ekonometria 3 - economics-pr.weebly.com · •një pyetje shqetësuese që ekziston në...

21
Ekonometria 3 Dr. Sc. Albulena Xhelili Berisha [email protected]

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Ekonometria 3

Dr. Sc. Albulena Xhelili Berisha

[email protected]

Literatura

• Wooldridge J (2013), Introductory Econometrics: A Modern Approach, South-Western Cengage Learning

• Guajarti, D. (2009), Basic Econometrics, 5th edition, McGraw Hill;

• Ligjërata dhe ushtrime.

Fokusi i lëndësEkonometria është shkenca dhe arti i përdorjes së teorisë ekonomike dhe teknikave statistikore për të analizuar marrëdhëniet ekonomike përmes metodave ekonometrike bazuar në të dhënat ekonomike.

Duke mësuar ekonometrinë, ju aftësoheni të përdorni metodologjitë, procedurat dhe teknikat e hulumtimit të nevojshme për të kryer hulumtime origjinale në ekonomi.

Ju do të kryeni një studim empirik që përfshin përgatitjen e një propozimi, rishikimin e hulumtimit paraprak në temë, formulimin e hipotezave ekonomike që do të testohen në kërkimin tuaj, mbledhjen e të dhënave relevante, testimin empirik të hipotezave, komunikimin e rezultateve me shkrim.

Në fund, secili student duhet të ketë përfunduar një projekt kërkimor shkencor të cilësisë së lartë, i cili siguron gjetje të rëndësishme për profesionin e ekonomisë. Ky është hapi juaj i fundit për t'u bërë ekonomist.

Fokusi i lëndës

Zhvillimi i një studimi empirik

Qëllimi i studimit:

• Demonstrimi i kuptimit të softuerit statistikor (STATA) dhe aftësive të menaxhimit të të dhënave;

• Demonstrimi i aftësive për të vendosur një çështje kërkimore në kontekstin e diskursit ekzistues shkencor përmes një rishikimi të letërsisë zgjedhore;

• Demonstrimi i aftësive për të përdorur metoda ekonometrike për t'iu përgjigjur pyetjes së zgjedhur kërkimore;

• Demonstrimi i kuptimit të komponentëve të nevojshëm të një studimi empirik të mirë-shkruar.

Shembuj të aplikimit të Ekonometrisë• Parashikimi i treguesve makroekonomikë

• Vlerësimi i ndikimit të imigracionit në punëtorë të vendit

• Identifikimi i faktorëve që ndikojnë në hyrjen dhe daljen e firmës në treg

• Përcaktimi i ndikimit të ligjeve paga-minimum në nivelet e punësimit

• Shpjegimi i marrëdhënieve në mes të teknikave të menaxhimit dhe produktivitetit të punëtorëve

• Matja e lidhjes mes mbulimit të sigurimit dhe rezultateve shëndetësore individuale

• Shpjegimi i efektit të njoftimeve të dividentave në çmimet e tregut të aksioneve dhe sjelljen e investitorëve

Impact of technology-intensive exports on GDP of Western Balkan Countries

J Trlaković, D Despotović, L Ristić - Journal of Policy Modeling, 2018 - Elsevier

… Despotović, S. Cvetanović, V. NedićInnovativeness and competitiveness of the Western Balkan countries and … 2015 H. GabrischFinancial constraints on growth: Comparing the Balkans to other … of socio-economic development of the country: A statistical and econometric model …

Firm productivity in the Western Balkans: the impact of European Union membership and access to finance.

P Howard-Jones, J Holscher… - Economic Annals, 2018 - eprints.bournemouth.ac.uk

… In relation to exports, a survey of 54 micro-econometric studies in 34 countries published between 1995 and 2006 shows … FIRM PRODUCTIVITY IN THE WESTERN BALKANS … attractive FDI destination than the Western Balkan states, evidenced by a negative effect in this region …

Economic development of the Western Balkans and European Union investments

G Popović, O Erić - Economic Research-Ekonomska Istraživanja, 2018 - Taylor & Francis

… In view of the European intentions for the Western Balkans Region and the level of economic relations with the European Union, this paper seeks to explore the European Union (EU) investments and WB development. Results of the panel analysis and VAR model show

The role of Chinese investments in the bilateral exports of new EU member states and Western Balkan countries

D Jacimovic, R Dragutinović Mitrović… - Economic Research …, 2018 - Taylor & Francis

… and CEE countries, which include both new EU Member States and EU candidates from theWestern Balkans … EU members are more attractive to Chinese FDI than those in the WesternBalkan region … Using the gravity model of bilateral trade, we estimate the export flows of CEE …

Remittances and FDI Effects on Economic Growth: A VECM and GIRFs for the Case of Albania

P Golitsis, K Avdiu, LT Szamosi - Journal of East-West Business, 2018 - Taylor & Francis

… Is globalization consistent with the accumulation of FDI inflows in the Balkan countries?Regionalisation for the case of FDI inflows in Bulgaria … Journal of East-West Business 19(3):222–36 … Some properties of time series data and their use in econometric model specification …

The Size and Effects of Emigration and Remittances in the Western Balkans. A Forecasting Based on a Delphi Process

M Petreski, B Petreski, D Tumanoska, E Narazani… - …, 2018 - degruyter.com

… and the fall of the Schengen wall in part of the Western Balkans, these countries … forecasting the size and effect of remittances and emigration in four Western Balkan countries—Macedonia … For example, Layard and colleagues forecast East-West migration in Europe after the EU …

Institutions and firm growth in a transitional and post-conflict economy of Kosovo

B Krasniqi, D Branch - Journal of Entrepreneurship in …, 2018 - emeraldinsight.com

… Recall that the purpose of this research was to explore institution and firm growth in the transitional and post-conflict Western Balkan country of Kosovo … This section details the research design, describing the sample and data, the variables and the econometric model …

Misunderstanding of FDI in the Western Balkans: Cart before the Horse and Wheels without Suspension

M Malovic, M Özer, A Zdravkovic - … of Balkan and Near Eastern …, 2018 - Taylor & Francis

… been considerably more modest and was typically directed to other neighbouring Balkan countries … knowledge, such an analysis has not been carried out for the western Balkans region … S. Estrin and M. Uvalic, 'FDI into transition economies: are the Balkans different?', Economics …

Objektivat Ekonometrike

Dy objektiva

• Shpjegimi

• Parashikimi

• ShpjegimiDuam të dimë nëse X ndikon Y?

Kjo është nëse, X " do të prodhoj një efekt" në Y.

Për të shpjeguar marrëdhëniet në mes të X dhe Y, ose X1, X2, …, Xk, dhe Y, ne kemi nevojë të adresojmë 5 pyetje:

• A ka X një efekt mbi Y? Apo X1, X2, …, Xk, a kanë efekte të veçanta dhe/ose të përbashkëta në Y?

• Cili është drejtimi i efektit?

• Cila është madhësia e efektit?

• Cili X ka fuqi më të madhe (më të vogël)?

Parashikimi

Duam të dimë nëse X parashikon Y?

Kjo është nëse mund të përdorim X për të parashikuar Y.

Për të përdorur X (ose X1, X2, …, Xk) për të parashikuar Y, ne kemi nevojë të adresojmë tri pyetjet e mëposhtme?

• A kanë X (ose X1, X2, …, Xk) dhe Y një model apo marrëdhënie që të na lejojë që të përdorin X (ose X1, X2, …, Xk) për të parashikuar Y?

• A mundet X (ose X1, X2, …, Xk) të shpjegojë një sasi relativisht të madhe të variacionit në Y?

• A është modeli apo marrëdhënia midis X (ose X1, X2, …, Xk) dhe Y e qëndrueshme?

Studimi Empirik

Arritja e objektivave ekonometrike bëhet përmes studimeve empirike.

Studimi empirik në përgjithësi është procesi i përdorimit të dhënave ekonomike për të analizuar marrëdhëniet ekonomike.

Një studim empirik ka 6 hapa të përgjithshëm:

1) Objektivi, definimi i problemit, pyetjet kyqe, kontributi;

2) Të dhënat- lloji, burimi, statistikat përshkruese;

3) Modeli- specifikimi, vlerësimi, diagnostifikimi;

4) Modeli- vlerësimi dhe testimi i hipotezave;

5) Nxjerrja e rezultateve, interpretimi;

6) Përfundimi.

Objektivi

• Hapi i parë është

përcaktimi i qartë i objektivit i cili në përgjithësi është:

Përdorimi i një mostre të të dhënave për të bërë konkluzione rreth një marrëdhënie ekonomike në një popullsi

Qëllimi duhet të jetë konkret, specifik jo i përgjithshme dhe i qartë për studiuesin dhe lexuesin gjithashtu.

• “Ky projekt ka për qëllim të analizoj/ studioj/ mat…”

• “Qëllimi kryesor i këtij studimi është hulumtimi I lidhjes….”

• “Fokusi i këtij studimi është lidhja mes…. konkretisht me këtë studim synohet…”

Definimi i Problemit

Një problem në hulumtim është një shprehje e qartë:• mbi një fushë shqetësuese• një kusht/kriter/aspekt që duhet përmirësuar, • një vështirësi për t'u eliminuar ose • një pyetje shqetësuese që ekziston në literaturën

shkencore, në teori, ose brenda praktikës ekzistuese që thekson një nevojë për kuptim dhe hetim të qëllimshëm.

Një problem hulumtues nuk • tregon se si të bëhet diçka, ose• ofron një propozim të paqartë ose gjerë.

Definimi i Problemit

Qëllimi i definimit të problemit është të:

• Prezantoni lexuesit rëndësinë e temës që studiohet. Lexuesi orientohet nga rëndësia e studimit pyetjeve të hulumtimit, hipotezave ose supozimeve që duhen ndjekur.

• Vendoseni temën në një kontekst të veçantë që përcakton parametrat e asaj që do të hetohet.

• Jepni kornizën për raportimin e rezultateve dhe tregoni se çfarë është ndoshta e nevojshme për të kryer studimin dhe të shpjegoni se si gjetjet do të paraqesin këtë informacion.

Definimi i Problemit

Definimi i problemit në hulumtim mund të jetë sfidues

• jo sepse nuk ka fusha problematike që kanë nevojë për tu studiuar

• por sepse formulimi akademik i një problemi relevant dhe të hulumtueshëm i cili gjithashu është unik dhe nuk është vetëm përsëritje e punës së të tjerëve është sfidues.

Për të lehtësuar definimin duhet të mirren parasysh këto burime:

Teoritë ekonomike

Perspektivat interdisciplinare

Praktika

Experienca personale

Literatura relevante

Pyetjet e Hulumtimit

Problemet në hulumtim analizohen përreth pyetjeve të hulumtimit.

• Pyetjet mund të listohen në hyrje të studimit

• Të tilla shërbejnë si një udhëzim mbi çështjet që janë duke u hulumtuar

• Numri i pyetjeve varet nga kompleksiteti i problemit që po hulumtohet (preferohen 1 deri 3)

Gabimet që duhet evituar

Mos e deklaroni problemin që planifikoni të hulumtoni vetëm si mungesa e një gjëje që po propozoni.

p.sh.

Nëse propozoni se “problem në ketë komunitet është mungesa e nj ë spitali” si rrjedhojë keni:

Problemi: nevojën për spital

Objektiva krijimi i spitalit

Metoda: plani i ndërtimit

Vlerësimi: matja nëse ka spital apo jo

Kontributi

• Ofrimi i një zgjidhje për problemin e definuar

• Bazuar në analizën e pyetjeve të shtruara

• Duhet të mundësoj nxjerrjen e rezultateve te vlefshme që mund të gjeneralizohen për popullatë dhe kjo është KONTRIBUTI në literaturën ekzistuese

Gabimet që duhet evituar

Shembulli tipik është një që dështon arsyeshmërinë:

• Problemi nuk sqaron arsyeshmërinë e hulumtimit

• Nuk deklaron rëndësinë e humtimit

• Nuk shton vlerë në literaturën ekzistuese

• Nuk ofron rekomandime që mund të gjeneralizohen për situate tjera, apo që mund të sugjerojnë studime të ardhshme

Vlerësimi i Propozimit të Studimit Empirik

• Dorëzohet në formë elektronike me: 05.11.2018

Detajet dhe formatizimi

Punimi duhet ti përmbahet kritereve të mëposhtme ose nuk pranohet për shqyrtim:

• Duhet të dorëzohet ne Word ose PDF, para afatit kohor. E titulloni “Propozimi_XY (ku x –emri dhe Y-mbiemri)

• Duhet të formatizohet si më poshtë: – 2 faqe duke mos numëruar faqen e titullit dhe të referencave, Figurat dhe

tabelat duhet të jenë pjesë e saj.

– Fonti: 12pt Times New Roman

– 1-inch margina

– Double spacing

– Numërimi i faqeve në fund, këndi i djathtë

– Titulli dhe emri në faqe të parë

– Stili i referencimit: Harvard; Chicago ose APA.

Vlerësimi i Propozimit të Studimit Empirik

Shpjego temën & motivin për ta hulumtuar duke u mbështetur në ndikimin kyq të saj.

Përgjigju pyetjeve si: Pse është tema interesante? Pse duhet të hulumtohet? Qëllimi ikësaj pjese është të fillohet shkrimi i pjesës që në përfundim mund të bëhet pjesë e hyrjes dhe motivimit tuaj në versionin përfundimtar të studimit.

Patjetër që tema, pyetjet e hulumtimit mund të ndryshojnë deri në përfundim të semestrit, prandaj kujdesuni të shkruani fjali të mirë-analizuara.

• Duhet të keni pyetje të hulumtimit mirë të definuara, të cilat duhet të jenë të theksuara në font bold.

• Duhet të specifikoni qartë pyetjet e hulumtimit dhe temën duke përdorur të dhëna dhe literaturë.

• Duhet të keni një hipotezë të studimit e cila diskuton se çfarë synoni të keni sipërfundim. Teza duhet të jetë e shprehur në 2-3 fjali dhe e theksuar në font italic.

• Ndjehuni të lirë të shprehni qëndrim në temën për të cilin po shkruani, kjo duhet të jetë në formë të argumentit apo opinionit. Mirëpo keni parasysh që tema duhet mbështetet në fakte të bazuara në të dhëna, gjetje empirike, motivim teorik apo literaturë te mëparshme.

• Mos dërgoni përshkrim. Deklaratat përshkruese janë të nevojshme mirëpo nuk duhet të jenë fokusi i propozimit.

Pyetje?

Falemnderit!