fËmijËt nË konflikt me ligjin -...

21
MINISTRIA E PUNËS DHE MIRËQENIES SOCIALE DEPARTAMENTI I POLITIKAVE SOCIALE DHE F AMILJES FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN Prezantuese: Fitore Rexhaj - Zyrtare e Lartë për Inspektim Nëntor 2015 Prishtinë, Shtator 2015

Upload: trandieu

Post on 06-Feb-2018

224 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

MINISTRIA E PUNËS DHE MIRËQENIES SOCIALE

DEPARTAMENTI I POLITIKAVE SOCIALE DHE FAMILJES

FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN

Prezantuese:

Fitore Rexhaj - Zyrtare e Lartë për Inspektim

Nëntor 2015

Prishtinë, Shtator 2015

Page 2: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

PARIMET E SISTEMIT TË DREJTËSISË PËR TË MITUR SIPAS

KODIT TË DREJTËSISË PËR TË MITUR

synon mirëqenien e të miturit dhe siguron që çdo reagim të jetë në proporcion me

rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale

ndaj kryesve të mitur do të merret parasysh shqiptimi i masave të diversitetit, aty ku

është e duhur

autoritetet që marrin pjesë në procedurë të veprojnë me kujdes në të gjitha veprimet

ndaj të miturit, duke marrë parasysh zhvillimin psikologjik, ndjeshmërinë dhe

karakteristikat personale, në mënyrë që zbatimi i procedurës të mos ketë efekt

negativ në zhvillimin e tij/saj

fëmija do të ketë të drejtën që të shprehet lirisht

fëmija do të trajtohet me humanizëm dhe në mënyrë të atillë duke marr parasysh

nevojat e posaçme të moshës së tij dhe se e drejta e fëmijës për privatësi do të

respektohet në të gjitha fazat e procedurës penale.

Page 3: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

DEFINICIONET E PËRCAKTUARA ME KODIN E

DREJTËSISË PËR TË MITUR

Fëmijë -personi i cili nuk e ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet

I mitur - personi ndërmjet moshës katërmbëdhjetë (14) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet

I mitur i ri -personi ndërmjet moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet

I mitur i rritur -personin ndërmjet moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet

Madhor i ri - personi ndërmjet moshës tetëmbëdhjetë (18) dhe njëzetenjë (21) vjet

Madhor -personi i cili ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet

Page 4: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN

Në bazë të legjislacionit penal në Kosovë, përcaktohet mosha e përgjegjësisë penale

Fëmijët në konflikt me ligjin e moshës 14 - 18 vj.:

KDM ka përcaktuar procedura të posaçme dhe ka sjell koncepte dhe institucione të reja

në legjislacionin e Kosovës dhe administrimin e drejtësisë për të mitur:

- masat e diversitetit dhe një varg të gjerë të masave dhe dënimeve,

- themelimin e Shërbimit Sprovues dhe mekanizmave tjerë për zgjidhjen alternative të

rasteve siç është ndërmjetësimi.

Fëmijët pa përgjegjësi penale nën moshën 14 vj. të përfshirë në kryerjen e

veprave penale:

- i referohen Organit të kujdestarisë dhe trajtohen në bazë të Ligjit për Shërbime

Sociale dhe Familjare,

- nuk fillon procedura gjyqësore,

- çdo procedurë gjyqësore që ka filluar pushohet menjëherë dhe njoftohet OK.

Page 5: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

ROLI I SHËRBIMIT SPROVUES

Organ qendror i administratës shtetërore në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë

përgjegjës për Ekzekutimin e dënimeve dhe masave alternative, mbikëqyrjen,

risocializimin, re integrimin dhe rehabilitimin e të gjithë personave që kanë kryer

vepra penale të ndëshkueshme sipas ligjeve të aplikueshme në Republikën e

Kosovës.

në procesin e hartimit të anketave, raporteve të ndryshme dhe në procesin e

mbikëqyrjes janë në kontakt të vazhdueshëm me personat, vizitojnë familjet e tyre,

shkollat, Qendrat për Punë Sociale si dhe institucionet e tjera relevante në regjionin

përkatës në mënyrë që procesi i risocializimit dhe re integrimit të këtyre personave

në shoqëri të jetë sa më i suksesshëm.

Shërbimi Sprovues i Kosovës, 2013- Buletini 8:

Janar-Dhjetor të vitit 2012, pranuar 1238 kërkesa për Anketa Sociale.

Regjioni i Prishtinës-541, Prizreni -253, Peja -240 kërkesa, Gjilani -162, Mitrovica- 42.

Numri më i madh i kërkesave për regjionin e Prishtinës, për arsye se Drejtoria e Prishtinës është me e madhe

gjeografikisht dhe ka numër më të madh të banorëve.

Page 6: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

ROLI I ORGANIT KUJDESTARISË

Organ komunal profesional përgjegjës për mbrojtjen e interesave të fëmijëve, që

vepron në kuadër të Qendrës për Punë Sociale.

Për cilëndo masë të shqiptuar, Gjyqtari e njofton Organin e kujdestarisë (OK)

OK apo përfaqësuesi i autorizuar i fëmijës nga gjyqtari për të mitur, mund të kërkojë

shqiptimin e masës adekuate për mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së tij/saj

(neni 6)

OK njoftohet për rrjedhën e procedurës, të bëjë propozime dhe të paraqesë fakte e

prova të rëndësishme për marrjen e vendimit të drejtë.

Prokurori e njofton organin kompetent të kujdestarisë kurdo që fillon procedura

kundër të miturit (neni 48)

Page 7: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

- Masat:

Masat e diversitetit dhe masat edukative

- Dënimet:

Gjoba, Urdhri për punë në dobi të përgjithshme dhe burgimi për të mitur

Ndaj të miturve të rinj të grupmoshës nga 14-16 vj. mund të shqiptohen vetëm masa

edukative

Parimisht edhe ndaj të miturve të rritur nga 16-18 vj. shqiptohen masa edukative, por në

rastet e caktuara me ligj mund të shqiptohet masa e dënimit burg për të mitur, në rastet

kur shqiptimi i masës edukative nuk do të ishte adekuate për shkak të peshës së veprës

penale, pasojave të saj dhe shkallës së përgjegjësisë penale.

Page 8: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

Llojet e masave të diversitetit :

- pajtimi në mes të kryerësit të mitur dhe palës së dëmtuar,

- pajtimi ndërmjet të miturit dhe familjes së tij,

- kompensimi i dëmit palës së dëmtuar në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë,

- vijimi i rregullt në shkollë,

- pranimi i punësimit apo aftësimit në një profesion adekuat me aftësitë dhe shkathtësitë e tij

- kryerja e punës në dobi të përgjithshme,

- edukimi në rregullat e trafikut; dhe

-këshillimi psikologjik

Page 9: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

Llojet e masave edukative:

1. Masat disiplinore: qortimi gjyqësor dhe dërgimi i të miturit në qendër disiplinore

2. Masat e mbikëqyrjes së shtuar:

- mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit ose kujdestarit,

- mbikëqyrja e shtuar nga familja tjetër dhe

- mbikëqyrja e shtuar nga organi i kujdestarisë.

3. Masat institucionale edukative:

- dërgimi në institucion edukues,

- institucion edukues korrektues, dhe

- institucionin e kujdesit të posaçëm.

Page 10: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

Dënimet:

Gjoba, shqiptimin e dënimit me gjobë ndaj të miturit nëse i mituri ka mjete për ta

paguar,

Urdhri për punë në dobi të përgjithshme – zëvendësimi i masës së shqiptuar

edukative institucionale, burgimin ose gjobën

Shërbimi sprovues e përcakton llojin e punës në dobi të përgjithshme, organizatën

në të cilën i mituri do ta kryejë punën në dobi të përgjithshme, vendos për ditët e

javës dhe e bën mbikëqyrjen

nëse është në interes të të miturit, shërbimi sprovues mund të kërkojë ndihmë apo

bashkëpunim me organin e kujdestarisë apo përfaqësuesin ligjor të të miturit (neni

132).

Page 11: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

Shqiptimi i burgimit për të mitur

Qëllimi - të kontribuohet në rehabilitimin, zhvillimin, veçanërisht në edukimin e të

miturit, edukimin e specializuar, aftësitë profesionale dhe në zhvillimin e duhur

personal, për ta parandaluar recidivizmin

Dënimin me burgim për të mitur, Gjykata mund të shqiptojë ndaj kryerësit të mitur i cili

e ka arritur moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet dhe ka kryer vepër penale të dënueshme

sipas KDM

Lirimi me kusht nga burgimi për të mitur - nëse e ka mbajtur së paku një të tretën (1/3) e

dënimit që i është shqiptuar

mund të shqiptohet masa e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindi, kujdestari apo OK

Page 12: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

MASAT E TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM

- Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik ndaj të miturit në pajtim me Ligjin për kryerësit

me çrregullime mendore,

- Trajtimi me Rehabilitim të Detyrueshëm të Personave të Varur nga Droga apo

Alkooli

Sipas KDM, masa për trajtim të detyrueshëm shqiptohet pas konsultimit me

Shërbimin sprovues, Organin e kujdestarisë dhe ekspertët përkatës.

Page 13: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

MBIKËQYRJA E SHTUAR NGA ORGANI I KUJDESTARISË (OK)

kur prindi apo kujdestari nuk është në gjendje të ushtrojë mbikëqyrjen e shtuar ndaj të

miturit,

Gjatë ekzekutimit të kësaj mase, i mituri mbetet me prindin apo kujdestarin

Detyrat e caktuara nga Gjykata:

- mbikëqyrjen e edukimit të të miturit;

- lehtësimin e qasjes në aftësimin profesional dhe punësimin;

- sigurimin e largimit nga çfarëdo ndikimi negativ;

- lehtësimin e qasjes në kujdes të nevojshëm mjekësor;

- ofrimin e zgjidhjeve të mundshme për ndonjë problem që mund të shfaqet në jetën e të

miturit, dhe

-detyra të tjera që gjykata i çmon se do të ishin në interesin më të mirë të të miturit.

Organi i kujdestarisë është i detyruar ti raportoj gjykatës, së paku çdo tre (3) muaj

Page 14: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

Ekzekutimi i masës së Mbikëqyrjes së shtuar nga OK pas marrjes së aktvendimit për

shqiptimin e masës edukative:

- Cakton zyrtarin përgjegjës nga OK për ekzekutimin e masës dhe menjëherë e informon

gjykatën kompetente,

- Prindi/erit, apo kujdestari i të miturit e informon OK për çfarëdo pengese në

ekzekutimin e masës edukative,

- OK pa vonesë e informon gjykatën kompetente në rast të mos përmbushjes së

detyrimeve të posaçme të shqiptuara, si dhe për çfarëdo pengese në ekzekutimin e masës

edukative.

Page 15: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

Agjensioni i Statistikave të Kosovës

Seria 5. Statistikat Sociale - Statistikat e jurisprudencës për persona të mitur - 2013

Tabela 6. Personat e Mitur të dënuar sipas Gjykatave Themelore, lloji i dënimit dhe masave të shqiptuara

Emri i

Gjykatave Nu

mri

i t

e d

ënu

arv

e

LLOJI I DENIMIT

Me

gjo

Me

ku

sht

5-3

0 d

itë

1-2

mu

aj

2-6

mu

aj

6-1

2 m

uaj

1-2

vje

t

2-5

vje

t

5-1

0 v

jet

Mas

a d

isip

lino

ree

Mas

at e

mb

ikq

yrj

es s

e sh

tuar

Mas

at e

En

tev

e

Qo

rtim

Gjy

qës

or

Dër

gim

i në

qen

dër

dis

ipli

nore

Det

yri

met

e v

eçan

ta l

idh

ur

me

mas

at e

mb

ikq

.se

shtu

ar

Pu

do

bi

ëe p

ërg

jith

shm

e

Gjilan 103 2 - - - - 1 1 - - 6 74 9 3 7 - -

Prizren 118 - - - - - 1 1 2 - 19 38 4 35 - - 18

Peje 43 - - - - 1 - - - - - 41 1 - - - -

Gjakove 111 - - - - - - - - - 52 58 1 - - - -

Prishtinë 317 12 - - 1 4 3 15 - - 5 270 6 - - - -

Ferizaj 94 - - - - - - - - - 1 76 3 - - - 14

Mitrovecë - - - - - - - - - - - - - - - - -

Gjithsej 786 14 - - 1 5 5 17 2 - 83 557 24 38 7 - 33

% 1,8 - - 0,1 0,6 0,6 2,2 0,3 - 10,6 70,9 3,1 4,8 0,9 - 4,2

Page 16: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

FËMIJËT PA PËRGJEGJËSI PENALE KRYERËS TË VEPRAVE PENALE

NËN MOSHËN 14 VJET

Fëmijë pa përgjegjësi penale - konsiderohet çdo fëmijë nën moshë n 14 vjeçare i cili ka

kryer vepër penale dhe për shkak të moshës ndaj tij nuk mund të zhvillohet procedurë

gjyqësore, e nëse procedura penale ka filluar, ajo pushon;

Fëmijë me sjellje asociale - çdo fëmijë i cili me sjelljet e tij bie në kundërshtim me normat

pozitive por që nuk kanë elemente të veprës së kundërvajtjes dhe veprës penale;

Sjellje asociale - konsiderohen: shkeljet e përsëritura të rregullave sociale që janë në

kundërshtim me rregullat e autoritetit, veprimet agresive ndaj bashkëmoshatarëve,

familjarëve, mësuesve dhe anëtarëve të komunitetit në përgjithësi, vjedhje të gjërave të

imta, pirja e duhanit dhe alkoolit, grindja brenda familjes, ikja nga shtëpia, ikja nga

shkolla, bredhja, kategori e paspecifikuar, etj.

Kodi nr. 03/l-193 i Drejtësisë për të Mitur (neni 41)

Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare nr .02/L-17 dhe Ligji nr. 04/L-081 për Ndryshimin dhe Plotësimin e LSHSF,

U.A 08/2013 për Trajtimin e Fëmijëve Kryerës të Veprave Penale Pa Përgjegjësi Penale dhe me sjellje asociale, dhe

Standardi: Shërbimi për fëmijët me sjellje asociale/ fëmijët kryerës të veprave penale pa përgjegjësi penale

Page 17: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

Mbrojtja dhe trajtimi i fëmijëve kryerës të veprave penale, pa përgjegjësi penale

Organi i Kujdestarisë, përgjegjës sipas kompetencës territoriale, ofron mbrojtjen dhe

trajtimin adekuat, për të gjithë fëmijët kryerës të veprave penale, pa përgjegjësi penale,

pas njoftimit nga prokurori, .

Krijimi i partneritet me organizatat qeveritare, institucionet shkollore, shëndetësore,

policore, OJQ-të, familjen dhe komunitetin, në mënyrë që të krijohen mundësi sa më të

mira për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijës .

Page 18: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

Mbrojta dhe trajtimi i fëmijëve me sjellje asociale

Pas referimit në QPS-ë, nga: familja, shkolla, komuniteti, institucioni shëndetësor,

shërbimi sprovues, policia, OJQ-të, etj., Organi i Kujdestarisë përgjegjës sipas

kompetencës territoriale, ofron mbrojtje dhe trajtim adekuat në përputhje me

legjislacioni e aplikueshëm

Krijimi i partneritetit me organizatat qeveritare, institucionet shkollore,

shëndetësore, policore dhe OJQ-të, familjen dhe komunitetin, në mënyrë që të

krijohen mundësi sa më të mira për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijës.

Page 19: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

Analizë mbi mbrojtjen e fëmijëve në rrezik për të rënë në konflikt me ligjin dhe

fëmijëve në konflikt me ligjin pa përgjegjësi penale (nën 14 vjeç)

KOMF “Mos ma mbyll derën”

Numri i fëmijëve në konflikt me ligjin pa përgjegjësi penale gjatë vitit 2014, të

asistuara nga ana e QPS-ve….721 fëmijë

Numri i fëmijëve në konflikt me ligjin pa përgjegjësi penale gjatë vitit 2013, të

asistuara nga ana e QPS-ve… 599 fëmijë

• Fëmijë që me sjelljen e tyre janë në rrezik për të rënë në konflikt me ligjin gjatë

vitit:

- 2014….122 fëmijë

- 2013……91 fëmijë

Faktorët:

Raportet e çrregulluara në familje, dhuna në familje, shkurorëzimet, familjet me njërin prind,

mungesa e përkujdesit dhe shkathtësive prindërore, kushtet ekonomiko-sociale të familjeve.

Sipas QPS-ve nuk përjashtohen edhe rastet e fëmijëve që vijnë nga familjet më status të mirë

ekonomik dhe social.

Karakteristikat e sjelljeve të fëmijëve: dhuna mes moshatarëve, dhuna në shkollë, ikje nga

shkolla, ikje nga shtëpia, braktisje e shkollës, vjedhje, bartja e armëve të ftohta, etj.

Page 20: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

KORNIZA LIGJORE

- Kushtetuta e Republikës, neni 50 përcakton të drejtat e fëmijëve si kategori

kushtetuese, dhe neni 22, Konventa për të Drejtat e Fëmijës- akt ndërkombëtar i

zbatueshëm

- Kodi i Drejtësisë për të Mitur,

- Kodi Penal i Kosovës,

- Kodi i Procedurës Penale të Kosovës,

- Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale

- Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare nr .02/L-17 dhe Ligji nr. 04/L-081 për

Ndryshimin dhe Plotësimin e LSHSF

- U.A 08/2013 për Trajtimin e Fëmijëve Kryerës të Veprave Penale Pa Përgjegjësi

Penale dhe me sjellje asociale

Page 21: FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN - kpshsf-rks.netkpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/professional-level... · rrethanat e kryerësit po ashtu edhe të veprës penale ... Urdhri

MINISTRIA E PUNËS DHE MIRËQENIES SOCIALE

DEPARTAMENTI I POLITIKAVE SOCIALE DHE FAMILJES

JU FALEMINDERIT PËR VËMENDJE