een albania newsletter #1

7
30.06.2017 1. International Networking Event’, Brindisi Agjencia Shqiptare e Zhvillimit t ë Investimeve, lider i konsorciumit shqiptar t ë Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve (EEN Albania), ka marrë pjesë në Eventin Ndërkombëtar të Network-ut International Networking Eventi cili u mbajt në Brindisi të Italisë, më datë 14 mars 2017. AIDA u paraqit në këtë event me disa projekt-ide, duke synuar hapjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit dhe ndarjen e eksperiencave me përfaqësues nga institucione publike, universitetet, institucione publike dhe private të kërkimit dhe teknologjisë. International Networking Event, i cili kishte në fokus Programet e Bashkëpunimit Territorial Europian IPA ITALI-SHQIPËRI-MAL TË ZIdhe INTERREG ITALI-KROACI, u organizua nga ENEA dhe Unioncamere Puglia, anëtare të Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve (EEN), në bashkëpunim me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe partner ë të tjerë europianë. 2. Konferenca e OSBE Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë startoi aktivitetet e saj në kuadër të EEN Albania për periudhën Janar 2017 Dhjetor 2018, që në ditët e para të muajit janar 2017, me fillimin e bashk ë-organizimit të Konferencës së OSBE-së, brenda së cilës u planifikuan dhe organizuan edhe sesione B2B. Kjo konferencë dhe sesionet B2B erdhën si rezultat i nj ë bashkëpunimi të ditë pas ditshëm me Dhomën Federale Ekonomike të Austrisë, me rastin e kryesisë së OSBE nga Austria (Austrian OSCE chairmanship 2017), e cila u mbajt më date 25 janar 2017, në ambientet e Dhomës Federale Ekonomike t ë Austrisë (WKÖ) në Vienë. Në fokus të këtij eventi ishin fushat e ICT dhe teknologjisë së gjelbër, me qëllim krijimin e oportuniteteve t ë EEN – ALBANIA NEWSLETTER #1

Upload: others

Post on 16-Oct-2021

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

30.06.2017

1. ‘International Networking Event’, Brindisi

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, lider i konsorciumit shqiptar të Rrjetit Europian të

Ndërmarrjeve (EEN Albania), ka marrë pjesë në Eventin Ndërkombëtar të Network-ut ‘International

Networking Event’ i cili u mbajt në Brindisi të Italisë, më datë 14 mars 2017.

AIDA u paraqit në këtë event me disa projekt-ide, duke synuar hapjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit

dhe ndarjen e eksperiencave me përfaqësues nga institucione publike, universitetet, institucione publike

dhe private të kërkimit dhe teknologjisë.

‘International Networking Event’, i cili kishte në fokus Programet e Bashkëpunimit Territorial Europian “IPA

ITALI-SHQIPËRI-MAL TË ZI” dhe “INTERREG ITALI-KROACI”, u organizua nga ENEA dhe Unioncamere

Puglia, anëtare të Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve (EEN), në bashkëpunim me Agjencinë Shqiptare të

Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe partnerë të tjerë europianë.

2. Konferenca e OSBE

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë startoi aktivitetet e saj në kuadër të EEN – Albania për periudhën

Janar 2017 – Dhjetor 2018, që në ditët e para të muajit janar 2017, me fillimin e bashkë-organizimit të

Konferencës së OSBE-së, brenda së cilës u planifikuan dhe organizuan edhe sesione B2B. Kjo konferencë

dhe sesionet B2B erdhën si rezultat i një bashkëpunimi të ditë pas ditshëm me Dhomën Federale

Ekonomike të Austrisë, me rastin e kryesisë së OSBE nga Austria (Austrian OSCE chairmanship 2017), e

cila u mbajt më date 25 janar 2017, në ambientet e Dhomës Federale Ekonomike të Austrisë (WKÖ) në

Vienë.

Në fokus të këtij eventi ishin fushat e ICT dhe teknologjisë së gjelbër, me qëllim krijimin e oportuniteteve të

EEN – ALBANIA NEWSLETTER #1

30.06.2017

reja të biznesit për kompani nga 57 shtete anëtare të OSBE-së. Por pavarësisht nga kjo, takimet B2B ishin

të hapura edhe për kompani pjesëmarrëse nga shtete të tjera. Mes të pranishmëve në këtë konferencë dhe

sesionet B2B ishin dhe 14 përfaqësues nga kompani shqiptare, të cilat patën në total 10 takime me

përfaqësues të kompanive apo dhe institucioneve të ndryshme pjesëmarrës në event. Tipar dallues të

këtij eventi ishin dhe folës të një niveli të lartë, si H.E. Ambasadori Lamberto Zannier, Sekretari i

përgjithshëm i OSBE-së dhe H.E. Sebastian Kurz, Ministri Federal i Europes, Integrimit dhe Punëve të

Jashtme, si dhe Presidenti i Dhomës Federale Ekonomike të Austrisë, z. Christoph LEITL.

Për më shumë informacion për eventin, jeni të lutur të vizitoni website –https://www.b2match.eu/oscebusinessconference2017

3. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Inspektorati Qendror

nënshkruajnë bashkëpunimin institucional gjatë organizimit të një eventi të

përbashkët me palët e interesit në kuadër të Enterprise Europe Network.

Paralelisht me kontributin që një pjesë e stafit të Dhomës të angazhuar në implementimin e EEN - Albania

dha për organizimin e aktivitetit të sipërpërmendur, muaji janar pati përkushtimin maksimal dhe kontributin

aktiv të stafit për organizimin e një aktiviteti të përbashkët me palët e interest, i cili u mbajt në 30 janar 2017,

pranë ambjenteve të Hotel Tirana International.

Vendosja e urës së bashkëpunimit mes sipërmarrjes dhe trupës së inspektorëve shtetërorë u konkretizua

më datë 30 Janar 2017 me nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi mes Dhomës së Tregtisë dhe

Industrisë Tiranë dhe Inspektoratit Qëndror. Nevoja për të pasur një frymë besimi të konsumatorit për

produktin shqiptar, DHTIT konkretizon në këtë mënyrë një hap të ri bashkëpunimi, i cili lindi si nevojë dhe

domosdoshmëri që palët të jenë në partneritet dhe jo në një marrëdhënie të vështirë dyshimi. Ndër pikat e

marrëveshjes, ajo që është e rëndësishme të theksohet është jo thjesht shkëmbimi i informacioneve nga

institucionet përkatëse, por ngritja e problematikave dhe dhënia e zgjidhjeve në një kohë të shpejtë aty ku

ndeshen vështirësi të sipërmarrjes në komunikimin me inspektorët shtetërorë. Kjo marrëveshje u nënshkrua

në një takim mes sipërmarrjes dhe prodhuesve shqiptarë dhe trupës së inspektorëve shtetërorë.

Më shumë se 200 ishte numri i të pranishmëve në event, të cilët krahas njohjes me problematikat dhe

vështirësitë e sipërmarrjes, u njohën gjerësisht me Rrjetin Europian të Sipërmarrjeve, shërbimet që DHTIT

i ofron biznesit në kuadër të tij. Duke qenë se ishte konfirmuar paraprakisht një pjesëmarrje shumë e lartë

nga përfaqësues të biznesit, u pa e arsyeshme që ky event të përdorej si një ditë informimi mbi rrjetin, u

30.06.2017

përgatitën dhe shpërndanë për eventin një sërë materialesh promovuese, si 100 dosje të përgatitura me

material informues mbi Enterprise Europe Network, stilolapsa me logon e EEN, së bashku me kartëvizita

të stafit të EEN.

4. Forumi i biznesit Turqi – Shqipëri

Forcimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i eksperiencave çoi në datë 18 prill 2017 në zhvillimin e forumit të

biznesit Turqi – Shqipëri. Ky forum erdhi si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë midis Dhomës së Tregtisë

dhe Industrisë e Tiranës (DHTIT) me Dhomën e Tregtisë së Izmirit, Turqi dhe me mbështetjen e Ministrisë

Turke të Ekonomisë, si dhe tre organizatave partnere të Enterprise Europe Network – Agjensia Shqiptare

për Zhvillimin e Investimeve, Biznes Albania dhe Dhoma e Tregtisë e Rajonit të Egjeut.

Ky forum u organizua në kuadër të Enterprise Europe Netëork, projekt në të cilin Dhoma e Tregtisë dhe

Industrisë e Tiranës është partner zbatues prej Shtatorit të vitit 2015.

Pjesa e parë e forumit u përqendrua në prezantimet e mbajtura nga përfaqësues të palëve turke dhe

shqiptare për t’u pasuar nga takime B2B të drejtpërdrejta midis përfaqësuesve nga bizneset shqiptare dhe

atyre turke, të cilat ishin ndarë sipas sektorëve respektive: Sektori i Teknologjisë dhe Informacionit në

njërën anë dhe Pajisjeve dhe Produkteve Mjekësore në anën tjetër. Kërkesës së delegacionit prej 22

kompanish nga pala turke për takime të drejtpërdrejta iu përgjigjën 20 kompani shqiptare, ku dominuan

sipërmarrës nga sektori i IT.

15 ishte numri i përfaqësuesve shqiptarë nga sektori i Teknologjisë dhe Informacionit, të cilat shkëmbyen

eksperiencën dhe kontaktet e tyre me kompanitë turke, me qëllim zgjerimin e shërbimeve të ndërsjellta.

Ndërkaq, 5 kompani shqiptare që operonin në importimin e pajisjeve mjekësore të kualitetit të lartë, por

edhe produkteve farmaceutike ishin pjesë e takimeve bilaterale me ato turke, duke bërë që numri total i

takimeve të realizuara gjatë gjithë sesionit të takimeve B2B të arrinte shifrën prej 93 kontaktesh të

drejtpërdrejta shqiptaro-turke (88 nga sektori i IT dhe 5 nga sektori i pajisjeve dhe produkteve mjekësore.

30.06.2017

5. Forumi i biznesit Shqipëri – Ukrainë

Më datë 28 prill 2017, u mbajt në Tiranë Forumi I biznesit Shqipëri – Ukrainë. Në këtë aktivitet të

rendësishëm fjalimin e mirëseardhjes para të pranishmëve, e ka mbajtur Presidenti i Qendra e Eksporteve

Shqiptare/Albanian Export Center, Z. Alban Zusi, Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit

Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Gentian Kerri dhe Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, z. Genti

Beqiri, duke vazhduar me përfaqësues të Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë Ukrainase.

Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, bëri një prezantim të shkurtër në lidhje me klimën e favorshme dhe mundësitë

për të investuar në Shqipëri, si edhe rolin e Agjencisë si një institucion gjithnjë në ndihmë të bizneseve që

në kontaktet e para për investimin e deri te asistenca pas nisjes së tij.

Gjatë aktivitetit, në kuadër të projektit EEN, janë zhvilluar takime B2B midis kompanive pjesëmarrëse dhe

janë nënshkruar disa memorandume mirëkuptimi ndërmjet dy vendeve, duke vazhduar më pas përsëri me

takimet B2B ndërmjet kompanive ukrainase dhe atyre shqiptare, të cilat kanë shprehur interesin e tyre për

bashkëpunim.

30.06.2017

6. Ditë informuese e “Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve” në Kukës

Më datë 28 prill, u zhvillua në Kukës aktiviteti “Ditë Informuese mbi Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve”, i organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve(AIDA). Në këtë aktivitet ishin të pranishëm

përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm dhe

përfaqësues të bizneseve nga qarku Kukës.

Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve është një instrument i rëndësishëm në strategjinë e BE-së, i cili sjell së

bashku rreth 600 organizata mbështetëse të biznesit nga më shumë se 60 vende të botës. Shqipëria është

pjesë e EEN nga viti 2012, si një strukturë e kryesuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

(AIDA). Gjatë këtij aktiviteti, përfaqësuesja e AIDA-s Znj. Migena Muslli, si koordinatore e Rrjetit Europian të

Ndërmarrjeve në Shqipëri, ka bërë një prezantim të “EEN Albania” dhe mundësitë që ky rrjet ofron për

kompanitë Shqiptare në gjetjen e tregjeve dhe partnerëve ndërkombëtare, duke ofruar dhe këshilla praktike

mbi mundësinë e të bërit biznes në një vend tjetër.

Gjithashtu, përfaqësuesja e AIDA-s Znj. Albana Zykaj, bëri një prezantim të fondeve të AIDA-s dhe

veçanërisht fondeve në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku kompanitë shqiptare të

interesuara, duhet të plotësojnë formatet përkatëse dhe ti paraqesin pranë AIDA-s, e cila i publikon ato në

databazen e rrjetit duke i bërë disponibël për të përfituar nga shërbimet e EEN.

30.06.2017

7. "EU Transit – Tirana Farm" për sipërmarrësit e rinj në Tiranë

Nis sot eventi “EU Transit –Tirana Farm”, i hapur në ambientet e Pazarit të Ri, me pjesëmarrjen e shumë

sipërmarrësve të rinj, vendas dhe të huaj. “EU Transit –Tirana Farm” është një model i suksesshëm

europian, i cili ka si objektiv gjetjen e partnerëve dhe rritjen e mundësisë për bashkëpunim ndërmjet

sipërmarrësve të rinj në vendin tonë dhe vende të tjera europiane.

Një prej bashkëorganizatorëve të këtij eventi është dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

(AIDA), ku përfaqësueja e saj, Znj. Migena Muslli ka mbajtur një fjalim mbi fokusin e AIDA-s, duke venë

theksin në fondet publike në ndihmë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) dhe shërbimet që AIDA

ofron nëpërmjet Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve në Shqipëri.

Ky aktivitet do të vijojë me takimet B2B mes pjesëmarrësve vendas dhe të huaj që i perkasin sektorëve të

turizmit, agroindustrisë dhe punimeve kreative tradicionale, me qëllim rritjen e partneritetit mes tyre. Eventi

“EU Transit –Tirana Farm” do të vijojë dhe nesër, me një guidë tour dhe takime B2B në Petrelë.

30.06.2017

Axhenda Korrik

Ditë informuese në Korçë

Ditë informuese në Tiranë

ORGANIZATAT PARTNERE TË RRJETIT EEN– ALBANIA:

Contact: për më tepër http://een.al