dukuri e prirje tË zhvillimeve shoqËrore e … · ky studimi i referohet të rinjve shqiptar duke...
TRANSCRIPT
I
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
PROGRAMI I DOKTORATURËS
DUKURI E PRIRJE TË ZHVILLIMEVE SHOQËRORE E
KULTURORE NË QARKUN E KUKËSIT GJATË 20
VITEVE TË FUNDIT
(RASTI I TË RINJVE)
Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor”
nga
Msc. ENKELEJDA CENAJ
Udhëhequr nga Prof. Dr. ZYHDI DERVISHI
Mbrohet me dt. _______/______/______ para jurisë:
1.____________________________________(Kryetar)
2.____________________________________(Anëtar oponent)
3.____________________________________(Anëtar oponent)
4.____________________________________(Anëtar)
5.____________________________________(Anëtar)
TIRANË, 2017
II
DEKLARATË STATUORE
Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është prezantuar asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri ose pjesë të veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër përveç, rasteve të cituara dhe referuara.
Emri, Mbiemri: ENKELEJDA CENAJ
2017 © Të gjitha të drejtat i rezervohen autorit
III
ABSTRAKT
Të rinjtë përbëjnë një grup mjaft intrigues për studiuesit e shkencave
shoqërore, veçanërisht për sociologët. Megjithatë nga shfletimi i literaturës rezulton
se trajtimi i problematikës së tyre shpesh herë ka mangësi. Studimi i veprimtarisë, i
jetës së të rinjve në shoqërinë shqiptare, është i një rëndësie të veçantë. Më shumë
sesa një problematikë teorike, studimi i të rinjve shqiptarë është i një rëndësie
praktike po të kemi parasysh dy fakte të rëndësishme që karakterizojnë shoqërinë
shqiptare: Së pari, që nga shpërbërja e regjimit socialist totalitar, shoqëria shqiptare
është përballur me një gamë të gjërë ndryshimesh në të gjitha strukturat e saj dhe po
përjeton një situatë kritike ekonomike dhe shoqërore. Presioni i këtyre ndryshimeve,
sidomos kriza ekonomike e psikologjike, ka ndikim të madh veçanërisht tek të
rinjtë. Së dyti, Republika e Shqipërisë zë vendin e dytë si shteti me popullsinë më të
re në Europë.
Ky studimi i referohet të rinjve shqiptar duke u ndaluar veçanërisht te të
rinjtë e Qarkut të Kukësit, i cili vlerësohet si një ndër qarqet me problematika të
mprehta sociale, që ndikojnë më së shumti mbi popullsinë më vitale të tij, të rinjtë.
Qarku i Kukësit ka shkallën më të lartë të varfërisë dhe përbën një ndër qarqet me
nivelin më të lartë të papunësisë në Republikën e Shqipërisë. Ky studimi synon të
japë një ndihmesë në të kuptuarin e pritshmërive dhe realitetit në të cilën jetojnë dhe
përballen të rinjtë e Qarkut të Kukësit në përpjekjet e tyre për të ndërtuar jetën dhe
të ardhmen.
Përmes këtij studimi u synua të eksplorohet roli dhe sfidat e të rinjve në
rrjedhat e zhvillimeve shoqërore e kulturore në Qarkun e Kukësit gjate 20 viteve të
fundit. Për realizimin e këtij studimi janë përdorur disa metoda të hulumtimit, duke
synuar gërshetimin e të dhënave parësore dhe dytësore, me qëllim që studimi të jetë
sa më i argumentuar. Metoda kryesore për mbledhjen e të dhënave parësore në këtë
studim është ajo sasiore (600 anketa) por, u mbështet edhe nga mbledhja e të
dhënave cilësore përmes bisedave të lira dhe intervistave gjysëm të strukturuara (25
IV
intevista), disa prej të cilave u zhvilluan me specialistë dhe njohës të mirë të
problematikave socioekonomike të Qarkut të Kukësit (5 intervista), veçanërisht të të
rinjve.
Studimi nxorri në pah se jetesa e vështirë në Qarkun e Kukësit, mprehtësia e
problemeve shoqërore dhe ekonomike, i ka bërë të rinjtë të mos mendojnë shumë
për dëshirat e tyre, çfarë duan të behën, çfarë duan të kenë, çfarë duan të realizojnë,
por të fokusohen në zgjidhjen e problemit që i shqetëson më së shumti: të sigurojnë
të ardhura për të përballuar jetesën. Kjo ka bërë që sigurimi i të ardhuarave të jetë
sfida kryesore për të rinjtë dhe banorët e tjerë në këtë qark dhe, për rrjedhojë,
pothuaj të gjitha veprimtaritë dhe angazhimet e të rinjve lidhen me arritjen e këtij
objektivi.
Gjithashtu, studimi nxorri në pah se mentalitetet patriarkale janë ende
ndikuese te të rinjtë, por vihet re edhe një lloj përpjekje për t’i sfiduar ato. Janë të
rejat ato të cilat, në disa raste janë shprehur kundërshtuese më shumë sesa djemtë
ndaj mentalitetiteve patriarkale, e në disa raste janë më pranuese. Po ashtu, të rejat
janë ato të cilat, më shumë sesa të rinjtë, kanë pengesa më të forta ndaj përparimit të
tyre në fusha të veprimtarive jashtë sferës shtëpiake, si rrjedhojë edhe i
mentaliteteve patriarkale dhe ndarjes së theksuar të roleve gjinore. Por, megjithë
kundërshtinë që vihet re në mendimet e shprehura nga të rinjtë, mentalitetet
patriarkale vazhdojnë të ketë ndikim të fuqishëm në mënyrën e të menduarit dhe të
vepruarit te të rinjtë.
Fusha e studimit
Sociologji e të rinjve, sociologji e kulturës dhe edukimit, sociologji e çështjeve
gjinore
Fjalë kyçe
Të rinjtë; shoqëria shqiptare; Qarku i Kukësit; problematika socialekonomike;
punësim; arsimimi universitar; shoqëri me elementë patriarkalë; mentalitete
patriarkale; role gjinore; pjesëmarrje; sfida të grup-moshave; vendimmarrje;
V
ABSTRACT
Young people are a very intriguing group for scholars of social sciences,
especially for sociologists. However, it results that the reviewed literature and
studies on youth lack tackling and addressing youth issues. The study of youth life
and activity in the Albanian society is of special importance. More than a theoretical
problem, the study of Albanian youth is of practical importance if we consider two
important facts that characterize the Albanian society: First, since the dissolution of
the totalitarian socialist regime, the Albanian society has faced a wide range of
changes in all its structures And is experiencing a critical economic and social
situation. The pressure of these changes, especially the economic and psychological
crisis, has a major impact especially on young people. Secondly, the Republic of
Albania takes second place as the country with the youngest population in Europe.
This study refers to youth in Albania, focusing on youth in Kukes Region,
which is considered as one of the regions with acute social issues that impact most
on their most vital population, young people. Kukes Region has the highest rate of
poverty and is one of the regions with the highest unemployment rates in the
Republic of Albania. This study aims to help in understanding the expectations and
reality of life and the future of the young people of Kukes Region.
Through this study, the aim was to explore the role and challenges of young
people in the course of social and cultural developments in the Kukes Region during
the last 20 years. For the realization of this study, several research methods have
been used, aiming at combining primary and secondary data, in order for the study
to be as justified as possible. The main method for collecting primary data in this
study is the quantitative (600 surveys) but was also supported by the collection of
qualitative data through free conversations and semi-structured interviews (25
interviews), some of which were conducted with specialists who are familiar With
VI
the socioeconomic problems of the Kukes Region (5 interviews), especially of
young people.
The study revealed that difficult living in the Kukes Region, the sharpness of
social and economic problems, has made young people not think much about their
desires, what they want to do, what they want to have, what they want to
accomplish, but to Focus on solving the problem that worries them most: to provide
income for living. This has led to the provision of income to be the main challenge
for young people and other residents in the region and, consequently, almost all
youth activities and engagements are linked to the achievement of this objective.
The study also revealed that patriarchal mentalities are still affecting young
people, but there is also some sort of effort to challenge them. The young girls are
the one that, in some cases, have been more contradictory than boys about
patriarchal mentality, and in some cases are more receptive. Likewise, young
women are the ones that, more than young people, have stronger barriers to their
progress in areas outside the domestic sphere, as well as patriarchal mentalities and
the marked division of gender roles. But despite the controversy found in young
people's opinions, patriarchal mentalities continue to have a powerful influence on
the way of thinking and acting of young people.
Field of study
Sociology of Youth, Sociology of Culture and Education, Sociology of Gender
Key words
Youth; Albanian society; Kukes Region; socioeconomic issues; employment;
university education; patriarchal society; patriarchal mentalities; gender roles; youth
participation; age group challenges; decisionmaking;
VII
Dedikuar familjes time……
MIRËNJOHJE
Për relizimin e këtij studimi kanë dhënë ndihmesë të çmuar familjarë, miq
dhe kolegë. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të përzemërt për secilin prej tyre
për kontributin e dhënë!
Së pari, falenderoj thellësisht nga zemra familjen time për mbështetjen
emocionale të jashtëzakonshme dhe sakrificat e treguara përgjatë punës sime për
realizimin e këtij studimi. Pa ndihmën e tyre ky studim nuk do të ishte realizuar.
Falenderoj prindërit e mi, Znj. Myrvete dhe Z. Sahit Cenaj, motrat e mia Lorenën
dhe Hygertën, vëllezërit Margent dhe Besart, të cilët me gadishmërinë dhe
përkushtimin e plotë të tyre kanë kontribuar në çdo fazë të realizimit të këtij studimi.
Një falenderim të veçantë për Abin, për mbështetjen dhe nxitjen e vazhdueshme për
të çuar në fund realizimin e këtij studimi.
Së dyti, falenderoj përzemërsisht profesor Zyhdi Dervishin, i cili me
profesionalizëm dhe mbështetje njerëzore të pamasë, ndoqi me kujdes çdo hap të
zhvillimit të këtij punimi. Duke qenë njohës i mirë i fushës kërkimore sociologjike,
profesor Dervishi udhëzoi në mënyrë profesionale dhe praktike kryerjen e studimit
dhe ndihmoi në nxjerrjen në dritë të gjetjeve të tij.
Së treti, mirënjohje të veçantë për studentët e mi, të cilët kontribuan në
plotësimin e anketave dhe më hapën dyert e familjeve të tyre! Faleminderit Ada,
Majlinda, Besmira, Elina, Rina, Aida, Pranvera, Samet, Ryshit, Klodi dhe Genti.
Së fundmi, mirënjohje të veçantë për kontributin e tyre për të gjithë ata që
pranuan të jenë pjesë e këtij studimi duke i’u përgjigjur anketave dhe intervistave, si
dhe duke e bërë studimin më të larmishëm përmes bisedave të lira.
Ju falenderoj përzemersisht, Enkelejda Cenaj
VIII
PASQYRA E LËNDËS
ABSTRAKT ..................................................................................................................................... III
ABSTRACT ...................................................................................................................................... V
MIRËNJOHJE ................................................................................................................................ VII
PASQYRA E LËNDËS .................................................................................................................... VIII
LISTA E TABELAVE ........................................................................................................................ XII
LISTA E GRAFIKËVE ..................................................................................................................... XIII
SHTOJCA ..................................................................................................................................... XIV
KREU I: HYRJE ................................................................................................................................ 1
I. 1. Hyrje ................................................................................................................................... 1
I. 2. Parashtrimi i problemit ....................................................................................................... 4
I. 2. 1. Pse një studim në Qarkun e Kukësit? ......................................................................... 6
I. 2. 2. Pse analizohet me përparësi problematika komplekse e të rinjve të këtij qarku? .. 11
I. 3. Rëndësia e studimit .......................................................................................................... 12
I. 4. Qëllimi, objektivat dhe pyetjet kërkimore ....................................................................... 13
I. 5. Përcaktim i koncepteve kryesore ..................................................................................... 16
I. 6. Kufizime të studimit ......................................................................................................... 18
I.7. Organizimi i studimit ......................................................................................................... 19
KREU II: SHQYRTIMI I LITERATURËS ............................................................................................ 22
II. 1. Problematika mbi të rinjtë dhe për të rinjtë .................................................................. 22
II. 2. Rinia si një grupim shoqëror moshor .............................................................................. 22
II. 3. Problematikat e të rinjve fillojnë që me përcaktimin shoqëror të tyre .......................... 26
II. 3. 1. Qytetarë në proces zhvillimi edhe në shkolla .......................................................... 28
II. 3. 2. Jo vetëm të rritur në proces, por edhe qytetarë në zhvillim ................................... 29
IX
II. 4. Probleme për të rinjtë apo rini problematike? ............................................................... 31
II. 5. Ndërveprimi me të rriturit, proces i rëndësishëm për tejkalimin e mendësive
përçmuese për të rinjtë ........................................................................................................... 35
II. 6. Të rinjtë shqiptarë përballë sfidave të shumta ............................................................... 36
II. 6. 1. Papunësia, një nga problemet më serioze me të cilën përballen të rinjtë shqiptarë
............................................................................................................................................. 39
II. 6. 2. Sipërmarrja - mundësi e parapëlqyer punësimi dhe angazhimi për të rinjtë
shqiptarë ............................................................................................................................. 44
II. 7. Të rinjtë dhe politika, një marrëdhënie e ndërlikuar ...................................................... 45
II. 8. Vendimmarrja, një mundësi e largët për të rinjtë shqiptarë .......................................... 51
II. 9. Vullnetarizmi - veprimtari që rrit mundësitë pjesëmarrëse të të rinjve ......................... 53
II. 10. Familja dhe të rinjtë, midis mbështetjes dhe varësisë .................................................. 57
II. 10. 1. Konfliktime të të rinjve me prindërit ..................................................................... 58
II. 11. Qarku i Kukësit dhe problematikat kryesore që prekin zonën ...................................... 59
II. 11. 1. Arsimimi i të rinjve në Qarkun e Kukësit: një këndvështrim kritik ........................ 63
II. 11. 2. Papunësia, problem shqetësues edhe për të rinjtë .............................................. 69
II. 11. 3. Migrimi, ... edhe rrugëzgjidhje për të rinjtë .......................................................... 71
II. 12. Shoqëria me elementë patriarkalë dhe rolet gjinore .................................................... 74
II. 12. 1. Familja me elementë patriarkale dhe normat kanunore, ushqyes të ndasive
gjinore.................................................................................................................................. 76
II. 12. 2. Të rejat në Qarkun e Kukësit ................................................................................. 79
KREU III: METODOLOGJIA .......................................................................................................... 100
III. 1. Metodologjia ................................................................................................................ 100
III. 2. Popullata dhe kampionimi............................................................................................ 101
III. 2. 1. Kampionimi ........................................................................................................... 102
III. 2. 2. Të dhëna kryesore demografike dhe shoqërore për të anketuarit ...................... 103
III. 2. 3. Procedura për zgjedhjen e kampionit .................................................................. 104
X
III. 3. Analiza për vlefshmërinë dhe besueshmërinë e instrumentit të përdorur ................. 104
III. 4. Mbledhja e të dhënave sasiore .................................................................................... 105
III. 4. 1. Analiza e të dhënave sasiore ................................................................................ 106
III. 5. Mbledhja dhe analiza e të dhënave cilësore ................................................................ 107
III. 5. 1. Kampioni i studimit cilësor ................................................................................... 107
III. 5. 2. Intervistat ............................................................................................................. 108
III. 5. 3. Bisedat e lira ......................................................................................................... 109
KREU IV: GJETJE DHE DISKUTIME .............................................................................................. 110
IV. 1. Punësimi - çështje kryesore e të rinjve në Qarkun e Kukësit ...................................... 110
IV. 1. 1. Jo të gjithë kanë të njëjtën mundësi për t’u punësuar ........................................ 111
IV. 1. 2. Punësimi: Jo sipas meritës ose kualifikimit .......................................................... 113
IV. 1. 3. Vendet e punës të politizuara, sidomos postet drejtuese ................................... 115
IV. 2. Puna si një mjet për të siguruar para ........................................................................... 117
IV. 3. Arsimimi si një mundësi për të patur punë në të ardhmen ......................................... 118
IV. 4. Kthimi në vendlindje, alternativa e fundit për të ndërtuar të ardhmen ...................... 121
IV. 5. Arsyet kryesore që i shtyjnë të rinjtë e Qarkut të Kukësit të migrojnë ........................ 124
IV. 6. Rruga Durrës – Kukës, një tjetër shpresë e kthyer në zhgënjim .................................. 128
IV. 7. Politika dhe të rinjtë: midis zhgënjimit dhe nevojave për të përfituar ........................ 134
IV. 8. Përfitimi personal, një faktor i rëndësishëm që i nxit të rinjtë të angazhohen në politikë
............................................................................................................................................... 136
IV. 9. Përtej sfidave të dukshme ............................................................................................ 140
IV. 10. Ndikimi i mentaliteteve pratriarkale dhe ndarja e theksuar e roleve gjinore ........... 142
IV. 10. 1. Vendimmarrja në familje, monopol i të rriturve, sidomos i babait ................... 145
IV. 10. 2. Ndikimet të mendësive patriarkale mbi martesën ............................................ 149
IV. 10. 3. Bashkëjetesa: gati e pamundur për të rinjtë e Qarkut të Kukësit ...................... 152
IV. 10. 4. Të rinjtë dhe divorci në Qarkun e Kukësit .......................................................... 156
XI
IV. 10. 5. Brenda mureve: Vajzat dhe gratë në Qarkun e Kukësit ..................................... 161
IV. 10. 6. Të sfidosh mentalitetet ...................................................................................... 174
IV. 10. 7. Disa gjetje ........................................................................................................... 207
IV. 10. 8. Traditat, zakonet dhe shoqëria patriarkale ........................................................ 211
IV. 10. 9. Familje e fortë, mosmarrëveshje të shumta, perceptime mosbesuese ............ 214
IV. 10. 10. Si perceptohen të rinjtë e Qarkut të Kukësit? .................................................. 216
IV. 11. Përfshirja e të rinjve në jetën shoqërore, një problematikë shqetësuese për Qarkun e
Kukësit ................................................................................................................................... 220
IV. 12. Vendbanimi si variabël i pavarur dhe ndikimi i tij tek variablat e tjerë ..................... 224
IV. 12. 1. Mosha si variabel i pavarur dhe ndikimi tek variablat e tjerë ............................ 226
KREU V: PËRFUNDIME DHE SUGJERIME .................................................................................... 228
V. 1. Përfundime .................................................................................................................... 228
V. 2. Sugjerime ...................................................................................................................... 247
Bibliografia ................................................................................................................................ 250
Shtojca 1 .................................................................................................................................... 265
Shtojca 2 .................................................................................................................................... 272
Shtojca 3 .................................................................................................................................... 291
Shtojca 4 .................................................................................................................................... 301
XII
LISTA E TABELAVE
Tabela I. 1: Fazat ideale të jetës në historinë europiane. .......................................... 24
Tabela III. 2: Të dhëna mbi popullsinë e Qarkut të Kukësit, Census 2011 ............ 101
Tabela III. 3: Të dhëna mbi kampionin e përfshirë në aketim ................................ 103
Tabela IV. 4: Numri i kërkesave për divorce në Qarkun e Kukësit ........................ 156
Tabela IV. 5: Përkatësia Gjinore/Rëndësia e arsimimit për djemtë ........................ 175
Tabela IV. 6: Përkatësia Gjinore /Përfshirja e vajzave në politikë ......................... 181
Tabela IV. 7: Përkatësia Gjinore / familja, karriera, puna dhe gratë ...................... 182
8: Përkatësia Gjinore /Pozicionet drejtuese janë për meshkujt ............................... 194
Tabela IV. 9: Përkatësia Gjinore/Statusi ekonomik i partnerit ............................... 195
Tabela IV. 10: Përkatësia Gjinore/Niveli arsimor i partnerit .................................. 196
Tabela IV. 11: Sa e rëndësishme është virgjëria e partnerit? .................................. 198
Tabela IV. 12. Përkatësia Gjinore/Sa dendur pini duhan? ..................................... 201
Tabela IV. 13: Përkatësia Gjinore/A konsumoni pije alkoolike? .......................... 202
Tabela IV. 14: Përkatësia Gjinore/Sa dendur luani bixhoz? ................................... 202
Tabela IV. 15: Përkatësia Gjinore/Sa dendur lexoni libra? .................................... 203
Tabela IV. 16: Përkatësia Gjinore/Sa dendur frekuentoni bar-kafenetë? .............. 204
Tabela IV. 18: Përkatësia Gjinore/Sa shpesh merreni me pune shtepie? .............. 206
Tabela 19: Analiza faktoriale e variablave të përdorura në studim ........................ 265
XIII
LISTA E GRAFIKËVE
Grafiku IV. 1: Mundësitë e banorëve të Qarkut të Kukësit për punësim, karrierë dhe
pasurim .................................................................................................................... 112
Grafiku IV. 2: Si gjenden vendet e punës në Qarkun e Kukësit? ........................... 114
Grafiku IV. 3: Postet drejtuese dhe politika ........................................................... 116
Grafiku IV. 4: Të rinjtë dhe migrimi ...................................................................... 123
Grafiku IV. 5: Arsyet që i shtyjnë të rinjtë të largohen .......................................... 125
Grafiku IV. 6: Të rinjtë dhe përfshirja në politikë .................................................. 136
Grafiku IV. 7: Si vendosët për votën? .................................................................... 137
Grafiku IV. 8: Të rinjtë dhe angazhimi në politikë ................................................. 138
Grafiku IV. 9: Si e cilësoni shoqërinë në Qarkun e Kukësit? ................................. 144
Grafiku IV. 10: Kujt i takon të marrrë vendimet në familje? ................................. 146
Grafiku IV. 11: Kush i merr vendimet në familje? ................................................. 147
Grafiku IV. 12: Të rinjtë dhe vendimmarrja në familje 1 ....................................... 147
Grafiku IV. 13: Të rinjtë dhe vendimmarrja në familje 2 ....................................... 148
Grafiku IV. 14: Të rinjtë dhe jetesa sëbashku ........................................................ 154
Grafiku IV. 15: Të rinjtë dhe divorci ...................................................................... 158
Grafiku IV. 16: Vajzat dhe profilet e arsimimit ..................................................... 167
Grafiku IV. 17: Të rinjtë dhe kthimi në vendlindje pas studimeve 1 ..................... 177
Grafiku IV. 18: Të rinjtë dhe kthimi në vendlindje pas studimeve 2 ..................... 178
Grafiku IV. 19: Si konsiderohen traditat dhe zakonet? .......................................... 212
Grafiku IV. 20: Perceptimi i të rinjve ..................................................................... 218
XIV
SHTOJCA
Shtojca 1: Tabela 19: Analiza faktoriale e variablave të përdorura në
studim.......................................................................................................................262
Shtojca 2: Anketa….................................................................................................269
Shtojca 2: Anketa për prindërit................................................................................270
Shtojca 3: Udhëzuesi i Intevistës.............................................................................301
1
KREU I: HYRJE
I. 1. Hyrje
Rinia është një fazë e rëndësishme e ciklit të jetës për çdo njërin. Ajo është
një fazsë me përvoja dhe ngjarje të rëndësishme, të cilat ndikojnë dhe shtrojnë
rrugën për të ardhmen e afërt dhe të largët të gjithsecilit. Ngjarje të rëndësishme, të
tilla si përfundimi i shkollimit, kalimi nga shkolla në tregun e punës, martesa dhe
krijimi i familjes, karriera dhe përparimi profesional, e shumë ngjarje të tjera të
rëndësishme, përjeton çdo njeri në një moshë mjaft delikate. Sjellja dhe vendimet e
përfshira në këto përvoja dhe ngjarje shpesh paraqesin sfida për të rinjtë, si në
aspektin social dhe ekonomik, po ashtu edhe në atë emocional. Njëkohësisht, këto
zgjedhje delikate i vendosin të rinjtë në pozicionin e faktorit kryesor të ndryshimit
dhe të zgjidhjes së sfidave të sotme e të ardhme në shoqëri (INSTAT, 2015(a): 9).
Të rinjtë janë një nga grupet shoqërore strategjike për politikëbërësit, studiuesit e
kushdo tjetër që është i interesuar për të hulumtuar mbi problemet, sfidat e të
shkuarës, të tashmes dhe prespektivat e të ardhmes së një shoqërie të caktuar. Duke
studiuar pritshmëritë, dëshirat, qëndrimet, problematikat e të rinjve, studiuesit mund
të kuptojmë dhe krijojmë një pasqyrë të plotë për prirjet dhe problematikat e tashme
dhe të ardhme, jo vetëm të të rinjve por më gjërë, të shoqërisë ku ata jetojnë .
Megjithëse të rinjtë përbëjnë një grup mjaft intrigues për studiuesit e
shkencave shoqërore, nga shfletimi i literaturës rezulton se trajtimi i tyre shpesh herë
ka mangësi. Në shumë studime të rinjtë janë trajtuar kryesisht si një problematikë
me të cilën duhet të përballet shoqëria se sa si pjesë e rëndësishme e zgjidhjes së
problemeve.
Të rinjtë shihen gjithmonë në proces për t’u bërë të rritur. Jo rrallë në
studime por edhe në të folurën e përditshme është bërë e zakonshme t’i referohen të
rinjve si ata, të cilët, në të ardhmen, si të rritur, do të marrin vendime politike,
2
sociale dhe ekonomike. Të rinjtë do të jenë përfaqësuesit politikë, ruajtësit e
demokracisë, ata që do përkujdesen për brezat e tjerë, por, kjo do të ndodhë në të
ardhmen, kur ata të jenë të rritur. Ky lloj konceptimi thekson studiuesja Gordon ka
bërë që shumë teoricienë t’i shohin të rinjtë si të papërgatitur për të marrë pjesë në
vendimmarrjen sociale dhe politike përsa kohë shihen si të rinj. Vendimmarrja
shihet si një mundësi për të rinjtë vetëm kur ata të rriten (Gordon, H. R., 2010: 8- 9).
Sipas disa studiuesve, duke i trajtuar të rinjtë si ``qytetarë të ardhshëm`` errësohet
fakti që, të rinjtë, aktualisht, marrin pjesë vazhdimisht në jetën shoqërore duke
zbatuar ligjet dhe politikat e bëra nga të rriturit (Noguera, P., dhe Cammarota, J.,
2006: xx).
Gjithashtu, megjithëse të rinjtë shihen si e ardhmja e një shoqërie, si ‘burimet
e çmuara’ (Gordon, H. R., 2010: 8) të saj, nga shfletimi i literaturës duket se
studiuesit nuk kanë rënë akoma dakort për përcaktimin e termit ``rini`` (Tyyskä, V.,
2009; Mortimer, J. T., dhe Shanahan, M. J., 2003; Giddens, A., 2006). Hapi i parë
për të njohur, kuptuar dhe studiuar një grup shoqëror është të bihet dakort mbi
përcaktimin shoqëror të saj, sepse prej këtij përcaktimi rrjedhin perceptimet,
pritshmëritë dhe trajtimi i tyre. Duket se për të rinjtë ka një lloj mosdakortësie dhe
paqartësie ndërmjet studiuesve, duke i bërë të rinjtë një nga popullatat më të
kundërshtuara në shoqëri. Siç shprehen studiuesit, kundërshtimi për të rinjtë fillon
që në momentin e përcaktimit të asaj se çfarë ne quajmë të rinj, dhe vazhdon më tej
me perceptimet që mbizotërojnë në shoqëri për ta (Azzopardi, A., 2013: 1, 11-27;
Wyn, J., dhe White, R., 1997: 72-93).
Kështu, shumë përcaktime mbështeten në trajtimin e rinisë si një fazë
ndërmjetëse (Furlong, A., 2013: 1-4 ), e shumë të tjera thjeshtë si një konceptim
moshor (Wyn, J., dhe White, R., 1997: 9; Mortimer, J. T., dhe Shanahan, M. J.,
2003: 211; Bryant, C. D., dhe Peck, D. L., 2007). Një nga problematikat më të
rrahura në studimet për rininë lidhet me përcaktimin dhe trajtimin e saj si një fazë
kalimtare, si një fazë përgatitje për fazën e të rriturit (Brake, M., 2003: 25-26). Sipas
Win dhe White, përgjithësisht, rinia konceptohet më së shumti si një ‘përgatitje për
3
jetën e vërtetë’ dhe jeta e vërtetë konsiderohet mosha e rritur (Wyn, J., dhe White,
R., 1997: 13). Sipas studiuesve, pikërisht ky konceptim i rinisë si fazë kalimtare ka
ndikuar në mohimin e shumë të drejtave të të rinjve si qytetarë të një shoqërie.
Një problem tjetër i rëndësishëm që del në pah nga shfletimi i literaturës në
studimet për të rinjtë është edhe trajtimi i të rinjve si një problematikë për t’u
zgjidhur (Wyn, J., dhe White, R., 1997: 8). Në këto studime vihet re se mbizotërojnë
pikëpamjet të dyzuara mbi këtë çështje: nga njëra anë, të rinjtë shihen si të
pafajshëm dhe në nevojë dhe, nga ana tjetër, si individë të rrezikshëm dhe që duhet
të zbuten (Raby R., 2007: 48). Aq të forta janë këto perceptime për të rinjtë sa në
opinionin publik ka një lidhje të fortë midis rinisë dhe rrezikut. Kur përmendet termi
rini duket sikur natyrshëm me të shoqërohet edhe koncepti i rrezikut (Zwozdiak-
Mayers, P., (Ed), 2007: 39) papërgjegjshmërisë, papjekurisë, moskokëçarjes, etj.
Kështu, nisur nga këto konceptime, të rinjtë gjykohen si të shënjuar që në thelb nga
paqëndrueshmëritë, qofshin ato psikologjike ose sociologjike (Chisholm, L., dhe
Bois-Reymond, M. D., 1993: 259). Megjithëse të rinjtë në shoqërinë e sotme po
përballen me shumë rreziqe dhe mundësi që nuk i kishin brezat më parë, vihet re një
prirje e përgjithshme për t’u fokusuar tek konsiderimi i këtij grupi si i rrezikshëm, si
burim krimi dhe deviance (Zwozdiak-Mayers, P., (Ed), 2007: 39).
Problemet e të rinjve shkojnë edhe më thellë po të kemi parasysh pabarazitë e
shumta gjinore (Brake, M., 2015). Studiuesit Wyn dhe White theksojnë se duhet
patur parasysh ndikimi që ka të qenit e re vajzë dhe përballjen me pabarazitë, po
ashtu edhe faktin që përkufizimi i të rinjve fokusohet më shumë në përvojën
mashkullore (Wyn, J., dhe White, R., 1997: 16 – 19). Kjo është shumë e
rëndësishme për t’u marrë në konsideratë, sidomos në shoqëri që kanë elementë të
theksuar patriarkalë, siç është shoqëria shqiptare.
Nga ana tjetër, lipset të kihet parasysh që të rinjtë po rriten në një shoqëri me
ndryshime te vrullshme, ku pak gjëra janë të sigurta (Chisholm, L., dhe Bois-
Reymond, M. D., 1993:260). Të rinjtë po rriten dhe përballen me risqe të panjohura
4
më parë, por po ashtu edhe me mundësi të panjohura më parë. Zhvillimi i vrullshëm
i shoqërisë ka shtuar pasiguritë dhe risqet me të cilat përballemi çdo ditë (Giddens,
A.,1991; Beck, U., 1992) duke i vënë të rinjtë përballë shumë sfidash e dukurish
sociale, me të cilat nuk janë përballur prindërit e tyre më parë. Në një shoqëri
vazhdimisht në ndryshim, ku rregullat e vjetra dhe mënyrat e vjetra të jetesës, po
ashtu edhe mjetet e përdorura për të përballuar dhe zgjidhur kërkesat e përditshme,
nuk funksionojnë më, pozicioni i të rinjve bëhet akoma më delikat.
Ajo çfarë u tha më sipër është thjeshtë një grimcë e problematikave të thella
që lidhen me të rinjtë dhe trajtimin e tyre. Por, duke patur parasysh konceptimet e
më sipërme, vlen të theksohet që studimi i të rinjve është gjithmonë një sfidë për
studiuesin, nga njëra anë, por edhe një kontribut i rëndësishëm për fushën e
studimeve të të rinjve, nga ana tjetër.
I. 2. Parashtrimi i problemit
Studimi i të rinjve në shoqërinë shqiptare është i një rëndësie të veçantë. Më
shumë se sa një problematikë teorike, studimi i të rinjve shqiptarë është i një
rëndësie praktike (dhe jetike) po të kemi parasysh dy fakte të rëndësishme që
karakterizojnë shoqërinë shqiptare:
Së pari, që nga shpërbërja e regjimit socialist totalitar, shoqëria shqiptare
është përballur me një gamë të gjërë ndryshimesh në të gjitha strukturat e saj dhe po
përjeton një situatë kritike ekonomike dhe shoqërore. Zhvillimet e vrullshme dhe
tranzicioni i zgjatur kanë sjellë një sërë problemesh si: problemet e pronave,
dobësimin e vlerave dhe normave të kulturës tradicionale, rritjen e nivelit të
varfërisë dhe pabarazive, rritjen e nivelit të papunësisë, përkeqësimin e standarteve
të jetesës dhe lindjen e grupeve të rriskuara (si të rinjtë, të papunët, të varfërit,
pensionistët, etj.,), e shumë probleme të tjera sociale dhe ekonomike (INSTAT,
2005: 3; AIIS, 2013: 9).
5
Presioni i këtyre ndryshimeve, sidomos kriza ekonomike, ka ndikim të madh
veçanërisht tek të rinjtë (Lundberg, M., dhe Wuermli, A., 2012: 111), të cilët
përballen me varfërinë, zgjatjen e varësisë ndaj familjeve dhe shtetit, mundësitë e
pakta për t´u arsimuar, për t`u punësuar, etj., (Barry, M., 2005; Giroux, H., 2009).
Varfëria, papunësia, arsimimi, përfshirrja dhe marrja e shërbimeve, strehimi, etj.,
përbëjnë pengesë serioze në fuqizimin e potencialit që mbartin të rinjtë shqiptarë
(Lëvizja Mjaft dhe Instituti Agenda, 2012: 3).
Nga ana tjetër, të rinjtë e rritur në shoqërinë shqiptare pas shpërbërjes së
regjimit socialist totalitar u përballën me shumë problematika dhe dukuri të
panjohura nga prindërit e tyre. Papunësia e lartë, migrimi në rritje, problemet me
pronat, tranzicioni, trafikimi i qenieve njerëzore, rritja e kriminalitetit, droga,
alkooli, e shumë dukuri të tjera shoqërore, të cilat e bëjnë jetën e të rinjve, në një
farë mënyre, më të vështirë dhe më problematike se sa ajo e prindërve të tyre.
Sipas sociologut shqiptar Zyhdi Dervishi, problemet e mprehta sociale dhe
ekonomike kanë çuar në rritjen graduale të shkallës së individualizimit, izolimit, dhe
fokusimit tek marrëdhëniet ekonomike (Dervishi, Z., 2004: 56).
Së dyti, studimet për të rinjtë në shoqërinë shqiptare janë të rëndësishme pasi
ata përbëjnë 70.0 për qind të popullsisë, duke e bërë Republikën e Shqipërisë vendin
e dytë me popullsinë më të re në Europë, pas Kosovës (Council of Europe, 2010).
Censusi i vitit 2011 tregon se mosha mesatare e popullsisë rezidente në Republikën
e Shqipërisë është rreth 35 vjeç dhe më shumë se 45.0 për qind e popullsisë është
nën moshën 30 vjeç. Shqipëria, në krahasim me vendet e tjera europiane, vazhdon të
mbetet një vend me moshë mesatare të re, ku rreth 24.0 për qind e popullatës
mbizotërohet nga mosha 15-29 vjeç, duke përbërë grupimin më të madh të forcës
aktive në shoqëri dhe forcës së aftë për punë (Ministria e Mirëqenies Sociale dhe
Rinisë, 2015: 7). Popullsia relativisht e re (46.0 për qind janë të rinj) rrit kërkesat për
6
shpenzime nga ana e familjes dhe shtetit, duke e vënë shoqërinë shqiptare përballë
sfidave të shumta (Gedeshi, I., dhe Jorgoni, E., 2012: 4).
Pas vitit 1990 zhvillimi i shoqërisë shqiptare ka qenë i vrullshëm dhe është
karakterizuar nga një mori ndryshimesh thelbësore të strukturës sociale, të sistemit
arsimor, të sistemit ekonomik, të punësimit, por edhe të vlerave dhe aspiratave të
njerëzve. Presionin më të madh të këtyre ndryshimeve padyshim që e kanë ndjerë të
rinjtë. Por, të rinjtë shpesh nuk shihen si përparësi midis sfidave dhe problemeve të
vendit. Në Republikën e Shqipërisë, duke qenë një vend me popullsi relativisht të re
krahasuar me shumë vende të tjera, lipset të merren masat e duhura për të përdorur
me efikasitet këtë forcë të rëndësishme punëtore.
Sipas studimit të Lëvizjes Mjaft dhe Institutit Agenda ``të rinjtë përbëjnë
potencialin më të madh të Shqipërisë në drejtim të sigurimit të progresit........Rinia
ka një rol kyç për të kontribuar në zgjidhjen e sfidave të sotme e të ardhshme ndaj
dhe investimi tek ta merr një rëndësi të madhe`` (Lëvizja Mjaft dhe Instituti Agenda,
2012: 3).
Gjithashtu, nga shfletimi i literaturës u vu re që studimet mbi të rinjtë në
shoqërinë shqiptarë janë të pakta, megjithëse qartësisht ata janë një ndër faktorët kyç
në zhvillimin e saj, duke nxjerr në pah rëndësinë e nevojës për studime të mëtejshme
për të rinjtë dhe mbi të rinjtë.
I. 2. 1. Pse një studim në Qarkun e Kukësit?
Qarku i Kukësit ndodhet në pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë
dhe përbëhet nga 3 bashki: Bashkia Kukës e përbërë nga 15 njësi administrative;
Bashkia Has e përbërë nga 4 njësi administrative; Bashkia Tropojë e përbërë nga 8
njësi administrative. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, popullsia e Qarkut
të Kukësit shënon 79559 banorë në 1 Janar të vitit 2017.
7
Që nga viti 1990, popullata përjetoi një rënie dramatike (rreth 30.0 për qind),
edhe pse kjo prirje rënëse është zvogëluar në periudhën 2006-2010. Ndërsa në vitin
2015, sipas të dhënave të INSTAT, Qarku i Kukësit cilësohet si qarku me nivelet më
të larta të migracionit. Kështu, në vitin vitin 2011 popullsia e Qarkut të Kukësit ishte
88621 banorë (INSTAT, 2016b: 10), ndërsa, në fillim të vitit 2017 ajo shënon
79559. Sipas të dhënave, në vitin 2015, popullsia urbane përbën 36.0 për qind të
popullsisë totale të qarkut krahasuar me 32.8 për qind në vitin 2006 (INSTAT,
2016b: 12-14; Këshilli i Qarkut të Kukësit, 2012: 5-8).
Nga të dhënat e studimeve të realizuara nga institucione të ndryshme si
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, INSTAT, Këshilli i Qarkut të Kukësit,
etj., Qarku i Kukësit vazhdimisht përmendet për problematikën që karakterizon
jetesën e banorëve të kësaj zone. Nga këto studime rezulton se dy janë problematikat
kryesore që shqetësojnë Qarkun, duke ndikuar në rritjen e vështirësisë së jetesës dhe
lindjen e shumë problematikave sociale: varfëria dhe niveli i lartë i papunësisë.
Sipas të dhënave, Qarku i Kukësit ka shkallën më të lartë të varfërisë (22.5
për qind) në vend (INSTAT, 2015: 68). Në rajonin e Kukësit 25-35 për qind e
familjeve trajtohen me ndihmë ekonomike (INSTAT, 2014(f)), që përbën edhe një
ndër përqindjet më të larta në Shqipëri (Shahollari, L., 2011: 23). Gjithashtu, nga të
dhënat rezulton se Qarku i Kukësit përbën një ndër qarqet me nivelin më të lartë të
papunësisë në Shqipëri (INSTAT, 2016: 11; INSTAT, 2014(a): 9).
Mundësitë e pakta që ofrohen, mungesa në zhvillimit e sektorit privat,
mungesa e infrastrukturës së transportit, mungesa e ujit të rrjedhshëm dhe energjisë
elektrike, sidomos në fshatra, janë problematika të tjera që e vështirësojnë akoma
më shumë jetesën në këtë qark (INSTAT, 2013(b); Këshilli i Qarkut të Kukësit,
2012).
Duke ju referuar Strategjisë së Zhvillimit Rajonal 2012-2019 ( Këshilli i
Qarkut të Kukësit, 2012) dhe të dhënave nga Strategjia e Zhvillimit Rajonal të vitit
8
2004 (Kukes Regional Council, 2004), të përmbledhura, disa nga faktorët kryesorë
që kanë ndikuar në rritjen e normave të varfërisë në Qarkun e Kukësit janë si më
poshtë:
Së pari: Rritja e nivelit të papunësisë, e cila u përkeqësua nga shkatërrimi i
ndërmarrjeve shtetërore, të cilat ishin ofruesit më të mëdhenj të mundësive për
punësimin e banorëve në qark. Varësia nga ndihma ekonomike e familjeve në këtë
qark është ndër më të lartat në vend, ku 45.0 për qind e familjeve trajtohen me
ndihmë ekonomike (Këshilli i Qarkut Kukës, 2012: 36). Gjithashtu, sipas disa
studimeve në këtë qark, një faktor i rëndësishëm që ka shkatërruar financat dhe
kursimet për shumicën e popullsisë dhe ka ndikuar në rritjen e nivelit të varfërisë
është edhe rënia e skemave piramidale.
Një problematikë tjetër që ka ndikuar në përkeqësimin e situatës është edhe
mungesa e zhvillimit të sektorit privat në qark, si një ndër sektorët që mund të
ofronte mundësi punësimi për banorët. Duke qenë se sektori privat është i dobët dhe
jo dinamik, banorët kanë mundësi të pakta për punësim, kryesisht në bujqësinë
tradicionale dhe sektorin publik. Kësaj problematike i shtohen edhe mangësitë në
kualifikim të punonjësve, e cila shkakton papunësi më të lartë dhe mundësi të
kufizuara sidomos për të rinjtë, gratë dhe grupet vulnerabël.
Së dyti: Veprimtaritë bujqësore janë shumë të pazhvilluara megjithëse Qarku
i Kukësit konsiderohet si një vend me bazë ekonominë bujqësore. Sipas të dhënave
nga Strategjitë e Zhvillimit të hartuara, në qark mungojnë mjetet teknike të
nevojshme për prodhimet bujqësore. Gjithashtu problematikë është edhe largësia në
zonat rurale, e shoqëruar edhe me mungesën e infrastrukturës së transportit, e cila
shpesh herë është edhe e rrezikshme. Nga ana tjetër, mungesa e ujit të rrjedhshëm
dhe energjisë elektrike nuk mundëson përdorimin e mjeteve dhe makinerive
përkatëse. Megjithëse qarku është një ndër rajonet me larmishmëri dhe bollëk të
burimeve natyrore, faktorët e më sipërm kanë bërë që ato të mos shfrytëzohen, por
edhe të keqpërdoren.
9
Së treti: Një dukuri tjetër shqetësuese është mungesa e barazisë në ofrimin e
shërbimeve shoqërore, shëndetësore dhe arsimore, sidomos në fshatra. Shkak i
përkeqësimit të situatës dhe pabarazisë në fshatra janë dendësia e ulët e popullsisë
dhe kushtet natyrore të vështira që karakterizojnë rajonin, mungesa e investimeve,
etj. Kjo ka bërë që gjendja e fshatrave të përkeqësohet shumë dhe të braktisen. Në
strategji theksohet mungesa e investimeve kombëtare dhe ndërkombëtare në rajon, e
cila ka thelluar më tej nivelin e varfërisë dhe mungesën e zhvillimit të zonës.
Së katërti: Mungesa e përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje është një
problematikë e rëndësishme, duke patur parasysh që Qarku i Kukësit ka një popullsi
në moshë relativisht të re. Edhe pse në Republikën e Shqipërisë popullata nën 30
vjeç, përbën rreth një të tretën e popullsisë, përsëri pjesëmarrja e të rinjve në
proceset dhe vendimmarrjet demokratike dhe jetën shoqërore mbetet në nivele të
ulëta. Ndër faktorët kryesor që ka ndikuar është mungesa e kuadrit ligjor që
përcakton detyrimet ligjore dhe politikat qeverisëse që nxisin dhe motivojnë të rinjtë
të jenë pjesë aktive në proceset dhe vendimmarrjet demokratike (Ministria e
Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, 2015: 11). Niveli i ulët i pjesëmarrjes së të rinjve në
procesin e vendimmarrjes është një çështje kritike për konsolidimin e qeverisjes
demokratike në vend, si dhe arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe
shoqëror. Mosrespektimi i perspektivave rinore sjell shpenzime të mëdha, si në
terma politike, ashtu edhe ekonomike.
Një ndër dukuri më shqetësuese në lidhje me të rinjtë shqiptarë, e cila ka
ardhur si rezultat i mohimit të zërit të tyre gjatë historisë, sidomos gjatë regjimit
socialist totalitar, është mungesa e rebelimit kundrejt autoritetit (King, R., dhe Mai,
N., 2013: 43). Gjithashtu, një rol të rëndësishëm ka edhe familja me elementë të
theksuar patriarkalë, në të cilën të rinjtë mësohen t’i binden autoritetit dhe urdhrave
të më të rriturve, sidomos babait. Pra, që në familje të rinjtë mësohen të binden dhe
të presin që vendimmarrja të bëhet nga të tjerët, gjë e cila vazhdon dhe thellohet më
tej në shoqëri.
10
Së pesti: Tradita patriarkale dhe pabarazia gjinore është një tjetër çështje
shoqërore që ka nevojë të trajtohet më gjerë pasi shumë problematika sociale
rrjedhin prej saj. Në këtë studim, një fokus i veçantë përqendrohet pikërisht në
eksplorimin e traditës patriarkale dhe ndikimin e saj tek mundësitë e pamundësitë që
ju ofrohen të rinjve për shkak të përkatësisë së tyre gjinore.
Tradita patriarkale dhe pabarazia gjinore nuk është një dukuri që prek vetëm
Qarkun e Kukësit, por të gjithë shoqërinë shqiptare. Kështu, në një nga studimet e
INSTAT thuhet se arsyet kulturore janë ndër më të rëndësishmet në ndërtimin e
marrëdhënieve dhe ndarjen e roleve brenda dhe jashtë familjes. Sipas këtij studimi,
shumica e të rinjve jetojnë me familjet e tyre, dhe arsyet kryesore janë me natyrë
kulturore, por gjithashtu edhe me natyrë ekonomike dhe pragmatike. Nga ana tjetër,
përgjithësisht, pozicioni i vajzave në familje deri në moshën 18 vjeç është shumë i
ngjashëm me atë të meshkujve. Por, nga kjo moshë në vazhdim rrugët gjinore
ndryshojnë shumë. Të dhënat e këtij raporti sugjerojnë që në masë është ruajtur
modeli i rolit tradicional ku në martesë bashkëshorti konsiderohet kryefamiljari dhe
gruaja personi në varësi. Gjithashtu, rolet tradicionale gjinore, krijimi i familjes dhe
punët shtëpiake, janë parë edhe si penguese për punësim e vajzave dhe grave. Roli
shtesë i mamasë, shtëpiakes dhe kujdestares është shkaku kryesor për përqindjen e
ulët të pjesëmarrjes në forcat e punës së të rejave (47.0 për qind kundrejt 62.2 për
qind për të rinjtë meshkuj), (INSTAT, 2015(a): 31 – 33; 52 -53).
Sipas studimit të realizuar nga organizata ``Rinia në sipërmarrjen e lirë`` në
rrethin e Kukësit rezulton se pozicioni i vajzave dhe grave ndikohet fuqishëm nga
mentaliteti tradicional dhe mungesa e mbështetjes nga familja. Sipas këtij studimi,
faktorët pengues për zhvillimin dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje të vajzave dhe
grave si në jetën publike (shoqërore dhe politike) dhe atë familjare në rajonin e
Kukësit janë të shumtë. Këtu mund të përmenden detyrimet e shumta ndaj familjes,
rritjes së fëmijëve, mungesa e kualifikimit përkatës profesional dhe kurseve
profesionale, aksesi i vogël ndaj pronës dhe pamundësia në këtë mënyrë për të marrë
kredi për zhvillim biznesi privat, etj,. Por, mentaliteti dhe mbështetja e familjes janë
11
faktorët më kryesorë që pengojnë zhvillimin e vajzave dhe grave në këtë qark (Rinia
në sipërmarrjen e lirë, 2012: 9 - 29). Pozicioni i të rejave, vajzave dhe grave, në
Qarkun e Kukësit duket se është ndikuar shumë nga zhvillimet shoqërore që nga
shpërbërja e regjimit socialist totalitar deri në ditët e sotme, duke e bërë pozicionin e
tyre edhe më delikat, duke forcuar elementet patriarkalë dhe ndarjen gjinore të
roleve (brenda dhe jashtë familjes).
I. 2. 2. Pse analizohet me përparësi problematika komplekse e të rinjve
të këtij qarku?
Një ndër faktorët më të rëndësishëm që ndikoi në përzgjedhjen e të rinjve të
Qarkut të Kukësit është se Qarku i Kukësit përbëhet nga një popullsi relativisht e re.
Sipas Strategjisë së Zhvillimit Rajonal të Qarkut të Kukësit, grupi i moshës 0-14
përfaqëson 38.5 për qind të popullsisë së qarkut, grupmosha 15-64 vjeç përbën 45.9
për qind të totalit, ndërsa 15.6 për qind është mbi 64 vjeç. Tendencat e tre
grupmoshave të përmendura më sipër kanë qenë pak a shumë të qëndrueshme që
nga viti 2006 (Këshilli i Qarkut të Kukësit, 2012: 8). Në studimet e publikuara nga
INSTAT, thuhet se Qarku i Kukësit është një ndër qarqet me përqindje relativisht të
madhe të popullsisë së të rinjve, ku 28.1 për qind e popullsisë i përket grup moshës
15 – 29 vjeç (INSTAT, 2015(a): 16).
Duke u bazuar në problematikat e mprehta socialekonomike të përmendura
më sipër, të rinjtë në Qarkun e Kukësit gjenden përballë sfidave të shumëllojshme
për sigurimin e jetesës së tyre, zhvillimin e mëtejshëm dhe krijimin e një jetese të
kënaqshme. Të rinjtë e këtij qarku janë vazhdimisht të sfiduar nga dilema: të
qëndrojnë apo të largohen?! Megjithëse të rinjtë janë një faktor shumë i
rëndësishëm për zhvillimin e këtij rajoni, sipas disa studimeve ata duan të largohen
nëse kanë mundësi. "Pse të qëndroj? Nuk ka asgjë për mua këtu. Unë nuk kam një
punë dhe unë nuk kam ujë të rrjedhshëm! Ne kemi vetëm njëri-tjetrin dhe kjo nuk
mjafton për mua tani "- student nga Qarku i Kukësit (SZHQK, 2004: 40).
12
Pra, duke u bazuar në ato që u thanë më sipër, nga njëra anë, kemi një qark
me problematika të mprehta sociale, nga ana tjetër, kemi të rinjtë e këtij qarku të
cilët:
Së pari, sipas të dhënave të rinjtë përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë
së Qarkut të Kukësit. Njohja e problematikave, pritshmërive, qëndrimeve, dëshirave
të të rinjve në këtë qark është tregues i rëndësishëm i mundësive, problematikave
dhe prirjeve të ardhshme.
Së dyti, duke qenë se të rinjtë përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë dhe
gjithashtu pjesën më vitale të saj, prej tyre varet e ardhmja dhe zhvillimi i qarkut;
Së treti, studimet për këtë grup-moshë janë të pakta dhe në njohurinë tonë,
nga studimet e realizuara rezulton vetëm ideja që të rinjtë nuk e shohin të ardhmen e
tyre këtu por sa më larg.
Së katërti, Qarku i Kukësit është një ndër qarqet me problematika të mprehta
sociale dhe ekonomike, të rinjtë janë ndër grupet më të prekura prej tyre (sidomos
prej papunësisë).
Së pesti, ndër banorët e Qarkut të Kukësit janë të pranishëm elementë të
theksuar patriarkalë prandaj, është e rëndësishme të hulumtohet ndikimi i tyre në
mendimet dhe jetën e të rinjve.
I. 3. Rëndësia e studimit
Së pari, ky studim synon të jape një ndihmesë në të kuptuarin e pritshmërive
dhe realitetit në të cilën jetojnë dhe përballen të rinjtë e Qarkut të Kukësit, në
përpjekjet e tyre për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen. Deri më tani, nuk rezultojnë të
jenë zhvilluar shumë studime që kanë në fokus të veçantë të rinjtë, si në Qarkun e
Kukësit por edhe me gjerë.
13
Së dyti, gjetjet e këtij studimi synojnë të hedhin dritë në të kuptuarin e mjaft
problematikave, të cilat mund t’i shërbejnë politikbërësve si orientim në punën e
tyre për ndërmarrjen e politikave dhe strategjive për përfshirjen e të rinjve dhe
angazhimin e tyre në zgjidhjen e çështjeve që lidhen me ta dhe komunitetin ku
jetojnë.
Së treti, ky studimi është i vlefshëm duke patur parasysh që 54.0 për qind e
popullsisë në Qarkun e Kukësit është nën 25 vjeç (SZHQK, 2004: 38). Studimi i të
rinjve është i rëndësishëm sepse duke studiuar pritshmëritë, dëshirat, qëndrimet e
tyre mund të kuptohet ose krijohet një pasqyrë për prirjet dhe problematikat e
tashme dhe të ardhme të vetë shoqërisë ku ata jetojnë.
Së katërti, Qarku i Kukësit është një ndër qarqet me problematika të mprehta
sociale, të cilat ndikojnë më së shumti mbi popullsinë më vitale të tij, të rinjtë. Ky
studim synon të hulumtojë ndikimin e këtyre problematikave në pritshmëritë dhe
dëshirat e të rinjve.
Së pesti, në këtë studim, një fokus i veçantë vendoset në eksplorimin e
traditës patriarkale dhe ndikimin e saj tek mundësitë e pamundësitë që ju ofrohen të
rinjve për shkak të përkatësisë së tyre gjinore. Tradita patriarkale dhe pabarazia
gjinore është një dukuri shoqërore që ka nevojë të trajtohet më gjerë pasi shumë
dukuri sociale rrjedhin prej saj.
I. 4. Qëllimi, objektivat dhe pyetjet kërkimore
Qëllimi i studimit: Të eksplorohet roli dhe sfidat e të rinjve në rrjedhat e
zhvillimeve shoqërore e kulturore në Qarkun e Kukësit gjate 20 viteve të fundit.
Për arritjen e këtij qëllimi u përcaktuan objektivat e mëposhtme:
Objektivi 1: Të eksplorohen mundësitë dhe problematikat që prekin jetën dhe
aspiratat e të rinjve në Qarkun e Kukësit;
14
Objektivi 2: Të hulumtohet ndikimi i problematikave socialekonomike që
karakterizojnë zonën në qëndrimet dhe perspektivat e të rinjve për të ardhmen;
Objektivi 3: Të hulumtohet ndikimi i shoqërisë me elementë patriarkalë në
jetën dhe mendimet e të rinjve të Qarkut të Kukësit;
Objektivi 4: Të eksplorohen perceptimet për të rinjtë në Qarkun e Kukësit;
Objektivi 5: Të hulumtohen lidhjet midis variablave socio-demografikë si
mosha, gjinia, vendbanimi (fshat ose qytet), dhe arsimimi në mënyrën e të menduarit
ose të vepruarit të rinjve të anketuar.
Duke u nisur nga problematika e trajtuar në literaturë, në kuadër të
përmbushjes së qëllimit të studimit dhe arritjes së objektivave, u ngritën pyetjet
kërkimore të mëposhtme:
- Cilat janë pengesat që hasin të rinjtë për punësim?
- Si gjenden vendet e punës nga të rinjtë?
- Si konsiderohet punësimi nga të rinjtë?
- Si e konsiderojnë të rinjtë arsimimin?
- Çfarë i nxit të rinjtë të arsimohen?
- Si konsiderohet migrimi nga të rinjtë?
- A dëshirojnë të rinjtë që të largohen nga Qarku i Kukësit?
- Cilat janë arsyet që i shtyjnë të rinjtë të migrojnë?
- Si ka ndikuar rruga Durrës - Kukës në zbutjen e migrimit dhe problematikave?
- Cili është elementi më i rëndësishëm që ndikon tek të rinjtë për të vendosur për
votën?
15
- Si e konsiderojnë të rinjtë politikën dhe përfshirjen në të?
- Cilat janë arsyet e mosmarrëveshjeve prind - të rinj?
- Si i shohin prindërit të rinjtë në Qarkun e Kukësit?
- Si mendojnë të rinjtë se konsiderohen nga prindërit?
- Çfarë elementësh e zgjerojnë hendekun midis brezave?
- Çfarë i shtyn të rinjtë të martohen?
- Cilat janë tiparet kryesore që duhet të ketë partneri?
- Si e shohin të rinjtë bashkëjetesën?
- A e pranojnë më lehtë divorcin të rinjtë?
- Si ndikon mentaliteti patriarkal në mendimet e të rinjve ndaj martesës,
bashkëjetesës dhe divorcit?
- Kush i merr vendimet në familje?
- Si i marrin të rinjtë vendimet më të rëndësishme?
- A ndikon mentaliteti patriarkal në mënyrën sesi merren vendimet në familje?
- Sa përputhen mendimet e të rinjve me mentalitetin patriarkal?
- A ka lidhje midis gjinisë dhe mospërputhjes së mendimeve me mentalitetin
patriarkal?
- A ndikojnë rolet gjinore në zgjedhjen e tipareve që të rinjtë kërkojnë të gjejnë tek
partneri?
16
- A ka dallime gjinore në llojin e veprimtarive të përditshme në të cilat angazhohen
të rinjtë?
I. 5. Përcaktim i koncepteve kryesore
Të rinj: Të rinj janë të gjithë ata që i përkasin moshës 18 vjeç deri në 30 vjeç
(Wyn, J., dhe White, R., 1997: 1; Council of Europe, 2010).
Varfëri: lidhet me një sërë treguesish si urinë, pamundësinë për t’u strehuar,
pamundësia për t`u vizituar, analfabetizmi, kequshqyerja, të jesh një zë i
pafuqishëm, të mos kesh të drejtën e përfaqësimit të lirisë (Unicef Shqiperi, 2000:
43).
Pjesëmarrja e të rinjve: është procesi i përfshirje së të rinjve në institucionet
dhe vendimet që ndikojnë jetën e tyre (Checkoway, B. N., dhe Gutiérrez, L. M.,
2006: 1).
Veprimtari vullnetare: mund të konsiderohet çdo veprimtari ose pjesë e
veprimtarisë së kryer nga një individ ose grupim social, e cila i shërben zgjidhjes së
problemeve të ndryshme, veçanërisht të atyre jetike, shumë të rëndësishme të
shoqërisë, por që nuk është shpërblyer financiarisht me shumën përkatëse (Dervishi,
Z., 2004: 25).
Angazhimi civil: i referohet pjesëmarrjes për arritjen e të mirave publike,
zakonisht përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në bashkëpunim me të tjerët (Zukin,
C., Keeter, S., Andolina, M., Jenkins, K., dhe Carpini, M., 2006: 51).
Angazhimi politik: shihet si ‘veprimtaria që ka për qëllim të ndikojë në
veprimtarinë qeveritare, si përmes pjesëmarrjes drejtpërdrejte në bërjen ose zbatimin
e politikave publike ose indrejtpërdrejte përmes zgjedhjes së njerëzve që hartojnë
këto politika (Sidney, Schlozman, dhe Brady, 1995: 38).
17
Marxhinalizimi: është një term i përdorur për të përshkruar aspektet e
përvojës jetësore përmes të cilave strukturohet pabarazia (Wyn, J., dhe White, R.,
1997: 121).
Qytetari: konsiston në aksesin e plotë dhe të barabartë ndaj të drejtave dhe
përgjegjësive të pritura brenda zonës në të cilën jeton dikush. Ajo nënkupton
pavarësi, e përcaktuar si lidhje e drejtpërdrejtë me shtetin, pa ndërmjetësimin e
askujt (Tyyskä, V., 2009: 14).
Familja: është një grup shoqëror i përbërë nga dy ose më shumë njerëz të
lidhur nga gjaku, martesa ose birësimi, të cilët jetojnë së bashku për periudha të
gjata kohore, kanë ekonomi të përbashkët dhe kujdesen për mirërritjen e fëmijëve të
tyre (Dervishi, Z., 2008: 53).
Patriarkale: Me patriarkalitet kuptohet mbizotërimi i shoqërisë nga burrat
Patriarkaliteti është manifestim i institucionalizimit të mbizotërimit të burrave mbi
gratë dhe fëmijët në familje dhe shtrirje e mbizotërimit shoqëror të burrave përtej
familjes. Të gjitha shoqëritë e njohura janë patriarkale megjithëse shkalla dhe
karakteri i pabarazisë midis sekseve ndryshon shumë midis tyre (Giddens, A., 2003:
175).
Role gjinore: janë qëndrimet dhe sjelljet që priten të luhen (dhe miratohen
nga shoqëria) nga individët në një shoqëri të caktuar në varësi të gjinisë së tyre
(Lindsey, 2011: 4).
Diskriminimi: në literaturën sociologjike përcaktohet si trajtim i diferencuar i
grupimeve të ndryshme të njerëzve në shoqëri (Dervishi, Z., 2008: 53).
Paragjykimet: janë opinione ose qëndrime të paargumentuara, të mbajtura
nga anëtarë të një grupi shoqëror ndaj një grupi tjetër (Giddens, A., 1997: 251).
18
Shoqërizimi: nënkupton veprimin sistematik dhe të qëllimshëm që do ta
orientojë subjektin drejt vlerave dhe drejt strukturimit të aftësive për të zhvilluar
rolet e ardhshme sociale prej të rrituri (Parson, T., 1981). Shoqërizimi është procesi
gjatë të cilit fëmija gradualisht bëhet një person i ndërgjegjshëm, i pajisur me
aftësitë e kulturës në të cilën ai/ajo kanë lindur (Giddens, A., 2006: 163).
Bashkëjetesa: është lidhja ku një çift jeton së bashku në një marrëdhënie
seksuale pa qenë të martuar (Giddens, A., 2006: 234).
Stereotipet: janë përgjithësime kategorizuese për njerëzit për shkak të
përkatësisë sociale të tyre ndaj një grupi shoqëror. Stereotipet përhapen në mënyrë
universale brenda një kulture dhe mësohen përgjatë procesit të shoqërizim dhe të
mësuarit të roleve shoqërore. Përgjithësimet stereotipizuese janë shumë
problematike sepse janë skematizime shumë të thjeshtëzuara dhe të pa verifikuara.
Stereotipet mund të mos jenë të vërteta jo vetëm për grupin në përgjithësi, por as për
ndonjë anëtar të veçantë të grupit që mund të shfaqë cilësi individuale që nuk
përputhen me kategorizimin stereotipik. Pasojat rënduese të stereotipave janë se
“Stereotipat fajësojnë pa faj” (Giddens, A., 1997: 176).
I. 6. Kufizime të studimit
Mungesa e të dhënave të sakta statistikore mbi të rinjtë. Gjatë studimit u vu
re se ishte e vështirë të gjendej një burim zyrtar që të kishte të dhëna të sakta mbi
popullsinë dhe grup-moshat e saj.
Mungesa e studimeve për Qarkun e Kukësit, sidomos për të rinjtë dhe mbi të
rinjtë e këtij qarku.
Për realizimi e këtij studimi, studiuesja ka përdorur një pyetësor të hartuar
prej saj. Megjithëse pyetësori u pilotua përpara realizimit të studimit, ai përsëri
mbetet një instrument matës i paplotë.
19
Një mangësi e studimit mund të jetë edhe fakti që në studim nuk eksplorohen
marrëdhëniet shkak – pasojë midis variablave por më shumë fokusohet tek
hulumtimi i frekuencave dhe shoqërimeve midis tyre.
Në këtë studim, kampioni i përfshirë është përqëndruar në Qarkun e Kukësit
dhe të dhënat e nxjerra nuk mund të përdoren për të bërë përgjithësime për të gjithë
vendin.
Metoda kryesore e përzgjedhur për këtë kërkim është ajo sasiore, si rezultat
vështirësohet eksplorimi më i thellë i mendimeve dhe pritshmërive të të rinjve.
Një pjesë e intervistave u realizuan me një kampion të kufizuar, të zgjedhur
me qëllim nga ana e studiueses. Po ashtu, duke qenë se të dhënat e nxjerra nga
intervistat janë subjektive, mund të ketë probleme në lidhje me besueshmërinë dhe
vlefshmërinë e tyre.
Përmes bisedave të lira të zhvilluara u synua pasurimi i informacionit të
mbledhur përmes metodave të tjera në studim. Por duhet të kemi parasysh që
shqiptarët, si popujt ballkanikë në përgjithësi, kanë një formim psikokulturor tejet
kompleks që përshkohet nga prirja për të mos e shprehur veten e për të mos u
prononcuar për shqetësime shpirtërore, ekonomike, sociale, sidomos kur këto kanë
profil individual (Dervishi, Z., 1998: 49).
I.7. Organizimi i studimit
Ky studim përbëhet nga 5 kapituj përveç bibliografisë dhe shtojcave.
Në Kapitullin e parë “Hyrje”, përshkruhen problemi dhe rëndësia e trajtimit
të tij, arsyet e zgjedhjes së të rinjve si fokusi kryesor i studimit, arsyet e fokusimit
tek të rinjtë e Qarkut të Kukësit. Me tej në këtë kapitull vazhdohet me rëndësinë e
studimit, qëllimin, objektivat dhe pyetjet kërkimore të tijs. Gjithashtu në këtë
20
kapitull bëhet një përkufizim i disa prej koncepteve kryesore, duke kaluar në
kufizimet e studimit dhe organizimin e tij.
Në Kapitullin e dytë “Shqyrtimi i literaturës”, bëhet një paraqitje e gjetjeve
nga shfletimi i literaturës së huaj dhe shqiptare, duke përshkruar trajtimet teorike
dhe studimet teorike dhe empirike mbi të rinjtë. Fillimisht paraqiten gjetjet nga
shfletimi i literaturës së huaj mbi problematikat teorike mbi të rinjtë. Më tej fokusi
përqëndrohen në problematikat dhe studimet shqiptare mbi të rinjtë, duke u
përqëndruar më tej tek të rinjtë e Qarkut të Kukësit. Në këtë kapitull trajtohen
çështje të tilla si: problematika teorike në lidhje me konceptimin e të rinjve;
problematika të të rinjve shqiptarë, duke u përqëndruar te të rinjtë e Qarkut të
Kukësit. Arsimimi, papunësia, migrimi, politika, vendimmarrja, familja dhe çështje
të lidhura me të, shoqëria me elementë patriarkalë, etj., janë disa nga çështjet që
trajtohen në këtë kapitull, duke trajtuar me përparësi studimet empirike të realizuara
nga studiues shqiptarë dhe të huaj.
Në Kapitullin e tretë “Metodologjia”, bëhet një përshkrim i metodologjisë së
përdorur për realizimin e studimit. Përcaktimit të madhësisë së kampionit, mënyra e
përzgjedhjes së tij, metodat e përdorura, procedurat lidhur me administrimin e
pyetësorëve në terren, mënyra e realizimit të studimit si dhe mënyra e përpunimit
dhe analizës së të dhënave, janë disa nga çështjet kryesore të trajtuara në këtë
kapitull. Gjithashtu, në këtë kapitull i kushtohet një rëndësi e veçantë procedurave
që janë përdorur për standartizimin e instrumenteve, duke përdorur analizën
faktoriale si dhe duke përcaktuar nivelin e besueshmërisë të secilit instrument të
përdorur.
Në Kapitullin e katërt “Gjetje dhe diskutime”, bëhet një përshkrim i detajuar
i gjetjeve të studimit në lidhje me secilin objektiv kërkimor të studimit, i cili
shoqërohet edhe me analizat përkatëse statistikore (sasiore dhe cilësore) të nxjerra
nga studimi në terren, si dhe diskutimeve rreth tyre. Çështje të tilla si punësimi dhe
papunësia, arsimimi, vendlindja dhe migrimi, karriera dhe politika, vendimmarrja,
21
familja dhe prindërit, martesa dhe divorci, shoqëria me elementë patriarkalë dhe
rolet gjinore, etj., trajtohen për të mësuar më shumë rreth të rinjve në këtë Qark.
Në Kapitullin e pestë “Përfundime dhe sugjerime”, jepen përfundimet dhe
sugjerimet për studime të mëtejshme në lidhje me çështjet e shqyrtuara në studim.
Në seksionin “ Bibliografia” paraqiten burimet kryesore të përdorura në
studim.
Në “Shtojcat” në fund të punimit përfshihen të dhëna të plota për
instrumentet sasiorë dhe cilësorë që janë përdorur në studim.
22
KREU II: SHQYRTIMI I LITERATURËS
II. 1. Problematika mbi të rinjtë dhe për të rinjtë
Siç u theksuan që në hyrje të studimit, të rinjtë përbëjnë një grup shoqëror
tërheqës dhe sfidues për studiuesit e shkencave shoqërore. Por, nga shfletimi i
literaturës del në pah që të rinjtë janë një grup shoqëror sa i rëndësishëm aq edhe i
neglizhuar, i keqkuptuar dhe i kundërshtuar.
Si rezultat lipset të hulumtohet sesi janë përcaktuar dhe kategorizuar të rinjtë
pasi prej këtyre konceptimeve kanë rrjedhur mënyrat sesi janë trajtuar të rinjtë nga të
tjerët, pritshmëritë ndaj tyre, të drejtat që ju janë dhënë, etj. Studiuesit bien dakort që
përcaktimet ndaj të rinjve kanë ndikuar fuqishëm në shumë nga dukuritë me të cilat
kanë të bëjnë të rinjtë në ditët e sotme. Që nga mohimi i shumë të drejtave deri edhe
te veshja e shumë tipareve në personalitetin e tyre, duke i parë vazhdimisht ata si të
paplotë, në proces të shumëanshëm formimi, të pambaruar.
Nga shfletimi i literaturës rezulton se perceptimi i të rinjve si fazë kalimtare
ka bërë që ata të trajtohen në mënyrë të tillë nga institucionet sociale, thjeshtë si një
fazë kalimtare. Trajtimi i tyre në këtë mënyrë fillon që në familje dhe vazhdon në
shkollë, punë e më tej. Madje studiuesit tregojnë sesi këto institucione ndikojnë në
forcimin e këtyre perceptimeve për të rinjtë. Më poshtë trajtohen më në thellësi këto
çështje.
II. 2. Rinia si një grupim shoqëror moshor
Pavarësisht se të rinjtë dhe diskutimet për ta janë të zjarrta, duket se midis
studiuesve akoma nuk ka dakortësi mbi përcaktimin e ``rinisë`` (Tyyskä, V., 2009;
Giddens, A., 2006) si koncept shoqëror. Kështu, në disa raste ``rinia`` është trajtuar
si një gjendje mendore, herë të tjera si një përcaktim ligjor, diku është trajtuar si fazë
23
e zhvillimit moshor, e diku si dukuri kulturore e një shoqërie të caktuar (Delgado,
M., dhe Staples, L., 2008: 16; Mortimer, J.T., dhe Shanahan, M., 2003: 215).
Sfida për të përcaktuar këtë grupim shoqëror ka tërhequr shumë studiues. Një
prej tyre është edhe Andy Furlong1, sipas të cilit rinia është një fazë ndërmjetëse që
qëndron mes fëmijërisë dhe moshës madhore. Sipas tij, rinia është një koncept
shumë më i gjerë se adoleshenca, ajo është në thelb një periudhë gjysmë-varësie që
bie në mes të varësisë së plotë që karakterizon fëmijërinë dhe pavarësisë së moshës
së rritur. Zgjatja e kësaj periudhe gjysëm-pavarësie ndryshon nga një shoqëri në
tjetrën. Në disa shoqëri të rinjtë bëhen të pavarur në një moshë relativisht të re
ndërkohë që në disa të tjera kjo ndodh shumë më vonë (Furlong, A., 2013: 1-4 ).
Kësisoj, sipas Furlong, rinia është një fazë e diskutueshme dhe e ndryshueshme nga
një shoqëri në tjetrën. Për shembull, në shoqëritë e hershme bujqësore rinia si fazë e
jetës nuk ekzistonte ose ishte e padukshme, pothuaj e parëndësishme. Në këto
shoqëri të rinjtë kalonin drejtpërdrejt nga fëmijëria e zgjatur drejt e në rolet e punës
brenda komunitetit si të rritur (Giddens, A.,2 2006: 175).
Ndërsa në ditët e sotme tabloja ka ndryshuar, kalimi nga fëmijëria në moshën
e rritur është shumë më komplekse dhe e dukshme, po ashtu kjo tablo ndryshon nga
një shoqëri në tjetrën, nga një kulturë në tjetrën.
1 Andy Furlong është profesor i Përfshirja sociale dhe edukimi (Social Inclusion and education) në Universitetin e Glasgout në Skoci, i cili ka shfaqur interes të veçantë për të studiuar përvojat e të rinjve në procesin e arsimimit dhe kalimin nga shkolla në punë. Ai është autor i shumë librave dhe artikujve, dhe bashkëautor i shumë studimeve të tjera, të fokusuara përgjithësisht mbi të rinjtë dhe problematikat e tyre. Në veprat e tij mund të përmendim ``Youth Studies, an introduction`` (2012), ``Young peolpe and social change: New perspectives`` (2009, 2008), e shumë të tjera të realizuara edhe në bashkëpunim me studiues të tjerë. Për më shumë informacion rreth punës së tij gjenden në siten e autorit: www.andy.furlong.com.
2 Anthony Giddens është një ndër sociologët më të shquar britanikë, i njohur në mbarë botën. Giddens shquhet për teoritë e tij të spikatura sociologjike, veçanërisht teoritë e strukturimit dhe pikëpamjet holistike mbi shoqërinë moderne. Ai është konsideruar si një nga sociologët modern më të njohur, autor i së paku 34 librave të publikuar në 29 gjuhë të ndryshme dhe i qindra artikujve shkencorë. Ndër veprat e viteve të fundit mund të përmendim: Sociology (Seventh Edition) në vitin 2013; The Politics of Climate Change në vitin 2009; Europe In The Global Age në vitin 2007, etj.
24
Shumë nga teoritë për përcaktimin e termit rini ose të ndarjes së fazave të
jetës i kanë rrënjët në teorinë e darvinizmit social, e cila lidhet me shtrirjen e teorisë
darviniane të përshtatjes biologjike dhe seleksionimit natyror edhe në shoqëri. Sipas
kësaj teorie, ashtu siç ndodh në natyrë, ku gjallesat i nënshtrohen seleksionimit
natyror për të mbijetuar, e njëjta gjë ndodh edhe në shoqëri. Sipas kësaj teorie, rinia
është një cikël natyror, gjatë të cilit të rinjtë mësojnë të përshtaten dhe të mbijetojnë
në mjedisin që i rrethon. Nga ana tjetër, ka grup teorish që mbështeten në
përcaktimet kulturore të cikleve të jetës, ku faza e rinisë shihet si një proces gradual
i maturimit përmes të cilit individi lëviz drejt veprimtarive dhe interesave të të
rriturve (Tyyskä, V., 2007: 7; Giddens, A., 2004: 44). Duke qenë se studiuesit bien
dakort për rëndësinë që kanë kushtet shoqërore, ekonomike, kulturore,etj., në të cilat
rriten dhe formësohen të rinjtë, vihet re që në studime të rinjtë janë kategorizuar
përgjithësisht duke marrë si kriter moshën. Duke përdorur këtë kriter cikli i jetës
është ndarë në faza të ndryshme, në periudha të ndryshme të historisë së shoqërisë.
Hyrja në secilën nga këto faza kërkon përvetësimin e një grupi normash dhe
pritshmërish të caktuara (Bryant, C. D., dhe Peck, D. L., 2007).
Sociologia kanadeze, Vappy Tyyskä, në studimin e saj mbi të rinjtë, na jep
tabelën e mëposhtme për ndarjen fazave të jetës në periudha të ndryshme të
zhvillimit të shoqërisë:
Tabela I. 1: Fazat ideale të jetës në historinë europiane.
Fëmijëria Rinia Mosha e mesme
Mosha e vjetër
Shoqëria paraindustriale
0-8 vjeç 8-20 vjeç Prindërimi 20-45 vjeç
45 vjeç plus
Shoqëria industriale
0-10 vjeç Adoleshenca 10-20 vjeç
Të rinjtë 20-30 vjeç
Prindërimi 30-60 vjeç
Mosha e pensionit 60 vjeç plus
Shoqëria pas-industriale
0-10 vjeç Adoleshenca 10-16 vjeç
Rinia post-moderne 16-30 vjeç
Prindërimi 30-60 vjeç
Mosha e pensionit 60 vjeç plus
Burimi: (Tyyskä, V., 2009: 3)
25
Siç vihet re nga tabela 1, ka një varietet të gjërë të përcaktimit të termit rini,
dhe shpesh herë dallimet midis termit fëmijëri, adoleshencë dhe rini janë të paqarta.
Sipas Tyyskä,``Ky varietet i madh përcaktimesh për ciklet e jetës është tregues si i
relativitetit të kategorive të moshave ashtu edhe i shkallës në të cilën këto kategori
janë kundërshtuar globalisht`` (Tyyskä3, V., 2009: 3-7).
Shumë studiues theksojnë se duhet të kihet parasysh që këto lloj
përcaktimesh nuk marrin parasysh karakteristikat e të rinjve në vetvete por thjesht
kriterin moshor, përmes të cilit të rinjtë përfshihen në proceset formuese shoqërore
si shkolla, familja, tregu i punës, mosha e pensionit, etj., në të cilat ata hyjnë dhe
dalin në një moshë të caktuar (Wyn, J., dhe White, R., 1997: 9; Mortimer, J. T., dhe
Shanahan, M. J., 2003: 211). Por duket se mosha është i vetmi kriter i përbashkët që
lidh të gjitha shoqëritë, ndërkohë që kushtet shoqërore, ekonomike dhe kulturore në
të cilat formësohen të rinjtë janë të veçanta për çdo shoqëri. Megjithatë lipset të
mbahet parasysh që edhe vetë mosha si kriter ndryshon nga një shoqëri në tjetrën në
varësi të faktorëve të më sipërm. Siç thekson edhe Brake, M., një ndër elementët
thelbësor që përcakton edhe kriterin moshor të rinisë dhe cikleve të tjera të jetës
është ndarja e punës (Brake, M., 2003: 25-26). Duke u bazuar te ndarja e punës, të
rinjtë në shoqërinë bujqësore duket se janë të padukshëm, e në shoqërinë industriale
ndarja e fazave të jetës është e ndërlikuar pikërisht për shkak të ndarjes së punës.
Megjithsëse ky kriter ka ndryshuar në faza të ndryshme të zhvillimit të
shoqërisë, në shumë shtete, mosha 18 vjeç është përcaktuar si mosha ku fillon rinia
si fazë e ciklit të jetës (Center for Juvenile Justice Reform, 2009: 7) dhe kjo fazë
është zgjatur deri në 30 vjeç në ditët e sotme (Wyn, J., dhe White, R., 1997: 1).
Ndërsa sipas shqyrtimit ndërkombëtar të politikave rinore të realizuara nga Këshilli i
Europës, të rinjtë përkufizohen si personat që i përkasin moshës 15-29 vjeç (Council
3 Vappu Tyyskä është profesore e asociuar në Departamentin e Sociologjisë, në Universitetin Ryerson të Torontos. Fushat e saj të kërkimit përfshijnë Sociologjinë e të rinjve; çështjet gjinore; familjet migrante dhe prindërimi, etj. Ajo është autore e shumë librave dhe artikujve sociologjikë, ndër më të njohurit në fushën e sociologjisë së të rinjve është ``Youth and society; Long and Winnding Road`` (2014); Për më shumë informacion mbi autoren mund ti referoheni website: www.ryerson.ca/sociology/.
26
of Europe, 2010). Në këtë studim, është rënë dakort që të rinjtë të konsiderohen të
gjithë personat që i përksin grup-moshës 18 – 30 vjeç.
II. 3. Problematikat e të rinjve fillojnë që me përcaktimin shoqëror të
tyre
Nga shfletimi i literaturës u vu re që, në shumicën e studimeve mbi këtë
grup-moshë, të rinjtë konsiderohen si një fazë kalimtare nga fëmijëria drejt moshës
së rritur, si një urë lidhëse midis të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes. Studiuesit
australianë, të njohur në fushën e studimit të rinisë, Johanna Wyn dhe Rob White4
argumentojnë se përgjatë historisë së shoqërisë rinia është parë më së shumti si një
fazë përgatitje për ``jetën e vërtetë``, moshën e rritur (Wyn, J., dhe White, R., 1997:
13).
Duke mbështetur autorët e më sipërm, edhe studiuesi kanadez Mike Brake5
argumenton se rinia është parë më së shumti si një fazë përgatitore (kalimtare) për
fazën e të rriturit. Ndërsa në shoqërinë bujqësore, rinia si fazë e jetës, është e
zëvëndësuar me ritet, të cilat caktojnë fundin e fëmijërisë dhe fillimin e moshës së
rritur. Në shoqëritë industriale ky proces ndryshimi është shumë i ndërlikuar. Sipas
tij, në shoqëritë industriale të rinjtë nuk janë në qendër të fokusit për ekonominë, ata
4 Johanna Wyn dhe Rob White njihen si figura të shquara në fushën e studimeve për të rinjtë në Australi. Wyn është drejtoreshë e Youth Research Centre në Universitetin e Melbourne, kërkimi i saj fokusohet në studimin e procesit të kalimit të të rinjve përmes dimensionit të edukimit, punës, familjes dhe marrëdhënieve të tjera. White është Drejtues akademik i Qendrës për studime të aplikuara mbi të rinjtë në Universitetin e Tasmania. Kërkimi i tij fokusohet në drejtësinë sociale dhe ekologjike, në studimet mbi të rinjtë dhe kriminologjinë. Studimi më i njohur i autorëve në fushën e kërkimit mbi të rinjë është ``Rethinking youth; studies in society`` (1997). 5 Mike Brake është studiues i njohur kanadez në fushën e studimeve sociale. Ai njihet për studimin e
nënkulturës rinore, ku argumenton se nënkulturat zhvillohen në përgjigje të problemeve sociale që
përjetohen kolektivisht nga grupet. Ai thekson se individët i drejtohen identitetit kolektiv për të
përcaktuar vetveten. Veprat e tij më të njohura në fushën e sociologjisë së të rinjve janë: The Sociology
of Youth Culture and Youth Subcultures (Routledge Revivals) në vitin 2014; Comparative Youth Culture:
The Sociology of Youth Cultures and Youth Subcultures in America, Britain and Canada në vitin 1985.
27
janë lënë mënjanë më shumë si grup i varur, si një përgjegjësi ekonomike për
shoqërinë (Brake, M., 2003: 25-26).
Wyn dhe White në studimin e tyre tregojnë se përcaktimi i rinisë si një fazë
kalimtare reflektohet edhe në perceptimet e përbashkëta të rinisë në Europë dhe
Amerikën Veriore. Sipas këtyre perceptimeve, të rinjtë shihen si: të
papërgjegjsëhëm për veprimet dhe detyrimet e tyre, të varur nga familja dhe
shoqëria, të paditur dhe në zhvillim, rebelë dhe të pabindur, etj., ndërsa të rriturit,
krahasuar me të rinjtë, perceptohen si e kundërta e tyre. Duket sikur të rinjtë janë ajo
çfarë nuk janë të rriturit, të rriturit janë modeli, etaloni krahasues (Wyn, J., dhe
White, R., 1997: 12).
Edhe teoricienët funksionalistë (Giddens, A., 2006: 20-25) e shohin rininë si
një fazë të nevojshme të jetës, e cila karakterizohet nga ``përgatitjet`` për të
plotesuar nevojat e ndryshme të shoqërisë (Tyyskä, V., 2009: 6). Pra edhe këtu rinia
si faze e jetës shihet e nevojshme për rëndësinë që ka në procesin e përvetësimit të
aftësive për t’u bërë i rritur.
Sipas disa studiuesve, është e rëndësishme të njihen këto kategorizime të
rinisë sepse, për shkak të tyre të rinjtë janë diskriminuar vazhdimisht, diskriminim
që vazhdon edhe në ditët e sotme. Këto katekorizime të tërinjve kanë ndikuar në
pritshmëritë dhe perceptimet ndaj të rinjve, që më tej janë reflektuar në të drejtat
dhe detyrimet.
E të njëjtit mendim është edhe sociologia Hava Rachel Gordon6. Ajo
thekshon se rëndom në studime, por edhe në të folurën e përditshme, të rinjve ju
referohen shpesh si e ardhmja e shoqërisë, si ata të cilët, në të ardhmen, do të marrin
vendime politike, shoqërore, dhe ekonomike, si të rritur. Ata shihen si përfaqësuesit
6 Hava Gordon është profesore e asociuar pranë Departamentit të Sociologjisë dhe Kriminologjisë në Universitetin e Denver. Fusha e saj e kërkimit fokusohet në studimin e çështjeve gjinore, lëvizjet sociale, procesin e shkollimit dhe edukimin, çështjet që lidhen me rininë dhe adoleshencën, etj. Ndër studimet e saj më me vlerë, e shfrytëzuar edhe për këtë stumdim është ``We Fight to Win: Ineqality and Politics of Youth Activism`` (2010). Për më shumë mbi autoren: www.du.edu/ahss/sociology/facultystaff/gordon).
28
politikë, ruajtësit e demokracisë, ata që do përkujdesen për brezat e tjerë në të
ardhmen. Ajo thekson se pikërisht kjo frazë shpresëdhënëse ´´fëmijët janë e
ardhmja´´, nuk është gjë tjetër veçse një ndarje, dallim midis botës së të rriturve dhe
të rinjve, duke bërë që të rinjtë të kenë më pak fuqi politike dhe vendimarrëse.
Pikërisht ky fokusimi tek e ardhmja i penalizon të rinjtë në marrjen dhe ushtrimin e
të drejtave të tyre tani, si të rinj. Sipas këtyre përcaktimeve, të rinjtë do i kenë këto
të drejta në të ardhmen, si të rritur. Siç e thekson edhe Gordon, duke u fokusuar në
këtë përcaktim, shumë teoricienë i shohin të rinjtë si të papërgatitur për të marrë
pjesë në vendimmarrje shoqërore dhe politike si të rinj, diçka që ata mund ta bëjnë
vetëm si të rritur. Të rinjtë shihen gjithmonë në proces për t’u bërë të rritur
(Gordon, H. R., 2010: 8- 9), e nga këtu lindin shumë nga ‘shpërfilljet’ ndaj të rinjve,
derisa ata të bëhen të rritur (Noguera, P., dhe Cammarota, J., 2006: xx;
Tyyskä,2009: 8).
Ky lloj përcaktimi i të rinjve si ``qytetarë në proces zhvillimi``, si ``në
proces përgatitje për të ardhmen``, ka bërë që të rinjtë të trajtohen nga institucionet
shoqërore, si familja, shkolla, qeveria, etj., si të papërgatitur, si në pritje të arritjes së
``pjekurisë`` së tyre, kur ata më në fund do jenë të rritur.
II. 3. 1. Qytetarë në proces zhvillimi edhe në shkolla
Një nga institucionet në të cilën të rinjtë kalojnë shumë kohë janë shkollat
dhe mënyra sesi ndërtohen marrëdhëniet dhe trajtohen të rinjtë brenda tyre luan një
rol të rëndësishëm në formimin e të rinjve. Për t’iu kthyer prirjes së konsiderimit të
të rinjve si të rritur në proces, studiuesit tregojnë se, ashtu si në institucionet e tjera
shoqërore, edhe në sistemin arsimor ndodh një gjë e tillë. Shkolla, ashtu si edhe
familja, i trajton të rinjtë si të rritur në proces formimi.
Shumë studiues mendojnë se një ndër arsyet përse shkolla është e
rëndësishme, përveç marrjes së dijes, është edhe për shkak të ndërveprimit të
nxënësve me njëri-tjetrin, dhe të nxënësve me të rriturit (mësues dhe prindër). Por,
29
studiuesit mendojnë që ky proces i rëndësishëm ndërveprimi në shkolla është i
kufizuar (Noguera, P., dhe Cammarota, J., 2006; Delgado, M., 2004), aty
mbizotërojnë më së shumti marrëdhëniet formale të autoritetit midis nxënësve dhe
mësuesve. Nga ana tjetër, të rriturit (sidomos mësuesit) ushtrojnë kontroll ndaj
nxënësve brenda shkollës.
Sipas sociologes Gordon, ky lloj ``kontrolli`` tregon sesi edhe në shkollë të
rinjtë konsiderohen si ``qytetarë në proces``dhe jo si aktorë strategjikë që mund të
mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Sipas saj, edhe organizimet e të rinjve në
shkolla nuk kanë qëllim fuqizimin e të rinjve, por përgatitjen e tyre për të ardhmen
dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën shoqërore kur ata të rriten. Ajo merr si shembull
organizime të tilla të të rinjve si qeveria e nxënësve, e cila, si shumë organizime të
tjera të të rinjve, nuk ju jep atyre mundësi vendimmarrje të vërtetë në shkollë ose
komunitet (Gordon, H. R., 2010: 94 - 96). Këto organizime, më shumë se sa
aktivizimin e të rinjve nxisin të kundërtën, pasivitetin e tyre (Noguera, P., dhe
Cammarota, J., 2006: 43) dhe largimin e të rinjve nga veprimtari ose fusha të
ashtëquajtura si fusha të të rriturve (Gordon, H. R., 2010).
Edhe sipas Bruce L. Berg, strukturat shkollore dhe veprimtaritë brenda saj
shërbejnë për të riprodhuar vartësinë dhe pafuqinë politike e vendimarrrëse tek të
rinjtë, duke i parë këto veprimtari si diçka që ata mund ta praktikojnë vetëm si të
rritur (Berg, B. L., 1995: 94). Pra, përgjithësisht, të rinjtë në shkolla edukohen me
frymën që ata nuk janë të rritur, dhe detyra e tyre është të mësojnë për t’u bërë të
rritur.
II. 3. 2. Jo vetëm të rritur në proces, por edhe qytetarë në zhvillim
Sipas disa studiuesve, një tjetër problematikë e rëndësishme që lind nga
trajtimi i të rinjve si të rritur të ``paplotë`` është shkalla me të cilën të rinjtë shihen si
qytetarë me të drejta të plota. Sipas disa studiuesve, megjithëse të rinjtë kanë të
drejta si qytetarë, këto të drejta ju mohohen lehtësisht, duke bërë që të rinjtë të kenë
30
mudësi të kufizuara fjale dhe vëndimmarrje, sidomos në institucionet që kanë më
shumë rëndësi për ta si familja, arsimi, etj (Wyn, J., dhe White, R., 1997: 3-4; Barry,
M., 2005: 3).
Sipas Tyyska, qytetaria konsiston në aksesin e plotë dhe të barabartë të secilit
prej nesh ndaj të drejtave dhe përgjegjësive të pritura brenda hapësirës në të cilën
jeton dikush. Qytetaria nënkupton pavarësi, pavarësi e përcaktuar si lidhje e
drejtpërdrejtë e qytetarit me shtetin, pa ndërmjetësimin e askujt. Duke e zbatuar te të
rinjtë këtë koncept, kjo nënkupton se konsiderohesh si qytetar në momentin që
marrëdhëniet e tua me shtetin nuk ndërmjetësohen më nga kujdestarët ligjor ose të
rriturit. Megjithatë, Tyyskä thekson se ka katër aspekte të jetës në të cilën luhet
qytetaria, të cilat sipas saj janë fushë e të rriturve, dhe si rezultat e cungojnë
pjesëmarrjen e të rinjve si qytetarë me të drejta të plota:
a) Pjesëmarrja në punën e paguar;
b) Pjesëmarrja në marrëdhëniet shtëpiake/familjare;
c) Pjesëmarrja civile dhe politike në shoqëri;
d) Pjesëmarrja në rikrijim, konsumim dhe kohën e lirë.
Secila prej këtyre fushave vjen me një pritshmëri specifike që përcakton kur
dikush bëhet ``qytetar me të drejta të plota``. Kështu, një qytetar me të drejta të plota
është një person që siguron të ardhurat financiare që i nevojiten, është i aftë për të
formuar dhe mbështetur marrëdhënie shtëpiake, si dhe ka të drejtën e votës dhe të
drejtat e konsumatorit. Nëse e konsiderojmë kështu qytetarinë, konkludon Tyyskä,
qytetaria e plotë i përjashton të rinjtë. Sipas saj, puna e paguar me kohë të plotë dhe
pjesëmarrja politike (përmes votave) janë konsideruar si kriteret kryesore për
qytetarinë e plotë ndërkohë që puna në shtëpi, puna me kohë të pjesëshme, dhe
veprimtaritë rinore të tjera më pak formale nuk janë konsideruar kështu. Ajo
shprehet se me këtë lloj përkufizimi të qytetarisë mund t’iu referohemi të rinjve si
``qytetar në proces zhvillimi``, duke i’u mohuar atyre kështu statusin e qytetarisë së
plotë (Tyyskä, V., 2009: 14). Ky lloj konceptimi i qytetarisë shton më shumë
31
mjegullnajën rreth trajtimit të të rinjve dhe perceptimit të tyre, ashtu siç e bën edhe
trajtimi i të rinjve në institucionet shoqërore (si familja, shkolla, etj.,).
II. 4. Probleme për të rinjtë apo rini problematike?
Një tjetër çështje që del nga shfletimi i literaturës në studimet për të rinjtë
është trajtimi i të rinjve si problem e po ashtu trajtimi i procesit për t’u bërë i rritur
si problematik (Wyn, J., dhe White, R., 1997: 8). Përgjithësisht në studimet mbi të
rinjtë vihet re se mbizotërojnë pikëpamjet të dyzuara mbi ta, nga njëra anë, të rinjtë
shihen si të pafajshëm dhe në nevojë dhe, nga ana tjetër, si individë të rrëzikshëm që
lipset të zbuten e mbahen në kontroll.
Siç u theksua edhe më sipër, shumë autorë mendojnë se një arsye përse të
rinjtë shihen si një problem shoqëror është sepse të rinjtë trajtohen përmes lenteve
që i sheh ata si të rritur në proces (Raby R., 2007: 48). Gjatë këtij procesi, të
trajtohen shihen si të paqëndrueshëm, vulnerabël, madje edhe të rrezikshëm. Aq të
forta janë janë këto perceptime për të rinjtë sa në imagjinatën publike duket se ka një
lidhje të fortë midis rinisë dhe rrezikut (Zwozdiak-Mayers, P., (Ed), 2007: 39).
Kështu, të rinjtë gjykohen si të shënjuar në thelb nga paqëndrueshmëritë, qofshin ato
psikologjike ose sociologjike (Chisholm, L., dhe Bois-Reymond, M. D., 1993: 259).
Edhe Wyn dhe White mbështesin idenë që pikëpamjet mbi të rinjtë janë të
dyzuara por, në ligjëratën mbi të rinjtë mbizotërojnë pikëpamjet që i shohin ata si
problem, si viktima të shoqërisë por edhe si një kërcënim për të. Sipas këtyre
autorëve, imazhi i të rinjve si një ``kërcënim`` për ligjin dhe rregullin është mjaft i
përhapur dhe i paraqet të rinjtë më të fuqishëm se sa ata janë në të vërtetë. Duke u
nisur edhe nga problematikat e paraqitura më sipër, shihet se të rinjtë fillimisht
marxhinalizohen sepse nuk kanë moshën për të patur qytetari të plotë, më vonë atyre
ju mungon përvoja, përgjegjshmëria, motivimi, këmbëngulja, etj (Wyn, J., dhe
White, R., 1997: 18, 121). Duket sikur të rinjve, përsa kohë që janë në këtë grup-
32
moshë, ju mungon gjithmonë diçka, derisa ata të futen në fazën tjetër dhe të
konsiderohen si të rritur.
Grup-mosha e të rinjve mbetet një nga popullatat më të kundërshtuara në
komunitetin tonë. Kundërshtimi për ta fillon që në momentin e përcaktimit të asaj
se çfarë ne quajmë të rinj, dhe vazhdon me percetimet që mbizotërojnë në shoqëri
për ta (Azzopardi, A., 2013: 1, 11-27; Wyn, J., dhe White, R., 1997: 72-93; Brake,
M., 2003).
Një rol të rëndësishëm në përcjelljen e këtij imazhi të kundërshtuar dhe të
rrezikshëm të të rinjve e luan media, e cila ka një rol të fuqishëm në përcjelljen e
imazheve dhe krijimin e opinioneve. Sipas Kassem dhe kolegët e tij, roli i medias
në përcjelljen e imazhit të të rinjve është shumë i rëndësishëm. Sipas tyre, jo vetëm
që imazhi popullor për të rinjtë është shpesh herë negativ, por edhe media na i
paraqet ata si të tillë duke e ushqyer këtë imazh (Kassem, D., Murphy, L., dhe
Taylor, E., 2010: 139).
Media në ditët e sotme duket sikur e ka bërë zakon të përcjellë tek publiku
një përceptim të të rinjve si përtacë, budallenj, të vetëkënaqur, të paqëndrueshëm, të
rrezikshëm dhe manipulues. Nëse dikur të rinjtë janë përcaktuar si të pafajshëm dhe
flitej për to me dhembshuri, sot ata përcillen gjërësisht përmes ligjëratave të frikës,
fajit dhe ndëshkimit. Këto ligjërata duket se kanë mbizotëruar aq sa sipas studiuesit
amerikan Henry Giroux7, ``….paraqitja komplekse dhe produktive e të rinjve
gradualisht është zhdukur nga diskutimet publike vetëm për t’u shfaqur brenda
retorikës demonizuese dhe ndëshkuese të frikës dhe krimit.`` (Giroux, H., 2009: 14,
20, 72). Kryeartikujt në media theksojnë abuzimin me drogën dhe alkolin midis të
7 Henry Giroux është një studiues i mirënjohur Amerikan dhe Kanadez në shumë fusha akademike si studimet kulturore, studimet mbi të rinjtë, studimet në fushën e medias, të pedagogjisë, etj. Në vitin 202 Routledge nominoi Giroux si një nga 50 mendimtarët modern mbi edukimin. Aktualisht ai është i angazhuar si profesor në Universitetin Ryerson, Toronto. Dy nga veprat e autorit të shfrytëzuara edhe në këtë studim janë: ``Youth in a Suspect Society: Democracy or Disposability?`` (2009) dhe ``Youth in Revolt: Reclaiming a Democratic Future`` (2013). Më shumë për autorin: en.wikipedia.org/wiki/Henry_Giroux
33
rinjve, shtatzaninë e të rejave, braktisjen e shkollës, etj., dhe e lënë me kaq
diskutimin për ta. Por, edhe atëherë kur mesazhi i medias është pozitiv, kjo
shoqërohet me idenë që të rinjtë ``janë liderët e të ardhmes``.
Përveç kësaj, nevojitet të përmendet që për të rinjtë flitet shumë por ata vetë
flasin pak. Sipas Giroux, në vitet e fundit, të rinjtë shpesh janë shndërruar në një
pikë të padukshme të debatit dhe janë të përjashtuar nga diskutimet publike sepse ata
shihen, në rastin më të mirë, si një treg i mirë për përfitime dhe, në rastin më të keq,
si të pamatur dhe të rrezikshëm (Giroux, H., 2009: 22; Delgado, M., 2004: 3-4).
Më shumë se sa vënien e theksit në atë se çfarë nevojitet të shmanget,
shoqëria lipset të nxisë dhe të flasë për atë se çfarë mund të bëjnë të rinjtë, për
tiparet e tyre pozitive (Clary, E. G., dhe Rhodes, J. E., 2006: 21). Kjo pikëpamje
është shumë e rëndësishme, sepse kur njerëzit fokusohen në nevojat dhe paaftësitë e
të tjerëve, në këtë rast të të rinjve, e largon vëmendjen nga aftësitë e tyre dhe
dobëson mundësitë e tyre duke fuqizuar profesionistët ose kujdestarët që iu
shërbejnë të rinjve, në këtë rast të rriturit, prindërit, mësuesit, etj., (Checkoway, B.
N., dhe Gutiérrez, L. M., 2006: 3).
Problemet e të rinjve shkojnë edhe më thellë po të kemi parasysh dhe
pabarazitë e shumta gjinore. Wyn dhe White theksojnë se duhet patur parasysh
ndikimi që ka të qenit e re vajzë dhe përballjen me pabarazitë, po ashtu edhe faktin
që përkufizimi i të rinjve fokusohet më shumë në përvojën mashkullore (Wyn, J.,
dhe White, R., 1997: 16 – 19; Brake, M., 2103). Kjo është shumë e rëndësishme për
t’u marrë në konsideratë, sidomos në shoqëri që kanë elementë të theksuar
patriarkalë, siç është shoqëria shqiptare.
Është shumë e rëndësishme të hulumtohet mënyra sesi perceptohen të rinjtë,
si paraqiten ata sepse kjo tregon shumë për ndërtimin politik dhe shoqëror në një
shoqëri të caktuar.
34
Sipas Wyn dhe White, përveç të tjerave, lipset të kihet kujdes në përfundimet
që nxirren për të rinjtë si kategori e përgjithshme, duke qenë se ata rriten në një
mjedis shoqëror të caktuar. Të rinjtë ndajnë së bashku moshën e tyre, por, realiteti
shoqëror, ekonomik, kulturor në të cilin rriten dhe zhvillohen është shumë i
ndryshëm. ``Në vend që të gjykohen të rinjtë, është e rëndësishme të shtrohet pyetja,
cilat janë rrethanat në të cilat të rinjtë i nënshtrohen procesit të formimit drejt
moshës së rritur?`` (Wyn, J., dhe White, R., 1997: 14, 25). Pra, sipas këtyre autorëve
duhet patur kujdes me përcaktimet përgjithësuese sepse kushtet në të cilat të rinjtë
zhvillohen për t’u bërë të rritur janë shumë të rëndësishme në formësimin e tipareve
të të rinjve si katëgori në një shoqëri të caktuar. Kështu, rrethanat dhe kushtet në të
cilat rriten të rinjtë shqiptar i bën ata të dallueshëm nga të rinjtë e tjerë të rritur në
rrethana dhe kushte të tjera.
Duke patur parasysh gjithçka më sipër, sipas Kassem et. al., në mënyrë që t’i
japim fund demonizimit të të rinjve lipset të rivlerësojmë ligjëratën më të cilën i
drejtohemi të rinjve (Kassem, D., Murphy, L., dhe Taylor, E., 2010: 136). Lipset të
kihet kujdes në përcaktimet që bëhen për ta dhe në përgjithësimet globale mbi
tiparet e të rinjve.
Gjithashtu, edhe Brake shprehet se lipset të bëhet kujdes me këto përceptime
të rinisë si risk sepse problemi nuk është rinia në vetvete, si kategori, por ka
probleme për të rinjtë (Brake, M., 2003: 21-22).
Gjithashtu, nga shfletimi i literaturës vihet re një lloj neglizhimi i trajtimit të
të rinjve nga studiuesit. Sipas Melvin Delgado8 është e rëndësishme që kjo të
8 Melvin Delgado është një ndër studiuesit e shquar amerikan të ditëve tona. Ai është autor i shumë librave dhe artikujve, si dhe mban shumë tituj për kontributin e tij në fushën e studimeve sociale. Fusha e tij e ekspertizës përfshin studimet mbi zhvillimin e të rinjve, studimin se grupeve latine dhe grupeve të tjera të marxhinalizuara të pupollsisë urbane, zgjerimin e kapaciteteve të komunitetit, etj. Delgado është professor i Punës Sociale dhe Drejtues i Departamentit të Praktikës Makro (macro practice) në Universitetin e Boston. Dy nga studimet e autorit të përdorura dhe në këtë studim janë : ``Social youth entrepreneurship: The potential for youth and community transformation.`` (2004) dhe ``Youth-led community organizing: Theory and action`` (2008). Më shumë mbi autorin gjeni në: www.bu.edu/ssw/about/faculty/fulltime/delgado/
35
ndryshojë. Ai shprehet se ``..nuk ka komb në botë që mundet t’i lejojë vetes të
neglizhojë të rinjtë dhe të shpresojë që të ketë një rol vital në ekonominë globale, si
dhe të sigurojë nevojat arsimore dhe shoqërore për qytetarët e tij.`` (Delgado, M.,
dhe Staples, L., 2008: 3).
Duke patur parasysh këto problematika, Wyn dhe White shprehen se është e
rëndësishme të rikonceptohet qëndrimi ndaj të rinjve, shoqëria duhet t’i njohë të
rinjtë si qytetarë me përgjegjësi dhe të drejta të plota (Wyn, J., dhe White, R., 1997:
47).
Sipas disa studiuesve lipset të shkohet më tej në studimet për rininë. Nga vetë
studiuesit kërkohet që të mendojnë rikonceptimin e ``rinisë`` si kategori. Gjithashtu,
edhe politikat për të rinjtë lipset të marrin në konsideratë dhe të dëgjojnë të rinjtë, jo
të vendosin për ta, pa pyetur dhe dëgjuar ata. Është e nevojshme që të dëgjohet zëri i
tyre, të mësojmë të kuptojmë si e interpretojnë dhe si e ndërtojnë ata botën
(Leccardi, C., dhe Ruspini, E., 2006: 98).
II. 5. Ndërveprimi me të rriturit, proces i rëndësishëm për tejkalimin
e mendësive përçmuese për të rinjtë
Sipas disa studiuesve, një nga faktorët më të rëndësishëm që mund të ndikojë
në zbutjen e perceptimeve negative për të rinjtë është shtimi i ndërveprimit të tyre
me të rriturit (Noguera, P., dhe Cammarota, J., 2006: 1; Delgado, M., 2004: 1).
Studiuesit theksojnë rëndësinë e rritjes së ndërveprimit midis të rinjve dhe të rriturve
sepse kjo ndikon në zhvillmin e shëndetshëm të të rinjve, por mbi të gjitha, përmes
saj brezat njohin njëri-tjetrin. Studimet kanë zbuluar se, përgjithësisht njerëzit janë
më të prirur të vlerësojnë pozitivisht ata me të cilët kanë më shumë të përbashkëta
dhe, të krijojnë vlerësime përçmuese për njerëzit që dallohen prej tyre (Dervishi, Z.,
2008: 52). Një ndër arsyet kryesore përse kjo përfshirje e ndërsjelltë e të rinjve në
veprimtari bashkë me të rriturit është e rëndësishme sepse ndihmon në zbutjen e
stereotipeve negative për të rinjtë. Studimet kanë treguar se të rritur që i kanë parë të
36
rinjtë në këto role kanë raportuar se perceptimet e tyre për të rinjtë kanë ndryshuar.
Nga ana tjetër, ky partneritet midis të rinjve dhe të rriturve i angazhon edhe të
rriturit në zhvillimin e tyre duke mësuar për të rinjtë. Jetesa e vrullshme dhe e
shpërndarë në ditët e sotme nuk e bën të lehtë ndërveprimin e të rinjve me të rriturit,
prandaj është e rëndësishme të gjenden zgjidhje dhe të zhvillohen strategji që mund
të nxisin pjesëmarrjen e të rriturve dhe të rinjve në veprimtari që nxisin dhe
ndihmojnë zhvillimin e të rinjve (Clary, E. G., dhe Rhodes, J. E., 2006; Giroux, H.,
2009; Bruter, M., dhe Harrison, S., 2009).
Sipas disa studiuesve, procesi i kalimit të të rinjve në moshën e rritur duhet
parë si një ndërveprim dinamik në të cilin të rinjtë ri-negociojnë marrëdhëniet e tyre
me prindërit, bashkëmoshatarët, mësuesit dhe të rriturit e tjerë brenda një konteksti
shoqëror në ndryshim (Lundberg, M., dhe Wuermli, A., 2012: 193). Pra, është e
rëndësishme të kuptohet që të rinjtë nuk janë të izoluar, por ata bëhen të rritur duke
ndërvepruar me të tjerët gjatë këtij procesi.
II. 6. Të rinjtë shqiptarë përballë sfidave të shumta
Të rinjtë në Republikën e Shqipërisë përbëjnë 70.0 për qind të popullsisë,
duke e bërë Shqipërinë vendin e dytë me popullsinë më të re në Europë, pas
Republikës së Kosovës. Fëmijët dhe të rinjtë në Republikën e Shqipërisë përbëjnë
më shumë se gjysmën e popullsisë dhe përfaqësojnë grupin më të madh të forcës së
aftë për punë, si në zonat rurale dhe në ato urbane (INSTAT, 2014(f).
Siç vihet re edhe nga të dhënat për popullsinë, është e qartë që ardhmja e
Republikës së Shqipërisë është në duart e popullit, veçanërisht e të rinjve
(Williamson, H., et al., 2010: 18 ). Të rinjtë përfaqësojnë faktorët kyç për ndryshim
pozitiv drejt konsolidimit të qeverisjes demokratike si dhe procesit të integrimit
europian të Republikës së Shqipërisë (Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe
Sporteve, 2006).
37
Por, popullsia relativisht e re rrit kërkesat për shpenzime në sistemin e
arsimimit, për mundësitë e punësimit, duke e vënë shoqërinë shqiptare përballë
sfidave të shumta (Gedeshi, I., dhe Jorgoni, E., 2012: 4). Pas viteve1990 zhvillimi i
shoqërisë shqiptare ka qenë i vrullshëm dhe është karakterizuar nga një mori
ndryshimesh thelbësore të strukturës shoqërore të vendit, të sistemit arsimor, të
sistemit ekonomik, të punësimit, por edhe të vlerave dhe aspiratave të njerëzve.
Presionin më të madh të këtyre ndryshimeve padyshim që e kanë ndjerë pikërisht të
rinjtë e vendit. Por pavarësisht se mbizotërojnë si grupim social, të rinjtë shpesh nuk
shihen si përparësi midis sfidave dhe problemeve të vendit.
Republika e Shqipërisë po përjeton një situatë kritike shoqërore, tranzicioni i
zgjatur ka sjellë një sërë problemesh shoqërore si: rritje të nivelit të varfërisë dhe
pabarazive, rritje të nivelit të papunësisë, përkeqësim të standarteve të jetesës dhe
lindja e grupeve të riskuara (si të rinjtë, të papunët, të varfërit, pensionistët, etj.,),
(Bogdani, M., dhe Loughlin, J., 2007: 78; United Nations Development Programme
Tirana, 2010: 11). Kriza ekonomike ka ndikim të madh sidomos tek të rinjtë
(Lundberg, M., dhe Wuermli, A., 2012: 111), të cilët përballen me varfërinë, zgjatje
e varësisë ndaj familjeve dhe shtetit, mundësitë e pakta për arsimim cilësor, për t`u
punësuar, etj., (Barry, M., 2005; Giroux, H., 2009). Sipas Russell King dhe Julie
Vullnetari, ``Varfëria në Shqipëri ka disa dimensione duke përfshirë jo vetëm
mungesën e të ardhurave, por edhe mugesën e shpresës, të ndjehesh i lodhur nga jeta
shoqërore, pamundësinë për t´u ushqyer, të veshësh dhe strehosh familjen, dhe
vështirësitë për të ndjekur traditën, e cila shihet si një element vital për
mbarëvajtjten e familjes`` (King, R., dhe Vullnetari, J., 2003: 13). Sipas të dhënave,
edhe pse diferenca rajonale në shkallët e varfërisë është ngushtuar në periudhën
2002-2008, pjesa veri-lindore e vendit është zona ku është përqëndruar pjesa më e
madhe e të varfërve (Këshilli i Qarkut Kukës, 2011: 5).
Problemet ekonomike janë ndër sfidat më të forta me të cilat përballen
nënshtetasit e Republikës së Shqipërisë (AIIS, 2011: 30; AIIS, 2013: 9). Nga
vlerësimet ndërkombëtare, Republika e Shqipërisë konsiderohet si një ndër vendet
38
me nivele shqetësuese të varfërisë dhe papunësisë (Unicef Albania, 2010: 1). Disa
nga faktorët që shkaktojnë varfërinë janë:
a) niveli i lartë i papunësisë;
b) mungesa e investimeve;
c) mungesa në zhvillimin e sektorit privat;
d) mungesa e prodhimit dhe marketimit;
e) infrastruktura e pazhvilluar;
f) mungesa e sigurisë kundrejt krimit;
g) dobësia e qeverisjes vendore dhe qëndrore në mobilizimin e
fondeve/burimeve dhe adresimin e problemeve në arsim, infrastrukturë dhe
shëndetësi (De Soto, H., Gordon, P., Gedeshi, I., dhe Sinoimeri, Z., 2002: XII).
Gjatë vitit 2013 sipas vlerësimeve të marra nga Anketa e Forcave të Punës
kemi këto rezultate:
a) Shkalla e papunësisë ishte 15,6 për qind;
b) Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç
ishte 59,9 për qind (70,2 për qind për meshkujt dhe 50,4 për qind për femrat);
c) Punësimi përgjithësisht mbizotërohej nga sektori bujqësor (44,6 për
qind), dhe nga sektori i shërbimeve (37,9 për qind);
Të rinjtë karakterizohen nga një shkallë më e lartë papunësie krahasuar me grup-
moshat e tjera (INSTAT, 2015(b): 5, 77). Shkalla e punësimit për grup-moshën 15-
29 vjeç është 23.3 për qind (INSTAT, 2016: 30).
Në një shoqëri me probleme të shumta si shoqëria shqiptare është e
pamundur të jesh i ri dhe të mos përballesh me to dhe me mungesën e sigurisë për të
ardhmen. Shumë të rinj në ditët e sotme rrezikojnë të mos përmbushin aspiratat më
të thjeshta si: gjetja e një pune, krijimi i familjes (Barry, M., 2005: 10), sigurimi i të
ardhurave për të përmbushur nevojat bazë të jetesës, etj.
39
Edhe nga studimi i realizuar nga AIIS, të anketuarit kanë renditur si
problemet më shqetësuese vetjake: të ardhurat e ulëta, papunësinë, varfërinë,
nivelin e krimit, pasigurinë në punë….etj., (AIIS, 2013: 18; f.17). Jo vetëm në
zonat rurale por edhe në zonat urbane të rinjtë përballen me mundësi të pakta
punësimi, arsim jo cilësor, shërbime shoqërore jo të mira dhe mundësi të pakta për
të marrë pjesë në jetën civile (Rajani, R., 1999; Noguera, P., dhe Cammarota, J.,
2006).
Sipas studimit të Unicef në Republikën e Shqipërisë, thuhet se shkaqet e të
qenit të rrezikuar i gjejmë në pabarazinë shoqërore, kulturore, ekonomike,
shëndetësore dhe arsimore, brenda shoqërisë shqiptare si edhe në dobësinë e
institucioneve shoqërore (familjes, ekonomisë, shtetit, arsimit dhe fesë) për të
plotësuar nevojat shoqërore bazë. Kjo pabarazi ka ekzistuar edhe më parë, por
tranzicioni e ben më të dukshëm dhe po e thellon atë. Përgjithësisht grupet në risk
vijnë nga shtresa shoqërore me nivel të ulët ekonomik, me nivel të ulët arsimor, me
nivel të lartë të papunësisë. Te rinj të papunë po i drejtohen drogës, kriminalitetit ose
prostitucionit (Unicef Shqiperi, 2000: 41).
Sipas Tyyskä, duke qenë se këto probleme midis të rinjve janë të
qëndrueshme, kjo nënkupton se ato nuk kanë përparësi në agjendën politike. Duke u
nisur nga kjo, Tyyskä konkludon se, të rinjtë po vendosen në një gjendje varësie ose
gjysëm varësie përmes punës së paguar keq ose përmes institucioneve të arsimimit
publik, ata gjithashtu po zhvishen nga pushteti politik, dhe gjithnjë e më shumë po
shihen si një problem që duhet kontrolluar (Tyyska, V., 2009: 11).
II. 6. 1. Papunësia, një nga problemet më serioze me të cilën përballen
të rinjtë shqiptarë
Papunësia është një nga problemet më shqetësuese në shoqërinë shqiptare. Të
rinjë në përgjithësi kanë nivel më të lartë të papunësisë krahasuar me të rriturit
(Levizja Mjaft dhe Instituti Agenda, 2010: 6). Sipas të dhënave të INSTAT mbi
Tragun e Punës në Shqipëri në vitin 2016, shkalla e punësimit për të rinjtë e grup-
40
moshës 15-29 vjeç është 23.3 për qind (INSTAT, 2016: 30). Nga ana tjetër, sipas
ILO, mbi 55.0 për qind e të gjithë të rinjve që punojnë kanë punësim të pasigurt
(65.0 për qind për vajzat dhe 47.0 për qind për djemtë) (ILO, 2010: 29).
Papunësia e të rinjve është e lidhur me:
a) Mungesën e përvojës ose të një profesioni të mirfilltë për këtë grup-moshë
(Unicef Shqiperi, 2000: 19); Sipas disa studimeve, të rinjtë hasin më shumë pengesa
se sa të rriturit në lidhje me punësimin, një ndër pengesat më të mëdha është
mungesa e eksperiencës së punës. Të rinjtë përgjithësisht janë të arsimuar, por
shihen si `shumë të rinj´ për të aplikuar në vendet e punës, të cilat përshtaten me
nivelin e tyre të arsimimit (Williamson, H., et al., 2010: 22). Sipas studiuesit
Melvin Delgado, nevojitet që institucionet të propozojnë rrugë të reja për të rritur
mundësitë e të rinjve që të jenë të sukseshëm në tregun e punës dhe të ndihmojnë me
politika dhe strategji të rinjtë që të përshtaten me tregun e punës, i cili është në
ndryshim (Delgado, M., 2004 10).
b) Për shkak të ndjekjes së shkollës (afro 40.0 për qind e popullsisë në moshë
të re është në proesin e arsimit ose të formimit); Nga të dhënat, një pjesë e
konsiderueshme e të rinjve, përgjithësisht të moshës 18 deri 22 vjeç ndjekin
studimet e larta me kohë të plotë. Për rrjedhojë nuk janë të përfshirë në tregun e
punës, ose bëjnë punë me kohtë të pjesshme, përgjithësisht në të zezë.
c) Shumë të rinj po shkurajohen gjithnjë e më shumë nga punëkërkimi (ILO,
2010: 26; INSTAT, 2013(a): 34).
Gjithashtu edhe mungesa e njohurive të të rinjve mbi të drejtat e tyre si
punonjës i bën ata të bien shpesh herë viktimë e punës në të zezë ose te keqpaguar
(Mjaft, Agenda Institute; Mjaft; World Bank, pa vit botimi: 11).
Papunësia e të rinjve ju heq atyre mundësitë për të kontribuar në zhvillimin e
tyre dhe të shoqërisë ku jetojnë, iu heq atyre mundësitë për të ushtruar të drejtat e
41
tyre si qytetarë. Duke mos patur të ardhura ata nuk do të kenë mundësi të blejnë si
konsumatorë, nuk do të kenë mundësi të investojnë, nuk do të kenë mundësi të
përmirësojnë jetesën e tyre dhe të të tjerëve, etj. Duke mos patur të ardhura ata nuk
mund të fitojnë pavarësinë financiare dhe autonominë e tyre (Lundberg, M., dhe
Wuermli, A., 2012: 12-18, 210). Gjithashtu, papunësia e zgjatur e të rinjve mund të
shkaktojë:
a) humbje dhe dëmtim të procesit të zhvillimit të kapitalit njerëzor të investuar tek
të rinjtë;
b) rrezik në rritje per përjashtim social dhe prekje nga varfëria të të rinjve të
papunë;
c) një rrezik në rritje për përfshirje në veprimtari të paligjshme dhe të rrezikshme
per të rinjtë e papunë;
d) mundësitë e pakta për t’u punësuar bën që të rinjtë të presin gjatë për të gjetur
punë por edhe për të qenë më pak selektiv në llojin e punëve që bëjnë (Hackaj,
A., 2015: 15).
Nga ana tjetër, të rinjtë e punësuar rrisin mundësitë për zhvillim jo vetëm të
tyre dhe familjeve të tyre, por të të gjithë vendit. Përtej rolit të tyre si pjesa më vitale
e tregut të punës, të rinjtë kanë aftësinë për të rritur zhvillimin e shoqërisë dhe të
rrisin kapacitetet teknologjike, duke rritur avantazhet e tij për progres, por edhe të
nxisin integrimin dhe kohezionin (Mjaft, pa vit botimi: 3; 15). Qënia për një kohë të
gjatë pa punë që në hapat e parë të jetës dhe vazhdimi i punës në ekonominë
informale ndikojnë në perspektivën e të rinjve për të siguruar një punë ku mund të
bëjnë karrierë dhe të kenë një pagë të denjë (ILO, 2010: 8). Për një shtet, të rinjtë e
papunësuar janë një mundësi ekonomike e humbur për zhvillim ekonomik (si
kombëtar por edhe global), (ILO, 2004(b): 15). Megjithatë, papunësia e të rinjve
është një problem botëror dhe jo vetëm kombëtar (World Bank, 2013: 12).
Një problematikë tjetër që vihet re ne lidhje me punësimin e të rinjve është
edhe pjesëmarrja e ulët e vajzave në forcat e punës, rreth 39.7 për qind e (ILO, 2010:
42
26); Për vitin 2009 niveli i punësimit për meshkujt e moshës 15-29 vjeç ishte 41.1
për qind ndërsa i vajzave 30.9 për qind. Nivelet më të ulta të punësimit për vajzat
përveç nxjerrjes në pah të mundësive të kufizuara për të mbajtur punën dhe
përgjegjësitë familjare, shtrojnë gjithashtu problemin e praktikave diskriminuese në
tregun e punës (ILO, 2010: 24- 27). Sipas të dhënave nga INSTAT, vihet re një
përqindje relativisht e lartë e të rinjve meshkuj të punësuar me pagë dhe shpërblim
me normë (41.3 për qind) dhe një përqindje relativisht e lartë e të rejave femra që
punojnë si pjesëtare kontribuese në familje (49.2 për qind). Rrjedhimisht, punëtoret
e reja kanë normë më të lartë punësimi të pambrojtur se sa meshkujt (64.3 për qind
kundrejt 57.9 për qind), (INSTAT, 2015(a): 55).
Sipas të dhënave nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në lidhje me
punësimin, kemi të dhënat si më poshtë:
a) Shkalla e punësimit ka rënë nga 58.7 për qind në vitin 2011 te 56.3
për qind në vitin 2012. Për vitin 2012 vihet re një pjesëmarrje më e ulët në forcat e
punës nga të rinjtë, dhe sidomos të rejat (me humbje që luhaten rreth 25.0 për qind
për çdo vit që kalon).
b) Në tregun e punës vajzat dhe gratë kanë më shumë vite arsimimi
krahasuar me meshkujt, pavarësisht kësaj, ato marrin paga më të ulëta. Veçanërisht
në dizavantazh janë vajzat dhe gratë që jetojnë në zonat rurale. Përqindja e të
punësuarve në rajonet malore është shumë e vogël, duke nxjerrë në pah mundësitë e
kufizuara të punësimit në këto rajone. Sipas Anketës mbi Përdorimin e kohës 2010-
11, vajzat dhe gratë kryejnë 86.0 për qind të punës së papaguar në Republikën e
Shqipërisë dhe janë pothuajse tërësisht përgjegjëse për detyrimet familjare (96.0 për
qind).
c) Një sfidë tjetër me të cilën përballen të rinjtë ka të bëjë me kalimin
nga sistemi arsimor në punësimin për herë të parë. Sipas AFP 2011, të rinjtë presin
deri mesatarisht katër vjet ose më shumë para se të gjejnë punësimin e parë. Si
rrjedhim, koha që shpenzojnë duke pritur do të thotë produktivitet i humbur në
43
tregun e punës. Për më tëpër, kjo kategori ka edhe disavantazhe të tjera të dukshme
përsa u përket pagave mujore, përvojës së punës, të drejtës për sigurim shoqëror, etj.
d) Rreth gjysma e numrit të të rinjve të zënë me punë njoftojnë se kanë
të drejtën e sigurimeve shoqërore, krahasuar me rreth 70.0 për qind të grupit të të
rriturve. Kjo çon drejt një niveli të lartë të mundshëm informaliteti kur flitet për
punësimin e të rinjve, i cili më pas lidhet me profesionet e tyre, duke e përkeqësuar
statusin e tyre të brishtë në tregun e punës. Numri i madh i punëtorëve kontribues në
familje, veçanërisht në radhët e vajzave dhe punëtorëve të rinj në moshë, tregon se
punësimi informal ende përfaqëson një përqindje të lartë të punësimit në tërësi.
e) Për brezat e rinj (15-24 vjeç) pasiviteti vjen kryesisht për shkak të
ndjekjes së shkollës (74.8 për qind e të gjithë të rinjve joaktivë shkonin në shkollë
gjatë vitit 2012). Megjithatë qëndrimi për një kohë më të gjatë në shkolla mund të
jetë edhe një strategji, që shumë të rinj të shmangin një treg punësimi të ngadaltë
(Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, 2014(a): 40-71).
Një dukuri shqetësuese që del edhe nga të dhënat mësipër duket se është
informaliteti i lartë, sidomos tek punësimi i të rinjve. Shumica e të rinjve kryejnë
punë të papaguar në familje, veçanërisht në zonat rurale. Informaliteti ndikon në
shumë drejtime si tek siguria e punës sepse mungojnë kontratat; tek e drejta për
sigurime shoqërore, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbulimin me sigurimin
shëndetësor dhe pensionin e pleqërisë, duke vënë në rrezik jetesën në një periudhë
më të vonshme të jetës; pakëson pagesën dhe burimin e të ardhurave, duke rënduar
mirëqenien ekonomike, etj. Gjithashtu, informaliteti rrit cenueshmërinë e vajzave,
varësinë e tyre ekonomike prej familjes dhe burrave (Ministria e Mirëqënies Sociale
dhe Rinisë, 2014(a): 40-71).
Sigurimi i një vendi pune pas mbarimit të studimeve është një shqetësim me
të cilin përballen të rinjtë që po arsimohen në auditoret e Republikës së Shqipërisë.
Të dhënat na tregojnë se arsimimi nuk i ndihmon të rinjtë në gjetjen e një vendi
pune, madje papunësia është më e lartë midis personave me arsim të lartë (14.7 për
qind) se sa për personat me arsim bazë ose 9-vjeçar (10.2 për qind dhe 14.2 për
44
qind) (INSTAT, 2014; INSTAT, 2013(a)). Kalimi i suksesshëm i të rinjve nga
shkolla në tregun e punës është një çështje me rëndësi për çdo shoqëri.
Një tjetër çështje e rëndësishme në lidhje me papunësinë është mungesa e
meritokracisë në gjetjen e vendit të punës. Nga studimet e realizuara rezulton se
njohjet personale janë shumë të rëndësishme në gjetjen e një vendi pune. Kështu,
sipas të dhënave të studimit “Trendet e punësimit rinor në Shqipëri” rezulton se 87,5
për qind e individëve të përfshirë në studim tregojnë se kërkojnë punë kryesisht
përmes marrëdhënieve të tyre familjare, 62.0 për qind e ndërmarrjeve të anketuara
tregojnë se punësojnë përmes rekomandimeve që vijnë nga familja dhe nga miqtë
(Hackaj, A., 2015: 23). Gjithashtu, duket se të rinjtë vlerësojnë si punë të mirë një
punë që ka pagë të lartë, pastaj vjen qëndrueshmëria në punë, kënaqësia dhe
mundësia për të punuar me njerëz që pëlqejnë (Friedrich Ebert Foundation dhe
IDRA Research and Consulting, 2013: 26; Williamson, H., et al., 2010: 15).
II. 6. 2. Sipërmarrja - mundësi e parapëlqyer punësimi dhe angazhimi
për të rinjtë shqiptarë
Sipërmarrja vlerësohet nga studiuesit si një mundësi e mirë për të rinjtë sepse
i ndihmon ata në zhvillimin e aftësive si përgjegjshmëria, ndjenjën e përkatësisë,
angazhimit, etj. Sipërmarrja i ndihmon të rinjtë të zhvillojnë aftësi të reja dhe
përvoja që mund të përdoren në sfida të tjera të jetës (Delgado, M., 2004: 10).
Nga studimet në lidhje me sipërmarrjen e të rinjve shqiptar rezulton se ka
mungesë të theksuar të të dhënave të sakta, por megjithatë vihet re një mungesë për
përfshirje në sipërmarrje të të rinjve në krijimin e bizeseve të reja. Në vitin 2006, në
një studim të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u përmenden
disa faktorë si kuntribues në këtë prirje si:
a) ndikimi i informalitetit ekonomik, i cili dëmton konkurrencën e drejtë dhe
vendos bizneset rinore në situatë të disfavorshme;
b) mungesën e nismës ndërmjet të rinjve dhe frikën e dështimit;
45
c) traditat familjare dhe kontrollin që familja vazhdon të ushtrojë mbi jetën e
të rinjve;
d) mosnjohja e kuadrit ligjor nga të rinjtë për sa i përket krijimit të një
biznesi dhe mjedisit ligjor ku ai zhvillohet;
e) mungesa e njohjes së realitetit ekonomik dhe atij bankar dhe e nevojave
për hapjen e bizneseve të reja;
f) si dhe mungesa e informacionit të përshtatshëm dhe të aksesueshëm për të
rinjtë dhe nga të rinjtë për sa i përket sistemit të taksave, marrjes së
kredive me norma bankare të ulta, fushave ku mund të investohet, etj.,
(Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, 2006: 22).
Studiuesit kanë theksuar që aksesi ndaj shërbimeve, mbështetja dhe
mundësitë që iu ofrohen të rinjve janë faktorë kyç për zhvillimin dhe arritjen e
rezultateve të mira prej tyre (Murphy, R., 1995). Duke patur parasysh sfidat me të
cilat përballen të rinjtë në shoqërinë shqiptare mund të thuhet se varfëria, papunësia,
varësia ekonomike ndaj të tjerëve janë faktorë shumë të rëndësishëm që ndikojnë në
mospërfshirjen e të rinjve në hapjen e bizneseve të reja.
II. 7. Të rinjtë dhe politika, një marrëdhënie e ndërlikuar
Pjesëmarrja në jetën politike është një sfidë e vërtetë për të rinjtë shqiptarë,
por edhe një mundësi për të përcjellë zërin e tyre dhe të ndikojnë në vendimmarrje.
Të rinjtë kanë treguar se janë një faktor kyç dhe mjaft i rëndësishëm për jetën dhe
zhvillimet politike, por gjatë 25 viteve pas ndryshimit të regjimit marrëdhënia e të
rinjve me politikën ka qenë delikate.
Roli i të rinjve në politikën shqiptare ka qenë shumë i rëndësishëm, ishin
pikërisht të rinjtë që me revoltat e tyre sollën shpërbërjen e regjimit socialist
totalitar. Por, vitet e fundit në Republikën e Shqipërisë është vënë re një ftohje e të
rinjve me politikën, dhe një lloj pasiviteti në lidhje me vendimarrjen politike. Të
dhënat nga studime të ndryshme tregojnë se të rinjtë po qëndrojnë larg kutive të
46
votimeve. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka publikuar në vitin
2006 se grup-mosha që nuk voton gjatë zgjedhjeve përbëhet kryesisht nga të rinjtë
(35 vjeç e poshtë). Disa nga arsyet që i mbajnë të rinjtë larg kutisë së votimit, përveç
inercisë, janë:
a) Lënia pas dore e të rinjve nga politikanët ose dhe zhgënjimi i të rinjve nga
politika;
b) Keqpërdorimi i të rinjve: Shpesh të rinjtë janë keqpërdorur gjatë fushatave
zgjedhore, duke shërbyer vetëm si një fasadë (Ministria e Turizmit, Kultures,
Rinise dhe Sporteve, 2006: 16).
c) Përfaqësimi i të rinjve në këto struktura bëhet jo sipas ligjeve ose vendimeve
në fuqi, por në shumicën e rasteve sipas njohjeve personale ose “dëshirës së
mirë dhe vullnetit” të drejtuesve partiakë (Ministria e Mirëqenies Sociale dhe
Rinisë, 2015: 11).
Për situata të kësaj natyre, studiuesit kanë argumentuar se ky interes në rënie
dhe ky lloj mosbesimi i të rinjve ndaj politikës është një tregues alarmues për
tjetërsimin politik të të rinjve (Gordon, H. R., 2010: 202; Zukin, C., et. al., 2006:
91).
Nga ana tjetër, teoricienët marksistë theksojnë se diskriminimi ekonomik i të
rinjve shoqërohet me mungesën e fuqisë vendimarrëse në politikë (Tyyskä, V.,
2009: 11). Kështu, duke patur parasysh papunësinë, varfërinë dhe problemet e tjera
që shoqërojnë të rinjtë, mund të thuhet se të rinjtë shqiptarë kanë një marrëdhënie
delikate me politikën dhe vendimarrjen në të.
Një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon në pjesëmarrjen e të rinjve në
politikë është familja. Ajo mund të shërbejë edhe si faktor mbështetës për
pjesëmarrjen e të rinjve, por edhe si një pengesë e fuqishme për këtë (Gordon, H. R.,
2010: 208). Nga studimet rezulton se bindjet politike të të rinjve përputhen
gjërësisht me ato të prindërve të tyre. Kështu, sipas studimit të realizuar në vitin
47
2013 nga Friedrich Ebert Foundation dhe IDRA Research and Consulting, rreth 2/3
e të rinjve pohojnë se ata ndajnë pikëpamje politike që janë të ngjashme ose shumë
të ngjashme me pikëpamjet e prindërve të tyre. Po sipas këtij studimi, të rinjtë
raportojnë se ata nuk besojnë se vota e tyre ka ndonjë ndikim në mënyrën sesi
qeverisen institucionet. Gjithashtu, po sipas këtij studimi interesi i të rinjve shqiptarë
mbi zhvillimet politike në vend rezulton i ulët (Friedrich Ebfert Foundation dhe
IDRA Research and Consulting, 2013: 19-21).
Më shumë se sa nga politika duket sikur të rinjtë janë të distancuar nga
politikanët. Një pjesë e ftohjes nga politikanët lidhet edhe me faktin që shumica e
shqiptarëve sot besojnë se premtimet e bëra nga politikanët 20 vjet më parë nuk janë
mbajtur dhe vetëm 33.0 për qind e tyre mendojnë se këto premtime janë përmbushur
pjesërisht (Albanian Institute for International studies, 2011: 17-29). Nga të dhënat e
një studimi tjetër, 87.0 për qind e të anketuarve besojnë se zyrtarët e zgjedhur
kujdesen më shumë për paratë dhe pushtetin e tyre se sa për nevojat e komunitetit,
ndërsa 77.0 për qind janë dakort më shprehjen se ``Deputeti im kujdeset më shumë
në lidhje me paratë dhe fuqinë e tij se sa për nevojat e mia.`` ( National
Demographic Institute, 2007: 3). Pra, të rinjtë, më shumë se sa nga politika, duket
sikur këtë ftohje e kanë nga politikanët dhe mënyrën sesi ata e përdorin pushtetin e
tyre të përfituar përmes votës.
Nga studimi i realizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert dhe IDRA Research
dhe Consulting kemi këto rezultate në lidhje me të rinjtë dhe politikën:
a) 70.0 për qind e të rinjve shqiptarë kanë bindje politike të cilat përputhen
gjerësisht ose përafërsisht me atë të prindërve të tyre.
b) Të rinjtë besojnë se vota e tyre nuk ka ndonjë ndikim në mënyrën se si
qeverisen institucionet shoqërore.
c) Nga një numër i konsiderueshëm i të rinjve politika shihet si diçka e nevojshme,
sidomos përsa i përket garantimit të një të ardhmeje më të mirë për ta. Disa të
rinj gjithashtu shprehen se janë të interesuar kryesisht për faktin se prindërit e
48
tyre janë aktualisht pjesë e administratës publike, dhe vendi i tyre i punës
shpesh varet nga situata politike në vend.
d) Një numër i konsiderueshëm i të rinjve shprehen shumë pak, ose aspak, të
interesuar mbi çështjet politike në vend. Si arsye për mungesën e interesit
përmendet zhgënjimi me partitë politike.
e) Të rinjtë shqiptarë vijojnë të kenë një perceptim tejet negativ për politikanët në
Republikën e Shqipërisë. Shumë prej tyre shprehen se pothuajse të gjithë
politikanët i përkasin një kategorie, dhe se ata janë shkaku kryesor i problemeve
me të cilat përballet vendi aktualisht.
f) Të rinjtë shprehen gjithashtu në favor të përfaqësimit të tyre nga politikanë të
rinj. Megjithatë, aktualisht pjesëmarrësit mendojnë se politikanët e rinj në
partitë kryesorë janë thjesht kopje e modelit të liderëve të tyre, duke mos ofruar
asnjë gjë të re përsa i sjelljes së tyre politike (Friedrich Ebert; IDRA Research
dhe Consulting, 2015: 139-204).
Sipas të dhënave të studimit “Pjesëmarrja e të rinjve në politikë dhe
vendimmarrje në Shqipëri 2011-2015” rezultoi se:
a) Roli i forumeve rinore politike vjen duke u zvogëluar kur vjen puna tek
përfshirja e të rinjve në pozicione vendim-marrëse brenda partisë ose në nivel
qëndror dhe vendor;
b) Përqindja e të rinjve pjesë e vendimmarrjes në partitë politike është mjaft e ulët,
pasi shumica e partive nuk e kanë të sanksionuar të drejtën e përfaqësimit të të
rinjve;
c) Çështjet e të rinjve jo gjithmonë marrin vëmendjen që meritojnë nga strukturat
vendim-marrëse e politikëbërëse;
d) Organizimi i vetë të rinjve për kauzën e tyre është shumë i vakët, si për
shkëmbimin e informacionit, ashtu edhe për koordinimin e aksionit në lidhje me
çështjet e të rinjve;
49
e) Përfshirja e të rinjve në vendim-marrje shpesh pengohet nga filozofia e
anëtarëve tradicionalë të partive politike, sepse të rinjtë shihen si pa përvojë
(Berisha F., Hazizaj A., Shtraza, I., 2015: 65-73).
Siç vihet re edhe nga të dhënat e studimeve të mësipërme, një faktor i
rëndësishëm që luan rol në marrrëdhënien delikate të të rinjve me politikën janë
perceptimet negative dhe mosbesuse për të rinjtë. Sipas Flacks, në lidhje me
angazhimin në politikë të të rinjve, ``…duket sikur ata janë të dënuar edhe nëse
marrin pjesë në politikë po ashtu edhe nëse nuk marrin pjesë në të. Edhe kur
veprimtaria politike e të rinjve ishte e përhapur, aktivistët e rinj janë parë në më të
mirën e rasteve si rebelë dhe në më të keqen si të zhgënjyer dhe të rrezikshëm``
(Marc Flacks, 2007: 60).
Sipas studiesve Joel Tolman dhe Karen Pittman, ka dy mite për të rinjtë që
ndikojnë në mënyrën sesi të rinjtë e shohin politikën dhe anasjelltas. Këto dy mite
ndikojnë në largimin e të rinjve nga politika por edhe në konsiderimin e të rinjve si
``të paaftë`` për të marrë pjesë në politikë. Sipas këtyre miteve:
Së pari: të rinjve iu mungon motivimi për t’u përfshirë;
Së dyti: të rinjtë nuk kanë aftësitë e nevojshme për të trajtuar çështjet
"serioze" të pushtetit dhe politikës.
Pra, nga njëra anë, të rinjtë besohet se nuk kanë interesimin dhe motivimin e
duhur për t’u interesuar për politikën dhe, nga ana tjetër, besohet se ata nuk janë të
përgatitur sa duhet për ta bërë këtë gjë (Tolman, J., dhe Pittman, K., 2001). Sipas
Gordon, përjashtimi i të rinjve nga sfera politike është rezultat i ndërveprimit
institucional dhe shoqëror, të cilave vetë të rinjtë ju rezistojnë, duke përdorur
strategji të ndryshme. Por, nga ana tjetër, edhe vetë shoqëria me institucionet e saj
që është ndërtuar në mënyrë të tillë që të përjashtojnë të rinjtë nga veprimtaritë
politike, duke e bërë këtë në forma nga më të ndryshmet, një prej të cilave është
50
edukimi i të rinjve me idenë se politika dhe vendimmarja politike mund të ushtrohet
vetëm nga të rriturit (Gordon, H. R., 2010: 10-48, 130).
Një problematikë tjetër në lidhje me pjesëmarrjen politike të të rinjve, në
mënyrë të veçantë të të rejave, lidhet me pabarazitë gjinore. Duket sikur politika
diskriminon të rinjtë në përgjithësi dhe të rejat në veçanti. Sipas studimit të
INSTAT, pjesëmarrja në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për vitin 2013
rezulton: deputetë meshkuj 82.0 për qind dhe deputete vajza dhe gra 18.0 për qind.
Gjithashtu, vajza dhe gra në poste drejtuese janë pak krahasuar me numrin e
meshkujve në poste vendimarrëse (INSTAT, 2013(a): 61-62). Kjo problematikë
është edhe më e theksuar në një shoqëri me elementë patriarkalë si ajo e Qarkut të
Kukësit. Politika dhe pjesëmarrja në jetën politike është një sfidë e vërtetë për të
rejat në këtë qark. Në një qark ku të rejat janë vazhdimisht nën presionin e opinionit
dhe mentaliteteve të njerëzve, në një qark ku elementë të traditës patriarkale janë
ende të fortë, në një qark ku gjithëfarë dallgësh përplasen mbi to, kuptohet se sa e
vështirë është për të rejat që të ecin përpara në një fushë tërësisht mashkullore.
Nga studimet duket sikur politika është e pushtuar dhe e mbizotëruar nga
burrat. Sipas konkluzioneve të nxjerra nga studimi i realizuar nga Burns dhe kolegët
e tij, një pjesë e shpjegimit përse meshkujt janë më aktivë se sa femrat në politikë
është sepse ata janë më të interesuar, efikasë dhe kanë më shumë njohuri. Nga ana
tjetër burrat gjenden më shumë në forcat e punës, dhe sidomos në ato pozicione që
ju japin mundësi të ekspozohen ndaj veprimtarive politike, ndryshe nga gratë
(Burns, N., Schlozman, K. L., dhe Verba, S., 2001: 361-365). Edhe këtu mund të
thuhet se pabarazitë gjinore dhe pritshmëritë për rolet gjinore ndikojnë në krijimin e
përshtypjeve se vajzat dhe gratë nuk janë të interesuara për politikën.
Pavarësisht nga problematikat, lipset të theksohet se është e padiskutueshme
që angazhimi i të rinjve në politikë rrit potencialin e tyre për të ushtruar pushtet dhe
për të ndikuar në vendimet politike (Delgado, M., dhe Staples, L., 2008: 3). Ndaj,
51
del si nevojë urgjente për shoqërinë (jo vetëm atë shqiptare) ndryshimi i kësaj
marrëdhënie të të rinjve me politikën.
II. 8. Vendimmarrja, një mundësi e largët për të rinjtë shqiptarë
``Shqipëria është një nga vendet me përqindjen më të lartë të të rinjve në
raport popullsie, por pavarësisht nga kjo të rinjtë nuk janë ende pjesë e
konsiderueshme e vendimmarrjes. Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje ende
vazhdon të jetë një çështje e predispozitës vetjake të titullarëve të institucioneve dhe
jo detyrim ligjor ose administrativ për ta, duke bërë që herë të merret mendimi i të
rinjve dhe herë të nënvlerësohet krejtësisht.`` shkruhet në një raport të hartuar nga
Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve (2006: 15). Gjithashtu edhe në
Planin Kombëtar të Veprimit Për Rininë 2015-2020, të hartuar nga Ministria e
Mirëqenies Sociale dhe Rinisë theksohet problematika e përfshirjes dhe pjesëmarrjes
së të rinjve në vendimmarrje dhe në jëtën shoqërore. Si faktorë që kanë kontribuar
përmënden mungesa e kuadrit ligjor që përcakton detyrimet ligjore dhe politikat
qeverisëse që nxisin dhe motivojnë të rinjtë të jenë pjesë aktive në proceset dhe
vendim-marrjet demokratike (Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 2015: 11).
Niveli i ulët i pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes është një
çështje kritike për konsolidimin e qeverisjes demokratike në vend, si dhe arritjen e
zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror. Mosrespektimi i perspektivave
rinore sjell shpenzime të mëdha si në terma politike ashtu edhe ekonomikë (Ministry
of Tourism, Culture, Youth and Sports 2006: 13). Megjithatë, ashtu siç është e
rëndësishme të kuptohet rëndësia e përfshirjes më të madhe të të rinjve në
vendimmarje, lipset të kuptohet se kjo është një e drejtë e të rinjve dhe jo një
detyrim për ta. Sipas Rakesh Rajani, të rinjtë duhet të ftohen dhe nxiten për të marrë
pjesë por jo të detyrohen ose manipulohen (Rajani, R., 1999: 6-7).
52
Sipas raportimit në vitin 2006 të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe
Sporteve, disa nga arsyet që kanë çuar në nivelet e ulta të pjesëmarrjes rinore në
vendimmarrje janë:
a) Mungesa e bazës ligjore që përcakton detyrimet përkatëse për pjesëmarrjen e
të rinjve në vendimmarrje;
b) Mungesa e politikave të qarta dhe funksionale nga ana e qeverisë për të rritur
përfshirjen e të rinjve në jetën publike dhe vendimmarrje;
c) Nënvlerësimi që i bëhet kësaj grup-moshe nga pushtetarët;
d) Mosfunksionimi i mirë i strukturave përfaqësuese rinore, të cilat shpesh
çojnë në zhbalancim gjinor, duke favorizuar pjesëmarrje më të madhe për
djemtë;
e) Mungesa e orientimit të atyre të rinjve që kontribuojnë me punë vullnetare
drejt nevojave përparësore (Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe
Sporteve, 2006: 15-46).
Mungesa e përfshirjes nga të rinjtë në Republikën e Shqipërisë, përveç
problematikave të tjera mund të thuhet se është edhe një problem kulturor, i ushqyer
më së shumti nga regjimi socialist totalitar. Regjimi diktatorial ka patur ndikim të
rëndësishëm në krijimin e një lloj pasivizmi tek qytetarët në përgjithësi dhe jo vetëm
tek të rinjtë (Williamson, H., et al., 2010: 78; King, R., dhe Mai, N., 2013: 43).
Gjithashtu, një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe familja me elementë të theksuar
patriarkalë, në të cilën të rinjtë mësohen t’i binden autoritetit dhe urdhrave të më të
rriturve, sidomos babait.
Vendimmarrja në familje është një tjetër monopol i të rriturve në përgjithësi
dhe i meshkujve në veçanti. Fjala e kryefamiljarit nuk mund të kundërshtohet, e si
mund të ndodhe ndryshe në një shoqëri me elementë patriarkale. Për shumë vite me
rradhë të rinjtë dhe të rejat i binden vullnetit të zotit të shtëpisë. Ata nuk kanë të
drejtë ta kundërshtojnë atë sepse i zoti i shtëpisë e di më mirë se sa të gjithë se çfarë
është e vërtetë e çfarë e gabuar, çfarë është e keqe e çfarë është e mirë, çfarë është e
53
drejtë ose e padrejtë. Edhe në ditët e sotme vazhdojnë të ekzistojnë familjet e
mëdha dhe të bashkuara, me më shumë se një kurorë nën të njëjtën strehë, e ku
kryefamiljari, i zoti i shtëpisë, dikton çdo veprimtari të familjes dhe të anëtarëve të
saj. Megjithatë këto lloj familjesh gjenden më shumë në fshatra se sa në qytete.
Në Kanunin e Lekë Dukagjinit, po ashtu dhe atë të Lumës9 theksohet roli i
rëndësishëm i të zotit të shtëpisë, por edhe i trashëgimtarëve meshkuj në
vendimmarrje. I zoti i shtëpisë ka rol të rëndësishëm në familje, sidomos kur bëhet
fjalë për familje të mëdha, me shumë kurorë nën të njëjtën çati. Pas babait, roli
kryesor i kalon vëllait më të madh, që dhe me Kanun ka të drejtë të zërë pozicionin e
të atit. “a) Djalit të parë i perket sundimi i shpis mbas dekës së t``et;” (Gjeçovi, Sh.,
1999: 23). Madje, nëse në një familje nuk ka trashëgimtar mashkull, sipas kanunit
pasurinë dhe pronat e familjes nuk mund ta trashëgojnë vajzat. “Baba edhe në mos
past djelm, nuk mundet me u lanë bijave as tokë, as plang, as shpi” ose: “Kanuja
njef për trashigues djalin e jo vajzën” (po aty: 26; 28). Kanuni i Lumës ka thelb të
njëjtë me atë të Kanunit të Lekë Dukagjinit, por ka edhe disa dallime në doket
kanunore. Kështu, edhe në Kanunin e Lumës thuhet: “Shtëpinë e drejton i zoti i
shtëpis”, “Zot shtëpie mundet me qenë: ma i moqmi ndër meshkuj....”, “Prindi ka
rrnesen, cullt-ngjesën” (Hoxha, Sh., 2013: 86-87). Në Qarkun e Kukësit ka shumë
raste kur një çifti, i cili nuk ka lindur djalë, vëllai i falte një djalë të tij, i cili do të
trashëgojë gjithçka, pasuri e prona të tij dhe do të jetë i zoti i shtëpisë.
II. 9. Vullnetarizmi - veprimtari që rrit mundësitë pjesëmarrëse të të
rinjve
Veprimtaritë vullnetare mund të shërbejnë si një mundësi e mirë që të rinjtë
të ndërveprojnë me të rriturit (Clary, E. G., dhe Rhodes, J. E., 2006: 49) dhe me
njëri-tjetrin. Gjatë këtij ndërveprimi, ata kanë mundësi të njohin më mirë njëri-tjetrin
9 Krahina etnografike e Lumës shtrihet në verilindje të Republikës së Shqipërisë (në Rrethin e Kukësit), po ashtu një pjesë e saj shtrihet edhe në Republikën e Kosovës. Luma përbëhet prej pesë rrethinave gjeografike-etnografike dhe ndër shekuj ka zbatuar normat dokësore të Lumës, të njohura ndryshe edhe si Kanuni i Lumës (Hoxha, Sh., 2013: 43-79).
54
dhe të mësojnë prej dhe për njëri-tjetrin. Gjithashtu, përmes tij të rinjtë mësojnë të
angazhohen në zgjidhjen e problemeve të caktuara. Nga ana tjetër, pjesëmarrja e të
rinjve në punë vullnetare rrit mundësinë që vullnetarizmi të vazhdojë edhe në të
ardhmen. Angazhimi civil dhe vullnetar i të rinjve në iniciativa të ndryshme është
një nga mënyrat e shprehjes së përkushtimit të tyre për një komunitet të caktuar
(Delgado, M., 2004: 32; Bruter, M., dhe Harrison, S., 2009: 95-96).
Megjithëse shumë studime nxjerrin në pah rëndësinë e përfshirjes së të rinjve
në punë vullnetare, autorë të tjerë nuk janë kaq optimist. Sipas Tolman dhe Pittman
përfshirja e të rinjve në punë vullnetare nuk ka sjellë shumë përfitime për të rinjtë.
Megjithëse të rinjtë janë përfshirë si vullnetarë në veprimtari të ndryshme, kjo ka
siguruar krah pune, por jo përfshirje të tyre në strukturat drejtuese (Tolman, J., dhe
Pittman, K., 2001: 7). Pra, angazhimi në punë vullnetare i të rinjve nuk ka sjellë
rezultatet e dëshiruara, për të promovuar të rinjtë dhe aftësitë e tyre si drejtues.
Gjatë vitit 2003 është realizuar një studim mbi problematikat shoqërore,
ekonomike dhe psikokulturore të vullnetarizmit në shoqërinë shqiptare pas luftës së
dytë botërore, nga sociologu shqiptar Zyhdi Dervishi. Nga rezultatet e këtij studimi
del se rreth 55.75 për qind e të anketuarve e konsiderojnë veprimtarinë vullnetare
brenda sferës së humanizmit, 35.14 për qind si shprehje të shpirti human të njeriut
dhe 20.61 për qind si faktor me ndikim humanizues të domosdoshëm për shoqërinë.
Në shoqërinë shqiptare tradicionale ndihma e shumanshme vullnetare për njerëzit në
nevojë konsiderohej si detyrim shoqëror me ``koefiçient`` të lartë të
ndërsjellshmërisë.
Por me shpërbërjen e regjimit socialist totalitar edhe angazhimi dhe
percetpimi për veprimtaritë vullnetare ndryshoi. Studimet mbi vullnetarizmin
tregojnë se angazhimi i të rinjve shqiptar në punë vullnetare është i vakët dhe të
paktë janë ata që përfshihen në veprimtari të tilla. Sipas Sociologut Zyhdi Dervishi,
shoqëria shqiptare ``e shokuar nga problemet e mprehta e të shumëllojshme``, nuk
ishte ende aq e predispozuar ``t’i kthejë sytë nga veprimtaria vullnetare`` e cila ishte
55
e mbuluar nga një mjegull paragjykimesh (Dervishi, Z., 2004: 14; 51; 59).
Problemet e shumta shoqërore dhe ekonomike të shtjelluara më sipër, kanë ndikuar
që të rinjtë ose edhe moshat e tjera të jenë të përqëndruar në zgjidhjen dhe përballjen
me problematika të tilla si varfëria, papunësia, e probleme të tjera me rëndësi
jetësore për ta. Veprimtaritë vullnetare duket se janë një luks për t’u realizuar nga ta
që kanë arritur një standart të kënaqshëm jetese dhe mund t’i lejojnë vetes që të
shpenzojnë kohë dhe energji për veprimtari vullnetare.
Nga ana tjetër, sipas sociologut Zyhdi Dervishi, si rrjedhojë e abuzimit me
vullnetarizmin gjatë periudhës së regjimit socialist totalitar dhe e infektimit të mjaft
shqiptarëve nga epidemia e pasurimit të shpejtë, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit shpirti
i vullnetarizmit në shoqërinë shqiptare është atrofizuar në një masë të
konsiderueshme, është bërë anemik. Sipas tij, në shumicën e mjediseve shoqërore
janë të përhapura e të rrënjosura mendësitë që e konsiderojnë veprimtarinë
vullnetare si ‚``një relikë krejt demode të sistemit socialist``, si ``një punë angari e
mërzitshme deri në neveri që kryenin njerëzit në ndërmarrjet ose kooperativat
socialiste``, si ``një përvojë kryekëput lindore që të detyron t’i kthesh sytë nga
Lindja, ndërkohë që shqiptarët aspirojnë të integrohen në Perëndim``, etj., (Dervishi,
Z., 2004: 14).
Nga studimi i IDRA dhe fondacioni Friedrich Erbert rezulton se 16.0 për
qind e të rinjve të anketuar ishin të përfshirë në veprimtari vullnetare. Kjo shifër e
ulët është shenjë e neglizhencës, pasivitetit dhe besimi të ulët tek fqinjët, duke
treguar një lidhje shumë të dobët të të rinjve me mjedisin përreth. Edhe pse rreth
55,7 për qind e veprimtarive me karakter vullnetar janë të përqendruara në pastrimin
dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, vullnetarizmi është një nga problemet
kryesore të shoqërisë shqiptare në ditët e sotme. Gjithashtu, sipas këtij studimi, të
rinjtë shqiptar shpenzojnë një pjesë të mirë të kohës së tyre me muzikë, televizion
dhe internet. Këto janë tre veprimtari kryesore që zënë një pjesë të rëndësishme të
kohës së lirë të të rinjve dhe të rutinës së tyre. Duke shpenzuar mesatarisht tre orë
para TV dhe tre orë të tjera para kompjuterave, është e dukshme që nuk mbetet kohë
56
për veprimtari në natyrë ose veprimtari të tjera shoqërore. Për këtë arsye niveli i
vullnetarizmit dhe pjesëmarrjes së të rinjve në veprimtari të tjera dhe në sporte është
ulur (Friedrich Ebert Foundation dhe IDRA Research dhe Consulting, 2015:38).
Në lidhje me pjesëmarrjen e të rinjve në veprimtari vullnetare mund të
përmenden disa faktorë të cilët ndikojnë në pjesëmarrjen e ulët:
a) Mungesa e informacionit mbi mundësitë e vullnetarizmit;
b) Mungesa e organizimit të veprimtarive vullnetare;
c) Motivimin e pamjaftueshëm dhe sensibilizim;
d) Mungesa e njohurive (të mundshme) për përfitimet nga veprimtaritë
vullnetare;
e) Familja dhe edukimi shoqëror;
f) Perceptimet publike mbi vullnetarizmin (paragjykimet dhe mentalitetet);
g) Koha e kufizuar;
h) Indiferenca, interes më i madh në veprimtaritë zbavitëse;
i) Situata ekonomike - nevoja për të fituar jetesën;
j) Mungesa e kredencialeve dhe stimujve të njohura nga shteti (Gjeka, B.,
2009: 33-35).
Megjithatë, veprimtaritë vullnetare janë një element i rëndësishëm për
promovimin dhe edukimin e të rinjve, prandaj këto veprimtari duhen inkurajuar në
vazhdimësi dhe përmes mënyrave të larmishme nga sektori i arsimit, shoqëria civile
ose media. Veprimtaritë vullnetare kriojnë dhe zhvillojnë ndjenjën e komunitetit
midis të rinjve, forcojnë vlerat pozitive për shoqërinë dhe rrisin ndjenjën e
përgjegjësisë tek të rinjtë (Friedrich Ebert Foundation dhe IDRA Research dhe
Consulting, 2015:38).
Sipas studiuesve, me qëllim që të rritet pjesëmarrja në punët vullnetare, jo
vetëm e të rinjve, por edhe me gjërë, lipset që perceptimet për vullnetarizmin të
57
ndryshojnë. Gjithashtu lipset të përmirësohet mbështetja dhe mirënjohja për të rinjtë
që zgjedhin të përfshihen në veprimtari vullnetare (Williamson, H., et al., 2010: 56).
II. 10. Familja dhe të rinjtë, midis mbështetjes dhe varësisë
Familja ka rol të rëndësishëm në formimin dhe mbështetjen e të rinjve,
sidomos në mundësitë që mund t’i ofrojë atyre. Familja është mjedisi i parë shoqëror
ku të rinjtë fillojnë rrugën e tyre drejt suksesit ose të kundërtën e tij. Një familje e
stabilizuar ekonomikisht mundëson marrjen e arsimimit cilësor, të shoqërizimit, si
dhe të plotësimit të nevojave të tjera për një rritje sa më të shëndetshme të fëmijëve
të tyre. Në ditët e sotme një sërë problematikash shoqërore dhe ekonomike
shoqërojnë familjet tona, si papunësia, të ardhurat ekonomike të pamjaftueshme,
divorci, e shumë problematika të tjera. Pra, megjithëse familja është një ndër
institucionet më të rëndësishme, jo çdo i ri është me fat që të ketë mbështetje nga një
familje funksionale. Familjet të cilat kanë probleme shoqërore dhe ekonomike, si
papunësia, varfëria, etj., nuk kanë mundësi të ofrojnë mbështetjen e duhur për
zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës (Arthur, R., 2007: 26). Shumë prej të rinjve
varen nga shteti për zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive të nevojshme për të
arritur sukses dhe stabilitet vetjak (Tyyskä, V., 2009; Shoemaker, D. J., 2011).
Duke patur parasysh edhe problematikat e trajtuara më sipër, duket sikur të rinjtë
shqiptarë në përgjithësi dhe ata në Qarkun e Kukësit ne veçanti, mund të kenë një
mbështetje të dobët nga dy institucionet më të rëndësishme shoqërore, familja dhe
shteti.
Megjithatë, pavarësisht nga prolematikat e shumta që shqetësojnë familjen
shqiptare, ajo mbetet një nga mbështetëset kryesore të të rinjve. Sipas studimit të
“Friedrich Ebert” Foundation dhe IDRA Research dhe Consulting, familja
konsiderohet si streha më e sigurtë për mirëqënien emocionale për të rinjtë. Sipas të
intervistuarve në këtë studim, familja luan një rol të rëndësishëm në procesin e
vendimmarrjes, ku evidentohet sidomos roli i babait (Friedrich Ebert Foundation;
IDRA Research dhe Consulting, 2013: 13).
58
Roli i familjes në mbështetjen e të rinjve është shumë i rëndësishëm, sidomos
duke patur parasysh që në ditët e sotme të rinjve iu duhet një kohë më e gjatë për t’u
bërë të pavarur. Të rinjtë kalojnë në shkollë kohë gjithnjë e më të gjata duke bërë që
ata të jenë të varur nga familja për një kohë më të gjatë ndërkohë që arsimohen
(Leccardi, C., dhe Ruspini, E., 2006: 97). Gjithashtu, si rezultat i pamundësive
ekonomike për të përballuar jetesën, papunësisë së theksuar midis të rinjve, të rinjtë
vazhdojnë të jetojnë me prindërit e tyre, edhe pasi martohen. Prindërit dhe familjarët
zakonisht e pranojnë këtë, pjesërisht edhe për shkak të traditës, por të rinjtë gjithnjë
e më shumë po largohen nga ajo (Williamson, H., et al., 2010: 22).
II. 10. 1. Konfliktime të të rinjve me prindërit
Marrëdhënie të rëndësishme të të rinjve janë ato me prindërit e tyre, të cilat
luajnë rol të veçantë në promovimin e pavarësisë së tyre (Leccardi, C., dhe Ruspini,
E., 2006: 158). Duke qenë se prindërit janë një faktor shumë i rëndësishëm për
rritjen dhe zhvillimin e të rinjve, edhe konfliktimi me ta është shumë i rëndësishëm
për t’u studiuar. Në një studim të kryer në Massaqusets, USA, rezulton se 75.0 për
qind e të rriturve të anketuar janë shprehur se është ``shumë e rëndësishme``
zhvillimi i bisedave me fëmijët dhe të rinjtë, ndërkohë që vetëm 35.0 për qind janë
shprehur se i bëjnë realisht biseda të tilla (Clary, E. G., dhe Rhodes, J. E., 2006: 1-
2).
Sipas studimit të sociologut bashkëkohor Zyhdi Dervishi, disa nga motivet
kryesore të konflitimit të nxënësve me prindërit e tyre janë si më poshtë:
a) Prindërit nuk u plotësojne kërkesat ekonomike fëmijëve
b) Prindërit u shpërfillin mendimin fëmijëve
c) Prindërit nuk i lejojne të ndjekin modat e reja në mënyrën e jetesës
d) Prindërit i ngarkojnë me punë në ekonominë shtëpiake
Po sipas këtij studimi, ``tutela psikologjike e prinderve`` është burim kryesor
i mosmarrveshjes me vajzat. Pesha specifike e vajzave qe konfliktohen me prinderit
59
e tyre, pasi keta te fundit u shperfillin mendimet pothuajse per gjithçka, eshte e larte
relativisht 26.5 për qind ose 9,46 për qind me e larte se ajo e djemve (Dervishi, Z.,
2002: 55 - 76).
Në një shoqëri me elementë patriarkalë, roli i prindërve, sidomos i babit është
i rëndësishëm në vendimmarjen dhe kontrollin e zgjedhjeve dhe veprimtarisë së të
rinjve. Nëse prindërit angazhohen në sjellje kontrolluese ndaj të rinjve, kjo natyrisht
mund të shkaktojë konflikt ndërkohë që të rinjtë nga ana e tyre tentojnë drejt
pavarësisë dhe fillojnë të rebelohen (Tyyskä, V., 2009: 57).
II. 11. Qarku i Kukësit dhe problematikat kryesore që prekin zonën
Qarku i Kukësit ndodhet në pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë
dhe përbëhet nga 3 bashki: Bashkia Kukës e përbërë nga 15 njësi administrative;
Bashkia Has e përbërë nga 4 njësi administrative; Bashkia Tropojë e përbërë nga 8
njësi administrative. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, popullsia e Qarkut
të Kukësit shënon 79559 banorë në 1 Janar të vitit 2017. Që nga viti 1990, popullata
përjetoi një rënie dramatike (rreth 30.0 për qind), edhe pse kjo prirje rënëse është
zvogëluar në periudhën 2006-2010. Gjatë kësaj përiudhe popullsia e qyteteve është
rritur me 3.8 për qind, ndërsa në fshatra ajo ka rënë me 2.5 për qind. Aktualisht
popullsia urbane përbën 34.2 për qind të popullsisë totale të qarkut krahasuar me
32.8 për qind në vitin 2006 (Këshilli i Qarkut të Kukësit, 2012: 5-8).
Një dukuri shqetësuese ndër vite për Qarkun e Kukësit është migrimi i
popullsisë. Një numër i konsiderueshëm i banorëve, sidomos brezat e rinj, u
zhvendos për të jetuar në qytete të tjera ose jashtë Republikës së Shqipërisë. Kjo
prirje rënëse e popullsisë së qarkut mund të vihet re edhe nga të dhënat e publikuara
nga Instituti i Statistikave mbi popullsinë. Kështu, të dhënat tregojnë se popullsia e
Qarkut të Kukësit ishte 110859 banorë në Janar të vitit 2001, ndërsa në Janar të vitit
2017 rezulton 79559 banorë (INSTAT, 2017). Në Strategjinë e Zhvillimit për
60
Qarkun e Kukësit thuhet se "Burimet më të rëndësishme në rajon janë banorët e saj"
(SZHQK, 2004: 10), dhe këto resurse po largoheshin.
Në Qarkun e Kukësit ka patur nivel të lartë të migrimit të brendshëm drejt
Tiranës dhe qyteteve të tjera të mëdha, dhe migrim të jashtëm drejt shteteve të tjera
si Itali, Greqi, etj., gjithashtu edhe lëvizje të popullsisë nga fshati drejt qytetit, qoftë
ky brenda qarkut ose edhe jashtë tij. Migrimi i brendshëm i popullsisë ka pasur
kryesisht drejtimin veri, verilindje e Republikës së Shqipërisë në drejtim të Tiranës
dhe Durrësit (INSTAT, 2005: 3). Qarku i Kukësit gjeneron 39.0 për qind të
migrantëve në zonën Tiranë-Durrës (INSTAT, 2014(d): 15; INSTAT, 2014(f): 50).
Si rezultat popullsia e Qarkut të Kukësit ka pësuar një rënie të ndjeshme (-42.0 për
qind) dhe më të lartën krahasuar me qarqet e tjera (Gedeshi, I., dhe Jorgoni, E.,
2012: 24-27).
Si arsye shtytëse për të migruar janë parë varfëria, të ardhurat e pakta për të
përballuar jetesën, mungesa e shërbimeve publike, papunësia dhe toka e
pamjaftueshme agrikulturore (Carletto et al., 2006). Gjithashtu infrastruktura rrugore
e pazhvilluar ka ndikuar në përkeqësimin e dukurive të mësipërme socialekonomike,
sidomos kur bëhet fjalë për urgjencat mjekësore (Unicef Shqiperi, 2000: 10).
Ndërsa sipas të dhënave të INSTAT, arsyet kryesore për shpënguljen e
popullsisë janë punësimi për meshkujt dhe çështjet familjare për vajzat dhe gratë. Të
dyja këto arsye përligjen nga familja me elementë patriarkalë, me burrat si fituesit e
bukës dhe familjen që ndjek siguruesin e bukës nëse është e nevojshme (INSTAT,
2014(d): 27). Në mesin e banorëve që lanë rajonin ishin mjekë, mësues dhe njerëz të
arsimuar që i kishte dhënë një ndihmesë të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve
cilësore në këtë rajon.
Rreth 21.0 për qind e të varfërve në Republikës së Shqipërisë janë të
përqendruar në verilindje të vendit, edhe pse atje jeton vetëm 11.0 për qind e
popullsisë (ILO, 2010: 19). Përqindja e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike
61
në rajonin e Kukësit është ndër më të lartat në Republikës së Shqipërisë (66.5 për
qind) (Shahollari, L., 2011: 23). Kështu, në rajonin e Kukësit 25-35 për qind e
familjeve trajtohen me ndihmë ekonomike. Përgjithësisht numri më i madh i
familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike jetojnë në zonat rurale (komuna) ku ky
tregues ështe 1.5 herë më i lartë se në bashki (Këshilli i Qarkut të Kukësit, 2012;
INSTAT,
Duke iu referuar Strategjisë së Zhvillimit Rajonal 2012-2016 ( Këshilli i
Qarkut të Kukësit, 2012) dhe të dhënave nga Strategjia e zhvillimit Rajonal të vitit
2004 (Kukes Regional Council, 2004), disa nga faktorët kryesorë që kanë ndikuar në
rritjen e normave të varfërisë në rajon janë si më poshtë:
a) Rritja e papunësisë, e cila u përkeqësua nga shkatërrimi i ndërmarrjeve
shtetërore, të cilat ishin ofruesit më të mëdhenj të mundësive për punë.
b) Rënia e skemave piramidale, që shkatërroi financat dhe kursimet
financiare për shumicën e popullsisë.
c) Sektori privat është i dobët dhe jo dinamik, duke ofruar mundësi të pakta
për punësim, kryesisht, në bujqësinë tradicionale dhe sektorin publik, të
cilat nuk gjenerojnë rritje të qëndrueshme rajonale. Kësaj i shtohet edhe
një forcë pune jo shumë e kualifikuar, e cila shkakton papunësi më të
lartë dhe mundësi të kufizuara sidomos për të rinjtë, gratë dhe grupet
vulnerabel.
d) Veprimtaritë bujqësore, që karakterizohen në mungesën e mjeteve
teknike kultivimin e prodhimit. Edhe në qoftë se gjenden mjetet, zona e
largët, mungesa e infrastrukturës së transportit, mungesa e ujit dhe
enrgjisë elektrike nuk mundëson përdorimin e tyre.
e) Mungesa e barazisë në ofrimin e shërbimeve shoqërore, shëndetësore dhe
arsimore në zonat e largëta për shkak të dendësisë së ulët të popullsisë
dhe kushteve natyrore të vështira që karakterizojnë rajonin. Fshatrat janë
në kushte shumë më të këqija. Për shkak të kushteve të këqija të jetesës
62
shumica e tyre janë të braktisura. Mungesa e mjediseve funksionale dhe
moderne të arsimit ka shkaktuar rritjen e braktisjes në shkolla.
f) Tradita patriarkale dhe pabarazia gjinore është një tjetër çështje shoqërore
që ka nevojë të trajtohet.
g) Mungesa e përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje. Lipset të sillet në
vëmendje që Qarku i Kukësit ka një popullsi në moshë relativisht të re.
Duke patur parasysh problemet e më sipërme, të rinjtë në Qarkun e Kukësit
gjenden përballë sfidave të shumëllojshme për sigurimin e jetesës së tyre, zhvillimin
e mëtejshëm dhe krijimin e një një jetese të kënaqshme. Të jëtuarit në këto zonë i vë
ata të përballen me nivelin e lartë të papunësisë; mungesën e investimeve;
infrastrukturën e pazhvilluar; cilësinë e ulët të shërbimeve të ofruara të tilla si:
cilësia e sistemit arsimor, sistemit shëndetësor, sistemit të furnizimit me ujë të
pijshëm dhe me energji elektrike; nivelin e lartë të migrimit të popullsisë, etj. Duke
qenë se Qarku i Kukësit përbëhet nga një popullsi relativisht e re, rinia është një
faktor i rëndësishëm për zhvillimin e këtij rajoni, por ata duan të largohen nëse ata
kanë mundësi. Akoma më shqetësuese është gjendja e të rinjve në fshatra sepse
popullsia e zonave rurale është më shumë e ekspozuar ndaj dukurieve të përjashtimit
shoqëror (Unicef Shqiperi, 2000: 10). Sipas Williamson dhe kolegët e tij, që fshtrat
janë më konservative është një e vërtetë botërore por, ndarja në Republikës së
Shqipërisë është e çuditshme (Williamson, H., et al., 2010: 20).
Këto problematika dhe mundësi të pakta me të cilën përballen të rinjtë e
bëjnë pozitën e tyre edhe më vulnerabël, krahasuar me të rinjtë që jetojnë në zona të
tjera. Të gjitha këto faktorë ndikojnë në pritshmëritë dhe arritjet e të rinjve që jetojnë
në Qarkun e Kukësit. Sipas studiuesve, këto kushte në të cilat jetojnë dhe mundësitë
që iu afrohen të rinjve na ndihmojnë për të kuptuar situaten e tyre tani dhe
mundësitë për të ardhmen (Mortimer, J. T., dhe Shanahan, M. J., 2003:166;
Noguera, P., dhe Cammarota, J., 2006: xvi).
63
II. 11. 1. Arsimimi i të rinjve në Qarkun e Kukësit: një këndvështrim
kritik
Arsimimi është shumë i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare në përgjithësi
por jetësor për Qarkun e Kukësit, duke qenë se karakterizohet nga një popullsi
relativisht e re në moshë. Gjithashtu, “...arsimi është jetësor për hyrjen e njeriut në
tregun e punës dhe shërben për të legjitimuar fitimet financiare; ai është, po ashtu, i
rëndësishëm për strategjitë e tjera për të përmirësuar kushtet e jetesës së njeriut,
përfshirë mbrojtjen e të drejtave personale dhe mundësinë e pjesëmarrjes në
institucionet e komunitetit” (INSTAT, 2004: 14). Kësisoj, arsimimi është shumë i
rëndësishëm për individët në veçanti dhe shoqërinë në përgjithësi.
Gjatë regjimit socialist totalitar arsimimi kishte një rëndësi të veçantë në
vëmendjen e shtetit. Institucione arsimore kishte edhe në fshatrat më të largëta të
Qarkut të Kukësit. Megjithëse shumica e individëve nuk mund të zgjidhnin profilet
në të cilën do të arsimohen, sepse ishte shteti që vendoste për këtë, si femra dhe
meshkuj janë diplomuar në profile të ndryshme të arsimit të lartë.
Me shpërbërjen e regjimit socialist totalitar, shumë institucione arsimore u
prishën dhe dolën jashtë funksionit, duke bërë që një numër i madh fëmijësh dhe të
rinjsh të mos kenë mjedise ku të ndjekin procesin mësimor. Gjithashtu, ra edhe
përgatitja e stafit pedagogjik në shkolla, pasi shumë mësues e braktisën
mësimdhënien për t’u marrë me veprimtari të tjera më fitimprurëse, si tregtia, ose u
përfshinë në valën e migrimit të brendshëm dhe të jashtëm të popullsisë së Qarkut të
Kukësit. Më tej, ngjarjet e vitit 1997 e përkeqësuan akoma më shumë situatën.
Fortuna e këtyre ndryshimeve bëri që të rinjtë t’i pushtonte frika për të ardhmen e
tyre, sidomos vajzat. Në rrethanat e kaosit që u krijuan pas shpërbërjes së regjimit
socialist totalitar dhe sidomos pas ngjarjeve të 1997-ës, morën krahë shumë histori,
të cilat në një farë mënyre i shërbyen mentaliteteve fanatike dhe patriarkale për të
forcuar bindjet e tyre se vendi i vajzave është shtëpia, kjo jo sepse e duan meshkujt
këtë gjë, jo sepse e thonë normat e kanunit por, për të mirën e tyre të rejat duhet të
64
rrinë në shtëpi. Gjatë këtyre viteve arsimimi duket se e kishte humbur rëndësinë e
tij, meshkujt emigronin, vajzat mbylleshin brenda mureve të shtëpisë. Shumë vajza e
ndërprenë arsimimin e tyre në nivelin tetëvjeçar ose të mesëm për të mos vazhduar
më tej, çfarë do të thellonte edhe më shumë krizën e papunësisë ndërmjet vajzave.
Të dhënat nga INSTAT tregojnë që niveli arsimor i të rinjve në Republikën e
Shqipërisë është duke u rritur me ritme të shpejta. Regjistrimi i të rinjve në
universitete ka qenë në rritje, nga 122 mijë në vitin akademik 2009-10 deri në 174
mijë në vitin 2013-14. Vitet e fundit, numri i studenteve femra ka qenë më i lartë se
sa ai i meshkujve për universitetet, i cili në periudhën 2013-14 ka arritur në 57.0 për
qind. Rreth 66.0 për qind e të diplomuarve në universitet janë femra (INSTAT,
2015(a): 43- 47).
Braktisja e shkollës është një ndër problemet e mprehta me të cilën po
përballet arsimi shqiptar, dhe prek më shumë fshatrat (Unicef Shqiperi, 2000: 9; 22).
Situata është shumë e rënduar në Qarkun e Kukësit, sidomos në fshatrat e tij, ku
shumë shkolla janë mbyllur, të tjera që akoma janë të hapura iu mungojnë kushtet
fuzike dhe njerëzore për të zhvilluar një proces mësimor cilësor. Niveli i lartë i
braktisjes së shkollës iu heq mundësinë të rinjve që e braktisin atë për të patur
mudësi të vazhdojnë nivelet e tjera të arsimimit në të ardhmen, duke kufizuar kështu
edhe mundësitë e tyre në të ardhmen. Sipas të dhënave nga INSTAT, vajzat janë më
shumë të prirura për braktisje në tranzicionin nga arsimi 8-vjeçar në të lartë, ndërsa
një përqindje më e madhe e djemve nuk vazhdojnë nga arsimi i mesëm në arsimin e
lartë (INSTAT, 2015(a): 48).
Përveç ngarjeve dhe problematikave të më sipërme, qëndrimi i të rinjve
madje edhe të grup-moshave të tjera kundrejt arsimimit u ndikua si rezultat i disa
faktorëve të tillë si:
a) Mungesa e theksuar e vendeve të punës si rrjedhojë e shkatërrimit të
sektorit shtetëror pas shpërbërjes së regjimit socialist totalitar.
65
b) Zotërimi i një diplome universitare nuk nënkuptonte më që mund ta kesh
të sigurtë një vend pune.
c) Të ardhurat që mund të nxjerrësh nga punësimi në sektorin shtetëror janë
të pamjaftueshme për të përballuar nevojat e jetesës së përditshme.
d) Angazhimi në sektorin privat nuk kërkonte domosdoshmërisht arsimimin
në nivele universitare, kur edhe sektori privat vazhdon të ruajë ritme të
ulta zhvillimi.
e) Nevojat imediate ekonomike të shtruara për përballimin e nevojave të
përditshme të jetesës.
Të gjitha këto e zbehën deri diku rëndësinë dhe rolin që kishte patur
arsimimi. Të rinjtë, madje edhe grup-mosha të tjera të shoqërisë u fokusuan në
zgjidhjen e nevojave më imediate që ishin shtruar para tyre, duke mos menduar për
të mirat që do të sillte arsimimi në të ardhmen. Ata vuanin nivelin e lartë të
papunësisë dhe mungesës së theksuar të të ardhurave ekonomike. Për rrjedhojë
lipsej të fokusoheshin në rrugë që mund ta zgjidhnin sa më shpejt atë, arsimimi nuk
përbën një rrugë të shpejtë. Emigrimi u pa si një mundësi për meshkujt për të
siguruar të ardhura ekonomike, për ta dhe familjen e tyre. Duke qenë se këto të
ardhura ishin shumë më të larta se ato që mund të nxirreshin në tregun e punës në
Qarkun e Kukësit, kjo shërbeu edhe si një arsye më shumë për t’i larguar, në veçanti
djemtë, nga frekuentimi i cikleve të ndryshme të arsimimit.
Qëndrimi i meshkujve kundrejt arsimimit u ndikua në mënyrë të veçantë nga
nevojat për sigurimin e të ardhurave ekonomike ndryshe nga ai i vajzave, të cilave
në një farë mënyre iu imponua nga të tjerët braktisja e shkollës. Të dyja këto
qëndrime, si të vajzave dhe të djemve u ndikuan nga mentalitetet patriarkale të
ndarjes së roleve gjinore, rrethanat dhe dukuritë pas vitit 19 shërbyen si nxitës për t’i
vendosur edhe njëherë femrat dhe meshkujt në pozicionin që diktonin rolet gjinore.
Meshkujt duhej të siguronin të ardhurat për mbajtjen e familjes, siç e kërkonte roli i
tyre gjinor, të rejat duhej të angazhoheshin me detyrimet e tyre shtëpiake, siç e
kërkonte roli i tyre gjinor. Situata dhe rrethanat e krijuara pas shpërbërjes së regjimit
66
dhe pas ngjarjeve të 1997-ës shërbyen si mjete që përdori shoqëria me elementë
patriarkale për të përforcuar pushtetin e saj.
Fundi i vitetve të shekullit XX dhe fillimi i mijëvjeçarit të ri sollën një
qëndrim të ri kundrejt arsimimit. Shumë të rinj dhe të reja nga Qarku i Kukësit
konkuruan për të ndjekur arsimin e lartë. Gjatë këtyre viteve doli në skenë një
dukuri e re, të rinjtë nuk dëshirojnë më të kthehen në qytetin e lindjes pas
përfundimit të studimeve të larta. Të rinjtë dhe të rejat e justifikojnë këtë veprim të
tyre duke përdorur si arsye mundësitë e pakta që të ofron Qarku i Kukësit për të ecur
përpara ose edhe mundësitë e pakta për të gjetur një vend pune, për të cilin ishin
arsimuar.
“Pse të qëndroj? Këtu nuk ka asgjë për mua. Nuk kam një punë për të qenë,
nuk kam as ujë të rrjedhshëm! Kemi vetëm njëri-tjetrin, dhe për tani kjo nuk
mjafton” – Student nga Rrethi i Kukësit (SZHQK, 2004: 40).
Sipas Bogdanit dhe Loughlin, një problem shqetësues ishte sidomos kthimi i
të rinjve që studiojnë jashtë Republikës së Shqipërisë. Sipas tyre, arsyeja përse
studentët që kanë studiuar jashtë parapëlqejnë të mos kthehen ``nuk janë pagat e ulta
por mungesa e mundësive për shqiptarët e arsimuar në sistemin mediokër politik dhe
administrativ të Shqipërisë`` (Bogdani, M., dhe Loughlin, J., 2007: 185). Ndërkohë,
nga sondazhe të ndryshme rezulton se përqindja e të rinjve dhe studentëve që janë
shprehur të sigurt se do të kthehen në vendlindje luan në shifra shumë të vogla (5 -
10 për qind) (Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, 2006: 21).
Numri i vajzave të cilat zgjedhin të mos kthehen në vendlindje pas
diplomimit është më i vogël se i meshkujve, por numri i tyre është gjithnjë në rritje.
Vajzat kontrollohen më shumë nga familja se sa djemtë, ato nuk mund të qëndrojnë
larg prindërve pas përfundimit të studimeve sepse do të mbulonin me turp familjen e
tyre. Opinioni nuk i kushton rëndësi përpjekjeve të studentëve meshkuj për të mos u
kthyer, është normale që djemtë të tregojnë më shumë pavarësi, kjo tentativë
67
përputhet me rolin e tyre gjinor. Ndërsa për vajzat, roli gjinor që ju ishte caktuar nuk
përfshinte gjëkundi iniciativën dhe pavarësinë. Përsa kohë ishin të pamartuara,
vajzat lipset të ishin nën kujdesin e prindërve, të cilët do ta dorëzonin atë në duart e
bashkëshortit pas martesës. Për ato vajza që guxuan dhe guxojnë të ndjekin
dëshirën e tyre, mentalitetet janë të rënda. Për to përflitet shumë dhe shihen si vajza
“jo të mira” nga sytë e fanatikëve. Por numri i vajzave që po thyejnë këto
mentalitete po rritet, kjo në një farë mënyre tregon, ose që mentalitetet po zbuten,
ose që brezi i ri po e sfidon atë.
Situata ka ndryshuar në ditët e sotme, shifrat flasin për një numër të
konsiderueshëm të të diplomuarave femra në shkollat e larta krahasuar me ato
meshkuj. Vitet e fundit pjesëmarrja nga femrat në fillim të studimeve universitare
është më e lartë se 55.0 për qind për të pesë vitet e paraqitura në publikim. Akoma
më e lartë është përqindja e tyre kur flitet për të diplomuarit. Në vitin 2012 vajzat
përbënin 64.0 për qind të gjithë të diplomuarve dhe po kaq ishte ky raport për të tre
vitet e tjera përveç vitit 2009 në të cilin ishte 58.0 për qind, por përsëri i lartë
krahasuar më të diplomuarit meshkuj. Kjo tregon se vajzat janë më të vendosura për
përfundimin e studimeve dhe marrjen në kohë të një diplome universitare (INSTAT,
2013(a): 27; 30; Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, 2014(a): 22). Sipas
sociologut bashkëkohor, Zyhdi Dervishi, vajzat e shohin arsimimin si mundësia e
vetme drejt afirmimit të tyre (Dervishi, Z., 2004: 15). Sipas studiuesve, reagimi i
vajzave dhe grave ndaj punës dhe arsimimit është rrjedhojë e rrethanave specifike në
të cilat ndodhen ato, mundësive që iu ofrohen, kufizimeve me të cilat përballen, etj.,
(Marks,G., dhe Huston, D. M., 2002: 523).
Pavarësisht nga problematikat që e kanë shoqëruar sistemin arsimor dhe
qëndrimin e të rinjve ndaj tij, arsimi vazhdon të konsiderohet si një ndër faktorët më
të rëndësishëm për zhvillimin e të rinjve. Sipas studiuesve, përgjithësisht, shkolla
konsiderohet si institucioni shoqëror që i pajis të rinjtë me një ndjenjë qëllimi,
drejtimi dhe aftësi për të hyrë në tregun e punës (Delgado, M., 2004: 62). Në lidhje
me të rinjtë shqiptarë, sipas sociologut Zyhdi Dervishi, sa më të arsimuar të jenë
68
shqiptarët, aq më të pavarur e të aftë ndjehen për të zgjidhur me forcat e tyre më
shumë probleme vetjake dhe e kundërta (Dervishi, Z., 2002: 55).
Nga ana tjetër, lipset të kemi parasysh se shoqëria po zhvillohet vrullshën
dhe po ndryshon vazhdimisht dhe shpejt dhe roli i shkollës për përgatitjen e të rinjve
për t’u përballur me këto ndryshime është shumë i rëndësishëm. Por, sipas Delgado,
M., në këto kushte, shkolla nuk po i përgatit të rinjtë për botën që është në ndryshim
(Delgado, M., 2004: 31). Një ndër funskionet e rëndësishme të sistemit arsimor në
këtë shoqëri në ndryshim është roli lidhës midis individëve të arsimuar dhe tregut të
punës (Wyn, J., dhe White, R., 1997). Sipas të dhënave nga studimet, në Republikën
e Shqipërisë ky lloj roli çalon dukshëm.
``Procesi i kalimit nga të qënit i ri në të rritur është shumë kompleks në
Shqipëri dhe ndër arsyet kryesore pse ndodh kjo qëndron në gabimet e rrënjosura
thellë të sistemit joefikas arsimor të vendit, i cili është ende larg nga përmbushja e
rolit të tij, si një forcë që lidh të arsimuarit dhe fuqinë punëtore, si një potencial për
tregun lokal, kombëtar ose edhe rajonal`` (Agenda Institute; Mjaft; World Bank, pa
vit botimi: 18).
Një tregues i rëndësishëm është edhe niveli arsimor i të rinjve të punësuar.
Sipas të dhënave për të punësuarit në vitin 2009 rreth 56.0 për qind e të gjithë të
rinjve të punësuar kishin nivel të ulët arsimor, vetëm 16.0 për qind kishin arsim të
lartë dhe më shumë (ILO, 2010: 28). Megjithatë, pavarësisht se punësimi pas
përfundimit të studimeve rezulton i vështirë, arsimi i lartë konsiderohet i
rëndësishëm nga të rinjtë, sidomos përsa i përket punësimit në të ardhmen. 70.9 për
qind e të rinjve shprehen se qëllimi i tyre për të marrë një diplomë të arsimit të lartë
është që t``iu rrisë mundësitë e punësimit (Levizja Mjaft; Instituti Agenda, 2010:
21).
Shumica e të rinjve shqiptarë e shohin shkollën si një përvojë të dobishme,
por të rinjtë nga zonat rurale duket se e vlerësojnë këtë përvojë më shumë se kolegët
69
e tyre në qytet (Friedrich Ebert Foundation; IDRA Research dhe Consulting, 2013:
15). Duke patur parasysh problematikat shoqëror-ekonomike me të cilën përballen
çdo ditë banorët që jetojnë në fshtra, çdo mundësi që do të shërbente për të zgjidhur
këto probleme do të shfrytëzohej nga banorët. Kështu, është e kuptueshme që të
rinjtë që jetojnë në fshat, të privuar nga shumë mundësi, ndryshe nga të rinjtë që
jetojnë në qytet, do ta vlerësojnë më shumë arsimimin si një mundësi e artë, qoftë
edhe për t’u larguar nga fshati.
II. 11. 2. Papunësia, problem shqetësues edhe për të rinjtë
Punësimi është një nga problemet më të mprehta për shoqërinë shqiptare
(Dervishi, Z., 2001) Në studimin e ORT/USAID, Albanian``s Road to Democracy,
të intervistuarit e përfshirë në studim e kanë cilësuar papunësinë si problemin më
shqetësues, i ndjekur nga varfëria (Jenkins, L., 1998). Që me shpërbërjen e regjimit
socialist totalitar, niveli i papunësisë u rrit në nivele shqetësuese, sidomos papunësia
e të rinjve. Edhe në ditët e sotme papunësia vazhdon të jetë një nga problemet më të
mëdha që shqetësojnë vazhdimisht Qarkun e Kukësit, gjë që e përkeqëson edhe më
shumë gjendjen ekonomike të banorëve të tij, sidomos të të rinjve.
Tregu i punës në Qarkun e Kukësit vazhdon ende të jetë shumë i varfër duke
ndikuar edhe në nivelet e larta të papunësisë në këtë Qark. Tregu i punës në sektorin
shtetëror përqëndrohet më së shumti në institucione të ofrimit të shërbimeve, pasi
sektori prodhues nuk është zhvilluar pas shkatërrimit të fabrikave dhe uzinave të
ndryshme pas vitit 1990. Punësimi në sektorin shtetëror është më e preferuar sepse
është më e garantuar dhe paguhen rregullisht sigurimet (Dervishi, Z., 2001: 23).
Ndërsa sektori privat në Qarkun e Kukësit përfshin ndërtimin, tregtinë,
transportin, etj., (Këshilli Qarkut, 2006: 48-49). Ky sektor përsëri nuk plotëson
nevojat për punë të banorëve. Edhe agrikultura, si një ndër sektorët kryesorë të
punësimit privat, u neglizhua përgjithësisht (De Waal, C., 2007: 99). Migrimi si një
strategji mbijetese reflektohet edhe në mungesën e të rinjve meshkuj në punët
70
shtëpiake, sidomos në zonat rurale (OECD, 2010: 29) dhe në veçanti nga pjesa
veriore e Shqipërisë (King, R., dhe Mai, N., 2013: 217-244).
Në raport me popullsinë Qarku i Kukësit ka përqindjen më të lartë të
punëkërkuesve të papunë të regjistruar. Në Qarkun e Kukësit përfituesit e pagesës së
papunësisë përbëjnë 6,9 për qind të punëkërkuesve të papunë të regjistruar
(INSTAT, 2014(a): 9). Në vitin 2009, Kukësi ishte një nga rrethet me papunësi më
të lartë në Republikën e Shqipërisë (23.3 për qind) (ILO, 2010: 35). Sipas të
dhënave të INSTAT, Qarku i Kukësit ka shkallën më të ulët të punësimit për
popullsinë 15-64 vjeç (INSTAT, 2016: 11).
Qarku i Kukësit ka mudësi të pakta punësimi dhe të ardhura të ulta si rezutat
i agrikulturës së pazhvilluar (King, R., dhe Vullnetari, J., 2003: 46). Lipset të
kujtojmë se toka nuk ka vaditje dhe shumë nga produktet bujësore që mund të
kultivohen nuk shiten në treg. Ka shumë pak subjekte të mëdha private në rajon.
Shumica e bizneseve kanë më pak se 7 punonjës pjesa më e madhe e të cilave
drejtohen nga një person ose janë biznese familjare. Më shumë se gjysma e
popullsisë në moshe pune (66.3 për qind) jetojne ne zonat rurale te qarkut. Në vitin
2010 struktura e punësimit në rajon tregon se 19.0 për qind e personave të regjistruar
janë të punësuar në sektorin privat jo-bujqësor kurse 31.0 për qind në sektorin privat
bujqësor. Pjesa tjetër (51 për qind) janë të punësuar në sektorin shtetëror (Këshilli i
Qarkut të Kukësit, 2012: 5-7). Në fshatra situata është edhe më problematike, duke
qenë se mundësitë për t’u punësuar në institucionet shtetërore janë të pakta, pasi
edhe strukturat shtetërore që operojnë në fshat janë të pakta. Ndërsa në vitin 2016
struktura e punësimit në qark paraqitet: 70.0 për qind e të punësuarve janë të
angazhuar në sektorin bujqësor; 8.0 për qind në sektorin industrial; 22.0 për qind në
sektorin e shërbimeve (INSTAT, 2016: 12).
Në vitin 2011 është hartuar një Pakt Territorial Punësimi për Qarkun e
Kukësit, i cili nëpërmjet ndërhyrjeve të parashikuara ka patur si qëllim krijimin dhe
formalizimin e vendeve të punës në sektorë të ndryshem të ekonomisë së rajonit.
71
Parashikimi i produktit të këtij Pakti ishte krijimi i 440 vendeve të reja të punës. Në
sajë të këtij projekti deri tani janë dhënë 12 grante në të gjithë sektorët dhe numri i
vendeve të reja të punës të krijuara ka qenë 19 (Këshilli i Qarkut Kukës, 2011: 17-
18).
Qarku i Kukësit, siç edhe u tha më sipër, ka një popullsi relativisht të re.
Punësimi i të rinjve është një çështje reale, veçanërisht nëse kemi parasysh punën e
papaguar në familje. Sipas Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, shumica e të
rinjve të punësuar kryejnë punë informale ose të papaguar në familje, gjë e cila
dëshmon për punësim të kufizuar dhe kushte të këqija punësimi. Shumica e të rinjve
të papunë kanë nivel të ulët arsimor dhe për personat që jetojnë në zonat rurale
bujqësia mbetet burimi kryesor i punësimit. Të rejat, dhe femrat në përgjithësi, kanë
një shkallë shumë më të ulët pjesëmarrjeje në forcat e punës, si edhe një normë më
të lartë të pasivitetit për shkak të përgjegjësive në familje. Ato janë të përqendruara
në kryerjen e punëve “tipike femërore”, të cilat janë edhe punët më pak të paguara
dhe ofrojnë pak mundësi për përparim në karrierë (Ministria e Mirëqënies Sociale
dhe Rinisë, 2014(a): 40-71).
II. 11. 3. Migrimi, ... edhe rrugëzgjidhje për të rinjtë
Migrimi është një dukuri me rrjedhoja të shumanshme, zhvilluese, frenuese e
shpesh kontradiktore në të gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore, ekonomike,
politike e psikokulturore (Dervishi, Z., 2003:1-2). Migrimi me të dy format e
shfaqjes së tij, i brendshëm ose i jashtëm, përbën faktorin kryesor të gjithë
ndryshimeve socio-ekonomike që kanë ndodhur në Republikën e Shqipërisë pas vitit
1990. Si rezultat i kushteve të vështira të jetesës, papunësisë së madhe, situatës së
paqëndrueshme politike dhe dallimeve të theksuara midis rajoneve të ndryshme të
vendit, migrimi, me të dy format e tij, do të vazhdojë të luaj rol të rëndësishëm edhe
në të ardhmen (Doka, Dh., 2012; INSTAT, 2015(a)).
72
Sipas De Waal, pas shpërbërjes së regjimit socialist totalitar, zhvillimi rajonal
nuk ishte pjesë e programit të qeverisë dhe si rezultat emigrimi u pa si zgjidhja e
vetme për mbulimin e nevojave ekonomike. Ai vazhdon më tej duke thënë se që
nga rënia e komunizmit, emigrimi dhe largimi nga fshati për në qytet, ka qenë
strategji mbijetuese për popullsinë (De Waal, C., 2007: 241). Shumë kërkime kanë
treguar se migrimi ka patur ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e jetesës, si
zbutjen e vafërisë, rritje e të ardhurave ekonomike, etj., (King, R., dhe Mai, N.,
2013; INSTAT, 2015(a)).
Madje migrimi është parë edhe si elementi që bën diferencën midis të qenit
relativisht i pasur dhe të qënit i varfër (Soto et al., 2002: xiv). Deri në fund të vitit
2011, rreth 1.4 milion njerëz, ose rreth një e treta e popullsisë shqiptare u vlerësua se
jetonte jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali ( World Bank, 2011 ). Në vitin
2000, sipas vlerësimeve të bëra nga INSTAT, jashtë Shqipërisë llogaritet të kishin
emigruar rreth 600.000 shqiptarë ose 18.0 për qind e popullsisë. Pjesa më e madhe e
tyre ishin djem e burra të grup-moshës 20-30 vjeç (Unicef Shqiperi, 2000: 15).
Qarku i Kukësit, siç u theksua edhe më sipër është një ndër qarqet më të
prekura nga migrimi i popullsisë. Por, përveç lëvizjeve për në qytete të tjera ose nga
fshati në qytet, një numër i konsiderueshëm i të rinjve, kryesisht meshkuj, u larguan
jashtë territoreve të Republikës së Shqipërisë në drejtim të shteteve të tjera, me
synim për të siguruar jetesë më të mirë për vete dhe familjet e tyre.
Disa nga arsyet kryesore të përmendura në studime për migrimin e të rinjve:
a) Mundësitë e pakta për arsimim dhe punë, i nxisin të rinjtë të migrojnë jashtë
Republikës së Shqipërisë (United Nations Development Programme, 2010:
38).
b) Dëshira e moshës së re për t’i shpëtuar kontrollit të prindërve dhe për të
përfituar pavarësinë ekonomike i nxisin mjaft te rinj te braktisin shkollen e
mesme dhe te emigrojne (Dervishi, Z., 2002: 64).
73
c) Sipas rezultateve të studimit të zhvilluar nga Mai në vitet 1998-2000, kanalet
e huaja televizive i kanë nxitur të rinjtë të emigrojnë. Të rinjtë e intervistuar
janë shprehur se dëshironin të iknin jashtë për të punuar ose studiuar për një
periudhë të caktuar kohe.
d) Gjithashtu ndjekja e një jete moderne dhe normale jashtë Republikës së
Shqipërisë përmendet si arsye e emigrimit (King, R., dhe Mai, N., 2013: 176-
177).
e) Zbigniev Brzhezhinksika shkruar se për këtë ndikon mënyra e jetesës së
vendeve perëndimore, ashtu si paraqitet ajo në telelvizionin botëror, dëshira
për të fituar të mira materiale dhe për të kënaqur aty për aty dëshirat vetjake
(Brzhezhinski, Zh., 1995: 61).
Duke patur parasysh problematikën që shqetëson jetësën e banorëve të
Qarkut të Kukësit, shtysat e të rinjve të këtij qarku për të ikur janë të shumta.
Emigrimi ka prekur më shumë dhe përgjithësisht të rinjtë meshkuj se sa
femrat (King, R., dhe Mai, N., 2013: 218-219). Shoqëria me element patriarkalë
është një faktor i rëndësishëm për këtë dukuri. Në familjet e Qarkut të Kukësit roli i
siguruesit të të ardhurave i takon mashkullit megjithëse në realitet femrat kanë një
kontribut të konsiderueshëm. Ky rol gjinor i veshur meshkujve ka bërë që ata të jenë
gjithmonë në kërkim të mundësive për të siguruar të ardhura. Si rezultat, të rinjtë
meshkuj janë ata që kanë emigruar më shumë se sa femrat.
Duhet theksuar se për shkak të shkallës së lartë të emigrimit, të rinjtë, kjo
pasuri njerëzore po humbet (Bogdani, M., dhe Loughlin, J., 2007: 79). Studimet
kanë treguar se, të pyetur nëse do kishit mundesi te largoheshit nga Republika e
Shqipërisë, a do largoheshit: 61.0 për qind e të anketuarve janë shprehur PO (ne nje
studim prej 1200 vetash (AIIS, Albanian Institution for International Studies, 2013:
19). Edhe në një studim tjetër të botuar në 2013 rezulton se megjithëse të rinjtë janë
optimist për të ardhmen e vendit, në shumicën e rasteve ata dëshirojnë të migrojnë
në vende të tjera. Sipas këtij studimi, rreth 70.0 për qind e të rinjve shprehen se
74
dëshirojnë të largohen nga Shqipëria (Friedrich Ebert Foundation; IDRA Research
and Consulting, 2013: 16).
II. 12. Shoqëria me elementë patriarkalë dhe rolet gjinore
Një ndër problematikat me të cilat përballen të rinjtë, sidomos të rejat janë
pritshmëritë që shoqërohen me realizimin e roleve gjinore. Pabarazive të tjera me të
cilën përballen të rinjtë i shtohen edhe ato me bazë gjinore. Rolet gjinore ndikojnë
shumë për të përjetësuar pabarazitë midis vajzave dhe djemve. Rolet gjinore
përçohen nga brezi në brez, në mënyrë të qëllimshme ose jo: fëmijët mësohen nga të
rriturit brenda familjes për të luajtur rolet gjinore që i përkasin seksit me të cilin
ai/ajo ka lindur. Ky edukim bëhet si me anë të shpërblimeve për sjelljet e tyre ose
edhe të “ndëshkimeve” për sjellje/role që nuk i përkasin gjinisë së tyre.
Edhe nëse prindërit nuk i edukojnë fëmijët në mënyrë të qëllimshme rreth
roleve gjinore, fëmijët mësojnë shumë duke vëzhguar dhe imituar rolet e prindit të të
njëtës gjini me të. “Fëmijët marrin mësime më shumë nga këto (rolet gjinore të
ndryshme të ushtruara nga prindërit) edhe kur nuk ka qëllim specifik nga të rriturit
për të dhënë rolet gjinore”. Të dy prindërit përçojnë dhe edukojnë, me qëllim ose jo,
fëmijët e tyre me rolet gjinore përkatëse. Ndryshe nga sa mendohet, meshkujt duket
se janë më të përkushtuar se gratë për të kaluar regjimin e roleve gjinore femërore
ose mashkullore te fëmijët e tyre (England, P., and Farkas, G., 1986: 88). Dhe në të
vërtetë, meshkujt nuk merren drejtpërdrejt me edukimin e fëmijëve, por nuk
tolerojnë asnjë sjellje të tyre jashtë roleve gjinore, nëse nëna nuk është kaq e rreptë,
babai po.
Jo vetëm brenda familjes, por edhe jashtë saj, fëmijët janë në kontakt të
drejtpërdrejtë me rolet gjinore përkatëse, kudo që ata shkelin, kudo që ata hedhin
sytë janë të rrethuar me shembuj të sjelljeve të ndryshme të gjinive që e bëjnë
individin që në të ardhmen të mos shohë asgjë të gabuar në rolet dhe pozicionet e
ndryshme dhe të pabarabarta të vajzave dhe djemve.
75
“Duke qenë se një formë kryesore e shoqërizimit ndodh thjesht nga vëzhgimi
që fëmijët i bëjnë sjelljeve të të rriturve, ndryshimet në ndarjen gjinore të punëve
nga të rriturit në ekonominë shtëpiake dhe punësimin do të jetë ndryshimi kryesor
për rolet gjinore te fëmijët” (Po aty: 187).
Në familje vihet re qartë ndarja dhe diferencimi sipas gjinisë. Gratë dhe
burrat, nënat dhe baballarët, tradicionalisht kanë patur role të ndryshme në familje
(Burns, N., Schlozman, K. L., dhe Verba, S., 2001: 362). Në familjet e Qarkut të
Kukësit, ku fëmijët janë vazhdimisht në kontakt, nga njëra anë me figurën e nënës,
që kryen të gjitha detyrimet shtëpiake dhe angazhon edhe vajzat e saj në kryerjen e
tyre; që ju shërben pjesëtarëve të tjerë, sidomos pjesëtarëve meshkuj të familjes; që i
bindet bashkëshorit dhe nuk bën asgjë pa lejen e tij; Dhe, nga ana tjetër me figurën e
babait, i cili nuk gjendet asnjëherë në shtëpi; të cilit të gjithë i japin llogari dhe i
kërkojnë leje, etj., duket shumë e vështirë ndyshimi i roleve gjinore, më shumë
familja i përjetëson ato.
Kjo nuk nënkupton që nuk ka shpresa për ndryshim, por do të jetë e vështirë
sepse, meshkujt janë shumë rezistentë për të dhënë kontributin e tyre në këtë
ndryshim dhe se femrat duken shumë të pafuqishme për t’i detyruar ta bëjnë.
Kjo ka bërë që të rejat të përpiqen të ndryshojnë pozicionet e tyre
tradicionale, të përpiqen të ecin përpara në sferën e punësimit jashtë ekonomisë
familjare, në karrierën shoqërore dhe profesionale, duke e ditur që pengesa kryesore
janë meshkujt. Pra, janë të rejat të cilat po bëjnë përpjekje për të ndryshuar por,
“Ndryshimet në rolet gjinore kanë qenë asimetrike, femrat kanë lëvizur shumë drejt
sferave tradicionale mashkullore se sa e anasjellta” (England, P., and Farkas, G.,
1986: 191).
Një sërë barrierash, si kulturore dhe strukturore, mund të pengojnë ata që
dëshirojnë të marrin pjesë në arsimim (nivelet e mëtejshme të arsimimit, përtej atij
të detyrueshëm) ose karrierë. Për gratë e reja në veçanti, mund të ketë pengesa të
76
lidhura me pritshmëritë gjinore. Detyrimet shtëpiake janë parë shpesh si një ndër
elementët kryesor ndikues për mbylljen brenda sferës shtëpiake të vajzave dhe
grave. Siç shprehet sociologu Zyhdi Dervishi në lidhje me detyrimet shtëpiake të
vajzave dhe grave: “Veprimtari të tilla kanë përthithur e përthithin pjesën më të
madhe të energjive fizike, mendore e shpirtërore të vajzave dhe grave, veçanërisht të
nënave, të cilat në shumicën e rasteve vetëprivohen nga kënaqësitë kryesore të jetës,
nga përparimi në karrierën profesionale e shoqërore në dobi të karrierës së
bashkëshortit dhe sidomos të fëmijëve” (Dervishi, Z., 2004: 28). Për të tjerë është
vendodhja e largët gjeografike që i bën mundësitë të pamunduara për t’u shfrytëzuar
prej tyre (Williamson, H., et al., 2010: 24). Duket se në Qarkun e Kukësit, i cili për
vite me radhë ka qenë një ndër zonat më të largëta dhe më të varfëra të Republikës
së Shqipërisë, të dy këto faktorë, si pengesa të lidhura me pritshmëritë gjinore dhe
vendodhja e largët gjeografike, luajnë një rol të rëndësishëm si pengesa për
përparimin e zhvillimin e të rinjve dhe të rejave që vijnë nga Qarku i Kukësit.
Jo vetëm familja, por në të gjithë nivelet e shoqërisë përcillen shembujt e
roleve tradicionale fëmërore dhe mashkullore. Mjafton të hedhim sytë ne shkolla,
vendet e punës, media (Dolby, N., dhe Rizvi, F., 2008: 141), të cilat mbizotërohen
nga mashkulloriteti (Brake, M., 2003: 40; Tyyskä, V., 2009: 254). Megjithatë,
marrëdhëniet shoqërore midis grave dhe burrave, të rinjve dhe të rriturve, nuk
karakterizohen fortësisht nga autoriteti dhe vartësia si më parë (Chisholm, L., dhe
Bois-Reymond, M. D., 1993: 261).
II. 12. 1. Familja me elementë patriarkale dhe normat kanunore,
ushqyes të ndasive gjinore
Në Qarkun e Kukësit, ashtu si në shoqërinë shqiptare në përgjithësi ka
ndikime të theksuara të mentaliteteve patriarkale. Forca e patriarkalitetit rëndon më
së shumti mbi shpatullat e brishta të vajzave.
Përgjithësisht, banorët nuk e pranojnë që ndikimi i kanunit është akoma
shumë i fortë, por është verejtur se mënyra e tyre e të menduarit kushtëzohet shumë
77
nga mendësia kanunore, shpesh herë ajo që ndryshon është se thuhen dhe përdoren
pothuajse të njëjtat mendësi si në kanun por me një terminologji të ndryshme.
Janë normat kanunore që theksojnë në mënyrë të veçantë pozicionin superior
dhe të rëndësishëm të mashkullit, sidomos të kryefamiljarit në familje dhe varësinë e
vajzave dhe grave, të cilave i’u mohohen shumë të drejta. Edhe në ditët e sotme ka
akoma familje të mëdha, me shumë kurorë nën të njëjtën çati, të cilat kanë në krye
“të zotin e shtëpisë” siç shprehej Shtjefën Gjeçovi ( 1999: 7-8) apo “Shtëpinë e
madhe të vjetër e drejtonin i zoti i shtëpis dhe pleqt e hiseve” siç thuhet në Kanunin
e Lumës (Hoxha, Sh., 2013: 85). Madje, nëse në një familje nuk ka trashëgimtar
mashkull, sipas kanunit pasurinë dhe pronat e familjes nuk mund ta trashëgojnë
vajzat. “Baba edhe në mos past djelm, nuk mundet me u lanë bijave as tokë, as
plang, as shpi” ose: “Kanuja njef për trashigues djalin e jo vajzën” (Gjeçovi, Sh.,
1999: 26; 28). Po ashtu edhe në Kanunin e Lumës thuhet “Djali njehet trashgimtar,
jo cuca”, “Cuca e pamartueme ka gjallesën në shtëpi të babës, ka të drejtë e detyrë
me punue sa të jetë në ate konak, po hise s’i qitet kur të dahen vllaznia”, “Mashkulli
– shtyll’ e shpis, cuca – der’ e huej” (Hoxha, Sh., 2013: 121, 311).
Në Qarkun e Kukësit ka shumë raste kur një çifti, i cili nuk ka lindur djalë,
vëllai i falte një fëmi mashkull të tij, i cili do të trashëgojë gjithçka, pasuri e prona të
tij. Megjithatë, jo vetëm përcaktimet në kanun, por edhe arsyet praktike dhe
pragmatike të organizimit të shoqërisë ndikojnë në rritjen e rëndësisë së një
trashëgimtari mashkull. Për të qenë realistë, vajzat kanë mundësi më të pakta
ekonomike për t’u kujdesur për prindërit e tyre, paga e tyre është përgjithësisht e
ulët në krahasim me të djemve.
Të lindësh djalë ose vajzë duket sikur nuk është diçka e rëndësishme, tek e
fundit qënie njerëzore janë të dy. Por, rëndësia tregohet që në momentin kur lind
djalë dhe shtihet me armë për të shprehur gëzimin dhe kur lind vajzë dhe infermierja
ta thotë me gjysmë zëri. Madje një e intervistuar, infermiere në maternitetin e
Kukësit, midis të tjerave, shprehet: “Kur lind djalë prindërit bëhen dorëlëshuar, edhe
78
pastruesen e qerasin me këtë rast. Kur lind vajzë e vë re drejtpërdrejt pezmatimin në
fytyrat e prindërve ose të të afërme. Jo se nuk i duan vajzat, por në Kukës po të ishte
e mundur nënat duhet të lindnin vetëm djem”.
Edhe marrëdhëniet midis vëllezërve në ditët e sotme ngjajnë me përcaktimet
që bëhen në Kanun. Pas vdekjes së babait, roli kryesor i kalon vëllait më të madh,
që dhe me Kanun ka të drejtë të zërë pozicionin e të atit. “a) Djalit të parë i perket
sundimi i shpis mbas dekës së t``et;” (Gjeçovi, Sh., 1999: 23) ose “Midis vllazënve
ka përparësi i madhi” (Hoxha, Sh., 2013: 311).
Edhe në ndarjen e detyrave të burrit dhe gruas vihet re ndikimi i mendësive të
kanunit. P.sh, në kanunin e Lekë Dukagjinit, ndër të tjera për detyrat e burrit thuhet:
“a) me u përkujdesë per veshë e mbathë e për gjithshka të lypet per me mbajtë
jeten;” ose për detyrat e gruas: “e) me rritë e me mkambë fmin me nderë;” (Gjeçovi,
Sh., 1999: 11) ose “Cullt janë të babës, jo të nanës”, “Baba ka kto detyra ndaj
cullve: a) Me u sigurue rrnes e gjalles dhe të veshme e të mbathme, derisa të bahen
të zotit e vetit” (Hoxha, Sh., 2013: 119). Pra roli i siguruesit të të mirave materiale i
atribuohet burrit e ai i rritjes së fëmijëve gruas, ashtu siç ndodh edhe sot.
Në lidhje me fejesën, akoma ekzistojnë raste të fejesave të vajzave nga
familja pa marrë mendimin e saj. Këto lloj fejesash kanë qenë traditë dikur, traditë e
cila akoma nuk është tejkaluar. Në Kanun thuhet: “Vajza s``ka tager: a) me zgjedh
fatin e vet; do të shkojë per atë, per të cilin ta fejojn” (Gjeçovi, Sh., 1999: 10). Po
ashtu edhe në kanunin e Lumës, të drejtën për të fejuar të rinjë e kanë të tjerët. “kanë
tagër me dhanë cucë e me zanë nuse: baba, i zoti i shtëpis, mixha, kushrini, daja,
barku e vllaznia, po vendos baba, pse i ka pjellë” (Hoxha, Sh., 2013: 96).
Normat kanunore janë të rënda ndaj vajzave dhe grave, e shpesh për të
njëjtin veprim parashikohen sanksione të ndryshme. Kështu përshembull, në lidhje
me shkeljen e kurorës në Kanunin e Lumë thuhet: “Burri njehet burrë, e grueja
njehet grue, prandaj njisoj nuk janë. Burri asht zot në shtëpi të vet, grueja – rob në
79
shtëpi të huej. Bani e shkeli kunorën burri, gjeje nuk i jep kuj; shkeli kunorën grueja,
i jep gjegje burrit, e ka plumbin kres, pse ‘nuk asht e leme, por e bleme’, ‘asht rob i
huej’.
Për më tepër, gratë sipas kanunit nuk kanë të drejtë të kërkojnë divorc, e një
grua e divorcuar nuk shihet e denjë për tu konsideruar për martesë të dytë. “Burri e
lshon gruen kur sheh se s’vyen, grueja s’e ka kte tagër edhe kur ai asht shëmtaq, don
nji tjetër ose e ban me ortake: ‘rrno e duro, derë tjetër për të nuk ka!’, Të bamen e
grues se lan Drini, e bamja e burrit lahet me një pikë uj” (Hoxha, Sh., 2013: 107).
Grueja që lshohet nji herë, nuk merret ma” (109)
Shoqëria me elementë patriarkalitë dhe kanuni janë dy aleatë të fortë, të cilët
e përkeqësojnë akoma më shumë gjendjen e vajzave dhe grave, si brenda familjes
edhe jashtë saj, duke bërë që rolet gjinore tradicionale të tyre të mos gjejnë rrugë për
të ndryshuar. Të dy së bashku kanë ndikuar në formimin e mendësive edhe në
pozicionin e pabarabartë të vajzave në shoqëri dhe familje. Përgjithësisht, në Qarkun
e Kukësit janë të rralla rastet kur dhëndrri shkon të jetojë me prindërit e nuses.
Trashëgimia dhe ndarja e pasurisë i përjashton të rejat, ato nuk përfitojnë asgjë nga
pasuria e babait.
Jo vetëm burrat prodhojnë vazhdimisht dhe forcojnë elementët patriarkalë të
organizimit të shoqërisë, por janë edhe vetë gratë ato që bashkëpunojnë me burrat,
duke përjetësuar këtë sistem për shumë shekuj, duke vepruar sipas tij, në heshtje
duke mos qenë dakort me të, por duke e riprodhuar atë vazhdimisht. Përgjithësisht,
të rejat nuk janë dakort me pabarazitë që sjellin rolet gjinore, por veprojnë sipas
tyre. Kjo ka bërë që duke heshtur të ndihmojnë në vazhdueshmërinë e ekzistencës së
elementëve patriarkalë të sundimit të meshkujve.
II. 12. 2. Të rejat në Qarkun e Kukësit
Të jetosh në Qarkun e Kukësit është më e vështirë se sa e mendojnë shumë
që nuk e kanë provuar. Shpesh dëgjoj tek thonë që në këto zona të paktën nuk ke
80
streset që të jep jetesa e vrullshme e kryeqytetit, të paktën mendërisht dhe
shpirtërisht je më i qetë. Mbase po ta shohësh nga jashtë, pa u futur në thellësi mund
ta kesh këtë përshtypje.
Por nëse provon të jetosh aty, do të kuptosh se sa e ndërlikuar dhe e vështirë
bëhet, veçanërisht për vajzar dhe gratë. Duket se për burrat problematika kryesore
që i shqetëson mendjet e tyre është niveli i ulët ekonomik dhe mungesa e mundësive
për të siguruar të ardhurat financiare për të plotësuar nevojat e jetës së përditshme.
Problematika e vërtetë bie mbi supet e vajzave dhe grave në këtë qark, të cilat,
përveç problemeve ekonomike, janë nën trysninë e vazhdueshme të paragjykimeve,
mentaliteteve përçmuese, pengesave dhe sfidave në përpjekjet e tyre për të dalë nga
sfera shtëpiake.
Duket se ngjarjet shoqërore që ka përjetuar shoqëria shqiptare vetëm sa e
kanë vështirësuar pozicionin e vajave dhe grave. Kështu, me shpërbërjen e regjimit
socialist totalitar, ndërmarrjet shtëtërore u shkatërruan, kooperativat bujqësore
gjithashtu, duke bërë që qindra punëtorë të humbasin vendin e tyre të punës, qindra
e mijëra burra, e sidomos djem të rinj, të marrin rrugët e emigrimit, shumica e
vajzave dhe grave të mbyllen brenda mureve të shtëpisë.
Në Strategjinë e Zhvillimit të Qarkut të Kukësit mbi këtë çështje thuhet: “Me
mbylljen e industrive dhe koopertaivave, mundësitë për punësim kanë pësuar një
rënie të ndjeshme në një shkallë më të gjërë për gratë se sa për burrat. Vajzat dhe
gratë kishin më shumë mundësi të barabarta shkollimi dhe punësimi, por sot e gjejnë
veten e tyre të varura ekonomikisht nga burrat. Rritja e diskriminimit gjinor brenda
tregut të punës dhe mbizotërimi i roleve konservative për gratë bën që gratë të
punojnë vetëm në disa fusha si, administrimi publik, në dyqane dhe në treg. Gratë
janë tërësisht të përjashtuara nga shërbimi nëpër bare dhe restorante dhe nuk u
ofrohen poste të larta në sektorët privatë ose qeveritare. Gjithashtu, mungesa e
kujdesit për fëmijët bën që gratë të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për fëmijët,
duke i penguar ato të konkurrojnë në tregun e punës” (SZHQK, 2004: 25). Nga njëra
81
anë, sektori shtetëror i punësimit, që përbënte sektorin kryesor të punësimit të
popullsisë, u shkatërrua ndërsa, nga ana tjetër, sektori privat nuk u zhvillua me të
njëjtin ritëm.
Pas vitit 1990 u vu re një lëvizje e madhe e popullsisë brenda dhe jashtë
kufijve të Republikës së Shqipërise. Shumë familje nga Qarku i Kukësit u
shpërngulën për në qytete të tjera të Republikës së Shqipërisë, kryesisht në Tiranë,
me shpresën për të gjetur më shumë mundësi për të përmirësuar jetesën e tyre, më
shumë mundësi për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Por,
përveç lëvizjeve për në qytete të tjera ose nga fshati në qytet, një numër i
konsiderueshëm i rinisë, kryesisht meshkuj, u larguan jashtë territoreve të
Republikës së Shqipërisë në drejtim të shteteve të tjera, me synim për të siguruar një
jetesë më të mirë për ta dhe familjet e tyre.
Të ardhurat nga emigracioni kanë shërbyer si një burim i rëndësishëm
financiar për familjet në këtë qark, gjendja ekonomike e të cilave lë për të dëshiruar.
Në lidhje me efektet e emigrimit për gratë në Strategjinë e Zhvillimit të Qarkut të
Kukësit thuhet: “Megjithese në të shumtën e rasteve paratë nga emigracioni ofrojnë
siguri dhe mbijetesë, emigracioni ushtron efekt negativ mbi ngarkesën e punës së
gruas. Gjatë mungesës së burrit ose djalit që është në emigracion, gruaja duhet të
marrë përsipër punë shtesë (përveç punëve të saj). Në këtë mënyrë emigracioni rrit
përgjegjësitë dhe ngarkesën e punëve për gratë, por nuk rrit në të njëjtën shkallë
statusin e saj të vendim-marrjes në familje, pasi këto gjithmonë i kalojnë një
pjesëtari mashkull të familjes ose një të afërmi” (SZHQK, 2004: 37). Në një familje
me karakteristika partiarkale si familjet në Qarkun e Kukësit nuk kishte si të ndodhte
ndryshe, gratë morën përsipër edhe punët e burrave, të cilët janë degdisur larg në
rrugët e emigracionit, por jo të gjitha detyrat e meshkujve mund të bëhen nga gratë.
Vetëm ato më të rëndomtat, sepse disa lloj detyrash mund të kryhen vetëm nga
burrat.
82
Sikur të mos mjaftonin pasojat e shpërbërjes së sistemit socialist totalitar,
ngjarjet e viteve 1996-1997 e ngacmuan plagën akoma të pashëruar, duke e
shëndrruar atë në gangrenë. Këto ngjarje e mbyllën akoma më shumë vajzën dhe
gruan brenda mureve të shtëpisë. Tanimë kishte një arsye akoma më të fortë, bota
jashtë mureve të shtëpisë ishte e pasigurtë, nëpër lagje dhe shtëpi përsëriteshin
histori të vajzave të grabitura, të dhunuara, të trafikuara. Këto histori ndihmuan për
t’i strukur vajzat dhe gratë gjithnjë e më shumë në lëvozhgën e brishtë të shtëpisë së
tyre. Ato duhet të shmangnin sa më shumë daljet vetëm nga shtëpia, lëvizjet nëpër
rrugët e qytetit, dhe me rënien e muzgut duhet të ishin në shtëpi sepse rreziku mund
të ishte aty, gati për t’i sulmuar. Kur flitej për këtë çështje, nëse një vajze ose gruaje
i ndodhte diçka pasi kishte rënë muzgu atëherë ishte faji i saj sepse ajo nuk duhej të
ishte në atë orë jashtë. Të dalësh vetëm ose pasi të kishte rënë errësira ishte sikur po
i kërkoje vetë telashet, dhe për këtë, fajësohej viktima dhe jo dhunuesi. Armët në
duart e popullsisë e bënë këtë rrezik edhe më real, dhe i dhanë një arsye më shumë
shoqërisë për të mbështetur akoma më shumë ndarjen tradicionale të roleve gjinore.
Nëpër shekuj, detyrimet shtëpiake, kujdesi për fëmijët i janë besuar femrave, tanimë
ato justifikoheshin edhe nga rrethanat e jashtme.
Këto mentalitete mbytëse bënë që të “sulmoheshin” të gjitha ato vajza dhe
gra, që u përpoqën të dalin nga burgu modern, shtëpitë e tyre. Dukej sikur gjëja më e
natyrshme në botë ishte që vajzat të martoheshin në një moshë të re, të krijonin
familjen e tyre, madje interesi kryesor për to duhet të ishte familja dhe detyrimet që
vijnë nga ajo. Kishte një bum martesash të vajzave në një moshë të re çfarë
nënkupton që këto vajza kishin bërë zgjedhjen e tyre midis arsimimit dhe krijimit të
familjes, kjo e dyta kishte përparësi. Vajzat dhe gratë në Qarkun e Kukësit iu
nënshtruan mentaliteteve përçmuese dhe paragjykues të shoqërisë, duke e lejuar atë
të forcohej aq sa ato nuk do të kishin më forcë për ta kundërshtuar.
Deri vonë, vajzat dhe gratë që frekuentonin bar-kafetë ishin shumë të pakta,
në ditët e sotme vihet re një liri më e madhe sepse çdo ditë e më shumë rritet numri i
vajzave dhe grave që dalin me shoqërinë ose familjen e tyre për të kaluar kohën e
83
lirë në mjediset e bar-kafeve të ndryshme në qytet, të cilat edhe sot janë të kufizuara.
Vazhdon akoma të ketë bare dhe kafene të cilat etiketohen si mashkullore. Në vitet e
vrullshme të tranzicionit, vajzat dhe gratë nuk duhet të shkelnin në kafene dhe bare,
të paktën ato të cilat e konsideronin veten të ndershme.
Por le t’i analizojmë me rradhë fushat kryesore që u preken drejtpërdrejt nga
ngjarje e vrullshme të ndryshimit të shoqërisë shqiptare, që filluan me shpërbërjen e
regjimit socialist totalitar, duke patur në fokus ndikimin mbi pozicionin e vajzave
dhe grave në këto fusha.
II. 12. 2. 1. Arsimimi
Arsimimi është shumë i rëndësishëm për individët në veçanti dhe shoqërinë
në përgjithësi. Në Qarkun e Kukësit, ku vajzat dhe gratë janë nën varësinë dhe
mbikqyrjen e vazhdueshme të babait, bashkëshortit dhe familjes në përgjithësi roli i
arsimimit është edhe më i rëndësishëm.
Gjatë regjimit socialist totalitar arsimimi kishte një rëndësi të veçantë në
vëmendjen e shtetit. Politikat e shtetit i kushtonin vëmendje të konsiderueshme
shkollimit të individëve, femra dhe meshkuj. Institucione arsimore kishte edhe në
fshatrat më të largëta të Qarkut të Kukësit. Megjithëse shumica e nxënësve nuk
mund të zgjidhnin profilin në të cilën do të arsimoheshin, sepse ishte shteti që
vendoste për këtë, si femra dhe meshkuj janë diplomuar në profile të ndryshme të
arsimit të lartë. Me shpërbërjen e regjimit socialist totalitar, shumë institucione
arsimore u prishën dhe dolën jashtë funksionit, duke bërë që një numër i madh
fëmijësh dhe të rinjsh të mos kenë mjedise të përshtatshme ku të ndjekin procesin
mësimor. Gjithashtu, ra edhe përgatitja e stafit pedagogjik në shkolla, pasi shumë
mësues e braktisën mësimdhënien për t’u marrë me veprimtari të tjera më
fitimprurëse, si tregtia, ose u përfshinë në valën e migrimit të brendshëm dhe të
jashtëm të popullsisë së Qarkut të Kukësit.
84
Me shpërbërjen e regjimit socialist totalitar, në vitet e para të demokracisë
roli i shtetit u dobësua shumë, çfarë u shoqërua me lindjen e një sërë dukurish
negative, të cilat cënuan në veçanti pozicionin e vajzave dhe grave në Qarkun e
Kukësit. Mentalitetet patriakale që mbizotërojnë ndër banorët në këtë qark i
përdorën këto dukuri negative për t’i mohuar vajzave të drejtën e shkollimit. Rreziku
që mund t’i kanosej vajzave si dhuna, mashtrimi, trafikimi, grabitja, etj., u përdorën
si arsye për t’u mbushur mendjen vajzave se, për të mirën e tyre, duhej të rrinin në
shtëpi.
Ngjarjet e vitit 1997 e përkeqësuan më tej këtë situatë. Fortuna e këtyre
ndryshimeve bëri që vajzat dhe gratë t’i pushtonte frika për të ardhmen e tyre. Më
kujtohet që në këtë periudhë ishte aq e madhe frika për vajzat, sa prindërit e mi
kishin filluar të kishin dyshime serioze nëse do të ishte e sigurtë që të vazhdonin të
ushqenin tek unë dëshirën për t’u arsimuar më tej.
Në rrethanat e kaosit që u krijuan pas shpërbërjes së regjimit socialist totalitar
dhe sidomos pas ngjarjeve të 1997-ës, morën krahë shumë histori të cilat në një farë
mënyre i shërbyen mentaliteteve fanatike dhe patriarkale për të forcuar bindjet e tyre
se vendi i vajzave dhe grave është shtëpia, kjo jo sepse e duan meshkujt këtë gjë, jo
sepse e thonë normat e kanunit por, për të mirën e tyre vajzat dhe gratë duhet të rrinë
në shtëpi.
Gjatë këtyre viteve arsimimi duket se e kishte humbur rëndësinë e tij,
meshkujt emigronin, vajzat mbylleshin brenda mureve të shtëpisë. Shumë vajza e
ndërprenë arsimimin e tyre në nivelin tetëvjeçar ose të mesëm për të mos vazhduar
më tej, çfarë do të thellonte edhe më shumë krizën e papunësisë ndërmjet vajzave
dhe grave.
Qëndrimi i meshkujve kundrejt arsimimit u ndikua në mënyrë të veçantë nga
nevojat për sigurimin e të ardhurave ekonomike ndryshe nga ai i vajzave, të cilave
në një farë mënyre ju imponua nga të tjerët braktisja e shkollës. Të dyja këto
85
qëndrime, si të vajzave dhe të djemve u ndikuan nga mentalitetet patriarkale të
ndarjes së roleve gjinore, rrethanat dhe dukuritë e viteve 90 e më tej thjeshtë
shërbyen si nxitës për t’i vendosur edhe njëherë femrat dhe meshkujt në pozicionin
që diktonin rolet gjinore. Meshkujt duhej të siguronin të ardhurat për mbajtjen e
familjes, siç e kërkonte roli i tyre gjinor, vajzat dhe gratë duhej të angazhoheshin me
detyrimet e tyre shtëpiake, siç e kërkonte roli i tyre gjinor. Situata dhe rrethanat e
krijuara pas shpërbërjes së regjimit dhe pas ngjarjeve të 1997-ës shërbyen si mjete
që përdori shoqëria me elementë patriarkale për të përforcuar pushtetin e saj.
Nga njëra anë, arsimimi i vajzave dhe grave është një ndër armiqtë kryesorë
të patriarkalitetit sepse i bën vajzat dhe gratë më të pavarura nga burrat, nga ana
tjetër, mentalitetet patriarkale e shohin arsimimin e vajzave dhe grave si pa përfitim
duke qenë se “vajzat janë të derës së huaj”, siç shprehen në Qarkun e Kukësit.
Fundi i viteve të shekullit XX dhe fillimi i mijëvjeçarit të ri sollën një
qëndrim të ri kundrejt arsimimit. Shumë të rinj dhe të reja nga ky qark konkuruan
për të ndjekur arsimin e lartë. Gjatë këtyre viteve doli në skenë një dukuri e re, të
rinjtë nuk dëshirojnë më të kthehen në qytetin e lindjes pas përfundimit të studimeve
të larta. Të rinjtë dhe të rejat e justifikojnë këtë veprim të tyre duke përdorur si arsye
mundësitë e pakta që të ofron Qarku i Kukësit për të ecur përpara ose edhe
mundësitë e pakta për të gjetur një vend pune, për të cilin ishin arsimuar.
Numri i vajzave të cilat zgjedhin të mos kthehen në vendlindje pas
diplomimit është më i vogël se i meshkujve, por numri i tyre është gjithnjë në rritje.
Vajzat kontrollohen më shumë nga familja se sa djemtë, ato nuk mund të qëndrojnë
larg prindërve pas përfundimit të studimeve sepse do të mbulonin me turp familjen e
tyre. Opinioni nuk i kushton rëndësi përpjekjeve të studentëve meshkuj për të mos u
kthyer, konsiderohet normale që djemtë të tregojnë më shumë pavarësi, kjo tentativë
përputhet me rolin e tyre gjinor. Ndërsa për vajzat, roli gjinor që ju ishte caktuar nuk
përfshinte gjëkundi iniciativën dhe pavarësinë. Përsa kohë ishin të pamartuara,
vajzat duhet të ishin nën kujdesin e prindërve, të cilët do ta dorëzonin atë në duart e
86
bashkëshortit pas martesës. Për ato vajza që guxuan dhe guxojnë të ndjekin dëshirat
e tyre përflitet shumë, ato shihen si vajza “jo të mira” nga sytë fanatikëve.
II. 12. 2. 2. Puna dhe papunësia
Vajzat dhe gratë në Qarkun e Kukësit janë të përqëndruara kryesisht në
institucionet e arsimit, shëndetësisë dhe më pak në institucione të tilla si Rajoni i
Policisë, KESH-Kukës, etj. Gjithashtu është i pakët numri i vajzave dhe grave në
pozicione vendimmarrëse ose si specialiste, ai është shumë i ulët në krahasim me
meshkujt. Në Këshillin Bashkiak të qytetit të Kukësit aktualisht nuk ka asnjë femër
pjesëtare të tij. Duke ju referuar Raportit të Progresit për Strategjinë e Zhvillimit
Rajonal të Qarkut Kukës, në vitin 2005, numri i grave të punësuara si specialiste në
organet e pushtetit vendor zinte rreth 21.0 për qind të numrit të përgjithshëm të
specialistëve, ndërkohë që gratë zënë vetëm 1.6 për qind të anëtarëve të këshillave
vendore që janë organe vendimmarrëse (Këshilli Qarkut, 2006: 32). Në rrethin e
Kukësit, në sektorin publik janë të punësuar gjithsej 2880 punonjës, 1439 prej të
cilëve janë vajza dhe gra (pra pothuajse 50.0 për qind e tyre). Në nivel qarku, 58.0
për qind e grave janë të papunësuara.10
Përsa i përket sektorit privat, sektorët e zhvilluara të tij janë të tilla që nuk
ofrojnë shumë për punësimin e vajzave dhe grave. Sektori privat në Qarkun e
Kukësit përfshin ndërtimin, tregtinë, transportin, etj (Këshilli Qarkut, 2006: 48-49).
Këto sektorë shihen si fushë e punësimit të meshkujve më shumë se sa femrave.
Megjithatë, qëndrimi i vajzave dhe grave ndaj punësimit jashtë ekonomisë
familjare nuk varet vetëm nga tregu i punës, janë një sërë faktorësh, të cilat në
rrethana të tilla, përmblidhen nga Davidson dhe Cooper në tre faktorë kryesorë.
Sipas tyre, faktorët që ndikojnë në vendimin e një gruaje për të hyrë dhe
qëndruar në punë bie në tre kategori:
10 Të dhëna të marra nga Këshilli i Qarkut Kukës
87
1- Faza e ciklit familjar të gruas e përcaktuar nga mosha e fëmijëve të saj
2- Niveli dhe lloji i arsimit të një gruaje
3- Kushtet që mbizotërojnë në tregun e punës dhe mundësitë që i
ofrohen grave (Davidson, M. J., and Cooper, C. L., 1984: 128).
Për vajzat dhe gratë në Qarkun e Kukësit përfshihet edhe një kategori e katërt
që janë: mentalitetet patriarkale të shoqërisë për vajzat dhe gratë. Nuk do të futemi
këtu në analiza të mëtejshme për këto faktorë pasi ato do të gjejnë trajtim në
vazhdimësi të studimit. Të kombinuara së bashku, këto kategori kushtëzojnë
qëndrimin e vajzave dhe grave kundrejt punësimit. Duke qenë se secila prej këtyre
kategorive ka specifikat e veta për çdo qytet, edhe për Qarkun e Kukësit kombinimi
i faktorëve të më sipërm e bën të veçantë çështjen e punësimit të grave dhe vajzave.
Këtë veçantësi ia japin kombinimi i dy prej faktorëve, tregu i punës në Qarkun e
Kukësit dhe mentalitetet patriarkale mbi rolet gjinore, të cilat janë specifike për çdo
zonë.
Siç argumentojnë Crompton dhe Harris, “modeli i sjelljes së grave ndaj
punës është produkt i rrethanave të veçanta, mundësive dhe kufizimeve si dhe
zgjedhjeve që ato bëjnë në lidhje me to ose në përgjigje të tyre” (Marks, G., dhe
Huston, D. M., 2002: 523).
Një ndër pasojat e shpërbërjes së regjimit socialist totalitar ishte papunësia,
sidomos papunësia e vajzave dhe grave. Edhe në ditët e sotme papunësia vazhdon të
jetë një nga problemet më të mëdha që shqetësojnë vazhdimisht Qarkun e Kukësit11,
gjë që e përkeqëson edhe më shumë gjendjen ekonomike të banorëve të tij, sidomos
të vajzave dhe grave. Në rrethin e Kukësit shkalla e papunësisë llogaritet të jetë
33.85 për qind (SZHQK, 2004: 25).
11 Madje, papunësia është një ndër problemet më shqetësuese për shoqërinë shqiptare.
Në studimin e ORT/USAID, Albanian’s Road to Democracy, të intervistuarit e përfshirë në studim e kanë cilësuar papunësinë si problemin më shqetësues, i ndjekur nga
varfëria.
88
Duhet përmendur që ka një mangësi të theksuar të të dhënave sipas ndarjes
gjinore, sidomos në lidhje me nivelin e papunësisë, çfarë bën që të mos ketë të
dhëna të sakta në lidhje me numrin ose përqindjen e vajzave dhe grave të
papunësuara. Në qarkun e Kukësit papunësia është shumë e rëndë për vajzat dhe
gratë, pasi përveç funksioneve të tjera, punësimi shërben si mënyra kryesore e
vajzave dhe grave për të dalë nga shtëpia dhe për të vendosur një lidhje me atë se
çfarë ndodh jashtë saj. Puna e paguar jashtë ekonomisë familjare është një ndër
rrugët kryesore ku vajzat dhe gratë në Qarkun e Kukësit gjejnë kohë për t’u kujdesur
për veten dhe për të harruar problemet personale dhe familjare, edhe pse
përkohësisht.
Për meshkujt është e zakonshme të rrinë kafeneve gjithë ditën e ditës, të
luajnë bilardove, të kalojnë kohën me shoqërinë e tyre. Në shtëpi rrinë vajzat dhe
gratë, të cilat nuk e kanë të njëjtin fat si meshkujt, edhe kur janë edhe kur nuk janë
në punë. Ato nuk mund të dalin kafeneve me shoqërinë e tyre, sidomos kur janë të
papuna sepse, përveç të tjerave, do t’u duhej t’i kërkonin babait ose bashkëshortit
para për të paguar kafetë. Me shpërbërjen e regjimit socialist totalitar vajzat dhe
gratë humbën punën, lirinë, për vajzat dhe gratë rënia e tij nuk solli demokraci, por
thjesht kalimin nga një diktaturë nën një tjetër. Ato kaluan nga diktatura e
proletariatit nën diktaturën e patriarkatit, nga diktatura e Enver Hoxhës nën
diktaturën e bashkëshortëve dhe shoqërisë maskiliste që nuk i lejoi ato të shijonin
frytet e demokracisë.
Mundësitë e vajzave dhe grave për t’u kualifikuar në Qarkun e Kukësit lënë
për të dëshiruar. Për vajzat dhe gratë ofrohen kurse të tilla si rrobaqepëse, parukiere,
kurse të gjuhës angleze dhe të komjuterit, të cilat mund të shërbejnë si një mënyrë
për të marrë një profesion me anën e ushtrimit të të cilit ato të kenë mundësi të
fitojnë të ardhura, pse jo dhe të fitojnë pavarësi ekonomike nga familja ose
bashkëshorti i tyre. Por, këto kurse janë kualifikime në fusha tradicionale të
punësimit të vajzave dhe grave dhe nuk ndikojnë në përmirësimin e statusit të tyre
ose për përparim në karrierën e tyre profesionale dhe shoqërore, përveçse iu hapin
89
një dritë të dobët jeshile për t’u punësuar dhe për të siguruar të ardhura financiare
përmes rrogës, e cila përgjithësisht është shumë e ulët.
Përgjithësisht, realiteti ka treguar që është shumë e vështirë për të vënë në
përdorim njohuritë e fituara në këto kurse, pasi shumica e vajzave dhe grave që i
kanë ndjekur ato nuk kanë arritur të gjejnë punë, madje edhe nëse ato kanë marrë
iniciativë private për të ushtruar profesionin e tyre kanë falimentuar nga mungesa e
klientëve që kërkojnë shërbimet e tyre.
Për shkak të shoqërisë me elementë patriarkale dhe ndarjes së theksuar të
roleve gjinore, vajzat dhe gratë mund të diskriminohen që në hapat e parë për
punësimin e tyre, në marrjen në intervistë për punësim. Kështu, punëdhënësit mund
të diskriminojnë kandidatet femra në favor të kandidatëve meshkuj. Sipas England
dhe Farkas, diskriminimi gjatë marrjes në punë ndodh në bazë të kombinimit të
parapëlqimeve, gabimeve, përgjithësimeve statistikore dhe monopolit mashkullor
dhe këto ndikojnë në ndarjen e punës:
a) Diskriminimi sipas parapëlqimeve i referohet preferencës për të marrë ose jo në
punë anëtarë të një grupi të veçantë (p.sh. një punëdhënës mund të parapëlqejë
më shumë kandidatët meshkujt në krahasim me kandidatet femra).
b) Diskriminimi sipas gabimeve ndodh kur punëmarrësit gabimisht nënvlerësojnë
produktivitetin e punës së femrave në punët e meshkujve dhe kështu hezitojnë
t’i marrin në këto punë.
c) Diskriminimi në bazë të përgjithësimeve statistikore, kur punëmarrësit bazohen
në diferencat midis femrave dhe meshkujve në lidhje me produktivitetin e tyre
në punë.
d) Diskriminimi sipas monopolit mashkullor, pra përjashtohen femrat nga punë të
monopolizuara nga meshkujt (England, P., and Farkas, G., 1986: 159-163).
Madje England dhe Farkas shkojnë më tej, duke i cilësuar llojet e më sipërme
të diskriminimit që bëjnë punëmarrësit gjatë marrjes në punë si një hap për ndarjen e
90
punës. Ata shprehen: “Ne nxjerrim si përfundim që ndarja sipas gjinisë ka rezistuar
si rezultat i shoqërizimit përmes roleve gjinore që ndikojnë në zgjedhjen e punëve;
diskriminimi në marrjen, vendosjen dhe ngritjen në një detyrë dhe shkallët e
strukturuara të mobilitetit që përjetësojnë shumë nga ndarja që ndodh që në nivelin
e hyrjes në punë” (po aty: 177).
II. 12. 2. 3. Kujdesi për fëmijët
Kujdesi për fëmijët, ashtu si dhe detyrimet e tjera shtëpiake nuk i ndahen
figurës së gruas. Nëna lind, rrit dhe edukon fëmijët, brezat e ardhshëm. Edhe roli i
nënës në Qarkun e Kukësit në rritjen dhe edukimin e brezave të rinj është shumë i
rëndësishëm. Ato kujdesen për fëmijët që nga momenti që qajnë për herë të parë në
këtë botë dhe deri sa të bëhen të zotë për të ecur me këmbët e tyre. Madje siç thonë
në Qarkun e Kukësit, shqetësimi dhe kujdesi i nënës për fëmijën zgjat përsa kohë që
ajo merr frymë. Nënat i bëjnë të gjitha ndërsa baballarët bëjnë kontrollin për
rezultatet e shërbimeve shumëfunksionale të realizuara nga nëna. Duket sikur nënat
janë mësueset kryesore, të cilat i edukojnë fëmijët e tyre me rolet gjinore që priten të
luhen nga ta në të ardhmen. Në të vërtetë, nëse është nëna ajo që jep mësimet është
babai i cili merr në provim dhe vendos nëse fëmija ka kaluar ose jo, nëse mësuesja
nënë po e kryen siç duhet rolin e saj.
Gjatë regjimit socialist totalitar kujdesi ndaj fëmijëve realizohej nga çerdhet
dhe kopshtet shtetërore ku fëmijët rrinin për një periudhë të gjatë kohore. Kjo i bënte
nënat më të lira dhe i jepte më shumë mundësi për të punuar jashtë ekonomisë
familjare. Përgjithësisht, shumica e fëmijëve çoheshin pranë çerdheve dhe kopshteve
shtetërore që në orët e para të mëngjesit dhe merreshin në orët e vona të pasdites.
Me shpërbërjen e regjimit, edhe këto institucione u shkatërruan. Fëmijët, ashtu si
edhe nënat e tyre, ngelën në shtëpi.
Kujdesi ndaj fëmijëve është një faktor i rëndësishëm që ndikon në punësimin
e grave në tregun e punës. Shteti nuk ofronte më shërbimin për kujdesin e fëmijëve.
91
Megjithëse kopshtet dhe çerdhet filluan prapë të funksiononin, jo në atë masë dhe
intensitet si më parë, tani dukej sikur nëna ishte mësuar me këtë praktikë të re. Është
më i lartë numri i nënave që kujdesen vetë për rritjen e fëmijëve se sa i atyre që i
çojnë fëmijët pranë këtyre institucioneve. Duke qenë se shumë gra janë të papuna,
ato nuk i dërgojnë fëmijët në kopësht. Përveç kësaj, nënat janë skeptike për cilësinë
e kujdesit dhe edukimit që ofrohet në këto institucione.
Fillimisht angazhimi i nënave për kujdesin e fëmijëve ishte si përgjigje ndaj
mungesës së shërbimit dhe pastaj ai shërbeu si kthim në rolin gjinor të grave. Kjo
nuk do të thotë se nëna nuk kujdesej për fëmijën gjatë regjimit, sepse pas
përfundimit të orarit të punës shtetërore, fëmija kalonte drejtpërdrejt nën kujdesin e
nënës. Ndryshimi është se ajo kishte mundësi që për disa orë ta lërë fëmijën nën
kujdesin e edukatoreve, tani duket sikur atyre nuk ju intereson shumë ky shërbim.
Megjithatë, ky qëndrim është relativ përderisa në Qarkun e Kukësit ka shumë
familje që dërgojnë fëmijët e tyre në kopësht.
Punësimi i grave është i lidhur ngushtë me faktin që ato lindin dhe rrisin
fëmijë, dhe në veçanti lidhja që i bëhet gruas me sferën shtëpiake. Nga sociologë
dhe studiues, si një mundësi për të arritur barazinë gjinore, është parë nevoja e
angazhimit të meshkujve në punët e shtëpisë dhe në kujdesin për fëmijët. Në një
shoqëri me elementë patriarkalë si ajo në Qarkun e Kukësit, duket e pamundur që
meshkujt të pranojnë të bëjnë ndryshime në rolet e tyre gjinore, kur edhe roli i
vajzave dhe grave si shtëpiake nuk vlerësohet shumë.
Nganjëherë meshkujt revoltohen nga gjithë kjo vëmendje që po i bëhet
kohëve të fundit arritjes së barazisë gjinore, te drejtave të grave, ofrimit të
mundësive më të shumta për gratë, etj. Meshkujt mund ta shohin vëmendjen që po i
kushtohet vajzave dhe grave si një diskriminim ndaj gjinisë së tyre, por çuditërisht
më vjen të pyes: Pse meshkujt nuk e marrin si diskriminim dhe pagesën për lejen e
lindjes që merret nga gratë?
92
II. 12. 2. 4. Punët e shtëpisë
Ashtu si rritja e fëmijëve, detyrimet shtëpiake të vajzave dhe grave janë po aq
të pandashme nga figura e saj si femër. Për ta mbështetur rolin shtëpiak të vajzave
dhe grave, shpesh herë dhe më së shumti, përdoret roli i tiparit biologjik i grave si
lindëse e fëmijëve. Tipari biologjik i mëmësisë, i interpretuar në funksionin
shoqëror, duket sikur e përligjin pozicionin e vajzave dhe grave si “shtëpiake dhe
nëna”, ku ky term nuk ka të njëjtën ngarkesë dhe funksion si emri i prindit tjetër
“baba”.
Burrat përfitojnë duke patur vajzat dhe gratë që punojnë për ta, brenda ose
jashtë shtëpisë (duke e bërë jetën për ta më të lehtë dhe më komode, duke iu dhënë
mundësinë për kohë të lirë dhe kohë për kualifikim) ose duke punuar në varësi të
tyre, ku ata janë drejtuesit. Meshkujt punojnë vetëm kur paguhen, ose kur nuk
paguhen puna që bëjnë është në përfitim të drejtpërdrejtë të tyre (madje për
shumicën e punëve në shtëpi që shihen si mashkullore, të tilla si rregullimi i çatisë,
murit, derës dhe bravave, dushit të prishur, etj., paguhen mjeshtra për rregullimin e
tyre.
Ndërsa gratë, përveçse punojnë jashtë ekonomisë shtëpiake, ku historikisht
janë paguar më pak se burrat, puna e tyre më e lodhshme fillon brenda mureve të
shtëpisë, për të cilat askush nuk paguan një qindarkë, madje shumicën e rasteve
shihen si “asgjë”. “Fraza që puna e gruas nuk mbaron kurrë tregon më shumë për
përgjegjësitë shtëpiake të femrave se sa shumica e librave mbi këtë çështje” (Grint,
K., 2005: 32).
Si ka mundësi që vajzat dhe gratë, që janë të afta të bëjnë dhe luajnë kaq
shumë role njëkohësisht, të kenë një status dhe pozitë të varur nga meshkujt? Kjo
sepse jo se meshkujt nuk i kanë këto aftësi, por është në interes të tyre të mos i
përdorin, e përse ta bëjnë kur vajzat dhe gratë mund t’i bëjnë të gjitha për ta.
93
Detyrimet shtëpiake të vajzave dhe grave nuk mbarojnë kurrë, ato nisin me
rrezet e para të mëngjesit dhe mbarojnë në orët e vona të natës. Përveçse askush nuk
i paguan vajzat dhe gratë për to, një sërë defiçitesh vijnë nga energjitë dhe djersa që
derdhin ato çdo ditë. Jo vetëm që nuk marin rrogë, por ato nuk mund të përfitojnë as
sigurime shoqërore, as sigurime shëndetësore, as edhe ndonjë lloj shpërblimi që
marrin ndonjëherë ata që janë të punësuar jashtë ekonomisë familjare. Sa
dëshpëruese mund të jetë për një grua, e cila gjatë gjithë jetës së saj ka punuar në
shtëpi dhe nuk mund të përfitojë as pensionin e pleqërisë sepse nuk ka punuar. Sa
paradoksale!
Siç shprehet sociologu Zyhdi Dervishi në lidhje me detyrimet shtëpiake të
vajzave dhe grave: “Veprimtari të tilla kanë përthithur e përthithin pjesën më të
madhe të energjive fizike, mendore e shpirtërore të vajzave dhe grave, veçanërisht të
nënave, të cilat në shumicën e rasteve vetëprivohen nga kënaqësitë kryesore të jetës,
nga përparimi në karrierën profesionale e shoqërore në dobi të karrierës së
bashkëshortit dhe sidomos të fëmijëve” (Dervishi, Z., 2004: 28).
Asgjë më shumë se shprehja e mëposhtme nuk tregon për punën e
palodhshme të nënës në dobi të familjes, për të cilën ajo nuk merr asnjë qindarkë.
“Nëse do të ngrihej nje panteon për vullnetarët në çdo shoqëri, dhe veçanërisht në
shoqërinë shqiptare, në vendin qëndror pa kurrfarë mëdyshjeje do të ishte figura e
nënës” (Dervishi, Z., 2004: 30). Ky pohim thotë shumë më shumë se çdo lloj teorie
ose studimi për djersët, energjitë fizike dhe shpirtërore që nëna derdh vazhdimisht
për familjen.
Gjatë regjimit socialist totalitar gratë dhe burrat kishin një pozitë më të
barabartë në tregun e punës dhe në arsimim. Por kjo nuk nënkupton se e njëjta
barazi ishte edhe në familje. Në punë, gratë duhej të jepnin maksimumin, duke
punuar me të njëjtën ngarkesë dhe orar si burrat, në familje, përgjegjësia për
kujdesin ndaj fëmijëve dhe punëve të shtëpisë binte vetëm mbi to. Megjithëse gjatë
regjimit socialist totalitar gratë ishin të angazhuara në tregun e punës, punët e
94
shtëpisë e prisnin atë kur të kthehej. Me gjithë atë lodhje, ajo duhej të merrej me
punët e shtëpisë. “Shteti socialist asnjëherë nuk i inkurajoi gratë që të
ndërgjegjësoheshin për lirinë e tyre të brendshme, ose të vinin në pikëpyetje
pushtetin e burrave në shtëpi”. Megjithë barazinë në tregun e punës dhe në fushën e
arsimimit, “Normat e periudhës socialiste kërkonin nga gratë që të ishin amvisa dhe
nëna të përsosura, të sakrifikonin për familjet e tyre, të ishin të sjellshme me
farefisin e burrave të tyre. Identiteti i një gruaje ishte i lidhur më shumë me rolet e
saj specifike gjinore” (INSTAT, 2004: 24). Aq shumë i mëshohej figurës dhe rolit
gjinor të nënës sa për ta treguar përdoreshin terma të tillë: “Nëna Parti” që kujdeset
për të gjithë, “Nëna Shqipëri”, etj.
Situata me shpërbërjen e regjimit socialist totalitar u përkeqësua në vend që
të përmirësohej, tani shteti nuk krijonte mundësi për barazi ekonomike dhe arsimore
megjithëse flitej për regjim demokratik të vendit. Vërtetë nuk kishte me diktaturë të
shtetit por tashmë kishte diktaturë të rrethanave dhe kushteve shoqërore, ekonomike
dhe kulturore që lindën me rënien e pushtetit. Nëse gjatë regjimit nuk mund t’i
shpëtoje rreptësisë së shtetit, në demokraci ishin rrethanat, kushtet ekonomike,
shoqërore dhe kulturore që shërbyen si pengesë, sidomos për vajzat dhe gratë, që
tashmë nuk kishin mbështetjen e politikave të shtetit si më parë.
Sipas Oakley, tiparet karakteristike të rolit të një shtëpiakeje në shoqërinë
moderne të industrializuara janë:
a) Caktimi ekskluziv i tyre për femrat, më shume se sa të rriturve ose të dy gjinive;
b) Shoqërimi me varësinë ekonomike, p.sh me rolin e varur të grave në martesat
moderne;
c) Statusi i tyre si jo-punë (pra jo si punë që sjell drejtpërdrejtë të ardhura);
d) Përparësia e tyre për gratë, d.m.th përparësii mbi rolet e tjera (Oakley, A., 1976:
1).
95
Pra, punët brenda shtëpisë janë caktuar si detyrë vetëm për vajzat dhe gratë,
të cilat përgjithësisht janë të varura ekonomikisht nga babai ose bashkëshorti,
përballë kërkesave dhe detyrave të tjera të grave dhe vajzave ato duhet të jenë
parësore megjithëse nuk konsiderohën si punë, sepse askush nuk paguan për to në
fund të muajit. Megjithëse punët brenda shtëpisë vazhdojnë të konsiderohen si jo-
punë, në kuptimin e punës së paguar ato janë shumë të rëndësishme për ekonominë
shtëpiake.
Lidhja e vajzave dhe grave me punët e shtëpisë shihet si lidhja më e
natyrshme, ashtu sikurse shihet shtatëzania. Përsa kohë që në opinionin dhe
mentalitetet e njerëzve të qarkullojnë natyrshëm lidhja e drejtpërdrejtë e vajzave dhe
grave me sferën shtëpiake, si një pozicion natyral i saj, mund të mos shihet si shumë
problematike përfaqësueshmëria e ulët e saj në sferën publike. Kjo sepse,
konsiderohet që vajza dhe gruaja është në atë pozicion që duhet të ishte dhe asnjë
problem nuk qëndron këtu.
“Shtëpiakja nuk paguhet, nuk sigurohet, s’mund të marrë përfitime kur është
sëmurë, etj., kështu, shtëpiakja nuk punon” (Oakley, A., 1976: 4) ose e anasjellta...
Ky është një tjetër problem i të qënit shtëpiake, ato punojnë më shumë se sa sitemi
tetë orësh i punës së paguar, por nuk paguhen për asgjë. Ato as nuk marrin rrogë, as
nuk ju paguhen sigurime shoqërore, as nuk marrin shpërblime, as nuk ngrihen në
detyrë, nuk marrin as edhe një faleminderit nga anëtarët e tjerë të familjes, për të
cilët ajo nuk po u bën një nder por thjesht detyrën e saj.
“ Puna e gruas zakonisht etiketohet si “punë e lehtë”, .... Në kontrast, puna e
burrave, që në të kundërt është e “rëndë” (Davidson, M. J., and Cooper, C. L.,
1984: 93). Punët e shtëpisë janë shumë të lodhshme dhe këtë mund ta kuptojnë
vetëm ata që i kanë provuar. Përveç lodhjes, punët e shtëpisë janë punë rutinë, të
përsëritshme, nuk mbarojnë kurrë.
96
Në rastin e punëve të shtëpisë nuk kërkohet të sakrifikohet jetë njerëzish, por
thjesht burrat, meshkujt, duhet të fillojnë t’i ndajnë punët e shtëpisë së bashku me
vajzat dhe gratë. Por jam e sigurtë që meshkujt do të mendojnë që sakrifica e tyre
është shumë herë më e madhe se sakrifica e tre vëllezërve për kalanë, tek e fundit
përse ata duhet të sakrifikojnë për detyra që nuk janë as të tyre? Por ky do të ishte
hapi vendimtar drejt barazisë gjinore midis femrave dhe meshkujve. “Për të arritur
barazi gjinore duhet që burrat të fillojnë të merren më shumë me punët brenda
shtëpisë” (Cockburn, C., 1991: 97).
“Burrat nuk janë sundues mbi gratë, si pasojë e ndonjë force fizike superiore
ose e fuqive intelektuale të veçanta, por sepse para zhvillimit të teknikave për
kontrollin e lindjes, gratë kanë qenë në mëshirën e ndërtimit të tyre biologjik”
(Giddens, A., 2002: 175). Shtatëzania dhe lindja e fëmijëve kanë bërë që vajzat dhe
gratë të rrinë shumë brenda sferës shtëpiake, më shumë se sa burrat, kjo i ka lidhur
gratë me sferën shtëpiake dhe burrat me atë publike. Në ditët e sotme kur gratë
mund ta kontrollojnë dhe ta planifikojnë shtatëzaninë është shumë vonë për të
ndryshuar diçka që ka kapërcyer kufijtë e familjes, duke u bërë tipar i të gjithë
shoqërisë.
Nga studimi i Ann Oakley, gratë e intervistuara janë shprehur se të qenët
shtëpiake ka anët e veta pozitive dhe negative. Sipas rezultateve të studimit të saj, të
qenurit “shefi” i vetvetes, të paturit e fëmijëve ose të kohës së lirë mund të jëtë ndër
gjërat që i konsiderojnë si pozitive të të qënit shtëpiake. Ndërsa, punët e shtëpisë dhe
statusi i ulët i tyre, monotonia, përsëritja, izolimi ose vetmia shihen si disa nga anët
më negative të të qenurit shtëpiake (Oakley, A., 1974: 43).
Femra është qënia njerëzore që ekziston duke kapërcyer kontradiktat e
vazhdueshme përballë të cilave e ka vendosur shoqëria. Një ndër këto kontradikta te
femrat është përplasja midis femrave si qënie kulturore dhe femrave si qënie
njerëzore. “Nga njëra anë, tradicionalisht femra e ka të përcaktuar rolin e saj gjinor
(kulturalisht), nga ana tjetër, si qënie njerëzore ka të njëjtat të drejta si meshkujt. Pra
97
konflikti që hasin femrat është midis rolit shtëpiak dhe rolit si qënie njerëzore
individuale. Nga ana biologjike njerëzit janë meshkuj dhe femra, kulturalisht ata
shtyhen të jenë femërorë dhe mashkullorë” (Oakley, A., 1976: 80-90).
Përsa kohë që sistemi patriarkal i organizimit të shoqërisë të jetë mbizotërues
edhe punët e shtëpisë do të vazhdojnë të kryhen vetëm nga vajzat dhe gratë. “Ne nuk
kemi një ndarje midis punës dhe shtëpisë të lirë nga nuancat ideologjike sepse
modeli i punës me të cilin ne operojmë është një model patriarkal” (Grint, K., 2005:
31).
II. 12. 2. 5. Divorci dhe metaliteti përçmues
Sa herë që flitet për martesën më duket sikur premtimi ``derisa vdekja të na
ndajë`` nuk është më adekuat, më shumë duket i vërtetë premtimi ``derisa divorci të
na ndajë``. Debatet mbi divorcin si një dukuri shoqërore, shkaqet dhe pasojat,
vazhdon të jetë i fortë edhe në ditët e sotme. Disa mund të bien dakort që divorci
është një dukuri negative, një kërcënim për familjen, të tjerë mund ta shohin
divorcin si një shpëtim nga një marrëdhënie e pashëndetshme. Sido që të jetë,
divorci mund të jetë një dukuri negative, por një familje e keqe është akoma më keq.
Sipas sociologut Zyhdi Dervishi, dukuria e divorcit ka qenë dhe vazhdon të
jetë një nga problemet kryesore të shoqërisë shqiptare, si në mentalitetin e njerëzve
dhe në realitetin e tyre (Dervishi, Z., 2001: 141). Megjithatë, shoqëria shqiptare
akoma nuk është familjarizuar me këtë dukuri, megjithëse numri i divorceve është
në rritje.
Sipas Vjetarëve statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë, në vitin 2015
rezultojnë 7080 divorce në Republikën e Shqipërisë (Ministria e Drejtësisë, 2016:
244). Sipas studimeve të INSTAT, treguesi i divorceve në Republikën e Shqipërisë
është akoma i ulët krahasuar me me vende të tjera. Kjo sepse gratë shqiptare
zgjedhin akoma të jetojnë në një martes të palumtur, ku ato keqtrajtohen
psikologjikisht dhe fizikisht, për hatër të fëmijëve të tyre ose problemeve
98
ekonomike. Arsyet kryesore që kanë shprehur çiftet e divorcuara për divorvin janë
dhuna në familje, çështjet ekonomike dhe emigrimi12.
Shumë sociologë dhe psikologë kanë studiuar shkaqet dhe pasojat e divorcit
në shoqëri. Bazuar në të dhënat e nxjerra nga studimi i studiuesve Hamit Beqja dhe
Lekë Sokoli, arsyet kryesore për të kërkuar divorcin janë (Beqja, H., dhe Sokoli, L.,
2000: 60- 62):
a) Për shkak të ndryshimeve në karakter dhe temperament midis partnerëve
– 29.9 për qind e të anketuarve;
b) Gruaja ``ka tradhëtuar`` burrin ose ka braktisur familjen – 14.7 për qind e
të anketuarve;
c) Burri ``ka tradhëtuar`` gruan ose ka braktisur familjen – 11.2 për qind e të
anketuarve.
Pavarësisht nga ndryshimet e vazhdueshme, shoqëria shqiptare vazhdon të
jetë një shoqëri me elementë patriarkalë. Edhe kur vjen puna të divorci, gratë
konsiderohen si pala fajtore. Paragjykimet kundrejt grave të divorcuara janë shumë
të ashpra sa kërkohet një kurajo e madhe që një grua të ketë guximin të kërkojë
divorcin. Kjo sepse përveçse për çështjet e lidhura me divorcin, gratë duhet të
përballen edhe me sytë e të tjerëve që kërkojnë patjetër fajin te ato. Mundet që niveli
i divorceve të ishte më i lartë nëse shoqëria shqiptare do të ishte më moderne, më
pak paragjykuese ndaj grave, etj.
Gratë e kanë më të vështirë se burrat të kërkojnë divorcin sepse:
a) Shumë gra varen ekonomikisht nga bashkëshortët e tyre. Madje, rolet gjinore i
kanë mbyllur shumë gra brenda mureve të shtëpisë së tyre sa ato janë të varura
tërësisht nga partnerët e tyre. Disa studiues kanë arritur në përfundimin se
shkaqet kryesore të gjendjes depresive të femrave shqiptare janë varfëria
12 www.instat.gov.al
99
ekonomike, papunësia dhe mosmarrveshjet me bashkëshortin, sidomos kur
konflikte të tilla përgatisin "terrenin" e divorcimit (Dervishi, Z., 2001: 146).
b) Niveli i papunësisë është më i lartë midis grave. Gratë për shkak të detyrimeve
familjare e kanë vënë shpesh karrierën në pritje, sidomos kur vjen puna për
kujdesin ndaj fëmijëve. Përkujdesja për mirërritjen e fëmijëve është një ndër
arsyet kryesore pse gratë hezitojnë të kërkojnë divorcin. Siç shprehet sociologu
Zyhdi Dervishi “…vështirësitë ekonomike dhe veçanërisht detyrimet ndaj
fëmijëve nuk i lejojnë gratë të arratisen nga ``ferri i martesës së tyre`` (Dervishi,
Z., 2001: 146).
Mentalitetet e vjetra dhe negative kundrejt grave të divorcuara janë shumë të
ashpëra. Ato shihen si ``delet e zeza``të shoqërisë. Siç shprehet sociologu Zyhdi
Dervishi, ``Në kuturën folklorike të popullit tonë është mjaft e spikatur mendësia se
vajzave dhe grave iu ngjiten fjalët e liga, thashethemet, si ferra deleve (Dervishi, Z.,
2001: 47). Shumë gra mund të jenë të frikësuara dhe pa guxim për të kërkuar
divorcin për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga partnerët e tyre.
Nga ana tjetër, sipas studimit të Gloria La Cava dhe Raffaella Nanetti, gratë e
divorcuara e kanë më të vështirë të krijojnë një familje të re dhe të martohen; gratë e
divorcuara janë më shumë të rrezikuara ndaj dhunës, marxhinalizimit dhe varfërisë
se sa burrat. (La Cava, G., and Nanetti, R., 2000: 36).
100
KREU III: METODOLOGJIA
III. 1. Metodologjia
Përcaktimi i metodologjisë së studimit është një proces kyç në realizimin e
hulumtimit, duke patur parasysh që metodologjia e kërkimit orienton rrugëtimin që
do të ndjekë studimi për t’iu përgjigjur pyetjeve të ngritura dhe përcakton mjetet e
nevojshme për realizimin e kërkimit (Robson, C., 2002:76).
Për realizimin e këtij studimi janë përdorur disa metoda të hulumtimit, duke
gërshetuar mbledhjen e të dhënave empirike me ato teorike. Me anë të metodave të
zgjedhura u synua si mbledhja e të dhënave parësore ashtu edhe atyre dytësore, me
qëllim që studimi të ishte sa më i larmishëm. Metoda kryesore për mbledhjen e të
dhënave parësore në këtë studim është ajo sasiore (anketim) por, u mbështet edhe
nga mbledhja e të dhënave cilësore përmes bisedave të lira dhe intervistave gjysëm
të strukturuara me specialishtë dhe njohës të mirë të problematikave të Qarkut të
Kukësit, veçanërisht të të rinjve.
a) Metodologjia sasiore është ngushtësisht e lidhur me anketimin, i cili
përfaqëson ende një ndër metodat më të rëndësishme në fushën e kërkimeve
sociologjike (Dervishi, Z., 1998:43). Kështu, për mbledhjen e të dhënave
sasiore u hartua një pyetësor me 68 pyetje dhe u administrua në 600
subjekte, të rinj dhe prindër nga Qarku i Kukësit.
b) Janë realizuar 5 intervista gjysëm të strukturuara me specialishtë dhe njohës
të mirë të problematikave të Qarkut të Kukësit, veçanërisht të të rinjve.
Gjithashtu janë realizuar 20 intervista me banorë të Qarkut të Kukësit.
c) Me qëllim që studimi të jetë më i larmishëm u realizuan edhe 20 biseda të
lira më të anketuarit gjatë kohës së plotësimit të pyetësorit.
Lipset të theksohet se, analiza e të dhënave dytësore ështe po aq e
rëndësishme sa të dhënat parësore. Të dhënat dytësore japin ndihmë të çmuar, jo
101
vetëm në marrjen e njohurive për çështjen në studim, qartësimin e ideve dhe
ndihmesë në ndërtimin e pyetjeve kërkimore por, shërbejnë si tregues i rëndësishëm
i besueshmërisë dhe vlefshmërisë (Boslaugh, S., 2007) së studimit dhe rezultateve.
Analiza e këtyre të dhënave konsistoi në shqyrtimin e literaturës shqiptare dhe të
huaj, veçanërisht të studimeve dhe raporteve në lidhje me rolin dhe sfidat e të rinjve
(në Republikën e Shqipërisë dhe më gjërë).
Lloji i natyrës së kërkimit në këtë studim është i tipit jo eksperimental. Me
anë të metodave të zgjedhura në këtë studim synohet të përshkruhet, shpjegohet dhe
kuptohet roli dhe sfidat të rinjve në Qarkun e Kukësit gjatë dy djetëvjeçarëve të
fundit.
III. 2. Popullata dhe kampionimi
Nga shfletimi i literaturës rezultoi se nuk ishte e lehtë gjetja e të dhënave të
detajuara për grup-mosha të ndryshme të popullsisë së qarkut, si rezultat as për
grup-moshën 18-30 vjeç. Në Strategjinë e Zhvillimit Rajonal të Qarkut të Kukësit
(2012-2016) gjejmë këto të dhëna: Grupi i moshës 0-14 përfaqëson 38.5 për qind të
numrit të përgjithshëm të popullsisë së qarkut, grup-mosha 15-64 vjeç përbën 45.9
për qind, ndërsa 15.6 për qind e popullsisë është mbi 64 vjeç. Prirjet e tre grup-
moshave të përmendura më sipër kanë qenë pak a shumë të qëndrueshme që nga viti
2006 (Këshilli i Qarkut Kukës, 2012: 8).
Sipas të dhënave të Census 2011, ka këto të dhëna sipas grup-moshave për
Qarkun e Kukësit:
Tabela III. 2: Të dhëna mbi popullsinë e Qarkut të Kukësit, Census 2011
Nr. Grup-mosha Nr i popullsisë
1 0-14 vjeç 23168
2 15-29 vjeç 23468
3 30-44 vjeç 15774
4 45-e lart 22829
102
Ndërsa nga njoftimet për mediat të INSTAT, rezulton se popullsia e Qarkut
të Kukësit në 1 janar 2015 është 85461 banorë (ku 43521 janë meshkuj dhe 41940
janë femra)13. Duke qenë se kjo është e dhëna më e fundit e në lidhje me popullsinë
në këtë Qark, u vendos që të merret si referencë për numrin e popullsisë në këtë
qark.
III. 2. 1. Kampionimi
Për përcaktimin e madhësisë së kampionimit në studim u përdor formula e
Yamane (1967, f. 886), si më poshtë:
Formula e Yamane për llogaritjen e kampionit:
n - është madhësia e kampionit të kërkuar;
e - është intervali i konfidencës (kufiri i gabimit);
N - është madhësia e popullatës;
Për llogaritjen e kampionit përmes kësaj formule merret parasysh niveli i
konfidencës 95 për qind, pra kufiri i gabimit + - 5 për qind, dhe niveli i konfidencës,
p = .05
Duke qenë se e dhëna më e fundit për popullsinë e këtij Qarku vjen nga
INSTAT, u vendos të përdoret shifra e raportuar prej saj për llogaritjen e kampionit.
Pra: N = 85461; e = 0.05; Nga zbatimi i formulës rezulton që n = 398
Në fillim të studimit u synua të përfshihen në studim vetëm të rinj të moshës
18-30 vjeç. Në një fazë të mëvonshme, u vendos që, për arsye krahasimi midis
13 http://www.instat.gov.al/al/themes/popullsia.aspx?tab=tabs-4
103
mendimeve të të rinjve dhe brezave më të rritur, të realizohet një anketim me prindër
të grup-moshës 45 vjeç e lart. Duke qenë se me llogaritjen e formulës së Yamane,
400 është kampioni i përshtatshëm për të gjithë popullsinë e Qarkut të Kukësit (ku
përfshihen të gjitha grup-moshat, edhe ato që nuk synohen në studim), u mendua të
shtoheshin edhe 200 pyetësorë të cilët synohej të plotësoheshin nga prindër të
moshës 45 vjeç e lart. Kështu, numri përfundimtar i pyetësorëve të administruar për
këtë studim është 600 pyetësorë, të cilët janë të mjaftueshëm për të plotësuar kriteret
e kampionimit dhe përshtatshmërisë për kryerjen e analizave statistikore të
mëtejshme.
III. 2. 2. Të dhëna kryesore demografike dhe shoqërore për të
anketuarit
Nga analiza e të dhënave, kemi më poshtë të dhënat e përgjithshme për
kampionin e përfshirë në studim (tabela 3). Duhet thënë se ndër elemtët bazë që janë
mbajtur parasysh gjatë studimit ka qenë ruajtja e barazisë gjinore dhe përfshirja e
barabartë e banorëve të fshatit dhe qytetit.
Tabela III. 3: Të dhëna mbi kampionin e përfshirë në aketim
Grup-mosha
Gjithsej Statusi civil
Gjithsej Niveli arsimor
Gjithsej Rrethi Gjithsej
18-21 186 Beqar 282 Tetëvje-çar
72 Kukës 300
22-25 112 I martuar 286 I mesëm 262 Has 150
26-30 102 Pa pergjigje
32 I lartë 113 Tropojë 150
45-50 132 Gjinia Gjithsej I lartë në vazhdim
145 F/Q Gjithsej
51-56 40 Femra 300 Me gradë e titull
3 Fshat 300
57-62 21 Meshkuj 300 Pa përgjigje
5 Qytet 300
63 e lart
7
104
III. 2. 3. Procedura për zgjedhjen e kampionit
Gjatë procedurës së përzgjedhjes së kampionit u mbajt parasysh që:
- Të ruhej barazia gjinore
- Të ruhej barazia e përfshirjes në studim e popullatës si në fshat ashtu
edhe në qytet
- Të anketuarit duhet ti përkasin dy grup-moshave 18-30 vjeç dhe 45
vjeç e lart.
Kështu, fillimisht u bë planifikimi dhe ndarja e pyetësorëve duke patur
parasysh kriteret e më sipërme (fshat/qytet, të rinj/prindër, femra/meshkuj). Në
vazhdimësi, për zgjedhjen e të anketuarve u përdor përzgjedhja rastësore, duke i
kërkuar nëse pranojnë të marrin pjesë në anketim atyre që plotësonin kërkesat e më
sipërme. Pas marrjes së përgjigjes pozitive nga ana e personit të përzgjedhur, është
realizuar plotësimi i pyetësorëve.
Anketimet janë realizuar në mjedise të ndryshme, në varësi të vendodhjes së
të anketuarve. Shumë intervista janë realizuar në shtëpitë e të anketuarve, por një
pjesë e mirë e tyre janë realizuar edhe në institucionet ku të anketuarit punonin, në
klasa të shkollave të mesme (në auditore në universitete), disa prej tyre edhe në kafe.
Anketimet e realizuara në shtëpitë e të anketuarve kanë qenë më interesantet sepse
prej tyre gjeneruan edhe bisedat e lira, për të cilat do flasim më poshtë.
III. 3. Analiza për vlefshmërinë dhe besueshmërinë e instrumentit të
përdorur
Duke qenë se pyetësori i përdorur si instrument në këtë studim ka një gamë të
përzjerë të llojit të pyetjeve u vlerësua që, analiza faktoriale është një metodë më e
përshtatshme për të përcaktuar nivelin e besueshmërisë së të dhënave. Kjo duke
patur parasysh që vlerat e Cronbach Alpha janë shumë të ndjeshme ndaj numrit të
pyetjeve që përmban një shkallë (Pallant, J., J., 2010).
105
Para kryerjes së analizës faktoriale u verifikua nëse të dhënat plotësonin
kushtet për këtë analizë faktoriale. Të dhënat ju nënshtruan testit të KMO (Kaiser-
Mezer-Olkin) dhe testit i Barletit për sfericitetin. Këto teste janë matje të
përshtatshmërisë së të dhënave dhe kampionimit për këtë analizë. Sidomos testi i
Barletit për sfericitetin tregon vlefshmërinë dhe përshtatshmërinë e përgjigjeve të
mbledhura në lidhje me problemin që po studiohet. Që analiza faktoriale të
realizohet duhet që të dhënat të japin vlera të KMO (Kaiser-Mezer-Olkin) mbi .6,
ndërsa testi i Barletit për sfericitetin duhet që vlera të jetë p <= .005 (Pallant, J., J.,
2010). Nga analiza e të dhënave rezulton se KMO është .721 dhe p = .000. Pra, te
dhënat jënë të përshtatshme për të realizuar analizën faktoriale. Rezultatet e analizës
faktoriale tregojnë se ka homogjenitet midis variablave të përfshirë në studim14.
III. 4. Mbledhja e të dhënave sasiore
Për plotësimin e pyetësorëve kanë ndihmuar 20 të rinj nga Qarku i Kukësit, si
dhe miqtë dhe anëtarët e familjes time të cilët shërbyen si pika kontakti dhe
lehtësues në procesin e plotësimit të pyetësorëve (në vazhdimësi ju referohemi si
grupi i ndihmës). Grupi i ndihmës është angazhuar që në fillim të hartimit të
pyetësorit deri në arritjen e formës përfundimtare të tij.
Në fazën e parë, pasi pyetësori u hartua, është shpërndarë tek grupi i
ndihmës me qëllim testimin e tij. Grupi i ndihmës ka plotësuar pyetësorin dhe ka
mbajtur shënime dhe sugjerime për terminologjinë ose për pyetje të ndryshme.
Faza e dytë: Pas konsiderimit të sugjerimeve të grupit të ndihmës, pyetësori i
rishikuar është plotësuar në 50 persona me ndihmën e grupit të ndihmës, të cilët
kanë marrë feedback nga të anketuarit për qartësinë e pyetjeve, probleme që mund të
lidhen me kuptimin e tyre, sugjerime dhe kritika.
14 Referoju tabelës: Analiza Faktoriale e Variablave, Shtojca 1
106
Në fazën e tretë, pasi u reflektuan ndryshimet, pyetësori u konsultua me
profesorin udhëheqës, dhe pas reflektimit të sugjerimeve të shtruara prej tij, u
vendos për formën përfundimtare.
Ne fazën e katërt: Pas shumëfishimit, u koordinua puna me grupin e ndihmës,
me qëllim që plotësimi i pyetësorëve të bëhej sa më shpejt, duke patur parasysh që
infrastruktura e Qarkut të Kukësit dhe largësia e zonave ku do të kryhej plotësimi i
pyetësorëve e vështirësonte punën.
Pyetësorët dhe intervistat u plotësuan në periudhën Dhjetor 2014 - Mars
2016. Siç kishte rezultuar edhe gjatë testimit, plotësimi i pyetësorit kërkonte 25-30
minuta. Të dhënat u mblodhën përkatësisht në:
- Rethi i Kukësit: në qytetin e Kukësit dhe fshatrat: Shtiqën, Bicaj,
Bushtricë, Kolsh, Topojan dhe Shishtavec.
- Rethi Tropojë: në qytetin e Bajram Currit dhe fshatrat: Bujan dhe
Bytyç.
- Rrethi Has: në qytetin e Krumës dhe fshatrat: Gjinaj dhe Golaj.
Siç u tha edhe më sipër, intervistat u zhvilluan në shtëpitë e të anketuarve, në
intitucionët ku ata punonin ose studionin, disa prej tyre edhe në bar-kafe.
III. 4. 1. Analiza e të dhënave sasiore
Të dhënat sasiore janë analizuar duke përdorur Statistical Package for the
Social Sciences (SPSS Versioni 16.0). Në fillim, të dhënat i janë nënshtruar
analizimit të frekuencave për të parë për vlera jo të zakonshme, të cilat do të
tregonin për të një futje jo të saktë të të dhënave. Gjithashtu, u analizua normaliteti i
shpërndarjes së të dhënave me anë të histogramave dhe testit statistikor të
Kolmogorov-Smirnov. Shpërndarja rezultoi jo normale, gjë e cila është e zakonshme
kur kampioni është më i madh se 200 (Pallant, J., 2010), si në rastin e këtij studimi.
107
Testet statistikore të përdorura në analiza janë përshtatshme për shpërndarje
jonormale.
Një sërë treguesish, teknikash dhe testesh statistikore janë përdorur për të
përshkruar, vlerësuar dhe interpretuar të dhënat e disponueshme në këtë studim, si
dhe lidhjet (shoqërimet) midis variablave të ndryshme. Janë përdorur teknikat
statistikore si frekuencat, eksplorime, krostabulime, etj. U përdor analiza faktoriale
për vlerësimin e strukturës së instrumentit matës. Për vlerësimin e shoqërimeve
midis variablave kategorikë është përdorur testi statistikor Chi –Square, vlerat e Phi
dhe Cramer’s V. Këto janë testet më të parapëlqyer për vlerësimin e shoqërimeve
midis variablave kategorike. Të gjitha krahasimet dhe diferencat që janë diskutuar
në këtë studim, janë testuar për një nivel të domethënies statistikore në nivelin p <
.05.
III. 5. Mbledhja dhe analiza e të dhënave cilësore
III. 5. 1. Kampioni i studimit cilësor
Kampioni i studimit cilësor përbehet nga dy grupe të përfshira në studim,
grupi i intervistave dhe grupi i bisedave të lira.
Për realizimin e këtij studimi u realizuan 25 intervista të drejtpërdrejta, ku 5
prej të intervistuarve janë personalitete që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin një
ndihmesë të shquar në zhvillimin e Qarkut të Kukësit. Ata janë njohës dhe studiues
të problematikave shoqërore që shqetësojnë qarkun, veçanërisht të rinjve, mbi të
gjitha ata janë edhe aktivistë të shquar të shoqërisë civile. Ndërsa 20 të intervistuarit
e tjerë, janë zgjedhur duke patur parasysh që të intervistoheshin 10 persona të
grupmoshës 18 deri 30 vjeç dhe 10 persona të grupmoshës 45 vjeç e sipër.
Gjithashtu u mbajt në konsideratë barazia gjinore në përzgjedhjen e tyre (10 femra
dhe 10 meshkuj) dhe vendbanimi qytet apo fshat (10 në qytet dhe 10 fshat). Grupi i
ndihmës kontribuoi shumë në planifikimin dhe realizimin e intervistave. Me
ndihmën e tij u piketuan personat që plotësonin kriteret e mësipërme, të cilët u
108
kontaktuan paraprakisht, duke u marrë pëlqimin e tyre për të marrë pjesë në
intervistë. Pas kontaktit të parë, intervistat u planifikuan dhe u realizuar me personat
që pranuan të marrin pjesë në intervistë.
Ndërsa kampion i bisedave të lira rezultuan të anketuar dhe familjarë të tyre,
të cilët dikutuan rreth temave të përfshira në pyetësor. Zgjedhja e tyre ishte
rastësore, në varësi të situatës dhe nxitjes që merrnin të anketuarit dhe familjarë të
tyre për të diskutuar për temat që përfshiheshin në studim dhe kohës që kishin ata në
dispozicion. Kështu, bisedat e lira u zhvilluan më së shumti kur anketimi u realizua
në shtëpitë e të anketuarve. Ngrohtësia e shtëpisë dhe mikpritja e banorëve në këto
zona krijoi mundësi për vjeljen e një informacioni shumë të vlefshëm, i
paplanifikuar në fillim të studimit.
III. 5. 2. Intervistat
Intervista përmban 25 pyetje të hapura rreth të cilave u përqëndrua diskutimi
gjatë realizimit të saj. Personat e përzgjedhur për të marrë pjesë në intervistë janë
takuar personalisht duke u njohur me studimin dhe me kërkesën që ata të jenë pjesë
e të intervistuarve.
Më problematike rezultoi intervistimi i specialistëve të përzgjedhur për të
marrë pjesë. Në fillim të studimit u kontaktuan 10 specialistë dhe aktivistë të
shoqërisë civile, por për shkak të angazhimeve të tyre dhe kohës së përcaktuar për
realizimin e intervistaveu u arrit të intervistohen vetëm 5 prej tyre. Në dakortësi me
ta u vendos që formulari i intervistës të dërgohej me postë elektronike që të
intervistuarit të kishin të gjithë kohën e mjaftueshme për të dhënë mendimet e tyre.
Nga njëra anë kjo e bëri më të lehtë zbardhjen e bisedave, por normalisht
intervistimi i drejtpërdrejtë mund të kishte rezultuar në një informacion më të
bollshëm dhe përtej tematikave të prekura në intervistë. Ndërsa 20 të intervistuarit e
tjerë janë intervistuar drejtpërdrejt në ambjentet e shtëpisë së tyre ose në bar-kafe.
109
III. 5. 3. Bisedat e lira
Realizimi i anketimit zakonisht ishte i tillë: të anketuarit merrnin pyetësorin
dhe e plotësonin atë të pashqetësuar, ndërsa, autorja e këtij studimi priste pa
ndërhyrë dhe e gatshme për të ju përgjigjur ndonjë pyetje që mund të kishin ata. Jo
rrallë gjatë këtij procesi gjeneroheshin biseda dhe shprehje shumë interesante
(mbështetëse ose ironike) në lidhje me çështje të ndryshme të shtruara në pyetësor.
Sidomos në rastet kur intervistat realizoheshin në shtëpitë e të anketuarve, krijohej
një situatë shumë e ngrohtë dhe favorizuese për biseda më të gjata. Kështu, në disa
raste, të anketuarit, duke marrë nxitje nga ndonjëra prej temave të përfshira në
pyetësor, ndanë historitë e tyre, mendimet e tyre, kritika ose pohime, të cilat u
përmblodhën pas ndarjes me ta. Bisedat e lira ishin shumë interesante pasi në to
përfshiheshin edhe anëtarë të tjerë të familjes, të cilët ishin të pranishëm në shtëpi në
kohën e anketimit. Bisedat e lira janë një metodë që mund të vjelë informacion
shumë interesant, sikurse e thekson edhe studiuesi Zyhdi Dervishi, në bisedat të tilla
pjesëmarrësit janë më të çpenguar, flasin më gjatë e më hapur (Dervishi, Z.,
2003:13).
110
KREU IV: GJETJE DHE DISKUTIME
IV. 1. Punësimi - çështje kryesore e të rinjve në Qarkun e Kukësit
Papunësia është një ndër dukuritë më shqetësuese për banorët në Qarkun e
Kukësit, si dhe një ndër burimet kryesore për shumë problematika të tjera
socialekonomike, sidomos për të rinjtë e këtij qarku. Punësimi është konsideruar nga
të anketuarit si një nga faktorët me të rëndësishëm në organizimin dhe përballimin
jetës së banorëve, sidomos atë të të rinjve. Të pyetur se sa i rëndësishëm është
punësimi për ta, rreth 65.2 për qind e të rinjve të anketuarve shprehen se e
konsiderojnë punën si një faktor shumë të rëndësishëm në jetën e tyre. Duke patur
parasysh rëndësinë që ka të qënit i punësuar dhe faktin që papunësia është në nivele
të larta në këtë qark, gjetja e një vendi pune konsiderohet gjithashtu si një vështirësi
me të cilën lipset të përballen të rinjtë e Qarkut të Kukësit. Të pyetur në lidhje me
këtë, të rinjtë e anketuar shprehen se e konsiderojnë të vështirë gjetjen e një vendi
pune të përshtatshëm (54.8 për qind e të rinjve të anketuarve e mendojnë kështu).
Papunësia te të rinjtë ka ndikim të shumëanshëm në jetën e përditshme dhe të
ardhmen e tyre, duke i penguar të rinjtë të kontribuojnë në zhvillimin e tyre dhe të
komunitetit ku jetojnë ata. Të rinjtë e papunësuar kanë mundësi të kufizuara për të
ushtruar të drejtat e tyre, por po ashtu edhe detyrimet e tyre si qytetarë të shoqërisë.
Angazhimi në një pune të paguar është cilësuar si mënyra kryesore e sigurimit të të
ardhurave për të mbuluar shpenzimet e jetesës dhe ndërtimit të të ardhmes. Duke
mos patur të ardhura, të rinjtë nuk kanë mundësi të blejnë si konsumatorë, të
paguajnë taksat, të investojnë për të ardhmen e tyre, të sigurojnë jetën duke paguar
sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, nuk kanë mundësi të përmirësojnë jetesën e
tyre dhe as të familjarëve. Mbi të gjitha, duke mos patur të ardhura, të rinjtë nuk
mund të fitojnë pavarësinë financiare (Lundberg, M., dhe Wuermli, A., 2012: 12-18,
210), gjë e cila ndikon në rritjen e varësisë së kësaj grup-moshe ndaj anëtarëve të
tjerë të familjes, dhe prindërve në veçanti.
111
Siç shprehet një i ri gjatë bisedave të lira - ``Kush më shumë se të rinjtë kanë
nevojë për punë?! Të rinjtë janë si themelet e një shtëpie, për të ngritur muret
duhet puna, përndryshe ata do të mbeten të pastrehë gjithë jetën...nëse më
kupton ku e kam fjalën....``.
Por, të jesh pa punë pas shkollimit të mesëm ose të lartë nuk është sfida e
vetme për të rinjtë. Përfshirja e tyre në punë në ekonominë informale është po ashtu
një dukuri shqetësuese. Në Strategjinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014 -
2020, shumica e të rinjve të punësuar kryejnë punë informale ose punë të papaguar
në familje, gjë e cila dëshmon për punësim të kufizuar dhe kushte të këqija punësimi
të tyre (Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, 2014(a): 40-71). Qënia për një
kohë të gjatë pa punë dhe vazhdimi i punës në ekonominë informale ndikojnë në
perspektivën e të rinjve për të siguruar një punë ku mund të bëjnë karrierë dhe të të
rriten profesionalisht, të kenë mundësi për të patur një pagë të denjë, për të derdhur
sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, etj., (ILO, 2010: 8), të cilat, ndikojnë në
kontributin që mund të japin të rinjtë për zhvillimin e tyre dhe më gjërë.
Papunësia, si një nga dukuritë kryesore shqetësuese për të rinjtë në Qarkun e
Kukësit, e bën perspektivën dhe jetesën e të rinjve në këtë qark edhe më të vështirë,
duke i nxitur të rinjtë për ta ndërtuar të ardhmen e tyre diku gjetkë.
Nga analiza e të dhënave të anketimit rezulton se të rinjtë e Qarkut të Kukësit
shprehen se, përveçse mundësitë për të gjetur punë janë shumë të pakta, ka edhe një
sërë vështirësish të tjera që e bëjnë akoma më delikate situatën e tyre në lidhje me
punësimin.
IV. 1. 1. Jo të gjithë kanë të njëjtën mundësi për t’u punësuar
Përveçse papunësia është një dukuri shqetësuese, edhe më shqetësues është
fakti i mungesës së mundësive të barabarta për të patur një punë. Të pyetur se sa
dakort janë me pohimin: ‘‘Në Qarkun e Kukësit, gjithsecili ka të njëjtat mundësi për
t’u punësuar’’, 69.0 për qind e të rinjve të anketuar janë shprehur se nuk janë dakort
112
me këtë këtë pohim. Ata janë shprehur se, jo vetëm që mundësitë për të gjetur punë
nuk janë të njëjta për të gjithë por, edhe për të ecur përpara në karrierë, jo të gjithë
kanë të njëjtat mundësi (66.3 për qind e të anketuar e mendojnë kështu). Kjo gjë
vlen edhe për mundësitë që kanë banorët për t’u pasuaruar në Qarkun e Kukësit.
Rreth 66.3 për qind e të anketuarve mendojnë që banorët në Qarkun e Kukësit nuk
kanë mundësi të barabarta për t’u pasuaruar (Grafiku 1).
Grafiku IV. 1: Mundësitë e banorëve të Qarkut të Kukësit për punësim, karrierë dhe pasurim
Pra, siç vihet re edhe nga të dhënat e anketimit, problematika e papunësisë së
të rinjve në këtë qark është më e ndërlikuar pasi shoqërohet edhe me mungesën e
mundësive të barabarta për t’u punësuar ose për të bërë përpara në karrierë. Siç do të
tregohet edhe më poshtë, profesioninalizmi në një fushë të caktuar, përvoja e punës
ose zotërimi i aftësive të tjera plotësuese, nuk janë kriteret kryesore që ndikojnë në
punësimin ose jo të dikujt.
Nga bisedat e lira në lidhje me këtë temë, banorët shprehnin shqetësim të
madh për ‘pabarazinë e theksuar dhe padrejtësitë që bëhen hapur’ ndaj tyre. Akoma
113
më shqetësuese për ta është fakti që, edhe ato pak vende pune që ofrohen nuk zihen
nga njerëz që janë të përgatitur për të.
``Militantët kanë mbushur zyrat`` shprehet një nga banorët gjatë bisedës.
``Aq problematike është gjetja e një pune në këtë qark sa është luks të
mendosh për të bërë karrierë. Por ja që disa këtu kanë gjetur rrugën jo vetëm
për t’u punësuar, por edhe për t’u bërë drejtorë ose drejtoresha.`` shprehet një
tjetër banor gjatë bisedës.
IV. 1. 2. Punësimi: Jo sipas meritës ose kualifikimit
Një problematikë shqetësuese që ndikon në mundësitë e të rinjve për të
përmirësuar të ardhmen e tyre, po ashtu në përspektivat e tyre për të ardhmen dhe
qëndrimin (ose jo) në Qarkun e Kukësit është mungesa e meritokracisë në
përzgjedhjen e kandidatëve fitues për një vend të caktuar pune, ose emërimin në një
post drejtues.
Nga të dhënat e anketimit, rezulton se të rinjtë e pyetur mendojnë se vendet e
punës në këtë qark gjenden kryesisht me anë të ndihmës së njerëzve të afërm dhe
miqve, ose edhe nëpërmjet ndikimit të një njeriu me pushtet. Për pasojë edhe ato pak
vende pune që ofrohen, janë të vështira për t’u zënë nëse të interesuarit nuk kanë
mbështetjen dhe njohjet e duhura.
Të rinjve të anketuar i’u kërkua të zgjedhin mënyrat e gjetjes së vendit të
punës në Qarkun e Kukësit, dhe siç shihet nga grafiku 2, ndihma e një njeriu me
pushtet, ndikimet politike, ndihma e prindërve, të afërmve dhe miqve, janë mënyrat
më të përdorura për gjetjen e vendit të punës. Ndërsa, gjetja e vendit të punës
përmes zyrës së punës ose aplikimit përmes dokumetave janë zgjedhur pak nga të
anketuarit (përkatësisht 5.5 për qind dhe 4.0 për qind).
“Kush pyet sa i zoti je – shprehet një i ri gjatë intervistës – njeh ndonjë, ke
mik? Lekë normal që duhet të kesh! Nëse si ke, harroje se futesh në punë. Për
114
mua ka ndërhyrë babi përmes politikës se as bëhej fjalë të hyja në punë. Jam
sorollat kot për më shumë se një vit. Kë nuk ka takuar babi, edhe te deputeti
ka ik disa herë. Jo sot e jo nesër, u bënë gati tre vjet pa punë. Para zgjedhjeve
më vunë këtu ku jam..... prite kur të më heqin pas zgjedhjeve“.
Grafiku IV. 2: Si gjenden vendet e punës në Qarkun e Kukësit?
Jo vetëm gjetja e vendit të punës, por edhe suksesi varet nga njohjet që
dikush ka. Nëse ke njohjet e duhura mund të gjesh një vend pune, mund të ngrihesh
në detyrë, të përparosh në karrierë, etj. Rreth 48.8 për qind e të rinjve të anketuar
shprehen se janë plotësisht dakort që suksesi varet nëse ke miq dhe të njohur me
pushtet.
``Kush nuk është ulur në karriken e drejtorit këto kohë. Ska rëndësi në je
çoban ose analfabet......se kuptoj pse thonë që Amerika është vendi i
ëndrrave.....kur këtu është vendi i çudive...`` shprehet një nga banoret e këtij
qarku gjatë bisedave.
``Kam pesë vjet që jam diplomuar për ekonomik, bachelor dhe master, dhe
akoma nuk kam mundur të siguroj një vend pune. Nga nuk i kam dërguar
115
dokumentat, jam munduar edhe të gjej njerëz që të ndërhyjnë.....po ja ku jam
pa punë, ndërkohë që dëgjoj përditë sesi u fut filani e filania...me diploma
kristali15, a pa to fare....`` shprehet e shqetësuar një e re gjatë bisedave të lira.
IV. 1. 3. Vendet e punës të politizuara, sidomos postet drejtuese
Një tjetër dukuri shqetësuese për të rinjtë e këtij qarku, por edhe për banorët
e tjerë të tij, është ndikimi i partive politike në gjetjen e vendit të punës ose ngritjes
në detyrë të dikujt. Të pyetur se sa i vërtetë është pohimi: ``Në Qarkun e Kukësit
gjithsecili ka të njëjtin mundësi për të bërë karrierë``, 69.3 për qind e të anketuarve
shprehen se nuk janë dakort me këtë pohim (grafiku 1).
Gjithashtu, siç vihet re edhe nga grafiku 2, ndikimi i politikës shihet si një
ndër mënyrat kryesore për të gjetur një vend pune. Përveçse për gjetjen e një vendi
pune, të anketuarit shprehen se ndikimet politike janë gjithashtu të rëndësishme për
të bërë përpara në karrierë. Sipas tyre postet drejtuese janë të politizuara dhe nuk
jepen sipas meritës.
Duke ju referuar grafikut 3, vihet re se është e lartë përqindja e të rinjve të
anketuar që shprehen se janë shumë dakort pohimin: Postet drejtuese janë të
politizuara, nuk jepen sipas meritës, rreth 52.5 për qind e të anketuarve mendojnë
kështu. Gjithashtu, e lartë është edhe përqindja e prindërve të anketuar (rreth 49.0
për qind) që janë dakort me këtë pohim. Pra, sipas të anketuarve, në Qarkun e
Kukësit, vendet e punës merren më së shumti me anë të ndikimeve të jashtme (miq,
njohje, njerëz me pushtet, grafiku 2), dhe po ashtu politika ndikon jo vetëm në
gjetjen e një vendi pune por edhe në ngritjen në detyrë (grafiku 3).
Siç shprehet gjatë bisedës së lirë një nga të anketuarit: ``Ku ka drejtësi këtu,
ikën një parti dhe fap edhe punonjësit bashkë me të, vjen një parti tjetër në
pushtet dhe sjell me vete edhe punonjës të rinj. Ne kuksianët ja kemi gjet
zgjidhjen edhe kësaj, bëhu me LSI dhe je në rregull (qesh)``.
15 E kishte fjalën për Universitetin Jopublik “Kristal“.
116
Grafiku IV. 3: Postet drejtuese dhe politika
Ndërsa, një tjetër shprehet ndër të tjera: ``...edhe pastruese nuk futesh dot në
punë nëse nuk ke ndonjë të njohur me pushtet, jo më të bëhesh drejtues``.
``Çfarë mundësish të barabarta aman, po nuk pate mik të fortë e lekë rri e
ngrohu në diell`` – shprehet një tjetër - kush pyet për aftësi, rroftë partia i
themi këtej``.
Pra, siç nxjerrin në pah edhe të dhënat e studimit, papunësia është një
problematikë komplekse shoqërore në Qarkun e Kukësit që shoqërohet me një sërë
dukurish të tjera shoqërore, që e bëjnë gjendjen/pozicionin, sidomos të të rinjve,
edhe më shqetësuese. Të rinjtë, të gjendur në një situatë të tillë, ku vendet e punës
janë të pakta dhe aftësitë ose përgatitja e tyre nuk ndikon në gjetjen e një vendi
pune, përballen me dilemën për të qëndruar ose të largohen diku tjetër për një të
ardhme më të mirë.
117
IV. 2. Puna si një mjet për të siguruar para
Një dukuri shqetësuese në lidhje me punësimin është trajtimi i punës nga të
rinjtë, më së shumti dhe mbi të gjitha, si një mjet për të siguruar të ardhura
ekonomike. Të punosh sepse të pëlqen puna që bën, sepse je i përgatitur për atë
profesion, sepse dëshiron të japësh kontributin tënd në zhvillimin e shoqërisë, etj.,
duket se është luks për të rinjtë. Të gjendur pa asnjë bazë, të përballur me mundësitë
e pakta dhe problematikat e shumta, ka ndikuar tek të rinjtë duke i bërë ata të
përqëndrohen në plotësimin e nevojave bazë, duke ulur kështu pritshmëritë dhe
kërkesat që ata mund të kenë ndaj një vendi pune dhe asaj çfarë mund të japin dhe të
marrin prej saj.
Njerëzit punojnë për të plotësuar nevojat e tyre, në rastin e të rinjve të Qarkut
të Kukësit, nevoja imediate për të ardhura duket se nuk ju lë shteg për të kërkuar ose
menduar përse duhet të punojnë dhe ku duan të punojnë.
Përballja me dukuritë shqetësuese socialekonomike në Qarkun e Kukësit, të
cilat më së shumti lidhen me përpjekjet e banorëve për të përballuar kërkesat e
jetesës së përditshme (kostoja e lartë e jetesës, problemet ekonomike, mungesa e
mundësive për punë, etj.,) duket se i kanë bërë banorët të përqëndrojnë vëmendjen
dhe energjitë e tyre më së shumti tek gjetja e mënyrave për të siguruar të ardhura.
Duket se kjo përballje me jetesën ka prekur më së shumti të rinjtë, të cilët janë në
hapat e para të jetës së tyre të pavarur, si të rritur, dhe nevojat e tyre për të ndërtuar
të ardhmen janë edhe më të shumta. Të rinjtë u pyetën se si e konsiderojnë punën,
dhe nga të dhënat rezulton që shumica e të rinjve (62.2 për qind) e konsiderojnë
punën thjeshtë si një mjet për të siguruar para. Gjithashtu, edhe prindërit e pyetur
shprehen se për të rinjtë puna është thjesht një mjet për të siguruar para, rreth 46.5
për qind e prindërve të anketuar mendojnë kështu.
Nga analiza e të dhënave të studimit është arritur në përfundimin se kjo
zgjedhje e të rinjve është më shumë një tregues i mundësive të pakta që kanë të
118
rinjtë për të shprehur dhe zhvilluar veten, mundësive të pakta për të plotësuar
nevojat bazë të jetesës. Të konsideruarit e punës thjeshtë si një mjet që siguron të
ardhura ekonomike është tregues i problematikave të thella shoqërore dhe
ekonomike me të cilat përballen banorët e kësaj zone.
Të konsideruarit e punës thjeshtë si një mjet për të siguruar të ardhura nga të
rinjtë është më shqetësues sësa vetë papunësia si dukuri. Të shkuarit në punë vetëm
për rrogën që merret në fund të muajit nuk i nxit të rinjtë të japin më të mirën e tyre,
të kërkojnë të zhvillohen profesionalisht, ose edhe thjeshtë të realizojnë detyrimet e
tyre në punë. Gjithashtu, kjo i bën të rinjtë të jenë pasivë dhe të futen në një rutinë
që i thellon më shumë vështirësitë me të cilat përballen ata.
``Aq keq është për të gjetur punë këtu sa nuk kemi pretendime, vetëm të
futemi në punë e të marrim atë të shkretë rrogë, ske çfarë të kërkosh më
shumë......luftë për mbijetesë...`` shprehet ndër të tjera një nga banoret gjatë
bisedave të lira.
``Këtu nuk të pyet kush çfarë pune bën e a je i kënaqur....pyetja është: A je në
punë?....nëse thua Po, të thonë, lum si ti, mbaje fort....`` shprehet një tjetër
banore gjatë bisedave të lira. ``Të bësh punën që do?! Kush e ka këtë luks
për të zgjedhur, thjeshtë duhet të gjesh punë se na duhet rroga`` shprehet një
e re gjatë bisedës.
IV. 3. Arsimimi si një mundësi për të patur punë në të ardhmen
Jetesa në Qarkun e Kukësit i përball të rinjtë me një sërë pengesash. Varfëria
dhe papunësia, dy nga dukuritë kryesore që i përballin të rinjtë me realitetin e
vështirë në të cilin jetojnë, janë po ashtu edhe shtysat për përpjekjet për t’i kapërcyer
ato. Të rinjtë në këtë qark, megjithë mundësitë e pakta, janë munduar të luftojnë
kundër këtyre problemeve për të përmirësuar jetesën e tyre dhe për të ecur përpara.
Emigrimi dhe arsimimi mund të jenë dy nga format kryesore (mbase dhe alternativat
e vetme) me të cilat të rinjtë i janë përgjigjur sfidave dhe vështirësive.
119
Por shpesh herë, për shkak të varfërisë dhe nivelit të lartë të papunësisë, të
rinjtë nuk kanë mundësi të ndjekin studimet e larta. Ndjekja e studimeve të larta
kërkon një sasi të konsiderueshme të ardhurash, të cilat rriten nga viti në vit, me anë
të të cilave prindërit duhet të mbulojnë shpenzimet mujore gjatë viteve të studimit të
fëmijëve të tyre. Rreth 56.1 për qind e të rinjve të anketuar që nuk kanë ndjekur
studimet e larta janë shprehur se faktori kryesor që ka ndikuar janë problemet
ekonomike.
Megjithatë, çdo vit një numër i konsiderueshëm të rinjsh i drejtohen
auditoreve pas përfundimit të shkollës së mesme (43.2 për qind e të rinjve të
anketuar janë në vazhdim të studimeve, 15.0 për qind i kanë mbaruar ato). Por,
duket se të rinjtë nuk janë aq shumë entuziastë për rezultatet që do të sjellë arsimimi
i tyre në përpjekjet për t’u punësuar.
Gjatë punës si lektore të autores së këtij disertacioni, është diskutuar shpesh
me studentët për çështje që lidhen me mënyrën e zgjedhjes së profileve të studimeve
dhe çfarë presin të rinjtë pas mbarimit të studimeve të larta. Nga këto diskutime
kanë rezultuar këto përfundime kryesore:
a) Përgjithësisht, të rinjë e kanë zgjedhur rastësisht profilin e tyre arsimor, ose
me saktë, profili që po ndjekin, shpesht, është ajo që kanë mundur të fitojnë.
Pak prej tyre e kanë patur kërkesë të parë profilin arsimor që po ndjekin,
shumë shprehen se kanë fituar atë profil arsimor që e kanë vënë në listë për të
mbushur numrin, etj. Por edhe ata që e kanë patur preferencë të tyre profilin
që ndjekin duket se në zgjedhjen e tij janë të ndikuar më shumë nga të tjerët,
sidomos nga prindërit e tyre.
b) Më shumë se sa vëtë shkollimi, ndjekja e studimeve të larta është përcjellë si
një ndër alternativat e vetme që ka një i ri shqiptar pasi ka marrë në dorë
diplomën e maturës. Siç shpesh shprehen me shaka të rinjtë: kur mbarojmë
120
shkollën e mesme, vajzat kanë dy altenativa – të ndjekin studimet e larta ose
të martohen; ndërsa djemtë – të ndjekin studimet e larta ose të emigrojnë.
c) Përgjithësisht, shqetësimi më i madh i të rinjve që ndjekin studimet e larta
është punësimi, pasiguria e shoqëruar me të ardhmen. Të rinjtë shprehen të
shqetësuar për atë që i pret pas përfundimit të studimeve: po mbaroj
studimet... po pastaj? Ku do të gjej punë unë?
Kështu, të rinjtë u pyetën se sa dakort janë me pohimin: ‘Arsimimi nuk sjell
ndonjë ndryshim në të ardhmen e të rinjve’. Nga analiza e të dhënave të anketimit
kemi këto rezultate: Rreth 14.5 për qind e të anketuarve shprehen se janë shumë
dakort me këtë pohim, 27.5 për qind e tyre mendojnë se kjo është disi e vërtetë, 29.8
për qind shprehen se kjo është pak e vërtetë, 28.2 për qind aspak e vërtetë.
Duke u nisur nga të dhënat e anketimit mësipër, vihet re që përqindja e të
rinjve që janë shprehur se janë dakort ose disi dakort me pohimin është e lartë. Ky
qëndrim i të rinjve mund të kuptohet duke patur parasysh papunësinë në rritje dhe
pagesat e ulta në tregun e punës, sidomos në sektorin shtetëror. Edhe pse të
arsimuar, të rinjtë nuk kanë mundësi të gjejnë punë, por edhe nëse gjejnë, pagesat e
tyre janë të ulta krahasuar me koston e lartë që ka jetesa e përditshme.
Gjithashtu, ky qëndrim i të rinjve ndaj arsimimit mund të kuptohet më shumë
duke patur parasysh që të rinjtë e lidhin rëndësinë e ndjekjes së arsimimit me
mundësinë e gjetjes së punës. Kështu, rreth 56.2 për qind e të anketuarve shprehen
se ndjekja e studimeve është e nevojshme për gjetjen e punës në të ardhmen.
Siç del në pah nga të dhënat e anketimit, ajo çfarë të rinjtë shprehin është
frika që kanë për të ardhmen e tyre, një lloj mosbesimi se arsimimi i tyre do të sjellë
përmirësim e të ardhmes së tyre, por, nga ana tjetër, arsimimi shihet si një ndër
alternativat e vetme që ju ofrohet.
121
Shumë prej të rinjve thonë se arsimi i lartë është thjesht mundësia e vetme që
ju ofrohet pas përfundimit të shkollës së mesme. Si rezultat, shumë prej të rinjve
kanë ardhur në auditore jo sepse kanë një plan të qartë ose sepse e duan profesionin
që do të kenë, por sepse nuk kanë alternativë tjetër. Ata shprehen se nuk besojnë se
arsimimi do të sjellë punësimin e tyre, që konsiderohet si rezultati minimal që pritet
të marrin ata nga arsimimi, por edhe si objektivi që synojnë të arrijnë me mbarimin e
studimeve të larta.
IV. 4. Kthimi në vendlindje, alternativa e fundit për të ndërtuar të
ardhmen
Jetesa e banorëve në Qarkun e Kukësit është shumë e vështirë sidomos për
shkak të varfërisë dhe papunësisë që karakterizon këtë zonë. Problematikat e shumta
me të cilat përballen banorët, sidomos në fshatra, i kanë shtyrë ata të kërkojnë
alternativa të tjera për të përmirësuar jetësën. Ndër vite, një numër i konsiderueshëm
banorësh janë larguar (sidomos nga fshatrat), e të tjerë që jetojnë aty lakmojnë të
largohen, sidomos të rinjtë.
Me largimin e popullsisë, infrastruktura, në veçanti ajo e fshatrave, është
përkeqësuar shumë. Fshatrat e Qarkut të Kukësit gjithnjë e më shumë po i ngjajnë
vendeve të braktisura, në të cilat nuk banon më njeri. Pak shtëpi të shpërndara nëpër
male, në të cilat akoma del tym nga oxhaku, të rrethuara nga rrënoja të shtëpive të
tjera, që mezi mbahen në këmbë.
Siç shprehet një i ri nga fshati gjatë bisedës: ``Jetoj nga halli këtu, babai më
ka vdekur e të gjitha hallet më kanë rënë mua e nënës. Nuk kam patur
mundësi të iki sepse se lija dot nënën vetëm me dy motrat. Stërmundohemi
çdo ditë për një copë bukë!``.
Së fundmi, pas eksodit të madh të vitit 1990, u vu re edhe një tjetër eksod i
banorëve të Qarkut të Kukësit, mund të themi eksodi i vitit 2015, ku një numër i
122
madh familjesh ju drejtuan vendeve të Europës, sidomos Gjermanisë (Instituti për
Bashkëpunim dhe Zhvillim, 2016). Qarku i Kukësit është ndër më të prekurit nga ky
largim masiv i popullsisë, i cili është më delikat se ai i vitit 1990. Kjo, sepse tani ata
që largohen janë më së shumti familjarë, me të gjithë anëtarët e familjes së tyre. Në
vitin 1990 më së shumti u larguan të rinj meshkuj të cilët kishin akoma këtu familjet
e tyre. Ndërsa, tani, familjet po largohen duke mos lënë asgjë për të cilën të kthejnë
sytë mbrapa në të ardhmen. Përveç kësaj, popullsia që po largohet janë relativisht
çifte të reja me fëmijët e tyre, duke bërë që pjesa më vitale e popullsisë të pakësohet.
Qarku i Kukësit është shquar për popullsinë e re që e karakterizon. Ngjarjet e
fundit tregojnë se edhe kjo karakteristikë mund të shëndrrohet në diçka e së
shkuarës, sepse kjo gjeneratë e re po largohet, bashkë me fëmijët e tyre. Duket
shqetësuese për Qarkun e Kukësit kjo ndodhi, ku në çdo familje flitet për ata që po
ikin dita-ditës, për planet për të ikur të atyre që akoma nuk janë larguar, e mbi të
gjitha, për frikën se mos ata që kanë ikur ``i kthejnë mbrapsh në mizerjen që kanë
lënë këtu`` - siç u shpreh një nënë gjatë bisedës.
``Vajza ime ka ikur në Gjermani me tre djemtë dhe burrin – tha ajo – kam
frikë se mos e sjellin prapë këtu. Mbeta me kokë në televizion duke dëgjuar
çfarë thuhet. Lutem çdo natë që të mos e kthejnë. Është e tmerrshme sepse
nuk ka asgjë që e pret këtu, as shtëpi,as punë, asgjë prej gjëje. Inshallah nuk e
kthejnë!``.
Edhe nga të dhënat e anketimit rezulton një lloj parapëlqimi e të rinjve për të
lënë vendlindjen e për ta kërkuar të ardhmen e tyre diku tjetër. Kështu, të rinjtë u
pyetën se a kanë familjarë që kanë emigruar jashtë Republikës së Shqipërisë, 80.5
për qind e tyre janë shprehur po.
Akoma më shqetësuese është përgjigja që të rinjtë i kanë dhënë pyetjes: A
dëshironi të migroni nga Qarku i Kukësit në të ardhmen? Rreth 71.0 për qind e tyre
123
janë shprehur po (grafiku 4). Shumë të rinj se e mendojnë të ardhmen e tyre gjetkë
dhe këtë e shprehin edhe përmes përgjigjes së mësipërme.
Nga analiza e të dhënave të anketimit rezulton se sa më të rinj në moshë të
anketuarit, aq me e madhe është përqindja e atyre që shprehen së dëshirojnë të
largohen krahasuar me ata që shprehen për të kundërtën. Duket se midis gup-
moshës 26-30 vjeç ka një qëndrim më të ekuilibruar midis dëshirës për t’u larguar
ose jo, por jo për shkak se kushtet e jetesës janë përmirësuar për ta. Të rinjtë e kësaj
grup-moshe e shohin veten në ``moshë të papërshtatshme për të marrë rrugët e
emigrimit, diçka që duhet ta kishin bërë shumë vjet më parë`` siç shprehet një i ri
gjatë bisedave të lira.
Grafiku IV. 4: Të rinjtë dhe migrimi
Dukuria e largimit nga Qarku i Kukësit është shqetësuese, sidomos tek të
rinjtë që po mbarojnë studimet. Ndër vite këtë qark e ka shqetësuar fakti që të rinjtë
nuk dëshirojnë të kthehen pas mbarimit të studimeve të larta.
Të pyetur se sa dakort janë me pohimin: Të rinjtë e Qarkut të Kukësit nuk
dëshirojnë të kthehen në vendlindje pas përfundimit të studimeve, rreth 37.2 për qind
124
e të anketuarve janë shprehur se janë shumë dakort me këtë pohim, ndërsa 28.2 për
qind janë shprehur se janë disi dakort.
Kjo përforcohet edhe nga pyetja që i është bërë studentëve që aktualisht janë
duke ndjekur studimet e larta: Çfarë dëshirojnë ata të bëjnë pas përfundimit të
studimeve?
Rreth 74.0 për qind e të anketuarve janë shprehur se dëshirojnë të qëndrojnë
në Tiranë ose të ikin jashtë shtetit, krahasuar me 26.0 për qind që shprehen se
dëshirojnë të kthehen në vendlindje. Nga analiza e të dhënave të anketimit vihet re se
nuk janë vetëm djemtë ata që nuk dëshirojnë të kthehen në vendlindje pas
përfundimit të studimeve, por edhe vajzat. Siç do të diskutohet më poshtë,
mentalitetet patriarkale shpesh i kanë penguar të rinjtë që të zgjedhin se ku të
jetojnë, me kë të jetojnë, sidomos të rejat.
IV. 5. Arsyet kryesore që i shtyjnë të rinjtë e Qarkut të Kukësit të
migrojnë
Duke qenë se është e lartë përqindja e të rinjve që shprehen se preferojnë të
largohen nga qarku dhe ta ndërtojnë jetesën e tyre diku tjetër, është e rëndësishme të
hulumtohen arsyet kryesore që i shtyjnë ata të jenë kaq të vendosur në këtë zgjedhje.
Nga analiza e intervistave dhe bisedave të lira, rezultonjnë të dhëna të cilat
mbështetin rezultatin e të dhënave sasiore. Të rinjtë priren të largohen nga Qarku i
Kukësit për shkak të problematikave të shumta që shqetësojnë jetësën e tyre dhe
vështirësojnë krijimin e një të ardhme më të mirë për ta. Kjo prirje për të ikur duket
sikur e mban ``pezull`` jetesën e të rinjve në vendlindje, për ta rifilluar atë ``kur të
ikin``.
Ashtu siç pritej, duke patur parasysh edhe problematikat e mprehta
ekonomike dhe shoqërore që mbizotërojnë në këtë zonë, arsyet kryesore që i shtyjnë
të rinjtë të largohen nga Qarku i Kukësit janë (grafiku 5):
125
Grafiku IV. 5: Arsyet që i shtyjnë të rinjtë të largohen
Kjo lloj prirje e të rinjve për të kërkuar të ardhmen e tyre gjetkë mund të ketë
ndikuar edhe në mungësën e angazhimit dhe të përshfshirjes së tyre në fusha të
ndryshme të jetës shoqërore. Sipas të dhënave të anketimit rezulton se, të rinjtë e
Qarkut të Kukësit (të paktën 17.8 për qind e të anketuarve) janë shprehur se një ndër
arsyet pse të rinjtë nuk angazhohen në jetën shoqërore ose publike është se të
ardhmen e tyre nuk e mendojnë këtu.
Gjatë bisedave të lira një i ri tregon sesi vetëm për të ikur nga këtu ishte i
gatshëm të martohej me një zonjë të moshuar në Gjermani, pra për të siguruar
dokumenta.
``Është kaq e pashpresë jetesa këtu – shprehet ai – sa jam gati të pranoj çdo
gjë vetëm për të gjetur një mundësi të iki. Gati u martova me zonjën – tha ai
126
– po duheshin më shumë euro se sa kisha mundësi të gjeja. Kur i gjeta eurot
zonja na ishte zënë (qesh)....``.
Edhe nga intervistat del në pah mprehtësia e kësaj dukurie shqetësuese
shoqërore. Kështu, i intervistuari J.K. shprehet se, mungesa e prespektives dhe
mundësitë e pakta për punësim janë shtysa të forta për të rinjtë. Gjatë intervistës ai
shprehet se një rol të rëndësishëm në përkeqësimin e kësaj dukurie luan mungesa e
vizionit për të rinjtë nga organet vendimarrese, qoftë ato vendore ose qëndrore.
Sipas tij, organet vendimmarëse kanë bërë shumë pak ose pothuajse asgjë për t’u
ofruar mundësi të rinjve dhe për t’i ``joshur`` ata të qëndrojnë dhe ndërtojnë të
ardhmen e tyre në vendlindje.
``Të rinjtë e këtij qarku mendojnë vetëm për t’u larguar nga vendi. Ata nuk e
shikojnë të ardhmen e tyre në Qarkun e Kukësit por jashtë tij`` shprehet i
intervistuari R.A. Sipas tij mungesa e mundësive për të bërë një jetë cilësore i shtyn
të rinjtë të largohen. Papunësia është një shtysë kryesore, Tirana ose vende të tjera
jashtë shtetit mund të ofrojnë më shumë mundësi për të gjetur punë e për të siguruar
të ardhura. ``Nuk ka asgjë që i mban të rinjtë këtu, përveç të afërmve të tyre, por,
përballë problematikave të shumta, jetesës së vështirë dhe mundësive të pakta,
familja më shumë se sa një pengesë është një shtysë për ta që të marrin guximin e të
largohen për të kërkuar të ardhmen e tyre diku tjetër`` shprehet ai.
Gjatë bisedave të lira një i ri shprehet: ``Familja është shtysë e madhe për të
ikur, kur shoh se sa shumë vuajnë prindërit, sa pak të ardhuara kanë e sa
shumë probleme, nuk më shkon gjë tjetër në mëndje vetëm të iki sa më parë,
për ta dhe për veten time``.
Sipas të intervistuarit R.D., papunësia dhe jeta shumë e varfër socialkulturore
janë shtysa të forta për të rinjtë në Qarkun e Kukësit që të largohen. Ai shprehet se
kjo shtysë për t’u larguar forcohet më shumë nga fakti se të rinjtë nuk e njohin sa
duhet edhe jetën jashtë Shqipërisë. Sipas tij, është krijuar ideja se përtej kufinjve ka
127
mundësi të pafundme për të rinjtë, vetëm në vendlindje jo. Duke qenë se i
intervistuari R.D. ka vite që merrët me problematikat e të rinjve shprehet se,
``....përgjithësisht, të rinjtë mendojnë se e ardhmja e tyre e `ndritur` mund të jetë
jashtë Kukësit, në vendet perëndimore (ose edhe në Tiranë). Ky lloj besimi ka bërë
që një numër në rritje të të rinjve po largohen nga vendi, pavarësisht vështirësive për
integrim në vendet ku shkojnë``.
E intervistuara V.I., shprehet se situata është shumë shqetësuese në këtë qark
sepse të rinjtë përballen me shumë sfida. Përveç papunësisë, varfërisë dhe mungesës
së jëtës socialkulturore ajo shprehet e shqetësuar për ``shembujt`` që marrin të rinjtë
këtu. ``Modelet e suksesit nuk janë njerëz me virtyte - shprehet ajo - përkundrazi,
Qytetërimi është në grahmat e fundit në Kukës.``.
Edhe nga të dhënat e anketimit dhe bisedat e lira del në pah shqetësimi i
banorëve për mundësitë e pamerituara që marrin disa dhe për pamundësitë e mëdha
që kanë të tjerët. Sipas të dhënave të intervistave, në gjithë këto sfida me të cilat
përballen banorët në këtë qark, të rinjtë përballen edhe me dy sfida të tjera. Nga
njëra anë, me pamundësinë e familjeve të tyre për t´i ndihmuar më shumë dhe, nga
ana tjetër, me neglizhencën e institucioneve shtetërore për të hartuar dhe zbatuar
strategji për t´i ndihmuar dhe përshirë të rinjtë.
Familjet në Qarkun e Kukësit sakrifikojnë shumë për fëmijët e tyre, por kanë
shumë pak mundësi për të ju ofruar më shumë atyre. Sipas të intervistuarve, varfëria
është një sfidë e madhe që ``i pret krahët`` familjeve në këtë qark dhe i vë ato në
luftë të vazhdueshme për të siguruar plotësimin e nevojave bazë si ushqim, veshje e
strehim, e të ngërthyer në këtë luftë nuk kanë shumë mundësi për të ofruar më
shumë siguri dhe mundësi për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Nga ana tjetër, sipas të intervistuarve, institucionet shtetërore (qëndrore ose
vendore) kanë mangësi të theksuar në planifikimin e strategjive dhe mundësive për
të përfshirë dhe aktivizuar të rinjtë, duke i lënë ata të neglizhuar. Institucionet
128
shtetërore kanë mungese vizioni dhe projektesh për përfshirjen e të rinjve, ``për të
kthyer forcën dhe energjinë e tyre në produktivitet``- siç shprehet i intervistuari
R.A.
Duke qenë në një situatë të tillë, nga njëra anë, prej familjes nuk kanë çfarë të
presin, nga ana tjetër, institucionet shtetërore i injorojnë të rinjve nuk ju mbetet
zgjidhje tjetër, vetëm të kërkojnë tjetërkund mundësi për një të ardhme më të mirë.
Megjithatë, të intervistuarit shprehen se edhe vetë të rinjtë janë neglizhues, lipset që
edhe ata të jenë më aktivë dhe të përfshihen më shumë. “Të kontribuojnë dhe të
kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet, dhe jo të dorëzohen e të hedhin sytë përtej
kufijve” – shprehet i intervistuari J.K.
IV. 6. Rruga Durrës – Kukës, një tjetër shpresë e kthyer në zhgënjim
Infrastruktura rrugore, e brendshme dhe kombëtare, ka qenë një shqetësim i
vazhdueshëm për të gjithë Qarkun e Kukësit, pavarësisht nga regjimi i qeverisjes
ndër vite. Kjo infrastrukturë e pazhvilluar ka qenë një problem i madh, madje është
parë nga banorët si një ndër shkaqet kryesore të problemeve të tjera
socialekonomike që kanë shqetësuar jetën e tyre për një kohë të gjatë. Në Strategjinë
e Zhvillimit të Qarkut të Kukësit thuhet që në fillim: “Kukësi konsiderohet një zonë
e largët përsa i përket distancës dhe vështirësive që hasen gjatë udhëtimit drejt
qendrave të tjera urbane dhe porteve. Terreni është i thyer, me male të larta e të
thepisura dhe fusha të pakta e lugina lumenjsh. Largësisë i shtohet edhe mungesa e
një infrastrukture të pershtatshme” (SZHQK, 2004: 10).
Përveç kësaj, largësia gjeografike, e cila behej edhe më shumë problem për
shkak të rrugëve të rrezikshme, ndikoi edhe në mungesën e investimeve të qeverive
(qoftë gjatë regjimit socialist totalitar, edhe pas rënies së tij) në këtë Qark. Duket që
pas shumë viteve, investimi më i madh i ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare, dhe që
banorët e Qarkut të Kukësit e panë në veçanti si një investim për Qarkun e tyre
(pavarësisht nëse ishte i tillë ose jo), ishte fillimi i projektit për ndërtimin e rrugës
129
Durrës – Kukës. Që në fillimet e tij ky projekt rigjallëroi ritmin e jetesës në këtë
Qark dhe në të gjithë pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë. Një numër i
konsiderueshëm i popullsisë u punësua në këtë projekt, shumë shtëpi u dhanë me
qera, mallra dhe të mira materiale qarkullonin, etj. Përveç të tjerash, ndërtimi i kësaj
rruge rigjallëroi shpresat e banorëve të këtyre zonave për një të ardhme më të mirë.
Rrugës Durrës – Kukës filloi të përdorej zyrtarisht në Qershor të vitit 2009.
Që në fillimet e zbatimit të këtij projektit u vu re interesi i madh i të gjithë
shqiptarëve, medias së shkruar dhe vizive, subjekteve politike, etj. dhe u vlerësua si
një ndër projektet më të mëdha të ndërmarra në Ballkan vitet e fundit.
Faqet e shtypit shqiptar u mbushën për një kohë të gjatë me artikuj vlerësues
dhe kritikues për zbatimin e këtij projekti. Në mënyrë periodike janë shfletuar
artikujt e shkruar në lidhje me këtë çështje në disa nga gazetat shqiptare si gazeta:
Shqip, Shekulli, Tema, Koha Jone, Standard, etj. Ajo çfarë u gjet në këto artikuj
ishte se ndërtimi i kësaj rruge kishte marrë ngjyrime të ndryshme por pak ose aspak
ngjyrat e zhvillimit të një Qarku të tërë, si më poshtë:
Në shumë artikuj ndërtimi i kësaj rruge u trajtua si një projekt i rëndësishëm,
duke e veshur me ngjyra të theksuara kombëtare. Rruga u pa si një urë lidhëse e
rëndësishme që do të sjellë më afër Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e
Kosovës, si një simbol “i rënies së murit të Berlinit” midis dy pjesëve të kombit, të
cilat kanë qenë të ndara për mëse një shekull. Gjithashtu, projekti i rrugës Durrës –
Kukës shihej si një faktor i rëndësishëm që do të ndihmojë në integrimin e
Republikës së Shqipërisë në Ballkan, Europë, dhe më gjërë. Gjithashtu, ndërtimi i
kësaj rruge është trajtuar si një faktor që do të lehtësojë dhe krijojë kushtet e
përshtatshme për organizimin e një tregu të përbashkët kombëtar, rajonal, europian,
etj16.
16 Disa prej artikujve të gazetave të shfletuara: Fjoraldi Zguro, "Rruga, nje investim per integrimin", Koha
Jonë, 31.05.2009; Fatjona Mejdini, Berisha-Thaci: Ra "muri", u bashkuam, Koha Jonë, 01.06.2009;
Eduard Zaloshnja, Miti Durrës-Prishtinë, Gazeta Shekulli, 09.12.2008; Blendi Fevziu, Shqiperia e Kosova,
130
Një pjesë e mirë e artikujve të shkruar për këtë rrugë dhe zbatimin e projektit
të saj ishin të fokusuara në trajtimin e ndikimeve ekonomike në të tashmen dhe të
ardhmen. Përmes këtyre artikujve u gjetën debate të forta që e trajtonin zbatimin e
projektit të rrugës si një shpenzim kolosal të shtetit shqiptar, i cili do të ndikonte
negativisht në ekonominë e shtetit, dhe, nga ana tjetër, si një mundësi zhvillimi
ekonomik në të ardhmen e vendit. Gjithashtu, ndërfutja e faktorit politik në lidhje
me ndërtimin e rrugës dukej e zakonshme nëpër artikuj, madje kjo përbënte debatin
më të ashpër në lidhje me zbatimin e projektit për ndërtimin e rrugës. Nga njëra anë,
e djathta (në maxhorancë) e paraqiste këtë projekt si një ndër arritjet më të mëdha të
punës së qeverisë, nga ana tjetër, e majta (në opozitë) tërheq vëmendjen për
problemet ekonomike dhe ligjore gjatë zbatimit të projektit të rrugës17.
“E sot kur e shoh se lidhja e shqiptarëve po bëhet realitet, se në Tiranë do të
mund të shkojmë dhe të kthehemi brenda ditës, e ndjej se shprehja e
atëhershme e gjyshes sime, “Kukësi është pas atij mali, por është e ndaluar të
shkohet atje” tani do t’i mbetet historisë dhe studiuesve e do të shënojë vetëm
të kaluarën famëkeqe të shqiptarëve”, shprehet Arbnora Dushi duke vazhduar
më tej – “Mundësia e kontakteve do të çojë në rrafshimin e dallimeve dhe në
forcimin e idesë së njejtësisë kombëtare. Kjo është vetëm çështje kohe.
Fatmirësisht që pengesa të tjera më nuk kemi dhe nuk do kemi më as edhe
emocione të trishta që prodhojnë ndarjet e dhunshme”18.
“Ekziston një paralele në mes të rrugës e përpjekjeve për ndërtimin e saj dhe
të projektit të bashkimit kombëtar. Njësoj, për bashkimin kombëtar thuhet se
nje? Perse jo?!, Koha Jonë, 04.10.2009. “Durrës – Kukës, një europë mes maleve” , Gazeta 55 e ,
25.06.2009, etj.
17 Disa prej artikujve të gazetave të shfletuara: Andrea Stefani, Kalimashi Ose Të Fshehësh Duart "E
Pastra", Gazeta Shqip, 12.04.2009; Mentor Kikia, "Durrës-Kukës", politika të bëjë mënjanë, Gazeta Shqip,
12.09.2007; Andrea Stefani, Ndërton Rrugën, Por Shkatërron Shtetin Ligjor, Gazeta Shqip,16.06.2009;
Petrit Vasili, Më në fund e kuptuan rrugën, Gazeta Shqip, 27.02.2009; Balla: Berisha po përdor si sukses
vjedhjet e Durrës-Kukës, Gazeta Shqip, 19.07.2008, etj.
18 Arbnora Dushi: Fundi i emocioneve të trishta të ndarjes së shqiptarëve, Gazeta Tema, 30.05.2009.
131
është projekt i parealizueshëm, se është projekt në të cilin nuk ia vlen të
investohet, se bota është kundër tij etj. Njësoj sikur rruga, projekti i
bashkimit kombëtar ka nevojë për përkushtimin tonë, për punën tonë, për
dijen tonë, për ndershmërinë tonë, për ta dëshmuar se është opsioni më real
dhe më racional në aspektin ekonomik dhe politik, se është opsioni më
paqësor në aspektin e sigurisë në rajon”19.
Ajo çfarë nuk u gjet në faqet e këtyre gazetave ishte rëndësia e një projekti të
tillë në jetën e një rajoni të tërë në Republikën e Shqipërisë, i cili vuan nga një sërë
problemesh shoqërore dhe ekonomike. Në artikujt e botuar nuk u gjetën shkrime që
ta fokusojnë trajtimin e kësaj çështje në studimin e rolit dhe rëndësisë së një projekti
të tillë për banorët e Qarkut të Kukësit. Pothuajse askush nuk pyeti banorët e këtij
qarku se çfarë ndryshimesh presin ata të ndodhin në jetën e tyre dhe të rajonit pas
mbarimit të kësaj rruge.
Banorët e këtij Qarku ishin përgjithësisht shumë entuziast për ndërtimin e
kësaj rruge, ata nuk duket se interesohin për atë se çfarë thuhej për ndërtimin e
rrugës. Ata thjeshtë dëshironin që ky projekt të mbaronte me sukses sa më shpejt
dhe që ndërtimi i kësaj rruge të sjellë atë që ata kanë ëndërruar brez pas brezi. Gjatë
realizimit të studimit janë parë njerëz të shpërthejnë në lot kur kanë udhëtuar për
herë të parë në këtë rrugë, këto emocione i ka patur edhe vetë autorja e këtij
disertacioni.
Duke përgatitur një artikull mbi rrugën Durrës – Kukës në vitin 2009, autorja
e këtij disertacioni i’u referua rrugës si ‘muri rajonal i rrëzuar që do të thyejë një
mit’20. Të dhënat e nxjerra nga përgatitja e artikullit nxirrnin në pah entuziasmin dhe
pritshmëritë e mëdha të banorëve të kësaj zone për një të ardhme më të mirë. Të
intervistuarit shpreheshin shumë entuziast dhe prisnin një sërë ndryshimesh të
ndodhnin në Qarkun e Kukësit pas përfundimit të saj. Rruga Durrës – Kukës, jo
19 Valon Murati, Projektet e mëdha kërkojnë përkushtim të madh, Gazeta Shqip, 09.06.2009. 20 Artikull i botuar në European Scientific Journal, Volumi 14, 2011, ISSN: 1857 – 7881, faqe 58-67.
132
vetëm që do të afrontë qarkun me pjesën tjetër të Republikës së Shqipërisë por,
pritej që kjo afërsi të sillte me vete një sërë investimesh dhe progresi për zonën.
Ky entusiazëm vazhdoi edhe në vitet më pas. Kështu, në përgatitjen e një
artikulli nga studiuesja e këtij disertacioni mbi problemet infrastrukrore dhe ato
shoqërore në Qarkun e Kukësit21, largësia gjeografike shihej si një prej faktorëve që
ndikonin më shumë në përkeqësimin e problematikës në këtë Qark, si në migrimin e
popullsisë, mungesën e investimeve, etj. Banorët e intervistuar vazhdonin të ishin
shumë entusiast për mundësitë që mund të ofronte afërsia që sillte kjo rrugë me
pjesën tjetër të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Ky entusiazëm dhe
pritshmëri e madhe shërbeu si shtytje për t’i kushtuar një vëmendje të veçantë
pritshmërive të banorëve në lidhje me këtë rrugë, pasi kishin kaluar disa vite nga
përdorimi i saj. Lind pyetja, si e shohin ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës banorët,
sidomos të rinjtë, 6 vite pas përdorimit të saj.
Rezultatet e anketimit tregojnë për një entusiazëm të zvetënuar, një lloj
zhgënjimi nga banorët e këtij Qarku. Më shumë se sa zhvillim, ndërtimi i kësaj rruge
solli një tjetër zhgënjim tek banorët, solli humbjen e një ëndrre, humbjen e një
shprese tjetër. Nga analiza e të dhënave kemi këto rezultate:
Rreth 27.0 për qind e të rinjve të anketuar janë shprehur se presin (akoma) që
ndërtimi i kësaj rruge të sjellë zhvillimin e Qarkut të Kukësit, duke nxitur zhvillimin
e biznesit privat, duke nxitur rritjen e investimeve shtetërore, zhvillimin e turizmit
malor dhe të infrastrukturës. Banorët e Qarkut të Kukësit e kanë pritur për një kohë
të gjatë ndërtimin e kësaj rruge, sa akoma vazhdojnë të shpresojnë që ndërtimi i saj
do të sjellë atë çfarë ata kanë ëndërruar.
Shumë nga të anketuarit, sidomos prindërit e anketuar, mbeten me shpresën
se kjo rrugë do të ndikojë në kthimin e të rinjve për të punuar e jetuar në këtë qark.
21 Kumtesë e paraqitur në Konferencën Ndërkombëtare “Qyteti dhe shoqëria, prirje të zhvillimit”, organizuar nga Departamenti i Sociologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, 10 Maj 2012.
133
Largimi i të rinjve nga qarku është një ndër problemet që e ka munduar këtë qark që
me rënien e diktaturës. Me ndërtimin e rrugës mendohej se ``miti i Tiranës`` do të
thyhej dhe të rinjtë nuk do të tërhiqeshin aq shumë sa më parë për t’u larguar nga
vendlindja, aq më shumë që ndërtimi i rrugës pritej të sillte zhvillim dhe progres në
qark që do ta bënte atë tërheqës për të rinjtë.
Një e intervistuar, studente në Tiranë shprehet: “Mbase brezi ynë dhe i atyre
që janë rritur me ëndrrën për të jetuar në Tiranë nuk do të kenë ndonjë
dëshirë më të madhe se tani për t’u kthyer në vendlindje, por besoj se brezat
që do të rriten me një tjetër frymë dhe njohuri për Tiranën, nuk do të kenë të
njëjtën dëshirë si ne për të jetuar në Tiranë”.
Megjithatë, të rinjtë nuk mendojnë se ndërtimi i rrugës do të sjellë ndonjë
ndryshim të madh në kthimin e të rinjve (vetëm 5.0 për qind e tyre janë shprehur se
rruga mund të ndikojë pozitivisht në kthimin e të rinjve, krahasuar me 32.5 për qind
të prindërve).
Edhe nga të dhënat e intervistave vihet re përputhje me rezultatet e nxjerra
nga anketat. Sipas të intervistuarve, rruga thjesht ka lehtësuar udhëtimin e të rinjve,
``ata po shfrytëzojnë mundësinë për të ardhur në fundjavë pranë familjarëve, por
vijon të parapëlqehet më mirë kamarjer e në Tiranë se sa në Kukës ku mbizotëron
papunësia`` shprehet e intervistuara V.I. , `` mendoj se rruga ka lehtësuar lëvizjen e
banorëve por, vëtëm kaq. Nëse më parë ata që shkonin në Kosovë ndalonin në
Kukës, tani Kukësi anashkalohet`` vazhdon ajo.
Rruga thjeshtë do të lehtësojë udhëtimin për në qytetet e tjera dhe anasjelltas
- rreth 24.8 për qind e të rinjve janë shprehur kështu. Kjo është parë si diçka shumë
pozitive për të rinjtë, sidomos studentët të cilët mund të vizitojnë më shpesh familjet
e tyre në fundjavë. Gjithashtu, marrja e shërbimeve më të mira shëndetësore
sidomos në Tiranë, vizita e të afërmve që jetojnë në qytete të tjera, janë përmendur
nga të intervistuarit si diçka shumë e mirë për banorët e qarkut.
134
Që në fillimet e ndërtimit të rrugës, banorët shpreheshin me drojë dhe
frikësoheshin se mos ndërtimi i kësaj rruge e kthen rajonin thjesht në një vend
transit për në Kosovë dhe Ballkan, siç e quajti një e intervistuar: “Në një Fushë
Arrës të dytë”. Nëse kjo ndodh, atëherë në vend të rigjallërimit ekonomik, mund të
ndodh rënia e prurjeve ekonomike, si rezultat i afërsisë me Tiranën dhe Prishtinën,
në vend të rritjes së numrit të popullsisë ose vendeve të punës të ndodhë e kundërta
e tyre.
Edhe nga të intervistuarit theksohet se entuziazmi për ndërtimin e rrugës
ishte shumë i madh gjatë ndërtimit të saj. Banorët prisnin shumë ndryshime nga
ndërtimi i saj, përmirësim të jetesës, zhvillim ekonomik por, ``ka gjashtë vite që
është përfunduar rruga dhe ka sjellë vetëm distancën e shkurtuar me Tiranën dhe
bregdetin`` siç shprehet i intervistuari R.D.
I intervistuar J.K. shprehet në lidhje me këtë çëshje: ``Ndërtimi i rrugës ka
sjellë lëvizje/mobilitet të shpejtë por jo përmirësim shërbimesh.``, ndërsa në lidhje
me ndikimin që mund të ketë ajo tek jeta e të rinjve ai shprehet ``Ndërtimi i rrugës
nuk ka patur asnjë ndikim tek dëshira e të rinjve për të jetuar në Kukës pasi nuk
është shoqëruar me investime të tjera. Kukësi thjeshtë është bërë një rrugë kalimi``
I intervistuari K.M., u shpreh se: ``Mendoj se autostrada Durrës-Kukës ka
vlejtur shumë si investim por nuk është shfrytëzuar si mundësi për investime dhe
zhvillimin e zonës së pari nga pushteti lokal. Kur një mundësi e madhe nuk
shfrytëzohet atëherë ka edhe shumë mundësi të tjera të humbura, si të rinjtë që nuk e
shohin perspektivë në këtë zonë``.
IV. 7. Politika dhe të rinjtë: midis zhgënjimit dhe nevojave për të
përfituar
Marrëdhënia e të rinjve me politikën është një marrëdhënie delikate, historia
ka treguar që të rinjtë janë një faktor i rëndësishëm i ndryshimeve radikale por, po
135
ashtu, historia ka treguar se nga politika të rinjtë kanë përfituar pak. Mjafton të
kujtojmë fushatat elektorale, ku të gjitha partitë i përdorin të rinjtë dhe figurën e tyre
për të rritur numrin e mbështetësve. Stendat e tyre gjatë fushatave mbushen me të
rinj që tundin flamurët, e ndërkohë postet vendimmarrëse nuk ju jepen atyre.
Në shoqërinë shqiptare politika është kryefjala e bisedave, mjeti kryesor që
mund të përdoret për përfitime të ndryshme, shpesh herë e vetmja mundësi për të
zgjidhur diçka. Politika si një mjet për të gjetur punën, politika si një mjet për të
përparuar në karrierë, politika për të patur pushtet, politika për mirëqënien, politika
pothuajse në gjithçka. Të dhënat nga anketimi tregojnë se politika konsiderohet nga
të rinjtë si një mundësi e artë për të përfituar, po ashtu edhe si një pëngesë e lartë për
t`u kapërcyer. Duket se gjetja e punës ose përparimi në shkallët e karrierës është një
nga elementët kryesore më të cilën të rinjtë e lidhin politikën (siç rezultoi nga të
dhënat më sipër). Por, megjithëse politika duket ``si ilaçi magjik`` për zgjidhjen e
problemeve, të rinjtë janë shprehur se e evitojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë në të.
Kështu, rreth 55.0 për qind e të anketuarve shprehen se informohen për
politikën por pa u përfshirë në të. Ndërkohë, rreth 41.0 për qind shprehen se
politika nuk u pëlqen, madje i lodh ata. Duket se kjo lodhje ose mungesë përfshirje
e të rinjve në politikë është më shumë për shkak të politikanëve që bëjnë politikë se
sa nga politika në vetvete.
Siç shprehet një i ri: ``Politikanët mendojnë vetëm për të siguruar karriken e
tyre, askush nuk mendon për popullin e varfër. Të lajnë e të lyejnë në fushatë
e nuk të njohin më kur hypin në pushtet.``. ``Ku ka vend për të rinjtë në
politikë, klanet vazhdojnë të hypin dhe të zbresin nga karriket`` shprehet një
tjetër i ri. ``Këtu është parasja e politikanëve të paaftë, populli i varfër i voton
për një premtim mizerabël për një punë ndërkohë që ata majmen për katër
vjet me soj e sorollop të tyre`` shprehet një e re.
136
Më shumë se sa mungesë interesi për politikën, duket sikur të rinjtë janë të
zhgënjyer nga politikanët. Kështu, të rinjtë u pyetën se sa dakort janë me pohimin:
Të rinjtë janë të zhgënjyer nga politikanët prandaj nuk përfshihen. Rreth 38.8 për
qind e të rinjve shprehen se janë plotësisht dakort me ketë pohim (grafiku 6).
Grafiku IV. 6: Të rinjtë dhe përfshirja në politikë
IV. 8. Përfitimi personal, një faktor i rëndësishëm që i nxit të rinjtë të
angazhohen në politikë
Megjithëse të rinjtë shprehen se i shmangen marrjes me politikë, përqindja e të
rinjve që shprehen se kanë votuar është e lartë. Rreth 73.8 për qind e të rinjve janë
shprehur që kanë votuar në zgjedhjet e fundit të organizuara, dhe këtë e kanë bërë
sepse sipas tyre vota është detyrim dhe përgjegjësi për çdo qytetar.
Ndërkohë, është paksa kontradiktore me këtë arsyeja që i shtyn (ose ka
shtyrë) ata të votojnë njërën ose tjetrën alternativë të ofruar në zgjedhje. Sipas
rezultateve, shumica e të anketuarve janë shprehur se faktorët kryesorë që kanë
137
shtyrë të rinjtë e pyetur të zgjedhin njërën ose tjetrën alternativë janë: a) përfitimet
personale, b) ndikimi i prindërve dhe të afërmve, c) besnikëria ndaj një partie
politike (grafiku 7).
Grafiku IV. 7: Si vendosët për votën?
Pra, nga njëra anë, të rinjtë shprehen se të votosh është përgjegjësi dhe
detyrim e, nga ana tjetër, shprehen se përfitimet personale kanë ndikuar në zgjedhjen
e alternativës që kanë votuar. Ky qëndrim mund të kuptohet po të kemi parasysh dy
faktorë të nxjerrë nga analiza e të dhënave mësipër:
Së pari, të rinjtë në Qarkun e Kukësit përballen me problematika të mprehta
socialekonomike, prej tyre papunësia dhe varfëria ishin më të theksuara. Për më
tepër, sipas analizës së të dhënave, të anketuarit mendojnë se ndër banorët e këtij
qarku mungojnë mundësitë e barabarta (për punësim, pasurim ose karrierë) për
banorët.
138
Së dyti, sipas të anketuarve ndikimet politike ishin të rëndësishme në gjetjen
e një vendi pune dhe në ngritjen në detyrë, madje më të rëndësishme se përgatitja
apo profesionalizmi i dikujt në një fushë të caktuar.
Gjithashtu, është interesante fakti se janë vetë të rinjtë të cilët, të pyetur nëse
janë dakort me pohimin: të rinjtë përfshihen në politikë vetëm nëse kanë përfitim
personal, në shumicë janë shprehur shumë dakort me të, rreth 63.0 për qind e tyre
(grafiku 8).
Grafiku IV. 8: Të rinjtë dhe angazhimi në politikë
Kjo lloj marrëdhënie e të rinjve ndaj politikës rezulton dhe në të dhënat e
nxjerra nga anketimi i prindërve. Edhe ata shprehen se të rinjtë e kanë dy lloje
marrëdhëniesh me politikën: ose e përdorin atë për përfitim personal, ose, thjesht
shprehin mungesë interesi për të. Nga analiza e të dhënave të studimit duket sikur
interesi i të rinjve për politikën nuk shkon përtej mundësive për ta përdorur për
përfitime personale të tyre.
139
Kështu, prindërit u pyetën: Sipas mendimit tuaj, si konsiderohet politika nga
të rinjtë sot? Nga analiza e të dhënave të anketimit kemi këto rezultate:
a) si një mjet për të ecur përpara (40.5 për qind); b) si një fushë pa interes
(39.5 për qind), ose c) si një fushë që nuk lë hapësirë për ta (20.0 për qind).
Nga analiza e të dhënave të studimit duket sikur përgjegjësia dhe detyrimi
qytetar për të votuar stonon me të votuarin për përfitime personale. Megjithatë, ky
lloj qëndrimi konfuz i të rinjve ndaj politikës (mungesë përfshirje nga njëra anë dhe
përfshirje për interes nga ana tjetër) është i kuptueshëm po të marrim parasysh që: të
rinjtë janë shprehur se janë të zhgënjyer nga politikanët nga njëra anë por, nga ana
tjetër politika është mundësia më e mirë që mund të japë sukses në zgjidhjen e
problemit kryesor të tyre, gjetjen e punës.
Edhe nga intervistat rezulton idea që politika (politikanët që merren me të) i
përdor të rinjtë por nuk ju jep shumë mundësi vendimmarjeje më pas. Sheshet e
mitingjeve mbushen me të rinj, por më pas të rinjtë injorohen. Kështu, i intervistuari
J.K. shprehet se politika ``I keqperdor të rinjtë dhe i shtrydh si limon, me pas i hedh
tutje.``.
Ndërsa, i intervistuari R.A. shprehet se - ``Gjithmonë politika i ka shfrytëzuar
të rinjtë për interesat e saj por, pas realizimit të objektivit, jo të gjithë marrin atë që
u është premtuar. Një pjesë e madhe e të rinjve mbesin të zhgënjyer dhe marrin
rrugën e emigracionit.``.
I intervistuari R.D. shprehet - `` Mendoj se të dyja palët janë në përpjekje për
të shfrytëzuar njera-tjetrën. Të rinjtë përpiqen ta shfrytëzojnë politikën për t’u
identifikuar ose për të krijuar lidhje për mundësi punësimi, ndërsa politika e
shfrytëzon këtë grup social për të fituar mbështetje politike duke e përkthyer në
numër votash. Ajo çka të rinjtë kanë më shumë nevojë është ndarja e pushtetit me ta,
për çështjet që lidhen me arsimimin, punësimin dhe kohen e lirë. Diskutimet dhe
vendimarrja për këto çështje duhet të jetë më afër të rinjve se sa politikës”.
140
IV. 9. Përtej sfidave të dukshme
Duke u nisur nga analiza e të dhënave të mësipërme lipset të nxirret në pah
një dukuri më shqetësuese se sa vetë mungesa e vendeve të punës, varfëria ose
problematika të tjera që prekin të rinjtë në këtë zonë. Dukuria shqetësuese që nxirret
në pah nga të dhënat e studimit, është ndikimi që këto sfida me të cilat përballen të
rinjtë kanë sjellë në pritshmëritë që kanë të rinjtë, në aspiratat e tyre për të ardhmen,
në shtysat që i nxisin për të ndërmarrë një veprim të caktuar.
Ajo çfarë vihet re nga të dhënat është që të rinjtë, si punën (si një mundësi
për para), arsimimin (mundësi për punë), emigrimin (nga varfëria) ose politikën (për
përfitime personale), i konsiderojnë më së shumti për mundësitë e sigurimit të të
ardhurave materiale që duhen për të plotësuar nevojat e përditshme, si mundësi për
të përfituar një të ardhme më të mirë dhe me të sigurtë.
Duket sikur jetesa e vështirë në Qarkun e Kukësit, mprehtësia e problemeve
shoqërore dhe ekonomike, i ka bërë të rinjtë të mos mendojnë shumë për dëshirat e
tyre, çfarë duan të bëhen, çfarë duan të kenë, çfarë duan të realizojnë, por të
fokusohen në zgjidhjen e problemit që i shqetëson më së shumti: të sigurojnë të
ardhura për të përballuar jetesën. Kjo ka bërë që sigurimi i të ardhuarave të jetë
sfida kryesore për të rinjtë dhe banorët e tjerë në këtë qark dhe si rezultat, të gjitha
veprimtaritë dhe angazhimet e të rinjve lidhen me arritjen e kësaj objektive.
Edhe perceptimi i të rinjve si ata që nuk veprojnë nëse nuk kanë ndonjë
përfitim personal, si indiferentë për problematika që nuk ju sjellin përfitim të
drejpërdrejtë atyre duket se rrjedh nga kjo sfidë. Sfidat e mprehta shoqërore dhe
ekonomike kanë çuar në rritjen graduale të shkallës së individualizimit, izolimit, dhe
fokusimit tek marrëdhëniet ekonomike (Dervishi, Z., 2004: 56).
Nga të dhënat e analizuare më sipër del në pah se:
141
Së pari, punësimi konsiderohet më së shumti si një mundësi për të patur të
ardhura. Duke e konsideruar kështu, bën që të rinjtë të mos kenë interes ose shtytje
për të dhënë më të mirën në punë ose për t’u rritur profesionalisht. Arsyeja kryesore
dhe shtytëse për të gjetur punë për ta është marrja e rrogës në fund të muajit dhe jo
kënaqësia që marrin duke ushtruar atë për të cilën punojnë ose kualifikimi i
mëtejshëm i tyre. Varfëria, si një problematikë shqetësuese duket se ka ndikuar edhe
në këtë perceptim të punës nga të rinjtë.
Së dyti, vështirësitë e mëdha me të cilat përballet zona, jetesa e vështirë,
mundësitë e pakta duket se kanë ndikuar në planet e të rinjve për të ardhmen e tyre.
Nga të dhënat rezultoi se të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre larg nga Qarku i
Kukësit. Edhe këtu, problemet ekonomike duket se janë faktori kryesor që ndikon si
shtysë e fuqishme për t’u larguar nga Qarku. Madje, arsyeja përse të rinjtë nuk
angazhohen ose shfaqen indiferentë ndaj çështjeve të ndryshme mund të jetë sepse
ata shprehen se nuk e shohin të ardhmen e tyre këtu. Ata e shohin veten përkohësisht
këtu, derisa t’u jepet mundësia të ikin. Nga të dhënat e mbledhura të krijohet para
syve tabloja sikur të rinjtë kanë bërë valixhet gati dhe çdo ditë zgjohen me
mendimin, sot do të iki.
Së treti, të rinjtë duket se edhe për arsimimin ose jo të tyre kanë si shtysë
kryesore arsyet ekonomike. Nga të dhënat e anketimit duket se të rinjtë ndjekin
nivele të caktuara të arsimit, zgjedhin profile të caktuara arsimore, duke u nisur
kryesisht nga arsyet ekonomike. Lipset të ndjekin arsmimin e lartë sepse kjo mund
të rrisë mundësitë për punë në të ardhmen. Madje edhe në zgjedhjen e profileve
arsimore ndiqet kjo logjikë. Të rinjtë më shumë synojnë ato profile që mendohen si
``të mira për mundësi punësimi`` ose për ```rrogë më të mirë``, se sa zgjedhja e një
profili arsimor për shkak të prirjeve që kanë në fusha të caktuara.
Së katërti, nga të dhënat e studimit rezulton se të rinjtë përfshihen në politikë
më së shumti për përfitimet e tyre personale. Ata përfshihen në politikë për të
siguaruar një vend pune, një rrogë më të mirë, një mundësi për ngritje në detyrë, etj.
142
Të rinjtë njihen për dëshirat dhe ëndrrat e shumta që kanë për të ardhmen.
Duke ju referuar të rinjve të Qarkut të Kukësit, të duket sikur sfidat ekonomike dhe
shoqërore me të cilat përballen i bën ata të mendojnë më së shumti se si të gjejnë
mundësi për t’u punësuar dhe për të siguruar të ardhura. Jetesa e vështirë dhe
problematikat e mprehta në këtë zonë i kanë bërë të rinjtë të reduktojnë pritshmëritë
e tyre dhe të neglizhojnë ylberin e dëshirave prej të cilit karakterizohen ata.
Shumë studime flasin për rëndësinë që kanë në arritjet e të rinjve stimujt dhe
motivimet që shoqëria, familja ju jep të rinjve. Ata të rinj që rriten në një shoqëri që
ju ofron më shumë stimuj ose motivohen më shumë kanë mundësi të kenë më shumë
arritje se sa të tjerët (Mortimer, J. T., dhe Shanahan, M. J., 2003). Edhe mënyra sesi
përballen të rinjtë me pasiguritë dhe problemet varet nga shoqëria në të cilën jetojnë,
mjetet materiale dhe institucionet në dispozicion të tyre (INSTAT, 2005: 3). Ndër
banorët e Qarkut të Kukësit duket sikur nxitja kryesore që ju ofrohet të rinjve është
të luftojnë për të mbijetuar dhe për t´i shpëtuar varfërisë, dhe shumë problematikave
të tjera socialekonomike që lindin prej saj ose shoqërohen me të.
IV. 10. Ndikimi i mentaliteteve pratriarkale dhe ndarja e theksuar e
roleve gjinore
Temat që lidhen me ndikimin e shoqërisë patriarkale dhe çështjet gjinore në
shoqërinë shqiptare kanë qenë jo rrallë herë nxitëse të diskutimeve të zjarrta midis
studentëve gjatë leksioneve të zhvilluara ndër vite. Nisur nga këto diskutime mund
të thuhet se, megjithëse të rinjtë shprehen se janë më pranues ndaj të resë se sa
prindërit ose gjyshërit e tyre, përsëri ata reflektojnë mendime dhe sjellje me ndikime
patriarkale, sidomos djemtë. Ata, më shpesh se sa të rejat, shprehen se disa detyra
dhe të drejta janë eksluzivisht të tyret (si vendimmarrja, sigurimi i të ardhurave të
familjes, punësimi jashtë shtëpisë ose edhe politika), ndërkohë që të rejat janë më
kudërshtuese ndaj këtyre përcaktimeve.
143
Nga ana tjetër, megjithëse më kundërshtuese, të rejat shfaqin një lloj
qëndrimi të dyzuar ndaj mendësive patriarkale dhe roleve gjinore që rrjedhin prej
tyre. Kështu, nga njëra anë, të rejat po sfidojnë shumë nga mendësitë patriarkale
sidomos në lidhje me rolin e tyre në shoqëri dhe familje, kur bëhet fjalë për
manifestimin e roleve gjinore. Të rejat po përpiqen të sfidojnë mentalitetin e vjetër
sipas të cilit ``vendi i vajzave dhe grave është brenda mureve të shtëpisë``. Një ndër
treguesit më të prekshëm të kësaj sfide të filluar nga të rejat është vazhdimi i
studimeve universitetare prej tyre. Në një shoqëri me elementë patriarkale, ku vajzat
dhe gratë janë nën varësinë dhe mbikqyrjen e vazhdueshme të babait, bashkëshortit
dhe familjes, roli i arsimimit është shumë i rëndësishëm. Gjithashtu, të rejat po
kërkojnë të përparojnë në karrierë, po diplomohen edhe në profile të etiketuara si
mashkullore, po kërkojnë të realizohen profesionalisht, kërkojnë të kenë partnerë që
i mbështesin në këto zgjedhje dhe kryejnë detyrat e tyre në rritjen e fëmijëve dhe
mbajtjen e familjes, etj.
Nga ana tjetër, të rejat janë po ashtu edhe mbështetëse të mendësive të vjetra,
mbase më shumë se sa janë sfiduese ndaj tyre. Gjatë këtyre diskutimeve në leksione,
është vënë re se jo rrallë herë vetë të rejat janë ato që mbështesin elementë të traditës
patriarkale dhe janë rezistente ndaj ndryshimit, në disa raste edhe më shumë se sa të
rinjtë. Nuk mund të harrohen shprehje të tilla të thëna prej tyre si: ``nuk ka lezet që
një djalë të bëjë këtë`` ose ``si ka hije një vajzë kjo``, ``kjo është diçka që i përket
meshkujve``, ``ajo është punë e vajzave``, ``nuk është punë për femrat kjo`` e të
tjera si këto.
Banorët e Qarkut të Kukësit përgjithësisht janë të ndikuar nga mendësitë
patriarkale, dhe e konsiderojnë Qarkun e Kukësit më së shumti si qark me mendësi
fanatike, paragjykuese dhe patriarkale (grafiku 9). Fanatizmi, paragjykimet dhe
mentaliteti që rrjedh nga ndikimi i shoqërisë patriarkale ndikojnë në jetesën e
banorëve, sidomos të rejave, duke kontribuar shpesh herë në rritjen e pakënaqësive,
në veçanti te të rinjtë.
144
Grafiku IV. 9: Si e cilësoni shoqërinë në Qarkun e Kukësit?
Mentalitetet patriarkale dhe të vjetëruara janë një ndër faktorët kryesorë që
ndikojnë në rolin dhe statusin e vajzave dhe grave të Qarkut të Kukësit, duke e
përcaktuar dhe kufizuar rolin e tyre brenda mureve të shtëpisë. Prandaj, hulumtimi i
ndikimit të shoqërisë me elementë patriarkale në jetën dhe mendësinë e të rinjve
është një ndër objektivat kryesore të këtij studimi.
Siç shihet nga grafiku 9, nuk vihet re ndonjë ndryshim i ndjeshëm midis
mendimit të rinjve dhe prindërve. Shoqëria patriarkale, fanatizmi dhe paragjykimet e
vështirësojnë akoma më shumë jetësën e banorëve, të rinjve po ashtu, duke i rënduar
më shumë problemetikat e mprehta ekonomike që shqetësojnë zonën. Dihet që
rëndesa e këtyre elementëve është edhe më e fortë mbi supet e brishta të vajzave dhe
grave, duke vështirësuar jetesën e tyre dhe arritjen e aspiratave të tyre.
145
IV. 10. 1. Vendimmarrja në familje, monopol i të rriturve, sidomos i
babait
I zoti i shtëpisë është një figurë gati mitike në Qarkun e Kukësit. Gojëdhënat
dhe tregimet janë të mbushura me figurën e të zotit të shtëpisë dhe rolin e
rëndësishëm që ka ai në qeverisjen dhe mbarëvajtjen e familjes. Megjithatë, në
Kanunin e Lekë Dukagjinit, drejtimi i familjes, më shumë se sa thjesht një e drejtë e
babait është një e drejtë e meshkujve të familjes. Për shembull në Kanun thuhet se
pas babait, roli kryesor i kalon vëllait më të madh, që dhe me Kanun ka të drejtë të
zërë pozicionin e të atit. “a) Djalit të parë i perket sundimi i shpis mbas dekës së
t’et” (Gjeçovi, Sh., 1999: 23). Edhe në Kanunin e Lumës thuhet: “Shtëpinë e
drejton i zoti i shtëpis”, “Zot shtëpie mundet me qenë: ma i moqmi ndër meshkuj....”
(Hoxha, Sh., 2013: 86-87).
Në traditën familjare të Qarkut të Kukësit është shumë e theksuar dëshira për
të pasur trashëgimtar mashkull. Aq sa, nëse në një familje nuk ka trashëgimtar
mashkull, sipas kanunit pasurinë dhe pronat e familjes nuk mund ta trashëgojnë
vajzat. Ndër banorët e Qarkut të Kukësit ka shumë raste kur një çifti, i cili nuk ka
lindur djalë, vëllai i falte një djalë të tij, i cili do të trashëgojë gjithçka, pasuri e
prona të tij, ose raste të rimartesës për të patur një trashëgimtar mashkull.
“Mashkulli – shtyll’ e shpis, cuca – der’ e huej” (Hoxha, Sh., 2013: 121, 311).
Vendimmarrja në familje shihet si një e drejtë eksluzive e ë zotit të shtëpisë,
këtë e nxjerrin në pah edhe të dhënat e anketimit. Një numër i madh i të anketuarve
shprehen se janë shumë dakort me shprehjen: I takon kryefamiljarit të marrë
vendimet në familje, rreth 34.5 për qind e të anketuarve janë shprehur se janë shumë
dakort për këtë (grafiku 10).
146
Grafiku IV. 10: Kujt i takon të marrrë vendimet në familje?
Fjala e kryefamiljarit nuk mund të kundërshtohet, e si mund të ndodhte
ndryshe në një shoqëri me elementë patriarkalë. Për shumë vite me rradhë anëtarët e
familjes, sidomos vajzat dhe gratë, i janë bindur vullnetit të zotit të shtëpisë. Edhe në
ditët e sotme vazhdojnë të ekzistojnë familjet numerikisht e mëdha, ku më shumë se
një kurorë jetojnë nën të njëjtën strehë, e ku kryefamiljari, i zoti i shtëpisë, dikton
çdo veprimtari të familjes dhe të anëtarëve të saj. Megjithatë këto lloj familjesh
gjenden më shumë në fshatra se sa në qytet.
Po ashtu, fakti që vendimmarrja në familje vazhdon të jetë monopol i
meshkujve, kryefamiljarit në veçanti mbështetet më tej nga përgjigja që i kanë dhënë
të anketuarit pyetjes: Kush i merr vendimet në familjen tuaj? Sipas të dhënave të
studimit, rreth 72.0 për qind e të rinjve janë shprehur se është babai ai që i merr
vendimet në familje (grafiku 11).
147
Grafiku IV. 11: Kush i merr vendimet në familje?
Përveçse një e drejtë e kryefamiljarit , sipas prindërve të anketuar, të rinjtë
nuk kanë as pjekurinë e duhur për të marrë vendime në familje (rreth 31.0 për qind e
prindërve të anketuar mendojnë kështu). Ndërkohë që 30.0 për qind shprehen se të
rinjtë nuk kanë interes të përfshihen në vendimmarrje nëse çështja nuk i prek
drejtpërdrejt ata (grafiku 12).
Grafiku IV. 12: Të rinjtë dhe vendimmarrja në familje 1
148
Pra, vendimmarrja në familje është një e drejtë e babait, por, nga ana tjetër, të
rinjtë ose nuk janë të interesuar të përfshihen, ose nuk kanë pjekurinë e duhur për ta
bërë këtë gjë. Në një farë mënyre, duket sikur të rinjtë e përjashtojnë vetë veten e
tyre nga vendimmarrja për shkak se janë të painteresuar ose të papjekur. Është
interesant fakti që jo vetëm prindërit mendojnë që të rinjtë nuk kanë pjekurinë e
duhur për të marrë vendime, por edhe vetë të rinjtë e mendojnë këtë gjë. Nga të
dhënat e anketimit rezulton që rreth 18.2 për qind e të rinjve të anketuar shprehen se
janë shumë dakort me këtë pohim dhe 38.5 për qind e të rinjve të anketuar shprehen
se janë disi dakort. Pra, një përqindje e konsiderueshme e të rinjve janë shprehur se
janë shumë dakort ose disi dakort (grafiku 13).
Grafiku IV. 13: Të rinjtë dhe vendimmarrja në familje 2
Duket sikur të rinjtë kur zgjedhin këtë alternativë nuk mendojnë veten e tyre
por të rinjtë e tjerë. Këtu lipset stë kujtojmë edhe rezultatet ku të rinjtë shprehen se
vendimet më së shumti i marrin së bashku me prindërit dhe se aprovimi i familjes
është një ndër faktorët më të rëndësishëm për t’u martuar me dikë. Edhe kur vjen
puna për të vendosur për votën duket se kryetari i familjes është një faktor i
rëndësishëm që ndikon. Të pyetur se sa përputhet mendimi i tyre me pohimin: Të
149
rinjtë votojnë për atë parti dhe kandidat që thotë kryetari i familjes, kemi këto
rezultate: rreth 30.8 për qind e të rinjve janë shumë dakort me këtë pohim.
Edhe të dhënat nga intervistat tregojnë se të rinjtë janë larg vendimmarjes. Jo
vetëm në familje të rinjtë nuk janë të përfshirë në vendimmarrje, por edhe në fushat
e tjera jashtë saj.
Sipas të intervistuarit R. A., mundësitë e të rinjve për t’u përfshirë në
vendimmarrje janë shumë të kufizuara. Sipas tij, kjo mungesë mundësish vjen për
shkak se përfaqësimi i tyre në strukturat shtetërore është i pakët.
Ndërsa sipas të intërvistuarit J.K, pengesë për përparimin e të rinjve sidomos
në përfshirjen e tyre në vendimmarrje janë brezat e vjetër. Sipas tij: ``Ata (të rinjtë)
nuk promovohen nga brezi i vjetër pasi kanë frikë prej tyre. Brezi i vjetër nuk e njeh
teknologjinë dhe i frigohet pa masë brezit të ri, prandaj dhe e pengon me të gjitha
mënyrat që mundet.``
Ndërsa sipas të intervistuarit R.D., megjithëse mundësitë janë të pakta për të
rinjtë për t’u përfshirë në vendimmarrje, më problematike është interesi i të rinjve
për t’u përfshirë, i cili sipas tij mungon te pjesa më e madhe e rinisë.
Sipas të intervistuarës V.I, Të rinjtë jo vetëm që nuk kanë mundësi të
përfshihen në vendimmarje, por ata nuk i përfshijnë as në indentifikimin e nevojave.
IV. 10. 2. Ndikimet të mendësive patriarkale mbi martesën
Në traditën e Qarkut të Kukësit martesa realizohej me pëlqimin e familjeve,
më saktë të babait dhe të meshkujve të tjerë të familjes. Shpesh të rinjtë nuk
pyeteshin fare nëse janë dakort, thjeshtë duhet të bindeshin dhe të pranonin fatin që
të tjerët zgjedhin për ta. Megjithatë, gjatë regjimit socialist totalitar duket sikur pati
një frenim të kësaj dukurie duke nxitur martesën e të rinjve me pëlqimin e tyre. Në
ditët e sotme, në Qarkun e Kukësit gjen nga të gjitha llojet e mënyrave sesi bëhen
150
fejesat, me pëlqimin e të rinjve, me shkuesi, pa pyetur shume të rinjtë, etj., por
vazhdojnë të mbizotërojnë martesat me shkuesi. Një palë e tretë hyn ndërmejtës për
të fejuar dy të rinj. Në këto raste familja e vajzës ose djalit interesohet për familjen
respektive dhe nëse u pëlqen mund të lidhet fejesa. Në shumë raste të rejat veç e
njohin për fytyrë bashkëshortin e ardhshëm ose nuk e njohin fare.
Shumë familje mendojnë se janë liberale sepse kur dikush kërkon dorën e
vajzës së tyre ata e lejojnë vajzën të njihet me të. Njohja kupton që vajza dhe djali të
shohin njëri-tjetrin, ose të takohen bashkë në praninë e një përsoni tjetër. Sa e
vështirë të marrësh vendimin për të lidhur jetën me një njeri që duhet ta njohësh
vetëm me një takim ose thjesht një shikim. Zakonisht thuhet se nuk ka nevojë për
më shumë sepse familja duke u interesuar për djalin dhe familjen, shohin nëse rasti
është i përshtatshëm ose jo për vajzën e tyre, të rinjtë nuk kanë pse ta njohin më
shumë njëri tjetrin, ata thjeshtë duhet të japin pëlqimin për paraqitjen fizike, për të
tjerat duhet t’i besojë vlerësimit të familjes.
Gjatë bisedave të lira, një zonjë 56 vjeçare shprehet: “Vajza e madhe shkonte
në shkollë të mesme dhe u dashurua me një djalë, ai erdhi dhe e kërkoi në
shtëpi e bashkëshorti im nuk donte ta fejonte sepse djali jetonte në një fshat
të largët të Kukësit. Vajza nuk hiqte dorë në të sajën, e sa herë e ka rrahur i
ati që ta bindte të hiqte dorë e ajo në të sajën, deshi nuk deshi burri e fejuam,
tani ajo jeton në Itali dhe më duket se burri im e respekton atë më shumë se
dhëndurrët e tjerë. Dy vajzat e tjera i kam fejuar me shkuesi, vajza e vogël
nuk e njihte as si fytyrë të fejuarin e saj, im bir e njihte dhe me fjalën e tij e
fejuam”.
“Në Kukës mundësitë e të rinjve, sidomos vajzave, për të njohur dikë janë
shumë të kufizuara. Vajzës nuk i jepet mundësia që ta njohë fillimisht djalin
që ka kërkuar të fejohet me të. Nëse del më shumë se njëherë njerëzia fillojnë
e flasin lart e poshtë dhe nëse nuk fejohesh të gjithë do të thonë se ti ke patur
151
një të dashur dhe mund të largohen edhe kërkesat e tjera”- kështu shprehet
një e re 28 vjeçare gjatë bisedave të lira.
Megjithatë, ka shumë raste ku të rinjtë fejohen me dashuri, ata e njohin
përpara njëri-tjetrin, shumicën e rasteve duke u munduar të fshihen nga sytë e të
tjerëve. Në Qarkun e Kukësit edhe djemtë kanë frikë të takohen me vajzat që të
njihen. Nëse familja e vajzës e merr vesh ata të kërcënojnë që të fejohesh me vajzën,
ndryshe do të ketë probleme midis familjeve të tyre. Nuk janë të pakta rastet kur
fejesat janë bërë të detyruara sepse familja e vajzës ka marrë vesh për lidhjen e saj
dhe djalit i është bërë presion të kërkojë zyrtarisht dorën e saj në shtëpi.
Një e intervistuar shprehet: “Një shoqja ime ishte e lidhur me një djalë që e
kishte komshi. Ata takoheshin fshehurazi nga familja. I ati i kapi një ditë dhe
drejtpërdrejt iu tha të dyve: na qoftë për hajër fejesa. As që i pyetën në duan
apo jo të fejohen”.
Por, duket se të rinjtë parapëlqejnë të martohen nëse kanë rënë në dashuri me
dikë. Nga analiza e të dhënave të studimit kemi këto rezultate:
a) Dashuria është arsyeja kryesore që të rinjtë e pyetur zgjedhin si arsyen
kryesore për t’u martuar me dikë (64.0 për qind), ndjekur nga mbushja e moshës
(20.2 për qind).
b) Edhe prindërit duket se janë të të njëjtit mendim me të rinjtë, 57.0 për qind
e tyre kanë zgjedhur si arsyen kryesore përse duhet të martohen dy të rinj rënien në
dashuri; ndërsa 28.0 për qind zgjedhin mbushjen e moshës.
c) Për më tëpër, të rinjtë e konceptojnë martesën si bashkimi i dy njerëzve që
duhen (48.2 për qind e të anketuarve shprehen kështu), ndërkohë që 22.2 për qind e
shohin si pjesë të ciklit të jetës.
152
Përveçse të rinjtë shprehen se dashuria duhet të jetë arsyeja përse dy të rinj
duhet të martohen, duket se ata kërkojnë gjithashtu që të bien në dashuri me një
partner që i ka të gjitha: nivelin arsimor, paraqitjen, personalitetin, intresat e
përbashkëta, statusin ekonomik, etj.
Është për t`u theksuar fakti që aprovimi i familjes dhe virgjëria janë ndër
elementët që kanë marrë përqindjen më të lartë të vlerësimit si shumë të
rëndësishme në zgjedhjen e partnerit, krahasuar me elementët e tjerë që ndikojnë.
Në të vërtetë në një shoqëri me elementë patriakalë si ajo në Qarkun e Kukësit nuk
kishte si të ndodhte ndryshe. Dhe jo vetëm prindërit por edhe të rinjtë i vlerësojnë si
shumë të rëndësishme këta dy elementë, përkatësisht: aprovimin e familjes (72.5 për
qind prindërit dhe 49.25 për qind të rinjtë) dhe virgjërinë (72.5 për qind prindërit
dhe 48.0 për qind të rinjtë).
IV. 10. 3. Bashkëjetesa: gati e pamundur për të rinjtë e Qarkut të
Kukësit
Megjithëse bashkëjetesa mund të mendohet si një praktikë moderne e ditëve
të sotme, për shoqërinë shqiptare duket se është një dukuri e praktikuar shumë më
parë. Forma të bashkëjetesës janë gjetur dhe gjenden rëndom në shoqërinë shqiptare,
megjithëse normat e kulturës tradicionale shqiptare i kanë ndaluar rreptësisht ato
(Dervishi, Z., 2001: 187-206).
Kanuni i Lekë Dukagjinit (po ashtu edhe Kanuni i Lumës) i cili është
praktikuar në Qarkun e Kukësit, dhe që në ditët e sotme akoma ndjehet ndikimi i tij,
e ka të përcaktuar qartë papëlqyeshmërinë ndaj bashkëjetesës. Aty shprehet qartë, jo
vetëm ndalimi, por edhe ndëshkimet (sanksionet) për ata burra e gra që vendosin të
bashkëjetojnë. Përveç çiftit që bashkjeton, kanuni i privon edhe fëmijët e lindur nga
kjo bashkëjetesë nga të drejtat e trashëgimisë. Kështu, në Kanunin e Lekë
Dukagjinit thuhet: "Grueja e pa kunorë fare tagrit nuk ka në shpi të burrit"; Kanuja i
nep këto ndëshkime burrit që merr grue të pa-kunorë: a) shpia i digjet e toka e jet
djerr; b) xjerret prej vendit e s'mund ta shklasë tokën e vet mnje qi ta largojë gruen e
153
mbajtme pa-kunorë; c) në pastë fëmi me grue të pa-kunorë, njehen të paligjë e
prandej s'mund të bahen kurrë përkatës" (Gjeçovi, Sh., 1993: 11; 39).
Opinioni shoqëror ka qenë dhe vazhdon të jetë kundërshtues ndaj atyre që
mund të kenë marrë guximin të bashkëjetojnë. Megjithatë, edhe në ditët e sotme
gjenden raste të një burri që jeton me më shumë se një grua për shkak se gruaja e
parë nuk ka lindur fëmijë ose kur nuk ka lindur trashëgimtarë meshkuj. Këto lloj
bashkëjetesash duket se janë të justifikuara për opinionin shoqëror dhe nuk janë aq
shumë të kritikuara prej tij. Madje, një burrë që i mban të dyja gratë shihet me një
lloj vlerësimi. Por, kur flitet për bashkëjetesën midis të rinjve, si një alternativë ndaj
martesës, opinioni shoqëror nuk është kaq tolerant. Duket sikur opinioni shoqëror
nuk pranon si justifikim dashurinë që mund të kenë dy të rinj për njëri-tjetrin dhe
dëshirën për të jetuar bashkë. Ose më mirë, duket sikur opinioni shoqëror nuk
pranon dhe nuk kupton se përse dy të rinj duhet të zgjedhin të bashkëjetojnë kur
kanë mundësi të martohen?!
"Shihesh me më shumë respekt nëse martohesh e ndahesh se sa nëse ke
bashkëjetuar dhe je ndarë. Një vajzë që ka bashkëjetuar shihet si e
pamoralshme, dhe e padenjë për t'u lidh me dikë.” – shprehet një e
intervistuar 25 vjeçare - "Për djemtë asgjë nuk është problem në një shoqëri
burrash si kjo e jona. Për djalin që ka bashkëjetuar do të thonë - i lumtë,
ndërsa për vajzën - le të mbytet në liqen tani se askush nuk e merr, veç
ndonjë burrë i ve ose plak por, edhe ata kane preferenca se ka vajza plot" -
vazhdon më tej ajo.
Nga studimi i Friedrich Ebert Foundation dhe IDRA Research dhe
Consulting, të anketuarit janë shprehur se preferojnë më shumë martesën se sa
bashkëjetesën, duke treguar përsëri ndikimin e marrëdhënieve tradicionale në çift
(2013: 13).
154
Martesa parapalqehet ndaj bashkëjetesës, dhe shihet si një mënyrë
legjitimimi që të rinjtë të jetojnë bashkë. Arsyet kryesore përse të rinjtë preferojnë
martesën ndaj bashkëjetesës janë si më poshtë:
a) Siguria më e madhe që ofron martesa;
b) Qëndrueshmëria dhe përkushtimi i partnerëve në martesë;
c) Tradita, zakonet, e mbështesin dhe ushqejnë martesën;
d) Martesa është e vetmja formë e pranuar dhe e lejuar e jetesës së bashku e të
rinjve;
Nga ana tjetër, bashkëjetesa duket se është një dukuri që edhe për të rinjtë
është e dyshuar. Të pyetur se sa dakort janë me pohimin: Dy të rinj duhet të jetojnë
bashkë vetëm nëse janë të martuar, siç shihet edhe nga grafiku 14, megjithëse
prindërit janë më shumë dakort me pohimin, edhe përqindja e të rinjve që janë
dakort ose disi dakort është e konsiderueshme.
Grafiku IV. 14: Të rinjtë dhe jetesa sëbashku
155
Të rinjtë në këtë zonë janë rritur dhe brumosur me idenë e martesës, si
mënyra e vetme për të krijuar familje të re dhe për të jetuar me partnerin/partneren.
Nga ana tjetër, bashkëjetesa shihet më shumë si diçka jo serioze dhe praktikë e
njerëzve të famshëm, figurave publike.
Një e intervistuar shprehet: "Jam rritur me këtë ide, rritesh, shkollohesh,
martohesh e krijon familjen tënde. Të gjithë kështu e shohim pak a shumë
rrjedhën kryesore të jetës së tyre".
As të fejuarit nuk lejohen të bashkëjetojnë para martese, aq më pak dy
individë që nuk kanë bërë asgjë zyrtare në lidhjen e tyre. Dy nga të anketuarit në
studim ishin një çift studentesh të fejuar që jetonjnë bashkë prej një viti në qytetin e
Tiranës. Gjatë bisedës, ata u shprehen se ka plot njerëz që flasin për bashkëjetesën e
tyre edhe pse janë të fejuar. Ata u shprehen se nuk e kanë problem këtë gjë përderisa
familjet e tyre nuk kanë ndonjë kundërshtim. Të pyetur nëse do të vazhdonin
bashkëjetesën në vendlindje pas përfundimit të studimeve, ata u shprehën se nuk do
të ishte e përshtatshme, as familjet e tyre nuk do t'i lejonin. Sipas tyre ata janë lejuar
të bashkëjetojnë në Tiranë vetëm për arsye praktike, që të mos shpenzojnë shumë
dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin, edhe sepse "…kemi ndarë datën e dasmës.” thonë të
anketuarit.
"Më lehtë do pranoja të lidhesha me dikë që është ndarë nga burri se sa me
dikë që ka bashkëjetuar me një mashkull tjetër dhe është ndarë…" – shprehet
gjatë bisedave të lira një i ri 29 vjeçar.
Ndërsa një tjetër i ri, student në Tirane shprehet: "Unë nuk do ta kisha
problem nëse do ta doja personin dhe nese askush tjetër nuk duhet ta dijë që
ajo ka bashëjetuar me dikë tjetër para meje. Ndryshe edhe prindërit e mi nuk
do ta lejonin një martesë me një vajzë të tillë".
Është interesante fakti se pavarësisht se të rinjtë nuk janë shumë pro
bashkëjetesës, kur vjen puna te zgjedhja e partnerit ata shprehen se mblesëria është
156
dukuri e të shkuarës (54.5 për qind e të anketuarve shprehen kështu). Duke patur
parasysh këto rezultate lind pyetja sesi mund ``të zgjedhësh`` vetë partnerin kur
bashkëjetesa nuk shihet as si mundësi?!
IV. 10. 4. Të rinjtë dhe divorci në Qarkun e Kukësit
Qarku i Kukësit konsiderohet si një nga më të varfërit në Republikën e
Shqipërisë, me probleme të shumta shoqërore që shqetësojnë jetën e banorëve.
Megjithatë, niveli i divorceve vazhdon të jetë i ulët krahasuar me qarqet e tjera.
Tabela IV. 4: Numri i kërkesave për divorce në Qarkun e Kukësit22
Nr. Viti Numri i kërkesave Divorcuar
3 2010 53 48
4 2011 49 38
5 2012 47 41
6 2013 45 39
7 2014 72 58
2015 84 72
Kështu, numri i divorceve në këtë qark, megjithëse i ulët, krahasuar me të
shkuarën, po rritet dita-ditës. Pavarësisht nga kjo, ka shumë gra që durojnë martesat
e palumtura dhe të dhunshme. Në Strategjinë e Zhvillimit thuhet: ‘Numri i divorceve
është akoma i ulët në Qarkun e Kukësit – mbase për shkak të sistemit ligjor të
pafavorshëm dhe kuadrit të vjetëruar ligjor për divorcin, pak gra divorcohen.
Gjithashtu, presioni social kundrejt grave është shumë i fortë dhe i pengon
ato të kërkojnë divorcin; gratë e divorcuara mund të izolohen nga shoqëria dhe
familja’ (SZHQK, 2004: 38).
22Marrë nga Vjetarët statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë të viteve 2011 - 2016
157
Procesi i divorcit është shumë i gjatë dhe i komplikuar, sidomos nëse çiftet
kanë fëmijë. Arsyet kryesore sipas Gjykatës së Rrethit të Kukësit për këto divorce
janë:
a) Emigrimi (rimartesa më së shumti e bashkëshortit jashtë kufijve të Republikës
së Shqipërisë).
b) Kushtet e këqija ekonomike të ish-partnerëve.
c) Ndryshimet në karakter midis partnerëve (Ky faktor mund të kuptohet nëse
kemi parasysh që në Qarkun e Kukësit, shumë nga martesat bëhen midis
njerëzve që nuk janë njohur me njëri-tjetrin përpara martesës. Shpesh, fejesa të
bëra edhe duke parë një foto ose duke parë kalimthi fizikisht partnerin e
ardhshëm).
Lind pyetja, sa e pranojnë të rinjtë divorcin?
Nga të dhënat e studimit rezulton se të rinjtë në ditët e sotme e pranojnë më
lehtë divorcin, të paktën me përgjigjet e tyre ndaj kësaj pyetje. Nëse martesa nuk
funksionon atëherë më mirë të ndahen.
Një nga të anketuarat gjatë bisedave të lira u shpreh ‘thuhet derisa vdekja të
na ndajë por jo të gjitha martesat e meritojnë këtë jetëgjatësi’.
Kështu, të pyetur se sa dakort janë me pohimin: Divorci pranohet më lehtë
nga të rinjtë’ (grafiku 15) rezulton se si të rinjtë, ashtu edhe prindërit, janë dakort
me këtë pohim.
158
Grafiku IV. 15: Të rinjtë dhe divorci
Megjithëse mendohet se të rinjtë e pranojnë më lehtë divorcin, nga rezultatet
e studimit del në pah se vështirësia e përballjes me divorcin nga gratë. Sipas
rezultateve të këtij studimi, mentalitetet përçmuese dhe opinioni negativ për gratë e
divorcuara i persekuton gratë edhe në ëndrra, ku të gjithë të përbuzin dhe të
fajësojnë, edhe kur nuk je fajtor. Kaq ndëshkues është ky mentalitet përçmues sa
gratë akoma zgjedhin të durojnë ferrin e martesës së tyre se sa të përballen me
divorcin. Kjo jo se i druhen pasojave që mund të pësojnë ato vetë, por sepse vala e
tij mund të godasë njerëzit më të dashur, fëmijët dhe prindërit.
Sipas të dhënave të nxjerra nga intervistat rezultoi se sidomos femrat ishin të
penalizuara dhe të “dënuara” të jetojnë nën martesa të palumtura për shkak të:
faktorëve ekonomikë ; mentaliteteve dhe opinionit; përgjegjësisë ndaj fëmijëve;
kthimit në shtëpinë e prindërve, etj. Mentalitetet patriarkale dhe përçmuese ndaj
femrave të divorcuara i mban të robëruara. Edhe të rinjtë mendojnë se gratë
fajësohen për divorcin nga opinioni dhe mentaliteteve përçmuese, pavarësisht se
159
kush është shkaku i vërtetë i divorcit (37.2 për qind janë shumë dakort, 30.8 për qind
disi dakort, 17.5 për qind pak dakort dhe 9.2 për qind aspak dakort).
Sipas të dhënave të intervistave dhe bisedave të lira, disa nga arsyet që i
mbajnë të lidhura gratë pas martesave të palumtura janë si më poshtë:
Gratë shihen “shtrembër” dhe me dyshim nga opinioni nëse janë të
divorcuara. “Fjalët e të tjerëve” janë një tjetër arsye e fortë që i mbajnë gratë peng të
një martese të palumtur.
Një e intervistuar shprehet: “njerëzit njihen këtu, jetojmë kaq afër njëri-tjetrit
sa nuk mund ta shpërfillim opinionin e të tjerëve”.
"Fqinji im ka një vajzë të divorcuar, kohët e fundit ajo ka probleme
shëndetësore dhe dëgjova zëra duke thënë se po paguan për gjërat e këqija që
ajo mund t'i kishte bërë martesës së saj. E njoh, ajo është një vajzë e
mrekullueshme, por njerëzit pëlqejnë ta fajësojnë atë për gjithçka " – u
shpreh një zonjë 47 vjeçare gjatë bisedave të lira.
Lindja dhe kujdesi ndaj fëmijëve bëjnë që gratë të heqin dorë nga karriera dhe
puna e paguar jashtë shtëpisë, po për hir të fëmijëve shumë nëna heqin dorë nga
lumturia e tyre, duke jetuar nën një martesë të dhunshme dhe të palumtur.
"Martesa ime nuk është më e lumtur. Ka raste që unë dua dëshpërimisht të iki
dhe unë do ta kisha bërë këtë po të mos ishte për fëmijët e mi. Unë nuk dua
që fëmijët e mi të tregohen me gisht ose që njerëzit t’i shohin me keqardhje.
Të paktën këtu ata kanë një shtëpi dhe burri im sjell të ardhura për t’i veshur
dhe ushqyer. Nuk dua të jem egoiste dhe të mendoj për lumturinë time,
fëmijët nuk kanë pse të paguajnë për zgjedhjet e mia " - deklaroi një grua 42
vjeçare gjatë bisedave të lira - "... për një grua është shumë e vështirë të
martohet nëse burri i saj është i vdekur, është pothuajse e pamundur nëse ajo
është e divorcuar ... e pamundur nëse ka fëmijë ... për burrat, aspak, ai mund
të rimartohet edhe me një vajzë të re madje" - vazhdoi më tej ajo.
160
Të kthehesh prapë në shtëpinë e prindërve pasi je martuar është vërtetë
shumë e rëndë për gratë. Përgjithësisht, kur një çift divorcohet janë gratë ato që lënë
shtëpinë e bashkëshortit, edhe nëse me ligj i takon pjese në shtëpinë e burrit, ato
detyrohen të largohen nga paragjykimi dhe përgojimi i të afërmve të bashkëshortit,
nga fjalët e liga që derdhen mbi të kudo që të hedhë hapin. Por edhe në shtëpinë e
prindërve nuk është ndonjë atmosferë më e qetë, sepse edhe atje ajo do të përflitet
nga të tjerët, nga të afërm dhe komshijë të cilët do të spekullojnë për arsyet e
divorcit, që do ta bëjnë “qimen tra”, por të paktën prindërit do ta mbështesin
sinqerisht.
"Burri im pi shumë, shpenzon shumicën e të ardhurave me pije dhe bixhoz ...
nëse e bëj problem ose ngre zërin ai mund të më godasë ... Si e duroj këtë?
Çfarë zgjedhjesh të tjera kam? Unë nuk kam punë, nuk kam të ardhura, nuk
kam profesion... nuk mund të kthehem në shtëpinë e prindërve të mi ...
prindërit e mi janë të moshuar, vëllai im është i martuar dhe ka familjen e tij
... motra e divorcuar është një problem i madh ... nuk kam asnjë zgjedhje
tjetër ", deklaroi një grua 36 vjeçare.
Ndarja e çiftit nuk sjell vetëm prishjen e lidhjes së tyre, por edhe tensionimin
e marrëdhënieve midis familjeve të ish-bashkëshortëve. Duke qenë se dallga e
opinionit është më e fortë mbi gratë, duket sikur familja e saj është më e zemëruar
me ish-bashkëshortin e të bijës se sa e anasjellta. Ky përkeqësim marrëdhëniesh
midis familjeve mund të jetë edhe si rezultat i faktit që në Qarkun e Kukësit prishja
e martesës vazhdon të shihet si një dukuri që ndodh vetëm kur njëri bashkëshort
keqtrajton tjetrin ose kur njëri tradhëton tjetrin (dhe në përgjithësi kur gruaja
tradhëton burrin), si rezultat opinioni i shoqërisë është shumë paragjykues për këtë
dukuri.
"Unë njoh dy familje që janë armiqësore ndaj njëra-tjetrës, sepse fëmijët e
tyre janë të divorcuar. Çdo herë që kalojnë në të njëjtën rrugë është një rrezik
i madh, aq shumë herë janë grindur me njëri-tjetrin. Prindërit e vajzës kanë
161
kërcënuar të vrasin ish-bashkëshortin e vajzës së tyre, ai është jashtë vendit.
Prindërit e djalit thonë se vajza e tyre nuk është e mirë, ajo nuk ishte korrekte
ndërsa djali i tyre ishte jashtë ... Zoti e di se si do të përfundojë kjo ", - tha një
burrë 56 vjeçar gjatë bisedave të lira.
Divorci nuk shihet si një dukuri që mund të ndodhë edhe me mirëkuptim
midis bashkëshortëve dhe që ata mund të jenë më të lumtur të ndarë, por si një
dukuri që ndodh vetëm për motive të dobëta dhe si rezultat familjet e ish-
bashkëshortëve nuk kanë si të shkojnë mirë kur fëmijët e tyre janë kthyer në tabelë
qitjeje për reagimet e mentalitetit. Shumica e banorëve të Qarkut të Kukësit nuk janë
mësuar që ta shohin me qytetari ndarje e një çifti, divorci është një akt individual
midis individëve dhe shoqëria nuk duhet të ndërhyjë, të paktën jo për të derdhur vrer
dhe fjalë të liga për ish-bashkëshortët.
"Të shkretat gra të divorcuara, sikur të mos kishin mjaft mbi shpinë, duhet të
durojnë të gjithë të tjerët që i shohin shtrembër", tha një e re 25 vjeçare gjatë
bisedave të lira.
IV. 10. 5. Brenda mureve: Vajzat dhe gratë në Qarkun e Kukësit
Të jesh e re (vajzë/grua) në Qarkun e Kukësit nuk është diçka e lehtë. Një
sërë detyrimesh dhe kufizimesh formësojnë dhe drejtojnë jetën dhe veprimtarinë e
tyre të përditshme vetëm për shkak të gjinisë. Kufizime të shumta që vijnë nga
shoqëria me elementë patriarkalë, e cila thekson ndarjen e roleve gjinore të
rrënjosura thellë në mendësinë dhe jetën e banorëve, luan një rol të rëndësishëm në
përjetësimin e pabarazive midis femrave dhe meshkujve, burrave dhe grave, vajzave
dhe djemve në Qarkun e Kukësit. Ato prekin çdo aspekt të jetës së një vajze/gruaje,
që nga veshja, profili i arsimimit, koha e lirë, martesa, pjesëmarrja në veprimtari të
ndryshme, etj., e deri tek mënyra e të menduarit dhe vepruarit të tyre. Nga analiza e
intervistave dhe anketave rezulton si më poshtë:
162
IV. 10. 5. 1. Arsimimi dhe sfidat e të rejave në Qarkun e Kukësit
Qarku i Kukësit karakterizohet nga ritmet e zhvillimit të ngadaltë, si në
fushën shoqërore, ashtu edhe në atë ekonomike dhe politike. Si gjatë regjimit
socialist totalitar, dhe pas shpërbërjes së tij, Verilindja e Republikës së Shqipërisë
nuk ka patur të njëjtën vëmendje sikurse pjesët e tjera të saj nga pushtetarët që kanë
qeverisur, pavarësisht nga orientimi politik i tyre. Duke qenë një qark me reliev të
theksuar malor, ku lidhjet me qytetet e tjera të Republikës së Shqipërisë ishin të
vështira, përmes një infastrukture shumë të pazhvilluar edhe ndryshimet kanë ardhur
me vonesë.
Shoqëria me elementë patriarkalë, mentalitetet paragjykuese për vajzat dhe
gratë, numri i madh i vajzave dhe grave që nuk shohin më shumë se muret e
shtëpisë, mundësitë e pakta për të ecur përpara dhe për t’u plotësuar profesionalisht,
e bëjnë arsimimin shumë të rëndësishëm për vajzat dhe gratë në këtë qark. Arsimimi
shihet si një mundësi e vetme për të shpëtuar nga kthetrat e problemeve, si një jelek
shpëtimi që mund ta mbajë mbi ujë kur dallgët ta godasin. “Përgjithësisht vajzat e
konsiderojnë arsimimin si rrugën kryesore të afirmimit të personalitetit vetjak,
sidomos në vorbullën e këtyre viteve të turbullta të tranzicionit, të mbarsura me
gjithëfarë vështirësish dhe sfidash” (Dervishi, Z., 2004: 15).
Edhe nga të dhënat e nxjerra nga bisedat e lira dhe intervistat rezulton se
arsimimi është shumë i rëndësishëm për vajzat dhe gratë për disa arsye:
a) ndikon në përmirësimin e jetësës dhe kushteve shoqërore;
b) vajzat dhe gratë bëhen të afta për t’u përballur me vështirësitë e jetës;
c) fitojnë pavarësinë ekonomike;
d) dalin nga terri i injorancës;
e) ofron një përgatitje paraprake dhe profesionale;
f) për një jetë sa më të mirë në të ardhmen;
g) integrimi në shoqëri;
163
Ashtu siç shprehen dhe të intervistuarit, arsimimi është e vetmja mundësi,
sidomos për vajzat dhe gratë, për “të çarë në jetë”. Tregu i punës në Qarkun e
Kukësit është shumë i kufizuar, përgjithësisht vendet e punës që ofrohen në sektorin
shtetëror kërkojnë domosdoshmërisht një diplomë universitare, ndërsa vendet e
punës të sektorit privat janë të pakta dhe, siç do ta shohim më poshtë, nuk
parapëlqehen shumë nga vajzat dhe gratë. Nga njëra anë, duke qenë se sektori
shtetëror vazhdon të ketë peshën më të madhe në punësimin e banorëve në Qarkun
Kukës, kuptohet përse shihet si shumë i rëndësishëm arsimimi i vajzave dhe grave.
Nga ana tjetër, arsimimi duket se i bën më të forta vajzat dhe gratë për të përballuar
streset me të cilat sfidohen. Arsimimi duket sikur i bën vajzat dhe gratë më
indiferente ndaj opinionit dhe mentaliteteve përçmuese, duket sikur ai i pais ato me
një shtresë mbrojtëse kundër tyre.
Një studente 20-vjeçare e cila ndjek studimet e larta për drejtësi, në lidhje me
këtë çështje, shprehet: “e ardhmja e shoqërisë varet nga shkollimi dhe
zhvillimi i femrave, ajo është koka e shoqërisë”.
Por ka dhe mendime të tjera, të cilat nuk janë dhe aq dakort që arsimimi është
i rëndësishëm për vajzat dhe gratë.
Kështu, një e intervistuar, shtëpiake, me arsim të mesëm, shprehet: “Sipas
mendimit tim femra nuk duhet të shkollohet shumë. Boll të zgjuara janë nga
natyra, shkolla i prish vajzat dhe i bën rrugaçe. Tetë klasë shkollë janë të
mjaftueshme”. Këtu vihet re ndikimi i mentaliteteve përçmuese që kanë
infektuar dhe mendimet e vetë vajzave dhe grave.
Nga ana tjetër, edhe të intervistuarit meshkuj janë shprehur shumë pozitivisht
në lidhje me arsimimin e vajzave dhe grave. Vihet re prirja për të lidhur gratë e
arsimuara me rolet e tyre gjinore si kujdesi dhe edukimi i fëmijëve.
164
Kështu, një i intervistuar, 52 vjeçar, me arsim të lartë, shprehet: “arsimimi i
vajzave dhe grave është shumë i rëndësishëm sepse zhvillon shoqërinë dhe
shtyn para jetën. Një femër e arsimuar edukon më mirë fëmijët e saj”.
Në lidhje me pengesat që mund të pengojnë shkollimin e vajzave dhe grave
në Qarkun Kukës, të intervistuarit përmendin:
1. Fanatizmin e shoqërisë, familjes dhe meshkujve
2. Largësia e shkollave me vendin ku jetojnë
3. Opinioni negativ dhe ndrydhja kanunore
4. Mentalitetet prapanike
5. Vështirësitë ekonomike
6. Martesa në moshë të re
Një e intervistuar 28 vjeçare shprehet kështu: “Vajzën e pengojnë të
arsimohet një burrë injorant dhe një baba fanatik”.
Fanatizmi është cilësuar si një nga pengesat për arsimimin e vajzave dhe
grave. Ai lidhet me mendime të vjetëruara të shoqërisë, familjes dhe meshkujve mbi
vajzat dhe gratë. Atyre u kërkohet të jenë të bindura, të kryejnë të gjitha detyrimet
shtëpiake, të martohen në moshë të re, të kujdesen për fëmijët, të respektojnë dhe t’u
shërbejnë pjesëtarëve të familjes. Asnjë nga këto detyra nuk e përfshin arsimimin e
vajzave dhe grave, mentalitetet për vajzat dhe gratë janë përgjithësisht përçmuese,
çfarë i jep krahë fanatikëve.
Largësia e shkollave, sidomos të universiteteve, ka shërbyer si një faktor
pengues për arsimimin e vajzave dhe grave. Në të vërtetë largësia shërben si një
arsye për fanatikët dhe metalitetin që ta përdorin për t’i penguar vajzat dhe gratë të
arsimohen. Sidomos gjatë viteve të para të demokracisë, ku një sërë rreziqesh iu
kanosën vajzave dhe grave, rruga e gjatë që të çonte në Universitetet e Republikës së
Shqipërisë mund të ishte burim rreziqesh të ndryshme që mund t’i ndodhnin
vajzave. Të jetuarit vetëm, larg familjes, gjithashtu shihej si burim i tundimeve për
165
të shkarë në rrugë të gabuar, për t’u viktimizuar prej njerëzve të ligj që sillen rrotull
për të zënë prenë e tyre.
Një e intervistuar 33 vjeçare shprehet: “nuk mi nxë goja t’i them se çfarë
thuhet për vajzat që janë në shkollë të lartë. Se kuptoj si flasin këta njerëz, a
nuk e dinë ata që nesër mund të kenë një të afërm ose vajzat e tyre në
shkollë”.
Opinioni dhe mentalitetet e njerëzve për vajzat dhe gratë janë gjithashtu shumë
negativë, aq sa një e intervistuar shprehet e revoltuar:
“Vajzat janë të persekutuara që nga momenti kur lindin dhe deri sa të vdesin.
Më mirë mos me lindë fare se me lind vajzë. Femra është vuajtje” .
Vështirësitë ekonomike janë konsideruar gjithashtu si pengesë për arsimimin
e vajzave dhe grave. Në të vërtetë, mundësitë e familjeve në Qarkun e Kukësit për të
përballuar shpenzimet e fëmijëve gjatë kohës që ata ndjekin studimet në Tiranë,
Shkodër, Durrës ose Vlorë janë përgjithësisht mjaft të kufizuara. Shumë prindër
sakrifikojnë shumë që të arrijnë të mbajnë fëmijët e tyre, të tjerë nuk kanë gjetur
mundësi për t’i përballuar shpenzimet ekonomike, siç shprehet një e intervistuar 50
vjeçare:
“Unë me tim shoq kemi sakrifikuar shumë për shkollimin e fëmijëve, me
punë e pa punë jemi përpjekur që çdo fillim muaji t’i çojmë pagesën për
shpenzimet. Di plot raste që prindërit as se kanë marrë mundimin për t’i
regjistruar fëmijët në konkurs”.
Edhe martesa në moshë të re është konsideruar si pengesë për arsimimin e
vajzave23. Sidomos pas vitit 1990 u vu re prirja për të lidhur kurorë në moshë të re,
në veçanti për vajzat. Edhe në ditët e sotme vazhdon kjo prirje, madje shumë
23 Sipas të dhënave të INSTAT mosha mesatare e martesës së vajzave në vitin 2015 është 20 deri 24 vjeç, një tendencë që mbizotëron prej vitesh, megjithëse është rritur lehtësisht me një vit (INSTAT, 2016: 35-36).
166
martesa lidhen midis meshkujve me moshë shumë më të madhe se sa të vajzave. Kjo
prirje ka bërë që shumë vajza t’i përkushtohen familjes së re, duke hequr dorë nga
arsimimi i mëtejshëm.
Një e intervistuar 25 vjeçare u shpreh: “Unë kam mbaruar të mesmen dhe
prindërit e mi as nuk më kanë shtyrë, por as nuk më kanë penguar për t’u
arsimuar. Me të mbaruar të mesmen u fejova, u martova, tani kam edhe
fëmijë, shkolla thjesht më duket diçka e largët”.
IV. 10. 5. 2. Profile arsimimi më të përshtatshëm për vajzat, të tjera
për djemtë
Ndarja e vajzave dhe grave në punë të ndryshme nga meshkujt fillon që me
arsimimin e tyre në profile të tilla që më vonë i pozicionojnë në vende pune
tradicionale femërore. Është pikërisht arsimimi që shpesh përcakton se çfarë lloj
pune do të bëjnë vajzat dhe gratë në të ardhmen. Fillimisht, edukimi me rolet gjinore
ndikon në parapëlqimet e vajzave dhe djemve për profesione të ndryshme, çka çon
në arsimimin e tyre në profile të ndryshme.
Edhe për profilet e arsimimit ka ndarje sipas gjinive, ka profile të cilat shihen
si të përshtatshme vetëm për vajzat dhe të tjera vetëm për djemtë. Një e intevistuar
49 vjeçare shprehet: “mësuesia, infermieria, ekonomiku janë profilet që duhet të
synojë një femër sepse janë profile që ju përshtaten më shumë gjinisë dhe natyrës së
femrave”. Duke u arsimuar në profile të tilla, vajzat dhe gratë pozicionohen në
vënde pune, pagesat e të cilëve janë shumë të ulta në krahasim më punë të tjera. E
kush nuk e di që paga e një mësuesi është shumë më e ulët se e një inxhinieri?!
Një faktor i rëndësishëm, që ndikon dhe formon parapëlqimet e të rinjve dhe
të rejave për profileve të ndryshme arsimore, është shoqërizimi. Përmes
shoqërizimit, fëmijët mësojnë jo vetëm rolet gjinore, por edhe ndarjen e punëve.
Përmes shoqërizimit, që herët fëmijët ndajnë parapëlqimet e tyre për punët në të
ardhmen si, mësuese dhe infermiere për vajzat, polic ose ndërtues për djemtë.
167
“Shoqërizimi përmes roleve gjinore ka ndihmuar për të përjetësuar ndarjen gjinore
të punës” (England, P., and Farkas, G., 1986: 154).
Kështu, nën përkedheljet dhe edukimin e prindërve marrin jetë parapëlqimet
e fëmijëve për profesione të ndryshme. Fëmijët që të vegjël e imagjinojnë veten si
mësuese ose si doktor. Këto pëlqime përforcohen nga ndikimi i shoqërisë, derisa të
rinjtë e gjejnë veten një ditë duke punuar si mësuese ose mjek.
Nga analiza e të dhënave të anketimit vihet re se si vajzat dhe djemtë janë
dakort me pohimin që ka profile arsimore që janë të përtatshme për vajzat dhe po
ashtu për djemtë. Kështu, sipas të anketuarve, 43.8 për qind e të rinjve shprehen se
janë shumë dakort që ka profile arsimore të përshtatshme për vajzat dhe të tjera
profile arsimore të përshtatshme për djemtë, krahasuar me 13.8 për qind që
mendojnë të kundërtën (grafiku 16).
Grafiku IV. 16: Vajzat dhe profilet e arsimimit
168
I njëjti rezultat nxirret edhe nga anketimi i prindërve në lidhje me këtë
çështje ku, 57.0 për qind e prindërve të anketuar janë dakort me këtë pohim
krahasuar me 8.0 për qind që nuk janë dakort.
Ndjekja dhe diplomimi i të rinjve në profile të ndryshme duke u varur nga
gjinia e tyre bën që ndarja midis femrave dhe meshkujve të thellohet më shumë,
duke i pozicionuar vajzat në vende pune tradicionale femërore, djemtë po ashtu.
Është pikërisht arsimimi që përcakton se çfarë lloj pune do të bëjnë të rinjtë në të
ardhmen.
Fillimisht, edukimi me rolet gjinore ndikon në parapëlqimet e vajzave dhe
djemve për profesione të ndryshme, kjo çon në regjistrimin e tyre në profile të
ndryshme arsimi, duke i vendosur vajzat në profesione si mësuesia ose infermieria
dhe djemtë si inxhinierë ose ushtarakë.
Një e intervistuar shprehet: “Unë kam një djalë dhe një vajzë. Ato janë në
fillore. Vajza do të bëhet mësuese ndërsa djali doktor, sa herë kur i përkëdhel
i them djalit doktor Zhivagoja i mamit ndërsa vajzës mësuesja e bukur e
mamit. Atyre duket se ju pëlqen, se kur vjen motra ime në shtëpi ata i thonë
gjithë gëzim: teze do të bëhem doktor kur të rritem, teze do të bëhem
mësuese kur të rritem”.
Qëndrimi i prindërve në këtë qark ndaj shkollimit të fëmijëve është relativ.
Për disa prindër ka më shumë rëndësi që vajzat të motivohen dhe të nxiten për t’u
arsimuar. Ata e konsiderojnë shkollimin si një sigurim për të ardhmen. Duke e
arsimuar vajzën, ata do ta jenë më të qetë kur ajo të shkojë në shtëpi të
bashkëshortit, sepse ajo do të ketë më shumë mundësi për t’u punësuar. Të tjerë
kanë mentalitete të vjetëruara se “shkollimi në nivelet e larta nuk është për vajzat”,
dhe që “vajzat janë të derës së huaj”.
169
Një e intervistuar 55 vjeçare shprehet: “Vajzat nuk rrinë me ty, ato shkojnë
në derë të huaj. I thonë të investosh shumë e ta marri burri gati, bile (madje)
edhe me shkollë”.
Të tjerë duket sikur nxisin djemtë më shumë sepse vajzat nuk kanë nevojë
për shumë nxitje, në përgjithësi janë më të rregullta se djemtë. Djemtë janë më të
vështirë, ata jepen shumë pas lojrave sa prindërit i detyrojnë të mësojnë në shumicën
e rasteve.
Një i intervistuar shprehet: “ Prindërit i nxisin shumë djemtë sepse ata janë
pak harrakatë e nuk i kushtojnë rëndësi librave”, ndërsa një e intervestuar 60
vjeçare shprehet: “Këtu në Kukës është opinioni që vajza është për në derë të
huaj, djali ngelet në shtëpi, e sado që prindërit nxisin më shumë djemtë, aq
më shumë arsimohen vajzat”.
Por edhe qëndrimi i djemve kundrejt shkollimit është i ndryshëm nga ai i
vajzave. Sidomos pas shpërbërjes së regjimit socialist totalitar dhe hapjes së portave
drejt Perëndimit, shumë djem morën rrugët e emigrimit. Edhe në ditët e sotme
dëgjon nga goja e djemve planet për të emigruar në ndonjë shtet të huaj, për të
punuar disa vjet sa të fitojnë ca të ardhura për të bërë një jetë të qetë.
Një nga arsyet përse djemtë nuk e parapëlqejnë shumë shkollimin është sipas
tyre fakti që: tregu i punës është i varfër dhe paga shumë e ulët.
Një i intervistuar 35 vjeçar shprehet: “ Kam 3 vjet që jam kthyer, kam punuar
13 vjet jashtë shtetit, nuk ke çfarë e do shkollën e lartë se nuk ja vlen gjithë
atë lodhje për një rrogë qesharake”.
Ndërsa vajzat e shohin shkollimin si një dritare drejt lirisë, siç shprehet një e
intervistuar 25 vjeçare me arsim të lartë:
170
“Nuk shoh rrugë tjetër për vajzat kuksiane për të mbijetuar e për të qenë
dikushi në jetë. Është e vetmja mundësi për të dalë nga muret e shtëpisë që
ofrohet në Kukës”.
IV. 10. 5. 3. Punësimi një sfidë kulturore dhe mundësi shpëtimi
Tregu i punës në Qarkun e Kukësit është shumë i kufizuar, përgjithësisht
vendet e punës që ofrohen në sektorin shtetëror kërkojnë domosdoshmërisht një
diplomë universitare, ndërsa vendet e punës të sektorit privat janë të pakta dhe, siç
do ta shohim më poshtë, nuk parapëlqehen shumë nga vajzat dhe gratë.
Punësimi jashtë ekonomisë shtëpiake është jetësor për vajzat dhe gratë në
Qarkun e Kukësit. Ajo i jep mundësinë që të shohin një rreze drite në errësirë.
Siç shprehet një e intervistuar: “Falenderoj zotin që kam punën, të paktën
kam një arsye për t’u ngritur në mëngjes, madje puna jashtë shtëpisë është e
vetmja mundësi që kam për të dalë nga rutina mbytëse e detyrimeve
shtëpiake. Për vajzat dhe gratë në Qarkun e Kukësit ka rëndësi ekzistenciale
të paturit e një pune, për meshkujt punësimi ka rëndësi vetëm për rrogën që
marrin sepse, si me punë si pa punë, ata gjithë ditën e kalojnë në bar-kafe në
shoqërinë e njëri-tjetrit”.
Duke qenë se në qytet ofrohen mundësi shumë të pakta për vajzat dhe gratë
që të shprehin aftësitë e tyre dhe që të largohen nga rutina e përditshme e
angazhimeve shtëpiake, puna është ura lidhëse midis shtëpisë dhe shoqërisë. Në
familjet dhe banorët e Qarkut të Kukësit, me ndikime të mentaliteteve patriarkale,
punët janë ndarë sipas gjinive, ashtu si punët e shtëpisë i takojnë vajzave dhe grave,
ashtu infermierja, mësuesja, edukatorja, ekonomistja shoqërohen me figurën e
vajzave dhe grave. Ndarja gjinore e posteve është akoma më e thellë, kështu për
vajzat dhe gratë në Qarkun e Kukësit janë të largëta poste të tilla si prefekt, kryetar
bashkie, deputet ose poste të tjera drejtuese. Vajzat dhe gratë duhet të përballen me
mentalitetet përçmuese të shoqërisë patriarkale dhe fanatike, me meshkujt të cilët
171
nuk kanë aspak ndërmend të lejojnë vajzat dhe gratë t’i konkurojnë për poste të tilla
drejtuese.
Nga të dhënat e nxjerra nga pyetësorët, arsyet që i shtyjnë të banorët që të
punojnë (apo të kërkojnë punë nëse janë të papunësuar) rendisin në rradhë të parë
arsyet ekonomike. Rreth 93.5 për qind e të anketuarve i kanë renditur nevojat
ekonomike si arsyen kryesore që i shtyn ata drejt punësimit. Kjo është e kuptueshme
duke patur parasysh nivelin e ulët ekonomik që karakterizon zonën. Nuk u vu re
dallim midis femrave dhe meshkujve të përfshirë në studim në lidhje me këtë
çështje.
Arsye të tjera që sipas të anketuarve shërbejnë si shtysë drejt tregut të punës
rendisin: Sigurimin e të ardhmes (24 për qind), shtimin e të ardhurave familjare
(22.5 për qind), kënaqësia personale dhe integrimi në shoqëri (17.5 për qind), etj.
Nëse arsyeja ekonomike nuk bën dallim midis femrave dhe meshkujve, nga
shqyrtimi i të dhënave u vu re që, më shumë femra (83.3 për qind) se sa meshkuj
(16.7 për qind) e shikojnë punën si një mënyrë për t’u larguar nga detyrimet
shtëpiake. Kjo tregon edhe për faktin që rolet gjinore në këtë zonë janë shumë të
theksuara dhe që puna është një nga aktivitetet kryesore, madje të vetmet që
shërbejnë si një mënyrë për t’u “arratisur” nga rutina e përditshme e punëve të
shtëpisë. Ky rezultat përforcohet edhe nga fakti që janë 74.0 për qind e të
anketuarave femra në krahasim me 26.0 për qind të anketuarve meshkuj që e shohin
punën si një mundësi për t’u integruar në shoqëri. Kjo tregon që: vajzat dhe gratë
janë më të mbyllura në sferën shtëpiake, punësimi për to është i një rëndësie jetike,
është rruga kryesore për t’u larguar qoftë dhe përkohësisht nga sfera e punëve
shtëpiake.
Nga ana tjetër, përqindja e të anketuarve meshkuj që e shohin punën si një
mundësi për të siguruar të ardhurat e famijes është shumë më e madhe se ajo e
femrave të anketuara. Kështu, nga të dhënat e studimit, 66.7 për qind e të ankeuarve
që e shohin punën si mundësi për të siguruar të ardhurat e familjes janë meshkuj.
172
Edhe njëherë mund të flasim për rëndësinë e roleve gjinore, të cilat bëjnë që
të këte ndryshime midis femrave dhe meshkujve në lidhje me arsyet përse punojnë
ose kërkojnë punë. Roli i personit kryesor që siguron të ardhurat e familjes
historikisht i është besuar burrit, çfarë reflektohet edhe në përgjigjet e dhëna gjatë
anketimit.
Përpara shpërbërjes së regjimit socialist, në sektorin shtetëror ishin punësuar
gjithë forcat punëtore të qytetit, ndërkohë rrëzimi i tij shkaktoi papunësi të lartë
midis popullsisë. Sektori privat nuk u zhvillua me atë ritëm sa të mënjanonte efektet
e prishjes së ndërmarrjeve shtetërore. Në Qarkun e Kukësit sektori privat nuk është
shumë i zhvilluar, dhe në sektorët që janë të zhvilluar si ndërtimi dhe transporti, janë
punësuar kryesisht burra. Sipas të dhënave në “Strategjinë e Zhvillimit Rajonal
2012 – 2016” të Qarkut të Kukësit jepen këto të dhëna për zhvillimin e sektorit
privat:
a) Rreth 85% e bizneseve aktive janë ndërmarrje të vogla me 1-4 punonjës, 7%
kane nga 5-9 punonjës, 8 % me 10-49 punonjës dhe vetëm 1% e tyre kanë
mbi 50 punonjës.
b) Në vitin 2010 struktura e punësimit në rajon tregon se 19% e personave të
regjistruar janë të punësuar në sektorin privat jo-bujqësor kurse 31% në
sektorin privat bujqësor. Pjesa tjetër (51%) janë të punësuar në sektorin
shtetëror.
c) Sektori privat është i dobët dhe jo dinamik, duke lënë mundësi të vogla për
punësim, kryesisht, në bujqësinë tradicionale dhe sektorin publik, të cilat nuk
gjenerojnë rritje të qëndrueshme rajonale.
d) Forca punëtore është jo shumë e kualifikuar e cila shkakton papunësi më të
lartë dhe mundësi të kufizuara sidomos për të rinjtë, gratë dhe grupet
vulnerabël.
e) Ekonomia e rajonit ka levizur nga bujqësia drejt ndërtimit, industrisë dhe
shërbimeve.
173
f) Pjesa dërrmuese e polullsisë për shkak edhe të mundësive të kufizuara në
sektorin privat dhe të shërbimeve, merret me bujqësi ose është e punësuar në
sektorin shtetëror (Këshilli i Qarkut të Kukësit, 2012: 5 - 19).
Nga të dhënat e studimit rezulton se sektori shtetëror është më i parapëlqyer
nga vajzat dhe gratë kundrejt sektorit privat të punësimit. Përgjithësisht të
intervistuarit, të pyetur rreth kësaj çështje, shprehen se sektori shtetëror është shumë
më i preferuar dhe më i sigurtë për punonjësit.
Vajzat dhe gratë e ndjejnë veten më të sigurta në sektorin shtëtëror se sa në atë
privat, në katër aspekte kryesore, të cilat janë:
a) Në sektorin shtetëror puna është më e garantuar për një kohë të gjatë;
b) Puna në sektorin shtetëror u siguron pagesën rregullishit të sigurimeve
shëndetësore, shoqërore dhe, për pasojë edhe pensionin;
c) Pronarët në sektorin privat përpiqen që në forma të ndryshme t’u imponohen
punëtorëve të shkelin norma ligjore të caktuara;
d) Përgjithësisht, në sektorin privat, vajzat dhe gratë janë më të kërcënuara të
ngacmohen seksualisht (Dervishi, Z., 2001: 23-28).
Nga intervistat u vu re që jo vetëm femrat, por edhe meshkujt mendojnë se sektori
shtetëror është më i parapëlqyer për arsyet e përmendura më sipër.
Por, si një tipar negativ për sektorin shtetëror është përmendur ndikueshmëria
politike e institucioneve shtetërore që lidhet me faktin se me ndërrimin e partisë
politike në pushtet ndërrohet edhe administrata, siç shprehet dhe një e intervistuar:
“edhe në sektorin shtetëror siguria e punës është bërë me afat, sapo të ndërrohen
partitë duhet të bëhesh gati të lirosh vendin e punës për atë që ka duartrokitur më
fort për partinë që ka fituar shumicën”.
Disa të intervistuar shprehen se parapëlqejnë sektorin privat më shumë se sa
sektorin shtetëror për disa arsye kryesore:
1. Paga është më e lartë se në sektorin shtetëror;
174
2. Nuk ndikohet nga bindjet politike;
3. Vlerësohet më shumë përgatitja profesionale;
Por, nga ana tjetër, jetëgjatësia e sektorit privat nuk është e sigurtë dhe
shumicën e rasteve punonjësit punojnë në të zezë. Disa të intervistuar mendojnë se
“privati të pi gjakun”, ndërsa në një punë shtetërore ke kohën për t’i bërë të gjitha.
Ndërsa, të intervistuar të tjerë shprehen se për ta nuk ka rëndësi nëse puna që ofrohet
është e sektorit shtetëror ose në sektorin privat, të rëndësishme janëlloji i punës që të
ofrohet, paga, dhe kushtet e punës. Në bazë të tyre vendoset se cila punë të
pranohet.
IV. 10. 6. Të sfidosh mentalitetet
Ajo që vihet re nga rezultatet e anketimit është se, midis të rinjve ka një lloj
dualiteti në mendimet që shprehin. Në disa raste, në pohimet e tyre gjendet ndikimi i
shoqërisë me elementë patriarkalë dhe pranimi i saj nga të rinjtë, e në disa të tjera
ata janë sfidues duke mos u shprehur dakort me të, sidomos të rejat. Nga analiza e të
dhënave të krijohet përshtypja së të rinjtë kanë filluar të sfidojnë mentalitetet e vjetra
dhe shoqërinë patriarkale. Në analizën e të dhënave të anketimit më poshtë vëmë re
këto ndryshime.
IV. 10. 6. 1. Arsimimi më i rëndësishëm për djemtë si kryetarë të
familjeve të ardhshme
Rolet gjinore janë shumë të rëndësishme në formësimin e personalitetit të të
rinjve, dëshirave dhe aspiratave të tyre për të ardhmen. Kështu, roli i siguruesit të
bukës, kryetarit të familjes është lidhur ngushtësisht me meshkujt. Arsimimi është
një nga mënyrat që të rinjtë të përgatiten për të luajtur rolin e tyre si sigurues të të
ardhurave për familjen. Kështu, të anketuarit janë pyetur se sa dakort janë me
pohimin: Arsimimi është i rëndësishëm për djemtë sepse ata janë kryetarët e
ardhshëm të familjes, rreth 26.8 për qind e të rinjve shprehen se janë shumë dakort
me këtë pohim, 24.8 për qind disi dakort. Të njëjtin rezultat gjejmë edhe në
175
përgjigjet e prindërve në lidhje me këtë pohim, rreth 36.5 për qind e prindërve të
anketuar shprehen se janë plotësisht dakort me pohimin.
Tabela IV. 5: Përkatësia Gjinore/Rëndësia e arsimimit për djemtë
Arsimimi është më i rëndësishëm për djemtë, si kryetarë të ardhshëm familjesh
% Aspak Pak Disi Shumë Pa përgjigje Total
Përkatësia Gjinore
Mashkull 19.5 13.0 22.5 40.5 4.5 100
Femër 38.5 19.5 22.0 17.5 2.5 100
Total 58.0 32.5 44.5 58.0 7.0
(Phi dhe Cramers’V = .273; Sig (2- drejtimëshe) = .000)
Nga analiza e të dhënave rezulton se marrëdhënia midis variablave ka një
domethënie të rëndësishme statistikore (.000), megjithëse fortësia e lidhjes midis
variablave relativisht e dobët (.273). Siç vihet re nga tabela, përqindja e femrave të
anketuara që nuk janë dakort me këtë pohim është më i madh se numri i meshkujve
(38.5 për qind e femrave kundrejt 19.5 për qind e meshkujve të anketuar). Më shumë
se sa si kundërshti për arsimimin e meshkujve, kundërshtia e femrave në këtë pohim
vjen nga lidhja e arsimimit me rolet gjinore, siç është roli i kryetarit të familjes. Me
figurën e kryetarit të familjes lidhen një sërë detyrash, si vendimmarja në familje,
sigurimi i të ardhurave, etj.
Duket se ato nuk e mbështesin faktin që arsimimi i djemve është më i
rëndësishëm se sa i vajzave sepse ata “janë kryetarë” familjesh. Ndërkohë që të
rinjtë meshkuj të anketuar duket se e shohin të rvndësishëm këtë lidhje të arsimimit
me detyrat e tyre sipas roleve gjinore (40.5 për qind e tyre shprehen se janë shumë
dakort me këtë pohim kundrejt 17.5 për qind të të rejave të anketuara). Roli i
siguruesit të tv ardhurave në familje lidhet me fikgurën mashkullore, e si u pa
mësipër, të rinjtë e lidhin arsimimin drejtpërdrejt me sigurimin e punës dhe të
ardhurave ekonomike në të ardhmen.
176
IV. 10. 6. 2. Kthimi në Qarkun e Kukësit pas studimeve: Pse kërkohet
më shumë te vajzat?
Në Qarkun e Kukësit një familje tipike ka nën të njëjtën strehë disa breza,
gjyshërit, prindërit dhe fëmijët. Gjithashtu, sipas traditës në këtë qark, prindërit
jetojnë me njërin nga fëmijët meshkujt të tyre, përgjithësisht me djalin e vogël, pas
martesës së fëmijëve. Shihen me përbuzje ata djem që kanë lënë vetëm prindërit e
tyre, turpi dhe ashpërsia e opinionit bien mbi ta. Në të vërtetë, janë të pakta në këtë
qark familjet ku prindërit jetojnë vetëm, të ndarë nga fëmijët e tyre. Përgjithësisht,
ata prindër që jetojnë vetëm më së shumti i kanë djemtë në emigrim, dhe presin të
kthehen ose t’i tërheqin edhe ata atje. Madje, një nga arsyet përse është shumë e
rëndësishme në këtë qark trashëgimtari mashkull është edhe kjo.
Prindërit lipset të kenë një trashëgimtar mashkull me të cilin do të ngrysin
ditët e pleqërisë së tyre. Në traditën e Qarkut të Kukësit mbizotëron idea se të rinjtë
duhet të kthehen në vendlindje, pranë familjes së tyre pas studimeve. Arsyet përse
ata duhet të kthehen janë të ndryshme në varësi të gjinisë së të rinjve.
Kështu, djemtë duhet të kthehen sepse ata e kanë vendin pranë familjes së
prindërve të tyre. Ata janë trashëgimtarët e asaj çfarë prindërit e tyre lënë prapa,
ndërsa vajzat ``lindin në shtëpi të huaj e ikin në shtëpi të vet`` thuhet në këtë qark.
Ndërsa, vajzat duhet të kthehen pas studimeve pranë familjes dhe të
qëndrojnë aty derisa të martohen. Siç shihet, sipas mentaliteteve patriarkale vajzat
janë të varura nga familja dhe prej saj largohen vetëm kur të kalojnë nën varësinë e
bashkëshortit. Gjithashtu, po sipas mentaliteteve patriarkale, djemtë duhet të
kthehen pranë familjes së tyre, vendi i tyre është pranë prindërve të tyre.
177
Grafiku IV. 17: Të rinjtë dhe kthimi në vendlindje pas studimeve 1
Të dhënat e studimit tregojnë se këto mentalitete kanë prekur edhe të rinjtë.
Kështu, rreth 26.2 për qind e të anketuarve janë shumë dakort dhe 27.8 për qind disi
dakort me pohimin që djemtë duhet të kthehen pranë familjes sepse aty është vendi i
tyre. Meshkujt e anketuar duket se janë më shumë dakort me këtë pohim sesa femrat
e anketuara (grafiku 17).
Ndërkohë që vihet re që në lidhje me arsyet përse vajzat duhet të kthehen në
familje pas studimeve dhe të largohen prej andej pas martese mbështetet më shumë
nga të rinjtë e anketuar (50.0 për qind e tyre) sesa të rejat. Por, duhet vënë re se edhe
përqindja e të rejave që shprehen dakort me këtë pohim është e konsiderueshme
(33.5 për qind). Ashtu si edhe në shumë rezultate të tjera, të rejat duket se janë më të
dyzuara në mbështetjen dhe kundërshtitë ndaj mentaliteteve patriarkale. Nga të
dhënat e studimit rezulton se rreth 41.8 për qind e të anketuarve janë shumë dakort
dhe 21.5 për qind disi dakort me pohimin që vajzat duhet të kthehen pranë familjes
së prindërve dhe të presin dersa të martohen që të largohen prej saj (grafiku 18).
178
Grafiku IV. 18: Të rinjtë dhe kthimi në vendlindje pas studimeve 2
Siç shihet, metaliteti patriarkal është më i ashpër ndaj vajzave, përqindja e të
anketuarve që janë dakort me pohimin ne lidhje me kthimin e vajzave është shumë
më e lartë se sa ajo për rastin e djemve. Numri i vajzave, të cilat zgjedhin të mos
kthehen në Qarkun e Kukësit pas diplomimit është më i vogël se i meshkujve, por
numri i tyre është gjithnjë në rritje. Vajzat kontrollohen më shumë nga familja se sa
djemtë, ato nuk mund të qëndrojnë larg prindërve pas përfundimit të studimeve,
sepse paragjykoheshin sikur do të mbulonin me turp familjen e tyre.
Opinioni nuk i kushton shumë rëndësi përpjekjeve të studentëve meshkuj për
të mos u kthyer, është normale që djemtë të tregojnë më shumë pavarësi, kjo
tentativë përputhet me rolin e tyre gjinor. Ndërsa për vajzat, roli gjinor që ju ishte
caktuar nuk përfshinte gjëkundi iniciativën dhe pavarësinë. Përsa kohë ishin të
pamartuara, vajzat duhet të ishin nën kujdesin e prindërve, të cilët do ta dorëzonin
atë në duart e bashkëshortit pas martesës. Për ato vajza që guxuan dhe guxojnë të
ndjekin dëshirën e tyre, parapëlqimet janë shumë përçmuese. Për to përflitet shumë
dhe shihen si vajza “jo të mira” nga sytë fanatikëve. Por numri i vajzave që po
179
thyejnë këtë mentalitet po rritet, kjo në një farë mënyre tregon, ose që mentaliteti po
zbutet, ose që brezi i ri po e sfidon atë.
Siç shprehet e intervistuara V.I. ``Mentaliteti ndikon më shumë te vajzat se sa
te djemtë. Janë ato që duhet gjithsesi të kthehen në vendlindlindje pas studimeve
dhe t'i nënshtrohen ritualit të parapërcaktuar në rolin e tyre do të thotë: mbarove
shkollën, tani mendo të shkosh në shtëpinë e burrit. Veç kësaj, vajzat në mentalitetin
aktual të kësaj zone, nuk mund të bëjnë çdo punë. Ato kthehen e mbeten pa punë në
Kukës, ndërkohë që nuk i lejojne të punojnë në sektorin privat në Tiranë``.
IV. 10. 6. 3. Sfidat e të rejave të Qarkut të Kukësit ndaj pjesëmarrjes
në politikë
Politika dhe pjesëmarrja në jetën politike është një sfidë e vërtetë për të rinjtë
në Qarkun e Kukësit, sidomo për të rejat. Në një zonë ku të rejat janë vazhdimisht
nën presionin e opinionit dhe mentaliteteve të njerëzve, në një zonë ku elementë të
traditës patriarkale janë ende të fortë, në një zonë ku gjithëfarë dallgësh përplasen
mbi femrat, kuptohet se sa e vështirë është për të rejat që të ecin përpara në një fushë
që për shoqërinë e këtij qarku është tërësisht mashkullore.
IV. 10. 6. 3. 1. Vajzat dhe gratë, një filtër kullues në politikë
Të pyetur nëse vajzat dhe gratë duhet të angazhohen me politikë, të
intervistuarit u shprehën pozitivë në lidhje me këtë pyetje. Përgjithësisht, për të
intervistuarit pjesëmarrja e vajzave dhe grave në politikë është e domosdoshme
sepse ato kanë disa cilësi që e bëjnë politikën më të pranueshme për njerëzit.
Kështu, sipas tyre vajzat dhe gratë duhet të merren me politikë sepse:
a) janë më korrekte; b) janë më të sinqerta; c) janë më të arsyeshme; d) janë
më të ndjeshme, më të prekshme; e) janë më të përgjegjshme dhe më të
komunikueshme; f) janë më pak të korruptueshme.
180
Politika shihet si një fushë e pistë, lojtarët e saj shihen si të mbuluar nga
veset e padëshiruara nga shoqëria. Duke qenë se në politikë mbizotëron pjesëmarrja
e meshkujve, efektet dhe opinionet negative të politikës i janë veshur atyre. Femra,
duke qenë më pak e angazhuar, shihet si një qënie akoma e pastër dhe me vyrtyte
njerëzore. Pjesmarrja e vajzave dhe grave në politikë shihet si një filtër për të kulluar
sadopak papastërtitë e politikës dhe për ta bërë atë sa më njerëzore.
Duke patur parasysh të gjitha këto mendime pozitive të duket sikur asgjë nuk
mund t’i ndalojë vajzat dhe gratë, por lipset të kujtojmë thënien e zgjuar të popullit;
“nga e thëna në të bërë, ka në mes një mal të tërë”.
Pjesmarrja e vajzave dhe grave në politikë në Qarkun e Kukësit është shumë
e vogël dhe pengesat që dalin para saj janë të larta, por jo të pakapërcyeshme.
Kështu, të intervistuarit u shprehën se pengesat kryesore që e frenojnë pjesmarrjen e
vajzave dhe grave në politikë në Qarkut të Kukësit janë:
a) opinioni shoqëror negativ; b) agresiviteti i gjinisë mashkullore, c) mungesa
e respektit ndaj vajzave dhe grave; d) mosangazhimi i vajzave dhe grave në
veprimtari politike; e) politikat e shtetit dhe mungesa e iniciativës së gruas; f)
normat e kanunit dhe mentalitetet përçmuese; g) pengesa nga bashkëshortët
dhe familja; h) detyrimet shtëpiake dhe indiferenca ndaj politikës; i) mungesa
e përgatitjes së duhur; j) mundësitë e pakta ekonomike; k) mungesa e besimit
në vetvete; l) humbja e vendin e punës kur ndërrohen partitë në pushtet.
Por, cilat janë opinionet negative që rëndojnë mbi personalitetin e vajzave
dhe grave në Qarkun e Kukësit? Të pyetur rreth kësaj teme të intervistuarit (po
ashtu edhe gjatë bisedave të lira) u shprehën se realiteti është mjaft fyes dhe
paragjykues për vajzat dhe gratë në përgjithësi, ndërkohë ato që merren me politikë i
kërkojnë vetë paragjykimet.
Kështu, disa opinione për vajzat dhe gratë që angazhohen në politikë, sipas të
intervistuarve dhe të dhënave të nxjerra nga bisedat e lira janë si vijon:
181
“Femrat angazhohen me politikë se u ka dalë turpi sheshit. S’kanë fre ato gra
që merren me politikë, janë të dalme boje”; “si duhet gjë familjes, se ajo rri
me burra”; “vajzat që merren me politikë janë pa nder”; “gratë që nuk kanë
frikën e burrit merren me politikë”; “ato quhen si nëna jo të mira dhe si
“zonja” jo të denja për t’u quajtur gra, jo të përkushtuara për familjen”; “janë
të paafta dhe kanë ardhë në rrugë jo të drejtë dhe të ndershme në atë post”;
“s’ka burrë ajo, paska ngel grueja me qeverisë”, “kur bëhet politika nga
femrat, vajmedet populli”; “nuk e di si ja ka marrë mendja që të provojë të
hyjë në politikë”; “për shumë drejtuese femra thonë që nuk janë të afta për të
drejtuar, edhe kur ato janë politikane të zonja”;
Por, duket sikur të rinjtë po i sfidojnë këto mentalitete. Kështu, të pyetur se
sa dakort janë me pohimin: Vajzat nuk duhet të merren me politikë, ajo është fushë
që ju përket djemve; kemi rezultatet si më poshtë:
Tabela IV. 6: Përkatësia Gjinore /Përfshirja e vajzave në politikë
(Phi dhe Cramers’V = .281; Sig (2 – drejtimëshe) = .000)
Siç shihet edhe nga të dhënat në tabelë, përqindja e të rinjve që nuk është
dakort me këtë pohim është e madhe krahasuar me ata që nuk janë aspak dakort.
Gjithashtu, nga analiza rezulton se ka një lidhje statistikisht domethënëse midis
këtyre dy variablave (.000), megjithëse fortësia e lidhjes është e parëndësishme (Phi
dhe Cramers’V = .281). Megjithëse lidhja midis variablave nuk rezulton e fortë,
duhet përmendur se përqindja e vajzave që nuk janë dakort me këtë pohim është më
e madhe se ajo e djemve të anketuar (63.5 për qind kundrejt 38.5 për qind të
Vajzat nuk duhet të merren me politikë, ajo është fushë që ju përket djemve;
% Aspak Pak Disi Shumë Pa përgjigje Total
Përkatësia Gjinore
Mashkull 38.5 13.5 20.5 21.0 6.5 100
Femër 63.5 11.0 13.5 11.5 0.5 100
Total 102 24.5 34.0 32.5 7.0
182
meshkujve). Duke patur parasysh edhe rolin e rëndësishëm që ka politika në hapjen
e rrugës qoftë edhe për gjetjen e një vendi pune, të rejat e dinë rëndësinë që ka
përfshirja në të. Të kesh pushtet politik sjell një sërë lehtësish dhe hap shumë dyer
për gjetjen e zgjidhjes së shumë problematikave me të cilat familjet e Qarkut të
Kukësit përballen. Nga ana tjetër, të rejat kanë filluar të sfidojnë deri diku
mentalitetet patriarkale sipas të cilëve politika dhe shumë veprimtari të tjera jashtë
dyerve të shtëpisë janë fushë dhe e drejtë e meshkujve.
IV. 10. 6. 4. Për gratë: përparësi familja apo puna dhe karriera
Tabela IV. 7: Përkatësia Gjinore / familja, karriera, puna dhe gratë
(Phi dhe Cramers’V = .259; Sig (2- drejtimëshe) = .000)
Edhe në këtë pohim vihet re se përqindja e vajzave dhe grave që nuk janë
dakort me këtë pohim është më e madhe se përqindja e meshkujve (45.5 për qind e
femrave të anketuara kundrejt 8.5 për qind të meshkujve) dhe përqindja e meshkujve
që janë dakort është më e madhe se sa ajo e femrave të anketuara (38.0 për qind e
meshkujve kundrejt 17.5 përqind të femrave). Pra, edhe në këtë pohim del në pah
fakti se janë të rejat më shumë se sa të rinjtë që po sfidojnë mentalitetin patriarkal të
ndarjes së roleve gjinore.
IV. 10. 6. 5. Pse karriera vetëm për meshkujt?
Siç u pa më sipër, edhe kur vajzat dhe gratë specializohen për punët jashtë
shtëpisë, ato arsimohen për profesione të ngjashme me punët e shtëpisë. Duket sikur
Për gratë përparësi duhet të ketë familja dhe përkujdesja ndaj saj, se sa puna dhe karriera
%
Aspak Pak Disi Shumë Pa përgjigje Total
Përkatësia Gjinore Mashkull 8.5 15.0 33.5 38.0 5.0 100
Femër 45.0 15.0 21.0 17.5 1.5 100
Total 53.5 30.0 54.5 55.5 6.5
183
janë krijuar stereotipe edhe për profesionet, jo vetëm punët e shtëpisë janë cilësuar si
femërore, por edhe profesionet janë ndarë në femërore dhe mashkullore. Ka fusha që
lëvrohen vetëm nga gratë, ka të tjera që lëvrohen vetëm nga burrat. Sikurse pritej,
vajzat dhe gratë diplomohen në profile të cilat i pozicionojnë ato në punë si
mësuese, edukatore, infermiere, mjeke, etj.
Ashtu sikurse për profilet e arsimimit edhe për profesionet, të intervistuarit
shprehen se më e përshtatshme për vajzat dhe gratë do të ishte, siç shprehet dhe një e
intervistuar “të punonte si mësuese, infermiere, ekonomiste, shitëse, ose guzhiniere,
sepse në këto vende pune vajzat dhe gratë punojnë me vajza dhe gra të tjera dhe nuk
paragjykohen se po punojnë me burra”.
Edhe Davidson dhe Cooper në studimin e tyre, shprehen se: “gratë akoma
zgjedhin të hyjnë në punë të identifikuara si femërore krahasuar me burrat. Kështu
ato vazhdojnë të përjetojnë ndarjen në tregun e punës” (Davidson, M. J., and
Cooper, C. L., 1984: 98).
Të pyetur nëse ka profesione të cilat vajzat dhe gratë nuk mund t’i ushtrojnë,
përgjithësisht të intervisturit shprehen se ato janë të afta të bëjnë çdo lloj profesioni,
madje janë më korrekte dhe më të përkushtuara se sa meshkujt.
Një e intervistuar shprehet : “Në ditët e sotme çdo lloj profesioni mund të
bëhet nga femrat, sepse zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë bën që vajzat
dhe gratë të mund të bëjë çdo gjë, aftësitë nuk i mungojnë, dhe burrat nuk
kanë më pse të thonë që femrat nuk bëjnë dot këtë ose atë sepse janë punë të
rënda”.
Vajzat dhe gratë mund t’i bëjnë të gjitha profesionet, por nuk duhet të bëjnë
disa prej tyre, dhe si arsye për të justifikuar këto mendime përdoren pohime të tilla
si: janë punë për meshkujt opo janë punë që bien ndesh me natyrën e femrave.
Kësisoj, gjatë bisedave të lira kemi këto të dhëna:
184
“vajzat dhe gratë nuk duhet të bëjnë ato profesione që bien ndesh me natyrën
femërore, si ushtarake, inxhiniere, kirurge, shofere, sepse thjesht e bëjnë atë
të duket burrë dhe bota duhet të ketë edhe gra apo jo?!”; “ profesione të
përshtatshme për vajzat dhe gratë janë mësuse dhe rrobaqepse sepse kanë më
pak lodhje dhe janë të përshtatshme për gruan kuksiane”; “punët e burrave
nuk duhet t’i bëjnë gratë, kryetare bashkie ose komune dhe poste të tjera
drejtuese janë për burrat”; “roje, doganiere, police, shofere, mund ta them
vetëm me një fjalë arsyen pse jo - sepse jetojmë në Kukës”.
Vajzat dhe gratë në këtë zonë ndodhen midis dy zjarreve: nga njëra anë,
shihen si të afta, të zonjat, korrekte, të ndershme, punëtore dhe, në anën tjetër, i
shohin si të pamoralshme ose si të papërshtatshme për disa profesione.
Sipas të intervistuarve, ka shumë opinione negative që qarkullojnë nëpër
gojët e njerëzve për vajzat dhe gratë e punësuara, të cilat sipas tyre janë të rënda dhe
fyese.
Një e intervistuar shprehet se ka dëgjuar me mijëra herë të dalin nga goja e
komshijeve thënie të tilla si: “Vajzat që punojnë mos i pastë kush. Ato
shkojnë në punë me u marrë vetëm me punë të pamoralshme, ato nuk kanë
burrë (ose babë për vajzat). Vendi i vajzës është vetëm shtëpia, të martohet e
të shkojë në shtëpi të saj pa i mbush 15 vjeç”; ose: “ femrat që punojnë thonë
se janë të pamoralshme, sidomos për ato që punojnë në privat, zakonisht
thonë që merren me punë që ju takojnë burrave, i ofendojnë shumë, e sa herë
i shohin të kalojnë nuk rrinë pa i përfolur”.
Opinioni dhe mentalitetet janë mbytëse për vajzat dhe gratë në Qarkun
Kukës. Përveç problemeve të tjera që i shqetësojnë, mentalitetet dhe opinioni i
njerëzve i ndjek për të thithur ajrin që i rrethon. Ato ndiqen hap pas hapi, çdo gjë që
ato bëjnë shihet me dyshim, çdo gjë duhet të ketë një arsye të pandershme që
qëndron prapa veprimeve të tyre. Edhe kur nuk ka asgjë “të gabuar” tek veprimet e
185
një vajze ose gruaje, ose të paktën “detektivët privatë” që ushqejnë mentalitetet dhe
opinionet negative nuk kanë gjetur gjë, duhet të ketë diçka mbrapa, thjesht duhet më
shumë kohë për ta gjetur, por ka diçka patjetër, është shumë e mirë për të qenë e
vërtetë.
“Burrat i shpërblejnë gratë për ndryshimin gjinor kur ato janë në vendin e
duhur të tyre; i penalizojnë ato kur shkelin në vendin e burrave” (Cockburn, C.,
1991: 218). Më mirë se sa ky pohim asgjë nuk i tregon përpjekjet e burrave për të
ruajtur pozicionit mbizotërues të tyre në shoqëri.
Drejtimi është një e drejtë e meshkujve, ata historikisht kanë luajtur dhe
luajnë rolet drejtuese në familje, në shoqëri, në politikë e kudo çoftë. Është e vërtetë
që “....përgjithësisht, sa më të rëndësishme të jenë ose të konsiderohen funksionet
drejtuese në strukturat partiake e shtetërore, aq më i paktë është përfaqësimi i
vajzave dhe i grave në to” (Dervishi, Z., 2001: 99)
Vajzat dhe gratë që në postet drejtuese në Qarkun e Kukësit janë të pakta,
kryesisht drejtoresha shkollash ose drejtoresha sektorësh të ndryshëm, ndërkohë që
kryetare bashkie, komunash, prefekte ose kryetare partish nuk ka. Nga të dhënat e
INSTAT, në fund të vitit 2016 rezulton kjo ndarje e ndërmarrjeve aktive në Qarkun
e Kukësit sipas gjinisë së drejtuesit: 82.2 për qind e ndërmarrjeve kanë drejtues
meshkuj dhe 17.8 për qind drejtuese femra (INSTAT, 2017:11).
Duket se përqindja e ndërmarrjeve aktive me pronare ose administratore
femra në Qarkut të Kukësit ka pësuar rritje, por përsëri mbetet e ulët. Sipas të
dhënave të INSTAT për vitin 2015 për Qarkun e Kukësit kemi këto të dhëna:
a) Për vitin 2005, 10.9 për qind e ndërmarrjeve aktive rezultuan me pronare
ose administratore femër (89.8 për qind e ndërmarrjeve kanë pronar ose
administrator meshkuj);
186
b) Për vitin 2010, 12.8 për qind e ndërmarrjeve aktive rezultuan me pronare
ose administratore femër (87.2 për qind e ndërmarrjeve kanë pronar ose
administrator meshkuj);
c) Për vitin 2015, 21.8 për qind e ndërmarrjeve aktive rezultuan me pronare
ose administratore femër (78.2 për qind e ndërmarrjeve kanë pronar ose
administrator meshkuj), (INSTAT, 2016: 90 - 91).
Sipas studimit “Situata sociale dhe ekonomike e grave në Kukës” të realizuar
nga organizata “Rinia në sipërmarrjen e lirë” rezulton se edhe sektori i arsimit, i cili
në pamje të parë të jep përshtypjen që ka një numër më të madh të grave të
punësuara, në përballjen me statistikat, vihet re e kundërta. Sipas tyre, statistikat
tregojnë se vihet re një mungesë barazie e përfaqësimit gjinor, dhe sidomos në
përfaqësimin e grave në postet drejtuese të institucioneve arsimore (2012: 14).
Po sipas këtij studimi, përfaqësimi i grave në nivel lokal në forumet e partive
politike mbetet shumë i ulët, edhe ato pak gra të cilat janë pjesë e partive politike si
anëtare apo strukturave drejtuese të tyre (në raste shumë të rralla) nuk zotërojnë
pushtet për të ndikuar në vendimarrje në to (po aty: 23).
Megjithëse janë të pakta vajzat dhe gratë drejtuese në Qarkun e Kukësit, ato
janë në qendër të sulmeve nga opinioni dhe mendësitë prapanike të shoqërisë. “Sa
më e shquar të jetë një grua, aq më shumë vihet në shënjestër” (Qendra e Gruas: 23,
pa vit botimi).
Dhe me të vërtetë, paragjykimet dhe opinionet që qarkullojnë për to janë të
shumta dhe të rënda. Gjatë intervistave, të intervistuarve iu është kërkuar që të
përmendin disa nga opinionet që qarkullojnë në Qarkun e Kukësit për vajzat dhe
gratë që janë në pozicione drejtuese.
Nga intervistat e bëra do të përmend disa prej opinioneve paragjykuese si më
poshtë:
187
“janë vajza të pamoralshme”, “e kanë lënë udhën e zotit”, “s’kanë familje
dhe burrë”, “janë të pashpirta dhe kurnace”, “nuk janë të afta për të drejtuar”,
“e ka arritur pozicionin me rrugë të pandershme”, etj.
Siç shprehet një i intervistuar me ironi: “Kush ka qenë ai person që ka vënë
në krye një grua”. Një e intervistuar shprehet: “Kur bie fjala për ngritjen në detyrë të
ndonjë femre thuhet që ka ardhur në atë post me mik”. Ndërsa një i intervistuar
mashkull shprehet: “Nuk jam kundra femrave drejtuese, por duhet të jemi realistë,
në një shoqëri fanatike si në Qarkun e Kukësit, vajzat dhe gratë e kanë shumë të
vështirë të drejtojnë. Një mashkull ka më shumë autoritet, më shumë seriozitet,
pastaj fjala e mashkullit ka shumë peshë në Kukës”.
Duket sikur për vajzat dhe gratë drejtuese duhet të patjetër të ketë ndonjë
ndihmë ose mënyra e ardhjes në atë post nuk ka sesi të jetë e drejtë. Është e vështirë
për t’u pranuar që vajzat dhe gratë janë të afta po aq sa burrat. Për to gjithmonë
hedhin dyshime pasi i shohin këto pozicione si të meshkujve dhe vajzat dhe gratë pa
të drejtë po shkelin në territor të huaj.
Por nuk ka vetëm opinione negative që thuhen për vajzat dhe gratë drejtuese,
ka edhe mbështetje dhe përgëzim për ato që tregojnë përkushtim dhe punojnë me të
vërtetë shumë për të qenë të shkëlqyera në atë institucion. Duket sikur opinioni
shoqëror i paragjykon fillimisht vajzat dhe gratë drejtuese, por nëse ato japin provat
që janë të denja për pozicionin, opinioni shoqëror edhe i përgëzon. Pra, duke qenë se
drejtimi nuk është për vajzat dhe gratë, nëse ato guxojnë të shkelin në atë territor,
duhet t’i bëjnë ballë fjalëve thumbuese. Midis gjithë atij presioni shoqëror që pret të
konfirmojë paragjykimet e tij, ajo duhet t’u tregojë të tjerëve se e meriton atë post,
ndërsa burrat nuk duhet të japin prova për asgjë, ata thjesht janë në vendin që me të
drejtë ju takon.
Një i intervistuar shprehet: “kur një femër merr një pozicion drejtues me
konkurs, aty e pastë hallall, është e zonja”. Një i intervistuar tjetër shprehet:
188
“femrat në poste drejtuese janë në të njëjtin nivel me meshkujt, janë të
përgatitura, pse jo më të mira, ato janë të sakta dhe korrekte, shikojnë punën
e tyre dhe punojnë me përkushtim”.
Përgjithësisht, studiuesit thonë që vajzat dhe gratë janë të diskriminuara kur
kandidojnë për të njëjtin pozicion duke konkuruar me burrat. Në përgjithësi,
punëmarrësit parapëlqejnë meshkujt për këto arsye kryesore:
1. Nuk lindin fëmijë dhe nuk shkëputen nga puna;
2. Kanë kohë të kualifikohen profesionalisht;
3. Kanë më shumë përvojë pune;
4. Janë më të qëndrueshëm si punëtorë dhe specialistë.
“Ka diferencime dhe paragjykime kur gratë merren në punë ose intervistohen
për ngritje në detyrë të tilla si: Ajo do të martohet dhe largohet, ka fëmijë dhe duhet
të kujdeset, burri nuk do ta lejojë të lëvizë për në Birmingam” (Cockburn, C., 1991:
86).
Grafiku IV. 19: Vajzat dhe gratë përballë familjes dhe karrierës
189
Të dhënat e mësipërme mbështeten edhe nga të dhënat e anketimit (grafiku
19). Të dhënat tregojnë se si të rinjtë (25.3 për qind e tyre) dhe prindërit (34.0 për
qind e tyre) e mbështesin pohimin që për vajzat dhe gratë duhet të ketë përparësi
familja kundrejt karrierës. Por, po ashtu, të rinjtë (31.0 për qind e tyre) janë ata të
cilët e kundërshtojnë më shumë këtë pohim sesa prindërit e anketuar.
Meshkujt nuk kanë pse zgjedhin ndërmjet lindjes dhe kujdesit ndaj fëmijëve
dhe punës ose midis familjes dhe punës, në rastin e tyre ato shkojnë bashkë me
njëra-tjetrën, pa kontradikta. Vajzat dhe gratë, përveç kufizimeve të tjera, gjihmonë
përballen me këto dilema, ato janë vazhdimisht midis dy zgjedhjeve, nuk mund t’i
kenë të dyja. Ato ose do të kujdesen për fëmijët ose të vazhdojnë punën, ndërprerja e
herëpashershme e punës bën që ato të ketë më pak përvojë se sa meshkujt, të jenë
më pak të kualifikuara, më pak e qëndrueshme. Gjithmonë familja vjen më përpara
për një femër, ndërsa meshkujt nuk ndodhen përpara kësaj zgjedhjeje pothuajse
asnjëherë.
Madje edhe punëdhënësit privilegjojnë më shumë punonjësit meshkuj se sa
femra, duke i’u dhënë më shumë mundësi për të ecur përpara. Punëdhënësit i
kushtojnë më shumë rëndësi kualifikimit të punonjësve meshkuj se sa atyre femra,
pasi ato shihen si më pak të qëndrueshme ne tregun e punës (Davidson, M. J., and
Cooper, C. L., 1984: 100).
Nga ana tjetër, edhe femrat kanë më pak mundësi për të ecur përpara. Ato për
t’u kualifikuar duhet t’i kushtojnë më shumë kohë, të lexojnë më shumë në shtëpi.
Por siç dihet këtë mund ta bëjë pasi ka mbaruar çdo punë shëpie, me të cilën burrat
nuk merren.
Nëse do të ngresh një femër në detyrë duhet të dish nëse ajo e ka mbështëtjen
e familjes apo jo, ndërsa për meshkujt asnjëherë nuk është ky problem, pasi ata
mund t’i marrin vetë vendimet pa pyetur të tjerët. Aq më shumë në Qarkun e
190
Kukësit, ku sipas shoqërisë me elementë patriarkale, vajzat dhe gratë duhet të marrin
leje nga babai ose bashkëshorti qoftë dhe për të shkuar diku.
Sipas të dhënave të intervistave, kë duhet të zgjedhë një punëmarrës midis
kandidati femër dhe një kandidati mashkull? Nga përgjigjet e të intervistuarve
rezulton që:
1. Punëmarrësi duhet të zgjedhë një punonjëse femër sepse është më besnike
dhe më e drejtë, është më korrekte dhe më e përkushtuar, komandohet më lehtë,
është shumë besnike dhe e bën punën ashtu siç duhet, komunikon më mirë se burrat,
e kanë në natyrë korrektësinë dhe përgjegjësinë, etj.
Siç shprehet një i intervistuar: “Unë do të përzgjidhja femrat sepse ato janë
më korrekte, të afta dhe më bashkëkohore se sa meshkujt”, ndërkohë një
tjetër e intervistuar shprehet: “po të isha në vendin e punëmarrësit do të
merrja gruan në punë sepse ajo e kryen punën me ma shumë korrektësi, nuk
rri në bar-kafe, i rri punës në kokë dhe jep më shumë rezultate”.
2. Punëmarrësi priret të zgjedhë një punonjës mashkull sepse femra është më
e privuar nga angazhimet familjare, në shoqërinë tonë ka më shumë përparësi
mashkulli, sepse është i mbrojtur nga opinioni i njerëzve të ligj, etj.
“Do të zgjidhte mashkullin sepse femra asnjëherë nuk ka më shumë mend se
mashkulli, siç thotë një fjalë e urtë, flokët e gjata dhe mendtë e shkurtra”,
shprehet një i intervistuar.
3. Por, për disa të intervistuar në ditët e sotme nuk ka shumë rëndësi në është
femër ose mashkull kandidati, të tjera elementë janë po aq të rëndësishme, si
varësia nga pozicioni i punës, atë që është më i përgatitur dhe më i denjë për punën
që kërkohet, atë që ka më shumë ndërhyrje dhe jep para, varet nga shkalla e njohjes
me punëmarrësin, etj.
191
Sipas të intervistuarve, një punëmarrës në Qarkun e Kukësit do të ishte midis
dy zjarreve në zgjedhjen e tij: nga njëra anë, vajzat dhe gratë konsiderohen si më të
përkushtuara ndaj punës, nga ana tjetër, shoqëria parapëlqen meshkujt, por nuk
mbaron me kaq.
Në një qytet ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin ndërhyrjet janë shumë të
mëdha, miqësitë përdoren shumë për të ndërhyrë për një vend pune, dhe kështu ka
mundësi të fitojë ai që ka më shumë miq. Meqë meshkujt kanë më shumë kohë për
shoqërinë, ata mund të jenë më të privilegjuar në këtë rast.
Një e intervistuar shprehet: “Kush pyet se sa e përgatitur je, miqtë dhe leku
ecin më shumë kohët e fundit ose ec më shumë partia”.
Në një shoqëri me elemente patriarkale karriera shoqërohet me figurën e meshkujve,
dhe duket normale që meshkujt të jenë të favorizuar për t’u ngritur në detyrë. Nga
ana tjetër, femrat që dëshirojnë ose aspirojnë të bëjnë karrierë duhet të zgjedhin
midis saj dhe detyrimeve familjare, të cilat duhet të kenë përparësi për të. Edhe nga
të dhënat e studimit konfirmohet kjo.
IV. 10. 6. 6. Pozicionet drejtuese janë për meshkujt
Në Qarkun e Kukësit fjalët dhe opinionet pozitive janë për ato të reja të cilat
quhen të ndershme, që rrinë në shtëpi dhe kujdesen për punët e shtëpisë, që nuk
dalin vetëm, që nuk frekuentojnë bar-kafetë, që nuk flasin me meshkuj që nuk janë
të fisit të tyre, që iu binden prindërve dhe bashkëshortit, që janë të urta e flasin pak,
që nuk përzihen në çështje që nuk ju takojnë, që shohin punët e tyre e i bëjnë pa
fjalë. Shoqëria, burrat, i shpërblejnë vërtet të rejat përsa kohë që veprimet e tyre
përputhen me rolet e tyre tradicionale gjinore, kur vihen re devijime, ato vajza dhe
gra duhet të ndëshkohen, e ndëshkimi është i rëndë nëpërmjet përçmimeve të
shumëllojshme.
192
Drejtimi është një e drejtë e burrave, ata historikisht kanë luajtur dhe luajnë
rolet drejtuese në familje, në shoqëri, në politikë e kudo çoftë. Mjafton të trokasësh
në dyert e institucioneve, pas tyre pothuaj gjithmonë të pret një drejtues mashkull
dhe një sekretare femër. Kjo nuk do të thotë se nuk ka drejtuese femra, por numri i
tyre është shumë i vogël krahasuar me atë të drejtuesve meshkuj.
Edhe nga të dhënat e anketimit rezulton se meshkujt janë më të favorizuar
për t’u ngritur në detyrë se sa femrat. Rreth 34.75 për qind të të anketuarve shprehen
se janë shumë dakort me këtë pohim kundrejt 19.0 për qind që shprehen se nuk janë
aspak dakort (grafiku 20).
Grafiku IV. 20: Meshkujt dhe ngritja në detyrë?
Siç shihet edhe nga grafikët 19 dhe 20, në Qarkun e Kukësit meshkujt kanë
më shumë mundësi të ngrihen në detyrë, ndërsa vajzat dhe gratë duhet t’i japin
përparësi familjes dhe kujdesit ndaj saj. Këto të dhëna mbështesin ndikimin e
shoqërisë me elementë patriarkalë dhe ndarjen e theksuar të roleve gjinore.
193
Megjithëse janë të pakta të rejat drejtuese në Qarkun e Kukësit, ato janë në
qendër të sulmeve nga opinioni dhe mendësitë prapanike të shoqërisë. “Sa më e
shquar të jetë një grua, aq më shumë vihet në shënjestër” (Qendra e Gruas: 23 pa vit
botimi). Dhe me të vërtetë, paragjykimet dhe opinionet që qarkullojnë për to janë të
shumta dhe të rënda. Të intervistuarve iu është kërkuar që të përmendin disa nga
opinionet që qarkullojnë në Qarkun e Kukësit për të rejat që janë në pozicione
drejtuese. Shpesh dëgjohen opinione paragjykuese si “janë vajza të pamoralshme”,
“e kanë lënë udhën e zotit”, “s’kanë familje dhe burrë”, “janë të pashpirta dhe
kurnace”, “nuk janë të afta për të drejtuar”, “e ka arritur pozicionin me rrugë të
pandershme”, etj.
Një e intervistuar shprehet: “Kur bie fjala për ngritjen në detyrë të ndonjë
femre thuhet që ka ardhur në atë post me mik”. Ndërsa një i intervistuar
mashkull shprehet: “Nuk jam kundra femrave drejtuese por duhet të jemi
realistë, në një shoqëri fanatike si Kukësi, të rejat e kanë shumë të vështirë të
drejtojnë. Një burrë ka më shumë autoritet, më shumë seriozitet, pastaj fjala e
burrit ka shumë peshë në Kukës”.
Duket sikur për të rejat drejtuese duhet patjetër të ketë ndonjë ndihmë ose
mënyra e ardhjes në atë post nuk ka sesi të jetë e drejtë. Është e vështirë për t’u
pranuar që vajzat dhe gratë janë të afta po aq sa edhe djemtë dhe burrat. Për to
gjithmonë hedhin dyshime pasi i shohin këto pozicione si të meshkujve dhe të rejat
pa të drejtë po shkelin në territor të huaj. Por nuk ka vetëm opinione negative që
thuhen për të rejat drejtuese, ka edhe mbështetje dhe përgëzim për ato që tregojnë
përkushtim dhe punojnë me të vërtetë shumë për të qenë të shkëlqyera në atë
institucion. Duket sikur opinioni shoqëror i paragjykon fillimisht të rejat drejtuese,
por nëse ato japin provat që janë të denja për pozicionin përse të mos i përgëzosh.
Pra, duke qenë se drejtimi nuk është për të rejat, nëse ato guxojnë të shkelin në atë
territor, duhet t’i bëjnë ballë fjalëve thumbuese.
194
Midis gjithë atij presioni shoqëror që pret të konfirmojë paragjykimet e tij,
ajo duhet t’u tregojë të tjerëve se e meriton atë post, ndërsa meshkujt nuk duhet të
japin prova për asgjë, ata thjesht janë në vendin që me të drejtë ju takon. Nga analiza
e të dhënave të studimit rezulton se të rinjtë e sfidojnë këtë metalitet patriarkal,
sidomos vajzat.
8: Përkatësia Gjinore /Pozicionet drejtuese janë për meshkujt
(Phi dhe Cramers’V = .410; Sig (2- drejtimëshe) = .000)
Nga analiza e të dhënave rezulton se marrëdhënia midis variablave ka një
domethënie të rëndësishme statistikore (.000), dhe fortësia e lidhjes midis variablave
kosiderohet si e moderuar (.410). Siç vërehet edhe nga tabela, përqindja e të rinjve
që nuk janë dakort me këtë pohim është i lartë krahasuar me ata që janë dakort
(tabela 8), veçanërisht numri i të rejave që nuk janë dakort me pohimin (69.5 për
qind e femrave kundrejt 31.0 për qind të meshkujve të anketuar).
Edhe njëherë del në pah sfida e të rejave ndaj mentaliteteve patriarkale, por
edhe mbështetja ndaj tyre. Nga njëra anë, janë të rinjte meshkujt të anketuar që
përbëjnë përqindjen më të lartë të të anketuarve, të cilët mendojnë se postet
drejtuese janë për meshkujt, dhe nga ana tjetër, janë të rejat e anketuara që përbëjnë
përqindjen më të lartë të të anketuarve që nuk janë dakort që postet drejtuese janë
për meshkujt.
% Pozicionet drejtuese janë për meshkujt
Aspak Pak Disi Shumë Pa përgjigje Total
Përkatësia Gjinore
Mashkull 31.0 12.5 26.5 25.5 4.5 100
Femër 69.5 9.5 12.0 5.5 3.5 100
Total 100.5 22.0 37.5 31.0 8.0
195
IV. 10. 6. 7. Dyjëzimi i të rejave
Ndërkohë që në pohimet më poshtë del akoma më shumë në pah dyjëzimi i të
rejave, ku të rejat, më shumë se sa të rinjtë, mbështesin ndarjen e roleve gjinore.
IV. 10. 6. 7. 1. Niveli Arsimor/ Statusi ekonomik
Kështu, të tilla ndryshime i gjejmë kur behët fjalë për elementë që të rinjtë i
konsiderojnë të rëndësishme ose jo tek partneri i tyre. Nga të dhënat e anketimit del
në pah që, siguruesi i bukës shihet si një detyrë që duhet ta plotësojë partneri
mashkull. Sipas të dhënave të anketimit, të rejat e konsiderojnë të rëndësishme që
partneri i tyre të ketë një gjendje të mirë ekonomike dhe të jenë me nivel të lartë
arsimor.
Tabela IV. 9: Përkatësia Gjinore/Statusi ekonomik i partnerit
Nga të dhënat shihet se ka një marrëdhënie të rëndësishme statistikore midis
variablave (.000), megjithëse fortësia midis variablave është e moderuar (.314). Të
rejat, më shumë se sa të rinjtë shprehen se statusi ekonomik i partnerit është i
rëndësishëm, duke vënë edhe një herë në pah se meshkujt janë siguruesi kryesor i të
mirave ekonomike të familjes (tabela 9).
Po ashtu, duket se më shumë të rejat se sa të rinjtë e konsiderojnë shumë të
rëndësishëm nivelin arsimor të partnerit. Siç u përmend më sipër, arsimimi
nënkupton një mundësi më të mirë për të gjetur punë në të ardhmen, dhe pse jo për
të patur pagë më të mirë. Nga rezultatet e studimit vihet re se ka një marrëdhënie të
Statusi ekonomik i partnerit
Total Aspak Pak Disi Shumë Pa përgjigje
Përkatësia Gjinore
Mashkull 18.5 41.5 23.0 13.0 4.0 100
Femër 12.0 19.0 43.0 24.0 2.0 100
Total 30.5 60.5 66.0 37.0 6.0
(Phi dhe Cramers’V = .314; Sig (2- drejtimëshe) = .000)
196
rëndësishme statistikore midis variablave (.000), por një lidhje relativisht të dobët
(.230).
Rreth 48.0 për qind e të rejave të anketuara shprehen se e konsiderojnë shumë
të rëndësishëm nivelin arsimor të partnerit të tyre kundrejt 29.0 për qind të të rinjve
meshkuj (tabela 10). Pavarësisht kundërshtive ndaj mentaliteteve patriarkale, tek të
rejat vihet re edhe ndikimi i fortë i tyre.
Tabela IV. 10: Përkatësia Gjinore/Niveli arsimor i partnerit
Niveli arsimor i partnerit
Total
Aspak Pak Disi Shumë Pa përgjigje
Përkatësia Gjinore
Mashkull 15.5 26.0 26.5 29.0 3.0 100
Femër 10.0 15.0 26.5 48.0 0.5 100
Total 25.5 41.5 53.0 77.0 3.5
(Phi dhe Cramers’V = .230, Sig dy drejtimëshe = .000)
Varësia e vajzave dhe grave ndaj prindërve dhe më pas bashkëshortëve është
një rezultat i pashmangshëm i shoqërisë me elementë patriarkalë, me ndarje të
theksuar të roleve gjinore. Vajza kalon nga një sistem nënshtrimi në një tjetër, nga
tutela e babait dhe vëllait më të madh në moshë tek ajo e bashkëshortit. Vajzat dhe
gratë brumësoen gjatë procesit të shoqërizimit të tyre ta mendojnë veten të tillë, të
varur nga anëtarët e tjerë të familjes, kryesisht babait dhe bashkëshortit. Tradita,
zakonet kanë ndikuar duke rrënjosur edhe të vajzat dhe gratë ndjenjën e bindjes dhe
të varësisë, sepse edhe ato duke vepruar dhe menduar nëpërmjet skemave të ofrura
nga shoqëria nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë ndihmuar në përjetësimin e
nënshtrimit të tyre. ‘Transicioni i vajzave nga faza e rinisë në atë të rritur, akoma
shihet si një kalim gradual nga babai te bashkëshorti (Tyyskä, V., 2009: 11).
Edhe nga të dhënat e anketimit rezullton se ka një lloj diference në mënyrën
sesi i marrin vendimet të rinjtë, me kë i ndajnë problemet, më kë janë më të afërt.
Nga të dhënat rezulton se:
197
- Janë vajzat më shumë se sa djemtë e pyetur që shprehen se kanë
marrrëdhënie më të afërta me prindërit (edhe me vëllezërit dhe motrat), (Phi dhe
Cramer`s V = .352 dhe p= .000).
- Janë vajzat më shumë se sa djemtë e pyetur që shprehen se është
shumë e rëndësishme të flasin me prindërit dhe familjen për problemet e tyre (Phi
dhe Cramer`s V = . 244 dhe p= .000).
- Po ashtu, janë ato më shumë vajzat se sa djemtë që shprehen se i
marrin vendimet më së shumti së bashku me prindërit (Phi dhe Cramer`s V = . 218
dhe p= .000).
Pra, siç vihet re nga këto të dhëna, vajzat më shumë se sa djemtë, shfaqen më
të varura nga marrëdhënia me të tjerët (prindërit në këtë rast), gjë që përputhem me
rolin e tyre gjinor, të kujdesen për prindërit, të flasin me prindërit, të vendosin me
prindërit.
IV. 10. 6. 7. 2. Virgjëria e partnerit/partneres
Sipas studimit të Friedrich Ebert Foundation dhe IDRA Research dhe
Consulting (2013: 19), një numër i konsiderueshëm i të rinjve, sidomos meshkujt, e
konsiderojnë virgjërinë një vlerë, disa si të vjetëruar, ndonjëherë edhe si një barrë
psikologjike.
Edhe nga të dhënat e studimit rezulton se të rinjtë e Qarkut të Kukësit e
konsiderojnë virgjërinë si faktor ndikues në zgjedhjen e partnerit të tyre. Por, numri i
të rinjve meshkuj që e mendojnë të rëndësishme virgjërinë e partnerit është e
konsiderueshme (67.5 për qind e tyre). Ndërkohë që të rejat e pyetura shfaqen
përsëri midis kundërshtisë dhe pranimit. Megjithatë, siç shihet, më shumë të rinjtë se
sa të rejat e zgjedhin si një nga tiparet më të rëndësishme që duhet të ketë partnerja.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në një shoqëri me elementë patriarkalë si ajo në
Qarkun e Kukësit (tabela 11).
198
Siç shprehet një e intervistuar “djemtë duan të bredhin vetë sa janë beqarë e
nusen në fund e duan të virgjër”.
Tabela IV. 11: Sa e rëndësishme është virgjëria e partnerit?
(Phi dhe Cramers’V = .420; Sig (2- drejtimëshe) = .000)
Një tjetër pohim që nxjerr në pah se sa e rëndësishme konsiderohet virgjëria
e partneres është edhe mbështetja që të rinjtë i bëjnë pohimit ``Djemtë mund të
lejohen të bashkëjetojnë ndërsa vajzat jo``, ku vihet re se mbështetja më e madhe
ndaj pohimit vjen nga të rinjtë sesa nga të rejat (Phi dhe Cramers’V = .243; Sig (2-
drejtimëshe) = .000).
Mësipër është diskutuar se si bashkëjetesa është pothuajse e pamundur në
Qarkun e Kukësit, edhe nëse shihet si ide e pranueshme për të rinjtë, mundësitë për
t’u realizuar praktikisht janë të pakta. Nëse me djalin familja mund të jetë më
tolerante, askush nuk do ta lejonte vajzën e tyre të bashkëjetonte. Vajza shkon e rri
me burrin vetëm pasi të martohet. Madje, as të fejuarit nuk lejohen të bashkëjetojnë
para martese dhe takimet e tyre gjatë fejesës janë përgjithësisht të kufizuara.
Paragjykimet dhe opinionet negative nuk rëndojnë vetëm mbi të rinjtë që mund të
marrin guximin të bashkëjetojnë por, edhe mbi familjet e tyre. Përçmimi për një
familje që ka një vajzë që bashkëjeton është i rëndë, sidomos për pjesëtarët meshkuj
të saj. Madje edhe vajzat e tjera të kësaj familje shihen me dyshim për moralin e tyre
dhe përgjithësisht përfliten. E njëjta gjë nuk ndodh me një familje, djali i së cilës
bashkëjeton.
Përkatësia Gjinore/Virgjëria e partnerit të
ardhshëm Total
Aspak Pak Disi Shumë Pa përgjigje
Mashkull 8.5 7.5 12.0 67.5 4.5 100
Femër 31.0 13.5 13.0 28.5 14.0 100
Total 39.5 21.0 25.0 96.0 18.5
199
Një e intervistuar shprehet: "Bashkëjetesa në Qarkun e Kukësit mund të
ndodhë vetëm nëse vajza është e huaj, nga ndonjë krahinë tjetër e Republikës
së Shqipërisë, ose nëse nuk ka familje. Prapë se prapë kudo do ta tregojnë me
gisht. Një vajzë vendalije e ka të pamundur të bashkëjetojë, edhe nëse ajo
nuk e ka problem, nëse nuk do ti nxijë faqen familjes duhet të ndjekë
rregullat".
Në një nga bisedat, një e intervistuar shprehet: "Nuk kam gjë kundra këtij
pohimi, po djemtë edhe mund të lejohen të bashkëjetojnë. Po pyes veten ku
do ta gjenin ata një vajzë nga Kukësi që do të pranonte të bashkëjetonte me
të?!".
IV. 10. 6. 8. Veprimtaritë e të rinjve dhe rolet gjinore
Por ajo çfarë të rinjtë aktualisht bëjnë, veprimtaritë kryesore me të cilat ata
mbushin ditën e tyre, tregon se veprimet e tyre përmbushin rolet gjinore të pritura
dhe predikuara nga shoqëria me elementë patriarkalë.
Kështu, nga analiza e të dhënave të anketimit, punët e shtëpisë, leximi i
librave rezultuan veprimtaritë kryesore me të cilat mbushin ditën të rejat dhe pirja e
duhanit, alkolit, frekuentimi i kafeve/bareve rezultuan veprimtaritë kryesore me të
cilat mbushin ditën të rinjtë. Patjetër që ka edhe veprimtari, të cilat i zhvillojnë të
dyja gjinitë, koha që shpenzojnë duke parë television, në internet ose duke dëgjuar
muzikë.
Edhe nga studimi i Friedrich Ebert Foundation dhe IDRA Research dhe
Consulting (2013: 18), këto janë tre veprimtaritë kryesore që zënë një pjesë të
rëndësishme të kohës së lirë të të rinjve dhe të rutinës së tyre. Sipas tyre, të rinjtë
shpenzojnë shumë kohë me këto veprimtari dhe kjo është, sipas tyre, arsyeja përse
niveli i vullnetarizmit dhe pjesëmarrjes së të rinjve në veprimtari të tjera dhe në
sporte është ulur.
200
Megjithatë, këto tre veprimtari janë më kryesoret pasi të rinjtë kanë pak
mundësi për ta kaluar kohën ndryshe. Williamson dhe kolegët e tij theksojnë se
problemi i kalimit të kohës së lirë nga të rinjtë është shumë më kompleks se kaq.
Sepse ka një kontradiktë në këtë çështje: nga njëra, anë ka mungesë të theksuar të
veprimtarive shoqërore dhe kulturore por, nga ana tjetër, edhe nëse do të kishte të
tilla, do të kishte probleme në pjesëmarrje. Sipas tij, do të kishte probleme në
pjesëmarrje duke patur parasysh se për të rinjtë është parësore studimi, i cili kërkon
kohë. Nga ana tjetër, veprimtaritë e organizuara në mbrëmje mund të jenë të synuara
për dështim në pjesëmarrje, sidomos për vajzat, të cilat duhet të jënë në shtëpi në
mbrëmje. Pra, karakteristikat shoqërore, ekonomike dhe kulturore të shoqërisë
ndikojnë në problenmet e pjesëmarrjes së të rinjve, ashtu siç ndikojnë në mungesën
e veprimtarive (Williamson, H., et al., 2010: 97-101). Edhe nga analiza e të dhënave
të studimit rezulton që, më shumë vajzat se sa djemtë janë shprehur se nuk janë të
kënaqura me mënyrën sesi e kalojnë kohën e lirë (Phi dhe Cramers’V = .222; Sig
(2- drejtimëshe) =.001).
Më poshtë jepen tabelat përkatëse dhe të dhënat nga analiza statistikore që
tregojnë lidhjen midis gjinisë dhe veprimtarive përkatëse.
‘Në optikën e opinioneve në shoqërinë tradicionale shqiptare, cigarja i
identifikonte simbolikisht vajza dhe gra të tilla si imorale, të përdala, ose të paktën si
gra që anojnë më shumë nga kënaqësitë seksuale, se sa nga statusi i nderuar i nënës
së përkushtuar për fëmijët.`` shprehet sociologu shqiptar Zyhdi Dervishi në librin e
tij ``Lente të ndërveprimit simbolik``(Dervishi, Z., 2008: 109). Edhe në Qarkun e
Kukësit duhanpirja është një veprimtari që ju përket meshkujve. Paragjykime dhe
fjalë të rënda shkojnë për ato vajza që marrin guximin të ``vënë cigaren në gojë``.
``Duhani është për burrat - u shpreh gjatë bisedave të lira një nga të anketuarit -
madje një femër që pi duhan duket shumë e shëmtuar dhe e pamoralshme në sytë e
të tjerëve.``.
201
Edhe nga të dhënat e studimit rezulton se numri më i madh i duhanpirësve
janë meshkuj (tabela 12).
Tabela IV. 12. Përkatësia Gjinore/Sa dendur pini duhan?
Sa dendur pini duhan?
Total %
çdo ditë çdo javë
me raste rrallë Asnjëherë
pa përgjigje
Përkatësia Gjinore
Mashkull 36.0 4.0 15.0 11.5 30.0 3.5 100
Femër 4.0 0.5 4.5 9.5 79.0 2.5 100
Total 40.0 4.5 19.5 21.0 109.0 6.0
(Phi dhe Cramers’V = .531; (Sig (2- drejtimëshe) =.000)
Nga rezultatet vihet re se ka një marrëdhënie të rëndësishme statistikore
midis variablave (.000), dhe një lidhje të moderuar midis variablave (.531). Sipas
rezultateve, janë të rinjtë, më shumë se të rejat, të cilët janë duhanpirës.
‘Cigarja e ndezur në buzë të vajzave të reja lexohet simbolikisht me syze të
errëta nga shumica dërmmuese e prindërve dhe vëllezërve më të rritur, të cilët e
interpretojnë këtë sjellje përgjithësisht si ‘’fillim të shthurjes morale’’, si hapin e
parë në rrugë drejt degjenerimit, si ‘’joshje për trafikantët e femrave’’ etj., (Dervishi,
Z., 2008:111).
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për pijet alkoolike. Ashtu si edhe duhani,
pirja e alkolit është për burrat. Madje në qark qarkullojnë shprehje të tilla si ``burrat
pijnë``, ``burrat dehen``, madje për ato burra që se mbajnë alkolin ju thonë ``ti nuk
je burrë, por grua``.
Gjatë gjatë bisedës një e intervistuar u shpreh ``Një femër të pijë alkol këtu
në Kukës…..je në terezi ti (dhe qesh). Në bar-kafene jo e jo, vetëm po e pinë
fshehurazi në shtëpi, ose nëse quhet e pirë ndonjë birrë ose gotë verë në
dasma dhe festa``.
202
Nga rezultatet e studimit vihet re janë të rejat ato që më së shumti shprehen
se nuk kanë pirë asnjëherë alkol krahasuar me meshkujt (tabela 13).
Tabela IV. 13: Përkatësia Gjinore/A konsumoni pije alkoolike?
A konsumoni pije alkolike?
Total çdo
ditë çdo javë
me raste Rrallë Asnjëherë
pa përgjigje
Përkatësia Gjinore
Mashkull 3.5 8.0 35.5 31.0 18.5 3.5 100
Femër 0 2.0 14.5 20.0 61.0 2.5 100
Total 3.5 10.0 50.0 51.0 79.5 6.0
(Phi dhe Cramers’V = .454; Sig (2- drejtimëshe) = .000)
Edhe nga të dhënat e INSTAT rezulton se 79. 3 për qind e meshkujve 18 vjeç
e lart kanë konsumuar alkool, të paktën një herë në jetën e tyre, krahasuar me 20.7
për qind të femrave që shprehen kështu (INSTAT, 2013:46).
Bixhozi po ashtu është një veprimtari tipike mashkullore, sidomos skedinat.
Kush nuk i njeh skedinat të cilat i sheh vazhdimisht në duart e të rinjve, i gjen në
xhepat e rrobave të tyre, të shukura në hedhurina ose në rrugë, etj.
Tabela IV. 14: Përkatësia Gjinore/Sa dendur luani bixhoz?
Sa dendur luani bixhoz?
Total çdo
ditë çdo javë
me raste rrallë asnjëherë
pa përgjigje
Përkatësia Gjinore
Mashkull 1.0 4.0 20.5 28.5 41.5 4.5 100
Femër 0.5 1.0 4.0 7.5 84.5 52.5 100
Total 1.5 5.0 24.5 36.0 126.0 57.0
(Phi dhe Cramers’V = .450; Sig (2- drejtimëshe) = .000)
Ashtu si alkoli dhe duhani, pritej që edhe bixhozi të ishte një veprimtari
tërësisht mashkullore. Nga ana tjetër, leximi i librave janë më së shumti prirje dhe
veprimtari e vajzave. Më së shumti, djemtë që shprehen se lexojnë libra çdo ditë
203
janë studentë ose nxënës, ndërsa vajzat që lexojnë, lexojnë përtej librave shkollorë
(tabela 15).
Tabela IV. 15: Përkatësia Gjinore/Sa dendur lexoni libra?
Sa dendur lexoni libra?
Total çdo
ditë çdo javë
me raste rrallë asnjëherë
pa përgjigje
Përkatësia Gjinore
Mashkull 7.5 18.5 25.0 26.5 19.5 3.0 100
Femër 29.5 21.5 29.5 15.0 3.0 1.5 100
Total 37.0 40.0 54.5 41.5 22.5 4.5
(Phi dhe Cramers’V = .380; Sig (2- drejtimëshe) =.000)
Duke u nisur nga të dhënat e studimit mbi veprimtaritë që kryejnë të rinjtë,
duket se stereotipet gjinore mbi djemtë që vrapojnë e luajnë jashtë dhe vajzat që
rrinë brenda xhamit të dritareve duke lexuar, janë akoma të ndjeshme në Qarkun e
Kukësit.
Në Qarkun e Kukësit bar-kafenetë janë të ndara, në qytet ka bar-kafene ku
shkojnë edhe vajzat dhe gratë dhe pjesa tjetër e bar-kafeve shihen si bar-kafene
``burrash``. Të rejat në fshat nuk frekuentojnë bar-kafetë e fshatit, i cili zakonisht
është i mbushur me burrat e fshatit. Ndërsa në qytet situata qëndron ndryshe, vajzat
dhe gratë i frekuentojnë më shumë bar-kafet, normale ato në të cilat ``shkojnë
femrat``. Sa guxim do të duhej që të futeshe në një nga bar-kafenetë ``mashkullore``
e të ulesh midis meshkujve!
Në Qarkun e Kukësit është problematike për vajzat të kalojnë dy herë në të
njëjtën rrugë, jo më të ulen e të rrinë në bar-kafene. Megjithatë, në ditët e sotme kjo
gjë ka ndryshuar disi, të reja dhe të rinj frekuentojnë bar-kafetë e qytetit gjithnjë e
më shumë.
204
Tabela IV. 16: Përkatësia Gjinore/Sa dendur frekuentoni bar-kafenetë?
Sa dendur frekuentoni bar-kafenetë?
Total çdo
ditë çdo javë
me raste rrallë asnjëherë
pa përgjigje
Përkatësia Gjinore
Mashkull 55.5 19.5 13.5 6.0 3.5 2.0 100
Femër 21.5 25.5 27.0 19.5 4.5 2.0 100
Total 77.0 45.0 40.5 25.5 8.0 4.0
(Phi dhe Cramers’V = .371; Sig (2- drejtimëshe) =.000)
Ashtu si rritja e fëmijëve, detyrimet shtëpiake të vajzave dhe grave janë po aq
të pandashme nga figura e saj si femër. Për ta mbështetur rolin shtëpiak të vajzave
dhe grave, shpesh herë dhe më së shumti, përdoret roli i tiparit biologjik i grave si
lindëse e fëmijëve. Tipari biologjik i mëmësisë, i interpretuar në funksionin
shoqëror, duket sikur e përligjin pozicionin e vajzave dhe grave si “shtëpiake dhe
nëna”, ku ky term nuk ka të njëjtën ngarkesë dhe funksion si emri i prindit tjetër
“baba”. Burrat përfitojnë duke patur vajzat dhe gratë që punojnë për ta, brenda ose
jashtë shtëpisë (duke e bërë jetën për ta më të lehtë dhe më komode, duke iu dhënë
mundësinë për kohë të lirë dhe për kohë për kualifikim) ose duke punuar poshtë
tyre, ku ata janë drejtuesit.
Vajzat dhe gratë, përveçse punojnë jashtë ekonomisë shtëpiake, ku
historikisht janë paguar më pak se burrat, puna e tyre më e lodhshme fillon brenda
mureve të shtëpisë, duke bërë si të thuash, nga pak njëkohësisht 100 profesione,
kuzhiniere, kamariere, lavantiere, pastruese, psikologe, edukatore, mësuese, mjeke,
etj.,
Detyrimet shtëpiake të vajzave dhe grave nuk mbarojnë kurrë, ato nisin me
rrezet e para të mëngjesit dhe mbarojnë në orët e vona të natës. Përveçse askush nuk
i paguan vajzat dhe gratë për to, një sërë defiçitesh vijnë nga energjitë dhe djersa që
derdhin ato çdo ditë. Jo vetëm që nuk marin rrogë, por ato nuk mund të përfitojnë as
sigurime shoqërore, as sigurime shëndetësore, as edhe ndonjë lloj shpërblimi që
205
marrin ndonjëherë ata që janë të punësuar jashtë ekonomisë familjare. Sa
dëshpëruese mund të jetë për një grua, e cila gjatë gjithë jetës së saj ka punuar në
shtëpi dhe nuk mund të përfitojë as pensionin e pleqërisë sepse nuk ka punuar. Sa
paradoksale!
Siç shprehet sociologu Zyhdi Dervishi në lidhje me detyrimet shtëpiake të
vajzave dhe grave: “Veprimtari të tilla kanë përthithur e përthithin pjesën më të
madhe të energjive fizike, mendore e shpirtërore të vajzave dhe grave, veçanërisht të
nënave, të cilat në shumicën e rasteve vetëprivohen nga kënaqësitë kryesore të jetës,
nga përparimi në karrierën profesionale e shoqërore në dobi të karrierës së
bashkëshortit dhe sidomos të fëmijëve” (Dervishi, Z., 2004: 28).
Asgjë më shumë se shprehja e mëposhtme nuk tregon për punën e
palodhshme të nënës në dobi të familjes, për të cilën ajo nuk merr asnjë qindarkë.
“Nëse do të ngrihej nje panteon për vullnetarët në çdo shoqëri, dhe veçanërisht në
shoqërinë shqiptare, në vendin qëndror pa kurrfarë mëdyshjeje do të ishte figura e
nënës” (Dervishi, Z., 2004: 30). Ky pohim thotë shumë më shumë se çdo lloj teorie
ose studimi për djersët, energjitë fizike dhe shpirtërore që nëna derdh vazhdimisht
për familjen.
“Ngrihem herët për të pritur ujin në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë që të
gjithë flenë, duhet të eci me ngadalë që të mos zgjoj të tjerët. Me ujin që i jep
gjallëri jetës fillon dhe dita e gjatë dhe e pafund per mua. Duhet të përgatitis
mëngjesin, të bëj gati rrobat që do të veshin anëtarët e tjerë të familjes, t’i
zgjoj nga gjumi dhe t’u shërbej mëngjesin duke mbledhur rrobat e hedhura
andej këtej prej tyre. Të gjithë hanë mëngjes dhe ngrihen duke lënë gjithçka
rrëmujë mbi tavolinë. Ndërsa të gjithë bëhen gati për të dalë nga shtëpia, unë
duhet të jem shumë më e shpejtë se ata, të rregulloj rrëmujën e tyre, t’u
shërbej, të bëhem gati vetë, dhe të gjitha këto me një shpejtësi skëterrë pasi
duhet të jem unë që duhet të dal e para, për të hapur dhe mbyllur derën kur të
gjithë dalin pa e vrarë mendjen për atë që lënë pas. Në punë duhet të
206
buzëqesh dhe të fsheh lodhjen ose mërzitjen. Të jap maksimumin tim
ndërkohë që në kokën time në çdo moment planifikoj se çfarë do të bëj më
vonë. Pasi jam lodhur gjithë ditën, kthehem në shtëpi ku të gjithë më presin
që t’u përgatis drekën. Ashtu, e lodhur dhe pa patur kohë as të marr frymë,
shtroj drekën, të cilën e kam përgatitur në orët e para të mëngjesit, dhe ashtu
e lodhur mezi kapërcej poshtë kafshatat e bukës. Ndërsa të tjerët shtrihen për
të pushuar, unë nuk kam kohë as të mendoj për pushim. Larje, pastrim,
gatim, kujdesi për fëmijët e shumë punë të tjera presin për mua….kur më në
fund, në orët e vona të natës, kam mbështetur kokën në jastëk, lodhja më ka
mundur dhe as vetë nuk e kuptoj se sa e shkurtër është nata dhe sa shpejt që
vjen mëngjesi” - kështu e përshkruan një e intervistuar 32 vjeçare një ditë të
zakonshme të saj.
Edhe nga të dhënat e anketimit rezulton se të rejat janë ato që merren më së
shumti me punë shtëpie se sa të rinjtë. Madje fortësia e lidhjes midis variablit të
gjinisë dhe punëve të shtëpisë është një ndër më të lartat krahasuar me të tjerat lidhje
të këtij variabli. Nga rezultatet shihet se ka një marrëdhënie të rëndësishme
statistikore midis variablave (.000), dhe një lidhje të moderuar midis variablave
(.653).
Tabela IV. 18: Përkatësia Gjinore/Sa shpesh merreni me pune shtepie?
Sa shpesh merreni me pune shtepie?
Total çdo
ditë çdo javë
me raste rrallë asnjëherë
pa përgjigje
Përkatësia Gjinore
Mashkull 22.0 9.5 29.0 20.0 14.5 5.0 100
Femër 85.0 6.0 2.0 2.5 2.0 2.5 100
Total 107.0 15.5 31.0 22.5 16.5 7.5
(Phi dhe Cramers’V = .653; Sig (2-drejtimëshe) =.000)
207
Punët e shtëpisë shterrojnë shumë nga energjitë e vajzave dhe grave.
Mendohej që teknologjitë e reja do t’ua lehtësonin disi lodhjen vajzave dhe grave
por në qarkun e Kukësit ka pak mundësi për të blerë paisjet e reja shtëpiake.
Historikisht punët e shtëpisë janë kryer nga vajzat dhe gratë, diskutimi se si
dhe pse vajzave dhe grave iu janë veshur këto detyra vazhdojnë të jenë në qendër të
debateve të studiuesve të ndryshëm. Rëndësia e këtij debati qëndron në faktin që
punët e shtëpisë janë ato që burgosin vajzat dhe gratë brenda mureve të shtëpisë, që i
bëjnë të sakrifikojnë në një masë të madhe energjitë e tyre, karrierën e tyre,
kënaqësitë e jetës, sepse ato nuk mund t’i shqisin këto detyra nga vetja.
Pra, siç shihet dhe nga tabelat më sipër dhe nga rezutatet e statistikave, të
rinjtë e mbushin ditën me veprimtari që janë tipike të roleve gjinore të pritura prej
tyre.
IV. 10. 7. Disa gjetje
- Mentalitetet patriarkale janë ndikuese edhe tek të rinjtë, por vihet re
një lloj sfide e filluar prej tyre, të paktën në disa aspekte;
- Janë të rejat ato të cilat, në disa raste janë shprehur kundërshtuese më
shumë se sa djemtë ndaj mentaliteteve patriarkale, e në disa raste janë më pranuese;
Pra vihet re një lloj dualiteti në mendimet e shprehura nga të rejat e anketuara dhe
intervistuara;
- Megjithatë, veprimtaritë me të cilat mbushin më shumë ditën të rinjtë
janë të përshtatura me rolet gjinore të tyre;
- Megjithë kundërshtinë që vihet re në mendimet e shprehura nga të
rinjtë, vihet re se mentalitetet patriarkale vazhdojnë të kenë ndikim të fuqishëm në
mënyrën e të menduarit dhe vepruarit tek të rinjtë.
- Të rejat janë ato të cilat, më shumë se sa të rinjtë, kanë pengesa më të
forta ndaj përparimit të tyre në fushat jashtë sferës shtëpiake.
208
- Paragjykimet ndaj atyre vajzave dhe grave që kanë sfiduar rolet
gjinore duket se janë të forta dhe penguese për përparimin dhe angazhimin e tyre në
karrierë, politikë dhe sfera të tjera jashtë asaj shtëpiake.
Siç rezulton dhe nga rezultatet e të dhënave, të rejat përballen çdo ditë me
mundësitë dhe pamundësitë, me realitetin e ashpër për femrën, me luftën për t’u
plotësuar si qënie njerëzore, me luftën për të arritur atë që me të drejtë ju takon,
trajtimin e barabartë, pavarësisht përkatësisë gjinore.
Ndryshe nga të rinjtë meshkuj, shoqëria me elementë patriarkale i vë të rejat,
edhe pse të brishta, të përballen me një sërë kontradiktash, të cilat e vendosin atë
përballë sfidave të mëdha, ajo sikur përpiqet t’i thyejë ato që të ketë vetë të drejtë.
Por të rejat kanë treguar që janë të forta, megjithatë përpjekjet për ta trajtuar atë si të
brishtë vazhdojnë edhe në ditët sotme, në shoqërinë tonë moderne.
Së pari, një ndër këto kontradikta te të rejat është përplasja midis femrave si
qënie kulturore dhe femrave si qënie njerëzore. Si qënie kulturore individët
shoqërizohen që të jenë femra dhe meshkuj, duke përvetësuar të gjitha dallimet që
përmbajnë këto emërtime, duke brendësuar rolet gjinore të femrave dhe të
meshkujve, të cilat përmbajnë pabarazi të shumëllojshme. Nga ana tjetër, si femrat
dhe meshkujt janë qënie njerëzore, pra kanë të drejta të barabarta, të cilat shkelen
nga përcaktimet kulturore të femërores dhe mashkullores.
Siç e shpreh edhe Oakley: “Nga njëra anë, tradicionalisht femra e ka të
përcaktuar rolin e saj gjinor (kulturalisht), nga ana tjetër, si qënie njerëzore ka të
njëjtat të drejta si meshkujt. Pra konflikti që hasin të rejat është midis rolit shtëpiak
dhe rolit si qënie njerëzore individuale. Nga ana biologjike njerëzit janë meshkuj
dhe femra, kulturalisht ata shtyhen të jenë femërorë dhe mashkullorë” (Oakley, A.,
1976: 80-90).
Përgjithësisht, në Qarkun e Kukësit kjo kontradiktë është e thellë. Rolet
gjinore të fëmërores dhe mashkullores janë të ndara si me thikë, të rejat duhet të jenë
209
shumë të forta për të përballuar valën e paragjykimeve dhe përçmimeve për të arritur
të arsimohen, punësohen dhe të ecin përpara me karrierën. Nga ana tjetër, edhe si
qenie njerëzore, duket sikur edhe të drejtat janë ndarë po ashtu si rolet gjinore.
Megjithëse të rejat janë qënie njerëzore si të rinjtë, ato nuk gëzojnë të njëjtat të
drejta me ta, as në shoqëri e as në familje.
Së dyti, barazia gjinore pengohet nga kombinimi i dy faktorëve; institucional
dhe kulturor. Të dy ndikojnë tek njëri-tjetri, dhe nëse të dy nuk janë të orientuar në
të njëjtin drejtim barazia gjinore është e vështirë për t’u arritur siç e shpreh edhe
Cockburn: “Pengesat institucionale përfshijnë strukturat, procedurat dhe rregullat.
Pengesat kulturore rrjedhin nga ligjërimi dhe bashkëveprimi. Ato inflencojnë çfarë
gratë dhe burrat ndjejnë, mendojnë dhe bëjnë. Dy nivelet janë ndërvepruese.
Strukturat mund të ndryshohen në mjedisin e duhur kulturor. Por strukturat
predispozojnë si njerëzit mendojnë dhe veprojnë” (Cockburn, C., 1991: 45).
Kështu, strukturat shoqërore janë ngritur në bazë të sistemit patriarkal dhe
funksionojnë në bazë të rregullave të tij, ato influencojnë dhe kushtëzojnë mënyrat e
të menduarit dhe të vepruarit të njerëzve dhe anasjelltas. Në një shoqëri ku strukturat
e saj nuk janë shumë mikpritëse për të rejat, sidomos ato struktura që ofrojnë
punësimin e tyre jashtë ekonomisë familjare, të rejave iu duhet të përballen me sfida
të mëdha për të mbijetuar dhe ecur përpara. Nga njëra anë, të rejat lipset të luftojnë
me strukturat dhe, nga ana tjetër, me mentalitetet dhe opinionet që ushqejnë
ngurtësinë strukturore.
Së treti, kontradikta karrierë – familje. Përgjithësisht të gjitha të rejat e rritura
ndodhen përpara kësaj mëdyshjeje. Sfera shtëpiake për femrat, ndryshe nga
meshkujt, i vë ato vazhdimisht përpara zgjedhjeve, një zgjedhje e padrejtë sepse në
të vërtetë të rejat nuk mund të zgjedhin, detyrimet familjare nuk mund të shmangen.
Meshkujt rrallëherë heqin dorë nga karriera e tyre për shkak të detyrimeve familjare,
femrat veprojnë kështu pothuajse gjithmonë. Shumë vajza dhe gra heqin dorë nga
210
ëndrrat dhe dëshirat e tyre për hir të familjes, e kjo tregon që ato nuk janë të brishta
sepse duhet të jesh shumë i fortë që të sakrifikosh ëndrrat tua për hir të të tjerëve.
Për të rejat në Qarkun e Kukësit kjo kontradiktë është e fortë, opinioni dhe
mentalitetet iu propagandojnë çdo ditë që familja është parësore, detyrimet ndaj saj
janë parësore, por jo për meshkujt, vetëm për femrat. Nuk ekziston zgjedhje midis
karrierës dhe familjes sepse familja është e shoqëruar me femrat dhe nuk ka si të
shkëputet, çfarëdo që të mendojë ajo se po zgjedh, të rejat në Qarkun e Kukësit nuk
mund t’i shmangin detyrimet familjare dhe shtëpiake. Në të vërtetë, e vetmja
mundësi për të rejat është që bëhet “supergrua”, që të jetë në gjendje të përballojë të
dy sferat, edhe familjen edhe karrierën. Për meshkujt ky nuk është problem, nëse
femrat duan të dalin nga pozicioni i tyre, atëherë le t’i bëjnë vetë llogaritë, mbi vete
dhe fuqitë e tyre, meshkujt nuk kanë ndërmend të trazojnë ujrat e qeta të jetës së tyre
vetëm sepse femrat duan të ngrenë dallgë.
Së katërti, gjatë realizimit të studimit u vu re një dukuri e cila po turbullon
dhe trazon sidomos shpirtërat e të rejave në këtë qark. Kjo është një kontradiktë e re,
përveç të më sipërmve, kontradikta e fortë midis mendimeve dhe veprimeve që
ndërmarrin të rejat në Qarkun e Kukësit. Nga njëra anë, nga të dhënat e studimit
është vënë re që të rejat kanë filluar të sfidojnë metalitetet e vjetra, përgjithësisht
mendimet e tyre shprehin liberalizëm, medime të kohëve moderne ndërsa veprimet
përputhen me mendimet e vjetëruara.
Ky lloj dualiteti midis veprimeve dhe mendimeve tregohet edhe në përgjigjet
e të anketuarave femra ku, nga njëra anë, si individë ato përgjithësisht shprehen me
mendime pozitive dhe liberale deri diku, por realiteti tregon për veprime shumë
fanatike dhe penguese për të rejat. Duket sikur justifikimet që përdorën banorët në
Qarkun e Kukësit për mbylljen e të rejave brenda mureve të shtëpisë duke përdorur
si arsye fanatizmin, mentalitetet ose opinionin e të tjerëve që i paragjykojnë ose
përflasin është i dyshimtë. Të lind pytja: Kush janë këta “të tjerë”? Nëse unë, ti, ai
dhe ajo mendojmë që të rejat janë të afta, që duhet të meren më politikë, që duhet të
211
kenë të njëtat të drejta, atëherë kush janë ata që paragjykojnë, kush janë ata që
përflasin? Duket sikur opinioni dhe mentalitetet e vjetra kanë akoma pushtetin
qeverisës mbi trupin e individëve. Gjithsesi, ky dualitet midis mendimeve dhe
veprimeve mund të shihet si kryengritja e parë të vajzave dhe grave në Qarkun e
Kukësit kundrejt mentalitetit të vjetër, megjithëse janë të rejat ato që përgjithësisht e
kanë më të theksuar këtë dualitet, por nuk duhet të harrojmë që femrat, sidomos
nënat luajnë rol kryesor në edukimin e brezit të ri.
IV. 10. 8. Traditat, zakonet dhe shoqëria patriarkale
Ndikimi i shoqërisë me elementë patriarkale vihet re edhe në shumë nga
traditat dhe zakonet e përdorura në Qarkun e Kukësit. Edhe në ditët e sotme traditat
dhe zakonet janë elementë të rëndësishëm të organizimit të jetesës së përditshme të
banorëve në këtë qark, sidomos i ngjarjeve të rëndësishme si dasmat ose hidhërimet.
Por, midis brezave vihet re një qëndrim ndryshe ndaj traditave dhe zakoneve. Të
rinjtë duket se janë më pak të vëmendshëm ndaj zbatimit të tyre dhe më të prirur të
ndërfutin në jetesën e përditshme ose në organizimin e eventeve elementë kulturorë
të rinj.
Si një ndër shembujt tipik të këtij ndryshimi mund të përmenden diskutimet
që lindin midis brezave në lidhje me organizimin e festave (si dasma ose fejesa) ose
të hidhërimeve.
Jo rrallë në këto raste ka ``përplasje`` midis brezit të vjetër dhe atij të ri.
Duke ju referuar Qarkut të Kukësit, mund të thuhet se shumë tradita dhe zakone
kanë natyrë patriarkale dhe deri diku edhe fanatike. Po të marrim si shembull
mikpritjen tradicionale në Qarkun e Kukësit, ajo ka natyrë patriarkale në mënyrën e
shfaqjes së saj. Për shembull, sipas traditës, nëse të vjen miku në shtëpi, femrat
lipset të rrinë në një mjedis tjetër, jo bashkë me miqtë. Nëse ka edhe femra mikesha,
ato dalin në një dhomë/mjedis tjetër të shtëpisë. Vajzat dhe gratë e familjes i bëjnë të
gjitha gatimet e përgatitjet, ndërkohë që në derë të dhomës ku janë miqtë i pret një
212
mashkull i familjes që i merr e shërben në tavolinë (a sofër). Nëse sjellim si
shembull shumë tradita që lidhen me dasmat dhe celebrimin e tyre, në gjithë gamën
e tyre, përgjithësisht, kanë natyrë patriarkale. Meshkujt priten veçan në një ambjent
nga meshkuj të tjerë të familjes, e femrat diku tjetër. Përgjegjësi i dasmës, ai që
kujdeset për mbarëvajtjen e saj dhe organizon gjithcka është mashkull, ndërkohë që
shumica e ndihmëseve të tij janë femra, etj. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për
mënyrën sesi organizohen ceremonitë e hidhërimeve.
Megjithatë, gjatë viteve të fundit vihet re një përpjekje për të imituar
mënyrën e ceremonive festive të botës perëndimore, të para në telenovela dhe filma,
një lloj ``imitimi`` të tyre. Një lloj organizimi dhe arredimi i shtëpive po ashtu i
kopjuar nga programet televizive përkatëse. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për
emrat të cilët ju vihen fëmijëve kur lindin, si dhe për shumë aspekte të tjera të jetës
në këtë Qark. Është shumë komike të shohësh një gjyshe që thërret nipin e vogël –
``Majkëll, o Majkëll i nanës``.
Grafiku IV. 19: Si konsiderohen traditat dhe zakonet?
213
Edhe nga rezultati i studimit vihet re se të rinjtë dhe prindërit kanë mendim të
ndryshëm në lidhje me mënyrën sesi e shohin rëndësinë e traditave dhe zakoneve në
ditët e sotme. Siç vihet re nga grafiku 19, prindërit më shumë se sa të rinjtë shprehen
se traditat dhe zakonet janë të rëndësishme ndërkohë që të rinjtë më së shumti
shprehen se ato janë të vjetëruara dhe të papërshtatshme për ditët e sotme.
Megjithatë, ky qëndrim i ndryshëm i të rinjve dhe prindërve ndaj traditave
dhe zakoneve nuk është diçka e re për asnjë shoqëri. E rëndësishme është të gjendet
një lloj ekuilibri dhe përshtatje midis të vjetrës dhe të resë. Sado të vjetëruara të
konsiderohen traditat dhe zakonet ato përbëjnë një ylber shumëngjyrësh, që tregojnë
nga kemi ardhur dhe pse jemi këta që jemi. Po nga ana tjetër, risitë janë të
pashmangshme. Më shumë se sa shmangia e njërës ose tjetrës, lipset të bëhen
përpjekje për t’i përfshirë dhe përshtatur traditat dhe zakonet me zhvillimet
shoqërore dhe kulturore të ditëve të sotme. Të mendosh një dasmë kuksiane,
tropojane ose hasjane pa veshjet tradicionale të tyre, pa muzikën e lodrës dhe
currles, pa gjithë ato ngjyra nën-kulturore, është një humbje e vërtetë për këtë qark.
Ndërsa, në lidhje me vlerat kulturore që respektojnë të rinjtë dhe prindërit,
nga të dhënat e anketimit u vu re se nuk ka ndryshime të ndjeshme. Kështu, tre nga
vlerat kulturore më të pëzgjedhura si më të rëndësishme nga të rinjtë janë: sinqeriteti
(47.0 për qind), ndërshmëria (46.5 për qind) dhe vetbesimi (28.5 për qind). Ndërsa
prindërit kanë zgjedhur: ndershmërinë (40.5 për qind), sinqeritetin (38.5 për qind)
dhe dinjitetin vetiak (38.5 për qind). Ndërkohë që të dy grupet e pyetura, si të rinjtë
dhe prindërit, janë shprehur se, sipas tyre, brezat më përpara kanë vlerësuar më së
shumti atdhetarine, ndershmërinë dhe sinqeritetin.
‘Toleranca fetare, ose më saktësisht tolerance ndërfetare, mirëkuptimi,
harmonia ndërfetare e shqiptarëve është një nga tri vlerat kulturore më të spikatura
(krahas vlerës kulturore të besës dhe asaj të mikpritjes) të kulturës shqiptare. Në
studimin e tij, sociologu shqiptar Zyhdi Dervishi tregon sesi shqiptarët kanë qenë
gjithmonë tolerantë ndaj besimeve fetare, kjo jo për shkak të cektësisë së tyre të
214
besimit, të ndjenjës së tyre fetare të zbetë pse të formimit teoriko-fetar të
sipërfaqshëm (Dervishi, Z., 2014: 278-406).
Nga të dhënat e mbledhura nga anketimi rezulton se besimi fetar është i
rëndësishëm për të rinjtë e pyetur (53.8 për qind), ndërsa, frekuentimi i
institucioneve fetare bëhet në raste festash fetare (37.0 për qind) ose rrallë (30.8 për
qind). Ndërkohë që prindërit e pyetur shprehen se besimi fetar është shumë i
rëndësishëm (32.5 për qind) ose i rëndësishëm (48.5 për qind) ndërkohë që vetëm
16.5 për qind e tyre shprehen se i frekuentojnë rregullisht institucionet fetare.
Kjo mund të lidhet edhe me faktin që prindërit i përkasin më së shumti një
brezi i rritur dhe edukuar nën regjimin socialist totalitar, ku besimi dhe po ashtu
praktikimi i besimeve fetare nuk ka qenë i lejuar. Ndërsa të rinjtë i përkasin brezit të
rritur nën ndikimet e vrullshme të shoqërisë në tranzicion, me më shumë mundësi
për të besuar e praktikuar atë që ata besojnë.
IV. 10. 9. Familje e fortë, mosmarrëveshje të shumta, perceptime
mosbesuese
Mund të thuhet se një ndër elementët pozitivë të ndikimit të shoqërisë
patriarkale dhe traditës, nëse mund të quhet kështu, është fakti që marrëdhëniet
familjare në Qarkun e Kukësit janë ruajtur të forta edhe në ditët e sotme. Anëtarët e
saj ndjejnë se lidhjen më të fortë dhe mbështetjen më të fortë e kanë dhe e presin nga
familjet e tyre.
Familja (prindër, vëllezër e motra) konsiderohet si ajo me të cilën të rinjtë
kanë marrëdhëniet më të afërta (61.8 për qind e të rinjve të anketuar kanë zgjedhur
prindërit dhe vëllezërit dhe motrat si njerëzit me të cilët ata kanë marrëdhëniet më të
afërta). Gjithashtu, ndarja e problemeve që të rinjtë kanë, më së shumti bëhet me
anëtarët e familjes së tyre. Nga të dhënat e anketimit, rezulton se 46.8 për qind e të
rinjve janë shprehur se për ta është shumë e rëndësishme të ndajnë problemet e tyre
me familjen, ndërkohë që 37.5 për qind shprehen se është e rëndësishme. Duke qenë
215
se anëtarët e familjes janë njerëzit më të afërt, mendimi i tyre është i shumë i
rëndësishëm për të rinjtë. Rreth 77.2 për qind e të rinjve të anketuar kanë zgjedhur
familjen, si ajo, mendimi i së cilës për ta ka më shumë rëndësi, krahasuar me
shoqërinë, miqtë, kolegët, etj.
Gjithashtu, roli i prindërve në marrjen e vendimeve, veçanërisht babait,
reflektohet edhe në ndikimin që kanë ata mbi vendimet e të rinjve për çështje të
ndryshme të jetës së tyre. Të pyetur se si i marrin ata vendimet për gjërat e
rëndësishme në jetën e tyre, 73.0 për qind e të anketuarve janë shprehur se i marrin
së bashku me prindërit e tyre dhe vetëm 16.5 për qind e tyre shprehen se i marrin
vetë në mënyrë të pavarur. Siç shihet roli i familjes, i prindërve në veçanti, është
shumë i rëndësishëm dhe ndikues në vendimet e të rinjve për çështje të ndryshme si
shkollimi, puna, martesa, etj.
Duke parë rëndësinë që ka familja, mendimi i saj, mbështetja e saj për për të
rinjtë, mosmarrëveshjet me prindërit janë shumë të rëndësishme për t’u studiuar. Të
rinjtë janë shprehur se përgjithësisht kanë mosmarrëveshje me prindërit më rrallë se
njëherë në muaj (42.5 për qind). Ndër arsyet e para si shkaktarë të
mosmarrëveshjeve midis brezave janë si më poshtë:
a) Brezat janë rritur në mënyra të ndryshme dhe kështu asnjëri nga brezat
nuk e kupton në gjithçka brezin tjetër. Këtë hendek e shton me shumë
edhe diferenca e moshës midis brezave;
b) Mënyra e jetesës së të rinjve është e papranueshme për brezat më të
moshuar;
c) Brezat më të moshuar nuk mund të ecin me të njëjtin hap me ndryshimet
e shoqërisë, sidomos si rezultat i përdorimit të teknologjisë. Sipas njërit
nga të intervistuarit, J.K., ``Smartphoni ka sjellë ndrysim radikal. Prisni
edhe pak dhe do shikoni rezultatet! Nuk i pyet me kush prindrit, ata jane
kthyer ne relike te se Kaluares së Mykur!``.
216
IV. 10. 10. Si perceptohen të rinjtë e Qarkut të Kukësit?
Një nga problematikat më të diskutuara në studimet për të rinjtë janë
perceptimet dhe përcaktimet e këtij grupimi shoqëror nga brezat e tjerë, por edhe
mënyra sesi vetë të rinjtë e perceptojnë veten e tyre. Prej këtyre perceptimeve rrjedh
mënyra e trajtimit, përgjegjësitë dhe pritshmëritë ndaj të rinjve. Ky hulumtim bëhet
akoma më i rëndësishëm duke qenë se të rinjtë përbëjnë shumicën e popullsisë në
Qarkun e Kukësit, dhe prej tyre pritet shumë për të ardhmen dhe zhvillimin e qarkut.
Nga shfletimi i literaturës doli në pah që, përgjithësisht, të rinjtë janë të
përndjekur nga perceptimi i tyre si të papërgjegjshëm dhe rebelë (Wyn, J., dhe
White, R., 1997: 12), si të rrezikshëm (Raby R., 2007: 48), ose të shoqëruar nga
paqëndrusshmëritë (Chisholm, L., dhe Bois-Reymond, M. D., 1993: 259)24. Këto
pëcaktime kanë bërë që të rinjtë të jenë një ndër grupet shoqërore më të diskutuara.
Nga të dhënat e studimit rezulton se edhe të rinjtë e Qarkut të Kukësit nuk i
shpëtojnë përcaktimeve me ngjyrim negativ e mosbesues ndaj tyre.
Prindërit e pyetur janë shprehur se të rinjtë e sotshëm:
a) Vlerësojnë para së gjithash të ardhurat materiale (68.0 për qind e tyre
janë shprehur kështu) dhe nuk bëjnë asgjë nëse nuk paguhen (35.0 për qind).
Janë individualistë (50.5 për qind) dhe të interesuar vetëm për përfitimet e tyre
vetjake (48.5 për qind) .
b) E konsiderojnë veten më të ditur se brezat e moshuar (65.0 për qind), si
rezultat ata nuk i dëgjojnë këshillat e prindërve (35.5 për qind) dhe nuk duan që të
tjerët të ndërhyjnë në jetën e tyre (42.0 për qind).
Nuk duan të ja dinë për opinionet ose mendimet e të tjerëve (68.0 për qind);
24 Për më shumë informacion referoju faqes 31 të këtij studimi, “Probleme për të rinjtë apo rini problematike?”.
217
c) Nuk kanë besim tek përgjegjshmëria e të rinjve (56.5 për qind) dhe se ata
harxhojnë kot kohën e tyre (50.0 për qind) në kafe, internet ose telefon.
d) Nuk kanë pjekurinë e duhur për të marrë vendime në familje (31.0 për
qind) dhe të rinjtë nuk përfshihen në vendimarrje nëse çështja nuk prek drejtpërdrejt
ata (30.0 për qind).
Siç shihet nga të dhënat, përgjithësisht të rinjtë e Qarkut të Kukësit shihen si
të interesuar vetëm për veten e tyre dhe problematika të lidhura drejtpërdrejt me ta.
Për më tepër, vihet re edhe perceptimi i tyre si materialistë ose si persona që nuk
bëjnë asgjë nëse nuk paguhen. Ky percetim mund të jetë i ndikuar nga fakti që të
rinjtë rriten në një mjedis shoqëror ku përballen me problematika të mbijetesës, dhe
aspiratat e tyre lidhen me përmirësimin e gjendjes së tyre dhe përjekjet për të dalë
prej saj.
Po ashtu vihet re edhe perceptimi i të rinjve si përtacë dhe të papërgjegjshëm,
një nga perceptimet që i ndjek nga pas të rinjtë, jo vetem në Qarkun e Kukësit, por
edhe më gjërë.
Duke patur parasysh këto perceptime mbi të rinjtë, mund të hamendësohet se
prej të rinjve nuk pritet shumë. Që brezat më të moshuar i shohin të rinjtë si përtacë
dhe të interesuar vetëm për nevojat e tyre.
Ndërkohë edhe të rinjtë u pyetën sesi mendojnë se shihen nga brezat e tjerë,
rezultatet si më poshtë:
a) Të papjekur për të marrë vendime (38.5 për qind)
b) Të papërgatitur për jetesën si të rritur (18.2 për qind)
c) Neglizhues dhe përtacë (22.8 për qind)
d) Të aftë dhe të përgatitur (12.5 për qind)
e) Brezi që do të sjellë përparimin e shoqërisë (29.8 për qind)
218
Siç vihet re edhe nga të dhënat, edhe vetë të rinjtë duket se e ndjejnë këtë
përcetim të të rriturve për ta, si të papjekur, neglizhues dhe përtacë. Por, po ashtu
vihet re se përveç këtij perceptimi, ata mendojnë se brezat e tjerë i shohin të rinjtë si
shpresa për përmirësimin e të ardhmes.
Në Qarkun e Kukësit degjon shpesh të thuhet për të rinjtë që janë aq të
painteresuar e përtacë sa parapëlqejnë të jetojnë në kurriz të prindërve se sa të
punojnë vetë. Të dhënat e nxjerra nga studimi duket se e konfirmojnë këtë. Jo rallë
në komunikimet e përditshme flitet për të rinjtë si neglizhues dhe përtacë. Jo pak
prindër ankohen për fëmijët e tyre që nuk sjellin asgjë në shtëpi, por vetëm kërkojnë
nga prindrit e tyre megjithëse kanë mbushur moshën e rritur dhe janë të aftë të
kujdesen për veten.
Grafiku IV. 20: Perceptimi i të rinjve
Sipas prindërve, të rinjtë nuk punojnë megjithëse kanë moshën (26.0 për
qind) dhe kërkojnë që prindërit t’i mbajnë me të ardhura edhe pse janë të rritur
(26.0 për qind). Por duket se ky mendim është shëndrruar në një perceptim të
219
përgjithshëm për të rinjtë sepse edhe vetë të rinjtë janë shprehur se janë disi ose
shumë dakort me pohimin. Siç shihet nga grafiku më sipër, është e lartë përqindja e
të rinjve dhe prindërve që shprehen se janë shumë dakort ose disi dakort me këtë
pohim (grafiku 20).
Duket se perceptimi i të rinjve si përtacë mbizotëron jo vetëm tek të rriturit,
por edhe te vetë të rinjtë. Megjithatë shumë të rinj mund të jetojnë në kurriz të të
tjerve edhe sepse nuk kanë mundësi të gjejnë punë për të nxjerrë të ardhurat e tyre.
Siç shprehet një nga të rinjtë e pyetur:
``Normal që të rinjtë rrinë kafeve në kurriz të prindërve po kjo se nuk kanë
çtë bëjnë, ku të gjenë punë që të marrin lekë…çfarë të bëjmë, të vrasim
veten?!``.
``Ata janë ‘burimet e çmuara’ e ardhmja e trupëzuar e shoqërisë (Gordon, H.
R., 2010: 8)``, ky është një ndër besimet dhe shpresat e të gjithë brezave kundrejt
rinisë, madje edhe e vetë të rinjve. Por perceptimet mosbesuese ndaj tyre dhe
aftësive të tyre përforcohen edhe nga të dhënat e intervistave dhe bisedave të lira.
Kështu, nga të dhënat e intervistave dhe bisedave të lira mbizotëron ideja mbi
të rinjtë si të papjekur dhe të paaftë për të përballuar jetesën, si brezi që presin nga të
tjerët zgjidhjen dhe nuk marrin përsipër t’i zgjidhin vetë problemet e tyre, si një
brez që ju mungon iniciativa dhe orientimi.
I intervistuari J.K. shprehet: ``Unë i konsideroj si një brez tejet i ditur falë
teknologjisë, por është një brez që u mungon orientimi per jeten.``
I intervistuari tjetër, R.A., ndër të tjera shprehet: ``Si gjithandej në vend, dhe
në Qarkun e Kukësit të rinjtë janë të prekur nga dukuri të ndryshme që janë të
pranishme kudo. Ata nuk mund të shmangin veset që i kanë përfshirë të rinjtë nga
kotësia e jetës së përditshme, humbin kohën e tyre në bar-kafetë e qytetit duke u
marrë me thashethemet e ditës, të cilat janë pa bereqet në fund të ditës. Presin shumë
220
nga të tjerët, nuk e ngrenë zërin për problemet që i shqetësojnë ata ose
komunitetitin. Mendoj se të rinjtë mendojnë vetëm për t’u larguar nga vendi, ata
nuk e shohin të ardhmen e tyre këtu po jashtë tij.``
I intervistuari R.D. shprehet: ``Një pjesë e të rinjve janë me energji pozitive,
aktivistë dhe shfrytëzojnë mundësitë që ju jepen, ndërsa një pjesë e madhe e të
rinjve nuk marrin pjesë në jetën shoqërore dhe keqpërdorin mjetet e teknologjisë, aq
sa as informacionin e duhur që mund të ju shërbejë, nuk e gjejnë dot.``
E intervistuara V.I. shprehet: ``Mendoj se brezat e tjerë e shohin rininë si një
burim të madh energjie por që nuk shfrytezohet si duhet, nuk orientohet si duhet.``
Ajo shkon më tej duke u shprehur se, shpesh të rinjtë shihen si njerëz që mbase nuk
do ia ”dalin jetës”.
Gjithashtu, nga të dhënat vihet re një element interesant. Duket sikur të rinjtë,
kur flasin për të rinjtë, e mendojnë veten jashtë tyre. Duket sikur ata flasin për të
rinjtë, por duke përjashtuar veten e tyre. Janë edhe ata që mbështesin pohimet me
ngjyrim mosbesues ndaj aftësive të tyre. Janë edhe ata që shprehen për të rinjtë se
janë të papjekur dhe neglizhues, kur vete janë të rinj. Janë edhe ata që mendojnë që
të rinjtë janë përtacë dhe preferojnë të jetojnë në kurriz të tjerëve. Duket se
perceptimet për të rinjtë janë instaluar edhe tek ata, e në një farë mënyre, nëse të
rinjtë ushqehen me këto etiketime si mund të veprojnë ndryshe?!
IV. 11. Përfshirja e të rinjve në jetën shoqërore, një problematikë
shqetësuese për Qarkun e Kukësit
Nga analiza e të dhënave në këtë studim rezulton që një ndër problematikat
shqetësuese në lidhje me të rinjtë është mungesa e përfshirjes së tyre, si në
vendimmarje, ashtu edhe në shumë fusha të tjera të jetës shoqërore. Kjo është një
problematikë shqetësuese, një çështje kritike për konsolidimin e qeverisjes
demokratike në vend, si dhe arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe
221
shoqëror. Mosrespektimi i perspektivave rinore sjell shpenzime të mëdha si në terma
politike ashtu edhe ekonomikë (Ministry of Tourism, Culture, Youth and Sports
2006: 13). Nga studimet, të rinjtë në përgjithësi dhe gratë e minoritet në veçanti,
nuk përfitojnë njësoj nga burimet e shoqërisë, dhe zërat e tyre nuk dëgjohen
(Tyyskä, V., 2009: 59).
Mospërfshirja e të rinjve në jetën shoqërore dhe atë familjare është një
problematikë e rëndësishme, duke patur parasysh edhe që Qarku i Kukësit ka një
popullsi në moshë relativisht të re. ``Shqipëria është një nga vendet me përqindjen
më të lartë të të rinjve në raport popullsie, por pavarësisht nga kjo të rinjtë nuk janë
ende pjesë e konsiderueshme e vendimmarrjes. Pjesëmarrja e të rinjve në
vendimmarrje ende vazhdon të jetë një çështje e predispozitës vetjake të titullarëve
të institucioneve dhe jo detyrim ligjor ose administrativ për ta, duke bërë që herë të
merret mendimi i të rinjve dhe herë të nënvlerësohet krejtësisht.`` shkruhet në një
raport të hartuar nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve (2006: 15).
Edhe pse në Republikën e Shqipërisë popullata nën 30 vjeç, përbën rreth një
të tretën e popullsisë, përsëri pjesëmarrja e të rinjve në proceset dhe vendimmarrjet
demokratike dhe jetën shoqërore mbetet në nivele të ulëta. Ndër faktorët kryesor që
ka ndikuar është mungesa e kuadrit ligjor që përcakton detyrimet ligjore dhe
politikat qeverisëse që nxisin dhe motivojnë të rinjtë të jenë pjesë aktive në proceset
dhe vendimmarrjet demokratike (Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, 2015:
11).
Gjithashtu, një rol të rëndësishëm ka edhe familja dhe shoqëria me elementë
të theksuar patriarkalë, në të cilën të rinjtë mësohen t’i binden autoritetit dhe
urdhrave të më të rriturve, sidomos babait. Pra, që në familje të rinjtë mësohen të
binden dhe të presin që vendimmarrja të bëhet nga të tjerët, gje e cila vazhdon edhe
në shoqëri.
222
Sipas të dhënave nga intervistat, niveli i ulët i pjesëmarrjes së të rinjve është
si rezultat i mangësive të theksuara nga institucioneve shtetërore (qëndrore ose
vendore) në planifikimin e strategjive dhe mundësive për të përfshirë dhe aktivizuar
të rinjtë, duke i lënë ata, historikisht, të neglizhuar. “Institucionet shtetërore kanë
mungese vizioni dhe projektesh për përfshirjen e të rinjve, për të kthyer forcën dhe
energjinë e tyre në produktivitet``- siç shprehet i intervistuari R.A. Edhe
intervistuara V.I, thekson mundësitë e pakta që ju ofrohen të rinjve për t’u përfshirë
në vendimmarrje. Ajo mendon se së paku, të rinjtë lipsen të përfshihen në
indentifikimin e nevojave.
Ndërsa sipas të intërvistuarit J.K, pengesë për përparimin e të rinjve sidomos
në përfshirjen e tyre në vendimmarrje janë brezat e vjetër. Sipas tij: ``Ata (të rinjtë)
nuk promovohen nga brezi i vjetër pasi kanë frikë prej tyre. Brezi i vjetër nuk e njeh
teknologjinë dhe i frigohet pa masë brezit të ri, prandaj dhe e pengon me të gjitha
mënyrat që mundet.``
Ndërsa sipas të intervistuarit R.D., megjithëse mundësitë janë të pakta për të
rinjtë për t’u përfshirë në vendimmarrje, më problematike është interesi i të rinjve
për t’u përfshirë, i cili sipas tij mungon te pjesa më e madhe e rinisë.
Nga analiza e të dhënave rezulton se mungesa e përfshirjes së të rinjve në
jetën shoqërore është shëndrruar si një rreth vicioz, i vështirë për t’u thyer. Nga
njëra anë është krijuar një traditë e pengesës së të rinjve për t’u përfshirë, e nga ana
tjetër të rinjtë vetë kanë humbur interesin për t’u përfshirë.
Studimi tregoi se të rinjtë evitojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë në politikë, por
kjo sipas tyre është më shumë për shkak të politikanëve të përfolur që aktualisht
bëjnë politikë, se sa nga politika në vetvete.
Vendimmarja në familje është gjithashtu një fushë e mohuar ndaj të rinjve.
Nga studimi rezulton që si në familje edhe në shoqëri të rinjtë mbahen larg
vendimmarjes, por edhe të rinjtë e mbajnë veten e tyre larg. Të rinjtë mbahen larg
223
për shkak të perceptimeve ndaj tyre, si të papjekur, të papërgjegjshëm dhe në
përgatitje për t’u bërë të rritur. E, nga ana tjetër, të rinjtë nuk angazhohen nëse nuk
marrin diçka në këmbim. Nuk angazhohen sepse nuk besojnë se do të sjellin ndonjë
ndryshim.
Nga ana tjetër, prirja e të rinjve për t’u larguar nga qarku dhe për ta kërkuar
të ardhmen e tyre gjetkë mund të ketë ndikuar edhe në mungesën e angazhimit dhe
të përshfshirjes së tyre në fusha të ndryshme të jetës shoqërore. Sipas të dhënave
rezulton se, të rinjtë e Qarkut të Kukësit (të paktën 17.8 për qind e të anketuarve)
janë shprehur se një ndër arsyet pse të rinjtë nuk angazhohen në jetën shoqërore ose
publike është se të ardhmen e tyre nuk e mendojnë këtu.
Edhe kur vjen puna tek përfshirja në punë vullnetare të rinjtë duket se nuk
anazhohen sepse presin diçka në shkëmbim. Edhe nga të dhënat, rreth 70.0 për qind
e të rinjve të anketuar janë shprehur se nuk janë angazhuar në punë vullnetare gjatë
tre vjetëve të fundit. Duket sikur të rinjtë nuk besojnë që veprimet ose përpjekjet e
tyre do të sjellin ndonjë ndryshim, duke ndikuar që ata të mos angazhohen.
Problemet e shumta shoqërore dhe ekonomike të shtjelluara më sipër kanë
ndikuar që të rinjtë ose edhe moshat e tjera të jenë të përqëndruar në zgjidhjen dhe
përballjen me problematika të tilla si varfëria, papunësia, e probleme të tjera me
rëndësi jetësore për ta. Veprimtaritë vullnetare duket se janë një luks për t’u
realizuar nga ta që kanë arritur një standart të kënaqshëm jetese dhe mund t’i lejojnë
vetes që të shpenzojnë kohë dhe energji për veprimtari vullnetare. Sipas sociologut
shqiptar Zyhdi Dervishi, si rrjedhojë e abuzimit me vullnetarizmin gjatë periudhës
së regjimit socialist totalitar dhe e infektimit të mjaft shqipëtarëve nga epidemia e
pasurimit të shpejtë, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit shpirti i vullnetarizmit në
shpoqërinë shqiptare është atrofizuar në një masë të konsiderueshme, është bërë
anemik (Dervishi, Z., 2014: 14).
224
Një tjetër problematikë është se të rinjtë nuk angazhohen as në organizatat
rinore. Vetëm 30.0 për qind e të rinjve janë shprehur se janë të angazuar në këto
organizata. Ndërsa pjesa tjetër shprehen se nuk janë të interesuar të angazhohen
(24.5 për qind), se nuk kanë informacion për ekzistencën e tyre (15.8 për qind),
sepse nuk kanë ndonjë përfitim prej tyre (17.0 për qind). Lipset të kihet parasysh
gjithashtu që të rinjtë shprehen se organizatat rinore janë më së shumti me drejtim
politik ndaj, çfarë i bën ata të largohen më shumë prej tyre.
Sipas Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, organizatat rinore në
Republikën e Shqipërisë kanë mangësi në formën e organizimit, lidershipit,
shkrimin dhe menaxhimin e projekteve. Gjithashtu vihet re mungesa e
bashkëpunimit mes organizatave rinore me grupet e shoqërisë civile, institucioneve
ose agjencitë financuese (Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 2015: 11).
Në shfletimin e literaturës del shpesh në pah kritika ndaj të rinjve si pasivë.
``Të rinjtë duhet të luajnë një rol të rëndësishëm dhe aktiv në formësimin e fatit të
tyre....`` (Delgado, M., dhe Staples, L., 2008: 5). Duket se kjo është një ndër kritikat
kryesore të bëra ndaj të rinjve, të cilët nuk ngrenë zërin, por konformohen me atë
çfarë mund të ju ofrojnë të tjerët, që në shumicën e rasteve ka rezultuar të jetë
neglizhentë ndaj tyre. Duket se të rinjtë kanë pranuar mënyrën sesi perceptohen nga
brezat e tjerë, duke u bërë edhe vetë përkrahës të këtyre perceptimeve negative për
ta. Nga studimi rezulton që të rinjtë perceptohen si individualistë dhe të interesuar
vetëm për interesin e tyre vetiak dhe përfitimet personale. Ata perceptohen si të
papërgjegjshëm dhe të papjekur për të marrë vendime. Gjithashtu, shpesh ata
konsiderohen si neglizhues dhe përtacë.
IV. 12. Vendbanimi si variabël i pavarur dhe ndikimi i tij tek variablat
e tjerë
Në fillim të studimit mendohej se do të gjendeshin ndryshime të ndjeshme
midis mënyrës së të menduarit dhe të vepruarit të të rinjvë në varësi të vendlindjes
225
së tyre. Pra, pritej që të rinjtë nga fshati do të ishin më konservator se ata nga qyteti.
Të gjitha të dhënat i janë nënshtruar analizës statistikore përmes paketës statistikore
SPSS, për të hulumtuar nëse midis variablit të vendbanimit dhe variablave të tjerë ka
lidhje statistikore domethënëse (p <= .005) ose jo. Nga analiza e të dhënave u gjetën
këto ndryshime me domethënie statistikore:
- Të rinjtë nga fshati, më shumë se sa ata nga qyteti janë përkrahës të
pohimeve: ``Postet drejtuese janë për femrat`` ku Phi dhe Cramer`s V = . 247 dhe
p= .000; dhe ``Vajzat nuk duhet të merren më politikë, ajo është fushë që ju përket
djemve`` ku Phi dhe Cramer`s V = . 264 dhe p= .000.
- Të rinjtë nga fshati, më shumë se sa ata nga qyteti nuk janë dakort me
pohimin `` Të rinjtë preferojnë të jetojnë vetëm pa prindërit`` Phi dhe Cramer`s V =
. 213 dhe p= .000.
- Të rinjtë nga fshati më shumë se sa të rinjtë nga qyteti harxhojnë kohë
në internet ose duke parë televizorin (Phi dhe Cramer`s V = . 255 dhe p= .000), dhe
janë më të pakënaqur me mënyrën sesi e kalojnë kohën e lirë.
Në ditët e sotme jeta në qytet është shumë e varfër, dhe i vetmi argëtim për të rinjtë
janë kafenetë, televizioni dhe interneti. Ndërsa për të rinjtë në fshat edhe këto
mundësi janë të kufizuara, shpesh edhe interneti nuk funksionin, kafenetë nuk
ekzistojnë, drita elektrike për të parë telëvizion mund të mungojë, etj. Në fshatrat e
ditëve të sotme nuk ka më kooperativa ose shtëpi të kulturës që dikur kanë shërbyer
si vende ku njerëzit mblidheshin bashkë. Në këto rrethana jeta në fshat është më e
vetmuar, gjithashtu të rinjtë e ndjejnë mungesën e shoqërimit me të tjerët, sidomos
vajzat të cilat nuk ndjekin shkollën (De Waal, C., 2007: 100; Clary, E. G., dhe
Rhodes, J. E., 2006: 102).
- Të rinjtë nga qyteti më shumë se sa ata nga fshati shprehen se
studimet (Phi dhe Cramer`s V = . 237 dhe p= .000), dhe puna (Phi dhe Cramer`s V
= . 275 dhe p= .000), janë veprimtaritë më të rëndësishme në jetën e tyre aktuale.
Gjë që pritej duke qenë se të rinjtë në fshat kanë shumë më pak mundësi se të rinjtë
në qytet, qoftë për t’u arsimuar, qoftë për të gjetur punë.
226
Megjithëse pritej të kishte dallime të theksuara midis variablit të vendbanimit
dhe variablave të tjerë, nga analiza e të dhënave nuk rezultoi kështu. Arsyeja përse
vendi i banimit (fshat ose qytet) nuk ndikoi ndjeshëm në përgjigjet e të anketuarve
mund të jetë si rrjedhojë faktorëve si vijon:
- Së pari, qyteti dhe fshati janë afër me njëri-tjetrin në ditët e sotme,
sidomos për shkak të teknologjisë që nuk njeh kufinj tokësorë. Edhe lëvizshmëria e
banorëve nga fshati në qytet është më e shpeshtë për shkak të përdorimit të mjeteve
të transportit, të cilat janë më të shumta në ditët e sotme.
- Së dyti, shumë nga banorët që jetojnë në qytet janë të ardhur nga
fshatrat. Lëvizja e banorëve në Qarkun e Kukësit nuk ka qenë vetëm në drejtim të
Tiranës ose ndonjë qyteti tjetër por edhe nga fshati në qytet, gjë që e ka zbutur më
shumë dallimin midis fshatit dhe qytetit.
- Së treti, nga analiza e të dhënave social demografike të kampionit
rezultoi që shumica e të anketuarve ishin me arsim të mesëm, të lartë në vazhdim
dhe të lartë të përfunduar. Kjo mund të ketë ndikuar në zbutjen e ndryshimeve, por
mbetet një hamendje pasi nuk mund të vërtetohet nga testet statistikore.
IV. 12. 1. Mosha si variabel i pavarur dhe ndikimi tek variablat e tjerë
Një nga arsyet përse në studim u përfshi grup-mosha 45 vjeç e lart ishte të
shihej nëse ka dallime midis mendimeve dhe qëndrimeve të të rinjve me brezat e
tjerë më të rritur. Gjithashtu që të hulumtoheshin perceptimet e prindërve mbi të
rinjtë. Nga të dhënat rezulton se:
- Ka ngjashmëri dhe përputhje në shumë nga mendimet dhe pohimet
midis të rinjve dhe prindërve të marrë në studim;
- Mentalitetet patriarkale janë ndikuese te të dy brezat e përfshirë në
studim, megjithatë të rinjtë tregojnë një lloj moskonformizmi të lehtë me këto
mentalitete krahasuar me prindërit e përfshirë në studim;
227
- Perceptimi për të rinjtë është si të papjekur, të papërgjegjshëm dhe të
interesuar vetëm për problematika që prekin ata personalisht, një perceptim që ka
prekur edhe vetë të rinjtë;
- Një nga arsyet përse ndryshimi midis brezave nuk rezultoi aq i
theksuar sa pritej në fillim të studimit mund të jetë fakti që si prindërit e
përfshirë në studim edhe të rinjtë janë rritur dhe formuar në rrethana më të
ngjashme sociale, ekonomike dhe kulturore me njëri tjetrin sesa brezat përpara
tyre.
- Dallimet apo ngjashmëritë e gjetura nga përpunimi i të dhënave të
studimit janë pasqyruar gjatë analizës dhe diskutimit të gjetjeve.
228
KREU V: PËRFUNDIME DHE SUGJERIME
V. 1. Përfundime
Papunësia është një ndër problematikat më shqetësuese në Qarkun e Kukësit,
si dhe një ndër burimet kryesore për shumë problematika të tjera socialekonomike,
sidomos për të rinjtë e këtij qarku. Nga studimi rezulton se puna konsiderohet si një
nga faktorët me të rëndësishëm në jetën e të rinjve (65.2 për qind e të rinjve të
anketuar e konsiderojnë punën si një faktor shumë të rëndësishëm në jetën e tyre).
Duke patur parasysh që papunësia është në nivele të larta në këtë qark, gjetja e një
vendi pune konsiderohet gjithashtu si një nga problematikat më shqetësuese, me të
cilën përballen të rinjtë e Qarkut të Kukësit (54.8 për qind e të rinjve të anketuar e
konsiderojnë kështu).
Papunësia, si një nga problemet kryesore shqetësuese për të rinjtë në Qarkun
e Kukësit, e bën perspektivën dhe jetesën e të rinjve në këtë qark edhe më të
vështirë, duke ndikuar në prirjet dhe dëshirën e të rinjve për ta ndërtuar të ardhmen e
tyre diku gjetkë. Nga analiza e të dhënave rezulton se të rinjtë e Qarkut të Kukësit
shprehen se përveçse mundësitë për të gjetur punë janë shumë të pakta, ka edhe një
sërë vështirësish të tjera që e bëjnë akoma më delikate situatën e tyre në lidhje me
punësimin. Sipas të dhënave të studimit rezultoi që, në Qarkun e Kukësit:
Jo të gjithë kanë të njëjtën mundësi për t’u punësuar;
Sigurimi i një vendi pune nuk arrihet për shkak të meritës ose kualifikimit të
dikujt;
Vendet e punës janë të politizuara, sidomos kur bëhet fjalë për postet drejtuese;
Nga studimi rezultoi se mënyrat për të gjetur punë por edhe për të bërë
përpara në karrierë në Qarkun e Kukësit behet kryesisht përmes njohjeve dhe
ndikimeve politike. Nëse ke njohjet e duhura mund të gjesh një vend pune, mund të
ngrihesh në detyrë, të përparosh në karrierë, etj.
229
Arsimimi është një nga përpjekjet me të cilën të rinjtë në Qarkun e Kukësit
synojnë të tejkalojnë varfërinë dhe papunësinë që mbizotëron në këtë zonë. Por
shpesh herë, për shkak të varfërisë dhe nivelit të lartë të papunësisë, të rinjtë nuk
kanë mundësi të ndjekin studimet e larta. Megjithatë, çdo vit një numër i
konsiderueshëm të rinjsh i drejtohen auditoreve pas përfundimit të shkollës së
mesme.
Por, megjithëse arsimimi konsiderohet si një nga strategjitë për të zgjidhur
problemet, duket se të rinjtë nuk janë aq shumë entuziastë për rezultatet që do të
sjellë arsimimi i tyre në përpjekjet për të tejkaluar varfërinë dhe papunësinë. Siç del
në pah nga studimi, ajo çfarë të rinjtë shprehin është frika që kanë për të ardhmen e
tyre. Ata shprehin një lloj mosbesimi se arsimimi i tyre do të sjellë përmirësim të të
ardhmes, por, nga ana tjetër, shprehen se arsimimi shihet si një ndër alternativat e
vetme që ju ofrohet për të luftuar problematikat dhe për të përmirësuar të ardhmen.
Ky qëndrim mund të kuptohet duke patur parasysh papunësinë në rritje dhe pagat e
ulta në tregun e punës, sidomos në sektorin shtetëror. Edhe pse të arsimuar, të rinjtë
nuk kanë mundësi të gjejnë punë, por edhe nëse gjejnë, pagat e tyre janë të ulta
krahasuar me koston e lartë që ka jetesa e përditshme. Gjithashtu, ky qëndrim i të
rinjve ndaj arsimimit mund të kuptohet më shumë duke patur parasysh që të rinjtë e
lidhin arsimimins me mundësinë e gjetjes së punës.
Jetesa e banorëve në Qarkun e Kukësit është shumë e vështirë sidomos për
shkak të varfërisë dhe papunësisë që karakterizon këtë zonë. Problematikat e shumta
me të cilat përballen banorët i kanë shtyrë ata të kërkojnë alternativa të tjera për të
përmirësuar jetësën, sidomos në fshatra. Ndër vite, një numër i konsiderueshëm
banorësh janë larguar (sidomos nga fshatrat), e të tjerë që jetojnë aty lakmojnë të
largohen prej tij, sidomos të rinjtë. Studimi tregoi se përqindja e të rinjve që
shprehen se parapëlqejnë të largohen nga qarku dhe ta ndërtojnë jetesën e tyre diku
tjetër është e lartë. Rreth 71.0 për qind e tyre janë shprehur se po t’u jepet mundësia,
dëshirojnë të largohen nga Qarku i Kukësit. Dukuria e largimit nga Qarku i Kukësit
është shqetësues sidomos tek të rinjtë që po mbarojnë studimet. Ndër vite këtë qark
230
e ka shqetësuar fakti që të rinjtë nuk dëshirojnë të kthehen pas mbarimit të
studimeve të larta. Ashtu siç pritej, duke patur parasysh edhe problematikat e
mprehta ekonomike dhe shoqërore që mbizotërojnë në këtë zonë, arsyet kryesore që
i shtyjnë të rinjtë të largohen nga Qarku i Kukësit janë: papunësia; shpresa për një
të ardhme më të mirë diku tjetër; mundësitë më të mira të arsimimit (sidomos për ata
që jetojnë në fshatra) dhe sigurimi i standarteve më të mira të jetesës.
Kjo lloj prirje e të rinjve për të kërkuar të ardhmen e tyre gjetkë mund të ketë
ndikuar edhe në mungësën e angazhimit dhe të përshfshirjes së tyre në fusha të
ndryshme të jetës shoqërore. Të rinjtë priren të largohen nga Qarku i Kukësit për
shkak të problematikave të shumta që shqetësojnë jetesën e tyre dhe vështirësojnë
krijimin e një të ardhme më të mirë për ta. Kjo prirje për të ikur duket sikur e mban
``pezull`` jetesën e të rinjve në vendlindje, për ta rifilluar atë ``kur të ikin``.
Infrastruktura rrugore, e fshatrave dhe kombëtare, ka qenë një problem i
vazhdueshëm për të gjithë Qarkun e Kukësit, pavarësisht nga regjimi i qeverisjes
ndër vite. Kjo infrastrukturë e pazhvilluar ka qenë një problem i madh, madje është
parë nga banorët si një ndër shkaqet kryesore të problemeve të tjera
socialekonomike që kanë shqetësuar jetën e tyre për një kohë të gjatë. Ndërtimi i
rrugës Durrës – Kukës rigjallëroi ritmin e jetesës në këtë Qark dhe në të gjithë
pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë që në fillimet e tij. Banorët e
intervistuar janë shprehur shumë entuziastë për mundësitë që mund të ofronte afërsia
që sillte kjo rrugë me pjesën tjetër të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës.
Përveç shumë pritshmërive që kishin banorët për atë se çfarë do sjellë
ndërtimi i kësaj rruge, ndër to ishte edhe kthimi i të rinjve për të punuar e jetuar.
Megjithatë, studimi tregoi se të rinjtë nuk mendojnë se ndërtimi i rrugës do të sjellë
ndonjë ndryshim të madh në kthimin e të rinjve (vetëm 5.0 për qind e tyre janë
shprehur se rruga mund të ndikojë pozitivisht në kthimin e të rinjve, krahasuar me
32.5 për qind të prindërve). Më së shumti, sipas tyre, rruga do të lehtësojë
udhëtimin për në qytetet e tjera dhe anasjelltas. Kjo është parë si diçka shumë
231
pozitive për të rinjtë, sidomos studentët të cilët mund të vizitojnë më shpesh familjet
e tyre në fundjavë. Gjithashtu, marrja e shërbimeve më të mira shëndetësore
sidomos në Tiranë, vizita e të afërmve që jetojnë në qytete të tjera, janë përmendur
nga të intervistuarit si diçka shumë e mirë për banorët e qarkut. Studimi tregoi se
ndërtimi i kësaj rruge ngjalli entuziasëm të madh dhe shpresa të mëdha tek banorët e
kësaj zone, por, ``ka gjashtë vite që është përfunduar rruga dhe ka sjellë vetëm
distancën e shkurtuar me Tiranën dhe bregdetin`` siç shprehet i intervistuari R.D.
Marrëdhënia e të rinjve me politikën është një marrëdhënie delikate. Të
dhënat nga anketimi tregojnë se politika konsiderohet nga të rinjtë po aq sa si një
mundësi e artë për të përfituar po ashtu edhe si një pengesë e lartë për t`u kapërcyer.
Duket se gjetja e punës ose përparimi në shkallët e karrierës është një nga elementët
kryesore me të cilën të rinjtë e lidhin politikën. Studimi tregoi se, megjithëse politika
duket ``si ilaçi magjik`` për zgjidhjen e problemeve, të rinjtë janë shprehur se e
evitojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë në të dhe, madje shprehen se politika i lodh ata.
Duket se kjo lodhje ose mungesë përfshirje e të rinjve në politikë është më shumë
për shkak të politikanëve që bëjnë politikë se sa nga politika në vetvete. Siç shprehet
një i ri: ``Politikanët mendojnë vetëm për të siguruar karriken e tyre, askush nuk
mendon për popullin e varfër. Të lajnë e të lyejnë në fushatë e nuk të njohin më kur
hypin në pushtet.``.
Megjithëse të rinjtë shprehen se i shmangen marrjes me politikë, përqindja e
të rinjve që shprehen se kanë votuar është e lartë (73.8 për qind). Ata janë shprehur
se vota është detyrim dhe përgjegjësi për çdo qytetar. Ndërkohë, është paksa
kontradiktore me këtë arsyeja që i shtyn (apo ka shtyrë) të rinjtë të votojnë njërën
ose tjetrën alternativë të ofruar në zgjedhje. Sipas rezultateve, shumica e të
anketuarve janë shprehur se përfitimet personale, ndikimi i prindërve dhe të
afërmve, janë faktorët kryesorë që kanë shtyrë të rinjtë e pyetur të zgjedhin njërën
ose tjetrën alternativë. Për më shumë, është interesante fakti se janë vetë të rinjtë të
cilët, të pyetur nëse janë dakort me pohimin: të rinjtë përfshihen në politikë vetëm
232
nëse kanë përfitim personal, në shumicë janë shprehur shumë dakort me të (rreth
63.0 për qind e tyre).
Nga e të analiza e të dhënave lipset të nxirret në pah një problematikë edhe
më shqetësuese se sa vetë mungesa e vendeve të punës, varfëria ose problematika të
tjera që prekin të rinjtë në këtë zonë. Një problem shqetësues është ndikimi që këto
problematika kanë sjellë në pritshmëritë që kanë të rinjtë, në aspiratat e tyre për të
ardhmen, në shtysat që i nxisin për të ndërmarrë një veprim të caktuar. Ajo çfarë
vihet re nga të dhënat është që të rinjtë, si punën (si një mundësi për para),
arsimimin (mundësi për punë), emigrimin (nga varfëria) ose politikën (për përfitime
personale), i konsiderojnë më së shumti për mundësitë e sigurimit të të ardhurave
ekonomike që ju duhen për të plotësuar nevojat e përditshme, si mundësi për të
përfituar një të ardhme më të mirë dhe me të sigurtë.
Duket sikur jetesa e vështirë në Qarkun e Kukësit, mprehtësia e problemeve
shoqërore dhe ekonomike, i ka bërë të rinjtë të mos mendojnë shumë për dëshirat e
tyre, çfarë duan të behën, çfarë duan të kenë, çfarë duan të realizojnë, por të
fokusohen në zgjidhjen e problemit që i shqetëson më së shumti: të sigurojnë të
ardhura për të përballuar jetesën. Kjo ka bërë që sigurimi i të ardhuarave të jetë
sfida kryesore për të rinjtë dhe banorët e tjerë në këtë qark dhe si rezultat, të gjitha
veprimtaritë dhe angazhimet e të rinjve lidhen me arritjen e kësaj objektive.
Edhe perceptimi i të rinjve si ata që nuk veprojnë nëse nuk kanë ndonjë
përfitim personal, si indiferentë për problematika që nuk ju sjellin përfitim të
drejpërdrejtë atyre duket se rrjedh nga kjo sfidë. Problemet e mprehta shoqërore dhe
ekonomike kanë çuar në rritjen graduale të shkallës së individualizimit, izolimit, dhe
fokusimit tek marrëdhëniet ekonomike (Dervishi, Z., 2004: 56; Buchroth, Parkin,
Batsleer, dhe Popple, 2010: 32).
Nga analiza e të dhënave të studimit del në pah se:
233
Puna konsiderohet më së shumti si një mundësi për të patur të ardhura. Duke e
konsideruar kështu, bën që të rinjtë të mos kenë interes ose shtytje për të dhënë më
të mirën në punë ose për t’u rritur profesionalisht. Arsyeja kryesore dhe shtytëse për
të gjetur punë për ta është marrja e rrogës në fund të muajit dhe jo kënaqësia që
marrin duke ushtruar atë për të cilën punojnë ose kualifikimi i mëtejshëm i tyre.
Varfëria, si një problematikë shqetësuese duket se ka ndikuar edhe në këtë
perceptim të punës nga të rinjtë.
Vështirësitë e mëdha me të cilat përballet zona, jetesa e vështirë, mundësitë e
pakta duket se kanë ndikuar në planet e të rinjve për të ardhmen e tyre. Nga të
dhënat rezultoi se, shumica e të rinjëve e shohin të ardhmen e tyre larg nga Qarku i
Kukësit. Edhe këtu, problemet ekonomike duket se janë faktori kryesor që ndikon si
shtysë e fuqishme për t’u larguar nga Qarku. Madje, arsyeja përse të rinjtë nuk
angazhohen ose shfaqen indiferentë ndaj çështjeve të ndryshme mund të jetë sepse
ata nuk e shohin të ardhmen e tyre këtu. Ata e shohin veten përkohësisht këtu, derisa
t’ju jepet mundësia të ikin. Nga të dhënat e mbledhura të krijohet para syve tabloja
sikur të rinjtë kanë bërë valixhet gati dhe çdo ditë zgjohen me mendimin, ”sot do të
iki”.
Gjithashtu, të rinjtë duket se edhe për arsimimin ose jo të tyre kanë si shtysë
kryesore arsyet ekonomike. Nga të dhënat e anketimit duket se të rinjtë ndjekin
nivele të caktuara të arsimit, zgjedhin profile arsimimi të caktuara, duke u nisur
kryesisht nga arsyet ekonomike. Lipset të ndjekin arsmimin e lartë sepse kjo mund
të rrisë mundësitë për punë në të ardhmen. Madje edhe në zgjedhjen e profileve të
arsimimit ndiqet kjo logjikë. Të rinjtë më shumë synojnë ato profile arsimimi që
mendohen si ofrojnë mundësi më ``të mira për mundësi punësimi`` ose për ```rrogë
më të mirë``, se sa të zgjedhin një profil arsimimi të caktuar sepse mendon se ke
prirje në të.
234
Nga të dhënat rezulton se të rinjtë përfshihen në politikë më së shumti për
përfitimet e tyre personale. Ata përfshihen në politikë për të siguaruar një vend
pune, një rrogë më të mirë, një mundësi për ngritje në detyrë, etj.
Të rinjtë njihen për bollëkun e dëshirave dhe ëndrrave që kanë për të
ardhmen. Duke ju referuar të rinjve të Qarkut të Kukësit, të duket sikur
problematikat me të cilat përballen i bën ata të mendojnë më së shumti se si të gjejnë
mundësi për t’u punësuar dhe për të siguruar të ardhura. Jetesa e vështirë dhe
problematikat e mprehta në këtë zonë i kanë bërë të rinjtë të reduktojnë pritshmëritë
e tyre dhe të neglizhojnë ylberin e dëshirave prej të cilit karakterizohen ata.
Shumë studime flasin për rëndësinë që kanë në arritjet e të rinjve stimujt dhe
motivimet që shoqëria, familja u jep të rinjve. Ata të rinj që rriten në një shoqëri që
u ofron më shumë stimuj ose motivohen më shumë kanë mundësi të kenë më shumë
arritje se sa të tjerët (Mortimer, J. T., dhe Shanahan, M. J., 2003). Edhe mënyra sesi
përballen të rinjtë me pasiguritë dhe problemet varet nga shoqëria në të cilën jetojnë,
mjetet materiale dhe institucionet në dispozicion të tyre (INSTAT, 2005: 3). Në
Qarkun e Kukësit duket sikur nxitja kryesore që ju ofrohet të rinjve është të luftojnë
për të mbijetuar dhe për t´i shpëtuar varfërisë, dhe shumë problematikave të tjera
socialekonomike që lindin prej saj ose shoqërohen me të.
Nga analiza e të dhënave në këtë studim rezulton që një ndër problematikat
shqetësuese në lidhje me të rinjtë është mungesa e përfshirjes së tyre, si në
vendimmarje ashtu edhe në shumë fusha të tjera të jetës shoqërore. Mungesa e
përfshirjes së të rinjve në jetën shoqërore dhe atë familjare është një problematikë e
rëndësishme, duke patur parasysh edhe që Qarku i Kukësit ka një popullsi në moshë
relativisht të re. Sipas të dhënave nga intervistat, niveli i ulët i pjesëmarrjes së të
rinjve është rrjedhojë e mangësive të theksuara të institucioneve shtetërore (qëndrore
ose vendore) në planifikimin e strategjive dhe mundësive për të përfshirë dhe
aktivizuar të rinjtë, duke i lënë ata, historikisht, të neglizhuar. Nga analiza e të
dhënave rezulton se mungesa e përfshirjes së të rinjve në jetën shoqërore është
235
shëndrruar si një rreth vicioz, i vështirë për t’u thyer. Nga njëra anë, është krijuar një
traditë e pengesës së të rinjve për t’u përfshirë dhe, nga ana tjetër, të rinjtë vetë kanë
humbur interesin për t’u përfshirë.
Nga shfletimi i literaturës del shpesh në pah kritika ndaj të rinjve si pasivë.
Duket se të rinjtë kanë pranuar mënyrën sesi perceptohen nga brezat e tjerë, duke u
bërë edhe vetë përkrahës të këtyre perceptimeve negative për ta. Nga studimi
rezulton që të rinjtë perceptohen si individualistë dhe të interesuar vetëm për
interesin e tyre dhe përfitimet vetjake. Ata perceptohen si të papërgjegjshëm dhe të
papjekur për të marrë vendime. Gjithashtu, shpesh ata konsiderohen si neglizhues
dhe përtacë.
Studimi tregoi se segmenti i shoqërisë në Qarkun e Kukësit konsiderohet më
së shumti fanatike, paragjykuese dhe patriarkale. Nga të dhënat nuk vihet re ndonjë
ndryshim i ndjeshëm midis mendimit të rinjve dhe prindërve. Elementët patriarkale,
fanatizmi dhe paragjykimet e vështirësojnë akoma më shumë jetësën e banorëve, të
rinjve po ashtu, duke i rënduar më shumë problemetikat e mprehta ekonomike që
shqetësojnë zonën. Dihet që rëndesa e këtyre elementëve është edhe më e fortë mbi
supet e brishta të vajzave dhe grave, duke vështirësuar jetesën dhe arritjen e
aspiratave të tyre.
Një ndër treguesit e ndikimit të shoqërisë patriarkale është edhe mënyra sesi
merren vendimet në familje. Nga të dhënat e nxjerra nga studimi rezulton se
vendimmarrja në familje vazhdon të jetë monopol i meshkujve, kryefamiljarit në
veçanti. Përveçse një e drejtë e kryefamiljarit, sipas prindërve të anketuar, të rinjtë
nuk kanë as pjekurinë e duhur për të marrë vendime në familje (rreth 31.0 për qind e
prindërve të anketuar mendojnë kështu).
Ndërkohë që 30.0 për qind shprehen se të rinjtë nuk kanë interes të
përfshihen në vendimmarrje nëse çështja nuk prek drejtpërdrejt ata. Pra,
vendimmarrja në familje është një e drejtë e babait, por, nga ana tjetër, të rinjtë ose
236
nuk janë të interesuar të përfshihen, ose nuk kanë pjekurinë e duhur për ta bërë këtë
gjë. Në një farë mënyre, duket sikur të rinjtë e përjashtojnë vetë veten e tyre nga
vendimmarrja për shkak se janë të painteresuar ose të papjekur. Është interesant
fakti që jo vetëm prindërit mendojnë që të rinjtë nuk kanë pjekurinë e duhur për të
marrë vendime, por edhe vetë të rinjtë e mendojnë këtë gjë. Edhe të dhënat nga
intervistat tregojnë se të rinjtë janë larg vendimmarjes. Jo vetëm në familje të rinjtë
nuk janë të përfshirë në vendimmarrje, por edhe në fushat e tjera jashtë saj.
Gjithashtu, edhe martesa është e ndikuar nga elementët patriarkale. Në
traditën e Qarkut të Kukësit martesa realizohej me pëlqimin e familjeve, më saktë të
babait dhe meshkujve të tjerë të familjes. Shpesh të rinjtë nuk pyeteshin fare nëse
janë dakort, thjeshtë duhet të bindeshin dhe të pranonin fatin që të tjerët zgjedhin për
ta.
Në ditët e sotme, në Qarkun e Kukësit gjen nga të gjitha llojet e mënyrës sesi
bëhen fejesat, me pëlqimin e të rinjve, me shkuesi, pa pyetur shume të rinjtë, etj.,
por vazhdojnë të mbizotërojnë martesat me shkuesi. Megjithatë, ka shumë raste ku
të rinjtë fejohen me dashuri, ata e njohin përpara njëri-tjetrin, shumicën e rasteve
duke u munduar të fshihen nga sytë e të tjerëve. Në Qarkun e Kukësit edhe djemtë
hezitojnë të takohen me vajzat që të njihen. Nëse familja e vajzës e merr vesh ata i
kërkojnë djalit që të fejohet me vajzën, ndryshe do të ketë probleme midis familjeve
të tyre. Por, duket se të rinjtë parapëlqejnë të martohen nëse kanë rënë në dashuri me
dikë. Përveçse të rinjtë shprehen se dashuria duhet të jetë arsyeja përse dy të rinj
martohen, duket se ata kërkojnë gjithashtu që të bien në dashuri me një partner që i
ka të gjitha: nivelin arsimor, paraqitjen, personalitetin, intresat e përbashkëta,
statusin ekonomik, etj. Është për t`u theksuar fakti që aprovimi i familjes dhe
virgjëria janë ndër elementët që kanë marrë përqindjen më të lartë të vlerësimit si
faktorë shumë të rëndësishëm për zgjedhjen e partnerit krahasuar me elementët e
tjerë.
237
Opinioni shoqëror ka qenë dhe vazhdon të jetë i ashpër ndaj atyre që mund të
kenë marrë guximin të bashkëjetojnë. Megjithatë, edhe në ditët e sotme gjenden
raste të një burri që jeton me më shumë se një grua për shkak se gruaja e parë nuk ka
lindur fëmijë ose kur nuk ka lindur trashëgimtarë djem. Këto lloj bashkëjetesash
duket se janë të justifikuara për opinionin shoqëror dhe nuk janë aq shumë të
kritikuara prej tij. Madje, një burrë që i mban të dyja gratë shihet me një lloj
vlerësimi. Por, kur flitet për bashkëjetesën midis të rinjve, si një alternativë ndaj
martesës, opinioni shoqëror nuk është kaq tolerant. Duket sikur opinioni shoqëror
nuk pranon si justifikim dashurinë që mund të kenë dy të rinj për njëri-tjetrin dhe
dëshirën për të jetuar bashkë. Ose më mirë, duket sikur opinioni shoqëror nuk
pranon dhe nuk kupton se përse dy të rinj duhet të zgjedhin të bashkëjetojnë kur
kanë mundësi të martohen?!
Martesa parapëlqehet ndaj bashkëjetesës, dhe shihet si një mënyrë
legjitimimi që të rinjtë të jetojnë bashkë. Të rinjtë në këtë zonë janë rritur dhe
brumosur me idenë e martesës, si mënyra e vetme për të krijuar familje të re dhe për
të jetuar me partnerin/partneren. Nga ana tjetër, bashkëjetesa shihet më shumë si
diçka jo serioze dhe praktikë e njerëzve të famshëm, figurave publike. Siç shprehet
një e intervistuar: "Për djemtë asgjë nuk është problem në një shoqëri burrash si kjo
e jona. Për djalin që ka bashkëjetuar do të thonë - i lumtë, ndërsa për vajzën - le të
mbytet në liqen tani se askush nuk e merr, veç ndonjë burrë i ve ose plak por, edhe
ata kane preferenca se ka vajza plot".
Nga të dhënat rezulton se të rinjtë në ditët e sotme e pranojnë më lehtë
divorcin. Nëse martesa nuk funksionon atëherë më mirë të ndahen. Gjithashtu, të
rinjtë mendojnë se gratë janë ato që fajësohen për divorcin nga opinioni dhe
mentalitetet përçmuese, pavarësisht se cili është shkaku i vërtetë.
Të jesh e re (vajzë/grua) në Qarkun e Kukësit nuk është diçka e lehtë. Një
sërë detyrimesh dhe kufizimesh formësojnë dhe drejtojnë jetën dhe veprimtaritë e
përditshëme vetëm për shkak të gjinisë. Kufizime të shumta që vijnë nga shoqëria
238
me elementë patriarkalë, e cila thekson ndarjen e roleve gjinore të rrënjosura thellë
në mendësinë dhe jetën e banorëve, luan një rol të rëndësishëm në përjetësimin e
pabarazive midis femrave dhe meshkujve, burrave dhe grave, vajzave dhe djemve në
Qarkun e Kukësit. Ato prekin çdo aspekt të jetës së një vajze/gruaje, që nga veshja,
profili i arsimit, koha e lirë, martesa, pjesëmarrja në veprimtari të ndryshme, etj., e
deri tek mënyra e të menduarit dhe vepruarit të tyre.
Arsimimi i pais vajzat dhe gratë në Qarkun e Kukësit me një armë paqësore
për të luftuar kundër pabarazive ginore. Më anë të tij, vajzat dhe gratë kanë një
mundësi më shumë për t’u ngjitur lart në shkallët e karrierës profesionale ose
shoqërore. Por, për vajzat dhe gratë në këtë qark një sërë pengesash dalin në rrugën
e saj për ta penguar atë drejt ndjekjes së nivleve të ndryshme të arsimimit. Kryesisht
mentalitetet përçmuese, fanatizmi, opinioni negativ, mundësitë ekonomike shihen si
pengesat kryesore. Vajzat dhe gratë përballen me to dhe, pavarësisht nga ato, shumë
vajza dhe gra janë arsimuar dhe vazhdojnë të arsimohen deri në nivelet më të larta të
arsimimit. Siç është shprehur më përpara, arsimimi për vajzat dhe gratë në Qarkun e
Kukësit është një mundësi e vetme për të shpëtuar nga kthetrat e problemeve, një
jelek shpëtimi që mund ta mbajë mbi ujë kur dallgët ta godasin. Ndërkohë që
fanatizmi i shoqërisë, familjes dhe meshkujve, opinioni negativ dhe mentalitetet
prapanike, janë parë si pengesat kryesore për arsimimin e të rejave.
Ndarja e vajzave dhe grave në punë të ndryshme nga meshkujt fillon që me
arsimimin e tyre në profile të tilla arsimore që më vonë i pozicionojnë në vende
pune tradicionale femërore. Është pikërisht arsimimi që përcakton se çfarë lloj pune
do të bëjnë vajzat dhe gratë në të ardhmen. Fillimisht, edukimi me rolet gjinore
ndikon në parapëlqimet e vajzave dhe djemve për profesione të ndryshme, kjo çon
në regjistrimin e tyre në profile të ndryshme arsimore. Kështu, nga të dhënat
rezulton se të rinjë e pranojnë që në profilet që ofrohen në universitet, ka profile
arsimore që janë të përshtatshme për vajzat dhe të tjera për djemtë. Ndjekja dhe
diplomimi i të rinjve në profile të ndryshme arsimore duke u varur nga gjinia e tyre
239
bën që ndarja midis femrave dhe meshkujve të thellohet më shumë, duke i
pozicionuar vajzat në vende pune tradicionale femërore, djemtë po ashtu.
Sipas të dhënave të studimit midis të rinjve vihet re një lloj dualiteti. Në disa
raste, në pohimet e tyre gjendet ndikimi i shoqërisë me elementë patriarkalë dhe
pranimi i saj nga të rinjtë, e në disa të tjera, ata janë sfidues duke mos u shprehur
dakort me të, sidomos të rejat. Kështu, roli i siguruesit të bukës, kryetarit të familjes
është lidhur ngushtësisht me meshkujt, për të rejat e anketura shprehen më të
dyjëzuar mbi këtë pohim.
Në traditën e Qarkut të Kukësit mbizotëron idea se të rinjtë duhet të kthehen
në vendlindje, pranë familjes së tyre pas studimeve. Arsyet përse ata duhet të
kthehen janë të ndryshme në varësi të përkatësisë gjinore të të rinjve. Kështu, djemtë
duhet të kthehen sepse ata e kanë vendin pranë familjes së tyre. Ata janë
trashëgimtarët e asaj, çfarë prindërit e tyre lënë prapa, ndërsa vajzat ``lindin në
shtëpi të huaj e ikin në shtëpi të vet`` thuhet në këtë qark. Kështu, vajzat duhet të
kthehen pas studimeve pranë familjes dhe të qëndrojnë aty derisa të martohen. Siç
shihet, sipas mentaliteteve patriarkale vajzat janë të varura nga familja dhe prej saj
largohen vetëm kur të kalojnë nën varësinë e bashkëshortit të tyre.
Numri i vajzave të cilat zgjedhin të mos kthehen në Qarkun e Kukësit pas
diplomimit është më i vogël se i meshkujve, por numri i tyre është gjithnjë në rritje.
Vajzat kontrollohen më shumë nga familja se sa djemtë, ato nuk mund të qëndrojnë
larg prindërve pas përfundimit të studimeve sepse do të mbulonin me turp familjen e
tyre. Opinioni nuk i kushton shumë rëndësi përpjekjeve të studentëve meshkuj për të
mos u kthyer, është normale që djemtë të tregojnë më shumë pavarësi, kjo tentativë
përputhet me rolin e tyre gjinor. Ndërsa për vajzat, roli gjinor që ju ishte caktuar nuk
përfshinte gjëkundi iniciativën dhe pavarësinë. Përsa kohë ishin të pamartuara,
vajzat duhet të ishin nën kujdesin e prindërve, të cilët do ta dorëzonin atë në duart e
bashkëshortit pas martesës.
240
Politika dhe pjesëmarrja në jetën politike është një sfidë e vërtetë për të rinjtë
në Qarkun e Kukësit, sidomo për të rejat. Në një zonë ku të rejat janë vazhdimisht
nën presionin e opinionit dhe mentaliteteve të njerëzve, në një zonë ku elementë të
traditës patriarkale janë ende të fortë, në një zonë ku gjithëfarë dallgësh përplasen
mbi femrat, kuptohet se sa e vështirë është për të rejat që të ecin përpara në një fushë
që për banorët e këtij qarku është tërësisht mashkullore.
Politika shihet si një fushë e pistë, lojtarët e saj shihen si të mbuluar nga
veset e padëshiruara nga shoqëria. Duke qenë se në politikë mbizotëron pjesëmarrja
e meshkujve, efektet dhe opinionet negative të politikës i janë veshur atyre. Femra,
duke qenë më pak e angazhuar, shihet si një qënie akoma e pastër dhe me vyrtyte
njerëzore. Pjesmarrja e vajzave dhe grave në politikë shihet si një filtër për të kulluar
sadopak papastërtitë e politikës dhe për ta bërë atë sa më njerëzore. Por, pjesmarrja e
vajzave dhe grave në politikë në Qarkun e Kukësit është shumë e vogël dhe
pengesat që dalin para saj janë të larta por jo të pakapërcyeshme. Opinioni negativ,
mentalitetet patriarkale, agresiviteti i meshkujve, pengesa të tjera nga angazhimet të
cilat ‘duhet’ të jenë përparësi për femrat janë disa nga faktorët pengues.
Në segmentet e shoqërinë shqiptare në Qarkun e Kukësit fjalët dhe opinionet
pozitive janë për ato vajza dhe gra të cilat quhen të ndershme, që rrinë në shtëpi dhe
kujdesen për punët e shtëpisë, që nuk dalin vetëm, që nuk shkojnë bar-kafeneve, që
nuk flasin me meshkuj, që iu binden prindërve dhe bashkëshortit, që janë të urta e
flasin pak, që nuk përzihen në çështje që nuk ju takojnë, që shohin punët e tyre e i
bëjnë pa fjalë. Shoqëria, burrat, i shpërblejnë vërtet vajzat dhe gratë përsa kohë që
veprimet e tyre përputhen me rolet e tyre tradicionale gjinore, kur vihen re devijime,
ato vajza dhe gra duhet të ndëshkohen, e ndëshkimi është i rëndë me dallgët e forta
të përçmimeve që derdhen mbi to. Një femër e pavarur, që merr vendimet vetë për
veten e saj, që kërkon të shkollohet e të punësohet, të ketë të njëtat të drejta me
meshkujt, në vendimmarrje, punësim, arsimim e në çdo fushë tjetër të jetës, nuk ka
sesi t’i shpëtojë përçmimeve dhe sulmeve të fanatikëve.
241
Sipas të dhënave të studimit, të rinjtë janë më pranues ndaj thyerjes së roleve
gjinore, por përsëri, megjithë kundërshtimet, rolet gjinore dhe mentalitetet
patriarkale vazhdojnë të jenë të fortë. Megjithëse lehtësisht ka një lloj pranimi dhe
mbështetje për pjesëmarrjen e vajzave në politikë, karrierë, përsëri mbizotëron
ndarja patriarkale e roleve gjinore. Nga të dhënat rezulton se në Qarkun e Kukësit
favorizohen më së shumti meshkujt si për pjesëmarrjen në politikë ose ngritjen në
detyrë. Ndërkohë, ndarja e theksuar e roleve gjinore del në pak edhe në veprimtaritë
me të cilat mbushin më shumë kohën të rinjtë. Siç rezulton, vajzat shpenzojnë më
shumë kohë me punë shtëpie dhe lexim, ndërsa djemtë në bar-kafetë dhe me pirjen e
duhanit.
Por, duket se të rinjtë janë më mospranues ndaj shumë pohimeve më ndikim
patriarkal. Më shumë se sa të rinjtë, të rejat janë më kundërshtuese ndaj pohimeve
si: karriera është për meshkujt, postet drejtuese dhe politika janë për meshkujt ose
femrat duhet të kenë përparësi familjen dhe kujdesin ndaj saj. Por, përveç
kundërshtisë të vënë re, nga të dhënat e studimit rezulton se midis të rejave të
anketuara ka një lloj dyzimi në mendimet dhe qëndrimet e tyre ndaj shumë çështjeve
të lidhura me rolet gjinore. Në disa raste, femrat e pyetura, më shumë se sa
meshkujt, mbështesin ndarjen e roleve gjinore. Janë ato, më shumë se sa meshkujt e
pyetur, që shohin si shumë të rëndësishme tek partneri i ardhshëm pasjen e gjendjes
së mirë ekonomike ose nivelin e lartë arsimor, që shoqërohet me rolet gjinore që i
janë vëshur historikisht meshkujve. Nga ana tjetër, virgjëria shihet si një element
shumë i rëndësishëm për t’u patur nga partneret femra, dhe meshkujt janë më
mbështetës të kësaj ideje. Nga të dhënat e mbledhura vihet re që:
Mentalitetet patriarkale janë ndikues edhe tek të rinjtë, por vihet re një lloj
sfide e filluar prej tyre, të paktën në disa mendime;
Janë të rejat ato të cilat, në disa raste janë shprehur kundërshtuese më shumë
se sa djemtë ndaj mentaliteteve patriarkale, e në disa raste janë më pranuese; Pra
vihet re një lloj dualiteti në mendimet e shprehura nga të rejat e pyetura;
242
Megjithatë, veprimtaritë me të cilat mbushin më shumë ditën të rinjtë janë të
përshtatura me rolet gjinore të tyre;
Megjithë kundërshtinë që vihet re në mendimet e shprehura nga të rinjtë,
vihet re se mentalitetet patriarkale vazhdojnë të kenë ndikim të fuqishëm në
mënyrën e të menduarit dhe vepruarit tek të rinjtë.
Të rejat janë ato të cilat, më shumë se sa të rinjtë, kanë pengesa më të forta
ndaj përparimit të tyre në fushat jashtë sferës shtëpiake.
Ndryshe nga të rinjtë meshkuj, shoqëria patriarkale i vë të rejat, edhe pse të
brishta, të përballen me një sërë kontradiktash, të cilat e vendosin atë përballë
sfidave të mëdha, ajo sikur përpiqet t’i thyejë ato që të ketë vetë të drejtë. Por të rejat
kanë treguar që janë të forta, megjithatë përpjekjet për ta bërë të brishtë vazhdojnë
edhe në ditët sotme, në shoqërinë tonë moderne.
Së pari, një ndër këto kontradikta te të rejat është përplasja midis femrave si
qënie kulturore dhe femrave si qënie njerëzore. Të drejtat njerëzore të vajzave dhe
grave shkelen nga përcaktimet kulturore të femërores dhe mashkullores, duke
shkaktuar edhe dualitetin që vihet re tek ato. Në Qarkun e Kukësit kjo kontradiktë
është shumë e thellë, rolet gjinore të fëmërores dhe mashkullores janë të ndara si me
thikë.
Së dyti, barazia gjinore pengohet nga kombinimi i dy faktorëve; institucional
dhe kulturor. Të dy ndikojnë tek njëri-tjetri, dhe nëse të dy nuk janë të orientuar në
të njëjtin drejtim barazia gjinore është e vështirë për t’u arritur. Në Qarkun e
Kukësit strukturat shoqërore janë ngritur në bazë të sistemit patriarkal dhe
funksionojnë në bazë të rregullave të tij. Kështu, të rejat në Qarkun e Kukësit, nga
njëra anë duhet të luftojnë me strukturat dhe nga ana tjetër me mentalitetet dhe
opinionin që ushqejnë ngurtësinë strukturore.
243
Së treti, kontradikta karrierë – familje, ku përgjithësisht të gjitha të rejat e
rritura ndodhen përpara kësaj mëdyshjeje. Për të rejat në Qarkun e Kukësit kjo
kontradiktë është e fortë, opinioni dhe mentalitetet iu propagandojnë çdo ditë që
familja është parësore, detyrimet ndaj saj janë parësore. E vetmja mundësi për të
rejat është që bëhet “superfemër” që të jetë në gjendje të përballojë të dy sferat, edhe
familjen edhe karrierën.
Së katërti, gjatë realizimit të studimit u vu re një dukuri, e cila po turbullon
dhe trazon shpirtërat e të rejave, kontradikta e fortë midis mendimeve dhe
veprimeve që ndërmarrin të rejat në Qarkun e Kukësit. Nga të dhënat e studimit
është vënë re që të rejat kanë filluar të sfidojnë mentalitetet e vjetra, por po ashtu me
veprime e mendime të tjera i mbështesin ato.
Nga rezultati i studimit vihet re se të rinjtë dhe prindërit kanë mendim të
ndryshëm në lidhje me mënyrën sesi e shohin rëndësinë e traditave dhe zakoneve në
ditët e sotme. Prindërit më shumë se sa të rinjtë shprehen se traditat dhe zakonet janë
të rëndësishme ndërkohë që të rinjtë më së shumti shprehen se ato janë të vjetëruara
dhe të papërshtatshme për ditët e sotme. Megjithatë, ky qëndrim i ndryshëm i të
rinjve dhe prindërve ndaj traditave dhe zakoneve nuk është diçka e re për asnjë
shoqëri.
Ndërsa, në lidhje me vlerat kulturore që respektojnë të rinjtë dhe prindërit,
nga të dhënat vihet re se nuk ka ndryshime të ndjeshme. Kështu, tre nga vlerat
kulturore më të pëzgjedhura si më të rëndësishme nga të rinjtë janë: sinqeriteti (47.0
për qind), ndërshmëria (46.5 për qind) dhe vetbesimi (28.5 për qind). Ndërsa
prindërit kanë zgjedhur: ndershmërinë (40.5 për qind), i (38.5 për qind) dhe
dinjitetin vetiak (38.5 për qind).
Nga të dhënat e mbledhura nga anketimi rezulton se besimi fetar është i
rëndësishëm për të rinjtë e pyetur (53.8 për qind), ndërsa, frekuentimi i
institucioneve fetare bëhet në raste festash fetare (37.0 për qind) ose rrallë (30.8 për
244
qind). Ndërkohë që të pyetur se sa i rëndësishëm është besimi fetar në zgjedhjen e
partnerit, të rinjtë janë të ekuilibruar midis konsiderimit si të rëndësishëm dhe të
parëndësishëm si faktor.
Mund të thuhet se një ndër elementët pozitivë të ndikimit të elementëve
patriarkale dhe traditës, nëse mund të quhet kështu, është fakti që marrëdhëniet
familjare në Qarkun e Kukësit janë ruajtur të forta edhe në ditët e sotme. Anëtarët e
saj ndjejnë se lidhjen më të fortë dhe mbështetjen më të fortë e kanë dhe e presin nga
familjet e tyre. Familja (prindër, vëllezër e motra) konsiderohet si ajo me të cilën të
rinjtë kanë marrëdhëniet më të afërta. Gjithashtu, ndarja e problemeve që të rinjtë
kanë, më së shumti bëhet me anëtarët e familjes së tyre. Duke qenë se anëtarët e
familjes janë njerëzit më të afërt, mendimi i tyre është i shumë i rëndësishëm për të
rinjtë. Gjithashtu, roli i prindërve në marrjen e vendimeve, veçanërisht babait,
reflektohet edhe në ndikimin që kanë ata mbi vendimet e të rinjve për çështje të
ndryshme të jetës së tyre. Sipas të dhënave, 73.0 për qind e të anketuarve janë
shprehur se i marrin së bashku me prindërit e tyre dhe vetëm 16.5 për qind e tyre
shprehen se i marrin vetë në mënyrë të pavarur. Siç shihet roli i familjes, i prindërve
në veçanti, është shumë i rëndësishëm dhe ndikues në vendimet e të rinjve për
çështje të ndryshme si shkollimi, puna, martesa, etj.
Një nga problematikat më të diskutuara në studimet për të rinjtë janë
perceptimet dhe përcaktimet që ju bëhen këtij grupi shoqëror nga brezat e tjerë, por
edhe mënyra sesi vetë të rinjtë e perceptojnë veten e tyre. Prej këtyre perceptimeve
rrjedh mënyra e trajtimit, përgjegjësitë dhe pritshmëritë ndaj të rinjve. Ky hulumtim
bëhet akoma më i rëndësishëm duke qenë se të rinjtë përbëjnë shumicën e popullsisë
në Qarkun e Kukësit, dhe prej tyre pritet shumë për të ardhmen e dhe zhvillimin e
qarkut.
Nga shfletimi i literaturës doli në pah që, përgjithësisht, të rinjtë janë
paragjykuar si të papërgjegjshëm dhe rebelë (Wyn, J., dhe White, R., 1997: 12), si të
rrezikshëm (Raby R., 2007: 48), ose të shoqëruar nga paqëndruëshmëritë (Chisholm,
245
L., dhe Bois-Reymond, M. D., 1993: 259). Këto pëcaktime kanë bërë që të rinjtë të
jenë një ndër grupet shoqërore më të diskutuara. Nga të dhënat e studimit rezulton se
edhe të rinjtë e Qarkut të Kukësit nuk i shpëtojnë përcaktimeve me ngjyrim negativ
e mosbesues ndaj tyre. Prindërit e pyetur janë shprehur se të rinjtë e sotshëm:
Nga të dhënat e studimit rezulton se, të rinjtë e Qarkut të Kukësit shihen si të
interesuar vetëm për veten e tyre dhe problematika të lidhura drejtpërdrejt me ta. Për
më tëpër, vihet re edhe perceptimi i tyre si materialistë ose si persona që nuk bëjnë
asgjë nëse nuk paguhen. Ky percetim mund të jetë i ndikuar nga fakti që të rinjtë
rriten në një mjedis shoqëror ku përballen me problematika të mbijetesës, dhe
aspiratat e tyre lidhen me përmirësimin e gjendjes së tyre dhe përjekjet për të dalë
prej saj. Po ashtu vihet re edhe perceptimi i të rinjve si përtacë dhe të
papërgjegjshëm, një nga perceptimet që i ndjek nga pas të rinjtë, jo vetem në Qarkun
e Kukësit, por edhe më gjërë. Duke patur parasysh këto perceptime mbi të rinjtë,
mund të hamendësohet se prej të rinjve nuk pritet shumë. Që brezat më të moshuar i
shohin të rinjtë si përtacë dhe të interesuar vetëm për nevojat e tyre.
Siç vihet re edhe nga të dhënat, edhe vetë të rinjtë duket se e ndjejnë këtë
përcetim të të rriturve për ta, si të papjekur, neglizhues dhe përtacë. Por, po ashtu
vihet re se përveç këtij perceptimi, ata mendojnë se brezat e tjerë i shohin të rinjtë si
shpresa për përmirësimin e të ardhmes.
Në Qarkun e Kukësit dëgjon shpesh të thuhet për të rinjtë që janë aq të
painteresuar e përtacë sa parapëlqejnë të jetojnë në kurriz të prindërve se sa të
punojnë vetë. Të dhënat e nxjerra nga studimi duket se e konfirmojnë këtë. Por
duket se ky mendim është shëndrruar në një perceptim të përgjithshëm për të rinjtë
sepse edhe vetë të rinjtë janë shprehur se janë disi ose shumë dakort me pohimin.
Kështu, nga të dhënat e intervistave dhe bisedave të lira mbizotërojnë idetë për të
rinjtë si të papjekur dhe të paaftë për të përballuar jetesën, si brezi që presin nga të
tjerët zgjidhjen dhe nuk marrin përsipër t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. si një
brez që ju mungon iniciativa dhe orientimi.
246
Gjithashtu, nga të dhënat vihet re një element interesant. Duket sikur të rinjtë
kur flasin për të rinjtë e mendojnë veten jashtë tyre. Duket sikur ata flasin për të
rinjtë, por duke përjashtuar veten e tyre. Janë edhe ata që mbështesin pohimet me
ngjyrim mosbesues ndaj aftësive të tyre. Janë edhe ata që shprehen për të rinjtë se
janë të papjekur dhe neglizhues, kur vete janë të rinj. Janë edhe ata që mendojnë që
të rinjtë janë përtacë dhe preferojnë të jetojnë në kurriz të tjerëve. Duket se
perceptimet për të rinjtë janë instaluar edhe tek ata, e në një farë mënyre, nëse të
rinjtë ushqehen me këto etiketime si mund të veprojnë ndryshe?!
Nga analiza e të dhënave në këtë studim rezulton që një ndër problematikat
shqetësuese në lidhje me të rinjtë është mungesa e përfshirjes së tyre, si në
vendimmarje, ashtu edhe në shumë fusha të tjera të jetës shoqërore. Nga analiza e të
dhënave rezulton se mungesa e përfshirjes së të rinjve në jetën shoqërore është
shëndrruar si një rreth vicioz, i vështirë për t’u thyer. Nga njëra anë është krijuar një
traditë e pengesës së të rinjve për t’u përfshirë, e nga ana tjetër të rinjtë vetë kanë
humbur interesin për t’u përfshirë. Problemet e shumta shoqërore dhe ekonomike në
Qarkun e Kukësit kanë ndikuar tek të rinjtë, po ashtu edhe te moshat e tjera, duke
bërë që ata të jenë të përqëndruar në zgjidhjen e tyre. Veprimtaritë vullnetare duket
se janë një luks për t’u realizuar nga ta që kanë arritur një standart të kënaqshëm
jetese dhe mund t’i lejojnë vetes që të shpenzojnë kohë dhe energji për veprimtari
vullnetare.
Në shfletimin e literaturës del shpesh në pah kritika ndaj të rinjve si pasivë.
``Të rinjtë duhet të luajnë një rol të rëndësishëm dhe aktiv në formësimin e fatit të
tyre....`` (Delgado, M., dhe Staples, L., 2008: 5). Duket se kjo është një ndër kritikat
kryesore të bëra ndaj të rinjve, të cilët nuk ngrenë zërin, por konformohen me atë
çfarë mund të ju ofrojnë të tjerët, që në shumicën e rasteve ka rezultuar të jetë
neglizhentë ndaj tyre. Duket se të rinjtë kanë pranuar mënyrën sesi perceptohen nga
brezat e tjerë, duke u bërë edhe vetë përkrahës të këtyre perceptimeve negative për
ta.
247
Në fillim të studimit mendohej se do të gjendeshin ndryshime të ndjeshme
ndërmjet mënyrës së të menduarit dhe të vepruarit të të rinjvë në varësi të
vendlindjes së tyre. Pra, pritej që të rinjtë nga fshati do të ishin më konservator se
ata nga qyteti. Megjithëse pritej të kishte dallime të theksuara midis variablit të
vendbanimit dhe variablave të tjerë, nga analiza e të dhënave nuk rezultoi kështu.
Arsyeja përse vendi i banimit (fshat ose qytet) nuk ndikoi ndjeshëm në përgjigjet e
të anketuarve mund të përcaktohet nga disa faktorë:
Së pari, qyteti dhe fshat janë afër me njëri-tjetrin në ditët e sotme, sidomos
për shkak të teknologjisë që nuk njeh kufinj tokësorë. Edhe lëvizshmëria e banorëve
nga fshati në qytet është më e shpeshtë për shkak të përdorimit të mjeteve të
transportit, të cilat janë më të shumta në ditët e sotme.
Së dyti, shumë nga banorët që jetojnë në qytet janë të ardhur nga fshatrat.
Lëvizja e banorëve në Qarkun e Kukësit nuk ka qenë vetëm në drejtim të Tiranës
ose ndonjë qyteti tjetër por edhe nga fshati në qytet, gjë që i ka zbutur disi dallimet
midis fshatit dhe qytetit.
Së treti, nga analiza e të dhënave social demografike të kampionit rezultoi që
shumica e të anketuarve ishin me arsim të mesëm, të lartë në vazhdim dhe të lartë të
përfunduar. Kjo mund të ketë ndikuar në zbutjen e ndryshimeve, por mbetet një
hamendje pasi nuk mund të vërtetohet nga testet statistikore.
V. 2. Sugjerime
Duke u nisur nga problematikat e gjetura dhe përfundimet e nxjerra nga
studimi për të rinjtë në Qarkun e Kukësit lipset të ndalemi në disa sugjerime
kryesore.
Studimi i realizuar mbi të rinjtë e Qarkut të Kukësit tregon se është e
nevojshme të bëhen studime të mëtejshme, më të thelluara të problematikave
248
shoqërore, ekonomike dhe kulturore për të rinjtë dhe mbi të rinjtë me qëllim që të
njihen më mirë dhe më thellësisht pritshmëritë, problematikat dhe perspektivat e
tyre për të ardhmen. Ky do ishte një hap i parë i rëndësishëm për identifikimin më
të saktë të problematikave dhe si rezultat do bëhej më e lehtë identifikimi i
mënyrave të trajtimit dhe zgjidhjes së tyre.
Nga të dhënat e studimit është qartësisht e dukshme që papunësia është një
problematikë serioze për të rinjtë e Qarkut të Kukësit. Problemet ekonomike të
shoqëruara edhe me mungesën e theksuar të vendeve të punës janë shkaktarë të
shumë problematikave të tjera që i kanë bërë të rinjtë të konsiderojnë vendlindjen si
një alternative provizore. Për shkak fuqisë me të cilën godasin dhe ndikojnë në jetën
dhe alternativat e të rinjve këto problemeve, të rinjtë parapëlqejnë të largohen dhe
sigurimi i të mirave materiale po shëndrrohet në të vetmen shtysë për të rinjtë.
Lipset të ndërmerren masa emergjente për përmirësimin e kësaj situate, gjë e cila
mund të arrihet vetëm nga një angazhim i të gjithë aktorëve në shoqëri, duke u nisur
që nga individi e deri tek grupet shoqërore, nga organet qeveritare dhe ato civile,
nga të rinjtë dhe brezat e tjerë. Vetëm një angazhim dhe përfshirje e të gjithë
aktorëve do të mund të sjellë një ndryshim dhe përmirësim të një situate që me të
vërtetë është alarmuese jo vetëm për Qarkun e Kukësëit, por për të gjithë vendin.
Problematikat e Qarkut të Kukësit fillojnë me varfërinë dhe papunësinë dhe
vazhdojnë më tej me mungesën e ofrimit cilësor të shumë shërbimeve jetësore si ai
mjeksor, arsimor, infrastrukturor, etj. Nga ana tjetër, Qarku i Kukësit ka bukuri dhe
pasuri natyrore me bollëk, por të pashfrytëzuara, madje të keqpërdorura. Lipset të
ndërmerren masa të koordinuara midis institucioneve shtetërore, bizneseve private,
organizatave jo qeveritare, vetë komunitetit për të menduar dhe iniciuar projekte dhe
strategji që do të sillnin përdorimin e bollëkut natyror në të mirë të përmirësimit të
jetesës së të gjithë banorëve dhe jo vetëm të të rinjve.
Nga të dhënat e studimit rezultoi se shoqëria me elementë patriarkalë dhe
ndarja e theksuar e roleve gjinore kushtëzojnë dhe drejtojnë shumë prej zgjedhjeve
249
dhe veprimtarive te përditshme të të rinjve, sidomos të vajzave dhe grave. Rezultatet
e studimit treguan se statusi dhe roli i vajzave dhe grave kushtëzohet dhe pengohet,
më së shumti, nga ndikimi i shoqërisë patriarkale, fanatizmi dhe mentalitetet
përçmuese në Qarkun e Kukësit. Megjithatë, me gjithë kufizimet e shumta që
shoqëria ka vendosur për to, shumë vajza dhe gra po arsimohen gjithnjë e më
shumë, po shquhen në vendet e punës për korrektësi, përkushtim dhe aftësi.
Megjithëse ngadalë ato e kanë filluar ndryshimin, ato po i sfidojnë mentalitetet
përçmuese dhe paragjykuese për to. Por të ndryshosh një mënyrë të menduari të
rrënjosur në mendësinë e një shoqërie prej shekujsh është e vështirë dhe kjo mund të
bëhet vetëm nga vajzat dhe gratë. Ndryshimi mund të vijë vetëm nëse e gjithë
shoqëria, vajza dhe djem, gra dhe burra, të rinj dhe të moshuar, janë të gatshëm për
ta ndërmarrë atë. Ndaj për zbutjen e mentaliteteteve, fanatizmit lipset që ndryshimi
të fillojë nga gjithsecili anëtar i shoqërisë.
Perceptimet për të rinjtë duket se janë ato të mosbesimit ndaj
përgjegjshëmrisë dhe aftësive të tyre. Nga studimi duket se edhe vetë të rinjtë i kanë
përqafuar këto stereotipe dhe shfaqen të tërhequr dhe pasivë. Lipset të ndërmerren
fushata dhe veprimtari që do t’i vinin brezat të punojnë dhe bashkëveprojnë më
shumë me njëri-tjetrin me qëllim që të dyja palët të njohin dhe zbusin perceptimet
negative që kanë për njëri-tjetrin. Lipset që vetë të rinjtë të jenë më aktive dhe
më kontribues në sfera të ndryshme të jetës shoqërore dhe jo vetëm të
konfromohen me etiketimet dhe të shohin si zgjidhje të problemeve largimin nga
vendlindja.
250
Bibliografia
Abbott, J. (1995). Child needs communities—communities need children. .
Educational Leadership, 6-11.
Agenda Institute; Mjaft; World Bank. (n.d.). CHALLENGES FACING ALBANIAN
YOUTH ON THE ROAD TOWARDS EMPLOYMENT -
RECOMMENDATIONS - POLICY BRIEF NR. 6. Tirana.
AIIS, Albanian Institute for International Studies. (2002). Albania and EU:
Perceptions and realities. Tirana.
AIIS, Albanian Institute for International studies. (2011). Albania Twenty years
after: People on state and democracy. Tirane: Instituti i Studimeve
Ndërkombëtare.
AIIS, Albanian Institute for International Studies. (2012). Albania in the Next Ten
Years – Envisionin the Future. Tirana.
AIIS, Albanian Institute for International Studies. (2012). The european perspective
of Albania: perceptions and realities 2012 . Tirana.
AIIS, Albanian Institution for International Studies. (2013). The state of Albanian
Democracy at the eve of 2013 general elections. Tirana.
Albania, U. N., Albania, R. o., & Ministers, C. o. (2013). Albania progress report
2013.
Albanian Institute for International studies AIIS. (2011). Albania Twenty years
after: People on state and democracy. Tirane: Instituti i Studimeve
Ndërkombëtare.
Allport, G. W. (1979). The nature of prejudice, (25th anniversary edition). London:
Unabridged.
Ambrosetti, E., Cela, E., & Gedeshi, I. (2010). Migrations et relations
intergénérationnelles en Albanie, Working Paper.
Andreas Hemming, G. K., & Pandelejmoni, E. (Eds.). (2012). Albania (Family,
Society and Culture in the 20th Century). LIT Verlag Münster.
Arthur, R. (2007). Family Life and Youth Offending; Home is where hurt is. USA:
Routledge.
Avokati i Popullit. (2012). Raport i Veçantë: Për dhunën ndaj grave dhe
veprimtarinë e Avokatit të Popullit, Korrik. Tirane.
251
Azzopardi, A. (Ed.). (2013). Youth: Responding to lives (an international reader).
The Netherlands: Sense Publishers.
Barry, M. (2005). Youth Policy and Social Inclusion, Critical debates with young
people. Routledge.
Bashkia Kukës. (2012). Plani i Veprimit për vitet 2011-2015. Kukës.
Basow, S. (2003). Stereotipet dhe rolet gjinore. Tiranë: Shtëpia Botuese “Dituria”.
Beauvoir, S. D. (2002). Seksi i dytë II, faktet dhe mitet. Tirane: Çabej.
Beck, U. (1992). Risk Society: Towards a New Modernity. New Delhi: SAGE
Publications Ltd.
Beck, U., & Beck-Gernsheim, E. (2002). Individualization, Institutionalized
Individualism and its Social and Political Consequences. New Delhi: SAGE
Publications London.
Bell, J. (2005). Doing your research project, (4th edition). London: Open University
Press.
Beqja, H., & Sokoli, L. (2000 ). Divorci, Vrojtime e Refleksione. Tiranë: Dudaj &
Rinia.
Berg, B. (1995). Qualitative research methods for the social sciences (Second
edition). Boston: Allyn and Bacon.
Berisha F., H. A. (2015). Pjesëmarrja e të Rinjve në Politikë dhe në Vendim-marrje
në Shqipëri 2011-2015. CRCA Shqipëri.
Berti, F. (2006). In cerca di identita: essere giovani in Provinca di Siena all’innizio
del terzo millennio. Milano, Italy.: FrancoAngeli.
Bogdani, M., & Loughlin, J. (2007). Albania and the European union: The
tumultuous journey toward integration and accession. I.B.Tauris & Co Ltd.
Boslaugh, S. (2007). Secondary Data Sources for Public Health: A Practical Guide.
United Kingdom: Cambridge University Press.
Brake, M. (2003). Comparative youth culture: The Sociology of Youth Cultures and
Youth Subcultures in America, Britain and Canada. Canada: Taylor &
Francis.
Bruter, M., & Harrison, S. (2009). The Future of Our Democracies, Young Party
Members in Europe. PALGRAVE MACMILLAN.
Bryant, C. D., & Peck, D. L. (2007). 21st century sociology: by ,. (C. D. Bryant, &
D. L. Peck, Eds.) Sage Publications Inc.
252
Bryman, A. (2004). Social Research Methods, (2nd edition). Oxford: Oxford
University Press.
Brzhezhinski, Z. (1995). Jashte kontrollit: Trazira qe perfshiu oten ne prag te
shekullit XXI. Tirane: Elena Gjika.
Buchroth, I., Parkin, C., Batsleer, J., & Popple, K. (Eds.). (2010). Using Theory in
Youth and Community, Work Practice. Learning Matters Ltd.
Burns, N., Schlozman, K. L., & Verba, S. (2001). The private roots of public action:
gender, equality and political participation . London: Harchard University
Press.
Busch, T. (n.d.). Creating a Local Youth Council. In S. Golombek (Ed.), What
Works in Youth Participation: Case Studies from Around the World.
International Youth Foundation.
Cammarota, J., & Fine, M. (. (2008). REVOLUTIONIZING EDUCATION: Youth
Participatory Action Research in Motion. London: Routledge (Taylor &
Francis group).
Carletto, G., Davis, B., Stampini, M., & Zezza, A. (2006). A country on the move:
International Migration in the Post-Communist Albania. International
Migration Review, Volume 40/4, 767-785.
Center for Juvenile Justice Reform. (2009). Supporting youth in transition to
adulthood: Lessons learned from child welfare and juvenile justice.
Center for juvenile justice reform and Jim Casey Youth Opportunities Initiative.
(2009). Supporting youth in transition to adulthood: Lessons learned from
child welfare and juvenile justice.
Checkoway, B. N., & Gutiérrez, L. M. (2006). Youth Participation and Community
Change: An Introduction. The Haworth Press, Inc.
Chisholm, L., & Bois-Reymond, M. d. (1993). Youth Transitions, Gender and
Social Change. Sage.
Chisholm, L., Michner, P., Krugerand, H.-H., & Brown, P. (Eds.). (1990).
Childhood, youth and social change; a comparative perspective;. The Falmer
Press, Taylor & Francis Inc.
Clarke-Stewart, A., & Brentano, C. (2006). Divorce: causes and consequences.
United States of America. : YALE UNIVERSITY PRESS NEW HAVEN
AND LONDON.
Clary, E. G., & Rhodes, J. E. (2006). Mobilizing Adults for Positive Youth
Development; Strategies for Closing the Gap between Beliefs and Behaviors.
Springer Science and Business Media, Inc.
253
Cockburn, C. (1991). In the Way of Woman. London: Macmillan.
Cockburn, C. (1991). In the Way of Woman. London: Macmillan.
Cohen, L., Manion, L., & Morris, K. (2007). Research Methods in Education.
Routledge.
Colley, H., Boetzelen, P., Hoskins, B., & Parveva, T. (2007). Social inclusion and
young people: breaking down the barriers. Council of Europe Publishing.
Council of Europe. (2010). Retrieved from
http://www.youthpolicy.org/national/Albania_2010_Youth_Policy_Review.p
df
Council of Europe. (2010). Retrieved from
http://www.youthpolicy.org/national/Albania_2010_Youth_Policy_Review.p
df
Council of Europe. (2014). Perspectives on youth: 2020 – what do YOU see?
Volume 1. Council of Europe Publishing.
Council of Europe. (2014a). PERSPECTIVES ON YOUTH: CONNECTIONS and
DISCONNECTIONS, Volume 2. Council of Europe Publishing.
Council of Europe. (2016). Perspectives on youth, Healthy Europe: confidence and
uncertainty for young people in contemporary Europe, Volume 3. Council of
Europe Publishing.
Davidson, M. J., & Cooper, C. L. (1984). Working Women: An International Survey.
London: John Wiley & Sons Ltd.
De Soto, H., Gordon, P., Gedeshi, I., & Sinoimeri, Z. (2002). Poverty in Albania. A
Qualitative Assessment. The World Bank Technical Papers. Washington
D.C.
De Waal, C. (2005). Albania today; a portrait of post-communist turbulence.
I.B.Tauris &. Co Ltd.
De Waal, C. (2007). Albania Today: A portrait of post-communist turbulence.
London: I.B. Tauris.
De Waal, C. (2007). Albania Today: A portrait of post-communist turbulence.
London: I. B. Tauris.
Değirmencioğlu, S. M. (2011). Some still more equal than others? Or equal
opportunities for all? Council of Europe Publishing.
Delgado, M. (2004). Social youth enterprenuership: The potential of Youth and
community transformation. Westport, C: Preager Publishers.
254
Delgado, M., & Staples, L. (2008). Youth-Led Community Organizing Theory and
Action. Oxford University Press.
Dervishi, Z. (1998). Veçori të anketimit për dukuri demografike në realitetin
shqiptar. Revista Demografike, 1(1), 43-53.
Dervishi, Z. (2001). Grate ne syrin e ciklonit te sfidavedhe prespektiva. Tirane:
Jerusalem.
Dervishi, Z. (2002). Bashkejetese me demonet e konfliteve, Botimi i dyte. Tirane:
Jerusalem.
Dervishi, Z. (2003). Vështrime të kryqëzuara në det. Sociologji kulture 1. Tiranë:
Jerusalem.
Dervishi, Z. (2003). Vështrime të kryqëzuara në det. Sociologji kulture 1. Tiranë:
Jerusalem.
Dervishi, Z. (2004). Vullnetarizmi ind shumëfunksional i shoqërisë. Tirane:
Jerusalem.
Dervishi, Z. (2008 a). Lente te nderverimit simbolik. Tirane: EMAL.
Dervishi, Z. (2008 b). Sociologjia. Për shkollën e mesme (Ribotim). Tiranë:
SHBLSH E RE.
Dervishi, Z. (2012). Grate ne turbulencat e mendesive dhe realiteti politik; Analize
sociologjike e perfshirjes se grave shqiptare ne jeten politike . Tirane:
EMAL.
Dervishi, Z. (2014). Neper degezime te kultures shqiptare: Trajtese sociologjike e
disa profileve te modelimit psikokulturor te shqiptareve. Tirana: EMAL.
Dervishi, Z., & Fuga, A. (2002). Ndërmjet fshatit dheqytetërimit global, integrimi
social i të rinjve të zonave fshatare në dritëhijet e arsimimit të mesëm.
Trajtesë sociologjike . Tirana: Jerusalem.
Doka, D. (2012). Pabarazitë në Zhvillimin Rajonal në Shqipëri. faktorët, pasojat,
tendencat. Sfida e zhvillimeve rajonale ne Shqiperi dhe eksperienca
gjermane; Konference nderkombetare (pp. 19-29). Tirana: Flesh.
Dolby, N., & Rizvi, F. (2008). Youth moves, identities and education in global
perspective. New York: Routledge Taylor & Francis Group.
Dolejšiová, D., & López, M. Á. (2009). Challenges for citizenship, citizenship
education and democratic practice in Europe. Council of Europe Publishing.
England, P., & Farkas, G. (1986). Households, Employment and Gender: A Social,
Economic and Demographic view. New York.
255
Europartners Development. (2015). Programi për zhvillimin e Zonës Funksionale të
Kukësit. Albania.
European Commission. (2009). European research on youth; Supporting young
people to participate fully in society.
European Stability Initiative (ESI) . (2007). National Urban Survey; Civil
Perceptions on socio-political issues .
Evans, J., & Shen, W. (. (2010). Youth employment and the future of work. Council
of Europe Publishing.
Firestone, S. (1971). The Dialectic of Sex. London: Paladin.
Forbrig, J. (. (2005). Revisiting youth political participation: Challenges for
research and democratic practice in Europe. Strasbourg: Council of Europe
Publishing.
French, M. (1992). The War against Women. London: Hamish Hamilton.
Friedrich Ebert and IDRA Research and Consulting. (2015). Ndryshim i ngadaltë,
mbështetje tek interneti.....dhe besimi tek BE . Tirana: Friedrich Ebert
Stiftung.
Friedrich Ebert Foundation and IDRA Research & Consulting. (2013). Albanian
Youth 2011; “Between Present Hopes and Future Insecurities!”. Tirana.
Friedrich Ebert Foundation; IDRA Research & Consulting. (2013). Albanian Youth
2011; “Between Present Hopes and Future Insecurities!”. Tirana.
Furlong, A. (2013). Youth studies, an introduction. Routledge.
Gallagher, T. (2005). The Balkans in the New Millennium: In the shadow of war and
peace. USA: Routledge.
Gedeshi, I., & Jorgoni, E. (2012). Social Impact of Emigration and Rural-Urban
Migration in Central and Eastern Europe; Final Country Report; . Albania .
Giddens, A. (1991). Modernity and Self-Identity: Self and Society in the Late
Modern Age. Stanford, CA: Stanford University Press.
Giddens, A. (2006). Sociology, Fifth edition. Polity Press.
Giroux, H. A. (2009). YOUTH IN A SUSPECT SOCIETY. New York: PALGRAVE
MACMILLAN.
Gjeçovi, S. (1999). Kanuni i Lek Dukagjinit. Tiranë: “KUVENDI”.
Gjeka, B. (2009). Volunteerism Perceptions and Realities in the Albanian Youth
Sector. Tirana: UN Volunteers/UNDP.
256
Gordon, H. R. (2010). We fight to win : inequality and the politics of youth activism.
Rutgers University Press.
Goverment of Albania. (2010). Albania National Report on progress toward
achieving the Millenium development goals, Special Edition, July, 2010.
Tirana.
Gray, D. (2007). Doing research in the real world. London: Sage Publication Ltd.
Grint, K. (2005). The Sociology of Work (Third Edition). Great Britain: Polity Press.
Hackaj, A. (2015). TRENDET E PUNËSIMIT RINOR NË SHQIPËRI: Cfare kerkon
tregu? Tirane: Friedrich Ebert Stiftung.
Halilaj, I. (2002). Kukësi në sofrën e arsimit kombëtar: Zhvillimet arsimore në
Qarkun e Kukësit (Kukës, Has, Tropojë) 1944-2000. Tiranë: Geer.
Hall, D. R. (1994). Albania and the Albanians. London: Pinter Reference.
Hart R., (1992). From Tockenism to Citizenship, UNICEF International Child
Development Centre, Florence.
Hoxha Sh., (2013). E drejta dokësore në Lumë (Kanuni i Lumës). Tiranë: Geer
Ilir Gedeshi, E. J. (n.d.). Social Impact of Emigration and Rural-Urban Migration in
Central and Eastern Europe; Final Country Report; Albania, April 2012; .
ILO. (2004a). “Global Employment Trends for Youth”.
ILO. (2004b). Starting right: Decent work for young people.
ILO. (2010). Shqiperia: Plani i aksionit per punesimin e te rinjve 2010-2013.
Tirane.
INSTAT. (2004). Perspektiva gjinore në Shqipëri. Tiranë.
INSTAT. (2005). Youth integration in the Albanian society. Tirana.
INSTAT. (2009). Dhuna ne familje ne shqiperi, Vrojtim Kombetar. Tirane.
INSTAT. (2010). Labour Force Survey 2008.
INSTAT. (2011). Labour Force Survey 2009.
INSTAT. (2013a). Femra dhe Meshkuj ne Shqiperi. Tirane.
INSTAT. (2013b). Shqiperia: Trendi i Varferise 2002-2005-2008-2012. Tirane.
INSTAT. (2014). Shqipëria ne Shifra 2014. Tirane.
INSTAT. (2014a). Buletin Statistikor Tremujor, 1-2014. Tirane.
257
INSTAT. (2014a). BULETIN STATISTIKOR TREMUJOR, komente dhe te dhena
statistikore. Tirane.
INSTAT. (2014b). Tregu i punes 2013. Tirane.
INSTAT. (2014c). A new Urban-Rural Classification of Albanian Population, The
EU geographical typology, based on grid data, Census-Al 2011.
INSTAT. (2014d). Migration in Albania, Census-Al 2011.
INSTAT. (2014e). Albania, commuting from home to work, Census-Al 2011.
INSTAT. (2014f). Albania, Communes and Municipalities Typology, Census-Al
2011. Tirana.
INSTAT. (2014g). Femra dhe Meshkuj në Shqipëri. Tirane.
INSTAT. (2015). Femra dhe meshkuj në Shqipëri 2015. Tiranë.
INSTAT. (2015a). Të rinjtë në Shqipëri, sfidat në kohët që ndryshojnë. Tirane.
INSTAT. (2015b). Vjetari Statistikor 2010 – 2014. Tirane, Albania: ADELPRINT.
INSTAT. (2015c). Shqiperia ne shifra 2015. Tirane.
INSTAT. (2015f). Vjetari Statistikor Rajonal 2015. Tirane.
INSTAT. (2016). Femra dhe Meshkuj ne Shqiperi, 2016. Tirana.
INSTAT. (2016b). Tregu i Punes 2015. Tirana.
INSTAT. (2016a). Vjetari Statistikor Rajonal, 2016. Tirana.
INSTAT. (2017b). Popullsia e Shqipërisë, 1 Janar 2017. Tiranë.
INSTAT. (2017). Regjistri i Ndërmarrjeve 2016. Tiranë.
INSTAT. (2017a). Tregu i Punes 2016. Tirane.
INSTAT dhe PNUD. (2013). Dhuna në familje në Shqipëri, vrojtim kombëtar me
bazë popullatën, Nëntor 2013. Tirane.
Institute for Democracy and Mediation. (2010). Index Civil Society for Albania. In
Search of Citizens and Impact. . Tirana.
Institute for Democracy and Mediation. (2012). Civil society in rural and re mote
ares in Albania (needs, challengeges and an action platform). Tirana.
Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim. (2016). TË KUPTOJMË MIGRIMIN
SHQIPTAR NË GJERMANI GJATË PERIUDHËS 2014-2016. Tirane.
258
Instituti Studimor Data Centrum. (Tetor, 2012). Raportin I Studimit Bazë Mbi
Dhunën Në Familje Dhe Policinë E Shtetit Shqiptar. Tirane.
IOM. (2008). Identifikimi i zonave më të prekura nga emigracioni dhe migracioni i
kthimit në Shqipëri: Profili i migrantëve të kthyer . Tirane.
Israel, G. D. (1992). Determining Sample Size. Agricultural Education and
Communication Department, University of Florida, IFAS Extension, PEOD6
(reviewed 2013).
Iyer, J. (n.d.). Making it work. In S. Golombek (Ed.), What works in youth
participation: Case studies from around the world (`What Works` Series ed.,
pp. 27-41). Baltimore, Maryland, USA: International Youth Foundation.
Jenkins, L. (1998). Albanian’s Road to Democracy, A Fascinating Country in
Transition. Wanshigton DC: ORT/ USAID.
Jervis, G. (1977). La conquista dell’identità. Essere se stessi, essere diversi. Milano:
Feltrinelli.
Kaltsounis, T. (2010). The democratization of Albania; Democracy from within.
Palgrave Macmillian.
Kassem, D., Murphy, L., & Taylor, E. (2010). Key Issues in Childhood and Youth
Studies. Routledge.
Këshilli i Qarkut Kukës . (2004.). Strategjia e zhvillimit të Qarkut të Kukësit
(SZHQK), . Kukes.
Këshilli i Qarkut Kukës. (2006). Raport progresi për strategjinë e zhvillimit rajonal
të Qarkut Kukes. Kukes.
Keshilli i Qarkut Kukes. (2011). Pakti territorial i punesimit (rinor) Qarku Kukes.
Kukes.
Këshilli i Qarkut të Kukësit. (2012). Strategjia e zhvillimit rajonal 2012-2016.
King, R., & Mai, N. (2013). Out of Albania, from crisis migration to social inclusion
in Italy, 2011. Berghahn Books.
King, R., & Vullnetari, J. (2003). Migration and development in Albania. Sussex
Centre for Migration Research.
Kukes Regional Council. (2004). The Strategy of Kukes Region Development,
January (SZHQK). Kukes.
La Cava, G., & Nanetti, R. (2000). Albania: filling the vulnerability gap, Volumes
23-460,. Washington, D.C.: The World Bank.
259
LaPolis – Coop Adriatica. (2010). I giovani: valori, partecipazione, stili di vita e di
consume;. Bologna.
Leccardi, C., & Ruspini, E. (Eds.). (2006). A New Youth? Young People,
Generations and Family Life. Italy: Ashgate Publishing Limited.
Lerner, G. (1986). The Creation of Patriarchy. New York: Oxford University Press.
Levizja Mjaft & Instituti Agenda. (2012). Rinia Shqiptare: Problemi apo Investimi i
Shkëlqyer? Analizë e Politikave Rinore 2012. Tirana.
Levizja Mjaft; Instituti Agenda. (2010). Rinia Shqiptare: Problemi apo Investimi i
Shkëlqyer? Analizë e Politikave Rinore 2012. Tirane.
Lindsey, L. L. (2011). Gender Roles: A Sociological Perspective, 5th Edition.
Pearson.
Lundberg, M., & Wuermli, A. (2012). Children and Youth in Crisis; Protecting and
Promoting Human Development in Times of Economic Shocks. Washington
DC: World Bank.
Mannheim, K. (1998). Essays on the Sociology of Knowledge. Taylor & Francis
Books UK.
Marks, G., & Huston, D. M. (September, 2002). Attitudes towards work and
motherhood held by orking and non-working mothers. Work, employment
and society. Volume 16, Number 3, 523-536.
Matthews, B., & Ross, L. (2010). Metodat e hulumtimit. Udhëzues praktik për
shkencat sociale dhe humane. CDE.
McNeill, E. M., & Kingsley, J. (Eds.). (2009). Youth Offendin and Youth Justice.
London and Philadelphia.
MEIDANI, R. (2007). “Clash of Civilization” – A Paradox or a Reality!? – The
Positive Albanian Model. In J. Ptiffer, & M. Nazarko, Strenthening Religious
Tolerance for a Secure Civil Society in Albania and the Southerm Balcans (p.
20). IOS Press.
Ministria e Arsimit dhe Sportit. (2016). Vjetari Statistikor per Arsimin 2014-2015
dhe seri kohore. Tirane.
Ministria e Drejtesise. (2011). Vjetari Statistikor 2010. Tirane.
Ministria e Drejtesise. (2012). Vjetari Statistikor 2011. Tirane.
Ministria e Drejtesise. (2013). Vjetari Statistikor 2012. Tirane.
Ministria e Drejtesise. (2014). Vjetari Statistikor 2013. Tirane.
260
Ministria e Drejtesise. (2015a). Vjetari Statistikor 2014. Tirane.
Ministria e Drejtesise. (2016). Vjetari Statistikor 2015. Tirane.
Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise. (2014). STRATEGJIA KOMBËTARE
PËR PUNËSIM DHE AFTËSI 2014-2020.
Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise. (2014a). “AFTËSI MË TË LARTA DHE
PUNË MË TË MIRË PËR TË GJITHË FEMRAT DHE MESHKUJT”
STRATEGJIA KOMBËTARE PËR PUNËSIM DHE AFTËSI 2014-2020.
Tirane.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. (2015). PLANI KOMBËTAR I
VEPRIMIT PËR RININË 2015-2020. Tirana: PEGI.
Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. (2006). Strategjia Kombetare e
Rinise 2007-2013. Tirane.
Mjaft. (n.d.). Challenges facing Albanian youth on the road towards employement -
RECOMMENDATIONS - POLICY BRIEF NR. 6.
Mortimer, J. T., & Shanahan., M. J. (2003). Handbook of the life course. New York:
Kluwer Academic/Plenum.
Murati, V. (09.06.2009). Projektet e mëdha kërkojnë përkushtim të madh. Gazeta
Shqip.
Murphy, R. (1995 ). Definitions, language, and concepts for strengthening the field
of youth development work. Washington, D.C: Academy for Educational
Development.
National Demographic Institute (NDI) . (2007). Albania National Survey.
Noguera, P., & Cammarota, J. (2006). BEYOND RESISTANCE! Youth Activism and
Community Change New Democratic Possibilities for Practice and Policy
for America’s Youth Shawn Ginwright. New York: Routledge Taylor &
Francis Group.
Oakley, A. (1974). The Sociology of Housework. London: Martin Robertson, Ltd.
Oakley, A. (1976). Housewife. Great Britain: Pelican Books.
Oakley, A. (1982). Subject Women. London: Fontana.
OECD . (2004). The informal economy in Albania Analysis and Recommendations .
OECD. (2010). Atlas of gender and development; how social norms affect gender
equality in non OECD countries;.
OECD. (2010a). Education today 2010; The OECD perspective.
261
Pallant, J. ((2010)). SPSS survival Manual, (4th ed.). Open University Press,
McGraw Hill.
Parson, T. (1981). Il sistema sociale. Milano: Edicioni di comunita.
Qendra per Kerkim dhe Zhvillim. (2003). Studim mbi Integrimin e Rinisë në Tregun
e Punës: Pengesat dhe Vështirësitë. Tiranë: Fondacionit për një Shoqëri të
Hapur.
Rajani, R. R. (1999). Promoting Strategic Adolescent Participation: a discussion
paper for UNICEF. Harvard University; Cambridge.
Rapper, G. d. (2008). Religion in post-communist Albania: Muslims, Christians and
the idea of ’culture’ in Devoll, southern Albania. ANTHROPOLOGICAL
NOTEBOOKS 14 (2), pp. 31–45.
Reinardt, U., & Roos, G. T. (Eds.). (2008). Future espectations for Europe.
Hamburg.
Representing Youth: Methodological Issues in Critical Youth Studies. (2007). In R.
Raby, & A. L. Best (Ed.), Framing Youth Definitional Boundaries and
Ambiguities; Across a Great Gulf? Conducting Research with Adolescents .
New York: New York University Press.
Representing Youth: Methodological Issues in Critical Youth Studies. (2007). In M.
Flacks, & A. L. Best (Ed.), “Label Jars Not People” How (Not) to Study
Youth Civic Engagement (p. 60). New York: New York University Press.
Rinia në sipërmarrjen e lirë. (2012). Situata sociale dhe ekonomike e grave në
Kukës, Janar 2012. Kukës.
Robson, C. (2002). Real World Research, (2nd edition). MA: Black Well
Publishing.
Sacca, A. (2009). Fjalori i Sociologjise. Tirane: Botimet ``Almera``.
Seferi, Z. (2003). Vështrim mbi zhvillimin e mjeksisë në rrethin e Kukësit.
EURORILINDJA.
Sfida e zhvillimeve rajonale ne Shqiperi dhe eksperienca gjermane; Konference
nderkombetare. ( Tirane, maj 21-22, 2012, shtepia botuese). Flesh.
Shahollari, L. (2011 ). Skemat e mbrojtjes sociale në Shqipëri dhe masat për
forcimin e tyre . Shteti shqiptar i mirëqënies sociale – arritjet, mangësitë dhe
rrugër e përmirësimit; Instituti i Sociologjisë.
Shoemaker, D. J. (2011). Conduct Problems in Youth: Sociological Perspectives. In
R. M. (eds.), Clinical Handbook of Assessing and Treating Problem in Youth
(p. 22).
262
Sidney, V., Schlozman, K. L., & Brady, H. E. (1995). Voice and Equality: Civic
Voluntarism in American Politics. Harvard University Press.
Singh, K. (2007). QUANTITATIVE SOCIAL RESEARCH. India: Sage Publications
India Ptv Ltd.
Soto, H. D., Gordon, P., Gedeshi, I., & Sinoimeri, Z. (2002). Poverty—Albania, a
qualitative assessment; World Bank technical paper ; no. 520.111. .
Washington, DC.
Stefani, A. (04.06.2009). Durres-Kukes, Streha Patriotike E Sharlataneve? . Gazeta
Shqip.
Stefani, A. (12.04.2009). Kalimashi Ose Te Fshehesh Duart "E Pastra". Gazeta
Shqip.
Stefani, A. (16.06.2009 ). Nderton Rrugen, Por Shkaterron Shtetin Ligjor. Gazeta
Shqip.
Stein, J. (2000). Youth and family development concept paper: Youth contributions
to community. Retrieved from
(http://www.extension.umn.edu/capacity/yfd/components/youth_community
_concept.html).
Thomas, P. (2011). Youth, Multiculturalism and Community Cohesion .
PALGRAVE MACMILLAN.
Titley, G. (. (2005). Resituating culture. Council of Europe.
Titley, G., & Lentin, A. (2008). The politics of diversity in Europe. Council of
Europe Publishing.
Tolman, J., & Pittman, K. (2001). Youth Acts, Community Impacts; Stories of Youth
Engagement with Real Results 2001 ;THE FORUM FOR YOUTH
INVESTMENT. USA.
Treiman, D. I. (2009). Qunatitative Data Analysis, Doing Social Reserach to Test
ldeas. United States of America: John Wiley & Sons' Inc, San Francisko.
Tyyskä, V. (2009). Youth and Society; The long winding road, Second Edition.
Toronto: Canadian Scholars’ Press Inc.
Uçi, A. (2003). Mbi disa aspekte të marrëdhënieve familjare e martesore në
Shqipëri. Revista Politika & Shoqëria. Vëll. 6, Nr. 1 (11), 17-30.
UN Albania. (2010). Albania Culture Marketing Strategy. Albania.
UNDP (2012). Enhancing Youth Political Participation throughout the Electoral
Cycle.
263
UN Joint Programe . (2013). Empowering Vulnerable Local Communities in
Albania, Final Evaluation Report.
UNICEF. (2008). “BRAKTISJA E SHKOLLËS NË QARKUN E KUKËSIT,
SHKAQET, REKOMANDIME”. Tirane.
Unicef Albania. (2010). Education in Albania Country Profile. Unicef.
Unicef Shqiperi. (2000). Vleresimi I situates sociale dhe ekonomike ne rajonet e
shqiperise. Tirane.
Unicef Shqiperi. (2000). Vleresimi I situates sociale dhe ekonomike ne rajonet e
shqiperise. Shqiperi.
United Nations. (2009). Delivering as one for development; One UN programme
Annual Report.
United Nations Development Programme. (2010). National Human Development
Report, Albania 2010;. Albania.
United Nations Development Programme Tirana. (2010). National Human
Development Report, Albania 2010. Tirana, Albania.
UN-Women. (2014). Perspektiva gjinore në Shqipëri (Analiza gjinore e rezultateve
të censusit 2011). Tirana.
Volunteer. (2001). Volunteer Connections, new strategies for involving youth.
Canada.
Wallace, C & Kovatcheva, S. (1998). Youth in Society: The construction and
Deconstruction of Youth in East and West Europe.
Wayne, M., Petley, J., Murray, C., & Henderson, L. ( 2010 ). Television News,
Politics and Young People: Generation Disconnected? . Palgrave Macmillan.
Williamson, H., Hoskins, B., & Boetzelen, P. (2005). Charting the landscape of
European youth voluntary activities. Council of Europe.
Williamson, H., Maskova, Z., Nilsson, I., Brandtner, G.-M., Coussee, F., & Kisevic,
S. (2010). Youth polici in Albania. Tirana: Council of Europe.
World Bank. (2006). Albania, Labor Market Assessment, Report No. 34597-Al.
World Bank. (2010). Albania,The New Growth Agenda, A Country Economic
Memorandum, November 2010, Report No. 53599-AL. .
World Bank. (2011). Migration and Remittances Factbook.
World Bank. (2013). Results 2013, World Bank Report;.
264
Wyn, J., & White, R. (1997). Rethinking youth. Australia: Allen and Unwin Pty Ltd.
Yamane, T. (1967). Statistics: An Introductory Analysis, 2nd Edition. New York:
Harper and Row.
Yin, R. K. (2009). Case Study Research: Design and Methods, (4rth edition)
Research Methods Series, Volume 5. CA: Thousand Oaks, Sage.
Youth Policy Org. (n.d.). Retrieved from
(http://www.youthpolicy.org/factsheets/country/albania/)
Zukin, C., Keeter, S., Andolina, M., Jenkins, K., & Carpini, M. X. (2006). A new
engagement? Political participation, civic life, and the changing American
citizen: , 2006. Oxford University Press.
Zwozdiak-Mayers, P. (Ed.). (2007). Childhood and Youth Studies. Learning Matters
Ltd.
265
Shtojca 1
Tabela 19: Analiza faktoriale e variablave të përdorura në studim
- Mundësitë e të rinjve për punësim dhe karrierë
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
21.1 Mundësitë për të bërë karrierë .805 21.2 Mundësitë për t’u pasuruar .740 21.4 Mundësitë për t’u punësuar .740 22.4 Postet drejtuese janë të politizuara .560 23 Çfarë është puna për të rinjtë? .574 24 Përse nuk punojnë të rinjtë? .624
- Si gjenden vendet e punës në Qarkun e Kukësit
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
1 Ndihma e prindërve, miqve dhe të afërmve
.971
2 Zyra e punës .959 3 Ndihma e një njeriu me pushtet .983 4 Ndikimet politike .981 5 Dërgimi i dokumentave përkatëse .950 6 Vizita në institucione dhe organizata .948 7 Veprimtaritë private .943 8 Përgjigje ndaj një njoftimi pune .932 9 Përmes konkursit .915
- Si e konsiderojnë të rinjtë arsimimin?
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
18 Çfarë janë studimet për të rinjtë? .712 14.1 Arsimimi nuk sjell ndonjë ndryshim
në të ardhmen time; .712
- Çfarë i nxit të rinjtë të arsimohen?
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
15 Motivi që ju nxit të arsimoheni? .773 17 Arsyeja pse nuk i keni ndjekur
studimet universitare? - .773
266
- Si e konsiderojnë të rinjtë migrimin nga Qarku i Kukësit?
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
58 Si e shihni të ardhmen e Qarkut të Kukësit në 10 vitet në vazhdim?
.781
51 Si jetohet në Qarkun e Kukësit në krahasim me pjesën tjetër të Shqipërisë?
.781
53 Si konsiderohet migrimi nga të rinjtë? .537
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
49 A keni të afërm që kanë migruar? .762 50 A dëshironi ju të migroni? .762
- A dëshirojnë të rinjtë të kthehen në Qarkun e Kukësit pas studimeve universitare?
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
14.7 Të rinjtë nuk dëshirojnë të kthehen pas përfundimit të studimeve universitare;
.748
16 çfarë dëshironi të bëni pas përfunimit të studimeve?
.748
- Cili është ndikimi i Rrugës Durrës – Kukës
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
56 Cilat janë arsyet për të cilat udhëtoni në Tiranë ose qytete të tjera;
.715
57 Çfarë mendoni se do të sjellë rruga Durrës-Kukës?
.715
- Cila është marrëdhënia e të rinjve me politikën?
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
26.3 Të rinjtë janë të zhgënjyer nga politikanët;
.772
26.2 Politika nuk lë vend për pjesëmarrjen e të rinjve;
.674
26.1 Të rinjtë nuk janë të interesuar për politikën;
.529
26.4 Të rinjtë angazhohen në politikë vetëm nëse kanë përfitim personal;
.496
267
- Çfarë i nxit të rinjtë të përfshihen në politikë?
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
27 Cili është qëndrimi juaj ndaj politikës?
.731
28 A keni votuar në zgjedhjet e fundit (qëndrore ose vendore)?
.647
29 Çfarë ndikon tek ju për të vendosur për votën?
.825
- Si i marrin të rinjtë vendimet e rëndësishme?
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
44 Si i merrni vendimet për gjërat e rëndësishme për jetën tuaj?
.721
40 Sa e rëndësishme është të flisni me familjen/prindërit për problemet tuaja?
.617
41 Mendimi i kujt është më i rëndësishmi për ju?
.535
39 Me kë këni marrëdhënie më të afërta?
.423
- Cilat janë arsyet për mosmarrëveshje midis të rinjve dhe prindërve?
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
47 Sa shpesh ju lindin mosmarrëveshje me prindërit?
.830
48 Cili është motivi kryesor i mosmarrëveshjeve me prindërit?
.830
- Vendimmarrja dhe të rinjtë?
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
37.6 I takon kryefamiljarit të marrë vendime në familje;
.779
37.5 Të rinjtë nuk kanë pjekuri për të marrë vendime në familje;
.670
26.6 Të rinjtë votojnë për atë parti dhe kandidat që thotë kryetari i familjes;
.657
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
268
45 Kush i merr vendimet në familjen tuaj?
.721
44 Si i merrni vendimet për gjërat e rëndësishme për jetën tuaj?
.650
- Si e konsiderojnë të rinjtë martesën?
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
42 Cila është arsyeja që i shtyn të rinjtë të martohen?
.777
43 Për ju martesa është? .777
- Sa të rëndësishëm janë faktorët e më poshtëm në zgjedhjen e partnerit/res?
- Si e konsideorjnë të rinjtë bashkëjetesën?
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
37.9 Të rinjtë duhet të bashkëjetojnë që të njihen, pastaj të vendosin për martesë;
.750
37.4 Të rinjtë duhet t’i zgjedhin vetë partnerët, mblesëria është dukuri e së shkuarës;
.738
37.10 Djemtë mund të lejohet të bashkëjetojnë, ndërsa vajzat jo;
.841
37.8 Të rinjtë mund të jetojnë bashkë vetëm nëse janë të martuar;
.797
- Si e konsiderojnë të rinjtë divorcin?
Pyetjet: Ngarkesa faktoriale
3 Paraqitja .764 4 Statusi ekonomik .713 1 Niveli arsimor .687 2 Aprovimi familjar .681 7 Interesat e përbashkëta .812 8 Personaliteti .770 6 Besimi Fetar .816 5 Virgjëria .738
269
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
37.2 Divorci pranohet më lehtë nga të rinjtë;
.792
37.3 Opinioni i fajëson gratë si shkaktare të divorcit;
.792
- Marrëdhënia midis brezave dhe perceptimi i të rinjve?
Pyetjet; Ngarkesa faktoriale
21.2 Përgjegjshmëria e të rinjve; 722 21.3 Si konsiderohen brezat më të
moshuar? 383
21.4 Të ardhurat materiale apo vlerat morale?
782
21.5 Opinioni i të tjerëve; 751
29.1
Të rinjtë nuk janë të interesuar për çështje që prekin interesin individual;
-889
29.4 Nuk përfshihen në punë vullnetare; 734 29.3 Nuk bëjnë asgjë për komunitetin
nëse nuk paguhen; 785
29.2 Mendojnë më shumë për përfitimet përsonale;
-790
16.6 Nuk studiojnë sa duhet; 846 16.2 Nuk ju kuptojnë për shkak të
diferencës së moshës; -836
16.4 Mendojnë se nuk keni të drejtë të ndërhyni në jetën e tyre;
800
16.7 Kërkojnë ti mbani me të ardhura edhe pse janë të rritur;
-773
16.1 Nuk ju dëgjojnë këshillat; 768 16.3 Mendojnë se dinë më shumë se ju; 768
Pyetjet Ngarkesa
faktoriale
63 Si ju konsiderojnë brezat e tjerë? .759 36 Arsyet që ndikojnë në zgjerimin e
hendekut midis brezave; .715
22.5 Të rinjtë preferojnë të jetojnë në kurriz të prindërve;
.890
270
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
60 A ndjeheni i përfshirë në zhvillimin e shoqërisë ku jetoni?
.818
61 Me cilën nga alternativat përputhet mendimi juaj?
.638
- Traditat dhe vlerat kulturore
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
30.1 Vlera Kulturore 1 .812 30.2 Vlera Kulturore 2 .771 30.3 Vlera Kulturore 3 .921 33 Për ju, traditat dhe zakonet janë: .815 32 Si e cilësoni ju shoqërinë Qarkun e
Kukësit .592
- Ndikimi i shoqërisë me elementë patriarkal dhe rolet gjinore
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
32 Si e cilësoni shoqërinë në Qarkun e Kukësit?
.713
33 Si i konsideroni traditat dhe zakonet? .713
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
14.5 Pas përfundimit të studimeve djemtë duhet të kthehen pranë familjes;
.759
14.6 Pas përfundimit të studimeve vajzat duhet të kthehen pranë familjes derisa të martohen;
.643
14.3 Vajzat duhet të diplomohen ne profile arsimore të përshtatshme për to;
.642
Pyetjet Ngarkesa faktoriale
22.1 Postet drejtuese janë për meshkujt; .779 22.3 Meshkujt janë më të favorizuar pët
t’u ngritur në detyrë; .655
22.2 Për femrat duhet të ketë përparësi familja se sa puna dhe karriera;
.725
26.5 Vajzat nuk duhet të merren me polikë, ajo është fushë e djemve;
.657
271
14.4 Arsimimi është me i rëndësishëm për
djemtë, si kryetarë të ardhshëm të familjes; .620
- Faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e partnerit
Pyetjet 46: Ngarkesa faktoriale
4 Statusi ekonomik .799 1 Niveli arsimor .820 5 Virgjeria .776
- Veprimtaritë që kryejnë kryesisht të rinjtë
Pyetjet 68: Sa shpesh: Ngarkesa faktoriale
1 Pini duhan .827 2 Pini alkol .785 10 Merreni me punë shtëpie .736 3 Luani bixhoz .645 4 Lexoni libra .556 9 Merreni me veprimtari sportive .809 8 Përdorni internetin .765 7 Frekuentoni Kafetë/baret .747 6 Lexoni gazeta .547 5 Shihni TV .907
272
Shtojca 2
ANKETË
Me të rinj i referohemi moshës 18 deri 30 vjeç.
Ky pyetësor është një instrument i studimit të doktoraturës në fushën e sociologjisë,
mbi problematikat e të rinjve në Qarkun e Kukësit. Duke ju falenderuar paraprakisht
për ndihmesën, ju kujtoj që të dhënat tuaja janë konfidenciale dhe do të përdoren
vetëm për arsye studimore.
Ju falenderoj përzemërsisht!
Enkelejda Cenaj
Karakteristikat sociodemografike të të anketuarve;
1. Mosha: ………vjeç
2. Përkatësia gjinore: 1. Mashkull 2. Femër
3. Statusi martesor: 1. beqar/e 2. i/e martuar
4. Niveli arsimor 1. Tetëvjeçar
2. a) I mesëm i pambaruar b) I mesëm në vazhdim c) I mesëm i mbaruar
3. a) I lartë i pambaruar b) I lartë në vazhdim c) I lartë i mbaruar
4. Me gradë e titull shkencor
5. Vendlindja:...............................................Vendbanimi:........................................
6. Nga sa anëtarë përbëhet familja juaj:............................
7. Si e vlerësoni gjendjen tuaj ekonomike?
1. - shumë e mirë
2. - të mirë
3. - mesatare
4. - e keqe
5. - shumë e keqe
6. – pa përgjigje
8. Cilat është problemi më i vështirë me të cilin po përballeni ju dhe familja
juaj?
1. Papunësia
273
2. Problemet shëndetësore
3. Kushte jo të mira jetese
4. Mungesë uji të rrjedhshëm në banesë
5. Mungesë e energjisë elektrike
6. Kosto e lartë e jetesës (çmimet e larta, shpenzimet në rritje, etj.)
7. Mungesë e infrastrukturës (rrugë, kanalizime, etj)
8. Varfëri ekonomike
9. Mungesë mundësish për punë
10. Mungesë mundësish për arsimim
11. Tjetër:.....................................................................................................specifiko
9. Cilat burime të të ardhurave përdor familja juaj për jetesë?
1. - punësim në sektorin privat
2. - punësim në sektorin publik
3. - vetëpunësim: .......................................................................................specifiko
4. - të ardhura nga investime
5. - të ardhura nga emigracioni
6. - të ardhura nga bujqësia/blegtoria
7. - pension
8. - asistencë/ndihmë ekonomike
9. - burim tjetër:.........................................................................................specifiko
10. Me kë banoni aktualisht?
1. Me prindërit
2. Me bashkëshortin/ten
3. Me bashkëshortin/ten dhe fëmijët
4. Me bashkëshortin/ten dhe prindërit
5. Me bashkëshortin/ten, prindërit dhe fëmijët
6. Me të dashurin/dashurën
7. Me miqtë
8. Vetëm
9. Tjetër:_________________________________________________(specifiko)
11. Punësimi juaj:
1. – Sipërmarrës/e me arsim të lartë në
profilin:___________________________________________________(specifiko)
2. – Biznesmen/e: a) i madh b) i mesëm c) i vogël
3. – Punëtor/e: a) sektori publik b) sektori privat
4. – Student/e
5. – Emigrant/e
6. – I/e papunë
7. – Punonjës bujqësie
8. – Tjetër:___________________________________________________(specifiko)
274
12. Arsimimi i prindërve? 13. Punësimi i prindërve?
Arsimimi dhe të rinjtë
14. Sa përputhet mendimi juaj me pohimet e mëposhtme:
Nr. Pohimi: Aspak
(1)
Pak
(2)
Disi
(3)
Shumë
(4)
Pa përgjigje
(5)
1. Të rinjtë mendojnë se
arsimimi nuk sjell ndonjë
ndryshim në të ardhmen e
tyre;
3. Vajzat duhet të ndjekin dhe
diplomohen në profile të
përshtatshme për to;
4. Arsimimi është më i
rëndësishëm për djemtë, si
kryetarë të ardhshëm
familjesh;
5. Pas studimeve, djemtë
duhet të kthehen pranë
familjes sepse aty është
vendi i tyre;
6. Pas studimeve, vajzat duhet
të kthehen pranë familjes
derisa të martohen e të
krijojnë familjen e tyre;
Arsimi Nëna Babai
1. Tetevjeçar
2. I mesëm
3. I lartë
4. Pas universitar
5. Tjetër
Punësimi Nëna Babai
1. I/e punësuar
2. I/e papunësuar
3. Pensioniste
4. Shtëpiakë
5. Tjetër
275
7. Pas përfundimit të
studimeve, të rinjtë e
Qarkukt të Kukësit nuk
dëshirojnë të kthehen në
vendlindje;
15. Nëse keni ndjekur studimet e larta ose dëshironi ti ndiqni, cili është motivi
kryesor që ju nxit (ose ka nxitur)?
1. Për të zgjeruar njohuritë
2. Për të plotësuar dëshirën e prindërve
3. Për të siguruar mundësi më të mira punësimi
4. Për të qenë më i respektuar në shoqëri
5. Për të përfituar kualifikim profesional
6. Sepse arsimimi është shumë i rëndësishëm për të ardhmen
7. Sepse është e vetjma mundësi për të patur punë
8. Tjetër:_________________________________________________(specifiko)
16. Nëse jeni duke ndjekur studimet e larta, pas përfundimit të studimeve ju,
deshironi:
1. të ktheheni në vendlindje
2. të qëndroni në Tiranë
3. të ikni jashtë shtetit
4. Tjetër:__________________________________________________(specifiko)
17. Nëse nuk i keni ndjekur ndjekur studimet e larta, kjo ka ndodhur sepse:
1. Për shkak të mundësive të pakta ekonomike
2. Nuk ju kanë lejuar prindërit / familja
3. Nuk keni dëshiruar vetë të vazhdoni studimet e larta
4. Jeni martuar i/e re
5. Tjetër:__________________________________________________(specifiko)
18. Sipas mendimit tuaj, për të rinjtë sot:
1- Të studiuarit është një lloj imponimi për ta
2- Studimet janë të nevojshme për të gjetur punë në të ardhmen
3- Studimet janë një mundësi për t’u realizuar si individ
4- Tjeter___________________________________________________(specifiko)
19. Çfarë qëndrimi mbajnë/kanë mbajtur prindërit tuaj ndaj arsimimit? 1. janë/kanë qenë indiferentë
2. më nxisin/më kanë nxitur të vazhdoj studimet
3. nuk dëshirojnë /nin të vazhdoj shkollën
4. Tjetër:_________________________________________________(specifiko)
276
20. Ju lutem lexoni më poshtë:
Nr. (mund te zgjidhni më shumë
se një alternativë) Nese jeni i punesuar, si
e keni gjetur punën
tuaj?
(Shenoni me X)
Sipas mendimit
tuaj, si gjenden
vendet e punës ne
Qarkun e Kukesit?
(Shenoni me X)
1 Falë ndihmës së prindërve, të
afërme dhe të miqve
2 Përmes zyrës së punës
3 Përmes ndihmës së një njeriu
me pushtet
4 Me ane te ndikimeve politike
5 Duke dërguar dokumentat në
vendet e hapura të punës
6 Duke vizituar vetë
institucionet dhe organizatat
7 Kam filluar një aktivitet privat
vetë
8 I jam përgjigjur një njoftimi
pune në gazetë, internet
9 Permes konkursit
10 Tjetër:
21. Sa e vërtetë është për ju fjalia: Në Qarkun e Kukësit gjithsecili ka të njëjtin
mundësi për:
Shumë e
vërtetë
E vërtetë Jo shumë e
vërtetë
Aspak e
vërtetë
Të bërë karrierë
Punësimi dhe të rinjtë;
277
T’u pasuruar
T’u arsimuar
T’u punësuar
22. Pyetje për punen, karrierën dhe biznesin:
Nr. A jeni dakort me pohimet: Aspak
(1)
Pak
(2)
Disi
(3)
Shumë
(4)
Pa
përgjigje
(5)
1 Pozicionet drejtuese jane per
meshkujt;
2 Per vajzat dhe grate perparesi
duhet te kete familja dhe
perkujdesja ndaj saj, sesa puna
dhe karriera;
3 Ne ambjenten e punes meshkujt
jane me te favorizuar per tu
ngritur ne detyre sesa femrat;
4 Postet drejtuese jane te
politizuara, nuk jepen sipas
merites;
5 Te rinjte preferojnë të jetojnë
në kurriz të prindërve sesa të
punojnë vetë;
6. Te rinjte nuk kane iniciative per
te hapur biznesin e tyre
7. Te rinjte nuk mundesi dhe
mjete qe te hapin biznesin e
tyre
23. Sipas mendimit tuaj, për të rinjtë në Qarkun e Kukësit:
1- Të punosh është detyrim
2- Puna është thjesht një mjet për të siguruar para
3- Puna është një mjet për t’u realizuar
4- Puna është pasion
5- Tjetër:__________________________________________________(specifiko)
278
24. Sipas mendimit tuaj, më së shumti, të rinjtë në Qarkun e Kukësit nuk
punojnë sepse:
1- nuk kanë mundësi të gjejnë punë;
2- nuk kanë përgatitjen e duhur profesionale;
3- nuk mendojnë shumë për të ardhmen e tyre
4- mjediset e punës janë të politizuara;
5- Tjetër:__________________________________________________(specifiko)
25. A mendoni se te rinjte diskriminohen ne tregun e punës? 1. Po, te qenit i ri/e re ndikon pozitivisht ne punesimin e dikujt
2. Po, te qenit i ri/e re ndikon negativisht ne punesimin e dikujt
3. Jo, mosha nuk luan rol ne punesimin e dikujt
4. Tjeter:__________________________________________________(specifiko)
26. Sa perputhet mendimi juaj me pohimet e meposhtme?
Nr. Pohimi Aspak
(1)
Pak
(2)
Disi
(3)
Shumë
(4)
Pa përgjigje
(5)
1 Te rinjte nuk jane te interesuar
per politiken;
2 Politika nuk lë vend për
pjesëmarrjen e të rinjve;
3 Te rinjte jane te zhgenjyer nga
politikanet prandaj nuk
perfshihen ne te;
4 Te rinjte shqiptare
angazhohen ne politike vetem
nese kane perfitim personal;
5 Vajzat nuk duhet te merren
me politike, ajo eshte fushe qe
ju perket djemve;
6 Te rinjte votojne per ate parti
dhe kandidat qe thote kryetari
i familjes
Politika dhe të rinjtë;
279
27. Cila prej të mëposhtmeve shpreh më mirë qëndrimin tuaj ndaj politikës?
1. Jam i/e angazhuar politikisht
2. Informohem për politikën por pa u pëfshirë
4. Politika nuk më pëlqen/ më lodh
5. Tjetër:_______________________________________________(specifiko)
28. A keni votuar në zgjedhjet e fundit (qëndrore ose vendore)?
1. PO sepse:
1. Vota është e rëndësishme
2. Vota është përgjegjësi dhe detyrim për cdo qytetar
3. Mbështesja një nga kandidatët në garë
4. Tjetër:__________________________________________________(specifiko)
2. JO sepse:
1. Nuk më intereson politika
2. Nuk ka alternativë zgjedhjeje
3. Vota nuk respektohet
4. Tjetër:__________________________________________________(specifiko)
3. Pa përgjigje
29. Cili është elementi më i rëndësishëm që ndikon tek ju për të vendosur për
votën?
1- Besnikëria ndaj një partie politike
2- Karakteristikat personale të një kandidati
3- Programi elektoral i një partie politike
4- Përfitimet personale që më presin nga fitorja e një kandidati
5- Ndikimi i të afërmve, prindërve, miqve
6- Informacioni i marrë nga televizioni dhe shtypi
7- Njohja e drejtpërdrejtë me kandidatin
8- Tjetër:__________________________________________________(specifiko)
Kultura dhe Familja
30. Ju lutem, zgjidhni tre vlera që ju çmojni më shumë në tabelën e
poshtëshënuar; vendosni 1 deri 3 sipas rëndësisë që mendoni se kanë;
Vlerat: Të rinjtë sot
280
1. Pasurimi
2. Dinjiteti vetjak
3. Atdhetaria
4. Toleranca
5. Shpirti bashkëpunues
6. Vetëbesimi
7. Humanizmi
8. Shpirti konkurrues
9. Individualizmi
10. Shpirti novator
11. Sinqeriteti
12. Ndershmëria
13. Korrektësia
14. Tjetër:
15. Pa përgjigje
31. Ju lutem, zgjidhni tre vlera që ju mendoni se brezat më parë çmonin më
shumë në tabelën e poshtëshënuar; vendosni 1 deri 3 sipas rëndësisë që
mendoni se kanë;
Vlerat: Brezat më pare
1. Pasurimi
2. Dinjiteti vetjak
3. Atdhetaria
4. Toleranca
5. Shpirti bashkëpunues
6. Vetëbesimi
7. Humanizmi
281
8. Shpirti konkurrues
9. Individualizmi
10. Shpirti novator
11. Sinqeriteti
12. Ndershmëria
13. Korrektësia
14. Tjetër:
15. Pa përgjigje
32. Më së shumti, ju e cilësoni shoqërinë në Qarkun e Kukësit si: 1 – fanatike\paragjykuese
2 – patriarkale
3 – moderne
4 – liberale
5 – tjetër__________________________________________________(specifiko)
33. Sipas mendimit tuaj, traditat dhe zakonet janë:
1 të vjetëruara
2 të rëndësishme
3 të papërshtatshme për ditët e sotme
4 Tjetër:__________________________________________________(specifiko)
34. Sa i rëndësishëm është për ju besimi fetar:
1. Aspak i rëndësishem
2. Pak i rëndësishem
3. I rëndësishem
4. Shumë i rëndësishem
35. Sa i frekuentoni institucionet fetare të fshatit/qytetit
1. rregullisht
2. në raste festash fetare
3. rrallë
4. asnjëherë
36. Sipas mendimit tuaj cila është arsyeja kryesore që ndikon në zgjerimin e
hendekut midis brezave në ditët e sotme:
282
1. Asnjëri nga brezat nuk e kupton brezin tjetër
2. Përdorimi i teknologjsë i bën brezat më të moshuar të mbesin mbrapa
3. Mënyra e jetesës së të rinjve është e papranueshme për brezat më të moshuar
4. Sepse secili nga brezat është rritur në mënyra të ndryshme
5. Sepse të rinjtë nuk respektojnë rregullat e shoqërisë, vazhdimisht i thyejnë
6. Brezat me të moshuar nuk mund të ecin në të njëjtin hap me ndryshimet e
shpejta të shoqërisë
7. Tjetër:________________________________________________ (specifiko)
37. Sa përputhen mendimet tuaja me pohimet e mëposhtme:
Nr. Pohimi: Aspak
(1)
Pak
(2)
Disi
(3)
Shumë
(4)
Pa përgjigje
(5)
1. Të rinjtë sot preferojnë të
jetojnë vetëm, pa prindërit;
2. Divorci pranohet më lehtë
nga të rinjtë sot;
3. Opinioni i fajëson (më
shumë) gratë si shkaktare të
divorcit;
4. Të rinjtë duhet t’i zgjedhin
vetë partnerët e tyre,
mblesëria është një fenomen i
të shkuarës;
5. Të rinjtë nuk kanë pjekurinë e
duhur për të marrë vendime
në familje;
6. I takon kryefamiljarit të
marrë vendimet në familje;
7. Bashkëshortët duhet të kenë
nivel të njëjtë arsimor
8. Dy të rinj duhet të jetojnë
bashkë vetëm nëse janë të
martuar;
9. Të rinjtë duhet të bashjetojnë
që të njihen me njëri-tjetrin
dhe pastaj të vendosin për
283
martesë.
10. Djemte mund te lejohen te
bashkejetojne ndersa vajzat
jo;
38. Ju lutem shkruani mëposhtë moshën që sipas mendimit tuaj është e
përtashme për martësë për:
1. Vajzat: ________________________________(specifiko)
2. Djemtë: _______________________________(specifiko)
3. pa përgjigje
39. Me cilët nga të mëposhtmit keni marrëdhënie më të afërta aktualisht?
1. me shokët
2. me shoqet
3. me prindërit
4. me motrat/vëllezërit
5. me bashkëshortët
6. Tjetër:_________________________________________________(specifiko)
40. Sa e rëndësishme është për ju të flisni me prindërit tuaj ose familjen për
problemet/ ndjenjat tuaja?
1. Shumë e rëndësishme
2. E rëndësishme
3. Jo shumë e rëndësishme
4. Aspak e rëndësishme
41. Për ju, ka më shumë rëndësi mendimi që ka për ju:
1 familja
2 shoqëria
3 miqtë tuaj
4 kolegët (nëse jeni në punë)
5 pa përgjigje
42. Sipas mendimit tuaj, cila është arsyeja kryesore që i shtyn të rinjtë sot të
martohen?
1 rënia në dashuri
2 mbushja e moshës
3 arsyet ekonomike
4 sepse shtyhen nga të tjerët
5 Tjetër:__________________________________________________(specifiko)
284
43. Për ju, martesa më së shumti është:
1. bashkim i dy njerëzve që duhen
2. pjesë e ciklit të jetës
3. kufizim i lirisë individuale
4. shtim i përgjegjësive
5. ndarje e të mirave dhe të këqijave me dikë
6. tjetër:__________________________________________________(specifiko)
44. Si i merrni vendimet per gjerat te rendesishme ne jeten tuaj? 1. Prinderit e mi vendosin per gjithcka
2. I marr sebashku me prinderit
3. I marr vete, ne menyre te pavarur
4. Nuk e di
45. Pergjitheisht, kush i merr vendimet ne familje tuaj?
1. Babai
2. Nena
3. Vellai
4. Motra
5. Gjyshi
6. Gjyshja
7. Nuk e di
46. Sa te rendesishem jane faktoret e meposhtem per zgjedhjen e
partnerit/partneres tuaj?
Nr. Faktoret Aspak
(1)
Pak
(2)
Disi
(3)
Shumë
(4)
Pa përgjigje
(5)
1. Niveli arsimor
2. Aprovimi i familjes
3. Paraqitja
4. Statusi ekonomik
5. Virgjeria
6. Feja
7. Interesat e
285
perbashketa
8. Personaliteti
47. Sa shpesh ju lindin mosmarrëveshje me prindërit tuaj?
1. Çdo javë
2. Çdo muaj
3. Më rrallë se një herë në muaj
4. Asnjëherë
48. Nëse këni patur mosmarrëveshje, cili është shkaku kryesor i
mosmarrëveshjeve tuaja me prindërit? 1. Nuk ju përfillin mendimet
2. Nuk ju plotësojnë kërkesat ekonomike
3. Nuk ju lejojnë të ndiqni modën dhe mënyrën e jetesës
4. Ju tejngarkojnë me punë të ndryshme në ekonominë shtëpiake
5. Mendojnë se dinë më shumë se ju
6. Nuk kuptoheni për shkak të diferencës së moshës
7. Nuk pranojnë mënyrën tuaj të jetesës
8. Duan të bëni siç thonë ata
9. Tjetër shkak:____________________________________________(specifiko)
10. Pa përgjigje
Migrimi, kthimi në vendlindje, Rruga Durrës – Kukës
49. A keni të afërm që kanë
emigruar jashtë Shqipërisë?
1. Po 2. Jo
50. A deshironi ju te migroni nga
Qarku i Kukesit?
1. Po 2. Jo
51. Sipas jush, si jetohet në Qarkun e Kukësit në krahasim me pjesën tjetër të
Shqipërisë:
1. Më mirë
2. Në të njëjtën mënyrë
3. Më keq
4. Shumë më keq
5. Pa përgjigje
286
52. Ju lutem zgjidhni tre nga faktorët e mëposhtëm që sipas mendimit tuaj i
shtyjnë më së shumti të rinjtë të largohen nga Qarku i Kukësit? 1. Papunësia
2. Mungesa e argëtimit
3. Shpresa për një të ardhme më të mirë
4. Sigurimi i standarteve më të larta të jetësës
5. Mundësi më të mira arsimimi
6. Të bashkohen me të afërmit që kanë atje
7. Infastruktura e pazhvilluar
8. Shërbime shëndetësore jo cilësore
9. Tjetër:_________________________________________________(specifiko)
53. Sipas mendimit tuaj, si konsiderohet migrimi nga të rinjtë sot: 1- si një mënyrë kryesore për t’u punësuar dhe siguruar të ardhmen;
2- si e vetmja mundësi për të siguruar të ardhmen e tyre;
3- si një alternativë midis shumë të tjerave
4- si një alternativë kur gjërat nuk të ecin në vendlindje
5- tjetër:___________________________________________________(specifiko)
54. Sa i/e kënaqur jeni me secilin nga aspektet e mëposhtme:
Nr. Elementët: Aspak
(1)
Pak
(2)
Disi
(3)
Shumë
(4)
Pa përgjigje
(5)
1 Standarti juaj i jetesës
2 Mënyra sesi kaloj kohën e
lirë
3 Arsimimi që keni
marrë/po merrni
4 Marrëdhëniet me të rinjtë
e tjerë
5 Marrëdhëniet me familjen
6 Puna që bëni
7 Tjetër:
55. Sa shpesh udhëtoni në Tiranë apo në qytete të tjera?
1. Çdo javë
2. Çdo muaj
287
3. Më rrallë se një herë në muaj
4. Asnjëherë
5. Tjetër:____________________________________________________(specifiko)
56. Cilat është arsyeja kryesore për të cilat ju udhëtoni më shpesh në Tiranë apo
në qytete të tjera?
1. Për t’u takuar me shoqërinë
2. Për të bërë pazar
3. Për të vizituar të afërmit
4. Për të ndjekur studimet
5. Për të marrë pjesë në një aktivitet argëtues – kulturor
6. Pët t’u interesuar për punësim
7. Tjetër:____________________________________________________(specifiko)
57. Në plane afatgjata, çfarë mendoni se do të sjellë më së shumti Rruga Durrës –
Kukës për këtë Qark?
1. Do të sjellë zhvillim të Qarkut të Kukësit
2. Do të ndikojë në kthimin e të rinjve për të punuar e jetuar këtu
3. Thjesht lehtëson udhëtimin për në qytete të tjera dhe anasjelltas
4. Do të nxisë zhvillimin e biznesit privat
5. Do të nxisë shtimin e investimeve të shtetit në këtë qark
6. Do të nxisë zhvillimin e turizmit malor
7. Do të nxisë zhvillimin e infrastrukturës së brendshme në Qark
8. Nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të madh
9. Tjetër:_________________________________________________(specifiko)
58. Si e shihni te ardhmen e Qarkut te Kukesit ne 10 vitet ne vazhdim?
1. Me mire se tani
2. Njesoj si tani
3. Me keq se tani
4. Nuk e di
Koha e lire, Pjesemarrja dhe të rinjtë
59. A ndjeheni i përfshirë në zhvillimin e shoqerise ku jetoni?
1. Aspak
2. Pak
3. Disi
4. Shume
5. Pa pergjijge
288
60. Në lidhje me rolin e të rinjve në shoqërinë e Qarkut të Kukësit, ju lutem
zgjidhni një nga alternativat që përputhet më shumë me mendimin tuaj:
1. Të rinjtë nuk e dinë cili është roli i tyre në shoqëri
2. Të rintjtë nuk kanë përgatitjen e duhur për të luajtur rolin që ju takon në shoqëri
3. Të rinjtë nuk janë të interesuar për të luajtur rolin e tyre në shoqëri
4. Të rintjë nuk kanë hapësirë për të luajtur rolin e tyre
5. Të rinjtë mendojnë të largohen nga Qarku i Kukësit prandaj nuk angazhohen në
jetën shoqërore
61. Për secilën nga çiftet e pohimeve zgjidhni atë ku gjeni veten më shumë:
1. Suksesi varet nga puna e palodhur dhe jo nga fati
2. Është e kotë të bësh shumë plane për të ardhmen sepse e ardhmja varet shumë
nga fati
1. Në ditët e sotme, për t’ia dalë në jetë duhet të kesh miq dhe njohjet e duhura
2. Në ditët e sotme, duhet të jesh i përgatitur dhe të mbështetesh në forcat e tua për
të i’a dalë mbanë
1. Do të zgjidhja një punë që më pëlqen edhe pse nuk siguron shumë të ardhura
2. Do të zgjidhja një punë që siguron të ardhura edhe pse mund të jetë e rëndomtë
1. Mungesa e zhvillimit të një vendi është për shkak të punës së dobët të shtetit
2. Zhvillimi i një vendi varet nga inicitivat private të secilit nga shtetasit e vet
62. Sipas mendimit tuaj, Si mendoni se ju perceptojne (konsiderojne) brezat e
tjere:
1. Si te papjekur per te marre vendime
2. Si te pa pregatitur per jetesen si te rritur
3. Si neglizhues dhe pertace
4. Si te afte dhe pergatitur
5. Si brezi qe do sjelle perparimin e shoqerise
6. Tjeter:__________________________________________________(specifiko)
289
63. Cila është dëshira juaj kryesore?
1. Të arsimoheni me rezultate sa më të mira
2. Të bëni karrierë në politikë
3. Të bëjnë jetë të rehatshme familjare
4. Të pasuroheni
5. Të stabilizoheni në Tiranë
6. Të emigroni në një vend të zhvilluar e të stabilizoheni atje
7. Tjetër:_________________________________________________(specifiko)
64. Çfarë bëni më shumë në kohën tuaj të lirë?
1. lexoj gazetat
2. ndjek programe televizive
3. merrem me veprimtari sportive
4. takoj shoqërinë
5. luaj në kompjuter
6. chatoj në internet
7. lexoj libra
8. Tjetër:__________________________________________________(specifiko)
65. A jeni pjesë e ndonjë organizate rinore?
1. PO, sepse: 1. Dua të jap kontributin tim
2. Për të zënë kohën me punë
3. Sepse miqtë e mi janë pjesë
4. Për të përfituar të ardhura ekonomike
5. Për t’u solidarizuar me problemet e të rinjve
6. Tjetër:__________________________________________________(specifiko)
2. JO, sepse:
1. Nuk di të ketë të tilla aty ku jetoj unë
2. Nuk jam i/e interesuar të angazhohem
3. Nuk kam ndonjë përfitim prej tyre
4. Janë me orientim politik
5. Nuk sjellin ndonjë ndryshim në jetën tonë
6. Tjetër:__________________________________________________(specifiko)
66. Ju lutem plotesoni tabelen meposhte:
Nr. Pyetja: çdo
ditë
(1)
çdo
javë
(2)
me
raste
(3)
rrallë
(4)
asnjehere
(5)
Pa
përgjigje
(6)
1 Sa dendur pini duhan?
2 A konsumoni pije alkolike?
290
3 Sa dendur luani bixhoz?
4 Sa dendur lexoni libra?
5 Sa dendur shihni TV
6 Sa dendur lexoni gazeten?
7 Sa dendur frekuentoni
kafenete/ baret?
8. Sa shpesh futeni ne
internet?
9. Sa shpesh merreni me
aktivitet sportiv?
10. Sa shpesh merreni me pune
shtepie?
67. Pergjithesisht, sa rendesi ka ne jeten tuaj sot:
Nr. Aspak
(1)
Pak
(2)
Disi
(3)
Shumë (4) Pa përgjigje (5)
1 Familja
2 Studimet
3 Feja
4 Puna
5 Politika
6 Vullnetarizmi
68. Gjate tre viteve te fundit, a jeni perfshire ne ndonje angazhim/pune
vullnetare (pa pagese)?
1. PO b) JO
Faleminderit!
291
Shtojca 3
Pyetësor
Për prindërit
Ky pyetsësor është një instrument i studimit të doktoraturës në fushën e sociologjisë, mbi
problematikën e të rinjve në Qarkun e Kukësit. Duke ju falenderuar paraprakisht për
ndihmesën, ju kujtoj që të dhënat tuaja janë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për
arsye studimore.
Ju falenderoj përzemërsisht!
Enkelejda Cenaj
1. Mosha: ………vjeç
2. Përkatësia gjinore: 1. Mashkull 2.Femër
3. Niveli arsimor
5. Tetëvjeçar
6. a) I mesëm i pambaruar b) I mesëm në vazhdim c) I mesëm i mbaruar
7. a) I lartë i pambaruar b) I lartë në vazhdim c) I lartë i mbaruar
8. Me gradë e titull shkencor
4. Nga sa anëtarë përbëhet familja juaj:_________
5. Sa fëmijë keni: ____________
6. Si e vlerësoni gjendjen ekonomike?
7. - shumë e mirë
8. - të mirë
9. - mesatare
10. - e keqe
11. - shumë e keqe
12. – pa përgjigje
7. Cilat burime të të ardhurave përdor familja juaj për jetesë?
10. - punësim në sektorin privat
11. - punësim në sektorin publik
12. - vetëpunësim: ............................................................................................specifiko
13. - të ardhura nga investime
14. - të ardhura nga emigracioni
15. - të ardhura nga bujqësia/blegtoria
16. - pension
17. - asistencë/ndihmë ekonomike
18. - burim tjetër: ..............................................................................................specifiko
8. Cilat janë TRE problemet më të vështira me të cilat po përballeni ju dhe familja juaj?
12. Papunësia
13. Problemet shëndetësore
292
14. Kushte jo të mira jetese
15. Mungesë uji të rrjedhshëm në banesë
16. Mungesë e energjisë elektrike
17. Kosto e lartë e jetesës (çmimet e larta, shpenzimet në rritje, etj.)
18. Mungesë e infrastrukturës (rrugë, kanalizime, etj)
19. Varfëri ekonomike
20. Mungesë mundësish për punë
21. Mungesë mundësish për arsimim
22. Tjetër:..........................................................................................................specifiko
9. Sa përputhet mendimi juaj me pohimet e mëposhtme:
Nr. Pohimi: Aspak (1)
Pak (2)
Disi (3)
Shumë (4)
Pa përgjigje (5)
1. Të rinjtë mendojnë se arsimimi nuk sjell ndonjë ndryshim në të ardhmen e tyre;
2. Të rinjtë e sotëm kërkojnë të marrin rezultate të larta edhe pa i merituar ato;
3. Vajzat duhet të ndjekin dhe diplomohen në degë të përshtatshme për to;
4. Arsimimi është më i rëndësishëm për djemtë, si kryetarë të ardhshëm familjesh;
5. Vajzat duhet të ndjekin dhe diplomohen në degë të përshtatshme për to;
6. Pas studimeve, djemtë duhet të kthehen pranë familjes sepse aty është vendi i tyre;
7. Të rejat që janë në poste drejtuese paragjykohen nga të tjerët si të pamoralshme;
8. Të rejat që janë në poste drejtuese dyshohen se e kanë marrë pa të drejtë atë vend pune;
9. Pas studimeve, vajzat duhet të kthehen pranë familjes derisa të martohen e të krijojnë familjen e tyre;
293
Vajzat nuk duhet te merren me politike, ajo eshte fushe qe ju perket djemve;
Te rinjte votojne per ate parti dhe kandidat qe thote kryetari i familjes;
Pozicionet drejtuese jane per meshkujt;
Per femrat perparesi duhet te kete familja dhe perkujdesja ndaj saj, sesa puna dhe karriera;
Ne ambjentet e punes meshkujt jane me te favorizuar per tu ngritur ne detyre sesa femrat;
Postet drejtuese jane te politizuara, nuk jepen sipas merites;
Te rinjte preferojne te jetojne ne kurriz te prinderve sesa te punojne vete;
Te rinjte nuk kane iniciative per te hapur biznesin e tyre;
Te rintje nuk kane mundesi dhe mjete qe te hapin biznesin e tyre;
10. Ju lutem zgjidhni tre nga faktorët e mëposhtëm që sipas mendimit tuaj i shtyjnë më
së shumti të rinjtë të largohen nga Qarku i Kukësit?
10. Papunësia
11. Mungesa e argëtimit
12. Shpresa për një të ardhme më të mirë
13. Sigurimi i standarteve më të larta të jetësës
14. Mundësi më të mira arsimimi
15. Të bashkohen me të afërmit që kanë atje
16. Infastruktura e pazhvilluar
17. Shërbime shëndetësore jo cilësore
18. Tjetër:___________________________________________________(specifiko)
11. Sipas mendimit tuaj, traditat dhe zakonet janë:
1. të vjetëruara
2. të rëndësishme
3. të papërshtatshme për ditët e sotme
294
4. Tjetër:__________________________________________________(specifiko)
12. Më së shumti, ju e cilësoni shoqërinë në Qarkun e Kukësit si:
1 – fanatike
2 – paragjykuese
3 – patriarkale
4 – moderne
5 – liberale
6 – tjetër___________________________________________________(specifiko)
7 – Pa përgjigje
13. Sa përputhen mendimet tuaja me pohimet e mëposhtme:
Nr. Pohimi: Aspak (1)
Pak (2)
Disi (3)
Shumë (4)
Pa përgjigje (5)
1. Të rinjtë sot preferojnë të jetojnë vetëm, pa prindërit;
2. Të rinjtë duan pavarësi dhe që të tjerët të mos ndërhyjnë në jetën e tyre;
3. Divorci pranohet më lehtë nga të rinjtë sot;
4. Një grua e divorcuar paragjykohet shumë nga të tjerët;
5. Opinioni i fajëson (më shumë) gratë si shkaktare të divorcit;
6. Të rinjtë duhet t’i zgjedhin vetë partnerët e tyre, mblesëria është një fenomen i të shkuarës;
7. Dy të rinj duhet të jetojnë bashkë vetëm nëse janë të martuar;
8. Të rinjtë duhet të bashjetojnë që të njihen me njëri-tjetrin dhe pastaj të vendosin për martesë;
14. Me cilën nga pohimet më poshtë përputhet mendimi juaj?
1- Të rinjtë sot nuk kanë pjekurinë e duhur për të marrë vendime në familje;
2- I takon kryefamiljarit të marrë vendimet në familje;
3- Të rinjtë nuk përfshihen në vendimarrjen në familje, nëse çështja nuk prek
drejtpërdrejt ata;
4- Tjetër:____________________________________________________(specifiko)
295
15. Sa shpesh ju lindin mosmarrëveshje me fëmijët tuaj?
1. Çdo javë
2. Çdo muaj
3. Më rrallë se një herë në muaj
4. Asnjëherë
16. (Për prindërit që kanë fëmijë 18 vjeç e lart) Cilat janë tre arsyet kryesore që ju
shtyjnë në mosmarrëveshje me fëmijët tuaj?
1. Nuk ju dëgjojnë këshillat
2. Nuk ju kuptojnë për shkak të diferencës së moshës
3. Mendojnë se dinë më shumë se ju
4. Mendojnë se nuk keni të drejtë të ndërhyni në jetën e tyre
5. Nuk punojnë, megjithëse kanë moshën
6. Nuk studiojnë sa duhet
7. Kërkojnë që t’i mbani me të ardhura edhe pse janë të rritur
8. Harxhojnë shumë kohë në kafe, internet, telefon
9. Tjetër:____________________________________________________(specifiko)
17. Sipas jush, si jetohet në Qarkun e Kukësit në krahasim me pjesën tjetër të Shqipërisë:
6. Më mirë
7. Në të njëjtën mënyrë
8. Më keq
9. Shumë më keq
10. Pa përgjigje
18. Sipas mendimit tuaj, më së shumti, të rinjtë në ditët e sotme e shpenzojnë kohën:
Nr. (Zgjidhni një alternativë) Vajzat (vendosni X) Djemtë (vendosni X)
1 duke studiuar
2 duke punuar
3 duke pirë kafe në lokale
4 në internet
5 në bixhoz
6 me punë shtëpie
7 pa përgjigje
19. Ju lutem, zgjidhni tre vlera që ju çmojni më shumë në tabelën e poshtëshënuar;
vendosni 1 deri 3 sipas rëndësisë që mendoni se kanë;
Vlerat: Të rinjtë sot
1. Pasurimi
2. Dinjiteti vetjak
296
3. Atdhetaria
4. Toleranca
5. Shpirti bashkëpunues
6. Vetëbesimi
7. Humanizmi
8. Shpirti konkurrues
9. Individualizmi
10. Shpirti novator
11. Sinqeriteti
12. Ndershmëria
13. Korrektësia
14. Tjetër:
15. Pa përgjigje
20. Ju lutem, zgjidhni tre vlera që ju mendoni se brezat më parë çmonin më shumë në
tabelën e poshtëshënuar; vendosni 1 deri 3 sipas rëndësisë që mendoni se kanë;
21. Nga pohimet më poshtë, ju lutem zgjidhni një nga dy alternativat që përputhet më
shumë me mendimin tuaj:
1 – Të rinjtë nuk kanë hapësira të luajnë rolin e tyre në shoqëri;
2 – Të rinjtë nuk kanë përgatitjen e duhur për të marrë përsipër rolin që ju takon;
Vlerat: Brezat më parë
1. Pasurimi
2. Dinjiteti vetjak
3. Atdhetaria
4. Toleranca
5. Shpirti bashkëpunues
6. Vetëbesimi
7. Humanizmi
8. Shpirti konkurrues
9. Individualizmi
10. Shpirti novator
11. Sinqeriteti
12. Ndershmëria
13. Korrektësia
14. Tjetër:
15. Pa përgjigje
297
1 – Brezat e tjerë nuk kanë besim te përgjegjshmëria e të rinjve sot;
2 – Brezat e tjerë i vlerësojnë të rinjtë sot si të përgjegjshëm;
1 – Të rinjtë i konsiderojnë brezat e moshuar si më të ditur;
2 – Të rinjtë e konsiderojnë veten më të ditur se brezat e moshuar;
1 – Të rintjë sot vlerësojnë para së gjithash të ardhurat materiale;
2 – Të rinjtë sot vlerësojnë para së gjithash vlerat morale;
1 – Të rinjtë sot nuk duan t’ia dinë për opinionet apo mendimet e të tjerëve;
2 – Të rinjtë sot kushtëzohen në sjelljet e tyre nga opinioni i të tjerëve;
22. Cilat janë TRE arsyet kryesore për të cilat ju udhëtoni më shpesh në Tiranë apo në
qytete të tjera?
1. Për t’u takuar me shoqërinë
2. Për të bërë pazar
3. Për të vizituar të afërmit
4. Për të ndjekur studimet
5. Për të marrë pjesë në një aktivitet argëtues – kulturor
6. Pët t’u interesuar për punësim
Tjetër:____________________________________________________(specifiko)
23. Në plane afatgjata, çfarë mendoni se do të sjellë Rruga Durrës – Kukës për këtë
Qark? (Ju lutem rrethoni deri në TRE alternativa!)
10. Do të sjellë zhvillim të Qarkut të Kukësit
11. Do të ndikojë në kthimin e të rinjve për të punuar e jetuar këtu
12. Thjesht lehtëson udhëtimin për në qytete të tjera dhe anasjelltas
13. Do të nxisë zhvillimin e biznesit privat
14. Do të nxisë shtimin e investimeve të shtetit në këtë qark
15. Do të nxisë zhvillimin e turizmit malor
16. Do të nxisë zhvillimin e infrastrukturës së brendshme në Qark
17. Nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të madh
18. Tjetër:___________________________________________________(specifiko)
24. Sipas mendimit tuaj, për të rinjtë:
1- Të punosh është detyrim
2- Puna është thjesht një mjet për të siguruar para
3- Puna është një mjet për t’u realizuar
4- Puna është pasion
5- Tjetër:__________________________________________________(specifiko)
25. Sipas mendimit tuaj, më së shumti, të rinjtë në Qarkun e Kukësit nuk punojnë sepse:
1- nuk kanë mundësi të gjejnë punë;
2- preferojnë të jetojnë në kurriz të prindërve sesa të punojnë vetë;
298
3- nuk kanë përgatitjen e duhur profesionale;
4- nuk mendojnë shumë për të ardhmen e tyre
5- mjediset e punës janë të politizuara;
Tjetër:
_____________________________________________________________(specifiko)
26. Sipas mendimit tuaj cila është arsyeja kryesore që ndikon në zgjerimin e hendekut
midis brezave në ditët e sotme:
8. Asnjëri nga brezat nuk e kupton brezin tjetër
9. Përdorimi i teknologjsë i bën brezat më të moshuar të mbesin mbrapa
10. Mënyra e jetesës së të rinjve është e papranueshme për brezat më të moshuar
11. Sepse secili nga brzat është rritur në mënyra të ndryshme
12. Sepse të rinjtë nuk respektojnë rregullat e shoqërisë, vazhdimisht i thyejnë
13. Brezat me të moshuar nuk mund të ecin në të njëjtin hap me ndryshimet e shpejta
të shoqërisë
14. Tjetër:____________________________________________________(specifiko)
27. Sipas mendimit tuaj, si konsiderohet politika nga të rinjtë sot:
1 – si një mjet për të ecur përpara;
2 – si një fushë që nuk lë hapësirë për pjesmarrjen e të rinjve;
3 – si një fushë pa interes;
4 –
Tjetër:____________________________________________________(specifiko)
28. Cila prej të mëposhtmeve shpreh më mirë qëndrimin tuaj ndaj politikës?
1. Jam i/e angazhuar politikisht
2. Informohem për politikën por pa u pëfshirë
3. Politika nuk më pëlqen/ më lodh
4. Tjetër:__________________________________________________(specifiko)
29. Ju lutem zgjidhni më poshtë dy nga pohimet që përputhen më shumë me mendimin
tuaj;
- Të rinjtë:
1. - nuk janë shumë të interesuar për çështje që nuk prekin drejtpërdrejt interesin e
tyre individual;
2. - mendojnë më shumë për përfitimet e tyre personale sesa për të mirën e shoqërisë;
3. - nuk bëjnë asgjë për komunitetin nëse nuk paguhen;
4. - nuk përfshihen në punë vullnetare;
5. - janë indiferentë ndaj çështjeve publike;
6. - nuk interesohen shumë për mjediset e përbashkëta;
30. A mendoni se te rinjte diskriminohen ne tregun e punës?
1. Po, te qenit i ri/e re ndikon pozitivisht ne punesimin e dikujt
2. Po, te qenit i ri/e re ndikon negativisht ne punesimin e dikujt
3. Jo, mosha nuk luan rol ne punesimin e dikujt
299
4. Tjeter:__________________________________________________(specifiko)
31. Sa i rëndësishëm është për ju besimi fetar:
1. Aspak i rëndësishem
2. Pak i rëndësishem
3. I rëndësishem
4. Shumë i rëndësishem
32. Sa i frekuentoni institucionet fetare të fshatit/qytetit
5. rregullisht
6. në raste festash fetare
7. rrallë
8. asnjëherë
33. Sipas mendimit tuaj, cila është arsyeja kryesore që i shtyn të rinjtë sot të
martohen?
1. rënia në dashuri
2. mbushja e moshës
3. arsyet ekonomike
4. sepse shtyhen nga të tjerët
5. Tjetër:________________________(specifiko)
34. Për ju, martesa më së shumti është:
1. bashkim i dy njerëzve që duhen
2. pjesë e ciklit të jetës
3. kufizim i lirisë individuale
4. shtim i përgjegjësive
5. ndarje e të mirave dhe të këqijave me dikë
6. tjetër:_______________________(specifiko)
35. Sa te rendesishem jane faktoret e meposhtem per zgjedhjen e
partnerit/partneres tuaj?
Nr
.
Faktoret Aspak
(1)
Pak
(2)
Disi
(3)
Shumë
(4)
Pa përgjigje
(5)
1. Niveli arsimor
2. Aprovimi i familjes
3. Paraqitja
4. Statusi ekonomik
300
5. Virgjeria
6. Feja
7. Interesat e
perbashketa
8. Personaliteti
36. Si e shihni te ardhmen e Qarkut te Kukesit ne 10 vitet ne vazhdim?
1. Me mire se tani
2. Njesoj si tani
3. Me keq se tani
4. Nuk e di
301
Shtojca 4
UDHËZUESI I INTERVISTËS
Quhem Enkelejda Cenaj, jam pedagoge sociologjisë në Universitetin “Aleksandër
Moisiu” Durrës, Fakulteti i Edukimit. Po kryej studimin e doktoraturës në fushën e
sociologjisë pranë Fakulteti të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, dhe po
studioj problematika të të rinjve në Qarkun e Kukësit. Duke ju falenderuar
paraprakisht për ndihmesën, ju kujtoj që të dhënat tuaja janë konfidenciale dhe do të
përdoren vetëm për arsye studimore. A pranoni ta zhvillojmë bashkë këtë intervistë?
Karakteristikat demografike dhe sociale:
1. Mosha _________ Inicialet____________
2. 2. Gjinia - F - M
3. 3. Arsimimi - fillor - tetëvjeçar - i mesëm - i lartë
4. Profesioni ________________________________
5. 5. A jeni i/e punësuar? PO JO
6. Qyteti/Fshati i vendit të origjinës:
7. Ku banon aktualisht:
8. 11.Me kë jeton?
Disa nga çështjet kryesore mbi të cilën do të fokusohet intervista:
9. Cila janë problematikat me të cilat përballeni në jetën tuaj të përditshme?
10. Sipas mendimit tuaj, cila është mbështetja që duhet t‘i ofrojë familja të rinjve? A i
plotesojne familjet ne Qarkun e Kukësit këto kushte?
11. Cfarë karakteristikash kanë të rinjtë sot për ju?
12. Si konsiderohen të rinjtë nga brezat e tjerë më të rritur sipas mendimit tuaj?
13. Sipas mendimit tuaj, sa mundësi kanë të rinjtë në Qarkun e Kukësit të marrin
pjesë në vendimmarrje (Familje, politikë)? Çfarë shërben si pengesë?
302
14. A ka vendime në familje në të cilat të rinjtë nuk duhet të marrin pjesë? Po vajzat
dhe gratë? Nëse Po, cilat janë ato? Pse?
15. Cili është opinion në Qarkun e Kukësit për vajzat dhe gratë që merren me
politikë? Cili është mendimi juaj në lidhje me këtë çështje?
16. Sipas mendimit tuaj, cili është roli i arsimimin në të ardhmen e të rinjve sot?
17. A ka pengesa në lidhje me arsimimin e vajzave dhe grave në Qarkun ë Kukësit?
Nëse po, cilat janë pengesat që frenojnë një vajzë/grua të arsimohet?
18. Po në lidhje me profilet e arsimimit dhe profesionet, a mendoni se ka profesione
që janë më të përshtatshme për një vajzë/grua? Pse?
19. Cili është pozicioni i vajzave dhe grave në lidhje me punësimin dhe ngritjen në
detyrë? A ka preferenca midis sektorit shtetëror dhe atij privat?
20. A kontribuojnë burrat në punët e shtëpisë?
21. Çfarë mendoni në lidhje me martesën dhe bashkëjetesën?
22. Po në lidhje me divorcin? Cilat janë problemet me të cilat përballen gratë dhe
burrat e divorcuar në Qarkun e Kukësit?
23. Në Qarkun e Kukësit haset shpesh idea se: të rinjtë që jetojnë jashtë vendit apo në
Tiranë, nuk dëshirojnë të kthehen në Qarkun e Kukësit, dhe ata që jetojnë këtu
dëshirojnë të ikin. Cili është mendimi juaj në lidhje me këtë çështje?
24. Duke ju referuar të dhënave nga studimi i literaturës, të rinjtë shpesh penalizohen
ose nuk merren seriozisht nga të rriturit sepse shpesh shihen si të rritur në proces,
ose si në tranzicion, ne proces duke u bere te rritur, cfarë mendoni ju ne lidhje me
këtë çështje?
25. Çfarë ka sjellë Rruga Durrës – Kukës në jetesën e banorëve dhe zhvillimin e
Qarkut të Kukësit sipas jush?