forcat tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të …...luar bashkëpunimin midis nato-s dhe rusisë,...

16
“PLANI AFATGJATë 2016-2025” Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të mbështetjes USHTRIA Viti i 70-të i botimit Nr.16 (82667) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 22 PRILL 2016 http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] faqe 6-7 » Këshilli i Ministrave Forca Ajrore Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së mërkurë miratoi disa vendime të rëndësishme, disa prej të cilëve kanë lidhje direkt dhe janë në interesat e Forcave të Armatosura. Të gjitha këto vendime janë propozuar nga Ministria e Mbrojtjes. Ato janë: Miratimin, në parim, të protokollit të Traktatit të Atlantikut... “Dëshmor” është emër i ndritur, është titull përjetësie, vlerë hyjnore e kombit, respekt e mirënjohje brezash. Dëshmorët janë emra, lapidarë e memorialë, pasuri e çmuar kom- bëtare, trashëgimia më sublime ndërgjegjes shqiptare, janë vlerat, virtytet, nderimi... Qeveria: Katër vendime për Forcat e Armatosura Dëshmorët e aviacionit, stacioni i përjetësisë qiellore faqe 3 » Britania e Madhe, kontribut i rëndësishëm në NATO FSK në Kroaci, Konferenca: “ShBA-Karta e Adriatikut A5’’ faqe 9 faqe 11 NATO KOSOVË FORCA DETARE Menaxhimi i burimeve njerëzore sipas NATO-s faqe 4-5 » BRUKSEL-KëSHILLI NATO-RUSI: EKZISTOJNë MOSMARRëVESHJE Të THELLA Duke folur për shtypin pas takimit të Këshil- lit NATO-Rusi, më 20 prill 2016, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se “dialogu politik mes vendeve që ndajnë të njëjtën zonë euroatlantike është i nevojshëm dhe i dobishëm, sidomos në kohën e tensioneve, siç përjetojmë tani. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne jemi kthyer në aktivitet si zakonisht ”. Gjatë takimit të Këshillit NATO-Rusi, aleatët e NATO-s kanë bërë të qartë se ata qëndrojnë të patundur në mbështetjen e tyre për sovranitetin e Ukrai- nës dhe integritetin territorial. “Aleatët nuk e njohin aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia. Ne theksojmë se rritja e shkeljes së armëpushimit në Ukrainën lindore në ditët e fundit është thellësisht shqetësuese. Siç është incidenti i fundit me objektiv vëzhgues të OSBE-së”, tha Stoltenberg. Sekretari i Përgjith- shëm i NATO-s... faqe 2 » Ja sa lek merr një ushtarak në FA për medalje faqe 3 » faqe 10 »

Upload: others

Post on 09-Feb-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të …...luar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë, por ne kemi vendosur që ne do të mbajmë kanale për dialog politik të hapur

ushtriaE prEmtE, 22 prILL 2016 1

“Plani afatgjatë 2016-2025” Forcat Tokësore-kapacitetet

e luftimit dhe të mbështetjes

ushtriaViti i 70-të i botimit nr.16 (82667) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 22 Prill 2016

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

faqe 6-7»

Këshilli i Ministrave

forca ajrore

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së mërkurë miratoi disa vendime të rëndësishme, disa prej të cilëve kanë lidhje direkt dhe janë në interesat e Forcave të Armatosura. Të gjitha këto vendime janë propozuar nga Ministria e Mbrojtjes. Ato janë: Miratimin, në parim, të protokollit të Traktatit të Atlantikut...

“Dëshmor” është emër i ndritur, është titull përjetësie, vlerë hyjnore e kombit, respekt e mirënjohje brezash. Dëshmorët janë emra, lapidarë e memorialë, pasuri e çmuar kom-bëtare, trashëgimia më sublime ndërgjegjes shqiptare, janë vlerat, virtytet, nderimi...

Qeveria: Katër vendime për Forcat e Armatosura

Dëshmorët e aviacionit, stacioni i përjetësisë qiellore

faqe 3»

Britania e Madhe, kontribut i rëndësishëm në NATO

FSK në Kroaci, Konferenca: “ShBA-Karta e Adriatikut A5’’

faqe 9

faqe 11

nato

kosovë

ForcA DetAre

Menaxhimi i burimeve njerëzore sipas natO-s

faqe 4-5»

BruKsEl-Këshilli natO-rusi: EKzistOjnë MOsMarrëVEshjE të thEllaDuke folur për shtypin pas takimit të Këshil-lit NATO-Rusi, më 20 prill 2016, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se “dialogu politik mes vendeve që ndajnë të njëjtën zonë euroatlantike është i nevojshëm dhe i dobishëm, sidomos në kohën e tensioneve, siç përjetojmë tani. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne jemi kthyer në aktivitet si zakonisht ”. Gjatë takimit të Këshillit NATO-Rusi, aleatët e NATO-s kanë

bërë të qartë se ata qëndrojnë të patundur në mbështetjen e tyre për sovranitetin e Ukrai-nës dhe integritetin territorial. “Aleatët nuk e njohin aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia. Ne theksojmë se rritja e shkeljes së armëpushimit në Ukrainën lindore në ditët e fundit është thellësisht shqetësuese. Siç është incidenti i fundit me objektiv vëzhgues të OSBE-së”, tha Stoltenberg. Sekretari i Përgjith-shëm i NATO-s... faqe 2»

Ja sa lek merr një ushtarak në FA për medalje

faqe 3»

faqe 10»

Page 2: Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të …...luar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë, por ne kemi vendosur që ne do të mbajmë kanale për dialog politik të hapur

ushtriaE prEmtE, 22 prILL 20162 zyrtare

Ekzistojnë mosmarrëveshje

të thella

stafiDeD KOlA

Shef i Sektorit të Botimeve & Kryeredaktor

AdresA: Rruga e Dibrës/

Garnizoni “Skënderbej”

Graphic Designer:Afërdita HySAj

Redaktore/Korrektore:Anila DODA

Gazetarë:Mimoza GOliKjA

Albert ZHOli

Gazetarë:saimir AlijA

Ilir lAMe

Duke folur për shtypin pas takimit të Këshillit NATO-Rusi, më 20 prill 2016, Sekretari i Përgjithshëm i

NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se “dialogu politik mes vendeve që nda-jnë të njëjtën zonë euroatlantike është i nevojshëm dhe i dobishëm, sidomos në kohën e tensioneve, siç përjetojmë tani. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne jemi kthyer në aktivitet si zakonisht ”. Gjatë takimit të Këshillit NATO-Rusi, aleatët e NATO-s kanë bërë të qartë se ata qëndrojnë të patundur në mbështetjen e tyre për sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial. “Aleatët nuk e njohin aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia. Ne theksojmë se rritja e shkeljes së armë-pushimit në Ukrainën lindore në ditët e fundit është thellësisht shqetësuese. Siç është incidenti i fundit me objektiv vë-zhgues të OSBE-së”, tha Stoltenberg.

Sekre ta r i i Përg j i thshëm i NATO-s shtoi se “Të 29 anëtarët e Këshillit NATO-Rusi janë dakordë-suar sot për nevojën e zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjeve Minsk”. Transparenca dhe ulja e rrezikut ishte gjithashtu një temë e diskutimit në Këshillin NATO-Rusi. Aleatët e NATO-s shprehën shqetësim në lidhje me incidentet e javës së kaluar në rajonin e Ballti-kut që përfshijnë avionët ushtarake rusë. “Është e rëndësishme për t’u marrë parasysh se çfarë hapa ne të gjithë mund të marrin për të rritur transparencën dhe parashikuesh-mërinë. Në OSBE, të gjithë aleatët e NATO-s dhe Rusia kanë rënë dakord mbi rregullat që qeverisin aktivitetet ushtarake në Evropë, duke përfshirë vëzhgimin dhe njoft-imin e ushtrimeve. Këto rregulla duhet të respektohen”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Stolten-berg tha se një numër i vendeve të NATO-s kanë paraqitur propozime konkrete për të modernizuar Doku-mentin e Vjenës mbi transparencën ushtarake. “Është e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në këtë punë. Më shumë transparencë ushtarake mund të kontribuojë në më shumë siguri në Evropë. Kjo është në interes si të NATO-s dhe të Rusisë”, shtoi ai. Pika e tretë në axhendën e Këshillit NATO-Rusi ishte Afganistani. Stol-tenberg theksoi se NATO mbetet e angazhuar për të mbështetur forcat afgane të sigurisë. “Të gjithë vendet duhet të bëjnë pjesën e tyre për të mbështetur Afganistanin në arritjen e qëllimit të tij për stabilitetin dhe sigurinë”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se “NATO dhe Rusia kanë mosmarrëveshje të thella dhe të va-zhdueshme”. Ai gjithashtu theksoi se “Aleatët e NATO-s qëndrojnë fuqimisht se nuk mund të ketë kthim në bashkëpunim praktik, derisa Rusia të kthehet në respektimin e të drejtës ndërkombëtare. Por ne do të vazhdojmë të mbajmë kanalet e komunikimit të hapur”.

Deklarata për shtyp e Sekre-tarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit të Këshillit NATO-Rusi.

“Kryesova takimin e Këshillit NATO-Rusi. Ne të gjithë pajtohemi se është në interesin e të gjithëve ne për të mbajtur kanalet politike për dialog politik të hapur. Dialogu politik midis kombeve që ndajnë të njëjtën zonë euroatlantike është i nevojshëm dhe i dobishëm, sidomos në kohët e tensioneve si po përjetojmë tani. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne jemi kthyer në aktivitet si zakonisht. Ne diskutuam tri tema të rëndësishme gjatë takimit tonë.

Kriza në dhe rreth Ukrainës. Çësht-jet që lidhen me aktivitetet ushtarake; transparencën dhe uljen e rrezikut; Një vlerësim të situatës së sigurisë në Afganistan, duke përfshirë kërcënimet terroriste rajonale. Ne patëm një dis-kutim të sinqertë dhe serioz. Aleatët e NATO-s dhe Rusia kanë pikëpamje shumë të ndryshme. Por ne dëgjuam se çfarë secili prej nesh kishte për të thënë.

Më lejoni të filloj me situatën në Ukrainë. Për shkak se veprimet e Ru-sisë kundër Ukrainës çuan në gjendjen aktuale të marrëdhënieve tona. Aleatët e NATO-s e kanë bërë të qartë se ata qëndrojnë të patundur në mbështetjen e tyre për sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial. Aleatët nuk e njo-hin aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia. Ne theksuam se rritja e

shkeljes së armëpushimit në Ukrainën lindore në ditët e fundit është thellësisht shqetësuese. Siç janë incidentet e fundit me objektiv vëzhgues të OSBE-së.

Të 29 anëtarët e Këshillit NATO-Rusi janë pajtuar sot për nevojën e zbatimin e plotë dhe të shpejtë të mar-rëveshjeve Minsk. Nënshkrimi i mar-rëveshjeve duhet të jetë në përputhje me angazhimet e tyre. Dhe Rusia ka përgjegjësi të rëndësishme në këtë drejtim. Respektimi i të drejtës së çdo kombi për të zgjedhur marrëveshjet e tyre të sigurisë është një parim themelor të cilave Këshilli NATO-Rusi i qën-dron. Kjo duhet të respektohet si në fjalë e në vepra.

Ne gjithashtu diskutuam transpar-encën dhe zvogëlimin e rrezikut. Ne kemi përgjegjësi për të siguruar para-shikueshmërinë, besimin dhe stabilitetin në të gjithë rajonin tonë. Forcat e Ar-matosura të çdo kombi dhe çdo aleancë ushtarake kanë të drejtë për tu ushtruar. Por në vitet e fundit, aleatët kanë parë një rënie të transparencës në aktivitetet ushtarake, kombinuar me një rritje në aktivitetin ushtarak dhe forcave, dhe retorikë të fortë. Ky është një kombinim i rrezikshëm.

Aleatët e NATO-s kanë shprehur shqetësim në lidhje me incidentet e javës së kaluar në rajonin e Balltikut që përfshijnë avionët ushtarake ruse. Është e rëndësishme për t’u marrë parasysh se çfarë hapa ne të gjithë mund të marrin për të rritur transparencën dhe parashikue-shmërinë. Në OSBE, të gjithë aleatët e NATO-s dhe Rusia kanë rënë dakord mbi

rregullat që qeverisin aktivitetet ushtarake në Evropë, duke përfshirë vëzhgimin dhe njoftimin e ushtrimeve. Duhet të respek-tohen këto rregulla.

Akti Themelues NATO-Rusi vërejti se forcimi i OSBE-së do të parandalojë çdo mundësi të rikthimit në një Evropë të ndarjes dhe konfrontimit. Një numër i vendeve të NATO-s kanë paraqitur propozime konkrete për të modernizuar Dokumentin e Vjenës mbi transpar-encën ushtarake. Është e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në këtë punë. Më shumë transparencë ushtarake mund të kon-tribuojë në më shumë siguri në Evropë. Kjo është si në interesin e NATO-s dhe të Rusisë. Ne gjithashtu diskutuam mbi Afganistanin. Forcat afgane të sigurisë janë duke u përballur me një mjedis sfidues të sigurisë, por ato janë të afta dhe të përkushtuar. NATO mbetet e përkushtuar për mbështetjen e tyre. Të gjitha vendet duhet të bëjnë pjesën e tyre për të mbështetur Afganistanin në arritjen e qëllimit të tij të stabi-litetit dhe sigurisë. NATO dhe Rusia kanë mosmarrëveshje të thella dhe të vazhdueshme. Takimi i sotëm nuk e ka ndryshuar atë. Aleatët e NATO-s mbeten të fortë se nuk mund të ketë kthim në bashkëpunim praktik, derisa Rusia të kthehet në respektimin e të drejtës ndërkombëtare. Por ne do të mbajë kanale të hapura të komuni-kimit. Sidomos kur tensionet janë të larta, dialogu politik është i nevojshëm për të diskutuar dallimet tona dhe për të zvogëluar rrezikun e incidenteve

ushtarake”.Me pas z. Jens Stoltenberg, u është

përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Sekretari i Përgjithshëm, duke gjykuar nga vërejtja juaj e fundit atje, a është e drejtë të thuhet se ta-kimi i sotëm nuk çon në përmirësimin e marrëdhënieve mes NATO-s dhe Rusisë? Dhe më në detaje, ka ndonjë marrëveshje të bërë për takime të mëtejshme të Këshillit NATO-Rusi ose hapa konkretë që mund të merren për të ulur tensionet?

Jens Stoltenberg: Këshilli NATO-Rusi nuk u ndërpre, kështu që unë pres që ne do të takohemi përsëri. Ne nuk vendosëm ndonjë orar për takimin e ardhshëm, por që nuk e kemi ndërprerë këshillin. Pres që ne do të takohemi përsëri. Mendoj se kemi pasur një ta-kim shumë të sinqertë, serioz dhe në të vërtetë të mirë. Jo sepse ne kemi rënë dakord, por sepse ne kemi qenë në gjendje për të shkëmbyer pikëpamjet, për të dëgjuar njëri-tjetrin, dhe në këtë mënyrë duke qenë në gjendje për të kontribuar për aftësi më të mira për të folur me njëri-tjetrin e cila unë men-doj se është me rëndësi të veçantë kur kohët janë të vështira si ato janë tani. Në mënyrë të veçantë unë mendoj se kemi pasur një shkëmbim shumë të dobishëm dhe të sinqertë të pikë-pamjeve në lidhje me transparencën, parashikueshmërinë dhe rëndësinë e reduktimeve të rrezikut dhe rëndësinë e mbajtjes së kanaleve të hapur për linjat e komunikimit ushtarak. Mendoj se rëndësia e kësaj është theksuar nga incidentet që kemi parë në Rajonin Baltik javën e kaluar.

A besoni ju vërtet se është e mundur në të njëjtën kohë për të penguar Rusinë dhe për të bash-këpunuar me të?

Jens Stoltenberg: Ne kemi pezul-luar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë, por ne kemi vendosur që ne do të mbajmë kanale për dialog politik të hapur. Dhe kjo është pikër-isht ajo që ne e kemi provuar sot, që ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të flasim, shkëmbejmë mendime. Dhe për shkak se ne nuk pajtohemi, dhe për shkak se ka vështirësi, më duket edhe më e rëndësishme që ne të ulemi në përmbushjen si takimi që ishte sot në Këshillin NATO-Rusi.

Bruksel-këshilli NATO-rusi

Page 3: Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të …...luar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë, por ne kemi vendosur që ne do të mbajmë kanale për dialog politik të hapur

ushtriaE prEmtE, 22 prILL 2016 3

Nën udhëheqjen e zëvendëskryeministrit të Shqipërisë Niko Peleshit, në mungesë të kryeministrit Këshilli i Ministrave vendosi përcaktimin e masës së shpërblimit për medaljet në forcat e armatosura të Shqipërisë, të propozuara nga ministri i mbrojtjes, Mimi Kodheli.

1. Masa e shpërblimit për medaljet që jepen sipas ligjit nr.9/2015, “Për medaljet në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të jetë si më poshtë vijon:

a) Për medaljet që jep ministri i Mbrojtjes: - “Medalja e nderit” 40 000 lekë;- “Medalja e mirënjohjes” 30 000 lekë;- Medalja “Në shërbim të atdheut” 30 000 lekë;- Medalja “Për shërbime të shquara” 20 000 lekë;- Medalja “Për shërbime të larta” 20 000 lekë. b) Për medaljet që jep Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura: - “Medalja shpëtimtari” 30 000 lekë;- “Medalja e trimërisë” 30 000 lekë;- “Medalja e sakrificës” 20 000 lekë;- “Medalja e karrierës” 5 000 lekë;- Medalja “Për shërbime të veçanta” 10 000 lekë;- Medalja “Pjesëmarrje në operacione humanitare” 10 000 lekë;- Medalja “Pjesëmarrje në emergjenca civile” 10 000 lekë. c) Për medaljet që japin komandantët e forcave dhe komandantët e komandave mbështetëse: - “Medalja e ushtarit” 10 000 lekë;- “Medalja e pilotit” 10 000 lekë;- “Medalja e marinarit” 10 000 lekë;- “Medalja e dijes” 10 000 lekë;- “Medalja e mbështetjes” 10 000 lekë; - “Medalja e karrierës” 5 000 lekë. 2. Shpërblim për medalje do të marrin vetëm ushtarakët aktivë dhe

punonjësit civilë të strukturave organike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

3. Shpërblimet për medaljet sipas pikës 1, të këtij vendimi, jepen, përkatësisht, nga ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, komandanti i forcës dhe komandanti i komandës mbështetëse.

4. Efektet financiare të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.

5. Vendimi nr.581, datë 10.9.2004, i Këshillit të Ministrave, “Për për-caktimin e masës së shpërblimit për medaljet që i jepen personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohet.

6. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hynë në fuqi sapo të dali në “Fletoren Zyrtare”

Ja sa lek merr nJë ushtarak në Fa për medalJe

zyrtare

Keshilli i Ministrave ne mbledhjen e dites se merkure miratoi disa vendime te rendesishme, disa prej te cileve kane lidhje direct dhe jane ne interesat e Forcave te Armatosura. Te gjitha keto vendime jane propozuar nga Ministria e Mbrojtjes. Ato jane: Miratimin, në parim, të protokol-lit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Malit të Zi. Miratimin e mar-rëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komandës Supreme të Fuqive Aleate

në Evropë (SHAPE), për patrullimin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë.Modelet dhe përshkrimet e medaljeve të Forcave të Armato-sura të Republikës së Shqipërisë, që jepen sipas ligjit nr.9/2015, “Për medaljet në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Masa e shpërblimit për medaljet që jepen

sipas ligjit nr.9/2015, “Për medaljet në Forcat e Arma-tosura të Republikës së Shqipërise.

Qeveria: Katër vendime për forcat e armatosura

Parandalimi nuk është në lidhje me një luftë, por ai ka të bëjë me parandal-imin e konfliktit. Arsyeja pse NATO ka qenë gjithmonë e përqendruar në rëndësinë e parandalimit të fortë nuk është për shkak se ne duam të zhvil-lojmë luftë, por kjo është për shkak se ne duam për të parandaluar luftën, dhe për të parandaluar konfliktin. Gjithashtu besoj fuqimisht se nuk ka asnjë kontradiktë mes mbrojtjes të fortë dhe të dialogut politik. Unë do të deklaroj përsëri dhe përsëri që themeli për dialog politik është forca dhe parashikueshmëria dhe ky është mesazhi edhe nga NATO sot.

Si mund të besoni se procesi Minsk mund të lëvizë përpara, kur ka mosmarrëveshje të tilla? Çfarë hapash do të donit të shihnit për tu ndërmarrë?

Jens Stoltenberg: Në takim u rikonfirmua që nuk pajtohemi të dy palët, kur është fjala për faktet, tregimet, dhe përgjegjësitë për krizën në dhe rreth Ukrainës. Dhe shumë aleatë gjithashtu përcollën një mesazh shumë të forte, kur Rusia përpiqet ta paraqesë këtë si një luftë civile. Kjo është Rusia destabilizuese në Ukrainën Lindore, duke siguruar mbështetje për separatistët, municione, pajisje, fi-

nancime, urdhra dhe kontrollin. Pra, ka pasur mosmarrëveshje të thella në lidhje me krizën në Ukrainë, por ne ramë dakord mbi rëndësinë e imple-mentimeve të plota dhe të shpejtë të marrëveshjeve Minsk, që do të thotë duke respektuar armëpushimin, tërheqjen e armëve të rënda, dhe gjithashtu, sigurisht, qasje të plotë për vëzhguesit ndërkombëtarë për të monitoruar situatën në terren. Men-doj se është e rëndësishme që ky është një mesazh i qartë dhe është diçka që ne jemi dakord për të. Sigurisht që ne duhet të jemi në gjendje për të parë se kjo nuk është vetëm diçka që thuhet në takime, por edhe më pas të zbatohet në terren dhe Rusia ka një përgjegjësi të veçantë për shkak se Rusia vazhdon të mbështesë separatistët në Ukrainën Lindore.

Ju lutem, mund të komentoni, se ky takim ishte shumë më tepër se sa është planifikuar më parë. Pse ishte kaq? Dhe pyetja e dytë, ju lutem mund të komentoni nëse NATO e konsideron Rusinë të jetë pala kundërshtare, dhe në qoftë se jo, atëherë pse NATO ka rritur praninë ushtarake në Western Union?

Jens Stoltenberg: Takimi ishte më shumë se planifikuar; që reflekton se

takimi ishte një takim ku kemi pasur një diskutim të sinqertë dhe serioz në lidhje me disa çështje të rëndësishme, çështje të cilat janë me rëndësi për të gjithë aleatët e NATO-s dhe Rusinë. Kriza në dhe rreth Ukrainës është sigurisht diçka që është e rëndësishme për të gjithë ne. Aktiviteti ushtarak, transparenca, parashikueshmëria është e rëndësishme. Ne kemi parë se pas incidenteve në detin Baltik javën e kaluar dhe natyrisht situata në Af-ganistan, janë të lidhura edhe me për-pjekjet tona për të luftuar terrorizmin dhe për të rritur sigurinë e të gjitha kombeve tona. Çdo gjë që bën NATO dhe sigurisht në rajonin e Baltikut është proporcionale, është mbrojtëse, dhe kjo është plotësisht në përputhje me angazhimet tona ndërkombëtare. Dhe ajo që ne po bëjmë është se ne po i përgjigjemi vendosjeve të kon-siderueshme ushtarake të Rusisë. Ne duhet të kujtojmë se ajo që NATO ka bërë në rajonin e Baltikut me një prani në rritje ushtarake është në përgjigje të aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe të sjelljes destabilizues të Rusisë në Ukrainën Lindore. Pra, është rritur prania ushtarake e NATO-s në rajonin e Baltikut, kjo ka ndodhur gjashtë muaj pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë. Pra, faktet dhe rendi i tyre, konfirmon se ajo që NATO ka bërë është një përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Në lidhje me rajonin e Baltikut dhe transparencën. Çfarë përgjigje mund të ketë NATO ka pasur më shumë incidente si kohët e fundit?

Jens Stoltenberg: Fokusi ynë tani është për të parandaluar këto lloj incidente. Ne po e bëjmë pjesërisht duke theksuar rëndësinë e përdorimit të kanaleve ekzistuese të komunikimeve ushtarake. Ne do të donim të shihnim se ato do të përdoreshin shumë më tepër. Së dyti, ne jemi tani duke punuar me të gjitha kombet evropiane e në kuadër të OSBE-së në Vjenë në përpjekje për modernizimin e dokumente të ndry-shme, marrëveshjet e ndryshme, të cilat lehtësojnë lloje të ndryshme të masave të ndërtimit të besimit, transparencës, parashikueshmërisë, që lidhen me veprimtarinë ushtarake. Pra, ajo që ne po bëjmë tani është se ne jemi duke u bërë thirrje të gjithë anëtarëve të OSBE-së për të qenë konstruktivë dhe për të modernizuar këto dokumente, duke përfshirë Dokumentin e Vjenës. Shpresoj se ne mund të bëjmë progres gjatë këtij viti. Pra, ne mund të kemi marrëveshje më të mirë më efikase në lidhje me se si ne mund të zvogëlojmë rrezikun e këtij lloji të incidenteve që kemi parë në Detin Baltik. Nëse ky lloj incidenti do të ndodhë përsëri, atëherë ne kemi nevojë edhe më shumë transparencë dhe parashikueshmëri dhe linjat e komunikimit, linjat politike dhe

ushtarake të komunikimit, për të paran-daluar që ajo të dalë jashtë kontrollit dhe për të krijuar situata me të vërtetë të rrezikshme.

Ju thatë se mendoni se edhe më shumë linja të komunikimit do të jenë përgjigje në qoftë se do të shihni incidente si ky. Nuk janë këto mekanizma ekzistues, nuk janë këto linja ekzistuese të komunikimit? Çfarë sigurie keni nga Rusia që do ta respektojë atë, sepse kjo ka va-zhduar shumë kohë para ngjarjeve në Siri?

Jens Stoltenberg: Kjo është një

nga arsyet pse këto lloj takimesh janë të rëndësishme. Sepse ne theksuam shumë dhe kemi theksuar me forcë në mbledhje rëndësinë e dyanëshme, duke përdorur linjat ekzistuese të komunikimit, mekanizma për reduk-timin e rrezikut, që nuk janë përdorur në masën ekzistuese, do të donim që ato të përdoren sot. Por përveç kësaj unë mendoj se ka një nevojë për përmirësimin e marrëveshjeve të ndryshme, mekanizma të ndryshëm, për shembull Dokumentin e Vienës. Për shkak se shumë gjëra kanë ndry-shuar. Ne kemi rritur praninë ush-tarake, ne kemi tani të gjitha llojet e aftësive ushtarake.

Mimoza GOLIKJA

Page 4: Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të …...luar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë, por ne kemi vendosur që ne do të mbajmë kanale për dialog politik të hapur

ushtriaE prEmtE, 22 prILL 20164 zyrtare

Në ligjin e miratuar nga Parlamenti, Nr.121/2015 , datë 12.11,2015; “Plani afatgjatë I zhvillimit të FA

2016-2025”, botuar tashme në Fletoren Zyrtare, Nr.253, datë 5 shkurt 2016, një vend të rëndësishëm zë kreu V-të, “Kapacitet e forcave të luftimit e të mbështetjes”, ku në këtë numër po bot-ojmë pjesën që ligji në fjalë i atribohet Forcave Tokesore.

Forca Tokësore (FT) përbëhet nga Komanda dhe Shtabi, Batalioni I, II dhe III i Këmbësorisë, Batalioni Komando, Batalioni i Forcave Speciale, Batalioni i Mbështetjes së Luftimit, Kompania e Mbështetjes së Shtabit dhe Qendra Stërvitore.

FT përgatisin dhe vënë në dis-pozicion kapacitete të luftimit tokësor, stërvitin dhe mbajnë në gatishmëri ka-pacitetet e kërkuara, të afta për të planë-zuar dhe zhvilluar operacione tokësore, në mbrojtje të sovranitetit të vendit dhe në përmbushje të detyrimeve, në kuadër të Aleancës.

Për plotësimin e misionit dhe përgjegjësive, FT zbaton këto detyra kryesore:

Zhvillon kapacitete dhe i vendos në dispozicion të SHPFA, sipas urdhrave, për angazhim në operacione ushtarake ose joushtarake, brenda ose jashtë vendit; Planëzon dhe merr pjesë në operacione luftarake tokësore për të mbrojtur integritetin territorial të vendit në rast kërcënimesh të jashtme të karak-terit ushtarak; Mban në gatishmëri dhe angazhon kapacitetet në operacionet hu-manitare në ndihmë apo për mbrojtjen e popullsisë së RSH apo mbështetjen e autoriteteve civile; Përgatit dhe mban në gatishmëri njësitë e FT për të marrë pjesë në operacionet e përbash-këta në kuadër të mbrojtjes kolektive; Kontribuon në rastet e emergjencave civile brenda vendit; Kryen operacione të kërkim-shpëtimit; Merr pjesë në operacione të drejtuara nga NATO, BE, OKB apo si pjesë e koalicioneve ndërkombëtare; Bashkëpunon me forcat e tjera dhe komandën mbështetëse, sipas nevojës dhe fushës së përgjegjësisë.

Kapacitetet e Forcës Tokësore Forca Tokësore përbën forcën krye-sore të FA dhe strukturën e vetme me kapacitete për të realizuar operacione luftarake.

FT planëzon dhe zhvillon një spektër të gjerë misionesh nga ruajtja e infrastrukturës kritike, ndihma në rastet e fatkeqësive humanitare, demonstrimi i forcës e deri në zhvillimin eoperacio-neve tokësore luftarake dhe joluftarake. Për këtë, FT do të krijojë, do të zhvil-lojë dhe do të konsolidojë kapacitetet dhe aftësitë operacionale të nevojshme për të plotësuar misionin dhe detyrat. Batalionet e këmbësorisë

FT ka në përbërje të saj tre batalione të këmbësorisë, me përmasa të përafërta në pajisje dhe personel.Këto batalione zotërojnë kapacitetet për të kontribuar në përmbushjen e misionit dhe të gjitha detyrave të FT si në kohë paqeje, krize dhe lufte. Batalionet zotërojnë dhe do të përmirësojnë kapacitetet për të zhvilluar të gjitha llojet e operacioneve kundër forcave të lehta të kundërshtarit, në çdo lloj terreni dhe kushti klimatik, ditën e natën, në mjedise të ndotura nga ADM. Po ashtu, do të mund të veprojnë edhe

kundër forcave të rënda të armikut në terrene të vështira, ku zvogëlohen avantazhet e mjeteve të blinduara dhe kufizohet lëvizshmëria e mjeteve të armikut.

Batalionet do të pajisen me mjete të vëzhgimit natën, për të operuar në kushtet e shikimit të kufizuar dhe me armatim të ndërveprueshëm, për të siguruar fuqinë e nevojitur të zjarrit. Ato do të mund të kryejnë operacione të pavarura për nivele të vogla anga-zhimesh (deri në togë ose kompani për të mbajtur terrenin dhe, sipas detyrës, për ta përballuar, izoluar neutralizuar ose asgjësuar kundërshtarin), opera-cione në prapavijë, operacione në ter-rene malore, pyjore, zona të thepisura dhe në zona urbane, operacione joluftar-ake, si dhe të operojnë në bashkëpunim me forcat Aleate. Secili batalion do të pajiset me mjete ndërlidhjeje të ndërve-prueshme, që përputhen me STANAG-ët e NATO-s, do të zotërojë kapacitete mjekësore Rol 1 dhe asete organike për t’i mundësuar transportimin e një kompanie të përforcuar këmbësorie, të aftë për të mbështetur operacione të pavarura për 5 ditë. Batalionet e këm-bësorisë do të jenë kapacitete efektive me lëvizshmëri e gatishmëri të lartë, dislokueshmëri të shpejtë, fleksible për t’u përshtatur me ndryshimet e situatës dhe të afta për të vepruar me mëvetësi, sidomos brenda vendit apo në terrene të përafërta me të. Gjithashtu batalionet janë kapacitete të gatshme për të ve-pruar në operacione joluftarake.

Batalioni i dytë i këmbësorisë është prioritet i parë i FA dhe do të shërbejë si element qendror i grup-batalionit. Grup-batalioni do të jetë kapacitet-iesencial i FT në gjendje të kryejë

misione të të gjithë spektrit, nga ofrimi i ndihmës në rast të emergjencave dhe katastrofave humanitare, pjesëmarrje në operacionet e kërkim-shpëtimit, operacionet në mbrojtje të popullsisë civile, mbështetjen e autoriteteve civile e deri te ndërhyrja në konfliktet e ar-matosura, brenda dhe jashtë vendit. Për operacionet jashtë vendit, grupbatalioni do të jetë i aftë për t’u dislokuar me shpejtësi (brenda 90 ditëve) për një periudhë deri në 6 muaj (pa rotacion) dhe për të vepruar në mënyrë autonome me mëvetësi deri në 10 ditë (ose deri në 30 ditë në rast se rifurnizohet).

Për të krijuar këtë kapacitet nevojiten burime të konsiderueshme financiare për sigurimin e pajisjeve kritike dhe mbështetëse, armatimin, personelin dhe

trajnimin e stërvitjen e mjaftueshme për të përmbushur kriteret e gatishmërisë, me qëllim që të gjithë elementët e grup-batalionit të dislokohen me shpejtësi dhe të operojnë në zonat e operacionit. Për arritjen e efektivitetit (disponuesh-mërinë, dislokushmërinë, gatishmërinë, fleksibilitetin, kohezionin, mëvetësinë, mbijetesën dhe mbështetjen mjekësore), grup-batalioni do të ketë edhe kapacitetet e mbështetjes së luftimit dhe elementet e mbështetjes me shërbime të luftimit, si dhe asete ose zgjidhje kontraktuale për transportin strategjik, mbështetjen dhe ridislokimin, e cila kërkon planifikim në detaje, burime të konsiderueshme, kohezion dhe ndërveprim.

Batalioni i Forcave Speciale (BFS) është organizuar për të kryer operacione

speciale brenda dhe jashtë vendit, me qëllim arritjen e objektivave operacio-nalë dhe strategjikë të Forcave të Ar-matosura të RSH. Ky batalion zotëron armë, pajisje të lehta dhe ndërlidhje të ndërveprueshme me NATO-n. BFS kryejnë një spektër të gjerë detyrash në mënyrë të pavarur, të drejtpërdrejtë dhe të shkallëzuar, të tilla si operacione antiterroriste, operacione jokonvencio-nale, kundër trafikut të armëve (apo kundër përhapjes së ADM-ve), për shpëtim pengjesh apo edhe operacione për kapjen e objektivave kyç të armi-kut, si dhe detyra të tjera me rëndësi strategjike. Batalioni Komando është i organizuar për të kryer operacione luftarake dhe joluftarake, në kushte të veçanta, brenda dhe jashtë vendit, në kohë paqeje, krize e lufte, ditën, natën dhe në një mjedis me prezencë të ADM, si dhe përfshinkapacitete për të kryer misione nën kushte ekstreme të motit dhe terrenit. Batalioni i Mbështetjes së luftimit.

Është një s t rukturë e re e mbështetjes së luftimit të FT, i cili përfshin kapacitete që rritin fuqinë e zjarrit dhe kapacitete shkatërruese në fushën e luftimit për të arritur efektet, të cilat asnjë kapacitet nuk mund t’i ar-rijë më vete. Kapacitetet që do të ofrojë Batalioni i Mbështetjes së Luftimit për-bëhet nga kapacitetet e zjarrit indirekt për batalionet operacionale, xhenio luftimi, si dhe zbulim e detektim nga ADM dhe personel e pajisje të kufizuara me kapacitete dekontaminimi. Elementë të veçantë të këtij batalioni do të plotësojnë kapacitetet e kërkuara nga grup-batalioni i këmbësorisë.

“plani afatgjatë i zhvillimit të Fa 2016-2025”

Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të mbështetjes

Page 5: Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të …...luar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë, por ne kemi vendosur që ne do të mbajmë kanale për dialog politik të hapur

ushtriaE prEmtE, 22 prILL 2016 5zyrtare

Akuzat e Rusisë –Dokumenti i vërtetë

Dokumenti i vërtetë – Prill 2014Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës

ka çuar në izolimin ndërkombëtar të

KOMANDA MBëSHTeTëSe

Sipërfaqja ujore e liqenit të Fierzës e shpallur si zone e mbrojtur është tejmbushur sërish me mbeturina në pjesën më të madhe të tij. Tonelata mbetjesh vijne nga Maqedonia e Kosova. Në bazë të kërkesës së Pushtetit Vendor si dhe ndërhyrjet në zonat e mbrojtura me ligj Komanda Mbështetese ka angazhuar prej datës 15 prill 2016 një efektiv prej 30 vetesh, 4 mjete lundruese si dhe bazë materiale të nevojshme për pastrimin e ndotjes.Efektivet e Batalionit të mbështetjes rajonale dhe DMr Kukes deri tani kane arritur të pastrojnë nje siperfaqe të konsiderueshme të liqenit, jane rreth 1950 thase me mbeturina që jane grumbulluar dhe hequr nga zona e ndotur. Komandanti i Komandës Mbështetëse Kolonel Fatmir Lokaj gjate ndjekjes së pastrimit të liqenit falen-deroj Major Shpetim Allaraj që drejton operacionin si dhe efektivet e BMR toger Erlind Tema dhe togenqë ai drejton për punën e palodhur që kanë kryer deri tani. “Eshte e nevojshme ndërgjegjësimi i banorevenë të gjithë basenit ujëmbledhes të Fierzes si në Kosove, Shqiperi dhe Maqedoni pasi demtimi dhe ndotja e ekosistemit ka pasoja të pa imagjinueshme në faunën dhe florën e liqenit,kjo ndotje e pa imagjinushme qe dora e njeriut ka sjelle, ndikon edhe në shëndetin e popullatës që jeton përeth tijë, Forcat e Armatosura konkretisht Komanda Mbeshtetëse me strukturat e sajëdo te jetë gjithëmon e angazhuar dhe do jap maksimumin e saje në kapërcimin e emergjenca të tilla mjedisore”u shpreh ai. Puna për pastrimin e liqenit të Fierzës do të vazhdojë deri në pastrimin e plote të tijë.

Kapiten Karafil Celibashi

Komanda Mbështetëse deklaroi përfundimin me sukses të reduktimit, pastrimit dhe certifikimit të grup-depove. Përgatitja dhe transporti i 272 ton materialeve u bë nga batalioni i armatim-municioneve dhe ai i transportit, ndërkohë që efektivët e kompanisë EOD dhe ekipi i AMMCO-së realizuan me sukses kontrollin, pastrimin dhe certifikimin sipas standardeve, duke pastruar një zonë me sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 121,000 m² si dhe 7592 m² sipërfaqe objektesh që i vijnë në ndihmë ekonomisë së zonës.

Në ceremoninë e certifikimit të pastrimit të këtyre grup-depove, morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes z.Petro Koçi, komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Fatmir Lokaj, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe përfaqësues të kompanisë AMMCO. Zëvendësministri i Mbrojtjes z.Petro Koçi falënderoi efektivët e Komandës Mbështetëse për gatishmërinë dhe përkushtimin në përmbushjen me sukses të misionit të tyre duke zbatuar siç tha ai “me korrektësi të lartë detyrat e ngarkuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA. Me krenari mund të themi që po dorëzojmë për zhvillim në shërbim të komunitetit dhe të shoqërisë një sipërfaqe të konsiderueshme, që do të thotë se FA, jo vetëm punon që të garantohet siguria e jetës së qytetarëve, por në këtë rast kontribuon edhe për zhvillimin social dhe ekonomik të një zone të caktuar. 250 ton materiale të ndryshme, ku mes tyre me siguri ka pasur edhe elementë të rrezikshëm, tregojnë për një punë voluminoze, të jashtëzakonshme”, tha z. Koçi.“Praktika e ndjekur deri më tani do të bëjë të mundur minimizimin në maksimum të rreziqeve që paraqesin municionet për komunitetin dhe rritjen e sigurisë së aktiviteteve që do të kryhen në këto territore. Reduktimi i depove në një kohë të shkurtër do të ulë koston dhe do të kursejë paratë e taksapaguesve shqiptarë, duke ulur numrin e personelit të shërbimit, të cilët do të jenë të gatshëm për operacion e stërvitje”, - tha komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Fatmir Lokaj. Përfundimi i këtij operacioni është vazhdim i realizimit me sukses pastrimit të hot-spoteve në Gërdec dhe Poshnjë të Beratit.Komanda Mbështetëse për vitin 2016 ka planifikuar pastrimin e grup-depove Arshilengo në Gjirokastër, Nuaj, Krujë, Qafëmolla 1, si dhe pastrimin e hot – spoteve në Klos dhe Selicë, Burrel.

Katër mjete lundruese në pastrimin e Liqenit të Fierzës

Pastrohen grup-depot e Zaranikës në Elbasan

Planet e zhvillimit të kapaciteteve të FT

FT aktualisht ka kapacitete operacio-nale të kufizuara, të cilat do t’i zhvillojë dhe do t’i përmirësojë. Pavarësisht nga nevojat e konsiderueshme, krijimi dhe zhvillimi i aftësive të plota operacionale do të jetë një proces i gjatë, gradual, i kushtëzuar dhe i sinkronizuar nga shumë faktorë. Faktori financiar është vendim-tari në zhvillimin e forcës. Përgjithësisht mundësitë financiare do të përcaktojnë ritmin, përshkallëzimin, prioritetin dhe kohëzgjatjen e zhvillimit të forcës. Bazuar në konceptin e mësipërm të zhvillimit gradual, me prioritete dhe në mënyrë të sinkronizuar, në vija të përgjithshme koncepti i planifikimit afatgjatë të zhvillimit të FT do të konk-retizohet sipas fazave të mëposhtme: Në periudhën 2016–2018

Do të zhvillohen dhe do të përmirë-sohen kapacitetet operacionale, të cilat do të mundësojnë zhvillimin e operacioneve luftarake në nivel kom-panie, kryesisht për situata rreziku ose kërcënimi terrorist, operacione humani-tare, të vëzhgimit dhe monitorimit të hapësirës tokësore e ajrore të vendit, të mbështetjes së strukturave të tjera

të sigurisë kombëtare për nevoja të rendit kushtetues, me prioritet njësitë e deklaruara në përbërje të Forcës së Reagimit të Shpejtë të Aleancës.

Konkretisht, strukturat që planifi-kohen të zhvillohen me prioritet, në këtë periudhë do të jenë: Batalioni II i Këmbësorisë; Batalioni i Forcave Spe-ciale; Një Togë Zbulimi për Sigurimin e Kapaciteteve ISTAR (Kompania e Zbulimit, batalioni “Komando”); Një Togë për Mbështetjen me Zjarr Indirekt (Batalioni i Mbështetjes së Luftimit); Një togë speciale për MADM (Batalioni i Mbështetjes së Luftimit).

Me qëllim zhvillimin e strukturave të mësipërme, nevojitet përsosja e kapaciteteve si vijon: Kompletimi me armatim të lehtë të këmbësorisë, duke filluar nga pajisja e batalionit II të Këmbësorisë, Batalionit të Forcave Spe-ciale, Batalionit Komando, elementët mbështetës të grup-batalionit dhe kompletimi i gjithë FT së bashku me sasinë e municionit përkatës; Pajisja me pajime individuale të ushtarit; Sistemi i komandim, kontroll, komunikim, kompjuterizim, informimit (C4I) të FT; Kontributi me njësi taktike në përbërje të NRF, të pajisur me: Armatim të lehtë

të këmbësorisë të ndërveprueshëm; Pajisjet individuale të luftimit; Sisteme komunikimi të ndërveprueshme; Pajisje dhe mjete individuale të shikimit natën; Pajime individuale për të operuar në kushte ekstreme moti dhe terreni (mot të nxehtë dhe të thatë, mot ekstrem i ftohtë arktik).

Rezultate të pritshme do të jenë si vijon: Një batalion këmbësorie, i cili do të jetë i gatshëm për t’u dislokuar në operacione luftarake dhe angazhimet e NATO-s (me intensitet jo të lartë), për një periudhë deri në 6 muaj, me mbështetje me shërbime të luftimit nga njësi të ofruara nga NATO; Krijimi i grupit/Njësisë së Detyrës për Operacio-net Speciale (SOTG/SOTU), sipas stan-dardeve dhe kërkesave të NATO-s. Në periudhën 2019–2021

Objektiv do të jetë modernizimi i sistemeve dhe pajisjeve për përmirësimin e kapaciteteve të nevojshme për përm-bushjen e misionit dhe detyrave. Mod-ernizimi do të bazohet në kërkesat dhe detyrimet, sipas paketës së objektivave të kapaciteteve. Kjo nënkupton vazh-dimin e zhvillimit të kapaciteteve op-eracionale të grupbatalionit dhe Grupit/Njësisë së Operacioneve Speciale të De-tyrës. Në periudhën afatmesme, njësitë dhe strukturat prioritare do të zhvillojnë kapacitetet e mëposhtme: Mjete dhe pajisje të vrojtim-zbulimit taktik dhe përcaktimit të objektivave, i planifikuar të realizohet(projekti vijon nga peri-udha afatshkurtër); Mjete dhe pajisje bazë dhe speciale xheniere, faza e parë (pajisjet kritike për mision); Armatimi, teknika dhe pajisje individuale speciale; Komplete personale për mbrojtjen e forcave (Force Protection).

Rezultate të pritshme do të jenë si vijon: Sigurimi i sistemeve, armatimit, teknikës, pajisjeve të avancuara për të gjitha strukturat e parashikuara për angazhim në operacionet e NATO-s, BE-së, OKB-së; Grup-batalioni i këm-bësorisë i gatshëm për t’u dislokuar në operacione luftarake me intensitet të lartë dhe angazhimet e NATO-s për një periudhë deri 6 muaj pa rotacion; Gjithashtu, në këtë periudhë do të zh-villohen edhe një sërë kapacitetesh të mbështetjes së luftimit në shërbim të grup batalionit, të tilla si: Kapacitete për zjarr indirekt (artileri/mortaja); Kapacitete për mbrojtjen kundërajrore të bazuara në tokë (GBAD); Kapacitete bazë xheniere për lëvizshmërinë dhe kundërlëvizshmërinë; Kapacitete të ISTAR dhe zbulimit me njerëz (HU-MINT); Mjete/pajisje xheniere dhe speciale.Në periudhën 2022–2025

Objektiv do të jetë zhvillimi dhe konsolidimi cilësor i të gjitha struk-turave ushtarake të FT, me kapacitete operacionale të plota që t’i përgjigjen të gjitha detyrave të misionit. Përmirësimi i kapaciteteve me pajisje dhe trajnim për kryerjen e operacioneve në zona urbane për të goditur objektiva të for-tifikuar dhe strehime, futja në përdorim e mjeteve tokësore luftarake pa drejtues (Unmaned Air Vehicles, UAV), (Un-maned Ground Vehicles, UGV); Mjete/pajisje bazë dhe speciale xheniere, faza e dytë; Mjete të blinduara; Kapacitete të kontrollit të mbështetjes ajrore (Tacti-cal Air Control Party, TACP); Rritja e kapaciteteve për zjarr indirekt me sisteme precize më të fuqishme artilerie me larghedhje dhe lidhja e sistemit të zjarrit me pikturën e përgjithshme op-eracionale dhe sistemin ISTAR.

Page 6: Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të …...luar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë, por ne kemi vendosur që ne do të mbajmë kanale për dialog politik të hapur

ushtriaE prEmtE, 22 prILL 20166 forca afrore

“Dëshmor” është emër i ndritur, është titull përjetësie, vlerë hyjnore e kombit, respekt e mirënjohje brezash. Dësh-

morët janë emra, lapidarë e memorialë, pasuri e çmuar kombëtare, trashëgimia më sublime ndërgjegjes shqiptare, janë vlerat, virtytet, nderimi dhe mirënjohja e idealit të ndërgjegjes së së kombi vital të lashtë sa toka! Dëshmorët janë kurbanë të lirisë, fara solide dhe e paepur e lirisë si dhe burim i pashtershëm i Atdhetarisë! Dëshmorët e mbrojtjes së hapësirës qiellore shqiptare janë pjesë e historisë dhe lavdisë shqiptare. Ata dhanë jetën e tyre në emër të një misioni të madh, dhanë gjithçka që patën prandaj meritojnë nderim. Ata janë përjetë-sisht të stacionin e përjetësisë qiellore në roje të qiellin dhe idealit shqiptar. Tek ky stacion qiellor përjetësie është e kaluara që ndriçon të ardhmen. Ata kanë qenë dhe kanë ngelur besnikërisht në altarin e përjetësisë të palëkundur në idealin e tyre. Dëshmorët e aviacionit ishin të gjithë pjësë e elitës së pilotave, që shkruan histori suksesi në roje të hapësirës ajrore shqiptare. Shpallja me titullin “Dëshmor i Atdheut” ka filluar në vitin 1949 dhe ka vijuar në mbi gjysëm shekulli dhe është bërë bazuar në ligjislacionin shqiptar, me Vendime të Këshillit të Ministrave (VKM); me Vendim të Komiteteve Ekzekutive të Këshillit Popullor të Rretheve (VKEKPR); me Vendime të Këshillave Bashkiake (VKB); si dhe aktualisht bazuar në ligj edhe me Vendim të Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i Atdheut” (VKQSDA). Dëshmorët e strukturës së Forcës Ajrore, kanë një stacion qiellor të vecantë atë të përjetësisë të rije të hesh-tur dhe besnik të mbrojtjes së hapësirës qiellore shqiptare. Që prej muajit shkurt të vitit 2003, Qeveria Shqiptare mori vendimin për vendosjen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit e aviatorëve të rënë në krye të detyrës. Të shtrirë mbi shtratin e topit, të mbështjellë me flamurin kombëtar, në ritmet e përzishme të marsheve funebër, ata u nisën drejt përjetësisë, për në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, aty ku vargjet e himnit tonë, “po vdes, po vdes, si një dëshmor”, marrin një kuptim real e krejt të veçantë. Dëshmorët e Atdheut të Aviacionit Luftarak, me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë në zbatimin e detyrave, me eksperiencën e madhe e të çmuar që kanë lënë pas për brezat e ardhshëm, me krenarinë që i kanë dhënë aviacionit e Forcave të Armatosura, janë pa diskutim një vlerë e madhe kombëtare. Vendodhja e parë e Varrezave të Dëshmorëve ishin kodrat pas Korpusit Qëndror të Universitetit, pranë kishës orthodhokse të Shën Prokopit (sot janë varrezat e ushtarëve anglezë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1971, u zgjodh dëshmorët u zhvendosën në një pozicion më të dukshëm, tek kodra ndërmjet Pallatit të Brigadave dhe Senatoriumit, ndarë prej rrugës Elbasanit, përkundrejt qytetit të Tiranës. Në qendër të kompleksit të “Varrezave të Dësh-morëve të Kombit” u vendos monumenti “Nëna Shqipëri”, 12 metër i lartë, që është një statujë prej betoni të vendosur mbi një piedestal tre metra të lartë, e veshur me pllaka mermeri, ku është shkruar “Lavdi e Përjetshme Dëshmorëve të At-dheut”. Autorët e këtij monumenti janë skulptorët Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Shaban Hadëri. Dëshmorët e Atdheut të Aviacionit Luftarak ishin të moshës mesatare 31 vjeç, me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë në zbatimin e detyrave, me eksperiencën e madhe e të çmuar që kanë lënë pas për brezat e ardhshëm, me krenarinë që i kanë dhënë aviacionit e Forcave të Armatosura, janë pa diskutim një vlerë e madhe kombëtare. U mbushën 65 vjet nga fluturimi i parë i një avioni

ushtarak shqiptar në hapësirën tonë ajërore, që në fakt pilotohej nga një pilot shqiptar. Por në gjashtë dekada e gjysmë janë 47 jetë që u stacionuan në përjetësinë me emrin e shenjtëruar “Dëshmor i Atdheut”, që u sakrifikuan në emër të një kauze të madhe, që në imazhin e gjithë korpusit ushtarak të Forcave Ajrore dhe jo vetëm shkruan epope gjaku jo në tokë por në ajër. Dhe me aktet e shumta e të jashtëzakonshme të heroizmit shkruan një ndër faqet më të ndritura të pavdekësisë. Në çdo apel ushtarak nuk mungojnë ata që shkruan histori në 65 vjet të ekzistencës së Forcës Ajrore: “47 dëshmorë, 47 yje të pashuar në altarin e përjetësisë qiellore shqiptare nga viti 1947 deri në vitin 2004”. Dëshmorët e Forcës Ajrore sikurse gjithë dësh-morët e tjerë të atdheut janë vlera e përhershme e kombit, që ranë për atdheun, me ideal të pastër me solidaritet njerëzor, me unitet ushtarak, prandaj mirënjohja për gjakun e derdhur është nderim në përjetësi, për aktin sublim të dhënies së jetës për atdhe. Dëshmorët e Forcës Ajrore janë simbol përbashkues, për të cilët mirënjohja, respekt që nuk mund të dekretohet e as të shpallet me ligj, sepse ka një të drejtë zakonore, një kanun e ligj që buron nga e drejta e ekzistencës kombëtare e mbrojtjes së truallit shqiptar në tokë në det dhe në ajër. Trimëria është produkt i qartësisë volt-eriane, me qartësi vetflijimi në themel të kauzës së kombit sepse “gjaku i dëshmorëve ka qenë dhe do të ngelet është fara e lirisë”. Boja e Vendimeve të Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i

Atdheut” nuk u tha asnjëherë, sepse të rënët në krye të detyrës nga forcat elitë ajrore ushtarake shqiptare tashmë janë jo pak por 47 dëshmorë në altarin e kombit shqiptar, në altarin dhe stacionin e përjetësisë së kombit. Kështu vetëm pak ditë më parë në muajin e ceremonive të krijimit të aviacionit ushtarak shqiptar ranë për të ngelur në përjetësi kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha. Ata u përcollën mes lotëve, luleve dhe dhimbjes dhe iu dha lamtumira Dëshmorëve të Atdheut, pilotëvetë cilët ranë në krye të detyrës si

pasojë e rrëzimit të helikopterit “EC 145” gjatë një fluturimi stërvitor në rajonin Grizhë të Malësisë së Madhe. Emrat e tyre tashmë janë gdhendur në panteonin e përjetësisë ku prehen dëshmorët e Aviacionit Ushtarak. Ata ishin dhe ngelën mi-sionarë të përjetësisë në stacionin e fundit qiellor për “Sigurimin e kapaciteteve të nevojshme për vëzhgimin dhe kontrollin e sovranitetit të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me NATO-n”. Ministria e Mbrojtjes ka propozuar presidentit për dhënien e “Dekoratës së artë të Shqiponjës” (pas vdekjes), për kapiten Floran Jahja Delia dhe toger Donald Visar Hoxha me motivacionin: “Për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë paqeje”. Propozimi me motiva-cionin: “ushtarakë të devotshëm, pilotë të talentuar dhe gjithmonë të gatshëm të sakrifikojnë për të tjerët”, vjen pas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Statusit ”Dëshmor i Atdheut” nr. 705 dhe 706 datë 06.04.2016 pas shpalljes “Dëshmor i Atdheut”.Dëshmorët pilotë që prehen në Slloveni dhe ish Bashkimin Sovjetik

Studenti për pilot Ibush Ibrahim Vokshi është lindur në Kosovë. Familja e tij u vendos në Qer-ret të Durrësit që para Luftës së Dytë Botërore. Ibushi mbaroi Normalen e Elbasanit në vitin 1942 dhe më pas u rreshtua në formacionet partizane të Zonës së Kurveleshit. Pas çlirimit studioi në ish-Jugosllavi në Shkollën e Aviacionit. Në vitin 1947, ndërsa po jepte provimin për pilot, avioni i tij pësoi katastrofë ajrore në afërsi të Ljubjanës, Slloveni. Është varrosur me ceremoni zyrtare ushtarake në Lubjanë të Sllovenisë (në atë kohë ishte pjesë e ish-Jugosllavisë). Edhe pse është shpallur dëshmor me Vendim të Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i Atdheut”, Nr. 47 datë 26.04.1949, eshtrat e tij gjenden në afërsi të Ljubjanës, Slloveni.

Studenti për pilot Qemal Sadedin Mërtiti është

Dëshmorët e aviacionit, stacioni i përjetësisë qiellore

nënkolonel Figali golEMi

Kushtuar 47 dëshmorëve të Forcës Ajrore Ushtarake Shqiptare

ibush vokshi, ish student për pilot rënë në Jugosllavi

Fuat sulaj, 1934-1957, ish student për pilot në ish Bashkimin sovjetik, rënë në Borisoglebsk. Propozuar për “Dëshmor i atdheut”

65 vjeT FOrcA AjrOre

Page 7: Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të …...luar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë, por ne kemi vendosur që ne do të mbajmë kanale për dialog politik të hapur

ushtriaE prEmtE, 22 prILL 2016 7

Dëshmorët e Forcës Ajrore Ushtarake Shqiptare, të rënë në krye të detyrës:

Nr Emër Atësia Mbiemër Data e lindjes dhe Vendlindja

Data e rënies & Vendi i rënies

Baza Ushtarake Ajrore ku shërbente

Vendimi për shpalljen “Dëshmor i Atdheut”

1 ibush ibrahim Vokshi

1925kosovë banimi i familjes në Qerret, durrës

12.5.1947. lubjanë slloveni(ish-Jugos)

ish-student pilot ish-Jugosllavi në lubjanë.Jak-18

Vkrd nr. 47 datë 26.04.1949. qarku durrës

2 Qemal sadedin Mërtiri 1929 tragjas.Vlorë. 12.10.1951 ish-Bs novosimbirsk

ish-student në ish Bashk. sovjetik, (nisur Qarku Fier

KQ Statusit “Dëshmor i atdheut. nr.23 dt. 27.2.2004

3 Fuat halim Sulaj 12.05.1934 Brataj Vlorë 23.5.1957 ish-Bs Borisoglebsk.

ish-student në ish-Bashk. sovjetik..

në proces të shpalljes “Dëshmor i Atdheut”.

4 Vasil nikolla Trasha 1926.dishnicë. korçë 23.03.1958 lushnjë

Baza ushtarake ajrore rinas me miG-15.

Vkm nr. 258 datë 22.04.1996. tiranë

5 islam myrteza Xhani 20.06.1939 kajcë. përmet 14.7.1958 Borisoglebsk

ish-student në ish - Bashk. sovjetik.

në proces të shpalljes “Dëshmor i Atdheut”.

6 hektor eftim Lako 1929 përmet 23.3.1962 kuçovë Berat

Baza ushtarake ajrore kuçovë me miG-17.

Vkm nr. 258 datë 22.04.1996. tiranë

7 sokrat Gori Basha 1938 lushnjë 1963 prezë krujë

Baza ushtarake ajrore rinas me miG-19.

Vkm nr. 258 datë 22.04.1996. tiranë

8 niko selman Hoxha 1926 tragjas. Vlorë 20.11.1965 Baza rinas

Baza ushtarake ajrore rinas me miG-19.

Vkm nr. 258 datë 22.04.1996. tiranë

9 stilian Vani Tanku 15.10.1943 korçë 27.9.1967. elbasan Baza ushtarake ajrore kuçovë me miG-17.

Vkm nr. 258 datë 22.04.1996. tiranë

10 Jovan llazi Kaçorri 5.8.1940 Boboshticë korçë

1969 Fier Baza ushtarake ajrore kuçovë me miG-17.

VBVlorë nr.132 datë 9.8.1994. Vlorë

11 muharrem murat Hida 1938 Qinam tiranë 5.9.1970 lushnjë Baza ushtarake ajrore rinas me an-2.

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

12 refit asllan Jazo 1930 dukat Vlorë 5.9.1970 lushnjë Baza ushtarake ajrore rinas me an-2.

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

13 kaso salo Petoshati 07.09.1935 Vlorë 6.5.1971 elbasan akademia e aviacionit Vlorë me miG-15.

VBVlorë nr.132 datë 9.8.1994. Vlorë

14 shyqyri azis Balla 22.02.1931 Vlorë 6.5.1971 elbasan akademia e aviacionit Vlorë, me miG-15.

VkprVlorë nr.14 datë 11.9.1998. Vlorë

15 azbi ramadan Serani 01.03.1940 Çorrush. Ballsh. mallakastër

4.10.1972 Ballsh Baza ushtarake ajrore kuçovë, me miG-17.

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

16 islam sinan Mani 1945 pogradec 1973. shushicë. Vlorë.

akademia e aviacionit Vlorë, me Jak-18.

VBVlorë nr.132 datë 9.8.1994. Vlorë

17 Bego isa Hoxha 1944 tërbaç. Vlorë 7.03.1974 Fushëkrujë

Baza ushtarake ajrore rinas me miG-19.

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

18 dhimitër spiro Robo 1949 stojkë. kolonjë 12.6.1974 Ballsh mallakastër

Baza ushtarake ajrore rinas me me miG-21.

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

19 Veiz halil Kovaçi 1949 Gjakovicë. skrapar 5.8.1974 kuçovë Berat

Baza ushtarake ajrore kuçovë me miG-19.

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

20 sefedin hasan Tomçini 1942 pollozhan dibër

7.6.1977 karbunarë.lushnjë

Baza ushtarake ajrore rinas, me miG-19.

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

21 Vasil thoma Noni 1.1.1951 sofratikë. Gjirokastër

15.8.1978 tale. lezhë

Baza ushtarake ajrore rinas, me miG-19.

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

22 shpëtim selman Sula 29.12.1951 shkodër 30.8.1979 rinas

Baza ushtarake ajrore rinas, me miG-19.

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

23 armando liman Gjoka 1.4.1954 tiranë 29.3.1980 rinas

Baza ushtarake ajrore rinas, me miG-15 dyvëndsh

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

24 sabri shefki Toçi 12.10.1942 cerenec. dibër

29.3.1980 rinas

Baza ushtarake ajrore rinas, me miG-15 dyvëndsh

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

25 luto refat Sadikaj 1.2.1944 Çorrush. mallakastër

29.3.1982 Gjadër

Baza ushtarake ajrore Gjadër me miG-21

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

varrezat e qytetit të Borisogblegskut, në qarkun e Voronjezhit. Eshtrat e tij gjenden në ish-Bashkimin Sovjetik.

Studenti për pilot Islam Myrteza Xhani është lindur me 20.06.1939 në fshatin Kajcë të rrethit te Përmetit. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai filloi studimet në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” e më pas u dërgua për studime në ish-Bashkimin Sovjetik për pilot. Islam Xhani filloi studimet në shkollën e Aviacionit “Shkallov” në qytetin e Borisogblegskut. Vdiq më 14 korrik të vitit 1958, në një ditë që Shkolla e Aviacionit kishte organizuar një veprimtari pranë lumit Vorona dhe është varrosur me nderime ushtarake më 16 korrik të 1958 në varrezat e qytetit të Borisogblegskut, të qarkut të Voronjezhit. Eshtrat e tij edhe sot vijojnë të gjenden në ish-Bashkimin Sovjetik.loti që nuk thahet

Ndërsa po përgatisnim këtë shkrim për 45 dëshmorët e forcave ushtarake ajrore dhe të kundërajrorit shqiptar, që prehen në euroazi në Shqipëri, në Slloveni dhe në ish Bashkimin Sov-jetik më 6 prill në muajin që shqiptarët e festojnë përvitësisht si dita kur u ngritën dhe sunduan për herë qiejt shqiptar, vjen një lajm i kombshëm, i dhimbshëm që pllakosi në lot dhe dhimbje gjithë vendin. Ranë dëshmorë për t’u shkruar në përjetësi kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha pas rrëzimit të helikopterit “EC 145” gjatë fluturimit stërvitor në rajonin e Malësisë së Madhe. Prandaj loti i shokëve, miqve, kolegëve, familjarëve, i krejt strukturave të Komandës së Forcës Ajrore nuk mund të thahet.

forca ajrore

lindur në Tragjas të Vlorës në vitin 1929 dhe që në moshën 14 vjeçare u rreshtua në formacionet partizane të Brigadës së V-të Sulmuese. Në mars të vitit 1945, ai filloi studimet në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, ndërsa në mars të vitit 1948 u nis për në ish-Bashkimin Sovjetik për t’u përgatitur për pilot, në shkollën e Aviacionit në qytetin Novosimbirsk. Qemal Mërtiri ishte komandant i atij grupi. Më 12 tetor të vitit 1951, avioni i tij kaloi në një pozicion të vështirë, ra në turjelë apo “shtopër”, një figurë në fluturim, ku avioni bëhet i pakomandueshëm dhe pësoi katastrofë ajrore në periferi të Novosimbirskut. U varros po në këtë qytet me nderime ushtarake. Edhe pse është shpallur dëshmor me Vendim të Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i Atd-heut”, nr 23 datë 27.2.2004, eshtrat e tij gjenden në ish-Bashkimin Sovjetik.Cilët janë në proces të shpalljes “Dëshmor i Atdheut”?

Studenti për pilot, Fuat Halim Sulaj është lindur me 12.05.1934 në fshatin Brataj të rrethit të Vlorës. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai filloi studimet në shkollën e mesme tregtare në Vlorë e më pas u dërgua për studime në ish-Bashkimin Sovjetik për pilot. Fuat Sulaj u dërgua për studime në shkollën e Aviacionit “Shkallov” në qytetin e Borisogblegskut dhe u shua më 23.05.1957, në një ditë që Shkolla e Aviacionit kishte organizuar një aktivitet në rajonin e stërvitjes pranë lumit të qytetit ku ndodhej akademia e aviacionit. Të dhënat fjlasin se është përcjellë në banesën e fundit me nderime ceremoniale ushtarake më 24.05.1957 në

26 ndue mëhill Logu 8.5.1940 dukagjin shkodër

13.9.1986 Farkë

Baza ushtarake ajrore Farkë nga një granatë dore kk

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

27 haki abaz Skuqi 1.3.1958 lekaj kavajë 22.10.1986 kucovë

Baza ushtarake ajrore kuçovë me miG-19.

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

28 Jorgji llazi Fane 3.7.1950 podë kolonjë 22.11.1989 Gjadër

Baza ushtarake ajrore Gjadër, me miG-21.

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë.

29 agron hasaf Galanxhi 11.11.1939 Gjirokastër 22.11.1989 himarë

Baza ushtarake ajrore Farkë me helikopter mi-4

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

30 enver osman Haka 14.4.1956 petrelë tiranë

22.11.1989 himarë

Baza ushtarake ajrore Farkë, me helikopter mi-4.

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

31 pandeli Jorgo Zhupa 15.9.1946 Jergucat 22.11.1989 himarë

Baza ushtarake ajrore Farkë, me helikopter mi-4.

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

32 tafil njazi Agai 10.1.1950 tepelenë 22.11.1989 himarë

Baza ushtarake ajrore Farkë, me helikopter mi-4.

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

33 Vangjel Vangjel Postoli

19.3.1940 Berat 22.11.1989 himarë

Baza ushtarake ajrore Farkë, me helikopter mi-4.ë

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

34 Veledin delo Resuli 26.11.1950 Vlorë 22.11.1989 himarë

Baza ushtarake ajrore Farkë, me helikopter mi-4.

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë

35 eduart Qirjako Kostëdhima

10.11.1968 piqeras 22.3.1991 stan karbunarë lushnjë

Baza ushtarake ajrore kuçovë, mig-15 dyvendsh

Vkrd nr. 49 datë 23.12.1994. durrës

36 Fluturim Qani Molla 17.8.1958 torovec korçë

22.3.1991 stan karbunarë lushnjë

Baza ushtarake ajrore kuçovë, mig-15 dyvendsh

Vkm nr.258 datë 22.04.1996. tiranë.

37 idriz ibrahim Hoxha 15.7.1945 dajç shkodër

20.8.1993 divjakë. kavajë

Baza ushtarake ajrore rinas, me miG-19.

V.Bash.tiranë nr.8090/1 datë 12.09.1993

38 Jani prokop Tarifa 5.12.1958 hundëkuq.Gj 16.9.2004 rinas tiranë

Baza ushtarake ajrore rinas, me miG-19.

Vkm nr.37 datë 16.9.2004. tiranë.

39 muhamet Bisho Hasmuja

5.10.1959 Grizhë, shkodër

12.03.1997 shkodër

reparti kundërajror shkodër

Vendim i Këshillit të Rrethit Shkodër Nr.04 dt 10.03.1998

40 arben tajar Hoxha 09.04.1973 shkodër 12.03.1997 shkodër

reparti kundërajror shkodër

V.këshillit Bashkiak tiranë nr.4 datë 10.03.1998.

41 albert Xhelo Lelaj 26.05.1958 Gjirokastër 15.06.1997 picar. Gjirokastër.

reparti kundërajror Gjirokastër

Vendim nr.13 datë 23.8.2007. i këshillit të rrethit Gjirokastër

42 Bardhyl selami Këlliçi 06.02.1966 leskoj përmet 15.06.1997 picar Gjirokastër.

reparti kundërajror Gjirokastër

Vendim Nr.13 datë 23.8.2007. i Këshillit të Rrethit Gjirokastër

43 Vangjel kiço Çondi pilot i parë

20.06.1950 sarandë ora 02.17. datë 16.07.2006. rënë deti adriatik

ministria e shëndetësisë me njësinë e helikopt“Bell 222”

VkQsda nr.163 datë 28.9.2007. tiranë.

44 Qemal Bilal Koni inxhinier fluturimi

01.05.1950 maminas 16.07.2006 deti adriatik

ministria e shëndetësisë me njësinë e helikopt“Bell 222”

VkQsda nr.164 datë 28.9.2007. tiranë.

45 demush hajdar Heba pilot

22.02.1960 malsi madhe 16.07.2006 deti adriatik

ministria e shëndetësisë me njësinë e helikopt“Bell 222”

VkQsda nr.165 datë 28.9.2007. tiranë.

46 Floran Jahja Delia 01.10.1973 radomirë, dibër

6.4.2016. Grizhë malësi madhe. liqeni shkodrës

Baza ushtarake ajrore Farkë. Helikopter “EC 145”.

VkQsda nr.705 datë 6.4.2016. tiranë.

47 donald Visar Hoxha

17.06.1988 kuçovë. Berat

6.4.2016. Grizhë malësi madhe. liqeni shkodrës

Baza ushtarake ajrore Farkë. Helikopter “EC 145”.

VkQsda nr.706 datë 6.4.2016. tiranë.

Myrteaz Xhani, Dëshmor i aviacionit ushtarak

Qemal Mërtizi, dëshmor i aviacionit

Page 8: Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të …...luar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë, por ne kemi vendosur që ne do të mbajmë kanale për dialog politik të hapur

ushtriaE prEmtE, 22 prILL 20168 nato

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg morri pjesë në Këshillin e Pu-nëve të Jashtme, të BE-së në

Luksemburg më 19 prill 2016. Duke folur përpara takimit me ministrat e Mbrojtjes të BE-së në Luksemburg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mirëpriti bashkëpunimin e ngushtë mes NATO-s dhe BE-së për reagimin ndaj krizës së refugjatëve dhe emigrantëve. Ai tha se anijet e NATO-s të dislokuara në detin Egje janë duke bërë mbikëqyrjen dhe zbulimin dhe “sigurimin e informacionit në kohë reale të rojes bregdetare turke, me rojen breg-detare greke dhe gjithashtu agjencisë kufitare të BE-së Frontex”. Stoltenberg tha se Samiti i ardhshëm i NATO-s në Varshavë dhe Samiti i BE-së në qershor do të ofrojë një platformë shumë të mirë për bashkëpunim midis NATO-s dhe BE-së. “Ne do të shohim se si ne mund të zgjerojmë bashkëpunimin”, tha ai. Ai shtoi se “NATO është e gatshme të sigurojë mbështetje për qeverinë e re të marrëveshjes kombëtare” në Libi.

Duke folur për Këshillin NATO-Rusi, i cili do të mbahet më 20 prill, Sekretari i Përgjithshëm theksoi se do të jetë takimi i parë i NRC që prej vitit 2014 dhe tha se kriza në Ukrainë, aktiv-iteti ushtarak, transparenca, reduktime të rrezikut dhe Afganistani do të jenë midis çështjeve të diskutuara. “Unë mendoj se incidentet që kemi parë në Detin Baltik gjatë javës së kaluar me sjelljen joprofesionale dhe të pasigurt të avionëve rusë në afërsi të një anije amerikane dhe gjithashtu në afërsi të një avioni amerikan vetëm nënvizon rëndësinë e linjave të hapura ushtarake të komunikimit, të parashikueshmërisë dhe reduktimin e rrezikut”, tha ai. Gjatë qëndrimit të tij në Luksenburg, Sekre-tari i Përgjithshëm i NATO-s u takua me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, NVM, Elzbieta Bieńkowska dhe me ministrin e Mbrojtjes së Spanjës Pedro Morenés Eulate.luksemburg: Bashkëpunim i fortë NATO-Be

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dha një deklaratë për median pas mbërritjes së tij në Këshil-lin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Luksemburg, më 19 prill 2016. “Ne po shkojmë për të disku-tuar praninë e NATO-s në detin Egje. NATO ka vendosur gjashtë anije në Detin Egje. Ato janë duke bërë zbu-limin, mbikëqyrjen dhe sigurimin e informacionit në kohë reale me rojen bregdetare turke, me rojen bregdetare greke dhe gjithashtu agjencisë kufitare Frontex të BE-së” Ai tha se “mendoj se bashkëpunimi në Detin Egje parë midis NATO-s dhe BE-së ka rëndësi të madhe, pjesërisht për shkak se NATO ofron mbështetje praktike për përpjekjet e rojeve bregdetare lokale dhe të BE-së për të menaxhuar situatën. Por edhe sepse NATO ofron një platformë për një bashkëpunim më të ngushtë për Turqinë, një jo-anëtare të BE, për të bashkëpunuar ngushtë me BE-në dhe kjo është e rëndësishme në menaxhimin e situatës”.

Por ai tha se “është shumë herët për

të thënë se si ne do të adresojmë edhe sfidat që ne shohim në pjesë të tjera të Mesdheut. Ne jemi tani duke transfor-muar operacionin tonë detar Endeavour aktiv në një operacion detar të sigurisë dhe që ofron gjithashtu bazën për një bashkëpunim më të ngushtë me BE-në, në Mesdhe në përgjithësi”, megjithatë lidhur me mënyrën se si do të bëhet kjo ai tha se është ende herët për të thënë, “se si ne do të bëjmë këtë dhe në çfarë mënyra, është shumë herët për të thënë. Mendoj se Samiti i BE-së në qershor dhe Samiti i NATO-s në korrik, ofrojnë një platformë shumë të mirë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe NATO-s. Do të shohim se si ne mund të zgjerojmë bashkëpunimin dhe unë mendoj se ne e shohim në fusha të ndryshme, ka vlerë të madhe të NATO-s dhe BE-së ku punojnë së bashku. Për shembull në Libi”. Stol-tenberg tha se “NATO është e gatshme të sigurojë mbështetje për qeverinë e re të marrëveshjes kombëtare. Unë e mirëpres vullnetin e fortë në BE për të mbështetur qeverinë e re sepse ka nevojë për tu ndjerë e sigurtë. Ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me qeverinë e re të Libisë, duke kërkuar në atë se si NATO mund të sigurojë mbështetje nëse kërkohet nga qeveria e re”.

Lidhur me Detin Egje ai tha se “Atje unë e mirëpres bashkëpunimin e ngushtë mes NATO-s dhe Bash-kimit Evropian dhe ne po shohim një reduktim të ndjeshëm të numrit të emigrantëve dhe refugjatëve që vijnë në ishujt grekë. Unë mendoj se kjo tre-gon se përpjekjet ndërkombëtare kanë ndikim dhe qëllimi është për të prerë linjat e kontrabandimit të paligjshëm të njerëzve”, dhe përpjekjen për të gjetur zgjidhje në mënyrë që “ne mund të kemi një situatë shumë më të sigurt dhe më të mirë dhe të mirë-organizuar” në të gjithë rajonin dhe në detin Egje. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se Lufta Hybride “është një tjetër fushë ku ka nevojë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe NATO-s”. Kjo ka të bëjë me kërcënimet dhe sfidat që janë një përzierje e mjeteve ushtarake dhe jo-ushtarake, operacionet e fshehta dhe të dukshme,

“kështu që është një nevojë e qartë për koordinimin ndërmjet NATO-s dhe BE-së. Ai tha se “do të përditësoj ministrat e BE-së në dialogun tonë me Rusinë. Nesër (20 prill 2016), do të kemi takimin e parë të Këshillit NATO-Rusi që nga viti 2014 dhe ne do të traj-tojmë Ukrainën, krizën rreth Ukrainës, aktivitetin ushtarak, transparencën, reduktimin e rrezikut dhe Afganista-

nin.” Ai tha se “mendoj se incidentet që kemi parë në Detin Baltik gjatë javës së kaluar me sjelljen joprofesionale dhe të pasigurt të avionëve rusë në afërsi të një anije amerikane dhe gjithashtu në afërsi të një avioni amerikan vetëm nënvizon rëndësinë e linjave të hapura ushtarake të komunikimit, parashikue-shmërinë dhe reduktimin e rrezikut”. Këto janë midis çështjeve që “do të diskutojmë Rusinë nesër në Këshillin NATO-Rusi”.

Pas deklaratës Sekretarit të Përgjith-shëm të NATO-s iu drejtuan pyetje nga gazetarët disa prej të cilave po i sjellim më poshtë në mënyrë të përmbledhur.

A prisni ndonjë rezultat konkret nesër nga Këshilli NATO-Rusi?

Sekretari i Përgjithshëm Stol-tenberg: Është shumë e rëndësishme që ne të kemi dialog politik. Sidomos kur kohët janë të vështira si ato që janë tani. Pra, kur tensionet janë të larta, mendoj nevojën për mundësi të hapura, për dialogun politik, për parashikuesh-mërinë, sepse transparenca është edhe më e rëndësishme. Pra, qëllimi krye-sor i mbledhjes së nesërme të Këshillit

NATO-Rusi është për të shkëmbyer pikëpamjet, është që të jetë transpar-ent, është të kontribuojë në parashi-kueshmërinë. Dhe për të diskutuar Ukrainën, zbatimin e marrëveshjes së Minskut, dhe gjithashtu për të tra-jtuar se si ne mund të përmirësojmë mekanizmat e reduktimit të rrezikut lidhur me aktivitetet ushtarake siç i kemi parë në Detin Baltik me inci-dente të rrezikshme që kemi parë në

javën e fundit.Rusia e sheh modernizimin e

NATO-s shumë ndryshe. Ajo e sheh atë si një kërcënim. A mendoni se kjo është diçka që ju do të diskutoni nesër?

Sekretari i Përgjithshëm Stolten-berg: Pra, ne do të diskutojmë vep-rimtarinë ushtarake. Sigurisht unë pres rusët për të thënë dhe për të paraqitur pikëpamjet e tyre. Ne nuk kemi frikë nga dialogu. Në fakt, ne mendojmë se dialogu është më i rëndësishëm kur kohët janë të vështira, kur tensionet janë të larta. Dhe që ne të përballemi me disa sfida me të vërtetë serioze tani, unë mendoj se është shumë e rëndësishme që ne jemi në gjendje për të përmbushur rusët dhe presim që ata të shprehin pikëpamjet e tyre. Ne do të paraqesim pikëpamjen tonë. Dhe e para do të doja të theksoj se fakti që ne jemi tani në mbajtjen e një mbledhje të Këshillit NATO-Rusi nuk do të thotë se ne jemi kthyer në aktivitet si normalisht. Ne kemi vendosur në vitin 2014 për të pezulluar bashkëpunimin praktik, dhe ne kemi zbatuar edhe përforcimin më

të madh të mbrojtjes sonë kolektive që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, por ne kemi vendosur për të mbajtur mundësinë për dialog politik të hapur dhe Këshilli NATO-Rusi është një mënyrë për të bërë të sigurtë që ne kemi dialog politik me Rusinë. NATO nuk kërkon një Luftë të Ftohtë. NATO nuk dëshiron një rritje të re të armëve. Dhe çfarë NATO ka bërë kur është fjala për përforcimin e mbrojtjes

sonë kolektive është mbrojtëse, ajo është proporcionale dhe kjo është një përgjigje e drejtpërdrejtë për ato që kemi parë në sjelljen agresive ruse në Ukrainë.

Ju përmendët mbështetjen e mundshme të NATO-s për qeverinë e re të Libisë. Çfarë do të thotë kjo konkretisht?

Sekretari i Përgjithshëm Stol-tenberg: Ne kemi një mandat nga shefat tanë të Shteteve dhe Qeverive të qëndrojmë të gatshëm, të sigurojmë mbështetje për qeverinë e re të Libisë apo qeverinë e marrëveshjes kombëtare. Ajo që ne jemi duke kërkuar në veçanti është ndërtimi i kapaciteteve, reforma institucionale e mbrojtjes, sepse ne kemi parë sa e rëndësishme është që të jenë këto institucione në vend, kur ne përpiqemi për të ndërtuar një Libi më të qëndrueshme. Por sigurisht, kjo është diçka që do të bëhet vetëm pas kërkesave nga qeveria e re e mar-rëveshjes kombëtare. Ne nuk jemi duke planifikuar operacione të reja luftarake në Libi, kështu që kjo ka të bëjë me mbështetjen e qeverisë nëse ata kërkojnë.

Çfarë ka në lidhje më shumë me luftanijet për të ndihmuar me krizën e emigrantëve?

Sekretari i Përgjithshëm Stolten-berg: Ne kemi gjashtë anije atje tani, dhe ne jemi vazhdimisht duke vlerësuar nevojën për më shumë anije. Deri tani kemi një numër të mjaftueshëm të anijeve, por natyrisht ka rotacione, dhe disa anije janë lënë, të tjerët do të vijnë, ne do të diskutojmë se si për të mbështetur këtë prani. Ne sigurisht do ta bëjmë në bashkëpunim shumë të ngushtë me Turqinë, me Greqinë, si dhe me BE-në. Kështu që, unë i mirëpres kontributet nga vende të ndryshme aleate të NATO-s dhe ata kanë dhënë lloje të ndryshme të aftësive. Ajo që anijet e NATO-s janë duke bërë është zbulimi, vëzhgimi, për të mbledhur informacione dhe pastaj ndarjen e këtij informacioni në kohë reale me rojet bregdetare lokale, pastaj, ne kemi parë shumë shembuj se si, për shembull, veprimin e rojes bregdetare turke, marrë në bazë të informa-cionit që ata kanë marrë nga anijet e NATO-s.

A mund të lidhet misioni në Egje me misionin Sofia në drejtim të shkëmbimit të informacionit?

Sekretari i Përgjithshëm Stol-tenberg: Unë nuk do të flas për atë sepse tani ne jemi fokusuar në Egje dhe unë mendoj se ne e kemi provuar se si NATO dhe BE-ja mund të punoj-në më afër së bashku, dhe gjithashtu se si NATO mund të sjellë së bashku një jo shtet të BE-së, Turqinë, në një më bashkëpunimi me BE-në dhe se është me rëndësi, të krijohet një platformë për koordinim dhe bash-këpunim. Pastaj ne kemi misionin Active Endeavour, të cilin ne jemi tani për transformimin në një mision të Sigurisë Detare dhe ne presim që të bëhet nga Samiti i NATO-s në korrik. Dhe unë nuk do të spekuloj në, nëse kjo mund të krijojë një bazë për një bashkëpunim më të ngushtë me mis-ionin detar Sofia të BE-së. Unë mendoj se ne vetëm të ulemi me BE-në dhe, për të diskutuar me ta se si ne mund të punojnë së bashku dhe të bazuar në Egje nëse ne mund të bëjmë diçka shumë në Mesdhe më në përgjithësi.

Mesazhet e Luksemburgut: Dialog dhe bashkëpunim

MiMoZa golikJa

Page 9: Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të …...luar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë, por ne kemi vendosur që ne do të mbajmë kanale për dialog politik të hapur

ushtriaE prEmtE, 22 prILL 2016 9nato

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua në Londër me kryemi-nistrin David Cameron më 14

prill 2016, për bisedime se si NATO është përshtatur për të përballuar sfidat më të mëdha të sigurisë. Sekretari i Përgjithshëm falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për rolin e saj në forcimin e mbrojtjes kolektive, kontributet e saj të rëndësishme në misionet e NATO-s, si dhe udhëheqjen e saj në shpenzimet e mbrojtjes. Stoltenberg theksoi se Bri-tania e Madhe është duke udhëhequr rrugën për aleatët evropianë në shpenz-imet e mbrojtjes, që shpenzon mbi 2 për qind të GDP-së. Ai gjithashtu theksoi kontributet e Mbretërisë së Bashkuar në misionin e NATO-s në Afganistan dhe praninë në Detin Egje, duke ndi-hmuar Greqinë, Turqinë dhe Bashkimin Evropian për të përballuar krizën e emigrantëve dhe refugjatëve. Në bisedi-met e tyre, Sekretari i Përgjithshëm dhe kryeministri Cameron diskutuan prioritetet për Samitin e Varshavës në korrik dhe se si të rrisin përpjekjet e përbashkëta për të luftuar terrorizmin dhe ISIS. Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu mbështetjen e NATO-s për refugjatët dhe krizën e emigrantëve dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit midis NATO-s dhe BE-së. “NATO dhe Bashkimi Evropian janë dy organizata të cilat janë jetike dhe që punojnë ngushtë së bashku në shumë fusha të ndryshme, dhe unë do të mirëpres bashkëpunim edhe më të ngushtë”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Ai theksoi se NATO mbështetet në udhëheqjen e Britanisë së Madhe në adresimin e sfidave të përbashkëta, qoftë ISIS, përhapjen bërthamore ose një Rusi më të sigurt. Sekretari i Përgjithshëm dhe kryemi-nistri Cameron shkëmbyen mendime mbi progresin e bërë që nga Samiti i Uellsit në 2014.

Britania e Madhe, kontribut i rëndësishëm në NATO

Gjatë qendrimit në Londër, Sek-retari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dha një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, David Cam-eron. Pasi falënderoi për pritjen ai tha se “është një kënaqësi e madhe që të kthehem në Downing Street dhe për t’u takuar me kryeministrin Cameron”, për të takuar një mik të vjetër, sepse “ne kemi punuar së bashku për shumë vite”, ai tha se “kam parë angazhimin tuaj të fortë personal për sigurinë, në NATO, si kur ne kemi punuar së bashku edhe kur isha kryeministri i Norvegjisë, por sidomos tani, kur unë jam Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s”. Britania e Madhe është në të vërtetë “rruga krye-sore kur është fjala për sigurinë, për shkak se ju jeni duke kontribuar kaq shumë për mbrojtjen tonë kolektive në Evropë. Ju jeni duke kontribuar në op-eracionet tona dhe misionet në Afgani-stan, në detin Egje”. Stoltenberg tha se Britania e Madhe në të vërtetë tregon rrugën për të gjithë aleatët evropianë të NATO-s, kur është fjala për shpenzimet e mbrojtjes, duke mbështetur shpenz-imet e mbrojtjes në 2 për qind dhe më shumë për mbrojtjen e cila është me rëndësi të madhe për të gjithë Aleancën. Ai tha se e përmendim “Mbretërinë e Bashkuar si një shembull për të gjithë aleatët evropiane”. Britania e Madhe ka bërë të mundur për të investuar në mbrojtje dhe për të përmbushur prem-timin e bëra së bashku në Samitin në Uells, pë 2 për qind të GDP-së për

mbrojtjen.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

tha se “jam duke kërkuar përpara për diskutimet tona, sepse ne jemi duke parë se si NATO do të vazhdojë të përshtatet me një mjedis më sfidues dhe të vështirë të sigurisë. Si mund të rritet më tej forca jonë dhe mbrojtja jonë kolektive. Si ne mund të shtojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar terrorizmin dhe ISIS-in dhe se si ne mund të bëjmë më shumë së bashku, në trajtimin e krizës së emigrantëve dhe refugjatëve. Gjithashtu se si ne mund të zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian”. Stoltenberg tha se për të gjitha këto çështje “unë e di se mund të mbështetemi në Mbretërinë e Bashkuar dhe tek kryeministri David”.

Mbretëria e Bashkuar, nxit bash-këpunimin në rritje midis NATO-s dhe Be-së

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, pas takimit me kryeministrin Cameron, gjithashtu dha një deklaratë për shtypin. Ai tha se takimi me kryeministrin Cameron, ishte “shumë i mirë dhe produktiv” dhe se ai e kishte “përgëzuar atë për angazhimin e tij personal, udhëheqjen në NATO dhe angazhimin e tij të fortë për sigurinë dhe rolin e rëndësishëm që Mbretëria e Bashkuar është duke luajtur në NATO në mënyra të ndry-shme”. UK kontribuon “në mbrojtjen tonë kolektive, për policimin ajror në rajonin e Balltikut, në rritjen e gatishmërisë dhe përgatitjen e forcave tona. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu kontribuon në misione të ndryshme të NATO-s, në Afganistan, por edhe tani për kontributin e praninë tonë në Detin Egje, duke ndihmuar Greqinë, Turqinë, Bashkimi Evropian për të përballuar krizën e emigrantëve dhe

refugjatëve”, dhe Mbretëria e Bashkuar është rruga kryesore kur është fjala për shpenzimet e mbrojtjes, tha Stoltenberg në deklaratën e tij, “duke mbështetur shpenzimet e mbrojtjes së të paktën 2 për qind të GDP-së”. Ai theksoi se kjo është me rëndësi të madhe, dhe se “unë

mirëpres angazhimin shumë të fortë të Mbretërisë së Bashkuar për të mbajtur shpenzimet e mbrojtjes në këtë nivel”.

Stoltenberg tha se gjithashtu në takim u diskutua se si NATO duhet të vazhdojë të përshtatet në një botë më të rrezikshme, të shkaktuar nga kërcënim-et e ISIS, nga përhapja e armëve bërthamore, dhe nga një Rusi më të sigurt. Ai tha se “ne ramë dakord që duhet të shtojmë përpjekjet tona për të luftuar terrorizmin, për të luftuar ISIS, por edhe sigurisht për të rritur më tej mbrojtjen tonë kolektive, dhe të punojnë së bashku në misione si në praninë e anijeve të NATO-s në detin Egje dhe funksionimin tonë në Afganistan. Ne

gjithashtu ramë dakord mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian”. NATO dhe Bashkimi Evropian janë dy organizata të cilat janë jetike dhe të cilat punojnë ngushtë së bashku në shumë fusha të ndryshme, “unë do të mirëpres bashkëpunimin edhe më të ngushtë mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, tha ai “ne gjithashtu drejtuam shumë çështje të tjera, por unë mendoj se këto janë më të rëndësishmet”.

Pas deklaratës së tij për shtyp, pas takimit me kryeministrin Cameron, jashtë Numrit 10, Stoltenberg iu përgj pyetjeve që iu drejtuan.

Pas bisedimeve tuaja, sa të sigurt jeni se kryeministri ka bërë mjaf-tueshëm për të bindur popullin bri-tanik për të votuar për të qëndruar në Bashkimin Evropian në qershor?

Jens Stoltenberg: Unë nuk do të komentoj mbi debatin e vazhdueshëm në Mbretërinë e Bashkuar në se Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë apo jo në Bashkimin Evropian. Këtë e vendos populli i Britanisë. Por, çfarë mund të bëj është të thuhet ajo që ka rëndësi për NATO-n. Dhe një Mbretëri e Bashkuar e fuqishme në Evropë është e mirë për sigurinë tonë, ajo është e mirë për NATO-n, dhe unë e mirëpres atë. Dhe një Evropë më e fragmentuar është e keqe për sigurinë tonë dhe kjo është e keqe për NATO-n. Ne duhet të kup-

tojmë se NATO dhe Bashkimi Evropian plotësojnë njëra-tjetrën, janë komple-mentare në mënyrën që pamë, për sh-embull, kur ne iu përgjigjëm veprimeve agresive të Rusisë në Ukrainë. Atëherë Bashkimi Evropian zbatoi sanksione ekonomike, ndërsa NATO rriti paran-dalimin dhe rriti mbrojtjen kolektive. Të dyja këto masa janë të një rëndësie të madhe, dorëzuar nga NATO dhe nga Bashkimi Evropian. Ne gjithashtu shohim rëndësinë e Mbretërisë së Bashkuar po aq mbështetëse si brenda NATO-s dhe në brendësi të Bashkimit Evropian, duke nxitur bashkëpunimin në rritje midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Dje, avionë luftarakë rusë iu afruan një luftanije amerikane. Ata u ulën në 9 metra. Cili është reagimi juaj për këtë, dhe sa i shqetësuar jeni ju që ky stand-off po bëhet rreziksh-mërisht afër nga një anë ose tjetër fakt duke kërkuar një shkas?

Jens Stoltenberg: Kjo lloj sjellje është e pasigurt, dhe joprofesionale. Dhe kjo është arsyeja pse unë kam tani, për një kohë të gjatë, që nënvizoj rëndësinë e më shumë transparencë, më shumë parashikueshmëri dhe përpjekje të shtuara për reduktimin e rrezikut. Sepse ne kemi parë rritje të konsid-erueshme ndjeshëm në veprimtarinë ushtarake përgjatë kufijve tanë. Ne kemi për të shmangur incidentet dhe aksidentet, dhe nëse ato ndodhin, ne duhet të sigurohemi se ato nuk do të dalin jashtë kontrollit. Ne do të kemi një takim të Këshillit NATO-Rusi më 20 prill, dhe një nga çështjet që do të dis-kutojmë në Këshillin NATO-Rusi javën e ardhshme është aktiviteti ushtarak, me fokus në transparencën dhe zvogëlimin e rrezikut. Mendoj se incidenti që kemi pasur në Detin Baltik vetëm nënvizon rëndësinë e një përqendrim të fuqishëm në uljen e rrezikut dhe transparencës.

Përshkallëzimi i situatës?Jens Stoltenberg: Ajo që ne po

bëjmë është se ne jemi duke u siguruar që ne po sillemi në mënyrë të sigurt dhe të parashikueshme dhe transparente. Ne

jemi duke punuar edhe se si ne mund të rrisim dhe të zhvillojnë mekanizma për zvogëlimin e rrezikut. Kjo është gjithashtu diçka që ne të trajtuam në Vjenë, ku ne jemi duke diskutuar në kuadër të OSBE-së, si të modernizojmë atë që quhet Dokumenti i Vjenës, i cili është një marrëveshje se si ne duhet të jemi transparentë, se si ne kemi linja ushtarake të komunikimit për të siguruar se kjo lloj situat e rrezikshme nuk do të ndodhë. Ne do të shtojmë përpjekjet tona për të siguruar që ne jemi në gjendje për të modernizuar, për të përmirësuar këto mekanizma të ndryshëm të linjave ushtarake të komunikimit.

Britania e Madhe, kontribut i rëndësishëm në NATO

Stoltenberg në Londër: Udhëheqja e Mbretërisë së Bashkuar është e rëndësishme për NATO-n

MiMoZa golikJa

sekretari i Përgjithshëm i nato-s, Jens stoltenberg takohet me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe irlandës veriore, David Cameron

Page 10: Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të …...luar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë, por ne kemi vendosur që ne do të mbajmë kanale për dialog politik të hapur

ushtriaE prEmtE, 22 prILL 201610 forca detare

Në Komandën e Forcës Detare, në zbatim të de-tyrës së SHSHP të FA u zhvillua seminari për

përdorimin praktik të Sistemit të In-tegruar të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes{SIMBM}. Në këtë seminar morën pjesë kuadrot dhe specialistët e Degës së Personel-Arsimimit të Forcës Detare dhe të Bazave detare. Gjatë tra-jnimit Major Nesti Resulaj, Specialist në SIMBM, i shpjegoi pjesëmarrësve mënyrat dhe praktikat e përdorimit të këtij sistemi, plotësimi dhe rishikimi i të dhënave personale, statusi në detyrë, freskimi i të dhënave në mënyrë perma-nente dhe abdetimi i sistemit, ndjekja hap pas hapi e karrierës së çdo ushtar-aku, ruajtja e sistemit, etj. Major Nesti Resulaj, shpjegon për gazetën “Ush-tria”, qëllimin përparësitë, rëndësinë dhe asistencën amerikane për këtë çështje.

Modulet e sistemit sipas fushave përkatëse

Sipas major Nesti Resulaj, qëllimi i seminarit ishte njohja e personelit përdorues të SIMBM,(Sistemit te Integruar të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes) me modulet përbërës të sistemit sipas fushave përkatëse (Modulet e TOP dhe Burime Njerë-zore për Specialistët e Personelit; Modulet Logjistike dhe Infrastruk-ture për Specialistët e Logjistikës; Modulin e Gadishmëri-Stërvitjes për Specialistët e Operacioneve dhe Stërvitjes dhe njohja e të gjithave nga Komandantët e Njësive e reparteve), mënyrën e funksionimit dhe bashkëve-primit midis moduleve të ndryshme, informacionin që përfitojnë të gjithë përdoruesit si dhe trajnimi i special-istëve të fushave të përmendura me lart për menyrën e hedhjes(shtimit) të të dhënave sipas aksesit që ata kanë e përcaktuar kjo me rregulloret dhe urdhërat e SHSHP dhe MM.

Sistemi menaxhon rreth 80% të ciklit jetësor të ushtarakut

Sistemi i Integruar për Menaxhimin e Burimeve të Mbrojtjes është një set i plotë i programeve të menaxhimit të burimeve të mbrojtjes në një ndërfaqe të vetme, bën integrimin e plotë të tyre me njera tjetrën, është dinamik dhe jep informacion në kohë reale për gjithe informacionin dhe të dhënat që menaxhon, ka tabela me informacion të përbashkët nga të gjitha modulet dhe më e rëndësishmja bën menaxhimin në kohë reale të të gjithë ciklit jetësor të Forcave të Armatosura në të gjithë komponentet e saj. Ky sistem është

një “tool”(mjet) në duart e të gjithë aktorëve që meren me menaxhimin e burimeve të mbrojtjes në të gjithë elementet e saj për të patur një pasqyrë të qartë të gjendjes aktuale dhe planifikimet afat shkurtër, afat-mesëm dhe në të ardhmen afatgjatë në fushat përkatëse. Në lidhje me avantazhet e sistemit në fushën e burimeve njerëzore mund të themi që aktualisht sistemi menaxhon rreth 80% të ciklit jetësor të ushtara-kut duke filluar që nga rekrutimi, emërimet në detyrë, arsimimin dhe kualifikimin, procesin e përparimit në gradë, daljen në rezervë, lirim etj.

Asistenca e kompanisë amerikane “CUBiC”:

Në ngritjen dhe implementimin e këtij sistemi është përdorur përvoja Amerikane, pasi ky sistem është ngritur me ndihmën dhe asistencën e kompa-nisë amerikane “CUBIC”, dhe prej një viti ka kaluar në administrimin e Qendrës së Automatizimit të burimeve të Mbrojtjes, aktualisht në varësi të ASNI(Agjencia e Sistemeve të Ndër-lidhjes dhe Informacionit). Sisteme të tilla kanë të gjitha ushtritë e NATO-s, por ndoshta jo të njëjtin format.

Kujdes me të dhënat, efektet i kanë më pas!

Shkalla e njohjes dhe përdorimit të SIMBM nga specialistët e person-elit dhe jo vetëm është në një shkallë relativisht të mirë. Gjithashtu aftësitë e tyre në përdorimin e tij, por dhe

plotësimi i tij me të dhëna (që është shumë e rëndësishme) po vjen gradu-alisht në rritje dhe ka një përmirësim të dukshëm në krahasim me një vit më parë. Kujdesi që specialistët e personelit duhet të tregojnë gjatë përditshmërisë së tyre në lidhje me sistemin është pa-surimi i sistemit me të dhëna të reja në mënyrë që dhe produkti që do të marin nga raportet e ndryshme të sistemit të jetë i plotë, koherent dhe i vlefshëm; Ka rëndësi hedhja saktësisht e të dhënave, pasi saktësia e tyre pasqyrohet në të gjitha raportet e përgatitura (dhe shpesh

ato janë të integruara në module të ndryshme, pasi një e dhënë e hedhur tek burimet njerëzore ndikon tek raportet e modulit të gatishmëri-stërvitjes dhe anasjelltas) si dhe bashkëpunimi me Qendrën e Automatizimit të Burimeve të Mbrojtjes për të gjitha problematikat e hasura dhe për nevojat që ata mund të kenë për zhvillimin dhe përmirësimin e moduleve me raporte te reja ose përmiresimin e atyre ekzistues.

Në lidhje me cështjet e trajtura pjesëmarrësit diskutuan dhe bënë py-etje të shumta për të qartësuar për-

dorimin konktret të këtij sistemi të automatizuar dhe lehtësirat që ai afron në menaxhimin e të dhënave të personelit. Në fund të seminarit N/Kolonel Shpëtim Hysa, Shef i Degës së Personel-arësimimit në FD, në emër dhe të Komandantit të FD, Gjeneral Dogjani, falenderoi major Resulajn për këtë eksperiencë të re në menaxhimin e burimeve njerzore sipas standarteve të NATO-s dhe siguroi se këto praktika do të zbatohen rigorozisht në Komandën e Forcës Detare dhe repartet vartëse.

Shefqet Kërcelli

Forca detare: asistenca amerikane “cuBic”

Menaxhimi i burimeve njerëzore sipas NATO-s Sistemi menaxhon rreth 80% të ciklit jetësor të ushtarakut si: rekrutimi, emërimet në

detyrë, arsimimi, kualifikimi, procesi i përparimit në gradë, daljen në rezervë, lirim etj.

në ngritjen dhe imple-mentimin e këtij sistemi është përdorur për-voja amerikane, pasi ky sistem është ngritur me ndihmën dhe asistencën e kompanisë amerikane “cuBic”, dhe prej një viti ka kaluar në ad-ministrimin e Qendrës së automatizimit të burimeve të mbrojtjes, aktualisht në varësi të asni(agjencia e siste-meve të ndërlidhjes dhe informacionit).

Page 11: Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të …...luar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë, por ne kemi vendosur që ne do të mbajmë kanale për dialog politik të hapur

ushtriaE prEmtE, 22 prILL 2016 11Kosova

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vazhdon të jetë ndër in-stitucionet më të besueshme në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) me temën: “Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: nëntor 2015-mars 2016”.

FSK në Kroaci, Konferenca: “ShBA-Karta e Adriatikut A5’’Drejtori i drejtorisë për Poli-

tika dhe Plane në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), z.Faruk

Geci me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë mori pjesë në konferencën e drejtorëve për politika dhe plane të ministrive të Mbrojtjes dhe ministrive të Punëve të Jashtme, në kuadër të ,,ShBA-Karta e Adriatikut A5’’. Gjate këtij takimi u diskutua lidhur me sfidat e tanishme të sigurisë me theks të veçantë terrorizmi dhe luftëtarët e huaj. Në këtë kuadër, në fjalën e tij, drejtori i Politikave dhe Planeve në MFSK, Faruk Geci theksoi angazhimet e ndërmarra nga Republika e Kosovës lidhur me luftimin dhe parandalimin e terrorizimit duke veçuar ndryshimet ligjore për të luftuar dhe parandaluar terrorizmin si dhe aspektet praktike të ndalimit dhe masave parandaluese si dhe punën në komunitet për parandalimin e këtij fenomeni. Më tej z.Faruk Geci e prezantoi edhe miratimin nga ana e Qeverisë së Kosovës të ,,Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit 2015-2020’’, të miratuar në maj të vitit 2015 si dhe

FSK-ja më e besueshmja për qytetarët e KosovësForca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vazhdon të jetë ndër institucionet më të

besueshme në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) me temën: “Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: nëntor 2015-mars 2016”. Rritjen më të madhe të besueshmërisë, nga të gjithë drejtuesit në sektorin e sigurisë e ka shënuar Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, zotëri Haki Demolli me 0.14. Pra ministri Demolli sipas ,,KIPRED’’, dhe rezultateve të opserverit ka besueshmëri në shkallë 3.00 për qind, përderisa vitin e kaluar, pra gjatë vitit 2015, kjo besueshmëri ishte në shkallë 2.86.

,,KIPRED’’ në paraqitjen e numrit të tretë të vëllimit të parë të Obser-verit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës, ka kumtuar se në bazë të analizës së rezultateve të hulumtimit ka dale se FSK-ja prin me besueshmërinë nga ana e qytetarëve me 3.69 për qind, të të gjithë të anketuarve në gjithë Kosovën. Krahasuar me të dhënat e hulumtimit të realizuar në hulumtimin paraprak, në nëntor 2015, del që shkalla e besueshmërisë është rritur nga 3.58 në 3. 69 për qind, pra rritje është shënuar për 0.11 për qind. Forca e Sigurisë së Kosovës është ndër intitucionet më të besueshme në vend siaps të gjitha hulumtimeve dhe anketimeve në pesë vitet e kaluara, dhe len pas kështu vazhdimisht të gjitha institucionet tjera të sigurisë në nivel vendi.

Në Komandën e Forcave Tokësore (KFT) në Kazermën ,,Adem

Jashari’’ në Prishtinë u mbajt, semi-nari një ditor me temë: “Menaxhimin e Emergjencave në Slloveni” nga Komandanti dhe Rreshter Majori i Kontingjentit slloven në Kosovë, si dhe ceremonia e ndarjes së Medaljes për Rreshter Majorin e KFT-së Fe-tah Zejnullahu. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjeneral lejtnant Rrahman Rama, shefi i Shtabit i KFT-së, kolonel Naim Haziri, Koman-danti i Kontingjentit slloven, nënkolonel Bostjan Novak, pjesëtarë nga Zyra për Bashkëpunim Ushtarak (ODC) pranë Ambasadës Amerikanë në Kosovë si dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së.

Gjeneral Rama në fjalën e tij falën-deroi shtetin e Sllovenisë për përkrahjen e vazhdueshme që janë duke bërë për Kosovën në përgjithësi dhe për institucionin e FSK-së, Ai tha se ,,në veçanti seminari i fundit ka një rëndësi të jashtëzakonshme në Menaxhimin e Emergjencave, ku pjesëtarët tanë patën mundësinë që të mësojnë nga eksperiencat e Ushtrisë së Sllovenisë

në këtë fushe, që të kemi mundësinë të bashkëpunojmë sa më mirë me in-stitucionet tjera në situata të ndryshme të Emergjencave”.

Me rastin e përfundimit të këtij sem-inari gjeneral Rama ndau mirënjohje në shenjë falënderimi për pjesëtarët që realizuan këtë seminar, ndërsa Ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë ndau Medaljen për “Bashkëpunim Ndërkombëtar” Rreshter Majorit të KFT-së Fetah Zejnullahu, i cili u

shpërblye për punën dhe suksesin e treguar në bashkëpunimin bilateral. Rreshter Major Zejnullahu shprehu falënderimet e tij me pranimin e kësaj medalje mjaft domethënëse “Kjo medalje është si rezultat i punës mjaft efikase të lidershipit të FSK-së dhe ushtarëve të cilët i ekzekutojnë detyrat me profesionalizëm të lartë, njëherit kjo medalje më obligon që të punoj edhe me intensivisht në ngritjen profesionale në Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

Eksperienca sllovene në menaxhimin e emergjencave

Tre muaj në ushtrimin fushor “Panteri 1”

Kompania 2C e Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë(BRSh), në Istog, sipas planit vjetor të stërvitjes, nga data 11

janar e deri më 13 prill 2016, realizoi me sukses trajnimin e brendshëm tremujor të gjenerimit të forcës. Ushtrimin fushor “Panteri 1”, nga afër e kanë ndjekur edhe komandanti i BRSH-së, kolonel Xhevahir Geci, drejtori i Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në (NLAT), gjeneral brigade Ernest Horn, komandanti i Batalionit të Dytë, nënkolonel Mehmet Lladrovci, si dhe oficerë të lartë të FSK-së. Në fund, komandanti i BRSH-së kolonel Geci dhe drejtori i NLAT-it gjenerali Horn vlerësuan lartë perfor-mancën e pjesëtarëve të Kompanisë 2C të Batalionit të Dytë, dhe njëherësh i përgëzuan ata për angazhimin dhe profesionalizimin e treguar gjatë re-alizimit të ushtrimit fushor ,,Panteri 1”. Ky ushtrim ishte pjesë përbërëse e ushtrimeve në kuadër të ciklit të gjen-erimit të forcës, ku pjesëtarët e këtyre njësiteve sfidohen fizikisht me patrul-lime natën dhe ditën, lëvizjet taktike me autoblinda, vetëmbrojtje, navigim tokësor, marrshim taktik, operacione urbane, rikonicion, okupimi i bazës patrulluese dhe tema tjera ushtarake. Pjesëtarët e Kompanisë 2C, gjatë trajnimit, treguan vendosmëri dhe moral të lartë për realizimin e misionit. Çdo detaj ka funksionuar në bazë të Procedurës së Udhëheqjes së Trupave. Kompania 2C e finalizoi trajnimin tremujor me ushtrimin fushor të koduar “Panteri 1” (72 orësh), në fsha-tin Lumbardh të Komunës së Deçanit e që është zonë e përgjegjësisë së Batalionit të Dytë. Ky trajnim është planifikuar nga Komanda e Batalionit të Dytë dhe është zbatuar në nivel Kompanie, si dhe është mbështetur dhe vlerësuar nga Komanda e Batalionit të Dytë dhe nga vëzhguesit e Brigadës për Reagim të Shpejtë (BRSH) të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) dhe të Brigadës së Mbështetjes Operacionale (BMO).

punën në hartimin e planit të zbatimit të kësaj strategjie. Gjate këtij sesioni ishin prezent të gjithë përfaqësuesit e shteteve te rajonit, të cilët patën mundësinë që të prezantojnë dhe diskutojnë lidhur me

sfidat e sigurisë në rajon si dhe terror-izmin dhe luftëtarët e huaj. Prezantimi i veçantë është bere nga Dr. Raffi Gre-gorian ekspert i kundër terrorizmit nga departamenti i Shtetit Amerikan.

Page 12: Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të …...luar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë, por ne kemi vendosur që ne do të mbajmë kanale për dialog politik të hapur

ushtriaE prEmtE, 22 prILL 201612 Maqedoni

Delegacioni i Armatës së Maqedonisë (ARM), i kryesuar nga nga shefi i Shtabit lejtnant Metodi

Veliçkovski, gjatë vizitës së tij në Ushtrinë e Britanisë së Madhe vizitoi institucionet prestigjoze ushtarake arsimore të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ai: Akade-minë Mbretërore Ushtarake Sandhurst (AUMS) dhe Akademia e Mbrojtjes në Shrivenam (DA).

Kontributi që mundësojnë këto institucione ushtarake arsimore në trajnimin ushtarak dhe edukimin e anëtarëve të ushtrisë maqedonase ishin temat kryesore të diskutimit gjatë takimeve me komandantin e RMAs, gjeneral major Paul Hanson dhe ko-mandanti i selisë Komandës College të YES, gjeneral major Julian Frey.

Kështu nga Veliçkovski në frymën e thellimit të bashkëpunimit u kërkua marrja e përvojave në fushën e dok-trinës ushtarake dhe planifikimin nëpërmjet pjesëmarrjes së stafit dhe të trajnuarve nga këto institucione të arsimit të lartë në aktivitetet e Aka-demisë Ushtarake të Përgjithshëm në kampuset verore, por edhe duke pasur parasysh mundësinë e shkëmbimit të profesorëve. Gjatë qendrimit në Kanberra, delegacioni ushtarak i maqedonise mori pjesë në “paradën e sovranitetit” - një ceremoni e veçantë në llojin e tij të mbajtur me rastin e përfundimit të edukimit të kadetëve nga Akademia Ushtarake Mbretërore dhe promovimin e tyre në radhët e oficerëve, duke përfshirë edhe një anëtar ARM të cilët kanë përfunduar shkollimin.

Deri më tani një numër i lartë ushtarakësh të ARM kanë përfun-

Në Shtëpinë e ARM-së, nën patronazhin e organizatës së Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë, Ministrisë së Mbrotjes, të ndihmuar

edhe nga Sektori për Diplomaci Publike pranë zyrës së NATO-s, u mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare “SECURE 2016”. Në këtë konferencë, me ftesë të kryetarit të ATA-s së Maqedonisë, Ismet Ra-madani, morri pjesë edhe zëvendës ministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili përmes një fjalimi theksoi rëndësinë e integrimit të Maqedonisë në familjen e madhe veriatlentike dhe në BE, si një ndër shtyllat kyçe të stabilitetit dhe sigurisë në rajon, në Evropë dhe më gjerë. „Paqa dhe stabiliteti janë parakushtet themelore për zhvillimin ekonomik të secilit shtet, përfshirë këtu edhe Republikën e Maqedonisë” – tha zëvendës ministri Maksuti. Në këtë kontekst, ai shtoi se pas anëtarsimit në NATO, vendet shënojnë një rritje tejet të rëndësishme dhe stabile të investimeve të huaja dhe e gjitha kjo sjell përfitime pozitive si rritje të rejtingut kreditor, pozicionimit më të mirë në kuadër të tregut botëror, investime në strukturën civile dhe ushtarake, etj. Zëvendës ministri Mak-suti para të pranishmive, gjatë kësaj konferencë tha se kemi të bëjmë me një konsensus të gjerë si mes politikbërësve, ashtu edhe në mes të qytetarëve gjithnjë kur kemi të bëjmë me anëtar-simin në familjen e madhe euroatlantike. Interesi ndaj NATO-s dhe BE-së, në vazhdimësi avancon marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Në fakt, rezultatet të cilat i arrinë Armata në kuadër të misioneve ndërkombëtare paqësore, janë pjesë dhe vepër e një armate e cila është e barazpeshuar me personel multietnik. Në konferencën në fjalë, kushtuar ndikimit të integrimeve euroatlantike mbi ekonominë, sigurinë rajonale dhe marrëdhënieve ndëretnike, morën pjesë te ftuar të shumtë nga Republika e Shqipërisë, nga Sektori për Diplomaci Publike pranë zyrës së NATO-s, përfaqësues nga fusha akademike, profesorë si dhe përfaqësues të shumtë të komunitetit afarist.

Anëtarësimi në NATO do nxisë rritjen e investimeve

duar me sukses shkollën dhe studimet pasuniversitare në fusha të ndryshme ushtarake në shkollat në Mbretërinë e Bashkuar, si në: Imperial College në Londër, Komanda selinë College në Shrivenham, Universiteti i Cranfield në Shrivenham, Royal ushtarake Academy- Sandhurst Academy dhe

Forcave Ajrore Mbretërore në Kran-vel. Vizita zyrtare e delegacionit të ARM-së ishte e rëndësishme për bashkëpunim në mes të ARM dhe Ushtrisë në Mbretërinë e Bashkuar, për të forcuar mbështetjen e këtij partneriteti: Integrimin e ARM në familjen atlantike.

Një numër i lartë ushtarakësh të ARM kanë përfunduar me sukses shkollën dhe studimet pasuniversitare në fusha të ndryshme ushtarake në shkollat në Mbretërinë e Bashkuar, si në: Imperial College në Londër, Komanda selinë College në Shrivenham, Universiteti i Cranfield në Shrivenham, Royal ushtarake Academy- Sandhurst Academy dhe Forcave Ajrore Mbretërore në Kranvel.

ARM bashkëpunim me Ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar

Jolevski-Ollbrajt-Miliband për krizën e emigrantëveNë Uashington, instituti gjer-

man “Bertelsman” dhe gazeta “Financial Times” mbajtën

Konferencë kushtuar krizës së emi-grantëve. Ministri i Mbrojtjes i Maqe-donisë Zoran Jolevski bashkë me ish sekretarët e SHBA-së dhe Britanisë, Ollbrajt dhe Miliband biseduan lidhur me krizën e emigrantëve me të cilën përballet Evropa. Në fillim ministri Jolevski theksoi se Maqedonia si një vend kandidat për anëtarësim është e angazhuar në qasjen e përbashkët, të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse drejt menaxhimit të krizës së refugjatëve. „Masat të cilat i zbaton Maqedonia janë në përputhje me konkluzat e Këshillit Evropian dhe e mbrojnë integritetin e zonës Shengen. Forcat e Sigurisë të Maqedonisë ndërmarrin aktivitete të cilat janë të koordinuara me vendet nga ruta ballkanike,” tha ministri Jolevski.

Maqedonia do të vazhdojë të ve-projë në mënyrë konstruktive dhe do të ndërmerr hapat e nevojshëm të sigurisë për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe euroatlantike. Ministri Jolevski, para pjesëmarëvesve dhe folësve eminent u ndal në hapat që Maqedonia

Sekretarja Ollbrajt theksoi se SHBA bashkë me Bashkimin Evro-pian duhet të përfshihet në mënyrë më aktive në zgjidhjen e kësaj krize, e cila pritet të zgjatë një kohë të gjatë. David Miliband, kryetar aktual i Komitetit Ndërkombëtar për Shpëtim dhe ish sekretar për politikë të jshtme në Britaninë e Madhe kërkoi mjete më të mëd-ha për institucionet humanitare ndërkombëtare. Ai vlerësoi se Evropa ka kapacitete për tu për-ballur me këtë krizë, por nevojitet të veprojë në mënyrë proaktive. Ai gjithashtu tha se duhet të ndërmerren masa për integrimin e refugjatëve të cilët kanë fituar status të ligjshëm në Evropë. Në konferencë, në panelin e posaçëm për aspektet ekonomike të krizës emigrante folën ministrat e financave të Holandës JHerem Diselblom, Turqisë Mehmed Shim-shek, komesari për buxhet të BE-së Kristalina Gjerogieva, presidenti i Bankës Evropiane për Investime, Verner Hojer, si dhe kryetari i Këshillit Ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, Xhejson Furman.

ka ndërmarrë në raport me krizën e emigrantëve e cila ka kapluar Evropën. „Maqedonia, sikur edhe deri tani, ka dëshmuar se është një partner serioz për bashkëpunim gjatë përballjes me sfidat e sigurisë.” Njëkohësisht ministri përshëndeti dhe mbështeti plotësisht marrëveshjen midis Bashkimit Evro-pian dhe Turqisë. Marrë parasysh se bëhet fjalë për një krizë komplekse dhe globale, ministri Jolevski tha se

nevojitet një rol proaktiv nga Bashkimi Evropian dhe angazhim nga SHBA për përballje me krizën, por edhe një strategji afatgjate për përballje me këto sfida. Kërkoi që të sigurohet mbështetje më e madhe nga fqinjt e afërm të Sirisë, si që janë Turqia, Libani dhe Jordani. Me këtë do të krijohen kushte që ref-ugjatët të qëndrojnë më afër Sirisë dhe Irakut, me çka shtohen mundësitë për kthim në shtëpitë e tyre.

Page 13: Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të …...luar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë, por ne kemi vendosur që ne do të mbajmë kanale për dialog politik të hapur

ushtriaE prEmtE, 22 prILL 2016 13Bullgari

Përfundimi i kursit të parë të trajnimit intensiv të fluturimit, padyshim rrit gatishmërinë e pilotëve të rinj për të reaguar në mënyrë adekuate ndaj

sfidave të reja në mjedisin global të sigurisë dhe të mbrojtjes”, tha më 15 prill 2016, zëvendësministri i Mbrojtjes të Bullgarise, Desislava Yosifova, në ceremoninë zyrtare me rastin e përfundimit të trajnimit të gjashtë risive të para pilot të Komandës së Forcave Ajrore-trajnim intensiv në Aviacionin Group Trajnimi “George Benkovski”. “Kjo ka kuptim për të vazhduar rritjen e aftësive dhe njohurive. Ju meritoni respektin dhe mirënjohjen e shoqërisë, mos harroni”, me këto fjalë Zëvendësministri i Jozefit ju drejtua ai të diplo-muarve. Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral-major Rumen Radev, pilotët e nderuar të aviacionit ushtarak bullgar në pension Kolonel Cvetan Doganov dhe Kolonel Penchev Veliko u dorëzuan pilotëve të rinj titullin “Pilot ushtarak I-rë klasë.” Ceremonia u ndoq edhe nga zëvendësshefi i Mbrojtjes Gjeneral Major Plamen Atanasov dhe zëvendës komandanti i Zlatko Zlatev Forcave të Përbashkëta të Komandës së Përgjithshme Major. Pilotët e parë që përfund-uan trajnimin fluturues treguan aftësite e fituara. Programi i ri për trajnimin intensiv të pilotëve të rinj filloi në nëntor 2014. Realizimi i tij shënoi fillimin e transformimit të sistemit për trajnimin e fluturimit në Forcën Ajrore.

Starton transformimi i Forcave Ajrore Bullgare

Përveç punës së vazhdueshme për projektin “Zhvillimi i af-tësive të veçanta të rezervës” që Komiteti i forcave rezervë të vendeve anëtare të NATO-s i cili eshte miratuar në mars, u miratua gjithashtu propozimi për një projekt të ri “Forcat Rezervë në mbrojtje kibernetike.

Bullgari-Greqi-Rumani, bashkëpunim në mbrojtje

Komiteti i forcave rezervë të vendeve të NATO-s

Për të rritur bashkëpunimin në mbrojtje midis Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë, minis-trat e mbrojtjes të tre vendeve

të Ballkanit dhe të Bashkimit Evropian, konkretisht: Nikolai Nençev, Panos Kamenos dhe Mihnea Motoku kanë realizuar një takim trepalësh ku u ra dakort për një format që do rrisë bash-këpunimin rajonal midis tyre. Takimi u mbajt me iniciativën e Ministrit të Mbrojtjes të Bullgarisë z.Nikolai Nençev, më 18 prill në Luksemburg. Gjatë bisedimeve, të tre ministrat ranë dakord mbi nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe komunikimit në fushën e mbrojtjes në të gjitha nive-let. Ata diskutuan çështje lidhur me

Në Sofje të Bullgarisë nga data 12 deri në 15 prill 2016 u mbajt takimi “Forcat rezervë të vendeve anëtare

të NATO-s” (NRFC). Në emër të Shefit të Mbrojtjes Gjenerallejtënant Konstantin Popov, kryetar i Komitetit Kirill Mikhailov hapi seancën e parë të punës. U raportua për aktivizimin e rezervistëve për të kryer detyrat e

NATO-s në vendin e tyre. Në takim, zyrtarët u njohem me strategjinë e re për pjesëmarrje në Komitetin “Inicia-tiva e Zgjuar Mbrojtjes të NATO-s”. Përveç punës së vazhdueshme për projektin “Zhvillimi i aftësive të veçanta të rezervës” që Komiteti i forcave rezervë të vendeve anëtare të NATO-s i cili eshte miratuar në mars, u miratua gjithashtu propozimi për

një projekt të ri “Forcat Rezervë në mbrojtje kibernetike.”Raporti Final progres në studimin mbi mësimet e nxjerra nga pjesëmarrja e rezervistëve në operacionet do të pergatitet nga pala bullgare dhe do të përfshihet në Ra-portin Vjetor të NRFC para Komitetit Ushtarak të NATO-s. Takimi i radhës, do të mbahet në muajin korrik 2016 në Paris, Francë.

flukset e migracionit dhe forcimin e mjedisit të sigurisë. U ra dakord që hapat konkretë të diskutohet në fil-lim të javës së ardhshme. Ndërkohë

tre ministrat e Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë janë përqendruar në përgatitjet për takimin e Samitit të NATO-s në Varshavë.

Inspektorë rusë kanë kryer fluturime vëzhguese mbi territorin e Bullgarisë gjatë periudhës 18-21 prill, njoftoi Qendra “Rusia për pakësim të kërcënimit

bërthamor”, duke cituar drejtorin e vet Sergej Rizhkov. Monitorimi ishte në kruarin e Marrëveshjes ndërkombëtare për qiell të hapur sipas itinerarit të negociuar me vendin e monitoruar. Specialistë bullgarë në bordin e avionit kanë kontrolluar përdorimin e aparaturës së monitorimit dhe respektimin e marrëveshjes, vuri në dukje z. Rizhkov.

Rusia kryen fluturime vëzhguese mbi Bullgarinë

Page 14: Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të …...luar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë, por ne kemi vendosur që ne do të mbajmë kanale për dialog politik të hapur

ushtriaE prEmtE, 22 prILL 201614 BotË

Incidenti i së martës në Detin Ball-tik mes Shteteve të Bashkuara të

Amerikës dhe Rusisë është komentuar edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit. John Kerry tha se ushtria amerikane kishte të drejta të plota për të rrëzuar avionët rusë që fluturuan shumë pranë luftanijes amerikane. Sipas zyrtarëve amerikanë këto fluturime ishin mes akteve më agresive të kohëve të fundit. Marinarët e anijes amerikane publikuan video të incidentit dhe sipas tyre avionët rusë kaluan shumë pranë anijes të paktën 12 herë. “Ne e dënojmë këtë sjellje provokuese.

Ishin veprime mjaft të rrezikshme dhe sipas rregullave të vendosura mund t’i kishin rrëzuar dy avionët”, tha Kerry, i cili nuk komentoi më tej se pse nuk ishin sulmuar avionët. Sipas, ministrisë ruse të Mbrojtjes, avionët luftarakë Su24 shmangën anijen luf-tarake USS “Donald Cook”, sapo e panë atë duke respektuar çdo standard sigurie. Ministria ruse gjithashtu tha se anija amerikan po lundronte në afërsi të një baze detare ruse. Sipas Rusisë, por edhe SHBA, avionët rusë nuk ishin të armatosur.

Sh. K

sekretari Kerry: Mund t’i rrëzonim avionët rusë

“Ne nuk do të heqim dorë nga hapësira në Balltik, ne nuk kemi frikë”, tha në

bordin e anijes, komandanti i destrojerit amerikan USS“Donald Cook”, pas fluturimit të dy avionëve sulmues rus në Detin Balltik. Në vijim Komandant Charles Hampton, i shqetësuar nga dy avionët sulmues rusë në detin Balltik, theksoi se “Marina Amerikane nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e hapësirës aero-detare të aleatëve në deti Balltik nga forcat ruse”. Këto deklarata ai i bëri në portin e Klaipedas, ku është bregë-zuar Destrojeri amerikan USS“Donald Cook”. Reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me ngjarjen, nuk ka të bëjë me frikën, por me sigurinë dhe sjelljen profesionale ndërmjet forcave ushtarake ndërkombëtare në hapësirën aero-detare ndërkombëtare.

Flota e SHBA do vazhdojë të bash-këpunojë me të gjithë aleatët e saj, dhe nuk do të heqë dorë për mbrojtjen e haë-sirës aero-detare në detin Balltik, vuri në dukje Komandant Charles Hampton, gjatë konferencës për shtyp.

Gjithashtu Komandant Hampton sqaroi se, siç e keni parë në media, flu-turimi ishte shumë i ulët, i shpejtë dhe i papajtueshëm me operacionet normale të ushtrive ndërkombëtare në ujërat ndërkombëtare dhe në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Kjo sjellje e avionëve rusë është e papajtueshme me sjelljen normale ndërmjet dy marinave në kohë paqe, sqaroi komandanti i destrojerit USS“Donald Cook”.

I pyetur për shqetësimin dhe zhur-mën e avionëve rusë, të cilën analistët ushtarakë e përshkruajnë këtë ngjarje si “Strafing run”, (tip pikiate siç e njohim ne), komandant Hampton tha se avionët ishin shumë afër anijes.

Ne nuk do të heqim dorë nga hapësira

në Balltik“Flota e SHBA-së do bashkëpunojë me aleatët për sigurim-

in e hapësirave të tyre aero-detare”. Konferencë shtypi e komandantit të destrojerit USS “Donald Cook”, mbajtur në

Portin Lituanez të Klaipedas, data 14 prill 2016

“Sigurisht që destrojeri USS“Donald Cook” është multifunksional, për të kryer shumë misione luftarake. Itinerari i tij ishte i saktë, sipas skenarëve që ne përgatisim për trajnimin e ekuipazhit. Anija ka parametrat e duhur operacionalë për të zbuluar objekte të tilla disa qindra milje larg. Kështu ne i ndoqëm avionët 100 milje larg dhe gjykuam e vlerësuam situatën shpejt. Në këtë rast kundërshtimi i SHBA-ve nuk ka të bëjë me frikën, por me sjellje të sigurt e profesionale, sipas legjislacionit ndërkombëtar. Destrojeri USS “Donald Cook” është i projektuar e ndërtuar teknologjikisht për këtë lloj kërcënimi”, tha komandanti Hampton,

gjithashtu dhe ekuipazhi i kësaj anije është tepër i aftë për këto raste. Në fund Komandanti i Destrojerit USS“Donald Cook” u shpreh se ekuipazhi i de-strojerit është i kënaqur që ndodhet në Lituani dhe falenderoi popullin lituanez për mikpritjen e tyre të ngrohtë.

Rory Kelleher, the Lithuania Tribune.Përktheu për gazetën

“Ushtria”, Kapiten i Rangut të III-të

Artan MaloShënim: Destrojeri “Donald

Cook”, ka vizituar dy herë vendin tonë vitet e fundit.

FORCAT SPeCiAle Të KOReSë Së jUGUT

“Batalioni 707 i misioneve speciale”Në botën e forcave speciale njësia koreano-jugore “batalioni

707 i misioneve speciale” njihet si grupi i ushtarakëve profesionistë jashtëzakonisht të mirëtrajnuar. Ata janë pjesë e Komandës së Forcave Tokësore për Luftën Speciale, të Republikës së Koresë së Jugut. Batalioni 707 i misioneve speciale shërben si njësia kryesore anti ter-roriste dhe forcë e reagimit të shpejtë të Koresë së Jugut. Operatorët e njësisë të cilët dallohen nga berretat e tyre të zeza, ngarkohen me detyra të ndryshme duke përfshirë edhe misionet kundër terrorizmit në zonat urbane dhe ata përbëjnë dhe përbëjnë forcën e reagimit të shpejtë për emergjencat në Korenë e Jugut. Njësia konsiston në disa skuadra të vogla të cilat përforcohen dhe mbështeten nga skuadrat e shkatërrimeve. Shtabi i tyre është i vendosur në Songham, në juglindje të Seulit.

Trajnimi kundër terrorizmitSeleksioni për tu bërë pjesë e Batalionit 707 tw misioneve speciale

kërkon si fillim që të gjithë kandidatët të jenë pjesë e ushtrisë përpara se të aplikojnë për tu bërë pjesë e njësisë. Kur një kandidat përzgjidhet për t’iu bashkuar njësisë ai fillon një periudhë trajnimi bazë që zgjat për gati një vit dhe që përfshin gjashtë muaj trajnimi për aftësitë bazë të luftimit të këmbësorisë dhe gjashtë muaj të tjera trajnim për luftim special. Të gjithë anëtarët e Batalionit 707 të misioneve speciale janë të kualifikuar për parashutizëm dhe për përdorimin e aparaturave dhe pajisjeve të zhytjeve në thellësi. Ekzistojnë raporte që faktojë përformancën e tyre të shkëlqyer gjithashtu edhe në terrene me dëborë dhe temperature ekstremisht të ftohta shumë gradë nën zero. Ushtria Koreane tashmë ka hedhur në qarkullim nje video në të cilën anëtarët e batalionit 707 notojnë në liqene me ujë të ngrirë pa pasur pajime për mbrojtje termale. Ekzistojnë gjithashtu fjalë se batalioni 707 ka në përbërje të tij edhe një grup shumë të kualifikuar me operatore femra për përdorim në situata ku përdorimi i tyre nuk do të binte në sy dhe nuk do krijonte dyshime, si p.sh në rastet e rrëmbimeve në linjat ajrore ku ushqimi dhe ilacet mund të lejohen të merren në bordin e avionit.

Pajimet dhe armatimiBatalioni i 707 i Misioneve Speciale, përdor një varietet të gjerë

armatimi dhe pajisjesh të prodhuara në vend apo të importuara, të gjitha të ngjashme me ato që përdorin njësitë e ngjashme nëpër botë. Armët dytësore të tyre përfshijnë armët e dorës Colt .45, Daewoo 9mm, Berretta M9 9mm. Arma e tyre kryesore dhe arma e zgjedhur për sulme është automatiku HK MP-5. Armatimi personal i rëndë përfshin si pushkën e sulmit Daewoo K1 po ashtu edhe K2, zakonisht të modi-fikuara për sulme, me një dorëzë pistoletë dhe në disa raste në dritë të poshtme si dhe me pajisje për shikim natën. M- 60E3 dhe Daewoo K3 Beltfed të modifikuara përdoren si mitrolozë, armë mbështetje. Për mbrotjen e afërt, përdoren shotganët me dorezë pistolete Benelli Super-90. Snajperat janë të pajisur me pushkët HK PSG-1 dhe M-24 7.62mm ndërkohë që nevojat për kalibra më të mëdhenj, plotësohen me armët e kalibrit M-40 dhe RAI .50.

MisionetBatalioni 707 i Misioneve Speciale, është angazhuar në sigurinë e

të gjithë manifestimeve të mëdha publike. Ata siguruan personelin VIP dhe objektet e rëndësisë së veçantë, gjatë Lojrave Aziatike në vitin 1986 dhe atyre Olimpike në vitin 1988. Në të dyja evenimentet, misioni i tyre ishte të mbronte vizitorët nga sulme të mundshme terroriste, të cilat konsideroheshin të ishin të një rreziku real. Operatorët e 707-ës u caktuan në detyra dhe misione kundërterroriste në zonat urbane. Githashtu njësia krijoi një forcë të reagimit të shpejtë, për raste të tjera emergjencash dhe lufte speciale në kohë lufte. Për vite me radhë anëtarët e Batalionit 707, e përsosën trajnimin dhe përgatitjen e tyre përgjatë trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta më forcat speciale partnere duke përfshirë Forcat Delta amerikane, SAS britanik, FSB ruse, Grupin Alfa, GING francez SDU e Hong Kongut si dhe Forcat Policore STAR të Singaporit. Qëllimi i trajnimeve të përbashkëta, është të fitohet eksperiencë dhe të rritet bashëkpunimi dhe ndërveprimi me komunitetin ndërkombëtar të Forcave Speciale, në mënyrë që të arrihet një nivel komplet i ri dhe më i lartë.

Kapiten Ervin Hodo

Page 15: Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të …...luar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë, por ne kemi vendosur që ne do të mbajmë kanale për dialog politik të hapur

ushtriaE prEmtE, 22 prILL 2016 15sport

“Në jetë duhet të besosh gjithmonë në aftësitë e tuaja. Nëse nuk e bën atëherë është e kotë që shpreson. Kjo ishte fitorja e një populli të ndarë, por të ribashkuar nën një flamur. Ky është një as-pekt i mrekullueshëm”

De Biasi: Euro 2016, përtej “një arritjeje futbollistike”

Gianni De Biasi ka thënë se kualifikim i Kombëtares shqiptare në Euro 2016 ka ardhur pas një ribashkimi

të popullit shqiptar. Kur kanë mbetur më pak se dy muaj nga starti i “Francë 2016” vazhdon ende të flitet për kualifi-kimin e Shqipërisë në këtë eveniment.

Kësaj here ky triumf është trajtuar nga televizioni i njohur “Eurosport”. Në këtë reportazh protagonist ishin disa prej lojtarëve kyç të Kombëtares shqiptare. Trajneri Gianni De Biasi mendon se Kombëtarja e futbollit ka kryer një mision që shkon përtej “një arritje futbollistike”. Ai ka deklaruar se ky sukses erdhi si rrjedhojë e një bashkimi të fortë nga çdo shqiptar.

“Në jetë duhet të besosh gjithmonë në aftësitë e tuaja. Nëse nuk e bën atëherë është e kotë që shpreson. Kjo ishte fitorja e një populli të ndarë, por të ribashkuar nën një flamur. Ky është një aspekt i mrekullueshëm”, tha trajneri italian. Më pas pjesë e reportazhit ishin edhe disa nga protagonistët e fushës si Berisha, Cana, Sadiku apo edhe Lenjani të cilët deklaruan se ka Shqipëria ka ndryshuar mentalitet dhe tashmë është një ekip me uri.

“Është diçka e pabesueshme. Kjo ka qenë ëndrra ime e madhe që në fëmijëri. De Biasi ka ndryshuar men-talitetin tonë. Jemi bërë një ekip solid nën drejtimin e tij. Me mençurinë e tij jemi kthyer në një ekip tjetër”, deklaroi Berisha. Kurse, për kuali-fikimin e Shqipërisë për herë të parë në histori të shtetit shqiptar, ka folur edhe kapiteni Lorik Cana.

“Për ne është një mundësi e madhe pasi kemi mundësi që t’i tregojmë të tjerëve se çfarë jemi të zotët që të bëjmë. Jemi të lumtur për tifozët tanë. Na kanë mbështetur edhe njerëz që nuk ndjekin futboll. Tek kjo kombëtare ato shikonin një motiv për t’u krenuar me Shqipërinë”, tha Cana.

UeFA për Rashicën: lojtar për t’u ndjekur në euro 2016UEFA ka bërë një shkrim për sulmuesin shqiptar, Milot

Rashica, të cilin e kanë zgjedhur si lojtarin më të mirë të ri të javës në Evropë Milot Rashica, i cili debutoi me Kombëtaren shqiptare në miqësoren ndaj Luksemburgut, ka shanse të mira që të ftohet nga trajneri Gianni de Biasi në Euro 2016. Në fakt, kjo gjë duket tashmë e kryer, pasi lojtari pëlqehet shumë nga trajneri italian. Para pak ditësh, UEFA ia ka kushtuar një shkrim shqiptarit. Në sajtin zyrtarë të UEFA’s, shkruhet se si Rashica ka mahnitur tifozët e Vitesses që në debutim me klubin holandez dhe se si pritet ta bëjë këtë me Kombëtaren shqiptare edhe në Euro 2016. Sipas UEFA’s, Rashica është një ndër talentët më premtues në Evropë, derisa kanë shkruar se ai është një lojtar për t’u ndjekur në Euro 2016. “Ronaldo është idhulli i Rashicës dhe mes tyre ka disa ngjashmëri: kur e merr topin instinkti i tij i parë është të shkojë përpara dhe t’i bëjë gjërat të ndodhin. Ai gjuan në portë, nëse mundet. Në disa raste, ai duket edhe si Neymari shqiptar”, shkruhet në artikull. “Është vlerësim shumë i madh, por besoj se është pak herët, sepse unë sapo kam filluar dhe të krahasohem me

Neymarin është herët. Por, është një motivim shtesë për mua. Këto që shkruhen dhe fliten janë gjëra të mira për mua, por ato nuk të ndihmojnë të shkosh me Kombëtaren apo të paraqitesh mirë në ndeshje”, thotë Rashica. Edhe pse vetëm 19-vjeçar, talenti e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë, për të vazhduar rritjen si futbollist. “Gjithçka që duhet të bëj është të vazhdoj në këtë mënyrë si po eci me Vitesse-n, të ndihmoj klubin në objektivat që ka, të shënoj gola dhe të jap asiste. Paraqitjet e mira me Vitesse-n mund të më dërgojnë në Kampionatin Evropian, asgjë tjetër. Shpresoj që të vazhdoj me formën që po kaloj dhe pse jo të grumbullohem sërish me Kombëtaren.”, ka thënë talenti kuq e zi.

Ndër të tjera në sajtin zyrtarë të UEFA’s, kanë treguar gjithë historinë e shqiptarit, nga koha kur luante me Vushtrrinë deri te përfundimi te Vitesse. Kujtojmë se Rashica shkëlqeu në ndeshjen e së shtunës qe kaloi ndaj Heracles, ku Vitesse barazoi 1:1. Golin për Vitessen e shënoi Milot Rashica, që për të ishte i teti këtë edicion.

Granit dhe taulant Xhaka: do dimë të përballojmë emocionet

Granit Xhaka ka folur për përballen me Kombëtaren

shqiptar dhe vëllain e madh, Taulantin, në Euro 2016. Kanë mbetur edhe 50 ditë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës, që do të jetë e para për të dyja skuadrat në Grupin A. Nëse kuqezinjtë janë debutues në këtë kompeticion, helvetët shihen si favoritë pas Francës për të kaluar fazën e grupeve. Mirëpo, nëse dikush është duke menduar të gjejë një ndeshje më shumë emocionuese sesa kjo, po lodhet kot. Bëhet fjalë për një përballje mes dy Kombëtareve, por më shumë edhe mes dy vëllezërve. Graniti dhe Taulanti do të jenë kundër-shtarë për 90 minuta në një ndeshje të vlefshme për finalet e Europianit. Në një rrëfim për mediat helvete, vëllai i vogël i këtij dueli, edhe pse më i famshmi, ka rrëfyer emocionet për këtë takim si dhe ka bërë me dije edhe një zgjidhje se si do ta përbal-lojnë të gjithë presionin. “Hipoteza më e mirë për

ne të dy do të jetë që në minutën e dytë të ndëshkohemi me karton të kuq dhe të dalim nga fusha”, është përgjigjur me batutë dhe të qeshura Granit Xhaka gjatë intervistës për “aargauerzeitung.ch”. “Unë dhe Taulanti jemi profesionistë dhe do të dimë si të përballojmë emocio-net në këtë ndeshje. Megjithatë, më duhet të them se pa diskutim

që për secilin prej nesh kjo do të jetë fitorja më e bukur”, ka vijuar Xhaka. Mesfushori i Moenchengladbachut, si në çdo intervistë të tijën, nuk e fsheh marrëdhënien që ka më të vëllanë. “Ai është frymëzim për mua. Me Taulantin flasim çdo ditë dhe jemi gjithmonë pranë njeri tjetrit kur secili ka nevojë. Ai është shoku im i ngushtë”, ka deklaruar Xhaka.Nuk mund të mungojë kurioziteti se si ka ndodhur që vëllezërit të bëjnë zgjedhje të ndryshme, sa i përket Kombëtares. “Është e thjeshtë. Unë kam zgjedhur Zvicrën, pasi ajo u interesua për mua në një moment që Shqipëria jo. E anasjelltas ndodhi me Taulantin”, është shprehur vëllai i vogël i Xhakave futbollistë.

cana largohet nga futbolli?Lorik Cana ka par-

alajmëruar largimin nga futbolli pas përfundimit të kampionatit Evropian ‘Franca 2016’. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana si duket ka vendosur t’i thotë lamtumirë futbollit pas Euro 2016. Që Cana do të tërhiqet nga kombëtarja Shqiptare në përfundim të Euro 2016, ky nuk është një lajm i ri për tifozët kuqezi. Por, nga Franca janë të bin-dur se kapiteni i Shqipërisë, do të varë këpucët në go-zhdë për t ’ i dhënë fund n jë karr iere të g ja të dhe të suksesshme, edhe pse ka kontra të me Nantes in der i në verë të v i t i t 2017.

FrANcë- eurO 2016

Mbroj tës i shqiptar gjatë kar-rierës ka luajtur te PSG, Mar-seille, Galatasaray dhe Lazios.

Përgatiti: Ilir Lame

Page 16: Forcat Tokësore-kapacitetet e luftimit dhe të …...luar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë, por ne kemi vendosur që ne do të mbajmë kanale për dialog politik të hapur

ushtriaE prEmtE, 22 prILL 201616

Adresa: Rruga e Dibrës/ Garnizoni “Skënderbej” http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria

Pastrohen grup-depot e Zaranikës në ElbasanKomanda Mbështetëse deklaroi

përfundimin me sukses të reduk-timit, pastrimit dhe certifikimit të grup-depove. Përgatitja dhe

transporti i 272 ton materialeve u bë nga batalioni i armatim-municioneve dhe ai i transportit, ndërkohë që efektivët e kompanisë eOd dhe ekipi i AMMCO-së realizuan me sukses kontrollin, pastrimin dhe certifikimin sipas standardeve, duke pastruar një zonë me sipërfaqe të shfrytë-zueshme prej 121,000 m² si dhe 7592 m² sipërfaqe objektesh që i vijnë në ndihmë ekonomisë së zonës.Në ceremoninë e certifikimit të pastrimit të këtyre grup-depove, morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes z.Petro Koçi, komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Fatmir Lokaj, përfaqësues të push-tetit vendor, si dhe përfaqë-sues të kompanisë AMMCO. Zëvendësministri i Mbrojtjes z.Petro Koçi falënderoi efektivët e Komandës Mbështetëse për gatishmërinë dhe përkushtimin në përmbushjen me sukses të misionit të tyre duke zbatuar siç tha ai “me korrektësi të lartë detyrat e ngarkuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe shtabi i Përgjith-shëm i FA.

“Praktika e ndjekur deri më tani do të bëjë të mundur minimizi-min në maksimum të rreziqeve që paraqesin municionet për komu-nitetin dhe rritjen e sigurisë së aktiviteteve që do të kryhen në këto territore”