e-bug.eu hand hygien… · web viewanaliza dhe vlerësimi pshe tema kryesore 1: shëndeti dhe...

10
PRITSHME TË MËSIMIT KOMBËTARE Stadi kyç 3 Shkenca Puna shkencore Qëndrimet shkencore Shkathtësitë eksperimentale dhe hulumtimet Analiza dhe vlerësimi PSHE Tema kryesore 1: Shëndeti dhe Të gjithë nxënësit do të: kuptojnë që ndonjëherë mikrobet shkaktojnë sëmundje. kuptojnë që, aty ku është e mundur, parandalimi i infeksionit është më i mirë sesa trajtimi. kuptojnë që të mos përhapin mikrobet e dëmshme te tjerët. kuptojnë se si, kur dhe pse të lajnë duart e tyre. REZULTATET E VEGËZA TË KURIKULËS Kjo pjesë ka për qëllim që t’i mësojë nxënësit se si moslarja e duarve mund të çojë në përhapjen e mikrobeve dhe sëmundjeve. Në pjesën 2.1 Higjiena e duarve, nxënësit zhvillojnë një eksperiment për vështruar se si mikrobet mund të përhapen nga një person te tjetri, thjeshtë duke Escherichia Higjiena e duarve

Upload: others

Post on 16-Jul-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: e-bug.eu Hand Hygien… · Web viewAnaliza dhe vlerësimi PSHE Tema kryesore 1: Shëndeti dhe mirëqeniaKoha e përafërt e mësimit 50 minuta KOMBËTARE PRITSHME TË MËSIMIT Author

PRITSHME TË KOMBËTAREStadi kyç 3Shkenca Puna shkencoreQëndrimet shkencoreShkathtësitë eksperimentale dhe hulumtimetAnaliza dhe vlerësimiPSHETema kryesore 1: Shëndeti dhe mirëqeniaKoha e përafërt e mësimit50 minuta

Të gjithë nxënësit do të: kuptojnë që ndonjëherë mikrobet shkaktojnë

sëmundje. kuptojnë që, aty ku është e mundur, parandalimi i

infeksionit është më i mirë sesa trajtimi. kuptojnë që të mos përhapin mikrobet e

dëmshme te tjerët. kuptojnë se si, kur dhe pse të lajnë duart e tyre.

REZULTATET E VEGËZA TË KURIKULËS

Kjo pjesë ka për qëllim që t’i mësojë nxënësit se si moslarja e duarve mund të çojë në përhapjen e mikrobeve dhe sëmundjeve. Në pjesën 2.1 Higjiena e duarve, nxënësit zhvillojnë një eksperiment për të vështruar se si mikrobet mund të përhapen nga një person te tjetri, thjeshtë duke shtrënguar duart. Gjithashtu ata do të vendosin se cila metodë është më e përshtatshme për larjen e duarve.

Escherichia coli

Higjiena e duarve

Page 2: e-bug.eu Hand Hygien… · Web viewAnaliza dhe vlerësimi PSHE Tema kryesore 1: Shëndeti dhe mirëqeniaKoha e përafërt e mësimit 50 minuta KOMBËTARE PRITSHME TË MËSIMIT Author

1. Kopje e SW 1, SW 2, SH 1 dhe SH 2 për çdo nxënës.

2. Sigurimi i mjeteve për larje të duarve (sapun, ujë i ngrohtë, mjete për tharjen e duarve).

3. Përgatitni 2/3 enë Petri me agar për çdo nxënës.

Përgatitja paraprake

Copa të bukës së bardhë mund të përdoren si alternativë e enëve të Petrit me agar. Nxënësit duhet të shtypin copën e bukës me shuplakë dhe ta fusin atë në qese për ruajtjen e ushqimit së bashku me ca pika ujë. Qeset vendosen në pozicion vertikal në vend të errët, ngjashëm me enët e Petrit.

SHËNIM: Kjo metodë nuk është e saktë si metoda me enë Petri dhe rriten kolonitë e kërpudhave përkundër atyre bakteriale. Mund të nevojitet modifikimi i fletëve të punës të nxënësve.

Sugjerime alternative

Shkollat janë strehë për mikrobe të dëmshme të cilat përhapen shpejtë me prekje, nga një person në tjetrin. Larja e duarve është një nga mënyrat më të mira për të ndalur përhapjen e mikrobeve të dëmshme dhe për të parandaluar sëmundjet.

Duart tona normalisht sekretojnë yndyrë e cila i mban duart të njoma dhe parandalon tharjen e tepërt të tyre. Kjo yndyrë është vend i përkryer për rritjen dhe shumimin e mikrobeve dhe ndihmon që mikrobet të ‘ngjiten’ në lëkurën tonë. Duart tona janë të mbuluara edhe me baktere të dobishme – zakonisht me Stafilokoke të padëmshme. Larja e rregullt e duarve ndihmon në largimin e mikrobeve tjera që i marrim nga ambienti rrethues (p.sh. shtëpia, shkolla, kopshti, kafshët, ushqimi). Disa nga këto mikrobe mund të na shkaktojnë sëmundje kur i gëlltisim.

Larja e duarve vetëm me ujë, madje edhe me të ftohtë, do të largojë papastërtinë e dukshme; megjithatë, sapuni nevojitet për të shpërbërë yndyrën në sipërfaqen e duarve, ku edhe mblidhen mikrobet.

Duart duhet të lahen:

- Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit, posaçërisht mishit të pagatuar

- Pas përdorimit të toaletit- Pas kontaktit me kafshë ose mbetje të tyre- Pas kollitjes, teshtitjes ose fryerjes së hundëve- Nëse jeni të sëmurë ose qëndroni rreth njerëzve të

sëmurë

Informata themelore

2.1 Përhapja e infeksionit

Fjalët kyçe

Sapun antibakterialKoloniNgjitësHigjienaInfeksionInfektivTransfer

Materialet e nevojshme

Për çdo nxënës Kopje e SW 1 Kopje e SW 2 3 enë Petri me agar

Për çdo grup Kopje e SH 1 Kopje e SH 2 Peshqir/tharëse

duarsh/peshqir letre Marker permanent Sapun Ujë të ngrohtë

Materialet në internet Film demonstrues.

SH 1 dhe SH 2.

Foto të rezultateve.

Aktiviteti alternativ

Shëndeti dhe siguria

Është e rëndësishme që ena e Petrit të jetë e mbyllur gjatë ekzaminimit të mikrobeve.

Sigurohuni që të gjithë nxënësit të lajnë duart pas aktivitetit.

Page 3: e-bug.eu Hand Hygien… · Web viewAnaliza dhe vlerësimi PSHE Tema kryesore 1: Shëndeti dhe mirëqeniaKoha e përafërt e mësimit 50 minuta KOMBËTARE PRITSHME TË MËSIMIT Author

1. Filloni duke pyetur klasën përse nuk jemi të sëmurë vazhdimisht, meqenëse ekzistojnë miliona mikrobe që shkaktojnë sëmundje? Jepni nxënësve SH 1 (Zinxhiri i infeksionit) dhe SH 2 (Ndërprerja e zinxhirit). Përdorni prezantimin MS PowerPoint nga www.e-bug.eu si ndihmë.

2. Theksoni se ekzistojnë mënyra të ndryshme nëpërmjet të cilave mikrobet mund të barten tek njerëzit. Pyetni nxënësit nëse dijnë ndonjerën prej tyre. Shembujt përfshijnë ushqimin të cilin e hajmë, ujin të cilin e pijmë dhe me të cilin lahemi, gjërat të cilat i prekim dhe teshtitja.

3. Pyetni nxënësit: Sa nga ju i keni larë duart sot? Pyetni pse i kanë larë duart (për të larguar mikrobet nga duart e tyre) dhe çka do të ndodhte nëse nuk do t’i largonin mikrobet me larje (mund të sëmuren).

4. Tregoni nxënësve se ne i përdorim duart vazhdimisht dhe marrim miliona mikrobe çdo ditë. Edhe pse shumica janë të padëmshme, disa mund të jenë të dëmshme.

5. Shpjegoni nxënësve se ne i përhapim mikrobet tona te shokët dhe tjerët me prekje dhe kjo është arsyeja pse i lajmë duart.

6. Shpjegoni nxënësve se ata do të bëjnë një aktivitet për t’i treguar atyre se si t’i lajnë duart më së miri, në mënyrë që t’i largojnë mikrobet e dëmshme të cilat mund të jenë në duart e tyre.

SHËNIM 1 Nëse koha nuk lejon përfundimin e plotë të aktivitetit, rezultatet mund të shihen në faqen e internetit www.e-bug.eu.

Pjesa A 1. Jepni secilit nxënës një kopje të SW 1 dhe një enë Petri me agar. Kërkoni nga secili nxënës që ta

ndajnë enën duke e vizatuar një vijë në bazën e enës së Petrit. Shënoni njërën anë si të pastër, ndërsa tjetrën të papastër. SHËNIM 2 Nxënësit nuk duhet ta shënojnë kapakun.

SHËNIM 3 Duhet patur kujdes që të mos përzihet ana e pastër me atë të papastër të enës sepse kjo çon në rezultate konfuze. Për të parandaluar këtë problem mund të ndihmojë përdorimi i 2 pjatave, një për duart e pastra dhe një për duart e papastra.

2. Çdo nxënës duhet ta vendos dorën në anën e shënuar ‘E papastër’. Nxënësit pastaj duhet të lajnë mirë duart dhe të vendosin dorën në anën e shënuar ‘E pastër’.

3. Vendosni enën e Petrit në një vend të ngrohtë dhe të errët për 48 orë dhe ekzaminoni enët në mësimin e ardhshëm. Nxënësit do të regjistrojnë rezultatet në SW 1. Në anën e papastër të enës nxënësit duhet të vërejnë disa koloni bakteriale dhe fungale të ndryshme; çdo tip i ndryshëm i kolonisë përfaqëson një lloj të ndryshëm bakterial ose fungal – disa nga flora normale dhe disa janë kontaminim nga gjërat që kanë prekur. Nxënësit duhet të ekzaminojnë këto me kujdes dhe duhet ta përshkruajnë morfologjinë e tyre dhe sa tipe të ndryshme të organizmave shohin.

Në anën e pastër të enës nxënësit duhet të shohin numër dukshëm më të vogël të tipeve të ndryshme të kolonive të vështruara. Kjo është për shkak se larja e duarve largon shumë mikroorganizma të cilat nxënësit i kanë marrë me prekje. Mikrobet që rriten në pjatë janë florë normale e trupit. Sasia e këtyre kolonive mund të jetë më e madhe sesa në anën e papastër të enës. Kjo është për shkak se larja mund të nxjerr mikrobet e padëmshme nga folikulet e qimeve, por këto janë zakonisht vetëm një tip mikrobi. Mund ta bëni dallimin mes mikrobeve të padëmshme dhe të dëmshme meqëse ka tendencë që të jenë disa lloje të ndryshme të mikrobeve të dëmshme.

2.1 Përhapja e infeksionitHigjiena e duarve

Hyrje

Aktiviteti kryesor

Page 4: e-bug.eu Hand Hygien… · Web viewAnaliza dhe vlerësimi PSHE Tema kryesore 1: Shëndeti dhe mirëqeniaKoha e përafërt e mësimit 50 minuta KOMBËTARE PRITSHME TË MËSIMIT Author

Pjesa B1. Ndani nxënësit në 4 grupe të barabarta (a, b, c, d).

2. Kërkoni nga secili grup që të zgjedhin një person kryesor i cili NUK do t’i lajë duart. Anëtarët tjerë të grupit duhet t’i lajnë duart, sa më mirë që të munden, me sapun (nëse keni) dhe ujë. Nxënësit duhet të thajnë duart me tharëse ajri të duarve ose me faculetë të pastër. Nxënësi i cili NUK i lan duart duhet të prek sa më shumë gjëra në klasë për të marrë shumë mikrobe, përfshirë këtu dorezat e dyerve, këpucët etj.

3. Kërkoni që nxënësit të qëndrojnë në 4 rreshta, njëri pas tjetrit dhe t‘i ndajnë grupet si në vijim

a. Pa larje të duarve Grupi i kontrollitb. Larja shumë e shpejtë e duarve në ujë të ngrohtë Futni duart në ujë dhe fërkoni shpejtëc. Larja me kujdes e duarve në ujë të ngrohtëd. Larja me kujdes e duarve në ujë të ngrohtë me sapun

4. Jepni secilit nxënës në klasë 2 pjata me agar dhe një kopje të SW 2. 5. Çdo nxënës duhet ta vendosë dorën në njërën anë të pllakës dhe duhet ta shënojë si duhet.

6. Nxënësi kryesor (nxënësi 1) pastaj duhet të lajë duart sipas grupit të cilit i takon. Nxënësi 1 pastaj duhet të kthehet dhe të shtrëngojë duart me nxënësin 2, duke u siguruar që të ketë sa më shumë kontakt duarsh me personin. Pastaj nxënësi 2 do të shtrëngojë duart me nxënësin 3 dhe kështu deri në fund.

7. Çdo nxënës duhet ta vendosë dorën në pjatën e dytë me agar dhe ta shënojë si duhet.

8. Vendosni pllakat me agar në vend të ngrohtë dhe të thatë për 48 orë. Kërkoni nga nxënësit që të shikojnë dhe regjistrojnë rezultatet e tyre në SW 2.

Aktiviteti kryesor

Kërkoni nga nxënësit që të hulumtojnë kundërthëniet rreth përdorimit ose jo të sapuneve antibakteriale. Mund të jetë ide e mirë që të ndahet klasa në grupe me 4 nxënës dhe të kërkohet nga secili grup që ta hulumtojë temën dhe të organizohet një debat në klasë. Mundësi tjetër është që nxënësit të shkruajnë një ese të shkurtër duke theksuar argumentet për përdorim ose jo dhe të nxjerrin një përfundim bazuar në dëshmitë.

Aktiviteti plotësues

1. Diskutoni rezultatet me nxënësit. Cilat rezultate i konsiderojnë më befasuese? Shpjegoni që mikrobet mund të ngjiten në mbështjellësin natyral yndyror në lëkurën tonë. Larja vetëm me ujë rrjedh mbi yndyrë dhe nuk e largon atë. Sapuni zbërthen yndyrën dhe kështu mundëson që uji të shpërlajë mikrobet.

2. Diskutoni nga kanë ardhur mikrobet në duart e tyre. Theksoni që jo të gjitha mikrobet në duart e tyre janë të këqija; mund të ketë edhe mikrobe normale të trupit, prandaj mikrobet e mira mund të shumohen pas larjes së duarve.

Plenare

2.1 Përhapja e infeksionitHigjiena e duarve

Page 5: e-bug.eu Hand Hygien… · Web viewAnaliza dhe vlerësimi PSHE Tema kryesore 1: Shëndeti dhe mirëqeniaKoha e përafërt e mësimit 50 minuta KOMBËTARE PRITSHME TË MËSIMIT Author

1. Ky aktivitet mund të zhvillohet në grupe me 2 – 4 nxënës ose si diskutim në klasë.

2. Pyetni nxënësit nëse kanë pasur ndonjëherë infeksion barku. Me ndihmën e SH 1 dhe SH 2, kërkoni nga nxënësit që të imagjinojnë përhapjen e gastroenteritit (infeksion barku) në shkollën e tyre nga një nxënës i infektuar.

3. Kërkoni nga klasa që të marrin parasysh rrethanat e jetës së përditshme në shkollë (shkuarja në toalet pa larje të duarve ose larja pa sapun, ngrënia në shkollë, huazimi i lapsave ose gjërave tjera, shtrëngimi i duarve, përdorimi i kompjuterit...).

4. Kërkoni nga grupet/klasa që të raportojnë mbi mënyrat me të cilat mund të përhapet infeksioni dhe sa shpejtë mund të përhapet në klasë ose në shkollë.

5. Sugjeroni që nxënësit të mendojnë dhe diskutojnë rreth vështirësive që hasin ata për të mbajtur higjienën e duarve në shkollë dhe të sugjerojnë se si të përdoren më mirë ambientet ekzistuese për mbajtjen e higjienës.

Aktiviteti

2.1 Përhapja e infeksionitHigjiena e duarve

Njerëzit e rrezikuar nga

infeksioni Burimi i infeksionit

Porta e hyrjes për mikrobet

Rruga e daljes për mikrobet

Përhapja e infeksionit

Page 6: e-bug.eu Hand Hygien… · Web viewAnaliza dhe vlerësimi PSHE Tema kryesore 1: Shëndeti dhe mirëqeniaKoha e përafërt e mësimit 50 minuta KOMBËTARE PRITSHME TË MËSIMIT Author

2.1 Përhapja e infeksionitHigjiena e duarve

RezultatetVizatoni dhe përshkruani çka shihni në enën e Petrit

Pjesa e papastër Kolonia 1 koloni të mëdha, të rrumbullakëta, kremoze me qendër të

bardhë

Kolonia 2 koloni të vogla të verdha

Kolonia 3 koloni shumë të vogla kremoze me formë të çrregullt

Kolonia 4 koloni të vogla, të rrumbullakëta, ovale kremoze

Kolonia 5 koloni të vogla, të rrumbullakëta, të bardha

Pjesa e pastërKolonia 1 koloni të vogla, të rrumbullakëta, të bardha

Kolonia 2 koloni të vogla, të rrumbullakëta, ovale kremoze

Vështrimet1. Cila anë e enës së Petrit kishte

numrin më të madh të mikrobeve?

E pastra

2. Cila anë e enës së Petrit kishte më shumë koloni të ndryshme të mikrobeve?

E papastra

3. Sa tipe të ndryshme të kolonive kishte në pjesën e:Pastër 2 Papastër 5

Përfundimet1. Disa njerëz mund të shohin më shumë mikrobe në anën e

pastër të enës së Petrit sesa në atë të papastër. Pse?

Mund të ketë më shumë mikrobe në anën e pastër sesa në atë të papastër, por nëse nxënësit i kanë larë duart mirë, duhet të ketë numër më të vogël të tipeve të ndryshme të mikrobeve. Rritja e numrit të mikrobeve ndodh me siguri për shkak të mikrobeve nga uji ose peshqiri i letrës i përdorur për tharjen e duarve.

2. Cilat koloni do t’i konsideronit si mikrobe miqësore dhe pse?Mikrobet në anën e pastër, meqenëse ato me siguri janë mikrobet natyrale që gjinden në duart tona.

Përfundimet1. Cila metodë e larjes së duarve ka eliminuar më së shumti mikrobe?

Larja e duarve me sapun dhe ujë të ngrohtë.

2. Pse sapuni ndihmon në eliminim të më shumë mikrobeve sesa vetëm uji?Sapuni ndihmon në zbërthimin e yndyrës natyrale në lëkurë, ku mikrobet mund të ngjiten.

3. Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e përdorimit të sapunit antibakterial për larje të duarve?Përparësitë: vrasja e mikrobeve të padëshiruara Mangësitë:vrasin edhe mikrobet natyrale të lëkurës

4. Çfarë dëshmi keni që mikrobet mund të përhapen me duar?Tipet e mikrobeve në enën e parë janë të përhapura në enët tjera dhe numri zvogëlohet gradualisht.

5. Cilat pjesë të duarve mendoni që përmbajnë më së shumti mikrobe dhe pse?Nën thonjë, në gishtin e madh dhe mes gishtërinjve, pasi që këto janë pjesë që njerëzit ose harrojnë t’i lajnë ose nuk i lajnë mirë.

6. Listoni 5 situata kur është e rëndësishme që të lahen duarta. Para zierjes b. Pas prekjes së kafshëve c. Pas përdorimit të toaletit d. Para

ngrënies e. Pas teshtitjes në duar

Page 7: e-bug.eu Hand Hygien… · Web viewAnaliza dhe vlerësimi PSHE Tema kryesore 1: Shëndeti dhe mirëqeniaKoha e përafërt e mësimit 50 minuta KOMBËTARE PRITSHME TË MËSIMIT Author

Higjiena e duarve Zinxhiri i infeksionit

Njerëzit e rrezikuar nga infeksioni

Të gjithë jemi të rrezikuar nga infeksioni. Njerëzit me rrezik të lartë janë Ata që janë duke marrë

barna Fëmijët Të moshuarit

Burimi i infeksionitDikush ose diçka që bart mikrobet e dëmshme që shkaktojnë infeksion. Ekzistojnë burime të ndryshme të infeksionit, ku përfshihen: Njerëzit e infektuar Kafshët Sipërfaqet e papastra (p.sh.

dorezat e dyerve, tastiera, toaleti)

Rruga e hyrjes për mikrobe

Mikrobet e dëmshme duhet të kenë një rrugë për të hyrë në trup që të mund të shkaktojnë infeksion. Kjo mund të bëhet: Me ushqim Inhalim të aerosoleve Prerje ose plagë të

hapura Me futje të gjërave në

gojë

Rruga e daljes për mikrobe

Mikrobet e dëmshme duhet të kenë një rrugëdalje nga një person i infektuar ose burim para se të përhapen tek një person tjetër. Rrugët përfshijnë: Teshtitjen dhe kollitjen Lëngjet trupore

Përhapja e infeksionit

Mikrobet e dëmshme kanë nevojë për një mënyrë që të përhapen nga personi në person. Kjo mund të bëhet me: Prekje Bartje seksuale

Page 8: e-bug.eu Hand Hygien… · Web viewAnaliza dhe vlerësimi PSHE Tema kryesore 1: Shëndeti dhe mirëqeniaKoha e përafërt e mësimit 50 minuta KOMBËTARE PRITSHME TË MËSIMIT Author

Higjiena e duarveBurimi i infeksionit

Izolimi i njerëzve të infektuar Kujdes me ushqimin e

pagatuar Larja e rregullt e kafshëve Mënjanimi i përshtatshëm i

pelenave dhe rrobave të ndyra.

Ndërprerja e zinxhirit të infeksionit

Rruga e daljes për mikrobe

Parandaloni kollitjet dhe teshtitjet fecesin të vjellurat lëngjet trupore që të arrijnë në sipërfaqe të ndryshme ose në duar

Përhapja e infeksionit Lani mirë dhe rregullisht

duart Mbuloni prerjet dhe plagët e

hapura Ndërmerrni masa adekuate

mbrojtëse para aktit seksual

Rruga e hyrjes për mikrobe

Mbuloni prerjet dhe plagët e hapura me mbulesa rezistente në ujë

Zieni mirë ushqimin Keni kudes që të pini vetëm

ujë të pastër

Njerëzit e rrezikuar nga infeksioni

Të gjithë Vaksinimi i përshtatshëmNjerëzit me rrezik të lartë Të shmangin njerëzit infektiv Të kenë kujdes shtesë për

pastërti Të kenë kujdes shtesë gjatë

zierjes dhe përgatitjes së ushqimit

Page 9: e-bug.eu Hand Hygien… · Web viewAnaliza dhe vlerësimi PSHE Tema kryesore 1: Shëndeti dhe mirëqeniaKoha e përafërt e mësimit 50 minuta KOMBËTARE PRITSHME TË MËSIMIT Author
Page 10: e-bug.eu Hand Hygien… · Web viewAnaliza dhe vlerësimi PSHE Tema kryesore 1: Shëndeti dhe mirëqeniaKoha e përafërt e mësimit 50 minuta KOMBËTARE PRITSHME TË MËSIMIT Author

Higjiena e duarveHigjiena e duarve

Procedura1. Zhvilloni eksperimentin sipas udhëzimeve të mësuesit.2. Në tabelën e mëposhtme plotësoni sa tipe të ndryshme të kolonive keni numëruar në enën tuaj të

Petrit dhe vizatoni një grafik me rezultatet tuaja.

RezultatetPas larjes (ose jo) dhe shtrëngimit të duarve

Nxënësi 1 Nxënësi 2 Nxënësi 3 Nxënësi 4 Nxënësi 5 Nxënësi 6

Pa larje (kontrolli)

Larje e shpejtë

Larje e mirë

Larje e mirë ujë/ sapun

Përfundimet1. Cila metodë e larjes së duarve ka eliminuar më së shumti mikrobe?

______________________________________________________________________

2. Pse sapuni ndihmon në eliminim të më shumë mikrobeve sesa vetëm uji?

_______________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

3. Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e përdorimit të sapunit antibakterial për larje të duarve?

Përparësitë: ________________________________________________________

________________________________________________________

Mangësitë: ________________________________________________________

________________________________________________________

4. Çfarë dëshmi keni që mikrobet mund të përhapen me duar?

_______________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

5. Cilat pjesë të duarve mendoni që përmbajnë më së shumti mikrobe dhe pse?

_______________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

6. Rradhitni 5 situata kur është e rëndësishme që të lahen duart

a. ________________________ b. ________________________

c. ________________________ d. ________________________

e. ________________________

RezultatetVizatoni dhe përshkruani çka keni parë në enën e Petrit

Pjesa e papastër Kolonia 1 _________________________

Kolonia 2 _________________________

Kolonia 3 _________________________

Kolonia 4 _________________________

Kolonia 5 _________________________ Pjesa e pastër

Kolonia 1 _________________________

Kolonia 2 _________________________

Kolonia 3 _________________________

Kolonia 4 _________________________

Kolonia 5 _________________________

Përfundimet1. Disa njerëz mund të shohin më shumë mikrobe në

anën e pastër të enës së Petrit sesa në atë të papastër. Pse?

_______________________________________

_______________________________________

_______________________________________

_______________________________________

_______________________________________

_________________________________

2. Cilat koloni do t’i konsideronit si mikrobe miqësore dhe pse?

_______________________________________

_______________________________________

_______________________________________

___________________________________

Vështrimet1. Cila anë e enës së Petrit

kishte numrin më të madh të mikrobeve?______________________

2. Cila anë e enës së Petrit kishte më shumë koloni të ndryshme të mikrobeve?______________________

3. Sa tipe të ndryshme të kolonive kishte në pjesën e:

Pastër ____________

Papastër ____________

PASTËR PAPASTËR