Udhëheqës shkencor: Punoi:
Prof. Msc.Violeta Zanaj Elona Gjoka
Durrës, 2014
Tema: Kanceri i kolonit, trajtimi kirurgjikal
dhe kujdesi infermieror
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS
FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE
DEPARTAMENTI MJEKËSI
MASTER PROFESIONAL “INFERMIERI KIRURGJIKALE”
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
1
Elona Gjoka
Kanceri I kolonit, trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
Qëllimi:
a) Njohja me historin natyrale të kancerit të kolonit.
b) Njohja me mënyrat e trajtimit të kancerit të kolonit.
c) Roli infermieror në pacientë me kancer të kolonit.
d) Menaxhimi I kujdesit infermieror në pacientë me kancer të kolonit.
Objektivat:
1. Të identifikohen shkaqet dhe faktorët rriskues të kancerit të kolonit
2.Të evidentohet mënyra e përhapjes së kancerit në organizëm
3. Identifikimi i fazave të kancerit të kolonit
4. Identifikimi dhe listimi i testeve diagnostikuese të kancerit të kolonit
5. Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer
6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë të pacientëve me kancer të koloni
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
2
Elona Gjoka
Falenderime
Së pari do doja të falenderoja stafin e fakultetit qe na përgatiti me dije
teorioko-praktike dhe na aftësoi për përgatitjen e këtij punimi.
Falenderoj drejtuesen petagoge Violeta Zanaj për orientimin dhe
mbështetjen për këtë studim.
Falenderoj familjen time për mbështetjen e vazhdueshme morale dhe
financiare.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
3
Elona Gjoka
Përmbajtja
Kapitulli I. HYRJE
Ceshte koloni…………………………………………………………7
Ceshte kanceri………………………………………………………..7
Epidemiologjia ……………………………………………………….8
Faktoret e rriskut………………………………………………………9
Fizpatologjia ………………………………………………………….12
Kapitulli II. FAZAT DHE STADET E KANCERIT
Fazat e kancerit……………………..……………………....…14
Stadet e kancerit………………………………………..…17
Kapitulli III. KLINIKA
Simptomat jospecifike………………………………..………18
Simptomat specifike ……………………………………..18
Kapitulli V.
Komplikacionet ………………………………………………19
Ekzaminimet …………………………………………………19
Parandalimi …………………………………………………..20
Trajtimi kirurgjikal……………………………………………23
Kapitulli VI. KUJDESI INFERMIEROR
Kujdesi infermieror……………………………………………27
Diagnozat infermierore………………………………………..28
Planifikimi i nderhyrjeve infermierore……………………..…30
Zbatimi i nderhyrjeve infermierore……………………………32
Perfundimet …………………………………………..…42
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
4
Elona Gjoka
Abstrakti
Studimi i kësaj teme është bërë për shkak të incidences së lartë që ka kanceri i koloinit
në popullatë. Në këtë project janë marrë në studim një numër i konsiderueshëm
pacientësh të prekur nga ky kancer. Në bazë të ketij studimi është arritur në përfundimin
se grupmoshat më të prekura nga kanceri i kolonit janë kryesisht grupmoshat e treta.
Diagnostifikimi i hershem është mënyra më efikase për parandalimin e këtij kanceri. Ka
shum rëndësi vëzhgimi i pacientëve, këshillimi i tyre në lidhje me kujdesin në
vazhdimësi.
Fjalët kyce
Kancer => Është emërtimi i përgjithshëm i tumoreve malinj, të cilët shfaqen në
organizëm dhe qelizat e tyre rriten në mënyrë të pakontrollueshme.
Koloni => Koloni është pjes e sistemit të tretjes, është zorra me gjatësi 1.5-2 m e cila
vjen pas zorrës së hollë.
Polip => Tumoret beninje të zorrës së trashë janë quajtur polip.
Metastaza => Përhapja e qelizave kanceroze në organet e tjera të organizmit.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
5
Elona Gjoka
Hyrje
Cfarë është koloni?
Në aparatin tretës zorra me gjatësi 1.5-2 m e cila vjen pas zorrës së holle quhet kolon ose
zorra e trashë. Zorra e trashë është pjesa e fundit e tubit digjestiv e vendosur nga valvula
ileocekale deri në anus. Përbehet nga këto pjesë:
1. Cekumi
2. Kolon ascendens (zorra ngjitëse)
3. Kolon transverses (zorra transversal)
4. Kolon descendens (zorra zbritëse)
5. Kolon sigmoideum (në formën e gërmës S)
6. Rectum (zorra e drejtë)
Figura 1. Anatomia e kolonit.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
6
Elona Gjoka
Cfarë është kanceri?
Kanceri është sëmundje që prek të gjitha indet dhe organet e organizmit. Kanceri
ndodh atëhere kur qelizat e organizmit ndahen në mënyrë të pa kontrolluar. Rritja e
numrit të qelizave bëhet në mënyrë spontane dhe pa një qëllim të caktuar duke formuar
kështu një masë indi ose e quajtur ndryshe TUMOR. Tumoret mund të jenë beninj ose
malinj. Tumoret beninje janë jo kanceroze,rriten ngadalë dhe nuk përhapen tek pjesët e
tjera të trupit.Tumoret malinje janë kanceroze ,rriten me shpejtësi,në formën e masave
të crregullta dhe indi tumoral depërton në thellësi të indeve fqinje në formën e rrënjëve.
Epidemiologjia:
Kanceri i kolonit mbetet shkaku kryesor i sëmundjeve dhe vdekshmërisë vecanërisht në
botën perëndimore. Ndaj mjekët gjithmonë rekomandojnë ekzaminimin dhe parandalimin
e kësaj sëmundjeje. Heqja e polipeve të kolonit ndihmon në parandalimin e kancerit të
kolonit. Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një
shërim dhe mbijetesë për presonin e prekur nga kjo sëmundje. Për sëmundjet e
avancuara trajtimi mbetet i pakënaqur, por mjeksia vazhdon të kryeje kërkime mbi këtë
fushë dhe trajtime të reja vazhdojnë të shfaqen. Tumoret e kolonit dhe rektumit janë në
rritje dhe dalin nga muret e brendshme të kolonit. Tumoret beninje të zorrës së trashë
janë quajtur polip, kurse tumoret malinje të zorrës së trashë janë quajtur tumor. Polipet
beninje përhapen në pjesë të tjera të trupit, mund të hiqen lehtësisht gjatë kolonoskopisë
dhe nuk janë të rrezikshem për jetën. Nëse polipet beninje nuk hiqen nga zorra e madhe,
ato mund te kthehen ne malinje (kanceroze), me kalimin e kohës. Kanceri I kolonit dhe
rektumit (referuar edhe si kancer kolorektal) mund të pushtoje dhe të dëmtoje indet dhe
organet ngjitur. Qelizat e kancerit mund të shkëputen dhe të përhapen në pjesë të tjera të
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
7
Elona Gjoka
trupit (të tille si: mëlcia dhe mushkria). Përhapja e kancerit të kolonit te organet e largeta
quhet ’metastaze’ e kancerit te kolonit.
Shpeshtësia e kancerit kolorektal ndryshon në të gjithë botën. Është e zakonshme në
botën perëndimore dhe është e rrallë ne Azi dhe Afrikë. Në vendet ku njerëzit kanë
adoptuar dietat perëndimore, incidenca e kancerit kolorektal është në rritje.
Faktorët e riskut
Cdo gjë që rrit mundësinë e një sëmundje quhet faktor rrisku. Por duke pasur një faktor
rrisku nuk do të thotë se patjetër individi do te sëmuret më kancer.
Faktorët e rriskut përfshijnë:
Mosha
Mosha është një faktor rriskues në zhvillimin ose shfaqjen e kancerit kolorektal dhe më
te rriskuar janë pacientët mbi 50 vjec.
Herediteti
Një person me sfond gjenetik është një faktor I rëndësishëm, faktor rrisk në kancerin e
kolonit. Përafërsisht 20 % e kancereve janë të lidhur me një histori familjare të kancerit të
kolonit. Dhe 5% e kancereve të kolonit janë për shkak të trashëgimit të sindromës së
kancerit të kolonit.
Sëmundjet e zorrës:
- Polipe në kolon. Polipet e kolonit zhvillohen kur dëmtimet e
kromozomeve përsëriten në qelizat e shtresës së brëndshme të kolonit.
Normalisht, kromozomet e shëndetshme kontrollojnë rritjen e qelizave në
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
8
Elona Gjoka
një mënyrë të rregullt. Kur kromozomet dëmtohen, rritja e qelizës bëhet e
pakontrollueshme dhe rezulton në mase të indit (polipet). Polipet e kolonit
janë fillimisht beninje. Pas disa viteve polipet e kolonit mund të dëmtojnë
kromozomet dhe të bëhen kancerogene.
- Kolit ulceroz: Koliti kronik ulceroz shkakton inflamacion të shtrësës së
brëndshme të kolonit dhe rreziku për kancer beninje është rritur. Rreziku
për shfaqen e kancerit tek një pacient me kolit ulceroz gjithashtu është I
lidhur te pozicionimi dhe te shtrirja e semundjes se tij apo saj.
- Ca te kolonit, rektumit. Kanceri I kolonit është një komplikacion I njohur
I kolitit kronik ulcerativ.
- Duhani I perdorur ne me shum se 35 vite.
Figura 2
- Dieta (përdorimi i tepruar i mishit shtazor)
Dieta e lartë me yndyrna dhe e ulët me fibra dhe kalcium predispozon në
Ca kolorektal. Prej kohësh është vënë re se disa lloje të Ca janë të shpeshta
në disa vende dhe popuj apo kontinente të caktuara dhe të rralla në disa të
tjera. Në shtetet me perqindje të lartë të Ca kolorektal, konsumi I yndyrës
nga popullata është shumë më I lartë se sa në shtetet me përqindje të ulët
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
9
Elona Gjoka
të kancerit. Kanceri kolorektal p.sh. është shumë më I shpeshtë në
SH.B.A, Kanada dhe vendet e Evropës Perëndimore dhe Veriore.
Përkundrazi, ky lloj kanceri është shumë më I rrallë në vendë si: Japoni,
Kili, Portugalia, Izraeli apo disa fise të Afrikës Jugore. Nga ana tjetër
studimet epidemiologjike kanë provuar se kur banorët e këtyre vendeve të
fundit emigrojnë në Amerikë ose në Evropë dhe I përshtaten mënyrës
perëndimore të jetesës dhe të ushqyerjes ato sëmuren nga Ca kolorektal
pak a shume me të njejtën shpeshtësi sikurse popullata tjetër vendase. Kjo
provon se arsyeja e ndryshimit në shpeshtësinë e kancerit nuk lidhet me
faktorët gjenetikë apo të trashëguar, por me menyrën e jetesës dhe të
ushqyerjes.
Figura 3
Dieta e lartë me perime dhe ushqimet me fibra si: ushqimi I thatë prej
drithërash mund të clirojë në zorrë këto kancerogjene dhe ndihmon në
reduktimin e rezikut për Ca. Pra, dieta me përmbajtje të lartë kalorike, e
pasur me produkte të mishit dhe yndyrna shtazore dhe e varfër në fibra
(oriz, drithëra, bizele, barbunja, etj.) favorizon zhvillimin e Ca kolorektal
- konsumimi I alkolit: Alkoli është nje substancë e dëmshme për
organizmin.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
10
Elona Gjoka
Fizpatologjia
Fillimisht këto qeliza shfaqen si qeliza jo kancerogjene dhe që quhen polipe, të cilët me
kalimin e kohës mund të kthehen ne qeliza kancerogjene. Nëse nuk trajtohet apo nuk
hiqet një polip mund të jetë kërcënues per jeten, pasi kanceri i kolonit mund të metastazoj
dhe të dëmtojë organet përrreth.
Figura 4
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
11
Elona Gjoka
Tre mënyrat e përhapjes së kancerit në organizëm.
Nëpërmjet indit.
Nëpërmjet sistemit limfatik.
Nëpërmjet gjakut.
Kur qelizat e kancerit largohen nga një tumor primar (origjinal) dhe udhëtojnë përmes
limfës së gjakut në vendet e tjera të trupit, formojnë një tumor tjetër (të mesëm), ky
proces quhet metastazë. Tumori i mesëm është njëlloj si kanceri primar.
Janë zbuluar gjithashtu edhe dy faktorë të rëndësishëm që mund të jenë shkak I tumoreve.
a. Sëmundja Crohn
b. Koliti ulceroz
Faktorë të tjerë janë dy sëmundje gjenetike:
a. Sindromi Lynch që prek zonën rektale
b. Polipozis edematoz familjar
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
12
Elona Gjoka
Fazat dhe stadet e kancerit
Fazat e kancerit
Pasi kanceri I kolonit është diagnostikuar, ekzaminimet janë bërë për të gjetur nëse
qelizat e kancerit janë përhapur brenda kolonit ose në pjese të tjera të trupit. Procesi i
përdorur për të gjetur nëse kanceri është përhapur brenda kolonit ose në pjese të tjera të
trupit quhet skemë. Informacioni I mbledhur nga procesi përcakton fazën e sëmundjes.
Është e rëndësishme të dimë fazën në mënyre që të planifikojmë trajtimin.
Fazat e mëposhtme janë përdorur për kancerin e kolonit.
Faza 0 ( tumor në situ)
Kanceri gjendet vetëm në shtresën më të brendshme mbështjellëse të kolonit ose rektumit.
Karcinoma “in situ”, është një emër tjetër për kancerin kolorektal të fazes 0.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
13
Elona Gjoka
Faza 1
Tumori është zhvilluar në murin e brendshëm të kolonit ose rektumit. Tumori nuk ka kaluar
përmes murit.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
14
Elona Gjoka
Faza 2
Tumori është zgjeruar edhe më thellë në ose përmes murit të kolonit ose rektumit. Ajo mund të
ketë pushtuar indin në afërsi, por qelizat e kancerit nuk janë shpërndarë në nyjat limfatike.
Faza 3
Kanceri është shpërndarë në nyjat limfatik në afërsi, por jo në pjesët tjera të organizmit
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
15
Elona Gjoka
Faza 4
Kanceri është shpërndarë në pjesët tjera të organizmit, si mëlçi ose mushkëri.
Stadet e kancerit
Klasifikimi i stadeve mbështetet në sistemin ndërkombëtar
TNM. Me këtë rast gjykohet mbi zgjerimin e tumorit
(T), invadimin e nyjave limfatike (N) dhe eventualisht
metastazat e pranishme (M).
Kanceri i zorrëve klasifikohet : T0, T1, T2, T3, T4, N0, N1, N2, M0, M1.
T0 S’ka prezencë tumori
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
16
Elona Gjoka
T1 Tumori është i kufizuar në shtresën më të brendshme
të murit të zorrës
T2 Tumori është përhapur deri në shtresën muskulore
të murit të zorrës
T3 Tumori është përhapur nëpër të gjitha shtresat
e murit të zorrës
T4 Tumori ka depërtuar në indet fqinje
N0 Nuk ka nyja limfatike të invaduara
N1 Tumori ka invaduar një deri tre nyja fqinje limfatike
N2 Tumori ka invaduar katër ose më shumë nyja
fqinje limfatike
M0 Nuk ka metastaza
M1 Metastaza në organe të tjera
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
17
Elona Gjoka
KLINIKA
Siptomat e kancerit te kolonit
Kanceri i Kolonit mund të shfaqet disa vite më parë se të shfaqen simptomat. Fillimisht
pacientët mund të kenë shfaqen e disa shenjave dhe simptomave te pergjithshme ose
ndryshe jospecifike, kohë me vonë pacientit i shfaqen simptomat tipike të kancerit.
Simptomat jospecifike :
- lodhje - anoreksi
- humbje ne peshe - dhimbje barku
- vështirësi në frymemarrje - diarre ose kostipacion
Simptomat tipike :
- crregullim i tanzitit intenstinal - ndjenja e mosboshatisjes së zorrës
- Dhimbje të forta abdominale - të vjella
- fece me përmbajtje gjaku - hemoragji rektale
-Konstipacion - tenezma
- dhimbje të shpeshta të zorrëve, kërcitje apo dhimbje barku
- Fryrje barku kryesisht në zonën rreth umbelikulit.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
18
Elona Gjoka
Komplikacionet :
Disa nga komplikacionet e Kancerit të Kolonit janë :
- Peritoniti akut i cili shfaqet si rezultat i shpimit të zorrës nga tumori
- Hemorrragjia rektale vjen si rezultat i invadimit te tumorit ne enet e
gjakut
- Bllokim te zorrë
- Shtypje të organeve fqinje si : uretra, fshikëza urinare si rezultat i rritjes së
masës tumorale, duke shfaqur kshu hernien inguinale.
Ekzaminimet :
Në ekzaminimet kryesore të Kancerit të Kolonit përmendim :
Tushe rektal : ky ekzaminim kryhet duke futur gishtin në rektum për të parë nëse
është e pranishme ndonjë masë tumorale apo polip.
Biopsia : ky ekzaminim konsiston në marrjen e disa qelizave nga masa tumorale
për ti ber studimin ne laburator nga patologu.
Irrigografia ose irrigoskopia-klizma me barium: është një ekzaminim shum i
saktë që bëhet për te zbuluar anomalitë e ndryshme të zorrës.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
19
Elona Gjoka
Sigmoidoscopia : kjo procedure shërben për të parë pamjen brenda te rektumit
per kancer.
Kolonoskopia: Është një procedurë që shërben për të parë pamje brenda rektumit
dhe kolonit për polipe, zona jonormale ose kancer. Kolonoskopi është një tub I
hollë I imët,I shndritshëm me një lente për të parë gjithë traktin e kolonit që futet
përmes rektumit brenda në kolon. Ai gjithashtu mund të ketë një mjet për të hequr
polipë ose një ind të thjeshtë . Kjo metodë mund të diagnostikojë kanceret e
kolonit potencialisht të kurueshëm që u kanë shpëtuar teknikave të tjera
diagnostikuese.
Rezonanca magnetike nukleare (RMN) : Është një procedurë që përdor kampione
magnetike ,radium dhe një kompjuter për të përpunuar pamje të detajuara të
strukturave të brendshme të kolonit.
Radiografia e toraksit: Është një radiografi e organeve dhe e kockave që gjenden
në toraks. Rrezet-x janë në gjendje të përshkojnë trupin dhe të fiksohen në një
shtresë duke shfaqur në këtë mënyrë pamje të strukturave të organizmit.
Analiza gjak komplet:Me kete analizë gjaku vlerësojmë:
o Numrin e eritrociteve,leukociteve dhe trombociteve
o Nivelin e Hb(hemoglobinës,proteinë që transporton O2 në eritrocite)
o Ht (hematokriti ,përqindjen e eritrociteve në gjak
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
20
Elona Gjoka
DIAGNOZA
Për vendosjen e diagnozes mund te perdorim testet dhe procedurat e mëposhtme:
1. Irrigografi
2. Kolonoskopi
3. a. CEA
b. CA- 19
4. Biopsia e nyjeve limfatike.
5. CT skan (CAT skan )
6. Laparotomi ( kirurgji)
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
21
Elona Gjoka
Parandalimi I kancerit të kolonit
Fatkeqësisht kanceri I kolonit mund të jetë plotësisht I përhapur përpara se ai të jetë
zbuluar. Shërbimi më I mirë për parandalimin e kancerit të kolonit është zbulimi herët
dhe heqja e polipeve prekanceroze përpara se ata të kthehen në kanceroze. Madje në
rastet ku kanceri është I zhvilluar ,zbulumi herët përmirëson ose rrit mundësinë e kurimit
me heqje kirurgjikale përpara se semundja të përhapet në organet e tjera të trupit.
Disa rregulla të thjeshta të vendosura nga Instituti Nacional I Kancerit për
parandalimin e këtij tumori:
- Redukto konsumin e yndyrnave shtazore në 30% nga kaloritë totale.
- Konsumo vazhdimisht fruta dhe perime.
- Kufizo alkoolin në një gotë vere në ngrënie.
- Dobësohu nëse je obez,të evitohet dhjamosja.
- Të rrisë përdorimin e fibrave.
- Kufizo në maksimum konsumin e ushqimeve me konservantë ose të tymosura.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
22
Elona Gjoka
TRAJTIMI DHE EFEKTET ANESORE
Zgjidhjet e trajtimit në rastin e kancerit kolorektal varen nga vendndodhja e tumorit
(kolon ose rektum) dhe nga shkalla e sëmundjes. Trajtimi për kancer kolorektal mund të
përfshijë operacionin, kimioterapinë, terapinë biologjike ose terapinë rrezatuese. Disa
njerëz kanë trajtim të kombinuar.
Trajtimi i kancerit mund të jetë lokal ose sistemik.
Terapia lokale: Operacioni kirurgjik dhe terapia e rrezatimit janë terapi lokale.
Ata largojnë ose shkatërrojnë kancerin në ose afër kolonit dhe rektumit. Kur
kanceri kolorektal shpërndahet në pjesë të tjera të organizmit, terapia lokale mund
të përdoret për të kontrolluar sëmundjes në këto zona specifike.
Terapia sistemike: Kimioterapia dhe terapia biologjike janë terapi
sistemike. Barnat futen në qarkullimin e gjakut dhe e shkatërrojnë ose
kontrollojnë kancerin përmes organizmit.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
23
Elona Gjoka
Terapite lokale :
Kirurgji: Operacioni kirurgjik është trajtimi më i shpeshtë te kanceri kolorektal.
Ekzistojnë disa mënyra të ndërhyrjes kirurgjike:
Kolonoskopia: Përmes kësaj metode mund të largohet ndonjë polip i vogël
malinj nga koloni ose pjesa e sipërme e rektumit. Disa tumore të vogla në pjesën e
poshtme të rektumit po ashtu mund të largohen përmes anusit tuaj pa kolonoskop.
Laparoskopia: Fazat e hershme të kancerit të kolonit mund të largohen me
ndihmën e një gypi të hollë të ndriçuar (laparoskop). Gypi futet në kolon përmes
disa prerjeve që bëhen në abdomen. Përveç tumorit mjeku largon edhe një pjesë të
shëndetshme përreth tumorit. Nyjat limfatike në afërsi mund po ashtu të largohen.
Kirurgu kontrollon edhe pjesën tjetër të zorrës dhe mëlçinë tuaj për të parë nëse
kanceri është shpërndarë edhe ty.
Operacioni i hapur: Kirurgu krijon një prerje të madhe në abdomenin tuaj për
të larguar tumorit dhe një pjesë të afërt të shëndetshme të kolonit dhe rektumit.
Disa nyje limfatike në afërsi po ashtu largohen. Kirurgu do të kontrollojë edhe
pjesën e mbetur të zorrës dhe mëlçisë për të parë nëse kanceri është shpërndarë.
Rrezatim: Terapia rrezatuese përdor rreze me energji të lartë për të shkatërruar
qelizat kanceroze. Ajo prek qelizat në të gjithë zonën e trajtuar.
Rrezatimi i eksternal (i jashtëm): Rrezatimi vjen nga një makinë e
madhe jashtë trupit. Lloji më shpeshtë i makinës së përdorur për terapi
rrezatuese quhet akcelerator linear. Shumica e pacientëve duhet të shkojnë
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
24
Elona Gjoka
në spital ose klinikë për këtë lloj trajtimi. Trajtimi zakonisht zgjatë pesë
ditë çdo javë për katër ose gjashtë javë.
Rrezatimi internal ose i brendshëm (rrezatim i implantuar ose
brankioterapi): Rrezatimi te ky test vjen nga materiali radioaktiv i cili
mbush gypa të hollë të cilët vendosen drejtpërdrejt ose në afërsi të tumorit.
Pacienti qëndron në spital dhe impiantet në përgjithësi qëndrojnë aty për
disa ditë. Ato -zakonisht largohen pasi pacienti të shkojë në shtëpi.
Terapia e rrezatimit intraoperativ: Në disa raste rrezatimi jepet
edhe gjatë ndërhyrjes kirurgjike.
Terapia sistemike:
1. Trajtim hormonal: Këto barna përdoren për të parandaluar rritjen e qelizave
të kancerit, pra duke parandaluar qelizat për marrjen e sinjaleve të nevojshme për
rrrtjen e tyre të vazhdueshme.
2. Terapia në shenjester: Kjo klase e barnve është relativishte e re në trajtimin
e kancerit
3. Antitrupat: Ky trajtim përfshin përdorimin e antitrupave për të sulmuar qelizat
e kancerit. Antitrupat janë proteina natyrale në trupin tonë, antitrupat që përdoren
për trajtimin e kancerit janë prodhuar për përdorim si droga. Antitrupat mund të
punojnë nga mekanizma të ndryshëm psh. duke shkaktuar vdekjen e drejtpërdrejtë
të qelizave. Për shkak të vecantisë së tyre, antitrupat mund të mendohen si një lloj
i vecantë frenues.
4. Vaksinat: Qëllimi i vaksinave është te stimulojnë mbrojtjen e trupit kundër
kancerit. Vaksinat zakonisht përmbajnë proteina, trajtimi synon te rrisë reagimin e
trupit kundër qelizave të kancerit
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
25
Elona Gjoka
Efektet anesore
Meqë trajtimi i kancerit shpesh dëmton edhe qelizat dhe indet e shëndetshme, efektet
anësore janë të shpeshta. Efektet anësore varen kryesisht nga lloji dhe kohëzgjatja e
trajtimit. Efektet anësore mund të mos jenë të njëjta për çdo person dhe ata mund të
ndryshojnë nga një seancë në tjetrën.
Efektet anësore të radioterapisë:
- nauze - të vjella
- djegie dhe irritim në zonën e semurë - lodhje
- urinim i shpesht - vështirësi ne urinim
Efektet e radioterapise kur bëhet për një kohë të gjatë:
- urinim i shpeshtë - prezenca e gjakut në urinë dhe fece
- infertilitet dhe impotencë
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
26
Elona Gjoka
KUJDESI INFERMIEROR
Kujdesi infermieror në kancerin i kolonit
Vlersimi i të dhënave.
1. intervista me pacientin
Infermierja interviston pacientin dhe pyet për përshkrimin e simptomave që kërkojnë
kujdes infermieror. Nëse pacienti ka dhimbje abdominale,pyetet për karakteristikat e
saj,shkallën e dhimbjes dhe nëse ajo është e lidhur me marrjen e ushqimit ose aktivitetet.
Pyetet pacienti nëse ka ndryshim në zakonet personale nëse ka,ku është ndryshimi
ekzaktësisht ,a ka vërejtur prani të gjakut ose mukusit në fece? Pyetet nëse ka humbje në
peshë dhe nëse po, sa shumë ka rënë në peshë dhe për sa kohë ka ndodhur kjo rënie
Pyetet pacienti për ushqimin që konsumon cdo ditë (sasinë dhe përbërjen e ushqimeve).
Pyetet pacienti nëse ka pasur lodhje të tepërta kohët e fundit, a ka dremitje gjatë ditës dhe
a është I aftë të flejë mirë gjatë natës.
Pacienti pyetet edhe për sëmundje të kolonit si: koliti ulceroz, Morbus Crohn.
Nga te dhënat e marra infermierja nxjerr një histori të pacientit rreth stilit të tij të jetës:
Pi duhan
Konsumon alkool
Kryen ushtrime
Preferencën e tij ushqimore. Janë frutat dhe perimet pjesë e dietës së tij të
përditshme, sa shpesh e konsumon mishin me yndyrë, produktet e bylmetit
(gjalpë,djathë,akullore) dhe “ushqimet e gatshme” (patate chips, cokollata)?
Përballimin e situatatave stresante.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
27
Elona Gjoka
Pyetet pacienti nëse dikush nga familja ka vuajtur nga sëmundje kanceroze kryesisht nga
kancer I kolonit.
2. Ekzaminimi fizik
Gjatë ekzaminimit fizik infermierja:
Shikon konturet e barkut, vëren për ndonjë fryerje ose asimetri.
Palpon abdomenin për zona të tendosura, për ndonjë masë, për butësinë ose fortësinë.
Perkuson abdomenin në të gjitha kuadratet për të vërejtur ndonjë tingull të dobët ose të
fortë që mund të indikojë praninë e një mase në një zonë të gjerë.
Auskulton për zhurma në zorrë dhe shënon frekuencën dhe karakteristikat e tyre.
Ekzaminon fecet për paraqitjen dhe prezencën e gjakut në fece.
Diagnozat infermierore
Bazuar në vlerësimin e të dhënave, diagnozat infermierore për pacientin mund të
përfshijnë:
Periudha preoperative:
Ankth lidhur me ndërhyrjen kirurgjikale dhe diagnozën e kancerit.
Alterime të komfortit, dhimbje lidhur me komprimimin e shtresës sekondare nga
obstruksioni.
Alternime në ushqyerje, marrje më pak se sa nevojat lidhur me nauzet dhe
anoreksine.
Rrezik per deficit lengjesh lidhur me te vjellat dhe dehidrimin.
Periudha postoperative :
Rrezik per infeksion lidhur me kontaminimin e mundshem te kavitetit abdominal
gjate procedurave kirurgjikale.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
28
Elona Gjoka
Mungese njohurish rreth diagnozes, procedures kirurgjikale dhe vetekujdesjes pas
daljes nga spitali.
Demtim I integritetit te lekures lidhur me incizionin kirurgjikal(abdominal dhe
perianal) dhe formimin e nje stome.
Planifikimi I nderhyrjeve
1. Reduktimi I ankthit
2. Reduktimi I dhimbjes
3. Mbajtja e nje niveli te kenaqshem te ushqyerjes
4. Mbajtja e balances hidroelektrolitike
5. Parandalimi I infeksionit
6. Rritja e nivelit te njohurive te pacientit rreth diagnozes,procedures kirurgjikale
dhe vetekujdesjes pas daljes nga spitali
7. Mbajtja e nje indi te shendetshem rreth stomes
Zbatimi I nderhyrjeve
Reduktimi I ankthit
Identifikohet niveli I ankthit tek pacienti (I lehte, I moderuar, I ashper). Sigurohet
mbështetje gjatë eforteve. Përcaktohet koha e privatësise për pacientin nëse
dëshiron për meditim, relaksim, ushtrime. Percaktohet ndarja e kohës, kur të
qendrojë me pacientin që ai të shprehet ose të bëjë pyetje duke I siguruar
mbështetje emocionale.
Sigurohet kontakt me nje pjesëtare të familjes nëse ai/ajo dëshiron, duke caktuar
një kohe për familjen. Vendoset një takim me mjekun dhe infermiern nëse
pacienti ka dëshire të diskutojë me ta në lidhje me trajtimin/prognozën. Sigurohet
besim dhe mirëkuptim gjatë bisedës. Ndërmeret një pozicion relaksues dhe I
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
29
Elona Gjoka
rehatshëm. I shpjegohen testet dhe procedura trajtuese në nje nivel që pacienti të
kuptoje qartë. Vlerësohen nevojat e pacientit, njohuritë që ka dhe sa ka nevojë të
dijë.
Reduktimi I dhimbjes
Administron analgjezik sipas pershkrimit te mjekut. Krijon nje mjedis te
pershtatshem per relaksim me nje ndricim te ulur. Ul zerin e televizorit ose radios,
kufizohen vizitoret ose telefonatat. Propozon masa te pershtatshme per komfortin
si: ndryshim te pozicionit, ferkim I shpines, largim I vemendjes dhe teknikat
relaksuese.
Mbajtja e nje niveli te kenaqshem te ushqyerjes
Nëse gjendja e pacientit lejon një dietë të lartë në kalori, proteina dhe
karbohidrate, para ndërhyrjes operatore ajo duhet te ulet per shtate dite ne menyre
qe te ulet peristaltika e tepert dhe te minimizohen krampet. Nje diete e pasur me
lengje mund te pershkruhet 24 ore para nderhyrjes. Ushqyerja totale parenterale
udhezohet per disa paciente ne menyre qe te meren te gjitha lendet ushqyese,
vitaminat dhe mineralet. Mbahet shenim pesha cdo dite dhe njoftohet mjeku nese
pacienti vazhdon te bjere ne peshe, nderkohe qe ushqehet ne rruge parenterale.
Parandalimi I infeksionit
Administrohen antibiotikë sipas përshkrimit,të tille si:
Kanamycin,sulfate,eritromicin dhe neomycin sulfat për të reduktuar bakteret
intestinale ,në përgatitje për ndërhyrje të zorrës. Këto medikamentë jepen nga
goja,në menyrë që të reduktojë perqindjen bakteriale të kolonit. Si shtesë zona
mund të jetë pastruar nga laksativët,klizma ose irrigimi I kolonit.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
30
Elona Gjoka
Kujdesi për plagën
Ekzaminohet shpesh plaga abdominale gjatë 24 orëve të para,duke u siguruar që
ajo është e shëruar pa komplikacionet e mëposhtme:
Infeksion
Hapje e plagës
Hemoragji
Edema të dukshme
Ndryshohen garzat sipas nevojes per te parandaluar infeksionin. Mesohet pacienti si te
ruaje plagen gjate kollitjes dhe frymemarjes se thelle,per te minimizuar presionin ne
buzet e incizionit. Monitorohen shenjat vitale per rritje te tyre si:temperature,
pulsi,respiracioni,pasi mund te tregojne per prani te infeksionit. Nje temperature me e
larte se 38.3oC duhet raportuar tek mjeku.
Ekzaminohet stoma per :
Edema
Ngjyren
Rrjedhjen
Hemorragji
Pastrohet lekura peristomale me lehtesi,thahet me delikatese dhe kujdesemi qe te
parandalojme irritimin.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
31
Elona Gjoka
Rezultatet e pritshme:
a) ulja e ankthit te pacienti
b) lehtësimi i dhimbjes
c) rregullimi i balancës hidrike
d) një nivel optimal ushqyerje
e) shmang infeksionin
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
32
Elona Gjoka
Statistiksa te kancerit te kolonit
--Studimi është kryer në një periudhë kohore Dhjetor 2013-Mars 2014. Këtu u përfshinë
22 pacientë të hospitalizuar pranë shërbimit të kirurgjisë,QSUT. Punimi u mbeshte në
kartelat klinike, në të dhënat infermierore dhe të dhënat amnestike mbi faktorët e riskut.
Në studim u morën pacientë që rezultonin me diagnozë klinike, irrigografi, kolonoskopi.
-- Pacientet u ndanë në bazë të seksit, moshës, profesionit, faktorët e riskut, rezultateve
laboratorike.
--Të dhënat janë paraqitur në tabela dhe grafike sipas kritereve te përcaktuara më lart.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
33
Elona Gjoka
Grafiku Nr.1 Ndikimi I gjinisë në incidencën e kancerit të kolonit.
Meshkujt janë më të predispozuar për kancer të kolonit se femrat.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
34
Elona Gjoka
Tabela Nr.1 Ndikimi i moshës në incidencën e kancerit të kolonit.
Grafiku Nr. 2 Paraqitja grafike e ndikimin të moshës në incidencën e
kancerit të kolonit.
Mosha 40-49 50-59 60-69 70-80 Totali
Nr.pacientëve 2 ( 9.1%) 3 (13.6%) 6 (27.3%) 11 (50%) 22 ( 100 %)
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
35
Elona Gjoka
Tabela Nr.2 Incidenca e kancerit të kolonit sipas gjinisë dhe diagnozës.
Numri I pacienteve sipas llojit të kancerit
Diagnoza Femra Meshkuj Total %
Koloni sigmoid 2 4 6 27.30%
Koloni deshedent 0 1 1 4.50%
Koloni transversal 0 0 0 0%
Koloni ashedent 1 1 2 9.10%
Kanceri kolorektal 2 9 11 50%
Kanceri anorektal 1 1 2 9.10%
Total 6 16 22 100%
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
36
Elona Gjoka
Tabela Nr.3 Simptomat që kanë shfaqur pacientët e hospitalizuar.
SIMPTOMAT % E SHFAQJES
Dhimbje barku 78%
Diarre 78%
Konstipacion 63%
Anemi 55%
Renie ne peshe 50%
Gjak ne fece 48%
Nauze / te vjella 10%
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
37
Elona Gjoka
Grafiku Nr.3 Paraqitja grafike e siptomave.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
38
Elona Gjoka
Grafiku Nr. 1
Në studimin tonë u përfshinë 22 pacientë me kancer të kolonit.
Sic shihet nga grafiku në këtë punim, seksi mashkull zë një vend predominues
ngaj atij femer.
E shprehur kjo në përqindje M (72.7 5) e F (27.3 %).
Tabela Nr.1
Sic shihet nga tabela sëmundja e kancerit të kolonit prek kryesisht grup moshat
mbi 70 vjec, përkatësisht 50 % , gjithashtu dhe grup moshat 60-69 vjec
përkatësisht 27.3 % te tyre, me një total për këto grup mosha me 77.3 % të
rasteve.
Tabela Nr. 2
Në tabelën nr.2 shihet se numri I rasteve ishte më i larte në kancerin rectal. Nga
22 raste totale 50 % e pacienteve janë të prekur nga kancerit kolorectal dhe 27.3
% të pacienteve janë të prekur nga koloni sigmod.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
39
Elona Gjoka
Tabela Nr.3
Po ti hedhim një vështrim tabelës nr.3 do të vëme re siptomat më të shpeshta që
pacientët kanë shfaqur janë: dhimbja e barkut dhe diarra zënë përqindjen më të
madhe të simptomave, përkatësisht 78 % .
Simptomat e tjera janë : kostipacioni 63 %, anemi 55 %, rënie në peshë 50 %,
gjak në fece 48 %, dhe nauze e të vjella 10 %.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
40
Elona Gjoka
PËRFUNDIME
Në bazë të rezultateve të studimit mund të mxirren përfundime të rëndësishme si:
I. Kanceri I kolonit është sëmundje shumë e shpeshtë që është vërejtur më shumë
në femra se në meshkuj.
II. Gjatë kujdesit infermieror ka shumë rëndësi aplikimi I terapisë dhe kujdesi ndaj
plagës dhe në vecanti ndaj kolostomisë kur ajo është prezente.
III. Si detyre e spitalit duhet të ekzistojnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme për Ca
e kolonit në menyrë që të bëhët diagnostikimi në kohë I tij nepermjet
bashkepunimit mjek-infermier-pacient.
IV. Nga te dhenat e mesiperme nxjerrim ne konkluzion qe diagnostikimi I hershem
eshte menyra me efikase per parandalimin e Ca te kolonit.
V. Eshte shumë e rëndësishme që të bëhet ndjekja në vazhdimësi e pacientëve dhe
t’u jepen këshilla në lidhje me kujdesin në vazhdimësi.
Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
41
Elona Gjoka
Bibliografia
1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008
Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007
2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005
Giovanni Neri, “Genetica umana e medica” Milano, 2010
3. Robbins e Cotran, “Le basi patologiche delle malattie” Torino, Milano,
2008
Mariuzzi, “Anatomia patologica e correlazione anatomo-cliniche” Padova
2006
4. Harrison, “Principi di Medicina Interna” Neë York-Milano, 2006
5.Giogio Cittadini, “Diagnostica per immagini e radioterapia” 2008
6. Dionigi “Basi teorichi e Chirurgia generale-Chirurgia specialistica”
Padova 2006
7. Brunton, Laco, Parker, Libro “Goodman & Gilman”, “Le basi
farmacologiche delle terapia” 2006
8. Bertram G “Farmakologia generale e clinica”, Padova 2006