faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

19
Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik Mjedis biznesi Ushtrime Faktorët e mjedisit të biznesit dhe vendimmarrja

Upload: menaxherat

Post on 14-Jan-2017

161 views

Category:

Education


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

Universiteti i PrishtinësFakulteti Ekonomik

Mjedis biznesiUshtrime

Faktorët e mjedisit të biznesit dhe vendimmarrja

Page 2: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

Mjedisi i biznesit është agregati i të gjitha kushteve, ngjarjeve dhe ndikimeve që e rrethojnë dhe e prekin atë. Mjedisi i biznesit përbëhet nga faktorët që i krijojnë rrethanat në të cilat bizneset dhe menaxhmenti i tyre duhet të operojë në një entitet të caktuar gjeografik.

Page 3: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

Karakteristikat që e përcaktojnë natyrën e mjedisit të biznesit janë:Mjedisi është kompleksMjedisi i biznesit përmban shumë faktorë, ngjarje, kushte dhe ndikime nga burime të ndryshme, të cilat nuk veprojnë në izolim por ndërveprojnë duke krijuar një kompleksitet ndikimesh.

Page 4: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

Karakteristikat që e përcaktojnë natyrën e mjedisit të biznesit janë:Mjedisi është dinamikMjedisi i biznesit ndryshon vazhdimisht si rrjedhojë e ndryshimeve në përbërësit e ndryshëm të tij. Tri ndryshimet më domethënëse janë: globalizimi, lëvizja e lirë dhe teknologjia.

Page 5: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

Karakteristikat që e përcaktojnë natyrën e mjedisit të biznesit janë:Mjedisi shihet si shans apo kërcënimNdyshimet në mjedis apo zhvillimet e reja mund të perceptohen si shans për të kapitalizuar apo si kërcënim për t’iu shmangur nga njerëz të ndryshëm të biznesit.

Page 6: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

Karakteristikat që e përcaktojnë natyrën e mjedisit të biznesit janë:Mjedisi ka ndikim të gjerëMjedisi në të cilin biznesi zhvillon veprimtarinë ka ndikim të madh në të. Rritja dhe përfitueshmëria e biznesit varet në mënyrë kritike nga mjedisi i tij.

Page 7: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

Bizneset nuk funksionojnë në vakuum, por në një hapësirë me një shumësi faktorësh të mjedisit. Këta faktorë përshkruhen si faktorë të brendshëm, të cilët janë përbrenda kontrollit të biznesit; dhe faktorë të jashtëm, të cilët janë përtej kontrollit të biznesit.

Page 8: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

FurnitorëtKonsumatorët Ndërmjetësit Konkurrentët

Publiku

Mjedisi i biznesitMikromjedisi Makromjedisi

Ekonomik Politik Social

Kulturor Teknologjik

Natyror Etik

DemografikNdërkombëtar

Faktorët

Resurset financiareResurset fizike dhe humane

Objektivat e biznesitPolitikat menaxheriale

Morali dhe përkushtimi i resurseve humane

Mjedisi i punësEmri dhe imazhi i kompanisë

Raportet punëtorë-menaxhment

Mundësitë teknologjike dhe të kërkim-zhvillimit

Mjedisi i brendshëm Mjedisi i jashtëm

Page 9: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

Politika fiskale

Politika monetare

Rritja ekonomike (shpenzimi)

Normat e tatimit

Të ardhurat

Shpenzimet operative

Shpenzimet e interesit

Fitimi

Tatimet

Fitimi pas tatimit

Ndikimi i politikave qeveritare në

biznes

Page 10: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

Gjendja e pritur ekonomike Ndikimi i pritur Vendimi

Ngritje në rritjen ekonomike

Ngritje në kërkesën për produkte

Përgatitje për rritje të prodhimit

Rënie në rritjen ekonomike

Pakësim i kërkesës për produkte

Përgatitje për reduktim të prodhimit

Rritje e inflacionit Kosto më e lartë e furnizimit

Blerje e furnizimeve para rritjes së çmimeve

Rritje e normave të interesit

Shpenzime më të larta të financimit

Përmbyllje e financimit para rritjes së normave

të interesit

Politikat ekspansioniste të qeverisë

Rritje e kërkesës për produkte

Përgatitje për rritje të prodhimit

Politikat restriktive të qeverisë

Reduktim i kërkesës për produkte

Përgatitje për reduktim të prodhimit

Page 11: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

R a s t s t u d i m o r

Page 12: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

Përdorimi i biznesit ndërkombëtar për të zvogëluar shpenzimet

Kompania Victory prodhon lojëra kompjuterike dhe i shet ato në Shtetet e Bashkuara. Shqetësimi i saj më i madh është kostoja e lartë e prodhimit të çipave kompjuterikë që i përdor në lojërat kompjuterike. Asnjë nga prodhuesit e çipave në SHBA nuk mund t’i prodhojë me një kosto më të ulët, kështu që kompania Victory kontakton një furnizues në Kinë dhe ia përshkruan llojet e çipave kompjuterike për të cilët ajo ka nevojë. Furnizuesi ofrohet të prodhojë dhe t’i transportojë çipat për kompaninë për një çmim që është 30 % nën koston që e ka Victory kur i prodhon vet çipat. Duke e zhvendosur prodhimin në Kinë, Victory është në gjendje të zvogëlojë shpenzimet e saj të prodhimit dhe të konkurrojë më efektivisht në industrinë e lojërave kompjuterike.1. Shpjegoni pse kompania Victory mund t’i marrë çipat nga furnizuesi në Kinë në një kosto më të ulët se sa që do të kërkonte një furnizues në SHBA!2. Shpjegoni se si një taksë mbi çipat e importuar nga Kina mund të ndikojë në fitimet e Victory-s!

Page 13: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

Pyetje diskutimi(nëse>atëherë)

Page 14: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

!? Qeveria e rritë bazën e pagës minimale me 5% dhe si formë financimi përdor shtimin e TVSH-së me 1%! Çfarë politike është kjo dhe si reflektohet në mjedisin e bizneseve?

Page 15: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

!? Nëse një kompani e madhe pretendon të investojë në një vend me papunësi të lartë, cilat janë aspektet kryesore të mjedisit që duhet t’i ketë parasysh? Cilat janë përparësitë dhe dobësitë e kësaj situate makroekonomike?

Page 16: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

!? Banka Qendrore e përcakton tavanin e normës së kamatës së bankave për 2 % më ulët. Cilat janë reflektimet kryesore të kësaj politike?

Page 17: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

!? Ministria e Tregtisë vendosë kufizime për importet e disa produkteve për të mbështetur biznesin vendor. Çmimet e atyre produkteve pësojnë rritje të madhe. Cilat janë ndikimet pozitive dhe negative të kësaj politike për të gjithë agjentët mikroekonomikë ( individi/familja, firmat….)?

Page 18: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

!? TVSH-ja për lëndë të parë drusore ulet. Si ndikohet industria e mobilierisë plastike/metalike dhe mjedisi ekonogjik i një vendi?

Page 19: Faktoret e mjedisit te biznesit dhe vendimmarrja ushtrime

U kry!Shpëtuam!