Download - Xhesika xhika
Punë me projekt.
Bioetika Ndikimi I bioteknologjisë në jetën e njeriut.
.
• Që në antikitet e deri në ditët e sotme ,mjekët kanë qenë të detyruar të bëjnë “betimin e Hipokratit “ një kod etik profesional që vendoste jetën e njeriut mbi cdo interes praktik dhe personal.
• Në kohët e fundit ,mjeksia ka bërë një progres të jashtëzakonshëm dhe ka tejkaluar cdo parashikim e si pasoje kane lindur debate ne fushën e etikës.P.sh duke vënë ne veprim metoda bioteknologjike ,mjekët kanë gjetur një mënyrë për tu ardhur në ndihmë cifteve që nuk bëjnë dot fëmijë .Me anë të teknikës “in vitro” ,një vezë e marrë nga nëna pllenohet në kushte të vecanta laboratorike .Veza e pllenuar rivendoset në trupin e nënës për tu zhilluar normalisht një bebe e shëndetshme.
• Si pasojë e zhvillimeve kanë lindur edhe mjaft pyetje si:
A është e mundur që në të ardhmen të ndryshohen tiparet trasheguese
difektoze ? A është e moralshme kjo gjë ? A duhen lejuar apo ndaluar?
• Në SHBA ekziston një familje me 150 vëllezër e motra, të cilët kanë lindur në sajë të pllenimit artificial ,nga i njëjti dhurues sperme. Shume prej tyre e njohin njëri tjetrin dhe takohen .”Është e mahnitshme kur i sheh të gjithë së bashku .Të gjithë duken njëlloj.“ -thotë nëna e njërit prej fëmijëve.
• Por , a ka pasoja negative kjo dukuri ,pra pllenimi artificial ?Problemi më i madh është rreziku I shpërndarjes më të shpejtë në popullatë të sëmundjeve të rralla , për të cilat dhuruesit mund të jenë të ndjeshëm gjenetikisht Dukuri tjetër shqetsuese është ajo e incestit rastësor ndërmjet tyre,duke jetuar pranë ne njëri tjetrin
.
Klonimi I njeriut.• Sot, klonimi I njeriut cilësohet si debati më I madh në botë.• Mundësia për klonimin e njeriut, doli kur shkencëtaret
skoceze në Institutin Roslin krijuan delen e shumëpërfolur "Dolli", që rriti interesin dhe shqetësimin në gjithë botën për shkak të komplikimeve të saj shkencore dhe etike.
• Bëma, e përcaktuar nga revista Shkenca si revolucioni i 1997-es, gjithashtu solli pasiguri mbi kuptimin e ”klonimit”—një term mbrojtës i përdorur tradicionalisht nga shkencëtaret për të përshkruar proceset e ndryshme për dyfishimin e materialit biologjik.
A duhet të klonohen njerëzit ?
• Lidhur me joefikasitetin e klonimit të kafshëve dhe mungesat në kuptimin e plotë të klonimit riprodhues, shumë shkencëtare dhe mjekë këmbëngulin shumë fort se do të ishte joetike të provohej të klonohej njeriu. Jo vetëm që shumica e përpiekjeve për klonimin e gjitarëve dështojnë, por rreth 30 % e kloneve të lindur të gjalle janë të prekur me sindromën e “pasardhësve me përmasa të medha” dhe kushte të tjera dobësuese. Një numër i madh i kafshëve të klonuara kanë ngordhur parakohë nga infeksionet dhe komplikimet e tjera.
• Te njëjtat probleme duhet të priten në klonimin e njerëzve. Për me tëpër, shkencëtaret nuk e dine si do të ndikonte klonimi në zhvillimin mendor. Ndërsa intelekti dhe gjendja shpirtërore mund të mos jene aq të rëndësishme për një kafshe, ato janë vendimtare për zhvillimin e humaneve të shëndetshëm. Me kaq shumë të panjohura për klonimin riprodhues, përpjekia për të klonuar njeriun për momentin konsiderohet fuqishëm e rrezikshme dhe e papërgjegjshme nga ana etike.
Shkencëtaret shpresojnë që një dite klonimi të mund të përdoret për të gjeneruar inde dhe organe për transplante. . .
Proçesi I klonimit(video)
.
• Punoi :Xhesika Xhika Elsa Shahini