ekrem kryeziu tri drama

297

Upload: veqilharxh-kurteshi

Post on 20-Jan-2016

162 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Drame ....

TRANSCRIPT

Page 1: Ekrem Kryeziu Tri Drama
Page 2: Ekrem Kryeziu Tri Drama

Ekrem Kryeziu

TRI DRAMA

Page 3: Ekrem Kryeziu Tri Drama

Ekrem KryeziuTRI DRAMA

Copyright © autori

Kolona: DramëRedaktor i kolones: Arian Krasniqi Design & Layout: ORBIS, PrizrenKy libër është i formatit eBook.

Botimet Filozofia Urbane

ISBN: 978-9951-641-60-9 Prishtinë, 2013www.filozofiaurbane.comwww.librariaelektronike.com

Page 4: Ekrem Kryeziu Tri Drama

Ekrem Kryeziu

I biri i RozafësTragjedia shqiptare

Dramë

Prishtinë Shtator, 2004. shkurt, 2011

Page 5: Ekrem Kryeziu Tri Drama

4

Personazhet:

RozafaAt KerubiniMis EditXhiruesiErmaliZana shtojzovalleGjergj Elez AliaMasat e PopullitGjon MarkuDjaliZanaMirëzaArqipeshkëv LucianiPjetër BogdaniDom AugustiniLajmëtariTringaDy priftërinj si rojeInkuizitoretFolësi (Zëri nga)

Page 6: Ekrem Kryeziu Tri Drama

5

1. HYRJA

Në fund të skenës dominon kryqi i madh që bën hije mbi krejt skenën ndërsa në mes të saj, anë e përtej shtrihet një mur i lartë i gurit, i punuar mbi pëlhurë të ngjyrosur i cili gjatë shfaqjes shpesh do ta ndërrojë formën dhe kuptimin primar. Më mesin e këtij të ashtuquajturit mur, janë një palë dyer të mëdha të cilat, po sikur “muri”, do të lëvizin mbi mbajtëset e veta dhe në këtë mënyrë nuk do të jenë më vetëm dyer por çka të kërkojë nevoja dhe rasti.“Muri” gjatë bubullimave dhe rrufeve valëvitet sikur të ishte pëlhurë fl-amuri ndërsa dyert janë te palëvizshme. Gjatë këtyre lëvizjeve nga alto-parlanti dëgjohet teksti i folësit, herë pas here i ndërprerë nga uturima e bubullimës. Hijet e njerëzve do të lëvizin në atë mënyrë që të krijojnë figura të ndryshme që lidhen me fabulën e mëvonshme të dramës. Lëvizjet e tyre, do të vazhdojnë tërë kohen derisa të shkojë teksti i folësit. Ne të njëjtën kohë lëviz edhe hija e kryqit

Folësi (Nga altoparlanti)Ngjarjet që do t’i shikoni sonte ndodhin në kohë të kaluar që në të një-jtën është edhe kohe e tashme...Në këtë shfaqje, si në jetën tonë, vështirë dihet ku përfundon e kaluara e ku nis e sotmja. Ashtu të ndërlidhura na mjegullojnë të të menduarit sa që vështirë kuptojmë se cilën kohë po e jetojmë...Cila kohë po lindet nga koha që po jetohet... Cila kohë po jetohet... E kaluara apo të tashmja?Sa është e tashmja e tashme?Sa është e kaluara e kaluar?Sa vdes njëra, sikur ringjallet tjetra...Të lidhura nyje njëra me tjetrën

Page 7: Ekrem Kryeziu Tri Drama

6

Si nata me ditën...Si dita me natën...Rrënimi nis me vdekjen e Skënderbeut.Rrënimin e kështjellave tona. Historisë sonë Në këtë kohë, të pa kohë, nisen shpërnguljet shqiptare...Shpërnguljet e mëdha nga fushat në male.Nga toka e Arbrit.Përtej detit.Ngjarjet si shtjella zhbirojnë kujtime... Thellë e më thellë... Në errësirat e kohës të palosura në mbamendje...Në ag të fiseve shqiptare...Atje ku u tret aristokracia.U mëkëmb kisha.Mbi kujtime dhe mbi fis...

Page 8: Ekrem Kryeziu Tri Drama

7

2. ROZAFA & GJON MARKU

Ndriçohet pjesa e parë e skenës. “Muri” lëvizës ndalon duke krijuar hapësirë labirinti për shtegtimet e Rozafës në heshtje dhe për Gjon Markun me të birin. Këto dy ambiente nuk komunikojnë njëri me tjetrin por të dyja ambientet janë të hapur për publikun. Rozafa, si hije, sillet duke kërkuar diçka. Sa rrëzohet, sa ngritët. Ajo dëgjon çka fitet në odën e Gjon Markut por nuk di nga vijnë zërat e tyre. Nga pjesa ku është publiku në sallë i afrohen skenës, Mis Edit me xhiruesin e saj.

DJALITátë, në udhëkryqin e parë, në dalje të kishës, e takova një burrë të çuditshëm.

GJON MARKUIshte mbi kalë apo me këmbë.

DJALIMbi kalë.

GJON MARKUPse të çuditi atëherë.

DJALINuk më çuditi dukja, por fjalët e tij.

GJON MARKU:A mos të tha se, vendi ynë i dukej aq i egër, sa këtu vetëm ulku, pa pan-deh, ia beh, e shqipja, shqepin mpreh.

Page 9: Ekrem Kryeziu Tri Drama

8

DJALIKu e ditke këtë, tátë?

GJON MARKUBiri im s’është ky i pari, që ka thënë kështu e që do të thotë kështu.

DJALIÇka është dashur t’i përgjigjem?

GJON MARKUËshtë dashur t’i thuash se këtu, pos ujqve dhe shqipeve, ka edhe njerëz.

DJALIAi ishte shqiptar... Ai duhej ta dinte këtë.

GJON MARKUShqiptari, i rritur një zot e di ku, nuk di më kush jeton këtu.

DJALITha se, kjo ishte dita e parë e tij në këtë vend, prandaj nuk i thash asgjë.

GJON MARKUMirë... Mirë që s’ paske folur...Kur të rri ai më gjatë këtu, do ta kuptojë edhe vet se në vendlindjen e tij pos ujqve dhe shqipeve, ka edhe njerëz.

DJALIKu e ditke ti se ai e ka vendlindjen këtu?

GJON MARKUNdryshe flasin ata që nuk janë prej këtu...E takove prapë?

Page 10: Ekrem Kryeziu Tri Drama

9

DJALIPo, Tatë, të nesërmen... Të nesërmen, ai po sillej rreth mureve të kalasë së Rozafës. Ai pa përshëndetur e nisi bisedën për motin dhe, prapë, edhe motin e lidhi me trevat tona. Këtu, tha, stuhitë, motin tundin!

GJON MARKUCilat stuhi?

DJALINuk di tatë por nuk më pëlqyen fjalët e tij. U mata, a të flas a jo dhe, në fund, ia shkrepa. Tek ne, i thash, stuhitë, njëmend e tundin motin por, njeriun tonë s’e tund as moti, as Zoti, e, jemi njerëz fetarë!... Ai heshti. Heshta dhe unë.

GJON MARKUA tha tjetër gjë, ai burrë?

DJALIPo átë. Tha: “Rrezik s’kërkoj, por rrezikut as s’i shmangem”...

GJON MARKUPse t’i tha këto fjalë?

DJALINuk e di, tátë.

GJON MARKUMos e ngacmove gjë?

DJALIJo tátë. Zotin e kam dëshmitar. Tek po mendoja pse m’i tha ato fjalë, ai treti në kohë si të mos kishte qenë kurrë.

Gjon Marku hesht. Djali ia afron një pjatë me fruta dhe largohet me respekt.

Page 11: Ekrem Kryeziu Tri Drama

10

GJON MARKUMendja ma thotë se e gjithë kjo të është shtirë, biro...

DJALIJo tátë. Ishte e treta herë që e kisha parë, por e dyta herë që po bisedoja me të...

Gjon Marku nxjerr briskun me dorëz, nga briri i kaut motak, dhe me të nis ta pres në flegra një pjeshkë, të cilën e ha ngadalë, duke folur.

GJON MARKUTë tillët biro, një ditë, ose do të trokasin në derën tonë për ta paguar çmimin e gjakut... Të gjakut të derdhur nga arma e tyre ose, dikush tjetër do ta paguaj çmimin për gjak të tyre.

DJALIDo të doja të kam mundësi të takohen edhe një herë me të.GJON MARKUBurrat e tillë nuk takohen sa herë ty ta dojë qejfi.Ata vijnë kur s’i pret dhe largohen atëherë kur ti mendon se për jetë do të qëndrojnë me ty.

DJALIPse ndodh kështu o tátë?

GJON MARKUPse?... Shiko farën e pjeshkës, biro. Sa shumë rrudha ka... Këto rrudha nuk ia ka krijuar Hyji pa ndonjë arsye. Me këto rrudha pjeshka dallon nga pemët e tjera... Kështu është edhe me njerëzit. Secili i kemi rrud-hat që na bëjnë të dallojnë nga “farat” e tjera. Një zot e di prej nga janë “rrudhat” e atij kalorësi... (pas një pauze) Pjeshka të mira qenkan...

Bubullima dhe vetëtima sikur e drejtojnë murin. Ai, serish, merr pozitën që e kishte në fillim.

Page 12: Ekrem Kryeziu Tri Drama

11

3. MIS EDIT

Mis Edit, me Xhiruesin e saj, përball stuhisë dhe bubullimave ngjitet në skenë.

MIS EDITKush ishin këta?

XHIRUESIKush, këta?

MIS EDITKëta...

XHIRUESIKjo grua?!.... S’ më besohet të jetë ajo...

MIS EDITKush?

XHIRUESIJo, jo! S’ është e mundur.

MIS EDITKush?

XHIRUESIRozafa.

MIS EDITE flijuara?

Page 13: Ekrem Kryeziu Tri Drama

12

XHIRUESIKëtu çdo gjë është mundur...

MIS EDITPse Rozafa sillet rreth këtyre njerëzve?

XHIRUESIDuket se këta njerëz janë të rëndësishëm për të.

MIS EDIT E kush janë këta njerëz?

XHIRUESIMe sa duket ky Djali është i biri i Plakut?

Nga skena humbet Rozafa.

MIS EDITKah humbi Rozafa.

XHIRUESIMos më pyet më, asgjë nuk jam kah di?

MIS EDITE kush është Plaku?

XHIRUESI Plaku... Sipas fjalëve, Plaku ishte dashur të jetë Gjon Marku.

MIS EDIT I derës së Markagjonëve?

Page 14: Ekrem Kryeziu Tri Drama

13

XHIRUESIPo! Derës që thuhet se është prehër i burrave, themel i Kanunit të Lek Dukagjinit.

Derisa flet, shkujdesur, Xhiruesi punon rreth montimit të kamerës.

MIS EDITI Duk Gjinit?

XHIRUESIPo mis Edit, i atij, për të cilin ju pretendoni, që është njëri ndër të parët e familjes suaj.

MIS EDITUnë nuk pretendoj. Unë vetëm e ndjek reliktin e familjes sime që fshe-hët që kronikën e Muzakës, të shkruar diku në shekullin e gjashtëm-bëdhjetë, më saktë me 1510.

Xhiruesi i përgjigjet me ironi.

XHIRUESIE, aty thuhet se të parët e Dukagjinëve rrjedhin nga Troja.

MIS EDITPo. Pikërisht. Aty thuhet se pas rrënimit të Trojës, nga forcat e Agam-emnonit, të paret e Dukës Gjin, një dreq e di si janë quajtur ata, ishin larguar prej andej dhe, në mes të të paktëve, që i kishin shpëtuar hatasë, pas hyrjes së kalit të drunjtë në qytet, ata, të prirë nga Eneu, kishin arri-tur të ikin. Vrapin e ikjes nuk e kishin ndalur deri në Francë.XHIRUESIIkës të fort paskan qenë.

Mis Edit e fshikullon me shikim.

Page 15: Ekrem Kryeziu Tri Drama

14

XHIRUESIMë fal Mis Edit... Më fal...

MIS EDITS’ka gjë. S’ pres të dish më shumë...

XHIRUESIThash më fal...

MIS EDITO. K. Tash dëgjo! Në shekullin e dhjetë apo njëmbëdhjetë, nuk jam e sigurt në saktësinë e shekullit, kronika e Muzakës thotë se pinjollët e kësaj loze, iu bashkëngjiten mbretërve dhe princërve të tjerë të krishterë të Europës në fushatën luftarake për çlirimin e varrit të Krishtit.

Xhiruesi i përgjigjet me humor të lehtë.

XHIRUESIPor nuk e vazhduan rrugën deri në Azi.

MIS EDITJo. Nuk e vazhduan. Kjo është e vërtetë. Njeri nga vëllezërit e Dukës Gjin u ndal në Itali dhe arriti të bëhet Duka i Estes e më vonë edhe Duka i Ferarës ndërsa vëllai tjetër, atë që ne e njohim si Duka Gjin, vazhdoi përtej detit dhe, në rrugën për në Jerusalem, ose në të shkuar, ose në të kthyer, ai u ndal në këto treva dhe shtizën e tij, fitimtare kundër Bizantit, e nguli në Shqipëri, më saktësisht në Zadrimë, Fandë dhe Mal të Zi.

XHIRUESIMis Edit, pa dashur t’i mohojë të dhënat që ju i dini, me sa di unë, Le Duk Zhan apo si i thonë shqiptaret Duka Gjin, ishte pjesëtar i familjes bujare normane dhe, para pushtimeve osmane, kur Bizanti ishte dobë-

Page 16: Ekrem Kryeziu Tri Drama

15

suar ai, e pushton një pjesë të rrethinës së Shkodrës dhe Shkodranet ia shqiptarizuan emrin. Duka Jean, u bë Dukagjini.

MIS EDITA ke edhe diçka tjetër të shtosh?...

XHIRUESIJo... E di...Ndoshta nuk kam të drejtë por... Unë, këto gjëra kështu i di... I kam lexuar diku.

MIS EDITNuk i ke lexuar t’i kurrkund por i ke dëgjuar nga unë.

XHIRUESII kam lexuar.

MIS EDITJo. Gjatë kemi biseduar para se ta nisim xhirimin prandaj të duket se i ke lexuar ato që unë t’i kam thënë por, s’ka gjë... Kujdes si po ecën nëpër këto kreshta.

XHIRUESIPo ju tërë kohën po thoni se, të parët e Dukagjinasve kanë ardhur nga Troja. Normanet kurrë nuk i keni përmendur..

MIS EDITI kam përmendur, si s’i kam përmendur...

XHIRUESITrojën apo Normanet?

MIS EDITEdhe Trojën, edhe Normanet.

Page 17: Ekrem Kryeziu Tri Drama

16

XHIRUESIA e dini saktë ku është Troja?

MIS EDITNjë zot e di ku ishte Troja... Askush nuk i di të gjitha po, nuk po kuptoj kah humbi Rozafa...

Matanë “dyerve” dëgjohet si ngjallet zhurma e turmës me muzikën që i paraprin skenës së ardhshme.

MIS EDITÇka po ndodhë kështu?

XHIRUESINjë zot e di...

MIS EDIT Do të doja të hyjmë brenda.XHIRUESIE ke seriozisht ?!

MIS EDITTi e di se me këto punë nuk mahitem.

XHIRUESIE ke me njëmend?!

MIS EDITVet më ke thënë se vetëm brenda këtyre mureve mund ta mësojë të vërteten për familjen time.

XHIRUESIDhe ke vendosur të hysh brenda?!

Page 18: Ekrem Kryeziu Tri Drama

17

MIS EDITNatyrisht! Dua t’i shosh rrënjët e të gjitha familjeve të mëdha...

XHIRUESIJe e bindur se të gjitha familjet me nam në Amerikë rrënjët i kanë këtu?

MIS EDITNë Europë.

XHIRUESIDonë të thuash edhe familja jote?

MIS EDITA s’ta kam thënë sa herë këtë?

XHIRUESIMes këtyre shkrepave?

MIS EDITNë këtë kopsht shkëmbor, siç thoshte Konica.

XHIRUESIKonica?!

MIS EDITPo. Konica, Konica... Faik Konica!

Page 19: Ekrem Kryeziu Tri Drama

18

4. DAULLET

Dyert e mëdha hapen papritmas dhe në skenë dalin të gjithë personazhet që do të marrin pjesë në dramë. Derisa populli në mesin e të cilëve paraqitet herë të pas here edhe Rozafa sillet ashtu, sikur të luante secili vet për vete nën tingujt e daulleve, dyert dhe muret marrin pozitë tjetër. Dyert tani marrin formën e një podiumi ndërsa mbajtëset e dyerve tani duken si lisa. Lojtarët janë ne valë të valles me daulle të cilat, me tingujt e thekshëm të tyre, i japin një fuqi edhe më të madhe zhaurimës së popullit. Në valle përfshihet dhe Mis Edit me Xhiruesin. Askush nuk ia vë veshin grupit rreth Mis Edit. Populli sillet ndaj tyre sikur ata të mos ekzistonin fare ata.Vallja e lojtareve me daulle vazhdon.Rojet, duke hapur rrugë nëpër popull e shtyjnë përpara Ermalin. Ai me duar të lidhura ecën kokë lartë. Rojet e ndalin në mes të skenës. Nga Populli i trazuar shkëputet lajmëtari

LAJMËTARIBurrani dëgjoni. Dhembja jonë e madhe si duket do të malcohet së shpejti. U zu njeriu që dyshohet se është vrasësi i famullitarit tonë. Të gjithë ata që dinë diçka më shumë për këtë burrë, që është parë edhe rreth Kishës sonë por, edhe rreth mureve të Kalasë së Rozafës, duke kërkuar diçka, të paraqiten për të dëshmuar para Gjyqit të shenjtë. Nëse vërtetohet fajësia e këtij, që thotë që quhet Trim por që asnjëherë ai nuk ka shpjeguar prej nga është, ai, sipas Kanunit, do të digjet botërisht... Nëse mësojmë cila është shtëpia e tij, edhe shtëpia e tij do të digjet. Të gjitha pemët që i ka në pronësi do t’i nxjerrën me rrënjë dhe do t’i djegim edhe ato, bashkë më shtëpinë. Ky dënim, shembull i dënimit të drejtë, le të jetë edhe një mburojë që përjetë do ta ruaj fytyrën e ndritur

Page 20: Ekrem Kryeziu Tri Drama

19

dhe nderin i kishës sonë. Në gjyqin e kishës, të Logu i Burrave lypset të marrin pjesë “Burrë për shtëpi”

Daullet përsëri e marrin hov. Lajmëtari mbulohet nga Populli i trazuar edhe më shumë kur Ermali niset në drejtim të anës tjetër të skenës.

MIS EDITÇka po ndodh kështu? Kush ishte ky burrë me duar të lidhura?

XHIRUESIUnë po xhiroj. Nuk e di...Do të shohim...

MIS EDITJam në ëndërr apo?... Ku jam kështu?

XHIRUESIAty ku ke dashur... Mis Edit mirë se erdhe ne Lekninë tënde, në Duk-agjinin tim.

Mis Edit dhe Xhiruesi serish humbasin në turmën e valëvitur të popullit. Lajmëtari mundohet të hap rrugë për vete duke i shtyrë njerëzit.

LAJMËTARIHapni rrugë lajmëtarit! Hapni rrugë! Po u pengua lajmëtari, u pengua ai që lajmin e dërgon. Hapni rrugë!

“Muret” tani, duke u tërhequr nga pjesëtarët e populli e “pastrojnë” skenën e cila tani merr pamje tjetër. Dyert nuk janë më ato që ishin. Ato, duke u rrotulluar rreth boshtit të tyre, shndërrohen në një simbol tjetër skenografik.

Page 21: Ekrem Kryeziu Tri Drama

20

5. ROZAFA

Në skenë çdo gjë rrafshohet. Edhe muret e lëvizshme bien për dhe. Njerëzit, mbajtës të pëlhurës së “Mureve”, këtë pëlhurë e shtrijnë si mbulesë të dër-rasave të skenës. Nën të janë ata të shtrirë apo të ulur, si pjesë e një nëntoke e cila herë pas here lëvizë. Vetëm Rozafa ngel në këmbë. Ajo e vazhdon të kërkojë, diçka apo, dikë.

RozafaMotra, Motra, ku jeni? Motra.

Të përcjella me vrushkuj ere në skenë paraqiten shtojzovallet.

ROZAFAMe shekuj po ju pres. U vonuat

ZANAPritja në bën më të fortë.

ROZAFAFjalë janë këto... S’është dashur të pres aq gjatë.

MIRËZAPor të mos i ikim Vendimit.

ZANA SHTOJZOVALLE Nuk duhet të ndikojmë në rrjedhën e mendimit...

ROZAFAMotra, pas këtë qiell dhe këtë tokë, për kë ku u flijova?

Page 22: Ekrem Kryeziu Tri Drama

21

ZANAPër kë?

MIRËZAPër kë?!

ZANA SHTOJZOVALLE Në emër të gurit që na mban të mos sharrojmë në humbëtirë, u flijove për atë që e le pas vetës. Për frytin tënd dhe frytet e tyre ndër breza

ROZAFAPse s’ më thoni se u mashtrova.

ZANAKurrë jo, kurrë jo. MIRËZAKurrë jo, kurrë jo.

ZANA SHTOJZOVALLE Kurrë jo! Veprove me guxim, me bindje por, mos kërko nga ne të nd-ikojmë në rrjedhën e mendimit...

ROZAFAA jemi motra?

ZANA SHTOJZOVALLE Ti je nënë. Më shumë se motër. Lufto për frytin tënd.

ZANALufto! MIRËZALufto!

Page 23: Ekrem Kryeziu Tri Drama

22

ZANA SHTOJZOVALLE.Lufto!

ROZAFANë gurin e parë ku më ka rënë koka, po betohem se do të luftojë.

ZANA SHTOJZOVALLE.Betohu!

ROZAFABetohem në gjakun që gjurmë la mbi gur të varrit tim që ruan kohën time që të mos humbet, të mos e përpij harresa.

ZANA SHTOJZOVALLE.Betohu!

ROZAFABetohem se jam këtu dhe këtu do të jam që lindi dhe do të lind.

Duke u valëzuar ngritët pëlhura e “murit” dhe i mbulon Zanat dhe Rozafa. Kur çdo gjë qetësohet, mbajtësit e “murit” tani krijojnë një hapë-sirë me altar kishe.

Page 24: Ekrem Kryeziu Tri Drama

23

6. NË IPESHKVI

Dom Augustini e shërben me kafe Arqipeshkëv Lucianin.

ARQIPESHKËV LUCIANIE ke harruar qumështin.

DOM AUGUSTINIJo, imzot, nuk e kam harruar... Ju e doni kafen e ftohtë e qumështin e nxehtë.

ARQIPESHKËV LUCIANITë pengon kjo tekë e imja?...

DOM AUGUSTINIQoftë larg imzot... Ju s’keni teke. Dëshira juaj është ligj për mua. Ju e dini imzot por, është mot me erë e, zjarri nuk po merr hov... Tash sig-urisht është nxehur.

Dom Augustini largohet më të shpejtë nga skena.Arqipeshkëv Luciani, i tretur në mendime, bën kryq.

ARQIPESHKËV LUCIANIO zot më ndihmo të di ta ndaj të drejtën pa dëmtuar individin. Më ndihmo të mos frikësohem të përballem me të keqën... Të keqën... Të keqën fshehur edhe nën veladon...

Dom Augustini hyn në skenë gjatë lutjes së Arqipeshkëvit por nuk e ndërpret... DOM AUGUSTINIIm zot u nxeh qumështi veç sa u koritet me mua.

Page 25: Ekrem Kryeziu Tri Drama

24

ARQIPESHKËV LUCIANIJo me ty por, me zjarrin...

Të dytë qeshin derisa Dom Augustini e shërben me qumësht të nxehtë.DOM AUGOSTINIQë sa vjet nuk keni shkelur në ato anë.

ARQIPESHKËV LUCIANIMe gjasë një shekull...

DOM AUGUSTINIThonë se edhe një Papë ishte prej andej...

ARQIPESHKËV LUCIANIPo por, jo nga fisi im...

DOM AUGUSTINIA keni kënd nga fisi, gjallë.

ARQIPESHKËV LUCIANIThash, me gjasë një shekull nuk kam shkelur andej... A kam të gjallë atje, dike nga fisi im? Nuk di... Është e mundur... Besoj duhet të ketë... Ishim fis i madh...

DOM AUGUSTINIShkëlqesi, a është e vërtetë se Llucian në gjuhë shqipe donë të thotë Dritan.

ARQIPESHKËV LUCIANIPo.

DOM AUGUSTINIEmër i bukur...

Page 26: Ekrem Kryeziu Tri Drama

25

ARQIPESHKËV LUCIANIEdhe emri Llucian nuk është i keq...

DOM AUGUSTINIJo shkëlqesi... Nuk mendova ashtu. Emri Llucian është i bukur, shumë i bukur... E gjithë bota e di ç’ donë të thotë Lluqe... Dritë...

ARQIPESHKËV LUCIANIDritë... Botes i duhet dritë...Njeriut i duhet dritë...

DOM AUGUSTINI Imzot, a po ju pëlqen kafeja

ARQIPESHKËV LUCIANIPo.

DOM AUGUSTINIA nuk ju pengon kafeja që të flini.

ARQIPESHKËV LUCIANIQë sa kohë jemi bashkë dhe nuk kuptove se pa të nuk mund të fli...

DOM AUGUSTINII madh jeni shkëlqesi... Të mëdhenjve nuk iu pengon asgjë...

ARQIPESHKËV LUCIANIUnë s’ jam i madh... Jam veç një shërbyes i përulur i zotit dhe i njerëzim-it.

DOM AUGUSTINII madh jeni shkëlqesi... I madh jeni. Jam i lumtur që mund ta fshi pluhurin pas jush...

Errësim i skenës.

Page 27: Ekrem Kryeziu Tri Drama

26

7. GJYQI

Nga terri paraqitet At Kerubini. Populli tani merr pozitë të re nga ajo që kishte më parë.

AT KERUBINIKemi ardhur këtu në emër të zotit, hyjit tonë të shenjtë, Jezu Krishtit të bekuar, ta mbrojmë kishën tonë, ta mbrojmë jetën tonë nga ata që qojnë dorë mbi të, nga ata që nuk dinë prej nga kanë ardhur, e as që duan të dinë, kah duhet të shkojnë.

Në skenë hyn një skele mbi rrotë në të cilën është i lidhur Ermali me këm-bë dhe duar të hapura.

AT KERUBINIShikoni!... Shikoni! Veç kujdes! Është rrezik që edhe me shikim mund t’ ju shitojë... Të tillët që shtiren si të panjohur dhe, si të panjohur, mun-dohen të përvidhen mes nesh, janë rrezik për të gjithë ne! Të tillët jo veç që duhet të gjykohen! Të tillët, duhet të zhbihen nga ky dhe i shen-jtë! Të tillët duhet të varrosen të gjallë! Të tillët duhet të digjen në gropa të gëlqeres së shkrirë dhe pluhurin e kurmit të tyre, ta hedhim në erë... Se mos era mund t’u ndihmojë, të shprishurve, t’i gjejnë rrënjët e gja-kut të tyre. Vetëm kështu ata mund ta gjejmë rrugën drejt shëlbimit. Vetëm kështu ne mund t’i shpëtojmë shpirtrat tonë të molisur. Vetëm kështu mund t’iu japim, arave tona të thara jetë dhe, ujërave të lumen-jve tanë, forcë që ta mundin shterimin. Për këtë jeni mbledhur këtu. Ta njihni vrasësin e priftit. Ta gjykoni! Ta dënoni! Vetëm kështu, mund të shpëtojmë nga terri, nga ferri, nga zjarri i pashuar i amshimit në të cilin duan të na hedhin këto qenie të paemra dhe të pazemra... Ja ku e keni! Shikoni! Gjykoni!

Nëpër Popull si vale ngërthehen pyetjet.

Page 28: Ekrem Kryeziu Tri Drama

27

POPULLI - Kush është ku djalë? - E njihni këtë njeri? - Duket se është hallexhi. - Nuk duket se është nga ana janë... - Çka lypka këtu

AT KERUBINIVet djalli e ka sjell këtu... Djalli e ka sjell këtu...

POPULLI - Pse djalli, Pse? - Jemi besimtar... Pse djalli... - Çka lyp djalli këtu... - Vet e ngritëm katedralen... - E ngritëm pra e ngritëm... - Të bëhemi pjesë e botës së krishterë... - Vet e ngritëm

AT KERUBINIE ngritët, e ngritët katedralen me besimin tuaj, besimin tonë por ç‘ e do, e yshtem djallin. Djallin që u sul të na tundojë. Të na mashtroj... Të na gjunjëzojë... Por ne jemi më të fortë në besimin tonë dhe nuk do të thyhem...

POPULLI - Jemi besimtar... Besimtar! - Vet e ngritëm katedralen... - Të bëhemi pjesë e botës së krishterë... - E ngritëm... E ngritëm...

AT KERUBINIE ngritët pra prandaj, para se ta nisim gjykimin duhet të dimë me kë kemi punë... Si e ke emrin?

Page 29: Ekrem Kryeziu Tri Drama

28

Heshtje. At Kerubini duke u mbrojtur me kryq si me mburoje të ngritur i drejtohet Ermalit. Nëpër skenë si hije sillet Rozafa e përcjellë nga Zana shtojzovalle. Askush nuk komunikon me ato as ato me nuk komunikojnë me të pranishmit

AT KERUBINIThuaje emrin Nëse ke emër!... Emrin thuaje

ERMALITrim.

AT KERUBINIEmrin thash!

ERMALITrim.

Rozafa sillet rreth Ermalit por nuk komunikojnë njëri me tjetrin. Er-mali as që e sheh t’ ëmën

ROZAFAO zot pse s’ia thotë emrin?!...AT KERUBINIO i çartakequr që vetes iu ke bërë idhull dhe zogjtë i ke adhuruar si hy-jni, vëri vesh fjalëve të mia! Para se të flasësh, mendo! S’je kot i lidhur në hekura.

ERMALISi s’ lidhet era e malit, s’lidhem as unë dot.

ROZAFAËshtë Ermali i nënës. Shpirti im i lirë...

Page 30: Ekrem Kryeziu Tri Drama

29

Njeri nga priftëria, roje të Ermalit të kryqëzuar, mundohet t’ia mbyll gojën duke ia ngulur mes brinjëve majën e shtagës që mban në dorë e që ngjason, sa me shpatë, aq me kryq bisht gjatë .

ERMALIUnë jam ajri i këtij vendi, era që amullin e shqyen. ROJAMbylle gojën!

AT KERUBINIS’u kënaqe që vrave priftin por tash do ta na të na shkatërrosh edhe përshpirtësinë në zotin tonë.

ERMALI S kam ardhur këtu të vras as s’ vrava njeri. AT KERUBINIVrave priftin. E për këtë, dënimi dihet!... S’ lypset gjyqi...

I përcjell nga Mis Edit dhe Xhiruesi që ecin mbas tij, në skenë ngjitet Gjergj Elez Alia bashkë me Gjon Markun. Derisa Mis Edit përzihen mes turmës dhe sa shihen, sa humbin nga skena, Gjon Marku e zë vendin në njërën nga anët e skenës ndërsa Gjergj Elez Alia i drejtohet At Kerubinit.

GJERGJ ELEZIAt Kerubini, kush është ku djalë që e keni lidhur kaq keqas? Krishti i ringjallur, apo?...

Populli valëzohet nga këto fjalë dhe nis ta zhbirojë të vërteten lidhur me Gjergj Elez Aliun.

Page 31: Ekrem Kryeziu Tri Drama

30

POPULLI - Kush është ky? ... - Kush është ky? ... - Kush... Kush... - Dikush nga krerët e fisit?... - Nga krerët?... - Nga krerët! Nga krerët! - Cilat krerë?... - Dihet... Nga krerët e Fisit... - Cilit fis... - Cilit fis... - Cilit fis... - Cilit? - Cilit? - Dihet! - Dihet... Dihet.... Dihet... - Pse nuk qenka plak. - Nuk janë gjithë krerët pleq. - Do të thotë qenka i zoti shumë. - Shumë i zoti, shumë. - Qenka i veshur si ne. - E pse të vishet ndryshe? E kemi të fisit! - E kemi të fisit. - E kemi të fisit. - Është si ne... - Si ne... - Është si neeeee... - Është Gjergj Elez Alia! - Gjergj Elez Alia... - Gjergj Elez Alia... - Gjergj Elez Alia...

At Kerubini nuk i përgjigjet drejtpërdrejt por, sikur i flet publikut

Page 32: Ekrem Kryeziu Tri Drama

31

AT KERUBINIGjergj Elez Alia, i dalë nga shekujt, se ditka kush është Krishti!

GJERGJ ELEZIPikërisht pse e di kush është Krishti, po të pyes. Pse e keni lidhur kaq keqas ketë djalë dhe tash na bëni llahtar, me këtë gjyq, pa gjyqtar.

AT KERUBINIVallë, llahtar na qenka bërë ky gjyq? A nuk u zu dorasi i krimit të tmerr-shëm ndaj kishës sonë? U zu! E, si atëherë mund të thuhet se llahtar na është bërë ky gjyq? Jo, Joooo! Ku gjyq s’ është as llahtar e, as pa gjyqtar. Gjyqtar e kemi Zotin! Ai, ai do ta dënojë vrasësin e At Lazrit, oshënarit të pa parë e, të pa dëgjuar. Ai do ta dënojë. Jo ne! Imzot, kushdo që e ka njohur At Lazrin, At Lazrin, rregulltarin, oshënarin, e dini se ai kurrë nuk u kursye për punë të njerëzisë, prandaj edhe arriti ta shtrijë besimin e krishterë deri në skutat më të errëta dhe më të largëta të fam-ullisë sonë. Respekt dhe lament të pakursyer meriton nga të gjithë ne At Lazri, rregulltari i devotshmen, ai, ai që nuk nguroi të lutet edhe me besimtaret e humbur në shpellat më të egra të Alpeve tona... Të jetojë dhe të lutet edhe atje ku edhe arinjtë ngurojnë të mrizojnë.

GJERGJ ELEZIThua vrasësi u zu?! Thua vrasësi na është ky?! Kush është KY?! Pse ta vriste ky, At Lazrin? Ç’ përfitim do të mund të kishte ky, nga kjo vrasje.

AT KERUBINIKush është ky, thua?! Pse ta vriste, pyetesh?! Dhe nuk ndalesh me py-etje...Ç’ përfitim do të mund të kishte ky nga kjo vrasje.?! Hë? Se mos jam unë vrasës që t’i di të gjitha këto. Unë jam shërbëtor i zotit dhe nuk di çka zihet në kokë të një vrasësi!

Page 33: Ekrem Kryeziu Tri Drama

32

GJERGJ ELEZINëse nuk di çka zihet në kokë të vrasësit duhet të kesh fakte për ta mbështetur akuzën tënde.

AT KERUBINIO Gjergj Elez Alia... O burrë, me plagë shumë... E njeh ti këtë djalë që donë ta mbrosh?

GJERGJ ELEZI Jo por, po m’i ngjason trimave të vërtetë, e trimat nuk qojnë dorë mbi oshënarë...(I drejtohet Ermalit) Si e ke emrin, biro?

ERMALITrim.

GJERGJ ELEZIE gëzofsh!

ERMALIQofsh me nderë.

Rozafa i afrohet Zanës shtojzovalle.

Zana shtojzovalle Kujdes...

ROZAFAKa frikë ta thotë emrin... Të mos e pësojë si unë.

Zana shtojzovalle Kujdes. Ne nuk jemi këtu. Ne s’mund të jemi këtu

ROZAFAMë zbulo!

Page 34: Ekrem Kryeziu Tri Drama

33

ZANA SHTOJZOVALLE Jo!

ROZAFAËshtë koha të na shohin të gjithë...

ZANA SHTOJZOVALLE Jo!

ROZAFAVështirë e kam të shoh si e torturojnë..

ZANA SHTOJZOVALLE Duro. Ke duruar me shekuj, duro dhe pak.

AT KERUBINIPrano se e ke vrarë At Lazrin, dhe zoti do t’i mëshirohet shpirtit tënd.

ERMALIAskënd nuk e kam vrarë por, kam ardhur të pyes për vrasje.

AT KERUBINIKush tjetër qenka vrarë, e unë nuk e ditkam?!

GJERGJ ELEZIO At Kerubini, thua “Kush tjetër qenka vrarë” që ti nuk e ditke... Shumë janë vrarë! Shumë fli ka pasur ky truall, aq shumë ka pasur sa, as unë, e as ti, nuk i dimë por, është koha që dikush të merret edhe me ta. Të mos lejomë t’i harrojnë. Të mos lejojmë që gjak humbas të shkojnë.

AT KERUBININuk di për çka flet imzot por, këndej, askush tjetër s’ është vrarë pos At Lazrit. Ky i huaj rren kur thotë: “Askënd nuk e kam vrarë por, kam

Page 35: Ekrem Kryeziu Tri Drama

34

ardhur të pyes për vrasje”. Rren imzot! Rren siç rren dhe ka rrejt çdo i huaj, që ka shkelur në këto anë.

ERMALINuk jam i huaj dhe kurrë nuk kam rrejt.

At KerubiniSi mund të mos jesh i huaj kur nuk je si ne.

ERMALISi kush duhet të jam por te mos qenë i huaj.

At KerubiniSi, kush?... Ne do të donim të jesh si ne por, ti nuk je! Kjo na frikëson. Kjo dëshmon se ti sjell rrezik. Fole të vërtetën! Trego kush je! Zbulo fytyrën tende! Shpalosi të fshehtat para Zotit dhe para shërbëtorëve të tij. Vetëm kështu, mëkati yt do të jetë më i vogël prandaj, çile zemrën, hiqe maskën nga fytyra! Hape shpirtin nëse do shpëtim.

Rozafa mezi e përmban veten.

ERMALIÇka të hap, kur jam i hapur. Maskë në fytyrë nuk kam dhe kurrë nuk kam pasur. Të gjithë keni dëgjuar për mua. Të gjithë më njihni. Kam qenë në ju! Jam rritur me ju dhe në ju... Pse më shikoni si të huaj? Me çka mund të dëshmoni se jam i huaj.

AT KERUBINIMe atë se nuk je si ne. Ne do të donim të jesh i yni por, sado që ti dëshi-ron të dukesh ashtu, ti nuk je njeri nga ne. Nuk je! Gënjen kur thua se je rritur me ne dhe në ne.

Page 36: Ekrem Kryeziu Tri Drama

35

ERMALINëse të veshurat e mia nuk janë si tuajat, s’është faji im. Është faji juaj. Ju më dëbuat. Ju më detyruat të vishem kështu. Si me hobe, më hodhët jashtë kohës dhe mbamendjes tuaj. Shikoni brenda jush. Flakeni mo-spërfilljen tuaj dhe do të shihni se nuk jam i huaj. Se jam këtu ta them të vërtetën. Të vërteten që ju nuk doni ta dini... M’i shikoni të veshurat e mia e kurrë nuk ju shkon ndër mend ta pyetni zemrën tuaj kush jeni... Të veshurat e të parëve tanë i mbani por, në gjoksin tuaj, zemrat ju rrahin me pabesi prandaj, jam i huaj jam për ju.

GJERGJ ELEZIMati fjalët djalë.

ERMALINuk kam ardhur t’i mat fjalët, por ta flas të vërtetën.

GJERGJ ELEZICila është e vërteta?...

ERMALIE vërteta është se, nuk jam i huaji.

At KerubiniE sheh imzot, rrenat i ka gjerdan rreth grykës dhe ai gjerdan, do t’ia zë frymën

GJERGJ ELEZIThua se nuk je i huaj?!

ERMALIJo, nuk jam.

GJERGJ ELEZIUroj të është e vërtetë kjo që thua...

Page 37: Ekrem Kryeziu Tri Drama

36

POPULLI - S’ është e vërtetë - S’ është! - Rren qeni... - Rren! - Nuk rren ta dëgjojmë deri në fund... - Rren! - Mjaft e dëgjuam - S’e dëgjuam fare. - Le të flasë... - Mjaft e dëgjuam ! Vriteni !... - Jooo - Vareni !... - Joooo ! - Digjeni!...

Shqetësimi i Rozafës sa vjen e rritet.

ERMALINdaluni burra! Ndali o Gjergj Elez Alia të mos shkojnë kot plagët tua! Nuk kam ardhur këtu që, prej këtu të shkoj në atë botë por, kam ardhur të flas dhe do të flas...

GJERGJ ELEZIE i kujt je pra, o trim, nëse qenke i yni?

ERMALII kujt jam? Jam i juaji. A nuk po më njihni ?

Populli i shqetësuar valëvitet deri në ulërimë.

Page 38: Ekrem Kryeziu Tri Drama

37

POPULLI - I joni?! - I kujt? - I kujt qenka? - I kujt? - I kujt? - I kujt? - Është i yti? - Është i yti? - Është i yti? - Është i yti?

AT KERUBINIQetësohuni, Qetësohuni! Urdhëroj që të qetësoheni!

Populli nuk e lë të flas në atë tollovi nuk dihet kush me kënd flet.

POPULLI - I joni?! - I kujt?... - I kujt qenka? - I kujt? - Është i yti? - Është i yti?

At Kerubini veç sa nuk përzihet me turmën. Fjalët e tij tani kanë ritëm të furishëm.

AT KERUBINITë tillët janë mbjellës të dyshimit...Mbani mendjen... Mani mendjen... Kaliteni durimin! Të tillët, me fjalë duan të na hyjnë në zemër. Jo pse na duan por, pse duan të na lëndojnë... Të na thyejnë!

Page 39: Ekrem Kryeziu Tri Drama

38

ROZAFAJoooooooooooooooooooo

Zana shtojzovalle mezi e qetëson Rozafën ndërsa populli gajaset.

POPULLI - I joni?! - I kujt?... - I kujt qenka? - I kujt? - Është i yti? - Është i yti? - Është i yti?

GERGJ ELEZIE ndërseve masën. AT KERUBINIJu kam ftuar këtu jo të ulërini por t’iu përkujtoj që të mos i harroni armiqtë e njerëzisë. Ata që gjithherë kanë mbjellë sherre mes nesh duke i shtrirë rrjetat e tyre vrastare thellë e më thellë në besimin tanë. Ata Të cilët janë shtirë si pjesë e jona kanë dashur dhe duan, me leqe të rrenave, të na lidhin këmbë e duar dhe me kanxha, si tërkuza të helmë-ta, kanë qellim të na ngufasin, siç e ngulfaten At Lazrin.

GERGJ ELEZIA me rrena, a me plumb, e paskan vrarë At Lazrin? At Kerubini ndehet i lënduar.

AT KERUBUNI A me rrena, a me plumb?! Ç’ është kjo pyetje Imzot? Ju i njihni Ba-jlozët. E dini, më mirë se askush prej nesh, ç’na bënë ata... Të tillët janë në gjendje serish t’i hapin portat e zemrave tona dhe të na bëjnë, serish,

Page 40: Ekrem Kryeziu Tri Drama

39

budalla me brirë sa t’i ulërijmë mirëseardhje Bishës që mund të dalë nga deti apo të pjell nga dheu, nën këmbët tona.

GJERGJ ELEZINdale veten o At Kerubini, ku sheh tash, ti, bajloz? Ku sheh ti bishë?

AT KERUBINIIm zot Gjergj Elezi, sot Bajlozët nuk vijnë me uturimë e, me valë rrëmeti. Jo! Sot, Bajlozët e zi, mund të jenë këtu. Në mesin tanë. Të strehuar në dyshimet tona. Në dyshimin tanë të pafund ndaj njëri tje-trit. Dyshimin, në rrugën tonë të drejtë...

GJERGJ ELEZIMjaft më me dyshime! Dyshimet e tepruara ndjellin vrasje.

AT KERUBINIJoooo! Dyshimi është era që e largon tymin dhe e zbardh krimin.

GJERGJ ELEZIDrejtësia e zbardh krimin, jo dyshimi!

Mes masës tani janë dhe Rozafa me Zanën shtojzovalle. Lëvizjet e tyre mes njerëzve sikur ia ndërrojnë kahen asaj.

POPULLI - Drejtësia e zbardh krimin! - Jo dyshimi - Drejtësia... Drejtësia... - Drejtësia e zbardh krimin. - Jo dyshimi! - Jo dyshimi!... Jo dyshimi!

Errësimi i skenës.

Page 41: Ekrem Kryeziu Tri Drama

40

8. ME GJERGJ ELEZIN

Skena ndriçohet ngadalë ndërsa në thellësi të skenës, mbi skenë shtrihet hija e Ermalit të kryqëzuar.

MIS EDITImzot erdha tek ju e bindur se do të më ndihmoni por po kam frikë se kjo që po ndodh në këtë gjyq vetëtimthi, do të m’i këpus edhe mua rrënjët me të parët e mi...Kush është këtu djalë që po gjykohet? Po dëg-joj çka po ndodh para syve të të gjithëve. Ose diçka nuk është në rregull me Kanunin, ose me zbërthimin e Kanunit më të cilin u linden, jetojnë dhe vdesin këta njerëz, pjesë e vijave të gjakut tim.

Gjergj Elezi e shikon sikur të mos ishte i gjallë.

GJEGJ ELEZINuk mund të gjykohet jashtë kohës...

XHIRUESIA është e vërtetë se pleqtë janë të parët dhe krerë të fiseve.

GJEGJ ELEZIPo.

XHIRUESIDhe fjala e tyre gjithmonë është dashur të mbështetet në themelet e kanunit...

GJERGJ ELEZIPo.

Page 42: Ekrem Kryeziu Tri Drama

41

XHIRUESIA është e vërtetë se nuk vlen “ai që ia ka vruguar fytyrën e flamurit!”

GJERGJ ELEZIPo.

XHIRUESIDhe për këtë arsye Besëlidhja e fiseve na detyron të mos lejojmë të na vrugohet fytyra.

GJERGJ ELEZIPo.MIS EDITLëri tash këto pyetje!

XHIRUESIS’i lë! Ti ke ardhur t’i kërkosh rrënjët e familjes sate, që mendon se i ke këtu, e unë? Unë jam i këtij vendi, qind për qind, prandaj para teje kam të drejt të pyes për rrjedhën e fatit tim.

MIS EDITTi nuk e ditke cila është rrjedha e fatit tënd e mendon të më ndihmosh mua ti zbuloj rrënjët e mia?... As fati as rrënjët nuk gjenden po nuk iu shqye veli i harresës mbi të kaluarën tonë...

XHIRUESIMis Edit, ti, sot je këtu, nesër në Amerikë, a, një zot e di ku... Unë, sot e për mot, do të jam këtu prandaj, kam drejt të pyes dhe të kërkoj të më përgjigjet ky burrë, me emrin e të cilit jam rritur.

GJERGJ ELEZIFol! Po të dëgjoj.

Page 43: Ekrem Kryeziu Tri Drama

42

XHIRUESIA është e vërtetë se Rozafa kishte qumësht hyjnor dhe nga ai qumësht ishte mëkuar fëmija i saj.

GJERGJ ELEZIPse më pyet për Rozafën?

XHIRUESIRozafa ishte në gjyq.

GJERGJ ELEZIUnë nuk e pash.

XHIRUESIIshte aty...

GJERGJ ELEZIÇka të them?...

XHIRUESIA duhet tu besojmë fjalëve që thonë se, qumështi i saj kishte qenë qumësht hyjnor dhe se ajo kishte qenë e përzgjedhur nga hyji ta për-faqësojë boten shqiptare në Kohë dhe meta Kohë.

GJERGJ ELEZIPo nuk i beson asaj që është vetëm e jotja nuk mund të besosh as vet-vete. Po të ndodhi kjo, mos shpreso në ardhmëri.

XHIRUESIDo të thotë duhet të besoj në qumështin hyjnor të Rozafës, të besoj se ka qenë e përzgjedhur nga hyji dhe se kurrë nuk do të vdes, as ajo, as fara e saj... Do të thotë të besoj se ajo është më shumë se Krishti ...

Page 44: Ekrem Kryeziu Tri Drama

43

GJERGJ ELEZISecili prej nesh ka diçka nga Krishti...

XHIRUESIEdhe ky gjyq?

GJERGJ ELEZIEdhe ky gjyq ka diçka nga Krishti. Edhe atë e gjykuan... E kryqëzuan...

XHIRUESIE Rozafa, ku hyn Rozafa në gjithë këtë?...

GJERGJ ELEZIZoti dinë çka bënë. Vetëm Zoti mund të gjykojë për njeriun.

XHIRUESIE ku janë atëherë rregullat tona?... Nëse lejojmë t’i rrënojmë rregullat tona, ne e rrënojmë veten tonë.

Gjergj Elezi nuk i përgjigjet.

XHIRUESIPse po hesht? Rregullat tona, ose janë pjesë e rregullave të botës, ose nuk janë fare rregulla.

GJERGJ ELEZIUnë s’ jam këtu t’i mbroj rregullat po të ju mbroj juve nga vetja juaj...

XHIRUESITani po dyshoj në çdo gjë. Edhe në ty... Sa më shumë po të shikoj, po me habitë dhe po më frikëson... Kush je ti në të vërtetë?... Njeri me tre emra. Tre emra, të tri feve... Cili je ti, i vërteti? Gjergji i krishterë? Elijasi i hebrenjve apo, Aliu i islamit?.

Page 45: Ekrem Kryeziu Tri Drama

44

GJERGJ ELEZI Unë jam lumi që rrjedh ndër kohëra... Lum i rrjedhave të pafund... I kohëve në pambarim....

XHIRUESIAsgjë nuk po të kuptoj...

GJERGJ ELEZINë jetë nuk na mban bashkë vetëm ajo që kemi qenë dje por, mbi të gjitha, ajo që do ta bëjmë së bashku nesër. E, e nesërmja nuk duhet të ngritët mbi krime as mbi kujtime të rreme por, mbi kujtime që bëjnë të dimë kush jemi ne... Kujtime që gjithmonë i kemi pasur në vete... Kujtime qe ishin... Kujtime që janë... Kujtime që gjithmonë do të jenë me ne... Këto kujtime nuk duhet të na frikësojnë.

XHIRUESIAtëherë fëmija i Rozafës që ne e kemi harruar duhet të ketë qenë qenie qiellore të cilën ne nuk kemi ditur ta mbrojmë?

GJERGJ ELEZIBrerorja e qiellores është gjithmonë mbi kokën e njeriut, por të gjithë nuk e shohin dhe, rrëshqasin në krim...

Populli dhe daullet e thyejnë atmosferën e skenës me ta skena nis të mbushte me tym..

Page 46: Ekrem Kryeziu Tri Drama

45

9. LUTJA

Në errësirën e skenës kambanat e kishës i ngjasojnë oshtimës së detit. Ndriçohet vetëm një kënd. Tingujt e orguleve i prridhin uturimat e kambanave. Pran një altari të shkëlqyeshëm, të praruar, në ar, lutet Arqipeshkëv Luciani. Atij i afrohet Dom Augustini. Arqipeshkëv Luciani e shikon pastaj, e pyet.

ARQIPESHKËV LUCIANIA erdhën ata?

DOM AUGUSTINIPo...

ARQIPESHKËV LUCIANIA i keni rregulluar ku ju kam thënë?

DOM AUGUSTINIPo...

ARQIPESHKËV LUCIANIJe i lirë... Mund të shikosh.

DOM AUGUSTINIImzot, Arqipeshkëv Monsinjor Pjetër Bogdani pret të takohet me ju.

ARQIPESHKËV LUCIANIPaska ardhur edhe Arqipeshkëvi...

DOM AUGUSTINIPo Imzot.

Page 47: Ekrem Kryeziu Tri Drama

46

ARQIPESHKËV LUCIANIPse nuk e përcolle menjëherë po hyre ti.

DOM AUGUSTINIImzot, Monsinjor Pjetër Bogdani nuk deshi të ju trazojë në lutjen tuaj.

ARQIPESHKËV LUCIANIAq keq qenkan punët?...

Dom Augustini pohon me kokë dhe pas urdhrit del.

ARQIPESHKËV LUCIANIMos e lë të presë?

ARQIPESHKËV LUCIANIO zot ndihmomë ta zgjedh këtë punë në rrugët tuaja... Hyn Arqipeshkëv Pjetër Bogdani i përcjell nga Dom Augustini. Përshën-deten miqësisht me Arqipeshkëv Lucianin ndërsa Dom Augustini largo-het.

ARQIPESHKËV LUCIANIJu lodhi rruga, im zot...

PJETËR BOGDANIRruga e zotit nuk të lodh, mik i nderuar, po mëkatet e njeriut të lodhin... E mëkatet nuk kanë të mbaruar... Vox clamantis in deserto... O Jezu, kur do të ndalet ky vaji ynë në këtë shkretëtirë të mospërfilljes njerëzore?...

ARQIPESHKËV LUCIANIIm zot, është detyra jonë ta ndihmojmë rrugën drejt dritës së amsh-uar...

Page 48: Ekrem Kryeziu Tri Drama

47

PJETËR BOGDANIE Dritan, o Dritan... I nderuar Arqipeshkëv Luciani, i jam gëzuar takimit me ju...Fjalët tuaja gjithmonë ma kanë mbushur zemrën me gëzim e shpirtin me dritë.

ARQIPESHKËV LUCIANIIm zot, ku jam unë e ku jeni ju... Fjala juaj, Cuneus Prophetarum, tash sillet nëpër Europë. “Çeta e profetëve” me të cilën ju na keni nderuar dëshmon se rruga jonë është e drejt...

PJETËR BOGDANIO mik i rinisë ime, do të doja që, edhe kësaj radhe, të jetë ashtu por, dyshimi po ma gërryen shpirtin...

ARQIPESHKËV LUCIANIMe besim të patundur në Jezunë edhe këtë nyje do ta zgjidhim...

PJETËR BOGDANINyje fort të ngatërruara lidhim ne shqiptaret o Dritan, asgjë s’ishte nyja e Gordit karshi nyejve tanë ... Nga marrëzirat tona, veç Jezusi mund të na shpëtojë...

Dëgjohen kambanat e kishës

Page 49: Ekrem Kryeziu Tri Drama

48

10. FLAMUJT E KUJTIMEVE

Nga lartësitë e skenës lëshohen ca çarçafë të bardhë në gjerësi prej dy met-rash të cilët valëviten si flamuj të mëdhenj. Ata e mbulojnë skenografinë e më parme dhe masën që përleshej. Duke krijuar një atmosferë krejtësisht të re, skena mbushet me mjegull në të cilën thyhen e përthyhen dritat derisa çarçafët valëviten, herë duke mbuluar, herë duke zbuluar Popullin dhe, ndoshta edhe të tjerët që janë prezentë në gjyq, të cilët qëndrojnë të shtanguar derisa valëviten çarçafët. Nga Hapësirat e skenës që mund të jenë pjesë të skenografisë që karakterizojnë gurtë e varreve qoftë të rre-zuar qoftë të lëkundur nga vendet e tyre dalin me një ritual Rozafa, me vajza të tjera. Anash skenës në skenë hyjnë Zanat e Malit...Derisa, ato “luajnë” me rërë si me pjesë të dheut, në plan të parë të skenës janë Mis Edit dhe Xhiruesi që xhiron.

MIS EDITKush janë këta?

XHIRUESIRozafa me Zanat e malit.

MIS EDITPse nuk i njoh unë ato?

XHIRUESINëse e njeh kaluarën tonë, atëherë ishte dashur t’i njohësh edhe Zanat e malit... Ato janë pjesë e kulturës sonë e, Rozafa është e papërsëritshme.

MIS EDITA është Rozafa Zana kryesore?

Page 50: Ekrem Kryeziu Tri Drama

49

XHIRUESIJo. Ajo s’ është Zanë. Ajo, kur ishte gjallë, ishte grua. Nënë. Legjenda thotë se ajo u vetëflijua për të mirën e përgjithshme... Nuk dihet a flijua për muret e kalasë kryesore, që kurrë të mos rrënohen, a për t’i forcuar harqet e urës mbi lumin që na ndante nga bota.

MIS EDITE njoh Mitin e Rozafës. Këto s’janë mite, këto janë të gjalla...

XHIRUESIJanë të gjalla siç janë të gjalla dhe mitet.

MIS EDITSi Ifigjenia e Agamemnonit.

XHIRUESIJo. Rozafa është shumë më e fuqishme se Ifigjenia... Jo vetëm pse Ifigje-nia ishte vajzë e Rozafa grua – Nënë. Miti i Rozafës është më i thellë... Është mit i civilizimit... I ndërtimit, jo i rrënimit! Pa të nuk di si do të funksiononim ne.

Një shkreptimë rrufeje, më pas bubullima i ndërron dritat dhe me ndër-rimin e dritave humbin dhe çarçafët. Me çarçafë humbin dhe Rozafa me Zana.

Page 51: Ekrem Kryeziu Tri Drama

50

11. GJYQI NË KISHË

Ndriçohet pjesa e skenës ku është gjyqi ndërsa masa rrjedh si ujë herë në një anë të skenës herë në anën tjetër duke i mërmëritur tekstet që kishte më parë. Njëra palë duke i mbrojtur mendimet e veta, tjetra duke iu kundërvënë atyre.

POPULLI - Mjaft më me dyshime! Dyshimet e tepruara ndjellin vrasje. - Joooo! Dyshimi është era që e largon tymin dhe e zbardh krimin. - Drejtësia e zbardh krimin, - Jo dyshimi! Jo! - Drejtësia e zbardh krimin! - Jo dyshimi - Drejtësia... Drejtësia... - Drejtësia e zbardh krimin. - Jo dyshimi! - Jo dyshimi!... Jo dyshimi!

Mërmëritjet e tyre si në planin e zërit ashtu edhe ne atë vizual krijojnë një kakofoni mbi të cilën mundohen të ngritën zërat dhe lëvizjet e At Kerubinit dhe Gjergj Elezit

AT KERUBINIQë terr të mos këtë në ne janë lutjet tona... Terrin e botes ta shqye-jmë, është përkushtimi ynë. Terrin e botës, terrin e mendjes - vetëm lutja e ndriçon... T’i lutem pra hyjit të na ndriçojë terrin... Ta kthejmë boten në rrugë të mbarë. Në rrugë të zotit. Që terr të mos këtë rreth nesh, është detyrë jona... E dini kush e ndriçon terrin? E vërteta. Të luftojmë që ta mbështesim harmoninë, jo, kurrë, herezinë. Mbjellësit dhe lëvruesit e herezisë, sot nuk dallojnë shumë nga ne. Bile - bile nuk dallojnë fare. Ata janë të veshur si ne... Edhe mjekrat i kanë si tonat...

Page 52: Ekrem Kryeziu Tri Drama

51

A t’i lëmë serish të na hyjnë në çerdhet tona... T’i na shkatërrojnë për-brenda? Ta rrënojnë familjen tonë dhe djali të çojë dorë në prindin, dhe vëllai, ta vret vëllain. Im zot, i nderuari Gjergj Elez Ali, Ju, një herë i vratë Bajlozët si mund t’i mbroni sot ata?

GJERGJ ELEZIHerezinë e mbrojtkam unë?! Nuk e paskam ditur këtë... Mirë që mi hap sytë, që ma ndriçon mendjen o At Kerubini....

AT KERUBINIKah mundem unë t’iu hapë sytë juve... Juve që, para Shën Gjergjit, e zhbitë Bajlozin. Imzot nuk ju fajësoj juve për zemrën e madhe që keni por, shpata e drejtësisë u stis nga njeriu dhe u bekua nga Zoti me të vetmin qëllim që të ruhet rendi dhe qetësia në këtë botë.

GJERGJ ELEZIDhe unë po e prishkam atë rend dhe rregull hyjnor?!

AT KERUBINIQoftë larg, imzot por, pesha e nderit tuaj nuk ju le të merreni me lëmishte dhe ndyrësira që hedhen apo, mbijnë ndan rrugës... I tillë është edhe ky që e kemi para nesh... Barishte e keqe i mbirë aty ku askush nuk e pret... Fara e këtij fryti mbin edhe në gur të thatë. Të tillët si ky, në vend të uturimës dhe hungërimës, bukurinë e kanë armë. Buzëqeshjen. Për të na mashtruar edhe një herë, nuk kursejnë asgjë. Nën gunat e tyre vezulluese ata mbajnë pezhishka që janë më të helmë-ta se njëmijë shpifje e shtrigëri. Ata, si gjarpinj, mërinë e fshehin në zemrat e tyre të akullta dhe, për të mos i kuptuar ne, ata, ndërmjet vete, me skotën e tyre, e flasin gjuhën e gurit. Ata, të mbështjellë me hijen e largqoftit, të pa bërat e tyre i bëjnë para syve tanë e ne, prapë se prapë, nuk i shohim. Atyre u vjen erë gjaku dhe erë dheu. Strofkat e tyre shtri-hen nën lisat tanë të cilët, ata, shpresojnë t’i bëjnë dhoga për varret tona. Kjo është arsyeja që, zemra ime e zhuritur nga vuajtja, kërkon të më ndihmoni që, gurrën e mëkatit të urryer, që është në guvën e shpir-

Page 53: Ekrem Kryeziu Tri Drama

52

tit të këtij, të pa emri, ta thajmë, një herë e përgjithmonë. Ta thajmë pra këtë guvë mëkati tash, para se ajo të na vërshojë me ujërat e saj të zeza, të ndotura nga helmet e djallit që fshihet në to.

GJERGJ ELEZINdalu o At Kerubini! Ndalu se e teprove! Frika është këshilltar i keq.

AT KERUBINIPrej kujt unë po u frikuakam, imzot?!

GJERGJ ELEZI E di ti?

AT KERUBINIUnë pos Zotit, askujt s’ia kam friken.

GJERGJ ELEZIDhe kjo trimëri të jep fuqi që, këtë të paemër, si thua ti, ta vrasim pa gjyq? A për të ligjësuar hakmarrje, të përgjakshme dhe të pa mend, ma keni trazuar qetësin e shekujve dhe më keni ftuar në këtë zallamahi, që ti ma quan gjyq?

AT KERUBINIIm zot, ky është gjyqi i shenjtë, përndryshe këtij i është bërë gjyqi edhe pa u zënë! Kanuni i ka bërë gjyqin këtij... Nuk dua ta ngarkojë shpirtin tim me mëkatet që linden kur shkelet kanuni që rrënjët i ka në kohen tuaj imzot. Zoti mbi mua dhe këta qe po më dëgjojnë, le të gjykojnë a kam të drejt a jo.

Populli, mërmërimat e popullit sa shtohen duke ardhur gati – gati në një përleshje ndërmjet të acaruar. Përplasjet e tyre verbale përshkallëzohen në konflikte fizike dhe, në fund, dominon pala që kërkon dënimin e Ermalit.

Page 54: Ekrem Kryeziu Tri Drama

53

Në mesin e asaj tollovie janë të përfshirë edhe Mis Edit me Xhiruesin dhe valltaret dhe ata që luajnë me daulle.

POPULLI - Në litar, në litar vrasësin! - Në litar! Në litar! - Në turrë të drurëve qoftëlargu - Në turrë të drurëve qoftëlargu... - Qoftëlargu... Qoftëlargu... - Qoftëlargu... Qoftëlargu...

Page 55: Ekrem Kryeziu Tri Drama

54

12. MIS EDIT & XHIRUESI

Ngjarja në kishë sharron në gjysmë terr dhe pëshpërima të përgjithshme që u ngjasojnë lutjeve. Lëvizjet e njerëzve janë të ngadalësuara.

MASA POPULLI - Mjaft më me dyshime! Dyshimet e tepruara ndjellin vrasje. - Joooo! Dyshimi është era që e largon tymin dhe e zbardh krimin. - Drejtësia e zbardh krimin, jo dyshimi! - Drejtësia e zbardh krimin! - Jo dyshimi - Drejtësia... Drejtësia... - Drejtësia e zbardh krimin. - Jo dyshimi! - Jo dyshimi!... Jo dyshimi!

Si hije lëviz plani i parë me Mis Edit, dhe Xhiruesin janë të ndriçuar mirë dhe lëvizjet e tyre janë normale.

MIS EDITA mund të më thotë kush çka po ndodh

XHIRUESIPo maten forcat.

MIS EDITForcat e kujt.

XHIRUESINuk e di.

Page 56: Ekrem Kryeziu Tri Drama

55

MIS EDITKush e di.

MIS EDITNë Amerikë më thoshe se i di të gjitha për këtë vend.

XHIRUESINë Amerikë edhe i dija... Isha i bindur se i dija prandaj edhe u nisa me ty në këtë aventurë. Këtu çdo gjë po tingëllon ndryshe.

MIS EditPse nuk po xhiron.

XHIRUESIËshtë terr...

MIS EDITËshtë terr?!...

XHIRUESIPo është terr... Dhe ndriçimi i pjesës së skenës ku janë Mis Edit me ekipin e saj sharron në terr.

Page 57: Ekrem Kryeziu Tri Drama

56

13. RAPË GJYQI

Ulërima e ngjall nga masa e Popullit.

ULËRIMAT E POPULLIT - Kemi nis të vritemi mes veti... - Kush tjetër u vra? - Kush tjetër? - Kush? Kush - Kush? - Po vritem e nuk po dihet kush po i vret as, kush po vritet... - Është Djalli! - Djalli! - Djalli! - Hakmarrje - Në turrë drurësh. - Në turrë drurësh. - Në turrë drurësh. - Hakmarrje. - Hakmarrje. - Ka ngrit dorë në Kishë.

Masa e Popullit nga plani i dytë e rrethon Gjergj Elezin. Ata tani kanë një ndriçim tjetër.

GJERGJ ELEZINdaluni burra! Turma e çartur është me e zezë se demat e çmendur. Ndaluni! Kë doni ta vrisni?...

NJËRI NGA POPULLIVrasësin.

Page 58: Ekrem Kryeziu Tri Drama

57

GJERGJ ELEZIE din ju kush është vrasësi? E ka parë kush nga ju.

Masa e Popullit nuk pajtohet me mendimet e Gjergj Elezit.

NJËRI NGA POPULLINuk e kemi parë por, e dimë se kush është...

GJERGJ ELEZIKush është?

NJËRI NGA POPULLINa tha At Kerubini...E dëgjove edhe ti

MASA TË POPULLITPrifti nuk rren... Prifti nuk rren... Nuk rren...Nuk rren...

Zhurmërima e tyre synon ta mund arsyen e Gjergj Elezit. Derisa ajo tollovi që mërmërit, duke u shndërruar në hije, plani i parë bien në planin e dytë. Në plan të parë ngelin Mis Edit dhe Xhiruesi. Populli në atë lëvizje të shfrenuar për t’iu afruar sa më afër Gjergj Elezit e rrëzon Mis Edit.. Ajo, ngritët me mund ngase masa shkel mbi të.

MIS EDITA di kush çka më ndodhi?

XHIRUESIKështu është kur vlon llauzi...

Page 59: Ekrem Kryeziu Tri Drama

58

MIS EDITKush?

XHIRUESI Gjindja...Populli...

ULËRIMAT E POPULLIT - Kush e prek kishën, vriteni! - Therni... - Digjni, - Të gjithë... - Të gjithë...

Dy priftë, që e ruanin Ermalin, me kryqet e tyre te mëdhenj mun-dohen ta shtyjnë popullin nga skena. Populli nuk u bindet. Gjergj Elezi i urdhëron priftërinjtë të largohen.

GERGJ ELEZILargohuni! (Masa e popullit ngadalë qetësohet) Në më dëgjoni, dua t’ju them se nuk kam ardhur këtu t’iu mbush mend! Jam këtu t’ua them vetëm atë që ju nuk e dini, asgjë tjetër... E dini se Skënderbeu luftoi një çerek shekulli kundër turqve duke i mundur ata betejë pas beteje...

MASA E POPULLITE Diiiiiiiimë.

GJERGJ ELEZINëse e din i e këtë, do të duhej të dini edhe të vërtetën tjetër se, për një çerek shekulli ky tribun, ky largpamës, e mbrojti dhe e shpëtoi Europën nga Osmanlinjtë.

NJËRI nga POPULLIE dimë, ani çka?

Page 60: Ekrem Kryeziu Tri Drama

59

GJERGJ ELEZIPas vdekjes së Skënderbeut pushtetin e morri Dukagjini. A është ashtu?

MASA E POPULLITPooooo...

GJERGJ ELEZIA i mbështetem ne Dukagjinasit ashtu si e mbështetem edhe Skënder-beun në luftë me turkun Osmanli?...

MASA E POPULLITPooooo...

GJERGJ ELEZIAi i mbështetem edhe atëherë, kur e thyem Ahmed Bej Evrenozin dhe kur e shpërthyem rrethimin e Krujës...

MASA E POPULLITPoooo! Pooooo!

NJËRI nga POPULLINë Krujë, e mundem turkun!...

GJERGJ ELEZIE mundem pra por, çka ndodhi pas fitores?

Populli nuk i përgjigjet...

GJERGJ ELEZIPse heshtet ?

Populli mermerit por nuk flet dëgjohen vetëm mërmëritje të pa artikuluara...

Page 61: Ekrem Kryeziu Tri Drama

60

GJERGJ ELEZINëse nuk dini, ua them unë... Luftëtarët tanë trima... Ata që në luftë nuk e kursyen jetën... Ata që pa frikë u sulen mbi hordhitë turke... Ata që i zmbrapsen turqit nga muret e kalasë dhe i detyruan të tërhiqen an-dej prej nga kanë ardhur. Atëherë, kur askush nuk e priste, këta trima të paepur, më shumë se nga vera, u dehen nga fitorja e pabesueshme... E çka ndodhi? ...

MASA E POPULLIT - Çka ndodhi? - Çka? - Çka ndodhi? - Çka? - Çka?

GJERGJ ELEZIÇka ndodhi?... Hataja ndodhi! Këta fitimtar, këta sy patrembur, të bin-dur se u krye lufta dhe me këtë fitore, çdo gjë morri fund, pa menduar ç’po bëjnë, u dhanë pas plaçkitjes dhe, e pësuan... Trimat tanë e pësuan!

Populli ulërinë...

MASA E POPULLIT - E pësuan... - E pësuan... - E pësuam... E pësuam... E pësuam... - E pësuam...

AT KERUBINIImzot, ke ardhur nga shekujt të na mësosh historinë?

Page 62: Ekrem Kryeziu Tri Drama

61

GJERGJ ELEZIJo historinë, por dua t’ua mësoj të sotmen. Kohën që e lind të nesër-men. Nuk dua që edhe ju, nesër ta qani vetën tuaj siç po e qaj unë veten time... Luftova ndër luftëra por, pas të gjithë atyre fitoreve humbës nge-la... S’ arrita jetë të trashëgojë. Pos emrit tim s’ lash asgjë tjetër. Ku u tret lastari i gjakut, i djersës dhe dhembjes ime...

AT KERUBINIPër çka po flet imzot? Është djali juaj ky? GJRERGJ ELEZIËshtë djali im ky?... Nga unë, nga gjaku im, s’ka mbetur tjetër pos je-honës së shpirtit të trazuar që e si fantazmë fluturon ndër shekuj.... Është djali ynë ky... Bliri mbi varrin tim po thahet.... Bliri mbi varrin tim është tharë... Më duhet ta mbaroj këtë punë dhe të shkoj...

AT KERUBINIÇfarë pune imzot?...

GJERGJ ELEZIPunë me rëndësi... Ta ndal harlisjen tuaj... Dehjen para gjakut, që doni ta derdhni pa mbaruar gjykimi.

AT KERUBINIPyeteni Gjon Markun në kam të drejtë a jo. Ja tek e keni...

GJON MARKUUnë nuk merrem me gjyqe...

AT KERUBINITi je pjesë e Gjyqit.

Page 63: Ekrem Kryeziu Tri Drama

62

GJON MARKUJo. Unë veç e pres Tagrin e Gjakut. Gjyqi, ndëshkimi apo falja, s’janë punë për mua. MASA E POPULLITDuam tagrin e Gjakut... Duam tagrin e Gjakut... Tagrin e gjakut... Tagrin e gjakut... Tagrin e gjakut

GJERGJ ELEZIE doni tagrin e Gjakut? Keni të drejtë. Do të vijmë edhe të Tagri i Gja-kut por, ta dimë një herë kush e derdhi gjakun...

MASA E POPULLIT - Duam tagrin e Gjakut... - Duam tagrin e Gjakut... - Tagrin e gjakut... Tagrin e gjakut... Tagrin e gjakut

Tollovinë e popullit e mbulon terri

Page 64: Ekrem Kryeziu Tri Drama

63

14. PËRGATITJA

Derisa në mes të skenës qëndron Rozafa, çarçafët e bardhë që janë të varur, nisin të lëshohen. Me lëshimin e tyre hyjnë Zanat. Ato nisin palosjen e çarçafëve me të cilët, në njërën anë, ngadalë e mbështjellin Rozafën duke e bërë si mumie, në anën tjetër ecën Zana Shtojzovalle, e përcjell e rregullojnë si nuse.

ZANANa ndjej o hyj i qiellit për këto dëshira... Për këto lutje... Na ndihmo o hyj i qiellit... Mos lejo të tretet ndër shekuj, vija e qumështit tonë...

MIRËZA Le të brufullojë ndër horizonte motesh qumështi i gjinjve tanë...

ROZAFAEcni ngadalë! Gjumin e fëmijëve të mos ua prishim...

ZANA Qumështi i fëmijëve le të jetë burim për agmi të mëngjeseve që do të vijnë.

ROZAFALehtas, pa zhurmë. Pa prekur mbi tokë...

MIRËZALe të rrjedh... Le të rrjedh...

ROZAFAËndrrat të mos ua thyejmë. Ngadalë... Ngadalë...

Page 65: Ekrem Kryeziu Tri Drama

64

MIRËZALe të rrjedh vija e qumështit tonë...

ZANALe të rrjedh.... Le të rrjedh...

ROZAFA Vija e qumështit, vijë e gjakut, vijë kufijsh ndër shekuj mbi këtë truall...

ZANALe të rrjedh... Le të rrjedh...

MIRËZALe të rrjedh... Le të rrjedh...

ROZAFAFëmijët tanë

MIRËZATë jetojnë...

Nëpër ambientin e çarçafëve qetësisht ecën Mis Edit dhe Xhiruesi që tërë kohen xhiron duke e mbajtur kamerën në dorë.

ROZAFAMos të tretet qumështi im hyjnor....Të rriten... Të duan...Të jetojnë...

MIRËZATë mos tretet kurrë...

ROZAFAKurrë të mos tretet qumështi im hyjnor në honet e gjithësisë së shqyer. Në vrimat e zeza të kohës... Ndër shekuj le të jetojë fara jonë...

Page 66: Ekrem Kryeziu Tri Drama

65

ZANA Ndër shekuj le të jetojë... Ndër shekuj le të jetoj gruaja, nëna, burim i jetës!

MIRËZA Le të rrjedh... Le të rrjedh...

ROZAFAQumështi ynë hyjnor, burim për agmi mëngjesesh që do të vijnë.

ZANA Le të rrjedh... Le të rrjedh...

ROZAFAFlijimet të mos shkojnë kot... Qumështi im le të rrjedh... Mjegullat e gjithësisë të mos ma përthithin.

Derisa e zbukurojnë Zanën Shtojzovalle ZANA SHOJZOVALLEZana, ju motra të mia... Ju bija të dritës... Luginat e mia lulëzoni me vjeshtat të e kuqe nga prej lëngu frutave. Le t’i shtrij mbi trupin tim, i dashuri im, agimet e mëndafshta që u falin dritë brigjeve të mia. Le të shkrihen muzgjet në yjet e natës, Vjollcë... Vjollcë... Vjollcë...MIS EDITXhiro këtë...

XHIRUESIËshtë terr...

MIS EDITA është rrezik ku kemi hyrë?

Page 67: Ekrem Kryeziu Tri Drama

66

XHIRUESISi ta di a është rrezik... Kurrë nuk kam hyrë mes ëndrrës dhe realitetit.

XHIRUESIA jeni kah dini çka po kërkojmë këtu?

XHIRUESI Atë që nuk është as në libra, as në histori.

MIS EDIT Këtu zë fill e kaluara... Këtu nis e sotmja

Derisa Mis Edit dhe Xhiruesi janë njëri afër tjetrit dhe bisedojnë plot frikë, Zanat që lëvizin rreth tyre duke mos i parë dhe duke e dekoruar nuse Zanën Shtojzovalle dhe duke e lidhur Rozafën si mumie e cila sa mbështjellët sa çmbështollët. Tekstet e Zanave dhe Rozafës janë si lutje që mund të jenë si kolonë zanore në formë jehone për tekstin e ekipi të Mis Edit.

ZANA SHTOJZOVALLEI dashur më mbulo me petalet tua...Merri trëndafilat e mi... Nxjerri nga terri. Më duaj... Më shpëto, i dashuri im.

ROZAFANga palat e kohës, le të lulëzojë... Fara jonë.

ZANAFlijimi mos të shkoj kot.....

ROZAFAFara jonë...

Page 68: Ekrem Kryeziu Tri Drama

67

MIRËZA Fara jonë le të lulëzojë...

ZANAVija e qumështit, kurrë mos të ndalet...ROZAFALe të lulëzojë vija e qumështit tim...

ZANATë mos na ndjek mallkimi i flijimit...

MIRËZAPër ura që i bëjnë brigjet një...

ZANA Që honet në shtigjet qiellore t’i kaptojnë...

ZANA SHTOJZOVALLE Ylbere mbi vetminë..

ZANALarg vrimave të zeza të kohës...

ROZAFAO Hyj i dritës, o Hyj i qiellit, ma shpëto Qumështin tim. Dritën e syrit të gjakun tim. Dashurinë e pa fund për jetë...

ZANAShpëto shpresën.

MIRËZA Të mos shkoj kot flijimi për dritë.

Page 69: Ekrem Kryeziu Tri Drama

68

ZANATa mundim terrin.

MIRËZATa arrijmë shpëtimin.

ZANADrejt horizonteve të premtuara?

ROZAFAFlijimi mos të më shkoj kot..... Fara ime, fara jonë le të brufullojë! Këtu dhe atje ku s’pritet le të lulëzojë...Ku s’ pritet të lulëzojë, le të brufullo-jë...

Çarçafët sikur i kaplon stuhia.Çarçafët lëvizin ashtu që e ndërrojnë krejtësisht skenën. Ndërrimet ndodhin në kuadër të efekteve të dritave dhe të zërit. Ngjallen dhe bubullima dhe rrufe.

Page 70: Ekrem Kryeziu Tri Drama

69

15. NË KATEDRALË

Arqipeshkëv Luciani qëndron në mes të skenës, me duar të hapu-ra ndërsa Dom Augustini e vesh me të veshurat solemne.

ARQIPESHKËV LUCIANIA i keni zgjuar me kohë Inkuizitoret?

DOM AUGUSTINIPo.

ARQIPESHKËV LUCIANIAshtu... Tash më thuaj a ka lajme të reja nga “Veshët” e mi?

DOM AUGUSTINIJu presin juve, imzot...

ARQIPESHKËV LUCIANITjetër... Tjetër...

DOM AUGUSTINIPse më pyetni mua kur, ju i dini të gjitha?

ARQIPESHKËV LUCIANIUnë i di ato që duhet të dihen por... Mua më interesojnë ato që s’ishte dashur t’i di, e unë, pikërisht, ato dua t’i di... Ato, të cilat i dinë veç “veshët” e mi. Për atë punë janë atje...

DOM AUGUSTINIImzot, unë nuk di më shumë..

Page 71: Ekrem Kryeziu Tri Drama

70

ARQIPESHKËV LUCIANIFol! Fol! Si në rrëfyestore, fol.

DOM AUGUSTINIFlitet se, në kishë dhe rreth kishës së Maleve të Shenjta, po ndodhin gjëra të frikshme...

ARQIPESHKËV LUCIANI A lidhen këto “gjëra të frikshme” me vrasjen e Atë Lazrit?

DOM AUGUSTINIFlitet se, i pafajshmi do të dënohet...

ARQIPESHKËV LUCIANIKu e di ti se ai është i pafajshëm?...

DOM AUGUSTINIUnë asgjë nuk di. Thash flitet...Imzot, ku mund të di unë më shumë...Unë jam këtu, e gjyqi është atje...

ARQIPESHKËV LUCIANIDo të thotë ashtu? A tha diçka Ipeshkëv Pjetër Bogdani. DOM AUGUSTINI Ai është miku juaj im zot. Nëse ai donë të thotë diçka ai ju thotë juve... Kot më vëni në sprovë...

ARQIPESHKËV LUCIANI Ashtu, a?...Si shumë i mençur po më shtiresh sot...

DOM AUGUSTINIImzot, ju më njihni...Nuk po shtirem. Vërtet është ashtu... Kurrë nuk ju kam fshehur të vërteten.

Page 72: Ekrem Kryeziu Tri Drama

71

ARQIPESHKËV LUCIANIPo, po, e di... Në rregull je ti... Pa më thuaj, a i ka penguar dikujt At Lazri?

DOM AUGUSTINIDjali që po gjykohet, thonë se, nuk e ka njohur At Lazrin.

ARQIPESHKËV LUCIANITi, di për ndonjë mëkat të At Kerubinit?

DOM AUGUSTININuk thash asgjë për At Kerubinin, im zot.

ARQIPESHKËV LUCIANINuk thash as unë...

Heshtje... Dom Augustini largohet nga skena dhe prapë kthehet me një pjesë tjetër të të veshurave solemne të Arqipeshkëv Luci-anit.

DOM AUGUSTINITë veshurat i keni gati Imzot.

ARQIPESHKËV LUCIANINjëmend nuk di më shumë?...Hë?...Ti e di...Unë mund të marr vesh a ke ditur më shumë a jo...

DOM AUGUSTINIA kam fsheh ndonjëherë nga ju?...

ARQIPESHKËV LUCIANIJo por... Tundimet na përcjellin në çdo hap...

Page 73: Ekrem Kryeziu Tri Drama

72

DOM AUGUSTINIJu thash atë që ma kishin thënë “veshët”... Unë s’jam këtu për të men-duar...

ARQIPESHKËV LUCIANIAshtu të dua... Ashtu...

DOM AUGUSTINIJam në shërbimin tuaj imzot. Ne s’dimë asgjë. Ne jemi këtu, gjyqi është atje... Hyji në qiell i di të gjitha... Hyji në qiell vendos... Ne jemi shër-bëtor të tij.

ARQIPESHKËV LUCIANIAmen!

Page 74: Ekrem Kryeziu Tri Drama

73

16. GJYQI

Gjergj Elezi i kthehet prapë Ermalit.

GJERGJ ELEZINëse je i kësaj ane, e, i kësaj ane the se je, të kujt të patëm.

AT KERUBINIS’ke çka e pyet o Gjergj Elezi. A s’e sheh, ai është dobiç.

Masa e POPULLITDobiç... Dobiç... Dobiç...

At Kerubini sikur merr krah nga brohoritjet e turmës.

AT KERUBINIEdhe kjo e vërteton fajësinë e tij. Dobiçet janë më të mirët për këtë punë. Vrasin dhe pas vrasjes, nëse shpëtojnë, shpëtojnë, nëse zihen, nuk mund t’u merret pasuria se, pasuri as që kanë. Janë kurrkush. Vël-lait tanë At Lazri, iu paska shkruar nga hyji të vritet nga një kurrkush e, si atëherë ta dënojmë një kurrkënd!...

ERMALINuk jam kurrkush. Unë askënd nuk e kam vrarë.

GJERGJ ELEZI Nëse donë të je dikush duhet të tregosh se je i dikujt.

ERMALIJam, i juaji.

Page 75: Ekrem Kryeziu Tri Drama

74

GJERGJ ELEZII joni?!

ERMALII njërit nga ju.

Populli serish ulërinë dhe në atë ulërimë valëzohet duke përfun-duar në mërmëritje, herë pas here si në klithje .

MASA E POPULLIT - S’ është imi... - Është i yti... - Jo. S’ është imi, jo. - Është imi... - Është i yti?... - S’ është imi.. - Është yti... - Imi?! - Yti! Jo imi! - Jo imi, i yti... - Jo imi, i yti... - Jo imi, i yti... - Jo imi, i yti...

GJRGJ ELEZIE dëgjuat? Është i njërit nga ne...

MASA E POPULLIT- I njeriut nga ne? - S’ është im... - Është i yti... - Jo. S’ është imi, jo. - Është i njeriut nga ne? - S’ është imi...Është i yti...

Page 76: Ekrem Kryeziu Tri Drama

75

- Është i yti...S’ është imi... - S’ është imi...Është i yti... - Është i yti...S’ është imi...

GJERGJ ELEZINëse je i njërit nga ne, kush është ai “njëri nga ne”? Thuaje pa frikë.

AT KERUBINIDobiç... Dobiç... Dobiç...

Populli valëzimi masës nuk ndalet.

MASA E POPULLIT - S’ është, imi... - S’ është, imi... - S’ është, imi... - S’ është, imi... - S’ është, imi...

AT KERUBINIDobiç... Dobiç... Dobiç...

Ngjallen daullet dhe flamujt e kujtimeve serish lëshohen mbi skenë. Pjesëtarët e Popullit shtrihen nëpër skenë dhe me trupat e tyre formojnë varreza të tumulave, gurë varrezash më të reja dhe grumbuj dheu...Mbi atë masë të përzier ngritën Rozafa me Zana. Derisa skena merr tiparet e reja, si jehonë oshtijnë fjalët e Popullit të për-ziera me zhurmat karakteristike të stuhisë dhe muzikës.

MASA E POPULLIT - Kush e vrau? - Njeri nga ne? - S’ është im... - Është i yti...

Page 77: Ekrem Kryeziu Tri Drama

76

- Kush e vrau? - Njeri nga ne? - Jo. S’ është imi, jo. - Është i njeriut nga ne? - Kush e vrau? - Kush e vrau? - Kush e vrau? - Njeri nga ne? - Kush, kush... kush? - Kush e vrau? - Kush? - Kush u vrau? Kush e vrau? Kush e vrau? Kush e vrau? Kush e vrau?

Kush... Kush?... Kush u vra?

Ndërrimi i dritës e ngjall skenën e re.

ERMALIJam i njërit nga ju.

Masa serish ulërinë.

Ndërrimi i dritës e ngjall skenën e re.

Page 78: Ekrem Kryeziu Tri Drama

77

17. TË GJON MARKU

Kur skena ndriçohet në skenë na zbulohet Tringa dhe Gjon Marku. Nga jashtë dëgjohet një melodi e luajtur me kavall.

TRINGAA është e vërtetë që u zu dorasi?

GJON MARKUGjyqi ende nuk ka përfunduar punën...

TRINGAPse kanë ardhur gjyqtar të rinj.

GJON MARKUS’është kjo punë e imja.

TRINGAE di që s’është por, ti çka po mendon?

GJON MARKUUnë nuk jam gjykatës.

TRINGAMendimi yt është i rëndësishëm.

GJON MARKUËshtë me rëndësi edhe jeta e atij që gjykohet.

TRINGAPse nuk donë të flasësh.

Page 79: Ekrem Kryeziu Tri Drama

78

GJON MARKUAi ke kryer të gjitha punët e shtëpisë?

TRINGA Jo. Punët e shtëpisë kurrë s’kanë të kryer.

GJON MARKU Ik, kryej pra!

TRINGATë ka folur gjë djali.

GJON MARKUTë thash ik, nisja punës.

Derisa Tringa largohet nga skena e në skenë hyn Djali me kavall në dorë, Gjon Marku drejtohet kah mesi i skenës dhe gjunjëzohet të lutet, me fytyrë i kthyer kah publiku, para altarit imagjinar, si ta vëren të birin i drejtohet me ton të vrazhdë. GJON MARKULe kavallin, është koha për lutje.

Djali gjunjëzohet në pozitë lutjeje dhe bën kryq dhe ngritët..

GJON MARKUKaq shpejt e kreve lutjen.

DJALIJo tatë, lutjen e kisha bërë më parë vetëm desha të bëj kryq bashkë me ty...

GJON MARKUA je tash i qetë?

Page 80: Ekrem Kryeziu Tri Drama

79

DJALIJo tatë.

GJON MARKUPse, birë?

DJALIPo më frikon e gjitha katrahura në gjyq dhe rreth gjyqit.

GJON MARKUÇfarë faji ke bërë që të frikësohesh?

DJALISkam bërë asnjë faj por...Nuk di...A është njëmend ai djalë vrasës?

GJON MARKUA është vrasës?...Gjyqi do të vendos për këtë punë.

DJALIÇka po mendon ti, Tatë, për këtë punë?

GJON MARKUNuk është kjo puna ime.

DJALIUnë po kam dëshirë i pari ta dijë të vërteten...

GJON MARKUTë vërtetën, thua, ke dëshirë ta mësosh i pari?...

DJALIPo.

Page 81: Ekrem Kryeziu Tri Drama

80

GJON MARKUTë vërtetën e vërtetë, veç Hyji në qiell e di. Njeriu, vështir, shpeshherë kurrë, nuk mund ta mësojë të vërtetën e vërtetë...

DJALIPse atëherë mbahet gjyqi?

GJON MARKUPa gjyq jeta do të përmbysej.

DJALIUnë tatë besoj se djali, nuk është fajtor!

GJON MARKUBesimi është besim e, e vërteta, e vërtetë.

DJALIKu dallojnë ato...

GJON MARKUKëtë veç Hyji e di. Njeriu, edhe kur t’i mësojë të gjitha ai, prapë është në fillim të fillimeve të mësimit...

DJALITatë do të doja që edhe unë të jam në gjyq.

GJON MARKUA donë të bëhesh pjesë e llauzit që nuk po na lë kokën ta çojmë.

DJALIJo tatë, dua të jam pjesë e gjyqit..

GJON MARKUKe bërë ndonjë faj?

Page 82: Ekrem Kryeziu Tri Drama

81

DJALIJo tatë s’kam faj por, dua të shfajësohem.

GJON MARKUPër çka të shfajësohesh nëse nuk ke faj.DJALINëse nuk dal në gjyq përjetë do të jam fajtor.

GJON MARKUKe bërë diçka që unë nuk e di.

DJALIJo tatë. S’kam bërë asgjë që ti nuk e di por kam parë diçka që nuk të kam treguar se kam menduar se nuk është me rëndësi e, tash po shoh se kam gabuar.

GJON MARKUA je rrëfyer të prifti..

DJALIJam rrëfyer. Nuk më mjafton rrëfimi. Dua të dëshmoj..

GJON MARKUZoti qoftë më ty... Engjëjt i paq këshilltar.

Atmosfera ndërron me një efekt të theksuar të dritave dhe të muzikës.

Page 83: Ekrem Kryeziu Tri Drama

82

18. DËSHMIA

Daullet e thyejnë qetësinë e skenës së Gjon Markut. Populli serish valëvitet nëpër skenë. Djali është para At Kerubinit. Në mesin e gjyqtarëve shquhet figura e Arqipeshkëv Lucianit dhe Pjetër Bogdanit që qëndron para dy inkuizitorëve. Në skenë herë pas here paraqitet dhe Rozafa me Zanën.

AT KERUBINIA ke ardhur këtu me leje të përhiruarit Gjon Marku

DJALIPo.

AT KERUBINIMe vullnet tënd të lirë?

DJALIMe vullnet dhe dëshirën time.

AT KERUBINIMe sa di, ti je rrëfyer tek unë.

DJALIPo por, nuk jam i kënaqur vetëm me rrëfimin para jush.

AT KERUBINIRrëfimi është i shenjtë, këtu nuk flitet për të.

DJALIE di, prandaj jam këtu, të mos flas për rrëfimin por, për të vërteten.

Page 84: Ekrem Kryeziu Tri Drama

83

I përcjellë nga daullet në skenë paraqitet Gjergj Elezit dhe dëgjon çka po thuhet

AT KERUBINITë vërtetën?

DJALIPo. Të vërteten.

GJERGJ ELEZIAtëherë fol djalë, çka ke parë?

Ndërhyrja e Gjergj Elezit sikur e habit Djalin dhe ai për një çast nuk përgjigjet. Heshtja e tij e ngrit nga vendi Arqipeshkëvin.

ARQIPESHKËV LUCIANIÇka po të mundon biri im? Pse heshte? Mos do t’i biesh moh fjalëve që i ke thënë më parë.DJALIJo Im At.

ARQIPESHKËV LUCIANIAtëherë fol. Çka po të tundon?

DJALIAsgjë! S’kam as tundim as dyshim....

Nga masa e popullit si drithërimë valëvitët një pëshpërimë e zëshme.Masa e POPULLITTa dëgjojmë...Flet dera e Gjon Markut Djali...Djali...Ta dëgjojmë...

Page 85: Ekrem Kryeziu Tri Drama

84

DJALINuk di s’i t’ia nis... Vërtetë diçka, këtu, këtu brenda, , (tregon me dorë në gjoks) po më mundon, po më drithëron... Kjo dridhje, herë pas hare, ngjitet lartë... Sikur donë të ma zë frymën... Disi, si ngërç... Nuk di si ta shpjegoj. Prandaj erdha të shkarkohem para jush... Ta them atë që pash... Atë që di! Kur ta them këtë të vërtetë mendja ma thotë se, do të çlirohem.

PJETËR BOGDANIFol djalë. Të gjithë ne këtë gjyq e duan të vërtetën?

DJALIDo të doja të jetë ashtu....

ARQIPESHKËV LUCIANIDyshon në kë im birë?

DJALINuk di por, me Tatën tim, kur kam biseduar... Ai më ka thënë, biro, mbaje në mend se duhet të dënohet kushdo që e lëviz, qoftë edhe një gurë të mezhdës së huaj nga vendi i vet por, dënimi duhet të jetë edhe më i madh, ndaj atyre gjykatësve, të cilët me fjalë të rreme e qojnë ujin në mulli të gabuar...

ARQIPESHKËV LUCIANIA mendon se, në këtë gjyq, ka gjykatës të atillë?

DJALINuk di... Thash... Këtu kam ardhur të dëshmoj, jo të gjykojë. Dëshiroj që dëshmia ime të jetë një ndihmesë, sado e vogël, që uji i drejtësisë të mos e ndihmojë bluarjen në mulli të gabuar...

GJERGJ ELEZIDëshmo pra.

Page 86: Ekrem Kryeziu Tri Drama

85

ARQIPESHKËV LUCIANIPo të dëgjojmë

DJALIMë pyetni. Për herë të parë jam në gjyq. Nuk di si të flas.

PJETËR BOGDANIA e ke parë ndonjëherë, më parë, këtë burrë që qëndron i lidhur të ato dhoga të kryqëzuara.

DJALIE kam parë dhe kam biseduar më të.

AT KERUBINIKur e ke parë?

DJALIPara dhe pas vrasjes së At Lazrit. At Kerubini me sqimë të theksuar u drejtohet Gjergj Elezit.AT KERUBINISi po shihet nuk e kemi sjell këtu, pa arsye, këtë dobiç..

GJERGJ ELEZIDjali nuk tha se kush e ka vrarë At Lazrin. Djali tha se, këtë burrë e kishte parë para, dhe mbas vrasjes së At Lazrit...

PJETËR BOGDANIVërtetë ashtu tha djali.

AT KERUBINIEdhe unë s’thashë gjë tjetër, i përndrituri Arqipeshkëv Pjetër Bogdani...

Page 87: Ekrem Kryeziu Tri Drama

86

ARQIPESHKËV LUCIANINuk the, vërtetë. At Kerubini përulësisht tërhiqet, për një çast.

PJETËR BOGDANITrego biri im çka ke parë dhe, ku e ke parë këtë burrë?... Mendohu mirë çka po thua se, këtu për vrasje prifti po hetohet e, dënimi sipas kanunit është i rendë, sa s’ka më të rendë, prandaj nuk duhet të gabojmë.

DJALITri herë e kam parë këtë trim dhe dy herë kam folur me të.

ARQIPESHKËV LUCIANIÇka ke biseduar më të?

DJALIÇka kam biseduar me të, besoj, nuk është më rëndësi për këtë gjyq.

AT KERUBINIKe ardhur këtu të na mësosh apo të dëshmosh?

Arqipeshkëv Luciani me një shikim të rreptë e largon At Keru-binin nga “sheshi” i gjyqit, pastaj me plot butësi i kthehet Djalit.

ARQIPESHKËV LUCIANIBiri im e kuptojmë shqetësimin tënd por, për këtë gjyq çdo gjë është me rëndësi. Edhe fjala, edhe heshtja.

AT KERUBININuk të kemi ftuar këtu që ti ta përcaktosh çka është me rëndësi çka nuk është.

Page 88: Ekrem Kryeziu Tri Drama

87

Arqipeshkëv Pjetër Bogdani fjalen e tij e nis me ton urdhërues dhe pas heshtjes së shkurtër vazhdon me butësi dhe e qetëson situatën.

PJETËR BOGDANIAtë i nderuar!... Ta lëmë djalin të flas...

AT KERUBINIPërulësisht kërkoj ndjesë, Arqipeshkëv Pjetër Bogdani.... Përulësisht kërkoj ndjesë!

ARQIPESHKËV LUCIANIAshtu... Mund të vazhdojmë...

Arqipeshkëvi i kthehet djalit dhe, me shikim të përvuajtur, sikur t’i kërkonte ndjesë për këtë ndërprerje, butësisht i flet

PJETËR BOGDANIMos të shqetësojnë ndërprerjet... Kështu e ka puna e kërkimit të së vër-tetës, im birë...Nuk arrihet shpejt tek ajo që ne e dëshirojmë

DJALIE di imzot se ju nuk më keni ftuar... Vet kam ardhur. E, unë jam aq i rritur sa të di çka është me rendësi e çka jo. Nëse mua ma merr mendja se diçka nuk është më rendësi, njëmend, nuk është me rëndësi.

PJETËR BOGDANIKe të drejtë... Ke të drejtë. Veç fol. DJALIAskush deri tash nuk foli për cubat. Për këtë punë kam ardhur. Të tregoj çka i ka ndodhur këtij trimi nga cubat.

Page 89: Ekrem Kryeziu Tri Drama

88

PJETËR BOGDANICilat cuba, biri im?

DJALIKu di unë cilat cuba. Cuba janë cuba.

ARQIPESHKËV KERUBINICubat janë cuba po, por, cubat vijnë nga dika.

DJALIUnë nuk di prej nga kishin ardhur...

ARQIPESHKËV LUCIANIMirë. Fol pra çka di.

DJALITë Shkëmbinjtë e Strallit, e pashë këtë trim si po ecte ngadalë, mbi kalë.

ARQIPESHKËV LUCIANIKu janë Shkëmbinjtë e Strallit? DJALINë dalje të katundit, mbi Kishën e Maleve të Shenjta.

ARQIPESHKËV LUCIANIÇka shkove ti atje?

DJALIAndej më bien më shkurt rruga për në kishë.

ARQIPESHKËV LUCIANIAshtu?... Vazhdo.

Page 90: Ekrem Kryeziu Tri Drama

89

DJALI Kur po i afrohesha kthesës... U gëzova që e pash prapë këtë Trim dhe desha t’i ndërroj ca fjalë me të.

AT KERUBINIAshtu?...Pse deshe të flasësh me të?

DJALIE njihja dhe... Mu duk disi... I vetmuar... S’ishte më larg se pesëdh-jetë hapa nga unë. Vetëm një shkëmb na ndante. Tek po e shikoja si kalëronte me një qëndrim burrëror, papritmas, nga ultësira mbas shkëmbit që na ndante, ku kishte qenë e kurdisur prita, doli njëri nga cubat dhe e kapi për freri kalin e Trimit. Diçka folën por unë nuk kup-tova çka thanë.

AT KERUBINIThe se nuk ishin shumë larg...

DJALINuk ishin larg por, era që frynte nga Malet e Shenjta i merrte fjalët me vete. Në çastin kur cubi u mundua ta tërheq kalin e Trimit, nga prita që ata ia kishin kurdisur, dolën mbi kuaj edhe dy cuba të tjerë dhe, nisi një shtyrje mes tyre. Kur mendova se Trimi po ia dilte t’u ikte cubave, ata, në rrëpirën e dhiares, nëpër të cilën mundohej të ikte Trimi, e rrëzuan atë nga kali. Unë u struka se, nuk isha i armatosur. Kali i trimit me të shpejt u ngrit dhe doli në dhiaren e gurtë, ndërsa Trimi u rrokullis tatëpjetë. Cubat ia morën kalin dhe me të shpejt u larguan. I mbuluar nga pluhuri i rrëpirës Trimi iu ngjit dhiares dhe nisi të shtien në drej-tim të cubave me pushkën e tij të gjatë.

GJERGJ ELEZIA është e vërtetë gjithë kjo që tha Djali.

Page 91: Ekrem Kryeziu Tri Drama

90

ERMALIPo.

AT KERUBINIÇ’ na intereson neve, kush - kënd e ka rrezuar nga kali.

PJETËR BOGDANINa intereson shumë. Fol, biri im.

DJALIEdhe cubat, ia kthyen pushkën Trimit. Kalëronin dhe shtinin në drej-tim të tij... Unë nuk arrita t’i dalë në ndihmë trimit dhe, për këtë e ndiej veten fajtor...

GJERGJ ELEZISi do t’i ndihmoje ti ?

DJALINuk di por, po të më kishin parë, ndoshta ata do të ishin frikësuar dhe do ta lënin të qetë Trimin por unë s’u ngrita prandaj erdha të dëshmoj se po e ndiej veten të koritur pse qëndroja i strukur mbash shkëmbit... Për turpin tim, qëndroja i fshehur pas shkëmbit derisa nuk u qetësua çdo gjë.

PJETËR BOGDANIPa armë nuk luftohet. S’ke pse e ndien veten të turpëruar.

DJALIE di unë... Të nesërmen dëgjova se atë ditë ishte vrarë At Lazri. E kishin gjetur të vrarë pikërisht rreth vendit ku ishin përleshur cubat me Trim-in. Flitej se At Lazrin e kishte qëlluar një plumb mbas koke... Me sa di dhe, me sa kam dëgjuar, njeri i gjallë nuk e dinte kah kishte qenë duke shkuar At Lazri. A në katund, a në Bjeshkët e Shenjta... Nëse ai ka kalu-ar andej, si thuhet, dhe se është gjetur aty diku, mendja ma thotë se ka

Page 92: Ekrem Kryeziu Tri Drama

91

mundur ta merr ose ndonjë plumb i Trimit ose i ndonjërit nga cubat.... Trimi as që e ka parë At Lazrin. Nuk e kam parë as unë...Cubat kanë mundur ta shohin se kanë qenë duke kalëruar... Fundja ata edhe kanë mundur të kenë arsye ta vrasin At Lazrin.

ARQIPESHKËV LUCIANIPse paskan pasur arsye, cubat ta vrasin At Lazrin. Se mos kishte ndonjë pasuri ai oshënar?

DJALINuk e di a kishte pasur ndonjë pasuri me vete apo jo por, At Lazri ka mundur ta njohë ndonjërin nga Cubat dhe ata ta kenë vrarë...

ARQIPESHKËV LUCIANIPse ta vrisnin Cubat At Lazrin vetëm pse ai i paskësh njohur...

DJALINuk di... Cubat bëjnë punë të këqija...

At Kerubini inkuadrohet në pyetjet e gjyqit.

AT KERUBININjëmend cubat bëjnë punë të këqija por pse nuk e vranë këtë është para gjyqit, por vetëm ia murrën kalin?...

DJALINuk e di...

PJETËR BOGDANITi mendon se ata janë nisur ta vrasin At Lazrin dhe iu ka dashur di-kush që do fajësohet në vend të tyre.

DJALIAshtu ma thotë mendja.

Page 93: Ekrem Kryeziu Tri Drama

92

PJETËR BOGDANIA ta merr mendja se ata e kanë njohur këtë burrë që e kemi këtu para gjyqit.

DJALINdoshta e kanë njohur... Ndoshta e kanë përcjellë...

ARQIPESHKËV LUCIANIA ka pasur armiq At Lazri... Fol biri im. E vërteta do të bëjë të lirë...

DJALIThuhet se të ndershmit gjithkund kanë armiq e, At Lazri ka qenë i ndershëm

AT LUCIANIA i ke parë ndonjëherë më parë këta cuba në katund.

DJALI Jo. Ata duhet të kenë qenë nga ndonjë bajrak tjetër. Kanë ardhur këtu, sigurisht, të ftuar nga dikush që e ka porositë vrasjen e At Lazrit...

AT KERUBINIMbylle gojën o i pa fe.

NJË NJERI TJETËR NGA POPULLIPo gjykohet njeri i pafajshëm

MASA E POPULLIT Qenka i pafajshëm... I pafajshëm... I pafajshëm... Lirojeni Trimin!....Qenka i pafajshëm... Lirojeni! Është i pa fajshëm... Lirojeni!

Page 94: Ekrem Kryeziu Tri Drama

93

I pafajshëm i pafajshëm... Lirojeni! Është vrarë pahiri... Lirojeni Trimin! Pahiri është vrarë, pahiri... Lirojeni. Lirojeni...

At Kerubini xhindoset dhe i përgjigjet Popullit.

AT KERUBININuk kemi ardhur këtu të lirojmë por ta zbulojmë të vërteten dhe dora-sin ta dënojmë, ta zhbijmë nga faqja e dheut..

PJETËR BOGDANIKemi ardhur këtu ta zbulojmë të vërteten por, mos harro o At i nderu-ar, gjykatës i mirë është ai i cili me fjalët e tij ia sheshon rrugën gjykimit të drejt, duke e peshuar mirë falen e thënë para burrave, duke mos ua shtuar fjalëve peshën të cilën ato nuk e kanë por, as duke mos ua zvogëluar peshën e fjalëve të thëna. Siguria e popullit është dhe duhet të jetë ligj mbi ligjet. Për këtë punë kemi ardhur këtu se, s’ka torturë më të madhe se tortura e mbrojtur nga ligji.

Arqipeshkëv Luciani tash i afrohet Djalit.

ARQIPESHKËV LUCIANIKush mendon se ka mundur ta dijë kah është nisur dhe kah shkonte At Lazri?

DJALIMund ta kenë ditur ata që kanë qenë me të...

ARQIPESHKËV LUCIANIA nuk thuhet se At Lazri po udhëtonte vetëm?

Page 95: Ekrem Kryeziu Tri Drama

94

DJALIAshtu thuhet...

ARQIPESHKËV LUCIANIPse atëherë the se, ata që kanë qenë me të, kanë mundur ta dinë kah është nisur At Lazri.

DJALINuk e di... Mendoj... Kam munduar ta dinë eproret e tij... Ata është dashur ta dinë se, ku e kanë dërguar atë në atë kohë. Tata thoshte se ai gjithmonë ka ecur me detyrë nëpër Malet e shenjta...Oshënaret nuk sillen maleve pa ndonjë arsye... Nuk e di...

ARQIPESHKËV LUCIANIE di ti kush është ka qenë eprori i tij

DJALIJo veç unë... Këtë e di krejt rrethina... At Kerubini.

ARQIPESHKËV LUCIANIDo të thotë At Kerubini është dashur ta di kah është nisur At Lazri?...

DJALIBesoj, ishte dashur... Nuk e di...

AT KERUBININëse nuk e di pse flet?...

DJALIFola pse më pyeti përfaqësuesi i Kishës së shenjtë.

Arqipeshkëv Luciani e shikon At Kerubinin. At Kerubini tërhiqet.

Page 96: Ekrem Kryeziu Tri Drama

95

ARQIPESHKËV LUCIANIAt Lazri ka qenë i nderuar....

AT KERUBINIPo Shumë.

I kthehet Djalit.

ARQIPESHKËV LUCIANIE ka dashur populli.

DJALIPo shumë... Ka qenë shpirt njeriu

ARQIPESHKËV LUCIANIËshtë e vërtetë kjo që thotë Djali?

AT KERUBINIËshtë e vërtetë.

ARQIPESHKËV LUCIANII ka penguar dikujt At Lazri?

Për një çast nuk përgjigjet askush

PJETËR BOGDANII ka penguar dikujt At Lazri?... A i ka penguar dikujt shenjtëria e tij?

AT KERUBINIPo më pyetni mua shkëlqesi?!

PJETËR BOGDANIPo ju pyes juve At Kerubini.

Page 97: Ekrem Kryeziu Tri Drama

96

AT KERUBINIPse mua, shkëlqesi? A është e mundur të dyshoni në mua? Ku mendoni se unë paskam gabuar dhe i besoni këtij djali...

PJETËR BOGDANINëse e ka dashur populli, si tha Djali dhe ju e vërtetuat këtë... Nëse grigja e tij thoshte se ai ishte shpirt njeriu, si është e mundur që ajo grigjë ta vriste shpirtin e vet?

AT KERUBINIKu e shihni ju fajtorin shkëlqesi...

PJETËR BOGDANINe kemi ardhur të dëgjojmë, jo të vendosim, jo të gjykojmë. Ju mund ta dini më se miri kush e ka ngrehur kurthin...

AT KERUBINIUnë mund të them se grigja e besimtarëve as nuk ka ngrehur kurth e as nuk e ka vrarë.

ARQIPESHKËV LUCIANIAsnjë çast, askush nga ne nuk e ka venë në dyshim grigjën e besim-tarëve.

AT KERUBINIDhe keni të drejt im zot. Këtë e vërtetoi edhe Djali.

PJETËR BOGDANIGjykatës i mirë është ai që e peshon mirë fjalën e tij dhe që nuk i fsheh faktet. Gjykatës i mirë është ai i cili nuk i ikën kërkimit të së vërtetës dhe postin që ka nuk e përdor t’i torturojë të tjerët.

AT KERUBINIIm zot ju njëmend dyshoni në fjalët e mija?

Page 98: Ekrem Kryeziu Tri Drama

97

ARQIPESHKËV LUCIANIJu thoni me gjithë mend se ky që është para nesh e ka vrarë?

AT KERUBINIDuhet ta ndjekim dhe djegim djallin kudo që është. Djalli duhet dje-gur... Duhet djegur. Djalli qoftë para nesh qoftë në ne. Duhet djegur... Duhet djegur Im At... Im At Djalli ka hyrë në këtë popull djalli...

PJETËR BOGDANIDjalli duhet djegur por së pari duhet të vërtetohet se djalli është djall e jo djalë. Skena errësohet .

Page 99: Ekrem Kryeziu Tri Drama

98

19. ROZAFA & ZANA SHTOJZOVALLË

Hapen dritat. Rozafa përballet me Zanën Shtojzovalle.

ROZAFAPritsha që djalin të ma ruajnë... Ata duan të ma kallin...Të më humbet fara.

ZANA SHTOJZOVALLEMos ke frikë. Djalin do ta shpëtojmë

ROZAFAKam frikë se po i njoh gjithnjë e më shumë... Për kë u flijova? Për një çast? Për kurorë të urës... Të themeleve të Kalasë apo sedrës së kujt?

ZANA SHTOJZOVALLEFlijimi ishte vullneti yt. E bëre këtë për bukën e jetës.

ROZAFASe mos e bëra këtë për veti?

ZANA SHTOJZOVALLEBuka e jetës më shumë iu takon të tjerëve se që të takon ty. Ty të takon pavdekësinë...

ROZAFAPavdekësia?!

ZANA SHTOJZOVALLEPo... Kjo është e vërteta.

Page 100: Ekrem Kryeziu Tri Drama

99

ROZAFAOj Zana shtojzovalle, motër imja, asgjë s’bëra për pavdekësinë por për jetën. Jetën e djalit dhe jetën e djemve të tij dhe djemve të brezave që do të vinë... Me këtë gjyq... Me këto kallje në turra drurësh, nuk do ta kallin vetëm Ermalin tim. Kështu mund të kallën brezat që do të vinë...

ZANA SHTOJZOVALLEKështu mund ta kallin edhe bukën e jetës por nuk do të ndodh kjo.

ROZAFAOj motër imja, po kam frikë se ata që kallin Bukën e Jetës duke shkelur mbi brezat e kaluar, kurrë nuk do t’i gëzohen ardhmërisë. Symbyllazi do të sillen rreth vetes, larg botës... Kot urat... Kot kalatë...

Page 101: Ekrem Kryeziu Tri Drama

100

20. ROZAFA NË GJYQ

Së pari ndriçohet vetëm koka e Rozafës pastaj e tërë skena. Është atmos-ferë i reale dhe e tërë ajo që ndodh i ka përmasat e jo realitetit

ROZAFADo të luftoj për tim birë...

Populli valëzohet neper skenë. Lëvizje dritash.

MASA E POPULLIT - Ta zhbijmë fajtorin, - Ta zhbijmë! - Gjakësorin... - Tradhtarin... - Ta fshijmë si kurrë të mos kishte qenë! - Ta fshijmë... - Ta fshijmë! - Me teshë, e me koteshe.... - Ta fshijmë... - Ta zhbijmë! - Ta fshijmë!

“Kryqi” ku qëndronte Ermali lëvizë ashtu që duket se do të rrezohet dhe prapë ngritët duke u pirr në anën tjetër. Pas disa lëvizjeve kryqi rrotullo-het në anën tjetër dhe, tani në kryq është Rozafa. Kryqi me Rozafën në të, sa rrezohet dhe mbulohet nga populli, sa ngritët. Rozafa arrin të lirohet nga kryqi dhe me mund del në mes të skenës. At Kerubini, kur e vëren Rozafën, sillet nëpër skenë me një shqetësim të madh.

Page 102: Ekrem Kryeziu Tri Drama

101

AT KERUBINIRoje... Roje.... Djalli është mes nesh Djalli... Roje...Tani kjo skenë shndërrohet në një realitet halucinant. Derisa të tjerët flasin shpejt, At Kerubini herë flet ngadalë me patetikë të theksuar.

AT KERUBINIRoje! Ku është dorasi?...Kush është kjo?... Kush e la këtë grua të hyj këtu? Nxëreni jashtë

Rojet mundohen ta pengojnë depërtimin e Rozafës drejt Ermalit.

ROZAFALargohuni të mallkuar! Nuk mund të më ndaloni më të luftoj për tim birë...

AT KERUBINIRoje... Roje... Djalli është mes nesh. Roje...

Rozafa e lemerisur ua kall datën rojeve.

ROZAFALargohuni se mund ta pësoni keq me këto shpata si kryqe. Largohuni! Ju nuk po e ruani kishën e shenjtë por veten tuaj. Urdhërdhënësit tuaj... Zotërinjtë tuaj... Ata që e kanë vrugnue veladonin. Largohuni!

Rojat largohen. Populli e ngre lart kryqin. Në të tash është Ermali.

ROZAFAErmal, pse nuk ua thua emrin?

ERMALIUa kam thënë.

Page 103: Ekrem Kryeziu Tri Drama

ROZAFAJo. Nuk ua ke thënë... Unë tërë kohën jam këtu.

ERMALIUa kam thënë, nënë.

ROZAFAJo! Nuk ua ke thënë Ermal emrin tënd të bukur. Tërë kohen kam qenë mbas teje. Nuk iu ke thënë asgjë. As emrin tënd as, emrin tim.

ERMALIKëtyre s’ju lypset emri, nënë. Këta duan vetëm të vrasin.

AT KERUBININënë?! Kush je ti që ma trazon gjyqin mua? Kush je ti që sillesh këndej, me këto të veshura, si e dal nga varri...

ROZAFA Nga varri jam... Nga varri kam dalë. Nga varri ynë...

MASA E POPULLITAaaaaaaaa

AT KERUBININdaluni! Ku po ikni? Ndaluni!

ROZAFAMë është dashur të dal nga varri për ta mbrojtur rrjedhën e qumështit tim që doni të ma shprishni në këtë dhé, dhe ndër dhera të huaja...MASA E POPULLITAaaaaaaaa

AT KERUBININdaluni!... Kujt ia keni friken?

Page 104: Ekrem Kryeziu Tri Drama

103

MASA E POPULLITAaaaaaaaa

AT KERUBINIA doli kush nga varri që të dalë kjo? Cilën rrjedh të qumësht paske ar-dhur ta mbrosh? Cila rrjedh e qumështit na paskësh nisur të shprishet në këtë dhé, dhe në dhera të huaja?...

ROZAFANëna e di këtë...

AT KERUBININënë e kujt je që ke ardhur ta mbrosh tët birë, si thua ti.

ROZAFA Jam nënë e tim bir!...

MASA E POPULLIAaaaaaaaa

AT KERUBINILargojeni këtë grua! Largojeni!

ROZAFASi guxon të flasësh kështu me mua? Nuk të kujtohem kush jam?! S’të vjen turp të thuash se nuk me njeh?! Ke dashur të më harrosh dhe më ke harruar?! Por unë, s’të kam harruar. Ti ishe ai që me gurin e fundit ma mbylle shikimin drejt djepit të birit tim. Nuk të mjaftoi flijimi im në themelet e Urë-kalasë. Unë e flijova jetën por ti ma vodhe lumturinë. Gëzimin që ta shoh t’ im duke u rritur si pjesë e botës. Ti më murose. E vdekur të duhesha. Atëherë s’kishe veladon por, një gunë të zezë. A i ke harruar këto të veshura? I ke ndërruar të veshurat, e ke ndërruar emrin por, ke ngel ai që ishe. Kokëngrënës. Gjakpirës. Djall me fytyrë njeriu. Shtireshe si Cerber e s’ishe tjetër pos Llucifer, i mbuluar me veladon të

Page 105: Ekrem Kryeziu Tri Drama

104

kishës së shenjtë. Predikimet tua të rrejshme janë pëgëra kundërmuese që tentojnë ta ndotin gjakun e të pafajshëmve. Me kryqëzimin e bir-it tim në këtë gjyq rrenash, po e përdhosni murosjen time dhe duke shkelur mbi mbamendjen tonë shekullore po gjenin tonë po përpiqeni ta shndërroni në pluhur. Në hi.

AT KERUBINIÇ’ janë këto fjalë para këtij gjyqi të shenjtë?

ROZAFAJanë fjalë të vërteta.

AT KERUBINIKush është biri yt? Për çfarë murosje flet ti? Ç’ janë këto përralla.

ROZAFAPushteti mbi jetën dhe vdekjen, s’ është përrallë, siç nuk ishte përrallë as murosja ime e, as kryqëzimi i Krishtit.

At Kerubini i kthehet “popullit”..

AT KERUBINIKush është kjo që ka guxim të flasë për Krishtin.

ROZAFAPërulu para meje! O fatzi, ose të kanë lenë sytë, ose të ka ikur mendja, e nuk sheh se jam Rozafa!

AT KERUBINICila Rozafë

ROZAFARozafa e flijuar në themelet e Urë-Kalasë... Rozafa, Nëna e tij. Nëna e Ermalit.. Rozafa që e ka mundur vdekjen me dashurinë për jetë

Page 106: Ekrem Kryeziu Tri Drama

105

Rozafa i afrohet Ermalit në kryq dhe mbështetet për trupin e tij.

ROZAFAOooo birë, Ermal i nënës, sa e gurëzuar isha, në atë gurë të Urë-kalasë, kur mi gurëzuan gjinjtë që të mos mund të të mëkoja. O të mallkuar, pa dhembje njerëzore. Ma gurëzuat dhe qumështin e gjirit tim hyjnor që ta vrisni trashëgimin tim. Çka ju deshtë flijimi im kur shkelet mbi trashëgiminë time. Pa trashëgimi flijimi s’ishte flijim por vrasje. Që atë ditë kur djalin nga gjiri ma hoqët, deshët gurë ta bëni çdo gjë që lidhej me emrin tim. E merituat mallkimin dhe mallkimi na ra mbi kokë.

MIS EDITA po dëgjon çka po flitet?...

XHIRUESIJemi në vorbull shekujsh...

AT KERUBINIKush të fijoi... Kisha nuk pranon flijime... Kisha s’ ka rite pagane...

ROZAFAKisha nuk më flijoi... Atëbotë s’kishte kishë në këto anë. Shumë vonë i pamë këta veladonë. Thash ti kishe gunë të zezë, si e dalë nga ferri...Si nuk të kujtohen përgjërimet e mia kur e ndërseje popullin... A nuk të kujtohen përgjërimet e mia. Lutjet e fundit, para se gjiri im të gurëzo-het në themelet e Urë-Kalasë...

AT KERUBINIE dëgjoni ç’ thotë kjo e përralluar?! O Zot... E murosur dhe e dalë nga muri.... E dëgjuat, të murosurën?! E dëgjuat të dalën nga muri. E dëgjuat të dalën nga varri? E dëgjuat të dalën nga themelet e Urë-kalave tona... O zot i madh me ndjej që nuk po mund ta parandaloj këtë blasfemi... T’ia nisim nga e para. A mund të ngjallet dikush që ka vdekur një herë.

Page 107: Ekrem Kryeziu Tri Drama

106

MASA E POPULLITJooooo!

AT KERUBINIA mund të jetë kjo e dalë nga muri...

MASA E POPULLITJooooo.

AT KERUBINIA mund të ketë qenë kjo e murosur?!

MASA E POPULLITJooooo.

AT KERUBINIA mund kush të dal nga varri?

MASA E POPULLITJooooo.

AT KERUBINIA mund të jetë kjo, e dalë nga muri? A mund të jetë kjo e dalë a nga Varri? A mund të jetë kjo e dalë nga themelet e Urë–Kalave? A mund të jetë kjo nënë e këtij vrasësi?

MASA E POPULLIT- Jooooo.- Jooooo.- Jooooo.

AT KERUBINIJo pra! Kot thotë se është nënë e tij. Kot!

Page 108: Ekrem Kryeziu Tri Drama

107

ROZAFAA prapë donë ta mohosh të vërtetën.

AT KERUBININëse je ajo që thua, si mund të jesh këtu. Ti nuk je më. Ti as që ke qenë, e as që je, ajo që thua.

MASA E POPULLIT - Kurrë jo, e këtij vrasësi! - Kurrë jo, e dalë nga muri! - Kurrë jo, e dalë nga Varri? - Kurrë jo e dalë nga themelet e Urë –Kalave? - Kurrë jo!... - Kurrë jo! - Kurrë jo!... - Kukuuuuuuuuu

Kukama e Popullit përcillet me një tollovi që e mbulon skenën.Rojet me kryqe, si me armë, mbrohen nga populli.Populli, duke ulëritur i lemerisur me në një trans të çuditshëm, sillet në mënyrë rrethore, si akrepat e orës, pjesa tjetër, në anë të kundërt.. Disa nga ata ia mbajnë anën Rozafës, disa të tjerë ia mbajnë anën At Keru-binit. Në mesin e këtyre mbështetjeve apo mos mbështetjeve rrjedh edhe monologu i Rozafës.

ROZAFANdaleni kukamën!... Dëgjoni! Sa shekuj kanë kaluar mbi ne?... Peran-dori të ndryshme deshën të na thyejnë... Ato që bluan popuj... Shtjer-rën gjuhë... E ne?... Ja ku jemi. Të gjallë dhe me gjuhen tonë... E ti? Nuk donë të më njohësh. Me quan të vdekur dhe të harruar... Sa të jetojë populli im, e gjallë do të jam dhe unë. E gjallë të ballafaqohem me ata që duan të ma mohojnë qenësinë time. O djall me veladon prifti... Nga bota e nëndheshme nuk kam ardhur vetëm....Jo! Me mua janë zanat. Mbrojtëset e farës sonë ndër shekuj... Mbrojtëset e pjellshmërisë sonë.

Page 109: Ekrem Kryeziu Tri Drama

108

Themeleve të shpirtit tonë. U ngjallem të mos lejojmë të na gërryejnë përbrenda. Ata që grapcuan dikur tani duan të na zhbijnë. Jam këtu t’i luftoj brejtësit e ndyrë, të lindur edhe nga gjaku ynë i shprishur... Duke e mbrojtur Ermalin, pinjollin e vijës së qumështit tim hyjnor, o Zot, që kurrë kaq të madh nuk e kam parë, po e mbroj trungun tanë, të mos thahet përbrenda.... Po lejuam të ndodh kjo, do të plandosemi sikur kurrë të mos kishim qenë... Nuk do të ngelë as lëvozhgë që dikur ishte pjesë e trungut..

ERMALIKot mundohesh nënë t’ua hapësh sytë.

At Kerubini ngre dorën. Populli merr valë serish.

MASA E POPULLIT - Oooooo...

AT KERUBINIKeni dëgjuar për Rozafën?

MASA E POPULLIT - Jooooo...

AT KERUBINIJa, shikoni mjeshtret e magjisë së zezë.

MASA E POPULLIT- Oooooo...

AT KERUBINIKjo dhe hijet e saja fshehën pas mitit për ta për t’i fshehur vrasjet. Komplotet e pafundme. Të paturpshme! Përkulu para kryqit oj shajni e forcave të liga... Përkulu para kryqit, nëse do shpëtim.

Page 110: Ekrem Kryeziu Tri Drama

109

ROZAFATi përkulu! Ti pastro shpirtin, nëse e do shpëtimin. Jo unë.

AT KERUBINIShporru oj Duhma e ferrit donë ti më mësojë mua?

ROZAFATë mësoj o shërbëtor i shpifur i kishës. Ti që me krime donë ta ndërro-sh historinë dhe mbi krime ta ngreh mbretërinë tënde. Lartë e më lartë. Kot e organizove vrasjen e At Lazrit. Kot u mundove ta shkelësh vijën e gjakut tim. Unë isha! Unë jam dhe do të jam, këtu dhe gjithkund në këtë vend. Në ajër... Në tokë... Në ujët që pihet, në ujët e lumenjve, ujët e shiut, dhe në ujërat e deteve tona... E vodhe veladonin e huaj dhe e lave me gjak brez pas brezi dhe erdhe këtu të gjykosh. Ti e fute në kurth At Lazrin? Mbi korpin e shenjtë të tij deshe të ngjitesh më lartë. E vrave se të verboi pastërtia e tij. E vrave të dëshmosh se Lluciferët ende janë gjallë. Atë se vranë Cubat, por mendja jote e dalë nga ferri. Veladoni i oshënarit ka nisur të të djeg dhe do të djeg gjithnjë e më shumë, deri sa të mos shkrihesh i tëri në zjarr ferri.

AT KERUBINIShporru! Oj Blasfemi e ndyrë! Ik, oj Shajni e largqoftit... Ik atje ku e ke vendin!... Lutu që varri lë të pranojë brenda

ROZAFAUnë do të ikë nga ti por, ku do të ikësh ti nga mëkati yt?

MASA E POPULLIT - Rozafa e flijuar. - Rozafa e themeleve tona. - Rozafa e urë-kalave... - Joooo... - Rozafa s’ harrohet.... - Jooooo...

Page 111: Ekrem Kryeziu Tri Drama

110

- Rozafa nuk humbet në harresë... - Në harresë nuk humbet Rozafa... - Rozafa nuk humbet në harresë...

AT KERUBINILargojeni nga gjyqi këtë grua!

MASA E POPULLIT - Rozafa e flijuar. - Rozafa e harruar - Rozafa nuk humbet në harresë... - Në harresë nuk humbet Rozafa... - Rozafa nuk humbet në harresë... - Joooooooo....

AT KERUBINILargojeni nga gjyqi këtë gënjeshtare.

Në skenë hyn Arqipeshkëv Luciani me Arqipeshkëv Pjetër Bogdanin dhe tani skena merr ngjyrimin e reales. At Kerubini ngel i shtangur. MASA E POPULLIT - Në harresë nuk humbet Rozafa... - Rozafa nuk humbet në harresë...

ARQIPESHKËV LUCIANINdal! Unë vendos këtu, kush të flet kush jo. Le të flet Rozafa.

AT KERUBINI Cila Rozafë?

PJETËR BOGDANII flijuara jonë.

Page 112: Ekrem Kryeziu Tri Drama

111

AT KERUBINIShkëlqesi, për kë po flisni.

ARQIPESHKËV LUCIANIPër atë që dimë ne e di, edhe ti.

AT KERUBINIKe po e mbroni shkëlqesi? Blasfeminë?

ARQIPESHKËV LUCIANITë vërteten!

AT KERUBINITë vërtetën pagane?

ARQIPESHKËV LUCIANITë vërtetën e këtij vendi.

AT KERUBINIShkëlqesi, me përulësi ju përkujtoj që gjyqin që e udhëheq unë...

PJETËR BOGDANIKëtë gjyq s’e udhëheq as ti as ne por, e vërteta dhe kisha e shenjtë. Kur u tha të dëgjohet Rozafa, Rozafën do ta dëgjojmë! Nuk duam... Nuk guxojmë të shkelim mbi flijimin për tu ngritur më lart... AT KERUBINIKush u flijua? Kush?

ARQIPESHKËV LUCIANIAtë që s’e sheh njeriu e sheh hyji.

ROZAFAA më është dhënë Besa se do të kujdeseni për tim birë?

Page 113: Ekrem Kryeziu Tri Drama

112

ARQIPESHKËV LUCIANIPo.

ROZAFAÇka po ndodh atëherë? Kënd ta fajësojmë që djemtë tanë vriten, si cuba. Kënd ta fajësojmë.

PJETËR BOGDANISë pari, veten tonë...

ROZAFAPa Besë nuk ka drejtësi. Pa Besë nuk ka shtet.. Pa besë nuk ka jetë!

AT KERUBINIBesë... Besë... Besë... Shkëlqesi a nuk ju lodhen këto fjalë? Ku gjeni forcë t’i dëgjoni të gjitha këto gënjeshtrat të këtyre kokëkrisurve. E dëgjuat këtë kokëgdhe kur më akuzoi se unë kam qenë në murosjen e saj dhe me gurin e fundit ia kam mbyllur sytë.

ROZAFAE thash të vërteten.

AT KERUBINI Kur ka ndodhur kjo “e vërtetë”, kur?

ROZAFANë kohen e përtej vdekjes...

AT KERUBINIE dëgjuat, shkëlqesi.

ARQIPESHKËV LUCIANITë gjithë kemi ardhur nga ajo kohë...

Page 114: Ekrem Kryeziu Tri Drama

113

AT KERUBINIShkëlqesi, po e mbroni këtë gënjeshtare?

ARQIPESHKËV LUCIANIKëtu jemi ta mbrojmë të vërteten...

AT KERUBINITë vërteten që jeni shqiptar?

PJETËR BOGDANITë vërteten që jam njeri.

MASA E POPULLIT - Rozafën e flijuam. - Rozafën e themeleve tona. - Rozafën e urë-kalave... - Joooo... - Rozafa s’ harrohet.... - Jooooo... - Rozafen e harruam... - Jooooo... - Rozafa nuk sharron në harresë... - Joooooooo.... - Rozafa sharroi në harresë - Jooooooo - Jooooooo - Jooooooo - Kurrë joooooo

At Kerubini i tmerruar nga deliriumi Popullit....

AT KERUBINIShqiptarët s’dinë ti dallojnë kufijtë e kohës...

Page 115: Ekrem Kryeziu Tri Drama

114

O i plotfuqishmi më shpëto nga kjo blasfemi. Më nxjerr jashtë errësir-ave të këtyre anëve!

ROZAFA Cili terr po të frikëson o i dalë nga limeret e ndyrë të djajve të zi?... Kujt po i lutesh tani... O zot, o Hyj i shenjtë më ndihmo t’i bëj ballë stuhive të Ferrit qëruan edhe këtë tempull ta rrafshojnë!

AT KERUBINILargojeni këtë mashtruese! Largojeni këtë kukudh.

PJETËR BOGDANIKisha e shenjtë nuk i dëbon të shenjtit e një populli... Për mua ky gjyq ka marr fund. Duke u sjell ndër kohëra të pa kohë, ky gjyq sharroi në labirintet e kohës...

Arqipeshkëv Luciani me përcjellësit e tij largohet nga skena. At Kerubini mundohet t’i ndal por kot, ata dalin nga skena.Daullet me zhaurimën e tyre i bëjnë ulërimat e popullit edhe më të tmerrshme.

Skena ngadalë sharron në terr.

Page 116: Ekrem Kryeziu Tri Drama

115

21. TË ARQIPESHKËV LUCIANI

Në skenë është shtrati i vendosur në mënyrë vertikale në të cilin është i “shtrirë” Arqipeshkëv Luciani. Në të vërtetë ai është në këmbë por të krijon përshtypjen e shtratit të shikuar nga lartë. Shtrati ka baldehina. Katër baldehinet, në të katër anët e shtratit duken si katër shtiza të mëdha të drejtuara nga publiku. Mbu-luesen e shtratit është duke e rregulluar Dom Augustini.

DOM AUGUSTINIShkëlqesi pse u larguat nga gjyqi aq shpejt.

ARQIPESHKËV LUCIANIS’u larguam. Ne jemi aty... Ne jemi gjithkund... U pamë aty, apo nuk u pamë...

DOM AUGUSTINIA prapë gabova?

ARQIPESHKËV LUCIANIJo, nuk gabove... Mosdija nuk është, gabim por sëmundje... Njerëzimi me shekuj është në shtrat të kësaj lëngate e nuk po e kupton sëmundjen qe ka ... Detyrë e jona është t’i ndihmojmë të dalë nga shtrati. Të zgjo-het, Të del në dritë dhe të nis të jetojë... Duhet të ngrohem që ta shoh ditën e nesërme... A po më duket mua apo sonte bën aq ftohtë, sa macja e miu flinë bashkë...

DOM AUGUSTINIËshtë ftohtë shkëlqesi, edhe për mua...

Page 117: Ekrem Kryeziu Tri Drama

116

ARQIPESHKËV LUCIANIEdhe për ty që je kaq i ri...O Zot, nga ky i ftohtë përfundimisht po më ngrinë mishtë e eshtrat copë po më bëhen... Është kthyer bota për së prapthi...

DOM AUGUSTINIDimrat janë egërsuar shkëlqesi... Nesër dot ketë Diell... Dritë...

ARQIPESHKËV LUCIANIDiell... Dritë... Po s’e kallem të keqen s’mund të kemi dritë... Fatkeqësia jonë është e madhe... E keqja s’është veç në mendjen e një njeriu...

DOM AUGUSTINIShkëlqesi, jemi në dimër...

ARQIPESHKËV LUCIANIDimrin e mosmarrëveshjeve tona... Ç’ është edhe më keq, ky dimër të mërdhin e vera e tij të përvëlon... Mezi pres të më thërret, për në atë botë, ati ynë në qiell... Le të përvëlohet apo le të mërdhij në këtë botë, dikush tjetër në vend timin...

DOM AUGUSTINIDo të thotë do ta pësojë At Kerubini...

ARQIPESHKËV LUCIANIÇdo gjë është në dorë të zotit ... Vullnetin e tij s’ mund ta pengojë dash-ja e njeriut...

DOM AUGUSTINIA mund t’i ndihmojmë...

ARQIPESHKËV LUCIANITë gjithë jemi në dorë të Zotit... Dikush bie, dikush ngritët... Gjyqi i Zotit është gjyqi i fundit... Asgjë s’ mund të bëhet kundër vullnetit të

Page 118: Ekrem Kryeziu Tri Drama

117

tij...(e nxjerr shishen nga shtrati) Merre këtë shishe dhe ma sjell tjetrën me ujë të nxehtë... Natë e gjatë më pret... Po s’e kallem të keqen s’mund të kemi dritë... Jo, jo, s’mund të kemi, jo.

Errësohet skena dhe ngjallen daullet për sskenen e ardhshme.

Page 119: Ekrem Kryeziu Tri Drama

118

22. ROZAFA NË GJYQ

Skena e gjyqit si më parë.

AT KERUBINIKush e hapi derën kësaj? Roje... Roje largojeni këtë therë Ferri.

Rojet nuk guxojnë t’i afrohen.

ROZAFAKush të më largojë? Rojat e tua që bashkë me ty ferrin e sollët këtu? AT KERUBINILargojeni prej këtu këtë kufomë që kundërmon. Kufomë që kockat, kaherë i janë thërrmuar. Kush e lejojë të dalë prapë para gjyqit. ROZAFAKur do të kuptosh se unë nuk lypi leje. Unë jam këtu të të ndjek ty, jo ti, mua... Prano fajin dhe do t’i shpëtosh zjarrit të Ferrit.

AT KERUBINIÇka di ti për zjarrin e Ferrit , ti fryt i blasfemisë!

ROZAFANuk di më shumë se ti. Ti je Lucifer. Shkëlqim i atij zjarri në të cilin ti synon botën ta hedhesh.

AT KERUBINIHesht!

Page 120: Ekrem Kryeziu Tri Drama

119

ROZAFAA të heshtë për dashurinë që patëm për botën të jemi pjesë të saj. A të heshtë për shtrirjet tona mbi ujëra, mbi dete, si ura me harqe ylberi, vetëm për ta prekur atë që na dëbonte. Na vriste pa gjyq? Kufomat i mbaj të stivuara mbi kurrizin tim, shekull pas shekulli... A kërkon që të gjitha këto ti hesht unë?

AT KERUBINIÇ’ faj kam unë për të gjitha këto...

ROZAFAFajin e fshehjes së vërtetës. Fajin e heshtjes për gllabërimin e dheut tanë. Dheut tanë të shenjtë që e lëruam me eshtra tanë.

Populli nis të hungërinë gjithnjë duke u grumbulluar ngadalë rreth At Kerubinit dhe Rozafës. At Kerubini, duke mbajtur kryqin në dorë dhe duke ia drejtuar Rozafës sikur mundohet të mbrohet nga ajo.

AT KERUBINIMos i besoni!... Largohuni!

POPULLI - Mallkim... - Mallkim... - Mallkim...

AT KERUBINIMos i besoni! Ikni!Po më

POPULLI - Mallkim... - Mallkim... - Mallkim...

Page 121: Ekrem Kryeziu Tri Drama

120

AT KERUBINIPo më preket do ta pësoni... Jam i pa prekshëm... Mos i besoni! Për këtë faje doni të më kallni?

ROZAFAS’ do të prekim...

POPULLI - Mallkim... - Mallkim... - Mallkim...

ROZAFAKëtu jam ta mbroj çdo cep të këtij vendi... Çdo grimcë të kësaj botë... Ajrin e tokës... Ujin e Drinit, Valbonës, Erenikut e Shkumbinit... Fre-skun e luginave të lumenjve... Valën e detit... Barin e fushës... Brezat e blertë të Alpeve shqiptare!...

AT KERUBINIIk! Ik! ROZAFAPo ika unë do të shembet çdo gjë. Unë jam ky truall. Unë jam bota. Në mua është thelbi i mendimit, rritmi i të rrahurave të zemrës. Unë jam fillimi, fundi dhe prapë fillimi... Jam këtu të të mallkoj.

Derisa Populli e rrethon At Kerubinin bashkë me rojat që ishin afër kryqit ku ishte Ermali, duke i shtyrë ata përpara, Mis Edit me ekipin e saj ngel dika kah fundi i skenës. Në njërën anë Populli i valëzuar merret me lidhjen e At Kerubinit dhe rojave të tij, në anën tjetër Rozafa trajtohet si idhull.

Page 122: Ekrem Kryeziu Tri Drama

121

POPULLI - Mallkim... - Mallkim... - Mallkim... - Hyjneshë na shpëto! - Mallkim... Mallkim... - Hyjnesha jonë! - Shpëtimi jonë

At Kerubini, duke dashur të lirohet nga masa e Popullit, herë pas here lëshon nga ndonjë klithje AT KERUBINIMos i besoni! Mos i besoni!

ROZAFAGjithë bota do të na përgëzoj se e pastruam botën nga një prift i shpi-fur... Kukudh i veshur me veladon, që shtegton ndër shekuj, deri në këto ditë.

AT KERUBINIMos i besoni!

ROZAFAMe rroba të shenjta u mundove ta fshehësh zemrën dredharake... Të erdhi fundi...

Populli, si duket e kanë kryer lidhjen. Pjesa e parë e ngre mbi krah njërin nga rojet që e kanë lidhur dhe me të nisen të dalin. Lëvizjet e popullit shkojnë në mënyrë paralele më tekstin e Rozaf-ës dhe ndërprerjet e At Kerubinit...

AT KERUBINIMos u besoni idhujve të rrejshëm!

Page 123: Ekrem Kryeziu Tri Drama

122

ROZAFAPopulli është dëshmitari më i mirë se të gjallë më mbollët ku s’ mbil-let... Nuk u kënaqet me kaq por, deshët të ma thani edhe gjirin me qumësht hyjnor... Qumësht më të cilin, kurrë nuk u ngi as im birë as, edhe një brez i vetëm.

AT KERUBINIMos u besoni shajnive, idhujve të rrejshëm!

ROZAFAMe këtë gjyq deshët ta tretni edhe tim birë... Kurrë nuk kuptuat se në t’ im birë, dhe në brezat që po vijnë dhe do të vijnë, në këto kohë të pa kohë, si valë të detit, jeton dhe do të jetojë qumështi hyjnor i flijimit për dritë, i forcës për mos përkulje. Kjo forcë kurrë nuk do të thërrmohet....

POPULLIHyjneshë na shpëto! Thyeje mallkimin... Thyeje mallkimin Hyjnesha jonë! Shpëtimi jonë. Hyjnesha jonë, shpëtimi jonë! - Na shpëto... - Na shpëto...

AT KERUBINIMos i besoni! Mos i besoni!

POPULLI - Në turrë të drurëve! - Në turrë të drurëve! - Në turrë të drurëve

AT KERUBINIMos i besoni gënjeshtares! Mos i besoni! Feri po ju pret.

ROZAFAFerri je ti prandaj në ferr do të hedhim.

Page 124: Ekrem Kryeziu Tri Drama

123

AT KERUBINIMos i besoni. Mooooos

ROZAFAI bind të mos i besojnë të vërtetës... Para se të mos kaploje flaka e dre-jtësisë, dëgjo edhe këtë. Kur guri i shpirtit tim të gurëzuar nisi të më thërrmohet, dhe qumështi hyjnor të më ikë, që kurrë me të mos kthe-het, ju, prapë, nuk u kënaqet... Dhe, birin tim deshët të na vritni... Ky gjyq më ktheu në jetë... Falë drejtësisë qiellore, Hyji dritëplotë, e ngjalli vijën e qumështit që ajo ta shpëtojë, vijën e gjakut... Do të isha shuar për jetë e mot, po të mos ishte im birë, po të mos ishte qumështi im për të dhe për brezat që duhet ta gëzojnë jetën, të cilën ky gjyq dëshiron ta shuaj... Engjëjt e Zotit më sollën në këtë gjyq, që të mos fikej edhe prushi i fundit në yllin tim... Engjëjt e Zotit më sollën këtu... E shpëtu-an qumështin tim – t’ua nxiros ditën besëthyesve e juve dritë t’iu fal!

POPULLI - Në turrë të drurëve! - Në turrë të drurëve! - Në turrë të drurëve... - Në turrë të drurëve! - Në turrë të drurëve! - Në turrë të drurëve... Në turrë të drurëve! Në turrë të drurëve! Në

turrë të drurëve.....Aaaaaaaaa...

Daullet e mbushin skenën me tingujt e tyre. Derisa flaka e mbulon skenën, Populli me një lojë të harlisur. Tinguj e daulleve e fashit një uturimë tërmeti.Kakofoni zhurmash tingujsh dhe efekte dritash.Në thellësi të skenës nuk shihet më kryqi me Ermalin. Nga terri që e përpinë fundin e skenës me efekte teknike ngjallet një turrë drurëve si ndizet në të është i ngujuar At Kerubini. E tërë kjo duket si një fantazi, si një ëndërr.

Page 125: Ekrem Kryeziu Tri Drama

124

Në këto tymra ëndrrash, ku dominon ulërima e At Kerubinit e përzier me klithma dhe zhurma të turmës, ringjallet skena e ardhshme që nuk dihet a është e vërtetë apo edhe ajo është ëndërr. Nga ajo masë njerëzish ndahet dhe Mis Edit me Xhiruesin.Me vonë Xhiruesi i afrohet njërit nga pjesëtarët e Popullit dhe e pyet.

AT KERUBINIÇ’po ndodh në këtë vend... Ku iku Arqipeshkëvi. Ku treten inkuizitorët? Pse më lanë vetëm... Kush mund t’u përballoi këtyre shajnive që sillen rreth meje?... A jam i gjallë a po digjem në turrë të drurëve?...

Populli nuk i përgjigjet por si jehonë e fjalëve të tij nisin mërmëritjet e Popullit.

Page 126: Ekrem Kryeziu Tri Drama

125

23. NË KISHËN ME MJEGULL

Populli merr flakë lëvizja e tij e shkakton edhe ndërrimin e skenës.POPULLI - Kush e vrau? Kush u vrau? - Kush e vrau? Kush u vrau? Kush e vrau? - Kush e vrau? - Kush... Kush?... Kush u vra? Kush e vrau? - Kush u vrau? Kush e vrau? - Kush e vrau? Kush e vrau? Kush e vrau? - Kush... Kush?... Kush u vra?

Derisa përcjellim lëvizjet e popullit nisin të ndërrojnë dritat e skenës dhe të ngjallen tymrat. Kur ndriçohet skena tymrat e kanë mbushur atë. Tymrat e qetësojnë popullin duke e krijuar në këtë mënyrë një realitet të ri. Ata tani u ngjasojnë fantazmave. Lëvizin nga njëra anë e skenës në tjetrën, ngadalë, me flakadanë në duar. Sa hyn në njërën anë dalin në tjetrën. Lëvizjet e tyre të krijojnë përshtypjen e një ambienti joreal. Mis Edit dhe Xhiruesi janë të shqetësuar. Në mesin e popullit është Djali i Gjon Markut. Ai tërë kohën luan në kavallin e tij. Pjesëtarët e Popullit flasin duke pëshpëritur.

MASA E POPULLIT - Kush e vrau? Kush u vrau? - Kush e vrau? Kush u vrau? Kush e vrau? - Kush e vrau? - Kush... Kush?... Kush u vra? Kush e vrau? - Kush u vrau? Kush e vrau? - Kush e vrau? Kush e vrau? Kush e vrau? - Kush... Kush?... Kush u vra?

Page 127: Ekrem Kryeziu Tri Drama

126

Pëshpërima e tyre, dëgjohet edhe nga altoparlanti si fërshëllimë ere.

MIS EDITKy gjykim është i shpifur. Çka po ndodh kështu?...

XHIRUESIAskush nuk është duke ditur çka po ndodhë.

MIS EDITA jemi në gjyq a në kish?.XHIRUESIKam bindjen se jam në lugun e ujit të mullirit... Në një rrjedh vorbulle të shpejt që, sa më hedh në një anë, sa në tjetrën.

Në kuadër të lëvizjes së popullit, para tyre kalon Djali Gjon Marku duke luajtur në kavallin e tij. Tymrat lëvizin. Ndërrime të ndriçimit e lënë Mis Edit me Xhiruesin drejtohen kah At Kerubinin që lutet në një kënd të errtë. I mbështjellë me tymra, në skenë hyn Gjergj Elez Alia dhe edhe ai i afrohet At Kerubinit.

GJERGJ ELEZIPse s’e mbylle gjyqin?

AT KERUBINIKush je ti që ma ndërpret lutjen mua?

GJERGJ ELEZIPse nuk e lirove Djalin.

AT KERUBINITi do të mësosh mua?

GJERGJ ELEZITi e di që ai nuk është fajtor...

Page 128: Ekrem Kryeziu Tri Drama

127

AT KERUBINIE kush qenka fajtor?

GJERGJ ELEZIE di ti.

AT KERUBINIUnë nuk e di... Gjyqi do ta zbulojë

GJERGJ ELEZIGjyqi që e kryeson ti, nuk mund të të zbulojë ty si fajtorin kryesor.

AT KERUBINIKush je ore ti, që më mëson mua?

GJERGJ ELEZIJam ai që, deri pak më parë, më quaje Imzot.

AT KERUBINITi je i vdekur. I vdekur i harruar.

GJERGJ ELEZIUnë edhe mund të jam i vdekur por, ti je vrasës. Vrasës edhe i At Lazrit.

AT KERUBINIO, zot më liro nga këto hije... Jam i rrethuar me shajni... A ka më tmerr kur të vdekurit duan të ngjallen.

GJERGJ ELEZIA beson në Jezusin o i shkretë?

AT KERUBINITi që ke vdekur shumë para tij. Çka di ti për Krishtin?...

Page 129: Ekrem Kryeziu Tri Drama

128

GJERGJ ELEZINëse unë nuk ditkam kush është Jezu Krishti, e di ç’ është Ditën e Gjy-kimit?

AT KERUBINITi s’di asgjë... Ti s’di asgjë...

GJERGJ ELEZIDitë e sotme do të jetë Ditë e Gjykimit. Për ty dhe të gjithë si ti

AT KERUBINIA mendon se ti mund të më mësosh...Ti i krekosuri i këtij populli. Ti shpirt i trazuar që sillesh nëpër balada. Ktheu ndër vargje ku e ke ven-din e mos mu sill në këtë gjyq me të gjithë ata që, as toka nuk po mund t’u mbaj më.

GERGJ ELEZIJe para Ditës së Gjykimit...

AT KERUBINIKush ma thotë ketë?! Lajmëtar i gënjeshtrave. Ai që shtiret se i luftonte bajlozët por që nuk ia doli ta shpëtoi fisin vet. S bëre ushtri se doje të jesh vetëm ti... Vetëm ti... Vetëm ti... Tërë jetës u shtire...Tërë jetës... Doje të shtiresh edhe si i shenjtë dhe shtireshe... Që të të besonin se je i shenjtë, nuk u martove... Sigurisht, si i shpifur që ishe, jetoje me motrën tende... E din ti si... Mos është Rozafa motra jote? A mos është dorasi, yt birë. Pse të mos jetë... Me kaq përkushtim ma mbron?... Sigurisht Rozafa është e përdala jote... I shenjt i përdalë... I shenjt i përdalë... I shenjt i përdalë... I shenjt i përdalë...

At Kerubini sillet duke e përsërit fjalinë “I shenjtë i përdalë”. Pjesëtarët e Popullit që mbajnë në duar burime e tymi, me të veshurat e tyre që ng-jasojnë me gurët, e tmerrojnë At Kerubinin. Në mesin e atyre gurëve të varrit, në lëvizjet plot tym të pjesëtarëve të popullit humbet Gjergj Elezin.

Page 130: Ekrem Kryeziu Tri Drama

129

Sjelljet e tij të lënë përshtypjen se ndihet sikur të ishte i zënë në kurth të shajnive. Pjesëtaret e popullit me tymrat e tyre në duar që sa duken të qetë, sa ngjallen..

AT KERUBINIVriteni të shenjtin e përdalë... Vriteni të shenjtin e përdalë... Vriteni!...

Nga tymi zbulohen Zanat të veshura më vello të bardha të nusërisë.

ZANANëse je aq i etur për gjak, pse s’e vret veten?

AT KERUBINIKush je ti? Kush jeni ju? Kush?

Vesa e mëngjesit.

ZANAErërat e malit...

MIRËZAHijet e Hyjit... Zanat sillen rreth tij.

AT KERUBINIIkni! Heshtni... Heshtni!

Ato tani sillen dhe flasin shpejtë e më duke e mbështjellë At Ker-ubinin me vellot e tyre.

ZANA A mund të heshtën drithërimat të gjetheve?...

Page 131: Ekrem Kryeziu Tri Drama

130

MIRËZA A mund të heshtët gurgullima e lumenjve?...

ZANA Erërat e malit, a mund të heshtën?...

AT KERUBINIShporruni! Ikni!

ZANA Vaji i fëmijës...

MIRËZAShkreptima, në syrin e trimit.

AT KERUBINILargohuni! Shporruni! Ikni! Ju hije të vdekjes ikni!

ZANA S’ vdes kurrë Shkëlqimi i flokut të vajzës...

MIRËZADashuria...

ZANADashuria për njeriun.

MIRËZADashuria për natyrën,

ZANADashuria për Zotin...

Page 132: Ekrem Kryeziu Tri Drama

131

MIRËZADashuria e vërtetë ndahet për tu bashkuar. AT KERUBINIShporruni! Ikni! Largohuni!

ZANAA shporret mrekulli e Hyjit.

AT KERUBINIShporruni!

ZANAVetëm të bashkuar... Në dysh, në dysh, të bashkuar mund të ndjekim rrugën e Hyjit, jo kurrë, të vetmuar.

AT KERUBINIShporruni! Ikni! Ikni! Ikni!

MIRËZAHyji e krijoi boten dhe njeriun në dysh, për ta mundur vdekjen...

ZANA Për ta ruajtur jetën të mos e gërryej vetmia... Ndasia...

MIRËZATë mos na përpijnë vrimat e zeza të mbamendjes sonë.

AT KERUBINIIkni vdekje! Ikni të vdekura, ikni! O i gjithëfuqishmi më ndihmo! Jam rrethuar nga të vdekurit... Me nuse të vdekura. Nuse të kujt jeni?...

Pjesëtaret e popullit, tani janë shndërruar në gurë varrezash që tymo-jnë... At Kerubini sillet si i çmendur.

Page 133: Ekrem Kryeziu Tri Drama

132

AT KERUBINIKu e keni duvakun e zi... Ai është duvak për ju! Ikn! Ikni! Shporruni... Shporruni...

Ato sillen rreth tij.

ZANANe ishim... Ne jemi... Ne do të jemi.

MIRËZAKëtu jemi ta mundim harresën.

ZANARojtare të Besës.

MIRËZAShpëtimtare nga honet e thella të vdekjes.

ZANA Nëna të brezave që do të vijnë.

At Kerubini nga loja e Zanave sikur çmendet dhe duke dashur ti largojë ato prej veti, ato veç sa bien në trans shumë e më madh.

AT KERUBINIShporruni! Ikn! Ikni! Shporruni!...“Gurët e vareve” e “përpijnë” At Kerubinin. Ngelin vetëm Zanat që humbin në tymrat e skenës.

Skena ngadalë sharron në terr.

Page 134: Ekrem Kryeziu Tri Drama

133

24. MIS EDIT & XHIRUESI

Në skenë kanë mbetur të ndriçuar vetëm grupi i Mis Edit.

MIS EDITNuk kuptova çka tha Arqipeshkëvi. E dënoi apo e liroi?...

XHIRUESIShpejt do të kuptojmë.

MIS EDITDonë të thotë, Arqipeshkëvi me inkuizitoret e kryen punën?

XHIRUESIPër çka janë ardhur, atë punë e kanë kryer.

MIS EDITKjo punë, a do të ketë fund të mirë?

XHIRUESIPërgjigjen në këtë pyetja mund ta jep veç koha...

MIS EDITÇka do të ndodh tash me ne?

XHIRUESIAsgjë. Ne po rrëshqasim nëpër rrjedha të pandalshme... Një zot e di çka do të ndodh me ne...

MIS EDITA e humbëm Gjykimin apo...

Page 135: Ekrem Kryeziu Tri Drama

134

XHIRUESIBesoj jo. Ajo valë që na përpiu herën e parë, ajo dhe na hodhi jashtë...

Populli duke lëvizur dhe brohoritur, e sjell në skenë ndriçimin e ri. Riven-doset atmosfera e gjyqit.

Page 136: Ekrem Kryeziu Tri Drama

135

25. TE MARKAGJONAJT

Djali duke sjell një krah drurë për zjarr.

DJALIO tatë, asgjë nuk po kuptoj.

GJON MARKUDo të kuptosh, do të kuptosh.

DJALIKur, tatë?

GJON MARKUKur?...Një zot e di kur...S’ do të doja të ndodhte kështu.

DJALIÇka ndodhi tatë? Çka po ndodhë tatë? A bëra keq që dëshmova.

GJON MARKUE kreve detyrën tënde. A ka qenë keq a mirë, do të shihet në fund.

DJALIA do ta kallin në turrë të drurëve At Kerubinin.

GJON MARKUTë vegjël jemi ne, që për ne të kallet dikush në turrë të drurëve...

DJALIA donë të thuash se nuk do ta kallin pavarësisht se po e udhëheq keq gjyqin dhe se donë ta dënojë njeriun e pafajshëm .

Page 137: Ekrem Kryeziu Tri Drama

136

GJON MARKUNëse e kallin, mbaje në mend, nuk do ta kallin as për fjalët tua as për ta mbrojtur pafajësinë por për veten e tyre... DJALIE ku kemi gabuar ne?

GJON MARKUKu?... Ende pa shkelur mirë në rregullat e kishës i kemi shkelur rreg-ullat tona, ato që na mbanin në këmbë... Tash jemi as me fis, as me fe...

DJALIPo kam frikë tatë e, tash po më frikëson edhe ti.

GJON MARKUDhe duhet te frikësohesh. Do të dridhet edhe Drini, edhe Semani, e Shkumbini.

DJALIDonë të thotë, aq keq është, tatë

GJON MARKUS’është dashur ta fshijmë të djeshmen, pa u forcuar në të nesërmen...

DJALIA mos është kjo, si më thoshe se, edhe pas të gjitha ato kryengritjeve dhe luftërave që i bëmë ndër vite e shekuj, pos që u vramë, nuk fituam asgjë?

GJON MARKUMirë që i ke mbajtur në mend, por nuk më paske kuptuar mirë. Kurrë nuk kam thënë se nuk kemi fituar asgjë... Fitimi ynë nga këto luftëra është zjarri për liri dhe bashkim që, edhe sot, jeton në ne. Ai është i pashuar edhe në ty, prandaj je gjallë... Jemi gjallë...

Page 138: Ekrem Kryeziu Tri Drama

137

DJALIDhe s’ka më rreziqe për ne?

Gjon Marku e shikon gjatë të birin. Nuk dihet a po qeshë apo...

GJON MARKURreziqet kurrë nuk kanë të mbaruar... A kemi shpëtuar?... Të shpëtuar jemi, kur ende jemi gjallë... I frikohem vetëm një rreziku... Limontisë... I frikohem harresës... Kurrë nuk duhet t’i harrojmë kohërat kur dielli na binte mbi kokë, kur djersa dhe gjaku përziheshin me pluhur e ne, pa u zmbrapsur luftonim të mos shkrihem. Po i harruam këto nuk do të ketë shpëtim për ne.

DJALINuk do t’i harrojmë tatë.

GJON MARKULehtë është të thuash por...

DJALIDeri tash ia kemi dalë. Nuk u shkrimë. Nuk u tretem. Luftërat na bënë që të jemi një zjarr i pashuar, ujë që kurrë nuk ndalet, por rrjedh gjith-monë... Do të jemi edhe në të ardhmen...

Daullet dhe lëvizja e popullit serish e hapin gjyqin.

Page 139: Ekrem Kryeziu Tri Drama

138

26. ROZAFA DHE POPULLI

Daullet nuk kanë të ndalur tërë kohën. Nuk dihet a daullet e ndjekin ritmin e popullit apo populli lëviz sipas ritmit të daulleve.

MIS EDITA po kupton çka po ndodhë?

XHIRUESIVdekja donë ta mbrojë jetën. Ky është paradoksi shqiptar...

MIS EDITPse nuk po xhiron ky djalë?

XHIRUESIKjo nuk xhirohet... Kjo veç jetohet

Populli duke lëvizur dhe brohoritur:

MASA E POPULLITROZ – ROZ.... FA – FA Hyjnesha jonë... ROZ – ROZ.... FA – FA Hyjnesha jonë

Populli merr flakë Lëvizja e popullit në rimin e daulleve e ngjall murin i cili duke valëzuar krijon ambient tjetër ambient.

MASA E POPULLITROZ – ROZ.... FA – FA Hyjnesha jonë... ROZ – ROZ.... FA – FA

Page 140: Ekrem Kryeziu Tri Drama

139

Hyjnesha jonë Hyjnesha jonë

At Kerubini duke parë se është i paaftë t’i kundërvihet valës së Popullit me zërin e tij, ai atëherë i kthehet Zotit.

AT KERUBINIMë ndihmo o i plotfuqishmi se njerëzit na kthyen shpinën.

MASA E POPULLITRozafa – flija jonë! Rozafa – e themeli ynë.... Rozafa – e urave, e kalave... Joooo... Rozafa s’ harrohet....Jooooo... Rozafa s’ harrohet...Joooooooo... Rozafa s’ harrohet.....Në skenë bëhet tollovi e madhe thuajse kacafyten dishepujt e Rozafës me kundërshtarët e saj. Bashkë me Rozafën, në skenë janë tash edhe zanat si përcjellëse të saj

GRUPI I PARË I POPULLITKënd ta kallim!Kënd shkrumb ta bëjmë. Kënd ta vrasim. Kënd? Kënd? Kënd?

GRUPI I DYTË I POPULLITTa kallim... Në gurë ta kthejmë. Në gurë e ka vendin... Në gurë në gurë.

Page 141: Ekrem Kryeziu Tri Drama

140

GRUPI I PARË I POPULLIT- Është hyjneshë e jona

GRUPI I DYTË I POPULLITËshtë djall! Vet dreqi.

GRUPI I PARË I POPULLITËshtë hyjneshë e jona! Hyjneshë e jona! Hyjneshë! Hyjneshë! Hyjneshë!

GRUPI I DYTË I POPULLIT - Është djall! - Vet dreqi.... - Është djall! - Vet dreqi. - djall! Djall! djall! - Vet dreqi.

ROZAFAKemi ardhur jo vetëm ta shpëtojmë djalin por të ju pyesim çka ndodhi pas flijimit tim? Sa shtigje të reja drejt botës i hapet?... Sa arritët t’i zg-jeroni horizontet e dritës?...

Zanat i ngjasojnë jehonës së fjalëve të Rozafës. ZANA DHE MIRËZAS’ka përgjigje. S’ka përgjigje.

Page 142: Ekrem Kryeziu Tri Drama

141

ROZAFAA është përgjigje harresa e flijimeve... Mbyllja e një varrit me një varr tjetër...

ZANA DHE MIRËZAS’ka përgjigje. S’ka përgjigje.

GRUPI I PARË I POPULLITMbyllja e një varrit me varre tjera...Hyjnesha jonë, mos lejo të hapen varre të reja, Hyjneshë e jona! Hyjne-shë e jona! Hyjneshë! Hyjneshë! Hyjneshë!

GRUPI I DYTË I POPULLIT - Është djall! - Vet dreqi.... - Është djall! - Vet dreqi. - djall! Djall! djall! - Vet dreqi.

ROZAFALehtë mund të më vrisni... Lehtë mund të më kallni por, çka do të ndodh me ju? Kush do të ju shpëtojë kur të më kallni mua?

GRUPI I PARË I POPULLIT - Është hyjneshë e jona! - Hyjneshë e jona! - Hyjneshë! - Hyjneshë! - Hyjneshë

ROZAFAMe shpëtimin e Ermalit, juve po ju shpëtojmë. Besën po e shpëtojmë! Besën të cilën ju e keni humbur.

Page 143: Ekrem Kryeziu Tri Drama

142

GRUPI I PARË I POPULLITËshtë hyjneshë e jona! Hyjneshë e jona! Hyjneshë! Hyjneshë! Hyjneshë!

GRUPI I DYTË I POPULLIT - Është djall! S’ është hyjneshë - Vet dreqi.... - Është djall! Vet dreqi. - Djall! Djall! Djall! - Vet dreqi.

ROZAFAJu që po ia shitni shpirtin Djallit, po i harroni thesaret e palosur në ho-net e mbamendjes sonë... Ju të pa kokë, po shkelni mbi vetveten.

GRUPI I PARË I POPULLITËshtë hyjneshë e jona! Hyjneshë e jona! Hyjneshë! Hyjneshë! Hyjneshë!

ROZAFAGjatë kam pritur e ndryrë ndër gurë shekujsh por, kurrë nuk e kam humbur shpresën se do ta shoh të gjallë tim birë e, në turrën e drurëve shkelësit e Vijës së gjallë të qumështit tim hyjnor.

GRUPI I PARË I POPULLIT - Rroftë Hyjnesha jona! - Rroftë! - Hyjneeeeshë! Hyjneeeeshë! Hyjneeeeshë!

Page 144: Ekrem Kryeziu Tri Drama

143

MASA E POPULLIT - ROZ – FA... - ROZ – FA... - ROZ – FA... - ROZ – FA.

ROZAFAShpëtimi i djalit tim është edhe shpëtimi juaj. Shpëtim i njeriut të pa-fajshëm, shpëtim i njerëzimit. Vetëm në botën ku ka Besë dhe besnik, jeta mund të jetohet si jetë njerëzore. Unë pranova të varrosem për së gjalli, nuk do të lejoj që në këtë mënyrë të varroset edhe Besa.

GRUPI I PARË POPULLIT - Është hyjneshë e jona! - Hyjneshë! - Hyjneshë e jona! Hyjneshë! Hyjneshë!

GRUPI I DYTË I POPULLIT - Është djall! Vet dreqi.... - Është djall! Vet dreqi. - djall! Djall! djall! - Vet dreqi. - At Kerubini - At Kerubini.

MASA E POPULLIT - ROZ – FA... - ROZ – FA... - ROZ – FA... - ROZ – FA.

Page 145: Ekrem Kryeziu Tri Drama

144

ROZAFANuk do të lejoj të tretën Era e malit tim. Nuk do të lejoj të vdesin Stuhitë e jetëdhënëse që do ta trazojnë dhe do ta fshijnë amullinë në shpirtit tonë. Nuk do të lejoj të shprishet edhe fidanët e vijës e qumështit tim hyjnor. Kam ardhur t’i ndal brejtësit e themeleve të besës sonë.

Daullet tingëllimë furishëm duke u përzier me grupet e Popullit.

GRUPI I PARË I POPULLITROZ – FA... ROZ – FA... ROZ – FA... ROZ – FA. Hyjneshë... Hyjneshë... Hyjneshë...

GRUPI I DYTË I POPULLIT - Është djall! Vet dreqi.... - Është djall! Vet dreqi. - djall! Djall! djall! - Vet dreqi. - At Kerubini - At Kerubini.

Grupi i PARË I POPULLIT - Është djall!... Është djall! - Vet dreqi. djall! Djall! - djall! Vet dreqi.

Populli duke brohoritur lëviz nëpër skenë duke e shtyrë në paraskenë Xhiruesin që xhiron dhe Mis Edit.

MIS EDITAta do të na shkelin.

Page 146: Ekrem Kryeziu Tri Drama

145

XHIRUESIMos ke frikë...

MIS EDITAsgjë nuk po kuptoj... Jemi në realitet apo në ëndërr?

XHIRUESINjë zot e di ku jemi... Po rrëshqasim në spirale të historisë... Thellë e më thellë... Pa ditur kur do të ndalemi...

Page 147: Ekrem Kryeziu Tri Drama

146

27. ODA E MARKAGJONAJVE

Djali ia ofron Gjon Markut pjatën me pjeshka

DJALIUrdhëro Tatë pjeshkat tua.

Gjon Markut e merr një pjeshkë dhe nis ta hajë .

DJALITatë, unë ende nuk po kuptoj çka po ndodh kështu

GJON MARKUDrejtësia duhet të jetë e verbër, biro.

DJALIPo të jetë e verbër si mund ta dallojë fajtorin nga i pafajshmi?

GJON MARKUTë çuditshme janë farat e pjeshkës... Secila ka vjaskat ndryshe e prapë farë pjeshke i thonë...

DJALIE kujt atëherë i bëmë gjyq?.

GJON MARKUKujt ? Vetvetes. Gjithmonë e gjithkund gjyqi i bëhet vetvetes...

DJALISi do të merr fund krejt kjo?

Page 148: Ekrem Kryeziu Tri Drama

147

GJON MARKUMorri fund siç është dashur të merr fund... Tani biro, në vend të tagrit të gjakut, jetës duhet paguar tagri i jetës.

DJALIPrapë të ne?

GJON MARKUJo. Këtë tagër ata do t’ia paguajnë jetës së tyre... Nëse do ta kenë... Nëse, do të arrijnë ta gjejnë.

Page 149: Ekrem Kryeziu Tri Drama

148

28. POPULLI

POPULLI - Kush e vrau? - Kush u vrau? - Kush e vrau? - Kush e vrau? - Kush e vrau? - Kush e vrau? - Kush... Kush?... - Kush u vra?

Kjo mërmëritje e Popullit është mbështetje zanore që përcjell përleshjet e pjesëtarëve të grupeve të dala nga masa e Popullit.Mërmëritjet ngadalë shndërrohen në “termet” ulërimash dhe përleshjet e tyre në luftë të vërtetë ndemjet tyre. Kufomat, sa shkojnë e rriten, duke krijuar një grumbull në mjedis të skenës. Në maje të tyre ngjitet Njeriu që luan në tupan, i veshur me kostum kombëtar.

XHIRUESIKush e vrau, Kush e dogji? A e vranë më parë apo e dogjën menjëherë

Pas gjithë kësaj katrahure, me errësim të ngadalshëm treten dhe tingujt e daulles... Qetësi dhe terr. Nga pjesa e mbas kufomave, del Mis Editi dhe Xhiruesi. Ata mbajnë bat-eri të fuqishme në duar dhe bisedojnë duke e ndriçuar njëri tjetrin me to..

MIS EDITO zot çka ndodhi kështu?

XHIRUESIU shua fara jote Mis Edit...U shua fara ime...

Page 150: Ekrem Kryeziu Tri Drama

149

MIS EDITNuk është e mundur... Jo, jo, nuk është e mundur!. Në farën tanë i ka rrënjët pavdekësia.

XHIRUESIËshtë e mundur të jetë ashtu si thua ti... Vërtetë farën tonë s’e treti as historia por, kam frikë se fara jonë, po e ha kokën vetës vet... Askush s’ mund të na mbroj nga vetvetja! Askush, askush...

Nga grumbulli i kufomave, të cilat rrokullisen, ngritët një Gjon Marku i verbuar dhe duke u kalamendur lëviz nëpër skenë.

GJON MARKUO Zot ç’ është ky terr.

Pas pak nga grumbulli i kufomave ngritët Djali dhe i afrohet Gjon Mar-kut.DJALITatë... Jam unë... Yt birë.

GJON MARKUKu jam...Ç’ është ky terr?

DJALIJe verbuar tatë... Mos ke frikë do ta gjej unë daljen... Të kam premtuar dhe do ta bëj.

Nisen drejt publikut dhe daljes. Pas tyre ringjallen dhe kufomat e tjera. Kjo pamje i ngjason një ringjalljeje mitike të të vdekurve. Kur të gjithë largohen në skenë ngel vetëm Mis Edit dhe Xhiruesi i saj.

XHIRUESITash unë nuk po kuptoj asgjë...

Page 151: Ekrem Kryeziu Tri Drama

150

MIS EDITTë thash se rrënja jonë nuk thahet lehtë. Edhe më vështirë vdes... Shumë më shumë se që janë këtu, të degdisur sillen nëpër botë... Si të parët e mi... Ky vend përtërihet pas çdo gjëme të madhe...Edhe kur ia hanë kokën vetvetes...Nëse jam vërtet pjesë e tyre, në mua duhet të jetoj fara e pavdekësisë...

XHIRUESIGjithçka është e mundur.

MIS EDITNdër këta radhor historik edhe e pamundura është e mundur... Un-believable but true. E pa besueshme por e vërtetë... A e pa fëmijën... Fëmija është paqja. E Paqen, edhe po e vrave ajo prapë vjen, kur nuk e pret... Si bukuria ...Si fëmija... Fëmijën është e pamundur ta vrasësh. Fëmija është jeta e amshuar. Zoti e bekoftë.

Terri e mbulon skenën.

F U N D

Page 152: Ekrem Kryeziu Tri Drama
Page 153: Ekrem Kryeziu Tri Drama
Page 154: Ekrem Kryeziu Tri Drama

Ekrem Kryeziu

PërplasjetDramë

Prishtinë 2006

Page 155: Ekrem Kryeziu Tri Drama

154

Janë relikte të së djeshmes,Dramë e së sotmes.S’do të doja të jetë plagomëe së nesërmes.

Ceni, Toni dhe Evajanë personazhe të vërtetë,për aq sa e vërteta është e vërtetë, për aq sa duam ta pranojmë një të vërtetë, si të vërtetë!

Page 156: Ekrem Kryeziu Tri Drama

155

1. FILLIMI

Skena është e errtë. Shquhet vetëm “filxhani” i bardhë i nevojtores prej grykës të së cilit dalin konop ngjyrash dhe trashësisë të ndryshme që përhapen në të gjitha anët e skenës. Mund të ketë edhe një shtrat në dy kat me rrotë në të katër këmbët tij, prandaj edhe mund të përdoret si element skenografik lëvizës por, bën edhe pa të. Me fillim e muzikës, nga terri, në skenë hyn Ceni, një i burgosuri në moshë rreth dyzetave. Në skenë hyn duke luajtur dhe recituar vargje që të përkujtojnë poezinë e Ismail Kadaresë “Vallja shqiptare”. Gjatë lojës në skenë paraqitet Eva duke i tërhequr litarët herë pas here, sikur të donte me ta kurthojë Cenin. Ashtu ajo inkuadrohet në “vallen” e Cenit.

CENIKëmba ime e prek dheun... Kërkoj leje të vallëzoj... Midis territ dhe fer-rit, Rrokulliset nder shekuj, Vallja shqiptare, Zjarr vullkani mbi hobé... Kërkon valltar lirie, Sa këtu, sa atje.

Eva duket sikur nuk prek në tokë. Sikur fluturon rreth Cenit.

CENIO Zot, a është e mundur që ti të jesh ti...Që më vjen nga shkretëtira si afsh i shkrumbuar, tym i zemrës sime?

EVAJam ajo që zambakët i janë mbuluar nga gjembat... Jam ajo që kërkoj nga ti, t’i shkulësh ferrat dhe ta ruash vreshtin tim...

CENIGjatë të kam pritur të të mbuloj me puthjet e mia.

Page 157: Ekrem Kryeziu Tri Drama

156

EVAE unë, e ndiqja afshin e puthjeve tua dhe, të gjeta. Ndër rrathët e ferrit, thellë dhe më thellë se dhembja.

CENIGjatë të kam pritur. Puthjet më janë tharë, akull më është bërë zemra ime e zhuritur.

EVA I ndieja regëtimat e tua dhe erdha... Me afshin e rinisë sime dua t’i këpus vargonjtë, akullin e robërisë ta shkrij. Dua të jesh rob i puthjeve të mia.

CENIVonë, vonë ke ardhur. Akulli i burgut e ka ngrirë zemrën time.

EVADo të shkrij. Me puthje të zjarrta. Do të ngjall. Me flatrat e mia do të mbuloj. Do të shtrëngoj. Do të ngrohë... Kurrë s’do të braktis. As arg-jendi, as ari, as shkëlqimi diamanteve të kësaj bote, që bukurisë sime i japin zjarr, nuk do të mund të më ndajnë më nga ti. Me ty do të jam në çdo çast, në çdo orë. Kudo të jesh ti, me ty do të jam unë, me ty në shtratin tonë të blertë të dashurisë. Do ta mundim vdekjen, bashkë. Do të jetojmë deri në fund dhe pa fund, dhe nga fundi në jeta do të jemi ne.

CENIKëmba ime e prek dheun... Këmba ime e prek dheun... Këmba ime e prek dheun...

Me gërvima hekurash errësohet skena

Page 158: Ekrem Kryeziu Tri Drama

157

2. HEDHJA E TONIT

Papandehur dëgjohet një e qëlluar e metalit në metal e përcjell me një tingull të mbytur pikërisht në kohen kur ndezët vrushkulli i ri i dritës i cili e zbulon trupin e Tonit, të burgosurit të cilin sikur e kishin hed-hur nga lartë. Nga ky tingull ngel i shtanguar Ceni dhe, ashtu si është, ngadalë kthehet të shikojë me frikë dhe dyshim në drejtim të vendit që është Toni. Dikur i afrohet Tonit ngadalë. Sillet rreth tij, e prek me frikë dhe shpejt largohet. Toni nuk lëviz. Ceni prapë e prek të shikojë a është i gjallë apo mos ia kanë hedhur një kufomë... Kur Toni nuk reagon në përpjekjet e Cenit, Ceni del në paraskenë dhe thërret.

CENIHej roje, roje. Çfarë lloj torture na është tash kjo? Se mos jam unë morg? E keni vrarë e ma keni hedh këtu. Çka po ndodh këtu? Kur e vratë këtë djalë? Ku e vratë? A ka poshtërsi më të madhe se të ma mbathni edhe vrasjen në qeli?!... Avokatin e dua, avokatin. A mendoni se njëmend do të pajtohem me çdo gjë që ma hidhni përpara dhe do ta ha si një copë mishi të hedhur në pjatat tuaja të ndyra? S’ e ha unë këtë. S’ e ha dhe pikë! Së pari ma hodhët librin e Ajnshtajnit e tani kufomën. He nonën.. Kufomën nuk mund ta shqyej por librin e bej copë-copë...

E kap librin nga toka që është afër njeriut që ia kanë hedhur në qelinë e tij. Përsëri vëmendja e tij drejtohet kah njeriu që ia kishin hedhur në qeli. E prek njeriun e mbledhur kruspull. Ai nuk jep shenja që është gjallë.

CENIMë njihni ju mua. I keni raportet për sjelljet e mia në burgun e Lubja-nës dhe Mariborit. E dini çka kam bërë atje e, këtu mund të bëj edhe

Page 159: Ekrem Kryeziu Tri Drama

158

më shumë. Një herë mund të më kërcet mua e, kur më kërcet mua, një zot e di ku mund të ndalem!...

Askush nuk i përgjigjet. Në çast dëgjohet vetëm një e qëlluar e hekurit mbi hekur. Ky tingull ia ndërpret fjalët Cenit. Me të qëlluar të hekurit mbi hekur fiken dritat...

Page 160: Ekrem Kryeziu Tri Drama

159

3. ZGJIMI

Dritat sa fiken sa ndezën. Toni nis të vij në vete. Mundohet të ngritët, rrëzohet dhe prapë tenton të ngritët.

CENIGjallë qenke?!Ceni nuk im përgjigjët menjëherë. Toni, kur e merr veten nis të dridhet dhe, herë pas here, sikur mbrohet nga dikush të cilin e sheh vetëm ai.

TONIIk... ik!

Dikur i afrohet Ceni dhe mundohet ta qetësojë.Në fillim Toni frikësohet edhe nga Ceni.

TONIKush je ti?

CENIMos pyet kush jam por, gëzohu që po më sheh.

Toni ia ngul sytë.

TONIA jam ende në burg të Beogradit?

CENIJo.

Page 161: Ekrem Kryeziu Tri Drama

160

TONIKu jam atëherë?

CENIÇ’ rëndësie ka ku je.

TONIKa, ka... Ti nuk paske qenë në burg të Beogradit.

CENISe mos kemi mundur t’i zgjedhim burgjet.

TONIKush je ti atëherë?

CENII burgosur si ti. Por jo i vdekur si ti.

Toni e pyet me habi.

TONII vdekur jam?

CENI(qesh)Ku ke parë ti të vdekur që flet.

TONIFlasin, flasin në botën përtejme.

CENIS’ka botë të përtejme?!

TONIDo të doja të ketë. Ajo sigurisht do t’ ishte më e mirë se kjo.

Page 162: Ekrem Kryeziu Tri Drama

161

CENIPas vdekjes çdo gjë është hiq.

TONIKu jam atëherë?

CENINë qeli.

TONI(dëgjon) Nuk po i dëgjoj qentë.

CENIÇfarë qensh?

TONINë qelinë që isha më parë, të lehurat e qenve ishin si ulërimë ujqish, sa kisha bindjen se po ma thithin edhe ajrin. Kisha bindjen se janë qen mekanik.

CENIKu ke parë qen mekanik?

TONINuk kam parë por, ashtu i kam përjetuar. Unë i dua qentë. E di si tingël-lon e lehura e qenit por...

CENIKëtu çdo gjë ka tjetër tingëllimë, këtu as vdekja nuk është vdekje.

Dëgjohet e qëlluara e metalit në metal. Fiken dritat.

Page 163: Ekrem Kryeziu Tri Drama

162

4. EVA

Derisa Toni është duke e lidhur dorën e tij me litarë si ta lidhte me një fashë, nëpër skenë kalon Eva duke luajtur me njërin nga litarët e shtrirë në skenë. Atë litar e mbante në dorë Ceni dhe ajo e tërheq atë pas vetes. Ceni ngritët në këmbë dhe gojëhapur niset mbas saj. Kur ajo humb në anën tjetër të skenës duke e tërhequr litarin, Ceni kthehet të Toni.

CENIHej, a pe kush kaloi këndej?

Toni e shikon me habi

TONI(Qeshë) Kush kaloi, ku kaloi? Po luan me mua?

CENINjëmend nuk e pe?!

TONIO burrë, A po harron se ku jemi. Në birucë. As këmbët nuk mund t’i zgjasim?

CENIMos po mendon se unë nuk e di sa e madhe është qelia jonë? E kam matur më pëllëmbë dhe me përçik. E di unë sa mund t’i zgjasim ne këmbët.

TONIAtëherë?

Page 164: Ekrem Kryeziu Tri Drama

163

CENIAsgjë. Të thash vetëm se a e pe Evën time nga fotografia si kaloi këndej.

TONIKah këndej?!

CENIJa, këndej dhe u zhduk.

TONIO burrë, nuk më pëlqen ky lloj humori.

CENINuk është humor.

TONINëse jam i ri nuk jam budalla. Ti njëmend paske rrjedhur krejt.

CENIKe rrjedh ti, jo unë. Kjo që po ta them është shkencë e vërtetuar edhe shkencërisht. Këtu, në këtë vend, kam lexuar se kur njeriu dëshiron diç-ka shumë, kur e dëshiron me gjithë qenien, ka mundësi që me fuqinë e ndërdijes ti thyej edhe ligjet e fizikes. Me vullnet te madh mund t’i lëvizësh edhe gjerat e mëdha...Edhe njerëzit dhe ti kalon nëpër mure.

TONINëse është ashtu, pse nuk po koncentrohesh fort e nuk po del jashtë burgut?

Ikur i teptis mllefi të cilin mundohet ta fsheh.

CENIKu të dal?...

Page 165: Ekrem Kryeziu Tri Drama

164

TONIKurrkund. Rri këtu me mua dhe, t’i lëvizim njerëzit nga qelia në qeli.

CENI(E shikon.) Ti nuk po më beson.

TONINuk po të besoj.

CENITi je njeri i thjesht prandaj nuk e sheh atë që e shoh unë si vizionar që jam. Vizionari i sheh edhe ato që ata të rëndomtit as që do të mund t’i paramendonin se mund të shihen.

Tingulli i thekshëm i metalit në metal i paraprin fikjes së dritës. Në ndez-jen e re të dritave Toni është në terr e Cenit afrohet të Eva.

Page 166: Ekrem Kryeziu Tri Drama

165

5. EVA ME QIRI

Derisa ata dytë janë që shtrirë që skenë hyn Eva dhe sillet me qiri në dorë herë të Toni e më pastaj të Ceni. Kur drita e qiririt bien mbi Cenin ai zgjohet. Ceni donë të flasë ndërsa Eva e ndalon.

EVAQë sa kohë je në burg dhe prapë nuk u mësove të sillesh si duhet. Nëse do të jam vetëm e jotja, e unë e jotja jam, mbylle gojën e mos u mundo të më ndash me të tjerët!

CENI (i gëzueshëm) Ke të drejtë.

EVANëse ti më sheh, mos mendo se më shohin edhe të tjerët. Ashtu dua unë. Vetëm ashtu mund të jam vetëm e jotja.

CENIKe të drejtë. Ke të drejtë.

EVAFli tash.

CENIKe të drejtë. Ke të drejtë.

EVAUnë e kam bukurinë por e kam edhe kamxhikun, e kamxhiku të ka pëlqyer, prandaj më zgjodhe mua jo shoqen time.

Page 167: Ekrem Kryeziu Tri Drama

166

CENIKe të drejtë në dorën tënde edhe kamxhiku ka hije.

EVAFli tash do të vizitojë edhe në ëndërr.

Ajo vringëllon me litarin që e mbante në dorë si kamxhik.E fik qiririn dhe skena sharron në terr.

Page 168: Ekrem Kryeziu Tri Drama

167

6. “KATUNDI”

Në terrin e skenës ndezët drita nga poshtë. Shohim se drita vjen nga va-lixhja pran së cilës është Ceni. Fytyra e tij është e ndriçuar nga valixhja. Ceni prej valixhes e nxjerr një foto A/4, e shikon, e puth dhe pastaj serish e lë në valixhe. Shikon si me dyshim në drejtim të vendit që është Toni. Dikur ngritët. I afrohet ngadalë vrushkullit të dritës ku është i shtrirë Toni. Sillet rreth tij, e prek me frikë dhe shpejt largohet. Gjatë largimit të Cenit ngritët Toni

TONIQë sa kohë je zgjuar?

Ceni e mbyll valixhen dhe e shikon me habi Tonin.

CENIUnë gjithmonë jam i zgjuar. Prej lindjes, deri sot.

TONIDhe... Nuk ke kurrfarë pengese që je kaq gjatë i zgjuar?

CENI“Te pagjumet” e mundin çdo pengesë.

Toni i përgjigjet me një ndjenjë të çuditshme në mes të ironisë dhe habisë.

TONII lumi ti.

Ceni e shikon me dyshim

Page 169: Ekrem Kryeziu Tri Drama

168

CENIPo luan me mua?

TONIJo. E kam seriozisht...A je nga katundi?

CENI(E shikon me habi) Po.

TONIA mund të më vësh në gjumë?...

CENI(Përgjigjet thuaj se nuk e dëgjoi) Çka the?

TONIA mund të më vësh në gjumë?

CENIPo ti ishe në gjumë.

TONIJo. Nuk fjeta. Mundohesha të fle por nuk me merrte gjumi.

CENI(me habi)Ashtu a?...Zotëri i rëndë na qenke. Unë të të vë në gjumë?!

TONIÇ’ të keqe sheh ti në këtë kërkesë?

CENIÇ’ të keqe?! E, ç’të mirë sheh ti?

Page 170: Ekrem Kryeziu Tri Drama

169

TONIE mira është se mund të më ndihmosh të fle.

CENINeper burgje s’ ka, çka s’ kam dëgjuar por, ta vë dike në gjumë, këtë çudi po e dëgjoj për herë të parë...

TONIGjithmonë për diçka është hera e parë.

CENI(me ironi) Po ti na qenke djalë i mençur! Shihe ti çka kërkon? Kërkon që fshatari ta vë në gjumë zotëri qytetarin.

TONIUnë njëmend jam zotëri por, këtë që po ta kërkoj nuk po ta kërkoj si zotëri por, si një njeri që dëshiron të fle por që nuk mundet.

CENI(me ironi) Ore zotëri, i biri i zotërisë, ku ke dëgjuar ti që fshatari di ta vë dike në gjumë? Fshatari brez pas brezi është dashur të qëndrojë sy-hapur. A po me pyet pse?

TONINuk po të pyes.

CENIJo, më pyet, e, unë ta them pse fshatari ka ndenjur zgjuar ka ndenjur zgjuar jo pse ka dashur, jo pse nuk e ka marr gjumi, por pse është frikë-suar nga ata si ti.

TONINga ata si unë?

Page 171: Ekrem Kryeziu Tri Drama

170

CENIPo! Sepse qiftet e tu mezi kanë pritur që fshatarin ta zë gjumi dhe pastaj, ashtu të fjetur ta rrjepin për së gjalli.

TONI(Me mund) Qysh nuk po përton të mbash fjalime.(Ceni e shikon me habi)Tu luta si njeri, të më vësh në gjumë, nëse mundesh. Çfarë borxhi të kam që më mban këtu fjalime? Ç’ është kjo metodë. Zot o Zot!

CENIÇka di ti ç’ është metoda?

TONINuk di he burrë, nuk di asgjë. Unë vetëm desha të më ndihmosh të me merr gjumi, pa fjalime.

CENIA, të kanë thënë këta (bën me gisht nga lartë) Të flasësh kështu me mua?

TONIKush janë këta? (bën me gisht nga lartë)

CENIAta që të hedhen këtu.

TONIAhaaaa...

CENIAha pra.

Page 172: Ekrem Kryeziu Tri Drama

171

TONITa zëmë se më kanë thënë ata se ti gjithçka mundesh. Më thuaj pra, a mundesh.

CENIA mundem?

TONIA mundesh pra? (Ceni hesht) Nëse je i fshatit, mundesh, nëse do.

CENIÇka ka lidhje fshati me gjumin tënd. Mos me plas bre.

TONITregimet nga fshati mund të më mashtrojnë pak e... Ndoshta edhe do të mund të fle.

CENITregimet nga fshati, a? Fli more tash! Përrallat nuk të duhen. Tash jam unë këtu.

TONITë thash, kam frikë të fle. Frikohem se nëse fle nuk do të zgjohem më.

CENIZgjohesh, zgjohesh.

TONIUnë, ndoshta do të zgjohesha por, nuk e di a më lënë ata.

CENITash je me mua. Unë të vë në gjumë. Unë të zgjoj kur duhet. Ke pasur fat që të kanë hedhur këtu. Kjo është qeli me nam.

Page 173: Ekrem Kryeziu Tri Drama

172

Ceni e hap valixhen. Serish fytyra e tij ndriçohet nga valixhja

TONIÇka ke në valixhe?

CENIS’ është punë për ty...Sa vjeçar je?

TONIJo aq plak sa t’i di të gjitha por, jo edhe aq i ri sa të mendojë, se i di të gjitha.

Ceni flet me një ton më të butë se rendomë.

CENINëse do të flesh harroi valixhet e të tjerëve. Je burrë prandaj, mbahu si burrë e mos m’i pshurr sytë! Po s’u mbajte si burrë, ata që të kanë mbyllur këtu, do të shkelin mbi ty! Po u lejove këtë do të shkatërrojnë. Mbahu!

Fiket Drita të Toni.

Page 174: Ekrem Kryeziu Tri Drama

173

7. EVA

Nga terri lindet Eva e cila si kulpër, sillet rreth tij duke e mbështjellë dhe çmbështjell atë me shallet e mëndafshtë, me të cilët ajo është e mbuluar si me një fustan të çuditshëm nate. Ceni i afrohet ndërsa ajo largohet nga ai. Kështu do të duhet të shkojë krejt skena.

CENIPrapë erdhe?

EVATi e hape valixhen. A nuk më grishe ti?

Eva duke luajtur me shallin e saj sillet rreth tij.

CENIËshtë e mundur. Valixhen dhe kujtimet që i mbaj në të më janë i vetmi argëtim. Aty i kam të gjitha fotografit tua...

EVAE sheh.

CENINuk di. Sot për asgjë më nuk jam i sigurt...

EVAPse po me shikon ashtu?

CENIA je ti njëmend e gjallë apo, je vetëm fryt i mendjes sime?

Ajo flet duke i pëshpëritur.

Page 175: Ekrem Kryeziu Tri Drama

174

EVANëse unë nuk qenkam e gjallë, a është i gjallë kamxhiku. Ti kamxhikun e njeh më mirë se askush.

CENIPo, është i gjallë.

EVAE atëherë, si mund të mos jam e gjallë edhe unë. A nuk jam pjesë e jotja. Jam dhe do të jam e gjallë, aq sa je dhe sa do te jesh i gjallë edhe ti.

CENIAshtu?

EVATi më do?

CENITë dua por, kam frikë se s’je tjetër pos vegim.

EVAUnë jam përhirim yti.

CENIPrapë po të pyes, a je njëmend e gjallë?

Vringëllon me kamxhik.

EVAPo e tepron. A mund të dashurohet dikush, a diçka që nuk është e gjallë? A mund të mos jetë e gjallë diçka që jeton? Atëherë si të mos jam e gjallë unë, kur jetoj. E, Unë jetoj. Në ty dhe rreth teje. T’i e ndien afshin tim.

Page 176: Ekrem Kryeziu Tri Drama

175

Ajo serish vringëllon me kamxhik ndërsa Ceni hesht)

EVAA po e ndien afshin tim?

CENIPo.

EVANatyrisht që e ndien. A nuk është e vërtetë që derisa më mban në përqafim, të rreh zemra kështu si po të rrah tash?

CENIËshtë e mundur, nuk di.

EVASi nuk e di. Ti duhet ta dish. Ashtu të rrah zemra sepse më do.

CENIAshtu më ka rrah zemra edhe kur më kanë torturuar...

EVANuk jam e sigurt që më do kur flet kështu. A më do?

CENINuk e di...

EVAMë do, si s’ më do?

CENIPo ndihem disi i plakur.

Page 177: Ekrem Kryeziu Tri Drama

176

EVAS’ka moshë në të cilën nuk mund të dashurosh.

Pavarësisht që Eva është pran tij ai nis të largohet nga ajo dhe të flet vete me vete.

CENIAshtu? Vërtet s’ka moshë në të cilën nuk mund të dashurosh prandaj duhet ta duash, se vetëm duke e dashuruar do ta ruaj rinin që jeton në ty. Dashuria është e pavdekshme. Dashuria është si stinët e motit, sa mbarojnë serish rilinden... Dashuria e mban boten.

Fjalët e tij, të cilat ngjasojnë gjithnjë e më tepër me lutje, Eva Largohet. Ndërsa e shikon Toni dhe habitet me sjelljet e Cenit.Ceni ne fund kthehet dhe e merr me vete Tonin.

CENIEja këtu!

Toni shkon mbas tij.

CENIA ke ndonjë të dashur?

TONIJo.

CENIE po, mirë.

Ceni ia hedh krahun dhe bashkë shikojnë kah publiku

CENII sheh këto femra?

Page 178: Ekrem Kryeziu Tri Drama

177

Toni shikon sikur njëmend t’i shihte manekinet në fotografi

CENIJanë manekine. Botërore. Shikoji këmbët e gjata deri nder sqetulla... Shikoju gjinjtë, hë? A ke parë diçka kështu.

TONIJo.

CENIJo pra, e tanë kohen kanë qenë këtu, në murin përballë.

TONIJo. Jo. Nuk i kam parë.

CENINuk i ke parë se mëndët i ke tjetër kah. Këto janë të të miat.

Toni e shikon me habi.

TONIAshtu?

CENIAshtu.(tregon diku kah publiku.) Kjo majtas është Eva, kjo djathtas, kësaj kurrë nuk ia di emrin por nëse të pëlqen ty, pa problem, merre, është e jotja.

TONII njeh ti këto manekine?

CENILëri tash llafet. Nuk është punë për ty.

Page 179: Ekrem Kryeziu Tri Drama

178

TONIPse po ma jep këtë që është djathtas e nuk ma jep Evën? Ke ti diçka me të?...

CENIEvën mos ma prek, këtë tjetrën ose merre ose le. Kaq mund të bëj për ty. Pikë.

TONISi e ka emrin, kjo që po ma jep.

CENINgjitja emrin vet, e mos kërko më tepër se kaq, se, nuk ka më. Ke fat që je me mua. Fat të madh sepse ti di, megjithatë diçka për mua e ata, (tregon me dorë lartë) nuk dinë asgjë. Ata mendojnë se dinë por e kanë kot! Prandaj edhe nuk ia dalin dot të më thyejnë. Kurrë! Kurrë! Kurrë, kurrë! Kurrë! Kurrë! Kurrë! Unë jam këtu zot i zotëve prandaj si zot mund të të fali atë që ata nuk munden. A kuptove?

TONIPo, kuptova.

CENIPor nëse kuptoj se ke ardhur këtu të më spiunosh, apo nëse kuptoj se po me spiunon, i kotë do të jetë kujdesi për ty, e kotë do të jetë dhurata e sotme, të gjitha do të janë të kota, do ta këpus kryet si pulës.

Toni nuk i përgjigjët.

CENIMbaje në mend, po të rrëshqiti dora dhe me atë rast e preke Even do të kesh punë me mua. E të kesh punë me mua do të thotë të kesh punë me vet djallin. U merrem vesh.

Page 180: Ekrem Kryeziu Tri Drama

179

Toni e fsheh gazin.

TONIU merrem vesh.

Në skenë hyn Eva. Ceni largohet nga Toni dhe i afrohet asaj.

CENIA bëra mirë që e njoftova me shoqen tënde. Është i ri.

EVASe mos je ti plak?

CENIJo, por.

EVARuaju nga ai. Atij nuk i dihet.

CENITi po mendon kështu?

EVATash për tash...Të shohim si do të ecin punët, por ruaju nga ai.

CENIAshtu? Ceni kthehet kah Toni

CENIAshtu, a? Ty nuk të kanë sjell këtu kot se koti. E di unë.

Page 181: Ekrem Kryeziu Tri Drama

180

TONIÇka di ti?

CENINë qelinë time, nuk të kanë sjell kot se koti.

TONIQetësohu burrë! Kjo është paranojë.

Ceni qesh sikur ta kishte zbuluar krimin dhe kriminelin.

CENINdal! Paranojë?!...Po...Po...Po... Ashtu më thoshin edhe atëherë kur isha përjashta: Cen, o. Mos u bë paranoik! Por askush nuk u shqetësua kur më ndanë nga gruaja as kur ma morën fëmijën e më hodhën në rrugë si qen...

TONINuk di për çka e ke fjalën...

CENIE di unë! Kur të kanë hedhur këtu tek unë, këtë e kanë bërë më të vetmin qellim që edhe nëpërmjet teje të ma shtojnë torturën. Me hed-hjen tënde këtu, kjo qeli më nuk është vetëm e imja... Nuk është e imja fare! E di...Tash po kuptoj se nëpërmjet teje duan të më shkatërrojnë përbrenda. Duan të më trajtojnë si të burgosurit e tjerë. Si t’ isha unë i burgosur i rëndomtë.

TONIQetësohu. Unë nuk jam i atillë çfarë po mendon ti.

Page 182: Ekrem Kryeziu Tri Drama

181

CENIE di unë kush je ti. Tash e morra vesh edhe me mirë por ata nuk e din së, unë kam armë edhe për sulme të këtilla... Kam unë armë. Kam! Kam. Ju pshurri unë kurthet tuaja. Tash e përgjithmonë ju pshurri!

Krejt kjo pjesë e skenës Ceni e flet në trans e ne fund arrin kulmin. Me kot mundohet ta qetësojë Toni. Fiken dritat pa zhurmë të metalit. Në terr dëgjohen të renat e kërbaçëve të policisë dhe asgjë tjetër.

Page 183: Ekrem Kryeziu Tri Drama

182

8. EVA NË NATË

Skena është e ndriçuar më dy vrushkuj drite në njërin prej tyre është Toni i shtrirë në tjetrin Ceni qëndron në këmbë. Kur ndezët vrushkulli i tretë, në të cilin paraqitet Eva. Disa qaste ata e shikojnë njeri tjetrin. Dikur Eva del nga vrushkulli i saj i dritës dhe vjen të Ceni.

EVAPse po shqetësohesh kaq shumë.

CENIPse po shqetësohem?

EVANuk po më beson mua? Nëse edhe mua nuk më beson, nuk e di kujt mund t’i besosh. Ne jemi në botën tonë. Këtu askush nuk mund të na pengojë. Gëzohu që kjo botë e hijedritës, është botë vetëm e jona.

CENIIkë! Edhe ti po më rren si të gjithë të tjerët. Keni bërë komplot kundër meje. Edhe ty të kanë blerë por do t’i blej edhe unë ata... Edhe unë di të blej njerëz. Edhe unë mund të blej njerëz.

EVAÇka po flet kështu?

CENIA nuk më the se duhet të kam kujdes me Tonin.

EVATë thash dhe tash po të them edhe një herë. Jo vetëm me Tonin por më të gjithë ata që mundohen të kanë kontakt me ty. Këto vërejtje që po

Page 184: Ekrem Kryeziu Tri Drama

183

t’i bëjë nuk duhet të ndikojnë të ti ashtu që ti të sillesh ashtu si u solle. Kujdes! Mos u hap shteg policëve të sillen, ashtu si u sollën, sot me ty.

CENILargohu! Të gjithë jeni të njëjtë. Keni hyrë në mua dhe po më shkatër-roni. Largohu!

EVASado që me dëbon, unë do të vij prapë, dhe prapë, dhe prapë. Deri sa nuk pajtohesh dhe u beson fjalëve të mia.

CENILargohu! Gjithnjë e me shumë po bindem se Edhe ti je e shitur.

Dëgjohen të qëlluarat me metal neper grilat e dhomave dhe zëri nga jashtë “Vizita”... “Vizita”... “Vizita”...Toni del nga skena Ceni i nis ush-trimet e tij të karatesë.

Page 185: Ekrem Kryeziu Tri Drama

184

9. FARA

Toni kthehet në skenë. Ceni vazhdon ushtrojë. Toni ia ofron mollën.

CENIDiçka si shkurt e pate vizitën...

TONIShkurt.

CENIT’i sollën ndërresat?

TONIJo, Familjen e kam jashtë shtetit. Ishte një shok i vëllait tim.

CENIKëtu shokët nuk mund të të vizitojnë pos nëse nuk punojnë për ta.

TONIFol ku po e qet?

CENIAskund, askund por... Pse nuk t’ erdh vëllai po shoku?

TONIVëllanë ma kanë vrarë në demonstrata. Shoku i tij e ka varrosur dhe, me letërnjoftimin e tij të ka ardhur të më vizitojë.

CENIDhe këta e lejuan të të vizitojë.

Page 186: Ekrem Kryeziu Tri Drama

185

TONISi po sheh,(e ngrit qesen e plasmanit ku shihen molat) E lejuan.

Ceni i vazhdon ushtrimet pa ia vënë veshin Tonit i cili larohet nga pjesa e ndritshme e skenës ku i le dy qeset e najlonit dhe kthehet vetëm me atë ku janë mollët.

TONIA mund ta bësh një pushim të shkurtër.

Ceni ndalet. Toni ia gjuan një mollë.Ceni e kap dhe nis ta haj.

CENIMolla se jo mahi... A m’i fal farat e mollëve.

TONICilat fara?

CENIFarat e mollëve.

TONIShoku i vëllait m’i solli vetëm mollët, jo edhe farat e tyre.

CENIO djalë i shehrit, djalë i sherrit. Mollët i ha, e nuk e di ku i ka molla farat.

TONIPo luan koqe me mua?

CENIPo, sepse e meriton.

Page 187: Ekrem Kryeziu Tri Drama

186

Ia merr Tonit edhe një mollë dhe e ha me të shpejt ndërsa Toni e shikon me habi.

CENIJa ku janë farat(ia tregon farat). A po i sheh? Të vogla janë po e kanë “sherrin” e madh. Si kjo puna jonë. Të vegjël jemi po shumë sherre mund të bëjmë.

TONILere politiken. Çfarë sherri mund të bëjnë këto të shkreta.

CENIKëto fara do t’i ruaj dhe kur të dal prej burgut do t’i mbjelle në bahçen time.

TONIA mos do t’i pagëzosh me emrin tënd?

CENIJo po do t’i shortoj... Në këtë botë shumë çka kërkon të shortohet.

TONIA do të thotë kjo se duhet edhe mua ta ma presësh dorën apo ndonjë pjesë të trupit dhe do të ma shortosh në atë pjesë, atë që dëshiron ti.

CENINuk e pata fjalën për ty por për ata që nëse duan të jetojnë si njerëz në mesin e njerëzve, ishte dashur të “shartohen”.

Page 188: Ekrem Kryeziu Tri Drama

187

10. EVA

Derisa të dytë hanë molla në skenë hyn Eva. Ceni e përcjell në çdo hap atë.

EVAMos e frikëso djalin. Shartimet nuk janë të mira për askënd.

CENIA po të duket se desha ta frikësojë?

EVANuk e di çka deshe por, u kënaqe që e zure ngushtë.

CENI(Me ironi) Ashtu?

EVAAshtu.

Eva lëviz nëpër skenë.

CENIÇka po sillesh kështu?

EVADua të të shoh të qetësuar.

Ceni nis ushtrimet. Eva është si kundërshtari tij imagjinar. Ajo here pas here e përdorë dhe kamxhikun të cilit i shmanget Ceni. Toni i afrohet dhe i shikon ushtrimet e tij nis edhe ai të ushtroj dhe e pyet me ironi.

Page 189: Ekrem Kryeziu Tri Drama

188

TONIA mund ta di emrin e sportistit që po ushtron bri meje. Kurrë nuk mu prezantove

CENIEmri yt nuk më ka lënë të prezantohem.

TONIEmri im?!

CENIPo. Emri yt.

TONIE si është dashur ta kam emrin për të më besuar ti.

CENINuk e di por, jo Toni.

TONIE, pse jo Toni? Ç’ të keqe ka në këtë emër?

CENINuk e di ç’të keqe ka por jam i bindur se ai që quhet kështu, këtë e bën për t’iu hyrë në hatër këtyre të perëndimit.

TONI(me humor) Interesant.

CENIKjo nuk është mahi... Hedhja jote në këtë qeli nuk është e rastit.

Page 190: Ekrem Kryeziu Tri Drama

189

TONINatyrisht nuk është e rastit. Në këtë botë çdo gjë e ka një qellim.

CENI(Me ironi) Do të thotë edhe unë të kam merituar ty këtu në qeli?

TONISigurisht.

CENIE more djali i qytetit ty,, kur je zgjuar nga gjumi të ka pritur gota e qumështit në komodinë të shtrati. Unë, në burg, për herë të parë jam bërë me shtrat. Në shtëpi vetëm hasër kemi pasur mundësi të shtrojmë.

TONITi je i sigurt se unë i kam pasur të gjitha të mirat.

CENIËshtë e mundur, je nga qyteti.

TONIDo të thotë, ky është faji im.

CENIJo por, për ty politika s’ka qenë diçka qenësore. Për mua angazhimi në politikë m’i ngjason dilemës së Hamletit. Po te mos fitoja, Unë do të humbja përfundimisht, ti jo.

TONIE çka fitove? Fitove si unë. Burgun.

CENIBurgu është humbja më e vogël.

Page 191: Ekrem Kryeziu Tri Drama

190

TONIKe të drejt do t’ishte mirë që se paku këtu, mos ta luftojmë njeri tjetrin.

CENIKur të luftova unë ty?

TONIOkej, okej. Gabim u shpreha. Mendova të them se ne, njëmend dallo-jmë nga njeri tjetri, që është normale, se është e pa mundur që të gjithë të jemi të njëjtë, por duhet pranuar se dallimet tona nuk janë aq sa ti të mundohesh të më largosh prej vetes tende.

CENIT’ia thuash dikujt të vërtetën nuk don të thotë ta largosh prej vetes tënde.

TONIOkej. Prapë gabova në formulimin e mendimit tim.

CENIFormuloi mendimet si duhet se...

TONIOkej, ke të drejtë të mendosh ashtu por, edhe unë kam të drejtë të men-doj dhe të kërkoj që, ajo që e dua, dua të më ndodh sot.

CENIApo, thënë shqip, ta mbjellësh në mëngjes e ta korrësh, mundësisht në drekë.

TONI(me humor) Nëse jo në drekë atëherë, jo më vonë se darka... A e di pse? Sepse nuk e di a do të jam nesër.

Page 192: Ekrem Kryeziu Tri Drama

191

Ne skenë paraqitet serish Eva tani duke ua ndërruar vendet konopëve që i kishte shtrirë në paraqitjen e fundit që kishte “luajtur” me litarë.E qëllon me kamxhikun nga litari që e mban.

EvaPse u ndale? Mos u frikëso. E drejta është në anën tënde.

CENIKe të drejtë.(kthehet kah Toni) Ti po më mëson mua

TONIA nuk po e dëgjon veten çka po flet. Po frikohem se mos do të ndodh e njëjta gjë edhe me mua, siç ka ndodhur me ty.

CENIÇka ka ndodhur me mua?

TONIA nuk po e kupton se me ty nuk është diçka në rregull.

EVARuaju. Ai po mundohet të të bind se është më i fortë se ti.

E qëllon me kamxhik Cenin.

CENIPo imagjinon dhe po shpif...Me mua është gjithmonë në rregull por, kontrollo ti veten tënde.

CENIÇka qenkam unë tani?

TONINjeri që më ngjall frikë...

Page 193: Ekrem Kryeziu Tri Drama

192

Eva e qëllon serish me kamxhik

EVAMos u dorëzo tash. Sulmoje!

CENIGëzohem kur ngjalli frikë për të gjithë armiqtë klasor.

Eva e gëzuar qëllon me kamxhik në ajër

TONIA ke pi sot kafe? (e pyet me ironi)

CENIKafe?! Lëri pallavrat.

Eva reagon me nervozizëm dhe kamxhik në ajër.

EVAKy shaka po bën me ty ore i shkretë.

TONINuk e di a janë pallavra a jo, veç, më thuaj, a ta kënda kafen apo edhe atë e cilëson si ves i borgjezisë së kalbur...

Eva prapë e qëllon me kamxhik Cenin.

EVAPo i lejon liri të madhe prandaj ai po luan kështu me ty.

CENIA di ti o kokëbosh se, edhe një herë po e ngrite zërin, e kalli këtë qeli me ty dhe me mua bashkë.

Page 194: Ekrem Kryeziu Tri Drama

193

TONIU mahita...

CENINuk e duroj mahinë.

Prapë kamxhiku i Evës

EVAPo mundohet të të mashtroj. Mbahu!

CENILuftoja për ty se mendoja se je njëri nga ne.

TONINuk është e vërtetë se ke menduar se jam njëri nga ju. Më ke ndihmuar siç i ndihmon njeriu - njeriut.

EVAKujdes. Ky është një dredharak i madh.

Përgjigjja e ardhshme e Cenit nuk dihet kujt i drejtohet. Pastaj kthehet i thyer kah Eva.

CENIShpëtomë se më nuk mundem. Shpëtomë.

Eva me një të qëlluar të kamxhikut për tokë e ndërron ndriçimin. Skena ndriçohet në mënyrë magjike. Pikat e dritave sillen rreth e rrotull. Toni tretet në terr. Eva e nxjerr defin dhe nis lojën me të. Ceni si somnambul sillet nëpër skenë dhe më në fund dhe nis një lojë si ajo e Rugovës duke recituar vargje të cilat janë variant i tij i poezisë “Vallja shqiptare” nga Kadareja.

Page 195: Ekrem Kryeziu Tri Drama

194

CENIKëmba ime kërkon dheun... Të mërguar nga ky vend... Leje kërkoj... Valle t’ vall’zoj’... Se, qiellin unë dua ta përshëndes, me qetësi dhe madhështi! Midis territ dhe ferrit... Vallja u lind... Vallja shqiptare... Vallja që s’ ndalet...Vallja që s’ falet.. Rrokulliset nder shekuj... Zjarr vullkani mbi hobé... Kërkon valltar lirie, por ku t’i gjë... Te degdisur janë nëpër botë... Sa këtu, sa atje.

Eva, përkundër Cenit e luan një lojë të çuditshme hiq heroike. Loja ne saj sikur e trullosin Cenin Vargjet në vazhdim Ceni nis t’i përsëris sepse nuk arrin dot t’i kujtoj si duhet. Përsëritja e vargjeve ia shton atij ner-vozizmin.

CENIPrilli përsipër s’ na hedh dot lule... Dhjetoret na ngujojnë me borë... Prilli përsipër s’ na hedh dot lule. Dhjetoret na ngujojnë me borë... Pril-li përsipër s’ na hedh dot lule. Dhjetoret na ngujojnë me borë...

Me largimin e Evës dritat nisin të fiken ngadalë një nga një derisa terri e pushton skenën. Ai vazhdon t’i përsëris vargjet Në dy vargjet e fundit të Cenit “Prilli përsipër s’ na hedh dot lule. Dh-jetoret na ngujojnë me borë”...skena errësohet. Ceni në terr, pa muzikë, i përsërit vargjet. Në valën e nervozizmit të tij ai pa dashur e shkel Tonin. Ai ngritët. E ndez shkrepësen dhe skena ndriçohet disi.

TONIÇka po ndodh me ty.

Toni nuk i përgjigjët pos që e fik shkrepësen dhe prapë e ndez.

CENIJa fike, ja mbaje ndezur atë mut shkrepëse

Page 196: Ekrem Kryeziu Tri Drama

195

Në ato fikje-ndezje të dritës që duhet të simbolizojnë ndezjen e fikjen e shkrepëses, në skenë kthehet Eva

EVAPse po sillesh kështu me të?

Eva vringëllon me kamxhik.

CENIÇka po ndodh me ty. Një herë më ndërsen kundër tij, tash ma mbron.

EVAAsgjë nuk ka bërë pa dëshirën tënde. Ti këtë e di.

CENI(i trimëruar) Shporru edhe ti!Shporru. Ike dhe ma lë lojën në gjysmë e tash më kthehesh ta mbrosh këtë shkërdhatë. Në kohë të fundit vetëm po më shqetëson.

EVAShqetësimi nuk jam unë.

CENIMjaft më. Mjaft!

Eva vazhdon të bëj diçka me litarët e saj. Ceni e mbyll valixhen dhe drita që dilte nga ajo fiket. E skajon valixhen në pjesë të errëta të skenës.

CENIVeç po më rren.

EVASa lehtë thua “Po ren”.

Page 197: Ekrem Kryeziu Tri Drama

196

CENILehtë a vështir, punë për mua, por ti vërtet, vetëm po më rren.

EVAJo, unë nuk po të rrej. Ti po e ren vetveten e pastaj edhe të tjerët. Të të gjithë po e përdor rrëfimin e njëjtë, atë të ecjes përpara.

CENIS’është e vërtetë.

EVAËshtë e vërtetë. E, e vërteta kryesore është se ti, as nuk di, as nuk do të ecësh përpara. Ti je i lumtur në këtë qeli.

CENINuk është e vërtetë.

EVATi me kënaqësinë më të madhe do ta shndërroje krejt botën në qeli se vetëm atëherë do të kishe mundësi ta kontrollosh më mirë.

Ceni bien në trans.

CENIJo. Jo. Jooooo...

Ai, duke thënë ”Jo, Jo” ashtu në dy gjunjë që është ngritët dhe përplasët për tokë.

CENIJooooo...

Page 198: Ekrem Kryeziu Tri Drama

197

EVAVetëmashtrimi yt ka arritur kulmin kur ke hequr dore edhe nga zoti.

CENIHesht. Zotit nuk i duhen lutjet tona... Jo, lutjet na duhen neve... Si t’i lutem dikujt që nuk ekziston? Shporru! As ti nuk ekziston. Largohu! Ik nga dhoma ime. Është kjo dhomë vetëm e imja. Largohu prej dhomës sime. Nuk dua më të të shoh.

EVANëse vazhdon kështu kurrë me nuk do të më shohësh

CENIIk! Në dreq të mallkuar ik. Në dreq, në dreq të mallkuar.

Konfliktin e tyre e ndërpret sirena e burgut dhe dritat e alarmit.

ZëRI NGA ALTOPARLANTITë gjithë të burgosurit të largohen nga dyert dhe të mbështeten për muret e qelive! Të gjithë të burgosurit të largohen nga dyert dhe të mbështeten për muret e qelive!

Page 199: Ekrem Kryeziu Tri Drama

198

11. EVA

Në skenë hyn Eva me kamxhik në dorë dhe me të vringëllon dhe fshi-kullon majtas dhe djathtas.

EVAPse po e torturon Tonin?

CENIE di unë pse.

EVADite s’dite, nuk guxon më ta torturosh!

CENIDomethënë njëmend qenka e vërtetë.

EVAÇka e vërtetë?

CENIPo më sillesh si lavjerrës, herë andej e herë këndej. Herë kundër tij, e herë me të.

EVAMirë që nuk the si lavire.

CENINuk thash se nuk desha të them... Ku e njohe ti Tonin?

EVAMë njoftove ti me të.

Page 200: Ekrem Kryeziu Tri Drama

199

CENIJo! Nuk e njoftova me ty por me shoqen tënde.

EVAPo flet nga xhelozia?

CENINuk është kjo xhelozi por, neveri nga fjalët e tua.

EVAÇka po ndodh me ty? Prej se ka ardhur Toni ti ke ndërruar krejtësisht. As me mua nuk flet si duhet.

CENIPo më sulmon edhe ti?

EVAUnë nuk po të sulmoj. Unë veç po flas.

CENIPo më sulmon.

EVAJo. E sheh prapë po gabon.

CENINuk po gaboj. Gjithmonë jam munduar të ta bëj qejfin, e ti tash po radhitesh në anën e Tonit.

EVANuk po radhitem askund. E di ti fort mirë. A nuk jam unë ajo që t’i ka pranuar të gjitha dështimet? Çka kam bërë kam bërë për të mirën tënde. Prandaj po të urdhëroj ta mbash veten. Po veprove ndryshe do t’i rrënosh, do t’i humbasësh tërësisht të gjitha vlerat njerëzore.

Page 201: Ekrem Kryeziu Tri Drama

200

CENITi nuk di çka po flet.(merr flakë) Po ti moj, nuk po di çka je kah flet.

EVAQetësohu.(e urdhëron duke krisur me kamxhik) Qetësohu! (Ceni qetëso-het) Nuk po do t’ia pranosh as vetes se ia ke zili Tonit.

CENIPse t’ia kam zili kësaj shkërdhate?

EVAPse ai ka ecur përpara ndërsa ti je kah kthehesh mbas. Çdo ditë e më tepër. Një shekull më mbas.

CENIS’janë këto mendimet tua. Jo. Janë këto mendimet e këtij naivi. Të tillët na sollën në këtë pozitë poshtëruese... Të kishin menduar të gjithë si unë, ndryshe do t’i kishim punët. Ndryshe, ndryshe...

Ceni nevrikoset sa sillet sikur të kishte dalë jashtë vetvetes... Vrushkulli i dritës e ndriçon Tonin që ngritët.

Page 202: Ekrem Kryeziu Tri Drama

201

12. KONFLIKTI FINAL

Toni i drejtohet Cenit si dikujt me të cilin ka probleme të mëdha dhe që dëshiron t’i zgjedh përfundimisht t’i zgjidh ato.

TONIA përnjëmend nuk do të heshtësh kurrë. As ditën as natën. Çka bëra unë i shkreti që të gjallë më kanë hedhur në këtë ferr. Kush je ti o nonëqim? Çka pidhin e satamë je qu’ peshë kështu e as të vdes nuk do të më lësh rahat?

Kacafyten për jetë a vdekje.

CENIMshele gojën oj shkërdhatë e mutit. Të besova e ti më tradhtove. Nuk u kënaqe vetëm me shoqen po edhe Evës m’ia ngule. Pis.

TONIMshele gojën, o i çmendur! Komunist i ndyrë.

CENIQepe gojën! Mbylle! Mbylle!

TONIMbylle ti, kanalizim i kësaj bote.

Ceni e ka rrëzuar Tonin dhe duke e rrahur keq, për vdekje i flet.

CENIFemrën time deshe të ma vjedhësh. Ta hapa derën e qelisë. Zemrën ta dhashë i ti më vodhe. S’i vodhe kujt më. Mbaruan vjedhjet tua.

Page 203: Ekrem Kryeziu Tri Drama

202

Ceni e mbyt Tonin. Ngritët në dy gjunjë si kafshë fitimtare.

CENIMbaruan vjedhjet Tash gjykatës jam unë... Tash gjykatës jam unë...

Sillet nëpër skenë derisa nuk e takon Even.

EVAE vrave?

CENIE vrava. Më s’ka kush na pengon.

Eva e qëllon me kamxhik dhe niset jashtë skenës.

CENINdal. Qëllo sa të duash, veç ndal. Veç rri me mua. Më s’ ka kush na pengon. Më s’ka kush na pengon.

Eva largohet. Ceni ecën mbas saj pastaj kthehet.

CENIE pastrova qelinë. S’ka më kush të më pengojë. Qelia më në fund është vetëm e im ja. Vetëm e imja. Shikon andej ka ishte larguar Eva.

CENIPunë e madhe që shkoj Eva. E kam unë shoqen e saj. Ajo gjithmonë më ka pëlqyer më shumë. Bëra gabim që ia ofrova kësaj shkërdhate. Është dashur të dyja t’i ndal për vete... Të dyja t’i ndal për vete. Të dyja t’i ndal për vete... Të dyja t’i ndal për vete...

Duke i përsëritur fjalët e fundit, i thyer bien në gjunjë.

Skena errësohet. F U N D

Page 204: Ekrem Kryeziu Tri Drama
Page 205: Ekrem Kryeziu Tri Drama
Page 206: Ekrem Kryeziu Tri Drama

Ekrem Kryeziu

PushkatimiDramë

E shkruar në Prishtinë2008 – 2013

Page 207: Ekrem Kryeziu Tri Drama

206

Personazhet:

GjykatësiUshtari LuaniNënaBlerinaBabaFatmiri

Page 208: Ekrem Kryeziu Tri Drama

207

1. BLERINA

Pasi të ndriçohet skena Blerina afrohet në paraskenë.

BLERINAMbrëmë gjithë natën ka rënë shi...Luani e ngacmon...LUANIMos thuaj se edhe qielli ka vajtuar për mua...

BLERINAPse të vajtoj qielli për ty?

LUANIU mahita...

BLERINAMbylle gojën. Mos ta dëgjoj më asnjë fjalë... LUANIE mbylla...Pse e zhveshe bluzën.

BLERINAE kam nxehtë...

LUANITi ke lindur në Holandë e nuk e njeh këtë vend. Në çast mund të fto-hesh.

BLERINAS’ më lë shenjë mua të ftohtit... A s’jam nga veriu?...

Luani qesh.

Page 209: Ekrem Kryeziu Tri Drama

208

LUANINga Poli i Veriut...

BLERINAI Veriut dhe i Jugut bashkë...

Luani prapë qesh me dashuri.

BLERINAO zot kurrë nuk e kam një vend më të bukur se ky...

LUANISe ke parë se kurrë nuk ke qenë në këtë vend...

BLERINAPara sysh e kam pas e, merre me mend, kurrë nuk e kam parë këtë bjeshkë...

LUANIE po, njeriu sheh me mend, jo me sy...

BLERINAShiko mështeknën...Eja se prej aty ku je nuk shihet mirë... Shiko atje!

Luani i afrohet dhe ulet në gurin e “xhenazes” që është në skenë.

BLERINAMos u ul aty?

LUANIPse?

Luani ulët.

Page 210: Ekrem Kryeziu Tri Drama

209

BLERINAMë Kanë thënë se ky gur është guri i xhenazes, e nuk është mirë të ulësh mbi të.

LUANI (Qeshë) Ti beson në gjëra të tilla!?

BLERINABesoj a s’ besoj, ti mos rri aty!

LUANAKy gur na pret të gjithëve

BLERINANa pret e s’ na pret, mos rri mbi të...

Luani ngritet nga guri dhe i afrohet.

BLERINAShiko verdhësinë e mështeknës.

LUANIE kam parë...

BLERINAJu meshkujt nuk dini t’i shikoni drunjtë. Shiko mirë.

Luani qesh.

BLERINAMos qesh... A po e vëren çfarë verdhësie ka...

LUANIPo si...

Page 211: Ekrem Kryeziu Tri Drama

210

BLERINAPo ma bën qejfin...

Luani prapë qesh.

BLERINAShiko. Në gjithë bimësinë, druri më femëror është mështekna...Këso verdhësie të njomë dhe bardhësie si qumështi, vetëm mështekna ka...

Luani qesh.

LUANIEdhe ti, jo veç mështekna.

BLERINANuk po mahitem.

LUANIAs unë, oj mështekna ime...

BLERINASa ndryshe duket bota nga ky vend...

LUANI.Ke të drejt, ndryshe...Shumë ndryshe duket bota nga ky vend... Krejt ndryshe...

BLERINAMë e bukur...

LUANIShumë më bukur se prej andej, kah sillesh ti...

BLERINA

Page 212: Ekrem Kryeziu Tri Drama

211

Pas luftës do të doja ta kam një shtëpi në një vend si ky.

LUANINe një vend të këtillë...

BLERINANjë vend si ky por, me disa korrigjime... Ta ketë qytetin më afër dhe shkollën rrëzë bjeshke ku do ta qojmë fëmijën tonë...

LUANIShtëpinë edhe mund ta kesh, bile, bile edhe me det përpara... I ke prindërit e pasur, ata mund të blejnë çdo gjë për ty por, fëmijën ku do ta blesh...

BLERINANuk kam nevojë ta blej... Fëmijën e kam dhuratë nga ti...

Luani i afrohet dhe ajo mbështet në gjoksin e tij dhe flet si në ëndërr.

BLERINADo të doja të jetë vajzë... Mbas luftës, vajzat, mund ta bëjnë botën më të bukur, më njerëzore...

LUANIPo flet ëndrra

Blerina kthehet nga Blerimi dhe flet derisa Luani e mban për beli.

BLERINAKur të kam gënjyer...

LUANIKurrë... Gjithmonë ma ke thënë të vërtetën... Thuaje dhe tash.

Page 213: Ekrem Kryeziu Tri Drama

212

BLERINAVajzat janë më njerëzore...

LUANI Nuk e kam ditë qe do të kemi fëmijë...

BLERINA Nuk e ke ditur.. Tash a po e di.

LUANIPo më gëzon...

Blerina Largohet nga Luani dhe duke shikuar në thellësi flet...

BLERINANën kurorën e bleruar të një bliri të moçëm do ta ushqejmë fëmijën tanë bashkë dhe do të gëzohemi dukje e shikuar si po rritet.

LUANIJo ritet po rritet! Kur do të mësohesh ta thuash rr-n si duhet?

BLERINANë Holandë në “r”- time je dashuruar. Tash mos më qesh.

LUANINuk je më në Holandë.

BLERINAKur jam me ty, jam veç me ty!... Edhe në Holandë, edhe në Kosovë ...Gjithkund kam qenë dhe do të jam, vetëm me ty. Vetëm me ty! Kup-to! Edhe në Holandë, edhe në Kosovë ... A kuptove. Veç me ty!

LUANIKtheju realitetit

BLERINAUnë jam në realitetin tim dhe nuk pranoj tjetër realitet. Nuk pranoj dhe pikë Skena me të shpejt errësohet...

Page 214: Ekrem Kryeziu Tri Drama

213

2. GJYKATËSI

Një dhomë e rëndomtë katundi, diku në vijat e luftës, është një dollap për dokumente. Para tij është një tavolinë e vogël dhe e ultë me dy karrige për rreth. Në anën tjetër është një tavolinë e punës mbi të cilën është një makinë shkrimi dhe një orë e rrëzuar, e modeli të vjetër. Gjykatësi në uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hyn në skenë dhe menjëherë e sheh orën e rrëzuar. Pas tij me një bokall qelqi me ujë hyn Ushtari dhe pasi e le bokallin në tavolinën e punës nis ta rregullojë librat e rrëzuara nga tavolinën e punës së gjykatësit.

GJYKATËSIDikush prapë ma paska prekur orën.

USHTARINuk besoj komandant... Sigurisht është rrëzuar nga granatimet. GJYKATËSI Sigurisht...

USHTARIDje e pardje, sa nuk ishit ju këtu, aq shumë kanë granatuar sa që, besoj i keni dëgjuar edhe ju atje ku ishit.

GJYKATËSI Natyrisht se i kam dëgjuar...

Ushtari e merr orën, e shikon, pastaj e afron të veshi.

USHTARIPo punon.Ia jep Gjykatësit orën .

Page 215: Ekrem Kryeziu Tri Drama

214

GJYKATËSI Po punon por, po punon keq...Po vonohet...A sheh ç’ orë tregon. Ka ngel mbas...

USHTARIEh, ka ngel mbas se është orë vendore.... Orë e vjetër... Nuk di pse e mbani për së rëndi... Gjuajeni Komandant... I them unë korrierit dhe, ju sjell një tjetër... Hiç më larg se nesër. Për besë...

GJYKATËSI I thua, korrierit, a?

USHTARIPër besë po Komandant...Ta gjen ai një shumë më të mirë se kjo... Për besë, ta gjen, fringo të re.

GJYKATËSI Për besë...

USHTARIPër besë, po...

GJYKATËSIKe të drejtë, njëmend është shumë e vjetër, moshanike imja ...

USHTARISi e kam parë për herë të parë, menjëherë e kam vërejtur se s’ bën... Shikojeni, myku ia ka mbuluar fytyrën mezi i shihen numrat... Koman-dant, ju si ma i madhi i gjyqit tonë, ishte dashur ta keni një orë që, me ta pas lakmi i madh dhe i vogël, e jo kësi rangëllinë... Beter i zotit që kaherë i ka skaduar mandati... Nuk ju ka hije juve. Ju meritoni një orë si, si...

Page 216: Ekrem Kryeziu Tri Drama

215

GJYKATËSI Orë si Big Beni i Londrës...

USHTARIJu po mahiteni me mua por kjo orë, për besë. Edhe vet ka harruar kur i ka la paratë e veta...

GJYKATËSI Ashtu, a? Kaherë i ka la paret... I ka skaduar mandati, a? Edhe autorite-tin ma ulë, a?

USHTARIPër besë po komandant... I kam parë disa orë kineze... “Vizllimë”!... Me bateri... Badihava...

GJYKATËSI Miku im... S’është badihava, ajo që duket badihava por, lëri fjalët e, bjere çantën... (flet vet me vete) Orë kineze?!... Badihava!...Kjo njëmend është e vjetër por, nuk është e lirë...

Ushtari del dhe pas pak kthehet me një çantë. Gjykatësi e merr çantën dhe nga ajo i nxjerr ca vegla dhe nis të punojë diçka në orën e vjetër.

USHTARINjëmend mund ta ndreqësh?...

GJYKATËSI Nëse nuk provoj ta ndreq, nuk di, a di por, po provova e marr vesh se, a di, a jo... Edhe orët e vjetra e kanë të vetën...Ushtari qeshë si me dyshim.

Page 217: Ekrem Kryeziu Tri Drama

216

USHTARIAha do të thotë qenka e vërtetë ajo që thuhet se ju jeni orëtar... Unë kam menduar se emrin Orëtar e keni vetëm, ashtu, emër ilegal... si shumë komandantë të tjerë.

GJYKATËSI Ti ma di emrin e vërtetë.

UshtariJo. Unë ju njoh vetëm si Orëtari...

Heshtje... Gjykatësi nis punën në orën e vogël.

USHTARIOrëtari, a është emri juaj ilegal, apo?

GJYKATËSI Çka të them?...

USHTARIA nuk po më besoni?...Sa kohë jemi bashkë... Ju ma dini mua emrin e vërtetë.

GJYKATËSI Qysh po ke dëshirë ti?

USHTARITa di emrin tuaj të vërtetë...

GJYKATËSI Ndoshta edhe e kam... Orëtar... Hë... Është emër i bukur... Njeriu që donë të ecë me kohën... Njeriu që i ndreq makinat që e matin kohen... Që donë të mos ecën koha mbrapsht...Të mos lë të ndalet koha apo që koha të mos shkoj kot...

Page 218: Ekrem Kryeziu Tri Drama

217

USHTARINEu, komandant, sa bukur flisni...

GJYKATËSI Bukur, a?...

USHTARIPër besë, shumë bukur... GJYKATËSI Ç’e do, nuk e kam emrin orëtar...

USHTARIPse atëherë ju quajnë ashtu?

GJYKATËSI Pse?... Një zot e di... Të rrallë janë njerëzit që e kanë emrin ashtu si do të donin ta kenë... Kështu e ka jeta... Të tjerët na vënë emrin të cilin ne duhet ta mbajmë, pa na shkuar mendja se mund ta ndërrojmë atë...USHTARIPër besë ashtu është... Kurrë nuk më ka shkuar mendja se mund ta ndërrojë emrin...

GJYKATËSI Ti e ke ndërruar emrin...

USHTARIUnë.

GJYKATËSI Po.

USHTARINuk po ju kuptoj...

Page 219: Ekrem Kryeziu Tri Drama

218

GJYKATËSI Ishe dashur të më kuptosh... Ti e ke ndërruar emrin edhe pa e ditur as vet...

Ushtari Ç’ janë këto fjalë?! Për besë, nuk e kam ndërruar emrin Komandant....

Gjykatësi me të miqësisht.

GJYKATËSI E ke ndërruar,që, ç’ ke me të.

USHTARIPër besë jo. Jo emrin tim por as emrin ilegal nuk e kam ndërruar. Atë emër që e kam marr në ilegale, me atë emër kam hy në luftë. Për besë. Kush ju paska thënë që e kam ndërruar emrin?!

Gjykatësi qeshë me të...

GJYKATËSI Ndalu pak dhe dëgjo. E kam fjalën për emrin që na kanë ngjitur ata që na mbanin për robër. Pavarësisht çfarë emra kishim ne, ata, na njihnin vetëm si rob.

USHTARIKush komandant?GJYKATËSIKush?! Ende nuk e ditke këtë?!... Ata që po i luftojmë... A po e kupton tash?...

USHTARIAh, aaa...

Page 220: Ekrem Kryeziu Tri Drama

219

GJYKATËSIAha pra... Me uniformën që mban, me emblemën e Ushtrisë Çlirim-tare të Kosovës, në krah dhe në ballë, ti e ke shlyer emrin rob. Ata nuk mund të të quajnë më rob. Për ta, ti tash nuk je me rob por armik, pa-varësisht si e ke emrin e vërtetë apo atë ilegal... Kuptove?

USHTARINuk jemi kah kuptohemi komandant... Unë ju pyeta për emrin tuaj dhe sigurisht bëra gabim... Më falni.

Gjykatësi qeshë.

GJYKATËSI Jo, jo nuk ke gabuar ti, po unë... Më fal, ti mua... Jam rritur në familje qytetarësh... Sahatçi të vjetër...

Tash Ushtari qeshë me keqardhje.

USHTARIZanatçi do të thotë... Zanati i babës nuk harrohet...

Gjykatësi qeshë disi nën hundë...

GJYKATËSI Ke të drejt. Unë zanatin e babës po e ndjek.

USHTARIPër ta ndjek, s’po e ndjek si duhet, komandant...

GJYKATËSI Ashtu, a?...

USHTARIAshtu valla... Gjithë ditën rropateni me pushkë e me libër nëpër këto male, e thoni se po e ndiqni zanatin e babës.

Page 221: Ekrem Kryeziu Tri Drama

220

GJYKATËSI Pse a nuk po ndjek zanatin e babës?

USHTARIKomandat... Po luani me mua?

GJYKATËSI Jo. Po e flas të vërtetën.

Ushtari e shikon dhe i buzëqeshë.

USHTARIVërtetë, a?!... Nuk di, por... Mos gabofsha emri juaj i vërtetë është Fla-mur Dreni...A është e vërtetë se prindërit të kanë vdekur në Goli Otok...

Gjykatësi për një çast ndalet sikur nuk u beson veshëve të vet.

GJYKATËSI Çka the? A the diçka a më bënë veshët?

USHTARINë Goli Otok... Një ishull, burg. Në detin e Kroacisë...

Ushtari flet ngadalë sikur frikësohet se po u ndal sado pak tregimi i tij do të bie në ujë...

USHTARIBurgu më famëkeq në Jugosllavinë komuniste... Nga presioni i pandër-prerë dhe maltretimet fizike nga milicia Jugosllave, familja e babës tuaj ishte detyruar të shpërngulet në Turqi. Gjykatësi ia ka ngul sytë Ushtarit i cili në një çast ndalet.

GJYKATËSI Vazhdo. Pse u ndale...

Page 222: Ekrem Kryeziu Tri Drama

221

USHTARIA gabova diku...

GJYKATËSIKu i di ti, të gjitha këto?

USHTARIKu i di?...Nuk di...

GJYKATËSIQë sa jemi bashkë e... Nuk e paskam ditur kënd e paskam pasur skaj vetes...

Qetësi. Ushtari me frik shikon para vetes...

GJYKATËSIVazhdo!

USHTARINuk di më shumë...

GJYKATËSINëse di kaq, duhet ta dish edhe vazhdimin...

USHTARINuk di, komandant... Nuk di asnjë vazhdim më...

GJYKATËSINëse nuk di, ta them unë, të mos i pyesësh të tjerët...

Ushtari heshtë plot frikë...

Page 223: Ekrem Kryeziu Tri Drama

222

GJYKATËSIVërtetë gjyshi im, dhe gjyshja me axhën e vogël u shpërngulen në Turqi... Prindërit e mi, baba dhe nëna, nuk shkuan me ta. Ngelen në Kosovë... Kishin vendosur të rrinin në Kosovë dhe të luftonin, sado që gjyshi nuk ishte pajtuar me këtë vendim ... Nëna atëherë kishte qenë mësuese, baba sapo kishte mbaruar juridikun... Pa arritur të luftonin si duhet për të drejtat e tyre i burgosen... Të dytë! Pas një gjykimi, shpejt e shpejt, edhe nënën edhe babën i dënuan me nga 15 vjet burgim të rend, ashtu quhej atëherë burgu politik...

USHTARINë burg kishin vdekur...

Heshtje...

GJYKATËSIAshtu thuhej... E sheh se i ditke të gjitha...

Heshtje...

USHTARIJo të gjitha...Kishin vdekur të dytë përnjëherë?!

Gjykatësi qeshet hidhur...

GJYKATËSI Nuk di a kishin vdekur të dytë përnjëherë apo i kishin ekzekutuar... E di vetëm se në varre të panjohura për ne i kishin varrosur... Si në Shqipëri...

Gjykatësi vazhdon punën rreth orës

USHTARIShqiptarë jemi...

Page 224: Ekrem Kryeziu Tri Drama

223

GJYKATËSI Vërtetë shqiptar jemi...Me të vetmin dallim se prindërit e mi u varros-en nga rojet serbe, e në Shqipëri kpmuniste të puskatuarit varroseshin nga shqiptaret...

Heshtje...

USHTARIKurrë i nuk kam besuar ato pak që i kam dëgjuar...Kjo që ma thatë...

GJYKATËSI Ta thash të vërtetën.

USHTARIDo të thotë... Nuk e dini si ju kanë vdekur prindërit?

GJYKATËSI Nuk e di...

Ushtari nuk mund të qetësohet.

USHTARIÇudi vdes njeriu e askush nuk pyet si vdiqën...

GJYKATËSIKush të pyes?... Gjyshi dhe axhët e mi ishin në Turqi... Të tjerët as që kanë guxuar të pyesin...

USHTARIPse komandant nuk pyetet ju kur u bëtë jurist.

GJYKATËSI Ke ta pyes?...

USHTARIVërtetë kë ta pyetni... Interesant... Si në film.

Page 225: Ekrem Kryeziu Tri Drama

224

GJYKATËSI Ky “film” është jeta ime...

Heshtje...

GJYKATËSI Ku i dëgjove ti ato pak që i paske dëgjuar...

Heshtje...

GJYKATËSI Pse s’po flet...

USHTARIPse?...Është pa besueshme...

GJYKATËSI Çka është e pabesueshme?...

Heshtje...

GJYKATËSI Pse s’po flet?...

USHTARIMe babën tuaj ka qenë dhe baba im...

GJYKATËSI Edhe kjo e jotja qenka si në “film”...

USHTARIPor nuk është film.

GJYKATËSI Nuk është... Mua më rriten pronaret e shtëpisë ku kishin qenë me qira prindërit e mi...

USHTARINë qytet?

Page 226: Ekrem Kryeziu Tri Drama

225

GJYKATËSI Po. Në qytet. Ishte kjo një familje e madhe qytetare... Kur prindërit e mi shkonin në aksione duket se, ata më kishin ruajtur, ndonëse kurrë nuk ma kanë pranuar se kanë qenë edhe ata anëtar të grupit të prindërve të mi....

USHTARISigurisht kanë qenë, komandant, por janë frikuar të flasin. Kështu thonë e ka ilegalja e thellë.

GJYKATËSI Është e mundur...Jam rritur i rrethuar me orët e tyre... Të vogla... Të madha... Me tingujt e tiktakeve... Ata më edukuan, ata shkolluan...Ata ma zgjodhën edhe fakultetin... Thoshin “Duhesh ta ndjekësh rrugën e babës... Kësaj bote, i duhet drejtësia dhe vetëm drejtësia... Vetëm dre-jtësia e bën të mundur që edhe orët e popujve të vegjël të mos ngelin mbas”...

USHTARIAta thoshin kështu, a?

GJYKATËSI Ashtu mendoj... Kaherë ka qenë... Tani më nuk jam kah di çka ka qenë e vërtetë e çka jo... (Qeshë) Është e mundur që unë ta kam trilluar këtë... USHTARIAsgjë s’keni trilluar komandant....

GJYKATËSI Asgjë, a?...

Heshtje...

USHTARIKomandant... A është e vërtetë që thonë se nuk jeni martuar veç të mos leni fëmijë bonjak...

Page 227: Ekrem Kryeziu Tri Drama

226

GJYKATËSI Pse bonjak. A patjetër duhet të vritem?

USHTARIJo komandant. Qoftë larg! Pse të vriteni...

GJYKATËSI Edhe nëse vritem, s’është punë e madhe. Janë vrarë burra shumë më të mirë se unë... Prandaj... lere këtë ...

Cingëron telefoni celular i Gjyqtarit.

GJYKATËSI Do të thotë, erdhën?... Sa vet janë?... Vetëm një?! Grua?! Ka ardhur vetëm deri këtu?!... A ka ardhur kaherë?... Një grua thua?... Aha, Nëna e tij!... Lëreni të kalojë. Përgatiteni Luanin.

E mbyll celularin.

GJYKATËSIDil e prite.

Errësim i skenës

Page 228: Ekrem Kryeziu Tri Drama

227

3. GJYKATËSI DHE NËNA

Skena ndriçohet.Hyn ushtari me një grua në moshë të mesme. Pas një qetësie që pason pas largimit të ushtarit...

GJYKATËSI Ju jeni nëna e Luanit?

NËNAPo.

GJYKATËSI Uluni.

NËNANuk jam lodhur.

GJYKATËSI Mirë...Nuk e di a e dini... Djali juaj është dënuar me pushkatim.

Heshtje.

NËNAE di. Na kanë lajmëruar miqtë e burrit tim...

GJYKATËSI Miqtë e burrit? Ashtu?!

NËNAPo. E ka dënuar gjyqi i ushtrisë sonë?

GJYKATËSI Saktë.

Page 229: Ekrem Kryeziu Tri Drama

228

NËNADo të doja ta takoj gjykatësin nëse më lejohet.

Heshtje.

GJYKATËSI Unë jam gjykatësi.

Heshtje. Gruaja e shikon me ngulm Gjykatësin ndërsa ai bëhet se nuk e vëren shikimin e saj.

GJYKATËSI A keni udhëtuar gjatë deri këtu.

Heshtje

GJYKATËSI Rrugës, a keni hasur në shumë postblloqe?

NËNAPo.GJYKATËSI Ishin të ushtrisë apo të milicisë.

NËNANuk e di. Për mua të gjithë janë njësoj.

Heshtje.

GJYKATËSI A ju pyeten ku po shkoni?

NËNAPo.

Page 230: Ekrem Kryeziu Tri Drama

229

GJYKATËSI Çka ju përgjigjet?

NËNATë vërtetën iu thash. Po shkoj ta vizitoj djalin.

GJYKATËSI A të pyeten ku e keni djalin.

NËNAPo.

GJYKATËSI A ju thatë përsëri të vërtetën?

NËNAPo. Ju thash përsëri të vërtetën. Ju thash, djalin e kam në burg.

GJYKATËSI A të pyeten në cilin burg?

NËNA Jo... Ata kanë shumë burgje...

GJYKATËSI Do të thotë, ata kanë menduar se e ke në ndonjërin nga burgjet e tyre.

NËNAPo është e mundur.

Heshtje.

NËNAA do të më lejoni ta takoj djalin.

Heshtje.

Page 231: Ekrem Kryeziu Tri Drama

230

NËNAMe kanë thënë se, pavarësisht nga leja që kam, ju jeni ai që në fund vendosni a mund ta takoj djalin apo jo...A do të më lejoni ta takoj.

GJYKATËSI Po. Natyrisht.

Gjykatësi del nga dhoma dhe pas pak kthehet.

GJYKATËSI A doni bukë.

NËNAJo. Kam hëngër para se të hy të ju...E kam pas bukën me vete.

Heshtje.

NËNAA është larg djali?

GJYKATËSI Jo...Ashtu...

Heshtje.

GJYKATËSI A po ju intereson pse e kemi dënuar me këtë dënim... kapital?

NËNADo ta pyes atë...

GJYKATËSI Mirë...

Heshtje.

Page 232: Ekrem Kryeziu Tri Drama

231

NËNAUshtrisë i nevojitet çdo ushtar, e ushtrisë sonë më së shumti i nevojiten ushtarët...

GJYKATËSI Po, ashtu është.

Heshtje.

NËNANëse e keni dënuar, ashtu si e keni dënuar, duhet të keni pasur arsye të mëdha.

GJYKATËSI Po. Kemi pasur...

Heshtje.

NËNAPo më vjen keq por...

Heshtje. Gjykatësi ai kthen shpinen sikur nuk ka fuqi ta shikojë.

NËNANëse djali im e ka bërë veten të pushkatohet, pushkatojeni.

Gjykatësi e dëgjon me shpin të kthyer dhe vetëm në pas fjalës së fundit “pushkatojeni” ai kthehet kah ajo.

GJYKATËSI Zonjë, duhet të më kuptoni ekzekutimi nuk është hakmarrje ndaj tij por, për tu arritur efekti e dënimit, ky akt i rëndë do të jetë publik... Para togut të ushtareve te rreshtuar.

Heshtje

Page 233: Ekrem Kryeziu Tri Drama

232

GJYKATËSI E keni gjallë burrin?

NËNAPo.

GJYKATËSI Pse nuk erdhi edhe ai ta sheh djalin?... A është djali i tij?

NËNAA nuk keni dokumentacion për luftëtarët tuaj.

GJYKATËSI Zonjë, jemi në luftë. Po luftojmë për liri dhe për tapitë e vjedhura të këtij vendi... Dokumentin e vetëm që kemi tani, është besimi, se luftëtarët tanë, janë ata, që thonë se janë.

NËNAMë falni. Keni të drejtë. Është djali ynë. I pari... I vetmi.

GJYKATËSI Pse i vetmi?...Më falni... Nuk di pse pyeta... Pse nuk erdh edhe bash-këshorti juaj?... Baba i ushtarit të dënuar. Djalit tij. U frikësua?

NËNAPse të frikësohet?

GJYKATËSI Pse atëherë ju la vetëm?

NËNAS’isha vetëm... Isha me dhembjen time. S’ më duhej askush tjetër.

GJYKATËSI Ju kuptoj.

Heshtje.

Page 234: Ekrem Kryeziu Tri Drama

233

NËNAA keni ju fëmijë?...

Heshtje

GJYKATËSI A duhet të ju përgjigjem?

NËNAJo, nuk duhet. Nuk keni sigurisht.

GJYKATËSI Do të thotë ky qenka dallimi mes nesh... Unë pyes ta marr një përgjigje, ju, jo...

NËNANuk qe nevojë të përgjigjeni. Unë e morra përgjigjen...

GJYKATËSI Ashtu?... Mirë...

NËNAMirë...

Heshtje

NËNAA është burgu larg prej këtij vendi?...

GJYKATËSI Jo...

Dëgjohet trokitja në derë.

GJYKATËSI Hyn!

Page 235: Ekrem Kryeziu Tri Drama

234

GJYKATËSI E sollët?

USHTARIPo.

GJYKATËSI Le të hyjë.

Ushtari del dhe pas pak hyn me Luanin që nderon ushtarakisht.

GJYKATËSI Si je?

LUANIMirë.

Gjykatësi i drejtohet Luanit.

GJYKATËSI Ne do të dalim...Do të jesh vetëm për vetëm me nënën.

LUANIFaleminderit komandant.

Page 236: Ekrem Kryeziu Tri Drama

235

4. NËNA DHE LUANI

Luani sillet nervoz, Nëna qëndron në një vend.

LUANIPse erdhe?

NËNAPse erdha?

LUANI Po.

NËNA Pse të kam djalë...

LUANIA u lodhe rrugës.

NËNAJo.

Heshtje.

LUANIA e di që më kanë dënuar me pushkatim.

NËNAPo.

LUANIKush ju ka treguar?

NËNAAta që të kanë dënuar.

Page 237: Ekrem Kryeziu Tri Drama

236

Heshtje.

LUANIPse nuk erdh baba...Heshtje.LUANIMos është sëmurë?

NËNAJo... Do të doje të kishte ardhur baba?

LUANIPo... Nuk e di...

NËNAPo të pengon që kam ardhur unë?

LUANIJo!

Heshtje.

NËNALuan, o Luan... Prej largimit tënd nga shtëpia, shumë gjëra kanë ndër-ruar. Posaçërisht kur dëgjuam se ishe mobilizuar dhe ke hyrë në luftë... Nuk dinim a të gëzohem, a të frikohem për jetën tende...Lajmi që të kanë dënuar e theu Babën tënd.

LUANIA është gjallë?

NËNAGjallë është...

Heshtje. Luani i shqetësuar lëvizë nëpër skenë dhe dikur ndalët para nënës

Page 238: Ekrem Kryeziu Tri Drama

237

NËNAKa pësuar para infarkt.

LUANINuk e kam ditur këtë.

NËNAE ku ta dije...

LUANIËshtë dashur të ma ndiente zemra...

NËNAZemra?!...

Heshtje.

LUANIMos deshe të thuash,”Kur ke rënë në këtë shkallë, fal me shëndet, i ke thënë zemrës”...

NËNAUnë jam nënë...

Heshtje.

NËNANëna, kurrë nuk do ta thoshte këtë... E di... Me babën do të kishe biseduar më lehtë.

LUANI Jo...

Nëna flet me një gëzim të brendshëm...

Page 239: Ekrem Kryeziu Tri Drama

238

NËNAE di, e di...Nuk i harroj bisedat tuaja të zjarrta... Ndodhte të ju çel mëngjesi, e ju vazhdonit debatet...

LUANI Në këto çaste, vërtetë do të më pëlqente të ishte ai këtu.

NËNAE po, nuk është... A pihet ku ujë?

LUANIPo. Pihet.

Nëna ulet në njërën nga karriget afër tavolinës së vogël.

NËNAMa jep një gotë.

Luani e merr ujin nga bokalli mbi tavolinën e Gjykatësit dhe ia jep nënës.

LUANIMë the se është i sëmurë...

NËNAUlu.

Luani në karriges afër Nënës.

NËNANuk thash sa për të thënë. Ai është i sëmur!

Heshtje.

LUANIEdhe po të kishte qenë i shëndosh besoj se, nuk do të vinte.

Page 240: Ekrem Kryeziu Tri Drama

239

NËNAPse po thua kështu?

LUANIKa pasur frikë të vij?

NËNAFrikë?!... Kot paske ndenjur aq gjatë me të...

LUANIPërkundrazi...

NËNAS’ është punë e frikës... Po ta njihje, siç thua ti se, e njeh më mirë se që njeh ai veten e tij, ishte dashur ta dish se, ai e ka pasur dhe e ka një botë të veten...

LUANI“Historia magistra vita est”...

NËNAAshtu është. Për të, historia, vërtetë, është mësuese e jetës... Ti e di ky mendim ishte dhe është kredo e jetës së tij.

LUANIAi jeton në histori më shumë se në realitet...

NËNAKjo nuk dëshmon për frikë të tij por, për dëshirën e flaktë për distancë... Për çdo vendim ai dëshiron të ketë distancë... Nuk thotë kot: “Vetëm pas distancës së konsideruar kohore, do të dimë ti çmojmë bëmat dhe shkarjet tona ”...

Page 241: Ekrem Kryeziu Tri Drama

240

LUANINënë, ne po e bëjmë historinë prandaj, nuk mund ta fusim kokën në zall në pritje distancës kohore. Duhet të ballafaqohemi me realitetin. E ai këtij realiteti i frikësohej. Për këtë bisedonim deri në mëngjes.

Heshtje.

NËNAAi të do?

LUANIE di...

NËNAMos ardhjen e tij mos e lidh me frikë por me dhembjen që ka për ty?...

LUANIËshtë ky realitet. Duhet të mësohet me të.

NËNALehtë është të thuhet, “duhet të mësohet me të”

LUANILehtë a vështirë, ashtu është...

Heshtje.

NËNAA ke ndonjë vajzë që e do?...

LUANINënë!...

NËNAKurrë nuk kam arritur të të pyes për këtë... Është koha të më përg-jigjesh...

Page 242: Ekrem Kryeziu Tri Drama

241

LUANIAni çka nëse kam?

NËNAA ke, a nuk ke?

LUANIE kam.

Heshtje.

NËNAKu është ajo?

Heshtje.

NËNAFol.

LUANIKëtu... Në mal...

Heshtje.

LUANIMe të kam ardhur nga Holanda...

NËNAËshtë...?

LUANIShqiptare është nënë, shqiptare...

Page 243: Ekrem Kryeziu Tri Drama

242

NËNANuk ka asnjë të keqe edhe po t’ ishte holandeze.

LUANIE di, që nuk ka asnjë të keqe edhe po të ishte holandeze, se në Holandë kam jetuar por, është shqiptare, e lindur atje... A je tash e kënaqur?

Heshtje.

NËNAA di ajo për dënimin?

LUANIE di... Kemi ardhur bashkë.

NËNAA ke menduar për të, para se t’i bësh punët,për të cilat të kanë dënuar?

Heshtje.

LUANIA ju kanë thënë arsyen për dënimin që ma kanë shqiptuar?

NËNAPo.

LUANIA i keni besuar.

Heshtje.

LUANIPse po hesht?

Page 244: Ekrem Kryeziu Tri Drama

243

NËNANëse nuk i besojmë as ushtrisë sonë, atëherë...

LUANIKëtu qenka arsyeja e mosardhjes së babës... E paska ndier veten të turpëruar, prandaj nuk ka ardhur...

Heshtje.

LUANIA është ashtu?

NËNAA ke ardhur në luftë ta luftosh armikun apo, të luftëtarët ta ngjallësh friken, nga ai armik?...

LUANIA, këtë pyetja ma ka bërë baba?

NËNAJo. Ai nuk të ka bërë asnjë pyetje. Jemi ndarë pa fjalë të autobusi. Rrugës për stacion, ecnim të heshtur...

LUANISi në kortezh funerali.

Heshtje.

LUANIDo të thotë, ka heq dorë nga unë...

NËNATi je zot i jetës tënde...

Heshtje.

Page 245: Ekrem Kryeziu Tri Drama

244

LUANIPse erdhe të më shohësh?

NËNATë thash edhe një herë, erdha të të shoh se, të kam djalë.

Heshtje.

NËNAKurrë s’të kam folur për jetën time.

LUANISepse gjithmonë ke qenë “Profesoreshë e matematikes”...

NËNAEdhe profesoreshat e matematikës kanë fëmijëri, rini...

Heshtje.

LUANIKe ardhur të më gjykosh?

Nëna duke folur ngadalë sillet rreth Luanit

NËNAJo... Nuk dua të ndahem nga ti pa ta thënë atë që kam në zemër. (Hesht-je) Një vjeçare kam qenë kur ma kanë vrarë babën në burgun e Nishit. Të gjitha këto i kam kuptuar më vonë... Pas tregimeve të tmerrshme që kisha dëgjuar nga nëna, mendoja se tash, do të na burgosin të gjithëve dhe do të na vrasin, si babën. Kjo është arsyeja që e regjistrova matem-atiken. Nuk doja të kam lidhje me politikë... Shkencat shoqërore, sillu kah ta sillesh, sillen rreth politikes. Me matematikë mendoja se do të shpëtoj më lehtë.. Kur u nis lufta në Kosovë, në fillim u frikova pastaj u gëzova që djali im i është bashkëngjitur luftës dhe do t’ia nxjerr hakun

Page 246: Ekrem Kryeziu Tri Drama

245

e gjyshit. Dhe jo vetëm kaq, por ai do të hakmerret edhe për frikët e mia...

Heshtje.

NËNAVeprimin tënd, për të cilin të kanë dënuar, e kam përjetuar jo vetëm si tradhti ndaj UÇK-së por edhe, tradhti ndaj meje... Idealeve të familjes.

LUANIA ke ardhur të më gjykosh?...Të gjitha këto m’i kanë thënë në gjykim...

NËNAKush?

LUANIGjykatësi. Ai që ta ka lejuar takimin me mua.

NËNAAi nuk me njeh. Si ka mundur ti thotë këto që ti thash unë?

LUANIAi na njeh shumë mirë... Nuk ka dashur të kuptosh se të njeh.

NËNAKu më njeh. Kurrë nuk jemi takuar.

LUANINë studime ka qenë shok i babës, burrit tënd...

NËNAAshtu?...

Page 247: Ekrem Kryeziu Tri Drama

246

LUANIA të pyeti për babën?

NËNAVetëm si për babë tendin. Pyeti pse nuk ka ardhur ai por, unë.LUANIKa dashur ta sheh babën...

NËNAA mendon se baba të kishte shpëtuar?...

Heshtje... Hyn ushtari.

USHTARIMbaroi koha e vizitës.

Luani largohet me Ushtarin. Në skenë Nëna ngel vetëm. Qëndron ashtu një kohë pastaj largohet.

Errësim i skenës

Page 248: Ekrem Kryeziu Tri Drama

247

5. USHTARI DHE LUANI

Ushtari ia sjell ushqimin Luanit. Luani ngritët nga vendi ku ishte i ulur.

USHTARIUlu, ulu...

Luani nis të hajë.

USHTARIA po të hahet,a?! Ha, veç ha, veç kënaqu... E Adem Jashari han dhé...E ke harruar Adem Jasharin, a?

LUANIE, pse ta harroj?

USHTARIQysh pse?!... Shumë gjatë ke jetuar nëpër botë.... E, ke ndryshuar shumë... E, kur ndryshon njeriu edhe harron...

LUANIAshtu, a?

USHTARINuk po të fajësoj... Ndërron njeriu, ndërron... Harron njeriu, har-ron...E, thash...ka mundësi ta kesh harruar edhe Adem Jasharin...

LUANIA harrohet ajo vdekje?...

USHTARIJo, jo, s’e pata fjalën për Vdekjen e tij.

Page 249: Ekrem Kryeziu Tri Drama

248

LUANINuk e kam harruar as flijimin e tij me familje por as takimet që e kam i pasur para luftës me të.

USHTARIÇudi që po i mbaje në mend.

LUANI Nuk ka këtu kurrfarë çudie. Është punë e memories. Më kujtohet nga dita e parë që e patëm takuar...

USHTARINë Gjakovë...

LUANINë periferi të Gjakovës. Bashkë me Ademin kemi qenë në themelimin e Frontit të Rezistencës për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar.

USHTARIMirë që po e di... Aty kam qenë edhe unë.

LUANINuk po më kujtohesh.

USHTARIÇka the?!...Si nuk po të kujtohem? Unë isha lidhja me të gjitha degët e Dukagjinit...

LUANI Aha... Tash po më bie në mend...(Qeshë vet me vete) Lidhje e fort...

USHTARIA e fortë, a e butë, aty, kemi qenë bashkë...

Page 250: Ekrem Kryeziu Tri Drama

249

LUANIPo, po, aty kemi qenë... Aty jam takuar për herë të parë me Ademin se Hamzën e njihja përpara.

USHTARIMua ke pas drejt të më harrosh... (Flet me ironi)... Po mirë që s’e paske harruar Ademin.

LUANIPse ta harroj Ademin?

USHTARIJo, jo, veç thash...

LUANITi po më duket po më merr në pyetje?...

USHTARIPse po mendon ashtu?... Ne veç po bisedojmë.

LUANINëse po bisedojmë, çka ishte kjo, “A, edhe Ademi paska qenë a?”

USHTARIÇka të them... Ka qenë vështirë ta takosh Ademin...

LUANIAshtu, a?...

USHTARIAshtu... Nuk është takuar ai me gjithkënd.

LUANIUnë paskam qenë gjithkush......

Page 251: Ekrem Kryeziu Tri Drama

250

Ushtari qeshët ashtu si për vete...

USHTARIDesha pak të mahitem....

LUANINë Gjakovë ishte hera e parë që bisedoja me të...

USHTARIDo të thotë, edhe paske biseduar,a?!

LUANIPse jo... Në të vërtetë unë më shumë e kam dëgjuar se që kam folur.

USHTARIMë në fund një fjalë e mençur...

Luani qeshë plot mllef por përmbahet...

LUANIPara se të hynim brenda nuk më njihte... Më shikoi gjatë, sikur mun-dohej të më kujtonte e, i vinte keq të thoshte se nuk me njeh... USHTARIE po...

LUANIKurrë nuk mund ta harrojë shikimin e tij... Po më duket, edhe tash po i shoh sytë e tij...E kishin një shkëlqim ëndërrimtar... Ishte me mua por, shikimi i tij sikur fluturonte dika larg... USHTARIKëtë largësi që e shihte ai, ti nuk ke arritur ta kuptosh...Të kujtohet ku është mbajtur mbledhja.

Page 252: Ekrem Kryeziu Tri Drama

251

LUANISi nuk më kujtohet...

USHTARIKot që të kujtohet. Aty ke qenë e s’ke parë gjë. Prej aty ku mbahej mbledhja, të duket se majën e Shkëlzenit mund ta prekësh me dorë... Kështu... Ti se ke parë atë që e shihte ai. Edhe unë ia kam parë atë shi-kim por, unë, pos shikimit ia kam dëgjuar edhe fjalët... Fjalët që nuk t’i tha ty. Ato fjalë m’i tha mua...

LUANIDo të thotë ti, për të, paske qenë më i besueshëm...

USHTARINuk e di por, ty po të kujtohet vetëm shikimi i tij e nuk po të kujtohen fjalët... Ato fjalë ai zgjodhi të m’i thotë mua, jo ty... Duke e shikuar majën e Shkëlzenit më tha: “Këqyr sa afër e kemi Shqipërinë e ne jemi jashtë saj... Një popull e, jemi të bërë copë. Të shpërndarë si vezët e qyqes anë e kënd Ballkanit.

LUANIE çka i the ti?

USHTARI I thash:“Prandaj po bëhemi gati për luftë.” Ai, pa e larguar shikimin nga maja e Shkëlzenit më është përgjigjur “Pa luftë s’bënë”.

LUANIMua nuk m’i ka thënë këto fjalë...

USHTARINuk t’i ka thënë pra...Mirë që e ke parë... Nuk di qysh të kanë lënë brenda.

Page 253: Ekrem Kryeziu Tri Drama

252

LUANIE, pse të mos më lenë mua brenda?

Heshtje.

LUANIPse po heshtë? Pse të mos më lenë

USHTARIPse s’e kemi pas vendin aty. As ti as unë...Kemi qenë të rinj për aso vende...

LUANINjëmend kemi qenë të rinj...

USHTARIEhë... Tash... Unë e ti jemi gjallë e, ata s’janë më...Heshtje...LUANIShumë kanë rënë...Heshtje...USHTARIA e di si kanë përfunduar?

LUANIKush?

USHTARIAdemi me të tjerët.

LUANISi të mos e di?...Heshtje...

Page 254: Ekrem Kryeziu Tri Drama

253

USHTARIÇka po mendon... A kanë pasur zgjedhje?

LUANINuk po të kuptoj. Çfarë zgjedhje?

USHTARIE ke vështirë të kuptosh...

LUANIÇka të kuptoj?!

USHTARIAsgjë.

Heshtje...

USHTARIKe të drejt të mos kuptosh...

LUANIÇka duhet të kuptoj?

USHTARIMos ma bë mua këtë pyetje.

LUANIE kujt t’ia bëjë? Vetës?! Me ty po bisedoj.

USHTARINuk e ke të ndaluar të bisedosh me mua ashtu, si nuk e ke të ndaluar t’i bësh pyetje vetvetes...

Page 255: Ekrem Kryeziu Tri Drama

254

LUANIÇfarë pyetje?!

USHTARIKëtë ishte dashur ta dish ti dhe, vetëm ti do të mund të përgjigjesh në këtë pyetje...

LUANIA është kjo metodë e re e torturës?

USHTARIS’është torturë por fakt... Shaban Jashari me të bijtë Ademin, Hamzën dhe, anëtaret e tjerë të familjes që u vranë, bashkë me mysafiret që i patën në shtëpi, për botën janë vetëm numra. Ne nuk jemi bota, pran-daj...

LUANINëse mendon se unë jam bota, pse po flet me mua?...

USHTARIUnë të veta, “A kanë pasur zgjedhje”, e ti më the , pa pikë marre “Çfarë zgjedhje?”

Heshtje...

LUANINuk di pse po më flet, tash, për ta?...

Heshtje...

USHTARI A të ka shkuar ndërmend ndonjëherë çka ka vluar në kokë të Ademit gjatë rrethimit të egër dhe sulmeve të pandërprera të ushtrisë serbe?...

Page 256: Ekrem Kryeziu Tri Drama

255

LUANIAskush s’ mund ta dijë këtë...

USHTARIQë s’e di askush, këtë po e dimë por, çka ta merr mendja?...

LUANINuk kam ide.

USHTARITë ndihmoj...

LUANIÇka?

USHTARIA ka mundur të mendojë, a të dorëzohet?...

LUANIKa mundur por, nuk është dorëzuar.

USHTARIA ka mundur t’i përzë nga shtëpia anëtaret e familjes dhe të vazhdojë të luftojë derisa të vritet bashkë me babë Shabanin, me të vëllain Hamzën, dhe me meshkujt e tjerë që iu kanë bashkëngjitur luftës së tij...

LUANIKa mundur...USHTARIÇka thua? Hë? Pse nuk e ka bërë këtë?

LUANIPo më bën pyetje pa lidhje.

Page 257: Ekrem Kryeziu Tri Drama

256

USHTARIS’është pa lidhje por... Pa lidhje jemi ne, vdekatarët e thjeshtë. Ne që jemi të padijshëm dhe nuk dimë dhe që, ndoshta kurrë nuk do të arri-jmë të dimë, çka vlon në kokën e atij që vet bëhet flakadan i lirisë dhe, me rënien e tij me familje, e ngrit tërë Kosovën në këmbë...

LUANIKe gjet vend të mbash fjalime... Çka ka kjo lidhje me mua.

USHTARNuk ka e, as që do të mund të ketë ndonjë lidhje me ty. Ty të ka dal mandati, si asaj orës së komandantit, gjykatësit tënd.

LUAN?Cila orë?

USHTARIOra jote... Koha jote ka mbaruar...

Heshtje...

USHTARIÇka tu deshtë ty, të vish në luftë?

LUANIE kisha për obligim... Është luftë e imja..

USHTARIE, si e ke menduar ti këtë obligim?... Të vish në luftë si në vikend...Të sorollateshe kodër më kodër... T’i harxhosh, kot se koti, plumbat, që me gjak i kemi fituar dhe, kur të duket se je zënë ngushtë të sillesh si të ishte lufta jonë një lojë, unë ika e ju bëni çka të doni.

Page 258: Ekrem Kryeziu Tri Drama

257

LUANITi po më trigon mua si duhet të luftohet... Këqyre veten...

USHTARIS’kam çka e këqyr veten...

LUANIVërtet s’ke çka e sheh veten...

USHTARIA ke ti çka e sheh veten?...

LUANIKam.

USHTARINjëmend ke...

Heshtje...

LUANIPo më sulmon kot... Je i ri në luftë e nuk di si shkonin punët ditëve të para.

USHTARINuk e di a?!

LUANIA e di sa shokë na janë vrarë sa kam qenë unë këtu...

USHTARIE di. Shumë...

LUANIA Kam mundur të jam edhe unë njeri nga ata?

Page 259: Ekrem Kryeziu Tri Drama

258

USHTARIKe mundur por nuk je njeri nga ata. Ata janë vrarë, e ti je gjallë.

LUANIA është edhe ky, faji im.

USHTARIAskush s’ po të fajëson që je gjallë... Për çdo gabim tendin fajësoje veten nëse je burrë... Si s’të vjen keq prej gruas tënde?...Asaj fisnike që e solle nga bota. Atë deshe ta lësh vetëm, e ti të largoheshe dhe, veç zoti apo, më mirë të them, veç djalli e dinte kah doje të shkoje. Ajo ishte e besës dhe luftonte. Më burrë e kishe gruan që ishe ti.

LUANIMati fjalët.

USHTARIMati ti veprimet!... Mos po rrej?

Heshtje.

LUANIA ke ardhur këtu të më torturosh.

USHTARIKërkimi i së vërtetës nuk është torturë.

LUANIApo del prej kësaj dhome.

USHTARIMercenari po më urdhëron mua?...

LUANIAs nuk po të urdhëroj, as nuk jam mercenar.

Page 260: Ekrem Kryeziu Tri Drama

259

USHTARIE çka je?

LUANII dënuari me pushkatim, prandaj më le rahat.

Ushtari e nxjerrë revolen dhe ia drejton Luanit.

USHTARIVeç nuk kam urdhër se tash ta kisha zbraz në ballë krejt karikatorin.

Luani në çast ia heq revolen nga dora Ushtarit. Ai ngel pa fjalë.

LUANIE çka tash?

Heshtje.

LUANIRevolja nuk nxjerrët si lodër, prandaj kujdes kur ta përdorësh... S’je këtu për lojë...

Heshtje.

LUANIMos u tut. S’kam ardhur këtu të vras të shkretë si... Bashkë kem luftu-ar prandaj mos ma ke frikën. Vetëm kupto se as s’kam qenë as s’jam mercenar.

USHTARIMos po mendon se je hero që ma morr revolen prej dore?

LUANIS’jam as hero... Jam luftëtar asgjë më shumë as më pak... Kurrë nuk jam lavdëruar se jam trim por s’jam as vrasës... Merre këtë mut dhe ik...

Errësohet skena

Page 261: Ekrem Kryeziu Tri Drama

260

6. TAKIMI ME BABËN E LUANIT

GJYKATËSIDuhet t’i fshehësh emocionet... Duhet të qetësohem...

E pi një pilulë. Dhe i shikon dokumentet në tavolinë...

GJYKATËSIGjykatës... Gjykatës në Gjyqin Suprem të UÇK-s...Duhet t’i mund!... Duhet...

Duke mërmëritur vet me vete, instinktivisht, pa menduar, e qëllon disa herë tavolinën me lapsin e tij...

Hyn Ushtari.

USHTARIMë thirret Komandant.

GJYKATËSIJo.

USHTARIMë fal. Dëgjova një zë... Isha të dera.

GJYKATËSIS’ka gjë... A ka diçka të re?

USHTARIKa ardhur sot herët, shumë herët, Baba i të dënuarit. Po pret të ju takoj.

Page 262: Ekrem Kryeziu Tri Drama

261

GJYKATËSIPse nuk më keni lajmëruar më përpara.

USHTARINuk kemi dashur të të shqetësojmë. Keni punuar gjithë natën.

GJYKATËSIKush është me të.

USHTARIFatmiri.

GJYKATËSILe të hyj.

Ushtari largohet. Gjykatësi e merr veten dhe me buzëqeshje e pret të ardhurin. Në dhomë hyn Baba i Luanit dhe Blerina. E shikojnë njeri tjetrin në heshtje...

GJYKATËSI Erdhe më në fund...

BABAErdha.

GJYKATËSI Të kam pritur...E kam ditur se do të vish... Gjatë të kam pritur...

Heshtje.

BABAA qenka dashur të vi?

Page 263: Ekrem Kryeziu Tri Drama

262

GJYKATËSIE di ti...

BABAMendoj se nuk kam pasur nevojë të vi... Unë kam qenë gjithmonë këtu... Mendoj, në ty...

Heshtje.

GJYKATËSI Fatkeqësisht kësaj radhe nuk ka mjaftuar që je në mua, gjegjësisht në mendimet e mia... Kam frikë sa na janë zbehur kujtimet tona...

BABAMoti nuk jemi parë...

GJYKATËSI Ç’do Blerina këtu?

BABAMe kërkesë të saj kam ardhur... Është e dashura e Luanit...

GJYKATËSI E di kush është...

Heshtje.

BABAS’kam besuar se do të më presësh kështu...

GJYKATËSIQysh po mendon kështu?...

Page 264: Ekrem Kryeziu Tri Drama

263

BABANuk di por...Po më dukët i paske harruar ligjëratat nga etika që i dëg-jonim në Lubjanë nga profesori Kraus?...

Heshtje. Baba e shikon me habi.

GJYKATËSIEtika!... Profesori Kraus... A po të kujtohet Aristoteli?

BABAÇka Aristoteli?...

GJYKATËSIPo pyet, çka Aristoteli?!...(Flet sikur të ligjëronte në universitet) Ai që nuk mund të jetojë në bashkësi ose ai, të cilit nuk i nevojitet kurrg-jë nga bashkësia ngase i mjafton vetvetja, nuk është pjesë e shtetit. Ai është ose egërsirë...Ose Perëndi...

Heshtje.

GJYKATËSICili është yt bir, Luani?... Cili është?...

Heshtje.

GJYKATËSIPerëndi nuk është, sepse Perënditë nuk mund të burgosen...

Heshtje.

GJYKATËSIA është egërsirë?...

Heshtje.

Page 265: Ekrem Kryeziu Tri Drama

264

BABAMendon se jam baba i egërsirës?...

GYKATËSIVetëm po pyes...

BABAPo me detyron me Aristotelin të të përgjigjem: “Njeriu nuk lind si qe-nie morale...Ai me vete nuk sjellë në botë ndërgjegje të formuar por atë e fiton gjatë një kohe caktuar.”

GJYKATËSIDonë të thuash, dhe në rrethana të caktuara...

BABANatyrisht.HeshtjeGJYKATËSIDo të thotë se, edhe ne jemi bashkëfajtor me të.

BABAUnë nuk e thash këtë. E the ti...

GJYKATËSIE ke seriozisht?

BABAEtika është shkencë serioze...

GJYKATËSITi thua se, është i pafajshëm?!

BABAUnë nuk e thash, e the ti.

Page 266: Ekrem Kryeziu Tri Drama

265

GJYKATËSIUnë vërtetë e thash por, do ta them edhe këtë... Sikur njeriu të mos tmerrohej nga vrasja e njeriut, për motive të lakmisë, ky akt nuk do të mund të gjykohej si krim, por si akt i zakonshëm...

BABAKa vra njeri, Luani im?

Heshtje.

GJYKATËSIA ka vra njeri?... Më shumë se një njeri... Tek të tjerët e ka vra guximin, shpresën dhe ëndrrën...

Heshtje.

BABANuk e paskam ditur... Vrasja e ëndrrës po u dënuaka me ligj?!

GJYKATËSINë lufta si e jona, po...

Heshtje.

BABAPo habitem me këtë konstatim...

GJYKATËSIPo habitesh por, dëgjo edhe këtë që ma ke thënë ti... Dashuroni veten tek te tjerët sepse jeta juaj është tek ata...Tek të tjerët...Pa të tjerët, jeta juaj është një hiç...

BABAPo i harron gjërat... S’ është ky mendim imi...

Page 267: Ekrem Kryeziu Tri Drama

266

GJYKATËSIËshtë e mundur por, është mendim i mirë... Pa të tjerët ne jemi, hiç... Në këtë kohë dhe ne këto rrethana, po nuk e patëm të gjithë ëndërr Lirinë, kot jemi ku jemi...

BABAMe ëndrra s’ mbahet jeta. Duhet të ballafaqohem me realitet.

GJYKATËSIDuhet. Patjetër!...

Heshtje.

BABAAtëherë?...

Heshtje.

GJYKATËSITë jesh komandant i një togu ushtarak dhe, kur të ballafaqohesh me rrezik, t’iu thuash ushtarëve, ikni kah të mundeni se s’ kemi shpëtim...Çka i thua t’i kësaj?

Heshtje.Baba e ulë kokën dhe nuk i përgjigjet. Heshtjen e ndërpret Blerina.

BLERINA Me njëmend do të ma vrasësh Luanin tim.

GJYKATËSIUshtare Blerinë...

BLERINAKomandant...

Page 268: Ekrem Kryeziu Tri Drama

267

Heshtje

BABAPse nuk po i përgjigjesh, miku im gjykatës i gjyqit suprem të UÇK-s?

GJYKATËSIÇka t’i përgjigjem?

Heshtje

BLERINADo të thotë do të ma marrësh përgjithmonë?...

GJYKATËSI Ushtare Blerinë! Nuk e ke vendin këtu...

BLERINAKëtu e kam vendin... Bashkë me Luanin kemi ardhur nga Holanda, të luftojmë për lirinë Kosovës...

GJYKATËSI Lirinë tënde...

BLERINALirinë time... Lirinë tonë...

GJYKATËSILufto pra!

BLERINASi të luftojë kur Luani im është para pushkatimit...

Heshtje

Page 269: Ekrem Kryeziu Tri Drama

268

BLERINAPse nuk po më përgjigjesh komandant?

GJYKATËSITë thash nuk e ke vendi këtu.

BLERINAE kam.

GJYKATËSIUshtare Blerinë!...

BLERINAThash, e kam vendin këtu... Nuk kam ardhur këtu të flas vetëm për Lu-anin... Vetëm për mua... Kam ardhur të flasë për fëmijën që do të lindet në Kosovë...Dua ta lind fëmijën e tij në këtë vend... Në këtë vend që, mjaft është larë me gjak... Nuk dua të lind edhe një bonjak...Dua që ky fëmijë ta mbjell gëzimin në këtë vend.

GJYKATËSIPërralla janë këto... Përralla. Thash dhe po ju them... Përralla.

BLERINAFëmijët nuk janë përralla...

Blerina duke mërmëritur vjen tek Baba .

BLERINAFëmijët nuk janë përralla... Fëmijët nuk janë përralla...

BABAE di Luani këtë që na thua ti?

Page 270: Ekrem Kryeziu Tri Drama

269

BLERINAE di prandaj nuk i frikohet vdekjes.

Baba i kthehet Gjykatësit

BABAA ta merr mendja se unë e kisha dënuar djalin tënd?

GJYKATËSITi e di se unë nuk kam as djalë as çikë.

BABAE di.

BLERINAJuve që ju ka munguar dashuria, vështirë e kuptoni dashurinë...

Gjykatësi heshtë

BLERINAMirë më ka thënë Nëna e Luanit: “Ata që s’ kanë fëmijë, kurrë nuk mund ta kuptojnë dhembjen për fëmijën e humbur”.

BABAAshtu të paska thënë ime shoqe?

GJYKATËSIJu e shikoni vetëm jetën tuaj... Unë e kam për detyrë të shikoj dhe të kujdesem për jetët e të gjithëve dhe ato jetë më duhet t’i ruaj, jo t’i sh-katërrojë... Jeta dhe vdekja janë në duart e mia. Unë jetën dua ta ruaj.

BLERINAMe vdekje?

GJYKATËSIPër jetë.

Page 271: Ekrem Kryeziu Tri Drama

270

Heshtje.

BABAA të kujtohet si e cilësonim ligjin sa ishim në studime?...

GJYKATËSIPo, por, do ta përkujtojë edhe atë që ti e paske harruar. Ligji është kripë e kësaj bote. Kripa e njerëzimit...

BABAE çka atëherë?...

GJYKATËSINëse lejomë të prishet kripa?... Me çka do të mbrohem ne nga prishja.

BLERINAMe dashuri... Dashuria është mbrojtja e botës.

BABAMe dashuri...

GJYKATËSIEdhe në luftë?...

BABAPosaçërisht në luftë.

Heshtje

BABAA mendon se unë do ta kisha dënuar me vdekje djalin tënd?...

GJYKATËSISa herë duhet të ta përkujtojë se nuk unë kam fëmijë

Page 272: Ekrem Kryeziu Tri Drama

271

BLERINADhe mirë që nuk ke.

BABAE di por, po të kishe, a do ta dënoja.

GJYKATËSIUnë s’e kam dënuar... E ka dënuar ligji. Ligji është mbi të gjithë. Edhe mbi mua... Ligji. Kripa e njerëzimit...

Skena errësohet. ... Ndërrimi i atmosferës së dritave.

Page 273: Ekrem Kryeziu Tri Drama

272

7. NATA E FUNDIT

Skena ndriçohet dhe zbulon Fatmirin me një tabaka ushqimi.

LUANITy të ra hise të ma sjellësh bukën?...

FATMIRIDesha të takohem me ty...Si je?

LUANIMirë... Si në burg.

E pyet si në besim...

LUANIA ke diçka të më thuash...Diçka me rëndësi?

FATMIRIA ka rëndësi më të madhe se ta takosh mikun.

Heshtje.

LUANIKe të drejtë, nuk ka...

Heshtje.

LUANISi e pranove dënimin tim?

Page 274: Ekrem Kryeziu Tri Drama

273

FATMIRIJam ushtar jo gjykatës...

LUANIDhe, si ushtar që je, i pranon urdhëratë e eprorëve pa menduar.

FATMIRINëse je ushtar duhet t’i nënshtrohesh urdhrave.

LUANIKe të drejtë.

FATMIRIE di që kam të drejt.

Heshtje.

FATMIRIS’mund të kuptoj çka ndodhi me ty.

LUANINdodhi ajo që ndodhi...

FATMIRIS’është dashur të ndodh.

LUANIE di por, ndodhi... Po të mos ishin gabimet, nuk do të ishin as dënimet.

FATMIRIPrapë po them... S’është dashur të ndodh.

LUANIMerre. Mjaft hëngra...A ke një cigare.

Page 275: Ekrem Kryeziu Tri Drama

274

FATMIRIKam por, ti nuk e pi duhanin.

LUANISkam kohë të humbi... Po nuk e nisa tash nuk e nisi kurrë.

Fatmiri qeshë.

FATMIRITi nuk je normal...

LUANINuk jam normal. Jam ndryshe...

Heshtje. Fatmiri ia ofron pakon e cigareve. Luani e shikon pakon, qeshë dhe lexon me zë.

FATMIRITë kapi kolli, a?...

Flet duke u kollitur...

LUANIA e di atë... Kur dikush kishte shkuar krye-shëndosh...Mbas një hesht-jeje para burrave i kishte pyetur të shtëpisë: Rahmetliu a u kollit para vdekjes, familjaret e kishjin kqyr njeni tjetrin dhe në fund iu kishin përgjigjur: Po... Dhe ai, për t’i ngushëlluar iu kishte thënë, “Kolli e pas-ka shpëtuar” ...Edhe mua vetëm kolli mund të më shpëtojë...

FATMIRILeri llafet...

LUANIKe të drejt, mua as kolli s’mund të më shpëtojë... Shih çka shkruan “Duhani vret...”

Page 276: Ekrem Kryeziu Tri Drama

275

FATMIRIDhe vret ...

LUANIE ore Fatmir... Po më vrau duhani, çka i mbetet togut të pushkatimit... Pushkatimi duhet të bëhet sipas rregullave

Heshtje.

FATMIRIKurrë s’ më ka pëlqyer humori yt.

LUANIS’është ky humor, por fjalë e vërtetë...

FATMIRITë thash leri dokrrat...

Luani qesh...

LUANIS’janë dokrra por rezonim i saktë. O Fatmir, ekzekutimi im nuk do të jetë vrasje, siç vrasin cubat por, çdo gjë duhet të jetë sipas ligjit. Qetë dhe me ceremoni.

FATMIRIHesht!

LUANIPo flas të vërtetën.

FATMIRIThash hesht.

Page 277: Ekrem Kryeziu Tri Drama

276

LUANIHeshta.

Në skenë paraqitet Ushtari. Ushtari përshëndet ushtarakisht. Fatmiri e shikon me habi.

FATMIRIÇka ndodhi?

USHTARIAsgjë. Ofensiva serbe veç sa po rritet.

FATMIRIS’po të pyes për ofensivë por, kur jam unë këtu, çka lyp ti në këtë vend?

USHTARIMe urdhër të gjykatësit jam këtu. Ka vizitë speciale.

FATMIRIVizitë speciale?!

USHTARIMe urdhër të gjykatësit. Duhet ta lëmë vetëm.

Fatmiri e shikon Luanin. Përqafohet me të dhe bashkë me Ushtarin del nga skena. Luani ngel duke shikuar kah ikën ata, kur aty paraqitet Ble-rina.

LUANIVizitë speciale...Mos më qaj këtu.

BLERINAS kam ardhur të qaj...Ti je gjallë. Pse të qaj atëherë...

Page 278: Ekrem Kryeziu Tri Drama

277

LUANIAshtu të dua...

Përqafohen.

LUANISi po kaloni, atje jashtë...

BLERINAPo bëhem gati ta përballojmë ofensivën...

LUANIKujdes.

BLERINAÇka më duhet jeta pa ty...

LUANIPse pa mua... Unë jam gjallë...

Përqafohen.

LUANIPo e harron vajzën tonë... Asaj i duhet një nënë e dashur... E fortë...

BLERINAI duhet edhe baba...

LUANII duhet...Dhe do ta ketë...A s’ the se jam gjallë...

BLERINAJe gjallë... Je gjallë...

Page 279: Ekrem Kryeziu Tri Drama

278

LUANIAshtu të dua...

Përqafohen

BLERINAJam duke e vizatuar planin e shtëpisë.

LUANIMirë që s’po i blen dhe teshat për fëmijën.

BLERINATeshat do t’ia blejmë bashkë... Ti ke shije...

LUANIQë të kam zgjedhur ty?

BLERINANë Groningen unë të kam zgjedhur ty, jo ti mua. Por, ke shije dhe të dua...

LUANIAni si po na del ajo kala e jona?

BLERINAMe nxehje solare si në Holandë më...

Luani në çast e humb humorin e mirë. LUANIDo ta çmendësh Kosovën me këta Groningena...

BLERINANuk do ta çmend por do ta zbukuroj. Bota jonë dua të jetë e bukur...

Page 280: Ekrem Kryeziu Tri Drama

279

Luani vazhdon të jetë me humor të keq.

BLERINAPse po shqetësohesh? E din se të dua.

LUANIE di.

BLERINAS’ dua të jetë ky takim i fundit.

LUANIS’dua as unë por kam frikë se po vdes koha e dashurisë.

BLERINAKurrë s’ do të vdes koha e dashurisë. Kurrë... Kurrë...

LUANI.Mos shih ëndërra! Hapi sytë.

BLERINASytë i kam të hapur... Sytë i kam të hapur... Po të shoh dhe do të shohë gjithmonë në përqafimin tim. Sot e për jetë.

Fiken dritat ngadalë.

Page 281: Ekrem Kryeziu Tri Drama

280

8. GJYKATËSI DHE LUANI

Në skenë është Gjykatësin kur me të shpejt hyn Ushtari.

USHTARIA është e vërtetë se jemi të rrethuar nga të katër anët?

GJYKATËSIE vërtetë. Nuk është hera e parë që jemi të rrethuar.

USHTARIA kemi shtegdalje?

GJYKATËSIKemi dhe... Do ta çajmë rrethimin!

USHTARIPo a s’ jemi të rrethuar?

GJYKATËSIS’është hera e parë, por do të fitojmë! Bjere Luanin.

USHTARIA erdhi koha.

GJYKATËSIPo.

USHTARITa sjell të lidhur?

Page 282: Ekrem Kryeziu Tri Drama

281

GJYKATËSIJo.

Heshtje. Ushtari e shikonte habi Gjykatësin.

USHTARIDo të thotë të zgjidhur ta sjellë.

GYKATËSIPo. Të zgjidhur ta sjellësh. Ecë tash!

Ushtari e del dhe pas pak kthehet me Luanin.

GYKATËSIUshtar. Je i lirë.

Ushtari largohet.

LUANIKam dëgjuar se ka ardhur baba. Është e vërtetë apo?...

GJYKATËSIKe pasur mosmarrëveshje me të.

LUANIKurrë.

GJYKATËSIPse atëherë të mos vjen por, në vend të tij të vjen nëna.

LUANIJu ishte dashur ta dini.

Heshtje.

Page 283: Ekrem Kryeziu Tri Drama

282

GJYKATËSIMe babën tënd kemi qenë shokë. Në studime,.

LUANIE di... Ai më ka folur shumë për ju.

Heshtje.

GJYKATËSIMë kujtohen fjalët e tij “Një popull që po lind ka të drejt të luftoje kundër popujve që po perëndojnë. Këto të drejta janë të skalitura me shkronja zjarri në shtigjet e fatit”.

LUANIKështu ka thënë Benito Musolinini. GJYKATËSIEdhe ti e di këtë?...

LUANI.Këtë shpesh ma thoshte im atë, shoku juaj... A ka qenë im at fashist?... Në rini? GJYKATËSIFashist?! Kurrë!... Sado që gjithmonë e kanë ekzaltuar njerëzit e fuq-ishëm.

LUANIE di. Ka dashur edhe unë të jam i atillë... Nuk jam pajtuar me të.

Heshtje.

Page 284: Ekrem Kryeziu Tri Drama

283

LUANIMusolini nuk ka pasur të drejtë të mendojë kështu as për popullin ital-ian. Italianet nuk kishin lindur kur ai e morri pushtetin... Edhe ne nuk po lindim tash.

GJYKATËSIKe të drejt... Kjo luftë s’është fillimi por, të shpresojmë se do të jetë fundi i luftërave tona të pafund, për liri, mirëpo është hera e parë që arritëm ta kemi mbështetjen e forcave demokratike të botës...

LUANIThuaj shkurt, Amerikës.

GJYKATËSIPo.

LUANIPo e mohoni luftën tonë?

GJYKATËSILuftën tonë?! Kurrë jo!... Për të luftuar dhe për të vdekur në luftëra ne kurrë nuk kemi hezituar...

LUANIAni?

GJYKATËSIE, po... E sheh, lufta vetëm nuk bëhet.

Heshtje.Gjykatësi e merr kallashnikovin nga tavolina e tij e punës. Luani e shikon me habi.Gjykatësi ia shtrinë kallashnikovin të dënuarit. Luani e merr. Nuk di si të reagojë...

Page 285: Ekrem Kryeziu Tri Drama

284

Tërë kohen dëgjohen rafalë armësh automatike, fishkëllima raketash dhe pastaj eksplodime...

LUANIPse po ma jep armën?...Ta vras veten apo?... Të vras ty, pastaj të më ndjekin si vrasës të gjykatësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë?...

GJYKATËSI Jo. Besoj se e ke kuptuar, asgjë s’bëhet vetëm... Po ta vritje veten nuk do ta bëje zgjidhjen e drejt e, edhe më e padrejtë do të ishte po të më vritje mua... E drejta e vetme është të dalësh dhe të luftosh.

LUANIPse po më falë...

Heshtje.

GJYKATËSI Kupto, Luan! Unë as nuk të kam dënuar, unë as nuk po të fal. Ligji të ka dënuar por, nëse ai dënim nuk mund të realizohet sipas ligjit, ligji heq dorë nga vendimi i parë dhe, të fal.

LUANIKrejt kjo po më duket disi e çuditshme të mos them edhe një herë, si lojë?...

GJYKATËSIS’është lojë. Lirimi yt bazohet në teorinë juridike që është pjesë, bazë e Kodit Penal Ushtarak, të Luftës sonë.Heshtje.GJYKATËSIMe luftë shlyeje dënimin. Me luftë mbroje nderin e luftës së luftëtarit të lirisë. Luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Tërë kohen dëgjohen rafalë armësh automatike, fishkëllima raketash dhe pastaj eksplodime...

Page 286: Ekrem Kryeziu Tri Drama

285

9. ÇLIRIMI

Në skenë hyn Luani. Nëna habitet kur e sheh gjallë. Sikur nuk beson se ai ishte djali i saj.Shtëpia e tyre është e vendosur nga muri i “katërt”, do të thotë, në pjesën ku gjendet publiku. Luani, i habitur, shikon kah publiku.

LUANIÇ’ është kjo?

NËNAShtëpia jonë

LUANIÇka ka ndodhur kështu?

NËNAE ka përjetuar luftën...A ike nga burgu?

LUANIJo. Më kanë liruar.

NËNASi mund të lirohet i dënuari me pushkatim nga gjyqi ushtarak.

LUANILirohet, pse jo.

NËNANëse ke qenë fajtor siç thuhej ishte dashur të të pushkatojnë, nëse jo, pse të kanë dënuar...

Page 287: Ekrem Kryeziu Tri Drama

286

LUANIJeta s’është matematikë nënë ku dy e dy bëjnë katër...

NËNAVërtetë nuk është. Jeta është mashtrim, pas mashtrimi.

LUANISi ndodhi kjo me Babën?

NËNAThuhet se e kanë vra disa hajna.

luaniHajna?!

NËNAKjo ndodhi pasi që hyri NATO. Hajnat, sigurisht kanë menduar se po hyjnë në një shtëpi të shkretë serbe... Mendohet se, kur e kanë parë babën në krye të shkallëve, aty ishin gjet njollat e para të gjakut... Ata kishin shtënë në të... Në raportin e Policisë Ushtarake Amerikane thuhet se plagët ishin nga kallashi... Kur kam ardhur e kam gjet të shtrirë në fund të shkallëve...

LUANIKu ishe ti n’ atë kohë kur e vranë babën?

NËNATa siguroj nitroglicerinën për të... Në kohë fundi vuante edhe nga an-gjina.

LUANINë varrimin e babës a pat ndonjë përcjellje?...

Page 288: Ekrem Kryeziu Tri Drama

287

NËNADuke ditur në çfarë kohe jemi, përcjellje ishte me dinjitet.

LUANISi e ka jeta...Shpëton i dënuari me pushkatim, e vritet ai që gjithmonë i ka ikur vdekjes...

NËNATë kishte qenë me ty, ndoshta do të kishte shpëtuar...

LUANIPse jo...

NËNATë kishte qenë... Ehë...

Heshtje. Hyn ushtari. Nderon ushtarakisht por nuk e ndërpret dialogun Nënë – birë.

USHTARIKomandant.

NËNAKomandant?!

luaniKomandant, pse jo. Kush e çau rrethimin e egër të ofensivës së ushtrisë serbe...

USHTARILuan e kishit djalin zonjë...

Page 289: Ekrem Kryeziu Tri Drama

288

NËNALuan edhe e ka emrin.

USHTARIMë falni.

Ushtari i ofron Luanit një shkresë të cilën Luan i e nënshkruan dhe ia kthen Ushtarit. Ushtari largohet. Nëna me gëzim i afrohet Luanit.

NËNAA ke kontrolluar këtë “holandezen” si ke ka fëmijën?

LUANIPo. Nënë.

NËNAÇikë a, djalë

LUANIFëmijë nënë .

NËNADo të martohesh para se të lind ajo apo pas?

LUANIShohim e bëjmë...

NËNADo të na ngjalle shtëpia serish.

LUANIPo.

Page 290: Ekrem Kryeziu Tri Drama

289

NËNAKurrë nuk e mësova gjithë të vërteten pse të dënuan me pushkatim.

LUANIMë dënuan pse është dashur të më dënojnë... E kam merituar push-katimin, siç e kam merituar edhe lirimin....

F U N D

Page 291: Ekrem Kryeziu Tri Drama

290

Ekrem KryeziuU lind në Pejë 01/06/1943

Pas maturës punon si aktor në Teatrin Popullor të Prishtinës. I pakënaqur me kushtet në teatër, ikën nga teatri dhe studion drejtësinë në Zagreb. Në këtë kohë merret me shkrimin e tregimeve dhe të dramave dhe në atë kohë laureohet me shpërblime si në konkurset për tregime ashtu edhe në konkurset për drama dhe radiodrama. Për mungesë të bursës i ndërpret studimet në Zagreb dhe kthehet në Prishtinë ku vazhdon drejtësinë dhe vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha revistat e kohës dhe në fund, punësohet si reporter dhe përkthyes në gazetën “Rilindja”.

Duke qenë i ndjekur nga organet e hetuesisë për qëndrimet e tij politike të cilat binin ndesh me qëndrimet e politikes zyrtare, largohet serish nga Prishtina dhe në Beograd i kryen studimet në Fakultetin e Arteve në degën e dramaturgjisë.

Si student nis të punojë në Televizionin e Beogradit, Programi parë dhe Programi i dytë me hapjen e Televizionit të Prishtinës kalon në këtë televizion ku nis si folës pastaj realizator për të përfunduar si skenarist, redaktor, regjisor dhe producent.

Në këtë kohë nis realizimet e para televizive sipas skenarit dhe regjisë së vetë.

Në vitin 1978 punon me sukses edhe regji teatrore të teksteve të veta dhe filmat e parë.

Me 1981 burgoset dhe dënohet me 8 vjet burg si ideatorë i lëvizjes gjithë popullore për Republikën e Kosovës në grupin e ashtuquajtur të “Intelektualëve”.

Në vitet 1989 themelon kompaninë “Labia” ku i realizon veprat i tij me te reja Filmike.

Në vitin 1996 themelon degën e dramaturgjisë në kuadër të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës ku ligjëron dramaturgjinë dhe

Page 292: Ekrem Kryeziu Tri Drama

291

mjeshtërinë e të shkruarit e dramës . Për bindjet e tij politike dhe nga regjimi komunist i Ish Jugosllavisë

denohet me 8 (tetë) vjet burg. Pas burgut nis të shkruan analiza politike të cilat i boton në radio dhe revista në Kosovë, Itali dhe SHBA.

Shkollimi1966–1970 Universiteti i arteve në BeogradI diplomuar dhe magjistruar në Dramaturgji

Përvoja profesionale2007-2012 Profesor ordinar në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin AAB Prishtinë1999- 2002 IKON Office Solutions, Charlotte, NC, Site Representative“Silver Hammer” Movie Company”, Charlotte, NC, Counselor“Moss – Dragoti” Advertising Comp. NY, NY – Freelancer1996-1999 Në Vitin 1996 Themelon degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës ku ligjëron dhe udhëheq me degën dramaturgjisë, dhe skenar te e filmit dhe historinë e dramës dhe tetarit botëror, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arteve1989-1999“LABIA Shtëpia Muzikore Filmike, PrishtinëProducent. Skenarist dhe Regjisor1974-1981 TV Prishtina, Redaktor dhe Regjisor1968 – 1973 TV Beograd, spiker (Folës), skenarist, redaktor dhe regjisor

Publikime, Skenarë dhe Regji2013 “Pushkatimi”Dramë, Teatri “Istref Begolli” Pejë

“Përplasjet” Dramë në TKK Prishtinë“Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna II” Film artistik

2012 “Kodi i jetës” Seri televizive në 6 pjesë2009 “Kodi i jetës” Film artistik 2008 “I Biri i Rozafës” dramë

Page 293: Ekrem Kryeziu Tri Drama

292

2007 “Drama I,II. Botim i UVE (Universiteti i Vizionit evropian)2007 “Përtej bunarëve” Film televiziv, Prodhim i RTK-s Prishtinë “Përplasjet” Dramë, Tetari profesionist “Istref Begolli” Pejë2006 “Komploti Ilir” Dramë, Tetari kombëtarë Gjakovë.2005 “Dashuria” Dramë, Tetari kombëtarë Gjakovë.2003: “Epoka Para Gjyqit 1978-2003” Dramë, Teatri Kombëtarë Gjakovë2002 “Korridoret e Tmerrit” Dramë, Teatri Kombëtarë, Prishtinë2001 “Pranvera në Prishtinë” seri televizive 10X 80 min1999 “Kosova’s Harvest” ( Të korrat e Kosovës) Skenar i shkruar SHBA, në anglisht është në proces në SHBA1997 “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna” Film artistik 83 min

Prodhuar nga “Labia” Prishtinë1996 “Buka e Hidhur” Film artistik Prodhuar nga “Labia” Prishtinë1995 “Pa pardon” Video komedi, 70 min. “Sherif Patrioti” Video komedi 65 min1994 “Rruga pa kthim” TV Film 90 min.1993 “Viktimat e Tivarit” TV film 90 min.1980 “Një jetë e tërë” TV Film 90 min. “Xhani Ballkaneze”Dramë televizive Prodhim i TV Prishtinës

“Tepricat” Film dokumentarProdhimi “Kosova Film” Prishtinë

1979 “Gjurmë të Bardha” Film artistik 100’ dhe seri 4. X 50 minuta 1978 Epoka Para Gjyqit TV Dramë

Prodhim i TV Prishtinës Epoka Para Gjyqit” Dramë Teatri Popullor,Gjakovë

Kur Pranvera Vonohet Film artistik, 120 min dhe Seri në katër episode nga 60 min Prodhimi “Kosova Film” Prishtinë1977 E Kafshoja terrin TV Film 87 min. Skenari & Regjia

Prodhim i TV Prishtinës

Page 294: Ekrem Kryeziu Tri Drama

293

1975 Piktori Muslim Mulliqi film dokumentar Prodhim i TV Beogradit, redaksia ene gjuhen shqipe 1974 Mallkimi i kuajve Film dokumentar Prodhim i TV Beogradit, programi i dytë 1974 Buka TV Film 90 min. Skenari & Regjia Prodhim i TV Beograd Por, TV Film, Prodhim i TV Beogradit1973 Të ngujuarit, Dramë (Teatri Popullor, Prishtinë)1973 Pikë e Gur Film dokumentar Skenari & Regjia Prodhim nga “Kosova Film”Prishtinë1972 Të Ngujuarit TV film Prodhim i TV Beogradit programi ne gjuhen shqipe 1971 Kronika nga Shqipëria TV Dokumentar kulturor Skenari & Regjia Prodhim nga TV Beograd Sofra TV Dokumentar kulturorë Skenari & Regjia Prodhim nga TV Beograd1971 Dita e Mërgimtarëve Film dokumentar, Regjia Prodhim nga “Kosova Film” Prishtinë Po vdes Rugova Film dokumentar Skenari & Regjia Prodhim nga TV Beograd Po e zëmë, po e zëmë TV seri Skenari & Regjia Prodhim i TV Beograd1969 Luftëtarët Film dokumentar Skenari & Regjia Prodhim nga Kosova Film Prishtinë1969 Dhe dita e dasmës erdhi film dokumentar artistik Skenari & Regjia Prodhim nga TV Beograd 1967 Një Lindje Film dokumentar Prodhim nga Kosmet film

PublicistikëNë të gjitha mjetet e informimit në Kosovë, Ish Jugosllavi, Kroaci, Mali të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, dhe SHBA, në gjuhen shqipe, gjuhen serbe, dhe gjuhen kroate janë botuar seri shkrimesh, analizash politike.

Page 295: Ekrem Kryeziu Tri Drama

294

Shpërblimet2009 “Kodi i jetës” Skenari më i mirë në Konkursin e QKK (Qendra Kinematografike të Kosovës 2008 “Përplasjet”, Shpërblimi Special për rolin kryesor në Festivalin gjithëkombëtar “Apolon” në Fier – Shqipëri1981 “Tepricat” Diploma për Regji në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Artistik dhe Dokumentar në Beograd.1980 “Gjurmë të Bardha” “Arena e Bronztë” për Regji në Festivalin e Filmit të Ish Jugosllavisë “Pula ‘80”1978 “E Kafshoja Terrin” Filmi më i mirë, Regjia më e mirë e dhe Aktorja më e mirë në Festivalin Televiziv të Ish Jugosllavisë në Portorozh, Filmi i përzgjedhur ta përfaqësoje Ish Federatën Jugosllave në Festivalin Ndërkombëtar “Prix d’ Italy” në Milano 1974 “Por” TV film në Festivalin Televiziv të Ish Jugosllavisë në Portorozh,Shpërblimi për regji 1973 “Një Lindje” film dokumentar. Shpërblimi i Kompanisë, “ORWO” DDR

Page 296: Ekrem Kryeziu Tri Drama

295

Përmbajtja

I biri i Rozafës ..............................................................................................3

Përplasjet ................................................................................................. 151

Pushkatimi .............................................................................................. 203

Ekrem Kryeziu ........................................................................................ 290

Page 297: Ekrem Kryeziu Tri Drama

9 789951 641609

ISBN 978-9951-641-60-9