e boton qksh ”migjeni” borås-suedi viti ii , nr. 1 · vepra. ghega publikoi shumicën e...

20
Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Janar 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 1 Biblioteka Universitare Prishtinë DituriaRevistë mujore

Upload: others

Post on 20-Sep-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Janar 2008

    Dituria

    E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi

    Viti II , Nr. 1

    Biblioteka Universitare Prishtinë

    Dituria‐Revistë mujore

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008 faqe 2 Revistë kulturore, letrare, artistike shoqërore e argëtuese për fëmijë, të rinjë dhe prindër

    D I T U R I A Përmbajtja: Boton QKSH “Migjeni” Borås – Suedi Kryeredaktor: 3.Nga redaksia Sokol Demaku [email protected] 4. Konferenca e Bujanit Keshilli redaktues: 5.Dy gjuhësia tek fëmijët Rrahmon Jashari [email protected] 6.7.Fejtoni ynë Lena Liden [email protected] 8.9. Faqe për fëmijë Agron Cela [email protected] 10,11. Faqe për fëmijë Ramadan Myrtaj [email protected] 12."Kush flet për fitore”..Mimoza Veliu Arsim Daka [email protected] 13,14,15.Detyra më e bukur e Kreshnikut Hakif Jashari 16,Përrallë shqiptare [email protected] Adresa e redaksisë 17. Stresi [email protected] 18.Për orët e lira Revista Dituria 19.Veshje kombëtare shqiptare Studiefrämjandet L. Kyrkogatan 20 20.Morali,Etika dhe Ndërgjegjja 503 07 Borås

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar, 2008faqe 3 Ja shkoi edhe viti 2007, viti të cilin e pritëm me padurim të gjithë dhe e përcollëm po ashtu me padurim. Besojmë se viti 2008 do jetë vit i angazhimeve tona këtu në diasporë ashtu edhe në vendlindje për nje jetë me të begatë kulturore. Nëse ne të gjithë jemi së bashku dhe do angazhohemi ashtu si ne na ka hije dhe ashtu si ne dim e mundemi besojmë se rezultatet nuk do mungojnë. Ne e pamë dhe përjetuam në vitin që shkoi se me një angazhim të mjaftueshëm mund të arrimë ate çka ne dëshirojmë. Ishte madhështor manifestimi i 28 Nëntorit me Akademin Solemne, ishte i kënaqshëm angazhimi i ynë dhë fëmijëve tan si dhe miqëve tan që na ndihmuan në realizimin e ideve tona për këtë manifestim. Ne i falenderojmë të gjithë ata që na ndihmuan me kontributine tyre në realizimine qellimeve tona të përbashkëta. Falenderojmë poetët dhe shkrimtaret nga trojet tona si dhe nga diaspora që na e begatuan reviston tonë me shkrimet e tyre dhe se besojmë se bashkëpunimi i ynë do jetë edhe më i madh dhe më i frytshëm këtë vit. Ne i falenderojmë edhe entet dhe shoqatat suedeze të cilat na kanë dal në ndihmë në realizimine projekteve tona gjatë viti që lam pas. I falenderojmë të gjithë ata të cilët na dhanë sygjerime dhe këshilla për punën tonë dhe për punën në të ardhmën, se këta ishin një udhërrefyes i mirë për punën tonë. Shpresojmë se këtë vit të gjithë do gjejmë kohë dhe kurajo për një angazhim më të madh në jetën kulturore, në angazhimin e të rinjëve dhe fatosave në jetën kulturore. Këshilli Kombëtar i Kulturës i Suedisë kët¨vit revistes ”Dituria” i ka nda një ndihmë materiale, e besojmë se kjo ndihme do na ndihmojë në përmirësimin e kushteve të punës dhe se kualiteti i recistes do jetë në nivel. Ju ftojmë që të jeni së bashku me ne në realizimin e idelave tona! Redaksia e revistës ”Dituria” Borås Qër nga muaj gusht 2007 mund të lexoni revistën ton edhe në internet www.immi.se/tidsktifter/dituria

    Dituria‐Revistë mujore

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008faqe 4 Shënohet 64-vjetori i Konferencës së Bujanit Në Prishtinë në lokalet e Bibliotekës Popullore Universitare,u shënua 64 vjetori i Konferencës së Bujanit. Në 64 vjetorin e mbajtjes së konferencës së Bujanit, veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare kanë shënuar këtë datë historike për kombin shqiptar, e në veçanti për popullin e Kosovës. Pajazit Nushi, i cili ka folur për rëndësinë e kësaj konference, ka thënë se organizimi i shqiptarëve në atë kohë ka shënuar një emancipim politik dhe strategjik të Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Në këtë përvjetor është bërë edhe promovimi i librit “Fadil Hoxha, një jetë kushtuar atdheut”. Akademik Rexhep Qosja, duke folur për librin, ka çmuar lart veprën politike dhe ushtarake të Fadil Hoxhës. Në këtë konferencë është themeluar Këshilli Nacionalçlirimtar i Kosovës. Në të kanë marrë pjesë përfaqësuesit e të gjitha viseve dhe popujve të Kosovës: shqiptarë, serbë, malazezë e boshnjakë. Prej 61 delegatëve sa është dashur të ishin të pranishëm, në Konferencën e Bujanit kanë marrë pjesë 49 delegatë. Prej gjithsej delegatëve, 43 kanë qenë shqiptarë, 7 serbë dhe një boshnjak. “HISTORIA MËSOHET PËR T'U MOS PËRSËRITUR MË KURRË” Konferenca e Bujanit është mbajtur në fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës prej 31 dhjetor gjerë më 2 janar 1944. Pjesëmarrësit në dokumentin përfundimtar të kësaj Konference shënojn: “ Kosova dhe rrafshi i Dukagjinit është një anë, e cila popullohet në pjesën më të madhe nga popullsia shqiptare, e cila, si gjithmonë, dëshiron edhe sot të bashkohet me Shqipërinë. Prandaj, e ndjejmë për detyrë ta vëmë në dukje rrugën e vërtetë në të cilën duhet të ecë populli shqiptarë për tërealizuar aspiratat e veta.Rruga e vetme për t’u bashkuar me Shqipërinë, për shqiptarët e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, është lufta e përbashkët me popujtë e tjerë të Jugosllavisë, kundër okupatorit dhe shërbëtorve të tij. Sepse, kjo është rruga e vetme për tu fituar liria, kur të gjithë popujtë, pra edhe shqiptarët, do të kenë mundësinë që të deklarohen rreth fatit të vet, me të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje.” Malësia e Gjakovës shtrihet në lindje të Alpeve Shqiptare, është treva që në kufinjtë e sotëm administrativ të Shqipërisë i takon Rrethit të Tropojës dhe vazhdon dhe jashtë kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, në disa vendbanime afër Gjakovës dhe Junikut. Në jug shtrihet deri në Liqenin e Fierzës. Brenda Malësisë së Gjakovës shtrihen bajraqet historike të Krasniqes, Gashit dhe Bytyqit. Me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër me 1913 u caktua kufiri i Shqipërisë, pjesa më e madhe e Malësisë së Gjakovës mbeti brenda kufinjve të Shqipërisë së pavarur, por kufiri krijoi vështirësi. në jetën e përditshme.malësorët në vend se të bënin tregti në Gjakovë ku në këmbë shkonin për disa orë, duhej që të përdornin si alternativë tregun e Shkodrës që ishte një udhëtim 3-4 ditor. Malësia e Gjakovës shquhet nga lumenjtë e saj, më i rëndësishmi është lumi i Valbonës. Është e pasur me shkembinjë magmatik, me të cilët lidhen mineralet e kromit; nga gëlqeroret dhe terigjenet.

    Dituria‐Revistë mujore

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008faqe 5 Nga ky numër i revistës sonë dhe tuaj do fillojmë të botojmë në vazhdime nje material në gjuhën shqipe dhe suedeze të botuar nga ana e Entit për shkolla i Suedisë që ka të bejë më rëndesin që ka gjuha tek fëmijët, respektivisht mësimi i dy gjuhëve nga ana e fëmijëve. Kembimi reciprok në gjuhën amtare dhe në gjuhën suedeze Växelvis på modersmål och svenska

    Mitt språk växer Banret som tilltallas på sitt modersmål hör många ord. Dem flesta orden känner han igen och vet vad de stor för. Han förstår att mormor och morfar finns i lägenheten, trots att han inte ser dem. Han blir glad för att hanska få glass. Och han lär sig hur man formuler en uppmaning, hur man gör ett påstående och hur man konstruerar en fråga på modersmålet. Det är på det här sättet vi lär oss de gramatiska reglerna när vi är barn. Barnet lysnar, upprepar och kan snart konstruera egna meningar och uttrycka sina tankar och önskningar. Dena kunskap kan barnen översätta till svenska språkets villkor, när det har lärt sig den svenska orden och behöver bilda motsvarande gramatiska konstruktioner på svenska.

    Gjuha ime po zgjerohet Fëmija, të cilit i drejtohesh në gjuhën amtare dëgjon shumë fjalë. Shumicën e atyre fjalëve ai i njeh dhe i kupton. Ai e kupton se gjyshja dhe gjyshi gjenden në banesë edhe pse ai nuk i shef ata. Ai është i gëzuar se do të fitojë akullore. Ai meson se si të formuloj një kërkesë, si bëhet një pohim dhe si bëhet ndëtimi i një pyetje në gjuhën amtare. Në këtë mënyrë ne mësojmë rregullat gramatikore kur jemi fëmijë. Fëmija dëgjon, përseritë dhe së shpejti fillon të ndërtoj fjalit e veta si dhe shprehë mendimet dhe dëshirat e veta. Këto njohuri fëmija mund ti përkthejë për rrethanat e gjuhës suedeze kur ai ka mësuar fjalë suedeze dhe se tani ka nevojë të formoj strukturat gramatikore përkatëse në gjuhën suedeze.

    Dituria‐Revistë mujore

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008 faqe 6 Fejtoni ynë i ri: Portrete figurash të njohura shqiptare

    Carl Ritter von Ghega (Karl Gega, Carlo Ghega) lindi më 10 janar të vitit 1802 në Venedik, vdiq më 14 mars të vitit 1860 në Vjenë. Ishte inxhinier me prejardhje shqiptare, ndërtues i hekurudhës së Semmering-ut prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag në Austri. Prindërit e tij kishin prejardhje shqiptare. Ai studioi në Padova (Itali), ku në moshën 17 vjeçare e mori titullin “Doktor i shkencave matematikore”. Karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellësit në Venedik. Ndër të tjera ndihmoi në ndërtimin e rrugës: “Strada d’alemagna”, rrugës nga Treviso për në Cortina d'Ampezzo. Prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburgut deri në Brünn (Brno). Gjatë kësaj kohe (1836 – 1837) studjoi shkencat hekurudhore në Angli dhe në shtete të tjera evropiane. Në vitin 1842 Ghega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë Jugun e shtetit Austro-hungarez dhe për këtë arsye ndërmori një udhëtim studiues në Amerikë. Njohuritë nga kjo ekspeditë Ghega nuk i përdori vetëm për planifikimin e hekurudhës së Semmering-ut, por i publikoi edhe në dy vepra. Ghega publikoi shumicën e shkrimeve të tij jo vetëm në gjuhën gjermane por në të njëjtën kohë edhe në italisht dhe frëngjisht.

    Dituria‐Revistë mujore

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008faqe 7 Pas kthimit të tij nga Amerika u ngarkua me planifikimin dhe ndërtimin e hekurudhës në drejtim të jugut, nga Mürzzushlag, nëpër Grac dhe prej aty deri në Trieste. Tejkalimi i malit të Semmering-ut llogaritej nga shumë bashkëkohës të tij si shumë i rëndë edhe si i pamundur. Ai më vitin 1844 mbaroi planin, i cili parashihte kalimin e malit pa rrota me dhëmbë apo sajlla(litarë) por me lokomotiva normale. Para se të vendosej për ndërtimin e hekurudhës, Ghega nisi me konstruksionin e një lokomotive, e cila mund ti përballonte pjerrtësitë e tilla. Hekurudha filloi më 1848 të ndërtohet. Para mbarimit të saj më 1854 ai e fitoi titullin “Ritter” (Kalorës) (1851). Në vitet 1853/1854 Ghega planifikoi tërë rrjetën e hekurudhave të të gjithë monarkisë Habsburgase. Në vitet më pas ju dha detyra e planifikimit të rrugës hekurudhore në Siebenbürgen mirëpo ai nuk arriti të përfundoj këtë projekt. Ghega vdiq më 14 mars 1860 në Vjenë nga pasojat e sëmundjes së tuberkulozit. Ceremonia fetare është zhvilluar në Katedralen kryesore të Vjenës, Shën-Stefan (Stephansdom), kurse trupi u varros në varrezat e Währinger-it në Vjenë. Më 1887, kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Ghegës u vendos në panteonin e njerëzve më te shquar të Austrisë, pranë Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it (projektuesit të kanalit të Suezit). Veprat(shkrimet) e tij: Die Baltimore-Ohio Eisenbahn über das Alleghany-Gebirg mit besonderer Berücksichsitung der Steigungs- und Krümmungsverhältnisse. - Wien : Kaulfuß Prandel, 1844 Dell' Ottanto a diottra : Stromento geodetico per tracciare in pianta l’andamento delle curve circolari. - Venedig : Merlo, 1833 Malerischer Atlas der Eisenbahn über den Semmering. - Wien : Gerold, 1854-(Atllas i ilustruar me hekurudhën e Semeringut- Vien 1854). Über nordamerikanischen Brückenbau und Berechnung des Tragvermögens der Howe'schen Brücken. - Wien: Kaulfuss Prandel, 1845 Uebersicht der Hauptfortschritte des Eisenbahnwesens in dem Jahrzehende 1840 - 1850, und die Ergebnisse der Probefahrten auf einer Strecke der Staatsbahn ueber den Semmering in Oesterreich. - Wien : Sollinger, 1853 E pregatiti për ju: Agron Çela

    Dituria‐Revistë mujore

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008 faqe 8

    Nga letërsia popullore dhe ninulla për fëmijë

    M' lage t' laga Hulaja Ti i vogël Hul, hul baba hul, unë i vogël Coj magarin për pasul, m´lage-t'laga Prit, prit që po vie dushk për gogël. Kish que bishtin e po kce. Pak me hile, pak pa hile ma le ngile ta lash,ngile Nina - Nina Tima hine unë ta hina, Nina-nina, more pllum për dy thupra Flej se nana te don shum u prish trina. T'i m'u rritsh-o nafaklum Ti më çethe Nafak lum-o djal i ri u be llugë Dielli ty gjithmonë me t'pri tash ha pleshti Kur te rritesh mor zamak me dy lugë. Tash gzon nanen ne konak Hut për hut Kur te rritesh djal im të kam shok Ti moj zemër do m'dalsh trim ti me flok unë pa flok. Ninulla Nina-nana mori bi Nina-nana sheqer ne leter, shumë sevdanë e kam pas për ty, m`u befsh burr` dhe plak me mjeker! Nina nana cika e re, Nina-nana, t` shkofte i bardhe moti, dy maqina kam me ti ble, m`u befsh trim si Kastrioti! nja me kepe, nja me pre djepi tundet, nëna punon nja me kepe nën nji hije, djali fle dhe me s`degjon. t`pik bojlija permi krye.

    Dituria‐Revistë mujore

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008 faqe 9

    Rifat Kukaj

    LEPURUSHI ME KËPUCË Në oborrin e dajave të vet, Dreni ka parë Lepurushin për herë rë parë. Me siguri që është çuditur. Ka parë një krijesë që pak i ngjet maces e mace s'është. Pakëz i ngjet qenit e qen nuk është. Viç nuk është. Ç'është? - ka bluar mendja e tij. Fëmijët e dajave i kanë dhënë Lepurushit sallatë nga duart e tyre. Më vonë i ka dhënë edhe Dreni. Prekja e buzëve të lepurit ka qenë e butë, miqësore. E ku ta di unë ç'kanë lozur tjetër me lepurushin. Po si më treguan, Dreni ia paska avitur këpucët e veta para shputave. Ka dashtë t'i mbathë lepurushi këpucët. Paska kërkuar edhe një palë këpucë të vogla. Mos i ka vajtur mendja që t'ia mbathë katër këpucë në katër këmbë dhe të dalin për të shëtitur qytetit? Kështu e ka Dreni. Sa herë i them se shkojmë “ba" që në gjuhën e tij domethënë shetitje, ai nxiton te këpucët. Duke dëgjuar ç'i kishte ndodhur Drenit te dajat, mora me mend diçka të pabesueshme. Po merrni edhe ju me mend se lehtë e keni. Mendja fluturon si zogu. Merrni me mend, nipin tim, Drenin, zbathur duke ecur rrugës së qytetit, e pas tij një lepurush duke ecur jo me shputat e buta, por me katër këpucë! - Tap, tap, tap, - këmbët e Drenit. - Krrop, krrop, krrop, - këmbët e lepurushit. E njerëzit nga të dy anët duke parë me habi ç'po ngjet. A thua kështu ka menduar Dreni? Ndoshta po, ndoshta jo. Po atëherë pse ka dëshiruar t'ia mbathë këpucët? Parmbrëmë sa e pyeta për lepurushin e dajave, lëvizi buzët ashtu si lepurushi dhe ngriti duart sipër veshëve. Uh, e paskan habitur edhe veshët e tij të gjatë. Nuk është larg mendësh se kur ta shohim një gomar do të mendojë se është babai i lepurushit!

    MASKA E KEQE Ky nipi im Dreni, sa ka mbushur tre vjet e gjysmë. Çudi sa i pjell mendja. Një natë më tha: - Ma blej një maskë! - nuk m'i ndante sytë. Diktova se kjo dëshirë ishte e madhe. - Maskë?! - e pyeta. - Po. - Çfarë maske? - Maskë të keqe, shumë të keqe... - Po, ç'po të duhet maska e keqe?! - Ta vë kështu... - bëri me duar sikur e vuri një maskë dhe po e mbante me të dyja duart e vogla... - Pse ta vësh maskën e keqe në fytyrë?! - Të dal e t'i tuti milicët kështu: uaaaaaaaa!" - u kreshpëru, u hap, lëshoi një zë të ngjirur. Kjo ishte dëshira e tij t'i frikësonte policët që silleshin çdo ditë nëpër lagjen tonë.

    Dituria‐Revistë mujore

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008 faqe10

    Redis Bala Kl VII , Shkodër VIKTIMË E GJAKMARRJES Ishte gjashtë vjeç dhe nuk e dinte se ç`ishte jeta e tij. Ishte përqendruar brenda katër mureve të shtëpisë. Vetëm nga dritarja arrinte të shihte botën e jashtme. Shihte nënën dhe motrën që dilnin për të kryer nevojat e shtëpisë, por ai vetë nuk kishte dalë asnjëherë jashtë atyre katër mureve. Sapo e ëma dhe e motra ktheheshin në shtëpi, ai menjëherë u afrohej dhe i pyeste se ç`bëhej prapa asaj dere. Por pëgjigjet që ato i jepnin nuk ishin të mjaftueshme për të plotësuar kurreshtjen e tij. Ai gjithmonë fantazonte për botën e jashtme e cila rritej jo më shumë se disa metra larg tij, por që ndahej nga mure të pakalueshme. Shumë herë i kishte kërkuar të atit të dilte me të ëmën, por gjithëmonë ai i kishte dhënë një përgjgije të rreptë dhe jo shumë të qartë. Dëshira për të parë botën e jashtme rritej çdo ditë brenda tij dhe erdhi një ditë që kjo dëshirë ishte gati të shpërthente. Ishte pranverë. Djaloshi kishte tri orë që qëndronte në parmakun e dritarës. Dukej sikur po e thërriste. Nëna dhe motra e tij si gjithëmonë kishin dalë që të mbushnin ujë në burim. Babai së bashku me gjyshin e tij, të cilët gjithashtu kishin vite që nuk dilnin nga ato katër mure, po merreshin me riparimin e djepit të foshnjës që pritej të lindte dhe nuk e kishin mendjen aspak te djaloshi, i cili mendoi se ishte rasti më i mirë që të shihte botën e jashtme. E dinte që ishte e rrezikshme, por një dëshirë e brendshme e shtynte. Vjedhurazi iu afrua derës e cila fatmirësisht nuk ishte e kyçur. Futi kokën dhe pa të atin i cili nuk e kishte vënë re. Djaloshi as që e mendonte se ishte hera e fundit që e shihte. Ngadalë hapi portën dhe doli me vrap jashtë. U largua aq shumë saqë shtëpia e tij nuk dukej asgjëkundi. Pa barin e gjelbër që e kishte ëndërruar aq shumë. Ishte hera e parë që shkelte mbi të. Ngriti kokën lart dhe pa qiellin që tashmë dukej më qartë dhe më i pastër sesa herët e tjera kur e shihte prapa dritarës. Pa diellin i cili po i ngohte krahët e tij. Ndenji për një kohë të gjatë ashtu dhe pastaj iu shua kurreshtja. E pushtoi një brengë e thellë. Po ngrysej dhe duhej të kthehej në shtëpi, por ai nuk dinte nga të shkonte. Filloi të kuptojë se sa i sigurt kishte qenë brenda atyre katër mureve. Dhe ja, nga larg u duken dy hije që gjasonin me njerëz. Ishin e ëma dhe e motra që po ktheheshin nga përroi dhe nuk dinin asgjë për largimin e djalit. Djaloshi iu afrua me vrap dhe tashmë ndihej më i sigurtë. Sapo e ëma e pa, u trondit shumë. E mori djalin për dore dhe pa i bërë asnjë pyetje nxitoi për në shtëpi. Në shtëpi gjyshi ishte shumë i merakosur. Kur pa nipin të kthehej, u lehtësua pak. Djaloshi nuk e kuptonte ç`gabim kishte bërë. I ati, pa marrë parasysh rrezikun, kur kishte kuptuar se djali nuk gjendej aty, kishte dalë ta kërkonte. Ishte ngrysur dhe ai nuk po kthehej. Të gjithë familjen nuk e zuri gjumi atë natë, por djaloshi, ngaqë ishte shumë i lodhur nga shëtitja e tij e parë, fjeti gjatë. Vetëm në mëngjes e ndjeu mungesën e të atit të cilin nuk do ta shihte më. Kjo ndodhi do t`i linte një shenjë të përjetshme në shpirtin e tij. Disa vjet më vonë, ai arriti ta kuptonte gabimin, por atëhere nuk kishte më vlerë.

    Dituria‐Revistë mujore

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008faqe11 Redis Bala Årskurs VII, Shkodër Hämndoffer Han var bara sex år gammal och visste inte hur hans liv var. Han var koncentrerad inom husets fyra väggar. Bara från fönstret hann han se den yttre världen. Mamman och systern syntes när de gick ut för att utföra hushållsysslor, men han själv hade aldrig gått utanför de fyra väggarna. När antingen mamman eller systern återvände hem, komm han fram och frågade dem om vad som hände bakom den dörren. Men svaren som dem gav honom räckte inte till för att uppfylla hans nyfikenhet. Han fantiserade alltid om världen utanför som växte inte mer än några meter från honom, men som delades med oöverträffade väggar. Många gånger hade han frågat pappan att gå ut med mamman, men alltid hade han svarat strängt och inte så klart. Begäret för att se den yttre världen växte innanför honom för varje dag som gick och så kom en dag då hans begäran var nära utbrottet. Det var vår. Pojken stod i tre timmar framför karmfönstret. Det verkade som det ropade på honom. Mamman och hans syster hade gått ut som alltid för att hämta vatten i källan. Pappan tillsammans med hans farfar, som också hade inte gått ut från dem fyra väggarna på några år, reparerade vaggan för spädbarnet som förväntades att bli född och de hade ingen åtanke om pojken som tänkte att det var det bästa tillfället för att se den yttre världen. Han visste att det var farligt men inombordsönskan gav impuls. Dröp av fram till dörren som lyckligtvis var inte låst. Stack huvudet och såg pappan som inte märkte honom. Pojken tänkte inte alls att det var sista gången som han såg honom. Långsamt öppnade han porten och gick ut springande. Han gick så långt borta så att huset inte syntes till nånstans. Han såg det gröna gräset som han hade drömt så mycket om. Det var första gången som han beträdde gräsmattan. Böjde huvudet högt upp och såg himmlen som syntes klarare och tydligare nu än dem gångerna när han tittade bakom fönstret. Han såg solen som värmde hans axlar. Han stannade ganska länge sådär och sen släcktes hans nyfikenhet. Ett djupt bekymmer erövrade honom. Det började skymma och måste återvända hem, men han visste inte vart skulle han gå. Nu började han förstå så trygg han var inom dem fyra väggarna. Och ja, på långt håll syntes två skuggor som liknade människor. De var mamman och systern som återvände från bäcken och visste ingenting om pojkens frånvaro. Pojken sprang i kapp dem och nu kände mera trygghet. När mamman såg honom blev hon mycket upprörd. Tog pojken i hand och utan att fråga honom skyndade hon hem. Hemma farfarn var jätteoroligt. När han såg sonsonen återvända blev han lite lättad. Pojken förstod inte vilket misstag hade han gjort. Pappan, utan att tänka på risken, när han fick veta att pojken inte var där, gick ut för att leta efter honom. Det blev mörkt och han kom inte. Alla andra kunde inte sova men pojken som var jätte trött från sin första promenad, sov länge. Bara nästa morgon saknade han sin pappa som aldrig mer skulle han träffa. Detta händelse skulle lämna spår i hans själ hela livet. Några år senare, han hann förstå misstaget, men då hade det inget mer betydelse.

    Dituria‐Revistë mujore

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar 2008, faqe12 Sokol DEMAKU

    "Kush flet për fitore?Të mbijetosh është e gjitha"

    Ky është motivi i Mimoza Veliu që ka fotografuar në vendlindjen e saj

    Mimoza Veliu është lindur më 24.03.1979 në Tetovë. Në vitin 2000 ka botuar librin e saj të parë me ndihmën e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë të titulluar "Muret rrënohen pas teje" ‐ poezi. Libri i dytë me poezi "Kaleidoskopi" është akoma pa botuar, në pritje të rezultateve të Ministrisë për projektet që do të financohen në vitin 2008. Poezitë e Mimoza Veliut, kryesisht flasin për jetën komplekse emocionale të njerëzve dhe dokumentimin e saj.Mimoza është marrë me gazetari në vendlindje si dhe me shkrime të ndryshme. Mimoza para se të merret me fotografi një kohë ka punuar si gazetare në Radiotelevizionin Shtetëror të Maqedonisë, në Koha Ditore, televizionin gjerman WDR, etj.por tash për tash ate e imponojnë më së tepermi fotografit dhe profesion i saj është ky. Sot ajo studion Median disajn në Berlin, ku jeton prej pesë vitesh. Me një estetikë bardhë e zi të viteve pesëdhjetë, fotografitë tregojnë se si duket jeta kur ndodhesh në kufirin midis saj dhe vdekjes. "Në skaj të jetës". ”Dy këmbë që ecin sipër një druri të varur horizontalisht.

    ”Këto fotografi i kamë bërë në Maqedoni dhe janë bërë pas luftës, pas konfliktit atje. Në fakt për mua kjo është një reminishencë e jetes sime, sepse janë bërë në vendin ku unë kam kaluar fëmijërinë. Është pak improvizim por me sjell kujtime nga fëmijëria. Problemet kanë mbetur ashtu siç kanë qenë si më parë," thotë Mimoza Veliu. ”Kush flet për fitore? Të mbijetosh është e gjitha. Ky është motivi me të cilën Mimoza Veliu ka fotografuar në vendlindjen e saj”. "Fotografitë thonë shumë. Kontrasti është shumë i madh. Kthehesh këtu nga jeta e përditshme dhe këto fotografi të thonë stop. Nga njëra anë ato janë shumë të bukura, shumë estetike, por nga ana tjetër të bëjnë edhe të mendohesh." Ky është mednimi i atyre që vizituan ekspozitën e Mimoza Veliut në qendra të ndryshme europiane ku ajo kishte ekspozuar. Mbesim me shpresë se ndoshtanesër apo pasnesër do ekspozoj Mimoza edhe në qytetin tonë në Borås

    Ne i urojmë Mimozës punë të mbarë dhe dëshira jonë është qëtë jetë në mesin tonë.

    Dituria‐Revistë mujor

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008faqe13

    Detyra më e bukur e Kreshnikut Nga Viron KONA Fshati ku unë jepja mësim lëndën e gjuhës dhe të leximit letrar ishte ndonjë orë e gjysmë larg kryeqytetit. Thuajse çdo familje kishte dikë nga pjesëtarët e saj në emigracion, dhe, kuptohet në radhë të parë ishin fëmijët që e vuanin mungesën e prindërve apo të afërmve të tyre. Ishte koha kur celulari ende nuk kishte hyrë, gjë që e vështirësonte komunikimin e shpejtë të banorëve të fshatit me emigrantët. Për të bërë një telefonatë, banorëve u duhej më shumë se një orë rrugë në këmbë deri në qendrën e komunës ku gjendej dhe posta telefonike. Një mëngjes ende pa filluar mësimi, Kreshniku një nxënësi im i klasës së pestë, më erdhi pranë me të ëmën dhe m`u lutën që nëpërmjet telefonit tim të shtëpisë t`i ndihmoja të komunikonin me Skënderin, babanë e Kreshnikut, që ishte në emigracion. Ai, herë pas here të më merrte mua në telefon nga Greqia dhe, unë, kur të vija në mëngjes në shkollë t`u transmetoja atyre gjithçka që do të më thoshte ai. E pranova me kënaqësi dhe pa asnjë hezitim kërkesën e tyre. Madje, më erdhi mirë që me mundësitë e mia të pakta, do të mund t`i vija në ndihmë familjes së tyre të varfër dhe me shumë fëmijë. Skënderi më telefononte në çdo tre apo katër ditë, ndonjëherë edhe më shpesh, dhe, unë, sapo shkoja në shkollë ua transmetoja fjalët, porositë dhe çdo mesazh familjes dhe fëmijëve të tij. -Mësues, mori babi në telefon? - më pyeste gati çdo mëngjes Saja e vogël, që ishte në klasën e dytë, duke më parë me sytë e saj bojë qielli dhe të pafajshëm. I buzëqeshja vogëlushes dhe menjëherë nisja e i thosha se çfarë më kishte porositur babi i saj i dashur. Dhe teksa jeta në shkollë vijonte normalisht, midis të tjerave unë vazhdoja të kryeja me dëshirë edhe këtë detyrë miqësore. Një ditë tek po mendoja për një detyrë me shkrim në lëndën e leximit për nxënësit e klasës së pestë, më erdhi ndërmend tema: “Letër, babait tim në emigracion”. “Gjithë sesi, - u thashë nxënësve, - tema është e lirë, dikush mund t`i drejtohet vëllait apo motrës, xhaxhait, dajës apo të afërmve të tjerë që mund të ketë në emigracion”. Nxënësit e pritën me kënaqësi temën dhe pa mbaruar unë orientimin se ku mund të përqendroheshin, ata nisën të shkruanin. Duart e tyre të vogla rrëshqisnin me shpejtësi mbi letër dhe në klasë nuk dëgjohej asgjë tjetër veç fëshfërimave të stilolapsave mbi faqet e fletoreve. Ra zilja. I mblodha fletoret e detyrave me shkrim dhe, nga padurimi, i mora në shtëpi për t`i korrigjuar. Kur po kaloja përpara Bankës së Shtetit, aty ku lëvrinin kambistët, një i njohuri im më ndali dhe, duke i hedhur një vështrim zhbirues çantës sime të fryrë tej mase, më tha se duhej të isha i kujdesshëm me paret që mbaja në çantë se, duke ecur aq serbes, dikush, një vjedhës apo një njeri i tunduar nga shuma e madhe e pareve që mbaja aq shkujdesur, mund të më vërsulej dhe...

    Dituria‐Revistë mujore

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008faqe14 Nënqesha me këtë merak të të njohurit tim dhe në çast nuk e di pse përfytyrova zhgënjimin madh të vjedhësit të mundshëm kur, në vend të pareve, dollarëve, dhrahmive apo eurove do të gjente...fletoret e nxënësve të mi të klasave të pesta. Pakëz më vonë tek po ngjisja shkallët e apartamentit u ndesha me Danon, një komshi imi që banonte në katin e nëntë. ‐E paske mbushur çantën, ‐ më hodhi një romuz Danoja, duke më lënë të kuptohej se ishte plotësisht i sigurt se atë çantë të madhe dhe aq të fryrë unë e kisha mbushur me prodhime fshati. ‐ Shpresoj se vezët duhet të jenë të freskëta, apo, mbase, kushedi, ashtu si rastësisht të ndodhet aty në çantë edhe ndonjë kg. djathë i freskët fshati që unë do ta blija në çast, ‐ shtoi ai dhe nëpër buzë iu formua një nënqeshje në formën e ngjalëzës. Ruajta qetësinë dhe i thashë se nuk kishte pse më paragjykonte, në çantë kisha vetëm fletoret e detyrave me shkrim të nxënësve të mi dhe asgjë tjetër. ‐He mor, lëri ato ti, kështu jeni ju mësuesit, shkoni në fshat gjoja për të mësuar fëmijët dhe abuzoni duke i rrjepur fshatarët e gjorë. Pa ia zgjatur, hapa çantën dhe i tregova fletoret. Danoja hodhi një vështrim prej hetuesi brenda çantës dhe u largua duke tundur kokën gjithë dyshim. U futa në shtëpi, dhe, pasi hëngra drekën shpejt e shpejt, ende pa u çlodhur nisa me korrigjimet e detyrave me shkrim. Detyrat po më pëlqenin. Nxënësit shpreheshin bukur dhe me mall për të afërmit e tyre në emigracion. Dikush i ishte drejtuar babait, vëllait, motrës, xhajës, dajës, dikush tjetër shokut të lagjes apo të fëmijërisë e dikush kushëririt. Në përmbajtje, nxënësit shprehnin shqetësimin se si e përballonin të afërmit e tyre emigracionin, a kishin vështirësi në punë dhe a lodheshin dhe, thuajse të gjithë shprehnin dëshirën që ata të ktheheshin sa më shpejtë... Ja, tashmë kisha në duar detyrën me shkrim të Kreshnikut. Ai djalë nuk shquhej në mësime, madje unë e radhisja me nxënësit e dobët. Akoma më shumë dobësi paraqiste në detyrat me shkrim, por, çuditërisht, te kjo detyrë po vija re se Kreshniku paraqitej krejt ndryshe. Në punën e tij kishte bukuri dhe ndjenjë, kishte shprehje të figurshme, fjalë të rralla, mendime emocionuese dhe prekëse. Detyra e tij po më shkaktonte kënaqësi, gjithçka rridhte aq qartë e natyrshëm...Po befasohesha dhe ndërkohë, qortoja veten se mbase nuk isha treguar i vëmendshëm që t`i njihja mirë aftësitë dhe vlerat e Kreshnikut. Si dhe disa mësues të tjerë, mbase edhe unë tregohesha më i vëmendshëm me shtatë apo tetë nxënës që ishin më aktivë, thuajse me ata e zhvilloja orën e mësimit, kurse të tjerëve nuk u kushtoja gjithnjë vëmendjen e duhur. Sidomos, kur e shikoja Kreshnikun të mbledhur dhe si të përgjumur atje në qoshen e bankës së fundit, nuk besoja se brenda shpirtit të tij të vogël mund të fshiheshin aftësi dhe energji të pashprehura... Por ja, kishte mjaftuar një ngacmim, një detyrë e veçantë që ai djalë të tregonte vetveten... Në mbrëmje vonë ra telefoni. U ngrita menjëherë. Nuk doja ta lija Skënderin, babanë e Kreshnikut, të priste gjatë në telefon. E, teksa ai po më përshëndeste dhe nisi të më pyes për familjen, i thashë se doja t`i bëja një surprizë nga i biri, Kreshniku. Zëri matanë telefonit heshti në pritje. Dëgjohej vetëm një frymëmarrje e lehtë dhe e çrregullt.

    Dituria‐Revistë mujore

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008 faq.15 ‐Po të lexoj një detyrë me shkrim që ka bërë Kreshniku. ‐ i thashë. ‐ Tema është: “Letër, babait tim emigrant.” Dhe, menjëherë nisa t`i lexoja emigrantit letrën e të birit. Lexoja me zë të ngadaltë ato fjalë të thjeshta plot dashuri të një fëmije 12 vjeçar që ia dërgonte babait të tij të dashur që punonte si hamall atje larg në dhe` të huaj për t`u siguruar atyre jetesën, bukën e përditshme, për t`u siguruar shkollimin dhe veshjen... Tashmë që, po e lexoja detyrën me zë, kushedi pse po i ndjeja dhe po i përjetoja me më shumë emocion fjalët dhe shprehjet e bukura dhe plotë ndjenjë të Kreshnikut. Fëmija shprehte mallin dhe dashurinë për babin e tij. Ai i thoshte të atit që të kthehej, mjaft qëndroi atje larg, punë mund të gjente edhe në Shqipëri. “Edhe këtu, ka toka dhe ullinj, o babi; edhe këtu bëhet vreshti me rrush, bëhen pemët, kumbullat, urmat, dhe pjeshkët. Bëhen shumë edhe qershitë, ato tani kanë filluar të lulëzojnë...; edhe këtu, o babi, ka dete, liqene, male dhe kodra të bukura të mbushura me bar dhe lule, ka dele dhe qengja, ka pyje me lisa, pisha dhe bredha, ka edhe pëllumba, edhe dallëndyshe lajmëtare... Ne ndihemi të vetmuar pa ty, o babi. Por, mbase edhe ti ndihesh i vetëm aty pa ne. Prandaj hajde, të mblidhemi përsëri bashkë këtu në shtëpinë tonë të vogël. Ne të gjithë të presim me padurim. Edhe ne fëmijët, edhe nëna, por, e di o babi, të pret edhe Biku, qeni ynë i dashur. Ai ka kohë që as ha dhe as pi, por i mban sytë gjithnjë nga shtegu midis kodrave mbi fshat, andej nga u largove ti. Kur ti të vish, ne do të ndihmojmë të gjithë, vëllezër dhe motra, nuk do të lëmë që të punosh i vetëm. Edhe merakun që ne fëmijët të mësojmë sa më shumë, nuk do ta harrojmë asnjëherë, vetëm ti babi kthehu, kthehu sa më shpejt se neve të gjithëve na ka marrë malli shumë.... Lexoja detyrën dhe herë ‐ herë zëri më dridhej, teksa matanë telefonit, dëgjoja dënesat e babait emigrant. Ai ndjehej i prekur tej mase. Por, atë gjendje emocionale po e ndjenim edhe ne në familje. Ime shoqe bënte ç`bënte dhe zgjaste kokën nga kuzhina dhe mbyste brenda gjoksit disa psherëtima, kurse Erlindi dhe Ana e vogël fshinin fshehurazi lotët e tyre që të mos dukeshin të vegjël ... ‐Faleminderit shumë mësues, faleminderit! ‐ dëgjova zërin e drithëruar të Skënderit matanë telefonit. ‐ Më dërgove një copëz nga shpirti i vocërrakëve të mi të shtrenjtë...Ata i mbaj vazhdimisht brenda zemrës sime, në çdo çast... Por, me çfarë note është vlerësuar im bir? ‐ më pyeti pas një pauze të shkurtër dhe me ankth babai emigrant. ‐Ka marrë notën 10, ‐ iu përgjigja. ‐ e ka merituar plotësisht. Kreshnikun e kam përzgjedhur ndër nxënësit që do ta lexojë detyrën përpara klasës. Pasoi një heshtje e shkurtër, pastaj u dëgjua përsëri zëri i mallëngjyer i emigrantit: ‐I thuaj Kreshnikut se babi do të kthehet, ja, shumë shpejt do të jem atje, në vatrën time më të ngrohtë dhe më të dashur...Të lutem mësues, mos harro, u a thuaj këto gruas dhe fëmijëve të mi, u thuaj se i dua më shumë se asgjë tjetër në botë... Zëri matanë nuk vazhdoi më gjatë. U dëgjua edhe ndonjë dënes e shkëputur, pasoi një heshtje dhe telefoni matanë u mbyll.… Vazhdoja të ndihesha mjaft i prekur dhe i emocionuar, por dhe i bindur plotësisht se kësaj here Kreshniku kishte shkruar detyrën e tij më të bukur.

    Dituria‐Revistë mujore

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008 faqe16

    I PASURI DHE I VARFËRI Në një lagje të qytetit jetonin dy fqinjë. Njëri ishte aq i pasur sa mos me ta marrë mednja, ndërsa tjetri aq i vafër sa për tu çuditur.Për çdo ditë kur ata dilnin nga shtëpia takoheshin në rrugën e lagjës. Kjo ishte bërë e zakont për ta. Një ditë prej ditësh i pasuri ndaloj kalin e tij, pas tij edhe zonja e tij dhe ky e priti derisa iu afrua i varfëri. E përshendeti! Si je zotni,a je mirë? Po, po mirë jam! Iu përgjegjë ky. Ka kohë që të dy dalim në të njejtën kohë dhe pjekemi këtu. Po zotni e mundur është, por si tia bejë, jam shumë i varfër, me duhet ta kërokoj fatin dhe kështu për çdo ditë dal nga shtëpa në këtë kohë. Kisha pas dëshirë që një ditë të më vizitosh, e fundit të pim nga një kafe së bashku. Po more zotni, po si të vijë unë e shef si jam?! Rrobat e tija ishin të pista me një mijë lecka, zgjyrë të palara. Unë po të ftojë e ti kur të mundesh eja! Falmnderit zotni. Një ditë e beri zemrën gur dhe vendosi ta qoj në vend fjalën e zotnis. Ia mësyu derës dhe trokiti. Paf në derë zonja!!! Kush jeti? Cka kërkon këtu? E shef si je? Paj, po bre zonjë, por zotnia më ka ftuar!! Cili zotni? Hiqmu qafësh, e shef si je?! Paj, po bre zonjë por zotnia me ka ftuar, i tregoni se e kërkojë unë e atëhere do shkoj. Hyn zonja brenda i tregon zotnis. Po, po fute brenda unë e kam ftuar në kafe. E shiqon me ironi zonja. Del e fut brenda të varfërin. Ai tenton të ulet në dyshemen që ishte e mbuluar me një tepih Bagdadi, se frigihet mos ia zhytë zotnisë mobiljet. Jo, jo eja ulu këtu i drejtohet zotnia, ky kundershton, por duhet ta respektoj të zotin e shtëpisë. Ulet në koltuk. Fillojnë bisedën. Zotnia e lut për drekë, por ky nuk pranon sepse ishin marrë vesh vetëm për një kafe. Urdhëron zonjën tua sjellë nga një kafe. Pasi i pin kafet i varfëri e lut zotnin që tia kqyr filxhanin pasi kishte dëgjuar se zotnia ia kishte zanat kësaj pune.E kthen së prapthi filxhanin. Do presim pakëz sa të thahet. E more zotni po kështu a puna. Pas pakëz zotnia mori filxhanin dhe i habitur iu drejtua mysafirit. Eu sa vështirë e paske. Po a tash po e di o zotni a? Qebesa shumë jetë të vështirë paske! Po bre zotni për këtë po e di po cka mandej? E lemë edhe pakëz le të thahet se nuk po shifet mirë. Pas pakëz e muar serish zotnia filxhanin dhe po thot ”Lum për zotin, të lumin”. E Mysafirit i erdhi pakëz qehrja: Cka po thot tash bre zotni? Paj si po duket nuk qenka vështirë! Po si nuk qenka vështirë lum zotnia, po çka po thot në filxhan??? Qebesa edhe nja dy tri vjet kështu e mësohesh me fukurallak e nuk ta nin fare! E ishlla allahu të bënë qare!

    Dituria‐Revistë mujore

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008faqe17 Sa normal është stresi në jetë ? Stresi është i pashmangshëm në jetë. Stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës. Mund të dobësoni, efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo, dhe duke mësuar aftësitë menaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit janë të ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ju mund të provoni disa metoda dhe të zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet. Disa teknika qetësuese Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Në një rast tjetër shkruaj diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Mbajtja e një ditari nuk është vetëm praktikë e adoleshentëve. Shpreh ndjenjat, bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janë veprime normale për të qenë pastaj i qetë. Bëj diçka që të kënaq, një hob ose aktivitet që mbush kohën e lirë. Kjo mund t’iu ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve do ju ndihmojnë të dobësoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor. E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj. Disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm - Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’iu bëjë më shumë produktivë. - Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar. - Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit. - Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës. - Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin. Por stresi mund të jetë i pakalueshëm. Ndërkohë që mund t’iu vijë në ndihmë një mik ose familjar, ju mund të kërkoni edhe këshillat e një profesionisti. Shkalla e stresit Shkalla e stresit tuaj mund të jetë dhe një tipar gjenetik i trashëguar, sa të mbështetur ndiheni nga familja dhe miqtë, eksperiencat e mëparshme, përballja me streset, dhe aftësia juaj për ta përballuar apo për t’u kthyer mbrapa. Çfarë është shumë stresuese për një person ndoshta nuk mund të jetë për një tjetër. Shkalla e stresit tuaj në ndonjë situatë varet se sa ju e nuhasni atë dhe sa zgjat më vonë. Shumë njerëz kanë mësuar se si të sillen me stresin e tyre më mirë se të tjerët. Nëse keni dyshim për daljen nga gjendja e stresit, ju duhet të mësoni mënyra më të mira për t’u shëruar. Ndryshimet që mund të ndodhin në jetë, si humbja e një njeriu të dashur, martesa, ndryshimi i vendit të punës janë disa shkaqe për t’u ndier të stresuar, por përgjithësisht kohëzgjatja varet nga vetë ju.

    Dituria‐Revistë mujore

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008faqe18 Disa mendime të çoroditura Gomari......................një kal që nuk ka përfunduar studimet Shoferi.......................pjesa më e rrezikshme e automjetit(makinës) Gjeli...........................është ajo shpezë që mbyllë syt kur kendon,sepse e di këngën përmendsh Akullore....................një iluzion që të shkrihet në gojë Amerika....................rezultat i një gabimi gjatë lundrimit Alkooli......................substanca që vret atë që është gjallë dhe ruan ate që është i vdekur Ashensori.................një mekanizëm që ngre njerëzit sipas një plani të caktuar Trashegimi...............pasurimi i dikujt si pasojë e një bdekje Krehje......................kruarje e domosdoshme e kokës Gërrhatje.................muzikë dhome Vullkani...................një mal që ka dhëmbje stomaku Ndërsa këtu poshtë do sjellim një fjalë të urtër, e nga ju kërkojmë që të gjeni domethenjën e saj, dhe ju kishim lutë që përgjigjen e saktë të na dërgoni për mes postës në adresën tonë ose përmes postës elektronike në e-mailin e redaksisë sonë. ”Udhën e rrehne dhe nusën e krehne mos i lësho”! Kështu në çdo numër të revistës sonë dhe tuaj ne do botojmë nga një fjalë të urtë,barcoletë apo edhe mendim të ndonjë të mençuri ku ne së bashku do e komentojmë.

    Dituria‐Revistë mujore

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008 faq.19 Sokol DEMAKU Veshje kombëtare shqiptare

    Bukuria, estetika,laramania e ngjyrave të harmonizuara me mjeshtrinë e hollë të krijuesit popullor në dizajnimin -ornamentimin dhe plasimin e ambientit jetësor shqiptar, me të gjitha begatitë e jetës me bukurinë fizike të shqiptarit gërshetuar me ato të natyrës-ambientit ku ai jeton, qëndron e gjallëron përball stuhive të shumta të jetës. Kostumet kombëtare janë ditari më i mirë që flasin për rrjedhën e jetës, historisë së bujshme shqiptare, me të gjitha baticat dhe zbaticat e jetës nëpër mijëvjeçarët e tij të ekzistencës në trojet e tij etnike.

    Dituria‐Revistë mujore

  • Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008faqe20

    Morali,Etika dhe Ndërgjegjja Morali (lat:moralis‐ veset, doket, zakonet) është një rregull, parim ose normë e sjelljes, e paravendosur nga një shoqëri, bashkësi, dhe e pranuar nga një njeri për mënyrën e tij të sjelljes dhe e zbatueshme nga të gjithë njerzit e arsyeshëm; ose mësim i vlefshëm në mirësjellje, etikë ose domëthenie praktike e shprehur apo e nënkuptuar në një histori, fabul, ose ngjarje. Morali ka edhe kuptime të tjera: ‐Çështje a shqetësim me gjykimin e veprimit dhe karakterit të mirë apo të keq të njeriut: mëdyshje morale; shqyrtim moral, ‐Mësim ose shfaqje e mirësisë ose përpikërisë së karakterit dhe sjelljes: mësim morali, ‐Në përputhje me standartet e asaj çka është e drejtë ose e mirë në sjellje: virtyti, jeta morale, ‐Ngritja nga ndërgjegjja ose kuptimi i së drejtës dhe gabuarës: detyrim moral, ‐Pasojat e qarta shpirtërore sesa trupore: përkrahje morale, ‐Bazimi në mundësi (gjasa) të fuqishme ose bindje të fortë, sesa në dukshmërinë e së vërtetës: siguri morale. "Përpjekja më e rëndësishme njerzore është orvatja për moralitet në veprimet tona. Barazpesha jonë e brendëshme dhe madje bash qënësia jonë mvaret nga kjo. Vetëm morali në veprimet tona mund t´i japë bukuri dhe dinjitet jetës". Albert Ajnshtajn "Shkëlqimi i moralit ndodh si pasojë e vesit. Ne bëhemi të drejtë duke bërë vepra të drejta, të përmbajtur duke bërë vepra të matura, trima duke bërë vepra guximtare". Aristoteli Etika(nga fjala greq. ithos ‐ ves, dok, zakon) në filozofi është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Parimet morale mund të shikohen si standarti i sjelljes që njerzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lënda e shtërngimeve dhedetyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjestarët e saj. Ajo merret me çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e njejtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët? Emërtimi përdoret edhe për çdo sistem ose teori të vlerave morale ose parimore. Tradicionalisht etika ndahet në etike normative dhe etikë e zbatuar. ”Asgjë që është e gabuar moralisht mund të jetë politikisht e drejtë". William E. Gladstone "Ata që kultivojnë rrëmujë morale për përfitim duhet të kuptojnë këtë: ne do t´i përmendim emrat e tyre dhe do ti korisim ata siç e lypin të koriten". Bob Dole Ndërgjegjja, sipas psikologjisë tradicionale, është një funksion i aftësisë njerzore për të përvetësuar diturinë. Ndërgjegjja është dhuntia e vetëgjykimit, ndjenjës së pendimit dhe e keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave tona morale. Ndjenja të tilla nuk arrihen nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të "shqyrtojme ndërgjegjen tonë" dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve të tilla.Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegja është një shkallë e veçantë e vetëdijes njerzore, që na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara. Vendimet që marrim mund të na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritëshme dhe të mendueshme të pasojave (përgjegjësisë). Shkencëtaret e sotëm të fushës së etologjisë,neuroshkencës dhe psikologjisë zhvilluese kërkojnë t´a shpjegojn ndërgjegjen si një funksion të trurit njerëzor që u zhvillua të aftësojë altruizmin e dyanshëm brenda shoqërisë. Si e tillë mund të jetë vetështytëse (e përcaktuar genetikisht), ose e mësuar.

    Dituria‐Revistë mujor