fizika 7 udhËzues mËsuesi -...

100
FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI Fatbardha Pema

Upload: lyhanh

Post on 02-May-2018

302 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI

Fatbardha Pema

Page 2: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

pHYRJE

Për ju mësues!

Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është përgatitur për t’u ardhur në ndihmë mësuesve në

zbatimin e programit mësimor sipas qasjes me bazë kompetencat. Ky udhëzues mbështet

mësimdhënien me metoda të ndryshme që i shërbejnë të gjitha kategorive të nxënësve dhe

parashikon veprimtari të nxëni, ku nxënësit punojnë së bashku në grup duke përmirësuar

komunikimin me njëri-tjetrin dhe bashkëpunimin për të arritur në një përfundim.

Në udhëzues përfshihen planifikimi vjetor, tremujor dhe ai ditor i programit, si dhe

përfshihen modele funksionale të mësimdhënies, të cilat e lidhin të nxënit me zbatimin e tij

në situata të jetës së përditshme.

Për trajtimin e çdo teme mësimore shfrytëzohen burime të shumëllojshme të

mësimdhënies dhe të nxëni në funksion të rezultateve të të nxënit, duke iu përmbajtur tre

kapitujve kryesorë: 1. Energjia, 2. Forcat, 3. Hapësira (Gjithësia, Toka, Graviteti).

Duke qenë se në ditët e sotme ka një “shpërthim të informacionit” dhe nxënësit e

përdorin teknologjinë në një mënyrë të kënaqshme, është synuar që mësimdhënia të

përqendrohet në të nxënit që ka si bazë përpunimin dhe përdorimin e shprehive të të

menduarit dhe jo në zotërimin e fakteve të shkëputura.

Një ndër veprimtaritë në të cilat zbatohet më së miri kjo dhe ndërthurja ndërlëndore

është portofoli i nxënësit, i cili përbën 20% të vlerësimit të notës përfundimtare dhe përmban

detyra me shkrim, punë krijuese, teste të përfunduara, përshkrime dhe të dhëna të marra

prej eksperimenteve, koleksione, prezantime, video dhe PPT të krijuara nga nxënësit,

fotografi të ndryshme, çmime, certifikata, dhe vetëvlerësime.

Nga ana tjetër, situatat orientohen drejt jetës së përditshme në mënyrë që nxënësit jo

vetëm të jenë aktivë në përvetësimin e njohurive, por edhe të aftësohen për të zgjidhur në

mënyrë të suksesshme situata të ndryshme në jetë.

Page 3: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

Gjithashtu, në këtë Udhëzues mësuesi sugjerohen tema për projekte, të cilat janë të thjeshtë,

të arritshme dhe të orientuara drejt jetës reale, si edhe modele testi.

Për të lehtësuar planifikimin e mësimdhënies, në rubrikën Shtojcë paraqiten rezultatet e

të nxënit të kompetencave kyçe dhe të kompetencave të fushës së shkencave të natyrës.

Shpresojmë se ky Udhëzues do të lehtësojë përpjekjet tuaja për realizimin e programit

mësimor të fizikës sipas standardeve të kërkuara të mësimdhënies dhe të nxënit.

Duke ditur se çfarë ndodh në klasë dhe duke jetuar me shqetësimet e përditshme

profesionale, shpresojmë t’ju vijmë në ndihmë sadopak në përgatitjen tuaj të përditshme

duke paraqitur modele me karakter orientues, të cilat mund të pasurohen me përvojën tuaj

dhe me informacion të përditësuar edhe nga adresa www.fizik.si.

Ngulmojmë të theksojmë se modelet e planifikimit të zbatimit të programit dhe të

mësimdhënies në këtë Udhëzues janë sugjeruese dhe shërbejnë vetëm si ndihmë për

konceptimin dhe planifikimin e vazhdueshëm të tyre nga ana e mësuesve.

Ju urojmë suksese në zbatimin e kurrikulës dhe në përmbushjen e standardeve të

kërkuara për arritjet e nxënësve!

PËRMBAJTJA I. PLANIFIKIMI VJETOR I PROGRAMIT II. PLANIFIKIMET TREMUJORE TË PROGRAMIT

Page 4: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

III. PLANIFIKIMI I ORËVE MËSIMORE

Kapitulli 1. Energjia 1. Energjia 2. Format e energjisë 3. Energjia potenciale 4. Energjia kinetike 5. Energjia termike 6. Energji të tjera (kimike, drite, zëri etj.) 7. Shndërrimet e energjisë 8. Veprimtari praktike. Shndërrimet e energjisë 9. Ruajtja e energjisë 10. Energjia e diellit 11. Ku shkon energjia? 12. Burimet e energjisë 13. Përsëritje. Energjia 14. Projekt. Përdorimi i paneleve diellore 15. Projekt. Përdorimi i paneleve diellore

Kapitulli 2. Forcat

16. Forcat e përditshme 17. Matja e forcave 18. Pesha. Masa dhe pesha 19. Fërkimi 20. Fërkimi dhe çiklizmi 21. Rezistenca. Rezistenca e ajrit 22. Veprimi i disa forcave 23. Fundosja dhe pluskimi 24. Veprimtari praktike. Kur fundoset një trup? 25. Veprimtari praktike. Të ndërtojmë një nëndetëse 26. Përsëritje dhe ushtrime 27. Test i tremujorit të parë 28. Vlerësimi i portofolit të nxënësit 29. Rënia e lirë 30. Veprimtari praktike. Sa shpejt bien objektet? 31. Forca të baraspeshuara mbi trupat në lëvizje 32. Tërheqja e sustave 33. Veprimtari praktike. Ligji i Hukut 34. Tensioni i fijes 35. Vëzhgim dhe matje 36. Ligjet e forcës dhe lëvizjes

Page 5: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

37. Zbatimi i forcave 38. Përsëritje 39. Detyrë për vlerësim. Ushtrime

Kapitulli 3: Hapësira (3.1. Gjithësia; 3.2. Toka; 3.3. Graviteti)

41. Gjithësia 42. Dielli 43. Planetët 44. Planetët xhuxhë. Asteroidet 45. Veprimtari praktike. Ndërtimi i modelit të sistemit diellor 46. Meteorët dhe kometat 47. Veprimtari praktike. Gjatësia e hijeve 48. Projekt. Udhëtimi im imagjinar në planet 49. Veprimtari praktike. Thellësia e kratereve 50. Përsëritje 51. Test i tremujorit të dytë 52. Vlerësimi i portofolit të nxënësit 53. Toka. Dita dhe nata 54. Veprimtari praktike. Lëvizja e Diellit 55. Hëna. Fazat e Hënës 56. Eklipsi i Hënës 57. Eklipsi i Diellit 58. Përsëritje 59. Pesha dhe graviteti 60. Graviteti në planetë të ndryshëm 61. Largimi nga Toka 62. Satelitët 63. Orbita gjeostacionare 64. Orbita e Hënës 65. Planetët që rrotullohen 66. Përsëritje 67. Zhvillimi i ideve - një sistem i ri 68. Satelitët artificialë 69. Projekt. A ka jetë në hapësirë? 70. Test i tremujorit të tretë 71. Vlerësimi i portofolit të nxënësit

IV. SHTOJCA

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Model testi

Page 6: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

I. PLANIFIKIMI VJETOR I PROGRAMIT Plani mësimor vjetor Klasa VII Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë

Kapitulli Shpërndarja e përmbajtjes së lëndës Shtator-Dhjetor

28 orë Janar-Mars

23orë Prill-Qershor

19 orë Energjia (15 orë) Ndërveprimet Forcat (13 orë) _____________ Gjithsej 28 orë

1. Energjia 2. Format e energjisë 3. Energjia potenciale 4. Energjia kinetike 5. Energjia termike 6. Energji të tjera (kimike, drite, zëri etj.) 7. Shndërrimet e energjisë 8. Veprimtari praktike. Shndërrimet e energjisë 9. Ruajtja e energjisë 10. Energjia e diellit 11. Ku shkon energjia? 12. Burimet e energjisë 13. Përsëritje. Energjia 14. Projekt. Përdorimi i paneleve diellore 15. Projekt. Përdorimi i paneleve diellore

16. Forcat e përditshme 17. Matja e forcave 18. Pesha. Masa dhe pesha 19. Fërkimi 20. Fërkimi dhe çiklizmi 21. Rezistenca. Rezistenca e ajrit 22. Veprimi i disa forcave 23. Fundosja dhe pluskimi 24. Veprimtari praktike. Kur fundoset një trup? 25. Veprimtari praktike. Të ndërtojmë një nëndetëse 26. Përsëritje dhe ushtrime 27. Test i tremujorit të parë 28. Vlerësimi i portofolit të nxënësit

Page 7: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

2. Ndërveprimet Forcat (23 orë)

.

1. Rënia e lirë 2. Veprimtari praktike. Sa shpejt bien

objektet? 3. Forca të baraspeshuara mbi trupat në

lëvizje 4. Tërheqja e sustave 5. Veprimtari praktike. Ligji i Hukut 6. Tensioni i fijes 7. Vëzhgim dhe matje 8. Ligjet e forcës dhe lëvizjes 9. Zbatimi i forcave 10. Përsëritje 11. Detyrë për vlerësim. Ushtrime 12. Gjithësia 13. Dielli 14. Planetët 15. Planetët xhuxhë. Asteroidet 16. Veprimtari praktike. Ndërtimi i

modelit të sistemit diellor 17. Meteorët dhe kometat 18. Veprimtari praktike. Gjatësia e hijeve 19. Projekt. Udhëtimi im imagjinar në

planet 20. Veprimtari praktike. Thellësia e

kratereve 21. Përsëritje 22. Test i tremujorit të dytë 23. Vlerësimi i portofolit të nxënësit

Page 8: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

3. Sistemet Hapësira (19 orë)

. 1. Toka. Dita dhe nata 2. Veprimtari praktike. Lëvizja e Diellit 3. Hëna. Fazat e Hënës 4. Eklipsi i Hënës 5. Eklipsi i Diellit 6. Përsëritje 7. Pesha dhe graviteti 8. Graviteti në planetë të ndryshëm 9. Largimi nga Toka 10. Satelitët 11. Orbita gjeostacionare 12. Orbita e Hënës 13. Planetët që rrotullohen 14. Përsëritje 15. Zhvillimi i ideve - një sistem i ri 16. Satelitët artificialë 17. Projekt. A ka jetë në hapësirë? 18. Test i tremujorit të tretë 19. Vlerësimi i portofolit të nxënësit

Page 9: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

II. PLANIFIKIMET TREMUJORE TË PROGRAMIT

PLANIFIKIMI I TREMUJORIT TË PARË (Shtator – Dhjetor)

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Klasa: VII

Kapitulli

Temat mësimore

Situata e parashikuar e të nxënit

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Vlerësimi

Burimet

Energjia 28 orë

1. Energjia 2. Format e energjisë 3. Energjia potenciale 4. Energjia kinetike 5. Energjia termike 6. Energji të tjera (kimike, drite, zëri etj.) 7. Shndërrimet e energjisë 8. Veprimtari praktike. Shndërrimet e energjisë 9. Ruajtja e energjisë 10. Energjia e diellit 11. Ku shkon energjia? 12. Burimet e energjisë 13. Përsëritje. Energjia 14. Projekt. Përdorimi i paneleve diellore 15. Projekt. Përdorimi i paneleve diellore

1. Të gjithë keni ndaluar të freskoheni në lokalin e këndshëm buzë rrugës për në Sarandë, poshtë këmbëve të të cilit zbret me zhurmë një burim i fuqishëm. Ky burim quhet Ixuari i Borshit dhe është një nga 697 monumentet natyrore të Shqipërisë. Burimi zbret nga lart, ku ndodhet ujëvara e fshatit. Pyetja është: A zotëron energji uji që bie nga një lartësi? 2. Diskutim mbi situata dhe trupa që na bëjnë të mendojmë për lloje të ndryshme energjie: kur gatuajmë; furnela me gaz; radio me bateri ose televizor; kur jemi në një festë etj. 3. Ngremë një trup nga dyshemeja deri në një lartësi. A ushtrojmë forcë për të mposhtur forcën e rëndesës? A kryejmë punë? 4. Vëzhgoni lëvizjen e një topi bulingu. Ai godet birilat, ushtron forcë dhe i zhvendos ato. A kryen punë? A zotëron energji? 5. Përziejmë 100 ml ujë të ftohtë me 100 ml ujë të ngrohtë. Sa mendoni se do të jetë temperatura e përzierjes? 6. Në shtëpitë tona ne përdorim energji elektrike për pajisje të ndryshme. Nga e sigurojmë këtë energji? 7. Një çiklist ngjitet në një kodrinë. Kur ngjitet, shpejtësia e tij zvogëlohet, por lartësia rritet. A ndryshon energjia kinetike dhe potenciale e trupit?

Demonstrim Veprimtari praktike Punë në grup dhe punë individuale Diskutim Lojë me role Hulumtim dhe zbulim Di-Dua të di- Mësova Vëzhgim-analizë-diskutim Përvijim i të menduarit Rishikim në dyshe Stuhi mendimesh Rrjeti i diskutimit Zbatime praktike brenda dhe jashtë klasës

Produkt (poster) Vëzhgim Vlerësimi i përgjigjeve me gojë Vlerësimi i punës në grup Vlerësimi i aktivitetit gjatë debateve në klasë Vlerësimi i detyrave të shtëpisë Vetëvlerësim Intervistë me një listë treguesish Vëzhgim me një listë të plotë treguesish Prezantim me gojë ose me shkrim Projekt kurrikular Test për një grup

Kompjuter Lap-top Telefon Videokasetë CD interaktive Videoprojektor Materiale nga interneti Materiale nga enciklopedi Revista shkencore Teksti i Fizikës VII Udhëzues për mësuesin Fletore pune për nxënësin Objekte rrethanore Pamje të trupave që janë në takim Postera Vizatime të grafikëve të ndryshëm Burime të ndryshme drite,

Page 10: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

8. Demonstrohet një lavjerrës, i cili lëkundet sa nga njëra anë në anën tjetër. A ndryshon energjia e tij në çaste të ndryshme të kohës? 9. Në një enë metalike hedhim një sasi uji dhe me ndihmën e një llambe me alkool e ngrohim. A shkon e gjithë nxehtësia që çlirohet nga djegia e alkoolit për ngrohjen e ujit? 10. Mësuesja shkruan në tabelë temën e mësimit dhe udhëzon nxënësit si të zhvillojnë veprimtarinë Shkrim i shpejtë: Ne jetojmë brenda një hapësire plot energji. Veprimtaria zgjat 4-5 minuta. 11.Shumë pajisje punojnë me rrymë elektrike. Si mendoni, çfarë shpërndan një ngrohëse në dhomë? 12. Nxënësit kanë përpara lodra me bateri, me kurdisje dhe diskutojnë për mënyrën si funksionojnë ato. 13. Një enë të mbushur me ujë e të mbuluar me kapak e vendosim në një mbajtëse laboratori dhe e ngrohim me ndihmën e një bombole gazi. Kapaku ngrihet lart kur ena nxehet. Pse? 14-15. Paraqiten pamje te paneleve diellore.

temash të caktuara Test në përfundim tremujorit Vlerësim i portofolit

Peshore, Termometër Dinamometër, Anije lodër Kuboidë të ndryshëm Kartona Gërshërë Ngjitës Lapsa dhe ngjyra

Ndërveprimet Forca dhe lëvizja

16. Forcat e përditshme 17. Matja e forcave 18. Pesha. Masa dhe pesha 19. Fërkimi 20. Fërkimi dhe çiklizmi 21. Rezistenca. Rezistenca e ajrit 22. Veprimi i disa forcave 23. Fundosja dhe pluskimi 24. Veprimtari praktike. Kur fundoset një trup? 25. Veprimtari praktike. Të ndërtojmë një nëndetëse 26. Përsëritje dhe ushtrime 27. Test i tremujorit të parë 28. Vlerësimi i portofolit të nxënësit

16. Kryejmë një veprim, p.sh., tërheqim një karrige, shtyjmë një tavolinë, zgjatim një sustë apo shformojmë një vizore. Diskutohet se për secilin nga këto veprime na duhet forcë. 17. Shtyjmë një tavolinë dhe një laps. A na duhet e njëjta forcë për të dy veprimet? Kur ushtrojmë forcë më të madhe? Pse? 18. Nëse ecim në një dysheme të shtruar me dërrasa të vjetra, ka rrezik dërrasa të thyhet dhe ne të rrëzohemi. Po në një dysheme të shtruar me beton, a mund të ndodhë një gjë e tillë? 19. Nëse godasim një top, ai lëviz pak metra dhe pastaj ndalet. A ju ka ndodhur kjo gjë kur keni shtyrë një karrocë në supermarket? Pse ndalet topi ose karroca? 20. Kur lëvizim një dollap rrobash hasim vështirësi. Edhe pse ushtrojmë forcë mbi dollapin, ai nuk lëviz. Pse? 21. Një copë letër e hedhim nga lart, ajo bie duke u

Page 11: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

lëkundur, ndërsa kur e bëjmë top ose raketë ajo bie më shpejt. Pse? 22. Në një park lojërash dy grupe fëmijësh zhvillojnë garën e tërheqjes së një litari. Cilat janë forcat që veprojnë mbi litarin? 23. Të gjithë e kemi vënë re se kur zhytemi në ujë trupi ynë bëhet më i lehtë. 24. Jeni buzë detit dhe shikoni një fëmijë që po mëson të notojë. Ai po përpiqet të mbajë trupin mbi ujë dhe babai i ka vënë pëllëmbën e dorës si pikëmbështetje nën trup. Pas pak ju do të shikoni se fëmija nuk do të ketë nevojë për pëllëmbën e dorës. 25. Kujtohet roli që luajnë fshikëzat e notimit te peshqit 26. Shohim në projektor një aeroplan që është duke fluturuar horizontalisht. 27. (Test) 28. Secili nxënës ka në bankë punimet e portofolit të tij të punuara gjatë tremujorit të parë.

Page 12: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I TREMUJORIT TË DYTË (Janar – Mars)

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Klasa: VII

Kapitulli

Temat mësimore

Situata e parashikuar e të nxënit

Metodologjia dhe veprimtaritë e

nxënësve

Vlerësimi

Burimet

2. Ndërveprimet Forcat 23 orë 3. Sistemet Hapësira

1. Rënia e lirë 2. Veprimtari praktike. Sa shpejt bien objektet? 3. Forca të baraspeshuara mbi trupat në lëvizje 4. Tërheqja e sustave 5. Veprimtari praktike. Ligji i Hukut 6. Tensioni i fijes 7. Vëzhgim dhe matje 8. Ligjet e forcës dhe lëvizjes 9. Zbatimi i forcave 10. Përsëritje 11. Detyrë për vlerësim. Ushtrime

12. Gjithësia 13. Dielli 14. Planetët 15. Planetët xhuxhë. Asteroidët

16. Veprimtari praktike. Ndërtimi i modelit të sistemit diellor

17. Meteorët dhe kometat 18. Veprimtari praktike. Gjatësia e hijeve

1. Një shkëmb shkëputet nga mali dhe fillon të rrokulliset poshtë shpatit. Pse ndodh kjo dukuri?

2. Hedhim një top nga kati i tretë i një ndërtese dhe e filmojmë me celular rënien e tij.

3. Shkruhen në tabelë fjalët: forcë, makinë që lëviz, forca të baraspeshuara dhe u kërkohet nxënësve të shkruajnë një shkrim të shpejtë.

4. Demonstrohet në klasë se kur mëshojmë në mesin e një vizoreje plastike, të mbështetur në të dyja skajet, ajo shformohet. E njëjta gjë ndodh edhe me një sustë që tërhiqet.

5. Kur një sustë e tërheqim me dorë ose e ngjeshim me njëfarë force, ajo do të shformohet. Kur forca pushon së vepruari, susta merr formën e saj të mëparshme.

6. Skajin e një llastiku e fiksojmë diku, dhe në skajin tjetër vendosim një kuboid dhe një kokërr mollë. Nxënësit parashikojnë dhe më pas vrojtojnë se në cilin rast fija do të zgjatet më shumë.

7. A keni menduar pse gjethet e pemëve bien në tokë?

8. Paraqitet një figurë ku trupa të ndryshëm nuk lëvizin ose qëndrojnë në prehje, ndërsa disa të tjerë janë në lëvizje. Emërtohet gjendja e lëvizjes së tyre.

9. Hedhim një fletë A4 nga njëfarë lartësie. Ajo

Demonstrim Veprimtari praktike Punë në grup dhe punë individuale Diskutim Lojë me role Hulumtim dhe zbulim Di-Dua të di-Mësova Vëzhgim-analizë-Diskutim Përvijim i të menduarit Rishikim në dyshe Stuhi mendimesh Rrjeti i diskutimit Zbatime praktike brenda dhe jashtë klasës

Produkt (poster) Vëzhgim Vlerësimi i përgjigjeve me gojë Vlerësimi i punës në grup Vlerësimi i aktivitetit gjatë debateve në klasë Vlerësimi i detyrave të shtëpisë Vetëvlerësim Intervistë me një listë treguesish Vëzhgim me një listë të plotë treguesish Prezantim me gojë ose me shkrim Projekt kurrikular Test për një grup temash të caktuara Test në përfundim tremujorit Vlerësim i portofolit

Kompjuter Lap-top Telefon Videokasetë CD interaktive Videoprojektor Materiale nga interneti Materiale nga enciklopedi, revista shkencore Teksti i Fizikës VII Udhëzues për mësuesin Fletore pune për nxënësin Objekte rrethanore Pamje të trupave që janë në takim Postera Vizatime të grafikëve të ndryshëm Burime të ndryshme drite, Peshore, Termometër Dinamometër,

Page 13: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

19. Projekt. Udhëtimi im imagjinar në planet 20. Veprimtari praktike. Thellësia e kratereve 21. Përsëritje 22. Test i tremujorit të dytë 23. Vlerësimi i portofolit të nxënësit

bie duke u lëkundur në ajër. E palosim atë në formë rakete, e hedhim përsëri dhe vërejmë se trajektorja e lëvizjes e saj ndryshon.

10. Ne nuk i shohim forcat që veprojnë mbi një trup. Tregoni shembuj dhe fakte që provojnë se ato ekzistojnë.

11. Kur kërceni në një dyshek në një park lodrash, dysheku shformohet dhe pas një kohe ai merr formën e tij të mëparshme.

12. Paraqiten modele të galaktikave të ndryshme në projektor dhe diskutohet në lidhje me përbërjen e tyre.

13. Paraqiten pamje të sistemit diellor, ku tregohet se Dielli është qendra e tij.

14. Paraqiten pamje të sistemit diellor dhe të planetëve të tij.

15. Paraqiten pamje të sistemit tonë diellor. 16. Paraqiten në projektor pamje të sistemit tonë

diellor. 17. Paraqiten në projektor pamje të ndryshme të

meteorëve dhe kometave. 18. Kur jemi duke ecur në rrugë në një ditë me

diell të fortë, shohim se çdo trup krijon hije. 19. Paraqiten foto dhe video të zbritjes së parë të

njeriut në Hënë. 20. Paraqitet me videoprojektor pamje të

përplasjes së meteorëve në Hënë ose në një planet.

21. Me anën e një suste tërheqim një kuletë të mbushur me mjete dhe më pas tërheqim një gomë. Vërejmë se në cilin rast susta hapet më shumë.

22. (Test) 23. Secili nxënës ka në bankë punimet e portofolit të tij të punuara gjatë tremujorit të dytë.

Anije lodër Kuboidë të ndryshëm Kartonë Gërshërë Ngjitës Lapsa dhe ngjyra

Page 14: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I TREMUJORIT TË TRETË (Prill – Qershor)

Tematika Temat mësimore Situata e parashikuar e të nxënit Metodologjia dhe

veprimtaritë e nxënësve Vlerësimi Burimet

(19 orë) Sistemet hapësira

1. Toka. Dita dhe nata 2. Veprimtari praktike. Lëvizja e

Diellit 3. Hëna. Fazat e Hënës 4. Eklipsi i Hënës 5. Eklipsi i Diellit 6. Përsëritje 7. Pesha dhe graviteti 8. Graviteti në planetë të

ndryshëm 9. Largimi nga Toka 10. Satelitët 11. Orbita gjeostacionare 12. Orbita e Hënës 13. Planetët që rrotullohen 14. Përsëritje 15. Zhvillimi i ideve - një sistem i ri 16. Satelitët artificialë 17. Projekt. A ka jetë në hapësirë? 18. Test i tremujorit të tretë 19. Vlerësimi i portofolit të nxënësit

1. Një nxënës mban me dy duar fotografinë e Tokës (të printuar në A4) dhe një tjetër mban fotografinë e diellit. Të tjerë mbajnë planetë dhe yje. Mësuesja fton nxënësit të pozicionohen sipas pozicioneve që duhen. 2. Lexohet rrëfimi “Nën hijen e piramidave të Keopsit” nga libri “Çfarë zbulimi!”. 3. Toka e tërheq Hënën; po Hëna, a e tërheq Tokën? Në qoftë se po, pse hëna nuk bie në Tokë? Kujtojmë baticat dhe zbaticat. 4. Paraqiten në videoprojektor pamje dhe video të eklipsit të Hënës. 5. A mund ta vrojtojmë diellin me sy të lirë? 6. Pyeten nxënësit si mund të vrojtohet eklipsi i diellit. 7. Astronautët qëndrojnë pezull në hapësirë. Paraqiten foto të ndryshme për ilustrim. 8. Të gjithë trupat bashkeveprojne me forca tërheqëse dhe shtytëse. Toka tërheq Hënën, por edhe Hëna tërheq Tokën. 9. Paraqiten në projektor pamje të anijes kozmike gjatë lëshimit. 10. Një gur, që bie nga kati i 10-të i një ndërtese, përshkon një rrugë të lakuar derisa të bjerë në tokë.

Të nxënit Demonstrim Veprimtari praktike Punë në grup dhe punë individuale Diskutim Lojë me role Hulumtojmë dhe zbulojmë Di-Dua të di-Mësova Vëzhgo-analizo-diskuto Përvijim i të menduarit Rishikim në dyshe Stuhi mendimesh Rrjeti i diskutimit Mendo-Puno në dyshe-Diskuto Rrjeti i diskutimit Konsolidim i të nxënit Rrjeti i diskutimit Rishikim në dyshe Zbatime praktike brenda dhe jashtë klase

Produkt (poster) Vëzhgim Vlerësimi i përgjigjeve me gojë Vlerësimi i punës në grup Vlerësimi i aktivitetit gjatë debateve në klasë Vlerësimi i detyrave të shtëpisë Vetëvlerësim Intervistë me një listë treguesish Vëzhgim me një listë të plotë treguesish Prezantim me gojë ose me shkrim Projekt kurrikular Test për një grup temash të caktuara Test në përfundim tremujorit Vlerësim i portofolit

Kompjuter Lap-top Telefon Videokasetë CD interaktive Videoprojektor Materiale nga interneti Materiale nga enciklopedi Revista shkencore Teksti i Fizikës VII Udhëzues për mësuesin Fletore pune për nxënësin Foto të qiellit natën, Model i Tokës (glob) Foto të eklipsit të Diellit dhe të Objekte rrethanore Fletë A4 Kartona Gërshërë Ngjitës Lapsa dhe ngjyra

Page 15: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

11. Paraqiten në projektor pamje të satelitëve artificialë. 12. Nëse fotografoni Hënën çdo natë ju mund të shikoni ndryshimet e formës së saj. 13. Paraqiten pamje të sistemit diellor dhe të planetëve që rrotullohen rreth Diellit. 14. paraqiten pamje të sistemit tonë diellor. Shohim pozicionet reciproke të diellit dhe planetëve. 15. Vëzhgojmë një anije në det. Vëmë re se ajo duke lundruar ulet poshtë horizontit. 16. Pamje të satelitëve dhe teleskopëve hapësinorë. 17. Shfaqen pamje nga lëvizja e astronautëve brenda anijes kozmike. 18. (Test) 19. Secili nxënës ka në bankë punimet e portofolit të tij në tremujorin e tretë.

Page 16: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËVE MËSIMORE TË TREMUJORIT TË PARË

SHTATOR-DHJETOR

Page 17: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 1 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 1. Energjia Situata e të nxënit: Të gjithë keni ndaluar të freskoheni në lokalin e këndshëm buzë rrugës për në

Sarandë, poshtë këmbëve të të cilit zbret me zhurmë një burim i fuqishëm. Ky burim quhet Ixuari i Borshit dhe është një nga 697 monumentet natyrore të Shqipërisë. Burimi zbret nga lart, ku ndodhet ujëvara e fshatit. Pyetja është: A zotëron energji uji që bie nga një lartësi?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të tregojnë ç’është energjia. 2.Të tregojnë njësinë e matjes së energjisë së një trupi. 3.Të shprehin nëpërmjet shembujve lidhjen mes punës dhe energjisë.

Fjalët kyç: energji, punë, xhaul (J)

Mjetet: teksti, fletë formati A4, lapsa, ngjyra, figura të ndryshme.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë e nxënësve për energjinë dhe për punën, të marra në klasën e katërt.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim për njohuritë paraprake: Mësuesja u kërkon nxënësve të tregojnë shembuj të tjerë trupash që zotërojnë energji. Ata mund të thonë se zotërojnë energji era që fryn, lëndët djegëse, zërat që dëgjojmë, trupat që shformohen etj. Më pas udhëzohen nxënësit që të interpretojnë figurën 1.1 në libër duke treguar si e shfrytëzojmë energjinë fizike në jetën e përditshme. Marrëdhënia pyetje-përgjigje: Mësuesi/ja orienton nxënësit nëpërmjet pyetjeve: Çfarë është energjia? Si mund ta përkufizoni atë? Uji që bie nga një lartësi mund të lëvizë rrotën e mullirit. A kryen punë ai në këtë rast? Pse? Më pas shkruhet në tabelë: Kur një trup kryen punë, ai harxhon energjinë e tij. U tregohet nxënësve se njësia e punës dhe e energjisë është e njëjtë – Xhaul dhe shkurt shënohet J. Rishikim në dyshe: Nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve: A zotëron energji avulli? A kryen punë ai? Pse? Udhëzohen nxënësit të vizatojnë një figurë të thjeshtë rreth situatës dhe monitorohet puna e tyre duke dhënë udhëzimet përkatëse. Një nxënës e vizaton figurën në tabele dhe bën interpretimin e saj. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për mënyrën e përkufizimit të energjisë, për shprehjen e njësisë së matjes së energjisë së një trup,si edhe për lidhjen mes punës dhe energjisë nëpërmjet dhënies së shembujve nga jeta reale. Detyrë shtëpie: Mund t’u jepet nxënësve si detyrë te sjellin informacione rreth Xhaul-it.

Page 18: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 2 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 2. Format e energjisë

Situata e të nxënit: Diskutim mbi situata dhe trupa që na bëjnë të mendojmë për lloje të ndryshme energjie: kur gatuajmë; furnela me gaz; radio me bateri ose televizor; kur jemi në një festë etj.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të emërtojnë lloje të ndryshme të energjisë. 2.Të njohin burimet e energjisë që ekzistojnë në natyrë. 3.Të tregojnë format e shfaqjes së energjisë në trupa të ndryshëm.

Fjalët kyç: energji kimike, energji elektrike, energji zanore, energji drite etj.

Mjetet: teksti, foto të ndryshme, si furnela me gaz; radio me bateri ose televizor, çajnik etj.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë e nxënësve në lëndën e Fizikës së klasës së gjashtë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim për njohuritë paraprake: Nxënësit shprehen në lidhje më situatën e të nxënit duke ilustruar shndërrimet e ndryshme energjetike që ndodhin. U kërkohet nxënësve të listojnë në fletoret e tyre disa lloje të energjisë që njohin, si edhe të identifikojnë burimet e energjisë. Kjo veprimtari zgjat rreth 4 minuta. Mbajtja e strukturuar e shënimeve: Orientohen nxënësit që, duke vendosur në qendër fjalën Energjia, të paraqesin shënimet rreth saj në mënyrë të strukturuar, duke plotësuar llojet e saj. Skema plotësohet edhe me lloje të tjera energjish që shfaqen në natyrë, si energji mekanike, termike, elektromagnetike, kimike e bërthamore. Më pas pyeten nxënësit në lidhje me njohuritë që kanë për burimet që ndotin mjedisin, qoftë ato që e ndotin më pak (burimet e ripërtërishme, si dielli, era, shiu, avujt e ujit) ose ato që e ndotin më shumë (burimet je paripërtëritshme, si nafta, qymyri, gazi etj.) dhe çfarë synohet në ditët e sotme. Rishikim në dyshe: Nxënësit të listojnë në fletoren e klasës disa veprimtari fizike që ata kryejnë në jetën e përditshme dhe energjinë që përdorin duke i kryer ato. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për emërtimin e llojeve të ndryshme të energjisë, për njohjen e burimeve të energjisë që ekzistojnë në natyrë, si edhe për format e shfaqjes së energjisë në trupa të ndryshëm. Detyrë shtëpie: Mund t’u jepet nxënësve si detyrë të hartojnë një listë me burimet e energjisë në shtëpitë e tyre.

Page 19: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 3 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 3. Energjia potenciale

Situata e të nxënit: Ngremë një trup nga dyshemeja deri në një lartësi. A ushtrojmë forcë për të mposhtur forcën e rëndesës? A kryejmë punë?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të tregojnë ç’është energjia potenciale gravitacionale. 2. Të tregojnë ç’është energjia potenciale e elasticitetit. 3. Të zbatojnë njohuritë në situata të ndryshme.

Fjalët kyç: energjia potenciale gravitacionale, energjia potenciale e elasticitetit.

Mjetet: lavjerrës, llastik, susta.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë marrë në lëndën e Diturisë së Natyrës.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveBashkëbisedim: Diskutohet rreth situatës së të nxënit: Nëse trupi lihet i lirë dhe takon një trup tjetër mund të shkaktojë lëvizjen e tij. Pra, kur një trup është në një lartësi të caktuar, ai zotëron energji, e cila shfaqet gjatë rënies së trupit. A varet kjo energji nga lartësia në të cilën ndodhet trupi? Po nga masa e tij? Diskutohet me nxënësit dhe arrihet në një përfundim të përbashkët. Hulumtim i përbashkët: Përkufizohet termi energji potenciale dhe tregohen dy llojet e saj: a) energjia potenciale gravitacionale dhe b) energjia potenciale e elasticitetit. Jepen shembuj për secilën. a) Gota e qelqit që ndodhet mbi tryezë ka energji potenciale gravitacionale. Kur është më e madhe energjia potenciale gravitacionale, kur ndodhet në lartësinë 1 m apo në atë 50 cm? Diskutim. Lejohen nxënësit të shprehin mendimet e tyre lirshëm, ashtu siç i mendojnë dhe të argumentojnë përgjigjet e tyre. b) Kur tendosim një llastik dhe e lëmë të lirë, çlirohet energji. Veprimtari. Nxënësit provojnë me llastik dhe me susta të cilat i ngjeshin dhe kur i lenë të lira ato mund të fluturojnë në ajër. Sustat dhe llastikët kur ngjishen ose tërhiqen zotërojnë energjia potenciale të elasticitetit. U tregohet nxënësve se njësia e energjisë potenciale është xhauli (J). Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për përkufizimin e energjisë potenciale gravitacionale dhe të energjisë potenciale të elasticitetit, si dhe për zbatimin e njohurive në situata reale.

Page 20: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 4

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 4. Energjia kinetike

Situata e të nxënit: Studioni lëvizjen e një topi bulingu. Ai godet birilat, ushtron forcë dhe i zhvendos ato. A kryen punë? A zotëron energji?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të përkufizojnë energjinë kinetike. 2. Të tregojnë me shembuj varësinë e saj nga masa dhe shpejtësia e trupit. 3. T’i argumentojnë përgjigjet e tyre.

Fjalët kyç: energji kinetike, lëvizje, masë, shpejtësi e trupit.

Mjetet: top bulingu, birila, foto e një anije me vela, rrafsh i pjerrët, sferë, kuboid.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë në lëndën Diturisë së Natyrës.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveImagjinatë e drejtuar: Imagjinoni një anije me vela. Era godet në velat e anijes, ushtron forcë dhe, si rezultat, anija lëviz. Pra, era kryen punë, pra, zotëron energji. Ç’lloj energjie është kjo? Vëzhgo, analizo, diskuto: Përkufizohet termi energji kinetike, e cila është energjia që zotëron një trup për shkak të lëvizjes së tij. A varet kjo energji nga shpejtësia e lëvizjes së trupit? Po nga masa? Nxënësit japin mendimet e tyre. A janë të vërteta mendimet e tyre? Studiojmë lëvizjen e sferës në rrafshin e pjerrët, në fund të të cilit kemi vendosur një kuboid. Vëzhgojmë se si ndryshon shpejtësia e sferës dhe zhvendosja e kuboidit kur rritet pjerrësia e rrafshit të pjerrët dhe si ndryshon zhvendosja e kuboidit kur rritet masa e sferës. Arrijmë në një përfundim të përbashkët: sa më e madhe të jetë masa dhe shpejtësia e një trupi, aq me e madhe është energjia e tij kinetike. Rishikim në dyshe: Çfarë energjie zotëron një zog që fluturon? Po një avion? Argumentoni përgjigjet tuaja! Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për përkufizimin e energjisë kinetike, për shembujt e varësisë së saj nga masa dhe shpejtësia e trupit, për argumentimin e përgjigjeve të tyre. Detyrë shtëpie: Mund t’u jepet nxënësve si detyrë të ilustrojnë me figurë trupa që zotërojnë energji potenciale dhe kinetike.

Page 21: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 5

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 5. Energjia termike

Situata e të nxënit: Përziejmë 100 ml ujë të ftohtë me 100 ml ujë të ngrohtë. Sa mendoni se do të jetë temperatura e përzierjes?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të tregojnë se trupat e ngrohtë zotërojnë energji termike. 2.Të parashikojnë rezultate duke përdorur njohuritë që kanë. 3.Të analizojnë situata të ngjashme për të nxjerrë përfundime të sakta.

Fjalët kyç: energji termike, temperaturë, shpërhapje e energjisë

Mjetet: teksti, enë qelqi cilindrike, ngrohës, termometër.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë e nxënësve të marra në Diturinë e Natyrës dhe në Aftësimin Teknologjik.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveVëzhgojmë dhe zbulojmë: Në dimër kur qëndrojmë pranë ngrohëses së ndezur, ne ngrohemi. Pse na ngroh soba? Kur në një enë me ujë të ftohtë fusim një shufër hekur të nxehtë, uji do të ngrohet. Si e ngroh hekuri i nxehtë ujin? Diskutohet rreth situatave të mësipërme dhe tregohet se trupat e ngrohtë zotërojnë energji termike. U kërkohet nxënësve të sjellin shembuj të tjerë të trupave që kanë nxehtësi. Analizë e rezultateve: Matim me termometër temperaturën e përzierjes dhe dalim në një përfundim. Udhëzohen nxënësit të bëjnë lexime të sakta, duke vepruar në dyshe. Nxënësit krahasojnë rezultatet me parashikimin që ata bënë më lart. Në një enë cilindrike hedhim 250 ml ujë dhe e vendosim mbi ngrohës. Çfarë do të ndodhë me temperaturën e ujit? A lidhet energjia termike me temperaturën? Ç’përfundime nxjerrim? Theksohet se energjia termike nuk është e njëjtë me nxehtësinë. Energjia termike e një trupi është energjia e grimcave përbërëse të tij, kurse nxehtësia është vetëm pjesa e energjisë termike e një trupi që i kalon një trupi tjetër me mënyra që do të mësohen në klasat më të larta. Përforcim: Bëhet një përmbledhje e njohurive të marra në lidhje me energjitë potenciale, kinetike dhe termike duke i ilustruar me shembuj.

Page 22: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 6 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 6. Energji të tjera (kimike, drite, zëri etj.)

Situata e të nxënit: Në shtëpitë tona ne përdorim energji elektrike për pajisje të ndryshme. Nga e sigurojmë këtë energji?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të njohin lloje të tjera energjish. 2.Të tregojnë burimet e energjisë që ekzistojnë në natyrë. 3.Të identifikojnë format e shfaqjes së energjisë në trupa të ndryshëm.

Fjalët kyç: energji mekanike, energji e vendndodhjes, energji e lëvizjes, energji kimike, energji elektromagnetike, energji bërthamore etj.

Mjetet: Pamje të ndryshme që paraqesin lloje të ndryshme të energjisë. Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë e nxënësve për energjinë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveMarrëdhëniet pyetje-përgjigje: Diskutohet me nxënësit rreth njohurive të marra në mësimet e mëparshme, duke shtruar për përgjigje pyetjet e mëposhtme: Cilat janë burimet e energjisë që njohim? A e ndotin mjedisin ato? Si e sigurojnë energjinë makineritë e ndryshme? Nga e sigurojnë energjinë qeniet e gjalla në Tokë? Di, Dua të di, Mësova më shumë: Pasi është zhvilluar diskutimi rreth pyetjeve të mësipërme nxënësit orientohen të tregojnë se për çfarë duan të dinë më shumë. Disa nga pyetjet mund të jenë: Cilat janë format e shfaqjes së energjisë? Çfarë është energjia mekanike dhe në sa lloje ndahet ajo? Ç’quhet energji e vendndodhjes? Po e lëvizjes? Ç’është energjia kimike? Ç’është energjia elektromagnetike? Po energjia bërthamore? Një nxënës mund t’i shkruajë këto pyetje në tabelë. Lexim i drejtuar: Udhëzohen nxënësit të lexojnë tekstin “Format e energjisë”dhe, pasi iu jepet atyre koha e nevojshme, u kërkohet të formulojnë me shkrim përgjigjet e pyetjeve të mësipërme. U jepet nxënësve ushtrimi plotësues i mëposhtëm: Paraqitni me anë të një vizatimi skematik lloje të ndryshme të energjive që keni mësuar. Ilustrojini me vizatime situatash të llojeve të ndryshme të energjive të shënuara në skemë. Detyrë shtëpie: Jepet detyrë vazhdimi i këtij ushtrimi, i cili mund të ketë mbetur i papërfunduar për arsye kohe.

Page 23: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 7 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VII

Tema mësimore 7. Shndërrimet e energjisë

Situata e të nxënit: Një çiklist ngjitet në një kodrinë. Kur ngjitet, shpejtësia e tij zvogëlohet, por lartësia rritet. A ndryshon energjia kinetike dhe potenciale e trupit?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të tregojnë se energjia mund të shndërrohet nga një formë në një tjetër. 2.Të evidentojnë mënyrat e shndërrimit të energjisë. 3.Të vizatojnë skemat e shndërrimeve energjetike.

Fjalët kyç: diagram i shndërrimit të energjisë, energji mekanike, energji e vendndodhjes, energji e lëvizjes, energji kimike, energji elektromagnetike, energji bërthamore etj.

Mjetet: teksti, foto që ilustrojnë shndërrime të energjisë.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë e nxënësve nga temat e zhvilluara më parë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim për njohuritë paraprake: Studiohet situata e të nxënit dhe vizatohet figura në tabelë, duke marrë tre pozicione të çiklistit (në fillim të ngjitjes, në majë të kodrinës dhe në fund të saj). Diskutohet rreth pyetjeve: Çfarë ndodh gjatë ngjitjes në kodrinë? Pse energjia kinetike zvogëlohet dhe energjia potenciale rritet? Çfarë ndodh gjatë zbritjes? Udhëzuesi i të lexuarit ndërveprues: Ndahet klasa në grupe me nga 4 nxënës dhe udhëzohen që për rreth 10 minuta të lexojnë tekstin. Më pas ata udhëzohen të japin shembuj të shndërrimeve të energjisë nga njëri lloj në një tjetër dhe t’i tregojnë ato me anë të diagramit të shndërrimit të energjisë. Aktivizohen nxënës në tabelë për të vizatuar diagramin e shndërrimit të energjisë dhe për të bërë interpretimin e tyre. Rishikim në grup: Sipas grupeve nxënësit kryejnë detyrat e mëposhtme:

1. Tregoni pajisje që punojnë me rrymë elektrike. Shpjegoni si vjen rryma te këto pajisje. 2. Listoni disa trupa të ngrohtë. Tregoni çfarë shpërndajnë ato rreth tyre. Nxirrni një përfundim. 3. Tregoni disa trupa që lëshojnë tinguj. Shpjegoni si shpërndahet tingulli.

Në bazë të grupeve përmblidhen përgjigjet dhe përfundimet shkruhen në tabelë: 1. Elektriciteti shpërndan energji. 2. Trupat e ngrohta shpërndajnë energji. 3. Tingulli shpërndan energji.

Detyrë shtëpie: Gjeni vargje ndryshimesh energjetike që ndodhin në jetën e përditshme në shtëpitë tuaja. Renditini ato duke i ilustruar edhe me përdoruesit konkretë.

Page 24: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 8 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 8. Veprimtari praktike. Shndërrimet e energjisë

Situata e të nxënit: Demonstrohet një lavjerrës, i cili lëkundet sa nga njëra anë në anën tjetër. A ndryshon energjia e tij në çaste të ndryshme të kohës?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të përcaktojnë shndërrimet e energjisë në objekte të jetës së përditshme. 2.Të tregojnë burime energjetike dhe mënyrat e përdorimit të tyre. 3.Të zbatojnë në situata të ndryshme njohuritë e marra mbi llojet e energjisë dhe shndërrimet energjetike.

Fjalët kyç: energji elektrike, energji e lëvizjes, energjia kimike, energji mekanike, energji elektromagnetike etj.

Mjetet: fletë pune f. 5-6, fletë formati A4

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë e nxënësve për llojet e energjisë dhe shndërrimet energjetike të zhvilluara në temat e mësipërme.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim për njohuritë paraprake: Diskutohet në lidhje më detyrën e shtëpisë: përmenden vargjet e ndryshimeve energjetike që ndodhin në jetën e përditshme në shtëpitë tona dhe nxënësit i renditnin ato, duke i ilustruar edhe me përdoruesit konkretë. Praktikë e zbatuar: U shpërndahen nxënësve fletë formati A4 dhe udhëzohen të punojnë në grupe me 4 nxënës secili, duke u bazuar në fletën e punës, faqe 5-6: grupi 1: qark me llambë, grupi 2: pajisje elektrike me rrotullim, grupi 3: lodër lëvizëse, grupi 4: ventilator, grupi 5: ngrohës. Mësuesja monitoron punën e tyre dhe udhëzon secilin grup të vizatojë një figurë për të paraqitur situatën, si edhe diagramin e shndërrimit të energjisë. Kryetarët e grupeve paraqesin me radhë njëri pas tjetrit detyrën përkatëse. Secili anëtar mund të ndërhyjë për të plotësuar. Përforcim: Bëhet një përmbledhje e njohurive të marra në lidhje me llojet e energjisë dhe shndërrimet energjetike. Vlerësimi: Motivohen nxënësit që janë më aktivë dhe më të saktë në vizatimet e diagrameve të shndërrimit të energjisë dhe analizës së situatave të ndryshme. Detyrat e nxënësve mund të vendosen në portofolin e tij.

Page 25: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 9

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 9. Ruajtja e energjisë Situata e të nxënit: Në një enë metalike hedhim një sasi uji dhe me ndihmën e

një llambe me alkool e ngrohim. A shkon e gjithë nxehtësia që çlirohet nga djegia e alkoolit për ngrohjen e ujit?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të dallojnë shndërrimet energjetike në situata të ndryshme. 2. Të formulojnë ligjin e ruajtjes së energjisë. 3. Të llogaritin rendimentin. 4. Të ilustrojnë situata të ndryshme me anë të diagramit së Senkit.

Fjalët kyç: rendiment, diagram i Senkit, energji e dobishme, energji e përgjithshme, ligji i ruajtjes së energjisë.

Mjetet: teksti, vizore laps, tabela të ndryshme.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë e nxënësve për llojet e energjisë dhe shndërrimet energjetike të zhvilluara në temat e mëparshme.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake Duke u bazuar te situata e të nxënit nxënësit tregojnë se jo e gjithë energjia e përgjithshme është e dobishme. Gjithmonë ka humbje të energjisë, të cilat shkojnë për ngrohjen e mjedisit përreth, si edhe për ngrohjen e enës. Vizatohet në tabelë figura e rënies së një topi nga një lartësi e caktuar dhe pozicionet e tij gjatë rënies. Formulohet ligji i ruajtjes së energjisë, duke e konkretizuar me rastin më evident të shndërrimit të energjisë kinetike në potenciale dhe anasjelltas të një trupi që kryen rënie të lirë. Në çdo rast, energjia mekanike mbetet e pandryshuar. Mbajtja e strukturuan e shënimeve: Shpjegohet shembulli në libër dhe ilustrohet me diagramin e Senkit. Udhëzohen nxënësit të mbajnë shënime dhe të jenë të kujdesshëm në interpretimin e tyre. Jepet përkufizimi i rendimentit dhe shkruhet në tabelë formula për llogaritjen e tij. U tregohet nxënësve se rendimenti shprehet në përqindje (% ). Detyrë shtëpie Mund t’u jepet nxënësve detyrë rubrika “?” në faqen 9 të tekstit në nxënësit.

Page 26: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 10

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VII

Tema mësimore10. Energjia e diellit

Situata e të nxënit: Mësuesja shkruan në tabelë temën e mësimit dhe udhëzon nxënësit si të zhvillojnë veprimtarinë Shkrim i shpejtë: Ne jetojmë brenda një hapësire plot energji. Veprimtaria zgjat 4-5 minuta.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të tregojnë çfarë është energjia. 2.Të shpjegojnë pse një trup ka energji. 3.Të vlerësojnë rëndësinë e energjisë diellore.

Fjalët kyç: fotosintezë, panele diellore

Mjetet: fletë pune 1.5, fletë formati A4

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë e nxënësve në lëndën e Biologjisë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim për njohuritë paraprake: Dielli ka energji kolosale, pa të cilën nuk do të ishte e mundur jeta në Tokë. Edhe në Tokë ka shpërthime të energjive të mëdha, si p.sh., vullkanet. Por ka edhe energji të vogla në natyrë dhe në teknikë si p.sh., te ushqimet që marrin qeniet e gjalla, te lëndët djegëse kur digjen, te drita, te rrezet laser, te valët e televizorit etj. U kërkohet nxënësve të sjellin shembuj të tjerë. Mendo, shkëmbe mendime: Nxënësit ndahen në grupe dhe udhëzohen si të përgatitin një poster, ku të paraqesin rëndësinë që ka dielli për prodhimin e ushqimit dhe të elektricitetit. Nxënësit rikujtojnë më parë procesin e fotosintezës. Monitorohet puna e nxënësve dhe jepen udhëzimet përkatëse. U kujtohet se duhet të komunikojnë brenda grupit me qetësi dhe të mbajnë shënimet përkatëse. Në përfundim, diskutohet rreth posterave më të mirë, të cilët vlerësohen për përmbajtjen dhe për paraqitjen e tyre. Diskutim: Shpesh në tarracat e pallateve ose në çatitë e shtëpive ne shohim të vendosur panele diellore. Përse shërbejnë ato? U sillet në kujtesë nxënësve se gjatë orës së ardhshme do të vijojnë me temën Veprimtari praktike. Përdorimi i paneleve diellore. Ata duhet të sjellin informacione mbi historikun e ndërtimit të paneleve diellore dhe funksionimin e tyre.

Page 27: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 11 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VII

Tema mësimore 11. Ku shkon energjia? Situata e të nxënit: Shumë pajisje në shtëpitë tona punojnë me rrymë elektrike. Si mendoni, çfarë shpërndan një ngrohëse në dhomë?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:1. Të tregojnë se energjia kalon nga njëri trup te një tjetër. 2. Të paraqesin në mënyrë skematike kalimin e energjisë nga një trup në një tjetër 3. Të argumentojnë përgjigjet e tyre me anë të shembujve konkretë.

Fjalët kyç: kalim energjie, energji e lëvizjes, energjia kimike, energji elektromagnetike, energji mekanike, rrezatim dritor, nxehtësi, tingull etj.

Mjetet: teksti, lap-top, projektor, diapazon, vegël muzikore.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë marrë në temat e zhvilluara për energjinë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive të marra: Rikujtojmë njohuritë e marra mbi llojet e ndryshme të energjisë dhe si ndryshon formë ajo, duke kaluar nga njëri trup në një tjetër. Diskutohet situata e mëposhtme: Një automobil është duke lëvizur (zotëron energji kinetike) dhe papritur ai frenon. Në çfarë shndërrohet energjia e tij kinetike? A nxehen frenat? Po rrotat? Po rruga? A mund të themi se kjo energji shkon për rritjen e energjisë së brendshme të këtyre trupave? Përvijim i të menduarit: Ndahen nxënësit në grupe dhe secili grup punon pyetjet e mëposhtme. Grupi 1: jepni shembuj trupash që prodhojnë tinguj. Përshkruani shndërrimin e energjisë në një vegël muzikore. Grupi 2: jepni shembuj trupash shumë të ngrohtë. Përshkruani shndërrimin e energjisë dhe tregoni çfarë shpërndajnë përveç nxehtësisë. Grupi 3: Një fëmijë luan në një kënd lojërash. Ai ngjitet deri në majën e një rrëshqitëseje. Më pas rrëshqet poshtë dhe ndalon. Vizatoni një skemë të shndërrimit të energjisë për ta paraqitur këtë. Pasi u jepen nxënësve orientimet ku do ta mbështesin punën e tyre, monitorohen për mënyrën si punojnë dhe një përfaqësues i grupit pasqyron punën. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për paraqitjen në mënyrë skematike të kalimit e energjisë nga njëri trup te një tjetër, si edhe për argumentimin e përgjigjeve të tyre me anë të shembujve konkretë.

Page 28: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 12

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 12. Burimet e energjisë Situata e të nxënit: Nxënësit kanë përpara lodra me bateri, me kurdisje

dhe diskutojnë mënyrën si funksionojnë ato. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të njohin burime të ndryshme energjie në natyrë. 2.Të tregojnë format e shfaqjes së energjisë që ka secili prej tyre. 3.Të analizojnë situata të ngjashme, duke u bazuar në njohuritë dhe kuptimin shkencor.

Fjalët kyç: burime energjie, forma të shfaqjes së energjisë.

Mjetet: teksti, lap-top, projektor, lodra me bateri, me kurdisje, foto të ndryshme si p.sh., çekiçi i ngritur kur duam të ngulim një gozhdë, një ortek që zbret nga mali etj.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë që kanë nxënësit në lëndën e Fizikës në klasën e gjashtë për energjinë dhe punën.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveVeprimtaria 1. Udhëzohen nxënësit të hartojnë një listë të burimeve të energjisë që kemi në shtëpitë tona, p.sh.: priza elektrike, bateritë e telekomandave, furnela me gaz, ushqimet që konsumojmë, etj. Udhëzuesit e të lexuarit ndërveprues: Në këtë fazë mësuesi/ja udhëzon nxënësit për një lexim produktiv të tekstit. Jo të gjitha burimet e energjisë në botë janë të zëvendësueshme. Si quhen ato? Ku qëndron dallimi kryesor ndërmjet tyre? Diskutohet pse Dielli është burimi kryesor i energjisë në Tokë dhe që energjia diellore mund të kthehet në energji elektrike. Shpesh kemi parë panele diellore, të cilat shërbejnë për të prodhuar elektricitet. Udhëzohen nxënësit të seleksionojnë materialet mbi panelet diellore pasi në orët vijuese do të zhvillohet projekti me këtë temë. Rishikim në dyshe: Duke punuar në dyshe nxënësit duhet të bëjnë një kategorizim midis burimeve të energjisë dhe llojeve të energjisë që ka burimi si p.sh.: uji që bie nga diga (burim energjie) ka energjia mekanike ose uraniumi (burim energjie) ka energji bërthamore. Nxënësit duhet të sjellin shembuj të ngjashëm, duke u bazuar në njohuritë e marra dhe në kuptimin shkencor. Ata mund t’i paraqesin edhe nëpërmjet tabelave. Në varësi të kohës, detyra mund të jepet për t’u zhvilluar në shtëpi. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për format e shfaqjes së energjisë që ka secili prej burime dhe analizën e situatave të ngjashme, duke u bazuar në njohuritë dhe kuptimin shkencor.

Page 29: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 13 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VII

Tema mësimore 13. Përsëritje. Energjia

Situata e të nxënit: Një enë të mbushur me ujë e të mbuluar me kapak e vendosim në një mbajtëse laboratori dhe e ngrohim me ndihmën e një bombole gazi. Kapaku ngrihet lart kur ena nxehet. Pse?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të vëzhgojnë eksperimente për të nxjerrë përfundime të sakta. 2.Të identifikojnë format e shfaqjes së energjisë në trupa të ndryshëm. 3.Të argumentojnë përgjigjet e tyre.

Fjalët kyç: energji, punë, nxehtësi.

Mjetet: enë me kapak, mbajtëse laboratori, bombol me gaz, ujë

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë marrë gjatë temave të mëparshme.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim për njohuritë paraprake: Diskutohet mbi situatën e të nxënit: A ushtron forcë avulli mbi kapakun? Një pjesë e energjisë së lëndës së djegshme shndërrohet në energji potenciale të avujve të ujit dhe një pjesë e kësaj energjie shndërrohet në energji kinetike të lëvizjes së kapakut. Paraqitet në videoprojektor eksperimenti që demonstron se avulli kryen punë, sepse mund të rrotullojë edhe fletët e ventilatorit. Dilet në përfundimin se ai zotëron energji. Më pas mësuesi/ja dëgjon disa nxënës të lexojnë detyrën e shtëpisë. Ata duhej të hartonin një listë me burimet e energjisë që njohin dhe me llojet e energjisë. Ata pyeten: Po shkrepja, a është burim energjie? Bashkëbisedimi zgjat rreth 7 minuta. Përvijim i të menduarit: Nxënësit ndahen në grupe dhe punojnë ushtrimet në faqen 12 në libër, të cilat janë përgatitur më parë në fletë formati A4: grupi A punon ushtrimet 1, 3, 5, 7 dhe grupi B ushtrimet 2, 4, 6, 8. Më pas fletët mblidhen dhe vlerësohen. Vlerësimi: Në përfundim të orës së mësimit nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen në diskutim, për saktësinë në përgjigje dhe në zgjidhjen e ushtrimeve, si dhe për argumentimin e tyre. Detyrë shtëpie: Udhëzohen nxënësit si të përgatisin në mënyrë individuale një ese të shkurtër mbi ligjin e ruajtjes dhe të shndërrimit të energjisë.

Page 30: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 14 dhe 15 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 14 dhe 15. Projekt. Panele diellore për prodhimin e elektricitetit Ora 1. Përdorimi i paneleve diellore Ora 2. Ndërtimi i maketit të panelit diellor

Situata e të nxënit: Paraqiten pamje të çative të shtëpive ku janë instaluar panele diellore.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të përshkruajnë historikun e ndërtimit të paneleve diellore. 2.Të tregojnë shndërrimet e energjisë në një panel diellor. 3.Të vlerësojnë rëndësinë e përdorimit të paneleve diellore në mbrojtjen e mjedisit.

Fjalët kyç: panele diellore, mjedis, shndërrime të energjisë në një paneli diellor.

Mjetet: materiale nga interneti, skemë e ndërtimit të një paneli diellor, CD me dokumentarë televizive, fletë formati A4, vizatime të nxënësve që paraqesin panele, trup paneli, pasqyra, UPA, fisha që lidhin panelin me paketat, paketa elektronike, disa kapëse.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë e nxënësve në lëndën e Aftësimit Teknologjik dhe të Teknologjisë së Informacionit.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveShënim. Kjo temë mund të zhvillohet edhe në terren, duke vizituar konkretisht një kompleks ku janë instaluar panele diellore ose një pikë shitjeje të tyre. Nëse zgjidhet kjo metodë mësimore, nxënësit duhet të përgatitin paraprakisht bankën e pyetjeve që do t’u drejtojnë specialistëve dhe të merren masat konkrete për lajmërimin e tyre, të prindërve dhe të gjenden mënyrat e transportit. Diskutim për njohuritë paraprake: Nxënësit vëzhgojnë ndërtimin e paneleve diellore te figurat e sjella. Diskutojnë për shndërrimet e energjisë që ndodhin në një panel diellor. Më pas seleksionojnë të gjitha materialet e tyre në lidhje me panelet diellore, llojet, përdorimin e tyre dhe përparësitë që kanë për mbrojtjen e mjedisit dhe në ruajtjen e ekosistemeve. Praktikë e zbatuar: A mund të ndërtojmë vetë një panel diellor? Të ndarë në grupe nxënësit kanë përpara këto mjete: trupin e panelit, pasqyra, UPA, fisha që lidh panelin me paketat elektronike, vida si dhe disa kapëse. Udhëzohen nxënësit të vendosin pasqyrat mbi trupin e panelit dhe i lidhin ato me anë të vidave. Trupin me betonin i lidhim me anë të UPA-ve. Në fund, lidhin fishat me paketa elektronike. Në këtë mënyrë kemi ndërtuar maketin e një paneli diellor. Mjetet më të mira demonstrohen përpara klasës. Nxënësit pyeten për vështirësitë që hasën gjatë punës në grup.

Page 31: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 16

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore16. Forcat në jetën e përditshme

Situata e të nxënit: Kryejmë një veprim p.sh., tërheqim një karrige, shtyjmë një tavolinë, zgjatim një sustë apo shformojmë një vizore. Diskutohet se për secilin nga këto veprime na duhet forcë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të evidentojnë mënyrat e shfaqjes së veprimit të forcave. 2.Të tregojnë se forcat nuk shihen, por ne i perceptojmë nëpërmjet pasojave që shkaktojnë. 3.Të tregojnë me shembuj se forcat lindin kur trupat bashkëveprojnë me njëri-tjetrin.

Fjalët kyç: shtyj, tërheq, tendos, rrotulloj, zhvendos, veprim, forcë.

Mjetet: sende të ndryshme që kemi në klasë, si mjete mësimore, sustë ose llastik, magnet, top, sfungjer etj.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë e lëndës së Diturisë së Natyrës dhe të Fizikës në klasën e gjashtë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveShkrim iu shpejtë: Shkruani një shkrim të shpejtë, i cili të përmbajë foljet: shtyj, tërheq, tendos, rrotulloj. Paa 3-4 minutash lexohen disa prej tyre dhe theksohet se ne na duhet forcë për të shtyrë ose për të tërhequr një trup, si edhe për ta shformuar atë ose për t’ia ndryshuar formën fillestare. Përmbledhja pohim-mbështetje: Mësuesi/ja e ka drejtuar klasën drejt njohurive që kanë nxënësit në lidhje me forcat. Udhëzohen nxënësit që të lexojnë tekstin për rreth 5 minuta dhe më pas bëhet një diskutim gjithëpërfshirës, duke komentuar figurat 1.2, 2.2, 2.3, 2.4, 2.5, në tekst e duke dalë në përfundime. POHIM: Një trup vepron mbi një tjetër. MBËSHTETJE-FAKTE: Si pasojë e veprimit, trupi zhvendoset ose shformohet. Ne nuk i shohim forcat, por perceptojmë pasojat e veprimit të tyre. Ne luajmë me top. Dora godet topin, por edhe topi kundërvepron mbi dorën. U kërkohet nxënësve të sjellin shembuj të tjerë nga jeta e përditshme të trupave që bashkëveprojnë mes tyre. Rishikim në dyshe: Në dyshe nxënësit punojnë rubrikën “?”. Më pas ata paraqesin shembujt që kanë gjetur. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për evidentimin e mënyrave të shfaqjes së veprimit të forcave, për shembujt me të cilët kanë ilustruar lindjen e forcave dhe bashkëveprimin e trupave me njëri-tjetrin. Detyrë shtëpie: Në aktivitetin tuaj të përditshëm listoni 3 shembuj ku trupat bashkëveprojnë me forca veprimi dhe kundërveprimi.

Page 32: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 17 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 17. Matja e forcave Situata e të nxënit: Shtyjmë një tavolinë dhe një laps. A na duhet e njëjta forcë për të dy

veprimet? Kur ushtrojmë forcë më të madhe? Pse? Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Të bëjnë vëzhgime dhe matje duke përdorur saktë mjete të thjeshta. Të bëjnë parashikime duke përdorur njohuritë dhe të kuptuarit shkencor. Të përdorin tabela për të paraqitur rezultatet. Të përdorin rezultatet për të nxjerrë përfundime.

Fjalët kyç: dinamometër (forcëmatës, njutonmatës) 1 njuton, 1 kilonjuton

Mjetet: peshore, fletore shënimesh, dinamometër

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë marrë për forcat në lëndën e Diturisë së Natyrës dhe të Fizikës.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveUdhëzim: Peshoren e përdorim për të matur masën tonë, por ajo mund të përdoret edhe për të matur forca shtytëse. Për të bërë këtë, nevojitet që peshoret të matin në njuton. Nëse ato matin në kilogramë, atëherë kthimi i vlerës në njuton bëhet duke ditur që trupin me masë 1 kg masë, Toka e tërheq me forcën 10 N, ndërsa atë me masë 2 kg e tërheq me forcën 20 N e kështu me radhë. Praktikë e drejtuar Veprimtaria 1: Nxënësve u jepen trupa të ndryshëm rrethanorë, p.sh. një libër në një qese, një kuboid ose kuletën e lapsave, që ata e tërheqin përgjatë tavolinës etj. dhe u kërkohet të punojnë në grupe për të matur forcën e rëndesës së tyre. Fillimisht ata bëjnë parashikime dhe më pas verifikojnë parashikimet e tyre nëpërmjet matjeve të kryera. Rezultatet e matjeve i paraqesin në një tabelë. Ata bëjnë edhe krahasime të forcave, duke u nisur nga masa e trupave. Rishikim në dyshe: Diskutohet në dyshe mbi mënyrën e leximit me dinamometër dhe me peshore. Çdo nxënës duhet të matë peshën e tij dhe të shprehë forcën e tij të rëndesës, duke u bazuar të udhëzimi më lart. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për parashikimet e tyre duke përdorur njohuritë dhe të kuptuarit shkencor, për paraqitjen e rezultateve përmes tabelave, si edhe për nxjerrjen e përfundimeve duke përdorur rezultatet. Detyrë shtëpie e sugjeruar: Informacione, foto, video për zbritjen e njeriut të parë në Hënë e për lëvizjet e astronautit në anijen kozmike.

Page 33: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 18 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 18. Pesha. Masa dhe pesha

Situata e të nxënit: Nëse ecim në një dysheme të shtruar me dërrasa të vjetra, ka rrezik dërrasa të thyhet dhe ne të rrëzohemi. Po në një dysheme të shtruar me beton, a mund të ndodhë një gjë e tillë?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore1. Të përkufizojnë forcën e rëndesës, peshën, masën. 2. Të përcaktojnë njësinë e matjes për secilën madhësi fizike dhe mjetin matës. 3. Të vizatojnë shigjetën e peshës, të forcës së rëndesës dhe të kundërveprimit të mbështetëses së një trupi. 4. Të bëjnë dallimin midis peshës dhe masës si dy madhësi fizike të ndryshme.

Fjalët kyç: forcë rëndese, forcë kundërvepruese, peshë, masë, baraspeshim forcash.

Mjetet: Sende të ndryshme rrethanore në klasë si: karrige, tavolinë, derë, libër, laps, lodër llastiku, spango etj.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë fizike për forcat të marra në klasën e 6.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake Rikujtohet forca e rëndesës dhe përkufizimi i saj. Vizatohen shigjetat e forcave.Përvijim i të menduarit: Nxënësit diskutojnë rreth situatës së të nxënit dhe evidentojnë forcën kundërvepruese të dyshemesë. Paraqesin me shigjetë këtë forcë duke e krahasuar me forcën e rëndesës. Evidentohet fakti se forca kundërvepruese e dyshemesë baraspeshohet nga forca e rëndesës. Rikujtohet përsëri nga klasa gjashtë: Çfarë shpreh masa? Cila është njësia dhe mjeti matës i saj? Nxënësit tregojnë peshore të ndryshme dhe gurë peshe. Po pesha, çfarë shpreh? Çfarë mjeti dhe njësie përdorim për matjen e saj? Si lidhen këto dy madhësi fizike me njëra-tjetrën? Sa herë më e madhe është pesha sesa masa e një trupi? Sa e ka peshën një trup me masë 1 kg? Nxënësit vizatojnë shigjetën e peshës që ushtrojmë kur jemi ulur mbi një karrige, kur qëndrojmë më këmbë mbi dysheme, peshën e një ngarkese të varur në vinç. Më pas shihet zbritja e njeriut të parë në Hënë në projektor me një cd ose, në pamundësi, edhe në telefon. A duket astronauti sikur kërcen gjatë lëvizjes në Hënë? Diskutohet rreth faktit dhe dilet në një përfundim: Njeriu në Hënë është më i lehtë ose peshon më pak. Ata vërejnë lëvizjen e astronautit në anijen kozmike kur anija është në hapësirë. A duket sikur çdo trup brenda anijes pluskon në ajër? Arrihet në përfundimin: Në hapësirë pesha e trupave është zero. dhe Pesha e trupave është e ndryshme, në varësi të trupit qiellor në të cilin ai ndodhet. Këtu duhet theksuar se sasia e lëndës prej së cilës përbëhet trupi, mbetet po ajo. Masa e trupit është kudo e njejtë. Vlerësimi:Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen në orën e mësimit, për saktësinë dhe për shkathtësinë në përgjigje, për punën e bërë në dyshe në fletoren e klasës, si dhe për saktësinë e paraqitjes së shigjetave të forcës. Detyrë shtëpie: Punohen ushtrimet në faqen 10 dhe 11 në fletën e punës.

Page 34: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 19 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 19. Fërkimi Situata e të nxënit: Nëse godasim një top, ai lëviz pak metra dhe pastaj ndalet. A ju ka

ndodhur kjo gjë kur keni shtyrë një karrocë në supermarket? Pse ndalet topi ose karroca?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të përkufizojnë forcën e fërkimit. 2. Të tregojnë raste nga jeta reale kur fërkimi mund të jetë i dëmshëm apo i dobishëm. 3. Të përcaktojnë shigjetën e forcës lëvizëse dhe forcës së fërkimit te një

Fjalët kyç: fërkim, fërkim i dëmshëm, fërkim i dobishëm, nxehtësi, kushineta.

Mjetet: forcëmatës, karrocë laboratori, kuboid, kuti kartoni etj. Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë e marra për forcën e fërkimit në klasën e 6.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveVëzhgo-Analizo-Diskuto: U kërkohen nxënësve shembuj të tjerë, ku evidentohet prania e forcës së fërkimit te trupat që janë në lëvizje ose tentojnë të lëvizin. Më pas jepet përkufizimi i forcës së fërkimit dhe diskutohet rreth pyetjeve: A e pengon fërkimi lëvizjen? Cili është drejtimi i kësaj force? Udhëzohen nxënësit të vizatojnë një anije dhe një automjet dhe të shënojnë shigjetën e forcës lëvizëse dhe asaj të fërkimit me dy ngjyra të ndryshme. Diskutohen disa raste kur fërkimi mund të jetë i dëmshëm. Përvijim i të menduarit. Shtrohen për diskutim pyetjet: Si matet forca e fërkimit? A na ndihmon për këtë dinamometri? Tregohet dhe theksohet se vlera që tregon dinamometri, pikërisht kur trupi fillon të lëvizë është e barabartë me forcën e fërkimit. Rishikim në dyshe: Të ndarë në grupe nxënësit bëjnë matje të ndryshme të forcës së fërkimit (lëvizëse). Krijojnë një tabelë për trupin që tërheqin dhe forcën përkatëse të fërkimit. Diskutohen rezultatet e matjeve. Në cilin trup është më e madhe forca e fërkimit? Pse? Shkruhet në tabelë: 1. Forca e fërkimit pengon lëvizjen e trupave. 2. Fërkimi shoqërohet me çlirim nxehtësie. 3. Fërkimi mund të jetë i dëmshëm ose i dobishëm. 4. Kur fërkimi është i padëshirueshëm përdoren lubrifikantë që e zvogëlojnë atë. Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për saktësinë dhe për shkathtësinë në matje, për punën e bërë në grup, për saktësinë e paraqitjes së matjeve të kryera. Detyrë shtëpie. Si detyrë nxënësit mund të marrin ushtrimin e rubrikës “?” në faqen 16 në libër.

Page 35: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 20

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 20. Forca e fërkimit dhe çiklizmi

Situata e të nxënit: Kur lëvizim një dollap rrobash hasim vështirësi. Edhe pse ushtrojmë forcë mbi dollapin, ai nuk lëviz. Pse?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të tregojnë si lind fërkimi. 2.Të listojnë disa lloje të fërkimit që ekzistojnë. 3.Të sjellin shembuj kur ai është i dëmshëm ose i dobishëm. 4.Të tregojnë se forca e fërkimit varet nga sipërfaqja takuese e trupave.

Fjalët kyç: fërkim, fërkim i dëmshëm fërkim i dobishëm.

Mjetet: figura të trupave të ndryshëm në takim, dinamometër, kuboid, sipërfaqe e ashpër, sipërfaqe e lëmuar.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë në lëndën e Edukimit Figurativ dhe të Gjeografisë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Diskutohet rreth situatës së të nxënit dhe u kërkohet nxënësve të tregojnë pse ndodh një gjë e tillë. Theksohet se ekziston një forcë, e cila pengon lëvizjen e trupave. Kjo forcë penguese lind pikërisht në sipërfaqen e takimit të trupave. Përvijim i të menduarit: Me anë të dinamometrit tërheqim kuboidin një herë në sipërfaqe të ashpër dhe herën e dytë në sipërfaqe të lëmuar. Në cilin rast tregon forcë më të madhe? Shtrohet pyetjet: Si mund ta vizatojmë vektorin e forcës? Çfarë drejtimi ka? Diskutohet figura 2.11 në libër dhe tregohet si shfrytëzohet forca e fërkimi në lëvizjen me biçikletë. Aktivizohen nxënës të ndryshëm për të dhënë mendimet e tyre. U kërkohet nxënësve të sjellin shembuj nga jeta e përditshme ku haset fërkimi dhe të tregojnë nëse është i dobishëm apo i dëmshëm. Rishikim në dyshe: Nxënësit diskutojnë në grupe rreth situatave të dhëna, duke shpjeguar bazuar te njohuritë shkencore që kanë. 1. Njerëzit në lashtësi e ndiznin zjarrin duke fërkuar dy shkopinj më njëri- tjetrin. 2. Një fije shkrepëse, kur takohet në faqen e kutisë, nuk ndizet. Sapo e fërkojmë, ajo ndizet. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për renditjen e disa llojeve të fërkimit që ekzistojnë, si edhe për shembujt kur ai është i dëmshëm apo i dobishëm.

Page 36: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 21 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 21. Rezistenca. Rezistenca e ajrit Situata e të nxënit: Një copë letër e hedhim nga lart, ajo bie duke u

lëkundur, ndërsa kur e bëjmë top ose raketë ajo bie më shpejt. Pse?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të përkufizojnë rezistencën e ajrit. 2. Të tregojnë se si ndikon forma aerodinamike në lëvizjen e makinës. 3. Të analizojnë situata të ngjashme dhe bëjnë përgjithësime të rëndësishme mbi efektin forcave të baraspeshuara në lëvizjen e trupave.

Fjalët kyç: rezistencë e ajrit, formë aerodinamike, makinë, parashutë, çiklist.

Mjetet: fletë, fletore, parashutë e ndërtuar nga nxënësit.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë e marra për forcat e baraspeshuara në në fizikën e klasë së 6.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveMësojmë përmes lojës: Hedhim nga lart një copë letër e vërejmë se ajo bie duke u lëkundur; e bëjmë top ose raketë ajo bie më shpejt. Nxënësit diskutojnë dhe japin shpjegime të thjeshta rreth situatës. Evidentohet prania e fërkimit me ajrin, përkufizohet rezistenca e ajrit. Diskutojmë së bashku: Nxënësit në grupe dyshe sjellin shembuj të tjerë të veprimit të rezistencës së ajrit, u japin përgjigje pyetjeve dalluese, si: Pse përkulet çiklisti gjatë ecjes në garat e çiklizmit? Pse makinat e garave janë më të ulëta se makinat e zakonshme? Pse përdorim parashutën kur hidhemi nga lartësitë? Diskutohen dhe arrihet në përfundimin: Sa më e madhe të jetë syprina ballore e një trupi, aq më e madhe do të jetë rezistenca e ajrit ndaj tij. Udhëzohen nxënësit të sjellin shembuj të tjerë të ngjashëm, ku të tregojnë dhe të analizojnë se si ndikon forma aerodinamike e trupit. Përvijim i të menduarit: Diskutohet rreth rënies me parashutë: A është e përdorshme një parashutë në Hënë? Si lëviz trupi gjatë rënies në Tokë? Kur një trup është duke rënë, ai fiton shpejtësi, por sapo hapet parashuta, rezistenca e ajrit vepron në drejtim të kundërt, duke e ngadalësuar rënien e tij, kështu trupi bie butësisht me shpejtësi të njëjtë dhe të parrezikshme. Nxënësit vizatojnë një parashutë dhe shënojnë forcat që veprojnë në të. Këto forca baraspeshojnë njëra-tjetrën. U kërkohet nxënësve të japin shembuj të tjerë të veprimit të forcave të baraspeshuara në një trup. Përfundim i rëndësishëm: Nëse mbi një trup veprojnë forca të baraspeshuara, ai qëndron në prehje ose lëviz me shpejtësi të pandryshuar. Vlerësimi Nxënësit vlerësohen për saktësinë e vizatimit të shigjetës së forcave që veprojnë tek parashuta, pjesëmarrjen në mësim, saktësinë dhe shkathtësinë në përgjigjet me gojë. Detyrë dhe punë e pavarur: Nxënësve mund t’u jepet si detyrë shtëpie rubrika “?” faqe 17.

Page 37: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 22

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 22. Veprimi i disa forcave Situata e të nxënit: Në një park lojërash dy grupe fëmijësh zhvillojnë

garën e tërheqjes së një litari. Cilat janë forcat që veprojnë mbi litarin? Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të identifikojnë llojet e forcave në natyrë. 2.Të paraqitin me shigjetë llojet e forcave që veprojnë mbi një trup. 3.Të llogaritin forcën rezultante të dy ose të më shumë forcave.

Fjalët kyç: forcë, shigjetë e forcës, forcë rezultante, njuton.

Mjetet: sferë, ulluk i pjerrët, harta e koncepteve. Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë ne lëndën e Fizikës 6.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i ideve: Diskutohet me nxënësit në lidhje me situatën e të nxënit dhe më pas udhëzohen të vizatojnë shigjetat e forcave: a) në momentin e tërheqjes së litarit; b) në momentin kur njëri grup (p.sh., ai i pozicionuar djathtas) fiton. Hidhen për diskutim pyetje rreth skemës së shigjetave të forcës: A janë të barabarta shigjetat në rastin e parë? Po në rastin e dytë? Çfarë mund të themi në lidhje me drejtimin e lëvizjes së fëmijëve? Rrjeti i diskutimit: Vijohet diskutimi me nxënësit se si mund të llogaritim efektin e forcave të kundërta që veprojnë mbi trupin kur dimë madhësinë e forcave. Punohet shembulli në libër dhe arrihet në një përfundim. Udhëzohen nxënësit të vizatojnë vektorët përkatës të forcave, duke pasur kujdes në madhësinë e tyre, si edhe të përcaktojnë saktë kahun e veprimit. Rishikim në dyshe: Punohen ushtrime për llogaritjen e forcës rezultante të dy ose të më shumë forcave, duke dhënë shembuj numerikë. Aktivizohen nxënës të niveleve të ndryshme në tabelë. Ata pyeten si arsyetuan. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për identifikimin e llojeve të forcave në natyrë, për paraqitjen me shigjetë të tyre, si dhe për llogaritjen e forcës rezultante të dy ose të më shumë forcave.

Page 38: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 23 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 23. Fundosja dhe pluskimi

Situata e të nxënit: Të gjithë e kemi vënë re se kur zhytemi në ujë trupi ynë bëhet më i lehtë

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të përshkruajnë fakte që provojnë se lëngjet dhe gazet ushtrojnë forcë shtytëse mbi trupat e zhytur në to. 2. Të vizatojnë vektorët e forcave te anija që noton mbi ujë. 3. Të shpjegojnë se forcat veprojnë në çift.

Fjalët kyç: forcë shtytëse, vektorët e forcave,Fundosje pluskim

Mjetet: enë me fund të gjerë, dinamometër, gur, trupa të ndryshëm, vizatime të nxënësve që paraqesin anije ose varka mbi ujë.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë e marra për forcat në lëndën e Fizikës në klasën e 6-të.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveVëzhgo-Analizo-Diskuto: Diskutohet situata e të nxënit. Nxënësit japin mendimet e tyre pse ndodh që trupi ynë bëhet më i lehtë. Ata mund të sjellin edhe shembuj të tjerë nga jeta praktike, si një gur të rëndë mund ta ngremë më lehtë brenda në ujë se sa jashtë tij dhe natyrshëm lind pyetja: Si shpjegohet që një anije e rëndë prej çeliku noton mbi ujë dhe nuk fundoset? Përvijim i të menduarit: Zhvillohet eksperimenti i mëposhtëm: Një trup e varim në dinamometër dhe lexojmë forcën e rëndesës së tij. Më pas, pa e ndryshuar pozicionin e zhytim trupin në një enë dhe, duke vërejtur rezultatet, ngremë dora-dorazi pyetjet për argumentim: Çfarë do të vëmë re? A do të rritet niveli i ujit në enë? Pse ndodh kjo? Sa do të jetë vlera e lexuar në dinamometër? Pse është më e vogël se në rastin e parë? Cila është ajo forcë që e bën trupin të “humbasë” peshën e tij? Udhëzohen nxënësit të vizatojnë vektorët e forcave te vizatimi i anijes që noton mbi ujë. A veprojnë gjithmonë forcat në çift? Në cilin rast anija do të fundoset? Detyrë shtëpie. U jepet nxënësve si detyrë ushtrimi i rubrikës “?” në faqen 19.

Page 39: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 24

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 24. Veprimtari praktike. Kur fundoset një trup?

Situata e të nxënit: Jeni buzë detit dhe shikoni një fëmijë që po mëson të notojë. Ai po përpiqet të mbajë trupin mbi ujë dhe babai i ka vënë pëllëmbën e dorës si pikëmbështetje nën trup. Pas pak ju do të shikoni se fëmija nuk do të ketë nevojë për pëllëmbën e dorës.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të shpjegojnë si vepron forca ngritëse mbi trupat e ndryshëm. 2.Të punojnë në grup. 3.Të shpjegojnë se forcat veprojnë në çift.

Fjalët kyç: forcë shtytëse, vektorët e forcave, fundosje, pluskim

Mjetet: enë me fund të gjerë, lëngje të ndryshme, dinamometër, gur , trupa të ndryshëm, pamje të anijeve ose varkave mbi ujë të vizatuara nga nxënësit, fleta formati, lapsa, ngjyra.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë e marra për forcat në lëndën e Fizikës në klasën e 6-të.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveVëzhgo-Analizo-Diskuto: Diskutohet situata e të nxënit: Si do ta përshkruanit këtë? Cila është forca që e mban fëmijën pezull mbi ujë? Lihen nxënësit për disa minuta të imagjinojnë situatën e dhënë dhe më pas shprehen rreth saj. Veprimtari në grup: Nxënësit ndahen në tri grupe:

Grupi 1: trupi i varur në sustë zhytet në ujë. Susta mblidhet. Nxënësit duhet të ndërtojnë pyetjet që lindin nga ky eksperiment dhe duhet të mbledhin përfundimet eksperimentit për t’i pasqyruar ato në fletë formati.

Grupi 2: dy trupa të zhytur në thellësi të ndryshme. Nxënësit duhet të tregojnë me anë të shigjetave forcat e shtypjes që

ushtron lëngu mbi faqet e trupit të zhytur në të. Në cilën faqe të trupit lëngu ushtron forca shtypjeje më të mëdha?

Grupi 3: trupi zhytet në lëngje të ndryshme (p.sh., në ujë dhe në ujë me kripë). Pas kryerjes së eksperimentit dhe diskutimit në grup, nxënësit duhet t’i përgjigjen pyetjes: A varet forca që ushtron lëngu nga lloji i lëngut? Pasi u jepet koha e nevojshme, secili anëtar i grupit mund të referojë në lidhje me punën e grupit. Mendimet e tyre mund të orientohen edhe nga harta e koncepteve, një model i së cilës paraqitet më poshtë:

Page 40: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

Model i hartës së koncepteve

FORCA NGRITËSE

Si vepron?

Çfarë quhet?

Nga se varet?

Pse vepron?

A vepron në gaze?

A vepron në lëngje?

Varet nga lloji i lëngut?

Forca ngjitëse

Pluskojnë mbi ujë

Fundosen

Trupi as nuk fundoset as nuk pluskon mbi ujë

TRUPAT

Page 41: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 25 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 25. Veprimtari praktike. Të ndërtojnë një nëndetëse

Situata e të nxënit: Kujtohet roli që luajnë fshikëzat e notimit te peshqit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të shpjegojnë notimin e trupave të ndryshëm. 2. Të shpjegojnë si nëndetësja zhytet në thellësi të ndryshme. 3. Të punojnë në grup për të nxjerrë përfundime.

Fjalët kyç: nëndetëse, masë, vëllim.

Mjetet: pamje të ndryshme të nëndetëseve, 3 shishe të vogla, enë me fund të gjerë, ujë.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë e marra në klasën e 6-të në lëndën e Fizikës dhe të Biologjisë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Vëzhgo, analizo, diskuto: Ndahen nxënësit në grupe dhe udhëzohen të kryejnë një veprimtari të thjeshtë: Marrin 3 shishe të vogla dhe të njëjta prej qelqi. Njërën prej tyre e lënë të zbrazur, të dytën e mbushin plot me ujë dhe të tretën e mbushin përgjysmë. i mbyllin fort me tapë secilën dhe i vendosin në një enë me ujë. Vëzhgojnë me kujdes pozicionin e shisheve në ujë. Udhëzohen nxënësit të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që të arrihet që “nëndetësja” të qëndrojë e baraspeshuar në thellësi të ujit dhe ta krahasojnë atë me një nëndetëse të vërtetë. Nxënësit diskutojnë dhe analizojnë se si nëndetësja, në varësi të masës së ujit që hyn ose që del prej saj, zhytet në thellësi të ndryshme. Ata udhëzohen të ristrukturojnë në mënyrë të përmbledhur mendimet dhe përgjigjet e tyre, të vizatojnë figurën duke paraqitur vektorët e forcave dhe të shkruajnë një ese për forcën ngritëse. Shënim. Nxënësit mund ta përsëritin eksperimentin edhe duke vepruar si në figurë, ku ajri shtohet apo hiqet nga shishja me anë të një pipe, duke e fryrë ose duke i hequr gishtin që bllokon daljen e ajrit. Po ashtu, për këtë eksperiment mund të shërbejë një shiringë e madhe plastike e mbushur me ujë dhe e zhytur në enën me ujë. Përmes shiringës nxënësit e kanë më të lehtë të heqin a të shtojnë sasi uji brenda saj. Vlerësimi: Detyrat dorëzohen dhe pasi vlerësohen, sistemohen në portofolin e secilit nxënës.

Page 42: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 26 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 26. Përsëritje dhe ushtrime Situata e të nxënit: Shohim në projektor një aeroplan që është duke fluturuar

horizontalisht. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:1. Të vizatojnë vektorin e forcës. 2. Të shpjegojnë peshën dhe masën. 3. Të sjellin shembuj të forcave të fërkimit dhe të shndërrimit të energjisë nga njëra formë në një tjetër.

Fjalët kyç: vektori i forcës, pesha dhe masa, energjia.

Mjetet: Sende të ndryshme rrethanore në klasë si: karrige, tavolinë, derë, libër, laps, lodër llastiku, spango etj.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë e marra gjatë zhvillimit të kapitullit.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim mbi njohuritë paraprake: Udhëzohen nxënësit të vizatojnë aeroplanin dhe të shënojnë vektorët e forcave. Çfarë e shkakton secilën prej tyre? Diskutohet me nxënësit si baraspeshohen forcat që veprojnë mbi të, nëse ai nuk lëviz lart ose poshtë dhe nëse ai as nuk e rrit dhe as nuk e zvogëlon shpejtësinë. Përvijim i të menduarit: Më pas punohen me nxënësit mbi ushtrimet e mëposhtme: 1. Mbi një trup vepron forca 3N, gjatësia e shigjetës së saj është 2 cm.

a) Sa do ta ketë gjatësinë e shigjetës forca 6N? b) Vizatoni shigjetat e forcave.

2. Një top bie nga koshi i basketbollit. A ka peshë ai? Jepni një shpjegim të thjeshtë për këtë. 3. a) Në figurat e mëposhtme, vizatoni shigjetën e forcës së fërkimit dhe të forcës lëvizëse, me dy ngjyra të ndryshme.

b) Fërkimi në jetën e përditshme mund të jetë i dëmshëm ose i dobishëm, prandaj në disa raste e zvogëlojmë dhe në disa e rritim. Në

Page 43: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

figurat më poshtë trego nëse: - Kemi fërkim të dëmshëm apo të dobishëm ? - E rritim apo e zvogëlojmë atë? 4. Ju me siguri keni ngritur një balonë për fluturim. Nisur nga përvoja dhe nga njohuritë tuaja, plotësoni pohimet më poshtë: a) Balona e figurës __________ mund të ngrihet më lehtë se dy balonat e tjera, sepse ajo ka sipërfaqe më të ______________ . b) Për këtë arsye dhe rezistenca e ajrit që vepron nën të është më e ____________

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 27

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 23. Test i tremujorit të parë (shtator-dhjetor)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të vizatojnë shigjetat e forcave që veprojnë mbi një trup. 2. Të gjejnë peshën kur jepet masa dhe anasjelltas. 3. Të sjellin shembuj të forcave të fërkimit dhe të shndërrimit të energjisë nga një formë në një tjetër.

Fjalët kyç: vektor i forcës, peshë dhe masë, energji, fërkim i dëmshëm, fërkim i dobishëm etj.

Mjetet: Testet përgatiten në fletë formati A4. Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: ky test formulohet në bazë të njohurive të fituara nga nxënësit gjatë tremujorit të parë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveNjë model testi ndodhet në rubrikën “Shtojcë”. Kriteret e hartimit të testit janë:

- identifikimi i problemit dhe zgjidhja e tij = 40%, - përdorimi i mjeteve praktike dhe i situatave reale = 40%, - shkrimi në terminologjinë e fizikës = 20%.

Përveç kësaj, testi përmban edhe tabelën e pikëve përkatëse për vlerësimin e çdo ushtrimi a pyetjeje.

Page 44: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 28

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 24: Vlerësim i portofolit të nxënësit Situata e të nxënit: Secili nxënës ka në bankë punimet e

portofolit të tij të punuara gjatë tremujorit të parë. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të përshkruajnë shkurtimisht përmbajtën e portofolit. 2.Të evidentojnë punimet më të realizuara. 3.Të vlerësojnë rëndësinë e plotësimit të portofolit.

Fjalët kyç: panair, portofol, vlerësim.

Mjetet: detyrat e punuara në klasë, në shtëpi, projekti dhe materiale të tjera të portofolave të nxënësve.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo orë mësimi lidhet me njohuritë e nxënësve me artin pamor, TIK-un, si dhe me gjuhën dhe komunikimin.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveNxënësit vrojtojnë në dyshe portofolin e njëri-tjetrit. Secili nxënës mban shënime për punimet më të mira dhe ato që duhen përmirësuar, duke përdorur një shkallë vlerësimi nga 1-5. Më pas secili shpreh vlerësimet e tij për portofolin e shokut. Nxënësit të cilët kanë mangësi të detyrave ose detyra për të përmirësuar mund t’i plotësojnë ato në shtëpi. Në fund mësuesi bën një vlerësim të portofolave më të mira të klasës, duke u nisur nga saktësia e punimeve, nga mënyra e paraqitjes, nga larmia e materialeve dhe e teknikave të përdorura, si dhe nga përdorimi i mjeteve në kryerjen e detyrave. Diskutohet me nxënësit rreth detyrave që i kanë realizuar me më shumë dëshirë dhe çfarë do të donin të përmirësonin gjatë periudhës në vazhdim.

Page 45: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËVE MËSIMORE TË TREMUJORIT TË DYTË

JANAR-MARS

Page 46: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 1 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 1. Rënia e lirë Situata e të nxënit: Një shkëmb shkëputet nga mali dhe fillon të rrokulliset poshtë

shpatit. Pse ndodh kjo dukuri? Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të përkufizojnë rënien e lirë. 2.Të përkufizojnë shpejtësinë fundore (terminale). 3.Të argumentojnë se gjatë rënies, kur forcat janë të baraspeshuara, trupi bie me shpejtësi konstante.

Fjalët kyç: rënie e lirë, shpejtësi fundore (terminale), shpejtësi konstante

Mjetet: projektor, lap-top, video të rënies me parashutë.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë marrë në fushën e shkencave të natyrës në klasën e gjashtë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Zhvillohet një diskutim paraprak në lidhje me njohuritë që kanë nxënësit mbi rënien e lirë. Ata ndahen në tre grupe dhe në tabelë mësuesja shkruan pyetjet për çdo grup.

Grupi 1: Pse bie molla? Ç’lloj lëvizjeje është ajo? (Ata duhet të tregojnë se lëvizja e mollës është rënie e lirë) Grupi 2: Si është lëvizja e mollës gjatë rënies së saj? Grupi 3: Tregoni raste të ngjashme të rënies së lirë.

Lihen nxënësit të diskutojnë për pak minuta e ta shkruajnë përgjigjen e grupit. Më pas lexohen disa nga përgjigjet e nxënësve, duke u ndalur veçanërisht të përgjigjet e grupit të dytë dhe duke theksuar se gjatë rënies së mollës shpejtësia e saj rritet pra përshpejtohet. Marrëdhënie pyetje përgjigje: Studiojmë rastin e rënies me parashutë. Ndërsa parashutisti i afrohet tokës, shpejtësia e tij rritet, po ashtu edhe rezistenca e ajrit. U kërkohet nxënësve të vizatojnë vektorët e forcave të baraspeshuara mbi një parashutë dhe shpjegohet se si nga rezultat i baraspeshimit të forcave, trupi bie me shpejtësi konstante. Kjo shpejtësi quhet shpejtësi fundore ose terminale. Për çfarë na ndihmon hapja e parashutës? A rritet rezistenca e ajrit? Po shpejtësia fundore, a zvogëlohet? Rishikim në dyshe: Udhëzohen nxënësit që t’i plotësojnë përgjigjet e diskutimit paraprak me njohuritë e reja që morën. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për përkufizimin e rënies së lirë dhe të shpejtësisë fundore (terminale), për përkufizimin e shpejtësisë fundore (terminale), si edhe për argumentimin se gjatë rënies, kur forcat janë të baraspeshuara, trupi bie me shpejtësi konstante. Detyrë shtëpie: Sugjerohet të jepet si detyrë përmbajtja e rubrikës “?”.

Page 47: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 2

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 2. Veprimtari praktike. Sa shpejt bien objektet?

Situata e të nxënit: Hedhim një top nga kati i tretë i një ndërtese dhe e filmojmë me celular rënien e tij.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të bëjnë vëzhgime dhe matje duke përdorur mjete të thjeshta. 2. Të bëjnë parashikime duke përdorur njohuritë e marra dhe të kuptuarit

shkencor. 3. Të hulumtojnë se sa shpejt bien objektet nëpër një masë të lëngshme.

Fjalët kyç: objekt, masë e lëngshme, shpejtësi fundore, rënie e lirë

Mjetet: top, cilindër i shkallëzuar 30 cm i lartë i mbushur me vaj, dy shirita gome, një vizore 1 m, kronometër, disa zare mermeri me madhësi të njëjtë, plastelinë, letra të lagura për të pastruar duart, celular.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë marrë në lëndën e Edukimit Figurativ, të Diturisë së Natyrës.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Diskutohet në lidhje me situatën e të nxënit dhe arrihet në përfundimin se për të përshkruar lartësinë e hedhjes, topit i duhet njëfarë kohe, të cilën mund ta matim lehtësisht. Lexim përmbledhje në grup. Në këtë fazë të mësimit, udhëzohen nxënësit të lexojnë Veprimtarinë praktike 2: “Sa shpejt bien objektet?” në fletoren e punës. Të ndarë në grupe ata veprojnë sipas udhëzimeve të tekstit. Mësuesja monitoron punën e tyre dhe udhëzon të kryejnë disa matje për të gjetur kohën mesatare të rënies. Një nxënës brenda grupit bën tri ose katër forma me plastelinë të cilat do t’i përdorin për të vijuar eksperimentin. Provojmë dhe analizojmë: Fillimisht nxënësit bëjnë parashikime e hamendësime për kohën e rënies së secilit objekt (zareve te mermerit dhe plastelinave me forma të ndryshme). Një nxënës caktohet të regjistrojë parashikimet në një tabelë. Pasi kryhet prova, regjistrohen rezultatet dhe vlerësohet se cili nxënës ka bërë parashikim më të përafërt. Llogaritet shpejtësia fundore e secilës formë të krijuar nga nxënësi duke ndjekur udhëzimet në Fletoren e punës. Pasi u lihet koha e nevojshme për të diskutuar, secili grup nxjerr rezultatet e punës dhe më pas kryetari i grupit referon rreth saj. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për vëzhgimet dhe për matjet e kryera, për parashikimet duke përdorur njohuritë e marra dhe të kuptuarit shkencor, si edhe për nxjerrjen e përfundimeve.

Page 48: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 3

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 3. Forca të baraspeshuara mbi trupat në lëvizje

Situata e të nxënit: Shkruhen në tabelë fjalët: forcë, makinë që lëviz, forca të baraspeshuara dhe u kërkohet nxënësve të shkruajnë një shkrim të shpejtë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:1.Të vizatojnë forcat që veprojnë mbi një makinë që lëviz. 2.Të tregojnë se kur forcat janë të baraspeshuara dhe jo të baraspeshuara. 3.Të tregojnë sa është forca rezultante në secilin rast.

Fjalët kyç: forcë, makinë, forca të baraspeshuara, forca jo të baraspeshuara, forcë rezultante

Mjetet: teksti i fizikës 7, fletë formati A4, vizore, laps.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë e lëndës së Fizikës së klasës së gjashtë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake:. Lexohen disa prej shkrimeve të shpejta të nxënësve. Më pas u kërkohet atyre të vizatojnë forcat që veprojnë mbi një makinë që lëviz, duke pasur parasysh drejtimin dhe kahun e tyre. Përvijim i të menduarit: Pasi mësuesi bindet që njohuritë e nxënësve mbi vektorët e forcave janë të qarta, i orienton nxënësit drejt arsyetimeve mbi forcën rezultante (kur ajo është zero dhe kur është e ndryshme nga zero). U jep kohën e nevojshme dhe aktivizon nxënës të niveleve të ndryshme për të dhënë përgjigjet e tyre. Diskutimet shtrihet në të gjithë klasën. Punë në dyshe: Në këtë fazë nxënësit punojnë në dyshe në ushtrime me njësinë e matjes së forcës: për forca të mëdha përdorim edhe njësinë e forcës kilonjuton; shkruhet në tabelë 1KN = 1 000 N. Ata diskutojnë me njëri-tjetrin se si arsyetohet për të gjetur forcën rezultante të disa forcave që veprojnë mbi një trup. Udhëzohen të tregojnë vektorin e forcës rezultante (drejtimin dhe kahun e saj). Demonstrohen disa përgjigje në tabelë para nxënësve. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për vizatimin vektorëve të forcave që veprojnë mbi një makinë në lëvizje dhe për arsyetimin se kur këto forca janë të baraspeshuara dhe jo të baraspeshuara.

Page 49: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 4

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 4. Tërheqja e sustave

Situata e të nxënit: Demonstrohet në klasë se kur mëshojmë në mesin e një vizoreje plastike, të mbështetur në të dyja skajet, ajo shformohet. E njëjta gjë ndodh edhe me një sustë që tërhiqet.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:1. Të përcaktojnë nëpërmjet shembujve efektet që shkakton forca. 2. Të japin shembuj të shformimit elastik dhe mbetës. 3. Të përkufizojnë kufirin e elasticitetit.

Fjalët kyç: efektet që shkakton një forcë, shformimi elastik dhe mbetës, kufi i elasticitetit, forcë, njuton, centimetër.

Mjetet: sustë, vizore, laps, fletë formati A4. Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë në lëndën e Fizikës së klasës së gjashtë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Diskutohet me nxënësit rreth situatës së të nxënit. Arrihet në përfundimin se që një trup të shformohet mbi të duhet të veprojë një forcë. U kërkohet nxënësve të sjellin shembuj të tjerë kur një trupi i ndryshon forma dhe përmasat e tij kur mbi të vepron një forcë. Kërkim-hulumtim. Zhvillohet eksperimenti i mëposhtëm nga dy nxënës (me udhëzimet e mësueses): nxënësi i parë mban një sustë dhe mat gjatësinë fillestare të saj. Më pas ai e tërheq. Shohim që ajo shformohet, pra zgjatet. Nxënësi tjetër mat gjatësinë përfundimtare. Vizatohet një figurë në tabelë dhe tregohet zgjatja e sustës. Nxënësit arrijnë lehtësisht në përfundimin se zgjatja është diferenca (ndryshesa) midis gjatësisë përfundimtare dhe gjatësisë fillestare të sustës. Formulohet ligji i Hukut. Shpjegohet se jo të gjitha shformimet janë elastike, pra, trupi jo gjithmonë merr formën e tij të mëparshme, si susta, por shpesh hasim edhe shformime mbetëse. U kërkohet nxënësve të sjellin shembuj të shformimit elastik dhe mbetës. Punë individuale: Udhëzohen që nxënësit të lexojnë tekstin dhe të japin përgjigje pyetjeve: A zbatohet ligji i Hukut kur shformimi është mbetës? Çfarë quhet kufi i elasticitetit? Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për përcaktimin nëpërmjet shembujve të efekteve që shkakton forca, për shembujt e shformimit elastik dhe mbetës, si edhe për përkufizimin e kufirit të elasticitetit.

Page 50: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 5

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 5. Veprimtari praktike. Ligji i Hukut (Detyrë për vlerësim)

Situata e të nxënit: Kur një sustë e tërheqim me dorë ose e ngjeshim me njëfarë force, ajo do të shformohet. Kur forca pushon së vepruari, susta merr formën e saj të mëparshme.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:1.Të përdorin mjete të thjeshta për të matur forcën dhe gjatësinë. 2.Të paraqesin të dhënat në mënyrë tabelore. 3.Të punojnë në grup për të nxjerrë përfundime të sakta.

Fjalët kyç: forcë, gjatësi, shformim, mënyrë tabelore e paraqitjes së të dhënave.

Mjetet: teksti i Fizikës 7, fletë A4, laps vizore ose metër shirit, sustë, trupa me masa të ndryshme.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë marrë në lëndën e Fizikës së klasës së gjashtë dhe të Edukimit Figurativ.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Nga mësimi i orës së kaluar formuluam ligjin e Hukut. Rishkruhet ai në tabelë dhe diskutohet rreth tij në lidhje me varësinë përpjesëtimore të forcës që vepron mbi sustën dhe zgjatjes së saj. Çfarë ndodh kur në sustë varim trupa me masa të ndryshme? Shpjegohet me anë të një figure forca tërheqëse që vepron mbi një sustë dhe madhësia e zgjatjes së saj. Veprimtari e drejtuar: Udhëzohen nxënësit të punojnë në grupe. Secili grup vendos në sustë trupa me masa të ndryshme dhe plotëson një tabelë, ku peshat e trupave të ndryshëm të shprehen në njuton, ndërsa zgjatja e saj të shprehet në centimetër. Ata zbulojnë se çfarë lidhjeje ekziston midis këtyre madhësive. Më pas ndërtojnë edhe një grafik, ku në boshtin horizontal shënojnë peshën e trupit dhe në boshtin vertikal zgjatjen e sustës për çdo rast. Ç’formë ka grafiku? A mund ta interpretojmë atë? Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për përdorimin e mjeteve të thjeshta për matjen e forcës dhe të gjatësisë, për paraqitjen e të dhënave në mënyrë tabelore, si edhe për punën në grup për nxjerrjen e përfundimeve të sakta.

Page 51: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 6

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 6. Tensioni i fijes

Situata e të nxënit: Skajin e një llastiku e fiksojmë diku lart (p.sh., mbi tabelë) dhe në skajin tjetër vendosim një kuboid ose një kokërr mollë. Nxënësit fillimisht parashikojnë dhe më pas vrojtojnë se në cilin rast fija do të zgjatet më shumë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të tregojnë kur shfaqen forcat e tensionit të fijes. 2.Të vizatojnë forcën e tensionit të fijes dhe forcën e peshës së trupit të varur. 3.Të evidentojnë forcat qendërsynuese në jetën reale.

Fjalët kyç: forca të tensionit të fijes, forcë e peshës s trupit.

Mjetet: fije llastiku, një kuboid, një kokërr mollë. Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë marrë në lëndën e Diturisë së Natyrës dhe të Aftësimit Teknologjik.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Kryhet situata e të nxënit dhe pyeten nxënësit se ç’lloj forcash vepruan. U shpjegohet atyre se njëra ndër forcat që ishte e pranishme, ishte edhe forca e tensionit të fijes. Udhëzohen që të vizatojnë një figurë, ku të paraqesin me vektor forcën e tensionit të fijes dhe forcën e peshës së trupit. A janë në baraspeshë këto dy forca? Si e kuptojmë? Veprimtari e drejtuar: Në njërin skaj të spangos varet një lodër dhe rrotullohet. Pyeten nxënësit: Çfarë lëvizjeje kryen trupi? Cila është forca që e shkakton këtë lëvizje? Ata shprehin lirshëm mendimet e tyre dhe më pas u tregohet se këto forca që e mbajnë trupin në lëvizje rrethore quhen forca qendërsynuese. U kërkohet nxënësve të tregojnë shembuj të forcave qendërsynuese që ata mund të kenë diktuar në jetën reale. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për përcaktimin e forcave të tensionit, për vizatimin e vektorëve të forcës e tensionit të fijes dhe të forcës së peshës së trupit të varur, si edhe për evidentimin e forcave qendërsynuese në jetën reale.

Page 52: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 7

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 7. Vëzhgim dhe matje Situata e të nxënit: A keni menduar pse gjethet e zverdhura bien nga pema

në Tokë? Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të identifikojnë lloje të ndryshme të forcave në natyrë. 2.Të tregojnë mënyra të ndryshme të vëzhgimit dhe të matjeve. 3.Të përcaktojnë idetë e Aristotelit dhe të Galileo Galileit.

Fjalët kyç: forca, vëzhgim, matje

Mjetet: informacione, video dhe materiale të ndryshme nga interneti mbi temën.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë marrë mbi forcat, me njohuritë praktike të tyre dhe me TIK-un

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveVrojtojmë, analizojmë, diskutojmë: Nxënësit kanë përpara pamje të ndryshme të trupave që bien. Ata mund të përmbledhin me një fjali të vetme: gjithçka që lihet e lirë bie në tokë, sepse Toka i tërheq të gjithë trupat pranë saj. Nëpërmjet shembujve të ndryshëm ata identifikojnë lloje të ndryshme të forcave në natyrë. Praktikë e drejtuar: Të ndarë sipas grupeve, nxënësve u kërkohet të sistemojnë materialet e tyre në lidhje me temën fillimisht me Aristotelin dhe më pas me Galileon dhe të krijojnë një skedë në lidhje me idetë që ata kishin mbi lëvizjen e objekteve. Punë në dyshe: Nxënësit shqyrtojnë shënimet e tyre dhe në dyshe hartojnë një ese të shkurtër për lëvizjen e objekteve. Më pas lexohen disa prej tyre para klasës dhe bëhet një përmbledhje, duke u ndihmuar nga pyetje, si: Çfarë informacioni të ri solli Galileoja? Cilat ishin zbulimet e tij? Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për identifikimin e llojeve të ndryshme të forcave në natyrë, për mënyrat e ndryshme të vëzhgimit dhe matjeve, si edhe për përcaktimin e ideve të Aristotelit dhe të Galileo Galileit mbi lëvizjen e objekteve. Porosi: Mësuesi i njeh nxënësit me temën e ardhshme dhe u kërkon të sjellin informacione për Isak Njuton-in dhe Robert Huk-un, për jetën dhe zbulimet që ata kanë bërë.

Page 53: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 8

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 8. Ligjet e forcës dhe të lëvizjes Situata e të nxënit: Paraqitet një figurë ku trupa të ndryshëm nuk lëvizin ose

qëndrojnë në prehje, ndërsa disa të tjerë janë në lëvizje. Emërtohet gjendja e lëvizjes së tyre.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të tregojnë informacione mbi jetën dhe zbulimet e Njutonit dhe të Hukut. 2.Të formulojnë ligjet e forcës dhe të lëvizjes. 3.Të tregojnë si u zhvillua mendimi nga Njutoni te Ajnshtajni.

Fjalët kyç: ligjet e forcës, ligjet e lëvizjes

Mjetet: informacione, video dhe materiale të ndryshme nga interneti për jetën dhe zbulimet e Njutonit dhe të Hukut.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë marrë në lëndën e Diturisë së Natyrës, të Aftësimit Teknologjik, të Biologjisë dhe të Fizikës së klasës së 6.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveVrojtojmë, analizojmë, diskutojmë: Nxënësit kanë përpara pamje të ndryshme të trupave që lëvizin. Si mund ta shpjegojmë ne sot mënyrën e rrotullimit të planetëve rreth diellit? Lexim i drejtuar: Të ndarë sipas grupeve, nxënësve u kërkohet të lexojnë tekstin për disa minuta dhe më pas të përzgjedhin informacionet e tyre duke iu përmbajtur njohurive të tekstit. Ata duhet të krijojnë një pasqyrë përmbledhëse dhe prezantuese me informacionet mbi Njutonin dhe Hukun dhe zbulimet e tyre, të ngjashëm me një poster. Punë në dyshe: Nxënësit analizojnë shënimet e tyre dhe në dyshe hartojnë një ese të shkurtër mbi Ligjet e forcës dhe të lëvizjes. Më pas lexohen disa prej tyre dhe diskutohet Çfarë informacioni të ri solli Njutoni? Cilat ishin zbulimet e tij? Çfarë idesh të reja u zbuluan pas Njutonit? Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për identifikimin e llojeve të ndryshme të informacioneve për jetën dhe zbulimet e Njutonit dhe të Hukut dhe për identifikimin e zbulimeve të reja pas Njutonit.

Page 54: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 9

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 9. Zbatimi i forcave

Situata e të nxënit: Hedhim një fletë A4 nga njëfarë lartësie. Ajo bie duke u lëkundur në ajër. E palosim atë në formë rakete, e hedhim përsëri dhe vërejmë se trajektorja e saj ndryshon.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të vizatojnë shigjetat e forcave që veprojnë në një aeroplan. 2.Të arsyetojnë se çfarë e shkakton secilën prej këtyre forcave. 3.Të argumentojnë se si ndikon forma e krahëve të aeroplanit në forcën ngritëse.

Fjalët kyç: shigjeta të forcave, formë e krahëve të aeroplanit, forcë ngritëse, forcë lëvizëse, forcë e rezistencës, peshë e trupit.

Mjetet: disa fleta fletë A4, vizore laps. Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë teorike dhe praktike të nxënësve për forcat që veprojnë mbi një trup në fluturim.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveVeprimtari e pavarur: Udhëzohen nxënësit të vizatojnë figurën dhe të paraqesin shigjetat e forcave që veprojnë në një aeroplan. Tërhiqet vëmendja në përcaktimin e saktë të katër forcave që veprojnë mbi aeroplanin që lëviz në ajër. Përvijim i të menduarit: Pasi mësuesi të bindet që vektorët e forcave janë paraqitur saktë, aktivizon nxënës në tabelë për t’i paraqitur ato. Më pas nxënësit pyeten: Një aeroplan është duke fluturuar horizontalisht. Si është forca ngritëse dhe pesha:

a) nëse ai nuk lëviz lart ose poshtë; b) nëse ai nuk e ndryshon shpejtësinë?

U jepet koha e nevojshme dhe për të dhënë përgjigjen aktivizohen nxënës të niveleve të ndryshme. Diskutimet shtrihet në të gjithë klasën dhe arrihet në një përfundim. Më pas diskutimet vijojnë me pyetjen: A ndikon forma e krahëve në forcën ngritëse? Komentohet figura 2.27 në libër. Forcat që veprojnë mbi një objekt në fluturim mund të ilustrohen nëpërmjet një videoje të shfaqur në klasë, i cili gjendet duke klikuar: Skydiver jumps out of a plane without a parachute. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për vizatimin e vektorëve të forcave që veprojnë në një aeroplan, për arsyetimin se çfarë e shkakton secilën prej tyre, si edhe për argumentimin se si ndikon forma e krahëve të tij në forcën ngritëse.

Page 55: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 10

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 10. Përsëritje

Situata e të nxënit: Ne nuk i shohim forcat që veprojnë mbi një trup. Tregoni shembuj dhe fakte që provojnë se ato ekzistojnë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të evidentojnë mënyrat e shfaqjes së veprimit të disa forcave. 2.Të përcaktojnë forcën rezultante që vepron mbi një objekt. 3.Të argumentojnë se lëvizja e objekteve varet nga forma e tyre.

Fjalët kyç: forcë, masë, peshë, forcë rezultante, formë e objektit.

Mjetet: sende rrethanore mbi të cilat të ushtrojmë forcë, si tavolinë, karrige, sustë, llastik etj.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë marrë në mësimet për përthyerjen e dritës.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Bëhet një përmbledhje e njohurive kryesore që nxënësit kanë marrë gjatë hulumtimit të forcave dhe të lëvizjes. Mësuesi/ja mund të vizatojë në tabelë një hartë koncepti, ku të pasqyrohen disa nga mendimet e nxënësve. Praktikë e drejtuar: Një model i pasqyrimit të njohurive mund të ishte: Ky model mund të plotësohet edhe me shembujt qe tregojnë nxënësit Detyrë shtëpie e sugjeruar: Shkruani një ese me temë “Forcat”.

Forca

Shformon trupin

Ndryshon gjendjen e trupit

Ndryshon shpejtësinë e lëvizjes

Ndryshon trajektoren e lëvizjes

Page 56: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 11 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VII

Tema mësimore 11. Detyrë për vlerësim. Ushtrime Situata e të nxënit: Kur kërceni në një dyshek në një park lodrash, dysheku shformohet. Çfarë ndodh nëse mbi dyshek nuk kërceni më?

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:1. Të evidentojnë mënyrat e shfaqjes së veprimit të disa forcave. 2. Të përcaktojnë forcën rezultante që vepron mbi një objekt. 3. Të argumentojnë se lëvizja e objekteve varet nga forma e tyre. 4. Të zbatojnë ligjin e Hukut në ushtrime të ndryshme.

Fjalët kyç: forcë, masë, peshë, forcë rezultante, formë e objektit, ligji i Hukut.

Mjetet: teksti i fizikës 7, fletorja e klasës, vizore, laps.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë në lëndën e Edukimit Figurativ dhe të Fizikës.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Lexohen disa nga esetë që nxënësit kanë përgatitur në shtëpi duke nxjerrë në pah efektet e veprimit të forcave mbi një trup. Diskutohet rreth situatës së të nxënit dhe evidentohet fakti që shformimi në këtë rast është elastik. Më pas mësuesja fton nxënësit të zhvillojnë një detyrë me shkrim. Ata ndahen fillimisht në dy grupe dhe udhëzohen për kryerjen e detyrës. Praktikë e pavarur: Të ndarë në dy grupe, nxënësit udhëzohen të punojnë në fletoren e klasës ushtrimet e rubrikës “Vlerësoni njohuritë tuaja” në libër dhe t’i argumentojnë përgjigjet e tyre.

Grupi A: punon ushtrimet 1, 3, 5, 7. Grupi B: punon ushtrimet 2, 4, 6, 8.

Mësuesja monitoron punën e tyre dhe u jep udhëzimet përkatëse herë pas here apo sqaron ndonjë paqartësi. U jep problema shtesë që kanë të bëjnë me zbatimin e ligji të Hukut, duke e shoqëruar zgjidhjen me figurë për secilin rast e duke pasur parasysh madhësinë e zhvendosjes dhe të vektorit të forcave. Në përfundim, disa nxënës dorëzojnë punët e tyre dhe vlerësohen. Paqartësitë që ata hasin sqarohen në fund të punës, gjatë diskutimit.

Page 57: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 12 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VII

Tema mësimore 12. Gjithësia

Situata e të nxënit: Paraqiten modele të galaktikave të ndryshme në projektor dhe diskutohet në lidhje me përbërjen e tyre.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:1.Të tregojnë ç’është gjithësia, galaktikat dhe Rruga e Qumështit. 2.Të tregojnë ç’është Big Bang-u. 3.Të tregojnë informacione të tjera se si vazhdon të zgjerohet gjithësia.

Fjalët kyç: gjithësi, galaktikë, Rruga e Qumështit, Big-bang.

Mjetet: lap-top, projektor, figura të ndryshme me përmbajtje hapësinore, si galaktika, satelitë, sisteme yjore etj.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë marrë kanë në lëndën e Gjeografisë dhe të Diturisë së Natyrës.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Nxënësit kanë njohuri mbi hapësirën, planetët, yjet dhe sistemin tonë diellor (ata mund të komentojnë edhe filmat që trajtojnë këtë temë). Zhvillohet një diskutim i shkurtër rreth pyetjes se çfarë dinë rreth gjithësisë, duke evidentuar zbulimet e Kopernikut, Galileit por edhe zbulimet e Njutonit e të ligjeve të lëvizjes dhe të gravitetit universal. Për të shpjeguar në mënyrë kreative lëvizjen në union të trupave qiellorë në një galaktikë, mësuesi ka printuar paraprakisht pamjen e një galaktike, me të cilën më pas krijon në formën e mullirit të erës prej letre (fluturake). Nxënësit i fryjnë dhe vëzhgojnë lëvizjen e një pike të caktuar që përfaqëson një objekt të caktuar qiellor dhe raportin që ka me lëvizjen e të tjerëve. Udhëzuesi për të lexuarit ndërveprues: Udhëzohen nxënësit të lexojnë tekstin. Më pas ata diskutojnë ç’është gjithësia, galaktikat dhe Rruga e Qumështit. Ata pyeten rreth teleskopit. Nxënësit mund të shohin më tepër material në sajtin: htpp://www.esa.int/spaceinvideos/2013/11/Guide_to_our_galaxy. Rishikim në dyshe: Nxënësit sistemojnë njohuritë e tyre të mëparshme dhe të reja dhe i paraqesin në dy kolona: Çfarë dija? Çfarë mësova? Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për përkufizimin e gjithësisë, galaktikës dhe Rrugës së Qumështit si edhe Big-Bang-ut. Detyrë shtëpie: Nxënësve mund t’u jepet përmbajtja e rubrikës “?”.

Page 58: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 13 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VII

Tema mësimore 13. Dielli

Situata e të nxënit: Paraqiten pamje të sistemit diellor, ku tregohet se Dielli është qendra e tij.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të përshkruajnë planetët e sistemit diellor dhe renditjen e tyre. 2.Të tregojnë bashkimin bërthamor, vrimën e zezë. 3.Të zgjerojnë njohuritë e tyre për Diellin.

Fjalët kyç: sistem diellor, bashkimbërthamor, vrima e zezë, Dielli.

Mjetet: pamje të sistemit diellor Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë marrë në lëndën e Gjeografisë në fushën e astronomisë, si edhe TIK.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveVëzhgo, analizo, diskuto Mësuesi krijon sistemin diellor në një bankë me shkumës dhe me kopsa, gurë, monedha, fruta të thata, rruaza, byzylyk etj. ose në një pjatë kartoni, duke i drejtuar nxënësit të dallojnë lëvizjet rrethore të planetëve rreth diellit. Nxënësit diskutojnë rreth njohurive që kanë për sistemin diellor, duke i renditur ato në kolonën “Di” të tabelës në fletore. Di, Dua të di, Mësova më shumë: Pyeten nxënësit rreth disa njohurive të reja që ata duan të dinë për Diellin dhe në tabelë shkruhen disa nga pyetjet që ata formulojnë. Mësuesja fton nxënësit të bëjnë një lexim të kujdesshëm të tekstit duke u përqendruar në veçoritë e Diellit si një yll. Me informacionin e ri ata plotësojnë kolonën “Mësova më shumë”. Rishikim në dyshe: Në fletoren e klasës nxënësit zgjidhin ushtrimet 1, 2 dhe 3 në faqen 36. Më pas ata këmbejnë fletoret dhe vlerësojnë punën e shokut. Detyrë shtëpie e sugjeruar: 1. Mblidhni informacione nga enciklopedi shkencore për sisteme të ndryshme diellore. 2. Krijoni me fruta sistemin diellor. Përpiquni të respektoni përpjesëtueshmërinë e madhësive të satelitëve.

Page 59: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 14 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 14. Planetët Situata e të nxënit: Paraqiten pamje të sistemit diellor dhe të

planetëve të tij. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të renditin planetët në sistemin diellor. 2.Të listojnë karakteristikat e secilit prej tyre. 3.Të interpretojnë foto dhe video duke përdorur njohuritë dhe të kuptuarit shkencor.

Fjalët kyç: planetët e sistemit diellor.

Mjetet: foto dhe video për planetët.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë marrë në lëndën e Gjeografisë, në fushën e astronomisë, si edhe të TIK-ut.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDi, Dua të di, Mësova më shumë Udhëzohen nxënësit të emërtojnë planetët që njohin. Ata pyeten rreth informacionit që kanë për planetët dhe i renditin njohuritë që kanë për planetët në kolonën “Di”. Di, Dua të di, Mësova më shumë: Udhëzohen nxënësit të lexojnë tekstin për disa minuta duke u përqendruar në veçoritë e secilit planet. Me informacionin e ri ata plotësojnë kolonën “Mësova më shumë”. Aktivizohen nxënës për të plotësuar tabelën me njohuritë e reja mbi planetët. Bëhet një përmbledhje e njohurive. Paraqiten foto dhe video mbi planetët dhe ata i komentojnë ato duke përdorur njohuritë dhe të kuptuarit shkencor. Vlerësimi: Në përfundim të orës së mësimit nxënësit vlerësohen për renditjen e planetëve në sistemin diellor, për renditjen e karakteristikave të secilit prej tyre, si edhe për interpretimin e fotove dhe të videove duke përdorur njohuritë dhe të kuptuarit shkencor. Detyrë e sugjeruar krijuese: Sugjerojuni fëmijëve të krijojnë një tekst teatrimi, ku aktorët të luajnë rolin e planetëve, të satelitëve e të diellit. Këshillojini ata që në dialog të futin fakte shkencore që kanë të bëjnë me planetët dhe me karakteristikat fizike dhe hapësinore të tyre, si masa, ngjyra, temperatura, rendi në sistemin diellor, satelitët etj. Nëse duan të jenë kreativë, sugjerojuni të realizojnë kapela apo etiketa me figurën e planetit që përfaqësojnë. Kujdesuni ta shoqëroni veprimtarinë me pjesë muzikore që i përshtaten, me errësimin e mjedisit, me ndriçim të lëvizshëm (mbulojeni elektrikun e dorës me letër alumini të shpuar me gjilpërë, për të krijuar idenë e yjeve në qiell).

Page 60: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 15 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 15. Planetët xhuxhë. Asteroidet Situata e të nxënit: Paraqiten pamje të sistemit tonë diellor.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të tregojnë kushtet që vendosën astronomët që një trup të quhet planet. 2.Të përshkruajnë asteroidet dhe planetët xhuxhë. 3.Të mbledhin informacione apo foto për të ndërtuar modele.

Fjalët kyç: planet, planetë xhuxhë, asteroide.

Mjetet: Materiale mësimore shtesë, si foto dhe video të përgatitura nga mësuesi/ja.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë marrë për trupat qiellorë në lëndën e Gjeografisë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveVeprimtaria 1: Diskutohet në grupe në lidhje me njohuritë që nxënësit kanë për sistemin diellor dhe për planetët. Mësuesi vë theksin edhe në shpjegimin e fjalorit astronomik: termat gjithësi dhe gjithësi janë sinonime (prejardhja terminologjike vjen nga gjuhë të ndryshme), por nuk janë sinonime termat asteroid dhe meteor. Gjatë shpjegimit, ndërtoni diagramin e Venit: asteroidet dhe meteorët janë të dy gurë hapësinorë; asteroidi sillet në orbitë rreth diellit dhe kur një asteroid përplaset me një tjetër dhe prej tij shkëputet një copë, ky quhet meteorit; kur meteoriti futet në atmosferën e Tokës quhet meteor. Lexim i drejtuar: Mësuesi/ja shtron në tabelë pyetjet e mëposhtme: Çfarë quhen planet xhuxhë? Çfarë vendosën astronomët në takimin e Unionit Astronomik Ndërkombëtar në vitin 2006? Po asteroidet, çfarë janë? Nxënësit lexojnë për disa minuta tekstin dhe u japin përgjigje me shkrim pyetjeve të mësipërme. Lexohen disa prej përgjigjeve të nxënësve dhe nxirren përfundimet. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit do të vlerësohen për kushtet se kur një trup quhet planet, për përshkrimin e asteroideve dhe të planetëve xhuxhë, si edhe përzgjedhjen e informacioneve apo figurave që do të shërbejnë për ndërtimin e modeleve. Detyra shtëpie: Nxënësit ndahen në grupe dhe punojnë si më poshtë: Grupi i parë të marrë informacione rreth planetëve dhe vendosjes së tyre. Grupi i dytë të marrë informacione rreth asteroideve duke treguar më shumë për vendndodhjen e brezit te tyre, përbërjen dhe përmasat. Ata udhëzohen të mbledhin informacione apo foto për të ndërtuar modele. Detyrë krijuese: Testoni pasojat e përplasjes së asteroideve në tokë dhe përftimin e kratereve, duke përdorur lëndë si plastelinë, brumë, arra, miell, rërë, ujë, puding etj. Duhet të bëni kujdes të mos lëndohet askush, ndërsa përpiqeni t’u jepni forcë dhe shpejtësi sa më të madhe objektit që përplaset. Matni thellësinë, lartësinë, zonën e përhapjes së kraterit. Tregoni se ç’përfitime shkencore mund të kenë studiuesit duke i studiuar asteroidet.

Page 61: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 16

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VII

Tema mësimore 16. Veprimtari praktike. Ndërtimi i modelit të sistemit diellor

Situata e të nxënit: Paraqiten në projektor pamje të sistemit tonë diellor.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të renditin planetët në sistemin tonë diellor. 2. Të krahasojnë planetët nga përbërja dhe nga madhësia e tyre. 3 Të komentojnë foto dhe video duke përdorur njohuritë e tyre dhe të kuptuarit shkencor.

Fjalët kyç: planet, hëna, planetë xhuxhë, asteroide

Mjetet: mjetet e punës së nxënësit dhe materiale të riciklueshme, si copa polisteroli, kartonë ambalazhesh, tapa shishesh etj.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që kanë nxënësit për trupat qiellorë në lëndën e Gjeografisë dhe TIK-ut.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Paraqiten skica të vendndodhjes dhe renditjes së planetëve, satelitëve e planetëve xhuxhë në sistemin diellor, duke bashkëbiseduar rreth njohurive që nxënësit kanë për këtë temë. Veprimtari e drejtuar krijuese: Udhëzohen nxënësit të punojnë në grupe. Ata zhvendosin bankat për të krijuar një vend sa më të përshtatshëm pune dhe zgjedhin formën e modelit: dydimensional ose tredimensional dhe, në varësi të kësaj, zgjedhin edhe materialet me të cilat do të punojnë: me kartonë e letra, ngjitës e ngjyra; me tapa shishesh, me plastelinë apo brumë të ngjyrosur, me fruta, me lëmshe fijesh etj. Mësuesi i udhëzon që punimi të krijohet sipas kritereve shkencore (duke respektuar ngjyrën, formën, madhësinë, rendin e planetëve etj.) por edhe sipas kritereve artistike. Në fund prezantohen punimet para klasës dhe vlerësohen nga grupet. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për renditjen e planetëve në sistemin tonë diellor, për krahasimin e planetëve nga përbërja dhe madhësia e tyre, si edhe për aftësitë artistike dhe komunikuese e bashkëvepruese brenda grupit.

Page 62: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 17 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 17. Meteorët dhe kometat

Situata e të nxënit: Paraqiten në projektor pamje të ndryshme të meteorëve dhe kometave.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të tregojnë ç’janë meteorët dhe kometat. 2.Të përshkruajnë veçoritë e secilit prej tyre. 3.Të komentojnë foto dhe video duke përdorur njohuritë e tyre dhe të kuptuarit shkencor.

Fjalët kyç: meteor, kometë hapësirë qiellore.

Mjetet: Foto të ndryshme të meteorëve dhe kometave, projektor, lap-top, letra të përdorura, letër alumini, qeska plastike

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë marrë për trupat qiellorë në lëndën e Gjeografisë dhe me njohurtë në TIK.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Mësuesi krijon me shuka letre një meteor (nxënësit rikujtojnë se çfarë janë meteorët) dhe me qeska plastike një kometë (mund të përdorë edhe letër alumini apo copa rrobe). I pyet ata nëse kanë parë ndonjëherë “yll që bie”. Ç’pamje kanë? (U shpjegohet se këto janë thjesht gurë, pra, meteorë që digjen më të rënë në kontakt me atmosferën, duke lëshuar dritë të vazhduar si bisht.) Nxënësit shprehin lirshëm mendimet, duke diskutuar rreth pamjeve të meteorëve dhe të kometave dhe impaktit që kanë ata kur përplasen me atmosferën, me ujin e oqeanit apo me tokën. Mbajtja e strukturuar e shënimeve: Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë tekstin për disa minuta dhe të mbajnë shënime të strukturuara në fletoren e klasës. Ata e ndajnë fletën e fletores në dy kolona, duke i plotësuar me veçoritë e meteorëve dhe të kometave (theksohet që përmbajnë akull dhe gaze). Më pas aktivizohen nxënës për t’i plotësuar kolonat në tabelë. Ata diskutojnë për ngjashmëritë dhe ndryshimet mes këtyre trupave qiellorë (në përbërje, formë, madhësi), ndërsa për kometën ata komentojnë raportin e përmasave kokë/bisht, për orbitën, shpejtësinë dhe për pasojat e kontaktit me atmosferën. Punë individuale: Përshkruani një ese të shkurtër krahasuese mbi meteorët dhe kometat. Lexohen disa prej punëve të nxënësve dhe evidentohen më të mirat. Më pas punohen ushtrimet 4, 5, në faqen 36 të librit. Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për përkufizimin e meteorëve dhe të kometave, për përshkrimin e veçorive të secilit prej tyre, si edhe për interpretimin e fotove dhe të videove duke përdorur njohuritë e tyre dhe të kuptuarit shkencor. Detyrë shtëpie e sugjeruar: Jepet si detyrë rubrika “?” në faqen 35 dhe ushtrimi 6; u kërkohet t’i argumentojnë përgjigjet e tyre.

Page 63: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 18 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 18. Veprimtari praktike. Gjatësia e hijeve. Situata e të nxënit: Kur jemi duke ecur në rrugë në një ditë me

diell të fortë, shohim se çdo trup krijon hije. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të tregojnë si krijohen hijet në tokë. 2. Të kryejnë matje të sakta. 3. Të analizojnë, në bazë të grafikut, marrëdhënien midis lartësisë së llambës dhe gjatësisë së hijes.

Fjalët kyç: hije e objekteve, Dielli, Toka.

Mjetet: burim drite, një objekt rrethanor, si laps, vizore, fletë formati A4, bosht mbajtës vertikal me fiksues, letër vizatimi.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë në lëndën e Gjeografisë dhe Edukimit Qytetar.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Mësuesi mund ta fillojë mësimin me shprehjen “mos u mat me hijen e mëngjesit” dhe të kërkojë nga nxënësit që ta komentojnë. Ata flasin për gjatësinë e hijes së tyre në mëngjes, në drekë e në darkë dhe çfarë e bën atë të ndryshojë. Nxënësit shprehen lirshëm për vëzhgimet e tyre në lidhje me hijen, si krijohet ajo, cilat janë kushtet që ajo të krijohet, në ç’drejtim qëndron ajo kundrejt dritës, sa hije mund të ketë një trup etj., duke dhënë shembuj nga jeta e përditshme, p.sh., nga hijet e lojtarëve në një ndeshje futbolli. Ata listojnë edhe disa burime drite, si dielli, llamba, qiriu etj. Më pas kryhet një eksperiment të thjeshtë: errësohet klasa dhe me një elektrik dore projektohet dritë në ekran/ tabelë/ mur. Ndërmjet llambës dhe ekranit (murit) vendoset dora. Çfarë vihet re? A do të formohet në ekran (mur) hija e dorës? Çfarë forme ka ajo? Praktikë e drejtuar: Udhëzohen nxënësit të lexojnë pjesën “Metoda” në libër. Më pas, duke ndjekur hapat e paraqitura aty, ata kryejnë matjet, duke u ndarë në grupe. Udhëzohen t’i regjistrojnë matjet në një tabelë, ku në secilën kolonë të paraqesin përkatësisht lartësinë e llambës dhe gjatësinë e hijes. Secili grup bën një grafik me rezultatet e tabelës dhe në bazë të grafikut analizojnë marrëdhënien / raportin midis lartësisë së llambës dhe gjatësisë së hijes. Nxënësit që e kanë pasion lëndën e fizikës mund të diskutojnë rreth dukurisë së eklipsit, i cili, në vetvete, ka të bëjë me parimin e hijes. Detyrë krijuese: 1. Mësuesi i fton nxënësit të luajnë lojën e hijeve me duar, duke krijuar figura kafshësh në mur. 2. Nxënësit, punojnë në dyshe: njëri vizaton një objekt në natyrë (p.sh., pemën) dhe diellin, tjetri vizaton hijen (e pemës). Ose, njëri vizaton dy objekte njësoj në natyrë, njërit prej të cilit ia vizaton hijen nga ana e gabuar dhe tjetri gjen se cili vizatim është gabim. Ata diskutojnë edhe për objekte fluturimi (retë, zogjtë, balonat) që e kanë hijen të shkëputur. Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për përshkrimin me fjali të sakta të dukurisë së krijimit të hijeve, për kryerjen e matjeve të sakta si edhe për analizën në bazë të grafikut të marrëdhënies midis lartësisë së llambës dhe gjatësisë së hijes.

Page 64: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 19 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 19. Projekt. Udhëtimi im imagjinar nëpër planet

Situata e të nxënit: Paraqiten foto dhe video të zbritjes së parë të njeriut në Hënë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të evidentojnë fakte rreth lëvizjes së njeriut në hapësirë. 2. Të mbledhin informacione duke përdorur njohuritë dhe të kuptuarit shkencor. 3. Të krahasojnë udhëtimin e tyre imagjinar me lëvizjen e njeriut në Hënë.

Fjalët kyç: lëvizje e njeriut në hapësirë, lëvizje e njeriut në Hënë, udhëtim imagjinar.

Mjetet: projektor, lap-top, foto të ndryshme të hapësirës dhe planetëve të tjerë.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë në lëndën e Letërsisë dhe TIK.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Mësuesi mund ta fillojë këtë temë mësimore duke u rikujtuar apo duke u lexuar nxënësve mitin “Dedali dhe Ikari”, duke diskutuar dëshirën e njeriut për të fluturuar e për të njohur botë të reja. Ata rrëfejnë për libra që kanë lexuar (“Princi i vogël”) apo për filma që kanë parë, që flasin për udhëtime hapësinore, apo për kuriozitete për turizmin hapësinor. Më pas paraqiten foto dhe video të zbritjes së parë të njeriut në Hënë dhe të rënies së trupave. Gjithashtu jepen pamje të lëvizjes së astronautëve brenda bordit të anijes në kushtet e mungesës së ajrit dhe të mungesës së peshës. Diskutohet rreth llojit të lëvizjes dhe jepet një shpjegim në lidhje me pajisjet e nevojshme që u nevojitën astronautëve në bordin e anijes. Përvijim i të menduarit: Pasi mësuesi bindet se diskutimi i ka furnizuar nxënësit me material të mjaftueshëm për detyrën, i orienton si të krijojnë një ese për udhëtimin e tyre imagjinar në një planet që ata dëshirojnë. Përveç fantazisë, e cila është e nevojshme për krijimin imagjinar, ata duhet të shfrytëzojnë e të përdorin edhe fakte shkencore rreth planetëve, shpejtësisë së lëvizjes në hapësirë, emërtimeve të planetëve a galaktikave, jetës së astronautëve etj. Atyre u lihet koha e mjaftueshme dhe më pas dyshet nëpër banka lexojnë krijimet e njëri-tjetrit. Në fund lexohen disa nga krijimet, duke përfshirë nxënës të niveleve të ndryshme dhe bëhen vlerësimet. Punë në dyshe: Në këtë fazë, nxënësit seleksionojnë krijimet dhe i sistemojnë ato në portofolin personal. Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për mbledhjen e informacioneve duke përdorur njohuritë dhe të kuptuarit shkencor, si edhe për krijimin e esesë rreth udhëtimit e tyre imagjinar në hapësirë, si dhe për përdorimin e fakteve shkencore në të. Detyrë e sugjeruar. Gjeni të dhëna apo kuriozitete rreth kratereve në Tokë, në planetë apo në satelitë planetësh të tjerë.

Page 65: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 20 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 20. Veprimtari praktike. Thellësia e kratereve Situata e të nxënit: Paraqitet me videoprojektor pamje të

përplasjes së meteorëve në Hënë ose në një planet. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të tregojnë si krijohet një krater. 2.Të hetojnë çfarë e përcakton thellësinë e këtyre kratereve. 3.Të analizojnë rezultatet dhe të nxjerrin përfundimet.

Fjalët kyç: krater, thellësi e kratereve

Mjetet: projektor, lap-top, foto të kratereve të hënës apo të tokës, enë me fund të gjerë me rërë, gurë më masa të ndryshme, vizore.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë në lëndën e TIK-ut e të Gjeografisë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Mësuesi mund ta nisë mësimin duke i pyetur nxënësit se pse sipërfaqja e Hënës na duket jouniforme, por me disa njolla. Çfarë mund të jenë ato njolla? Dilet në përfundimin se njollat janë kratere, të shkaktuara nga trupat qiellorë që janë përplasur me të. (Hëna është e bombarduar nga asteroidet). Shfaqen pamjet në video-projektor dhe diskutohet rreth tyre. Çfarë vëmë re? Përkufizohet termi krater: vendi ku meteorët godasin një planetin apo një satelit planetar. C’formë kanë krateret? A ndryshojnë krateret në Hënë dhe në Tokë? (Në Tokë ka më shumë se 90 kratere me diametër më të madh se 6 km dhe 250 kratere me diametër më të vogël se 6 km. Një pjesë e tyre janë shndërruar në liqene (ose qytete). Shfaqet harta e kratereve në Tokë.) Praktikë e drejtuar: Udhëzohen nxënësit të lexojnë pjesën “Metoda” në libër, për të krijuar idenë e fazave nëpër të cilat do të kalojë eksperimenti. Duke ndjekin hapat e paraqitura ata kryejnë veprimet dhe matjet në grupe. Fillimisht matin gurët dhe i renditin sipas përmasave, udhëzohen të nivelojnë rërën në govatë çdo herë kur fillojmë matje të reja. Ata i regjistrojnë matjet në një tabelë, ku paraqesin në secilën kolonë të dhënat përkatëse. Secili grup bën një grafik me rezultatet e tabelës dhe analizon në bazë të tij marrëdhënien midis masës së gurit dhe thellësisë së kraterit. Shënim. Për të krijuar idenë e përhapjes së masës së dheut që shkëputet gjatë përplasjes së meteorit, përsipër sipërfaqes së niveluar të rërës hidhet kakao, miell apo çdo lloj pluhuri tjetër me ngjyrë të ndryshme nga rëra. Për lehtësi mund ta shpërndani atë me anë të një site. Kjo kryhet në fillim të eksperimenteve dhe matjeve. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për përshkrimin si krijohet një krater, për hetimin se çfarë e përcakton thellësinë e këtyre kratereve si edhe analizën e rezultateve dhe nxjerrjen e përfundimeve

Page 66: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 21 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 21. Përsëritje

Situata e të nxënit: Me anën e një suste tërheqim një kuletë të mbushur me mjete dhe më pas tërheqim një gomë. Vërejmë se në cilin rast susta hapet më shumë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të tregojnë si veprojnë forcat mbi trupat në lëvizje. 2. Të zbatojnë ligjin e Hukut. 3. Të interpretojnë informacionet mbi trupat qiellorë dhe sistemin tonë diellor.

Fjalët kyç: forca mbi trupat në lëvizje, ligji i Hukut, gjithësia dhe sistemi diellor.

Mjetet: sustë, vizore, fletëA4, laps Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që nxënësit kanë në lëndën e Matematikës dhe të Edukimit Figurativ.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveHulumtojmë dhe zbulojmë: Zhvillohen eksperimentet e mësipërme dhe dilet në konkluzion. Udhëzohen nxënësit të formulojnë saktë varësinë e forcës që vepron dhe madhësisë së zgjatjes së sustës. Matjet mund të përsëriten edhe me trupa të tjerë. Marrëdhënie Pyetje-Përgjigje: Përsëriten njohuritë kryesore teorike të kapitullit. Pasi nxënësve iu jepet koha e nevojshme për të përgatitur pyetjet (ata orientohen më parë që pyetjet duhet t’i formulojnë në lidhje me forcat mbi trupat në lëvizje, ligjin e Hukut dhe rreth temave mbi gjithësinë dhe sistemin tonë diellor) ia drejtojnë njëri-tjetrit. Veprimtaria zgjat rreth 15-20 minuta. Rishikim në dyshe. Udhëzohen nxënësit të formulojnë ushtrime në lidhje me trupat që lëvizin horizontalisht ose kryejnë rënie të lirë dhe t’ia japin shokut të bankës për të vizatuar vektorët e forcave në lëvizje. Më pas ata këmbejnë përsëri fletoret dhe vlerësojnë punën e njëri-tjetrit. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për mënyrën e paraqitjes së forcave mbi trupat në lëvizje, për zbatimin e ligjit të Hukut, si edhe për interpretimin e informacioneve mbi trupat qiellorë dhe të sistemin tonë diellor. Detyrë shtëpie e sugjeruar: Mund t’u jepet nxënësve detyrë të gjejnë materiale nga interneti dhe të përshkruajnë informacione rreth kometave.

Page 67: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 22

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VII

Tema mësimore 22. Test i tremujorit të dytë (janar-mars) Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të vizatojnë shigjetat e forcave që veprojnë mbi një trup në lëvizje. 2. Të zbatojnë ligjin e Hukut. 3. Të interpretojnë informacionet mbi trupat qiellorë dhe sistemin tonë diellor në bazë të njohurive dhe të kuptuarit shkencor.

Fjalët kyç: vektori i forcës, trupa me masa të ndryshme, trupa qiellorë etj.

Mjetet: Testet përgatiten në fletë formati A4 Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: ky test formulohet në bazë të njohurive të fituara nga nxënësit gjatë tremujorit të dytë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveNjë model testi ndodhet në rubrikën “Shtojcë”. Kriteret e hartimit të testit janë:

- identifikimi i problemit dhe zgjidhja e tij = 40%, - përdorimi i mjeteve praktike dhe i situatave reale = 40%, - shkrimi në terminologjinë e fizikës = 20%.

Përveç kësaj, testi përmban edhe tabelën e pikëve përkatëse për vlerësimin e çdo ushtrimi a pyetjeje. Koha e zhvillimit të testit është 45 minuta.

Page 68: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 23

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 24: Vlerësim i portofolit të nxënësit Situata e të nxënit: Secili nxënës ka në bankë punimet e

portofolit të tij të punuara gjatë tremujorit të dytë. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

1. Të përshkruajnë shkurtimisht përmbajtën e portofolit. 2. Të evidentojnë punimet më të realizuara. 3. Të vlerësojnë rëndësinë e plotësimit të portofolit.

Fjalët kyç: panair, portofol, vlerësim.

Mjetet: detyrat e punuara në klasë, në shtëpi, projekti dhe materiale të tjera të portofolave të nxënësve.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo orë mësimi lidhet me njohuritë e nxënësve me artin pamor, TIK-un, si dhe me gjuhën dhe komunikimin.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveNxënësit vrojtojnë në dyshe portofolin e njëri-tjetrit. Secili nxënës mban shënime për punimet më të mira dhe ato që duhen përmirësuar, duke përdorur një shkallë vlerësimi nga 1-5. Më pas secili shpreh vlerësimet e tij për portofolin e shokut. Nxënësit të cilët kanë mangësi të detyrave ose detyra për të përmirësuar mund t’i plotësojnë ato në shtëpi. Në fund mësuesi bën një vlerësim të portofolave më të mira të klasës, duke u nisur nga saktësia e punimeve, nga mënyra e paraqitjes, nga larmia e materialeve dhe e teknikave të përdorura, si dhe nga përdorimi i mjeteve në kryerjen e detyrave. Diskutohet me nxënësit rreth detyrave që i kanë realizuar me më shumë dëshirë dhe çfarë do të donin të përmirësonin gjatë tremujorit të tretë.

Page 69: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËVE MËSIMORE TË TREMUJORIT TË PARË

PRILL-QERSHOR

Page 70: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 1 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 1. Toka. Dita dhe nata Situata e të nxënit: Një nxënës mban me dy duar fotografinë e Tokës (të printuar në

A4) dhe një tjetër mban fotografinë e diellit. Të tjerë mbajnë planetë dhe yje. Mësuesi fton nxënësit të pozicionohen sipas pozicioneve që duhen.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:1. Të përshkruajnë pamjen e qiellit ditën dhe natën. 2. Të tregojnë ç’është boshti i rrotullimit të Tokës dhe kahu i rrotullimit ditor të saj. 3. Të shpjegojnë si krijohen dita dhe nata. 4. Të shpjegojnë si formohet viti i brishtë.

Fjalët kyç: astronom, boshti i Tokës, dita, nata.

Mjetet: foto të qiellit ditën dhe natën, model i Tokës (glob).

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Njohuritë e nxënësve në lëndën e Gjeografisë, në fushën e astronomisë dhe të TIK-ut.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveStuhi mendimesh: U kërkohet nxënësve të përshkruajnë pamjen e qiellit ditën dhe natën. Pas kësaj ju tregohet se njerëzit e kanë studiuar qiellin që në lashtësi (shkencëtarët që studiojnë hapësirën quhen astronomë). Shtrohet pyetja: Sa kohë i duhet Tokës për të bërë një rrotullim të plotë? Përvijim i të menduarit: Diskutim: Pse kemi ditë dhe natë? Nxënësit japin mendimet e tyre duke shpjeguar u bazuar në njohuritë që kanë nga gjeografia për boshtin e Tokës apo për rrotullimin ditor të saj. Vizatojnë një model të vendosjes së Tokës kundrejt Diellit. Diskutohet figura në libër. Çfarë do të thotë kjo? Lojë me role. Kryhet veprimtaria e situatës së të nxënit. Një nxënës qëndron ulur në një stol në mesin e klasës (duke përfaqësuar Tokën), të tjerët qëndrojnë në pozicione të ndryshme rreth karriges: njëri përfaqëson Diellin, të tjerët përfaqësojnë yjet. Mësuesi rrotullon karrigen për djathtas, nxënësi “Tokë” përshkruan se çfarë sheh. Bëhet një diskutim se çfarë do të shihte ai nëse karrigia do të rrotullohej majtas. I jepet përgjigje pyetjes: Pse një herë në katër vjet viti ka 366 ditë? Rishikim i njohurive: Punohet rubrika “?”dhe diskutohet rreth dallimeve ndërmjet dimrit dhe verës. Për të bërë përmbledhjen, të tabelë shkruhet: “Toka rrotullohet rreth boshtit të saj nga perëndimi në lindje, duke formuar ditën dhe natën. Prandaj Dielli duket sikur lëviz në qiell nga lindja në perëndim.” Detyre shtëpie. Nxënësve u jepet detyrë shtëpie të gjejnë foto me pamjen e qiellit në orë të ndryshme të natës, ku të dallohet lëvizja e yjeve dhe e Hënës nga lindja në perëndim.

Page 71: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 2 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 2. Veprimtari praktike. Lëvizja e diellit Situata e të nxënit: Lexohet rrëfimi “Nën hijen e piramidave të Keopsit”

nga libri “Çfarë zbulimi!”. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:▪ Të përdorin busullën për të përcaktuar veriun dhe jugun. ▪ Të kryejnë matje të gjatësive të hijes së një objekti dhe këndin që formon ajo me drejtimin veri-jug. ▪ Të regjistrojnë vëzhgimet dhe t’i përdorin për të nxjerrë rezultate.

Fjalët kyç: veri, jug, diell, hije, gjatësi e hijes, kënd, lartësi e objektit

Mjetet: foto, video, projektor, lap-top, shufër me gjatësi 1.2 m, metër shirit,matës niveli, busull, orë, raportor. (Veprimtaria zhvillohet në një ditë me diell.)

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë e nxënësve në lëndën e Gjeografisë dhe të Diturisë së Natyrës.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Cilët janë trupat qiellorë që shohim ditën? Po natën? Hamendësojmë një mot pa re dhe se kemi humbur rrugën. A njihni ndonjë mënyrë për t’u orientuar ditën me anë të trupave qiellorë? (Me anë të diellit përcaktojmë lindjen dhe perëndimin.) Po natën? (Yjësia e Arushës së Madhe tregon gjithmonë veriun.) A e ndryshon pozicionin në qiell gjatë natës Hëna, po yjet? Cili është kahu i lëvizjes së Hënës? Po i yjeve? Pse disa yje ndritin më shumë se të tjerët? Nxënësit japin mendimet e tyre, duke treguar për përmasat dhe për shkëlqimin e ndryshëm të yjeve, si dhe për largësinë e ndryshme nga Toka. Diskutohet dhe evidentohet fakti se ato lëvizin nga lindja në perëndim për shkak të rrotullimit ditor të Tokës rreth boshtit të saj nga perëndimi në lindje. Përvijim i të menduarit: Diskutohet me nxënësit situata e të nxënit dhe vëzhgimet që ata vetë kanë nga jeta e përditshme në lidhje me hijen që krijon një objekti në natyrë dhe ndryshimin e gjatësisë së saj në orë të ndryshe të ditës. Nxënësit udhëzohen të punojnë në grup për të zhvilluar veprimtarinë praktike duke ndjekur hapat e rubrikës “Metoda” dhe për çdo vrojtim të regjistrojnë orën, gjatësinë e hijes dhe të matin këndin B siç tregohet në figurë. Nxënësit analizojnë rezultatet dhe nxjerrin përfundimet. Ata ndërtojnë dy grafikët dhe bëjnë interpretimet e tyre duke iu dhënë përgjigje pyetjeve 4, 5, 6. Vlerësimi Nxënësit vlerësohen për materialet e sjella, për regjistrimin e vëzhgimeve dhe për nxjerrjen e rezultateve. Detyrë shtëpie: Vizatoni ose krijoni me materiale të ndryshe modele yjësish (p.sh., yjësinë e horoskopit).

Page 72: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 3 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 3. Hëna. Fazat e Hënës

Situata e të nxënit: Toka e tërheq Hënën; po Hëna, a e tërheq Tokën? Në qoftë se po, pse hëna nuk bie në Tokë? Kujtojmë baticat dhe zbaticat.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:1. Të tregojnë se hëna është satelit natyror. 2. Të vizatojnë figura dhe modele të hënës së plotë dhe të hënës së re. 3. Të interpretojnë figurat e vizatuara.

Fjalët kyç: orbitë, satelit natyror, hënë se plotë, hënë e re, gjysmëhënë.

Mjetet: fletë letre A4, laps.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë e nxënësve në lëndën e Gjeografisë dhe të Diturisë së Natyrës.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Nxënësit ndahen në dy grupe dhe diskutojnë në lidhje me baticat e zbaticat. Kush i shkakton ato? Pasi iu jepet koha e nevojshme pyeten disa prej tyre. Lexim i drejtuar: Udhëzohen nxënësit për leximin e drejtuar të tekstit dhe më pas të plotësojnë njohuritë në lidhje me hënën dhe fazat e saj, që ata i plotësojnë në kolonat ”Di” dhe “Mësova më shumë”. Më pas ata vizatojnë figura dhe modele të hënës së plotë dhe të hënës së re. Mësuesi/ja monitoron punën e tyre. Aktivizohen nxënës për të shpjeguar fazat e hënës: kur është hënë e re, gjysmëhënë dhe hënë e plotë. Rishikim në dyshe: Nxënësit në dyshe vizatojnë fazat e hënës. Detyrë shtëpie: Të gjejnë foto të ndryshme nga interneti dhe enciklopeditë, ku të paraqiten fazat e Hënës.

Page 73: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 4 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 4. Eklipsi i Hënës Situata e të nxënit: Paraqiten në videoprojektor pamje dhe video të eklipsit të Hënës. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:1. Të përshkruajnë eklipsin e Hënës. 2. Të dallojnë eklipsin e plotë dhe të pjesshëm të Hënës. 3. Të vizatojnë figura dhe modele për të dhënë shpjegime nëpërmjet tyre.

Fjalët kyç: eklips hënor, eklips i plotë, eklips i pjesshëm.

Mjetet: foto, video mbi eklipsin e hënës, projektor, lap-top, revista, fleta formati.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: njohuritë në lëndën e Gjeografisë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Mësuesi i nxit nxënësit të flasin rreth trupave qiellorë me orbitë dhe fokusohet te bashkëveprimi mes tyre (Toka rrotullohet rreth Diellit, Hëna rreth Tokës etj.), duke u theksuar se ndodh që nga lëvizja nëpër orbitat e tyre, të tre trupat qiellorë të vendosen në vijë të drejtë. Në këtë rast kemi të bëjmë me eklips. Mësuesi shpjegon domethënien e termit eklips: errësim i përkohshëm i një trupi qiellor kur zihet nga një trup tjetër qiellor. Shpjegimi mund të bëhet më i qartë nëse tregohet konkretisht me një skemë të modeluar si ai që shihet në figurë (Planetët janë të kapur me shiritin me thumba me dy hapje, për të qenë të lëvizshëm, të manovrueshëm sipas situatës. Me këtë modelim mund të shpjegohet edhe eklipsi i diellit, orën tjetër). Lexim i drejtuar: Udhëzohen nxënësit të lexojnë tekstin dhe më pas të plotësojnë në fletore një tabelë me kolonat ”Di” dhe “Mësova më shumë", duke i shoqëruar me vizatime skematike të modeleve të eklipsit të plotë dhe të pjesshëm të hënës. Mësuesi monitoron punën e tyre. Aktivizohen nxënës për të shpjeguar dukurinë. Nxënësit ngrenë pyetje rreth të cilave kanë paqartësi, si: A kalon Hëna çdo muaj përmes hijes së Tokës? Lojë me role. Nxënësit ndahen në grupe prej tre vetash dhe, pasi kanë ndarë mes tyre rolet (Toka, Dielli, Hëna), duke improvizuar një eklips hënor (Hëna rrotullohet rreth tokës, Toka rreth Diellit, secili rreth vetes së vet). Ata mund të krijojnë dialogë të shkurtër e me humor, si:

TOKA: Përshëndetje, Diell! Sa shumë shkëlqyeke sot! HËNA: Tokë, shiko çfarë di të bëj! (futet mes Diellit dhe Tokës dhe, duke u rrotulluar rreth vetes, largohet pak e nga pak.) DIELLI: Oh, sa e paedukatë! Mos na ndërprit, se po bisedojmë!

Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për përshkrimin e eklipsit të hënës, për dallimin e eklipsit të plotë dhe të pjesshëm të hënës, si edhe për vizatimin e figurave dhe modeleve për të dhënë shpjegime nëpërmjet tyre.

Page 74: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 5 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 5. Eklipsi i diellit Situata e të nxënit: A mund ta vrojtojmë diellin me sy të lirë?Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: ▪ Të përshkruajnë eklipsin e diellit. ▪ Të dallojnë eklipsin e plotë dhe të pjesshëm të diellit. ▪ Të vizatojnë figura dhe modele për të dhënë shpjegime përmes tyre.

Fjalët kyç: eklips diellor,

Mjetet: Foto e video mbi eklipsin e diellit, projektor, laptop, fleta formati, elektrik dore, CD, kartonë, lapustila, gërshërë

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Tema lidhet me njohuritë që nxënësit kanë në lëndën e Gjeografisë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Mësuesi mund ta nisë mësimin me një bashkëbisedim rreth syzeve të diellit dhe funksionit të tyre. Shtrohet pyetja: çfarë ndodh nëse shohim diellin me sy të lirë? Po kur dielli është i errësuar nga hëna (pra në eklips), a na dëmton sytë? Ata tregojnë nëse e kanë vrojtuar ndonjëherë eklipsin e Diellit dhe çfarë mjetesh kanë përdorur për të mbrojtur sytë. Mësuesi shpjegon se eklipsi ka qenë dukuri që ngjallte frikë te njerëzit e lashtë, të cilët mendonin se eklipsi ishte mallkim i zotave dhe se sillte fatkeqësi. Me zhvillimin e shkencës ata nisën ta studionin dhe ta përllogaritnin shpeshtësinë e ndodhjeve të tij. Eksperiment. Për të ilustruar shpjegimin e eklipsit të diellit, mësuesi përdor modelin skematik të mësimit të mëparshëm ose ka realizuar paraprakisht një skemë të manovrueshme si kjo që tregohet në figurë. Duke udhëzuar hap pas hapi nxënësit e shpjegon konkretisht këtë dukuri (nëse mundet, errëson klasën). Ata mund ta zhvillojnë edhe si lojë me role, si mësimin më parë. Lexim i drejtuar: Më pas nxënësit lexojnë tekstin dhe plotësojnë njohuritë për eklipsin e diellit, në një tabelë me kolonat ”Di” dhe “Mësova më shumë”, duke e ilustruar me skema të vizatuara. Mësuesi/ja monitoron punën e tyre. Aktivizohen nxënës për të dhënë shpjegimet e tyre. Në fund ata ngrenë pyetje për të cilat kanë kureshti, si: A zgjat shumë kohë eklipsi diellor? Pse? A është më ftohtë ato minuta sa zgjat eklipsi? A dallohen yjet kur qielli errësohet nga eklipsi?A është i dëmshëm për sytë parja e eklipsit edhe kur ka re që e pengojnë? A mund ta shoh eklipsin edhe përmes lentes së aparatit fotografik apo përmes dylbive? Të tjerët përpiqen të japin përgjigje dhe të diskutojnë rreth tyre. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për përshkrimin e eklipsit të diellit, për dallimin e eklipsit të plotë dhe të pjesshëm të diellit, si edhe për vizatimin e figurave dhe të modeleve për të ilustruar shpjegimin e tyre. Detyrë e sugjeruar: Merrni informacion se kur do të jetë eklipsi i radhës dhe në cilat zona të Tokës do të duket ai.

Page 75: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 6 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 6. Përsëritje Situata e të nxënit: Pyeten nxënësit si mund të vrojtohet eklipsi i diellit. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të përshkruajnë eklipset e diellit dhe të hënës. 2. Të dallojnë eklipsin e plotë dhe të pjesshëm të hënës dhe të diellit. 3. Të dallojnë informacionet e rëndësishme nga ato dytësore

Fjalët kyç: eklips diellor, eklips hënor.

Mjetet: foto të ndryshme me eklipsin e diellit dhe të hënës.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që kanë nxënësit në lëndën e Gjeografisë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Përmes modeleve skematike të eklipsit të Diellit dhe të Hënës dhe demonstrohen këto dukuri, duke u shoqëruar me shpjegimin përkatës:

- Që të ndodhë një eklips dhe që Toka, Dielli dhe Hëna të jenë në vijë të drejtë. Ka dy pozicione që kjo të ndodhë: - Kur Toka është midis Diellit dhe Hënës kemi eklips hënor. Quhet kështu sepse ne nuk e shohim dritën që reflektohet te

hëna. Hëna është nën errësirën e Tokës. - Kur Hëna është ndërmjet Diellit dhe Tokës kemi eklips diellor, pasi Hëna pengon dritën e diellit të përhapet në Tokë.

Nxënës të niveleve të larta mund t’i plotësojnë këto të dhëna bazë me informacione të tjera, më të detajuara. Ne mund të shohim eklips diellor çdo 127.3 ditë sepse gjatë kësaj kohe hëna orbiton Tokën. Në fakt, eklipsi i plotë nuk ndodh shumë shpesh. Kjo ndodh për shkak se orbita e Hënës është pak e pjerrët dhe ngaqë Toka, Dielli dhe Hëna të jenë në vijë të drejtë ndodh rrallë. Punë individuale: Udhëzohen nxënësit të paraqesin me një vizatim eklipsin e diellit dhe të hënës dhe të tregojnë zonat ku ka ndodhur eklipsi i plotë dhe zonat ku ka ndodhur eklipsi i pjesshëm. Punohet në fletoren e klasës rubrika “Pyetje” dhe më pas aktivizohen nxënës në tabelë për të dhënë përgjigjet. Ata pyeten si arsyetuan. Vlerësime: Nxënësit vlerësohen për saktësinë në shpjegimin e eklipsit të plotë dhe të pjesshëm të hënës dhe të diellit. Detyrë krijuese e sugjeruar: Merrni informacione se me ç’mjete mund ta shihni eklipsin pa i dëmtuar sytë (krijoni një listë) dhe si të krijoni syze të posaçme. Krijojini syzet e eklipsit me sende të riciklueshme. Pajisini me etiketë për të shënuar datën e eklipsit.

Page 76: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 7 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 7. Pesha dhe graviteti

Situata e të nxënit: Astronautët qëndrojnë pezull në hapësirë. Paraqiten foto të ndryshme për ilustrim.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të dallojnë masën nga pesha. 2. Të përkufizojnë forcën e tërheqjes së gjithësishme. 3. Të shpjegojnë lidhjen midis tërheqjes gravitacionale dhe masës së trupave.

Fjalët kyç: gravitet, njuton, peshë, masë,tërheqje gravitacionale.

Mjetet: foto të astronautëve që qëndrojnë pezull në hapësirë, peshore, dinamometër, trupa të ndryshëm.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë që kanë nxënësit në lëndën e Gjeografisë dhe TIK-ut.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Mësuesi e nis mësimin dukë bërë pyetje, si: Çfarë e mban Hënën të mos bjerë e të përplaset me Tokën? Pse bie molla në tokë? Si quhet forca që bën të mundur që trupat të bien në Tokë? Pse quhet forcë e rëndesës? A ka lidhje midis masës dhe peshës? Nuk pritet që nxënësit të përgjigjen në mënyrë të saktë e shkencore, ata e thonë sic e mendojnë e në fund të mësimit, pasi të jetë shpjeguar, mund t’u kthehen për t’u dhënë përgjigje të sakta. Ata mund të ngrenë pyetje për të cilat kanë kureshti, si: Pse reja nuk bie në tokë? Pse shiu/breshri/bora bien në tokë? Lexim i drejtuar: Udhëzohen nxënësit të lexojnë tekstin për disa minuta. Më pas ata pyeten: Si quhet forca që shkakton tërheqjen ndërmjet dy trupave? A varet ajo nga masa e trupit? duke bërë parashikime paraprake. Nxënësit nxiten të tregojnë shembuj ku tërheqja gravitacionale për të dy trupat është e njëjtë, por efekti i saj është më i vogël mbi trupin me masë më të madhe. Kjo situatë paraqitet edhe me figurë ku vizatohen shigjetat e forcave gravitacionale që veprojnë midis dy masave të ndryshme. Ata lëshojnë nga njëfarë lartësie sende rrethanore, si shkumësi, fletorja, goma, duke vërejtur kohën që u duhet për të prekur tokën. Punë në grup: Nxënësit, të ndarë në grupe, matin me peshore masat e trupave të ndryshëm dhe i shënojnë në njësinë përkatëse p.sh., në gramë. Këto të dhëna ata i vendosin në kolonën e parë. Në kolonën e dytë ata shënojnë masat e trupave në kg. Dhe në kolonën e tretë llogaritin peshën e tyre. Më pas njëri grup vizaton trupa me masa të ndryshme dhe ia jep grupit tjetër për të vizatuar vektorët e forcave gravitacionale. Ata shkëmbejnë përsëri fletoret për të kontrolluar nëse i kanë paraqitur saktë. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për dallimin e masës nga pesha, për përkufizimin e forcës së tërheqjes së gjithësishme, si edhe për shpjegimin e lidhjes midis tërheqjes gravitacionale dhe masës së trupave. Detyrë shtëpie U jepet nxënësve detyrë të plotësojnë rubrikën “?”.

Page 77: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 8 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 8. Graviteti në planetë të ndryshëm Situata e të nxënit: Toka tërheq Hënën, por edhe Hëna tërheq Tokën.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të tregojnë se graviteti ndryshon në planetët e tjerë. 2. Të japin shembuj të masës, peshës së trupave në Tokë, në Hënë dhe në Jupiter. 3. Të shpjegojnë se sie shfrytëzojnë astronautët fushën gravitacionale të Hënës për qëllime të dobishme.

Fjalët kyç: fushë gravitacionale, peshë, gravitet, planet

Mjetet: teksti i fizikës 7, materiale të ndryshme nga interneti dhe enciklopedi.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë që kanë nxënësit në lëndën e Gjeografisë dhe TIK-ut.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Mësuesi shtron pyetjen për diskutim: Një njeri, kur ecën, në Tokë duket i rëndë, ndërsa në hënë duket i lehtë? A ka lidhje masa e planetit me masën e objektit apo për këtë ndikon graviteti i planetit/trupit qiellor? Nxënësit arsyetojnë ashtu siç e mendojnë, paçka se përgjigja tyre nuk është saktësisht shkencore.

- Kemi thënë se planetët kanë masa të ndryshme. Si mendoni se është forca tërheqëse në planetë të ndryshëm? Përvijim i të menduarit: Hëna ka masë më të vogël se Toka. Pse Hëna nuk bie në Tokë? Pasi lexojnë tekstin për disa minuta, nxënësit udhëzohen të paraqesin në tabelë masën e trupit dhe forcën e tij gravitacionale në Tokë, në Hënë dhe në Jupiter. Mësuesi e pasuron tabelën edhe me disa vlera të tjera të forcave gravitacionale në planetë të tjerë, që nxënësit të përllogaritin peshën e tyre.

- Si i kanë shfrytëzuar astronautët këto fakte shkencore? Për orientimin e gjetjes së materialeve plotësuese mësuesi jep adresën e mëposhtme: http//www.exploratiu.edu/ronh/weight. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për evidentimin e fakteve se graviteti ndryshon në planetët e tjerë, për dhënien e shembujve të masës, peshës së trupave në Tokë, në Hënë dhe në Jupiter, për plotësimin e tabelës, si edhe për shpjegimin si shfrytëzojnë astronautët fushën gravitacionale të Hënës për qëllime të dobishme.

Planeti Në Tokë Në Merkur Në Afërditë Në Mars Në Jupiter Në Saturn Në Uran Në Neptun Në Pluton Masa 50 19 45.5 19 117 53 56 59.5 3

Page 78: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 9 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 9. Largimi nga toka Situata e të nxënit: Paraqiten në projektor pamje të anijes kozmike gjatë lëshimit. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të tregojnë çfarë ndodh me gravitetin ndërsa largohemi nga Toka. 2. Të përshkruajnë lëvizjen e raketës ndërsa largohet nga Toka. 3. Të arsyetojnë pse pesha e anijes kozmike është më e vogël në orbitë.

Fjalët kyç: fushë gravitacionale, anije kozmike, raketë, peshë, gravitet, planet

Mjetet: Lap-top, projektor, pamje të anijes kozmike gjatë lëshimit nga Toka.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë që kanë nxënësit në lëndën e Gjeografisë dhe TIK-ut.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Mësuesi i jep një tullumbace një nxënësi, i kërkon ta fryjë (të mos ia mbyllë grykën) dhe më pas ta lëshojë të lirë. Të tjerët vëzhgojnë se ç’ndodh me tullumbacen. Mësuesi i pyet nëse kjo i kujton lëshimin e një rakete në hapësirë. Pasi shohin videon, nxënësit përshkruajnë çfarë vënë re kur anija kozmike largohet nga Toka. Pas kësaj u tregohet se ndikimi i gravitetit pakësohet. Çfarë i nevojitet raketës për t’u larguar prej Tokës? Përvijim i të menduarit: Shtrohet pyetja: Çfarë ndodh gjatë lëshimit të raketës? Nxënësit japin mendime të ndryshme, bëjnë shpjegime bazuar në njohuritë që kanë nga dokumentarët dhe filmat shkencorë. Pyeten nxënësit nëse kanë informacion për llojin e lëndës djegëse që nevojitet për ta shtyrë raketën lart, për shpejtësinë e saj etj. Më pas sistemohen njohuritë, duke i grupuar në disa më të rëndësishmet në lidhje me fortësinë e fushë gravitacionale dhe masën e raketës. Rishikim i njohurive: Orientohen nxënësit për të dhënë përgjigje rreth pyetjes të rubrikës “?”. U kërkohet gjithashtu nxënësve të bëjnë një përmbledhjen rreth asaj që mësuan në orën e mësimit duke i shkruar ato në tabelë. Detyrë shtëpie: Grumbulloni informacione në lidhje me raketat dhe anijet kozmike që largohen nga Toka. Detyrë krijuese e sugjeruar: Nxënësve të pasionuar pas astronomisë dhe udhëtimeve hapësinore, mësuesi u sugjeron faqen e internetit https://spaceplace.nasa.gov/menu/people-and-technology ku ata, përveç informacioneve shkencore tepër kureshtare, do të gjejnë edhe eksperimente të thjeshta për të bërë dhe hapat e ndërtimit të pajisjeve hapësinore apo mënyrën e funksionimit të tyre, p.sh.: si ndërtohet një anije kozmike apo një satelit vëzhgues, si komunikon me njerëzit në Tokë ky satelit, sa llojesh janë satelitët dhe përse përdoren, kur shkojnë “të vdesin” satelitët kur bëhen shumë të vjetër, përveç NASA-s sa agjenci hapësinore të tjera ka, a ka nga këto agjenci që zotërojnë anije luftarake hapësinore për ta mbrojtur tokën nga ndonjë sulm jashtëtokësorësh, si ndërtohet një habitat në Hënë, si punon GPS-i apo të luajnë lojëra të ndryshme, si quic-e, të cilat bazohen te njohuritë rreth kësaj fushe.

Page 79: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 10 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 10. Satelitët Situata e të nxënit: Një gur, që bie nga kati i 10-të i një ndërtese, përshkon

një rrugë të lakuar derisa të bjerë në tokë. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të tregojnë se forca gravitacionale i mban satelitët rreth Tokës. 2. Të arsyetojnë pse sateliti ndjek një orbitë rrethore. 3 Të identifikojnë faktorët që janë të rëndësishëm në një situatë të veçantë.

Fjalët kyç: satelitë, forca gravitacionale, orbitë rrethore

Mjetet: fletë, fletore, parashutë e ndërtuar nga nxënësit.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë që kanë për satelitët.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveFillimisht mësuesi i pyet nxënësit për domethënien e fjalës satelit: trup qiellor (hënë apo planet) që rrotullohet rreth një planeti a një ylli. Pra, satelit quhet edhe Toka, pasi rrotullohet sipas një orbite rreth Diellit (që është yll – shih përkufizimin lart). Sateliti natyror i tokës është Hëna. Kuriozitete: në sistemin diellor vetëm Merkuri dhe Afërdita nuk kanë hëna, ndërsa Jupiteri ka 67 hëna, por 14 prej tyre nuk janë konfirmuar ende dhe ka hënën më të madhe se të gjithë planetët; ndërsa njëra ndër 53 hënat e Saturnit ka atmosferë të vetën. Përveç satelitëve natyrorë ka edhe satelitë artificialë, të bërë nga dora e njeriut - pajisje me aparatura të posaçme, e lëshuar në orbitë rreth Tokës a një trupi tjetër qiellor për qëllime shkencore, që vëzhgon e mbledh të dhëna. Të mësojmë përmes lojës: Loja me raketë. Një letër e hedhim nga lart, ajo bie duke u lëkundur, e bëjmë shuk ose raketë ajo bie më shpejt. Nxënësit japin shpjegime të thjeshta rreth situatës. Evidentohet prania e fërkimit me ajrin dhe forca gravitacionale. Diskutojmë së bashku: Në dyshe nxënësit mendojnë shembuj të tjerë të veprimit të forcës gravitacionale dhe u japin përgjigje pyetjeve identifikuese, si: A janë satelitët rreth Tokës në fushën gravitacionale të saj? Pse ata nuk ikin në hapësirë? Diskutohen dhe arrihet në përfundimin: forca gravitacionale i mban satelitët rreth Tokës dhe nuk i lë ata ikin në hapësirë. Në përforcim të këtij përfundimi komentohet figura 3.24 dhe 3.25. Ata diskutojnë me njëri-tjetrin dhe më pas të gjithë së bashku. Përvijim i të menduarit: Më gjerësisht rreth satelitëve: A vepron forca e rezistencës së ajrit në atmosferën e Tokës? A mund të ndryshojë lehtësisht drejtimin një satelit? Nxënësit vizatojnë në fletore figurën e një guri në orbitë dhe evidentojnë forcën gravitacionale. Përfundim Meqë mbi satelitin vepron forca tërheqëse e Tokës, ai mund ta ndryshojë drejtimin duke ndjekur një orbitë rrethore. Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për evidentimin se forca gravitacionale i mban satelitet rreth Tokës, për arsyetimin se pse sateliti ndjek një orbitë rrethore, si edhe për identifikimin e faktorëve që janë të rëndësishëm në një situatë të veçantë. Detyrë dhe punë e pavarur: Nxënësve mund t’i jepet si detyrë shtëpie rubrika “?”, faqe 45, në libër.

Page 80: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 11 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 11. Orbita gjeostacionare Situata e të nxënit: Paraqiten në projektor pamje të satelitëve artificialë. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të njohin disa lloje satelitësh artificialë. 2. Të tregojnë si mund të matet koha që i duhet një sateliti artificial për t’u

rrotulluar rreth Tokës. 3. Të përkufizojnë orbitat gjeostacionare.

Fjalët kyç: fushë gravitacionale, satelitë artificialë, orbita gjeostacionare

Mjetet: lap-top, projektor, pamje të satelitëve artificialë

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo temë lidhet me njohuritë që kanë nxënësit në lëndën e Gjeografisë dhe TIK-ut.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Kohë më parë, këndvështrimi i njeriut kundrejt hapësirës dhe gjithësisë ishte ai nga Toka, me anë të teleskopëve. Tani, njerëzit, përmes satelitëve mund të vëzhgojnë edhe hapësirën, edhe vetë Tokën dhe pamjen e saj nga hapësira. Satelitët artificialë janë të specializuar për qëllime të ndryshme, si studimore, njohëse, mbrojtëse. A dini ndonjë nga këta lloje? (Satelitë për motin, për studimin e oqeaneve, satelitë të rrugëve (GPS-i – hartë elektronike satelitore) etj.) Aktualisht numërohen rreth 2 271 satelitë artificialë që rrotullohen rreth Tokës, ku Rusia ka numrin më të madh: 1 324 satelitë. Sateliti i parë artificial quhej “Sputnik 1”, 1957, ishte sa një top basketbolli dhe pa njerëz në bord. Më pas mësuesi shpjegon termin orbitë gjeostacionare: është një orbitë rrethore paralel me ekuatorin, çdo pikë e së cilës rrotullohet rreth Tokës në të njëjtën drejtim dhe me të njëjtën kohë si rrotullimi i Tokës. Pozicioni i satelitit është vazhdimisht i njëjtë, pra duket si i montuar, si i palëvizshëm në lidhej me Tokën. Ai qëndron në largësinë 35,790 km prej Tokës me shpejtësi 23 orë, 56 minuta, 04,09 sekonda. Këtë orbitë e përshkruajnë zakonisht satelitët meteorologjikë dhe ata të komunikimit. Më pas u kërkohet nxënësve të përshkruajnë çfarë vënë re kur sateliti artificial largohet nga Toka. U tregohet se ndikimi i gravitetit pakësohet. A mund të matet koha që i duket në sateliti artificial për t’u rrotulluar rreth Tokës? Përvijim i të menduarit: Shtrohet pyetja: Çfarë ndodh gjatë lëshimit të satelitit? Nxënësit japin mendime të ndryshme, bëjnë shpjegime bazuar në njohuritë që kanë nga dokumentarët dhe filmat shkencorë. Pyeten nxënësit nëse kanë informacion për lloje të ndryshme satelitësh, ku pozicionohen ata dhe çfarë qëllimi kanë etj. Më pas sistemohen njohuritë duke i listuar njëra pas tjetrës. Rishikim i njohurive: Orientohen nxënësit për të dhënë përgjigje rreth pyetjes të rubrikës “?”. U kërkohet gjithashtu nxënësve të bëjnë një përmbledhje rreth asaj që mësuan në orën e mësimit duke i shkruar ato në fletoren e klasës në formë skeme. Detyrë shtëpie. Nxënësve i jepet detyrë shtëpie të grumbullojnë informacione në lidhje me satelitët artificialë.

Page 81: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 12 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 12. Orbita e Hënës

Situata e të nxënit: Nëse fotografoni Hënën çdo natë ju mund të shikoni ndryshimet e formës së saj.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të tregojnë se Hëna është satelit i Tokës. 2. Të përshkruajnë fakte si Hëna u bë satelit natyror i Tokës. 3. Të interpretojnë informacione shkencore rreth orbitës së Hënës.

Fjalët kyç: orbita e hënës, satelit natyror

Mjetet: teksti i fizikës 7, informacione të ndryshme shkencore

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë që kanë nxënësit në fushën e astronomisë dhe të TIK-ut.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Mësuesi u kërkon nxënësve të shpjegojnë termin satelit dhe të evidentojnë dallimet mes satelitëve artificialë (këta i kanë krijuar njerëzit dhe komunikojnë me to) dhe atyre natyrorë, si dhe ngjashmëritë mes tyre (rrotullohen rreth një planeti, rrotullohen në mënyrë të pandalur dhe periodike, rrotullohen sipas një orbite orbite, qëndrojnë në rreze të caktuar larg planetit etj.), duke plotësuar një diagram Veni në tabelë, shoqëruar me vizatimin e secilit objekt. Diskutohet në lidhje me njohuritë që nxënësit kanë për Hënën. Evidentohen fakte të tilla, si: Hëna rrotullohet rreth Tokës për 27.3 ditë. Hëna është trup i ndriçuar, sepse pasqyron dritën që merr nga dielli etj. Kujtojmë se në mësimet e mëparshme kemi treguar të reja interesante se si shfrytëzojnë astronautët fushën gravitacionale të Hënës për qëllime të dobishme. Por, si u krijua ky satelit natyror i Tokës? Lexim i drejtuar: Udhëzohen nxënësit të lexojnë për disa minuta paragrafin në libër dhe më pas i japin përgjigje pyetjes së mësipërme. Ata vizatojnë edhe një figurë të rrotullimit të Hënës rreth Tokës duke mos harruar të vizatojnë edhe vektorët e forcave gravitacionale. Si është orbita e Hënës rreth Tokës? Pse ajo na shfaq vetëm njërën hemisferë të saj? Nxënësit pasurojnë njohuritë e tyre edhe me informacionet shkencore rreth orbitës së Hënës në lidhje me rrezen e saj. Çfarë do të ndodhte nëse Toka nuk do ta tërhiqte Hënën? Nxënësit japin përgjigje duke u mbështetur në njohuri dhe fakte shkencore. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për evidentimin e fakteve se hëna është satelit i Tokës, për përshkrimin e fakteve si hëna u bë satelit natyror i tokës si edhe për interpretimin e informacioneve shkencore rreth orbitës së hënës

Page 82: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 13 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 13. Veprimtari praktike Planetët që rrotullohen

Situata e të nxënit: Paraqiten pamje të sistemit diellor dhe të planetëve që rrotullohen rreth Diellit.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: • Të mbështeten në njohuritë dhe të kuptuarit shkencor për vizatimin e

modeleve. • Të vizatojnë figura dhe modele për të dhënë shpjegime përmes tyre.

Fjalët kyç: orbitë, planet, Diell.

Mjetet: fletë letre A3, kompensatë me përmasat e letrës, thumba, spango, gërshërë, laps.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë që kanë nxënësit në Edukimin Figurativ dhe TIK .

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Planetët vërtiten rreth Diellit sipas orbitave të tyre. Këto orbita nuk janë krejtësisht rrathë. Ato kanë formën e një rrethi paksa të shtypur, i cili quhet elips. Në vazhdim tregohet se si ndërtohen rrathët dhe elipset. Veprimtari praktike: Udhëzohen nxënësit që, të ndarë në grupe, të veprojnë si më poshtë. A. Vizatimi i orbitës rrethore 1. Ngjitni mbi një dërrasë apo kompensatë me ngjitës shirit një copë letre relativisht të madhe. Ngulni në qendër një gozhdë. Pika e nguljes së gozhdës paraqet pozicionin e Diellit. 2. Krijoni një lak, duke lidhur dy skajet e një spangoje, fjongoje apo lidhëseje këpucësh. Njërin skaj të lakut kalojeni te gozhda. 3. Duke e mbajtur lakun të tendosur me anë të një lapsi, lëvizeni lapsin përqark gozhdës, që maja e lapsit do të vizatojë një orbitë. B. Vizatimi i orbitës eliptike 4. Për të vizatuar një elips, ngulni një gozhdë tjetër, pak centimetra larg së parës. Me lakun e spangos rreth dy gozhdëve vizatoni një orbitë si më parë Vendndodhjet e gozhdëve quhen vatra të elipsit. 5. Në elipsin e ndërtuar shënoni pikën ku planeti është më afër Diellit; pikën ku planeti është më larg Diellit. Udhëzohen nxënësit të nxjerrin përfundimet e punës: 1. Planetët vërtiten rreth Diellit, në orbita plotësisht të caktuara. 2. Edhe planetë të tjerë kanë satelitë p.sh. Ganimedi është një nga hënat e Jupiterit, më e madhja e hënave të sistemit diellor etj. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për mbështetjen në njohuritë dhe të kuptuarit shkencor për vizatimin e modeleve, për vizatimin e figurave dhe të modeleve për të dhënë shpjegime përmes tyre, si edhe për punën në grup për të arritur në përfundime të rëndësishme.

Page 83: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 14 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 14. Përsëritje dhe ushtrime Situata e të nxënit: paraqiten pamje të sistemit tonë diellor. Shohim

pozicionet reciproke të diellit dhe planetëve. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të shpjegojnë çfarë force e mban një satelit në orbitë rreth Tokës. 2. Të llogaritin peshën e trupit në planetë të ndryshëm. 3. Të mbledhin informacione për jetën e astronomëve Nikolla Koperniku dhe Galileo Galilei dhe për zbulimet e tyre të rëndësishme shkencore.

Fjalët kyç: forcë, satelit, orbitë, tokë, peshë, trup, planet

Mjetet: teksti i fizikës 7, informacione të ndryshme shkencore, fletë A4

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë që kanë nxënësit në lëndën e fizikës dhe TIK

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveNxitja e diskutimit: Bëhet një përmbledhje e njohurive kryesore teorike që nxënësit kanë marrë gjatë zhvillimit të temave mësimore të kësaj tematike. Punë e pavarur: U kërkohet nxënësve në fletë A4. 1. Të paraqitin me anë të një vizatimi tërheqjen gravitacionale midis dy trupave. 2. Të tregojnë me shigjetë forcat gravitacionale. 3. Të shpjegojnë se masat më të mëdha kanë fusha gravitacionale më të forta. 4. Të arsyetojnë se pse satelitët lëvizin sipas një orbite të caktuar. Në vijim nxënësit punojnë në mënyrë individuale në fletë A4 ushtrimet e rubrikës ”?” në faqen 47 të tekstit. Ata udhëzohen t’i argumentojnë përgjigjet e tyre. Në përfundim të punës së pavarur mësuesi kontrollon dhe vlerëson punët e nxënësve dhe më pas dy nxënës i sistemojnë ato në dosje. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për shpjegimin çfarë force e mban një satelit në orbitë rreth tokës, si edhe për llogaritjen e peshës së trupit në planetë të ndryshëm Detyrë shtëpie: Të mbledhin informacione për jetën e astronomëve Nikolla Koperniku dhe Galileo Galilei dhe për zbulimet e tyre. Në fund të dalin në përfundime se pse zbulimet e tyre qenë të rëndësishme.

Page 84: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 15 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 15. Zhvillimi i ideve - një sistem i ri Situata e të nxënit: Vëzhgojmë një anije në det. Vëmë re se ajo duke

lundruar ulet poshtë horizontit. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të përshkruajnë teorinë e Ptolemeut mbi gjithësinë. 2. Të listojnë zbulimet e Kopernikut dhe të Galileit. 3. Të tregojnë se ligjet e Keplerit janë baza ku mbështetet kuptimi i sotëm për sistemin diellor.

Fjalët kyç: teoria e Ptolemeut, zbulimet e Kopernikut dhe Galileit, ligjet e Keplerit.

Mjetet: Pamje dhe video të anijes që lundron në det Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: : Kjo temë lidhet me njohuritë që kanë nxënësit në lëndën e historisë dhe TIK-ut

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Analizohet situata e të nxënit. Si mund ta interpretojmë këtë fakt? A na ndihmon për të shpjeguar se toka ku ne jetojmë është e rrumbullakët dhe jo e sheshtë? Përvijim i të menduarit. Pasi nxënësit lexojnë tekstin për disa minuta, ata vizatojnë një tabelë dhe sipas kolonave plotësojnë në mënyrë të përmbledhur informacione për Ptolemeun, Kopernikun, Galilein, Keplerin dhe zbulimet që ata kanë bërë. Më pas ata pyeten: Për çfarë iu kanë shërbyer astronautëve teleskopi dhe sondat hapësinore? Aktivizohen nxënës në tabelë për të dhënë përgjigjet e tyre. Nxënësit e tjerë janë të gatshëm të plotësojnë shokët e tyre me informacione të reja Veprimtari: Nxënësit ndahen në tri grupe për të diskutuar rreth materialeve të grumbulluara: Grupi 1: Jeta dhe zbulimet e Johan Keplerit (1571-1630). Grupi 2: Zbulimi i teleskopit dhe dobitë shkencore të tij. Grupi 3: Sondat hapësinore dhe qëllimet e përdorimit të tyre. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për përshkrimin e teorisë së Ptolemeut mbi gjithësinë, për listimin e zbulimeve të Kopernikut dhe të Galileit dhe për interpretimin e ligjeve e Keplerit.

Page 85: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 16 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 16. Satelitët artificialë Situata e të nxënit: Pamje të satelitëve dhe teleskopëve hapësinorë.Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të listojnë lloje të ndryshme satelitësh. 2. Të përshkruajnë funksionet e secilit prej tyre. 3. Të shpjegojnë në çfarë orbite duhet të pozicionohet një satelit artificial për të kryer një funksion të caktuar.

Fjalët kyç: satelitë artificialë

Mjetet: Informacione nga orët e mëparshme, lap-top, projektor

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë që kanë nxënësit në lëndën e Aftësimit Teknologjik dhe TIK-ut.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveDiskutim i njohurive paraprake: Mësuesi u kërkon nxënësve të emërtojnë pajisje hapësinore që njeriu ka shpikur për të zbuluar mjedisin përtej Tokës (teleskopët hapësinorë, sonda hapësinore, raketa, anije kozmike, satelitë, robotë planetarë etj.) Domosdoshmëria e ekzistencës së këtyre pajisjeve gjigante ka ardhur si rrjedhojë e qëllimeve të eksplorimit të gjithësisë në të cilën endet planeti ynë. Një pjesë kanë si qëllim të vëzhgojnë Tokën, si ndryshimet klimaterike dhe parashikimet e motit, të bëjnë studime në vende ku njeriu nuk ka mundur dot (ka satelitë që studiojnë oqeanet që nga lart) dhe satelitë të komunikimit dhe të komunikacionit (GPS); si dhe anije kozmike apo teleskopë hapësinorë, që zbulojnë trupa të panjohur qiellorë, si yje, planetë, galaktika apo kufijtë e gjithësisë, kërkojnë për shenja jete në të tjerë planetë apo bëjnë studime rreth përbërjeve të planetëve. Pastaj përqendrohet diskutimi te njohuritë në lidhje me satelitët artificialë dhe funksionet e shërbimet kryesore që ata kryejnë. Përvijim i të menduarit: Po ku duhet të pozicionohet një satelit artificial për të kryer një funksion të caktuar? Udhëzohen nxënësit të lexojnë tekstin dhe të përshkruajnë funksionet e satelitëve artificialë për t’i dhënë përgjigje edhe pyetjes së mësipërme. Më pas në dyshe ata vizatojnë një diagram për të treguar një orbitë gjeostacionare, orbitë polare dhe një orbitë në lartësi të ulët. Rishikim në dyshe: Udhëzohen nxënësit të punojnë në fletoren e klasës ushtrimet 2, 3 dhe 4. Më pas ata këmbejnë fletoret dhe korrigjojnë përgjigjet e njëri-tjetrit. Detyrë e sugjeruar krijuese: Nxënësit porositen për materialet që duhet të grumbullojnë për orën e ardhshme, për të grumbulluar informacione, materiale pamore si video apo fotografi për lëvizjen e njeriut në hapësirë, për jetën brenda anijes kozmike, për komunikimin me Tokën, si dhe për shpresën për të gjetur nëse ka jetë përtej botës sonë. Ta udhëzohen edhe për mënyrën e paraqitjes, që mund të jetë si poster, prezantimet në pauer-point, dialog – lojë me role etj. Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit vlerësohen për listimin e llojeve të ndryshme të satelitëve dhe për përshkrimin e funksioneve të secilit prej tyre.

Page 86: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 17 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 17. Projekt. A ka jetë në hapësirë? Situata e të nxënit: Shfaqen pamje nga lëvizja e astronautëve brenda anijes

kozmike. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të përshkruajnë zhvillimet e ideve në vende të ndryshme të botës. 2. Të evidentojnë fakte rreth lëvizjes së njeriut në hapësirë. 3. Të tregojnë si ka lindur, si është zgjeruar dhe si vazhdon të zgjerohet gjithësia.

Fjalët kyç: gjithësi, galaktikë, hapësirë.

Mjetet: foto, video, informacione të ndryshme për hapësirën

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë që kanë nxënësit në fushën e astronomisë dhe TIK-ut.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësvePërvijim i të menduarit: Ndahen nxënësit në tre grupe dhe secilit grup i caktohet një çështje:

Grupi 1 - diskuton rreth lëvizjes së njeriut në hapësirë (seleksionojnë video, foto dhe informacionet e mbledhura). Grupi 2 - diskuton rreth pajisjeve të nevojshme që i duhen astronautëve brenda anijes kozmike për shkak të mungesës së ajrit. Grupi 3 - diskuton rreth ekzistencës së jetës në planetë të tjerë (seleksionojnë informacionet e mbledhura)

Nxënësve u lihet koha e nevojshme për t’u përgatitur (përmbajtjen dhe formën e paraqitjes) dhe më pas të zgjedhin një anëtar ta prezanton projektin . Anëtarët e tjerë të grupit mund të bëjnë plotësimet e nevojshme. Në fund të çdo prezantimi lihet kohë për të shtjelluar pyetje të grupeve të tjera. Në fund, palët japin gjykim për punën e vet dhe të grupeve të tjera, duke vlerësuar punën më të mirë. Vlerësimi: Në përfundim vlerësohen përgjigjet e nxënësve për saktësinë e materialit, për mënyrën e prezantimit, si edhe për përzgjedhjen e informacionit. Punimet e tyre sistemohen në dosje. Detyrë e sugjeruar krijuese: Udhëzohen nxënësit të krijojnë një ese me temë “Përtej planetit tonë”.

Page 87: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 18

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 18. Test i tremujorit të tretë (prill-maj)

Situata e të nxënit:

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1. Të tregojnë se pesha është e ndryshme në planetë të ndryshëm. 2. Të renditin lloje satelitësh dhe përdorimet e tyre. 3. Të interpretojnë informacionet mbi trupat qiellorë dhe sistemin tonë diellor në bazë të njohurive dhe të kuptuarit shkencor.

Fjalët kyç: peshë, planetë, satelitë, trupa qiellorë, sistem diellor

Mjetet: Testet përgatiten në fletë formati A4 Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: ky test formulohet në bazë të njohurive të fituara nga nxënësit gjatë tremujorit të tretë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveKriteret e hartimit të testit janë: Një model testi ndodhet në rubrikën “Shtojcë”. Kriteret e hartimit të testit janë:

- identifikimi i problemit dhe zgjidhja e tij = 40%, - përdorimi i mjeteve praktike dhe i situatave reale = 40%, - shkrimi në terminologjinë e fizikës = 20%.

Përveç kësaj, testi përmban edhe tabelën e pikëve përkatëse për vlerësimin e çdo ushtrimi a pyetjeje. Koha e zhvillimit të testit është 45 minuta.

Page 88: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 19

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: III Klasa: VIITema mësimore 19. Vlerësim i portofolit të nxënësit Situata e të nxënit: Secili nxënës ka në bankë punimet e

portofolit të tij në tremujorin e tretë. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 1.Të përshkruajnë shkurtimisht përmbajtën e portofolit 2.Të evidentojnë punimet më të realizuara 3.Të vlerësojnë rëndësinë e plotësimit të portofolit

Fjalët kyç: panair, portofol, vlerësim.

Mjetet: detyrat e punuara në klasë, në shtëpi, projekti dhe materiale të tjera të portofolave të nxënësve.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kjo orë mësimi lidhet me njohuritë e nxënësve me artin pamor, TIK-un, si dhe me gjuhën dhe komunikimin.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësveNxënësit vrojtojnë në dyshe portofolin e njëri-tjetrit. Secili nxënës mban shënime për punimet më të mira dhe ato që duhen përmirësuar, duke përdorur një shkallë vlerësimi nga 1-5. Më pas secili shpreh vlerësimet e tij për portofolin e shokut. Nxënësit të cilët kanë mangësi të detyrave ose detyra për të përmirësuar mund t’i plotësojnë ato në shtëpi. Në fund mësuesi bën një vlerësim të portofolave më të mira të klasës, duke u nisur nga saktësia e punimeve, nga mënyra e paraqitjes, nga larmia e materialeve dhe e teknikave të përdorura, si dhe nga përdorimi i mjeteve në kryerjen e detyrave. Diskutohet me nxënësit rreth detyrave që i kanë realizuar me më shumë dëshirë dhe çfarë do të donin të përmirësonin gjatë periudhës në vazhdim.

Page 89: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

IV. SHTOJCA

Kompetencat kyç lidhen me kompetencat e fushës nëpërmjet rezultateve të të nxënit të secilës prej tyre. Lidhja mes rezultateve të të nxënit të kompetencave të fushës dhe të kompetencave kyç siguron zhvillimin e ndërsjellë të tyre dhe mundëson integrimin lëndor.

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇ

Kompetencat kyç

I. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit

Nxënësi:

1. shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit; 2. dëgjon me vëmendje paraqitjen dhe komentet e bëra nga të tjerët rreth një teme, duke bërë pyetje, komente, sqarime dhe propozime; 3. shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin e përshtatshëm; 4. veçon informacionin kryesor nga një libër, gazetë, revistë, internet, radio, TV etj., e komenton dhe e përdor atë si referencë gjatë hartimit të një punimi ose të një detyre me shkrim; 5. shpreh drejt një mendim apo një kërkesë, me gojë ose me shkrim, në gjuhën amtare ose të huaj, për një situatë të caktuar (për udhëzim, ndihmë, informim, orientim etj.), duke ndërvepruar në grup ose në klasë; 6. përdor programet kompjuterike për komunikim të drejtpërdrejtë dhe në distancë nëpërmjet formave të caktuara të komunikimit (për nevojat e veta apo si detyrë shkollore).

II. Kompetenca e të menduarit Nxënësi:

1. parashtron argumente pro ose kundër për një temë/problem të caktuar gjatë një debati ose publikimi në media; 2. harton planin e punës për realizimin e një krijimi/detyre (letrar, shkencor, artistik), duke përcaktuar hapat kryesore të zbatimit;

Page 90: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

3. zgjidh një problem (matematikor, gjuhësor, shoqëror, shkencor etj.) dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse; 4. përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të njëjtë; 5. interpreton mënyra të zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë; 6. krahason ngjashmëritë dhe dallimet e fazave më të rëndësishme nëpër të cilat është zhvilluar një proces a dukuri shoqërore, natyrore ose artistike; 7. përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë dukurive natyrore dhe shoqërore, krijimeve letrare apo artistike.

III. Kompetenca e të nxënit Nxënësi:

1. përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (libra, revista, udhëzues, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën; 2. shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, matematikë ose arte, duke i sqaruar nëpërmjet formave të ndryshme të të shprehurit; 3. zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna nga një burim (tekst shkollor, libër, internet, medie) për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet; 4. shfrytëzon portofolin personal për identifikimin e përparësive dhe mangësive në funksion të vetëvlerësimit, të përparimit dhe të përmirësimit të suksesit në fushën e caktuar; 5. ndërlidh temën e re ose një çështje të dhënë me njohuritë dhe përvojat paraprake, duke i paraqitur në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafike) sipas një radhitjeje logjike; 6. përdor programe të përshtatshme kompjuterike për zgjidhjen e problemave dhe kryerjen e detyrave në fusha të ndryshme të dijes; 7. parashtron pyetje (pse?, çfarë?, si?, kur?), i organizon mendimet e veta në formë të shkruar për temën/problemin e dhënë dhe vlerëson përparimin e vet deri në zgjidhjen e duhur; 8. menaxhon emocionet, ndjenjat, kohën, shfrytëzimin e materialeve dhe të mjeteve gjatë kryerjes së një detyre/aktiviteti (në klasë/shkollë apo gjetiu).

Page 91: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

IV. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin Nxënësi:

1. zhvillon një projekt individual ose në grup për kryerjen e një aktiviteti mjedisor apo shoqëror me rëndësi për shkollën ose për komunitetin; 2. diskuton në grup për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit, pasojat që sjell dëmtimi i tij për jetën e njeriut dhe propozon masat që duhen ndërmarrë për evitimin e tyre; 3. identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën, etj) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet; 4. përdor programet kompjuterike për përgatitjen e materialeve të nevojshme grafike, ilustrime, dizenjime (të ftesave, të pamfleteve, të njoftimeve apo të publikimeve); 5. bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët (pavarësisht statusit të tyre social, etnik etj.) për realizimin e një aktiviteti të përbashkët (projekti/aktiviteti në bazë klase/shkolle apo jashtë saj); 6. merr pjesë si anëtar i një jurie (në nivel klase apo shkolle) për vlerësimin e një aktiviteti/konkursi sportiv, shkencor, artistik etj., duke u bazuar në kriteret e paracaktuara.

V. Kompetenca personale Nxënësi:

1. prezanton para nxënësve procesin e përgatitjes së një ushqimi ose të specialiteti shtëpiak sipas një recete për ushqyerje të shëndetshëm; 2. vlerëson përmbajtjen e vlerës ushqimore (ndikimin pozitiv dhe negativ në shëndet) për tri lloje ushqimesh, të cilat konsumohen në mjedisin e tij ose përreth; 3. diskuton në grup me argumente për rëndësinë që ka respektimi i regjimit ditor dhe i aktiviteteve fizike për shëndetin dhe për jetën e njeriut; 4. identifikon shenjat/simbolet e rrezikut në prodhime apo objekte konkrete; 5. kërkon ndihmë/këshillë nga personat dhe shërbimet përkatëse për përkrahje ose mbështetje në situata të ndryshme të dyshuara/supozuara si potencialisht të rrezikshme, në të cilat cenohet shëndeti fizik dhe mendor; 6. përshkruan ndryshimet fizike, psikike dhe emocionale të fazës së pubertetit, duke paraqitur fakte për ndikimin e tyre në mënyrën (stilin) e jetesës; 7. shpjegon gjatë një debati ose prezantimi (me gojë ose me shkrim) pasojat e përdorimit të duhanit, të alkoolit, të drogës dhe të substancave të tjera të dëmshme për shëndetin dhe mirëqenien e individit; 8. merr pjesë ose drejton punën në grup, bashkëpunon me përfaqësues të komunitetit për të ndihmuar moshatarët dhe anëtarët e tjerë të komunitetit që kanë probleme shëndetësore, sociale, ekonomike etj., si dhe raporton (me gojë / me shkrim) për përvojat personale të fituara.

Page 92: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

VI. Kompetenca qytetare Nxënësi:

1. zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, shkollë etj., si dhe mban qëndrim aktiv ndaj personave, të cilët nuk i respektojnë ato, duke shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bën pjesë; 2. reagon ndaj sjelljeve të pahijshme në shkollë/klasë dhe jashtë saj, të cilat ndikojnë në raportet ndërpersonale, analizon shkaqet e manifestimit të tyre dhe propozon mjete për përmirësimin e tyre; 3. tregon vetëbesim të lartë në marrjen e vendimeve për veprimet që ndërmerr pa dëmtuar interesat e të tjerëve, veprime, të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë së aktivitetit të grupit shoqëror/ komunitetit; 4. merr pjesë në aktivitetet që promovojnë tolerancë dhe diversitet kulturor, etnik, fetar, gjinor etj, në shkollë apo në komunitet, ku përfshihen moshatarë të të gjitha përkatësive të përmendura, që jetojnë në bashkësinë e gjerë.

VII. Kompetenca digjitale Nxënësi:

1. përdor mediet digjitale dhe mjediset informative për të komunikuar dhe bashkëpunuar, duke përfshirë komunikimet në distancë për zhvillimin e njohurive; 2. analizon, vlerëson, menaxhon informacionin e marrë elektronikisht (p.sh., hedhin disa informacione të marra nga interneti duke i përmbledhur në një tabelë ose grafik); 3. përcakton mjetet e duhura teknologjike për qasjen në informacione dhe burime elektronike; 4. zhvillon aftësinë mediatike për identifikimin e burimit të informacionit dhe këndvështrimin analitik për gjykimin e tyre (p.sh., dallon nëse një material i marrë nga interneti është fakt dhe burimi është parësor ose dytësor); 5. ndërton sisteme të teknologjisë së informacionit nëpërmjet mbledhjes, përpunimit dhe daljes së informacionit, si dhe të reagimeve të mësuesve/eve ose nxënësve/eve e tjerë; 6. debaton mbi ndikimin, përparësitë dhe jopërparësitë e teknologjive ekzistuese dhe të reja në jetën e individit, shoqërisë apo komunitetit.

Page 93: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË FUSHËS

Kompetencat e fushës

Kompetencat e fushës së shkencave natyrore mund të konsiderohen si komponentë të kompetencës së kërkimit shkencor. Ato janë renditur më poshtë.

Kompetenca I. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre

a) Nxënësi përcakton problemin:

– identifikon karakteristikat shkencore të problemit; – thekson elementet që kanë lidhje me njëra-tjetrën; – formulon problemin.

VII.

b) Nxënësi zgjedh hetimin ose skicon strategjinë:

– merr në shqyrtim strategji të ndryshme; – merr parasysh kufizimet që shoqërojnë secilin skenar; – zgjedh atë që ai mendon se është strategjia më e mirë; – argumenton zgjedhjet e bëra; – planifikon procedurën.

VIII.

c) Nxënësi analizon rezultatet e tij/saj ose zgjidhjen:

– kërkon trendet domethënëse në të dhënat ose provat tipike; – kontrollon rezultatet sipas procedurës; – formulon probleme të reja ose sugjeron mënyrat e përmirësimit të zgjidhjes; – nxjerr rezultatet.

ç) Nxënësi realizon procedurën:

– ndjek hapat e planit; – nëse është e nevojshme, përshtat testet e tij, rishikon planin e tij ose kërkon një

mënyrë të re për zgjidhjen e problemit; – mban shënim për çdo detaj ose vrojtim të nevojshëm për analizën e problemit.

Page 94: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

Kompetenca 2. Përdorimi i mjeteve, i objekteve dhe i procedurave shkencore

a) Nxënësi identifikon ndikimet e shkencës dhe të teknologjisë:

– studion ndikimet afatgjata të shkencës dhe të teknologjisë tek individët, shoqëria, mjedisi dhe ekonomia;

– vendos shkencën dhe teknologjinë në kontekstet e tyre sociale dhe historike, si dhe studion ndikimin e tyre në mënyrën e jetesës së njerëzve;

– identifikon pyetje ose çështje etike.

b) Nxënësi kupton si funksionojnë objektet teknike:

– tregon kureshtje rreth disa objekteve teknike; – shqyrton përbërjen dhe funksionimin e tyre; – i zbërthen në pjesë, nëse është e nevojshme; – identifikon materialet, pjesët dhe tipat e ndryshëm të lidhjeve në objektet teknike; – dallon sisteme dhe nënsisteme të ndryshme; – shpjegon si funksionojnë ato.

c) Nxënësi kupton dukuritë natyrore:

– pyet veten rreth mjedisit të tij/saj; – shqyrton dukuri të veçanta; – përshkruan karakteristikat e tyre; – i ilustron ato me diagrame skematike; – shpjegon dukuritë duke përdorur ligjet ose modelet; – siguron koherencën e shpjegimit; – familjarizohet me konceptet që lidhen me dukuritë dhe pranon lidhjen e tyre.

Kompetenca III. Komunikimi në gjuhën dhe terminologjinë e shkencës

a) Nxënësi shkëmben informacione shkencore me të tjerët:

– kupton rolin e ndarjes së informacionit; – është i hapur në këndvështrimet e të tjerëve; – krahason të dhënat dhe procedurat e tij/saj me ato të të tjerëve; – vlerëson këndvështrimin e tij ose zgjidhjen duke i krahasuar ato me të tjerët.

Page 95: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

b) Nxënësi përhap dhe zhvillon njohuritë ose rezultatet shkencore:

– merr parasysh përbërjen e audiencës; – përdor mënyra të ndryshme për prezantimin e informacionit (p.sh., simbolet, tabelat,

vizatimet teknike); – përshtat mesazhin sipas tipit të medies që përdor (p.sh. prezantim me gojë ose me

shkrim etj.). c) Nxënësi interpreton dhe formulon mesazhe shkencore:

– përdor informacionin shkencor dhe teknologjik të marrë nga burime të ndryshme; – sigurohet që burimet të jenë të besueshme; – vlerëson përshtatshmërinë e tyre; – prezanton informacionin sipas rregullave dhe konvencioneve të shkencës,

teknologjisë dhe matematikës. Kompetencat zhvillohen përmes tematikave të përbashkëta të fushës dhe në program zbërthehen në njohuri/aftësi, shkathtësi/procedura, qëndrime/vlera. Tematikat e përbashkëta të fushës janë elemente të rëndësishme të programit të fushës së shkencave natyrore, sipas të cilave strukturohet përmbajtja lëndore dhe integrimi konceptual i secilës lëndë brenda fushës, në funksion të zhvillimit të kompetencave. Tematika të përbashkëta për shkallën e tretë dhe të katërt janë: diversiteti, ciklet, modelet, sistemet, energjia, ndërveprimet, shkallëzimi dhe matjet.

Strukturimi i programit mbi rezultatet e të nxënit për kompetenca në secilën lëndë dhe në tematika të përbashkëta, të njëjta për të gjitha lëndët e fushës, ndihmon në planifikimin dhe zhvillimin e situatave të të nxënit dhe lehtëson vlerësimin e nxënësit për kompetencat kyç.

Situatat e të nxënit janë situata që lidhen me kontekstin e të nxënit. Ato mund të jenë situata në mjedise të mbyllura ose të hapura të nxëni, brenda shkollës ose jashtë saj. Roli i mësuesit në mësimdhënien përmes situatave është ai i udhëheqësit dhe i lehtësuesit gjatë nxënies aktive të nxënësit.

Realizimi i temave ndërkurrikulare dhe i lidhjes ndërlëndore nëpërmjet lëndëve të shkencave natyrore janë, gjithashtu, elemente të rëndësishme të programit.

Metodat, teknikat, strategjitë e të nxënit në fushën e shkencave natyrore janë faktorë të rëndësishëm për një nxënie të suksesshme që nxit interesin, gjithëpërfshirjen, ndërveprimin dhe punën kërkimore të nxënësit. Përzgjedhja dhe përdorimi i tyre nga mësuesit bëhet në funksion të zhvillimit të kompetencave të nxënësit, duke respektuar stilet e ndryshme të të nxënit.

Page 96: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

MODEL TESTI GRUPI A Emri ______________________ Data__________

Pikët______ Nota_______

1. Shkruani një ese të shkurtër e cila të përmbajë fjalët: peshë, masë, Tokë, Hënë. ___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ [3 pikë] 2. Për të lëvizur karrigen duhet forca 20N, ndërsa për të lëvizur tavolinën duhet një forcë tri herë më të madhe. a) Sa është vlera e forcës që vë në lëvizje tavolinën? [1 pikë] b) Paraqiti me shigjetë të dyja forcat. [2 pikë] 3. Në një fletë Ana shkroi lartësinë, masën dhe peshën e saj, përkatësisht: 530 N; 1.8 m dhe 53 kg. a) Sa është masa e Anës? [1 pikë] b) Sa është pesha e saj? [1 pikë] c) Nëse Ana do të shkonte në Hënë, cila nga këto tre madhësi do të ndryshonte? [1 pikë] 4. Vizato në figurën më poshtë, me dy ngjyra të ndryshme, shigjetën e forcës së fërkimit dhe të forcës lëvizëse. [2 pikë]

Page 97: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

5. Plotësoni tabelën. [5 pikë] Masa (kg) Pesha (N)1 10 3 7 12 500 250 6. Te festa e balonave Erisa ngriti një balonë për fluturim. Me njohuritë që ju keni plotësoni pohimet e mëposhtme. Balona e figurës __________ mund të ngrihet më lehtë se dy balonat e tjera, sepse ajo ka sipërfaqe më të ______________ . Për këtë arsye dhe rezistenca e ajrit që vepron nën të është më__________ ___ [3 pikë]

A B C 7. Albani dhe Eva po llogaritnin rendimentin e tharëses së flokëve. Albani gjeti vlerën 87% kurse Eva 110 %. Cili prej tyre ka vepruar drejt në gjetjen e vlerës së rendimentit? Si do ta argumentoni ju këtë? [4 pikë] ____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ 8. Jepni dy shembuj kur fërkimi është i dëmshëm dhe dy shembuj të tjerë kur ai është i dobishëm. [2 pikë]

Page 98: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

9. Uji që ndodhet në një lartësi mbi sipërfaqen e Tokës ka aftësi për të kryer punë. Si shfaqet kjo aftësi? Si quhet energjia përkatëse? [3 pikë] ___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Vlerësimi sipas skemës së pikëve

Nota 5 6 7 8 9 10Pikët 7 - 9 10 - 13 14- 17 18 -21 22-25 26 - 28

Page 99: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

MODEL TESTI GRUPI B Emri ______________________ Data__________

Pikët______ Nota_______

1. Në secilën nga figurat shëno efektin e forcës mbi top. ______ [2 pikë]

_____________________ ____________________ 2. Shpjegoni, duke u nisur nga njohuritë tuaja mbi forcën e fërkimit, se pse është e rrezikshme të hedhësh vaj në blloqet e frenave të një biçiklete? [3 pikë] __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ 3. Mbi karrige është ulur djali me masë 40kg. Sa është pesha e tij? [3 pikë] Paraqit me shigjetë peshën e djalit. [2 pikë]

4. Vizatoni në figurën më poshtë, me dy ngjyra të ndryshme, shigjetën e forcës së fërkimit dhe të forcës lëvizëse. [2 pikë]

Page 100: FIZIKA 7 UDHËZUES MËSUESI - botimedudaj.combotimedudaj.com/.../uploads/2017/09/udhezues-mesuesi-fizika-7.pdf · pHYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 7 është

5. Një kuboid lëviz nën veprimin e forcës lëvizëse FL = 10N (shihni figurën). A B C D a) Cila nga shigjetat, AB apo CD të treguara në figurë tregon drejt forcën e fërkimit që vepron mbi trupin? [1 pikë] b) Sa është forca e fërkimit Ff që vepron mbi trupin? Ff = __________ [3 pikë] 6. Krijoni një ese të shkurtër me 4-5 fjali, e cila të përshkruajë lëvizjen e një roboti-lodër me bateri. Për këtë përdorni fjalët e togfjalëshat: luan, robot lodër, shpejtësi e njëjtë, fërkimi te këmbët, trupi i robotit, rezistenca e ajrit, shtytja nga bateria, baraspeshohet). ________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ [4 pikë] 7. Në situatat e mëposhtme shpjegoni pse trupi ka energji: [5 pikë]

a) Era që fryn. Sepse.............................................................................................................. b) Ushqimet që ha njeriu.

Sepse ............................................................................................................ c) Rryma elektrike.

Sepse ........................................................................................................... d) Nafta dhe qymyri.

Sepse ........................................................................................................... e) Avulli.

Sepse ............................................................................................................ 8. Gjeni rendimentin e një makinë, nëse nga djegia e naftës çlirohet 4000J nxehtësi dhe nga kjo 2700J është e “humbur”. Ndërtoni diagramin e Senkit për këtë rast. [3 pikë] Vlerësimi sipas skemës së pikëve

Nota 5 6 7 8 9 10

Pikët 7 - 9 10 - 13 14- 17 18 -21 22-25 26 - 28