STABILIZIMI DHE PASURIMI ME LENDE
ORGANIKE I LLUMIT TE GJENERUAR NGA
IMPIANTET E TRAJTIMIT TE UJERAVE TE
NDOTUR URBANE PER PËRDORIM NË BUJQËSI
Vait Ajro 1, Philip Giantris 2, dhe Esida Lekbello 2
1Ecofert- Plehu Organik, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Maqedoni,2 Valu Add Management Services, Shqipëri
4-5-6 Nëntor 2015, Prishtinë, Kosovë
SFIDAT E MENAXHIMIT TË LLUMIT NGA
IMPIANTET E TRAJTIMIT TE UJRAVE TE
NDOTUR URBAN (ITUNU)
Llumi i prodhuar nga ITUNU do të shtohet ndjeshën në
dekadat e ardhshme në Ballkanin Perëndimor dhe në
Europën Juglindore ashtu si dhe nevoja per ti trajtuar
sipas Direktivave të BE për trajtimin e ujrave te ndotur
urban.
Menaxhimi i llumit parashikon riperdorimin e materies
organike dhe elementeve me dobi për shfrytëzim në
bujqësi, duke përdorur teknika dhe teknologji efikase me
qëdrueshmëri ekonomike.
Riperdorimi i llumit i gjeneruar nga ITUNU duhet te trajtoje
një shumëllojshmëri të mikroorganizmave patogjene të
cilat shkaktojnë sëmundje te kafshët dhe te njerëzit.
HISTORIKU I PERQASJES
Studimet shkencore janë zhvilluar gjatë periudhës 2009-
2014, gjatë implementimit të projektit “Trajtimi dhe
përdorimi i Llumit të prodhuar nga Impianti i Trajtimit të
Ujrave te Ndotur Urbane (ITUNU) në Vranisht” - qyteti i
Strugës në Republiken e Maqedonisë.
Objektivi kryesor gjatë kërkimit ka qenë që llumi nga
aspekti mikrobiologjik të bëhet i pastër dhe me pas të
përdoret në bujqësi.
Kërkimet janë fokusuar te efekti i kombinimit të lëndës së
parë të dalë nga llumi i pasterizuar, me lëndë dobiprurëse
për të fituar plehun organik-mineral, me përdorim të gjerë
në kulturat bujqësore, me përmirësim të strukturës së
tokës pjellore dhe me qëndrueshmëri ekonomike.
FAZAT E PËRQASJES PËR KONVERTIMIN
E LLUMIT NGA ITUNU NË PLEH ORGANIK-
MINERAL
Faza 1: Pasterizimi standard dhe klasik i Llumit me
aplikimin e Gëlqeres (CaO) bazuar në përzierjen e disa
materieve organike të përshtatshme dhe të dobishme
për nga forma dhe cilësia.
Faza 2 : Stabilizimi i pH ne vlerat of 7-8 duke perdorur
acid citric.
Faza 3 : Futja në përdorim e Zeolitit natyral me nje
perqindje te lendes se thate prej 10-40%.
Faza 4 : Tharje dhe peletizimi i materialit të stabilizuar
për përdorim praktik dhe aplikimi më pas në bujqësi.
SKEMA E PROCESIT PËR TRAJTIMIN LLUMIT NGA ITUNU, BIOMASA DHE PLEHU
FAZA 1
PASTERIZIMI STANDARD DHE KLASIK I
LLUMIT DUKE APLIKUAR GËLQERE (CAO)
Vendoset Llumi nga procesi i trajtimit të ndarjes nga uji
(shtrydhja) me përdorim të Filter-belt presës.
Llumi i perfituar me siper, bashkohet me Gëlqeren
natyrale (CaO) duke e përzier në Reaktor për
homogjenizim.
Reagimi i CaO-së me ndihmen e fraksioneve te lëngshme
të Llumit shkakton reaksion ekzotermik, çka gjeneron sasi
të konsiderueshme te energjise së nxehtë mbi 700C.
Procesi zgjat së paku 2 (dy) orë deri sa pasterizimi të jetë
arritur plotësisht.
REZULTATET E FITUARA PAS PROCESIT
TE PASTERIZIMIT
Zgjerimi dhe hidroliza e pjesëshme e celulozës, e
cila eshte në sasi të konsiderueshme tek Llumi.
Ne temperaturë mbi 700C uji hidroskopik është
liruar, pjesërisht ka avulluar dhe ka de-hidratuar,
duke ulur nivelin e lagështise.
Perfundimi i procesit të hidrolizës së materies
organike (vajra, trigliceride etj), ku vajrat janë
hidrolizuar në alkale, me çka eliminohet prodhimi i
erërave të padeshirueshme qe ndikojne ne
shkaterrimin e materies organike.
FAZA 2, 3 & 4
STABILIZIMI I pH-së, PËRZIERJA ME ZEOLIT
NATYROR DHE PELETIZIMI
Përdorimi i Acidit citrik si burim i stabilizimit
të pH-së në vlerat prej 7-8.
Përdorimi i Zeolitit natyror me nje perqindje te
lendes se thate prej 10-40%.
Tharja dhe peletizimi i materialit të stabilizuar
për përdorim praktik dhe aplikimi më pas në
bujqësi.
Përberja e Lendes se Pare - ITUNU në
Vranisht
Test Llumi i Patrajtuar
Humus (%) 18.93
Totali N (%) >1.00
pH ne Uje 7.76
P2O5 *(mg/100g test) 194
K2O*(mg/100g test) 120
Lenda e Thate (%) 14
Lageshtia (%) 86
Lageshtia Hidroskopike (%) 81.98
Koeficienti Hidroskopike 5.55
Përberja Mikrobiologjike e Lëndës së
Parë - Llumi nga ITUNU në Vranisht –
Strugë (Para trajtimit)
Perberja Mikrobiologjike
(bakterie/ml)
Llumi i
Patrajtuar
Koliforme totale 161,600
Escherichia Coli 43,600
Clostridium per Fringes 5,100
Enterococci 62,480
Pseudo Monas ae Ruginosa 1,840
Nr. i Kolonive 220C 15,744,000
Nr. i Kolonive 370C 9,888,000
Bakteria Sporogenous 39,000
Bakteria Amylolytic 376,000
Phosphorus Mineralization Bacteria 499,000
Përmbajtja Mikrobiologjike e Lëndës së
Parë - Llumi nga ITUNUnë Vranisht –
Strugë (Pas trajtimit)
Perberja Mikrobiologjike
(bakterie/ml)Llumi i Trajtuar
Koliforme totale 0
Escherichia Coli 0
Clostridium per Fringes 0
Enterococci 0
Pseudo Monas ae Ruginosa 0
Nr. i Kolonive 220C 210
Nr. i Kolonive 370C 27
Bakteria Sporogenous 80
TESTIMI DHE REZULTATET E
AKREDITUARA
Shqyrtimi i lëndës − Pleh Organik „ECOFERT“
Tipi “ORGANIC - P“ − 09/2015
TESTIMI DHE REZULTATET E
AKREDITUARA
Shqyrtimi i lëndës − Plehu Organik “ECOFERT“
Tipi “ECOSHARR“− 09/2015
TESTIMI DHE REZULTATET E
AKREDITUARAShqyrtimi i lëndës − Plehu Organik “ECOFERT“
Tipi “ORGAMIN 10” − 09/2015
93.11%1.8%13%5.8%0.68%
KONKLUZIONET
Pasi Llumi të trajtohet me CaO për një kohë prej 2 (dy) orësh,
ai stabilizohet në tërësi, pastrohet nga mikrobet patogjene,
dhe Llumi i trajtuar është gati për përdorim të mëtejshëm.
Studimi ka konstatuar se Llumi i trajtuar me këtë teknologji
është i pastër sanitarisht dhe i padëmshëm për ambientin, me
çka mund të përdoret në bujqësi.
Me këtë teknologji, produkti final “Plehu Organik-Mineral”
përmban elemente organike dhe minerale, qe plotëson
nevojat e kulturave bujqësore, përmirëson shtresën e tokës
pjellore dhe e mbron atë nga kontaminimi eventual.
Kosto relativisht e ulët e prodhimit, cmimi i prodhimit varion
nga 100-150 $/Ton, çka paraqet nje produkt shumë
konkurues në tregun aktual.
FALEMINDERIT!