Dr. sc. Ahmet SHALA
SISTEMET E INFORMIMIT DHE KOMUNIKIMIT
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Departamenti: Komunikacion
Viti i II-të, semestri i III-të
PRISHTINË, 2012
Dr. sc. Ahmet SHALA
2
PARATHËNIE
Ky libër është shtjelluar duke u bazuar në planin dhe programin e lëndës me të njëjtin emër
pranë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i Komunikacionit.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit bashkëkohor gjithnjë e më shumë po mundësojnë
zhvillimin e parametrave relevant prej të cilëve varet kualiteti i komunikacionit.
Detyrë e komunikacionit nuk është vetëm transporti i njerëzve, mallit dhe shërbimeve por ky
komunikacion duhet të kënaq dhe të mundësojë parametra kualitativ siç janë: kapaciteti optimal,
kualiteti, drejtimi, ekologjia, komunikimi i të dhënave dhe saktësia e rrjetave të komunikacionit.
Zhvillimi i rrjetave të reja të komunikacionit ka për qëllim ndërtimin e rrjetave në nivel
nacional, regjional, kontinental dhe global-botëror.
Duke e ndier nevojën që të japim një qasje shkencore për Sistemet e Informimit dhe
Komunikimit në përgjithësi dhe atë në lëmin e Komunikacionit në veçanti iu qasem punës në hartim
e këtij libri i cili posaçërisht duhet të u shërbejë studentëve të Komunikacionit por mund të përdoret
edhe nga studiues të tjerë që dëshirojnë të kyçen në këtë lëmi.
Duke qenë i hapur për vërejtje dhe sugjerime qëllim mira, shpresojmë se ky libër do të
mirëpritet.
Prishtinë, Autori
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
3
P ë r m b j a t j a
PARATHËNIE .....................................................................................................................2HYRJE.................................................................................................................................4I. NË PËRGJITHËSI PËR INFORMIMIN – INFORMATËN .................................................5II. TEORIA E INFORMIMIT – INFORMATËS......................................................................8II.1. Informata dhe teoria e probabilitetit...................................................................................................................... 9
Shembull 1. ................................................................................................................................................................. 10
Shembull 2. ................................................................................................................................................................. 10
Shembull 3. ................................................................................................................................................................. 11
II.2. Përmbajtja e informatës dhe Entropia................................................................................................................. 12
Shembull 4. ................................................................................................................................................................. 13
II. 3. Ndarja e sinjaleve si transmetues të informatave............................................................................................... 14
II. 4. Kodet dhe kodimi i informatës............................................................................................................................. 16
II. 4.1. Konvertimi i numrave Binar, Decimal dhe Heksadecimal .............................................................................. 17
Shembull 5. Konvertimi i numrave binar - heksadecimal ........................................................................................... 18
Shembull 6. Konvertimi i numrave binar - decimal .................................................................................................... 19
Shembull 7. Konvertimi i numrave heksadecimal - decimal....................................................................................... 20
II.4.2. Kodet kontrolluese............................................................................................................................................ 21
Shembull 8. ................................................................................................................................................................. 24
III. LLOJET E LAJMIT – POROSISË................................................................................25III. 1. Porosia me zë ....................................................................................................................................................... 25
III. 2. Lajmet e shkruara, me foto statike dhe lëvizëse ............................................................................................... 27
III. 3. Interneti, Rrjeti i gjerë publik i kompjuterëve ................................................................................................. 28
IV. PAJISJET KOMUNIKUESE ........................................................................................32IV. 1. Pajisjet Analoge ................................................................................................................................................... 34
IV.1.1. Modulimi analog i sinjalit sipas amplitudës.................................................................................................... 36
Shembull 9. ................................................................................................................................................................. 39
Shembull 10. ............................................................................................................................................................... 40
IV.1.2. Modulimi analog i sinjalit sipas fazës ............................................................................................................. 41
Shembull 11. ............................................................................................................................................................... 42
IV.1.3. Modulimi analog i sinjalit sipas frekuencës .................................................................................................... 43
Shembull 12 ................................................................................................................................................................ 45
IV.2. Pajisjet Digjitale.................................................................................................................................................... 47
IV.2.1. Modulimi digjital ............................................................................................................................................ 49
V. SISTEMET E INFORMIMIT DHE KOMUNIKIMIT NË KOMUNIKACION .....................52V.1. Pajisja komunikuese DPCM ................................................................................................................................. 53
Shembull 13: Kuantizimi i sinjalit............................................................................................................................... 54
V.2. Sistemi i Informimit Gjeografik – GIS : Geographic Information System....................................................... 58
V.3. Sistemi i informimit Telematik në Transport ...................................................................................................... 65
V.4. Programet zhvillimore informativo-komunikuese PROMETHEUS dhe DRIVE ............................................ 68
LITERATURA....................................................................................................................72
Dr. sc. Ahmet SHALA
4
HYRJE
Duke i shikuar Informimin dhe Komunikim si një tërësi është mjaft vështirë të ndahen ato
njëra nga tjetra, por me cilën pjesë të veçantë të njihemi më parë, do të nisemi nga vetë jeta e
njeriut. Në fillim të gjithë njerëzit fillojnë të informohen p.sh lidhur me njëri-tjetrin, pas një
informimi të mjaftueshëm ato vendosin të kenë komunikime të natyrave të ndryshme.
Bazuar në këtë edhe këtu kemi filluar me informimin përkatësisht informatën si fenomen dhe
pastaj kemi kaluar në komunikimet në përgjithësi.
Nganjëherë ka qenë e vështirë që ti ndajmë këta dy faktorë sepse vetë natyra e tyre është e
ndërlidhur.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
5
I. NË PËRGJITHËSI PËR INFORMIMIN – INFORMATËN
Informata në kuptimin e përgjithshëm paraqet lajm apo risi, të cilën e ofrojnë mjetet e
informimit publik, lajme të cilat transmetohen nga pajisjet komunikuese.
Informata mund të definohet edhe si cilësi e përcaktimit të parametrave të ndonjë përmbajtje e
cila ka të bëjë me një përmbajtje tjetër.
Definicioni teknik i informatës është: Informata është bashkësi e të dhënave (elementeve,
ngjarjeve), të cilat shprehen përmes ndonjë ligji matematikor të gjasave (probabilitetit).
Sinjali paraqet bartësin e informatave, pra informata futet në sinjal.
Simbolet paraqesin reprezentuesit e të dhënave (ngjarjeve).
Lëmi e cila merret me studimin teorik të informatës është Teoria e Informimit e cila paraqet
bazën teorike të komunikimit teknik të informatave, përkatësisht në kuptimin e ngushtë ka për
detyrë të zgjedhë problemet e komunikimit.
Teoria e Informimit mund të përkufizohet në prezantimin fizik të informatës në formën e saj
kontinuele dhe diskrete si sinjal. Këto sinjale quhen transmetues të informatave.
Si lëmi shkencore, Teoria e Informimit merret me formën matematike të informatës, kurse në
kuptimin e zbatimit të saj paraqitet në komunikacion, rregullim dhe kompjuteristikë.
Informata është madhësi e matshme . Malli i cili transportohet përmes mjeteve komunikuese
quhet informatë
Mjetet komunikuese janë mjete transporti ashtu si rrugët, hekurudhat, trafiku ajror etj, por
këtu malli që bartet është informata.
Informata mund të paraqitet në formën e fjalëve të shkruara, zërit dhe fotografisë etj.
Bazuar në këto dallohen këto forma të informatës:
- sintaksore
- skematike
- programore dhe
- estetike.
Dr. sc. Ahmet SHALA
6
Informata sintaksore (në formë të zërit) përbëhet nga këto elemente:
- lloji i burimit statistikor
- kufizimet lidhur me kodin
- siguria e kodimit
- kapaciteti i nevojshëm i linjës dhe kodimi optimal
- numri i simboleve në përmbajtje të burimit të informatës dhe
- gjatësia e simboleve (fjalëve).
Kështu forma sintaksore e informatës është një ndër format më të ulëta të paraqitjes së
informatës, por prapë se prapë është prezentë në komunikacion.
Informata skematike i mundëson pranuesit të njohë përmbajtjen e informatës. Kështu
pranuesi në memorien e tij duhet të ketë rregulla skematike, të cilat përcaktojnë përmbajtjen e
secilës porosi. Gjuhët e shkruara natyrore janë forma më karakteristike e informatës skematike.
Nëse dy njerëz nuk flasin të njëjtën gjuhë, përmbajtja sintaksore do të jetë shumë e madhe (për
shkak të numrit të madh të përpjekjeve për shpjegime), kurse përmbajtja skematike shumë e vogël
ose gati kurrfarë. Pranuesi duhet të dijë kodin e dhënësit, e nëse këtë nuk e di, përmbajtja skematike
e informatës është zero.
Se çka nënkupton ndonjë fjalë në gjuhët natyrore është rezultat i marrëveshjeve, mund të jetë
e ndryshme në raste dhe rrethana të ndryshme, ndryshon edhe si variabël në funksion të kohës. Kjo
është e caktuar sipas rregullave formale logjike.
Të gjitha mjetet komunikuese posedojnë parametra të funksioneve logjike, të cilët iu
mundësojnë të njohin porositë e caktuara, për të cilat edhe janë projektuar. P.sh. Pajisja
telekomunikuese e njeh parapaguesin i cili dëshiron të vendosë lidhje ose kërkohet për një gjë të
tillë. Filtri elektrik e njeh porosinë, përkatësisht urdhrin që disa sinjale duhet lëshuar e disa sinjale
jo.
Përmbajtja skematike e informatës ka rëndësi të madhe te pajisjet kriptografike të
komunikimit. Kjo nënkupton që personat të cilët dëshirojnë të komunikojnë do të kenë protokollin e
tyre të komunikimit, pra njërën nga metodat mbrojtëse të kodimit. Pala tjetër p.sh armiku i cili
dëshiron të deshifroj këto informata, do të përdorë përmbajtje të gjata të informatave sintaksore, pra
numër të madh të tentimeve për deshifrim.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
7
Informata programore zakonisht varet nga pranuesi dhe momenti i pranimit të ndonjë
porosie. Disa porosi të cilat kanë përmbajtje të gjatë sintaksore dhe programore, mund të jenë
përmbajtje programore zero. P.sh një lajm mjaft me rëndësi që merret me vonesë, nuk ka fare
rëndësi, apo siç themi “e morëm vesh vonë se ...” .
Faktori kryesor që e karakterizon informatën programore është vonesa në transmetim prej
burimit deri te dedikimi. Te pajisjet komunikuese faktori i vonesës është përcaktues i shfrytëzimit të
pajisjes. Shpejtësia e pranimit, përpunimi dhe dërgimi i informatave duhet të jetë e kënaqshme,
ashtu që personat e interesuar të kenë informata të sakta në kohë të sakta.
Informata estetike paraqesin numër të pacaktuar të porosive të cilat gjeneron burimi i
informatave. Papërcaktueshmëria është e caktuar me strukturën e burimit të tyre, pra sipas gjasës që
porosia të përsëritet dhe varësinë e tyre. Kjo informatë është mjaftë e dëshirueshme sepse njeriun e
kënaq përmes lojërave, zërave, notave ose ngjyrave.
Mund të thuhet se informata estetike matet me raportin e pa pa-përcaktimit dhe përcaktimit.
Dr. sc. Ahmet SHALA
8
II. TEORIA E INFORMIMIT – INFORMATËS
Njëri ndër themeluesit e Teorisë së Informimit është amerikani Clod Shanon, i cili ka dhënë
kontribut të madh sidomos në përcaktimin e kualitetit të transmetimit të informatës, definimin e
kapacitetit të linjës për transmetim të informatave në pajisjet komunikuese.
Njëri ndër ligjet elementare të natyrës kurse mjaft fundamental për studimin e informatës
është ligji i Weber-Fechner-it, i cili thotë:
Shkalla e ndjeshmërisë është proporcionale me logaritmin e raportit të madhësive që normohen,
pra:
2
1logI
IkS .................................................................................................................. (1)
ku: S- Shkalla e ndjeshmërisë, k-faktor i proporcionalitetit, I1 dhe I2 – intensiteti i madhësive që
normohen.
Rëndësia e ligjit të Weber-Fechner-it në Komunikacion qëndron në atë se i ndërlidhë
madhësitë subjektive dhe objektive, pra në mundësimin e përcaktimit të njësive transmetuese:
Decibeli (dB), Neperi (Np) dhe Bajti (byte).
Decibeli [dB] paraqet logaritmin me bazë 10 të raportit të dy madhësive fizike me njësi
matëse të njëjta, kështu sipas ligjit të Weber-Fechner-it në decibel mund të paraqitet p.sh. tensioni
(U), rryma (I) ose fuqia (P):
][log2
][log][log2
1
2
1
2
1 dBP
PkdB
I
IkdB
U
Uk ........................................................... (2)
Kështu në shprehjen (2) kur është fjala për logaritmin me bazë 10 të normuar të raporteve të
tensioneve ose rrymave, konstanta është k, kurse nëse është fjala për raportin e fuqive ajo është k/2.
Neperi [Np] paraqet logaritmin natyral (baza e=2.71) të raportit të dy madhësive fizike me
njësi matëse të njëjta, kështu sipas ligjit të Weber-Fechner-it në decibel mund të paraqitet p.sh.
tensioni, rryma ose fuqia:
][ln2
][ln][ln2
1
2
1
2
1 NpP
PkNp
I
IkNp
U
Uk ................................................................ (3)
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
9
Bajti [byte] paraqet njësinë matëse të sasisë së informatës gjatë transmetimit dhe përcaktohet
me logaritmin me bazën 2 të numrit pa njësi duke shfrytëzuar ligjin e Weber-Fechner-it.
Njësi më të mëdha për matjen e sasisë së transmetimit të informatës janë:
Kilobajti [KB] ku:
][10][1 3 bitKb ..................................................................................................................... (4)
Megabajti [MB] ku:
][10][1 6 bitMB .................................................................................................................... (5)
Gigabajti [GB] ku:
][10][1 9 bitGB ..................................................................................................................... (6)
Terrabajti [TB] ku:
][10][1 12 bitTB ..................................................................................................................... (7)
II.1. Informata dhe teoria e probabilitetit
Secili lloj i informatave mund të përshkruhet përmes ligjit matematik të probabilitetit (gjasës),
sipas të cilit të dhënat në informata mund të paraqiten me pjesëmarrje të caktuar.
Nëse marrim që simbolet: x1, x2, x3, ... , xn, ... , xi paraqesin përfaqësues të një informate,
atëherë me analizën e karakteristikave të këtyre simboleve do të nxirret përmbajtja e informatës.
Çdo simbol ka probabilitetin e paraqitjes së tij pra p(xi), pra:
x1 p(x1)
x2 p(x2)
...
xi p(xi) ............................................................................................................ (8)
...
xn p(xn)
Shuma e probabilitetit të gjitha simboleve xi (i=1...n) është e barabartë me 1, pra:
%1001)(1
n
iixp .............................................................................................................. (9)
Dr. sc. Ahmet SHALA
10
Shembull 1.
Nëse një informatë përbëhet nga tri simboleve x1, x2 dhe x3 dhe nëse probabiliteti i simboleve
x1 dhe x2 dihet, pra:
p(x1) = 0.4 = 40%
p(x2) = 0.25 = 25%
atëherë probabiliteti i simbolit të tretë x3, do të jetë:
%1001)()()()( 321
3
1
xpxpxpxpi
i
)()(1)( 213 xpxpxp
35.025.04.01)( 3 xp
%3535.0)( 3 xp
Shpërndarja më e shpeshtë e simboleve të një informate i përgjigjet shpërndarjes normale apo
siç është e njohur “shpërndarja e Gauss-it”, në këtë rast probabilitetit të paraqitjes së simboleve
gjithashtu i përgjigjet një funksion i Gauss-it (Fig. 1). Shumë probleme në teori dhe praktikë
zgjidhen me përdorim të këtij funksioni.
2
2
1
2
1)(
x
exf ................................................................................. (10)
Shembull 2.
0 4 8 12 16 20 24 28 32 36 400
0.025
0.05
0.075
0.1
f x( )
x- +
x
f( x)
T1 T2
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
11
Fig. 1. Funksioni i Gauss-it i shpërndarjes normale ( = 4 dhe = 20)
Mesatarja aritmetike mX e grupit të të dhënave caktohet me shprehjen:
n
xxxx
nX n
n
iim
...1 21
1
......................................................................................... (11)
Kështu nëse grafikun në Fig. 1 e kemi paraqitur në intervalin 0 deri 40 me hap 0.01, atëherë
mesatarja aritmetike për pikat e marra në aksin x do të llogaritet si në vijim.
Shembull 3.
xfillestar 0 xfundor 40 hapi 0.01
n ceilxfundor xfillestar
hapi
n 4000 i 0 n
xi xfillestar i hapi
Xm1
n1
n
i
xi
Xm 20.005
Kështu pra, mesatarja aritmetike në këtë rast do të jetë:
005.20mx
Njëra prej madhësive mjaft me rëndësi për përpunimin empirik të të dhënave është devijimi
standard 2 , e cila llogaritet me shprehjen:
dxxfx )(22 ........................................................................................................... (12)
Faktori i pritjes për variablat kontinuale llogaritet me shprehjen:
dxxfx )( .................................................................................................................. (13)
kurse për variablat diskontinuale llogaritet me shprehjen:
n
iii xpx
1
)( .................................................................................................................... (14)
Dr. sc. Ahmet SHALA
12
ku: )( ixp paraqet probabilitetin e variablës xi.
Funksioni i Gauss-it f(x) ka këto veti:
a) 0)( xf , për çdo x.......................................................................................................... (15)
b) 1)(
dxxf .................................................................................................................. (16)
c) )()( 21
2
1
xxxPdxxfx
x
.......................................................................................... (17)
ku )( 21 xxxP paraqet probabilitetin prej x1 deri x2 dhe llogaritet me shprehjen:
1
2
2
1
212
1)(
x
x
x
dxexxxp
....................................................... (18)
Vlera e funksionit f(x) quhet amplitudë, p.sh nga Fig. 1 shihet se:
1)( Tf dhe 2)( Tf .
Simbolet me amplituda të mëdha kanë probabilitet të paraqitjes mjaft të vogël, pra hasen
mjaft rrallë. Simbolet me amplituda mesatare kanë probabilitet të konsiderueshëm të paraqitjes
përderisa simbolet me amplituda të vogla kanë probabilitet të paraqitjes mjaft të madh.
Informata e të folurit (me zë) është e formës jo-uniforme, kështu që probabiliteti i paraqitjes
së simboleve është i ndryshueshëm. Kjo e vështirëson përpunimin digjital të të folurit si informatë.
II.2. Përmbajtja e informatës dhe Entropia
Përmbajtja e informatës paraqet vlerën reciproke të probabilitetit të paraqitjes së simboleve
përbërëse (i) të saj, pra:
)(
1)(
ii xp
xI ....................................................................................................................... (19)
Meqë rezultati i shprehjes (19) është pa dimension, kurse në informata duhet të jetë e
matshme atëherë përmbajtja e informatës llogaritet në bit, pra përdoret logaritmi me bazë 2 (log2)
apo që shpesh quhet logaritmi dual (ld).
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
13
][)(
1ld
)(
1log)( 2 bit
xpxpxI
iii ...................................................................................... (20)
Nëse një informatë ka vetëm një simbol, probabiliteti i paraqitjes së këtij simboli është 100%,
kurse përmbajtja e kësaj informate është asgjë (zero).
Çdo informatë ka vlefshmërinë e burimeve të saj (Bvl) që varet nga numri i burimeve të
përgjithshme (Bp) dhe burimeve të vërteta (Bv). Ndryshimi ndërmjet këtyre dy llojeve të burimeve
paraqet përmbajtjen e vërtetë të informatës, pra:
vpvl BBB ......................................................................................................................... (21)
Përmbajtja e vërtetë e informatës shpesh quhet entropia e burimit.
Entropia H(X) paraqet vlerën mesatare të përmbajtjes së informatës, pra:
]/[)(
1ld)()()(
11
simbolbitxp
xpxHXHn
i ii
n
ii
................................................. (22)
Kështu nëse probabiliteti i paraqitjes së ndonjë simboli është 1, atëherë të panjohurat janë 0 e
gjithashtu edhe entropia e saj është e barabartë me 0.
Sa më të barabarta që të jenë probabilitetit e mundësisë së paraqitjeve të simboleve të një
informate aq më e madhe është entropia e asaj informate, kështu nëse probabiliteti i të gjitha
simboleve (n) të një informate është i barabartë, pra në këtë rast:
nxp i
1)( , ni ,...2,1
atëherë entropia do të jetë maksimale:
]/[ld11
ld1
)(
1ld)()()(
11
simbolbitn
nn
nxp
xpxHXHn
i ii
n
ii
.................. (23)
Shembull 4.
Nëse një informatë përmban dy simbole me probabilitet të njëjtë të paraqitjes atëherë kemi:
1x dhe 2x - simbolet përbërëse
%505.0)()( 21 xpxp
Përmbajtja e secilit simbol sipas shprehjes (20) është:
Dr. sc. Ahmet SHALA
14
][15.0
1ld
)(
1ld
)(
1log)(
1121 bit
xpxpxI
][15.0
1ld
)(
1ld
)(
1log)(
2222 bit
xpxpxI
Entropia duhet të jetë maksimale, meqë simbolet kanë probabilitet të barabartë, pra sipas
shprehjes (22) kemi:
]/[)(
1ld)(
)(
1ld)()(
22
11 simbolbit
xpxp
xpxpXH
]/[15.0
1ld5.0
5.0
1ld5.0)( simbolbitXH
Në rastin kur një informatë përbëhet nga 4 simbole me probabilitet të njëjtë paraqitje pra:
%2525.0)()()()( 4321 xpxpxpxp
Entropia do të jetë maksimale e barabartë me 2, pra:
]/[2)(
1ld)(
)(
1ld)(
)(
1ld)(
)(
1ld)()(
44
33
22
11 simbolbit
xpxp
xpxp
xpxp
xpxpXH
II. 3. Ndarja e sinjaleve si transmetues të informatave
Sinjalet si transmetues të informatave mund të kenë formë:
- kontinuale (të vazhdueshme) dhe
- diskrete (me shkëputje).
Forma kontinuale e sinjaleve nënkupton sinjalin i cili nuk ka shkëputje sipas kohës, pra sinjal
i cili për ekziston për çfarëdo vlere të kohës dhe ndryshimi i kësaj vlere për dy simbole fqinje nuk
ka kërcim, pra ndryshimi i tangjentit të këndit ndërmjet këtyre dy pikave është shumë i vogël sa
mund të neglizhohet.
Shembulli më i mirë i sinjaleve kontinuele janë sinjalet harmonike (fig. 2). Informata
kontinuale paraqitet në funksion të kohës dhe nuk ka shkëputje. Shembull i këtyre informatave janë
të folurit dhe muzika.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
15
t
A(t)
0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
1
0.5
0.5
1
Fig. 2. Sinjali kontinual (i vazhdueshëm)
Informatat kontinuele mund të shndërrohen në informata diskrete me gabim të vogël, nëse
shfrytëzohen hapat kohor modular.
Që të shfrytëzohet hapi kohor modular, shfrytëzohen sinjalet kontinuele pulsor, kështu kjo
mënyrë mund të quhet edhe modulim pulsor apo diskret.
Shembull i sinjalit diskret është informata telegrafike, ku sinjali përbëhet nga elementet nën
dhe pa rrymë. (Fig. 3.).
Në funksion të kohës paraqiten disa sinjale, pra funksione diskrete në formë të impulseve. I
pari Morse i ka bartë këto sinjale, përkatësisht impulse të cilat i ka shënuar me kodin e tij. Sinjali ka
vetëm dy intensitete 0 ose 1, në kohëzgjatje të ndryshme. Kodi i Morse-së paraqitet si kod binar.
0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 100.1
0.5
1.1
t
A(t)
Fig. 3. Sinjali diskret - telegrafik
Dr. sc. Ahmet SHALA
16
II. 4. Kodet dhe kodimi i informatës
Me qëllim të transmetimit të informatës përmes pajisjes transmetuese, ajo duhet të
përpunohet, ashtu që procedimi të jetë efikas dhe kualitativ.
Një mënyrë e përpunimit të sinjaleve është kodimi. Me zgjedhje të mirë të kodit mundësohet
mbrojtja e duhur e sinjalit nga pengesat, përkatësisht transmetimi kualitativ i tij.
Ekzistojnë sisteme koduese të cilat iu përmbahen dhe që nuk iu përmbahen sistemeve
numerike natyrore.
Vargu i zgjedhur i kombinimit të numrave sipas ndonjërit sistem kodues quhet kod.
Kodet dallojnë sipas bazës dhe numrit të elementeve të mundshëm për krijimin e
kombinimeve. Baza (b) e ngritur në fuqi me numrin e elementeve të mundshëm (m) paraqet numrin
e kombinimeve të mundshme të një kodi, pra:
mb ................................................................................................................................. (24)
Në përdorim më së tepërmi janë: kodi binar, decimal dhe heksadecimal.
Kodi binar është mjaft i rëndësishëm, sepse është mjaft i thjeshtë, përmban vetëm dy
simbole, 0 dhe 1, kështu është i përshtatshëm për pajisjet digjitale elektronike të cilat njohin vetëm
dy gjendje stabile, 0 dhe 1. Baza këtij kodi është 2.
Kodi decimal është mjaft interesant për arsye se shumica e komunikimeve njerëzore
realizohet përmes tij. Baza e këtij kodi është 10. Siç dihet simbolet e këtij kodi janë: 0, 1, 2, 3, 4, 5,
6, 7, 8 dhe 9.
Kodi heksadecimal është i përshtatshëm për lokalizimin e informatave ku një lokacion
memorues prej 8 bit-ësh shndërrohet në një bit. Baza e këtij kodi është 16. Simbolet e këtij kodi
janë: 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, A, B, C, D, E dhe F. Kjo do të thotë se një përmbajtje e koduar duhet
të përmbajë 16 simbole të ndryshëm prej x1 = 0 deri x16 = F.
Në rastin e përdorimit të kodeve, çështje me rëndësi paraqet kalimi prej një lloji të kodimit në
tjetrin.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
17
II. 4.1. Konvertimi i numrave Binar, Decimal dhe Heksadecimal
Le të shohim si qëndrojnë numrat bazik të këtyre tri sistemeve ndërmjet veti:
Binar Decimal Heksadecimal
0000 0 0
0001 1 1
0010 2 2
0011 3 3
0100 4 4
0101 5 5
0110 6 6
0111 7 7
1000 8 8
1001 9 9
1010 10 A
1011 11 B
1100 12 C
1101 13 D
1110 14 E
1111 15 F
Konvertimi i numrave bazik decimal dhe heksadecimal në numra binar siç është paraqitur më
parë shpesh quhet edhe kodi EXCESS 3.
Kështu pra numrat bazik heksadecimal janë: 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, A (dhjetë),
B (njëmbëdhjetë), C (dymbëdhjetë), D (trembëdhjetë), E (katërmbëdhjetë), F (pesëmbëdhjetë)
Dr. sc. Ahmet SHALA
18
Shembull 5. Konvertimi i numrave binar - heksadecimal
Numrat Binar është shumë lehtë të konvertohen në numra heksadecimal, sepse çdo numër
heksadecimal është i dizajnuar ashtu që ka nga katër bit (katër shifra) binar, kështu nëse kemi këtë
numër binar:
100011011011110101000100001
vendosim presje për çdo katër shifra (duke filluar nga ana djathtë në të majtë):
100,0110,1101,1110,1010,0010,0001 ←fillo nga kjo anë
Meqë në fillim kanë mbetur tri shifra nuk prish asgjë nëse shtojmë një 0, dhe secilit grup katër
shifror ia shoqërojmë numrin heksadecimal përkatës, pra:
Binar: 0100,0110,1101,1110,1010,0010,0001
Heksadecimal: 4 6 D E A 2 1
atëherë numri binar 100011011011110101000100001 është i barabitë me numrin heksadecimal
46DEA21.
Në mënyrë të ngjashme bëhet edhe konvertimi i numrave heksadecimal në binar, vetëm
veprohet anasjelltas duke ia shoqëruar secilës shifër heksadecimale nga katër digit përkatës binar.
Konvertimi prej dhe në numrat decimal është më i koklavitur që do ta shohim në vijim.
Konvertimi i numrit binar në numër decimal realizohet si në shembullin vijues.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
19
Shembull 6. Konvertimi i numrave binar - decimal
Dihet se p.sh numri 7431 mund të zbërthehet në:
7431 = 7*103 + 4*102 + 3*101 + 1*100
Tabela e numrit 10 në fuqinë e 7, 6 ... 0::
107 106 105 104 103 102 101 100
10000000 1000000 100000 10000 1000 100 10 1
Le të shohim si konvertohet numri binar 110101 në numër decimal.
Tabela e numrit 2 në fuqinë e 7, 6 ... 0:
27 26 25 24 23 22 21 20
128 64 32 16 8 4 2 1
Duke e ditur se numrat binar kanë bazën 2 atëherë numri i dhënë ka 6 shifra dhe duke
numëruar nga zeroja shifra e parë nga e majta (fillimi) duhet shoqëruar me numrin 2 në fuqinë 5,
pasta shifra e dytë me numrin 2 në fuqinë 4 e kështu me radhë deri te shifra e fundit çdoherë
shoqërohet me numrin 2 në fuqinë zero, pra:
(110101)2 = 1*25 + 1*24 + 0*23 + 1*22 + 0*21 + 1*20
=1*32+1*16+0*8+1*4+0*2+1*1
=32+16+0+4+0+1
= (53)10,
Kështu numri binar 110101 është i barabartë me numrin decimal 53.
Dr. sc. Ahmet SHALA
20
Në vijim le të veprojmë në mënyrë të anasjelltë, pra konvertimin e numrit decimal 53 në
numër binar.
53 : 2 = 26 mbetja 1
26 : 2 = 13 mbetja 0
13 : 2 = 6 mbetja 1
6 : 2 = 3 mbetja 0
3 : 2 = 1 mbetja 1
1 : 2 = 0 mbetja 1
Kështu kur të shkruhen me radhë shifrat binare para numrave 2 në fuqitë prej 5, 4 deri në 0
fitohet ky numër binar 110101 pra i cili është i barabartë me numrin decimal 53.
Shembull 7. Konvertimi i numrave heksadecimal - decimal
Tabela e numrit 16 në fuqinë e 7, 6 ... 0:
Le të konvertojmë numrin heksadecimal F40A2 në numër decimal:
F40A2 = F *164 + 4*163 + 0*162 + A*161 + 2*160
= 15*164 + 4*163 + 0*162 + 10*161 + 2*160
= 983040 + 16384 + 0 + 160 + 2 = 999586
Pra numri heksadecimal F40A2 është i barabartë me numrin decimal 999586.
Le të veprojmë në mënyrë të anasjellët, pra konvertimin e numrit decimal 999586 në numër
heksadecimal.
167 166 165 164 163 162 161 160
268435456 16777216 1048576 65536 4096 256 16 1
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
21
Pjesëtojmë me 16, pra: 999586 : 16 = 62474 mbetja 2, dhe është më i madh se 4096 = 163
por më i vogël se 65536 = 164 andaj merret:
(F) 15*164 = 983040 , mbetja është 16546 që është më i vogël se 999586
(vërejtje: 0*165 = 0 kurse 1*165 = 104876>999586)
Pjesëtojmë 16546 : 16 = 1034 mbetja 2, dhe është më i madh se 256 = 162 por më i vogël se
4096 = 163 andaj merret:
+ (4) 4*163 = 16384 , mbetja 999586-983040-16384 = 162
Pjesëtojmë 162 : 16 = 10 , mbetja 2, dhe është më i madh se 1 = 160 por më i vogël se
16 = 161 por meqë është kaluar fuqia 162 së pari merret:
+ (0) 0*162 = 0
pastaj merret:
+ (A) 10*161= 160 , mbetja 999586-983040-16384-0-160 = 2
Tani mbetja përfundimtare 2 shkruhet si:
+ (2) 2*160 = 2
------------- --------------
F40A2 = 999586
II.4.2. Kodet kontrolluese
Gjatë konvertimit të numrave nga një sistem kodimi në tjetrin pamë se mund të shfrytëzohen
të gjitha shifrat bazike të secilit sistem të numrave apo kodeve.
Nëse zgjedhim një kodim të atillë që gjatë konvertimit të informatës prej një sistemi kodues
në tjetrin nuk i shfrytëzon të gjitha shifrat bazike të tij, p.sh i përdor vetëm 10 shifrat e para bazike
të sistemit të numrave heksadecimal, kurse 6 të tjerët lihen të lirë atëherë thuhet se kemi zgjedhur
një kodim redundant.
Redundantiteti i kodeve është faktor mjaft i rëndësishëm e kodimit, pasi që sa më i madh që të
jetë ai aq më e vogël është mundësia e gabimit.
Për realizimin e kontrollës së kodit, ai duhet të ketë redundantitet (shifra bazike të lira).
Dr. sc. Ahmet SHALA
22
Matematikani Hamming është marrë me kërkimin e kodeve adekuate për transmetim të
informatave. Ai ka projektuar Kodin për Detektim të Gabimit – EDC (Error Detection Code) dhe
Kodin për Korrektim të Gabimit – ECC (Error Correction Code).
Kodet EDC/ECC janë prezentë në të gjitha pajisjet kompjuterike, sidomos në pajisjet
memoruese ku ruhen informatat si: disketa, CD, Hard Disqe, flash disqe etj.
Kodi EDC ka mundësi të gjetjes së gabimit, i cili duhet të plotësojë:
- distanca e kodit duhet të jetë më e madhe ose e barabartë me 2: 2D ;
- Kodi duhet të ketë paritet sipas horizontales.
Pariteti është veti e kodit, i cili tregon raportin e njësive, që mund të jetë sipas horizontales
apo vertikales së kodit. Nëse njësia e kodit është tek (jo qift) atëherë biti i paritetit merret 1. Nëse
dëshirohet që njësia e kodit të jetë qift, atëherë biti i paritetit merret 0.
Hamming-u ka dhënë kodin për korrektim të gabimit sipas distancës, p.sh.: kodin i cili
mundet të tregohet grafikisht dhe ka distancë 1.
0 1D = 1
Fig. 4. Paraqitja grafike e distancës në një drejtim
Distanca paraqet ndryshimin e numrit të të dhënave ndërmjet dy kombinimeve të një kodi.
Praktikisht, distanca në kodin binar paraqet numrin e nevojshëm e ndërhyrjeve ashtu që nga një
përbërje të kalohet në tjetrën.
Kodi binar prej dyshifror ka gjithsejtë 4 kombinime të mundshme dhe mund të fitohet sipas
kulmeve të katrorit. Distanca më e madhe është ajo në diagonale (Fig. 4.a.)
00 x
D = 2
y
10
01 11
Fig. 4.a. Paraqitja grafike e kodit binar në rrafsh, me distancë 2
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
23
Kodi i cili mund të paraqitet nëpërmjet kulmeve të trupit në formë të kubit ka distancën më të
madhe 3. Kombinimet janë të shpërndara në hapësirë. (Fig. 5.)
001 011
010000y
D = 3
z
x100 110
101 111
Fig. 5. Paraqitja grafike e kodit binar në hapësirë, me distancë 3
Shembull i kërkimit dhe korrektimit të gabimit, është paraqitur në Fig. 6, ku ndonjë kod ECC
ka për detyrë të kërkoj në kombinimet e paraqitura se a janë të gjitha çift (parë) (në kombinim të
ekzistojnë dy nga dy shifra 0 dhe 1).
p
0 1 0 1
1 1 0 1
0 1 1 0
p 1 0 1 0
Fig. 6. Mënyra e kërkimit të gabimit sipas paritetit (p)
Kështu sipas Fig. 6, nëse pariteti zbulohet sipas vertikales dhe horizontales në kombinimin e
dytë, atëherë kjo nuk është problem të eliminohet, për arsye se gabimi varet nga vetëm dy gjendje të
numrave binar 0 ose 1. Nëse gabimi ka rezultuar në “1” atëherë ai ndërrohet me “0”.
Dr. sc. Ahmet SHALA
24
Shembull 8.
Kodi binar “2 në 5” ka gjithsejtë 25 = 2*2*2*2*2 = 32 kombinime. Të shfrytëzueshëm janë
vetëm 10, për arsye se siç dihet nga matematika logjike: numri i kombinacioneve pa përsëritje të
n - elementeve të klasës – k, janë:
!)!(
!
kkn
nC n
kkn
........................................................................................................... (24)
ku: numri Permutacioneve apo n – faktoriel është:
P=n! = 123...)2()1( nnn .
numri i Variacioneve:
)!(
!
kn
nV k
n
Kështu për n = 5 dhe k = 2 , kemi:
102
45
12123
12345
!2)!25(
!552
25
C
Kombinimet e mbetura të tjera (22) paraqesin rendundantitetin e këtij kodi. Distanca
minimale është më e madhe se 2.
1 0 0 0 1 1
2 0 0 1 0 1
3 0 1 0 0 1
4 1 0 0 0 1
5 1 0 0 1 0
6 1 0 1 0 0
7 1 1 0 0 0
8 0 0 1 1 0
9 0 1 1 0 0
10 0 1 0 1 0
Fig. 7. Kodi “2 në 5”
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
25
III. LLOJET E LAJMIT – POROSISË
Pajisjet komunikuese mundësojnë transmetimin e llojeve të ndryshme të lajmeve (porosive) –
–informatave siç janë: me zë (të folme), të shkruara, muzikore, me foto statike, me foto lëvizëse,
alarme të ndryshme, drejtuese, indikatore, regjistruese dhe matëse si dhe porosi për mirëmbajtje dhe
funksionim të vetë pajisjes.
Porositë në përgjithësi mund të jenë të formës analoge ose diskrete (digjitale).
Elementet fundore të një pajisje komunikuese quhen terminale.
III. 1. Porosia me zë
Zëri natyror është si rezultat i rrymimeve të ajrit që vijnë prej mushkërive. Rrymimi i ajrit
kalon nëpër konfiguracione të ndryshme si të fytit, hundës dhe gojës, me ç’rast krijohen lloje të
ndryshme të harmonikeve të zërit që quhen formate. Kështu paraqiten një varg vibrimesh,
amplituda (toni) e të cilave më e ulëta është 80 Hz, kurse më larta 12000 Hz.
Pajisje përmes së cilës analizohet e pastaj sintetizohet zëri quhet Vocoder (voice-coder). Një
pajisje të tillë e hasim te aparati telefonik, mikrofonat etj. Ekzistojnë lloje të ndryshme të
vocoderëve të cilët krijojnë zë, siç është rasti te robotët. Kjo i bënë mjaft aktuale këto pajisje.
Parimi themelor i punës së vocoderit është analiza e spektrit të zërit, që nënkupton diagramin
e zërit në funksion të frekuencës së tij.
Duke ditur se zëri paraqet grup tingujsh apo fjalësh, atëherë për të folurën me zë është me
rëndësi njohja e diagramit – spektrit të zërave të veçantë – shkronjave.
Fig. 7. Paraqitja e spektrit të zërit “A”
Dr. sc. Ahmet SHALA
26
95 505 1990
Fig. 8. Paraqitja e spektrit të zërit “E”
Për transmetim të të folurit-zërit në ditët e sotme është e mjaftueshme linja transmetuese me
kapacitet rreth 2400 bit/s dhe nivel të frekuencave rreth 400 Hz, me kualitet të transmetimit rreth
85%.
Mundësi më të mëdha sot ofrojnë pajisjet digjitale, që veçohen me këto aspekte:
- sinjali i të folurit është kod telekomunikues më i i përbërë dhe më i shpejtë,
- niveli i frekuencave është i kufizuar në nivelin e frekuencave të burimit
- dinamika e sinjalit është e kufizuar me procesin e kuantizimit
- në përgjithësi zhurma e kuantizuar e zvogëlon raportin sinjal/zhurmë, mirëpo me
shfrytëzimin e kompresimit logaritmik ky raport arrihet deri në 40dB.
- Sinjali i të folurit mund të përshkruhet përmes funksioneve normale, duke shfrytëzuar
transformimet lineare, kurse me përdorim të vocoderëve sasia e transmetimit të
informatave mund të zvogëlohet edhe nën 600 bit/s.
- Mundësohet ndërlidhja njëri-pajisje dhe identifikimi i folësit, përkthimi automatik i
teksteve të ndryshme, tekstit të shkruar të të folurit etj.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
27
III. 2. Lajmet e shkruara, me foto statike dhe lëvizëse
Lajmet apo porositë e shkruara mund të jenë të formës:
Teleks - Telegrami (Telex): të shkruara për korrespondim, printim. Këto kanë shpejtësi
transmetimi prej 50 deri 200 bit/s, kurse raporti sinjal / zhurmë është 25 dB. Për transmetim të
informatës shfrytëzohet kodi “2”, që do të thotë se mundëson transmetimin prej 32 kombinimeve,
mirëpo përdoren vetëm 31 kombinime për transmetim të shkronjave dhe numrave.
Për të gjitha shtetet e botës ekzistojnë TDC (Telex Destination Codes) dhe TNIC (Telex
Network Identification Codes) përkatëse, që për rajonin tonë janë dhënë në Tabelën vijuese:
TDC TNIC I caktuar për
... ... ...
23 ShBA (USA)230 UD USA (AT&T)231 UT USA (TRT/FTC)232 UR USA (MCI/WUI)233 UB USA (GRAPHNET)234 UI USA (AT&T)... ... ...
597 MB Maqedonia598 Sl Sllovenia599 RH Kroacia600 BH Bosnja dhe Hercegovina601 GR Greqia602603604 AB Shqipëria61 H Hungaria62 YU Ish. Jugosllavia (RFJ)
Vendet e zbrazëta janë të lëna të lira, që mund të u jepen shteteve të reja, ose në rast nevoje
edhe shteteve ekzistuese si kode shtesë, siç është rasti i SHBA-ve që ka disa kode.
Teleteksti (Teletext): gjithashtu është porosi e shkruar për korrespodim, por si terminal
fundor pranues përdoren teleprinter apo monitorë me shpejtësi të madhe deri në 300 bit/s. Monitori
shërben si pajisje shkruese me memorie, përpunon tekstin dhe transmeton informatën e shkruar. Në
këtë rast teleteksti ka gjetur përdorim edhe në rrjetin transmetues televiziv, me ç’rast informata
transmetohet përmes sinjalit televiz, në një nën-linjë (nën-kanal) të veçantë.
Dr. sc. Ahmet SHALA
28
Videoteksi (Videotex) gjithashtu është porosi që transmetohet për TV-sinjalit. Mund të
transmetohet edhe përmes rrjetës telefonike. Komunikimi është i dy-anshëm, sepse shfrytëzuesi
mundet përmes aparatit telefonik të dërgojë porosi në qendrën shpërndarëse dhe nga aty te
shfrytëzuesi tjetër. Porositë mund të jenë tekstuale por edhe me fotografi statike dhe lëvizëse.
Transmetimi është digjital dhe arrin shpejtësinë deri 1200 bit/s.
Faksimile – Telefaksi (Faximil-Telefax): është porosi që dërgohet/pranohet përmes rrjetit
telefonik. Pajisja dërguese/pranuese quhet telefaks. Në këtë rast përmes rrezeve të dritës incizohet
(kopjohet) porosia në fotoqeli, e cila e hap/mbyll qarkun elektrik në varësi të intensitetit të dritës së
reflektuar. Koha e dërgimit të një flete p.sh A4 është rreth 1 minutë, e nëse përdoret pajisje me
sinjal digjital kjo kohë mund të jetë edhe më e shkurtër, ku shpejtësia e transmetimit sillet prej 14
deri 400 bit/s.
Viedotelefoni: i takon transmetimit të porosive përmes fotove statike të spektrit të ngushtë
frekuencor. Terminali përbëhet nga pranuesi/dhënësi televiziv që mundëson komunikimin e fotove
dhe zërit. Frekuenca e transmetimit sillet rreth 1 Mhz. Transmetimi i fotografisë është bardh-zi.
Lidhja vendoset përmes aparatit telefonik, me ç’rast zgjidhet pala për komunikim.
Televizioni kabllovik: i takon spektrit të transmetimit të fotove lëvizëse. Kjo mund të
përdoret edhe si komunikim i dy-anshëm, meqë shfrytëzuesi është i lidhur me qendrën shpërndarëse
televizive. Nga qendra deri te shfrytëzuesi është në dispozicion linja e gjerë frekuencore.
Shfrytëzuesi ka mundësi të zgjedhë programet në dispozicion sipas dëshirës.
III. 3. Interneti, Rrjeti i gjerë publik i kompjuterëve
Interneti paraqet rrjetë të gjerë WAN (Wide Area Network), pra bashkësi të mijëra rrjetave
kompjuterike përreth botës, që i’u mundësojnë komunikim miliona shfrytëzuesve.
Rrjetat kompjuterike që marrin pjesë në Rrjetën Globale janë të llojllojshme, si rrjeta
universitare, biblioteka, agjensione qeveritare dhe jo-qeveritare, qendra hulumtuese, kompani
prodhuese-tregtare etj.
Prejardhja e internetit është e lidhur me Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve përkatësisht
organizatën e tyre DARPA (Defenced Advanced Research Projects Agency), e cila ka zhvilluar
rrjetën e kompjuterëve me katër nyje kompjuterike të lidhura me protokoll identifikues. Kjo rrjetë e
kompjuterëve ka filluar me u shpërnda nëpër tërë territorin e SHBA-ve, prej vitit 1968 dhe është
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
29
quajtur ARPANET (Advanced Research Project Agency Network). Qëllimi i krijimit të kësaj rrjete
ka qenë funksionimi i lidhjeve me pjesë të ndryshme të SHBA-ve në rast “lufte nukleare”, pa marrë
parasysh shkatërrimet.
Fig. 9. Struktura e ARPANET-it në vitin 1971
Pas ARPANET-it i cili punonte mbi platformën operative UNIX, janë zhvilluar edhe shumë
rrjete tjera si UUCP (1970), USENET (1979), BITNET (1981), FIDONET (1983) e cila ka lidhur
ndërmjet veti kompjuterët që punojnë mbi platformën operative MS DOS.
Në vitin 1983 janë pranuar normat e përgjithshme të TCP/IP (Transmission Control Protocol /
Internet Protocol) , me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe sigurisë së rrjetave komunikuese.
Në vitin 1989 është formuar WWW (World Wide Web) nën udhëheqjen e CERN-it (frënge:
Conseil Europeen pour le Recherche Nucleaire (angl: European Laboratory for Particle Physics), )
Gjenevë, Zvicër dhe është udhëhequr nga Tim Berners-Lee. WWW është hap i parë drejt
Internetit.
Qëllimi i krijimit të WWW-së, ka qenë ndërtimi i një pajisje e cila do të mundësojë që
informata prej burimeve të ndryshme në rrjetë, të arrijnë në vende të largëta gjeografike. Këto
informata të pranohen përmes një programi universal me pengesa minimale të shfrytëzimit.
Në fillim programet që përdoreshin kanë qenë mjaft primitive, pa mundësi të gjenerimit të
fotografive kualitative, siç janë: Lynx, Viola dhe Celo. Në vitin 1993 Marc Andressen nga NCSA
(Nacional Centar for Supercomputing Applications) ka zhvilluar programin e parë për
Dr. sc. Ahmet SHALA
30
kërkim/navigim të informatave nëpër Internet, nën protokollin e rrjetës komunikuese të quajtur
HTTP (Hyper Text Transfer Protocol) i cili ka qasje në nyje të rrjetës.
Përmes HTTP-se definohet bazat e të dhënave (data-base) të ndryshme.
Bazat e të dhënave grafike mund të jenë:
- gif Graphics Interchange Format, Compurserve
- pdf Portable Document Format, Adobe
- jpeg Joint Photographic Experts Group
- tiff Tagged Image File Format
Bazat e të dhënave audio:
- au Audio File
- wav Waveform, Microsoft
- voc Vocal File
- aiff Apple sound File
Bazat e të dhënave për foto lëvizëse (film)
- mpeg Motion Picture Expert Group
- cgm Computer Graphics Metafile
- avi Audio Video Interactive
- dvi Digital Video Interactive
Dokumenti bazë i cili i bashkon të gjitha objektet prej bazave të dhënave të ndryshme quhet
web faqe (website). Dokumentet e bazave ë dhënave janë për nga gjerësia dhe gjatësia të
ndryshme, parametrat e tyre definohen përmes gjuhës HTML (Hyper test Markup Language)
Burimi i informatave në Internet, përkatësisht adresa caktohet përmes URL (Uniform
Resource Locator). URL-ja ia mundëson shfrytëzuesit që të gjejë dokumentin në serverin e
Internetit.
Kështu p.sh.: URL: http://www.uni-pr.edu/
Do të ju dërgojë në website-in e Universitetit të Prishtinës.
DNS (Domain Name Server) është lloj sistemi që shfrytëzohet në internet. Me ndihmën e tij
lexuesi informohet për zanafillën e shtetit ose organizatës në të cilin është publikuar ai website.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
31
Pasi për kompjuterët më të mira janë të dhënat e shkruara me numra dhe për njerëzit më mirë
në shkronja, është futur edhe ky sistem.
Sistemi në fjalë është i ngjashëm me sistemin e adresave IP. Ky sistem ka emrat e adresave që
në këtë teknologji thirret emri i domenit (Domain Name). Këta emra i takojnë një niveli më të lartë
të quajtur niveli i sipërm i domeneve (Top-Level-Dmain). Pjesët e emrave janë të ndara sikurse tek
adresat IP, me një pikë si p.sh yahoo.com, google.com, uni-pr.edu etj.
Top-Level-Domain janë disa shkurtesa dhe zakonisht shkruhen në fund të emrit të domenit.
Shkurtesat janë tipike për shtetet përkatëse ose për organizatat, kështu për:
al Shqipëria
it Italia
de Gjermania
com Organizata komerciale
org Institute ose organizata
net Rrjetë e përgjithshme ose Provider
edu Shkollat, universitetet
gov Organizata shtetërore
mil Organizatat ushtarake
Dhënia e emrave për domen, bëhet nga qendra e lidhjes me internetin (Provider), pasi që të
jetë kontrolluar në mos ai emërtim është nën licencë apo përdoret nga dikush tjetër.
Dr. sc. Ahmet SHALA
32
IV. PAJISJET KOMUNIKUESE
Pajisjet komunikuese zanafillën e tyre e kanë në vitin 1937 me zbulimin e Modulatorit
impulsiv-kodues PCM (Pulse-Code Modulation) nga ana e francezit Alec H. Reeves, i cili punonte
për kompaninë Franceze të Telefonisë dhe Telegrafisë Ndërkombëtare. Përdorimi i parë komercial i
pajisjes PCM është realizuar në vitin 1962 në transmetimet telefonike, pas zhvillimit të qarqeve
integruese, ku zëri analog me valë zanore prej 4000 Hz është transmetuar me 8000 impulse/sekondë
dhe secili impuls ka qenë i koduar me vlerën digjitale, përkatësisht amplitudën e tij, duke paraqitur
një pikë të veçantë të serisë lineare të impulseve të njëjta në funksion të kohës në valën zanore.
Detyrë kryesore e pajisjeve komunikuese është transmetimi efektiv i informatave të ndryshme
prej një vendi në tjetrin. Skema e një pajisje komunikuese është paraqitur në Fig. 10.
. . . . . .
. . . . . .
. . . . . .
ku: I – burimi i informatave Dh – dhënësi D - demodulatori
K – konvertori s – sinjali i kohor K - konvertori
M – modulatori sN – sinjali i zhurmës C - caku
s' – sinjali primar Pr - pranuesi s'' – sinjali sekondar
Transmetimi
Dh Pr
D1
D2
Dn
K1
K2
Kn
C1
C2
Cn
I1
I2
In
K1
K2
Kn
M1
M2
Mn
s''1(t)s'1(t)
s'2(t)
s'n(t)
s(t)
sN(t)
s''2(t)
s''n(t)
Fig. 10. Bllok diagrami i pajisjes komunikuese .
Kështu sipas Fig. 10, në hyrje të pajisjes komunikuese gjendet terminali (telefoni, telegrafi,
etj) si burim i informatave. Pajisja ka shumë burime të informatave, pra prej 1 deri në n. Këto
informata së pari kalojnë nëpër konvertues (mikrofoni, pjesa dhënëse e teleprinterit, etj), pastaj
daljet e tyre gjenerohet në funksion të kohës, të cilat quhen “sinjale primare” s'(t). Sinjalet primare
për arsye teknike dhe ekonomike është e nevojshme të modulohen në modulator, i cili duhet të
plotësojë këto kushte:
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
33
- të transmetojë informatën në frekuencën e caktuar për kohë sa më të shkurtër
- të transmetojë informatën për kohë të caktuar në një fushë sa më të ngushtë frekuencore.
Koha (T) dhe frekuenca (f) janë madhësi reciproke, pra:
][1
sf
T .......................................................................................................................... (25)
Daljet nga modulatorët futen në dhënës dhe nga ai transmetohen deri te pranuesi. Përgjatë
transmetimit të sinjalit në shtegun prej dhënësit deri te pranuesi, ai mund të u nënshtrohet
pengesave të ndryshme. Sinjalet me amplituda të ulëta janë më të rrezikuara nga pengesat si
zhurma, pastaj jo-efikasiteti i modulatorëve etj. Këto sinjale “të pa dëshiruara” janë përfshirë në
sN(t).
Sinjalet prej pranuesit, kalojnë nëpër demodulatorë ashtu që zbërthehen prapë në n-linja,
pra në n- “sinjale sekondare” – s''(t). Sinjalet sekondare përmes konvertorëve kthehen në formën
e informatave hyrëse-burimore dhe dërgohen në cak.
Sikur të ekzistonte pajisja ideale komunikuese atëherë pengesat në transmetim të sinjalit do të
ishin zero, pra sN (t) = 0. Në këtë rast kualiteti i transmetimit gjithashtu do të jetë i përkryer
(ideal) dhe sinjali sekondar do të duket i njëjtë me sinjalin primar, pra:
s''(t) = s'(t) ............................................................................................................................. (26)
Nga ajo që u tha më lartë shihet se kualiteti i transmetimit është proporcional me sN(t) dhe
te pajisjet reale vlen:
s''(t) = s'(t) – sN(t) ................................................................................................................... (27)
Në përgjithësi Pajisjet komunikuese ndahen në dy grupe:
- Pajisje Analoge me ndarje frekuencore të linjave, përkatësisht
pajisjet FDM (Frekuence Division Modulation) dhe
- Pajisje Digjitale me ndarje kohore të linjave, përkatësisht
pajisjet TDM (Time Division Modulation)
Përveç këtyre dy llojeve ekzistojnë edhe pajisjet komunikuese me transmetim valor WDM
(Wave Divizion Modulation) dhe ato me transmetim dinamik DDM (Dynamic Division
Modulation).
Dr. sc. Ahmet SHALA
34
IV. 1. Pajisjet Analoge
Pajisjet analoge AD (Analog Device) datojnë prej Janarit të Vitit 1965. Detyrë kryesore e
AD-ve është ofrimi i zgjidhjeve për procedimin e sinjaleve. Zhvillimi i tyre ka qenë mjaft o
hovshëm dhe fitim prurës për arsye se kanë ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e teknologjisë
bashkëkohore. Duke parë rëndësinë e zhvillimit dhe përsosjes së këtyre pajisjeve nuk ka munguar
investimi i kompanive liderë botërore, në hulumtimin dhe zhvillimin e llojeve të reja të AD-ve.
Kështu në vitin 1975 për hulumtim dhe zhvillim të AD-ve janë ndarë rreth $2 milion Dollar
Amerikan apo 7.3% nga vlera e shitjes së po të njëjtave pajisje, kurse në vitin 2005 rreth $500
milion, apo 19% e vlerës së shitjes.
$ H&ZH % $ H&ZH / Shitje
Fig. 11. Raporti i investimeve në hulumtim dhe zhvillim sipas shitjes për 10 vjeçare.
Pajisjet Analoge përkatësisht Pajisjet TDM, karakterizohen me ndarjen frekuencore të linjës
transmetuese, pra secilës linjë i takon fushë e caktuar frekuencore. Me fjalë të tjera nëpërmjet një
shtegu mundësohet bartja e informatave përmes n- linja. Linjat gjithashtu ndërmjet veti kanë
distancë të mjaftueshme frekuencore ashtu që të mbrohen nga pengimi i njëri-tjetrit (përgjimi).
Në Fig. 12 është paraqitur bllok diagrami i një pajisje TDM me katër linja.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
35
M – modulatori D - demodulatori
M1
M2
1
2
FFU
M3
M4
3
4
D1
D2
1
2
FFU
D3
D4
3
4
16 kHz 20 kHz 24 kHz 28 kHz
Linja transmetuese
Fig. 12. Bllok diagrami i pajisjes analoge TDM me 4 linja,përkatësisht ndarja frekuencore e linjave telefonike .
Kështu, sinjalet hyrëse ndahen në 4 linja të FFU-së (fusha e frekuencave të ulta), me distancë
të mjaftueshme për tu mbrojtur nga përgjimi i ndërsjellë dhe futen në modulatorët (M) përkatës.
Daljet nga modulatorët transmetohen së bashku në një linjë transmetuese dhe pastaj para se të
arrijnë në cak, ato prapë demodulohen (D) në 4 linja të njëjta sipas frekuencave hyrëse përkatëse të
FFU-së.
Siç shihet nga Fig. 12, elementët kryesorë të pajisjeve analoge janë modulatorët përkatësisht
demodulatorët. Tërësia e modulatorëve dhe demodulatorëve të një pajisje komunikuese quhet
modem. Kështu te dhënësi i informatave kemi të bëjë me modulatorët kurse te pranuesi i tyre me
demodulatorët.
Sipas llojit të mediumit transmetues, modemët mund të ndahen në:
- modem të klasës së parë, te të cilët transmetimi realizohet përmes rrugëve fizike
- modem të klasës së dytë, te të cilët transmetimi realizohet përmes rrugëve radio – releje
- modem të klasës së tretë, te të cilët transmetimi realizohet përmes rrugëve satelitore.
Lidhur me procesin e modulimit – demodulimit analog të sinjalit ekzistojnë dy parime bazë:
- modulimi analog i sinjalit sipas amplitudës dhe
- modulimi analog i sinjalit sipas fazës
Dr. sc. Ahmet SHALA
36
IV.1.1. Modulimi analog i sinjalit sipas amplitudës
Modulimi analog i sinjalit sipas amplitudës është formë e modulimit te e cila amplituda e
sinjalit transmetues ndryshon drejtpërdrejt në proporcion me sinjalin modulues.
Ky lloji modulimi zakonisht përdoret në radio frekuenca dhe ka qenë metoda e parë e
përdorur në radio transmetimet komerciale.
Termi origjinal “Amplitude Modulation – AM” përdoret edhe sot për të identifikuar brezin
valor të radios – Valët e mesme: AM-valët.
Modulimi analog i sinjalit sipas amplitudës arrihet në atë mënyrë që me modulim fitohet
sinjal me FU (Frekuencë të Ultë) duke vepruar në sinjalin transmetues me FL (Frekuencë të
Lartë).
Le të kemi një sinjal hyrës në FU, i cili në vete ka informata me rëndësi, të dhënë me
funksionin e tensionit të tij në funksion të kohës uh (Fig. 13):
)cos( tUu hhh ................................................................................................................... (28)
ku: Uh – amplituda dhe h - frekuenca në [s-1]
Sinjali transmetues në FL, le të jetë i përshkruar gjithashtu me funksionin e tensionit të tij në
funksion të kohës utr (Fig. 14):
)cos( 0 tUu trtrtr ......................................................................................................... (29)
ku:
Utr – amplituda,
tr - frekuenca në [s-1] dhe
0 - ndryshimi fazor fillestar [rad].
Sinjali i moduluar sipas amplitudës u(t) do të jetë (Fig. 13):
)cos()]cos([)( 0 ttUUtu trhhtrm .......................................................................... (30)
ku amplituda e sinjalit të moduluar është:
)cos( tUU hhtr ................................................................................................................... (31)
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
37
Siç shihet nga shprehja (31) amplituda e sinjalit të moduluar sipas amplitudës është në
funksion të kohës. Ndryshimi fazor 0 nuk ndikon në procesin e modulimit sipas amplitudës,
kështu ai mund të merret zero, pra 0 = 0.
Kështu shprehja (30) mund të shkruhet si në vijim:
)cos()]cos(1()( 0 ttmUtu trhatrm ......................................................................... (32)
ku indeksi i modulimit të amplitudës është:
tr
ha U
Um ............................................................................................................................... (33)
0
Uh
uh
t
Uh
Fig. 13. Sinjali hyrës për modulim në funksion të kohës
0
Utr
utr
t
Utr
Fig. 14. Sinjali transmetues në funksion të kohës
Dr. sc. Ahmet SHALA
38
0
Uh+Utr
u(t)
t
Utr
-Uh-Utr
-Utr+Up
Utr-Up
Utr
Fig. 15. Sinjali i moduluar sipas amplitudës në funksion të kohës
Indeksi i modulimit paraqet raportin ndërmjet amplitudave të tensioneve të sinjaleve
përkatëse hyrëse dhe transmetuese.
Nëse ma = 0, atëherë duhet të jetë Utr = 0 që do të thotë nuk ka tension modulues apo nuk ka
çka të modulohet.
Nëse ma = 1 (modulimi 100%, Fig. 16), atëherë duhet të jetë Utr = Uh , pra amplituda e
tensionit hyrës dhe të transmetuar e barabartë. Në këtë rast Amplituda minimale e sinjalit të
moduluar zero kurse ajo maksimale Uh + Utr = 2 Utr .
Në Fig. 16 janë paraqitur shembull i modulimit 50% (ma=0.5), 100% (ma=1) dhe 150%
(ma=1.5),
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
39
Shembull 9.
Le të marrim sinjalin hyrës )2
cos( tUu hh
, kurse sinjalin transmetues
)5.04cos(1 tutr atëherë sinjali i moduluar sipas shprehjes (30) do të jetë:
)5.04cos()]2
cos(1
1(1)( ttU
tu hm
................................................................... (34)
Kështu nëse në shprehjen (34) marrim: Uh = 0.5, fitojmë modulimin 50%, Uh = 1, fitojmë
modulimin 100% dhe Uh = 1.5, fitojmë modulimin 150% (Fig. 16).
1.5
1.5Modulimi 50%
2
2Modulimi 100%
2.5
2.5Modulimi 150%
Fig. 16. Modulimi 50%, 100% dhe 150% i sinjalit hyrës
Dr. sc. Ahmet SHALA
40
Shembull 10.
Modulimi i sinjalit sipas amplitudës me përdorim të Matlab.
Në Matlab/Command Window shkruani:
Fs = 8000; % Numri i pikave per shqyrtim 8000 pika per sekond.Fb = 300; % Frekuenca bartese ne Hzt = [0:0.1*Fs]'/Fs; % Koha e simulimit eshte 0.1 sekonda.x = sin(20*pi*t); % Sinjali hyres.y = ammod(x,Fb,Fs); % Modulo x për të fituar y.figure;subplot(2,1,1); plot(t,x); % Vizato sinjalin x ne fillim.grid on;title('Sinjali hyres');ylabel('x');xlabel('koha ne [s]');subplot(2,1,2); plot(t,y) % Vizato sinjalin e moduluar y me poshte.grid on;title('Sinjali i moduluar sipas Amplitudes');ylabel('y');xlabel('koha ne [s]');
Kështu do të shfaqen diagramet si në Figurën 16.a. në vijim:
Figura 16.a. Sinjali hyrës dhe sinjali i moduluar sipas amplitudës me përdorim të Matlab
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
41
IV.1.2. Modulimi analog i sinjalit sipas fazës
Modulimi fazor (PM: Phase Modulation) i sinjalit është formë e modulimit e cila paraqet
informatën si ndryshim në varësi të fazës së funksionit transmetues.
Ky lloj i modulimit nuk është i përshtatshëm për përdorim meqë kërkon harduer kompleks për
implementim si dhe është mjaft problematik për rastin kur faza e sinjalit është 0° dhe 180°.
Supozojmë që sinjali hyrës duhet të modulohet përmes sinjalit modulues me frekuencë m
dhe fazë m, pra:
)sin( hhhh tUu ,.......................................................................................................... (35)
kurse sinjali përmes të cilit transmetohet është:
)sin( trtrtrtr tUu ......................................................................................................... (36)
Atëherë sinjali modulues është:
)sin()( trhtrtrm utUtu ............................................................................................. (37)
Është e qartë se kjo mund të konsiderohet edhe si rast special i modulimit të frekuencës kur
kemi të bëjmë me sinusoidat (Fig. 17).
2
2
uh t( )
utr t( )
t
Fig. 17.a. Sinjali hyrës dhe transmetues për modulimin fazor
2
2Modulimi fazor
um t( )
uh t( )
t
Fig. 17.b. Shembull i Modulimit fazor
Dr. sc. Ahmet SHALA
42
Shembull 11.
Modulimi dhe demodulimi i sinjalit sipas fazës me përdorim të Matlabit.
Në Matlab/Command Window shkruani:
Fs = 100; % Numri i pikave per shqyrtimt = [0:2*Fs]'/Fs; % Koha per shqyrtim 2 sekondax = sin(2*pi*t) + sin(4*pi*t); % Sinjali hyres si shume e sinusoidave.Fb = 5; % Frekuenca bartese e modulimit.devfazor = pi/2; % Devijimi fazor per modulim sipas fazesy = pmmod(x,Fb,Fs,devfazor); % Sinjali i moduluar sipas fazes.z = pmdemod(y,Fb,Fs,devfazor); % Demodulimi i sinjalit te moduluar.% Vizato sinjalin hyres dhe ate te moduluar sipas fazes.figure;plot(t,x,'b-',t,y,'r-');grid on;legend('Sinjali hyres','Sinjali i moduluar sipas fazes');figure;plot(t,x,'b-',t,z,'r-');grid on;legend('Sinjali hyres','Sinjali i demoduluar sipas fazes');
Kështu do të shfaqen diagramet si në Figurën 17.c dhe d. si në vijim:
Figura 17.c. Sinjali hyrës Figura 17.d. Sinjali hyrës
dhe sinjali i moduluar sipas fazës dhe sinjali i demoduluar sipas fazës
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
43
IV.1.3. Modulimi analog i sinjalit sipas frekuencës
Modulimi i frekuencës (FM: Frequency Modulation) së sinjalit është formë e modulimit e
cila paraqet informatën si ndryshim në varësi të frekuencës së funksionit transmetues.
Modulimi frekuencor përdoret në radio frekuencat VHF për cilësi të lartë të transmetimit të
muzikës përkatësisht zërit. TV normale gjithashtu transmetimin e zërit e realizojnë përmes FM-ve.
Llojet të ndryshme të FM-ve të përdorura në transmetim të sinjalit në përgjithësi quhen W-FM
(Wide – i plotë).
Si rezultat i FM-së është modulimi standard i radio frekuencave të larta që quhen FM radio
valët (për shumë vite radio BBC insistonte të quhen radio valët VHF, që është shumë logjike,
meqë transmetimi FM përdorë një pjesë të brezit VHF (Very High Frequency).
FM-ja është e vetmja metodë e zbatueshme për video regjistrime dhe për konvertimin nga
shiriti magnetik pa deformime ekstreme në video sinjale, të cilat kanë rang të lartë të frekuencave
prej disa Hz pra në disa MHz.
Karakteristika kryesore të FM modulimit janë: reduktimi i zhurmës në minimum, kufizime të
thjeshta, formate të larta të brezave të linjave siç është realizuar V2000, mundësia e mbajtjes nën
kontroll e shqetësimeve mekanike dhe ndihmesa në korrektimin kohor.
FM gjithashtu përdoret edhe si audio frekuencë për sintezë të zërit, e njohur si FM sinteza
apo e popullarizuar si sintisajzer (synthesizers) dhe përdoret të të gjitha gjeneratat e Kompjuterëve
personal si pajisje “Sound Card”.
Për të shpjeguar teorinë e modulimit sipas frekuencës marrim se sinjali hyrës që duhet të
transmetohet, do të jetë:
)(tuh ...................................................................................................................................... (38)
amplituda e të cili duhet të plotësojë kushtin:
1)( tuh ............................................................................................................................... (39)
Sinjali transmetues duhet të jetë:
)2cos()( tfUtu trtrtr ................................................................................................... (40)
ku:
Dr. sc. Ahmet SHALA
44
ftr paraqet frekuencën bazë të sinjalit transmetues në Hz, kurse
Utr – amplituda e çfarëdoshme.
Sinjali transmetues duhet të modulohet përmes sinjalit modulues të formës:
t
htrtr
t
trm dttuffUdttfUtu00
)]([2cos)(2cos)( ............................... (41)
ku )()( tufftf htr dhe quhet frekuenca e çastit të oscilimit, kurse f paraqet devijimin e
frekuencës në një drejtim prej trf duke marrë që )(tuh është i kufizuar në rangun 1 .
Karakteristikë e modulimit të frekuencës është indeksi i modulimit i cili ndikon në atë se sa
variabla e moduluar ndryshon rreth shkallës së pa moduluar të saj. Për FM-në kjo varet prej
frekuencës së sinjalit transmetues, pra:
h
h
h f
tuf
f
fh
)(
.............................................................................................................. (42)
Në këtë mënyrë të indeksimit vërejmë dy raste:
- Nëse frekuenca e modulimit është konstante dhe indeksi modelues rritet atëherë gjerësia e
linjës së sinjalit rritet, por hapësira ndërmjet spektrave mbetet e njëjtë.
- Nëse devijimi i frekuencës është konstant dhe indeksi i modulimit rritet atëherë gjerësia e
linjës së sinjalit mbetet e njëjtë, kurse hapësira ndërmjet spektrave zvogëlohet.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
45
Shembull 12
Le të marrim që sinjali hyrës që duhet të modulohet është:
63)cos(2
30)cos()(
tnesetfU
tnesetfUtu
hh
hh
h
Diagrami i këtij sinjali hyrës është paraqitur në Fig. 18.
1
1
t
uh(t)
Fig. 18. Sinjali hyrës, për Uh=1, fh=1.5
Sinjali transmetues do të jetë i formës së ngjashme me shprehjen (40) kurse sinjali modulues
sipas shprehjes (41). Janë përvetësuar këto vlera për sinjalin transmetues: Utr = 2, ftr = 0.5 kurse për
sinjalin e moduluar, devijimi i frekuencës është marrë f = 0.3. Kështu indeksi i modulimit sipas
shprehjes (42) do të jetë:
333.03
1
5.1
13.0)(
h
h
h f
tuf
f
fh dhe 0
Në Fig. 19 është paraqitur sinjali hyrës dhe sinjali i moduluar sipas frekuencës, me vlerat e
përvetësuara, paraprake.
Dr. sc. Ahmet SHALA
46
2
2
t
um(t)
utr(t)
f
Fig. 19. Sinjali transmetues dhe sinjali i moduluar sipas frekuencës.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
47
IV.2. Pajisjet Digjitale
Me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë digjitale integruese, gjithnjë e më shumë vërehet
përdorimi i transmetimit të sinjaleve diskrete dhe proceseve të digjitalizimit.
Bazuar në historikun e teorisë së informimit dhe komunikimit, mund të thuhet se vitet e fundit
po ndodhë “revolucioni digjital” (Digital Revolution).
Revolucioni digjital, zanafillën e ka që nga viti 1937 kur francezi, Alec H. Reeves e prezantoi
kodin e modulimit impulsiv PCM (Pulse-Code Modulation).
Zhvillimi pajisjeve digjitale ka vazhduar nëpër vite, ku do të veçojmë:
Fig. 20. Memorien tambur të kompjuterit të Atanasoff-Berry, viti 1939, NMAH
Pajisjen digjitale muzikore “Mellotron” në formë të pianos, por e cila jep tinguj të ngjashëm
me instrumentet muzikore si klarineta, violina etj., viti 1963. Kjo pajisje është përdorur nga grupet e
njohura muzikore si Beatles, Pink Floyd, Led Zeppelin etj.
Fig. 21. Pajisja Mellotron
Dr. sc. Ahmet SHALA
48
Fig. 22. Qarku i integruar, GEE, viti 1974
Peter Vogel dhe Kim Ryrie në vitin 1979 prodhuan instrumentin muzikorë kompjuterikë
(CMI - Computer Musical Instrument) i cili përdorte disketat pre 500kB.
Fig. 23. Instrumenti muzikorë CMI
Zhvillimi i pajisjeve digjitale edhe sot është mjaft prezent, si CD-të, flash memoriet, telefonitë
digjitale, kabllot optike, rrjetet TV digjitale tokësore dhe satelitore etj.
Përparësia e pajisjeve digjitale ndaj atyre analoge është e pamohueshme, si në aspektin teknik
ashtu edhe ekonomik. Mirëpo, në aspektin e praktik, përdorimi i teknologjive të reja paraqet edhe
probleme, siç është përshtatshmëria e pajisjeve digjitale me ato analoge.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
49
Nëse nga sinjali analog (kontinuel) merren vetëm disa vlera karakteristike në një interval të
caktuar kohor, fitohet sinjali diskret. Shembull i sinjalit diskret është sinjali telegrafik.
Mënyra se si realizohet digjitalizimi i sinjalit prej analog në digjital është paraqitur në Fig. 24,
ku nga sinjali analog (kontinuel) ngjyrë të hirtë, merren vlerat karakteristike dhe ato bashkohen me
funksione shkallë, me ç’rast fitohet sinjali digjital – diskret me ngjyrë të kuqe.
Fig. 24. Digjitalizimi i sinjalit
IV.2.1. Modulimi digjital
Modulimi digjital i sinjalit realizohet përmes funksioneve transmetuese analoge dhe
mundëson përmirësimin e sinjalit në aspektin e zhurmës dhe krahasimin me skemat e modulimit
analog.
Modulimi digjital ashtu si modulimi analog është i mundur në tri mënyra themelore të
ndryshme: Modulimi impulsiv i amplitudës PAM (Pulse Amplitude Modulation), Modulimi
impulsiv i kohëzgjatjes PDM (Pulse Duration Modulation) dhe Modulimi impulsiv i fazës PPM
(Pulse Phase Modulation). Ekziston edhe lloj tjetër i modulimit që quhet Modulim impulsiv i
gjerësisë PWM (Pulse Width Modulation) ku gjerësia e impulsit ndryshon në varësi të sinjalit
modulues, pra gjerësia është funksion i amplitudës.
Modulimi digjital PAM është paraqitur në Fig. 25.
Dr. sc. Ahmet SHALA
50
Sinjali
hyrës
t
Sinjali
transmetues t
PAM t
To
Fig. 25. Modulimi digjital PAM
Karakteristikë e modulimit PAM është se gjerësia e impulsit dhe largësia ndërmjet
impulseve To janë konstante, kurse amplituda është e ndryshueshme.
Sipas normave të pranuara ndërkombëtare ITU, vlera e largësisë së impulseve duhet të jetë:
To = 125 s (mikro sekonda, 1 s = 10-6 s)
Në rastin e modulimit digjital PDM gjerësia e impulseve është në funksion të kohës, pra
(t), kurse amplituda dhe largësia ndërmjet impulseve (To ) diskrete janë konstante Fig. 26.
PDM t
(t)
To
Fig. 26. Modulimi digjital PDM
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
51
Në rastin e modulimit digjital fazor (frekuencor) PPM gjerësia e impulseve (t), është
madhësi konstante, kurse largësia ndërmjet impulseve ndryshon në funksion të kohës, pra T(t)
diskrete janë konstante Fig. 27.
PPM t
To T(t)
Fig. 27. Modulimi digjital PPM
Dr. sc. Ahmet SHALA
52
V. SISTEMET E INFORMIMIT DHE KOMUNIKIMIT NË
KOMUNIKACION
Me qëllim të modernizimit të komunikacionit rrugorë, në ditët e sotme vërehen përpjekje të
ndryshme në përdorimin e pajisjeve të sofistikuara komunikuese në komunikacion. Ndër problemet
më të mëdha që vërehen sot në komunikacion janë: ndotja e ambientit, siguria në komunikacion
dhe mbingarkimi (tollovitë) i komunikacionit veçmas rrugor.
Pajisjet komunikuese janë me rëndësi të veçantë në komunikacion, apo mund të themi se janë
pjesë e pandashme e tij. Nuk mund të mendohet komunikacioni bashkëkohor, i cili do të do të
kishte funksion kualitativ pa prezencën e këtyre pajisjeve.
Në shumicën e degëve të komunikacionit, pajisjet komunikuese paraqesin ngritje të
infrastrukturës, përkatësisht modernizim të tyre. Kjo i shtynë hulumtuesit që edhe më tepër të
punojnë ashtu që këto pajisje të arrin shkallë të kënaqshme të zhvillimit, për t’iu përgjigjur
kërkesave të kohës.
Me shfrytëzimin e informatave të llojeve të ndryshme, automatizimit, digjitalizimit dhe
pajisjeve komunikuese veçmas digjitale janë zgjedhur dhe pritet të zgjedhën shumë probleme në
komunikacion në përgjithësi siç janë:
- ndotja e ambientit nga pjesëmarrësit në komunikacion,
- dirigjimi (drejtimi) optimal i komunikacionit dhe
- siguria në komunikacion .
Fatkeqësisht, pajisjet ekzistuese komunikuese, zgjedhin një numër të vogël të problemeve të
përgjithshme të cekura. Prandaj, zhvillimi dhe hulumtimi i pajisjeve të reja është dhe duhet të jetë
proces dinamik i vazhdueshëm.
Infrastruktura e Informimit dhe Komunikimit në Komunikacion paraqet bazë të përbashkët
mbi të cilën funksionojnë pajisje të ndryshme pjesëmarrëse në komunikacion.
Telekomunikacioni si degë e rëndësisë së veçantë kombëtare, bazën e saj e mbështet mbi
pajisjet informative dhe komunikuese, përkatësisht cilësinë e tyre.
Një ndër pajisjet komunikuese që ka gjetur përdorim në komunikacion është pajisja DPCM
(Differential Pulse Code Modulation) përmes së cilës arrihet vlerësimi i procesit të kodimit
fotografive dhe modulohet sinjali digjital.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
53
V.1. Pajisja komunikuese DPCM
Parimi i punës së pajisjes DPCM është paraqitur në Fig. 28
hyrja kuantizeri koduesi ientropisë
linja
linja
parashikuesi
s e
s
e'
s'
+
+
+
–
dekoduesi ientropisë
s
s' e'+
+
dalja
koduesi
dekoduesi parashikuesi
Fig. 28. Parimi i punës së pajisjes DPCM
Sinjali hyrës (s) krahasohet me sinjalin e dalë nga parashikuesi ( s ). Ndryshimi ndërmjet tyre
paraqet gabimin (e) i cili është:
sse ˆ .
Gabimi (e) hynë në kuantizer dhe pasi të kuantizohet merr formën e sinjalit (e’) i cili përmes
koduesit të entropisë së sinjalit kalon në linjën transmetuese.
Në këtë rast shuma e gabimit të kuantizuar dhe sinjalit të parashikuar, paraqet sinjalin e
përmirësuar, pra:
ses ˆ'' .
Nga Fig. 28 mund të shihet se gabimi i përmirësimit është i barabartë me gabimin e
kuantizimit (q), pra:
qeess '' .
Dr. sc. Ahmet SHALA
54
Shembull 13: Kuantizimi i sinjalit
Le të kemi si hyrje në Kuantozer (Quantizer) sinjalin e = -255, -254, .... , 254, 255.
Një veprim i mundshëm në kuantizer është sinjali i fituar nga veprimi:
8256)16/)255((*16)(, etrunceQe
Sqarim: Funksioni trunc e bënë rrumbullakimin në pjesën e plotë më të vogël të vlerës së shprehjes
nën këtë funksion, funksioni trunc i numrave të plotë është vetë ai numër i plotë, pra:
xxtruncZx )( , ku Z paraqet bashkësinë e numrave të plotë.
Për vlerat tjera numerike kemi:
Intervali i vlerave Në MathCad përdor trunc Në Matlab përdor fix
. . .12 x 1)( xtrunc 1)( xfix
01 x 0)( xtrunc 0)( xfix
10 x 0)( xtrunc 0)( xfix
21 x 1)( xtrunc 1)( xfix
. . .
Bazuar në veprimin e dhënë në Kuantizer dhe tabelën paraprake mund të nxjerrim tabelën vijuese
për sinjalin hyrës të dhënë në Kuantizer:
Intervali i vlerave hyrësee
Vlera e kuantizuar
e'-255,...,-240 -248-239,...,-224 -232
. . .-31,...,-16 -24-15,...,0 -81,...,16 817,...,32 24
. . .225,...,240 232241,...,255 248
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
55
Në Matlab/Command Window shkruani:
t = 0:510;x = t-255; % Sinjali hyres per kuantizim.Qe=16*fix((255+x)/16)-256+8; % Sinjali i kuantizuar.% Vizato sinjalin hyres dhe ate te kuantizuar.figure;plot(x,Qe);grid on;xlabel('Sinjali hyres');ylabel('Sinjali i kuantizuar');
Kështu do të shfaqet diagrami si në Figurën në vijim:
Dr. sc. Ahmet SHALA
56
Në Fig. 29 është paraqitur rasti i analizës së një fotografie, varësisht nga numri i pixel-ve të
përdorur.
kodimi i gabimit të parashikuar
shkalla e mbingarkuar
shkalla më e qartë
fytyra kokërrzuar
origjinali
Parashikimi linear
1 bit / pixel 1 bit / pixel 3 bit / pixel
4 bit / pixel
0
1/2
1/4 1/4
Fig. 29. Transmetimi digjital fotografisë përmes pajisjes DCPM
Dallojmë dy lloje të pajisjes DPCM dhe atë sipas mënyrës së formimit të ndryshimit sinjalit:
- me formim të ndryshimit të sinjalit në formë analoge dhe
- me formim të ndryshimit të sinjalit në formë digjitale.
Parimi i punës së pajisjes DPCM-analoge është paraqitur në Fig. 30.
BN S
DPCM
sinjali
1s'(t)
ndërprerësi ivonesës
2
ToDigjitalizuesi
(Sampler)Blloku i
ndryshimit
GFGjeneratori ifrekuencave
K
Koduesi
Q
Kuantizeri(Quantizer)
Integratori
D
Dekoduesi
s(t)
s''(t)
Fig. 30. Parimi i punës së pajisjes DPCM-analoge
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
57
Te pajisja DPCM – analoge (Fig. 30) sinjali hyrës s’(t) futet në hyrjen 1 të bllokut për
ndryshim (BN) dhe njëherësh ai kalon nëpër ndërprerësin e vonesës To për hapin kohore To dhe
futet në hyrjen 2 BN-së. Prej bllokut BN fitohet sinjal analog, që paraqet ndryshimin e dy sinjaleve
hyrëse analoge 1 dhe 2. Ky ndryshim digjitalizohet (diskretizohet) me frekuencë të caktuar përmes
gjeneratorit të frekuencave (GF). Sinjali i digjitalizuar është shënuar me s(t) i cili pastaj kuantizohet
dhe kodohet. Nga koduesi (K) del sinjali digjital impulsiv DPCM i cili vazhdon rrugën në linjën e
pajisjes komunikuese deri te dekoruesi (D) dhe kalon nëpër integrator me qëllim të kuantizimit dhe
mbledhjen e vlerave të ndryshme ndikuese, dhe në fund përmes filtrave të ndryshëm fitohet sinjali
analog si dalje pra s’’(t).
Në vijim është prezantuar parimi i punës së kuantizerit.
Në Fig. 31. është paraqitur parimi i punës së pajisjes DPCM – digjitale.
DPCM
sinjali
1s'(t) 2 s''(t)
A/D 12
To
To
D/As(t)
Fig. 31. Parimi i punës së pajisjes DPCM-digjitale
Te pajisja DPCM-digjitale (Fig. 31), sinjali analog kthehet në sinjal digjital përmes
konvertuesit (A/D) dhe pastaj si hyrje e parë shkon në bllokun e ndryshimit dhe krahasohet me
sinjalin që vjen nga ndërprerësi i vonesës dhe si dalje fitohet sinjali digjital DPCM. Ky sinjal s(t)
duhet prapë të krahasohet në mbledhës me sinjalin e vonesës dhe pastaj përmes konvertuesit (D/A)
kthehet në sinjal analog s’’(t).
Me qëllim të zvogëlimit të ndryshimit, që lind si pasojë e përdorimit të kuantizimit dhe
digjitalizimit, nevojitet që në vazhdimësi sinjali dalës nga modulatori të krahasohet me sinjalin
hyrës.
Kjo do të thotë se në këtë rast në anën e dhënësit duhet të kemi demodulatorin. Në këtë
mënyrë ka lind nevoja për pajisjen DPCM me lidhje kthyese, parimi i punës të të cilës është
paraqitur në Fig. 32.
Lidhja kthyese realizohet prej sinjalit që del nga kuantizeri (Q) dhe pastaj futet në integrator,
dhe si i tillë kthehet në hyrjen e dytë të bllokut të ndryshimit (BN).
Dr. sc. Ahmet SHALA
58
BN S
DPCM
sinjali
1s'(t)
2
Digjitalizuesi(Sampler)
Blloku indryshimit
GFGjeneratori ifrekuencave
K
Koduesi
Q
Kuantizeri(Quantizer)
Integratori
D
Dekoduesi
s(t)
s''(t)
Integratori
Fig. 32. Parimi i punës së pajisjes DPCM me lidhje kthyese
V.2. Sistemi i Informimit Gjeografik – GIS : Geographic InformationSystem
Sistemi i informimit gjeografik, në vijim shkurt GIS, bazat e para i ka nga kanadezi Roger
Tomlinson ndërmjet viteve 1967-90 nën emërtimin GIS-i kanadez përkatësisht CGIS. CGIS kishte
për detyrë të grumbullojë të dhëna për tokën, bujqësinë, malet, kafshët, ujerat etj., në hapësirat
rurale të Kanadasë. Kështu deri në këtë kohë u zhvillua databaza digjitale më e madhe me të dhëna
për resurset tokësore në Kanada. Është me rëndësi të ceket se CGIS asnjëherë nuk u lëshua për
përdorim komercial.
Zhvillimi i hovshëm teknologjik dhe në veçanti kompjuterët personal, telefonia celulare dhe
Interneti në fundin e shekullit 20 ia dhanë kuptimin GIS-it si sistem global i informimit gjeografik.
Informimi Gjeografik është pjesë e Sistemit të informimit IS: Information System, i cili
përbëhet edhe nga pjesë tjera si p.sh. për një Kompani do të kemi:
- Burimet njerëzore;
- Inventarizimin dhe kontrollin e të dhënave hyrëse;
- Menaxhimin e veprimtarive;
- Të dhënat mbi tregun dhe konsumatorët;
- Analizën e mjedisit dhe politikat;
- Menaxhimin financiar etj.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
59
Në mënyrë skematike është paraqitur në Figurën vijuese:
I SSistemi i Informimit
InformimiGjeografik Burimet
njerëzore
Të dhënat mbi tregundhe konsumatorët
Analiza emjedisit dhe politikat
Menaxhimifinanciar
Menaxhimi iveprimtarive
KOMPANIA
Inventarizimin dhekontrollin e të
dhënave hyrëse
Kështu pra Informimi Gjeografik nevojitet për cilën do pjesë të IS.
Pozicioni në hapësirë është një atribut shumë i rëndësishëm dhe atë për:
- Aktivitetet
- Politikat
- Strategjitë dhe
- Planifikimet
Gjithmonë vendimmarrja nga ana e njeriut involvon një komponentë gjeografike dhe ka
konsekuenca gjeografike.
Informimi gjeografik ka këto karakteristika:
- Është multidimensional sepse për përcaktimin e pozicionit të tij në hapësirë nevojiten tri
koordinata (x,y,z) dhe tri kënde (φ, θ, ψ).
- Është voluminoz pasi një databazë e të dhënave hapësinore mund të arrij deri në një
terabyte madhësi.
- Mund të paraqitet në rezolucion të ndryshëm hapësinor, p.sh., 1: 100 000 ose 1: 25 000
Dr. sc. Ahmet SHALA
60
- Mund të paraqitet në forma të ndryshme grafike duke ndikuar mjaft në analizimin e
fenomeneve dhe objekteve natyrore dhe rezultatin përfundimtar.
- Analiza e tij kërkon integrimin e shumë metodave dhe teknologjive të përpunimit të
informatës gjeografike.
- Procesi i grumbullimit dhe analizës së të dhënave kërkon kohë dhe është i
kushtueshëm.
GIS-i në përgjithësi nënkupton:
G: Të dhëna për pozicionin hapësinor,
I: Infromata hapësinore dhe jo hapësinore të integruara dhe përpunuara dhe
S: Sistem i informimit i bazuar në një databazë me të dhëna të integruara hapësinore dhe jo
hapësinore.
Duke e ditur se Sistemet e informimit IS, duhet të posedojnë:
- Të dhëna
- Informata
- Evidenca
- Njohuri dhe
- Mençuri
në Tabelën vijuese është paraqitur lehtësia e transmetimit/bartjes/shkëmbimit të tyre dhe kontributi
që jap GIS-i në këto fusha.
IS dhe GIS-i “Njohuritë se si bota funksionon janë më të vlefshme se sa njohuritë se si duket ajo”
Infrastruktura e
vendimmarrjes
Transmetimi Kontributi i GIS-it
Të dhënat I lehtë Përpunimi i të dhënave
Informatat I lehtë Krijimi i një databaze të integruar
Evidenca Jo i lehtë Krijimi i rezultateve të analizave GIS mbi këto
informata
Njohuritë I vështirë Krijimi i njohurive rreth fakteve dhe rezultateve
Mençuria Shumë i vështirë Krijimi i politikave të zhvilluara dhe të pranueshme
nga grupet e interesit.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
61
Për të shfrytëzuar të gjitha potencialet që GIS-i ofron në zgjidhjen e një problemi hapësinor
duhet përvetësuar në mënyrë sa më të plotë njohuritë mbi:
- Fushën specifike të studimit (çdo aplikacion është i veçantë – unik)
- Metodat e ruajtjes, integrimit dhe analizës së të dhënave hapësinore që ofron software i
zgjedhur
- Parimet themelore të hartografisë dhe teknikat e vizualizimit digjital.
GIS-i perceptohet-kuptohet:
- Nga publiku i gjerë === Arkiv e hartave digjitale
- Nga vendimmarrësit === Pajisje kompjuterike për zgjidhjen e problemeve hapësinore
- Nga menaxherët === Sistem për vendimmarrje me bazë hapësinore
- Nga shkencëtarët === Pajisje e kompjuterizuar për shpërndarjen gjeografike të
objekteve dhe relacionet ndërmjet tyre
- Nga planifikuesit === Mjet për të realizuar operime të kompjuterizuara me të dhëna
gjeografike voluminoze
GIS-i ofron njohuritë mbi Tokën në 5 forma abstrakte:
1. Të dhëna dhe modele gjeografike
2. Procese gjeografike dhe skripte
3. Të dhëna metadata
4. Metodat GIS dhe
5. Hartat
Dr. sc. Ahmet SHALA
62
Platforma bazë e një GIS-i është paraqitur në Figurën në vijim:
III. Gjeovizualizimi
II. Gjeoprocesimi
I. Gjeodatabazat
Një tërësi hartash “inteligjente”dhe forma të tjera të vizualizimittë cilat pasqyrojnë elemente apofenomene gjeografike dhemarrëdhëniet hapësinorendërmjet tyre.
Një tërësi funksionesh përtransformimin e të dhënavegjeografike në informata tëintegruara.
Përmban file-dokumente të tëdhënave që përfaqësojnëinformatat gjeografike në formëne modeleve të të dhënave si vetitëdhe topologjitë e tyre
Komponentët e një GIS-i janë paraqitur në Figurën vijuese:
- Njerëzit (People), ata që e
dizajnojnë, menaxhojnë, zhvillojnë
dhe mirëmbajnë sistemin GIS si dhe
përdoruesit e tij.
- Hardware, pajisjet kompjuterike
dhe të tjera të nevojshme për GIS-
in, prej kompjuterëve qendrorë –
serverëve deri te kompjuterët
personal të konfiguruar për punë
ndaras ose të lidhur në rrjetë.
- Software, programe të ndryshme
mbështetëse me qëllim të ruajtjes, analizimit dhe shfaqjes së informatave gjeografike.
- Të dhënat (Data), databaza të ndryshme numerike, grafike, video etj.
- Metodat (Methods), modele të ndryshme dhe praktika operative unike që aplikohen në
GIS.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
63
GIS bashkëvepron me disa disiplina tjera si:
- Informatikë
- Shkenca inxhinierike
- Gjeo-shkencat
- Remote Sensing
- ndjeshmëria në largësi
- Hartografia etj.
GIS dihet se ka rol me rëndësi në inventarizim, analizim dhe menaxhim & planifikim të
informatave që kanë të bëjnë me disa disiplina si: Transport, Planifikim hapësinor, Ekonomi,
Shëndetësi, Monitorim mjedisi, Informim të publikut etj.
Në tabelën në vijim janë paraqitur rolet në detaje të GIS-it në këto disiplina.
Disiplina –fushëveprimi i
aplikacionit
Inventarizimi Analizimi Menaxhimi & planifikimi
Transport Lokalizimi i rrugëve Analiza e aksidenteve Identifikimi i zonave
problematike
Planifikim
hapësinor
Përdorimi i tokës Analiza e përqindjes (%)
së zënë nga çdo lloj
Vlerësimi i planit të përdorimit të
tokës
Ekonomi Lokalizimi i bizneseve Analiza ofertë/kërkesë Informimi i autoriteteve për
potencialet
Shëndetësi Lokalizimi i personave
me probleme
shëndetësore specifike
Analiza e shpërndarjes së
sëmundjeve në raport me
kushtet mjedisore
Vlerësimi i shkaktarëve potencial
mjedisorë
Monitorim
mjedisor
Lokalizimi i rreziqeve
mjedisore në lidhje me
burimet vitale si uji etj.
Analiza e nivelit të
ndotjes si rrezik mjedisor
Modelimi i rreziqeve potenciale
Etj.
Dr. sc. Ahmet SHALA
64
Në Figurën vijuese është paraqitur përdorimi i GIS-it në Transport (lokalizimi i rrugëve) dhe
Shëndetësi (lokalizimi i Shtëpive të shëndetit) në një zonë të caktuar.
Legjenda: - Shtëpi e shëndetit (Primary Care)
- rrugët kryesore; - rrugët sekondare
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
65
V.3. Sistemi i informimit Telematik në Transport
Fjala Telematikë rrjedhë nga fjalët Telekomunikim dhe Informatikë.
Sistemet Telematike janë pjesë përbërëse e sistemeve të informimit bashkëkohor. Roli
kryesor i tyre qëndron në sigurimin e të dhënave lidhur me procesin e transportit ose me punën e
mjeteve dhe shoferëve, memorizimin, përpunimin dhe bartjen e këtyre të dhënave deri te
shfrytëzuesi. Telematika mundëson bartjen e të dhënave në mjete transporti dhe prej tyre pa-tela pra
me lidhje valore. Me analizë të këtyre të dhënave fitohen informata të rëndësishme për
vendimmarrje me qëllim të përmirësimit të efikasitetit të sistemeve dhe shfrytëzimi maksimal i
resurseve. Përdorimi i këtyre mundësive është më i lehtë në ditët e sotme si rezultat i zhvillimit të
teknologjive pa-tela dhe rënies së kostos (kushtimit) të komponentëve elektronike të tyre.
Në figurën vijuese është paraqitur rrjedha e informatave në të dy drejtimet prej dhe në mjete
të transportit.
Mundësia që shoferitë ikë tollovive dhepunimeve në rrugë
Informimi mbi gjendjennë komnikacionit
Mënyrë e thjeshtë ekomunikimit me
shoferin
Monitori - Ekrani
Sistemimi i alarmimit
Siguria e shoferit:mund të thërras për
ndihmë
Mundësia që shoferi tëidentifikojë pozicionin
dhe të zgjedhë punën mëtë afërt
GPS
Grumbullimi iinformatave shtesë –
shfrytëzohet që mjeti tëservisohet rregullisht
Daljet opcionale
On-boarddiagnos-tifikimi
Matësi ishpejtë-
sisë
Sistemi përdrejtim të
motorit
Shpenzimete
karburantit
Rrjeta
Kompjuteri në kompani
Lokalizim/përcjellje e
vazhdueshme
Raportimet
Mundësia e menaxhimitefikas të komunikacionit,grumbullimi dhe ruajtja e
informatave
On-board kompjuteri (“kutia e zezë”)
Informatat – input Informatat – output Vërejtjet
Dr. sc. Ahmet SHALA
66
Sistemet telematike kanë për qëllim:
- Grumbullimin e të dhënave për punën dhe mirëmbajtjen e mjetit të transportit.
- Përcjellja e punës së shoferit,
- Drejtimin e proceseve të transportit,
- Përcjelljen e pozicionit (lokalizimin) të mjeteve të transportit dhe kërkimin/gjetjen e tyre
në rast të humbjes/vjedhjes,
- Informimin e shoferit për lëvizjen nëpër rrugë deri në cak,
- Etj.
Sistemet telematike sipas kohës së ofrimit të të dhënave ndahen në:
- On-line (gjithmonë në dispozicion) dhe
- Off-line (në momente të caktuara në dispozicion, p.sh., kur të kthehen në bazë)
Sistemet telematike sipas pa-varshmërisë ndahen në:
- Sisteme të pavarura (autonome)
- Sisteme të varura dhe të varura me kusht nga sistemet ndihmëse si:
o Sistemet globale të pozicionimit GPS – Global Positioning Systems
o Rrjetat e telefonisë mobile GPRS – General Packet Radio Service
o Software të navigimit (kërkimit)
o Harta digjitale
o Software për rutirim (optimalizim të rrugës më të shkurtër) etj.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
67
Infrastuktura e sistemeve telematike është paraqitur në Figurën vijuese:
Ofruesi i shërbimeve
Kontakti në kompani
Informatat nga mjeti
Moduli i vendosurnë mjet
SatelitiGPS
Stacion mobileose satelitore
Lidhja pa-tela
Interneti
Në Figurën vijuese janë paraqitur pajisje të sistemit telematikë të vendosura në mjet transporti
si:
- On-board kompjuteri,
Terminali për shofer (ekran/tasturë),
- Pranuesi GPS,
Pajisja për përcjellje të mjetit,
- Moduli komunikues,
Pajisja e navigimit,
Dr. sc. Ahmet SHALA
68
V.4. Programet zhvillimore informativo-komunikuesePROMETHEUS dhe DRIVE
Kohët e fundit në SHBA, Japoni dhe Evropë janë në zhvillim e sipër pajisjet informative-
komunikuese të cilat bazohen në pajisjet inteligjente.
Komunikacioni rrugor në SHBA zhvillohet nën programin ERGS (Electronic Route Guidance
System), dhe është pjesë e programit të përbashkët me emrin ITS (Intelligent Transportation
System).
Në Japoni, komunikacioni rrugor zhvillohet nën programin CACS (Comprehensive
Automobile Traffic Control sistem).
Në Evropë zhvillimi i komunikacionit rrugor është nën dy programe:
PROMETHEUS (Programme for a European Traffic with Highest Efficiencu and
Unprecudented Safety) dhe
DRIVE (Dedicated Road Infrastructure for Vehicle safety in Europe)
Të dyja këto programe kanë të njëjtin qëllim: efikasitetin, sigurinë, drejtimin optimal të
komunikacionit dhe mbrojtjen e ambientit.
Kështu, programet Prometheus dhe Drive duhet të zhvillojnë pajisje integruese informative
inteligjente për komunikacion. Me fjalën “integruese” nënkuptohen pajisje të ndryshme që
prodhohen nga ky program, siç janë:
- pajisjet për drejtim të komunikacionit,
- pajisjet kërkimore-hulumtuese,
- pajisjet informuese për shoferë,
- pajisjet automatike për pagesa,
- pajisjet për drejtim të stacionit të trenave etj.
Këto pajisje në bashkësi përdoren si pjesë e infrastrukturës së rrjetave të komunikacionit.
Duhet theksuar se programin Prometheus e ka themeluar Industria e Automobilave kurse
programin Drive, Bashkësia Europiane.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
69
Prometheus i ka dhënë detyrë vetes të realizojë një nënprogram i cili në mënyrë aktive do t’i
mundësojë shoferit në vozitje. Kështu, shoferi përmes këtij programi do të ketë në dispozicion
informatat lidhur me rrugën më të shkurtër për të arritur deri në cakun e dëshiruar. Pastaj ky
program mundet edhe të merë përsipër drejtimin, me ndihmën e pajisjeve elektronike të
infrastrukturës.
Përmes këtij programi do të mundësohej rregullim dinamik i komunikacionit dhe në disa
raste, vetë sistemi do të reagojë, shpesh edhe më shpejtë se vetë shoferi, dhe kështu do të
evitoheshin shumë aksidente. Pra bëhet fjalë për pajisje të cilat në mënyrë autonome do të merrnin
drejtimin e automjetit.
Programi Prometheus kërkon hulumtime në teren, projekte demonstruese, vlerësimin e
shfrytzueshmërisë së pajisjeve dhe mundësinë e përdorimit të pajisjeve të reja teknologjike. Pra
Prometheus është program i atillë që i bashkon zhvillimin industrial dhe hulumtues, si një tërësi
për një qëllim të përbashkët.
Zhvillimi i industrisë së automobilave bazohet në nënprogramet për hulumtime që janë:
PRO-CAR - që merret me hulumtimin e fushave siç janë: gjendja e shoferit dhe makinës,
rrethina (pengesat, moti, dukshmëria, etj), sipërfaqja e rrugëve (e rrafshët, e pjerrët, me gunga dhe
gropa, fërkimi, etj.) dhe të gjithë parametrat nga senzorët në automjet dhe rrethinë. Nën këtë
program janë edhe hulumtimet në aspektin e drejtimit automatik të komunikacionit përmes
sinjalizimeve elektrike, e ashtuquajtura drive-by-wire e cila në të ardhmen do të zëvendësonte
drejtimin manual klasik.
PRO-NET – është nënprogram kompleks. Nga ky priten zgjidhje për rritjen e shkallës së
sigurisë në komunikacion. Rezultatet bazohen në përparimin e teknikës, komunikacionit dhe
sistemeve paralajmëruese në rast rreziku.
PRO-ROAD – është nënprogram i cili duhet të përfshijë komunikimin ndërmjet
infrastrukturës dhe shoferit (automjetit) dhe atë përmes procedimit të informatave dhe grumbullimit
të të dhënave. Gjithashtu këtu nevojitet realizimi i pajisjeve komunikuese përkatëse.
PRO-ART – si nënprogram merret me zhvillimin dhe hulumtimin e teknikës së inteligjencës
artificiale. Kjo bazohet në mundësinë e manovrimit dhe dialogut. Ky nënprogram është njëherësh
edhe ardhmëria e komunikacionit bashkëkohor.
Dr. sc. Ahmet SHALA
70
PRO-CHIP – nënprogram që përfshinë zhvillimin e teknologjisë integruese
mikroelektronike, e cila do të zbatohet në zhvillimin e industrisë. Këto hulumtime përfshijnë:
mbështetjen teknologjike, aktivizimin e teknologjisë, paraqitjen e udhëzimeve dhe të dhënave,
komunikimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në përpunim të të dhënave.
PRO-COM – është nënprogram që merret me hulumtimin e pajisjeve informative –
komunikuese dhe protokolleve të nevojshme për komunikim ndërmjet pjesëmarrësve në
komunikacion dhe qendrës për drejtim të komunikacionit.
PRO-GEN – nënprogram që duhet të mundësojë zbatimin e projekteve të programit
Prometheus në komunikacion, me ç’rast shfrytëzohen teknikat e simulimeve. Mu përmes këtij
nënprogrami realizohet bashkëpunimi apo renditja me programin tjetër DRIVE të Bashkësisë
Evropiane.
Kështu pra si program bashkërendues me Prometheus është programi Drive, por i cili
kryesisht merret me hulumtimet rreth infrastrukturës së komunikacionit. Drive ka për detyrë të
zhvillojë tri fusha të komunikacionit: sigurinë e rrugëve, ndotjen e ambientit dhe përparësitë e
llojeve të transportit.
Gjithashtu përmes programit Drive ka lindur nevoja e standardizimeve në komunikacion për
tërë hapësirën evropiane. Ky program mundëson radhitjen e informimit dhe komunikimit si pjesë
integrale në teknologjinë e komunikacionit ashtu që pajisjet komunikuese të kenë infrastrukturë të
përbashkët informativo-komunikuese.
Pajisjet komunikuese për mbështetje dhe vendosje kanë për detyrë: përpunimin e të dhënave,
vizualizimin e të dhënave, të mundësojnë qasje dhe ofrojnë propozime për të cilat mund të
shfrytëzohen për kërkim të zgjidhjeve përmes metodave analitike.
Metodat analitike përfshijnë: planifikimin e rrjetave, programimin, teorinë e probabilitetit dhe
metodat e simulimit e të ngjashme.
Funksionet inteligjente (të mësuarit, zgjedhja e problemit, kuptimi, etj.) të pajisjeve të
informimit – komunikimit, përkatësisht modeli mekanik i memories kryesisht varet nga sasia
njohurive të arkivuara më parë. Për të kuptuar një ngjarje është e nevojshme të posedojmë njohuri
paraprake.
Sistemet e Informimit dhe Komunikimit
71
Si pajisje me rëndësi të veçantë, konsiderohen pajisjet eksperte përkatësisht pajisjet
informativo-komunikuese inteligjente të cilat në bazë të llogaritjeve ekzakte nxjerrin vendimet e jo
siç është rasti me njeriun i cili duke përdorë të menduarit nxjerrë vendime, që shpesh mund të mos
jenë më të qëlluarat.
Përparësitë e pajisjes eksperte ndaj njeriut janë:
- gjithmonë është e “disponuar”,
- gjithmonë ofron të njëjtën aftësi profesionale,
- ka qasje të vazhdueshme në bazën e nevojshme të të dhënave,
- janë logjike, objektive dhe të besueshme,
- në to nuk ndikon gjendja emocionale,
- nuk harron dhe nuk bënë gabime matematikore,
- nuk e pengon sasia e madhe e të dhënave, përkundrazi,
- çdoherë është në gjendje aktive, i vëzhgon dhe udhëheqë të gjitha momentet kritike,
- sjellë vendime të arsyeshme, e jo subjektive.
Pajisja eksperte është ushqim për dijen dhe paraqet bazë me vlerë të madhe të dijes. Njëra
ndër detyrat bazë të tyre është të i ndihmojë ekspertit gjatë zgjidhjeve të problemeve të fushave të
caktuara paraprakisht.
Kështu për përfundim, njeriu prapë se prapë mbetet mbikëqyrësi kryesor – “personazhi
kryesor i kësaj bote” edhe pse në disa raste duket se po zvogëlohet-humb rëndësia e tij.
Dr. sc. Ahmet SHALA
72
LITERATURA
1. C. E. Shannon, W. Weaver; The Mathematical Theory Of Communication, Illinois, USA, 1949.
2. Thomas M. Cover, Joy A. Thomas; Elements of Information Theory, New York, USA, 1991.
3. US Army Information Center; Basic Communications Information, Fort Huachuca, USA, 1999.
4. Frane Jelusic, Informacije i Komunikacije, Zagreb, Croatia, 1999.
5. Denis McQuail’s; Mass Communication Theory, London, UK, 2000.
6. Littlejohn, S. W.; Theories of human communication, Belmont, USA,1999.
7. Griffin, E.; A first look at communication theory, Wheaton, USA, 2003.
8. K. Shigemoto; Weber-Fechner’s Law and Demand Function, Tezukayama, Japan, 2002
9. www.wikipedia.org/wiki/Geographic_information_system
10. www.wikipedia.org/wiki/Global_Positioning_System
11. www.wikipedia.org/wiki/Vehicle_tracking_system
12. E. Begu, Ligjërata për GIS sistem, www.geo.edu.al .
13. www.analog.com dhe website tjera