kopje
1
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS
FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKO JURIDIKE
MASTER SHKECOR: ADMINISTRIM PUBLIK
Temë diplome
Roli i organizatave nderkombëtare në zhvillimin e Shqipërisë
Punoi: Kledi Hasani
Udhëhoqi: Gerta Xhaferi
Durrës , 2013
kopje
2
"Roli i organizatave ndërkombëtare në zhvillimin e vendit"
Përmbajtja Faqe
Falenderimet 2
Hyrje 3
Kapitulli I
Organizatat Nderkombëtare (ON)
1.1 Çfarë janë 4
1.2 Historiku i krijimit të organizatave ndërkombëtare 8
1.3 Organizatat e Shek XXI 12
Kapitulli II
Shqipëria dhe Organizatat Ndërkombëtare
2.1 Historiku 16
2.2 Marrdhëniet pas Vitit 1990 21
2.3 Fushat kryesore te Asistences (ON) për zhvillimin e vendit 27
Kapitulli III
Organizatat kryesore me mision në Shqipëri
3.1 Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara 32
3.2 Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë 38
3.3 Misioni i Aleancës së Atlantikut të Veriut NATO 47
_
Përfundime 52
Bibliografia
kopje
3
Falenderime
Ky është një punim që është shoqëruar me studim, kërkim, punë, mund. Mirënjohja dhe
falenderimet e mia shkojnë për pedagogen udheheqese Gerta Xhaferi dhe stafin akademik te
Universitetit “ Aleksandër Moisiu” për suportin e ndihmën e tyre suport i cili ka që në i
pranishëm në cdo moment.
kopje
4
Abstrakt
Ky punim ka si qëllim shqyrtimin e rolit që kanë luajtur dhe kontributit që kanë dhënë
organizatat ndërkombëtare në zhvillimin e vendit tonë pas përmbysjes së regjimit komunist.
Fillimisht është pjesa teorike përshkruese e përkufizimit të organizatave ndërkombetare ,
ndarjeve te tyre dhe historikut të zanafillës së organizatave ndërkombëtare. Me pas punimi
përqëndrohet në Shqipëri, duke trajtuar raportin që ka pasur Shqipëria me organizatat e huaja në
periudhën e sistemit komunist dhe më pas marëdhëniet e vendit tonë me organizatat
ndërkombëtare në periudhën post komuniste. Pas kësaj pjese teorike vazhdohet me përfitimet
konktrete dhe rolin që kanë luajtur organizatat e ndryshme ndërkombëtare në zhvillimin e vendit
tonë, ku për arsye të numrit të shumtë te organizatave që kanë kontribuar në Shqipëri kam
perzgjedhur për të analizuar misionin e vetëm tre prej tyre koktretisht PNUD-in, OSBE-në,
NATO-n.
Për sa i përket metodologjisë së përdorur për realizimin e punimit mund te theksoj që
konceptimi i këtij studimi është bërë duke hulumtuar dhe referuar libra të ndryshëm
bashkëkohorë, materiale nga interneti të marra nga adresa zyrtare, artikuj , revista si dhe raporte
të organizatave të marra në studim në lidhje me ecurinë e zhvillimit të Shqipërisë.
Procesi i zhvillimit në Shqiperi u shoqërua me hapjen e ekonomisë dhe demokratizimit të
institucioneve dhe shoqërisë me ndihmën e shprehur nëpërmjet huave dhe fondeve të
organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore , Fondi Monetar Ndërkombetar, Fondacioni
Soros, Bashkimi Europian etj. Organizatat ndërkombëtare janë bërë pjesë e rëndësishme e
procesit të zhvillimit dhe demokratizimit të vendit dhe prania e tyre ndihet në cdo aspekt te jetës
politike dhe shoqërore. Nga zhvillimi i punimit del në pah teza që organizatat ndërkombëtare
kanë ndikuar në procesin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendit nëpërmjët kontributit
ekonomik dhe asistencës së tyre pothujse në cdo fushë. Zhvillimi e progresi Ivendit është
arritur në sajë të investimeve te huaja në cdo aspekt qoftë politik, social, arsimor shëndetsor,
shoqëri civile etj.
kopje
5
I. ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE
1.1 Cjanë organizatat ndërkombëtare?
“Kërkesa për siguri ndërkombëtare përfshin dorëzimin pa kushte të të gjithë shteteve, në një
masë të caktuar të lirisë së tij të veprimit, sovranitetit të tij, dhe le të jetë e qartë përtej cdo
dyshimi, se asnjë rrugë tjetër nuk mund të cojë në një siguri të tillë.”
( Albert Einstain)
Organizatat ndërkombëtare janë një formë institucioni i cili referohet në një sistem formal me
rregulla dhe objektiva, me një instrument racional administrativ dhe që mbart një formë teknike
dhe organizim material si kushtetutë, kapituj lokal, makineri, mjete pune, emblema, logo, një
staf, një hierarki administrative etj.1 Gjithashtu organizatat ndërkombëtare janë bashkësi e
përhershmë me karakter qeveritar ose jo qeveritar të krijuar mbi bazë të një marrëveshje
ndërkombëtare me qëllim bashkëpunimi në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare të
parashikuara në ato dokumente. Nga ky përkufizim del që organizatat ndërkombëtare krijohen
me vullnetin e shteteve, pra themelues te organizatave ndërkombetare janë shtetet sovrane në
rastin kur organizatat janë shtetërore dhe ato krijohen bazuar në një traktat ndërkombëtar.
Gjithashtu veprimtaria e tyre është e shtrirë brënda kompetencave që janë përcaktuar në
marrëveshje.
Organizatat ndërkombëtare janë klasifikuar në dy kategori kryesore: organizata ndërqeveritare (
IGO) dhe Organizatat jo qeveritare (INGO). Një organizatë ndërqeveritare (IGO) është një
organizatë e përbërë kryesisht nga shtete sovrane shpesh të referuara si shtetet anëtare , ose
organizata të tjera ndërqeveritare. Organizatat ndërqeveritare janë quajtur shpesh organizatat
1 Orinda Malltezi, materiale të shpërndara në klasë leks 1, fq 1
kopje
6
ndërkombëtare, edhe pse ky term mund të përfshijë edhe organizata ndërkombëtare joqeveritare
të tilla si organizatat ndërkombëtare jo-fitimprurëse (OJQ) ose korporatat multinacionale.2
Në nje aspekt tjetër organizatat klasifikohen mbi bazë të shtrirjes gjeografike dhe antarësisë. Në
këtë klasifikim kemi dy tipe organizatash ato globale dhe rajonale. Organizata rajonale mbledh
ne vetvete vende të një mjëdisi të ngjashëm për të zgjidhur probleme me të cilat nuk mund të
merreshin në nivel kombëtar dhe që do të trajtoheshin në mënyrë ineficente nga insitucionet
më të gjëra. Organizata rajonale ka në përbërje një numër të kufizuar antarësh shumë prej të
cilëve janë afër gjeografikisht, ekonomikisht dhe politikisht të ngjashëm. Kjo do të sillte në një
mënyrë siguri kundër kërcënimeve të jashtme. Ndërkoh organizatat globale kanë në përbërje të
tyre shtete nga anembanë botës. Ato përbëjnë bazën për sigurinë kolektive për cështjen e paqes
dhe prosperitetit.3
Qëllimet dhe objektivat e organizatatve ndërkombëtare janë shpesh të shumëfishta dhe në
interes të publikut, por ato mund të jenë krijuar për një qëllim të veçantë. Organizatat
ndërkombëtare i përshkruajnë dhe i përcaktojnë qëllimet e tyre në statutet ose dokumente të tjera
themeluese. Por ndodh dhe që organizatat kanë dhe qëllime të tjera përvec atyre të përcaktuara
në status.
Ajo cka i dallon dy llojet kryesore të organizatave është që organizatat ndërqeveritare janë
organizata ndërkombëtare, anëtare të të cilave janë shtetet. Ndërsa organizatat jo qeveritare janë
shoqatat që përbehen nga anëtarë të tillë si individë ashtu dhe grupe. Ato janë organizata
transnacionale të përbëra nga qytetarë privatë që mbajnë një status konsultativ. Ato përfshijnë
shoqata profesionale, fondacione, koorporata multinacionale ose grupe aktive ndërkombëtare të
vecanta në shtete të ndryshme që bashkohen së bashku për të punuar në lidhje me interesa të
përbashkëta. 4
Në trendin e politikave botërore vihet re nje rritje e numrit të organizatave joqeveritare. OJQ
janë shumë të tilla si Amnesty International, Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe
Gjysmëhënës, Oxfam International, CARE, Save the Children etj.
2 http://www.intergovernmentalorganizations.org/
3 Orinda Malltezi – “klasifikimi i organizatave ndërkombetare”, leksione të shpërndara në klasë, fq9
4 Charls Kangley,”Politikat boterore”fq 157
kopje
7
OJQ-të kryejnë një sërë funksionesh. Ato japin informacion dhe ekspertizë teknike për qeveritë
dhe organizatat ndërkombëtare (të tilla si agjencitë e specializuara të OKB-së) çështjet të
ndryshme ndërkombëtare. Ato mund të ofrojnë ndihmë humanitare lehtësim dhe zhvillim
(p.sh., Kryqi i Kuq, Oxfam, dhe CARE). OJQ-të gjithashtu mund të monitorojnë të drejtat e
njeriut apo zbatimin e rregulloreve mjedisore (p.sh., Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e
Natyrës, Amnesty International, Human Rights ëatch, dhe Transparency International).
Organizatat ndërkombëtare jo qeveritare kanë luajtur role qendrore në fushatat globale kundër
skllavërisë, tregtisë në fildishit, gjueti balenash, e në fushata sensibilizuese kundër dhunes së
ushtruar ndaj grave.
Edhe organizatat ndërqeveritare si OKB, Banka Botërore, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT)
etj lujnë rol të rëndësishëm në cështje të ndryshme globale. Konkretisht funksionet e këtyre
organizatave konsistojne së pari mënyrën e bashkëpunimit. Në përmjet organizatave qeveritare
shtetet hyjnë në ndërveprime dhe bashkë veprime të rregullta midis tyre. Shumë organizata të
tjera përpunojnë procedura për të vendosur rregulla dhe për të zgjidhur mosmarrveshje.
Organizata të tjera si Organizata Botërore e Shëndetsisë ( OBSH ) kryejnë veprimtari
operacionale që veprojnë për të zgjidhur probleme madhore ndërkombë tare të tilla si
pabarazia ekonomike, përhapja e armëve, sëmundjet infective etj. 5
Shumë organizata të tjera shërbejnë si arenë për negocim dhe krijimin e koalicioneve dhe
marrjen e vendimeve. Në këtë aspect organizatat ndërkombëtare mundësojnë vende
pikëtakimesh për të diskutuar, bashkëpunuar , argumentuar etj6 Organizatat ndërkombëtare
njihen shpesh si Regjime ndërkombë tare. Kjo për arsye se së bashku me shtetet organizatat
ndërqeveritare udhëheqin krijimin e rregullave dhe parimeve ndërkombëtare. Në kartat e këtyre
organizatave janë të përfshira norma, rregulla dhe procese vendimmarrëse të regjimeve. 7
Kështu parimet e regjimit ndërkombëtar përcaktohen në një sërë traktatesh ndërkombëtare.
Organizatat I institucionalizojnë këto parime dhe rregulla të cilat më pas do të diktojnë
mënyrën se si shtetet do të veprojë në përputhje me këto norma dhe parime.
5 Karen Mings, Bazat e Marëdhënieve Ndërkombëtare, AIIS, Tiranë 2008,fq 210
6 Orinda Malltezi, “Roli dhe funksioni i organizatave ndërkombëtare”, leksione te shpërndara në klasë,2009
7 Alexander Thompson and Duncan Snidal, “International Organization”, University of chicago, 1999, fq 706
kopje
8
Organizatat ndërkombëtare mund të përdoren dhe si instrumente nga ana e shteteve në lidhje
me politikën e tyre të jashtme. Roli i tyre si instrument përbën rolin më të përhapur të
organizatave. Në këtë rast organizatat ndërkombëtare janë instrumente të politikave të
qeverive individuale , mjete për diplomacinë e një numri shtetesh të kufizuar dhe sovrane.
Nëse do ta ilustronim me një shembull për këtë rol do të përmendnim Organizatën e Kombeve
të Bashkuara e cila u përdor si instrument gjatë Luftës së Ltohtë për të realizuar diplomacinë
e saj.
Nga shpjegimi më sipërm dalin në pah rolet dhe funksionet e shumta të të dyja ndarjeve të
organizatave ndërkombëtare IGO dhe INGO. Sot vërehet nje rritje e numrit të organizatave jo
qeveritare dhe rënie e numrit të organizatave qeveritare. Gjithësesi ajo cka është e rëndësishme
për tu përmendur janë rolet dhe funksionet e organizatave ndërkombëtare: ato ekzistojnë me
objektiva të ndryshme, duke nxitur arsimin, kujdesin shëndetësor, zhvillimi ekonomik,
mbrojtjen e mjedisit, të drejtat e njeriut, përpjekjet humanitare, bashkëpunimin, vendosjen e
normve dhe parimeve midis shteteve antare, kontakte ndërkulturore dhe zgjidhjen e konflikteve
etj. Pra këto forma institucionesh kanë në fokus të tyre aspekte të ndryshme. Për realizimin e
funksioneve dhe roleve të tyre ato kanë krijuar një rrjet kompleks organizatash që mbështesin
dhe bashkëpunojnë më njëra- tjetrën në trajtimin e cështjeve të axhendës globale.
kopje
9
2.2 Historiku i krijimit të organizatave ndërkombëtare.
Shtetet kanë krijuar organizatat ndërkombëtare për të bërë gjëra të cilat ato nuk mund ti arrin
vetëm, ose për të parandaluar të ndodhnin gjëra të cilat nuk ishin në interes të shteteve.
Organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare nuk e kanë krijuar vetë veten e tyre, ato u disenjuan,
suportuan dhe u operuan nga shtetet të cilat i krijuan ato.8
Hapat e para të krijimit të organizatave ndërkombëtare datojnë në vitin 1648 me Vastfalinë .
Nocioni tradicional i organizatave ndërkombëtare qeveritare bazohet në pikpamjen e shtetit
Sovran në marëdheniet ndërkombeëtare e cila përmban tre elemente kryesorë:
1. Vetëm shtetet sovrane janë subjekt i së drejtës ndërkombëtare.
2. Këto shtete janë të barabarta në pozitën e tyre në lidhje me ligjet ndërkombëtare.
3. Këto shtete sovrane janë me kushtetutë vetfunksionuese dhe e drejta ndërkombetëtare
nuk mund të ndërhyje në autoritetin e brëndshëm të qeverive të tyre.9
Traktati i Vastfalisë hodhi bazat e sovranitetit të shteteve. Pikërisht ky traktat përcakton fillesën
e sistemit të sotëm që nga viti 1648 vit në të cilin u mbajt ky traktat i cili shënon fundin e
sundimit të autoritetit fetar në Europë dhe lindjen e autoriteteve laike. Nga kjo fillesë e re e
autoritetit laik lindi parimi që qëndron në themel të marëdhënieve ndërkombëtare që nga ajo
kohë: nocioni i integritetit territorial të shtetit si sovranë dhe të barabartë në një sistem
ndërkombëtar.10
Pra karakteristike e kësaj marrëveshje ishte se ajo përbën themelimin dhe
kristalizimin e sovranitetit dhe të shtetit modern. Shteti i modelit Vastfalian ka si atribut
kryesore sovranitetin, integritetin territorial dhe parimin e mospërzierjes në punët e brëndshme
të një shteti.
Paqja e Vastfalisë u forcua dhe nga traktati i Utrechtit me vitin 1713 ku përsëritej parimi se
sovraniteti kombëtar i cdo shteti duhej respektuar nga të gjitha shtetet. Gjithësesi një numër i
konsiderueshëm i organizatave ndërkombetare nuk u shfaqën përpara shekullit të 19. Arsyeja
8 Klas Dickam ,The History of International Organization –whats new?, Toronto University Press, fq 79
9 Orinda Malltezi , Leksione te shperndara ne klase, leksioni I , fq 2
10 Karen Migs,” Bazat e Marëdhenieve Ndërkombëtare ” ,AIIDS fq 38
kopje
10
më e rëndësishme që nuk ka pasur organizata në shek e 19 ështe se këto vende duhet të krijonin
shtete sovrane relativisht të fuqishme.11
Përpjekja e parë serioze për krijimin e organizatave ndërkombëtare daton me Kongresin e
Vienës në vitin (1814-1815) sepse vendosi një përfaqsim diplomatik te shteteve për tu siguruar
një kompromis midis fuqive të mëdha të asaj kohe. Qëllimi kryesor i Kongresit të Vjenës ishte
barazpeshimi i forcës, në mënyrë që të shmangej ndonjë hegjemoni dhe që revolucionet apo
kryengritjet e mundshme të shuhen, në rast nevoje edhe nga ushtritë e vendeve të tjera. Për
diplomacinë kongresi ishte i rëndësishëm sepse normalizoi dhe rregulloi një sistem diplomatik
të raporteve midis shteteve. Fuqitë e mëdha vendosën ambasadat në vendet e tjera dhe
shkëmbyen ambasadorët midis tyre. Diplomacia ishte bërë pjesë përbërese e politikës së cdo
shteti. Risia kryesore ishte se përfaqsuesit e shteteve duhet të takoheshin rregullisht për të
diskutuar për cështje që i përkisnin aspekteve të ndryshme jo vetëm diplomatike.12
Konkretisht që nga viti 1815 deri ne 1907 kishte një sërë takimesh në nivele të larta apo
konferenca paqësore midis shteteve të fuqishme europiane të kësaj kohe, si psh Kongresi i
Berlinit në vitin 1878 i cili ishte përcaktues për fatin e Ballkanit dhe sidomos të shqiptarëve .
Konferencë tjetër mund të përmendim atë të Hagës në vitin 1907 ku u themelua organi i arbitrit
ndërkombëtar për zgjidhjen e cështjeve të konflikteve midis shteteve dhe u hartua dokumenti i
njohur si Konventa për zgjidhjen paqësore të konfliketeve dhe përplasjeve ndërkombëtare.
Pikërisht këto zhvillime i dhanë diplomacisë një dimension të ri duke krijuar një mekanizëm i
cili i parapriu formimit te organizatave ndërkombëtare.
Gjatë viteve 1800 fuqitë e mëdha vazhduan të marrin përgjegjësi për zgjidhjen e cështjeve
politike të cilat mund të arrinin në një konflikt të hapur. Kjo përgjegjësi realizohej në një numër
konferencash që merreshin me trajtimin e cështjeve që rrezikonin paqen. Kjo përgjegjësi e
shteteve për paqen në botë e cila realizohej nëpërmjët konferencave u njoh si Koncerti Europian.
Koncerti i Evropës ishte i pari forum shumëpalësh për menaxhimin e krizave në kohë paqeje.
11
Alexander Thompson and Duncan Snidal, “International Organization – 9800”,University of Chicago,1999,fq 693 12
Ass.prof.dok Bekim Baliqi, “Hyrje në Diplomaci dhe Politikë të Jashtme”,Prishtinë 2010,fq10
kopje
11
Megjithatë Koncerti Europian ishte i kufizuar sepse nuk kishte një marrëveshje midis shteteve
për tu takuar rregullisht ose për të mos u takuar fare13
.
Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore u zhvillua konferenca e Paqes së Versajës në vitin
1919. Pikërisht në ketë traktat mendohet të ketë filluar dhe ngritja e organizatave ndërkombëtare.
Në ketë konferencë u krijiua Lidhja e Kombeve. ëdroo , ëillson ishte iniciatori i konceptimit të
një organizate botërore universale e cila do të ruante paqen dhe sigurinë në botë nëpërmjet
sigurimit kolektiv dhe jo aleancave.14
Përfaqsuesit e shteteve fituese ishin mbledhur për të
nënshkruar një traktat paqeje në mënyrë që të siguronin mirëqënien publike, të përcaktonin
shkaqet, ligjet e luftës dhe të paqes. Përfaqsuesit ishin të interesuar që të krijonin një organizatë
botërore të përhershme e cila do të merrej me problemin e paqes sigurisë si edhe me cështjet
ekonomike dhe sociale. Lidhja e Kombeve ishte organizim i vërtetë me organet, përfaqsuesit dhe
institucionet e saj ligjore. Institucionete e saj politike ishin asambleja, këshilli dhe sekretariati i
përhershëm.15
Traktati i Versajës i dha fund Luftës së Parë Botërore. Në ketë traktat u vendosën sanksione për
shtetet humbëse, sanksione të cilat konsistonin në dëmshpërblime materiale territoriale, gjë e
cila coi në ngritjen e fashizmit dhe nazizmit. Kriza e madhe ekonomike e viteve 20- 30 si dhe
politikat gjithnjë e me nacionaliste të Gjermanisë dhe Italisë por edhe politikat izolacioniste të
ShBA-së i përmbysën të gjitha përpjekjet e Lidhjes së Kombeve për të qënë nje organizatë
fuqiplotë dhe efektive për ruajtjen e paqes në botë. Lidhja e Kombeve si organizatë dështoi.
Lidhja nuk parandaloi asnjë luftë të madhe dhe rezultoi jo efektive në ruajtjen e rendit botëror.
Tërheqja e disa shteteve nga lidhja si Gjermania, Austria,Italia, Japonia si edhe fillimi i Luftës së
Dytë Botërorë i japin fund Lidhjes si një organizatë. Shkaqet e këtij dështimi janë dobësitë
ligjore, politike dhe strukturore.16
13
Dan Lindley,”Promoting Peace with Information ,Transparency as a Tool of Security Regimes”, University of
Notre Dame, Notre Dame, IN 46556,Notre Dame 2006, fq 83
14 Henry Kisinger, “Diplomacia”, Tiranë 1999, leart, fq 30
15 Hans J. Morgenthau.: "Politika ndërmjet kombeve. Lufta për pushtet dhe paqe." Instituti i Studimeve
Ndërkombëtare, Tiranë 2008
16 Ass.prof.dok Bekim Baliqi, “Hyrje në Diplomaci dhe Politikë të Jashtme”, Prishtinë 2010, fq 12
kopje
12
Pavarsisht dështimit Lidhja e Kombeve është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë së
organizatave ndërkombëtare. Ajo është e rëndësishme për vetë faktin se ajo krijoi konceptin e
sigurisë kolektive dhe përgjegjësisë së shteteve në shmangien e luftës dhe ruajtjes së paqes
pavarsisht se liga e kombeve nuk arriti të shmangë dot fillimin e luftës së dytë botërore.17
17
Alexander Thompson and Duncan Snidal,” A Brief History of International Organization, 9800”, University of
Chicago ,fq 696
kopje
13
1.3. Organizatat e Shek XXI
Organizimi Ndërkombëtar është një proces, organizatat ndërkombëtare përfaqsojnë aspekte të
fazës së këtij procesi që ka mbërritur në një pikë të caktuar…( Inis Claud)
Gjatë periudhës midis dy luftërave Organizatat Ndërkombëtare ( IO) u shtuan shumë nga 50
që ishin në fillim duke arritur në 80. Ndërkohë që pas Luftës së Dytë Botërorë deri në vitin 1980
numri i IO arriti deri në 6000. Një grup tjetër i organizatave u krijuan gjatë dhe pas luftës së dytë
botërore me qëllim që të shmangnin konfliktet ekonomike dhe të ruanin qëndrueshmërinë
monetare dhe tregtinë e lirë. U krijua sistemi monetar i Breton ëoods i cili kishte Amerikën si
valutën qëndrore e cila shërbente si reference për valutat e tjera.
Dy Organizata Nderkombëtare të tjera u formuan si pjesë e këtij sistemi: FMN u caktua me
kontrollene hyrje-daljen e pagesave ndërsa Banka Botërore mbikqyrte zhvillimet ekonomike dhe
rindërtimet pasluftës. 18
GATT që u hap me qëllim ruajtjen e tregtisë së lirë në bazë të parimit
antidiskriminim në vitin 1947 u zevëndësua në vitin 1995 nga Ëord Tendence Organization
(ËTO) e cila ishte më strikte dhe e përqëndruar në kompetencat e saj.
Sipas profesor A.Thompson : “Fillimi i këtyre IO ishte me karakter universal por realisht
drejtimi dhe shfrytëzimi i tyre mbeti në duart e perëndimorëve.” 19
Ky universalitet u dobsua
akoma më shumë në fillimin e Luftës së Ftohtë dhe, në vënd të dytë me konfliktet për shkak të
shpërndarjes së pabarabartë së përfitimeve materiale. Edhe pse keto organizata ndërkombetare (
IO ) janë bërë me gjithpërfshirësë ato vazhdojnë të kontrollohen në nivel formal nga fuqitë
perëndimore.
18
http://www.imf.org/ 19
Alexander Thompson and Duncan Snidal,” A Brief History of International Organization”, University of
Chicago ,fq 697
kopje
14
Organizatat lokale ose rajonale janë një tjetër zhvillim i rëndësishëm që ndodhi në
periudhën pasluftës. Disa luajnë një sërë funksionesh brënda një kufiri gjeografik të caktuar si
Organizata e Shteteve Amerikane Qëndrore, Liga Arabe, Organizata e Unitetit Afrikan,
Bashkimi i Kombeve Aziatike Juglindore. Të tjerat janë të lidhura ngushtë me cëshjet e sigurisë
si psh NATO, OSCE-ja, dhe Organizata e Traktatit të Varshavës e cila tashmë është e shpërbërë.
Numri më i madh i organizatave janë ekonomike si psh : EFTA ( Organizata e Tregtisë ë lirë
europiane); Organizata e Tregtisë Së lirë Amerikane, Këshilli i Asistencës Ekonomike, Tregu i
Përbashkët i Andeve, Bashkëpunimi Ekonomik Aziatiko - Paqësor.
Në këtë kategori të fundit BE-ja ka grupin më të zhvilluar të institucioneve për sa i përket
fushës ekonomike asaj te sigurisë dhe politikës. Pavarsisht supozimit të vazhdueshëm se IGO-
të rrallë pushojnë së ekzistuari pasi janë themeluar 1/3 e organizatave që ekzistonin në vitin
1981 ishin shpërbërë deri në vitin 1992. Shumica ishin përbërës të Bllokut Lindor ose organizata
për zhvillimin rajonal të vendeve në zhvillim. Midis 1981-1992 u vu re një rritje e polarizimit
nga shtetet e fuqishme të cilat themeluan dhe kontrolluan IGO krahas shteteve me popullatë dhe
qeveri në kushte të vështira të cilat ishin të shkëputura nga organizatat ndërkombëtare.
Në të njëjtën kohe të rritjes së organizatave qeveritare u shtuan në masë edhe INGO. Nga 176
që ishin në vitin 1909 , arritën në 1255 në vitin 1960 ndërsa në fillim të vitit 2007 ishin rreth
27,723 të tilla. Fushat e tyre kryesore janë tregtia, industria, teknologjia, shkenca, shendeti dhe
mjeksia; te drejtat e njeriut etj.20
Që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe sidomos që nga viti 1970-
OJQ-të kanë arrur duke u shtuar si në nivele ndërkombëtare dhe lokale. Në nivel ndërkombëtar,
një numër i madh i OJQ-ve janë krijuar për adresimin e çështjeve të tilla si të drejtat e njeriut, të
drejtat e grave dhe mbrojtjen e mjedisit.
Një sërë faktorësh kanë ndikuar në rritjen e OJQ-ve. Këtu përfshihet procesi i globazimit 21
.
Fillimi i mijëvjecarit të ri ka shpalosur përpara nesh shume sfida ,probleme dhe cë shtje që për
nga natyra dhe ndikimi që kanë dalin jashtë kufijve të ngushtë të mjedisit që duket se i shkakton,
duke marrë përmasa globale. Asnjë vend në shoqëri nuk mund të jetojë i vecuar nga të tjerët.
20
Charls kangley,”Politikat Boterore”fq 156, 21
Karen Migs,” Bazat e Marëdhenieve Ndërkombëtare ” , AIIDS, fq 233
kopje
15
Kështu termi më i përgjithshëm që shpreh ndërvarësinë në rritje të shoqërisë botërore është
globalizimi.22
Në këtë kuadër cështjet në të cilat angazhohet OJQ janë gjithnjë e më shumë të
ndërvaruara apo globalizuese. Në lidhje me këtë proces sekretari i përgjithshë m i OKB-së
Koffia Anan ka deklaruar se: “ globalizimi është burim i sfidave të reja për njerëzimin. Vetëm
një organizatë globale është e aftë të përballet me sfidat globale. Kur ne veprojmë në këtë
mënyrë …….. Ato janë cështje që nuk zgjidhen vetëm nga shteti por zgjidhja e tyre kërkon
bashkëpunim ndërkombëtar.
Një faktor tjetër që shpjegon rritjen e OJQ-ve është dhe revolucioni në telekomunikacion. Ky
faktor lidhet me shpejtësinë në përhapjen e informacionit nëpërmjet fax-it, Internet, e-mail. Një
faktor tjetër ndikues në shtimin e tyre mund të përmendim përhapjen e demokracisë, e cila ka
përforcuar shoqërinë civile dhe individët për të formuar dhe vepruar në organizata që mbrojnë
interesat e tyre. 23
Edhe pse OJQ-të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në madhësi,
organizimin. Përsa i përket vendodhjes së tyre mund te themi që gjysma e organizatave janë
themeluar në Europë, ndërsa Afrika dhe Azia kanë numrin më të madh në botën në zhvillim.
Sot IO-të variojnë nga të vogla dhe konsultative si Northëest Atlantik Ficshers organizations
deri në burokraci të mëdha si Banka Botërore apo Bashkimin Europian të cilët kanë struktura
komplekse, buxhete kolosale dhe shumë puntore e kapacitete të mëdha.
Ajo cka mund të themi është se i gjithë ky vështrim historik tregon se organizatat
ndërkombëtare kanë ardhur si përgjigje e ndryshimeve më të thella në marëdhëniet
ndërkombëtare 24
. Bota po rritet shumë e shtetet kanë krijuar marëdhënie ndërvarësie.
Transaksionet përmes kufijve shtetëror janë rritur përmes lëvizjes së njerëzve informacionit
22
Anthony,Gidens. “Sociologjia”,Tiranë 2007, Polity Press.
23
Karen Migs,” Bazat e Maredhenieve Ndërkombetare ” , AIIDS, fq 233
24
A .Thompson “ A History of International Organization”, University of Chicago 1999 ,fq 696
kopje
16
dhe produkteve të tregtuara dhe ka shumë mundësi që politikat botërore të ndikohen nga
aktiviteti i organizatave ndërkombëtare qofshin qeveritare IGO apo jo qeveritare INGO. Kjo
nënkupton që jo vetëm organizatat ndërqeveritare janë aktor në politikat botërore ,por edhe nje
tjetër set aktorësh si organizatat jo qeveritare. Këto organizata kanë ardhur dhe janë duke u
rritur në numër duke u bërë një faktor i rëndësishëm dhe influencues në cështjet e ndryshme
globale.
kopje
17
II. SHQIPËRIA DHE ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE
2.1 Historiku
Vendosja e sistemit demokratik në Shqipëri i dha fund periudhës afro gjysmë shekullore të
regjimit komunist. Në ketë mënyre vendi hyri në rrugën e demokracisë. Në bazë të këtij sistemi
Shqipë ria natyrshëm do të orientohet në vendosjen e marëdhënieve diplomatike me vendet
perëndimore dhe rrjedhimisht duke u bërë antare e shumë organizatave ndërkombëtare e në raste
të tjera duke shprehur aspiratat për të qënë pjesë e tyre. Por lidhjet e Shqiperisë me organizatat e
huaja janë shfaqur që para viteve 1990.
Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore Shqipëria bën përpjekje për pjesëmarrje në Lidhjen e
Kombeve në mënyre që të arrinte njohjen dhe ekzistencen e shtetit te pavarur shqiptar.
Ne Lidhjen e Kombeve Shqipëria u përfaqsua nga një delegacion shqiptar i cili dha
informacione mbi aspekte të ndryshme në lidhje me formën e qeverisjes, si mbi fenë, arsimin
sistemin e doganave, dhe popullsinë e vendit si dhe informoi se qeveria kishte si objektiv për të
ardhmen, hartimin e një Kushtetute. Në Konferencen e Versajes Shqipëria u mor në mbrojtje
nga Lordi Sësil i cili kërkonte miratimin e kërkeses së Shqipërisë duke u shprehur se : “
Shqipëria duhej të pranohej, pasi paraqiste të gjitha karakteret e një kombi krejtësisht të
formuar dhe se ajo kishte vuajtur po aq sa kombet e tjerë të Ballkanit, prandaj duhej që t'i vinin
në ndihmë”.
Vetëm pas shumë përpjekjesh e disa herë votimesh në asamble Lordi Sesil arriti që të
influenconte në votimin unanim për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Mbas fjalimit
bindës të Lordit, antarët që morën fjalën u bashkuan me propozimin e tij dhe i dhanë votën
pranimit të kërkesës së Shqipërisë, duke shprehur edhe dëshirën që Shqipëria të ishte një faktor
mbështetës paqeje dhe stabiliteti në Gadishullin Ballkanik. Kështu, kërkesa për anëtarësim e
kopje
18
Shqipërisë u pranua me 35 vota, pa asnjë kundërshtim. 25
Në këtë mënyrë Shqipëria pranohet
në Lidhjen e Kombeve më 17 dhjetor 1920. Ky akt shërbeu si një moment i kthesës së plotë në të
mirë të çështjes së Shqipërisë, mbasi Shqipëria u njoh si një shtet sovran dhe i pavarur.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore u bënë përpjekje për krijimin e një organizatë të re
botërore. Si rezultat i këtyre përpjekjeve u krijua OKB-ja e cila si nga shtrirja gjeografike dhe
nga rëndësia e problemeve që ka marrrë përsipër ka marr statusin e një organizate
ndërkombëtare universale të mirëfilltë. Iniciatorët e krijimit të OKB-së u bënë fuqitë e mëdha të
koalicionit antifashist. Kjo organizatë zëvendësoi Lidhjen e Kombeve e cila nuk ishte treguar
efektive për mënjanimin e Luftës së Dytë Botërore. Në fillim në OKB u anëtarësuan vetëm
shtetet fituese dhe neutrale të Luftës së Dytë Botërore, por më pas u anëtarësuan edhe shtetet e
tjera si Gjermania e Japonia.
Në konferencën e mbajtur në San Franincisko në fund të prillit të vitit 1945 u ftuan të gjitha ato
shtete që kishin nënshkruar deklaratën e Kombeve të Bashkuara të 1 Janarit 1942 si dhe ato
shtete që i kishin shpallur luftë shteteve fashiste përpara 1 marsit 1945. Por vendi ynë nuk mori
asnjë ftesë për në San Francisko sepse Shqipëria formalisht nuk i plotesonte te dy kerkesat.
Shqipëria bëri përpjekje për të qënë anëtare e OKB-së, por rruga e saj drejt OKB-se ka qënë e
vështirë dhe madje pak e pamundur për shkak të kahut që ka marrë vendi jonë në këtë
përiudhe kohore në drejtim të regjimit komunist. Qeveria komuniste i drejtohet tre fuqive të
mëdha duke i paraqitur kërkesën që Shqipëria të thirrej në konferencën e San Franciskos.
Ajo që iu përgjigj kërkesës ishte vetëm SHBA-ja. Përgjigja vetëm nga ana e SHBA-së u
juustifikua me faktin se ajo ishte qeveria e vendit që organizonte konferencën. Si Londra dhe
Uashingtoni e refuzuan këtë kërkesë të qeverisë sonë për të qënë prezente ne Konferencë. Një
arsye për mos pranimin e Shipërisë mund të jetë druajtja nga ana e ShBA-se nga një zë dhe vote
tjetër komuniste në Kombet e Bashkuara.26
25
www. gazetarepublika.al : “Shqipëria para dhe pas Luftës së Parë Botërore,diplomacia Europiane” 26
Odeta Barballushi, Politika e Jashtme e Shqipërisë, cikël leksionesh fq 2
kopje
19
Vendit tonë iu deshën gati 10 vjet që të bënte pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Kërkesa e parë u paraqit më 20 dhjetor 1945 ndërkoh që pranimi u mundësua më 14 dhjetor
1955.
Gjatë kësaj periudhe u shfaqen shumë kundershti dhe barriera kunder shtetit shqiptar nga ana e
fuqive perëndimore. Që në fillim nisi diskutimi që u zhvillua në Këshillin e Sigurimit për
kërkësën e qeverisë shqiptare. Kërkesa hasi kundërshtinë që u shoqërua me vendosjen vetos
nga ana e SHBA-së dhe Britanisë. Arsyeja kryesore e paraqitur si shkak i vetos qendronte në
faktin që qeveria shqiptare mohonte të drejtat e njeriut dhe vepronte në kah të kundër me kartën e
OKB-së. Karta e OKB-së shprehej se “çdo njeri kishte të drejtën e lirisë së mendimit, të
ndërgjegjes dhe të besimit”. Shqipëria e shpalosi zyrtarisht mungesën e tolerancës fetare më 5
tetor 1965 ndërkoh që marëdheniet e Shqipërisë me ShBA-në dhe Britaninë nuk patën zhvillime
positive për arsye ideologjike. Pavarsisht vështirësive të cilat zgjatën 10 vjet u arrit që në vitin
1955 së bashku me 16 shtete të tjera të pranohej dhe Shqipë ria si anëtare e OKB-së . por
megjithatë Shqipëria do të kishte marëdhënie shumë të kufizuara me OKB-në për shak të
mungesës së marëdhënieve normale me ShBA-në dhe Britaninë e Madhe.27
Me përfundimin e luftës Shqipëria doli e shkatrruar nga lufta dhe kishte nevojë për ndihma. Për
këtë qëllim UNRRA ( administrata e Kombeve të Bashkuara për ndihmën dhe rimekembjen, një
agjenci e krijuar që në nëntor të vitit 1943 nga OKB-ja për tu ardhur në ndihmë vëndeve të
shkatrruar nga lufta dhe për të rimëkëmbur ekonomine e tyre. Në planini e ndihmave për
Shqipërinë UNRRA kishte caktuar ushqim, veshmbathje, vegla dhe pajisje buqësore. Pra sic
duket kjo organizatë do bënte të mundur sigurimin e mjeteve të domosdoshme dhe të nevojshme
për Shqipërinë.28
Veprimatria e UNRRA-s në Shqipëri u vlerësua nga qeveria shqiptare nën kontekstin e
marëdhënieve të Shqipërisë me Britaninë e Madhe dhe SHBA-në , marëdhënie të cilat
karakterizoheshin nga mungesa e zhvillimeve positive, ftohje tension dhe mosbesim. Në këte
kuadër cdo ndihmë që ofrohej nga ana e SHBA-së dhe fuqitë e tjera perëndimore cilësoheshin
27
Arben Puto, “E Drejta Ndërkombëtare Publike” , Dudaj, Tiranë 2010, fq 484 28
Edwin Jakques,” Historia e popullit shqiptar nga lashtësia e deri në ditët tona” Tiranë 1995 , fq 504
kopje
20
nga qeveria komuniste si mjet ndërhyrjeje që synontë rrëzimin e saj nga pushteti. Në këtë
pikëpamje u gjykua dhe Plani Marshall për rimëkëmbjen e Europës.29
Pra sic shihet Shipëria do të shkëpusë marëdhëniet diplomatike me vëndet perëndimore dhe për
rrjedhojë do të ndjekë të njëjtin qëndrim jo miqësor me organizatat e krijuara nga këto vende
për shkak të divergjencave ideologjike. Kështu në këtë këndvështrim mund të shpjegohen dhe
marëdheniet e ish regjimit komunist me organizatat e krijuara në atë kohë nga vendet
demokratike konkretisht me Tregun e Përbashkët Europian ( TPE ) dhe Fondin Monetar
Ndërkombëtar ( FMN ). Në kohën gjatë Luftë s së Ftohtë qëndrimi i Shqipërisë ndaj TPE-
së ishte një qëndrim kundër duke u shoqëruar me një propaganda kund r TPE-së . Edhe ndaj
Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili ishte një organizëm i rëndësishëm financimesh u ndoq e
njëjta rrugë. Nuk mbahej asnjë lidhje dhe kjo organizatë u bë dhe objekt kritikash deri në
konferënca te nivelit të lartë . Banka Botërore një lloj si Tregu i Përbashkët Europian apo dhe
FMN-ja cilësoheshin organizma që i shfrytëzonin popujt dhe shtetet që i pranonin ato.
Në 4 prill 1949 u krijua organizata rajonale e NATO-s si Traktati Atlantikut Verior. Qëllimi
fillestar ishte për të mbrojtur Europën Perëndimore nga sulmet e mundshme prej vëndeve
komuniste të cilat drejtoheshin nga Bashkimi Sovjetik. NATO aleanca Ushtarake e Atlantikut
Verior konsiderohej nje organizëm agresiv dhe një armë në duart e imperializmit. Madje
sistemi komunist akuzoi NATO-n se po përgatiste një agresion kundër shtetit tonë . Në këtë
kuadër NATO në Shqiperi në varësi të sistemit politik ka dy plane njohje: njëri eshtë ai i
viteve 1940 dhe tjetri pas viteve 1990, kur Shqipëria u hap me botën dhe vendosi marëdhenie
diplomatike me shtete të ndryshme si rrjedhim rivlerësoi Aleancën e Atlantikut Verior dhe
paraqiti aspiratën për antarësimin në këtë organizatë. Në planin e parë NATO u cilësua si një
organizatë politiko -ushtarake ,vegël e imperializmit dhe me të gjitha alibitë për pushtimin e
Shqipërisë .
Me prishjen e marë dhenieve me Jugosllavinë Shqipëria nënshkruan marëveshjen e parë
ekonomike me Moskën. Në vitin 1949 Shqipëria bëhet anëtare e KNER-it Këshillit për
Ndihmë Ekonomike Reciproke dhe mori pjesë aktive në veprimtarinë e kësaj organizate .
29
Odeta Barballushi, “Politika e Jashtme e Shqipërisë” cikël leksionesh fq, 6
kopje
21
Shqipëria përfitoi dhe nisi të merrte ndihmë ekonomike e ushtarake dhe këshilltare nga
vëndet e bllokut komuniste. 30
Në maj te vitit 1955 Shqipëria u bë antare e Traktatit të Varshavës. Në këtë traktat ajo do të
angazhohej për miqësi, bashkëpunim dhe ndihmë reciproke me kombet e tjera të Bllokut
Sovjetik. Por me prishjen e marëdhenieve me Bashkimin Sovjetik Shqipëria doli dhe nga këto
organizma të cilat u etikuan nga regjimi i Enver Hoxhës si organizma shfrytëzuese e agresive.
Më vonë edhe marrëdhëniet e vetme ndërkombëtare, ato me Kinën, u prishën. Prishja e miqë
sisë me Kinë në e solli qeverinë shqiptare në kërkim të një aleati të ri në Politikën e
Jashtme. Pas prishjes me Jugosllavine , Bashkimin Sovjetik , Kinën , Shqipëria nuk gjeti aleat
tjetër. Duke mos pasur zgjidhje tjetër Shqipërisë iu ofrua politika e mbështetjes tek forcat e veta.
Në themel të këtij parimi qëndronte thelbi i regjimit komunist të viteve 1976-1990 izolimi i
gjatë dhe refuzimi i bashkëpunimit me shtetet e tjera.31
Kjo është e qartësuar dhe në nenin 28
të kushtetutë s së vitit 1976 në të cilën theksohet: “Në Republikën Popullore të Shqipërisë
ndalohet dhënia e koncesioneve, krijimi i shoqërive dhe institucioneve të tjera ekonomike dhe
finaciare të huaja ose të përbashkëta me monopolet dhe me shtetet kapitaliste borgjeze dhe
revizioniste si dhe marrja e kredive prej tyre”.32
Ky nen u aplikua per cdo organizate te huaj dhe nën pretekstin e kë tij neni u mohua antarësia
në to dhe ndihma ekonomike dhe bashkëpunimi i ofruar nga shtete të ndryshme europiane.
Marrëdhëniet e Shqipërisë me vëndet e tjera dhe me organizmat ndërkombëtare në periudhën
1960-1980, zhvilloheshin mbi principe ideologjike dhe jo mbi bazën e interesave kombëtare dhe
duke iu permbajtur ketyrë pricipeve Shqipëria shkëputi lidhjet me cdo shtet dhe për rrjedhoje
me cdo organizatë ndërkombëtare e cila nga këndvë shtrimi i qeverisë komuniste cilësohej si
denigruese ndaj këtyre parimeve. Gjatë përiudhës së viteve 1979- 1990 Shqipëria me përjashtim
të OKB-së nuk merr pjesë në asnjë organizatë ndërkombetare. Ajo ishte vendi i vetëm i Europës
që nuk bënte pjesë në OSBE.
30
Edwin Jakques,” Historia e popullit shqiptar nga lashtësia e deri në ditët tona”, fq 515
31
Afrim Krasniqi, Sistemet Politike në Shqipëri ( 1912-2008), fq 214 32
Kushtetuta e vitit 1976
kopje
22
Gjatë kësaj periudhe Shqipëria u përball me probleme ekonomike dhe sociale që cuan në
manifestime kundër sistemit. Një problem madhor për sistemin komunist përbënte gjëndja
ekonomike katasrofike e vendit. Ekonomia jonë e centralizuar me nje teknologji te vjetë ruar pa
investime per rinovimin e saj, mungesa e lëndës së parë plus papunësia në rritje përbërnin
problematikat që e detyruan sistemin komunist të pranonte pluralizmin. Me vendosjen e
pluralizmit fillon një periudhe e re e vendosjes së marëdhënieve diplomatike midis sistemit
pluralist demokratik shqiptar me vendet e tjera dhe për rrjedhoje antarësimin në organizatat e
ndryshme ndërkombëtare.
kopje
23
2.2 Marëdheniet pas viteve 90
Në fillim të viteve 1990-të Shqipëria doli nga një sistem shumë i ashpër që e kishte izoluar
vendin për vite me rradhë, duke thelluar varfërinë dhe rrënuar kapacitetet ekonomike të vendit.
Para njëzet vjetësh, Shqipëria kishte përpara dy sfida të mëdha lidhur me transformimin
ekonomik: 1) zhvendosja nga një sistem krejtësisht i centralizuar drejt një ekonomie tregu dhe
2) Përshtatja me globalizmin si një prirje e dukshme ndërkombëtare pas fundit të Luftës së
Ftohtë.
Ndryshime te rëndësishme ndodhën në politikën e jashtme të shtetit shqiptar. Prioritetet e
Shqipërisë në këtë fushë u fokusuan dhe në vendosjen dhe stabilizimin e marëdhënieve me
organizatat ndërkombëtare. Kjo mësë miri konfirmohet dhe në planin qeverisës të vendit në të
cilin theksohet se: “Politika e Jashtme e Shqipërisë do të vazhdojë me intensitet të lartë
pjesëmarrjen aktive, me të drejta të plota në shumë organizata ndërkombëtare e koalicione, ku
më kryesoret janë OKB, Këshilli i Evropës, OSBE, Koalicioni Antiterror, UNESCO, Organizata
e Frankofonisë si dhe dhjetëra e dhjetëra organizata, konventa, nisma, struktura ndërqeveritare
e joqeveritare, me karakter ekonomik, kulturor, ekologjik, shkencor, juridik, arsimor etj; 33
Përmbysja e rendit komunist solli hapjen e Shqipërisë me organizatat e huaja. Në vitin 1991 në
emër të Qeverisë Shqiptare u nënshkrua akti formal i anëtarësimit të Shqipërisë në Fondin
Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. 15 tetori i vitit 1991, përveç një akti formal
anëtarësimi, ka rëndësi të madhe. Sipas Ylli Bufit ( kryetar i komisionit ekonomik dhe
nëshkrues i aktit të anëtarësimit) ky akt kishte rë ndësi : “ pasi për herë të parë që nga krijimi i
institucioneve të Bretoon ë oods, përkrah shumë demokracive të konsoliduara dhe shumë
vendeve të tjera aspiruese për prosperitet demokratik e ekonomik, përfshiu dhe vendin tonë të
vogël. Rëndësia e kësaj date nuk qëndron thjesht në një nënshkrim dhe anëtarësim. Për
Shqipërinë ky moment nënkuptonte ndezjen e dritës jeshile për të hyrë në të ardhmen e saj, e
cila, në çdo rast mendohej si shumë më e mirë se sa e kaluara.34
33
Plani i Integruar i Ministrisë, fq 4,2007 34
Ylli Bufi, “Anëtarësimi i Shiqipërisë në FMN dhe fillimet e reformës ekonomike”,fq 18
www.bankofalbabia.org
kopje
24
Anëtarësimi në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore nuk do të konvertohej në
një llogari huaje me këto dy institucione. Kjo do të thoshte që Shqipëria kishte tashmë mundësi
të përpunonte strategjitë e saja të kalimit të krizës dhe të zhvillimit, programet e ndihmave,
programet e investimeve, programet e thithjes së investimeve të huaja dhe të teknologjisë së
përparuar. Kjo do të thoshte që Shqipëria mund të fillonte të zbatonte reformat në fushën
ekonomike, sociale e në institucione, mund të niste proceset e hapjes e të liberalizimit me
qëllimin e vetëm për të siguruar ndërtimin e demokracisë dhe zhvillimin e ekonomisë duke
synuar në afat të gjatë integrimin në strukturat euro-atlantike. Nje marrveshje e tille do te sillte
shumë përfitime për Shqiperinë, përfitime te cilat do të realizoheshin ndër vite nga mbështetja e
projekteve te ndryshme te BB dhe FMN.
Banka Botёrore dhe FMN kanë lujtur nje rol kyc ne dhënien e huave të ndryshme ekonomike
në drejtim të zhvillimit të Shqipërisë . Gjatё 15 viteve tё fundit Banka Botёrore ka vёnё nё
dispozicion tё Shqipёrisё 820 milion USD pёr projekte pёr pёrmirёsimin e infrastrukturёs dhe
nxitjen e zhvillimit tё qyteteve, modernizimin e bujqёsisё, pёrmirёsimin e kushteve ekonomike
dhe qeverisjes sё mirё si dhe mbështetje tё tjera financiare. Programi i Asistencёs pёr
Shqipёrinё (Country Assistance Strategy 2006-2009) formon bazёn pёr punёn e Bankёs
Botёrore nё Shqipёri. Prioritetet e Bankёs Botёrore janë sektorёt e infrastrukturës, shёndetёsisё
dhe arsimit. Qeverisja e mirё pёrbёn njё temё qendrore – tё gjitha ndërhyrjet e Bankёs Botёrore
hartohen mbi bazёn e kёndvёshtrimit tё mbështetjes sё decentralizimit, tё pjesëmarrjes mё tё
gjerё tё qytetarёve dhe tё menaxhimit transparent tё administratёs.
Qё prej vitit 1997 Shqipëria ka përfituar nga FMN mbështetje nё shumёn prej 64 milion dollarë
pёr reformimin e sektorit bankar dhe tё administratёs publike, veçanërisht pёr administrimin
financiar, si dhe pёr fuqizimin e stabilitetit makroekonomik35
. FMN dhe BB ishin vetëm dy nga
organizatat e para ndërkoh që Shqipëria fillon dhe zgjeron nënshkrimin e marrëveshjeve dhe
antarësine dhe në organizata të tjera.
35
Austrian Development Agency, Referati pёr Shqipёrinё, “Shqipëri plani 2007-2009”, botuar nga Ministria
Federale pёr Çёshtjet Evropiane dhe Ndёrkombёtare, Vjenë Austri, fq 18
kopje
25
Kështu në fillim të viteve 90 Shqipëria hyn në marëdhënie me organizatën rajonale të
Bashkimit Europian duke u berë dhe një nga vendet aspirante për antarësimin në këtë
organizatë. Vendi ynë e shihte të ardhmen e tyre te lidhur ngushte me anëtaresimin ne
Bashkimin Evropian si një rrugë për forcimin e sigurise , paqes, stabilitetit e prosperitetit social
dhe ekonomik. Hapat e para fillojnë që ne vitin 1992 vit në të cilin nënshkruhet marrëveshja
e Bashkëpunimit dhe Tregtisë mes BE dhe Shqipërisë .36
Një organizatë tjëtër më të cilën Shqipëria nënshkruan marrëvëshje duke u bërë pjesë e saj është
Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE-ja. Qëllimi kryesor i prezencës së
OSBE-së në Shqipëri do të ishin nxitja e demokratizimit, zbatimit të ligjit dhe të të drejtave të
njeriut, si dhe forcimin e institucioneve demokratike, në përputhje me parimet, standardet dhe
angazhimet e OSBE-së.37
Bashkimi Evropian ёshtё që prej vitit 1991 organizata kryesore nё Shqipёri. Ndihma e
Komunitetit Evropian nё Shqipёri nё periudhën 1991-2004 ka arritur shumёn prej 1,2 miliardё
Euro. Qё prej vitit 2001 CARDS ёshtё instrumenti mё i rёndёsishёm financues i BE-sё pёr
Shqipёrinё, me ndihmёn e tё cilit mbështetet lidhja e Shqipёrisё me PSA dhe veçanёrisht
reformat nё katёr sektorёt prioritarë tё mёposhtёm: Drejtёsia dhe çështjet e brendshme, krijimi i
kapaciteteve administrative, zhvillimi ekonomik dhe social si dhe stabiliteti dhe demokracia.
Nё vitin e fundit tё ekzistencës sё tij programi CARDS pёr Shqipёrinё ёshtё kuotuar me njё
fond prej 45,5 milion EURO. Nga viti 2007 CARDS do tё zёvendësohet nga instrumenti i para-
antarёsimit IPA. Ky instrument do tё paraqesё tё gjithё kuadrin e ri pёr tё gjitha masat e
financuara nga BE pёr mbështetjen e përgatitjeve pёr antarёsim tё vendeve kandidate dhe
vendeve kandidate potenciale, ku bёn pjesё edhe Shqipёria.
Gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri përvec organizatave të sipërpërmendura vendi ynë
ka vendosur marëdhënie me oraganizata të tjera të huaja të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre
në Shqipëri. Këtu mund të përmëndim: Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF,
Këshilli i Evropës, UNDP Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, ILO
36
www.mie.gov.al 37
Mandati i prezencës së OSBE-së në Shqipëri,vendim nr 588, www.osce.org/al
kopje
26
Organizata Ndërkombëtare e Punës, UNIFEM Fondi i Kombeve të Bashkuara për Gratë, IOM
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, ë HO Organizata Botërore e Shëndetit. UNHCR
Komisioni i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët,Save the children, SOROS, FAO
Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë, Care, ICRC Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq38
Duke parë numrin e madh të organizatave të cilat filluan të operonin në Shqipëëri nëpërmjet
investimeve në fusha të ndryshme nga ana e qeverisë shqiptare u pa e domosdoshme ngritja e
njё Departamenti qëndror pёr Koordinimin e Strategjive dhe tё Donatorёve. Kjo agjenci u krijua
nё vitit 2005. Ky departament ndodhet direkt në varёsinё e Kёshillit tё Ministrave dhe ёshtё
pёrgjegjës jo vetëm pёr koordinimin e donatorёve, por edhe pёr zbatimin e SPI-sё dhe pёr
zhvillimin e mёtejshёm tё strategjive tё zhvillimit, nё kёtё mёnyrё pёr drejtimin e pёrgjithshёm
tё proceseve të zhvillimit. Qeveria ka krjuar nё kёtё mёnyrё bazёn pёr njё komunikim efektiv
dhe pёr koordinimin me donatorёt, qё deri nё atё kohё ishte drejtuar pothuajse vetëm nga
komuniteti ndёrkombёtar i donatorёve. Si Qeveria, ashtu edhe komuniteti ndёrkombёtar me
këto struktura tё reja dhe me pёrgjegjёsistё e qarta qё lidhen me to shfaqin synimin pёr tё
pёrdorur fondet nё dispozicion nё mёnyrё sa mё efiçiente dhe tё orientuar pёr tё përmbushur nё
kёtё mёnyrё edhe synimet e Deklaratёs sё Parisit.39
Si konkluzion mund të themi që Shqipëria me vendosjen e sistemit pluralist vendosi
ridimensionoi politikën e saj të jashtme. Me hapjen e Shqipërisë me botën e jashtme në fillim
të viteve 1990 filluan të ushtronin veprimtarinë e tyre një numër i konsiderueshem
organizatatsh të rëndëshishme ndërkombëtare si ato rajonale dhe ato globale. Gjatë periudhës
se tranzicionit Shqipëria gradualisht intensifikoi marrëdheniet. Gjatë kësaj periudhe Shqipëria u
pranua në Këshillin e Europës, aderoi për partneritetin për paqe. Shqiperia ka zhvilluar
marëdhënie të vecanta me NATO-n dhe në fillim të viteve 90 ka kërkuar antarësimin në të.40
Sot Antarësimi në NATO nuk përbën më një aspirim të shtetit shqiptar por përbën një
finalizim si një vend anëtar i oraganizatës së Atlantikut të Veriut. Ky antarësim u bë mundu r
në 4 prill të vitit 2009. Që në fillim të viteve 90 Shqipëria bëri përpjekje bashkëpunimi me
Bashkimin Europian. Vendi ynë u fut në fondin Monetar Ndërkombëtar dhe ka përfunduar
38
Lista e organizatave që veprojnë në Shqipëri- http://www.mpcs.gov.al/ 39
http://www.dsdc.gov.al/- Deklarata e Parisit.
kopje
27
marrëveshje të vecanta financiare me kete institucion dhe Bankën Botërore. Në vitin 1999 vendi
u antarësua në Organizaten Botërore të Tregtisë ( OBT ). Shqipëria përfitoi nga SHBA-ja dhe
BE-ja ndihmë të vecantë ekonomike e politike për të kaluar krizën e vitit 1997 si dhe gjatë luftës
së kosovës në vitin 1999 ku u strehuan 600,000 shqiptarë të kosovës. 41
Gjithashtu Shqipëria nënshkroi në vitin 1999 Paktin e Stabilitetit për Ballkanin, pakt i cili krijon
premisë për zhvillimin ekonomik, tregtinë, investimet që afron Ballkanin me Europën. Sot në
Shqipëri ushtrojnë veprimtrinë e tyre një numër shumë i madh organizatash të cilat kanë si
mision pë rmbushjen e një sërë objektivash duke u përqëndruar pothuajse në të gjithë sektorë
te zhillimit e të gjitha fushat që mbartin mangësi e që kërkojnë zgjidhje me atë të modeleve
të servirura nga jashtë .
41
Adem Mezini, “SHEKULLI I XX, Përmbajtja dhe Specifikat e Tranzicionit Postotalitar në Shqipëri”, fq 221
kopje
28
2.3. Fushat kryesore te asistencës së ( ON)
Procesi i zhvillimit i cili nënkupton periudhën e tranzicionit, në Shqipëri ashtu si dhe në çdo
vend tjetër të Evropës Lindore dhe Qendrore është shoqëruar me hapjen e ekonomisë dhe
“demokratizimin” e institucioneve dhe shoqërisë me ndihmën e shprehur nëpërmjet huave dhe
fondeve të organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar,
Fondacioni Soros, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian, etj.
Qëllimi i fondeve të dhëna nga organizatat ndërkombëtare ka qenë zhvillimi i sektorëve të
ndryshëm dhe i qëndrueshmërisë së tyre në Shqipëri. Demokratizimi në vetvete synon
integrimin e vendit. Koncepti i “integrimit”, është bazuar në idenë se tranzicioni është periudha
që duhet për t‟u bërë pjesë e Evropës Perëndimore dhe se procesi i zhvillimit me projektet e tij
duhet ndjekur në më nyrë rigoroze bazuar në programet e donatorëve të huaj dhe organizatave
ndërkombëtare për të përfituar eksperiencën perëndimore.42
Donantoret e huaj qofte organizata apo agjenci te ndryshme kanë kontribuar pothuajse ne cdo
sektor. Kontribuimi ka qënë i realizuar nëpërmjet huave fondeve dhe modeleve të ndryshme të
zhvillimit që i janë paraqitur vendit tonë. Në të përmblidhen një sërë organizmash, shtetesh që
nuk ndajnë gjithmonë të njëjtën fushë veprimi apo axhendë politike por përqëndrohen në fusha
të ndryshme. Kështu, nga njëra anë kemi organizma si OSBE-ja, që përqendrohet tek
problematika e demokratizimit, që ka të bëjë me procese politike si zgjedhjet e lira, apo
delegacionin e Bashkimit Evropian, që përqendrohet në procesin e demokratizimit në funksion
të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër, kemi faktorë të tillë të
rëndësishëm si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përtej demokratizimit dhe integrimit të
Shqipërisë fokusohen edhe në rolin e saj gjeostrategjik dhe si partner në luftën kundër
terrorizmit. 43
Organizma si USAID, përsëri përqëndron vëmëndjen në procesin e
demokratizimit, që ka të bëjë me forcimin e institucioneve demokratike, shoqërisë civile,
42
Klosi, A. . Shqipëria ç’mund të jetë, Botimet Përpjekja, Munih : Tachidromos ,1997, 61 43
Blendi Kajsiu , Demokratizim pa politikë: Baza konceptuale e qasjes ndërkombëtare
në Shqipëri, Polis 4, UET,
kopje
29
mirëqeverisjen, luftën kundër korrupsionit apo rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e
vendimmarrjes. Fushat kryesore të asistencës së ketyre orgnizatave jënë: Transporti (56%),
Mjedisi (56%), Drejtësia (56%) dhe Zhvillimi ekonomik (54%) të cilët përbëjnë sektorët me
përqindje më të lartë investimesh me financim të huaj. Ndërsa niveli i ulët i investimeve me
financim të huaj është në Arsim 11% dhe Shëndetësi (17%).44
Gjatë periudhës 2000-2008 ndihma nga organizma të huaj për zhvillimin e sektorëve është
ofruar në formë granti dypalësh, huaje shumëpalëshe, granti shumëpalësh, dhe hua dypalëshe.
Në vitin 2000 grantet përbënin 68% të angazhimit të ndihmës së huaj, ndërsa vitet që pasuan ky
lloj financimi është ulur ndjeshëm. Grantet dypalëshe u pakësuan katër vitet e fundit dhe pritet të
pakësohen më tej, pasi disa donatorë dypalësh po largohen gradualisht. Shumica e huave e
dhënë nga donatorët shumëpalësh është e orientuar drejt sektorëve të infrastrukturës, energjisë,
shëndetësisë, arsimit dhe reformave sociale. 45
Rritja e nivelit të huave dhe transformimi i huave
të buta në hua komerciale, lidhet edhe me kalimin e Shqipërisë nga vend me të ardhura të ulëta
në vend me të ardhura të mesme. Nga ana tjetër, po rritet numri i huave jokoncesionale, për
shkak se Shqipëria kaloi nga vend i Organizatës Kombëtare për Zhvillim (IDA), në një vend të
Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD).
Konkretisht bazuar ne progres- raportet e ndryshme të organizatave të huaja dalin në pah dhe
fushat kryesore të në të cilat asistojnë këto organizata:
- Demokratizimi dhe shteti i së drejtës
Krijimi i një administrate të mirëkualifikuar dhe profesioniste është në fokusin e prioriteteve të
politikave të qeverisë. Në këtë aspekt, Progres raporti 2008 i Komisionit Evropian njeh arritjet
në këtë sektor për 2007-2008 dhe nënvizon nevojën për forcimin e paanësisë së administratës
publike, me qëllim avancimin drejt një shërbimi civil profesional, të pavarur dhe të bazuar në
merita. Mbështetja donatore për këtë sektor ka qenë mbi 46 milion € në periudhën 2000-2008,
44
Progress-raport i vitit2008, ndihma e donatoreve të huaj 45
Progresss raporti I vitit 2008-strategjia kombëtare për zhvillim, nëntor 2009
kopje
30
kjo mbështetje është shprehur në formen e ndihmës ekonomike e cila përbëhet kryesisht nga
grante (73%) nga të cilat pushteti vendor përfitoi mbi 21 milion €. 46
Organizatat kryesorë që
kanë mbështetur reformën në administratën publike në vitet e fundit kanë qenë Banka Botërore,
KE, ndërkoh që kanë investuar dhe shtete si SHBA, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Hollanda,
Italia, Gjermania, etj.
Fushat kryesore të mbështetura me ndihmë janë: reforma në shërbimin civil; trajnimi dhe
zhvillimi i burimeve njerëzore; bashkërendimi dhe hartimi i politikave; përmirësimi i
kapaciteteve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK); decentralizimi dhe forcimi
i kuadrit ligjor dhe rregullator me qëllim rritjen e autoritetit dhe autonomisë fiskale të pushtetit
vendor; llogaridhënia e zyrtarëve qeveritarë, rinovimi i ambienteve të zyrave; etj.
Gjithashtu është realizuar projekti i Bankës Botërore në këtë sektor që ka të bejë me
„Operacionet e Zhvillimit të Politikave (DPO) që mbështet aspektet kyçe të programit të
Qeverisë me një hua prej 6.8 milionë Euro. Projekti i Bankës Botërore për reformën në
Administratën Publike me vlerë 5.8 milionë Euro, projekt i cili përfundoi në vitin 2006, ka qenë
shumë i rëndësishëm për tre çështje kryesore: menaxhimi i shpenzimeve publike, menaxhimi i
burimeve njerëzore në sektorin publik, dhe koordinimi dhe hartimi i politikave. Totali i ndihmës
së huaj akorduar Shqipërisë për reformën në administratën publike dhe ngritjen e kapaciteteve,
është 8.5 milionë EUR dhe fokusohet në ngritjen institucionale, forcimin e kapaciteteve
administrative, reformën në shërbim civil dhe decentralizimin. 47
Disa nga projektet që mund të
përmenden këtu janë CARDS 2003- Mbështetje për Reformat e Shërbimit Civil, CARDS 2004-
Mbështetje për Institutin e Trajnimeve të Administratës Publike (ITAP) edhe CARDS 2005-
Ngritja e kapaciteteve për Ministrinë e Integrimit. Këto fusha janë mbështetur edhe nga mjaft
donatorë të tjerë si USAID, PNUD, OBSH, dhe nga shtetet si Gjermania, Itali dhe Suedia.
Nje fushe tjetër është : media dhe shoqeria civile:
Shoqëria civile është nje tregues i rëndësishëm i shkallës së demokratizimit të vendit. Për këtë
arsye në tetor 2007, qeveria miratoi për herë të parë Fondin për Shoqërinë Civile me një buxhet
46
Ndihma e huaj në Shqipëri., progress-raporti 2008 fq 18 47
Ndihma e huaj,progress-raporti I vitit 2008, nentor 2009
kopje
31
total prej 1.3 milion €, me synim mbështetjen e zhvillimit të shoqërisë civile në Shqipëri.
Qeveria, në bashkëpunim me përfaqësues të shoqërisë civile, do të institucionalizojë Fondin e
Shoqërisë Civile.
Angazhimi donator në total për këtë sektor është rreth 20 milion € gjatë periudhës raportuese,
Donatori kryesor në këtë sektor është SHBA-ja, e ndjekur nga KEja, Gjermania, Suedia,
Hollanda. Shumë nga projektet janë zbatuar nga OSBE-ja. Ato që kanë përfituar ndihmë të huaj
në këtë sektor janë: organizatat e shoqërisë civile dhe Këshilli Kombëtar i Radio-Televizionit
(KKRT). Ndihmë kanë marrë edhe shoqatat e mediave apo organe të ngjashme. Fondacioni
SOROS ka ofruar gjithashtu mbështetje në këtë sektor. dhe USAID-I ka mbështetur forcimin e
rolit të shoqërisë civile në reforma dhe në median hulumtuese, duke u fokusuar në lidhjen midis
medias dhe aktiviteteve me interesa qytetare. Programi CARDS 2005/2006 i Komisionit
Europian ka vlerën mbi 2 milion EUR dhe përqendrohet sidomos në ngritjen e kapaciteteve të
organizatave të shoqërisë civile, dhe 800 mijë EUR i janë kushtuar konsolidimit dhe forcimit të
politikës dhe kapaciteteve të medias si dhe përfshirjes së saj në debatin e politikave evropiane.48
Migracioni
Shqipëria vazhdon të ketë përqindje të lartë emigracioni (mbi 25% e popullsisë totale dhe mbi
35% e krahut aktiv të punës janë emigrantë). Qeveria po angazhohet me politika zhvilluese që
synojnë thithjen e trurit dhe përdorimin e kapitalit që vjen nga migracioni për zhvillimin
socialekonomik të vendit. Meqë shumica e emigrantëve janë krahë aktiv pune, ndikimi i
emigracionit në tregun e punës bëhet mjaft i ndjeshëm. KE-ja është donatori kryesor që mbështet
çështjet e migracionit në Shqipëri.
Totali i ndihmës së huaj në këtë sektor është 9.2 milion EUR, KE-ja (me 8.9 milion €), Italia (me
rreth 141,000 €) dhe Hollanda (me 89,000 €),49
janë tre donatorët që mbështesin këtë sector.
Lidhur me këtë cështje në Shqipëri ushtron mision e saj IOM, e cilla shërben si organizatë
zbatuese ndërqeveritare që drejton çështjet e emigracionit. IOM ka mbështetur hartimin dhe
zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Migracionin dhe Strategjisë kundër Trafikimit të Qenieve
Njerëzore dhe ka lehtësuar hartimin e Projekt-Planit Kombëtar të Veprimit për Remitancat.
IOM-i aktualisht angazhohet me ngritjen e kapaciteteve për çështjet e kthimit dhe ripranimit, dhe
48
http://www.km.gov.al/ 49
Ndihma e huaj,progress raporti fq 24
kopje
32
me ndihma të drejtpërdrejta për ri-integrimin e emigrantëve të kthyer që kanë qenë viktima të
trafikimit.50
Zhvillimi ekonomik:
Në këto vite, financimet e brendshme janë përqendruar në programe për zhvillimin e dhe
ristrukturimin e ndërmarrjeve industriale, siç kërkon MSA-ja, si dhe për aktivitetet zhvilluese në
sektorin minerar. Një program strategjik për zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme
(SME) 2007-2009 filloi të zbatohej nga qeveria shqiptare e cila alokoi dy fonde të ndryshme në
ndihmë të eksportuesve shqiptarë (me vlerë prej 3 milionë dollarë në vit). Disa privatizime të
mëdha si ato të kompanive telefonike, ARMO-s, INSIG-ut dhe ekzekutimi i mjaft kontratave
koncesionare, si psh. licensimi i kompanive të telefonisë celulare, kontratat për ndërtimin dhe
operimin e hidrocentraleve me investime të brendshme ose të huaja kanë kontribuar ndjeshëm në
rritjen e nivelit të investimeve të huaja të drejtpërdrejta (IHD) në vend. Janë miratuar ligje të reja
për prokurimin elektronik, pagimin on-line të tatimeve dhe regjistrimin on-line të bizneseve.
Nismat të tjera ligjore si për shoqëritë tregtare, akreditimin, standardet dhe metrologjinë,
pronësinë intelektuale, gjithashtu po përmirësojnë klimën e biznesit.51
Të tjera fusha të kontributit të kë tyre organizatave mund të pë rmendim: Infrastruktura:
Infrastruktura rrugore mbetet prioriteti madhor i qeverisë në sektorin e transportit, siç
pasqyrohet nga nivelet e larta të ndihmës së huaj të akorduar. Në 2008, janë rritur si financimi i
brendshëm ashtu edhe ai i huaj që mbështesin projektet e mëdha rrugore. Projekti më i madh
investues ishtë rruga Durrës-Kukës-Morinë projekt i cili pë rfundoi në 2009.
Nëse do të bënim një përmbledhje të fushave te kontributit do te ishin: Reforma në sektorin
publik, Qeverisja dhe decentralizimi, menaxhimi ekonomik, zhvillimi i sektorit privat, banka,
financa , shteti ligjor, infrastruktura dhe sektorë të tjerë ekonomik si Energjia, Transporti
Zhvillimi lokal Turizmi etj. Të gjitha këto fusha tregojne për prezencën e ogranizatave
50
http://www.iomtirana.org.al/ - misioni I IOM në Shqipëri. 51
Ndihma e huaj, progress raport 2008, fq 31
kopje
33
ndërkombëtare në cdo aspect duke prekur cdo anë të mundshme me kontributin dhe investimet
me synim arritjen e përmirësimit dhe zhvillimit. Po të mos kishin qenë organizatat e huaj, në
Shqipëri do të kishte një numër shumë të kufizuar arritje zhvillimi , pasi kanë qenë donatorët që
kanë mbështetur financiarisht pjesën më të madhe të tyre. Shuma të konsiderueshme parash janë
derdhur në vend me idenë se vendet në zhvillim kanë nevojë për ndihmë financiare sikurse dhe
për modelet dhe ekspertizën e organizatës që i transmeton ato. Përfitimet e investimeve janë të
dyanshme. Kjo ndodh për shkak se vetë organizatat ndërkombëtare përfitojnë nga nevoja për
zhvillim dhe procesi i tejzgjatur i tranzicionit pasi në to punësohet një numër i tepërt burokratësh
të niveleve të ndryshme, blihen teknologjitë më të fundit dhe udhëtohet nëpër vendet më
ekzotike të planetit.52
52
Blerta picari,” Ndikimi i ndërkombëtarëve nëpërmjet organizatave jofitimprurëse në
procesin e zhvillimit, Polis 4 , UET, fq 3
kopje
34
Kapitulli III
Organizatat kryesore me mision në Shqipëri
2.3 Misioni i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara PNUD
Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP) është rrjeti global i zhvillimit i Kombeve
të Bashkuara që punon për ndryshimin dhe për përhapjen e dijes, përvojës dhe burimeve në
vende të ndryshme të botës duke i ndihmuar njerëzit të ndërtojnë një jetë më të mirë. Objektivi
kryesor i PNUD-it është të ndihmojë vendet në ngritjen e kapaciteteve të tyre kombëtare për
arritjen e zhvillimit njerëzor të qëndrueshëm; që do të thotë, përmirësimin e kushteve të jetesës
mbi baza të qëndrueshme – punës, arsimit, shëndetit, mjedisit ku ata jetojnë dhe përdorimit sa më
të mirë të burimeve të tyre natyrore.53
PNUD ka përqëndruar veprimtarinë në shtete të
ndryshme midis të cilave edhe me Shqipërinë. Kontaktet e para kanë fillesat e tyre që vitin
1991, vit kur PNUD vendosi zyrat në Shqipëri.
Fokusi themeltar i PNUD është ndihma ndaj vendeve për ngritjen dhe zgjidhjen e sfidave të:
Qeverisjes Demokratike
Uljes së Varfërisë
Parandalimit të Krizave dhe Rimëkëmbjes
Energjisë dhe Mjedisit
Pikërisht këto janë dhe fushat kryesore në të cilat është fokusuar misioni i PNUD në
Shqipëri.
Fusha e parë është ajo e Qeverisjes Demokratike:
Përmes programit për Qeverisje Demokratike, PNUD-i në Shqipëri ka mbështetur reformën në
administratën publike dhe trajnimin e shërbimit civil, menaxhimin ekonomik dhe transparencën,
53
http:/www.undp.org.al/
kopje
35
forcimin e menaxhimit të ndihmës së huaj dhe rritjen e besueshmërisë. PNUD-i në Shqipëri ka
ndihmuar në ngritjen e institutit të parë dhe të vetëm për trajnimin e administratës publike në
vend. Një nga objektivat kryesore të Shqipë risë mbetet intë grimi saj në BE. Për këtë arsye,
zhvillimi social-ekonomik, planifikimi strategjik, financa të shëndosha publike dhe menaxhimi i
asistencës së huaj, anti-korrupsioni, të fuqizuara nga përdorimi në rritje i Teknologjisë së
Informacionit dhe Komunikimit (TIK), përfaqësojnë prioritetet kryesore kombëtare. Në këtë
kuadër, PNUD-i ka prezantuar mjaft programe që kontribuojnë në përmirësimin e qeverisjes dhe
forcimin institucional në vend.
PNUD-i, në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë, po zbaton Programin Brain Gain, i cili
mbështet qeverinë në pregatitjen e kuadrit të duhur të politikave për angazhimin e Diasporës në
zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë.54
Gjithashtu PNUD në kuadër të qeverisjes
demokratike ka ndërmarë Projektin Rrjeti Elektronik Ndërkombëtar dhe e-
Kontabël plotësojnë më tej përpjekjet e PUND-it në fushën e TIK. PNUD-i punon për zgjerimin
e mbulimit të Rrjetit Elektronik të Qeverisë duke ofruar shërbime dhe trajnime TIK për
specialistët e qeverisë. Projekti e-Kontabël mbështet Ministrinë e Financave për përmirësimin e
sistemit TIK dhe për përdorimin e Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit
Publik. PNUD-i mbështet zbatimin e ligjit të ri mbi Dhunën në Familje si edhe zhvillimin e një
Strategjie Kombëtare kundër dhunës në familje,
Misioni i PNUDIT në Shqipëri është përqëndruar gjithashtu edhe në zbutjen e varfërisë :
PNUD-i po përqëndron përpjekjet mbi rritjen “në dobi të të varfërve” – rritje e cila ul varfërinë
dhe pabarazinë së bashku. Në nivel qëndror, kjo përfshin mbështetje për pregatitjen e Strategjisë
për Uljen e Varfërisë në Shqipëri (Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim – SKZhI) dhe
për pergatitjen e programit të buxhetit afat-mesëm. PNUD-i po ndihmon Qeverinë për adresimin
e zgjerimit të shkallës së varfërisë në vend nëpërmjet strategjisë kombëtare ndërsektoriale për
zhvillimin rajonal – që do të integrohet në SKZhI. Edhe pse Shqipëria sapo ka hyrë në grupin e
vendeve me të ardhura të mesme-të larta, ku të ardhurat kombëtare vjetore për frymë shkojnë nga
3,036-9,035 USD, fuqia blerëse e popullsisë është ende e vogël. Sipas EUROSTAT (2010), fuqia
blerëse e shqiptarëve është pesë herë më e vogël se ajo e konsumatorëve europianë. Pra,
ekonomikisht dhe për nga cilësia e jetës së qytetarëve të saj, Shqipëria mbetet e fundit si në
54
Prezantimi i programit te Brain Gain - http://www.undp.org.al/
kopje
36
kontekstin Europian, ashtu edhe në atë ballkanik apo euro-juglindor.55
Pajisja e shkollave në
Shqipëri me lidhje me Internetin dhe Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (TIK)
realizohet nëpërmjet Programit E-Shkolla, për të ndihmuar vendin në adresimin e çështjes së
“ndarjes dixhitale”. Deri tani, 140 shkolla të mesme publike janë pajisur me laboratorë
kompjuterash. Gjithashtu, po zhvillohen trajnime për mësuesit e shkencës së kompjuterit dhe
administratorët e rrjetit, si dhe po ndryshohet kurrikula për përfshirjen e elementëve TIK të
zhvillimit.
Mbështetja e PNUD-it ndaj barazisë gjinore materializohet me pregatitjen e Draft-Ligjit për
Barazinë Gjinore (në bashkëpunim me OSBE-në). Projekti i PNUD-it Integrimi Gjinor ka
ndihmuar me krijimin e një programi të ri Master mbi Barazinë Gjinore dhe Zhvillimin.
60 punojës të administratës publike janë trajnuar nga Instituti i Trajnimit i Adminitratës
Publike mbi integrimin e barazisë gjinore në politika si edhe mbi marrëdhënien e
ndërsjellë midis politikave gjinore dhe integrimit në BE. Po kështu, Ministria e Arsimit dhe e
Shkencës është mbështetur për rishikimin e kurrikulës dhe teksteve shkollore, si dhe përmes
trajnimit të vazhdueshëm të punonjësve.
Sektori privat mbetet një partner kryesor në sfidat e zhvillimit, duke siguruar mundësi për
lehtësimin e varfërisë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e industrive vendore.
Projekti Zhvillimi i Biznesit të Qëndrueshëm për Uljen e Varfërisë (Shqipëri, Bosnjë dhe
Hercegovinë, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Moldavi) synon të ndërmjetësojë
partneritetet publiko-private të cilat mundësojnë angazhimin e sektorit privat në projekte
investimi në dobi të të varfërve që janë tërheqëse nga pikëpamja tregtare si edhe adresojnë
nevojat e zhvillimit vendor.
Cështje tjetër që është pjesë e programit të UNDP për Shqipërine është : parandalimi i krizave
dhe rimëkëmbja:
55
Prof. Dr. Kosta Barjaba .Varfëria dhe Papunësia, Kurba e Tranzicionit, http://www.revistamapo.com/ ,
kopje
37
Kombet e Bashkuara janë angazhuar të reagojnë ndaj kërcënimeve njerëzore dhe faktorëve të
cilët përkeqësojnë varfërinë njerëzore dhe brishtësinë. Ky angazhim ndaj kërcënimeve në thelb
është i rëndësishëm sepse ato përbëjnë pengesë për arritjen e zhvillimit.
Lidhur me cështjen e kërcënimeve PNUD ka ndërmarrë Programin Shqiptar të
Veprimit ndaj Minave program i cili kontribuoi për një Shqipëri të lirë nga minat deri në fund
të vitit 2010. Mbështetja shkon për adoptimin e Standarteve Ndërkombëtare për Veprim ndaj
Minave për Shqipërinë, zhvillimin e kapaciteteve kombëtare për koordinimin dhe monitorimin e
aktiviteteve të veprimit ndaj minave, pastrimin e minave, edukim për rrezikun e minave dhe
asistencë për viktimat përmes partneriteteve dhe mobilizimit të burimeve. Deri më sot, janë
pastruar dhe i janë dorëzuar komunitetit 13.5 milion metra katrorë. Po kështu, janë gjetur dhe
janë shkatërruar më shumë se 11,000 mina anti-njeri dhe 4,100 municione të paplasura (UXO).
Ne vitin 2007, eshte pergatitur me asistencen e PNUD nje “Plan Kombetar i Veprimit ndaj
Minave” për periudhen 2008 -2010. Ky plan është hartuar ne kuadrin e “Inisiativës për
Përfundim” të PNUD-it .56
Energjia dhe mjedisi:
Qeveria Shqiptare dhe PNUD, janë angazhuar të mbështesin përdorimin e burimeve të energjisë
së rinovueshme, të mbrojnë biodiversitetin, dhe të njësojnë angazhimet vendase me konventat
ndërkombëtare të mjedisit kontretisht lidhur me cë shtjet Ndryshimit Klimaterik dhe Degradimin
e Tokës. PNUD mbështet Ekipin e Ndryshimit Klimaterik pranë Ministrisë së Mjedisit [Pyjeve
dhe Administrimit të Ujit]. Krahas mbështetjes teknike dhe financiare ofruar partnerëve të
Qeverisë, PNUD mbështet një numër organizatash jo-qeveritare dhe organizatash me bazë në
komunitet, të cilat punojnë për zgjidhjen e problemeve specifike të mjedisit. Fondi Global i
Mjedisit mbështet financiarisht pjesën më të madhe të projekteve të mjedisit të PNUD, me
kontribute financiare shtesë nga Qeveria e Shqipërisë. PNUD gjithashtu mbështet eko-turizmin,
si një mënyrë për mbrojtjen e vlerave kulturore dhe mjedisore ndërsa siguron mundësi punësimi
dhe rritje ekonomike për komunitete kryesisht rurale.57
56
Programi shqiptar i veprimit ndaj minave, Raport i vitit 2007, AMAE 57
www.undp.al
kopje
38
Këto përbënin fushat kryesore në të cilat është përqëndruar misioni PNUD në Shqipëri i
shoqëruar dhe me arritjet dhe veprimtaritë e ndërmarra nga kjo organizatë në lidhje me këto
fusha. Gjithashtu Kombet e Bashkuara dhe PNUD-i, në unanimitet të plotë me mbi 150
kryetarë shtetesh lançuan objektivat globalë të 433 zhvillimit, të quajtur “Objektivat e zhvillimit
të mijëvjeçarit” dhe si instrument kryesor teorinë dhe praktikat e “zhvillimit të qëndrueshëm”.
Në themel të kësaj platforme globale qëndron pakësimi i varfërisë dhe zhvillimi ekonomik,
social e mjedisor i çdo vendi. Edhe Shqipëria është një nga nënshkrueset e kësaj lëvizjeje
botërore dhe nëpërmjet SKZHES po përpiqet të përparojë sa më shumë në drejtim të mobilizimit
të të gjitha burimeve të mundshme, në funksion të këtyre objektivave.58
Konktretisht për të
realizuar objektivat lidhur me çështje të paqes, sigurisë dhe zhvillimit duke përfshirë mjedisin, të
drejtat e njeriut dhe qeverisjen.
58
Adrian civici, Ina Craja” Bankat dhe politiktat e financimit te rritjes,modelet bashkëkohore të zhvillimit ekonomik
dhe social. Polis , EUT.
kopje
39
2.4 Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Prezenca e OSBE në Shqipëri i ofron ndihmë të autoriteteve shqiptare dhe shoqërisë civile në
promovimin e demokratizimit, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe për të konsoliduar
institucionet demokratike në përputhje me parimet e OSBE-së, standardet dhe angazhimet.
Gjithashtu për të realizuar në mënyre të plotë objektivat e saj Prezenca e OSBE-së në
Shqipëri punon në partneritet me vendin pritës për të forcuar institucionet kryesore
shtetërore, për të konsoliduar një sistem demokratik kontrolli dhe ekuilibri, si dhe për të
forcuar dialogun midis palëve për të rritur besimin te këto institucione.59
OSBE ka që në prezente me misionin e saj në Shqipëri që në vitin 1991. Duke mbajtur
parasysh rolin pozitiv që Shqipëria ka luajtur në zhvillimin dhe përmirësimin e
marrëdhënieve, si dhe ndryshimet e përgjithshme pozitive që kanë ndodhur në Evropën
juglindore, duke vlerësuar përparimin e përgjithshëm të arritur në Shqipëri gjatë viteve të
fundit, si dhe pozicionin më të rëndësishëm që kanë marrë institucionet e vendit OSBE-ja
vendosi që edhe mbas mbarimit të mandatit të rifreskojë mandatin e Prezencës në Shqipëri,
me qëllim pasqyrimin e zhvillimeve që kanë ndodhur në vend.60
Në vendimin nr 588 të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së ishin te shprehur në mënyrë të
qartë qëllimet e prezencës së OSBE-së në vazhdimësinë e misionit të saj në Shqipëri. Që të
realizoje përmbushjen e qëllimit të saj në Shqipëri, OSBE-ja përqendrohet në veçanti në:
Reformën legjislative dhe gjyqësore, duke përfshirë reformën për pronat; Reformën
administrative rajonale; Reformën zgjedhore; Forcimin e kapaciteteve të Kuvendit; Luftën
kundër trafikut dhe korrupsionit, duke përfshirë mbështetjen e zbatimit të strategjive
kombëtare përkatëse; Zhvillimin e ligjeve dhe rregulloreve efikase për një media të pavarur
si dhe një Kod Etike; nxitjen e mirë adminsitrimit dhe projekteve për forcimin e shoqërisë
59
http://www.osce.org/albania/ 60
Mandati I prezencës së OSBE-së në Shqipëri,vendim nr 588, www.osce.org/al
kopje
40
civile; Asistencën për policinë, veçanërisht, në trajnimin e policisë kufitare, brënda një
kornize bashkërendimi me aktorë të tjerë ndërkombëtarë në këtë fushë; 61
Asistenca dhe mbështetja e OSBE-së në fushat e lartpërmendura bëhet me qëllim arritjen
e përputhshmërisë së plotë me standardet përkatëse ndërkombëtare, si dhe parimet, normat e
e modeleve europiane. Që të sigurojë efektshmëri maksimale prezenca ndjek e raporton
zhvillimet në vend, si dhe raporton në lidhje me zbatimin e mandatit të saj. Misioni i OSBE-
së në Shqipërisë është i pranishëm në këto fusha në të cilat është parë e nevojshme ndërhyja
nga ana e OSBE-ne në përputhje me realizimin e qëllimeve të saj. Konkretisht më poshtë
renditen fushat që janë pjesë e programit të Prezencës:
Demokratizimi :
Lidhur me cështjen e demokratizimit synimi kryesor është ofrimi i ndihmës në lidhje me
reformën zgjedhore dhe atë të regjistrit të gjendjes civile; përkatësinë gjinore, shoqërinë
civile, median dhe reformën parlamentare.
Reforma zgjedhore
Në bashkëpunim më Zyrën e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut
(ODIHR), institucionet shtetërore, partitë politike dhe shoqëria civile janë ndihmuar për të
zhvilluar më tej kuadrin ligjor për zgjedhjet. OSBE-ja ka mbështetur Komisioni Qendror të
Zgjedhjeve për t'i përgatitur zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 në përputhje me
rekomandimet e OSBE/ODIHR-it duke rritur kapacitetet e tij trajnuese dhe duke ofruar edhe
ndihma të tjera të karakterit teknik. Gjithashtu, Prezenca ka botuar dhe u ka shpërndarë
aktorëve vendas dhe ndërkombëtarë kopje të Kodit të ri Zgjedhor.
Mbështetja për Kuvendin:
Projekti në mbështetje të Kuvendit punon me komisionet parlamentare për forcimin e
mëtejshëm të veprimtarive në lidhje me komunikimin me zgjedhësit; rritjen e transparencës
së Kuvendit; modernizimin e kapaciteteve kërkimore të Kuvendit; modernizimin e
bibliotekës dhe arkivës së Kuvendit; krijimin e një rrjeti të brendshëm kompjuterik dhe një
61
http://www.osce.org/sq/albania/19296, “mandati I OSBE-së në Shqipëri”.- Vendim i KP-së/588
kopje
41
baze të dhënash mbi legjislacionin; si dhe rritjen e kapaciteteve të punonjësve të Kuvendit,
përfshirë krijimin e një programi praktike mësimore për studentët.
Modernizimi i regjistrit të gjendjes civile dhe sistemit të adresave :
Në bashkëpunim të OSBE-së dhe Komisionit Evropian, kryesisht me fondet e KE qeverisë i
është dhënë ndihmë teknike për të krijuar një regjistër modern të gjendjes civile, një sistem
adresash, si dhe një sistem për mbrojtjen e të dhënave. Këto sisteme përmirësojnë punën e
administratës publike dhe, si pasojë, edhe cilësinë e shërbimeve që i ofrohen publikut. Krijimi i
një Regjistri Kombëtar të Gjendjes Civile siguroi bazën e listës së zgjedhësve për zgjedhjet
parlamentare të vitit 2009 dhe të dhënat për kartat e identitetit. Në këtë kuadër Ministrisë së
Brendshme iu dha mbështetje në krijimin e strukturave të qëndrueshme në Drejtorinë e
Përgjithshme të Gjendjes Civile, si dhe në gjetjen e zgjidhjeve për procedurat dhe programet
kompjuterike në lidhje me menaxhimin e Regjistrit Kombëtar. Lidhur me kë të cë shtje OSBE
–ja Puna vazhdon me qeverinë qendrore dhe vendore për krijimin e një Regjistri elektronik
Kombëtar Adresash. Në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, vazhdon puna për rritjen e
kapaciteteve të autoritetit të sapokrijuar të mbrojtjes së të dhënave për të garantuar mbrojtjen e
të dhënave personale të shtetasve.
Shoqëria civile:
Pjesëmarrja e shoqërisë civile në vendimmarrje mbështetet nëpërmjet lehtësimit të
bashkëpunimit me aktorët shtetërorë si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel vendor për hartimin,
zbatimin dhe monitorimin e strategjive kombëtare dhe vendore. Me mbështetjen e
OSBE/ODIHR-it, u mundësua konsultimi mbi një projektligj për Agjencinë shqiptare për
Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Prezenca ka ndihmuar për krijimin e tre qendrave të zhvillimit
të shoqërisë civile, të cilat tani punojnë në mënyrë të pavarur.62
Përkatësia gjinore:
Në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale e Mundësive të Barabarta dhe me
partnerët ndërkombëtarë, qeveria dhe OJQ-të vendore janë mbështetur në punën e tyre për
nxitjen e barazisë gjinore dhe veçanërisht për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Barazisë
62
www.osce.org/al
kopje
42
Gjinore. Duke parë pjesëmarrjen e ulët në postet drejtuese në politike ,administratë apo në
drejtësi shoqata e grave paraqiti një amendament me anë te te cilit kërkonin rritjen e
përfaqësimit të grave në zgjedhje. Të përkrahura edhe nga OSBE dhe OHDIR ato kë rkuan që
në Kodin Zgjedhor të përcaktohet neni që femra të përfqasohet në një nivel prej 30% gjatë
zgjedhjeve. Një nismë e tillë ë shtë bërë për të inkuadruar gruan në proceset e vendimarrjes.
Ky fakt qëndron në bazë të perspektivë s “Gender “, pra rritja e rolit të gruas në jetën politike
dhe atë shtetërore të vendit.63
Si pjesë e projektit të OSBE-së ,”Rritja e rolit te gruas ,në qeverisje 2009-2011”, ato u trajnuan
për më shumë pjesë marrje në politike dhë në funksion të aktiviteteve elektorale. Si rrjedhojë
e këtyre përpjekjeve, u miratua edhe një kuotë gjinore në Kodin Zgjedhor. 64
Për të promovuar
më tej kuotën gjinore dhe pjesëmarrjen e grave në jetën publike, filloi projekti tre-vjeçar për
rritjen e rolit të grave në qeverisje, financuar nga qeveria holandeze dhe suedeze.
Shteti i së drejtës dhe të drejtat e njeriut
Në këtë aspect qëllimi kryesor i OSBE-së është që të ndihmojnë Shqipërinë në ndërtimin e
një sistemi të shëndoshë ligjor. Përveç kësaj, Prezenca promovon respektimin e të drejtave të
njeriut, si dhe krijimin e funksionimin e institucioneve shtetërore bazuar në parimet e shtetit të
së drejtës.
Reforma legjislative
Sigurimi i ekspertizës ligjore dhe teknike për institucionet shtetërore është një ndër veprimtaritë
kryesore. Ndihma e OSBE-së në këtë është për përmirësimin e transparencës dhe
pjesëmarrjen e publikut në procesin legjislativ. Veprimtaritë e Prezencës ndihmojnë për të
përcaktuar disa orientime për konsultimet me grupet e interesit dhe aktorë të tjerë të interesuar
para miratimit të ligjeve.
Reforma gjyqësore dhe zhvillimi i proceseve të drejta të gjykimit
Reformimi i sistemit gjyqësor ka qenë dhe mbetet një problem i mprehtë dhe një nga
preokupimet kryesore të qeverisë. Synimi i qeverisë ka qenë dhe mbetet përmirësimi i
funksionimit të shtetit ligjor duke përmirësuar funksionimin e pushtetit gjyqësor, përmirësimin e
63
Sonila Danaj: “Qytetaret e padukshme ne politike :Grate ne zonat rurale” .Polis 5,vjeshte 2008, fq 27 64
Raport i misionit të OSBE/ODIHR-it për vlerësimin e nevojave 17-21 janar 2011,Varshavë
kopje
43
cilësisë së punës së juristëve, hartimin e ligjeve më të pranueshme nga sektori publik e privat dhe
përmirësimi i cilësisë së kuadrit ligjor.65
Mbi sistemin ligjor ka përgatitur disa raporte të rëndësishme, të cilat kanë dhënë edhe
rekomandime për reforma dhe për mënyrën se si Prezenca mund të ndihmojë për zhvillimin e
mëtejshëm të institucioneve ligjore. Gjithashtu OSBE-ja kanë nisur një sërë projektesh për
përmirësimin e njohjes dhe zbatueshmërisë së standardeve të etikës në gjyqësor. Projekti i
monitorimi gjykatave analizon disa gjyqe të çështjeve penale dhe civile. Kjo analizë bëhet si nga
këndvështrimi i standardeve vendore, ashtu edhe nga këndvështrimi i standardeve
ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe është botuar në disa raporte periodike, të cilat
përmbajnë edhe disa rekomandime për rritjen e efektshmërisë dhe transparencës. Gjithashtu,
ofrohet trajnim për të rritur profesionalizmin e gjyqtarëve dhe për t'i njohur ata më shumë me
standardet e një procesi të rregullt gjyqësor.
Të drejtat e njeriut
Të drejtat e njeriut janë pjesë e qëllimeve të përgjithshme të mandatit të Prezencës. Veprimtaritë
e projektit përfshijnë forcimin e të drejtave të minoriteteve të dobëta; mbrojtjen e të drejtave të
punëtorëve; përmirësimin e mbrojtjes së nëpunësve civilë; përmirësimin e kushteve të
ambienteve të paraburgimit; si dhe zhvillimin e një mbrojtjeje sistematike të të miturve që bien
në kontakt me sistemin ligjor. Ka nisur një projekt për rritjen e mundësisë së grave viktima të
dhunës në familje për t'iu drejtuar drejtësisë dhe për të rritur ndërgjegjësimin rreth ligjit të
dhunës në familje mes ushtruesve të profesioneve në fushën e drejtësisë dhe shoqërisë civile.
Prezenca ka punuar me OJQ-të vendore për hartimin e legjislacionit kundër diskriminimit. Në
kë rë aspë kt OSBE/ODIHR ka ndë rrmarrë programe të cilat do të rrisin mundë sinë pë r
viktimat e trafikimit të qënieve njerëzore për tiu drejtuar organeve të drejtësisë si dhe për të
fituar të drëjtën e dëmshpërblimit.66
Ndërhyrja e OSBE-së ka mundësuar disa përparime në
fushën e të drejtave të fëmijëve. Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës u miratua në nëntor
2010. Ky ligj vendos disa mekanizma institucionale për respektimin e të drejtave të fëmijëve nga
familja, shteti dhe palë të treta në nivel qendror dhe vendor. Është krijuar Agjencia Shtetërore
65
Filloreta Kodra: “Reforma institucionale ne Shqipëri”, http://www.bankofalbania.org/ -,
66
Dëmshpërblimi për personat e trafikuar dhe të shfrytëzuar në rajonin e OSBE-së, botim I OSCE-së 2008,
fq 8
kopje
44
për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe janë emëruar anëtarët e Këshillit Kombëtar për
Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës. 67
Çështjët ekonomike dhe mjedisore
Qëllimi kryesor është mbështetja e qeverisë dhe e shoqërisë civile në lidhje me nismat për të
nxitur qeverisjen e mirë dhe mirëqenien ekonomie dhe mjedisore; për të luftuar korrupsionin;
për të mbështetur reformën e pronave; si dhe për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore.
Ekonomia dhe mjedisi
Për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të forcuar institucionet e dobëta që pengojnë
zgjerimin ekonomik qeveria mbështetet për të zhvilluar më tej një kuadër institucional më
efektiv, për të bashkërenduar, monitoruar dhe vënë në zbatim gjithë politikat kundër
korrupsionit me aktorë të ndryshëm. Është lehtësuar zhvillimi i një dialogu më të gjerë midis
qeverisë dhe sektorit privat për promovimin e aspekteve të përgjegjësisë së përbashkët
shoqërore dhe mjedisore dhe partneriteteve të sektorit publik me atë privat për të përfshirë
një gamë më të madhe institucionesh në rritjen e përputhshmërisë me konventat e rëndësishme
ndërkombëtare.
Lufta kundër korrupsionit
Korrupisoni përbrn një problematikë shqetësuesë . Perceptimi mbi korrupsionin në Shqipëri
vazhdon të mbetet i lartë. Për të luftuar kë të fenomen negative për zhvillimin OSBE-ja në
bashkëpunim me Këshillin e Evropës, në fushën e “reformës territoriale dhe strategjisë së
qeverisë për decentralizimin” është siguruar mbështetje për ngritjen e kapaciteteve gjatë
aspekteve të nxitjes së qeverisjes së mirë, duke përfshirë transparencën, gjithëpërfshirjen, si dhe
ofrimin e shërbimeve për publikun në nivel vendor. Përveç kësaj, qeveria mbështetet edhe në
luftën e saj kundër korrupsionit nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të aktorëve kombëtarë për
zbulimin dhe parandalimin e pastrimit të parave, si dhe trajnimit të zyrtarëve të administratës
shtetërore mbi kuadrin ligjor të konfliktit të interesave. Një projekt aktual synon forcimin e
67
Progres- Raporti i vitit 2011
kopje
45
mëtejshëm të efektshmërisë së shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit në qeverinë
vendore.
Reforma e pronave
Qeveria është ndihmuar në regjistrimin e pronës së paluajtshme, procesin e kthimit dhe
kompensimit, si dhe në aspektet përkatëse të procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje. Kjo
përfshin ndihmën për agjencitë përgjegjëse për këto fusha të ndërlidhura të reformës së pronave.
Ndihmë është ofruar edhe për mbylljen e regjistrimit fillestar të pronave të paluajtshme në zonat
parësore bregdetare dhe për lëshimin e titujve të sigurt të pronësisë përmes ofrimit të ekspertizës
në aspektet e përgjithshme dhe ligjore të reformës së pronave.
Reforma kundër trafikimit
Puna përqendrohet në: mbrojtjen e të drejtave të personave të trafikuar, zhvillimin e politikave
për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe adresimin e të gjitha formave të
shfrytëzimit. Për të mbështetur angazhimet e qeverisë për të përmirësuar identifikimin dhe
mbrojtjen e personave të trafikuar dhe të shfrytëzuar, autoriteteve të zbatimit të ligjit, komiteteve
rajonale kundër trafikimit dhe inspektorateve të punës u është siguruar mbështetje e
vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve. Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar për çështje të
trafikimit është rritur përmes mbështetjes së dhënë Koordinatorit Kombëtar kundër Trafikimit
në organizimin e takimeve me vendet fqinjë për përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar për
mbrojtjen dhe dhënien e ndihmës viktimave të trafikimit. Në lidhje me cështjen për trajtimin e
punëve të fëmijë ve OSCE ka bashkë punuar ngushtë me OJQ dhe në bashkëpunim me
autoritet vendore të Vlorës ka arritur krijimin e një njesie mbrojtë se për fëmijët.68
Në bashkëpunim me OSBE/ODIHR-in, po zbatohet një projekt për të forcuar më tej mundësinë
e personave të trafikuar për t'iu drejtuar drejtësisë dhe për të gëzuar të drejtat e tyre, duke
monitoruar, duke ofruar ndihmë ligjore falas dhe duke rritur ndërgjegjësimin mbi të drejtat e
njeriut. Mbrojtja e fëmijëve të rrugës që rrezikohen nga trafikimi apo shfrytëzimi mbështet
përmes veprimtarive të ndryshme me komunitetet rome dhe egjiptiane. Në bashkëpunim me
68
www.osce.org.al
kopje
46
OSCE/OCEEA-n, është mbështetur fuqizimi ekonomik i grave në veri të Shqipërisë. Prezenca
ka mbështetur një partner zbatues vendor për të ofruar trajnime për formimin profesional dhe
për njohuri mbi sipërmarrjet, shërbime këshillimore në fushën e biznesit, si dhe për të dhënë
disa kredi të vogla.
Bashkë punimi në fushën e sigurisë
Në këtë fushë Prezenca e OSBE-së i ka siguruar mbështetje Policisë së Shtetit dhe Policisë
së Kufirit dhe Emigracionit. Puna e Forumit të OSBE-së për Bashkëpunim në fushën e Sigurisë
është mbështetur nga Prezenca në ofrimin e asistencës teknike Ministrisë së Mbrojtjes në
përpjekjet e saj për të çmilitarizuar sasinë e tepërt të municioneve konvencionale.
Menaxhimi i integruar i kufirit
Koncepti i menaxhimit te integruar të kufirit duhet kuptuar si bashkërendim dhe bashkëpunim
midis të gjithë autoriteteve të përfshira në menaxhimin e kufirit lehtësimin e tregtisë dhe
bashkëpunimit kufitar midis rajoneve, me qëllimin krijimit të sistemeve eficente të menaxhimit
të integruar të kufijve, për të siguruar kufij të hapur por të kontrolluar dhe siguruar.69
Për të
ndihmuar autoritetet shtetërore në çështjet e menaxhimit të integruar të kufirit, Prezenca
mbështet takimet ndërkufitare të bashkëpunimit, të cilat sjellin së bashku policitë e shteteve
fqinje për të diskutuar çështje mbi kufirin dhe sigurinë. Për të përmirësuar sigurinë në kufi, janë
siguruar pajisje të specializuara teknike, lexues për pasaportat biometrike dhe sisteme rezervë
për furnizimin me energji elektrike.
Ndihma për policinë
Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së "e konsiderojnë kontrollin politik demokratik të policisë si një
element të domosdoshëm të stabilitetit dhe sigurisë”. Kështu, Këshilltari i Lartë për Çështjet
Policore i OSBE-së, në bashkëpunim me shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së dhe organizatat
partnere, ka kërkuar të vërë më tej në gjendje pune ,norma, standarde, parime të mira dhe
mësime të nxjerra ekzistuese dhe t‟i bëjë këto norma dhe standarde të arritshme për
69
Manual: Manual për Oficerët e Policisë së Kufirit dhe Migracionit për përzgjedhjen e emigrantëve të parregullt
dhe azilkërkuesve, Botim i UNHCR, Tiranë 2008 fq 15
kopje
47
profesionistët që punojnë në fushën e policimit dhe të administrimit të drejtësisë në formën e një
dokumenti pune dhe të lehtë për t‟u lexuar: Udhërrëfyes për Policim Demokratik.70
Ky Udhërrëfyes kontribuon për të përmbushur kërkesat e shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së për
të punuar me organizata të tjera ndërkombëtare për krijimin e një kuadri politik dhe ligjor brenda
të cilit policia mund të kryejë detyrat e saj në përputhje me parimet demokratike dhe shtetin
ligjor. Policisë i është siguruar asistencë teknike, e cila përfshin trajnimin e efektivëve të
policisë për mënyrën e operimit të tyre gjatë proceseve zgjedhore, për përdorimin e metodave të
përparuara të instruktimit të policisë, teknikat e hetimit të shërbimit të kontrollit të brë ndshëm,
policimit demokratik dhe atij në komunitet, si dhe në fusha të luftës kundër krimit të organizuar.
Gjatë zhvillimit të mësipërm u vu në dukje misioni i OSBE-së në Shqipëri. Ky mision ka si
objektiv kryesor që Prezenca e OSBE në Shqipëri të ofrojë ndihmë të autoriteteve shqiptare
dhe shoqërisë civile në promovimin e demokratizimit, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe
për të konsoliduar institucionet demokratike në përputhje me parimet e OSBE-së, standardet dhe
angazhimet e saj. Asistenca dhe mbështetja e OSBE-së në fushat e lartpërmendura bë het me
qëllim arritjen e përputhshmërisë së plotë me standardet përkatëse ndërkombëtare, si dhe
parimet, normat e e modeleve europiane. Në më nyre që të realizohet kjo pë rputhje Prezenca
e OSBE-së ka asistuar me mbë shtetje në kë to fusha: Reformën legjislative dhe gjyqësore,
duke përfshirë reformën për pronat; Reformën administrative rajonale; Reformën zgjedhore;
Forcimin e kapaciteteve të Kuvendit; Luftën kundër trafikut dhe korrupsionit, duke përfshirë
mbështetjen e zbatimit të strategjive kombëtare përkatëse; Zhvillimin e ligjeve dhe rregulloreve
efikase për një media të pavarur si dhe një Kod Etike; nxitjen e mirë adminsitrimit dhe
projekteve për forcimin e shoqërisë etj.
70
Udhërrëfyes për Policim Demokratik nga Këshilltari i Lartë Policor i Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së,
botim i OSCE-së, vjene, Maj 2008, fq 6
kopje
48
2.5 Misioni i Aleancës së Atlantikut të Veriut NATO
NATO-ja u themelua më 4 prill 1949, pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo organizatë u formua, si
përgjigje ndaj kërcënimit të ekspansionit komunist pas luftës, ndërkohë që Bashkimi Sovjetik po
shtrinte influencën e tij në Evropë. NATO- (North Atlantic Treaty Organisation - Organizata e
Traktatit të Altantikut te Veriut), është aleanca mbrojtëse rajonale më e fuqishme në botë. Në
fillim të themelimit të saj ishin 12 shtete fillestare – dhjetë europiane dhe dy nga Amerika
Veriore: Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda,
Norvegjia, Portugalia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. Greqia dhe Turqia u pranuan në vitin
1952, Gjermania në vitin 1955 kurse Spanja më 1982-shin.71
Parulla e NATO-s ishte e tillë që “sulmi mbi njërin nga anëtarët do të konsiderohej si sulm mbi
të gjithë”. Pra anëtarët do ta mbronin njëri-tjetrin nga ndonjë sulm i mundshëm i një shteti tjetër
konkretisht kercënimi ishte Bashkimi Sovjetik. Si kundërpërgjigje ndaj NATO-s në vitin 1955,
BS krijoi një aleancë rivale të quajtur “Traktati i Varshavës”, e cila pushoi së ekzistuari në vitin
1991 pas shpërbërjes së kampit Sovjetik. Republika Ceke, Hungaria dhe Polonia ishin vendet e
para ish anëtarë të Traktatit të Varshavës që arritën të anëtarësoheshin në NATO, në vitin 1999.
Ndërkohë, që u antarësuan dhe vendet si Estonia, Letonia, Lituania, Sllovenia, Sllovakia,
Bullgaria dhe Rumania.
Qëllimi kryesor i saj është i qartë suar në manualin e NATO-s në të cilin theksohet se roli
kryesor është: “të jetë ruajtëse e lirisë, civilizimit dhe trashëgimisë së përbashkët të anëtarëve
duke promovuar stabilitet dhe mirëqënie në zonën e Atlantikut të Veriut”. 72
NATO mbron
vlerat e përbashkëta të demokracisë së aleatëve, lirinë e individit, rendin ligjor, zgjidhjen
paqësore të konflikteve dhe nxit përhapjen e këtyre vlerave nëpër të gjithë zonën Euro-Atlantike.
71
Orinda Malltezi- “NATO” Leksione të shpërndara në klasë 72
Manuali i NATO-s
kopje
49
Pas fitores së Luftës së Ftohtë në vitin 1991 NATO-ja filloi transformimin e saj nga një aleancë
për mbrojtje nga sulmi bërthamor rus, në një aleancë paqeruajtëse dhe themeloi të ashtuquajturin
Partneritet për Paqe duke pranuar një varg shtetesh ish-komuniste, përfshirë edhe Shqipërinë.
Marëdheniet e para të Shqipërisë me NATO-n datëojne në qershor të vitit 1992 ku Shqipëria
aplikon dhe pranohet zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC). 9
Qershor 1995, Shqipëria u përfshi zyrtarisht në procesin e planifikimit dhe rishikimit të
partneritetit për paqe (PARP), proces i cili krijon kushte për të përfituar dhe aplikuar
eksperiencën e NATO-s në fushën e planifikimit të mbrojtjes. Duke marrë pjesë në ciklet e
PARP, Shqipëria nisi shkëmbimin me NATO, të informacionit dhe marrjen më në detaje të
ekspertizës për çështje të një spektri të gjerë, që përfshijnë politikën e mbrojtjes, zhvillimet për
kontrollin demokratik të Forcave të Armatosura, mbi forcat që Shqipëria ofron në dispozicion të
NATO/PfP dhe planet përkatëse financiare.73
Gjatë këtyre viteve Shqipëria ruan kontaktet me organiztën duke marë pjesë në programe të
ndryshme. Nga viti 1992 e deri në 2008, Shqipëria ka vazhduar procesin e konsultimeve me
NATO gjatë takimeve të përvitshme që janë zhvilluar në kuadër të MAP, PARP dhe Ministerialit
të NATO/EACP etj. Shqipëria ishte e angazhuar në përmbushjen e 43 objektivave të partneritetit,
që përcaktonin masat për të aftësuar më tepër Forcat tona të Armatosura për të operuar së bashku
me forcat e Aleancës. Ndërkoh që bashkëpunimi arriti fazë te rë ndësishme me marrjen e
ftesës së anëtarësimit në NATO (në Samitin e Bukureshtit 2 prill 2008) dhe anëtarësimi me të
drejta të plota në Samitin e Strasburg&Kehl, 2 prill 2009, finalizoi ato përpjekje dhe atë aspiratë
mbarëshqiptare për anëtarësim në NATO.
NATO ka pasur nje rol shum të rëndësishëm për SHqipërinë gjatë administrimit të luftës në
Kosovë në qershor 1998, duke iu përgjigjur zhvillimeve dramatike në Kosovë, Ministrat e
Mbrojtjes të NATO vendosën adoptimin e një sërë masave konkrete ku veçohen, mbajtja e një
stërvitje të përbashkët ajrore të NATO mbi Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe hapjen e zyrës së
NATO-s në Tiranë. Fushata ajrore e NATO kundër Serbisë, për të ndërprerë fushatën kriminale
të spastrimit etnik të ndërmarrë nga regjimi i Millosheviçit, përbën një pikë kulminante në
historikun e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Aleancës.
73
http://www.mod.gov.al Historiku i marëdhënieve NATO-Shqipëri
kopje
50
Tani që Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në NATO edhe rritja profesionale duhet të
jetë në nivele të larta duke arritur standardet e NATO-s. Që nga anëtarësimi zyrtar i Shqipërisë
në NATO ka nisur të zbatohet Plani i Integrimit që nënkupton reformimin e thellë të sektorit të
sigurisë e mbrojtjes me qëllim ndërveprimin e plotë me NATO. Pjesë e këtij plani është paketa
me 49 objektiva force të cilat janë marrë përsipër nga FASH si kapacitete operacionale të cilat
vihen në dispozicion të NATO për misionet aktuale dhe të ardhshme. Thelbin e tyre e përbën
“Grup batalioni i lehtë” i cili përfaqëson një “Task Forcë” me përbërje rreth 1000 veta.
Në thelbin e saj është një batalion këmbësorie i lehtë, i motorizuar, i mbështetur edhe me njësi
më të vogla (nivel kompanie apo toge) për cështje të tilla si shërbime zbulimi,
mbështetje me zjarr, mbulim nga ajri, shërbim policie ushtarake etj.
Aktualisht, FASH marrin pjesë në misionin ISAF të NATO në Afganistan në disa rajone si Herat
(me kontingjentin italian), Kabul (me kontingjentin turk), Kandahar (në misione speciale me
kontingjentin amerikan) etj. Në total janë rreth 330 trupa shqiptare që veprojnë në zona të
ndryshme të Afganistanit74
. Pra antarësimi në NATO i ka dhënë Shqipërisë nje rol pjesëmarrës
në operacione paqëruajtëse .
Për herë të parë pas hyrjes së Shqipërisë në NATO, COE-DAT është qendra e zbulimit dhe
mbrojtjes kunder terrorizmit vjen në Shqipëri për zhvillimin e kursit të avancuar një javor, me
temë “Analizat dhe strategjitë për të luftuar sulmet terroriste”. Kurs që u zhvillua në prill 2009
me pjesëmarrjen e rreth 40 punonjësve të strukturave të ndryshme të armatosura shqiptare dhe
të vendeve fqinje.75
Qëllimi kryesor i kursit ishte analizimi i sulmeve terroriste të dimensioneve
të ndryshme dhe egzaminimin luftimit të terrorizmit në detaje. Lektorët e pranishëm ishin
akademikë të ndryshëm nga Turqia, Amerika, Anglia, Gjermania dhe Singapor, të cilët janë
ekspertë në fushën e mbrojtjes dhe luftës kundra terrorizmit .
Si një vend më te drejta të plota Shqipëria duhet të përafrohet dhe për nga niveli i Forcave të
Armatosura duke nisur procesin e modernizimit të tyre. Modernizimi i Forcave tё Armatosura
është njё proces kompleks, i cili përfshin ndryshimet thelbësore të kapaciteteve
74
http://www.mod.gov.al Historiku i marëdhënieve NATO-Shqipëri 75
http://www.garda.gov.al/sp Revista Garda,nr 27,
kopje
51
materiale për tё pёrmbushur objektivat strategjikë. Forcat e Armatosura synojnë rritjen e
niveleve cilësore nëpërmjet shndërrimit të tyre në një forcë profesioniste, të mirëstërvitur, të
pajisur me sisteme të teknikës dhe të armatimit bashkëkohor, me mjete moderne e të
ndërveprueshme, dhe të aftë për të realizuar operacione të një spektri të gjerë. Këtij qëllimi i
shërben procesi i modernizimit në FA. Ky modernizim do te aplikohet në të gjitha llojet e FA
si: moderniziminë pajisje, modernizimi ne Forcat Toksore, modernizimi i Forcave Detare,
modernizimi i Forcave Ajrore.
Antarësimi i Shqipërisë në NATO, përbën një ngjarje të rëndësishme për vendin tonë.
Pranimi i Shqipërise me të drejta të plota në NATO, në Samitin e prillit në Strasburg,
vlerësohet si një shtysë e fuqishme për rritjen e investimeve të huaja në vend. Kryetari i
Dhomave të Tregtise dhe Industrisë së Shqipë risë , Ilir Zhilla, në një intervistë theksoi faktin
që : “anëtarësimi i Shqipërisë do të tërheqë vëmëndjen e investitorëve te huaj, karshi vendit
tone. Gjithashtu kjo e bë në më të integrueshme Shqipë rinë në aspekte të tjera.”
Pas antarësimit në NATO u vu re një rritje investimeve të huaja që ndodhi përgjatë viteve
2009-2011. Në raportin e vitit 2011 për investimet e huaja prurjet e investimeve të huaja direkte
ne vitin 2010 në krahasim me 2009 u rritën nga një e katërta në një të tretën e vlerës së
formimit te brendshem bruto te kapitalit nga 717 milionë euro në vitin 2009 në 793 milionë
euro në vitin 2010. 76
Antarësimi i Shqipërisë në NATO përbën një eveniment që është më i prekshëm për, FA si
strukturë me natyrë ushtarake. Fillimi reformave eshtë present në cdo ndarje të FA. Gjatë nje
interviste te realizuar me pilotin e Forcave Ajorore Ervin Buzi në lidhje me inkuadrimin e e FA
Shqiptare në NATO ai u shpreh: Inkuadrimi i FA në strukturat e NATO-s ka të bëjë me
suksesin, aftësinë, përgatitjen e performancën e këtyre forcave, por njëkohësisht ky inkuadrim,
jep mundësinë për një ndryshim të madh e cilësor të Forcave të Armatosura dhe të
institucioneve të tjera. Inkuadrimi i Vendit në NATO është një stimul i madh moral dhe për
strukturat e FA në mënyrë që të punojmë , të aftësohemi dhe të përsosemi, me kërkesën për
të ecur me të njëjtin ritëm, me qëllim që jo vetëm të ruhen arritjet, por të jemi në çdo kohë në
pozicionin dhe lartësinë e duhur.
76
Raport i investimeve të huaja direkte për Shqipërinë 20011, përgatitur nga UNDP, Albania 2012
kopje
52
Gjithsësesi NATO përbën aleancën ushtarako-politike misioni i së cilës ka për qëllim
mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të demokracisë së aleatëve, lirinë e individit, rendin ligjor,
zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe nxit përhapjen e këtyre vlerave nëpër të gjithë zonën Euro-
Atlantike. Antarësimi në NATO i Shipërisë do të thotë sigurim i këtyre vlerave. NATO ka
pasur një rol shum të rëndësishëm për Shqipërinë gjatë administrimit të luftës në Kosovë dhe
kjo përbën dhe kontributin më të madh të NATO-s në Shqipëri. Kontributet e tjera konsistojnë
në sigurimin e mbrojtjes në rast të një sulmi eventual në të ardhmen, në modernizimin e
Forcave te Armatosura toksore, detare dhe ajrore në mënyrë që të arrijnë lartësinë e duhur.
Antarësimi në NATO ka dhe kosto ndoshta jetësore për Forcat e Armatosura Shqiptare. Ky
anëtarësim i ka dhënë Shqipërisë një pozicion paqëruajtjes në disa zona konfliktuale. Kështu
FASH marrin pjesë në misionin ISAF të NATO në Afganistan në disa rajone si Herat (me
kontingjentin italian), Kabul (me kontingjentin turk), Kandahar (në misione speciale me
kontingjentin amerikan) etj.
kopje
53
Përfundime:
Si konkluzion i këtij punimi mund të themi që organizimi ndërkombëtar ka arritur një stad të
rendesishëm të marëdhënieve midis shteteve nëpërmjet veprimtarisë së aktorëve të ndryshëm.
Aktorë të rendësishëm janë organizatat ndërkombëtare qeveritare dhe jo qeveritare,duke marë
parasysh rolin dhe funksion që luajnë në zgjidhjen e sfidave të ndryshme globale. Bota po rritet
shumë e shtetet kanë krijuar marëdhënie ndërvarësie. Transaksionet përmes kufijve shtetëror
janë rritur përmes lëvizjes së njerëzve informacionit dhe produkteve të tregtuara dhe ka
shumë mundësi që politikat botërore të ndikohen nga aktiviteti i organizatave ndërkombëtare
qofshin qeveritare IGO apo jo qeveritare INGO. Këto organizata kanë ardhur dhe janë duke u
rritur në numër duke u bërë një faktor i rëndësishëm dhe influencues në cështjet e ndryshme
globale. Gjithësesi ajo cka është e rëndësishme për tu përmendur janë rolet dhe funksionet e
organizatave ndërkombëtare: ato ekzistojnë me objektiva të ndryshme, duke nxitur arsimin,
kujdesin shëndetësor, zhvillimi ekonomik, mbrojtjen e mjedisit, të drejtat e njeriut, përpjekjet
humanitare, bashkëpunimin, vendosjen e normave dhe parimeve midis shteteve antare, kontakte
ndërkulturore dhe zgjidhjen e konflikteve.
Shqipëria ka zhvilluar marëdhënie të vecanta me organizatat ndërkombëtare. Përpjekja e parë e
Shqipërisë për të marrë pjesë në një organizatë ndërkombëtare ka qënë në organizataën e Lidhjes
së Kombeve. Marëdhëniet e Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare duhet të kuptohen në
varësi të sistëmit politik. Orientimi i Shqipërisë përkrah vendeve komuniste natyrshëm do të
sillte nje politikë të jashtme miqësore me vendet e bllokut Lindor dhe për rrjedhojë antrësimin në
organizatat sovjetike nga të cilat Shqipëria përfitoi ndihma të shumta ekonomike. Ndërkoh që
Shqipëria do të shkëpusë marëdhëniet diplomatike me vëndet perëndimore dhe për rrjedhojë do
të ndjekë të njëjtin qëndrim jo miqësor me organizatat e krijuara nga këto vende për shkak të
divergjencave ideologjike. Raporti i Shqipërisë më organizatat ndërkombëtare në periudhën
1945-1990 ka që i bazuar vetëm në principe ideologjike dhe jo në interesa kombëtare.
Me vendosjen e pluralizmit fillon një periudhe e re e vendosjes së marëdhënieve diplomatike
midis sistemit pluralist demokratik shqiptar me vendet e tjera dhe për rrjedhoje antarësimin në
organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Me vendosjen e sisitemit demokratik filloi procesi i
demokratizimit dhe zhvillimit te vendit. Demokratizimi në vetvete synon integrimin e vendit.
Koncepti i “integrimit”, është bazuar në idenë se tranzicioni është periudha që duhet për t‟u bërë
pjesë e Evropës Perëndimore dhe se procesi i zhvillimit me projektet e tij duhet ndjekur në më
kopje
54
nyrë rigoroze bazuar në programet e donatorëve të huaj dhe organizatave ndërkombëtare për të
përfituar eksperiencën perëndimore. Për këtë arsye në Shqipëri operojnë nje numër i madh
organizatash ndërkombëtare të cilat kanë investuar shuma të konsiderueshme dhe projekte të
ndryshme të kuadër të zhvillimit të vendit tonë. Shuma të konsiderueshme parash janë derdhur
në vend me idenë se vendet në zhvillim kanë nevojë për ndihmë financiare sikurse dhe për
modelet dhe ekspertizën e organizatës që i transmeton ato. Përfitimet e investimeve janë të
dyanshme. Kjo ndodh për shkak se vetë organizatat ndërkombëtare përfitojnë nga nevoja për
zhvillim dhe procesi i tejzgjatur i tranzicionit pasi në to punësohet një numër i tepërt burokratësh
të niveleve të ndryshme, blihen teknologjitë më të fundit dhe udhëtohet nëpër vendet më
ekzotike të planetit.
Gjithësesi Procesi i zhvillimit në Shqiperi u shoqërua me hapjen e ekonomisë dhe
demokratizimit të institucioneve dhe shoqërisë me ndihmën e shprehur nëpërmjet huave dhe
fondeve të organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore , Fondi Monetar Ndërkombetar,
Fondacioni Soros, Bashkimi Europian, OSBE, PNUD etj. Organizatat ndërkombëtare janë bërë
pjesë e rëndësishme e procesit të zhvillimit dhe demokratizimit të vendit dhe prania e tyre ndihet
në cdo aspekt te jetës politike dhe shoqërore. Fushat kryesore të asistencës së ketyre orgnizatave
jënë: Transporti (56%), Mjedisi (56%), Drejtësia (56%) dhe Zhvillimi ekonomik (54%) të cilët
përbëjnë sektorët me përqindje më të lartë investimesh me financim të huaj. Ndërsa niveli i ulët
i investimeve me financim të huaj është në Arsim 11% dhe Shëndetësi 17%. Konkretisht këto
organizata kanë kontribuar me fonde dhe modele në cështje te tilla që kanë ka të bëjë me
procese politike si zgjedhjet e lira, përqëndrimi në procesin e demokratizimit në funksion të
integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, lufta antikorrupsionit, respektimi tëdrejtave të
njeriut, forcimin e institucioneve demokratike, shoqërisë civile, mirëqeverisjen, luftën kundër
korrupsionit apo rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.etj
kopje
55
Bibliografia:
1. Charls kangley,”Politikat Botërore” UFO press, 2009
2. Karen Mings, Bazat e Marëdhënieve Ndërkombëtare, AIIS, Tiranë 2008
3. Alexander Thompson and Duncan Snidal, “International Organization”, University of
Chicago 1999
4. Orinda Malltezi, “roli dhe funksioni i organiezatave ndërkombë tare”, leksione te
shpërndara në klasë .
5. Klas Dickam ,The History of International Organization –ëhats nëë ?, Toronto,
University Press
6. Dan Lindley,”Promoting Peace ë ith Information ,Transparency as a Tool of Security
Regimes”, University of Notre Dame, Notre Dame, IN 46556,Notre Dame 2006
7. Henry Kisinger, “Diplomacia”, Tiranë 1999, leart.
8. Hans J. Morgenthau.: "Politika ndërmjet kombeve. Lufta për pushtet dhe paqe."
Instituti i Studimeve Ndërkombë tare, Tiranë 2008
9. Ass.prof.dok Bekim Baliqi, “Hyrje në Diplomaci dhe Politikë të Jashtme”, Prishtinë
2010
10. Anthony,Gidens. “Sociologjia”, Tiranë 2007, Polity Press.
11. Odeta Barballushi, “Politika e Jashtme e Shqipërisë ”, cikë l leksionesh
12. Arben Puto, “E Drejta Ndërkombëtare Publike” , Dudaj, Tiranë 2010
13. Edëin Jakques,” Historia e popullit shqiptar nga lashtësia e deri në ditët tona.”lajmi I
mire”,Tirane 1995.
14. Afrim Krasniqi, “Sistemet Politike në Shqipë ri 1912-2008” UFO press, Tiranë 2009
15. Plani i Integruar i Ministrisë
16. Kushtetuta e vitit 1976
17. Austrian Development Agency, Referati pёr Shqipёrinё, “Shqipëri plani 2007-
2009”, botuar nga Ministria Federale pёr Çёshtjet Evropiane dhe Ndёrkombёtare,
Vjenë Austri,
18. Manuali i NATO-s
19. Adem Mezini, “SHEKULLI I XX, Pë rmbajtja dhe Specifikat e Tranzicionit
Postotalitar në Shqipëri”, EDFA.
kopje
56
20. Klosi, A. . Shqipëria ç’mund të jetë, Botimet Përpjekja, Munih : Tachidromos ,1997,
21. Blendi Kajsiu , Demokratizim pa politikë:” Baza konceptuale e qasjes ndërkombëtare
në Shqipëri”, Polis 4, UET
22. Progress-Raport i vitit 2008, “Ndihma e donatoreve të Huaj”,nëntor 2009
23. Blerta Picari,” Ndikimi i ndërkombëtarëve nëpërmjet organizatave jofitimprurëse në
procesin e zhvillimit, Polis 4 , UET,
24. Programi shqiptar i veprimit ndaj minave, Raport i vitit 2007, AMAE.
25. Sonila Danaj: “Qytetaret e padukshme ne politike :Grate ne zonat rurale” .Polis
5,vjeshte 2008
26. Raport i misionit të OSBE/ODIHR-it pë r vlerësimin e nevojave 17-21 janar
2011,Varshavë
27. Dëmshpërblimi për personat e trafikuar dhe të shfrytëzuar në rajonin e OSBE-së ,
Botim i OSCE-së 2008
28. Raport i investimeve të huaja direkte pë r Shqipë rinë 20011, pë rgatitur nga UNDP,
Albania 2012
29. Manual: Manual për Oficerë te Policisë së Kufirit dhe Migracionit për përzgjedhjen e
emigrantë ve të parregullt dhe azilkërkuesve, Botim i UNHCR, Tiranë 2008
30. Udhërrëfyes për Policim Demokratik nga Këshilltari i Lartë Policor i Sekretarit të
Përgjithshëm të OSBE-së, botim i OSCE-së , Vjenë , Maj 2008
31. http://www.intergovernmentalorganizations.org/
32. www.gazetarepublika.al: “Shqipëria para dhe pas Luftë së Parë Botërore, diplomacia
Europiane”
33. http://www .imf.org/
34. http://www.osce.org/sq/albania/19296, “mandati i OSBE-së në Shqipëri”.- Vendim i
KP-së/588
35. http://www .mod.gov.al - Historiku i marëdhënieve NATO-Shqipë ri
36. http://www.garda.gov.al/sp Revista Garda,nr 27.
37. http://www.mpcs.gov.al/- Lista e organizatave që veprojnë në Shqipëri
kopje
57