fatos klosi zbardh prapaskenat: shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · cmyk rr.sitki...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Premte 21 Dhjetor 2018 Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy grupeve iraniane, ja sa të rrezikuar jemi dhe si veprojnë agjenturat e Teheranit Ç m i m i 2 0 l e k ë Këshilli i Lartë i Drejtësisë tashmë i përket të shkuarës. Pas shumë skandalesh dhe qokash, ky institucion ditën e djeshme është shkrirë zyr- tarisht, duke marrë fund kështu epoka e tij. Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për herë... Faqe 8 Vitore Tusha nuk do të jetë zëvendësuesja e Bujar Leskajt në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese u propozua nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta si kandidaturë e përshtatshme për... Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë uzurpuar ditën e djeshme protestën e studentëve para Kuvendit. Gazeta e paralajmëroi një ditë më parë se tubimi i djeshëm i studentëve para godinës së ligjvënësve shqiptarë do të kapej nga opozita. Dhe kështu ka ndodhur... Opozita është rikthyer ditën e djeshme në Kuvend, pas pesë muajsh mungese duke thyer bojkotin. Ashtu siç gazeta e paralajmëroi një ditë më parë, kryefjalë e opozitës ka qenë protesta dhe dhuna. Rreth orës 10:00 të paradites... Kuvendi rrëzon Vitore Tushën dhe dekretin për buxhetin, miratohet ligji për policinë dhe zgjidhen 5 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës në BSH PD-LSI kapin protestën e studentëve, militantët mbushin sheshin para Kuvendit, Rama përplaset me studentët e Arkitekturës Opozita rikthehet në Kuvend me skenarë dhune, sulmohet me vezë kryeministri Rama, kaos në seancën plenare Shkrihet përfundimisht KLD dhe rrudhen kompetencat e Metës, konstituohet KLGJ, hapet rruga për Gjykatën Speciale Faqe 6 Faqe 4 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Vetingu tek pensionet e minatorëve Përkrahja e SHBA, kundërshtimi i BE dhe faktori shqiptar Nga Fiqiri XIBRI Nga Pirro PRIFTI Nga Fatos ÇOÇOLI Vaj me det o buxhet Dëbimi i diplomatëve shkakton reagime, Irani: Shqipëria viktimë e SHBA. Izraeli: Mbështesim vendimin e qeverisë shqiptare Faqe 2,3 Amerikanët ndezin motorët për ngritjen e SPAK, zyrtarja e DASH vizitë blic në Tiranë, KLP zbardh afatet për organet antikorrupsion Autoritetet shqiptare dhe partnerët janë vënë në lëvizje për të çuar përpara reformën në drejtësi. Dy ditët e fundit u zyrtarizuan Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe tani kanë mbetur pa u ngritur vetëm SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Por dita kur organet e luftës ndaj korrupsionit do jenë gati nuk do jetë e largët. Dje ka mbërritur në Tiranë drejtoresha për Europën Qendrore... Qeveria ka miratuar planin strategjik të reformimit për sektorin energjetik, i cili mund të sjellë rritjen e çmimeve të energjisë për shumë konsumatorë duke filluar nga viti 2020. Sipas dokumentit të... Gati reformimi i sistemit energjetik, qeveria paralajmëron privatizimin e OSHEE dhe rritje të çmimit të energjisë, zbardhet strategjia Ilir Meta sfidon hapur mazhorancën, kthen për rishqyrtim ligjin e tatimit mbi të ardhurat, PS akuza presidentit se po merr frenat e opozitës Faqe 12 Faqe 5 Faqe 10 KLSH zbardh aferat me pronat dhe legalizimet, 51 zyrtarë të kallëzuar, ja abuzimet në Hipotekën e Pogradecit dhe shkeljet e ATP Faqe 11 Donald Trump letër Ramës, përshëndet dëbimin e ambasadorit iranian, Sandër Lleshaj tregon të fshehtat e vendimit të qeverisë Faqe 9

Upload: others

Post on 15-Aug-2020

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Premte 21 Dhjetor 2018

Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy grupeve iraniane, ja sa të rrezikuar jemi dhe si veprojnë agjenturat e Teheranit

Çmimi 20 lekë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë tashmë i përket të shkuarës. Pas shumë skandalesh dhe qokash, ky institucion ditën e djeshme është shkrirë zyr-tarisht, duke marrë fund kështu epoka e tij. Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për herë...

Faqe 8

Vitore Tusha nuk do të jetë zëvendësuesja e Bujar Leskajt në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese u propozua nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta si kandidaturë e përshtatshme për...

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë uzurpuar ditën e djeshme protestën e studentëve para Kuvendit. Gazeta e paralajmëroi një ditë më parë se tubimi i djeshëm i studentëve para godinës së ligjvënësve shqiptarë do të kapej nga opozita. Dhe kështu ka ndodhur...

Opozita është rikthyer ditën e djeshme në Kuvend, pas pesë muajsh mungese duke thyer bojkotin. Ashtu siç gazeta e paralajmëroi një ditë më parë, kryefjalë e opozitës ka qenë protesta dhe dhuna. Rreth orës 10:00 të paradites...

Kuvendi rrëzon Vitore Tushën dhe dekretin për buxhetin,

miratohet ligji për policinë dhe zgjidhen 5 anëtarë të Këshillit

Mbikëqyrës në BSH

PD-LSI kapin protestën e studentëve, militantët mbushin sheshin para

Kuvendit, Rama përplaset me studentët e Arkitekturës

Opozita rikthehet në Kuvend me skenarë dhune, sulmohet me vezë kryeministri Rama,

kaos në seancën plenare

Shkrihet përfundimisht KLD dhe rrudhen kompetencat

e Metës, konstituohet KLGJ, hapet rruga për

Gjykatën Speciale

Faqe 6

Faqe 4

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Vetingu tek pensionet e minatorëve

Përkrahja e SHBA, kundërshtimi i BE

dhe faktori shqiptar

Nga Fiqiri XIBRI

Nga Pirro PRIFTI

Nga Fatos ÇOÇOLI

Vaj me det o buxhet

Dëbimi i diplomatëve shkakton reagime, Irani: Shqipëria viktimë e SHBA. Izraeli: Mbështesim vendimin e qeverisë shqiptare

Faqe 2,3

Amerikanët ndezin motorët për ngritjen e SPAK, zyrtarja e DASH vizitë blic në Tiranë, KLP zbardh afatet për organet antikorrupsion

Autoritetet shqiptare dhe partnerët janë vënë në lëvizje për të çuar përpara reformën në drejtësi. Dy ditët e fundit u zyrtarizuan Këshilli i

Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe tani kanë mbetur pa u ngritur vetëm SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Por dita kur

organet e luftës ndaj korrupsionit do jenë gati nuk do jetë e largët. Dje ka mbërritur në Tiranë drejtoresha për Europën Qendrore...

Qeveria ka miratuar planin strategjik të reformimit për sektorin energjetik, i cili mund të sjellë rritjen e çmimeve të energjisë për shumë konsumatorë duke filluar nga viti 2020. Sipas dokumentit të...

Gati reformimi i sistemit energjetik, qeveria paralajmëron privatizimin e OSHEE dhe rritje të çmimit të energjisë, zbardhet strategjia

Ilir Meta sfidon hapur mazhorancën, kthen për

rishqyrtim ligjin e tatimit mbi të ardhurat, PS akuza presidentit

se po merr frenat e opozitës Faqe 12

Faqe 5

Faqe 10

KLSH zbardh aferat me pronat dhe legalizimet, 51 zyrtarë të kallëzuar, ja abuzimet në Hipotekën e Pogradecit dhe shkeljet e ATP

Faqe 11

Donald Trump letër Ramës, përshëndet dëbimin e ambasadorit iranian, Sandër Lleshaj

tregon të fshehtat e vendimit të qeverisë

Faqe 9

Page 2: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT2 E Premte 21 Dhjetor 2018

2,3,8,10,12,13,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Dëbimi i diplomatëve shkakton reagime, Irani: Shqipëria viktimë e SHBA. Izraeli: Mbështesim vendimin e qeverisë

Teherani ka dënuar dje vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar dy diplomatët iranianë. Zv/ministri i Minis-trisë së Jashtme të Iranit, Bahram Gha-semi, e ka cilësuar si të papranueshëm dëbimin e tyre, duke folur për një skenar të organizuar nga SHBA, Shërbimet Sekrete të Izraelit dhe disa grupe terror-iste anti-iraniane. Në reagimin zyrtar që ka bërë kjo ministri, është vënë re se në asnjë moment nuk fajëson Shqipërinë për këtë veprim. Sipas tyre, Amerika është ajo që ka inskenuar këtë skemë, duke u

munduar të përkeqësojë marrëdhëniet midis dy vendeve. Një reagim erdhi dhe nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka mirëpritur vendimin e dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria. “Lajm i rëndësishëm nga Shqipëria sot. Kryeministri Edi Rama ka dëbuar ambasadorin Iranian në Tiranë. Me këtë veprim Rama u ka dërguar një mesazh të qartë regjimit islamik radikal Iranian – që komplotimi i sulmeve ter-roriste ka kosto. Izraeli qëndron përkrah Shqipërisë dhe çdo shteti që e sheh reg-

jimin Iranian ashtu siç është: Rreziku më i madh për paqe dhe siguri në botë”, tha ai. Por dëbimi i diplomatëve iranianë nga ana e qeverisë shqiptare ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Associ-ated Press pasi kontaktoi me Ministrinë e Jashtme shqiptare nënvizon se dëbimet u vendosën pas bisedimeve me shtete të tjera, përfshirë Izraelin. Ndërsa Reuters shkruan se Shqipëria njoftoi se dy diplo-matët iranianë janë dëbuar për arsye të sigurisë kombëtare. Gjithashtu citohet se një diplomat iranian i kontaktuar nga ag-

jencia e lajmeve nuk iu përgjigj pyetjeve ndërkohë që telefonatave ndaj Ambasa-dës së Iranit në Tiranë ata nuk iu përgjig-jën. Edhe media të tjera kanë pasqyruar vendimin e Shqipërisë për shpalljen “non grata” të diplomatëve iranianë. Mediat ndërkombëtare vënë në dukje faktin se marrëdhëniet e Shqipërisë me Teheranin janë tensionuar pasi rreth dymijë anëtarë të grupit të opozitës iraniane në mërgim, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit arriti në këtë vend ballkanik në vitin 2013.

Donald Trump letër Ramës, përshëndet dëbimin e ambasadorit iranian, Lleshaj

tregon të fshehtat e vendimit të qeverisë

Ambasada amerikane: Në krah të Shqipërisë si aleat në NATO dhe si partner strategjik

Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur vendi-min e kryeministrit Rama për të dëbuar ambasadorin iranian

nga Tirana. Një ditë më parë gazeta njof-toi se diplomatë të ambasadës iraniane dyshohen se janë përfshirë në komplote për akte terroriste, gjë që ka sjellë një sërë reagimesh ditën e djeshme. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka dërguar një letër Ramës ku përshëndet vendimin, ndërsa ka bërë të ditur se SHBA do të jetë gjithmonë krah Shqipërisë. “I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjek-jeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Ud-hëheqësja e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të për-bashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin. Sinqerisht, Donald Trump”, thuhet në letrën e dërguar nga presidenti Donald Trump për kryeministrin Rama. Një reagim ka ardhur edhe ambasada amerikane në Tiranë, e cila vlerëson qeverinë shqiptare. Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada amerikane është shprehur se ndodhet në krah të Shqipërisë. “E përgëzojmë qeverinë e Shqipërisë për arsye se ndër-mori veprime kundër regjimit Iranian për komplotin e tij terrorist në tokën shqiptare, duke kërcënuar sigurinë evropiane. Qeveria e Shqipërisë ka tre-guar udhëheqësi të vërtetë në përpjek-jet tona të përbashkëta për t’i dërguar një mesazh të qartë Iranit se kryerja e veprimeve terroriste në Evropë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë strategjik”, ka qenë reagimi i ambasadës ameri-kane në Tiranë.

Sandër Lleshaj jep detajeVendimin e qeverisë për të dëbuar

diplomatët iranianë e komentoi dje edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Gjatë një interviste televizive, ai zbuloi

Muxhahedinët në Shqipëri: Irani epiqendër terrorizmi

Mbas dëbimit të ambasadorit iranian ka reaguar komuniteti i mux-hahedinëve në Shqipëri, të cilët u shprehën se Irani është epiqendër ter-rorizmi. “Veprimtaritë e tyre terroriste në Europë e në mbarë botën do të kenë pasoja serioze. Që tre dekada më parë, Rezistenca Iraniane e ka theksuar gjith-monë se Ministria e Jashtme e regjimit iranian dhe diplomatët e ambasadat e saj janë pjesë thelbësore e makinerisë së terrorizmit të regjimit. Tre komplote të mëdha terroriste nga mullahët në Shqipëri në mars 2018, në Francë në qershor 2018, dhe në Danimarkë në shtator 2018 kanë qenë të planifikuara nga këto ambasada e diplomatë. Regjimi në Teheran është kumbari dhe epiqendra e terrorizmit nën flamurin e Islamit në botën e sotme. Për këtë arsye, etiketimi i Ministrisë së Inteligjencës si një entitet terrorist dhe përjashtimi i diplomatëve ter-roristë të mullahëve nga SHBA dhe Europa është i domosdoshëm për sig-urinë e këtyre vendeve dhe kërkohet gjithashtu nga populli iranian”, kanë deklaruar ata.

Lulzim Basha: Mbështesim vendimin e qeverisë Kreu i PD Lulzim Basha ka shpre-

hur dje mbështetje në emër të opozitës shqiptare për dëbimin e diplomatëve iranianë. “Në emër të Partisë Demokra-tike dhe opozitës shqiptare shpreh mbështetjen për shpalljen non grata dhe dëbimin e diplomatëve iranianë, me veprimtari në cenim të statusit të diplomatit dhe sigurisë kombëtare. Partia Demokratike kërkon prej struk-turave shtetërore të sigurisë kombëtare përkushtim të qëndrueshëm dhe bash-këpunim të sinqertë e pa zvarritje me aleatet strategjikë si e vetmja garanci për parandalimin dhe neutralizimin e aktiviteteve te tilla ne territorin e Re-publikës së Shqipërisë. Lufta kundër terrorizmit si formë e krimit të organi-zuar ndërkombëtar, kompromentohet kur ngjashëm nuk zhvillohet luftë pa kompromise ndaj krimit të organi-zuar brenda vendit. Çdo bashkëjetesë shtetërore me krimin e organizuar është komprometim i luftës ndaj ter-rorizmit”, ka shkruar Basha në Twitter.

prapaskenat e vendimit të qeverisë. Ai sqaroi se planet e iranianëve për sulmet terroriste vijnë për shkak se Shqipëria ka strehuar muxhahedinët, që janë arm-iqtë e tyre. “Dëbimi i ambasadorit të Iran-it, u përgëzua nga SHBA. Ju e dini se ne kemi marrë përsipër që të strehojmë në Shqipëri një numër të madh iranianësh meqë Iraku ishte në luftë. Strehimi i MEK në Shqipëri ka bërë që në Tiranë të transferohet përplasja mes rezistencës dhe qeverisë së Iranit. Me këtë vendim, Shqipëria është më e sigurt se dje. MEK janë pranuar për arsye humanitare, qeveria jonë nuk ka asnjë axhendë politike me ta, janë pranuar dhe në sajë të një tradite humanitare që ka populli shqiptar. Anëtarët e MEK nuk janë kërcënim për ne”, tha Sandër Lleshaj. Ministri i Brendshëm e ndali theksin edhe tek rreziku që i kanoset Shqipërisë nga sulmet terroriste. Sipas tij, në vend

tonë Irani ka tentuar të kryejë akte të dhunshme, por shtoi se këto akte janë parandaluar. Për shkak të planifikimit të akteve të dhunshme, Lleshaj tha se qeveria vendosi të dëbonte diplomatët. “Përkujdesja ndaj sigurisë na bën që të jemi të kujdesshëm për detajet. Irani njihet si një ndër financuesit e terror-

izmit në botë. Ne bëjmë maksimumin për parandalimin e ngjarjeve. Ka pasur përpjekje për akte të dhunshme, por ato janë parandaluar në mënyre efikase nga ana e strukturave tona. Nuk mund të jap shumë detaje në lidhje me këtë situatë për arsye sigurie”, u shpreh Sandër Lleshaj.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi dje se është i gatshëm të rihapë dosjen e “21 Janarit”. Gjatë një interviste për gazetarin Sokol Balla, Lleshaj u shpreh se për këtë ngjarje të turpshme duhet të ketë përgjegjës sepse shteti nuk vret kurrë padashje, aq më tepër njerëz të paarmatosur. “Nëse do të jetë në dorën time, patjetër që do të rihap dosjen sepse për të nuk ka patur hetim të plotë. Kjo

ngjarje është një ngjarje e turpshme në historinë e Shqipërisë sepse janë vrarë katër njerëz të pafajshëm, katër demon-strues të paarmatosur. Sigurisht që ka përgjegjës sepse shteti është shprehur se janë vrarë padashje. Shteti nuk vret kurrë padashje. Nëse shteti vret padashje, atëherë do të bëhet nami. Kurrsesi nuk mund të lejohet dhe të justifikohet që të ketë vrasje padashje”, tha Sandër Lleshaj.

LLESHAJ: I GATSHËM TË HAP DOSJEN E “21 JANARIT”

Qeveria shqiptare ka dëbuar së fundmi nga terrori jonë ambasador-in iranian dhe 1 diplomat të Tehe-ranit. Kohët e fundit marrëdhëniet mes dy vendeve janë ashpërsuar së tepërmi për shkak të strehimit të muxhahedinëve. Kjo ka sjellë shpall-jen “non grata” të ambasadorit Gho-lamhossein Mohammadnia si dhe të një zyrtari tjetër të ambasadës. Vetë

Ministria e Jashtme deklaroi se ka dyshime për përfshirje të diplomatëve në veprime që cenojnë sigurinë e ven-dit. “Vendimi për shpalljen e diplo-matëve iranianë si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me sta-tusin e tyre diplomatik”, deklaruan përfaqësues të MEPJ.

MINISTRIA E JASHTME JEP SQARIME

Page 3: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

2,3,8,10,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 21 Dhjetor 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Largimi i ambasadorit u kërkua nga SHBA, mund të ketë ende agjentë iranianë në vend”

Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy grupeve iraniane, ja sa të

rrezikuar jemi dhe si veprojnë agjenturat e Teheranit

Vendimi i Shqipërisë për të dëbuar ambasadorin irani-an dhe një diplomat tjetër të dyshuar si të përfshirë

në komplote terroriste shkaktoi reagime politike. Për ish-kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror , Fatos Klosi ky ishte një vendim i pritshëm, për sa kohë në Shqipëri janë mikpritur muxhahedinët. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Klosi deklaroi se Shqipëria rreziku i vetëm që i kanoset Shqipërisë nga Irani është kthimi në një fushëbetejë i grupit iranian dhe muxhahedinëve. Ai theksoi se largimi i diplomatëve është bërë me urdhër të SHBA, ndërsa theksoi se edhe nëse ka sulme terroriste në vend, autoritetet inteligjente të Shqipërisë kanë edhe ndihmën e partnerëve. Duke sqaruar se roli i Iranit në vend ka qenë edhe para se të vinin muxhahedinët, Fa-tos Klosi shtoi se Shqipëria duhet të marrë masa për çdo rast.

-Qeveria shqiptare ka dëbuar nga territori ambasadorin iranian dhe një diplomat tjetër të dyshuar si të përfshirë në komplote ter-roriste. Si e shihni këtë vendim të Shqipërisë?

Për mua ky është një vendim që e prisja. Jo se e prisja sepse e dija përpara që ata merreshin me aktivitet terrorist, por fakti që ne pranuam muxhahedinët, që janë kundërshtarët e tyre, edhe jo vetëm i pranuam, por ju krijuam edhe le-htësira, nuk mund ta mbajmë mirë me të dyja palët. Këto palë kanë si qëllim eliminimin e njëri-tjetrit, pra të thuash armiq është pak, ata janë armiq për vdekje. Ata kanë objektiv të tyre rrëzimin e qeverisë myslimane, ndërsa myslimanët i quajnë armiq sepse përpiqen të rrëzojnë qeverinë e vendit. Kështu që me vendimin që kemi marrë për të pranuar ata dhe shtabi i tyre qen-dror të jetë në Shqipëri, kjo pritet. Unë e vlerësoj vendimin e qeverisë shqiptare në kuptimin që është diçka që duhet bërë përderisa ata kanë pranuar të tjerët. Ishte shumë e sigurt që qeveria iraniane nëpërmjet institucioneve që ajo ka, të kemi par-asysh që është një shtet diktatorial, është ideologjik e cila është akoma më e fortë, pra nuk është një dik-taturë për një arsye të thjeshtë apo për një kohë të caktuar. Është një shtet ideologjik, ideologjia është islame dhe duhet të kemi parasysh që këto shtete ideologjike janë shumë të egër me kundër-shtarët e tyre. Kështu që ata do të përpiqeshin q ë t ë j e n ë prezentë në Shqipëri, sig-urisht duke bërë edhe akte ter-

roriste kundër bashkatdhetarëve të tyre. Duhet ta pranosh që kjo është politika e tyre e luftës. Është thënë që edhe në shtyp, edhe në media, që kur shoqëria e pranoi, mori përsipër një risk. Nuk mund të them rrezik, por është një risk dhe e ka ditur që e gjitha kjo do të ketë probleme. Jam i sigurt që këto pika i ka marrë për-sipër në momentin që është marrë vendimi dhe ishte diçka që pritej.

-Sa e rrezikuar është Shqipëria nga Teherani?

Jo, nuk është e rrezikuar në kuptimin e plotë të fjalës. Por duhet thënë që ne duhet të jemi më të vëmendshëm, duhet të jemi më të përgatitur për ngjarje. Në territorin e Shqipërisë do të zhvillohet një luftë midis dy palëve iraniane. Kjo është e gjitha dhe për këtë duhen marrë masa.

-Para se të vinin muxhahedinët në Shqipëri, a ishte i rrezikuar vendi ynë nga sulmet terroriste dhe nga Teherani?

Unë di të them që këto lëvizje lidhen direkt me çështjen e mux-hahedinëve, sikurse e theksova edhe më lart. Nga muxhahedinët ka ndërruar situata. Irani ka qenë prezent në Shqipëri edhe më parë. Unë kam parasysh luftën e Kosovës, ata bënin një presion të fortë që të ishin një vend që e ndihmonte popullin e Kosovës dhe u detyruan që t’i thoshin që po, mund të ndi-hmonin. Sigurisht ata ndihmonin nga pikëpamja financiare sepse me

mënyra të tjera jo sepse ne i kemi të zgjidhura problemet. Ndërkohë që e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Bosnje. Por në Bosnje është problem i hapur akoma. Iranianët vajtën atje për të ndihmuar, por ata janë akoma atje dhe janë shndërruar në prob-lem. Janë martuar me boshnjake, etj, pra është një problem i ngatër-ruar. Këto i di unë sepse kam qenë me shërbim atëherë dhe i kam këto informacione.

-Sa e lehtë është për agjenturat e huaja që të infiltrohen në territorin shqiptar?

Nuk është aq e lehtë sepse territori shqiptar është i vogël. Populli shqiptar po ashtu është i ku-jdesshëm ndaj të huajve. Gjithmonë i ka parë me një farë zilie, si njerëz që vijnë nga një botë kur jetohet më mirë, etj, por nga ana tjetër i ka parë edhe me kujdes se çfarë bëjnë dhe veprimet që kryejnë. Edhe në atë sistemin e mëparshëm, ku zyr-tarisht janë cilësuar në përgjithësi si agjentë, sigurisht ka qenë e vërtetë në disa raste. Kështu që nga kjo pikëpamje mund të themi që populli shqiptar është një popull i përgatitur. Këtu është një gjë që është ndjekur politika e dyerve të hapura. Ne nuk kemi qenë shumë të kujdesshëm, kemi lejuar persona të hyjnë, pra s’jemi treguar fort të ngurtë. Por edhe nuk kemi pasur raste apo indicie për të na detyruar që të jemi më të kujdesshëm, që të nxjerrim një mësim. Ishin disa terroristë të fshe-hur, nuk është se ishin aktivë, por u kapën. Me të drejtë mund të pyesësh a kanë mbetur të tjerë? Po pse jo, edhe mund të kenë mbetur. Një ak-

tivitet terrorist, terrorizmi është bërë “gogol” në të gjithë botën,

një aktivitet terrorist do të kërkonte mbështetje nga populli vendas. Absolutisht, këtë mbështetje nuk e gjen dot në Shqipëri. Shqiptarët janë indiferent le të themi ndaj tyre. Thashë që ne mund t’i kemi zili sepse vijnë nga një botë e madhe, mund të jenë më të pasur, por jemi mësuar pak me atë idenë që janë armiq, që nuk vijnë kot. Më tepër ka qenë

edhe si propagandë, por e ka bërë

atë punën e vet.

-Si ekspert i fushës, a kanë shërbimet inteligjente shqiptare asistencë nga vendet partnere për rreziqet nga terrorizmi?

Sigurisht, do thosha jo asistencë, por mbështetje totale. Nuk quhet asistencë, të thuash asistencë është pak. Në luftën kundër terrorizmit apo në çështjet e terrorizmit shërbi-mi shqiptar në një farë mënyre është i drejtuar nga specialistët e vendet e mëdha, kryesisht nga të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Francës, por edhe nga gjermanët pak më pak. Por amerikanët dhe francezët japin kontributin kryesor. Unë do të thosha që edhe në ven-dimin për të dëbuar ambasadorin e Iranit dhe një diplomat sigurisht që janë të përfshirë edhe partnerët, sidomos amerikanët. Unë jam i sig-urt që është kërkesë e tyre sepse e kanë parë me dyshim këtë gjë. Kjo duket edhe nga deklarata përmes së cilës mbështesin këtë vendim të qeverisë shqiptare. D.m.th janë fort në valle ata. Edhe sigurisht informa-cioni për këta që janë larguar mund të jetë nga shërbimi vendas, por sigurisht edhe me ndihmën e tyre.

-Në Shqipëri ndodhen me mijëra muxhahedinë. A përbëjnë kërcënim ata për sigurinë kom-bëtare?

Jo, nuk do thosha kështu. Unë e kam vizituar disa herë kampin e muxhahedinëve. Ata janë një grup njerëzish shumë të organizuar, shumë të disiplinuar, nuk përbëjnë absolutisht asnjë rrezik vetëm. I vetmi rrezik, nëse mund ta quajmë rrezik, është fakti që iranianët mund t’ju kërkojnë probleme atyre. E nëse ju krijohen probleme atyre, atëherë rrjedhimisht na krijohen probleme edhe neve sepse ne jemi vendi mikpritës i tyre. Kjo sepse jemi të lidhur me ta, pra gjërat vijnë zinxhir. Por më shumë se kaq nuk mund të them se mund të pësojmë sepse muxhahedinët në vendin tonë shohin punën e tyre. Është një organizim goxha interesant.

-Vendimi i Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët iranianë u përshëndet nga Shtetet e Bash-kuara të Amerikës, ndërsa nga ana tjetër do të ngrihet edhe një bazë e NATO në vend. A do të thotë kjo se SHBA po faktorizon Shqipërinë në Ballkan?

Mbase edhe po, nuk mund të kem një përgjigje të prerë. Nuk mund të themi nëse bëhet me qël-lim për ta faktorizuar, por mund të them me plot bindje që krijimi i bazës së NATO në vend e fakto-rizon Shqipërinë në Ballkan, ky është rezultati. Ndërkohë që është edhe një bazë e gatshme, një bazë ku shpenzimet janë më të vogla, por që nëse kanë bërë një bazë për forcat tokësore në Kuçovë, tani po bëjnë një bazë për forcat ajrore në Kuçovë. Ne jemi mbase kombi më dashamirës për amerikanët në ra-jon, por edhe në të gjithë Evropën. Të gjithë të tjerët janë më pak dashamirës se ne. Deri tani, nuk kemi pasur asnjë vërejtje për ta. A duhet të kishim? Sigurisht. Nuk është një vend aq i kulluar, ata i bëjnë gjërat për qëllimet e veta. E thonë copë këtë gjë ata. E kanë të shkruar: Interesat e amerikanëve para të gjithë të tjerave. Thjesht kaq mjafton për të qenë pothuaj i sigurt që jo të gjithë gjërat që bëjnë janë për vendin tonë. Por ne ju jemi borx-hli me thënë të drejtën. Kontributi i tyre në disa ngjarje të rëndësishme të vendit ka qenë deciziv. Aq më shumë është një superfuqi që nuk ka pretendimet ndaj Shqipërisë, as territoriale, as ekonomike dhe kjo e bën një aleat komod. Duhet thënë që nga kjo pikëpamje, edhe krijimi i bazës së NATO do të forcojë sig-urinë kombëtare. Duke forcuar sig-urinë, duke vendosur standardet e NATO për atë bazë, Shqipëria është shumë afër asaj baze. Çdo pikë e territorit shqiptar është afër, kështu që automatikisht kontribuohet në forcimin e sigurisë së këtij vendi dhe parandalimin e fenomeneve të rrezikshme.

Intervistoi: Mimoza IBRA

Në luftën kundër terrorizmit apo në çështjet e terrorizmit shërbimi shqiptar në një farë mënyre është i drejtuar nga specialistët e vendet e mëdha, kryesisht nga të Shteteve të Bashkuara të Amer-ikës dhe të Francës, por edhe nga gjer-manët pak më pak. Por amerikanët dhe francezët japin kon-tributin kryesor. Unë do të thosha që edhe në vendimin për të dëbuar ambasador-in e Iranit dhe një diplomat sigurisht që janë të përfshirë edhe partnerët, sido-mos amerikanët...

Page 4: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

4 GAZETA SOTE Premte 21 Dhjetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

4 MESAZHET E ANËTARËVE TË KLGJ1. Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor paralajmëruan dje se me ngritjen e këtij organi do të shënjohet edhe themelimi i një sistemi të ri për drejtësinë.2. Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami bëri thirrje për të

mbajtur larg politikën e që sistemi gjyqësor të mos jetë më i korruptuar.3. Sipas saj, vetëm kështu do të rikthehet besimi i publikut në drejtësi.4. Ndërsa anëtarja Fatmira Luli u shpreh se përmes organeve të reja do të ndëshkohet dhe eliminohet çdo element kriminal.

Kryegjyqtari i Pukës shkarkohet nga detyra, Izet Kadana pasuri të pajustifikuara, lidhje me krimin dhe pa etikë në punë

Kryetari i Gjykatës së Pukës, Izet Kadana u shkarkua dje nga Komisioni i Pavarur i Kualifi-kimit. Ai rezultoi me probleme në të 3 kriteret, në atë të pasurisë, të figurës dhe të aftësive profesionale. Sa i takon pasurisë, hetimi admin-istrativ kishte zbuluar disa probleme, përfshirë një diferencë shpenzimesh të pajustifikuara me të ardhura në masën prej afro 1.2 milionë lekë, një kredi të marrë nga bashkëshortja të masën 700 mijë lekë si dhe dy hua që gjyqtari i ka dhënë personave të tjerë me vlerë totale prej 8.4 milionë

lekësh, për të cilat, komisioni i vetingut gjykon se i mungojnë burimet financiare dhe nuk i justi-fikon. Problematik po ashtu ishte kriteri i figurës, ku nga hetimi i Komisionit të Pavarur të Kuali-fikimit kishte rezultuar se Kadana kishte lidhje me krimin e organizuar. Papërshtatshmëri për të vijuar detyrën kishte konstatuar edhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Në fakt, në fillim DSIK kishte raportuar përshtatshmërinë e subjektit, ndërsa pas pyetjeve shtesë nga KPK kishte përgatitur një raport të dytë, ku konkluz-

ioni ishte krejt e kundërta. Subjekti u mësua se ka një vëlla dhe shumë nipër të hetuar për krim të organizuar, trafik droge dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Komisioni vuri në dukje marrëdhëniet mes subjektit dhe të vëllait e familjes së të vëllait, si dhe faktit që djali i subjektit kishte jetuar për një periudhë në shtëpinë e të vëllait në Kamëz gjatë kohës që ishte student në Tiranë. Lidhja kryesore prob-lematike është me të vëllanë Ramiz Kadana, dhe djalin e Ramizit, Shpëtim Kadana. Ky i fundit

është arrestuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe hetuar në Shqipëri për pastrim të produkteve të veprës penale me vlerë miliona euro. Ndërsa në lidhje me aftësitë profesionale, kryegjyqtari i Pukës u vlerësua si i paaftë dhe pa etikë sepse kishte kërcënuar një person që të tërhiqej nga gara për një vend pune në Proku-rorinë e Përgjithshme me qëllim për të punësuar bashkëshorten e tij. Për këtë pikë ndërhyri edhe përfaqësuesi i ONM, Theo Jacob, i cili e quajti si abuzim të pastër me pushtetin.

Mimoza IBRA

Këshilli i Lartë i Drejtësisë tashmë i përket të shkuarës. Pas shumë skandalesh dhe qokash, ky institucion ditën

e djeshme është shkrirë zyrtarisht, duke marrë fund kështu epoka e tij. Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për herë të parë pikërisht në sallën ku deri dje KLD e drejtuar nga presidenti Ilir Meta zhvillonte mbledhjet e saj, si për të vulosur faktin që ky organ nuk ekziston më. Këshilli i Lartë i Drejtësisë u krijua me Kushtetutën e vitit 1998 dhe në krye të saj qëndronte presidenti, por tani është zëvendësuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili është një organ funksional. Duhet theksuar fakti se shkrirja e KLD nxjerr përfundimisht jashtë loje edhe Ilir Metën. Deri dje, ishte Këshilli i Lartë i Drejtësisë me kryetar Metën i cili vendoste se cili prej gjyqtarëve do të komandohet, cili do të emëro-het, shkarkohet apo të vendostë edhe për mbylljen e karrierës së tyre kur dalin në pension. Vendimi më i rëndësishëm ishte ai i marrjes së masave disiplinore sepse KLD kishte të drejtë të vendoste për ndëshkimin e gjyqtarëve. Mirëpo, me ngritjen e KLGJ, KLD nuk do ekzistojë dhe një-kohësisht nis rrudhja e kompetencave të presidentit, i cli nuk do ketë më rol në drejtësi. Teksa KLGJ u zyrtarizua dje me mbledhjen e saj të parë, Ilir Metës i ka mbetur vetëm e drejta për të propozuar disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke i hequr kështu përfundimisht duart e tij nga sistemi i drejtësisë. Me ngritjen dhe konstituimin e KLGJ, i hapet rruga ngritjes së Gjykatës Speciale, e cila do të ketë një rol kryesor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta e që do të hetojë të paprekshmit e politikës.

Konstituimi i KLGJNë orën 10:00 të 11 anëtarët e

Këshillit të Lartë Gjyqësor u bënë bashkë për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarin e këtij organi. Po ashtu pjesë e rendit të ditës ishte edhe zg-jedhja e anëtarëve që do të “qeverisin” drejtësinë për pesë vjet dhe ata që do të ushtrojnë detyrën e tyre për tre vjet. Fillimisht mbledhja u drejtua nga Fatmira Luli, e cila vjen nga avoka-tia. Në fjalën e saj, ajo paralajmëroi se tashmë po nis një epokë e re në

Naureda Llagami në krye të KLGJ: Do të mbajmë politikën larg drejtësisë

Shkrihet përfundimisht KLD dhe rrudhen kompetencat e Metës, konstituohet

KLGJ, hapet rruga për Gjykatën SpecialeUnioni i Gjyqtarëve: Të

forcohet besimi tek gjyqësoriUnioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë

dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë përshëndetën dje kon-stituimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokuror-isë. Në deklaratën për mediat, ky institucion shpreh mbështetjen për garantimin e zbatimit të ligjit dhe ruajtjes së të drejtave të njeriut. “UG-JSH dhe SHKGJSH gjejnë rastin sot të përshëndesin konstituimin e KLGJ-së si dhe zgjedhjen e dre-jtuesve të KLGJ, duke Ju uruar të gjithë anëtarëve suksese në kryerjen e kësaj detyre kaq të rëndësishme! UGJSH dhe SHKGJSH mirëpresin dhe inkurajojnë çdo reformë në sistemin e drejtësisë, e cila bazohet në respektimin dhe mbrojtjen e parimeve dhe të drejtave themelore të njeriut dhe ka për qëllim forcimin e besimit të publikut tek sistemi gjyqësor, rritjen e cilësisë e pavarë-sisë së vendim-marrjes në gjykime dhe forcimin e parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor dhe demokracisë ne vend”, thuhet në deklaratën e tyre.

Prova të reja, KPK shtyn seancën për

gjyqtarin Arben ZefinKryetari i Gjykatës së Shkodrës,

Arben Zefi do të përballet me Komi-sionin e Pavarur të Kualifikimt në janar. Seanca dëgjimore për të ishte planifikuar ditën e djeshme, por me kërkesë të subjektit të rivlerësimit trupa gjykuese vendosi për shtyrjen e saj. Trupa gjykuese argumentoi se ky vendim u mor me qëllim mundësimin e gjyqtarit për të depozituar doku-mente e prova të reja në funksion të procesit të rivlerësimit. “Kam kërkuar shtytjen e seancës dëgjimore për të paraqitur dokumentet origjinale të katër shtetasve. Është motra ime…, ajo është shtetase amerikane e cila do të deklaronte për pagesat me kartën e kreditit në Trento, në favor të vëllait tim Altin Zefi, gjatë kohës që ai ishte me studime. Edhe ky është rezident dhe qytetar italian. Gjatë kohës që ai ishte me studime. Pra, për të vërtetuar rimbursimin e kartës. Vazhdoj ta kërkoj duke qenë se dokumentet që do të sjellin janë origjinale”, u shpreh Arben Zefi.

nënkryetari i KLGJ, Maksim Qoku që është përfaqësues i pedagogëve. Sakaq, Naureda Llagami u shpreh e prerë që të mbajë politikën dhe presionet jashtë sistemit të ri të dre-jtësisë. “Sot do të nisim rrugën për të ndërtuar një gjyqësor të paanshëm, të pakorruptuar dhe të pandikuar nga politika. Do të bëjmë të mundur realizmin e pritshmërive të publikut dhe do të rikthejmë besimin e tyre tek sistemi i drejtësisë. Ky këshill ka për

detyrë të miratojë vendime që do të jenë lehtësisht të aksesueshme nga publiku. Promovimi nëpër gjykata i profesionistëve do të bëhet vetëm në bazë të vlerave. Trajtimi i çësht-jeve gjyqësore do të jetë i drejtë, ky është edhe objektivi ynë primar”, tha kryetarja e KLGJ. Më pas u zgjodhën anëtarët me mandat 3-vjeçar (Medi Bici, Ilir Toska dhe Brunilda Kadi) dhe ata me mandat 5-vjeçar (Erjon Muharremaj dhe Maksim Qoku).

drejtësi, duke theksuar se elementi kriminal do të ndëshkohet me paanë-si. “Ky hap është një sfidë dhe nisja e një epoke të re për të përmbushur objektivat dhe synimet dhe për të arritur një sistem gjyqësor të paan-shëm, të përgjegjshëm, transparent, të besueshëm dhe të aksesueshëm nga publiku. Do të ndalojmë dhe ndëshkojmë çdo element kriminal. Ky hap i hap rrugë përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës së Apelit. Ky hap konfirmon progresin që po bën Shqipëria në rrugën drejt BE. Ne do të nxjerrim nga agonia sistemin gjyqësor duke identifikuar çdo problem. Është koha për të punuar dhe për të reformuar plotësisht sistemin e drejtësisë”, tha ajo. Më pas procedura vijoi me përzg-jedhjen e kryetarit, post i cili iu besua Naureda Llagamit, që vjen nga radhët e shoqërisë civile. Pasi mori drejtimin e mbledhjes Llagami, u zgjodh edhe

“Mos prisni nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të japë argumente kundërshtues ndaj konfliktualëve. Nuk do të ketë kurrë. Jemi shtyllë institucionale mbi të cilën do të formëzohen degë organike që do jenë në front të luftës ndaj krimit, i cili në këto kohë transitore ka vënë në pikëpyetje rolin e të drejtës dhe ka defor-

muar besimin e shoqërisë. Kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, për Byronë e Hetimit, për prokurorë të SPAK do të aplikojnë me besimin absolut se emërimi i tyre ka vetëm një shkallë, atë të pikëzimit vlerësues”, u shpreh dy ditë më parë anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti.

NURIHAN SEITI: ME ORGANET E REJA DO TË LUFTOJMË KRIMIN

Page 5: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT E Premte 21 Dhjetor 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ambasadori i BE ultimatum opozitës: Drafti i reformës zgjedhore të miratohet tani, tregoni përgjegjshmëri

Kliti TOPALLI

Presidenti Ilir Meta vijon të sfidojë hapur mazhorancën. Përplasjet për Sandër Lleshajn kanë krisur marrëdhëniet Rama-Meta dhe

tani duket se ka plasur një luftë e hapur në distancë mes tyre. Kreu i shtetit bllokoi Lleshajn, ndërsa po ashtu ktheu për rishqyrtim ligjin për buxhetin. Po ashtu dje refuzoi dhe ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ku mazhoranca vendosi që të ulë tatimin mbi dividentin. Në argumen-tet që ka nxjerrë Meta, janë dy nene që sipas tij, janë problematikë dhe duhet të korrigjohen. Për Metën, ulja e dividentit nga 15 për qind në 8 për qind, është shkelje e barazisë para ligjit. “Nisur nga përkufizimi i nenit 9, del qartazi se kemi të bëjmë me një dispozitëligjore me efekt prapaveprues, në trajtën e një “amnistie fiskale”, ku nuk përcaktohet qartë shtrirja kohore e saj. Në këtë mënyrë, krijohet pabarazi fiskale në raport me individët, apo aksionerët të cilët gjatë gjithë këtyre viteve e kanë shpërndarë dividendin deri në vitin 2017, duke zbatuar një normë tati-mi prej 15%”, ka argumentuar presidenti. Më tej ka shtuar se referuar statistikave të bëra publike nga Ministria e Financave, në vitet e fundit kemi një reduktim dras-tik të vlerës së arkëtuar nga tatimi mbi dividentin. “Rrjedhimisht është logjike që nisur nga këto pritshmëri, korporatat duket se kanë zgjedhur të shtyjnë në kohë shpërndarjen e fitimit në një moment të përshtatshëm, kur tatimi mbi dividendin do të ulej ndjeshëm”, ka vijuar ai. Një tjetër problem që ka nxjerrë Meta është ai i hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore. “Neni 11, i ligjit nr. 94/2018 të miratuar dhe të paraqitur për dekretim dhe shpallje, parashikon se: “Ky ligj botohet në Fletor-en Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2019”. Në këtë mënyrë kjo dispozitë bie ndesh me parashikimet e nenit 84 pika 3, të Kushtetutës që diktojnë detyrimin që ligji duhet të hyjë në fuqi jo më parë se 15 ditë nga botimi i tij në fletoren zyr-tare. Referuar kërkesave të Kushtetutës, është objektivisht e pamundur që ligji nr. 94/2018, të hyjë në fuqi më datën 1 janar 2019”, thuhet në vendimin e Metës.

Reagojnë socialistëtKthimi për rishqyrtim i ligjit ka

sjellë dje reagime të shumta në radhët e deputetëve socialistë. Gazeta kontaktoi me disa prej tyre dhe ata i shohin si të qël-limta të gjitha veprimet e kreut të shtetit. Madje sipas tyre, ai tani po mundohet

Bashkimi Europian i ka bërë dje thirrje opozitës që të pranojë miratimin e draftit të reformës zgjedhore. Dje Kuvendi ka publikuar pr/ligjin e depozituar ditët e fundit, duke elim-inuar të gjitha pengesat për miratimin e tij. Por opozita e ka interpretuar depozitimin e draftit nga mazhoranca, si sfidë ndaj kësaj reforme. Gazeta e ka deklaruar dhe më herët se bëhet fjalë për një draft që është dakordësuar mes PS dhe PD, por duke qenë se opozita ditët e fundit ka tentuar ta zvarrisë procesin, mazhoranca e de-

pozitoi e vetme. Për Bashkimin Europian sulmet dhe akuzat duhet të mbeten pas dhe politika të bashkëpunojë që reforma zgjedhore të miratohet brenda muajit. “U bëjmë thirrje partive politike të tregojnë përgjegjshmëri dhe të përfundojnë TANI në Parlament punën shumë të mirë të bërë nga Komiteti ad-hoc, duke miratuar amendamentet e nevojshme për Kodin Zgjedhor”, ka shkruar në rrjetin social Tëitter ambasadori Soreca. Gazeta ka siguruar relacionin e draftit për reformën zgjedhore, ku jepen detaje mbi atë se çfarë syn-

ojnë PS dhe PD. Sipas tij, projektligji i propozuar zbaton në praktikë edhe natyrën teknike të rekomandimeve të OSBE. “Ai "përkthen'' në gjuhë normative legjislative rekomandimet me natyre konkrete teknike të ODIHR-it me qëllim që zgjedhjet të respektojnë edhe për këtë aspekt standardet ndërkombëtare. Në projektligj shto-het një dimension i ri i Kodit Zgjedhor, konkret-isht nxitja e barazisë gjinore në ligjin elektoral. Sipas tij, Kodi Zgjedhor garanton parimin e barazisë gjinore. Sipas përcaktimeve që i jep

këtij parimi legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë dhe aktive në jetën politike dhe publike e gjinisë me pak të përfaqësuar përbën i instrument themelor ne konsolidimin e sistemit demokratik”, thuhet në relacion. Më tej deklarohet se në lidhje me përdorimin e teknologjisë në zgjedhje KQZ-ja ka të drejtë me këto ndryshime ligjore të eksploro-jë, eksperimentojë dhe të vendosë përdorimin në zgjedhje të sistemeve dhe/ose pajisjeve të teknologjisë së informacionit.

Deputetët e PS: Ilir Meta po ndihmon opozitën, ka filluar të trembet nga reforma

Meta sfidon hapur mazhorancën, kthen për rishqyrtim ligjin e tatimit mbi të ardhurat, PS

akuza presidentit se po merr frenat e opozitësGjokuta: Progres në luftën ndaj pastrimit të parave

Lufta ndaj pastrimit të parave në Shqipëri, ashtu si në botë, duke qenë se është një fenomen global, përm-ban shumë sfida. Raporti më i fundit i `Moneyval` për pastrimin e parave në Shqipëri dhe financimin e terror-izmit, nxjerr në pah të dhëna mjaft interesante sa i përket këtij fenomeni në vendin tonë. Drejtori i Përgjith-shëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave në vendin tonë, z.Arlind Gjokuta, në një intervistë televizive, sqaroi se, ka pasur progres të ndjeshëm dhe se ka ende gjëra për të bërë. Ndër të tjera, kreu i njësisë së inteligjencës që lufton këtë fenomen vë theksin edhe te roli mjaft i rëndësishëm që luajnë institucionet financiare, bankare dhe jo-bankare, në vendin tonë në kuadër të kësaj lufte. Në këtë drejtim, Shqipëria duket se shënon rezultatin e dytë më të mirë në botë. Sipas z. Gjokuta, në kuadër të luftës ndaj fenomenin do të ketë edhe nisma të tjera që do të jenë konkrete shumë shpejt, si krijimi i dy regjistrave; ai i përgjithshëm i llogarive bankare por edhe ai i pronarëve.

Kodheli pret Sorecën: Studentët të dialogojnëKryetarja e Komisionit për Poli-

tikën e Jashtme, Mimi Kodheli priti në një takim në selinë e Kuvendit të Shqipërisë, shefin e Delegacionit Europian në Shqipëri, ambasadorin Luigi Soreca, ku u diskutua edhe mbi zgjidhjen optimale ndaj kërk-esave të studentëve. Kodheli bëri të ditur se pavarësisht se takimi kishte si temë kryesore ecurinë e reformave në vend dhe procesin e hapjes së negociatave qershorin e ardhshëm, biseda fillimisht u fok-usua tek protesta e studentëve dhe domosdoshmëria për të gjetur sa më parë një zgjidhje optimale ndaj kërkesave të tyre dhe situatës së kr-ijuar. “Çështjet e edukimit nuk janë kompetencë e BE, për këtë arsye ne pritëm disi gjatë për të reaguar”, u shpreh ambasadori Soreca. Më tej, shefi i delegacionit të BE-së argumentoi se mbështetja shkon për studentët, ndërsa vlerësoi edhe gatishmërinë e qeverisë për dialog.

të bëjë opozitë më të fortë se vetë Basha e Kryemadhi. “Vetë presidenti Ilir Meta është mësuar që të ndihet i rëndësishëm edhe kur nuk është. Dhe sa i takon vep-rimeve të tij që kthen mbrapsht ligjet e mazhorancës, nuk e ka garën për të qenë President por i bën këtë mazhorancës, pasi e ka garën me Monikën dhe Lulin.

Kështu që Meta është në rolin e tij për t’ia kaluar Kryemadhit, pasi është bërë pish-man që i ka dhënë partinë, sepse donte që të ishte edhe president, edhe kryetar partie. Metë është kryetari de fakto i LSI dhe vetëm de jure është Mona. Pra, ai tani po mundohet që t’ia kalojë edhe Lulit dhe në garë është me Saliun”, tha ai.

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi dje dekretin e pres-identit Ilir Meta për kthimin e ligjit “Për tatimit mbi të ardhurat”. Teksa mbahej seanca plenare, Komisioni i Ekonomisë zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme për ta kaluar për votim në seancën e sotme parlamentare Opozita nuk ishte pjesë e mbledhjes, ndërsa Erjon Braçe deklaroi se kthimi i dekretit nuk është i mbështetur në Kushtetutë. “Argumente kushtetues nuk gjej tek dekreti presidentit. E konsideroj një akt politike, ashtu si dekreti

për buxhetin. Kjo pasi mund të zgjidheshin përmes konsultave”, tha Braçe. Ndërkohë për dekretin reagoi edhe ministri i Financave Arben Ahmetaj. “Nuk cenohet barazia fiskale. Nuk jemi në kushtet e pabarazisë fiskale Kjo është mazhoranca që ka pasur në themel parimin ‘kush fiton më pak, paguan me pak’. I kërkoj komisionit të rrezojë dekretin e Presidentit të Republikës”, tha Ah-metaj. Pas komisionit, edhe Kuvendi në seancë plenare e rrëzoi dekretin me 73 vota kundër.

KUVENDI RRËZON DEKRETIN E ILIR METËS

që të marrë frenat e opozitës. “Patjetër që zoti Ilir Meta edhe pse është President i Republikës është në ndihmë të opozitës dhe kjo nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Veprimet e Metës bien ndesh dhe hapur, siç ishte veprimi i mosdekretimit të zotit Lleshaj si ministër i Brendshëm, pasi e firmosi me vonesë. Ndërkohë që ajo që më habit në këtë qëndrim të Metës ka të bëjë me faktin se ai ka qdnë vetë kryetar Kuvendi dhe praktikat dhe procedurat janë nisur njësoj, si tani që është zoti Ruçi, ashtu edhe kur në krye të Parlamentit ishte zoti Meta. Gjithsesi ky qëndrim i Metës nuk është një gjë që e shqetëson mazhorancën socialiste, pasi ne jemi më solid se kur dhe do të rrëzojmë të gjithë dekretet që na kthen mbrapsht Meta, në kushtet e papërgjegjshmërisë nga ky i fundit”, tha Xhemal Qefalia. Në të njëjtën linjë ishte dhe deputeti Bujar Çela. Madje sipas tij, Meta po mundohet

Kreu i shtetit bllokoi Lleshajn, ndërsa

po ashtu ktheu për rishqyrtim ligjin për buxhetin. Po ash­tu dje refuzoi dhe ligjin për tatimin

mbi të ardhurat, ku mazhoranca vendosi që të ulë tatimin mbi dividentin. Në argu­mentet që ka nxje­rrë Ilir Meta, janë...

Deputeti socialist, Sadri Abazi ka deklaruar dje se presidenti Ilir Meta me veprimet e javëve të fundit po tregon se është në të njëjtin krah me opozitën. “Presidenti Ilir Meta është dhe këtë e dinë të gjithë që është bashkë me opozitën. Meta është në një front me opozitën. Kështu që ne si mazhorancë nuk presim gjë tjetër nga presidenti, pra siç janë kthimi i dekreteve. Megjithatë, ju siguroj se ne si mazhorancë do vazh-

dojmë punën tonë dhe do t’i rrëzojmë dekretet atij, pavarësisht interpretimit që Meta i bën një ligji kur e kthen në Ku-vend”, tha ai. Ndërsa Bujar Çela deklaroi se Meta po i trembet dhe reformës. “Meta ndodhet në kushtet e panikut se po pret kush do të marrë hak ndaj tij. Ai po pret radhën që kushdo organ i drejtësisë që rikonfirmohet dhe riformatohet dhe që do të marrë në dorë dosjen e tij, është një ditë më pak për të”, tha ai.

Abazi e Çela: Meta në front me opozitën, i trembet reformës

Page 6: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

6 GAZETA SOTE Premte 21 Dhjetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa u përjashtua 10 ditë nga Kuvendi, pasi qëlloi kryeministrin Edi Rama me vezë dhe bojë. Vendimi është marrë dje nga Byroja e Kuvendit. Por veprimin e Hasës, dje e ka komentuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Jashtë ambienteve të Kuvendit hënë se ishte kartolinë për kryeministrin,

ndërsa shtoi se “vezët vinin nga Sur-reli”, zonë ku banon kryeministri Edi Rama. “Ishte kartolina nga studentët për Vitin e Ri që deputeti Hasa i dër-goi kryekumbarës, kreut të krimit të krimit organizuar dhe të korrupsionit, Edvin Kristaq Rama. E vërteta është që ato vezë vinin direkt nga Surreli”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.

Vezët drejt Ramës, Berisha: Ishte kartolinë nga studentët

Sulmi ndaj Ramës, reagon Manja: Hasa, “ushtar” i PD

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka komentuar dje veprim-in e deputetit demokrat, Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama. Deputeti socialiste ka reaguar në rrjetet sociale, teksa e deklaroi se Endri Hasa është zgjed-hur deputet si shpërblim për mbu-limin e vrasjeve të ndodhura në 21 janar 2011. “Normalisht nuk shkruaj dhe nuk komentoj kurrë kolegët e mi deputetë. Por kur një person është zgjedhur deputet, si shpërblim për mbulimin e vrasjeve të ndodhura në 21 janar, në rolin e autorit të fshehjes së provave vendimtare për dënimin e autorëve të këtyre vrasjeve shtetërore politike, të protestojë në emër të lirisë studentore apo të mbrojë interesat e studentëve, ky është turpi i opozitës dhe i çdo njeriu të lirë në këtë vend. Studentë, kjo që ndodhi në Kuvend është një arsye më shumë që ti kthe-heni dialogut dhe të zgjidhni hallin tuaj, dhe mos lejoni që kauzën tuaj ta përfaqësojë opozita e Endri Hasës me shokë”, deklaroi Manja.

Dhuna në Kuvend, Vokshi: Kryeministri tensionoi situatën

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka komentuar situatën e trazuar ditën e djeshme në Kuvend. Gjatë një prononcimi për mediat, Vokshi bëri fajtor kryeministrin Edi Rama për tensionet, ndërsa theksoi se opozita ishte atje vetëm për të folur. “Ne ishim atje për të folur, por që gjithmonë është kryeministri që tensionin situatën. Është minimumi që mund të kishte ndodhur. Ne nd-jekim një procedurë, skanohet çanta. Të gjithë kaluam. Ky ishte një reagim ndaj saj se si kryeministri poshtëron këdo që i del përpara. Është realisht e vështirë të dëgjosh fjalën e tij, është një fjalor prej rrugaçi. Për 16 ditësh ai i ka tallur studentët. Është një reagim ndaj gjuhës së përdorur. Në fakt është një drejtim krejt joprofesional i seancës nga zoti Ruçi, i cili shkel seancën. Ruçi i ka refuzuar të drejtën e fjalës për procedurë, zotit Spaho. Nuk mund të shkelësh në mënyrë të vazhdueshme rregulloren vetëm se do t’i mbyllësh gojën opozitës”, deklaroi Vokshi.

Taulant Balla: Basha i dha vezët Hasës për të goditur Ramën, PD të votojë reformën zgjedhore

Partia Socialiste akuzoi ditën e djeshme kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ishte ai që futi në Kuvend vezët, me të cilat deputeti demokrat Endri Hasa qëlloi kryeminis-trin Edi Rama. Ka qenë kryetari i grupit të PS, Taulant Balla, ai i cili ka publikuar dje në rrjetet sociale një video nga momenti kur deputeti i PD, Endri Hasa është afruar pranë vendit ku qëndron Lulzim Basha në Kuvend dhe diskuton në lidhje me disa dokumente në nisje të seancës së djeshme. Por në një moment, Hasa ulet pranë tij dhe sikur pretendon Balla, ka marrë vezët nga xhupi i kreut

të PD, i cili e kishte vendosur në karrige. Balla shprehet se është e turpshme se si Basha fshehu vezët “nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij”. “Artist! Po ti qenke edhe regjisor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që “pula” Lulzim të prodhonte 2 vezë. E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij. Shikoni videon sesi Artisti Lulzim bën qesharak rikthimin e opozitës në Kuvend. Është Lulzim Basha që “prodhon” vezët dhe ia jep deputetit pa emër”, deklaroi ai. Po dje, gjatë fjalës së tij në seancën plenare kryetari i grupit

të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Kuvendi duhet që të votojë një orë e më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Madje, deputeti socialist ftoi edhe opozitën që të votojë draftin e reformës zgjedhore, pasi sipas tij, u jep zgjidhje edhe kërkesave të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Nuk e di se pse ende nuk kanë mbërritur drejtuesit e PD dhe LSI, sepse çështja për të cilën kemi depozituar këtë kërkesë është një çështje për të cilën në çdo vend demokratik, palët bien gjithmonë dakord. Kodi zgjedhor është një prej çështjeve më të do-

mosdoshme. Kuvendi duhet të miratojë një orë e më parë ndryshimet në këtë kod. Drafti adreson kërkesat e paraqitura nga PD, që kur ishte në çadër. Përmes këtyre ndryshimeve hapet rruga për testimin e teknologjisë në zgjedhje. Në këtë orë është vështirë që Basha ta kapë, pasi vjen gjithmonë me vonesë, pasi gjumi është problem. Erdhi pronari i ndërmarrjes, që ta drejtojë (Hyn Berisha në Kuvend). Janë një për një të gjitha ata që keni kërkuar. Shumë faleminderit dhe mirëserdhët”, nënvizoi kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Noka, Edi Paloka dhe Gent Strazimi-ri me argumentin se kanë përdorur fjalor fyes. Ndërkohë që të njëjtën masë kërkoi edhe PD, e cila kërkoi që të përjashtohet kryeministri Edi Rama na Kuvendi. Megjithatë, kërkesa e PD për përjashtimin e Ramës është shtyrë

për tú shqyrtuar brenda 48 orëve. Ndër-kohë që dje, kreu i grupit të PS, Taulant Balla bëri me dije se Partia Socialiste do të depozitojë kallzim penal ndaj depu-tetit Endri Hasa, pasi ai ka konsumuar veprën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Rigels SELIMAN

Opozita është rikthyer ditën e djeshme në Kuvend, pas pesë muajsh mungese duke thyer bojkotin. Ashtu siç gazeta e

paralajmëroi një ditë më parë, kryefjalë e opozitës ka qenë protesta dhe dhuna. Rreth orës 10:00 të paradites së djeshme ka nisur seanca plenare, ndërsa jashtë ambienteve të Kuvendit militantë të shumtë të opozitës iu bashkuan protestës së studentëve. Por edhe pse opozita kishte kohë që ishte larguar nga jeta parlam-entare, Partia Demokratike, subjekti politik më i madh në minorancë, vijoi edhe dje zbatimin e strategjisë së dhunës fizike, konfrontimit, agresionit, kaosit dhe polarizimit të skajshëm, si kolonën kryesore të aksionit të saj politik brenda ambientit të Kuvendit. Teksa kryeministri Edi Rama ishte duke folur në Parlament për protestën e studentëve dhe rikthimin e opozitës, deputeti i Partisë Demokra-tike, Endri Hasa u ngrit rrufeshëm dhe qëlloi me vezë dhe një top boje mbi trupin e të parit të qeverisë. Madje, Hasa veprimin e tij e shoqëroi edhe me një paralajmërim për Ramën, duke i thënë se e kishte dhuratë nga studentët. “E ke nga studentët”, deklaroi Hasa. Por veprimi i Hasës ra në rezistencën e Gardës së Republikës, teksa efektivë të saj ndërhynë duke e penguar deputetin. Megjithatë, shefi i qeverisë vijoi fjalën e tij, teksa kërkoi që deputeti të nxirret jashtë, ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkoi përjashtimin e tij nga seanca. Por demokrati nuk pranoi që të dilte nga salla. Dhe në këto kushte, kryeparla-mentari Ruçi e ndërpreu seancën. Pas disa minutave pushim, seanca ka rinisur sërish por deputeti i PD, Endri Hasa nuk ka pranuar të lërë Kuvendin, ç’ka ka detyruar Ruçin të ndërpresë sërish seancën. Me rifillimin e seancës, kaosi dhe kakofonia mbizotëronte në sallë, teksa në një moment deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, janë afruar pranë foltores duke hedhur projektligjet në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Në këto kushte, Ruçi e ndërpreu sërish seancën. Por edhe pas kësaj, deputeti Hasa nuk ka lëvizur nga salla, ndaj Ruçi ka ndërprerë për të katërtën herë sërish seancën dhe njoftoi mbledhjen e Byrosë për të vendosur për deputetin e PD. Ndërkohë që seanca u shty për në orën 18:00 të mbasdites së djeshme.

Sulmi ndaj kryeministrit, PS do depozitojë kallëzim penal për deputetin Endri Hasa

Opozita rikthehet në Kuvend me skenarë dhune, sulmohet me vezë kryeministri Edi Rama, kaos në seancën plenare

Hasa përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

Në mbledhjen e Byrosë së Ku-vendit u vendos që deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa të përjashto-het 10 ditë nga Kuvendi, pasi qëlloi kryeministrin Edi Rama me vezë dhe bojë. Megjithatë, edhe pas vendimit të Byrosë, Hasa nuk doli nga salla. Ai vijoi të qëndronte në ambientet e Kuvendit dhe pas katër orësh ngujim në Parlament, deputeti Endri Hasa së bashku me grupin e Partisë Demokra-tike kanë dalë nga salla e Kuvendit. Ndërkohë, dje Partia Socialiste ka bërë një tjetër kërkesë drejtuar Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e depu-tetëve kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetëve Flamur

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkoi ditën e djeshme largimin e deputetit të Partisë Demokratike, Endri Hasa nga Kuvendi, pasi qëlloi ndaj kryeministrit Edi Rama me vezë. Por Hasa dhe grupi i PD nuk kanë pranuar duke sjellë sërish ndërprerjen e seancës për herë të katërt. “Zot Hasa, përjashtohet 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Zoti Hasa liro sallën, kryetari i grupit të nxjerrë jashtë deputetin. Në zbatim të vendimit të byrosë së Kuvendit, Hasa të lirojë sallën. Nuk mund të mbajë peng seancën një deputet, apo një grup parlamentar. Mesa duket nuk keni ardhur për të debatuar. Ndërpritet seanca sërish”, deklaroi kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

RUÇI THIRRJE HASËS: S’MUND TA MBANI PENG SEANCËN

Page 7: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT E Premte 21 Dhjetor 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Deputetja e Partisë Demokra-tike Jorida Tabaku deklaroi dje se opozita e paralajmëroi që kohë më parë dështimin e arsimit të lartë. “Në 2013, kanë qenë 172 mijë studentë në auditore dhe shpenzimet për arsim kanë qenë 4,1% e PBB. Në 2018 janë 129 studentë, pra 43 mijë studentë më pak në auditore dhe shpenzimet janë 2,83% e PBB. Kështu nuk është çudi që rritja e tarifave me 33% ka sjellë

po të njëjtin nivel të të ardhurash, nga të ardhurat e universiteteve në buxhetin e shtetit. Janë 43 mijë stu-dentë më pak që janë larguar nga vendi. Në 2017, familjet shqiptare pagunin nga buxheti i tyre 25,1 % për arsimin, shpenzimet për arsimin ishin rritur me 2,3 herë, ¼ e shpenzi-meve të familjeve shkon për arsimin. Në 2016, kjo ishte 10,6%, e totalit të shpenzimeve nga viti në vit”, tha ajo.

Jorida Tabaku: Po ikin studentët

Xhaçka: Studentët frymëzim për ne

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaç-ka nga foltorja e Kuvendit, duke folur për debatin për Ligjin e Arsimit të Lartë, u shpreh se ky nuk është një ligj perfekt, por nuk mund të moho-het se ishte një përpjekje serioze për ta kthyer universitetin nga një prod-huese diplomash në një prodhuese e dijes. Sipas ministres Xhaçka, studentët protestuan me inteligjencë dhe mjaft humor, por opozita sërish tentoi t’i mbajë peng. “Ligji i Arsimit të Lartë nuk është perfekt. Nuk është zbatuar plotësisht, por askush s’mund të mohojë se ishte përpjekja më serioze për të vlerësuar rrugën e dijes e për tu ndarë nga diplomat që nuk i jepnin dritë mendjes, e nuk punësonin meritën. Reforma në Arsim dhe ligji që prodhoi kjo re-formë, ishte produkt i një komisioni, nga më prestigjiozët për Arsimin e Lartë. U mblodh me qindra herë. Përgatiti opinione, provoi një raport të parë, dokument i gjelbër, që hapi një debat ku u angazhuan rreth 2000 pedagogë”, tha Xhaçka.

Gjermeni: Studentët të dialogojnë

Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni tha se Pakti për Universitetin i realizon kërkesat e stu-dentëve dhe i tejkalon ato. Duke folur në Kuvend për zgjidhjen e çështjes së studentëve deputetja e PS-së, Gjermeni u shpreh se përgjysmimi i tarifës së studentëve ndikon direkt në uljen e shpenzimeve të tyre dhe të familjeve. “Incentiva për studentët ekselentë do të shërbejë si nxitje për ta. Pa dyshim duhet përmirësuar menaxhimi i uni-versiteteve. I gjithë ky proces reflektimi duhet të shërbejë edhe për të ridimen-sionuar marrëdhëniet pedagog-stu-dent, pa dashur t’ua kundërvëmë njëri-tjetrit. Nëpërmjet këtij procesi nuk duhet të anatemohen pedagogë. Kërkimi shkencor është një proces që kërkon impenjimin e pedagogëve dhe studentëve, jo vetëm mbështetje, por dhe monitorim të këtij komponenti. Në programet e masterit dhe doktoraturës mund të realizohen tema konkrete reale dhe problematika që hasen nga shoqëria shqiptare. Punësimi i stu-dentëve si ekselentë me një përqindje të caktuar në administratën publike do jetë një incentivë e mirë”, tha ajo.

4

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar dje kritika dhe ironi të shumta ndaj liderëve të opozitës. Pas tensioneve në

seancën plenare, shefi i qeverisë u tërhoq nga vendimi për të folur përpara deputetëve, ndërsa fjalën e publikoi në rrjetet sociale. Fillimisht Rama komentoi sulmet ndaj tij. "Sot (dje) u mblodh Ku-vendi për të biseduar për studentët me kërkesë të opozitës, me demek në emër të studentëve. Ndërkohë jashtë Kuvendit ishin mbledhur copat dhe çikat e këtij revolucioni imagjinar dhjetori. Një trim kotecesh u sul drejt foltores me vezët e nxjerra nga xhupi i liderit të PD sapo nisi debati me fjalën time dhe aty mbaroi de-bati. Opozita bllokoi diskutimin që kërkoi vetë dhe e ktheu seancën në një konflikt rruge", tha ai. Por Rama lëshoi ironi dhe në drejtim të kreut demokrat Lulzim Basha, duke e cilësuar atë si një person që di vetëm të flejë. “Mirë se u ktheve shën-doshë e mirë i dashur Luli, se megjithë atë mllef që kishin për ty protestuesit ta kam pasur vërtetë merakun - sidomos pas gjumit tënd të drekës, kur niseshe për të takimin me djalin e Fahriut dhe Shqiponjës, e largqoftë mahmur mund tët ë çonin këmbët te sheshi i Republikës së Re. Po shyqyr thuaj vëlla, që studentët e kishin keq fare edhe me motrën opozi-tare. Kështu që ata s'dinin kë "të kapnin për zhelesh" të parin, siç do të thoshte e dashtuna jote Jozefinë, ndërsa ju i fshehët nëpër turmë ato dy çika parti që ju kanë mbetur dhe ja ku jeni, të dy shëndoshë si molla”, ka thënë Rama. Më tej shefi i ekzekutivit ka hedhur ironi në drejtim të kryetares të LSI, Monika Kryemadhi. Sipas tij, ajo është një person që është e padëshiruar nga studentët edhe pse mundohet tu dal në mbrojtje. Me ironinë që e krahason si “Doktore Shkencash”, Rama është shprehur se Kryemadhi është një person që flet shumë gjatë por pa asnjë rezultat në fund. “E ndërkohë që lideri i opozitës po vjen të marrë fjalën, pasi për këtë fjalë kaq të rëndësishme sot, sakrifikoi planin e tij strategjik për djegien e mandateve, ju lutem zoti kryetar që nëse ai si zakonisht nuk i konsumon dot të gjitha minutat se i mbaron kaste, t'ia kalonin mbetjen kohore Doktoreshës së Shkencave Ekonomike, zonjës Moni-ka Kryemadhi. Jam i siguritë se shumica në këtë sallë, e ndan me mua bindjen që Doktoresha, do ta shfrytëzojë çdo minutë për t'u ndriçuar rrugën studentëve që s'e shohin dot me sy (atë jo rrugën), me të gjithë shpirtmadhësinë e saj gati fetare dhe fuqinë e papërgjegjshmërisë së lartë

Berisha­Kryemadhi në një linjë, sulmojnë dhe kërcënojnë Ramën dhe mazhorancën, ja diskutimet në Kuvend

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë sulmuar dhe kërcënuar dje hapur mazhorancën dhe kryem-inistrin Edi Rama. Në fjalën e saj, Kryemadhi ka folur për plotësimin e tetë kërkesave të studentëve. Ajo ka propozuar mënyrën se si shteti mund tju vi në ndihmë studentëve. “Ka edhe anëtarë të Partisë Demokratike, ka edhe anëtar të LSI-së, edhe anëtarë të Partisë Socialiste sepse nuk mund të durojnë dot më socialistët arrogancën e një sekti kriminal, të

cilat vijnë nga një grup orgjirash të shoqëruar si modernizëm duke sjellë një emancipim të ri të politikës shqiptare. Nuk mund të durojnë dot më socialistët shqiptarë arrogancën e një të çmenduri dhe mbi të gjitha nuk mund të durojnë dot më socialistët shqiptarë kriminalizimin që po i bëni Partisë Socialiste. E them këtë sepse më vjen keq, sepse kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime në Partinë Socialiste dhe më vjen keq kur e shikoj se si po përfundon. Po përfundon në ditën e saj më të zezë. As në vitet

’90 kur studentët u ngritën për të hequr emrin e Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës nuk e kam parë kaq të tkurrur, kaq të rrënuar dhe kaq të demoralizuar Partinë Socialiste”, ka deklaruar Kryemadhi. Por me të njëjtat tone ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha. Ai ka paralajmëruar mazhorancën dhe kryeministrin Rama se po përballen me një uragan rinor të gjithë përgjegjësit që dëmtuan arsimin e lartë. “Mjerë ju ku do shkoni përballë uraganit rinor të studentëve. Përballë kësaj pranvere, përballë

këtij uragani qëndron korruptori dhe ata që janë përgjegjës për dënim e arsimit shqiptar. Rama në 2005 nuk ka deklaruar asnjë konto bankare. Anastas shpjegojua pak. Pronari i Surrelit banon në 500 metra katror. Në 2009 llogari rrjedhëse, mbeten 1400 euro. Herë të tjera ai bën banditin, herë maniakun seksual. Ky i ka të gjitha, kjo është minimumi. E kaluat hajdutërisht ligjin, sesi po ve-pron me votimin e atij ligji që mbyllte derën për të varfërisë së vendit. Atij ligji që vinte para arsimit publik, arsimin privat”, ka deklaruar Berisha.

Opozita thyhen bojkotin, Basha: Jemi të pranishëm për çështjen e studentëve

Seanca parlamentare, ironizon Rama: Luli në gjumë, ndërsa Monën s'do ta shohë askush. Basha: Mazhoranca tufë banditësh

Mirë se u ktheve shëndoshë e mirë i dashur

Luli, se megjithë atë mllef që

kishin për ty pro­testuesit ta kam

pasur vërtetë merakun ­ sido­mos pas gjumit tënd të drekës...

shkencore që e karakterizon, jo vetëm sa herë hap gojën, po sidomos kur harron ta mbyllë atë”, ka deklaruar Rama.

Reagon BashaMbas 5 muaj bojkot, opozita ditën e djeshme është paraqitur në Kuvend. Në fjalën e tij, lideri i demokratëve Lulzim Basha, ka akuzuar mazhorancën duke e cilësuar si një tufë banditësh që nuk duan vettingun në politikë. Sipas kryedemokratit prania e opozitës ishte

vetëm për shkak të buxhetit të stu-dentëve që do miratohej në seancën plenare. “Kemi ardhur vetëm për atë buxhet të studentëve këtu, jo kemi ndonjë dyshim se çfarë do të ndodhë, por ti provojmë atyre të tjerëve që mund të kenë ndonjë fije besimi se mund të ndodhë diçka. Të dëgjojnë se si po të ndalojë vjedhjen ky hajduti psikik këtu mbrapa, mund të ketë para për tarifat e studentëve. Leri gomarllëqet e tjera

“Vezën e këtij e bëri një pulë si vet Luli, hyri në Kuvend pa ju nënshtruar kontrollit të zakonshëm, u ul në vend, thirri këtë trimin, i dha vezët dhe e lëshoi në “atentat”,ai po dridhej! A e kuptoni se çfarë kryetari opozite ka ky vend apo jo? Por përsëri është edhe më e rëndë; Thanë dje se nuk po vinin në Kuvend të shpëtonin mandatet por, për hallin e studenteve!

Studentet i vranë që gjatë javës; I vranë kur ju çuan partinë me qëllimin e përhershëm-pushtetin; i vranë kur ju morën erzin dhe në emër te tyre ulëritën: jo dialog! Mos prisni gjë nga këta, zero! Nuk u bënë asgjë në 8 vite! Ne do tejkalojmë çdo kërkese të studenteve. Zgjidhja është mbi tavoline! Njësoj siç tek reforma në drejtësi”, ka deklaruar Erion Braçe.

BRAÇE: OPOZITA I KA VRARË STUDENTËT

se skemi ardhur të tallemi me ju. Tufë horrash dhe banditësh. Keni shkel tre herë kushtetutën, ke shkelë procedurën. Pasi keni kapur gjithçka. Po kap edhe Bankën e Shqipërisë, po kapni bordin e bankës së Shqipërisë me 28 firma të këtyre deleve të bandave të hajdutëve”, ka deklaruar Basha. Gjithashtu nga foltorja e Kuvendit kreu demokrat ka paraqitur platformën për arsimin e lartë për përgjysmim tarifash. “Propozimet e PD për zgjidhjen e kësaj krize të shkak-tuar nga krimi korruptiv; së pari; fasha e studenteve që vinë nga familje poshtë 640 mijë lekë në muaj, të përfitojnë nga tarifat e arsimit të lartë. Efekti buxhetor do të jetë afër 6 mln dollar. Fasha e dytë janë ato familje me mbi 640 mijë lekë me të ardhura në muaj. 18 mln dollarë Edi Rama i ka paraqitur në buxhetin e shtetit për shpenzimet e luksit. Dyfishimi i bux-hetit nuk mjafton, pasi duhet një reformë e thellë. PD ka një platformë që do ta diskutojë me pedagogët dhe studentët. Para ka por i duan për vete”, ka thënë ai.

Page 8: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT8 E Premte 21 Dhjetor 2018

2,3,8,10,12,13,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ahmetaj : Meta duhej t’iu kërkonte dialog studentëve, kthimi i buxhetit është politik dhe pa asnjë sqarim

Partia Socialiste ka shpërthyer ditën e djeshme në akuza dhe sulme në adresë të presi-dentit Ilir Meta. Shkak është bërë dekreti i Presi-dentit për buxhetin 2019, i cili u kthye në Kuvend për rishqyrtim. Por për ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, ky veprim i kreut të shtetit tre-gon hapur se është marrë në kushtet e mosdijes. Nga foltorja e Kuvendit, numri një i Financave deklaroi se Ilir Meta duhet të ndërhynte për dialog me studentët. “Në këndvështrimin tim, Presidenti është munduar që të përfshihet në një kontribut

për nevojat e studentëve, të arsimit të lartë, apo dhe më tej dhe duke qenë se nuk i është referuar asnjë shpenzimi, sigurisht që unë do të detyrohem të flas specifikisht për arsimin e lartë dhe në tërësi për Buxhetin e shtetit. Do të ishte shumë mirë si-kur Presidenti t’i kërkonte studentëve dhe patjetër edhe pedagogëve, dialog, sepse nuk ka protestë në botë, në natyrshmërinë e vet si ajo e studentëve, që është një proteste legjitime dhe që nuk i ngjan protestave që rëndom mund të jenë zhvilluar në Evropë, në vende demokratike, sepse në vende jo

demokratike nuk ndodh që studentët të dalin në rrugë dhe në natyrshmëri të plotë, në pastërti të plotë dhe në legjitimitet të plotë, të kërkojnë ato pa u kërcënuar nga autoriteti. Ne kemi parë kur protestuesit janë kërcënuar dhe vrarë”, deklaroi ai. Ndërkohë, ministri Ahmetaj akuzoi Metën se në dekretin që ktheu nuk ka dhënë asnjë sqarim se pse është kthyer dekreti, duke theksuar se kthimi është kryekëput politik. “Pavarësisht se dekreti nuk ka asnjë sqarim, në këndvështrimin tim personal sigurisht që Presidenti e ka kthyer

politikisht Buxhetin e vitit 2019. Buxheti është tagër i Parlamentit dhe si tagër i Parlamentit dis-kutohet këtu,ky buxhet është diskutuar përpara dy javësh dhe përpara dy javësh ky Kuvend ka votuar për një buxhet me shpenzime 519 miliardë. Është buxheti i parë në historinë e Shqipërisë me këtë rritje. Për qytetarët dhe për këdo që na ndjek, buxheti sot arkëton 1.2 miliardë dollarë më shumë se viti 2013. Ku u gjetën paratë që shkojnë dyfishin për studentët dhe për universitetet? Ku u gjetën? Sigurisht nga të ardhurat”, nënvizoi Ahmetaj.

Kuvendi rrëzon Vitore Tushën dhe dekretin për buxhetin, miratohet ligji për policinë dhe

zgjidhen 5 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës në BSH

Mazhoranca miraton ligjin për dëshmorët dhe izolimin e të burgosurve

Mimoza IBRA

Vitore Tusha nuk do të jetë zëvendësuesja e Bujar Leska-jt në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Anëtarja e Gjykatës

Kushtetuese u propozua nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta si kandidaturë e përshtatshme për të marrë drejtimin e KLSH, pasi Leskajt i mbaron mandati. Por mazhoranca e rrëzoi dje në seancë plenare me 71 vota propozimin e kreut të shtetit. Ndërsa 1 votë ishte pro dhe 3 abstenim. Vendimi i Kuvendit për të mos e pranuar Vitore Tushën në krye të Kontrol-lit të Lartë të Shtetit vjen pas rekoman-dimit të Komisionit të Ekonomisë. Pak ditë më parë ky komision u mblodh dhe mori në shqyrtim kandidaturën e Tushës. Sipas kryetarit të komisionit, Erjon Braçe, Tusha nuk mund të marrë drejtimin e KLSH sepse në të njëjtën kohë ajo është anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas ligjit, anëtarja më e vjetër e Gjykatës Kushtetuese mban edhe detyrën e zëvendëskryetarit të KED. Në këtë rast, duke qenë se Tusha është e vetmja anëtare nga Kushtetuesja për shkak të shkarkimit të Bashkim Dedes, Erjon Braçe argumentoi se emërimi i saj në krye të KLSH do të rrezikonte reformën në drejtësi. Po ashtu, Braçe deklaroi se Vitore Tusha nuk ka eksperi-encë në fushën financiare, gjë e cila është detyrueshme për kryetarin e KLSH. Pas raportit të Komisionit të Ekonomisë dhe të komisionit për monitorimin e reformës në drejtësi, mazhoranca e rrëzoi dje Vitore Tushën, duke i dhënë kështu një goditje presidentit Ilir Meta.

Rrëzimi i dekretit për buxhetinPartia Socialiste rrëzoi në seancën

e djeshme parlamentare edhe dekretin e Metës për buxhetin e vitit 2019. Meta e ktheu atë pak ditë më parë me argumen-tin se në të duhet të reflektohen edhe kërkesat e studentëve protestues. Por për mazhorancën buxheti nuk ka pse të ndryshohet sepse aty ka hapësira edhe për plotësimin e kërkesave të të rinjve. Për këtë arsye ata votuan me 76 vota pro dhe 22 kundër dekretit të kreut të shtetit. Opozita mori pjesë në votim dhe më pas u largua. Seanca plenare vijoi normalisht me shqyrtimin dhe votimin e projektligjeve të tjera që ishin në rend dite. Midis tyre mund të përmendim ligjin për Policinë e Shtetit. Ai mori 75 vota pro dhe 1 abstenim. Ky është edhe ligji që “përplasi” për herë të parë ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj me deputetët e mazhorancës. Në ligj

Nikolla: Arsimin e shkatërroi opozita e sotme

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi dje se nuk ka ndërmend të ulë kokën aspak për baltën që hedh opozita. Nga foltorja e Kuvendit, ministrja theksoi se studentët protestojnë me të drejtë pasi kërkojnë cilësi më të mirë në universitete, por kurrsesi, tha ajo, se mund të krahasohet arsimi me atë të para 5 viteve. “Dëgjova dis-kutimet e Bashës dhe padyshim me dëshirën e flamurmbajtësit të protestës së studentëve, duke bërë shpifje. Të gjithë e dinë si e latë ju arsimit, për çfarë bërtisni sot? Çfarë do thoni për tekstet gjithfarë dhe kioskat universitare. Kujtoni se do më bëni mua të ul kokën për baltën tuaj. Do shihni rezultatet në arsim. Do flas dhe për vendimmarrjet e mia. Këtu do jemi e do i shohim të gjitha. E lanë sistemin arsimor në rënie të lirë, por ne kemi ndërmarrë reformë në çdo aspekt. Studentët protestojnë me të drejtë, ata kanë nevojë për më shumë cilësi, por as nuk krahasohen me arsimin e para 5 viteve”, deklaroi Nikolla.

Kushi: Buxheti akordon 42 miliardë lekë

fonde për arsiminDeputetja e Partisë Socialiste,

Evis Kushi deklaroi ditën e djeshme se buxheti 2019 është në përputhje të plotë për të përmbushur të gjitha objektivat ekonomikë dhe socialë të vendit, brenda të gjitha kompeten-cave kushtetuese. Duke marrë fjalën në seancën plenare të së enjtes në mbrëmje, ku u diskutua rreth dekret-it të Presidentit të Republikës, Kushi deklaroi se në këtë kuadër, Komi-sioni i Ekonomisë ka diskutuar me shumë përgjegjësi dhe argumenton se buxheti 2019 përmbush objektivin për rritje të ekonomisë së vendit. “Buxheti ka si synim të mbështesë sektorët prioritarë të ekonomisë së vendit që garantojnë rritjen e punësimit, të të ardhurave dhe rritje ekonomike. Buxheti 2019 akordon 42 miliardë lekë fonde për Arsimin, që janë 1.2 miliardë lekë më shumë se në vitin 2018 dhe specifikisht për ar-simin e lartë, ky buxhet do të jetë 7.5 miliardë lekë, ose 180 milionë lekë më shumë se ky vit”, deklaroi Kushi.

parashikohet që në radhët e policisë të pranohen edhe ushtarakët, por anëtarët e Komisionit të Sigurisë u shprehën se një gjë e tillë duhet të bëhet vetëm në raste të veçanta. Po kështu u rrëzuan edhe nenet që në kriteret për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe zv. dre-jtorit u hapej rrugë edhe ushtarakëve apo përfaqësuesve të tjerë në institucio-net e sigurisë. E majta qeverisëse mira-toi po ashtu me 76 vota pro ligjin “Për kadastrën”, i cili parashikon krijimin, statusin dhe mënyrën e organizimit të institucionit të ri, që do të trajtojë të gjitha

proceset e lidhura me pasuritë e palua-jtshme. Për herë të parë parashikohet krijimi i organit, i cili do të jetë përgjegjës për procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, administrimin e regjistrit publik të këtyre pasurive, si dhe për realizimin e “proceseve kalimtare të së drejtës së pronësisë”, të parashikuara në projektligj të posaçëm. Në rend dite ishte edhe ligji për izolimin e të burgosurve të sigurisë së lartë që vijojnë aktivitetin e tyre kriminal edhe brenda burgut. Edhe ai kaloi me 76 vota pro, ndërsa në të par-ashikohet që kokat e krimit të futen në

një regjim të posaçëm për një periudhë një-vjeçare, ku përcaktohen rregulla të veçanta për takimet me familjarët dhe shkëmbimin e telefonatave. Po ashtu u miratua dhe ligji për dëshmorët.

Anëtarët e BSHPo dje Kuvendi zgjodhi 5 anëtarë

të Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Në këtë mënyrë morën mbështetjen e mazhorancës: Suela Popa, Ridvan Bode, Edlira Luçi, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi. Ndërsa vendimi për Arben Malajn u shty për sot, pasi nuk kishte zhvilluar seancën dëgjimore.

“Tusha mban edhe funksion edhe në KED. Komisioni i Ekonomisë vlerëson se KED ka një rol vendimtar në procesin e ngritjes së organeve të reja dhe do të vlerësojë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, e cila që nga dje ka mbetur vetëm me një anëtar. Emërimi i Tushës do të rrezikonte vijimin normal të KED dhe të proceseve të rëndësishme të reformës në drejtësi. KED do të ishte me dy anëtarë më pak.

Po ashtu, është edhe kushti ligjor që gjyqtari më i vjetër i Kushtetueses është zëvendëskryetar në KED. Kandidatura plotëson kriteret për arsimin, integritetin moral dhe profesional në drejtësi, por nuk ka përvojë profesionale në çështjen e auditimit, përfshirë auditimin financiar, etj. Komisioni i Ekonomisë thotë se përvoja në auditimin financiar është i domosdoshëm”, tha Erjon Braçe pak ditë më parë.

BRAÇE: TUSHA NUK DUHET TË EMËROHET NË KRYE TË KLSH

“Vitore Tusha gëzon të gjithë respektin tim. Ajo është një zonjë që ka qenë për vite të tëra në këtë detyrë. Ajo gëzon respekt sepse ka kaluar vetingun. Unë nuk di his-toritë e të kaluarës me Nanon, por di që ne do të diskutojmë një fakt tjetër. Emërimi zonjës si kryetare e Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të vërë në pikëpyetje reformën në drejtësi. Kjo ka dalë e pastër nga vetingu dhe mund të jetë potencial për KED. Ky është një diskutim për tu bërë. Si

kandidaturë nuk mund të thuash se është e dyshimtë. Edhe pse në KLSH ka pasur në detyrë një ekonomist dhe kjo nuk e ka këtë eksperiencë. Ne sot e kemi kreun e KLSH dhe largimi saj nga Gjykata Kushtetuese mund ta rrezikojë reformën në drejtësi. Nëse nuk sakrifikohet reforma në drejtësi e ka mbështetjen time. Nuk besoj se presidenti e ka propozuar për të dëmtuar reformën në drejtësi”, tha kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.

RAMA: TUSHA NË KLSH RREZIKON REFORMËN

Page 9: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT E Premte 21 Dhjetor 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryeministri Edi Rama iu tha dje studentëve të Arkitekturës të komu-nikojnë me edukatë dhe të mos sillen si studentët e fakulteteve të tjera që “lanë nam” me mungesën e edukatës. “Në këtë sistem që jemi zgjedhur nuk ka më qofte te daja, ka ikur ajo kohë. Secili ka luftën e vet për të bërë, nuk çohen kërkesa si në Amazon.com. Mos më ndërprisni vetë e kemi lënë një herë ju, një herë unë. Ju keni të

drejtë të thoni ç’të doni, por edukatën s’e përmbysni dot ju, as me protesta. Aq ju them unë, këto koret e të bër-titurat janë humbje kohe. Mos bëni atë që bënë kolegë tuaj në universitete të tjera që lanë kokrrën e namit. Respek-toni prindërit tuaj. Dialogu është fol e dëgjo. Aty ku jeni ju kam qenë dhe unë. E kam bërë me të tjerë kundër një regjimi, jo kundër një qeverie që u thotë hajde ulemi”, deklaroi Rama.

RAMA THUMBON STUDENTËT: JENI TË PAEDUKATË

Pedagogët e Shkencave Sociale kërkojnë ndryshimin e ligjit për arsimin e lartë, bashkohen me protestën e studentëve

Protestës së studentëve ditën e djeshme i janë bashkuar edhe rreth 50 pedagogë të Universitetit të Shkencave Sociale. Ata i janë bashkuar protestës së studentëve të tyre që kanë braktisur për më shumë se dy javë audi-torët, duke i mbështetur ata në kauzën e tyre. Dhe për të vërtetuar mbështetjen e tyre në adresë të studentëve, pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë firmosur dje një deklaratë ku kërkohen ndryshime në ligjin për arsimin e lartë. Sipas kësaj deklarate, ligji për arsimin e lartë është një ndër arsyet kryesore të problemeve që ka aktualisht uni-

versiteti në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama në takimet e tij të fundit me studentët e ka mohuar kategorikisht abrogimin e asaj që ai e cilëson si një nga reformat e tij kryesore. Por, pedagogët e quajnë atë njëzëri si shkakun the-meltar të problemeve në universitetet publike shqiptare. Madje, për të mbështetur kërkesën e tyre, pedagogët kanë shpërndarë edhe një dokument drejtuar Rektoratit që në fillim të vitit 2015, ku ata bënin vërejtje thelbësore për reformën ende të pa miratuar në parlament. Por ashtu sikurse ndodh rëndom, kërkesat e tyre nuk u morën parasysh nga një mazhorancë e

shurdhër, e vetëkënaqur dhe që kishte vetëm një qëllim, të shpinte paratë e publikut tek privatët. Pra, veprimi i tyre i djeshëm ngjan koherent me një qëndrim të mbajtur prej vitesh dhe jo një ndjenjë emocionale e shkaktuar nga solidarizimi me studentët e tyre. Futja në lojë e një numri kaq të madh pedagogësh e bën edhe më të vështirë pozitën e qeverisë, sepse ajo përveç rritjes së përmasave i jep dhe një artikulim tjetër debatit mbi rrëzimin e ligjit për arsimin, për të cilin qeveria as nuk ka pranuar të dialogojë. Ndërkohë, rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata në një prononcim për

mediat deklaroi se në parim janë dakord me përgjysmimin e tarifës, por i duhet mbështetja e shtetit. “Ne kemi qenë dakord që të ulen tarifat e studimit me 50%. Ne jemi në parim dakord, por për këtë duhet mbështetje nga shteti. Kemi aprovuar heqjen e tarifave të shërbimit. Ka kërkesa të tjera që lidhen infrastrukturën në mësimdhënie. Ne kemi qenë dakord në parim që të ulen me 50% tarifa e studimit. Por ja shpjeguam studentëve që ulja e këtyre tarifave pa mbështetje nga buxheti i shtetit, e vë uni-versitetin vështirësive financiare dhe ul cilësinë akademike të universitetit”, deklaroi Gjata.

Rigels SELIMAN

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë uzurpuar ditën e djeshme protestën e studentëve para

Kuvendit. Gazeta e paralajmëroi një ditë më parë se tubimi i djeshëm i studentëve para godinës së ligjvënësve shqiptarë do të kapej nga opozita. Dhe kështu ka ndodhur realisht. Protesta nisi rreth orës 10:00 të paradites, ku studentët të mbështetur nga militantët të shumtë të opozitës, kanë vijuar thir-rjet e tyre për plotësimin e tetë kërke-save. Gazeta mësoi se 400 persona nga Devolli dhe 450 të tjerë nga Korça, të mbështetur nga Partia Demokratike iu bashkuan dje protestës së studentëve. Po ashtu, sipas informacioneve tubimit të studentëve iu bashkuan dje edhe rreth 150 militantë të PD-LSI nga Gjirokastra. Ndërkohë, sipas njoftimit të Partisë Demokratike të Fierit, edhe nga kjo degë shumë militantë të saj, iu bashkuan protestës në kryeqytet duke udhëtuar me një autobus dhe me disa automjete private. Ndërsa, sipas një njoftimi të PD Vlorë edhe kjo degë bëri me dije se ka dërguar militantë të saj, të cilët protestuan dje para Kuvendit, qytetarët të cilët sipas saj, ishin mbledhur nga Vlora, Himara dhe Selenica. Nga ana tjetër, mësohet se në protestë ka pasur edhe shumë militantë të opozitës nga rrethe të tjera të vendit, ku vlen të nënvizohet fakti se pjesa dërrmuese e protestuese përbëhej nga militantë të opozitës të njësive të Tiranës. Ndërkohë, sipas informacioneve, në protestë u bash-kuan edhe bluzat e bardha, të cilët protestuan në mënyrë të heshtur. Në shenjë revolte për moslejimin e organizimit të protestës së tyre dje para QSUT, ata qëndruan pranë stu-dentëve me pankartën “Solidarizim me bluzat e Bardha që nuk mund të flasin”. Ndërsa kishin mbyllur gojën simbolikisht me para, duke treguar pamundësinë për të reaguar. Po ashtu, në protestën e djeshme para Kuvendit, u panë edhe protestuesit e “Unazës së Re”, të cilët vijojnë të kundërshtojnë projektin “Unaza e Madhe” dhe rrje-dhimisht edhe shembjen e shtëpive të tyre. Ndërkohë gazeta mësoi se edhe sot studentët do të zhvillojnë sërish tubim para Parlamentit, për shkak të seancës plenare dhe që mësohet se do

Rama: S’ka më qofte tek daja, iku ajo kohë, mos bëni si kolegët tuaj që lanë kokrrën e namit

PD-LSI kapin protestën e studentëve, militantët mbushin sheshin para Kuvendit,

Rama përplaset me studentët e ArkitekturësPD dega Shkodër: Militantët tanë iu

bashkuan dje protestësPartia Demokratike dega Shkodër

deklaroi ditën e djeshme se nga ky qark kishte nisur nga Shkodra rreth 100 persona, të cilët iu bashkuan pro-testës së studentëve para Kuvendit. Si-pas asaj që thuhet në njoftim, militantët iu bashkuan tubimit, duke protestuar për gjendjen e rënduar ekonomike, taksat e larta dhe për situatën aktu-ale në arsim për të cilën studentët po protestojnë për 17 ditë me radhë. Konkretisht janë nisur 5 autobusë, disa fugon dhe disa makina private. Krye-tari i Partisë Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli është shprehur ndaj këtij mobilizimi se forca e tij politike është pranë studentëve dhe kundër qeverisë. “Ka shumë arsye për të cilat ne protestojmë sot, si largimi i rinisë dhe taksat e larta në shumë familje me varfëri ekstreme. Kjo protestë është e domosdoshme për përmbysjen e regjimit të Edi Ramës”, deklaroi ditën e djeshme kryetari i Partisë Demokra-tike në Shkodër, Xhevdet Amuli.

Qeveria: Studentët e dobët do paguajnë tarifë të përgjysmuar Kryeministri Edi Rama në takimin

e zhvilluar dje me studentët e Fakultetit të Arkitekturës deklaroi se 5% e GDP-së nuk mund të shkojë për Arsimin, në një vend si Shqipëria. Kryeministri foli për herë të parë për subvencionim të tarifës së studimeve master për studentët ek-selentë dhe ata që vijnë nga familje që marrin ndihmë ekonomike. “S’ju them të mos bëni humor por bën të qeshësh apo kur qesh me veten. Nuk e realizuam dot buxhetin 5%. Ishte premtim i 2013-ës. Në 2017 nuk e kishim në program se është i pabëshëm. Kemi angazhim për të plotësuar 8 kërkesat. Kjo s’bëhet pra. Këtë vit do të paguajnë gjysmë tarife edhe ata me katra e me pesa, por kjo do ndodhë vetëm këtë vit dhe ta harrojnë që vitin tjetër akademik, ata me katra e pesa nuk do ta paguajnë më këtë, nëse nuk duan të mësojnë është problem për ta. Subvencionim do të ketë edhe për studentët ekselentë që do të vazhdojnë masterin, si edhe për studentët që vijnë nga familje që marrin ndihmë ekono-mike”, deklaroi Rama.

terrë. Tarraca e gjelbër u bënë fotot dhe mbaroi. Ke përmendur Shqiponjën që është jashtë standardeve”, deklaroi studenti. Por i pari i qeverisë iu përgjigj studentit duke i thënë se shqetësimin duhet që ta adresojë tek platforma “Shqipëriaqëduam”, pasi atje sipas tij, është ngritur edhe grupi i punës. Më tej, një nga studentët u çua në këmbë

dhe iu bëri thirrje studentëve të dilnin nga takimi. Studentja bëri me dije se kryeministri e kishte telefonuar dhe e kishte quajtur “dembele mendore” atë edhe studentët e tjerë që kanë pro-testuar gjatë këtyre ditëve. Më pas një grup studentësh u larguan nga takimi. Ndërsa Rama i kërkoi studentëve të qetësoheshin.

të mbështetet nga militantët e opozitës. Pra, të gjitha këto detaje, tregojnë qartë që protesta dje nuk ishte e studentëve por u përvetësua nga opozita.

Rama përplaset me studentëtKryeministri Edi Rama zhvilloi

dje një takim me studentët tek Arkitek-tura, duke theksuar se për një pjesë të shqetësimeve të studentëve është i stafeve akademike. Gjatë fjalës së tij, studentët filluan të kritikojnë. Madje, nuk kanë munguar edhe përplasjet mes shefit të qeverisë dhe studentëve. Fillimisht, debatin e ndezi një student, i cili iu ankua kryeministrit Rama për gjendjen skëterrë sipas tij, të Uni-versitetit. “Qeveria juaj ka 5 vjet në pushtet. Çfarë masash keni marrë? Profesioni jonë kërkon kompjuter. Do vini t'i shihni? Janë skandal. Ne nuk kemi kushte minimale. Është tepër e thjeshtë dhe dua një përgjigje të thjeshtë. Tualetet janë në gjendje skë-

Edi Rama: Qetësohu moj, ç’është kjo histori kështu. Dale ta dëgjojmë shoqen tuaj… Aaaaa ndodh kjo, pat-jetër…

Studentja: Kemi kontaktuar edhe dje. Më shkruat në mesazh. Dembela mendorë. Më keni marrë në telefon në orën 10:30 të natës. Më merr të keqen për zhvatjen me vetëdijen.

Edi Rama: Lexoje në mënyrë korrekte fjalinë time. I

respektoj të gjithë ata që më shkruajnë. Një minutë moj se të sheh e gjithë Shqipëria.

Studentja: The një mijë fjalë për nivelin e dembelizmit mendor që është shfaqur gjatë këtyre ditëve. Qetësohu?! Çfarë jemi ne? Lolot e qeverisë? Nuk na blini dot neve me 1000 freshista. Duke na kërcënuar me makina dhe duke na hequr prindërit nga puna. Doni monolog. Ky s’është dialog, kjo është shfaqje.

JA DEBATET E RAMËS ME STUDENTËT

Page 10: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT10 E Premte 21 Dhjetor 2018

2,3,8,10,12,13,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

KPK konfirmon në detyrë 3 prokurorë, dritë jeshile për Adnan Kosovën, Alfred Progonatin dhe Eloida Goxhin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kon-firmuar dje në detyrë 3 prokurorë të njohur në vend. Bëhet fjalë për dy prokurorët e prokuror-isë së Përgjithshme Adnan Kosova dhe Alfred Progonati. Po ashtu u rikonfirmua dhe Eloida Goxhi drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Sa i takon Progonatit, vendimi u mor nga trupa gjykuese e kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko rela-tore, Xhensila Pine anëtare. Ndërsa për Eloida Goxhin vendosi rikonfirmimin trupa gjykuese e kryesuar nga Xhensila Pine, Suela Zhegu relatore, Brunilda Bekteshi anëtare. Lidhur me

Adnan Kosovën, ai gjatë seancës dëgjimore pati disa probleme të vogla, por që nuk sollën asnjë penalizmi. Ai u përball me pikëpyetje për blerjen e një apartamenti në vitin 1998 dhe një makine në të njëjtin vit ndërsa rezultoi i pastër për lidhje me krimin dhe i aftë profesionalisht, në seancën dëgjimore të zhvilluar në Tiranë më 19 dhjetor 2018. Kosova pranoi paqartësitë dhe këmbënguli se ai ishte në gjendje të shp-jegonte diferencat dhe kërkoi konfirmimin në detyrë duke deklaruar se vinte nga një familje punëtorësh, se bënte një jetë modeste, se kishte bërë udhëtimin e fundit jashtë Shqipërisë në

vitin 2007 dhe se fëmijët e tij ishin arsimuar në sistemin arsimor publik. Kosova deklaroi se bleu një apartament në Tiranë në vitin 1998 me një vlerë prej 19.600 USD si dhe një makinë nga i vëllai me të ardhurat e siguruara nga shitja e një apartamenti në Korçë, apartament i përfituar nga procesi i privatizimit. Problemi i Kosovës ishte se kontrata e shitjes së apartamentit në Korçë mban vlerën 1 milionë lekë ndërsa ai ka deklaruar se ka përfituar 2.5 milionë lekë. Gjithashtu, vlera e kontratës së makinës së blerë nga i vëllai ishte 1 milionë lekë. Kosova tha se ai ishte transferuar me punë nga Prokuroria e

Korçës në Tiranë dhe se kishte rënë dakord me blerësin për një paradhënie në masën 1.5 milionë lekë, pavarësisht se në kontratën finale, kontratë e realizuar disa vite më vonë, çmimi i shitjes figuron 1 milionë lekë. Sa i përket kontratës së makinës, Kosova deklaroi se pavarësisht se kon-trata shënonte vlerën 1 milionë lekë, ai i kishte paguar të vëllait vetëm 400 mijë lekë fillimisht dhe disa pagesa të tjera më vonë të mbuluara me kursime. Ai theksoi se automjetin e kishte të domosdoshëm për shkak të llojit të punës që bënte dhe që mund ta përballte me subjekte të hetuara prej tij nëse përdorte transport publik.

Amerikanët ndezin motorët për ngritjen e SPAK, zyrtarja e DASH vizitë blic në Tiranë, KLP zbardh afatet për organet antikorrupsion

Zyrtarja e DASH kërkon informacion mbi ecurinë e reformës

Kliti TOPALLI

Autoritetet shqiptare dhe partnerët janë vënë në lëvizje për të çuar përpara reformën në drejtësi. Dy

ditët e fundit u zyrtarizuan Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe tani kanë mbetur pa u ngritur vetëm SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Por dita kur organet e luftës ndaj korrupsionit do jenë gati nuk do jetë e largët. Dje ka mbërritur në Tiranë drejtoresha për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Susan Falatko. Ajo ka nisur një tur takimesh me zyrtarë të ndryshëm në vend, ku në fokus ka qenë reforma në drejtësi e veçanërisht ngritja e SPAK. Dje zonja Susan Falatko ka pasur një takim me deputetë Taulant Balla, Ervin Bushati dhe Klotil-da Bushka. Ajo është informuar mbi ecurinë e reformës, ndërsa ka kërkuar që të mos ketë asnjë vonesë me SPAK. “Pritëm në PS Drejtoreshën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Susan Falat-ko. Vlerësim maksimal për zbatimin e deritanishëm të Reformës në Drejtësi, ngritjen e KLGJ, KLP dhe KED”, bëri të ditur Balla. Sipas burimeve të gazetës, SHBA ka gati planin për ngritjen e SPAK dhe pritet që viti 2019 të sjellë luftë të ashpër ndaj korrup-sionit në drejtësi e politikë.

Reagon kreu i KLPKreu i Këshillit të Lartë të

Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka dhënë dje detaje mbi vendimmarrjet e institucionit që ai drejton. Gjatë një intervistë televizive, ai e bëri të qartë se brenda dy muajsh KLP do ketë hapur garën për ngritjen e SPAK. “Afati ka filluar dje (19 dh-jetor), dhe brenda dy muajve duhet ngritur SPAK. Mbledhjet dhe puna do vijojnë. Mbledhjet do vijojnë në Prokurorinë e Përgjithshme, por edhe te salla e ish-KLD, ku sot është KLGJ dhe do t'i ndajmë mbledhjet me KLGJ. Edhe për Prokurorin e Përgjithshëm afati është njësoj si për SPAK, pra për dy muaj. Kriteret janë ato që përcakton ligji. Koha e shërbimit nëse është kriter, ne do t'i vendosim pikë. 5 vjet, kaq pikë, 10 vjet kaq, e me radhë. Nëse ka

Korrupsioni, qeveria raporton në GRECO

Qeveria ka shtuar përpjekjet për të goditur korrupsionin në vend. Shumë institucione kanë kërkuar luftë në të gjitha nive-let, ndërsa autoritet kanë filluar të japin llogari. Dje ka qenë zv/ministrja e Drejtësisë Teuta Vodo e cila përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se MD ka raportuar te GRECO. “Vijojmë raportimet mu-jore institucionale me Ministrinë e Drejtësisë si institucion lider në luftën antikorrupsion me fokus te Rekomandimet e GRECO-s mbi parandalimin e korrupsionit dhe promovimin e integritetit në qeverisjen qendrore dhe agjencitë e zbatimit të ligjit. Me përfaqësues nga institucionet Qendrore dhe ato Ligjzbatuese diskutuam mbi masat dhe mekanizmat efektivë që do të ndërmarrim për reduk-timin e aktivitetit mitmarrës, për të plotësuar 10 Rekomandimet e GRECO-s. Përgatitemi për Raundin V të Vlerësimit që e pret në 2019 Shqipërinë e bashkuar”, tha Teuta Vodo.

Buxheti, LSI bashkon votat me PS në DurrësËshtë miratuar me shumicë

votash buxheti i Bashkisë së Dur-rësit. LSI ka bashkuar votat me këshilltarët socialistë dhe aleatët e tyre në miratimin e buxhetit dhe pikave të tjera të rendit të ditës, ndërsa këshilltarët e PD e bo-jkotuan, nuk morën pjesë në këtë mbledhje të fundvitit. Këshilltarja e LSI-së Edlira Hyseni propozoi disa ndryshime, të cilat u pranu-an nga administrata bashkiake për t’u përfshirë në dokument. Këshilli bashkiak i Durrësit ka sjellë gjithmonë përplasje mes LSI-PS dhe PD. Por në shumë raste LSI ka dalë kundër linjës së PD. Kështu ka ndodhur dhe dje, pasi PD ka pasur si skenar të bllokojë buxhetin e ri. Pak muaj më parë pati lëvizje të ndryshme këshilltarësh, por në Durrës PS është minorancë dhe i nevojiten votat e opozitës.

qenë drejtues prokurorie, drejtues sektori, ne do themi sa pikë do kenë. Pikëzimi është i yni dhe do jetë i arsyeshëm. Gjithçka do jetë në një tabelë kaq pikë për këtë e atë, dhe në fund do kemi përllogaritjen matematikore”, tha ai.

Roli i KLPIbrahimi ka dhënë detaje dhe

për rolin që do të ketë KLP, por dhe kompetencat që i jep atij ligji. Po ashtu ai ka thënë se derisa të ngrihen godinat e reja, mbledhjet e KLP do bëhen herë te prokuroria e

Neni 244- Korrupsioni aktiv i per-sonave që ushtrojnë funksione publike Neni 244/a- Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë Neni 245- Korrupsioni aktiv i funk-sionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorëNeni 245/1- Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë

funksione publike Neni 257- Përfitimi i paligjshëm i interesave Neni 258- Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike Neni 259- Korrupsioni pasiv i per-sonave që ushtrojnë funksione publikeNeni 259/a- Korrupsioni pasiv i

nëpunësve të huaj publikë Neni 260- Korrupsioni pasiv i funksion-arëve të lartë shtetërorë ose i të zgjed-hurve vendorëNeni 319- Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë Neni 319/a- Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

DISA NGA KOMPETENCAT E SPAK

përgjithshme dhe herë te ish-KLD. “Në rastet kur votat janë të ndara 4 me 4 ose 5 me 5, vota e kryetarit bën diferencën. Kryetari voton i fundit, por çfarë vlere ka kjo. Kjo bëhet për të evituar përçarjen mes anëtarëve. Nëse kuptohet se shu-mica shkon në një anë, kryetari shton peshën e tij p.sh. Më shumë se një mekanizëm ç’bllokues, vota e kryetarit do jetë një mjet për të

shuar ato konfliktet e vogla. Të gjitha mendimet, përkatësitë duhet të shfaqen dhe ballafaqohen. Nëse është e mundur që kryetari me votën e tij e zbut këtë ndarje, kjo është ajo që i është mundësuar me votimin si i fundit”, tha ai. Ibrahimi ju përgjigj dhe akuzve të opozitës, e cila ka deklaruar se me zgjedhjen e tij në KLP u kap ky institucion. Ibrahimi tha se nuk ka asnjë ndikim politik.

AKUZAT PENALE KUNDËR • Presidentit të Republikës • Kryetarit të Kuvendit,• Kryeministrit• Anëtarit të Këshillit të Min-

istrave• Gjyqtarit të Gjykatës Kus-

htetuese • Të Gjykatës së Lartë• Prokurorit të Përgjithshëm• Inspektorit të Lartë të Dre-

jtësisë• Kryetarit të Bashkisë• Deputetit• Zëvendësministrit• Anëtarit të Këshillit të Lartë

Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj

• Çdo akuzë ndaj ish-funk-sionarëve të mësipërm, për vepra të kryera gjatë detyrës

Zyrtarët që do hetohen nga SPAK

Dy ditët e fundit u zyrtarizuan Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Proku-rorisë dhe tani kanë mbetur pa u ngritur vetëm SPAK dhe Byroja Kombëtare e Heti-mit. Por dita kur organet e luftës ndaj kor-rupsionit do jenë gati nuk do jetë e largët...

Page 11: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT E Premte 21 Dhjetor 2018 11

JA SHKELJET QË ZBULOI KLSH NË ZVRPP POGRADEC DHE ATPZVRPP POGRADEC

Në 1 rast ka kryer regjistrimin dhe ka lëshuar certifikatë pronësie në kushtet e konfliktit të interesit, pasi ka nënshkruar aktet zyrtare për pronën e tij , gjithashtu ndërte-sa e legalizuar nuk pasqyrohet në imazhin digjital datë 03.07.2014, nuk pasqyrohet në hartën ka-dastrale, madje koordinatat e genplanit datë 30.03.2018 të lejes legalizimit pasqyrojnë një objekt jashtë parcelës në fjalë.

Në 1 rast ka ndryshuar zërin kadastral nga tokë arë në tokë truall, me sipërfaqe 16325 m2, pasuria nr.254/67, ZK 3665, Hudënisht pa argumente ligjore, në zonën e mbrojtur buzë Liqenit Pogradecit, në mosrespektim të distancës nga liqeni, pa vendim të KKT dhe studim urbanistik për ndërtime, në kushtet kur kjo zonë është përfshirë më parë nga shpronësimet e pronave sipas VKM nr.222, datë 11.03.2015 dhe VKM nr.909, datë 22.12.2014 “Për rehabilitimin e bregut, gjelbërim-in dhe ndërtimin e segmentit

rrugor Linë-Pogradec”. Kanë kryer transaksione mbi

pasurinë nr.79 me sipërfaqe 8200 m2 tokë arë, e regjistruar me AMTP nr. 2250, Alarup, ZK 1008, pa verifikuar elementët e formës dhe përmbajtjes të AMTP 2250 , pasi kjo AMTP nuk ka asnjë vulë dhe nënshkrimin e komisionit.

ZVRPP nuk ka kërkuar pranë KVVTP vlerësimin dhe njohjen e titullit pronësisë, si dhe nuk ka vendosur kufizim tek seksioni “E” të kartelës së pasurisë.

Kanë regjistruar dhe pajisur me certifikatë pronësie sipas AMTP, pa verifikuar elementët e formës dhe përmbajtjes të akteve admin-istrative, pasi disa AMTP përfshi-jnë sipërfaqe në zërin “arë”, ku në fakt ato janë “kullotë” të cilat nuk janë objekt i ligjit për tokën bujqësore në ZK 1387, Çerravë, me sipërfaqe 1500 m2 “arë” ku në fakt është “kullotë”, mbi bazën e të cilave janë kryer padrejtësisht dëmshpërblimet ndaj poseduesve.

- ZVRPP Pogradec në 2 raste, nuk ka arkëtuar vlerën 1,975,480 lekë

që përbën shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit, që vijnë nga mos arkëtimi i të ardhurave nga mos llogaritja e tarifës së taksës ndikimit në infrastrukturë gjatë regjistrimit të lejeve të ndërtimit dhe legalizimit, penaliteteve për daljen jashtë lejes së ndërtimit.

ATP Në 2 raste u konstatua se ka marrë

vendime për kompensim financiar në vlerën 94,762,840 lekë dhe kompensim fizik me sipërfaqen 45227.5m2 arë, mbi bazën e një shkrese pa vulë, që i referohet ven-dimit të pretenduar. Këto shkresa nuk kanë emërtimin Vendim, nuk kanë nr. dhe as datën e vendimit të pretenduar, nuk dihet se cilët kanë qenë anëtarët e KKKP të cilët kanë marrë vendimin, si dhe mungon pjesa arsyetuese. Pra, nuk kemi të bëjmë me vendim të KKKP sepse nuk kanë elementët e formës dhe përmbajtjes së vendimit, e mbi të gjitha i mungon vula si mjet iden-tifikues dhe ligjërues i vendimeve

të marra nga ish-KKKP dhe pjesa arsyetuese. Për pasojë, vendimet për kompensim financiar të bërë nga ATP, në mungesë të vendi-meve të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-pro-narëve, pra dokumentit ligjor mbi të cilin ATP mundet të japë vendim për kompensimin financiar dhe vlera prej 94,762,840 lekë do të konsiderohet si efekt financiar negativ në fondin e kompensimit të ish-pronarëve.

Në 10 raste u konstatua se ka bërë përllogaritje të kompensimit të subjekteve të shpronësuara në vlerën totale prej 350,189,095 lekë mbi bazën e vlerësimit financiar të vendimeve përfundimtare të bëra për zërin kadastral “Truall”, dhe jo sipas zërit kadastral që prona ka patur në kohën e shpronësimit. ATP nuk ka vlerësuar financiar-isht pronën e njohur për kom-pensim, në bazë të zërit kadastral që ka patur prona në kohën e shpronësimit, duke shmangur procedurën e rregullt ligjore për identifikimin e llojit të pasurisë

në kohën e shpronësimit (mund të ketë qenë tokë bujqësore, pyll, kullotë etj.) Vendimet për kom-pensim janë marrë në mungesë të dokumentit të shpronësimit për sipërfaqet e kompensuara mbi bazën e të cilit do të përcaktohej koha e shpronësimit, si dhe zëri kadastral i pronës në kohën e shpronësimit.

Në 2 raste u konstatua se, si pa-sojë e moszbatimit të procedurës së rregullt ligjore të vlerësimit financiar të vendimeve për kom-pensim, subjektet e shpronësuara janë kompensuar fizikisht më tepër me sipërfaqen totale prej 145735.6m2 (14.57 ha) arë. Vep-rime në kundërshtim me ligjin nr.133/2015, datë 5.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundi-min e procesit të kompensimit të pronave”, i ndryshuar dhe VKM Nr.223, datë 23.3.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit finan-ciar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar.

p o l i t i k e www.sot.com.al

Çdo vit, institucioni i drejtuar nga Bujar Leskaj kallëzon me qindra persona për shkelje me detyrën dhe ajo që bie në sy

është se pjesa dërrmuese i përkasin sek-torit të Hipotekës, ALUIZNI, apo të trajtimit të pronave. Kallëzimet më të fundit kanë...

Ja abuzimet në hipoteka, me legalizimet dhe kthimin e pronave

KLSH zbardh aferat me pronat dhe legalizimet, 51 zyrtarë të kallëzuar brenda vitit, ja abuzimet në Hipotekën

e Pogradecit dhe shkeljet e Agjencisë së PronaveKliti TOPALLI

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar me dhjetra shkel-je sa i takon çështjes së pronave dhe ndërtimeve në

vend. Çdo vit, institucioni i drejtuar nga Bujar Leskaj kallëzon me qindra persona për shkelje me detyrën dhe ajo që bie në sy është se pjesa dërr-muese i përkasin sektorit të Hipotekës, ALUIZNI, apo të trajtimit të pronave. Kallëzimet më të fundit kanë qenë për disa zyrtarë në Pogradec dhe në ATP. Por sipas bilanceve të bëra nga gazeta, nga muaji janar deri më tani KLSH ka zbuluar shkelje në rreth 9 institucione që kanë të bëjnë me pronat dhe ndër-timet dhe janë dërguar për ndjekje penale 51 zyrtarë të lartë. Abuzime janë gjetur në ZVRPP Fier, Tiranë, Sarandë, Malësi e Madhe, Elbasan dhe Pogradec. Po ashtu ka pasur abuzime në ALUIZNI Durrës dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave.

Abuzimet në PogradecNë sajë të një auditimi për peri-

udhën 01.06.2015 deri në 01.07.2018, KLSH ka zbuluar se në ZVRPP e Pogradecit është shpërdoruar detyra dhe për këtë arsye janë kallëzuar penalisht një ish-regjistrues dhe 3 specialistë. Sipas KLSH, në 1 rast ZVRPP Pogradec ka kryer regjistrimin dhe ka lëshuar certifikatë pronësie në kushtet e konfliktit të interesit, pasi ka nënshkruar aktet zyrtare për pronën e tij, gjithashtu ndërtesa e legalizuar nuk pasqyrohet në imazhin digjital datë 03.07.2014, nuk pasqyrohet në hartën kadastrale, madje koordinatat e genplanit datë 30.03.2018 të lejes legalizimit pasqyrojnë një objekt jashtë parcelës në fjalë. Në një tjetër rast, ka ndryshuar zërin kadastral nga tokë arë në tokë truall, me sipërfaqe 16325 m2, pasuria nr.254/67, ZK 3665, Hudënisht pa argumente ligjore, në

zonën e mbrojtur buzë Liqenit Pogra-decit, në mosrespektim të distancës nga liqeni, pa vendim të KKT dhe studim urbanistik për ndërtime, në kushtet kur kjo zonë është përfshirë më parë nga shpronësimet e pronave sipas VKM nr.222, datë 11.03.2015

dhe VKM nr.909, datë 22.12.2014 “Për rehabilitimin e bregut, gjelbërimin dhe ndërtimin e segmentit rrugor Linë-Po-gradec”. Po ashtu, zyrtarët e hipotekës, kanë kryer transaksione mbi pasurinë nr.79 me sipërfaqe 8200 m2 tokë arë, e regjistruar me AMTP nr. 2250, Alarup, ZK 1008, pa verifikuar elementët e formës dhe përmbajtjes të AMTP 2250, pasi kjo AMTP nuk ka asnjë vulë dhe nënshkrimin e komisionit. Sipas KLSH, ZVRPP Pogradec në 2 raste,

nuk ka arkëtuar vlerën 1,975,480 lekë që përbën shkelje të disiplinës financi-are me dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit, që vijnë nga mos arkëtimi i të ardhurave nga mos llogaritja e tarifës së taksës ndikimit në infrastrukturë gjatë regjistrimit të lejeve të ndërtimit dhe legalizimit, penaliteteve për daljen jashtë lejes së ndërtimit. Për këto arsye ka pasur padi për M.SH, me detyrë ish Regjistrues, A.T, me detyrë Specialist Hartograf, E.P, me detyrë Specialist

Hartograf, S.A, me detyrë specialist.Abuzimet me pronat

Po ashtu ditët e fundit Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht ish-nëndrejtorin e Përgjithshëm në Ag-jencinë e Trajtimit të Pronave, shtetasin O. RR. Pas një auditimi për periudhën korrik 2016 deri në prill 2018, janë zbu-luar shumë shkelje. Në 1 rast (Vendim nr.163, datë 01.12.2016) u konstatua se; si pasojë e moszbatimit të procedurës së rregullt ligjore të vlerësimit finan-ciar të vendimeve për kompensim, subjektet e shpronësuara janë kom-pensuar fizikisht më tepër me sipër-faqen totale prej 71408m2 (7,14 ha) arë . Në 2 raste u konstatua se ka marrë vendime për kompensim financiar në vlerën 94,762,840 lekë dhe kompensim fizik me sipërfaqen 45227.5m2 arë, mbi bazën e një shkrese pa vulë, që i referohet vendimit të pretenduar. Këto shkresa nuk kanë emërtimin, nuk kanë nr. dhe as datën e vendimit të pretenduar, nuk dihet se cilët kanë qenë anëtarët e KKKP të cilët kanë marrë vendimin, si dhe mungon pjesa arsyetuese. Në 10 raste u konstatua se janë bërë përllogaritje të kompen-simit të subjekteve të shpronësuara në vlerën totale prej 350,189,095 lekë mbi bazën e vlerësimit financiar të vendimeve përfundimtare të bëra për zërin kadastral “Truall”, dhe jo sipas zërit kadastral që prona ka pasur në kohën e shpronësimit. ATP nuk ka vlerësuar financiarisht pronën e njohur për kompensim, në bazë të zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit, duke shmangur procedurën e rregullt ligjore për iden-tifikimin e llojit të pasurisë në kohën e shpronësimit (mund të ketë qenë tokë bujqësore, pyll, kullotë etj.) Po ashtu janë zbuluar dhe shumë abuzime të tjera. Pra duket qartë se ZVRPP, Hipo-teka dhe ATP janë ndër institucionet më problematike në vend.

• ZVRPP Fier- Ish Regjistrues, Përgjegjës Zone, Jurist, Specialist, Zv/Regjistrues, Ish Regjistrues, Specialist;

• ZVRPP Tiranë- Ish Regjis-truese, Specialist dhe Ish Përgjegjës Zone, Ish Përgjegjëse e Sektorit të Legalizimeve, Specialist, Ish Spe-cialist Hartograf, Përgjegjës Sektori; ALUIZNI Qarku Durrës- Ish-Dre-jtor i Drejtorisë Rajonale, Ish-Dre-jtor i Drejtorisë Rajonale, Specialist/Hartograf, Specialist/Juriste;

• ZVRPP Sarandë- Ish-Regjis-truese, Ish-Zv.Regjistrues, Specialist Hartograf, Përgjegjëse e Sektorit të Regjistrimit, Ish-specialist jurist, Ish- Specialist Jurist, Ish-specialist Jurist, Ish-Regjistruese, Ish Specialist Jurist, Ish Specialist Hartograf, Ish Regjistrues, Ish Regjistrues;

• ZVRPP Malësi e Madhe- Ish regjistrues, Ish regjistrues, Ish spe-cialist;

• ZVRPP Elbasan- Specialiste, Specialist, Ish-regjistrues, Ish-reg-jistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjis-trues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Spe-cialist, Specialist, Ish-specialist;

• ZVRPP Pogradec- Ish-regjis-trues dhe tre specialistë;

• ATP- Ish-Nëndrejtori i Për-gjithshëm.

JA BILANCI I KALLËZIMEVE

TË KLSH

Page 12: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT12 E Premte 21 Dhjetor 2018

2,3,8,10,12,13,14,15,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

QKR, sistem për depozitimin e publik-imin online të pasqyrave financiare

Valutat, euro zbret nën 123 lekë për herë të parë që nga tetori 2008

Qendra Kombëtare e Biz-nesit bën me dije se ka real-izuar projektin që synonte përmirësimin dhe modern-izmin e sistemit elektronik të saj për depozitimin e pas-qyrave financiare dhe pub-likimin e këtij informacioni nga bizneset. Projekti do të nisë zbatimin nga viti i ard-hshëm financiar dhe synon të sjellë përmirësime në disa aspekte. Së pari rritjen e mëte-jshme të transparencës për veprimtarinë ekonomike dhe financiare të njësive ekono-mike të regjistruara në regjis-trin tregtar. Së dyti përpunimin

dhe gjenerimin e raporteve për të dhënat e pasqyrave financi-are. Së treti implementimin e formatit të ri për dorëzimin e pasqyrave financiare në QKB, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albanian. Së katërti formën e komunikimit elektronik që do të jetë në formatin (XML). Së pesti përcaktimin e dokument-eve që duhet të hartohen nga njësitë ekonomike, në varësi të klasifikimit të tyre, gjatë pro-cesit të raportimit financiar. Së gjashti detyrimin për ruajtjen e pasqyrave financiare të pub-likuara në regjistrin tregtar për të paktën 10 vite.

Monedha e përbashkët, euro vijoi edhe dje nënçmimin në tregun e këmbimit duke rënë nën vlerën e 123 lekëve dhe poshtë normalitetit të ri 124 lekë që konsideroi së fundmi Banka e Shqipërisë. Dje, në një euro u shkëmbye me 122.98 lekë me një rënie 0.1 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Rënia ka qenë e pandalshme që nga data 27 nëntor. Në krahasim me fillimin e vitit, euro ka humbur 11 lekë, me një nënçmim prej 8.2%. Kjo është rënia më e fortë vjetore që prej vitit 2004. Rënia

e euros, në një kohë që në bursa ajo është relativisht e fortë, po tërheq edhe dollarin. Monedha e gjelbër u këmbye dje me 107.93 lekë, duke rënë me 0.25 lekë. Të gjitha monedhat e tjera shënuan dje rënie ndaj lekut, sipas kursit zyrtar të Bankës. Ekspertët e agjencive poho-jnë se një arsye është oferta e shtuar në euro. Në dhjetor gjithnjë janë të pranishme efektet sezonale, me rritje të ofertës së euros, që këtë vit sipas ekspertëve po shoqërohet në kahun e kundërt me më pak qarkullim të lekut për shkak të konsumit të dobët.

APP, apel bizneseve: Përfundoni prokurimet e nisura deri në fundvitAgjencia e Prokurimit

Publik sjell në vëmendje të Autoriteteve Kontraktore që, në zbatim të dispozitave ligjore të prokurimit publik, çdo procedurë prokurimi e krijuar në SPE, gjatë vitit 2018, duhet të përfundojnë brenda vitit. APP i bën thirrje bizneseve se përfundimi i tyre, për ata që nuk janë në proces, duhet të përfundohet me arkivimin ose anulimin e tyre. Sipas njoftimit, APP i kërkon autoriteteve kon-traktore që në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, të marrin masat e nevojshme

për të përfunduar këto proce-dura prokurimi të krijuara në sistem, me qëllim reflektimin e tyre në regjistrin e realizimeve për vitin 2018. APP sqaron në fund se bizneset të cilat janë të pezulluara nga KPP apo që janë në proces gjyqësor, nuk e kanë këtë detyrim të përfundojnë procedurën e tyre në sistemin elektronik. Më tej, APP tërheq vëmendjen se, moskryerja e këtyre vepri-meve sipas legjislacionit dhe afatit të kërkuar, do të përbëjë shkak për nisjen e hetimeve administrative të personave përgjegjës.

Gati reformimi i sistemit energjetik, qeveria paralajmëron privatizimin e OSHEE dhe rritje të çmimit të energjisë elektrike, zbardhet strategjia

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraQeveria miraton planin për zbatim në vitet 2019-2020

Qeveria ka miratuar planin strategjik të reformimit për sektorin energjetik, i cili mund

të sjellë rritjen e çmimeve të en-ergjisë për shumë konsumatorë duke filluar nga viti 2020. Sipas dokumentit të botuar në Fletor-en Zyrtare, brenda tremujorit të parë të vitit tjetër, institucionet përgjegjëse, ku bëjnë pjesë Enti Rregullator i Energjisë, qeveria dhe Ministria e Energjisë, do të miratojnë hapat që duhen ndër-marrë për liberalizimin e tregut dhe derregullimin e çmimeve të energjisë. Këto hapa do të mundësojnë që të gjithë konsu-matorët e lidhur në tensionin e ulët, përveç familjeve, të dalin nga tregu i rregulluar i energjisë, pra të mos furnizohen më me çmim të rregulluar si tani, por ta blejnë energjinë në treg të lirë. Megjithatë, dokumenti sinjal-izon se çmimi i energjisë mund të ndryshojë edhe për famil-jarët, pasi vetë qeveria shprehet se reforma e tarifave mund të kërkojë mbrojtjen e konsuma-torëve në nevojë. Ky element i politikave të reformës dhe të tjerë elemente përforcojnë nevojën për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë. “Reforma ka të ngjarë të çojë në çmime më të larta, që mund të rezultojë në disa shqetësime publike. Megjithatë, do të jetë thelbësore për të komu-nikuar se çmimet për energji el-ektrike janë vetëm më të larta në sipërfaqe, d.m.th. çmimet aktuale të ulëta subvencionohen përmes taksave dhe buxhetit të shtetit në një mënyrë të vështirë dhe të ndërlikuar dhe në të njëjtën kohë rezulton në nëninvestime në infrastrukturë, duke dërguar një faturë gjithnjë në rritje për furnizimin me energji për brezat e ardhshëm. Për më tepër, refor-ma, si e tillë, parashikon krijimin e skemave të përkohshme dhe të përhershme mbështetëse për ako-modimin e interesave të grupeve në nevojë nga ndikimet negative

Reforma, si e tillë, parashikon kri-jimin e skemave të përkohshme dhe të përhershme mbështetëse për akomodimin e inte-resave të grupeve në nevojë nga ndikimet negative të reformës dhe “varfërimit nga energjia” - e thënë ndryshe “efektet që sjell ndryshimi me rritje i çmimit të en-ergjisë elektrike”, si dhe mbështetjen e prodhuesve të energjisë së rino-vueshme...torit publik mund të demonstro-jnë paaftësi (pamundësi) për të përmbushur objektivat e pagesës dhe ta raportojnë këtë te subjekti superior përkatës. Një strategji për përmirësimin e nivelit të page-save nga subjektet publike duhet ta përmbyllë planin e veprimit. Së bashku, marrëveshja për pagesën e borxheve të prapam-betura dhe plani i veprimit për pagesën e faturave të energjisë elektrike nga subjektet publike do të sigurojnë pastrimin e llogarive të arkëtueshme ndërmjet të gjitha njësive shtetërore”, thuhet në planin strategjik për reformimin e sektorit të energjisë në Shqipëri.

të reformës dhe “varfërimit nga energjia” - e thënë ndryshe “efe-ktet që sjell ndryshimi me rritje i çmimit të energjisë elektrike”, si dhe mbështetjen e prodhuesve të energjisë së rinovueshme”, parashikohet në strategjinë e qeverisë, e cila ka të detajuara të gjitha masat që do të ndërmer-ren bashkë me afatet përkatëse. Sipas saj, skema e re tarifore do të miratohet në fund të vitit të ardhshëm deri në tremujorin e tretë të vitit 2020 dhe po në këtë periudhë qeveria do të miratojë skemën mbështetëse për konsu-matorët në nevojë.

Privatizimi Plani i ri parashikon ndrys-

hime të rëndësishme në tregun e energjisë, duke përfshirë dhe privatizimin e plotë të furnizimit tek investitorë strategjikë. Kjo do të thotë që OSHEE do të mbe-tet shtetërore vetëm në pjesën e administrimit dhe mirëmba-jtjes së rrjetit të shpërndarjes, ndërsa furnizimi dhe faturimi i energjisë do t’i kalojnë privatit. “Ndarja ligjore e OSHEE-së si

dhe ndarja e plotë funksionale do të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur, brenda periud-hës së parë. Kjo do të përfshijë marrëveshjet përfundimtare dhe operacionale midis të gjitha kompanive të reja, duke përf-shirë, por jo kufizuar në, ndarjen e aseteve, shpërndarjen e page-save të prapambetura dhe borx-het mes kompanive të ardhshme. Një plan ristrukturimi, i miratu-ar nga Këshilli i Ministrave, do të përmbajë vizionin në lidhje me zgjedhjen e kompanisë që do të kryejë furnizim universal për periudhën e tranzicionit në vazh-dim. Do të përmbajë gjithashtu një strategji për ofertën publike, potencialisht që do të çonte në një privatizim të plotë të kompa-nisë furnizuese me një investitor strategjik që lehtësonte zbatimin e transformimit në një kompani biznesi private dhe konkurruese dhe një ofertë të pjesshme për publikun shqiptar për një pjesë minoritare të kompanisë DSO, me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë duke ruajtur kon-

trollin mbi biznesin e rregulluar”, mësohet në planin e qeverisë.

BorxhetStrategjia e qeverisë për 2

vitet në vijim parashikon dhe gjet-jen e një zgjidhjeje për detyrimet e papaguara ndërmjet subjekteve të ndryshme shtetërore. Grupi ndërministror i punës, i krijuar tashmë për këtë qëllim, do të finalizojë një marrëveshje që rregullon trajtimin e ardhshëm të të gjitha borxheve të pagueshme, ndërmjet kompanive shtetërore që lidhen me sektorin e energjisë elektrike, përfshirë subjektet pub-like me detyrime për energjinë elektrike. Përveç marrëveshjes, do të hartohet dhe miratohet një plan veprimi i cili do të sigurojë an-gazhimin për pagesën e faturave të energjisë elektrike nga të gjitha subjektet publike, duke përfshirë ato buxhetore dhe jobuxhetore. “Plani i veprimit duhet të përm-bajë objektivat e pagesave të sektorit publik, si dhe të për-caktojë një procedurë zgjidhjeje të ngërçit/dështimit (fall-back procedure) kur subjektet e sek-

Page 13: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

2,3,8,10,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 21 Dhjetor 2018 13

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraRusia mohon akuzat: Perëndimi i trembet Rusisë së fuqishme

Andi LAMKO

Administrata Trump vendosi dje sanksione të reja ndaj zyrtarëve dhe subjekteve ruse lidhur me ndërhyrjen

në zgjedhjet e nëntorit 2016 si dhe rreth atyre që departamenti i Thesarit i quan "aktivitete të tjera dashakeqe", çka i referohet kryesisht sulmit me agjent nervor në Salisbury dhe tentativës për vrasjen e një ish-agjenti rus dhe vajzës së tij në Britani. "Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët e tyre për të penguar dhe për t’u mbrojtur ndaj veprimtarisë së vazh-dueshme keqdashëse të Rusisë", tha se-kretari i Thesarit Stiven Mnuchin. Mes individëve rusë të sanksionuar janë 15 agjentë të zbulimit ushtarak dhe katër njësi qeveritare, përfshirë Agjencinë e Kërkimit Kibernetik. Sipas një raporti të ri dorëzuar Senatit amerikan këtë javë, thuhej se kjo agjenci përdorte çdo platformë të madhe të mediave sociale për të ndikuar votuesit në vitin 2016 për të hedhur votat për Donald Trump, si dhe për të keqinformuar votuesit që nuk kishin gjasa ta mbështesnin atë, duke i dekurajuar që të votonin. Sanksionet e së mërkurës godasin edhe ata që kryen sulmin kibernetik mbi Agjencisë Botërore kundër-Doping-ut, Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike dhe agjenci të tjera jo-poli-tike. Sipas Departamentit amerikan të Thesarit deri më tani administrata Trump ka vendosur sanksione ndaj 272 shtetasve e subjekteve ruse për "një gamë të gjerë aktivitetesh keqdashëse".

Rusia mohon përgjegjësinë Zhvillimi vjen në një kohë kur

Presidenti rus Vladimir Putin tha dje në konferencën e fundvitit me

Kërcënuan me protesta, qeveria franceze u rrit pagat policëve

Rumani, qeveria i mbijeton votëbesimit për reformën në drejtësi

Qeveria franceze është përulur para kërcënimeve për protesta të policisë vendase, duke përmbushur disa nga kërkesat e tyre. Vendimi u njoftua të enjten nga Ministria e Brendshme franceze pas taki-meve me tri sindikata lokale të policisë. Palët ranë dakord për rritjen graduale të pagës së policëve për funksionarët e rangut të lartë, dhe shlyerjen e pagesave të vjetra për rreth 23 milionë orë punë jashtë orarit të akumuluara veçanërisht në protestat e muajit të fundit.

Marrëveshja erdhi pas protes-tave të shpërndara që oficerët e policisë mbajtën anembanë vendit një ditë më parë. Të mërkurën, policët francezë improvizuan një demonstratë duke ecur me hap të ngadaltë në terminalin e aeroportit Sharl dë Gol në Paris, çka krijoi radhë të gjata për pasagjerët që pritnin të merrnin linjën e radhës. Në rajone të tjera të vendit, rajonet e policisë paralizuan veprimtarinë e tyre duke iu përgjigjur vetëm thirrjeve të qytetarëve për ndë-rhyrje urgjente.

Qeveria Social Demokrate e Rumanisë i mbijetoi lehtësisht dje një vote mosbesimi për reformën e kontestuar në dre-jtësi, për të cilën opozita thotë se po dëmton rendin ligjor dhe demokracinë në vendin anëtar të BE. Deputetët refuzuan mos-besimin me 161-3 për rrëzimin e qeverisë. Kryeministrja Viorica Dancila thanë parlament se nuk do të komentonte mbi reformën pasi ligjet "janë pranuar nga parlamenti" dhe gjithashtu refu-zoi kritikat e BE ndaj tyre. "Unë nuk jap llogari jashtë shtetit për

gjëra që i përkasin sovranitetit dhe dinjitetit të shtetit”, tha ajo. Krye-opozitari Dan Barna, tha se qëllimi i qeverisë me reformën është nxjerrja e kriminelëve nga burgu. Lideri social-demokrat Liviu Dragnea nuk mund të marrë post pasi është dënuar për korrupsion, dhe ka nxitur qeverinë të bëjë amnisti për mijëra njerëz duke pretenduar se është dënuar gabimisht nga prokurorët. Deputetët opozitarë mbanin pankarta që shkrua-nin "Dorëhiqu!" dhe "Mos kalo dekretin e emergjencës".

Forumi i pajtimit, Kandiç: Serbia është shtet i gjenocidit

Aktivistja e Qendrës për të Drejtën Humanitare në Be-ograd, Natasha Kandiç, tha dje në diskutimin e panelit “Pajtimi, ballafaqimi me të kaluarën dhe rajonin, ku jemi dhe ku po shkojmë?”, organizuar nga Forumi ZFD, se Serbia është një shtet që ka kryer krime lufte mbi shqiptarët e Kosovës, ndërsa tani kërkon të drejtën për të vendosur diçka në terri-torin ku ka bërë gjëra të tilla. Duke reflektuar për vitin 2003, kur Prokuroria e Krimeve të Luftës filloi punën e saj, Na-

tasha Kandiç vuri në dukje se situata aktuale është e vështirë të kuptohet, pasi fillimi i procesit të përcaktimit të përgjegjësisë për krimet ishte çuditërisht i mirë. Kandiç tha ka shumë të dhëna materiale, kallëzime penale, raste të transferuara nga Haga, derisa Serbia është gjithnjë e më larg shtetit të së drejtës. Ndërsa, ambasadori i Britanisë së Mad-he në Beograd Denis Keefe foli për dëmin politik të mohimit të përgjegjësisë për krimet e kry-era të luftës, si shkaku kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale.

Kroacia shton kuotat e pranimit

të punëtorëve të huaj Kroacia ka ngritur dje kuotat

e pranimit të punonjësve të huaj për vitin 2019 në përpjekje për të plotësuar mangësitë për punonjës të kualifikuar kryesisht në ndërtim dhe turizëm. "Prioriteti ynë është punësimi i forcës vendase por kur kjo nuk është e mundur jemi të hapur për punëtorë nga jashtë”, ministri i punës Marko Pavic në kabinet. Dyfishimi i kuotave për punonjësit e huaj në 65,100 vjen pas presionit të kom-panive vendase me argumentimin e nuk mund të gjejnë punonjës.

Mbërrin letra për Vuçiç, kërkesat

e Trump ndaj liderit serbPresidenti amerikan Donald

Trump, i ka nisur letër edhe kreut të shtetit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, pas asaj për Hashim Thaçin, për të reko-manduar se nuk duhet humbur shansi i madh për të arritur një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. “Duke qenë se keni hyrë në fazën e fundit të arritjes së një marrëveshje me Kosovën, që do të sillte një vendosje afatgjate të paqes në rajon, do të iu inkurajoja që të shfrytëzoni momentin për vendime në interesin e të dy shteteve”, thotë Trump.

SHBA josh Bullgarinë të blejë avionët e saj F-16

Përpjekjet e koordinuara diplo-matike të SHBA duket se po influen-cojnë që Bullgaria të zgjedhë avionët luftarakë amerikanë F-16 përballë suedezëve Gripen. Uashingtoni ka shtuar presionin mbi Bullgarinë për të siguruar kontratën e F-16 për të mundur ofertat rivale nga Suedia dhe Italia. “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me qeverinë bullgare për të përshtatur shitjen e mundshme të F-16 sipas buxhetit dhe operacioneve”, tha se-kretari i shtetit Mike Pompeo.

Aeroplanë luftarakë turq kanë fluturuar mbi ishujt grekë Itzis dhe Castellorizo dje pa parala-jmërim njoftoi ushtria greke, disa orë pasi Athina kishte kërcënuar me konfrontim ushtarak ndaj provokimeve të mundshme të Turqisë për ishujt e Egjeut. Shefi i Ushtrisë Greke, Evangelos Apos-tolakis, paralajmëroi se vendi i tij do të reagojë me vendosmëri në rast të "përshkallëzimit të provoki-meve turke". Gjatë takimit me gazetarët Apostolakis shprehu gatishmërinë e ushtrisë greke në rast se rrezikohet sovraniteti dhe integriteti territorial. "Nëse hyjnë në një ishull të pabanuar, ne do ta bëjmë ishullin rrafsh me tokën. Kjo është një vijë e kuqe", tha ai. Ironikisht, shefi i Shtabit shtoi se për Greqinë gjëja më e rëndësishme është paqja në rajon.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Ev-ropian, Tanja Fajon, ka kritikuar ashpër dje Serbinë për sulmet e qeverisë ndaj disidentëve dhe atyre që mendojnë ndryshe nga Qeveria e Beogradit. “Kjo nuk është Serbia që dua të shoh në Bashkimin Evropian, sepse dëshiroj ta shikoj më mirë demokracinë në vend. Nuk e mendoj vetëm unë por edhe shumë kolegë nga institucionet evropiane që shumë qartë i përcjellin këto porosi. Ekziston një dallim i madh mes asaj që Serbia ka realizuar në lidhje me reformat në rrugën drejt Bashkimit Evropian për dallim nga realiteti në atë shtet”, theksoi ajo. Fajon ka thënë se Serbia duhet të ketë më shumë hapësirë për mendime kritike. “Porosia për Qeverinë është të krijojnë kushte më të mira për respektimin e demokracisë”, u shpreh Fajon.

Greqia kërcënon, avionët turq fluturojnë mbi ishujt grekë Tanja Fajon për Serbinë: Shtet që nuk dua ta shoh në BE

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë për ndërhyrjet në zgjedhje

gazetarët se Rusia nuk ka kryer aktivitete dashakeqe, Perëndimi trembet nga zhvillimi dhe rritja e fuqisë së saj. "Rusia është një faktor i fuqishëm me të cilin Perëndimi tashmë duhet të merret seriozisht. Deri kohët fundit nuk ka pasur një komb të tillë”, tha Putin për audi-encën e qindra gazetarëve në Moskë, duke refuzuar skandalet e fundit të spiunazhit, të cilat i quajti të shpiku-ra për të dëmtuar pozitën e Rusisë. "Sikur të mos kishin qenë Skripal-ët, ata do të kishin sajuar diçka tjetër. Qëllimi mbetet gjithmonë i njëjtë: të ndalojnë zhvillimin Rusisë", tha ai, duke u ankuar se marrëdhëniet me Britaninë janë në një rrugë qorre. Putin tha se Rusia po hyn në një kategori të re ekonomike, duke zënë vendin e pestë në botë, edhe pse aktualisht renditja e FMN e liston

atë të 12-ën, në listën që udhëhiqet nga SHBA, Kina, Japonia, Gjerma-nia e Britania. Putin tha se vendimi i presidentit amerikan për tërheqjen e trupave amerikane të Sirisë është i drejtë. “Fakti që SHBA vendosi të tërheqë trupat e saj është i drejtë por Moska nuk po i sheh shenjat e kësaj tërheqjeje”, pohoi ai.

Putin dënon prishjen e Traktatit të ArmatimeveNë konferencë presidenti rus foli

për marrëdhëniet e tensionuara me SHBA, duke thënë se vlerësonte ven-dimin e Presidentit Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, por njëkohësisht dënoi kërcënimet për tërheqje nga traktati i armëve bërthamore të rangut të mesëm, i nënshkruar gjatë Luftës së Ftohtë. "Ne aktualisht po punojmë për ruajtjen e sistemit ndërkombëtar

të kufizimit të armëve”, tha Putin, duke shtuar se ka një tendencë në rri-tje për të nënvlerësuar kërcënimin e luftës bërthamore. Putin foli gjithash-tu për disa zgjedhje të rëndëisshme në Perëndim, duke thënë se Trump është president i zgjedhur ligjërisht, dhe çdo tentativë për të hedhur dy-shime mbi këtë, apo mbi rezultatin e referendumit britanik, tregon mungesë respekti për votuesit. Ai përsëriti pretendimet e Kremlinit se veprimet ukrainase në ngushticën e Kerch ishin "provokime", çka solli konfrontimin detar, sekuestrimin e luftanijeve dhe arrestimin e mari-narëve ukrainas.

Agjencia ruse e Kërkimit Kibernet-ik ka përdorur çdo platformë të madhe të mediave sociale për të ndjekur dhe ndikuar te votuesit në vitin 2016 për të hedhur votat për Donald Trump, si dhe për të keqin-formuar votuesit që nuk kishin gjasa ta mbështesnin atë...

Page 14: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT14 E Premte 21 Dhjetor 2018

2,3,8,10,12,13,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Dështon marrja në pyetje e përfaqësuesit ligjor të “DH Albania”, zhduket 26-vjeçari

Marrja në pyetje e përfaqësuesit ligjor të kom-panisë “DH Albania” nga Prokuroria ka dështuar. 26 vjeçari, që rezulton të jetë personi i vetëm i kom-panisë, që ka negociuar kontratat e dy tenderave me vlerë 30 milionë euro, mësohet se nuk është paraqitur pranë organit të akuzës ditën kur ishte caktuar për tu marrë në pyetje. Burime nga organi i akuzës së kryeqytetit bëjnë me dije se ka dështuar marrja në pyetje e përfaqësuesin ligjor të kompanisë “DH Albania”, e përfshirë në skandalin e fitimit të dy tenderave me vlerë 30 milionë euro përmes do-kumenteve të falsifikuar. Avdjol Dobi ishte thirrur të jepte sqarime në lidhje me aferën e lotit të parë të Unazës së Madhe me vlerë 18 milionë euro dhe atë të ndërtimit të linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi,

por 26-vjeçari nuk është paraqitur pranë organit të akuzës. Si personi i vetëm që përfaqëson “DH Alba-nia” në Shqipëri dhe që ka negociuar dy kontratat me shtetin shqiptar, dëshmia e tij konsiderohet e rëndësishme. Megjithatë, edhe pse hetimet kanë nisur prej më shumë se 1 javë, deponimi i tij nuk është bërë ende pjesë e hetimit. Avdjol Dobi do të japë sqarime në lidhje me dokumentet që kompania dorëzoi pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Op-eratorit të Sistemit të Transmetimit dhe do të pyetet nëse ka dijeni që dokumentet e paraqitura janë të falsifikuara apo se kush janë personat që ia kanë dhënë atij këto dokumente. Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se “DH Albania” ka falsifikuar datën e regjistrimit, bilancet dhe një certifikatë të sekretarit

të shtetit të Delaëare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të cilës ajo nuk ka detyrime fiskale në këtë shtet ku është regjistruar. Dyshohet gjithash-tu se “DH Albania” ka falsifikuar edhe noterizimin në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë një noter, i cili rezulton se nuk ekziston. Sipas sistemit TIMS Avdjol Dobi rezulton se ndodhet në vendin tonë, por ai nuk ka njoftuar në Prokurori as nëse e ka marrë fletë-thirrjen e nisur nga prokurorja e çështjes, Elis-abeta Ymeraj. Grupi hetimor ka nxjerrë fletë-thirrje edhe për noteren Xhevahire Brahaj e cila ka kryer noterizimin e të gjithë dokumentacionit të “DH Albania” në vendin tonë, si dhe për përkthyesen Shenda Kruja, e cila nuk ka një licensë të Ministrisë së Drejtësisë dhe përkthimi i saj nuk është ligjor.

Telenovela “Xhisiela”, Gjykata e Krujës liron djalin e deputetit socialist, Rexhep Rrahja dënohet me 1 vit shërbim prove

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPD: Lirimi i Rrahjes, provë se sistemi i drejtësisë është i kapur

Elvis MYRTA

Gjykata e Krujës ka dhënë dje vendimin për djalin e deputet-it të Partisë Social-

iste, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, vendosi të lirojë nga qelia Rrexhep Rrajan, duke e dënuar me 1 vit shërbim prove. Prokuroria e Krujës kishte kërkuar 1 vit burg për djalin e deputetit të PS-së, i cili akuzohet për dhunimin e Xhisiela Malokut dhe pse ai i ka mohuar akuzat. Rexhep Rraja u arrestua në 30 shta-tor pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu, denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut. Vetë Rraja gjatë masës së sigurisë ka deklaruar se arrestimi i tij ishte politik, ndërsa gjatë gj-ykimit ka qenë e pranishme Edhe Xhisiela Maloku e cila ka mohuar denoncimet duke shprehur se gjithçka e bëri nga Xhelozia. Historia e rozë e Xhisielës me Rexhepin përf-shiu edhe politikën me aku-za e kundërakuza, ndërsa u përfshi dhe efektivi i policisë Emiliano Nuhu. Nuhu pasi u arratis duke braktisur dhe shërbimin, akuzoi se për të mbyllur dosjen e Rexhepit pas denoncimeve të Xhisielës ai ishte kërcënuar me jetë. Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator 2018 ndërsa prej atij momenti ai kërkoi dy herë lirinë në Gjykatë çka u refuzua. Publikisht pas denon-cimeve në komisariatin numër tre dhe atë të Fushë Krujës, Xhisiela Maloku në media ndryshoi qëndrim duke thënë se problemet me Rexhepin do t'i zgjidhte vetë dhe gjithçka e kishte bërë nga xhelozia se Rexhepi e kishte lënë për një vajzë tjetër. Në hetimin e këtij rasti Prokuroria mori dhe raportin e mjekut ligjor ku

rezultonte se Xhisiela Maloklu kishte dëmtime në trup çka faktonin dhunën e ushtruar, dhunë e konfirmuar edhe nga përgjimet në ambientet e komisariatit të Krujës. Me këtë vendim nga kjo e enjte, Rexhep Rraja fiton lirinë me kusht për t'u paraqitur pranë shërbimit të provës dhe për të mos kryer tjetër vepër pe-nale. Çështja “Xhisiela” kri-joi debate të forta politike pasi opozita akuzoi deputetin Rrahman Rraja dhe deputetë të PS se i bënë presion policisë së Fushë Krujës për ta mbyllur këtë dosje.

Reagimi i PDMenjëherë pas dhënies së

vendimit për lirimin e djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, Rexhepit, ka reaguar Partia Demokratike. Një ven-dim të tillë nga institucionet e drejtësisë, PD e konsideron rënie të sistemit të drejtësisë. Sipas Partisë Demokratike ky vendim tregon qartë sis-temin e dyfishtë të drejtësisë i cili kontrollohet nga Edi Rama. Vendimi për lirimin e përdhunuesit Rexhep Rraja është një tjetër provë e rënies së sistemit të drejtësisë. I biri i deputetit mafioz të Fushë Krujës është lënë i lirë jo për t’i shërbyer komunitetit, por për t’i shërbyer pushtetit

kriminal të Edi Ramës. Lir-imi nga burgu i djalit përd-hunues të deputetit socialist tregon standardin e dyfishtë të drejtësisë që kontrollon Edi Rama. Nga njëra anë, mbahen në burg qytetarët që nuk paguajnë dot dritat, nga ana tjetër, lihen të lirë ata që vjedhin votat për Edi Ramën, përdhunuesit, vrasësit dhe trafikantët e drogës. Edi Rama nuk ka ndërmend të ndërtojë një drejtësi më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korrup-tuar dhe krimit të organi-zuar me të cilin vjedh votat dhe bashkëqeveris”, thuhet në deklaratën e PD-së pas dhënies së vendimit. Ndër-kohë, vendimi i Gjykatës së

Krujës është ironizuar edhe nga deputeti njëkohësisht numri dy i PD Edi Paloka. De-puteti i Partisë Demokratike shkruan në fb se kryeministri tani mundet ta zhvillojë dia-logun me Rrahjan, pa qenë nevoja të diskutojë me stu-dentët. “E zgjidhi Rama dhe problemin e dialogut, sot ka liruar Rexhep Rrajen. Kështu që nga sot nuk do ti duhet të ballafaqohet me më studente “rrugaçë” nëpër universitete. Tani “dialogun” mund ta bëj me Rrajen”, shkroi dje në rrjetet sociale pas vendimit Paloka. Gjykata vendosi ta li-rojë nga qelia e burgut Rexhep rajën duke e dënuar me 1 vit shërbim prove. Vendimi u dha trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri.

Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu, denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa ekspo-nentë të PS për të mbyllur denonci-min e Xhisiela Malokut. Vetë Rraja gjatë masës së sigurisë ka deklaru-ar se arrestimi i tij ishte politik...

Automjeti i policisë përplaset me fuoristradën, plagosen 5 persona

Një aksident me pasojë katër persona të plagosur është shënuar pasditen e djeshme në qytetin e Fierit. Në këtë aksident është përfshirë një automjet policia. Aksidenti me pesë të plagosur fatmirësisht të gjithë jashtë rrezikut për jetën ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, rreth orës 14:50 të kësaj të enjteje. Burime bëjnë me dije se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve, si dhe 3 pasagjerë. Dy nga pesë të plagosurit ndod-heshin në automjetin e policisë. Makina e policisë drejtohej nga 49-vjeçari, me inicialet A. D., ndërsa mjeti “Volksvagen” drejtohej nga 51-vjeçari, me inicialet A. Z.. Pasagjeri që shoqëronte efektivin është identifikuar si 26-vjeçari, me inicialet V. Z., ndërsa dy pasag-jerët e tjerë janë 44-vjeçarja, me inicialet V. Z., dhe 60-vjeçarja, B. B.. Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur “Kthesa e Kashishtit”, ndërkohë që të plagosurit janë transportuar për në Spitalin Ra-jonal të Fierit, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Përplasi për vdekje 11-vjeçaren, pranga adoleshentit në TropojëAutori i aksidentit të djeshëm, ku ngeli i vdekur një i

mitur 12-vjeçar, është arrestuar ditën e djeshme në Tropojë. Burime bëjnë me dije se në prangat e policisë së qytetit veri-or ka përfunduar shtetasi me inicialet M. C., 18 vjeç, banues në Tropojë. Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, 18-vjeçari, aksidentoi për vdekje të miturin me inicialet F. P., dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Bajram Curri-Sho-shan. Sipas policisë, pasi përplasi të miturin 18-vjeçari, drejtuesi i makinës, është larguar nga vendi i ngjarjes. Në komisariat ai ka deklaruar se u largua nga vendi i ngjarjes për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike që ai ndodhej pas aksidentit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largimi nga vendi i aksidentit”.

Del nga shinat treni i linjës Durrës-Fier, shkak amortizimi

Treni i pasagjerëve i linjës Durrës-Fier, por pa asnjë pasagjer në bord doli nga shinat mbi një urë pranë vendit të quajtur Ura e Ngjalës mesditën e djeshme. Shkak u bë thyerja e disa tranver-save ndërsa treni po kalonte mbi urë. Për pasojë lokomotiva dhe dy vagonë përfunduan jashtë shinave, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Në tren udhëtonin vetëm makinisti dhe dy fatorino, çka tregon në fakt se qytetarët e kanë braktisur prej kohësh këtë mënyrë transporti. Për shkak të amortizimit në hekurudhës dhe vetë trenave, funksionojnë vetëm katër linja për pasagjerë. Trenat në Shqipëri mesatarisht lëvizin me 5 km/h , por gjatë vitit 2017 shkaktuan 9 aksidente për shkak të kalimeve të kushteve të heku-rudhës. Shpesh herë është folur për ndërhyrje në rikonstruksionin e hekurudhave, por që kërkojnë financime të mëdha për shkak të braktisjes dhe amortizimit. Të dhënat e INSTAT për transportin ndër vite tregojnë braktisjen e transportit hekurudhor. Në vitin 2017 me tren udhëtuan vetëm 65 980, nga 448 000 në vitin 2012.

Page 15: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

2,3,8,10,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 21 Dhjetor 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

“Shiste mish dhe bulmet pa licencë, pranga tregtarit në kryeqytetPronari i një subjekti, i cili tregtonte produkte

mishi dhe bulmeti pa licencë, u vu në prangat e pol-icisë së Tiranës. Në prangat e policisë së kryeqytetit përfundoi 48-vjeçari, me inicialet A. A.. Arrestimi i tregtarit u bë pas një kontrolli që policia ndërmori në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Hetimin Tatimor në subjekte të ndryshme të qa-rkut Tiranë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë. Mbi të rëndojnë akuzat e prodhimit të kundraligjshëm i mallrave dhe artikujve ushqi-mor, tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë dhe ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë. Gjithashtu në subjektin privat të 48-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme me

produkte mishi dhe bulmeti pa licencë. Ky subjekt u gjobit nga ana e AKU-së në shumën prej 1 milion e 650 lekë për shkeljet e konstatuara, ndërsa nga ana e hetimit tatimor u gjobit me 137 mijë lekë për mallra pa faturë të dyshuara si kontrabandë. Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, teksa materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës. Kanë qenë policia e kryeqytetit që ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e 48-vjeçarit. “Policia e Tiranës në bashkëpunim me AKU dhe Hetimi Tatimor kanë ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme të qa-rkut Tiranë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë. Gjatë kontrolleve të ushtruara u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të një subjekti, i shtetasit me inicialet A. A., 48 vjeç, banues në Tiranë,

për veprat penale “Prodhimi i kundraligjshëm i mallrave dhe artikujve ushqimor”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontra-bandë”, parashikuar nga nenet 288/a, 178, 179 të Kodit Penal. Në subjektin e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme me produkte mishi dhe bulmeti pa licencë. Ky subjekt u gjobit nga ana e AKU-së në shumën prej 1.650.000 lekë për shkeljet e konstat-uara, ndërsa nga ana e Hetimit Tatimor në shumën prej 137.366 lekë për mallra pa faturë të dyshuara si kontrabandë” thuhet në njoftimin e policisë. Ma-terialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Aksion policor në qytetin e Vlorës, pranga 6 personave të shpallur në kërkim, mes tyre dhe të dënuar nga Krimet e Rënda

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPolicia: Vasil Balliu, i dënuar me 4 vite burg për trafik droge

Elvis MYRTA

Policia e Vlorës ka bërë t ë mundur di tën e djeshme arrestimin e 6 per-

sonave. Gjatë kontrolleve të uniformave blu është bërë e mundur ndalimi i personave që kanë qenë të dënuar me vendim gjykate por dhe të shpallur në kërkim për kultivim dhe trafikim droge. I pari që përfundoi në pran-gat e policisë së Vlorës është 25-vjeçari, Vasil Balliu. Ar-restimi i këtij shtetasi u bë pasi ai ishte i dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Kri-meve të Rënda, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. I riu ishte gjykuar në mungesë dhe ishte dënuar nga krimet rreth një vit më parë. Ar-restimi i 25-vjeçarit u krye nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bashkë me Seksionin e Krimeve, gjatë një pune të mirëorganizuar. 25-vjeçari, u kap në një banesë të brak-tisur pranë aksit rrugorë të fshatit Llakatund, Vlorë. Policia kishte marrë infor-macione në rrugë opera-tive për vendndodhjen e 25-vjeçarit, dhe pas këtij informacioni bëri të mundur arrestimin në flagrancë të të riut. Mësohet se Balliu fshihej në këtë banesë të braktisur prej më shumë se 6 muajsh. “Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë me Vendim nr.56 datë 18.07.2017 e ka dënuar këtë shtetas me 4 (katër) vjet burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë për ar-restimin e 25-vjeçarit. Pas arrestimit Vasil Balliu u dër-gua në një burg të sigurisë së zakonshme për të vuajtur dënimin.

Arrestimi i 5 personave të tjerëPolicia e Vlorës ditën e

djeshme nuk është ndalur vetëm me arrestimin e Bal-liut. Sipas policisë së qytetit bregdetar brenda 24 orëve uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e pesë personave të dënuar për drogë dhe për vepra të tjera penale. Pas informacioneve që policia ka marrë për vendndodhjen e këtyre per-sonave ka bërë të mundur arrestimin e tyre. Arres-timi i tyre është bërë falë punës së mirëorganizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bashkë. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar të Vlorës bëjnë me dije se në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi me ini-cialet Z. I., 55 vjeç, banues në fshatin Radhimë, Vlorë. 55-vjeçari ka qenë prej afro dy vitesh në kërkim pasi më datë 02.06.2016, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin e formës së prerë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. Gjithashtu të njëjtat burime saktëso-

jnë se në sajë të këtij plani masash është bërë e mun-dur arrestimi i shtetasit me iniciale B. N., 54 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr. 338 datë 21.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 130/a të Kod-it Penal. Zyrtarisht unifor-mat blu të qytetit bregdetar të Vlorës u bë i mundur edhe arrestimi i tre personave të tjerë të shpallur në kërkim në Vlorë, Himarë dhe Sa-randë. Më konkretisht në

prangat e uniformave blu të qytetit bregdetar përfundu-an shtetasit me inicialet, V. B., 25 vjeç, banues në Besh-isht, Vlorë; Gj. Z., 38 vjeç, banues në Bolenë, Himarë dhe A. N., 46 vjeç, banues në Sarandë. Këta shtetas janë ndaluar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Policia e Vlorës fton qytetarët të ndihmojnë Po-licinë në dhënien e informa-cionit në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të Policisë.

I riu ishte gjykuar në mungesë dhe ishte dënuar nga krimet rreth një vit më parë. Arrestimi i 25-vjeçarit u krye nga Seksioni për Hetimin e Narko-tikëve dhe Trafiqeve bashkë me Sek-sionin e Krimeve, gjatë një pune të mirëorganizuar. 25-vjeçari, u kap në një banesë të braktisur pranë aksit rrugorë të fshatit Llakatund, Vlorë...

Fier, qëllohet me breshëri automatiku automjeti i parkuarQëllohet me breshëri automatiku, drejt një makine në

Fier, e cila ishte e parkuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të kësaj të mërkure, teksa mjeti ishte lënë në anë të rrugës. Më konkretisht gjatë natës është qëlluar me armë në makinën tip “Benz” në pronësi të shtetasit me inicialet A. B., banues në Zhupan. I zoti i mjetit prej një muaji e kishte lënë të parkuar në anë të rrugës Fier-Levan automjetin, pasi e kishte nxjerrë në shitje. Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia e Fierit nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Në komunikatë policia thotë se po punon për iden-tifikimin e autorëve. “Në datën 19.12.2018, gjatë natës është qëlluar me armë në makinën tip “Benz” në pronësi të shtetasit me inicialet A. B., banues në Zhupan, i cili prej 1 muaji e kishte lënë të parkuar në anë të rrugës Fier-Levan, pasi mjetin e kishte nxjerrë në shitje”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Aksidenti, arrestohet shoferi i makinës ku humbi jetën mësuesja

Drejtuesi i makinës që transportonte mësuesit në shkollën Arrës të Devollit, por që përfundoi në aksident me vdekjen e njërës prej tyre, u arrestua. Policia e Korçës e ka shpallur fajtor për shkelje të rregullave të qarkullimit Ndriçim Hoxhën, i cili në automjetin e tij tip “Land Rover” kishte futur shtatë persona, gjashtë mësues dhe një infermiere. Luiza Dule humbi tragjikisht jetën mëngjesin e së mërkurës, në fshatin Arrëz të Devollit. Burime zyrtare thanë pas aksidentit se 48-vjeçarja, me profesion mësuese udhëtonte së bashku me 6 persona të tjerë, kur automjeti është botuar në rrugë. “Rreth orës 09:30 jemi njoftuar se në aksin rrugor Miras-Arrëz ka ndodhur një aksident, ku mjeti tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA, me drejtues Ndriçim Hoxhën, banues në Miras është batuar në rrugë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja Luiza Dule, 48 vjeçe, banuese në Miras”, tha policia pas aksidentit.

Vlorë, tritol automjetit të shoferit të ambulancës në Orikum

Orikumi është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm, pasi një automjeti i është vendosur tritol. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e sotme. Mësohet se nga shpërthim nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa mjeti ishte në pronësi të shtetasit Vezir Bello. Ky i fundit punonte si shofer ambulance në Orikum të Vlorës. Po ashtu bëhet e ditur se mjeti ishte parkuar gjatë momentit kur ndodhi shpërthimi, ndërsa ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes. Policia për këtë ngjarje nuk ka dhënë shumë de-taje, ku ka thënë vetëm se po punohet për zbardhjen e saj. Rreth orës 19:30 në Orikum ka ndodhur një shpërthim në rrethana ende të paqarta, në automjetin tip “Ford” në pronësi të shtetasit V. B., 59 vjeç, të cilin e kishte parkuar pranë banesës. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat edhe të një mjeti tjetër, i parkuar në afërsi. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor qe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e shpërthimit”, sqaroi zyrtarisht policia.

Page 16: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

16 GAZETA SOTE Premte 21 Dhjetor 2018

Nga Pirro PRIFTI

Përplasja në Këshillin e Sigurimit në de-batin midis Serbisë dhe Kosovës përsa i

përket miratimit të Formimit të Ushtrisë së Kosovës në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe përkrahja e gjithanshme e SHBA për këtë miratim, tregon edhe një herë diferencat gjithmonë e më shumë në dukje midis SHBA dhe BE përsa i përket rolit të Faktorit shqiptar në Ballkan,

Nëse SHBA e kërkon faktorin shqiptar si të vetmin faktor i cili mundet të përballojë ekspansionin sllav dhe të pengojë penetrimin rus në Ballkan, këndvështrimi i BE është një këndvështrim i lodhur dhe aspak eficient. Ky këndvështrim i njohur për ne shqiptarët, që kur u formua Shqipëria e cunguar në vitin 1912 dhe përplasjet e shumta midis vetë vendeve europiano perëndimore dhe Rusisë midis njëra tjetrës, gjatë gjithë këtyre viteve opinion euro-piano-perëndimor për 106 vite të Shqipërisë së Pavarur dhe 12 viteve të Kosovës së Pavarur- nuk ka ndryshuar ndaj shqiptarëve në raport me fqinjët, të cilët gllabëruan më shumë se gjysmën e tokave të banuara nga shqiptarët pas viteve 1878- 1913, e deri në 1925 kur u përcaktuan definitivisht kufijtë e Shqipërisë së cunguar.

Zvarritja e integrimit të Shqipërisë për në BE, zvarritja e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës për në BE, vendosja çdo vit e kërk-esave dhe kritereve të reja ndaj Shqipërisë dhe Kosovës në fakt për të vonuar integrimin e këtyre dy shteteve shqiptare për në BE, përkrahja e BE ndaj Serbisë dhe miklimi i saj për ta futur në BE sa më parë Serbinë madje

Nga Besi BEKTESHI

Erdhën pra një pjesë e "doktorëve" të Ku-vendit të Shqipërisë, që kishin munguar

dhe ishin betuar për të mos u kthyer me Ramën aty! Ka plot me tituj doktorë në atë tufë deputetësh, të cilët gjejnë ulur në karrige dhe një sasi tjetër impresionante "dok-torësh" në shumë e shumë fusha të shkencës dhe politikës! 60% e Kuvendit të Shqipërisë është me "doktorë" të tillë, të cilët janë dhe "baballarët dhe nënallarët" e kombit, apo shtetit shqiptar, në kohën e sotme! Janë të kopsitur, të veshur dhe të parfumuar më së miri dhe jashtëzakonisht në kohë, sepse padyshim "sov-rani popull" ka menduar për beneficet e tyre! Kjo gjë sepse ka menduar "sovrani popull"!? Në fakt është një ezufemizëm imi, sepse askush nuk ka çarë tra..in ta pyesë popullin për benefi-cet e njerëzve që janë "doktorë" të Kuvendit të Shqipërisë! Rama ishte shumë i mërzitur nga "batutat" e studentëve pa edukatë në "dialogun" absolutisht pa asnjë produkt që po bën me to, pa asnjë parim që ndjek fjalën "jam dakord me ju"! Rama sigurisht që është dakord me ta, por sqaron se nuk është dakord aspak se si i kërkojnë ato gjërat - e kryera! E ky është thelbi

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Përkrahja e SHBA, kundërshtimi i BE dhe faktori shqiptar

"Doktorët" e Kuvendit, si njerëzit e "dialogut" në Shqipëri!

edhe pa plotësuar kushtet të paktën etike, si pranimi i Genocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, të këtij shteti agresor, i cili ka bërë masakra në Kosovë, dhe nga ana tjetër vonon premtimet e bëra nga ana e BE për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në BE, kërkesat për të respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të pronave të serbëve në Kosovë, kurse nuk i vë kushte Serbisë për të respektuar të njëjtën gjë për shqiptarët që jetojnë në Republikën serbe, prania e dy standarteve kur vjen puna për qytetarët e Kosovës në raport me ata serbë, tregon edhe një herë se BE për fat të keq vazh-don të njëjtën ide që ka patur dhe që ka edhe sot ndaj faktorit shqiptar, duke nënkuptuar se është dakord me përkufizimet e sllavëve ndaj popullsisë shqiptare si një - popullsi e pa emancipuar dhe jo-shtet formuese.

Do të ishte Presidenti Ëilson i SHBA më 1918 në Paris, kur firmosi armëpushimin e shteteve ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore, i cili ndihmoi shqiptarët që të krijonin dhe stabilizonin shtetin e tyre qoftë edhe të cunguar, ku në njërën prej pikave ishte dhe e drejta e vendeve të vogla për vetëvendosje. Por Kosova dhe disa pjesë të tjera me popullsi shqiptare mbetën të pushtuara nga Serbia dhe Greqia, të cilat ndoqën politika jo humane ndaj shqiptarëve, duke i dëbuar dhe duke mos u dhënë të drejtën e pronës dhe të gjuhës.

Sidoqoftë në 2017 Kosova u shpall e pavar-ur dhe njihet nga 108 shtete dhe pavarësisht se nuk është si shtet i pranuar në OKB, shumë shpejt ajo do të jetë shtet anëtar i OKB, prob-lemet që dalin nga Rezoluta 1244 e vitit 1999 nuk do ta pengojnë marshimin e shqiptarëve të Kosovës drejt integrimit në BE, anëtarësimit në NATO dhe heqjen e kufijve me Republikën e Shqipërisë duke aspiruar një bashkim të ëndërruar që prej 106 vitesh.

Dhe Aspiruesi kryesor është SHBA, poli-

dialogut të tij me 20 vjeçarë që e kundërshtojnë nganjëherë ashpër dhe që ai pastaj i etiketon si LRI-sta, FRPD-ista, Koçokodhim -ista kur është i qartë se Fresh-istat ja mbushin sallën kudo plot ku ai shkon! Po po, që me të tilla sigla dhe forume kanë mbushur Universitetet në mënyrë të turpshme si organizata partie! Kudo organizime politike të rinjsh në shkolla dhe universitete më keq se kur ishte BRPSH në kohë të PPSH-së! Super ideologjizim atëhere, super politizim sot! E kishte marrë malli (Ramën) për Lulzimin dhe "doktorët" e tij në Kuvend, të cilët erdhën "për studentët"! Po pra dhe mbasi dëgjuan një "doktoraturë fjale" nga trimi i madh i fjalëve në delir si Lulzimi, i cili në podium si dikur bolshevikët shau dhe anatemoi të gjithë aty (menshevikët) deri sa erdhi skenari me vezë mbas ironive të Ramës me Bashën në minutat që i falte! Pastaj vezë dhe sharje e britma doktorët e Lulzimit" mbajtje e toruas nga doktorët e Ramës dhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë që thoshte "lëroe" sallën, se ka vendim të "byrosë së partisë" të mos vish dhjetë ditë në kuvend?! Këta janë njerëzit e dialogut dhe ligjeve në Shqipëri! Erdhën demokratët paturpësisht për të mbajtur pagat dhe filluar skenat idiote të luftës medemek politike! Si ka mundësi që vazhdojnë kështu, si ka mundësi që nuk mendojnë se e ka marrë vesh, i madh e i vogël se janë në shërbim të përfitimeve të tyre dhe shumicës parlamentare, duke lënë vendin

pa alternativë politike! Duke mbushur ekranet dhe FB me terminologjinë e tyre, sa të shpifur me fjalë banale dhe aq me urrejtjen e rrejshme që kanë për Ramën dhe maxhorancën! "U kthyen doktorkratët" në kuvend, për të sharë Ramën, por edhe për të sabotuar studentët, për të prishur kauza, për të sabotuar me qël-lim rregullore dhe ligje me qëllim agjendën e tyre të mpleksjes së një të vërtete me disa gënjeshtra dhe futjen në furrë për të pjekur një mish-mash si "politikë" banale perverse dhe në fund anti demokraci në Shqipëri! Kush dreqin nuk e kupton se luajnë keq rolin që kanë mar-rë përsipër për të mos pasur opozitë normale dhe të besueshme Shqipëria!? "Doktorët" e qartë të PD-së, po luajnë fare keq pjesën e tyre në politikë. Ata po bëjnë pjesën më të dobët morale dhe politike prej 28 vitesh në këtë vend! Vijnë të sigurojnë paratë në kuvend dhe bëjnë "të fortin" për të prishur kauza dhe për të prishur alternativë duke u marrë gjithmonë me zënkën, përleshjen, sharjen dhe fyerjen! Prej tyre nuk dëgjon qoftë një herë të vetme si shpëton ky vend, kush është rruga, kush janë mjetet, kush është objektivi, kush janë njerëzit, kush është risia, kush janë momentet dhe raporti ndërkombëtar për alternativën e tyre! Nuk e dëgjon se nuk kanë këtë detyrë në fakt! Kanë marrë detyrë tjetër! Atë për të lënë vendin pa opozitë! Opozita e tyre është akuza në sharje dhe fyerje dhe jo konstruktiviteti

përballë njerëzve! Mbas çdo akuze duhet të ketë një strategji dhe mënyrë si dilet nga kjo gjendje anormale prej disa kohëve në vend! Jo - sa vijnë, krijojnë skenën e dashur për to e cila është tashmë një përsëritje e mërzitshme dhe abuzive për shumë e shumë njerëz që shikojnë dhe kuptojnë!

E sigurisht Rama gëzohet, rritet në bes-im dhe në krenari, për një alternativë të tillë politike përballë tij! Kur duhet të ndodhë e kundërta dhe që duhet të turpërohet akoma më shumë për kohën ku bëhet një politikë e tillë maxhorance dhe një destruktivitet i tillë politik në mungesë alternative nga e ashtuqua-jtura opozitë! Ku i madh e i vogël ka kuptuar se ky shërbim që i bëhet maxhorancës është i pamerituar për shqiptarët! Ju bën keq atyre! Po, me anën e "doktorëve" dhe dialogut të tyre në Kuvendin e Shqipërisë! Këtu do të bazohet e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e rinisë, e ardhmja e shoqërisë shqiptare!?

Nga ato në krye të politikës të Kuvendit dhe të "doktorëve të kuvendit" është e çuditshme që ikin kaq pak nga Shqipëria! Teorikisht duhet të iknin shumë më shumë! Por ndoshta disa nuk duan të humbin fundin e tyre në këtë skenë tragjike në teatrin e madh politiko-korruptiv të Shqipërisë! Po, ndoshta mendojnë se mbase SPAK dhe BKH do të bëjnë diçka për fundin e tyre! Mbase këtë gjë presin dhe po nuk ndodhi, rrugën sërish lirë e kanë!

fqinjë të cilët kanë akses shumë më të madh se Faktori shqiptar në BE, kërkesat absurde gjoja për të drejtat e minoriteteve në Kosovë e Shqipëri – në një kohë kur dihet fare mirë nga vetë europianët dhe Bota, që shqiptarët janë një nga popujt më mikpritës dhe dashamirës ndaj të huajve, duke anashkaluar problemet e rënda dhe të pazgjidhura që kanë me shqiptarët,- këto dy elemente negative të fqinjëve po i tregon fare qartë politika e SHBA se, ato politika do të dështojnë totalisht ndaj Kosovës dhe Shqipërisë.

Ka ardhur koha që Kosova dhe Shqipëria të integrohen në BE edhe pa u realizuar kus-htet e kriteret e vendosura , sepse janë po BE dhe fqinjët që pengojnë realizimin e tyre dhe këtë e tregon edhe integrimi fare normal dhe spektakolar i popullsisë shqiptarë që emigruan në vendet e Europës, SHBA, Kanadasë dhe kudo, popullsi e cila respekton ligjet e shteteve mikpritëse dhe punon, madje në shumë raste individë nga Kosova dhe Shqipëria janë bërë celebritete dhe punojnë në mënyrë të shkëlqyer.

Shpresojmë që BE të ri-konsiderojë planet e saj ndaj Kosovës dhe ti realizojë premtimet e saj duke mos i lidhur ato me problemet e Ser-bisë. Në të njëjtën mënyrë, BE duhet të mbajë premtimet nda j Shqipërisë dhe ta associojë në qershor 2019, duke mos nxjerrë pengesa nga individë opozitarë, apo nga Politikat rraciste të fqinjëve ndaj Shqipërisë, të cilët me dashje kërkojnë të nxijnë jetesën dhe punën e popullit kosovar dhe shqiptar.

Shpresojmë gjithashtu se SHBA do të vazhdojë përkrahjen nda faktorit shqiptar edhe duke i ndryshuar opinion e disa qa-rqeve konservatore të BE, të cilat ndikohen shumë nga miqësitë e vjetra me sllavët e grekët, të cilët kanë folur dhe flasin shumë negativisht për shqiptarët.

[email protected]

tikat e të cilave në Ballkan duken se janë krejt ndryshe nga ato të BE.

Sidoqoftë kontradiktat BE- SHBA që u shfaqën në Këshillin e Sigurimit në OKB, treguan se SHBA është e vendosur që ti japë Faktorit shqiptar vendin që meriton në Ballkan dhe në BE, sepse ky faktor, në kundërshtim me mentalitetin sllav dhe grek është një nga faktorët stabilizues në Ballkan dhe Europë dhe një faktor shteformues, krejtësisht paqësor dhe aspak hakmarrës ndaj fqinjëve, brezat e mëparshëm të të cilëve i shkaktuan kaq gjak dhe dhimbje e vuajtje popullit shqiptar nga politikat armiqësore të drejtuesve të këtyre shteteve.

E ardhmja e Kosovës është e pandashme nga e ardhmja e Shqipërisë dhe e gjithë faktorit shqiptar në Ballkan, dhe shpresojmë që BE ta kuptojë këtë argument dhe këtë të ardhme.

Nëse deri më tani BE është mjaftuar me kri-tikat dhe vendosjen e Kritereve ndaj Shqipërisë dhe Kosovës për ta orientuar faktorin shqiptar drejt BE, sot SHBA i dha një mësim BE duke i treguar asaj se nëse kriteret dhe porositë 108 vjeçare të e BE ndaj Shqipërisë dhe kriteret e porositë 11 vjeçare ndaj Kosovës, nuk mund të plotësohen vetëm nga faktori shqiptar.

Arsyeja? Arsyet janë të shumta, por një nga pengesat më të mëdha përveç problemeve të brendshme në Kosovë dhe Shqipëri të cilat janë mëse të zgjidhshme nëse nuk do të fusnin hun-dët fqinjët për të mbajtur faktorin shqiptar të destabilizuar dhe të dobët nëpërmjet spiunëve dhe preteksteve për minoritetet, - janë fqinjët serbe dhe grekë të cilët me sa duket nuk janë aspak të interesuar madje nuk janë aspak të emancipuar, në raport me shqiptarët.

Rracizmi dhe arroganca Politike në kërk-esat e fqinjëve serbë ndaj Kosovës dhe të fqin-jëve grekë ndaj Shqipërisë, dis-informimi i His-torisë dhe i aktualitetit nga ana e politikanëve

Page 17: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT E Premte 21 Dhjetor 2018 17

Nga Fiqiri XIBRI

Ka 12 vjet që Sindikata e Minatorëve "Janar 1991" proteston për "Sta-tusin e Minatorit", për të drejtat e mohuara të minatorëve, për diskri-

minimin ligjor dhe moral që u bëhet atyre që prej më shumë se 20 vitesh. Ka 12 vjet luftë sindikale nga sindikata jonë, 12 vjet që mi-natorët herë rënkojnë, herë ngrenë zërin dhe herë vlojnë pa shpërthyer tamam.

Retrospektivë e vështirë për t’u imag-jinuar, në kufijtë e të pabesueshmes. Vetëm nëpër rrethet minerare kemi zhvilluar 33 protesta. Ndërsa në Tiranë 64 syresh, duke filluar që nga para Sigurimeve Shoqërore, para Ministrive të Energjisë, të Financave dhe asaj të Punës, para Kryeministrisë, Pres-idencës dhe Kuvendit. Pa harruar tre greva urie në rrethe dhe një në Tiranë, që përfun-doi në grevë etjeje para Presidencës.

Dhe sa e dhimbshme ta kujtosh! Dhe të mos e besosh as vetë! Sepse pyetja e parë që lind vetëtimthi është pa përgjigje. Si ka mundësi që afro 100 protesta dhe ende nuk kemi rezultatin e kërkuar?!

Sa qindra a mos mijëra herë, sa me shkresa e sa me gojë u kemi sqaruar e kërkuar pushteteve ligjzbatuese dhe lig-jvënëse të reagojnë e veprojnë ! Për cilën arsye nuk janë hapur portat e zgjidhjes? Çfarë ka penguar? Në një kohë kur asnjë nga të adresuarit e pushteteve, as dje dhe as sot nuk ka shprehur kundërshti në parim. Gjithnjë që prej 12 vitesh të gjithë na kanë dhënë të drejtë. Herë herë edhe na kanë inkurajuar. Por zgjidhje nuk është ofruar.

Edhe ca më keq akoma, kur vinte puna tek zgjidhja mbylleshin të gjithë në bun-kerët e qeverisjes dhe kyçnin gojët. I vetmi artikulim që belbëzohej ishte se «është kos-to e lartë, e papërballueshme, nuk bëhet».

Po daleni o mavrirë qeveritarë, daleni të flasim! Çfarë ka që nuk shkon, pse është ko-sto e lartë, sa është kjo kosto e lartë, në cilat raporte është e lartë, cilat janë mundësitë për të gjetur burime alternative, sa zgjat koha e pamundësisë, a ka hapësira për kompromise etj. etj. Meazallah se ka dalë ndonjë kokërr qeveritari për të dialoguar. Apriori jepej gjith-një verdikti i formës së prerë, «e pamundur».

Të zhgënjyer, zemëruar dhe dëshpëruar ne rrekeshim në terr ta gjenim vetë arsyen

Nga Fatos ÇOÇOLI

Zakonisht, në të gjithë botën, taksën për divi-dendin(pjesën që

ndahet mes aksionerëve të një kompanie, kur janë paguar detyrimet dhe tak-sat dhe ka ngelur fitimi që nuk rikthehet në kompani për investim) e paguajnë zengjinët, pra pronarët e këtyre kompanive. Niveli mesatar i kësaj takse në gati të gjitha vendet e Evropës është mbi 20 përqind, me Austrinë, Belgjikën, Finlandën, Suedinë e plot vende të tjera me sistem sigurie sho-qërore të lartë, në nivel 25 përqind. Ne e kishim 15 përqind dhe menduam: “Gjynah këta zengjinët tanë! Po heqin shumë të shkretët. T’ua gati përgjysmojmë këtë taksë, t’ua bëjmë 8 përqind. Ndoshta kështu gjallërohen dhe investojnë më shumë”. Më e pakta që mund ta shohësh e ta konsiderosh këtë arsyetim është se kemi të bëjmë me një dëshirë naive të qeverisë, të pasigurtë se do të ndodhë realisht. Prandaj dhe themi vaj me det o buxhet. Kjo ndodh në një kohë kur në mbarë Evropën po diskutohet një taksë

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Vetingu tek pensionet e minatorëve

Vaj me det o buxhet

e atij model verdikti të pashpjegueshëm institucional. Ditë pas dite, muaj pas muaji, protestë pas proteste, përgjatë këtyre 12 viteve peshonim dhe stërpeshonim të dhënat, indiciet, faktet, interpretimet, vep-rimet dhe mosveprimet e institucioneve dhe individëve të qeverisjeve. Por nuk konstat-uam asgjë të re. Thjesht çimentuam bindjen që kemi pasur që në krye të herës, se sistemi i pensioneve të minatorëve është i përmby-tur nga abuzimet skajore.

Herë me shumicë e herë me pakicë, duke shfrytëzuar herë mes dritë-hijeve e herë ashiqare ditën për diell reformat parciale në sektorin minerar dhe efektet e padisplinueshme të zhvillimeve anarko-kor-ruptive të tranzicionit administrativ, seg-mente të caktuara nga drejtoritë e minierave që mbylleshin nga reformat, nga sindikatat, nga nëpunësit e Sigurimeve e Shoqërore dhe Ministrisë së Industri-Minierave kanë mundësuar në mënyrë korruptive miratimin e pensioneve si punonjës nëntoke për mijëra njerëz që nuk e kishin parë kurrë nëntokën me sy, pa folur për të tjerë që falsifikonin sasinë e viteve të punës në nëntokë ose gj-etkë në përshtatje me kondicionet e përcak-tuara për pensionimet e parakohshme për shkak të reformave.

Dhe kjo nuk është thjesht bindje e jona, por është një fakt i provuar nga vetë instan-cat e ISSH. Le të marrim si shembull rastin kur në vitin 2007-2008, pas protestave tona tek ISSH u bënë auditime të pensioneve të parakohshme me ligjin e trajtimit të veçantë nr. 8685/2000, që nxorën 28% abuzime. Pasi u miratua ligji i cunguar 150/2014 për pen-sionet e minatorëve dalin të tjera abuzime. Me përjashtime të vogla, ata që përfituan në masë nga ky ligj ishin minatorët që kishin përfituar më herët nga ligji nr. 8685/2000.

Por që të përfitonin nga ligji i 2014-tës, ata duhet të paraqisnin kërkesë të re, çka automatikisht rihapte dosjen e përfitimit dhe posibilitetin e riverifikimit të të dhënave në dosje. E meqë ishte e pamundur që rishikimi të kalonte i gjithi në të njëjtat duar nëpunësish, të cilët patën miratuar përfi-timet në krye të herës, u konstatuan shkelje të shumta që bashkë me ato të 2008-tës kap-in masën 40%. Çka më së miri argumenton pretendimet tona se e njëjta panoramë, në mos edhe më keq paraqitet edhe për pjesën

e re, e mbiquajtur taksa “Robin Hud”, për të shtuar taksimin mbi kompanitë e mëdha që realizojnë fitime dhe shmangin taksat nëpërmjet lojës me selitë në parajsat fiskale, duke sjellë me këtë taksë shtesë më shumë para për fondet e asistencës sociale. Pra, për më të varfërit. Ne, jo. Ne ata që fito-jnë më shumë, aksionerët e kompanive të mëdha që nuk u rri rehat taksa mbi fitimet e tyre(dividendi) në nivelin 15 përqind(ed-he pse kaq është 40 përqind më e vogël se mesatarja evropiane), duam t’i kënaqim me çdo kusht. Dhe kanë lobuar fort, me sa duket, këta të shkretë, që qeveria t’ua heqë këtë merak. Dhe qeveria ka qenë gati për ta. “Qazo zjarr!” i thanë qeverisë zengjinët tanë dhe ajo qëlloi! Propozoi gati ta përgjysmon-te këtë taksë që po i mërziste aksionerët. Ta çonte në nivelin 8 përqind. Do të hyjmë kështu në klubin e 20 vendeve me taksën më të ulët korporatave (taksa mbi dividendin) në botë! Sa qejf! Buxheti i shtetit tonë është aq i pasur sa me zemërgjerësi ia mohon vetes me dhjetëra milionë euro në vit, që këto t’u kalojnë aksionerëve të kompanive. Kërkon patjetër t’i bëjë super të lumtur këta të shkretë! Latini thoshte: bie shi mbi të lagur. Jo vetëm aq, por qeveria jonë u thotë se gati përgjysmimi do të ketë efekt

edhe përpara vitit 2018! Dhe këtu kapen juristët e Presidencës, për të kthyer ligjin për Buxhetin e Shtetit 2019. Por kjo artificë ligjore (shkelje të parimit kushtetues për mos-prapaveprim të ligjeve tatimore) nuk ka të bëjë me moralin e buxhetit të një shteti të varfër si i yni. Ky buxhet nuk guxon në asg-jë. Nuk ul tatimin mbi fitimin, të ngritur me 50 përqind (nga 10 në 15 përqind) në janar 2014, si një nga faktorët që na ka bërë aq fort jo konkurrues në rajon dhe po kon-tribuon në mos sjelljen e asnjë investuesi të huaj të rëndësishëm në Shqipëri që nga viti 2008 (vitet 2009-2012 konsideroheshin të pamundura për shkak të krizës botërore financiare) e deri tani. Edhe pse ky buxhet ruan një nivel të mirë investimesh publike (5.1 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit, ose mbi 600 milionë euro), ai nuk ka një bosht ku t’i vendosë një pjesë të mirë të këtyre parave. Të themi mbështetje për investimet në bujqësi apo në turizëm. Paratë i ka të shpërndara në akse rrugësh. Të ndërtosh rrugë nuk është keq, por duhet të guxosh më shumë, nëse do të rritësh fort vendet e reja të punës dhe t’i mbash qytetarët e tu këtu! Sidomos rininë. Tani që drejtuesi i qeverisë po flet aq shumë për studentët dhe me studentët,

pse të mos subvencionojë Buxheti i Shtetit interesat e kredive bankare për studentët e arsimit të lartë publik? Këtë mund ta rregullojë qeveria tek ky buxhet që po i kthehet. Por duket se nuk ka ndërmend ta bëjë. Do si e si t’i kënaqë sa më shumë pr-onarët, aksionerët e kompanive të mëdha. Prandaj dhe ju thotë me nenet e kundër-shtuara nga Presidenti, do të paguani më pak edhe përpara 1 janarit 2019. Nga ana tjetër, të thuash se po ulim borxhin (e thotë qeveria jonë, Kryeministri dhe Ministri i Financave dhe i Ekonomisë i saj) dhe do të vazhdojmë ta ulim në vitet që vijnë është njëra anë e medaljes. Ana tjetër, tani për tani pak e dukshme dhe e kuptueshme nga qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, është se, pa fituar investues të huaj të rëndësishëm për koncesionet-rrugë që jep(pra, pa marrë kapital nga jashtë, por gjithçka duke e sig-uruar brenda nga bankat këtu me garanci buxhetore nga Shteti, duke u marrë hise të jashtëzakonshme shanseve për kredit-im të bizneseve dhe qytetarëve për vitet e ardhshme), qeveria jonë më e pakta që po bën është të sillet si aventuriere dhe tifoze zengjinësh. Ja përse na vjen prapë të themi vaj me det o buxheti ynë publik, o buxheti i qytetarëve dhe për qytetarët(!?).

Nga ana jonë si sindikatë ne po real-izojmë një proces vetëdeklarimi, i cili do shërbejë cilësisht si parafiltër i atyre që do kërkojnë të përfitojnë nga ligji i ri. Degët e sindikatës sonë në të gjitha rrethet minerare i kanë ftuar punonjësit e nëntokës të paraqiten tek përfaqësuesit sindikalë për plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit, ku krahas të dhënave të identifikimit do të deklarojnë nën përgjegjësi personale minierat dhe sektorët ku kanë punuar e janë paguar nëntokë, peri-udhat e punës nëntokë, profilin e punës etj.

Nga ana e qeverisë kërkohet që ISSH të realizojë evidentimin e të gjithë atyre që aktualisht përfitojnë pension si punonjës nëntoke. Ndryshe nga kërkesa ose urdhërat e kryeministrit për të proceduar sa më shpe-jt, ISSH reziston me justifikime të pavërteta sikur evidentimi është tepër i vështirë dhe nevojitet shumë kohë e ndërkaq për habi akoma nuk kemi një urdhër të prerë nga ministria e linjës për ISSH, që ISSH të krye-jë detyrën e vet, evidentimin e pensionistëve të nëntokës. Kjo sjellje e "butë" e ministrisë së linjës ndaj ISSH sigurisht që ka gjetur protestën tonë të ashpër , aq më tepër kur mendon se urdhërat e kryeministrit për pas-trimin e skemës i kanë fillesat që në mars. Pra janë thuajse 10 muaj, ku sado vështirësi objektive të kishte evidentimi i kërkuar, do ish kryer 5 herë deri tani.

Por janë thjesht tentativa të dëshpëruara nga ana e segmenteve të papërcaktuara të ISSH për të frenuar e pamundësuar vetin-gun e pensioneve.

Vetingu me pensionet është një proces që ka filluar dhe falë angazhimit direkt të kryeministrit nuk ka shanse për kthim mbrapa. Theksoj këtu se ne kemi besim se kryeministri jo vetëm që nuk ka arsye të tërhiqet, por ka dhënë prova të mjafta se në betejën për shtet është konseguent.

Nga ana tjetër jemi ne, që kemi 12 vite përpjekje për statusin dhe kemi bërë të qartë se nga kjo betejë vendimtare nuk tërhiqemi pa fitoren e merituar edhe sikur të na duhej që për kauzën tonë të hapnim deri edhe luftë kundër kujtdo që nuk na jep atë që na e jep ligji dhe që ne kemi kërkuar dukshëm më pak. Hëpërhë jemi të angazhuar me vetingun e pensioneve. Hapi vijues do të jetë miratimi i "Statusit të Mina-torit" sipas parametrave të pretenduar.

tjetër të pensioneve të nëntokës.Përtej çdo dyshimi që shkaku kryesor

pse qeveritë nuk kanë pranuar të miratojnë projektligjin tonë, është pikërisht prezenca e kësaj morie pensionesh abuzive. Kjo shpjeg-ohet me disa arsye.

Së pari, sepse ISSH nuk do, por aktual-isht as nuk është në gjendje që ti paraqesë qeverisë një kosto të qartë të ligjit. Sepse (sipas tyre) ata nuk i kanë të evidentuara se cilat janë dosjet e përfituesve si minatorë, pra as se sa do ishte masa e përfitimeve të secilit dhe e të gjithëve. Hesapi bëhet qesim dhe duke qenë se aty janë edhe abuzimet brenda, del një kosto që i ka trembur të gjitha qeveritë.

Së dyti, kjo kosto me qëllim nxihet edhe më shumë nga ISSH, sepse ndonëse bëjnë të paditurin, ata e dinë bukur mirë se miratimi i statusit do detyronte rihapjen e dosjeve, ose më saktë hapjen e "Kutisë së Pandorës" dhe në vijim të pashmangshëm disa emra të caktuar brenda ISSH do duhej të mbanin përgjegjësi ligjore.

Së treti, megjithë iniciativat e herëpa-shershme të qeverisë dhe kryeministrit Rama për të reformuar e funksionalizuar sistemin, sukseset herë janë të dukshme, herë parciale, herë embrionale dhe herë të munguara sa për shkaqe nga më të ndrysh-met, e sa edhe sepse jo të gjitha segmentet qeverisëse ritmojnë hapin me kryeminis-trin, me njëri tjetrin apo ndër veti. Dikush ka gjynahe të vjetra mbi shpinë, dikush gjynahe të reja dhe dikush është "gjendje" në punë thjesht për të marrë pa kokëçarje rrogën duke mos u përplasur me askënd.

Meqë edhe kjo qeveri është shprehur se kostoja e statusit është e papërballueshme, edhe kësaj qeverie ne i kemi ofruar asist-encën tonë për pastrimin e skemës së pensioneve të minatorëve nga abuzimet ekstreme. Dhe është hera e parë pas thuaj 12 vitesh, që ne gjejmë një qeveri, kryesisht kryeministrin, me vullnetin jo vetëm për të konsideruar opsionin e eleminimit të abuzi-meve si pjesë ekuilibruese të kostos, por edhe për ti dhënë fund një epoke zallamahie të pa-shembullt në sistemin e pensioneve. Ne kemi dakordësuar me stafin e kryeministrit Rama që të bashkëpunojmë ngushtë për pastrimin e abuzimeve duke realizuar një skemë të ngjashme me vetingun në gjyqësor.

Page 18: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT18 E Premte 21 Dhjetor 2018

2,3,8,10,12,13,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

E para, mungesë transparence. Populli ka një shprehje "Për një kockë në poloskë", që do të thotë se nuk je vlen mundimi i 1001 fletëve, që të duhet të plotësosh për shumën që ti merr në fund, nëse e merr dhe atë...

Veprat e piktorit të njohur Ibrahim Kodra janë prezantuar këto ditë në Lugano të Zvicrës. Nga krijimtaria e piktorit janë prezantuar 41 vepra në ekspozitë. Mjeshtri Ibrahim Kodra, nuk kishte familje, pikturat dhe paratë që i kishte krijuar ndër vite i kishte planifikuar të shkojnë për mësimin e artit te fëmijët. Fondacioni “Kodra Sëiss Foundation” (Fonda-cioni Zvicerian Ibrahim Kodra) në krye me Maria Pacolli, ka në plan që të hap dy qendra rinore në Prishtinë dhe Tiranë, ku fëmijët dhe të rinjtë do ti afrohen rrugës së artit dhe kulturës nëpërmjet figurës dhe veprave të Kod-rës. Ky aktivitet i Maria Pacollit ka bërë bashkë në 100 vjetorin e lindjes së Kodrës diplomatë, ekspert të artit zvi-ceran, italianë dhe shqiptarë, në një ekspozitë që përsh-kruan të gjitha eta-pat e transformim-it të tij artistik që nga 1944 deri në ditën kur vdiq. Ibra-him Kodra (lindi në Ishëm, më 22 prill 1918 - më 7 shkurt 2006 vdiq në Milano) ishte një piktor shqiptar me famë ndërkom-bëtare. Kodra është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës "Naim Frashëri", ndërpritet kur 20 vjeç (1938) largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai e lë Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Picasso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta. Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Picasso, pikërisht në këtë temë në "Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës", në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik. Në hulumtimin artistik të Kodrës, kubizmi i Pablo Picasso do të ketë shumë ndikim, sidomos pas miqësisë së tyre në Romë më 1948, deri në atë pikë sa të njëjtat gazeta spanjolle që flasin për Picasso treguan Kodrën si "postkubisti i fundit në Evropë".

Artistët kundërshtojnë Ministrinë e Kulturës për buxhetin me projektet

regjisorja Doresi. Në reagimin e saj për projektet që shpall Ministria e Kulturës regjisorja tregon se dhe më parë është tërhequr nga aplikimi. “Personalisht doja të aplikoja para 1 a 2 vitesh por u tërhoqa për arsyet e lart përmendura. Aq para mund të mi mundësojë një bankë dhe pa 1001 formularët e ministrisë. Nuk po i hyj fare pastaj se kush janë ata që fitojnë e se çfarë kanë bërë për artin deri sot se është tjetër temë”, shprehet regjisorja Doresi.

Farsë me projektetDrejtori i festivalit të “Butrintit” Al-

fred Bualoti pohon se duhet që Ministria e Kulturës të shpallte të tjera kritere për të vlerësuar projektet. “Duhet të ketë politika të veçanta për aktivitete të tra-ditës dhe që kanë krijuar vlera. E kemi thënë dhe më parë, por kot flasim sepse askush nuk na dëgjon”, shprehet Bualo-ti. Me kritika ndaj Ministrisë së Kulturës regjisorja Eliona Thomaraj pohon se kjo

që bëhet për projektet është një farsë. “Projektet e Ministrisë së Kulturës janë hapur dhe unë mendoj se do të ishte më mirë të mbylleshin dhe të mos vazhdo-hej më tej kjo farsë. Që të mos harxhohet buxheti i shtetit dhe as të mos konsumo-het energjia e artistit, (mendoj të shkrihet fare Ministria e Kulturës dhe madje të shkrihet edhe Akademia e Arteve). Arti në Shqipëri nuk vlerësohet, artisti në Shqipëri është një mallkim. Arti ka vdekur, po presin ta kallin. Ministria e Kulturës mbasi të shkrihet si institucion buxheti le ti kaloj artistëve pension deri sa të zhduket edhe brezi i fundit, që guxoi e studioi në Akademinë e Arteve”, tregon regjisorja Thomaraj. Thirrja për projekt-propozime e Ministrisë së Kulturës mbyllet më 15 janar 2019. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës shkruhet se përzgjedhja përfundimtare shpallet nga kolegjiumi në datën 15 shkurt të vitit që vjen.

Ekspozohen në Lugano 41 vepra

të Ibrahim Kodrës

Artistët: Aplikimi për projektet e pavarura farsë e Ministrisë së

Kulturës, të hiqet tavani 5 milionë lekëJulia VRAPI

Ministria e Kulturës edhe këtë vit hapi thirrjen për projekt-propozime në art, kulturë dhe trashëgimi

kulturore për vitin 2019. Ministria bën me dje se shuma që një individ mund të aplikojë shkon nga 100,000 deri në 500,000 lekë. Shuma për të cilën një organizatë mund të aplikojë shkon nga 100,000 deri në 2,000,000 lekë. Edhe këtë vit sipas artistëve, që kërkojnë të zhvillojnë projektet që i takojnë skenës së pavarur Ministria e Kulturës vijon si dhe më parë, duke vendosur limit në buxhet, por nuk mungojnë dhe të tjera probleme. Regjisorja Elma Doresi shprehet se duke parë çfarë po ndodh me projektet në Ministrinë e Kulturës nuk ia vlen mundimi që të plotësosh dhe formularët. “Nuk jam dakord që ministria vendos kufizim në buxhet deri sa mund të aplikosh. E kam dëgjuar lajmërimin, por si përherë as nuk do të marr guximin për të aplikuar për disa arsye. E para, mungesë transparence. Populli ka një shprehje "Për një kockë në poloskë", që do të thotë se nuk je vlen mundimi i 1001 fletëve, që të duhet të plotësosh për shumën që ti merr në fund, nëse e merr dhe atë. Duhet të ndryshojnë formularët e aplikimeve ose të jenë të ndryshëm në bazë të vjetërsisë se secilit”, tregon regjisorja Elma Doresi. Sipas saj, Ministria e Kulturës shpall thirrjen për aplikime në projekte, por me 3 milionë lekë të vjetra nuk bëhet dot një shfaqje. “E dyta thonë se deri në 500 mijë lekë të reja mund të marr aplikuesi si individ dhe deri në 20 milion lekë të vjetra si shoqatë, ndërkohë që asnjëherë nuk ka ndodhur kjo gjë. Individi ka marrë 2 deri në 3 milionë lekë të vjetra maksimumi dhe shoqata le të themi 7 milionë lekë të vjetra. Si do ti sigurojë unë paratë e tjera më thoni? Sepse mos harrojmë, që brenda tyre ke dhe 15 përqindëshin që të mbahet si komision. Po sallat po aktorët? Do të thonë se duhet ti gjejmë tek bizneset, dakord! Çfarë interesi ka biznesi apo mund ti ofrojë unë atij që ta bind që ai duhet të mi japi mua "ca para". Më gjeni një vend të botës kur artistit u jepet nga Ministria e Kulturës këto fonde e do ju kërkoj falje publikisht”, vijon

Punime restauruese në kishën e Marmiroit në Vlorë

Artistët e cirkut sjellin shfaqjen “Buqetë Zhongleristike”

Kisha 9-shekullore e Marmiroit në rrethin e Vlorës përfaqëson një nga objektet më me vlerë të kultit në këtë zonë, njëkohësisht është edhe një ndër më të vjetrat në shkallë vendi. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kom-bëtare, Vlorë, kreu ndërhyr-je restauruese në kishën e Marmiroit në Orikum, mon-ument kulture i kategorisë së parë. Ndërhyrjet restau-ruese konsistuan në heqjen e tjegullave të degraduara dhe mbulimin e kishës me tjegulla të reja sipas teknikës

dhe modelit origjinal si dhe zëvendësimin e dyerve të drurit. Ndërtimi i saj është një risi në arkitekturën e kohës. Kjo reflektohet në disa elementë, që, në tërësi përfaqësojnë një model të ri arkitekturor për ndërtimet kishtare. Kjo kishë është një nga monumentet më të rëndësishme të periudhës bizantine dhe së bashku me kishën tjetër të Zvërnecit, përfaqësojnë dy shembujt e vetëm të tipit në formë kryqi të lirë me kupolë, që njihen deri sot në Shqipëri.

Cirku Kombëtar po vijon aktivitetin artistik me një tjetër shfaqje këto ditë të muajit të fundit të vitit. “Buqetë Zhon-gleristike” çdo fundjavë shfaqet për publikun. Ideja nga Loreta Kryeziu dhe Gentjan Dollaku, regjia Alketa Haxhiu, skenogra-fia Klajd Ymeri. “Ju mirëpresim çdo të shtunë dhe të diel në orën 11.00 me “Buqetë Zhongleris-tike”, shkruan Cirku Kombëtar. Misioni i Cirkut Kombëtar është ruajtja dhe lartësimi i vlerave të veçanta artistike-kulturore të artit të cirkut në vendin tonë, duke u mbështetur në tradi-

tat më të mira kombëtare e botërore, për të shërbyer në edukimin, çlodhjen dhe argëtimin e të gjithë brezave. Cirku shqiptar është një pjesë e pandarë e cirkut botëror. Pi-onierët e parë të këtij arti në vendin tonë u shfaqën gjatë viteve 1932-’35, kryesisht në fushën e iluzionit dhe të ekui-librit mbi tel. Në vazhdimësi numri i tyre u rrit dhe profilet ku ata luanin u zgjeruan, duke u pasuruar me numrat akrobatikë, numrat ajrorë, ato me kafshë, kllounatë e zhongleristikë.

Aida Baro dhe Henrik S. G., fitues të çmimeve të letërsisëCeremonia e ndarjes së

Çmimeve Kombëtare të Letër-sisë 2017 u organizua edhe këtë vit nga Ministria e Kulturës. Aida Baro është fituesja e çmim-it për veprën më të mirë të përk-thyer për vitin 2017, me veprën e autorit Primo Levi “Armëpushi-mi”, botuar nga shtëpia botuese “Pegi”, me motivacionin: “Për shqipërimin e frymëzuar gjatë përcjelljes së një mesazhi nga shekulli tragjik i ideologjive në një rrëfim-dëshmi ku përjetimi në vetë të parë i çnjerëzores kthehet në përjetësim të imper-ativit etik të njerëzimit”. Henrik

S.G. është fitues i çmimit për ve-prën më të mirë letrare shqipe për vitin 2017, me romanin “Sonatë për gruan e një tjetri”, botuar nga botimet “Dudaj” me motivacionin: “Për trysninë e fortë evokative të prozës së tij, për veçantinë e universalitetit që shpalos në një rrëfim ku personazhet dhe lexuesi krijojnë harmoninë e luhatjes mes dëshirës dhe ngutit, të dëshirës dhe kohës së pamjaftueshme për veten dhe kujtesën”. Çmimi për veprën më të mirë letrare shqipe vlerësohet me 500 000 lekë, vepra më e mirë e vitit e përkthyer me 300 000 lekë.

Page 19: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

2,3,8,10,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 21 Dhjetor 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Drama "Kreolët e Ballkanit" shkruar dhe vënë në skenë nga Enver Petrovci me aktorët Elidon Alika, Vanesa Petrovci, Agron Shala, Kristian Koroveshi dhe Kriks Dumo vjen për tre mbrëmje me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “KLujtim Spahivogli”. “Mos i humb tri shfaqjet e fundit 21-22-23 ora 19:00 në sallën Goethe. Një histori emocionuese, një shfaqje plot dramë, aksion, tradhti dhe dashuri”, shkruan teatri për këtë shfaqje. Kjo dramë është e shkruar nga autori dhjetë vite para luftës në Kosovë, duke i parashikuar saktë ngjarjet e kësaj lufte ndodhur para dhe pas saj. Autori dhe regjisori Enver Petrovci ka bërë pjesë të këtij teksti çdo emocion njerëzor si dashurinë, lumturinë, hakmarrjen, tradhtinë, por edhe shpresën për një botë më të mirë, për një atdhe më të dashur i cili ka nevojë të ul në prehrin e tij : dashurinë, fitoren dhe lum-turinë. Për autorin dramës Enver Pet-rovci në këtë botë disa luftojnë për tokën dhe të tjerë për shpirtin. “Bota përbëhet prej të papërcaktuarave, disa luftojnë për shpir t in dhe të tjerë për tokën” shprehet autori Enver Petrovci . Puna për ta sjellë në skenën e teatrit ka vijuar para disa kohësh dhe në role janë aktorë nga Kosova dhe Shqipëria. Skenografia është e realizuar nga Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara, as/regjisor Enkeleda Fishekaj. Disa vite më parë kjo vepër teatrore është dhënë premierë në skenën e Prishtinës, ku atje është ndjekur me vlerësimin e publikut. Këtë herë për shfaqjen janë aktorë që publiku i njeh për ak-tivitetin me teatrin, por mes tyre rol i ka besuar dhe vajzës së tij Vanesa Petrovci. Vepra pas skenës së Tiranës mendohet që do të vijojë më pas dhe në skenat e teatrit në Kosovë. Me një jetë artistike në skenat e Kosovës, Shqipërisë dhe më gjerë si regjisor dhe aktor Enver Petrovci është nga emrat e artit më të vlerësuar. Jo vetëm me teatrin, por dhe me kinemanë ka dhënë një kontribut të madh. Me role nuk ka munguar në filmat në Kosovë dhe në Shqipëri, që mbajnë emrin e regjisorëve të njohur. Gjatë këtij muaji në skenën e Teatrit Kombëtar Eksper-imental “Kujtim Spahivogli” do të vijojnë dhe të tjera shfaqje jo vetëm për të rritur, por nuk mungojnë dhe ato për fëmijët.

Aktiviteti në Krujë me filmin e 1953, por dhe dy premiera të tjera shqiptare

përballet edhe me tradhtinë e Hamza Kastrioti, nipi i tij. Filmi ka skena ma-sive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. Është filmi i parë artistik, frut i bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik. Filmi u emërua për tre çmime në Fes-tivalin e Filmit në Kanë, për regjisorin Sergei Yutkevic, dy nga të cilat i fitoi. Në Krujë në vijim të aktivitetit u shfaq dhe filmi i metrazhit të shkurtër “I ardhur nga ëndrrat” si premierë me skenar të Vladimir Priftit dhe regji të Klajd Papadhimitri, si dhe filmi që rrëmbeu çmimin si filmi më i mirë në festivalin e filmit në Varshavë “Delegacioni” me skenar të Artan Minarollit dhe regji nga Bujar Alimani. Filmi “I ardhur nga ëndrrat” sipas regjisorit Papadhim-itri është një dyzim midis realiteti dhe ëndrrës. Historia e dy pleqve, që mashtrohen nga një person (i cili bën 4 karaktere të ndryshme që është i njëjti personazh) për të mbjell fusha me ha-shash. Aktorja Marjana Kondi vjen në rolin e gruas (Hajria), aktori Todi Llupi

në rolin e burrit (Sadriu), aktori Herion Mustafaraj luan katër personazhe. Në film me regji nga Bujar Alimani luajnë aktorët Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, ndërsa nga Kosova në film paraqiten aktorët Bislim Muçaj, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fat-lume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi, Imer Loshi. Tetor 1990, regjimi komunist në Shqipëri po përpiqet të mbajë pushtetin. Një del-egacion evropian vjen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e reformave të qeverisë, një parakusht i madh që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo është marrë fshehurazi nga një burg i largët dhe është sjellë në kryeqytet. Ai ka qenë një i burgosur politik për 15 vjet. Tani ai është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për qeverinë. Delegacioni evropian udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Detyra e tij është të kontrollojë progresin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

“Kreolët e Ballkanit”, tre mbrëmjet

e fundit në teatër

Filmi “Skënderbeu” i vitit 1953 mbledh artistët dhe kineastët në KrujëJulia VRAPI

Në prag të mbylljes së Vitit të Skënderbeut, mbrëmë në Krujë artistët u bënë bashkë duke risjellë në vëmendje

dhe filmin “Skënderbeu” të vitit 1953, por nuk munguan dhe dy premiera të tjera filmi për të pranishmit. Nëpërmjet sekuencave filmike nga realizimi i film-it “Skënderbeu” u sollën në vëmendjen e publikut mbresa nga artistë dhe kineastë të njohur për këtë produksion, që u realizua dekada më parë. E ftuar speciale në këtë mbrëmje festive të kin-emasë ishte motra e Gjergj Kastriotit në rolin e Mamicës, Adivie Alibali Sharofi, e vetmja aktore që mban jetën gjallë si dëshmitare në realizimin e këtij filmi, që i reziston kohës edhe sot. Ky show kinematografik ishte nën moderimin e Silvana Braçes, dhe u organizua nga Bashkia e Krujës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Production Cinemania. Producenti Skënder Jaçe tregon se ky aktivitet është në vijim të veprimtarive që janë bërë dhe në qytete të tjera me filmat, por në Krujë merr një rëndësi të veçantë pasi zhvillohet në kuadër të Vitit të Gjergj Kastriotit Skënderbeu. “Filmi “Skënderbeu” është një produksion gjigand shqiptaro- rus i vitit 1953 nga regjisori i njohur rus Sergei Yutkeviç, ku luajnë dhe artistët shqiptarë si Naim Frashëri, Adivie Alibali, Besa Imami, Marie Logoreci, Ndrec Shkjezi, Kadri Roshi, Mihal Popi, Lec Shllaku etj. Në rolin e Mamicës, Adivie Alibali Sharofi, e vetmja aktore që mban jetën gjallë si dëshmitare e filmit, duke na sjellë të gjallë luftën heroike dhe qëndresën e madhe kundër perandorisë otomane, të heroit tonë kombëtar luftëtarit dhe diplomatit Skënderbeu lozur me mjeshtëri nga ak-tori rus Akaki Khorava”, u shpreh kin-easti Jaçe para fillimit të këtij aktiviteti në Krujë. Filmi “Skënderbeu” u shfaq në Shqipëri në 28 nëntor të vitit 1953 njëkohësisht dhe në Moskë. Në USA 3 korrik 1954 në New York. Si dhe në 10 shtete të Evropës si: Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Danimarka, Suedia etj.

Filmat në Krujë“Skënderbeu” është një film his-

torik mbi jetën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjergj Kastrioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donika Kastrioti dhe duke organizuar Besëlidhjen e Lezhës, por

Shfaqja “Tre derrkucët”, në skenë për fëmijët

Simaku: Kompozitori respekton prejardhjen e tij

Teatri i Kukullave shfaq në datat 22 dhe 23 dhjetor shfaqjen “Tre derrkucët”. “Të dashur miq të vegjël të Teat-rit të Kukullave! Festat kane trokitur edhe pak dite na ndajnë nga Krishtlindjet dhe Viti i Ri! Shfaqja ''Tre der-rkucët'' nga regjisori Italian Paolo Comentale do të jetë këtë fundjavë për të gjithë ju fëmijë në skenën e Teatrit të Kukullave”, shkruan teat-ri. Kjo shfaqje interpretohet nga aktorët Shegushe Bebeti, Elidon Alika, Horda Meta, Ermonela Alikaj, Aleksandër

Grami, leonrad Daliu, madi Selimi. Kukullat nga Lucrezia Tritone, as. skenograf Eldo Disha dhe formulimi muz-ikor nga Wlater Begnato. Në shfaqjet e Teatrit të Kukullave përdoren kukulla me tela, kukulla marionete, maska, teatro hijesh e pantomime si dhe shfaqje me aktorë. Teatri i Kukullave duke qenë i vetmi teatër profesionist për fëmijë është njëkohësisht e vetmja shkollë edhe për teatrot e tjera të vendit. Ky teatër ka marrë pjesë në shumë festivale Evro-piane dhe Ballkanike.

“Moj e bukura More” vepër muzikore shkruar nga kompozi-tor Thomas Simaku u luajt pre-mierë në një koncert që u zhvillua në Akademinë e Shkencave. Kompozitori Thomas Simaku, i cili prej 28 vitesh jeton edhe punon në Angli u shpreh se në këtë vepër muzikore modernia dhe tradita pleksen me njëra-tjetrën. “Kjo është një histori e gjatë, por dua që të them se kënga i ka rezistuar kohës, ashtu siç ka rezistuar tradita edhe gjuha. Unë mendova që ta paraqes atë me një kostum të ri, ku modern edhe antikja pleksen me njëri-tjetrën,

por edhe plotësojnë njëri-tjetrin. Kompozitori është një krijues që është e pamundur që mos të respektoj në qenien edhe substancën, prejardhjen dhe atë që është rritur. S’jam nga ata kompozitor që të bëj sforcime, ato copëza melodike që unë jam rritur, dalin në mënyrë të natyrshme. Ky është qëndrimi im ndaj folk-lorit”, pohoi mes të tjerave kompozitori Thomas Simaku. Me një aktivitet të vlerësuar ndërkombëtar veprat e kom-pozitorit shqiptar kanë marrë vlerësime të shumta.

“Një ditë me muratorin”, për objektet e Sami Frashërit

Në kuadër të programit Edukimi Përmes Kulturës nxënësit e shkollës së mesme “Ismail Qemali” morën pjesë në veprimtarinë “Një ditë me kuratorin” me temë: “Objektet e Sami Frashërit në Muzeun Historik Kombëtar”. Takimi kishte si qëllim prezantimin e objekteve të Sami Frashërit, si një nga ideologët krye-sorë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe veprimtar i saj. Reliket e Sami Frashërit u sollën në Shqipëri nga nipi i tij, Emin Erer, i cili ishte i pranishëm në festimet me

rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ndër objektet e Sami Frashërit në Muzeun Historik Kombëtar është skrivania e tij. Tryeza e punës është projektuar nga vetë Sami Frashëri, që të ishte funk-sionale dhe të shfrytëzonte sa më tepër libra në të njëjtën kohë. Nëpër raftet e skrivanisë së Sami Frashërit gjenden libra të ndry-shëm. Ndër librat e shkruara në gjuhën shqipe mund të përmen-dim këta tituj: “Shkronjëtore e gjuhësë shqip”, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhetë”, “Histori e përgjithëshme”, etj.

Page 20: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT20 E Premte 21 Dhjetor 2018

2,3,8,10,12,13,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

MESFUSHORI

Mesfushori kosovar i Kombëtares ka nisur stërvitjen, por mund të jetë gati vetëm në muajin mars

Adriatik BALLA

Trajneri Kristian Panuçi po merr lajme të mira këto ditë, për shkak se futbol-listët titullarë kuqezinj që

mungonin në ndeshjet e Ligës së Kombeve për shkak dëmtimi po rikuperohen me shpejtësi dhe në muajin mars kur pritet të startojnë edhe zyrtarisht ndeshjet kualifikuese në grup për Kampionatin Europian të vitit 2020 mendohet të jenë gati dhe në formë të mirë. Janë tre futbollistë që kanë dhënë sinjale mjaft pozitive: sulmuesi Armando Sadiku, mesfush-ori Odise Roshi, si dhe mesfushori që i mungon prej kohësh përfaqësueses, Amir Abrashi. Të tre futbollistët kanë nisur prej ditësh stërvitjen e diferencuar dhe kanë një përgatitje të mirë fizike, madje kanë nisur edhe kontakte me topin dhe bëjnë stërvitje intensive individuale, por ata nuk janë angazhuar në ndeshjet e kon-trollit. Edicioni 2018-2019 për Amir Abrashin mund të nisë në pranverën e ardhshme. Paraqitjen e parë të këtij edicioni me ekipin e Freiburgut, që garon në Bundesligë, mund ta reg-jistrojë në muajin mars, kur edhe do të mbushë fiks një vit nga lëndimi i pësuar në gjurin e tij të djathtë. Abrashi 28-vjeçar deri në atë kohë nuk do të jetë në dispozicion të tra-jnerit të Freiburgut, Kristian Streiç. “Amiri ka stërvitur mirë, shumë fuqishëm. Të gjithë që e njohin Ami-rin, e dinë se çfarë luftëtari është

në fushë. Ai me ritëm të njëjtë edhe stërvitet”, ka thënë Streiç, njofton "ligainsider.de". Streiç u shpreh i lumtur me rikuperimin e Abrashit. Ai vlerëson lart potencialin që ka mes-fushori i kombëtares së Shqipërisë. “Abrashi ka jashtëzakonisht muskuj të fortë. Amiri mund t'i bashkohet ekipit tonë në fund të muajit janar dhe ne do ta kemi në dispozicion për ndeshjet e muajit mars. Procesi i shërimit të mesfushorit tonë është duke shkuar mirë, kështu që ne du-het të jemi të lumtur me këtë proces. Na ka munguar shumë dhe presim sa më shpejt ta kemi në dispozicion. Ai është i rëndësishëm për ne”, ka theksuar Streiç.

Berat Gjimshiti sakrifikon për Ata-lantën, titullar në BergamoNjë futbollist që po sakrifikon

për skuadrën e tij në këtë perioud-hë është berat Gjimshiti. Kohët e qëndrimit të gjatë në stol kanë marrë fund dhe futbollisti shihet tani nga trajneri Gasperini si titullar, sidomos për nevojat e skuadrës në këtë moment. Kështu, siç shprehen mediat italiane, Berat Gjimshiti po kalon një moment mjaft të mirë te Atalanta, duke qenë se ka bindur teknikun Gasperini dhe me paraqit-jet e tij, ka arritur të zërë një vend të rëndësishëm në formacionin e zikaltërve të Bergamos. Në javët e fundit, ai ka pësuar një dëmtim dhe

Një tjetër futbollist shqiptar po spikat në një prej kampionateve eu-ropiane. Kështu, mesfushori shqiptar, Kristi Qose po kalon një moment shumë të mirë në kampionatin sllovak të futbollit, ku ka qenë një ndër më të mirët për ekipin e Ruzemberok. Falë paraqitjes së tij këtë javë, 23-vjeçari është zgjedhur në formacionin e javës, duke konfirmuar kështu momentin e tij të mirë. Ish-futbollisti i Shpresave ka luajtur 16 ndeshje deri më tani këtë sezon në Sllovaki dhe ka statis-tika të kënaqshme. Në 16 takimet e aktivizuara, Qose ka arritur të shënojë pesë gola, një numër shumë i mirë për një mesfushor qendre. Qose duhet të jetë në listën e interesave të trajnerit Kristian Panuçi.

VLERËSIMIKristi Qose në

formacionin e javës në Sllovaki

në ndeshjen ndaj Lacios, Gasperini vendosi ta linte në stol. Megjithatë, dëmtimi i shpejtë që pësoi mbrojtësi Joze Palomino, bëri që Gjimshiti të luante thuajse të gjithë pjesën e dytë. Dëmtimi i Palominos duket se është më i rëndë seç mendohej në fillim dhe këtë javë do ta ketë të pamundur që të luajë madje edhe në stërvitje është i diferencuar. Kjo ka bërë që Gasperini edhe njëherë tjetër të llog-arisë formacionin për ndeshjen ndaj Xhenoas me mbrojtësin shqiptar që këtë sezon ka arritur të gjejë minuta jo vetëm si zëvendësues, por edhe si titullar madje duke shënuar edhe një gol kundër Interit pak javë më parë.

Ivan Balliu është në krye të Ligue 2 dhe

Një tjetër lajm i mirë për Panuçin vjen nga Franca, kiu mbrojtësi Ivan Balliu merr vlerësime maksimale. Kështu, mbrojtësi kuqezi, Ivan Bal-liu, po bën një sezon shumë të mirë në Ligën e dytë franceze, me skuad-rën e Metz. Sezonin e shkuar, kjo skuadër ra nga kategoria, por Balliu vendosi të qëndrojë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është një titul-lar i rregullt te të kuqtë francezë dhe është shndërruar në lider. Anësori i djathtë ka bërë paraqitje shumë të mirë dhe për herë të dytë radhazi, e sheh veten në formacionin e javës. Përveç paraqitjeve të mira individu-ale, sezoni po shkon mbarë edhe për ekipin e tij, Metz, që pas 18 javësh kampionat, e sheh veten në vend të parë, në kuotën e 41 pikëve.

FIFA ka publikuar renditjen e fundit për vitin 2018 me Shqipërinë që nuk ka ndryshuar asnjë pozi-cion duke e mbyllur në vendin e 60-të me 1372 pikë. Ndërkohë, edhe pse në Botëror triumfoi Franca, është Belgjika përfaqësuesja që e ka mbyllur e para vitin me vetëm 1 pikë më shumë se gjelat e Deshamps. Brazili, Kroacia dhe Anglia mbyllin 5-shen e parë, ndërsa hapin më të madh në këto 365 ditë e ka bërë Kosova që e ka mbyllur 2018-ën në vendin 131-të. Dardanët gjatë 2018-ës kanë rikuperuar plot 46 vende, duke bërë hapa të rëndësishëm përpara falë paraqitjes së shkëlqyer në Ligën e Kombeve. Ndërkohë, faqja zyrtare e FIFA-s ka publikuar renditjen përfundimtare

të kombëtareve për vitin 2018, dhe e ka theksuar se Kombëtarja e Kosovës ka pësuar ngritjen më të lartë nga të gjitha kombëtaret brenda këtij viti. Kosova është ngritur për 46 pozita brenda një viti dhe tani pozicionohet në vendin e 131 me 1113 pikë të grum-bulluara. Për shkak që në këtë muaj nuk ka pasur ndeshje të kombëtareve, pozita e Kosovës në renditje nuk ka ndryshuar nga muaji i kaluar, kur e shënoi ngritjen më të lartë ndonjëherë. “Dardanët” nuk dinë për humbje që nga 9 tetori i vitit 2017, kur trajner i Kombëtares ishte ende Albert Bunjaki. Në atë ndeshje, që ishte e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës, Kosova ishte mposhtur me rezultat 2-0 nga Islanda. Që

nga atëherë, Bernard Shalondë e ka marrë drejtimin e Dardanëve dha ka arritur t’ia sigurojë Kosovës një ecuri të shkëlqyer pasi nuk ka pësuar asnjë humbje. Që nga ardhja e tij Kosova ka siguruar shtatë fitore dhe dy barazime në të gjitha garat. Më 20 nëntor të këtij viti Kosova shënoi fitoren historike me rezultat 4-0 kundër Azerbajxhanit, duke e siguruar vendin e parë në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve dhe një vend në “play-off”-s për kualifikim në Kampionatin Evropian dhe promovimin nga Liga D në Ligën C. Pra, Kosova e kreu me seriozitet prezantimin e saj në Ligën e Kombeve dhe tani sheh drejt “play-off”-it për një vend në finalet e Europianit të ardhshëm të vitit 2020.

Shqipëria e mbyll në vend-numëro, Kosova rekord gjatë vitit 2018

Odise Roshi duket se ka hyrë në fazën e fundit të riaftësimit dhe shumë shpejt pritet që të jetë në fushën e blertë me skuadrën e Akhmat Groznit dhe të kombëtares shqiptare. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, Roshi shihet duke u stërvitur me top, ku temper-aturat janë mjaft të ulëta dhe nën reshjet e dëborës. Ai e ka ndjekur seancën e riaftësimit pranë qendrës mjekësore të Juventusit, në ‘J Medical’ aty ku shkojnë shpesh futbollistë të Shqipërisë për riaftësim siç ka qenë rasti i Gentian Selmanit apo edhe të tjerëve. Kjo bëhet si shkak i një mar-rëveshjeje të arritur mes FSHF-së dhe qendrës mjekësore duke qenë se edhe Kombëtarja ka mjekë italian.

Odise Roshi shpejton rikuperimin

me mjekët e Juventusit

SULMUESIZeneli, më i miri

futbollit të Kosovës gjatë vitit 2018

Ylli i Herenvenit dhe i për-faqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është shpallur futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018 nga Federata e Futbollit e Kosovës. Ai ishte lojtari më efikas për Kosovën në Ligën e Kombeve, si dhe i pari që realizoi hat-trik për Kosovën. Xhevdet Shabani, lojtari i Dritës, është shpallur futbol-listi më i mirë i Superligës. Ai u zgjodh nga votat e 20 redaksive të sportit në Televizionet, Radiot, Gazetat dhe Por-talet. Për sukseset me Dritën, trajneri më i mirë është shpallur Bekim Isufi. Betim Haxhimusa, Alban Shillova dhe Kastriot Rexha kanë ndarë çmim-in për golashënuesin më të mirë të Superligës, me nga 13 gola.

Sulmi i Kombëtares vuajti jo pak në ndeshjet e Ligës së Kombeve, pasi mungonin titullarët kryesorë të tillë si Armand Sadiku, Azdren Llullaku dhe Sokol Cikalleshi. Nat-yrisht, edhe emra të tjerë që mund të ishin në ditët e tyre më të mirë si Shkëlzen Gashi e Jahmir Hyka, apo dhe futbollistë të rinj që nuk e patën shansin të tregonin vlerat e tyre. Por një lajm i mirë vjen së fundmi nga Spanja, atje ku elbasanasi Armand Sadiku ka nisur stërvitjen pas shumë muajsh ti dëmtuar dhe ndihet gati të kthehet të luajë për

Levanten. Sulmuesi Armand Sadi-ku ka nisur stërvitjen dhe ky është një sinjal i madh për Kombëtaren dhe për trajnerin Kristian Panuçi, i cili ka vuajtur në Ligën e Kombeve për mungesë sulmuesi goleador. Armando Sadiku është një nga sulmuesit më të mirë që ka veshur fanellën e kombëtares kuqezi dhe ka luajtur për shumë skuadra të njohura. Sadiku luajti për disa kohë në Zvicër, më pas provoi aventura në Poloni dhe Spanjë, ku luan aktu-alisht. Sulmuesi i Levantes mungoi për disa kohë për arsye dëmtimi,

ku iu desh t’i nënshtrohej dhe një operacioni. Por tashmë, 27-vjeçari është rikthyer në stërvitje dhe këtë gjë e ka konfirmuar fillimisht vetë klubi spanjoll. Falë një postimi në Instagram, që është shpërndarë disa momente më vonë edhe nga vetë Sadiku, është konfirmuar rikthimi i sulmuesit kuqezi në fushat e blerta. Mbetet të shihet intensiteti i rikuperimit të Sadikut, por sulmuesi kuqezi besohet dhe shpresohet që do të jetë gati plotë-sisht për Kombëtaren në ndeshjet kualifikuese të Europianit.

SULMUESI/ Armando Sadiku kthehet në stërvitje, shpresë për rikuperim të shpejtë

Lajme të mira për Panuçin, Abrashi kthehet pas një viti nga dëmtimi,

Gjimshiti titullar me Atalantën

Page 21: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

2,3,8,10,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 21 Dhjetor 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

“DURRËS

Tekniku i skuadrës vlonjate vlerëson bardheblutë, por ka besim në aftësitë e ekipit të tij

Adriatik BALLA

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, në konferencën e djeshme për shtyp, në prag të due-lit të sotëm me Tiranën në

kuadër të javës së 18-të të Kategorisë Superiore, duke shpalosur objektivat e skuadrës së tij për këtë ndeshje dhe duke shfaqur optimizëm për marrjen e trepikëshit/ Daja ka vlerësuar shumë lart Tiranën, duke thënë se është skuadër që me emrat që ka në përbërje duhet të ishte shumë më lart në rendit-je. Madje Daja i thuri elozhe Tiranës kur tha se ka skuadër me potencial të madh dhe nëse nuk do të kishte gabuar në ndonjë moment tani do të ishte ndër vendet e para në renditje. Më së pari ai u ndal pikërisht tek këto vlerësime të kundërshtarit dhe mundë-sisë që Flamurtari i tij të dalë me tri pikë nga “Selman Stërmasi” ditën e premte. “Është një ndeshje e vështirë për shumë arsye, pasi lojtarët janë jo 100% të motivuar. Kjo në raport me Tiranën nuk është njësoj, pasi ata janë në një pozicion që kërkojnë të ngri-hen. Por edhe ne e duam diçka të tillë, pavarësisht se vijmë nga dy fitore rad-hazi. Kemi përballë një kundërshtar si Tirana, që pikët e marra nuk tregojnë nivelin e tyre. Ata kanë prodhuar lojë dhe nuk nisemi nga pozicioni që kanë në tabelë. Do e vlerësojmë maksimal-isht, pasi janë klubi më i titulluar në vend. Me aq sa kam mundur ta ndjek, besoj se Tirana meriton më shumë nga sa ka në tabelën e klasifikimit. Ne vijmë pas dy fitoreve radhazi, por futbolli është i tillë që sapo mbaron një ndeshje duhet të ruash të njëjtin ritëm nëse do të shkosh drejt objektivave të

vendosura”, u shpreh Daja. Tekniku e ka të qartë se pozitat në renditje të rivalëve dhe në tërësi klasifikimi i Superiores nuk të lënë mundësi tjetër veçse të pretendosh maksimumin, në të kundërt mënjanohesh në rrugëtimin drejt kreut të renditjes dhe në garën për titull. “Ekipet ndryshojnë nga java në javë, jo më nga një fazë. Siç e njoh unë Memën, më njeh edhe ai. Kjo nuk ka të bëjë me faktin që kemi punuar bashkë. Gjërat evoluojnë, çdo ekip ka problemet dhe armët e forta. Nuk ka rëndësi shumë njohja mes njëri-tjetrit, por leximi i lojës gjatë zhvillimit të saj. Gjatë kësaj periudhe, problema-tika jonë ka qenë fakti që nuk e kemi pasur grupin të plotë. Shpesh lojtarët kanë sakrifikuar dhe kanë luajtur jo në gjendjen më të mirë. Jemi mësuar me këtë gjë, as nesër nuk do e kemi të

plotë. Mungon Veliu, por edhe Bushiç me shumë mundësi nuk do të jetë. Ata që kemi kanë shumë eksperiencë, sidomos në sulm ku janë Alvesh, Torasa e Kale. Nëse do mbështeten mirë, atëherë do ta bëjnë më të lehtë mungesën e Bushiç”, vijoi komentin e tij tekniku i skuadrës vlonjate. Më tej Daja foli për sulmin, duke pranuar se sulmuesi kryesor, braziliani Danilo Alvesh nuk ka qenë në formën e tij maksimale në të gjitha ndeshjet dhe nuk ka luajtur rregullisht, por shfaqi besimin se ai mund të bënte difer-encën. Nga ana tjetër, në kuadër të ndeshjes së sotme me Tiranën do të mungojë edhe sulmuesi tjetër kryesor i skuadrës, malazezi Bushiç. Besoj se nuk do ta ketë Alvesh këtë pretendim, pasi në 18 javë kampionat nuk ka qenë prezent në shumë ndeshje. Por

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, është shprehur se do të afrohen spon-sorë të fuqishëm tek Tirana shumë shpejt, por ka skepticizëm rreth kësaj deklarate. Gjithsesi, trajneri Mema shpreson më shumë që të ketë afrime lojtarësh cilësorë në janar. Donatorët? Nuk di shumë për këtë pjesë, është çështje biznesi i presidentit. Që të ketë ndryshime është në të mirë të klubit. Kam parë rreth 10 futbollistë, por du-het të shoh akoma më tepër. Duhen parë lojtarët dhe të përzgjidhen më të mirët. Tani duhen parë lojtarë për t’i sjellë dhe për të përforcuar skuadrën. Nuk kam biseduar për një qendërsul-mues me presidentin, nuk kam gjë për të fshehur. Skuadra ka nevojë për afrime në të tre repartet”, tha Mema.

EKIPITirana pret që Halili

të sjellë donatorët dhe lojtarët në merkato

kësaj radhe nuk e plotësojmë dot, pasi Bushiç nuk mund të jetë. Sot do shihet konfirmimi. Do futemi edhe nesër ne fushë me kontingjentin jo të plotë. Kemi kohë për të qenë të gjithë bashkë. Problematika jonë kryesore ka qenë se nuk kemi qenë me ekipin e plotë. Shpresojmë të jemi në vazhdimësi, pasi jo vetëm rritet rivaliteti, por edhe shprehim potencialin tonë në fushë dhe të kënaqim tifozët me paraqitjen e bërë”, theksoi më pas Daja. Në fund, trajneri i Flamurtarit del direkt në temë. Ai tha se nuk do të kënaqej me një barazim në këtë ndeshje dhe ishte gati të sulmonte me të gjitha format për ta nxjerrë ekipin tek goli dhe tek fitorja. “Nuk kënaqem me barazimin. Nesër, si në çdo ndeshje do të futemi për të marrë tre pikët, pavarësisht se e di që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, përfundoi tekniku Ilir Daja. Ndeshja midis Tiranës dhe Flamurta-rit do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” këtë të premte në orën 16:30.

Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka ndodhet para një ndeshje të vështirë me Skënderbeun, duel që do të thotë shumë për ecurinë e skuadrës së tij në këtë edicion. Gjithsesi, Gjoka beson se Kamza mund t’ia dalë këtë herë. “Jam munduar të ndryshoj mentalitetin e skuadrës dhe të lojtarëve. Na duhej të krijonim besim te vetja dhe të ecnim përpara. Kishim disa probleme të vogla, siç kanë qenë dëm-timet. Nuk është e lehtë të mos kesh disa lojtarë, por po mundohemi t’i rikuperojmë. Sërish kemi dy mungesa, Frashërin dhe Mehmetin me kartonë. Skënderbeu është një skuadër për t’u vlerësuar, pavarësisht humbjeve të fundit. Ata kanë lojtarë

me shumë potencial, që dinë të dalin nga situatat e vështira. E kemi studiuar kundërshtarin dhe mund të them se kanë treguar nivel në lojë, i kanë menax-huar mirë ndeshjet. Por ndoshta nuk kanë pasur fat. E kemi vlerësuar maksimalisht Skënderbeun. Duke bërë këtë, vlerësojmë edhe veten tonë. Lufta jonë është shumë e madhe me skuadrat rivale, në fundin e renditjes. Fitorja e Luftëtarit në Korçë e ashpërson më shumë garën për mbijetesë. Kupto-het, çdo skuadër bën luftën e vet, por ne i presim korçarët në fushën tonë dhe duhet të marrim mak-simumin”, theksoi Gjoka. Më tej Gjoka analizoi punën e grupit dhe besimin se Kamza mund t’ia

dalë edhe në këtë duel me kampionët në fuqi të vendit. “Ne besojmë te puna jonë, tek ajo që bëjmë në fushën e lojës, jo në rrjetet sociale. Unë nuk e di që Skënderbeu të ketë lënë ndonjë ndeshje deri më sot, që ta bëjë edhe ndaj nesh. Di që pas humbjes me Luftëtarin trajneri Shehi ka ofruar dorëheqjen. Kjo do të thotë se në kësi problemesh nuk ka vend për diskutim. Unë shikoj vetëm një gjë: ky kampionat është shumë i egër. Këtu kam parasysh se nuk është më ai Skënderbeu që ka qenë gjithë kohën, shumë i fortë. Nuk është ai Kukës që ka qenë gjithë kohën shumë i fortë. Shoh një Partizan që ka ndryshuar, por sigurisht nuk është Partizani më i mirë i viteve

të fundit. Shoh edhe një Teutë që ka hyrë në vallen e titullit. Pra, kampionati është gjithnjë i hapur, pa-varësisht hapësirave në pjesën e fundit të renditjes. Kampionati është shumë i fortë, ndaj ne duhet të vrapojmë e të djersijmë shumë për t’i realizuar ob-jektivat. Ne jemi një klub modest dhe brenda kësaj modestie do të përpiqemi të gjejmë ndonjë lojtar për ta përforcuar skuadrën. Në këto dy faza kemi parë se, duke mos pasur shumë lojtarë në grup, kemi vuajtur herë pas here. Në fazën mbrojtëse kemi pasur shumë probleme edhe me dëmtimet. Ndoshta do të kërkojmë ndonjë mbrojtës për t’u përforcuar”, shtoi Gjoka.

Gjoka në provë me Skënderbeun, dueli me Shehin në moment të vështirë

Teuta ishte surpriza më e madhe e këtyre dy fazave të para të kampi-onatit, pasi ka arritur të jetë në nivelin e pretendentes për titull. Ndërkohë, Teuta do të ketë edhe dy lojtarë të rëndësishëm gati për ndeshjen me Laçin. Kjo do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme për ‘Djemtë e Detit’, pasi synojnë të ruajnë ecurinë pozitive dhe ta mbyllin fazën e dytë në vendin e dytë në renditje. Trajneri Shkëmbi është me i qetë, pasi Ditmar Bicaj si dhe Boubakar Traore, të cilët janë stërvitur në mënyrë individuale janë bashkuar me skuadrën. Të dy do të jenë gati për ndeshjen me Laçin dhe skuadra është e mobilizuar për të mar-rë tri pikët e radhës. Një fitore e mban në pozita mjaft komode në renditje.

Lajme të mira për Shkëmbin,

Teutës i kthehen dy lojtarë

DISIPLINAKastrioti një ndeshje

pa tifozë, shkak sjellja e keqe e fansave

Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit mori në shqyrtim ngjarjet negative të ndodhura në kate-goritë e ndryshme të futbollit gjatë javës së kaluar, ku nga Superiorja bie në sy vetëm dënimi i dhënë për Kastriotin e Krujës, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozerisë dhe Kastriotit i “kyçet” stadiu-mi për një ndeshje. “KS “Kastrioti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë dhe gjeste ofenduese, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spekta-torë në stadiumin përkatës”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së për vendimet e Komisionit të Disiplinës. Një nga eki-pet e dënuara më shumë është Erzeni, gjithashtu për shkak të tifozëve.

Trajneri Ardian Mema, doli sot para gazetarëve për të folur rreth përgatitjes së ndeshjes me Flamurtarin, duke pasur besim se Tirana mund ta kalojë këtë pengesë e të kthehet tek fitorja. “Kur erdha në fillim më thatë se ju e njihni mirë atë ekip dhe realisht e njihja, pasi kisha pun-uar aty. Po të shikosh ndeshjen e parë, kemi qenë goxha superiorë me kundërshtarin. Ekipi është shprehur mirë në atë ndeshje, me atë manovër që përgatita me ekipin. Ishte një lojë që na

u përshtat ne. Pastaj u pësua goli nga ato gabimet që pësojmë gjithmonë ne dhe kjo ka qenë pak a shumë situata. E njoh mirë Flamurtarin, por futbolli ka edhe të papritura. Kam tetë ndeshje këtu, a mund të më thotë dikush se ndryshojnë gjërat për tetë javë apo nëntë javë në futboll? Duhet koha e vet dhe sigurisht që do të ndryshojnë gjërat. Por përpos të tjerave Tiranën e ka ndjekur edhe fati i keq. Kemi diskutuar gjithë kohën dhe men-doj se futbollistët duhet të kup-

tojnë përgjegjësitë që kanë dhe çfarë duhet të japin në fushën e lojës. Nëse gjeni një ekip, që në 9 ndeshje ka falur gola, mund të më thoni. Mund të ndodhin njëherë në 10 ndeshje gabime të tilla. Gabimet kanë sjellë fatalitet tek ekipi i Tiranës. Këtë pjesë unë po e vuaj shumë. Nuk po vuaj faktin që një kundërshtar është më i fortë se ne, apo që ne se kemi përgatitur ndeshjen. Por po vuajmë frikën që na vjen nga pas prej gabimeve”, u shpreh trajneri bardheblu, Ardian Mema.

TRAJNERI/ Mema s’e kursen Tiranën, këshillon të mos bëjnë gabime amatoreske

Ilir Daja: Tirana s’e meriton atë pozicion, Flamurtari vjen në kryeqytet për 3 pikë

“Ai tha se nuk do të kënaqej me një barazim në këtë ndeshje dhe ishte gati të sulmonte me të gjitha format për ta nxjerrë ekipin tek goli dhe tek fitorja. “Nuk kënaqem me barazimin...

Page 22: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

22 GAZETA SOTE Premte 21 Dhjetor 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Michael Douglas: Im atë nuk e donte aktrimin për mua

1-Aktori Ymer...2-Ngastra të mbjella...3-Një motër italiane...4Veladini i prift-it...5-Kafshë e egër që gjuan më shumë peshkun në lumë...6-Ish aktori Dauti në inic...7-Marçelo...ish futbollist kilian ka luajtur me Juven...8-Lënë kimike me veti gërryese...9-Lloj automjeti transporti gjerman...10-Hyrja në Itali...11-Një kafshë e egër mishngrënëse...13-Njëra anë e horizontit...14-Ylli...tek emision “Të pa ek-spozuarit”, pa të fundit...16-Shpellë...17-Një shtet gadishull në Azinë e Largët...18-Është lumë dhe fshat në Shkodër...20-Mali i ...plazh afër Golemit...21-Punonjës në një gazetë apo revistë...22-Yina, ashtu siç është...23-Notë në pentagram që tregon se një notë muzikore...24-Vend pushimi i automjeteve...25-Oficer i Lartë në Perandorinë Osmane...25-Oficer i Lartë në Perandorinë Osmane...26-Gadishull në Gjirin Persik...27-I vërtetë, konkret...29-Titull i lartë në një perandori...30-Ka për kryeqytet Korea e Jugut...31-Bën pjesë tek drithërat...33-Johan Sebastian...dramaturg gjerman...34-Radion televizioni italian...35-Thirrje e tifozëve në sta-diume...36-Klubi Sportiv...37-Humoristi anglez Atkinson në inic...

1-Pjesa e përparme e anijes, i pashquar...4-Vendqëndrim i anijeve para se të hyjnë në port...7-Ai ndjen kënaqësi kur i bën keq një tjetri, mizor dhe tiran...12-Tip autoveture rumune...13-Çekiç i madh...14-Ndahet në të tillë njerëzimi...15-Distan-ca ndërmjet dy objekteve...17-Distanca ndërmjet dy objekteve...18-Shahisti rus kampion Kasparov në inic...19-Monedha evropiane...20-Veprim taktik në shah për të mbajtur mbretin...21-Aktori amerikan Riçard...22-Ish shahist mjeshtër...Pustin...23-...Godunoc, një opera e Çajkovskit...24-“Qeveria” e fshatit...25-Ka edhe një lloj gjarpëri me të tillë...26-Shkak, arsye...27-Shkrimtari Brahimi...28-Ish aktorja italiane...Manjani...29-Është shkenca që studion përbërjen e ndërtimin e lëngjeve si dhe ndryshimet e tyre...30-Shtretër të nxehtë për kultivimin e peri-meve...32-Alibali i këngës në inic...33-Janë edhe ato të privatizimit...34-Pajisje për zbërthimin e bërthamës së atomit...36-Ka të tillë edhe televiziv...37-Ish futbollist spanjoll...Gonzales...38-Shkrimtari dhe poeti...Podrimja...39-Në këtë çast...40-Më gjeti të papërgaitur ose...41-Një fshat me një sahat të vjetër i Tiranës...

Aktori hollivudian Michael Douglas është një legjendat e kinematografisë botërore. Ai ka më shumë se 50 vite karrierë në filma, ku numëron më shumë se 60 role. Por jo çdo gjë ka qenë kaq e suksesshme për të në jetën artistike. Aktori në premierën e filmit të tij në Netflix, tha se i ati, legjenda e filmit Kirk Gouglas e kishte kritikuar rëndë për mënyrën sesi ai aktronte. “Në fillimet e karrierës babai e konsideroi të tmerrshme aktrimin e tim, nuk e donte për mua”, tha aktori Michael Douglas. Madje në debutimin e tij të parë, 72 vjeçari tha se Kirk ishte gëzuar aq shumë që ai nuk ja kishte dalë me suksese, për të mbushur mendjen që të linte

këtë profesion. Aktori pranoi si kjo gjë kishte ndikuar tek ai, por nuk ishte dorëzuar për të impresionuar të atin. Sigurisht tani legjenda e Hollywood Kirk Douglas është shumë krenar për të birin dhe sukseset që ai ka arritur. Michael u nderua me një Oscar kur ishte vetëm 31 vjeç, ndërsa vetëm para pak kohësh ai u vlerësua me një yll në bulevardin në Hollywood Walk Of Fame. Për të festuar Douglas i dha një puthje babait të tij 101 vjeç, Kirk. Michael dhe Catherine Zeta Jones kanë dy fëmijë së bashku, djalin Dylan, 18 vjeç dhe vajzën Carys, 15 vjeç. Gjithashtu aktori ka edhe një djalë Cameron, 39 vjeç, me gruan e parë Diandra Luker.

Ku t’i fshehim paratë?

Gruaja e shqetësuar:-Gjithkund që i kemi fshe-

hur paratë, djali na i ka vjedhur! Nuk e di se çfarë do të bëjmë tani, ku do t’i vendosim paratë?

I shoqi pasi u mendua gjatë:-Do t’i vendosim në librat e

tij! Ai kurrë nuk i prek ato…Pijanecët dhe taksistiIshin tre pijanecë dhe ndalu-

an një taksi. Shoferi e kuptoj që ata ishin

të pirë, ndezi makinën e fiku prapë dhe u tha: “Arritëm”.

-I pari i dha lekët.-I dyti e falënderoi. - Ndërsa i treti e qëlloi me

grusht.Shoferi u habit se

shpresonte që ata mos ta kishin kuptuar që makina nuk kishte lëvizur fare nga vendi dhe i drejtohet të tretit:

- Pse më gjuajte more?Dhe i treti ja ktheu: -Herë tjetër mos ik aq shpejt

se desh na vrave.

Pacienti dhe mjeku

Mjeku, takoi në rrugë Sebin, një pacientin e tij, e meqë ishte nga fshati nuk mundi të rrijë pa e thirrur:

– Pse nuk po më flet o Sebi?– Më fal doktor, po mendova

se të ka mbetur hatri se kam kohë që nuk jam sëmurë.

Tre të çmendurit te mjeku

Në një spital psikiatrik dok-tori merr të 3 të çmendur edhe vizaton me shkumës një derë në mur, u thotë pacientëve: “Dilni, ja tek është dera këtu që bëra”. Sapo dëgjuan këtë shkon i pari turret me vrap edhe plaset e bie në tokë, shkon i dyti dhe po e njëjta gjë, ndërsa i treti po rrinte në vend.

Doktori e shikon këtë të tretin dhe e pyet:

-Po ti pse s'dole… Ky i mençuri ia kthen:- Harruan ata budallenjtë që

unë kisha çelësin në xhep.

5 3 2 6

9 7 4

7 8 3

2 6 3

5 4

3 8 6

4 7 1

8 2 4

6 4 9

1

3 5 4 7

6 4 7 8

3 7 4 5

9 5 2 1

7 4 6 2

8 6 9 4

7 8 5 3

5

7 1 3

3 2 9 5

1 9 4 2 3

9 5 3

4 8 2

4 8 5 9 2

8 3 6 4

2 6 1

Page 23: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT E Premte 21 Dhjetor 2018 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Disa prej jush do vënë rregull në raportin sentimental. Një dashuri e re, nuk po ju bind! Duhet të kuptoni me veten tuaj se cilën zgjidhje duhet të merrni.

23 shattor - 22 tetor

Kjo ditë do ju gjejë të mbu-shur me energji. Jo çdo gjë mund të shkojë në drejtimin e duhur, pasi parashikohen edhe momente tensioni.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Do të jeni në humor të mirë dhe do të keni raporte mjaft të kënaqshme me të lindurit e shenjës së peshqve, binjakëve dhe shigjetarit.

Kjo e premte nuk do ju gje-jë aspak tolerant dhe gjithçka, pasi nuk doni që të tjerët t’iu vënë në lojë. Bëhuni gati për tu përballur me disa pengesa.

Jeni të pushtuar nga stresi, për shkak të situatave të kri-juara nga të tjerët. Do përjetoni raporte të tensionuara me të lindurit e shenjës së gaforres.

Dashi Demi

Jeni të mbushur me jetë dhe pozitivitet. Parashikohen projekte të reja të rëndësishme. Do përfshiheni në aktivitete të cilat do ju kthejnë buzëqeshjen.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Do përballeni më shumë me probleme praktike. Do vlerësoheni maksimalisht për një projekt tuajin, të cilin do arrini ta çoni deri në fund.

Kjo e premte parashikohet të jetë tejet e veçantë, ku do të jeni të lodhur por nuk do të dorëzoheni. Kreativiteti juaj, do të jetë pika më e fortë.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Do të jeni të mbushur me dëshirë të madhe për të bërë gjërat. Mundohuni të mendoni fillimisht për veten, por pa pa lënduar të tjerët.

Përfundon misioni, ekuipazhi i ISS

kthehet në Tokë

Shumë prej jush janë të vetëdijshëm për ndryshimet të cilat sjellin fat. Disa ndry-shime radikale do ju bëjnë veçse mirë!

Horizontal

Parashikimet janë të qarta, kush pret më shumë në dashuri, duhet të investojë më shumë. Kjo do të thotë se deri më tani s'jeni përkushtuar me zemër!

Të lindurit e kësaj shenje të cilët udhëtojnë shpesh, janë me fat dhe kanë një krijimtari më të zhvilluar si dhe shfaqin më shumë besim në vete.

Tre anëtarë të ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës u kthyen me sukses në Tokë, pasi përfunduan misionin e tyre prej 197 ditësh. Komandanti gjerman, Alexander Gerst, astronautja amerikane Serena Aunon-Chancellor, si dhe kozmonauti rus, Sergei Prokopyev, u ulën të enjten me sondën kozmike Soyuz në kozmodromin Zhezqazghan të Kazakistanit. Ata qëndruan në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për të kryer disa eksperimente. Më 11 dhjetor, kozmonautët Oleg Kononenko dhe Sergei Prokopyev kryen një ecje në hapësirë dhe morën mostra jashtë stacionit. Pas përfun-dimit të misionit komandanti gjerman, Alex-ander Gerst, ia dorëzoi komandën e stacionit, kozmonautit rus, Oleg Kononenko.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Qendra e Malësisë së Madhe... 6-Ai jeton dhe drejton një manastir... 7-Pije alkoolike e jashtme... 8-Mo-hojnë italianët... 9-Këngëtarja dhe pedagogia Turku në inic... 10-Lloj peshku i ujërave të ëmbla... 11-Rita e humorit... 12-Një perime bishtajë... 16-Ndihmës i ustait... 17-Khajami i rubairave... 18-Ish futbollisti shkodran Ragami në inic... 19-Sinjal i koduar për ndërhyrje emerg-jente... 20-Kryesundimtar i një krahine në kohën e Sul-ltanit... 22-Hymni Ndërkombëtar... 23-Pikë turistike në Malësinë e Madhe... 24-Aktori amerikan Istvud në inic... 25-Njëvjeçar... 26-Aktori i Hollivudit Xheki... 27-Ai dre-jton një manastir ortodoks... 29-Tip automjeti francez... 30-Goditje e fortë dhe e menjëhershme... 31-Kryeqyteti i Bangladeshit në Azi... 32-Shkencëtari rus... Pavllov për shkencat e trurit... 33-Njeri i mefshët që s’para mbush, i shquar... 35-Bën pjesë në kompleksin orkestral pop-ullor... 36-Shkenca që studion përbërjen e ndërtimin e lëndëve, vetitë dhe shndërrimin e tyre... 37-Telman, ish Kryetar i partisë komuniste gjermane... 38-Gur i çmuar... 39-Kompozitori Arapi në inic... 40-Krahinë e pafund në Rusinë Lindore, pa fund... 41-Fshat turistik në brigjet e liqenit të Ohrit... 42-Filiz i njomë që del nga trungu i pemës... 43-Është ndihmës mjeke në maternitet...

1-Ajo e Helsinkit... 2-Bën pjesë në kompleksin e artilerisë së rëndë por me grykë të shkurtër... 3-Firmë e njohur e prodhimit të baterive të autom-jeteve... 4-Literaturë italiane... 5-Ngjarje të shkurtëra në RTV... 8-Ato mund të jenë dhe protestë... 10-Çmim i caktuar i një malli që del në shitje... 11-Zalla i futbollit... 12-Aksi, ndryshe i thonë... 13-Përbëhet nga azoti dhe hidrogjeni, hyn në përbërjen e shumë kriprave... 14-Qendër... 15-Interes Reciprok... 16-Va-riete rrushi... 18-Shpend me pendë shumëngjyrshe ka mish të mirë...20-I thonë plëncit të pulës... 21-Hu-moristi italian...Banfi... 23-Krijim letrar në prozë... 24-Ka të tillë edhe televiziv... 25-Mbulesë prej lesh dhie... 26-Një shtet në zemër të Evropës... 28-Bën pjesë në mjetet e ushtarit në marshim... 29-Itzhak... is Ministër i Jashtëm Izraelit... 31-Ish aktori el-basanas Hyskja... 32-Qëllim i lartë që udhëheq veprimtarinë politike të ndonjërit... 33-Një qytet në verilindje të vendit... 34-Ish Cari i tmerrshëm i Rusisë... 36-Një shtet ishull në Detin e Karaibeve... 38-Ka një të tillë fetar... 39-Kompani e telefonave celular në Itali... 40-Pjanistja e talentuar Skënderi në inic... 41-Notë muzikore...

Klienti porosit midhje dhe gjen perlën brenda

Një klient porositi midhje në një restorant, por nuk e dinte se do në pjatë do i vinte një pasuri. Rick An-tosh shkoi të hante drekë në Grand Central Oyster Bar & Restaurant në Neë York dhe porositi midhje. Në pjatën 14.75 dollarëshe atij i erdhi një perlë me vlerë 2.000 dollarë. Perla ndodhej brenda midhjes dhe Antosh nuk është i sigurtë nëse do e shesë apo do e mbajë për fat. 6. Perlat janë gurët e vetëm në botë të krijuar nga gjallesa te gjalla. Ndryshe nga të gji-tha llojet e gurëve të cilat gjenden në tokë, ato merren direkt nga oqeanët në guackat e detit. Anglia e viteve 1500 njihet si epoka e perlave. Kjo për shkak se përdorimi i tyre u rrit ndjeshëm nga shtresa aristokrate duke u kthyer në një prej gurëve më të tregtuar dhe të çmuar të kohës.

Page 24: Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy … · 2020-01-07 · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

GAZETA SOT24 E Premte 21 Dhjetor 2018

2,3,8,10,12,13,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Dy ditë më parë Hoze Murinjo u s h k a r k u a n g a klubi i Mançester

Junajtid, pasi rezultatet e tij nuk përputheshin me objek-tivat e klubit dhe Junajtid, me humbjen e fundit 3-1 ndaj Liverpulit mbeti afërsisht 20 pikë larg vendit të parë që mbahet pikërisht nga skuad-ra e trajnerit gjerman Jur-gen Klop. Murinjo u largua, por në sajë të marrëveshjes do të përfitojë për prishjen e njëanshme të kontratës nga drejtuesit e Junajtid një shumë prej 21 mln eurosh. E ndërsa debatet vijojnë rreteh mënyrës së largimit të tij, nga Spanja vjen një lajm sa i habitshëm aq dhe sensa-cional, pasi Reali i Madridit mësohet t’i ketë hapur dyert teknikut portugez. Presidenti i Realit, Florentino Perez, e ka peng që dikur Murinjo i ka ikur nga drejtimi dhe e vlerëson si trajnerin më të mirë në botë, prandaj i ka “shkelur syrin” teknikut që ta vlerësojë një afrim të mund-shëm në krye të “Los Blan-cos”. “Hoze Murinjo është i

Surpriza/ Mesi nis fushatën e shpërndarjes së

ndihmave për vendlindjen

FENOMENI Historia e Kilian Mbape është ajo e një legjende të re të futbollit, që sot 20-vjetorin e tij e kthen në një festë kom-bëtare për francezët. Flasim për talentin e PSG-së dhe Kombëtares së “gjelave”, Kilian Mbape që vërteton se ëndrrat behën realitet me talent dhe shumë përkushtim. Me teknikë, shpejtësi dhe vizion për lojën, pa qenë një maniak për fizikun si idhulli i tij, portugezi Ronaldo, Mbape e ka të shkruar në ADN forcën, dinamizmin dhe njëherazi elegancën. Fuqi dhe aftësi me të djathtën dhe të

majtën, ide të qarta dhe me kokën në shpatulla, Mbape është një ikonë fry-mëzimi për brezin e ri. Sot ka të ardhurat e një princi, 18 milionë euro në sezon që e projektojnë atë si nja nga faraonët e rinj të elitës botërore, çka e vërteton edhe kandidimi i tij për trofeun e topit të artë. Një prej lojtarëve më të shtrenjtë i dyti nën moshën 20-vjeçare që ka shën-uar një gol në finalen e botërorit duke u renditur pas Pelesë. Të jesh kampion bote në moshën 20-vjeçare nuk është pak, aq më shumë kur Palmaresi i një

lojtari në këtë moshë është i mbushur me trofe prestigjioz. Gjithsesi ai di të qëndrojë modest. Trofeu i kampionatit do të ishte një dhuratë e bukur për mua. Kam ende shpirtin e një fëmije që argëtohet më topin citohet ai. Por për të marrë këtë dhuratë Mbapesë do t’i duhet të presë deri në pranverë. Siç shpjegon në të përditshmet franceze që i dediko-jnë faqet e para me kalimin e viteve, nuk ndodh ndonjë ndryshim i madh të paktën jo në këtë moshë, por ëndrrat vijnë e bëhen gjithnjë më të mëdha.

LICENSIMET MERKATO MESFUSHORI

FSHF apel klubeve për kriteret e vendosura nga UEFA

Interi e dëshiron seriozisht kroatin Luka Modriç

Aleks Sandro rinovon për 4 vjet me Juventusin

Në një njoftim të FSHF-së ditën e djeshme shkruhej: “U zhvillua sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Fut-bollit Uorkshopi me klubet kandidate për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s për sezonin 2019-2020. Ky uork-shop organizohej nga sektori Licencimeve në FSHF për të trajnuar dhe orientuar klubet mbi hapat që duhet të ndjekin për këtë proces në lidhje me pesë kriteret e përcaktuara nga UEFA, duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, admin-istrativ dhe ligjor që duhet të përmbyllen deri më 28

Ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mer-katos, por përfundimisht mbrojtësi brazilian i Juven-tusit, Aleks Sandro ka vendo-sur të vazhdojë me bardhezin-jtë. Pasditen e sotme, futbollis-ti ka firmosur një kontratë të re me klubin torinez, duke e zgjatur bashkëpunimin mes palëve deri në vitin 2023, ku natyrisht janë përmirësu-ar ndjeshëm edhe termat ekonomike. Aleks Sandro është kërkuar me vijimësi nga Murinjo kur ishte në stolin e Mançester Junajtid, Çelsi, por edhe nga klubi francez i Paris Saint Germain, që kanë

“Interi mësohet se do të përpiqet ta joshë me një ofertë fituesin e “Topit të Artë”, Luka Modriç, duke e marrë atë nga Real Madridi në fund të sezonit”, shkruan gazeta spanjolle “Marca”. Zikaltrit nuk e kanë sekret dhe dëshirojnë ta blejnë kro-atin pasi që ai arriti në finale të Botërorit dhe kjo e kishte acaruar Real Madridin, të cilët edhe kishin kërcënuar se ata do ta raportonin rastin në FIFA, pasi që italianët kishin biseduar me të në mënyrë ilegale. Sipas “Marcas”, Interi do të tentoi përsëri në verë të 2019, me drejtorin e ri Bepe

Shkurt 2019. Kriteri finan-ciar, që është edhe pika më e rëndësishme në dhënien e licencës, duhet të përfundojë brenda datës 31 Mars 2019”.

Marota që do t’i udhëheq negociatat. Interi raportohet se i ka ofruar pagë vjetore 10 milionë euro dhe kontratë katër vjeçare.

mirëseardhur në Real Ma-drid nga Florentino Perez”. Kështu shkruan Ramon Kalderon. Trajneri portugez u shkarkua nga Mançester Junajtid gjatë kësaj jave pas rezultateve jo të mira në këtë stinor. “Mendoj se Murinjo ka qenë problemi kryesor në klubet ku ka qenë”, ka thënë Kalderon. “Sipas meje Mour-injo është trajneri i vetëm që pëlqehet nga Perezi”, ka thënë ish-presidenti i Real Madridit, Kalderon. “Kur Lopetegui u largua, thash se Murinjo me shumë siguri do të jetë këtu dhe nuk e mohoj

Surprizë e madhe në Madrid, Perez i hap derën Hoze Murinjos tek Reali

Përmes shoqatës së tij të bamirësisë, ylli argjenti-nas i Barcelonës, Lionel Mesi, i ka dhuruar 100 mijë euro për produktet thelbësore të përkujdesjes shëndetësore, për provincën Çaço të Argjentinës. Argjentinasi i dërgoi këto pro-dukte në atë regjion përmes UNICEF-it, organizatë kjo të cilën ai e përfaqëson dhe që është nga sponsorët e klubit ku luan Mesi, Barcelonës. 300 çanta shpine të mbushura me

produkte sanitare, si ndihma e parë, janë dërguar në vendlind-jen e Mesit gjatë periudhës nën-tor 2017-shtator 2018. Për më tepër, 240 furnizime të tjera u shpërndanë në qendra të ndrys-hme të atij rajoni, me qëllim për t’iu ndihmuar pacientëve nëpër qendrat mjekësore të asaj zone. Gjithsej 37,755 fëmijë ishin pjesë e 41,600 njerëzve të cilët kanë përfituar për shkak të kësaj iniciative të yllit argjenti-nas të Barcelonës.

se në të ardhmen ai do të jetë në Real”. Murinjo ishte pjesë e Realit gjatë vitit 2010 deri më 2013 ku ka fituar tre tituj, një herë La Ligën, një herë Kupën e Spanjës dhe një herë Super Kupën e Spanjës. Ish-ylli i Real Ma-dridit, Pregrag Mijatoviç, ka thënë se kthimi i portugez në klubin madrilen është i mundur pasi që presidenti i klubit, Florentino Perez, është një tifoz i madh i Mu-rinjos. Ish-sulmuesi serb e bëri një intervistë në radion “Cadenar SER”, në emisionin Karrusel Deportivo, dhe e

Kilian Mbape mbush 20 vjeç, e gjithë Franca uron supertalentin

ÇANTA me ndihma mjekësore ka dërguar Lionel Mesi për një qendër shëndetësore në vendlindjen e tij në Argjentinë, duke

i ardhur në ndihmë fëmijëve dhe njerëzve të thjeshtë që kanë nevojë për kurim më cilësor.

300

Tekniku i njohur portugez nuk ka dhënë vetë detaje, por mediat spanjolle besojnë se presidenti Perez e dëshiron kthimin e Murinjos tek Reali më 2019

ofruar deri në 60 milionë euro për kartonin e tij. Gjithsesi, braziliani firmosi për të mos ndryshuar ngjyrën e bluzës edhe për 4 vitet e ardhshme.

theksoi marrëdhënien e mirë që e ka Murinjo dhe Perezit. “Nuk e di se sa për qind është e mundur të ndodhë kthimi i Murinjo në Real Madrid, por ka shumë mundësi për në gjë të tillë”, ka thënë ish-sulmue-si i “Los Blancos”. “Pse e them një gjë të tillë. Sepse e di që Florentino Perezit i pëlqen shumë Murinjo dhe mendoj se çdoherë që ka ndryshim trajneri, ai e ka kontaktuar atë Murinjon. Kjo gjë ka shumë mundësi të ndodhë”, u shpreh ai. Diego Torres, i cili e shkroi një libër për periudhën e parë të Murin-jos në “Santiago Bernabeu”, raportoi për El Paisin se dre-jtuesit e Realit dhe presidenti Florentino Perezi janë të etur ta kthejë portugezin. Reali po ashtu planifikon ta emëro-jë Murinjon më 1 korrik, sepse kështu do ta shmangte pagimin e një gjobe prej 5 mil-ionë euro Mançester Junajtid. Drejtuesit e Realit besojnë se emërimi përsëri i Murinjos, i cili ishte pjesë e Realit mes viteve 2010 dhe 2013, do të ishte vendim i duhur. Në atë periudhë, kur Barcelona ishte në zenit, Murinjo arriti të riv-alizonte fort me katalanasit.