faqja zyrtare e bashkise kruje - buxheti...

21
BUXHETI 2017

Upload: others

Post on 14-Jan-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Faqja Zyrtare e Bashkise Kruje - BUXHETI 2017kruja.gov.al/wp-content/uploads/2017/03/relacin-final.docx · Web viewBashkia e re e Krujës, pas një viti e gjysëm veprimtarie, tashmë

BUXHETI 2017

Page 2: Faqja Zyrtare e Bashkise Kruje - BUXHETI 2017kruja.gov.al/wp-content/uploads/2017/03/relacin-final.docx · Web viewBashkia e re e Krujës, pas një viti e gjysëm veprimtarie, tashmë

RELACION

PER MIRATIMIN E BUXHETIT TE VITIT 2017

Hyrje:

Të dashur bashkëqytetarët e mi.

Të nderuar këshilltarë të Bashkië së Krujës.

Pas reformës territoriale Bashkia Krujë përfshin një territor shumë me të madh, me një sipërfaqe

prej 339.02 km2 ose 234.81 banorë/km2 dhe një popullsi sipas rregjistrit të gjëndjes civile prej 86.

000 banorë të regjistruar.

Bashkia e re e Krujës, pas një viti e gjysëm veprimtarie, tashmë e konsoliduar në përputheshmëri të

plotë ligjore, si hallka kryesore qeverisëse vendore, ka në përbërjen e saj 5 njësi administrative:

Fushë-Krujë, Thumanë, Nikël, Bubq, Cudhi, ka në administrim 2 qytete, Krujën e Fushë-Krujën

dhe 50 fshatra.

Viti 2016, megjithë arritjet, është shoqëruar me vështirësi në menaxhim, shpërndarjen dhe

administrimin e burimeve njerëzore, gjithashtu është përballur me vështirësi financiare, për ti

shërbyer komunitetit dhe ofruar shërbimet në territor.

Bashkia Krujë trashëgoi: - Asete të dëmtuara e jo funksionale; - Mungesa në inventare dhe

materjale referuar bilanceve të deklaruara në Qershor 2015;- Një sërë detyrimesh financiare

kryesisht për kontrata, për shërbime dhe investime me të tretë, por të pa financuara nga buxhetet

vendore; - Detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë ose dhe në proces.

Proçesi i konsolidimit të strukturave organizative akoma nuk ka përfunduar. Një sërë aktesh

normative, udhëzime dhe urdhëresa të pa qarta për sektorët e transferuar pranë bashkisë në fillim të

vitit 2016 si: Bordi Kullimit, Sherbimi Pyjor, Sherbimi Zjarrfikës, Arsimi Parashkollor dhe sektori

Rrugëve Rurale, kanë vështirësuar proçesin duke sjellë vonesa, ripërsëritje të proçedurave, mungesë

koordinimi ndërmjet institucioneve vendore dhe qëndrore.

Të nderuar këshilltarë të Bashkisë së Krujës.

Projekt-buxheti i vitit 2016 ka patur një listim dhe analizim të problemeve e sfidave emergjente,

programeve dhe projekteve afat-shkurta dhe afat-mesme. Komunikimi me njerëzit, takimet e

diskutimet publike kanë ndihmuar për të përcaktuar shqetësimet dhe nevojat aq të shumta dhe me

mundësi të kufizuara për t’u realizuar në një kohë afat-shkurtër.

Gjatë vitit 2017, sëbashku, do të punojmë duke dhënë maksimumin për të përmbushur detyrimet,

përgjegjësitë dhe premtimet tona.

faqe 2

Page 3: Faqja Zyrtare e Bashkise Kruje - BUXHETI 2017kruja.gov.al/wp-content/uploads/2017/03/relacin-final.docx · Web viewBashkia e re e Krujës, pas një viti e gjysëm veprimtarie, tashmë

Ne duam të punojmë me përgjegjësi, duke zbatuar me rigorozitet ligjin, me transparencë, duke

përdorur të ardhurat në mënyrë efiçente për gjërat e duhura, me besimin se vetëm kështu mund të

ndryshojmë dhe të zhvillohemi.

Për këtë do të punojmë për fuqizimin e administrates si një instrument thelbësor e pikënisje për ti

shërbyer qytetarëve. Rekrutimi i burimeve njerëzore cilësore dhe trajnimi i vazhdueshëm për

përmirësimin e punës në administrim është synimi ynë. Modernizimi i punës në administratën

publike përmes zhvillimit dhe përdorimit të inovacionit, elektronikës dhe teknologjisë së

komunikimit janë një alternativë që ne e mbështesim fort.

Njerëzit me traditën, diversitetin, besimin, trashëgiminë, burimet, njohuritë, vlerat do të jenë

gjithmonë pasuria dhe energjia e zhvillimit të territorit. Integrimi i kësaj larmije do të jetë përgjigja

që Plani i Përgjithshëm Vendor do të mundësojë përmes instrumentave praktik të zhvillimit.

Në territorin e bashkisë sonë ne kemi zona me diferenca të dallueshme përsa i përket infrastrukturës

ekzistuese rrugore, shërbimeve publike, gjëndjes së objekteve të arsimit dhe shërbimit shëndetësor,

gjendjes ekonomike dhe sociale të komuniteteve.

Përmirësimi në vijimësi sidomos i shërbimeve publike; kujdesi, pastrimi e mbrojtja e mjedisit,

mirëmbajtja e infrastrukturës ekzistuese, përmirësimi me furnizim me ujë të pijshëm, rritja e

sigurisë, ndriçimi i ambjenteve publike, përmirësimi i aksesit dhe lëvizshmërisë si dhe zbatimi

korrekt i planit rregullues me synim përformimin bashkëkohor të dy qyteteve, Krujës dhe Fushë-

Krujës, mbetet sfidë e Bashkisë Krujë.

Me kontributet e qytetarëve do të mundësojmë përmirësimin e shërbimeve dhe kushtet duke krijuar

një klimë pozitive për zhvillimin e biznesit, mik-pritëse për vizitorët vendas dhe të huaj. Promovimi

i territorit me vlerat e veta turistike, të trashëgimisë, të artit, të kulturës e traditës do të ndihmojë

rritjen ekonomike. Prodhimi i produkteve bujqësore është një aspekt tjetër i rëndësishëm i

ekonomisë në Krujë. Zonat e prodhimit bujqësor në Krujë përballen me nevojën e madhe për

mirëmbajtje dhe investime në kullim dhe vaditje. Kjo është një përgjegjësi e jona, por që kërkon një

angazhim bashkë me komunitetin në pamundësi për të patur financa direkte. Për këtë, bashkia

Krujë, do të jetë e vëmendëshme për të hartuar projekte dhe ofruar shërbim mirëmbajtje. Pasuritë e

natyrës, pyjet dhe kullotat, uji, lumejtë, liqenet janë pasuri që do të vlerësohen dhe projektohen si

mundësi për zhvillim të aktiviteteve ekonomike.

Kujdesi dhe shërbimet për familjen, për fëmijët, për të rinjtë, për personat me aftësi ndryshe do të

jetë një risi duke besuar se kështu mund të ndihmojmë për një shoqëri më të shëndetshme.

Kruja, me njerëzit kreativ, me historinë dhe kulturën, mikpritjen dhe vlerat njerëzore është një

komunitet që jeton dhe zhvillohet. Mbrojtja e vlerave, zhvillimi dhe promovimi i traditës e historisë,

gjallërimi i jetës kulturore, artistike sportive janë për Krujën frymëzim, shpirt e frymëmarrje.

faqe 3

Page 4: Faqja Zyrtare e Bashkise Kruje - BUXHETI 2017kruja.gov.al/wp-content/uploads/2017/03/relacin-final.docx · Web viewBashkia e re e Krujës, pas një viti e gjysëm veprimtarie, tashmë

Unë besoj që bashkë me ju, me bashkëqytetarët, me shumë punë e përkushtim do të marrim dhe

përmbushim përgjegjësitë për të administruar dhe zhvilluar Krujën. Unë besoj në kontributin dhe

mbështetjen tuaj.

Kapitulli I

Baza ligjore dhe informacion i pergjitheshem ne hartimin e buxhetit.

Ligji nr.139/2015 date 17.12.2015 ,“Per veteqeverisjen vendore” ,te ligjit 9936, date 26.06.2008

per„Menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise I ndryshuar,te ligjit 130/2016,

date 15.12.2016,“Per buxhetin e vitit 2017”.,te udhezimit te Ministrise se Financave nr.8

date.27.02.2015,”Per pregatitjen e programit buxhetor afatmesem 2016-2018 “,te udhezimit

nr.2.date.6.02.2012,”Per procedurat standarte te zbatimit te buxhetit”,

KAPITULLI II. Parashikimi i te ardhurave ne buxhetin e Bashkise Kruje per vitin 2017

II.1.Te ardhurat nga taksat e tarifat vendore.

II.1.1.Te ardhurat nga taksat vendore

II.1.2.Te ardhurat nga tarifat vendore..

II.2.Te ardhurat nga transferta e pakushtezuar..

II.3.Fonde te trashguara nga viti 2016.

KAPITULLI . III.Parashikimi i shpenzimeve per vitin 2017.

III.1.Shpenzime korente.

III.1.1.Shpenzimet e personelit.

III.1.2.Shpenzimet operative.

III.1.3.Transferta te brendshme.

faqe 4

Page 5: Faqja Zyrtare e Bashkise Kruje - BUXHETI 2017kruja.gov.al/wp-content/uploads/2017/03/relacin-final.docx · Web viewBashkia e re e Krujës, pas një viti e gjysëm veprimtarie, tashmë

III.1.4.Transferta tek individet.

III.1.5.Fondi rezerve dhe kontigjences.

III.2.Shpenzimet kapitale (art.230+231).

KAPITULLI IV.Programet e zhvillimit te qytetit.

Programi i administrates vendore,(Planifikim,menaxhim,administrim).

Programi i planifikimit urban,(Urbanistike vendore).

Programi i strehimit dhe sherbimeve publike,rrugeve rurale.

Programi i bujqesise ,zhvillimit rural,mbrojtjes pyjeve dhe kullotave.

Programi i kultures ,arsimit parauniversitar,edukimit rinise dhe sportit.

Programi i sherbimeve sociale.

Hartimi i buxhetit te vitit 2017 u perfshi ne nje cikel te plote buxhetimi sipas kerkesave

ligjore, duke ndjekur te gjitha hapat e percaktuara ne ligj, i cili pasi ka identifikuar

dhe analizuar kostot e sherbimeve dhe te investimeve sipas objektivave te programeve

dhe standarteve ne sherbime te ndryshme i ka materializuar ne shifra.

Ne zbatim te ligjit te ri nr,139/2015,”Per veteqeverisjen vendore”, ne vitin 2016

Bashkise i jane transferuar pese funksione te reja te cilat edhe ne vitin 2017 do te

financohen nga Qeveria nepermjet transfertave specifike. Standartet e ofrimit te

sherbimit do te behen ne perputhje me kuadrin ligjor dhe nenligjor ne fuqi.

Per vitin 2017 Buxheti i Bashkise Kruje eshte i balancuar ndermjet te ardhurave dhe

shpenzimeve. Ai eshte i projektuar ne vleren, 713.401.829,.leke

faqe 5

Page 6: Faqja Zyrtare e Bashkise Kruje - BUXHETI 2017kruja.gov.al/wp-content/uploads/2017/03/relacin-final.docx · Web viewBashkia e re e Krujës, pas një viti e gjysëm veprimtarie, tashmë

I.PARSHIKIMI I TE ARDHURAVE NE BUXHETIN E BASHKISE KRUJE PER

VITIN 2017.

Per vitin 2017 te ardhurat e pergjitheshme ne Bashkine , Kruje parashikohen ne shumen

713.401.829.leke.Sipas tabeles se poshteshenuar:

Emertimi: Plani 2017

1.Te ardhura nga taksat dhe tarifat e vitit korent. 300.000.000.leke

2.Transferta e pakushtezuar 259.022.673.leke

3.Trashgimi,( ardhura+grant) 154.379.156.leke

Ii.1.Te Ardhurat Nga Taksat Dhe Tarifat

Per vitin fiskal 2017 te ardhura parashikohen te arrijne ne shumen 300.000.000.leke.Te

ardhurat tatimore do te jene burimi kryesor i te ardhurave te veta te Bashkise

Kruje.Planifikimi i ketyre te ardhurave eshte mbeshtetur ne vendimin e keshillit bashkiak nr.

71. Date, 6.01.2016,”Per sistemin e taksave e tarifave vendore “,ne qytetin e Krujes.

Dhe konkretisht:

1.Taksat vendore ,236.800.000.leke

2.Tarifat vendore ,63.200.000.leke

Ii.2. Transferta E Pakushtezuar

Transferta e pakushtezuar qe buxheti qendror e transferon ne pushtetin vendor perfshin

fondet per perballimin e veprimtarive dhe funksioneve te Bashkise.Si rregull i pergjitheshem

transferta e pakushtezuar duhet tu siguroje NJQV-ve diferencen mes kostos se ushtrimit te

funksioneve (nevojave per shpenzime ) dhe te ardhurave qe ato krijojne ne menyre te

pavarur(kapacitetit fiskal).Duke qene se NJQV-te jane te ndryshem per sa i perket nevojave

dhe kapacitetit fiskal, ne nje sistem efikas dhe te barabarte te ndarjes se transfertes se

faqe 6

Page 7: Faqja Zyrtare e Bashkise Kruje - BUXHETI 2017kruja.gov.al/wp-content/uploads/2017/03/relacin-final.docx · Web viewBashkia e re e Krujës, pas një viti e gjysëm veprimtarie, tashmë

pakushtezuar duhet te merren parasysh diferencat tek te dy dimensionet, per kete arsye

qeveria perdor formulen e ndarjes se transfertes se pakushtezuar midis Bashkive duke u

mbeshtetur ne tre kritere (popullsine relative,dendesine e popullsise ,dhe numrin faktik te

nxenesve ne shkollat 9-vjecare dhe te mesme ne cdo Bashki.).

Per vitin 2017 transferta e pakushtezuar ne Bashkine Kruje eshte :259.022.673 leke ne

krahasim me vitin 2016 kemi nje rritje prej 18%.

Ii.3.Transfertat Specifike.

Transfertat specifike jane transferta qe jane alokuar nga qeveria per financimin e

shpenzimeve te funksioneve qe i jane transferuar Bashkise dhe konkretishet per vitin 2017

jane alokuar si me poshte;

1.Transferta specifike Total 111.566.189.leke

Arsimin parashkollor dhe arsimin baze ; 70.673.259 . leke

Arsimin parauniversitar ; 2.786.000. leke

Rruget rurale; 6.946.455. leke

Sherbimin e mbrojtjes nga zjarri ; 13.219.210. leke

Administrimin e pyjeve ; 3.612.902. leke

Ujitjen dhe kullimin ; 14.328.363. leke

KAPITULLI III :PARASHIKIMI SHPENZIMEVE NE BUXHETIN E BASHKISE KRUJE

2017

Shpenzimet e pergjitheshme te Bashkise Kruje per vitin 2017 per te gjitha funksionet e saj

jane 713.401.829 leke

Politikat e ndjekura nga Bashkia Kruje ne planifikimin e shpenzimeve ne buxhetin e vitit

2017 synojne ne :

Racionalizim te shpenzimeve administrative ne baze te normimit te tyre.

Reduktim te shpenzimeve te personelit .

Shlyerjen e detyrimeve te prapambetura .

Rritjen e shpenzimeve ne sherbimet publike duke ju pergjigjur shtrirjes se re

territoriale te Bashkise Kruje.

Planifikimin e investimeve prioritare duke sjelle cilesi ne rritje ne dy drejtime:

o Te vleresimit e zgjedhjes se projekteve te investimeve duke mbajtur

parasysh kerkesat emergjente dhe te domosdoshme per plotesimin e

faqe 7

Page 8: Faqja Zyrtare e Bashkise Kruje - BUXHETI 2017kruja.gov.al/wp-content/uploads/2017/03/relacin-final.docx · Web viewBashkia e re e Krujës, pas një viti e gjysëm veprimtarie, tashmë

nevojave te komunitetit .

o Sigurimin e shperndarjes me perparesi te investimeve ne projekte te

rendesishme te bazuara ne vleresime paraprake.

III.1.Shpenzimet korente.

Shpenzimet korente te Bashkise Kruje per vitin 2017 parashkohen ne ,426.900.885,leke

dhe perbejne 59.8% te totalit te shpenzimeve per kete vit. Shpenzimet korente perbehen nga:

Shpenzime per personelin .

Shpenzime operative dhe mirembajtje per realizimin e funksioneve.

Transferta korente te brendeshme .

Transferta per individet.

Fondi rezerve dhe emergjences.

Shpenzimet korente sipas programeve te Bashkise Kruje paraqiten se ne tabelen e

meposhteme

faqe 8

Page 9: Faqja Zyrtare e Bashkise Kruje - BUXHETI 2017kruja.gov.al/wp-content/uploads/2017/03/relacin-final.docx · Web viewBashkia e re e Krujës, pas një viti e gjysëm veprimtarie, tashmë

III.1.1.Shpenzime personeli.

Shpenzimet per personelin (paga+sigurime) jane parashikuar ne shumen 230.764.331 leke.

Ata zene 32 % te totalit te buxhetit. Ato perbehen nga fondi i pagave 195.961.095 leke dhe

fondi i sigurimeve shoqerore 34.803.236 leke. Numri i punonjesve qe do te paguhen nga

buxheti i Bashkise Kruje do te jete 340 miratuar me VKB , nr, 72 date 06.01.2017 , ndersa

numri i punon jesve te transferuar me funksionet specifike eshte 142 veta.

III.1.2.Shpenzime operative.

Per vitin 2017 ne total shpenzimet operative dhe te mirembajtjes jane parashikuar ne

shumen 148.977.078 leke. Keto shpenzime zene 21 % te totalit te buxhetit. Sic shihet ne

praqitjen analitike te shpenzimeve, peshen kryesore e zene shpenzimet per sherbimet publike.

Analitik shpenzimet e planifikuara per aparatin administrativ jane:

1. Shpenzime per rekrutimin e personelit 40.000 leke

2. Trajnimi i burimeve njerzore 20.000 leke

3. Kancelari,bojra e shtypshkrime 2.200.000 leke

4. Sherbime publikimi e printime per administraten e Bashkise 500.000 leke

5. Taksat e siguracionet e mjeteve te bashkise 1.760.000 leke

6. Udhetime e dieta 500.000 leke

7. Organizimi i pritjeve per perfaqesuesit e larte dhe te huaj 310.000 leke

8. Blerje dhurata per personalitete dhe delegacione te huaja 100.000 leke

9. Materiale e aktivitete per promovimin e turizmit. 430.000 leke

10. Sherbimi i inernetit 720.000 leke

11. Sherbimi telefonik 400.000 leke

12. Sherbime postare 610.000 leke

13. Uji 2.062.980 leke

14. Energji elektrike 22.000.000 leke

15. Mirembajtja e faqes zyrtare 50.000 leke

16. Mirembajtja e sistemit te taksave 1.200.000 leke

17. Blerje e kartave BADGE per punonjesit e Bashkise dhe njesive 40.000 leke

18. Pagesat e .Keshilli bashkiak 11.500.000 leke

19. Vendimet gjyqesore 4.000.000 leke

20. Blerje karburanti 8.000.000 leke

faqe 9

Page 10: Faqja Zyrtare e Bashkise Kruje - BUXHETI 2017kruja.gov.al/wp-content/uploads/2017/03/relacin-final.docx · Web viewBashkia e re e Krujës, pas një viti e gjysëm veprimtarie, tashmë

21. Shpenzime per sherbime profesionale 400.000 leke

22. Shpenzime per rregjistrimin e pronave ne hipoteke 1.700.000 leke

23. Uniforma per strukturat e emergjencave civile 960.000 leke

24. Blerje gomash dhe sherbimet mekanike per automjetet 2.960.000 leke

25. Blerje detergjentesh. 800.000 leke

26. Obligime (kontrata ne vazhdim) 6.200.000 leke

69.462.980.leke

Sherbimet publike dhe infrastruktura vendore :

1. Pastrimi dhe largimi i mbetjeve urbane ,(Kruje-Fushe-kruje) 38.422.808.leke

2. Sherbimi i krasitjes 1.600.000.leke

3. Blerje materiale per mirembajtjen e ndricimit rrugor dhe institucioneve,

1.980.000.leke

4. Sherbimi i dekorit 2.000.000.leke

5. Blerje e shperndarje cakelli per rruget rurale,

2.999.823.leke

6. Blerje materialesh per mirembajtje varrezash

506.570.leke

7. Blerje materialesh per infrastrukturen rrugore 2.000.000.leke

8. Riparime kunetash e trotuare

400.000.leke

9. Blerje vegla e veshje per punetoret e sherbimeve , 420.000.leke

10. Sherbimi i parkimit te automjeteve te Bashkise 960.000.leke

11. Blerje kapake pusetash per Bashkine Kruje. 300.000.leke

12. Blerje materiale hidraulike 2.000.000.leke

13. Obligime (kontrata ne vazhdim) 3.557.281.leke

57.146.482 leke

Programi i kultures ,arsimi parauniversitar,edukimit rinise dhe sportit :1. Shpenzime per Qendra kulturore e femijeve,(sektori i sportit) 73.000.leke

2. Shpenzime per qendren kulturore te femijeve, 90.000.leke

3. Blerje materialesh per qendren kulturore te femijeve,

faqe 10

Page 11: Faqja Zyrtare e Bashkise Kruje - BUXHETI 2017kruja.gov.al/wp-content/uploads/2017/03/relacin-final.docx · Web viewBashkia e re e Krujës, pas një viti e gjysëm veprimtarie, tashmë

292.500.leke

4. Blerje ushqimesh per kopshtin dhe cerdhet 4.443.363.leke

5. Dru zjarri 2.500.000.leke

6. Materiale per fushen e sportit 112.080.leke

7. Libra per bibloteken e qytetit. 85.000.leke

8. Veprimtari kulturore-artistike

1.615.000.leke

9. Blerje materiale per riparimin e shkollave dhe kopshteve te bashkise 1.000.000.leke

10. Lyerje e kopshteve e shkollave brenda teritorit te Bashkise 1.500.000.leke

11. Blerje gaz i lenget per gatim ne kopshtete dhe cerdhet 600.000.leke.

12. Blerje detergjent per pastrim ne shkolla e kopshte.

1.200.000.leke.

13. Obligime (kontrata ne vazhdim). 4.462.193.leke

14. Energji ,uje

17.973.136 leke

Sherbimet Sociale (qendra ditore e te moshuarve)

1. Shpenzime per (kafe caj) 312.480.leke

2. Materiale pastrimi detergjente 127.400.leke

3. Aparat tensioni e medikamente 68.000.leke

4. materiale per funksionimin e qendres 140.200.leke

5. Energji elektrike 120.000.leke

6. Uji 626.400.leke

1.394.480 leke

Zhvillimi Rural,Pyjet,Ujitja Dhe Kullimi ,Sigurise Publike

1.Administrimi i pyjeve 356.000.leke

2.Ujitja dhe kullimi 9.932.000.leke

3.Mbrojtja nga zjarri 1.711.000.leke

Iii.1.3.Transferta Te Brendshme

faqe 11

Page 12: Faqja Zyrtare e Bashkise Kruje - BUXHETI 2017kruja.gov.al/wp-content/uploads/2017/03/relacin-final.docx · Web viewBashkia e re e Krujës, pas një viti e gjysëm veprimtarie, tashmë

Ne kete grup shpenzimesh futet :

kuota e bashkise per qarkun 500.000.leke

Sporti 20.000.000.leke

Shoqata e autonomise vendore 300.000.leke

Transferte ujesjelles-kanalizime 499.476.leke

Emergjencat civile 15.000.000.leke

36.299.476 leke

III.1.4. Transfertat tek idividet.

Transferta tek punonjesit e larguar nga puna 2.860.000 leke

II.1.5.Fondi Rezerve Dhe Kontigjences

Ne buxhetin e vitit 2017 fondi rezerve dhe kontigjence jane planifikuar ne 8.000.000.leke.

Dhe perkatesisht fondi rezerve ne 5.000.000.leke dhe ai i kotigjences ne 3.000.000.leke do

te perdoren me vendim te keshillit bashkiak.

III.2 SHPENZIMET KAPITALE.

Planifikimi per vitin 2017 eshte bere duke patur parasysh kerkesat e komunitetit ,te njesive

administrative mbeshtetur ne objektivat e zhvillimit te Bashkise Kruje per vitet 2015-2019

si:

Numrin e perfituesve nga zbatimi i investimeve.

Prioritetet e percaktuara ne takimet me komunitetin,duke krijuar mundesine e

vendimarrjes se qytetareve ne Buxhet.

Kostot per njesi te percaktuara ne investim.

Shkallen e ndikimit te pritshem ne zhvillimin ekonomik e social.

Financimin e projekteve ne proces nga viti 2016.

Shpenzimet kapitale sipas programeve paraqiten si me poshte :

faqe 12

Page 13: Faqja Zyrtare e Bashkise Kruje - BUXHETI 2017kruja.gov.al/wp-content/uploads/2017/03/relacin-final.docx · Web viewBashkia e re e Krujës, pas një viti e gjysëm veprimtarie, tashmë

Bashkengjitur ne kete material ne tabelen nr. 6 do te gjeni paraqitjen analitike te shpenzimeve

kapitale.

Paraqitja grafike e programeve te Buxhetit per vitin 2017.

faqe 13

Page 14: Faqja Zyrtare e Bashkise Kruje - BUXHETI 2017kruja.gov.al/wp-content/uploads/2017/03/relacin-final.docx · Web viewBashkia e re e Krujës, pas një viti e gjysëm veprimtarie, tashmë

BUXHETI I VITIT 2017 ESHTE I BALANCUAR, TE ARDHURAT ME SHPENZIMET.

BASHKENGJITUR DO TE GJENI TABELAT NGA 1-6 ME INFORMACIONET E NEVOJSHME.

KY BUXHET U HARTUA NGA KOMISIONI ME ANETARET E MEPOSHTEM:

KOMISIONI

Kryetar Anetare

Artur Bushi Gjon Bardhi ___________________

Rrahman Rraja ___________________

________________ Florind Cerhozi ___________________

Eglantina Subashi ____________________

Xhevahire Xhafa _____________________

Mehmet Deliu _____________________

Riza Blushi ______________________

Lindita Taci ______________________

Agim Nuna ______________________

Qamil Leka _______________________

faqe 14