endrra e melines, tregime per femije

128

Upload: valentina-llapri

Post on 22-Jul-2016

476 views

Category:

Documents


16 download

DESCRIPTION

Tregime per femije

TRANSCRIPT

Page 1: Endrra e melines, tregime per femije
Page 2: Endrra e melines, tregime per femije

FEMIJET E PALLATIT TIM.

Anika, Besarta dhe Samuela jane tre shoqje te ngushta.Anika eshte nje vogelushe shume camarroke, dhe dallohet nga te tjerat sepse flet papushim. Flokrat I mban gersheta gersheta te vogla, dhe I pelqen shume ngjyra jeshile.Ndersa Besarta, vetem qesh, eshte nje vogelushe shume e qeshur. Me dy gershetat e hedhura pas supeve, ajo bie ne sy dhe per gjatesine e saj. Eshte me e gjata e

Page 3: Endrra e melines, tregime per femije

klases.Kurse , vogelushja tjeter quhet Samuela, veshtrimi I saj eshte gjithmone I cuditur. Samuela e pelqen shuume ngjyren ciklami.Ndersa Besarta jeshilen e erret.Nje edhe nje dy litarii nje edhe nje dy litari. Vogelushet luajne per qefin e tyre, por ja ku drejte tyre po vijne tre vogelushe qe shkojne ne kopesht. Mira , Enka dhe Drilona, ato ndalen pikerishte tek vendi ku po luajne vogelushet e rritura dhe nisin te perserisin kengen qe ua ka mesuar teta edukatorja ne kopesht. Anika e ndal litarin dhe I debon me fjalet: ikni tani dhe kendoni ne ndonje vend tjeter hajt na lini

Page 4: Endrra e melines, tregime per femije

te luajme rehat.Vajzat e vogla , e degjuan dhe me kenge ne goje futen te hyrja e pallatit dhe nisin te kendojne e te kendojne kengen e tyre. Po kjo nuk zgjat shume sepse aty vjen Sokoli, dhe nisi te kendonte me vogelushet. Po ngaqe e kishte zerin pak te trashe(sepse ishte me grip) kenga dilte jo e pelqyeshme per vogelushet. Po ik more Sokol ik tani se na e prishe kengen.Drilona me dy bishtat, I vendos doren ne goje Sokolit, si per ti thene :Ik tani e na le ne te kendojme . Por Sokoli nuk iken , ai vazhdon te kendoje, ndersa Drilona shkon menjehere tek

Page 5: Endrra e melines, tregime per femije

Anika dhe I thote: Anika , ne s’po na le Sokoli te kendojme rehat, hajde dhe thuaji pak ti qe te mos na e prishi kengen.Anika I hedh nje veshtrim nga large Sokolit dhe ja ben me dore qe te largohej nga vogelushet. Po ai nuk e degjon. Atehere Anika nxehet dhe shkon afer tij duke I thene:Ik tani Koli dhe leri vajzat te kendojne, Po du ate kendoje edhe une moj Anika!! I thote Sokoli duke tentuar serish te perseriste kengen, Po ik pra , vazhdon Anika serish ti mbushe mendjen vogelushit , I cili nga ana e tij dukej se nuk donte te shkulej nga ai vend. Anika nuk dinte cte bente, Sokoli

Page 6: Endrra e melines, tregime per femije

nuk leviste nga vendi , atehere Anika I thote Sokolit dicka ne vesh dhe ai pa bere as gek as mek largohet menjehere sikur ta

kishte zene korrentiJ.he e shikoni tani , u drejtohet vogelusheve , luani se s’do t’ju besdisi me.Vogelushet nisen te kendonin te kenaqura qe zerat e tyre nuk do ti prishte asnji ze tjeter, dhe kenga do te dilte me e bukur, kurse Anika shkoi te shoqet e saja e nisi te hidhej ne litar.Besarta , kurioze e pyeti;) Hej cfare I the Sokolit moj Anik, qe u largua menjehere sikur ta kishte zene korrenti???!!! Anika qeshi dhe

Page 7: Endrra e melines, tregime per femije

ja ktheu tak fak pergjigjen:Sekret!!! Po hajde luajme se na iku ora dhe do bejme detyrat pastaj, Besarta tundte litarin e nderkohe po mendonte se cfare mund ti kishte thene shoqja capkene e saj Sokolit , qe ai iku ashtu rrembimthi!!!!Anika hidhej ne litar dhe qeshte, dhe ja ku sekreti nuk qendroi shume gjate si secret. Sokoli u kthye shume shpejte, me nje top volejbolli dhe nje rrjete, Anika I kishte thene vogelushit qe te shkonte ne shtepine e saj e te merrte rrjeten e volejbollit bashke me topin. Dhe ai ksihte shkuar menjehere. Vajzat , vendosen rrjeten dhe nisen te

Page 8: Endrra e melines, tregime per femije

luanin me top, ne loje futen edhe Sokolin e vogel, I cili edhe luante po edhe perseriste kengen qe e kishte mesuar ne kopesht..

***************************

FRIKA E TILES

Tila kishte shume frikë të lahej në det. Ja, dhe këtë verë, ajo bashkë me mamin, babin dhe vëllain e saj, shkuan në një vend shumë të bukur bregdetar. Ajo dukej si një

Page 9: Endrra e melines, tregime per femije

tullumbackë e vogël. Mami i kishte veshur asaj, një palë rroba banjoje, në ngjyrën e detit. Ishte pesë vjeçe camarrokja, dhe ishte shumë frikacake. Mami po i lutej që të futej pak në ujë, por ajo ngulte këmbë në të sajën: Po kam frikë moj mami, se mos mbytem.Po fare pak moj zemër e mamit, hajde futi pak fare këmbët , se uji s'te bën gjë, ja eshte dhe mami këtu me ty. Por Tila nuk futej që nuk futej. Madje dhe kur vëllai i saj i solli një komerdare të vockël, ajo prapë nuk donte të hynte në det. Por kjo nuk zgjati shumë, pasi Tila zuri miqësi me disa shoqe aty në plazh, moshatare të sajat. Ajo nisi te miqësohej,

Page 10: Endrra e melines, tregime per femije

dhe luante me to. Ajna dhe Enka . Luanin me kukullat e tyre , ndërtonin kështjella prej rëre , dhe kënaqeshin aq shumë. Kur Ajna dhe Enka hynë në det për tu larë , Tila po I shikonte nga bregu. Enka ja bëri me dorë- po hajde moj Tilaaa , e di sa qef që është,!! Uji është shuumë i ngrohtë. Tila ja bëri me dorë , si për ti thënë që: jo nuk vij. Enka nuk këmbënguli , por kur doli nga deti i thotë shoqes së saj: Po ti Tila, pse nuk erdhe me ne në det?. Tila nuk i tha asgjë, asaj i vinte turp, po ta merrnin vesh shoqet, që ajo e kishte shumë frikë ujin. Ajna nxitoi për të blerë tre akullore të bardha. Ajo i zgjat një Tilës

Page 11: Endrra e melines, tregime per femije

, një ja jep Enkës, dhe pasi ulen te cadra e madhe, vogëlushet nisin të shijojnë akulloren e ftohtë, dhe kaq të mirë. Tila po kënaqej kaq shumë në plazhë këtë verë . Ajo ishte miqësuar me dy shoqe kaq të mira, dhe që nuk e kishin frikë ujin si puna e saj. Ndërsa lëpinte akulloren, Tila nisi të mendonte: Enka dhe Ajna, nuk duhet ta marrin vesh që unë e kam frikë ujin, pastaj po sikur… Vogëlushja po mendohej, ajo donte ta s'fidonte frikën e saj, kështu që , sa mbaroi akulloren shkoi drejtë detit. Shoqeve u tha që donte të shpëlante pak duart ne bregë. Mamaja po e ndiqte me sy!! Tila sapo mbërriti në breg, u ul pranë

Page 12: Endrra e melines, tregime per femije

tij dhe në fillim futi këmbët. Nga pas kurrizit ndjeu një dorë. Ktheu kokën dhe pa mamin, e cila kur kishte dalluar që Tila po shkonte e vetme drejtë detit ,ishte ngritur menjëherë, dhe ishte nisur pas saj. Mami, e di ç'farë?? Unë dua ta mposht frikën time ndaj ujit, sepse pak më parë edhe Enka me Ajnën u lanë në det ,dhe u kënaqën ,dhe nuk kishin fare frikë. Atë gjë dua ta bëj edhe unë. Tila ngrihet dhe hyn në det.Në fillim uji i shkon deri te gjunjtë, me pas , deri në mes. Mami po e shoqëronte nga pas , duke buzëqeshur me vogëlushen e saj ,që arriti ta hiqte frikën nga uji, me shpejtë nga sa e pati menduar.

Page 13: Endrra e melines, tregime per femije

***************************

DITELINDJA E ANES

Ana eshte shume e gezuar. Ajo sot ka ditelindjen dhe mami po i pregatit torten e ditelindjes. Ana hidhet neper shtepi sa andej kendej, kurse gjyshja e saj Leta, e shikon e lumturuar mbesen e saj. Edhe gjyshja po merret me pregatitjen e embelsirave bashke me mamin sepse Anes

Page 14: Endrra e melines, tregime per femije

do ti vijne ne shtepi shoket dhe shoqet e pallatit.Gjyshi Sotiri po lexon gazeten, ai sa u ngrit ne mengjes nga gjumi e uroje mbesen dhe e puthi tek faqja. Ana ndihej si nje princeshe e vogel.Mami, nxitoni pak se per nje ore me vijne shopqet mua, Mami qesh dhe vazhdon te merret me pregatitjen e tortes. Ana ishte nje vogelushe shume e qeshur dhe e bukur. Ajo shkonte ne kopesht ne grupin e madh te femijeve , dhe vitin tjeter do te shkonte ne klase te pare.Sot do ta festonte ditelindjen ne shtepi me shoqet e pallatit, ndersa te nesermen ajo do ta festonte ne

Page 15: Endrra e melines, tregime per femije

kopeshte me te gjithe femijet e grupit te saj.Dhe ja ku nisi te trokiste dera. Tak tak tak, Ana fluturoi dhe sapo e hapi deren, ajo pa Anisen, Blerten , Sokolin, Driten,. Matilden, Arbenin, Tilin dhe Besartin. Kishin ardhur te tere. Tili mbante ne dore nje tufe me lule ngjyra ngjyra qe i kishte mbledhur tek shtepia e gjyshes se tij.Kurse Blerta sec kishte nje pako te gjate te madhe te mbeshtjelle me leter te kuqe te shndriteshme, nga ato qe mblidhen per te bere dhurata.Mami i Anes erdhi menjehere ted era dhe i ftoi femijet te hynin Brenda. Ata pasi u rehatun ne divan

Page 16: Endrra e melines, tregime per femije

e ne kolltuke , nisen nga muhabetet.Ana dukej shume e lumtur. E merr tufen me lule te Tilit dhe duke e falenderuar nga zemra e vendos ne nje vazo me uje. Ndersa Blerta i zgjat dhuraten e saj, hape Ana, ka per te te pelqyer, i thote ajo dhe ia vendos ne preher pakon.Ana shikon nga Blerta dhe pa bere as nje as dy e hap. Me vete mendon! C’te kete valle Brenda pakos!! Qenka pak si e madhe!!!, Sapo nisi ta hapte , fytyra e saj u gjallerua akoma dhe me shume!!! Uaaaaaa, moj Blerta , po kjo qenka shumeee e bukur!! Ua sa me pelqen, qenka si mua bishtalece

Page 17: Endrra e melines, tregime per femije

dhe me baluke perpara, Anes i kishte sjelle Blerta nje kukull te madhe , shume te bukur, ajo kishte dy bishta dhe Ishte flokeverdhe. Anes i pelqeu shume dhurata e Blertes dhe pasi e falenderon shkon dhe e vendos kukullen tek dhoma e saj. Atje kishte dhe shume kukulla te tjera, dhe te gjithave ajo u kishte vendosur emra.Pastaj do ta very Ana emrin mire!! i thote ajo kukulles dhe shkon tek shoqet. Mami kishte nisur te nxirrte qerasjet e ditelindjes. Uuuu sa te mire qe e kishte bere torten!! Vogelushet e pelqyen shume shume. Me vone femijet nisen te

Page 18: Endrra e melines, tregime per femije

kercenin e te kendonin te gjithe se bashku. Bashke me femijet po gezonin edhe mami gjyshja dhe gjyshi, ata u bene si femije dhe te gjithe se bashku festuan dhe gezuan. Ana fluturonte nga gezimi.

**********************************

Belina dhe e puthura ( Tregim për vogëlushe lepurushe) Belina ishte një vajzë me dy bishtalecka,

Page 19: Endrra e melines, tregime per femije

që shkonte në kopësht . Çdo mëngjes, ajo pasi vishej me paliçetat e saj xhins , merrte kukullën e saj në çantën e vockël, dhe bashkë me gjyshe Letën, niseshin për në kopësht. Belina ishte bardhoshe në fytyrë, dhe faqkat i kishte të rrumbullakëta, sytë si ulli stërr te zinjë, dhe vetullat të harkuara si shtizat e nënës së saj. Ajo e donte shumë gjyshen e saj, dhe e dëgjonte shumë, por e kishte shumë besdi, kur ajo i afrohej për ta puthur te faqja. Jo nënaaaa, se më bën me pështymë. Gjyshja shtangej nga fjalët e vogëlushkës , por ajo sërish tek e saja, nuk lejonte asnji, që ta puthte te faqja. Një ditë, ndërsa tezja e saj që vinte

Page 20: Endrra e melines, tregime per femije

nga largë u afrua për ta puthur e përqafuar , ajo nuk kishte si ti thoshte : “mos më puth “, pasi ajo do mërzitej me të, por sapo tezja e puthi, ajo menjëherë ktheu kokën nga ana tjetër, dhe me dorën e majtë e fshiu menjëherë faqen. Tezja nuk e kishte mendjen, ndërsa mamaja e pa qortueshëm. Belina me vështrimin e saj me vetulla përpjetë , dukej sikur i ankohej të ëmës: “ Po hë më mami, e kam besdi unë hë”Belina luante me kukullat e saja , dhe në shtëpi kishte plotë kukulla të bukura. Ja edhe teze Sara, që sapo erdhi, i paska sjellë një kukull kaq të madhe , me flokëra kacurrela kacurrela. Ua moj

Page 21: Endrra e melines, tregime per femije

teze!!!- Sa e bukura qenka kjooooo!! Faleminderit shuuuuumë, i thotë Belina e gëzuar ,dhe pasi e merr kukullën e madhe bionde ,e ul te prehëri i saj, dhe e puth në të dyja faqkat duke i thënë: Sa e mira që më qenke moj bardhosheee!!- Si e ke emrin ti hë?? Do të vendosi Belina një emër ty tani , nuk të lë unë pa emër ty , ke për të parë që do të zgjedh një emër shumë të bukur. Ajo e puth sërish te faqja kukullën,e ndërkohë që po mendohej për emrin , degjoi mamanë që i tha: “Hej !!- Kujdes ti Belina, mos e puth kukullën se ja bëre faqkat me pështymë. Belina qeshi, e ndërkohë po mendohej për emrin, Mami ,

Page 22: Endrra e melines, tregime per femije

si thua t'ia vendosim emrin Shqiponjë? He?? Mirë , ja ktheu mamaja , emër i bukur. Belina e mori Shqiponjën në krahë , dhe po e shëtiste nëpër shtëpi duke i treguar të tërë cepat e saj. Tezja e sheh mbeskën të gëzuar, dhe sërish e puth te faqja e majtë. Belina sapo shkon të dhoma , e fshin menjëherë faqen. Shqiponja po e shikonte me habi . Vështrimi i saj dukej sikur thoshte: “Po ç'bën moj Belina!” Pse e fshive faqen ti?. Belina qeshi me kukullën, dhe e mori në krahët e saj, e puthi te faqja ,dhe e vendosi te krevati i madh , aty i rreshtoi ,dhe disa kukulla të tjera më të vogla, e nisën të

Page 23: Endrra e melines, tregime per femije

luanin me njëra tjetrën. Pas disa çastesh ajo dëgjoi zërin e teze Sarës nga kuzhina. Belinaaaa o shpirt i tezes ,hajde një çikë të të puthi tezja moj lepurushkëë, se më ka marrë malli. Belina shkoi në kuzhinë duke i zgjatur teze Sarës, Shqiponjën. Tezja po e shikonte me habi. Puth dhe Shqiponjën moj teze, se do mërzitet ajo pastaj . Belina i jep Shqiponjën tezes, ndërsa mami me gjyshen që e dinin bezdinë e vogëlushkës nga e puthura , po qeshnin .

**********************************

Page 24: Endrra e melines, tregime per femije

Dielli i Estres.

Po hajde tani moj nenaaa, se vajti vone. Estra e vogel, ishte ne kopesht. Ajo cdo mengjes shkonte atje me gjyshen e saj qe e donte shume. Mami dhe babi i Estres shkonin shume shpejte ne pune, dhe ate gjithmone e shikoje me gjyshen prej dore gati cdo mengjes. Kopeshti i Estres ishte disa pallate me poshte pallatit te saj. Ishte i madh dhe shume i bukur. Sapo hyje ne katin e pare shikoje vizatimet e femijeve neper mure. Teta edukatoret i kishin

Page 25: Endrra e melines, tregime per femije

vendosur aty , qe ti shikonin te gjithe prinderit e femijeve, por jo vetem ata , te gjithe qe vinin aty. Ishin bere vertete shuuume te bukura. Ja edhe sot Estra po shpejton qe te shkoje ne kopesht bashke me gjyshen e saj. Ajo mban ne dore nje flete vizatimi te palosur me dysh , dhe pas shpines ka canten e saj te vogel. Brenda cantes Estra mban gjithmone kukullen e saj qe e quajne Elisabeta.Estra eshte nje vogelushe topolake , dhe bardhoshe. Ajo vishet me paliceta te bardha dhe roze. I pelqejne kaq shume palicetat camarrokes. Hajde nenaaaa, Gjyshja ja ben me dore dhe i thote: Epo prit pak moj bije se mu

Page 26: Endrra e melines, tregime per femije

derdh qumeshti. Gjyshja e hoqi me kujdes qumeshtin nga soba dhe pasi u vesh doli bashke me lepurushken e vogel e cila mezi sap o priste ti dorezonte teta edukatores vizatimin e saj. Rruga gumezhinte nga zerat e vogelusheve, dhe cicerimat e zogjve. Sapo mberriten te kopeshti Estra pershendeti gjyshen dhe hyri Brenda . Femijet mbanin neper duar fleten e vizatimit. Ja Elona kishte vizatuar nje pallat, kurse Gezimi kishte bere nje balone. Stelina kishte vizatuar nje lepurush, kurse Era ishte perpjekur te vizatonte nje park lodrash.Teta edukatorja nisi ti shikonte nji e nga nji vizatimet. Kur

Page 27: Endrra e melines, tregime per femije

u afrua tek Estra ajo u habit!! Nuk po kuptonte asgje, Po ti Estra cfare ke vizatuar keshtu??Estra buzeqeshi dhe menjehere ju pergjigj : Diellin edukatore. Teta edukatorja e mori fleten ne dore dhe po e shikonte me vemendje. Ne fakt ne te gjithe fleten e vizatimit ishte dielli me ngjyren e tij here te verdhe here pak portokalli, po Estra e kishte bere kaq te madh diellin, saqe ai e dominonte krejte faqen e vizatimit. Shume mire Estra , pop se nuk e bere te vogel diellin?? Ne menyre qe te ngelej vend dhe per qiellin, rete, apo henen, Estra buzeqesh dhe serish ja kthen teta edukatores: Une e dua diellin

Page 28: Endrra e melines, tregime per femije

shuume , sepse ai na fal cdo mengjes shume gezim, na dhuron rreze te mira na ngroh dhe eshte shume bujar me ne, prandaj e kam bere kaq te madh, madje po te kisha nje flete me te madhe , do ta beja akoma dhe me te madh sepse e meriton ai. Edukatorja buzeqeshi me embelsi dhe me fleten e Estres ne dore ju drejtua edhe femijeve te tjere: Po ju femije a ju pelqen dielli dhe pse!! Kush me thote?? Era ngrihet dhe nis te flase: Dielli eshte shume i mire sepse kur ka diell ne dalim dhe luajme para pallatit . Ne ne vere shkojme ne plazh – vazhdon te flase Arta, dhe nen shoqerine e rrezeve te diellit luajme dhe

Page 29: Endrra e melines, tregime per femije

kenaqemi shuume. Vogelushet nisen te flisnin per te mirat e diellit. Te gjithe kishin plote gjera per te thene. Edukatorja pasi i degjoi femijet nji e nga nji u thote: Po femije ju beni shume mire qe e doni diellin, sepse pa diell nuk do te kishte jete dhe pa jete do te kishim nje planet te vdekur, pra dielli eshte jete per njerezimin, dhe me ane te tij ne sigurojme nje pjese te mire te burimeve energjitike. Teta edukatorja vazhdoi tu fliste vogelusheve per te mirat qe vinin nga dielli, ndersa Estra buzeqeshte me fleten e saj te vizatimit, perpara, ajo ishte shume e lumtur qe edukatorja ja kishte pelqyer

Page 30: Endrra e melines, tregime per femije

idene e vizatimit te saj. ***************************

Babi mos ik.

Jo babi!- jo ti do rrish ketu, nuk do ikesh. Rte lutem babi mos ik. Matilda e ulur te divani ne kuzhine, po I lutej te atit qe te qendronte edhe ca dite.Mamaja , ishte duke lare enet, kurse gjyshja po thurrte nje triko. Babi I Matildes , kishte ardhur per te kaluar vitin e ri, ne shtepine e tij, por tashme I duhej te kthehej ne Greqi, sepse pronari ku ai punonte nuk I kishte dhene

Page 31: Endrra e melines, tregime per femije

shume leje .

Babi , te lutem , rri dhe ca dite , - he te keqen . Matilda I lutej e I lutej, kurse babai e veshtronte vajzen e tij me dashuri e I perkedhelte floket.

Cte bej , - mendoi ai, vajza po kembengul kaq shume.

He babi, ma jep fjalen se do rrish edhe ca dite??, Sepse ne nuk jemi cmallur akoma me ty.

Te behet cte behet, - mendoi babai, dco te rri edhe ca dite.

Po , ju drejtua ai vajzes me syte e qeshur,

Page 32: Endrra e melines, tregime per femije

do te rrije edhe disa dite , por me pas do shkoje.

Oh sa mire, Matilda e mbuloi babin me te puthura e perqafime.

Po lere moj rehat djalin, I thote gjyshja Matildes, e mbyte me te puthura.

E kam xhan e dua shume , eshte babi me I mire I botes.Matilda fluturonte nga gezimi. Me ne fund babi I saj do te qendronte edhe disa dite te tjera ne shtepi. Ajo I donte te gjithe shume , por babin e donte edhe pak me shume se te tjeret , ndoshta ngaq e ai ishte large dhe e

Page 33: Endrra e melines, tregime per femije

merrte malli shume per te.

Shtepia e tyre ishte e mbuluar nga nje atmosfere e ngrohte dashurie.

**********************************

M ËRZITJA E LOLËS

Lola , është nje vogëlushe e sapo ardhur në lagjen e re të atij qyteti të vogël.Prindërit e saj janë kthyer përgjithmone nga shteti fqinj Greqia, (ku punuan për disa kohë) dhe jane sistemuar

Page 34: Endrra e melines, tregime per femije

në një pallat pranë tregut te qytetit. Lola e ka shumë të vështirë të ambientohet me qytetin, me njerëzit si dhe me bashkëmoshatarët e saj. Ajo sheh nga ballkoni një grup fëmijësh, që po luajnë dhe argëtohen aty para pallatit. Para tij, është nje shesh i madh katror, qe shërben për të luajtur fëmijët.Madje dilnin cdo mbasdite edhe të rriturit dhe uleshin tek stolat e verdhë që qenë vendosur nga bashkia .

-Ah sa mire të dilja edhe unë, mendoi Lola.

Page 35: Endrra e melines, tregime per femije

-Po sikur të dalë edhe unë e të luajë pak??

- Po sikur vajzat që po luajnë me litar mos të më pranojnë në lojë? Gjyshja e sheh vogëlushen të menduar dhe i thotë;

-Shpirt i nënës, dil edhe ti që të luash me shoqet. A nuk e shikon sa kohe e bukur që është?? Lola e sheh nënën dhe nga sytë i rrëshket një pikë loti.Shkon e ulet menjëherë në divanin pranë televizorit, dhe nis të qajë.Nëna e shqetësuar ulet pranë mbesës, dhe duke i përkëdhelur flokrat, i thotë se përse po qan. Por Lola

Page 36: Endrra e melines, tregime per femije

nis të qajë akoma dhe më shumë.

-Po c’ke moj dallëndyshe e nënës c,ke, mos qaj, hë të keqen se do sëmuresh pastaj.

- Nëna unë dua shoqe, dua të luajë , nuk dua të rri vetëm.Më ka marrë malli për shoqet që kisha zënë në Greqi, këtu unë nuk kam asnjë shoqe. Vajza vazhdon akoma të qajë. Ajo ndihet e vetme, sepse sapo ka ardhur në vendin e saj, dhe nuk ka zënë asnjë shoqe. Pastaj e ka marrë kaq shumë malli për shoqen e Greqisë, Helenën,

Page 37: Endrra e melines, tregime per femije

- Shpirt i nënës, tullumbackë e nënës, dil pra dil ,dhe ke për të pare që menjëherë do zësh shumë shoqe dhe shokë.

-Po sikur ato të mos më pranojnë në lojen e tyre??- ia kthen vogëlushja e menduar .

-Po jo moj zemra ime e vogël jo, a nuk e shikon sa të mira që janë??Gjyshja përpiqet ti mbushë mendjen vogëlushes, që edhe këtu ka për të zënë plotë shokë dhe shoqe. Vajza bindet dhe pasi vesh atletet e saja në ngjyrë te verdhe, i zbret shkallët një e nga një.Del tek sheshi katror

Page 38: Endrra e melines, tregime per femije

aty para pallatit dhe vështron grumbullin e fëmijëve që po luajnë. Lina dhe Suzana, po hidheshin në litar. Lina , bishtalecka sapo e pa Lolën , i afrohet dhe i zgjat litarin:

– Hajde do të luash dhe ti me ne, hajde mbaje litarin, bashkë me Suzanën, hidhem unë në fillim , e po ngela unë do ta mbajë une litarin.Sytë e Lolës shkëlqyen sërish nga gjallëria dhe gëzimi. Sa gabim që mendova , këto qenkan shume te dashura, - mendoi Lola dhe menjëherë pasi u

Page 39: Endrra e melines, tregime per femije

prezantua me vajzat , nisi të mbante litarin. Gjyshja po e vështronte me buzëqeshje që nga ballkoni.

*******************************

MANILA

Miremengjesi femije!!. Zeri I mesuese Mireles oshetiu dhe mbushi te gjithe hapesiren e klases . Nxenesit e klases se peste e donin kaq shume mesuesen e tyre . Ajo ishte nje mesuese e mire e embel dhe shume e bukur. Ishte e gjate madje nje dite ne pushim te gjate u kishte

Page 40: Endrra e melines, tregime per femije

thene vogelusheve qe dikur merrej me volejboll, ndaj ishte zgjatur aq shume. Na donte qe te gjitheve dhe na mbante shujme afer. Gjithmone komunikonte me ne dhe kjo ndodhte jo vetem sepse ishte mesuesja jone kujdestare , por sepse ajo ashtu ishte e kishte komunikimin si baze te Kultures se saj te mire. Ne qoftese ajo dallonte ndonje merzitje te vogel tek nxenesit e saj menjehere e pyeste dhe donte te kuptonte qellimin e merzitjes se femijes. Dhe cdo here qe ajo hynte ne klase menjehere pasi bente pershendetjen e mengjesit bisedonte me nxenesit disa minuta se si

Page 41: Endrra e melines, tregime per femije

e kishin kaluar diten e meparshme dhe se si ndiheshin sot, e me pas kur shikonte qe gjithcka ishte ne rregull fillonte nga ora e mesimit. Si jeni femije sot?? Ajo drejtohet nga vogelushet te cilet e shikonin ne drite te syrit mesuesen e tyre te mire. Mire mesuese, -Thote Elisabeta , e cila rrinte ne banken e dyte nga dritarja. Dije me ka ardhur tezja nga fshati dhe oh sa jam kenaqur, shume , me kishte sjelle dhe nje lepur moj mesuese, e di sa I mire qe ishte, I bardhe si Debora dhe syte I kishte sterr te zinj si ullinj. Mesuesja qeshi dhe I ferkoi kacurrelat.Po ti Deni?? Cfare ke??

Page 42: Endrra e melines, tregime per femije

Pse po rri heshtur sot, Hic o mesuese hic, u merzita cik me babin dije, se nuk me dha leje te shkoja per peshk me shoket. Mesuesja I ferkoi koken dhe dora I ngeci tek floket me xhel . Qeshi pak dhe I tha Denit qe gjithmone duhet ta degjonim keshillen e prindit. Ata jane me te medhenje dhe duhet respektuar vendimi I tyre. Pastaj mo Deni cfare moshe kishin shoket e tu?? Po sa mua o mesuese, shoket e lagjes, Ahaaa prandaj ste ka lene babi ty, mos u merzit, heres tjeter meqe ke deshire te shkosh per peshk , beji nje propozim dhe babit qe tju shoqeroje, do

Page 43: Endrra e melines, tregime per femije

ishte mendim shume I mire dhe babi jote do ta plotesonte deshiren , te pakten une keshtu mendoje. Mesuesja pas pak , shkoi dhe u ul tek tavolina e saj. Si thua te fillojme tani nga mesimi!! Nxenesit e shikonin mesuesen e tyre dhe sapo kishin nxjerre fletoret e detyrave perpara. Kur pas pak u degjuan disa te trokitura ne dere. Tak tak tak, Sonila ngrihet dhe hap deren. Ne klase hyjne Nje nene e moshuar me nje vajze prej dore. Vajza I mbante syte ulur, dhe ne dore kishte nje cante shkolle te grisur.Kishte veshur nje pale pantallona shume te gjera dhe nje

Page 44: Endrra e melines, tregime per femije

bluze teper te madhe per moshen e saj. Floket I kishte kapur bisht. Miremengjes mesuese. Une jam gjyshja e Maniles, me thane qe te vinim ketu. Miremengjesi u thote mesuese Mirela duke u ngritur nga vendi. E moshuara I zgjati nje flete qe ja kishte dhene drejtoresha , ja kete ma dha drejtoresha , ndaj erdha ketu. Manila do vije ne klasen tuaj.Gjyshja ishte si ne siklet. Ajo I shpjegoi me pak fjale mesuese Mireles se kishin pak kohe qe ishin shperngulur e vendosur ne kete qytet. Manila jetonte vetem me gjyshen dhe I perkisnin komunitetit rom. Si e ke emrin

Page 45: Endrra e melines, tregime per femije

ti vogelushe?? Ju drejtua mesuesja Maniles. Ajo nuk I ngrinte syrte nga cimentua. Mire moj nene mire shko se do kujdesem une peer Manilen , pa merak, Gjyshes I ndriti fytyra nga fjala e ngrohte e mesuese Mireles. Ajo e percolli nenen e Maniles deri te korridori I shkolles, dhe I erdhi shume keq per te, ajo mezi sa ecte dhe dukej shume e renduar nga pleqeria. Manila po qendronte akoma aty ku ishte me pare , me syte e ulur poshte. Mesuesja e kapi prej dore dhe e mori te tavolina e saj. Femije te dashur!! Kjo eshte Manila, dhe do mesoje ne klasen tuaj , deshiroje q

Page 46: Endrra e melines, tregime per femije

eta mbani sa me prane dh eta ndihmoni ne menyre qe ajo te eci njesoj si dhe ju. Ulu zemer te banga e trete , Manila eci drejte banges ashtu me koken e ulur. Ne bangen e trete nga muri ishte Iliri. Ai e veshtroi Manilen me buzeqeshje , duke I treguar vendin. Manila per here te pare ngriti syte dhe buzeqeshi. Sa mire- mendoi vogelushja, ketu nuk te tall njeri e nuk t eve ne siklet ashtu si benin te shkolla tjeter. Qenkan te mire keta. Maniles I ishte kthyer buzeqeshja. Mesuese Mirela zhvillonte here pas here biseda te lira me femijet , dhe nje nder keto biseda ishte ajo

Page 47: Endrra e melines, tregime per femije

qe kishte bere para disa ditesh per komunitetin rom, dhe paragjykimet qe u benin femijeve kudo si ne shkolle ashtu dhe ne shoqeri. Prandaj dhe femijet e mirepriten Manilen dhe ja bene me te lehte ardhjen ne klase. Mesuese Mirela punonte vertete shume me femijet. Ajo donte qe ata te beheshin te filiza te denje ten je shoqerie te ardhshme , pa paragjykime e mbushur vec me dashuri per njeri tjetrin.Mesuese Mirela kishte nisur shpjegimin dhe nxenesit po e degjonin me shume vemdje. Dhe bashke me ta edhe Manila.

Page 48: Endrra e melines, tregime per femije

***************************

ENDRRA E BLERTES

Hapa derën e shtepisë , derën e jashtme, dhe u mata të dilja. Këmba më ngeli ne ajër, cuditërisht banesat e tjera përreth ishin zhdukur. Madje në vend të tokës, po shihja ca bukle resh flokëbardha, që ishin porsi bocet e pambukut që thurrte nëna ime.Fërkova sytë mirë e mirë, dhe dola jashtë, menjëhere pas meje ndjeva derën e shtëpisë të mbyllej instiktivisht, dhe pas saj , unë s’pashë më asgjë, vetëm re gjithandej. Kisha veshur nje palë atlete

Page 49: Endrra e melines, tregime per femije

ngjyrë roze, dhe ndihesha shume e lehtë. Bluzja mente, dhe pantallonat e shkurtra, më ndihmonin që të isha më e lehtë në ecjen mbi re. Retë ishin kaq të pastra, kaq të ëmbla. U ula nje cast, dhe nisa të fërkoja flokët e një reje bullafiqe aty pranë.Sa flokë të butë që kishteee!.Në c’vend kisha shkuar kështu vallë!. Mos jam në parajsë?... mendova, e ndërkohë ecja duke shkelur butësishtë, mbi retë bardhoshe. Sipër meje, ishte një qiell i bardhë, pa re, vetëm i bardhë tej e tej. Bardhësia e atij qielli , ndriconte cdo gjë, bashkë me diellin bullafiq, që cuditërisht ndryshe nga herët e tjera, po më dukej

Page 50: Endrra e melines, tregime per femije

kaq afër!!Oh sa bukuri, mendova, e nisja te ecja shumë e gëzuar që isha në një vend të tillë. -Kjo duhet të jetë parajsa- mendova duke shtuar hapat akoma dhe më shumë.

-Sa mire, sikur të takoja ndonjë njeri si puna ime këtu, të paktën të merrja vesh se ku isha, patjetër që po të takoja ndonjë njeri të tillë si puna ime, do merresha vesh me fjalë me të, e do ta pyesja gjerë e gjatë, për këtë vend të cuditshëm, me këtë qiell të bardhë sipër kokës time, e me rete poshtë tij.Në qytetin tim, normal, unë retë i kam parë gjithmonë nga sipër, pra retë

Page 51: Endrra e melines, tregime per femije

ishin në qiellin blu, e poshtë tyre ishim ne njerëzit që banonim në tokë, pra këmba jonë shkelte në tokë.

-Sa cudi – mendova ,si ngatërrohen gjërat kështu!!

-Atje, shkelnim në tokë , dhe këtu unë po shkel mbi re. Patjetër që ky vend, është pak i cuditshëm, - mendova e ndërkohë ecja përpara me shpresë që të takoja dikë që të më sqaronte, në ishte parajsa ky vend apo cfarë tjetër. Papritur para rrugës ku unë po kaloja, pashë një ndërtesë shuuumë të madhe, me kate kristali ,që

Page 52: Endrra e melines, tregime per femije

shkonin gjer në qiellin e bardhë.

-Oh , më në fund- mendova, këtu qenka një pallat!.

- Sa mirë, po shkojë të trokas një herë, po sikur…..

Papritur trupin tim e përshkuan mornicat e një ere të ftohtë.

-Po sikur aty të jetë ndonjë gjë e frikshme!,

-cdo të bëj pastaj!- mendova , dhe ndala vec nje cast. Po më pas e hoqa nga mendja këtë mendim. Pallati shkëlqente nga kristali më i cmuar që kisha dëgjuar

Page 53: Endrra e melines, tregime per femije

ndonjëherë, ishte kaq i bardhë , kaq i bukur, saqë me siguri aty banonin njerëzit e mirë ndoshta, kushedi po shkojë të trokas. Afrohem ngadalë, dhe shoh që në vend të derës ishte një pllakë gjigande kristali bardhosh, dhe aty nuk kishte as zile .Qëndrova disa caste ashtu pa bërë asgjë, kur papritur ndjeva që dera e madhe u hap, dhe para syve të mi, u shfaq një ëngjëll kaq i bukur!.Ishte e veshur me rroba të bardha , dhe ishte ëngjëll femër,

-Si jeni?? - e pyeta duke i buzëqeshur, dhe cuditërishtë, ajo me foli në gjuhën time!,

Page 54: Endrra e melines, tregime per femije

- Hajde brenda , më tha, dhe me drejtoi drejtë një qendre plotë ndricim në mes të katit të parë të ndërtesës.

- Ëhëëë, - mendova, kjo qenka parajsa, pra duhet ta kisha kuptuar që nga retë e bardha, që isha në parajsë, dhe këto janë ëngjëjt ,

-sa të bukura që qenkan, po qenkan vetëm femra këtu!. Ndoshta janë të ndarë pallatet – mendova… ëngjëjt femra i lënë menjanë , dhe engjëjt meshkuj menjanë. Po engjej femije a do te kete??Po engjej pleq a do te kete??Oh sa kurioze qe isha,

Page 55: Endrra e melines, tregime per femije

doja ti mesoja te gjitha keto gjera shuuume shuume shpejte.Engjelli qe me priti te dera e qe me ftoi te hyja brenda ishte shume e gjate, e veshur me te bardha, dhe sepse mu duk si infiermiere. Ishte kaq e bukur, syte i kishte te rrumbullaket dhe ngjyra e tyre ishte si Kristal i gjelber, dicka e tille. Fytyra e saj ishte borë e bardhë , dhe rrudha në të nuk kishte asnji.Kishte një ze të embel dhe ishte e dashur. Hodha veshtrimin nga shkallet perrballe meje dhe pashe te zbriste prej tyre nje grua tjeter pak me e madhe se vajza qe me hapi deren, dhe ishte kaq e bukur!!Mu afrua me

Page 56: Endrra e melines, tregime per femije

vuri doren te balli, dhe me pyeti:

-Si arrite te vish deri ketu?? E veshtrova ne fytyre, bardhesi, dhe sy kristal edhe kjo. Buzeqeshja e saj e beri te ndihesha si ne shtepine time , e nderkohe nisa te flisja shpejte e shpejte, ashtu si e kisha une zakon.

-Une sa hapa deren e shtepise time, pashe qe para deres ne vend te tokes kishte re te bardha, ishin kaq te cuditshme, te vendosura ne menyre harmonike me njera tjetren dhe ishin te gjitha bardhoshe. Pastaj kur ktheve koken pas , nuk e pashe

Page 57: Endrra e melines, tregime per femije

me deren, ne vendin e saj pashe vetem hapesira pafund me re… pastaj u gjenda ketu,

- Ju lutem me thoni a eshte parajsa ky vend?.

-Dua te di, ju lutem…Nderkohe qe prisja pergjigjen, ndjeva mbi ball dicka te bute,

-cte jete – mendova, Zgjohu lepurusheeee, zgjohu moj Blerta, do vesh ne shkolle sot apo jo??

Hapa syte dhe pashe macen time bardhoshe qe po me perkedhelte ne balle. Prane saj pashe gjyshen time , e cila po

Page 58: Endrra e melines, tregime per femije

perpiqej te me zgjonte. Qesha, kisha qene ne enderrr,

-Po pse moj nenaaa pseee, pse ma prish gjumin ti , sa here ne nje moment delikat te endrres time, heeee, macja zuri te qeshte, e ndersa nena nuk po merrte vesh asgje. Zgjohu tani te keqen nena, se do pish goten me qumesht, pa te vishesh e te behesh gati , se iken ora fluturon pastaj. He te keqen nena, kumbulla e nenes. Pse sjane te verteta endrrat moj nena , heee, Blerta ngrihet dhe shkon te laje syte, nga pas e ndjek macja , ndersa gjyshja behet

Page 59: Endrra e melines, tregime per femije

gati per ta percjelle mbesen e saj te shkolla aty afer pallatit te saj.

***************************

ARLINDI

Arlindi ishte nje djale shume I gjate dhe shume I bukur. Ai shkonte ne klasen e dyte , por kur e shihje nga trupi dukej sikur te ishte disa vite me I madh. Dhe ne fakt kishte te drejte te ishte aq I gjate , sepse I kishte ngjare babait te tij qe kur

Page 60: Endrra e melines, tregime per femije

ishte I ri ishte basketbollisti me I mire I qytetit. Arlindi I pelqente kaq shume kafshet. Ne shtepi kishte dy mace dhe nje qenushe te vockel te bardhe. PO Arlindi mbante edhe zogj qe gjithe diten kendonin ne kafazin e madh qe I kishte blere babi I Arlindit. Ai I pelqente shume zogjte dhe kujdesej shume per ta. Por nga ana tjeter I vinte edhe keq qe ata ishin te detyruat te rrinin brenda ne kafaz.Ja dhe kete mengjes kur po kthehej nga shkolla , ai dalloi afer pallatit te tij nje qen te vogel, ishte qen I zi, e mori menjeher ne krahe dhe filloi ta perkedhelte. Ktheu

Page 61: Endrra e melines, tregime per femije

koken se mos qeni I kishte shpetuar nga duart ndonjerit por ne rruge ai spa asnji njeri . Me qenin ne dore hapi deren e shtepise. O nena, shiko cafre gjeta te cepi I pallatit, kete qenushken e vogel. Nena e pa dhe I thote djalit qe ta conte prape jashte ta linte aty ku e kishte gjetur. Joo nena , nuk dua qe kjo qenushe e bukur te rri jashte mund ta vrasi ndonjeri, ose mund ta shtypi ndonje makine, - thote vogelushi I vendosur. Une do ta mbaj ne shtepi kete , le te rrine te dyja , nena tundi koken duke vazhduar punet qe kishte ne dore. Kur erdhi mami nga puna ajo pa qenin te

Page 62: Endrra e melines, tregime per femije

korridori!! Po ky qen mama , cfare eshte!! Kush e ka sjelle, Arlindi doli menjehere nga dhoma e tij dhe duke e marre qenin ne krahe I thote mamit: Mami te lutem shume e gjeta kete qenushken te cepi I pallatit dhe me erdhi keq, si thua ti ta mbajme ne shtepi?? Do te kujdesem une per te dyja qenushet!! Mami qeshi dhe nuk ja prishi deshiren djalit te saj. Asaj ju duk nje ide shume e mire , keshtu edhe qenushje nuk do te merzitej por te dyja bashke ato do te luanin me njera tjetren. Arlindi gati sa nuk fluturoi nga gezimi. Ai I donte shume kafshet dhe kujdesej

Page 63: Endrra e melines, tregime per femije

shume per to.

Erta.

Neser eshte koncerti femije, perpiquni ti mesoni mire pjeset per neser , Ti Sonila qe do na besh prezantimin mundohu te shkelqesh. Mesuese Besa po I jepte femijeve porosi per diten e neserme.Te nesermen do te behej Festa e Abetares, dhe femijet ishin shume te emocionuar per kete . Kishin bere shume pregatitje madje edhe prova pafund. –O mesuese!!, ku do ti

Page 64: Endrra e melines, tregime per femije

nderrojme rrobat ne ?? Mesuesja ktheu koken nga erdhi zeri. Adelina e vogel me dy gersheta , do te vishej si balerine , dhe do te prezantonte kercimin e saj. Me degjoni femije, ju tashme e dini qe koncerti do jepet ne mes te pishave , aty perballe restorantit “Eden – Park” te pakten keshtu e vendosem me prinderit. Shpresojme te dale dicka e bukur dhe mbreselenese. Ju vajza do ti merrni rrobat me vete dhe do te nderroheni aty tek restoranti, mos kini merak se ka biseduar mesuesja per cdo gje. Vetem perpiquni qe per neser te shkelqeni dhe te prezantoni veten tuaj shume bukur. Mos harroni ti

Page 65: Endrra e melines, tregime per femije

perserisni pjeset sot. Ju neser do ti thoni lamtumire librit tuaj qe per dite e dite me rradhe ju mesoi germat e para nji e nga nji , Abetares tuaj te dashur. E ndersa mesuesja fliste e fliste femijet e degjonin me shume vemendje. Ata kishin kohe qe pregatiteshin per kete dite, kishin bere prova ne klase pas mbarimit te mesimit dhe madje kishin shkuar dhe ne park, ku ishin filmuar duke bere provat. Te gjitha momentet e tyre do te renditeshin ne diskun final pasi te jepej dhe koncerti te nesermen. Mesuesja pasi mbaroi se dheni porosite e saja, u ngrit dhe doli bashke me femijet nga klasa. Erta me Tinen u nisen

Page 66: Endrra e melines, tregime per femije

drejte shtepise se tyre duke diskutuar e diskutuar per te nesermen. Cfare do veshesh neser ti Tina?? E pyeti Erta shoqen e saj, Kam nje fustan te bardhe qe ma ka blere mami per ditlindje ate do te vesh. Po ti Erta?? Une do vesh fustanin e kuq qe ma bleu tezja per ditlindje, ai me pelqen shume. Keshtu vajzat duke biseduar arriten te pallati I tyre.Erta banonte ne katin e trete , e ndersa Tina ne katin e peste. Gjyshja e Ertes kishte dale ne ballkon dhe po nderte disa rroba te gjyshit . Nenaaaa, o nenaaaa , Erta ja beri gjyshes me dore, ajo I buzeqeshi pak me veshtiresi sepse kishte nje kapse rrobash

Page 67: Endrra e melines, tregime per femije

ne goje. Vajzat u ngjiten dhe pasi pershendeten me njera tjetren hyjne neper shtepite e tyre.Erta vendosi canten te portomantoja ne korridor dhe shkoi menjehere te gjyshja ne ballkon. Nena erdha une, Gjyshja pasi nderi dhe bluzen e fundit te gjyshit hyri brenda ne kuzhine dhe e puthi mbesken ne faqe. Si kalove sot moj lepurushke e nenes?? Shuuuume mire o nena , neser kemi festen e Abetares, Ne c’ore fillon?? Ne oren nente duhet te jemi ne shkolle , te veshura bukur dhe te shoqeruara nga prinderit. Do vij dhe nena te shikoje ty moj lepurushke e nenes. Ertes I shkelqenin syte nga gezimi. Ajo nisi te

Page 68: Endrra e melines, tregime per femije

fliste papushim me gjyshen per diten e neserme. Nena ti them pak vjershat une dhe ti te me degjosh?? Gjyshja e donte kaq shume mbesen e saj dhe nuk ja prishte qefin per asnji gje. Sapo vajza nisi te recitonte ne kuzhine hyri gjyshi, ai sapo ishte kthyer nga shetitja dhe ne dore kishte gazeten e dites. O gjyshiiiii hajde te te them nje gje te veshi, ithote Erta duke ju afruar. Gjyshi e dinte cdo ti thoshte vogelushja. Ajo e bente kete gje cdo dite kur kthehej nga shkolla. Erta ju afrua gjyshit dhe pasi I ve gojen afer veshit I thote me ze pak me te larte se heret e tjera: te dua gjyshiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

Page 69: Endrra e melines, tregime per femije

shumeeeeeeeeeeeeee. Gjyshi e largon menjehere koken , po me shurdhove veshin moj camarroke , mos bertit kaq shume, edhe gjyshi te ka shume xhan ty. Gjyshi e kishte per zemer kete vajze te vogel , ai e donte shume Erten, ishte mbesa e vetme e tij dhe ishte porsi nje embelsire e vogel qe me prezencen e saj neper shtepi shperndante gjalleri dhe e mbushte shtepine plote , sic thoshte nena. Madje kur Erta shkonte me pushime ne fshat te tea Leta, (motra e gjyshes se saj) shtepia ngelej bosh dhe gjyshin dhe nenen e merrte malli shume per mbesken e tyre .Pa hajdeni tani se do te hame dreken,

Page 70: Endrra e melines, tregime per femije

pastaj bejme provat per neser, he si thua ti Erta?? , Vogelushja pohoi me koke dhe me te shpejte doli ne ballkon. Ngriti syte larte ne katin e peste, e nisi te therriste: O Tinaaaa dil pak moj dil, Tina nxori koken dhe vajzat nisen te bisedonin , cfare po ben tani?? Do hame dreken i thote Erta , shoqes, une hengra, dhe tani po shikoje fustanin, kur te me vi mami nga puna do ta vesh dhe do ti them vjershat qe kam mesuar. O Tina dalim pastaj pak te shkallet dhe llafosemi?? - I thote Erta, Mire , ja kthen Tina , -Po hajde moj lepurushe se e shtroi nena tavolinen, hajde pra se gjella ftohet. Erta shkon dhe pasi

Page 71: Endrra e melines, tregime per femije

lan duart ulet menjehere ne tavoline. Era e supes me karota e kishte mbushur te gjithe kuzhinen e ngrohte. Nena I kishte bere edhe sultiash qe Erta e pelqente shume.Vogelushja nisi te hante supen , kur papritur ne ekranin e televizorit ajo dalloi mesuesen e saj!!!!Ua moj nena , mesuese Besa, Gjyshja ktheu koken dhe dalloi mesuesen e Ertes. Ajo po fliste , edhe gjyshi kyheu koken dhe te tre se bashku nisen te degjonin me vemendje mesuesen e vogelushes. Besa ishte nje mesuese shume e mire. Ajo i mbante afer femijet dhe punonte me ta me pasion dhe perkushtim. Ishte nene e dy femijeve

Page 72: Endrra e melines, tregime per femije

binjake, te cilet ngjanin shuuuume me njeri tjetrin aq sa ndoshta edhe vete ajo qe i kishte lindur i ngaterronte me njeri tjetrin. Ajo i conte ne kopesht, ja aty shume afer shkolles. Mesuesja fliste dhe u pergjigjej pyetjeve qe po i bente gazetari, i cili kishte shkuar ne shkolle. Ajo pasi foli per punen e saj me nxenesit, foli per tekstet shkollore dhe lavderoi edhe punen qe kishin bere shtepite botuese per konkretizimin e librave edhe me kopertinat e bukura dhe domethenese, per vogelushet, Ne fund ajo e mbylli biseden me gazetarin duke falenderuar te gjithe femijet e klasave te para, dhe u uroi qe te

Page 73: Endrra e melines, tregime per femije

mesonin sa me shume qe te beheshin qytetare te denje te shoqerise tone te ardhshme, dhe jo vetem kaq po te pajiseshin me dije dhe njohuri ja ashtu ngadale ngadale dhe kur te rriteshin ti vinin ne zbatim njohurite e marra. Erta po e degjonte me vemendje mesuesen e saj, ne fund pasi intervista mbaroi, Erta buzeqeshi dhe thote: Sa e mire qe eshte mesuese Besa!! Gjyshja me gjyshin pohuan me koke. Ja dhe dreka mbaroi, Erta e kishte bere pjaten me supe xixe , me pas ajo ngrihet dhe e ndihmon gjyshen per te sistemuar gjerat neper vendet e tyre. Gjyshja i kishte mesuar mbeses te bente

Page 74: Endrra e melines, tregime per femije

ndonje pune te vogel ne shtepi dhe me pas te merrej me detyrat. Erta i bente vete detyrat, kur vinte mami me babin ne darke nga puna ajo ja tregonte te gjitha nji e nga nji e me pas shtrihej te flinte. Erta kishte nje buzeqeshje shume te vecante , ajo pothuajse gjithe kohes kishte nje rrezatim drite ne fytyre, kjo sepse asaj nuk i humbiste asnji cast buzeqeshja nga fytyra. Ishte shume e dashur dhe me shoqet e klases nuk zihej asnjihere. Nuk vonoi shume kur degjoi te trokitura ne dere, tak tak hajde moj Ertaaa. Ishte Tina qe po therriste. Erta doli dhe te dyja vajzat dolen aty para pallatit , nisen te bisedonin per

Page 75: Endrra e melines, tregime per femije

festen e neserme.Ato me pas nisen ti thoshin njera tjetres vjershat , Xhaxhi Sokrati , komshiu I katit te pare hapi deren dhe u hodhi nga nje veshtrim vogelusheve, Cpo beni ju?? Tani eshte orar dreke hajt ikni ne shtepi tani, do fleje njerezia. Tina mblodhi buzet, ndersa Erta ja beri me dore sikur donte ti thoshta: hajde ikim . Dhe keshtu vajzat ngjiten ne shtepi . Erta po priste me padurim qe ti vinte mami nga puna, ajo donte qe tia recitonte edhe mamit vjershat e saja. Erta do te vishte fustanin e bukur qe ja kish blere tezja. Kur papritur hapet dera dhe hyn mami me nje pako ne dore te mbeshtjelle me nje leter te

Page 76: Endrra e melines, tregime per femije

shndriteshme. Mamiiii, Erta i hidhet mamit ne qafe dhe e puth, Mami me kujdes shtrengon me nje dore pakon me letren e shdriteshme dhe me doren tjeter perqafon Erten. Pa shiko cte ka sjelle mami , Erta e merr pakon dhe e hap me te shpejte, ajo mbrekullohet kur shikon nje fustan shuuume te bukur, ngjyre roze. Uaaaa moj mamii ky qenka kaq i bukur!!! Ta provoje pak si do me rri. Erta shkoi me fustanin ne dhomen e saj dhe e veshi, menjehere erdhi ne kuzhine ku gjyshja me gjyshin u mbrekulluan kur e pane . Asaj i rrinte fustani fiks pas trupit sikur te ishte qepur enkas per te. Sa e gezuar qe ndihej

Page 77: Endrra e melines, tregime per femije

vogelushja. Mami shuuume faleminderit qe ma bleve po dhe ai I kuqi eshte kaq I bukur!! Erta po mendohej e po mendohej dhe me ne fund vendosi te vishte fustanin ngjyre roze. Ajo do te dukej si nje flutur e bukur. Madje do te vinte dhe karficat ngjyre roze ne flokra dhe do te vishte nje pale pupa te bardha si akullore. Vajza ndihej kaq e lumtur. Me vone pasi I perseriti mamit vjershat ajo e la fustanin te nje karrige afer krevatit te saj dhe u shtri per te fjetur. Gjyshja para se te flinte hyri te dhoma e Ertes dhe e puthi ne gushe. Me vone hyn edhe mami dhe e shikon me kaq dashuri vajzen e saj te vetme. Papritur ajo

Page 78: Endrra e melines, tregime per femije

dallon dicka te karrigja, afrohet dhe shikon siper fustanit vogelushja kishte lene nje leter ku kishte shkruar disa fjale, mami afrohet dhe e merr letren ne dore. Po ashtu edhe gjyshja shume kurioze afrohet per te marre vesh se ckishte shkruar vogelushja ne te. Mami im, te dua shuuuume dhe shume faleminderit qe me bleve fustanin e bukur roze. Ngjyra qe mua me pelqen kaq shume, tani une po shtrihem per te fjetur , dhe kur te vish per te me puthur te faqa ashtu si ben ti me nenen perhere cdo nate , mos harro ta lexosh letren time, Mami neser te dua te koncerti edhe ty po dhe babin , kur te vij thuaja qe Erta ka deshire

Page 79: Endrra e melines, tregime per femije

qe te jete edhe ai aty. Po une dua edhe gjyshin neser mami , mos harro kujdesu ti qe per neser te jeni te katert me mua. Ju kam shume po shume xhan. Erta. Ne fund kishte vizatuar kater zemra dhe I kishte mbushur me ngjyre te kuqe. Mamit I dolen disa pika loti dhe ashtu te ngrohte I rreshkiten neper faqe, nje pike loti u ndal tek fytyra e vogelushes, Mami nxitoi dhe e fshiu menjehere po me shume kujdes , ajo nuk donte qe te zgjohej vajza sepse me pas nuk do ta zinte me gjumi dhe nuk do ishte ne forme per neser per koncertin.. Keshtu qe pasi veshtroi gjyshen ne sy nje cope here

Page 80: Endrra e melines, tregime per femije

ajo bashke me gjyshen e puthen vajzen dhe dolen nga dhoma e saj duke I lene pakez fare deren e hapur. Drita e abazhurit roze I binte vogelushes ne fytyre dhe I jepte nje nuance kaq te bukur. Ajo po flinte porsi nje qengj I vogel.Mami shkoi ne kuzhine e nisi te fjalosej me gjyshen.!!! Neser kam nje prezantim te puna dhe me duhet qe te jem patjeter si te bej!!! Mami po mendohej e po mendohej e me ne fund e la qe te shkonte ne mengjes heret te merrte leje dhe te ishte fiks ne oren nente ne koncertin qe do jepej te pishat. Ajo e dinte deshiren e vogelushes per ti pasur prinderit ne koncert po edhe gjyshin dhe

Page 81: Endrra e melines, tregime per femije

gjyshen . Ajo I donte te katert te ishin prezent. Dhe ashtu ndodhi , sic e kishte parashikuar Erta, E nesermja erdhi plote me diell te shndritshem dhe me zogj neper peme qe kishin nisur heret te kendonin. Sa shume zogj qe kishte ate mengjes, ndoshta edhe ata kishin ardhur per te degjuar Erten!! Sa bukur qe dukej pjesa e parkut para “ Edenit, restorantit ku do te behej festa e tyre. Ishte zbukuruar me shume tullumbace ngjyra ngjyra. Erta ndihej shume mire sepse ne feste I erdhen edhe mami edhe babi , po dhe gjyshi me nenen qe ajo I donte shume.Mesuesja I ftoi prinderit dhe u tregoi vendin ku duhej te

Page 82: Endrra e melines, tregime per femije

rrinin. Femijet u rreshtuan te pjesa perballe prinderve dhe ja ku doli mesuesja dhe nisi te fliste . Te dashur prinder, te ftuar dhe femije, sot eshte nje dite kaq e vecante per vogelushet tuaj, ata sot do ti lene lamtumiren librit te tyre te pare dhe shume te dashur, Abetares, e cila I mesoi shkronjat e para , I mesoi si te shkruanin emrat e tyre, te krijonin fjalite e para, shikojini syte e femijeve tuaje e shihni si shkelqejne?? Ata jane kaq te lumtur qe e mbaruan Abetaren dhe jane shume kurioze per librin tjeter qe do mesojne me pas, Menduam , vazhdoi te flase me pas mesuesja , qe kete feste te mbarimit te

Page 83: Endrra e melines, tregime per femije

Abetares ta zhvillojme ne natyren tone te mbrekullueshme , ashtu sic jane edhe vete keta femije, te mbrekullueshem e te mire porsi rrezet e ketij dielli embelsire. E shihni sa forte shkelqen dielli sot?? Edhe ai eshte spektator ne kete feste kaq te bukur, Te gjithe shperrthyen ne duartrokitje, Ju ftojme te ndiqni cicerimat e ketyre zogjve te vegjel, kaq thote mesuesja dhe shkon ne vendin e saj , pas pak del Sonila dhe fillon nga prezantimi. Te gjithe prinderit I kishin ngulur syte tek femijet. Ata shkelqenin qe te gjithe njelloje.Sa dekor I bukur qe ishte krijuar, ne mes te natyres meme, anash peme pisha

Page 84: Endrra e melines, tregime per femije

te larta e ne maje te tyre zogj kureshtar qe dhe ata I kishin syte nga femijet. Ata e kishin lene per nje cast kengen e tyre dhe po degjonin kenget e femijeve. Ja mesuesja e muzikes Lonora, doli perpara femijeve dhe me fizarmoniken e saj nisi nje kenge te gezuar. Vogelushet filluan te kendonin te gjithe me fytyrat qe u shkelqenin nga gjalleria dhe gezimi I asaj dite te vecante .Edhe Erta bashke me ta. Ajo kendonte dhe syte nuk I ndante asnji cast nga mami , babi dhe gjyshi me nenen e saj te cilet po e ndiqnin festen me shume vemendje. Ne fund te koncertit , mesuesja u ndau torten dhe te gjithe sa ishin aty u

Page 85: Endrra e melines, tregime per femije

embelsuan me te. Me pas femijet nisen te kercenin ne tingujt e muzikes feminore, bashke me ta po kercenin edhe prinderit e tyre , ne fund bene fotografi dhe ky moment u ngeli pergjithnji vogelusheve, ata ndiheshin si zogj te lumtur. Mesuesja ishte kaq e lumtur kur shikonte vogelushet te qeshur dhe te gezuar, ata e perqafuan mesuesen e tyre duke I thene njezeri: Mesuesja me e mireeeee ne boteeee, Ne fund te festes zogjte neper peme nisen te kendonin plote gjalleri, tani femijet me prinderit prej dore po niseshin drejte shtepive nen shoqerine e kenges se zogjve kengetare. Erta kishte shtrenguar forte

Page 86: Endrra e melines, tregime per femije

doren e gjyshit dhe te gjyshes dhe ndihej kaq e lumtur. Po ashtu dhe mami me babin e saj lumturoheshin kur e shihnin vajzen te lumtur.***************************

ENDRRA E MELINES.

Naten nenaa, ika une te fle. Melina pershendeti gjyshen e saj qe e donte aq shume dhe shkoi te flinte ne dhomen e saj.Mire te keqen nena ik shtrihu ti sa te mbaroje dhe pak keto punet e vogla une dhe do vi te puth te gusha , I thote gjyshja

Page 87: Endrra e melines, tregime per femije

qe nga kuzhina.Mamaja e Melines ishte duke hekurosur disa kemisha te te atit, kurse gjyshi perballe televizorit duke dremitur. Emisioni I analizes politike kishte kohe qe kishte mbaruar dhe gjyshin e kishte zene gjumi aty ne divan. Kurse babai I Melines ate nate do te vonohej pak , pasi sic I kishte thene mamase do te mblidheshin me ca shoke te femijenise qe sapo kishin ardhur nga Greqia dhe Kanadaja. Kishin kohe pa u pare dhe ashtu te tere se bashku do mblidheshin dhe do te pinin ndonje gote raki se bashku.Melina shkoi te dritarja dhe hapi pak perdet. E hodhi veshtrimin jashte dhe dalloi qe dritat

Page 88: Endrra e melines, tregime per femije

e qytezes ishin ndezur me kohe dhe I jepnin asaj pjese para dritares nje ndricim shume te mire.Melina e kishte zakon qe para se te flinte te veshtronte henen nga dritarja, ajo dilte cdo nate ja aty te dritarja e saj, here e plote dhe here gjysem me ndricim dhe me buzeqeshje ne fytyre. Dhe ja serish Melina po perpiqej te dallonte henen. Ku te jete valle , qe te orientohej me mire, shkoi dhe doli ne ballkon.Nena e veshtroi me habi. Ku po shkon moj cupe!! Te gjej henen se qe nga dritarja ime s’po e dalloje dot. Ku te jete fshehur kjo hena moj nena , po se pashe dhe qe ketu do te dal menjehere jashte qe ta gjej e ta shikoje

Page 89: Endrra e melines, tregime per femije

me mire , Nena qeshi me vogelushen duke I thene do dali ajo do dali po kushedi do jete akoma duke krehur flokrat e gjate presh J hahahahah moj nena ku ka floke hena dhe ti, Milena shkrihej se qeshuri me nenen e saj qe here pas here leshonte ndonje batute . Ose ka vene bigutina per ti bere flokrat kacurrela kacurrela , e mbyll biseden nena , nderkohe qe shkon e afrohet te zgjoje gjyshin. Zgjohu Sotir dhe ik te krevati jote, Por gjyshi dremiste dhe as qe donte me te zgjohej atehere nena Sofika shkon dhe pasi merr batanijen e leshte ngjyre vishnje te gjyshit ja hedh dhe e mbulon me kujdes. Pastaj nena shkon

Page 90: Endrra e melines, tregime per femije

dhe pregatit krevatin e saj. Hajde moj Melina hajde , se hena do dali ndoshta pak me vone. Gjyshja po e therriste vajzen e saj , por ajo qe nga ballkoni po shikonte larte ne qiell te gjente henen qe e pershendeste cdo nate para se te flinte.Ja ku qenkaaa e gjeta , me te shpejte camarrokja shkoi serish tek dhoma e saj dhe nisi te fliste pak me henen, hene moj hene e bukur!! Ku ishe fshehur moj camarroke he!! Me bere merak dhe ta dish qe nuk do flija pa te pare dhe pershendetur ty. Hena rrethore dukej sikur buzeqeshte me camarroken e dashur.Milena me pas mbylli perden dhe u shtri ne krevat. Ende

Page 91: Endrra e melines, tregime per femije

pa u shtrire mire ajo dalloi deren dhe nenen qe zgjati koken permes saj. He moj Melina, e gjete henen?? Po nena e gjeta , mire te keqen nena tani fli gjume dhe pafsh endrra shume te bukura. Gjyshja mengadale me pas ju afrua Melines dhe e puthi te gusha. Naten nena , naten e mire edhe ti , gjume te embel dhe pafsh dhe ti endrra te bukura.Nena qeshi dhe doli mengadale nga dhoma e Melines duke terhequr deren lehte lehte. Vogelushja pasi ndezi abazhurin e vogel ngjyre roze mbylli syte dhe humbi ngadale ngadale ne gjumin e saj te lehte porsi pende patkoi. Hena rrumbullake kishte nisur nga muhabetet

Page 92: Endrra e melines, tregime per femije

me disa yje aty prane saj.Melina ishte zhytyr ne gjumin e saj te lehte e te embel, ngaterruar tek tuk me enderra te cuditeshme, ja dhe ne keto momente ajo e pa veten e saj duke ecur drejte nje rruge shume te gjate , anash kishte peme cuditerishte te bardha si debora e maleve te Tropojes. Kishte veshur nje pale pupa te bardha te lehta si balerine, ato pupa ja kishte blere mami kur bene festen e abetares. Duke ecur lehte lehte me to ajo ndjeu nje si lehtesi ne rrugen qe po kalonte. Ec e ec dhe sa me shume rruge qe ajo bente aq me shume e lehte ndihej. Sa ndjesi e cuditeshme!! Mendoi vogelushja .

Page 93: Endrra e melines, tregime per femije

Pemet e bardha ishin mbushur me zogj te bardhe qe kendonin dhe ja benin rrugen akoma dhe me te lehte dhe me te bukur Milenes.Ne fund te rruges ajo dalloi dicka te shndriteshme dhe shume te cuditeshme. Mezi po priste qe te afrohej e te dallonte dicka. Cte jete gjithe ai ndricim- mendoi vogelushja dhe sa me shume qe afrohej aq me shume I shtohej kurioziteti. Ishte nje ndricim shume I forte I bardhe , dhe perhapej gjithandej , rrezja e perhapjes se tij ishte vertete nje mbrekulli dukej shperndarja e njetrajteshme e saj , gjithandej .Prandaj dhe pemet qenkan kaq te bardha ndoshta nga ndricimi I kesaj

Page 94: Endrra e melines, tregime per femije

drite aty, mendoi Milena dhe shpejtoi hapat. Ne momentin qe po I afrohej drites ajo nuk po ndiente me sikur po ecte I dukej sikur po fluturonte dhe…. Oh cfare eshte duke ndodhur keshtu!!!!!!!.Milena e pa veten ne ajer!! Ajo po fluturonte , Nuk po I besonte syve, ajo ishte perballe drites dhe ne gjoks ndiente nje lehtesi shume te madhe. Kembet I kishte te lehta po ashtu edhe mendjen , krahet fluturonin ne menyre te njetrajteshme tamam si ata zogjte e bardhe mbi peme. Sa qef , une po fluturoje, - mendoi Milena dhe nderkohe po perpiqej te shikonte driten . Ajo I buzeqeshi dhe I tha qe te vazhdonte te

Page 95: Endrra e melines, tregime per femije

fluturonte po te donte dhe me larte, aty do te takohej me banore te tjere fluturues. Sa mire , mendoi vogelushja duke e puthur driten te faqja nga largesia, Ikaaa , ika moj dritez e mire, do fluturoje dhe pak me larte, qe te shoh me mire, Vogelushka I rrahu krahet forte dhe nderkohe qe trupi I saj u shkeput dhe hyri ne nje dimension tjeter ajo nisi te kendonte , porsi zog , zeri I saj tingellonte aq bukur. Nga mesi I fluturimit te dimensioni tjeter ajo dalloi disa banore te tjere fluturues. Te tere fluturonin dhe kendonin. Keta qenkan si engjejt qe kam lexuar neper perralla!!! Sa bukur qe u dukerkan , ajo ju afrua nje

Page 96: Endrra e melines, tregime per femije

vajze fluturuese me dy gersheta.Hej une jam Milena, po ti kush je si e ke emrin!! Milena ju afrua edhe pak vajzes me dy gersheta. Ajo quhej Zana dhe fliste njelloje si Milena , kishin nje gjuhe te perbashket.Kush te solli ketu ty , ?? Zana po veshtronte nga Milena. Une po ecja dhe ne fund kur pashe driten erdha ketu larte, I ndjeva kembet te me shkeputeshin lehtesishte nga toka dhe pasi fluturova pak per disa caste ndjeva nje lehtesim ne gjoks e me pas kur I rraha krahet fort e fort hyra te dimensioni fluturues. Ketu qenka mire ketu nuk paska nevoje per pupa dhe sandale mund te rrish ne fluturim edhe

Page 97: Endrra e melines, tregime per femije

zbathur. Zana zuri te qeshte. Po po ketu eshte shume mire ne cdo gje qe bejme, e bejme ne fluturim.. Po cfare beni ju ne fluturim me trego moj Zana se une jam shume kurioze dhe dua ti di te tera . He do me tregosh??- , Zana buzeqeshi me Milenen, e me pas tundi koken ne shenje pohimi. Milena buzeqeshi, sa mire – mendoi ajo do mesoje shume gjera une ketu. Ku do ulemi qe te mi tregosh gjerat?? I thote camarrokja Zanes me dy gershetat e gjate mbi supe. Nuk do ulemi do qendrojme keshtu sic jemi vetem se nuk do fluturojme po do rrime ashtu sic rrije ti me pare ne toke, ja provoje , mbylli

Page 98: Endrra e melines, tregime per femije

po deshe krahet dhe rri ashtu si rrije ne toke, Milena I mbylli krahet dhe po veshtronte nga Zana , edhe ajo ishte ne te njejten pozicion. Sa mire, ketu spaska nevoje ti mbeshtesesh kembet ne toke!!! Qendroke si te duash!! Flasim pak tani, I thote Milena Zanes duke mos ja shqitur syte per asnji moment.Zana nisi te fliste por ne moment aty mberrijne plote banore te tjere fluturues, Kush eshte kjo me Zana !!na e prezanto, pak, Milena e pa veten te rrethuar nga plote banore te tjere fluturues, ata ja kishin ngulur syte dhe po e veshtronin me kureshtje. Kur ke ardhur ketu ti?? A do rrish ketu me ne?? Cfare I

Page 99: Endrra e melines, tregime per femije

ke ato ne kembe?? Pyetjet e tyre nuk mbaronin per asnji moment, Milena nuk dinte kujt ti pergjigjej me pare, hera heres veshtronte nga shoqja e saj qe e kishte zene disa ore me pare , nga Zana , Zana ua beri me shenje banoreve te tjere fluturues qe te pushonin e te rrinin pak minuta urte.Banore kjo vajze e bukur eshte Milena, dhe ka ardhur ne saje te ndricimit ketu ne territorin tone, por as une ende nuk e di se cdo te beje dhe c’deshire ka Milena , ende nuk kam folur me te, ne fillim dua ti tregoje per jeten tone fluturuese ketu e me pas do te kisha deshire ti tregoja disa pjese te tjera te dimensionit tone ndricues.

Page 100: Endrra e melines, tregime per femije

Shume mire , brohoriten njezeri banoret fluturues, te rrime edhe ne me ju?? Milena tundi koken ne shenje pohimi, po rrini dhe ju nderkohe qe une do bej shume pyetje dua te di shume gjera rreth jush dhe dimensionit tuaj ndricues. Po ne fillim me lejoni qe tju them qe me pelqeka kaq shume ketu!!! Qenkeni kaq te mire kaq te bukur dhe kaq te sinqerte!! Banoret buzeqeshen dhe po prisnin pyetjet qe do tu bente vogelushja. Zgjohuuuu vogelushke e nenes!!!!! Milena ndjeu nje dore mbi ballin e saj. Hapi syckat dhe pa qe te dritarja e saj gjysme e hapur kishte qendruar nje zog e po kendonte. Dora mbi

Page 101: Endrra e melines, tregime per femije

ball ishte e gjyshes se saj e cila kishte nje cope here qe po e perkedhelte camarroken qe te zgjohej. O nenaaa po pse me zgjove tani moj dhe ti, Pse moj te keqen nena ,bera gabim?? Ora po shkon nente a do te shkonim nga tregu sot ne ?? Keshtu sikur thame dije meqe po afron dhe 7 Marsi dhe blejem dhuraten per mesuesen. Ah moj nena moj nena po pse ma prishe gjumin moj!! Isha duke pare nje enderr kaq te bukur, dhe ti ma nderpreve!! Po ska gje moj lepurushke e nenes se e shikon neser prape vazhdimin e endrres, Po jo moj nena jo , une se shikoje dot prape ate enderr, mund te shikoje ndonje tjeter po jo ate qe

Page 102: Endrra e melines, tregime per femije

pashe dije!! Po c’enderr pe moj lepurushke e nenes ma trego pak?? Ehu moj nena dhe ti, me prishe momentin me kulminant te endrres time, Zana do me tregonte gjera mua… dhe ti.. Kush eshte Zana moj tu befte nena, !! Gjyshja nuk po kuptonte asgje. Zana me dy gershetat e gjate sa e mire qe ishte moj nena pastaj dhe banoret e tjere fluturues ishin kaq te dashur dhe fytyrat I kishin vetem me drite , pse me nena pse, Kush jane banoret fluturues moj te keqen nena!!! Gjyshja nuk po merrte vesh asgje. Milena me pas u ngrite dhe shkoi te pershendeste zogun te dritarja, ai ishte ngritur heret dhe po priste

Page 103: Endrra e melines, tregime per femije

biskoten qe I hidhte vajza. Zog I vogel dhe I bukur , nisi te fliste camarrokja me ze, te ka marre uria he, po pse nuk je I bardhe ti mor camarrok he, si ata zogjte qe pa Milena ne enderr!! He, ama camarrok qe me je dhe ti, ngrihesh qe pa gedhire, dhe pasi lane dhembet me kolinos colgate, vishesh e ngjishesh dhe pret qe Milena te te japi biskotaJ Gjyshja po qeshte me lepurushken e saj , Te keqen nena ik laj dhembet vishu dhe pasi te pish qumeshtin , me biskota behu gati qe te dalim. Jo nena , ne fillim po pregatis biskotat per zogun a nuk e shikon qe ky mezi sa po pret , duket qe e ka marre uria.

Page 104: Endrra e melines, tregime per femije

Gjyshaj buzeqeshi me camarroken e saj te mire dhe te dashur.Po endrren a do ja tregosh dhe nenes?? Po nena ta tregoje rruges … Milena shkoi ne kuzhine te merrte biskotat per zogun kurse gjyshja I hapi te dyja kanatet e dhomes dhe dielli bukurosh hyri I teri ne dhomen e vogel te camarrokes. ***************************

MISTRECI I PALLATIT

Ai ishte një njeri i shkurtër, pa flokë, dhe

Page 105: Endrra e melines, tregime per femije

se di se saherë që shikoja fytyrën e tij,para syve më krijohej përshtypja e një limoni tepër thartues.Të gjithë në lagje, i trembeshin këtij njeriu.Ai banonte në katin e pare, të pallatit tonë, dhe orë eçast , e dëgjoje tek grindej me fëmijët e lagjes. Pothuajsenuk qeshte asnjiherë ai njeri.Bënte ç’bënte, dhe sa herë që dëgjonte zërat e fëmijëve që luanin para pallatit, menjëherë, hynte brenda, dhe pas disa çastesh dilte e u vërviste nga një kovë me ujë. Ishte shumë njeri i sertë, dhe buza nuk i qeshte asnjiherë.Mjerë ajo grua që e

Page 106: Endrra e melines, tregime per femije

kishte në shtëpi, qysh e duronte e shkreta!.Ja qaja hallin të gjorës.Dola jashtë, pasi e kisha lënë të shkoja me shoqen time Luenën, në bibliotekën e qytetit.Kishim datën e dorzimit të librave. I zbrita shkallët dy e nga dy. Te shkalla e fundit, u ndesha me Andon grindavecin , mistrecin e pallatit.-Avash moj avash , - më thotë Andoni ,duke shtrembëruar edhe më shumë fytyrën e tij si limon i thartë.Ju afrova edhe më afër në fytyrë, dhe pasi e pashë në kokërr të syrit, dola menjëherë jashtë pallatit.Andoni ishte vërtetë shumë njeri antipatikë, jo vetëm

Page 107: Endrra e melines, tregime per femije

në pallat, po dhe në gjithë lagjen.Vetëm zihej me të tërë . Nuk qeshte kurrë, dhe një më dy ,porsa dëgjonte zërat e fëmijëve që luanin te sheshi përpara pallatit, ai fillonte e u bërtiste, e më pas uhidhte kovat me ujë. Andoni ishte bërë vërtetë një hall shumë i madh, jo vetëm për fëmijët, po dhe për prindërit e tyre.Pale pale, po na ndalonte dhe të kalonim , na numëronte dhe daljet ai limoni i serte. Nuk i fola fare, por vetëm e vështrova me ato vetullat embledhura lartë, si për ti thënë:-Hë , ç’farë ke ti!, s’ta kam fare frikën.Luena po më priste, e kur më pa me

Page 108: Endrra e melines, tregime per femije

ato vetullat përpjetë, më thotë:- Po ç’ke moj ç’ke, pse mërzitesh me të,varja dhe ti o Dea.-Po jo moj Luana, jo …ç’ne unë të mërzitem me te, po më vjen inat , se me tipin që ka ai, duket sikur edhe ajër të marrësh ,duhet ti marrim leje atij më parë. -Eshtë bërë kaq i padurueshëm, po si nuk del ndonjë burrë, e t’ja mbledhi tak – fak, këtij Andonit, fytyrë limonit moj Luena!, hë?!. -Sa mirë do të ishte , do shpëtonim prej britmave, e kovave me ujë të tij.S’na lë as të luajmë, as të bisedojmë e as të këndojmë, e dashka lagjen në qetësi ai

Page 109: Endrra e melines, tregime per femije

zoteria. Mjerë ajo grua që e ka në shtëpi e shkreta, kushedi ç’heq ajo me të.-Lëre këtë muhabet o Dea , dhe luaj këmbët, të nxitojmë, se do na mbyllet biblioteka, -thotë Luena duke shpejtuar hapat. Rrugën e bëmë pothuajse me vrap. Sapo mbërritëm atje, morem librat qe donim, dhe sërish u nisëm drejtë shtëpisë.Te kthesa e fundit, sapo kaluam dyqanin e ushqimores dhe dolëm para pallatit tim , na zuri syri sërish burrin mistrec aty para pallatit.-Ika , Luena , po dole mbasdite, merr dhe litarin me vete. Luena po shikonte gjithë frikë, fytyrën e sertë të Andonit.

Page 110: Endrra e melines, tregime per femije

-Hë moj Luena , po apo jo?, i them une duke vështruar nga Luena e cila s’po ja shqiste sytë Andonit.-Ndoshta , po i mbarova shpejtë mësimet do dal , makthen Luena.-Mirë mos harro litarin , ja kthej duke e përshëndeturme dorë, e më pas nxitoj nëpër shkallët e pallatit ,duke ikapërcyer dy e nga dy, ashtu siç e kisha une zakon.-Do dilni ju hëëëëëë, dëgjova zërin acarues të Andonit.-Po ky spiuni !,ça ka me ne më!, - hë

Page 111: Endrra e melines, tregime per femije

,mendova duke tundurkokën e duke mos i kthyer përgjigje.Sapo hyra brenda në shtëpi ,ndjeva erën e mirë të supës që kishte bërë gjyshja ime.- Sikur ta dija që kishe bërë supën time të preferuar, moj nëna ime e mirë. -Uuuu ç’farë arome fantastike, -Hajde të të puth një çikë në faqe , se të kam të mire, -ithem gjyshes, e afrohem ta puth ashtu siç bëja çdo herëqë kthehesha nga shkolla.-E di si je ti??i them pas disa sekondash-hë , thotë gjyshja me garuzhden në dorë..-Hidhe supën te pjata një here, e pastaj ta

Page 112: Endrra e melines, tregime per femije

them;-Nëna qeshi, dhe pasi e mbushi pjatën me supën e saj tëveçantë e të shkëlqyer , po priste se çdo ti llomotisjaunë.-Ti je nëna më e ëmbël e botës, e tërë planetit, e mbarëuniversit, je një gjyshe ideale.-Ti je akullore me sheqer, i them unë, ndërkohë që provojsupën e shijshme.Gjyshja largohet duke qeshur e kënaqur e duke tundur kokën .Pastaj kthehet prapë me një pjatancë shumë të madhe me sallatën time të

Page 113: Endrra e melines, tregime per femije

preferuar,si dhe një pjatë me mollëtë kuqe flakë.-Po ti , vazhdon gjyshja e di ç’farë je?,hë!?.-Jo , ja kthej unë se di, ma thuaje çik shpejtë ç’farëjam ,deri në tre, njëëëë dyyy tre , thuaje pra.Në fakt, unë e dija se çdo të me thoshte gjyshja ,pasi këtë gjë e bënim çdo drekë ne të dyja.-Ti je karamele zana , ti je karamelja e ëmbël e nënës .Gjyshja më thërriste karamele zana, ndoshta sepse unë i pëlqeja kaq shumë ato. Sa bliheshin në shtëpi, asnji nuk ngelej , ato boshatiseshin direkt

Page 114: Endrra e melines, tregime per femije

sa hap e mbyll sytë.I haja unë të tëra.Më pëlqenin shumë shumë , sidomos kur i mbaje në gojë pa i kafshuar , dhe ngadalë ngadalë ato shkriheshin ,dhe në fund bëheshin si çamçakëz.Qesha me gjyshen time të mirë e të palodhur asnjiherë, dhe pasi mbaruam drekën u futa te dhoma për të bërë detyrat.-O nëna, të ndihmoj për të larë pjatat?- i them gjyshes, para se të hyja në dhomen time.-Jo moj çupkë , jo, se i bën nëna këto punë, ti vetëmmëso .U mbylla në dhomën time, dhe hapa librat . Para syve

Page 115: Endrra e melines, tregime per femije

më doli fytyra e mësueses së matematikës. Kisha njëgoxha ushtrim të vështirë për të bërë, dhe sa inat po me vinte s’po e bëja dot.Mbi të gjitha, duhej të lexoja dhe librin që moranë bibliotekë, pasi nesër kishim lexim jashtë-klase, e duhej te dija per ç’farë bënte fjalë ai libër .Në fakt letërsia më pëlqente shumë, shumë, ndërsa kjo matematika hiç fare, dhe ja ku isha tani përpara një ushtrimi plumb të rëndë. Po dhe kjo mësuesja ,ku i gjente këto problema kaq të vështira!.-Po sikur t’ja këpus kot nga mendja një herë , s’kam ç’të bej tjetër. Mësuesja e

Page 116: Endrra e melines, tregime per femije

matematikës gjithmonë thoshte:-Më mirë bëjini gabim detyrat, sesa të më vini me fletoren e bardhë, pa shkruar asgjë prej gjeje .Dhe unë i rashë pak shkurt , e bëra ushtrimin ashtu si e mendova , po e dija që ishte gabim në fakt.Ndoshta të nesërmen do ta kuptoja pak më mirë,pastaj mësuesja ishte e papërtuar në shpjegim.Gjithmonë na pyeste, në i kuptonim apo jo sa duhet ushtrimet, dhe me durim na i shpjegonte sërish.-Ohuuu,tani do merrem me letërsinë mendova , dhe me te shpejtë, pasi mbarojë ushtrimin e matematikës , ashtu si e dija,

Page 117: Endrra e melines, tregime per femije

nisa te lexoja librin jashtëshkollor.Pasi u mbështeta te jastëku mirë e mire, nisa nga leximi.Libri nuk ishte dhe aq i trashë , dhe po ta lexoje pandërpreje ,mund ta mbaroje shpejtë.Por në çast, nga dritarja dëgjova disa të bërtitura . Ishte zëri i Andonit!.-Mosss!... tani e gjeti dhe ky , që mua më duhet goxhapërqëndrim!.Ai po zihej, e po u bërtiste disa fëmijëvetë vegjël .Sa inat, më erdhi, Ky sikur s’paska punë tjetër për të bërë, por tërë ditën e perëndisë, vetëm llafe.Nxjerrë kokën në dritare dhe i them:

Page 118: Endrra e melines, tregime per femije

-Po boll bërtite , se do mësojmë neve tani, boll pra.-Ik moj pipiruqke, dëgjova zërin e çjerrë të Andonit.Andon mistreci, jo vetëm që po më linte pa mësuar,mua dhe shoqet e mia,pasi nuk perqendroheshim dot kur dëgjonim zërin e tij çjerrës e të fortë,por i frikësoi kaq shumë ata fëmijët e vegjël që po luanin me top,saqë njëri nga ata, kur pa fytyrën e sertë e të tharrtë si të limonit, të grindavecit Andon,për pak sa i shpëtoi nga frika.Andoni u hodhi tre kova me ujë fëmijëve.Unë e pashë këtë gjë nga dritarja , pasi isha nje kat sipër tij, dhe me thënë të drejtën ,mu ngritën flokët

Page 119: Endrra e melines, tregime per femije

përpjetë nga inati.-Kush ishte ky fytyrë-pastice, që po na fuste frikën derinë palcë?!.-Ta shikojë ky tani, se çfarë do ti bëj unë.Hyra brenda e mora një kovë të madhe, të kuqe plotë me ujë.-Uaaa! po ça bën moj Dea, me tërë atë kovë!, thotë gjyshjame habi!.-Rri o nëna, dhe ti, më lë rehat. Dua ti jap një mësim të mirë këtij Andonit unë, mendojë që e meriton . Dal në ballkon, dhe ja vërvis në kokë të tërë kovën me ujë Andonit limonit. Ai u lag i tëri ,dhe nga koka dhe nga trupi.Dukej si rosak i

Page 120: Endrra e melines, tregime per femije

lagur në shi .-O nënaaa, hajde shikoje…. hahahhahahhahahaha,- ç’ja bëra mirë , hahahhahahhahahaVogëlushet poshtë pallatit, po qeshnin bashkë me Dean.Andoni dukej tamam si rosak i lagur.Nëna hyri brenda ,duke ma bërë me shenjë:- Ça bëre moj Dea!, me atë do merremi ne tani!.Nëna nxitoi drejtë derës së jashtme, duke e mbyllur mirë e mirë me çeles .Unë zgjata kokën nga ballkoni, e po bëja sikur po shikoja natyrën.

Page 121: Endrra e melines, tregime per femije

-Pa hajde poshtë ti moj shejtankë , pa ta rregulloj unëmirë qejfin ty , ulëriste Andoni i bërë ujë.-E çdo më bësh ;) - pa ma thuajë një herë, thuama, ja kthejë pa ma bërë syri tërr, që nga dritarja ime.-Fol pra fol, i them me zë shumë të fortë , duke mos e prishur fare terezinë për fjalët e Andon llafezanit.Hyra brenda ,dhe pashë gjyshen, e cila vërtitej sa andej këndej nëpër kuzhinë.-Po ç’na bërë moj cupë , po sikur te vije ai tani këtu?.Me atë do merrem unë, pupupu moj çupë pse i hodhe ujë dhe ti!.Nëna dukej e shqetësuar, dhe bënte ç’bënte,

Page 122: Endrra e melines, tregime per femije

sillej vërrdallë sa në ballkon, sa në kuzhinë.-O nënaaaa nuk rrohet me frikë , i them unë dhe shkoj të hap derën._ E mirë ja bëra , mori atë që meritonte.I hoqa llozinderës së jashtme, dhe hyra sërish te dhoma ime, që tëpërqëndrohesha për leximin e librit .Nuk vonoi shumë, dhe te dera e jashtme, u dëgjua një e trokitur e fortë , madje jo një, po tre, katër, pesë, derisa unë nxitova për ta hapur derën.Gjyshja ma bëri me shenjë: -mos e hap se është aiiiii….- Ohuuuu ja kthej unë, dhe sa hap derën,

Page 123: Endrra e melines, tregime per femije

shikojë fytyrën elagur të mistrecit te pallatit.Andoni qëndronte me një fytyrë të egër, përpara derës time.Ma kapi veshin e djathtë aq forte , saqë direkt mu skuq, e mu bë si mollë e kuqe.-Moj mistreckë, pse ma hodhe ujin në kokë ti !hë pse. Po më dhimbte aq shume veshi. Me dorën tjetër munda të shkëputem prej tij, e duke shtrënguar fortë dhëmbët, e me vetullat e mbledhura lartë me njëra tjetrën ,i bërtas kaq forte, saqë tundet i tërë pallati,-Ore mistrec !pse u hodhe ujë fëmijëve të vegjël ti hë;),

Page 124: Endrra e melines, tregime per femije

-me kthe një herë mua përgjigje ti, e pastaj të kthej dhe unëty, dhe i afrohem në fytyrë aq shumë, saqë Andon mistreci u zbraps dy hapa pas...Gjyshja u mat të zbuste pak situatën, po unë i dola përpara duke i thënë:-Lëre o nëna lëre , ky s’po na lë rehat, kur dalim tëluajmë, ky na bërtet dhe ulëret si i marrë,edhe kur mësojmë ky na shqetëson.-Ky njeri duhet të mësohet si të sillet dhe pikë.-Kuptove!,tani- i kthehem me pas Andonit, i cili pa e zgjatur iku drejte katit të parë.Hyra brenda, dhe pashë veshin te

Page 125: Endrra e melines, tregime per femije

pasqyra në korridor . Ai dukej tamam si mollë, ishte bërë flakë i kuq, po mëdhimbte shume.-Po jo ashtu moj të keqen nëna jo, më thotë gjyshja pas pak , nuk kishe pse të silleshe ashtu me të,-Ohu o nëna , dhe ti, e di që dhe veprimi im nuk ishte i mire , po të them të drejtën u kënaqa kaq shumë kur ja vërvita kovën Andonit, e meritonte ai,si ngeli, veç ta shikoje - hahahhahahaha , si pulë e lagur në shi,- hahahhahhahaha o nëna. Shtëpia u mbush me të qeshurat e forta të miat, kur papritur dëgjoj zërin e Luenës:

Page 126: Endrra e melines, tregime per femije

O Deaaaa-O Deaaaaa. Dal në ballkon, dhe shikojë shoqen time Luenën , e cila po ma bënte me shenjë të dilja jashtë që të luanim. Pashë që para pallatit kishin dalë disa vajza, që po luanin të qeta me litar.Çuditërishtë, zërin e mistrecit s’po e dëgjoja më.-Të kishte vënë mend thua!.-O nëna ika unë se po më thërret Luena, tani do dal tëluaj pak,- Hap sytë çupëëëë, se mos zihesh me njeri, më porositnëna,duke me përcjellë tek dera.

Page 127: Endrra e melines, tregime per femije

- Po jo me nëna jo,mos ma ki merakun hiç fare… pastaj unë nuk zihem kot;) vetëm kur ma bejnë borxh, hahahhahhahahhahhaha,dhe duke qeshur, fluturojë drejtë shkallëve, duke ikapercyer dy e nga dy, ashtu siç bëja përherë. Te shkalla e fundit , çuditërishtë se pashë fytyrën e mistrecit!.- O sa mirë- mendova; -Më në fund ,jemi të lirë të luajmë sa herë që të duam.

Page 128: Endrra e melines, tregime per femije