fakulteti i gjuhËve, kulturave dhe komunikimit ......përmes këtij punimi do të tentohet që të...

74
UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT PROGRAMI: MENAXHIMI DHE UDHËHEQJA NË ARSIM PUNIM MAGJISTRATURE TEMA: MOTIVIMI I NXËNËSVE DHE MENAXHIMI I KOHËS SË LIRË Mentori: Kandidat-ja: Prof. Dr. Hasan Jashari Yllza Musai Tetovë, 2020

Upload: others

Post on 26-Mar-2021

12 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE

FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT

PROGRAMI: MENAXHIMI DHE UDHËHEQJA NË ARSIM

PUNIM MAGJISTRATURE

TEMA: MOTIVIMI I NXËNËSVE DHE

MENAXHIMI I KOHËS SË LIRË

Mentori: Kandidat-ja:

Prof. Dr. Hasan Jashari Yllza Musai

Tetovë, 2020

Page 2: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

2

MIRËNJOHJE

Në rrugëtimin e studimeve të mia të magjistraturës kam patur fatin të kem në krah shumë

persona, që më kanë ndihmuar, mbështetur dhe këshilluar.

Së pari, i jam shumë mirënjohëse, udhëheqësit tim shkencor, Prof. Dr. Hasan Jashari, i cili

më ka inkurajuar në çdo hap, duke më ofruar besim dhe mbështetje dhe nuk është lodhur, duke më

orientuar dhe drejtuar në këtë rrugëtim. Mbështetja e tij në realizimin e këtij punimi ka qenë e

domosdoshme për mua, në të gjithë hapat dhe veçanërisht, kur unë jam dekurajuar dhe e kam

humbur besimin.

Do të doja të falenderoja, të gjithë kolegët e mi, profesorët e Fakultetit të gjuhëve,

kulturave dhe komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore, për mbështetjen dhe

mirëkuptimin që kanë treguar gjithnjë ndaj meje.

Falemenderime të pafundme edhe shkollave fillore dhe të mesme ku kemi kryer analiza

dhe anketa të ndryshme në qytetin e Tetovës, e në veçanti falemenderime shkojnë për shkollën

fillore Kirili dhe Metodij, që ka qenë pjesë më e madhe e hulumtimeve tona.

Mirënjohje dhe falenderime të pafundme kam për familjen time, pa të cilët nuk do të isha

kjo që jam sot. Mirënjohje për prindërit e mi, të cilët më kanë ndjekur në çdo hap të rrugëtimit tim

jetësor dhe akademik, duke më mbështetur pafund, falemenderime edhe për familjen e

bashkëshortit të cilët më kanë ndihmuar në çdo aspekt dhe më kanë dhënë motivim dhe përkrahje

në gjitha aspektet.

Së fundi, jam shumë mirënjohëse, për të gjithë mbështetjen, që kam marrë nga

bashkëshorti im, i cili ka qenë në çdo hap pranë meje, edhe kur problemet dukeshin të

pamundshme.

Dashuria e të gjithëve ka qenë për mua burim frymëzimi dhe motivimi për të arritur këtu

ku jam!

Page 3: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

3

ABSTRAKTI

Nxënësit dhe arsimimi i tyre, kanë një rëndësi të madhe për një të ardhme më të sigurtë të

shoqërisë sonë ku jetojmë dhe veprojmë. Vetëm duke u siguruar kushte sa më të mira për mësim,

edukim fëmijëve tanë, nxënësve tanë, ne jemi duke pregaditur një të ardhme më të shëndoshë për

vendin dhe shoqërinë. Jo rastësisht thuhet se rinia është e ardhmja e një vendi. Prandaj duhet me

çdo kusht që tërë fokusin tonë tua përkushtojmë fëmijëve, veçanërisht në periudhën kur ato janë

duke u pregaditur profesionalisht për të filluar jetën e tyre të pavarur. Nxënësit duhet të jenë të lirë,

të motivuar, të kujdesshëm se si menaxhojnë kohën, pasi koha është njëra ndër fenomenet që duhet

shumë ti kushtohet rëndësi. Se sa nxënësit janë të motivuar për mësim, për të marë njohuri të reja,

varet nga shumë faktorë, por mes tjerash më të rëndësishme janë se si sillen fillimisht prindërit me

fëmijët e tyre, sa të njëjtit u ndihmojnë fëmijëve të tyre për marrjen e njohurive të reja, çfarë

metodash përdorin profesorët për të shpjeguar mësimet, kushtet e shkollës, orari i mësimit dhe

shumë faktorë të tjerë të cilët do të elaborohen gjatë këtij punimi.

Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat,

srategjitë e mësimdhënies që mësuesi vë në përdorim në klasë, për të motivuar nxënësit. Por dhe

ajo që mund të bëhet për të nxitur nxënesit që të jenë sa më të qetë, të motivuar dhe aktiv në

mësimdhënie dhe mësimnxënie. Dihet se çdo aktivitet është i kushtëzuar nga motivimi i individit,

motivimi është ai i cili të gjallëron, drejton dhe mbështet sjelljen e njeriut. Motivimi përfaqësohet

nga forcat që veprojnë mbi ose brenda një personi dhe e detyrojnë atë të sillet në një mënyrë të

caktuar sepse njerzit janë të ndryshëm dhe nuk mund të motivohen nga e njëjta gjë. Prandaj puna e

mësuesit është të dijë të motivoj nxënësit e tij në mënyrë sa më efektive. Mbledhja e

informacioneve u realizua nëpërmjet intervistave të zhvilluara me arsimtarë dhe nxënës të

shkollave fillore në qytetin e Tetovës. Një instrument tjetër i përdorur për studimin e temës është

dhe vëzhgimi, për të parë metodat, strategjitë, mënyrat që përdorin mësuesit për të motivuar

nxënësit në klasë.

Page 4: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

4

Poashtu është intervistuar dhe analizuar menaxhimi i kohës së lirë nga ana e nxënësve. Ku

ato e kalojnë kohën e lirë, sa orë përgjatë ditës mësojnë, sa i kushtojnë rëndësi mësimit në shkollë,

sa janë të kënaqur me profesorët dhe kushtet e shkollës, çfarë duan të njëjtit të ndryshojnë në

shkollë për të qenë më të motivuar etj.

Ky studim identifikoi mungesën e motivimit në pervetesimin e veprimtarive shkollore,

mungesë të mjediseve fizike që nxisin motivimin e nxënësit, mjetet ndihmëse që ndihmojnë

procesin e të nxënit, përdorimin e dhunës psikolgjike dhe mosmarrjen parasysh të kërkesave

individuale, nevojat sociale dhe emocionale të secilit nxënës.

Fjalët kyçe: nxënësit, arsimimi, mësuesit, menaxhimi, koha, mësimdhënia, mësimnxënia, motivimi.

Page 5: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

5

АПСТРАКТ

Студентите и нивното образование се од големо значење за посигурна иднина на

нашето општество во кое живееме и работиме. Само со обезбедување на најдобри можни

услови за учење, образование на нашите деца, нашите ученици, ние подготвуваме поздрава

иднина за земјата и општеството. Не случајно се вели дека младите се иднината на една

земја. Затоа мора по секоја цена да го посветиме целиот наш фокус на децата, особено во

време кога тие се подготвени професионално да започнат со нивниот независен живот.

Студентите треба да бидат слободни, мотивирани, внимателни како управуваат со времето,

бидејќи времето е една од појавите на кои треба да се посвети многу внимание. Колку

учениците се мотивирани да учат, да стекнат нови знаења, зависи од многу фактори, но

меѓу најважните се и начинот на кој родителите првично се однесуваат со своите деца,

колку им помагаат на своите деца да стекнат знаење нови, какви методи користат

професорите за да ги објаснат лекциите, училишните услови, часовите за настава и многу

други фактори што ќе бидат разработени во текот на овој труд.

Преку овој труд ќе се обидеме да ја покажеме работата на наставникот, методите,

техниките, наставните стратегии што наставникот ги користи во училницата, за да ги

мотивира учениците. Но, и што може да се направи за да се охрабрат учениците да бидат

што е можно смирени, мотивирани и активни во наставата и учењето. Познато е дека секоја

активност е условена од мотивацијата на поединецот, мотивацијата е онаа што го оживува,

насочува и поддржува однесувањето на човекот. Мотивацијата е претставена со сили кои

дејствуваат на или во рамките на некоја личност и го принудуваат да се однесува на

одреден начин, бидејќи луѓето се различни и не можат да бидат мотивирани од иста работа.

Затоа, работата на наставникот е да знае како да ги мотивира своите ученици што е можно

поефективно. Собирањето информации беше спроведено преку интервјуа направени со

наставници и ученици од основните училишта во градот Тетово. Друга алатка што се

користи за изучување на темата е набудување, да се видат методите, стратегиите, начините

што наставниците ги користат за да ги мотивираат учениците на час.

Page 6: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

6

Управување со студентското слободно време исто така беше интервјуирано и

анализирано. Каде го поминуваат слободното време, колку часови во текот на денот учат,

колку обрнуваат внимание на наставата во училиштето, колку се задоволни од

наставниците и училишните услови, што сакаат да променат во училиштето за да бидат

помотивирани итн.

Оваа студија идентификува недостаток на мотивација при стекнување на училишни

активности, недостаток на физички средини што ја промовираат мотивацијата на

учениците, помагала за помагање кои го помагаат процесот на учење, употреба на

психолошко насилство и непочитување на индивидуалните барања, социјалните и

емоционалните потреби на секој ученик.

Клучни зборови: студенти, образование, наставници, управување, време, настава, учење,

мотивација

Page 7: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

7

ABSTRACT

Students and their education are of the utmost importance for a secure future for our

society where we live and work. Only by providing the best conditions for learning, education for

our children, our students, are we preparing a healthier future for the country and society. . It is not

accidentally said that youth is the future of a country. Therefore we must by all means dedicate all

our focus to children, especially at a time when they are preparing professionally to begin their

independent lives. Students need to be free, motivated, careful about how they manage time, as

time is one of the phenomena that should be given much attention. How much students are

motivated to learn, to acquire new knowledge depends on many factors, but more importantly how

parents first interact with their children, how much they help their children acquire knowledge

new, what methods professors use to explain lessons, school conditions, teaching hours and many

other factors that will be elaborated during this paper.

This paper will attempt to show the teacher's work, methods, techniques, and teaching

strategies that the teacher uses in the classroom to motivate students. But what can be done to

encourage students to be calm, motivated and active in teaching and learning. It is known that

every activity is conditioned by the motivation of the individual, the motivation is the one that

enlivens, directs and supports human behavior. Motivation is represented by forces acting on or

within a person and forcing it to behave in a certain way because people are different and cannot

be motivated by the same thing. Therefore, the job of the teacher is to motivate full-time students

as effectively as possible. The information gathering was conducted through interviews with

teachers and students of primary schools in the city of Tetovo. Another tool used in the study of

the topic is observation, to see the methods, strategies, and ways teachers use to motivate students

in the classroom.

Page 8: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

8

Student leisure management was also interviewed and analyzed. Where they spend their

free time, how many hours they spend in the day, how much they care about school, how satisfied

they are with professors and school conditions, what they want to change at school to be more

motivated, etc.

This study identified a lack of motivation in the acquisition of school activities, a lack of

physical environments that foster student motivation, auxiliaries that assist in the learning process,

the use of psychological violence and disregard for each student's individual needs, social, and

emotional needs. .

Keywords: students, education, teachers, management, time, teaching, learning, motivation.

Page 9: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

9

PËRMBAJTJA

ABSTRAKTI ................................................................................................................................................... 3

1.HYRJE ........................................................................................................................................................ 11

1.1.LËNDA E HULUMTIMIT .................................................................................................................. 12

1.2.QËLLIMI I HULUMTIMIT ................................................................................................................ 15

1.3. OBJEKTIVAT SPECIFIKE DHE PYETJET HULUMTUESE ......................................................... 16

1.4.HIPOTEZAT ........................................................................................................................................ 16

1.5.METODOLOGJIA E PËRDORUR ..................................................................................................... 17

2. DEFINIMI I NOCIONIT MOTIVIM ........................................................................................................ 18

2.1. KUPTIMI DHE RËNDËSIA E MOTIVIMIT PËR TË NXËNË ...................................................... 21

2.2.TEORI TË MOTIVIMIT ..................................................................................................................... 22

2.2.1.TEORI TË HERSHME TË MOTIVIMIT ..................................................................................... 22

2.2.2.MOTIVIMI I BRENDSHËM DHE I JASHTËM ......................................................................... 23

2.3. TEORITË KONJITIVE TË MOTIVIMIT .......................................................................................... 26

2.3.1.TEORIA E ARRITJES SË QËLLIMIT ........................................................................................ 27

2.3.2.TEORIA E ATRIBUIMIT ............................................................................................................ 27

2.3.3. TEORIA KONJITIVE E VLERËSIMIT ..................................................................................... 28

2.3.4.TEORIA E VETEFIKASITETIT .................................................................................................. 28

2.3.5.TEORIA E VETËVLERËSIMIT .................................................................................................. 29

3. MENAXHIMI I KOHËS SË LIRË ............................................................................................................ 30

3.1. NDIKIMI I MENAXHIMIT TË KOHËS SË LIRË NË ARRITJET AKADEMIKE TË

STUDENTËVE .......................................................................................................................................... 33

3.2.RËNDËSIA E MENAXHIMIT TË KOHËS SË LIRË ........................................................................ 35

3.3. MENAXHIMI I KOHËS NË SHKOLLË ........................................................................................... 36

3.4.THELBI I MENAXHIMIT TË KOHËS SË LIRË .............................................................................. 37

3.5. QËLLIMI I MENAXHIMIT TË KOHËS SË LIRË ........................................................................... 37

3.6. TEKNIKA EFEKTIVE TË MENAXHIMIT TË KOHËS SË LIRË .................................................. 38

4. LLOJET E MOTIVIMEVE TË TË MËSUARIT ...................................................................................... 39

4.1. DEFINIMI I MOTIVIMIT TË TË MËSUARIT ................................................................................. 41

Page 10: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

10

4.2. NATYRA E MOTIVIMIT TË TË NXËNIT ...................................................................................... 43

4.3.VËSHTIRËSITË E MOTIVIMIT TË TË NXËNIT ............................................................................ 46

4.4. SHKAKTARËT SOCIALË TË MOTIVIMIT PËR TË MËSUAR .................................................... 48

5.KARAKTERISTIKAT KRYESORE QË NDIKOJNË NË MOTIVIMIN PËR MËSIMDHËNIE

PRODUKTIVE .............................................................................................................................................. 50

5.1.QARTËSIA NË MËSIMDHËNIE ....................................................................................................... 50

5.2.LLOJSHMËRIA NË MËSIMDHËNIE ............................................................................................... 51

5.3.ORIENTIMI NË DETYRË .................................................................................................................. 51

5.4.PËRFSHIRJA NË PROCESIN E TË NXËNIT ................................................................................... 52

5.5.SHKALLA E SUKSESIT TË NXËNËSVE ........................................................................................ 52

5.6. ÇËSHTJA E MOTIVIMIT NË KONTEKSTIN SHQIPTAR............................................................. 53

6.APLIKIMI I TEORISË SË MOTIVIMIT NË VLERËSIM: KËNDVËSHTRIMI PSIKOLOGJIK .......... 54

6.1.PËRPJEKJA SI ARSYE MOTIVIMI .................................................................................................. 56

6.2.ORIENTIMI I QËLLIMIT SI FAKTOR PËR MENAXHIMIN E KOHËS ........................................ 57

6.2.1.QËLLIMET SOCIALE TË NXËNËSVE ..................................................................................... 57

6.2.2.QËLLIMI I SHMANGIES SË DETYRËS ................................................................................... 58

6.2.3.QËLLIMI I DETYRËS, I TË NXËNIT, I ZOTËRIMIT .............................................................. 58

6.2.4. QËLLIMET E PERFORMANCËS FAKTOR PËR MOTIVIM .................................................. 60

6.3.FOKUSI I KONTROLLIT DHE PROCESI I MOTIVIMIT TË TË NXËNIT .................................... 60

6.4.VETEFIKASITETI SI FAKTOR MOTIVIMI .................................................................................... 61

6.5.NDJENJA E TË QENIT NXËNËS ...................................................................................................... 62

6.6.VETËVLERËSIMI SI FAKTOR PËR MOTIVIM .............................................................................. 63

6.7.VETORGANIZIMI DHE MENAXHIMI I KOHËS SË LIRË ............................................................ 64

6.8.INTERESI DHE MOTIVIMI I PROCESIT TË TË NXËNIT ............................................................. 65

7. HULUMTIME NË SHKOLLËN KIRILI DHE METODIJ NË TETOVË PËR SA I PËRKET

MOTIVIMIT TË TË MËSUARIT - RAST STUDIMI .................................................................................. 66

8.PËRFUNDIM DHE REKOMANDIME ..................................................................................................... 70

9.LITERATURA E SHFRYTËZUAR ........................................................................................................... 73

Page 11: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

11

1.HYRJE

Procesi i të mësuarit është aktivitet i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm i çdo individi. Ai është i

orientuar drejt arritjes së një rezultati të fundit e që janë dituritë dhe shkathtësitë e reja. Ne çdo ditë

mësojmë, që nga vitet e para të jetës e deri në ato të fundit1. Por, çka është të mësuarit në esencë?

Të mësuarit paraqet ndryshim relativisht të qëndrueshëm të individit. Në mësojmë nga prindërit,

nga rrethi shoqëror, nga mediat, jemi qenie që mësojmë, që do të thotë çdo herë jemi në procesim

të njohjes së informacioneve, të kuptuarit e sistemeve Të mësuarit përfshinë një ndryshim të

qëndrueshëm në personin që mëson. Ai ndryshon varësisht nga mënyra se si mëson. Të mësuarit e

parë fillon në familje. Aty fillon procesi i njohjes, procesi mendor, e që evoluon krahas përdorimit

të stileve të të mësuarit.

Kërkohet e hulumtohet çdo ditë e më shumë se si mund të jetë më mirë e kapur nga ne

njohja e re. Asnjëherë nuk mësojmë përmes një mënyre. Të tilla raste ka shumë, si në përditshmëri

po ashtu edhe në procesin mësimor si p.sh.: disa mësimdhënës përdorin fjalën, disa ilustrimin,

eksperimentin etj., por asnjë nxënës nuk mëson duke i pranuar të gjitha këto stile. Çdonjëri prej

tyre mëson përmes stilit të tij, atë që e përcakton intelekti i tij, sepse çdo njeri dallon në stilin

njohës të tij nga të tjerët.2

Falë shpikjes së burimeve elektronike, qasja e lehtë, e shpejtë dhe në çdo kohë në libra dhe

revista ka bërë një mësim efektiv. Burimet elektronike shërbejnë si një platformë për qasje të

rastësishme në përdoruesit e shumtë në të njëjtën kohë dhe për të kursyer mjaft kohë. Interneti dhe

qasja në burimet e ndryshme elektronike na siguruan qasje të lehtë në informata dhe njohuri të

ndryshme. Teknologjia ka përparuar aq shumë, saqë ―largesa gjeografike‖ është e ndërlidhur me

përdorimin e mjeteve që ju bëjnë të ndiheni sikur jeni në klasë përgjatë mësimit elektronik.

Mësimi elektronik kryesisht shoqërohet me aktivitete që përfshijnë kompjutera dhe rrjete

interaktive në të njëjtën kohë. Kompjuteri nuk duhet të jetë elementi qendror i aktivitetit ose i

vetmi mjet që ofron përmbajtje mësimore, pasi që në ditët e sodit studentët, nxënësit kanë aftësi të

mira në përdorimin e telefonave inteligjentë, mesazheve tekstuale etj. Kështu që pjesëmarrja dhe

drejtimi i një kursi online është bërë një çështje e thjeshtë.

1 "Zbatimi i metodave mësimore novative dhe roli i mësimdhënësit në arsimimin e nxënësve", Mirlinda Muriqi, Punim

diplome, Gjakovë, 2019, fq.19 2 "Të nxënit dhe stilet e të nxënit", Lidershipi në arsim, online(https://www.facebook.com/478341388865017/

posts/569847576381064/).

Page 12: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

12

Hulumtimi jonë kryesisht do të bazohet në studimin e metodave interaktive që përdoren nëpër

shkollat fillore dhe të mesme në vendin tonë. Do të hulumtohet cilësia e procesit edukativo arsimor

duke u bazuar në pjesëmarrjen e nxënësve dhe profesorëve nëpër trajnime dhe gara vendore dhe

ndërkombëtare. Do të studijohen njëkohësisht kushtet infrastrukturore që i kanë nxënësit në

shkolla duke marë si rast studimi disa shkolla fillore dhe të mesme në vendin tonë.

Rëndësi shumë të madhe gjatë hulumtimit tonë do ti kushtojmë cilat janë aktivitetet dhe

metodat që përdoren nga mësimdhënësit por që e bëjnë më atraktive një orë mësimore, dhe

njëkohësisht nxënësit të jenë më atraktiv, më të motivuar për të qenë pjesëmarrës aktiv në procesin

edukativo-arsimor. Do të hulumtohet disa shkolla fillore dhe të mesme, se sa nxënësit janë

pjesëmarrës nëpër trajnime, seminare të ndryshme, sa ato janë të aftë të marrin pjesë nëpër gara

ndërkombëtare, dhe në bazë të kësaj do të jepen sugjerime se si të motivohen nxënësit edhe më

tepër të jenë pjesë e këtyre trajnimeve ndërkombëtare. Do të hulumtohet njëkohësisht se sa

shkollat fillore dhe të mesme kryejnë shkëmbim të nxënësve me shkollat nga rajoni dhe më gjërë.

Sa ndikojnë këto shkëmbime të nxënësve në ngritjen e cilësisë së tyre.

Menaxhimi i kohës së lirë të nxënësve, si ndikon mësimi elektronik dhe metodat e të

mësuarit elektronik në menaxhimin e kohës së nxënësve, dhe sa janë të kënaqur nxënësit nga

aplikimi i mësimit elektronik. Do të hulumtohen se cila nga shkollat ka filluar të aplikon mësimin

elektronik, dhe si janë rezultatet e nxënësve nga ky aplikim, se vallë e njëjta ndikon pozitivisht apo

negativisht në ngritjen e cilësisë së procesit edukativo-arsimor të nxënësve.

1.1.LËNDA E HULUMTIMIT

Motivimi është një gjendje e brendshme që gjallëron, drejton dhe mbështet sjelljen.

Motivimi fillon me një analizë të kujdesshme të nxitjeve dhe shpërblimeve, që janë të pranishme

në klasë, nëse përforcohemi ose shpërblehemi vazhdimisht për disa sjellje të caktuara, atëherë tek

nxënësi krijohen shprehi për të vepruar në momente të caktuara, kurse nga ana tjetër mendohet

se tërheqin vëmendjen tek burimet e brendshme të njeriut për vetërealizim. Sipas tyre, të

motivosh, do të thotë të nxitësh burimet e brendshme të individëve, sensin e tyre për zotësi,

vetërrespekt, autonomi, vetërealizim.

Kur flasim për motivimin dhe aftësinë për motivim duhet theksuar se mësuesi duhet të ketë

aftësi për të qenë motivues dhe të nxisë motivimin tek nxënësit e tij. Motivimi është i lindur. Çdo

njeri lind i motivuar, p.sh. foshnjat kur kanë uri e kërkojnë ushqimin duke e vënë nënën në dijeni

me anë të të qarit. Çdo njeri është i motivuar për të mirë apo për të keq. Motivimi i secilit është

Page 13: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

13

personal. Ajo çka mund të bësh, është të bindësh një person për të bërë diçka, por në të vërtetë

gjithçka që mund të bësh është të ndikosh në motivimin e personit tjetër. Ky lloj ndikimi nuk është

një detyrë e lehtë pasi një person përfaqëson një shumëllojshmëri motivesh të ndryshme dhe

kontradiktore.

Disa nga këto motive janë të lindura; ndër to janë nevoja për siguri, frika për dhimbjen,

nevoja për veprim, dëshira etj. Motivet e lindura janë tepër të fuqishme sepse ato përbëjnë nevojat

themelore të individit. Kur ato nxiten, ka rrezik të jenë mbi sunduese dhe njeriu të mos e

kontrollojë dot veten. Motivet e mësuara varen nga forca e individit. Sa më efektivë të jenë

aktivitetet, aq më e fortë është nxitja për të mësuar, pra, kur ne përpiqemi të nxitim nxënësit për të

ecur përpara, ky proçes quhet motivim pozitiv. Tek nxënësit ndodh motivimi i brendshëm dhe

motivimi i jashtëm3.

Motivimi i brendshëm është prirje e natyrshme njerëzore për të kërkuar e mposhtur sfidat,

teksa vrapojmë pas interesave tona. ―Kur jemi të motivuar së brendshmi nuk kemi nevojë për

stimulim apo frikë nga ndëshkimet sepse vetë veprimtaria është e kënaqshme dhe shpërblyese‖.

Nëse një nxënës lexon libra gjatë verës që nuk kanë të bëjnë me shkollën dhe ai është i kënaqur me

këtë gjë, do të thotë se ai është i nxitur së brendshmi, askush nuk e detyron ta bëjë këtë gjë4.

Krejt ndryshe ndodh kur ne duam të marrim një notë të mirë, kur duam të shmangim një

ndëshkim apo kur duam të kënaqim mësuesin. Këtu kemi të bëjmë me motivimin e jashtëm. 5

Motivimi i jashtëm është një konstrukt që ndërlidhet me një aktivitet që bëhet për të

arritur një rezultat të caktuar, p.sh. një nxënës që kryen detyrat e shtëpisë vetëm për shkak të frikës

se do të ndëshkohet nga prindërit e tij për moskryerjen e detyrës është i motivuar nga jashtë, sepse

ai në këtë rast bën detyrat vetëm për t‘ju shmangur ndëshkimit. Në motivimin e jashtëm faktorë

të rëndësishëm janë shkolla, mësuesi, shokët , mjedisi, familja dhe të gjithë këta faktorë ndikojnë

fuqishëm në motivimin e nxënësit për mirë apo për keq. Në metodologjinë e mësimdhënies thuhet

se komponentët kryesore të motivimit të nxënësve janë:

motivimi i brendshëm,

motivimi i jashtëm, dhe

shpresa për sukses.6

3

"Motivuesit e brendshem dhe te jashtem", online (https://www. coursehero.com /file/54535746/Motivuesit-e-

brendshem-dhe-te-jashtemdocx/) 4 "Motivacioni", wikipedia shqip, online(https://sq.wikipedia.org/wiki/Motivacioni).

5 Blerta Ahmeti, ―Motivimi në të nxënë dhe mësimdhënie‖, punim diplome, fq.13, Tetor 2019.

6Rëndësia e motivimit nga ana e mësuesit në klasat fillor, punim master, Izabela Gjergji, online

(https://www.academia.edu/31717501)

Page 14: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

14

Motivimi i brendshëm ka të bëjë me shkallën në të cilën nxënësit merren me një

veprimtari, me qëllim që të plotësojnë ose kënaqin kuriozitetin dhe interesin e tyre për një temë të

caktuar në kuadër të një lënde. P.sh. ka disa nxënës të cilëve u pëlqen Historia apo Gjeografia, dhe

ata punojnë shumë në ate lëndë. Ky është motivim i brëndshëm7.

Ndërkaq, motivi i jashtëm ka të bëjë me tërheqjen në një veprimtari me qëllim që të arrihen

disa synime, të cilat shpërblehen, p.sh. lëvdata nga prindërit dhe mësuesit mund të jenë si lloje të

stimulimit të jashtëm8.

Për të mbajtur motivimin në nivele më të larta, mësuesi efektiv i ndryshon herë pas here

strategjitë dhe teknikat e shpjegimit në mësimdhënie për të patur një mësimnxënie sa më efektive.

Këto teknika mund të gjallërojnë orën e mësimit, por duhet bërë kujdes që të mos teprohet

duke dale nga kuadri mësimor për të mos humbur kontrollin e klasës apo interesin e nxënësve.

Nëse mësuesi vë re se teknikat e shpjegimit të përdorura nuk po transmetojnë tek nxënësit atë që

ai do të donte, atëherë mund të zëvendësojë shpjegimin edhe me pamje apo video në lidhje me

temën mësimore që do të mundësojë hapësirë edhe për komente nga ana e nxënësve. Kështu ora e

mësimit kthehet në një orë aktive. Ne e dimë që nxënësit nga natyra janë kuriozë, prandaj do të

ishte mirë që shpjegimi të fillonte me një kuriozitet rreth temës sepse do të shtonte interesin e

nxënësve duke i bërë ata më të lehta. Motivimet e mësuesit janë suksesi i nxënësit. Jo

suksesshmërinë e nxënësit nuk duhet ta quajmë dështim, por për ta bërë nxënësin të jetë i

suksesshëm, duhet ta shohim si një çështje mbijetese. ―Motivimi plotëson nevojat e arritshmërisë

dhe krijon nevojën e një suksesi të lartë‖. Nxënësit kur motivohen, shmangen nga dështimi dhe

mësuesi mund t‘i menaxhojë ata në mënyrë më të lehtë9.

Menaxhimi i kohës është disiplinë e orientuar nga ekonomizimi dhe shfrytëzimi racional i

kohës si një resurs i vlefshëm, duke zhvilluar metoda dhe teknika për shfrytëzimin efikas të kohës.

Analiza e shfrytëzimit të kohës është e rëndësishme, sepse në atë mënyrë do të kuptoni se si mund

të shfrytëzoni kohën tuaj në mënyrë më efikase. Shfrytëzimi efektiv i kohës sot ka një rëndësi të

madhe dhe përcakton dështimin apo suksesin. Planifikimi i kohës mundëson:

• shfrytëzim më të mirë të kohës,

• eliminimin e ngjarjeve të padëshirueshme,

7 "Rendesia e Motivimit nga ana e Mesuesit ne Klasat Fillore", punim master, online (https://detyraime2012.

wordpress.com /2020/04/13/449/) 8 "Komunikimi dhe motivimi", punim seminarik nga lënda e Komunikimit, Nurije Fazli, Universiteti Shën Kirili dhe

Metodij 9 (Book of Proceedings, Tenth International Conference on: ―Education and Social Sciences- Challenges towards the

Future‖ 2019 (ICES X- 2019), Edited by: Dr. Lena Hoě man, Prof. Endri Papaorgi).

Page 15: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

15

• minimizimin e stresit dhe

• ikjen nga obligimet.

Menaxhimi i kohës duhet të bëhet për dy arsye madhore të cilat janë të lidhura me njëra-tjetrën,

edhe atë për shkak se:

• mungesa apo padija e menaxhimit është burimi kryesor i stresit si në punë ashtu edhe në

jetën e përditshme, dhe zhvillon ndjenjën “duhet bërë shumë punë, për një kohë shumë të

shkurtër”.

• menaxhimi i kohës është i rëndësishëm që të krijojë strategjitë e duhura për të gjetur kohën

për të kryer të gjitha aktivitetet me sukses për të pasur një performancë të mirë në punën

tonë.10

1.2.QËLLIMI I HULUMTIMIT

Në ditët e sotme është vënë re se nxënësit, ndjehen të demotivuar për të frekuentuar

shkollën. Kjo ndodhë për disa arsye ndër të cilat mund të përmenden, si psh., mosha e nxënësve,

programet e ngjeshura shkollore edhe presioni i shtuar nga mësuesi, mungesa e motivimit. Këto

dhe të tjera arsye bëjnë që nxënësve tu mungojë dëshira për të frekuentuar shkollën. Kur flasim për

nxënësit e shkollave fillore duhet pasur parasysh edhe mosha e tyre, kemi nxënës që hyjnë për herë

të parë në shkollë dhe ndahen përkohësisht nga ambienti i tyre i ngrohtë familjar, duke u përballur

me një ambient të ri dhe jo shumë të njohur për ta, disa nga këta që nuk kanë qenë as në sistemin

parashkollor e kanë edhe më të vështirë këtë ndryshim në jetën e tyre. Prandaj kontakti i parë që

mësuesi krijon me nxënësit, duhet të jetë sa më i ngrohtë dhe familjarë. Mësuesit duhet të

mundohen që në njohjen e parë me nxënësit e tyre të lënë përshtypje pozitive tek ata duke bërë që

ata të ndjehen të mirëpritur në ambientin e tyre të ri, të ndjehen pjesë e tij. Mësuesi duhet të jetë i

aftë të përçojë te nxënësit materialin e duhur duke qenë një regullator i lëndës së vetë. Shumica e

mësuesve janë shumë siperfaqësorë dhe të mosinteresuar ndaj ecurisë së nxënësve të tyre, për ta e

rëndësishme është të realizojnë programin mësimor dhe të tjerat pak rëndësi kanë, kjo çon në një

demotivim të nxënësve, sepse mësuesit nuk kanë kohë të merren dhe me këta nxënës. Por

mësuesit duhet të kenë parasysh që nxënësit kanë nevojë të ndjehen të motivuar në procesin e tyre

mësimor. Mësuesit duhet të .perdorin metoda, teknika apo strategji të ndryshme për të mbajtur

lartë motivin e nxënësve, dukuri që është shumë e rëndësishme në procesin e të mësuarit aktiv.

10

(Ana Ukaj, ―Menaxhimi i kohës‖, UB, Tiranë).

Page 16: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

16

1.3. OBJEKTIVAT SPECIFIKE DHE PYETJET HULUMTUESE

Hulumtimi jonë do të ndërlidhet me faktin e motivimit të nxënësve në vendin tonë, veçanërisht në

komunën e Tetovës. Do të kryhen analiza dhe krahasime konkrete nëpër shkollat fillore dhe të mesme.

Fillimisht do të shihen rezultatet e motivimit të nxënësve dhe profesorëve, sa nxënësit janë të kënaqur me

shkollën në të cilën ato mësojnë, me profesorët, me menaxhuesit e shkollës. Pasi të bëhet një studim i

fizibilitetit të nxënësve në disa shkolla të cilët do të jenë pjesë e hulumtimit tonë, do hulumtohen mënyrat

që mësimdhënësit i përdorin gjatë orës mësimore për mbajtjen e procesit edukativo-arsimor. Sa

mësimdhënësit përdorin metodat motivuese për nxënësit, dhe sa të njëjtit bëjnë një vetë vlerësim të punës

së tyre?! Në fund pasi të bëhet një analizë e thellë, do të jepen modele se si mund mësimdhënësit më lehtë

të motivojnë nxënësit për të patur sa më tepër sukses të dyja palët.

Disa pyetje hulumtuese që ndërlidhen me hulumtimin tonë kanë të bëjnë me :

Sa mësimdhënësit përdorin strategji për të motivuar nxënësit, dhe çfarë lloj

strategjish përdorin tek nxënësit të cilët skanë motiv për mësim?

Sa mësimdhënësit janë pjesë e trajnimeve të ndryshme, dhe sa të njëjtit kërkojnë të

marrin pjesë nëpër trajnime për ngritjen e njohurive të tyre?

Sa menaxhuesit e shkollës janë të njohur me faktin e motivimit të nxënësve dhe

kujdesit që mësimdhënësit kanë për nxënësit?

Sa menaxhuesit e shkollave monitorojnë orët mësimore, dhe poqese vërejnë

parregullsi gjatë orëve mësimore çfarë veprimesh konkrete ndërmarrin të njëjtit?

Çfarë plani strategjik kanë shkollat me qëllim të ngritjes së vetëdijës së nxënësve,

motivimit më të madh të tyre për të mësuar, për të marë pjesë në trajnime nga më të

ndryshme?

Ku e kalojnë pjesën më të madhe nxënësit, dhe si e menaxhojnë ato kohën e lirë?

1.4.HIPOTEZAT

Hulumtimi jonë ndërlidhet me shumë elemente të rëndësishme, dhe padyshim që i

tëri duhet të ketë karakter hulumtues. Hipotezat kryesore me të cilat do të trajtohet punimi në

fjalë janë :

Page 17: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

17

Nxënësit të cilët motivohen, stimulohen nga mësuesit, arrijnë rezultate të mira në

mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Roli i mësuesit të sotëm nuk është më vetem ai i të dhënurit dituri, por sot ai shihet si

mbështetës kryesor i tyre, që i udhëzon dhe drejton për një të ardhme më të shëndoshë.

Nxënësit pjesën më të madhe të kohës së lirë e shfrytëzojnë për të kaluar me shoqërinë.

Digjitalizimi dhe kushtet e mira infrastrukturore të shkollës ndikojnë në rritjen e

motivimit të nxënësve.

Raporti më i lirë, më komunikativ në mes nxënësve dhe profesorëve e rrit nivelin e

motivimit të nxënësve në klasë11

.

1.5.METODOLOGJIA E PËRDORUR

Metodat shkencore të hulumtimit kanë një rëndësi të madhe për përfundimin e

suksesshëm të tij. Cilado metodë shkencore të përdoret gjatë një hulumtimi, e njëjta duhet të

kalojë nëpër disa faza për të qenë sa më e suksesshme atë:

Parashtrimi i pyetjeve

Hulumtime në prapavijë

Ndërtimi i hipotezave

Testimi i hipotezës përmes eksperimenteve të ndryshme

Analizimi i të dhënave dhe nxjerrja e një konkluzioni

Diskutimi i rezultateve tuaja

Metoda shkencore që do të përdoren tek hulumtimi ynë janë metoda e analizës, krahasimit të

kushteve që i posedojnë shkollat fillore dhe të mesme në vendin tonë. Studimi i fizibilitetit të

këtyre elementeve do të sjellte pasqyrë më të qartë se cilat janë arsyet e motivimit apo demotivimit

të nxënësve. Fillimisht pra bëhet analiza e shkollave, kushteve që posedojnë, numrit të nxënësve,

sallave në dispozicion, teknologjive që ato posedojnë. Më pastaj shihet plani strategjik i shkollës

në tre vitet e kaluara dhe tre vitet e ardhshme. Në fund jepet një konkluzion se cilat janë arsyet

kryesore që çojnë nxënësit në motivim, respektivisht demotivim të tyre, dhe mos angazhimin e

tyre në procesin edukativo arsimor. Menaxhimi i kohës së lirë është një fenomen shumë i

rëndësishëm që poashtu ndikon në motivimin apo demotivimin e tyre për të marrë dituri të reja.

11

Punim diplome, Tema: Rëndësia e motivimit nga ana e mësuesit në klasat fillore, Edlir Hoxhaj, online (https:/

/www.academia.edu/10810124/punim_diplome_tema_rendesia_e_motivimit_nga_ana_e_mesuesit_ne_klasat_fillore_

posted_by_detyraimefalas_tk)

Page 18: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

18

Varësisht prej faktit se ku e kalojnë më së tepërmi kohën e lirë, varet edhe suksesi ose dështimi i

po të njëjtëve.

2. DEFINIMI I NOCIONIT MOTIVIM

Fjala motivim është nxjerrë nga fjala latine "movere" që do të thotë "të lëvizësh". Motivimi

përkufizohet si proces që inicion, udhëzon dhe mban sjellje të orientuara drejt qëllimit. Motivimi

është ajo që na bën të veprojmë, pavarësisht nëse është duke marrë një gotë ujë për të ulur etjen

ose duke lexuar një libër për të fituar njohuri. Ai përfshin forcat biologjike, emocionale, sociale

dhe njohëse që aktivizojnë sjelljen. Në përdorimin e përditshëm, termi motivim përdoret shpesh

për të përshkruar pse një person bën diçka. Motivet janë "çifligjet" e sjelljes - nevojat ose dëshirat

që e shtyjnë sjelljen dhe shpjegojnë atë që ne bëjmë. Motivi është gjendja e brendshme që

aktivizon, aktivizon ose lëviz dhe drejton sjelljen drejt qëllimeve. Ne në fakt nuk vëzhgojmë një

motiv; përkundrazi, konstatojmë se një ekziston bazuar në sjelljen që vëzhgojmë. "Llojet e

ndryshme të motivimit shpesh përshkruhen si ekstrakte ose intrinsike. Motivimet ekstrinizuese

janë ato që lindin nga jashtë individit dhe shpesh përfshijnë shpërblime, si trofe, para, etj. njohja

shoqërore ose lavdërimi. Motivimet intriguese janë ato që lindin nga brenda individit, siç është

bërja e një veprimi për kënaqësinë personale të zgjidhjes së një problemi.12

Motivimi shkakton sjellje të drejtuar nga qëllimi. Nevoja është baza për motivim e cila

është një lloj ndjenje mendore te një individ që i duhet diçka. Kjo çështje e diçkaje krijon tension

në mendjen e individit. Individi përpiqet ta tejkalojë këtë duke e angazhuar veten në një sjellje

përmes së cilës i plotëson nevojat e tij. Kjo është sjellje e drejtuar nga qëllimi dhe ajo çon në

përmbushjen e qëllimit dhe individi arrin të përmbushë nevojat e tij dhe në këtë mënyrë të

tejkalojë tensionin e tij në mjedis të favorshëm. Sjellja përfundon në momentin kur tensioni

lëshohet. Sidoqoftë, kënaqësia e një nevoje çon në ndjenjën e një nevoje tjetër, ose të njëjtën

nevojë pas një kohe ose nevoja të ndryshme dhe sjellja e drejtuar e qëllimit vazhdon. Kështu që

sjellja e drejtuar nga qëllimi është një proces i vazhdueshëm. Sidoqoftë, nëse nevoja nuk plotëson

për disa arsye, personi mund të ndiejë zhgënjim i cili mund të përkufizohet si akumulim i tensionit

12

("Motivimi: Koncepti, Teoritë dhe implikimet praktike‖, Parvesh Kumar, Asistent Profesor, Departamenti i

Tregtisë, Hisar, fq.71).

Page 19: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

19

për shkak të mos përmbushjes së nevojave. Në këtë fazë individi do të përpiqet të modifikojë

sjelljen e tij për të eleminuar faktorët për mos përmbushjen e nevojave të tij. 13

Nevojat janë motivi kryesor i individit dhe ato trajtohen në aspekte të ndryshme në çdo

teori shkencore të motivimit. Motivimi përkufizohet në shumë mënyra. Sipas leksionit psikologjik

motivimi është ―sjellja që synon ndonjë qëllim, i cili nxit nevojën e shkaktuar nga njeriu‖. Arsyeja

e sjelljes është kënaqja e nevojave14

. Robert Mathis dhe John Jackson shprehen se motivimi ka të

bëjë me derivatin e fjalës ―motiv‖ që do të thotë emocion apo nevojë e njeriut, që nxit veprimin.

Sipas Vayjne Modyt dhe Robert Noe-s motivimi është gatishmëri për arritjen e qëllimit të

ndërmarrjes. Motivet gjithmonë shkaktojnë sjelljet e caktuara. Ato në aspektin e faktorit

psikologjik janë të ndryshme, në formën e emocioneve, instiktit etj15

.

Shpeshherë njerëzit nuk kuptojnë as vetë pse bëjne diçka ose edhe nëse e dinë, nuk dinë t‘i

shpjegojnë motivet e tyre. Sipas teorisë psikoanalitike shumë motive janë të pavetëdijshme.

Motivimi është impuls i cili cakton, mban dhe synon sjelljen e njeriut. Ai rrjedh nga dukuria e

raporteve midis sjelljeve dhe plotësimit të nevojave. Te çdo njeri ekziston një potencial energjik,

motivimi e mban aksionin që ka filluar dhe synon plotësimin e ndonjë nevoje. Esenca e motivimit

janë nevojat e njeriut. Motivimi si proces kompleks bazohet gjithmonë në nevojat e ndryshme, të

cilat janë në lidhje reciproke. Për kryerjen e suksesshme të detyrave, individi duhet të jetë i aftë.

Nëse ai nuk ka aftësi për kryerjen e detyrave, atë nuk do ta ndihmojë asnjë motiv dhe stimul.

Psikologët në këtë aspekt dallojnë aftësinë mekanike, aftësinë e koordinimit, aftësinë intelektuale

dhe aftësinë kreative, kështu që raportet e interaksionit midis aftësisë dhe motivimit na paraqesin

performancën që do të thotë: Performanca = Aftësi x Motivim. Motivimi është një dukuri

komplekse e cila ndikohet nga faktorët individualë, kulturorë, etnikë dhe historikë. Sipas De

Cenzo-s, njerëzit të cilët janë të motivuar, bëjnë përpjekje të mëdha për të kryer një punë në

krahasim me ata që nuk janë të motivuar. Motivimi mund të përkufizohet si ―një sërë forcash që

vijnë brenda dhe përtej vetes‖. Këto forca përcaktojnë sjelljen e personit dhe si rrjedhim ndikojnë

në rendimentin e tij.

Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se të gjithë faktorët e aspekteve fizike dhe psikologjike, me

të cilët ndërveprojmë, çojnë në një reagim brenda vetes sonë ose të gjithë organizatës. Ky reagim

mund të jetë pozitiv ose negativ dhe çon në një rendiment dhe motivim të lartë apo të ulët. Prandaj

13

"Motivimi: Koncepti, Teoritë dhe implikimet praktike‖, Parvesh Kumar, Asistent Profesor, Departamenti i Tregtisë,

Hisar, fq.72). 14

(Koncepti i motivimit në punë, kapitulli 2, online (https://www.coursehero.com/file/52870504/motivimi-2docx/) 15

Motivimi, online (https://www.coursehero.com/file/p45b21lp/P%c3%abr-kryerjen-e-suksesshme-t%c3%abdetyrave-

individi-duhet-t%c3%ab-jet%c3%ab-i-aft%c3%ab-N%c3%abse-ai-nuk/).

Page 20: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

20

forcat mund të jenë çdo gjë, nga mjedisi i punës tek karizma e menaxhimit e kështu me radhë. Një

tjetër përkufizim i motivimit është ―gatishmëria për të bërë diçka, e kushtëzuar nga aftësia e

veprimit për të përmbushur disa nevoja‖. Edhe pse në një sens të thjeshtë ky përkufizim është i

saktë, ai duhet të modifikohet për arsye organizative, pra përpjekjet që punonjësit bëjnë mund të

keqdrejtohen. Prandaj, duhet të përqëndrohemi drejt disa qëllimeve organizative dhe në të njëjtën

kohë duhet të përmbushim nevojat individuale dhe ato organizative. Motivimi në fillim të viteve

1990 mendohej se ishte vetëm monetar. Gjatë shekullit XX u zbulua se përveç parave ka më

shumë faktorë që motivojnë punonjësit. Kënaqësia e punonjësit në punë është një tregues i

rëndësishëm për një performancë të mirë në punë dhe punonjësit e lumtur janë produktivë.

Gjithashtu thuhet se motivimi është një faktor psikologjik dhe ndikohet nga shëndeti dhe sjellja

mendore e punonjësve. Sistemi i motivimit stimulativ ka qëllime të ndryshme, si: përmirësimin e

cilësisë, zvogëlimin e mungesave në punë, uljen e qarkullimit etj. Rëndësi të madhe për motivimin

ka sigurimi i pjesëmarrjes të punonjësve në vendime, zhvillimi i marrëdhënieve të mira

ndërnjerëzore, krijimi i kënaqësisë të punonjësve dhe rritja e vetëdijes për rëndësinë dhe rolin e

tyre në ndërmarrje, angazhimi i tyre në aktivitete të ndërmarrjes në kuadër grupi dhe kolektivi,

lavdërimi dhe ngritja e moralit në punë etj. Pra, për të qenë i suksesshëm në punë, individi duhet të

ndjehet i rëndësishëm, të përfshihet në aktivitetet e grupit të punës dhe në kuadër të tij të realizojë

marrëdhëniet ndihmëse reciproke, të krijojë atmosferë të përshtatshme për punë dhe të jetë i

kënaqur me punën.16

Menaxhimi i kohës konsiderohet të jetë një aftësi që duhet të zotërohet nga të gjithë

individët në të gjitha nivelet dhe në të gjitha sferat e jetës. Disa njerëz mbajnë orare

jashtëzakonisht të ngjeshura që dalin nga kërkesat e tyre arsimore, puna në zyrë, detyrat e punës

ose punët e shtëpisë. Për të shmangur ndjenjën e stresit ose të presionit për shkak të punës,

kërkohet që të implementohet në mënyrë efektive menaxhimi i kohës. Menaxhimi i kohës

konsiderohet gjithashtu se është administrimi i jetës në një mënyrë të përshtatshme. Menaxhimi i

mirë i kohës do të thotë të vendosni atë që një individ dëshiron të arrijë në jetë dhe si duhet të

krijojë mënyra për të arritur dëshirat dhe objektivat. Menaxhimi i duhur i kohës përfshin më pak

stres dhe presion, rritje të rekreacionit, më shumë kënaqësi dhe përfundim më të madh dhe

sukses17

.

Disa aspekte të jetës mund të ndikohen pozitivisht nga koha e lirë. Ato përfshijnë:

shëndetin fizik, mirëqenien psikologjike, sociale dhe ekonomike. Hulumtimet e mëparshme kanë 16

"Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve", Paraqitur në kërkim të gradës shkencore

‖Doktor‖, Doc. Marinela Teneqexhi (Polena), fq.9, Tiranë 2016). 17

Menaxhimi i kohës - Një rast studimi Dr. Radhika Kapur, fq.1

Page 21: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

21

vërtetuar përfitimet e kohës së lirë. Kohët e fundit, tema kërkimore e diskutimit ka qenë se si të

menaxhohet në mënyrë konstruktive koha e lirë në mënyrë që të përfitojë jetë dhe të përballojmë

stresin.

2.1. KUPTIMI DHE RËNDËSIA E MOTIVIMIT PËR TË NXËNË

Termi motivim vjen nga rrënja e fjalës motiv, që do të thotë, diçka që nxit dikë të veprojë.

Duke përdorur këtë rrënjë, ne mund ta përcaktojmë motivimin si diçka që drejton dhe orienton

sjelljen drejt një qëllimi. Një tjetër mënyrë për të shprehur këtë koncept është se motivimi është

një sjellje me një qëllim të drejtuar, i kombinuar me përpjekjet për të punuar drejt qëllimit. Në një

mënyrë shumë reale, motivimi orienton të nxënit dhe i vë nxënësit në drejtimin e duhur dhe i mban

të angazhuar.

Duke pasur parasysh se motivimi është një konstrukt kompleks dhe shumë dimensional,

ndikimi i të cilit është si i brendshëm dhe i jashtëm, Williams dhe Burden (1997)18

i ndajnë

komponentët motivues në dy kategori: ndikime të brendshme dhe të jashtme, me një numër

nënkomponentësh.

Shoqata e Psikologëve Amerikane (APA ,1997)19

, në botimin e saj, ―Parimet me në qendër

nxënësin‖, përmbledh faktorët e brendshëm (nënkontrollin e nxënësve) dhe faktorët e mjedisit

(kontekstualë), të cilët bashkëveprojnë me njëri tjetrin.

Nga katërmbëdhjetë parimet, tri lidhen drejtpërdrejt me motivimin për të nxënë20

:

Parimi i parë: Lidhet me ndikimet motivuese dhe emocionale të të nxënit, të cilat

shkaktohen nga gjendja emocionale, bindjet, interesat, qëllimet dhe shprehitë e të

menduarit.

Parimi i dytë: I referohet krijimtarisë së nxënësve, të menduarit e nivelit të lartë dhe

kureshtjen e natyrshme, të cilat ndikojnë në motivimin e brendshëm, për të nxënë.

Motivimi i brendshëm, për të nxënë stimulohet nga detyrat e reja dhe të vështira, të

rëndësishme për interesat personale, të cilat sigurojnë zgjedhje personale dhe të kontrollit.

18

―Motivation in language learning : a social constructivist approach‖, Marion Williams ,Robert Burden, 1997. 19

Shoqata Amerikane e Psikologjisë është organizata më e madhe shkencore dhe profesionale e psikologjisë në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si e tillë ka rreth 117,500 anëtarë duke përfshirë psikologë, pedagogë,

mësimdhënës, mjekë dhe studentë. 20

"Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve", Paraqitur në kërkim të gradës shkencore

‖Doktor‖, Doc. Marinela Teneqexhi (Polena),Tiranë 2016).

Page 22: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

22

Parimi i tretë: Ka të bëjë me ndikimin e motivimit gjatë përpjekjeve të nxënësve. Nëse

praktika e orientuar nuk ka motivim, gatishmëria për të vazhduar përpjekjet nuk është e

detyruar.

Këto tri parime tregojnë gamën e faktorëve që ndikojnë në nxitjen e motivimit për të nxënë.

Ata përfshijnë të qenit nxënës, të shprehur nëpërmjet vlerave dhe qëndrimeve, përfshirjen e

nxënësve në mësim, kuptimin e tyre të kontrollit dhe vetë efikasitetit, si dhe vullnetin e nxënësve

për të ushtruar përpjekje, në arritjen e qëllimit të të nxënit21

. Studiues të ndryshëm kanë ngritur

hipoteza të ndryshme rreth motivimit për të nxënë, pasi motivimi nuk mund të vërehet

drejtpërdrejt dhe të matet saktësisht. Në përgjithësi, hulumtuesit shqyrtojnë shenjat, sjelljet, fjalët

dhe tregimet e njerëzve, të cilat shërbejnë si tregues të interesit, përpjekjes dhe këmbënguljes22

.

2.2.TEORI TË MOTIVIMIT

Përpara se të trajtojmë disa qasje të ndryshme, për të kuptuar motivimin nga perspektiva

psikologjike, fillimisht do të trajtojmë disa teori të mëparshme të motivimit, si: motivimin e

brendshëm dhe të jashtëm. Më tej do të përqendrohemi në trajtimin e disa teorive konjitive të

motivimit, të cilat do të na shërbejnë si një sfond i përgjithshëm teorik për të kuptuar motivimin. 23

2.2.1.TEORI TË HERSHME TË MOTIVIMIT

Gardner dhe Lambert 24

janë studijues që kanë propozuar dy orientime të motivimit:

orientim integrues dhe orientim instrumental. Pas shumë hulumtimeve ndër vite, qasja e motivimit

integrues dhe instrumental është konsideruar e pamjaftueshme për të shpjeguar motivimin në

kontekstin e të mësuarit, si rrjedhojë, janë krijuar teori më të sofistikuara për të shpjeguar proceset

motivuese në procesin e të mësuarit, duke përfshirë edhe motivimin e brendshëm dhe të jashtëm25

.

Sipas Covington , ―Individët janë të predispozuar të veprojnë për arsye të jashtme kur ata

parashikojnë një lloj përfitimi të tillë si notat e mira apo lëvdatat. Covington i konsideron këto 21

(Motivimi i nxënësve në mësimnxënien e gjuhës angleze në edukimin fillor, punim diplome, Arton Haxhijaj,

Gjakovë 2019) 22

Ginsberg, M. B., and Wlodkowski, R. J. Creating Highly Motivating Classrooms for All Students: A Schoolwide

Approach to Powerful Teaching with Diverse Learners. San Francisco: Jossey-Bass, 2000. 23

Motivimi i nxënësve në mësimnxënien e gjuhës angleze në edukimin fillor, punim diplome, Arton Haxhijaj, fq.9

Gjakovë 2019, online (https://edukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/1571229904-Arton%20Haxhijaj.pdf). 24

Gardner, R. C dhe Lambert, W. E. (1959). Motivational variables in second language acquisition. Canadian Journal

of Psychology, 13, 266–272 25

"Why Are You Learning a Second Language? Motivational Orientations and Self-Determination Theory", Brown,

1994; Dickinson, 1995; Dörnyei, 1994, March 2000.

Page 23: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

23

shpërblime si të ‗jashtme‘, pasi ato nuk janë të lidhura me veprimin. Në të kundërt,

individët, të cilët kanë motivim të brendshëm, përfshihen në aktivitete me dëshirën e tyre. Ky

motivim është përcaktuar si i brendshëm, pasi shpërblimet janë pjesë e veprimeve dhe veprimet

shërbejnë si përforcim i tyre.

Një aspekt tjetër i motivimit të brendshëm është i lidhur me zgjedhjet dhe vetbesimin

individual. Motivimi i brendshëm, sipas Deci dhe Ryan (1985, 2000), është i barazvlershëm me

këto dy nocione. Deci dhe Ryan (2000) kanë arritur në përfundimin se: Sjelljet me motivim të

brendshëm, të cilat kryhen jo nga interesi, por për të kënaqur nevojat e lindura psikologjike për

kompetencën dhe autonominë, janë prototip i sjelljes së vetbesimit. Kjo nënkupton se, nëse

nxënësit mund të bëjnë zgjedhje dhe të kontrollojë procesin e të nxënit, atëherë, ka të ngjarë që ata

të motivohen së brendshmi.

Por, sipas Rueda dhe Chen (2005), motivimi në përvetësimin e njohurive përcaktohet nga,

perceptimi i individit rreth asaj që po studion, ndonëse ndikimi i komponentit social mbi

perceptimin e nxënësve nuk është marrë në konsideratë në studimet e mëparshme26

.

2.2.2.MOTIVIMI I BRENDSHËM DHE I JASHTËM

Motivimi i brendshëm dhe i jashtëm janë kushtet kyçe, për të kuptuar më shumë

dimensionin psikologjik të motivimit. Përkufizimet dhe përdorimi e tyre janë të lidhura ngushtë

me shumë elementë të tjerë të motivimit, të cilët do t‗i trajtojmë më poshtë.

I brendshëm do të thotë diçka ekzistuese brenda nesh, e cila nuk vjen nga jashtë. Nolen

dhe Nicholls (1993) kanë përcaktuar motivimin si një shtytje e brendshme për t‗u angazhuar

apo për të kryer një veprim (Nolen, S. B. & Nicholls, J. G. (1993)27

. Artelt (2005) ka identifikuar

dy forma të motivimit të brendshëm, të cilat kanë në qendër individin dhe veprimin. Sipas tij,

nxënësit mund të studiojnë, kryesisht, për shkak se dëshirojnë të fitojnë njohuri të caktuara, ose

ngaqë janë të interesuar në një temë të veçantë .

Deci dhe Ryan (1985), gjithashtu, kanë argumentuar se motivimi i brendshëm nxitet kur

veprimi përjetohet si autonom dhe njëkohësisht, konteksti mbështetës i të nxënit si dhe vetbesimi

sigurojnë kushtet për zhvillimin e motivimit të brendshëm.

26

(―Efektet e mënyrave të ndryshme të vlerësimit në motivimin e nxënësve gjatë përvetësimit të gjuhës së huaj‖,

Paraqitur në kërkim të gradës shkencore ―Doktor‖ nga M.Sc. Anita Muho, fq.32, Tiranë 2015). 27

Elementary school pupils‘ beliefs aboutpractices for motivating pupils in mathematics. British Journal of

Educational Psychology, 63, 414–430)

Page 24: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

24

Motivim i jashtëm do të thotë diçka që vjen nga jashtë. Sipas Artelt (2005), motivimi

i jashtëm i referohet stimujve të jashtëm të të nxënit, nëse bazohemi në nocionin biheiviorist të

përforcimit. Në qoftë se nxënësit kanë motivim të jashtëm, ata angazhohen në një sjellje të

caktuar, pasi përgjigjet e parashikuara kënaqin nevojat e tyre (nevojat kryesore), ose janë një

formë e modifikuar shoqërore për të kënaqur nevojat kryesore (p.sh; prestigji = nevojë dytësore) .

Maehr dhe Stallings (1972) kanë studiuar nxënësit që kryejnë detyra të lehta dhe të

vështira, nën ndikimin e motivimit të brendshëm dhe të jashtëm. Ata kanë zbuluar se, nxënësit të

cilët kishin punuar në kushte të motivimit të brendshëm, vazhdonin të ishin të interesuar të

punonin në detyra të vështira, ndërsa, nxënësit të cilët kishin punuar në kushte të motivimit të

jashtëm, kishin humbur interesin e përpjekjeve drejt detyrave të vështira, duke preferuar të bënin

vetëm ato më lehtat (Hughes, Sullivan dhe Mosley, 1985).

Condry dhe Chambers (1978) kanë arritur në përfundimin se nxënësit në grupin e

motivimit të jashtëm ishin më shumë të orientuar për të dhënë përgjigje të dëshiruara, ndërsa

nxënësit në grupin e motivimit të brendshëm ishin të prirur të përdornin qasje më kuptimplota për

të kuptuar detyrat.

Artelt (2005), gjithashtu, ka theksuar rëndësinë e forcave të jashtme të tilla si shpërblimet

dhe dënimet. Ky raport nënkupton ndikimin e të tjerëve në kontekstin shkollor, për shembull;

mësuesit janë zakonisht ata të cilët japin shpërblime dhe ndëshkime, kur shokët e klasës studiojnë

dhe krahasohen me ta. 28

Harter dhe Jackson (1992) konfirmojnë rëndësinë e ndikimit nga të tjerët, veçanërisht nga

mësuesit. Sipas tyre, motivimi i jashtëm është; Orientimi, kur nxënësit janë të motivuar nga

dëshira për të marrë nota të larta, për të fituar besimin e mësuesve. Pra, për të përmbushur kërkesat

e jashtme të sistemit shkollor29

.

Pintrich (2003) e ka klasifikuar motivimin e jashtëm në katër kategori:

I jashtëm; I cili kontrollohet nga të tjerët ose nga kufizimet e jashtme të tilla si,

shpërblimet;

Ndikimi i të tjerëve; Në këtë rast kontrolli perceptohet si i jashtëm, pasi individi kërkon

miratimin e të tjerëve;

28

―Efektet e mënyrave të ndryshme të vlerësimit në motivimin e nxënësve gjatë përvetësimit të gjuhës së huaj‖,

Paraqitur në kërkim të gradës shkencore ―Doktor‖ nga M.Sc. Anita Muho, fq.33, Tiranë 2015) 29

"Motivimi i nxënësve në mësimnxënien e gjuhës angleze në edukimin fillor", punim diplome, Arton Haxhijaj,

Gjakovë 2019

Page 25: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

25

Identifikues; Ku ka më shumë kontroll të brendshëm dhe vetë mbështetje të vlerave dhe

qëllimeve;

Integrues; Pasqyron kontroll të lartë të brendshëm dhe harmoni midis vetes, vlerave dhe

qëllimeve 30

Pintrich (2003) ka prezantuar një nocion të rëndësishëm të idesë së vazhdimësisë në

kuptimin e motivimit të brendshëm dhe të jashtëm, duke argumentuar se këto lloje

motivimi formojnë një vazhdimësi nga kontrolli i jashtëm tek kontrolli i brendshëm, apo

vetbesimi31

.

2.2.2.1. VAZHDIMËSIA NË MOTIVIMIN E BRENDSHËM DHE TË JASHTËM

Bazuar në argumentet e Pintrich (2003), do të shqyrtojmë idenë e një vazhdimësie të

motivimit të brendshëm dhe të jashtëm dhe ndikimin e saj në motivimin e nxënësve. Sipas Pintrich

(2003), stile të ndryshme të motivimit mund të çojnë në rezultate të ndryshme, me një

marrëdhënie, përgjithësisht, pozitive midis stileve të brendshme, angazhimit në shkollë,

rezultateve dhe performancës së mirë dhe një mirëqenie psikologjike. Ky përgjithësim na tregon

se motivimi i brendshëm ka më shumë gjasa të nxisë motivimin e nxënësve, sesa motivimi i

jashtëm, pasi nxënësit, të cilët kanë tendencë të investojnë përpjekje gjatë të nxënit zhvillojnë

interesin, vazhdojnë drejt objektivave të tyre dhe kanë vetbesim për të përmbushur detyrat me

sukses.

Artelt (2005) gjithashtu, ka pohuar se; marrëdhënia midis motivimit të brendshëm dhe të

jashtëm është plotësuese. Ai argumenton se, motivimi i jashtëm nuk është thjesht e kundërta e

motivimit të brendshëm, por janë të dy të lidhur pozitivisht me njëri-tjetrin. Një shembull i tillë

janë nxënësit të cilët mund të punojnë në një temë të caktuar. Nëse ata janë të interesuar për këtë

temë, mësojnë me dëshirë në lidhje me të, kemi të bëjmë me motivimin e brendshëm. Ndërsa kur

ata janë të motivuar së jashtmi për të arritur rezultate të larta kemi të bëjmë me motivimin e

jashtëm32

.

Jalongo (2007), njëkohësisht, pohon se motivimi i brendshëm dhe i jashtëm ekziston në një

lloj vazhdimësie, duke filluar nga motive që janë jashtë vetes drejt atyre që janë thellë brenda

30

("Motivimi i nxënësve në mësimnxënien e gjuhës angleze në edukimin fillor", punim diplome, Arton Haxhijaj,

fq.11, Gjakovë 2019, online (https://edukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/1571229904-Arton%20Haxhijaj.pdf)) 31

"Motivacioni", wikipedia shqip, online (https://sq.wikipedia.org/wiki/Motivacioni) 32

Po aty.

Page 26: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

26

vetes.33

Në bazë të këtyre vëzhgimeve, është e papërshtatshme t‗i identifikojmë këto dy lloje të

motivimit si; antagoniste ose kundërta. Pra, dy llojet e motivimit janë të kombinuara dhe të lidhura

pozitivisht dhe plotësojnë njëra tjetrën.

Motivimi i jashtëm mund të ndikojë si pozitivisht, ashtu edhe negativisht në motivimin e

brendshëm. Një shembull tipik i ndikimit negativ është, shpërblimi, i cili mund të ulë motivimin

e perceptuar, duke ndryshuar përfitimet e njerëzve si pasojë e sjelljes së tyre (Cameron, Pierce,

Banko dhe Gear 2005). Me fjalë të tjera, nxënësit mund kenë rënie të interesit dhe përpjekjeve, të

cilat rezultojnë në trajtimin e sjelljes së tyre si të motivuar nga jashtë, duke ulur nivelin e

brendshëm të motivimit.

Përpos ndikimit negativ, Cameron kanë zbuluar se; në qoftë se arritja e standardeve

sfiduese është e lidhur me shpërblime, ajo, gjithashtu, mund të jetë një mënyrë efikase për të nxitur

motivimin e brendshëm të nxënësve. Kjo tregon se si shpërblimi mund ndikojë pozitivisht dhe

negativisht në nivelin e motivimit të brendshëm.34

Kur nxënësit janë të motivuar së brendshmi, përpjekjet drejt nxitjes së të nxënit përmes

motivimit të jashtëm, zakonisht, çojnë në rënie të motivimit të brendshëm, veçanërisht, në detyra

sfiduese. Përpos kësaj, kur nxënësve, fillimisht, u mungon motivimi i brendshëm, një program i

planifikuar me kujdes i shoqëruar nga motivimi i jashtëm, mund të çojë në zhvillimin e interesit

dhe, në këtë mënyrë, nxitjen e motivimit të brendshëm35

.

Motivimi i brendshëm dhe i jashtëm mund të aplikohen në shumë situata ose sa herë që një

individ dëshiron të ndjekë një qëllim të veçantë. Këto janë koncepte shumë të dobishme për të

studiuar orientimin e motivimit.

2.3. TEORITË KONJITIVE TË MOTIVIMIT

Qasja psikologjike për të kuptuar motivimin ka shumë rëndësi për teoritë konjitive të

motivimit. Burime të ndryshme të njohjes të tilla si: nevoja për arritje, ankthi ndaj dështimit,

ndjenja e vetbesimit, ndjenja e kontrollit, perceptimi i kompetencave, kuptimi i perceptuar,

perceptimi i vetefikasitetit dhe orientimi i qëllimit, janë të gjitha fusha mjaft interesante të teorive

33

―Efektet e mënyrave të ndryshme të vlerësimit në motivimin e nxënësve gjatë përvetësimit të gjuhës së huaj‖,

Paraqitur në kërkim të gradës shkencore ―doktor‖ nga M.Sc. Anita Muho, fq.35, Tiranë 2015) 34

―Efektet e mënyrave të ndryshme të vlerësimit në motivimin e nxënësve gjatë përvetësimit të gjuhës së huaj‖,

paraqitur në kërkim të gradës shkencore ―doktor‖ nga M.Sc. Anita Muho, fq.63, Tiranë 2015) 35

Ngjashëm me burimin 31.

Page 27: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

27

konjtive të motivimit.36

Disa teori janë zhvilluar duke u mbështetur në një apo disa nga elementët

e mësipërm të njohjes si, teoria e arritjes së qëllimit, teoria e atribuimit, teoria konjitive e

vlerësimit, teoria e vetefikasitetit dhe teoria e vetëvlerësimit. Në vijim do të japim një përshkrim të

shkurtër të këtyre teorive, i cili do të hapë rrugën për të kuptuar sjelljet e nxënësve në lidhje me

motivimin.

2.3.1.TEORIA E ARRITJES SË QËLLIMIT

Teoria e arritjes së qëllimit është një teori social-konjitive e mbështetur nga Ames (1984,

1992); Kaplan dhe Maehr (1999); Maehr dhe Midgley (1991). Kjo teori thekson, nevojën për

kuptuar orientimin e qëllimit të nxënësve si një nga komponentët e motivimit në teorinë konjitive

të motivimit. Këta studiues ndajnë mendimin se nxënësit, të cilët janë të orientuar drejt

përvetësimit (Ames, 1984, 1992) apo qëllimeve të detyrës, (Kaplan dhe Maehr, 1999), janë më të

motivuar se ata të cilët janë të orientuar drejt performancës dhe egopërfshirjes (Ames, 1984; 1992)

apo qëllimeve të egos (Kaplan dhe Maehr, 1999).

Teoria e arritjes së qëllimit trajton orientimin ndaj qëllimit si një pikë hyrëse, për të kuptuar

motivimin, çfarë nënkupton se, nxënësit me qëllim detyrën përfshihen, në detyra mësimore me

synim të nxënin dhe përmirësimin, ndërsa nxënësit me qëllim egon, përfshihen për t‗u dalluar apo

krahasuar me të tjerët (Kaplan dhe Maehr, 1999).

Seifert (2004) ka argumentuar se, nxënësit, të cilët përgjithësisht ndjekin qëllimet e

përvetësimit, janë vetorganizatorë dhe vetë përcaktues. Përpos kësaj, këta nxënës kanë tendencë të

besojnë se, përpjekja e tyre është shkaku i suksesit ose dështimit, ata nuk shmangin sfidat dhe janë

të gatshëm të marrin përgjegjësi. Nga ana tjetër, nxënësit të cilët ndjekin qëllimet e performancës,

janë të shqetësuar për aftësitë dhe jo për përpjekjet duke atribuar suksesin faktorëve të

pakontrollueshëm dhe duke krahasuar performancën e tyre me të tjerët. 37

2.3.2.TEORIA E ATRIBUIMIT

Përveç orientimit të qëllimit, një tjetër element i motivimit në teorinë konjitive të motivimit

është atributi shkakor. Teoria e atribuimit, (Weiner, 1985) pohon se, për të kuptuar motivimin,

36

("Motivimi i nxënësve në mësimnxënien e gjuhës angleze në edukimin fillor", punim diplome, Arton Haxhijaj,

fq.36, Gjakovë 2019, online(https://edukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/1571229904-Arton%20Haxhijaj.pdf) 37

―Efektet e mënyrave të ndryshme të vlerësimit në motivimin e nxënësve gjatë përvetësimit të gjuhës së huaj‖,

paraqitur në kërkim të gradës shkencore ―doktor‖ nga m.sc. Anita Muho, fq.36, Tiranë 2015)

Page 28: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

28

njerëzit janë të shqetësuar për mënyrën si mund të interpretojnë shkaqet e rezultateve të sjelljes së

tyre. Seifert (2004) sugjeron që; në një kontekst shkollor, atributet tipike mund të përfshijnë

elementë të tillë si: përpjekja, njohuritë, strategjitë, aftësitë, fati, humori i mësuesve, ose gabimet e

bëra nga mësuesit. Në teorinë e atribuimit janë të pranishëm tri dimensionet e shkakut. Ata janë:

pozicioni, kontrolli dhe stabiliteti. Shembull i një faktori të brendshëm është përpjekja e një

individi, ndërsa kontrolli është shkalla në të cilën nxënësi mund të ushtrojë kontroll mbi procesin e

të nxënit. Sipas Seifert (2004), Nxënësit të cilët lidhin suksesin dhe dështimin me shkaqet e

brendshme dhe të kontrollueshme, kanë më shumë gjasa të ndjejnë krenarinë, kënaqësinë,

besimin dhe njëkohësisht kanë një ndjenjë më të lartë vetëvlerësimi.

Stabiliteti i shkakut në rezultatet e sjelljes është dimensioni i tretë. Ai ka të bëjë me

shkakun e rezultatit të sjelljes, i cili mund të jetë i qëndrueshëm apo i ndryshueshëm dhe mund të

ndikojë në jetëgjatësinë e suksesit gjatë një detyrë të veçantë. Nëse një rezultat pozitiv ka ardhur si

rrjedhojë e një shkaku të qëndrueshëm, nxënësit presin suksese në të ardhmen.38

2.3.3. TEORIA KONJITIVE E VLERËSIMIT

Në teorinë konjitive të motivimit, perceptimi i kompetencave dhe vendosmëria janë

elementë njohës, të rëndësishëm: Teoria konjitive e vlerësimit është e bazuar në supozimin se,

njerëzit kanë nevoja të natyrshme për kompetencë dhe vendosmëri. Nga kjo perspektivë,

Motivimi i brendshëm i një individi ndikohet nga ndryshimet në ndjenjat e kompetencave dhe

vetbesimit (Cameron dhe Pierce).

Teoria konjitive e vlerësimit është përqendruar në mënyrën sesi një ngjarje e veçantë

ndikon ndjenjat e dikujt, në vendosmëri dhe kompetencë. (Deci dhe Ryan, 1985). Teoria e

vendosmërisë ka si qëllim hetimin e rritjes së tendencave të natyrshme dhe nevojave

psikologjike të lindura, të cilat janë baza për vendosmërinë dhe integrimin e personalitetit të tyre,

si dhe për kushtet të cilat nxisin proceset pozitive (Deci dhe Ryan, 2000).

2.3.4.TEORIA E VETEFIKASITETIT

Bandura (1977, 1986) është një mbështetës i teorisë së vetefikasitetit. Ai ka krahasuar

ndryshimet në sjelljen e individit, me ndryshime të nivelit dhe forcës së vetefikasitetit. Në këtë

38

―Efektet e mënyrave të ndryshme të vlerësimit në motivimin e nxënësve gjatë përvetësimit të gjuhës së huaj‖,

paraqitur në kërkim të gradës shkencore ―doktor‖ nga m.sc. Anita Muho, fq. 37,Tiranë 2015)

Page 29: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

29

teori konjitive, vetefikasiteti përbën një komponent të rëndësishëm të motivimit. Sipas Bandura,

Adams dhe Beyer (1977), vetefikasiteti ndikon në zgjedhjen e aktiviteteve. Ata kanë pohuar se;

vetefikasiteti i një pritshmërie përcakton sesa përpjekje dhe kohë do të investojnë individët dhe,

nëse ata do të vazhdojnë të përballen me pengesat dhe përvojat e vështira.39

Seifert (2004) ka shpjeguar se, teoria e vetefikasitetit është një konstrukt sinonim me

vetbesimin. Kjo nënkupton se nxënësit me besim në vetvete kanë më shumë gjasa të ruajnë

besimin, pasi ata janë të aftë të kryejnë detyrën e ndërmarrë. Seifert, më tej ka pohuar se;

―Nxënësit të cilët janë vetefikasë kanë më shumë gjasa të jenë vetorganizatorë strategjikë dhe

metanjohjës, në krahasim me nxënësit që nuk ndjehen vetefikasë. Kur përballen me sfida dhe

detyra të vështira, nxënësit të cilët nuk janë vetefikasë do të priren të shmangin detyrën, ndërsa

nxënësit vetefikasë janë të gatshëm, t‗i trajtojnë problemet. Komponentët e motivimi të

përmendura më lart, të tilla si; vetefikasiteti, vetorganizimi dhe përpjekja do të trajtohen më tej në

aplikimin e teorisë së motivimit në vlerësim.

2.3.5.TEORIA E VETËVLERËSIMIT

Teoria e vetëvlerësimit përfshin përpjekjet e nxënësve për të ruajtur apo rritur

vetëvlerësimin dhe sjella e tyre mund të shpjegohet dhe kuptohet në lidhje me faktin sesi ata

mbrojnë vetëvlerësimin (Covington, 1984). Sipas Seifert (2004), vetëvlerësimi i referohet, gjykimit

dhe vlerësimit që dikush i bën vetes. Një person i cili e ka ndjenjën e vetëvlerësimit, është i

vetëdijshëm se, ai respektohet dhe vlerësohet nga të tjerët, ndërsa ai i cili nuk ndjehet i denjë, nuk

ndjehet i respektuar nga të tjerët. Kjo teori është e lidhur ngushtë me nocionet e përpjekjes dhe

aftësisë.

Covington (1984), pohon se, vetëvlerësimi është i lidhur me performancën. Nëse nxënësit

kanë aftësi të kryejnë diçka mirë, ata janë të denjë. Siç thekson dhe Seifert (2004); Performanca

është burim i vetëvlerësimit dhe aftësia është burim i performancës.

Përpjekjet, nga ana tjetër, janë gjithashtu, të rëndësishme, kjo për shkak se nxënësit që

evitojnë dështimin, kanë tendencë të ruajnë besimin, sepse përpjekja është një tregues i aftësisë.

Perceptimet dhe nocionet e aftësisë dhe përpjekjes janë, gjithashtu, çështje të rëndësishme, pasi

janë të ngulitura në besime kulturore të cilat ndikojnë në motivimin e nxënësve për të nxënë. Duke

u mbështetur në pesë teoritë e mësipërme, komponentë të ndryshëm psikologjikë të motivimit të

39

―Efektet e mënyrave të ndryshme të vlerësimit në motivimin e nxënësve gjatë përvetësimit të gjuhës së huaj‖,

paraqitur në kërkim të gradës shkencore ―doktor‖ nga m.sc. Anita Muho, fq. 38, Tiranë 2015)

Page 30: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

30

nxënësve janë propozuar nga shkolla të ndryshme të teorive konjitive të motivimit. Për shembull,

teoria e arritjes së qëllimit merr orientimin e qëllimit si një pikënisjeje dhe teoria e vetefikasitetit

përqendrohet në vetefikasitetin e nxënësve. 40

3. MENAXHIMI I KOHËS SË LIRË

Të gjithë adoleshentët janë të ndryshëm. Por shumë pëlqejnë ta kalojnë kohën e lirë duke

bërë gjëra të tilla si pazar, duke shkuar në festa, duke qenë me miq, duke luajtur lojëra dhe duke

përdorur media sociale, tekste, duke shikuar filma, duke lexuar dhe duke shkuar në plazh ose park.

Adoleshentët po kalojnë gjithashtu një sasi në rritje të kohës së lirë në aktivitete të strukturuara

jashtëshkollore si artet dhe sportet.

Kalimi i kohës së lirë së bashku me familjen është një mënyrë e shkëlqyeshme për të

qëndruar të lidhur me fëmijën tuaj adoleshent. Bërja e diçkaje një me një prej prindërit mund të

jetë një trajtim për fëmijën tuaj. Mund të shkoni në një film apo koncert, të gatuani së bashku, të

shikoni fotografi familjare ose të punoni në një projekt bashkërisht. Varet vetëm nga ajo që ju

intereson juve dhe fëmija juaj. Këto aktivitete mund të mos ndodhin spontanisht. Ju mund të keni

nevojë të diskutoni ide me fëmijën tuaj dhe të planifikoni të kaloni ca kohë së bashku. Nëse kalimi

i kohës së lirë me ju është një gjë e re, fëmija juaj mund të marrë pak inkurajues përpara se të

interesohet. Nëse kjo është një çështje, mund të konsideroni të ftoni një ose dy miqtë e fëmijës tuaj

gjithashtu. Nëse e kaloni kohën së bashku mjaft shpesh, fëmija juaj ndoshta do të ndërtojë më

shumë entuziazëm, kështu që vazhdoni të përpiqeni.

Aktivitetet me gjithë familjen luajnë një rol shumë të rëndësishëm për menaxhimin e kohës

së lirë të fëmijve tuaj. Nëse keni adoleshentë dhe fëmijë më të vegjël, mund të keni një takim

familjar për aktivitete të stuhisë së trurit për të shijuar si familje. Ju mund të bëni dy lista -

aktivitete për të bërë së bashku, dhe aktivitete që vetëm disa nga ju do të bëni.

40

―Efektet e mënyrave të ndryshme të vlerësimit në motivimin e nxënësve gjatë përvetësimit të gjuhës së huaj‖,

paraqitur në kërkim të gradës shkencore ―doktor‖ nga m.sc. Anita Muho, fq. 39, Tiranë 2015)

Page 31: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

31

Disa aktivitete që gjithë familja mund të bënin mund të përfshijnë:

të shiquarit e një filmi bashkërisht, qoftë në shtëpi ose në ndonje kinema

duke luajtur një lojë ose aktivitet të preferuar në një park lokal, si futbolli, tenis etj.

duke planifikuar të përgaditni ndonjë ushqim për drekë ose darkë

planifikimi i një pushimi në ndonjë vend të cilin të gjithë bashkërisht e pëlqejnë

duke shëtitur me bicikleta ose duke ecur nëpër hapësira malore etj.

Koha është një nga pasuritë më të vlefshme të jetës, pasi është diçka që nuk mund ta

rikthesh kurrë. Më pas, një nga aftësitë më thelbësore të jetës për të zotëruar është menaxhimi i

kohës. Në fund të fundit, menaxhimi i kohës është me të vërtetë menaxhim i jetës.

Një tranzicion i suksesshëm në moshën e rritur kërkon që një person të gjejë një ekuilibër

në aktivitetet konkurruese për të përmbushur përgjegjësitë. Të marrësh shumë ose thjesht të mos

dish se si të menaxhosh kohën në mënyrë të efektshme mund të rezultojë në stres. Disa strese në

jetën e një personi janë të shëndetshëm kur na nxitin të gjejmë një aftësi të re, t'i bëjmë gjërat ose

të bëjmë diçka me të vërtetë të mirë. Por stresi që vazhdon për një kohë të gjatë mund të ndikojë

negativisht në të gjitha aspektet e shëndetit tonë. Të qenit i aftë për të menaxhuar me kohën dhe,

nga ana tjetër, stresi, janë thelbësore për një trup dhe mendje të shëndetshme.

Interesimi për menaxhimin e kohës nuk është një element i ri, dhe në një botë gjithnjë e më

të globalizuar problemi se si të menaxhohet koha po diskotohet tashmë nga shumica e autorëve.

Ata propozuan metoda të ndryshme si të menaxhohen çështjet e kohës, siç janë planet e punës

(p.sh. listat e detyrave) me qëllim të rritjes së performancës së kohës, gjithashtu gjetën mënyra të

reja në të cilat njerëzit në organizata do të përmirësonin përpjekjet e tyre dhe të menaxhojnë më

mirë kohën e tyre. Mjaft interesante, koha nuk mund të menaxhohet, sepse është një faktor i

paarritshëm (Roe et al., 2005). Vetëm mënyra se si një person merret me kohën mund të ndikohet.

Administrimi i kohës mund të shihet si një mënyrë e monitorimit dhe kohës së rrotullimit (p.sh.

Eilam dhe Aharon, 2003). Kjo është arsyeja pse do të ishte më e saktë të flasim për vetë-

menaxhim sesa menaxhim të kohës, sepse nënkupton kryerjen e detyrave të shumta brenda një

periudhe kohe të caktuar. Sidoqoftë, në literaturë, termi vetë-menaxhim ka një kuptim tjetër, i cili

po monitoron dhe rregullon vetveten, por nuk bën ndonjë referencë specifike për teknikat e

përdorimit të kohës.

Ekziston një ndryshim i madh midis shkollës së mesme dhe universitetit kur bëhet fjalë për

menaxhimin e kohës dhe përgjegjësive akademike. Në shkollën e mesme, ekzistonte një lloj

mësimi që përfshin një shpjegim të gjithçkaje, me fjalë të tjera, prej A deri te Z. Nga ana tjetër, kur

Page 32: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

32

studentët hyjnë në universitet, ata zbulojnë se ajo që ata mësojnë është një leksion, që vetëm

përfshin informacione sipërfaqësore, dhe pjesa tjetër është detyra e tyre për të ditur dhe eksploruar

më tej. Menaxhimi i kohës është një aftësi që secili student nuk duhet vetëm që të dij, por edhe të

zbatojë. Shumë studentë të universitetit ankohen për mbarimin e kohës kur u kërkohet të bëjnë një

detyrë të caktuar, ata irritohen sepse nuk janë në gjendje ta bëjnë atë përpara afatit. Nga ana tjetër,

të tjerët gjejnë kohë të mjaftueshme për të përmbushur miqtë e tyre dhe për të përfunduar detyrat e

tyre pa asnjë konflikti; ata janë ata që ne i quajmë menaxherë të shkëlqyeshëm të kohës, dhe të

cilët janë të interesuar për hulumtimin tonë. Menaxhimi i kohës është jashtëzakonisht i

rëndësishëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për studentët e universitetit, sepse do të rritë notat e tyre

dhe do të rrisë produktivitetin e tyre. Sidoqoftë, shumicën e kohës studentët përballen me

probleme të ndryshme, si largimi nga detyra dhe pasiguria, kështu që ata fillojnë të zvarriten sepse

u mungojnë aftësitë organizative. Si rezultat, studentët nuk do të jenë në gjendje të organizojnë

detyra sipas përparësive të tyre, kështu që ata shpërqendrohen lehtë, duke përfunduar pushimin.

Siç mund ta shohim, menaxhimi i kohës është mjaft thelbësor për çdo student të universitetit, dhe

është një nga çelësat për një mesatare më të lartë.

Menaxhimi i kohës do të thotë si të organizojmë kohën tonë në mënyrë më të efektshme. I

referohet aftësisë për të përdorur kohën tonë mirë. Nëse kemi aftësi të mira për menaxhimin e

kohës, ne jemi në gjendje t'i përfundojmë të gjitha projektet tona në kohë, dhe të shmangim

humbjen e kohës kur mund ta përdorim atë për diçka me vlerë. Menaxhimi i kohës i referohet

praktikës së ndarjes së kohës tonë, në mënyrë që t'i bëjmë të gjitha detyrat tona të kryera. Është

procesi i të menduarit për atë që duhet të arrijmë dhe sa kohë kemi për ta arritur atë.

Menaxhimi i kohës nënkupton caktimin e një numri të duhur detyrash në momente të

përshtatshme, dhe lënien e vetes me kohë të mjaftueshme për t'i kryer ato detyra në një standard të

lartë. Prandaj, administrimi i kohës përfshin shpenzimin e kohës së duhur për gjërat e duhura.

Menaxhimi i kohës me të vërtetë është thelbësor për t'u bërë i suksesshëm, duke bërë

gjithçka që dëshironi dhe për të arritur sukses përfundimtar.

Menaxhimi i kohës është një problem i zakonshëm me të cilin përballen shumica prej nesh.

Shpesh, kur ju jeni të zënë me shumë detyra njëkohësisht, bëhet jashtëzakonisht e vështirë të

përcaktoni se cilat detyra duhet t'i kryeni së pari.

Duhet një sasi e konsiderueshme aftësish për të menaxhuar kohën tuaj si duhet. Nëse jeni

një nga këta njerëz, zakonisht jeni në gjendje të kontrolloni kohën tuaj në mënyrë efikase dhe

madje mund të përfundoni detyrat para kohe.

Page 33: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

33

3.1. NDIKIMI I MENAXHIMIT TË KOHËS SË LIRË NË ARRITJET

AKADEMIKE TË STUDENTËVE

Në botën moderne, koha shihet si një mall pafundësisht i ndashëm dhe i përdorshëm.

Ndihmon për të injektuar konceptin e kohës përmes institucionit. Të gjitha burimet materiale dhe

njerëzore të zotëruara nga organizatat mund të përmirësohen me kalimin e kohës ose të

transformohen me kalimin e kohës; megjithatë e vetmja pasuri që nuk mund të ndryshohet ose të

blihet ose të ruhet është vetë koha. Sekreti për të arritur sukses në jetë është administrimi efektiv i

këtij burimi që të gjithë posedojnë në mënyrë të barabartë dhe duke i kushtuar theks të

mjaftueshëm planifikimit ("College Students' Time Management: Correlations With Academic

Performance and Stress",Macan, Shahani, Dipboye & Phillips, December 1990, Journal of

Educational Psychology 82(4):760-768). Megjithëse përdorimi efektiv dhe efikas i kohës

ndryshon në lidhje me detyrat e kryera, rritja e mëtejshme e nivelit të njohurive dhe aftësive të

pritura nga punonjësit modernë ka rritur më tej domosdoshmërinë e planifikimit të kohës. Rruga

drejt suksesit në jetën shoqërore kalon përmes punës efektive dhe efikase e cila është e mundur

vetëm përmes menaxhimit të kohës. Mjedisi konkurrues ku jetojmë sot inkurajon njerëzit që në

fillim të arsimit të tyre fillor të planifikojnë dhe menaxhojnë kohën në mënyrë efektive.

Performanca e lartë e kërkuar nga kushtet konkurruese detyron organizatat dhe drejtorët që të

përdorin kohën në mënyrë efektive dhe parashikon kërkimin për të kontrolluar kohën ("Üniversite

Öğrencilerinin Zaman Yönetimleri ile Akademik Başarilari Arasindaki İlişki", Alay & Koçak,

2003).

Menaxhimi i kohës luan një rol jetësor në përmirësimin e performancës dhe arritjeve

akademike të studentëve. Secili dhe secili student duhet të ketë aftësi për menaxhimin e kohës i

cili përfshin përcaktimin e qëllimeve dhe përparësive, përdorimin e mekanizmit të menaxhimit të

kohës dhe të organizuar në përdorimin e kohës. Këtu menaxhimi i kohës është i mundur vetëm

përmes vetë-motivimit; performanca, aftësia dhe motivimi ("A Review of Time Management

Literature", Brigitte, Claessens, Eerde, & Rutte, February 2007,Personnel Review 36(2)). Këto

janë aktivitetet e pakta të kryera nga studentët e universitetit të sotëm, të cilat veprojnë si një

pengesë midis tyre dhe performancës së tyre akademike. Për shkak të humbjes së menaxhimit të

kohës, ata hendek pas. Ky studim do të ndihmojë për të analizuar ndikimin pozitiv ose negativ të

menaxhimit të kohës në performancën akademike të studentëve. Ai gjithashtu do të ndihmojë për

të marrë disa vendime rreth ndryshimeve që ne do të donim të bënim për të përdorur kohën tonë në

mënyrë më të efektshme ("Personality Predictors of Academic Outcomes: Big Five Correlates of

Page 34: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

34

GPA and SAT Scores", Noftle, Robins & Richard, August 2007, Journal of Personality and Social

Psychology 93(1):116-30). Nuk ka asnjë mënyrë të drejtë për të menaxhuar kohën tonë;

megjithatë; është e rëndësishme të njohim vetveten tonë, kështu që ne mund të marrim vendime të

mira se si ta shfrytëzojmë kohën tonë. Po kështu, në procesin e ofrimit të shërbimeve arsimore kjo

çështje ka qenë një temë interesi që diskutohet dhe theksohet në disa platforma dhe është filluar

një përpjekje për të vlerësuar dhe analizuar kohën dhe qëndrimet dhe sjelljet e menaxhimit të

kohës të studentëve në institucionet arsimore ("The Impact of Time Management on the Students'

Academic Achievements", Nasrullah & Khan, January 2015, Journal of Literature, Languages and

Linguistics).

Në vendet në zhvillim ku studentët kanë shumë çështje gjatë udhëtimit akademik kanë një

histori të re për studiuesin të zbulojë rezultate shumë më interesante. Praktikat e menaxhimit të

kohës kanë një ndikim në rezultatet e studentëve si studime empirike të bëra nga studiuesit e

kaluar. Përkundër njohjes së ndikimit të kohës në arritjen akademike, kësaj marrëdhënie nuk i

jepet rëndësi nga studentët (Sevari, K., & Kandy, M. (2011). Time Management Skills Impact on

Self-Efficacy and Academic Performance. Journal of American Science, 7, 720-726.). Në nivelin e

arsimit të lartë, orari i studimit duhet të planifikojë, zbatojë dhe kontrollojë siç duhet për rezultate

më të mira. Theksimi i kohës gjithashtu ndihmon në zhvillimin e politikave arsimore me kosto

efektive nga autoritetet, veçanërisht në nivelin e arsimit të lartë ("Study of Impact of Time

Management on Academic Performance of College Students", Prof. Mehnaz Kaushar, IOSR

Journal of Business and Management (IOSR-JBM), 2013)). Problemi i vazhdueshëm i mungesës

së njohurive në lidhje me menaxhimin e kohës dhe rezultateve akademike është për shkak të

mungesës së lehtësisë dhe mënyrave të kushtueshme për mbledhjen e të dhënave. Nxitur nga ky

fakt, vëmendje e veçantë i është kushtuar në sistemin modern të arsimit çështjeve të menaxhimit të

kohës duke vlerësuar qëndrimet dhe sjelljet e studentëve në lidhje me kohën dhe menaxhimin e saj

(Nasrullah, Shazia & Muhammad, & Saqib Khan, Muhammad & Khan, Irfan & Afaq, Qamar.

(2015). The factors effecting the students' academic achievements in higher educational

institutions. 1019-8180.). Bazuar në domosdoshmërinë e një menaxhimi efektiv të kohës të

kërkuar nga studentët gjatë jetës së tyre akademike dhe profesionale, hulumtimi në terren është

realizuar në këtë punim me qëllim të përcaktimit të pozitës së tyre në lidhje me menaxhimin

efektiv të kohës dhe përcaktimin e efektit të aftësive të tyre të menaxhimit të kohës arritjet e tyre

akademike.

Page 35: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

35

3.2.RËNDËSIA E MENAXHIMIT TË KOHËS SË LIRË

Menaxhimi i kohës është shumë i rëndësishëm nëse duam të përfitojmë sa më shumë nga

jeta, dhe ky hulumtim ju ofron arsye kryesore dhe bindëse për rëndësinë e menaxhimit të kohës.

1. Përmbushja e qëllimeve tona: ne nuk mund t'i realizojmë ëndrrat nëse nuk ndajmë kohë

për ta bërë këtë. Menaxhimi i mirë i kohës na mundëson që të kemi mjaft kohë për të

realizuar të gjitha projektet tona në përsosmëri - nëse është e nevojshme duke i ndarë ato

në nën-projekte ku secili do të ketë kohëzgjatjen e tyre kohore për përfundim.

2. Relaksimi: nëse e menaxhojmë kohën tonë mirë, do të kemi shumë kohë për t'u çlodhur.

Në të kundërt, një orar i menaxhuar dobët është një recetë për stresin dhe pakënaqësinë

pasi të gjitha ato punë grumbullohen rreth nesh dhe ne nuk duket se kemi kohë të

mjaftueshme për t'i bërë ato të gjitha.

3. Të fitosh kohë për të tjerët: menaxhimi i kohës nuk ka të bëjë vetëm me ne dhe qëllimet

tona - është gjithashtu nevojë e detyrueshme të përdorim kohën tonë për t'u lidhur me

ato që duam. Ju nuk keni nevojë të blini një personi një dhuratë të shtrenjtë në mënyrë

që t'u tregoni atyre se ju i doni dhe kujdeseni për ta: shpesh, thjesht ndarja e kohës për

atë person mund të jetë një mënyrë shumë më domethënëse për ta bërë atë të lumtur.

4. Kujtoni që koha jonë është e fundme: mos e arrini në fund të jetës tuaj të ngarkuar me

keqardhje për gjërat që dëshironi të kishit bërë, ose njerëz që dëshironi të kishit kaluar

më shumë kohë me të. Menaxhimi i mirë i kohës do t'ju lejojë të përdorni jetën tuaj të

fundme në këtë planet në maksimumin e plotë.

5. Kujtojmë që ne nuk duhet të bllokohemi nga koha: dikush që është i mirë në

menaxhimin e kohës së vet, është gjithashtu i vetëdijshëm se ka më shumë gjëra tjera në

jetë sesa menaxhimi i kohës. Të kalosh vetëm një minutë me dikë që ne vërtet e duam,

mund të ndjehemi më të vlefshëm sesa të kalojmë një orë në punë. Kjo do të tregojë se,

megjithëse menaxhimi i kohës është i rëndësishëm, shpesh janë përvojat që kemi që janë

më të rëndësishmet në jetën tonë dhe emocionet që ndiejmë veten dhe provokojmë tek të

tjerët, si dhe të mirat që bëjmë në këtë tokë, sesa sasia e kohës që kemi.

("Role of Leisure and Recreation at Improving Quality of Life of Workers in Tertiary

Institutions", Cletus Okechukwu Obinwanne & Alozie, Elsie Nkemdilim, IJDSHMSS,

March 2019)

Page 36: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

36

3.3. MENAXHIMI I KOHËS NË SHKOLLË

Për shkak të lirisë së tepruar të studentëve, mund të bëhet mjaft sfiduese për studentët e rinj

që të përballen me menaxhimin e kohës. Liria për të zgjedhur orarin tuaj ose aktivitete

jashtëshkollore krijon me lehtësi një nocion të rremë se ata mund të bëjnë gjithçka që dëshirojnë.

Nga ana tjetër, ajo pasqyron përparësitë e dikujt dhe si jeni në gjendje t'i përshtatni ato siç duhet në

orarin tuaj.

Me mungesë të menaxhimit të duhur të kohës, një student do të ketë probleme të përballojë

afatet e përcaktuara nga mësuesit e tyre. Shumica e studentëve kanë tendencë të pushojnë gjatë

orarit të lirë dhe ata shpesh përfundojnë duke mos arritur asgjë.

Duke shpërndarë siç duhet kohën tuaj, do të jeni në gjendje t‘i përfundoni detyrat tuaja

shumë më shpejt. Gjithashtu, ju jeni në gjendje të shmangni detyrat e mbivendosura që priren t'ju

ngadalësojnë dhe do të keni kohë të mjaftueshme për aktivitete dhe detyra jashtëshkollore.

Për menaxhim më të lehtë të kohës studentët duhet të bëjnë së paku këto veprime:

1) Eliminoni harxhimet e kohës në jetën tuaj. Harxhim i kohës pa patur nevojë, janë gjëra

që ju ndërpresin dhe ju harxhoni kohë duke bërë, por nuk do të kishit zgjedhur t'i bëni

ato duke pasur parasysh zgjedhjen. Eleminimi i këtyre humbjeve të kohës është

thelbësore për menaxhimin e kohës:

Email - Nëse po kaloni më shumë se 30 minuta në ditë me email (përveç nëse kjo

është puna juaj) ju po shpenzoni shumë!

Telefon — Nëse i përgjigjeni telefonit më shumë se 5 herë në ditë gjatë kohës tuaj

produktive (shkollë, punë shkollore në shtëpi, etj.), po sakrifikoni menaxhimin dhe

efikasitetin e kohës. Kur i përgjigjeni telefonit, ju ndërpreni rrjedhën tuaj aktuale të

prodhimtarisë dhe kjo ngadalson produktivitetin tuaj.

Televizioni - Kjo duhet të jetë e kufizuar për ju që të arrini kontrollin përfundimtar

gjatë kohës tuaj. Rekomandohet të përdoret 30 minuta në ditë, veçanërisht nëse nuk

po i arrini të gjitha gjërat që ju duhen ti realizoni

2) Bëni një listë të asaj që është vërtet e rëndësishme në jetën tuaj dhe thjesht filloni të bëni

gjërat në listën tuaj. Një nga çelësat për menaxhimin e kohës është përparësia - ju duhet

të dini absolutisht se çfarë doni të arrini dhe pastaj të shkoni ta bëni atë. Bota e sotme ka

shumë shpërqendrime dhe kur lejoni që ato shpërqendrime të bëhen përparësi,

sakrifikoni menaxhimin e kohës.

Page 37: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

37

3) Filloni të përqëndroheni në menaxhimin e kohës gjatë gjithë ditës. Fokusi juaj i

vazhdueshëm duhet të jetë në menaxhimin e kohës tuaj. Pasi të keni përcaktuar qëllimet

dhe përparësitë tuaja, filloni të përqendroheni thjesht në kryerjen e këtyre gjërave. Nëse

diçka nuk është në listën e qëllimeve tuaja për këtë javë ... mos e bëni derisa të bëhen të

gjitha qëllimet tuaja. Kur ju jepni përparësi çdo ndërprerje që ndodh nuk do të arrini

qëllimet tuaja. ("How to Make the Most of Your Workday", By Phyllis Korkki, online

(https://www.nytimes.com/guides/business/how-to-improve-your-productivity-at-work))

3.4.THELBI I MENAXHIMIT TË KOHËS SË LIRË

Përveç bërjes më të efektshme, ju gjithashtu bëheni më të përgjegjshëm kur mësoni se si të

menaxhoni siç duhet kohën tuaj. Ju jo vetëm që mund të vendosni përparësitë tuaja, por

gjithashtu të ofroni kohë të barabartë si për punë ashtu edhe për kohën e lirë. Të jesh përgjegjës

me kohën tënde do të funksionojë në mënyrë efektive qoftë në shkollë apo punë.

Ndoshta përfitimi më i madh që mund të merrni nga menaxhimi i duhur i kohës është se

përmirëson cilësinë e punës tuaj. Kur të keni kohë të mjaftueshme për të punuar në një detyrë

të caktuar, do të keni kohë të mjaftueshme për të përcaktuar ndonjë gabim dhe keni kohë të

mjaftueshme për ta korrigjuar ose përmirësuar atë. Kur po luftoni, nuk e keni këtë luks të

rishikimit dhe për këtë arsye kryesisht vendosni për atë që mund të realizoni në kornizën

kohore të lejuar.

Ata studentë që nuk arrijnë të menaxhojnë mirë kohën e tyre, shumica e tyre punojnë nën

presion ose orë para afatit. Prandaj, ata nuk marrin mundësinë për të kontrolluar cilësinë e

punës së tyre.

Këto janë vetëm disa nga arsyet praktike pse Menaxhimi i Kohës duhet të praktikohet nga

çdo student që dëshiron të bëhet më efektiv në studimet e tyre akademike.

3.5. QËLLIMI I MENAXHIMIT TË KOHËS SË LIRË

Ka shumë mënyra që menaxhimi i kohës mund të na ndihmojë në jetën tonë. Shkathtësitë e

zhvillimit të menaxhimit të kohës janë si më poshtë:

Page 38: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

38

Kursimi i parave: përdorimi i kohës e bën punën tonë më të dobishme. Ndërsa

shkon duke thënë, "koha është para", dhe në shumë kontekste kjo është shumë e

vërtetë.

Afatet e takimit: menaxhimi i kohës është një aftësi thelbësore nëse duam të

përmbushim afatet tona.

Arritja e qëllimeve tona: ne mund të arrijmë qëllimet tona vetëm nëse kemi kohë të

mjaftueshme për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm drejt tyre.

Duke shijuar kohën e lirë: kur menaxhojmë mirë kohën tonë, zbulojmë se kemi

mjaft kohë për të pushuar.

Mirësjellje: është e sjellshme të mos i mbash njerëzit e tjerë duke pritur ndërsa ne

përpiqemi të përfundojmë detyra të tjera. ("Time Management – A Case Study", Dr.

Radhika Kapur, University of Delhi, March 2018)

3.6. TEKNIKA EFEKTIVE TË MENAXHIMIT TË KOHËS SË LIRË

Është e thjeshtë për të menaxhuar kohën në mënyrë efektive kur përdorni këto teknika më poshtë:

Jini realistë për atë që dëshironi të arrini dhe sa kohë duhet të bëni. Planet e menaxhimit të

kohës duhet të jenë gjithnjë të arritshëm, dhe ne gjithmonë duhet të jemi në gjendje t'i realizojmë

ato pa pasur nevojë të shkaktojmë vetvete sasi të panevojshme stresi ose pagjumësie. Përkundrazi,

duhet të ndjehemi më pak të stresuar dhe të flemë më mirë, sepse po e menaxhojmë kohën tonë

kaq mirë.

Bëni një plan: përdorni një ditar ose një kalendar për të menaxhuar kohën tuaj. Keni një ide

të qartë për atë që duhet të bëni në çdo kohë të caktuar - dhe sigurohuni që të shtoni shumë kohë

për t'u çlodhur dhe të kaloni kohë me të dashurit tuaj së bashku me të gjitha ato projekte pune.

Përcaktoni përparësitë: cilat aktivitete janë përparësitë tuaja? Kalimi i kohës me familjen

tuaj, për shembull? Apo, ndoshta studimi është përparësia juaj aktuale? Të dish se cilat janë

përparësitë tuaja, do t'ju ndihmojnë të shihni se ku ju duhet të ndani pjesën më të madhe të kohës

tuaj.

Page 39: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

39

Bëni rregullisht aksione: bëni pauzë në intervale të rregullta për të parë nëse jeni në rrugën

e duhur, dhe nëse nuk jeni, përgatituni të bëni disa rregullime në stilin tuaj të punës.

Delegoni detyrat: të punoni si pjesë e një ekipi mund t'ju ndihmojë të përdorni kohën në

mënyrë të efektshme. Nëse të gjithëve iu është dhënë një detyrë të kryeni dhe të gjithë punojnë në

detyrat e tyre në të njëjtën kohë, projekti i përgjithshëm do të përfundojë më shpejt sesa nëse keni

provuar të bëni të gjitha detyrat në mënyrë të vetme.

Mos e humbni kohën: mendoni për të gjitha aktivitetet që ju bëni që humbni kohën tuaj (të

tilla si shfletimi në internet) dhe përpiquni t'i zvogëloni ato.

Kujtoni veten për vlerën e kohës. Ne të gjithë kemi vetëm një kohë të caktuar në tokë, dhe

pasi të kemi përdorur kohën tonë, nuk mund ta marrim përsëri. Qëndrimi i vetëdijshëm

vazhdimisht për këtë është një mënyrë e shkëlqyeshme për të motivuar veten që të përdorni kohën

tuaj mirë. Të gjithë mund të jemi pak më mirë në menaxhimin e kohës. ("LEISURE TIME

MANAGEMENT", PAULINA GAJEWSKA, KATARZYNA PISKRZYŃSKA, Forum Scientiae

Oeconomia • Volume 5 (2017) , No. 1)

4. LLOJET E MOTIVIMEVE TË TË MËSUARIT

Procesi i të mësuarit është aktivitet i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm i çdo individi. Ai është i

orientuar drejt arritjes së një rezultati të fundit e që janë dituritë dhe shkathtësitë e reja. Ne çdo ditë

mësojmë, që nga vitet e para të jetës e deri në ato të fundit. ("TË NXËNIT DHE STILET E TË

NXËNIT, Lidershipi në arsim, burim online).Por, çka është të mësuarit në esencë? Të mësuarit

paraqet ndryshim relativisht të qëndrueshëm të individit. Në mësojmë nga prindërit, nga rrethi

shoqëror, nga mediat-jemi qenie që mësojmë, që do të thotë çdo herë jemi në procesim të njohjes

së informacioneve, të kuptuarit e sistemeve. Të mësuarit përfshinë një ndryshim të qëndrueshëm

në personin që mëson. Ai ndryshon varësisht nga mënyra se si mëson. Të mësuarit e parë fillon në

familje. Aty fillon procesi i njohjes, procesi mendor e që evoluon krahas përdorimit të stileve të të

mësuarit (Musai, Bardhyl “Psikologjia e edukimit “ Tiranë, 1999, fq. 88).

Rreth të mësuarit kemi mendime të ndryshme se si mund të vihet deri te të mësuarit e

suksesshëm, cilat metoda i përdorim etj., por ndër më të njohurit që kanë hulumtuar këto çështje

Page 40: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

40

janë bihevioristët, që sipas këndvështrimit të tyre të mësuarit është mënyrë sipas së cilës një person

vepron në një situatë të veçantë. Pra ne mësojmë çdo ditë e çdo herë kudo që jemi e shkojmë. Por

për dallim nga bihevioristët mendim të kundërt për të nxënit kanë kognitivistët (Piazhe, Gleizer,

Bruner etj), të cilët thonë se të mësuarit është një proces i brendshëm që nuk mund të vëzhgohet

drejtpërsëdrejti. Nga të dyjat këndvështrimet del se të mësuarit është edhe proces i brendshëm

edhe i jashtëm. Këtë e vërteton praktika mësimore. Të mësuarit te qeniet njerëzore përfshinë

formimin e koncepteve, teorive, ideve dhe abstraksioneve të tjera mendore që kryhen brenda nesh

kur ne mësojmë. Këto gjëra janë studiuar mjaft. ("Tenth International Conference on: “Education

and Social Sciences- Challenges towards the Future” 2019 (ICES X- 2019) 22 June 2019)

Kërkohet e hulumtohet çdo ditë e më shumë se si mund të jetë më mirë e kapur nga ne njohja e

re. Asnjëherë nuk mësojmë përmes një mënyre. Të tilla raste ka shumë, si në përditshmëri po ashtu

edhe në procesin mësimor si p.sh. : Disa mësimdhënës përdorin fjalën, disa ilustrimin,

eksperimentin etj., por asnjë nxënës nuk mëson duke i pranuar të gjitha këto stile. Çdonjëri prej

tyre mëson përmes stilit të tij, atë që e përcakton intelekti i tij, sepse çdo njeri dallon në stilin

njohës të tij nga të tjerët. ("TË NXËNIT DHE STILET E TË NXËNIT", Lidershipi në arsim, burim

online(https://ja-jp.facebook.com/478341388865017/posts/569847576381064/)).

Stilet e të mësuarit përcaktojnë atë se sa, si do të mësojmë përmes atyre stileve të të mësuarit

që ne i posedojmë. Njihen shumë stile të të mësuarit në punën edukative - mësimore, në shkollë,

por më të njohurat sipas psikologëve janë : stili vizuel, stili auditiv dhe stili kinestetik. Këto janë

vetëm disa nga stilet e të mësuarit të nxënësve në praktikën e përditshme shkollore. Stili i të

mësuarit të nxënësit është ―mënyra specifike e organizimit të të mësuarit dhe të mbajtjes në

mend‖, sepse çdo njeri dallon në stilin njohës të tij nga të tjerët.

Teoritë e të nxënit (mësuarit) janë:

Të nxënit Biheivjorist – Informacion për reagimet / qëndrimet, përforcim pozitiv, negative,

neutral, nxitja për reagim specifik, i jashtëm – i brendshëm, motivim për sjellje të saktë.

Të nxënit Kognitiv – Regjistrat shqisor, kujtesa (afatgjatë / afatshkurtër), përsëritja,

organizimi i të kuptuarit, të nxënit aktiv dhe zotërimi i plotë, lidhja e ideve mes tyre,

respektimi i lidhjeve shkakore, organizuesit e avancuar.

Të nxënit Social – Vëmendja, Ruajtja, Prodhimi i sjelljes, Motivimi për ta ruajtur sjelljen e

re, Vetefikasiteti, Agresioni, Qëndrueshmëria, Vetebesimi.

Të nxënit Konstruktiv – Interpretim i ideve nga këndvështrimi personal, Vendi i debatit

dhe diskutimit, Vendi i projekteve, i praktikave dhe perspektivave të shumëfishta.

Page 41: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

41

Të nxënit Përpunim i Informacionit – Caktimi i qëllimit, gjetja e teknikave, fjalët kyqe,

organizim i informacionit sipas kuptimit, metakognicioni, planifikimi, monitorimi,

modifikimi. (“Mësimdhënia dhe mësimnxënia efektive”, burim

online(https://www.scribd.com/doc/303932988/Mesimdhenia-Dhe-Mesimnxenia-Efektive.))

4.1. DEFINIMI I MOTIVIMIT TË TË MËSUARIT

Motivimet e të nxënit nga autor të ndryshëm emërtohen si mënyrë përmes të cilave merrën të

dhëna, dije, informacione të cilat përvetësohen dhe përpunohen nga nxënësit në mënyrë vetanake.

Motivimet e të nxënit në vetëvete kanë elementin e përceptimit (të parit, dëgjuarit, prekurit,

ndjenjës, të menduarit, veprimit). 41

Prandaj çdo nxënës ka mënyrën e vet të të nxënit, Çdo herë

duhet pasur parasysh se mësimi më i mirë bëhet kur nxënësi mëson duke u nisur nga interesat,

dëshirat dhe pa detyrime e ngarkesa. Të mësuarit është i frytshëm nëse të folurit, bisedat,

shoqërohen, ndërlidhen me veprime, ushtrimet duke punuar, vepruar etj. Karakteristikat, mënyrat

se si nxënësi punon, arrin deri te informatat dhe si mëson janë çështje që duhet të njihen në mënyrë

profesionale nga mësimdhënësi si dhe të trajtohet si një faktorë i veçantë në procesin e

mësimdhënies dhe të të nxënit. ("Mësimdhënia dhe mësimnxënia efektive",

online(https://www.coursehero.com/file/60923899/PJESA11docx/). Kjo nënkupton përshtatjen e

strategjive mësimore, mësimdhënies me stilet e të nxënit për të arritur një mësimdhënie cilësore, të

frytshme. Stilet e të mësuarit zakonisht përkufizohen si tipare njohëse, emocionale dhe

psikologjike të nxënësve, kur ata bashkëveprojnë në mjedisin e klasës.("Stilet e të nxënit", Naim

Babaj, online(http://naimbabaj67.weebly.com/stilet-e-teuml-nxeumlnit.html))

Nxënësit me stile të ndryshme përpiqen t‘i zgjidhin problemet në mënyra të ndryshme. Pra

duke i njohur stilet e të nxënit, mësimdhënësi njehë karakteristikat e nxënësve, mënyrën e

përvetësimit të diturive, zgjidhjes së situatave problemore. Për stilet e të nxënit kanë shkruar

autorë të ndryshem, si në literaturen e ndryshme psikologjike ashtu edhe në atë pedagogjike.

Psikologu amerikan Kolb dallon këto motivime të të nxënit: ("Mësimdhënia dhe mësimnxënia

efektive", online(https://www.coursehero.com/file/60923899/PJESA11docx/).

41

("Strategji të mësimdhënies dhe të nxënit", Dafina Gashi, punim diplome, online(https://edukimi.uni-

gjk.org/upload/dokumentet/36573-Dafina%20Gashi%20-%20Tema%20Diplomes.pdf)

Page 42: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

42

Motivimi i të mësuarit nëpërmjet eksperiencës konkrete (të mësuarit nëpërmjet përvojës,

shembujve konkret etj).

Motivimi i të mësuarit nëpërmjet eksperimenteve aktive (përvetësimi i dijeve nëpërmjet

bashkëveprimit, punës në grupe, bashkëbisedimit).

Motivimi i të mësuarit me ndihmën e monitorimit (të mësuarit përmes vëzhgimit,

përdorimi I materialeve të ndryshme).

Motivimi i të ashtuquajtur mendim-konceptualizim abstrakt (të nxënit duke përdorur

proceset mendore, analizën, të menduarit logjik, gjykimin) (Mësimdhënia dhe mësimnxënia

efektive, online (https://www.scribd.com/doc/303932988/Mesimdhenia-Dhe-Mesimnxenia-

Efektive)

Përveq këtyre renditjeve të motivimeve të të nxënit kemi edhe renditje tjera pak a shume të

ngjajshme, të cilat do t'i japim më poshtë, të përgatitura nga Felder dhe Solomon.

Motivimi i të nxënit aktiv – Nxënësit që mësojnë sipas këtij stili i përvetsojnë dijet, u

shpjegojnë të tjerëve, diskutojnë dhe ndërveprojnë. Prandaj edhe pëlqejnë të punojnë në

grupe, të veprojnë, ku secili anëtarë i grupit bashkëpunon për dhënien e ideve dhe zgjidhjen

e problemeve, janë më energjik dhe kanë prirje për veprimtari ku kërkohet gjallëri.

Motivimi i të nxënit reflektiv – Derisa nxënësit aktiv punojnë në grupe, nxënësit reflektiv

parapëlqejnë të punojnë në mënyrë vetanake, në një vend të qetë, larg zhurmës dhe gjërave

tjera që mund ta pengonin të menduarit e tyre rreth dijeve dhe informacioneve të përfituara.

Të nxënit intuitive – Nxënësit me intuitë janë shumë logjik, mendojnë, analizojnë,

krahasojnë, kanë të zhvilluar të menduarit abstrakt, gjejnë mardhënjet dhe janë nismëtar të

risive.

Nxënësit e ndjeshëm – Nxënësit që ndjenjë i përvetsojnë dijet, faktet dhe i kuptojnë ato.

Janë të kujdesshëm për gjërat më të imta dhe dallohen për vendosmëri në zgjidhjen e

problemeve. Pëlqejnë të kryejnë veprime praktike edhe mësimet të konkretizohen me

shembuj praktik.

Motivimi i të nxënit pamor – Nxënësit që kanë prirje pamore i përvetsojnë informacionet

kur ato janë konkrete dhe i shohin si p.sh. ilustrimet, hartat, cd. rom etj.

Motivimi i të nxënit dëgjimor – Këta nxënës më pare pëlqejnë të mësojnë prej fjalës së

folur dhe të shkruar, përmes ligjeratave, diskutimeve në grup etj.

Motivimi kronologjik – Parapëlqejnë të mësojnë përmbajtje mësimore duke i ndarë në

pjesë më të vogla logjike dhe pa bërë shkëputje të lidhshmërisë së tyre logjike.

Page 43: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

43

Motivimi global – Shquhen për prirje të zgjedhjes së problemeve në tërësi ashtu si janë dhe

pa hyrë në imtësira. ("Stilet e të nxënit", Naim Babaj,

online(http://naimbabaj67.weebly.com/stilet-e-teuml-nxeumlnit.html))

4.2. NATYRA E MOTIVIMIT TË TË NXËNIT

"Të nxënit lidhet me mënyrat, format, rrugët, procedurat, hapat, rregullat, strategjitë, kërkimet,

eksplorimet, zgjidhjet etj, që nxënësit përdorin në procesin e tyre të të mësuarit."

Për vetë natyrën e tij, të nxënit duhet trajtuar në lidhje me një bashkësi shumë të madhe

elementësh, të cilat e bëjnë funksionale atë, vetëm përmes koordinimit dhe bashkërendimit të

këtyre elementëve, si dhe duke i vendosur ato në raporte të balancuara dhe ndihmëse për njëri

tjetrin. Këta elementë të rëndësishëm janë (Moduli “Nxënia aktive”, Projekti: “Shkolla Qendër

Komunitare”-Ekosistemi i Edukimit për Zhvillim të Qëndrueshëm, IADSA, fq.6, Dhjetor 2015):

Përmbajtja kurrikulare e përshtatshme dhe motivuese, në përputhje me interesat, veçoritë

fizike dhe psikologjike të nxënësve, e cila bën që ajo të pranohet me dëshirë nga ata.

Atmosfera e përgjithshme psiko-shoqërore në mjedisin e të nxënit.

Mjedisi fizik i procesit të të nxënit ( klasa, klasat e specializuara, laboratorët, mjedisi

natyror, qëndrimi në mjediset kulturore-historike etj).

Modifikime të planifikuara dhe rregullime të skicuara të mjedisit fizik, p.sh vendosja në

rreth ( modifikime të planifikuara në mjedis, paisjet, qëllimet didaktike, paisjet

audiovizuale, materialet mësimore etj.)

Përmbajtja e të nxënit, njohuritë ose objekti i njohurisë me të gjitha karakteristikat

specifike të secilës fushë të dijes.

Sistemi social i marrëdhënieve shoqërore dhe rolet shoqërore ( fuqia e marrëdhënieve

midis mësuesit dhe nxënësve, lidhjet e paraqitura dhe barazia, struktura e

Format e komunikimit pedagogjik ose mungesa e tyre( mësues-nxënës, nxënës-nxënës,

nxënës-njohuri ose objekti i njohurisë)

Qëllimet dhe rezultatet/objektivat e të nxënit.

Metoda, teknikat e mësimdhënies dhe të të nxënit që plotësojnë kërkesat për natyrën e

njohurive dhe qëllimet e të mësuarit.

Page 44: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

44

Përcaktimi për secilin nxënës se çfarë do të mësojë dhe si mund të realizohen kët

përcaktime.

Të gjithë elementët e mësipërm duhet të jenë integruar në një bashkësi të tërë të ideve

pedagogjike, të cilat duhet të sigurojnë kushte të mjaftueshme për gjenerimin e veprimtarive

mësimore, të planifikuara për të nxënit e nxënësve. Në rrjedhën e tij procesi mësimor ka njohur

natyra të ndryshme të nxëni, por më të prekurat dhe të përmendurat në përvojën e shkollave fillore

janë (Moduli “Nxënia aktive”, Projekti: “Shkolla Qendër Komunitare”-Ekosistemi i Edukimit për

Zhvillim të Qëndrueshëm, IADSA, fq.7, Dhjetor 2015):

Natyra lineare e të nxënit

Natyra ndërvepruese e të nxënit.

Të dyja këto realitete arsimore përkojnë me idetë dhe konceptimet e kohës në të cilat janë

zhvilluar, si dhe me zhvillimet e sotme, ku më shumë e ku më pak. Natyra lineare e të nxënit mund

të paraqitet sipas skemës së mëposhtme:

Skemë 1.

Procesi linear i të nxënit, siç shihet dhe në skemë, lëviz sipas drejtimit të shigjetave, të cilat

pasqyrojnë mundësi minimale për të nxënit e nxënësve.

Më shumë vend në këtë proces zë shpalosja e veprimtarive profesionale të mësuesit duke e

reduktuar mjaft të nxënit.

Ky model të nxëni, në mënyrën e zhvillimit të tij më shumë e maskon dhe e kufizon atë. Në

të tilla raste shumë mësues e konsiderojnë mësimdhënien sinonim të të nxënit.

Pasojat që mund të krijohen në përdorimin e shumtë të këtij modeli janë të rrezikshme për

shumë aspekte thelbësore që lidhen me të nxënit në shkollë, sepse sipas kësaj figure, ky

është një proces që shkëput mësimdhënien nga të nxënit.

Page 45: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

45

Kjo ―formulë e vjetëruar‖, e mësipërme, është tipike për shkollat tradicionale ― të

vjetëruara‖, të cilat pengojnë realizimin e një bashkëveprimi të drejtpërdrejtë, por dhe të

veprimtarive praktike, si komponentë shumë të rëndësishëm të të nxënit.

Marrëdhënia e mësipërme, lineare pengon maksimalisht të nxënit që mbështetet mbi

ndërveprimin aktiv në klasë.

Një tjetër pamje dhe skemë sjell të nxënit bashkëveprues.

Skemë 2

Ky lloj të nxëni ndërveprues është përzgjedhur sot nga shumë mësues për të nxënit e nxënësve të

tyre për arsye të tilla, si më poshtë:

Ka lehtësuar të kuptuarin e nxënësve gjatë procesit të ndërveprimit, sepse së pari i jep më

shumë mundësi një mësuesi të punojë efektivisht me shumë nxënës në klasë dhe së dyti

nxit mundësitë e përfshirjes dhe pjesëmarrjes në veprimtaritë e të nxënit, të një numri më të

madh të nxënësve. Në të vërtetë, ky model bën të mundur një ndërveprim real, të dyanshëm

dhe brenda secilit grup mundëson aktivizimin e një numri të madh nxënësish në të nxënë.

Nga ana tjetër ndeshen dhe probleme e shqetësime në këtë lloj të nxëni gjatë ndërveprimi si

më poshtë:

o ndërveprimi i mësuesit është i përkohshëm ( kur ai ose ajo drejton një grup),

o aktivizimi barabartë i nxënësve nuk është i garantuar,

Page 46: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

46

o lloji dhe mënyra e aktivizimit nuk është e njëjtë për të gjitha grupet, kështu ekziston

një mundësi për parcelizim të përmbajtjes kurrikulare dhe një formim i pasigurtë (

secili grup mëson vetëm një pjesë të së tërës);

Në këtë model ekziston një mundësi për një komunikim të vërtetë, pedagogjik të

dyanshëm, së pari midis nxënësve, duke nxitur gjithmonë një numër të nxënësve

pjesëmarrës në veprimtaritë e të nxënit që të bëjë të mundur një proces të nxëni të

kuptueshëm në lidhje me çështjen që trajtohet. (Projekti: “Shkolla Qendër Komunitare”-

Ekosistemi i Edukimit për Zhvillim të Qëndrueshëm MODULI “NXËNIA AKTIVE”,

Dhjetor, fq. 7-8, 2015).

4.3.VËSHTIRËSITË E MOTIVIMIT TË TË NXËNIT

Vendi dhe roli i procesit të të nxënit tashmë konsiderohet si pjesa më themelore dhe më e

rëndësishme në jetën e njeriut, e lidhur kjo drejtpërdrejt me zhvillimin intelektual të tij. Të nxënit

në shumë pikëpamje dhe interpretime të kohës paraqitet si një pjesë e integruar, natyrshëm në

rrjedhën jetësore që në konceptimin e njeriut, që në lindjen dhe rritjen e tij e gjer në fund të jetës.

Në këtë kuptim, të nxënit është ndeshur dhe do të vazhdojë përjetësisht të përballojë një tërësi

vështirësish të natyrshme që paraqesin njerëzit në mosha dhe nivele të ndryshme kulturash,

statusesh sociale, ekonomike, shoqërore, në mjedise familjare dhe shkollore etj, të cilat në kohëra

të shkuara dhe të sotme janë konceptuar në mënyra të ndryshme, duke krijuar opinione dhe

qëndrime profesionale të larmishme dhe herë-herë kontradiktore. Është i pranuar fakti që procesi i

të nxënit të individit, sado i suksesshëm të ketë qenë, ka demonstruar dhe ka përballuar vështirësi

të ndryshme në jetën individuale. (Moduli “Nxënia aktive”, Projekti: “Shkolla Qendër

Komunitare”-Ekosistemi i Edukimit për Zhvillim të Qëndrueshëm, IADSA, fq.10-11, Dhjetor

2015):

Termi ―vështirësi‖ në këtë kuptim është bërë shumë i përdorur sidomos dekadën e fundit,

ngaqë ai lidhet me bashkësinë e vështirësive që shfaqen në procesin e të nxënit të njeriut gjatë

Page 47: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

47

gjithë jetës. Kjo për arsye se për dhjetëra vite me radhë janë trajtuar në mënyrë të posaçme

defektet fizike dhe mendore si të vetmit elementë vështirësie që shfaqin njerëzit në jetë, ndonëse

në edukim ato janë trajtuar si pjesë të shkëputura nga procesi normal i të nxënit, duke bërë që

gjithë investimi familjar, arsimor për këtë kategori njerëzish realizohej, duke i konceptuar ata

jashtë normalitetit të zhvillimit natyror të të tjerëve, si dhe duke i izoluar në mjedise të posaçme,

zhvillimi. Në gjykimin tonë, ndonëse këta njerëz herë-herë patën përmirësime në drejtim të

defekteve të tyre, të lindura si ato mendore dhe fizike, në të shumtën e rasteve tek ata janë krijuar

probleme të tjera të shumta, duke veçuar së pari moszhvillimin e aftësive të tyre sociale, të

përshtatshme për t‘i rezistuar dhe për të përballuar jetën normale në përgjithësi, në mjediset ku ata

jetojnë. Ajo ç‘ka vjen më poshtë në material ka të bëjë me interpretimet që lidhen me

―vështirësitë‖ si pjesë e të nxënit. Kjo s‘ka të bëjë vetëm me shfaqjen natyrore të tyre tek njerëzit

handikapë fizikë dhe mendorë, por me një pafundësi elementësh të vështirësive që identifikohen

dhe tek njerëzit normalë gjatë të nxënit në mjedise të ndryshme të jetës. Duke qenë se shkolla

është institucioni kryesor, por jo i vetmi, që stimulon të nxënit në jetën e njeriut, sot në disa vende

të përparuara në fushën e edukimit po sundon ideja që të gjithë njerëzit që shfaqin jo vetëm

vështirësi mendore dhe fizike të lindura, por dhe normalët që s‘arrijnë të lexojnë, të shkruajnë, të

arrijnë objektivat mësimorë që synon shkolla etj, janë bërë pjesë e integruar e shkollave të

zakonshme.

Nga kërkimet dhe studimet rreth kësaj fushe janë shpenzuar tri dekadat e fundit për të

gjurmuar dhe për të gjetur rrugë për përmirësimin e aftësive në procesin e të nxënit, duke u

përqendruar kryesisht në vështirësitë shkollore që nxënësit paraqesin. Ideja e përfshirjes së

nxënësve me të meta mendore dhe fizike së bashku me nxënësit e tjerë normalë ka tronditur

pikëpamjet dhe përcaktimet rreth të nxënit, por kjo ide po bëhet gjithmonë më e pranuar dhe

sunduese në kërkimet për të. Në këtë mënyrë bëhet e vlefshme për mua pikëpamja e studimit dhe

identifikimit të vështirësive shkollore , të studiuara dhe të vëzhguara pikërisht në këtë kontekst të

përcaktuar, i cili ngërthen dhe përfshin çdo lloj vështirësie shkollore që demonstrohet nga të gjithë

kategoritë e nxënësve dhe nxënësve në shkollë.

Po çfarë vështirësish shfaqin natyrshëm nxënësit? Përgjithësisht ato janë të shumta, por mund t‘i

klasifikojmë si vështirësi për:

Të mbajturit mend.

Të folurit.

Të shkruarit.

Vëmendja.

Page 48: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

48

Aftësitë motorike-lëvizore të nxënësit.

Vështirësi të tjera që burojnë dhe krijohen nga përballimi i ngarkesës dhe i trysnisë që

mbart kurrikula shkollore.

(Moduli “Nxënia aktive”, Projekti: “Shkolla Qendër Komunitare”-Ekosistemi i Edukimit për

Zhvillim të Qëndrueshëm, IADSA, fq.11-12, Dhjetor 2015):

4.4. SHKAKTARËT SOCIALË TË MOTIVIMIT PËR TË MËSUAR

Vështirësitë që paraqesin nxënësit në të nxënë e kanë burimin e tyre jo vetëm nga

prejardhja e tyre gjenetike, biologjike dhe trashëgimia, por ato krijohen dhe gjejnë mbështetje në

mjedisin dhe ndërveprimin shoqëror, në të cilin nxënësi rritet dhe tashmë dhe edukohet e

formohet. Janë shumë komponentë që ndikojnë në këtë drejtim, të tillë si:

Mjedisi familjar.

Marrëdhëniet me prindërit dhe me të afërmit.

Marrëdhëniet me moshatarët.

Mënyra se si ushqehet, si vishet.

Pjesëmarrja në jetën e shkollës, të klasës.

Ndryshimi i herëpashershëm i mjediseve të të jetuarit.( shtëpi-komunitet-shkollë)

Ndikimi i situatave sociale, ekonomike, politike, të cilat kalon vendi i tij.

Përballimi i ngarkesës që ka shkolla.( vështirësitë për të lexuar, të shkruar si elementë

fillestarë dhe shumë të rëndësishëm për ecurinë e mëtejshme në të nxënë.

Ndikimi i arritjeve të teknologjisë në jetën e përditshme ( kompjuteri, lojërat e ndryshme

elektronike etj)

Ndikimi i medias elektronike sidomos televizori, kompjuteri, radio, magnetofoni, videot,

kasetat muzikore dhe filmike, CD/DVD, celulari, Ipadi, etj,.

(Moduli “Nxënia aktive”, Projekti: “Shkolla Qendër Komunitare”-Ekosistemi i Edukimit

për Zhvillim të Qëndrueshëm, IADSA, fq.13, Dhjetor 2015)42

Ky mjedis kaq i larmishëm social, i cili për vetë zhvillimin e shoqërisë po bëhet gjithmonë e më i

paarritshëm dhe i pakapshëm nga masa e madhe e njerëzve në shumë aspekte, duke marrë

parasysh nevojat dhe mundësitë e individit, paraqet së pari një trysni të madhe për t‘u përballuar,

42

I njëjti burim mund të gjendet edhe online (http://myschool.al/resources/moduli-NXENIA-AKTIVE.pdf)

Page 49: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

49

sa që në këtë moment kemi të bëjmë me vështirësitë që krijon vetë zhvillimi i shoqërisë. ( p.sh.

nevoja për të pasur kompjuter, makinë krijon vështirësitë që kanë njerëzit në mosha të ndryshme

për t‘i mësuar ato). Mënyra se si nxënësi përshtatet në këtë mjedis të pasur bën të mundur ose jo

krijimin e vështirësive për përballimin e saj.

Nëse kemi një familje të qëndrueshme, e cila aspiron për një vijimësi normale, jetësore,

atëherë dhe nxënësit e saj e kanë më të lehtë integrimin dhe ecurinë në jetë. Nga ana tjetër nëse në

familje është sunduese dhuna, konfliktet, mosmarrëveshjet e vazhdueshme, atëherë krijohen

vështirësi të shumta për nxënësit. Nëse nxënësit ndihen nën kujdesin dhe afërsinë e prindërve të

tyre, ata ndihen më të sigurt në jetën e tyre. Ky problem nuk është aq i thjeshtë, kur mendon

problemet e shumta sociale, ekonomike si: papunësia, rritja e kostos së jetesës në shoqëri të

ndryshme, gjë e cila transmetohet në familje dhe drejtpërsëdrejti dhe tek nxënësit e tyre. Për të

përforcuar aftësitë e të nxënit tek nxënësit, studiuesit dhe kërkuesit e kohës veçojnë një parim

shumë të rëndësishëm filozofik, i cili në këtë rast është: NDËRVEPRIMI.43

Ky koncept është shumë i rëndësishëm sot për edukimin e nxënësve, mungesa e të cilit

është vërtet një shkaktar për të nxënit e tij, normal. Por çfarë kuptojmë ne me këtë nocion?

Ndëveprimi tek nxënësit zhvillohet normalisht përmes dy elementëve shumë bazalë të tij, të tillë

si:

Bashkëpunimi

Motivimi

Motivimi është një proces që nxit, stimulon vazhdimisht nxënësin në procesin e të nxënit.

Në këtë kuptim, motivimi përfshin nxënësit, mësuesit, familjen, qëndrimet e marrëdhëniet e tyre

me të mësuarin, duke i parë ato të lidhura me qëllimet, synimet dhe objektivat e tij, pa lënë

mënjanë mjedisin mësimor. I prekshëm është ky koncept sidomos me vlerësimet e arritjeve të

nxënësve gjatë të nxënit, një moment ky që mund të jetë shumë frenues në ecurinë e tij. Brenda

motivimit kemi të bëjmë dhe me gjendjen shpirtërore të vetë nxënësit. Nëse ai ndihet mirë, me

besim, me optimizëm sigurisht ai do të përpiqet të mësojë dhe të arrijë dhe rezultate të kënaqshme.

Nëse ky besim, optimizëm i mungon, ky përbën një element vështirësie për ecurinë e tij. (Moduli

“Nxënia aktive”, Projekti: “Shkolla Qendër Komunitare”-Ekosistemi i Edukimit për Zhvillim të

Qëndrueshëm, IADSA, fq.14-15, Dhjetor 2015,online("http://myschool.al/resources/moduli-

NXENIA-AKTIVE.pdf ")

43

(Moduli ―Nxënia aktive‖, Projekti: ―Shkolla Qendër Komunitare‖-Ekosistemi i Edukimit për Zhvillim të

Qëndrueshëm, IADSA, fq.14, Dhjetor 2015)

Page 50: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

50

5.KARAKTERISTIKAT KRYESORE QË NDIKOJNË NË MOTIVIMIN PËR

MËSIMDHËNIE PRODUKTIVE

Pesë karakteristikat kryesore janë që ndikojnë në mësimdhënien produktive janë 44

:

Qartësia në mësimdhënie

Llojshmëria në mësimdhënie

Orientimi në detyrë

Përfshirja në procesin e të nxënit

Shkalla e suksesit të nxënësve

5.1.QARTËSIA NË MËSIMDHËNIE

Kjo karakteristikë kryesore ka të bëjë me qartësinë e paraqitjes, së mësimit në klasë, e treguar

përmes karakteristikave të mëposhtme të mësuesit të suksesshëm:

Ata paraqesin dhe i bëjnë çështjet mësimore të kuptueshme.

Përshkruajnë dhe u shpjegojnë qartë konceptet nxënësve dhe janë në gjendje të ndjekin një

linjë logjike të rregullt, hap pas hapi.

Të folurit e tyre është i qartë, i pranueshëm për nxënësit dhe i çliruar nga fjalët e

panevojshme e të pakuptimta. 45

Sjelljet e mësuesit varen, në mënyrë të konsiderueshme, nga qartësia. Qartësia është një sjellje

komplekse e mësuesit dhe është e lidhur me të ashtuquajturat sjellje kognitive, si organizimi i

përmbajtjes, familjarizimi me përmbajtjen dhe mënyrat e mësimdhënies (nëse do të përdoret

diskutimi, pyetjet apo puna në grupe, etj.). Por që të dyja, qartësia kognitive dhe ajo gojore e

paraqitjes, ndryshojnë shumë nga një mësues tek një tjetër.46

44

"TË MËSUARIT DHE PROCESET MËSIMORE NË KLASË", punim diplome, Rilinda Dacaj, Gjakovë 2018,

fq.19, online (https://edukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/31943-Rilinda%20Dacaj%20.pdf) 45

Po aty fq. 19 46

"Strategji të mësimdhënies dhe të nxënit", punim diplome, Dafina Gashi, fq.9, online(https://edukimi.uni-

gjk.org/upload/dokumentet/36573-Dafina%20Gashi%20-%20Tema%20Diplomes.pdf)

Page 51: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

51

5.2.LLOJSHMËRIA NË MËSIMDHËNIE

Kjo sjellje kryesore ka të bëjë me llojshmërinë apo mënyrën e dhënies së mësimit, një nga mënyrat

më të efektshme të krijimit të llojshmërisë në mësimdhënie është të pyeturit. Në mësim mund të

bëhen pyetje të shumëta dhe, kur ato integrohen natyrshëm, krijojnë një varacion të këndshëm dhe

të kuptimshëm. Kështu mësuesit e suksesshëm e kanë të nevojshme të zotërojnë artin e të pyeturit,

procesin e pyetjeve, pytjet konvergjente (pyetje që kanë një përgjigje të vetme të saktë) dhe

divergjente (pyetje për të cilat nuk ka një përgjigje të vetme të saktë). Një tjetër aspekt i

llojshmërisë në mësimdhënie, por edhe më i rëndësishmi është përdorimi i materialeve për të

nxënët, pajisjeve; vendosja e punimeve të nxënësve në mure apo rafte, përdorimi i mirë dhe me

kujdes i hapësirës në klasë. Mjedisi fizik dhe pamja e klasës ndihmojnë në llojshmërinë e

mësimdhënies. Kjo ndikon, më pas, në rezultatet e nxënësve, përfshirjen e tyre në procesin e të

nxënit etj.47

5.3.ORIENTIMI NË DETYRË

Orientimi në detyrë është një element tjetër kryesor që ka të bëjë shumë me kohën që i kushtojnë

mësuesit detyrës për mësimdhënien e temës apo të çështjeve të reja të mësimit. Sa më shumë kohë

t‘i kushtohet detyrës për mësimdhënien e një teme të caktuar, aq më shumë mundësi do të kenë

nxënësit për të nxënë. Disa pyetje të lidhura me orientimin në detyrë janë48

:

Sa kohë më duhet për përdorimin e metodave për dhënien e mësimit të ri, si p.sh,

shpjegimi, pyetjet, ushtrimi i nxënësve në punë, për të menduar në mënyrë kritike dhe të

pavarur etj.?

Sa kohë më duhet për të vlerësuar punën e nxënësve, për të parë shkallën e të nxënit?

Sa kohë më duhet për të organizuar nxënësit që të jenë të gatshëm për të nxënë?

Këto pyetje janë të lidhura me materialin që paraqitet, mësohet dhe vlerësohet, dhe janë të lidhura

me kohën tjetër të nevojshme për çështje procedural dhe organizative. Të gjithë mësuesit duhet t‘i

47

Bardhyl Musai, ―Metodologji e mësimdhënies‖, Tiranë, 2003, f, 20. 48

"TË MËSUARIT DHE PROCESET MËSIMORE NË KLASË", punim diplome, Rilinda Dacaj, Gjakovë 2018,

fq.19, online (https://edukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/31943-Rilinda%20Dacaj%20.pdf)

Page 52: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

52

përgatisin nxënësit për të nxënë dhe, për më tepër, në një mënyrë të tillë, që ky proces t‘u japë

kënaqësi.49

5.4.PËRFSHIRJA NË PROCESIN E TË NXËNIT

Përfshirja e nxënësit në procesin e të nxënit është një sjellje kryesore që ka të bëjë me kohën që i

kushtohet të nxënit të mësimit. Kjo është e lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me rezultatin e

nxënësit. Orientimi në detyrë i mësuesit i siguron nxënësit mundësi të mëdha për të nxënë

materialin për të cilin, më pas, ai do të vlerësohet. Në dallim nga koha që mësuesi i kushton

mësimdhënies, është edhe koha që i duhet nxënësit për të nxënë. Kjo quhet koha e përfshirjes

aktive në të nxënët e materialit. Sa më shumë që nxënësi të jetë i përfshirë, aq më i madh do të jetë

edhe rezultati në të nxënë.

5.5.SHKALLA E SUKSESIT TË NXËNËSVE

Ka të bëjë me shkallën e të kuptuarit të detyrave dhe saktësisë në plotësimin e detyrave,

ushtrimeve, testeve etj. Aspekti kryesor i lidhur me orientimin e nxënësit në detyrë është

vështirësia e materialit të ri. Niveli i vështirësisë përcaktohet nga shkalla e të kuptuarit saktë të

ushtrimeve dhe detyrave. Këto tre nivele të vështërsisë janë si më poshtë:

Suksesi i plotë. Nxënësi kupton detyrën dhe, mjaft rrallë, bën gabime që vijnë nga

pakujdesia

Sukses i pjesshëm. Nxënësi kupton, në mënyrë të pjesshme, por bën disa gabime të rënda.

Sukses i ulët. Nxënësi nuk e kupton fare detyrën.

Studimet dhe përvoja kanë treguar se orientimi në detyrë dhe shkalla e përfshirjës së nxënësit janë

të lidhura ngushtësisht me shkallën e suksesit të nxënësit. 50

49

Po aty fq. 19-20 50

Bardhyl Musai, ―Metodologji e mësimdhënies‖, Tiranë, 2003, f, 20.

Page 53: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

53

5.6. ÇËSHTJA E MOTIVIMIT NË KONTEKSTIN SHQIPTAR

Mësuesit shqiptarë përballen gjitnjë e më tepër me numër të madh të klasave dhe me

nxënës jo të motivuar gjatë marrjes së njohurive të reja. Arsyet e rënies së motivimit mund të jenë

të shumta, ndër të cilat mund të përmendim: numri i madh i nxënësve për klasë, koha jo e

mjaftueshme për t‗i aktivizuar të gjithë nxënësit gjatë orës mësimore dhe roli dominues i mësuesit

gjatë procesit mësimor, ku nxënësit kanë kryesisht një rol pasiv.

Siç argumenton dhe Hamp-Lyons (2007) 51

, studimet empirike në mbarë botën tregojnë se

disa komponentë kyç të rëndësishëm në marrjen e njohurive të reja janë; koha për të nxënë,

motivimi për të nxënë, mundësia për të praktikuar atë që keni mësuar, klasa të vogla, besimi në

përdorimin e gjuhës, klasa të pajisura me teknologji bashkëkohore dhe mësues të trajnuar.

Është e rëndësishme të identifikojmë burimin e motivimit të nxënësve në mënyrë që

mësuesit të përdorin mjete, metoda dhe strategji të ndryshme për të rritur nivelin e motivimit të

nxënësve. Për të kuptuar motivimin për të nxënë kemi përzgjedhur të trajtojmë teoritë kryesore të

motivimit dhe më pas do të identifikojmë komponentët e motivimit për të nxënë.

Siç argumenton edhe Pintrich (2003), disa burime të motivimit të nxënësve janë:

―Disa nxënës mund të motivohen dhe të mbështeten qëndrueshëm nga vetbesimi i tyre, të tjerë

motivohen duke punuar shumë, për të arritur qëllimet, interesat e ndryshme personale, besimet apo

faktorët kontekstualë që drejtpërdrejtë motivojnë, mbështesin dhe drejtojnë sjelljen e tyre. Në këtë

pikë të zhvillimit të teorive të motivimit është më produktive të kuptojmë mënyra të ndryshme si

dhe faktorët e ndryshëm kontekstualë dhe personalë, të cilët bashkëveprojnë për të krijuar modele

të ndryshme të sjelljes së motivuar‖. 52

Argumenti i mësipërm përmbledh esencën e teorive dominuese të motivimit për të nxënë.

Nëse trajtojmë besimet dhe vetëfikasitetin e nxënësve, si motivohen ata për të punuar fort, për të

arritur qëllimet e tyre, do të thotë që, ne po përpiqemi të kuptojmë motivimin nga një perspektivë

psikologjike në nivelin individual të nxënësit. Në qoftë se do të marrim në konsideratë faktorët

51

―The Impact of Testing Practices on Teaching: Ideologies and alternatives‖, International Handbook of English

Language Teaching 52

―Efektet e mënyrave të ndryshme të vlerësimit në motivimin e nxënësve gjatë përvetësimit të gjuhës së huaj‖,

Paraqitur në kërkim të gradës shkencore ―Doktor‖ nga M.Sc. Anita Muho, Tiranë 2015, fq. 29-30.

Page 54: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

54

kontekstualë si ambientet e shkollës dhe ndikimin e tjerëve, atëherë motivimin do të duhet ta

studiojmë nga një perspektivë kontekstuale. Përsa i përket ndikimit të vlerësimit në motivimin e

nxënësve kemi përzgjedhur ta trajtojmë motivimin nga këndvështrimi psikologjik, pra në nivelin

individual të nxënësit.53

6.APLIKIMI I TEORISË SË MOTIVIMIT NË VLERËSIM:

KËNDVËSHTRIMI PSIKOLOGJIK

Në arsim, gjatë procesit të mësimdhënies përdoren mënyra të ndryshme të motivimit. Siç

trajtuam më lart, një kuadër gjerësisht i pranuar është të trajtojmë motivimin nga një këndvështrim

psikologjik, në nivelin individual të nxënësit. Në vijim, do të shqyrtojmë kornizën e propozuar nga

Grupi i Reformës së Vlerësimit (2002a). Kjo kornizë trajton komponentët e motivimit për të nxënë,

në nivelin individual të nxënësit, duke trajtuar motivimin nga një këndvështrim psikologjik.

Harlen dhe Deakin-Crick, (2002), janë të mendimit që motivimi për të nxënë përfshin

komponentët e motivimit: përpjekja, orientimi i qëllimit, fokusi i kontrollit, vetefikasiteti,

ndjenja e të qenit nxënës, vetëvlerësimit, vetorganizimi dhe interesi (ARG, 2002 b). Këta

komponentë të motivimit janë të ilustruar në figurën e mëposhtme:

53

Po aty fq. 30.

Page 55: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

55

54Vetëvlerësimi- Vlerësimi i përgjithshëm

i një individi për veten.

Vetefikasiteti- Vetëbesimi i nxënësve për

të qenë të suksesshëm.

Vetorganizimi- Kapaciteti i nxënësve për

të vlerësuar punën e tyre dhe për të

programuar të nxënit në vazhdim.

Fokusi kontrollit- Nëse nxënësit e kanë

nën kontroll të nxënit apo kontrollohen dhe

drejtohen nga të tjerët.

54 Burimi : Assessment Reform Group.

(2002a),‖Vlerësimi, motivimi dhe të nxënit―

Përpjekja- Sa i përgatitur është një individ të përpiqet

dhe të mos tërhiqet, deri sa të arrijë suksesin.

Orientimi i qëllimit- Një grup qëllimesh të sjelljes, të

cilat përcaktojnë, sesi nxënësit qasen dhe angazhohen në

aktivitete të të nxënit.

Ndjenja e të qenit nxënës- Sa i aftë ndjehet individi për

të përmbushur detyrat e tij/saj si nxënës.

.Interesi- Kënaqësia e përfshirjes në procesin e të nxënit.

Page 56: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

56

6.1.PËRPJEKJA SI ARSYE MOTIVIMI

Përpjekja përbën një element që mund të përkufizohet në këtë mënyrë; sa një individ është

i përgatitur të përpiqet dhe të vazhdojë një detyrë. Nëse nxënësit janë të motivuar, ata investojnë

më shumë përpjekje në të nxënë, janë të gatshëm të provojnë edhe të përballen me vështirësi dhe

pengesa. Në vend që të heqin dorë, kur përballen me vështirësitë, nxënësit përpiqen, përsëri, për ta

përmbushur detyrën.55

Sipas Grupit të Reformës së Vlerësimit (2002 a), vlerësimi mund të ndikojë

negativisht në përpjekjet e dikujt. Sipas tyre; përdorimi i vlerësimeve të përsëritura i ndihmon

nxënësit, duke i inkurajuar ata, të adoptojnë strategji për të shmangur përpjekjen dhe

përgjegjësinë.56

Nga ana tjetër vihet re një ndikim negativ tek nxënësit me arritje të ulëta, në rastet

kur këta nxënës janë të etiketuar si dështakë. Kjo ndikon në mënyrën se si ata ndjehen në lidhje me

aftësinë e tyre për të nxënë, zvogëlon, gjithashtu, më tej nivelin e tyre të vetëvlerësimit dhe

zvogëlon mundësinë e përpjekjeve dhe suksesit në të ardhmen.

Brophy (1987) ka hulumtuar rreth sasisë së mundshme të përpjekjeve të investuara nga

nxënësit ndaj vlerësimit të dhënë nga mësuesit dhe ka arritur në përfundimin se, Feedback-u

vlerësues i mësuesve mund të udhëheqë përpjekjet e nxënësve në të ardhmen, duke identifikuar

tema të cilat janë mësuar dhe kanë nevojë për vëmendje shtesë..

Çfarë u përcaktua më lart, dëshmon një marrëdhënie të ngushtë të vlerësimit dhe

përpjekjeve, por, gjithashtu, thekson rëndësinë e rolit të feedback-ut për të ndihmuar nxënësit në

hapat e ardhshëm. Përpjekja është një ndër elementët motivues për nxënësit, megjithatë, sasia e

përpjekjeve, që një nxënës investon varet dhe ndikohet edhe nga faktorë të ndryshëm si: interesi,

niveli i përkushtimit dhe besimi.57

55

―Efektet e mënyrave të ndryshme të vlerësimit në motivimin e nxënësve gjatë përvetësimit të gjuhës së huaj‖,

Paraqitur në kërkim të gradës shkencore ―Doktor‖ nga M.Sc. Anita Muho, Tiranë 2015, fq. 40-41. 56

SOCIAL STUDIES [STUDIME SOCIALE] Vol. 13, No. 2 (46), 2019, online

(https://www.sociology.al/sites/default/files/Vol%2013%20No%202%20%2846%29%202019.pdf) 57

Burim i ngjashëm me 32, fq. 41.

Page 57: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

57

6.2.ORIENTIMI I QËLLIMIT SI FAKTOR PËR MENAXHIMIN E KOHËS

Meece, Blumenfeld dhe Hoyle (1988) e kanë përcaktuar orientimin e qëllimit si: Një grup të

qëllimeve të sjelljes, të cilat përcaktojnë, sesi nxënësit qasen dhe angazhohen në aktivitete të të

nxënit. Wentzel (1989) i përcakton qëllimet që duan të arrijnë nxënësit, pa marrë parasysh nëse

janë mësimore apo sociale. Ky besim zgjeron fushëveprimin e orientimit të besimit, përtej arritjeve

mësimore duke theksuar rëndësinë e aspekteve sociale në arritjen e një qëllimi.

Grupi i Reformës së Vlerësimit (2002 a), përgjithësisht, dallon orientimin e nxënësit drejt

qëllimeve të tyre, përgjatë dy dimensioneve. Një dimension është qëllimi i kryerjes me sukses të

një detyre ose testimi dhe, dimensioni tjetër është të perceptojë qëllimin si proces i të kuptuarit dhe

pajisjen e vetes me njohuri. Nëse kjo e fundit është e pranishme, nxënësit mund zhvillojnë

ndjenjën e zotërimit të të nxënit dhe të përdorin vlerësimin, si një mjet për të arritur këtë qëllim.

Por, nëse është i pranishëm dimensioni i parë, ai sugjeron se të nxënit nuk mund të jetë i sigurt dhe

nxënësit mund të priren të krahasojnë veten me shokët e tyre. Sipas kësaj teorie ka të ngjarë që,

ndjekja e qëllimit do t‗i ndalë nxënësit në momentin e marrjes së rezultateve të vlerësimit.58

Tipet

e qëllimeve janë të natyrave të ndryshme, por nuk janë në kundërshtim me dallimin e propozuar

nga Grupi i Reformës së Vlerësimit (2002a). Katër kategoritë e mëposhtme mund të identifikojnë

orientimin e qëllimit.59

6.2.1.QËLLIMET SOCIALE TË NXËNËSVE

Meece, Blumenfeld dhe Hoyle (1988) kanë theksuar se, qëllimet e nxënësve janë të

projektuara, për të demonstruar aftësi të larta. Kjo aftësi është përcaktuar si, ego apo si qëllime

sociale dhe kanë zgjeruar përkufizimin e dhënë nga Wentzel (1989) në; Qëllimi social është i

lidhur me mënyrën, sesi nxënësit fitojnë njohjen nga mësuesit. Nëse ky raport funksionon,

vlerësimi do të jetë shumë inkurajues për këta nxënës, pasi ata mund të marrin nga mësuesit e

tyre lavdërimet apo komentet pozitive. Butler (1993) e përcakton më tej, përfshirjen e egos, dhe

sugjeron se, qëllimi kryesor i sjelljes së nxënësve është të demonstrojnë aftësitë e tyre superiore.

Ky aspekt i orientimit të qëllimit është i lidhur ngushtë me marrëdhënien e tyre sociale

me shokët dhe mësuesit, dhe, siç u diskutua më lart, kjo mund të çojë në krahasime midis

nxënësve. Nxënësit mund të synojnë të mposhtin nxënësit e tjerë dhe të tentojnë të shquhen në

58

Motivacioni, wikipedia shqip, online (https://sq.wikipedia.org/wiki/Motivacioni) 59

Ngjashëm sikur burimi 32, fq. 42.

Page 58: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

58

klasë. Pra, ekziston, një lidhje e ngushtë midis orientimit të qëllimit dhe vetëvlerësimit, pasi

dëshira për të shkëlqyer dhe për t‗i demonstruar aftësitë dikujt, mund të rrisë vlerën e vetes dhe

të përforcojë vetëvlerësimin, i cili është, gjithashtu, një komponentë i motivimit për të nxënë.60

6.2.2.QËLLIMI I SHMANGIES SË DETYRËS

Nxënësit të cilët kanë si qëllim të shmangin detyrën kanë tepër përparësi ta mbarojnë një

detyrë me përpjekje minimale. 61

Këta nxënës ka të ngjarë, të kenë pak ose aspak motivim të

brendshëm, rreth aktivitetit mësimor. Jalong62

ka shpjeguar se, Motivimi i brendshëm gjendet

brenda nxënësit dhe procesi i të nxënit është i dobishëm në vetvete, pasi ai është interesant,

emocionues dhe sfidues. Nëse nxënësve procesi i të nxënit i duket disi tërheqës, ata do të kenë

iniciativën, për të investuar më shumë përpjekje në të. Kjo nënkupton që nxënësit të cilët kanë

tendencë të investojnë përpjekje minimale në një detyrë të caktuar, kanë një nivel relativisht të ulët

të motivimit të brendshëm. Archer63

ka përcaktuar më tej se mbështetur në nocionin e shmangies

së detyrës, qëllimi i nxënësve është që të investojnë sa më pak përpjekje të jetë e mundur, pasi

interesat dhe vetëvlerësimi i tyre nuk lidhen me detyrën. Marrëdhënia midis interesit dhe

vetëvlerësimit është i justifikuar, pasi këta komponentë të motivimit janë të ndërvarur, siç i kemi

trajtuar edhe më lart.

6.2.3.QËLLIMI I DETYRËS, I TË NXËNIT, I ZOTËRIMIT

Kroll dhe Ford64

kanë argumentuar se, nxënësit mund të orientohen në mënyrë që të arrijnë

qëllimet në detyra, e cila nënkupton se, qëllimi kryesor është detyra. Kjo do të thotë që, aftësitë

dhe përpjekjet e tyre luajnë një rol më pak të rëndësishëm. Greene dhe Miller65

kanë përcaktuar

60

Po aty fq. 42 61

Meece, J. L., Blumenfeld, P. C., & Hoyle, R. H. (1988). Students‘ goal orientations and cognitive engagement in

classroom activities. Journal of Educational Psychology, 80, 514-523. doi:10.1037/0022-0663.80.4.514 62

Beyond Benchmarks and Scores: Reasserting the Role of Motivation and Interest in Children's Academic

Achievement an ACEI Position Paper, Mary Renck Jalongo, Journal Childhood Education Volume 83, 2007 - Issue 6:

International Focus Issue 2007 63

Social representations of aggression in children, Prof. John Archer Sarah Parker, 1994, Aggresive behaviour,

Volume 20 Issue2 64

Kroll, M. D. dhe Ford, M. L. (1992). The illusion of knowing, error detection, and motivational orientations.

Contemporary Educational Psychology, 17, 371– 378. 65

Greene, B. A. dhe Miller, R. B. (1996). Influences on achievement: goals, perceived ability, cognitive engagement.

Contemporary Educational Psychology, 21, 181–192.

Page 59: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

59

qëllimet e detyrës si, qëllimet e të nxënit. Sipas tyre, këto qëllime nxisin interes ndaj të nxënit dhe

qëllimi është përmirësimi i njohurive dhe i aftësive. Miller, Behrens, Greene dhe Newman66

kanë

ndarë, gjithashtu, të njëjtat ide dhe kanë pohuar se, qëllimet e të nxënit janë të lidhura, kryesisht,

me përvetësimin e aftësive të reja, ose përmirësimin e njohurive të tyre, edhe nëse kjo do të thotë

të bëjnë gabime gjatë rrugës. Këto përkufizime pasqyrojnë, sesi nxënësit përpiqen të mësojnë në

mënyrë që, të fitojnë njohuri përmes zotërimit të një detyre të caktuar. Qëllimet e detyrës dhe të

nxënit janë përdorur në mënyrë të ndërsjelltë nga disa studiues, duke shtuar edhe termin qëllimi i

zotërimit.

Meece, Blumenfeld dhe Hoyle 67

i janë referuar qëllimeve të detyrës, si qëllimet e zotërimit

ku nxënësit, në mënyrë të pavarur, zotërojnë dhe kuptojnë detyrën e tyre, pa marrë parasysh, nëse

ajo është qëllim i detyrës, të nxënit apo zotërimit. Me zotërimin e suksesshëm të një detyre të

caktuar, nxënësit mund të pranojnë rolin pozitiv të përpjekjeve. Siç është vënë në dukje dhe nga

Bouffard, Boisvert, Vezeau dhe Larouche68

, Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet orientimi të

qëllimit të nxënësve dhe përpjekjeve të kryera nga ata.

66

Miller, R. B., Behrens, J. T., Greene, B. A. dhe NeWman, D. (1993). Goals and perceived ability: impact on

students valuing, self-regulation, and persistence. Contemporary Educational Psychology, 18, 2–14. 67

Meece, J. L., Blumenfeld, P. C. dhe Hoyle, R. (1988). Students‗ goal orientations and cognitive engagement in

classroom activities. Journal of Educational Psychology, 80, 514–523. 68

Bouffard, T., Boisvert, J., Vezeau, C., dhe Larouche, C. (1995). The impact of goal orientation on self-regulation

and performance among college students. British Journal of Educational Psychology, 65, 317–329.

Page 60: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

60

6.2.4. QËLLIMET E PERFORMANCËS FAKTOR PËR MOTIVIM

Qëllimet e performancës në përkufizimin e Grupit të Reformës së Vlerësimit (2002b) i

referohen, qëllimeve të nxënësve në kryerjen e detyrave edhe në vlerësime. Miller et al., (1993) i

kanë përcaktuar qëllimet e performancës në lidhje me ata nxënës të cilët kanë vetëvlerësim pozitiv,

përsa i përket aftësive të tyre dhe përpiqen të evitojnë ato negative. Këta nxënës zgjedhin të

kryejnë detyra të lehta për të mos rrezikuar me një vlerësim negativ. Butler69

gjithashtu, ka

sugjeruar se në qëllimet e performancës, qëllimi kryesor i nxënësve është të shfaqen më mirë se

shokët e tyre me përpjekje minimale. Këta nxënës, shmangin detyra sfiduese dhe siç vë në dukje

Nichols70

, shfaqin këmbëngulje të ulët kur përballen me vështirësi. Në orientimin e qëllimeve të

performancës, nxënësit mirëpresin, më shumë feedback pozitiv sesa negativ nga mësuesit. Gjatë

përgatitjes së detyrave të vështira, mësuesit duhet të mendojnë sesi të motivojnë nxënësit për të

kaluar këto sfida. Implikime të ngjashme mund të përdoren edhe me nxënësit, që kanë orientim të

fortë drejt egos ose qëllimeve sociale, pasi këta nxënës preferojnë më shumë gjykim pozitiv.

6.3.FOKUSI I KONTROLLIT DHE PROCESI I MOTIVIMIT TË TË NXËNIT

Fokusi kontrollit nënkupton faktin sesa nxënësit e kanë nën kontroll të nxënit, ose nëse ata

kontrollohen apo drejtohen nga të tjerët. Termi ―të tjerët përfshin mësuesit, prindërit apo

presionin shoqëror. Siç kanë sugjeruar dhe Konold, Miller dhe Konold71

, është më mirë, nëse

nxënësit e kontrollojnë dhe e drejtojnë të nxënit, pasi në këtë mënyrë vlerësimi kthehet në një lloj

të nxëni, çfarë do të thotë që, nxënësit duhet të zhvillojnë strategji të përshtatshme për të

përmirësuar performancën e tyre edhe, ndonëse, ata mund kenë mbështetje në procesin e zhvillimit

të strategjive të të nxënit, procesi i të nxënit drejtohet nga ata. Disa nga strategjitë të cilat

kontribuojnë në përmirësimin e mbajtjes nën kontroll të të nxënit janë: vetëvlerësimi dhe vlerësimi

i njëri-tjetrit. Stipek72

ka sugjeruar se, vetëvlerësimi, shpesh, ndikon në rritjen e vetbesimit të

nxënësve. Në qoftë se ata e dinë se, çfarë është e nevojshme për t‗u përmirësuar, ata kanë nën

kontroll rezultatet e arritjeve, të cilat, shpesh, përmirësojnë të nxënit e tyre73

. Kjo thekson,

69

Butler, D. L., dhe Winne, P. H. (1995). Feedback and self-regulated learning: A theoretical synthesis. Review of

Educational Research, 65, 245–281. 70

Nichols, J. G. (1996). The effects of cooperative learning on student achievement and motivation in a high school

geometry class. Contemporary Educational Psychology 21, 467– 476. 71

Konold K. E., Miller S. P. dhe Konold K. B. (2004). Using teacher feedback toenhance student learning . Teaching

Exceptional Children, 36 (6), 64-69. 72

Stipek, D. (2002). Motivation to learn: integrating theory and practice. Needham Heights, MA: Allyn and Bacon 73

Stiggins, R.(1998). Classroom assessment for student success. Washington, DC: National Education Association.

Page 61: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

61

rëndësinë e vetëvlerësimit dhe vlerësimit të njëri tjetrit, për shkak se jo vetëm nxit vetbesimin, por

edhe kontrollin ndaj të nxënit, duke u dhënë atyre një ndjenjë kontrolli ndaj procesit mësimor.

Grupi për Reformën në Vlerësim (1999) ka argumentuar se përmes përfshirjes së

drejtpërdrejtë në vlerësimin e punës së tyre, nxënësit mund të kenë qasje ndaj informacionit, në

lidhje me performancën e tyre si dhe rreth mënyrës se si të orientojnë përpjekjet e tyre të

mëvonshme. Ndërgjegjësimi i të nxënit dhe aftësia e nxënësve për të vetë drejtuar të nxënit përbën

një rëndësi të veçantë, në kuadrin e inkurajimit të të nxënit gjatë gjithë jetës. Kështu, në vlerësimin

për të nxënë, duhet të përfshihen edhe nxënësit, pasi vetëvlerësimi është një nga elementet më të

rëndësishëm gjatë procesit të mësimdhënies.

6.4.VETEFIKASITETI SI FAKTOR MOTIVIMI

Vetefikasiteti ka të bëjë me, vlerësimet në rastet kur një nxënës mund të organizojë dhe

kryejë veprime të nevojshme në situata, të cilat përmbajnë elementë të paqartë, të

paparashikueshëm dhe stresues.74

Në këtë përkufizim, vetefikasiteti është i lidhur ngushtë me

vetëbesimin, dhe me faktin sesi perceptohet aftësia e dikujt, gjë e cila ndikon drejtpërdrejt në

vlerësim. Besimi në vazhdimësinë e të nxënit, ose në një vlerësim detyre, është një nga

komponentët, që motivon nxënësit dhe, gjithashtu, një faktor përcaktues, që ndikon në perceptimin

e nxënësve, rreth nivelit të kompetencës së tyre në përmbushjen e një detyre të veçantë.

Bandura shton se, individët me vetefikasitet të ulët tentojnë të shmangin detyrat, të cilat i

mendojnë se janë përtej aftësive të tyre, duke zgjedhur detyrat më të lehta, ku shanset për sukses

janë më të mëdha. Gjithashtu, Schunk dhe Swartz75

mendojnë se, vetefikasiteti mund të ndikojë në

zgjedhjen e detyrave, përpjekjeve dhe vendosmëri, duke sugjeruar një marrëdhënie midis

vetefikasitetit dhe komponentëve të tjerë të motivimit siç është përpjekja. Në studimin e Nichols

dhe Utesch76

u mbështeten gjetjet e Ames77

,të cilët kanë nxjerr në pah se Vetë perceptimi i aftësisë

së nxënësve (vetefikasiteti) është i lidhur pozitivisht me arritjet dhe motivimin e nxënësve.

74

Bandura, A. (1981). Cultivating competence, self-efficacy, and intrinsic interest through proximal self-motivation.

Journal of Personality and Social Psychology, 41, 586–598. 75

Schunk, D. H., dhe SWartz, C. W.(1993). Goals and progress feedback: Effects on self-efficacy and Writing

achievement. Contemporary Educational Psychology, 18, 337–354. 76

Nichols, J. dhe Utesch, W. (1998). An alternative learning program: effects on student motivation and self-esteem.

The Journal of Educational Research, 91 (5), 272- 278 77

Ames, C. (1984). Achievement attributions and self-instructions under competitive and individualistic goal

structure. Journal of Educational Psychology, 76 (3), 478-487.

Page 62: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

62

6.5.NDJENJA E TË QENIT NXËNËS

Grupi për Reformën në Vlerësim (2002a) ka përkufizuar, ―ndjenjën e të qenit nxënës‖, si

besimin tek nxënësit për të mësuar nga përvojat në klasë. Ilustrimi i Covington78

rreth motivimit të

brendshëm, sjell njohuri të reja për të kuptuar sesi mund të nxitim ndjenjën e qenit nxënës.

Covington ka shpjeguar se, në çfarë rrethanash nxënësit kanë më shumë gjasa të vlerësojnë atë, që

ata janë duke mësuar dhe të shijojnë procesin e të mësuarit. Ai ka paraqitur tre kushte:

Së pari; Covington beson se, edhe kur vlerësimi jepet në formën e notës, nxënësit mund të

kenë motivim të brendshëm. Kushti është që, Nxënësit kanë si orientim qëllimi që të marrin nota

të larta, (p.sh. në qoftë se, ata përdorin notat si feedback, për mënyrën sesi ata mund të

përmirësohen dhe të nxënë më shumë). Në këtë mënyrë, ata do të vlerësojnë arritjet e tyre pozitive.

Ky kusht i Covington përkon edhe me gjetjet e Kroll dhe Ford79

, Greene dhe Miller80

në lidhje me

diskutimin e orientimit të qëllimit, ku Covington ka theksuar se fakti kryesor është se si nxënësit,

përcaktojnë të nxënit e tyre në fillim, pasi vlerësimi i nxënësve varet nga arsyet e tyre fillestare të

nxënies dhe kuptimi, që ata i japin notave të tyre. Me fjalë të tjera, në qoftë se nxënësit kanë një

orientim qëllimi detyre / mësimi / zotërimi, ata kanë më shumë gjasa të bashkëngjitin një qëllim të

të mësuarit me notën dhe, në këtë mënyrë, kanë tendencën të vlerësojnë se çfarë do të mësojnë më

tej.

Së dyti; Covington (2000), ka shpjeguar se, nxënësit e vlerësojnë atë që po mësojnë, nëse

ndjehen të suksesshëm. Ai, gjithashtu, ka pohuar se; ―Duke qenë të suksesshëm në studimet e

tyre, nxënësit promovojnë një vlerësim, për atë që po mësojnë.

Së treti; Covington (2000)81

, vëren se, Nxënësit e shijojnë më shumë procesin e të nxënit,

kur ai lidhet me interesat e tyre dhe nxënësit, të cilët kanë tendencë, të bëjnë shkollën më

interesante, duke kërkuar të bëjnë atë, që është në interes të tyre, madje edhe në rastin e detyrave

të mërzitshme. Duke marrë parasysh këtë kusht, kur mësuesit vlerësojnë, duhet të zbulojnë

interesat e nxënësve dhe të sugjerojnë aktivitete që i zgjojnë këto interesa.

Për të përfunduar, duke qenë se ka më shumë mundësi që nxënësit të zhvillojnë ndjenjën e

të qenit nxënës dhe ta shijojnë procesin e të mësuarit, nëse ata janë të orientuar drejt një qëllimi

detyre, ndjehen të suksesshëm dhe detyra ose vlerësimi është me interes për ta.

78

Covington, M. (2000). Intrinsic versus extrinsic motivation in schools: A reconciliation. Current Directions in

Psychological Science, 9 (1), 22-25. 79

Kroll, M. D. dhe Ford, M. L. (1992). The illusion of knowing, error detection, and motivational orientations.

Contemporary Educational Psychology, 17, 371– 378. 80

Greene, B. A. dhe Miller, R. B. (1996). Influences on achievement: goals, perceived ability, cognitive engagement.

Contemporary Educational Psychology, 21, 181–192 81

Burimi i ngjashëm me 55.

Page 63: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

63

6.6.VETËVLERËSIMI SI FAKTOR PËR MOTIVIM

Sipas Cast dhe Burke82

, vetëvlerësimi nënkupton; Vlerësimin e përgjithshëm pozitiv të

një individi për veten, i cili përbëhet nga dy dimensione të dallueshme: kompetenca dhe

vlera.

Dimensioni i parë: Bazohet tek vetefikasiteti dhe ka të bëjë me shkallën e perceptimit të

vetvetes, si të aftë dhe efikasë.

Dimensioni i dytë: Bazohet tek vlera dhe përfshin shkallën, në të cilën individët ndjehen

persona me vlerë.

Ndër të gjithë komponentët e motivimit, vetëvlerësimi është një nga më të rëndësishmit, pasi ka

gjetur një mbështetje të fortë në studime të ndryshme. Siç ka theksuar dhe Nichols83

, ―Ekziston

një marrëdhënie pozitive midis motivimit të nxënësve dhe vetëvlerësimit ndaj arritjeve

akademike dhe suksesit shkollor‖.

Gjithashtu Marsh84

ka argumentuar se, nxënësit me vetëvlerësim të lartë kanë më shumë

gjasa të jetë të suksesshëm në shkollë. Sidoqoftë ndaj këtij problemi ngrihen këto pyetje: Si

mund të nxitet vetëvlerësimi i nxënësve?, apo më saktë, Si mund t‗i ndihmojnë mësuesit,

nxënësit, për të rritur vetëvlerësimin e tyre?. Disa sugjerime janë dhënë nga mësues në English

Journal (1992)85

, në një tryezë të rrumbullakët me temë; Balancimi i vetëvlerësimit dhe

standarde rigoroze mësimore. Në përgjigje të pyetjeve të mësipërme, vjen gjithashtu, dhe studimi

i Reinert dhe Jennerjohn86

, të cilët kanë theksuar se, mësuesit kurrë nuk duhet t‗i gënjejnë

nxënësit, për t'i bërë ata, të ndjehen mirë. Është sugjeruar, gjithashtu, se mësuesit nuk duhet të

përdorin vlerësimin e tyre si kërcënim dhe është e rëndësishme, që të mos nënvlerësojnë

inteligjencën e nxënësve, e cila i ndihmon ata të ndërtojnë vetëvlerësimin, në qoftë se ata

ndjehen të lirë të shprehin mendime të ndryshme dhe inkurajohen të marrin pjesë në diskutime

në klasë.

82

Cast, A. & Burke. (2002). A theory of self-esteem. Social Forces, 80 (3), 1041-1068. 83

Nichols, J. dhe Utesch, W. (1998). An alternative learning program: effects on student motivation and self-esteem.

The Journal of Educational Research, 91 (5), 272- 278 84

Marsh, H. W. (1990). Influences of internal and external frames of reference on the formation of math and English

self-concepts. Journal of Educational Psychology, 82, 107-116. 85

The English Journal is a journal of ideas for English language arts teachers in junior and senior high schools and

middle schools. ISSN: 00138274 86

Reinert, M. dhe. (1992). Balancing self-esteem and rigorous academic standards. English Journal, 81 (3), 74-81.

Page 64: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

64

6.7.VETORGANIZIMI DHE MENAXHIMI I KOHËS SË LIRË

Vetorganizimi i referohet, kapacitetit të nxënësve për të vlerësuar punën e tyre dhe për të

bërë zgjedhje në lidhje me hapat e ardhshëm. Kapaciteti i dikujt për të vlerësuar punën e vet

është vetëm praktika e vetëvlerësimit të vetes, pasi ka strategji të ndryshme që i aftësojnë

nxënësit në këtë praktikë vlerësimi.87

Siç është argumentuar nga Brindley88

, ―Vetëvlerësimi është

një aftësi e cila duhet të mësohet. Ky proces përfshin si trajnimin teknik (pajisjen e nxënësve me

aftësitë, për të qenë në gjendje, të vlerësojnë punën e tyre), edhe trajnimin psikologjik (për të

përgatitur nxënësit, të marrin më shumë përgjegjësi në procesin e të nxënit)‖. Trajnimi

psikologjik është ndoshta detyra më e vështirë për mësuesin, pasi ai përfshin një ndryshim

rrënjësor në qëndrimin e nxënësve ndaj të nxënit dhe të kuptuarit e roleve të mësuesve dhe

nxënësve. Nëse arrihet trajnimi psikologjik, jo vetëm rriten aftësitë e vetorganizimit të nxënësve,

por edhe ndjenja e tyre e të qenit nxënës.89

Gjatë përgatitjes së nxënësve për t'u bërë më të aftë në organizimin dhe monitorimin e

punës së tyre, Black90

kanë sugjeruar se, ―Nxënësit mund të arrijnë qëllimin e të nxënit vetëm

nëse e kuptojnë këtë qëllim dhe mund të vlerësojnë se, çfarë duhet të bëjnë për ta arritur atë.

Kështu, vetëvlerësimi është thelbësor në procesin e të nxënit‖.

Sipas Black shumë mësues, të cilët janë përpjekur të zhvillojnë aftësitë e vetëvlerësimit

të nxënësve, kanë zbuluar se, detyra e parë dhe më e vështirë është, të ndihmojnë nxënësit, të

mendojnë për punën e tyre, në drejtim të një grupi qëllimesh: ―Nëse ata e arrijnë këtë, ata

fillojnë të zhvillojnë një pasqyrë, e cila i lejon të menaxhojnë dhe të kontrollojnë të nxënit, për

veten e tyre. Me fjalë të tjera, nxënësit janë duke zhvilluar kapacitetin për të punuar, në një

nivel metanjohës‖.

Përpos çfarë trajtuam më lart, Black91

kanë dhënë, gjithashtu, disa sugjerime për mësuesit

e interesuar, si për shembull; ata mund t‗i ndihmojnë nxënësit të kuptojnë rubrikat e rezultateve

dhe pikëzimin, e më pas, nxënësit do të mësojnë nivelet e ndryshme të kompetencës dhe do të

87

―Efektet e mënyrave të ndryshme të vlerësimit në motivimin e nxënësve gjatë përvetësimit të gjuhës së huaj‖,

paraqitur në kërkim të gradës shkencore ―Doktor‖ nga M.sc. Anita Muho, fq.48, Tiranë 2015 88

Brindley, G. (1989). Assessing achievement in the learner-centred curriculum. Sydney: NCELTR. 89

Ngjashëm me 64, fq.48-49. 90

Black, P., Harrison, C., Lee, C., Marshall, B. dhe Wiliam, D. (2004). Working inside the black box: assessment

for learning in the classroom. Phi Delta Kappan, 86 (1), 9-22. 91

Po aty, burim i ngjashëm me 67

Page 65: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

65

jenë më të vetëdijshëm për pritshmërinë e tyre. Kriteret janë abstrakte dhe shembujt konkretë,

mund të jetë modele, për të zhvilluar të kuptuarit, pasi objektiviteti është një ndër çelësat e

suksesit, në vlerësimin e punës së dikujt, në mënyrë të drejtë dhe nxënësit duhet të mësohen me

praktikat dhe aftësitë e bashkëpunimit, në vlerësimin e njëri-tjetrit, për shkak se, kjo mund të

praktikojë objektivitetin dhe, si rrjedhojë, mundëson vetëvlerësimin efikas.

Përpos nxitjes së vetë iniciativës dhe aftësisë së nxënësve, vlerësimi i mësuesit luan një

rol të rëndësishëm në vetorganizimin e nxënësve. Siç është theksuar nga Grupi për Reformën në

Vlerësim (1999), një vlerësim që nxit të mësuarit duhet të jetë i tillë që, të sigurojë informacion,

që çon në njohjen e nxënësve me hapat e ardhshëm dhe si t‗i ndërmarrin këta hapa. Feedback-

u duhet t‗i shërbejë qëllimit të njohjes paraprake dhe më pas hapi tjetër, gjithmonë, do të merret

nga vetë nxënësit, edhe pse me ndihmën e mësuesit. Ky interpretim mbështetet edhe nga Konold,

Miller dhe Konold92

, sipas të cilëve; ―Feedback-u efektiv i mësuesit ndihmon nxënësit të

kuptuarit e faktit se përgjigjet e tyre janë të sakta ose jo, i ndihmon ata, të zhvillojnë strategji të

përshtatshme, për përmirësimin e performancës së tyre në shkollë, parandalon nxënësit nga

përsëritja e përgjigjeve gabimeve dhe ofron mundësi të tjera për të përmirësuar të nxënit‖ .

Prandaj, nxënësve u nevojiten disa udhëzime gjatë vetorganizimit, nëpërmjet vlerësimit dhe

feedback-ut, të cilët u japin nxënësve udhëzime rreth gabimeve dhe sesi mund t‗i përmirësojnë

ato në hapat në vazhdim.

6.8.INTERESI DHE MOTIVIMI I PROCESIT TË TË NXËNIT

Interesi i referohet kënaqësisë së përfshirjes në procesin e të nxënit. Shumë studime kanë

vënë në dukje dallimin midis interesit personal /individual dhe interesit të situatës. Siç

përshkruajnë Schraw, Bruning dhe Svoboda93

; Harter dhe Jackson94

, interesi personal është unik

për individin, pasi është i veçantë dhe nuk është jetëshkurtër. Ai ekziston para se nxënësit të

ndeshen me tekste të veçanta, pra, është më i qëndrueshëm dhe rrjedh nga historia e dikujt në

bashkëveprim me tema të caktuara. Implikimi, në këtë rast, është; nëse dikush është i interesuar

dhe kurioz për një temë dhe preferon sfidat, ka të ngjarë të ketë motivim të brendshëm për një

92

Konold K. E., Miller S. P. dhe Konold K. B. (2004). Using teacher feedback toenhance student learning .

Teaching Exceptional Children, 36 (6), 64-69. 93

Schraw, G. B. (1995). Sources of situational interest. Journal of Reading Behavior, 27, 1–17. 94

Harter, S. dhe Jackson, B. J. (1992). Trait vs. nontrait conceptualizations of intrinsic/extrinsic motivational

orientation. Motivation and Emotion 16, 209– 230.

Page 66: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

66

detyrë të veçantë.

Covington95

, gjithashtu, e ka lidhur interesin personal dhe motivimin e brendshëm, pasi ai

sugjeron se, një motivim i tillë është i ndërtuar mbi, ‗kënaqësinë që rrjedh nga tejkalimi i një

sfide personale, për të mësuar diçka të re, ose për të zbuluar diçka të interesit personal‘. Përpos

kësaj, Schraw96

e kanë përkufizuar interesin e situatës si një lloj interesi, që është më i

zakonshëm tek të gjithë individët, jo i qëndrueshëm dhe që ndodh brenda një konteksti të

caktuar. I krahasuar me interesin personal, i cili është i jashtëm dhe i përkohshëm në natyrë,

gjithashtu, është specifik për një kontekst të caktuar, ndryshe nga interesi personal, cili është

unik.

Siç është argumentuar dhe nga Jalongo97

, interesi i situatës, në përgjithësi, paraprin

interesin individual dhe interesi i situatës është një mënyrë e kalimit të interesit nga një detyrë,

në një interes të përgjithshëm, e cila mund t‗u hapë nxënësve rrugën drejt motivimit të

brendshëm.

7. HULUMTIME NË SHKOLLËN KIRILI DHE METODIJ NË TETOVË

PËR SA I PËRKET MOTIVIMIT TË TË MËSUARIT - RAST STUDIMI

Shkolla fillore Kirili dhe Metodij është shkollë relativisht e re, e ndërtuar në vitin 1988.

Ajo shtrihet në trekëndëshin e rrugëve ―Blagoja Toska‖, ‖Vidoe Smileski-Bato‖ dhe ―Rruga e

Ilindenit‖, pjesë e qytetit të Tetovës në rrethinën e Bashkësisë vendore "Teteks". Njëkohësisht

pjesë e kësaj shkolle është edhe shkolla periferike në fshatin Falishtë të Tetovës, ku mësimi aty

zhvillohet në gjuhën maqedone me një numër shumë më të vogël nxënësish. Gjithesejt numri i

përgjithshëm i nxënësve në shkollë arrin mbi 840 nxënës, nga të cilët 90% shqiptar dhe 10%

maqedonas, në 35 paralele, nga të cilat 27 në gjuhën shqipe dhe 8 paralele në gjuhën

maqedonase. Shkolla punon në dy ndrime. Shkolla numëron gjithsejt 69 punëtorë edhe atë 56

mësimdhënës, 3 administratorë (drejtori, pedagogu, sekretari) dhe 10 personel tenik.

95

Ngjashëm me burimin 55 96

Schraw, G. B. (1995). Sources of situational interest. Journal of Reading Behavior, 27, 1–17. 97

Jalongo, M. R. (2007). Beyond benchmarks and scores: reasserting the role of motivation and interest in

children‗s academic achievement. Childhood Education,83 (6), 395-407

Page 67: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

67

Karakteristikë e shkollës për dallim nga shkollat e tjera fillore por edhe të mesme në qyteti ne

Tetovës është se shkolla prin me zhvillimin e teknologjisë dhe aplikimin e së njëjtës në te. Kur

flitet për aplikim të teknologjisë nuk ka të bëjë me kushtet primare të shkollave fillore siç janë

kompjuter për çdo nxënës, laptop për çdo mësimdhënës, por përdorimi i aplikacioneve

elektronike për menaxhimi ne shkollës dhe mësimdhënies, ku gjithnjë e më tepër po tentohet që

gjithçka të bëhet në formë elektronike dhe sa më shumë të reduktohet përdorimi i letrës dhe

materialeve fizike. Gjatë orës së mësimit në këtë shkollë në koridinim me prindërit është bërë

ndalimi i përdorimit të telefonave celular dhe smartfonëve të ndryshëm gjatë orës së mësimit, me

qëllim të rritjes së efektivitetit dhe efikasitetit të orës mësimore dhe nxënësve në përgjithësi.

Gjatë vitit organizohen edhe trajnime profesionale për arsimtarët e të gjitha gjeneratave, në

veçanti në lëmitë ku ato mendojnë dhe kanë nevojë për arritjen e nivelit profesional të atyre

njohurive, qofshin ato njohuri teknologjike ose edhe seminare në lidhje me lëmin të cilën e

ligjëron arsimtari i caktuar. Në shkollë janë të instaluar infoboard, paisje përmes së cilave

arsimtarët marrin njohuri në lidhje me lajmërimet, njoftimet, detyrat e caktuara nga ana e

menaxhuesit të shkollës. Poashtu shkolla ka të instaluar edhe sistemin radio të krijuar nga vetë

nxënësit, përmes së cilës ato kanë arritur edhe të krijojnë sistemin radio të parë amator dhe të

njëjtin ato ta instalojnë në shkollë. Misioni i vetëm i shkollës ngelen që të ofron arsimim

bashkëkohor dhe eduktim të gjeneratave të reja si parakusht për inkuadrim të suksesshëm dhe

produktiv në jetën dhe punën e bashkësisë shoqërore.

Edhe pse shkolla përflitet si ndër më të mirat në komunën e Tetovës për nga cilësia,

mësimdhënësit mburren me arritjet e nxënësve, pjesë e hulumtimit tonë është pikërisht analiza e

stileve të të mësuarit që përdorin mësimdhënësit, dhe cilat janë metodat më të kapshme nga

nxënësit për sa i përket procesit edukativo arsimor. Pjesë e hulumtimit tonë kanë qenë tre klasa,

një gjeneratë e klasës së pestë, një e gjashtë dhe një e shtatë. Më poshtë po paraqesim anketën

tonë në formë të pyetje përgjigjeve, ku njëkohësisht në fund do i bashkangjitet edhe diagrami ku

përgjithësisht do paraqesim se si janë përgjigjur nxënësit të llogaritura në përqindje. Përsa i

përket hulumtimit tonë në vijim do të paraqesim secilën pyetje me përgjigjet e dhëna nga të tre

klasat ku bashkërisht numëronin 87 nxënës të pyetur. 98

98

Për sa i përket hulumtimit tonë, pjesë e të anketuarve ka qenë klasa V-3, ku atë ditë në klasë kishte 30 nxënës,

klasa VI-4, ku pjesë e hulumtimit ishin 28 nxënës, dhe klasa VII-3, ku prezent ishin 29 nxënës.

Page 68: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

68

1. Sa jeni të kënaqur me kushtet e shkollës ?

Nga 87 nxënës të pyetur, 45 janë përgjigjur me shumë, 30 me pak dhe 12 me aspak nga të 3

klasët e pyetura. E shprehur kjo në përqindje vjen 51.72% me shumë, 34.48% me pak dhe

13.79% me aspak.

2. Sa jeni të kënaqur me arsimtarët tuaj ?

Nga 87 nxënës të anketuar, 37 janë përgjigjur me shumë, 47 me pak dhe 3 me aspak. E

shprehur kjo në përqindje vjen, 42.53% me shumë, 54.02% me pak, dhe 3.45% me aspak.

3. A janë të qartë arsimtarët tuaj kur ato spjegojnë?

Nga 87 nxënës të anketuar, 42 janë përgjigjur me shumë, 30 me pak dhe 15 me aspak. Ee

shprehur në përqindje kjo do të thotë, 48.23% shumë, 34.48 me pak dhe 17.24 me aspak.

4. Poqese ju keni pyetje a u përgjigjen arsimtarët apo ju anashkalojnë?

Nga 87 nxënës të anketuar, 50 janë përgjigjur me përgjigjen, anashakojnë pyetjet janë

përgjigjur 12 nxënës, dhe 25 nuk pyesim asnjëherë. E konvertuar në përqindje kjo do të thotë

se 57.47% janë përgjigjur se pyetjet që parashtrohen nga nxënësit përgjigjen profesorët,

13.79% janë përgjigjur se nuk i përfillin arsimtarët ose tentojnë që ti anashkalojnë, kurse

28.74% janë përgjigjur se nuk pyesin asnjëherë profesorët.

5. Çfarë stili i të spjeguarit ju pëlqen më shumë ( pyetje/ përgjigje, të spjeguarit përmes

slajdeve, ose ty dyja)?

Nga 87 nxënës të anketuar, 25 janë përgjigjur përmes pyetje/përgjigjeve, 20 përmes sllajdeve

dhe 42 që të dyja. E konvertuar kjo në përqindje do të thotë, se 28.74% janë përgjigjur

përmes pyetje/përgjigjeve, 22.99% përmes sllajdeve dhe 48.28% i pëlqejnë që të dy mënyrat

e të spjeguarit nga profesorët e tyre.

6. Nga sa orë në ditë mësoni në shtëpi?

Nga 87 nxënës të anketuar 61 janë përgjigjur 1-3 orë, 10 mbi 3 orë dhe 16 nxënës aspak. E

konvertuar në përqindje do të thotë se 70.11% janë përgjigjur me 1-3 orë, 11.49% me mbi 3

orë, 18.39% janë përgjigjur me aspak.

7. A është shumë më lehtë të mësoni në shtëpi kur sadopak e kuptoni mësimin në klasë?

Nga 87 nxënës të anketuar, 70 janë përgjigjur me shumë, 12 me pak, dhe 5 me aspak. E

konvertuar në përqindje do të thotë, 80.46% janë përgjigjur me shumë, 13.79% janë

përgjigjur me pak dhe 5.75% janë përgjigjur me aspak.

8. A u ndihmojnë detyrat e shtëpisë për ta mësuar më mirë një mësim?

Page 69: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

69

Nga 87 nxënës të anketuar, 41 janë përgjigjur me shumë, 17 janë përgjigjur me pak dhe 29

janë përgjigjur me aspak. E konvertuar në përqindje 47.13% janë përgjigjur me shumë,

19.54% janë përgjigjur me pak dhe 33.33% me aspak.

9. A u ndihmojnë videot, audiot, fotografitë për ta mësuar më mirë një mësim?

Nga 87 nxënës të anketuar, 76 nxënës janë përgjigjur me shumë, 9 janë përgjigjur me pak

dhe 2 me aspak.E shprehur në përqindje 87.36% janë përgjigjur me shumë, 10.34% janë

përgjigjur me pak, dhe 0.23% janë përgjigjur me aspak.

10. Njohuritë që ju i keni kuptuar mirë, a ua shpjegoni shokëve tuaj poqese ato nuk i

kuptojnë të njëjtat?

Nga 87 të anketuarit, 48 janë përgjigjur po, 28 janë përgjigjur jo, dhe 11 janë përgjigjur me

ndonjëherë. E konvertuar në përqindje, 55.17% janë përgjigjur me po, 32.18% janë

përgjigjur me jo, dhe 12.64% janë përgjigjur me ndonjëherë.

Në mënyrë grafike të paraqitura me përqindje pyetjet e mësipërme janë të shprehura në grafikonin e

mëposhtëm.

Figura 1. Rezultatet nga hulumtimi i nxënësve në shkollë 99

99

Për të paraqitur në mënyrë grafike rezultatet është përdorur program online: (https://www.onlinecharttool.com)

Page 70: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

70

8.PËRFUNDIM DHE REKOMANDIME

Motivimi është një proces që shoqëron gjithë jetën e shkollës duke realizuar ndërthurjen e

elementeve njëri me tjetrin që mësimnxënia të funksionoi si një e tërë. Faktor shumë i

rëndësishëm i mësimxënies në shkollë është mësuesi. Mësuesi duhet të jetë plot motivim dhe

energji që jo vetëm të zotërojë njohuri por edhe të transmeton te nxënësi. Ky motivim

transmetohet te nxënësi nëpërmjet formave të ndryshme: sjelljes, komunikimit, metodave,

teknikave, mjeteve, shpërblimeve etj.

Vetëvlerësimi, si një mënyrë vlerësimi ndikon pozitivisht në meta njohje, pasi nxënësit

kuptojnë anët e tyre të forta dhe të dobëta. Vetëvlerësimi përfshin nxënësit në vlerësim duke

zhvendosur fokusin e vlerësimit nga mësuesit tek nxënësit. Gjatë vetëvlerësimit, nxënësit

vetëvlerësojnë nivelin e tyre gjuhësor duke u përqendruar në përmirësim dhe jo vetëm në

vlerësim.

Menaxhimi i kohës së lirë dhe motivimi i nxënësve është një ndër elementet më me

rëndësi për të arritur një nxënës drejt realizimit të qëllimeve të ndryshme në jetë. Se si do të

menaxhon kohën një nxënës varet nga shumë faktorë të cilët i potencuam gjatë këtij punimi,

megjithatë një është e sigurtë se një dukuri e tillë varet edhe nga vetë nxënësi, dëshirat e tija si

dhe aftësitë për të realizuar ëndrrat e tij. Çdo fëmijë ka një numër të madh ëndrash. Jo të gjitha

mund ti realizon, megjithatë është mirë që ka entuziazëm dhe dëshirë që ti arrijë ato,

respektivisht ëndrat që i ka edhe ti realizon. Vetëm një shtytje drejt realizimit të dëshirave të tij,

është njëra ndër elementet më me rëndësi drejt nxitjes së tij për të mësuar dhe për të arritur diçka

në jetë.

Strategjitë që përdor mësuesi gjatë pyetjeve me gojë ndikojnë pozitivisht në meta njohje,

nxisin debate dhe komente, pasi janë forma më e zakonshme e bashkëveprimit mësues –nxënës,

dhe i ndihmojnë nxënësit të kuptojnë se ku duhet të përmirësohen. Pyetjet strategjike të

mësuesve ndikojnë pozitivisht në arritjet e nxënësve dhe nisin të menduarit analitik dhe kritik,

duke i ndihmuar ata të reflektojnë rreth ecurisë së tyre në këtë lëndë.

Shumica e të rinjve, nxënësve, pjesën më të madhe të ditës tentojnë ta kalojnë me

shoqëri, respektivisht jashta shtëpisë, dhe shumë pak dëshirojnë të kalojnë në shtëpi me prindër

dhe për të mësuar. Kjo dukuri është prezente pothuajse në të gjitha vendet e botës, por edhe në

vendin tonë. Prindërit nga ana tjetër për shkak të angazhimit të madh të tyre në punë, pasi vijnë

Page 71: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

71

nga puna, janë të lodhur dhe nuk shprehin interesim që të nxitin fëmijët që të kalojnë pjesën

tjetër të kohës në shtëpi duke mësuar. Madje kur prindërit i këshillojnë fëmijët e tyre, shumica

prej tyre shprehin edhe revoltë se të njëjtit po ushtrojnë presion, dhe edhe më shumë i

demotivojnë. Mësimdhënësit nga ana tjetër luajnë një rol shumë të rëndësishëm në nxitjen dhe

motivimin e nxënësve. Ato duhet të përdorin metoda interaktive të të mësuarit, dhe tek nxënësit

mos të ushtrojnë presion, por me metoda më të buta të këshillojnë dhe të nxitin nxënësit e tyre që

të mësojnë leksionet që ato i ligjërojnë. Vetëm atëherë kur nxënësi do të ndjehet i lirë, pa frigë të

konsultohet me profesorin, atëherë mund të themi se nxënësi ka vullnet për të mësuar dhe

dëshiron që të mer njohuri edhe më shumë nga i njëjti profesor.

Mësimdhënësi duhet përgjatë orës mësimore, të ndërlidh mësimin me shembuj praktikë.

Ta bëjë më interesante orën mësimore, dhe shumë rëndësi ka edhe mosha e nxënësve. Poqese

është shkollë fillore, atëherë ta ndërlidh mësimin me shembuj nga jeta e tyre e përditshme, dhe se

çfarë të njëjtit do të kenë dobi nga leksioni i caktuar.

Me rëndësi është që tek çdo student, çdo i ri të krijohet bindje se vetëm me punë mund të

arrihet diçka në jetë. Të mos harxhohet koha kot, por e njëjta të shfrytëzohet racionalisht, pasi

nuk mund të kthehet reprizë. Kujdes të veçantë ti kushtojmë profesionit që duam ta punojmë në

të ardhmen, pasi duhet edhe përkushtimi jonë të jetë që në moshë më të hershme ndaj atij

profesioni. Shtetet e zhvilluara perëndimore, e kanë të instaluar një sistem të tillë të seleksionimit

të nxënësve, varësisht prej aftësive që kanë dhe dëshirave të tyre. Shpresojmë se në një të ardhme

të afërt një dukuri e tillë të vijë edhe në vendin tonë, ku jo secili duhet të kryjë fakultet, apo

studime deridiplomike, por kujdes të veçantë tu kushtojmë shkollave profesionale, veçanërisht

atyre që kanë drejtime praktike, dhe në një të ardhme të afërt pas diplomimit të tyre të kenë

mundësi që të njëjtit të kryjnë punë praktike dhe pse jo të hapin edhe bizneset e tyre bazuar në

diplomat e tyre të cilat i marin nga shkollat e mesme.

Arsimtari ose mësimdhënësi po ashtu është faktor subjektiv me rëndësi në punën

mësimore, i cili me aftësinë e tij profesionale dhe përgatitjen didaktiko-metodike planifikon,

organizon dhe realizon tërë punën me nxënës, si dhe mundëson krijimin e kushteve elementare

për kryerjen e suksesshme të punës mësimore.

Që nga fillimi i çdo viti shkollor, mësimdhënësi paraqet planin dhe programin mësimor

dhe kriteret apo kërkesat, të cilat u drejtohen nxënësve, dhe ato duhet t´i thotë me bindshmëri,

ndikim dhe qëndrueshmëri tek nxënësit, që më pas ato të gjejnë aplikimin e tyre në praktikë.

Page 72: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

72

Natyrisht se kjo rregullativë e mësimdhënësit bëhet për qëllime pozitive dhe, në këtë kontekst, ai

krijon një lloj marrëveshje me nxënësit, ku këta të fundit mund të japin propozimet e tyre, por pa

dalë jashtë normave me të cilat drejtohet klasa dhe mësimi si tërësi. Nëse këto parashtrime të

cilat bëhen nga ana e mësimdhënësit, me kalimin e kohës pësojnë lëkundje, atëherë kjo

reflektohet negativisht nga ana e nxënësve, të cilët mund ta keqpërdorin dhe t´a etiketojnë

mësimdhënësin, çka ndikon negativisht tek ai, i cili tashmë ka humbur besimin e nxënësve, duke

u futur në një valle pa e ditur ritmin e lojës së saj. Në këtë aspekt, nga mosserioziteti, parimësia,

konsistenca dhe racionalizmi, nxënësit jo vetëm që do ta urrejnë mësimdhënësin, por edhe

lëndën mësimore të cilë ai ligjëron.

Megjithatë, për t´iu shmangur devijimeve të tilla, atëherë duhet t´i referohemi

rekomandimit konstruktiv të cilin na e këshillon metodologjia e suksesshme e mësimdhënies,

saktësisht metodat e menaxhimit të klasës.

Page 73: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

73

9.LITERATURA E SHFRYTËZUAR

[1] Hasan Jashari, Sociologjia e arsimit, Interlingua, Shkup,2005

[1] Motivimi i nxënësve në mësimnxënien e gjuhës angleze në edukimin fillor, Punim diplome,

Arton Haxhijaj, Gjakovë korrik 2019.

[2] Karaoglu, S. (2008). Motivating languange learners tosucced.Tesol International Association.

[3] Pintrich, P. (2003). A motivational science perspective on the role of student motivation in

learning and teaching contexts.Journal of Educational Psycology.

[4] Williams, M. (1994). Motivation in foreign and second languange learning: An interactive

perpective. Educational and Child Psychology

[5] AGR. (2002). Testing, Motivation and Learning. London, United Kingdom: Assessment

Reform Group.

[6] Biggs, J. (1999). Teaching for Quality Learning at University. Buckingham: SRHE and Open

University Press.

[7] Brown, G, Bull, J dhe Pendlebury, M. (1997). Assessing Student Learning in Higher

Education. London: Routledge.

[8] ―Efektet e mënyrave të ndryshme të vlerësimit në motivimin e nxënësve gjatë përvetësimit të

gjuhës së huaj‖, Paraqitur në kërkim të gradës shkencore ―Doktor‖ nga M.Sc. Anita Muho,

Udhëhequr nga Prof. Dr. Theodhori Karaj, Tiranë 2015.

[9] Hancock, D. R. (2007). Exploring the effects of group testing on graduate students‗

motivation and achievement. Assessment and Evaluation in Higher Education,

[10] Ginsberg, M. B., and Wlodkowski, R. J. Creating Highly Motivating Classrooms for All

Students: A Schoolwide Approach to Powerful Teaching with Diverse Learners. San Francisco:

Jossey-Bass, 2000.

[11] Konold K. E., Miller S. P. dhe Konold K. B. (2004). Using teacher feedback toenhance

student learning . Teaching Exceptional Children, 36 (6), 64-69.

[12] Schraw, G. B. (1995). Sources of situational interest. Journal of Reading Behavior, 27.

[13]Harter, S. dhe Jackson, B. J. (1992). Trait vs. nontrait conceptualizations of

intrinsic/extrinsic motivational orientation. Motivation and Emotion 16, 209– 230.

[14] Bardhyl Musai, ―Metodologji e mësimdhënies‖, Tiranë, 2003.

Page 74: FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ......Përmes këtij punimi do të tentohet që të tregohet puna e mësuesit, metodat, teknikat, srategjitë e mësimdhënies që mësuesi

74

[15] Meece, J. L., Blumenfeld, P. C., & Hoyle, R. H. (1988). Students‘ goal orientations and

cognitive engagement in classroom activities. Journal of Educational Psychology, 80, 514-523.

doi:10.1037/0022-0663.80.4.514

[16] Beyond Benchmarks and Scores: Reasserting the Role of Motivation and Interest in

Children's Academic Achievement an ACEI Position Paper, Mary Renck Jalongo, Journal

Childhood Education Volume 83, 2007 - Issue 6: International Focus Issue 2007.

[17] Social representations of aggression in children, Prof. John Archer Sarah Parker, 1994,

Aggresive behaviour, Volume 20 Issue2.

[18] Kroll, M. D. dhe Ford, M. L. (1992). The illusion of knowing, error detection, and

motivational orientations. Contemporary Educational Psychology, 17, 371– 378.

[19] Greene, B. A. dhe Miller, R. B. (1996). Influences on achievement: goals, perceived ability,

cognitive engagement. Contemporary Educational Psychology, 21, 181–192.

[20] Butler, D. L., dhe Winne, P. H. (1995). Feedback and self-regulated learning: A theoretical

synthesis. Review of Educational Research, 65, 245–281.

[21] Nichols, J. G. (1996). The effects of cooperative learning on student achievement and

motivation in a high school geometry class. Contemporary Educational Psychology 21, 467–

476.

[22] Konold K. E., Miller S. P. dhe Konold K. B. (2004). Using teacher feedback toenhance

student learning . Teaching Exceptional Children, 36 (6), 64-69.

[23] Stipek, D. (2002). Motivation to learn: integrating theory and practice. Needham Heights,

MA: Allyn and Bacon

[24] Stiggins, R.(1998). Classroom assessment for student success. Washington, DC: National

Education Association.