een albanian consortium

10
EEN Albanian Consortium Newsletter no.1 2019 COMMUNICATION CHAMPION "National Communication Champion" ishte trajnimi i parë i mbajtur në Bruksel në muajin Shkurt. EEN - Albania, mori pjesë në këtë trajnim me fokus kryesor sfidat e komunikimit te shërbimeve të Rrjetit si dhe rritjen e vizibilitetit të kompanive platformë. Ky trajnim u realizua nga Agjencia EASME/EU dhe mblodhi së bashku të gjithë "Communication Champions" të shteteve përfqësuese në rrjet, për të diskutuar mbi vizionin e Rrjetit dhe të ardhmes së komunikimit për të qënë sa më prane biznesit me asistence dhe shërbime ndërkombetarizimi.

Upload: others

Post on 16-Oct-2021

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

EEN

Albanian Consortium Newsletter no.1 2019

COMMUNICATION

CHAMPION

"National Communication Champion"

ishte trajnimi i parë i mbajtur në

Bruksel në muajin Shkurt.

EEN - Albania, mori pjesë në këtë

trajnim me fokus kryesor sfidat e

komunikimit te shërbimeve të Rrjetit si

dhe rritjen e vizibilitetit të kompanive

në platformë.

Ky trajnim u realizua nga Agjencia

EASME/EU dhe mblodhi së bashku të

gjithë "Communication Champions" të

shteteve përfqësuese në rrjet, për të

diskutuar mbi vizionin e Rrjetit dhe të

ardhmes së komunikimit për të qënë sa

më prane biznesit me asistence dhe

shërbime ndërkombetarizimi.

1st CONSORTIUM

MEETING OF 2019

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të

Investimeve, së bashku me partnerë nga

sektori privat, pas zbatimit me sukses të

projektit EEN për periudhën 2015 -2018,

konfirmoi rolin e saj për

ndërkombëtarizimin e SME- ve

shqiptare, nëpërmjet zbatimit të

projektit EEN edhe për vitin 2019.

Në këtë kuadër, mw 4 Mars 2019 u

mbledhja e parë e Konsorciumit

Shqiptar që do të zbatojë këtë projekt.

Konsorciumi shqiptar i EEN – Albania,

ka në përbërjen e tij aktorë publikë dhe

privatë si:

- Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të

Investimeve

- Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe

Industrisë në Shqipëri

- Dhoma e Tregtisë dhe Industriësë

Tiranë

- Instituti për Politikat Publike dhe

Mirëqeverisjen

AIDA si partner kryesor, mirëpriti këtë

takim gjatë të cilit u diskutuan

prioritetet kryesore dhe kalendari i

aktiviteteve që do të ndiqet përgjatë

këtij viti.

Risitë, mundësitë dhe idetë inovatore do

të jenë të shumta, prandaj ftojmë të

gjitha SME-të shqiptare që kanë ambicie

dhe potencial për partneritet

ndërkombëtar të na bashkohen dhe të

jenë pjesë e rrjetit.

DOOR TO DOOR, DIBËR

Në datat 7 dhe 8 mars stafi EEN-Albania

dhe AIDA, vizitoi qytetin e Peshkopisë.

Qellimi i kësaj vizite ishte shpërndarja e

informacionit mbi rrjetjn EEN dhe

aksesin në financa nëpërmjet Fondeve

të AIDA-s dhe donatoreve.

Gjatë vizitave door to door me bizneset e

zonës se Dibrës, shpjeguam se si mund

të aplikohet për fonde tek AIDA,

dokumentacionin dhe kriteret dhe

gjithashtu mundesinë që nëpërmjet

EEN kompanitë e tyre të

ndërkombetarizohen dhe rrisin

konkurrueshmerinë.

Ndalesat me interesante ishin pranë

kompanise "Kop Frut". Zona e

Peshkopisë njihet për mollët e mira të

rritura në klimë fatanstike. Fruti i

Mollës ishte qëndra e veprimtarisë së

Kop Frut të cilët kishin startuar me ide

mjaft inovative duke sjellë në treg

lëngje 100% natyrale.

Gjithashtu stafi vizitoi dhe kompaninë

NCA. Kjo kompani është unike në të

gjithë zonën e veriut pasi prodhon

timonë, marsha e leva për industrinë

Automotive. Produktet kalonin në

procese të ndryshme dhe në fund

eksportoheshin në Itali për gjigandin

Fiat. Kompania prodhonte modele të

ndryshme për klasikun Fiat500.

Dhe nëse je në Peshkopi nuk mundesh

që të mos takosh zonja punëtore që

prodhojne Jufkat e famshme te zones.

Zerja eshte kompania me e njohur qe

prodhon jufka ne menyre artizanale dhe

me produkte te zones.

JOINT ACTIVITY

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë

Tiranë me atë të Elbasanit më 13

Mars mbajtën një sesion informues

të përbashkët në Elbasan.

Në stenden e tyre Zhvilluan takime

konsultative me biznesin e zonës

mbi Aksesin ne Financë, projektet

e ndryshme dhe mundesitë për

partneritete Ndërkombetare.

Gjatë këtyre takimeve , kompanitë

prezente u informuan edhe mbi

EEN si mundësi konkrete dhe reale

për përmirësimin e biznesit të tyre

dhe zgjerimin e tregjeve ku ata

operojnë.

AGRO TECH

Në Expo City në datën 15 Mars

startoi edicioni i dyte i panairit

"AGRO TECH".

Ky event, mbledh të gjitha

kompanitë e impjanteve bujqësore

dhe gjithashtu institucione

kredituese duke ofruar mundësi të

ndryshme për të gjithë prodhuesit

vëndas.

AIDA dhe EEN ishin prezente, me

një stendë informuese mbi të gjitha

mundësite e kreditimit , suportit

dhe ideve inovative në tregjet

Europiane.

Stafi dha informacion, orienton

dhe mbeshtet kompanite Shqiptare

ne gjetjen e mundesive te reja me

Rrejtin Europian te Ndermarrjeve.

IDEAS MASTER THE

GAME

EEN bashë me Universitetin Epoka ku

dhe Innovators Club mbajtën një

leksion të hapur mbi të gjitha

mundësite për financim apo

bashkëpunime të ndryshme mes

Studenteve, Researchers e EEN.

Gjatë këtij eventi pati një interaktivitet

të lartë pasi studentet e gjetën veten

tëjet të impresionuar ndaj asaj që Rrjeti

Europian I Ndërmarrjeve ofron.

Si të rinj me paision teknologjinë pyetjet

ishin të shumta dhe interesi tyre tejet i

lartë.

DOOR TO DOOR,

PËRMET

Stafi i EEN dhe AIDA, kete jave

zhvilluan takime konsultative me

bizneset e qytetit te Permetit. Ne

takimet door to door me

prodhuesit me te famshem e

suksesshem te zones, u dha

informacioni mbi fondet e

menaxhuara nga AIDA dhe

gjithashtu mundesite e shumta qe

Rrjeti Europian te Ndermarrjeve

ofron.

Ajo qe u konstatua gjate ketyre

takimeve ishte nevoja per

permiresim te teknologjise me

qellim rritjen e cilesise se produktit

dhe berjen e tij konkurues ne

tregjet europiane. Kombini i EEN

dhe Fondeve te AIDA shihet si nje

mundesi e prekshme dhe konkrete

nga bizneset te cilet u shprehen se

keto iniciativa jane te mirpritura

dhe tejet te nevojshme!

TIRANA BLUE

BOOTCAMP

Stafi i EEN - Albania dhe AIDA,

ishin të ftuar në një Joint activity

nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ne

seminarin me tematike "Tirana

Blue Bootcamp"

Tirana Blue Bootcamp është një

projekt nën programin Interreg që

po e zbaton FSHZH për nzitjen e

Inovacionit tëk SME Shqiptare në

sektorin Blue Economy.

Stafi I EEN prezantoi të gjitha

shërbimet që rrjeti dhe platforma

ofron duke plotësuar kuadrin

infromativ të nevojshëm për SME.

Upcoming Agenda

Free From Functional & Health Ingredients Matchmaking 2019, 28 - 29 May 2019 Barcelona, Spain

Door to door meeting in Vlorë, Shkodër, Lezhë Gjirokaster-Sarande, Korce-Pogradec.

Info Day in Vlorë