ese - politika evropiane dhe ÇËshtja e statusit

4
POLITIKA EVROPIANE DHE ÇËSHTJA E STATUSIT Në raportin e fundit me titull, “Kapërcimi i Ngecjes në Çështjen e Kosovës: Përgjegjësi e Evropës”, Grupi Ndërkombëtar i Krizave shqyrton rolin kryesor të Bashkimit Evropian në sigurimin e daljes së sigurtë të Kosovës nga gjendja e tanishme pezull si një protektorat ndërkombëtar. Strategjia e preferuar që Kosovës t’i jepej pavarësia e mbikqyrur nëpërmjet Këshillit të Sigurimit i OKB-së dështoi, pasi Rusia kërcënoi t’i vinte veton çdo rezolute të tillë. Një raund i ri negociatash midis Prishtinës dhe Beogradit ka shumë të ngjarë që të mos japë asnjë rezultat. Një gjendje e tillë bën që Bashkimi Evropian të përballet me një konflikt të ri të dhunshën në Ballkan me më shumë pasoja për të, para se të meren vendime të rëndësishme Ka ardhur koha që konstatimet e tilla të fyten në veprime konkrete parandaluese, para se të jet tepër vonë dhe të mos kenë më vlerë as komentet politike e as rekomandimet reale të gjendjes faktike në Kosovë dhe për rajonin. Ky konstatim është tejet i vlerësuar për nga përmbajtja dhe gjykimi i drejtë i situatës në të cilin ndodhemi dhe mund të shkojmë në të ardhmen e afërt statutore. Faktorët relevan ndërkombëtarë që aktualisht mbështesin opcionin për pavarësinë e Kosovës, si një nga zgjidhjet më të rëndësishme – prioritet në disa politika ndërkombëtare, duhet sa më parë ti vënë mbyllje materieve shpërthyese në evrop, ku detonatorët e parë pothuajse mund të jenë ndezur, sipas parimit përtej“ diplomacia e krizës” . “Kapërcimi i Ngecjes në Çështjen e Kosovës: Përgjegjësi e Evropës” sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave duhet lëvizur ngurtësin në përpjekjet intenzive diplomatike me karakter dominues dhe të qartë, ngase situata e sigurisë e cila realisht i ngjanë aromave para fillimit të luftrave të përgjakshme, mund fare lehtë që nga qetësia e brishtë të zgjohemi në mëngjeset e së ardhmes nën detonimet e bombave vdekjeprurëse, ku situata dhe tërë angazhimi i Bashkësisë Ndërkombëtare mund të neutralizohej si rezultat i ngecjes së ngadalshme në zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të Kosovës. Jo aksidentalisht Bashkimi Evrpoian, si përgjegjëse kryesore e involvuar në proces në të kaluarën historike dhe në të tashmën në monitorimin të përgaditur pas statusit, po futet në të papriturat e pa imagjinuara se do të mundë të ndodhnin në

Upload: bahri-gashi

Post on 12-Nov-2014

944 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ese - POLITIKA EVROPIANE DHE ÇËSHTJA E STATUSIT

POLITIKA EVROPIANE DHE ÇËSHTJA E STATUSIT

Në raportin e fundit me titull, “Kapërcimi i Ngecjes në Çështjen e Kosovës: Përgjegjësi e Evropës”, Grupi Ndërkombëtar i Krizave shqyrton rolin kryesor të Bashkimit Evropian në sigurimin e daljes së sigurtë të Kosovës nga gjendja e tanishme pezull si një protektorat ndërkombëtar. Strategjia e preferuar që Kosovës t’i jepej pavarësia e mbikqyrur nëpërmjet Këshillit të Sigurimit i OKB-së dështoi, pasi Rusia kërcënoi t’i vinte veton çdo rezolute të tillë. Një raund i ri negociatash midis Prishtinës dhe Beogradit ka shumë të ngjarë që të mos japë asnjë rezultat. Një gjendje e tillë bën që Bashkimi Evropian të përballet me një konflikt të ri të dhunshën në Ballkan me më shumë pasoja për të, para se të meren vendime të rëndësishme

Ka ardhur koha që konstatimet e tilla të fyten në veprime konkrete parandaluese, para se të jet tepër vonë dhe të mos kenë më vlerë as komentet politike e as rekomandimet reale të gjendjes faktike në Kosovë dhe për rajonin. Ky konstatim është tejet i vlerësuar për nga përmbajtja dhe gjykimi i drejtë i situatës në të cilin ndodhemi dhe mund të shkojmë në të ardhmen e afërt statutore.

Faktorët relevan ndërkombëtarë që aktualisht mbështesin opcionin për pavarësinë e Kosovës, si një nga zgjidhjet më të rëndësishme – prioritet në disa politika ndërkombëtare, duhet sa më parë ti vënë mbyllje materieve shpërthyese në evrop, ku detonatorët e parë pothuajse mund të jenë ndezur, sipas parimit përtej“ diplomacia e krizës” .

“Kapërcimi i Ngecjes në Çështjen e Kosovës: Përgjegjësi e Evropës” sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave duhet lëvizur ngurtësin në përpjekjet intenzive diplomatike me karakter dominues dhe të qartë, ngase situata e sigurisë e cila realisht i ngjanë aromave para fillimit të luftrave të përgjakshme, mund fare lehtë që nga qetësia e brishtë të zgjohemi në mëngjeset e së ardhmes nën detonimet e bombave vdekjeprurëse, ku situata dhe tërë angazhimi i Bashkësisë Ndërkombëtare mund të neutralizohej si rezultat i ngecjes së ngadalshme në zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të Kosovës.

Jo aksidentalisht Bashkimi Evrpoian, si përgjegjëse kryesore e involvuar në proces në të kaluarën historike dhe në të tashmën në monitorimin të përgaditur pas statusit, po futet në të papriturat e pa imagjinuara se do të mundë të ndodhnin në teritorin e saj, në familjen e vet në rast se epilogu i ngjarjeve do të merrte kahje kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve të Kosovës. Evropa përveq riparimeve të krimeve politike historikisht ndaj shqiptarëve, urgjentisht në mungesë të ndëshkimit, duhet të reflektoj pozitivisht në këtë situatë kritike për vet evropën dhe të ardhmen e saj.

Kosova dhe problemi i saj statusor kërkon zgjidhje urgjente – aktivizim shetsë të kapaciteteve diplomatike vendore e ndërkombëtarë, transparencë me

Page 2: Ese - POLITIKA EVROPIANE DHE ÇËSHTJA E STATUSIT

qytetarët e Kosovës, në të kundërtën e veprimeve politike problemi do të kaloj tek vet qytetarët e mllefosur të cilët nuk njohin më rrugën e diplomacisë politike, por rrugën e sfidave që i përjetuam më parë. Nëse sot nuk zgjidhet problemi drejtë, nesër do të thotë luftë.

Negociatat shtesë, në mes të Prishtinës dhe Beogradit tërësisht janë të kota, të tilla ishin edhe në të kaluarën. Arsyesja është e thjeshë dhe ajo quhet divorci i Kosovës ndaj Serbisë dhe faktorët nëdërkombëtarë duhet që Ekipin e Unitetit të mos e diskreditoj para qyterarëve të vet me këto bisedime boshe dhe imponuese. Nuk ka më as një arsyeje logjike që Kosova dhe teritori i saj, ashtu edhe në kaluarën i imponuar të mbetet kornizë e improvizuar me Serbinë. Kosova me luftën e fundit përfundismisht është divorcuar nga Serbia dhe shtrohet pyetja pse të tilla negociata dhe kaq shumë të imponohen bisedimet me të shkurorëzuarit. Sipas praktikave të komunikimit qytetarë për të qenë më i thjeshtë në atë që dua të them: “kur ndahet burri nga gruaja ose anasjelltas, nuk i mbetet më e drejta e burrit ose grauas të kërkoj ndonjë pjesë të trupit në këmbim të ndarjës, si këmbën apo dorën duke i thënë ti shko po kjo pjesë më takon mua. Ajo si tërësi ashtu edhe ndahet dhe shkon në jetën e re të tij apo të saj”.

Pra Kosova dhe qytearët e saj nuk kan as minimumin e arsyes - motivit të bashkëjetojnë, por ndarazi tërësisht dhe përgjithmonë të jetojnë në të ardhmen e tyre dhe citoj konstatimin e drejtë të Alex Anderson, shef i GNK-së se “Bashkimi Evropian ka në dorë një bombë me sahat” dhe “Sa më shpejtë që BE-ja ose një shumicë e vendeve anëtare të saj deklarohet e gatshme për të mbështetur pavarësinë e Kosovës aq më të mëdha janë gjasat për të parandaluar katastrofën”. “Fatkeqësisht, Evropa dështoi gjatë shpërbërjes së ish Jugosllavisë në vitet 1990-të. Tani asaj po i jepet një shans i dytë për të treguar se mund të jetë një lojtar i efektshëm në Ballkan, tha Sabina Freizër, drejtoreshë e Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Evropën. “Nëse Evropa tregon përsëri paaftësi për të vepruar, është thuajse e sigurtë se një gjë e tillë do të çojë në gjakderdhje dhe shpërthimin e një kaosi të ri rajonal në Evropën qëndrore dhe lindore me valë refugjatësh dhe rrjete më të forta të krimit të organizuar”. Pra realisht, eurokriminaliteti politik (evropa) në raport me çështjen e pa zgjidhur shqiptare, dhe tani të stasusit të Kosovës, është evident dhe dëshmi e hidhur e historisë për ne, guxuam apo jo ta shprehim tani. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e duan Kosovën e pavarur këtë vit, është komenti – retorika e zyrtarëve të lartë Amerikan. Nënsekretar i shtetit Nicholas Burns duke komentuar se situata mund të dalë papritur jasht kontrollit, përsëriti qëndrimin zyrtarë Amerikan se Kosova duhet të jetë këtë vit e pavarur. Shqiptarët e Kosovës fuqishëm janë të bindur në vendoshmërin e SHBA-ve, por kjo bindje duhej arsyetuar sa më shpejt të jet e munduar. Shtetet e Bashkuara kanë përgjegjësi të konsiderueshme. Amerikanët duhet ta shoqërojnë retorikën e tyre të fortë për pavarësinë e Kosovës me hapa më në përputhje me këtë objektiv dhe të përdorin ndikimin e tyre të pashembullt tek shqiptarët e Kosovës për të siguruar bashkëpunimin e tyre konstruktiv në muajt e ardhshëm sensitivë, thuhet në raportin e fundit të organizatës.

Page 3: Ese - POLITIKA EVROPIANE DHE ÇËSHTJA E STATUSIT

Ekipi i Unitetit – Grupi Politik Strategjik për takimin e ardhshëm të Vjenës po diskuton për gjëra krruciale – të shejta për Kosovën si platformën se Pavarësia, integriteti dhe Pakoja e Ahtisaarit.Në kontestin analitik të veprimeve gjeopolitike të platformës së re të bisedimeve shtrohet pyteja, nëse Pakoja e Ahtisaarit nuk ngërthente në vete këto elemente, e që quhej substancë e pavarësisë, si ndodhi që kjo Platformë ndarazi ti ketë Pavarësinë, Integritetin dhe Pakon e Ahtisaarit. Manipulimi me terme politike si Pavarësia, tash na doli Integriteti dhe Pakoja e Ahtisarit, e deziorientojnë të kuptuarit e aspekteve politike drejt në raport me qytetarin e Kosovës dhe ndjenjën e pritjes. Lojra të tilla politike – mediatike janë të rrezikshme dhe duhet marrur masa përkatëse për tu përkufizuar në një qëndrim të vetëm pa hapsira manovruese, të panegociueshëm për pavarësi nëse realiasht nuk ka opcione të tjera. Atëherë pavarësia ose është pavarësi, ku në të ekziston integriteti, identiteti, subjektiviteti ndërkombëtarë etj, ose nuk është fare. Andaj Pakoja e Ahtisaarit duhet spejguar drejtë. Pra në këto bisedime të imponuara nga “demokracia” ndërkombëtare duhet të kenë dokumentin bazë mbi të cilin do të diskutojnë – ngopen me meny diplomatike duke joshur parimet e këtij dokumenti dezintegrues.

Pasi që situata politike ka hyrë në këtë fazë ndërlikimesh ekstreme, “Instituti për Prognoza Rajonale” apelon tek forcat politike shqiptare se menjëherë Shqiptarët të hartojnë një Platformë për bashkim, ngase jo larg të menduarit realist - politik, duhen veprime konkrete në rrafshet politike të ribashkimit të trojeve shqiptare dhe dhënjës drejtë padrejtësisë historike evropiave të krimit politik për mos lejimin e unifikimit të trungut shqiptarë. Pra, para çdo platforme tjetër gjeostrategjike – politike për statusin, nuk duhet neglizhuar “Platformën për bashkim”, ngase mund të ndodhemi të vonuar në histori dhe dëshprues para akteve të kryera politike.

Shkruan; Bahri M.Gashi