faqe 5 amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto...

24
Zyrtarizohet data e protestës së opozitës. Ashtu siç e tha gazeta dy ditë më parë, dje grupi parlamentar i PD ka zyrtarizuar mbasditen e 27 janarit si ditën kur do të mbahet... CMYK Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Përçahet totalisht opozita, Kryemadhi sulmon Shehin, Dukën dhe Mediun, demokratët të ndarë për bashkëpunimin me LSI Zyrtarizohet data e protestës së opozitës, PD-LSI më 27 janar në shesh për qeveri teknike, Basha-Kryemadhi në alarm nga braktisja e militantëve Zbardhen formularët e vetingut në polici, do të deklarohen shpenzimet për pushime dhe arsimimin e fëmijëve, Xhafaj konsulta me ambasadorët Opozita e bashkuar pritet që në datën 27 janar të nisë valën e protestave të paralajmëru- ara që në muajin dhjetor. Gjatë deklaratave për mediat, kryetari i Partisë... Vetingu në radhët e policisë do të “detyrojë” 12 mijë efektivë të plotësojnë disa formularë, ku do të deklarojnë pasurinë si edhe do të pyeten për pastërtinë e figurës së tyre dhe karrierën. Kështu, formulari i parë që do të plotësohet... Tirazhi 7500 kopje E Mërkurë 10 Janar 2018 RUDI SATA: Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit punojnë në kushte skandaloze, u bëmë si shkollat 8 vjeçare me dy turne Artistët punojnë në kushte që lënë për të dëshiruar dhe sipas kryetarit të Sindikatës së Artistëve të TKOBAP Rudi Sata përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Kulturës... Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh, ndryshimet në prokurori me pëlqimin e tyre, ja kush janë prokurorët e dosjeve “VIP” që do godasin krimin e korrupsionin Faqe 2,3 Faqe 6 Rreth 400 denoncime për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, komisioni i vetingut kërkon prova, qytetarët dorëzojnë vendimet e dyshimta Faqe 5 F.16-17 KOMENT ANALIZE & Nga Av. Idajet BEQIRI Kur proteston krimi, pse të mos protestojë edhe antikrimi...?! Nga Hyqmet ZANE Çështja çame, më e kërcënuara nga grekofilizmi dhe disa realitete Faqe 9 Protesta e opozitës, reagojnë socialistët: Kryengritje ndaj reformës në drejtësi, PD-LSI synojnë bllokimin e integrimit në BE Faqe 4 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Dokumentet e CIA, ja cilat ishin mendimet e Hamit Matjanit për regjimin komunist, Enver Hoxha i shqetësuar për lëvizjet e të arratisurve jashtë Shqipërisë Faqe 12,13 Arta Marku shkakton “tërmet” në prokurori, largon nga detyra 4 prokurorë të Llallës, ja si dështuan me dosjet e korrupsionit Faqe 18 Qytetarët kanë denoncuar rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë në Komisionin e Kual- ifikimit. Përmes një reagimi për mediat, ky institucion ka dhënë ditën e djeshme detaje nga denoncimet që janë bërë në portal, apo nëpërmjet postës, ndërsa ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se nuk ka prova të forta që vërte- tojnë aferat e njerëzve të drejtësisë. Shumica e denoncimeve lidhen me çështje civile... Faqe 8

Upload: others

Post on 16-Aug-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

Zyrtarizohet data e protestës së opozitës. Ashtu siç e tha gazeta dy ditë më parë, dje grupi parlamentar i PD ka zyrtarizuar mbasditen e 27 janarit si ditën kur do të mbahet...

CMYK

Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected]

Përçahet totalisht opozita, Kryemadhi sulmon Shehin, Dukën dhe Mediun, demokratët të ndarë për bashkëpunimin me LSI

Zyrtarizohet data e protestës së opozitës, PD-LSI më 27 janar

në shesh për qeveri teknike, Basha-Kryemadhi në alarm nga braktisja e militantëve

Zbardhen formularët e vetingut në polici, do të deklarohen

shpenzimet për pushime dhe arsimimin e fëmijëve, Xhafaj konsulta me ambasadorët

Opozita e bashkuar pritet që në datën 27 janar të nisë valën e protestave të paralajmëru-ara që në muajin dhjetor. Gjatë deklaratave për mediat, kryetari i Partisë...

Vetingu në radhët e policisë do të “detyrojë” 12 mijë efektivë të plotësojnë disa formularë, ku do të deklarojnë pasurinë si edhe do të pyeten për pastërtinë e figurës së tyre dhe karrierën. Kështu, formulari i parë që do të plotësohet...

Tirazhi 7500 kopje E Mërkurë 10 Janar 2018

RUDI SATA: Artistët e Teatrit të Operës

dhe Baletit punojnë në kushte skandaloze, u bëmë si shkollat 8 vjeçare me dy turne

Artistët punojnë në kushte që lënë për të dëshiruar dhe sipas kryetarit të Sindikatës së Artistëve të TKOBAP Rudi Sata përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Kulturës...

Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh, ndryshimet në prokurori me pëlqimin e tyre, ja kush janë prokurorët e dosjeve

“VIP” që do godasin krimin e korrupsioninFaqe 2,3

Faqe 6

Rreth 400 denoncime për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, komisioni i vetingut kërkon prova,

qytetarët dorëzojnë vendimet e dyshimta

Faqe 5

F.16-17KOMENT ANALIZE&

Nga Av. Idajet BEQIRI

Kur proteston krimi, pse

të mos protestojë edhe

antikrimi...?!Nga Hyqmet ZANE

Çështja çame, më e

kërcënuara nga grekofilizmi dhe

disa realitete

Faqe 9

Protesta e opozitës, reagojnë socialistët: Kryengritje

ndaj reformës në drejtësi, PD-LSI synojnë bllokimin

e integrimit në BE

Faqe 4

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

Dokumentet e CIA, ja cilat ishin mendimet e Hamit Matjanit për regjimin komunist, Enver Hoxha i shqetësuar për lëvizjet

e të arratisurve jashtë Shqipërisë Faqe 1

2,1

3

Arta Marku shkakton “tërmet” në prokurori, largon nga detyra 4 prokurorë të Llallës, ja si dështuan me dosjet e korrupsionit

Faqe 18

Qytetarët kanë denoncuar rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë në Komisionin e Kual-ifikimit. Përmes një reagimi për mediat, ky

institucion ka dhënë ditën e djeshme detaje nga denoncimet që janë bërë në portal, apo nëpërmjet postës, ndërsa ajo që bie në sy ka të

bëjë me faktin se nuk ka prova të forta që vërte-tojnë aferat e njerëzve të drejtësisë. Shumica e denoncimeve lidhen me çështje civile... Faqe 8

Page 2: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

2 GAZETA SOTE Mërkurë 10 Janar 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gjatë kohës që Adri-atik Llalla ishte në

detyrë, ai komandoi shumë prokurorë, mes të cilëve dhe

emrat e mësipërm, por që të gjithë kanë

dështuar totalisht me luftën ndaj krim-

it dhe korrupsionit. Më konkretisht, dje është larguar nga

detyra Dritan Gina, drejtues i koman-duar i Prokurorisë

së Rrethit Gjyqësor Elbasan...

Lëvizjet e djeshme janë të dytat që ndërmerr kryeprokurorja Arta Marku, pasi sapo mori detyrën ajo shkarkoi nga detyra dy njerëzit më të besuar të Adriatik Llallës. Emri i parë që iku ishte Rovena Gashi,e cila mbante postin e drejtoreshës për marrëdhëniet me jashtë në Proku-rorinë e Përgjithshme. Ndërsa emri

tjetër ishte Petrit Fusha, i cili ishte i komanduar si kryetar i Prokurorisë së Tiranës. Sa kohë që Adriatik Llalla ishte në detyrë, pati shumë akuza mbi emërimet apo komandimet e prokurorëve, tashmë Arta Marku ka vendosur që të largojë një pjesë të dre-jtuesve që nuk kanë dhënë rezultate në punën e tyre.

MË HERËT IKËN GASHI DHE FUSHA

Nisin rebelimet në Durrës e Elbasan kundër Markut, Dritan Gina e Agron Gjana refuzojnë largimin, ankimime në gjykatë

Vendimi i Arta Markut për të bërë ndryshime në kupolën drejtues të prokurorive nuk është mirëpritur në Elbasan dhe Durrës. Dritan Gina, i cili u largua nga drejtimi i Prokurorisë Elbasan, refuzoi fillimisht largimin, ndërsa nuk kurseu sulmet dhe akuzat. Në një konferencë për mediat, ai ka thënë se shkak i shkarkimit janë hetimet për bandat e Elbasanit. “Rasti më i fundit është i ngjarjes te hotel ‘Univers’, ku kam kërkuar ndihmë nga prokuroria e përgjithshme nga shefi i IT për të kryer veprime pranë servera të bashkisë pasi ka

dyshime që persona të paautorizuar kanë akses dhe kjo lëvizje vjen pas kërkesës sime. Elbasani vitin e kaluar është përballur me situata krim-inale, këto ngjarje nuk janë zbardhur. Autorët, pavarësisht se njihen nga policia nuk janë siguruar prova nga hetimet, duke u konstatuar shkelje të rëndë. Kjo nuk është neglizhencë e policisë, me të cilën kemi raporte korrekte deklaroi”, tha ai. Për hetimin e ngjarjeve kriminale, ai ka lëshuar akuza edhe ndaj drejtuesve të Policisë, që sipas Ginës kanë refuzuar të bashkëpunojnë. Më tej ai

tha se do i drejtohet gjykatës. Pas deklaratës së tij në ambientet e prokurorisë u paraqit drejtuesi i ri Ardjan Nezha. Sipas informacioneve, fillimisht Gina i ka mbyllur atij derën e zyrës duke mos e lejuar të futej brenda. Më pas Nexha ka arritur të futet dhe ka zhvilluar një takim me stafin. Ai shoqërohej nga përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme Kosta Beluri, i cili i dorëzoi Ginës dhe urdhrin e Arta Markut. Megjithatë ky u fundit u mbyll në zyrë dhe refuzoi të takonte Nezhën, por atij iu bë e ditur se mund t’i drejtohet gjykatës për

urdhrin e kryeprokurores. Më pas Nezha mori zyrtarisht detyrën dhe tani është ai që ka marrë frenat e prokurorisë së Elbasanit. E njëjtë gjë ndodhi dhe në Durrës, prokurori Agron Gjana e cilësoi të paligjshëm shkarkimin pasi tha se ai është i emëruar dhe jo i komanduar. Ndërsa në dy prokurorit tjera nuk ka pasur probleme. Mbetet të shihet nëse tani do të ketë lëvizje në radhët e organit të akuzës, pasi në të gjitha raportet ndërkombëtare ka pasur akuza se nuk ka hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Arta Marku shkakton “tërmet” në prokurori, largon nga detyra 4 prokurorë të Adriatik Llallës,

ja si dështuan me dosjet e korrupsionit

Ikin Dritan Gina i Elbasanit dhe Agron Gjana i Durrësit

Kliti TOPALLI

Kryeprokurorja Arta Marku ka tronditur dje 4 prokurori rajonale, 3 prej të cilave ndër më kryesoret në vend. Ashtu

siç gazeta e paralajmëroi pak kohë më parë, dje është firmosur largimi nga detyrat për 4 prokurorë të njohur, të cilët janë përfolur shumë më media dhe në drejtësi. Gjatë kohës që Adria-tik Llalla ishte në detyrë, ai komandoi shumë prokurorë, mes të cilëve dhe emrat e mësipërm, por që të gjithë janë akuzuar se kanë dështuar totalisht me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Më konkretisht, dje është larguar nga detyra Dritan Gina, drejtues i koman-duar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ai është kthyer në Prokuror-inë e Tiranës, ku dhe është i emëruar. Drejtues i përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, u caktua prokurori, Ardjan Nezha. Një tjetër lëvizje ka ndodhur në Prokurorinë e Fierit. Pali Deçolli, i cili drejtoi deri më tani këtë institucion, është larguar nga funksioni dhe kthehet si zv/drejtues në po të njëjtën prokurori, ku edhe është emëruar nga Adriatik Llalla. Në vend të tij është komanduar Fat-mir Lushi. Më tej, Artur Ismailukaj, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë e Tropojës, ku është i emëruar; Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, është caktuar Alketa Nushi. Largimit nuk i ka shpëtuar dhe Agron Gjana, i cili ka drejtuar Prokurorinë e Durrësit. Ai dje zhvilloi një takim me kryeprokuroren Arta Marku dhe në këtë takim iu kërkua të dorëhiqej, me argumentin se nuk ka pambushur detyrat e kërkuara. Por zoti Gjana e ka refuzuar kërkesën e Markut, e cila menjëherë ka urdhëruar komandimin e tij në Pukë. Por këto lëvizje nuk kanë kaluar lehtë. Dritan Gina dhe Agron Gjana nuk i kanë pranuar urdhrat e Markut, duke i cilësuar si të paligjshme dhe deklaruan se nuk do të largohen nga postet. Por fshesa e njerëzve të Adriatik Llallës në organin e akuzës nuk do të mbetet me kaq, pasi në ditë në vijim do të ketë largime të tjera në radhët e prokurorëve të komanduar.

Emrat e përfolur dhe dështimet në krye të detyrës

Katër emrat që Arta Marku largoi

kthehej më. Nëse bëjmë një bilanc të punës së emrave të mësipërm në luftën ndaj korrupsionit, duket hapur se ata kanë dështuar. Sipas raporteve vjetore të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit ka proceduar penalisht gjatë vitit 2016 vetëm 15 persona. Edhe pse korrupsioni shihej si prioritet në

kohën kur këta emra u komanduan nga Adriatik Llalla, rezultatet flasin ndryshe. Prokuroria e Durrësit me në krye Agron Gjanën gjatë vitit 2016 ka proceduar vetëm 10 persona. Proku-roria e Fierit ka proceduar 8 persona, ndërsa ajo e Kukësit asnjë. Pra në të katërta prokuroritë vetëm në një vit janë proceduar 33 persona dhe bëhet fjalë për zyrtarë të niveleve më të ulëta.

Agron Gjana, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, largohet nga kjo detyrë dhe caktohet në po-zicion të përkohshëm si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë;

Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, caktohet Donika Prela, aktualisht prokurore pranë kësaj prokurori

Dritan Gina, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëru-ar; Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit

Gjyqësor Elbasan, caktohet prokurori, Ardjan Nezha. Pali Deçolli, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rre-

thit Gjyqësor Fier, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar; Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, caktohet prokurori, Fatmir Lushi.

Artur Ismailukaj, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëru-ar; Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, caktohet prokurori, Alketa Nushi.

JA LËVIZJET NË PROKURORI

dje nga detyra janë mjaft të njohur për publikun. Dritan Gina i Elbasanit është bashkëshorti i Rovena Gashit, proku-rores që deri dje ishte krahu i djathtë i Adriatik Llallës. Gina është akuzuar shpesh për situatën në Elbasan, se nuk ka marrë masat e duhura ndaj krimit. Agron Gjana i Durrësit, një vit më parë hyri në listën e zezë të SHBA. Atij ju bllokua viza nga ambasada e SHBA pasi amerikanët kishin dyshime se ai do shkonte në territorin tyre dhe nuk

Pas Rakipit, edhe Rehovica i drejtohet gjykatës

Avokati i Gledjon Rehovicës, të cilit iu hoq mandati i deputetit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, ka reaguar ditën e djeshme. Ai i ka bërë kërkesë KQZ-së që t’i japë aktet e dos-jes në të cilat u bazua vendimi për heq-jen e mandatit. Avokati i Rehovicës tha se pasi të marrin vendimin e arsyetuar, ata do të bëjnë ankimimin e vendimit të KQZ-së në Gjykatën Administrative. Dy ditë më parë ishte Aqif Rakipi, ai, i cili iu drejtua gjykatës për heqjen e mandatit. Vendimi i KQZ u mor 5 ditë më parë, ku bashkë me Rakipin mandatin e humbi dhe Gledion Re-hovica. Me 5 vota pro, KQZ mbështeti kërkesën e bërë nga prokuroria, sipas së cilës të dy deputetët nuk kishin përf-shirë në formularët e deklarimit të dhë-na që lidheshin me të kaluarën e tyre. Sipas prokurorisë, Rakipi rezulton të jetë referuar nga policia italiane për mbajtje të sendeve të vjedhura, ndërsa Rehovica si i përfshirë në vjedhjen e një dyqani. Që të dy gjithashtu rezu-ltojnë sipas të dhënave të marra nga Italia se kanë përdorur emra të rremë, të cilët nuk janë deklaruar.

Integrimi në BE, zbardhet raporti për vendet e Ballkanit

Bashkimi Europian përgatitet që vala tjetër e zgjerimit të jetë në vitin 2025, megjithëse mosmarrëveshjet në Ballkanin Perëndimor mund të pengo-jnë ecurinë e procesit. “Partnerët e Ball-kanit Perëndimor tani kanë një shans historik. Për herë të parë perspektiva e tyre për integrim është në një interval të favorshëm” pritet të thotë komisioneri në një draft të përgatitur për miratim në 14 shkurt, shkruan EUObserver. “Me një vullnet të fortë politik, me reforma të vërteta dhe me zgjidhje afatgjata për mosmarrëveshjet mes fqinjëve, Mali i Zi dhe Serbia pritet të jenë gati për anëtarësim në vitin 2025” thuhet në tekstin që ka parë EUObserver. Në tekst nënkuptohet se Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova “duhet të kenë avancuar në rrugën e tyre drejt BE-së”, ose ndryshe siç thuhet në një frazë në kllapa (Negociatat… do të kenë avan-cuar). Dokumenti strategjik vjen pas deklaratës së presidentit Zhan Klod Junker në vitin 2014 se nuk do të ketë zgjerim të BE-së në të ardhmen e afërt.

Page 3: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

GAZETA SOT E Mërkurë 10 Janar 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ndryshimet që u bënë dje në 4 prej prokurorive të vendit nuk do të jenë të vetmet, pasi lëvizje do të ketë dhe në disa zona të tjera. Por sipas informacioneve, furtuna do të prekë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ky është dikasteri më i rëndësishëm për momentin në organin e akuzës, pasi anëtarët e saj hetojnë korrup-sionin dhe krimin e organizuar. Sipas informacioneve, kreu i kësaj prokurorie, Besim Hajdarmataj pritet të largohet brenda pak ditësh. Ai mori drejtimin në këtë prokurori duke u komanduar nga Adriatik Llalla dhe në largimin e tij nuk ka asnjë pengesë ligjore. Burimet i thanë gazetës se në vend të tij do të vendoset një prokuror i “hekurt”, i cili do të nisë arrestimet “VIP” dhe do godasë krerët e bandave.

Gati ndryshimet te Krimet e Rënda

“Që në fillim të dhjetorit, ka nisur një pro-

ces i thellë reformimi në prokurori e polici dhe efektet pritet të shihen në muajt janar

dhe shkurt. SHBA duket se është duke përgatitur terrenin për arrestimin e “pe-

shqve të mëdhenj” të paralajmëruar nga ambasadori amerikan Donald Lu...

Ish-vartësit e Llallës s'pranojnë të largohen, Rovena Gashi padit Arta Markun, shkarkimin nga detyra e cilëson të paligjshëm

Prokurorja Rovena Gashi ka nisur një betejë ligjore me kryeprokuroren Arta Marku. Sapo kjo e fundit mori detyrën, shkarkimi i parë që bëri ishte pikërisht ai i Rovena Gashit, nga posti i drejtueses së Drejtorisë për Marrëdhëniet Ju-ridiksionale me Jashtë. Rovena Gashi është një emër i njohur. Asaj ju bllokua viza nga SHBA, ndërsa njihet si ndër më të besuarit e Adriatik Llallës. Por ajo dje i është drejtuar Gjykatës Administrative, duke kundërshtuar veprimin e Markut. Në aktpadinë e siguruar nga gazeta, Gashi ka deklaruar se kryeprokurorja nuk ka

kompetencë për ta shkarkuar. “Në bazë të për-caktimeve të nenit 109 pika 2 të Ligjit me Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, nenit 160 pika 2 të Ligjit Nr. 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe të Prokuroreve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe referuar vetë vendimit me Nr. 115 datë 18.12.2017 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, e paditura Arta Marku ushtron detyrën e Prokurores së Përgjithshme të Për-kohshme, me kompetenca kalimtare dhe si e tillë, ajo nuk mund të nxjerrë dhe të nënshkruajë

akte në cilësinë e Prokurores së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, por vetëm si Proku-rore e Përgjithshme e Përkohshme”, thuhet aty. Por Rovena Gashi ka arritur deri aty, sa ka deklaruar se veprimet e Markut janë shpërdorim detyre. Sipas saj, urdhri i kryeprokurores shkel 6 herë ligjin. “Pavarësisht nga fakti i analizuar më lart, që referimi i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme në nenin 38 të Ligjit me Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Proku-rorisë në Republikën e Shqipërisë”, përbën shpërdorim, abuzim me detyrën dhe kapërcim

të kompetencave të saj ligjore kalimtare, të cilat janë parashikuar shprehimisht në nenin 109 pika 2 te Ligjit me Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” dhe ne nenin 160 pika 2 të Ligjit Nr. 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe që e bën këtë urdhër një akt administrativ absolut-isht te pavlefshëm”, ka deklaruar ajo. Interesant është fakti se gjykatës pritet t’i drejtohet dhe bashkëshorti i saj Dritan Gina, i cili u largua nga drejtimi i Prokurorisë së Elbasanit.

Kliti TOPALLI

Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës dhe partnerët e tjerë të Shqipërisë kanë nisur përgatit-jet për të goditur nga të gjithë

anët krimin dhe korrupsionin. Që në fillim të dhjetorit, ka nisur një proces i thellë reformimi në prokurori e polici dhe efektet pritet të shihen në muajt janar dhe shkurt. SHBA duket se është duke përgatitur terrenin për arrestimin e “peshqve të mëdhenj” të paralajmëru-ar nga ambasadori amerikan Donald Lu. Sapo Fatmir Xhafaj mori detyrën, pothuajse të gjithë krerët e komisari-ateve u ndryshuan dhe u vendosën aty emra me integritet. Më pas u largua Adriatik Llalla dhe gjëja e parë që bëri Arta Marku, ishte largimi i njerëzve të tij më të besuar. Të hënën Fatmir Xhafaj shkarkoi nga detyra Haki Çakon, i cili për 3 vite drejtoi policinë. Ndërkohë dje, kryeprokurorja Arta Marku largoi nga detyra 4 prokurorë të njohur dhe të diskutuar në media e në ambientet e politikës dhe drejtësisë. Arta Marku largoi krerët e prokurorive në Elbasan, Fier, Kukës dhe Durrës dhe në vend të tyre u emëruan emra që pritet të japin rezultate në luftën ndaj krimit e korrup-sionit. Sipas informacioneve, lëvizjet që ka bërë Marku kanë marrë mbështet-jen e ambasadorëve, veçanërisht të Donald Lu. Emrat që Arta Marku lëvizi dje, u komanduan nga Llalla në vitet 2016 dhe 2017 dhe për shumicën e tyre në atë kohë pati konsulta dhe me amba-sadorët, pasi për shumë prej tyre kishte mjaft ankesa. Më largimin e tij, sërish ndërkombëtarët janë vënë në lëviz-je, për të larguar ata emra që janë akuzuar dhe përfolur në media. Dy rastet më të debatuara janë ai i Dritan Ginës që largua nga Elbasani dhe ai i Agron Gjanës që u largua nga Dur-rësi. Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, të cilës ju bllokua viza nga ambasada e SHBA. E një-jta gjë ndodhi dhe me Gjanën, pasi ishte prokurori i parë që u refuzua nga Uashingtoni. Pra duket qartë se amerikanët janë duke përgatitur terrenin për të luftuar krimin e or-ganizuar dhe më pas korrupsionin në qytetet kryesore të vendit dhe ku ka shumë problematika. Nëse shihet, ndryshime janë bërë në Elbasan dhe Durrës, dy qytetet më kritike sa i takon krimit të organizuar. Por gjithë këto lëvizje ditët e fundit, dëshmojnë

guan për gjykim Dajtin. Një tjetër dosje e rëndësishme është ajo e bandës së tri-tolit, ku i akuzuar ishte Julian Sinanaj, vrasësi i famshëm me pagesë. Po ashtu ai hetoi masakrën e Kukësit, ku u vranë 2 efektivë. Dërgimi i tij në Elbasan, i cili sot është qyteti më problematik, tregon se shumë shpejt do nis lufta ndaj ban-dave. Një tjetër emër i njohur është ai i Donika Prelës. Ajo ka hetuar djalin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Në vitin 2012 ai u arrestua sepse në makinë ju gjetën 1.5 gram kanabis, por u lirua

pasi gjykata i cilësoi të pavlefshme kontrollet që ju bën në makinë. Në raportin vjetor të prokurorisë, ajo ren-ditet dhe ndër prokuroret që ka hetuar më shumë çështje, plot 66 në vitin 2016. Një vlerësim maksimal ka dhe Alketa Nushi, e cila ka qenë prokurore në Mat dhe po aty renditet në krye sa i takon hetimeve të kryera. Por një tjetër detaj është se përveç Nezhës, emrat e tjerë janë prokurorë të rinj që kanë mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe që kanë më shumë integritet.

“Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm, dhe që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018 me SPAK-un dhe BKH-në. Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë. Së fundmi, ju keni një shprehje në shqip: “Dielli duket që në mëngjes.” Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë se

krimi i organizuar shqiptar është një problem serioz dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare. Plani gjithashtu pranon se deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale. Ajo që dimë gjithashtu është se Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe poli-tikanëve. Nëse e mohoni këtë, ju lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Gentian Muhametit dhe Elvis Rroshit”, tha Donald Lu pak ditë më parë.

PARALAJMËRIMI I DONALD LU PËR “PESHQIT E MËDHENJ”

se SHBA po përgatitet për një valë të madhe arrestimesh.

Emrat e emëruarMe ndryshimet që firmosi Arta

Marku, në Elbasan u komandua Ard-jan Nezha, në Durrës Donika Prela, në Fier Fatmir Lushi dhe në Kukës, Alketa Nushi. Por kush janë emrat në fjalë? Ardjan Nezha është një emër mjaft i njohur në vend. Ai ka mbajtur deri më tani postin e prokurorit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ka shqyrtuar disa dosje të rëndësishme. Dosja më e famshme e tij është ajo e Dritan Dajtit. Nezha është ai që hetoi masakrën e Durrësit dhe arriti të dërgojë pas hek-urave Dritan Dajtin, emri më i përfolur në drejtësinë shqiptare. Ai mban rekor-din e shtyrjes së seancave gjyqësore për shkak se asnjë avokat nuk pranonte ta mbronte. Megjithatë Nezha dhe kolegu i tij Eugen Beci kryen hetimet dhe dër-

Qefalia: Ligji i jep të drejtë Arta Markut

të bëjë ndryshimeNdryshimet në disa prokurori të

bëra ditët e fundit nga kryeprokurorja Arta Marku, kanë ngjallur mjaft de-bat në klasën politike në vend dhe jo vetëm. Mirëpo, për deputetin e Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia këto lëvizje të Markut janë të drejta, pavarësisht se mandati i saj është i përkohshëm. Dhe për t’i shkuar deri në fund argumentit të tij, Qefalia deklaroi se Marku ka fuqi ligjore për vendimmarrje deri në kri-jimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. “Prokurorja është në krye të detyrës, për aq kohë sa të krijohet KLP. Opozita kundërshtoi me forcë, por e dënuan edhe ndërkombëtarët këtë qëndrim. Edhe pse është e përkohshme, kryep-rokurorja ka fuqinë e saj deri në krijimin e KLP”, deklaroi Qefalia. Nga ana tjetër, duke komentuar protestën e parala-jmëruar nga opozita në datën 27 janar, deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia tha se organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të mos cenojnë ligjin e qytetarët.

Ngjela: Ja kush janë 4 njerëzit më të rrezikuar nga

reforma në drejtësiAshtu siç e ka bërë traditë, edhe dje

avokat Spartak Ngjela ka shkruar sa i takon reformës në drejtësi dhe pikat e implementimit të saj. Përmes një posti-mi në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se reforma në drejtësi është duke u penguar nga 4 njerëzit më të rëndë-sishëm në vend, që sipas tij janë dhe 4 më të rrezikuarit. Sipas Ngjelës, ata janë Rama, Basha, Berisha dhe Meta. Madje, ai i bën fajtor këta katër politi-kanë, që bashkë me mediat dhe krimin po përpiqen të ndalojnë reformën në drejtësi, por që sipas tij, nuk do kenë sukses, pasi në lojë janë amerikanët dhe gjermanët. “Të katër këta, Berisha, Meta, Rama dhe Basha, asnjëherë nuk e çuan nëpër mend se do të vinte një kohë kur edhe në Shqipëri do vendosej ligji. Dhe koha erdhi. Reforma në drejtësi e propozuar nga politika amerikane e deri diku edhe nga ajo gjermane, vendosur tashmë me forcën e tyre në kushtetutë dhe në ligj nuk do të lejojë më që të korruptuarit e politikës aktu-ale shqiptare të vijojnë të qeverisin. Ky është thelbi i reformës”, shkruan Ngjela.

Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh, ndryshimet në prokurori me pëlqimin e tyre, ja kush janë prokurorët

e dosjeve “VIP” që do godasin krimin e korrupsionin

Zbardhen çështjet që kanë hetuar 4 prokurorët, nga Dritan Dajti e banda e tritolit, te djali i Gramoz Ruçit

Page 4: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

4 GAZETA SOTE Mërkurë 10 Janar 2018

4,8,12,13,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Basha thirrje qytetarëve: Bashkohuni në protestën e opozitës në 27 janar, të largojmë paligjshmërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dje fill pas takimit të mbajtur me krerët e de-gëve të PD deklaroi para mediave se opozita i ka shpallur luftë paligjshmërisë. Madje, Basha në kuadër edhe të bërjes publike të datës kur opozita do të organizojë protestat, nuk nguroi që tu bënte thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës. Sipas kreut demokrat vendi është ndërtuar mbi paligjshmërinë dhe e vetmja mënyrë për dal nga kjo situatë është ajo e protestave. “Ftojmë gjithë shqiptaret që

të bashkohen në 27 janar, të shtunën në një protestë mbarë popullore, kundër varfërisë, kundër papunësisë dhe drejtësisë së kapur politikisht, për një drejtësi të çliruar nga krimi. Drejtësi për të rinjtë, të papunët, për ata që duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri. Gjithçka nis nga kthimi i ligjshmërisë në vend. Nëse sot kemi një narkoshtet, ky narkoshtet është ndërtuar mbi paligjshmërinë. Është themeli i zgjedhjeve të kapura, i votës së shantazhuar, që ka çuar në një parlament të

paligjshëm, kryeministër të paligjshme”, u shpreh ai. Sakaq, Basha deklaroi se objektivi i opozitës është dhënia fund e kësaj qeverie. Ai, gjithashtu, akuzoi qeverinë se, sipas tij, ka kapur drejtësinë. “Drejtësia është kapur politikisht. Duam drejtësi për të papunët, për studentët, për ata që duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri. Papunësia ka si shkak kryesor paligjshmërinë dhe i shpërndarë tek një grup njerëzit. Objektivi i opozitës është dhënia fund e kësaj qeverie, për një Shqipëri me

taksa të ulta. Për një Shqipëri që ka çmimet e energjisë, të taksave, të ujit, jo më të larta. Ndaj ftojmë gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në manifest që ka si qëllim largimin e paligjshmërinë. PD dhe gjithë aleatët, kanë nisur dhe do të intensifikojnë një dialog për t’ju paraprirë kësaj proteste. Ftojmë çdokënd, që fryma e refuzimit prek nga çdo shqiptar, që ta kthejmë në një frymë proteste. Të gjithë bashkë të japim sinjalin që e keqja ka marrë fund”, tha kreu demokrat Lulzim Basha.

Zyrtarizohet data e protestës së opozitës, PD-LSI më 27 janar në shesh për qeveri teknike,

Basha-Kryemadhi në alarm nga braktisja e militantëve

Ja porositë e kreut demokrat për deputetët dhe krerët e degëve

Endri ARIZI

Zyrtarizohet data e protestës së opozitës. Ashtu siç e tha gazeta dy ditë më parë, dje grupi parlamentar i PD ka

zyrtarizuar mbasditen e 27 janarit si ditën kur do të mbahet protesta. Por edhe pse deri më dje opozita nuk kishte një qëllim ekzakt se përse do të mbaheshin këto protes-ta, kreu demokrat Lulzim Basha, pas mbledhjes që pati me grupin parlamentar të PD dhe krerët e strukturave nëpër rrethe u shpreh para mediave se qëllimi i protestave është krijimi i një qeverie antimafia. Pra duket se sërish PD kërkon qeveri teknike. “Gjithçka nis nga kthimi i ligjshmërisë në vend. Nëse sot kemi një narkoshtet, ky narkoshtet është ndërtuar mbi paligjshmërinë”, tha Basha. Ndërkohë një gjë të tillë Ba-sha ua pohoi edhe deputetëve, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar që u mbajt me dyer të mbyllura, ku sipas burimeve të gazetës, ai u premtoi se në Mars bie qeveria dhe se do të ketë një qeveri teknike. Ndërkaq, kreu demokrat pas premtimit që u bëri deputetëve, u kërkoi këtyre të fundit që të nisin organizimin e qytetarëve për protestat nëpër zonat ku janë shpallur fitues, në mënyrë që të ketë një numër sa më të madh pjesëmar-rësish. Pas këtyre porosive të dhëna për deputetët gjatë mbledhjes së grupit, Basha zhvilloi një tjetër takim me krerët e degëve po me dyer të mbyllura. Por edhe pse nuk u dhanë detaje mbi këtë takim, burimet bren-da selisë blu i thanë gazetës se krerët e degëve i shfaqën shqetësimin kreu demokrat se ka shumë militantë të PD që e kanë të vështirë të marrin pjesë në protesta, për shkak të efektit se janë në punë pranë administratave shtetërore. Dhe për këtë fakt ata nuk mund t’i bashkëngjiten protestave pasi kanë frikë se mund të largohen nga puna. Pavarësisht këtij shqetësi-mi të ngritur nga krerët e strukturave të PD, Basha deklaroi para këtyre të fundit se duhet të punojnë fort për të mbledhur sa më shumë njerëz pasi qeveria shumë shpejt do të bjerë. Madje, burimet pranë selisë blu i thanë gazetës, se Basha u tha krerëve të degëve që do të vendosë transport falas për protestuesit dhe secili nga krerët duhet që të organizojë si dhe të

sigurojë transportin publik. Ndërkaq, sipas po të njëjtave burime, Basha, gjatë mbledhjes së mbajtur në selinë blu, rrëzoi edhe skenarët e bojkotit të parlamentit si dhe atë të djegieve të mandateve. Kjo për faktin se PD do të marrë pjesë në seancën plenare të së hënës.

Kryemadhi: Militantët që kanë frikë, të ikin

Edhe kreu i LSI, Monika Kryemadhi, ashtu si kreu demokrat, organizoi dje një takim me krerët e kësaj partie nëpër rrethe. Ajo theksoi para krerëve të partive që të gjitha strukturat e LSI të ngrihen në këmbë kundër qeverisë. “Të gjithë strukturat e LSI në këmbë

kundër kryeministrit te drogës dhe varfërisë. Organizim kapilar i LSI për rezistence pa kompromis ndaj banditizmit qeveritar. Rezistence në të gjitha frontet në çdo familje dhe në çdo shesh. Fronti i gjerë kombëtar opozitar përballë rilindjes së vetmuar të lidhur me krimin”, tha Kryemadhi. Por pavarësisht thirrjeve për të mobilizuar bazën për protestat që do të mbajë opozita, Kryemadhi lëshoi mesazhe edhe për militantët që po largohen nga

kjo forcë dhe po kamuflohen pranë PS. Kreu i LSI, fill pas takimit të mbajtur me strukturat, teksa ishte e ftuar në një studio televizive deklar-oi se kushdo që do të largohet nga LSI të largohet dhe të shkojë me PS-në. “Kushdo që qëndron poshtë shtëpisë të Erion Veliaj për tendera e kushdo ta dojë Ramën edhe nga LSI–ja, le të shkojë me të”, u shpreh ajo duke shfaqur hapur shqetësimin e largimit të bazës dhe frikën se LSI po shkon drejt sfumimit.

Kreu demokrat, Lulzim Basha disa ditë më parë gjatë takimit të mbajtur me bazën në Lezhë u shpreh se PD kërkon që të krijohet një qeveri antimafia. “T’ia bëjmë të qartë se nuk po e bëjmë këtë që të ikë Edi Rama dhe të vijë unë me protestë, apo të jem unë kryetari i qeverisë së përkohshme, jo! Ne kërkojmë largimin e shkaktarit numër një dhe krijimin e kus-

hteve për funksionimin e demokracisë dhe reformës në drejtësi. Ndaj kemi parashtruar nevojën për një qeveri antimafia. Qeveria antimafia do të garantojë reformën zgjedhore, mosprekjen e votës dhe, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, garanton një qeveri që lidh fatin e vet me atë të qytetarëve”, u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha disa ditë më parë.

BASHA: KEMI PARASHTRUAR NEVOJËN PËR NJË QEVERI ANTIMAFIA PD vijon takimet në Kamëz për protestën e 27 janarit

Kryetari i PD, Lulzim Basha dje, gjatë takimit me qytetarët e Kamzës, i ftoi këta të fundit që t’i bashkohen protestave të opozitës për të nxjerrë vendin nga udhëkryqi dhe kriza e rëndë, që sipas tij, ka përfshirë vendin. “Kjo është një qeveri thellësisht an-tipopullore. Edhe largimi i sotëm i Haki Çakos nuk është gjë tjetër veçse plotësimi i një pakti mafioz midis tij dhe Edi Ramës. Edi Rama ka garan-tuar Haki Çakos se pavarësisht qenies në krye të Policisë së Shtetit kur vendi u mbulua me drogë, pavarësisht së qënit leva e Saimir Tahirit, kur policia u kthye në një organizatë kriminale, pavarësisht veprimeve të paligjshme me përgjuesit që përgjonin opozitën, diplomatët e huaj dhe çdo kundër-shtar të vërtetë apo të perceptuar të qeverisë, mund të ikë i lirë në punën e tij. Nga ana tjetër Haki Çako do ta mbyllë gojën për aferat e tmerrshme kriminale dhe korruptive që imp-likojnë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe njerëzit e tij më të ngushtë në qeveri dhe në Partinë Socialiste”, tha ai.

Shehu: Shëndetësia, nevojë për ide të qartaDeputeti i PD, Tritan Shehu dje

përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me sistemin e qarkullimit të mjekëve që ka ndër-marrë qeveria. Sipas Tritan Shehut ky është një vendim absurd që nuk zgjidh gjendjen në të cilën ndodhet mjekësia. “Ka filluar me sektorin e "nënës e fëm-ijës" i shumë përfoluri dhe i aspak ra-cionali, "qarkullimi" i mjekëve të Qen-drës drejt periferisë. Një vendim absurd e arbitrar ky, që absolutisht nuk mund të zgjidhë gjendjen katastrofale të sistemit tonë shëndetësor, spitalor në veçanti, situatën tragjike përsa i për-ket numrit të mjekëve, specialiteteve e shtretërve në vend. Shëndetësia shqiptare ka nevojë për strategji të qa-rta zhvilluese, decentralizim të thellë institucional; jo për Lei Fen-izma e vendime të diktaturës. Këto masa, jo vetëm që nuk do të përmirësojnë gjendjen, por përkundrazi duke ten-tuar të maskojnë realitetin e rëndë, si dhe dëmtuar seriozisht Qendrën, veçse do shpejtojnë kolapsin e plotë të sistemit”, u shpreh ai.

Zyrtarizohet data e protestës së opozitës. Ashtu siç e tha gazeta dy ditë më parë, dje grupi parlamentar i PD ka zyrtarizuar mbas-diten e 27 janarit si ditën kur do të mbahet protesta. Por edhe pse deri më dje opozita nuk kishte një qëllim ekzakt se...

Kreu i LSI, Monika Kryema-dhi disa ditë më parë gjatë takimit të mbajtur me bazën në Skrapar deklaroi se institucionet do tu rikthehen qytetarëve pasi, sipas saj, janë zaptuar nga korrupsio-ni.“Normal që Rilindjes i duhet për t’i kthyer institucionet në qoshkat e saj të ngrohta të korrupsionit dhe të orgjive të veta politike por kjo kohë ka marrë fund. Tashmë in-stitucionet shqiptare do t’i kthehen shqiptarëve. Boll më me njerëz të cilët shikojnë nga xhepat e qytet-arëve për tu marrë para. Boll më me ata njerëz të cilët e kanë përdorur strukturën e shtetit në funksion të fuqizimit të xhepave të tyre dhe të oligarkëve. Ishte një deklaratë shumë e shëmtuar ajo që vinte dje nga zyra e ministrit të energjisë të transportit sepse besoj e keni marrë vesh të gjithë dhe e dini që Shqipëria është ndarë në katër por-tofole”, u shpreh kreu i LSI, Monika Kryemadhi disa ditë më parë.

Monika Kryemadhi: Institucionet do

t’i kthehen qytetarëve

Page 5: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

GAZETA SOT E Mërkurë 10 Janar 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Deputeti i PD Tritan Shehu pak kohë më parë deklaroi për gazetën se mes PD dhe LSI nuk ka asnjë koalicion. “Nuk ka ndonjë koalicion PD-LSI. Ka një bashkëpunim në pikat që ka gjëra të përbashkëta dhe nuk ka bashkëpunim atje ku gjërat nuk janë të përbashkëta. Veçanërisht bashkëpunimi është luftë kundër krimit dhe drogës. Plus pastaj që çdo parti ka diferencat e veta. Duke qenë në opozitë atje ku ka interesa bashkëpunohet, atje ku nuk ke nuk bashkëpunohet, kjo gjë është krejt normale. Çdo parti ka interesat e veta sepse në opozitë nuk ka koalicione. Koalicione ka në qeverisje. Pastaj ka bashkëpunim për ato çështje për ato element që përputhen interesat, programet apo pikëpamjet. Por kur këto interesa nuk përputhen çdo parti ka inte-resat e saj”, u shpreh deputeti i PD Tritan Shehu për gazetën pak kohë më parë.

Shehu: Bashkëpunim kundër drogës

Ish-deputetja e LSI, Arbjola Halimi gjatë një pron-oncimi për gazetën theksoi se bashkëpunimi mes PD dhe LSI i vlen më shumë kësaj të fundit. Madje Halimi deklaroi se ky është një bashkëpunim që nuk ka pëlqimin e strukturave të PD pasi, sipas saj, LSI është një forcë e spektrit të majtë. “Bashkëpunimet janë të frytshme atëherë kur edhe ngjisin apo janë të besueshme në popull. Kështu

do ishte me vend një bashkëpunim midis partive që më së shumti njihen si opozitë. Është pak e besueshme në perceptimin e popullit një LSI në opozitë. Ajo është një parti e një spektri të majtë e cila qëndron gjithnjë në mes e bën koalicion qeveritar. E kam theksuar ky bashkëpunim i shërben më shumë LSI për tu konfirmuar si opozitë sesa PD”, u shpreh Arbjola Halimi për gazetën.

HALIMI: BASHKËPUNIMI I SHËRBEN LSI

akoma të jetë pjesë e qeverisë dhe pse ka pesë muaj që qeveria mori vrull për t’i hequr”, tha ai.Mbështetje aleancës dhe protestave

Vetë deputetët në PD momentalisht vazhdojnë të jenë konfuz sa i përket çështjes së pakënaqësive të shfaqura nga aleatët si dhe bashkëpunimit me LSI-në. Kjo për faktin se një numër i madh i deputetëve të PD teksa u kon-taktuan nga gazeta dhe u pyetën për këtë çështje refuzuan që të përgjigjeshin. Ndërkohë që për disa deputetë të tjerë

kjo aleancë është një hap i madh sa i takon luftës kundrejt qeverisë. Sipas deputetit Luçiano Boçi, gjëja themelore e PD është protesta. “Themelore është protesta dhe argumenti kryesor është bashkimi në bazë të vlerave”, tha ai. Ndërkohë të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe deputeti tjetër i PD, Klevis Balliu i cili u shpreh se misionit opozitar nuk është partiak, por është kombëtar. “Misioni i frontit opozitar nuk është partiak, por është kombëtar sepse Edi Rama është rrezik kombëtar”, u shpreh ai.

Endri ARIZI

Përçahet opozita para protestave. Edhe pse u përfol për një koor-dinim dhe një bashkëpunim mes të gjitha forcave opozitare

kundrejt qeverisë, duket se krisjet mes fronit opozitar kanë filluar të shtohen. Pas shqetësimit të shfaqur dy ditë më parë nga ana e aleatëve tradicional të PD kundrejt kreut demokrat Lulzim Basha për aleancën e PD me LSI ka ardhur dhe reagimi i Kryemadhit. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dje, teksa ishte e ftuar në një studio televizive, nuk i kurseu sulmet ndaj Dashamir Shehit, Fatmir Me-diut, Agron Dukës si dhe Nard Ndokës. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, duke ironizuar me këta të fundit u shpreh se aleatët e PD nuk duhet të tremben nga LSI, pasi sipas saj, forca që ajo drejton nuk ka nevojë të mar-rë mandate qyl. “LSI ka peshën e vet në elektorat. LSI ka mandatet e veta, aleatët e PD të qetësohen se LSI ka listën e vetë dhe nuk dëshiron emrin në listën e PD. Sot ka nevojë për çdo grimcë opozitare. Ne nuk duam mandate qyl nga PD, thënë kjo, aleatët e PD-së duhet të qetësohen. LSI nuk do mandate qyl dhe as thela në qeverinë imagjinare. Rama nuk e merr dot peng opozitën. Rilindja është një sekt kriminal nuk ka lidhje me PS”, tha Kryemadhi duke iu kundërpërgjigjur aleatëve të PD.

Ndahen demokratët Bashkëpunimi i PD me LSI duket

se, përveç pakënaqësive që shfaqën aleatët e PD, ka shfaqur pakënaqësi edhe vetë brenda demokratëve. Ish-deputetja e PD, Arbjola Halimi gjatë një pronon-cimi për gazetën u shpreh kundër këtij bashkëpunimi. Sipas Arbjola Halimit ky bashkëpunim nuk është i besueshëm pasi LSI ka qenë në pjesën e qeverisë si dhe ka votuar reformat që PD sot po proteston. “Sikurse e kam theksuar edhe më parë unë nuk e mirëpres shumë këtë bashkëpunim. Nuk njihet si e djathtë dhe si e tille nuk ndan të njëjtën filozofi me PD. Plus është pak e besueshme sepse kanë qenë pjesë e reformave për të cilat ne protestojmë sot. Ose rrjedhojat e tyre. E kam theksuar ky bashkëpunim i shërben më shumë LSI për tu konfir-muar si opozite se sa PD. PD humbet në perceptimin publik forcën e saj opozitare si dhe fuqinë e saj protestuese

“Përçahet opozita para protestave.

Edhe pse u përfol për një bashkëkoor-dinim dhe një bashkëpunim mes të gji-

tha forcave opozitare kundrejt qever-isë, duket se krisjet mes fronit opozitar

kanë filluar të shtohen....

Ervin Salianji: Protestat i udhëheq PD Deputeti i PD, Ervin Salianji dje

teksa ishte i ftuar në një studio televizive, duke u ndalur tek situata e protestave deklaroi se protestat do t’i udhëheq Partia Demokratike. Madje, Salianji, gjithashtu, zbuloi se ka pasur dakordë-si edhe mes aleatëve për mbajtjen e protestave në fund të muajit. “Protesta u la për në datën 27 për të qenë më e organizuar, më masive. Ka pasur da-kordësi edhe nga aleatët, por peshën e protestës, lidershipin, drejtimin e protestës e ka pasur PD si partia më e madhe e opozitës dhe me kartë morale të fortë për të thërritur njerëzit në pro-testë. Në këtë front opozitar bashkohen edhe parti të tjera të cilat nuk bien da-kord me qeverinë. Kjo është situata me aleatët. LSI është një prej partive aleate e rëndësishme për shkak të numrave. LSI është një parti e cila ka një numër të madh përfaqësuesish në parlament, të cilat janë vota. Për kauzën e krimit dhe kanabizimit LSI edhe kur ka qenë në qeverisje ka qenë aktive dhe kundër”, u shpreh Salianji.

Nard Ndoka sulmon ambasadorin Donald Lu Kreu i demokristianëve, Nard

Ndoka, dje teksa ishte i ftuar në një studio televizive foli rreth protestave te opozitës të lajmëruara për në datën 27 janar, duke mos e përjashtuar edhe elementin e dhunës. “Protesta e fundit ishte një protestë normale. Një protestë pa përplasje do të ishte manifestim, ose do t’i vinim një emër tjetër. Protes-ta i ka këto, acarimin e qytetarëve. Pra, protesta përmban dhe acarimin. Mund të ketë edhe plagosje”, tha ai. Ndërkohë, teksa u pyet për deklaratën e ambasadorit amerikan, Donald Lu, se duhen arrestuar peshq të mëdhenj, Ndoka nuk ngurroi ta quante të gabuar dhe amatore deklaratën e këtij të fundit. “Deklarata të tilla amatore, provinciale, nuk besoj se e ndihmojnë klimën. Për faktin se këto janë më shumë ushqim për peshqit e vegjël, kur bën deklarime të tilla, sesa një realitet i prekshëm. Te politika jonë peshku më i madh është kryeministri në detyrë. Erdhi janari dhe nuk do të kemi një peshk të madh”, u shpreh ai.

nga ky bashkëpunim”, tha ajo. Por ashtu si ish-deputetja Halimi, të njëjtin qën-drim mban edhe deputeti i PD, Myslim Murrizi, i cili gjatë një prononcimi për gazetën para pak kohësh u shpreh se është kundër një aleance me LSI. Madje Murrizi deklaroi se 30% e militantëve të LSI vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë. “Megjithatë nuk ka asnjë degë forumi të Partisë Demokratike, Këshill Kombëtar, grup deputetësh apo Kuvend Kombëtar që të ketë marrë një vendim të tillë që të ketë bërë aleancë apo koalicion me LSI. Ata janë në opozitë me qeverinë Rama ashtu siç jemi dhe ne. Sa i përket qën-drimit të këshilltarëve të LSI nuk di ç’të them pasi 30% e administratës vazhdon

Arbjola Halimi: PD po humbet perceptimin tek publiku

Përçahet totalisht opozita, Kryemadhi sulmon Shehin, Dukën dhe Mediun, demokratët

të ndarë për bashkëpunimin me LSI

Fatmir Mediu: LSI nuk është pjesë e koalicionit tonë, PD duhet të ndjekë linjën tradicionale, protesta nuk dëmton çeljen e negociatave

Afrimi i Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim ka shfaqur pakënaqësi të shumta tek aleatët e PD. Vetë kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ashtu si dhe aleati i tij Dashamir Shehi, është shprehur kundër këtij bashkëpunimi. Dje, gjatë një interviste për një media, Mediu theksoi se PD duhet të ndajë qëndrimin e saj në lidhje me aleaten e saj LSI. Sipas Mediut, LSI është një parti e spektrit të majtë dhe PD duhet të fokusohet tek linja e saj tradicionale. “LSI është pjesë e një fronti opozitar politik dhe qytetar, për rrëzimin e qeverisë dhe kryeministrit. Nga ana tjetër duhet

të bëjmë dallimin e qartë, koalicionin politik të së djathtës me pozicionin politik të LSI-së. Koalicioni i PD-së është një koalicion i djathtë ndërsa LSI është një parti politike e majtë. Ajo që po përpiqemi të bëjmë është të formojmë një të djathtë që është funksionale dhe ka një bashkëbisedim të ngushtë me qytetarët për të bërë të qartë vizonin e PD-së dhe për të bërë bashkëshoqërues qytetarët në zgjedhjet e ard-hshme. Ka edhe një agjendë veprimesh politike ku në një pjesë është e përfshirë edhe LSI-ja por ka edhe një agjendë veprimesh politike që ka të bëjë me organizimin elektoral të partive

të djathta”, u shpreh Mediu. Ndërkaq, kreu i PR, Fatmir Mediu u ndal edhe tek protesta e opozitës si dhe çështja e integrimit ku deklaroi se kjo protestë nuk do ndikojë në çeljen e ne-gociatave. “Çështja e hapjes së negociatave me BE-në, nuk ka të bëjë me një opozitë të squllur e cila rri dhe nuk reagon, nuk ka të bëj me një shoqëri që rri dhe pranon të keqen. Procesi i integrimit evropian ka të bëjë me një proces kushtesh që duhet të plotësojmë ne. Ne nuk i bëjmë këto kushte për te kënaqur Brukselin por i bëjmë që të përmirësojmë jetën e qytetarëve shqiptar” tha ai. Më tej Mediu komentoi situ-

atën e reformës zgjedhore duke u shprehur se çështja e reformës nuk është çështje e partive të vogla apo e të mëdhave por, sipas tij, është për t’i kthyer të drejtën e zgjedhjes shqiptarëve. “Çështja e reformës zgjedhore nuk është çësht-je partish të vogla dhe partish të mëdha, por është për t’i kthyer të drejtën shqiptarëve që të kenë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre ne kuvendin e Shqipërisë. Për fatin e keq me sistemin aktual zgjedhor nuk janë shqiptarët ata të cilët zgjedhin përfaqësuesit e tyre por janë kryetarët e partive”, u shpreh kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Page 6: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

6 GAZETA SOTE Mërkurë 10 Janar 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi e cilësoi pro-testën e dhunshme të opozitës në 18 dhjetor të vitit të shkuar si diçka të pakuptimtë. Gjatë një prononcimi për gazetën pak kohë më parë, ai e cilësoi këtë protestë si një zhurmë të madhe. “Kjo ishte një protestë nor-male e opozitës, kaq kanë në dorë

të bëjnë. Protesta pa kuptim për sa kohë çështja nuk ishte në strategjinë e opozitës për të shpalosur modelin e saj të qeverisjes. Problemi i reformës në drejtësi është një problem ku edhe opozita edhe pozita duhet të jenë bashkë. Mu duk se ishte pa kuptim kjo protestë, një zhurmë aq e madhe”, tha Fatos Klosi.

Fatos Klosi: Protesta e opozitës, zhurmë e madhe

Bujar Çela: Opozita ulërin nga tmerri i zbatimit të reformës në drejtësi

Protesta e opozitës, reagojnë socialistët: Kryengritje ndaj reformës në drejtësi, PD-LSI

synojnë bllokimin e integrimit në BE

Në lidhje me protestën e 18 dhjetorit 2017 që opozita e bashkuar organizoi, reagoi edhe avokati Spartak Ngjela. Gjatë një postimi të bërë pak kohë më parë, Ngjela theksoi se kryengritja opozitare ishte kundër reformës në drejtësi dhe partnerëve amerikanë. “Ajo që shfaqën dje me mjete primitive në Parlament grabitësit e jetës së shqiptarëve, nuk

ishte një mllef i tyre kundër mazhorancës shqiptare, por një mllef kundër Amerikës, për faktin që kjo është bërë me popullin shqiptar kundër sunduesve, të tërë banditë dhe shitës të vazhdueshëm të interesit kombëtar te fqinjët pushtues. Por tashmë korrupsioni shqiptar ka marrë fund dhe reforma në drejtësi do të jap rezultat”, tha Spartak Ngjela.

NGJELA: OPOZITA PROTESTOI KUNDËR AMERIKANËVE

ndërgjegjësohet. Shqipëria kërkon opozitë konstruktive, jo një forcë destruktive, që si arritje të vetme do të ketë ndërlikimin e proceseve integruese. Duke vepruar në këtë mënyrë, vetë opozita nuk ka të ardhme. Uroj që drejtuesit e saj të ndërgjegjësohen”, tha përfaqësuesi i PS në Vlorë, Andrea Marto. Nga ana tjetër, për deputetin e PS në Shkodër,

Paulin Sterkaj, protestat e opozitës nuk i shërbejnë askujt sepse nuk po organizohen në kohën e duhur. “Opozita protestat ka në dorë. Është e drejta e tyre. Por kjo nuk i shërben as reformës në drejtësi, as integrimit në Bashkimin Evropian, as qytetarëve shqiptarë, askujt. Nuk mendoj se protestat po i organizojnë në kohën e duhur”, deklaroi Paulin Sterkaj.

Mimoza IBRA

Opozita e bashkuar pritet që në datën 27 janar të nisë valën e protestave të para-lajmëruara që në muajin

dhjetor. Gjatë deklaratave për me-diat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi kanë artikuluar se protestat masive do të vijnë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës dhe për të shpëtuar vendin. Mirëpo deputetët socialistë nuk mendojnë se është kjo arsyeja kryesore pse opozita do të ngrihet në protesta. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Bujar Çela, gjatë një prononcimi për gazetën dje, deklaroi se partitë opozitare janë të frikësuar nga zbatimi i reformës në drejtësi, ndaj kanë vendosur të organizojnë protesta. “Ata nuk janë opozitë, por grup hajdutësh që ulërijnë nga tmerri që do të jetojnë me zbatimin e reformës në drejtësi. Zullumet e tyre nuk i paguajnë dot as me ndihmën e floririt të Ilirit. Dhe ata pak që i votuan në qershor i kanë braktisur. Kush i ndjek në protesta janë bash-këpunëtorët e tyre në vjedhje dhe të paguar kur ata i përdorin për fasadë”, u shpreh Bujar Çela. Gjithashtu, so-cialisti i Fierit shtoi se opozita nuk e ka dashur reformën në drejtësi, por e votuan nga frika e partnerëve ndërkombëtarë. “Ata s’kanë qenë për asnjë çast për reformën në drejtësi. Nuk e votuan ata, por i detyruan ndërkombëtarët me faktet kriminale që kanë për këtë opozitë. Ata janë akoma duke diskutuar dhe bindur veten se mund të arrijnë të bëjnë”, nënvizoi deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Reagimi i Andrea MartosPo ashtu, një tjetër deputet so-

cialist, Andrea Marto, i kontaktuar nga gazeta “SOT”, theksoi se opozita nuk di se çfarë kërkon dhe se për çfarë po proteston. Sipas tij, në rast se forcat opozitare do të vijojnë me sjelljet e tyre protestuese, atëherë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të dëmtohet seriozisht. “Gjykoj se opozita nuk di se çfarë kërkon. Detyra e saj është t'u trego-jë shqiptarëve se është alternativë qeverisëse serioze. Deri më sot ka treguar se nuk arrin të bind opinionin e gjerë. Çdo veprim destabilizues

Gjykoj se opozi-ta nuk di se

çfarë kërkon. Detyra e saj

është t'u tregojë shqiptarëve se është alterna-

tivë qeverisëse serioze. Deri më

sot ka treguar se nuk arrin të

bind opinionin e gjerë. Çdo vep-

rim destabilizues nuk lehtëson ve-prën e opozitës,

por dëmton Shqipërinë dhe

perspektivën e saj integruese...

Kryemadhi: Do të jemi prezent në çdo seancëKryetarja e Lëvizjes Socialiste

për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi ditën e djeshme se opozi-ta do të jetë prezente në seancat parlamentare. Duke folur në një studio televizive për protestën e opozitës në 27 janar, Kryemadhi u shpreh e sigurt që kryeministri Edi Rama do të largohet. “Protestat janë demokratike. Nëse nuk do të ndër-tojmë një opozitë të fortë, Shqipëria nuk ka demokraci. Shqipëria është një vend që e bekoi Zoti, por vetëm me politikën s’e bekoi. S’kemi pasur protesta të dhunshme, deputeten nuk e gjakosëm ne. Ne do të jemi prez-ent në çdo seancë. Nuk do i japim shanset Ramës që mëkatet e tij t’ia kalojë opozitës. Ai sot që s’e ka LSI, e ka të gjithë kazanin vet, tepsinë vet, lavatriçen vet. Ne jemi në një marrëdhënie të legjitimuar me Par-lamentin. Edhe vetë socialistët janë të bindur që ai do të ik. Jam e bindur që do të ik, pasi do ta rrëzojnë vetë socialistët”, tha Monika Kryemadhi.

Luan Rama sulme ndërkombëtarëve:

Nuk shohin të vërtetatNënkryetari i LSI, Luan Rama

reagoi dje në rrjetet sociale pas një raporti të publikuar nga CIA për situatën politike dhe ekonomike në vendin tonë. Luan Rama u shpreh se ky raport tregon që korrupsioni është problemi kryesor i Shqipërisë, ndër-sa nuk la pa sulmuar edhe ndërkom-bëtarët. “Raporti i CIA për Shqipërinë 2018: Korrupsioni problem kryesor për Shqipërinë. Shqipëria rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut dhe opiumin nga veriperëndi-mi i Azisë! Është zgjeruar prodhimi i kanabisit. Organizatat e narko-trafi-kut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës. Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo punë të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët. Kjo është Shqipëria e rilindjes së Edi Ramës sipas CIA-s, të cilën edhe pse disa burokratë evropianë që punojnë në Tiranë nuk e shohin, të vërtetat e saj të dhimbshme nuk mund t’i mbulo-jnë me heshtjen e tyre të blerë!”, tha Luan Rama.

nuk lehtëson veprën e opozitës, por dëmton Shqipërinë dhe perspektivën e saj integruese”, tha ai. Gjithashtu, Marto gjatë reagimit të tij i bëri një thirrje opozitës për ndërgjegjësim, në mënyrë që të vihen në shërbim të popullit shqiptar dhe integrimit të vendit tonë në familjen evropi-ane. “Se kur do zhvillohen protestat nuk ka rëndësi, opozita duhet të

Reforma e ujit, Edi Rama takim në Fier: Pas 1 shkurtit nisin ndëshkimet, për bizneset sanksione më të rënda

Kryeministri Edi Rama iu rikthye ditën e djeshme reformës së ujit. Gjatë një takimi me drejtues të Ndërmarrjes së Ujësjellësit në qytetin e Fierit, Rama vuri edhe një herë theksin tek afati i vënë për të lidhur kontratat e ujit e për të vënë matësit. “Është shumë e rëndësishme, që të kemi më shumë komunikim në këtë muaj, pasi siç e kemi bërë të qartë në 1 shkurt përfundon “ koha e paqes” në kuptimin e mundësisë për çdo kon-sumator që përfiton nga lidhjet e paligjshme për t’u legalizuar falas dhe pa pasur më asnjë detyrim

për ujësjellësit. Dhe fillon një proces ku pastaj çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit. Është shumë e rëndësishme që t’iu bëhet e qartë të gjithë punonjësve të shtetit, të gjithë atyre që paguhen nga taksat e popullit ,qoftë edhe në nivelin qendror, qoftë edhe në nivelin vendor duhet të paraqesin faturën”, deklaroi kreu i qeverisë. Mirëpo kryeministri nuk u ndal me kaq, pasi gjatë fjalës së tij ai bëri një paralajmërim edhe për bizneset. Sipas Ramës, ndëshkimet për këta të fundit do të jenë edhe më të rënda në rast

se kapen duke vjedhur ujë, pasi edhe shkeljet e tyre janë edhe më të mëdha. “Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me bizneset, por kryesorja në këtë rast është që bizneseve t’u bëhet e qartë që nuk do të falen dhe do të kenë sanksione shumë të renda për vjedhjen e ujit. Janë bizneset që bëjnë dëmet më të madha. Biznese që deklarojnë që furnizohen me pus dhe në fakt janë të lidhur në mënyrë të paligjshme rrjetin e ujësjellësit. Turp më të madh nuk ka. Është krim dhe si çdo krim duhet ndëshkuar”, vijoi më tej kreu i qeverisë.

Gjithashtu, Rama e cilësoi fshatin si zonën më të vështirë për të zbatuar këtë reformë sepse aty uji i pijshëm përdoret edhe për ujitje, mirëpo shtoi se një gjë e tillë nuk mund të tolerohet më. “Kuptohet sfida më e madhe është fshati . Aty ku uji i pijshëm përdoret edhe për ujitje, që është një skandal më vete, por duhet një fushatë intensive këtë muaj komunikimi për t’ju sqaruar dhe për t’ju thënë që kjo gjë nuk mund të vazhdojë të tolerohet më dhe për këtë arsye është mirë që të gjithë të legalizojnë lidhjet e tyre”, tha Edi Rama.

Page 7: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

GAZETA SOT E Mërkurë 10 Janar 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Partia Socialiste do të zhvillojë gjatë kësaj pranvere sondazhe në 61 bashkitë e vendit. Qëllimi i këtij sondazhi është që të vlerëso-jë se sa të pranueshëm janë nga votuesit kryetarët e bashkive dhe këshilltarët socialistë aktualë. Vendimi u mor në Asamblenë e Partisë Socialiste në 6 janar, ku u miratua agjenda politike vjetore e kësaj partie. Në të thuhet se nuk do të rikandidohet askush që nuk merr votëbesimin paraprak të qytetarëve në bashkinë përkatëse. Kjo skemë do ta ndihmojë PS-në të zgjedhë kandidaturat më të fuqishme për ti vendosur përballë rivalëve të opozitës, dhe të ketë një të dhënë realiste se sa të pranuar janë nga votuesit njerëzit e tyre. Në asamble, Rama dhe Balla ju vendosën edhe dy kushte të tjera të zgjedhurve vendorë aktualë.

PS sondazhe për të matur mbështetjen e

kryebashkiakëve

Zëdhënësja e Kryesisë së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, në një prononcim për mediat bëri të ditur se detaje nga ajo se çfarë u diskutua dje në mbledhje. Sipas saj, ishte agjenda organizative politike e partisë, por edhe agjenda qeverisëse dhe prioritetet e kësaj qeverie si dhe e kësaj partie, si forca e vetme që qeveris në këtë vend. “Jemi të vendosur që në këto muaj të punojmë fort për agjendën evropiane të Shqipërisë, për t’i mbërritur dhe për të bërë të

gjitha detyrat e shtëpisë. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Bashkimin Europian; jemi në një pikë shumë të rëndësishme pavarësisht zhurmës, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të opozitës për të krijuar zhurmë në vend. Ne, padiskutim, vëmë agjendën e Shqipërisë përpara ag-jendës politike të ditës. Fatkeqësisht, kjo nuk është retorika apo politika e opozitës: ata kanë vendosur të venë interesin politik të ditës mbi interesin kombëtar”, deklaroi Spiropali.

SPIROPALI: AGJENDA EVROPIANE, MBI INTERESIN POLITIK

të rëndësishëm janë në parti.Spiropali jep detaje nga mbledhja

Në lidhje me mbledhjen e Kryesisë së PS, dje ka folur edhe koordinatorja për bashkëqeverisjen, Elisa Spiropali. Sipas saj, mbledhja kishte disa funk-sione si organizimin e partisë, atë poli-tik, por edhe agjendën qeveritare. “Ne jemi të vendosur të ecim përpara me qeverisjen e vendit; jemi të vendosur të

vazhdojmë komunikimin me qytetarët. Ne e fituam mandatin e qershorit 2017 në një koalicion me qytetarët, morëm një mandat kuq e zi dhe jemi të vendo-sur që ta vazhdojmë këtë koalicion të madh. Jemi të vendosur që të dëgjojmë qytetarët në qendër apo në periferi, në qytet apo në fshat, të gjitha problemet e fermerëve, të nëpunësve, të qytetarëve të papunë”, tha ajo.

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama vijon të mbetet i pakënaqur me punën e deputetëve, min-istrave dhe funksionarëve

të Partisë Socialiste. Pas Asamblesë Socialiste të mbledhur ditën e shtunë, kreu i ekzekutivit ka mbledhur Krye-sinë e PS, ku në fokus kanë qenë zgjedhjet vendore të 2019, zgjedhjet në parti dhe situata në administratën publike. Ndonëse shefi i qeverisë ka kërkuar qysh në tetor që reforma në administratë dhe zgjedhjet në PS duhet të ecin me ritme të shpejta, ky urdhër deri më tani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende nuk është dhënë ndonjë rezultat konkret. Ndërkohë që sa i takon këtyre porosive, ditën e djeshme kryeministri Edi Rama është shprehur tepër kritik ndaj të vetëve gjatë mbledhjes së kryesisë, teksa ka thënë se udhëzimi i tij nuk po zbatohet, ndërsa ka kërkuar që të mbyllen sa më shpejt zgjedhjet në PS dhe të largohen militantët e LSI nga administrata. Madje, burimet i thanë gazetës se, Rama iu ka kërkuar socialistëve të punojnë me zgjedhjet në parti, pasi sipas tij, ka kaluar afati. Ndërkohë që shefi i qeverisë ka qenë i prerë duke thënë se ata drejtues të PS që dolën humbës në zgjedhjet e fundit apo janë të dypunësuar duhet të dorëhiqen brenda këtij muaji.

Porositë e RamësNjë tjetër pikë e rëndësishme ku

është fokusuar mbledhja e Kryesisë së PS ka të bëjë me spastrimin e administratës publike nga militantët e LSI. Mësohet se gjatë diskutimit të kësaj teme, Rama ju ka dhënë udhëzime anëtarëve se si do të du-het ta përmbushin me sukses këtë premtim, ndërsa ka qenë i prerë duke kërkuar largimin e menjëhershëm të militantëve nga zyrat e shtetit. Po ashtu, është diskutuar edhe sa i takon mënyrës se si socialistët do të bindin militantët e LSI për t’i kthyer në PS, ku një ndër taktikat që do përdoret është takimi kokë më kokë me secilin. Gjithashtu, është diskutuar edhe në lidhje me reformën në administratë, ku edhe për këtë kryeministri ka kërkuar që të vijojë puna me intensitet të lartë. Nga ana tjetër, në mbledhje është dis-kutuar edhe për shtimin e anëtarësisë dhe digjitalizimin e regjistrit të partisë, ku kreu i PS ka kërkuar që të ketë sa më shumë prurje të reja të dominuara

“Rama ka kërkuar që gjatë kontaktit që so-

cialistët do kenë me qytetarët duhet t’i nxisin këta të fundit që të bëjnë denoncime tek

portali, për çdo burokraci që hasin në zyrat e shtetit. Megjithatë në përfundim të mbledh-

jes, Rama ka deklaruar se viti 2018 do të jetë test për të gjithë funksionarët socialistë, pasi sipas tij, do shihet puna për gjithsecilin

se sa të rëndësishëm janë në parti...

Xhaçka dekoron Atasheun Ushtarak Amerikan

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaç-ka nderoi sot me “Medaljen e Mirën-johjes” , Atasheun Ushtarak Amerikan në largim, Kapiten i Rangut të Dytë Sam G. Ëartell, i cili përfundoi man-datin e tij dy vjeçar. Në ceremoninë e posaçme ku merrte pjesë Ambas-adorin i SHBA në Tiranë, Donald Lu, Ministrja Xhaçka i uroi mirëseardhjen Atasheut të ri Ushtarak, Kapiten i Rangut Dytë James Hilton. Ministrja e Mbrojtjes vlerësoi kontributin dy vjeçar të kapiten Ëartell, në rritjen e mëtejshme të nivelit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Teksa e ka cilësuar SHBA si partnerin kryesor strategjik në fushën e mbrojtjes, min-istrja Xhaçka nënvizoi faktin se këto marrëdhënie tashmë kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore. “Qeveria është e angazhuar në një proces mod-ernizimi të FA, me synim rritjen dhe përmirësimin cilësor të kapaciteteve operacionale të strukturave tona ushtarake “, deklaroi Xhaçka.

Rekrutimet në administratë, qeveria bën disa

përjashtimePër 2018 do të jenë 15 zyrtarë

të lartë në administratën që do të rekrutohen drejtpërdrejt jashtë shërbimit civil. Qeveria ka miratuar vendimin ku janë përcaktuar dhe procedurat e konkursit. Në kriteret e vendosura nga Këshilli Ministrave thuhet se kandidatët nga jashtë du-het të kenë të paktën tre vite përvojë pune në banka të nivelit të dytë ose në biznese të mëdha që nuk kanë detyrime ndaj shtetit, apo në proces gjyqësor. Ndërkohë që bëhet me dije se gjithashtu mund të marrin pjesë persona nga organizata jofitimprurëse të krijuara së paku prej 5 vitesh. Sipas vendimit të qeverisë, kandidatë mund të jenë edhe punonjësit e institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, peda-gogët, avokatët, noterët apo konta-bilistët me kusht që të kenë mbi pesë vite përvojë. Nga ana tjetër, në vendim thuhet se pranimi drejtpër-drejt nga jashtë në administratën e lartë publike mund të bëhet në raste të veçanta me vendim qeverie.

kryesisht nga femrat. Një tjetër temë ku kryeministri ka ndalur theksin ishte ajo e nisjes së fushatës zgjedhore të vitit 2019. Dhe sa i takon kësaj, Rama ka kërkuar që struktura jo vetëm që të çelë fushatën, por çdo socialist duhet të punojë fort njësoj sikur zgjedhjet do të bëheshin këtë vit. Ndërkohë, gjatë mbledhjes kreu i ekzekutivit ka kërkuar që çdo anëtar socialist duhet të regjistrohet tek portali “Shqipëria që Duam”. Madje, Rama ka kërkuar që gjatë kontaktit që socialistët do kenë me qytetarët duhet t’i nxisin këta të fundit që të bëjnë denoncime tek portali, për çdo burokraci që hasin në zyrat e shtetit. Megjithatë në përfun-dim të mbledhjes, Rama ka deklaruar se viti 2018 do të jetë test për të gjithë funksionarët socialistë, pasi sipas tij, do shihet puna për gjithsecilin se sa

Zbardhet mbledhja e Kryesisë së PS, në fokus zgjedhjet vendore

Edi Rama mbledh Kryesinë e PS, kritika anëtarëve për zgjedhjet në degë dhe shkarkimin e militantëve

të LSI, viti 2018 test për funksionarët socialistë

Pas paralajmërimit të kryeministrit, shkarkohen eksponentët e LSI nga drejtoritë në Elbasan, ja kush emërohet te posta dhe DSHP

Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste se duhet të vijohet me ritme të shpejta në lidhje me largimin e militantëve të LSI nga administrata, dje furtuna e shkarkimeve ka zbritur në qytetin e Elbasanit. Kështu, konk-retisht ish- prefekti Ardit Demiri ditën e djeshme është emëruar drejtor i Shërbimit Postar, ndërsa Elvira Xhyra është emëruar drejtoreshë e Shën-detit Publik në Elbasan. Këto dy institucione drejtoheshin më herët nga përfaqësues të

Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit ky është emërimi i tretë që bëhet në drejtoritë rajonale të Qarkut të Elbasanit. Më herët Luiza Popja është emëruar Drejtore e Shërbimit të Transportit Rrugor për Elbasanin në vend të Astrit Xhelilit, ky i fundit i përkiste LSI-së. Mirëpo, këto shkarkime të militantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga administrata publike, nuk janë të vetmet. Një tjetër valë shkarkimesh ka nisur në nivel vendor, duke e reduktuar numrin e njerëzve të

LSI-së që për inerci vazhdonin të ishin në krye të këtyre institucioneve, ndonëse kjo forcë poli-tike ka kaluar në opozitë që prej 25 qershorit. Bëhet fjalë për qytetin e Gjirokastrës, aty ku janë shkarkuar drejtori i Ndërmarrjes së Trajtimit Studentor në Gjirokastër, Nikolla Buka, ndërsa në vendin e tij, është emëruar Doriana Demol-lari. Po ashtu është shkarkuar edhe drejtori Ra-jonal i Sigurimeve Shoqërore, Spiro Diamanti, ku në vend të tij është emëruar Odise Kotes. Ndërkohë që pak ditë më para është dorëhequr,

drejtori i Tatim-Taksave në Gjirokastër, Ahmet Çabej, edhe ky ishte në krye të këtij dikasteri si përfaqësues i LSI-së. Megjithatë, tensionet mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë vijuar edhe Në Tiranë. Kështu, me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Insti-tutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, pak ditë më parë është larguar nga detyra drejtori i Drejtorisë Rajonale të këtij Instituti në Tiranë Arsim Rama, vëllai i nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama.

Page 8: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

8 GAZETA SOTE Mërkurë 10 Janar 2018

4,8,12,13,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Fond rezervë për reformën në drejtësi, qeveria jep edhe 36 milionë dollarë për organet e vetingut

Qeveria “Rama 2” është e vendosur për t’i shkuar deri në fund zbatimit rigoroz të reformës në drejtësi. Pak kohë më parë kur u miratua buxheti për organet e vetingut, Këshilli i Min-istrave parashikoi një fond rezervë prej rreth 36 milionë dollarësh, i cili do të jetë për të përballu-ar shpenzimet e pritshme të reformës në drejtësi për hapësirën kohore 2018-2020. Mirëpo, ditën e djeshme janë zbardhur parashikimet buxhetore të qeverisë për tre vitet e ardhshme. Kështu, për vitin që sapo nisi, Këshilli i Ministrave ka para-shikuar një fond rezervë prej 1 miliardë lekësh, apo 10 milionë dollarësh për këtë qëllim. Ndërsa

në dy vitet që do pasojnë, fondi do të rritet për të shkuar në 1.8 miliardë lekë, afërsisht 18 milionë dollarë. Megjithatë, në këto fonde parashikohen edhe shpenzimet për Këshillin e Lartë të Proku-rorisë, i cili nuk është krijuar ende dhe pritet të konstituohet në tremujorin e parë të këtij viti. Ndërkaq, 4.5 milionë dollarë është shuma e përcaktuar në buxhetin e vitit 2018 për organet e vetingut që do bëjnë rivlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve. Sipas të dhënave zyrtare të Bux-hetit të Shtetit, pjesën e luanit nga kjo shifër do ta marrë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i kryesuar nga Genta Bungo. Ndërkohë që për

mbulimin e pagave dhe shpenzimeve të këtij organi është përcaktuar shuma prej rreth 1.8 milionë dollarësh. Ndërsa Kolegji i Apelimit i kryesuar nga Natasha Mulaj, do përfitojë nga buxheti i shtetit rreth 1.3 milionë dollarë. Kurse për Komisionerët Publikë është parashikuar një fond prej afro 500 mijë dollarësh. Më herët, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se qeveria ka vendosur shumën shtesë me 50% të pagesës së anëtarëve të komisioneve të vlerësimit për vetingun, ndërsa theksoi se me këtë vendim ekzekutivi tregon angazhimin se-rioz për këtë reformë dhe se institucionet e reja

nuk kanë asnjë pengesë tashmë për të vijuar punën. “Këshilli i Ministrave mori një vendim të rëndësishëm për përcaktimin e pagesës shtesë të të gjithë anëtarëve të institucioneve rivlerësimit, duke i akorduar kështu, shumën shtesë në masën 50% të pagesës mujore të përcaktuar me ligj. Me vënien në dispozicion të godinave dhe infrastrukturës, me miratimin e strukturës, si dhe me shtesën e pagës që ju bë sot të gjithë anëtarëve të komisioneve të Vetting-ut, institucionet e reja janë gati të fillo-jnë nga procesi, po që sot”, deklaroi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Rreth 400 denoncime për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, komisioni i vetingut kërkon prova,

qytetarët dorëzojnë vendimet e dyshimta

Komisionit i Kualifikimit thirrje qytetarëve: Denonconi aferat e njerëzve të drejtësisë

Rigels SELIMAN

Qytetarët kanë denoncuar rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë në Komisionin e Kualifikimit. Përmes një

reagimi për mediat, ky institucion ka dhënë ditën e djeshme detaje nga de-noncimet që janë bërë në portal, apo nëpërmjet postës, ndërsa ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se nuk ka prova të forta që vërtetojnë aferat e njerëzve të drejtësisë. Shumica e de-noncimeve lidhen me çështje civile, ku qytetarët kanë shprehur pakën-aqësi për vendimet e gjykatave, por që sipas Komisionit të Kualifikimit, nuk i kanë shoqëruar me foto, video apo të dhëna të tjera. “Në kuadër të transparencës dhe bashkëpunimit me publikun, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke marrë shkas nga numri i lartë i ankesave të qytet-arëve, dëshiron të informojë edhe një herë publikun se misioni i KPK-së nuk është të rishikojë vendimet e gjykatave, por të mbledhë të dhëna, prova dhe fakte konkrete lidhur me veprime korruptive apo shkelje lig-jore të subjekteve të rivlerësimit. Në vitin 2017, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit janë depozituar 334 ankesa, ndërsa gjatë ditëve të para të vitit 2018 ka pasur 30 ankesa nga qytetarët. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se nuk janë depozituar nga qytetarët prova dhe fakte konkrete lidhur me subjektet që do të rivlerësohen në bazë të tri kritereve të parashikuara në ligjin nr.84/2016, por bëhet fjalë për ankesa ndaj vendimeve të cilësuara prej tyre si të padrejta nga ana e sistemit të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Komisioni i Kualifikimit thirrje qytetarëve: Denonconi

Sipas Komisionit të Kualifikimit, qytetarët kanë paraqitur të njëjtat argumente me të cilat janë mbrojtur edhe në gjykatë. Megjithatë, nga ana tjetër Komisioni i Kualifikimit u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë me denoncimet ndaj njerëzve të dre-jtësisë, duke i ftuar që të plotësojnë formularin e vënë në dispozicion pranë zyrave të organeve të vetingut. Madje, Komisioni i Kualifikimit u bëri thirrje qytetarëve që çdo preten-dimi, duhet ta paraqesin me prova

të qenësishme si fotografi, apo edhe dokumente të tjera. “Qytetarët kanë paraqitur të njëjtat argumente me të cilat janë mbrojtur edhe në gjykatë, ose kanë dorëzuar thjesht vendimet e gjykatave. Për të denoncuar sub-jektet e rivlerësimit (gjyqtarët dhe prokurorët), Komisioni ka vënë në dispozicion formularin e posaçëm të denoncimit, që gjendet online në faqen zyrtare kpk.al. Ky formular mund të plotësohet me ndihmën e një punonjësi të KPK-së, në mjediset e këtij institucioni, në adresën: Rruga e Kavajës, ish-godina e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”. Komi-

• Anëtarët e Komisionit, gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit dhe vëzhguesit ndërkombëtarë hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për proce-durën e rivlerësimit.

• Gjatë hetimit administrativ, Komisioni, Kolegji i Apelimit

dhe vëzhguesi ndërkombëtar mund të kërkojnë infor-macion nga çdo subjekt i së drejtës publike, sipas neneve 49 dhe 50 të këtij ligji. Ata administrojnë dokumentet që vërtetojnë veprime, fakte, cilësi ose një situatë subjektive të nevojshme për realizimin e hetimit.

1. Njoftimi dhe çdo komunikim gjatë procesit të rivlerësimit bëhet në adresën elektronike të subjektit të rivlerësimit që është dhënë në deklaratën e pasur-isë, të parashikuar në nenin 31, pika 1, të këtij ligji.

2. Nëse subjekti i rivlerësimit është me leje të zakonshme ose me leje lindjeje, njoftimi bëhet në adresën elektronike private që është dhënë në deklaratën e pasurisë, të parashikuar në nenin 31,

pika 1, të këtij ligji.3. Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë dhe është i

detyruar të aksesojë e të përdorë adresën elektronike zyrtare gjatë procesit të rivlerësimit.

4. Në rast se njoftimi nuk realizohet sipas para-shikimeve të mësipërme, mund të përdoren forma të tjera të komunikimit, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurave Administrative.

NENI 45-RREGULLAT E PËRGJITHSHME TË HETIMIT TË ÇËSHTJES

NENI 46-NJOFTIMI I PALËVE

Ligji për ndihmën juridike, hyn në fuqi më 1 Qershor 2018

Është botuar në fletoren zyrtare, ligji për ndihmën juridike të garantuar nga shteti, miratuar në Kuvend më datë 14 Dhjetor 2017. Ligji do të hyjë në fuqi nga 1 Qershori i këtij viti, çka do thotë se nga kjo datë do të fillojnë të aplikohen falas shërbimet e ndi-hmës juridike. Kjo ndihmë do të vijë në tre forma siç janë ndihmë juridike parësore, ndihmë juridike dytësore si dhe përjashtim nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore dhe përjashtim nga detyrimi për të parapaguar tarifën e vënies në ekzekutim të urdhrit të ekzekutimit. Ndërkohë që përfituesit e ndihmës juridike klasifikohen në dy kategori: sipas të ardhurave të pamjaftueshme dhe kategoritë e veçanta që e kanë të drejtën pavarësisht të ardhurave. Këtu përfshihen: viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikut të qenieve njerëzore dhe të abuzimit seksual, viktimat e mitur dhe të miturit në konflikt me ligjin, fëmijët që jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

Votimi i emigrantëve, Majko: Gati tryeza me OSBE

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko njoftoi dje se më datë 16 Janar do organizohet një tryezë e rrumbul-lakët në bashkëpunim me prezencën e OSBE në Shqipëri. Tema e takimit që do zhvillohet në sallën e Kryesisë së Kuvendit është votimi i shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Duket kështu se votimi i emigrantëve po ecën me një ritëm mjaft të shpejtë, duke qenë edhe prioritet i misionit të ministrit për Diasporën, por edhe një nga prioritetet e qeverisë. Por pavarësisht se tashmë ndodhet në tavolinën e diskutimit me institucione ndërkombëtare, ka ende disa etapa dhe detaje që duhet të diskutohen përpara se një reformë e tillë në sistemin zgjedhor të mund të ndodhë. Fillimisht duhet kryer procesi i regjistrimit të të gjithë komunitetit shqiptar nëpër botë, me adresat e plota të banimit në mënyrë që të mund të vo-tojnë nga vendet ku jetojnë. Një nismë e tillë, sipas deklaratës së kryeministrit në fund të tetorit të kaluar, duhet të realizohet brenda vitit 2018.

sioni i Pavarur i Kualifikimit inkura-jon qytetarët që çdo informacion të vlefshëm që mund të kenë (fotografi, dokumente e të dhëna të tjera), ta ndajnë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe të kontribuojnë në këtë proces jetik për vendin”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Kualifikimit.Ja rruga që ndiqet për verifikime

Në ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe proku-rorëve, më konkretisht tek neni 45 thuhet se gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevo-

jshme. “ a) Anëtarët e Komisionit, gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit dhe vëzhguesit ndërkombëtarë heto-jnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit. 2. Gjatë hetimit administrativ, Komisioni, Kolegji i Apelimit dhe vëzhguesi ndërkombëtar mund të kërkojnë informacion nga çdo subjekt i së drejtës publike, sipas neneve 49 dhe 50 të këtij ligji. Ata administrojnë dokumentet që vërtetojnë veprime, fakte, cilësi ose një situatë subjek-tive të nevojshme për realizimin e hetimit”, thuhet në ligj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit inkura-jon qytetarët që çdo informacion të vlef-shëm që mund të kenë (fotografi, do-kumente e të dhëna të tjera), ta ndajnë me Komisionin e Pa-varur të Kualifikimit dhe të kontribuojnë në këtë proces jetik për vendin...

Page 9: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

GAZETA SOT E Mërkurë 10 Janar 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

me ambasadorët për projektligjin e vetingut. Sipas Xhafajt, kjo nismë ligjore do të miratohet në Kuvend brenda pak javësh dhe do të ndër-tojë institucione të forta me profesionistë. “Kjo është një reformë e vështirë, por një reformë e cila është e domosdoshme në kushtet aktuale kur ne konstatojmë se në radhët e Policisë së Shtetit, ashtu siç ka plot burra dhe gra, vajza dhe djem të ndershëm, profesionistë, ka edhe jo pak nga ata që kanë probleme me integritetin,

me kushtet e integritetit për të qenë pjesëtarë të kësaj Agjencie me profesionalizëm, gjë që pa dyshim ka pasoja të drejtpërdrejta në eficiencën e punës së Policisë së Shtetit”, tha Xhafaj. Ai u bëri edhe një thirrje ambasadorëve që të përfshihen në procesin e monitorimit të procesit gjatë zbatimit në mënyrë që mar-rëdhënia me organizatat partnere ndërkom-bëtare, që operojnë në luftën kundër krimit të organizuar, të jetë sa më aktive.

Ambasadorët takim me Fatmir Xhafajn për vetingun në polici: Presim rezultate konkrete, keni mbështetjen tonë

Ministria e Punëve të Brendshme organizoi ditën e djeshme një tryezë konsultimi me disa ambasadorë për t’i informuar për realizimin e pro-cesit të vetingut në Policinë e Shtetit. Pasi u njohën me detajet e projektligjit, ambasadorët shprehën mbështetje dhe vlerësim për punën e kryer. E pranishme në takim ishte ambasadorja e Gjer-manisë në vendin tonë, Susanne Schutz u shpreh se ky proces vetingu do të sjellë rezultate të shpej-ta. “Nga ana ime dua të falënderoj ministrin dhe zv. ministrin për këtë qasje, kaq mirë të menduar. Unë

shpresoj që kjo do të sjellë rezultate sa më shpejt dhe aq më mirë”, deklaroi Sussane Schutz. Nga ana tjetër, drejtori i Programit Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnimin Hetimor Penal (ICITAP), Steve Bennett, gjithashtu i pranishëm në takimin me ministrin e Punëve të Brendshme, Fatmir Xha-faj, deklaroi se partnerët ndërkombëtarë janë të interesuar për procesin e vetingut dhe do të jenë gjithmonë prezent. “Ju keni nisur tani të na përfshi-ni ne dhe institucionet e tjera në zhvillimin e këtij plani. Unë ju komplimentoj në zhvillimin e këtij

procesi. Mendoj që kjo formë do të jetë e dobishme në termat e përshtatjes dhe plotësimit të draftit dhe t'i përgjigjeni pyetjeve të rëndësishme, veçanërisht në fushën e komunikimit, teksa shkojmë përpara. Përtej komplimentave, ne jemi këtu. Jemi me ju. Jemi të interesuar dhe do të vijojmë të jemi”, thek-soi Steve Bennett. Gjithashtu në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Kroacisë në vendin tonë, Sanja Bujas-Juraga nënvizoi se përmes detajeve të dhëna ditën e djeshme, Ministria e Brendshme tregoi se vetingu nuk është vetëm premtim, por

ka edhe elementë konkret. “Me këto masa konk-rete, Ministria e Brendshme na tregoi të gjithëve ne, që nuk kemi vetëm premtime, por elementë konkrete të implementimit. Do të thoja që është edhe shembulli i shkëlqyer për disa vende të tjera, se sa larg po shkojnë tani më autoritetet shqiptare, në gatishmërinë e tyre të madhe, për të trajtuar si duhet problemin e korrupsionit, si një prej pengesa më të mëdha për suksesin e shoqërisë shqiptare për mirëqenien e saj”, u shpreh ambasadorja e Kroacisë, Sanja Bujas-Juraga.

Mimoza IBRA

Vetingu në radhët e policisë do të “detyrojë” 12 mijë efektivë të plotësojnë disa formularë, ku do të deklarojnë pasurinë si edhe do

të pyeten për pastërtinë e figurës së tyre dhe karrierën. Kështu, formulari i parë që do të plotësohet është ai për pasurinë. Në këtë formular shefat e policisë dhe të gjithë punonjësit e tjerë do të deklarojnë pronat e blera ose të trashëguara, makinat që kanë në përdorim si edhe paratë që kanë në llog-aritë bankare. Po kështu, një tjetër pikë që efektivët e policisë duhet ta deklarojnë janë edhe udhëtimet e kryera jashtë shtetit gjatë 3-vjeçarit të fundit, ku do të përfshihen edhe lëvizjet e familjarëve të tyre. Mirëpo në for-mularin për pasurinë kërkohet që punonjësit e policisë të deklarojnë edhe arsimimin e fëmijëve, pra ata duhet të specifikojnë shkol-lat private brenda apo jashtë vendit ku kanë arsimuar ose arsimojnë momentalisht fëmi-jët. Nga ana tjetër, policët janë të “detyruar” të bëjnë publike në formular edhe nëse kanë biznese apo borxhe ndaj personave të tjerë. “Ky dokument pranohet vetëm nëse është plotësuar nga vetë subjekti i rivlerësimit, në dorëshkrim, me shkronja kapitale dhe pa korrigjime; nuk ka rubrika të paplotësuara; subjekti i rivlerësimit shkruan emrin, mbiem-rin dhe nënshkrimin në vendin e caktuar në fund të çdo faqeje”, shpjegohet në formularin për pasurinë.

Formulari për pastërtinë e figurësFormulari i dytë i rëndësishëm që duhet

të plotësojnë punonjësit e policisë në kuadër të vetingut është ai për pastërtinë e figurës. Aty ata duhet të specifikojnë nëse kanë pas-ur emër tjetër apo ndonjë nofkë, adresat e banimit, të dhënat për arsimimin si edhe të gjitha punët që kanë kryer nga data 1 janar 2012. Në formular ata duhet të tregojnë edhe nëse kanë qenë ndonjëherë të ndaluar apo të dënuar brenda dhe jashtë Shqipërisë, njësoj si deputetët me ligjin e dekriminalizimit. Të tjera pika që efektivët duhet të bëjnë publike janë: nëse ndonjë nga familjarët e tyre është i lidhur me krimin e organizuar; nëse ata vetë janë takuar ndonjëherë me anëtarët e grupeve kriminale ose nëse kanë marrë dhurata dhe para nga krimi i organizuar; nëse konsumojnë lëndë narkotike, kanë varë-si nga alkooli dhe lojërat e fatit. Ndërkohë, në fund të dy formularëve bëhet me dije se nëse efektivët plotësojnë të dhëna të pasakta, do të lirohen nga detyra.

Xhafaj konsulta me ambasadorëtNga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Fat-

mir Xhafaj u ul dje në një tryezë konsultimi

Pak ditë më parë 60 efektivë të policisë nuk arritën të pajiseshin me certifikatë sigurie, duke bërë që në radhët e policisë të nisë vetingu. Dre-jtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe strukturat përkatëse në Policinë e Shtetit vendosën të mos i pajisin me certifikatë sigurie, në mënyrë që të mos aksesojnë informacionet e konsideruara si “sekret” dhe “top sekret”. Arsyeja

kryesore pse efektivët janë përballur me këtë re-fuzim është sepse gjatë kontrollit janë konstatuar shkelje gjatë detyrës ose janë vërejtur probleme gjatë hetimit të dosjeve të ndryshme. Po ashtu arsye të tjera mund të përmendim incidentet që mund të kenë pasur në radhët e policisë, vëre-jtje të dhëna nga eprorët e deri tek problemet e mundshme me deklarimin e pasurisë.

60 EFEKTIVË S’MARRIN CERTIFIKATË SIGURIE

“Asistenca ndërkombëtare ndaj organeve të vlerësimit që realizojnë këtë proces, do të shërbejë për të garantuar cilësinë dhe stand-ardet më të mira të këtij procesi. Besojmë se mbështetja e kësaj ekspertize do të shërbejë edhe si garanci, edhe si inkurajim, edhe si motivim, për organet e vlerësimit që do të përfshihen, për njerëzit që do të përfshihen

në këtë proces vlerësimi. Sepse nuk besoj se është e lehtë, edhe në vendin tonë, edhe në rajonin tonë, në ndërmarrje të kësaj natyre, ku do të duhet të japësh verdiktin për të larguar nga radhët e Policisë së Shtetit, individë që deri më sot mund të jenë konsideruar edhe shumë të fuqishëm brenda kësaj organizate”, tha ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dje.

THIRRJA E XHAFAJT PËR NDËRKOMBËTARËT Ja disa nga pyetjet që u bëhen policëve në formularët e vetingut

Formulari për pasurinë1. Asetet e paluajtshme të fituara, poseduara,

përdorur apo tjetërsuar nga 01.01.20122. Llogaritë bankare të krijuara nga 01.01.2012

brenda dhe jashtë vendit (Gjendja aktuale, llogari kursimi)

3. Detyrime financiare ndaj personave jurid-ikë e fizikë nga 01.01.2012

4. Të ardhurat financiare vjetore të subjektit dhe familjarëve të subjektit që vlerësohet

5. Udhëtime private të kryera jashtë shtetit gjatë 3 viteve të fundit të subjektit ose pjesëtarëve të familjes

6. Arsimimi i fëmijëve në shkolla jopublike brenda vendit apo jashtë vendit duke filluar nga 01.01.2012

7. Asetet (e paluajtshme dhe të luajtshme) dhe detyrimet

Formulari për kontrollin e figurës1. A jeni njohur nga të tjerët me ndonjë nofkë,

emër apo mbiemër tjetër nga ai që keni pas-ur apo keni regjistruar në gjendjen civile?

2. Jepni detaje për arsimimin dhe të gjitha kualifikimet/specializimet/trajnimet e kry-era duke filluar nga shkolla e mesme

3. A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj?

4. A keni qenë ndonjëherë në hetim ose në gjykim nga një autoritet shqiptar ose i huaj, për kryerjen e një vepre penale?

5. A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale, në fuqi ose jo?

6. A është lëshuar ndonjëherë ndaj personit tuaj një urdhër kërkimi ndërkombëtar lidhur me kryerjen e veprave penale?

7. A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj?

8. A keni dijeni se një nga anëtarët e familjes suaj është përfshirë në veprimtari që lidhen me krimin e organizuar?

9. A keni pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organ-izuar gjatë ushtrimit të detyrës tuaj?

10. A keni pranuar/shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person të përf-shirë në krimin e organizuar?

11. Gjatë 10 viteve të fundit, a ju është refuzuar hyrja në ndonjë shtet të BE/NATO?

12. A jeni përdorues i lëndëve narkotike?13. A keni varësi ndaj alkoolit apo lojërave të

fatit?14. A keni qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i

favorizuar nga ish-SHISH para vitit 1990, sipas ligjit “Mbi të drejtën e informimit me dokumentet e ish-SHISH të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?

MB thirrje ambasadorëve të monitorojnë procesin e zbatimit të vetingut

Zbardhen formularët për vetingun në polici, efektivët do deklarojnë shpenzimet për pushime dhe arsimimin e fëmijëve, Xhafaj konsulta me ambasadorët

Page 10: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

10 GAZETA SOTE Mërkurë 10 Janar 2018

e k o n o m i www.sot.com.al

AMF urdhër siguruesve të paguajnë urgjentisht 7 milionë euro

Marrin fund borxhet 17-vjeçare për dëmet e shkaktuara nga aksidentet, 1.8 miliard lekë fondi i kompensimit

Dëmet nga aksidentet nga makinat e pasigu-ruara apo të paidentifi-kuara, kërkojnë vit pas

viti miratimin e një fondi kom-pensimi. Por për shumë vite, një pjesë e mirë e këtyre dëmeve nuk janë paguar. Bordi i Autoritet-it të Mbikqyrjes Financiare në mbledhjen e saj të fundit miratoi një fond prej 1.8 miliardë lekë për kompensimet e detyrimeve të mbartura që nga viti 2001 dhe ato që do të lindin për vitin 2018. Nga ky fond, 1.25 miliardë lekë janë parashikuar të shpenzohen për ngjarjet nga viti 2001 deri me 31.12.2013 ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë. Ndërkohë, 418 milionë lekë janë parashikuar të shpen-zohen për ngjarjet nga viti 2014 deri në 31.12.2017, ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë, dhe jo më pak se 150 milionë lekë për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë vitit 2018. Në një njoftim publik, bëhet me dije se Bordi i AMF urdhëron Byronë Shqiptare të Sigurimit që të ndjekë procedurën e shlyerjes së menjëhershme të detyrimeve të papaguara të praktikave të dëmeve objekt i fondit të kom-

Tkurret prodhimi, biznesi shfrytëzon 72.7 % të kapaciteteve

Të ardhurat e bashkive, 4.4 miliardë lekë nga taksa e infrastrukturës

Biznesi ka ulur për të dy-tin tremujor me radhë shfry-tëzimin e kapaciteteve prod-huese duke sinjalizuar një tërheqje të aktivitetit ekonomik në muajt e fundit të 2017. Ban-ka e Shqipërisë raportoi se në tremujorin e katërt të vitit, që lamë pas norma e shfrytëzimit të kapaciteteve ra në të gjitha sektorët e ekonomisë. Sipas BSH, në industri, biznesi shfry-tëzoi vetëm 72.7 për qind të po-tencialit prodhues, nga 73.7 për qind që ishte shifra në tremu-jorin e tretë. Rënia ka qenë më

e fortë në sektorin e ndërtimit, ku shfrytëzimi i kapaciteteve ra nga 62.3 për qind të që ishte në tremujorin e tretë në 59 për qind. Megjithatë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, shfrytëzimi i kapaciteteve për këto dy degë është rritur. Më problematike janë dy sektorët e tjerë të ekonomisë, shërbimi dhe tregtia. Për të dy këto sek-torë, shfrytëzimi i kapaciteteve është ulur jo vetëm krahasuar me tremujorin e tretë të 2017, por edhe me të njëjtën periud-hë të vitit 2016.

Të ardhurat e raportuara nga bashkitë nga taksa e in-frastrukturës tregojnë për nivel rekord në 9 muajt e parë të vitit. Sipas portalit Financatvendore.al, për të gjitha bashkitë, të ardhurat nga kjo taksë kon-tribuuan me rreth 4.4 miliardë lekë në buxhetin vendor (26% e totalit të të ardhurave të veta), në rritje të ndjeshme krahasuar me nivelin e kësaj takse prej 1.7 miliardë lekësh në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në nivel bashkie, rreth 71.4% e të ardhurave nga taksa e ndikimit

në infrastrukturë (3.1 miliardë lekë) u regjistruan në buxhetin e Bashkisë së Tiranës (nivel ky rreth 4.9 herë më i lartë krahasu-ar me nivelin e të ardhurave nga kjo taksë një vit më parë). Perfor-manca në të ardhurat prej kësaj takse sugjeron për rigjallërim të aktivitetit ndërtues në vend, privat (rritje e numrit të lejeve të ndërtimit nga bashkitë në vijim të miratimit të planeve të përg-jithshme vendore) dhe publik (investime publike të ndërmarra nga qeveria qendrore), thekson portali i financave vendore.

Qeveria shet obligacionin 10-vjeçar me vlerë 3.5 miliardë lekë

Qeveria realizoi emetimin e një obligacioni 10-vjeçar me vlerë 3.5 miliardë lekë me një interes 7.0%. Sipas të dhënave, oferta e bankave për të blerë ob li gacionin ka qenë më e lartë se shuma që ka kërkuar qeveria të financojë. Bankat kanë kërkuar të blejnë 4.48 miliardë lekë, por qeveria ka pranuar 3.5 mld lekë. Kërkesa e bankave ushtroi presion në mba-jtjen e interesave për obligacionin 10-vjeçar në të njëjtat nivele si në ankandin e mëparshëm që u zh-villua më 9 tetor të vitit 2017. Gjatë 2017 janë zhvilluar 4 ankande

të obligacioneve 10-vjeçare. Në janar të 2017 u emetua kundrejt interesit 7.20%, ndërsa interesat ranë në dy ankandet pasardhës mars dhe korrik përkatësisht me 6.45% dhe 6.90%, për t’u ngjitur sërish në 7% në dy ankandet e fundit. Obligacioni 10 vjeçar është emetuar për herë të parë në tetor të 2013 me një interes 9.25%, teksa Ministria e Financave në dy vitet e fundit ka emetuar letra borxhi me afat shlyerje 10 vjet rreth 4 herë në vit më shuma maksimale që nuk i kanë kaluar të 3.5 mld lekët për ankand.

Përdorimi i faturave tatimore komp-juterike të TVSH, lejohet kur tatimpaguesi është i aftë të lëshojë fatura tatimore kompjuterike për çdo transaksion të tatueshëm, me numër serial unik dhe të papërsëritshëm, të printuara nga sistemi i tij i regjistrimeve. Për të ushtruar këtë të drejtë, tatimpaguesi paraprakisht duhet të depozitojë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve: një kërkesë me shkrim të shoqëruar me deklaratën ose vërtetimin përkatës, në të cilin tregohet se sistemi i tij i regjistrimeve është i kompjuterizuar dhe i aftë të prodhojë fatura tatimore me

numër serial unik dhe të papërsëritshëm për çdo transaksion; Modelin e faturës kompjuterike që kërkon të përdorë, e cila duhet të përmbajë elementët dhe të dhënat e përcaktuara në ligjin për TVSH-në; Ta-timpaguesi tregon në kërkesën e paraqitur numrin e transaksioneve që parashikon të kryejë në një periudhë tatimore. Pas miratimit të përdorimit të faturës tatimore kompjuterike të shitjes, tatimpaguesi men-jëherë paraqitet dhe tërheq numrat serial në dispozicion pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar. Çdo faturë e lëshuar sipas modelit të miratuar duhet të

përmbajë detyrimisht shënimin “Përdorimi i kësaj fature është miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve me shkresën nr… datë…”. Për çdo ndryshim në modelin, përmbajtjen, formatin e faturës për të cilën është miratuar e drejta e përdorimit, perso-ni i tatueshëm duhet të njoftojë Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, pasi modeli i faturës së miratuar ruhet dhe bëhet pjesë e dosjes së tatimpaguesit. Nuk konsiderohet ndryshim përfshirja në sfondin e faturës ose në një sipërfaqe të caktuar të saj, e elementeve të reklamave, nëse ato nuk ndryshojnë formatin e faturës.

Tatimet sqarojnë përdorimin e faturës tatimore kompjuterike të TVSH

pensimit, për të cilat ka përfun-duar procesi i trajtimit (përm-barimore, me vendim gjykate të formës së prerë dhe të miratuara, por të papaguara) në vlerën to-tale 923 354 758 lekë për ngjarjet e sigurimit nga data 01.01.2001-31.12.2017.

Fondi i ri për 2018 Njëkohësisht, për të mos kr-

ijuar borxh të ri, Bordi i AMF ka vendosur të krijojë fondin e ri të kompensimit për vitin 2018, min-imalisht në masën 895 203 094 lekë. Ky fond është parashikuar të ndahet në 745 203 094 lekë për shlyerjen e detyrimeve për ng-jarjet nga 1 janar 2001 deri në 31 dhjetor 2017 (që janë në proces trajtimi apo procese gjyqësore, pa vendim të formës së prerë)

dhe jo më pak se 150 milionë lekë për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë vitit 2018. Vendimi i Bordit

të AMF bën të mundur që çdo qytetar që gjatë vitit 2018 fiton një vendim të formës së prerë

nga gjykatat ose i miratohet nga shoqëritë e sigurimit, do të pagu-het brenda vitit 2018. Në njoft-imin publik, Autoriteti i Mbikqyr-jes Financiare shprehet se ashtu si në shumë vendime të marra gjatë vitit 2017, edhe për vitin në të cilin sapo kemi hyrë, pra për 2018 do të vazhdojë të fokuso-het tek mbrojtja e interesave të konsumatorëve dhe e konsideron shlyerjen e detyrimeve të fondit të kompensimit si një ndër prior-itetet kryesore të veprimtarisë së tij gjatë vitit 2018, edhe pse këto detyrime kanë filluar të mbarten prej vitit 2001.

Çfarë është fondi i kompensimit

Fondi i Kompensimit krijohet bazuar në nenin 45 të Ligjit nr. 10076, datë 12.02.2009 “Për sig-urimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” dhe ka për qëllim pagesën e dëmeve pasurore dhe jo pasurore të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë, në rastet kur dëmet shkaktohen nga një mjet motorik, pronari i të cilit nuk është i siguruar sipas ligjit nga ndonjë shoqëri sigurimi, nga një mjet motorik i paidentifikuar apo në rastet e mbylljes apo fali-mentimit të një shoqërie sigurimi. Autoriteti, me propozim të Byrosë, vendos çdo vit shumën e kontrib-uteve dhe afatin brenda të cilit duhet të bëhet derdhja.

“Nga ky fond, 1.25 miliardë lekë do të shpenzohen për ngjar-jet nga viti 2001 deri me 31.12.2013 ku përfshihen detyrime

të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë. Ndërsa 418 milionë lekë do të shpenzohen për ngjarjet nga viti 2014 deri në 31.12.2017, ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi

apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë, dhe jo më pak se 150 milionë lekë për ngjarjet e 2018...

Page 11: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

GAZETA SOT E Mërkurë 10 Janar 2018 11

4,8,12,13,18,19,20,21,24

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Korea e Jugut, Seuli e Peniani nisin bisedime direkte për uljen e tensioneve

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraVeriu: Armët tona bërthamore kanë si objektiv vetëm Shtetet e Bashkuara

Andi LAMKO

Korea e Veriut dhe Korea e Jugut ranë dakord dje të mbajnë komunikime di-rekte ushtarake për shuar-

jen e tensioneve, në takimin e parë direkt, të nivelit të lartë në më shumë se dy vjet. Zyrtarët e dy anëve të ga-dishullit korean mbajtën dje rreth 11 orë bisedime që sollën dakordësinë për negociata në zgjidhjen e prob-lemeve dhe evitimin e konflikteve aksidentale. Në deklaratën e tyre të përbashkët, përfaqësuesit pranonin përkushtim për ndalimin e akteve armiqësore ushtarake dhe nevojën e garantimit të një mjedisi paqësor në gadishull. Por Veriu gjithsesi u ankua për propozimet e Jugut për denuk-learizim, duke argumentuar se armët e tij nuk kanë si objektiv Seulin. Rihapja e dialogut u përshëndet nga Kina e Rusia. Negociatori i Penianit, Ri Son Gwon, njëherësh kryetar i Komisionit të Ribashkimit Paqësor të Atdheut, tha se armët e vendit të tij kanë si objektiv vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhuratë për vëllezërit tanë të Jugut

“Kemi ardhur në këtë takim për t’i dhënë vëllezërve tanë, të cilët kanë shumë shpresa te ky dialog, rezultate konkrete si një dhuratë për vitin e ri”, tha krye-negiociatori i Penianit, duke kaluar më tej te çështjet seri-oze. “Të gjitha armët tona, përfshi bombat atomike, me hidrogjen, apo raketat balistike, kanë si objektiv vetëm Shtetet e Bashkuara, dhe jo vëllezërit tanë, Rusinë apo Kinën”, tha Ri, duke shtuar se për këtë arsye, ky subjekt nuk do të përfshihet në negociata. “Kjo nuk është një çështje

Berlusconi mbron euron, partnerët e kundërshtojnë

Athina e Shkupi, “Ok” për emrin “Maqedonia e Re”

Silvio Berlusconi tha dje se Italia nuk duhet të largohet nga monedha euro, megjithë kundërshtimet e partnerëve të tij të koalicionit të djathtë, duke shënuar mosmarrëveshjet e para në bllokun favorit për fitoren e zgjedhjeve të marsit në Itali. Në një intervistë në radio, Berlusconi tha se dalja nga monedha e përbashkët do të dëmtonte ekonominë e ven-dit dhe shtoi se ky këndvësh-trim do të mbështetet dhe nga partnerët e tij euroskeptikë të Lega Nord. Por një zëdhënësi

i Lega Nord, Claudio Borghi reagoi duke thënë se nëse qendra e djathtë fiton zgjedh-jet vendi duhet të përgatitet për daljen nga euro, të cilën italianët prej vitesh e fajëso-jnë për problemet ekonomike. Aleanca konservatore pritet të fitojë shumicën e votave por jo një maxhorancë absolute. 81-vjeçari Berlusconi tha në intervistë se partia e tij Forza Italia kishte diskutuar me lid-erin e Ligës, Matteo Salvini, i cili deri tani ka hënë sinjale të përziera për euron.

Rrejti Infoshqip raportoi dje se Athina e Shkupi janë shumë pranë dakordësisë për zgjidhjen e çështjes së emrit, përfshi dhe marrëveshjet për etninë dhe gju-hën. Në ekskluziven e tyre, ag-jencia online raportonte se palët kanë pranuar emrin “Republika e Re e Maqedonisë”. Lajmi sug-jeron se emri i ri nuk do të për-doret brenda Maqedonisë, që do të thotë se nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese. Nuk përmendet nëse emri i ri do të jetë i detyrueshëm në mar-rëdhëniet bilaterale të Shkupit,

çka është një çështje delikate pasi vendi është njohur nga 140 shtete me emrin Republika e Maqedonisë. Raporti thotë se në formën sllave emri do të jetë “Republika Nova Makedoni-ja”, dhe në greqisht “Dimokra-tia tis Neas Makedonias”. Gjuha sllave e Maqedonisë e ngjashme me bullgarishten do të marrë emrin e ri “Sovre-men Makedonski jazik”, që përkthehet në “maqedonishte moderne”, dhe në Greqi do të quhet gjuha sllavo-maqedone (Slavo-makedoniki).

Greqi, protestuesit mësyjnë Ministrinë e Punës

Demonstruesit grekë kundra masave të shtrëngimit ekonomik dhe kufizimit të së drejtës së grevës, mësynë dje Ministrinë e Punës së vendit dhe u konfrontuan me drejtuesit e saj. Kufizimi i të drejtës së grevës është një nga kushtet e vendosura nga huadhënësit ndërkombëtarë dhe evropianë dhe ka indinjuar sindikatat e vendit që e konsiderojnë atë si të drejtë parësore demokratike. Rreth 500 demonstrues, që sipas mediave ishin të lidhur me gru-pet komuniste PAME (Përpara)

shpërthyen dyert e ministrisë në qendër të Athinës, duke u ngjitur në katin e tetë ku u konfrontuan me ministren Effie Achtsioglou, e cila qëndroi e heshtur teksa demonstruesit i thërrisnin “Turp të të vijë!”. “Kthejeni mbrapsht,” thërrisnin protestuesit, duke iu referuar rregullave të reja. “Nuk do të kthej mbrapsht,” u përgjigj ajo. Protestuesit nuk shkaktuan dëme por rreth 500 prej tyre ishin mbledhur para ministrisë me pankarta si “Ministria e BE dhe FMN”, dhe duke brohoritur “Nuk i dorëzohemi plutokracisë!”

mes Koresë së Veriut dhe të Jugut, pasi prekja e saj do të sillte vetëm pasoja negative dhe do të rrezikon-te të gjitha arritjet në negociatat e sotme”, tha Ri. Veriu pranoi të ri-instalojë linjën ushtarake të ko-munikimit në kufi, dhe të dërgojë një delegacion për të marrë pjesë në Lo-jrat Olimpike të Koresë së Jugut në shkurt 2018. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se pjesëmarrja e Ko-resë së Veriut në Lojrat Olimpike ishte një mundësi e mirë që regjimi të vlerësojë daljen nga izolimi dhe denuklearizimin, por nuk komentoi mbi faktin se SHBA ishin objektivi i vetëm i bombave të Penianit.

OKB mirëpret progresin e bisedimeve

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres mirëpriti progresin në bi-sedimet, veçanërisht marrëveshjen

për komunikimin ushtarak, të cilën e quajti “kritike për uljen e rrezi-kut të keqllogaritjeve”. Ai vlerësoi gjithashtu vendimin e Koresë së Veriut për të marrë jesh në Lojrat Olimpike, duke thënë se shpresonte që rihapja e dialogut të çojë në nis-jen e denuklearizimit të gadishullit. Ministria e jashtme Kinës tha se ishte e lutur të shikonte bisedime pozitive mes Koresë së Veriut deh të Jugut, teksa në të njëjtën linjë foli dhe një zëdhënës i Kremlinit, i cili tha: “Ky është pikërisht tipi i dialogut që kemi kërkuar si të nevojshëm”. Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach i quajti bisedimet ”një hap i madh drejt frymës Olimpike” dhe shtoi se pret propozimet zyrtare për numrin dhe emrat e atletëve nga Korea e Veriut, për çështjet e Lojrave dimërore si flamurët,

Munih, kapet boshnjaku i dyshuar për krime lufte

Prokurorët gjermanë thanë dje se kishin arrestuar në serbo-boshnjak të dyshuar për vrasje dhe burgosje të muslimanëve boshnjakë gjatë konf-liktit të ndarjes së ish-Jugosllavisë. Policia tha se Milorad Obradovic u arrestua në aeroportin e Munich pas lëshimit të mandatit nga autoritetet e Bosnies. 51-vjeçari dyshohet se ka marrë pjesë në burgosjen ilegale të rreth 120 muslimanëve boshnjakë në fshatin e Miska Glava, në korrik 1992, dhe më tej ekzekutimin e tyre të përbashkët në Ljubija.

Itali-Gjermani, 200 të arrestuar në

operacionin anti-mafia Rreth 200 anëtarë të një prej gru-

peve më famëkeq të mafias italiane u arrestuan dje në një operacion të gjerë në Itali dhe në Gjermani, njoftonin autoritetet. Në një deklaratë të policisë ushtarake italiane Carabinieri thuhej se operacioni kishte shpërbërë një klan madhor të grupit 'Ndrangheta’ me bazë në rajonin jugor të Kalabrisë. Operacioni i përbashkët me policinë gjermane kishte goditur me anë të in-filtrimeve familjet Farao e Marincola me bizneset në verëra, mbledhjes së mbetjeve dhe shërbimeve funerale.

Khamenei: Irani neutralizoi komplotin e përmbysjes së pushtetit

Lideri suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei tha dje se vendi ka shtypur tentativën e armiqve të huaj që me anë të protestave të ligjshme të përmbyste republikën islamike. Ai komentoi se vetëbesimi i stabilimentit kishte shuar trazirat në rreth 80 qytete ku humbën jetën të paktën 22 njerëz. “Kombi i thotë SHBA, Britanisë dhe atyre që kërkojnë përmbysjen e republikës islamike të Iranit nga jashtë, se keni dështuar, ashtu siç do të dështoni në të ardhmen”, deklaroi Khamenei.

Ambasada e SHBA në Kosovë ka refuzuar dje të komentojë mbi çështjen tashmë madhore të mos-marrjes në kohë të vizës nga kryeministri i vendit, duke argumentuar se është pjesë e privatë-sisë së çështjeve individuale. Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, nuk mori vizën amerikane për një event jo-qeveritar ku ishte ftuar së fundmi, dhe mediat vendase e lidhën çështjen me marrëdhëniet e acaruara që nga fundi i vitit 2017, kur liderët ten-tuan ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale të krimeve të Luftës. “Ambasada amerikane nuk i komenton çështjet e vizave individuale dhe kjo duke u bazuar në ligjin tonë (amerikan) mbi privatësinë”, ka thënë për mediat kosovare Richard Mei. Në vend të Ha-radinaj, në SHBA do të udhëtojë Behgjet Pacolli.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaw-ie ka përkrahur dje deklaratën publike të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli lidhur me Gjykatën Spe-ciale, ku tha se Gjykata Speciale do të formohet dhe se shteti kosovar nuk ka fuqi ta ndalojë. Në artikullin e Kadri Veselit në të përditshmen vendase Express, thuhej se Gjykata Specialja qartësisht është e dëmshme për Kosovën, por ajo do të krijo-het, sepse shteti kosovar s’ka fuqi për ta ndaluar. Ambasadori amerikan Delawie ka mbështetur këtë qëndrim të Veselit dhe të zyrtarëve të tjerë që janë pro formimit të Gjykatës Speciale. “E mirëpres deklaratën publike nga kryetari Veseli dhe liderët e tjerë politikë, të cilët kanë përkrahje ndaj Gjykatës Speciale”, ka shkruar ambasadori Delawie.

KOSOVË, SHBA NUK KOMENTON PËR VIZËN E KRYEMINISTRIT HARADINAJ DELAWIE VLERËSON SHUARJEN E INICIATIVËS PËR ZHBËRJEN E SPECIALES

himnet kombëtare dhe ceremonitë. Korea propozoi që dy skuadrat ko-reane të lojrave të muajit që vjen të parakalojnë së bashku në cer-emoninë e hapjes, por nuk kishte në përgjigje të menjëhershme nga Veriut. Korea e Jugut shpreson që bisedimet në Panmunjom t’i hapin rrugë lëvizjeve të tjera për uljen e tensioneve, siç janë bashkimet e përkohshme të të moshuarve në dy vendet, të ndarë prej kohës së luftës. Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, është një mbështetës i madh i dialogut me Veriut dhe tha se gjatë kohës së Olimpiadës, do të ketë shumë më pak gjasa për teste raketore nga Veriu, kur atletët të jenë duke konkurruar në jug.

Mirëpres progres-in në bisedimet, veçanërisht mar-rëveshjen për ko-munikimin ushtarak, e cila është kritike për uljen e rrezikut të keqllogaritjeve. Shpresojmë që ri-hapja e dialogut të çojë në nisjen e denuklearizimit të gadishullit...

Page 12: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

12 GAZETA SOTE Mërkurë 10 Janar 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA: Ja cilat ishin mendimet e Hamit Matjanit për regjimin komunist, Enver Hoxha i shqetësuar

për lëvizjet e të arratisurve jashtë vendit

Shërbimi inteligjent amerikan i ka kushtuar një dokument Hamit Matjanit, duke tre-guar detaje nga jeta dhe

aktivitetet e tij kundër regjimit ko-munist. Përmes burimeve në Greqi, CIA mori shumë informacione mbi Matjanin, ndërsa ka nxjerrë detaje sa i takon operacioneve që bëheshin në Shqipëri. Në një dokument tjetër, tregohet një telegram që shqiptarë e rrjetit të refugjatëve kundër regjimit paralajmëronin Enver Hoxhën.

7 shkurt 1952Raport i përmuajshëm aktiviteti

Roli i Hamit MatjanitBurimi ynë në Athinë foli gjatë me Matjanin, të cilin e përshkruante si një fshatar i thjeshtë me gjykim të shëndoshë dhe temperament të qetë. Më tej burimi raportonte mbi opin-ionet e Matjanit mbi Shqipërinë, mbi masat anti-nacionaliste të marra nga qeveria dhe mendësinë e popullatave lokale anti-komuniste. Sipas tij në vitet 1948-49 duke besuar shumë te përpjekjet e Aleatëve për Shqipërinë, popullatat lokale i dhanë mbështet-jen e tyre misioneve të huaja në vend. Me rritjen e numrit të këtyre mision-eve në Shqipëri dhe veçanërisht pas kapjes së grupit të Ethem Çakut, mbështetja popullore pësoi rënie, veçanërisht në jug të Shqipërisë. Gjyqi në Tiranë i Ethem Çakut, me anë të propagandës shtrembëruese të pushtetit, nxori në dritë disa as-pekte të operacioneve të Perëndimit kundër Shqipërisë, që gjithashtu ndikuan në uljen e mbështetjes. Disa misione në Shqipëri të maskuara nën sferën e një partie të emigracionit apo një tjetre, në vend që të ruanin propagandës e tyre ekskluzivisht kundër komunizmit, tentuan të influencojnë popullsinë edhe në favor të partive të tyre t veçanta, duke sjellë një efekt krejtësisht të padëshirueshëm, atë të mosbesimit ndaj grupeve politike të emigracionit për arsye të përçarjes mes tyre. Kjo politikë propagande i shërbeu në fakt pushtetit të Tiranës, që i ktheu në avantazh të tij divergjencat mes grupeve anti-komuniste.

Veprimet e komunistëveGjyqet e shumta të anti-komun-

sitëve të kapur janë shfrytëzuar me dinakëri nga komunistët për të treguar se aktiviteti i liderëve poli-tikë të emigracionit ka të bëjë me furnizimin me agjentë të spiunazhit amerikan e britanik. Propaganda e tyre bën të ditur se vetë liderët me këtë aktivitet sigurojnë një jetë luksi në kryeqytetet e Evropës perëndimore dhe në SHBA. Kriteret e dobëta të zgjedhjes së agjentëve dhe trajnimet e dështuara kanë kontribuar në mungesën e suksesit të misioneve në Shqipëri. Mendimet e mësipërme vijnë nga një person që motivohet vetëm prej patriotizmit në aktivitetin e tij, prandaj ato nuk mund të hidhen poshtë me lehtësi. Sinqeriteti i tij është demonstruar nga misionet e shumta që ka kryer dhe plagët që mban në trup. Në lidhje me miqtë e ndjekësit e tij, Matjani thotë se ata janë larguar prej tij meg-jithë protestat, por arsye të nuk i ka mësuar kurrë.

Aktivitetet e inteligjencës në Greqi

Refugjatët shqiptarë në Athinë raportojnë se bashkëpunimi mes inteligjencës greke dhe amerikanë është shumë i ngushtë. Ndryshimet e kohëve të fundit në personelin amer-ikan nuk kanë dhënë ndryshime, sipas refugjatëve që nuk kanë lidhje me NCFA. Oficeri i ri nuk shihet me të njëjtin respekt që zotëronte para-

Amerikanët nxjerrin detaje nga operacionet dhe aktivitetet e shqiptarëve në emigracion

elementët anti-komunistë.Hedhja e fletëpalosjeve

Për reduktimin e mangësive në të ardhmen pritet që dega të hetojë mundësinë e lëshimit të dokument-eve false që i japi gjetësit privilegje të veçanta si për shembull racione ushqimi, pushime në kampet bregde-tare etj. Dega do t’i kushtojë rëndësi mundësive të ngacmimeve me anë të hapjes kohët e fundit të kanaleve të postës në Shqipëri nga vendet e Evropës Lindore. Do të shqyrto-het aspekte të tjera të fushatës me

postë, për ta bërë sa më efektive si një instrument ngacmimi. Dega dhe stafi do të rishikojnë instruksionet e fushatës së ngacmimeve për të zgjedhur më të përshtatshmet për Shqipërinë, dhe në të njëjtën kohë do të inkurajohet njohja më e mirë e mundësive të rezistencës pasive, me pasoja sa më të vogla.

Furnizimet ushqimoreDo të vazhdojë përpjekja për të

siguruar furnizime ushqimore që të shpërndahen në emër të komitetit si brenda Shqipërisë ashtu dhe për ref-

ugjatët shqiptarë në nevojë jashtë saj.Pas ter viteve transmetimi në

kuadër të operacionit OBTEST, kemi vetëm disa prova të shpërndara për dëgjimin e mesazheve në Shqipëri dhe është rënë dakord se projekti duhet të vazhdojë pa afat. Arsyet për këtë janë fakti se zhurmuesit kohët e fundit janë reduktuar në forcë dhe nga fakti se refugjatët nga zona të ndryshme të Shqipërisë i njihnin programet. Përveç kësaj, kostoja e projektit është e vogël dhe pajisjet janë tashmë të instaluara. Stafi i tyre

Kryeministri Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij janë trazuar shumë për rritjen e simpatisë për NCFA pas kalimit të ndih-mave humanitare. Fillimisht qeveria hapi fjalën se pakot ush-qimore ishin dërguar për të mbështetur ushtritë armike që së shpejti do të pusht-onin Shqipërinë, por kur kjo gënjeshtër nuk pati efekt në përhapjen e entu-ziazmit (dhe nuk shkaktoi rikthimin e pakove të ushqimit siç kishte bërë thirrje qeveria) dhe qeveria kukull nisi një fushatë për të bindur njerëzit se Perëndimi i Lirë po shpërndante ush-qime të mbushur me mikrobe në Kore, për të përhapur një epidemi...

rendësi i tij, në lidhje me sjelljen dhe kontaktet me shqiptarët. Disa opera-cione të fundit të inteligjencës greke në Shqipëri kanë pasur humbje të rënda e të panevojshme për arsye të stërvitjes së dobët të agjentëve dhe të lëshimit në zona të pasigurta. Disa agjentë kanë thyer këmbën gjatë lëshimit me parashutë, teksa duke qenë të paaftë të lëviznin u detyruan të vriteshin nga shokët e tyre ose të kryenin vetëvrasje për të evituar kapjen. Në konkluzion, burimet theksojnë se megjithse informacioni i mësipërm ishte i copëzuar, mund të konsiderohet si një tregues i masës së vështirësisë së marrjes së intelig-jencës mbi aktivitetet e inteligjencës greke, dhe shprehen të sigurtë se më shumë informacion mund të mblid-het me anë të agjentëve komunistë atje.

28 shtator 1954Konkluzione mbi objektivat

e projektet e ShqipërisëNdër objektivat e ndjekur aktu-

alisht është ruajtja e shpresës së çlir-imit me anë të komitetit të liderëve shqiptarë në emigracion, i cili është besnik ndaj popullit të skllavëruar shqiptar djhe ka mbështetjen e vendeve të botës së lirë. Disa prej objektivave në direktivat kombëtare janë neglizhuar, veçanërisht ato në lidhje me ngacmimet ndaj regjimit dhe inkurajimit të rezistencës pasive, e cila nuk sjell dënim apo reprezalje. Në lidhje me objektivat e forcimit të aseteve tona në vend dhe përgatitja e terrenit për rezistencën ndaj sovi-etikëve, u pranua se progresi ishte i ngadaltë për arsye të mangësive në agjentë të kualifikuar. Dega mendon se është e dëshirueshme krijohen asetet e brendshme me ngadalë dhe në mënyrë të sigurtë.

Roli i Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë

Pranohet se operacioni ka kri-juar në mendjen e shqiptarëve idenë se Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë është i vetmi grup liderësh në emigracion besnik dhe me mbështet-jen e fuqive të mëdha. Mes mangë-sive përmendim mungesën e pro-grameve për nxitjen e rezistencës pasive dhe të ngacmimeve ndaj reg-jimit. Ka pasur një masë suksesi në programet e dezertimeve, teksa një numër refugjatësh të ardhur kohët e fundit në Greqi ishin në dijeni të tyre. Një shpjegim për mangësitë e operacionit është mungesa e intelig-jencës mbi kushte brenda Shqipërisë. Një vëmendje e konsiderueshme po i kushtohet mangësive, veçanërisht në lidhje me nxitjen e dezertimeve selektive, që tashmë janë objektiv i propagandës intensive nga Athina. Nxitja e rezistencës pasive ka hasur probleme në lidhje me arritjen e re-zultateve pa shkaktuar pasoja mbi

Page 13: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

GAZETA SOT E Mërkurë 10 Janar 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA: Ja cilat ishin mendimet e Hamit Matjanit për regjimin komunist, Enver Hoxha i shqetësuar

për lëvizjet e të arratisurve jashtë vendit

Amerikanët nxjerrin detaje nga operacionet dhe aktivitetet e shqiptarëve në emigracion

përdoret në të njëjtën kohë dhe për programin e lëshimit të broshurave, dhe ndalimi i tij do të tregonte për një rënie të interesit nga Perëndimi si për autoritetet dhe për popullin shqiptar. Gjithashtu besohet se operacioni ka pasur sukses në formimin e reputa-cionit të Komitetit në Shqipëri. Në lidhje me programin e teksteve nga ajri, u pranua se ai ishte arsyeja e suksesit tonë në krijimin e reputa-cionit të Komitetit të emigracionit në Shqipëri. Mes problemeve të diskutuara ishin vështirësitë në kri-

jimin e rrugëve të tjera të dërgimit, disa vështirësi me mjetet e printimit të teksteve dhe raportimet se bro-shurat nuk janë lëshuar në zona shumë të populluara, por asnjë prej këtyre problemeve nuk është i pa-kalueshëm. Mangësitë e agjentëve të terrenit për të plotësuar numrin e agjentëve vendas gjithashtu u përmendën. Lëshimi i mallrave ishte pritur kryesisht negativisht, pasi në intervistat me disa refugjatë ishte përshkruar njëfarë zemërimi ndaj Komitetit për dhënien e mallrave për

komunistët. Kjo bie në kndërshtim me llogaritjet tona se zemërimi do të drejtohej te komunistët që kon-fiskonin mallrat nga popullata. Por meqënëse asnjë reagim nuk është vërejtur që prej rinisjes së tyre vitin e kaluar, u mendua të bëhej vlerësimi i iniciativës kur të mbaroheshin pa-ketat e mallrave në Athinë. Në lidhje me këtë do të mundohemi të marrin raporte të përmuajshme nga terreni.

Konkluzionet Në konkluzion, dega pranoi se

sipas rekomandimeve të terrenit të përgatitej programi vjetor për 1955. Ndër rekomandimet e marra ishin vazhdimi i përpjekjeve për zhvillimin e inteligjencës brenda Shqipërisë, funksioni i së cilës është furnizimi me informacion i pro-gramit mbështetës nga jashtë. Do të studiohet mundësia e lëshimit nga ajri të dokumenteve të falsifikuara me qëllim ngacmimin e regjimit, e cila do të mbështetet me fushatën e postës së rreme kërcënuese. Fushata e nxitjes së dezertimeve do të vazh-dojë, e shoqëruar me sugjerime të reja për mënyra të nxitjes së rezist-encës pasive në popullatë. Gjithash-tu do të vazhdojnë transmetimet klandestine radio, të shoqëruara me fushatën mbështetëse të broshurave të propagandës

1 prill 1952Subjekti: Akuzat

për luftë biologjikeDokumenti është buletini i la-

jmeve në lidhje me akuzat e Moskës për luftë biologjike ose helmesh, si një tentativë për të diskredituar ndi-hmat materiale për popujt e vuajtur nga uria në vendet satelite sovjetike, të dërguara nga grupet e emigracion-it. Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë ngriti sot akuzat se Moska ka nisur taktikat e luftës psikologjike duke akuzuar Perëndimin se po përpiqet të helmojë popullsinë e ven-deve satelite me pakot e ndihmave të

lëshuara nga ajri. BRSS po përpiqet me çdo çmim të ndalojë ndjenjën e simpatisë që po përhapet me shpe-jtësi në botën komuniste pas dhënies së ndihmave materiale nga grupet e emigracionit në Botën e Lirë, për popujt e shtypur. Zëdhënësi i NCFA përmendi Shqipërinë si një shembull ku ndihmat materiale kanë ndikuar në rritjen e mbështetjes për Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, dhe kanë çuar në kaos qeverinë e kuqe kukull. Sipas NCFA ky lajm po përsëritet në detaje që prej vjeshtës. Emisarët e NCFA brenda Shqipërisë kanë përhapur lajmin se megjithë një prej sezoneve më të mira të korrjeve në historinë e Shqipërisë, sasia e madhe e të korrave është sekuestruar nga qeveria kukull e Enver Hoxhës, për t’u dërguar në Rusi, dhe popull-sia e vendit është lënë me rezerva të pamjaftueshme për të mbijetuar.

Telegrami për HoxhënPas hetimeve të kujdesshme të

liderëve të NCFA, ata ishin të ven-dosur të ndihmonin popullin e tyre të vuajtur, edhe me rrezikun e kapjes nga organet e qeverisë komuniste kukull. Kështu më 14 shtator 1952, kreu i NCFA në Nju Jork i dërgoi një telegram liderit Enver Hoxha ku shprehte se ai dhe mbështetësit e tij janë të vendosur për përmbysjen e qeverisë kukull të Shqipërisë pasi nuk mund të qëndronin duarkryq teksa vëllezërit e tyre vdisnin urie. Ata i kërkuan të lejohej dërgim i ndihmave në veshje dhe ushqime për popullin nëse Hoxha lejonte që ato të shpërndaheshin nga një organizatë neutrale ndërkombëtare. Shumë javë kaluan por Hoxha nuk ktheu përg-jigje, dhe me ardhjen e dimrit emis-arët e NCFA raportonin se njerëzit ishin të detyruar të hanin rrënjët e bimëve apo lëvoret e pemëve, prandaj nisi shpërndarja e fshehtë e ushqimeve, sipas mënyrave që zëdhënësi i NCFA nuk pranonte

të tregonte, prej frikës se qeveria do të ndalonte kalimin e ndihmës.

Frika e HoxhësKryeministri Hoxha dhe bash-

këpunëtorët e tij janë trazuar shumë për rritjen e simpatisë për NCFA pas kalimit të ndihmave humanitare. Fillimisht qeveria hapi fjalën se pakot ushqimore ishin dërguar për të mbështetur ushtritë armike që së shpejti do të pushtonin Shqipërinë, por kur kjo gënjeshtër nuk pati efekt në përhapjen e entuziazmit (dhe nuk shkaktoi rikthimin e pakove të ush-qimit siç kishte bërë thirrje qeveria) dhe qeveria kukull nisi një fushatë për të bindur njerëzit se Perëndimi i Lirë po shpërndante ushqime të mbushur me mikrobe në Kore, për të përhapur një epidemi në të gjithë vendin. Kjo ishte sigurisht një tenta-tivë për të përhapur frikë në mendjen e popullit shqiptar se edhe pakot e ushqimeve të lëshuara në Shqipëri nga NCFA ishin të infektuara apo të helmuara. Duket qartë se kjo gën-jeshtër po propagandohet në këtë mënyrë për të evituar pranimin e hapur se regjimi kukull i Hoxhës ka frikë nga aktiviteti i NCFA dhe efekti i tij i gjerë në rritjen e simpatisë ndaj Perëndimit. Prej disa ditësh tashmë Radio Tirana po e fryn këtë fushatë. Lajmet për luftën biologjike që ato po përhapin sipas urdhrit të shefave të Moskës, janë një provë e vërtetësisë së këtyre ideve. Nuk ka dyshim se në mendjen e liderëve të NCFA, kjo është një skemë e zhvilluar e gjitha prej Moskës. Programi i ndihmave materiale është nisur nga NCFA që prej vjeshtës së kaluar dhe është përdorur nga shumë grupe të tjera refugjatësh. Natyrisht që qeveritë kukull të Perdes së Hekurt e dinë se grupet e emigracionit veprojnë nga baza në Perëndimin e Lirë, kështu që ata fajësojnë qeveritë perëndimore për mbështetjen e tyre. Persekutimi i Kishës, shtator 1953

Raportime të konfirmuara nga Shqipëria tregojnë për një gjendje tragjike të priftërinjve katolikë dhe zyrtarëve të tjerë nën regjimin e En-ver Hoxhës. Nga 253 kisha katolike që ekzistonin në Shqipëri në 1945, të paktën 65 për qind janë shkatërruar. Manastiret dhe seminaret fetare janë mbyllur dhe të njëjtin fat kanë pasur dhe 15 azilet apo jetimoret e kishave dhe institucionet e tjera të bamirësisë. Sipas organit të grupit të shqiptarëve azilantë në Itali, Bolletino Albanese di Infor-mazioni, zyrtarët e kishës katolike kanë pësuar trajtimin më të rëndë. Pesë peshkopë janë vrarë ose kanë vdekur në burgje: Kasper Thaçi nga Shkodra, Vinsent Prenushi nga Dur-resi, Gjegj Volaj Sapa, Franko Gjin LLeshi dhe Bernardo Sadiku. Nga 93 priftërinjë që kishte në Shqipëri në 1945, tashmë mbeten vetëm dh-jetë. Nga 83 të tjerët, 24 janë vrarë, 35 janë të burgosur dhe 10 janë të humbur ose të vdekur. Shumica e të vrarëve janë mbajtur në burg ku janë torturuar për disa muaj. Nga 92 murgjit e disa urdhrave të manastireve në Shqipëri, 18 janë vrarë, 34 janë të burgosur ose në punë të detyruar në kampet e përqendrimit. 17 janë përjashtuar nga Shqipëria, 15 janë ende në Shqipëri (supozohet në liri) dhe nga 10 prej tyre nuk dihet asgjë prej shumë vitesh. Raportime të tjera flasin për një fushatë të ashpër shtypjeje të regjimit komunist për kleriket myslimanë dhe të besimeve të tjera, si dhe të ndjekësve të tyre. Informacioni është duke u mbled-hur nga Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë në Itali.

Gjyqi në Tiranë i Ethem Çakut, me anë të propagandës shtrembëruese të pushtetit, nxori në dritë disa aspekte të operacioneve të Perëndimit kundër Shqipërisë, që gjithashtu ndikuan në uljen e mbështetjes. Disa misione në Shqipëri të maskuara nën sferën e një partie të emigracionit apo një tjetre, në vend që të ruanin propagandës e tyre ekskluzivisht kundër komunizmit, tentuan të influencojnë popullsinë edhe në favor të partive të tyre...

Page 14: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

14 GAZETA SOTE Mërkurë 10 Janar 2018

Shpërndanin drogë te Xhamlliku dhe Oxhaku, burg për 5 të arrestuaritGjykata e Tiranës ka dhënë masën e sig-

urisë “Arrest me burg” për 5 narko-trafikantët që shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Katër nga pesë të arrestuarit e mbrëmjes të së shtunës janë nga Elbasani. 5 personat, të cilët akuzohen për shitje të lëndëve narkotike në doza të vogla në kryeqytet, që dolën ditën e djeshme përpara togave të zeza janë, Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë, Armand Pisha, 28 vjeç, banues në Elbasan, Mi-gen Jani, 34 vjeç, banues në Elbasan, Shpetim Myrta, 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë dhe Mariglen Gostima, 26 vjeç, banues në Elbasan, gjithashtu dhe ky ka qenë i dënuar më pare. Mësohet se shpërndarësit e siguronin

drogën në qytetin e Elbasanit dhe e shisnin atë në sasi të vogla në kryeqytetet. Ata e bënin shpërndarjen e drogës të llojit kokainë krye-sisht në zonën e “oxhakut” dhe “xhamllikut”. Elton Hasnjaku ishte ai që i siguronte klientët 4 të arrestuarve nga Elbasani. Automjeti tip “Golf5”, që u ndalua nga policia, ku u gjendën dhe 256 gram kokainë vinte nga Elbasani në drejtim të Tiranës. Gjatë aksionit Policia bllokoi dy automjetet, që përdoreshin nga autorët për shpërndarjen e drogës, automjet i cili vinte nga Elbasani. Ndërsa gjatë kontrollit të makinave u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej rreth 250 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë. Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip “Golf

5”, me të cilat lëviznin 5 të arrestuarit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provave mate-riale 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy makinat e të dyshuarve dhe 8 telefonat celularë, që ata përdornin. Burime nga prokuroria thanë se he-timet për zbulimin e këtij grupi kishin nisur prej disa javësh pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Operacioni për arrestimin e tyre u realizua në momentin kur do të bëhej shkëmbimi i mallit, që vinte nga Elbasani në Ti-ranë. Të njëjtat burime saktësuan se po vijojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë, që mund të jenë të përfshirë në këtë grup.

k r o n i k e www.sot.com.al

U dënua për korrupsion, lirohet nga burgu bashkëshorti i ish gjyqtares Majlinda Andrea

Çifti Andrea akuzohej nga Prokuroria për një rast ryshfeti prej 50 mijë euro

Elvis MYRTA

Gjykata e Tiranës li-roi nga burgu dy prej të pandehurve të akuzuar për korrup-

sionin prej 50 mijë eurosh në Gjykatën e Lartë. Ilia Çabiri dhe Odhise Andrea, bashkëshorti i ish-gjyqtares Majlinda Andrea, kanë fituar liri me kusht për periudhën e mbetur të dënimit. Odhise Andrea dhe Ilia Çabiri, të cilët akuzohen për korrupsionin 50 mijë euro për gjyqin në lidhje me pronësinë e një toke në qyte-tin e Sarandës, kanë lënë qelitë duke përfituar lirinë me kusht që nuk duhet të kryejnë vepra pe-nale deri në përfundim të dënim-it. Bashkëshorti i Majlinda An-dreas, ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë, ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burg. Çifti Andrea aku-zohej nga Prokuroria për një rast ryshfeti me një shumë prej 50 mijë eurosh për një çështjesh pronash, e cila po shqyrtohej në Gjykatën e Lartë, hetimet për të cilën u publikuan nga Prokuroria e Përgjithshme, mbrëmjen e 16 korrikut 2016. Sipas hetimeve të Prokurorisë, Odise Andrea shërbente si ndërmjetës midis palës paditëse dhe gjyqtares Andrea, gruas së tij. I liruari tjetër Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, kërkonte njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit dhe shuma e parave jepej për këtë rast. Shuma e parave prej 50 mijë urove u dha më 10 korrik 2016, një ditë para vendimit të Gjykatës së Lartë, ku gjyqtare ishte Majlinda Andrea.Si u zbulua afera korruptive

Gjykata e Lartë u trondit nga lajmi se Gjyqtarja Majlinda Andera u faktua se kishte marrë para në këmbim të një vendimi gjyqësor. Prokuroria në kuadër të këtij hetimi, kërkoi pezullimin e gjyqtares së Gjykatës së Lartë. Në kuadër të këtij hetimi, Proku-roria lëshoi tre urdhër arreste,

tin e gjyqtares. Pas takimit mes tyre, Dashi ka njoftuar se Odhise Andrea donte 50 mijë euro që vendimin të jepej në favorin e tyre dhe t’ia dorëzonte në dorë. Për këtë fakt, Eleni Lino i ka thënë hetuesve se kanë shkuar para noterit duke ia dhuruar në formë huaje Petraq Dashit shumën prej 50 mijë eurove. Por pas dorëzimit të parave dhe dekonspirimit të informacionit, Odhise An-drea i ka kërkuar të bënin një

deklaratë tjetër noteriale të tre të dyshuarve, Petraq Dashi, Ele-ni Lino dhe Ilia Çabiri se ia jep-nin atij nga 17 mijë euro borxh secili. Këto fakte të deklaruar nga Eleni Lino janë konfirmuar dhe nga noteri gjatë marrjes në pyetje si dhe nga personi që ka kthyer lekët në euro. Ndërsa Ilia Çabiri ka një kontratë premti-mi me trashëgimtarët e kësaj prone, për ndihmën që i ka dhënë atyre në rrugën e gjatë nëpër dyert e gjykatave.

“ Odhise Andrea dhe Ilia Çabiri, të cilët akuzohen për korrupsionin 50 mijë euro për gjyqin në lidhje me pronësinë e një toke në qytetin e Sarandës, kanë lënë qelitë duke përfituar lirinë me kusht që nuk duhet të kryejnë vepra penale deri në përfundim të dënimit. Bash-këshorti i Majlinda Andreas, ish-gjy-qtare në Gjykatën e Lartë, ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burg...

duke vënë në pranga tre perso-na, të cilët ishin pjesë e aferës korruptive. Vendimi lidhje me 40 hektarë tokë në Butrint, të cilat iu vendos fati pikërisht nga kjo gjyqtare. Ka qenë 60 vjeçarja Ele-ni Lino, një nga trashëgimtarët e 40 hektarëve tokë në zonën e Butrintit, e cila ka pranuar para prokurorisë mënyrën e korrup-timit të gjyqtares Andrea. Gjatë marrjes në pyetje nga prokurori Arben Kraja, mësohet se 60 vjeçarja Lino ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke treguar me detaje të gjithë rrugën e ndjekur që nga Gjykata e Shkallës së Parë deri në atë të Gjykatës së Lartë. Ajo ka treguar se në gjykatën e shkallës së parë dhe të apelit, trashëgimtarët e kësaj prone nuk kishin paguar para. Por kanë firmosur para noterit disa kontrata premtimi për sipërfaqe të caktuar toke, për personat që kanë ndikuar që vendimi të ishte në favorin e tyre. Ndërsa në Gjykatën e Lartë, Lino është shprehur se nuk kanë pranuan tokë por donin para kesh. Për këtë fakt, ajo thotë se ka kontaktuar me Petraq Dashin, bashkëshortja e të cilit është përfituese nga kjo pronë, për të kontaktuar me Odhise Andrean bashkëshor-

Sherr në një gjimnaz në kryeqytet, plagosen 2 adoleshentë

Dy adoleshentë janë plagosur me mjete prerëse nga bash-këmoshatarët e tyre, pas një sherri që ka ndodhur ditën e djeshme në një gjimnaz të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në rrugën “Zenel Boçi”, ndërsa të plagosurit janë adoleshentet me inicialet R. B dhe J. S, të dy 17 vjeç. Dy të rinjtë kanë marrë plagë të lehta ku as mjekimit në spital të plagosurit janë larguar për në banesë. Burime nga policia bëjnë me dije se dy autorët e dyshuar janë shtetasit me inicialet E. H., 16 vjeç; shtetasi me inicialet G. K., 17 vjeç si dhe shtetasi me inicialet V. GJ., 18 vjeç, të tre këta banues në Tiranë. Ndaj tre shtetasve të lartpërmendur u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Mësohet se konflikti mes të rinjve ka nisur për motive të dobëta. Dy të plagosurit shokë klase me njëri-tjetrin kanë qenë në pushim kur janë sulmuar nga tre të rinjtë. Sherri mes tyre ka nisur me “pse më shikon”, ku pas një debati me fjalë të rinjtë janë konfliktuar fizikisht deri në nxjerrjen e armëve të ftohta.

Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës Një operacion i policisë italiane ka dërguar në pranga 9

persona. Shqiptarë e italianë janë prangosur pasi akuzohen për trafik droge, kanabisi, cigare dhe alkool kontrabandë nga Shqipëria në Itali. Hetimi dhe arrestimet janë bërë nga Guardia di Financa. Bëhet fjalë për dy grupe të cilët bashkëpunonim mes tyre. Hetimet janë bërë nga Prokuroria dhe Guardia di Financa e Brindisit. Trafiku bëhej përmes portit të Brindisit. Operacioni u realizua në orët e para të mëngjesit të sotëm . Me urdhër të Prokurorisë së Brindizit janë goditur dy grupe kriminale e janë ekzekutuar 9 masa ndalimi ndaj 2 shtetasve shqiptarë e 7 italianë. Arrestimet janë kryer në provincën e Barit. Leçes e Brindizit. Hetimet kanë zbardhur aktivitetin kriminal të një bande që trafikonte përmes detit drogë nga Shqipëria drejt Ital-isë si dhe cigare dhe alkool. Investiguesit italianë kanë verifikuar sasi të konsiderueshme marijuane të trasportuar me gomone nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj.

Prokuroria: Fadil Kasemi nuk përfiton gjykim të shkurtuar

Në seancën e djeshme gjyqësore ndaj Fadil Kasemit, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se vrau ish-gruan gjyqtaren, Fildez Hafizi, organi i akuzës kërkoi që ai të mos gjykohej me gjykim të shkurtuar. Kërkesa e prokurorëve bazohej në faktin se sipas ekspertizës, ai nuk kishte prob-leme mendore. Kërkesa u pranua nga togat e zeza. Pas kësaj kërkese nga akuza, avokatët mbrojtës të Kasemit kërkuan shtyrjen e seancës. Ata e bazuan kërkesën e tyre në preten-dimin se u duhej më shumë kohë për t’u njohur me dosjen e prokurorisë. Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e mbrojtjes, duke e shtyrë atë për në 15 janar. Fildez Hafizi u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, më 31 gusht të vitit të kaluar, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë.

Page 15: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

GAZETA SOT E Mërkurë 10 Janar 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Fqinjët në konflikt për motive të dobëta, merret në mbrojtje familja e sulmuar

Elvis MYRTA

Qyteti i Fushë Arrëzit u trondit dje teksa një përplasje e qël-limshme mjetesh

ndodhi në qendër të këtij qyteti. Vladimir Topjana, me një mjet fuoristradë tip “Lande Rov-er”, të cilin ai e drejtonte, ka goditur me dashje mjetin tip “Volsvagen” të shtetasit Artan Gega. Ky i fundit ka qenë në mjet duke udhëtuar sëbashku me babanë dhe xhaxhain e tij. Fatmirësish nga përplasja e dy mjeteve nuk ka pasur të dëmtuar me pasoja për jetën, të personave që ndodheshin në mjetin tip golf. Nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale të dy automjeteve. Pas përplasjes, shkaktari i goditjes Vladimir Topojana, me profesion zjar-rfikës është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa drejtuesi i mjetit tip “Volsvagen” Artan Gega me babanë dhe xhaxhanë e tij kanë shkuar në spital pasi kanë pasur plagë të lehta. Pasi kanë marrë mjekimin e nevo-jshëm nga bluzat e bardha dhe kthimit të tyre për në shtëpi ata kanë përjetuar çaste tmerri pasi Vladimir Topjana nuk e ka lënë me kaq inatin kundrejt familjes Gega. Ai i ka zënë pritë sërish Artan Geges dhe të afërmve të tij. Toplana sipas denoncimit të Geges në polici ju ka zënë pritë në rrugën e fshatit. Sipas deklarimeve të Artan Gegës para uniformave blu, Topjana i ka dalë para duke e kërcënuar me pistoletë, madje ka qëlluar në drejtim të tij, por nuk ka pasur të dëmtuar. “Kemi dëgjuar dy krisma pis-tolete, sapo dëgjuam krismat u largova shpejt me makinë”- ka thënë ai. Pas deklaratës së tij grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje por nuk ka gje-tur gëzhoja. Vladimir Toplana është punonjës i zjarrfikëses me precedent të mëparshëm penal. Më herët, para se ti zinte pritë familjes Gega, Toplana në negociatat me policinë kishte

larguar. Si pasojë e goditjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit “Volksvagen” shtetasi Artan Gega dhe pasagjeri, xhaxhai i tij shtetasi me ini-cialet M. G., 61 vjeç, banues në fshatin Lumardhe, Fushë Ar-rëz. Gjithashtu sipas deklari-meve të shtetasit A. G., shtetasi Vladimir Topjana më vonë i ka dalë përsëri para duke e kërcënuar me armë, pistoletë

ku ka qëlluar në drejtim të tij, por nuk ka pritur të dëmtuar. Grupi hetimor nuk ka gjetur gëzhoja në vendngjarje. Mate-rialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë në ngarkim të shtetasit Vladimir Topjana për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentative", para-shikuar nga neni 79/dh, 22, të Kodit Penal.

“ Vladimir Topjana nuk e ka lënë me kaq inatin kundrejt familjes Gega. Ai i ka zënë pritë sërish Artan Geges dhe të afërmve të tij. Toplana, sipas denoncimit të Gegës në polici, ju ka zënë pritë në rrugën e fshatit. Sipas deklari-meve të Artan Gegës para unifor-mave blu, Topjana i ka dalë para duke e kërcënuar me pistoletë, madje ka qëlluar në drejtim të tij, por nuk ka pasur të dëmtuar...

premtuar vetëdorëzim në polici. Banesat e Toplanes dhe Geges mësohet se janë pranë njëra-tjetrës, ndërsa policia ka marrë në mbrojtje familjen Gega në fshatin Lumardh. Burime nga policia e Fushë Arrëz bëjnë me dije se Topjana dhe Gega para një viti kishin konflikt të shkak-tuar për motive të dobëta në fshatin Lumarh ku dhe jetojnë. Policia e ka motivuar ngjarjen si tentative për vrasje në rretha-na cilësuese, ndërsa ka shpallur në kërkim Vladimir Topjanen.

Njoftimi i policisëMë datë 09.01.2018 nga

strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e shtetasit. Vladimir Topja-na, 36 vjeç, banues në fsha-tin Lumardhe, Fushë Arrëz. Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi më datë 09.01.2018, në qytetin Fushë Arrëz duke drejtuar mjetin e tij tip “Land Rover” me targë DR 1657 F ka goditur me qëllim vrasjen e personave që ndodheshin në mjetin tip “Volksvagen” të drejtuar nga shtetasi Artan Gega 26 vjeç, banues në fshatin Lumard-he, Fushë Arrëz, dhe është

Fushë Arrëz/ Përplas qëllimisht fqinjët me makinë e më pas u bën pritë me

armë, në kërkim 36-vjeçariFier, grabitet për herë të dytë pika e

këmbimit valutor Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë

grabitur një pikë këmbimi valutor në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës rreth orës 17:40, në lagjen “Kastriot” Fier, përballë vendit të quajtur “Shtëpia e oficerëve” në katin e parë të një pallatit, ku ndodhet dhe këmbimi valutorë. Dyshohet se nën kërcënimin e armës, dy personat me kapuç kanë vjedhur me dhunë pikën e këmbimit valutor të pronarit me inicialet L. Z., ku kanë marrë një shumë prej 70 000 lekësh. Mësohet se policia ka marrë në pyetje edhe punonjësit e zyrës për të rënë në gjurmët e autorëve. Kujtojmë që kjo pikë këm-bimi valutor është grabitur edhe 2 vjet më parë nga persona të maskuar dhe me armë lodër. Në atë kohë grabitësit u larguan në këmbë pasi i morën punonjëses 1000 euro. Në atë kohë Policia e Fierit arrestoi vetëm njërin prej grabitësve disa ditë më vonë. Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Itali, arrestohet shqiptari me 4.3 kg hashash në makinë

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Brogomeduna në Pordenone të Italisë,pasi gjatë një kontrolli gjendën dhe sekuestru-an në cilësinë e provës materiale 4.3 kilogram hashash. Shqiptari i identifikuar si Edison Troksi, i cili është me dokumente qëndrimi të rregullta në Itali, u ndalua nga policët teksa ai po lëvizte me mjetin e tij “Mercedes Class”. Patrulla e karabinierëve kishte vënë re se i riu ishte shumë nervoz, dhe fytyra e tij e ka “tradhtuar” duke u ndaluar kështu për tu kontrolluar, shkruajnë mediat italiane. Gjatë kontrollit nga karabinierët italianë në bagazhin, brenda një kar-roce, karabinierë zbuluan 4.3 kilogram marihuanë. 28-vjeçari u arrestua për trafik të paligjshëm të drogës. Hetimet janë në proces për të kuptuar origjinën dhe destinacionin e drogës, pasi dyshohet se i riu shqiptarë ka bashkëpunëtorë të tjerë në trafikimin e lëndës narkotike. Mësohet se nëqoftëse do të shitej në treg me pakicë, do të kishte kapur shumën mbi 40 mijë euro.

“Forca e Ligjit”, në shkurt pritet goditja e disa kriminelëve

Operacioni “Forca e Ligjit” pritet të japë rezultatet e para në muajin shkurt të këtij viti. Burime bëjnë me dije se policia ka identifikuar grupet kriminale dhe po punohet për të goditur aktivitetin e tyre. Sipas policisë janë plot 38 grupe kriminale me asete pasurore, toka dhe biznese, që pritet të goditen në kuadër të operacionit të bujshëm policor ‘Forca e Ligjit’. Të njejtat burime bëjnë me dije se një pjesë e grupeve kriminale me asete të mëdha janë përpjekur të legalizojnë pasurinë e tyre, ndërsa një pjesë tjetër po mundohen ta kalo-jnë atë në emër të personave të tretë. Megjithatë, policia bën me dije se të gjitha grupet janë në mbikëqyrje, ndaj dhe nuk mund të fshehin pasurinë, pavarësisht tentativave pas nisjes së operacionit të bujshëm. Duhet përmendur se një pjesë e këtyre bandave nuk ndodhen në Shqipëri, janë rreth 30-40% e tyre të vendosur jashtë vendit, por që aktivitetin e tyre e kryejnë këtu dhe kanë pasuri shumë të larta në Shqipëri.

Falsifikonte dokumente për emigrim drejt Anglisë, arrestohet 38-vjeçariNjë 38-vjeçar ka përfunduar në prangat

e policisë së Tiranësditën e djeshme, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh. Pas hetimeve me metoda speciale është bërë sig-urimi i provave dhe arrestimi i shtetasit Eduart Tafçiu, i cili merrte përsipër sipas porosive të të interesuarve, bërjen në mënyrë të falsifi-kuar të kartave të identitetit, karta shëndeti dhe patenta italiane, me qëllim nisjen e per-sonave të ndryshëm në mënyre të paligjshme drejt Anglisë. Ky operacion policor u finalizua duke përdorur metoda proaktive. Nga Sek-sioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u bë dokumentimi

me prova ligjore i veprimtarisë kriminale të kryer nga shtetasi Eduart Tafçiu, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, kundrejt përfitimit. 38 vjeçari me banim në Tiranë, ka qenë i dënuar më parë për “Vjedhje me armë” dhe “Shkatërrim të rrjetit ujësjellësit”. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi ndaj këtij shtetasi, në Korrik të vitit 2017, janë referuar materialet në ngarkim të shtetasit Eduart Tafçiu, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. 38-vjeçari u arrestua në makinën e tij, në një postbllok që i kishte

ngritur policia. Gjatë arrestimit atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës mate-riale, 2 automjete; 2 laptop dhe një DVR; një bllok shënimesh me emra dhe shënime për shtetas të ndryshëm në interes të aktivitetit që kryente; një shumë monetare prej 30.000 lekë të reja; 3 aparate celulari; 1 Pajisje elektronike me mbishkrim “Mini Money Detector” UV; 5 copë mbajtëse dokumenti material plastik i tejdukshëm; 1 Faturë Exchange Ëester Union “Union Selvia” blerje eurosh si dhe dy formate letre me shënime dore. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Page 16: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

16 GAZETA SOTE Mërkurë 10 Janar 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Një yll i shkëlqyer i Sorbonës në jurisprudencën shqiptare

Kur proteston krimi, pse të mos protestojë edhe antikrimi...?!

dytë në profilin filozofi me gjuhë të dytë an-glishten dhe vlerësim të përgjithshëm “shumë mirë”. Ai, me këtë stad arriti një shkallë të lartë profilizimi mendor. Ndoshta ndodhej një shkallë më lart sesa bashkënxënësit e tij qe një profil i sajuar nga natyra, një gen natyral, i destinuar për të çuar gjithçka një hap para. Vajtja në Sorbonë të Francës, në Fakultetin Juridik, e ngarkoi atë me shumë emocione, por veç emocioneve vetjake ai u shqua që në fillim si një promotor i vërtetë në asimilimin perfekt të botës akademike si jurist.

Nuk mjafton ky prezantim i shkëlqyer i tij në një kryeqytet të tillë si Sorbona, ku kishte mijëra studentë të tillë, por ai i dha shkëlqim vetes me mbrojtjen plot vlera të dok-toraturës me temë: “Mbi administrimin lokal në Shqipëri” dhe vlerësohet maksimalisht nga komisioni dhe veçanërisht nga juristi i shquar francez, një nga personalitetet me emër të së Drejtës Civile të Francës, prof. Rolland, i cili ishte kryetari i komisionit. Me gradën e fituar “Doktor në Drejtësi, Fejzo Sejdini është një nga tre shqiptarët e famshëm, nga 54 studentë që studioi në Sorbonë dhe fitoi me meritë këtë titull. Me këtë pasaportë të madhe, ky yll i sa-podalë nga auditorët e famshëm të Sorbonës dhe me licencën e marrë si avokat kthehet

Nga Mustafa BERATI

E nis këtë shkrim proklamizues për avokatin Fejzo Se-jdini, doktor i shquar

i shkencave të jurisprudencës, i ngacmuar edhe nga fakti që ai është një bashkëqytetar e imi elbasanas, por, mbi të gji-tha si një yll i shuar kohë më parë në vetmi dhe në heshtje në fushën e shkencave juridike shqiptare.

E nënvizoj shprehjen “yll”, sepse vetë ecuria e jetës së tij e nënvizon dukshëm këtë fakt. Lindi në familjen e Sejdinëve me tradita patriotike, më 4 tetor 1913, i ati i të cilit, dr. Qa-zim Sejdini, ishte një nga njerëzit e Elbasanit, të njohur të asaj kohe pas pavarësisë. Qe fati i tij që u arsimua nga një familje e tillë, sepse iu dha mundësia për t’u shkolluar, gjë që në atë periudhë të errët qe një fat i madh. Pasi mbar-oi mësimet fillore në Elbasan, filloi studimet në Liceun Artistik të Korçës. Shquhet në atë mjedis kulture për aftësinë konkluduese në mësime dhe për një aftësi tjetër, në pavarësinë e mendimeve dhe të përllogaritjeve shkencore. Për këtë arsye vlerësohet me bakaloriatin e

në Shqipëri. 1942-shi qe vit i vështirë për shqiptarët,

vit turbullirash si në fushën politike ashtu edhe në atë ushtarake. Megjithatë, juristi i ri 30-vjeçar, me sa duket, u orientua kënaqshëm në këtë atmosferë përplasjesh sepse zuri një vend të caktuar në atë periudhë plot pasiguri sociale. Kjo i dha mundësinë të orientohet drejt në Luftën Nacionalçlirimtare përkrah popullit të thjeshtë.

Pas Çlirimit, emërohet gjyqtar në Gjykatën e rrethit të Elbasanit. Komunikimi tejet pari-mor me njerëzit e thjeshtë si dhe ndershmëria në profilizimin e së Drejtës Civile e shpëtuan atë nga burgosjet dhe keqtrajtimet.

Në vitin 1949 mori detyrën e kryetarit të Gjykatës së Tiranës. Në këtë kohë repre-sionesh klasore dallohet për ndershmëri dhe profesionalizëm, sidomos në të Drejtën Civile, ku ai vuri piketat e një gjykimi të saktë.

Por karakteri i tij i lartë, i pakrahasuar me gjërat vulgare të kohës, me urrejtje të kota, të fryra nga mllefi dhe tinëzia bien ndesh me aspiratat e përgjakshme të diktaturës së kuqe. Kjo mbetet edhe një nga faktet që eprorët e tij, të mësuar me gjyqe proklamative, makabre, ku njeriu trajtohej si një figurinë dylli, nuk e kapërdinë dot derisa e mënjanuan

përfundimisht nëpërmjet gjyqeve të sajuara komuniste. Por, siç ka nënvizuar një mik i tij i atyre viteve, F. Sejdini me këto spostime të qëllimshme, të fshehta, plot djallëzi sikur e ndjeu veten më mirë. Ai tregon se më tepër se i fyer, dr. avokat Fejzo Sejdini tashmë ndihej arkës së një arlekini djallëzor. Pas kësaj peri-udhe, të vështirë për të, emërohet avokat në Tiranë. Pas suprimimit të avokatisë, punoi në Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Një studim të mirëfilltë për figurën e tij të shquar, brilante, ka bërë edhe doktor profesor Uran Asllani, i cili e rendit atë në plejadën më të ndritur të avokatëve shqiptarë. Dhe ky pohim i dukshëm i dr. prof. Asllanit në librin e tij të botuar vetëm me fitoren demokracisë mbetet një kurorë e shkëlqyer në ballin e dr. av. Fejzi Sejdinit që diti të ndërtojë me aftësitë e veta intelektuale një kult, një mit në Jurisprudencën Shqiptare, që mbetet për të gjithë ne që e përkujtojmë me respekt këto ditë, një busull orientuese në çështjet e ligjeve sociale, për të cilët ai ndërtoi, si të gjithë njerëzit e talentuar, një golgotë profesionalizmi të lartë, fakt i cili na mbush me frymëzim për të pohuar se këta shenjëtarë mbeten si dallime kanonike, si pika ku çdo njeri pohon ekzistencën e një shpirti dhe aftësie plot vlerë.

Nga Av. Idajet BEQIRI

Opozita protestoi dhunshëm para dhe brenda Kuven-dit të Shqipërisë për

të penguar zgjedhjen kus-htetuese të Prokurores së Përgjithshme të përkohshme. Fillimi i zbatimit të reformës në drejtësi i ka çakorduar keqas. Po binden se litari po mblidhet dhe "kali" nuk do të ketë më mundësi të "shijë lëmin" si më parë, hazat e pa fre!

Opozita e sotme, e zhytur gjer në grykë me krime monstruoze të djeshme, herë në qeveri dhe herë në opozitë, nën mendësinë e pushtetit të pakufizuar dhe të mos ndëshkueshmërisë, por edhe nën mendësinë e të pasurit në dorë të "çelësit" të destabilitetit të vendit, ka bërë krime aq të mëdha e me pasoja të rënda, sa e sotmja dhe e ardhmja e shtetit ligjor demokratike shqiptar është në buzëgreminë të rrezikshme.

Në këtë vend, Berisha organizoi, ekzekutoi dhe vrau për interesat e tij për pushtet si dhe për interesat e Serbisë për destabilitetin e Shqipërisë, katër dëshmorët e 2 prillit 1991 në Shkodër.

Berisha, Gazidede, Agim Shehu, Tritan She-hu, Genc Pollo etj përgjakën demokracinë dhe zgjedhjet e lira në 26 maj 1996, duke e mbajtur pushtetin me dhunë të egër, ndryshe nga sa ishte vullneti i popullit shqiptar. Në këtë kuadër, nën një skenar të përgatitur mirë me ndihmën e shërbimit sekret serbo-grek, u vranë shqiptarë me bombat që ju vunë prej segmenteve të lidhura me Berishën Supermarketet "Vefa". U vra ish drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, me qëllim që të bëhej i besueshëm alibia se gjoja këto krime i bënte "komunizmi i zi".

Po me ndihmën e agjenturave ogurzeza antishqiptare, Berisha inkurajoi, ngriti, zhvati dhe mbrojti firmat piramidale, duke ju pirë edhe pikën e fundit të gjakut të gjithë shqiptarëve. Miliardat e Sudes i rrëmbeu ish kreu i PD Tritan Shehu dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me lekët e shqiptarëve, të grabitura nga piramidat e Saliut u bë shesh dhe përshesh për një muaj në vitin 1997 gjithë shteti shqiptar dhe institucionet e tij. Me këto lekë të grabitura të piramidave u vranë mbi 3000 shqiptarë të pafajshëm në marsin e vitit 1997. Me këto lekë të vjedhura nga banda kriminale e Berishës ju shpërndanë armët e ushtrisë shqiptare krim-inelëve të tij, me qëllimin e vetëm që baza dhe shkaku burimor i krimit dhe vrasjeve në këtë vend të sundonte gjatë.

Me këto lekë të piramidave dhe me grabitjen dhe shitjen e pasurive kombëtare, të vendosura me gjakun dhe sakrificat e shqiptarëve gjatë 50 vjetëve të regjimit të kaluar, u vodhën në vazh-dimësi zgjedhjet e lira, u bënë vrasjet politike të Azem Hajdarit dhe "shuarja" e fiseve të tëra an-tiberishë në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë, u bë grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998.

Me dhe për pasuritë e pista që i vinte palë-palë Berisha, familja e tij dhe bashkëpunëtorët e tij, Fatmir Mediu, Genc Ruli etj., u vranë 26 shqiptarë të pafajshëm në Gërdec si dhe mbetën invalidë të përhershëm me dhjetëra e dhjetëra të tjerë, veç dëmeve të pallogaritshme që ju shkak-tuan buxhetit të shtetit.

Nën drejtimin, nxitjen, organizimin dhe ekzekutimin e Berishës, Bashës, Metës etj., Shqipërisë dhe shqiptarëve ju vranë në bule-vardin e "Dëshmorëve të Kombit" 4 dëshmorë të lirisë dhe demokracisë, ju vodhën thesarin e shtetit, rezervat valutore në flori, ju vodhën 230 milionë euro në Rrugën e Kombit, ju shit grekëve

inelët "opozitarë" do protestojnë për të "trembur" ndërkombëtarët dhe qeverinë me "gogolin dest-abilitet" të vendit, që gjoja e kanë në dorë kali i ngordhur Berisha, gjumashi holandez dhe njeriu të cilit kurrë nuk i tha asnjë shqiptar "puna e mbarë", Basha, bllok zhgarravitësi i veshur me stoli ari, Meta, së bashku me "Jopingën e Sheros" Monikë!

Në këtë situatë, kur krimi ngrihet në këmbë dhe proteston për të mbrojtur krimin dhe kriminelët, nuk është aspak mirë, madje është e dënueshme që antikrimi, shumica e cilësuar e shqiptarëve, të cilët votëbesuan qeverinë aktuale me aq shumë vota, sa kurrë më parë në këto 27 vjet, për të luftuar kundër krimit dhe këtyre kriminelëve të mëdhenj, të mos ngrihen në protesta masive, duke mbushur sheshet dhe gjithë rrugët e Shqipërisë me qytetarë që duan të jetojnë në këtë vend pa i patur ferrë nëpërkëmbë këta kriminelë të mëdhenj.

Nuk themi të bëjmë antimitingje të natyrës siç bënte Berisha kur ishte në pushtet kundër opozitës, në mbrojtje të krimeve monstruoze të tij, me qëllim të pastër konfrontimi për luftë civile të stisur, banda kriminale në pushtet, kundër popullit, në të njëjtën ditë!

Jo, por nëse opozita e krimit do të protestojë në datën 27 janar, në datën 28 janar rrugët dhe sheshet e Shqipërisë të mbushen me qytetarë antikrim, me qëllim që të mos gjejë vrimë miu ku të futet krimi dhe kriminelët që i kanë nxirë jetën vendit dhe popullit për 27 vjet me radhë. Forcat politike, intelektuale, shoqëria civile shqiptare, progresistët disa milionë shqiptarë proamerikane, proeuropiane, proqeveritare, pro reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut, du-het t'i japin mësimin e duhur "opozitës" kriminale dhe antishqiptare se Shqipërinë dhe shqiptarët nuk do t'i lënë edhe më tej peng të krimeve dhe të antikombëtarizmit të Bandës Kriminale të Berishës, të Bashës... e të "Jopingës së Sheros"!

351 km2 det, nëndet dhe hapsirë ajrore nga më perlat e këtij vendi... Lista e krimeve të zeza të bandës kriminale të Berishës, duke vazhduar me korrupsionin galopant kudo, posaçërisht në organet e drejtësisë, në financa e dogana, në tatime e në administratën publike, nuk kanë të sosur. Shqiptarët kanë 27 vjet që vuajnë, durojnë dhe shpresojnë që më në fund në këtë vend të sundojë ligji dhe të dënohet krimi i vjetër dhe i ri. Nëse shqiptarët emigrojnë ende në vendet e hua-ja, një ndër shkaqet kryesore të këtij fenomeni, nuk është gjendja e keqe ekonomike e tyre dhe qeverisja aktuale, por mungesa e besimit se në këtë vend krimet që janë bërë, do të ndëshkohen.

Fakti që në 27 vjet me radhë asnjë prej këtyre kriminelëve të mëdhenj, me Berishën në krye, nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, i ka futur shqiptarët në një pesimizëm të thellë se ky vend nuk mund të bëhet, përderisa këta kriminelë peshkaqenë shëtisin dhe livadhisin të lirë. Ndaj ikin nga sytë këmbët duke e braktisur vendin.

Faktori ndërkombëtar e ka studiuar dhe e ka kuptuar fare mirë këtë gjëmë që u ka rënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, ndaj po e mbështesin me çdo mjet dhe çmim reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut. Ndërsa Berisha, Basha, Meta e kompani duan me çdo kusht të ruajnë statukuonë e krimit, të mosprekjes së pasurive përrallore që kanë vënë për 27 vjet me radhë mbi gjakun, pasuritë dhe financat e shqiptarëve. Ndaj protestojnë për Prokuroren e Përgjithshme, ndaj protestojnë për Llallën dhe për Rovena Gashin, ndaj protestojnë për të ashtuquajturin "kanabizim të vendit", në një kohë që për 27 vjet me radhë janë pikërisht këta që e bënë Shqipërinë me "Republikë të Lazaratit" etj.

Pra kokat e krimit, nën petkun e "opozitës", do të protestojnë në 27 janar 2018 për të penguar ende reformën në drejtësi, për të shtyrë ende implementimin dhe finalizimin e vetingut. Krim-

Page 17: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

GAZETA SOT E Mërkurë 10 Janar 2018 17

Nga Hyqmet ZANE

Historia jonë mbarëshqiptare mbi 100 vjeçare ka folur me

gjuhën e një dashakeqësie të madhe antishqiptare në tërësi dhe të një dashakeqë-sie në veçanti për Çamërinë. Shumë rrethana e kanë për-caktuar këtë, nga konjuk-turat europiane, ballkanike dhe vetë brenda kombit.

Se çfarë i ka bërë Europa që nga Konfer-enca e Londrës e deri më sot, janë të ditura. Se çfarë i kanë bërë ballkanikët sidomos serbë e grekë këtij kombi, edhe këtë e dimë se ato janë histori të shkruara me gjak. Por se çfarë i ka bërë shqiptari shqiptarit, këtë ende nuk po e dimë tamam se hera herës në këtë vendin tonë po ndodhin të tilla ngjarje që të lenë pa fjalë. Tamam si limontoz në qumësht, siç i thonë fjalës. Në këto raste më kujtohet një shprehje e urtë që më thoshte nëna ime “çfarë i bën vetja vetes, gjithë bota të mblid-hen nuk ta bëjnë, qoftë për mirë e qoftë për keq”. Nuk ka nevojë për komente.

Shumëkush do të pyesë se përse mund të thuhet kjo? E drejtë. Ndoshta është për të thënë se ata që quhen përfaqësues politikë të çështjes çame, tashmë përfundimisht nuk janë më, as kryetari e as deputetët, edhe ata që janë sot në Parlamentin Shqiptar, para së gjithash, edhe pse me siglën e PDIU, jo se nuk mund ta kenë dëshirën, por nuk kanë asnjë mundësi dhe asnjë motivim për të bërë këtë përfaqësim politik. Se në këto raste përdoret ajo fjala e urtë “mullari pa stërmul-lar, e merr era e parë”. Shumëkush ta kuptojë se ku e kam fjalën se ka vend për një analizë edhe të kësaj punë edhe të kësaj gjendjeje.

Kaluan 27 vjet që pluralizmi politik në Shqipëri i dha mundësinë komunitetit çam që të ishte një zë i fuqishëm në mbrojtje dhe në kërkesën për zgjidhjen e çështjes çame që nga ai 10 janar i vitit 1991. Por dritë-hijet, sit-uatat e politikës kombëtare dhe asaj globale, por edhe ato rajonale dhe sidomos të diplo-macisë shqiptare, kanë diktuar një tufë me pengesa sidomos të qëllimshme dhe sidomos nga grekofilizmi. Kjo është një fatkeqësi që mbart mbi vete atë që çfarë po i bën shqiptari shqiptarit, edhe sikur me miliona e miliarda të paguante greku zyrtarisht dhe ilegalisht, nuk do të mund ta arrinte.

Përse kjo situatë? Para së gjithash mung-esa e një platforme për çështjen mbarëkom-bëtare në tërësi, por as për çështjen çame në veçanti. Por më shumë se kaq, edhe përfaqësi-mi diplomatik shqiptar ka qenë amatoresk dhe me një dozë të theksuar të mungesës së informacionit. Por ajo që dikton të gjithë pafuqishmërinë e kësaj çështjeje, është poli-tika shqiptare e majtë sidomos dhe e djathtë gjithashtu, që veçse kanë folur ndonjë fjalë nëpër të dhe kaq, dhe kur ka ardhur fundi, çdo gjë ka përfunduar në atë thënien “ku ishe – asgjëkundi, çfarë bëre – asgjë”.

Edhe pse në shekullin e 21-të, edhe pse pas 105 vjet të Konferencës së Londrës, Gre-qia vazhdon të sfidojë komunitetin europian, po aq sa edhe diplomacinë amerikane dhe vetë OKB me mbajtjen në fuqi të një Ligji të Luftës ndaj Shqipërisë. Në çdo kohë ky lloj antishqiptarizmi mund të bëhet agresiv deri në genocid, sepse këtë e ka treguar koha, vitet dhe shekujt. Në një formë a në një tjetër, jo vetëm ndaj shqiptarëve në përgjithësi gjatë një shekulli të tërë, (pa folur më për Thanas grekun e Janinës disa shekuj më parë, që çdo mëngjes donte një shportë me sy shqiptarësh të vrarë për të kënaqur epshet antinjerëzore),

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Shumë historianë të të gjitha kategorive, fla-

sin e kërkojnë shpesh të bëjnë edhe shou

me bëmat e historisë, por kur vjen puna për të thënë të vërtetat e

ndodhura ndaj popul-latës së shqiptarëve të Çamërisë, ata anash-

kalojnë apo i thonë tan-gent. Por për të mësuar të vërtetën e popullatës

së lashtë europiane, kërkohet vullneti i mirë dhe referimet e studi-

uesve të kësaj pjese të historisë. Shkencëtari

hungarez Lajosh Talo-ci (1834-1916) shpalli hapur: “Nuk egziston

popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së Re,

që mund të ndjekin his-torinë e fisit të vet, ash-tu me rend kronologjik,

qysh prej kohëve të lashta gjer në ditët tona,

sikurse populli shqip-tar”. Por a e pranojnë grekët një fakt të tillë? Jo, kurrë jo, sepse ata nuk duan të njohin të vërtetat historike për

shkak të snobizmit që i mbështjell me kungimin

e kishës-shtet...

Çështja çame, më e kërcënuara nga grekofilizmi dhe disa realitete

por ndaj shqiptarëve të Çamërisë në veçan-ti, grekët kanë derdhur egërsinë e tyre të pashembullt. Ka qenë një qëndresë e madhe e çamëve përballë hordhive greke të njëpasn-jëshme për tjetërsim dhe asimilim të popull-sisë vendase, por që pati si fund një genocid shfarosës të pashembullt në fund të Luftës II Botërore. Duhet thënë se genocidi grek ndaj Çamërisë tashmë vazhdon në forma të tjera, por gjithnjë si mesazh jo vetëm antishqiptar, por edhe kundër vetë Europës për shkak të shkeljes permanente të të drejtave të njeriut. Jo thjesht shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, por zbatim me çdo çmim si të aparteidit dhe holokaustit nazist, që grekët i kanë zbatuar me forma shoviniste.

Për mua, si publicist që e njoh dhe e kam trajtuar çështjen çame, çdo fjalë që thuhet sot edhe nga pala greke se do heqim Ligjin e Luftës e do bëjmë këtë e atë, janë vetëm mashtrime si përherë se “dhuratat greke janë të pabesueshme”. Por edhe fakti që nga ana e diplomacisë shqiptare dhe përfaqësuesit e saj diplomatikë e politikë, nuk ka asnjë pron-oncim zyrtar se çfarë bisedimesh janë bërë në takimet bilaterale të fundit që u bënë në Kretë apo edhe ato që thuhen se do bëhet kjo apo do bëhet ajo. Jemi mësuar dhe kemi parë gjithnjë përfundime inekzistente si një fillim nga e para.

Reagimi zyrtar grek ndaj kryeministrit për qëndrimet e drejta që duhen mbajtur për të korrigjuar historinë, ishte shfaqja e rradhës e dhjetra e qindra qëndrimeve antishqiptare që grekët kanë mbajtur me deklaratat e tyre dhe me pozicionet e marra në çdo rast. Nuk kanë lënë moment të viteve të demokracisë veçanërisht, që Greqia të mos ketë manifestuar tendencat ultranacionaliste me kërcënime të hapura edhe para syve të Europës që tashmë janë gdhendur në ku-jtesën ndërkombëtare.

Shumë historianë të të gjitha kategorive, flasin e kërkojnë shpesh të bëjnë edhe shou me bëmat e historisë, por kur vjen puna për të thënë të vërtetat e ndodhura ndaj popullatës së shqiptarëve të Çamërisë, ata anashkalojnë apo i thonë tangent. Por për të mësuar të vërtetën e popullatës së lashtë europiane, kërkohet vullneti i mirë dhe referimet e studiuesve të kësaj pjese të historisë. Shkencëtari hungarez Lajosh Taloci (1834-1916) shpalli hapur: “Nuk egziston popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së Re, që mund të ndjekin historinë e fisit të vet, ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar”. Por a e pranojnë grekët një fakt të tillë? Jo, kurrë jo, sepse ata nuk duan të njohin të vërtetat historike për shkak të snobizmit që i mbështjell me kungimin e kishës-shtet.

Por më e keqja është se një fakt të tillë të bëmave greke nuk po i njohin më diplo-matë, politikanë dhe akademikë shqiptarë, që duket se, si në unison, kohë pas kohe po ç’instalojnë çdo kërkesë të komunitetit çam për çështjen e tyre kapitale duke ç’montu-ar në formë dhe në përmbajtje edhe për-faqësimin politik të çamëve në parlamentin shqiptar. Me qëllim apo pa qëllim, me dashje apo dashje, nga jashtë apo nga brenda, me orientim apo pa orientim, faktet po flasin në dëm të çështjes çame. “Nuk ka se çfarë të bëjë shkrimtari kur faktet flasin vetë”, - ka thënë shkrimtari i madh Honore de Balzak. Situata e sotme pas 27 vitesh, në të gjithë këtë atmosferë të mbarsur politike, flet hapur për një situatë jo thjesht të padrejtë, por të spikatur antiçame.

Edhe pse dihet se grekët janë grekë dhe në themel të filozofisë së tyre qëndron pabesia dhe dinakëria, na rezulton se edhe

në themel të diplomacisë dhe politikës shqiptare po manifesohet një pabesi e sofistikuar. Faik Konica thotë: “Ne, shqiptarët, kemi frikë vetëm nga grekët, meqenëse ata kanë një armë të hatashme, shumë të fortë, dinakërinë”. Sot, në vendin tonë, është hapur rruga në këto rreth tre dekada të fundit për fqinjët tanë veri-jug dhe kështu zuri vend Kryepeshkopi grek Janullatos me aprovimin e presidentit të kohës Ramis Alisë, me detyrë “provizore” dhe së fundi nga Presidenti Ilir Meta edhe shtetas shqiptar. Dhe u vërtetua se kjo detyra “provizore” është e pavdekshme thotë Balzaku.

Unë dhe çdo shqiptar i mirë dhe atdhetar nuk do të donim që ministri e të tjerë naivë të mos harrojnë që pas Ligjit të Luftës fshihen qëllimet e kahershme greke jo vetëm për pro-nat e shqiptarëve të Çamërisë që u shpërn-gulën me genocid, por edhe për të vendosur barriera ndaj zgjidhjes së problemit çam të njohur edhe ndërkombëtarisht. Në këto situata komuniteti çam edhe pse kanë kaluar 27 vjet nga ajo ditë kur u krijua Shoqëria Çamëria, është më i kërcënuari nga shoviniz-mi grek që e shfaq atë sa herë që do dhe para syve të Europës, se para shqiptarëve apo pushtetarëve e diplomatëve, Greqia zyrtare ka treguar gjithnjë dhëmbët e hakmarrjes.

Janë me mijëra shembujt, por po i refero-hem njërit prej tyre: Zervisti Major Kranai, me dinakërinë e tij greke, bindi dy myftin-jtë e Paramithisë: Sali Hafëzin dhe Hasan Abdullahun, duke marrë dhe dhënë besë për të hequr rezistencën e luftëtarëve që ishin vendosur për të mbrojtur qytetin, se jemi vëllezër dhe të pa ndarë, kur këta besuan dhe shpërdanë luftëtarët nga pozicioni dhe më tej duke dorëzuar armët, në paraditen e 27 qershorit 1944, pasi drekuan mirë e bukur në familjet e Paramithisë, forcat zerviste, filluan masakrën në familjet që hëngrën drekën dhe u përhap si rrufe gjithandej. Kjo gjakderdhje e pabesë e shtetit dhe kishës greke; përmën-det edhe nga vetë grekët: “Zonja Elefteria Manda ose zoti Jorgos Margaritis, që krimet e pa shëmbullta si dhe ç’popullimin e terri-toreve çame i kanë krahasuar me genocidin nazist ndaj hebrejve”!

Mit’hat Frashëri shkruan me dhimbje tek “Dy fjalë me këndonjësit”, që botoi tek “kalendari Kombëtar” më 1915: “Ajo që më pikëllon më tepër, se kjo që na erdhi në kokë, s’i ka ngjarë në asnjë komb tjetër gjer më sot, historia nuk rrëfen dot asnjë shembull të një kombi që të mos dojë vetëveten, të mos dojë të rrojë, të mos dojë të jetë i zoti, po të dojë humbjen dhe robërinë. Çdo njeri në këtë botë përpiqet që të bëhet më i mirë, që të jetë më i fortë, më i pasur, më i nderuar. Ashtu dhe çdo komb rreh të përparojë, të rritet, të forco-het, të madhërohet. Ky është një rregull i natyrës...Po ne dolëm jashtë këtij rregulli: fati na bëri që të kemi një shtet, një qeveri, një mbretëri, që të themi se jemi shqiptarë dhe se jemi një komb. Po ne ç’bëjmë? Ne, or mik, morëm kazmën dhe i ramë themelit, rrëzuam shtëpinë që mezi ish ngritur”.

Fatkeqësisht shqiptarët kane bërë më shumë se njëherë marrëzira të tilla.

Ka kaluar më shumë se një shekull dhe përsëri Greqia i luan si në teatër libretet e saj të dinakërisë ndaj shqiptarëve dhe, sa herë ngre kokë atdhetarizmi i mbështetur edhe nga politika zyrtare shqiptare, kërcënon, jo se do të sulmojë Shqipërinë se “kufijtë nuk ndryshojnë” sqarojnë amerikanët, por qëllimi është tek çështja çame, që ajo të mos zihet në gojë, që të mos ndërgjegjësohet opinioni botëror për padrejtësitë që i fsheh që nga shekujt. Në një formë a në një tjetër komu-niteti çam është më i kërcënuari nga qarqet dhe zyrtarët e Greqisë.

Page 18: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

18 GAZETA SOTE Mërkurë 10 Janar 2018

4,8,12,13,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Kreu i sindikatës së artistëve tregon hapat që do të ndërmarrë sindikata për problemet

Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit punojnë në kushte tmerri, u

bëmë si shkollat 8 vjeçare me dy turne...

RUDI SATA:RUDI SATA:

Artistët punojnë në kushte që lënë për të dëshiruar dhe sipas kryetarit të Sindikatës së Artistëve

të TKOBAP Rudi Sata përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Kulturës. Edhe pse janë sistemuar në disa mjedise të tjera, në një kohë kur vetë in-stitucioni e ka të pamundur sipas tij duhej të ishte menduar për më të mirën nga ministria. Në intervistën për “SOT” si kryera i sindikatës ai ripërsërit problemet që ndeshen sot gjatë punës, që sipas tij tregon qartë që është një situatë që të gjithë an-kohen, por nuk dëgjohet zëri i tyre. Në këto kushte ai pohon se edhe buxheti i 2018 është më mjeran i të paktën 10 viteve të fundit, treg-ues i qartë se sa i vlerësuar është artisti dhe institucionet. Kryetar i Sindikatës Rudi Sata bën me dije se për problemet që ata hasin i janë drejtuar me një letër edhe titullares së TOB ndërsa presin për të zhvillu-ar një takim për problemet.

-Ky vit ka nisur me punë për aktivitetin artistik, por ju vijoni të pohoni se janë kushte që lënë për të dëshiruar?

Ky vit ka nisur me punën e TOB, duke u marrë me përgatitjet për operën “Carmen”, që do të vijë premierë në skenën e Pallatit të Kongreseve. Por kushtet e punës me të cilat ne si artistë përgatitemi dhe punojmë janë tmerr. Artistët thjesht i mban pasioni i tyre në punë dhe nevoja sociale sepse nuk kanë alter-nativë tjetër. Po të ketë alternativë tjetër, asnjë artist nuk qëndron më në TOB me këto kushte që janë, me këtë gjendje që jemi sot.

-Teatri i Operës dhe Baletit ka sjellë në skenë dhe shfaqje të buku-ra që janë vlerësuar nga publiku. Pra puna nuk ka qenë e paktë?

Padiskutim, sepse artisti ka pasionin dhe këtu luajnë këta. E dinë që artisti është pasionant, emocionant, gjithmonë prevalon dëshira dhe pasioni i tyre për të bërë më të mirën, sepse janë profesion-istë. Gjithmonë artisti profesionist kërkon të japë maksimumin e tij në skenë. Në mënyrë, që edhe in-stitucioni të jetë aty ku i takon edhe artdashësi kënaqet.

-Kur ju pohoni kushtet e vështi-ra, konkretisht për çfarë proble-mesh?

Po jua tregoj unë se kush janë ato kushte të tmerrshme, që po flasim. Po marrim sektorin e Ko-rit, i cili vetëm se nuk ka ambient detyrohet të punojë që në datën 20 gusht dhe deri tani vetëm se nuk ka ku të bëjë provat e regjisë dhe ato muzikore detyrohet që të vijë në punë në orën 13.00 të drekës dhe e

mbaron në orën 19.00 të mbrëmjes. Kur të gjithë kanë orarin e drekës dhe relaksohen, ushqehen, ne si artistë bëjmë të kundërtën.

-Po artistët e tjerë?U bëmë si shkollat 8 vjeçare

me dy turne, që një klasë vjen paradite dhe një pasdite. Artistët e tjerë punojë nga ora 10.00 paradite deri në orën 15.00. Por ajo që është më e keqja për mua është që oraret që këta vënë për mungesë të am-bienteve, që duhet të bëjnë provat bëhet një mish -mash i madh dhe një çorganizim i organizuar, ku nuk ka asnjë lloj produktiviteti. Jemi artistë të lodhur mendërisht dhe fizikisht pa funksionuar mirë puna, jo të mendosh që të nxjerrësh nga artistët më të mirën.

-Ju pohoni probleme, jeni krye-tar i Sindikatës së Artistëve të TO-BAP, por godina po rikonstruktohet dhe kjo gjendje normal që ka ardhur dhe për punimet që po kryhen. Në këtë situatë ju jeni sistemuar në të tjera mjedise, që sigurisht kanë dhe probleme?

Unë e dija që ti do dilje te kjo pikë. Pra po rregullohet Teatri i Operës dhe Baletit. Unë e di që ne jemi përballë faktit, që po bëhet rikonstruksion i TOB, por pyetja ime është kur institucioni përkatës TOB si dhe kryesorja Ministria e Kulturës që e ka në varësi operën e dinë që nuk ka ambiente, nuk ka kushte për të bërë performanca dinjitoze atëherë pse merren dhe duhet të vënë vepra masovike në skenë? Ve-pra që kërkojnë kushte sigurie dhe optimale. Pra e dinë shumë mirë që nuk janë kushtet optimale për të bërë një punë dinjitoze profesionale të artistit dhe nga ana tjetër vënë vepra masovike, që kërkojnë një shpenzim dhe energji si dhe kushte optimale. Pra kur e dinë që mungo-jnë kushtet pse vendosin vepra të masovike për në skenë?

-Por publiku kërkon dhe të tilla shfaqje, siç ju e dini dhe janë mirëpritur...

Ka shumë variante për ta justi-fikuar këtë mungesë të kushteve të punës. Nuk ke pse të vësh “Carmen” kur ti me këtë vepër kërkon që të kesh në skenë edhe baletin, edhe orkestra e plotë si dhe një skeno-grafi masovike. Jo vetëm Kori, por dhe artistët e tjerë kanë probleme. Unë jam dhe kryetar i Sindikatës , por dhe po mos të isha do ti thosha këto probleme si gjithmonë. Ja po përmend orkestrën. Kur bëhen provat muzikore koristi rri nga mbrapa veshit të instrumentistit dhe këndon me gjithë forcën e tij. Atëherë çfarë ndodh me një instrumentist po ti vijë një këngëtar dhe ti këndojë pas veshit? Krijohet një kakofoni e madhe dhe nuk ka kushte. Ju e dini që dhomat tona duhet të kenë një akustikë perfekte dhe jo si dhoma shtëpie. Por unë si kryetar i sindikatës kam arkivuar, protokolluar një shkresë zyrtare drejtuar drejtore-shës për një takim dypalësh.

-Pse e kërkoni këtë takim?Ky takim e gjykoj që do të hapë

një faqe të re në marrëdhëniet ndërmjet sindikatës së artistëve dhe institucionit. Për fat të keq kjo lloj kul-ture mungon në të gjitha institucionet shqiptare, sepse nuk është ndërtuar kjo marrëdhënie ndërmjet sindikatës së artistëve dhe institucionit, por i kanë zgjidhur çështjet në mënyrë private herë të moralshme dhe herë të pamoralshme. Por unë kam tjetër llogjikë që sindikata është një institucion juridik dhe duke qenë i tillë duhet të ndërtojë marrëdhënie juridike dhe institucionale me atë institucion ku është atashuar. Kërk-esat e sindikatës janë shumë të qarta. Marrëdhënie institucionale, dhe për të ndërtuar urën e bashkëpunimit dhe vetëndarjen e pushteteve. Kjo do të thotë që deri më sot edhe drejtori i institucionit zgjidhet nga politika, edhe të tjerët që vijnë më pas në in-

stitucionin që merren me drejtimin. Ne si Sindikatë duam që nëse sipas ligjit drejtori i përgjithshëm emëro-het nga kryeministri atëherë patjetër që drejtori artistik duhet të zgjidhet nga komuniteti dhe të jetë produkt i komunitetit. Është hera e parë që kërkohet kjo gjë. Pikë tjetër që kam kërkuar të ndërtojë marrëdhënien juridike me sindikatën, që çdo artist të mos thirret në zyrën juridike pa asistencën juridike të e sindikatës. Tjetër çdo shkresë zyrtare që del nga institucioni e protokolluar du-het të vihet në dijeni sindikata jonë dhe të vihet në këndin që vendosen dokumentet. Kështu e ka bota nuk e them unë. Nuk e pengon ligji, që tit-ullari i institucionit të bashkëpunojë me sindikatën. Por ka dhe pika të tjera, ligji për artin skenik, statuti, rregulloren, dhe sidomos çështjen e kontratave individuale dhe statusin e artistit. Ne kërkesën të protokolluar ia kemi dërguar që në datën datë 4 nëntor 2017. Në rast se drejtoresha e institucionit pas shkresave tona të protokolluara në sekretarinë e saj dhe pas një sërë email dërguar për takim nuk reagojnë ne brenda muajit janar do të bëjmë dhe një konferencë me mediat si sindikatë për të folur dhe më tepër për problemet që janë.

-Viti i ri dhe Ministria e Kulturës, çfarë kërkoni për problemet e ar-tistëve dhe zgjidhjen e tyre?

Për ministren Kumbaro them qoftë sa më e shpejtë dita që ajo do të ikë si ministre e Kulturës.

Sa më shume kohë kalon aq më shumë vërtetohet skepticizmi dhe akuzat e mia ndaj znj. ministre si e pa aftë, aspak vizionare, arrogante e prepotente. Konkretisht ligji për artin skenik e premtoi dhe nuk e ndryshoi. Statusin e artistit e prem-toi por nuk e bëri etj. Bëri vetëm një pseudoreformë e cila përveçse ishte në shkelje me dispozitat lig-jore nuk ishte dhe profesionale. Ajo do mbahet mend si ministrja e cila "Ideoi" dhe "Ekzekutoi" gjënë më të shtrenjtë dhe me jetike demokracinë e brendshme institucionale dhe në vend të saj instaloi diktaturën ko-muniste. Kurrë ndonjëherë artistët nuk janë ndier kaq të dhunuar e të poshtëruar nga ministria. Artistët nuk janë ndier më të varfër nga ana monetare sesa gjate kësaj pe-riudhe. Psh. artisti nuk pati asnjë rritje rrogë përgjatë këtij 5 vjeçari. Artistët nuk marrin kurrë rrogën e 13-të siç e ka gjithë bota. Artistëve iu hoq shpërblimi për fund-vitin 9000 lek të reja. Buxheti i 2018 është buxheti më mjeran i të paktën 10 viteve të fundit, tregues i qartë se sa i vlerësuar është artisti dhe in-stitucionet. Xhesti që kjo ministre bën hera-herës me artistë të veçantë duke u çuar lule për ditëlindje apo duke u dhënë ndonjë dekoratë është hipokrizi ekstreme, sepse këto ngelen thjeshtë tituj honorifik e moral apo në shenjë mirënjohje për kontribute të veçanta dhe asgjë më shumë.

Intervistoi: Julia VRAPI

U bëmë si shkollat 8 vjeçare me dy turne, që një klasë vjen paradite dhe një pasdite. Artistët e tjerë punojë nga ora 10.00 paradite deri në orën 15.00. Por ajo që është më e keqja për mua është që oraret që këta vënë për mungesë të ambienteve, që duhet të bëjnë provat bëhet një mish -mash i madh dhe një çorganizim i organizuar, ku nuk ka asnjë lloj produktiviteti...

Page 19: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

GAZETA SOT E Mërkurë 10 Janar 2018 19

4,8,12,13,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Ekspozita “Rrënjët 2”e artistit Agim Sulaj vazhdon të jetë e hapur për artdashësit kryeqytetas dhe këtë fillim vit si një atraksion i veçantë kulturor. Janë 27 vepra që i prezantohen në këtë ekspozitë për publikun, punime në vaj dhe për herë të parë prezantohet dhe vizatimi origjinal i vlerësuar me çmim të parë në Londër “Valixhja e refugjatëve”. Artisti Agim Sulaj në këtë ekspozitë sjell përmes artit të tij temën e emigrimit ikjen dhe ardhjen e njerëzve si dhe valixhen si simbol për problemet e emigrimit. Këto probleme ai i trajton si një lloj autoportreti i të gjithë shkallëve të vështirësisë që ai vet personalisht i ka përjetuar dhe i sjell përmes vizatimeve dhe pikturave duke u bërë një shembull për të tjerët. Piktori dhe karikaturisti i njohur vjen me këtë ekspozitë në Tiranë në hotel Plaza pas asaj që çeli një vit më parë. Ekspozita “Rrënjët 2” e cila është çelur më 26 dhjetor do të qëndrojë deri nga fundi i muajit shkurt 2018 për publikun. Agim Sulaj piktor e karikaturist shqiptar. Ka lindur në Tiranë në vitin 1960 dhe është rritur në Vlorë. 19 vjeç fiton çmimin e tij të parë në një konkurs satire dhe humorizmi të organ-izuar nga "Hosteni". Në vitin 1985 diplo-mohet në Universiteti i Arteve në Tiranë, dhe gjatë shkollës e më pas, punon te "Hosteni (re-vistë)", e vetmja revistë satirike kohës, për aq satirë që mund të bëhej asokohe. Trajton gjithn-jë tema shoqërore, sub-jektet e para trajtojnë servilizmin, thasheth-emet etj. Në vitin 1990 shkon në Ankara të Turqisë me veprën tij "Valixhja e emigrantit" punim i vitit 1989, dhe fiton çmimin special në "Aydin Dogan International Cartoon Competition". Në vitin 1992 hap një ekspozitë Rimini e në vitin 1993 një tjetër në Provinca Brin-disi. Në vitet ‘90 merr rrugën e mërgimit dhe vendos të shkojë në Provinca e Riminit. Fillimisht vetëm e më pas tërheq edhe gruan e djalin e vogël. E që atëherë ka jetuar aty, është vendi ku ka vendosur kavaletën e vet, dhe prej nga ku shkon në të katër anët e botës me pikturat dhe karikaturat e veta. E merr vlerësimet maksimale kudo. Edhe sot e kësaj dite trajton temat shoqërore në punimet e tij. Padyshim shumë më lirshëm se më parë, por pa rënë kurrë në "karikaturizimin e personit". Vazhdon të kritikojë dukuritë, jo mbartësit. Në vite ka ekspozuar dhe është vlerësuar jo vetëm në të katër anët e Italisë, por edhe në Greqi, Amerikë, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë, Iran, Hungari, Poloni, Bullgari, Luksemburg.

Artisja suedeze, e para për këtë sezon me veprat e artit

qasje në arkivin e dixhitalizuar të kryeministrisë, i cili përmban me mijëra dokumente; një bibli-otekë të regjistruar sipas stand-ardeve ndërkombëtare, falë së cilës vizitorët në COD kanë qasje në mijëra biblioteka anembanë botës, të specializuara në fushën e politikës, Bashkimit Europian, artit, arkitekturës dhe planifikim-it urban; si dhe një sallë ekspozi-tash, në të cilën do të organizo-hen ekspozita artistike si dhe kjo e fundit që u hap për publikun.Jeta artistike

Mia Enell lindi më 1967 në Goteborg të Suedisë. Aktualisht jeton dhe punon në Nju Jork, SHBA. Enell përfundoi Shkollën e Artit Nyckelvikskolan në Stok-

holm (1987) dhe më pas Shkollën e Lartë Kombëtare të Arteve të Bukura në Paris, DNSAP (MFA), (1992). Punët e saj janë prezan-tuar në shumë ekspozita kolek-tive e vetjake, në muze e galeri të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara dhe Europë. Veprat e Mia Enell gjenden në koleksione të mëdha ndërkombëtare dhe private, përfshirë L.A.C.M.A., Muzeun e Arteve në Los Anxhe-les; Koleksionin Borghese, Itali, Koleksionin Ahrenberg, Zvicër; Statens Konstrad - Agjencia Kombëtare e Artit Publik, Suedi; Fondin e Depozitave e Investi-meve dhe FNAC - Fondin Kom-bëtar të Artit Bashkëkohor në Paris, Francë.

Agim Sulaj, deri në shkurt në Tiranë me

ekspozitën “Rrënjët 2”

Artisja suedeze Mia Enell çel në COD ekspozitën “Tani tani tani” me 22 piktura dhe vizatime

Julia VRAPI

Ekspozita “Tani tani tani” me vepra të artistes Mia Enell është e para që vjen për këtë vit për

publikun. Në ceremoninë e hap-jes në COD me praninë e kryem-inistrit dhe artistes së mirënjo-hur merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve të kulturës, artit, medias, trupit diplomatik, kabinetit qeveritar dhe organiza-tave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe institucioneve pub-like. Mia Enell prezanton për publikun shqiptar 22 punime në hollin protokollar të kryeminis-trisë dhe në sallën “Tako Artis-tin”. Ekspozita që gërsheton pikturën me vizatimin është kuruar nga Genti Gjikola, sipas të cilit prezantojnë komplek-sitetin e botës që artistja kërkon të zbulojë. "Bën bashkë vepra që përtej lehtësisë së dukshme dhe thjeshtësisë, shfaqin kom-pleksitetin e botës që Mia Enell kërkon të zbulojë”, thotë ai. Shpesh pikturat e saj me konture të zbehta, grafika dhe per-sonazhe ngjajnë me të fëmijëve, sepse Enell punon e frymëzuar drejtpërsëdrejti nga ëndrrat. Në veprën e saj shfaqen imazhe dhe skenat sureale që ajo i hedh herë-pas-here drejtpërdrejtë mbi letër ose mbi kanavacë. Në skicat dhe vizatimet e saj, duket se Enell pajtohet me përku-fizimin themelor të Frojdit se shqetësimet e pacientit janë të rrënjosura në një anomali të përgjithshme, në një sëmundje që nuk mund të shërohet dot nga terapia psiko-analitike. Subjek-tet e saj, shpesh janë njerëzit në moshë të mesme. Këta njerëz na vështrojnë në sy, të kapur në një ankth metafizik, ndonjëherë të trembur, e shpesh të hutuar, të pasigurt për vendin e tyre në botë. Mia Enell, është një artiste e njohur jo vetëm në Suedi. Nën titullin “Now, Now, Now” punët e artistes që ofrojnë një ekuilibër mes pikturës dhe vizatimeve na ftojnë të reflektojmë mbi rapor-tin që secili prej nesh ka me kohën. COD ofron një kombinim unik të tri hapësirave: një sallë dixhitale që i ofron publikut

Kosovë, rrënimi i trashëgimisë shkon në 500 mijë euro

“Trio de soprano”, nga kompozitorë kosovarë në Luksemburg

Gjatë vitit 2017, në Kosovë u rrënuan 9 objekte të trashëgimisë kulturore. Dy nga to janë rrënuar nga një in-stitucion shtetëror. Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në kuadër të Ministrinë e Kulturës tha se këto dy raste, në kup-timin procedural, paraqesin precedent shumë të keq pasi janë të përfshira institucionet shtetërore. Aliu thotë se min-istria, sa herë ka freskime të listës së objekteve të mbrojtura me ligj, ato kopje u dërgohen komunave. Ajo tha se ministria

mund të kërkojë përgjegjësi për rastet e rrënimit të objekteve të mbrojtura me ligj, dhe tha se gjobat për këto raste mund të shkojnë nga 1000 deri në 500 mijë euro. “Të gjithë ata që kanë rrënuar me ose pa qëllim objekte të mbrojtura me ligj do të përshpejtohen procedurat e padive ndaj tyre”, ka thënë Aliu. Deri në 3 mujorin e parë të këtij viti, tha ajo, do të procedohen edhe më shpejt këto raste për t’i dënuar ata që kanë shkatërruar trashëgiminë kulturore. “Dëm-timi i trashëgimisë kulturore është vepër penale”, tha ajo.

Tri muzikantet kosovare, të cilat janë bërë bashkë para dy vjetësh me qëllim të promovimit të muzikës së kompozitorëve kosovarë, do ta vazhdojnë rrugëtimin edhe këtë vit. Të parin des-tinacion kanë qytetin e Luk-semburgut për të vazhduar më pas edhe në shtete të tjera, nëse gjërat u shkojnë sipas planit. Sopranoja Jeta Çitaku, flautistja Erëmira Çitaku dhe pianistja Alberta Troni tashmë janë në pritje të marrjes së vizës për në Luksemburg, megjithëse

ato kanë planifikuar që më datë 21 të muajit ja-nar të ngjiten në skenën e qendrës kulturore “Al-trimenti”. Erëmira është flautiste, ideatore dhe or-ganizatore e ngjarjeve kulturore, gjithmonë e hapur për eksperimente të reja në bashkëpunim me artistë nga të gjitha artet. Ajo gjithashtu merret me muzikën e improvizuar, të cilën shpesh e kom-binon me veprat e saja multimediale dhe video performancat.

Shfaqje për fëmijë në fundjavë në Eksperimental

Rikthehet argëtimi teat-ror i fundjavës për të gjithë vogëlushët me “Krishtlindje të rriturish” në Teatrin Eksperi-mental “Kujtim Spahivogli”. Teatri Eksperimental e ka nisur këtë fillimviti me këtë shfaqje ku në fokus janë fëmijët e që do ti sjell atyre përsëri atmos-ferën festive me humorin dhe ngjarjet që do të zhvillohen në këtë shfaqje. Fëmijët do të ndjekin ngjarjet gazmore, ku Odis dhe Badi, dy elfë që janë dërguar nga Babagjyshi për të studiuar sjelljen e dy fëmijëve për të vendosur më pas nëse

e meritojnë vërtetë dhuratën e Krishtlindjes. Ata janë futur brenda shtëpisë dhe përballen me situata të sikletshme dhe komike. Kloe dhe Joli, dy fëm-ijët e familjes nuk e kanë ven-dosur ende çfarë dëshire do t’i kërkojnë Babagjyshit. Dhurata duhet të jetë e veçantë, prandaj ata vendosin që si dhuratë për festa të kërkojnë: të rriten. Mëngjesin tjetër, familja zgjohet në kushte të çuditshme. Kloe dhe Joli do të bëhen kujdestarët e prindërve të tyre adoleshent dhe të gjyshit që është shndër-ruar në një foshnje.

Shpesh pikturat e saj me konture të zbeh-ta, grafika dhe personazhe ngjajnë me të fëmijëve, sepse Enell punon e frymëzuar drejtpërsëdrejti nga ëndrrat. Në veprën e saj shfaqen imazhe dhe skenat sureale që ajo i hedh herë-pas-here drejtpërdrejtë mbi letër ose mbi kanavacë...

Page 20: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

20 GAZETA SOTE Mërkurë 10 Janar 2018

4,8,12,13,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Kukësi nuk ndalet në merkato,

dje erdhi lojtari i radhës. Mesfush-ori gjeorgjian, Irakli Dzaria, është zyrtarisht lojtar i Kukësit dhe i është bashkuar këtij ekipi tashmë në stërvitje, pasi ka bërë edhe prezantimin zyrtar nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe shefi i klubit, Jonuz Hallaçi. Dzaria është një mesfushor me përvojë, i aktivi-zuar edhe me kombëtaren e Gjeorg-jisë. Karriera e tij lidhet me ekipet e kampionatit vendësi si Dinamo Tbilisi, Sioni dhe Dila. Kampionët përforcojnë mesfushën, ndërkohë që presin edhe mbrojtësin kroat Zh-deliç. Duhet thënë se Kukësi është në formë të mirë dhe me trajnerin Peter Pakult po rilind.

TRAJNERI

KLUBI

Kur mbeten pak javë nga zhvillimi i asamblesë, një skandal i madh përfshin FSHF-në

Akuzuan FSHF për krijimin e shoqatave sportive fantazmë, reagon Libohova: Çdo gjë është e ligjshme

Adriatik BALLA

Federata Shqiptare e Futbollit ndodhet në vështirësi, pasi po akuzohet kreu i saj Armand Duka se ka krijuar shoqata spor-

tive fantazmë që kanë të drejtë vote dhe i japin atij përparësi ndaj kandidatëve ri-valë. Këto akuza vijnë në një kohë që pas pak javësh do të zhvillohen zgjedhjet për presidentin e federatës dhe disa klube kanë shprehur pakënaqësi për qëndrim-in e Dukës, duke kërkuar që ai të japë dorëheqjen dhe të mos kandidojë më tej. Por këtyre akuzave u është përgjigjur zv/presidenti i federatës, Edvin Libohova, prononcimin e të cilit e pasqyron vetë faqja zyrtare e federatës. “Çdo gjë në lidhje me datën e caktimit të Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të FSHF ka qenë sipas asaj që përcakton qartë statuti i FSHF", - këto dhe tema të tjera, preku zv.presidenti i FSHF-së Edvin Libohova, në daljen e tij publike në emi-sionin sportiv "Procesi Sportiv" të “Top Channel”. Në lidhje me shqetësimin e deritanishëm për caktimin e datës së zg-jedhjeve, zv.presidenti Libohova sqaroi: “Proçesi është tërësisht normal. Statuti i FSHF-së e parashikon që 6-mujorin e parë të vitit zgjedhor mbahen zgjedhjet për organet e reja drejtuese. Nuk shoh që ka nxitim në këtë pikë. Çdo gjë lidhet me detajet statutore. Pastaj shqetësime të tilla vijnë pikërisht tani, dhe kur zhvillohen asambletë në çdo vit, nuk ngrihet si një shqetësim për analizim. Statuti do kohë që të amendohet. Kjo nuk bëhet sot, por më parë", - theksoi z.Libohova i cili më pas foli edhe në lidhje me situatën aktuale që futbolli ka

arritur, duke kërkuar, që jo çdo gjë duhet parë bardh e zi: " Mendoj se duhet të ndalemi edhe te një krahasim: Ku kemi qenë dhe ku jemi aktualisht me futbollin. Natyrisht ka edhe gabime. Përmirësimet në infrastrukturën e futbollit janë të dukshme dhe në projektin e 4-vjeçarit të ardhshëm, FSHF do të ketë prioritet futbollin e fëmijëve, atë të femrave, por edhe një tjetër hap, akoma më të madh në infrastrukturën sportive". Në fund në lidhje me shqetësimin e ngritur së fund-

mi për çështjen e shoqatave në Asamble, zv.presidenti Edvin Libohova theksoi: "Të gjitha vendimet e Asamblesë së çdo viti shkojnë në Gjykatë dhe ato janë ratifikuar e miratuar nga Gjykata. Sido-qoftë është një problem që çdo gjë nuk trajtohet në vendin dhe kohën e duhur, siç janë Asambletë e çdo viti".

Idrizi: Ka vjedhje, nuk mund të bëhen zgjedhje të ndershmeDrejtuesit e klubeve që janë

pozicionuar kundër kreut aktual Ar-

Nëse skuadrat e Kategorisë Su-periore po bëjnë bujë me ambiciet e tyre për lojtarë cilësorë në tregun e huaj, në Maqedoninë fqinje një tjetër skuadër shqiptare ka ambicie për trofe. Shkëndija e Tetovës është në rrugën e duhur për të fituar titullin kampion. Pas disa ditësh në Tetovë, skuadra e Shkëndijës është vendosur në Ohër, ku do të qëndrojë 7 ditë dhe do të vijojë përgatitjen në prag të gjysmës së dytë të sezonit. Skuadra tetovare pritet të rritë ngarkesën në Ohër,

ndërsa trajneri Osmani ka bërë një program me 2 seanca stërvitore në ditë. Gjithashtu, më datë 12 dhe 16 janar, Shkëndija do të luajë edhe 2 ndeshje miqësore, por emrat e kundërshtarëve nuk janë bërë të ditur. Në këtë grumbullim është bashkuar edhe Ensuar Luma, që ka qenë pjesë e U-19-ës, ku edhe ka spikatur, ndërsa kanë mbetur jashtë planeve të trajnerit Osmani, Abdurrahimi dhe Asani, të cilët nuk kanë udhëtuar drejt Ohrit. Ja lista e plotë e futbollistëve që

janë grumbulluar nga Shkëndija për përgatitoren e Ohrit: Portierë: Kostadin Zahov, Saladin Mustafi, Bekim Rexhepi, Artan Iljazi. Mbro-jtës: Bllagoja Todorovski, Mevlan Murati, Olsi Teqja, Egzon Bejtullai, Ylber Beqiri, Mevlan Adili, Ardian Cuculi. Mesfushorë: Sabit Bilali, Besmir Bojku, Enis Fazlagic, En-nur Totre, Armend Alimi, Arbin Zejnullai, Ferhan Hasani. Sulmues: Stenio Junior, Ensar Luma, Marjan Radeski, Besart Ibraimi, Shefit Shefiti, Izair Emini.

SKUADRA/ Shkëndija e Tetovës nis përgatitjet, do titullin në Maqedoni

Kukësi s’ndalet në merkato, merr gjeorgjianin Dzaliç

Magani prezantohet te Trepça: Kam ardhur për trofe

mando Duka, besojnë se zgjedhjet në FSHF nuk duhen zhvilluar, sepse ato nuk mund të jenë të ndershme kur të drejtën e votës e kanë shoqatat spor-tive fantazmë të krijuar sipas “shijeve” të presidentit aktual të FSHF-së. Një ndër ta është ai i Flamurtarit Sinan Idrizi. Pas provave të pretenduara të hënën nga “Tema Tv” dhe “Vipsport.al”, ku shoqata fantazmë kishin të drejtën e votës për të zgjedhur kreun e FSHF-së, presidenti i Flamurtarit është shprehur se gjëja e fundit që duhet të mendohet në këto momente janë zgjedhjet. Në një intervistë për “Report Tv”, Sinan Idrizi është shpre-hur: “Pas fakteve të publikuara në ditën e djeshme, ku shoqata fantazmë kanë të drejtën e votës, atëherë kam idenë se nuk flitet më për zgjedhje në FSHF. Këtu është duke u folur për disa shoqata fantazmë të cilët kanë të drejtën e votës dhe zgjedhjet janë gjëja e fundit që duhet të mendohen. Megjithatë shokimin më të madh e kam përjetuar dje, me deklaratën e nënkryetarit të FSHF-së, Libohovën, i cili thotë së nuk ka asnjë informacion rreth provave që kanë dalë në ditën e djeshme. Atëherë si mundet të hyjmë në zgjedhje në këtë situatë? Kjo është vërtet shumë e rëndë. Këtu është duke u folur për një vjedhje votash dhe është duke u njollosur puna jonë. Mund të cilësohet si një skandal i dytë kjo deklaratë, pas provave të dala në ditën e djeshme. Armando Duka është personi i fundit që ka të drejtën morale për të rikandiduar, pavarësisht se fshihet pas suksesit të kombëtares”, është shprehur Sinan Idrizi.

Ndërsa federata është mbërthyer nga pan-iku i zgjedhjeve të asamblesë më 7 shkurt, ku kreu i saj Duka është vënë nën akuzë nga disa qarqe mediatike për shkak të disa shoqatave sportive që dyshohet se nuk janë regjistruar në gjykatë, zyrtarë të sektorëve të ndryshëm të saj janë hedhur në sulm për të shpërqendruar vëmendjen e një prej tyre është Sektori i Licen-simit. Kërkohet në mënyrë ultimative nga klubet të përmirësojnë terrenet dhe kushtet e tyre që kur të nisë kampionati çdo gjë të jetë e rregull-uar e në përputhje me standardet. Kështu, teksa skuadrat kanë nisur mini-fazën përgatitore, disa

me destinacion Antalian dhe disa në shtëpi, shumë prej drejtuesve të klubeve kanë marrë udhëzimet për të përmirësuar infrastrukturën në stadiumet përkatëse. Në 16 javët e para janë vënë re disa mangësi, të cilat kanë përfunduar në dosjet e sektorit të liçensimeve pranë FSHF-së. Pikërisht ky sektor ka udhëzuar klubet që në rifillimin e kampionatit këto mangësi të elimino-hen. Kështu në Kukës ka pasur shumë ankesa për kushtet e fushës, por që është e pamundur për të ndërhyrë në këtë moment. Jo vetëm koha që nuk premton, por edhe kushtet atmosferike nuk janë në favor të punimeve në “Zeqir Ymeri”

dhe për këtë arsye mendohet që kushti i parë për kampionët aktualë, në fillim e edicionit të ard-hshëm të jetë pikërisht përmirësimi i fushës. Në “Loro Boriçi” dhe në Laç problemi është i njëjtë, pasi nevojitet një tunel për lojtarët që hyjnë në dhomat e zhveshjes. Në Shkodër mungesa e një tuneli të lëvizshëm u evidentua në sfidën e kupës ndaj Tiranës, ndërkohë që në Laç tribuna krye-sore është shumë pranë me shkallët që të çon në dhomat e zhveshjes. Në “Selman Stërmasi” është lënë si detyrë përforcimi i gardhit rrethues të fushës, pasi cilësohet si shumë i dobët dhe një rrezik potencial për të pasur pushtim të fushës

nga tifozët. Në Vlorë duhet të rregullojnë atë që njihet si zona miks, pasi në të njëjtën derë kalo-jnë tifozët që akomodohen në tribunën kryesore, si dhe futbollistët e stafet e të dyja skuadrave. Tek stadiumi i Kamzës problem është parkingu, si dhe zona e gazetarëve, ndërkohë që në Lushnjë duhet rregulluar tribuna përballë si dhe i është kërkuar klubi që të mos kryejë seancat stërvitore në fushën e stadiumit. Të gjitha këto shërbejnë për të larguar vëmendjen nga zgjedhjet, pasi në këtë periudhë çështja më e rëndësishme që ka impakt në futbollin tonë është zgjedhja e presidentit të ri që do të caktohet më 7 shkurt.

Licensimet, FSHF ultimatum klubeve të përmirësojnë kushtet stërvitore

Skënderbeu po projekton lëvizje të fuqishme në merkato për të ruajtur staturën e skuadrës favorite për titull. Humbja 3-0 në miqësoren me Bur-sasporin nuk është se e ka prishur humorin e korçarëve, të cilët kanë pak ditë që kanë nisur stërvitjen në Antalia. Trajneri Daja tashmë kanë në grup edhe dy lojtarë të rinj, Blerim Krasniqin dhe Egzon Korenicën. I pari ka firmosur dhe është zyrtarisht i Skënderbeut, kurse Korenica, një i ri kosovar që vjen nga Suedia, është në provë. Por nuk përfundon këtu, pasi te Skënderbeu presin një lojtar të huaj për sulmin. Për momentin nuk ka emra konkretë, por bëhet fjalë për një lojtar me kualitet që do t’u bashkohet korçarëve këto ditë.

SKËNDERBEUKrasniqi i bashkohet

grupit në Antalia, pritet edhe Korenica

Trajneri i ri i Trepçës, Gugash Magani, është prezantuar përpara ekipit gjatë ditës së sotme. Pas stërvit-jes së ekipit, tekniku shqiptar ka dalë edhe në një konferencë për mediat. Magani është shprehur se kërkon të fitojë trofe në ekipin e Trepçës, duke mos ngurruar të bëj krahasimet të këtij ekipi me Superioren. “Kam ar-ritur marrëveshje me kryesinë për gjysmën e mbetur të kampionatit me mundësi vazhdimi, vetëm nëse jemi mirë me pikë dhe rezultat. Nuk jam gjeni apo magjistar, por kam ardhur këtu të bëjë atë që di. Niveli i këtij ekipi që pashë në stërvitje, është e barabartë me një ekip të Superiores. Megjithatë këtu kam ardhur për tro-fe”, është shprehur Magani.

“Drejtuesit e klubeve që janë pozicionuar kundër kreut aktual Armando Duka, besojnë se zgjedh-jet në FSHF nuk duhen zhvilluar, sepse ato nuk mund të jenë të ndershme kur të drejtën e votës e kanë shoqatat sportive fantazmë të krijuar si-pas “shijeve” të presidentit aktual të FSHF-së...”

Page 21: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

GAZETA SOT E Mërkurë 10 Janar 2018 21

4,8,12,13,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Elseid Hysaj më i shtrenjtë se An-

drea Beloti. Nuk është një lojë fjalësh, por një vlerësim që mbështetet nga “Observatori i Futbollit Ndërkombëtar” CIES. Ky institucion që është një ndër më prestigjiozët në rang planetar ka publikuar një listë me 100 lojtarët më të shtrenjtë në planet dhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare renditet në vendin e 60-të, pikërisht përpara bomb-erit të Torinos, që pak muaj më parë konsiderohej si një nga lojtarët më të shtrenjtë. 70.5 milionë euro vlerësohet nga CIES kartoni i mbrojtësit shkodran, duke lënë pas edhe emra të tjerë me peshë si Ivan Perisiç, Nemaja Matiç, Marko Asensio apo Milinkoviç Saviç.

Edon Zhegrova është një nga talentet e reja me origjinë shqiptare që shihen si elementë me perspek-tivë në futbollin europian. Ndonëse vetëm 18-vjeçar, Zhegrova ka tërhequr vëmendjen e menaxherëve të klubeve të ndryshme në Europë. Djaloshi është pjesë e Genk dhe talenti i tij i jashtëzakonshëm ka tërhequr vëmend-jen e të gjithëve, aq sa i kanë vënë nofkën “Mesi i Kosovës”. Djaloshi ka qenë pjesë e klubeve të Flamurtarit dhe Prishtinës në Kosovë para se të transferohej në Bel-gjikë, te Standard Liezhi. Më pas ai kaloi te St. Truiden dhe së fundmi te Genk, ku po tregon të gjitha vlerta e tij. Ai ka vënë kusht për federatën tonë që të luajë me kombëtaren e madhe e jo me shpresat.

MBROJTËSI

SURPRIZA

TALENTI

Mesfushori kuqezi është në kërkim të një destinacioni të ri, kurse Agim Zeka kaloi në Portugali

Ergys Kaçe mbetet pa ekip, Paoku e “fshin” nga lista

Adratik BALLA

Një nga lojtarët e skuadrës kombëtare që nuk ka gjetur ende skuadër është mesfush-ori Ergys Kaçe. Korçari nuk

është përfshirë as në listën e lojtarëve të programuar për pjesën e mbetur të sezonit nga klubi grek i Paokut, madje askush nuk di të thotë se ku do të lu-ajë ai në pjesën e dytë të sezonit. Prej shumë javësh ai nuk përfshihet as në stolin e rezervave dhe sipas mediave nuk figuron as në listën e lojtarëve të grum-bulluar të Paokut për pjesën e sezonit në vazhdim. Është thënë se Kaçe po riaftësohet, duke punuar në palestër, por me shumë mundësi futbollisti kuqezi është duke punuar për ekipin e ri. Emri i tij doli pak ditë më parë në planet e Platanias, që ishte e interesuar për këtë futbollist, por gjithçka ka mbetur në kuadrin e fjalëve. I sigurt duket fakti se tashmë PAOK-u ka vendosur t’i japë dorën mesfushorit shqiptar, i cili provoi një aventurë të pasuksesshme në Çeki me Viktoria Plzen. Mbetet të shihets e ku do të përfundojë talenti kuqezi, i cili nuk ka pasur fat në karrierën e tij dhe gjatë dy viteve të fundit ka humbur shumë nga shkëlqimi i tij. Platania është një opsion real, por mediat greke kanë shkruar se Panathinaikosi në vështirësi financiare mund të jetë gjithashtu një variant ideal për Kaçen, pasi atje mund të aktivizohej rregullisht. Kaçe ishte i pranishëm me Kombëtaren tonë në Europianin e Francës, madje luajti edhe në fushën e lojës dhe besohej se do të kishte një të ardhme të ndritur. Te Paoku në fillim kishte një imazh të shkëlqyer,

por më pas nuk ishte më i preferuar dhe dështimi te Viktoria Plzen tregoi se ai ka probleme me stërvitjen. Vazhdimisht është thënë në media se Kaçe duhet të punojë më shumë në stërvitje, por jo deri në këtë pikë, ku ai tani nuk figuron as në listën e lojtarëve të preferuar të Paokut. Mbeten dhe 20 ditë nga mbyllja e merkatos dimërore dhe Kaçes i duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Platania, Panathinaikosi, por edhe shkëndija nga Apoel Nikozia. Këto janë opsionet dhe Kaçe duhet të zgjedhë brenda këtyre ditëve. Në të kundërt rrezikon krejt karrierën e tij.Talenti/ Agim Zeka braktis Lilën në Francë për të luajtur në Portugali

Një tjetër talent shqiptar lëvizi në këtë merkato dimri. Mjaftuan vetëm pak ditë që djaloshi i Kombëtares U-19

të kalojë nga Franca në Portugali, por me synim të luajë titullar. Kështu, Agim Zeka hap një kapitull të ri në karrierën e tij futbollistike. Mesfushori 19-vjeçar i lindur në Drenicë, ish-lojtar i Skën-derbeut, i cili u transferua në Francë në janarin e vitit të kaluar, nuk ka arritur të gjejë hapësira me Lilë dhe për të luajtur më rregullisht ka pranuar ofertën për huazim te klubi i Varzim Sport Klub, skuadër që militon në kategorinë e dytë portugeze. Huazimi te ekipi i Varzim, u bë me dije nga vetë klubi portugez, që njoftoi transferimin e talentit shqiptar, i cili ka nisur menjëherë punën me skuadrën. Gjatë pjesës së parë të sezonit, Zeka u aktivizua te skuadra e dytë e Lilles në Francë, ku u transferua në vitin 2016, pas një eksperience të shkurtër të Skënderbeu. “Kam vetëm një ditë në

Një prej lojtarëve tanë që shkëlqeu në pjesën e parë të sezonit në Austri ishte Hamdi Salihi, që realizoi 15 gola për skuadrën e Nojshtad në ligën e dytë austriake. Por bomberi shkodran merr një lajm të keq. Nëse nuk ka mjaftuar përgënjeshtrimi i vetë sulmuesit për një ribashkim të tij të mundshëm me ish-trajnerin Pakult te Kukësi, kthimi i Hamdi Salihit në Superiore tani duket i pamundur edhe për faktin se bomberi do të qëndrojë larg fushave të lojës për një muaj e gjysmë dhe do të humbasë të

gjithë fazën përgatitore. Klubi i Viener Nojshtad ka bërë të ditur se Salihi do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në hernian inguinale. Një shqetësim që e kishte ndjekur gjatë gjithë fazës së parë të kampionatit, edhe pse ai ishte paraqitur në formë të mirë duke shënuar 15 gola dhe mbajtur klubin e tij pranë kreut të tabelës me shanse të larta për t’u ngjitur në elitën e futbollit austriak. “Ai mendonte se dhimbja do të largohej gjatë pushimit të dimrit, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu”,

shpjegoi drejtori sportiv Andi Shiker. “Por nëse gjërat shkojnë siç duhet, ai do të jetë përsëri në Lustenau më 23 shkurt. Do na duhet një sulmues të na ndihmojë në këtë periudhë”, u shpreh drejtuesi. Shqetësimi kryesor është se Salihi do të humbasë të gjithë fazën përgatitore dhe kur të kthehet në dispozicion të Viener Nojshtad, do t’i duhet të përshtatet shumë shpejt me fushën e lojës për të ndihmuar ekipin që të vazhdojë rrugëtimin drejt elitës së futbollit austriak.

SULMUESI/ Operohet Hamdi Salihi, qëndron dy muaj larg fushave

Zhegrova: Nuk vij për Shpresat, dua

Kombëtaren e madhe

Elseid Hysaj vlen tani 70.5 mln euro, i teti më i shtrenjtë në Serie A

këtë klub por mbështetja që kam marrë është shumë e madhe. E di shumë mirë situatën aktuale të skuadrës dhe jam këtu për ta ndihmuar të ngjitet sa më shumë në klasifikim. Jam këtu për të dhënë 100 %”, thekson Zeka në faqen zyrtare të klubit. Aktualisht Varzim mban vendin e 17 në kampionatin por-tugez dhe është shumë pranë zonës së ftohtë duke rrezikuar seriozisht rënien në Kategorinë e Tretë. Skuadra e cila drejtohet nga ish-mesfushori i njohur portugez Nunjo Kapuço është pra në vështirësi në këtë sezon sepse gjendet pranë fundit të klasifikimit. Megjithatë, Zeka ishte i ndërgjegjshëm për atë që e priste në këtë eksperiencë të re, ku mund të aktivizohet rregullisht.

Zgjedhjet për kreun e feder-atës do të mbahen në asamblenë e 7 shkurtit. Bashkim Fino shihet si kandidati që do vihet përballë pres-identit aktual, Armando Dukës. Fino nuk e ka mohuar kurrë kandidimin për kreun e FSHF. Deputeti socialist do zyrtarizojë kandidaturën e tij, të enjten. Do e bëjë në një emision spor-tiv, pikërisht në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”. Aty Fino do bëjë publik qëndrimin e tij dhe do shpalosë platformën për të nisur pastaj garën për kreun e futbollit shqiptar. Pritet që qoftë edhe për formalitet dhe procedurë, Fino të propozohet nga të paktën një prej anëtarëve me të drejtë vote në FSHF. Natyrisht, klubi që e mbështet fuqimisht është Partizani.

Partizani do të bëjë propozimin e Finos për

president të FSHF

“Mbeten dhe 20 ditë nga mbyllja e mer-katos dimërore dhe Kaçes i duhet të vendosë për të ard-hmen e tij. Platania, Panathinaikosi, por edhe shkëndija nga Apoel Nikozia. Këto janë opsionet dhe Kaçe duhet të zg-jedhë brenda këtyre ditëve...

Një nga bler jet e rëndësishme në këtë mer-kato dimri e Luftëtarit, Vasil Shkurtaj, e tregoi veten se bën diferencë, pasi i shënoi dje gol Trab-zonbsporit. Fakti është se Luftëtari është mposhtur me rezultatin 2-1 në mi-qësoren e parë të luajtur në Turqi, ndaj skuadrës së Trabzonsporit. Gjirokastritët kanë pësuar nga një gol në çdo pjesë, ndërsa sulmuesi Vasil Shkurtaj ka barazuar për-kohësisht rezultatin në fillim të pjesës së

dytë. Ky është një debutim perfekt për sulmuesin, që iu bashkua Luftëtarit vetëm në muajin janar dhe shë-noi që në takimin e parë. Luftëtari është duke kryer fazën përgatitore të dimrit në Antalia të Turqisë, ku do të luajë edhe takime të tjera miqësore. Formacioni i Luftëtarit: Ruçi, Rapa,

Zeqaj, Beqiri, Rapo, Ramadani, Aleksi, Rroca, Abazaj, Bregu dhe Lamcja. U ak-tivizuan edhe: Cekrezi, Janku, Shkurtaj, Aurelio, Minga dhe Toledo.

Talenti/ Vasil Shkurtaj e nis me gol te Luftëtari, u shënon turqve të Trabzonsporit në Antalia

Merkato po bëhet mjaft aktive dhe ele-mentët e dalë “të tepërt” në treg duket se po njihen me oferta cilësore dhe të spi-katura. Ky rast shërben për Vangjel Zguron, i cili u largua nga Luftëtari dhe teksa pritej të bëhej “dem i kuq”, vendosi të vazhdojë karrierën në Kamzë. Në fakt, prej kohësh flitej për interesimin e Partizanit për mbrojtësin e majtë, ndërsa në një periudhë u përfol edhe për shkëm-bimin e tij të mundshëm me Kotobellin.

Por me sa duket marrëveshja nuk është arritur dhe mediat mësojnë se Zguro në fund ka zgjedhur t’i bashkohet skuadrës rivale të të kuqve për një vend në Ligën e Eu-ropës, Kamzën. Lojtari ka finalizuar akordin me ekipin e drejtuar nga Ramadan Ndreu dhe nesër do të prezantohet te skuadra e re, e cila po kryen

fazën përgatitore në Antalia dhe një ditë më parë zhvilloi edhe testin e parë miqësor atje. Pas largimit të Fushtar, ardhja e Zguros përforcon ndjeshëm prapavijën e Kamzës.

Lëvizja/ Vangjel Zguro nuk shkon te Partizani, zgjedh Kamzën për të luajtur në Europa League

Page 22: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

22 GAZETA SOTE Mërkurë 10 Janar 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Brad Pitt ofron 120 mijë USD për të parë 1 film me Emilia Clarke

1-Autori i romanit “Sikur të isha djalë”...Stermilli....2-Gjika e skenës...3-Filliz i njomë...4-Pseudonimi i këngëtares kosovare Fevzije Barani....5-Një nënë nga Gjirokastra...6-Skënder Omuri...7-...Musaj i Salarisë...8-Njeri nga muskëtierët...9-I vogli i pelës...10-Ish futbollisti italian Rosi në inic...11-Më ra në qafë ose...13-Kom-pozitori hungarez Franc...14-Janë konstruksione betoni për ndërtim...16-Njël-loj si provim...17-Është perime bishtajë, i pashquar...18-Një shpend shtëpijak femër...20-Shebhë matematike për këndet...21-Në kimi quhet proçesi për pro-dhimin e elementëve kimike me anë të bashkimit të lëndëve...22-Aktori Ymer...23-Shkrimtari turk Azis...24-Zhyl...shkrimtari francez që shkroi romanin “Udhëtim në qendër të tokës”....25-Një këngë e kënduar nga Vaçe Zela që fitoi çmimin e parë në festival...26-Një shtet afrikan në kryeqytet Nairobi...27-Shkurr e egër që prodhon kokrra të kuqe që haen...29-Një qytet gjerman...30-Ish-futbollisti i Tiranës Ali...31-Shtëpija e priftit të famullisë....33-E bukura e Butrinyit...34-Zotëroj...35-Au-tomjetet e transportit ndërkombëtar...36-Në fillim të bisedës...37-Notë muzikore...

1-Veprim djallëzor për të mashtruar...4-Moment...7-Ish tenisti amerikan Pete...12-...Falki, prezentatore dhe aktore italiane...13-Humoristi italian...Banfi...14-Xhaketë...15-Me qëllim...17-Me atë luftoi Gjergj Elez Alia...18-U rrëzua...19-Rom-ani “...i Debervileve” i Dikensit...20-Fjalë që tregon burimin nga është marrë lajmi...21-Notë muzikore...22-Kaull, kus-ht...23-Ushtar i Perandorisë Osmane...24-Krahina, toka, treva...25-Sipër...26-Moçal...27-Agjensia e lajmeve egjipti-ane...28-Profil metalik...29-Takije prej cohe që mbajnë myz-eqarët...30-Një ditë jave, i pashquar...32-Adelina e letrave në inic...33-Këngëtari...Ruso...34-Vegël muzikore frymore...36-Kom-pozitori italian Vinçenso...pa fund...37-Patrioti...Sadria...38-Ish tip automjeti transporti rus...39-Qatipi në RTV...40-Një gazetë e përditshme...41-Plaku...tek filmi “Njeriu me Top”

Plot 120 mijë dollarë ka qenë shuma që aktori Brad Pitt ka vendosur të paguajë për të ndjekur privatisht një seri të “Game of Thrones” së bashku me Emilia Clarke. Duket se aktori është një fans i “çmendur” i serialeve të “Game of Thrones” dhe jo vetëm, por edhe pas Emilia Clarke. Ankandit të shpallur së fundmi, në të cilën oferta ishte: “Sa do të paguanit për të ndjekur privatisht një seri të GOT së bashku me Emilia Clarke?”, aktori iu përgjigj fillimisht me 80,000 mijë dollarë, ofertë e cila u hodh poshtë nga të tjerë fansa. Por një gjë e tillë nuk e ka ndalur aspak Brad Pitt i cili ka bërë një ofertë të re, që kapi vlerën e 120,000 mijë dollarëve. Por sërish një tjetër

fans ofroi më shumë, e duket se këtu Brad është dorëzuar dhe nuk ka ofruar më shumë, duke humbur mundësinë për të ndjekur privatisht një seri të GOT së bashku me Emilia Clarke. Aktorja Emilia Clarke (lindur më 26 tetor 1986) është angleze. Ajo më së miri njihet për rolin e saj Daenerys Targaryen në serine e HBO, “Game of Thrones”, për të cilin ajo ka fituar dy kandidime nga Emmy Award për çmimin Aktorja më e Mirë Mbështetëse në vitin 2013 dhe 2015. Clarke debutoj në “Broadway” në një prodhim të Breakfast at Tiffany's si Holly Golightly në mars të viti 2013. Në vitin 2015, ajo ka që luajtur rolin e Sarah Connor në filmin “Terminator Genisys”.

Fëmijët dhe murgesha

Të gjithë fëmijët e shkollës kato-like ishin vendosur në karriget e tyre në mensë për të pritur ushqimin e drekës. Në tavolinë ishte një shportë e madhe plot me mollë. Një murgeshë afrohet pranë kësaj shporte dhe ven-dos një biletë në të cilën ishte shkruar: -Merrni vetëm një mollë, sepse Zoti po ju vështron.

Në tavolinën tjetër ishte një shportë e madhe e mbushur plot me biskota dhe çokollata, por këtu mungonte tabela. Një fëmijë të cilit i pëlqenin shumë çokollatat afrohet dhe vendos një mbishkrim: -Mund të merrni sa të doni, sepse Zoti nuk e ka mendjen ai po vështron mollët.

Telefonata Një polic hyn në komisariat dhe

sheh të ulur në karrige komisarin e tij tepër të mërzitur. I afrohet dhe e pyet: -Komisar, çfarë ju ka ndodhur? Jeni shumë i shqetësuar.

Komisari i përgjigjet: -Keni të drejtë, por këtë natë ka vdekur babai im ishte shumë i vjetër.

Polici largohet për ta lënë të qetë komisarin dhe kthehet pas pak për ta pyetur sesi ndjehet duke i dhënë këtë herë edhe kurajo: -Komisar e di që është një fatkeqësi tepër e madhe, por nuk duhet ta lëshoni veten si një fëmijë.

Komisari që i përgjigjet: -Ju nuk e keni kuptuar aspak fatkeqësinë time. Sepse sapo u larguat më telefononi vëllai im dhe më tha se ka vdekur edhe babai i tij.

Dy të rinjNjë djalë dhe një vajzë, që sapo

janë njohur me njëri -tjetrin pasi janë takuar vajza i thotë djalit:

- I dashur, hajde nga shtëpia ime sot në mbrëmje, sepse nuk ka asnjë.

Dhe djali, i cili mezi ka pritur të kaloj pasditja më e gjatë e jetës së tij, me një tufë me lule në dorë dhe me dorën e fshehur pas troket lehtë në derën e shtëpisë së vajzës. Pasi kalojnë disa minuta djalit nuk i hapet dera dhe men-don t’i bjerë ziles. Pret, edhe pas çaste të tjera dhe fillon të trokas më fort në derë. Pasi kanë kaluar orë të tëra duke pritur, djalit i kujtohen fjalët e vajzës.

- Në mbrëmje nuk ka njeri. Dhe me të vërtetë që shtëpia

ishte bosh.

k u l t u r e www.sot.com.al

4 3 7

2 7 5

8 4 6 1

6 7 8

8 1

3 9 6

2 6 5 3

8 4 5

7 8 1

4 8 3 9

3

1 2 5 8 4

3 6 8

7 3

4 6 2

4 5 9 7 2

3

6 2 5 1

6 2 1 4

7 4 1 9 8

8 4 5

4 1 8

7 9

6 4 2

4 5 6

6 3 9 7 8

5 7 6 2

Page 23: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

GAZETA SOT E Mërkurë 10 Janar 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Sot për ju do të jetë një ditë e qetë, por jo pa surpriza dhe kuriozitet. Nëse keni prob-leme në punë, së shpejti do t'i zgjidhni ato.

23 shattor-22 tetor

Ju do keni shumë mundësi për të rifituar kontrollin e nd-jenjave tuaja. Romantizmi do të jetë në nivelin më të mirë duke ju falur shumë emocione në çift.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Edhe pse me Hënën në shenjën tuaj ju nuk mund të gjeni dot një ekuilibër. Me Marsin në Shigjetar mund të përqendroheni te puna.

Dita e sotme për çiftet Bin-jakë do të jetë rutinë. Nëse gjatë kësaj periudhe ju ka munguar dashuria, sigurohuni të gjeni pikën kyçe ku çalon lidhja

Marrëdhënia juaj në çift mund të përjetojë momente kritike dhe do t'ju duhet të punoni shumë për t’i dhënë zgjidhje të qëndrueshme.

Dashi Demi

Përfitoni nga yjet që janë në anën tuaj për të marrë në dorë një situatë të pasigurt dhe të bëni gjithçka për të gjetur një zgjidhjeje të kënaqshme.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Yjet bëjnë gjithçka për të mundësuar një ditë të shkëlqyer për ju. Sot edhe ata që janë në një histori dashurie do të përje-tojnë momente gëzimi.

Mundohuni të ruani qe-tësinë në jetën tuaj edhe nëse jeni duke përjetuar një histori dashurie të pakënaqshme. Së shpejti çdo gjë ndryshon.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Ditë fantastike nga shumë pikëpamje. Në punë mund të fitoni pikë të reja dhe të merrni përsëri në dorë frenat e disa situatave.

Telefoni i palueshëm nga Samsung vjen në dhjetor

E mërkura nuk parashi-kohet një ditë favorizuese për ju. Në punë do të bënit mirë të bashkëpunonit me kolegët tuaj, kjo do të sjellë rezultat.

Horizontal

Ndiqni imagjinatën dhe mos u kushtëzoni nga ndonjë situatë e pakëndshme që po përjetoni. Kjo gjë do sjellë gëzim në marrëdhënien tuaj në çift.

Më mirë të prisni para se të merrni një vendim. Beqarët do tregohen të hapur ndaj fte-save. Stabiliteti në punë do t’ju ndihmojë të rrisni të ardhurat.

Ne e dimë se telefoni i palueshëm i Samsung po vjen këtë vit, Samsung e ka konfirmuar këtë edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë hollësi të veçantë kur do ta shohim këtë version të ri të telefonit të shumë-përfolur. Disa thashetheme kanë sugjeruar që telefoni i ri i palueshëm mund të shihet në Mobile World Congress në shkurt, ndonëse sipas një raporti të kohëve të fundit, mund të duhet të presim deri në dhjetor për të parë pajisjen. Disa thashetheme kishin përmendur se Sam-sung mund të nxjerrë pajisjen prapa dy-erve të mbyllura në CES. Samsung me sa duket do të fillojë prodhimin e ekraneve për këtë telefon të ri të palueshëm në mars të këtij viti dhe mund të hyjë në prodhim në masë në shtator.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Për 60-vjeçarin Biagio Vigna, e diela në mbrëmje duhej të ishte një ditë e zakonshme pune si gjithë të tjerat, por ndodhi krejt e kundërta. Burri italian, i cili punon si parkues makinash pranë një diskoteke në Pinerolo, qytet në jugperëndim të Torinos do të zbulonte krejt rastësisht që ishte fitues i llotarisë italiane të zhvilluar gjatë ditës së Epi-fanisë. “Ishte duke ndihmuar djemtë të parkonin makinat si zakonisht, kur dëgjova që tashmë ishte zbuluar fituesi i 1 milionë eurove. Kontrollova xhepin e pantallonave dhe vura re se numri i thënë prej tyre përkonte me timin. Për pak desh pësova infarkt. Mora në tele-fon vajzën dhe i thashë që kisha fituar”, ka deklaruar ai.

Fjalëkryq i shifruar

1-Lum i madh në Kinë, rrjedh nga rrafshnalta e Tibetit...6-Një shtet në Lindjen e Mesme...7-Ish-portieri italian Dino...8-Disponon...9-Shkrimtari italian Dino...10-Sëbashku...11-Humoristi italian...Banfi...12-Qytet maqedonas kufi me Kosovën...17-Personazh tek komedia “Palla-ti 176”...18-Bimë me farëza të hidhura dhe djegëse, përdoret në mjekësi dhe përgatisin mustardën...19-Organizatë terroriste në Irlandë me Shi Penin....20-Fshat i Fierit...22-Pohojnë italianë...23-Diskutim i zjarrtë dhe i ndërsjell-të...24-Qeveria Amerikane...25-Ish-futbollisti gjer-man Rudi...26-Piktori shkodran...Kodheli...27-Min-jerë në Pogradec, (I=U)...29-Është ndihmës mjeke në maternitet....30-Orar pune pa ndërprerje dhe pa pushim...31-Ajo shoqëron vargun në një poe-zi...32-I moshuar...33-Takije prej cohe që mbajnë myzeqarët...35-Është material inert...36-Një ujëmbledhës...37-Organizatë Terroriste...38-...Peci, botoi gazetën e parë shqip në Boston të Amerikës...39-Asistencë Sociale...40-Këlysh mace-je...41-Kafshë e egër e pyjeve tona...42-Gjendje shpirtërore inaktive...43-Shejtan...

1-I thonë xhajës në veri...Tërësia e kri-jimeve për kreshnikët...3-Një ngjyrë...4-Or-ganizatë Ndërkombëtare...5-Është një qytet në Kosovë..8-Litarë...10-Gjigand...11-Janë kokrra që prodhojnë dushqet, ushqim për bagëtinë...12-Një fshat shumë afër Tiranës në veri...13-Këngëtarja popullore Ra-sha...14-Përemër Vetorë...15-Zotëron...16-Janë veçori dalluese...18-Njëlloj si shkak për arsye...20-Metal i fortë që del nga bashkimi i hekurt me karbon...21-Një shtet afrikan me kryeqytet Bamako...23-“Inspektori...” një film serial amerikan...24-Këngëtari Ilirik Kertusha...25-Mjet ndriçimi...26-Njeri shumë i pasur ose i ...28-Ato zbukurojnë oborret tona...29-Është dridh...31-Njeri i poshtë, imoral, i pafytyrë...32-Ajo është e shenjtë dhe e paprekshme...33-I thonë plencit të pulës...34-Më gjeti të papërgat-itur ose...36-Ish-mjeku apasionant Ar-qile...38-Gazeta që ti po lexon...39-Ngastër e mbjellë...40-Disponon...41-Humoristi anglez Atkinson në inic...

k u l t u r e www.sot.com.al

60 vjeçari refuzoi një milion euro të llotarisë

Page 24: Faqe 5 Amerikanët përgatiten për valë arrestimesh ......të vitit 2016 për secilën nga këto prokurori, numri i të proceduarve apo hetuarve është minimal. Prokuroria e Elbasanit

24 GAZETA SOTE Mërkurë 10 Janar 2018

4,8,12,13,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; Marketing : Cel 06 720 50 425 email: [email protected]

KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim CacoSTAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Merkato ka hyrë në pjesën e saj vitale dhe klubet e mëdha po nxi-

tojnë të bëjnë goditjet e tyre të mëdha. Natyrisht, bujë bëri kalimi i Filipe Kutinjos nga Liverpuli te Barcelona për shumën e 160 mln eurove, ndërkohë që Reali i Madridit zbuloi se e kishte ndjekur procedurën e kalimit hap pas hapi, duke shpresuar që Barça do të dështonte ta merrte Kutinjon e në këtë mënyrë t’i jepte atij një shans për të veshur bluzën e “Los Blancos”. Por Barcelona e kishte zgjidhur situatën në favorizon e saj, pasi kishte marrë firmën e vetë futbol-listit brazilian, i cili ishte gati të paguante edhe vetë shpenzimet e largimit nga Liverpuli. Këtë e pranoi fill pas largimit të tij edhe tra-jneri Jurgen Klop, i cili ku-jtoi për mediat se Kutinjon s’e mbanin dot pasi kishte dëshirë personale për të lua-jtur me Barcelonën. Por, duke parë këto lëvizje befasuese të Barçës, rivales së vjetër,

PËRPLASJA/ Konte kërcënon Murinjon: Tani me mua e ka personale

TRAJNERI La Liga nuk ka më mbret Realin, sepse komandohet nga rivali i vjetër katalanas, Barcelona. Kështu, Reali i Madridit është zhytur në një krizë rezultatesh, teksa pas 18 javësh e shikon veten plot 16 pikë pas Barce-lonës kryesuese, duke i ‘larë duart’ me titullin kampion. Së fundi madrilenët barazuan 2-2 në transfertën ndaj Celta Vigos, ku edhe një herë skuadra e Zidanes shpërdoroi shumë raste. Me këtë ecuri, është vënë në disku-tim edhe pankina e francezit dhe

nëse situate nuk ndryshon për mirë brenda muajit janar, nuk përjashtohet mundësia që Fiorentino Perez të mar-rë ndonjë vendim drastik. Vetë Zidane e pranon situatën e vështirë, ndërsa thotë se të gjithë janë fajtorë për këtë gjendje, por merr përsipër barrën më të madhe të fajit. “Jemi të gjithë në të njëjtën barkë dhe jemi të gjithë fajtorë për gjendjen në të cilën ndod-hemi. Natyrisht që unë si trajner, kam pjesën më të madhe të përgjegjësisë, por kam besim te lojtarët që stërvit

dhe besoj se do t’ia dalim”, u shpreh francezi. Më tej Zidane mohoi zërat e merkatos, që çojnë te Reali sulmues si Kane, apo Ikardi, duke thënë se nuk kërkon asnjë përforcim në janar. “Nuk dua asnjë përforcim. Jemi në rregull dhe kemi futbollistë mjaftueshëm për të përballuar çdo kundërshtar. Jemi të kompletuar në çdo repart dhe nuk kemi nevojë të bëjmë afrime në këto momente”, tha Zidane në vigjilje të ndeshjes së kthimit të Kupës së Mbret-it, ndaj Numancias.

MESFUSHORI ZYRTARE SULMUESI

Liverpuli gjen pasuesin e Kutinjos, është Draksler

Mançester Siti zbulon ofertën e bërë për Sançez

Merkato e dimrit mund të prodhojë të tjera lëvizje im-presionuese si pasojë e kalimit të Filipe Kutinjos nga Liver-puli te Barcelona. Mësohet se drejtuesit e Liverpulit kanë nisur nga puna për të vendo-sur në dispozicion të Jurgen Klop një mesfushor me tipare sulmuese për të zëvendësu-ar brazilianin Kutinjo i cili u transferua te Barcelona këtë fundjavë. I përzgjedhur i Jur-gen Klop është Julian Draksler i cili mund të luajë dhe si mes-fushor i avancuar por edhe si sulmues krahu. Gjermani po gjen shumë pak hapësira te

Lideri koreanoverior, Kim Jong Un, i është vënë kundër gjithë botës, por sporti me sa duket thyen “akujt” dhe në Phenianin e izoluar. Kështu, Koreja e Veriut do të dërgo-jë një delegacion në Lojërat Olimpike Dimërore 2018, që zhvillohen në Korenë e Jugut në shkurt, thonë zyrtarët nga Seuli. Ky vendim erdhi pasi dy vendet u ulën sot në negociata të një niveli të lartë, pas më shumë se 2 vitesh ndërprerje të komunikimit mes dy vendeve. Delegacioni do të përfshijë atletë, zyrtarë dhe një grup drejtuesish, ndërsa vendimi u

Një nga golashënuesi e spikatur në Premier sezonet e fundit, Aleksis Sançez, po pret largimin nga Arsenali. Klubi anglez i Mançester Sitit ka bërë ofertën e parë për Al-eksis Sançezin, duke u ofruar “Topçinjve” 20 milionë funte për shërbimet e tij (23 mln euro). “Qytetarët” gjatë verës së kaluar ofruan deri në 55 milionë funte për kilianin, e cila fillimisht ishte pranuar nga londinezët, të cilët u tërhoqën pasi nuk i gjetën zëvendësues-in. Sipas “The Guardian”, tani topi është në anën e Arsenalit, por pritet të refuzohet pasi nuk

Paris Saint Germain dhe për të mos humbur grumbullimin në Botëror kërkon të ndryshojë skuadër. Liverpuli do të ishte një opsion i mirë për Draksler.

përshëndet edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që theksoi se ky është një shembull ideal për të ilustruar ndikimin pozitiv të sportit.

ka plotësuar çmimin e kërkuar nga londinezët. Sançezi rapor-tohet se ka pranuar pagën javore prej 250 mijë funteve të ofruara nga ekipi i Sitit.

Sulmuesi i Interit mësohet se ka qenë në Madrid dhe mediat spanjolle pretendojnë se ai ka kaluar tek klubi “los Blancos” edhe testet mjekësore, duke pritur transferimin zyrtar

Reali nuk dëshiron të rrijë duarkryq. Madrilenët kanë në plan të sjellin një sulmues të madh në kryeqytetin spanjoll dhe kjo ka lidhje me faktin se francezi Karim Benzema nuk ka produktivitetin e duhur me “Los Blancos” gjatë këtij sezoni. Për këtë arsye, atij po i përgatisin pasuesin dhe zëvendësuesi është gjetur në Itali, një argjentinas dhe kush tjetër veç Mauro Ikardit mund ta kishte staturën për të luajtur me Realin e Madridit.

Sipas portalit iberik “Diario Gol”, blerja e Ikardit nga “Los Blancos” do të jetë “bomba” e merkatos dimërore. Por sikur të mos mjaftojnë ky lajm, është e përditshmja angleze “Daily Express” që shkon edhe më larg, duke raportuar se kapiteni zikaltër ka kaluar madje edhe vizitat mjekësore me klubin madrilen. Presi-denti Perez e sheh argjenti-nasin si zëvendësuesin ideal të Karim Benzemasë, që nuk e ka më rendimentin e dikur-

Mauri Ikardi pret kalimin në Madrid, mediat e quajnë lojtar të Realit

Koreja e Veriut pranon të luajë në Olimpiadën Dimërore

Dy teknikë të njohur të futbollit europian janë përf-shirë në një zënkë personale me dhunë verbale të përhapur dhe në media. Tekniku italian Antonio Konte dhe ai portugez Hoze Murinjo kanë shpërfaqur pa limit armiqësinë e tyre. Konte ka insistuar se nuk pendohet për komentet kundër Hoze Murin-jos, duke shtuar se lufta e fjalëve me menaxherin e Mançester Junajtid tani është personale. Dy menaxherët janë përfshirë në një përplasje publike javën e kaluar. Konte e quajti portugezin “njeri të vogël”, i cili ka kujtesë të dobët. Fjalët e Kontes erdhën si përgjigje ndaj Murinjos, i cili tha se italiani ishte dënuar për kurd-

isje të rezultateve, por komentet e tyre u bën edhe më personale. Ishte raportuar se përplasjen e tyre do ta zgjidhte Asociacioni i Menaxherëve të Ligës, por Konte ka kërkuar që këtë çështje ta zgjidhin vetëm menaxherët e përfshirë në përplasje. “Mendoj se nuk është i rëndësishëm aso-ciacioni. Nuk është. Të dy kemi thënë gjëra dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardh-men”, shtoi Konte. I pyetur nëse është penduar për komentet, italiani shtoi: “A dukem si person i penduar? Jo nuk mendoj kështu. Ai tha fjalë serioze, përdori fjalë serioze dhe nuk do t’ia harroj. Ky nuk është problem i klubit, është problem mes meje dhe atij”.

shëm. Klauzola e largimit të Ikardit është 110 milionë euro dhe sigurisht që drejtuesit e Interit nuk do të pranonin për një shifër më të vogël. Në fakt, merkatoja e futbol-listëve që nga vera e kaluar ka dhuruar surpriza e papritura me shifra jashtë logjikës, aq sa 110 milionë euro për një sulmues cilësor sot konsid-erohet shifër mëse normale. Gjithsesi, këto raportime janë quajtur “fake news” nga për-faqësuesit e Ikardit, por nuk një qëndrim zyrtar nga klubi për këtë çështje. Mbetet të shihet nëse Ikardi ka qenë apo jo në Spanjë dhe nëse ai e ka vizituar Madridin, ka qenë në zyrat e klubit madrilen gjatë këtyre ditëve. Nëse vërtetohet se ai ka qenë në zyrat e klubit “Los Blancos”, atëherë çështja e transferimit të tij në La Liga është pothuajse punë e mbyl-lur. Gjithmonë duke u bazuar në informacionet e mediave spanjolle, kuptojmë që vetë Ikardi e dëshiron kalimin në Madrid dhe nuk përjashtohet mundësia që lëvizja e tij nga Interi te Reali të ndodhë në ditët e fundit të këtij afati kalimtar dimëror.

Zinedin Zidane: Isha lojtar i madh, por s’më ndihmon aspak si trajner