ekoturizmi

28
REPUBLIKA E SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEGA:ADMINISTRIM BIZNESI LENDA:BIZNES NDERKOMBETAR 1

Upload: gentiana-babali

Post on 13-Apr-2015

439 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

cfare eshte ekoturizmi dhe si mund te zhvillohet ai ne Plazhin e Gjeneralit

TRANSCRIPT

Page 1: EKOTURIZMI

REPUBLIKA E SHQIPERISEUNIVERSITETI I TIRANESFAKULTETI I EKONOMISE

DEGA:ADMINISTRIM BIZNESILENDA:BIZNES NDERKOMBETAR

Përmbajtja1

Page 2: EKOTURIZMI

1. Hyrje………………………………………………………………………fq 32. Ekoturizmi…………………………………………………………………fq33. Avantazhet&

Disavantazhet……………………………………………….fq44. Ekoturizmi në

Australi……………………………………………………..fq55. Plazhi I Gjeneralit & Breshkat e

Detit……………………………………..fq96. Si mund të implementohet

ekoturizmi……………………………………..fq127. Impaktet & Përfitimet

ekonomike………………………………………….fq138. Konkluzione

………………………………………………………………..fq179. Referenca……………………………………………………………………

fq18

2

Page 3: EKOTURIZMI

EKOTURIZMI

Me anë të këtij projekti ne do të japim një përshkrim të ekoturizmit dhe të perfitimeve

që rrjedhin prej zhvillimit të tij, kryesisht me fokus breshkat e detit në Plazhin e

Gjeneralit.  Kujdesi është i nevojshëm për të shmangur pasojat negative dhe për

të siguruar që komunitetet lokale do të marrin përfitimet e duhura ekonomike nga

zhvillimi i ekoturizmit. 

Ç'është ekoturizmi?

Ekoturizmi, zakonisht një formë e turizmit me bazë natyrën, pretendohet te jetë një nga

segmentet e turizmit me rritjen më të shpejtë në nivel global. Së fundi ai shikohet si celësi

ekonomik i mbështetjes së mbrojtes së natyrës. Që turizmi me bazë natyrën

të klasifikohet si ekoturizëm duhet që të jetë i kujdesshëm ndaj vetë natyrës,

të ndihmojë në ruajtjen e saj dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në qëndrueshmërinë e

turizmit. Shumë përkrahës të ekoturizmit argumentojnë se nje përbërës i rëndësishëm i

tij është edhe sigurimi i edukimit mjedisor per turistët pjesëmarres (Wight, 1993). Të tilla

njohuri mund t'i bëjnë turistët më të vetëdijshëm për natyrën dhe më përkrahës përsa i

përket ruajtjes së saj nëpërmjet ndryshimit të sjelljes së tyre, mbështetjes më të madhe

politike dhe kontributeve financiare (Tisdell & Wilson, 2002).

Besohet gjithashtu se ekoturizmi siguron të ardhura si për ruajtjen e natyrës ashtu edhe

për komunitetin lokal. Në të vërtetë, nga përkufizimi i Shoqatës Ndërkombëtare

të Ekoturizmit, përfitimet lokale janë të domosdoshme për ta klasifikuar turizmin si

ekoturizëm. Honey. M. (1999) e përkufizon ekoturizmin si "udhëtim të përgjegjshëm në

3

Page 4: EKOTURIZMI

zonat natyrore që ruan mjedisin dhe përmirëson mirëqenien e banorëve

lokalë". Şekercioğlu (2002) pohon se "në mënyrë ideale, ekoturizmi krijon

një stimul për ruajtjen e natyrës duke gjeneruar të ardhura përmes operacioneve të

qëndrueshme, me ndikim të ulët (mjedisor dhe social) dhe me investime të pakta".

Ndërsa ne njohim shumë përfitime prej ekoturizmit, duhet gjithashtu të përmendet se jo te

gjithë projektet e propozuara janë të dobishme, në disa raste ai sjell pak apo aspak

përfitime për komunitetin lokal, mund te bëhet barrë për financat që do të përdoreshin për

ruajtjen e mjedisit (Tisdell, 1995) dhe mund të ndikoje në gamën e specieve që ruhen. 

Ekoturizmi, turizmi i bazuar në jetën e egër, mund të klasifikohet në disa mënyra. Ai

mund të jetë pa harxhim (pa konsumim) në rastet e shikimit dhe fotografimit të jetës

së egër, si dhe me harxhim në rastet e gjuetisë apo të pershkimit. Zakonisht ekoturizmi ka

qenë i lidhur me formën e parë te turizmit (pa konsumim), por edhe forma tjetër mund të

jetë e pranueshme dhe e qëndrueshme nëse "preja" kontrollohet në mënyrën e duhur.

Avantazhet dhe Disavantazhet e Ekoturizmit

Sigurisht që edhe ekoturizmi, ashtu si çdo gjë tjetër shoqërohet nga disa avantazhe dhe

disavantazhe. Avantazhet janë të lidhura kryesisht me mirëorganizimin e ekoturizmit

ndërsa disavantazhet lidhen me keq menazhimin e tij.

Avantazhet

Ekoturizmi i mirëorganizuar:

ka ndikim te vogël në mjedis

ndihmon në ndërgjegjësimin dhe respektimin e kulturës dhe mjedisit vendas

ofron përvoja pozitive për të gjithë

punëson dhe rrit përfitimet për komunitetin lokal

4

Page 5: EKOTURIZMI

informon vizitorët për cështjet politike, sociale dhe ekonomike të vendit

paratë nga turistët shkojnë për ruajtjen e zonës

ndihmon në ruajtjen si të habitatit ashtu edhe të specieve në të

vizitorët krijojnë ide se si mund të influencojnë mjedisin e tyre

Disavantazhet

Keqmenaxhimi i ekoturizmit mund të sjellë:

mbipopullim ndërtimesh

ndotje të mjedisit

numër të pakufizuar vizitorësh (tejkalim i numrit të vizitorëve)

trafik të rënduar

keqinformim të turistëve për atë cfarë është ekoturizmi

Ekoturizmi nё Australi

Ekoturizmi mund tё pёrkufizohet si :“ Turizmi qё pёrfshin lёvizje nё zona relativisht tё

qeta natyrore pёr qellim admirimi duke studiuar dhe duke shijuar pamje dhe bimët e saj të

egra dhe kafshët, si dhe ndonjë veçori kulturore që mund të gjendet atje. Ekoturizmi është

një formë e turizmit qё viziton zonat e brishta, tё pacёnuar, dhe që mbrohen . Nё Australi

ai ёshtё pёrdorur si formё për të edukuar njerёzit, për të siguruar fonde për ruajtjen e

ekologjike, pёrfitimi drejtpërsëdrejti në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimit politik të

komuniteteve lokale, apo për të nxitur respektimin e kulturave të ndryshme dhe të

drejtave të njeriut. Shoqata “Ekoturizmi i Australisë” e pёrkufizon ekoturizmin si:

"Turizm ekologjik të qëndrueshëm që nxit mardheniet mjedisore dhe kulturore,

vlerësimin, mirëkuptimin dhe konservimin". Turizmi është një nga industrite me rritje

më të shpejta të Australisë dhe ekonomikisht të rëndësishme. Ai është një burim kryesor

i këmbimit të huaj, produktit të brendshëm bruto, të tё ardhurave dhe punësimit. Industria

e ekoturizmit tё Australisë është e varur në mjedisin natyror dhe nё shëndetin e

biodiversitetit të Australisë, i cili do të jetë një faktor i madh në përcaktimin dhe

zgjerimin e industrisë së turizmit. Madje disa theksojne se ekoturizmi mund të jetë një

forcë efektive për ruajtjen e biodiversitetit. Turizmi nё tërësi, duhet të jetë ekologjikisht i

qëndrueshëm, dhe për tё qёnё i suksesshem, duhet të kontribuojmë në mirëmbajtjen

5

Page 6: EKOTURIZMI

afatgjatë të ekosistemeve . Turizmi ka një përgjegjësi të rëndësishme për të kontribuar në

menaxhimin e burimeve natyrore në të cilat ajo është e varur. Departamentet qeveritare

australianë e kanë pranuar këtë përgjegjësi dhe kanë formuar strategji për tё planifikuar,

zhvilluar dhe menaxhuar këtë formë të turizmit. Australia e ka mundësine për tu bёrё një

shembull ndërkombëtar për cilësinë e mjedisit dhe autenticitetit kulturor. “Ekoturizmi

Australia” është organi kombëtar për industrinë e ekoturizmit. Ajo u formua në vitin 1991

si një organizatë jo-fitimprurëse dhe ka kontribuar ndjeshëm në qëndrueshmërinë

afatgjatë tё mjedisit në nivel kombëtar dhe global.

Kjo shoqatё ka rreth 1000 anëtarë në të gjithë Australinë dhe ёshtё fokusuar nё lehtёsimin

e praktikave mё tё mira mjedisore si dhe nё njё turizёm tё qёndrueshёm i cili ёshtё

arritur mё sё miri deri tani. Kjo arritje është bërë me mbështetjen e fortë të anëtarëve dhe

partnerëve të qëndrueshёm të specializuar të turizmit në të gjithë Australinë dhe

bashkёpunimit ndёrkombёtar. Vizioni është që të jetë udhëheqës pёr ti dhёnё ndihmё

ekoturizmit nёpёrmjet operacioneve tё kryera. Ekoturizmi i Australisё përfshin

udhëtimin në destinacionet ku flora, fauna dhe trashëgimia kulturore janë tërheqjet

kryesore. I cili ka pёr qëllim tju ofrojё turistëve njё pasqyrë pёr ndikimin e qenieve

njerëzore mbi mjedisin, dhe për të nxitur një vlerësim më të madh të vendbanimeve tona

natyrore .Qeveria e Australise luan nje rol tё rёndёsishёm jo vetem nё vlerësimin e

faktorëve mjedisorё dhe kulturorё por edhe nё promovimin e riciklimit, efikasitetin e

energjisё, ruajtjen e ujit dhe krijimin e mundësive ekonomike për komunitetet lokale. Ajo

me anё tё ekoturizmit luan njё rol tё rendёsishem sepse krijon vende pune në rajone të

largëta që historikisht kanë përfituar më pak nga programet e zhvillimit ekonomik se

zonat më të zhvilluar. Qëllimet e tjera të ekoturizmit përfshijnë mundesine për të ofruar

përvoja pozitive për vizitorët, për të përdorur mjedisin dhe ekosistemin si një atraksion

turistik, por në një mënyrë që do të ketë ndikim minimal në mjedis në mënyrë që të jetë

në gjendje të ketë një kapital të qëndrueshёm natyror .

Zhvillimi i ekoturizmit ne Australi:

•ju ofron vizitorëve përvoja turistike unike dhe emocionuese qё nxisin një vlerësim pёr

trashëgiminё natyrore dhe kulturore.

•sigurimin e vizitorëve me mundësi, qё të përjetojnë bukuritë kombëtare , rajonale që

ndodhin në një gamë të larmishme tё mjediseve tokёsore dhe detare.

6

Page 7: EKOTURIZMI

• mundёson dhëniёn e kontributeve pozitive për komunitetet vendore.

• ka qenë një model për forma tё tjera të turizmit, duke inkurajuar përdorimin më të gjerë,

e të qëndrueshëm tё teknologjive dhe promovimin e praktikave më të mira.

• ndihmon në realizimin e potencialit turistik të zonave rajonale tё Australisё nëpërmjet

zhvillimit tё qëndrueshëm ekonomik.

Breshkat e detit.Breshka e detit kanë jetuar në oqeane për më shumë se 100 milion vjet. Ashtu si tё gjitha

speciet detare edhe breshkat janë duke përjetuar kërcënime serioze për ekzistencën e tyre.

Kërcënimet kryesore janë:

ndotja

shkëmbinjtё nënujorë sidomos koral

pyjet rizoforë

plazhet fole

mbytjet aksidentale në peshkimim.

grabitja e vezëve.

Australia ka njё numёr tё madh tё breshkave qё ndodhen pothuajse nё tё gjithё ujrat. Nga

shtatë lloje breshkash detare në botë, gjashtë ndodhen në ujërat e Australisë ato jane:

•Natator depressus •Chelonia mydas •Eretmochelys imbricata •Dermochelys coriacea

•Caretta caretta •Lepidochelys olivacea.

Nё Australi, të gjashtë llojet e breshkave detare që ndodhen në keto ujëra janë të

mbrojtura nga Qeveria Australiane pёr “ Ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit ”.

Breshkat detare janë të njohura ndërkombëtarisht si specie me interes dhe ёshtё mjaft e

rёndesishme qё ato tё mbrohen. Të gjashtë llojet e breshkave, të gjetura në Australi janë

të shënuara në Listën 2000 IUCN (Unioni Botëror për ruajtjen e kafshëve te rrezikuara).

Australia i kushton njё interes tё madh mbarёshtimit tё tё gjashtё llojeve tё breshkave dhe

ruajtjes sё tyre, sepse janё njё faktor i rёndёsishem nё zhvillimin e turizmit dhe

njёkohёsisht nё ekonominё e vendit. Por ёshtё i nevojshёm dhe bashkёpunimi

ndёrkombetar pёr tё rritur efektin e kёtyre pёrpjekjeve. Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes

për breshkat detare në Australi u miratua në korrik 2003. Ky plan parashikon kërkimin

dhe menaxhimin e veprimeve të nevojshme për të ndaluar zhdukjen e breshkave. Të

gjitha breshkat detare që ndodhen në ujërat e Australisë janë të listuara në Konventën për

7

Page 8: EKOTURIZMI

Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të rrezikuara të faunës së egër dhe florës (CITES).

Breshkat e detit kanё ndryshuar shumё pak nё 100 vjet. Por duhet theksuar se ruajtja e

breshkave tё detit ёshtё pak e vёshtire sepse ato janё migratore.

Migrimi i breshkave tё detit pёr nё fole.

Çdo vit, breshkat e detit femra udhëtojnë mijëra kilometra dhe e ҫojnё ushqimin nё fole.

Gjithashtu Australia ka dhe breshka tё ujërave të ëmbla tё cilat janё më të vogla se

breshkat e detit. Ka të paktën 20 lloje breshkash tё ujërave të ëmbla në Australi qё

ndikojnё nё zhvillimin e ekturizmit dhe sigurojnё njё numёr tё lartё tё vizitorёve. Koha

më e mirë pёr turistet, për të parë breshkat e ujërave të ëmbla është në mes të ditës kur ato

ecin pranë sipërfaqes së ujit, ose ngjiten mbi shkëmbinjtë. Vёnde të mira për të parë

breshkat e ujërave të ëmbla janë “Kakadu” Park Kombëtar në teritorin e Veriut, dhe në

liqenet në Fraser Island në Queensland.

Breshkat e ujrave te embla. Breshkat e detit.

Breshkat Australiane tё detit janë gjetur

në ujrat tropikale të përmbajtur në të

gjithë botën. Kёto breshka jetojnë në

ujërat e ngrohta të Australisë. Breshka e

quajtur Caretta caretta është gjetur

8

Page 9: EKOTURIZMI

përgjatë brigjeve veriore dhe jug-lindor të Australisë. Kёto breshka deti janë kryesisht

mishngrënëse. Kjo është një specie e rrezikuar sepse dhe një qese plastike lundrues në ujë

do ta vriste atë, sepse do ta hante pёr kandil deti.

Mon Rapo, njё park pёr ruajtjen e breshkave tё detit ёshtё afër qytetit të Bundaberg, të

Queensland.Viztorёt mund ti shikojnё ato nё fole ose nё det. Si rezultat i këtij aktiviteti

ka përfitime të konsiderueshme ekonomike në kёtё rajon. Madje në kёtё rajon, breshkat

e detit janë bërë një ikonë e rajonit. Numri i vizitorëve për të parë specie të veçanta,

kafshë të egra ka erdhur duke u rritur kohët e fundit. Pёrfitimet shkojnё deri nё mijra

dollarё. Breshkat e detit kanё vlerё pёr zhvilimin e turizmit, duke parё numrin e madh tё

vizitorёve nё Mon Repo Park. Edhe pse njё plazh relativisht i vogёl ka terhequr mё

shumё se 35.000 vizitorё ҫdo vit gjatё veres. Ka disa arsye pse Australia është e vendosur

të përfitoje nga ky burim detar i qëndrueshëm.

Sezoni i breshkave përputhet me sezonin e pushimeve të verës në Australi

dhe muajt e dimrit në Evropë dhe nё Amerikën e Veriut. Studimet tregojnё se pёrqindja

mё e madhe e turisteve ndёrkombёtarё vijnё nga Evropa dhe Amerika e Veriut, dhe

numrat e tyre janё rritur vitet e fund. Prandaj, mundësia për të tërhequr kёto dy

kontinente dhe

vizitorë tё tjerё ndërkombëtarё për shikimin e breshkave tё detit është e madhe .Për më

tepër,

infrastruktura e Australisë ёshtё e favorshme pёr zhvillimin e turizmit dhe shfrytёzimin e

kёtij burimi, pasi ajo ka njё pёrvojё tё konsiderueshme nё ekoturizem.

Plazhi i Gjeneralit dhe Breshkat e Detit

Shqipëria është një muze i madh natyror.Vëndi jonë karakterizohet nga nje larmishmëri e

botës së gjallë dhe peisazheve. Në vëndin tonë gjendet një numër i madh zonash natyrore

me vlera të veçanta ekologjike . Një prej monumenteve natyrorë është dhe Plazhi i

Gjeneralit . Plazhi i Gjeneralit është i rrethuar me bimësi dhe i përngjet një amfiteatri

natyror .

9

Page 10: EKOTURIZMI

Ky plazh ndodhet midis dy kepave shkëmborë në Rivierën e kodrave të Kryevidhit të

Kavajës . Plazhi i Gjeneralit ndodhet 20 km larg qytetit , ka një gjatësi 400 metra dhe

gjerësi 50 metra . Ky plazh quhet kështu pasi para Luftës së Dytë Botërore vinte për

pushime familjarisht me një jaht personal një general italian . Plazhi është formuar nga

veprimtaria akumuluese e valëve të detit dhe është më i pastërti në rivierën e Kavajës .

Plazhi përbëhet nga rërë e imët kurative , me ngjyrë të verdhë në të hirët dhe ka formën e

patkoit , që rrethohet nga shpate të buta kodrash me lartësi 100 m , e veshur me shkurre

mesdhetare gjithmonë të blerta . Por pasuria më e çmuar e këtij plazhi janë breshkat e ujit

. Në këtë plazh depozitohen vezët e breshkave të detit . Breshka e detit është një specie e

rrezikuar në shkallë mesdhetare dhe mbrohet nga konventa ndërkombëtare . Për arsye të

shfrytëzimit barbar po zhduken vlerat natyrore duke shkaktuar mosdaljen e breshkave të

detit për të lëshuar vezët , çka mund të zhduki mundësinë për aplikimin e një lloji të ri të

turizmit atë të turizmit biologjik . Tre nga shtatë llojet e breshkave të detit gjenden në të

gjithë Mesdheun. Breshka e detit Caretta caretta dhe breshka e gjelbërt e detit (Chelonia

mydas) folenizojnë në Mesdhe dhe breshka e detit lëkurore (Dermochelys coriacea) është

një visitor i rastësishëm. Breshkat e detit janë lloje emblematike që inspirojnë ruajtjen

detare dhe bregdetare dhe mrekullojë njerëzit që i shohin ato si simbol për të gjitha

krijesat oqeanike enigmatike.

Ato shihen gjithashtu si lloje “kyçe ose indikatore” dhe zhdukja e tyre do të shkaktojë

shqetësim serioz në lidhje me shëndetin e oqeaneve . Ato janë migratore gjatë gjithë jetës

së tyre, duke përdorur habiatate të ndryshmë në faza të ndryshme të jetës e këto habitate

janë ndërkufitare, duke i bërë breshkat e detit një burim të përbashkët. Aktivitetet

njerëzore janë kërcënimi më i madh për breshkat e detit dhe habitatet e tyre . Nga një

vëzhgim i bërë për ndotjen nga mbetjet urbane është vënë re një përhapje e madhe urbane

përgjatë këtij plazhi .Gjithashtu është monitoruar dhe përdorimi i paligjshëm i dinamitit

për peshkim .

Para disa vitesh Plazhi i Gjeneralit ishte një ekosistem i paprekur nga njëriu .Plazhi nuk

ishte shumei njohur por nuk mund të themi të njëjtën gje në vitët e fundit pasi komuna

ka dhënë me përdorim tokën , në të cilën është ndërtuar nje kompleks turistik . Në këtë

kompleks janë ndërtuar restorante , bare dhe dhoma për pushuesit , edhe pse duhet

specifikuar që kto ndërtime janë prej druri . Por këto ndërtime janë shumë afër bregut të

10

Page 11: EKOTURIZMI

detit çka mund të ndikojë ne migrimin e breshkave të detit dhe mundësinë e zhvillimit të

turizmit biologjik . Për ta mbrojtur këtë plazh me një rëndësi të madhe është e

nevojshme shpallja e saj si zonë e mbrojtur dhe duhet të kontrollohet veprimtaria

njërëzore pasi kjo veprimtari duhet të kontrollohet si nga njërëzit ashtu edhe nga ligji .

Ky plazh mund të shërbejë si një burim informacioni për kërkime të ndryshme

shkencore . Një arsye pse duhet te mirekujdesemi për këtë monument natyror është dhe

se ekziston një numër i madh turistësh qe do ta vizitonin me kënaqësi . Një arsye tjetër e

zvogëlimit të numrit të breshkave në vëndin tonë është dhe markimi i keq çka mund të

shkaktojë plagosje te nje breshke dhe vdekje . Teknika të trajtimit të keq mund të

shkaktojë dëmtim serioz të breshkave dhe të dëmtojë aftësinë e tyre për të notuar . Përveç

shmangjes së ndërtimeve dhe zhvillimit të një turizmi blu afër bregdetit është e

nevojshme që edhe të gjithë personat që merren me breshkat duhen që të kënë një trajnim

korrekt për trajtimin dhe teknikat e lëshimit .

Sipas Prof. Qiriazit, kjo specie tepër e rrallë, prej kohësh është futur në librin e kuq, duke

u cilësuar si "e rrezikuar në shkallë mesdhetare", ndaj plazhet ku ajo lëshon vezët janë

shpallur me kohë objekte të mbrojtjes së veçantë dhe në to nuk lejohet të afrohet askush.

"Në të njëjtën kohë ato tërheqin shumë turistë, të cilët i vrojtojnë breshkat dhe të vegjëlit

e tyre nga larg, me dylbi. Është një pamje e mrekullueshme dhe bota tashmë njeh

turizmin "biologjik", pasi mjaft njerëz të pasionuar duan t'i ndjekin nga afër këto

fenomene", shton Prof. Qiriazi. Sipas tij, është rasti që edhe ne, mbi bazën e përvojës së

vendeve mesdhetare, duhet të përcaktojmë një strategji dhe plan të studiuar për mbrojtjen

e kësaj perle të natyrës sonë dhe për shfrytëzimin me shumë kujdes të vlerave të saj

turistike.

Ndërtimet e reja, vetëm prej druri

Aktualisht komuna ka dhënë me përdorim tokën, në të cilin është ndërtuar kompleksi

turistik "Plazhi i Gjeneralit". Në këtë kompleks janë ndërtuar restorante, bare dhe dhoma

për pushuesit, por që të gjitha janë ndërtime prej druri. Ky është një kusht i vënë nga

komuna për biznesin e vetëm që gjendet këtu për momentin. Kreu i Komunës, Përparim

Çaça, shprehet se këtu nuk lejohen ndërtime prej guri dhe betoni dhe aktualisht po bëhet

studimi urbanistik për zonën bregdetare.

11

Page 12: EKOTURIZMI

Implementimi i ekoturizmit në plazhin e Gjeneralit.

Së bashku me mijëvjecarin e ri njerëzimi është duke treguar nje vetëdije ne rritje ne lidhje

me bukurite e natyres. Në sajë të përmirësimit të informatikës, telekomunikacionit dhe

objekteve të transportit distancat gjeografike për turistët janë zhdukur kështu që ato kanë

mundësi të gëzojnë emocione dhe përvoja të reja. Pra kjo është mënyra si funksionon

ekoturizmi, udhetaret zgjedhin vende ku bukuria e natyrës është qëllimi kryesor dhe i

gëzohen në këtë mënyrë pamjeve të mrekullueshme. E njejta gjë ndodh me zonen e

plazhit të Gjeneralit një ndër perlat e territorit shqipëtar. Kjo zonë është e admiruar nga

turistët përvec të tjerave edhe nga prania e breshkave te ujit caretta caretta (të shpallura

specie në rrezik ne të gjithë boten). Të implementosh ekoturizmin dmth të jesh miqësor

me mjedisin dhe njëkohësisht të gjenerosh të ardhura. Kjo gjë nënkupton mbrojtjen e

burimeve natyrore nga ana e komunitetitit vendas i cili bashkëjeton me to. Ky

implementim është në dobi të tyre duke i lejuar njerëzit të ndajne burimet natyrore dhe

kulturen me turistet pa i demtuar dhe shfrytëzuar këto burime tradicionale dhe natyrore.

Për të mundësuar këtë implementim i duhet dhënë prioritet ndërgjegjesimit te komunitetit

lokal, drejtuesve dhe vullnetarëve per rendesine qe ka ekoturizmi. Sektori i ekoturizmit

ben pjese ne industrine e turizmit dhe perfshin fillimisht bizneset e vogla dhe te mesme te

komunes perkatese, perfshin komunitetin dhe organizatat joqeveritare te cilet zhvillojne

dhe implementojne programet e ekoturizmit per te dyja palet edhe per grupet turistike

edhe per turistet e pavarur. Që ekoturizmi të implementohet sic duhet stakeholdersat e saj

jane te varur nga qeveria dhe kryesisht nga ministria e Turizmit dhe e Mjedisit të cilat

zhvillojne politikat, mbrojne dhe menaxhojne natyren. Gjithashtu keto stakeholders jane

te varur nga format e transportit qe ekzistojne ne nje vend.Shume te rendesishem jane

autoritetet lokale te cilet mbrojne, menaxhojne dhe jane pergjegjëse për infrastrukturen

lokale. Implementimi i suksesshem i ekoturizmit varet nga infrastruktura stable e nje

vendi, kjo përfshin kurset e kembimit, sistemin e transportit, paqen dhe sigurine dhe nje

sistem te mire telekomunikacioni. Për të implementuar ekoturizmin duhet bazuar te këto

principe kryesore:

1- Minimizimi i ndikimit te njeriut në ambjent.

2- Krijimi i ndërgjegjësimit dhe respektit për mjedisin dhe kulturën.

12

Page 13: EKOTURIZMI

3- Sigurimi i eksperiencave pozitive për të dyja palët dhe për turistët dhe për

vendasit.

4- Sigurimi i përfitime ekonomike për ruajtjen që i ben mjedisit komuna.

5- Rritja e ndjeshmerise se politikanëve, ambjentalisteve dhe mjedisit social per këtë

ceshtje.

Duhet të ekzistojë një qëndrueshmeri në mbrojtjen e burimeve lokale dhe shfrytëzimin e

burimeve natyrore deri në kufirin që mund të prodhojë natyra.

Mbështetja dhe drejtimi i këtij projekti për të pasur impaktin e duhur duhet të kryhet nga

qeveria, komuna Synej, ambjentalistet, organizatat joqeveritare dhe komuniteti. Rezultati

do konsistoi në zhvillimin ekonomik duke zgjeruar mundësitë e popullsisë se komunitetit

për të gjeneruar të ardhura përmes sistemit të hoteleve familjare, të zejeve tradicionale,

transportit lokal dhe burimeve lokale në dispozicion. Gjithashtu ky projekt mundeson

zhvillim social dhe ruajtje të mjedisit.

Misioni për të qënë miqësor me mjedisin bën të mundur partnership të fuqishme me

qeverinë dhe OJQ-te e ndryshme. Cdo partner duhet të ndërgjegjësohet që përfitimet

maksimale mund të rezultojnë vetëm nëse arrihet kënaqësia turistike dhe rritja e cilësisë

së shërbimit. Turistët influencojne pozitivisht për të ndryshua sjelljen e njerëzve në lidhje

me natyrën, mjedisin dhe për të rritur mirëqënjen nga ana ekonomike, sociale dhe

kulturore. Nje nder ndikimet kryesore pozitive te turizmit është se siguron përfitime për

komunitetin lokal duke punësuar njerezit e zonës.

Impaktet e ekoturizmit

Ka dy koncepte te lidhura ,por te ndryshme mbi ekoturizmin: impakti ekonomik dhe vlera

ekonomike. Kjo I referohet ndryshimeve ne paga, te ardhura , vende pune, dhe ne

parametra te tjera te gjeneruara nga ekoturizmi. Nje qellim I perbashket I ekoturizmit

eshte gjenerimi I perfitimeve ekonomike, qofshin perfitime per kompanite, vende pune

per komunitetin ,apo te ardhura per parqe. Ekoturizmi luan nje role vecanerisht te

rendesishem, sepse mund te hape vende pune ne rajone te largeta qe historikisht kane

perfituar me pak nga programet e zhvillimit ekonomik qe kan perfituar vendet me shume

te populluara. Qofte dhe nje numer I vogel vende pune mund te jete me domethenie ne

komunitete ku popullesia eshte e vogel dhe alternativat jane te pakta.

13

Page 14: EKOTURIZMI

Ky impakt ekonomik mund te rrise mbeshtetjen politike dhe financiare per konservim.

Vendet e mbrojtura dhe konservimi I natyres ne pergjithesi,I sigurojne shume perfitime

shoqerise,duke perfshire ruajten e biodiversitetit, mirembajtjen e ujembledhesve e keshtu

me rradhe. Fatkeqesisht keto te mira jane te paprekshme,te pakuptueshme. Gjithesesi te

mirat e ekoturizmit e lidhur kjo me pushimin dhe turizmin ne zona te mbrojtura tentojne

te jene te qarta. Per shembull, te ndryshem ne nje park marine shpenzojne para ne

ushqim, vendbanim dhe ne te mira e sherbime te tjera,duke siguruar keshtu punesim per

rezidente lokal dhe jo-lokal. Keto impakte pozitive mund te te udheheqin ne rritjen e

suportit per zonat e mbrojtura me te cilat ato jane te lidhura. Kjo eshte nje arsye pse

ekoturizmi eshte “perqafuar” si nje mjet per te rritur konservimin e burimeve natyrale.

Disa studime te ndryshme ne Australi dhe ne vende te tjera kane vleresuar impaktet

ekonomike te ekoturizmit. Ne menyre te parashikuar, niveli i perfitimeve varion ne

menyre te ndjehsme si rezultat i diferencave ne cilesine e terheqjes,aksesit e keshu me

rradhe. Ne disa raste, numeri i vendeve te punes te hapura do jete i ulet,por ne zonat

rurale edhe pak vende pune mund te bejne nje diference te madhe. Megjithate, perfitimet

e ekoturizmit nuk duhet te ekzagjerohen, sepse mund te kete nje kunderpergjigje ne

momentin qe realiteti deshton te permbushe pritjet.

Impakti i ekoturizmit, apo i cdo aktiviteti ekonomik, mund te gropuhet ne tre grupe:

direkt, indirekt dhe i induktuar. Impaktet direkte jane ata qe vijne nga shpenzimet

fillestare turistike, si per shembull parate e harxhuara ne nje restorant. Restoranti blen te

mira dhe sherbime (burimet) nga biznese te tjera,duke gjeneruar keshtu nje impakt

indirekt. Duke vazhduar, punonjesit e restorantit shpenzojne pjese te rroges se tyre per te

blere varietete ushqimesh e sherbimesh, duke krijuar keshtu impakte te induktuara.

Sigurisht qe ne qofte se i siguron te mirat dhe sherbimet nga jashte rajonit te

interesuar,atehere parate nuk sigurojne impakt indirekt per rajonin,ata ikin.

Atehere, si vleresohen keto impakte direkte, indirekte apo te induktuara? Per zona te

vogla me ekonomi jo te diversifikuara, ka relativisht pak impakte indirekte dhe te

induktuara, dhe ka relativisht pak te dhena te disponueshme per te modeluar keto

impakte. Keshtu qe, sondazhet e vizitoreve, rezidenteve, dhe/ose bizneseve shpesh jane

mesuar te identifikojne impaktet direkte te turizmit. Per zona me te medha, si shtete apo

14

Page 15: EKOTURIZMI

rajone, ekonomistet kane zhvilluar teknika te ndryshme per te vleresuar impaktet

indirekte dhe te induktuara.

Nje prioritet i perbashket eshte te rrisim perfitimet ekonomike dhe rruga tradicionale

eshte te terhqeim me shume vizitore. Duke marre parasysh impaktet negative

( mjedisore, eksperimentale, sociokolturale, dhe ekonomike) i korrespondojne gradave te

ndryshme, numerit te vizitoreve, ne pergjithesi eshte e preferueshme qe te mirat lokale te

rriten duke:

Rritur shpenzimet per vizitor

Zvogeluar rrjedhjet (parate qe bizneset shpenzojne ne zona te tjera)

Rritur pjesmarrjen lokale ne industri

Shpenzimet per vizitor mund te rriten permes, per shembull, sigurimit te punimeve te

zejtarise atje ku keto lloj punimesh per momentin mungojne. Ne disa raste, mund te jene

nje prospektive per te terhequr vizitor te shpenzimeve te larta.

Zvogelimi I rrjedhjeve mund te sigurohet permes nje perdorimi me te madh te

agrikultures lokale dhe produkteve te tjera.

Ne menyre qe te zvogelohen rrjedhjet dhe te rritet pjesemarrja lokale ne industri, mund te

jete e nevojshme implementimi ose zgjerimi i mundesive per kapital dhe programe

trainimi. Analizat e impakteve ekonomike mund te sigurojne informacion te vleresuar kur

vleresohen kostos dhe perfitimet e ketyre lloj programesh.

PSE EKOTURIZEM? RASTI I KOSTA RIKES

Nderkohe qe shume kombe te Botes se Trete jane duke u fokusuar ne industrializimin dhe

urbanizimin e shpejte,Kosta Rika e ka kthyer ekoturizmin si nje celes per zhvillimin

ekonomik. Industria kombetare e turizmit sjell rreth 1 milion vizitore ne vit dhe gjeneron

afersisht 1 bilion $ ne vit, duke e bere Kosta Riken burimin e dyte me te madh te te

ardhurave.

Disa nga perfitimet ekonomike ne Kosta Rika

Perhapja e ekoturizmit ka rritur ne menyre te pamohueshme zhvillimin ekonomik te

pergjithshem te Kosta Rikes me te ardhura totale prej 1.1 bilion $ vjet- nje arritje e

pabesueshme per nje vend kaq te vogel. Ekoturizmi ka sjelle oportunitete per punesim per

15

Page 16: EKOTURIZMI

vende e popullesi rurale, me pare ne disavantazh, dhe nje pjese e konsiderueshme e

industrise qendron ne formen e projekteve te vogla qe mund te behen nga vet vendasit.

75% e te gjithe licensave per ture zoterohen nga Kosta Rikanet dhe 85% e gjithe hoteleve

te Kosta Rikes kane me pak se minimumi 50 dhoma. Pervec ketyre perfitimeve te

pergjithshme ekomonike per komunitetet lokale dhe ekonomike e Kosta Rikes ne

pergjithesi, ekoturizmi ka kontribuar ne mireqenien financiare te shtetit dhe ne menyra te

tjera. Per shembull, edhe pse projekti “Papagayo” mund te jete kritikuar nga

ambientalistet, duke vazhduar zhvillimin e zones rezort eshte duke sjelle shume investime

te huaja dhe duke krijuar keshtu mijra pune per Costa Rikanet.

Perfitimet per industrite e tjera.

Rritja e lidhjeve te mundesive te zhvillimit te ekoturzmit mund te kete efekte te dukshme

dhe ne sektore te tjere te ekonomise. Per shembull, nje vizite ne Rezervat Biologjike te

Carares perfshin jo vetem nje takse prej 15 $ per te hyre dhe dhurime te mundshme

shtese, por dhe nje udhetim me avion ne Aereoportin Nacional te San Jose, nje udhetim

me autobus, qendrimin ne nje hotel lokal, darkat ne restorantet e qytetit etj. Turet ne

plantacionet e kafese, si Café Britt Tour, kane gjithashtu pjesen e tyre ne “boom-in”

turistik te Costa Rikes duke i dhene dhe me shume ndihme prodhuesve te kafese.

Transferimi i te ardhurave

Ekoturizmi eshte vecanerisht efektiv ne kete transferim duke qene se shpesh

udhetuesit kerkojne aventura ne vende te largeta, ne disavantazh ekonomik. Pjesa

me e madhe te ekoturisteve kane te ardhura mbi mesataren dhe jane te gatshem te

paguajne tarifa me te larta hyrjeje ne parqe dhe gjithashtu te bejne dhurime per

perpjektej e ruajtjes.

Diversifikimi – Ekoturizmi ne Costa Rika ka ndihmuar ne diversifikimin e

ekonomise nacionale, e cila me perpare varej nga eksportet e disa produkteve

agrikulturore, si kafeja, bananet, mishi, sheqeri, me 65% te eksporteve te tij.

Konkluzione

Ekoturizmi kontribon në ruajtjen e natyrës

16

Page 17: EKOTURIZMI

Fondet e përfituara nga ekoturizmi në dispozicion për ruajtjen e natyrës dhe

komunitetit local

Mbrojtja e breshkave dhe implementimi i ekoturizmit në plazhin e Gjeneralit do të

sjellë një rritje të numrit të vizitorëve

Zhvillimi I ekoturizmit ka nevojë për një infrastrukturë dhe objektet e transportit ,

energji dhe ujë të pijshëm , mjedis më të pastër etj.

Referenca

17

Page 18: EKOTURIZMI

The components of successful ecotourism

http://www.pnuma.org/industria/documentos/ecotourism2.pdf data e aksesi 18.05. 2012

Shqiperia, destinacion i ekoturizmit - nje kendveshtrim i se ardhmes

http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=56926 data e aksesit 18. 05. 2012

Economic Aspects of Ecotourism: Wildlife –based Tourism and its contribution to nature

http://www.sljol.info/index.php/SJAE/article/view/3478 data e aksesi16.05.2012

Ecotourism and the empowerment of local communities

http://gambusia.zo.ncsu.edu/readings/Scheyvens%201999.pdf data e aksesit 15.05.2012

Economic.educational and conservation benefits of sea turtle based ecotourism

http://www.crctourism.com.au/wms/upload/Resources/bookshop/WT20_Tisdell-

Turtles.pdf data e aksesit 16.05.2012

Ana e panjohur e turizmit –revista monitor

http://www.monitor.al/ana-e-panjohur-e-turizmit-5887

18