fbi merr në dorë luftën antikorrupsion, uashingtoni zbardh ... · cmyk rr.sitki Çiço...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected] E Martë 13 Tetor 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë Maskat me detyrim, ekspertët ndërkombëtarë: Pa vlerë në luftën ndaj koronavirusit, po shfrytëzohet situata vetëm për kredo politike Të enjten policia rinis “terrorin”, paralajmërohen gjoba masive për maskat, qeveria e vendosur për t’i bërë të detyrueshme Nga dita e enjte policia pritet që të rikthejë“terrorin”ndaj qytetarëve. Nga e enjtja, do të bëhet me detyrim mbajtja e maskës në ambientet publike dhe policia nga kjo ditë do lërë mënjanë goditjen ndaj krimit... Detyrimi për të mbajtur maska në ambientet publike ka sjellë reagime të ashpra nga ana e ekspertëve të fushës së mjekësisë. Për gati një vit, në të gjithë botën imazhi më i përhapur është ajo e popullatës... Faqe 8 Faqe 9 Nis furtuna në Partinë Socialiste dhe admin- istratën shtetërore. Edhe pse na ndajnë edhe gati 200 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës zgjedhore. Por që të fitosh zg- jedhjet, duhet patjetër shumë punë... Rama shkund koordinatorët dhe nis spastrimet, në Sarandë e Gjirokastër ikin krerët e degëve, në Durrës shkarkohen 6 drejtorë Institucionet jobankare kanë rritur fitimet gjatë pandemisë. Me shpërthimin e pandemisë Banka e Shqipërisë u diktoi të gjitha bankave të lehtësojnë normat e kredidhënies dhe procedurat për huama- rrje nga bizneset në mënyrë që të... Raporti i Bankës së Shqipërisë, institucionet jobankare që rrjepin çdo ditë shqiptarët lulëzojnë gjatë pandemisë, rrisin ndjeshëm fitimet FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh fazat e trajnimit në Virxhinia të Aida Hajnajt dhe hetuesve të BKH, brenda 2021 nis reprezalja Meta nën mëshirën e Edi Ramës për të lejuar koalicionet para zgjedhjeve, kërkon pazar për rrëzimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor Zbardhet lista, BKH kualifikon 424 emra në garën për hetues, ja kush aspiron të bëhet pjesë e FBI shqiptare që do hetojë pushtetarët Faqe 2-3 Partia Demokratike është e vendosur për të çuar përpara procesin e përzgjedhjes së kan- didatëve për deputetë sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Kështu, gazeta ka mësuar se ditën e djeshme... PD nis seleksionimin e kandidatëve për fazën finale, Basha: Vota e anëtarësisë do respektohet, Rama bllokoi zgjedhjet në PS Faqe 10 Faqe 11 Presidenti Ilir Meta ka filluar t’i lutet kryeministri Edi Rama për të mos hequr koa- licionet parazgjedhore. Partia Socialiste votoi ndryshimet kushtetuese sipas draftit të saj, ndërkohë që pavarësisht kundërshtimeve dhe paralajmërimeve të presidenti Meta se do ta kthejë mbrapsht ligjin, ajo duket e vendosur për ta rrëzuar dekretin e kreut të shtetit dhe votuar sërish Kodin e ri Zgjedhor siç ishte... Moska në alarm nga mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, sulmon Edi Ramën dhe jep alarmin për Shqipërinë e Madhe Faqe 5 Ligji final, ja si policët e moshuar do të kalojnë roje objekti, forcat e rendit do përgjojnë në bashkëpunim me prokurorinë dhe SPAK Zbardhet projektligji final për Policinë e Shtetit. Komisionet parlamentare kanë miratuar draftin që pritet të votohet në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa ashtu siç gazeta e ka bërë me dije se edhe më parë Ministria e Brendshme u tërhoq nga nisma ligjore e mbrojtur me shumë patos nga... Faqe 7 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Kastriot ALIAJ Nuk impresionohemi nga leksiku fyes i "antropologëve" serbë Nga dëshira për emigra- cion tek dëshira për t’u bërë minoritar në Shqipëri Nga Pirro PRIFTI Nga Besi BEKTESHI Çfarë "fitojnë" artistët, sportistët kur përdoren politikisht! Faqe 6 Faqe 4

Upload: others

Post on 27-Nov-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected]

E Martë 13 Tetor 2020

Çmimi 20 lekë

Maskat me detyrim, ekspertët ndërkombëtarë: Pa vlerë në luftën ndaj koronavirusit, po shfrytëzohet

situata vetëm për kredo politike

Të enjten policia rinis “terrorin”, paralajmërohen gjoba masive

për maskat, qeveria e vendosur për t’i bërë të detyrueshme

Nga dita e enjte policia pritet që të rikthejë “terrorin” ndaj qytetarëve. Nga e enjtja, do të bëhet me detyrim mbajtja e maskës në ambientet publike dhe policia nga kjo ditë do lërë mënjanë goditjen ndaj krimit...

Detyrimi për të mbajtur maska në ambientet publike ka sjellë reagime të ashpra nga ana e ekspertëve të fushës së mjekësisë. Për gati një vit, në të gjithë botën imazhi më i përhapur është ajo e popullatës... Faqe 8Faqe 9

Nis furtuna në Partinë Socialiste dhe admin-istratën shtetërore. Edhe pse na ndajnë edhe gati 200 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës zgjedhore. Por që të fitosh zg-jedhjet, duhet patjetër shumë punë...

Rama shkund koordinatorët dhe nis spastrimet, në Sarandë e

Gjirokastër ikin krerët e degëve, në Durrës shkarkohen 6 drejtorë

Institucionet jobankare kanë rritur fitimet gjatë pandemisë. Me shpërthimin e pandemisë Banka e Shqipërisë u diktoi të gjitha bankave të lehtësojnë normat e kredidhënies dhe procedurat për huama-rrje nga bizneset në mënyrë që të...

Raporti i Bankës së Shqipërisë, institucionet jobankare

që rrjepin çdo ditë shqiptarët lulëzojnë gjatë pandemisë,

rrisin ndjeshëm fitimet

FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh fazat e trajnimit në Virxhinia të Aida Hajnajt dhe hetuesve të BKH, brenda 2021 nis reprezalja

Meta nën mëshirën e Edi Ramës për të lejuar koalicionet para zgjedhjeve, kërkon pazar për

rrëzimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Zbardhet lista, BKH kualifikon 424 emra në garën për hetues, ja kush aspiron të bëhet

pjesë e FBI shqiptare që do hetojë pushtetarët

Faqe 2

-3Partia Demokratike është e vendosur për

të çuar përpara procesin e përzgjedhjes së kan-didatëve për deputetë sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Kështu, gazeta ka mësuar se ditën e djeshme...

PD nis seleksionimin e kandidatëve për fazën finale, Basha: Vota e anëtarësisë

do respektohet, Rama bllokoi zgjedhjet në PS

Faqe 10

Faqe 11

Presidenti Ilir Meta ka filluar t’i lutet kryeministri Edi Rama për të mos hequr koa-licionet parazgjedhore. Partia Socialiste votoi

ndryshimet kushtetuese sipas draftit të saj, ndërkohë që pavarësisht kundërshtimeve dhe paralajmërimeve të presidenti Meta se do ta

kthejë mbrapsht ligjin, ajo duket e vendosur për ta rrëzuar dekretin e kreut të shtetit dhe votuar sërish Kodin e ri Zgjedhor siç ishte...

Moska në alarm nga mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, sulmon Edi Ramën dhe jep alarmin për Shqipërinë e Madhe

Faqe 5

Ligji final, ja si policët e moshuar do të kalojnë roje objekti, forcat e rendit do përgjojnë në bashkëpunim me prokurorinë dhe SPAKZbardhet projektligji final për Policinë e Shtetit.

Komisionet parlamentare kanë miratuar draftin që pritet të votohet në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa ashtu siç gazeta e ka bërë me dije se edhe më parë Ministria e Brendshme u tërhoq nga nisma ligjore e mbrojtur me shumë patos nga... Faqe 7

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Kastriot ALIAJ

Nuk impresionohemi nga leksiku fyes i

"antropologëve" serbë

Nga dëshira për emigra-cion tek dëshira për t’u bërë minoritar në Shqipëri

Nga Pirro PRIFTI

Nga Besi BEKTESHI

Çfarë "fitojnë" artistët, sportistët kur përdoren politikisht!

Faqe

6

Faqe 4

Page 2: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

GAZETA SOT2 E Martë 13 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhet lista, BKH kualifikon 424 emra në garën për hetues, ja kush aspiron të bëhet pjesë

e FBI shqiptare që do të hetojë pushtetarët

Byroja e Hetimit mbyll fazën e parë të verifikimit

Taulant Balla: Meta, Saliu e Basha do të shkojnë për skrap, kandidatët me më shumë vota mund të renditen të fundit në listë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur dje mbi deklaratat e presiden-tit se do të kthejë për rishqyrtim Kodin Zgjedhor. Balla tha se, relacioni që do të shoqërojë kthimin e Kodit Zgjedhor do të lexohet me kujdes, por sipas tij ligji kthehet nga Meta në kuadër të sjelljes së tij si kreu i opozitës. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së theksoi më tej se, amendamentet për listat e hapura janë marrë nga Kroacia. Ai theksoi gjatë intervistës në “Ilva Now” se në marrëveshjen e 5 qershorit është pranuar gjithçka që ka kërkuar Partia Demokratike. “Sa më shumë do t’i afrohemi datë së 25 prillit aq me e ashpër do të jetë retorika

e Ilir Metës. Ne na duhen që të jenë bashkë Basha edhe Meta, Saliu dhe Monika. Shqiptarët më 25 prill kanë mundësinë e artë që t’i çojnë për skrap”, deklaroi z. Balla. Sekretari i Përgjithshëm i PS tha më tej se, Meta u zgjodh president për shkak se vetë PS nuk i kishte votat e mjaftueshme por sipas tij ai doli nga korniza që para se ta merrte këtë detyrë. “E kam njohur Metën që nga 1994 dhe nuk di të ketë politikan tjetër që t’i ketë provuar të gjitha. Me votat e Berishës është bërë vetëm zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm dhe ministër Ekonomie ndërsa më votat e socialistëve është bërë Kryeministër dhe President dhe të gjitha me radhë”, tha ai. Duke

folur për listat e kandidatëve për deputetë, tha se edhe i fundit në listë mund të dalë i pari në garën zgjedhore, duke shtuar se vjen nga një zonë ku PS merr mbi 18 mijë vota. “Mos flisni para kohe pasi do të jem përballë jush dhe më 26 apo 27 prill. E sigurt është që do të ketë kandidatë që edhe pse janë renditur poshtë që të dalin sipër, madje dhe në krye fare”, tha z. Balla. Por pyetjes së Ilva Tares nëse do të pranonte ai të ishte poshtë listës fituese, nuk i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por nuk për-jashtoi mundësinë që PS të përdorë këtë si strategji elektorale. “Kjo mund të jetë një strategji. Kam parë në rastin e Kroacisë që për strategji elektorale më

i votuari të jetë në fund fare”, tha kreu i grupit të PS. I pyetur mbi faktin se përse PS nuk pranoi që listat të hapeshin 100%, z. Balla u përgjigj se në këtë mënyrë mund të hynin në Parlament persona që nuk do të ishin të denjë për të përfaqësuar popullin. “Ka të bëjë me legjitimin nëse në Tiranë mblidhen 36 individë dhe secili prej tyre merr thjesht votat e tyre familjare, mund të plotësonte votat. Nëse 36 kandidatë secili merr 400 vota, por mendoni ju nëse një deputet merr 401 vota duhet të përfaqësojë popullin? Është e vërtetë që Kosova ka një sistem të tillë, por ka sistem proporcional kombëtar dhe janë të përjashtuar kryetarët e partive”, deklaroi z. Balla.

Zbardhet lista emrave që kanë shfaqur interes për të qenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pak

ditë më parë u mbyll gara dhe shfaqën interes rreth 650 persona. Dje komisioni i ngritur ka publikuar listën finale me emrat e kualifikuar. Sipas BKH janë kualifikuar 424 emra, ndërsa janë skualifikuar 229 kandidatë. Emrat e kualifikuar do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim. Sipas BKH, Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. “Testi i Arsyetimit Logjik zhvillohet për të vlerësuar aftësinë e kandidatit për të menduar në mënyrë kritike. Pyetjet kanë lidhje me arsyetimin induktiv dhe deduktiv, duke përdorur si pjesë tekstesh ashtu edhe informacion nu-merik. Testi i Arsyetimit Logjik zgjat 1 orë dhe përbëhet nga 30 pyetje . Testimi do të zhvillohet në ambien-

NGRITJA E BKH, JA LISTA E KANDIDATËVE TË KUALIFIKUAR NË FAZËN E DYTË

tet e Pallatit të Kongreseve, hyrja përballë Presidencës. Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar testimi do zhvillohet në dy faza: 1. Ora 08.00 - 12.00, të

datës 14.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 1 (një) deri në numrin rendor 200 (dyqind); 2. Ora 14.00 – 18.00, të datës 14.10.2020, do

paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 201 (dyqindenjë) deri në numrin ren-dor 424 (katërqind e njëzetë e katër). Kandidatët në testin me shkrim do të jenë të pajisur me maska për sigurinë shëndetësore të tyre, ndaj pasojave të infeksionit COVID-19”, tha BKH dje.

Detajet e testimitSipas udhëzimit, kandidatët

para se të hyjnë në testin me shkrim do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi me fotografi (pasaportë ose kartë identiteti). Do-kumenti identifikimit do të krahas-ohet me gjeneralitetet e parashikuar në listën emërore. Gjatë regjistrimit secilit kandidatë do t`i jepet një kod, i cili vendoset tek fleta e testit. Kandi-datëve do t`u jepen udhëzime për zh-villimin e testimit, dhe udhëzimi për plotësimin e fletës së SCANTRON-it, etj. “Kandidatët gjatë zhvillimit

të testit me shkrim, në ambientin ku zhvillohet testi, nuk lejohet të mbajnë telefona celularë, pajisje elektronike, libra ose shënime. Nuk lejohet asnjë lloj komunikimi me kandidatêt e tjerë pasi kanë hyrë në ambientin ku zhvillohet testi. Mosrespektimi i këtyre rregullave dhe udhëzimeve të tjera të dhëna nga vëzhguesit do të rezultojnë në largimin e menjëhershëm të kandi-datit dhe moskualifikimin e tij për në Byronë Kombëtare të Hetimit. Minimumi i pikëve për kualifikimin e kandidatëve në fazat e mëtejshme është 12 pikë”, thuhet më tej. Për amerikanët Byroja e Hetimi do të jetë vendimtare në luftën kund kor-rupsionit dhe sinjalet po jepen. Mes emrave që kandidojnë shumica janë efektivë policia dhe OPGJ jo shumë të njohur për publikun, ndërsa mbe-tet të shihte sesa do të mbeten në fazën e dytë.

Adelina GogaAnduen AbaziArtur MersiniArdjan GjoniArtion TaçiAleksander LaraAlketa ShimaArtemis NuholliArdian GecaAlbi GanolliAurora AllkanjariArjan ZotoAlsaed SinaniArben JorgaqiArdian PrendiArtjon PumoAlvaro NogaArdian KupiAurel JeniçeriArber SkendoAnila DingoAdelajda MetajAlbion AlikoAstrit RapçeAnisa DukaAtalvin NiçoArlinda ShametajAlbert SpahiuAlbion SinaniArben Sulaj

Alban LaçiArben BeciAnjeza BurnaziAlgert ÇekreziAfrim MeçiArmando VataAldi CanajArbër AllarajArber TrokaAltin ZeqirajAndi SerjanajArdit TabakuArben VuçajArlind MitkuAleks VathajAlbana MusajAlbi BashaAlbano KollacejAzi MustafallariAndri NeliAdem SkëndoAndi OsmaniAldora DumeAndi BaniAlteo NazerajArdit NeliArdian NezhaArmir GuriArmand DervishiArsiola Dyrmishi

Astrit YmerajArdit DiniArlind KafejaArben KalleshiAndi DedaAnkela DakeAltin KorreshiAlfred GjokaAlketa GjiniArdian KarajArmand ShiniAndi ZajaAndi DhramiArdit ElbasaniAgron HebejaAleko PepoAnteo MemetajAlba RamajAnisa XakeAntigona ToshiAmanda GjokaArmand HasallaArnold KolleshiAlgert GjonajBashkim LamnicaBeriola KarafiliBlerina ToskaBlendi BimbliBledar HalilajBora Nanogjoka

Besart BogdaniBjordi ShehuBesmir KaraxhaBriselda ZhuzhiBrunilda ÇeçaBesmir ÇardakuBislim RrustemajBledar MusajBesmir LikajBesmir EftimiBledar FlagaBesnik MesiBesnik SokoliBledi GjonajBekim SelimajBilbil SuloBledar StrelcaBesart ÇerriBlerim TafçiuBujar MatajBleard VuçajÇlirim PutoÇezar KeçiDenis KallçoDaniel LylaDaniela HoxhallariDrilon KoldashiDashamir IlamajDenisa KostaDonika Tosku

Dhurata BozhiqiDritan BrahimiDorian KamberiDorian PulashiDen MinxhoziDenis AmedaDorina ÇipiDonald FegaDorina Doçaj/AlikajDritan KumjaDonika MartiniDarzan KoniDitmir TulaDitmir HodaDaniel LekaEris BiciErmal HasaEndri BallaErlin KapeEndrit VikaEndrit ÇapjaEnkela DerajEduart SterkajElton CerriErjon GjiniEveralda LaçiErjon MjeshtriErjon PapallaziEndrit HoxhaEsmir Rringaj

Erjon BicjaEdikel BregasiEliza PatajEduart DragotiErisa LlupiEduart KaloshiElvisi SulozeqiEni KodraErvis SançolliElton ShimaErmir LushiEridjol XhafaEltion ShaholliErgi AbdiErjon TemaElton ShehuErmal TorraEviol SkenderiEnea IsmailiEndri MuçaElisa SpahiuErind ÇelaErion MatoEsmeralda GecaEnrik QenamiEndrit LekajErion SemaniEder NdociErvin BallaciElton Kërluku

Eridan MuçajEdmir BullariErgys ShehuErind PjetriEvjola ShehuEdlir AjaziEdilion KolagjiErnis XhelilajErvid ÇobajEnkeleda FaqolliEnea NikolliErvin ZenelajEtleva NozlliErvis GjoshiEmiliano LikajErald MaksutiErigels KroiErion PetromiloEneo LoloEnton RadovaniEndrit QyshkaElvis TreskaEdison SefajElvis ShkjauFranko TominiFlorenc DautiFatos ShehuFlorenc ShpuzaFloris MuhoFotion Malaj

Page 3: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

.............GAZETA SOT E Martë 13 Tetor 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh fazat e trajnimit në Virxhinia të Aida Hajnajt

dhe hetuesve të BKH, në 2021 nis reprezalja

Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për ngritjen e BKH

Vetingu, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit të Korçës, ja konstatimet gjatë seancës dëgjimore

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar dje nga detyra gjyqtaren e Apelit Korçë, Etleva Temo. Procesi i vetingut për gjyqtaren Temo u krye nga trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Olsi Komici relator dhe Pamela Qirko anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Branko Hrvatin. Gjatë seancës dëgjimore të mbajtur të premten ndaj subjektit u identifikuan probleme për pasurinë, etikën dhe u ngritën dyshime për konflikt interesi në gjykimin e disa çështjeve gjyqësore, gjetje që

u kundërshtuan prej subjektit të rivlerësimit. Sipas BIRN, në seancë u relatua edhe për sit-uata të tjera të mundshme konflikti interesi. Komici tha se subjekti i rivlerësimit dhe bash-këshorti i saj rezultonin aksionerë në shoqërinë Albtelekom me kuota në vlerën 50 mijë lekë secili, ose 0.00027% të aksioneve. Nga hetimi ka rezultuar se ata janë regjistruar si aksion-erë të kësaj shoqërie në vitin 2009, ndërkohë që nuk kanë përfituar asnjë lloj shpërndarje dividenti pasi nuk ka pasur veprime të tilla. Sipas Komicit, Temo nuk i ka deklaruar aksio-

net në këtë shoqëri për periudhën 2009-2016. Komisioni ka gjetur se për periudhën 2016-2019, gjyqtarja Temo ka shqyrtuar disa çështje ku palë ndërgjyqëse ka qenë edhe shoqëria Albtelecom. “Duket se është gjendur në kushtet e konfliktit të interesit në gjykimin e këtyre çështjeve”, tha Komici. Temo tha se kur bashkëshorti kishte qenë i punësuar në Albtelekom, ajo kishte dhënë gjithmonë dorëheqjen nga çështjet ku palë ndërgjyqëse kishte qenë edhe kjo shoqëri. Ajo shpjegoi se kishte qenë drejtuesi i shoqërisë që u kishte kërkuar gjithë punonjësve të depozitonin

letra me vlerë në këmbim të kuotave. “Unë nuk kam qenë në dijeni”, pohoi Temo dhe pretendoi se kur ka shqyrtuar çështje për këtë shoqëri në vitet e mëvonshme, nuk ekzistonte marrëdhënia. Gjithashtu, ka rezultuar se Temo ka shqyrtuar në vitin 2014 disa çështje ku palë ndërgjyqëse kishte qenë një kompani ku kishte punuar bashkëshor-ti në vitin 2004. Temo deklaroi se pranë kësaj shoqërie, bashkëshorti kishte punuar vetëm një muaj e gjysmë ndërkohë që vendimi ishte dhënë kohë më vonë. Ajo shtoi se vendimi kishte qenë në disfavor të kompanisë në fjalë.

Ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit pritet të sjellë të dridhura në politikën shqiptare. I vetmi politikan

i dënuar me burg është Spiro Ksera, ndërsa gjithë të tjerët ia kanë hedhur paq edhe pse në zyrat e prokurorëve kanë qenë mal dosjet. Për sa kohë ishte Adriatik Llalla kryeprokuror pati me dhjetra padi ndaj ish-min-istrave e ish-deputetëve, por askush nuk u dënua. SPAK u krijua me këtë qëllim, por sërish nuk po shohim zyrtarë të niveleve të larta të përballen me drejtësinë. Mirëpo amerikanët duket se i kanë sytë te Byroja Kom-bëtare e Hetimit. Ish-përfaqësuesi i OPDAT, Gjon Juncaj në një interv-istë kohë më parë u shpreh qartë se lufta ndaj korrupsionit do të nisë kur SPAK të kompletohet me prokurori, gjykata dhe polici gjyqësore. Amba-sada amerikane ka reaguar shpesh mbi sulmet ndaj Byrosë dhe e ka

mbështetur fort, por duket se ky është një qëndrim zyrtar i Uashingtonit. Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen zyrtare të tij ka publikuar një qëndrim mbi ngritjen e BKH, ku tregon se pas zgjedhjes së hetuesve SHBA do të nisë trajnimin tyre, i cili do të kalojë në 4 faza. Sinjalet janë se në 2021 nis reprezalja në politikë. “Më 30 korrik, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar Aida Hajnaj u emërua Dre-jtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e sapoformuar. Ambasada Amerikane lëshoi një deklaratë duke e festuar këtë moment të rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi, duke theksuar se ky proces nuk do të ishte i lehtë, i shpejtë apo i për-sosur, por se është i nevojshëm dhe duhet të vazhdojë. ICITAP Albania do të kryejë programin e miratuar pesë-ditor të trajnimit të Drejtorit të BKH. Sapo të zgjidhen, verifikohen

dhe punësohen, hetuesit e BKH do t'i nënshtrohen trajnimit në katër faza të ndryshme, nga të cilat Faza 1 (katër javë) është një kurs induksion që do të ofrohet në Shqipëri nga ICITAP

dhe Faza 2 (katër javë), e koordinuar nga ICITAP, i cili do të përqendrohet në aftësitë thelbësore të hetimit dhe parashikohet të sigurohet në 2021 në Akademinë e FBI në Quantico,

Virxhinia - nëse pandemia e lejon”, thuhet në deklaratën e Departamenti Amerikan të Drejtësisë.

Detajet Ndërkohë mësohet se dy fazat tjera

do të jenë trajnime që do të vijojnë po në Tiranë, sigurisht me mbështetjen e amerikanëve dhe veçanërisht FBI, që do të kenë të bëjnë me përgjimet, gjurmimin e parave dhe fusha të tjera. Nëse futemi te faqja zyrtare në inter-net e akademisë së FBI në Virxhinia, tregohen detaje se si bëhen trajnime të zyrtarëve të ndryshëm nga shtetet part-nere, përfshirë dhe Shqipërinë. “Temat e zgjedhura për programin e trajnimit për drejtuesit vendorë dhe ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit përfshijnë: tendencat e politikës, ekonomisë dhe faktorëve socialë kombëtarë e ndërkombëtarë që ndikojnë në funksionimin e poli-cisë; etika dhe integriteti; rekrutimet në punë, ryshfeti dhe politikat pro-movuese, etj.”, thuhet në dokument.

Florian ArapiFlorian CelibashiFlorjan BombajFlorjan PemaFatbardh KuliçiFation MarkuFatbardha MenallaFradiol DineFlorjan GjokaGentjana NdojGreta DrishtiGjon GecajGevi GazheliGertian BrovinaGeraldo HabilajGjon VociGentjan MusabelliuGentian JukniGerald BlacëriGeraldo TarajGerti TartaleGerando SkreliGriselda DamaGerando QendroGenti SkënduliGentian HillaGjergji NikollaGentiana XhekoGjergji TolaGentian Dyrmyshi

Geraldo HysaGjergji DamaHamza ShehiHerald HidaHenri BiciHasan JahjaIsmail LalajIngri VorfiIslor IslamiIlirjana ZylfoIlia MuçaIlir HasanajIrena HoxhaIndrit AgoIlir SaliasiIrma AllçënikuIrta LankaIlir ZhupaIrida MuçajIrena EleziIdlir MakaJeton BorishiJerelsi LumiJoni KetaJulian MalajJonida GurraJonilda MethasaniJona ShabaJurid SharkaJeton Marku

Julian MarkoJonian AbaziJonida KapajKridis KupeKlodiana LamiKreshnik GjeçkaKlaudio LigoriKliton ZharriKevin BundoKlodian XhaferiKlajdi GrykshiKlajdi LuliKestrin MatajKlajdi PulajKelti MuçaKlarita LamajKristaq DashiKlara ZykollariKlau OgrenajKastriot BicukajKejvin CaniKlodian MamicaKlodjana MaliaKalina RafailiLindita NushiLeonard LalajLorenz SinjariLaert ElmazajLoris DervishiLisjana ShanajLuzvan Meçi

Lorena MërkuriLisandër KoniniLuftar MurriziLaert ZiflaLedjon AliajLavdrim HodaLedio NdoniLuftim LleshiLuan HysenjLeonart AllkjaLuan DibraLulzim MariniLiridona HoxhaMirton CenajMaksim BejkajMarjus KarafilajMarino MaznikuMikeljan ShkallaMihal BicjaMarsela JorgoMesara SumaMarko HysenjMarin MalaveciMarlind LikajMarin BiciMimoza KucaMarjana MarkuMentor CukuMarsida TaçiMirgen PrençeMajlinda Myftaraj

Mikel BelloMario XhajaMariana ÇelaNikolin BelloNuri BajrakurtiNerta XhabrahimiNikolin MarkuOltion VathajOdeta SeferajOrgert ThomaOlivia MyftiuOrald LaniOrgest MuçmataOnis GjokaOlgert BerberiOlen XhutiOltion KaçaniPandushi NandoPavlin ZhivaniPetrit SadetiniPetrit GjeçajPllumb ShpatiPetrit ImerajPërparim HaxhiajRoberta PacaniRudina MyrtoRenaldo NdoniRedinald PapaRenaldo KreciRamadan Çaço

Rexhina HaxhiajRenato LapaRenato DemirajRoland OrmeniRedon GumaRoza PalokaRoven BletaRamadan CaniRitano NanoRedon YlliRea MuçollariSamet GurguriSaimir MehmetasShukri MarkuSiana AhmetiSheldiana JanoSeid JahiSilvana SulajShkëlqim ZelaSuada MarkuSonila PezaSokol XhabijaShkëlzen MetushiSaimir ShkambajSpiro SamarxhiSkerdian TefaStefan SamarxhiSilvana JakajSkerdilajd KusiShkëlqim CakoniShezeina Rama

Sokol GugashiShkelqim DukajSuela PashajSuela SulkjaShpëtim TuraniSuela DinajStela ShkarpaSigrida ElbasaniSaimir CukaTedi MingaTerpsina LazajTomi GramoUskana LleshiUlian BarjamiVilma RexhepiVitjola HidriVivia VeliasVjollca VelajVasil ShandroVisho BizhakuVenetik ZhuliVera VasiaValjona BoshnjakuVili VreoniXhejsi SeknajXhuliana FikuYlli SkenderiZhaklina DhamoZhuljeta BreguZaje OsmaZenel Balla

NGRITJA E BKH, JA LISTA E KANDIDATËVE TË KUALIFIKUAR NË FAZËN E DYTË

Page 4: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

GAZETA SOT4 E Martë 13 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ilir Meta nën mëshirën e Edi Ramës për të lejuar koalicionet para zgjedhjeve, kërkon

pazar për rrëzimin e Kodit Zgjedhor

Meta mesazh ambasadorëve: Nëse preket 1 votë nuk do pranoj asnjë ndërmjetësim ndërkombëtar

KQZ e re gati për zgjedhje, prezantohen anëtarët e rinj, Celibashi: Do ngremë një grup pune për zbatimin e teknologjisë

Fryti kryesor i marrëveshjes së 5 qershorit, është tashmë një realitet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me një strukturë të re tashmë të riformatuar sipas marrëveshjes së arritur mes palëve politike ngriti dy trupat e tij: Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Sanksioneve dhe Ankesave. Partia Socialiste, Partia Demokra-tike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim gjetën dakordësinë për të strukturuar institucioni që merret me procesin e zgjedhjeve. Sfida kryesore e KQZ-së së re, sikundër është pranuar nga të gjithë, është identifikimi biometrik i zgjedhësve, përmes aplikimit të teknologjisë. Komisioneri

Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në deklaratë për media bëri të qartë se në mënyrë që procesi të mos dështojë si në vitin 2013, kur u humbën disa miliona euro, përgjegjësia nuk është vetëm e institucionit që drejton, por edhe e qeverisë, me të cilën kanë nisur kontaktet për t’ia arritur qëllimit. “Është e vërtetë që ky është një proces mjaft kompleks dhe kërkon angazhimin e disa faktorëve, jo vetëm të institucionit të KQZ-së. Qeveria shqiptare ka një përgjegjësi të spikatur në lidhje me këtë çështje. Ne jemi në kontakt dhe besoj se gjatë kësaj jave do të kemi zhvillime dhe më konkrete në lidhje me këtë çështje”, tha ai.

Kryekomisioneri bëri të qartë se për zbatimin e teknologjisë do ngrihet një grup pune, i cili do vlerësojë të gjitha aspektet që lidhen me këtë moment shumë të rëndësishëm dhe me nd-jeshmëri politike. “Shumë shpejt do të përgatisim draftin e akteve përkatëse që do të shqyrtohen nga Rregullatori. Shpresojmë dhe kam besim që do të arrijmë të kemi sukses në lidhje me këtë çështje, pasi jemi të ndërgjegjshëm se ka mjaft sensibilitet nga politika në lidhje me këtë çështje. Dhe për sa kohë qoftë edhe një pjesë e saj e shikon si një aspekt që lidhet ngushtësisht me integritetin e procesit zgjedhor, ne kemi të gjithë

fokusin tek kjo çështje”, tha Celibashi. Komision-eri Shtetëror i Zgjedhjeve bëri këto deklarata gjatë prezantimit të 5 anëtarëve të Komisionit Rregullator që janë Ilirjana Nano; Dritan Çaka; Arens Çela; Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj dhe 5 të tjerëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që janë Ledio Braho, Ilirjan Rusmali; Elvin Lako; Koli Bele dhe Elvis Çefa. Celibashi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes strukturave, me qëllim që koha e shkurtër që është në dispozicion për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, të tejkalohet me një vullnet të shtuar nga secili anëtar.

Presidenti Ilir Meta ka filluar t’i lutet kryeministri Edi Rama për të mos hequr koalicionet parazgjedhore.

Partia Socialiste votoi ndryshimet kushtetuese sipas draftit të saj, ndër-kohë që pavarësisht kundërshtimeve dhe paralajmërimeve të presidenti Meta se do ta kthejë mbrapsht ligjin, ajo duket e vendosur për ta rrëzuar dekretin e kreut të shtetit dhe votuar sërish Kodin e ri Zgjedhor siç ishte. Por teksa dje ishte duke dje në emi-sionin “Çim Peka LIVE”, Meta ka shtuar presionet ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa i ka kërkuar që të zbatojë marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo marrëveshja mbështet nga zoti Meta dhe Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ku në thelb ka edhe faktin se lejon koalicionet parazgjedhore. Mirëpo, me ndryshimet e reja Kodi i ri Zgjedhor nuk i lejon koalicionet, çka ka detyruar kreun e shtetit të kërkojë pazare për rrëzimin e tij dhe u shprehur qartë se nëse Rama kthehet tek 5 qershori ai nuk do ta bezdisë më këtë të fundit. “Nuk më intereson opozita, më interesojnë shqiptarët. Unë i kam thënë opozitës që të mos djegin mandatet se Rama është i papërgjegjshëm dhe nuk do reflektojë. Kjo është çështje për jetë a vdekje. O ka Shqipëri me shqiptarë, o banori më i ri në Shqipëri mbetet Ilir Meta. Unë e kamë thënë dhe po e rithem se kush prek zgjedhjet, do ketë probleme të paimagjinueshme. Duan të bëhen kurban për pushtetin e Ramës? Le të bëhen. Në rast se Rama respekton 5 Qershorin, Ilir Meta do të vazhdojë punën e tij”, deklaroi ai. Por fakti që presidenti Ilir Meta kërkon me ngulm që kryeministri Edi Rama të respektojë 5 qershorin është një mesazh i koduar, që në thelb ka si qëllim që të shpëtojë LSI-në nga eliminimi. Kjo pasi ashtu siç gaze-ta ka thënë, heqja e koalicioneve parazgjedhore më shumë dëmton partinë e Kryemadhit se sa PD-në dhe PS-në. Kështu që edhe presidenti Meta e ka nuhatur këtë rrezik dhe ka nisur që t’i kërkojë Ramës që të lejojë koalicionet parazgjedhore. Pra, ky mesazh tregon qartë që LSI tanimë është në dorë të zotit Rama.

Patozi: Do marrim pjesë në zgjedhje me lista të hapura

Kreu i Partisë Demokratike, As-trit Patozi deklaroi ditën e djeshme se partia që ai drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ai tha se Bindja Demokratike do të marrë pjesë në garë me lista 100 për qind të hapura. “Bindja Demokratike do të garojë me listë të hapur. Ja kush janë kundërshtarët dhe partnerët potencialë për zgjedhjet e 25 prillit. Në një takim të zgjeruar të për-faqësuesve të saj nga i gjithë vendi, Bindja Demokratike vendosi sot të nisë rrugëtimin final drejt zgjedh-jeve të 25 prillit, duke e konsideruar fushatë elektorale të gjithë kohën e mbetur deri atë ditë, përmes taki-meve të drejtpërdrejta me zgjedhësit dhe aktiviteteve të tjera politike. Ne e cilësojmë antidemokratik dhe antikushtetues Kodin Elektoral të miratuar në mënyrë të njëanshme në Parlament”, tha Patozi.

Ligjet e marrëveshjes së 5 qershorit, nis shqyrtimi

Komisioni i Ligjeve miratoi të parin nga paketa prej 7 ligjesh që sho-qëronin marrëveshjen e 5 qershorit, atë për gjendjen civile. Që prej 2014 nëse dikush nuk regjistronte brenda muajit adresën e re, gjobitej me 10 mijë lekë. Me ndryshimet në ligj kjo gjobë hiqet. Pak muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, sipas propozueses Bleri-na Gjylameti, realiteti në regjistrat e gjendjes civile është ndryshe nga ai në terren. Gjatë prezantimit të nismës, Gjylameti sqaroi se nëpërm-jet amendimeve të ligjit ekzistues “Për gjendjen civile” synohet shfuqizimi i masës administrative të vendosur për mosregjistrimin e vendbanimit të ri brenda një afati 30-ditor. Prob-lem mbeten dhe lagjet informale sipas zv.ministres së Brendshme, Romina Kuko. Në 2016, në prag të vitit zgjedhor u aplikua një amnisti 6 mujore, periudhë gjatë të cilës, sipas qeverisë, pati rritje të regjistrimit të vendbanimeve të reja. Ndërkohë ministri Sandër Lleshaj u ka dërguar letër të gjithë drejtuesve vendorë që ta ndihmojnë në saktësimin e të dhënave në regjistrat e gjendjes civile.

Përplasjet Qeveri-Presidencë kanë vijuar edhe gjatë ditës së djeshme. Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta janë përplasur në distancë me njëri-tjetrin, ku miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ka qenë pika kyçe e këtyre përplasjeve. Ndërsa, presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do të kthejë në Kuvend projekt-ligjin për Kodin Zgjedhor, kryeministri Edi Rama tha se nëse Meta vepron në këtë mënyrë, atëherë kërkesa e tij do të rrëzo-het. Pas mbledhjes me drejtuesit politik Rama u pyet nga

mediat edhe për planin 5 pikësh të kreut të PD-së Lulzim Basha, duke thënë se nuk ia ka idenë këtij lloj plani. “Nëse presidenti Ilir Meta dërgon në Kuvend kthim të Kodit Zgjedhor, do të rrëzohet. Nuk ia kam idenë për plan me 5 pika të Lulzim Bashës. 5 qershori është respektuar. 30 qershori është respektuar dhe nuk ka asgjë më për të thënë dhe s’ka kohë për të humbur. Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë. Pasi nuk ma më kohë për implementimin”, tha Edi Rama.

RAMA: DO E RRËZOJMË DEKRETIN E METËS

Meta sulmon ndërkombëtarëtPor presidenti Ilir Meta u kujdes që

të sulmonte ndërkombëtarët, ndërsa iu dërgoi një mesazh që të jenë objektiv dhe vigjilent. I qartë dhe i prerë pres-identi Meta deklaroi se mbajtja e zg-jedhjeve me standarde ndërkombëtare

më 25 prill është një çështje që do të përcaktojë fatin e integrimit të vendit në BE. Sipas tij, përgjegjësia për prekjen e votave do të jetë vetëm e Edi Ramës”. “Nëse preket 1 votë nuk do pranoj asnjë ndërmjetësim ndërkombëtar”, u shpreh ai. Më tej, presidenti Meta sërish

e sfidoi Ramën për debat, duke thënë se ai shpif te ndërkombëtarët. “Mashtron ndërkombëtarët duke i thënë se Ylli Ndroqi pas sekuestrimit të pasurisë e bëri telefonatën e parë me Ilir Metën. Ai që bën këto fabrikime, siç ka bërë të gji-tha në Shqipëri, që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, shikoni se çfarë tha Komisioni i Venecias për këtë”, tha ai. I pyetur se çfarë do të bëjë në rast të probleme në zgjedhjeve, ai tha do bëhet barrikadë. “Të siguroj që presidenti do bëjë të gjitha aktet që bën një president patriot”, premtoi ai. Ndërkohë, kreu i shtetit përmendi dhe tre parime, të cilat sipas tij, janë të panegociueshme. “Askush të mos guxojë me nga sot e në vijim të prekë qoftë edhe një votë se do të marrë një përgjigje të paim-agjinueshme. Kushtetuta duhet të jetë e paprekshme. Aktet e tradhtisë duhet te marrin ndëshkimin me të lartë. Këto janë tre parimet apo tre shtyllat mbi të cilat mbështetet qëndrimi im”, nënvizoi presidenti Ilir Meta.

“Meqenëse kryepinoku rilindës u justifikua për zgjedhjen e detyru-ar para tre vitesh të “Presidentit të shkalluar”, më duhet t’ju ku-jtoj të gjithë socialistëve se Ilir Meta ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar. Unë u kam bërë të qartë se midis pushtetit dhe demokracisë, kam zgjedhur gjithmonë demokracinë se pushtet ka edhe në vendet jodemokratike, ku të drejtat e qytetarëve shtypen e dhunohen. Tani ju e kuptoni se

çdo njeri që nuk blihet e frikësohet prej tij është “i shkalluar”. Bën mirë të reflektojë dhe të respek-tojë 5 qershorin se përndryshe në 25 prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkall-uar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh", shkruan Meta, teksa ka publikuar fjalimin e tij në Ku-vend ditën që u zgjodh president.

META: TË RIKTHEHEMI TE 5 QERSHORI

Page 5: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

.............GAZETA SOT E Martë 13 Tetor 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Edi Rama shkund koordinatorët dhe nis spastrimet, në Sarandë e Gjirokastër ikin krerët

e degëve, në Durrës shkarkohen 6 drejtorë

Kadastra e Durrësit nuk zë “vend”, shkarkohet drejtori, zëvendësohet nga Rezart Elmazi

Mimi Kodheli: Në 25 prill PS do marrë 74 mandate, Shqipëria e meriton çeljen e negociatave

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli shprehet besimplotë se në zgjedhjet parlamen-tare të 25 prillit mazhoranca do të arrijë të marrë një mandatat të tretë qeverisëse. Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, zonja Kodheli u shpreh dje se Partia Socialiste do të arrijë ob-jektivin e vënë nga kryeministri Edi Rama për të fituar 74 mandate në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, ndërsa theksoi se janë një sërë arsyesh që do të sjellin këtë rezultat të mirë për PS. Sipas saj, Partia Socialiste është një parti që kryefjalë ka qytetarët. “Unë besoj se ka akoma

shumë projekte që duhen bërë nga qeveria e PS edhe duhet realisht t’i shtyjë gjërat deri në përfundimin e këtyre projekteve madhore, për të treguar që është forca e duhur, forca më pro-gresive, forca më mendjehapur dhe forca më e civilizuar e shoqërisë shqiptare. Unë besoj fort që ne do të arrijmë të marrim një mandat të tretë. Pra, Partia Socialiste do të marrë 74 mandate”, deklaroi ajo. Po ashtu, zonja Kodheli komentoi edhe mënyrën se si do të përzgjidhen kandidatët e PS për deputetë. “Jemi akoma në hapat e para, po e testojmë soft-in. Gjithsecili do të ketë kutinë e

vlerësimit. Risia është që nëse dikush tjetër do të aderojë në parti dhe të jetë përfaqësues i një pjese të mirë të qytetarëve duhet të përballet me një test me zë dhe me figurë, ku të prezantohet dhe të shp-jegojë arsyet përse mund të përfaqësojë votuesit e majtë të Parlamentit shqiptar. Kështu të mund të futet në një garë, ku mund të ketë mundësinë të futet në listën e ardhshme të deputetëve të Parlamentit shqiptar, gjithmonë si përfaqësues të PS”, u shpreh ajo. Më tej, zonja Kodheli theksoi se së është besimplotë se reformat e ndërmarra nga mazhoranca socialiste janë të mjaftueshme që

Shqipërisë t’i hapet drita jeshile për negociatat. “Ne jemi në një moment pozitiv në favor të Shqipërisë. Edhe komisioneri për Zgjerim, tha në konferencën për shtyp të përbashkët me Kryeministrin, që ka ardhur me lajme të mira për Shqipërinë. Lajmi i mirë për Shqipërinë është se më në fund BE e kuptoi që Ballkani ka disa probleme për të rreg-ulluar, por ndërkohë në Ballkan duhen injektuar para në mënyrë që pak nga pak të ngushtohet diferenca e madhe ekonomike që ekziston midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Europës Perëndimore”, nënvizoi Kodheli.

Rigels SELIMAN

Nis furtuna në Partinë Socialiste dhe adminis-tratën shtetërore. Edhe pse na ndajnë edhe gati

200 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës zgjedhore. Por që të fitosh zgjedhjet, duhet patjetër shumë punë dhe para qytetarëve duhet të shkosh edhe me alternati-va. PS e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka shfaqur ambicien për një mandatat të tretë qeverisë, ndërkohë që vetë kryesocialisti ka paralajmëruar vartësit e tij në parti dhe administratë se askush nuk e ka vendin e sigurtë nëse është në “gjumë”. Dhe duket se “viktimat” e para të kësaj furtune janë krerët e Partisë Socialiste të Gjirokastrës dhe Sarandës. Gazeta ka mësuar se në krye të PS Gjirokastër është emëruar zoti Genti Llogo. Ndërsa nga ana tjetër mësohet se është zgjedhur edhe kryetarja e re e Partisë Socialiste në Sarandë. Ajo është Lindita Kondi. Të dy këta drejtues nuk kanë hum-bur kohë dhe kanë nisur nga puna organizative për fushatën e PS për zgjedhjet e 25 prillit, duke zbritur në terren dhe iu përgjigjur kështu ulti-matumit të kryeministrit Rama për të rritur kontaktet e karikuar bazën.

Nis furtuna, në Durrës shkarkohen 6 drejtorë

Por përveç furtunës që ka prekur krerët e degëve të Partisë Socialiste në kuadër të riorganizimit të partisë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021 edhe administrata shtetërore ka nisur të rifreskohet. Ditën e djeshme është shkarkuar drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Artur Çoba-ni. Sipas informacioneve, mësohet se Çobani është zëvendësuar nga Rezart Elmazi, pas 11 muajsh në këtë detyrë. Çobani ishte emëruar në krye të detyrës pas arrestimit të ish-dre-jtuesit Liridon Pula, i cili u akuzua për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalëzit. Më herët Çobani ka qenë edhe regjistrues në ZRPP Tiranë. Po kështu, më herët Çobani ka mbajtur edhe postin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme. Sakaq,

Koçi: Fieri po përgatit fitoren për një mandat

të tretë të PSKreu i Partisë Socialiste së degës

Fier, Petro Koçi ka zbritur në njësinë administrative Cakran për të bash-këbiseduar me socialistët e kësaj zone në kuadër të riorganizimit të partisë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Koçi në këtë takim është pritur mjaft mirë si një socialist i fortë me kontrib-utin e tij në Fier dhe nuk e ka patur të vështirë takimin me bazën social-iste edhe pse gjatë bashkëbisedimit pjesëmarrësit paraqiten edhe vërejt-jet e sugjerimet e tyre për ecurinë e punëve deri tani. Ja si shprehet ai në një postim në rrjetin social “Facebook” për takimin në njësinë më të madhe të Bashkisë Cakran. “Partia Socialiste në Cakran po përgatit fitoren. Dis-kutimet e zjarrta cakranjote të japin energji dhe optimizëm. Kërkohet me të drejtë përmirësim i harmonisë në drejtimin e përditshëm të strukturës së PS në zonë”, shkruan kreu i Partisë Socialiste së degës Fierit, Petro Koçi.

Dhima takon strukturat në Patos: Investimet

janë prioritet i PSNë kudër të zgjedhjeve parla-

mentare të 25 prillit të vitit 2021, Bashkia Patos ishte ndalesa e radhës e deputetes së Qarkut të Fierit, An-toneta Dhima. Kjo e fundit përmes një statusi në rrjetet sociale thekson se është takuar me strukturat e kësaj bashkie, ndërsa thekson se inves-timet dhe qytetarët janë prioritet i PS në mandatin e tretë qeverisës. “Takime me Organizatat Socialiste në Patos për marrjen e masave për organizimin elektoral të zgjedh-jeve parlamentare të vitit 2021. Angazhimi dhe objektivi i secilit prej anëtarëve të Partisë Socialiste është të shkojmë drejt fitores së padiskutueshme për një mandat të tretë qeverisës, pasi Partinë Social-iste është e vetmja forcë e cila do të vijojë transformimin e Shqipërisë në të gjithë territorin e vendit dhe zbatimin e reformave në të gjithë se-ktorët. PS është e vetmja forcë, e cila ka transformuar qendrat e qyteteve në gjithë territorin”, shkruan Dhima.

“Jemi në provimin e madh të zgjedhjeve, as kohë për të rrotulluar arra nëpër gojë nuk ka. Deputetë jemi në sallën e Kuvendit, ndërsa jashtë saj nga sot jemi thjesht kandidatë për deputetë që duhet ta fitojmë vendin në skuadër padyshim. Emrat e tjerë duke filluar nga i imi i pari shkojnë dhe vijnë. Është po kaq e qartë që paaftësia dhe papërgjegjshmëria e atyre që udhëheqin partitë e

tjera nuk mund të jenë arsye për ta quajtur ndeshjen e fituar pa u zhvilluar dhe aq më pak të mos i vënë PS-së në dispozicion skuadrën më të mirë në këtë betejë. Gjithkush këtu e ka potencialin për të qenë pjesë e skuadrës 2021, por askush nuk e ka të garantuar vendin në skuadër pa e fituar atë përditë pa nëse dhe pa por”, deklaroi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

RAMA VALË KRITIKASH NDAJ DEPUTETËVE

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër pak ditë më parë me drejtuesit e qarqeve, duke para-lajmëruar valë shkarkimesh në radhët e drejtorëve. “Largimi apo qëndrimi i drejtorëve në detyrë do të jetë në bazë të performancës. Kod i kuq për ata që nuk u përgjigjen qytetarëve”, mësohet të ketë thënë Rama. Po ashtu, në mbledhjen e para disa ditëve pohuan për

gazetën se kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar edhe në këtë mbledhje që qytetarët të marrin shërbimet siç duhet. Ndërkohë, edhe gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama e vendosi nevojën që ka ardhur koha që qytetarët të marrin shërbim cilësor dhe se drejtuesit apo nëpunësit e shtetit që tregohen arrogantë, nuk do të tolerohen.

KRYEMINISTRI PARALAJMËRON DREJTORËT

ai ka qenë edhe si drejtor i koman-duar në Kavajë, para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës. Nga ana tjetër, sipas informacioneve në qytetin e Durrësit pritet të shkar-kohen edhe 5 drejtorë të tjerë, lëvizje këto që janë diktuar nga baza, por edhe pas ultimatumeve të lëshuara nga kryeministri Edi Rama. Më konkretisht, mësohet se mes dre-jtorëve që pritet të ndryshojnë janë ai i Drejtorisë së Arsimit në Durrës, i AKU, i Shërbimit të Provës, i Postës

Shqiptare dhe i Inspektoratit të Shëndetit.

Rama shkund koordinatorëtMegjithatë “kritikave” të kryemi-

nistri Edi Rama nuk i kanë shpëtuar as koordinatorët e Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit. Kryeministri Rama mblodhi dje të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve të PS, mbledhje e cila u zhvillua në ambientet e brendshme të selisë dhe kishte të bënte me diskutimin për zgjedhjet e 25 prillit. Gazeta ka mësuar detaje

nga ky takim, ku mësohet se shefi i qeverisë është treguar mjaft i ashpër me vartësit e tij të cilët i ka shkundur, ndërsa iu ka kërkuar që të punojnë më shumë dhe të zbresin në bazë, duke rritur kontakte me strukturat dhe qytetarët. Kujtojmë që mbledhja e djeshme me koordinatorët, është kthyer në traditë të përjavshme, ndërsa vjen disa ditë pas takimit të Asamblesë së socialistëve, ku u vendos shtyrja e votimeve për ndry-shimet në Kryesi dhe të Sekretariatit.

Page 6: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

GAZETA SOT6 E Martë 13 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Koncesionari i skanimit në dogana fiton 16 milionë lekë të ardhura në vit për vetëm 30 zbulime

Projektet e realizuara me koncesion shpesh shfaqin parregullsi në zbatim në raport me kontratën. Në dy vitet e fundit ndërkombëtarët i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të pakësojë numrin e kontratave PPP pasi ato po përfitojnë shuma të larta nga buxheti i shtetit dhe nuk ofrojnë shërbimet e kërkuara tek qytetarët. Edhe nga të dhënat e Ministrisë së Financave të publikuara në një raport nga “Monitor” rezu-lton se kostot e PPP janë shumë më të larta se përfitimet. Një shembull konkret i humbjeve të mëdha është koncesioni i Skanimit në Dogana që u dha në vitin 2013 dhe u rinegociua në vitin

2015, i siguron të ardhura vjetore kompanisë gati 16 milionë euro, por nuk ka rezultate të matshme të përfitimeve. Sipas të dhënave të ministrisë, për vitin 2019, të 5 pajisjet e ska-nimit në dogana kanë evidentuar vetëm 30 raste kontrabande dhe kalim të paligjshëm të mallrave në kufijtë tanë. Ndërkohe 5 vite nga zbatimi i kontratës nuk ka një analizë të qartë për përfitimet që qytetarët shqiptarë kanë pasur nga koncesioni në krahasim me pagesat vjetore që bëjnë nga taksat e tyre. Ndërsa për vitin 2019 financimi nga buxheti i shtetit për koncesionin e skanimit ka qenë në vlerën rreth 1,5 miliardë

lekë, duke rezultuar me një realizim prej 99.8 për qind të planit vjetor. Ndër të tjera në këtë raport vërehet se, të dhënat e gjeneruara nga sistemi i skanimit dhe mbikëqyrur rregullisht tregohet se numri i skanimeve të kryera ka pas-ur tendencë rritëse, nga 169,528 në vitin 2017 në 266,655 në vitin 2019. Sipas këtij raporti kontrata me koncesionari është ndryshuar për shkak të kundërshtimeve të hasura nga bizneset në vend, pasi vlera e pagesës për deklaratat doganore implikonte kosto të larta për këto të fundit. Ndryshimet e bëra konsistonin në rishikimin e vlerës së tarifës së skanimit për deklaratat

doganore. Nëse para ndryshimeve tarifa për çdo deklaratë doganore të skanuar ishte 39 euro, tashmë me ndryshimin ligjor tarifa e skanimit u vendos të jetë 5 euro për deklaratat doganore nën ose të barabarta me 1000 euro dhe 22 euro për deklaratat doganore mbi 1000 euro. Pra me këto ndryshime të bëra përfitues i tarifës së ska-nimit të deklaratave doganore është Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Koncesionari përfiton gjatë periudhës së kontratës së kon-cesionit një tarifë bruto mesatarisht prej 13.5 milion Euro në vit (për 5 Vende Skanimi), sipas të dhënave nga Ministria e Financave.

Moska në alarm nga mbledhja e qeverivetë Kosovës e Shqipërisë, sulmon Ramën dhe jep alarmin për Shqipërinë e Madhe

Moska kërkon reagimin e BE për “Shqipërinë e Madhe”

Esmeralda HIDA

Mbledhja e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë ka alarmuar jo vetëm Beogradin, por

edhe Moskën. I pari që reagoi për këtë takim ishte ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, ndërsa dje ka ardhur një qëndrim zyrtar nga Moska. Mar-rëdhëniet mes Tiranës dhe Moskës janë tensionuar kohët e fundit, ndërsa dje Ministria e Jashtme ka publikuar një deklaratë në faqen e saj zyrtare ku kri-tikon qëndrimet e mbajtura nga kryemi-nistri Rama. “Kemi marrë shqetësime në raport me mbledhjen e dy tetorit të këtij viti në Tiranë mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Dokumentet e nënshkru-ara si dhe deklaratat e pjesëmarrësve të saj, ngrenë pyetje serioze. “Teza rreth domosdoshmërisë së heqjes së kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të mos shkaktojë shqetësim. Ne do të dëshironim t’ju kujtojmë se Kosova (dhe kjo është konfirmuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara) është një pjesë integrale e Serbisë dhe një interpretim i lirë i pa-rimit të integritetit territorial, kur bëhet fjalë për një vend sovran nuk mund të kuptohet ndryshe, vetëm si ndërhyrje brutale në punët e saj të brendshme. Edhe pse në forma të maskuara, Tirana dhe Prishtina vazhdojnë të ushqejnë vijën e “Shqipërisë së Madhe”, duke paraqitur një kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, thuhet në deklaratë, e cila është edhe e botuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse. Ndër të tjera në deklaratë thuhet se këto veprime të fshehura po me pasoja konkrete mes dy shteteve po pengojnë progresivin e dialogut Kosovë-Serbi. “Njoftimi i qëllimeve të tilla dëmton procesin e zgjidhjes të çështjes së Kosovës, duke anuluar përp-jekjet që synojnë kërkimin e një zgjidh-jeje të ndërsjellë të pranueshme për problemin brenda dialogut midis Be-ogradit dhe Prishtinës”, theksohet më tej. Sakaq mes rreshtave Moska shpreh faktin se është në pritje të një reagimi të qartë nga bashkësia ndërkombëtare, kryesisht nga Bashkimi Europian, i cili ka një mision të ndërmjetësojë në dialogun midis Beogradit dhe Prisht-inës. Sakaq nga ana tjetër, Moska vlerësoi marrëveshjet e arritura në atë

MASR: Janë paguar 14 mijë mësueses për orët shtesë

Ministria e Arsimit ka reaguar dje ndaj akuzës së PD se mësuesit po përdoren dhe nuk paguhen për orët shtesë që bëjnë. Përmes një postimi në faqen zyrtare Ministria e Arsimit tregon se deri më tani janë paguar 14 mijë mësues dhe kanë marrë mbi 8 mijë lekë në muaj. “Në lidhje me pagesën e orëve shtesë për mësuesit dhe pretendimin e ngritur nga opozita se mësuesit bëjnë në javë mbi 40 orë, por paguhen vetëm për 5-6 orë, MASR dëshiron të sqarojë opinionin publik se ky është keqinterpretim shifrash në përllogaritjen e kohës shtesë, pasi barazohen orët 45 minutëshe me ato 25 ose 30 minutëshe. Për shtatorin janë rreth 14 mijë mësuesit që kanë përfituar pagesë për orët shtesë të kry-era. Sipas përllogaritjeve, pagesa ndaj një mësuesi nga orët shtesë shkon deri në 8,500 lekë në muaj. Sqarojmë gjithashtu se mësuesit punojnë në klasa që janë në gjysmën e kapacitetit, sipas përcaktimit në udhëzimin për numrin e nxënësve në klasë”, thuhet në njoftim.

PD vijon akuzat për tenderin e aksit Korçë-ErsekëPartia e Demokratike vijon të

akuzojë kryeministrin Rama se po vjedh përmes aksit Korçë-Ersekë. Ditën e djeshme Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli, ka thënë në një deklaratë publike se, kryem-inistri shpalli fitues për tenderin mikun e tij, me një kosto pesë fish më të lartë. “Pak ditë më parë para-lajmëruam një vjedhje flagrante të kësaj qeverie me rrugët. Bëhet fjalë për një segment 4 kilometra të rrugës Korçë-Ersekë, e cila është tenderuar me gati 5-fishin e kostos dhe është fituar nga miqtë e Edi Ramës, Ndue dhe Agim Kola. Ndodhi siç e parashi-kuam ne, fituesi ishte i paracaktuar, tenderi ishte fiktiv. 4 kilometra rrugë do të kushtojnë 20 milionë euro, në vend që të kushtonin 4 milionë euro. Në rastin e rrugës Korçë-Ersekë, 1 kilometër rrugë do të kushtojë gati 5 milionë euro, me një kosto 5 herë më të lartë sesa segmentet e tjerë të po kësaj rruge”, deklaroi ai.

shtet, si kundërpërgjigje, sipas tij, për krijimin e Shqipërisë së Madhe. “Me deklaratën se porti i Durrësit do të bëhet i Kosovës, Edi Rama ka vazhduar punën për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Shqiptarët mund të bashkohen dhe të rrëmbejnë toka të huaja, kurse serbët nuk mund të bashkohen as në tokat e tyre. Kështu po vazhdohet gënjeshtra se “Shqipëria e Madhe” është gjë natyrale, kurse bashkimi i serbëve në një shtet shi-het si rrezik për paqen. Vetëm bashkimi i serbëve mund të ndalë Shqipërinë e Madhe dhe sa më parë që institucionali-zohet kjo, do të vijë paqja në Ballkan. Atë që ua jepni shqiptarëve, nuk mund t’ua ndaloni serbëve”, ka thënë Vulin. Sakaq menjëherë ka ardhur kundërpërgjigja e kryeministrit Rama, i cili i ka kërkuar

Presidentit të Serbisë të kërkojë falje në emër të ministrit Vulin. “Aleksandar Vuçiç a është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim. Për sa i përket fatkeqësisë natyrore që zbulova se gjendet në qeverinë e Serbisë, në tra-jtën e një ministri, unë them që vazhdoj të pres që Presidenti i Serbisë të kërkojë ndjesë për atë fatkeqësi natyrore. E kuptoj që mund të mos ketë fuqi mbi atë fatkeqësi, por atë fatkeqësi ta mbajë mbi vete dhe mbi Serbinë”, shkruan Rama në Twitter.

takim, të cilat parashikojnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në fusha të shumta ekonomike.

Përplasjet Shqipëri- SerbiPakënaqësitë e para për takimin

mes dy krerëve të qeverisë Shqipëri dhe Kosovë erdhën nga Serbia. Ishte ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili përmes një deklarate publike tha se, fjala e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se porti i Durrësit do të jetë në shërbim të Kosovës në të ardhmen, është dëshmi se po punohet për krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe që është një kërcënim për të gjithë Ballkanin. Prandaj ai kërkoi të institucionalizohet çështja e bashkimit të serbëve në një

Aleksandër Vulin nuk ka lënë pa komentuar deklaratën e Ramës ku pre-tendon që presidenti serb duhet të kërkojë falje për deklaratën e ministrit. Përmes një deklarate publike ai deklaroi se, “Kur ai mbeti pa argumente, Rama i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndi-hmë. Asgjë e re, ishte kështu gjatë gjithë historisë deri në agresionin e NATO-s, dikush gjithmonë është duke thirrur për

ndihmë dhe kundër serbëve. Le të kërkojë falje Rama për Shtëpinë e Verdhë, le të kërkojë falje për mbështetjen e vrasësve nga UÇK-ja dhe pastaj le të kërkojë që di-kush të trajtojë kotësinë e tij të plagosur,” u shpreh Vulin. Mbledhja e dy qeverive është kritikuar edhe nga Lista Serbe, e cila i ka quajtur deklaratat e kryeministrit Rama në mbledhjen e djeshme një kërcënim për popullsinë jo shqiptare në Kosovë.

Vulin: Rama duhet të kërkojë falje për veprimet e tij ndaj Serbisë

Ministri serb i Drejtësisë, Nikol-la Selakoviç, pas mbledhjes së dy qeverive, Shqipëri-Kosovë, ka thënë se Serbia gjithmonë do ta kundër-shtojë bashkimin Kosovë-Shqipëri, ndërsa kërkoi edhe ndërhyrjen e BE. “Serbia nuk mundet dhe nuk do të rreshtë së kundërshtuari krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe se kësaj ide duhet t’i kundërvihet edhe Bashkimi Europian. Këtë nuk duhet ta fshehin me çfarëdo ambalazhi, pasi që për këtë po bëhet fjalë. Ne i bëjmë thirrje BE-së që të kundërsh-tojë këtë dhe mos të heshtin duke e parë me dashamirësi”, tha Selakoviç për mediat. Selakoviç tha se Serbia dëshiron të ruajë marrëdhënie të mira me Shqipërinë, por kurrsesi nuk do të qëndrojnë pa reaguar ndaj krijimit të Shqipërisë së Madhe.

Ministri serb: BE duhet të kundërshtojë Shqipërinë e Madhe

Page 7: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

.............GAZETA SOT E Martë 13 Tetor 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Integrimi dhe kushtet, Rama një orë në telefon me Merkel, reagon qeveria gjermane dhe kërkon luftë kundër korrupsionit

Gjermania vijon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Shqipërisë sa i takon procesit të integrimit europian dhe mbështetjes financiare në kudër të procesit të rindërtimit pas tërmetit. Kështu, ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë prej 60 minutash me kancelaren Angela Merkel. Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar edhe foto nga biseda me Merkel, Rama shkruan se folën për Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal. Gjithashtu sipas Ramës, në fokus të bisedës prej një ore të

kryeministrit shqiptar dhe kancelares gjermane ka qenë edhe progresi i Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE. “Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Eu-ropian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suk-sesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor. Edhe

njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme”, shkruan Rama krah fotove. Por pas kësaj telefonate, ka ardhur dhe reagimi i qeverisë gjermane. Zëdhënësi i Qeverisë Fed-erale, Steffen Seibert përmes një njoftimi zyrtar, bëri me dije se Rama e Merkel biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE. “Kancelarja Federale Angela

Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference. Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekono-mike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE. Këshilli Europian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Rigels SELIMAN

Zbardhet projektligji fi-nal për Policinë e Shtetit. Komisionet parlamenta-re kanë miratuar draftin

që pritet të votohet në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa ashtu siç gazeta e ka bërë me dije se edhe më parë Ministria e Brendshme u tërhoq nga nisma ligjore e mbro-jtur me shumë patos nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas reagimeve të forta të Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Posaçme, disa deputetëve socialistë në Komisionin e Sigurisë Kom-bëtare apo juristëve të ndryshëm. Kështu që të ndodhur përpara kësaj situate, ministria u tërhoq dhe në draftin final e më konkretisht në nenin 7 thuhet se forcat e rendit do përgjojnë në bashkëpunim me prokurorinë. “Gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese, me qëllim parandalimin e veprave penale, zbulimin e veprave penale, identi-fikimin apo lokalizimin e autorëve të tyre, Policia e Shtetit merr, grum-bullon, përpunon dhe dokumenton informacion dhe të dhëna nëpërm-jet: Mbikëqyrjes së veçantë zanore të komunikimeve jo-elektronike të personave të dyshuar në ambiente publike apo të hapura për publikun; Mbikëqyrjes së veçantë vizuale të personave të dyshuar në vende publike apo të hapura për publi-kun; Gjurmimit apo mbikëqyrjes së veçantë të personave të dyshuar nëpërmjet përdorimit të mjeteve, pajisjeve apo teknikave të veçanta për identifikimin apo lokalizimin të vendndodhjes së tyre. 2) Kushtet, rregullat, procedurat dhe afatet që zbatohen për përdorimin e masave të veçanta, përcaktohen me ud-hëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, të Prokurorit të Përgjith-shëm dhe të drejtuesit të SPAK”, thuhet në projektligjin final.

Policët e moshuar do të kalojnë roje objektiPor projektligji i ri për Policinë

e Shtetit duket se u ka hapur rrugë edhe lëvizjeve në radhët e Policisë së Shtetit. Në draftin final përcak-tohet mënyra se si punonjësit e Pol-

Duma: Rama po vjedh shqiptarët përmes

inceneratorëveIsh-deputetja e Partisë Demokra-

tike, Grida Duma akuzoi dje mazhorancën se ka paguar 2 mil-ionë euro për inceneratorët. Në një deklaratë për mediat, Duma theksoi dje se kjo shumë duhet të kishte shkuar për njerëzit që sot po vuajnë nga pandemia. “Pas muajsh pande-mie dhe pas vitesh krize ekonomike, shqiptarët meritojnë më shumë se çdo moment t’u jepen para nga taksat e tyre, që mos të falimentojnë plotësisht. Çfarë bën Edi Rama?! Jep 2 milionë euro për inceneratorët. Ky është prioriteti, inceneratorët?!! Ky është prioriteti kur mjekët gënjehen se do merrnin shpërblimin e pandemisë dhe marrin thuajse asgjë në raport me punën? Kur mësuesit punojnë me tre turne dhe nxënësit shpenzojnë përditë për maska e mjete mbrojtëse ndërsa bëjnë vetëm dy për mësim. Ky është prioriteti? Kur pensionistët që s’blejnë dot as ilaçet, tani shpenzojnë edhe më shumë për të dalë në rrugë të mbrojtur nga pandemia”, deklaroi Duma.

Maska me detyrim, Kryemadhi: Refuzoni

çdo polici që ju ndalonKryetarja e Lëvizjes Socialiste

për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur ditën e djeshme se nuk ka ndërmend ta mbajë maskën me detyrim. Gjatë një prononcimi për mediat, zonja Kryemadhi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që çdo polici, që i ndalon në rrugë, duhet t’i kundërpërg-jigjen dhe të mos u binden këtyre masave. “Po hyre 100 veta në lokal hyr pa maskë, po dole në rrugë me maskë. Ky zotëria që thotë se duhet mbajtur maska 24 orë, e ka bërë llogarinë sa u kushton kjo shqiptarëve? Këto janë qesharake që acarojnë publikun por nganjëherë revolta vjen nga kjo që, këta injorantë, që u kemi dhënë pushtetin, nuk duhet mbajtur maska por duhet të dalë në rrugë. Do tu bëj thirrje që e ndalon çdo polic, qoftë i Ramës, ti kundërpërgjigjen. Se edhe policët nuk kanë para për maska. A kishin maska policët që morën pjesë në shembjen e teatrit”, deklaroi ajo.

Ligji final, ja si policët e moshuar do të kalojnë roje objekti, forcat e rendit do

përgjojnë në bashkëpunim me prokurorinë

Projektligji i ri për Policinë u hap rrugë lëvizjeve të uniformave blu brenda administratës

1. Transferimi i punonjësit të policisë në struktura të tjera shtetërore nuk konsiderohet dalje nga Policia e Shtetit në kuptimin e nenit 48 të ligjit .

2. Periudha e shërbimit të punonjësit të Policisë së Shtetit, të transferuar sipas këtij neni në funksione jashtë Policisë së Shtetit, konsiderohet si periudhë e vlefshme për efekte të vjetërsisë së shërbimit.

3. Punonjësi i Policisë së Shtetit ka të drejtën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në pozicionet e administratës publike, sipas parashikimeve të Ligjit nr. 152/2013 “Për

nëpunësin civil”, pas ekuivalentimit të gradave policore me ato civile.

4. Punonjësi i Policisë së Shtetit që fiton të drejtën e studimeve në fushën e sigurisë në një prej universiteteve të vendeve anëtare të OECD-së ose të BE-së, i ruhet e drejta e rikthimit në të njëjtin pozicion, me mbarimin e studimeve. Periudha e studimeve konsiderohet si pe-riudhë e vlefshme për efekte të vjetërsisë së shërbimit.

5. Rregullat dhe procedurat e hollësishme për zbatim të këtij neni përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

KUR POLICI TRANSFEROHET, NUK DEL NGA SISTEMI

icisë së Shtetit, të cilët kanë vjetërsi pune dhe janë drejt pensionit, do të kryejnë shërbimin në ambientet e shkollave, për të ruajtur rendin dhe sigurinë. Po ashtu, policët mund të lëvizin edhe brenda administratës shtetërore, duke humbur kështu privilegjet që iu jep statusi i pol-icisë. “Punonjësi i policisë mund të transferohet në funksione të ndryshme në struktura të tjera shtetërore, në rast se kjo kërko-het ose miratohet nga autoritetet zyrtare përgjegjëse, në përputhje me kriteret e parashikuara për çdo funksion; Gjatë kohës që punonjësi i policisë shërben si i transferuar në pozicione të ndryshme jashtë strukturës së Policisë së Shtetit, ai nuk gëzon atributet që lidhen me statusin e policisë gjyqësore

dhe as ato që lidhen me statusin e punonjësit të Policisë së Shtetit; Në rastet kur punonjësi i policisë trans-ferohet në Administratën Publike, ai emërohet në funksione me nivel ekuivalent me gradën e tij policore. Ekuivalentimi i gradave të Policisë së Shtetit dhe Administratës Pub-like për qëllime të zbatimit të këtij ligji bëhet me vendim të Këshillit

të Ministrave; Punonjësi i policisë, i transferuar sipas këtij neni, mund të rikthehet në detyrë brenda struk-turave të Policisë së Shtetit, sipas të njëjtave rregulla dhe procedura që ndiqen edhe në rastin e trans-ferimit të tij jashtë strukturave të saj, në përputhje me kualifikimin profesional dhe gradën policore”, thuhet në projektligjin final.

1. Mbikëqyrjes së veçantë zan-ore të komunikimeve jo-elektronike të personave të dyshuar në am-biente publike apo të hapura për publikun

2. Mbikëqyrjes së veçantë vizuale të personave të dyshuar në vende

publike apo të hapura për publikun3. Gjurmimit apo mbikëqyrjes

së veçantë të personave të dyshuar nëpërmjet përdorimit të mjeteve, pajisjeve apo teknikave të veçanta për identifikimin apo lokalizimin të vendndodhjes së tyre

JA SI DO PËRGJOJË POLICIA

Page 8: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

GAZETA SOT8 E Martë 13 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mjekët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskave: Është një vendim i vështirë për t’u zbatuar

Vendimi i qeverisë për të rikthyer nga dita e enjte detyrimin për mbajtjen e maskave në ambi-entet publike është kundërshtuar nga një pjesë e mjekëve. Të shumtë janë zërat që e kundërshto-jnë këtë vendim dhe që shprehen se përdorimi i maskës në ambiente të hapura nuk do të zgjidhë përhapjen e virusit. Mjeku urolog Artan Koni foli ditën e djeshme në një intervistë televizive rreth vendimit për mbajtjen e maskave edhe në ambientet e hapura duke e cilësuar këtë si një vendim shumë të vështirë për t’u zbatuar. Sipas tij kjo masë nuk do të arrihet të implementohet siç duhet dhe kjo nuk ka të bëjë me ndërgjeg-

jësimin apo përgjegjshmërinë e njerëzve, por me sa mundësi ata kanë. “Është vërtetuar që virusi ka një madhësi shumë të vogël dhe të mbrojnë vetëm maskat profesionale. Maskat prej cope nuk janë të dobishme”, tha ai. Artan Koni përmendi se po merremi vetëm me maskat duke harruar elementë të rëndësishëm siç është distancimi fizik dhe për këtë ai tha se shteti duhet të subvencionojë bizne-set në mënyrë që brenda tyre të ketë sa më pak njerëz. Sa i përket studimit që vërteton se virusi qëndron në ajër dhe prandaj janë marrë dhe këto masa drastike, Koni tregoi se kemi të bëjmë me një kakofoni studimesh ku nuk mund të përzgje-

dhim variantin e saktë. “Në qoftë se realisht do të kishim maska të posaçme për këtë punë patjetër që do jepte efekte pozitive, por maska të tilla ne nuk kemi për të pasur, për këtë të jeni të sigurt”, tha mjeku urolog Artan Koni. Po ashtu, në të një-jtën linjë ishte edhe mjeku epidemiolog Fabian Cenko, i cili gjatë një interviste deklaroi se situata e deritanishme nga koronavirusi në Shqipëri nuk dikton shtrëngim masash në Shqipëri. Sipas tij shifrat që vijnë nga Italia dhe Europa përligjin masat që merren në Shqipëri. Duke krahasuar situatën me vendin fqinj, Cenko thekson se në Shqipëri nuk mund të flasim për një valë të dytë,

por është një ecuri në rritje që vazhdon prej qer-shorit, ndërkohë që pohon se numrat janë më të larta se deklarimet. “Në Shqipëri kemi një ecuri që vazhdon që prej qershorit dhe vazhdon të rritet. Masat duhet të bazohen në të dhëna. Në Itali, që para dy javësh, ka filluar një valë e dytë. Shifrat që vijnë nga Italia dhe Europa përligjin masat që merren në Shqipëri. Nëse ne kemi 130 raste prej dy muajsh për çfarë arsye duhet të flasim për një përshkallëzim masash. Nuk ka arsye për të pasur shtrëngim masash. Unë besoj që të dhënat e padukshme kanë një rritje. Si mund të ketë 130 raste në gusht dhe po kaq në tetor”, tha Cenko.

Virusi, të enjten policia rinis “terrorin”, paralajmërohen gjoba masive për maskat, qeveria e vendosur për t’i bërë me detyrim

Ardi Veliu: Ja kush është qëllimi i mbajtjes së maskës

Elisjeda KIKO

Nga dita e enjte policia pritet që të rikthejë “terrorin” ndaj qytetarëve. Nga e enjtja, do të bëhet me detyrim mbajtja

e maskës në ambientet publike dhe policia nga kjo ditë do lërë mënjanë goditjen ndaj krimit dhe do të merret me gjobitjen e qytetarëve që nuk zba-tojnë masat. Ka qenë Drejtori i Përgjith-shëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ai i cili në një dalje për media bëri me dije se mbajtja e maskës do të kthehet në një detyrim për çdo qytetar, sapo del nga shtëpia. Ndonëse numri i të prekurve me Covid-19 ka pasur një rritje të lehtë, sërish qeveria ka vendosur të imponojë qytetarët për të përdorur maskën edhe në ambientet e hapura. Sipas Veliut, qëllimi i këtij detyrimi është mbrojtja e qytetarëve nga rreziqet që paraqiten nga virusi. “Rastet e shtetasve të in-fektuar me COVID-19 kanë shënuar një rritje të lehtë, sipas të dhënave nga Shëndetësia. Një rritje e tillë e të infektuarve po vërehet edhe në shumë vende të botës. Disa prej këtyre shteteve kanë nisur marrjen e masave të forta për parandalimin e infeksionit. Edhe në vendin tonë kanë nisur të merren disa masa në mënyrë që të pengohet përhapja masive e virusit. Duke filluar nga dita e enjte, çdo qytetar është i detyruar të mbajë maskën mbrojtëse që në momentin kur del prej shtëpisë së vet. Kjo masë është në përputhje me udhëzimet e dala nga autoritetet shën-detësore. Mbajtja e një maske në fytyrë ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e përhapjes së infektimit. Qëllimi krye-sor është të mbrojmë popullatën nga rreziqet që paraqet virusi”, tha Veliu.

Rikthimi i karantinësPor qeveria ka “kërcënuar” qyte-

tarët me rikthim të karantinës, nëse urdhri i nxjerrë prej tyre për mbajtjen e maskave nuk zbatohet. Ardi Veliu theksoi më tej se Policia e Shtetit do të angazhohet me kapacitete të plota dhe do të dalin në terren për të monitoruar dhe ndaluar çdo qytetar që ka dalë në ambient publik pa maskë. “Së dyti, me marrjen e një mase të tillë, synojmë edhe të shmangim një mbyllje si ajo e pranverës së këtij viti. Për qytetarët është më e lehtë të mbajnë një maskë dhe të zbatojnë rregullat e distancimit social, sesa t’u nënshtrohen kushteve të

Mbajtja e maskave, epidemiologu: Ja pse

u mor ky vendim Vendimi i qeverisë për mbajtjen

e detyrueshme të maskave ka ngritur shumë pikëpyetje. Gjatë një interv-iste televizive, epidemiologu Artan Simaku u shpreh se ky vendim vjen për shkak të stinës që jemi aktualisht dhe virozat janë më të shpeshta. "Ky vendim është marrë tani pasi jemi në stinën e vjeshtës ku qarkullojnë viruse të ndryshme stinore. Duhet evituar dhe karantina e plotë pasi do të ishte e dëmshme për ekonominë. Për fëmijët deri në klasën e pestë nuk do e kenë të detyrueshme dhe për kategorinë e personave me sëmundje të mush-kërive që e kanë të vështirë mbajtjen. Për çdo njësi shërbimi janë hartuar protokolle të veçanta që marrin par-asysh distancat fizike, përgjysmim të kapaciteteve. Duke patur parasysh eksperiencën me gripin gjatë viteve të kaluara, deri në mars do të mbahet. Janë një sërë indikatorësh që duhen marrë parasysh", tha Simaku.

Brataj: Bizneset të zbatojnë protokollet, ambientet e mbyllura të ajrosenDrejtori i Urgjencës Kombëtare,

Skënder Brataj, duke folur për përdorimin e maskave në publik, tha se maskat ulin shpërndarjen e infeksionit. Gjatë një interviste televizive, Brataj u shpreh se baret e restorantet duhet që të zbatojnë protokollet zyrtare. “E kemi thënë se maska është ndër të vetmet masa mbrojtëse që ka efikasitet. Maska ul shpërndarjen e infeksionit. Maska nuk e mbron 100 për qind kuptohet, por është ndër më të mirat. Maska, por edhe distanca sociale dhe hig-jiena personale. Në restorante dhe bare është vënë kufizimi se tavolinat duhet të jenë gati 2 metra larg. Edhe për ambientet e brendshme, nëse aty zë 100 veta, unë fus 20 njerëz, duke respektuar distancën sociale dhe higjienën. Bizneset janë të detyruar që të përdorin protokollet. Maska kontrollon situatën shëndetësore, që numrat mos tejkalojnë shumë. Ambientet e mbyllura të ajrosen çdo 15 minuta”, tha Brataj.

rrepta të mbylljes. Policia e Shtetit do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, në krah të strukturave të tjera, për të garantuar zbatimin e masave të cak-tuara nga autoritetet e Shëndetësisë. Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës. Duke përfituar nga rasti ftoj qytetarët që, siç

“Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë, restoranteve, barit ku je ulur. Gjoba do të vendoset tek fatura e dritave dhe nuk do të mund ta anashkalojë dot askush. Gjoba duhet të jetë e fundit dhe nuk duhet të jetë gjoba ajo pse njerëzit duhet të mbajnë maskën. Atëherë ajo do të rëndojë në ekonominë shqiptare nëse për shëndetin fjalët nga një vesh ju hyjnë dhe nga tjetri

ju dalin. Policia Bashkiake do të merret me këtë. Të gjitha bizneset duke ua hequr nga qafa ata inspektorë që ndryshe nga shumica prej tyre shkatërrojnë këto marrëdhënie dhe cenojnë në autobusë, në makinë, në trotuar, në sheshe, në park, në rrugë e patolerueshme mosmbajtja e maskës. Nëse në biznese gjoba vendoset në rrugë tradicionale, për individët do të vendoset tek fatura e dritave", tha Rama.

JA KU DO JETË E DETYRUESHME MBAJTJA E MASKËSRAMA:

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pak ditë më parë reagoi në lidhje me vendimin më të ri të qeverisë për vendosjen me detyrim të maskës pas 15 te-torit. Përmes një mesazhi në Face-book Manastirliu thotë se zbatimi i rregullave të vendosura do të ulë me 60% rrezikun e infektimit nga koronavirusi. “Masat anti-covid. Të kontribuojmë të gjithë për të fituar betejën më të rëndësishme, betejën për shëndetin‼ Vendose maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë! Pa harruar të ruash distancën dhe kujdesin për higjienën. Me zbatimin e këtyre rregullave ulet me mbi 60% rreziku i prekjes nga COVID19. Bashkë ia dalim”, tha Manastirliu.

Ja reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë

kanë dëshmuar më herët në masë të madhe vullnetin për bashkëpunim, të respektojnë masat dhe të mbështesin autoritetet policore në zbatimin e këtij detyrimi”, tha Veliu.

GjobitjaPor për të gjithë qytetarët të cilët

nuk zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskave, drejtori i policisë paralajmëroi gjoba masive, që sipas tij janë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale. “Në çdo rast të kon-statimit të shtetasve që u shmangen

detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale. Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por mbrojtja e jetës dhe shëndetit të tyre. Ndaj duke besuar se qytetarët do të jenë në krahun tonë, për t’i minimizuar efe-ktet e pandemisë, bëj thirrje që të gjithë bashkë të tregojmë se vetëm duke res-pektuar rregullat mund të ndërpresim zinxhirin e transmetimit të këtij virusi të rrezikshëm”, u shpreh drejtori i Përg-jithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Rastet e shtetasve të infektuar me COVID-19 kanë shënuar një rritje të lehtë, sipas të dhënave nga Shëndetësia. Një rritje e tillë e të infektuarve po vërehet edhe në shumë vende të botës. Disa

prej këtyre shteteve kanë nisur marrjen e masave të forta për parandalimin e infeksionit...

Page 9: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

.............GAZETA SOT E Martë 13 Tetor 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ndërtimi i shtëpive në Krujë, Rama: Nuk duhet të vonohemi për asnjë shkak, ndërtesat e reja do jenë më të mira

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi, ka ins-pektuar ditën e djeshme ndërtimin e shtëpive në Krujë. Rama u shpreh në fjalën e tij se ndërtimet duhet të bëhen sa më shpejt të jetë e mundur, duke shtuar se ndërtesat e reja do të jenë më të mira. Shefi i qeverisë u tregua i prerë duke thënë se pavarësisht kushteve të vështira të motit puna nuk duhet të ndalet për ndërtimin e shtëpive të reja. "E dimë që tani në këto kushte vështirësohet

puna për shkak të motit, por kjo është sakrifica që duhet bërë dhe do ta bëjmë sepse nuk duhet të vonohemi më tutje për asnjë shkak që të jemi të sigurt. Ndërtesat e reja do jenë shumë më mirë nga se ishin. Po ecim mirë edhe në Thumanë e Bubq", tha Rama. Kurse kryebashkiaku Artur Bushi u shpreh se po ndërtohen 128 shtëpi individuale dhe se janë në fazën e fillimit të procedurave për apartamentet në pallate. “Po ndërtojmë 128 shtëpi individuale. Po bëhet bazamenti i banesave

dhe ka nisur ndërtimi. Jemi në fazën e fillimit të procedurave për apartamentet në pallate”, tha kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi. Më vonë, kryeministri Rama reagoi edhe në një postim në rrjetin social, ku tregoi edhe projektin se sa banesa do të rindërtohen. “Ti nuk do jesh kurrë vetëm. Rindërtojmë bashkë. Në kantierin e lagjes së re, ku pas përfundimit të infrastrukturës, ka nisur puna për ndërtimin e banesave individuale për familjet e mbetura pa shtëpi në natën tragjike të 26

nëntorit dhe së shpejti nis puna edhe për pallatet e reja. 15 pallate banimi me 100 apartamente, 128 shtëpi individuale, shkolla, qendra shëndetësore, zyra shërbimesh publike, zona të gjelbërta si edhe një treg modern për produktet e zonës, do të shtrihen në 10 hektarë tokë dhe do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e jetës së fëmijëve, prindërve, gjyshërve, që së shpejti do të banojnë në lagjen e re. Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Elisjeda KIKO

Detyrimi për të mbajtur maska në ambientet pub-like ka sjellë reagime të ashpra nga ana e ek-

spertëve të fushës së mjekësisë. Për gati një vit, në të gjithë botën imazhi më i përhapur është ajo e popullatës të pajisur me maska për të paran-daluar përhapjen e virusit. Por ek-spertët infeksionistë janë skeptikë në lidhje me efektivitetin e tyre kundër viruseve që vijnë nga ajri, duke deklaruar së e gjithë kjo fushatë po shfrytëzohet për kredo politike. Teoritë konspirative për mbajtjen ose jo të maskës janë nga më të shumtat dhe më të ndryshmet, por ekspertët japin argumente pse nuk duhet të mbahet maska. Ekspertët suedezë hedhin poshtë të gjitha teoritë mbi efektet mbrojtëse që ka ajo. Konk-retisht ishte epidemiologu shtetëror i Suedisë, Anders Tegnell, i cili në një prononcim për Financial Times ai ka rrëzuar krejtësisht idetë se maska të mbron 100% nga virusi, sipas tij e gjithë kjo është një lojë që sa vjen bëhet më paradoksale. “Është shumë e frikshme të besosh se maskat në fy-tyrë do të ndryshonin lojën kur bëhet fjalë për Covid-19. Në Danimarkë dhe Norvegji, politikanët kanë një rol më të fortë se ekspertët e mjekë-sisë. Pasi politikanët në këtë epokë krize duan të garojnë mes tyre dhe po marrin vendime që nuk janë të bazuara në prova, sikur rasti i mba-jtjes së maskës me detyrim, që nuk garanton mbrojtje 100%”, deklaroi ai për “Finacial Times”. Sipas tij maska nuk vlen në rastin kur vendet janë të mbipopulluara dhe nuk ka prani higjiene, mbajtja e saj është gabim dhe nuk ka asnjë efekt, por një pjesë tjetër e lojës së qeverive. “Mbajtja e maskës mund të jetë një plotësim i masave të tjera kur në fakt shumë gjërat të tjera të dëmshme janë të pranishme në vend. Pasi në qoftë se fillon të mbash maskë më pas vazh-don të mbipopullosh autobusët dhe qendrat tregtare ky është padyshim një gabim. Po të kujtojmë këtu dy raste konkrete, ku vende si Belgjika dhe Spanja edhe pse me përdorim të gjerë të maskave ende kanë rritje të nivelit të infeksionit”, theksoi ai.

Reagon eksperti amerikan Por në të njëjtën linjë ka qenë

edhe eksperti amerikan. Dr. Connor

Epidemiologia e ISHP: Ja qëllimi i vendimit

të qeverisëRovena Daja, epidemiologe në

ISHP, anëtare e komitetit të ekspertëve tha se nisur nga studimet më të fun-dit sipas të cilave virusi qëndron për një kohë të gjatë në ajër dhe ardhja e sezonit të gripit, bëjnë që vendimi për mbajtjen me detyrim të maskës në çdo ambient, të brendshëm apo të jashtëm, të jetë më se i drejtë dhe i domosdoshëm. Gjatë një interviste televizive, epidemiologia tha se jo të gjithë njerëzit janë të përgjeg-jshëm në rrugë dhe fakti që mund të teshtijnë përpara nesh na vë në rrezik përballë virusit, gjë që sipas saj mund ta shmangim përmes maskës. “Mundësia për ta marrë virusin është më e madhe, ka nisur vjeshta, është rritur numri i rasteve në Shqipëri, por kemi rritje të numrave në Itali, Francë, Greqi. Ne po bëjmë një fazë parapërgatitore, kërkojmë të përdoret maska edhe në mjedise të hapura, personalisht mendoj se duhet mba-jtur edhe në natyrë. Njerëzit janë të papërgjegjshëm, teshtijnë afër teje, edhe në ambient të hapur, në park dikush teshtin para teje duke të vënë në rrezik”, tha ajo.

Vendosja e maskave,Rakacolli: U ndikuam nga situata në botë

Ditën e enjte hyn në fuqi vendi-mi i kryeministrit Edi Rama për të detyruar mbajtjen e maskës edhe në ambiente të hapura, përjash-tuar këtu baret dhe restorantet. Në lidhje me këtë reagoi ditën e djeshme zv.ministrja e Shën-detësisë dhe shefja e Task-Forcës anti-Covid, Mira Rakacolli. Gjatë një interviste, ajo tha se duke parë rritjen e infektimeve në botë dhe Europë, u vendos edhe përdorimi i detyrueshëm i maskës në çdo ambient. “Jemi përpara një kohe kur në të gjithë botën janë rritur ndjeshëm infektimet nga Koro-navirusi. Janë rritur në Amerikë, janë rritur në Europë, janë rritur në Europë. Ne përditësohemi për ditë dhe media jep shifrat në rritje për ditë. Fatmirësisht, në Shqipëri, për momentin nuk kemi rritje të mëdha por mbetet ajo kurba me rritje të lehtë dhe të qëndrueshme”, tha ajo.

Maskat me detyrim, ekspertët ndërkombëtarë: Nuk kanë vlerë në luftën ndaj koronavirusit, po shfrytëzohet situata vetëm për kredo politike

Eksperti amerikan: Nuk ka fakte konkrete që maska të mbron nga virusi

Mjeku suedez Sebastian Rushworth u shpreh se ma-sat izoluese nuk janë të nevojshme, pasi sipas tij ky virus mund të përballohet edhe në gjendje normale. Sipas tij një dëm i madh ekonomik global për shkak të virusit, nuk është i nevojshëm. “Aktualisht Suedia ka një nga nivelet më të larta të vdekjeve në botë. Por Covid ka mbaruar në Suedi. Njerëzit janë kthyer në normalitet dhe zor se po infektohet kush. Jam i gatshëm të vë bast se vendet

që janë mbyllur plotësisht, do të shohin rritje të rasteve kur të hapen. Nëse ky është rasti, atëherë nuk kishte asnjë kuptim mbyllja në radhë të parë, sepse këto vende do përfundojnë me të njëjtin numër viktimash gjithsesi. Mbyllja plotësisht për të ulur numrin e vdekjeve ka kup-tim vetëm nëse dëshiron të qëndrosh i mbyllur derisa të gjendet vaksina. Kjo mund të zgjasë me vite. Asnjë vend nuk është gati të presë kaq gjatë”, thekson ai.

MJEKU SUEDEZ: VIRUSI PËRBALLOHET PA MASA SHTRËNGUESE

Sipas deklaratave të bëra pub-like, Suedia nuk është vendi i vetëm europian që tregohet skeptik në lidh-je me mbajtjen e maskës si detyrim për të frenuar koronavirusin. Ek-spertët në Holandë ndajnë gjithashtu të njëjtat ide, që maska nuk siguron mbrojte totale. Atje qytetarët duhet të mbajnë maskë në linjat e trans-portit publik dhe aeroporte vetëm, por nuk janë të detyruar në lëvizjet në rrugë apo në ambiente të tjetra. Madje një grup prej 11 ekspertësh nga Holanda dhe Suedia ka hedhur poshtë vendimin e këshilltarëve mjekësorë, ku thuhet se ka prova

të pamjaftueshme që mbajtja e maskave ndihmon në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Pra ekspertët atje vazhdojnë të rrëzojnë teoritë e qeverive mbi virusin, duke treguar pse ata vepruan ndryshe. Ky grup ekspertësh tregon se mbajtja e maskës mund të rrisë përhapjen në mënyrë më të shpejtë të koronavi-rusit, për shkak të përdorimit të saj jo në mënyrën e duhur, duke shtuar se kështu popullsia nuk fiton imunitet. Sipas tyre fakti që deri më tani nuk ka asnjë rast të raportuar që tregojnë transmetim përmes një maske të infektuar shton më tej rreziqet.

JA PSE REFUZOHET MBAJTJA E MASKËSBamford i Institutit për Mjekësi Eks-perimentale në Universitetin Queen’s Belfast deklaroi për BBC se deri më tani nuk ka asnjë provë që të tregojë se mbajtja e maskave të mbron nga virusi. Sipas tij masat më të mira mbeten higjiena dhe distancimi fizik. “Mbajtja e maskës kirurgjikale në publik nuk është një mënyrë efektive për të mbrojtur kundër viruseve dhe baktereve të ajrit. Edhe pse mendimi është se mbajtja e një maske kirurg-jikale në publik na mbron nga virusi, nuk ka asnjë provë për këtë. Maska kirurgjikale luan një rol në dhomën e kirurgjisë. Mbulimi i gojës, larja e duarve dhe shmangia e prekjes së gojës me duar zvogëlon shumë rrezi-kun e çdo infeksioni dhe viruseve të frymëmarrjes”, u shpreh Bamford.

Ja cilat kategori nuk duhet të mbajnë për asnjë arsye maskë

Në shumë vende të botës maska është kthyer në detyrim. Mirëpo, një studim i fundit shpjegon se maskat për fytyrën nuk duhen të përdoren

nga tre kategori njerëzish. Ek-spertët e CDC në SHBA shpjegojnë se maska: nuk duhet të vendoset te fëmijët më të vegjël se 2 vjeç, nuk duhet të vendoset tek perso-na që kanë mungesë oksigjeni,

nuk duhet të vendoset maska tek persona që janë të pavetëdijshëm dhe me aftësi të kufizuara. Sipas ekspertëve edhe personat që janë astmatikë mund të mbajnë maskë, por jo për shumë orë.

Page 10: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

GAZETA SOT10 E Martë 13 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

PD nis seleksionimin e kandidatëve për fazën finale, Lulzim Basha: Vota e anëtarësisë do respektohet, Rama bllokoi zgjedhjet në PS

PD përgatitet për zgjedhjet, nis faza e skanimit final të kandidatëve për deputetë, në garë 495 emra

Rigels SELIMAN

Partia Demokratike është e vendosur për të çuar përpara procesin e përzgjedhjes së kandi-

datëve për deputetë sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Kështu, gaze-ta ka mësuar se ditën e djeshme PD ka nisur fazën finale për skanimin e kandidatëve për deputetë. Të shtunën u mbyllën edhe votimet në qarkun e Ti-ranës dhe tashmë 495 emra kanë kaluar dy fazat e para të përzgjedhjes. Ndërkohë, nga sot, mësohet se Komisionit i Vlerësimit të Kandidatëve do të hartojë raporte për secilin kandidat, që mund të sjellë më shumë popullaritet për secilën listë. Më pas referuar buri-meve nga selia blu, Komisioni i Vlerësimit do t’i dërgojë krye-sisë së Partisë Demokratike rreth 250 kandidatë. Lista që do të përzgjedhë ky proces do të përbëjë 80% të listës përfun-dimtare, pasi 20% i është caktuar kryesisë për t’i zgjedhur që do të

REPUBLIKA E SHQIPËRISËBASHKIA GRAMSH

NJËSIA E PROKURIMIT

Bashkia Gramsh, në kuadër të projektit “Engaging Gramsh Youth through innovative social and non-formal education services”, fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për realizimin e objektit ”Rikonstruksioni i Qëndres Sportive për të rinjtë”, financuar nga Programi Italo –Shqiptar i Konvertimit te Borxhit për zhvillim(IADSA) në mbështetje të kontratës së nënshkruar Ref.No.IADSA II/2020/12.

1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktorEmri Bashkia GramshAdresa Bulevardi Kryesor “10 Korriku’’Tel/Fax 0675835737E-mail [email protected], [email protected] e Internetit www.bashkiagramsh.gov.al

2. Lloji i procedurës se prokurimit: Procedurë e hapur-shkresore3. Objekti i kontratës: ”Rikonstruksioni i Qëndres Sportive për të rinjtë”4. Fondi limit: 26 391 667 (njëzetë e gjashtëmilionë e treqind e nëntëdhjetë e njëmijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë ) lekë (pa TVSH).5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 90 (nëntëdhjetë) ditë nga data e lidhjes së kontratës . 6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave: Nga data e publikimit deri më datë 15.11.2020, ora 10:00.Vendi Bashkia Gramsh, zyra e protokollit dhe arkivit.Ofertat e paraqitura pas këtij afati do të refuzohen.7.Afati kohor për hapjen e Ofertave: Datë 15.11.2020, ora 10:00.Adresa: Pranë Komisionit të Vlerësimit të Ofertave , zyra e parë kati i dytë i bashkisë Gramsh.

7.Tërheqja e dokumentave bëhet pranë Njësisë së Prokurimit kundrejt paraqitjes së një kërkese me shkrim dhe pagesës prej 1000 lekë.

jenë figura të spikatura, intelek-tualë, etj. Nga i gjithë procesi në 12 qarqeve të vendit, janë skual-ifikuar 17 emra, ku bien në sy emrat e tre ish-kryebashkiakëve, atij të Kukësit, Bashkim Shehu, ish-kryebashkiakut të Tropojës, Besnik Tusha dhe ish-kryebash-kiaku i Pogradecit, Eduard Kapri. Po kështu janë skualifikuar edhe tre ish deputetë, Klevis Balliu dhe Hekuran Hoxhalli në qarkun e

Korçës dhe Astrit Veliaj në Berat dhe bashkë me ta dhe 11 emra të tjerë zyrtarësh demokratë.

Vota e anëtarësisë do respektohet

Por zgjedhjet e nisura në Partinë Demokratike kanë shkaktuar edhe debate, pasi shumë figura janë përzënë me votë nga anëtarësia. Ndërkohë në lidhje me këtë çështje dje ka reaguar edhe kreu i PD,

Lulzim Basha. Ky i fundit gjatë një konference për mediat ka ga-rantuar se vota e anëtarësisë në përzgjedhjen dhe skualifikimet e kandidaturave do të respektohet dhe do të ndikojë. Sipas tij, ky është një model i ri dhe provoi që demokratët e mbështetën dhe i kushtuan vëmendje masivisht. “Partia Demokratike është e vendosur të ecë në një model të ri që është parakusht për ndrys-

himin që do të sjellim për të gjithë shqiptarët, një model që fillon duke dëgjuar njerëzit brenda bazës sonë. Kjo është arsyeja pse kemi adoptuar një model të evidentimit të kandidatëve me ndihmën dhe përvojën e vendeve perëndimore ku zëri i anëtarë-sisë dëgjohet në propozime dhe vota e anëtarësisë dikton në vendimmarrje. Kjo është arsyeja pse ky proces ka patur një pjesëmarrje rekord dhe një vëmendje rekord nga qytetarët dhe nga media. Dhe unë jam i lumtur që ky proces është një gur themeli i një mënyre të re dhe një qasje të re të vendimmarrjes, sot politike dhe nesër qeverisëse për shqiptarët. Pa diskutim, vota e anëtarësisë është ajo që ka vendosur dhe do të respektohet”, deklaroi ai.

Basha: Rama bllokoi zgjedhjet në PS

Ndërkohë lideri demokrat komentoi edhe shtyrjen e zgjedh-jes së Kryesisë së re të Partisë So-cialiste me kërkesë nga kryemi-nistri Edi Rama, ndërsa akuzoi këtë të fundit se ka bllokuar

qëllimisht zgjedhjet në PS. Mad-je, teksa hoqi një paralele mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, zoti Basha theksoi se këto dy parti ndryshojnë si dita me natën. Sipas tij, shtyrjen e zgjedhjeve në PS Rama e bëri që të mbajë ende Vangjush Da-kon në Kryesinë e Partisë. “Janë dy modele të ndryshme: është modeli i një njeriu që nuk bën zg-jedhje në parti. Nuk bën zgjedhje në parti dhe nuk bën zgjedhje në Shqipëri, sepse ka tmerr nga zgjedhjet. Po të mos kishte frikë nga vota e Partisë Socialiste do të lejonte socialistët të renditnin kandidaturat e Partisë Socialiste. Jo nuk e bën. Pasi e ka shtyrë dhjetë herë Asamblenë për të zgjedhur kryesinë e shtyu edhe një vit kryesinë, vetëm e vetëm për të mbajtur në listë Vangjush Dakon e listës së zezë të Depar-tamentit të Shtetit. Tani pyetja është se pse e bën këtë?! Sepse po lëshoi Dakon, lëshoi veten. Sepse votat në Shijak nuk i vo-dhi Dako. I vodhi Rama përmes Dakos dhe bandave të Shijakut”, nënvizoi Basha.

Hyseni dhe Zeneli: Ligji organik për presidentin drejt fundit, do kufizohet dhënia e dekoratave

Mazhoranca social-iste dhe opozita par lamentare janë të bindura

se institucioni i Presidentit të Republikës ka nevojë për një ligj organik. Prej disa ditësh në Kuvendin e Shqipërisë është ngritur një grup pune që po merret me hartimin e ligjit që pritet të rrudhë kom-petencat e kreut të shtetit, ndërkohë që dje në lidhje me këtë çështje kanë reaguar edhe 2 anëtarët e këtij grupi. Gjatë një prononcimi për mediat deputeti i opozitës së re, Alban Zeneli theksoi dje se jo vetëm betimi dhe dekretet, por Kuvendi pritet të bëjë ndryshime thelbësore për dhënien e dekoratave dhe nënshtetësinë nga Presidenti i Republikës, kompetenca, që sipas tij, grupi i punës po harton ligjin organik të pres-identit. “Janë shumë ligje ku ne do të ndërhyjmë, siç është ligji për dekoratat, ligji për shtetësinë dhe disa ligje të tjera që kanë një specifikë të veçantë. Shumë institucione bëjnë kërkesa për dekorata, por në mënyrë që mos të abuzohet as nga institucioni i Presidencës, as Kryeminis-

trisë apo bashkive do të ketë ndërhyrje në këtë ligj. Sa i për-ket përplasjeve për Gjykatën Kushtetuese se ku do të ndë-rhyhet do të jetë punë më specifike e ekspertëve. Unë e shoh të domosdoshëm një ligj kuadër. Duhet të jemi korrektë që atributet e in-stitucionit të Presidentit të jenë të përcaktuar qartë që mos të lëmë boshllëqe që ta lëmë në dëshirën e presi-dentit se cilat janë vendimet që duhen marrë. Kjo është më e rëndësishme se ajo që a jep presidenti dekorata apo jo”, deklaroi deputeti i opozitës së re, Alban Zeneli. Nga ana tjetër, anëtari i grupit të punës, socialisti Alket Hy-seni zbuloi se brenda kësaj jave, grupi i punës pritet të ketë gati draftin për ligjin organik për presidentin, i cili do të shqyrtohet më tej në komisione parlamentare nga java e ardhshme. “Javës tjetër do kemi draftin. Besoj se do ketë një shqyrtim të shpejt në komisionet parlamentare. Është një draft që mund t'i nënshtrohet dhe një debati më të gjerë se në komisione. Është një ligj që do ta bëjë më të mirë atë institucion”, deklaroi

ai. Ndërkohë, për deputetin e Partisë Socialiste ky ligj lindi si domosdoshmëri në kushtet e përplasjeve të vazhdueshme të Presidentit Meta me qever-inë. “Ka marrë nga socialistët gjithçka mund të marrë një anëtar i forcës politike dhe i ka dhënë shumë pak PS, dhe vendit. Nuk ka tagër kus-htetues, që për të dalë dhe te ligji, që një president që duhet të jetë mbi palët del dhe bën fushatë politike në funksion të vet”, nënvizoi deputeti so-cialist, Hyseni. Kujtojmë që në ligjin për dekoratat dhe medaljet e nderit, ndërhyrja lidhet me akuzat e shumta të bëra nga mazhoranca, e sidomos nga kryeministri Edi Rama që sipas tij, institucio-ni i Presidencës shpërndan dekorata pa kriter, e sidomos për njerëz të cilët nuk jetojnë më. “Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri Ilir”, deklaroi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

FTESË PËR OFERTË

Page 11: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

.............GAZETA SOT E Martë 13 Tetor 2020 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Raporti i Bankës së Shqipërisë, institucionet jobanka që rrjepin shqiptarët lulëzojnë

gjatë pandemisë, rrisin ndjeshëm fitimet

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra Pesha e institucioneve jobanka në sistemin bankar është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë

Esmeralda HIDA

Institucionet jobankare kanë rritur fitimet gjatë pandemisë. Me shpërthimin e pandemisë Banka e Shqipërisë u diktoi të

gjitha bankave të lehtësojnë normat e kredidhënies dhe procedurat për huamarrje nga bizneset në mënyrë që të gjenin mbështetje për të ruajtur stabilitetin ekonomik. Kështu në kohën kur bankat janë disi të rrezi-kuara nga normat e ulëta të interesit institucionet jo-banka kanë përfituar nga gjendja dhe kanë shtrirë më tej aktivitetin e tyre, duke qenë se kon-sumatorët familjarë e kanë pasur akoma më të lehtë të marrin borxhe në këto institucione ku kërkesë llogaria është më e ulët. Institucionet jo bankare kanë lidhur më shumë kontrata në 6 mujorin e parë të 2020 edhe pse pak kohë më parë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bëri një paralajmërim dhe kërkoi ushtrim kontrolli për veprimtaritë e tyre jo të rregullta. Në raportin e BSH për stabilitetin financiar në 6 mujor thuhet se në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë IFJB kanë rritur me 22% aktivitetin e tyre. Sakaq bëhet me dije se, vetëm në tre mujorin e parë ushtronin aktivitet të vrullshëm 30 IFJB në vlera 67 mld lekë. “Institucionet Financiare Jo banka kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre në sajë të ecurisë pozitive të aktivitetit kreditues dhe investimeve

në formën e depozitave me afat në banka. Në fund të tremujorit të parë sistemi financiar përmbante 30 IFJB me një total aktivesh prej 67 miliardë lekësh. Bilanci i institucioneve finan-ciare jo banka ishte përkatësisht 3% dhe 22% më i lartë krahasuar me fun-din e vitit 2019 dhe një vit më parë”, thuhet në raport. Dhe jo vetëm kaq, “guximi” i këtyre institucioneve shkon deri aty sa shtrinë ndërhyrjet edhe në sistemin financiare bankar. Sipas BSH, jo-bankat kanë 20% ndërhyrje

në banka dhe pesha e përgjithshme në sistemin financiar u rrit me gati 12% për 6 muaj. “Pesha e sektorit jobankar u rrit në 12.2% të PBB-së nga 11.7% në dhjetor 2019. Rritja më e lartë është vërejtur në segmentin e institucioneve. Ekspozimi i sektorit jobankar ndaj atij bankar, vijon të mbetet i lartë, duke qenë se vendosjet e jobankave pranë sektorit bankar, në formën e depozitave dhe instrument-eve të kapitalit, zënë rreth 20% të bi-lancit të jobankave”, thuhet në raport.

Familjet rrisin borxhin Ashtu siç përmendëm më lart

situata e krijuar nga koronavirusi ka detyruar familjet shqiptare të marrin borxhe në banka për të përballuar krizën ekonomike. Me lehtësitë që u bënë familjet kanë marrë hua edhe në banka edhe në institucionet jo banka-re. Sipas raporti të BSH, këtë 6 mujor borxhet e familjeve në banka kanë shënuar rekord historik. Ana e keqe e këtij fakti është se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë mundësi ta shlyejnë

Tatimet: Plotësoni formularin e deklarimit ose gjobiteni me 1 mln lekë

Rritet qarkullimi i parave cash, shqiptarët tërhoqën 18 mld lekë nga ATM

Tatimet, rikujtojnë indi-vidët dhe tatimpaguesit të cilët zotërojnë një llogari fi-nanciare, të bashkëpunojnë me institucionet financiare përkatëse për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, në të kundërt do të gjobiten. Në kundërshtim me kërkesat e këtij ligji dhe akteve nën-ligjore në zbatim të tij, përveç nëse ky informacion ka të bëjë me një person të tretë dhe provohet se mosveprimi nuk ishte i qëllimshëm, dëno-het me 1 milion lekë gjobë. Kryerja e deklarimit të rremë nga çdo mbajtës i llogarive të

raportueshme ose person tjetër përgjegjës, në kundërshtim me kërkesat e këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, dënohet me 1.5 milionë lekë gjobë. “Drejtoria e Përg-jithshme e Tatimeve, në zba-tim të ligjit “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”, ka sjellë në vëmendje të të gjithë individëve dhe tatimpaguesve të cilët zotërojnë një llogari financiare, të bashkëpunojnë me institucionet financiare përkatëse për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit”, thuhet në njoftim.

Shqiptarët vazhdojnë të rrisin përdorimin e parave cash. Në të dhënat e publi-kuara nga bankat në vend tregohet se, muaji gusht reg-jistron një rritje të lehtë të transaksioneve për tërheqjen e parave cash nëpër pikat ATM në vendin tonë. Konkretisht, gjatë gushtit janë tërhequr rreth 18 miliardë lekë nga pikat e ATM-ve, nga rreth 17.2 mld lekë që ishin tërheqjet në korrik. Rritja përkthehet në 4.65% krahasuar me muajin paraardhës. Sakaq ekspertët e bankës shprehen se ky nuk është një tregues pozitiv. Në

korrik vihej re një rënie e transaksioneve në vlerë nëpër ATM, ç`ka bie ndesh me log-jikën dhe tendencën e sezonit veror, kur flukset e pagesave duhet të jenë më të larta. Gush-ti ka sjellë një ndryshim të tendencës, por jo në ritmet e qershorit, kur u tërhoqën 18.8 miliardë lekë. Gjithsesi edhe pagesat me kartë në krahasim me vitin e shkuar kanë njohur një rritje të lehtë edhe pse qëndrojnë shumë më ulët se përdorimi i parave cash. Pavarësisht rritjes, pagesat me kartë mbeten ende larg nive-leve të para pandemisë.

ERRU: Probleme me faturimin, ujësjellësit mungesë të ardhurash

Enti Rregullator i Ujit ka publikuar së fundmi një raport ku tregon se në vend po përballemi me mungesë të ardhurash nga shoqëritë e ujësjellësve si pasojë e humb-jeve në rrjet dhe faturimit afrove. Referuar dokumentit, ofrimin i shërbimit nga sho-qëritë përgjatë 2019 rezulton të ketë gati 63.82% pa asnjë të ardhur. Sipas ERRU kjo situ-atë problematike vijon prej 7 viteve të fundit, pasi gjithnjë e më shumë shoqëritë furnizue-se kanë mungesë të theksuar të ardhurash. E gjithë kjo për shumë problematika në rrjet

dhe faturim, por së fundmi ev-identohet fakti se, vetëm 73% e ujit faturohet i matur ndërsa pjesa tjetër faturohet afrofe. Ndërkaq, rreth 63% e ujit që prodhohet humbet në rrjet, teksa humbjet administrative përbëjnë 54% të humbjeve të përgjithshme, gjë që tregon mbi domosdoshmërinë imedi-ate të përmirësimit të menax-himit nga stafi kyç i shoqërive UK. Sipas raportit, prezenca e lidhjeve të paligjshme dhe eliminimi i tyre prej shoqërive mbetet ende emergjent, pasi sasia e ujit që humbet nga vjedhjet arrin në 27.2%.

këtë borxh, ndërsa shprehen se do kenë nevojë të marrin sërish borxh në vijim. “Rezultatet e vrojtimeve për gjendjen financiare dhe ngarkesën në borxh të familjeve, tregojnë se përdori-mi i borxhit prej tyre mbetet i kufizuar. Për familjet huamarrëse, gjatë periud-hës është vënë re një rënie e aftësisë paguese. Për të ardhmen e afërt, duket sikur kërkesa për borxh do të jetë më e lartë, nga familje që nuk kanë pasur borxh më parë”, thuhet në raport. Për këtë arsye sistemi bankar ka regjistruar 32% humbje në këtë periudhë të parë të vitit. Të shprehur në shifra 66% e familjeve shqiptare tregojnë se kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë vështirësi të shlyejnë borxhet, ndërsa 45% trego-jnë se gjendja është përkeqësuar. “Të dhënat e vrojtimit tregojnë që rreth 23% e familjeve të përgjigjura deklarojnë se kanë të paktën një hua për të paguar. Më tej, rreth 55% e familjeve huama-rrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese nuk kanë ndryshuar, pra ende shfaqin vështirësi në shlyerje. Pjesa tjetër e të përgjigjurve, vlerësojnë në agregat përkeqësim të aftësisë së tyre paguese, duke reflektuar përkeqësimin e përgjithshëm të parametrave ekono-mikë në vend për shkak të pandemisë së Covid-19. Kjo është reflektuar dhe në pritjet pesimiste të familjeve lidhur me aftësinë e tyre paguese në të ardhmen. Kështu, 66% e familjeve huamarrëse nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese gjysmën e dytë të vitit 2020”, theksohet në raport.

Ministria e Financave ka treguar në raportin e saj më të fundit se, 515 miliardë lekë është vlera e totale e kontratave të lidhura të projekteve për investime ende në vazhdim nga ministritë e lin-jës dhe institucionet qendrore të pavarura për 8 mujorin e vitit 2020. Gjithsesi deri më tani është paguar vetëm një pjesë e kësaj shume. Konk-retisht, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, mbi ecurinë e këtyre projekteve dhe pagesat e bëra deri më tani, rezulton se janë

paguar nga buxheti i shtetit 399 miliardë lekë. Ndërsa detyrimi që mbetet duhet paguar deri në fund të vitit dhe i kap vlerat e rreth 116 miliardë lekë. Ndër të tjera në këto të dhëna vërehet se në këtë shumë bëhet fjalë për mbi 8800 kontrata të lidhura gjatë kësaj periudhe që më së shumti kanë të bëjnë me investime infrastrukturore, rikonstruksione, si dhe shpenzime të pagesave të TVSH-së apo kompensime, ndërkohë që një pjesë e mirë ka shkuar edhe për blerje të nev-

ojshme të pajisjeve për institucionet shtetërore. Sigurisht shpenzime këto që qeveria i ka justi-fikuar edhe për garantimin e kapaciteteve në shërbimet spitalore. Po nga të gjitha kontratat e lidhura, vihet re se vlerën më të lartë dhe që i rëndon më së shumti buxhetit të shtetit, e kapin ato koncensionare, ku detyrimi llogaritet në afro 72.5 miliardë lekë apo rreth 583 milionë euro, nga të cilat janë paguar 5 miliardë lekë apo 40 milionë euro në 8 muaj dhe detyrimi

Qeveria akordon 151 mld lekë për PPP, u lidhën 8800 kontrata për investime

i mbetur llogaritet në afro 67.4 miliardë lekë. Ndërsa vëmë theksin këtu se koncesionet më të shumta u përkasin ndërtimit të rrugëve dhe shërbimeve shëndetësore. Sakaq ministria bën me dije se disa prej tyre edhe janë anuluar për shkak të pandemisë ndërsa një pjesë e mirë janë përfunduar. Sakaq, në total janë 14 kon-trata koncensionare aktive dhe deri në fund të vitit janë parashikuar të paguhen nga buxheti i shtetit në total rreth 7.6 miliardë lekë, nga të cilat rreth 2.8 miliardë lekë janë investime dhe rreth 4.7 miliardë lekë shpenzime korrente. Gjithsesi ministria raporton se niveli i shpen-zimeve do të mbahet në kontroll për të shtuar nivelin e investime, ashtu si është rekomanduar nga institucionet rregulluese.

Page 12: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

GAZETA SOT12 E Martë 13 Tetor 2020

.............

r a j o n www.sot.com.al

Hashim Thaçi: Prokuroria Speciale të mos bëjë spektakël me arrestimet,

të gjithë e dinë misionin e UÇK

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPresidenti reagon mbi arrestimet e kryera në Kosovë

Sonila ELEZI

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është prononcuar ditën e djeshme lidhur me rastet e arrestimeve të

kryera nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë. Kreu i shtetit ka deklaruar në një konferencë për shtyp se në të vërtetë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë më bashkëpunuesja me drejtësinë ndërkombëtare, duke përmendur këtu shembujt e bashkëpunimit me gjykatat e UNMIK-ut apo edhe EULEX-in. “Siç tregon historia, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë lëvizje vullnetare, pjesë e rezistencës civile dhe angazhimit për liri e pavarësi në Kosovë dhe si e tillë është njohur nga bashkësia ndërkombëtare. Ishte edhe shem-bull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare. Duke filluar me gjykatat e UNMIK-ut, Tribunalin për Ish-Jugosllavinë në Hagë, EULEX-in, gjykatat vendore dhe tani me nivelin e 5-të të drejtësisë në Kosovën e pasluftës, Dhomat e Specializuara. Asnjë i intervistuar apo i akuzuar nuk i ka ikur përgjeg-jësisë që t’u përgjigjet autoriteteve kompetente të drejtësisë”, është shprehur Thaçi. Më tej Presidenti ka vijuar duke i kërkuar Prokuror-isë Speciale dhe Gjykatës Speciale që për çdo vendim ti referohen ligjit dhe ta respektojnë atë, për këtë arsye sipas tij nuk ka nevo-

Prilli i 2021 do jetë fillimi i regjistrimit të popullsisë në RMV

Borrell: Marrëveshja Kosovë-Serbisë është çështje muajsh

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk tërhiqet nga propozi-mi që regjistrimi i popullsisë të mbahet në prill të vitit të ardhshëm. Në propozimin e dërguar në Kuvend, qeveria nuk ka ndryshuar asgjë në draftin e propozuar para shpërndarjes së Kuvendit në shkurt të këtij viti. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç thotë se ky propozim është hartuar në përputhje me kërkesat e opozitës nga e cila pret mbështetje dhe debat konstruktiv. “Qeveria mbetet në tekstin e propozim-ligjit para-

prak. I dimë vërejtjet e opozitës të cilat janë në kundërshtim total me standardet e BE-së. Neve kërkojmë regjistrim të cilin nuk do ta bëj një Komision Shtetëror i Regjistrimit por do të bëhet përmes Entit të Statis-tikave. Do të përdoren të gjitha mekanizmat bashkëkohorë. Çdo zvarritje në negociata dhe debat mund të na çoj në situatë që regjistrimi të zvarritet ako-ma më shumë, ndërsa realizimi i regjistrimit në vitin 2021 ishte kërkesë e opozitës”, deklaroi Bojan Mariçiç.

Pas takimit të djeshëm në Luksemburg në nivel minis-trash të Bashkimit Europian, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një proces kompl-eks, por arritja e një marrëvesh-jeje finale është çështje muajsh, e jo vitesh. “Ky është një proces kompleks dhe dialogu nuk është i lehtë. Bisedimet po vazhdojnë, kemi pasur dy takime në nivel të lartë dhe nuk ka qenë gjithmonë lehtë. Të dyja palët kanë shprehur

gatishmëri për të vazhduar këtë dialog të vështirë. Të dy liderët, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, kanë thënë se i japin prioritet të lartë perspek-tivës evropiane të rajonit. Dialogu është një kusht i domosdoshëm për rrugën e tyre evropiane”, është shprehur Borrell. Më tej ai sqaroi se BE nuk mund të ven-dosë afate artificiale për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, por tha se një marrëveshje e tillë mund të arrihet shpejt, nëse palët angazhohen.

Lajçak viziton sot Kosovën, takohet me Kryeministri Hoti

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka konfirmuar dje vizitën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Europian për dialo-gun Kosovë- Serbi. Në vizitën e sotme pritet që Lajçak të tako-het me Kryeministrin Hoti. “Po, është e vërtetë se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak nesër (të martën) do të vijë në Kosovë dhe do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti. Për orën e takimit do të njoftoheni nesër nga zyra jonë, ndërsa rreth

agjendës së z. Lajçak ju lutem drejtohuni tek zyra e BE-së në Kosovë”, thuhet në deklaratë. Kujtojmë se kjo vizitë zhvillohet pasi Lajçak është shprehur ditën e djelë se është kundër deklaratave të cilat shprehen se tani nuk është koha e duhur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. “Kur, nëse jo tash? Vetë e keni nënshkruar marrëveshjen”, ka thënë ai në një intervistë për austriaken “Wienerzeitung”. Asociacioni është temë që po kërkohet me ngulm të diskutohet nga Serbia.

RMV, OBRM-PDUKM: Venko Filipçe duhet

të jep dorëheqje

Avokati i Popullit: Shteti ka detyrë të mbrojë të

drejtat e LGBTIQ+

Votohet marrëveshja Kosovë-Itali për

personat e dënuarKuvendi i Kosovës ka miratuar

marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transfer-imin e personave të dënuar. “Qëllimi i kësaj marrëveshje është përmirësimi i mëtejmë i bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e drejtësisë, vendosjen e drejtësisë dhe rehabilitimin dhe riso-cializimin e personave të dënuar, duke ekzekutuar sanksionet penale në shtetin e vendbanimit të përhershëm të personit të dënuar’, tha ministri.

Partitë e Kosovës ende pa një qëndrim për presidentin e ri Szunyog mirëpret miratimin e draftit për Rimëkëmbje Ekonomike

jë as për arrestime dhe aksione spektakolare. Thaçi ka komentuar edhe rrjedhjen e dokumenteve nga kjo Gjykatë, dokumente të cilat u dorëzuar në mënyrë anonime në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Rrjedhja e dokumenteve ka cënuar legjitimitetin e gjykatës në sytë e qytetarëve, ka dëmtuar imazhin e Kosovës dhe të drejtat e të pandehurve potencialë”, ka theksuar Thaçi. Më tej ai ka shpre-hur se asnjë nga të pandehurit e kësaj Gjykate nuk ka se si ti ikë drejtësisë, ndaj nuk ka nevojë si-pas presidentit për “ekspedita apo aksione spektakolare”. “E gjithë bota e di se Kosova ishte viktimë dhe se populli i saj e UÇK-ja është

përballur me gjenocide e spastrim etnik”, ka vijuar ai.

Qëndrimet Ndërkohë Thaçi tha se “Qytet-

arët e Kosovës dhe tërë bota presin që Dhomat e Specializuara t’i japin përgjigjen e duhur, profesionale dhe transparente pretendimeve monstruoze, siç janë insinuatat për “trafikimin e organeve njerëzore nga UÇK-ja” apo për “Shtëpinë e verdhë”, në emër të të cilave ne ishim të detyruar që t’i themelojmë Dhomat e Specializuara”. Nga ana tjetër, Presidenti ka sqaruar se ka marrë në SHBA mbështetje të plotë për integrimin euro-atlantik të Kosovës, si dhe ka bërë me dije se me zyrtarë amerikan ka diskutuar për hapat që duhet të ndërmerren

në ecjen përpara të Kosovës. “Mund të them se pas vizitës që kisha javën e kaluar në Bruksel ku diskutova me të Dërguarin special të Bash-kimit Europian për çështjen e dia-logut Kosovë-Serbi, ishte mundësi dhe ishte edhe e nevojshme dhe e domosdoshme që të jem edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që në këtë fazë të dialo-gut Kosovë-Serbi, por edhe hapave tonë të mëtejshme për integrimin euroatlantike. Kisha kënaqësinë e veçantë që të bashkëbisedojë me zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së SHBA për hapat që duhet t’i ndër-marrë Kosova aktualisht por edhe në të ardhmen”, u shpreh Thaçi, ndërsa shtoi se në Bruksel dhe SHBA kërkoi që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të ketë vetëm një rend dite, çështjen e njohjes reciproke në mes të dy vendeve. “Bashkëpunimi me SHBA-në është në vazhdën e angazhimeve tona strategjike , por ajo që duhet të theksoj është që edhe me zyrtarët në Bruksel por edhe në SHBA kam theksuar qartë se çështja e dialo-gut Kosovë-Serbi ka hyrë në një fazë të re dhe duhet të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, ajo e njohjes reciproke në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe pastaj vijnë çështjet e tjera. Ne duhet të vazhdojmë këtë proces duke fillu-ar nga koka e çështjes dhe jo nga bishti”, përfundoi ai.

Partia opozitare OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me coronavirus. Nga kjo parti thonë se ditëve të fundit janë shënuar rekorde të zeza, në lidhje me sëmundjen COVID-19. “Numri i të vdekurve ka arritur gati 800. Numri i të infektu-arve në një ditë ka arritur deri në 20 përqind nga numri i të testuarve. Po shënohen rekorde të zeza. Filipçe a është i vetëdijshëm për këtë?”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në kuadër të Javës së Krenarisë në Kosovë, Institucioni i Avokatit të Popullit përmes një deklarate ka tërhequr vëmendjen për garantimin e të drejtave themelore ë njeriut për pjesëtarët e komunitetit LGBTI. Avokati i Popullit rikujton se të gjithë qytetarët e këtij vendi janë të barabartë dhe se shteti e ka për detyrë që t’i mbrojë të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Mandati i presidentit Hashim Thaçi përfundon në prill të 2021, por që tani kanë filluar bisedimet e para për pasardhësin e tij. Kryeministri Hoti ka kërkuar ndihmën e opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërkohë që emri më i lakuar këto kohë ka qenë ai i Ramush Haradinaj. Megjithatë asnjëra prej partive politike kosovare nuk ka një qëndrim të qartë se si mund të zgjidhet kjo çështje për të cilën kërkohet konsensus i gjerë politik. Nga LDK është deklaruar se nuk janë të gatshëm që të flasin mbi këtë temë, ndërsa zyrtarë të lartë të PDK-së kanë thënë se janë të gatshëm të bëhen pjesë e kësaj qeverie nëse PDK merr postin e presidentit ose kryeministrit. Për zgjedhjen e presidentit të vendit kërkohet shumica e votave të deputetëve të cilat koalicioni aktual nuk i ka.

Më në fund, pas gjashtë herë dështimesh për miratimin në Kuvend të Projektligjit për Rimëkëmb-je Ekonomike, ditën e djeshme me votat pro të 64 deputetëve ky Projektligj është miratuar. Lidhur me këtë ka reaguar ambasadori i Bashkimit Ev-ropian, Tomas Szunyog, i cili është shprehur se është i kënaqur që është arritur që të votohet në parim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. “Të kënaqur që Kuvendi i Kosovës më në fund arriti të miratojë projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike në leximin e parë. Shpresoj që deputetët të marrin në konsideratë komentet e bëra nga BE dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë në punën e tyre për përfun-dimin e këtij legjislacioni të nevojshëm”, ka shkruar Szunyog në llogarinë e tij në Twitter.

Page 13: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

.............GAZETA SOT E Martë 13 Tetor 2020 13

b o t e www.sot.com.al

Trump: Jam testuar negativ dhe jam gati t’i rikthehem normalitetit,

këto zgjedhje duhet t’i fitojmë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraZgjedhjet në SHBA, presidenti rikthehet në fushatë

Sonila ELEZI

Pas anulimit të debatit të 15 tetorit mes kandidatëve për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara,

kandidati republikan Donald Trump është shprehur se është tashmë i shëruar nga Covid-19 dhe se është më se i gatshëm ti kthehet aktiv-iteteve. Trump pretendon se ka rezultuar negativ, ndërkohë që nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Sean Conley nuk ka ardhur ende një deklaratë zyrtare. “Unë jam testuar plotësisht negativ. Unë do të jem nesër në Florida, duke punuar shumë fort sepse këto janë zgjedhje që duhet t’i fitojmë”, tha Trump në një mesazh audio të fushatës së tij, të postuar në YouTube. Komentet e presidentit për mbështetësit erd-hën vetëm disa orë pasi Trump për Fox News tha se ai ishte “imun” nga virusi. “Unë jam imun. Presidenti është në gjendje shumë të mirë për të luftuar betejat”, tha Trump. Që nga infektimi, të gjitha aktivitetet dhe takimet e planifikuara në kuadër të fushatës së Trump u anuluan. VOA raporton se ish zëvendës presidenti Joe Biden shkon këtë javë në shte-tin e Ohajos për të argumentuar se është kandidati që meriton një fitore për në Shtëpinë e Bardhë më 3 nëntor. Ndërkohë, Senati Amerikan filloi dje seancat për konfirmimin e gjykatëses Amy Coney Barrett, e emëruar nga presidenti Trump për vendin e lirë në Gjykatën e Lartë.

Helmimi, BE mbështet planin për sanksione ndaj rusëve

Greqia pretendon se Turqia po përshkallëzon konfliktin

Ministrat e jashtëm të Bash-kimit Evropian mbështetën ditën e djeshme një plan franko-gjer-man për të imponuar sanksione ndaj personave rusë të dyshuar për helmimin e kritikut të presi-dentit rus Putin, Aleksej Navalny me agjentin nervor Novicok. Ber-lini dhe Parisi e bënë propozimin e tyre në një takim të ministrave të jashtëm në Luksemburg. Ata thonë se nuk kanë pasur një shpjegim të besueshëm nga Moska për atë që Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike tha se ishte prania në trupin e Nav-

alnyt e agjentit nervor të ndaluar të epokës Sovjetike Novichok. “Kjo shkelje e konventës kimike nuk mund të mbetet pa pasoja”, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas para takim-it. Qeveritë perëndimore dhe NATO-ja kanë thënë se Rusia, e cila mohon akuzat e zotit Na-valny se ka gisht në helmimin e tij, duhet të ndihmojë në hetime përndryshe do të përballet me pasoja. Navalny u sëmur më 20 gusht gjatë një fluturimi në Siberi dhe më pas u transferua në Berlin për mjekim.

Duket se zjarri mes Greqisë dhe Turqisë nuk është shuar ende. Anija turke në qendër të një përplasjeje me Bashkimin Evropian mbi të drejtat e kërkimit në det të hapur nisi të hënën për të kryer kërkime të reja në Mesdhe. Këtë lëvizje Athina e quajti një “përshkallëzim të madh” duke kërcënuar paqen rajonale. Tensionet turko-greke duket se janë rritur pas një qetësie të shkurtër në të cilën palët ranë dakord të rinisnin bisedimet që do të përfshinin diskutimin e pretendimeve të mbivendosura

ndaj burimeve të mundshme detare të energjisë. Ministri turk i Energjisë, Fatih Donmez, shkroi në Twitter se Oruc Reis kishte lëshuar spirancën pasi ishte nënshtruar mirëmbajtjes. “Ne do të vazhdojmë të hulumtojmë, gërmojmë dhe mbrojmë të drejtat tona”, shkroi ai. Muajin e kaluar, Ankara tërhoqi anijen nga ujërat e diskutueshme në Mesdheun Lindor për të “lejuar diplomacinë” përpara një samiti të BE-së. BE tha në samit se do të ndëshkonte Turqinë nëse ajo vazhdonte oper-acionet e saj në rajon.

Turqia jep ultimatumin: Nagorni-Karabakut territor i AzerbajxhanitRusia dhe Turqia kanë marrë

përsipër të ndikojnë në zgjidhjen e konfliktit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë si shkak i rajonit të Nagorni-Karabakut, ndërkohë që luftimet kanë tashmë 16 ditë që vazhdojnë. Sipas Reuters, ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar bisedoi në telefon me homologun rus, Sergei Shoigu dhe tha se forcat armene duhet të tërhiqen menjëherë nga territori azer dhe të ndalojnë sulmet ndaj civilëve. Ai shtoi se Azerbajxhani nuk do të presë 30 vjet të tjera zgjidhjen e konfliktit dhe se Tur-

qia mbështet ofensivën e azere për të “rifituar territoret e uzurp-uara”. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Armeni, Shushan Stepanien, tha se forcat azere po bombardonin intenzivisht fron-tin jugor, të zonës së konfliktit. Në anën tjetër, Azerbajxhani tha se forcat armene granatuan rajonet Goranboy, Terter dhe Agdam që shtrihen rreth rajonit Nagorni-Karabaku. Përplasjet të midis të dyja palëve filluan më 27 shtator, ndërsa mendohet se qindra njerëz janë vrarë si pasojë e luftimeve.

Izraeli miratoi paktin për normalizimin e

marrëdhënieve me EBA

Tensionet, Rusia dëbon diplomatët bullgarë

Protestuesit sulmojnë me domate veturën e

kryeministrit australianKryeministri australian, Scott

Morrison u gjuajt me domate dhe gjak të rremë gjersa vetura e tij u sul-mua nga protestuesit gjatë një vizite në Universitetin e Queensland. Mor-rison ishte duke vizituar qendrën e zhvillimit të vaksinave të universi-tetit, ku po punohet për një vaksinë COVID-19, kur u vu në shënjestër të protestuesve që lanë veturën e tij dhe një ndërtesë me lëng të kuq. Ai u shoqërua me protesta pasi u bllokua në një ndërtesë të kampusit.

Gjermania: Listë të re sanksionesh ndaj Lukashenkos OBSH: Nëse veprojmë siç duhet pandemia mbaron shpejt

Me pak më shumë se tre javë nga Dita e Zgjedhjeve, Presidenti Don-ald Trump tha se është i gatshëm të kthehet në veprimtaritë e fushatës pasi është shëruar nga COVID-19.

Anulimi i debatitMjeku i tij lëshoi një deklaratë të

dielën ku thotë se presidenti repub-likan nuk konsiderohet më rrezik për transmetimin e sëmundjes. Por debati i dytë presidencial mes kan-didatëve, i planifikuar për këtë javë u anulua. Presidenti u tërhoq nga një debat virtual me ish nënpresidentin Joe Biden. “Është mënyra sesi janë zhvilluar debatet në Amerikë gjatë 200 vjetëve të fundit. Qëndron në këmbë dhe debaton. Babai im nuk do ta zhvillojë debatin përmes një vid-eo-konference. Ai do të qëndrojë në podium, të shohë sfiduesin në sy, dhe

Bideni nuk është i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë”, tha Eric Trump, djali i Presidentit Donald Trump. Fushata e zotit Biden thotë se kandidati i saj mezi pret të debatojë personalisht me zotin Trump më 22 tetor, për sa kohë që presidenti nuk është më i infektuar dhe ndjek protokollet shëndetësore. Këtë javë, presidenti Trump shkon në Florida për një tubim dhe më pas në Pensilvani, ndërsa kandidati demokrat Biden do të shkojë në Ohajo. Ndërkohë amerikanët kanë filluar të votojnë në shumë shtete. Pjesëmarrja duket e lartë në Uiskonsin, një shtet fushë beteje, ku në Qarkun Dejn, një bas-tion i demokratëve, numri i fletëve të votimit të dorëzuara është tashmë më shumë se 36 përqind më shumë se sa votat e hedhura në zgjedhjet e vitit

2016 në këtë qark, njoftoi gazeta The New York Times. Stafi i fushatës së Biden po u thotë njerëzve të votojnë herët dhe fizikisht në shtetet që i lejo-jnë ta bëjnë një gjë të tillë. “Po u themi njerëzve të shfrytëzojnë mundësinë e votimit të hershëm dhe të shkojnë të votojnë në qendrat e votimit. Nju Orlins dhe Luiziana filluan votimin e hershëm dje. Po i inkurajoj njerëzit ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Votimi i hershëm është mënyrë shumë e mirë për të votuar fizikisht. Ai pakëson radhët Ditën e Zgjedhjeve”, është shprehur Cedric Richmond, pjesë e stafit demokrat.

Qeveria izraelite miratoi të hënën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Ara-be, ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se kishte biseduar me Princin e Abu Dhabit dhe kishin rënë dakord të takoheshin së shpe-jti. Marrëveshja e paqes, e cila vendos marrëdhënie të plota midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, u arrit me ndërmjetësimin e SHBA.

Rusia tha se do të dëbojë dy diplomatë bullgarë, gati tri javë pasi dy pjesëtarëve të stafit të Ambasadës ruse në Sofje, të akuzuar për spiunim, u është thënë të largohen. Duke e për-shkruar veprimin e Bullgarisë si të pabazë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se e ka thirrur ambasadorin bullgar në Moskë, Atanas Krystin, për ta infor-muar se dy diplomatë, me seli në Moskë, janë shpallur “persona të padëshirueshëm”.

Pavarësisht se ndërkombëtarët dhe qytetarët nuk e njohin rezultatin e zgjedhjeve që nxorën fitues Lukashenkon, Bjellorusia zyrtare vazhdon normalisht e nuk shqetësohet nga protestat e përditshme. Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha dje se presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, duhet të futet në një listë të re sank-sionesh nga Bashkimi Evropian. Sipas medieve të huaja, Maas e dha këtë deklaratë para se të takohej me homologët e tij evropianë në Luksemburg. “Ne duhet ta pranojmë se nuk kemi bërë diçka progres që nga takimi ynë i fundit. Regjimi i Lukashenkos vazhdon të ushtrojë dhunë. Ne jemi duke e parë që në mesin e arrestimeve gjatë protestave janë edhe disa demonstrues paqësorë”, u shpreh ai.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar ditën e djeshme se pandemia e shkaktuar nga korona-virusi i ri mund të kapërcehet më shpejt seç pritet, nëse shtetet i përdorin mekanizmat e duhur. Kreu i OBSH-së paralajmëroi se në rast të kundërt, pan-demia do të vazhdojë për një kohë të gjatë të na ndikojë jetën. “Në rast të se i përdorim si duhet me-kanizmat që ne i kemi në dispozion, mund t’i japim fund së shpejti pandemisë”, u shpreh Ghebryesus, duke shtuar se vaksina mund të jetë gati në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021. Numri i të infektuarve nga koronavirusi i ri deri tani, në rang global duket se e ka kaluar 37 milion, ndërsa ata të cilët kanë humbur jetën janë 1 milion.

Kandidati republikan Donald Trump është shprehur se është tashmë i shëruar nga Covid-19 dhe se është më se i gatshëm ti kthehet aktiviteteve. Trump pretendon se ka rezultuar negativ, ndër-kohë që nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Sean Conley nuk ka ardhur ende një deklaratë zyrtare...

Page 14: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

GAZETA SOT14 E Martë 13 Tetor 2020

.............

k r o n i k e www.sot.com.al

“Konkretisht, bëhet fjalë për 19-vjeçarin me iniciale I. Hasanaj,

banues në lagjen “Tepe”, Shkodër, i cili 6 orë pas atentatit pak metra ku ndodhi sulmi, në vendin e quajtur “Livadhe” ka fshehur motomjetin pa targa me të cilën ka qenë duke udhëtuar ndërsa ka qëllu-ar drejt makinës ku ndodhej Mentor...

Të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe prostitucion, OFL zbarkon në Tiranë, ja kush janë emrat që duhet të deklarojnë pasuritë

Operacioni Forca e Ligjit këtë herë ka zbarkuar në qytetin e Tiranës, teksa tre personave banues në këtë qytet u është kërkuar “ultimatum”, të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, pasi dyshohet se mund ta kenë vënë me veprimtari të palig-jshme. OFL ka bërë publike vetëm inicialet e personave që duhet të plotësojnë formularin. Sipas njoftimit ata janë, G. A., banues në Tiranë, A. K. (Ç.), banues në Tiranë, E. Sh., banues në Tiranë. “Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar

për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdekla-rimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: G. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë; A. K. (Ç.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; E. Sh., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfytëzimi i prostitucionit”, thuhet në njoftimin për shtyp Operacioni Forca e Ligjit. Më tej Operacioni Forca e Ligjit thekson në deklaratën për shtyp se këta individë duhet të përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh. Në njoftim thuhet po ashtu se përgjigjet e marra do t’i dërgohen Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ose siç njihet ndryshe

me inicialet SPAK për veprime të mëtejshme. “Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK, për veprime të mëtejshme. Operacioni Forca e Ligjit është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të vepri-meve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë sub-jekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, mbyllet njoftimi për shtyp nga Operacioni Forca e Ligjit.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraDalin detaje nga dinamika e atentatit në Shkodër

Albiona LIPO

Policia ka zbardhur dje atentatin me armë zjarri ndaj shefit të Policisë

Bashkiake të Malësisë së Madhe, i cili tronditi qytetin e Shkodrës, mes-ditën e së dielës. Burime nga policia bëjnë me dije se dje është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar për këtë ngjarje. Konkretisht, bëhet fjalë për 19-vjeçarin me iniciale I. Hasanaj, banues në lagjen “Tepe”, Shkodër, i cili 6 orë pas atenta-tit pak metra ku ndodhi sulmi, në vendin e quaj-tur “Livadhe” ka fshehur motomjetin pa targa me të cilën ka qenë duke ud-hëtuar ndërsa ka qëlluar drejt makinës ku ndodhej Mentor Hasanaj, babai i tij dhe bashkëshortja. I. Hasanaj, është djali i ish-policit, Arben Hasan-aj, ndërsa bëhet e ditur se edhe pse kanë të njëjtin mbiemër me atë të shefit Mentor Hasanaj, është konfirmuar se ata nuk janë të afërm me njëri-tjetrin. Ndërkohë referuar dësh-misë së të afërmve, rreth motiveve të mundshme për këtë ngjarje, ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me asnjeri. Por ndaj 19-vjeçarit, ka prova që vërtetojnë se ka qenë autori i atentatit ndaj shefit të policisë, Mentor Hasanaj, i plagosur rëndë së bashku me babanë e tij Xhelal Hasanaj, ndërsa shpëtoi mrekullisht bash-këshortja e tij. Njoftimi i policisë, detajet

Lidhur me zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar për atentatin me armë zjar-ri ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, mesditën e së dielës, ka reaguar edhe

policia nëpërmjet një deklarate për shtyp. Sipas saj pak orë pas kërkimeve të bëra në vendngjarje është bërë i munduar identifikimi dhe shpallja në kërkim i një 19-vjeçari me iniciale I.H, i cili dy-shohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës ku mbeti i plagosur rëndë shefi Mentor Hasanaj dhe babai i tij Xhelal Hasanaj, në aksin rrugor Shkod-ër-Malësi e Madhe të rre-thrrotullimi i “5 Heronjve”. “Identifikohet me prova shkencore e biologjike autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur dje më datë 11.10.2020, ku mbetën të plagosur rëndë shtetasit M. H. dhe Xh. H. Shpallet në kërkim 19-vjeçari I. H.

Strukturat e DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokuror-isë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë e profesional, në vijim të hetimeve kanë bënë të mundur identifi-kimin e autorit të dysh-uar, shtetasit I. H. 19 vjeç, banues në lagjen “Tepe”, Shkodër. Ky shtetas, më datë 11.10.2020, në orën 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Mad-he, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve”, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plago-sur rëndë shtetasit M. H. 39 vjeç banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, me detyre përgjegjës i Policisë Bashkiake Malësi e Madhe dhe shtetasin Xh. H., 74 vjeç, banues në Grudë

Plagosja e shefit të Policisë Bashkiake, identifikohet autori i dyshuar, shpallet në kërkim 19-vjeçari

Fushë, Malësi e Madhe, të cilët po udhëtonin nga Shkodra drejt Malësisë së Madhe, me automjetin tip “Skoda”, në pronësi të Bashkisë Malësi e Madhe”, deklaron policia. Policia gjithashtu njofton se, falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe kontrollit të imtësishëm të territorit, shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Livadhe, kanë gjetur motomjetin pa targa, një skafandër dhe sende të tjera që ishin përdorur nga autori i ngjarjes,te cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës. Ndërsa, shërbi-met e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ata të Malësisë së Madhe, vijojnë intensivisht punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si dhe nën drejtimin e Prokuror-isë, strukturat hetimore të DVP Shkodër po vijojnë punën për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja e më shumë se një personi” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Dhunoi nënën e moshuar, arrestohet pas disa ditësh 57-vjeçari nga Saranda

Listës së të arrestuarve dhunë në familje iu shtua edhe një 57-vjeçar nga Saranda, pas arrestimit të tij nga policia. Policia bën me dije se bëhet fjalë për personin e identifi-kuar me iniciale F.M., i shpallur në kërkim, pasi akuzohet se më datë 11 tetor ka dhunuar nënën e tij. Ndërsa, mate-rialet iu referuar Prokurorisë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ndërkohë një rast i ngjashëm është identifikuar disa ditë më parë në qytetin e Tiranës, teksa një 60-vjeçar ka rënë në pranga pasi në rrugën “Kujtim Spahivogli” ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.B., 60 vjeç, pasi në rrugën “Kujtim Spahivogli”, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, deklaron policia.

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 33-vjeçari në PogradecPolicia e Pogradecit ka arrestuar dje një 33-vjeçar pasi

u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm kun-drejt fitimit prej 300 euro secilit. “Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bash-këpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 33 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi i mësipërm, është kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip "Volkswagen", 5 emigrantë të palig-jshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 300 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, deklaron policia.

Tentoi të kalojë kamionin me 20 mijë euro në Kakavijë, procedohet sarandjoti

Një 50-vjeçar nga Saranda është proceduar dje penalisht pasi është kapur duke kaluar me kamion me 20000 euro në Kakavijë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës. "Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip kamion që drejtohej nga shtetasi A. O., 50 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Pol-icisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën personale të shtetasit A. O., 20 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaru-ar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, deklaron policia.

Page 15: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

.............GAZETA SOT E Martë 13 Tetor 2020 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

“Sipas burimeve, fillimisht, ka qenë një grua që ka kallëzuar se

në të dhënat e saj ishte bërë një ndë-rhyrje. Por gjatë seancës 45-vjeçari nga Irani ka mohuar akuzat para gjykatës duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me spiunazhin apo me sulmet...

Me rrezikshmëri të lartë, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër që shpërndante drogë, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Listës së të arrestuarve për prodhim dhe shit-je të lëndëve narkotike iu shtuan edhe dy persona nga Shkodra. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale B. Ç., 22 vjeç, banues në lagjen Guer-rile, Shkodër, i cili njihet si person me precedent kriminal të theksuar në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit. Policia gjithashtu njofton se në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë babai i 22-vjeçarit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij të fundit janë gjetur 277 doza lëndë narkotike cannabis sativa, gati në shitje. “Strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë

dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një person me rrezikshmëri shoqërore që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur e vënë në pranga shtetasit: B. Ç. 22 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër dhe I. S. 25 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, për veprën penale “Pro-dhimi dhe shitja narkotikëve” e kryer në bash-këpunim. Gjithashtu kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin I. Ç. (babai i shtetasit B. Ç.). Arrestimi këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I. Ç., u gjetën 277 doza me lëndë narkotike cannabis sativa”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Policia gjithashtu bën me dije se, gjatë kontrollit

në banesën e personit të identifikuar me iniciale I. Ç. 55 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, u gjet një thikë me dorezë metalike. Ndërkohë një rast i ngjashëm është identifikuar disa ditë më parë në qytetin e Tiranës teksa 4 persona janë proceduar penalisht pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike në doza të vogla. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë kanë evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, është organizuar puna dhe si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi R. T., 22 vjeç dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit I. S., E. D., A. S. dhe A. G. Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar shtetasin R. T., poshtë një pallati në zonën e Laprakës, duke

i shitur lëndë narkotike shtetasve I. S., E. D., A. S. dhe A. G. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. T., Policia gjeti dhe sekuestroi doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë të konsiderueshme parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 aparate celular”, deklaron policia.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra45-vjeçari jetonte me qera në një familje shqiptare që nga janari

Albiona LIPO

Gjykata e Tiranës ka caktuar dje masën e sigurisë “Arrest me burg” për irani-

anin Bijon Pooladrag, 45 vjeç, arrestimi i të cilit u bë para 3 ditësh, pasi akuzohet për spiunazh e sulme kibernetike. Sipas burimeve, fillimisht ka qenë një grua që ka kallëzuar se në të dhënat e saj ishte bërë një ndërhyrje. Por gjatë se-ancës 45-vjeçari nga Irani ka mohuar akuzat para gjykatës duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me spiunazhin apo me sulmet kibernetike. “Isha në shtëpi me qira. Rrija tek rru-ga “5 Maj”. Kam luftuar për lirinë ne Irak, ja mora telefo-nin të zonjës së shtëpisë dhe nuk kam ndërhyrë në rrjet”, mësohet të ketë deklaruar iraniani. Ndërsa nga ana tjetër, prokurori pretendon se ai shfrytëzoi besimin e kallëzueses dhe përmes tele-fonit të saj u fut në rrjet dhe merrte të dhëna. “Sendet që më keni gjetur i kam sigu-ruar në plehra, s’kam lidh-je me çfarë më dyshoni”, ka thënë i arrestuari. Sipas burimeve, mbi 45-vjeçarin rëndojnë katër akuza, ndër-sa mësohet se i dyshuari hyri në Shqipëri në 2016 dhe filloi veprimtarinë kundër anëtarëve të Mek. “Taktika” e cila përdorte ishte komuni-kimi përmes një aplikacioni me persona të tjerë duke u lidhur me numrat e telefonit të shtetasve të ndryshëm. Referuar burimeve, në vijim të taktikës së mirëmenduar, pas këtij veprimi iraniani siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit duke e bërë të disponueshëm në aparatet e tij kompjuterike. Ndërsa gjatë kontrollit, policia mundi të gjejë në banesën e tij tre dokumente identifikimi dhe një sërë dokumentesh të tjera nën hetim,10 karta sim, katër aparate celulare dhe një USB. Iraniani i ndaluar u zbulua në

kuadër të një hetimi të shpe-jtë dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës kriminale.

Si ra policia në gjurmët e 45-vjeçarit?Iraniani Bijon Pooladrag

dyshohet se kishte ardhur në vendin tonë për të përgjuar muxhahedinët që prej vitesh qëndrojnë në Manzë. Sipas burimeve, 45-vjeçari jetonte në një familje shqiptare që nga janari duke paguar qira prej 10 mijë lekësh të rinj. Referuar dëshmisë së tij, ai ka deklaruar se vinte nga Irani dhe ka ardhur këtu në Shqipëri pasi nuk mund të qëndronte në vendin e tij prej regjimit politik. Në vendin tonë ai ka treguar se jetonte

me 300 euro në muaj, të cilat i merrte nga një organizatë iraniane. “Kam ikur nga Irani, sepse atje ndihesha i rrezikuar për jetën. Jetoj me 300 euro në muaj, që marr si asistencë nga një organizatë iraniane”, ka dëshmuar ai. Ndërsa, vajza e vogël e zonjës së shtëpisë ku jetonte iraniani ka parë që disponon adresë personale në Telegram pavarësisht se nuk e ka hapur vetë. Në këto kushte, ajo ka tentuar të komunikojë me motrën dhe kunatin nëse e kanë hapur ata. Më pas, ajo mësohet të ketë gjetur disa biseda në gjuhën iraniane të cilat i ka bërë screenshoot. Por pas tre ditësh bisedat papritur mësohet të jenë fshirë. Në këto kushte, vajza dyshoi te

Përgjonte anëtarët e MEK, gjykata lë në burg iranianin e arrestuar, ja skema se si operonte

45-vjeçari për shkak se bise-dat ishin në gjuhën iraniane ndërsa telefonin e mbante për arsye sigurie. Pra konkretisht, Pooladrag akuzohet se ka hapur një llogari "telegram" duke përdorur numrin tele-fonik të një të njohure të tij shqiptare, pa dijeninë e saj. Më tej, përmes aplikacionit ka bërë komunikime të shumta me shtetas të huaj. Konkret-isht ai akuzohet për veprat penale "përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike", "ndërhyrje në të dhënat komp-juterike", "keqpërdorim të pa-jisjeve" dhe "ndërhyrje në sis-temet kompjuterike". Ndërsa kallëzuesja i ka thënë shtetasit iranian që ta ndihmonte për një vend pune, por ai i është përgjigjur se nuk ka nevojë pasi punon me kompjuter. "I thashë Bijan që ta ndihmoja për një vend pune po ai më tha se nuk ka nevojë pasi punon me kompjuter. Mirëpo unë si pashë asnjë kompjuter, pasi ai kishte një telefon dhe një tablet", ka thënë kallëzuesja në dëshminë e saj. Pooladrag prej një viti jeton në Tiranë, ndërsa po hetohet nga Proku-roria edhe për veprimtari të tjera të paligjshme.

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësoren në ElbasanNjë aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme

në qytetin e Elbasanit, me pasojë vdekjen e një personi. Sipas informacionit paraprak të publikuar nga policia, mësohet se mjeti tip “Golf” me targa AA 441 RT, i drejtuar nga personi i identifikuar me emrin Gentjan Haskurti, ka goditur për vdekje një këmbësore, e cila ka qenë duke kaluar rrugën. “Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.A., banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur një shtetase e cila ishte këmbësore dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia.

Vjedhje dhe shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë, në pranga 3 persona

Vetëm 24 orët e fundit Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar 3 persona, njëri prej të cilëve ishte në kërkim. Sipas policisë, dy prej të arrestuarve akuzohen për vjedhje, ndërsa tjetri për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. “Special-istët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin: H., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, më datë 10.09.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisari-atin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit: M., 21 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr.16, Durrës, i kanë vjedhur aparatin celular shtetasit M. K”, deklaron policia.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, shtyhen afatet hetimore

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dje shtyrjen me tre muaj të hetimeve të dosjes së tentativës për vrasje të prokuror-it të Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoja. Sipas burimeve, në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, SPAK ka kërkuar shtyrje pasi ka nevojë për hetime të tjera më të thelluara, një kërkesë e pranuar nga gjykata. Ndërkohë, aktualisht për këtë çështje është nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, Redjan Rraja dhe personi i dytë i dyshuar si bashkëpunëtor në krim, Arjol Halilaj. Atentati ndaj prokurorit Ndoja ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar, ku për pasojë ka mbetur i vdekur Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja, i cili u nda nga jeta pesë ditë pas atentatit në Spitalin e Traumës në Tiranë. Arjan Ndoja, shënjestra e atentatit në Durrës, është prokurori që u vu në qendër të vëmendjes së opinionit publik, pas u shigjetua nga kreu i ekzekutivit, Edi Rama dhe zv.kryeministri, Erion Braçe, për lidhje me krimin e organizuar.

Page 16: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

GAZETA SOT16 E Martë 13 Tetor 2020

.............

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Pirro PRIFTI

Një nga problemet me shqetësuese të këtij vendi janë migracioni dhe dëshira për t’u minoritarizuar. Në censusin e vitit 2011 krahas

popullatës u vu re tendenca për të bërë mi-noritete. Në 2015 qeveria ka propozuar në mbledhjen e fundit projektligjin "Për Mbro-jtjen e Pakicave Kombëtare", duke i bërë një shtesë minoriteteve që Shqipëria njeh zyrtarisht si pakica kombëtare. Kështu sipas ligjit, pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe. Ajo që bie në sy është se 3 prej minoriteteve që do të njihen si pa-kica kombëtare janë me popullsi sllave ku përfshihen pakicat (maqedonase, malazeze, serbe). Ndryshimi është se me ligjin e vjetër minoriteti grek, minoriteti maqedonas dhe ai serbo-malazez njiheshin si minoritete etnike kombëtare, ndërsa vllahët dhe romët si mi-noritete etno-gjuhësore, ndërsa boshnjakë dhe egjiptianët si komunitete. Shqipëria zyrtarisht me 8 pakica kombëtare, 3 prej tyre sllaveMinoriteti grek, 24. 243 (individë)Minoriteti maqedonas, 5. 512Minoriteti malazez, 366Minoriteti arumun (vllah), 8. 266Minoriteti rom, 8. 301 (http://www. respublica. al/, 12 Prill, 2017).

Nga ana tjetër, kemi emigracion të madh pas vitit 1990. Shqipëria ka patur një ulje të popullsisë që pas viteve ‘90. Jo vetëm që popullsia banuese ka pësuar rënie nga 3. 182. 417 në vitin 1989 në 2. 800. 138 në vitin 2011, por kemi dhe zhvendosje te popullsisë drejt qyteteve kryesisht Tiranë, Durrës, por edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Tirana si prefek-turë është bërë 1 milion banorë, Durrësi rreth 500. 000 banorë, pra në dy këto qytete është gjysma e popullsisë. Në total pas vitit`90 e deri më 2001 kanë ikur 1. 4 milionë banorë nga Shqipëria duke përfshirë edhe lindjet jashtë shtetit. Emigracioni i popullsisë jashtë vendit nga viti 2001-2011 ishte 371. 386 njerëz, por janë kthyer 110. 215. Sidoqoftë nga viti 1990 e më sot numri i shqiptarëve në Greqi është 677. 000 njerëz, në Maqedoni janë rreth 90. 000 njerëz, (http://www. instat. gov. al/media/3078/ migracioni_ne_shqiperi. pdf), në Itali janë 497. 761 njerëz (http://www. shqiptariiitalise. com/te-ma-mergimi/tema-mergimi/tema-mergimi/em-igracioni-shqiptar-dhe-problemet-e-tij-sociale. html), rreth 50. 000 janë në Angli, rreth 50. 000 në SHBA, e po aq në Francë, Gjermani,, e më pak në Belgjikë Hollandë, etj. Gjithashtu ka lëvizje të mëdha dhe në kthim. Po kështu pas vitit 2013 e deri më sot, kanë ikur rreth 300. 000 njerëz dhe janë kthyer rreth 110. 000 njerëz. Shkaqet janë të ndryshme. Deri në vitet 2011 shumica ikën për shkaqe ekonomike, por edhe për azilkërkim ( politike, hakmarrje, probleme me ligjin shqiptar). Pas viteve 2011 e deri më

sot kanë ikur jo vetëm për shkaqe ekonomike për janë larguar dhe familje dhe njerëz me të ardhura të mira në Shqipëri, për shkaqe nga më të ndryshme si jetesë më e mirë. Interesant është fakti se në burgjet jashtë shtetit ka më shumë shqiptarë sesa vendet e tjera në raport me popullsinë. Këtë problem e kanë ngritur Anglia dhe Holanda kryesisht duke akuzuar shqiptarët si trafikantë droge dhe prostitucio-ni. Kjo të kujton disa thënie të disa drejtuesve europiano-perëndimore në të kaluarën pra në shekujt e kaluar se, shqiptarët i thërrisnin si mercenarë meqenëse ata ishin mizorë kur luftonin. Pra, çpo ndodh në Shqipëri? Kush po e nxit largimin: Qeverisja e keqe gjatë këtyre 30 viteve? Antishqiptarizmi? Gjendja ekono-mike e keqe? Gjendja politike e pastabilizuar? Mungesa e një sistemi shëndetësor cilësor dhe jo të korruptuar? Pensionet e vogla? Pagat e ulta? Korrupsioni? Globalizmi? Dëshira për të qenë “më katolik se Papa” në raport me vendet e tjera, në zbatimin e të drejtave dhe lirive të njeriut? Apo ndikimi politik i fqinjëve për të shpërbërë Shqipërinë? Një risi është dhe dëshira për t’u minoritarizuar brenda vendit. Dëshira për t’u bërë diçka që nuk jemi, qenka e madhe tek shqiptarët. Dikush e ndjen veten bullgar, dikush maqedonas, dikush grek, dikush italian dikush rom, dik-ush, serb, dikush amerikan, dikush kanadez, e dikush tashmë- arumun. Është dëshira për kthim tek tradita e të parëve apo dëshira për të marrë një pashaportë të huaj, apo dëshira

për t’u ndjerë i huaj në vendin tënd? Për të thënë se nuk jam shqiptar, prandaj mund të bëj ç’të dua dhe të mos më ngacmojë njeri se jam i huaj në vendin tim. Të gjitha nga pak. Shqiptarët sidomos pas ‘97, patën dëshirë për t’u larguar për pak nga të gjitha nga ato që u thanë më sipër, por mendoj se keq-qeverisja dhe pagat e vogla janë shkaqet kryesore kra-has të tjerave. Një veçori e shqiptarëve mbetet sidomos dembelizmi, e cila është e trashëguar që nga koha e perandorisë osmane sepse një pjesë e mirë e familjeve shqiptare kanë qënë që pas Pavarësisë dhe nga koha e Zogut kanë qenë pjesë e superstrukturës së perandorisë osmane, të cilët nuk ishin mësuar të punonin. Kjo tregon dhe paradoksin që ka punë të thjeshta, por nuk duan të punojnë madje as të rinj të zonave rurale, por preferojnë ose të rrinë kot me pretekstin “se po punuan pag-esa është e vogël”. Kjo është dhe arsyeja që kërkojnë të shkojnë jashtë vendit, por për fat të keq një pjesë i hyjnë rrugës së krimit, për t’u pasuruar shpejt. Së fundmi kjo tendencë e largimit është në të gjitha vendet e Ballkanit dhe në vendet e ish bllokut socialist, mendoj se për të njëjtat arsye. Shpresojmë se hapja e fronteve të punës në Shqipëri, rritja graduale e pagave, stabilizimi i rendit, megjithë grindjet politike, pandeminë, tërmetet, do të arrijnë të realizojnë migracionin e jashtëm. Përsa i përket migracionit të brendshëm, problem i madh mbetet pronësia, e cila duhet të gjejë zgjidhje njëherë e mirë.

Nga dëshira për emigracion tek dëshira për t’u bërë minoritar në Shqipëri

Nga Skënder Sadri KAPITI

Të thuash se nuk është vetëm Ka-dare, por ka edhe shqiptarë të tjerë dijetarë, shkrimtarë, artistë, filozofë e intelektualë të tjerë të aftë dhe

meritorë për kandidat për çmim Nobel, kjo nuk është herezi, por përkundrazi është realitet dhe krenari e madhe kombëtare, pasi kombi ynë shpirtmadh ka të tillë dhe nuk është vetëm një apo vetëm disa. Kur Kadare e shikon se prej shumë e shumë vitesh atij nuk i jepet Nobel-i, ai vetë nëse ka lexuar ndonjë shkrimtar shqiptar, ai për modesti intelektuale duhet që të iniciojë e t’i thotë Akademisë së Shkencave që të propozojnë edhe ndonjë tjetër shkrimtar, bashkëkombës të tij si kandidat për Nobel. Sikur të kandidojnë edhe shkrimtarë të tjerë shqiptarë kjo do të ishte edhe shumë më mirë edhe për vetë Kadarenë. Kjo sepse në qoftë se do të ketë edhe kandidatë të tjerë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedo-nia e diaspora, komiteti që akordon çmimin Nobel do të ishte nën presion dhe i detyruar që Kadaresë apo ndonjë shkrimtari tjetër shqiptar t’i akordonte Nobel-in, ashtu si është shumë më mirë që sa më shumë edhe sportistë shqiptarë të marrin pjesë në kam-pionate e olimpiada sportive europiane e botërore, ashtu sikurse që po na krenojnë jo vetëm një, por edhe shumë xhudiste, bok-siere, artiste e këngëtare të mrekullueshme shqiptare me famë botërore. Mos të rrimë e vetëm të presim e shpresojmë se vetëm me Kadarenë të konkurrojmë, të mos kufizo-hemi e të mos izolohemi, sepse shqiptarët dhe letërsia shqipe nuk ka vetëm Kadarenë kandidat për Nobel, pasi ka edhe shqiptarë të tjerë që meritojnë të kandidojnë. Duhet të hulumtojmë e të kërkojmë për poetë e

shkrimtarë shqiptarë që fatmirësisht ka me bollëk Shqipëria, Kosova dhe diaspora, por që duhet të zgjohemi dhe t’i bëjmë të dëg-juar e të njohur botërisht kundër egoizmit dhe xhelozisë së atyre që vetëm veten e vlerësojnë duke injoruar e neglizhuar dhe mos lejuar që meritorë të tjerë të dëgjohen e të konkurrojnë. Mos të mendojë askush se bota, shtetet dhe institucionet e shteteve dhe ato globale janë krejtësisht të pakor-ruptuara dhe të pandikuara nga interesat. Edhe nëse vlerësohesh nga institucionet ndërkombëtare apo edhe prej atyre të shteteve specifike për merita e kontribute ato kalojnë në një filtër të rreptë ku nuk mungojnë as paragjykimet, ndikimet dhe preferencat e interesat e tyre dhe të atyre të më të “fortëve”.

Çdo shqiptar do të ndjehej krenar në fund të fundit për cilindo shkrimtar shqiptar që do të vlerësohej e nderohej edhe me çmimin Nobel në letërsi apo edhe në çdo fushë tjetër. Kadare, ka vite e vite që kandidon për çmimin Nobel, ku pothu-ajse ai për këtë ka gjithë mbështetjen dhe dëshirimin e të gjithë elitës intelektuale dhe të të gjithë kombit shqiptar. Mirëpo nisur nga ato dhe duke gjykuar se çmim Nobel u është akorduar edhe serbit shovinist dhe antishqiptarit Ivo Andriq, si dhe himnizue-sit të gjenocidit dhe të vrastarit e kriminelit Millosheviç, austriakut Handke, vjen edhe logjikshëm se vlerësimi dhe mosdhënia e Nobel-it për Kadarenë bëhet për shkak të qenies shqiptar të shkrimtarit, ku atij nuk po i bën fajde dhe as efekt madje as para-qitja e tij si islamofob deri në fanatizëm.

Duke e krahasur Kadarenë të paktën me shembujt e mësipërm si Andriq dhe Handke, Kadareja e meritonte shumë ma parë dhe më me meritë se ata Nobel-in.

Kjo është arsyeja e parë. Ndërsa arsyeja e dytë pse Kadaresë nuk i jepet çmimi Nobel është fakti se për Kadarenë “fatkeqësisht” si shkrimtar “i madh” ai u bë si shkrimtar i realizmit socialist, duke lavdëruar e himnizuar antiimperializmin perëndimor, stalinizmin dhe Stalinin deri në Baba, ideologjinë e “vlerave” komuniste, revolu-cionin antihuman kulturor maoist kinez, ateizmin, diktatorin shqiptar Enver Hoxha dhe luftën e klasave në Shqipëri. Për No-bel është paksa e vështirë që të nderohen shkrimtarë të tillë sado profesionistë që të jenë, por të cilët i kanë shërbyer ideolog-jive, kulturave dhe politikave kërcënuese antihumane dhe antiperëndimore, pra atyre shkrimtarëve, artistëve e të tjerëve të cilët edhe pse bëhen mohues dhe konvertohen edhe kundër vetvetes së tyre, pra atyre të cilët “pishmanohen” sa herë që ndryshojnë rrethanat e që përshtaten dhe përpiqen që të duken ndryshe duke menduar se tashmë do të nderohen dhe respektohen edhe nga ata të cilët më parë janë kritikuar, akuzuar dhe urryer dikur dhe në rrethanat e dikurshme prej tyre. Jo se nuk është kandidat i denjë për të marrë Nobel-in, por edhe nuk ka pse të monopolizohet propozimi për kandidat vetëm te një individ, pasi ka edhe të tjerë shkrimtarë e poetë shqiptarë që meritojnë të kandidojnë. Dhe një gjë e tillë nuk është se do ta “dëmtonte” Kadarenë, por përkun-drazi në botë do të rritej imazhi intelek-tual, artistiko-letrar e kombëtar shqiptar. Pavarësisht se bota edhe ajo e qytetëruar madje, duket sikur është moderne, e vërtetë, e paanshme dhe e lirë e demokratike kur-rë ajo nuk mund të shkëputet tërësisht nga politika, ideologjia, paragjykimet dhe vlerësimet mbi baza etnie, fetare, racore dhe prej interesave të tyre. Komiteti i

dhënies së Nobel-it përveç vlerave artistike të letërsisë ata çmojnë edhe ato të paraqitjes së shpirtit të popullit nga vjen ai shkrimtar që pretendon për Nobel-in. Për këtë, Kadare ka deficite. Dhe këtu mund të përmendim se më i merituar për çmimin Nobel është shkrimtari i madh Gjergj Fishta, vepra e të cilit ka vlera të larta artistike dhe thellësisht shpirtërore shqiptare. “Lahuta e Malcis” ka vlera të gjithanshme artistike, letrare, patri-otike dhe estetike. Vepra e tij është vepër realiste, e cila e përshkruan shqiptarin e vërtetë si është, virtytet e tij të larta, bur-rërinë, por edhe gabimet duke e porositur orientimin e tij kah qytetërimi europian si dhe edukimin për unitetin dhe me krenar-inë e përkatësinë kombëtare. Fishta është shkrimtari i parë shqiptar i nominuar për çmimin Nobel.

Po kështu një tjetër shkrimtar i cili për mendimin tim meritonte të nominohej për Nobel-in është edhe Jakov Xoxa me veprën e madhe të tij “Lumi i vdekur”, shkrimtar i cili është më i madhi prej të gjithë shkrimtarëve realistë, pasi asnjë tjetër si Xoxa nuk ka depërtuar aq thellë në shpirtin e karakterin e njeriut dhe që e përshkruan aq madhërishëm vuajtjen, por edhe nderin, krenarinë dhe bur-rërinë e shqiptarit. Për këto shprehet edhe opinioni publik dhe ai intelektual, por të cilëve nuk u jepet mundësia për t’u deklaru-ar në media, pasi ato janë të zëna e të cilat promovojnë atë se çfarë mediat e politika e ditës dhe interesat e tyre dëshirojnë. Kudo ka kritikë, ndaj kujtdo sado profesionistë dhe i aftë që të jetë letrari apo artisti, por akoma në Shqipëri ka fanatizëm dhe idhu-jtari. Prandaj është detyrë kombëtare që të zbulojmë, të hulumtojmë dhe të gjejmë e të mbështesim edhe kandidatë të tjerë që meritojnë të kandidojnë për Nobel.

Jo vetëm Kadare, por ka edhe shqiptarë të tjerë kandidatë për Nobel

Page 17: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

.............GAZETA SOT E Martë 13 Tetor 2020 17

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z eNga Besi BEKTESHI

Ka qenë dikur modë bashkimi i yjeve të kinemasë, muzikës ose ata të basketbol-

lit apo futbollit amerikan në fushatat elektorale për partitë respektive dhe presidentët e zgjedhur prej tyre. Po dhe në Europë disi megjithëse më pak, shumë më pak, sepse kontinenti i vjetër është shumë i qartë mbi për-dorimin që bën politika. Dikur është bërë ndonjë gjë e tillë të animit të individëve yje të artit dhe sportit e kulturës në përgjithësi si pjesëmarrje edhe direkte, por kryesisht në dalje për fonde dhe mbështetje se sa në kalvarin e rrugëve dhe udhëtimeve për të bërë fushatë. Sigurisht që dhe artistët dhe sportistët kanë një besim politik. Nuk ja mohon kush. Por sot është disi i vështirë që një artist të prononcohet kaq shumë, të futet kaq thellë të bëhet kaq i "militantizuar politik". Në fillimet e demokracisë te ne u futën shumë aktorë të famshëm edhe deputetë sidomos nga Partia Demokratike dhe nuk munguan dhe shkrimtarë artistë dhe shumë plot të tjerë. Po ashtu dhe në PS. Absolutisht të gjithë kanë dalë të zhgënjyer. Janë përgojuar dhe janë bërë "jo të pastër" në biografinë e tyre njerëzore për faktin politik si pjesë e lojës së saj në "demeko-demokracinë" tonë. Kemi pranuar lojën e tyre në teatër dhe kinematografi, por kurrë më vonë lojën në politikë. Janë ndarë keq nga publiku që i kishte idhuj në profesionin e tyre të artistit. Po ashtu dhe të sportistit. Nuk është se kanë fituar gjë artistët e mëdhenj përveç zhgënjimit dhe trajtimit të kulturës dhe artit nga njëra qeverisje

Çfarë "fitojnë" artistët, sportistët kur përdoren politikisht!në tjetrën akoma më keq, akoma më për dreq. E sigurisht nuk kanë qenë të zotë të ndreqin asgjë. Absolutisht tragjikja më e madhe është Teatri Kombëtar ku shikohet se çfarë ju ka bërë politika artistëve që merren me politikë. I ndau dhe i përçau në mënyrë tragjike dhe ju prishi dhe teatrin në fund fare, mbasi jua kishte lënë me minj dhe kalbësira qëllimisht. Sot dikush nga ata të teatrit i bashkohet politikës, por absolutisht tregon se kauza e drejtë e tyre është tashmë e shtrembëruar politikisht. Por po vazhdoj idenë për dikur sepse politika i la me paga qesharake dhe i trajtoi si artin dhe kulturën për faqe të zezë. Të gjithë duke filluar nga Berisha dhe mbaruar te Rama. Brezi i lartë i dikurshëm që bëri famë në diktaturë dhe vazhdoi inercinë në demokraci u trajtua keq, u bë si një bisht i politikës sidomos në teatrot dhe trupat e tyre në rrethe të cilat si dikur u kthyen në organizata partie kot fare pa kuptim, si të ishte qeverisja idiote lokale. Jo të gjithë sigurisht. Ndërkohë u lanë me paga urie dhe u sabotua edhe kreativiteti dhe fama e tyre. Ata u përdorën dikur ideologjikisht në diktaturë dhe në demokraci politikisht, kush nuk e kishte kuptuar se kur arti dhe kultura përzihen me politikën bëhen pis deri në keqardhje. Sot po afrohen te politika veset e kulturës së re artis-tike. Po afrohen vajza dhe gratë që nuk kanë bërë asgjë për atdheun, as artin, as shoqërinë,

përveçse kanë futur lekët, dollarët dhe eurot në xhepat e tyre. Po bashkohen me partitë sidomos në Tiranë dhe kryesisht me PS-në e lalit të fiqve - gra që kanë bërë vetëm fëmijë dhe as ju ka zënë ndonjëherë punë dora. Që nuk kanë asnjë dhunti përveç lidhjes me të pasur dhe firma të mëdha me euro dhe fitime. Vajza që talentin e kanë te këmbët jashtë dhe këngëtare që marrin euro në dasma dhe evente për të "rruar euro". Sportistë të dështuar tashmë dhe aktorë dhe aktore që kanë marrë "Mjeshtra të Mëdhenj" nga delirantë pres-identë politikisht të rrënuar dhe dështuar. Tani të tillë tipa bashkohen me PS dhe PD për të bërë fushata elektorale dhe bërë politikë. Ky është dhe turpi i madh i një politike të tillë të rrufjanosur thellësisht dhe praktikisht e gjitha. Të tillë artistë sot fitojnë më tepër se sa ata talentet e dikurshëm që u futën për kauzë demokracie nga që nuk e kishin kuptuar se "demokracia në Shqipëri është një eufemizëm". Por nuk kishin faj, kështu nuk dinim pothuaj të gjithë përveç demonëve krim-inalë të korrupsionin 30-vjeçar në Shqipëri. Të sotmit përafrohen me PS dhe sidomos PD, me LSI apo ndërrojnë rolet herë te njëra dhe herë të tjetra, për të përfituar copa korrupsioni. Pranojnë të bëhen kryetar bashkie, duke qenë çunakë në art dhe akoma më shumë në politikë. Afrohen për të përfituar njerëz që nuk kanë asnjë talent real dhe sigurisht ju rritet rroga se sa fama si kërkesë

imediate. Afrohen problematikë lëtyrë që thithin me gojë dhe hundë bar dhe të humbur artistikisht nga pandemia, të mbetur pa asnjë "kryq leku" si pasojë se nuk dalin dot në treg. Po pra dhe ju duket më i sigurtë tregu i lali Erit, PD dhe LSI-së. Përdorimi politik i artistëve, letrarëve dhe njerëzve të kulturës, është fatkeqësi kombëtare. Të tillë njerëz tregojnë dy gjëra: e para se nuk plotësohen dot (as profesionalisht as me euro) me talentin dhe madhësinë e tyre kulturore dhe duan një ndihmë nga politika dhe e dyta trego-jnë se janë shumë shterpë, pa asnjë të dhënë dhe pa asnjë talent. Sepse përndryshe duhet të ishin larg politikës së sotme me mijëra km vjet dritë larg. Duhet të urrenin partitë politike dhe prodhimin e tyre politik deri më sot. Duhet të urrenin veprimin fatal anti demokraci të tyre mbi shoqërinë shqiptare. Të tillë të përdorur, kanë të gjithë të drejtën të përdoren, por sig-urisht kjo gjë nuk është në të mirë të famës së tyre artistike dhe kulturore. Kjo mund të jetë e mirë për xhepin e tyre. Por asgjë më tepër se sa kaq. Në fund të fundit, ata me sa duket xhepin kanë menduar dhe prandaj në fund, mund të them se jo vetëm përdoren, por dhe e përdorin politikën, duke u bërë fajtorë të plotë bashkë me të. Këtë po që e fitojnë. Po po, njerëzit e artit dhe kulturës apo sportit, sot pikërisht këtë fitojnë kur përdoren nga politika.

Nga Kastriot ALIAJ

Nëse ka një popull në Ballkan, që q ë n d r o n m e kokën lart para

historisë, ky është dhe mbetet kombi shqiptar, gjë për të cilën jemi dhe do të mbetemi krenarë. Këtë përcaktim dhe vlerësim me nota përveçuese pozitive, nuk e themi ne shqiptarët, për të treguar se kush jemi, por shumë studiues, shkencëtarë, politologë, drejtues shtetesh potencialë, që janë bazuar në etnogjen-ezën, kulturën, etnotipin, karakterin dhe respek-timin e të drejtave të çdo kombi. Shqiptarët gjatë gjithë bashkëjetesës historike me fqinjët dhe më gjerë, nuk janë bërë kurrë protagonistë të ekzor-cizmit të urrejtjes, të nxitjes dhe krijimit të konf-likteve me fqinjët, por kanë qënë dhe janë modeli i bashkëpunimit dhe bashkëjetesës në paqe e fqinjësi të mirë. Këto virtyte përveçuese, ne i kemi respektuar dhe mbrujtur gjatë gjithë historisë, sepse jemi një popull që në momente kulmore të historisë kemi demonstruar vlerat më të mira. Ndër to do t’u kujtonim fqinjëve se në Luftën e Parë Botërore, kur ushtritë aus-tro-hungareze dhe ajo serbe, ndodheshin në prag të katastrofës, populli ynë u hapi dyert për të mos vdekur urie dhe për t'i shpëtuar ashpër-sisë së dimrit dhe sëmundjeve epidemike. Por fatkeqësisht e kundërta ka ndodhur me fqinjët tanë, të cilët nuk na kanë respektuar dhe kon-sideruar si një komb autokton në trojet tona të lashta sa vetë historia. Kështu ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë, me fqinjin tonë verior Serbinë. Me gjithë ndryshimet që kanë ndodhur në Ballkanin Perëndimor, pas rënies së perdes së komunizmit në Europë, përveç Serbisë popu-jt e këtij rajoni janë të ngazëllyer dhe ndërgjeg-jësuar, se e vetmja rrugë për prosperitet demokratik, është bashkëpunimi dhe integrimi. Këto dukuri që po ravijëzohen edhe në këtë rajon problematik, si pjesë e munguar për

shumë dekada nën regjimet totalitare, janë një transformim edhe për serbët, që nuk e kanë njohur kurrë paqen, stabilitetin dhe mar-rëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Kjo ka ndodhur dhe fatkeqësisht vazhdon të jetë një realitet i hidhur për shoqërinë serbe, e cila është një qenie e ngritur dhe ushqyer gjatë gjithë historisë, që nga zbritja në Ballkan (Iliri), mbi një mentalitet mitesh e gënjeshtrash. Aq shumë u referohet historiografia serbe filozofisë së miteve dhe gënjeshtrave, sa që e kanë ngritur atë në ide-ologji sunduese. E brenda kësaj filozofie serbët jo vetëm kanë ngritur dhe ushqejnë ekzocimin e urrejtjes, por kalojnë edhe në fyerje nga më të rëndomtat, që ne shqiptarët nuk impresionohe-mi nga ky leksik absurd, sepse e njohim mirë historinë me bëmat e tyre kundër nesh dhe popujve të tjerë të rajonit. Serbia nuk ka patur kurrë qasje, për historinë e vërtetë të saj, që me pushtimin dhe shkatërrimin e qytetërimit Ilirik në shek. e VI-VII-të. si dhe fushatat e saj në të hapësirën e këtij gadishulli, për të vendosur dhe instaluar ligjet barbare të sundimit mbi popullin autokton shqiptar. Megjithëse u përpoqën jashtë mase deri në shek. e XIV-të, nuk mundën t'i shfarosnin shqiptarët, sepse banori i rrënjës nuk mund të largohet, sado represion të ushtrohet mbi të, ashtu siç ka ndodhur historikisht deri në fund të shek. XX-të. Por ne shqiptarët që jemi ballëlartë përpara historisë, do t'u thoshim jo vetëm serbëve, por edhe Europës indiferente për vendimet e turpshme kundër kombit shqiptar, se në Ballkanin Perëndimor janë 6 juridiksione, të ngritura mbi trojet e Shqipërisë etnike. Këto ju-ridiksione janë bërë shtete, aty ku qëndrojnë sot mbi etnitë e pushtuara shqiptare dhe banorët e tyre. Shembulli më tipik që i rezistoi represionit serb është Kosova, e cila më në fund u shpall shtet i pavarur, duke i dhënë fund historisë së dhimbshme nën sundimin serb, me gjenocide, masakra, përdhunime, shfarosje e lëvizje masive, nga territoret e saj, që dikur quhej Dardania Ilir-ike. Një nga dëshmitë e shumta është mon-struoziteti i manastirit të Deçanit, ku paramili-tarët serbë stërviteshin dhe ndërmerrnin

inkursione shfarosëse mbi popullsinë e pambro-jtur të Kosovës. E për të gjitha këto, duke mos renditur retrospektivën e zezë të historisë së marrëdhënieve të mëparshme, serbët nuk kanë bërë as gjestin më human, për t'i kërkuar falje popullit shqiptar për fatkeqësitë që i kanë shkak-tuar. Nuk gabojmë aspak kur u drejtohemi me parafjalën ju, sepse me gjithë ndryshimet që kanë ndodhur në Ballkanin Perëndimor, ju nuk arrini dot t'i largoheni mentalitetit dhe psikologjisë ultranacionaliste, që ju mundon prej shekujsh, duke qëndruar në këtë rajon si një "detashment ushtarak" i hedhur në prapavijë të kundërshtarit. Me gjithë përpjekjet që ka bërë diplomacia for-male dhe e fjetur e BE, si dhe qëndrimet kon-struktive të Shqipërisë, për normalizimin e marrëdhënieve në këtë rajon, ju nuk kini dhënë kurrë shenja kthese sepse nuk merrni dot asnjë vendim pa folur diplomacia moskovite. E meg-jithatë Europa me heshtjen e saj, nuk ka mundur t'u thotë hapur, se jeni ju ata që u kini vjedhur dhe përdhunuar shqiptarëve tokën, historinë, mitet, monumentet, varret, kishat, manastiret dhe gjithçka që ka qenë dhe mbetet autentike e tyre. Se sa seriozë dhe të besueshëm janë politikanët serbë në deklaratat e tyre, mjafton të përmendim një nga thëniet e ish-presidentit Nikolic, i cili është shprehur: "Serbia është e përkushtuar për stab-ilitetin dhe paqen në rajon". Por ky deklarim e bën edhe më qesharak, kur ai karikon mbështetësit e tij të nacionalizmit ekstrem duke thënë: "Serbët preferojnë të jetojnë në varfëri dhe nuk heqin dorë nga Kosova, e cila prej nesh duhet të ketë një autonomi substanciale". Me këto ide dhe këtë filozofi qesharake, ju zotërinj "antro-pologë" serbë, kini ndërmarrë fushatën më të turpshme diplomatike, duke bredhur nëpër botë deri në ishujt më të largët në oqeanin Paqësor, për të mos njohur shtetin e Kosovës, apo më keq akoma tërheqjen e njohjes së saj. Por serbët nuk shohin më shumë se përtej vetës së tyre, të mbër-thyer nga demagogjia e miteve dhe gënjeshtrës. Ata nuk duan ta pranojnë se shqiptarët i njohin rregullat dhe ligjet e të drejtës ndërkombëtare, po aq sa dhe aparati diplomatik i gënjeshtrave

Nuk impresionohemi nga leksiku fyes i "antropologëve" serbë

serbe. E drejta ndërkombëtare përcakton saktë, kushtet e njohjes dhe respektimin e të drejtave të një shteti. Njohja e pavarësisë është një akt unilateral, i kryer nga një subjekt i veçantë, nëpërmjet të cilit merret një qëndrim, mbi një situatë të dhënë faktike ose të së drejtës. Njohja e një shteti o ju diplomatë serbë, ka valencë poli-tike, duke dëshmuar vullnetin e shteteve preek-zistuese, që mbajnë marrdhënie me shtetin e njohur. Ajo del nga pikëvështrimi juridik, që procedojnë në këtë mënyrë se ekzistojnë kushtet, nga e drejta ndërkombëtare për formimin e shtetit të ri. Nëse i shihni gjërat në këtë projek-sion, nuk mund të flisni dokrra, kur njohja prod-hon një efekt përjashtues. E të gjitha këto profe-ci flasin për një histori të shumëpërfolur tullumbacesh, që përbëjnë një mungesë të madhe realiteti, balance, paanësie e kuptimi aq sa deklaratat, fyerjet banale, bazohen në parag-jykime dhe parakushte. Si falsifikatorë të histor-isë, të gjitha humbjet dhe dështimet i deklarojnë në çdo ritual përkujtimor si fitore, por për serbët mekanizmi i falsifikimit nuk përbën ndonjë dëm moral, sepse të gjitha ngjarjeve u kanë veshur mite që nuk përbëjnë asnjë vlerë historike. Për të qenë më konkretë po marrim disa shembuj nga mesjeta e luftërave të tyre, ku nuk kanë qenë kurrë fitues por humbës. Nga këto beteja do t'u kujtonim atë të Galipolit 1312, të Stefanianës 1344, e lumit të Maricës 1364, beteja e parë dhe e dytë më 1371 e cila ishte një përpjekje e koali-cionit Ballkanik, për të rimarrë territoret e push-tuara nga osmanët, e cila u pasua nga ajo e Savrës më 1385. Ata kanë spekuluar edhe me betejën e Fushë-Kosovës, për të përligjur të drejtën his-torike mbi këtë treve. Por Serbinë nga psikolog-jia e mekanizmave të miteve e gënjeshtrave, do ta çlirojë vetëm bashkëpunimi i vërtetë, i bazuar në normat ndërkombëtare të fqinjësisë dhe kon-tributit për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Kjo do të bëjë të mundur largimin nga psikologjia e urrejtjes, nga psikozat e së kaluarës që janë shprehje e tribuve të egra Molohu. Paqja në Ballkanin Perëndimor nuk vjen nga veprimet diplomatike qesharake, por nga bashkëpunimi dhe respektimi i të drejtave ndërkombëtare të cilat Serbia duhet t'i bëjë pjesë të edukimit për brezat për t'u mësuar historinë e vërtetë. Ajo nuk duhet t'u mësojë historinë e Karagjorgjevicëve e të Millosheviçëve, por perëndinë e njerëzimit, që është për të gjitha tributë, që predikojnë paqe e stabilitet. Kur fëmijët serbë do të mësojnë his-torinë e vërtetë, atëherë për Serbinë nuk do të ketë vetëm ç’armatim moral, por edhe material.

Page 18: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

GAZETA SOT18 E Martë 13 Tetor 2020

.............

Me gjithë zhurmën e madhe që bëjnë dhe meg-allomaninë mediatike sipërfaqësore që i karak-terizon, institucionet tona vazhdojnë të ngelen

shumë pas konceptimit Europian të ruajtjes dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturore...

k u l t u r e www.sot.com.al

Dita e konservimit dhe restaurimit, arkitekti thotë se institucionet nuk treguan interes

zhurmën e madhe që bëjnë dhe meg-allomaninë mediatike sipërfaqësore që i karakterizon, institucionet tona vazh-dojnë të ngelen shumë pas konceptimit europian të ruajtjes dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturore”, shprehet arkitekti i njohur Kliti Kallamata.Vlerat e trashëgimisë pranë njerëzve

Java që i parapriu Ditës Europiane të Konservimit dhe Restaurimit sipas dr. Kliti Kallamatës rekomandohej nga Komisioni Europian, që të vinin sa më pranë njerëzve historia dhe vlerat e trashëgimisë kulturore. “Kjo javë, 5-11 tetor 2020, që i parapriu kësaj dite, re-komandohej nga Komisioni Europian që, nëpërmjet të gjitha institucion-eve kulturore, trashëgimia kulturore, historia dhe vlerat e përbashkëta të Europës të vinin sa më pranë njerëzve, kryesisht brezit të ri, duke nxjerrë në

pah tema të veçanta në konservim e restaurim, të cilat janë të rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë kulturore eu-ropiane. Për shkak të situatës covid-19 rekomandohej gjithashtu të kishte një angazhim maksimal sidomos të me-diave virtuale. Dhe vërtet, gjatë gjithë kësaj jave, të gjitha mediat virtuale të institucioneve kulturore europiane, që merren direkt apo indirekt me kon-servimin dhe restaurimin, trajtonin çdo ditë problematika të ndryshme të këtyre fushave”, shprehet në reagim të tij arkitekti dhe restauratori Kliti Kallamata. Herë pas here me qën-drimet e tij arkitekti dhe restauratori Kliti Kallamata ka kërkuar më shumë kujdes dhe vëmendjen për ndërhyrjet në monumentet e kulturës në vendin tonë, ku sipas tij duhet të jenë special-istët e fushës ata që duhet të merren.

Kandidatura e Shqipërisë për në “Oscars”, aplikimet në QKK deri më 16 tetor

Kliti Kallamata: Institucionet më shumë zhurmë, janë pas konceptimit europian të

ruajtjes dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturoreJulia VRAPI

Institucionet në vendin tonë vazh-dojnë të ngelen pas konceptimit europian të ruajtjes dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturore. Kështu

shprehet dr. Kliti Kallamata arkitekt restaurator për çfarë ndodh me ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, në vendin tonë. Në Ditën Europiane të Konservimit dhe Res-taurimit që u shënua më 11 tetor, dr. Kliti Kallamata u shpreh se jo vetëm në këtë ditë të shënuar, por dhe gjatë gjithë javës që i parapriu kësaj date nga institucionet tona për trashëgiminë kulturore nuk u tregua interes për tema, që kishin të bënin me problematika të ndryshme në këtë fushë. Herë pas here arkitekti dhe restauratori Kliti Kallamata ka reaguar për problemet në trashëgiminë tonë kulturore në vend, duke u shprehur me kritika për çfarë po bëhet në institucione, ku dhe këtë herë ai thotë se java që i parapriu Ditës Europiane të Konservimit dhe Restaurimit më 11 tetor duhej të kishte tema të veçanta. Me kritika për çfarë po ndodh me trashëgiminë kulturore, dr. Kliti Kallamata arkitekt dhe res-taurator shprehet mes të tjerave se në institucionet në vend nuk pati mesazhe për ruajtjen e vlerave apo dhe që të tregohej se po ecet me hapin europian. “Për fat të keq, gjatë gjithë javës dhe veçanërisht sot, në mediat virtuale të institucioneve kulturore shtetërore shqiptare nuk pamë asnjë promovim temash të konservimit e restaurimit, problematika të tyre, apo arritjesh, qoftë edhe me postime të thjeshta, duke ia dedikuar ato kësaj dite, ku të përcillej mesazhi se edhe në këtë vend, që pretendon të futet në Europë, Dita Europiane e Konservimit dhe Res-taurimit njihet dhe se ky vend po bën përpjekje për të ecur me hapin europi-an në ruajtjen e trashëgimisë së tij”, u shpreh mes të tjerave arkitekti dr. Kliti Kallamata. Në reagimin e tij referuar Ditës Europiane të Konservimit dhe Restaurimit arkitekti Kliti Kallamata në një status të tij në Facebook shton më tej, se në vendin tonë institucionet më shumë bëjnë zhurmë për punën e tyre dhe janë pas konceptit evropian për trashëgiminë. “Kjo tregon se, me gjithë

Luan Malltezi në ADISSH, tërheq dosjen e Veniamin Dashit

Margariti: Në QKKF, fëmijët nisin rrugën e bukur të artit

Historiani Luan Mall-tezi, ish-drejtor i Arkivit Qendror të Shtetit dhe Muzeut Historik Kombëtar, aplikoi pranë Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) për njohje me dos-jen e Veniamin Dashit, mes përkthyesish e gjuhëtarësh të tjerë. Malltezi tërhoqi dosjen dhe vizitoi mjediset e institucionit, i shoqëruar nga kryetarja e AIDSSH Gentia-na Sula. Aktualisht, AIDSSH po punon për ngritjen e një projekti, në bashkëpunim

me partnerë, për profilet bi-ografike të përkthyesve dhe gjuhëtarëve, të përndjekur dhe dënuar në diktaturë. Veniamin Dashi lindi në Elbasan, në 1899. Mbaroi studimet e larta për histori në Vjenë, Austri. Mbajti detyrën e drejtorit të institutit “Nana Mbretneshë”. Ka përkthyer me dhjetëra vepra albanolog-jike dhe përkthimet e tij janë shfrytëzuar në anonimat nga Instituti i Historisë, Instituti i Arkeologjisë, shtëpia botuese “Naim Frashëri”, etj. Ndërroi jetë më 1965.

Fëmijët në Qendrën Kom-bëtare Kulturore nisin rrugën e bukur të artit. Ministrja e Kulturës Elva Margariti thotë se ata janë artistët e së ard-hmes, duke apeluar dhe që të zbatohen rregullat që janë vënë prej pandemisë në ak-tivitetin e tyre. “Në Qendrën Kombëtare Kulturore të Fëm-ijëve ata marrin mësimet e para, nisin rrugën e bukur të artit. Kurset e artit gjallojnë nga zërat e fëmijëve. Pasioni i tyre është përgjegjësi për ne, që të punojmë më shumë për një të ardhme më të sigurt.

Por kujdes! Zbatoni rregullat për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, shprehet Margariti, që ka postuar në profilin e saj dhe disa foto nga kjo qendër kulturore në Tiranë. Qen-drën Kombëtare Kulturore për Fëmijë e frekuentojnë fëmijët, që kanë dëshirë të hyjnë në labiritin magjik të tingujve, të ngjyrave dhe të fjalës. Fëmijët e moshave të ndryshme ushtrojnë në këtë qendër pasionet e tyre në piano, kitarë, balet apo pikturë, por edhe argëtohen në ambientet e saj.

Taulant Mehmeti fiton çmim në aktivitetin “Pathways To Jazz”

Mbi 400 performues ishin në garë këtë vit për të fituar çmimin në “Pathways To Jazz”, ndër 10 prej tyre fitues doli dhe artisti shqiptar Taulant Me-hmeti, i cili rrëmbeu çmimin në SHBA. “Pathways To Jazz”, që kur u themelua gjashtë vjet më parë, e kishte të qartë qëllimin e vet, mbështetjen e muzikantëve të xhazit në mënyrë që ky zhanër të lulëzo-jë edhe në vitet në vazhdim e muzika të mbetet e qasshme për të gjithë. Sivjet, kjo or-ganizatë misionin e vet do ta realizojë duke ndihmuar në

përhapjen e tingujve të këtij zhanri edhe nëpërmjet kom-pozimeve të kitaristit shqiptar. Taulant Mehmeti është në mesin e dhjetë muzikantëve, të cilët janë fitues të çmimit të sivjetshëm të “Pathways To Jazz”. Për Mehmetin, ky çmim është një mundësi që ai të vërë në jetë kompozime, që i ka realizuar prej disa vitesh. Artisti shqiptar përmes kompozimeve të tij autoriale dhe punës disavjeçare e që shpeshherë ishte në qendër të kritikave ia doli, që t’i bindte se e meriton një çmim të tillë.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë prej disa ditësh ka shpal-lur njoftimin për përzgjedhjen e kandidaturës së filmit shqiptar, në kategorinë “Çmimi për Filmin Artistik Ndërkombëtar” të edicionit të 93 të “Oscars”. Qendra Kombëtare e Kinematografisë informon se shtëpitë kinematografike shqiptare, që kanë interes për të paraqitur filmin artistik të prodhuar gjatë viteve 2019-2020 për t’u përzgjedhur nga komisioni përzgjedhës i QKK si kandidatura e Shqipërisë në kategorinë “International Feature Film Award”, edicioni i 93-të “Oscars” mund të aplikojnë deri më 16 tetor. Komisioni përzgjedhës përbëhet nga Eduart Makri, kryetar i QKK; Bujar Alimani, regjisor; Agron Domi, producent; Esat Musliu, regjisor; Genc Përmeti, producent dhe aktori Ndriçim Xhepa. QKK, e cila bën me dije se afati i fundit për dorëzimin e kërkesës dhe materialeve shoqëruese do të jetë jo më vonë se data 16 tetor 2020 shprehet se produksioni shqiptar që ka interes duhet të paraqesë në adresën e-mail:[email protected];1-Kërkesë për pjesëmar-rje në garën “Çmimi për Filmin Artistik Ndërkombëtar”, të edicionit të 93-të të “Oscars”; 2-Deklaratë që filmi përmbush kriteret e konkurrimit (filmat që janë shfaqur në kinema apo në platformën VOD jo më pak se 7 ditë rresht, që prej datës 1 tetor 2019 deri më 31dhjetor 2020), si dhe materiale të tjera që vlerësohen se ndihmojnë komisionin përzgjedhës për vendimmarrje sa më të dre-jtë. Ndërsa QKK në Shqipëri deri më datë 16 tetor pret aplikimet, Kosova pak ditë më parë bëri me dije se kandidatura e saj për në “Oscras” është filmi “Exil”, me regji nga Visar Morina. Në 2019 filmi “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit dhe me skenar të të ndjerit Artan Minarolli, u përzgjodh nga komisioni i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Oscars” në kategorinë për “Filmin Artistik Ndërkombëtar më të mirë” në AMPAS. Ngjarjet në filmin “Delegacioni”, që ishte një vit më parë kandidatura e Shqipërisë zhvillohen në tetor të vitit 1990. Regjimi komunist kërkon të mbajë pushtetin, ndërsa, në Tiranë vjen një delegacion evropian për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë. Kusht ky, që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo, i dënuar me 15 vite burg, është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për pushtetin e kohës, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Ai duhet të bindë delegacionin se çdo gjë është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë.

Page 19: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

.............GAZETA SOT E Martë 13 Tetor 2020 19

Ekspozita bazohet në hulumtimin e realizuar mbi artin dhe kulturën në këto dy vende, dhe shqyrton nga afër kushtet dhe regjimet este-tike që kanë diktuar prodhimin dhe shprehjet

artistike dhe vendin e gruas në të...

k u l t u r e www.sot.com.al

Ekspozita, një bashkëpunim mes dy galerive kombëtare

Ekspozita dhe diskutim për veprat

Ekspozita ofron mundësi për diskutim të veprave të prod-huara nga gratë dhe konsideron trajektore të ndryshme artistike, që gratë kanë thurur në konteks-tin e pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot. Ekspozita bazohet në hulumtimin e realizuar mbi artin dhe kulturën në këto dy vende, dhe shqyrton nga afër kushtet dhe regjimet estetike që kanë diktuar prodhimin dhe shprehjet artistike dhe vendin e gruas në të. Ekspozita “Syni-me” bazohet në katër struktura konceptuale, që janë përmbledhje pamore, gramatika e kujtesës, anakronizma të vullnetshëm dhe arkivet e trupit. Adela Demetja është kuratore dhe autore (lindur në Tiranë, Shqipëri). Ajo ka një master në “Studime kuratoriale dhe kritike” nga Universiteti Goethe dhe Städelschule, Frank-furt/Main, Gjermani. Demetja fil-limisht e ka nisur karrierën si ar-

tiste, dhe ka studiuar nga viti 2002 deri në vitin 2006 pranë Akad-emisë së Arteve në Tiranë. Ajo drejton Tirana Art Lab-Qendër për Artin Bashkëkohor, një in-stitucion i pavarur arti të cilin ajo e themeloi në vitin 2010. Si kura-tore e pavarur ajo ka organizuar, menaxhuar dhe kuruar një numër ekspozitash ndërkombëtare dhe ngjarje në shtete të ndryshme të Evropës. Erëmirë Krasniqi është hulumtuese dhe kuratore me bazë në Prishtinë. Ajo diplomoi në Bard College Berlin në Estetikë, Filozofi dhe Letërsi si dhe mag-jistroi në Letërsinë krahasuese në Dartmouth College. Në vitin 2017, Krasniqi përfundoi programin “Ekspozimi i Historisë Bashkëko-hore- Reprezentimi i shek. XX”, studim një vjeçar mbi muzeolog-jinë dhe praktikat kuratoriale në Universitetin Friedrich Schiller. Krasniqi është drejtore ekzekutive e Iniciativës për Historinë Gojore, organizatë të pavarur me bazë në Prishtinë.

Fatos Berisha: Vëmendja e shteteve tona nuk është në nivelin që duhet për kulturën

Ekspozita “Synime”, një projekt që do të sjellë veprat e artisteve nga Shqipëria dhe KosovaJulia VRAPI

Ekspozita “Synime” do të sjellë bashkë veprat e artisteve nga Shqipëria dhe Kosova. Galeria

Kombëtare e Arteve në Tiranë bën me dije se ekspozita është një projekt i zhvilluar në bash-këpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës. Ekspozita me kura-tore Erëmirë Krasniqi dhe Adela Demetja fillimisht do të hapet në Galerinë Kombëtare të Arteve në muajin dhjetor të këtij viti, por më pas udhëton drejt Prisht-inës ku ajo do të jetë në GKK në 2021. Në një komunikatë për sht-yp të dy institucioneve thuhet se ekspozita kërkon të prezantojë veprat dhe veprimtaritë artistike të artisteve, të cilat në koleksio-net publike të dy vendeve, por dhe në ato private vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara. Në materialin shpjegues për këtë ekspozitë, thuhet se “Synime” nx-jerr në pah pozicionet artistike dhe metodologjinë individuale të grave artiste në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Materiali vijon më tej, se nisur nga synimi për të zgjeruar historitë e grave në art, ekspozita pasqyron terreneve të reja kritike për të ripërvetësuar dhe ripërfytyruar subjektivitetin e grave në historinë e artit. “Tek-sa shikojmë nga afër mënyrat e të qenit në sferën e artit, jemi të vetëdijshme për pozicionet e shumta në të cilat agjencia e grave është formuar dhe kon-tekstin politik dhe kulturor në të cilin punët e tyre marrin kup-timin. Të vetëdijshme që esen-cializmat gjinor shpërndajnë dhe fiksojnë koncepte kulturore, që përcaktojnë çfarë gratë janë dhe çfarë ato mund të arrijnë, jemi në kërkim të narrativave jo njësuese të grave, metodologjive individuale dhe pozicionimeve artistike që zbërthejnë, por dhe i përfshijnë ato në narrativat historike të arteve pamore”, thu-het për “Synime”. Si një projekt i iniciuar nga GKA në Tiranë në 2019, ekspozita “Synime” gjeti mbështetjen e GKK në Kosovë edhe në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor.

Helidon Xhixha, me ekspozitën “Dritë, rilindja e Venecias” në Itali

Shfaqja “Gishtëza”, së shpejti premierë në teatrin “Migjeni”

"Dritë, rilindja e Venecias" titullohet ekspozita e artistit Helidon Xhixha në Itali, që synon të harmonizojë veprat e tij me dritën, në këto kohë të errëta që mbarë bota po kalon për shkak të pande-misë. Shtatë vepra arti janë në hapësirën e Arsenalit në ekspozitën personale të ar-tistit me titull "Dritë, rilindja e Venecias". Helidon Xhixha skulptor i lindur në Durrës në një familje artistësh dhe me një karrierë ndërkombëtare vjen me këtë prezantim me skulptura në çelik, metal in-

dustriale, në sipërfaqe të së të cilave pasqyrohet qyteti i Vene-cias dhe drita e hënës. Ekspozi-ta "Dritë, rilindja e Venecias" mund të vizitohet nga publiku deri në 20 dhjetor në Itali. Heli-don Xhixha është artist pamor dhe skulptor i diplomuar në Akademinë e Arteve Brera të Milanos në shkurt 1999. Xhix-ha si skulptor aplikon një stil të veçantë në punimet artistike, duke përthyer dritën kryesisht në metal. Me veprat e tij që janë ekspozuar dhe më parë artisti shqiptar Helidon Xhixha ka ngjallur interesin e publikut.

Teatri “Migjeni” në qyte-tin e Shkodrës njofton se së shpejti vjen premiera më e re për spektatorin më të dashur, fëmijët. "Gishtëza" përrallë nga H.K.Andersen, përshtatur nga Shegushe Bebeti "Mjeshtre e Madhe" do të vijë me regji Merita Smaja. Skenografia dhe kukullat Merita Spahija dhe muzi-ka nga Gazmend Mullahi "Mjeshtër i Madh". Në role in-terpretojnë aktorët e njohur si Drande Xhaj "Mjeshtre e Madhe", Merita Smaja, Astrit Fani, Marviks Shantoja dhe

Gjovalin Kolaj. Inspektor skene Mikel Vuksani, fonia Bled Doçi, ndriçimi Arben Meshnuni dhe grafika Deni Zyberi. Merita Smaja ka mbaruar studimet në in-stitutin e Lartë të Arteve në Tiranë (Sot Universiteti i Arteve ). Ka punuar në Estradën e Peshkopisë për një vit e më pas u emërua në teatrin e Shkodrës, në vitin 1981. Nga ajo kohë ka punuar në teatër, televizion e film për vite me radhë, ku si aktore ajo ka krijuar një galeri të tërë rolesh.

Ermonela Jaho me albumin “Anima Rara”, vlerësime nga kritika

Revista e muzikës klasike Gramophone” ka radhitur albumin e sopranos shqiptare Ermonela Jaho në vend të parë, në top-listën javore. Ky vlerësim është një konfirmim i vlerave artistike të albumit të saj “Anima Rara”, i cili që kur u lançua mori vëmendjen e kritikëve të muzikës klasike në botë. “Shumë e lumtur të jem në vendin e parë në listën zyrtare të muzikës klasike të ‘Grama-phone’”, ka shkruar sopranoja të dielën në postimin e saj në “Facebook”, ku ka ndarë me miqtë e saj këtë lajm. Por jo

vetëm kaq, pasi revista me traditë gati 100-vjeçare që botohet në Londër nuk është e vetmja që i jep vlerësimin maksimal albumit të sopranos së njohur Ermonale Jaho, për të cilin ka bashkëpunuar me orkestrën me bazë në Valen-cia të Spanjës “Orquestra de la Comunitat Valenciana”, njëherësh orkestra rezidente e shtëpisë operistike “Palau de les Arts Reina Sofia” dhe me dirigjentin italian, Andrea Battistoni. Ditën e shtunë edhe revista gjermane “Oper!” e shpalli album të muajit.

Arti dhe kultura nuk janë në gjendjen më të mirë, ku vëmendja e shteteve tona nuk është në nivelin që duhet. Kështu u shpreh regjisori nga Kosova Fatos Berisha në Tiranë, që merr pjesë me filmin e tij “Cirku Fluturues” në festivalin “Dea open air”. Filmi pati premierën në mbrëmjen e parë të festivalit dhe të hënën gjatë një konference shtypi regjisori Fatos Berisha foli për punën me projektin, duke u ndalur edhe në problemet që has arti dhe kultura shqiptare. Filmi me skenar dhe regji nga Fatos Berisha i zhvillon ngjar-jet e tij në vitet ’90, por sipas tij disa gjëra nuk kanë ndrysh-uar që prej asaj kohe. “Ngjarja e këtij filmi ndodh në vitet ‘90, por disa gjëra nuk kanë ndryshuar. Arti edhe kultura, teatri dhe filmi, s’janë në gjendjen më të mirë. Kemi ecur si shoqëri në Kosovë dhe në Shqipëri, por vëmendja e shteteve tona nuk është në nivel që duhet për kul-turën. Politikanët tanë krenohen me ne kur ne bëjmë suksese ndërkom-bëtare. Por vetëm kaq”, u shpreh regjisori Fatos Beri-sha. Duke folur për projektin e filmit “Cirku Fluturues”, Fatos Berisha më tej tha se vjen edhe si homazh për artistë të njohur. “Filmi vjen si një homazh në realitet për ar-tisten Adriana Abdullahu, e vrarë gjatë luftës së Kosovë edhe Vangjush Furxhiut, i cili asokohe na ka ndihmuar. Kemi qenë në një udhëtim me shokët, që jepnin një shfaqje në Tiranë, dhe Furxhi na ka trajtuar si fëmijët e tij. Ndërsa, Romir Zalla luan në film me rrobat e vërteta të Furxhiut”, tha regjisori Fatos Berisha. Cirku Fluturues” është një komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë në fund të viteve ’90, e një grupi aktorësh nga Kosova, të cilët gjatë kohës së luftës në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërisë, për të marrë pjesë në një festival të teatrit në Tiranë. Në këtë film me rolet e tyre paraqiten aktorët Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Muçaj, Shpëtim Selmani dhe Velibor Topic, ndërsa në rolet dytësore Luan Jaha, Shkumbin Istre-fi, Armond Morina, Vedat Bajrami, Refet Abazi, Rita Gjeka, Romir Zalla, Fisnik Ademi, Rita Gjeka, Esela Pysqyli, Doresa Rexha, Maylinda Kasumovic, Krist Lleshi, etj. Festivali “Dea open air” ka në qendër konkurrimin në seksionin e filmit artistik me metrazh të gjatë, i cili plotësohen natyrshëm në gjini, tematikë dhe shtrirje me seksionin e filmit të shkurtër, filmit studentor dhe filmit dokumentar.

Page 20: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

GAZETA SOT20 E Martë 13 Tetor 2020

.............

Erjon Bogdani shprehet kundër bo-jkotit të klubeve të Kategorisë Superiore, teksa kërkon që t’i jepet fund pasi në këtë mënyrë dëmtohen shumë futbollistët. Në një prononcim për “Sport Time”, ish-sulmuesi flet edhe për kombëtaren ku thekson se kuqezinjve duket sikur iu mungon entuz-iazmi, por edhe bindja se janë më të mirë se kundërshtarët. “Duhet t’i jepet zgjidhje sa më shpejt. Njerëzit duhet ta shijojnë sportin. Ditët që po kalojnë janë në dëm të sportistëve. 3 ndeshje në 1 javë, i dëmtojnë futbollistët. Jemi në një situatë të vështirë, duhet t’i jepet një zgjidhje sa më shpejt. Të dy palët kanë të drejtë, por duhet të ulen

në tavolinë dhe të gjejnë një zgjidhje. Fut-bollistët duhet të kenë gjendjen optimale për t’i shërbyer edhe ekipeve Kombëtare. Te kërkesat ka gjëra pozitive që duhen bërë. Ligjet për sponsorizimin ndihmojnë futbollin dhe sportistët. Edhe shteti ka pak të drejtë, edhe futbollistët si gjithë njerëzit e tjerë duhet të paguajnë taksa. Njerëzit kanë nevojë të shikojnë futboll”, tha “Bogu”. Më pas ai komentoi Kombëtaren, ku mbrojti sulmuesit kuqezi që dështuan të shënojnë ndaj Kazakistanit. “Nuk duhet vënë fajin sulmuesit. Në këto 3 ndeshje, Kombëtarja nuk ka bindur në lojë dhe rezultate. Duket sikur nuk ka entuziazëm mes futbollistëve.

Kemi ekip më të mirë në letër se këto 3 ekipe. Në fushë nuk kemi parë lojën që presim. Me 2 sulmues nuk ndihmojmë shumë njëri-tjetrin. Në sulm luajmë në mënyrë individ-uale, se sa si repart. Duhet luftë sportive dhe bindje. Futbollistët të binden që janë lojtarë më të mirë se kundërshtarët. Nuk kemi bindje dhe entuziazëm, kjo gjë reflek-tohet dhe në fushën e lojës. Lojtarët janë në moshë ideale për ekipin Kombëtar, siç është Cikalleshi, Sadiku, Balaj. Duhet të formohet dhe konkurrenca, pavarësisht formës. Kush të jetë më i mirë të luajë. Këtë gjë nuk po e shikoj te Reja. Nuk është se ndryshimet i kanë bërë mirë Kombëtares. Kemi lojtarë

shumë të mirë, që Kazakistani, Bjellorusia dhe Lituani, nuk i kanë. Duhet të dimë ob-jektivat, pasi janë shumë të rëndësishme. Me intervistat e trajnerit dhe lojtarëve, shikoj që vendoset objektiv vendi i parë, më pas fillojmë jo do rinovojmë skuadrën. Për mendimin tim i kemi mundësitë që të dalim në vendin e parë. Nuk e kam parë skuadrën që të luajë në nivelin e lojtarëve që ka. Te Kombëtarja kemi lojtarë rreth të 30-ve që kanë formë të mirë. Lojtarët e rinj duhet t’i ingranojmë dalë nga dalë. Te ekipi Kombëtar, duhen rezultate. Në 4 raste duhet të bëhen 3 gola. Duhet përqendrim dhe rezultate. Broja dhe Kallaku më pëlqyen”, u shpreh Bogdani.

Erjon Bogdani kundër bojkotit: Po marrim në qafë futbollistëtSOTSOT sport www.sot.com.al

Haxhi Krasniqi ka thënë se është krenar që i është realizuar ëndrra e fëmijërisë, duke u bërë kampion bote në boksin profesionist. Një titull që vjen pas 15 vjet karriere. “I vetëm kurrë nuk do të gjendesha këtu ku jam, për atë dua t’iu falënderohem të gjithë atyre që e kaluan këtë rrugë me mua, e veçanërisht familjes sime, ekipit të trajnerëve (Magomed Shaburoë, Sep Maurer dhe Mirdi Limani) si dhe menaxherit tim Luan Dreshaj, i cili tash e 15 vjet është krah meje dhe nuk u ndal kurrë së besuari në mua. Gjithashtu e falën-deroj promotorin tim Ulf Steinforth, i cili ka plot 10 vjet që më mundëson duele fantastike si dhe platforma madhështore”, shkruan Krasniqi.

PORTIERIKampionati rrezikon të mos bëhet, pasi Liga nuk tërhiqet. Basketbolli i del në krahë

Adriatik BALLA

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se ishte i gatshëm të negocionte me aktorët

e futbollit dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për kërkesat e këtyre të fundit, por refuzoi në mënyrë kat-egorike të mbajë presion mbi këtë çështje, duke thënë se bojkoti nuk është zgjidhje dhe se kampionati duhet të zhvillohet. Ai ka premtuar të bëjë lehtësime, atje ku është e mundur, por ka saktësuar se kërk-esat e ligës janë të pamundura të realizohen të gjitha, sidomos njëra nga kërkesat që për qeverinë është e dyshimtë, ajo që të falen detyrimet dhe klubet të mos deklarojnë rrogat e lojtarëve për 10 vjet. Ndërkohë, klubet e futbollit, të organizuar në atë që njihet si Liga Profesioniste, vijojnë të rezistojnë në qëndrimet e tyre, dëshmuar edhe pas mbledhjes së djeshme, por u la një dritare hapur, ku ftohet kryeministri të dialogojë. Me pak fjalë, Liga bën një hap prapa, pasi indirekt “i lutet” Ramës ta presë në takim.

Situata me LigënEdhe pse diskutimeve të nd-

jeshme, nuk ka ene një datë për kthimin në fushë të skuadrave të Kategorisë Superiore. Përkundra-zi, anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit, të paktën shumica e tyre, kanë vendosur që bojkoti të vazh-dojë deri në plotësimin e kërkesa nga ana e qeverisë. Në mbledhje

ne sotme, të mbajtur në ambientet e “Air Albania”, është votuar nga presidentët për vazhdimin e bojk-otit. Në fund të mbledhjes, presi-denti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, mësohet se është shpre-hur shkurtimisht: “Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim.” Qëndrimi i palëve (Ligë Profesioniste dhe qeveri) pa lëvizur nga llogoret përkatëse, vetëm sa e thellon hen-dekun mes palëve. Ata që e pësojnë janë tifozët, që nuk shohin futboll, por edhe futbollistët apo pjesëtarët e stafeve, që pa zbritur në fushë rrezikojnë të mos paguhen në bazë të kontratave që kanë nënshkruar.

Edhe basketbolli e mbështet futbollin, Llazani flet për

skandal të pritshëmNuk është vetëm futbolli i

rebeluar për situatën, qoftë nga pandemia ashtu dhe nga Ligji i munguar i Sportit, në pjesën që ka të bëjë me sponsorizimet. Duket se federata të tjera po i bashkëngjiten asaj të futbollit në kërkesat e saj financiare të drejtuara qeverisë, ku mbi të gjitha kërkohet lehtësim taksash për ata që sponsorizojnë ekipet. Në fakt, situata e pande-misë ashtu si në të gjitha fushat e jetës, edhe në sektorin e sportit të basketbollit ka sjellë një prob-lematikë shumë të madhe. Nuk mjaftoi ndërprerja e edicionit të shkuar për të cilin u vendos të mbyllej normalisht në parket, por

Tirana u shpall kampione se-zonin e kaluar, duke fituar titullin e 25-të në historinë e saj, ndër-kohë që këtë edicion arriti deri në fazën e “play-off”it të Ligës së Europës. por bardheblutë kanë ëndrra për të përsëritur suksesin e sezonit të shkuar, prandaj po punojnë fort edhe në sezonin e ri. Ndërkohë, mësojmë se Tirana është shumë e përqendruar te talentet e saj dhe kurrsesi nuk do të lejojë të përsëritet një rast si Doka, prandaj bardheblutë këtë sezon po punojnë për të rinovuar me kontrata afatgjata

me talentet e akademisë. Pasi e kanë bërë këtë me disa prej tyre gjatë merkatos, bardheblutë janë bindur t’i ofrojnë një kontratë si profesionist edhe sulmuesit Angel Avdiu. Klubi kampion lajmëron se sulmuesi ka firmo-sur ditën e sotme kontratën e re dhe do i bashkohet ekipit të parë. 18-vjeçari prej dy vitesh është pjesë e Tiranës, teksa në fëmijërinë e tij ka luajtur edhe me skuadra si Olimpik apo Kevitan. Tirana e vlerëson shumë Avdiun dhe pritet që Egbo t’i ofrojë minu-ta në ekipin e parë në të ardhmen,

teksa ai d të marrë rol edhe në ekipin e dytë të bardhebluve, siç ka ndodhur me talente të tjerë më parë. “Argel Avdiu pjesë e KF Tira-na. Klubi i Futbollit Tirana njofton bashkëpunimin me sulmuesin e krahut, Argel Avdiu. I riu i akad-emisë Tirana i bashkohet ekipit të parë për sezonin e ri. I urojmë suksese me fanellën bardheblu”, shkruan Tirana në profilin e saj. Mbetet të shihet se me çfarë grupi do ta nisë trajneri Egbo sezonin e ri, teksa vijojnë thjesht përgatit-jet, pasi bojkoti i Ligës nuk dihet sa do të zgjasë.

Tirana bën kontratë afatgjatë me Avdiun, sinjal pozitiv për moshat e akademisë

Krasniqi: Arrita majën me titullin botëror, por meritë kanë të gjithë

Isli Hidi vijon në Superiore, bëhet pjesë e Kastriotit

Fetahu reklamon Ligën Unike, do të

jetë e veçantë

BOKS

BASKETBOLL

ka vazhduar mbyllja e çdo palestre dhe impianti deri më sot duke e bërë këtë veprimtari sportive in-ekzistente. Sekretari i Federatës së Basketbollit, Korab Llazani, tregon për situatën në një konferencë për shtyp të zhvilluar sot. “Shqetësimi ynë kryesor është indiferenca ndaj kthimit të përgjigjes, qoftë dhe negative nga ministria dhe Komi-sioni Teknik i Covid 19. Gjendemi përpara një skandali, jo vetëm profesional, por edhe ndërkom-bëtar, pasi FIBA ka sjellë datat e aktiviteteve ndërkombëtare, por ne nuk kemi as ku përgatitemi, jo më të marrim pjesë. Nuk e kuptojmë guximin e hekurt të autoriteteve shëndetësore për të mos kthyer përgjigje. Nuk besojmë se pallatet e sportit ne Shqipëri janë vatrat e rrezikshme europiane apo botërore të Covid-it, apo të jemi ne Whuani”, tha Llazani. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit shtoi se janë njëzëri dhe krah me Federatën Shqiptare të Futbollit në kërkesat ndaj qever-isë. “Ne jemi ndër nismëtarët e kërkesës së ndryshimit të ligjit të sponsorizimit dhe të modernizimit të tij. Të rritet përqindja e të bëhet që ky ligj të funksionojë. Duket sikur gjithçka e merr përsipër futbolli, por ky vend nuk ka vetëm futboll dhe sportet e tjera të quhen fizkulturë. Na duhet medoemos që të shtohen financimet në sport dhe të ndryshojnë ligjet që e nxisin këtë gjë”, shtoi Korab Llazani.

Kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, para klubeve shpalosi planet për Ligën Unike dhe interesin që mund të kenë klubet nga Kosova. Ndërkohë, përfaqësuesit e klubeve kanë dhënë mbështetjen për Ligën Unike dhe janë shprehur të gatshëm për fillimin e saj, që pritet të ndodhë më 31 tetor. Në Ligën Unike do të marrin pjesë katër klubet më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria. Edicionin e kaluar Sigal Prishtina, Rahoveci, Golden Eagle Ylli dhe Peja ishin në katër vendet e para në renditje. Interesi në të dy krahët është i madh. Pritet një garë emocionuese dhe me nivel të lartë, për herë të parë në basketbollin shqiptar.

Isli Hidi do të vazhdojë karrierën me Kastriotin. Hidi, edhe pse në moshën 39-vjeçare, mbetet një nga portierët më të mirë të sezoneve të fundit në Superiore e kjo ka shtyrë krutanët që të gjejnë një akord, për të bashkuar Hidin me një tjetër emër cilësor si Alesio Abibi, i cili firmosi pak javë më parë në Krujë. Një rival-itet që pritet t’i japë më tepër siguri Kastriotit në këtë edicion të ri. Tashmë mbetet të shihet nëse Hidi do të ketë te Kastrioti të njëjtat përgjegjësi që kishte te Bylisi, ku ai ishte gjuajtësi i parë i penalltive. Në këtë mënyrë ai tundi 7 herë rrjetën gjatë sezonit të kaluar. Me këtë ecuri, me siguri që Hidi do të kapë moshë rekord në Superiore, së bashku me Iljon Likën.

Liga Profesioniste s’heq dorë nga bojkoti, por i lutet Ramës t’i presë në takim

Page 21: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

.............GAZETA SOT E Martë 13 Tetor 2020 21

Kombëtarja po përgatitet për duelin e radhës, ku synohet që ndaj Lituanisë të merren ytri pikët, si objektivi i vetëm. Optimizmi nuk mungon, por edhe frikë për mos arritjen e maksimumit ka. Kuqezinjtë shpresojnë të rikthehen te suksesi pas barazimit me Kazakistanin, ndërsa dje në konferencë për shtyp ka qenë Lorenc Trashi. Mbrojtësi është shprehur se në ndeshjen e fundit donin tre pikët, por është i kënaqur edhe me një pikë ndërsa shton se atmosfera është e mirë dhe në dhomat e zhveshjes lojtarët janë përgëzuar me njëri-tjetrin për paraqitjen. Sakaq, Trashi shton se duhet të vazhdojnë me kokën lart për të

marrë maksimumin në ndeshjet e radhës. Paraqitja individuale dhe e skuadrës- “Në aspektin individual e mirë, në të dytën të jem i sinqertë nuk ishte shumë loja në krahun tim. Ishte më shumë loja nga Veseli në pjesën e dytë, nuk pati shumë aksione. Në aspektin e grupit, bëmë një ndeshje të mirë, pavarësisht rezultatit. Duhej të shfry-tëzonim rastet”, u shpreh Trashi. Më pas ai foli për pikën e marrë ndaj Kazakistanit. Ai e vlerëson pozitivisht barazimin. “Edhe i kënaqur jam edhe pse donim tre pikët. I patëm mundësitë, kishim më shumë raste. Duhej të kishim fituar, por duke parë edhe tre ndeshjet e tjera, një pikë është mirë.

Në lidhje me lojtarët debutues, mendojë që kanë bërë një ndeshje të mirë si Broja dhe ashtu Kallaku. Edhe komentet kanë qenë pozitive dhe kombëtarja ka fituar dy lojtarë shumë të mirë”, nënvizoi më tej Trashi. Në fund ka një koment për sfidën e radhës, ku shpreson të kthehen tek fitorja. “E përg-jithshmja është mirë dhe pas ndeshjes me Kazakistanin çdo gjë ka qenë në rregull, me njëri-tjetrin kemi folur në dhomat e zhvesh-jes dhe jemi përgëzuar për lojën që bëmë. Kemi thënë se duhet të jemi me kokën lart dhe duhet të jemi të përqendruar për të marrë maksimumin e pikëve në ndeshjet e tjera”, nënvizoi Trashi.

Trashi vlerëson grupin: Shokët duan fitore me LituaninëSOTSOT sport www.sot.com.al

Pajtim Kasami ka karrierë të pasur dhe ka ndërruar shumë skuadra deri më tani. Bazeli ka firmosur me Kasamin të hënën, në ditën e fundit të afatit kalimtar në Zvicër. Mesfushori 28-vjeçar së fundi ka luajtur për Sionin, ndërsa me Bazelin ka firmosur deri në fund të edi-cionit 2021/2022. Bazeli e ka prezantuar Kasamin si lojtar të fortë fizikisht dhe që mund të luajë në pozita të shumta në repartin ofensiv. “Unë gjithnjë kam pëlqyer Bazelin dhe shoh shumë po-tencial te skuadra. Për këtë arsye kam vendosur se në Zvicër skuadër e re e imja mund të jetë vetëm Bazeli. Jam i lumtur të bëj pjesën time dhe shpresoj që së shpejti të festojmë suksese të mëdha me skuadrën”, ka thënë Kasami.

DEKLARATAMbrojtësi kuqezi entuziast për fundin e ndeshjeve në grup, shpreson ngjitjen në Ligën B

Adriatik BALLA

Kombëtarja do të luajë nesër ndaj Lituanisë, ndeshjen e katërt në grupin e katërt të Divizionit C të Ligës

së Kombeve, me shpresën se do të mund të marrë rezultat pozitiv, por këtë herë jo më barazim, pasi nuk ka kurrfarë vlere. Ekipit i duhet të fitojë me patjetër nëse dëshiron të ruajë epërsinë në këtë grup dhe të sigurojë vendin e parë që e ngjit au-tomatikisht atë një divizion më lart në Nations League. Trajneri Edi Reja nuk ishte i kënaqur me rezultatin ndaj Kazakistanit, edhe pse lojën e grupit në tërësi e vlerësoi pozitive. Ai foli për një “grintë që nuk blihet në farmaci”, duke lënë të kuptuar që lojtarët në fushë duhet të jenë më të vendosur e më të përkushtuar. Pra ai kërkonq ë ndaj Lituanisë të luhet për rezultat maksimal, në të kundërt bien poshtë objektivat e grupit. Sidoqoftë, në ndeshjen ndaj kazakëve pati ele-mentë të rinj që luan për herë të parë titullarë dhe e bënë mirë rolin e tyre. Njëri nga këta futbollistë që u para-qit shumë mirë ishte dhe mbrojtësi Marash Kumbulla, i cili ishte i saktë në tërësinë e paraqitjes së tij dhe u përpoq ta ndihmonte ekipin në po-zicionin ku luante. Në fakt, kemi të bëjmë me një futbollist të afirmuar

tashmë në Serinë A, që kaloi me pompozitet tek Roma këtë edicion dhe ka kapur menjëherë vendin e titullarit. Kumbulla është element i së ardhmes, por dje ai ka befasuar në profilin e tij të shpërndarë në italisht dhe shqip, ku veçon lojën e mirë me Kombëtaren dhe rezultatet që sipas tij do të vijnë më të plota në ndeshjet në vijim. Kumbulla: rezultati me kazakët na mbanë në garë për vendin e parë

Mbrojtësi Marash Kumbulla zbriti ditën e djeshme për herë të parë në fushë si titullar me kom-bëtaren kuqezi. 20-vjeçari bëri edhe debutimin e tij të parë në Ligën e Kombeve pikërisht ndaj Ka-

zakistanit, ndeshje ku kombëtarja nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola, pavarësisht disa rasteve të kuqezinjve. Mbrojtësi i talentuar jep opinionin e tij në lidhje me ndeshjen e djeshme dhe shpreh lumturinë e tij për debutimin si titullar për kom-bëtaren e madhe. Mbrojtësi i Romës në Serie A tregohet optimist për faktin se ekipi është ende në garë për të arritur vendin e parë në këtë Ligë Kombesh në grupin 4 të Ligës C. “Një rezultat pozitiv që na mban në garë për qëllimet tona. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër, sepse duam të bëjmë më shumë. I lumtur për debutimin tim si titullar me këto ngjyra dhe për herë të parë

Nresër Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Lituanisë, një duel që ka gjasa të rezultojë përcaktues për fatet e skuadrës tonë në kuadër të grupit të katërt të Divizionit C të Ligës së Kombeve. Është një duel direkt, pasi të katër ekipet e grupit ndodhen në kuotë të barabartë pikësh dhe kur është luajtur gjys-ma e ndeshjeve, kjo sfidë e radhës do të jetë vendimtare. Ndërkohë, ditën e djeshme kombëtarja ka zhvilluar stërvitje në Kazakistan, ku janë impenjuar lojtarët që lu-ajtën pak minuta dhe ata që nuk u aktivizuan asnjë minutë dje.

Lojtarët titullarë janë lënë push-im, teksa raportohet shqetësuese gjendja fizike e Amir Abrashit, i cili ka pësuar një dëmtim në kavilje në sfidën e djeshme dhe është në dyshim për ndeshjen e pas dy ditëve ndaj Lituanisë. “Kombëtarja ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore një ditë pas ndeshjes me Kazakistanin. Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja të gjithë lojtarët që nuk u aktivizuan zbritën në fushën e blertë. Ndërsa lojtarët që ishin titullarë ndaj Kazakistanit nuk morën pjesë në këtë seancë, që u zhvillua në qendrën stërvitore të

klubit kazak FC Kairat. Stërvitja zgjati rreth një orë dhe lojtarët u impenjuan vetëm në ushtrime me topin, pa ngarkesa fizike. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se gjendja e futbollistëve është e mirë dhe nuk ka probleme fizike me përjashtim të Amir Abrashit, i cili pësoi një dëmtim në kavilje gjatë ndeshjes së të dielës dhe u zëvendësua. Mesfushori është nën vëzhgimin e stafit mjekësor dhe mbetet ende në dyshim për duelin e radhës ndaj Lituanisë. Vendimi do të merret në stërvitjen zyrtare para duelit të së mërkurës.

Abrashi i dëmtuar, Reja i shqetësuar për vështirësinë e rikuperimit të kosovarit

Një tjetër shqiptar i bashkohet Bazelit,

është Kasami

Tare: Muqirin e blemë lirë, ndikoi pandemia

Kosova U-21 infektohet me kovid, 4 lojtarë

dalin pozitiv në teste

LËVIZJA

SITUATA

në fushë në UEFA Nations League”, shkruan Kumbulla në rrjetet sociale.Seferi: Pata debutim emocional me Shqipërinë, dua fitore me Lituaninë

Dje u fut në minutat e fundit dhe mundi të bëjë një ndeshje pozitive, pavarësisht se humbi një rast të pastër përballë portierit, që mund t’i jepte triumfin kombëtares. Taulant Seferi së fundmi ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me ndeshjen e djeshme dhe situatën në kombëtare. “Normal-isht që u ndjeva mirë sepse çdo herë është kënaqësi kur je pjesë e kom-bëtares së Shqipërisë. Çdo herë që vij këtu jam i lumtur dhe krenar. Mezi po prisja të futesha në fushë. Them se në ato minuta që luajta bëra mirë, por nuk kisha fat në rastin e humbur. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të punoj fort që të jem pjesë e kombëtares. Unë çdo herë punoj fort që të arrij të luaj në formacionin e parë sepse dëshira e çdo lojtari është të jetë titullar. Por në fund të fundit e vendos trajneri. Unë në çdo rast do të jem i gatshëm, si nga stoli, si nga formacioni. Kam shumë besim te grupi jonë i ri sepse jemi prej thuajse një jave së bashku dhe po shoh se atmosfera është shumë e mirë me çunat e rinj që kanë ardhur. Është atmosferë shumë e mirë, ka shumë kualitet në skuadër dhe mendoj se do japim maksimumin tonë dhe të dalim të parët në grup”, përfundoi sulmuesi.

4 lojtarë të kombëtares U-21 të Kosovës janë infektuar me Covid-19. Të katërt futbollistët e infektuar janë karantinuar dhe janë shkëputur totalisht nga pjesa tjetër e ekipit. Nga Kosova raportohet se në kombëtare nuk janë të sigurt rreth rezultateve dhe e gjitha skuadra, përfshirë edhe 4 të infektuarit, do i nënshtrohen sërish testeve për tu siguruar plotësisht për infektimin e tyre. Ndërkohë, përgjigjet do duhet të dalin para ditës së nesërme, pasi dardanët po përgatiten për të zhvilluar betejën e radhës në kualifikueset për kampi-onatin europian ndaj moshatarëve të Andorrës. Kjo sfidë është planifikuar në luhet nesër, duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Igli Tare është i ndërgjegjshëm se po të mos ishte pandemia, Lacio do ta kishte pasur të pamundur që të siguronte firmën e Vedat Muriqit. Sulmuesi ishte kthyer në objektivin e shumë klubeve të rëndësishme, por ata nuk kishin likuiditetet financiare, të goditura rëndë nga ndalimi i fut-bollit. Nga kjo situatë përfitoi Lacio, e cila pagoi 17.5 mln euro në arkat e Fenerbahçes, ndërsa marrëveshja mes palëve përfshin edhe. “Po të mos ishte periudha e pandemisë, nuk do ta kishim blerë Vedatin me këto shi-fra”, pranoi Tare në një intervistë për “Sporx”. “Ndoshta nuk do të kishim mundur ta blinim në përgjithësi. Pandemia na dha mundësinë që ta blejmë”, u shpreh Igli Tare.

Kumbulla flet me superlativa për Kombëtaren, s’kemi hequr dorë nga vendi i parë në grup

Page 22: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

GAZETA SOT22 E Martë 13 Tetor 2020

.............

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

HORIZONTAL VERTIKAL

Gal Gadot, me rolin e Kleopatrës në filmin për historinë e sundimtares

1- Iku ajo me gushtin 2- Gjika e skenës, tek filmi “Vetmi” 3- Trajneri i Çelsit, Frenk ... 4- Filmi artistik “... e ngrohtë” 5- Shkrimtari dhe poeti kosovar Podrimja 6- Njëlloj si nr.18 horizontalisht 7- Njëlloj si marrëveshja 8- Këngëtarja italianë Ana ... 9- Ju, për italianët 10- Organizatë Radikale 11- Një shtet europiano- jugor 13- Skëndo, pseudonimi i shkrimtarit Mit’hat Frashëri 14- Pjesa ballore e anijes 16- Ajo është burimi i të gjitha të mirave materiale 17- Kafshë shtëpiake që del nga kryqëzimi i pelës me gomarin dhe shumë rrallë mes gomaricës dhe kalit 18- Ndan mënjanë 20- I thonë edhe uror, copë çeliku për të ndezur eshkën 21- I thuhet kokës me dialekt 22-Një roman i Gorkit 23-Ato të bien në ujdi, të ulen e të bisedojnë 24- Hajdaraga i politikës 25- Gaz pa erë që prodhojnë tokat e kënetës 26- Qytet bregdetar turistik në R.A; të bashkuar me Abu Dabin 27- Gji i bukur në bregdetin e Francës, turistik 29- Pagesë e menjëhershme me lekë në dorë 30- Prift françeskan 31-Ngjyrues flokësh 33-... Spencer 34- Burim uji, i thonë ndryshe edhe ... 35- Bregdet shkëmbor i futur thellë në det 36- Roma në makina 37- Largohu

1- Shtëpi banimi me oborr përpara, e ulët dhe pronë private 4- Sherr, grindje , mosmarrëveshje 7- Një shtet në Europën veriore 12- Ish aktorja italiane Manjani 13- Një ndër shfaqet e para të baletit shqiptar 14- Një mineral me ngjyrë 15- Ymer ..., ish kampion olimpik në ngritje peshe 17- Ish arkitekt i, shkrimtari dhe piktori Velo 18- Vend i cekët ku mund të kalohet lumi 19- Kafshë e egër e ngjashme me luanin, quhet edhe macja e egër amerikane 20- Perlati, ish-portier i përfaqësueses tonë 21- Piktori shkodran Kodheli 22- Mustafai, analist 23- Masë gjatësie sa pjesa e parakrahut e deri tek gishtërinjtë e shtrirë plotësisht 24- Qytet në krahinën e Kurbinit 25-Behari, që na bën të qeshim 26- Një shenjë e horoskopit 27- Një ujk italian 28- Kënd, pa qoshe 29- Ish fshatar i pasur i pasluftës 30- Një kompani e madhe e automjeteve italiane 32- Kompozitori i Arapit në indic 33- Foshnjat 34- Lajme të shkurtra në RTV 36-Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit 37- Një shtet në Lindjen e Mesme 38- Çdo ligj e ka një të tillë 39- Ngjarje 40- E shpejtë, e menjëhershme 41- Konstruksione prej betoni për ndërtim

Regjisorja Patty Jenkins dhe aktorja Gal Gadot, po bashkëpunojnë sërish në realizimin e një version të ri të filmit “Cleopatra”. Ylli izraelit Gal Gadot, ka konfir-muar lajmin se do ta portretizojë Kleopatrën në filmin e ardhshëm. Aktorja 35-vjeçare tashmë ka portretizuar superheroinën Wonder Women në filmat e regjisores Pat-ty Jenkins, “Wonder Woman” dhe “Wonder Woman 1984”, por tani kjo dyshe e njohur e kinematografisë po bëhet bashkë sërish, për të rrëfyer historinë e sundimtares së lashtë egjiptiane. Përmes një postimi në Twitter, Gadot tha se prej kohësh ka dashur historinë e Kleopatrës. “Më pëlqen të filloj rrugëtime të reja dhe e adhuroj emocionin, që ma sjellin projektet e reja. Gjithashtu më pëlqen të

sjell tregime të reja në jetë. Historinë e Kleopatrës kam dashur ta rrëfej përmes filmit, prej një kohe të gjatë. Dhe jam shumë falënderuese që do të jem pjesë e këtij projekti dhe do të punoj me një ekip të kategorisë A”, tha ajo. Sipas portalit “Deadline”, filmi i studios filmike “Paramount Pictures” do të bazohet në skenarin e Laeta Kalogridis. Aktorja Elizabeth Taylor e portretizoi sundimtaren e famshme në filmin e vitit 1963 “Cleopatra”, i cili i fitoi katër shpërblime “Oscar”. Buxheti i lartë me të cilin ishte realizuar ky projekt, gati shkaktoi falimentimin e studios “20th Century Fox”. Sidoqoftë, “Cleopatra” u bë filmi më fitimprurës i atij viti, duke i arkëtuar 57.7 milionë dollarë vetëm në Amerikë dhe Kanada.

Udhëtimi falasNjë zotëri, i cili ishte në prit-

je të autobusit ndalon një taksi dhe e pyet shoferin:

-Më falni, për të transpor-tuar një thes të vjetër paguhet biletë?

Shoferi përgjigjet:-Sigurisht që jo.Burri sapo dëgjon këtë përg-

jigje i thotë bashkëshortes së tij, e cila ishte tepër e shëndetshme dhe mezi lëvizte nga vendi:

-Hip në makinë thes.

Lakuriqët e natësGjatë një udhëtimi të gjatë

të gjithë lakuriqët e natës ud-hëtonin me kokën lart. Vetëm njëri prej tyre mbante kokën të ulur poshtë. Një lakuriq nate i moshuar pyet prijësin dhe i thotë:

-Po përse e mban kokën të ulur poshtë vetëm ai?

Prijësi përgjigjet:-Pusho, nuk duhet të bësh

zhurmë, sepse ai nuk dëshiron të shqetësohet ndërsa është duke zhvilluar joga.

STELLA MCCARTNEY: NË BOTË DUHET

TË KETË OPTIMIZËMNgjyrat portokalli, rozë

dhe e kaltër dominojnë në koleksionin e ri të stilistes Stella McCartney, të prezantu-ar në formë digjitale si pjesë e javës së modës në Paris. Sipas kreatores së famshme britan-ike, qëllimi i këtij koleksioni është të sjellë shpresë tek njerëzit, se karantina e shkak-tuar nga pandemia e korona-virusit një ditë do të mbetet kujtim. “Unë gjithsesi mendoj se në botë duhet të ketë më shumë optimizëm. Edhe nëse jeni duke qëndruar në shtëpi, duhet të mundoheni të dilni nga kjo situatë të veshur me stil dhe jo vetëm me rroba sportive”, citohet të ketë thënë McCratney për Reuters. Por, koleksioni i ri i disenjatores e cila është vajza e ish-anëta-rit të bendit legjendar “The Beatles” Paul McCartney, nuk iu shmang tërësisht dukjeve të karantinës, duke krijuar vesh-je të kombinuara mes stilit dhe rehatisë.

k u l t u r e www.sot.com.al

8 5

2 7 4

6 9 8

9 5 3

9 6 8 4

6 7 1

7 6 1

5 7 2

2 3

4 8 1 3

2 8 3

2 9

7 6 5

4 5

4 2 8

7 2 5

1 3 9

3 1 9 2

5 9 7

4 1 2

3 6

6 2 5 4 9

7

9 4 6 3

4 2

3 8 1 4

9

Page 23: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

.............GAZETA SOT E Martë 13 Tetor 2020 23

`

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Sot përpiquni të relaksoheni dhe të shmangni çdo gjë të panevojshme, duke filluar me diskutimet. Mos e ngarkoni veten me problemet dhe punën e të tjerëve.

23 shattor-22 tetor

Ju praktikisht po planifikoni jetën tuaj. Do të jeni të suk-sesshëm, si personalisht ashtu edhe ekonomikisht. Vendosni të gjitha përpjekjet tuaja për të pasur më rezultat.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gusht

Luani 22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Sot do të jetë një ditë jo e mirë për ju. Mund të ketë tensione në marrëdhëniet me partnerin, në dashuri ose në familje. Bëni kujdes, pasi kjo ditë duket se ka tensione.

Një ditë ideale për dashurinë, përpiquni ta shfry-tëzoni atë. Në punë nëse ka ndonjë çështje ose problem të pazgjidhur, tani është koha e duhur për tu marrë me të.

Ditë jo e mirë sot për ju. Mundohuni të kuptoni nëse kushdo që është pranë jush ose kush ju intereson është me të vërtetë personi i duhur ose po përfiton nga ju.

Dashi Demi

Në tërësi do të jetë një ditë e mirë. Ju keni yjet në krah, por padyshim që shumë varet nga ju. Dritë jeshile për emocionet e bukura, është e dita ideale për ndjenjat.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Disa situata që ju kanë dhënë shqetësim prej disa kohësh janë zgjidhur ose po zgjidhen. Tani Venusi është në shenjën tuaj dhe së shpejti ju do të jeni më të qetë.

Një ditë pozitive ju pret sot falë planetëve, që janë të preferuarit tuaj. Kështu që përpiquni të veproni dhe të njihni njerëz të rinj. Në punë, lajme të mira ju presin.

VERTIKAL

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 majDo të jetë një ditë e lu-

hatshme në lidhje në lidhje me dashurinë. Por marrëdhëniet me miqtë do të shkojnë shumë mirë dhe do keni mundësi taki-mi për biseda pune.

Facebook Messenger, me një surprizë për Halloween

Ditë pozitive, shumë e rëndësishme për të hedhur bazat tuaja. Mund të ketë një dëshirë për t’u rilidhur, ose një njohje e re mund të kthehet në diçka më të rëndësishme.

HORIZONTAL

Sot do të jetë një ditë shumë pozitive për ndjenjat dhe dashurinë. Por kujdes sot nga keqkuptimet e vogla me part-nerin tuaj, pasi mund të sjellin edhe tensione.

Sot do të mundoheni nga dyshimet në dashuri, ndoshta zgjedhjet që keni bërë nuk janë më të përshtatshme. Në fushën profesionale po hapen horizonte të reja.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

100 dollarë shpërblim për vizitorët, në

Glenwood Springs

1- I thonë çallmës së hoxhës 4- Janë dythundrakë nga Peruja me lesh të mirë 7- Zgavër e hapur në mal 9- Vepër letrare satirike e imituese e shoqëruar me muzikë 11- Përemër vetor 13- Fringo fare, e porsadalë nga fabrika 14- “... Uelenshpigel” i Flandrës, nga shkrimtari gjerman Gerhart Hauptman 16- Figurë tek gurët e shahut 18- Patrioti Nivica, i shquar 19- Këngëtarja me ngjyrë Turner 20- Koteci i pulave 21- Një gjykatës turk 22- Dhoma e ulët e Parlamentit italian 23- Shkrimtari dhe poeti kosovar Podrimja 24- Një ujëmbledhës 26- Gëlltit ose ... 27- Kalama 28- Banka Ushtarake 29- Ai mund të jetë edhe frymëzimi 30- Krahinë në veri 31- Janë 114 kapitujt e Kuranit 32- Është fshat dhe lumë në Shkodër me një emër 33- Markë cigareje italiane 34- Pjesë, rriskë 35- Goditje e fortë dhe e menjëhershme 37- Është si burim fry-mëzimi poetik 39- Lumë në Gjermani i pash-quar 40- Nënprodukt i qumështit 42- Ka edhe një të tillë fetar 43- Është pjesë përbërëse e bërthamës së atomit 46- Ai nxirret me duf 47- Më ra në qafë, më mërzit, më ra ... 48- Sheshi i luftimit të gladiatorëve, i shquar

1- Vend i rregulluar para portës së shtëpisë për të ndenjur 2- Është organiza-të terroriste baske 3- Frederik e Zholio ... shkencëtarë francezë 4- Princesha e Uellsit ... Diana që umartua me princin Çarls i Anglisë 5- Njëlloj si nr 23 horizontalisht 6- U thonë ndryshe dallgëve të detit 8- Bija e Kelmendit 9- Ka qenë i biri i Priamit, mbretit të Itakës 10- Prijës kozak 12- Shuma e përgjithshme 15- Sëmundje e tokës, epi-lepsi 17- Emër vajze 18- Një fshat i Kavajës 20- shitje e një malli pa e peshuar, ashtu siç është 21- Vendosja e gjërave njëra mbi tjetrën 22- Ndryshe për mbledhjen 24- Lloj kapele pa strehë 25- Arkë 27- “Shtëpia” e pulës 28- ... Franko ish-futbollist italian me Milanin 29- Gjellë me spinaq dhe me vezë sipër 30- Tas i thellë për çorbë 31- Giber-nau i garave motoçiklistike 32- ... Ir Sen, ish-udhëheqës korean 33- Tërësia e mjeteve lundruese të një vendi 36- Ajo mund të jetë edhe proteste 38- Përcakton normat e sjelljes 40- Këlysh qeni 41- Lindita e këngës lirike 44- Tip i vjetër automjeti transporti rus 45- Në krye të piramidës

k u l t u r e www.sot.com.al

Qyteti i Glenwood Springs në Kolorado do të shpërblejë vizitorët me nga 100 dollarë, në rast se vizitojnë zonën e cila është e njohur për “pishinat” e ngrohta, ofertë e cila pritet të vlejë deri më 30 nëntor. Sipas mediave të huaja, qyteti njoftoi se do të zgjaste programin stimulues deri më 30 nëntor, i cili filloi në pranverë gjatë pandemisë si pjesë e një përpjekjeje për të rritur biznesin, i cili pësoi rënie për shkak të situatës aktuale. “Pas rihapjes së atraksioneve kryesore të Glenwood Springs, bordi vendosi që kjo dhuratë ishte masa e duhur jo vetëm për të mbështetur bizneset tona lokale të varura nga turizmi, por edhe për të shpërblyer bazën tonë të dedikuar të vizitorëve”, u shpreh Lisa Langer, drejtoreshë e promovimit të turizmit.

Facebook kohët e fundit njoftoi, se këtë vit do të shtojë një koleksion të ve-prave të reja artistike dhe përvojave të AR në Messenger. Shumica e përmbajtjes së re me temë Halloween është tashmë e dis-ponueshme në të dy platformat Android dhe iOS, por këtu ka diçka interesante. Për herë të parë Facebook po sjell “Haunted House”, në Messenger. Duke shfaqur vepra arti dhe efekte speciale të bëra eksk-luzivisht për Messenger, “Haunted House” e Facebook mund të vizitohet çdo javë gjatë gjithë muajit tetor nga përdoruesit e Messenger, të cilët do të jenë në gjendje të rrinë në një dhomë me tema të ndryshme për Halloween të Dr. Madhous.

Page 24: FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh ... · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Martë 13

GAZETA SOT24 E Martë 13 Tetor 2020

.............

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KULTURË/Julia VRAPI; SPORT/Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Mançester Junajtid nuk ka mundur ta fitojë titullin kam-pion në Anglisë

që nga viti 2013, kur trajneri skocez Aleks Ferguson (38 tro-fe në 26 vjet në stolin e “Djajve të Kuq”) vendosi të tërhiqej. Familja amerikane Glazer, e cila kontrollon klubin, ka in-vestuar 1.190 miliardë euro në merkato për shtatë vjet. Janë ndryshuar pesë trajnerë, me shpresën për të gjetur rrugën e duhur: nga David Mojes, i cili ishte sugjeruar nga Fer-guson, te Rajan Gigs, deri te Luis Van Gal, Hoze Murinjo dhe Ole Gunar Solskjaer, i cili tani rrezikon shkarkimin. Norvegjezi është në udhëkryq, stoli i tij do të luhet të shtunën, në Njukasëll, kundër Steve Brujs ish- kapiten i “Djajve të Kuq”, tani trajneri i “Magpies”. Ka patur polemika dhe ten-sion pas humbjes 1-6 në “Old Trafford”, kundër Totenhemit, sfidë në të cilën Hoze Murinjo mori kënaqësinë e pendimit të tifozëve të Mançester Junajtid për largimin e tij. Pas suksesit në FA Cup me Luis Van Gal, Murinjo është menaxheri i

MESFUSHORI/ Tek Reali ka një çështje, ka të bëjë me Luka Modriç

QËNDRIMI Trajneri i Barcelonës, Ronald Ku-men, në një dalje të fundit për mediet, është shprehur se Luis Suarez mund të kishte qëndruar dhe të provonte se drejtuesit e klubit e kishin gabim. “Në rastin e Suarez, ishte e vështirë që të luante titullar. Ia bëra të njohur këtë fakt. Ai e kishte të vështirë, por nuk kisha ndonjë problem me të. Luis stërvitej normalisht, stërvitej mirë. Në fund bëri zgjedhjen për t’u larguar dhe unë i thashë. Mund të kishte qëndruar, por klubi ndjeu se skuadra duhej të

rinovohej. Tani luan Ansu Fati, 17 vjeç. Ne kemi Pedrin, 17 vjeç, i cili merr shanset e tij. Ronald Araujo është aty në moshën 21-vjeçare. Trincao vlen shumë dhe është 20 vjeç. Po kështu, kemi marrë Serxhino Dest, i cili është 19 vjeç. Pra, janë të gjithë lojtarë për të ardhmen”, nënvizoi Kuman. Largimi i Suarezit shkaktoi zemërimin e Mesit. Holandezi shpjegon se ka folur me “yllin” argjentinas për këtë problem. “Nëse keni dikë në dhomën e zhve-shjes, me të cilin ju, gruaja dhe fëmijët

rrini bashkë jashtë futbollit, atëherë një reagim i tillë ka kuptim. I thashë Mesit: E kuptoj që jeni zhgënjyer dhe mendoj se është një situatë e dhimbshme që ai po largohet, por këto janë zgjedhje të klubit. Pas nënshkrova me Barçën, menjëherë kontaktova Leon. Shkova në shtëpinë e tij dhe bisedova me të për të ardhmen. Ai ishte i qartë për pakën-aqësitë që kishte. Në fund funksionoi mirë dhe që nga momenti kur pranoi qëndrimin, Mesi ka bërë gjithçka që unë pres prej tij”, shtoi ai.

MERKATO SULMUESI TEKNIKU

Hazard po zhgënjen, pritet të largohet nga Reali

Për David Alabën janë vënë në lëvizje klubet më të mëdha të Europës, të cilat duan të përfitojnë nga fakti se mund të afrojnë me para-metra zero, ndërsa sipas me-diave italiane në krye të garës ndodhet pikërisht Juventusi. Drejtuesit e klubit bardhezi kanë nisur negociatat prej disa ditësh me menaxherët e Al-abës dhe janë shumë pranë një marrëveshjeje. Marrëdhëniet e drejtuesve torinezë me ata të Bajernit janë mjaft të mira dhe kjo shpjegohet edhe me huazimin e Dagllas Kostës në Mynih, ndaj Paratiçi po punon që të afrojë Alabën që

Eden Hazard pritet të largohet nga Reali i Madrid-it. Mediat raportuan të hënën se drejtuesit e madrilenë janë të hapur për ta shitur belgun në fund të këtij edicioni. Te Reali nuk janë të kënaqur me Hazardin, i cili prej se u transferua në “Santiago Bernabeu” vitin e shkuar nga Çelsi vazhdimisht ka pasur telashe me lëndimet. Gjithashtu, edhe vlera e tij në treg ka rënë dukshëm në krahasim me 150 milionë eurot e paguara nga Reali për transferimin e tij. Kështu që, te Reali janë të gatshëm ta lirojnë Hazardin verën

Marrëdhëniet e Thom-as Tuhel me drejtuesit e PSG-së janë përkeqësuar dhe kjo u konfirmua nga deklaratat e Drejtorit Spor-tiv Leonardo, i cili kritikoi publikisht teknikun gjerman. Kohët e fundit është folur shpesh për një shkarkim të tij dhe emërim të Masi-miliano Alegrit në pankinën e kryeqytetasve, por mediat franceze kanë zbuluar se Leonardo po përgatit një tjetër emër për stolin. Bëhet fjalë për ish mesfushorin italo-brazilian Thiago Mot-ta, i cili ka veshur fanellën e PSG-së edhe si futbollist

në janar kundrejt një shume prej 15-20 milionë eurosh, që do të kënaqte edhe bavarezët, të cilët verën e ardhshme do ta humbnin me parametra zero.

gjatë sezoneve 2012-2018 dhe pikërisht në verën e 2018-ës mori besimin e klubit për të drejtuar skuadrën e të rinjve për një sezon.

1.2 mld euro në 7 vjet dhe Junajtid sërish dështoi, Kavani shansi i fundit për Solskjaer

e ardhshme për 60 milionë euro, të cilin po planifikojnë ta zëvendësojnë me Kilian Mbape. Hazardi ka kontratë me Realin deri në vitin 2024.

Juventusi synon transferimin në janar të David Alabës

Kuman komenton Suarezin: I thashë që s’mund të luante titullar

Mesfushorit kroat Luka Modriç, i përfundon kontrata me “Los Blancos” në qershor 2021 dhe, për momentin, nuk ka marrëveshje për të zgjatur “dashurinë” mes palëve. Sig-urisht që ekziston dëshira e madhe e lojtarit për ta mbaj-tur më gjatë veshur fanellën “mbretërore” me numrin 10. Kroati po përpiqet ta bëjë të qartë publikisht se qëllimi i tij është të vazhdojë dhe me-qenëse është i vetëdijshëm se po arrin fundin e karrierës së tij, do të pranonte një pagë më të ulët. Tani, nëse klubi mendon se koha e tij ka perënduar, mes-fushori nuk do ta ketë aspak problem të hiqet mënjanë dhe

të thotë lamtumirë. Do të jetë e vështirë për Real Madridin “të heqë qafe” lojtarin, sepse niveli që kroati ka shfaqur në ndesh-jet e fundit luan në favor të tij. Luka është i vendosur të jetë në kundërshtim me kartën e tij të identitetit, që tregon 35 vite. Ai, për momentin, mbetet element kryesor i organikës së drejtuar nga Zidane. Në këtë kampion-at ka luajtur 294 minuta nga 360 të mundshme, duke qenë mesfushori më i përdorur nga trajneri francez, madje edhe përpara Kasemiros. Në moshën e tij, është e kuptueshme që do të niste pjerrësia, kuptohet nga lart poshtë, por shenjat janë për të kundërtën.

PSG e pakënaqur me Tuhel, pritet emërimi i Motas

vetëm që i ka sjellë gëzime familjes Glazer, duke fituar tre trofe: Community Shield, League Cup dhe Europa League. 83 milionë euro janë shpenzuar gjatë verës: Goditja më e madhe ishte pa dyshim holandezi Van de Bek, për të cilin Mançester Junajtid pagoi 39 milionë në arkat Ajak-sit. Pritshmëri të mëdha për Edinson Kavanin, i cili mbër-riti falas në “Old Trafford”, pas ndarjes nga Paris San Zher-men. Uruguajani ka zgjedhur fanellën me numrin 7 dhe po përgatitet të bëjë debutimin e tij në Premier League kundër Njukasëll. Ai tashmë ka një

detyrë madhore: të shpëto-jë trajnerin Solskjaer nga shkarkimi. Ndërkohë, Premier League dhe Qeveria Angleze nuk e shohin të favorshëm projektin e reformës radikale të futbollit anglez të paraqitur nga Liverpuli dhe Mançester Junajtid, i cili në thelb, ndër të tjera, synon uljen e skuadrave pjesëmarrëse në kampionat (18) dhe eliminimin e Kupën e Ligës dhe Community Shield. Në një deklaratë zyrtare, PL, thotë se zbatimi i këtij projekti “mund të ketë një ndikim të dëmshëm”. Futbolli anglez është më i shikuari në botë dhe ka një strukturë të gjallë,

dinamike dhe konkurruese, që gjeneron interes në të gjithë botën. Për të ruajtur këtë po-zicion është e rëndësishme që të gjithë të punojmë së bash-ku. Si Premier League ashtu edhe FA (Federata Angleze) mbështesin një diskutim të gjerë në lidhje me të ardh-men e lojës. Sipas mendimit të Premier Leagues, disa nga propozimet individuale, që janë në plan, mund të kenë një ndikim të dëmshëm në të gjithë lojën dhe ne jemi të zhgënjyer kur shohim se Rik Parri, presidenti i EFL, ka dhënë mbështetjen e tij”, cito-het në deklaratën e saj Ajo që ata tashmë konsiderohet një “marrëveshje e fshehtë” është e dënuar edhe nga Departa-menti i Kulturës, Medias dhe Sportit, në Qeverinë Angleze “Ne jemi të befasuar dhe të zhgënjyer që në një moment krize, kur kemi nxitur hallkat e futbollit profesionist që të bashkohen dhe për të arri-tur një marrëveshje për të ndihmuar klubet në ligat e ulëta, duket se po përgatiten marrëveshje të fshehta që do të krijonin një konkurrencë të ngushtë mes klubeve”, thuhet në komunikatë.

Klubi i “djajve të kuq” nuk njeh sukses që kur është larguar trajneri legjendar Sër Aleks Ferguson, investimet kanë qenë të mëdha por të dështuara