ese bindëse - ribashkimi

8
UNIVERSITETI MBRETËROR ILIRIA Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë Viti akademik 2008/2009 Semestri III Lënda Shkrimi akademik I Tema RIBASHKIMI IMPERATIV DREJT ASPIRATAVE EUROATLANTIKE Teza Integrimi mbarkombëtarë është kompatibil me integrimet euroatlantike Tipi i punimit ESE BINDËSE Studenti Prof i Lëndës Bahri Gashi Mr. Dashamir Bërxulli Nr.ID 50-10009

Upload: bahri-gashi

Post on 12-Nov-2014

5.081 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ese Bindëse -  Ribashkimi

UNIVERSITETI MBRETËROR ILIRIAFakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë

Viti akademik 2008/2009Semestri III

Lënda

Shkrimi akademik I

TemaRIBASHKIMI IMPERATIV

DREJT ASPIRATAVE EUROATLANTIKE

TezaIntegrimi mbarkombëtarë është

kompatibil me integrimet euroatlantike

Tipi i punimit

ESE BINDËSE

Studenti Prof i Lëndës Bahri Gashi Mr. Dashamir Bërxulli Nr.ID 50-10009

Prishtinë, 20 Janar 2009

Page 2: Ese Bindëse -  Ribashkimi

Lënda: Shkrimi Akademik I Prof Mr. Dashamir Bërxulli -Studenti Bahri Gashi

Pikat e Planit

Opinioni i brendshëm

Opinioni i rajonal

Praktikat e ribashkimit

Gatishmëria e shtetve mike

Konfiguracioni gjeografik

Dimensioni etnik

Integrimi paralel

Këndvështrimi ekonomik

Siguria kolektive

Teza

E drejta historike

Integrimi mbarkombëtarë ështëkompatibil me integrimet euroatlantike

TemaRIBASHKIMI IMPERATIV

DREJT ASPIRATAVE EUROATLANTIKE

Strategjia e veprimeve

Aspekti politik

Paranoja Ballkanike

Rizgjimi kombëtarë

E drejta ndërkombëtare Integrimet UE - NATO

Paragrafi i parë

Ribashkimi i kombit shqiptar, integrimi mbarkombëtarë është i bazuar padyshim në

tre argumente kryesore që i kam përzgjedhur me rastin e kësaj eseje bindëse.

Argumentet bazike të përzgjedhura si aspekti politik, e drejta ndërkombëtare si dhe

Integrimet në UE – NATO janë padyshim faktorë relevan që do të duhej inkorporuar në

procesin e ribashkimit kombëtarë. Gjithashtu ilustrimet e nevojshme me disa karaktere të

nënargumenteve mbështetëse nga të cilat do të arrijmë në një konkluzion që është

postulat i përbashkët se kombi shqiptarë vetëm si i bashkuar mundë të jetoj në paqe,

harmoni dhe tolerancë me popujt tjerë ballkanik dhe evropian.

Padyshim se në përmbyllje të argumentimit të tezës sime do të reflektoj fuqishëm

qëndrimi se integrimi në ribashkim mbarëkombëtar duhet të jetë dhe është imperativ i

pakthyeshëm drejt aspiratave euroatlantike.

Page 3: Ese Bindëse -  Ribashkimi

Jetojmë në një situatë paradoksale ku flitet gjithmonë e më shpesh për integrime

evropiane, rajonale, madje globale e gjithmonë e më pak për bashkimin kombëtar.

Zhvillohen projekte të shoqërisë civile për të na njohur me maltezët, portugezët e

danezët, e për të na bërë gati për ditën kur do të hyjmë në BE dhe shumë nga ne nuk e

dinë që qyteti që gjithmonë e më shpesh nga mediat thirret Bitola është në fakt Manastiri

ku u hodhën themelet e gjuhës zyrtare shqipe. Bashkimi kombëtar reduktohet vetëm në

bashkimin territorial-shtetëror dhe politikanët tanë bëjnë gara se cili do të bërtasë më

shumë se të tjerët që nuk e duam “Shqipërinë e Madhe”. Ndërkohë nuk shprehen kundër

bashkimit të Gjermanive, njohin vetëm një Kinë dhe një Qipro dhe patjetër që nuk do ta

kundërshtojnë bashkimin e Koreve, kur ky të ndodhë. Parulla mbizotëruese e politikës

shqiptare është se çështja kombëtare shqiptare do të zgjidhet në kuadër të integrimit të

rajonit në BE. Evropa që na ndau, ajo do të na bashkojë! Pra, ne vetëm duhet të presim se

koha punon për ne.

Kombi është një ide dhe duhet të besojmë në fuqinë e ideve për të ndryshuar

realitetin. Bashkimi nuk realizohet mekanikisht, as nga një treg i vetëm. Shumëkush i ka

varur shpresat te rruga Durrës-Morinë, por 130 vjet më parë Abdyl Frashëri nuk priste

për rrugë për të udhëtuar nëpër të gjitha trevat shqiptare e për të ndarë me parinë e

popullin idenë e bashkimit kombëtar përballë armiqve të kombit. Çështja është se si të

përdorim liritë që kemi, për të fituar më shumë liri. Në kushtet e sotme kërkohet një

veprim hegjemonik ku përpjekjes kombëtare, pa e humbur specifikën e vet t’i

brendashkruhen përpjekjet lokale të shqiptarëve në fusha të ndryshme. Fjala “komb” të

kthehet në një shënues për një shumësi kërkesash kombëtare e shoqërore.

     Sot, në epokën e globalizmit, integrimeve evropiane, demokracisë etj., na thonë që

ta rishkruajmë historinë, na mësojnë se nuk kemi më armiq. Në fakt kjo bëhet për të

fshehur: spastrimin e Preshevës, separatizmin serb rreth e brenda Mitrovicës (një Berlin

tjetër i ndarë!), boshnjakëzimin e Kosovës; përzënien dhe mënjanimin e shqiptarëve në

Shkup e Manastir për të krijuar Lebensraum-in e kombit foshnjarak maqedonas;

greqizimin e Himarës, ndërtimin e varreve dhe të kishave greke për të vijëzuar kufirin

simbolik dhe territorial të aneksimit të jugut të Shqipërisë, rritja artificialëve e “pakicës”

greke, ndërrimin e kombësisë dhe fesë së mërgimtarëve shqiptarë në Greqi, etj.

Page 4: Ese Bindëse -  Ribashkimi

    Shqiptarëve përherë u është rrudhur territori. Kur u shpall pavarësia e Shqipërisë në

vitin 1912 kishte 92.000 kilometra katrorë që populloheshin me shumicë nga shqiptarët,

kurse sot, më pak se një shekull më vonë, ne popullojmë rreth 46.000 kilometra katrorë,

pra gjysmën e asaj që dikur ishte tokë jona. Edhe pas luftës së fundit ne humbëm territor,

mbetëm pa veriun e Kosovës, ndërkaq prej vitit 1999 e deri më sot janë shpërngulur afër

30.000 shqiptarë nga Lugina e Preshevës prej të cilëve diçka mbi 11.000 jetojnë vetëm në

komunën e Gjilanit në Kosovë. Shqiptarët mbase kanë fituar më shumë të drejta e liri

përgjatë shekullit XX, mirëpo ata kanë humbur territor, ndërkohë që politikanët janë

ngjitur lart në hierarkinë e pushtetit në masën në të cilën e kanë braktisur konceptin dhe

projektin e bashkimit kombëtar. Faktorët ndërkombëtar kanë ndërmjetësuar midis

agresivitetit të pretendimeve hegjemoniste të Beogradit dhe Athinës në njërën anë dhe

pasivitetit të Tiranës, Prishtinës e Shkupit në anën tjetër; Pjesë e fjalimit të Albin Kurtit,

mbajtur në Universitetin Evropian të Tiranës -  më 17 tetor 2008.

Në situatën me pak apo aspak zhvillim ekonomik, me varfëri të gjerë e papunësi

që rritet, me ushtri të vogël apo pa të fare, shqiptarët nuk kanë perspektivë të ndritshme.

Për paqe e stabilitet të qëndrueshëm duhet reciprocitet midis kombeve, popujve dhe

shteteve. Për zbrapsje të apetiteve të fqinjve të shqiptarëve duhet bashkimi i shqiptarëve.

Shqiptarët nuk ia vlen ta presin integrimin në BE për t'u integruar mes vete. Aq më tepër

që në BE kufijtë ndërmjet shteteve nuk dobësohen por forcohen. Kufijtë ndërmjet

shteteve të BE-së për njëra-tjetrën janë më të fortë se kurrë më parë. Kufijtë janë zbutur

për individët, por jo edhe për shtetet.

Jo aksidentalisht Evropa, si përgjegjëse kryesore e involvuar në proces në të

kaluarën historike dhe në të tashmën, po futet në të papriturat e paimagjinuara se do të

mundë të ndodhnin në teritorin e saj, në familjen e vet, në rast se epilogu i ngjarjeve për

unifikim - bashkim kombëtarë nuk do të kishte mbështetje. Natyrisht për ti riparuar

krimet politike që ajo i solli ndaj shqiptarëve, urgjentisht në mungesë të ndëshkimit duhet

të reflektoj pozitivizëm në realizimin e kësaj të drejte të natyrshme të kombit, e jo të

provokohej me ide të çoroditura e monstruoze për vet evropën dhe të ardhmen e saj me

logjikën e eliminimit të parimit ndarës të kombit shqiptarë.

Page 5: Ese Bindëse -  Ribashkimi

Nëse Evropa tregon paaftësi për të vepruar – ndihmuar procesin e ribashkimit, është

thuajse e sigurtë se një gjë e tillë do të çojë herët a vonë në një gjakderdhje kolosale të

papërsëristshme të një kaosi të ri rajonal në Evropën qendrore dhe lindore, me disa valë

miliona refugjatësh dhe rrijte të forta të krimit të organizuar politik. Dëshmi kjo e hidhur

e historisë moderne evropiane, guxuam apo jo ta shprehim tani.

Shekulli i 19-të i cili shënoi konsolidimin e mendimit nacionalist shqiptar,

nëpërmjet asaj që u quajt periudha e Rilindjes Kombëtare, kurse tani shekulli 21 – të pas

pavarësisë së Kosovës do të duhej të shënoj rizgjimin drejt ribashkimit kombëtarë.

Krijimi i kombit shqiptar është bazuar tek etniciteti (gjaku, gjuha, tradita, kultura,

shtrirja gjeografike etj.) i cili ka qenë i vetmi element unifikues. Nacionalizmi - unifikimi

i kombit shqiptar, nuk i pati bazat e veta tek parimet liberale apo bashkimi kulturor, si në

disa vende të tjera, për shkak të izolimit nga gjithëpërfshirja në mendimin evropian si

pasojë e dominimit të influencave armiqësore që penguan zhvillimin e unifikimit

kombëtarë. Andaj procesi i formimit të shteteve-kombe në Ballkan duket se nuk ka

përfunduar. Ky proces në Evropë ka ndodhur në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të.

Duke pasur parasysh faktin se Ballkani gjithmonë i ka pasur sytë kah Evropa, e ka pasur

dhe e ka model atë, atëherë mund të thuhet se procesi i formimit të shteteve-kombe në

Ballkan është një proces-prapavajtës i vonuar, që po ndodh këtu me një vonesë gati 140

vjeçare.

Së fundi argumentet deklarative të veshura vetëm me patetizem patriotik nuk janë

të mjaftueshme, sepse janë të çveshur nga fuqia e argumentit, e cila fuqi përveç

konstatimit ofron edhe alternativen reale. E gjithë kjo pa përkrahje ndërkombëtare nuk

ma merr mendja se bëhet. E përkrahja ndërkombëtare mund të fitohet gjithsesi. Është një

metodë e përfitimit të të dobëtit karshi të fortit duke ia adaptuar (vjedhur) mjetet dhe

format politike të të fortit. Duke e përvetësuar demokracinë dhe mjetet që ajo ofron, e

mbi të gjitha fjalën e lire, qëndrimin e lirë politik, ne duhet dhe mund ta bëjmë këtë. Ne

duhet të besojmë në ribashikimin kombëtarë para integrimeve europiane në cilën do

formë të realizimit dhe duhet ta bëjmë sa më parë. Përfundimisht dhe personalisht do të

vdisja si i pa vlerë sikur të mos jetoja në Shqipërinë etnike.