edukimi olimpik në shkollë idea...

12
1 Edukimi Olimpik në Shkollë (me miratimin e Komitetit Kombetar Olimpik (NOK) për Gjermaninë) Idea Olimpike Pierre de Coubertin (1863 – 1937) Coubertin, themeluesi i Lojërave Moderne Olimpike, filloi të krijojë para 100 vjetësh një lëvizje, me të cilën ai dëshironte të realizonte para së gjithash reformimin e sistemit arsimor në Francë. Vetë Lojërat Olimpike mendohej të zhvillohen publikisht një herë në katër vjet si ngjarje kulmore, të cilat duhet të kujtonin dhe promovonin dëshirën e madhe për edukim. Pesë Rrathët Olimpikë simbolizojnë pesë kontinentet dhe “Idenë Olimpike“: Edukimi harmonik i njeriut në të gjitha aspektet e tij. Përmirësimi i vetvetes nëpërmjet sportit. Respektim të vullnetshëm të rregullave dhe ligjeve. Mendime dhe përjetime paqësore dhe mirëkuptimi i popujve. Barazi të drejtash në sport dhe nëpërmjet tij. Edukimi harmonik i njeriut në të gjitha aspektet: Në zhvillimin dhe edukimin e të rinjve nuk luajnë rol vetëm psikika dhe intelekti, por njëkohesisht edhe ana fizike duhet të luajë rolin e saj. Festat sportive të shkollës dhe aktivitetet jashtëshkollore në përgjithësi luajnë një rol të rëndësishëm në përjetimet e nxënësve, dhe sidomos në formimin e botëkuptimit mbi komunitetin. Ashtu si Lojërat Olimpike mishërojnë një festë të madhe, edhe aktivitetet sportive të shkollës, kur organizohen dhe përgatiten mirë luajnë një rol të rëndësishëm nga ana pedagogjike në jetën e nxënësve. Ndërthurja e artit dhe muzikës me estetikën e ushtrimeve dhe garave sportive integron idenë e Coubertin mbi idealin e harmonisë. Përmirësimi personal nëpërmjet sportit Edukimi Olimpik i arritur iu adresohet të gjithëve, edhe nxenësve të dobët, edhe sportistëve me aftësi fizike të kufizuara. Motoja Olimpike “më shpejt – më lart – më larg “i referohet gatishmërisë individuale për rezultate dhe dëshiron të zgjojë dëshirën për të bërë dicka më mirë se më parë. Por megjithatë kjo mund të përfaqësohet besueshëm, vetëm kur kjo formë e përsosmërisë njerëzore të arrihet edhe në sportet e rezultateve të larta me mjetet e veta dhe ndershmërisht. Manipulime (p.sh. Doping) dhe ndërhyrje kirurgjikale në zhvillimin e natyrshëm (teknologjia e geneve, ndërprerja e rritjes) e instrumentalizon njeriun dhe nuk mund të çojë në përsosmërinë sipas kuptimit njerëzor.

Upload: phamhuong

Post on 06-Feb-2018

251 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Edukimi Olimpik në Shkollë Idea Olimpikes5c25a0d3d5fbfe57.jimcontent.com/download/version/1334315237/mo… · - Jacanje uspeha u radu tezi se kroz sistematske vezbe radosti koja

1

Edukimi Olimpiknë Shkollë

(me miratimin e KomitetitKombetar Olimpik (NOK) për

Gjermaninë)

Idea Olimpike

Pierre de Coubertin (1863 – 1937)

Coubertin, themeluesi i LojëraveModerne Olimpike, filloi tëkrijojë para 100 vjetësh njëlëvizje, me të cilën ai dëshirontetë realizonte para së gjithashreformimin e sistemit arsimornë Francë. Vetë Lojërat Olimpike mendohejtë zhvillohen publikisht një herënë katër vjet si ngjarje kulmore,të cilat duhet të kujtonin dhepromovonin dëshirën e madhepër edukim.

Pesë Rrathët Olimpikësimbolizojnë pesë kontinentet dhe

“Idenë Olimpike“: � Edukimi harmonik i njeriut në të gjitha aspektet e tij.

� Përmirësimi i vetvetes nëpërmjet sportit.

� Respektim të vullnetshëm të rregullave dhe ligjeve.

� Mendime dhe përjetime paqësore dhe mirëkuptimi i

popujve.

� Barazi të drejtash në sport dhe nëpërmjet tij.

Edukimi harmonik i njeriut në të gjitha aspektet:

Në zhvillimin dhe edukimin e të rinjve nuk luajnë rol vetëm psikikadhe intelekti, por njëkohesisht edhe ana fizike duhet të luajë roline saj.

Festat sportive të shkollës dhe aktivitetet jashtëshkollore nëpërgjithësi luajnë një rol të rëndësishëm në përjetimet e nxënësve, dhe sidomos në formimin e botëkuptimit mbi komunitetin.

Ashtu si Lojërat Olimpike mishërojnë një festë të madhe, edheaktivitetet sportive të shkollës, kur organizohen dhe përgatitenmirë luajnë një rol të rëndësishëm nga ana pedagogjike në jetën e nxënësve. Ndërthurja e artit dhe muzikës me estetikën e ushtrimeve dhe garave sportive integron idenë e Coubertin mbiidealin e harmonisë.

Përmirësimi personal nëpërmjet sportit

Edukimi Olimpik i arritur iu adresohet të gjithëve, edhe n xenësve tëdobët, edhe sportistëve me aftësi fizike të kufizuara.

Motoja Olimpike “më shpejt – më lart – më larg “i referohetgatishmërisë individuale për rezultate dhe dëshiron të zgjojëdëshirën për të bërë dicka më mirë se më parë.

Por megjithatë kjo mund të përfaqësohet besueshëm, vetëm kur kjoformë e përsosmërisë njerëzore të arrihet edhe në sportet e rezultateve të larta me mjetet e veta dhe ndershmërisht. Manipulime (p.sh. Doping) dhe ndërhyrje kirurgjikale nëzhvillimin e natyrshëm (teknologjia e geneve, ndërprerja e rritjes) e instrumentalizon njeriun dhe nuk mund të çojë në përsosmërinësipas kuptimit njerëzor.

Page 2: Edukimi Olimpik në Shkollë Idea Olimpikes5c25a0d3d5fbfe57.jimcontent.com/download/version/1334315237/mo… · - Jacanje uspeha u radu tezi se kroz sistematske vezbe radosti koja

2

Respektimi vullnetar i rregullave dhe ligjeve

Në konceptin e Edukimin Olimpik ai që merret me sport duhettëmeritojë respekt të veçantë.

Nxënësit duhet të mësojnë gjatë veprimtarisë së tyre sportive, poredhe nëpërmjet rivlerësimit kritik në lëndë të tjera mësimore:

- Marrja parasysh e rregullave në sport dhe lojë (por edhe në jetë), si edhe hetimi e zhvillimi i tyre.

- Praktikimi i sjelljes së ndershme dhe angazhimi me “Ligjin e Ndershmërisë” (edhe duke parë në fushat e tjera të jetës).

- Krijimi i një bote personale, “më të mirë“ dhe të gëzueshmepër tëgjithë ata që aktivizohen ndershmërisht në sport.

- Kërkohet vullnet i brëndshëm detyrues, personal për sjellje tëndershme.

Paqja dhe Mirëkuptimi i Popojve

Lëvizja Olimpike Ndërkombëtare mund të transmetohet në mënyrëtë larmishme në një “Kurrikulum Olimpik“:

- Mirëkuptim për veçantitë kulturore të kombeve dhe kontinentevetë tjera;

- Njohja e llojeve të sporteve të popujve të tjerë;- Njohja e kulturës së vendeve ku organizohen Lojërat Olimpike;- Lidhje e kontakte sportive në nivel ndërkombëtar në forma të

larmishme me qëllim nxitjen e kontakteve ndërnjerëzore.

Shumë shkolla frekuentohen nga të rinj me kombësi nga më tëndryshmet. Kjo gjë duhet shfrytëzuar si një fushë loje nëminiaturë për aktivitete të përbashkëta sportive.

Barazi te drejtash në Sport dhe nëpërmjet tij

Lëvizja Olimpike përfaqëson sot një qëndrim të gjërë emancipues. Duke u nisur nga mendimi themelor i Coubertin “All games, all nations“ (të gjitha llojet e sporteve, të gjitha kombet), aipërfaqëson jo vetem barazinë e të drejtave të kombeve, poredhe të llojeve të sporteve, të botëkuptimeve, të racave, kulturave dhe sekseve.

Eshtë e detyrë e rëndësishme, që në shkollë të transmetohen: toleranca kundrejt tjetrit, pranimi i formave të ndryshm etë lëvizjes, sportit dhe lojës. Forcimi i përgjegjësisëvetjake tënxënësve në sport dhe nëpërmjet tij.

Betimi Olimpik

Në emër të të gjithë konkuruesve betohem, se ne do të marrim pjesënë Lojërat Olimpike në garë të ndershme dhe do të respektojmë dhendjekim rregullat e parashtruara për të, në frymën e vërtetë tëndershmërisë sportive, për lavdi të sportit dhe për ndertë skuadravetona.

“In the name of all the cometitors I promise that we shalltake partin these Olympic Games, respecting and abiding by the rules whichgovern them, in the true spirit of sportsmanship, for the glory of sport and the honour of our teams“.

Temat-Olimpikenë Shkollë

Sport (serbisch)

- Fer i nefer situacije ponasanja raspravljaju se u nastavi i u medijima, o pravilima za bolji,vecu fer igru kao i obzir u ciljujacanja i razvijanja timskog duha.

- Jacanje uspeha u radu tezi se kroz sistematske vezbe radosti kojase moze naci u sportskom radu.

- Jacanje sportskog duha- Jedan sportski vodic-knjiga doprinosi upoznavanju sportova

i vrsta sportova drugih zemalja- Klub motivise uspeh sportista kroz zajednicke treninge- Kad sam dobar sportista?- Sta spoada u sportsku ocenu

Page 3: Edukimi Olimpik në Shkollë Idea Olimpikes5c25a0d3d5fbfe57.jimcontent.com/download/version/1334315237/mo… · - Jacanje uspeha u radu tezi se kroz sistematske vezbe radosti koja

3

Gjuha Shqipe- Diskutim i ngjarjeve aktuale Olimpike. - Diskutim i informacioneve të televizionit dhe radios. - Çfarë më pëlqen dhe s`më pëlqen nga Olimpia?- Tregim nga një pjesmarrës/pjesmarrëse. - Letër një sportisti të shkëlqyer. - Histori nga fantazia:”Nëse do të isha një fitues i Olimpiadës”. - Krijim të një gazete të Olimpike. - Atleti/atletja më i/e suksesshëm e lojrave. - Humbës të trishtuar. - Rrëfime të ngjarjeve vetjake nga sporti. - Trajtim i teksteve të broshurave të Komitetit Olimpik Komb ëtar.- Njohja me theniet greke.

Gjuhë të huaja- Rituali i përshëndetjes në gjuhën angleze.- Mësimi i numrave. - Llojet e sporteve /disiplinave në gjuhën e vendit.- Lojë skenike: Intervistë me një sportist/sportiste.- Përvetësime të sloganeve Olimpike- Mësimi i këngëve angleze për fëmijë.- Përcaktime gjeografike në gjuhën e vendit

p.sh. shtete, male, lumenj, peisazhe

MatematikDetyra të lëndëve me tematik sportive(fletë pune nga broshurat e KOK)

Edukimi qytetar- Fairness (sjellje të ndershme) gjatë jetës së përditshme dhe sport.- Doping në sport.- Pjesmarrja më e rëndësishme se sa fitorja.- Lidhja e popujve nëpërmjet Olimpias.- Sporti sjell bashkim. - A është fituesi i Olimpik për ne shembull?- Ngjarje, të cilat na përkasin.- Anët negative të Lojërave Olimpike- Diskutime mbi historin.- Betimi

Gjeografi / Histori- Lojrat Antike- Lojrat Olimpike të erës së re.- Lojrat Olimpike Dimërore- Simbole Olimpike: rrathët, flamri, betimi, flaka, s tafeta. - Tabelë kronologjike e Lojrave Olimpike Moderne. - Llojet e sporteve/disiplinave të Lojrave Olimpike. - Nderimet dje dhe sot.- Vendi i zhvillimit të lojrave.- Vendi mikpritës. - Qytetet Olimpike në hartën botërore.- Bota e kafshëve dhe e bimëve në Greqi.- Populli stërgjysh i grekërve- Klima në Greqi, Athinë- Pregatitja e një dosje Olimpike- Memorje për broshurat e Komitetit Olimpik Kombëtar

Muzik- Himni Olimpike- Melodia dalluese e Olimpike në televizion.- Rënia e trompetave në nderim të fituesve.- Kënga e Shqipërisë. - Himni kombëtar i vendeve të tjera. - Tekstimi i himneve të shkollave me melodi aktuale.- Kompozim vetjak i rënies së trompetave. - Këngë e valle të vendit mikpritës.

Page 4: Edukimi Olimpik në Shkollë Idea Olimpikes5c25a0d3d5fbfe57.jimcontent.com/download/version/1334315237/mo… · - Jacanje uspeha u radu tezi se kroz sistematske vezbe radosti koja

4

Arte të bukura- Trajta të Rrathëve Olimpike.- Pikturimi i maskoti zyrtar.- Projektimi i maskotit vetjak.- Prezantim i llojeve të sporteve Olimpike.- Zhvillim i piktogrameve.- Pikturim i sportistit më të dashur.- Krijim i një Libri Olimpik me foto.- Foto të plotësuara me ngjyra.- Ngjyrosje e flamujve të vendeve pjesmarrëse.- Trajtat e një Embleme Olimpike- Vëzhgimi i fotove, emblemave, posterave, pikturave, prezantimeve antike. - Krijime kolazhesh dhe fjalëkryqesh. - Krijimi i vulës.- Projektimi dhe krijimi i çertifikatave dhe medaljeve. - Stampim i çantave.- Dizenjimi i T-Shirts.- Lidhja e miqësive.- Palosje dhe ngjyrosje e kapeleve prej letre. - Organizim i Ekspozitës së Olimpiadës

Java – Olimpikenë Shkollë

Modeli i një Jave Olimpike

E hënë – “Hapja e Festes”

1. Fjalim i drejtorit të shkollës2. Vrapim me pishtar përreth shkollës

- Çdo klasë një vrapues.- Ndezja e flakës.

3. Ngritja e Flamurit Olimpik të pregatitur nga vetë shkolla.4. Këngë shkollare në hapje.5. Fjalmi udhëzues për Olimpiadën e nxënësve

- Të ushtrojmë së bashku sportin.- Të shkojmë mirë së bashku.- Të arrijmë rezultate të mira.- Të njohësh humbjen. - Të ndjekësh rregullat.

6. Paraqitje dansi ose aerobie

Mëngjesi i sportistëve

Pas ceremonisë së hapjes sëfestës, fillon Java Olimpike.

Diskutohet së bashku me fëmijët mëngjesi sportistiv.

Çdo gjë duhet të bëhet dhe tëpërgatitet nga vetë nxënësit, prindërit dhe mësuesit.

Këtu jepen edhe udhëzime.

E MartëPuna përgatitore në klasë në klasë:

Detyra konsiston në hartimin e një Dosje Olimpike.Ofrohet, marrja përsipër e fletave të ndryshme të punëstë broshurave të KOKSH dhe trajtimi gjatë mesimit.Po kështu mund të jepen ide përsonale në organizimin e brëndshëm të Dosjes Olimpike, në të cilën mund tërealizohen forma të hapura të mësimit në mënyrë tëveçantë arritjet e qëllimeve dhe objektivave të këtij aktiviteti. Dosja duhet të dokumentojë rrjedhën e Javës Olimpike.

Page 5: Edukimi Olimpik në Shkollë Idea Olimpikes5c25a0d3d5fbfe57.jimcontent.com/download/version/1334315237/mo… · - Jacanje uspeha u radu tezi se kroz sistematske vezbe radosti koja

5

E Mërkurë, Dita - WorkshopNë ditë-workshop fëmijëve u bëhen oferta të shumëllojshme, të cilat sipas mundësive duhet të kenë një përmbajtje Olimpike. Gjatëparadites fëmijët mund të marrin deri në 3 oferta. Në mënyrë qëfëmijët të mund të zgjedhin të lirë, mund të ofrohet idea që temat tëpërsëriten çdo 90 minuta në 3 blloqe të medhenj. Temat e mëposhtme mund të ofrohen në workshop:

- Formimi i motiveve Olimpike- Thënie nga Greqia.- Pregatitja e flamujve të vendeve pjesmarrëse. - Miqësi me grupet.- Punë me letër me rrudha.- Film në video “Olimpiada ekafsheve”.

- Memorje nga broshurat e KOKSH

- Krijimin e një kolazhi Olimpik - Krijimi i shiritave në ngjyrën e Olimpike - Prëgatitje e pullave postar me motive Olimpike

- Shoqërime muzikale të kengës sëOlimpike.- Vula “Shkrime Antike”.- Bingoja Olimpike.

E EnjtePunë përgatitore në klasë:Për krijimin e Dosjes Olimpike ofrohen tema nga fletët e broshurave të KOKSH:

- Lojrat Antike Olimpike. - Lojrat Olimpike të erës së re.- Çfarë di ti përqytetin e Olimpias? - Njohja e shtetit mikpritës.- Fjalëkryqe dhe Quiz Olimpik. - Maskoti fatsjellës i Lojërave Olimpike.- Shembuj për Fair Play. - Këngë e valle të vendit mikpritës.- Simbolet Olimpike dhe kuptimi i tyre.- Poezi dhe histori nga bota e sportit. - Llojet e sporteve që përfshihen në Lojërat Olimpike.- Njohja e piktogrameve.

E Premte, Dita Olimpike

Hapja1.Përshëndetje nga një zotëri i

njohur nga ekrani:(kryetari i bashkisë, sportist i njohur,përfaqësues i shoqërive sportive)

2.Hyrja e vendeve pjesmarrëse:iiiiÇdo klasë një vend. iiiiFëmijë me veshjet e vendeve.iiiiFlamuj të vendeve pjesmarrëse.iiiiShoqërim me muzikë.3.Ndezja e Flakës të Olimpike.4.Fjalim udhëzuese për Ditën

Olimpike.5.Këngë Olimpike.

“Pesëgarësh Olimpik“

Mbyllja e Festës

1. Himni kombëtar/himni ishkollës, shkollor.

2. Nderim i fituesve me rëniene trompetave.

3. Valle të gëzuara të ngapjesëmarrësit.4. Finalja.

Garat-Olimpikenë Shkollë

Shkolla 8 – vjeçare(6-10 vjet)

Page 6: Edukimi Olimpik në Shkollë Idea Olimpikes5c25a0d3d5fbfe57.jimcontent.com/download/version/1334315237/mo… · - Jacanje uspeha u radu tezi se kroz sistematske vezbe radosti koja

6

Kërcim “skie“

Rrëshqitja bëhet me çorape mbidy bango ose stola gjimnastikortë varur në një shkallë suedezeapo mur, të cilat qëndrojnë ngafundi tjetër mbi një sunduk. Kërcimi me dy këmbë bëhet kur prekim mbi sunduk. Largësiamatet sipas distancës së arriturnë tokë të butë, me anë të njëmetëri, çdo pjesëmarrës i skuadrës realizon dy kërcime, tëcilat mblidhensë bashku.

Biathlon (dy garësh) nxënësit “rrëshjasin“ mbishajakë 2 herë rreth një fushe tëshënjuar nga qeleshe (fushëbadmintoni ose volejbolli). Duhetgjuajtur pas çdo rrotullimi tretopa tenisi nga një largësi e vogëlnë një rreth gjymnastikor tëvarur. Pozicioni i hedhjes (nëkëmbë ose në gjunjë) ndryshohetpas çdo rrotullimi. Në çdopërpjekje bosh duhet të bëhet njërrotullim i vogël si dënim . Vlerësimi merr parasysh kohën e vrapimit të të gjithë nxënësve.

Vrapim i shpejtë në formë ovale në “akull“

Shenohet terreni i vrapimit në formë ovale me qeleshe brënda fushëssë volejbollit. “Rrëshqitja“ bëhet mbi shajakë ose copa tapeteshposhtë këmbëve . Koha e rendjes ose e këtij vrapimi vlerësohet mepikë.

Rrëshqitje

Nxënësi shtrihet në pozicionin me bark mbi një karrocë mekuzhineta dhe shtyhet me forcën e këmbëve nga muri. Çdo nxënëska dy mundësi, të cilat mblidhen sëbashku.

Udhëtimi “Bob“ (karrocë)

Dy nxënës (një djalë dhe një vajzë) caktohen si shtytës. Ata duhet tëtransportojnë në mënyrë të ndërrushme 4 nxënësit ose 4 nxënëset, tëcilët ulen në kutinë e vogël. Kutia e vogël vendoset mbi një karrocëme kuzhineta. Koha e rendjes matet.

“Stoßen“

Një kuti e vogël , e cila vendoset mbrapsht në një karrocë mekuzhineta mbushet me topa medicimbollit. Në një distancë prej 20m shenohen zonat. Nxënësit duhet të shtyjnë kutinë në zonë, në qëmdërtë rrethit për të marrë sa më shumë pikë.

Page 7: Edukimi Olimpik në Shkollë Idea Olimpikes5c25a0d3d5fbfe57.jimcontent.com/download/version/1334315237/mo… · - Jacanje uspeha u radu tezi se kroz sistematske vezbe radosti koja

7

“Ziehen“Në një kuti të vogël, e cila qëndron mbi një karrocë me kuzhineta, ulet një nxënës. Nxënësi në karrocë ka një litar në dorë dhe tërhiqetnga një nxënës tjetër. Skuadëra realizon kështu një tur të plotërrotullimi njëri pas tjetrit duke ndryshuar pozicionet.

“Lojë Hockey“Lojë hockey në salla me shkopinj plastikë sipas rregullave për tëcilat bihet dakort më parë. Kufizimi i fushës së lojës bëhet me anë tëstolave gjimnastikorë të vendosur mbrapsht.

“Vrapimi me figurat qëbashkohen“

Grupet vrapojnë në një “rrugëz“të dhënë . Në çdo vrapim njëfëmijë lejohet të marrë me vetenjë pjesë të figure, dhe e vendosatë në pikën e shënuar. Fituesështë grupi që e ka formonfigurën më shpejtë. Janë tëmundshme forma të ndryshmeorganizimi.

Vrapim me pengesaPesë pengesa duhet të kapërcehen gjatënisjes dhe po ato gjatë kthimit. Rrugaështë e përcaktuar nga pengesat. Pengesat mund të rregullohen sipasrradhës së mëposhtme: - kutive të vogla (kapërcim) - një numri kutish (zvarritje).- stola të vendosura tërthorazi

(kapërcim)- rrathë të vendosura në këmbë- kuti (kapërcim )

Cirkuid(në solle ose ne natyre)

Vrapim me pengesaNë intinerarin e rrugës duhet tëvendosen shumë pengesa (p.sh. kartona bananesh). Distanca e pengesave është sipas moshës apoklasës ndërmjet 5dhe 6 m. Nëkthim nuk vendosen pengesa nëSprint.

Mini – maratonaMini – maratona bëhet në vrapime nëformë rrethi në oborrin e shkollës. Sipas klasës ose moshësrekomandohet një distancë nga 600m deri 1 000m.

Kërcim së gjati me pesha

Duke u nisur nga një vijë fiksenxënësit kërcejnë së gjati, por mepesha të lidhura në trup apo qëmbahen në dorë. Përdoren pesha(250-500g) si ndihmë përhedhjen. Kërcimi së gjati mund të realizohet me tre tentativa. Si pesha mund të përdoren qesetë mbushur me rërë, ose pesha tëvogla e të lehta. Peshat duhet tëmbahen deri sa të dyja këmbët tëprekin tokën.

Kërcim së gjati në zonën e gropëssë hedhjeve së gjati.Zona është e ndarë në vija nga 25 cm (me litar, shkumës) Pas trehedhjesh mblidhen pikët.

Hedhja e ShtizësShtizat mund të pregatiten nëshkollë me mjete të thjeshta(p.sh. shkop fshese ,shkopgjimnastikor ose prej druri). Shtiza hidhet nga një vijë e hedhjes. Matet nga vendi i hedhjes deri në kontaktinme tokën ose nëpërmjetvlerësimit brenda zonave. Është e mundur gjithashtu, hedhja e shtizës në zona të shenjuara, tëmatura, dhe të ndara në tokë, apo fletë e shenjuar që vendosennë një suport.

Page 8: Edukimi Olimpik në Shkollë Idea Olimpikes5c25a0d3d5fbfe57.jimcontent.com/download/version/1334315237/mo… · - Jacanje uspeha u radu tezi se kroz sistematske vezbe radosti koja

8

Goditje në shenjë

Një fletë e shenjuar me rrahë, tëvlerësuar me pikë, goditet me top(tenisi, plastik, lecke) nga një 5m largësi. Sektori i shenjimit mund të pregatitet vetë me mjete tëthjeshta nga metali, plastika, osedruri. Në një rast tëdomosdoshëm mund të përdoretedhe tabela e zezë e klasave. Nëmënyrë alternative mund tëpërdoren si gjuajtës topa mbidyshekë gjimnastikore, të cilëvaren (p.sh. në shkallët e suedeze, portat, në shkallët si kangjella)

Hedhje “disku“Pas një rrotullimi të fortë hidhetnjë rrotë biçiklete (rrethgjimnastikor). Largësia e arritur vlerësohet nëzonën e hedhje, e cila shënohet sinë figurë.

Kërcim së larti.

Kërcimi së larti mund tëzhvillohet në salla ose nënatyrë .Teknika e kërcimit ështëe lirë për fëmijët.

Shkolla e Mesme(10-16 vjeç)

Një Ditë OlimpikeTregarëshi i klasave, maratona e klasave

���� Çereku i klasës fillon garën e notit.(Shuma e të gjitha kohëve pjestohet me numrin e notarëve, kohae notit të klasës)

���� Një çerek bën me biçikletë një rrugë. (Vlerësimi njësoj si teknotit)

���� Një çerek vrapon në një distancë që e vendos vetë mësuesi. (Vlerësimi shiko garën e notit)koha e notit + koha e çiklizmit + koha e vrapimit“rezultatin e klasës“

���� Rruga e maratonës ndahet tek të gjithë nxënësit e një klase.Mbledhja e kohëve jep rezultatin e maratonës së klasës.

Garat sipas modelit të antikitetit(I mundur vlerësimi individual, por më shumë ai në skuadrë)

���� Vrapim sprint nga linjat e startit .���� Kërcim së gjati me rëndesa (si peshë mund të shërbejnë “girat“

ose shishe ilaçesh të mbushura me rërë .���� Vrapim me armë (armë = helmetë + mburojë)���� Hedhje disku (plastikë, prej druri etj.) Hedhje nëshenjëose në

largësi)���� Hedhje shtize (hedhje e shenjuar me shtizë ose në distancë).���� Garë me karrocë me kuaj (një çift kuajsh përbëhet nga 2 ose 3

nxënës). “Kuajt“ mbajnë një litar gjimnastikor përreth be lit.Drejtuesi i karrocës mban në duar të dy litarët e lidhurit f ort. Çifti i kuajve nuk duhet të ndahet gjatë vrapimit dhe duhet tepërshkojë sëbashku vijën e shënuar.

Page 9: Edukimi Olimpik në Shkollë Idea Olimpikes5c25a0d3d5fbfe57.jimcontent.com/download/version/1334315237/mo… · - Jacanje uspeha u radu tezi se kroz sistematske vezbe radosti koja

9

Garat Olimpike

Libri i Stërvitjes OlimpikeData /vendi: ..........Disiplinat p. sh.: një hedhje disku (20 hedhje nga vendi, 10 merrotullime), një vrapim në një stacion të dyfishtë (kthesëe veçantë)

Libri i Stërvitjes Olimpike : Data, disiplinat, detyre.

Garat individuale: 1. Vrapim me stacione, 2. kërcim së gjati, 3. Hedhje e topit merrotullime, 4. Vrapim i dyfishte, 5. Hedhje e topit të mmedicimbollit/hedhje e shtizës, 6. 100 m vrapim, 7. Mundje

Garat të skuadrës:(10 konkurues për çdo klasë /skuadër)Disiplina: si garat individuale 1 – 6.(Mundja eshte zevendesuar me terheqje litari) .

Quiz OlimpikKu zhvilloheshin Lojërat Olimpike në antikitet?

- në Athinë- në Romë- në Olimpia

Grekët i organizonin Lojërat Olimpike?- si festë në nderim të babait të perendive Zeus- si festë në përfundim të mbledhjes së ullinjve- për të zgjedhur sportistët më të preferuar

Çfarë lloj sportesh nuk u zhvilluan gjatë Lojërave të Antikitetit ?- vrapim me armë- kërcim së gjati- mundje

Çfarë merrte një fitues në antikitet?- një kupë të vlefshme- një kurorë me dege të pemës së shenjtë të ullirit- kuaj dhe para

Kur u zhvilluan për herë të parë Lojërat Olimpike në erën e re?- 1910 ne Paris - 1948 ne Lnder- 1896 ne Athine

Që kur merrnin pjesë gratë në Lojërat Olmipike ?- që prej fillimit të tyre- që prej 1900 në Paris- pas luftës së dytë botërore

Në cilën distance kohore zhvillohen Lojërat Olimpike?- çdo 10 vjet- çdo 4 vjet- çdo vit

Si ndizet Flaka Olimpike ?- me anë të një lente xhami- me qymyr (thëngjillë)- me një pasqyrë të luget

Në cilin qytetet u zhvilluan për herë të fundit Lojërat Olimpike?- Atlanta- Sseul- Sidney

Cili lloj sporti i përket programit Olimpik në Athinë ?StreetballGolfFutboll

Cila kafshë i përket Maskotit të Lojërave Olimpike në Athinë?Dackel (race qeni)AlbatrosKafshe me sqep

Sa konkurues ka tek Paraolimpiket ?24 komkuruese399 konkuruese528 konkuruese

Për çdo përgjigje të saktë do të vlerësoheni me një pikë :12-11 pikë: Ti je shumë i zgjuar dhe mund të marrësh pjesë në “quiz sportivë“. 10-08 pikë: E njeh mirë sportin. 07-04 pikë: Mos i humb shpresat. Që sot ju dini më shumë03-01 pikë: Duhet të ketë edhe humbësa. Ju mund të shkoniedhe një herë në

vrapim.

Udhëtimi Olimpik

Vendosja e gurëve për t`u nisur (nisja)Nëse ke hedhur zarin me numër pikësh 6, atëherëzhvendosu për në Olimpiadë dhe hidhe edhe njëherë zarin.

Udhëzime për lojën:Është një lojë për tre deri në gjashtë lojtarë.

- Të gjithë pjesëmarrësit e lojës vendosen në nisje.- Radha e hedhjes së gurit është ajo e lëvizjes së akrepave

të orës.- Kujt i bie i pari gjashta, lejohet të fillojë lojën e

Olimpiadës.- Bëhen aq lëvizje para, sa edhe janë edhe pikët në zar.- Duhet të merren parasysh udhëzimet që janë në rrathët e

lojës.- Loja është përfunduar kur pjesëmarrësi i parafundit

arrin finishin.

Page 10: Edukimi Olimpik në Shkollë Idea Olimpikes5c25a0d3d5fbfe57.jimcontent.com/download/version/1334315237/mo… · - Jacanje uspeha u radu tezi se kroz sistematske vezbe radosti koja

10

Starti (Nisja):

1. Ke fituar në vitin 1996 në Atlanta një medalje të artë. Shko trelëvizje para.

2. Ke dëmtuar veten sepse nuk ke bërë aq sa duhet nxemje. Bëj dylëvizje pas.

3. Ti ke përgëzuar fituesin për suksesin e tij. Hidhe edhe një herëzarin.

4. Ke arritur gjysmën e rrugës. Shko dy lëvizje para. 5. Në kërcimin për së larti nuk ke arritur stekën. Bëj tre lëvizje pas.6. Je vrapuesi me kohën më të mirë (ose ke kohën më të mirë në

vrapim) shko tre lëvizje para.7. Gjatë ndërtimit të Fshatit Olimpik e ke dëmtuar vetëm pak

natyrën. Shko tre lëvizje para.8. Je sjellë në mënyrë të parregullt. Kthehu në nisje. 9. Shkolla jote do të bëjë një Olimpiadë të nxënësve. Hidhe gurin dy

herë.

10. Gjatë ndeshjes së futbollit ke marrë goditje anësore. Shko dylëvizje para.

11. Pikëpamja jote është, të fitosh me çdo kusht. Mos e hidh zarin treherë.

12. Ke fituar përsëri një medalje. Shko aq lëvizje para, sa numri i pikëve të zarit të lojtarit pasardhës.

13. Nisje e parakohshme. Hidhe zarin edhe një herë dhe shko po aqpikë pas sa janë në zar.

14. Vendi yt ka fituar një medalje të artë. Shko tre lëvizje para.15. Lojë e ndershme, kjo është pikëpamja jote. Shko tre lëvizje para.16. Fuqia jote nuk mjafton për të ngritur shpejtësinënë fund. Mos e

hidh zarin tre herë.17. Ke bërë shumë stërvitje për të marrë pjesë në Olimpiadë. Hidhe

zarin dy herë dhe shko po aq lëvizje para sa pikë janë në zar.Nëse arrin në fushën me numër 18, kjo fushë nuk vlen për ty. (mendohet të mos bëhet ajo që shkruhet në fushën 18)

18. Lojë me dorë në futboll. Bëj njëmbëdhjetë lëvizje pas.

19. Ke humbur, por megjithatë gëzohu, që ke marrë pjesënë lojë.Hidhe zarin edhe një herë.

20. Ti nuk ia ke liruar korsinë e mesit një lojtari më të shpejtë. Pritderi sa të të kalojnë ty dy lojtarë.

21. Kundërshtari yt është plagosur. Ti e ke ndihmuar atë. Hidheedhe një herë zarin.

22. Gjatë ndërtimit të Fshatit Olimpik është shkatërruar pa kriter natyra në vendit tënd. Lejohesh të luash përsëri nëse ti hedhzarin me numër pikësh 6.

23. Ke humbur lojën me stafetë. Mos e hidh zarin dy herë.24. Korrigjon vendimin e një arbitri, megjithëse nga ky korrigjim

mund të pësosh një dëm. Hidhe zarin edhe një herë.25. Nuk je kualifikuar për ndeshjen e fundit. Prit deri sa të të

kalojnë të gjithë lojtarët. 26. Ti ke marrë doping. Për ty mbaruar këtu ”Udhëtimi për nëOlimpiadë”.

Mbërritja (finishi)

Fletë pune përDitën Olimpike

Page 11: Edukimi Olimpik në Shkollë Idea Olimpikes5c25a0d3d5fbfe57.jimcontent.com/download/version/1334315237/mo… · - Jacanje uspeha u radu tezi se kroz sistematske vezbe radosti koja

11

Page 12: Edukimi Olimpik në Shkollë Idea Olimpikes5c25a0d3d5fbfe57.jimcontent.com/download/version/1334315237/mo… · - Jacanje uspeha u radu tezi se kroz sistematske vezbe radosti koja

12