e drejta në gjithëpërfshirjen e fëmijëve me sindromën down
TRANSCRIPT
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
2
LISTA E SHKURTESAVE
AKKSV Agjencioni i Kosovës për Kurrikulum, Standarde dhe Vlerësim
DKA Drejtoria Komunale e Arsimit
KKK Korniza e Kurrikulit të Kosovës
MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
OJQ Organizata Joqeveritare
PIA Plani Individual Arsimor
QB Qendra Burimore
SD Sindromën Down
UNESCO Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
3
Përmbajtja
Përmbledhje ekzekutive ................................................................................................................................................... 5
Hyrja .............................................................................................................................................................................................6
Qëllimi i projektit ............................................................................................................................................ 6
Metodologjia ......................................................................................................................................................................... 10
Instrumentet e hulumtimit ..................................................................................................................................... 11
Mostra e hulumtimit .................................................................................................................................................. 12
Përpunimi dhe analiza e të dhënave ................................................................................................................... 12
Gjetjet ..........................................................................................................................................................................................13
Qasja e shkollave ndaj gjithërfshirjes së nxënësve me sindromën Down ........................................... 13
Komponentët e mësimdhënies për gjithëpërfshirjen e nxënësve me sindromën Down .............. 21
Mësimi në klasa të rregullta ................................................................................................................................... 33
Sfidat për gjithë përfshirje të nxënësve me sindromën Downnë shkolla të rregullta .................... 36
Përfundimet .......................................................................................................................................................................... 40
Rekomandimet .................................................................................................................................................................... 42
Praktikat e mira të gjithëpërfshirjes në shkolla të rregullta së nxënësve me sindromën Down
...........................................................................................................................................................................................44
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
4
Tabela e Figurave
Figura 1.A ka pasur raste në shkollën tuaj kur një nxënës me SD nuk është pranuar në shkollë? ......................... 13
Figura 2. A është hartuar Plani Individual Arsimor (PIA) për fëmijën tuaj? .................................................................... 14
Figura 3. A i vijon fëmija juaj mësimet rregullisht? ..................................................................................................................... 15
Figura 4. A ka pasur ndonjë hezitim nga ana juaj që të keni nxënës me sindromën Down, në klasën tuaj?...................................................................................................................................................................................................................16
Figura 5. Sa janë të gatshëm mësimdhënësit/et në shkollën tuaj të punojnë me nxënësit me sindromën Down? .............................................................................................................................................................................................................17
Figura 6. Deri në çfarë mase pajtoheni / nuk pajtoheni me deklaratat e mëposhtme? ............................................... 19
Figura 7. Deri në çfarë mase pajtoheni / nuk pajtoheni me deklaratat e mëposhtme? ............................................... 21
Figura 8. A ekziston një Plan Individual Arsimorë për nxënësit me sindromën Down, në shkollën tuaj? -Menaxhmenti i shkollës ............................................................................................................................................................................. 22
Figura 9. A ekziston një Plan Individual Arsimorë për nxënësit me sindromën Down, në shkollën tuaj? -Prindërit ........................................................................................................................................................................................................... 22
Figura 10. A ekziston një Plan Individual Arsimorë për nxënësit me sindromën Down, në shkollën tuaj? -Mësimdhënësit .............................................................................................................................................................................................. 22
Figura 11.A jeni të informuar që personeli i shkollës është i obliguar të kontaktojë Qendrën Burimore për hartimin e PIA-së? [n=19] ........................................................................................................................................................................ 23
Figura 12. Kush ka qenë pjesë e hartimit të Plani Individual Arsimor (PIA) për fëmijën tuaj? .............................. 23
Figura 13. A ka qenë mësuesi/ja pjesë e hartimit të PIA-së? [n=19] ................................................................................... 24
Figura 14. Sa të kënaqur jeni më Planin Individual Arsimor (PIA) për fëmijën tuaj? [n=23] .................................. 24
Figura 15. Sa mendoni që arrijnë mësuesi/ja e klasës të ndjekë objektivat e PIA-së? Mësimdhënësit [n=19] ............................................................................................................................................................................................................25
Figura 16. A ka mësues mbështetës për nxënësit me sindromën Down, në shkollën tuaj? ...................................... 26
Figura 17. A ka mësues mbështetës për nxënësit me sindromën Down, në klasën tuaj? .......................................... 26
Figura 18. A keni kërkuar nga institucioni përkatës mbështetje për sigurimin e mësuesit/es mbështetës/e?- Menaxhmenti ................................................................................................................................................................................................. 27
Figura 19. A keni kërkuar nga institucioni përkatës mbështetje për sigurimin e mësuesit/es mbështetës/e?- Prindërit ........................................................................................................................................................................................................... 27
Figura 20. Nga kush është përcaktuar ky mësues/asistent mbështetës ? -Nga Prindërit ......................................... 27
Figura 21.Sipas mendimit tuaj, si do ta vlerësonit performancën akademike të fëmijës tuaj? ............................... 29
Figura 22. Sipas mendimit tuaj, si do ta vlerësonit performancën akademike të nxënësit në klasë? ................... 29
Figura 23. Cilët janë disa nga faktorët që po pengojnë performancën e tij/saj më të mirë? .................................... 29
Figura 24. A përfshihet fëmija juaj edhe në aktivitete tjera të lira shkollore (programe shkollore, programe festive, gara, etj.)? ......................................................................................................................................................................................... 30
Figura 25 dhe 26. A kanë ndjekur/vijuar ndonjë trajnim specifik për mësimdhënie të nxënësve me sindromën Down mësimdhënësit? ....................................................................................................................................................... 30
Në të majtë- nga menaxhmenti; Në të djathtë- nga mësimdhënësit ..................................................................................... .30
Figura 27. Kush e ka ofruar/organizuar trajnim? ....................................................................................................................... .30
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
5
Përmbledhje ekzekutive
Nga 27 Nëntor e deri më 1 Dhjetor 2017, me qëllim të identifikimit të barrierave dhe nevojave të
prindërve dhe institucioneve arsimore gjatë dhe në procesin e gjithëpërfshirjes së nxënësve me
sindromën Down, janë realizuar intervista gjysmë të strukturuara me përfaqësues të menaxhmentit
të 22 shkollave në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, 26 intervista me mësimdhënës të këtyre
shkollave të cilët kanë nxënës me sindromën Down në klasat e tyre, si dhe 26 intervista me
prindërit e nxënësve.
Bazuar në të gjeturat nga intervistat, shkollat në dy komunat e lartpërmendura kanë një gatishmëri
për pranimin e nxënësve me sindromën Down. Ato në shumicën e rasteve të pranimit të nxënësve
me sindromën Down përdorin procedurat e njejta standarde si edhe për të gjithë nxënësit e tjerë.
Nga hulumtimi është kuptuar që vetëm në disa raste, disa prej shkollave bëjnë referimin e nxënësve
me sindromën Down për vlerësim nga Komisioni Vlerësues komunal, para pranimit të tyre në
shkollë. Megjithatë, nxënësit me sindromën Down jo gjithmonë kalojnë nëpër procedurat
vlerësuese nga ky Komision. Ata shpesh pranohen vetëm në bazë të vlerësimit të bërë nga
mësimdhënësi, psikologu apo pedagogu i shkollës. Për dallim nga gatishmëria e shkollave për
pranimin e nxënësve me sindromën Down, të gjeturat tregojnë që ka një hezitim nga
mësimdhënësit e këtyre shkollave për të punuar me këta nxënës. Kjo kryesisht për shkak të
mungesës së përvojës paraprake, përgatitjes profesionale, numrit të madh të nxënësve në klasë si
dhe mungesës së kushteve të punës (mësimdhënësit mbështetës, PIA-s, mjeteve konkretizuese).
Sipas të gjeturave, mësimdhënësit për nxënësit me sindromën Down përzgjidhen përmes disa
formave, si p.sh. përmes shortit, duke marrë parasysh shkathtësitë e mësimdhënësit në punë dhe
përgatitjen profesionale adekuate, apo duke u bazuar në numrin e nxënësve në klasë.
Sipas të dhënave nga hulumtim, shumica e nxënësve me sindromën Down punojnë me Plan
Individual Arsimor (PIA), të cilin zakonisht e hartojnë mësimdhënësit udhëtues në bashkëpunim
me mësimdhënësit e rregullt, psikologët dhe prindërit. Sipas palëve të intervistuara, PIA ka një
ndikim pozitiv në performancën akademike të nxënësve me sindromën Down. Në kuadër të këtij
plani nxënësit me sindromën Down kanë të përcaktuara objektivat të cilat konsiderohen si të
arritshme nga ata, brenda lëndëve mësimore të cilat janë të përcaktuara në plan. Objektivat e
përcaktuara janë në përputhje me nevojat dhe aftësitë e nxënësve me sindromën Down, dhe
synojnë t’iu mundësojnë atyre një arritshmëri sa më të mirë akademike sipas kurrikulës së rregullt.
Megjithatë, të dhënat e hulumtimit tregojnë që nxënësve me sindromën Down u mungojnë
mësimdhënësit mbështetës dhe si rezultat, disa prej tyre kanë vetëm asistentë të cilët në shumicën
e rasteve janë siguruar nga prindërit e tyre, me anë të hyrave vetanake. Gjithashtu, atyre iu
mungonin edhe mjetet e nevojshme didaktike për punë në klasë gjë sipas të intervistuarve ndikon
në arritshmërinë akademike të nxënësve me sindromën Down.
Përkundër kësaj, gjatë vrojtimeve në klasa është parë që mësimdhënësit kanë një qasje të mirë ndaj
nxënësve me sindromën Down dhe përkushtim, gjithmonë duke marrë parasysh problemet e
cekura më lartë. Përpos përkushtimit nga mësimdhënësit, nxënësit me sindromën Down janë të
pranuar shumë mirë edhe nga shokët dhe shoqet e klasës. Gjithsesi, shkollat e rregullta,
mësimdhënësit si dhe prindërit e nxënësve me sindromën Down ballafaqohen me shumë sfida në
dhe gjatë procesit të gjithëpërfshirjes së nxënësve me sindromën Down në shkolla të rregullta.
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
6
Mungesa e përvojës së mësimdhënësve në punë me nxënësit me sindromën Down, mungesa e
trajnimeve adekuate, numri i madh i nxënësve në klasë në disa shkolla, mungesa e mësimdhënësve
mbështetës, mungesa e PIA-së si dhe mjeteve të konkretizimit janë sfidat kryesore me të cilat
ballafaqohen këta të fundit. Gjithashtu, me raste është parë që ka edhe paragjykim nga ana e
prindërve të nxënësve të tjerë, e po ashtu edhe vet nxënësve me zhvillim tipik në klasat
gjithëpërfshirëse. Sidoqoftë, të dhënat e hulumtimit kanë treguar që ka një bashkëpunim shumë të
mirë në mes të prindërve të nxënësve me sindromën Down dhe shkollave dhe mësimdhënësve. Por,
bashkëpunim të tillë nuk rezulton të ketë në mes të shkollave të rregullta dhe DKA-së. Kjo mungesë
e bashkëpunimit ka ardhur si pasojë e mungesës së buxhetit nga kjo e fundit për t’i plotësuar
kërkesat dhe nevojat e shkollave të rregullta.
Hyrja
Qëllimi i projektit
Sindroma Down është kusht gjenetik. Trupi i njeriut është i përbërë nga qelizat. Çdo qelizë në
trupin e njeriut ka 46 kromozome, 23 kromozome të trashëguar nga njëri prind dhe 23 të tjera të
trashëguar nga tjetri. Në rastin e sindromës Down, në çiftin e 21-të bashkangjitet një kromozom
shtesë si pasojë e një ndarjeje anormale qelizore, dhe si rezultat individi ka 47 kromozome në çdo
qelizë ose në një pjesë të qelizave të trupit të tij. Fëmijët me sindromën Down kanë vështirësi në të
nxënë në krahasim me fëmijët me zhvillim tipik, kjo shkakton vonesa zhvillimore në disa fusha.
Megjithatë, jo gjitha fushat e zhvillimit janë të ndikuara njësoj tek secili individ. Sipas studimeve,
është vënë re se fëmijët me sindromën Down kanë disa veçori kognitive dhe sjellore të cilat
përcaktojnë një model të të mësuarit ndryshe nga fëmjët me zhvillim tipik apo fëmijët që kanë
vështirësi të tjera. Për këtë arsye është e domosdoshme të vlerësohen aftësitë e fëmijës me
sindromë Down, të njihet profili zhvillimor i tij, në mënyrë që të ndërtohet plani për një metodë
efektive të të mësuarit dhe të arrihet maksimizimi i potencialit të fëmijës. Nxënësit me sindromën
Down kanë të drejtë dhe përfitojnë shumë nga gjithëpërfshirja në klasa të rregullta dhe socializimi
me nxënësit e tjerë.
Sidoqoftë, shumë fëmijë me sindromën Down dhe persona me aftësi të kufizuara të ngjashme janë
të përjashtuar ose nuk përfshihen plotësisht në shkolla apo në procese mësimore. Ndërkohë,
bazuar në Konventën e UNESCO, shkollimi apo edukimi është e drejtë themelore e çdo fëmije
pavarësisht nga raca, gjendja socio-ekonomike apo aftësia e kufizuar.1 Për të arritur një përfshirje
të tillë për të gjithë fëmijët pa diskriminim, shtetet detyrohen të krijojnë një sistem edukimi
gjithëpërfshirës. Gjithëpërfshirja në shkolla është një proces i cili promovon edukim për të gjithë
fëmijët pa i dalluar ata mbi kushtet e tyre fizike, intelektuale apo emocionale dhe krijimin e plan-
programeve të cilat iu përgjigjen nevojave dhe larmisë së gjithë fëmijëve.
Gjithëpërfshirja tani më është bërë pjesë e pandashme e sistemit arsimor në gati se të gjitha vendet
e botës, mirëpo ky proces përcillet me shumë vështirësi dhe sfida. Koncepti i gjithëpërfshirjes është
pjesë e sistemit arsimor edhe në Kosovë, i cili është ende në fazë tranzicionale dhe ka shumë
hapësirë për përmirësim. Me qëllim të identifikimit të barrierave dhe nevojave të shkollave,
1 Konventa E UNESCO-S Kundër Diskriminimit Në Arsim". 1960. Unesdoc.Unesco.Org.
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
7
përkatësisht mësimdhënësve, duke pasqyruar situatën e arsimimit dhe gjithëpërfshirjes së
nxënësve me Sindromën Downnë institucionet arsimore gjithëpërfshirëse, Shoqata Down
Syndrome Kosova ka paraparë zhvillimin e një hulumtimi në 22 shkolla fillore, në komunën e
Prishtinë dhe në komunën e Prizrenit. Në kuadër të këtij hulumtimi janë realizuar 22 intervista
gjysmë të strukturuara me përfaqësues të menaxhmentit të shkollave, 26 mësimdhënës dhe 26
prindër të nxënësve me sindromën Down. Gjithashtu, në këtë hulumtim janë realizuar edhe 10
vrojtime në klasat gjithëpërfshirëse. Hulumtimi, përpos që do të bëjë identifikimin e barrierave dhe
nevojave të shkollave në procesin e gjithëpërfshirjes, gjithashtu do të reflektojë në përmirësimin e
shërbimeve nga institucionet përkatëse.
Korniza ligjore në Kosovë për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta
Duke u bazuar në parimet e shpallura në Kartën e Kombeve të Bashkuara, Deklaratën Universale të
Drejtave të Njeriut dhe në Paktet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Ministria e Arsimit
Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë tanimë ka krijuar një kornizë ligjore dhe dokumente tjera
përcjellëse të cilat mundësojnë dhe lehtësojnë arsimin në shkolla të rregullta për të gjithë fëmijët pa
dallime.
Ligji mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Kosovë në nenet 3, 5 dhe 15 përshkruan të drejtën për
arsim, politikën dhe protokollet për arsimimin e nxënësve me nevoja të veçanta, duke përmendur
në veçanti financimin shtesë ndaj komunave që ato të përmbushin detyrimet e tyre ndaj personave
me aftësi të kufizuara. Në nenet e lartpërmendura parashihet të merren masat e nevojshme për
Neni 24: Arsimi
2.(a) Shtetet Palë do të garantojnë që:
“Personat me aftësi të kufizuar të mos jenë të përjashtuar nga sistemi i arsimit të
përgjithshëm për shkak të aftësisë së kufizuar dhe që fëmijët me aftësi të kufizuar të mos
jenë të përjashtuar nga arsimimi pa pagesë dhe i detyruar fillor, ose arsimi i mesëm, për
shkak të aftësisë së kufizuar”
[Konventa Për Të Drejtat E Personave Me Aftësi Të Kufizuar Dhe Protokolli Opsional. 2006. Ebook. New Jork: United Nations.]
Arsimi Gjithëpërfshirës
“Është qasje e re në arsim ku të gjithë fëmijët mësojnë së bashku në shkollën më të afërt
të rregullt. Arsimi gjithëpërfshirës nuk nënkupton vetëm vendosjen e fëmijës në shkollë por
edhe organizimin e mbështetjes efikase sipas nevojave individuale të fëmijëve.”
[Plani Strategjik i Veprimit 2016-2021]
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
8
përgatitjen e teksteve shkollore dhe mjeteve të tjera arsimore të nevojshme për arsimimin e
personave me aftësi të kufizuara. 2
Ndërkaq, në Ligjin për Arsimin Para universitar në Republikën e Kosovës, 2011, në nenet 25,
40,41,43 dhe 44 fillimisht përshkruhen procedurat vlerësuese nga Komisioni Vlerësues për të
vlerësuar aftësitë, nevojat e fëmijës, duke dhënë rekomandime mbi metodat e mësimdhënies dhe
mjetet e nevojshme për mësimdhënie cilësore. Përgjegjësinë për të zbatuar dhe monitoruar listën e
teksteve të rekomanduara dhe burime të tjera mësimore, përfshirë këtu materiale të përshtatshme
për përdorim nga nxënësit me aftësi të kufizuara ka Agjencioni i Kosovës për Kurrikulum,
Standarde dhe Vlerësim (AKKSV) i përmendur në parimet e Kornizës së Kurrikulës të Kosovës
(KKK) 2010. Në kuadër të këtij ligji janë hartuar disa udhëzime administrative për arsimin e
personave me aftësi të kufizuara, të cilat janë përcjellë tek institucionet arsimore. 3
Plan Strategjik për organizimin e Arsimit Gjithëpërfshirës të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta (2010
– 2015) dhe (2016-2021), janë dokumente të cilat përcaktojnë disa objektiva për zhvillimin e
mësimit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore.
Objektivat e këtij plani janë:
- Identifikimi dhe intervenimi i hershëm dhe rritja e përfshirjes së fëmijëve me nevoja të
veçanta arsimore;
- Sigurimi dhe përforcimi i mekanizmave mbështetës për shkollat e rregullta;
- Zhvillimi profesional i personelit edukativo-arsimor;
- Përmirësimi i infrastrukturës fizike për shkollën gjithëpërfshirëse;
- Ngritja e vetëdijes mbi gjithëpërfshirjen; dhe
- Ofrimi i ideve dhe aktiviteteve konkrete për realizimin e këtyre objektivave.4
Sidoqoftë për planifikimin e mësimit për nxënës me nevoja të veçanta arsimore duhet hartuar
Planin Individual Arsimor (PIA). Plani Individual i Arsimit (PIA) është një dokument zyrtar
pedagogjik, i cili hartohet për nxënës me nevoja të veçanta arsimore, për të cilët ekipi vlerësues
komunal apo edhe ekipi në nivel institucioni ka marrë vendim për arsim me nevoja të veçanta
arsimore. Plani Individual i Arsimit (PIA) shërben për planifkimin sistematik të nxënies,
mësimdhënies, për mbështetjen dhe ndjekjen e përparimit individual të nxënësit. Ky plan duhet të
zhvillohet përmes një procesi bashkëpunues, duke përfshirë shkollën, prindërit, nxënësit (kur është
e përshtatshme) dhe personelin tjetër përkatës. PIA është një dokument i besueshëm (konfdencial)
dhe informatat për të mund t’u jepen të tjerëve vetëm me lejen e prindërve. Ai i referohet
përshtatjes së kurrikulës dhe fokusohet në nevojat me prioritet të nxënësit.
PIA mbështetë edukimin dhe arsimimin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore, në mënyrë që
nxënxësit me nevoja të veçanta arsimore të mund të përfitojnë maksimalisht në aspektin akademik,
apo të ndjekin kurrikulën e rregullt shkollore. Sidoqoftë, në rastet kur parashihet që nxënësi nuk
mund t’i arrijë rezultatet në disa lëndë mësimore, ato lëndë individualizohen dhe me këtë rast
2 Ligji Mbi Arsimin Fillor Dhe Të Mesëm Në Kosovë. 2006. Neni. 3, 5, 15. Prishtinë: Gazeta Zyrtare E Republikës Së Kosovës. 3 Ligji për Arsimin Para universitar në Republikën e Kosovës. 2011. Neni. 25, 40, 41, 43, 44. Prishtinë: Gazeta Zyrtare e Republikës Së Kosovës. 4 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 2015. "Plan Strategjik Për Organizimin E Arsimit Gjithpërfshirës Të Fëmijeve Me Nevoja Të Veçanta Arsimore". Prishtina.
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
9
përcaktohen edhe objektivat arsimore për nxënësin, brenda këtyre lëndëve. Në të kundërtën, ai/ajo
mund t’i ndjekë lëndët tjera, pa ndonjë nevojë për ndryshim të përmbajtjes.5
- Mësimi sipas Planit Individual të Arsimit (PIA)
Inicimin për një plan të tillë e bënë mësimdhënësi, edukatori, apo kujdestari i klasës, por gjithmonë
me lejen e prindërve. Kërkesën për inicimin e një plani të tillë këta të fundit e dërgojnë më pastaj
tek drejtori i shkollës, i cili e përcjellë atë tek Komisioni Vlerësues komunal. Tutje, Komisioni
Vlerësues komunal vlerëson nëse nxënësi duhet të vazhdojë me PIA, me lëndë të individualizuara
apo me mësimdhënie sipas fushave të aktiviteteve. Takimet për hartimin e PIA-së mund të
organizohen nga edukatorja/mësuesja, me mbështetjen e mësuesit/edukatorit mbështetës dhe
mësuesit udhëtues. Drejtori, bashkë me edukatoren/mësimdhënësin e klasës, sipas nevojave të
nxënësit, vendosin se kush duhet të marrë pjesë në këto takime dhe kush duhet t’i ftojë
pjesëmarrësit. Në takimin e parë vendoset se kush do të jetë përgjegjës për vazhdimin e procesit.
Në këto takime zakonisht marrin pjesë edukatori/ mësimdhënësi i klasës, prindi apo kujdestari i
nxënësit, mësimdhënësi mbështetës, mësuesi udhëtues, mësimdhënësi lëndor dhe ofruesit e tjerë të
shërbimeve profesionale në shkollë (pedagogu, psikologu), ndërkohë që dhe drejtori i shkollës
duhet të jetë i informuar për procesin e PIA-s dhe të sigurojë mbarëvajtjen e procesit.
PIA rishikohet së paku dy herë në vit dhe në çdo rast transicioni (ku përfshihet ndërrimi i shkollës,
apo çdo ndryshim tjetër në arsimimin e fëmijës, për shembull: ndërrimi i nivelit, i klasës, i shkollës,
i komunës etj.). Në këtë proces merr pjesë personelit përkatës, që punon me nxënësin dhe çdo
rezultat i vërejtur raportohet tek prindi/ kujdestari i fëmijës.6
Megjithatë, duke u bazuar në objektiven e parë dhe tretë të Planit Strategjikë 2016-2021, për t’i
arritur objektivat e hartuara në PIA dhe për të realizuar gjithëpërfshirjen efikase, duhet zhvillimi
profesional i personelit edukativo-arsimor për Arsim Gjithëpërfshirës dhe nevojiten mekanizma
mbështetës për institucionet arsimore si psikolog, pedagog si dhe:
Edukator mbështetës
“Përpilon Planin Individual i Arsimit bashkë me edukatoret e rregullta,
prindin dhe anëtarët tjerët të ekipit të PIA dhe po ashtu ndihmon në
vetëdijesimin e stafit të institucionit për procesin e gjithëpërfshirjes.
Këshillon dhe ndihmon edukatoret e rregullta se si të punohet me fëmijët me
nevoja të veçanta dhe si të menaxhoj punën nëpër grupe dhe së bashku
hartojnë materiale alternative. Bashkëpunon me Qendrat Burimore rreth
metodave të mësimdhënies, materialeve mësimore dhe rreth mbështetjes së
nevojshme për nxënësit dhe po ashtu ndihmojnë në integrimin e fëmijëve
me nevoja të veçanta arsimore nga Qendra Burimore në shkollë të rregullt
dhe nga klasat e bashkangjitura në klasat e rregullta.”7
5 Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë. 2017. "Plani Individual I Arsimit (PIA) Dhe Udhëzuesi Për Hartimin E Planit Individual Të Arsimit Për Fëmijë Me Nevoja Të Veçanta Arsimore". Prishtinë 6 Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë. 2017. "Plani Individual I Arsimit (PIA) Dhe Udhëzuesi Për Hartimin E
Planit Individual Të Arsimit Për Fëmijë Me Nevoja Të Veçanta Arsimore". Prishtinë 7 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 2014. "Arsimi Gjithëpërfshirës E Drejtë E Secilit". Prishtinë, 7
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
10
Mësimdhënës/e mbështetës/e
Asistent/e
Mësimdhënës/e udhëtues
“Janë arsimtarë të cilët janë të punësuar në shkolla speciale/qendra
burimore të cilët mbështesin nxënësit me nevoja të veçanta arsimore dhe
arsimtarët e tyre në shkollat e rregullta.”8
“Brenda shkollës mësuesi mbështetës këshillon dhe ndihmon
mësimdhënësit e rregullt se si të punohet me fëmijët me nevoja të veçanta
arsimore dhe si të menaxhoj me klasën gjithëpërfshirëse dhe së bashku
hartojnë materiale mësimore alternative. Bashkëpunon me Qendrat
Burimore rreth metodave të mësimdhënies, materialeve mësimore dhe rreth
mbështetjes së nevojshme për nxënësit dhe po ashtu ndihmojnë në
integrimin e fëmijëve me NVA nga Qendra Burimore në shkollë të rregullt
dhe nga klasat e bashkangjitura ne klasat e rregullta.”9
“Detyrë e asistentit në institucione arsimore është të bashkëpunojë në
zbatimin e PIA-së me mësimdhënësin/kujdestarin e klasës, ku përfshihet
edhe përgatitja e materialit mësimor për fëmijë, dokumentimi i progresit të
fëmijës, inkurajimi i shoqërimit me fëmijë të tjerë; asistimi në ushqyerje,
higjienë dhe veshje; si dhe koordinimi me familje dhe shkollë për aktivitetet
ditore dhe javore të fëmijës.”10
Metodologjia
Ky hulumtim është zhvilluar në dy komuna të Kosovës (Prishtinë dhe Prizren) dhe të gjitha të
dhënat në këtë raport pasqyrojnë vetëm të gjeturat në këto dy komuna. Hulumtimi ka përfshirë në
total 22 shkolla që kanë nxënës me sindromën Down. Në kuadër të këtyre shkollave janë realizuar
22 intervista me menaxhmentin e shkollave, 26 intervista me mësimdhënës të nxënësve me
sindromën Down dhe 26 intervista me prindërit e këtyre nxënësve. Për mbledhjen e të dhënave
janë shfrytëzuar metodat cilësore dhe sasiore hulumtuese. Informatat e dëshiruara janë marrë
përmes intervistave të tipit gjysmë të hapur, ku të intervistuarit kanë pasur mundësi të përgjigjen
edhe përmes zgjedhjes së alternativave të ofruara, por edhe të ofrojnë mendimin e tyre më të thellë
për disa çështje. Intervistat e realizuara me grupet e synuara kanë për qëllim identifikimin e
barrierave dhe nevojave që kanë pikërisht këto tri palë, në dhe gjatë procesit të gjithëpërfshirjes.
Përveç intervistave gjysmë të strukturuara, janë realizuar edhe 10 vrojtime në klasa ku vijojnë
mësim nxënësit me sindromën Down. Qëllimi i realizimit të vrojtimeve ka qenë verifikimi i të
8 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 2015. "Plan Strategjik Për Organizimin E Arsimit Gjithpërfshirës Të Fëmijeve Me Nevoja Të Veçanta Arsimore". Prishtina, 31 9 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 2014. "Arsimi Gjithëpërfshirës E Drejtë E Secilit". Prishtinë, 7 10 Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë. 2015. "Organizimi i Sistemit Mbështetës Në Institucione Edukativo- Arsimore". Prishtinë.
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
11
dhënave të nxjerra nga intervistat e realizuara si dhe nxjerrja e një pasqyre të pjesës praktike të
gjithëpërfshirjes së nxënësve me sindromën Down, në shkollat përkatëse.
Instrumentet e hulumtimit
- Përgatitja e intervistave gjysmë të strukturuara dhe observimeve
Pyetjet e intervistave gjysmë të strukturuara janë të ndara në tri grupe. Grupi i parë i pyetjeve u bë
me qëllim të hapjes së bisedës mbi temën e projektit. Kjo pjesë hyrëse ndihmoi në marrjen e
informative faktike dhe në pasqyrimin e situatës aktuale në institucione arsimore. Grupi i dytë i
pyetjeve u përqendrua në mendimet dhe pikat kritike të anketuarit në lidhje me pengesat dhe
nevojat që hasin në gjithëpërfshirjen e nxënësve me sindromën Down në sistemin e rregullt
arsimor. Pjesa më e madhe e këtyre pyetjeve u bë kryesisht për të parë sugjerimet e të anketuarve
në lidhje me këtë temë, mendimet që ata kanë në lidhje me proceset dhe rezultatet, si dhe për çdo
ndryshim që ata e perceptojnë si thelbësor për të siguruar gjithëpërfshirjen adekuat të këtyre
nxënësve në shkolla të rregullta. Grupi i fundit i pyetjeve ishte kryesisht një përmbledhje e pjesëve
tjera, e cila iu ofronte mundësi të intervistuarve të identifikonin çështje të tjera të cilat ai / ajo
mund të ishin të vetëdijshëm, por të cilat nuk ishin ngritur në diskutim.
Përveç intervistave gjysmë të strukturuara me prindërit dhe përfaqësuesit e institucioneve
arsimore, janë përfunduar edhe 10 vrojtime të nxënësve me sindromën Down në mjedis të klasës.
Gjashtë prej tyre janë bërë në shkolla të komunës së Prishtinës dhe komunës së Prizrenit. Vrojtimet
u realizuan pas përfundimit të intervistave më menaxhmentin e shkollave, mësimdhënësit dhe
prindërit. Për qëllim të këtyre vrojtimeve u hartua një protokoll i cili fokusohej në këto tema:
• Kontekst të mësimdhënies dhe mësimit - përshtatshmëria e materialeve / mësimdhënies,
strategjitë e përdorura për angazhimin e nxënësit, përdorimi i teknologjisë vizuale ose auditive
• Komunikim - përdorimi i kontaktit me sy, ndjekja e udhëzimeve të mësuesve, komunikimi
verbal, gjuha e trupit
• Kontekstin social - ndërveprimi i bashkëmoshatarëve, mësimi i aftësive sociale, inkurajimi
për të filluar lojën
• Seksionit të mëtejshëm të komenteve
Vrojtimet u realizuan kryesisht gjatë dy orëve mësimore, duke përfshirë këtu edhe kohën e
pushimit të shkurtë dhe të gjatë, në mënyrë që të shihet për së afërmi edhe ndërveprimi i nxënësit
me sindromën Down me nxënësit e tjerë. Megjithatë, duhet të ceket që vrojtimet gjatë procesit
mësimor në klasa të rregullta, ku vijonin mësimin nxënësit me sindromën Down kishin po ashtu
edhe disa kufizime që duhen adresuar. Së pari, pjesa e vrojtimeve pasqyroi praktikat e mbledhura
nga vetëm dhjetë raste të mësimdhënies dhe si e tillë nuk mund të përdorët si mostër
përgjithësuese për të gjitha rastet ku nxënësit me sindromën Down vijojnë mësimet. Po ashtu, një
tjetër kufizim sjellë edhe prania e vrojtuesit në klasë, e cila mund të ketë ndikuar në mënyrën e
sjelljes së pjesëmarrësve në klasë (mësimdhënësit, nxënësit). Për më tepër, mbledhja e të dhënave
përmes vrojtimeve mbështetet në atë që shihej nga sjellja e pjesëmarrësve në klasë në ditën e
sesioneve të vrojtimeve, që edhe mund të mos ishte e njëjta si në ditët tjera.
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
12
Mostra e hulumtimit
Mostra për hulumtimin e realizuar me qëllim të identifikimit të barrierave dhe nevojave të
prindërve dhe institucioneve arsimore gjatë procesit dhe në procesin e gjithëpërfshirjes ka
përfshirë intervista gjysmë të strukturuara me grupet e mëposhtme:
- 22 intervista me menaxhmentin e shkollave;
- 26 intervista me mësimdhënësit e shkollave; dhe
- 26 intervista me prindërit e nxënësve me sindromën Down.
Intervistat u realizuan në qytetin e Prishtinës dhe Prizrenit. Për detaje të shtrirjes së intervistave,
referojuni tabelave në vazhdim.
Tabela 1.
Tabela 2.
Përpunimi dhe analiza e të dhënave
Qëllimi i analizimit të dhënave është identifikimi i përgjigjeve nga të intervistuarit si dhe
interpretimi i tyre. Fillimisht para analizimit, është bërë verifikimi i përgjigjeve për ndonjë gabim
eventual logjik, si dhe është pastruar baza e të dhënave. Pasi që metoda e hulumtimit është e
përzier, të dhënat u gjeneruan në dy forma. Të dhënat sasiore u analizuan përmes softuerit për
SPSS, ndërkohë që të dhënat cilësore u transkriptuan dhe u futen në një softuer cilësor të analizës
së të dhënave të quajtur MAXQDA. Grumbullimi i të dhënave cilësore u morr nga grupet e synuara
të hulumtimit dhe pastaj u përpunuan në një format i cili mund të sintetizohet, grumbullohet dhe
Grupet e synuara Numri i intervistave
Prindërit e fëmijëve me sindromën Down 26
Përfaqësuesit e institucioneve arsimore – stafi menaxhues 22
Përfaqësuesit e institucioneve arsimore- mësimdhënësit 26
TOTALI 74
Shkollat e vëzhguara
Prishtinë Prizren
Shkolla Fillore “Iliria” – Prishtinë Shkolla Fillore “Dëshmorët e Zhurit”- Zhur
Shkolla Fillore “Hilmi Rakovica”- Kodra e Trimave Shkolla Fillore “Besim Nrecaj”- Lutogllavë
Shkolla Fillore “Meto Bajraktari” - Prishtinë Shkolla Fillore “Sezai Surroi”- Bellobrad
Shkolla Fillore “Anton Zako Çajupi”- Bardhosh Shkolla Fillore “Nazim Buduri”-Hoqa e Qytetit
Shkolla Fillore “Emin Duraku” – Prishtinë TOTALI 10
Shkolla Fillore “Xhemajl Mustafa” - Prishtinë
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
13
krahasohet. Përmes kësaj teknike u identifikuan barrierat dhe nevojat e shkollave, mësimdhënësve
si dhe prindërve të nxënësve me sindromën Down, në dhe gjatë procesit të gjithëpërfshirjes.
Gjetjet
Ashtu siç edhe u kuptua nga pjesa e përmbledhjes së legjislacionit për personat me aftësi të
kufizuar, gjithëpërfshirja si proces ngërthen në vete një grup të institucioneve dhe individëve, të
cilët kanë një përgjegjësi të caktuar për të siguruar që të gjithë fëmijët, pa marr parasysh gjendjen e
tyre fizike, intelektuale, emocionale, shoqërore e gjuhësore, do të përfshihen në arsimin e rregullt.
Për këtë hulumtim janë intervistuar 22 përfaqësues të menaxhmentit të shkollave në komunën e
Prishtinës dhe Prizrenit, 26 mësimdhënës të këtyre shkollave të cilët kanë nxënës me sindromën
Down në klasat e tyre, si dhe 26 prindër të nxënësve me sindromën Down. Të gjeturat nga ky
hulumtim synojnë të identifikojnë barrierat dhe nevojat që këto palë kanë në dhe gjatë procesit të
gjithëpërfshirjes së nxënësve me sindromën Down në shkollat e rregullta. Më saktësisht, rezultatet
e hulumtimit do të paraqesin të gjeturat mbi qasjen e shkollave të përzgjedhura në komunat
Prishtinë dhe Prizren ndaj gjithëpërfshirjes së nxënësve me sindromën Down, komponentët e
mësimdhënies për gjithëpërfshirjen e nxënësve me sindromën Down në këto shkolla, mësimin në
klasa të rregullta si dhe sfidat që palët e intervistuara kanë për gjithëpërfshirjen e nxënësve me
sindromën Down.
Qasja e shkollave ndaj gjithërfshirjes së nxënësve me sindromën Down
Në pjesën e parë të rezultateve të këtij raporti do të shpalosen të gjeturat mbi qasjen e shkollave
ndaj gjithëpërfshirjes së nxënësve me sindromën Down, në shkollat e përfshira në këtë hulumtim.
Kjo pjesë do të fokusohet në procedurat e pranimit të nxënësve me sindromën Down në shkollat e
rregullta, numrin e nxënësve me sindromën Down në këto shkolla, procedurat për përzgjedhjen e
mësimdhënësve të cilët do të punojnë me nxënësit me sindromën Down, si dhe përzgjedhjen e
shkollave për këta nxënës nga ana e prindërve të nxënësve.
- Procedura për pranim në shkolla të rregullta
Rezultatet e dala nga hulumtimi në shkollat e lartpërmendura lënë të kuptohet që shumica e tyre
kanë një gatishmëri të madhe për pranimin dhe gjithëpërfshirjen e nxënësve me sindromën Down.
Më saktësisht, kur përfaqësuesit e shkollave u pyetën nëse ka ndodhur që ndonjë nxënës me
sindromën Down nuk është pranuar në shkollën e tyre, vetëm 2 shkolla nga 22 të intervistuara
pohuan të kenë ndodhur raste të tilla.
Figura 1.A ka pasur raste në shkollën tuaj kur një nxënës me SD nuk është pranuar në shkollë?
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
14
Sipas menaxhmentit të këtyre 2 shkollave, njëri rast ka ndodhur për shkak që nxënësi me
sindromën Down ka jetuar në një lagje, fëmijët e të cilës nuk kanë të drejtë të vijojnë mësimin në
shkollën përkatëse, ndërsa rasti tjetër është refuzuar sepse asnjëri nga mësimdhënësit e shkollës
nuk ishte ndjerë i gatshëm të punojë me një nxënës me sindromën Down, duke pasur parasysh
mungesën e përgatitjes profesionale të mësimdhënësve në këtë drejtim. Vlen të theksohet që sipas
menaxhmentit aktual të shkollës, ky rast nuk ka ndodhur nën udhëheqjen e këtij menaxhmenti.
Në përgjithësi, shkollat e intervistuara kanë deklaruar që nuk përdorin ndonjë metodë të veçantë
për pranimin e nxënësve me sindromën Down. Shumica e tyre theksuan që nxënësit me sindromën
Down fillimisht i nënshtrohen vlerësimit i cili është standard për të gjithë nxënësit e tjerë. Këtë
vlerësim zakonisht e bëjnë mësimdhënësi, psikologu ose pedagogu i shkollës, gjithmonë në prani të
prindit të nxënësit.
Megjithatë, në disa raste ata deklaruan që nxënësit me sindromën Down, me miratimin e prindit,
ashtu siç edhe përcaktohet nga korniza ligjore, janë referuar për vlerësim të mëtejmë tek Komisioni
Vlerësues komunal. Komisioni përkatës ka bërë më tutje vlerësimin e aftësive dhe nevojave të
nxënësit dhe më pas ka bërë përcaktimin e shkollës ku nxënësi duhet të vijojë mësimin, si dhe
shërbimeve të veçanta arsimore që ai/ajo duhet të marrë. Komisioni Vlerësues në nivel të komunës
zakonisht është përbërë nga specialistë të arsimit, punës sociale, psikologjisë dhe të rehabilitimit.
Sidoqoftë, duhet të ceket që vetëm një numër i vogël i të intervistuarve nga menaxhmenti i
shkollave (4 nga 22) deklaruan që nxënësit e pranuar në shkollë me sindromën Down iu janë
nënshtruar vlerësimeve nga komisioni i lartpërmendur. Në bazë të rezultateve, në shumicën e
rasteve të pranimit të nxënësve me sindromën Down është bërë vetëm vlerësimi vetëm nga ekipi i
shkollës (mësuesi, psikologu ose pedagogu) dhe është prezantuar një certifikatë mjekësore për
gjendjen e nxënësit nga prindërit. Një fakt të tillë e kanë pohuar po ashtu edhe shumica e prindërve
të nxënësve, të intervistuar për këtë hulumtim. Sipas shumicës dërmuese të tyre (21 nga 26) fëmijët
e tyre nuk iu janë nënshtruar vlerësimit nga Komisioni Vlerësues në nivel komunal, por vetëm
procedurës standarde të vlerësimit në shkollë.
Figura 2. A i është nënshtruar fëmija juaj vlerësimit nga Komisioni Vlerësues në nivel komunal?
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
15
25 1Po
Jo
Kur flasim për vlerësimin e nxënësve me sindromën Down gjatë pranimit të tyre në shkolla të
rregullta, duhet theksuar që rezultatet e hulumtimit tregojnë që në shkollat në zonat rurale, e
sidomos në ato të komunës së Prizrenit ka pasur më shumë mungesë të respektimit dhe ndjekjes së
rregullave dhe procedurave të lartpërmendura. Të dhënat e hulumtimit në këto raste kanë zbuluar
që një numër shumë i vogël i nxënësve me sindromën Down të cilët vijojnë mësimin në shkollat e
shtrira në zonat rurale të komunës së Prizrenit, iu janë nënshtruar procesit të vlerësimit nga
Komisioni Vlerësues komunal, megjithatë në shumë prej tyre nxënësit me sindromën Down
punojnë me Plan Individual Arsimor (PIA).
- Numri i nxënësve me sindromën Down në shkolla të rregullta
Numri i nxënësve në shkollat e intervistuara ka ndryshuar varësisht prej lokacionit të këtyre
shkollave. Në përgjithësi, shkollat në zonat urbane, e sidomos ato në qytetin e Prishtinës kanë pasur
një numër të mbi ngarkuar të nxënësve (mesatarisht 30 nxënës në klasë). Ndërkohë që në ato të
zonave rurale ka figuruar një numër tejet më i vogël i nxënësve. Por, numri i nxënësve me
sindromën Down në shkollat e intervistuara ka dalë të jetë i vogël. Sipas të dhënave të hulumtimit,
shumica e shkollave të synuara për këtë studim kanë pasur vetëm nga një nxënës me sindromën
Down. Madje, edhe në shkollat ku ka pasur më shumë se një nxënës me sindromën Down, jo më
shumë se një mësimdhënësi i ka takuar të punoj më një nxënës me sindromën Down. Pra, asnjë
mësimdhënës nuk ka pasur më shumë se një nxënës me sindromën Down, në klasën e tij.
Mosha mesatare e nxënësve me sindromën Down në shkollat e intervistuara ishte dymbëdhjetë
(12), ndërkohë që ata ishin të ndarë në mënyrë të barabartë sa i përket gjinisë. Pra, gjysma e tyre
(13) ishin femra dhe gjysma tjetër, meshkuj (13).
Në përgjithësi, sipas të dhënave të marra nga mësimdhënësit dhe prindërit e nxënësve me
sindromën Down, shumica nga këta të fundit vijojnë mësimin rregullisht (25 nga 26). Në ato pak
raste kur ata mund të mungonin, arsyet kryesore lidheshin me problemet shëndetësore që ata
mund t’i kishin. Megjithatë, jo të gjithë nxënësit me sindromën Down, të cilët vijojnë mësimin në
shkollat e intervistuara kishin filluar vijimin e shkollës në moshën e duhur. Sipas rezultateve të
hulumtimit, mosha mesatare e fillimit të vijimit të shkollës nga nxënësit me sindromën Down ishte
7.38. Disa nga arsyet e fillimit të vonshëm të shkollës për këta nxënës kanë qenë problemet në të
nxënë, problemet shëndetësore apo vijueshmëria e tyre më e gjatë në shkolla speciale.
Vështirësi në të mësuar
Figura 3. A i vijon fëmija juaj mësimet rregullisht?
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
16
- Përzgjedhja e mësimdhënësve
Përkundër shkallës së lartë të gatishmërisë së shkollave për të pranuar nxënës me sindromën
Down, një gatishmëri e tillë nuk është parë tek mësimdhënësit e shkollave. Më saktësisht, kur
mësimdhënësit e shkollave u pyetën se a kanë hezituar për të pranuar nxënës me sindromën Down
në klasën e tyre, 10 nga 26 prej tyre pohuan një gjë të tillë.
Sipas tyre, arsyeja kryesore për një hezitim të tillë ka qenë mungesa e përvojës paraprake me
nxënësit me sindromën Down si dhe mungesa e përgatitjes profesionale adekuate. Gjithashtu, disa
prej mësimdhënësve theksuan që numri i madh i nxënësve në klasë (sidomos në shkollat e qytetit
të Prishtinës) si dhe mungesa e mjeteve adekuate për punë me këta nxënës, ka rritur hezitimin e
tyre për të pranuar nxënës me sindromën Down në klasat e tyre.
Në bazë të dhënave të hulumtimit, përzgjedhja e mësimdhënësve të cilët do të punojnë me nxënës
me sindromën Down bëhet në mënyra të ndryshme. Në disa prej shkollave, një përzgjedhje e tillë
ishte bërë në bazë të shortit, ndërsa tek disa të tjera mësimdhënësi përzgjidhej duke marrë
parasysh shkathtësitë e tij në punë dhe përgatitjen profesionale adekuate për punë me nxënës me
nevoja të veçanta, ose edhe numrin e nxënësve në klasë. Po ashtu, kishte edhe raste kur prindi
lejohej të përzgjedhë vetë mësimdhënësin tek i cili dëshiron të vijojë mësimin fëmija i tij. Në këtë
aspekt, duhet të ceket që në shumicën prej shkollave të shtrira në zonat rurale nuk kishte ndonjë
mundësi të përzgjedhjes së mësimdhënësve, sepse kishte vetëm një paralele të një cikli mësimor
dhe si rezultat përcaktimi i mësimdhënësve ishte veçse i nënkuptuar.
“Frika ime e vetme për të punuar me një nxënës me sindromën Down ka qenë mungesa e përvojës sime në punë me këta nxënës dhe për shkak të kësaj iu jam frikësuar pasojave të
mundshme të “mosdijes sime”.
– Shkollë fillore, Prishtinë (mësimdhënësi)
“Frika ime e vetme për të punuar me një nxënës me SD ka qenë mungesa e përvojës sime në punë
me këta nxënës dhe për shkak të kësaj iu jam frikësuar pasojave të mundshme të “mosdijes
sime”.
– Shkolla “Iliria” Prishtinë.
10
16
PoJo
Figura 4. A ka pasur ndonjë hezitim nga ana juaj që të keni nxënës me sindromën Down, në klasën tuaj?
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
17
Sa i përket Gatishmërisë së Mësimëdhënsve për të punuar me nxënësit me sindromë Down, sipas të
dhënave nga intervistimi i menaxhmentit të shkollave, 6 prej 22 pohuan se mësimdhënësit në
shkollat e tyre janë shumë të gatshëm për të punuar me nxënësit me sindromë Down, 8 prej tyre
pohuan se mësimdhënësit në shkollat e tyre janë të gatshëm dhe 8 prej tyre pohuan që se
mësimdhënësit në shkollat e tyre janë pak të gatshëm për të punuar me nxënësit me sindromë
Down.
Sa i përket mësimdhënësve, vlen të ceket që shumica prej tyre (20 nga 26) deklaruan që ata do të
kishin hezitim më të vogël të punonin me nxënësit me sindromën Down, nëse ata do të kishin një
përvojë paraprake me nxënësit me sindromën Down apo të kishin përgatitje profesionale në këtë
aspekt. Gjithashtu, disa prej tyre (14 nga 26) cekën që ata do të kishin një punë shumë më të lehtë
në raport me nxënësit me sindromën Down, nëse shkollat do të kishin kushtet adekuate për të
punuar me këta nxënës. Sipas tyre, sigurimi i mësimdhënësve mbështetës, hartimi i PIA-së për çdo
nxënës me sindromën Down, sigurimi i mjeteve të konkretizimit në klasë, zvogëlimi i numrit të
nxënësve në klasë si dhe përgatitja profesionale përmes trajnimeve specifike janë elementet të cilat
do ta lehtësonin punën e tyre me nxënësit me sindromën Down dhe po ashtu do ta stimulonin
gjithsecilin prej mësimdhënësve për të marrë një përgjegjësi të tillë. Sidoqoftë, edhe pse shumë prej
mësimdhënësve e konsideruan punën me nxënësit me sindromën Down si një punë dhe obligim
moral e human, disa prej tyre përmendën edhe kompensimin financiar shtesë apo vlerësimet
specifike të perfomancës së tyre, në aspektin e stimulimit për të punuar me nxënësit me sindromën
Down.
Ndërkohë, disa prej mësimdhënësve sugjeruan që gjithashtu duhet të ketë një koordinim më të
mirë në mes të gjitha palëve relevante duke filluar nga lart-poshtë (MASHT-DKA-Shkollë-Prindër-
Qendra Burimore-OJQ). Në këtë aspekt, ata cekën që përgjegjësia duhet të bjerë tek të gjithë njësoj e
të mos ngarkohen me barrë vetëm mësimdhënësit apo shkollat, siç është duke ndodhur aktualisht.
Ata madje pohuan që ka nevojë për një fushatë vetëdijësuese për të gjitha palët e përfshira në
procesin e gjithëpërfshirjes, lidhur me nevojat, kushtet dhe përgjegjësit kundrejt këtij procesi.
Figura 5. Sa janë të gatshëm mësimdhënësit/et në shkollën tuaj të punojnë me nxënësit me sindromën Down?
“Unë mendoj që meqenëse MASHT ka marrë vendim që të bëhet gjithëpërfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta në shkolla të rregullta, të mos e hedhë topin vetëm tek mësuesit në shkolla por
të gjithë, duke filluar nga vet MASHT, e pastaj DKA, shkollat, qendrat burimore etj., të punojnë me
më shumë përgjegjësi në këtë drejtim. Këtu duhet patjetër të ceket ofrimi i trajnimeve specifike
për mësuesit e rregullt.”
– Shkollë fillore, Hoqa e Qytetit, Prizren (mësimdhënësi)
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
18
Kur jemi tek këndvështrimi i mësimdhënësve për procesin e gjithëpërfshirjes, vlen të theksohet që
në disa raste mësimdhënësit menduan që gjithëpërfshirja e nxënësve me sindromën Down në
shkolla të rregullta ka ndikim pozitiv më shumë në aspektin social, por jo aq edhe në atë akademik.
Sipas tyre, kjo për shkak të aftësive dhe nevojave specifike që këta nxënës kanë në aspektin
akademik.
Me këtë rast, mësimdhënësve nga 22 shkollat gjthëpërfshirëse në komunat Prishtinë dhe Prizren iu
është kërkuar të tregojnë shkallën e tyre të pajtueshmërisë me disa prej deklaratave, të cilat matën
pikëpamjen dhe qëndrimin e tyre kundrejt procesit të gjithëpërfshirjes së nxënësve me sindromën
Down në shkolla të rregullta.
Në bazë të rezultateve të dala nga këto vlerësime, 21 nga 26 mësimdhënës mendojnë që nxënësit
me sindromën Down kanë të drejtë të barabartë të vijojnë mësimet në një klasë të njëjtë me
nxënësit tjerë, kurse të gjithë mësimdhënësit u pajtuan plotësisht apo deri diku që gjithëpërfshirja
në klasat e rregullta është përparësi sociale për nxënësit me sindromën Down dhe nxënësit me
zhvillim tipik. Megjithatë, ata po ashtu deklaruan që nxënësit me sindromën Down kërkojnë shumë
kohë/përkushtim nga mësuesit (24 nga 26 u pajtuan plotësisht apo deri diku).
Ndërkaq, kur ata u pyetën se sa pajtohen me deklaratat “Përfshirja e nxënësve me sindromën Down
nuk është një praktikë preferuese për nxënësit e tjerë”, “Sfidat e klasave me kurrikulë të rregullt
promovojnë progresin akademik për nxënësit me sindromën Down” dhe “Mësimi në klasa të
veçanta i nxënësve me sindromën Down nuk ka efekt negativ në zhvillimin emocional dhe social të
tyre”, ata shprehën mendime të ndryshme.
Me deklaratën e parë u pajtuan plotësisht apo deri diku gjysma e mësimdhënësve (13 nga 26), që
do të thotë që gjysma e mësimdhënësve deklaruan që përfshirja e nxënësve me sindromën Down
nuk është një praktikë preferuese për nxënësit e tjerë. Tutje, vetëm 8 nga 26 mësimdhënësit e
intervistuar u pajtuan plotësisht apo deri diku që sfidat e klasave me kurrikulë të rregullt
promovojnë progresin akademik për nxënësit me sindromën Down. Mësimdhënësit ishin gjithashtu
të ndarë në mendime rreth efektit negativ në zhvillimin emocional dhe social të nxënësve me
sindromën Down, nëse ata do të mësonin në klasa të veçanta. Me këtë mendim, 9 prej 26
mësimdhënësve u pajtuan plotësisht apo deri diku, ndërkohë që 15 të tjerë nuk u pajtuan me të
njëjtën deklaratë. Ndërkaq, për të njëjtën çështje, 2 prej mësimdhënësve nuk u deklaruan fare.
“Mendimi im është që edhe pse gjithëpërfshirja është një gjë pozitive, unë mendoj që ajo ka
ndikim pozitiv vetëm në aspektin social por jo edhe në atë akademik. Mësimi në klasa të rregullta
i nxënësve me sindromën Down i pengon nxënësit e tjerë por edhe vet mësimdhënësit.
Përndryshe, nëse do të duhej që patjetër të kishte gjithëpërfshirje atëherë të paktën do të duhej
të kishte mësues mbështetës në klasa ku ka nxënës me sindromën Down.”
– Shkollë fillore, Hoqa e Qytetit, Prizren (mësimdhënësi)
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
19
Mësimdhënësve të nxënësve me sindromën Down përpos që iu është kërkuar të tregojnë shkallën e
pajtueshmërisë me deklaratat e mësipërme, atyre gjithashtu iu kërkuar të japin tri
rekomandime/sugjerime për mësuesit e tjerë të cilët do të kenë rastin të punojnë me nxënësit me
sindromën Down, në bazë të përvojës së tyre. Më poshtë janë të prezantuara disa nga më kryesoret
prej tyre.
Të bëjë punë grupore në
aspektin e socializmit
Ta stimulojë nxënësin me SD
T’i përgatisë paraprakisht
nxënësit e tjerë për ardhjen
e nxënësit me SD
Të jetë i afërt dhe i dashur me
nxënësin
Të ofrojë më të mirën nga
vetja
Të jetë i qetë dhe i
durueshëm
Të jetë i afërt dhe i dashur
me nxënësin
Të jetë i afërt dhe i dashur me
nxënësin
Puna me nxënësit me SD
është sfidë
Puna me nxënësit me SD
është gjithashtu kënaqësi
Puna me nxënësit me SD
është përgjegjësi e madhe
morale
Të jetë i afërt dhe i dashur me
nxënësin
Të jetë i përgatitur
profesionalisht
Të ketë mësimdhënës
mbështetës në klasë dhe të
punoj me PIA
Të lexoj shumë për punën
me nxënësit me SD
Të jetë i afërt dhe i dashur me
nxënësin
Figura 6. Deri në çfarë mase pajtoheni / nuk pajtoheni me deklaratat e mësipërme?
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
20
- Përzgjedhja e shkollës
Për nxënësit me sindromën Down është shumë me rëndësi që të vijojnë shkollimin në një shkollë
ku i sigurohet ambient i përshtatshëm si për arritje akademike ashtu edhe një gjithëpërfshirje sa
më e mirë sociale. Për këto dy aspekte, rol të rëndësishëm luajnë infrastruktura e shkollës (kushtet
fizike), kualiteti dhe profesionalizmi i mësimdhënësve si dhe konteksti social në shkollë (pranimi
dhe trajtimi nga të tjerët). Marrë parasysh këto fakte, për prindërit e nxënësve me sindromën Down
është shumë me rëndësi përzgjedhja e shkollës ku fëmijët e tyre do të vijojnë mësimin.
Në këtë aspekt, prindërit të cilët ishin pjesë e studimit (prindërit e nxënësve me sindromën Down)
u pyetën se përse kanë vendosur ta dërgojnë fëmijën e tyre pikërisht në atë shkollë. Sipas shumicës
së prindërve, ata i kanë vendosur fëmijët e tyre në shkollat aktuale sepse ajo ka qenë mundësia apo
alternativa e tyre e vetme, duke qenë se shkollat i kanë të përcaktuara lagjet e caktuara nga të cilat
ato lejohen të pranojnë nxënës. Pra, në shumë raste, prindërit kanë qenë të obliguar t’i dërgojnë
fëmijët e tyre në një shkollë të caktuar, sepse ajo është e vetmja shkollë në të cilën pranohen fëmijët
e lagjes së tyre (përfshirë edhe fëmija i tyre). Megjithatë, këtu vlen të theksohet që shumica nga
prindërit kanë potencuar që një gjë e tillë edhe iu përshtatet, meqenëse shkollat e përcaktuara janë
edhe më të afërtat me vendbanimin e tyre, që është një faktor shumë i rëndësishëm në përzgjedhjen
e shkollës për fëmijët e tyre.
Edhe pse njëjtë si prindërit e nxënësve me sindromën Down të cilët jetojnë në qytet, edhe ata të
cilët jetojnë në fshatra i kanë të paracaktuara shkollat për fëmijët e tyre, vlen të përmendet që në të
gjitha fshatrat e përfshira në këtë studim ka pasur një shkollë të vetme, e cila njëkohësisht ka qenë
edhe zgjedhja e vetme për prindërit e nxënësve me sindromën Down, për të dërguar fëmijën e tyre
në shkollë.
Prindërit e nxënësve me sindromën Down, të përfshirë në këtë hulumtim, patën rastin të tregojnë
edhe nivelin e kënaqshmërisë së tyre me procesin e gjithëpërfshirjes së fëmijëve të tyre në shkolla
të rregullta dhe me pengesat që ata mund t’i kenë në përgjithësi, duke dhënë kështu shkallën e
pajtueshmërisë me disa deklarata në këtë aspekt.
Në bazë të rezultateve, shumica e prindërve nuk u pajtuan aspak apo deri diku me disa prej
deklaratave. Më saktësisht, 21 nga 26 prej tyre nuk u pajtuan me deklaratën “Kam hasur në
diskriminim apo paragjykim nga profesionistët brenda sistemit arsimor”, ndërsa 22 nga 26 prej
prindërve nuk u pajtuan me deklaratën “Kam hasur në diskriminim apo paragjykim nga të tjerët
(p.sh. prindër ose fëmijë të tjerë)”. Gjithashtu, një numër prej 23 prindërve nga gjithsej 26 prindër
të intervistuar nuk u pajtuan aspak me deklaratën “Kam pasur vështirësi në qasje me
drejtorët/mësimdhënësit në shkollën që kam zgjedhur”.
“Është e vetmja shkollë në fshat andaj edhe nuk kemi pasur zgjedhje tjetër.”
– Shkollë fillore, Lutogllavë, Prizren (prindi)
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
21
Megjithatë, prindërit e intervistuar dhanë vlerësime të ndryshme për deklaratat “Jam i/e kënaqur
me vendosjen aktuale të fëmijës tim dhe me shërbimin që po i jepet”, “Kam hasur në mungesë të
materialeve të përshtatshme për përdorim nga mësimdhënësit” dhe “Kam hasur në mungesë të
mbështetjes nga ekspertët dhe udhëzimeve për mua si prind ose kujdestar”.
Sipas të dhënave, 21 nga 26 prindër të intervistuar ishin të kënaqur me vendosjen aktuale të
fëmijës së tyre dhe me shërbimin që po i jepet fëmijës së tyre, përkundër 5 prej prindërve të cilët
shprehën një shkallë të pa kënaqshmërisë së tyre në këtë aspekt. Gjithashtu, përderisa 12 prindër
pohuan që nuk kanë hasur në mungesë të materialeve të përshtatshme për përdorim nga
mësimdhënësit, 14 prindër të tjerë mohuan një fakt të tillë. E një numër i njëjtë i prindërve (14) u
pajtuan plotësisht apo deri diku që ata kanë hasur në mungesë të mbështetjes nga ekspertët dhe
udhëzimeve për mua si prind ose kujdestar, përkund 12 të tjerëve të cilët nuk kishin pasur një
problem të tillë.
Komponentët e mësimdhënies për gjithëpërfshirjen e nxënësve me sindromën Down
Plani Strategjik për Organizimin e Arsimit Gjithëpërfshirës të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta
Arsimore në Arsimin Parauniversitar në Kosovë ka disa objektiva të cilat duhet të arrihen për të
siguruar një gjithëpërfshirje sa më të mirë të fëmijëve me nevoja të veçanta. Ndër objektivat e këtij
plani janë sigurimi i mekanizmave të nevojshëm si Plani Individual Arsimor (PIA), mësuesit
mbështetës dhe trajnimet adekuate për mësimdhënësit të cilët do të punojnë me nxënësit me
sindromën Down.
Duke pasur parasysh rëndësinë e elementeve të mësipërme, pjesëmarrësit e hulumtimit
(menaxhmenti i shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit) janë pyetur rreth ekzistimit të
shërbimeve të tilla, në shkollat përkatëse.
Figura 7. Deri në çfarë mase pajtoheni / nuk pajtoheni me deklaratat e mësipërme?
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
22
- Plani Individual Arsimor (PIA)
Plani Individual Arsimor (PIA) është njëri ndër komponentët më të rëndësishëm në
gjithëpërfshirjen e nxënësve me sindromën Down në shkolla të rregullta dhe përmbushjen e
nevojave të veçanta arsimore për këta nxënës. PIA mbështetë edukimin dhe arsimimin e nxënësve
me nevoja të veçanta arsimore, në mënyrë që këta të fundit të mund të përfitojnë maksimalisht në
aspektin akademik. Sidoqoftë, në rastet kur parashihet që nxënësi nuk mund t’i arrijë rezultatet në
disa lëndë mësimore, ato lëndë individualizohen dhe me këtë rast përcaktohen edhe objektivat
arsimore për nxënësin, brenda këtyre lëndëve. Në të kundërtën, ai/ajo mund t’i ndjekë lëndët tjera,
pa ndonjë nevojë për ndryshim të përmbajtjes.
Një plan i tillë mund të inicohet nga mësimdhënësi, edukatori, apo kujdestari i klasës, por gjithmonë
me lejen e prindërve. Këta të fundit, dërgojnë kërkesën tek drejtori i shkollës, i cili më pas e
përcjellë atë tek Komisioni Vlerësues komunal. Ky ekip më pastaj vlerëson nëse nxënësi duhet të
vazhdojë me PIA, me lëndë të individualizuara apo me mësimdhënie sipas fushave të aktiviteteve.
Takimet për hartimin e PIA-së mund të organizohen nga edukatorja/mësuesja, me mbështetjen e
mësuesit/edukatorit mbështetës dhe mësuesit udhëtues, ndërkohë që aty marrin pjesë edukatori/
mësimdhënësi i klasës, prindi apo kujdestari i nxënësit, mësimdhënësi mbështetës, mësuesi
udhëtues, mësimdhënësi lëndor dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve profesionale në shkollë
(pedagogu, psikologu).11
11
Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë. 2017. "Plani Individual I Arsimit (PIA) Dhe Udhëzuesi Për Hartimin E Planit Individual Të Arsimit Për Fëmijë Me Nevoja Të Veçanta Arsimore". Prishtinë
Figura 8. A ekziston një Plan Individual Arsimorë për nxënësit me sindromën Down, në shkollën tuaj? -
Menaxhmenti i shkollës
Figura 3. A ekziston një Plan Individual Arsimorë për
nxënësit me SD, në shkollën tuaj? -Menaxhmenti i shkollës
23
3
Po
Jo
19
7
Po
Jo
Figura 9. A ekziston një Plan Individual Arsimorë për nxënësit me sindromën Down, në shkollën tuaj? -Prindërit
Figura 10. A ekziston një Plan Individual Arsimorë për nxënësit me sindromën Down, në shkollën tuaj? -Mësimdhënësit
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
23
Sa i përket rasteve kur PIA nuk është hartuar për nxënësit me sindromën Down, përfaqësuesit e
menaxhmentit të shkollave si dhe mësimdhënësit ofruan arsyetime të ndryshme për mungesën e
një plani të tillë. Sipas këtyre të fundit, në disa raste PIA nuk është hartuar sepse prindërit e
nxënësve kanë vlerësuar që fëmijët e tyre nuk kanë nevojë për një plan individual dhe nuk kanë
pranuar hartimin e një plani të tillë. Ndërsa në raste të tjera, kjo ka ndodhur për shkak të mungesës
së gatishmërisë nga ekipi përgjegjës për të hartuar Planin Individual Arsimor (PIA) ose edhe
mungesës së gatishmërisë nga ana e menaxhmentit të shkollës për të kontaktuar Qendrën
Burimore. Sidoqoftë, kur përfaqësuesit e menaxhmentit të shkollave u pyetën nëse ata janë të
vetëdijshëm për obligimin e tyre për të kontaktuar Qendrën Burimore për hartimin e PIA-së, 17 nga
22 prej tyre pohuan një fakt të tillë, ndërkohë që 2 të tjerë treguan që ata nuk janë të vetëdijshëm
për një obligim të tillë. Ndërkaq, 3 prej përfaqësuesve të menaxhmentit të shkollave nuk patën
përgjigje në këtë pyetje.
Megjithatë, në shumicën e rasteve, në hartimin e PIA-së për nxënësit me sindromën Down kishin
marrë pjesë mësuesit udhëtues nga Qendrat Burimore, mësimdhënësi i nxënësit me sindromën
Down si dhe prindi i nxënësit. Në disa raste, pjesë e këtij procesi ishte edhe psikologu i shkollës.
Ndërkaq, siç edhe tregon Figura 12 prindërit e nxënësve me sindromën Down deklaruan që në
hartimin e PIA-së për fëmijët e tyre morrën pjesë mësuesi/ja (15), psikologu/ja (13), prindërit
personalisht (10) dhe drejtori/esha (5).
Figura 11. A jeni të informuar që personeli i shkollës është i obliguar të kontaktojë Qendrën Burimore për hartimin e PIA-së? [n=19]
Figura 12. Kush ka qenë pjesë e hartimit të Plani Individual Arsimor (PIA) për fëmijën tuaj?
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
24
Në anën tjetër, sa i përket pjesëmarrjes së mësimdhënësve në hartimin e këtij plani, 16 nga 19
mësimdhënësit e intervistuar deklaruan që ata kanë marrë pjesë në hartimin e PIA-së për nxënësit
me sindromën Down në klasat e tyre. Pjesa tjetër (7) nuk ofruan përgjigje në këtë pyetje.
Në përgjithësi, gjatë hulumtimit janë identifikuar vetëm dy raste kur në hartimin e PIA-së nuk ka
marrë pjesë askush nga shkollat. Në këto raste, përfaqësuesit e menaxhmentit të këtyre shkollave
kanë treguar që PIA iu është sjellë i gatshëm nga Qendra Burimore. Në rastet kur nxënësit kanë
pasur të hartuar PIA-në, përfaqësuesit e menaxhmentit të shkollave, mësimdhënësit si dhe
prindërit e nxënësve janë pyetur se sa mendoni që PIA përshtatet me kurrikulën e rregullt dhe cilat
mendojnë që janë përparësitë dhe mangësitë e një plani të tillë. Në përgjithësi, rezultatet e
hulumtimit tregojnë që palët e intervistuara ishin të mendimit që Plani Individual Arsimor (PIA)
nuk përshtatet me kurrikulën e rregullt shkollore. Sipas tyre, ky plan ka të përcaktuara objektiva
specifike, të cilat korrespondojnë me nevojat, aftësitë dhe kapacitetin e nxënësit me sindromën
Down. Gjithashtu, sipas tyre, plani parasheh detyra më të thjeshtëzuara të cilat janë të arritshme
nga nxënësi me sindromën Down, e që dallojnë nga detyrat e nxënësve të tjerë. Në fund, disa prej
tyre deklaruan që PIA nuk përmban të gjitha lëndët mësimore të ciklit të caktuar arsimor, por
vetëm disa prej tyre të cilat janë vlerësuar si të mundshme për t’u përvetësuar nga nxënësi me
sindromën Down.
Megjithatë, shumica dërmuese nga të tri palët e intervistuara (menaxhmenti i shkollave,
mësimdhënësit dhe prindërit) e vlerësuan pozitivisht PIA-në për nxënësit me sindromën Down. Më
saktësisht, 20 nga 26 prindër të intervistuar deklaruan që janë shumë të kënaqur ose të kënaqur
me PIA-në për fëmijën e tyre.
20
2 1
Shumë të kënaqur/
Të kënaqur
Të
pakënaqur/Shumë
të pakënaqur
Nuk e di
Figura 14. Sa të kënaqur jeni më Planin Individual Arsimor (PIA) për fëmijën tuaj? [n=23]
16
3
Po
Jo
Figura 13. A ka qenë mësuesi/ja pjesë e hartimit të PIA-së? [n=19]
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
25
Në bazë të vlerësimeve të tyre, ky plan ka shumë përparësi. Së pari, ata deklaruan që PIA ua bënë
nxënësve/fëmijëve me sindromën Down më të lehtë të procesin e mësim-nxënies dhe iu mundëson
atyre të mësojnë më shumë sepse i përshtatet nevojave, aftësive dhe kapacitetit të tyre. Gjithashtu,
ata ishin të mendimit që PIA lehtëson edhe punën e mësimdhënësve, meqenëse i përcakton detyrat
e nxënësve me sindromën Down dhe me këtë rast edhe angazhimin e mësimdhënësve në raport me
nxënësit me sindromën Down.
Por, jo të gjithë menduan që PIA ka vetëm përparësi. Sipas disa prej përfaqësuesve të
menaxhmentit të shkollave, mësimdhënësve dhe prindërve, edhe pse PIA është plan adekuat për
nxënësit me sindromën Down, ai jo gjithmonë implementohet në mënyrën më të mirë në klasa të
rregullta. Më saktësisht, kur mësimdhënësit dhe prindërit u pyetën se sa po arrijnë të zbatojnë PIA-
në në klasa, 12 prej tyre menduan që PIA po realizohet pjesërisht, ndërsa vetëm 2 mësimdhënës
deklaruan që PIA po realizohet plotësisht. Sa i përket prindërve, 9 prej tyre deklaruan që
mësimdhënësi po arrijnë ta zbatojnë PIA-në plotësisht, ndërsa 8 prindër ishin të mendimit që ky
plan po realizohet nga mësimdhënësit pjesërisht.
Siç shumica prej palëve të mësipërme deklaruan, mungesa e mësuesve mbështetës, numri i madh i
nxënësve në klasë (në disa shkolla) si dhe mungesa e mjeteve të konkretizimit po e vështirësojnë
dukshëm implementimin e PIA-së në klasa të rregullta.
“Ka një dallim të madh në mes të PIA-së dhe kurrikulës së rregullt shkollore. Në PIA përfshihen vetëm disa lëndë, të cilat janë vlerësuar që nxënësi mund të arrijë t’i përvetësojë e po ashtu edhe
objektivat në ato lëndë janë shumë të ulëta, në krahasim me objektivat që nxënësit tjerë kanë në
po të njëjtat lëndë. Por, përparësi e këtij plani është që ai përcakton saktë detyrat e nxënësit dhe
në këtë mënyrë përpos që i përshtatet nevojave dhe kapaciteteve të nxënësit edhe ia lehtëson
punën mësuesit në klasë.”
– Shkollë fillore, Studençan, Prizren (mësimdhënësi)
2
12
4
1
Plotësisht Pjesërisht Pak Aspak
Figura 15. Sa mendoni që arrijnë mësuesi/ja e klasës të ndjekë objektivat e PIA-së? Mësimdhënësit [n=19]
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
26
- Mësuesi mbështetës në klasa
Mësuesi mbështetës ka rol kyç në procesin e gjithëpërfshirjes së nxënësve me sindromën Down në
shkolla të rregullta. Roli i tij është të koordinojë punën edukativo-arsimore si dhe të mbështes
mësimdhënësit dhe personelin arsimor në shkolla drejtë sigurimit të nevojave të veçanta arsimore
për nxënësit me sindromën Down. Sipas kornizës ligjore për arsimin gjithëpërfshirës, mësuesit
mbështetës duhet të përcaktohen nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), të cilët vendimin për
sigurimin e mësimdhënësve mbështetës e marrin në bazë të raporteve të vlerësimit të fëmijëve nga
Komisioni Vlerësues komunal dhe bazuar në kapacitetet që kanë (numrin e mësimdhënësve
mbështetës) brenda komunës.
Në bazë të rezultateve të hulumtimit në 22 shkolla në komunat e Prishtinës dhe Prizrenit, ka një
mungesë të madhe të mësimdhënësve mbështetës. Sipas përfaqësuesve të menaxhmentit të
shkollave, në vetëm 9 nga 22 shkolla ka mësimdhënës mbështetës. Ndërkaq, sipas mësimdhënësve
të shkollave, numri i mësimdhënësve mbështetës në shkolla është edhe më i vogël (8 nga 26). Siç
edhe rezultati tregon, ka një mospërputhje të numrit të pohuar të mësimdhënësve mbështetës nga
menaxhmenti i shkollave dhe mësimdhënësve, gjë që lënë të kuptoj për një mungesë të
bashkëpunimit apo informimit në mes të stafit menaxherial dhe mësimdhënësve të shkollave.
Sidoqoftë, në këtë rast vlenë të ceket që kur përfaqësuesit me menaxhmentit të shkollës u pyetën së
nga kush është përcaktuar ky/kjo mësues/e mbështetës/e, ata ofruan këto përgjigjë: prindërit (5),
komuna (2), institucionet e tjera shtetërore (1) dhe shkolla (1). Ndërkohë, sipas mësimdhënësve,
mësuesit mbështetës janë siguruar nga prindërit (7) dhe shkolla (1). Ky rezultat tregon që numri
më i madh i mësuesve mbështetës është siguruar nga vet prindërit, që tregon që në fakt ata janë
asistentë të cilët, sipas deklaratave të palëve të intervistuara, në shumicë e rasteve janë studentë
dhe nuk kanë kualifikim të duhur për punë me nxënësit me sindromën Down.
8
18
Po Jo
Figura 16. A ka mësues mbështetës për nxënësit me sindromën Down, në shkollën tuaj?- Menaxhmenti
Figura 17. A ka mësues mbështetës për nxënësit me sindromën Down, në klasën tuaj?- Mësimdhënësit
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
27
Përkundër faktit që shumica nga shkollat e përfshira në studim (15 nga 22) kanë deklaruar që kanë
bërë kërkesë tek institucioni përkatës për sigurimin e mësimdhënësve mbështetës, një shërbim i
tillë nuk iu është siguruar nga komuna/DKA apo edhe instanca më të larta si MASHT. Arsyetimi
kryesor në këto raste sipas palëve të intervistuara ka qenë mungesa e mjeteve financiare për
sigurimin e mësimdhënësve mbështetës në shkollat e rregullta. Të njëjtën kërkesë pohuan ta kenë
bërë edhe një pjesë e prindërve të nxënësve (12 nga 26), mirëpo për të njëjta arsye si më lartë, një
kërkesë e tillë nuk iu është plotësuar deri më tani.
Lidhur me sigurimin e mësimdhënësve mbështetës në shkollat e rregullta, vlen të ceket që shkollat
të cilat nuk kanë bërë kërkesë për sigurimin e një shërbimi të tillë, por gjithashtu edhe
mësimdhënësit e rregullt apo prindërit, nuk e kanë bërë një gjë të tillë në mungesë të informimit të
duhur apo mos dijenisë për ekzistimin e një shërbimi të tillë.
Sidoqoftë, siç edhe u nënkuptua nga më lartë, disa prej prindërve, në mungesë përkrahjes
institucionale për sigurimin e mësimdhënësve mbështetës kanë bërë angazhimin e asistentëve
personal për fëmijët e tyre në shkolla. Sipas tyre, kjo është bërë sepse fëmijët e tyre kanë shumë
ngecje në mësim-nxënie e po ashtu edhe në përmbushjen e nevojave të tjera gjatë ditës, pa ndihmën
e një personi që do t’i qëndronte afër gjatë gjithë kohës. Pra, me angazhimin e asistentëve, fëmijët
kanë marrë kujdesin dhe ndihmën e duhur rreth detyrave, mësimeve, por edhe nevojave të tjera si
shoqërimi në tualet, në korridor, apo edhe jashtë shkollës.
Figura 20. Nga kush është përcaktuar ky mësues/asistent mbështetës ? -Nga Prindërit
7
5
10
Mësimdhënësit
Menaxhmenti
Prindërit
Figura 18. A keni kërkuar nga institucioni përkatës mbështetje për sigurimin e mësuesit/es
mbështetës/e?- Menaxhmenti
Figura 19. A keni kërkuar nga institucioni përkatës mbështetje për sigurimin e mësuesit/es mbështetës/e?-
Prindërit
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
28
Edhe pse në shumicën e rasteve asistentët e siguruar ishin studentë, të cilët nuk kishin përgatitje
adekuate për punë me nxënësit me sindromën Down, sipas prindërve dhe mësimdhënësve ka një
bashkëpunim të mirë në mes të këtyre të fundit dhe mësimdhënësve të rregullt në klasa. Në bazë të
tyre, asistentët dhe mësimdhënësit konsultohen rreth detyrave të nxënësit, mënyrës së mësimit,
arritjes së objektivave të PIA-së (në rastet kur ka një plan të tillë), si dhe problemeve eventuale që
mund të dalin gjatë procesit mësimor. Megjithatë, siç disa nga ata pohuan, asistentët kryesisht
merren vetëm me nxënësin me sindromën Down dhe nuk kanë ndonjë ndërveprim me nxënësit e
tjerë.
Ndërkaq, në ato pak raste kur në shkolla kishte mësimdhënës mbështetës ndërveprimi kryesor me
mësimdhënësin e rregullt ishte rreth planit PIA, vlerësimit të ecurisë së arritjes së objektivave dhe
intervenimit eventual në plan, në bazë të nevojave dhe aftësive të nxënësit.
Lidhur me pasojat e mungesës së mësimdhënësve në shkollat e rregullta, përfaqësuesit e
menaxhmentit të shkollave, mësimdhënësit si dhe prindërit e intervistuar patën të njëjtin mendim.
Gati se të gjithë prej tyre deklaruan që në mungesë të mësimdhënësve mbështetës, të gjitha palët e
kanë më të vështirë realizimin e kontributit të tyre drejt gjithëpërfshirjes së nxënësve me
sindromën Down. Ata theksuan që si pasojë e mungesës së mësimdhënësve në shkollat e rregullta,
mësimdhënësit e rregullt nuk kanë mundësi t’iu përkushtojnë kohën e duhur nxënësve me
sindromën Down dhe me këtë rast ka ngecje në zhvillimin akademik të tyre.
Në këtë aspekt, mësimdhënësit (sidomos ata të shkollave të qytetit të Prishtinës) përmendën
barrën që i shtohet si pasojë e numrit të madh të nxënësve në klasë (mesatarisht 30 nxënës në
klasë), si dhe mungesës së përgatitjes adekuate për punë me nxënës me sindromën Down. Ata
pohuan që për shkak të faktorëve të mësipërm, shpesh duhet lënë anash edhe nxënësit e tjerë me
zhvillim tipik në klasë, në mënyrë që të arrijnë sado pak të punojnë me nxënësin me sindromën
Down.
“Mendoj që në mungesë të mësuesve mbështetës, të gjithë kemi një punë më të vështirë.
Mësimdhënësit e rregullt nuk kanë kohë që t’i përkushtohen aq sa duhet nxënësve me sindromën
Down, por në anën tjetër as atyre me zhvillim tipik. Kësaj pengese i shtohet edhe mungesa e
përgatitjes adekuate të mësimdhënësve të cilët punojnë me këta nxënës.”
–Shkollë fillore, Prishtinë (menaxhmenti)
“Për shkak të mungesës së mësuesit mbështetës, shpesh duhet të lihet anash puna me nxënësit e
tjerë në klasë dhe të punohet veçmas vetëm me atë me sindromën Down. Mendoj që edhe kjo ka
ndikim negativ tek progresi i nxënësve të tjerë.”
– Shkollë fillore, Prishtinë, (mësimdhënësi)
“Mendoj që mungesa e mësuesit mbështetës po ndikon negativisht në performancën akademike
të fëmijës tim e po ashtu mund të ketë ndikim jo të mirë edhe tek nxënësit e tjerë, meqenëse edhe
atyre mund t’i përkushtohet kohë më pak se që duhet.”
– Shkollë fillore, Prizren, Landovicë (prindi)
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
29
Ndërkohë, prindërit po ashtu cekën që për shkak të mungesës së mësimdhënësve mbështetës në
shkolla, nxënësit me sindromën Down kanë një performancë akademike shumë të dobët. Lidhur me
këtë çështje, shumica e mësimdhënësve (24 ng 26), përdornin metodën individuale të punës në
raport me nxënësit me sindromën Down. Ata kohë pas kohe (përafërsisht 10-15 minuta gjatë orës
mësimore) afroheshin tek nxënësi me sindromën Down dhe ndihmonin atë në kryerjen e detyrave
të caktuara, në ndërkohë që nxënësit e tjerë kryenin detyrat e dhëna nga mësimdhënësi. Megjithatë,
performanca akademike e nxënësve me sindromën Down nuk ishte shumë pozitive, duke marrë
parasysh nevojat e veçanta arsimore që këta të fundit kanë dhe kohën që atyre do të duhej t’u
përkushtohej. Më saktësisht, kur mësimdhënësit dhe prindërit e nxënësve u pyetën se si do ta
vlerësonin performancën akademike të nxënësve me sindromën Down, shumica e tyre e vlerësuan
atë si të mirë ose të kënaqshme.
Siç shihet nga Figura 23, prindërit e nxënësve me sindromën Down menduan që disa nga faktorët
që po pengojnë performancën e këtyre të fundit janë mungesa e mësuesit/es mbështetës/se (17),
mungesa e kualifikimit të mësuesit/es (10), përkatësisht mungesa e materialeve didaktike
mësimore (10), etj.
147
4E mirë
E kënaqshme
E dobët
6
7
11
2E shkëlqyeshme/ Shumë
e mirëE mirë
E kënaqshme/dobët
Nuk vlerësohet
Figura 21.Sipas mendimit tuaj, si do ta vlerësonit performancën akademike të fëmijës tuaj?
Figura 22. Sipas mendimit tuaj, si do ta vlerësonit performancën akademike të nxënësit në klasë?
Figura 23. Cilët janë disa nga faktorët që po pengojnë performancën e tij/saj më të mirë?
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
30
Megjithatë, përkundër performancës jo të mirë në aspektin akademik, shumica e nxënësve me
sindromën Down përfshiheshin në aktivitete të lira shkollore. Një fakt i tillë është pohuar nga 21
prej 26 mësimdhënësve dhe 19 prej 26 prindërve të intervistuar. Nxënësit me sindromën Down
përfshiheshin kryesisht në aktivitete të lira si në lojëra të ndryshme brenda dhe jashtë klasës, gjatë
orës së edukatës fizike, ndërsa pak sa më rrallë në programe festive shkollore, vallëzim, këndim apo
vizatim. Kjo kryesisht për shkak të mundësive të kufizuara të shkollës si: mungesës së kohës për të
dhënë udhëzimet specifike, për të bërë ushtrimet e duhura, përsëritjet e nevojshme, etj. në mënyrë
që edhe nxënësit me sindromën Down të përfshihen në aktivitete si këto të fundit.
Figura 24. A përfshihet fëmija juaj edhe në aktivitete tjera të lira shkollore (programe shkollore, programe festive, gara, etj.)?
- Trajnimet për mësimdhënësit
Trajnimet për mësimdhënësit e shkollave të rregullta janë të një rëndësie bazike për procesin e
gjithëpërfshirjes së nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në përgjithësi. Trajnimet për
mësimdhënësit të cilët punojnë me nxënës me nevoja të veçanta arsimore hyjnë në kuadër të
objektivat të Planit Strategjik për Organizimin e Arsimit Gjithëpërfshirës të Fëmijëve me Nevoja të
Veçanta Arsimore në Arsimin Para universitar në Kosovë që nga viti 2010.
Megjithatë, në bazë të rezultateve të hulumtimit, një numër shumë i vogël i mësimdhënësve kishin
vijuar trajnime specifike për punë me fëmijë me nevoja të veçanta arsimore. Më saktësisht, vetëm 6
nga 26 mësimdhënësit e intervistuar në gjithsej 22 shkolla të rregullta në komunat Prishtinë dhe
Prizren kanë ndjekur trajnime specifike për mësimdhënie/punë me fëmijë me nevoja të veçanta.
Këtu vlen të ceket që numri i raportuar nga përfaqësuesit e menaxhmentit të shkollës i
mësimdhënësve të cilët kishin vijuar trajnime të tilla ishte shumë më i madh (10 nga 12), krahasuar
me atë të raportuar nga vet mësimdhënësit (6 nga 26). Gjithashtu, shumica nga mësimdhënësit të
cilët kishin vijuar trajnimet për punë me nxënësit me sindromën Down ishin të ciklit të ulët (klasa
1-5), ndërkohë që gati asnjë prej mësimdhënësve të ciklit të lartë (klasa 6-9) nuk ishte pjesë e
këtyre trajnimeve.
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
31
Sipas mësimdhënësve, në shumicën e rasteve këto trajnime janë ofruar nga OJQ të ndryshme,
ndërsa një numër tejet i vogël u ofrua nga MASHT ose Komuna.
Tutje, edhe pse përvoja mesatare e punës në arsim e mësimdhënësve të cilët punonin me nxënës
me sindromën Down ishte 18 vite, vetëm 3 nga 26 prej tyre kishin përvojë pune paraprake me
nxënës me sindromën Down. Këtu madje mund të shtohet edhe fakti që mosha mesatare e
mësimdhënësve të intervistuar ishte 50 vjeçe, që tregon për një moshë të shtyrë të stafit arsimor i
cili punonte më këtë kategori të nxënësve, ndërkohë që shumica prej tyre kishin të përfunduar
vetëm arsimin e lartë themelor.
- Bashkëpunimi në mes të shkollave dhe prindërve
I një rëndësie të veçantë në tërë procesin e gjithëpërfshirjes është edhe bashkëpunimi në mes të
shkollave të rregullta dhe prindërve. Siç treguan të dhënat e hulumtimit, kishte një bashkëpunim të
mirë në mes të këtyre dy palëve.
Sipas përfaqësuesve të menaxhmentit të shkollave, shkolla dhe prindërit e nxënësve me sindromën
Down kanë një bashkëpunim tejet të ngushtë. Të dy palët janë shumë të hapura dhe të gatshme për
bashkëpunim, kurdo që ai kërkohet nga njëri apo tjetri. Megjithatë, pjesa e menaxhmentit të
shkollave deklaruan që kanë më pak kontakt të drejtpërdrejt me prindërit e nxënësve me
sindromën Down, në krahasim më mësimdhënësit e nxënësve.
Figura 27. Kush e ka ofruar/organizuar trajnim?
620Po
Jo
Figura 25 dhe 26. A kanë ndjekur/vijuar ndonjë trajnim specifik për mësimdhënie të nxënësve me sindromën Down mësimdhënësit?
Në të majtë- nga menaxhmenti; Në të djathtë- nga mësimdhënësit
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
32
Pra, ndryshe nga përfaqësuesit e menaxhmentit të shkollave, mësimdhënësit e nxënësve me
sindromën Down kishin një bashkëpunim më të ngushtë me prindërit e nxënësve me sindromën
Down. Sa i përket këtij bashkëpunimi, 16 nga 26 mësimdhënësit pohuan se ata takohen në baza
ditore më prindërit e nxënësve dhe diskutojnë vazhdimisht për të gjitha çështjet të cilat i
preokupojnë fëmijët e tyre. Këtu vlenë të theksohet që disa prej mësimdhënësve deklaruan që
meqenëse nxënësit me sindromën Down në klasat e tyre nuk kanë mësues mbështetës, prindërit e
nxënësve, në shumë raste, në një formë apo tjetër janë të detyruar të qëndrojnë në shkollë gjatë
gjithë orarit mësimor, për ta shoqëruar fëmijën e tyre dhe për t’i ndihmuar në plotësimin e
nevojave të tij/saj.
Sidoqoftë, 5 nga 26 mësimdhënës dhe 5 nga 22 përfaqësues të menaxhmentit të shkollës patën disa
ankesa rreth bashkëpunimit me prindërit e nxënësve. Sipas tyre, prindërit në disa raste nuk janë
bashkëpunues dhe nuk tregojnë interesim për përmbushjen e nevojave të fëmijëve të tyre.
Gjithashtu, në disa raste ata nuk janë të hapur ndaj ankesa apo kërkesave të mundshme që mund të
jenë për fëmijën e tyre (si p.sh. në rastin kur i thuhet që fëmija i tyre ka nevojë për kujdes më të
madh sepse shfaq sjellje jo të përshtatshme ndaj të tjerëve në klasë).
- Bashkëpunimi në mes të shkollave dhe DKA-së
Në përgjithësi, përfaqësuesit e menaxhmentit të shkollave deklaruan që nuk kanë ndonjë
bashkëpunim të ngushtë me DKA-në, sidomos sa i përket nxënësve me sindromën Down. Siç
deklaruan 9 nga 22 respondentë nga ky grup, bashkëpunimi i tyre ka të bëjë kryesisht me kërkesat
që shkollat i kanë rreth përmbushjes së nevojave për gjithëpërfshirjen e nxënësve me sindromën
Down, siç janë sigurimi i mësimdhënësve mbështetës, hartimi i PIA-së apo sigurimi i mjeteve të
tjera të nevojshme për punë.
Megjithatë, përfaqësuesit e shkollave theksuan që DKA në shumicën e rasteve nuk ka qenë në
gjendje të sigurojë apo plotësojë kërkesat e shkollave, me arsyetimin mungesë së mjeteve
financiare. Me këtë rast, përfaqësuesit e shkollave të intervistuar nuk ishin të kënaqur me ndihmën
që DKA po iu ofron atyre në aspektin e gjithëpërfshirjes dhe nivelin e bashkëpunimit që ata kanë
me këtë institucion, në përgjithësi.
“Bashkëpunimi jonë me prindërit e nxënësve më sindromën Down është shumë i mirë. Nëna
përkushtohet maksimalisht , madje edhe qëndron në shkollë deri sa të përfundojnë orët
mësimore, sepse vendbanimi i tyre gjendet larg shkollës dhe fëmija i tyre ka nevojë për
përkujdesje të vazhdueshme.”
– Shkollë fillore, Zhur, Prizren, (mësimdhënësi)
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
33
Mësimi në klasa të rregullta
Vrojtimi nga afër i procesit të gjithëpërfshirjes paraqet një pjesë shumë faktike dhe të rëndësishme
të vlerësimit të shkallës së ushtrimit të së drejtës në gjithëpërfshirje të nxënësve me sindromën
Down. Siç edhe është cekur në përshkrimin e metodologjisë së hulumtimit, pjesë e këtij hulumtimi
kanë qenë edhe 10 vrojtime në klasa ku kanë vijuar mësim nxënës me sindromën Down, të cilat
janë realizuar me qëllim të konkretizimit të të gjeturave nga intervistat gjysmë të strukturuara me
përfaqësues të menaxhmentit të shkollave, mësimdhënës dhe prindër të nxënësve me sindromën
Down.
Vrojtimet janë realizuar në 10 klasa të cilat janë përzgjedhur në bazë të shtrirjes së tyre gjeografike,
më qëllim të mbulimit sa më të mirë të shkollave të cilat janë përfshirë në hulumtim. 6 prej
vrojtimeve janë realizaur në shkollat e rregullta të komunës së Prishtinës dhe 4 të tjera në shkollat
e rregullta të komunës së Prizrenit. Vrojtimet janë fokusuar kryesisht në mënyrën e angazhimit të
nxënësve me sindromën Down, në udhëzimet që atyre u jepen në klasë, mjetet e punës, mënyrës së
komunikimit dhe kontekstit social në klasë.
- Angazhimi
Në shumicën prej vrojtimeve të bëra në klasa me nxënës me sindromën Down, ishte vërejtur një
qasje e mirë e mësimdhënësve ndaj të gjithë nxënësve në klasë, e në veçanti ndaj nxënësve me
sindromën Down. Zakonisht, në të gjitha rastet, mësimdhënësit preferonin të bënin biseda të
shkurtra jo formale me qëllim të relaksimit të nxënësve para fillimit të orës mësimore.
Në gati se të gjitha klasat e vizituara për vrojtime, nxënësit ishin të vendosur në grupe, kryesisht me
nga 4 ose 5 vetë. Nxënësit me sindromën Down ishin gati se gjithmonë pjesë e këtyre grupeve me
përjashtim të një rasti ku nxënësja me sindromën Down ulej ndaras në një bankë të veçantë, me
asistenten e saj, ngase ajo nuk pranonte të ulej me asnjë nga shokët apo shoqet e klasës. Gjithashtu,
duhet të ceket që edhe pse zakonisht ata ishin të ulur afër mësimdhënësve, kishte raste kur ata i
ndërronin vendet varësisht nga dëshira e tyre për t’u ulur afër ndonjë shoku apo shoqeje të klasës
(gjë që gjithmonë u lejohej nga mësimdhënësit).
Pasi që në shumicën e rasteve punohej në grupe, mësimdhënësit mundoheshin që edhe nxënësin
me sindromën Down ta angazhonin me grupin, gjithmonë duke i dhënë detyra specifike në rastet
kur kishin të hartuar PIA-në ose t’ia përshtatnin detyrat varësisht prej aftësive që nxënësi kishte
(në lëndët kur ato nuk ishin të përfshira në PIA ose nxënësi nuk punonte fare me PIA). Në të
shumtën e rasteve, detyrat e tyre përmbanin fjali apo vizatime të ndryshme të cilat kërkonin vetëm
një përshkrim, gjegjësisht vizatim apo ngjyrosje. Këtu vlen të ceket që në rastet kur në klasë kishte
mjete konkretizimi, ato përdoreshin vazhdimisht gjatë punës me nxënësit me sindromën Down.
Mësimdhënësit në klasa, varësisht nga lënda mësimore përdornin metoda të ndryshme për të
angazhuar nxënësit me sindromën Down. Në lëndët si matematika ose gjuha shqipe, disa prej
mësimdhënësve përdornin metodën e stimulimit me pikë ose lojërave të ndryshme për të arritur
deri tek një angazhim më i madh dhe të kuptuarit sa më të plotë të mësimit. Gjithashtu,
karakteristikë e angazhimit të nxënësve me sindromën Down ishte përdorimi i shpeshtë i bisedave
jo formale, lëvdatave, duartrokitjeve dhe formave tjera të stimulimit.
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
34
Kur flasim për angazhimin e nxënësve me sindromën Down, duhet të ceket që në rast se nxënësi me
sindromën Down kishte asistente personale në klasë, angazhimi i mësimdhënësit në raport me
nxënësin ishte dukshëm më i ulët. Në këto raste, ndërveprimi kryesor ishte në mes të nxënësit me
sindromën Down dhe asistentes.
Në përgjithësi, angazhimi i nxënësve me sindromën Down në klasë, e sidomos në punë grupore
ishte më i ulët në krahasim me nxënësit e tjerë. Mënyra më e shpeshtë e angazhimit të tyre ishte
afrimi i mësimdhënësit tek banka dhe zhvillimi i bisedave personale me ata.
- Udhëzimet e veçanta
Siç edhe u cek më lartë, në rastet kur nxënësit me sindromën Down punonin me Planin Individual
Arsimor (PIA), ata merrnin detyra të veçanta dhe udhëzime specifike. Megjithatë, jo të gjitha lëndët
ishin të përfshira në PIA, kështu që në pjesën tjetër të lëndëve mësimdhënësit mundoheshin t’i
përshtatnin detyrat sipas nevojave dhe aftësive të nxënësve (të cilat kryesisht lidheshin me
përshkrime) dhe me këtë rast ofronin udhëzime të veçanta për kryerjen e atyre detyrave.
Udhëzimet ishin shumë të thjeshtëzuara dhe dukeshin të qarta për nxënësit me sindromën Down.
Por në disa raste, nxënësit me sindromën Down i harronin ato pas një kohe të shkurtër, duke
marrë parasysh karakteristikat e sindromës Down, dhe bënin gabime nëse nuk kishin përsëritje të
vazhdueshme të udhëzimeve nga mësimdhënësi.
Në shumicën e rasteve, nxënësit përcilleshin gjatë kryerjes së detyrave kohë pas kohe dhe merrnin
inkurajime apo lëvdata. Këtu vlen të ceket që në disa klasa ishte vërejtur që në mungesë të kohës së
mjaftueshme të mësimdhënësit për të punuar individualisht me nxënësit me sindromën Down,
shokët dhe shoqet e bankës jepnin një ndihmë të jashtëzakonshme. Ata dukeshin të jenë të
përgatitur nga mësimdhënësi që t’u ndihmojnë dhe japin udhëzime nxënësve me sindromën Down,
sa herë që ata kishin nevojë.
Megjithatë, në rastet e prezencës së asistentëve personal, të siguruar nga vet prindërit e nxënësve,
detyrat për nxënësin me sindromën Down dhe udhëzimet e veçanta jepeshin dhe përcilleshin nga
vet asistentët dhe në këtë rast angazhimi i mësimdhënësve të rregullt ishte më i ulët. Sidoqoftë,
gjatë vrojtimeve pati raste (3 nga 10) kur nxënësit me sindromën Down merrnin shumë pak
udhëzime të veçanta dhe kishin shumë pak vëmendje nga mësimdhënësit, në përgjithësi.
- Mjetet e punës
Mjetet e punës edhe pse shumë të rëndësishme dhe të rekomanduara edhe sipas PIA-së për punën
me nxënësit me sindromën Down, ishin në mungesë në shumicën e rasteve. Nga të gjitha klasat ku
është zhvilluar vrojtimi, në vetëm tri klasë ka pasur mjete konkretizimi si tabela të posaçme,
numëratore, figura të ndryshme apo vizatime të tjera specifike që ndihmojnë mësim nxënien për
nxënësit me sindromën Down. Kur mjetet ishin në dispozicion, mësimdhënësit mundoheshin që
nxënësi me sindromën Down të ketë rast të punojë vazhdimisht me ato mjete, në mënyrë që të
arrijë të kuptuarit e plotë të mësimit. Ata nxiteshin t’i përdornin mjetet dhe atyre u ofrohej ndihmë
specifike në këto raste.
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
35
Megjithatë, në të shumtën e rasteve, nxënësit me sindromën Down mësonin me ndihmën e
vizatimeve të përshtatura dhe të bëra nga vetë mësimdhënësit apo me ndihmën e fotove/figurave
të vendosura në libra. Pra, mësimdhënësit vizatonin figura të ndryshme në fleta të veçanta ose në
fletore dhe i përdornin ato për angazhimin e nxënësit me sindromën Down, duke i shtyrë ata që ta
vizatojnë figurën apo ta ngjyrosin atë. Në rastin e numrave, disa prej mësimdhënësve përdornin
elemente të ndryshme si gjethe, lapsa apo edhe vetë gishtërinjtë e duarve për t’i ilustruar sa më
mirë mësimet për nxënësit me sindromën Down.
- Komunikimi
Shumica e vrojtimeve në klasë treguan që mësimdhënësit mundohen të përdorin gjuhë të
thjeshtëzuar për të komunikuar me nxënësit me sindromën Down. Marrë parasysh vështirësitë e
gjuhës dhe komunikimit tek nxënësit me sindromën Down, në të shumtën e rasteve ata i
përsërisnin gjërat, i thjeshtëzonin dhe mundoheshin t’i përcjellin shpjegimet me ndonjë ndodhi apo
ngjarje, për t’u siguruar që nxënësit me sindromën Down të kuptonin mësimin.
Me raste, ata gjithashtu përdornin edhe vizatime, figura, ilustrime apo edhe përcillnin shpjegimin
me gjuhë jo verbale për t’i mundësuar nxënësve me sindromën Down një të kuptuar sa më të lehtë
të asaj çfarë thuhet/shpjegohet. Rol të rëndësishëm në pjesën e komunikimit luante përdorimi i
bisedave jo formale dhe lëvdatave. Ata gjithashtu përdorin edhe afërsinë fizike, sa herë
komunikonin me nxënësit me sindromën Down. Madje, në disa raste mësimdhënësit ulnin nxënësin
me sindromën Down afër vetes dhe zhvillonin biseda të shkurtra, për të nxitur një angazhim më të
madh të tyre dhe një të kuptuar sa më të mirë të mësimit. Në këto raste, nënësit e tjerë vazhdonin
angazhimin e tyre me detyra në klasë, pa ndonjë problem.
Edhe tek pjesa e komunikimit ndihmë të madhe jepnin shokët dhe shoqet e klasës. Ata shpesh
mundoheshin që t’u ndihmonin nxënësve me sindromën Down me shpjegime shtesë apo ofronin
ndihmë në kryerjen e detyrave. Këtu gjithashtu vlen të theksohet edhe roli i asistentëve të nxënësve
me sindromën Down. Në rastet kur ata ishin prezent, ata kishin një komunikim shumë të afërt me
nxënësit me sindromën Down që shpesh herë manifestohej edhe me përqafime, si përforcues
pozitiv në rastet kur nxënësi arrinte objektivat e përcaktuara.
- Konteksti social
Në përgjithësi, ambienti dhe atmosfera në klasat e vrojtuara dukeshin të jenë të ngrohta dhe të
përshtatshme për nxënësit me sindromën Down. Shumica e mësimdhënësve ishin shumë të afërt
me nxënësit me sindromën Down dhe i kushtonin atyre një kujdes të shtuar. Ata përdornin një
gjuhë të thjeshtë, inkurajuese dhe pozitive në raport me këtë kategori të nxënësve. Në vazhdimësi,
ata mundoheshin të krijonin kushte për bashkëveprim social përmes lojërave të ndryshme apo
edhe bisedave jo formale. Këta mësimdhënës kishin një qëndrueshmëri dhe durim të madh në
raport me nxënësit me sindromën Down.
Përveç ndihmës që nxënësit me sindromën Down merrnin nga mësimdhënësit (si dhe
mësimdhënësit mbështetës apo asistentët kur ishin prezent), ata merrnin edhe një ndihmë të
jashtëzakonshme nga shokët dhe shoqet e klasës. Këta të fundit nuk shfaqnin asnjë lloj paragjykimi
apo diskriminimi ndaj nxënësve me sindromën Down. Siç edhe shihej, ata ishin mirë të përgatitur
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
36
për pranimin e këtyre nxënësve nga mësimdhënësit si dhe kishin qasje shumë të mirë në raport me
ata. Madje, në shumë raste, ishin ata të cilët kujdeseshin për nxënësit me sindromën Down gjatë
pushimeve të shkurtra apo gjata dhe përpos që i shoqëronin gjatë kësaj kohe (p.sh. shkonin me ata
për të blerë gjëra ushqimore jashtë shkollës), ata gjithashtu i shoqëronin edhe ne tualet. Në
aspektin e kontekstit social, vlen të theksohet se edhe në rastet kur nxënësit me sindromën Down
bënin sjellje të pa pranueshme ndaj nxënësve të tjerë në klasë, këta të fundit reagonin me qetësi
dhe pozitivisht.
Megjithatë, jo të gjitha klasat patën një ambient të tillë. Edhe pse në një numër të vogël të rasteve,
ndodhte që mësimdhënësit nuk siguronin një ambient bashkëpunues, inkurajues dhe pozitiv për
nxënësit me sindromën Down. Në këto raste, nxënësit me sindromën Down nuk afroheshin as nga
mësimdhënësi e as nga shokët dhe shoqet e klasës. Ata qëndronin më anash dhe të vetmuar dhe
edhe pse nuk përdorej ndonjë diskriminim i hapur, vërehej një qasje ndryshe kundrejt nxënësit me
sindromën Down, sidomos nga nxënësit e tjerë.
Sfidat për gjithë përfshirje të nxënësve me sindromën Downnë shkolla të rregullta
Procesi i gjithëpërfshirjes nuk është proces i thjeshtë dhe në shumë vende të botës, realizimi i një
praktike të tillë është përcjellë me shumë vështirësi. Implementimi i këtij procesi po ballafaqohet
me shumë sfida edhe në Kosovë, sidomos nëse marrim parasysh faktin që në vendin tonë, një
koncept i tillë është i ri, i cili daton që nga viti 2000, ndërkohë që zbatimi i tij në praktikë ka filluar
edhe më vonë, në vitin 2007.
Në vazhdim do të shpalosen vështirësitë që hasin shkollat dhe mësimdhënësit, nxënësit me
sindromën Down si dhe prindërit e nxënësve, në gjithëpërfshirjen e këtyre nxënësve në shkolla të
rregullta (të cilat kanë qenë të përfshira në hulumtim).
- Sfidat e shkollave dhe mësimdhënësve
Kur përfaqësuesit e menaxhmentit të shkollave dhe mësimdhënësit u pyetën për vështirësitë dhe
sfidat që ata kanë në gjithëpërfshirjen e nxënësve me sindromën Down në shkolla, të dy palët
shprehën pothuajse të njëjtat shqetësime. Sipas shumicës prej tyre, mungesa e përvojës paraprake
e punës së mësimdhënësve me nxënësit me sindromën Down e po ashtu edhe mungesa e
trajnimeve adekuate, po bënë që të dy palët të kenë si vështirësi në punën e tyre, po ashtu edhe
hezitim në pranimin e një përgjegjësie të tillë. Kur jemi tek mungesa e trajnimeve, vlen të ceket që
shumica e mësimdhënësve deklaruan që edhe ato pak trajnime që organizohen për gjithëpërfshirje
ofrohen kryesisht për mësimdhënësit e ciklit të ulët (klasa 1 deri 5), gjë që po dëmton dukshëm
cilësinë e arsimit që nxënësit me sindromën Down marrin nga klasa 5 e tutje.
Në mesin e sfidave tjera të shkollave dhe mësimdhënësve ishte edhe numri i madh i nxënësve në
klasa. Sipas të dhënave të hulumtimit, numri i nxënësve në klasa të shkollave në qytetin e Prishtinës
arrin deri në 35. Ky numër i madh i nxënësve, sipas mësimdhënësve, iu pamundëson atyre t’i
përkushtojnë kohën dhe mundin e duhur nxënësve me sindromën Down, e gjithashtu edhe shpesh
bënë që mësimdhënësit t’i lënë anash nxënësit e tjerë në klasë, për t’u marrë sado pak me nxënësit
me sindromën Down.
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
37
Gjithashtu, në shumë prej shkollave të përfshira në hulumtim nuk kishte mësues mbështetës apo
edhe asistentë. Kjo mungesë, siç edhe shumë mësimdhënës deklaruan, po shkakton pengesë të
madhe në procesin mësimor, e sidomos në raport me nxënësit me sindromën Down. Në bazë të
deklaratave të tyre, në mungesë të mësuesit mbështetës, kohës së shkurt dhe me raste edhe numrit
të madh të nxënësve në klasë, ata kanë shumë pak mundësi të punojnë me nxënësit me sindromën
Down, dhe t’i plotësojnë nevojat e veçanta arsimore të tyre. Si pasojë e gjithë kësaj, disa prej
mësimdhënësve deklaruan që ata jo vetëm që nuk arrijnë t’i përkushtohen aq sa duhet nxënësve me
sindromën Down, por gjithashtu edhe nxënësve të tjerë në klasë, gjë që po ndikon drejtpërdrejtë në
procesin e mësim-nxënies për të dy palët. Mësimdhënësit gjithashtu deklaruan që kanë mungesë të
madhe të mjeteve të konkretizimit për punë me nxënësit me sindromën Down. Të gjitha këto, sipas
disa prej mësimdhënësve të shkollave, po e bëjnë shumë të vështirë implementimin e Planit
Individual Arsimor (PIA) si dhe gjithëpërfshirjen sa më të mirë sociale të nxënësve me sindromën
Down në shkolla të rregullta.
Në disa raste, përfaqësuesit e menaxhmentit të shkollave si dhe mësimdhënësit shprehën brengën e
tyre edhe rreth paragjykimeve që me raste kishin prindërit e nxënësve të tjerë, apo edhe vet
nxënësit në klasë. Sipas tyre, ka raste kur atyre u është bërë shumë presion nga prindërit e tjerë për
mos-pranimin e nxënësve me sindromën Down në shkollë/klasë, apo edhe raste kur ata ankoheshin
që fëmijët e tyre po lihen anash për shkak të nxënësve me sindromën Down. Në anën tjetër, ka
ndodhur po ashtu që edhe vet nxënësit (edhe pse në raste shumë të rralla) të ankohen për sjelljen e
nxënësve me sindromën Down meqë këta të fundit me raste bënin sjellje jo të përshtatshme dhe të
papranueshme.
Përfaqësuesit e menaxhmentit të shkollave si dhe mësimdhënësit gjithashtu u ankuan që jo të gjitha
shkollat kanë psikolog apo pedagog, si dhe shprehën nevojën për ofrimin e kontrolleve sistematike
nga terapistët e gjuhës dhe komunikimit pasi që në shumicën e rasteve, nxënësit me sindromën
Down kanë vështirësi në të folur. Kjo sipas tyre e vështirëson shumë komunikimin dhe punën më
këta të fundit, në përgjithësi.
“Problemi i parë me të cilin ne ballafaqohemi ose më mirë të them unë personalisht ballafaqohem,
është numri tejet i madh i nxënësve (35 nx.) në klasë. Me këtë vije edhe mungesa e kohës dhe
hapësirës për punë individuale. Po ashtu, në fillim unë kam pasur shumë probleme dhe presion nga
prindërit e nxënësve të tjerë për pranimin e nxënësit me sindromën Down në klasë.“
– Shkollë fillore, Prishtinë (mësimdhënësi)
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
38
Në fund fare, shkollat dhe mësimdhënësit më raste kishin probleme edhe me prindërit e nxënësve
me sindromën Down. Ashtu siç disa prej tyre theksuan, ka raste kur prindërit e nxënësve me
sindromën Down e kanë shumë të vështirë të pranojnë problemet që fëmijët e tyre kanë dhe
refuzojnë të pranojnë trajtimin që fëmijët e tyre duhet të marrin, në bazë të nevojave që kanë (si
refuzimin e planit PIA, pranimin e vërejtjeve rreth sjelljes jo të përshtatshme të fëmijëve të tyre). Në
rastet edhe më të rënda, ata edhe kanë refuzuar të bashkëpunojnë me shkollën dhe mësimdhënësit
dhe rrallë herë iu janë përgjigjur kërkesave që këta të fundit kanë lidhur me nxënësit me sindromën
Down.
- Sfidat e nxënësve
Njësoj si palët e mësipërme (menaxhmenti i shkollave dhe mësimdhënësit) edhe nxënësit me
sindromën Down ballafaqohen me sfida të ndryshme. Megjithatë, sipas rezultateve të hulumtimit,
vështirësitë e nxënësve sindromën Down qëndrojnë ngushtë të lidhura me vështirësitë dhe sfidat e
paraqitura më lartë nga përfaqësuesit e menaxhmentit të shkollave si dhe mësimdhënësve të cilët
punojnë me këta nxënës.
Nxënësit me sindromën Down, në shumë raste kishin vështirësi në të folur dhe ata kishin probleme
në komunikim si me mësimdhënësit, po ashtu edhe me nxënësit e tjerë në klasë. Kjo bënte që
shpesh kërkesat e tyre rreth çfarëdo çështjeje në klasë të mos kuptoheshin dhe si rezultat të mos
realizoheshin. Gjithashtu, sipas mësimdhënësve, kjo ndikon negativisht edhe në performancën e
tyre të përgjithshme akademike, meqë nxënësit me sindromën Down kanë pak mundësi të kuptojnë
por edhe të riprodhojnë mësimet në klasë. Madje në disa raste, ata kishin probleme edhe në
realizmin e kërkesave të tyre personale si shkuarja në tualet ose ngrënia e shujtave ditore.
Përveç kësaj, nxënësit me sindromën Down kishin probleme edhe me koncentrim në klasë, gjë që iu
shkaktonte frustrim dhe madje edhe mos dëshirë për të qëndruar shumë gjatë në klasë. Në disa
raste, mësimdhënësit e këtyre nxënësve pohuan që nxënësit me sindromën Down që ata kanë në
klasë qëndrojnë vetëm dy ose tri orë në mësim, për shkak që nuk kanë mundësi përqendrimi dhe
qëndrimi në një vend për një kohë të gjatë. Të gjitha këto bëheshin edhe më të vështira, nëse
marrim parasysh mungesën e madhe të mësuesve mbështetës apo asistentëve në klasë, si dhe
mjeteve të duhura didaktike për këta nxënës.
“Disa nga vështirësitë që i hasi gjatë punës me nxënësin me sindromën Down janë: kapaciteti për të
mbajtur mend mësimet, përqendrimi i dobët, sjellja jo e përshtatshme ndaj fëmijëve tjerë,
komunikimi i vështirë, dhe humbja e orës mësimore kundrejt fëmijëve tjerë. Të gjithë këto
vështirësi kanë bërë që të kem ankesa të shumta nga prindërit e nxënësve tjerë.”
– Shkollë fillore, Mramor, Prishtinë (mësimdhënësi)
“Vështirësitë që kam hasur gjatë punës në klasë kanë qenë mbajtja e koncentrimit, vazhdimisht
ndërprenë procesin e detyrave, i pengon fëmijët e tjerë duke i dekoncentruar nga procesi mësimor,
prindërit e fëmijëve te tjerë ankohen te mos i ulin fëmijët e tyre pranë fëmijëve më sindromën
Down.”
- Shkollë fillore, Prishtinë, (mësimdhënësja)
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
39
Element tjetër me të cilin ballafaqoheshin nxënësit me sindromën Down në disa raste ishte edhe
trajtimi jo i duhur i tyre nga mësimdhënësit apo edhe vet shokët dhe shoqet e klasës së tyre. Edhe
pse një gjë e tillë ndodhte rrallë, diskriminimi i mundshëm nga të tjerët si shmangia e shoqërisë me
të, mos përkushtimi i duhur i mësimdhënësve, pamundësia për t’u inkuadruar në grupe, ishte
vërejtur që ndikonte negativisht në aspektin emocional të tyre.
- Sfidat e prindërve
Gjithashtu edhe prindërit e nxënësve me sindromën Down deklaruan që kanë shumë vështirësi dhe
sfida lidhur me gjithëpërfshirjen e fëmijëve të tyre në shkolla të rregullta. Njësoj si edhe palët e
mësipërme, edhe prindërit patën shumë vërejtje në aspektin e mungesës së kushteve adekuate siç
janë sigurimi i mësimdhënësve mbështetës apo asistentëve (gjë që në shumë raste i shtyen ata të
angazhojnë asistent personal për fëmijën e tyre me anë të të hyrave vetanake), mjeteve të
konkretizimit, trajnimit dhe përgatitjes profesionale adekuate të mësimdhënësve si dhe numrit të
madh të nxënësve në disa shkolla.
Megjithatë, prindërit gjithashtu u shprehën të shqetësuar edhe me mungesën e informimit apo
udhëzimeve adekuate, kur është fjala për procedurat që duhet ndjekur për plotësimin e nevojave
për fëmijët me sindromën Down. Në këtë aspekt, disa prej prindërve të intervistuar deklaruan që
ata kanë hasur në shumë paqartësi dhe vështirësi në inkuadrimin e fëmijëve të tyre në shkollat e
rregullta dhe jo gjithmonë kanë qenë të informuar për shërbimet që janë në dispozicion për këta
fëmijë (si plani PIA, sigurimi i mësimdhënësve mbështetës, etj.). Kjo vërtetohet nëse merret
parasysh edhe fakti që vetëm 10 nga 26 prindër të intervistuar ishin në dijeni se ekzistojnë zyrtarë
të komunës/qeverisë përgjegjës për çështjet e personave me aftësi të kufizuara ndërkaq që vetëm
3 prej tyre që kishin atë informacion kishin takuar ndonjëherë ndonjë zyrtarë të komunës/qeverisë
përgjegjës për çështjet e personave me aftësi të kufizuara.
Duke marrë parasysh problemet që nxënësit me sindromën Down zakonisht mund të kenë
(probleme në të folur, në motorikë, në koncentrim, etj.), disa nga prindërit e nxënësve me
sindromën Down që vijojnë mësimin në shkollat e rregullta të intervistuara theksuan që atyre ju
shkakton vështirësi të mëdha mungesa e psikologëve në shkolla si dhe kontrollimeve të nevojshme
nga logopedët. Sipas tyre, mungesa e këtyre të fundit përpos që paraqet një barrë psikike për ata,
ajo gjithashtu është edhe një barrë e madhe financiare, meqenëse në mungesë të këtyre
shërbimeve, ata detyrohen t’i kryejnë ato me anë të hyrave vetanake.
Vlen të theksohet që në shumë raste, prindërit e nxënësve me sindromën Down detyroheshin t’i
përcjellin fëmijët e tyre deri në shkollë si dhe t’i presin ata deri sa të përfundoj mësimi, në mungesë
të sigurimit të transportit për këta nxënës. Madje, disa prej tyre edhe qëndronin në klasë bashkë me
fëmijën gjatë orëve të mësimit, në mungesë të mësuesve mbështetës ose asistentëve për fëmijët e
tyre. Kjo sipas tyre është gjithashtu njëra prej vështirësive me të cilat ata ballafaqohen, si prindër
të fëmijëve me sindromën Down.
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
40
Përfundimet
Në bazë të rezultateve të dala nga hulumtimi i realizuar me 22 përfaqësues të menaxhmentit të
shkollave në komunën e Prishtinës dhe të Prizrenit, 26 mësimdhënës të këtyre shkollave të cilët
punojnë më nxënës me sindromën Down, 26 prindër të nxënësve me sindromën Down si dhe 10
vrojtimeve në klasat gjithëpërfshirëse, janë nxjerrë një numër i përfundimeve mbi çështjet e
trajtuar nga ky hulumtim.
- Në përgjithësi, vërehet që shumica prej shkollave të intervistuara nuk hezitojnë në pranimin e
nxënësve me sindromën Down. Ndërkaq, të gjeturat tregojnë që ka një mungesë të vetëdijesimit
dhe respektimit të procedurave të nevojshme për pranimin e nxënësve me sindromën Down në
shkolla të rregullta. Përpos procedurës së rregullt të testimit nga psikologu ose pedagogu dhe
mësimdhënësi, një numër i konsiderueshëm i nxënësve me sindromën Down nuk i nënshtrohen
procedurës së vlerësimit nga Komisioni Vlerësues komunal. Në këtë aspekt, kanë shumë
probleme veçanërisht shkollat e viseve rurale të komunës së Prizrenit.
- Për dallim prej shkollave, të gjeturat e hulumtimit tregojnë që disa prej mësimdhënësve të
shkollave gjithëpërfshirëse hezitojnë të punojnë me nxënësit me sindromën Down. Ata
hezitojnë kryesisht për shkak të mungesës së përvojës paraprake në punë me nxënës me
sindromën Down, mungesës së përgatitjes profesionale (trajnimeve adekuate), mungesës së
kushteve të punës (mësimdhënësit mbështetës, PIA-s, mjeteve të konkretizimi, etj.) si dhe
numrit të madh të nxënësve me sindromën Down (sidomos në klasat e shkollave të qytetit të
Prishtinës).
- Kur flitet për përzgjedhjen e mësimdhënësve për nxënësit me sindromën Down në shkollat e
përfshira në hulumtim, mund të thuhet që ky proces në disa raste bëhet përmes shortit, duke
marrë parasysh shkathtësitë e mësimdhënësit në punë dhe përgatitjen profesionale adekuate,
apo duke shikuar numrin e nxënësve në klasë. Ndërkaq, në bazë të dhënave të hulumtimit,
prindërit e nxënësve me sindromën Down nuk kanë mundësi të mëdha të përzgjedhjes së
shkollave për fëmijën e tyre. Në qytete shkollat i kanë të përcaktuara lagjet nga të cilat mund të
pranojnë nxënës (ashtu siç e përcakton ligji), ndërkohë që në fshatra ka zakonisht nga një
shkollë, kështu që në të dy rastet prindërit e nxënësve me sindromën Down veçse i kanë të
paracaktuara shkollat ku fëmijët e tyre do të vijojnë mësimin.
- Përmes gjetjeve të hulumtimit gjithashtu është kuptuar që shumica e nxënësve me sindromën
Down, të cilët vijojnë mësimet në shkollat e rregullta kanë të hartuar Planin Individual Arsimor
(PIA). Në hartimin e këtij plani kryesisht kanë marrë pjesë mësuesit udhëtues nga Qendrat
Burimore, mësimdhënësi i nxënësit, prindi si dhe psikologu, kur ai/ajo ishte pjesë e shkollës. Në
bazë të vlerësimeve të dhëna nga të tri palët e intervistuara, PIA ka ndikim pozitiv në aspektin
akademik të nxënësve me sindromën Down. PIA ua bënë nxënësve/fëmijëve me sindromën
Down më të lehtë të procesin e mësim-nxënies dhe i mundëson atyre të mësojnë më shumë
sepse i përshtatet nevojave, aftësive dhe kapacitetit të tyre. Megjithatë, nëse marrim parasysh
mungesën e mësimdhënësve mbështetës apo asistentëve, mjeteve të konkretizimit si dhe
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
41
numrit tejet të madh të nxënësve në disa klasa, mund të thuhet që implementimi i PIA-së është
shumë i vështirë.
- Është konkluduar që në 18 nga 22 shkolla të rregullta të komunave të Prishtinës dhe Prizrenit
të përfshira në studim nuk kanë mësimdhënës mbështetës. Madje, ata pak që kishin, shumica
ishin asistentë të siguruar nga vetë prindërit, të cilët nuk kishin kualifikimin e duhur për punë
me nxënësit me sindromën Down. Përkundër faktit që shumica prej palëve të intervistuara kanë
bërë kërkesën për sigurimin e mësimdhënësve mbështetës tek DKA apo edhe MASHT, një
kërkesë e tillë nuk është realizuar për shkak të mungesës së buxhetit. Pra, në mungesë të këtij
shërbimi nga institucionet përkatëse, prindërit (7 nga 26) janë detyruar të angazhojnë asistentë
për fëmijët e tyre me anë të hyrave vetanake, në mënyrë që fëmijët e tyre ta kenë kujdesin e
nevojshëm gjatë kohës kur janë në shkollë. Gjithashtu, është parë që mungesa e mësimdhënësve
mbështetës iu pamundëson mësimdhënësve të rregullt t’iu kushtojnë kohën e duhur nxënësve
me sindromën Down e po ashtu edhe atyre me zhvillim tipik. E gjithë kjo ka ndikim negativ në
performancën akademike të këtyre nxënësve, sipas menaxhmentit të shkollave,
mësimdhënësve si dhe prindërve. Në këtë të fundit, ndikim ka edhe mungesa e trajnimeve
adekuate, sidomos për mësimdhënësit e ciklit të lartë (klasa 6-9).
- Megjithatë, ashtu siç është vërejtur në vrojtime, mësimdhënësit e klasave kanë një qasje të mirë
ndaj nxënësve me sindromën Down si dhe një përkushtim të madh ndaj tyre. Në përgjithësi, ata
mundohen t’i angazhojnë nxënësit me sindromën Down, t’i japin udhëzime të veçanta dhe t’i
ofrojnë ndihmë kurdo që ata kanë mundësi. Gjithashtu, qasja e nxënësve të tjerë në klasë karshi
nxënësve me sindromën Down është shumë e mirë dhe mund të thuhet që ka një ambient të
mirë social dhe integrues për këta të fundit.
- Pavarësisht kësaj, të dhënat e hulumtimit tregojnë që shkollat, mësimdhënësit dhe prindërit
ballafaqohen me shumë sfida në gjithëpërfshirjen e nxënësve me sindromën Down në shkolla të
rregullta. Disa prej sfidave kryesore që afektojnë të tri palët janë mungesa e përvojës së
mësimdhënësve në punë me nxënësit me sindromën Down, mungesa e trajnimeve adekuate si
dhe numri i madh i nxënësve në disa shkolla. Gjithashtu, sfidë tjetër për procesin e
gjithëpërfshirjes së nxënësve me sindromën Down në shkolla të rregullta është edhe mungesa e
mësimdhënësve mbështetës apo asistentëve, mungesa e PIA-së me raste si dhe mjeteve të
konkretizimit. Vlen të theksohet që shkollat, mësimdhënësit por edhe prindërit e nxënësve me
sindromën Down me raste ballafaqohen gjithashtu edhe me paragjykimin e prindërve dhe
nxënësve të tjerë në klasë dhe diskriminimit që iu bëhet nxënësve me sindromën Down.
- Në fund, edhe pse në përgjithësi ka një bashkëpunim të mirë në mes të prindërve dhe shkollave
gjithëpërfshirëse, një bashkëpunim i tillë mungon në mes të shkollave dhe DKA-së. Në këtë
aspekt vlënë të ceket që në shumicën e rasteve kërkesat e bëra nga shkollat e intervistuara nuk
janë realizuar nga DKA e komunës së tyre, meqenëse kjo e fundit ka deklaruar që nuk ka buxhet
të mjaftueshëm për plotësimin e atyre kërkesave.
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
42
Rekomandimet
Në bazë të gjeturave të hulumtimit, të dala nga intervistat e realizuara me përfaqësues të
menaxhmentit nga 22 shkolla në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, 26 mësimdhënësve të këtyre
shkollave të cilët punojnë me nxënës me sindromën Down, 26 prindër të nxënësve me sindromën
Down si dhe 10 vrojtimeve në klasat e rregullta ku ka pasur nxënës me sindromën Down, janë
nxjerrë një numër i rekomandimeve për eliminimin e barrierave dhe përmbushjen e nevojave që
palët e intervistuara kanë në dhe gjatë procesit të gjithëpërfshirjes së nxënësve me sindromën
Down në shkolla të rregullta.
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë duhet të plotësojë kushtet e nevojshme për
zbatimin e strategjisë të arsimit gjithëpërfshirës në të gjitha shkollat. Ata duhet të ndajnë
një buxhet më të madh për DKA-të, në mënyrë që kërkesat e nevojshme të shkollave në
kuadër të procesit të gjithëpërfshirjes të mund të plotësohen.
Institucionet përkatëse duhet të ofrojnë trajnime adekuate për të gjithë mësimdhënësit në
shkollat e rregullta, përfshirë këtu edhe mësimdhënësit e ciklit të lartë (klasa 6-9), në
mënyrë që të gjithë mësimdhënësit të jenë të aftë dhe të përgatitur profesionalisht për të
punuar me nxënës me sindromën Down.
Qendrat Burimore, në bashkëpunim me Komisionet Vlerësuese duhet të kenë një
bashkëpunim më të ngushtë më të gjitha shkollat e rregullta, në mënyrë që të sigurohen që
të gjithë nxënësit me sindromën Down do të kalojnë në procesin vlerësues për nevoja të
veçanta arsimore, si dhe të kenë të hartuar planin individual arsimor (PIA).
Pjesëmarrja e mësimdhënësve dhe prindërve të nxënësve me sindromën Down duhet të jetë
obliguese në hartimin e PIA-së.
Implementimi dhe rishikimi i PIA-së duhet të bëhet në mënyrë sistematike nga ekspertët e
fushës, në mënyrë që ky plan të jetë gjithmonë në hap me zhvillimin e nxënësit me
sindromën Down dhe t’i përshtatet sa më mirë atij. Në rishikimin e PIA-së duhet që
gjithmonë të marrin pjesë të gjithë mësimdhënësit e nxënësit me sindromën Down (nëse
është në klasën 6-9).
MASHT, në bashkëpunim me DKA-të duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha në sigurimin e
mësimdhënësve mbështetës të specializuar për punë me nxënësit me sindromën Down. Ata
duhet të sigurohen që të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta arsimore të kenë
mësimdhënës mbështetës në shkollë.
MASHT, në bashkëpunim me DKA-të duhet të bëjnë sigurimin e mjeteve të nevojshme
konkretizimit (figura, objekte të ndryshme, libra me fotografi, etj.) për shkollat të cilat
punojnë më nxënësit me sindromën Down.
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
43
Numri i nxënësve në klasat e shkollave të qytetit të Prishtinës duhet të reduktohet
dukshëm, në mënyrë që mësimdhënësit të jenë në gjendje t’i kushtojnë kohën dhe
përkushtimin e duhur të gjithë nxënësve në klasë.
MASHT, në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat tjera relevante që i përkasin
fushës së edukimit duhet të organizojnë fushata vetëdijësuese për të gjitha palët e përfshira
në procesin e gjithëpërfshirjes, e në veçanti për shkollat dhe prindërit. Këto fushata do të
duhej të fokusoheshin jo vetëm në reduktimin e stigmës dhe diskriminimit kundrejt
fëmijëve me aftësi të kufizuara (përfshirë edhe ata me sindromën Down), por edhe në
informimin e përgjegjësisë dhe të drejtave që palët e përfshira në procesin e
gjithëpërfshirjes kanë. Këtu rëndësi të madhe do të duhej t’i kushtohej vetëdijësimit të
prindërve të nxënësve me sindromën Down, mbi të drejtën e fëmijëve të tyre për vijimin e
mësimit në shkolla të rregullta, si dhe nevojave të veçanta që fëmijët e tyre kanë.
MASHT duhet të sigurojë prezencën e psikologëve në të gjitha shkollat e rregullta, sidomos
në ato të viseve rurale të komunës së Prizrenit.
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
44
Praktikat e mira të gjithëpërfshirjes në shkolla të rregullta së nxënësve me
sindromën Down
Në vazhdim janë përshkruar shkurtazi disa nga praktikat e mira të gjithëpërfshirjes në shkolla të
rregullta të nxënësve me sindromën Down, të bëra në disa nga vendet e zhvilluara të cilat tanimë
një kohë të gjatë e praktikojnë përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta, në shkollat e rregullta.
Edhe pse disa nga to mund të jenë vështirë të realizueshme brenda një kohe të shkurtër në Kosovë,
mund të jenë shembull i mirë i udhëzimit drejtë një gjithëpërfshirjeje sa më të mirë dhe efektive të
nxënësve me sindromën Down në shkollat e rregullta në vendin tonë.
- Portsmouth, UK
Në Portsmouth filloi përfshirja e fëmijëve me sindromën Down shkolla lokale në vitin 1988 - me
mbështetje të plotë nga autoritetet dhe prindërit. Praktika e kësaj shkolle u mbështet në dy aspekte:
Psikologjike dhe Sociale. Fillimisht, implementimi i gjithëpërfshirjës u bë në një klasë të
përshtatshme për moshën, me mbështetje të klasës nga asistentja e mësimdhënies me 15 deri në 30
orë në javë sipas nevojës. Përveç kësaj u përdor qasja në të njëjtën kurrikulum, mirëpo e
diferencuar për çdo nxënës me ndihmën e materialeve didaktike. Praktika në shkolla në
Portsmouth parasheh të këtë efekte pozitive me anë të lëvizjes së fëmijëve çdo vit me klasë, në
mënyrë që të socializohen sa ma shumë. 12
Përveç mënyrës së zhvillimit të orës mësimore me fëmijët me sindromën Down, mbështetje për
përfshirjen në Portsmouth është siguruar nga 'specialistë' të paktën një vizitë monitorimi për
secilin semestër. Pika më e rëndësishme për gjithëpërfshirje në Portsmouth ishte trajnim për stafin
- mësimdhënësit dhe asistentë, prindër. Në këto trajnime së pari janë vetëdijësuar të gjitha palët se
është detyrë profesionale që një mësues të plotësojë nevojat e fëmijës - me mbështetjen dhe
trajnimin e nevojshëm - jo një opsion. Trajnimet e bëra në Angli, ishin për të vetëdijësuar të gjithë
stafin se duhet të këtë gjithëpërfshirje, për t’i informuar mbi aftësitë e kufizuara specifike, për një
varg metodash të mësimdhënies, menaxhimin e kohës - për planifikim, takime. Në përvojën në
Angli, parashikuesi i vetëm më i rëndësishëm i suksesit për vendosje është qëndrimi i stafit. Nëse
stafi mendon se fëmija duhet vendosur në shkollë të rregull sepse do të zhvillohet si akademikisht
ashtu edhe socialisht, atëherë gjithëpërshirja do të jetë një sukses. 13
- Brisbane, Australia
Në një studim të bërë në Universitetin e Queensland kanë konstatuar se qëndrimet ndaj aftësisë së
kufizuar (specifikisht sindromën Down) dhe gjithëpërfshirjes mund të ndryshojnë nëse
mësimdhënësit dhe stafi tjetër i shkollës merr instruksione formale dhe përvojë nga terreni. Së pari
janë vërejtur ndryshimet pozitive në njohuritë dhe qëndrimet lidhur me fëmijët me sindromën
Down, sepse përgjigjet e mësuesve para instruksioneve formale dhe përvojës nga terreni
bazoheshin në paragjykime dhe stereotipe. Me përfundimin e njësisë së tyre të studimit, njohuritë
e mësimdhënësve australianë për nxënësit me sindromën Downishin bërë më të sakta dhe kishin
12 Sue Buckley, Gillian Bird, Ben Sacks, and Tamsin Archer. 2006. "A Comparison Of Mainstream And Special Education For Teenagers With Down Syndrome: Implications For Parents And Teachers". Down Syndrome Research And Practice 9 (3): 54-67. 13 Ibid. 60-67
E DREJTA NË GJITHËPËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN
45
zhvilluar pikëpamje me më pak stereotipizime, duke treguar një kuptim më të madh të
individualitetit të secilit person me sindromën Down. Një tjetër ndryshim u dallua në opinionet e
mësimdhënësve mbi potencialin për zhvillimin e fëmijëve me Sindromën Down, i cili ishte fillimisht
i nënvlerësuar. Këto pikëpamje pesimiste në lidhje me potencialin akademik krijonin përshtypjen
se gjithëpërfshirja ishte e dëmshme. Me përfundimin e njësisë së tyre të studimit, mësimdhënësit
zhvilluan vlerësime më të sakta dhe pozitive në lidhje me momentet zhvillimore dhe arritjet
akademike të këtyre nxënësve, si dhe për përfitimet e praktikës gjithëpërfshirëse, si për fëmijën me
sindromën Down, ashtu edhe për fëmijët e tjerë në klasë.14
Një tjetër studim i bërë në po të njëjtin universitet në Brisbane, tregoi disa nga praktikat tjera
efektive për gjithëpërfshirjën e nxënësve me sindromën Down. Në këtë hulumtim, u dalluan disa
metoda efikase të mësimdhënësve dhe më e rëndësishmja ishte qasja e tyre ndaj këtyre nxënësve.
Së pari, mësimdhënësit nuk u përqendruan në dobësitë e këtij nxënës, por u përqendrua në forcat e
tij individuale në mësim. Ky qëndrim krijoji hapësirë që mësimdhënësi të ketë motiv për ta mësuar
këtë nxënës. Mësimdhënësit ishin të vetëdijësuar se të gjithë fëmijët kanë nevoja të veçanta në një
aspekt. Prandaj, kurdo që kishte nevojë nxënësi me sindromën Down për mësim ekstra për të
lexuar ose shkruar, mësimdhënësi gjithmonë sigurohej që ai/ajo të mos punojë gjithmonë vetëm,
por me nxënës tjerë; në këtë mënyrë të mos ndjehet i izoluar. Përveç kësaj shihen me rëndësi të
madhe edhe marrëdhëniet e mësimdhënësit me drejtorin e shkollës, mësuesin e edukimit special,
mësuesin vizitues këshillimor, personelin ndihmës që punon në klasë dhe prindërve. Mirëpo, në
këto vende, këta ndihmës të mësimdhënësve u përfshin brenda komunitetit të klasës si pjesë
integrale e ekipit, dhe nuk ishin si mbështetje e drejtpërdrejtë për nxënësin me sindromën Down,
por si një mbështetje për tërë klasën.15
14 Amanda McFadden. 2014. "The Experiences Of Teachers Teaching Children With Down Syndrome In The Early Years Of Schooling". Ph.D, Queensland University of Technology.101-140 15 Jennifer Campbell, Linda Gilmore, and Monica Cuskelly. 2003. "Changing Student Teachers’ Attitudes Towards Disability And Inclusion". Journal Of Intellectual & Developmental Disability 28 (4): 370-372