dritan mustafa drejtor i përgjithshëm ekzekutiv tirana bank · 2020-02-06 · bankar shqiptar. si...

1
11 www.aab.al January 2020 Bankieri 1. Një tjetër vit me sfida , si viti 2019, u mbyll për sektorin bankar shqiptar. Si ishte ecuria e bankës suaj, arritjet dhe zhvillimet kryesore në këtë drejtim? Në vlerësimin tim viti 2019 rikonfirmon edhe një herë që sektori bankar shqiptar mbetet sektori më i zhvilluar dhe i mirë-rregulluar në tregun lokal, me ambicie për tu zhvilluar në kuadër të standarteve të infrastrukturës dhe të shërbimit ndaj klientëve. Gjatë vitit 2019 Tirana Bank përfundoi me sukses fazën e tranzicionit, referuar ndryshimit të strukturës aksionere të Bankes dhe konsolidimit të strategjisë së biznesit në periudhën afat-mesme dhe afat-gjatë, në përputhje me vizionin për zhvillim të aksionerëve të rinj. Banka raporton ndryshime rrënjësore në kudër të indikatorëve kryesorë performancës, mënyrë specifike: Rritje e totalit të aseteve dhe e bazës së klientelës, referuar strategjisë për zhvillim; Rritje e depozitave të klientëve dhe konsolidim i mëtejshëm i bazës së likuiditetit, që rikonfirmon besimin e klientëve te Dritan Mustafa Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv Tirana Bank Banka jonë; Rritje të ndjeshme të portofolit të kreditimit, në mbështetje të zhvillimit të ekonomisë lokale dhe të nevojave të klientëve, me objektiv të qartë për të vijuar në këtë drejtim edhe gjatë vitit 2020; Zvogëlim real, në volum dhe në përqindje, i portofolit të aseteve problematike, në vijim të rritjes së cilësise së kreditimit dhe të masave për rekuperim nga debitorët; Rikthimi në rezultate financiare pozitive. Tirana Bank vijon proçesin e transformimit, referuar projektit të modernizimit të infrastrukturës bazë dhe ndihmëse të Teknologjisë së Informacionit deri në fund të vitit 2020, me objektiv rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve dhe optimizimin e proçeseve dhe praktikave të punës në përputhje me standartet më të mira bankare. 2. Sipas këndvështrimit të bankës suaj, cilat janë sfidat kryesore për sistemin bankar shqiptar, në vazhdën e formësimit dhe jetësimit të rimodelimit të ekonomisë Proçesi i konsolidimit të mëtejshëm i sistemit bankar lokal, i cili vlerësohet që do të vijojë në afat-mesëm, do të krijojë mundësinë për hyrjen në treg të operatorëve të rinj apo fuqizimin e atyre ekzistues të cilët kanë vizion të qartë të zhvillimit të tregut. Kjo do të mundësojë një sistem bankar më elastik dhe dinamik, që do të vijojë të investojë në modernizimin e infrastrukturës së shërbimit dhe të rrisë shkallën e penetrimit me shërbime dhe produkte në tregun lokal. Zhvillimet e viteve fundit ekonominë lokale paraqesin nevojën e rritjes të investimeve të huaja, modernizim të mëtejshëm të infrastrukturës lokale, sikurse edhe një profilizim më të qartë të sektorëve ekonomike që paraqesin potencial zhvillimi. Proçeset e integrimit, në strukturat politike dhe ekonomike të Bashkimit Europian dhe ato me karakter Rajonal, pritet që të ndikojnë në gjallërimin dhe rritjen e mbështetjes të sektorëve specifikë, si bujqësia, agrobiznesi, turizmi, tregtia e mallrave të konsumit, etj. Këto zhvillime me siguri do të ndikojnë edhe në riformatim të sjelljes dhe kërkesës konsumatore në vitet në vijim, duke ndikuar edhe në orientimet specifike të politikave dhe praktikave bankare. Tirana Bank do të vijojë zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit, me objektiv të qartë zgjerimin e bazës seë klientelës dhe rritjen e mbështetjes financiare drejtuar individëve dhe bizneseve. kombëtare, në të ardhmen e afërt e më tej?

Upload: others

Post on 29-Jul-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Dritan Mustafa Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv Tirana Bank · 2020-02-06 · bankar shqiptar. Si ishte ecuria e bankës suaj, arritjet dhe zhvillimet kryesore në këtë drejtim?

11

www.aab.al

January 2020 Bankieri

1. Një tjetër vit me sfida , si viti 2019, u mbyll për sektorin bankar shqiptar. Si ishte ecuria e bankës suaj, arritjet dhe zhvillimet kryesore në këtë drejtim?

Në vlerësimin tim viti 2019 rikonfirmon edhe një herë që sektori bankar shqiptar mbetet sektori më i zhvilluar dhe i mirë-rregulluar në tregun lokal, me ambicie për tu zhvilluar në kuadër të standarteve të infrastrukturës dhe të shërbimit ndaj klientëve.

Gjatë vitit 2019 Tirana Bank përfundoi me sukses fazën e tranzicionit, referuar ndryshimit të strukturës aksionere të Bankes dhe konsolidimit të strategjisë së biznesit në periudhën afat-mesme dhe afat-gjatë, në përputhje me vizionin për zhvillim të aksionerëve të rinj.

Banka raporton ndryshime rrënjësore në kudër të indikatorëve kryesorë të performancës, në mënyrë specifike: Rritje e totalit të aseteve dhe e bazës së klientelës, referuar strategjisë për zhvillim; Rritje e depozitave të klientëve dhe konsolidim i mëtejshëm i bazës së likuiditetit, që rikonfirmon besimin e klientëve te

Dritan MustafaDrejtor i Përgjithshëm EkzekutivTirana Bank

Banka jonë; Rritje të ndjeshme të portofolit të kreditimit, në mbështetje të zhvillimit të ekonomisë lokale dhe të nevojave të klientëve, me objektiv të qartë për të vijuar në këtë drejtim edhe gjatë vitit 2020; Zvogëlim real, në volum dhe në përqindje, i portofolit të aseteve problematike, në vijim të rritjes së cilësise së kreditimit dhe të masave për rekuperim nga debitorët; Rikthimi në rezultate financiare pozitive.

Tirana Bank vijon proçesin e transformimit, referuar projektit të modernizimit të infrastrukturës bazë dhe ndihmëse të Teknologjisë së Informacionit deri në fund të vitit 2020, me objektiv rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve dhe optimizimin e proçeseve dhe praktikave të punës në përputhje me standartet më të mira bankare.

2. Sipas këndvështrimit të bankës suaj, cilat janë sfidat kryesore për sistemin bankar shqiptar, në vazhdën e formësimit dhe jetësimit të rimodelimit të ekonomisë

Proçesi i konsolidimit të mëtejshëm i sistemit bankar lokal, i cili vlerësohet që do të vijojë në afat-mesëm, do të krijojë mundësinë për hyrjen në treg të operatorëve të rinj apo fuqizimin e atyre ekzistues të cilët kanë vizion të qartë të zhvillimit të tregut. Kjo do të mundësojë një sistem bankar më elastik dhe dinamik, që do të vijojë të investojë në modernizimin e infrastrukturës së shërbimit dhe të rrisë shkallën e penetrimit me shërbime dhe produkte në tregun lokal.

Zhvillimet e viteve të fundit në ekonominë lokale paraqesin nevojën e rritjes të investimeve të huaja, modernizim të mëtejshëm të infrastrukturës lokale, sikurse edhe një profilizim më të qartë të sektorëve ekonomike që paraqesin potencial zhvillimi. Proçeset e integrimit, në strukturat politike dhe ekonomike të Bashkimit Europian dhe ato me karakter Rajonal, pritet që të ndikojnë në gjallërimin dhe rritjen e mbështetjes të sektorëve specifikë, si bujqësia, agrobiznesi, turizmi, tregtia e mallrave të konsumit, etj.

Këto zhvillime me siguri do të ndikojnë edhe në riformatim të sjelljes dhe kërkesës konsumatore në vitet në vijim, duke ndikuar edhe në orientimet specifike të politikave dhe praktikave bankare.

Tirana Bank do të vijojë zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit, me objektiv të qartë zgjerimin e bazës seë klientelës dhe rritjen e mbështetjes financiare drejtuar individëve dhe bizneseve.

kombëtare, në të ardhmen e afërt e më tej?