editorial - multikulturamultikultura.org.mk/documents/multidea magazine alb, 16-2012.pdf ·...

24

Upload: others

Post on 08-Feb-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë
Page 2: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë
Page 3: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

Botues:Multikultura

Kryeredaktor:Pranvera Kasami

Redaktor përgjegjës:Arlinda Mazllami

Lekturimi:Hristina VasilevskaBlerta Bexheti

Përkthimi:Teuta BajramiArlind Qamili

Dizajni:Fisnik Shabani

Adresa:Jane Sandanski, nr.48/11200 Tetovëtel: +389 44 522 355e-mail: [email protected]

www.multikultura.org.mk

Të jesh ai/ajo që ke dashur, ke ëndërruar gjatë asaj pak, apo shumë rruge të jetës që ke bërë (sepse dikush i afrohet ëndrrës në moshë më të re, e dikush në moshë më të vjetër, e Zoti mos e bëftë - por dikush nuk ia sheh kurrë bile as hijen asaj ëndrre) është idealja.

Të arrish këtë, është si të thuash "mission impossible", sepse gjithmonë do të të dalë diçka e do të ta vështirësojë atë rrugë edhe ashtu jo të lehtë. Dhe aq më tepër e vështirë, sepse ti kurrë nuk do të mjaftohesh me aq, gjithmonë do të kesh apetite për më shumë.

Dhe pas kësaj vjen rënia. Ndoshta për shkurt të humbet morali,por prap mëkëmbesh dhe ngritesh, akoma më i fortë se më parë, sepse motivohesh nga vizioni që ke në kokë, nga njerëz të dashur që të rrethojnë e që nuk të lënë të shtrihesh përdhe. Mjafton të mos kesh ndonjë grusht të fuqishëm jete, sepse jo që pas këtij nuk do të ngritesh më, por një ngritje e atillë do të jetë shumë e vështirë. Ama "çka nuk të mbyt, të bën më të fortë", nuk kanë thënë së koti shumë kohë para nesh njerëz të sprovuar në jetë.

Të sillet kah të sillet, përfundimi është se ti do e vazhdosh aty ku e ke lënë. Si?! Me kë përkrah teje?!

Epo, meqë e din që në fillim se vazhdimësisë nuk i shmangesh dot, atëherë mblidh forcën, bëhu trim dhe vazhdoje aty ku e le. Bëhu ti motiv për tjerët dhe mos u bën përtac e të presësh nga dikush tjetër të të motivojë – t'i zvarritesh edhe ti si një barrë shtesë në rrugën e tij.

Pra ti sot e ke mundësinë! - që nuk do e kesh më nesër, që të vazhdosh rrugën tënde të ndritur, apo ta ndrisësh atë, nëse deri më tash nuk ka qenë e atillë. Sepse, koha është e pamëshirshme, nuk din për mirëkuptim.

Zgjohu rini e bukur, merr jetën para vetes! Edukohu! Kultivo më të mirën e mundur që ke në vete!

Redaksia

përmbajtja:

Aktivitetet e Multikulturës..............................................4Intervistë me aktorin e mirënjohur Blerim Destani..............7Dita e dallimeve..........................................................9Jeta e natës në Tetovë!..............................................11Shqiptarë të shquar...................................................12Promovim i studimeve postdiplomike............................14Kënaquni me ngjyrat e jetës........................................15Top Smarthphone-t për këtë verë...............................16Prilepi, qyteti i Markut.................................................17Dy vëllezërit.............................................................18Losing Isaiah............................................................18A i jepni rëndësi shëndetit të zemrës suaj?..........................19Spanja, e tashmja e futbollit botëror..............................21Tenisi dhe historia e tij................................................22

editorial

Page 4: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunimMultikultura nuk ndalon këtu! Ajo vazhdon të zgjerojë listën e saj të bashkëpunimeve me orga-nizatat tjera. Më 21 Maj 2012 Multikultura nënshkruan memo-randumin e dytë për bashkë-punim për këtë vit, kësaj rradhe me organizatën joqeveritare Sonce. Edhepse bashkëpunimi i tyre zgjat që 15 vite, tani këto dy organizata e zyrtarizuan atë. Sipas kësaj marrëveshje, organizatat do të mbështesin njëra-tjetrën duke realizuar projekte të përbashkëta.

Asociacioni për Shoqëri Civile nga Mitrovica viziton Multikulturën

Në kuadër të takimeve, Multikultura me datë 19 Korrik 2012 realizoi takimin e saj të rradhës me përfaqësues të organizatës për Shoqëri Civile nga Mitrovica. Të dy organizatat prezentuan punët dhe projektet e tyre dhe shprehen pëlqim për bashkëpunim në të ardhmen dhe implementim të aktiviteteve të reja, gjithnjë duke përkrahur njëra-tjetrën. Takimi i ardhshëm pritet të mbahet në Kosovë, ku mes tjerash është e paraparë të nënshkruhet edhe memo-randumi për bashkëpunim.

Maqedonisë të rinjtë e kësaj organizate erdhën të vizitojnë vendin dhe të njoftohen për së a f ë r m i m e k u l t u r ë n e imigrantëve që jetojnë në shtetin e tyre. Grupi i përbërë nga 16 të rinj u nda në dy grupe të vogla ku patën mundësinë të diskutojnë për dy çështje të rëndësishme si “Romët dhe projektet” dhe “Multikulturalizmi në Maqedoni”. Mysafirët ngelën të kënaqur nga vizita dhe me shpresë për bashkëpunim në të ardhmen.

MULTIKULTURA Multi Idea

Aktivitetet e Multikulturës

Multikultura në kornizën e programit vjetor të mbështetur nga CIVICA Mobilitas, organizon aktivitete të ndryshme që i plotësojnë nevojat e të gjithë qytetarëve, dhe të rinjve në veçanti.

4

Takim me përfaqësues të Qendrës Trajnuese për Bashkëpunim Ndërkombëtar nga Italia

Një takim tjetër po aq i rëndësishëm ishte edhe takimi i mbajtur me datë 3 Gusht 2012 në mes Multikulturës dhe Sonces me përfaqësues të rinj të organizatës joqeveritare nga Ital ia, e quajtur Qendra trajnuese për bashkëpunim ndërkombëtar. Duke qenë Italia e banuar edhe nga imigrant të

Page 5: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

Multikultura pjesë e Panairit të KarrierësNjë aktivitet i rëndësishëm i Multikulturës ishte edhe pjesëmarrja e saj në Panairin e Karrierës organizuar nga Qendra e Karrierës pranë Universitetit të Evropës Juglindore më 7 Maj 2012. Ky panair ishte një mundësi e mirë për promovimin e punës së Multikulturës dhe theksimin e rëndësisë së punës vullnetare për studentë të interesuar për të. Shtandi i organizatës u vizitua edhe nga vetë rektori i Universitetit prof. Dr. Zamir Dika, i cili ndër tjerash shprehi interesim për t`u njohur me punën tonë dhe një interesim të posaçëm për vetë emrin e organizatës. Multikultura do të vazhdojë bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë e hapur për të gjithë ato studentë që janë të interesuar për të kryer punën praktike dhe vullnetare.

Vizitë studimore në Ohër dhe StrugëNë kuadër të projektit rajonal kundër d iskr imin imi t dhe militarizmit, Multikultura orga-nizoi një vizitë studimore në Ohër dhe Strugë. Kjo vizitë e financuar nga Ministria Norvegjeze për Punë të Jashtme u realizua më 14 Qershor 2012 dhe kishte për qëllim njohjen e vullnetarëve të Multikulturës me të rinjtë nga Struga dhe me të njejtët të këmbejnë informacione se si të tejkalojnë diskriminimin.Vullnetarët e Multikulturës vazhduan vizitën e tyre edhe në Ohër, ku ndër tjera ato patën rastin të shohin disa monumente kulturore.

MULTIKULTURA Multi Idea

5

Punëtori nacionale - OhërSi pjesë e programit të rrjetit rajonal kundër diskriminimit dhe mi l i ta r i zmi t në Ba l l kan in Pe rënd imorë i sh te edhe punëtoria nacionale, të cilën Multikultura e realizoi me temë “Diskriminimi gjatë procesit të punësimit”. Punëtoria u mbajt gjatë datave 7 dhe 8 Korrik 2012 në hotel Slavija, Ohër.Pjesëmarrësit u zgjodhën nga 6 qytete të ndryshme në bazë të aplikimeve të tyre dhe sa të motivuar ishin për të qenë pjesë e kësaj punëtorie. Me 7 Korrik ato u njoftuan me kuptimin e nocionit diskriminim si dhe format e tij, kurse me 8 Korrik ato mësuan se si të tejkalojnë diskriminim duke krijuar një CV të mirë, letër motivimi si dhe strategji të mirëfillta pune.

Aktivitetet e Multikulturës

Page 6: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

Shkollë verore rajonale- Jahorinë, Bosnje dhe HercegovinëRrjeti rajonal i të rinjve kundër diskriminimit dhe militarizmit organizoi një shkollë verore, e cila ishte pjesë e projektit “ Rrjeti rajonal i të rinjve kundër diskriminimit në Ballkanin Perëndimorë”. Ky projekt u zbatua nga 7 organizata të Ballkanit Perëndimorë, të cilat janë edhe pjesë e këtij rrjeti. Multikulura është njëra nga organizatat e këtij rrjeti. Në këtë shkollë verore, e cila u mbajt në hotel Bistrica, Jahorinë në datat 22-28 Korrik 2012 morën pjesë 60 të rinj të moshës 18-26 vjeçare nga Maqedonia, Kosova, Sërbia, Bosnja dhe Hercegovina. Qëllimi i këtij trajnimi ishte që të rinjtë e rajonit të fitojnë njohuri dhe të aftësohen se si të identifikojnë diskriminimin dhe të njëjtin t`a luftojnë nëpër komunat e tyre ku jetojnë.Pjesëmarrësit ishin të ndarë në tri grupe: Grupi i parë shtjelloi temën e Diskriminimit, Militarizmit dhe Ndërtimit të

Paqes. Qëllimi kryesor i trajnuesve të këtij grupi ishte që t'ua mundësojnë pjesëmarrësve të njihen më afër me diskriminimin dhe sjelljet militante, t`i luftojnë të njëjtat dhe të zhvillojnë aftësi për ndërtimin e paqes.

Tema e grupit të dytë ishte kryesisht për Zhvillimin e Potencialit të Aktivistëve për të luftuar diskriminimin. Edhe trajnuesit e këtij grupi tentuan që të risin potencialin e të rinjve për të luftuar dukurinë e diskriminimit dhe të organizojnë fushata kundër së njejtës.

Dhe, jo më pak e rëndësishme, ishte edhe tema e grupit të tretë, e cila ishte e përqendruar rreth Diskriminimit Gjinor. Qëllimi i kësaj teme ishte të kuptojnë pjesëmarrësit identitetin femë-ror dhe mashkullor, funksionet e të dy gjinive në shoqëri, cili është reagimi jonë kundrejt këtyre dhe ndërtimi i një sjelljeje më proaktive që të paran-dalojmë diskriminimin gjinor.

Trajnimi përfundoi i suksesshëm, si për pjesëmarrësit edhe për vetë trajnuesit, të cilët mbetën me shpresë se të njëjtat njohuri të fituara do të përcil len tek moshatarët e tyre dhe do të zbatohen nëpër komunitetet ku jetojnë.

MULTIKULTURA Multi Idea

6 Aktivitetet e Multikulturës

Page 7: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

Blerim Destani lindi më 12 Prill 1981 në Stolberg të Gjermanisë. Ai jeton dhe vepron në Maqedoni dhe Gjermani. Vjen nga një familje mjaft e mirë, e vyer dhe fisnike, vlera që i ka trashëguar edhe ai vetë. Blerimi, pasionin për aktrim e zbuloi që në moshë të re. I plotë me ambicje, ai ka ndjekur qëllimin e tij, duke ia përkushtuar kohën dhe energjinë temave të filmit dhe regjisë.

Si po ecën karriera deri më sot dhe sa i kënaqur je nga të arriturat tua?

Blerim Destani: Jam i kënaqur me zhvillimin e karrierës sime, gjithçka ecën në hap me kohën dhe zhvillimet e reja kinematografike. Jam i lumtur që isha pjesë e disa prej projekteve të rëndësishme në kinematografinë ndërkombëtare. Tani së fundmi përsëri do të paraqitem në një film që është bashkëprodhim shqiptar – gjerman – holandez. Shpresoj që gjithçka do të ecë ashtu siç është planifikuar.

Si mund të na i përshkruash fillimet e para në artin skenik: ishin dëshirë, pasion, apo sfidë për të ecur e për të bërë diçka në jetë?

Blerim Destani: Në fillim gjithçka ishte një pasion i imi, pastaj erdhi

sfida për ta bërë të mundur që pasioni të realizohet, pra të bëhet profesion i imi. Dhe, tani kam dëshirën që të shënoj kohën time me vepra arti, të cilat do shënojnë kohën që e jetoj. Nuk ishte aspak e lehtë, pasi kur një i ri ka përballë vetes sfidën që ta jetësoj pasonin e tij, ka shumë emocione dhe dëshira të ndrydhura përballë një mali të lartë që dukej para meje në atë

kohë. Hapat e parë në ngjitjen e këtij mali ishin shumë të ndrojtur, kjo për shkak të respektit që kam për aktrimin. Këtë tani e kujtoj me shumë dashuri.

A ke pasur mbështetje për të ecur në këtë rrugë që ke nisur?

Blerim Destani: Kuptohet, përkrahje të plotë para së gjithash kisha nga familja, e më pas edhe nga kolegët.

Nëse nuk do të ishe bërë aktor, çfarë mendon se do të ishe sot?

Blerim Destani: Me siguri që do isha bërë futbollist, pasi edhe futbolli ka qenë një pasion i fëmijërisë sime, bile edhe kam ushtruar një kohë.

Aktualisht, a je duke u marrë me ndonjë projekt tjetër filmik?

Blerim Destani: Jam në përgatitje të një filmi që është bashkëprodhim shqiptar – gjerman – holandez.

Ku po jeton tani Blerim Destani?

Blerim Destani: Jam me pasaportë gjermane dhe me adresë banimi në Gjermani, por më duhet të them se jetoj gjithandej ku edhe punoj, pasi natyra e punës sime nënkupton një dinamikë që duhet ndjekur. Por vendlindje për mua është Tetova, ndërsa qytete të mia të preferuara ku mund të them se jetoj përveç N.Y., L.A. e Berlin janë Prishtina e Tirana.

MULTIKULTURA Multi Idea

Intervistë me aktorin e mirënjohur Blerim Destani

Kur një i ri ka përballë vetes sfidën që ta jetësoj pasonin e tij, ka shumë emocione dhe dëshira të ndrydhura përballë një mali të lartë

7

Page 8: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

MULTIKULTURA Multi Idea

8

Po fundjavat ku dhe me kë i kalon Blerim Destani?

Blerim Destani: Ka kohë që fundjava për mua nuk e ka atë kuptimin klasik të fjalës, pasi fundjava zakonisht është më e ngarkuar me punë.

Cilat virtyte vlerëson më shumë?

Blerim Destani: Sinqeriteti mbi të gjitha.

Çfarë më shumë të bën për vete te një femër?

Blerim Destani: Kur është vetvetja, pra kur ka vetëbesim tek vetja.

Një ëndërr që të duket e largët?

Blerim Destani: Jam duke ecur nëpër ëndrrën time, pasioni im – aktrimi është profesioni i jetës sime, por edhe tani kam disa ëndërrime të reja përpara, të cilat, shpresoj se do t'i jetësoj.

Mësimi i fundit që të ka dhënë jeta?

Blerim Destani: Të mos dorëzohem para sfidave.

Cilat ishin planet e verës, a i ke realizuar të gjitha?

Blerim Destani: Zakonisht vera është stina më e ngarkuar me punë, dhe ende nuk kam shijuar pushime.

Arlinda Mazllami

Sa shpesh je në Tetovë dhe a ke ndonjë vend që e frekuenton më shumë?

Blerim Destani: Kohëve të fundit nuk kam qenë edhe aq shumë ose thënë më mirë sa do doja, pasi koha nuk më premton. Ndërsa, sa u përket vendeve që i frekuentoj, më duhet të them se jam nën urdhërat e miqve të mi, të cilët më prezantojnë çdo vend që është atraktiv dhe që ia vlen të vizitohet.

Si fillon dhe mbaron një ditë e zakonshme për ju?

Blerim Destani: Dita fillon me kafen e mëngjesit dhe shfletimin e agjendës së ditës, ndërsa përfundon me kthimin e fletës së fundit të agjendës dhe pijen e mbrëmjes.

Intervistë me aktorin e mirënjohur Blerim Destani

Page 9: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

Tash më për herë të dytë organizohet Dita e Dallimeve në Tetovë me datë 15 Maj 2012. Qëllimi kryesor për këtë ditë ishte që të mos ketë dallime midis qenieve njerëzore, të gjithë të jenë të barabartë! Organizimi filloi herët në mëngjes, diku kah ora 08:00 e mëngjesit, edhe dita dukej e bukur, siç thonë Dita e mirë shihet qysh në mëngjes! E gjithë puna, i gjithë plani i bërë (8-9 muaj para i përgatitur), shkoi ashtu siç u planifikua.Kjo ditë përmbante aktivitete paksa të ngjashme me vitin e kaluar. U mbajt në Qendrën e kulturës së Tetovës. Aty ndodheshin anëtarët dhe i gjithë stafi i Multikulturës, sepse ishte një ide që buronte nga ne dhe e gjithë kjo ishte falë punës së anëtarëve, stafit dhe volunterëve që janë pjesë e Multikulturës. Jemi të bindshëm dhe shumë të lirë kur themi se “Bashkimi bën fuqi”.

Kishin ftesa të gjithë, kryetari i Komunës së Tetovës, z. Sadi Bexheti i cili ishte prezent këtë ditë, drejtorë të shkollave, madje edhe billbordi nuk mungonte në qytet, më saktë ishin të mirëseardhur të gjithë.

Në një kënd qëndronin volunterët që ishin pranë ushqimeve tradicionale që kishin bërë, dikush pranë pijeve, dikush qëndronte te dera për ti pritur mysafirët, më e rëndësishmja secili e kishte rolin dhe vendin e vet.

Diku rreth orës 11:37 pothuajse gjithçka ishte gati. Dera ishte e hapur për të gjithë. Fillonin të vinin një grumbull nxënësish nga shkolla të ndryshme, burra, gra, fëmijë. Të gjihë ishin kureshtar çka do të përmbante kjo ditë. Fjalën përshëndetëse e kishim ne, stafi, pastaj edhe kryetari i komunë së Tetovës z. Sadi Bexheti dhe drejtori i Qendrës për zhvillim institucional, z. Zoran Stojkoski. Kryesisht filloi me një muzikë me violinë, tinguj që kënaqën publikun e në shenjë mirënjohjeje nga ana e tyre nuk mungonin as duartrokitjet dhe brohoritjet e ëmbla..

MULTIKULTURA Multi Idea

9Dita e dallimeve

Page 10: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

Pas kësaj ishin vallet! Vallëzonin grupe të ndryshme, valle rome nga grupi Pralipe, valle shqiptare nga Xheladin Zeqiri, valle turke nga Yeni Hayat dhe valle maqedone KUD Brvenica.

Pas valleve të gjithë u afruan ti provojnë ushqimet dhe ëmbëlsirat e përgatitura nga ana e volunterëve të Multikulturës. E gjithë kjo zgjati deri në ora 16:00 pasdite.

Dita mbaroi këtu, ashtu siç ishte edhe e planifikuar. Por nata do të dëshprohej, e lakmonte ditën që kaloi bukur.

Vendosëm që në mbrëmje të ketë muzikë nga një grup të rinjsh nga Tetova, grupi muzikor The Code.

Kjo do të fillonte në ora 21:00. Mbrëmja ishte më shumë për ata, të cilët janë të dhënë pas qejfeve, pas muzikës, pas jetës të natës, pas...Këtu nuk kishte ftesa, por vetëm bileta. Secili që e kishte këtë biletë merrte një pije që e mbulonte me këtë letër! Muzika filloi pak para se të vinin të tjerët përveç stafit që ishte aty, ata medoemos duhej të ishin të parët në mbrëmje! Të gjithë kishin dëgjuar për këtë! Diku ka ora 22:30 numri i atyre që vinin ishte shumë i madh. A tmosfe ra i sh te mbi n i ve l . Pjesëmarrësit, kamarierët, të gjithë ishin të gëzuar! Edhe nata ishte e lumtur me ne!Çdo gjë e bukur zgjat shkurt. Afrohej fundi, të gjithë kërkonin edhe një muzikë si për fund, siç e kanë zakon duke brohoritur fuqishëm “edhe një”, “edhe një”. Këtë dëshirë çdo grup muzikor e plotëson, të jeni të sigurt për këtë! Dëshira e publikut u plotësua, tash kishte ngelur vetëm të shpiknin diçka të re që në këtë rast do të ishte e tepërt, për të mos ta quajtur banale sepse do të përfundonte keq ky shkrim...Askush asgjë nuk shpiki! Mbrëmja u mbyll me kaq. Në organizime të tilla shpresojmë të shihemi prap!

MULTIKULTURA Multi Idea

Dita e dallimeve10

Page 11: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

As që më ka shkuar mendja ndonjëherë që nata bashkë me Hënën dhe yjet të mos më dukeshin të bukura, por ja që ndodh..

Atë natë kërkoja një jetë që ende nuk është këtu.. ndoshta më kishte kapluar një melankoli momentale, në një kafene, ndoshta me disa të tjerë ishte më ndryshe, ata ia bënin qejfin njëri – tjetrit, buzëqeshnin artificialisht, por kjo nuk vërehej nga të tjerët, ndoshta..

Jeta në Tetovë nuk mund të them se është e mirë apo e keqe, sepse do të ishte absurde, më mirë do thosha është ose interesante ose monotone, ashtu siç klasifikohen njerëzit këtu!

Çdo fundjavë organizohen kon-certe apo muzikë karaoke nëpër lokale të vogla ku të rinjtë kanë hapësirë për tu argëtuar, e për ta kaluar natën ashtu siç e planifikojnë

vet, normal çdo gjë nën kontroll, sepse jeta e pakontrolluar s'ia vlen te jetohet..

Secili ka stil të ndryshëm jetese, dikush kënaqet me atë që ka, dikush kërkon më shumë ngaqë ka, dikush humb atë që ka (por reflekton dritë, me shpresë se do vijë diçka e re dhe jeta nuk do të ishte e njejtë)!

Jo çdo natë është kështu, nata natës nuk i ngjan! Ka netë që nuk përshkruhen me fjalë dhe lënë përshtypje të bukura madje të paharruara, buzëqeshje tanimë të natyrshme, fytyra reale pa maska, por përsëri kam dyshime në backgroundin e tyre! Përsëri gjithçka varet nga njerëzit, se si ata mund ta bëjnë natën të duket e bukur, ndonëse qyteti është ai që është dhe qytetarët janë ata që janë! I kënaqur apo jo nga jeta e natës,

është diçka që nuk do ti jepja përgjigje. Jo se nuk do mundja, por nuk do doja!

Jetën e natës këtu më duket se e pëlqejnë edhe qentë endacak që lehin lirshëm gjithë natën dhe shikojnë shtrembët çdokënd që kthehet vonë në shtëpi, sikur netët janë të rezervuara vetëm për ata dhe dita është e njerëzve, sepse nuk kanë fuqi të lehin e as ti vërsulen dikujt ngaqë janë të rraskapitur nga zëri i trishtueshëm që lëshojnë kur janë në formë të një orkestre!

Njerëzit! Fenomene të çuditshme çdo natë! Disa i ka lodhur koha, disa i ka shkelur, disa kanë durim, disa qëndresë, shpresë, disa janë si ajo ora ku çdokush i kurdisë, disa të pafat (edhe po të binin në pupla do ta thenin kokën), madje disa...

Arlind Qamili

MULTIKULTURA Multi Idea

Jeta e natës në Tetovë! 11

Secili ka stil të ndryshëm jetese, dikush kënaqet me atë që ka, dikush kërkon më shumë ngaqë ka,dikush humb atë që ka (por reflekton dritë,

me shpresë se do vijë diçka e re dhe jeta nuk do të ishte e njejtë)!

Page 12: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

MULTIKULTURA Multi Idea

Rita Sahatxhiu Ora lindi më 26.11.1990 në Prishtinë, Kosovë. Familja e saj që në vitin e lindjes së Ritës u shpërngul në Britani. Rita mësimet e saja të para i ndoqi në shkollën fillore St Matthias në Earls Court, kurse më pas shkollimin e vazhdoi në Sylvia Young Theatre School, për të vijuar më pas në St. Charles Catholic Sixth Form College.

Interesi i saj për muzikën filloi që në moshë të re, kohë kur ajo filloi të këndojë. Në vitin 2004 u shfaq në filmin Britanik “Spivs”.

Në vitin 2007 ajo u shfaq në këngën e Craig David të titulluar “Awkward” dhe pastaj përsëri në vitin 2008 në “Where is your love” së bashku me Tinchy Stryder, ku gjithashtu ajo paraqitet edhe në klipin muzikor.

Në vitin 2009, Rita Ora tërhoq vëmendjen e Jay Z dhe në heshtje nënshkruan kontratë në Roc Kombit ku në të njejtin vend u shfaq edhe në një reklamë.

Kënga solo e saj e parë ishte R.I.P. me Tinnie Tempah që u realizua më 6 Maj të vitit 2012. Në një intervistë prapa skenave të X Faktorit, Rita shpalli se albumi i saj debitues do të quhet Ora. Këtë verë, Rita Ora do të bëjë hapjen e koncertit të grupit Coldplay.

SHQIPTARË TË SHQUAR Vlera rrezatuese Rita Ora, Eliza Dushku, James Belushi, janë disa nga emrat e shquar që reflektojnë përtej hapësirës shqiptare

Thonë se në jetë mbijeton më i fuqishmi… Ai, i cili di të luftojë për Un-in e vet, ai i cili rrezikon, sakrifikon dhe lufton për të fituar. Jeta është nje labirinth, ku rrugët e saja të shpiejnë në vende të ndryshme. Të arrijsh deri tek porta e suksesit është një sfidë, një udhëtim i gjatë përplot me pengesa, por ai që i hap, padyshim se është mbret! Shqiptarë të tillë ka mjaft. Disa prej tyre suksesin e kanë arritur në vendlindje, kurse disa të tjerë kanë depërtuar me suksesin e tyre edhe jashtë kufijve shqiptarë.

12

Eliza Patricia Dusku- lindi më 30 Dhjetor të vitit 1980 në Watertown, Massachusetts. Është një aktore amerikane me prejardhje nga një familje shqiptaro-daneze.

Është bija e Philip R. Dushku, shqiptar nga Korça, i cili është administrator dhe mësimdhënës në Shkollën Publike të Bostonit, dhe Judith, e cila është profesoreshë e shkencave politike dhe ligjëron në universitetin e Suffolk-ut në Boston. Ajo ka tri vëllezër: Aron, Benjamin dhe Nathaniel. Në ndërkohë Eliza jeton me vëllaun Nate Dushku në Los Angeles.

Eliza ndoqi mësimet në shkollën Beaver Country Day dhe Watertown High School.

Pasi përfundoi gjimnazin ajo donte të vazhdonte studimet, por pas ofertave për rolet në filmat “Buffy” dhe “Angel” vendosi të vazhdonte karrierën si artiste. Si 10 vjeçare filloi karrierën e saj në filmin “That Night”, të cilën e pasuroi duke luajtur me disa yje të filmit amerikan si: Robert de Niro, Ellen Barkin, Leonardo Di Caprio, Arnold Schwarzenegger, Halle Berry dhe James Belushi.

Në vitin 2003 filloi xhirimin e filmit serik “Tru Calling”, film në të cilin Eliza luan rolin kryesorë si absolvente e cila punon natën.

Ajo është e njohur për rolet që ka luajtur në filmat: “True Lies”, “The New Guy”, “Bring it on”, “Wrong Turn”, “Jay and Silent Bob Strike Back” si dhe me zërin e saj në video lojrat.

Page 13: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

MULTIKULTURA Multi Idea

13SHQIPTARË TË SHQUAR

Vlera rrezatuese

mësimet, u impresionua nga aftësitë e tij improvizuese gjatë një fjalimi të Jamesit dhe bindi atë t'i bashkangjitet klubit dramatik të shkollës. Sot, nëse pyesni atë përse u përfshi në aktrim, ai me sensin e humorit që e karakterizon do të përgjigjet: “ Për shkak të vajzave. Në klubin e dramës kishte rreth 20 vajza dhe 6 djem” pohon ai. Ai mbaroi studimet e tij në Kolegjin e PuPageit dhe në Universitetin e Ilinosit, ku edhe doli si i diplomuar në Të folurit publik dhe Art teatral.

Në vitin 1977 u kyç në trupën e dytë improvizuese të qytetit dhe qëndroi aty për tre vite. Në vitin 1979, Garry Marshall, pa Jamesin duke performuar dhe rregulloi çdo gjë që ai të shkojë në Hollywood dhe të jetë protagonisti i një programi televiziv “Who's watching the Kids”, dhe pastaj për një rol në serialet “Working Stiffs” përkrah aktores Micheal Keaton. Më vonë në 1983, i bashkagjitet grupës së aktorëve në “Saturday Night Love” për dy vite.

James Belushi fillon të njihet ndërkombëtarisht në filmin “About Last Night”. Sigurisht, ju të gjithë mbani mend rolin e tij ne serialin “ According to Jim”, serial i cili u transmetua edhe në njërin prej kanaleve televizive shqiptare.

Edhepse ai më kishte krijuar një figurë artistike në Amerikë, por sidoqoftë nuk harroi për prejardhen e tij dhe të familjes. Në Nëntor të vitit 2008 viziton Shqipërinë ku edhe dekorohet me Çmimin “Nderi i Kombit” nga vetë Kryetari i shtetit, ndërsa në Tetor të 2009 merr edhe nënshtetësinë shqiptare. Aktualisht banon në Los Angelos me bashkëshorten e tij Jennifer Sloan dhe vajzën e tyre Jamison, si dhe djalin Robertin nga martesa e tij e parë.

Selima Shaqiri

James Belushi është një tjetër f i gu r ë në l i s t ën t onë t ë “Shqiptarëve të shquar”, i cili me vlerat e tij artistike të bën të ndjehesh krenar që je Shqiptar. I lindur më 15 Qershor 1954 në Çikago të Shteteve të Bashkëuara të Amerikës, si fëmiju i tretë i familjes modeste të Adam dhe Agnes Belushit, të cilët me zemër të thyer lënë fshatin Qytezë për një jetë më të mirë ekonomike. James Belushi filloi të jetojë ëndrrën amerikane kur një mësues i shkollës, në të cilën Jamesi ndiqte

Page 14: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

Universiteti i Evropës Juglindore-UEJL dhe Qendra për Zhvillim Institucional- QZHI me 11 Prill 2012 prezantuan programin e r i postdiplomik: “ Zhvi l l imi i Shoqërisë Civile”, e para e këtij lloji në Maqedoni dhe e vetmja në rajon, e cila do të realizohet në Fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike pranë UEJL-së.

Qëllimi i këtyre studimeve është sigurimi i arsimit formal për organizatat qytetare, fondacionet, të mbulohet boshllëku i këtij lloj arsimimi për punonjësit e tyre, aktivistët, vullnetarët, personelit në institucionet ndërkombëtare, donatorët dhe sektorit qeveritar. Gj i thashtu, përmirës imin e njohurive dhe shkathtësive të tyre me qëllim që të forcojnë shoqërinë civile në ngritjen e zërit të saj në procesin e ndërtimit të një demokracie më efektive në Maqedoni dhe rajonin e Evropës Juglindore.

Sipas Zoran Bogdanovskit , koordinator i projektit në fjalë, ky program do t'i forcojë dhe përmirësojë të arriturat e kësaj fushe të rajonit të Evropës Juglindore dhe do të mundësojë shkëmbim të përvojave ndërko-mbëtare që të arrihen ndryshime pozitive shoqërore.

“Në këto studime postdiplomike kanë të drejtë të paraqiten studentë, të cilët kanë mbaruar cilindo fakultet gjatë ciklit të parë të studimeve të tyre, qoftë në Maqedoni ose jashtë”shtoi ai.

QZHI-ija planifikon gjetje të mjeteve për të siguruar bursa dhe lloje tjera të përkrahjes për studentë të interesuar për këtë program studimor. Në pyetjen: ”A parasheh programi bashkëpunim me organizatat tjera joqeveritare nga rajoni dhe jashtë tij, si dhe punë praktike në sektorin joqeveritar ose në institucionet shtetërore?”Bogdanovski mes tjerash tha: ”Po, programi parasheh bashkëpunim me organizatat tjera, si dhe zbatim të punës praktike në Maqedoni, rajon dhe në vendet e Unionit Evropian”. Ai u shpreh se studenti, interesi i të cilit janë të drejtat e njeriut, mund punën praktike ta bëjë në ndonjërën prej organiza-tave që merret me ruajtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Në lidhje me punën praktike, ai nuk harroi të ndajë me ne se programi do të zbatojë një ofertë të gjerë të mundësive për punë praktike, përmes debateve, tr ibunave, pjesëmarrjes nëpër konferenca dhe ndodhive kulturore, përgatitjen e projekteve, planeve dhe programeve vjetore, planeve strategj ike, strategjive të marketingut etj.

Për në fund, magjistrat e ardhshëm, të cilët do të dalin nga ky program, padyshim do të jenë më konkurrentët në tregun e punës. “ Duke pasur parasysh se këto janë studime të vetme të kësaj natyre, besojmë se do të jenë të vlerësuara dhe kërkuara jo vetëm në organizatat joqeveritare, por edhe në inst i tuc ionet publ ike e qeveritare, ndërmarrjet, si dhe tek organizatat ndërkombëtare të pranishme në Maqedoni ”, theksoi ai. Kurse neve s'na mbetet tjetër veçse t'iu urojmë fat studentëve, të cilët do të paraqiten për këtë program studimor postdiplomik dhe këtyre dy institucioneve gjatë zbatimit të së njëjtës.

Blerta Bexheti

MULTIKULTURA Multi Idea

14 Promovim i studimeve postdiplomike - Zhvillimi i Shoqërisë CivileNë këto studime postdiplomike kanë të drejtë të paraqitenstudentë, të cilët kanë mbaruar cilindo fakultet gjatë ciklit të parë të studimeve të tyre, qoftë në Maqedoni ose jashtë saj.

Page 15: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

Sigurisht keni vërejtur se si ngjyrat ndikojnë mbi disponimin tonë dhe zgjojnë ndjenja të ndryshme tek ne. Kjo nuk është rastësisht, domethënë ekzistojnë njerëz, të cilët jetën e tyre ia dedikojnë hulumtimit të ngjyrave dhe mundohen të sqarojnë se si të njejtat të kombinohen drejtë.

Ngjyra juaj e preferuar flet shumë për sjelljen tuaj, prandaj para se të vazhdoni me leximin e këtij teksti, mendoni cila është ngjyra juaj e preferuar, cila ngjyrë është më tipike te pllakati juaj i teshave dhe cila ngjyrë më shumë ju disponon! Sqarimi për karakteristikat e ngjyrave vazhdon më poshtë.

E kuqe- Ngjyra e kuqe është e preferuara e shumicave, ajo është ngjyra e gjakut dhe e zjarrit. E prezanton pasionin dhe dashurinë. Njerëzit që e preferojnë ngjyrën e kuqe janë të vetëbesueshëm dhe më trima, ato janë njerëz që dijnë çka duan nga jeta dhe nuk janë të kënaqur deri sa ta marrin atë. Këto njerëz shpesh dijnë të sjellin vendime marramendëse pa u mendua r s humë , j a në t ë shoqërueshëm, por nëse dikush i provokon shpesh dijnë edhe të ndizen (të nervozohen shumë).

E portokalltë- Ngjyra e portokalltë është ngjyrë shumë e ngrohtë, atraktive për sytë e njeriut, prandaj edhe njerëzit të cilët e duan këtë ngjyrë duan të jenë në qendër të vëmendjes. Kjo ngjyrë është simbol i fuqisë dhe qëndrueshmërisë, por edhe i stabilitetit emocional. Të gjithëve që e kanë të preferuar u sjell qetësi, aktivitet të zmadhuar truror dhe më shumë sukses në të gjithë sferat e jetës.

E verdhë- Ngjyra e verdhë është ngjyra e diellit. Këtë ngjyrë e zgjedhin njerëzit me vetëbesim dhe me pritje të mëdhaja nga jeta. Interesante është se kjo ngjyrë shkakton ankth te fëmijët e vegjël, refuzim tek meshkujt, ndërsa për femrat do të thotë besnikëri dhe lojalitet. Për këtë shkak duhet të mbahet llogari ku përdoret. E verdha është e preferuara e të gjithë atyre që e duan lirinë dhe mos mërzitjen.

E gjelbërt- E gjelbërta është ngjyrë, e cila simbolizon relaksim dhe pushim. Këtë ngjyrë e zgjedhin njerëzit stabil që aspirojnë drejtë financave më të mëdhaja dhe dijnë si ta përdorin mundësinë e treguar.

Njerëzit e përdorin këtë ngjyrë që të potencojnë qetësi dhe stabilitet. Këtyre njerëzve mund t'u mbë-shteteni në çdo kohë, pasi që janë jashtëzakonisht të shoqërueshëm dhe të gatshëm të sakrifikojnë pjesë nga të mirat e tyre për të tjerët.

E kaltërt- Ngjyra e kaltërt simbolizon thellësi dhe stabilitet, sepse identifikohet me qiellin dhe detin. Ngjyra e kaltërt është e dobishme si për trupin ashtu edhe për mendjen. Njerëzit që e zgjedhin këtë ngjyrë si të preferuarën e tyre, janë të besueshëm dhe lojal. Shumë rëndë e pranojnë mos-suksesin dhe për atë shkak kanë nevojë të jenë të rrethuar me njerëz që i duan.

Ngjyrë Vjollce- Prezanton ngjyrë mbretërore, pasi që simbolizon bukurinë, luksin dhe pasurinë. Preferuesit e kësaj ngjyre janë njerëz me ideale të larta dhe pritje të larta. Janë të paraprirë për sukses, por shpesh ikin nga bota reale. Kombinimet që i bëjnë këto njerëz shëndritin me harmoni dhe unitet.

Ngjyrë Tirkize- Këtë ngjyrë e zgjedhin njerëz që janë narcizoid dhe të tërhequr në vete. Këto njerëz janë të ftohtë dhe shpesh njerëzit tjerë u rijnë larg. Janë krenar dhe nuk i pranojnë gabimet e veta.

E bardhë- Ngjyra e pastërtisë, dritës dhe mirësisë. Ngjyra e bardhë thua jse çdoherë l idhe t me besnikërinë dhe harmoninë. Njerëzit, të cilët e zgjedhin këtë ngjyrë kënaqen në ditët e ftohta të dimrit, në pastërti dhe pedanti, por ndonjëherë dijnë edhe ta ekzagjerojnë. Ata janë të lirë dhe çdoherë në kërkim të diçkaje të re.

E zezë- Kundërshtim total i ngjyrës së bardhë, më shpesh tregon diçka misterioze, madje edhe të keqe. Njerëzit, të cilët e zgjedhin të zezën si pjesë e garderobës së tyre janë ose elegant ose shumë rebel. Ngjyra e zezë mund të simbolizojë tërheqje dhe thirrje për ndihmë. E zezë- Kundërshtim total i ngjyrës së bardhë, më shpesh tregon diçka misterioze, madje edhe të keqe. Njerëzit, të cilët e zgjedhin të zezën si pjesë e garderobës së tyre janë ose elegant ose shumë rebel. Ngjyra e zezë mund të simbolizojë tërheqje dhe thirrje për ndihmë. Ngjyra e zezë është edhe ngjyra e mjerimit (pikëllimit), prandaj rekomandohet të kombinohet me detale me ngjyrë .

Hristina Vasilevska

MULTIKULTURA Multi Idea

ArgëtimKënaquni me ngjyrat e jetës 15

Page 16: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

Popullariteti i Smarthone-ve po rritet dita-ditës dhe në këtë kontribuojnë mundësitë më të mëdha që dalëngadalë por shndërrohen në standard. Falë harduerit të zhvilluar qasja në multimedia është më e shpejtë dhe më e thjeshtë. Smartphone-t gjithnjë e më shumë po bëhen pajisje e paevitueshme për gati çdo njeri. Smart Phone në përkthim në gjuhën shqipe do të thotë telefona të mençur.

Smart Phone është një telefon, i cili është ndërtuar mbi një platformë informatike, me aftësi shumë më të avancuara kompjuterike sesa një telefon i thjeshtë funksionues. Smart Phone i parë ka qenë pak më ndryshe nga këto telefonat tanë sot. Ai ka poseduar dhe ka punuar kryesisht me një sistem, i cili quhet PDA apo Personal Digital Assistant dhe ka shërbyer si një telefon i thjeshtë funksionar dhe në të njejtën kohë ka patur dhe kamerë.

Modelet e sotme gjithashtu shërbejnë edhe si media portative, kamera digjitale me rezolucion të lartë dhe të ulët, GPS, dhe njëkohësisht posedojnë edhe navigatorë.

Po ashtu ekzistojnë edhe modele që janë më të avancuara se ato të lartpërmendurat. Këto modele kanë edhe TouchScreen me rezolucion të lartë dhe po ashtu mundësi për konektim në internet. Kjo e bën formën më të përkryer për një telefon, domethënë nuk përdoret optimizimi telefonues, por ajo e sjell web faqen në formën e ekranit.

MULTIKULTURA Multi Idea

16 Top Smarthphone-t për këtë verë

G j i t h ash t u , k ë t o t e l e f ona posedojnë edhe Wi-Fi, që kjo e mundëson marrjen e informatave prej interneti në mënyrë sa më të shpejtë. Disa sisteme operatuese të njohura janë Android që është formuar nga Google, dhe iOS që është formuar nga Apple inc.

Sipas statistikave, vetëm 18% e njerëzve në botë përdorin Smart Phones apo telefona të mençur, dhe kjo përqindje dita-ditës po rritet nga vetë fakti që smart phones janë teknologji e lartë dhe i mundësojnë njerëzve të bëjnë shumicën e punëve që kanë për ti bërë në kompjuter.

Shkodran Aliu

Page 17: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

Gjurmët më të hershme të jetës njerëzore në territorin e Prilepit i takojnë periudhës së Neolitit, Eneolitit dhe kohës së Bronzit. Nga një numër i madh i kërkimeve arkeologjike janë zbuluar pjesë të mbetura të vendbanimeve që datojnë qysh nga periudha e hekurit. Zhvillimi i këtij territori është ndjekë edhe gjatë kohës së mesjetës, periudhës Osmane e deri në kohën e Re.

Edhe vetë perandori bizantin Vasiliji i dytë, me të drejtë, qytetin mesjetar të Prilaponit (dikur qytet stategjik dhe ekonomik) e quajti edhe si qyteti i Markut, qytet i cili sot egziston si periferi i Prilepit të ri, modern, urban dhe kulturor. Qyteti mesjetar ishte ndërtuar mbi një kodër, e cila edhe sot e kësaj dite dominon në atë pjesë të vendit. Aty ku natyra nuk mundi ti mbyll vendet hyrëse, faktori njeri mundi të ndërtojë mure të larta dhe kulla të mëdha, me të cilat mundi të mbrojë qytetin.

Në pikën më të lartë ishte ndërtuar pjesa më e sigurtë e Prilepit mesjetar, i ashtuquajturi Qyteti i lartë. Nën folenë e shqiponjës, ve randave t ë qy te t i t dhe sipërfaqeve tjera ishin të ndërtuara shtëpi, kisha, xhami dhe objekte tjera, të cilat edhe sot kanë një pamje kulturore-artistike të periudhës së dikurshme të qytetit. Emri i qytetit Prilep ( Prilapon) ishte subjekt interesi i shumë onoma-stikëve, dhe për prejardhen e tij janë shprehur shumë mendime. Disa bazën e emrit Prilep e shpiejnë deri te folja e gjuhës së vjetër sllovene me kuptimin “ ngjitë ” (lepi). Duke pasur parasysh llojin e vendbanimit në të cilin shtëpitë ishin të ndërtuara, në atë mënyrë është fituar përshtypje se ato kanë qenë të ngjitura njëra me tjetrën dhe sipas kësaj, shumë njerëz treguan se prej kësaj ngjitje të shtëpive ka ardhur në përfundim edhe prejardhja e emrit të qytetit Prilep.

Sot, Prilepi është qyteti i 73 925 banorëve dhe përfshin sipërfaqe prej 1 675 kilometrave dhe gjendet në pjesës veriore të Pellagonisë, më saktësisht në pjesën jugore të Maqedonisë. Qyteti është i vendosur vetëm në 128 km linjë ajrore nga qyteti i Shkupi dhe 32 km larg qytetit të Krushevës. Prilepi njihet si Qytet “nën kullat e mbretit Mark”, si qytet i kulturës, pijes dhe ahengut. Prilepi është qendër e prodhimit të tutunit dhe cigares, përpunimit të metalit, industrisë së elektronit, mermerit, tekstilit dhe industrisë ushqimore.

Sunai Sabrioski

MULTIKULTURA Multi Idea

Prilepi, qyteti i Markut 17

Page 18: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

Viti i prodhimit: 2004

Regjisori: Jean- Jacques Annaud

Zhanri: Aventurë, Dramë familjare

Kohëzgjatja: 104 minuta

Në këtë film nuk do të mahniteni nga bukuria e Angelina Jolie apo nga trimëria e Arnold Shchwar-zenegger, por do të fascinoheni nga instikti familjar i kafshëve. Këtu shkaktar i gjithë kësaj është gjuetari i njohur si Mc Rory, i cili njëkohësisht ishte edhe shkrimtar. Ai i përshkruante aventurat e tij gjatë gjuetisë së tigrave. Në xhungël të Egjiptit, ishin disa tempuj që i bënin lakmi tërë amerikanët për t`i poseduar. Në brendi të saj jetonin në qetësi një familje katër anëtarëshe tigrash, derisa nuk erdhi gjuetari Mc Rory së bashku me ekipin e tij të trajnuar amerikan. Ata, i vërejtën tigrat dhe u vunë në sulm. Mamaja tigreshë kapi njërin këlysh të sajin dhe u larguan nga vendi, kurse i vëllau ngeli atje. Kur gjuetarët u afruan që ta kapnin këlyshin e ngelur, babai tigër i doli atij në mbrojtje dhe për fat të keq babai u qëllua dhe vdiq. Këlyshin në mbrojtje e mori gjuetari McRory por, shpejt i humbi nga duart sepse u zbulua nga padroni i qytetit në afërsi dhe u burgos.

Kurse, këlyshi u dërgua në një cirk aty afër – ku u emërtua si mishngrënësi Kumal.

Më pas, padroni dhe gjuetari ranë në kompromis që ta lironte nga burgu me kusht që të dilte në gjueti të mamasë tigreshë me të dhe princin e atij vendi. Mamanë tigreshë e panë dhe e gjuajtën në vesh. Ajo u largua mirëpo këlyshi ngeli atje, ku për përkujdesje e mori djali i padronit Rauli dhe e emëroi si Sanga. Këlyshin ia morri të birit që t'ia dhurojë princit, si kompenzim të mamasë tigreshë që smundën ta kapnin.

Princi, këlyshin tigër e trajnoi derisa u rrit, domethënë e bëri gati për ceremoninë që bëheshte çdo vit në nder të tij ku ndesheshin mbretërit e xhunglës.

Dy këlysheve që tash më u rritën, për to rruga prap u ngjesh. Në ceremoninë u caktuan që të ndesheshin tigri i cirkut Kumali mishngrënës dhe Sanga- tigri mbretëror. Në momentin kur ata u panë, u zgjua dashuria vëllazërore, u përqafuan thua se janë njerëz dhe u larguan nga vendi duke shkaktuar ca dëme tek ata që donin ti ndalnin. Rauli e din vendqëndrimin e tigrit Sanga, ku mori dhe gjuetarin që të përshëndeten. Këlyshët largohen nga vendqendrimi i mëparshëm, takojnë mamanë e tyre, të cilën e dallojnë nga shenja e plumbit në vesh. Mc Rory jep dorëheqje nga gjuetia, shkrimet e tija më nuk bazoheshin te gjuetia, por te ruajtja e tigrave, familjes mbretëtore të kafshëve.

F. Ç.

“Losing Isaiah“ nga Seth J. Margolis, n j ë o r i e n t i m p ë r t ë l u f t u a r diskriminimin racor dhe përdorimin e drogës, dhe një mundësi e mirë që sadopak të kuptojmë dashurinë e një nëne për foshnjën e saj

Nëse doni që kohën e pushimit ta kaloni duke lexuar libra që përvec edukimit në të njejtën kohë edhe të kënaqeni “Losing Isaiah” është zgjedhja e duhur.

Është një libër që na edukon kundër diskriminimit racor, kundër përdorimit të drogës dhe na mundëson që sadopak të kuptojmë dashurinë e një nëne për foshnjën e saj.

Ngjarja zhvillohet rreth Isaiah, një djalë i Khaila Richards, një afrikane e pastrehë e mvarur nga droga, e cila nuk i ka kushtet e as besimin në vete për t`u përkujdesur për të birin e saj. Prandaj, bie dakord që Isaian t`ia jep për përkujdesje Margaret Lewins- punë to r e soc i a l e në sp i t a l .Margaret dhe Charles dëshirojnë që Isaiah-s t`i ofrojnë një shtëpi të ngrohtë dhe një status të mirë në shoqëri me to, dhe vajzën e tyre Hannah.

Në ndërkohë, Richards arrestohet për posedim droge dhe i nënshtrohet një programi për rehabilitim. Pas disa vitesh Richards kthehet e shëruar dhe hap një padi për të rifituar Isaian.Ky lajm trondit Lewins-at, të cilët konsideronin veten si prindër të Isaias. Gjyqi mer vendim në favor të Richards, se për Isaiahn është më mirë të rritet me grupin racor ku edhe përket. Richard kohë pas kohe e merr Isaiahn që ta mësoje të jetojë me nënën e tij biologjike, por vëren se Isaiah ndjehet i vetmuar dhe i frikësuar dhe Richards kupton se Isaiah nuk e konsideron atë si nënën e tij. Richards kontakton me Margaret dhe i tregon se çka ndodh dhe vendos që Isaiah të jetojë me Lewins derisa të kuptoje se ku qëndron cështja.

Margaret dhe Richards përqafohen dhe sëbashku shikojnë Isaiah teksa luan.

Megjithëse libri na len të hapura disa pyetje:

Me kë do të vendose të qëndrojë Isaiah?

Në qoftë se vendos të qëndrojë me Richards, a do të jetë ajo një nënë e dashur dhe e kujdesshme?

Në qoftë se vendos të qëndroj me Lewins, si do të trajtohet Isaiah nga shoqëria ku është i vetmi pjestar i zi në një familje të bardhë?

Lindihana Çelebi

MULTIKULTURA Multi Idea

Losing IsaiahRILEXIMDy vëllezërit18

Page 19: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

Zemra është qendra e sistemit të qarkullimit dhe në të njejtën kohë është njëra nga organet kryesore që e lidh njeriun me jetën. Zemra është organi, puna e të cilit kontrollohet nga impulset nervore. Madhësia e saj ndryshon varësisht nga madhësia e grushtit të dorës për çdo individ dhe gjendet në anën e majtë të kafazit të kraharorit, në mes të dy mushkërive. Zemra jonë paraqet një pompë, e cila vazhdimisht pompon gjak në të gjithë trupin dhe i ushqen qelizat tona, dhe për këtë shkak, çdo ankesë në lidhje me zemrën duhet të merret seriozisht.

Në këtë artikull do t`iu ofroj të dini diçka më shumë për faktorët e rrezikshëm në lidhje me njërin ndër organet më të rëndësishme të trupit të njeriut.

Fa k t o r ë t e p ë r d i t s h ë m q ë shkaktojnë rrezik në shëndetin e zemrës janë:

Dhjami Abdominal (i barkut)- Dhjami Abdominal i dyfishon rreziqet e infarkteve edhe te burrat edhe te gratë. Dhjami i barkut ka hormone aktive, të cilat sjellin diabetin, tensionin e lartë dhe kolesterolin e lartë.

Alkooli

Edhe ky është bllokues trombociti. Sasi të vogla alkooli ulin rrezikun e infarktit në zemër me 12% për burrat dhe me 60% për gratë. Të gjitha llojet e alkoolit ndihmojnë në sasi të vogla. Alkooli i tepruar (më shumë se një gotë në ditë) nxit sëmundjet e zemrës, kancerin dhe alkoolizmin.

Kolesteroli i keq/ Kolesteroli i mirë

Kolesteroli i lartë e shton afërsisht katër herë rrezikun e infarktit të zemrës. Kolesteroli i keq (LDL) i përçon yndyrnat në muret e arterieve; kolesteroli i mirë (HDL) i shtyn më tutje. Një jetesë pa lëvizje dhe ushqime të yndyrshme e rrit LDL-në dhe e ul HDL-në. Ushtrimet fizike dhe dieta e shëndetshme e ndryshojnë këtë proporcion dhe i mbajnë arteriet e pastërta.

Diabeti

Diabeti është vdekjeprurës, sido-mos për gratë, sepse katërfishon rrezikun e infarktit në zemër. Edhe burrat nuk janë më pak në rrezik; diabeti dyfishon rrezikun e tyre. Ashtu si edhe duhani, diabeti nxit trombocitet të ngjiten së bashku dhe të krijojnë mpiksje të vogla. Këto mpiksje bllokojnë enët mikroskopike të gjakut që ushqejnë arteriet dhe nervat dhe kjo është arsyeja kryesore që diabeti shkatërron qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, diabeti rrit nivelin e yndyrnave të dëmshme në gjak.

Duhani

Duhanxhinjtë janë dy ose tre herë më shumë të prirur ndaj infarkteve në zemër në krahasim me ato që nuk pijnë duhan. Tymi i duhanit dëmton muret e arterieve, dhe kështu i hap rrugën malcimit dhe rritjes së kolesterolit. Ngushton arteriet dhe aktivizon trombocitet si qeliza ngjitëse që bashkohen dhe krijojnë mpiksje në gjak.

Tensioni i lartë

Tensioni i lartë afërsisht e trefishon rrezikun e infarkteve për burrat, dhe e dyfishon për gratë. Enët e ngushtuara të gjakut e detyrojnë zemrën të punojë më shumë dhe e mplakin ngadalë. Fërkimi i gjakut me muret e arterieve mund të shkaktojë çarjen e shtresave, të cilat mund të shkaktojnë infarkte në zemër.

Stresi psiko-social

Ngjarjet e stresuara të jetës, çrregul l imet në sjel l je dhe depresioni përafërsisht e tre-fishojnë rrezikun e infarktit në zemër. Njerëzit e depresionuar me sëmundje zemre janë të prirur katër herë më shumë për infarkte në zemër ose vdekje, dhe depresioni dominon më se 20% te njerëzit me sëmundje zemre.

MULTIKULTURA Multi Idea

SHËNDETËSIA i jepni rëndësi shëndetit të zemrës suaj?

Cilët janë faktorët e përditshëm që shkaktojnë rrezik për shëndetin e zemrës suaj?19

Page 20: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

Ngrënia e frutave dhe perimeve

Ngrënia e frutave dhe perimeve çdo ditë, e ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës 30% deri në 40%. Ato ulin kolesterolin e keq, përmirësojnë sheqerin në gjak dhe zëvendësojnë ushqimet që mund të mos jenë aq cilësore. Për shembull: Molla- si pemë duhet të konsumohet çdo ditë sepse ka efekt të mirë ndaj sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut dhe zemrës, Portokalli gjithashtu ndikon në uljen e kolesterolit; Qepa dhe Hudra- bëjnë uljen e tensionit të lartë dhe ulin rrezikun për paraqitjen e ndonjë çrregullimi të zemrës, qepa me lëndët kimike që i përmban e fortëson zemrën dhe i ndalon reaksionet alergjike.

Ato persona, të cilët përdorin rregullisht qepën, rreziku është shumë më i ulët për paraqitjen e ngushtimit të enëve të gjakut. Karrota– në hulumtimet që janë bërë është konstatuar se gjatë konsumimit të karrotës pesë herë në ditë te gratë, ulet rreziku i paraqitjes së infarkteve të zemrës, ndërsa konsumimi i karrotës dy herë në ditë ndihmon në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak te burrat.

Ushtrimet fizike

Ushtrimet fizike ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 23% për burrat, dhe dyfishin për gratë. Nuk po flasim për maratona këtu, por edhe një shëtitje në park mjafton.

Ushtrimet përmirësojnë koles-terolin, mënjanojnë diabetin duke përmirësuar nivelin e sheqerit në gjak, si dhe nxisin rritjen e enëve të gjakut.

SHËNIM: Çdo dhimbje kraharori nuk do të thotë që është shenjë për ndonjë sëmundje të zemrës. Ka raste kur në kraharor mund të kemi edhe dhimbje të muskujve. Që të bëjmë dallimin ndërmjet dhimbjeve të zemrës dhe kraharorit duhet të shohim a vazhdon dhimbja përkah krahut të majtë. Dhimbja e zemrës fillon nga gjoksi, vazhdon në nofullë, pastaj kah supet dhe përhapet në krahun e majtë. Dhimbja zakonisht është thellë në gjoks.

Merve Arifi

MULTIKULTURA Multi Idea

20

Page 21: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

“Spanja! Një shtet me histori interesante. Një vend me plazhe të bukura, joshëse për të gjithë. Me vende të shumta për të vizituar. Me qytetet e bukura, të njohura në të gjithë botën, Madrid, Barcelonë, Valenci. Përvec si qytete, këto emra janë të njohura edhe si emra sportive, janë ekipet më të njohura të futbollit. Futbolli spanjoll…!! Po, më mirë le të flasim për futbollin spanjoll”

Kur flitet për Spanjën, biseda vetvetiu vjen te “futbolli spanjoll”. Në fillim na vijnë në mendje ekipet më të njohura botërore si Real Madrid, Barcelona dhe disa të tjera, e pastaj edhe kombinimi i këtyre të fundit në një “Furinë e Kuqe”.

Historia e futbollit spanjoll nuk është shumë e lavdishme. Që nga fillimi i kampionatit botëror në vitin 1930 dhe atij europian në vitin 1960, e deri në vitin 2008, Spanja ka vetëm një kampionat europian të fituar, edhe atë në vitin 1964. E gjithë periudha tjetër ka qenë e dobët sa i përket kualifikimeve, dhe ka pasur sezone ku Spanja nuk ka kaluar as fazën e kualifikimeve.

Por viteve të fundit gjithçka flet ndryshe. Nuk kemi të bëjmë me Spanjën e dikurshme. Futbolli spanjoll ka arritur në kulmin e tij. Edhe liga spanjolle e tregon këtë, por edhe sukseset e ekipit kombëtar spanjoll. Trofetë e fituara dhe rezultatet pozitive janë e tashmja e ekipit të famshëm spanjoll, e njohur me emrin “Furia e Kuqe”.

Viti 2008 ishte edhe viti kur Spanja e fitoi kampionatin europian ne Zvicër-Austri. Ky ishte triumfi i dytë në këtë kategori pas 44 viteve.

Të parin kampionat e kishin fituar në vitin 1964 që është mbajtur në Spanjë dhe në atë kohë në finale e mposhtën Gjermaninë me rezultat 1-0. Gjithë kampionatin “EURO 2008” Spanja e kaloi pa asnjë disfatë. Të vetmin barazim e kishte me Italinë ku në vazhdimin me penalti e fitoi me 4-2 gola.

Pas europianit të fituar ishte rradha që të fitohej edhe botërori për të hyrë në histori dhe për të qenë afër ekipeve të forta si Brazili, Italia, Gjermania, Argjentina.

Në kampionatin botëror të mbajtur në Afrikën e Jugut në vitin 2010, arriti që ta përsërisë të njëjtin sukses si dy vite më parë. Në finale e mposhti ekipin kombëtar të Hollandës, ku ajo ishte një pretendente kryesore për titullin kampion. Edhe gjatë kët i j kampionati Spanja e kishte vetëm 1 humbje nga Zvicra në ndeshjen e parë. Të gjitha ndeshjet tjera i fitoi, edhe pse me rezultate minimale, por të mjaftueshme që të shpallet kampione.

Kjo fitore e kampionatit botëror e bëri Spanjën që të renditet e para në ranglistën botërore të shteteve. Këtë vend e ruan ende.

Në kampionatin e fundit europian, i cili u mbajt këtë vit në Ukrainë dhe Poloni, Spanja e përsëriti rezultatin e 4 viteve të mëparshme dhe fitoi kampionatin.

Me këtë fitore Spanja u bë ekipi i parë qe fiton tre kampionate rradhazi.

Mirëpo, në këtë kampionat, në europianin e fundit, Spanja nuk ishte shumë bindëse deri në fund.

Kishte momente kur thuhej se “gjyqtarët e ndihmuan Spanjën”, “fati ishte në anën e Spanjës”, etj. Në ndeshjen me Portugalinë tregoi nje lojë jo shumë bindëse, saqë mendohej se mos më mirë ishte të shkonte Portugalia, se të pakten kishte lojën më të bukur. Por Furia e Kuqe e tregoi veten në ndeshjen finale. Me Italinë, ekip që ishte pretendent për të fituar kupën, Spanja u tregua që nuk kishte arritur kot deri aty dhe tregoi haptaz se qëllimi i Spanjës ishte që të fitojë edhe këtë kampionat. Rezultati 4-0 ishte tepër bindës për të thënë se Spanja e meritoi atë kampionat. Edhe loja e treguar ishte shumë ndryshe nga lojërat e tjera të kampionatit. Ishte një lojë që dijnë ta bëjnë më së miri ekipet më të mira të botës si Reali dhe Barca. Në këtë mënyrë e mbylli kampionatin Spanja, e cila u përfol shumë gjatë gjatë tërë kampionatit. Por në fund tregoi se jo rastësisht është ekipi më i mirë në botë.

Pasi përmendëm gjithë këto rezultate të Spanjës, jemi të detyruar ti përmendim edhe lojtarët, ata të cilët ia dhanë këtë lavdi shtetit dhe tifozëve të tyre. Janë të gjithë më të mirët në pozicionet e tyre, dhe është fati i Spanjës që të gjithë luajnë për të. Duke filluar nga portieri Iker Casillas, që është portieri më i mirë në botë, e tregoi këtë edhe në ndeshjen finale të Euro 2012 ku ruajti të pa prekur portën e vet, duke vazhduar tek mbrojtësit si Pique, Ramos, Jordi Alba, Arbeloa,Puyol. Një mesfushë, të cilën shumë shtete ëndërrojnë ta kenë në ekipin kombëtar të tyre: Iniesta, Xavi, Xabi Alonso, Fabregas, Silva, Navas. Sulmuesit Torres, Villa, Negredo, LLorente, ku rolin e sulmuesve shumë mirë e realizojnë edhe mesfushorët. Këtu duhet përmendur edhe trajnerin Vincente del Bosque, trajner që nga viti 2008, i cili ka meritat e veta për seleksionimin e lojtarëve dhe formacionit ekipor.

Kjo është Spanja, me histori në hije dhe me të tashme të shëndritshme. E sa për të ardhmen, më mire është që t'ia lëmë kohës ta tregojë, se çdo fjalë e jona mbetet veçse një paragjykim.

Fitim Shabani

MULTIKULTURA Multi Idea

SPORTSPANJA, E TASHMJA E FUTBOLLIT BOTËROR 21

Page 22: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

MULTIKULTURA Multi Idea

Tenisi dhe historia e tij22

Sport që luhet në fusha me një sipërfaqe paksa të fortë. Lojtarët (ekipet) garuese e zhvillojnë lojen duke goditur një topë të vogël me raketa. Qëllimi i lojtarëve është shënimi i poenave të cilat fitohen pasi që të godite fusha e kundështarit i cili nuk është në gjendje të i përgjegjet (godet) gjuajtjes.

Tenisi është sport, i cili fillimet e veta i shënon që nga viti 1515 në Francë dhe Angli. Ky sport ende quhet si sport i bardhë, pasi që vetë loja paraqet një lloj elegance.

Tenisi nëpër vite është përhapur më shumë, e ndërsa sot mund të vërehet se teknologjia luan rol të rëndësishëm. Në tenis turniret ndahen në disa kategori: seri Master nga 250, seri Master nga 500, seri Master nga 1000 si dhe katër turniret më të rëndësishme: Wimbledon, Australian Open, US Open dhe French Open. Përvec këtyre turnireve ekzistojnë edhe turnire që luhen për ekipin nacional si: Davis Cup, Fed Cup dhe Hopman Cup .

Loja e tenisit që nga fillimet e saja e deri më sot luhet në tre substrate: bari, i cili është substrati më i vjetër, substrati i fortë dhe substrati i tokës. Vitin e kaluar erdhi deri te devijimi i këtyre 3 substrateve dhe në Master serinë në Madrid ishte e vendosur tokë e kaltërt. Ky substrat hasi në numër të madh ankesash nga ana e lojtarëve, dhe pas mbarimit të turnirit ishte sjellë vendim se më asnjëherë nuk do të përdoret ky lloj i substratit dhe me atë mbeti e shkruar në histori se fituesi i vetëm në tokën e kaltërt është Roxher Federer.

Në historinë e tenisit ka shumë emra, të cilët do të ngelin përgjithmonë në mendje. Në konkurimin e meshkujve ata janë njerëzit që i kanë fituar të gjithë turniret dhe kanë të shënuar numër të madh rekordesh, të cilët edhe në ditët e sodit nuk janë ende të rrëzuara. Të tillë janë Bjorn Borg, Pit Sampras, Andre Agasi dhe nga historia më e re Rafael Nadal, Novak Xhokoviq dhe më i miri i të gjithë kohërave Roxher Federer.

Ai, me lojën e tij përdëftoi se edhe në moshën 30 vjeçare mund të jetë numër 1 në botë. Ai ia morri përparësitë Pit Sampras-it dhe u bë lojtar tenisi me më shume javë të kaluara, gjithësej 289 në vendin e parë në ATTI rang listën.

Në konkurimin e femrave vend në histori ka zënë Stefi Graf, Martina Navratilova, Monika Sellesh, Marija Sharapova dhe motrat Serena dhe Venus Viliams. Në BTA listën, më e mira e të gjithë kohërave është Stefi Graf me 377 javë të kaluara në majë, ku momentalisht në vendin e parë gjendet Viktorija Azarenka, e cila në vitin 2012 ka arritur sukseset në karrierën e saj si lojtare e tenisit.

Rregullat ndryshojnë, teknologjia gjithmonë e më shumë përparon, e rekordet vendosen që të rrëzohen. Për atë shkak vitet e ardhshme mund të presim gjenerata të reja që do të mund ti rrëzojnë rekordet dhe të ngelin përgjithmonë të shënuar në këtë sport, gjithnjë më atraktiv.

Gorica Vasilevska

Page 23: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

SERVICE CENTER

MULTIKULTURA

Page 24: editorial - Multikulturamultikultura.org.mk/documents/MultIdea magazine ALB, 16-2012.pdf · bashkëpunimin me këtë universitet, sidomos me Qendrën e Karrierës dhe do të jetë

eco action

MULTIKULTURA