmbushin standardet e industrisë.
Menaxherët e ndërrimeve
Shkollim teknik. Shkathtësi menaxheriale / përvojë
Menaxhmenti i qendrave grumbulluese të qumështit mund të ketë dallime prej
61
janë përgjegjës për mbarëvajtjen e punës.
I zgjidhin problemet lidhur me ecurinë e punës, duke i menaxhuar individët dhe i bashkërendojnë punët me menaxherin e linjës prodhuese.
sektorëve të tjerë.
5 Inspektor Punon në qendrat përpunuese dhe grumbulluese, i monitoron dërgesat për t’u siguruar që i përmbushin standardet e kërkuara prej tregut.
Shkollim teknik Aftësim teknik
6 Menaxher paketimi Përgjegjës për veprimtarinë e përditshme të qendrës së grumbullimit apo të paketimit, duke përfshirë menaxhimin e stafit, planifikimin e buxhetit, administrimin dhe planifikimin.
Diploma e studimeve themelore Shkathtësi menaxhimi/përvojë
7 Menaxher për sigurimin e cilësisë
Sigurohet që manipulimi i pemëve dhe perimeve të freskëta të bëhet sipas protokollit të shëndetit dhe të sigurisë së blerësve dhe të tregjeve të eksportit.
Përgjegjës për testimin e kampioneve të pemëve dhe perimeve të freskëta për ndonjë sëmundje të mundshme.
Diplomë e studimeve themelore/master, përvojë të gjatë
8 Kasap Përgjegjës për therjen e kafshëve dhe zgjedhjen e pjesëve të mishit sipas standardeve.
Nuk kërkohet ndonjë shkollim formal/ preferohet shkolla e mesme. Trajnime të domosdoshme në klasifikimin e mishit dhe në praktikat e mira të prodhimit.
Relevante vetëm për nën-sektorin e mishit, posaçërisht në nivelin e kasapëve
9 Menaxher i thertores Përgjegjës për funksionimin e
Diplomë të studimeve themelore. Shkathtësi
Relevante vetëm për nën-sektorin e
62
përditshëm të thertoreve, duke përshirë menaxhimin e personelit, planifikimin buxhetor, administrimin, dhe planifikimin.
Menaxhimi i dërgesave nga aspekti logjistikë si dhe dorëzimi i dokumenteve.
menaxheriale/përvojë mishit, posaçërisht në nivelin e kasapëve
10 Menaxher i cilësisë E siguron cilësinë e mishit që t’i përmbush standardet e industrisë.
Shkollim teknik. Shkathtësi menaxheriale/përvojë
Relevante vetëm për nën-sektorin e mishit, posaçërisht në nivelin e kasapëve
Përpunimi
11 Punëtorë të linjës prodhuese
E transporton lëndën e parë, produktet e finalizuara, dhe materialet e paketuara;
I furnizon i shkarkon makinat e përpunimit ose të cisternave;
I kontrollon produktet dhe paketimet për të parë nëse kanë ndonjë defekt të dukshëm.
Shkathtësi për shkrim/lexim Trajnim teknik/përvojë
12 Mekanik dhe mirëmbajtës i makinerive
I ndreq, i instalon dhe i mirëmban makineritë prodhuese dhe përpunuese.
Shkollim teknik Trajnim teknik
13 Mbikëqyrës i prodhimit
I udhëzon dhe i trajnon operatorët; siguron zbatimin e praktikave të mira prodhuese, dhe të procedurave standarde operative.
I monitoron dhe e verifikon perfromancën e pajisjeve dhe të proceseve,
I mirëmban regjistrat lidhur me të dhënat e procesit dhe të produktit.
Diploma e studimeve themelore. Specializim Prodhim / shkathtësi menaxheriale / përvojë
14 Teknolog ushqimi dhe zyrtar për cilësi
Përgjegjës për hulumtim dhe zhvillim në kuadër të njësisë përpunuese,
Diplomë e studimeve themelore Specializim
63
Zhvillim të produkteve Trajnim të personelit, Mirëmbajtje të sigurisë së
ushqimit dhe certifikim, si dhe kontroll të cilësisë gjatë procesit dhe në produktet përfundimtare.
Teknologji ushqimore dhe siguri / shkathtësi menaxheriale / përvojë
15 Teknik laboratori Kryen analiza të rregullta laboratorike në pikën e pranimit dhe më vonë në produktet e përpunuara, dhe e informon teknologun e ushqimit sa i përket gjendjes dhe ndryshimeve të mundshme lidhur me produktin.
Nevojitet diplomë të studimeve themelore në kimi ose teknologji ushqimore. Nevojiten trajnime për analiza më të sofistikuara.
16 Menaxher depoje Përgjegjës për furnizim me material ndihmës,
Menaxhim të stoqeve, Mirëmbajtje të shënimeve
dhe regjistrave, Dërgim dhe planifikim të
njësive përpunuese, dhe Mirëmbajtje të regjistrit të
stoqeve të mallrave të përpunuara.
Shkathtësi në shkrim e lexim Trajnime teknike / përvojë
17 Enolog / menaxher për sigurinë e ushqimit
Përgjegjës për hulumtim dhe zhvillim në kuadër të njësisë përpunuese,
Zhvillim të produkteve
Trajnim të personelit,
Mirëmbajtje të sigurisë së ushqimit dhe certifikim, si dhe
Kontroll të cilësisë gjatë procesit dhe në produktet përfundimtare.
Diplomë e studimeve themelore. Specializim në enologji dhe siguri / shkathtësi menaxheriale / përvojë
Relevante vetë për sektorin e verërave
18 Shitje dhe marketing Marrëdhënie të drejtpërdrejta tregtare me shitësit me shumicë dhe pakicë,
Trajnim të tregtarëve dhe realizimi të dërgesave,
Strategji të marketingut dhe zbatim të tyre, si dhe
Menaxhim të financave.
Diplomë e studimeve themelore Specializim në shitje dhe marketing / shkathtësi menaxheriale / përvojë
64
Rekomandimet / pikat e intervenimit
Për të hartuar programe efektive të intervenimit, atëherë zhvillimi i shkathtësive duhet të lidhet
me nevojat e tregut vendor të punës. Kjo mund të bëhet përmes përfshirjes së punëdhënësve
në hartimin e programeve të trajnimit për t’jua dhënë individëve mundësinë që t’i provojnë
shkathtësitë e tyre në praktikë, gjegjësisht në vendin e punës. Sipas informatave të marra nga
tregu i punës, si dhe në bazë të vrojtimeve të bëra lidhur me tregimet e suksesshme, atëherë
përqendrimi duhet të vihet në ofrimin e shkathtësive praktike, të cilat nevojiten nga tregu i
punës në vend të shkollimit teorik të nivelit akademik. Në vijim i kemi dhënë një varg
rekomandimesh për intervenime të caktuara për secilin prej pesë nën-sektorëve të
përzgjedhur, të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së fuqisë punëtore dhe, në
të njëjtën kohë, të përmirësohet konkurrenca në kuadër të vet përpunuesve të qumështit.
Rekomandimet janë paraqitur në dy pjesë: pjesa e parë përbëhet prej rekomandimeve të
përgjithshme, të cilat janë relevante për të pesë nën-sektorët e përzgjedhur; ndërsa pjesa e
dytë përmban rekomandime specifike për secilin nën-sektor veç e veç.
Rekomandimet e përgjithshme të cilat vlejnë për pesë nën-sektorët e përzgjedhur përfshijnë:
Përmirësimi i praktikës higjienike dhe i praktikave të mira prodhuese përmes
aktiviteteve në vijim:
– Sesioneve të punës dhe trajnimeve, të cilat u ofrohen drejtpërdrejtë fermerëve
dhe përpunuesve që janë përgjegjës për standarde të cilësisë, higjienë dhe
procesin e prodhimit, dhe të cilat duhet të ofrohen së paku dy herë në vit. Kjo
mund të bëhet duke e mbështetur zbatimin e standardeve cilësore përmes
angazhimit të këshilltarëve për përgatitjen e certifikimit, dhe duke i respektuar të
gjitha procedurat standarde të cilësisë së ushqimit si HACCP, HALAL, e të tjera.
– Përgatitja dhe botimi i broshurave me praktika të mira, si dhe procedurat
standarde operative të shtypen në format të madh që të jenë të dukshme në
objektet përpunuese.
Investimi në hulumtim dhe zhvillim të produkteve të reja ushqimore, posaçërisht që
fokusi të jetë në receta tradicionale për produkte të ndryshme. Ky intervenim mund t’i
përfshijë këto aktivitete:
– Vizita të ndërsjella në objekte të përpunimit në rajon me synim të shkëmbimit të
përvojave.
– Lidhja e bizneseve me universitete përmes mekanizmave formal/jo formal për
mundësimin e kryerjes së praktikës profesionale, të programeve të ndryshme, të
bashkëpunimit me fakultete dhe institucione të hulumtimit, etj.
65
– Trajnime të drejtpërdrejta për teknologët e ushqimit lidhur me zhvillimin e
recetave.
– Përfshirja e Fakultetit të Bujqësisë dhe të shkollave profesionale në promovimin
dhe realizimin e hulumtimeve për produkte të caktuara, duke ndihmuar në
procesin e hulumtimit dhe të zhvillimit mes kompanive përpunuese dhe
institucioneve arsimore, si dhe të udhëheqjes të instituteve kërkimore,
posaçërisht me ofruesit e arsimit të nivelit të lartë.
– Organizimi i garave për recetën më të mirë me qëllim që të stimulohen individët
e rinj në treg.
Mirëmbajtja e pajisjeve është një mangësi tjetër, e cila mund të përmirësohet përmes
këtyre veprimeve:
– Trajnimi i punonjësve të tjerë për përdorimin e saktë të pajisjeve.
– Trajnimi i punonjësve që të punojnë sipas procedurave të sigurisë
– Organizimi i vizitave në panaire të makinave / pajisjeve në rajon dhe në vendet e
BE-s.
– Krijimi i një baze të dhënash onlajn të makinave dhe ofruesve të shërbimeve
elektronike brenda vendit.
Përmirësimi i zhvillimit të kapaciteteve të një kuadri për institucionet arsimore të
bujqësisë:
– Përfshirja e kurseve specifike në shkollat profesionale lidhur me qumështin,
mishin, pemët dhe perimet, verën dhe produktet pyjore jo-drusore.
– Bashkëpunimi me Fakultetin e Bujqësisë për hartimin e kurrikulave për
teknologë ushqimorë.
– Zhvillimi i shkathtësive të më shumë se një asistenti për teknologji ushqimore,
për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm.
– Ofrimi i ndihmës teknike rajonale dhe ndërkombëtare për zhvillimin e
produkteve të reja.
Ngritja e kapaciteteve të personelit të laboratorit në mënyrë që të kryejnë analiza të
produkteve.
– Mbështetja e kompanive gjatë ndarjes së përgjegjësive specifike për secilën linjë
të prodhimit veç e veç dhe të trajnohen për linja specifike.
– Themelimi i programeve të përkrahura të praktikës profesionale (Fakulteti i
Inxhinierisë Elektrike, (SHP).
– Ofrimi i mundësive për nxënës dhe studentë që t’i përfundojnë temat e tyre
përmes studimeve të dobishme për kompanitë e qumështit, mishit, pemëve dhe
perimeve, produkteve pyjore jo-drusore dhe ato të verës.
– Sigurimi i programeve të trajnimit për programe të ndryshme për përpunimin e
qumështit dhe të shërbimeve ndihmëse.
66
Ofrimi i trajnimeve të rregullta lidhur me çështjet rregullative dhe standardet dhe të
realizohen në bashkëpunim me AUV:
– Organizimi i takimeve me AUV për t’u informuar me çështjet rregullative.
– Mbështetje për themelimin e një modeli të qëndrueshëm për zgjerimin e
shërbimeve këshillimore në kuadër të AUV.
– Bashkëpunimi me veterinarët për përmirësimin e praktikave të tyre.
– Inkurajimi i furnitorëve të ushqimit të kafshëve që t’i mbështesin fermerët me
praktika të mira.
– Përkrahja për trajnimin e inspektorëve lidhur me praktikat më të mira si dhe të
zbatimit të ligjit të ushqimit.
Përmirësimi i mëtejmë i laboratorëve të qumështit në kuadër të AUV:
– Zbatimi i standardeve të cilësisë në thertore dhe në përpunim të qumështit.
– Përkrahja e ofrimit të shërbimeve këshillimore përmes kompanive lokale të
këshillimeve lidhur me standardet ligjore të ushqimit.
– Angazhimi i Fakultetit të Bujqësisë dhe Shërbimeve Këshillimore të MBPZHR që
nëpërmjet fermerëve kryesorë t’i prezantojnë teknologjitë dhe praktikat në nën-
sektorë specifik të agrobiznesit.
Paketimi dhe etiketimi; shitja dhe marketingu; prodhimi dhe menaxhimi i depove ka
rëndësi të madhe sipas pjesëmarrësve. Puna në këtë drejtim duhet të fokusohet si vijon:
– Trajnime për grupe të përbashkëta të kompanive përpunuese dhe ofrues të
shërbimeve të marketingut në harmoni me standardet e paketimit dhe etiketimit
të BE-s.
– Trajnime për menaxhim, deponim dhe shpërndarje.
Në fund po i japim edhe rekomandimet specifike për secilin nën-sektorë:
Nën-sektori i qumështit
Rekomandimet specifike për nën-sektorin e qumështit përfshijnë trajnime për fermerë, të cilat
mund të realizohen përmes mekanizmave të mëposhtëm:
– Ofrimi i trajnimeve në vendin e punës përmes teknologëve të trajnuar të
ushqimit për produkte specifike.
– Organizimi i trajnimeve lidhur me kërkesat standarde të cilësisë në objektet
përpunuese.
– Trajnime lidhur me mbajtjen e shënimeve dhe ofrimi i këshillave për fermerët
dhe grupet punuese.
– Ofrimi i ndihmës për kompani që të zhvillojnë programe gjysmë të strukturuar të
trajnimit në vend të punës dhe përkrahja e këtyre programeve përmes ndihmës
teknike – sjellja e konsulentëve të specializuar brenda kompanive për t’ju
67
mbajtur herë pas here trajnim stafit të ri, të stilit të punëtorive, në vendin e
punës.
– Stimulimi i qendrave grumbulluese dhe përpunuese përmes ofrimit të granteve
dhe pajisjeve për pranimin e këtyre trajnimeve, dhe pastaj këto kompani ta kenë
për obligim që të mbajnë trajnime shtesë për kompanitë e tjera të grumbullimit
dhe përpunimit të qumështit në rajon, si dhe të ofrimit të ndihmës dhe
mundësive për praktikë profesionale.
Nën-sektori i pemëve dhe perimeve
Një fakt i identifikuar përmes intervistave me kompanitë e përfshira në grumbullimin e
pemëve dhe perimeve ishte se këto kompani janë në kërkim të mënyrave se si ta
automatizojnë procesin. Mund të ndërmerren disa aktivitete të mundshme në këtë
drejtim me qëllim të përmirësimit të konkurrencës, dhe në të njëjtën kohë, të ruajtjes
dhe të krijimit të vendeve të reja të punës. Këto aktivitete janë si vijon:
– Ndihmë teknike dhe trajnime lidhur me menaxhimin e depove dhe me kujdesin
pas vjeljes.
– Ngritja e kapaciteteve financiare dhe e mbajtjes së regjistrave.
– Ndarja, paketimi dhe etiketimi, si dhe zbatimi i standardeve të cilësisë.
– Mbështetja e lidhjeve me tregun, trajnime në vendin e punës sa i përket
marketingut.
Qendrat e intervistuara të grumbullimit e paraqitën nevojën për agronom me përvojë
pasi duket se mungojnë shkathtësitë e tilla në treg. Më poshtë janë aktivitetet e
rekomanduara:
– Trajnime në vend të punës për kontraktim, caktim të çmimeve, aspekte teknike
dhe organizim të grumbullimit sipas kërkesave të tregut.
– Vizita rajonale për të fituar njohuri lidhur me menaxhimin e depove dhe
organizimin e fermerëve.
Përmirësimi i mëtejmë i shkathtësive sa i përket teknikave specifike të prodhimit:
– Mbështetja e kompanive për t’i aftësuar teknologët e tyre të ushqimit në
institucione rajonale të arsimit.
– Më shumë investime në pajisje dhe trajnime për personelin që punon nëpër
laboratorë.
– Ndihmë teknike dhe trajnim në vendin e punës për menaxhimin e prodhimit.
– Përkrahja e ngritjes së njohurive për menaxhimin e depos dhe logjistikës.
Nën-sektori i produkteve pyjore jo-drusore
Një prej problemeve të identifikuara me të intervistuarit e nën-sektorit të produkteve
pyjore jo-drusore është mungesa e organeve të kontrollimit të cilësisë, të cilët do të
68
siguronin se produktet janë bio. Disa hapa të mundshëm mund të ndërmerren në këtë
drejtim, si vijon:
– Themelimi i një organi të pavarur për bio certifikim.
– Trajnimi i inspektorëve për monitorimin e shfrytëzimit dhe të kultivimit sipas
standardeve të ushqimit bio.
Përveç kësaj, pjesëmarrësit e intervistuar e theksuan nevojën për agronom me përvojë
dhe profesionist të sigurisë së cilësisë, pasi këto dy lloje të shkathtësive duket se
mungojnë në treg, andaj i rekomandojmë aktivitetet në vijim:
– Ofrimi i trajnimeve praktike në vendin e punës për agronomët dhe biologët.
– Organizimi i sipërfaqeve demonstruese për kultivimin e bimëve mjekësore dhe
aromatike.
– Ofrimi i trajnimeve lidhur me standardet për bio certifikim.
– Mbajtja e programeve cilësore të trajnimit në menaxhment përmes shkollave
profesionale për punonjësit aktualë si dhe ata të rinj, të cilët mund edhe të
angazhohen nga këto kompani.
– Ofrimi i mundësive për vizita rajonale dhe ndërkombëtare në objekte
përpunuese në BE dhe rajon.
– Ofrimi i ndihmës teknike ndërkombëtare ose rajonale për ngritjen e njohurive
për këtë nën-sektor, në veçanti.
Në fund, pasi shumica e punonjësve që angazhohen në kompanitë e nën-sektorit të
produkteve pyjore jo-drusore janë punëtorë të sezonit, konsulentët rekomandojnë
trajnime specifike që duhet t’ju ofrohet punëtorëve të sezonit:
– Trajnime në vendin e punës për punëtorët e sezonit dhe lidhur me prodhimet
organike dhe bio.
– Ofrimi i shkollave dimërore për punëtorët e interesuar sezonal.
Nën-sektori i mishit
Rekomandimet specifike për nën-sektorin e mishit përfshijnë ofrimin e trajnimeve për kasapët
me qëllim që të përmirësohet furnizimi me mish të freskët dhe cilësorë. Kjo mund të arrihet
përmes mekanizmave më poshtë:
– Punëtori të trajnimeve për trajner për thertoret udhëheqëse në rajone të caktuara
aktive të Kosovës.
– Ofrimi i ndihmës për kompani që të krijojnë programe gjysmë të strukturuara të
trajnimeve në vendin e punës, dhe përkrahja e këtyre programeve të trajnimit me
ndihmë teknike.
– Stimulimi i thertoreve udhëheqëse përmes dhënies së granteve dhe pajisjeve për
pranimin e këtyre trajnimeve, dhe pastaj marrja e obligimeve nga këto kompani
69
udhëheqëse që të mbajnë trajnime shtesë për kasapët e tjerë, si dhe të ofrimit të
lehtësirave dhe mundësive për kryerjen e praktikës profesionale.
– Lobimi me Qendrat e Aftësimit Profesional që të fillohet me ofrimin e kurseve për
kasapë; trajnime për trajnerët, etj.
Nën-sektori i verës
Fuqizimi i vreshtarëve përmes trajnimeve dhe, si rrjedhojë, rritja e konkurrencës në tërë
industrinë. Trajnimet të cilat mund të mbahen janë:
– Trajnimi apo bartja e njohurive për shfrytëzimin dhe aplikimin e praktikave
bashkëkohore të prodhimit, të cilat janë në përputhje me standardet e BE-s, si
higjiena, cilësia, mjedisi, menaxhimi si duhet i burimeve, etj.
– Ofrimi i trajnimeve lidhur me prodhimin e produkteve të ndryshme në zonat
rurale.
– Ofrimi i trajnimeve për praktika të mira dhe cilësore të kultivimit – pakoja
higjienike ushqimore e BE-së.
Pasi që kapacitetet teknike të punonjësve duhet të përmirësohen edhe më tej,
posaçërisht sa i përket enologjisë, sigurisë, shitjes dhe marketingut, atëherë duhet të
mbahen trajnime shtesë bashkërisht me Entin e Verëtarisë së Kosovës
– Hartimi i programeve trajnuese për enologë, posaçërisht në fushën e kontrollit të
cilësisë, zhvillimit të produkteve, hulumtimit dhe të zhvillimit, etj.
– Ofrimi i trajnimeve për punëtorët e laboratorëve, kimistët, dhe ekspertët e
teknologjisë.
– Ofrimi i trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve sa i përket
analizave të verës.
– Organizimi i kurseve të shkurtra për shijimin e verës.
Këto skema trajnimi duhet t’ju ofrohen edhe pjesëmarrësve të tjerë të zinxhirit
prodhues për ta zhvilluar më mirë këtë sektor, si: edukimi i konsumatorit; trajnimi i
personelit të supermarketeve zinxhirë; trajnimi për mjedisin, e për bashkësitë rurale.
Veprimet që mund të ndërmerren në këtë drejtim janë:
– Hartimi i programeve të edukimit për konsumatorë për përmirësimin dhe rritjen
e konsumit të produkteve bimore, si dhe të konsumimit më të rregullt të sasive
të caktuara të verës.
– Ofrimi i trajnimeve për kamerierë të hoteleve, restoranteve dhe kafeneve lidhur
me shërbimin e verës dhe cilësinë e verës.
– Ofrimi i trajnimeve për personelin e supermarketeve zinxhirë.
– Ofrimi i trajnimeve për mbrojtjen e mjedisit në zonat rurale.
– Ngritja e vetëdijes për ndërtimin ose mirëmbajtjen e trashëgimisë natyrore në
zonat rurale.
– Organizimi i vizitave trajnuese të verës në Rahovec dhe Suharekë.
70
Ky raport është pregaditur nga Recura Financials, i mandatuar nga “Enhancing Youth Employment –EYE”,
projekt i financuar nga Zyra Zvicërane për Bashkëpunim, dhe i implementuar nga Helvetas Swiss
Intercooperation dhe Management Development Associates MDA