efiçienca e energjisë bizneset - the balkan forumnë kosovë, 70% të objekteve janë të pa...

8
Efiçienca e Energjisë Bizneset INSTITUTE FOR DEVELOPMENT POLICY INSTITUTI PËR POLITIKA ZHVILLIMORE

Upload: others

Post on 06-Jan-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Efiçienca e Energjisë Bizneset - The Balkan ForumNë Kosovë, 70% të objekteve janë të pa izoluara. Mungesa e termoizolimit, dritareve, dyerve, mureve apo çatisë bënë që

Efiçienca e EnergjisëBizneset

INSTITUTE FOR DEVELOPMENT POLICYINSTITUTI PËR POLITIKA ZHVILLIMORE

Page 2: Efiçienca e Energjisë Bizneset - The Balkan ForumNë Kosovë, 70% të objekteve janë të pa izoluara. Mungesa e termoizolimit, dritareve, dyerve, mureve apo çatisë bënë që

Indikatori Atregon që pajisja

është efiçiente

Ekzistojnë pajisje të cilat janë edhe më efiçiente se kategoria A.Ato janë: A+, A++, A+++. Sa më shumë plusa (+) aq më efiçiente është pajisja.

Pajisjet nga këtokategori

nuk janë efiçiente

A A

B

C

D

E

F

G

Efiçiencë e Energjisë do të thotë të realizohen të gjitha aktivitetet dhe të sigurohen rezultatet e dëshiruara mirëpo me konsum më të vogël të energjisë.

MWhQyteti

Konsumi i Energjisë 01.01.2013 – 01.12.2014

Komercial Familje

Fushë Kosovë 32%

67%

68%

178.794

197,388

33%

181,720Drenas

Kastriot

31% 69%

Grafi që tregon shkallët e efiçiencës

Indikatori që tregonnivelin e efiçiencës

Page 3: Efiçienca e Energjisë Bizneset - The Balkan ForumNë Kosovë, 70% të objekteve janë të pa izoluara. Mungesa e termoizolimit, dritareve, dyerve, mureve apo çatisë bënë që

Në Kosovë, 70% të objekteve janë të pa izoluara. Mungesa e termoizolimit, dritareve, dyerve, mureve apo çatisë bënë që 50% të energjisë të humbet, posaqërisht gjatë ngrohjes dhe ftohjes, që rezulton edhe në ngritjen e çmimeve të faturave të energjisë elektrike.

Duke e marrë parasysh që 40% e shfrytëzimit total të energjisë shkon vetëm për ngrohje apo ftohje, tregon sa e nevojshme është investimi për izolim. Investimi në izolim është mënyra më direkte dhe efektive për të kursyer të ardhurat e juaja që shkojnë për pagesë të energjisë elektrike.

Përmes përdorimit të materialeve izoluese në mure, çati/tarracë apo në dysheme të shtëpisë sigurohet një kontroll më i mirë nxehtësisë në dimër dhe freskisë në verë.

26% nga çatija

15% nga dera

dhe ventilimi

18% nga dritaret

me një xhamë

33% nga

muret

8% nga

dyshemeja

Humbjet në objekte si rezultat i mungesës së izolimit termik:

Page 4: Efiçienca e Energjisë Bizneset - The Balkan ForumNë Kosovë, 70% të objekteve janë të pa izoluara. Mungesa e termoizolimit, dritareve, dyerve, mureve apo çatisë bënë që

Instalimit të dyerve hermetike dhe efiçiente rezultojnë në kursim nga 4-12% të shfrytëzimit total të energjisë.

Investimin në izolim mund të bëhet përmes:

Instalimit të dritareve efiçiente me dy apo me tre xhama të cilët bëjnë të mundur të reduktohet shfrytëzimi i energjisë dhe të kursejmë nga 12-25%.

Izolimi Izolimi termik i ndërtesave është një nga mënyrat më efikase për të siguruar efiçencën e energjisë.

Instalimi të izolimit termik dhe fasadës në muret e jashtme bënë që të kursejmë për ngrohje dhe ftohje nga 25-35% të shfrytëzimit total të energjisë.

Instalimit të izolimit termik 6cm në dysheme bënë që të kursehet energji deri në 5%.

6cm

Instalimit të izolimit termik të çatisë/tarracës me materiale të ndryshme si polisterol i thjeshtë, polistrol me densititet të lartë, lesh xhami, lesh guri, etj. Si rezultat i kësaj reduktohet humbja e nxehtësisë dhe freskisë, e cila bënë që të kursehet 17-22%.

Page 5: Efiçienca e Energjisë Bizneset - The Balkan ForumNë Kosovë, 70% të objekteve janë të pa izoluara. Mungesa e termoizolimit, dritareve, dyerve, mureve apo çatisë bënë që

Nëse një biznes investon në instalim të kolektorëve diellor për ngrohje të ujit, atëherë arrinë të kursejë deri në 50-70%. Ngrohësi i ujit është një ndër pajisjet që shfrytëzon shumë energji, andaj një investim në instalimin e kolektorëve diellor do të rezultonte në kursim të energjisë dhe shpenzime më të vogla në muaj.

Një biznes kursen energji elektrike 20-30% të shfrytëzimit total në qoftë se investon në pompën termike për ngrohje dhe ftohje. Një tjetër mundësi për kursim është të bëhet instalimi i kaldasë me pelet që rezulton në 70-83% të kursimit të energjisë.

Për më tepër, nëse bizneset investojnë në makineri ato arrijnë të kursejnë deri në 25-50%. Kjo do të thotë që nëse deri tani keni përdor makineri të vjetra që ju kanë kushtuar çdo fund muaji një shumë të madhe të parasë (për shkak të konsumit të lartë të energjisë që ato kanë), tashmë egsistojnë makineri me efiçencë të cilat ju mundësojnë që paratë e dedikuara për energji t’i investoni diku tjetër.

Investimi në makineri dhe pajisjePërveç investimit në izolim është i nevojshëm edhe investimi në makineri dhe pajisje.Përfitimi i cili vije si rezultat i investimit në izolim dhe

makineri përmirëson cilësinë e shërbimeve dhe paratë e kursyera nga energjia, mund të përdoren në sektorë tjerë.

Për më tepër, kjo bënë që imazhi i biznesit tuaj të përmirësohet, dhe të njihet si biznes i cili nuk kujdeset vetëm për prodhim mirëpo kujdeset edhe për mjedisin, rritjen e efiçencës dhe zvogëlimin e shpenzimeve mujore.

A

B

C

D

E

F

G

Page 6: Efiçienca e Energjisë Bizneset - The Balkan ForumNë Kosovë, 70% të objekteve janë të pa izoluara. Mungesa e termoizolimit, dritareve, dyerve, mureve apo çatisë bënë që

KoSEP ofron kredi dhe grante stimuluese për ata të cilët investojnë në Efiçiencë të Energjisë, përmes blerjeve dhe instalimeve të paisjeve efiçiente. Ky projekt është themeluar nga Komisioni Evropian dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

KoSEP mbështet deri në 20% të vlerës së kredisë për të gjithë kredimarrësit.

Këto grante ofrohen për individë dhe biznese.

Për sektorin e banimit ofrohen kredi për apartamente dhe shtëpi individuale, si dhe për ndërtesa banesore. Këto kredi mund të shfrytëzohen për termoizolim, pajisje efiçiente dhe shumë pajisje tjera të cilat ndikojnë në kursim të energjisë.

Ndërsa, në kuader të bizneseve, investimet e bëra përfshijnë modernizimin e paisjeve dhe ndërtesave nëpërmjet blerjes dhe instalimit të piasjeve efiçiente.

Kush mund të aplikojë për kredi/grantKreditë për apartamente dhe shtëpi individuale ofrohen për pronarët e shtepisë/banesës.

Për ndërtesat banesore mund të aplikojnë subjektet juridike të krijuara nga pronarët e shtëpive apo kompanitë e angazhuara në menaxhimin e një ndërtese.

Për sektorin e bizneseve mund të aplikojnë ndërmarrjet private, firmat, bizneset, pronarët e vetëm ose personat tjerë juridikë privatë, mirëpo që janë në akordim me ligjin e Kosovës dhe kushtet tjera të kërkuara nga KoSEP.

Në Kosovë egzistojnë grante dhe kredi të cilat janë të dedikura për mbështetjen e efiçiencës së energjisë.

Grante dhe kredi nga projekti KoSEPEko kredi nga ProCredit Bank

Grante dhe Kredi për mbështetjen e efiçiencës së energjisë në Kosovë

KoSEP

Page 7: Efiçienca e Energjisë Bizneset - The Balkan ForumNë Kosovë, 70% të objekteve janë të pa izoluara. Mungesa e termoizolimit, dritareve, dyerve, mureve apo çatisë bënë që

ProCredit Bank

ProCredit Bank ofron ‘Eko Kredi’ për efiçencë të energjisë.

Qëllimi kryesor i Eko Kredisë është të ndihmojë familjet dhe bizneset të ulin shpenzimet e energjisë.

Eko Kredia mund të shfrytëzohet për termoizolim, blerjen e pajisjeve për biznese, si dhe pajisjet efiçiente.

Eko Kreditë ofrohen me kamata më të ulëta se kreditë tjera për 1%.

Nga 500€ - 3000€ norma e interesit është 7.49%, 3000€ - 5000€ norma e interesit është 6.99%.

Për klientët privat Eko Kredia ka afat kthimi deri në 120 muaj ndërsa për bizneset deri në 84 muaj.

Kreditë të cilat merren përmes TEB Bankës, kthehen vetëm 80% pasi që 20% ofrohen si grant nga KoSEP, ndërsa në ProCredit kthehet shuma e plotë.

Kur vendosni të bëni investim dhe të përfitoni nga këto kredi lexoni më shumë në faqet zyrtare të këtyre institucioneve dhe zgjedhni teknologjinë, pajisjet apo materialet që dëshironi duke konsultuar listën e pajisjeve dhe materialeve efiçiente të aprovuara.

Kredia

Shuma e Kredisë

Kamata për vit

Koha e kthimitpër biznese

Koha e kthimitpër individ

KoSEP (TEB)

5000€ 5000€

10.68% 6.99%

36 Muaj 84 Muaj

36 Muaj 120 Muaj

ProCredit (Eko Kredi)

Page 8: Efiçienca e Energjisë Bizneset - The Balkan ForumNë Kosovë, 70% të objekteve janë të pa izoluara. Mungesa e termoizolimit, dritareve, dyerve, mureve apo çatisë bënë që

Financuar nga Përkrahur nga

Projekti implementohet nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

INDEP është institut kërkimor dhe qendër e avokimit e themeluar më 2011 me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve politike të bazuara në hulumtim të pavarur për vendet e Evropës Juglindore.

Fokusi i aktiviteteve të INDEP bazohet në tri programe të ndara e megjithatë që ndërveprojnë dhe shërbejnë si shtylla të strukturës operative të Institutit. Programet janë:

Zhvillimi i Qëndrueshëm

Përmes programit për Zhvillim të Qëndrueshëm, INDEP promovon zhvillim ekonomik që avancon çështjet sociale dhe politike duke ruajtur ambientin. Programi fokusohet në të ardhmen e ekonomisë dhe projekteve energjetike në Kosovë dhe rajon.

Qeverisja Demokratike

Në programin e Qeverisjes Demokratike hulumtimi i politikave kombinohet me avokim të vendosur duke u fokusuar në parti politike funksionale, sigurimin e zgjedhjeve të pavarura e të drejta, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe përparimin e lirisë së mediave.

Bashkëpunimi Rajonal

Bashkëpunimi Rajonal është një parakusht për rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për në Bashkimin Evropian. INDEP synon që të promovojë dhe forcojë këtë bashkëpunim në fushat e sigurisë dhe integrimeve euro-atlantike.