fondi për gjyqësinë...

4
1 Fondi për Gjyqësinë Strategjike APLIKACIONI PËR FONDE Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Grupin për Politika dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike (PILPG), më qëllim të mbështes së avokatëve në përfaqësimin e klientëve në çështje strategjike, ka themeluar fondin për gjyqësi strategjike, e që do t’i riimbursoj/kompensoj avokatët për pjesën e tarifave që ata duhet t’i paguajnë gjykatave për procedimin e rasteve të gjyqësisë strategjike në bazë pro bono. Gjyqësia strategjike është përfaqësim i cili ka për qëllim arritjen e ndryshimeve të mëdha në shoqëri. Për dallim nga përfaqësimi i çështjeve tradicionale, të cilat synojnë të arrijnë rezultate në raste më specifike, gjyqësia strategjike synon të promovojë një qeverisje më efektive dhe respektim më të madh të të drejtave të qytetarëve për të arritur kështu një ndryshim më të madh në shoqëri. Për kundër faktit që gjyqësia strategjike adreson një numër të madh të çështjeve, fondi për gjyqësi strategjike është i kufizuar në çështjet të cilat adresohen nëpërmjet procedurave penale, shkeljen e të drejtave të njeriut brenda sistemit gjyqësor, si dhe mekanizmat për mbikëqyrjen e ankesave. Për t’u kualifikuar për marrjen e fondeve, avokatët duhet të jenë anëtar të licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe të kenë përfunduar trajnimin AVLO për gjyqësi strategjike (shikoni kalendarin e trajnimeve të OAK-së për orarin e programit). Përveç kësaj avokatët duhet të: 1) Angazhohen për përfaqësim të çështjeve në bazë pro bono, siç dëshmohet nga një marrëveshje e nënshkruar në mes te avokatit dhe klientit; 2) Të dorëzojë një aplikacion për fondeve në OAK, duke shpjeguar qartë vlerën e përfaqësimit strategjik për të përmirësuar të drejtat e qytetarëve të Kosovës dhe mekanizmat për mbikëqyrjen e ankesave. 3) Të dozojë një deklaratë të shkruar me pagesat ndaj gjykatës të cilat duhet të kompensohen. Në bashkëpunim me PILPG-në, OAK do të rishikojë të gjitha aplikacionet e pranuara. Aplikacionet do të vlerësohen në baze të këtyre kritereve: 1) Fokusi në adresimin e çështjeve të procedurave penale, të drejtave të njeriut brenda sistemit gjyqësorë, si dhe mekanizmat për mbikëqyrjen e ankesave; 2) Paraqitja e qëndrueshmërisë së kërkesës juridike, mbështetja ligjore, dhe qëndrimi i klientit ndaj kërkesës; 3) Ndikimi i mundshëm i një vendimi të favorshëm; 4) Baza ligjore e paraqitjes

Upload: others

Post on 02-Nov-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Fondi për Gjyqësinë Strategjikeoak-ks.org/repository/docs/ALPLIKACIONE/Strategic_Litigation_Fund...procedurave penale, shkeljen e të drejtave të njeriut brenda sistemit gjyqësor,

1

Fondi për Gjyqësinë Strategjike

APLIKACIONI PËR FONDE Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Grupin për Politika dhe

të Drejtën Ndërkombëtare Publike (PILPG), më qëllim të mbështes së avokatëve në përfaqësimin e klientëve në çështje strategjike, ka themeluar fondin për gjyqësi strategjike, e që do t’i riimbursoj/kompensoj avokatët për pjesën e tarifave që ata duhet t’i paguajnë gjykatave për procedimin e rasteve të gjyqësisë strategjike në bazë pro bono.

Gjyqësia strategjike është përfaqësim i cili ka për qëllim arritjen e ndryshimeve të

mëdha në shoqëri. Për dallim nga përfaqësimi i çështjeve tradicionale, të cilat synojnë të arrijnë rezultate në raste më specifike, gjyqësia strategjike synon të promovojë një qeverisje më efektive dhe respektim më të madh të të drejtave të qytetarëve për të arritur kështu një ndryshim më të madh në shoqëri.

Për kundër faktit që gjyqësia strategjike adreson një numër të madh të çështjeve,

fondi për gjyqësi strategjike është i kufizuar në çështjet të cilat adresohen nëpërmjet procedurave penale, shkeljen e të drejtave të njeriut brenda sistemit gjyqësor, si dhe mekanizmat për mbikëqyrjen e ankesave.

Për t’u kualifikuar për marrjen e fondeve, avokatët duhet të jenë anëtar të

licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe të kenë përfunduar trajnimin AVLO për gjyqësi strategjike (shikoni kalendarin e trajnimeve të OAK-së për orarin e programit). Përveç kësaj avokatët duhet të: 1) Angazhohen për përfaqësim të çështjeve në bazë pro bono, siç dëshmohet nga një

marrëveshje e nënshkruar në mes te avokatit dhe klientit;

2) Të dorëzojë një aplikacion për fondeve në OAK, duke shpjeguar qartë vlerën e përfaqësimit strategjik për të përmirësuar të drejtat e qytetarëve të Kosovës dhe mekanizmat për mbikëqyrjen e ankesave.

3) Të dozojë një deklaratë të shkruar me pagesat ndaj gjykatës të cilat duhet të

kompensohen.

Në bashkëpunim me PILPG-në, OAK do të rishikojë të gjitha aplikacionet e pranuara. Aplikacionet do të vlerësohen në baze të këtyre kritereve: 1) Fokusi në adresimin e çështjeve të procedurave penale, të drejtave të njeriut brenda sistemit gjyqësorë, si dhe mekanizmat për mbikëqyrjen e ankesave; 2) Paraqitja e qëndrueshmërisë së kërkesës juridike, mbështetja ligjore, dhe qëndrimi i klientit ndaj kërkesës; 3) Ndikimi i mundshëm i një vendimi të favorshëm; 4) Baza ligjore e paraqitjes

Page 2: Fondi për Gjyqësinë Strategjikeoak-ks.org/repository/docs/ALPLIKACIONE/Strategic_Litigation_Fund...procedurave penale, shkeljen e të drejtave të njeriut brenda sistemit gjyqësor,

2

së kërkesës së klientit për demonstrimin dhe ndikimin e shkeljes së të drejtës së tij ose saj; dhe 5) përkushtimi i klientit drejt arritjes së qëllimeve të përfaqësimit strategjik. OAK ka të drejtë të kërkojë informata shtesë për sqarimin e aplikacionit.

Fondet e ndara do të paguhen në kompensime të pjesshme duke u bazuar në

faturën e paraqitur nga avokati i përzgjedhur. Vetëm shpenzimet e gjykatës do të mbulohen nga ky fond. Avokatët e zgjedhur do të kërkohen që të paraqesin një kopje të shkresës së dorëzuar dhe një raport pas përfundimit të gjykimit.

Aplikacionet do të shqyrtohen sipas radhës se pranimit dhe vendimi për ndarjen e fondeve do të merret brenda gjashtë javësh pas dorëzimit të aplikimit. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Aplikacionet mund të dorëzohen personalisht ne cilëndo prej zyrave të OAK ose

me email tek Yll Zekaj ne [email protected]. Ju lutem kontaktoni Yll Zekaj për çdo pyetje që mund të keni; [email protected] ose + 381(0)38 244 586.

Page 3: Fondi për Gjyqësinë Strategjikeoak-ks.org/repository/docs/ALPLIKACIONE/Strategic_Litigation_Fund...procedurave penale, shkeljen e të drejtave të njeriut brenda sistemit gjyqësor,

3

Fondi për Gjyqësinë Strategjike

APLIKACIONI PËR FONDE Udhëzime: Ky aplikacion përfshinë kushtet dhe rregullat e përmendura më sipër. Ju lutemi të plotësoni të gjitha fushat e aplikacionit. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. OAK ka të drejtë të kërkojë informata shtesë për sqarimin e aplikacionit. Informatat e Avokatit Emri

Numri identifikues i OAK

Adresa Numri i Telefonit

E-mail Adresa

Datat e pjesëmarrjes në Trajnimin AVLO për Gjyqësinë Strategjike

Vetëm për përdorim të OAK Verifikimi i pjesëmarrjes: Po/Jo

Informatat Rreth Rastit Klienti * Ju lutemi bashkëngjiteni Marrëveshjen Avokat-Klient që dëshmon përfaqësimin në bazë pro bono.

Përmbledhja e rastit *Kjo përmbledhje duhet të përfshijë historikun e shkurtër të fakteve në lidhje me rastin e mundshëm duke përfshirë edhe dëmin e shkaktuar ndaj klientit dhe institucionin përgjegjës për dëmin e shkaktuar. Informatat shtesë të bashkangjitura nuk duhet të kalojnë një faqe. Përmbledhja e rastit (vazhdim)

Page 4: Fondi për Gjyqësinë Strategjikeoak-ks.org/repository/docs/ALPLIKACIONE/Strategic_Litigation_Fund...procedurave penale, shkeljen e të drejtave të njeriut brenda sistemit gjyqësor,

4

Vlerat e strategjike të përfaqësimit të rastit që duhet adresuar *Kjo pjesë duhet të përfshijë: 1) Ligjin, politikat apo praktikat që kanë shkelur te drejtat e klientit; 2) Bazat ligjore që sfidojnë ligjin, politikat apo praktikat; 3) Ndikimi i shkeljes në publikun e gjerë; 4) Qëndrimi i klientit për dorëzimin e lëndës; 5) Gjykata në të cilën do të dorëzohet rasti; 6) Ndikimi i mundshëm i një vendimi të favorshëm; 7) Rrëfimi i klientit dhe ndikimi në publik dhe media; dhe 8) Përkushtimi i klientit në arritjen e qëllimeve të përfaqësimit strategjik. *Informatat shtesë të bashkangjitura nuk duhet të kalojnë tri faqe.

Tarifat e Parashikuara ndaj Gjykatës Fatura e Gjykatës Shuma

Totali i Kërkuar