formimi dhe forcimi i shteteve tw ballkanit

18
PROJEKT HISTORI

Upload: egli-tafa

Post on 16-Aug-2015

96 views

Category:

Data & Analytics


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

PROJEKT HISTORI

Page 2: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

PërmbajtjaKrijimi i shtetit të pavarur grek.

Krijimi i shtetit serb.Krijimi i shtetit të pavarur bullgar.

Krijimi i shtetit të pavarur shqiptar.

Krijimi i shtetit rumun.Krijimi i Malit të Zi.

Page 3: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

ObjektivatTë studiojmë se si u krijuan shtetet e Ballkanit.

Të njohim figurat më të shquara të këtyre shteteve.

Të mësojmë se kush i ka mbështetur pavarësinë e këtyre shteteve.

Page 4: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

Formimi dhe forcimi I shtetit grek. Fitorja e pavarësisë Gjatë shekullit XVIII intelektualët grekë kishin rënë në kontakt me

idetë e reja të Evropës, me iluminizmin dhe Revulucionin Francez.Në vitin 1814, në qytetin Odesa(Rusi) u formua organizata greke “Shoqëria e Miqve”, e cila u në udhëheqje të Revulucionit Grek. Revulucioni Grek filloi në Peleponez në vitin 1812 dhe upërhap në zona të tjera të Greqisë. Ushtria osmane u përpoq që të shtypte luftën e popullit grek, duke masakruar popullsinë civile dhe duke djegur fshatra të tëra. Në vitin 1822 grekët shpallën pavarësinë e vendit të tyre. Në përkrahje të lëvizjes greke u radhitën shtetet evropiane: Anglia, Franca, Austria dhe Rusia, të cilët dërguan flotat e tyre në brigjet e Greqisë.Perandoria Osmane e njohu pavarësinë e Greqisë në vitin 1829 dhe në 1830 u njoh nga shtetet e tjera.Në luftën për pavarësi dhanë ndihmë të madhe shqiptarët me banim në Greqi(arvanitasit).Shumë udhëheqës të kësaj lufte ishin me prejardhje shqiptare, si Bubulina, Mark Boçari, Kollokotroni etj.

Page 5: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

Organizimi I shtetit grek Që në vitin 1827 Asambleja Kombëtare I kishte ofruar Jan Kapodistrës

postin e presidentit.Në vitin 1828 ai erdhi në Greqi dhe menjëherë mori masa për organizimin e shtetit, I cili ishte dëmtuar shumë gjatë revoluciont.Së pariai kërkoi të vendoste rendin e sigurinë në vend.Për këtë ai bashkoi çetat e luftëtarëve dhe formoi ushtrinë e rregullt të shtetit të ri.Hartoi buxhetin dhe krijoi Bankën Kombëtare.Bëri një reform agrare.Veprimtaria e tij autoritare ngjalli pakënaqësi dhe në vitin 1831 kundërshtarët e tij e vranë.Megjithatë Kapodistria vlerësohet si themeluesi I shtetit grek.Mbas vrasjes së tij në Greqi shpërthe anarkia.Fuqitë e Mëdha(Anglia,Rusia,Franca) caktuan si mbret të Greqisë Otonin I nga Gjermania.Ai u bë mbret zyrtarisht në vitin 1835.Sulltani e pranoi pavarësinë e Greqisë duke u kënaqur me një shpërblim në para.Mbas vitit 1862 kur Otoni I u detyrua të largohe, Fuqitë e Mëdha vendosën mbret të Greqisë Vilhelmin me origjinë daneze, i cili mori emrin Gjergji (George) I.

Jan

Kapodistria

Page 6: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

Kërkesa për “Greqi të Madhe”(Megalidea)Greqia e pavarur shtrihej në veri deri në Gjirin e Artës.Disa

politikanë grekë ishin të pakënqur nga territori i shtetit të tyre.Ata frymëzoheshin nga lashtësia helene dhe Perandoria e dikusrshme bizantine.Ata hartuan një program që kërkonte krijimin e një Greqie të Madhe.Ky program u quajt Megalidea.Brenda këtij shteti ata kërkonin të përfshiheshin edhe territore me popullsi të përzier si:Epiri, Maqedonia, Trakia, Thesalia etj.Një pjesë e këtyre kërkesave u plotësua më vonë.

Page 7: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

Formimi dhe forcimi I shtetit serb. Kryengritja e Parë Serbe.Karagjorgjeviçi. Territoret serbe përfshiheshin në Pashallëkun e Beogradit. Në këtë

pashallëk forcat osmane, veçanërisht jeniçerët, silleshin në mënyrë shumë të ashpër me popullsinë vendase.Në vitin 1804, brenda dy muajve ata ngulën në hunj 72 krerë të partisë serbe.Po në këtë vit filloi lëvizja serbe për pavarësi.Udhëheqësi i saj ishte Karagjorgjeviçi(Gjergji i Zi).Ushtria kryengritëse ishte e dobët, e armatosur keq dhe e paorganizuar.Megjithatë, kryengritësit filluan të çlironin zonat një e nga një.Ata kudo zëvendësonin administratën osmane me administratën vendase.Në mbështetje të lëvizjes serbe u vunë Austria dhe Rusia.Më 30 nëntor 1806 Karagjorgjeviçi me 5000 luftëtarë hyri në Beograd.Brenda pak kohe u çlirua i gjithë territori i Pashallëkut të Beogradit.Lindi shteti i pavarur serb me një territor,një kryeqytet dhe një qeveri.Luftërat e Napoleon Bonapartit në Evropë krijuan një situatë jo të favorshme për shtetin e ri serb, i cili mbeti i izoluar.Në vitin 1813 ushtria osmane sulmoi Serbinë.Shpresat për ndihmë nga jashtë dështuan.Kargjorgjeviçi u largua për në Rusi.Ushtria osmane hyri në Beograd më 3 tetor 1813.Qyteti ishte pothuajse i djegur.Kryengritja e parë serbe(1804-1813) dështoi.

Page 8: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

Kryengritja e dytë Serbe. Pashallëku i Beogradit u rikthye në kufijtë e tij dhe shumë kryengritës serbë

që shpëtuan shkuan në Austri dhe Rusi.Në vitin 1815 rifilloi kryengritja serbe nën udhëheqjen e Millosh Obrenoviçit.U çliruan të gjitha trritoret e pashallëkut.Stambolli vendosi të hyjënë marrëveshje me udhëheqësin e kryengritjes, të cilin e njohu me titullin Knjaz.Obrenoviçi ishte i detyruar të njihte autoritetin e sulltanit.Kështu u krijua një shtet autonom serb.Në vitin 1830 Obrenoviçi u shpall princ trashëgimtar i Serbisë.Kështu u krijua shteti i pavarur serb.

Naçertania(Projekti) Edhe në shtetin serb uu zhvilluan pikëpamjet për një “Serbi të Madhe”. Në

1844 u hartua një program me emrin “Naçertania”(në shqip-Projekti).Sipas këtij programi Serbia do të zgjerohej në territoret e Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë e Bosnjës.Ky program frymëzohej nga Perandoria e dikurshme Serbe e Stefan Dushanit dhe dëshira e shtetit serb për të pasur dalje në detin Adriatikut.

Obrenoviç

Karagjorgjeviç

Page 9: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

Formimi i shtetit bullgar. Bullgaria, provincë në Perandorinë Osmane. Në fund të shekullit të XIV territoret bullgareu pushtuan dhe u bënë pjesë e

Perandorisë Osmane.Ato administroheshin sipas modelit osman.Ishin ndarë në sanxhaqe dhe i gjithë territori ishte shpallur pronë e sulltanit.Bullgarët ishin bujq, që punonin në timare e hase.Fusha bullgare furnizonte Stambollin me drithë.Në qytete ishte e zhvilluar zejtaria, kryesisht punimi i leshit, i lëkurës dhe prodhimi i sapunit.Popullsia ishte ortodokse.

Lëvizja kombëtare bullgare. Shtetet evropiane gjendeshin larg Bullgarisë, prandaj ndikimi i tyre ishte i

dobët.Shekulli XVIII shënoi një kthesë ekonomike në Perandorinë Osmane.Edhe në bullgari u gjallërua tregtia, u hapën fabrika, banka dhe lindi borgjezia bullgare.Lidhjet e kësaj borgjezie me Perëndimin sollën në këtë vend ide të reja.Lëvizja Kombëtare Bullgare filloi me vonesë,pikërisht në këtë kohë patriotët bullgarë u kushtonin rëndësi dy problemeve të mëdha:zhvillimit të gjuhës dhe të arsimit dhe krijimit të kishës së pavarur ortodokse bullgare.Abetarja e parë në gjuhën bullgare doli në vitin 1824.Atë e hartoi Petar Baroni.Në vitin 1845 numëroheshin 54 shkolla bullgare.Filloi gjithashtu shtypja e librave, ku flitej për historinë e popullit bullgar.Gazeta e parë në gjuhën bullgare doli në vitin 1844.Figurat më të shquara ishin Vasil Levski dhe Kristo Botevi.Në vitin 1870 Stambolli njohu kishën kombëtare bullgare, ku përdorej gjuha bullgare.

Page 10: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

Krijimi i shtetit bullgar Lëvizja Kombëtare çoi në krijimin e shtetit bullgar.Kongresi i

Berlinit në vitin 1878 njohu autonominë e Principatës Bullgare.Kryeqytet u bë Sofja që kishte në atë kohë 20 000 banorë.Oraganizimin e shtetit e mori përsipër Rusia.U hartua kushtetuta, u vendos e drejta e përgjithshme e votës.Asambleja ishte organi legjislativ.Principata kishte ushtrinë, gjuhën dhe administratën.Princi i parë i kësaj principate ishte gjermani Aleksandër Batenburgu.Një komplot i organizuar kundër princit Aleksandër e detyroi atë të largohej nga Bullgaria.Në vitin 1887 Asambleja zgjodhi në vend të tij Ferdinant Koburgun.Në vitin 1908 qeveria xhonturke e me ndërhyrjen e Rusisë e njohu pavarësinë e plotë të shtetit bullgar.Ferdinant Koburgu uishte mbreti i parë i këtij shteti.Në këtë vit me Bullgarinë u bashkua Rumelia Lindore.

Kristo Botevi dhe Vasil Levski

Page 11: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

Formimi i shtetit rumun Krijimi i provincës së bashkuar. Provinca e Bashkuar rumune u formua në vitin 1859 ajo

përfshinte territoret e Vllahisë dhe Moldavisë.Kjo provincë e re u pranua nga Porta e Lartë në vitin 1861.Për drejtimin e provincës u zgjodh si president Aleksandër Kuza.U krijua parlamenti dhe qeveria e përbashkët për të dy krahinat.Si kryeqytet të ri u vendos Bukureshti(1862).Partitë politike kryesore në Provincën e Bashkuar ishin dy:konservatorët dhe liberalët.Partia Konservatore përfaqësontë bojarët, pra pronarët e mëdhenj të tokave, ndërsa Partia Liberale përfaqësonte borgjezinë e re industriale e tregtare të Provincave të Bashkuara.

Page 12: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

Reformat në Provincën e Bashkuar. Princ Aleksandëri bëri reforma të mëdha, të cilat e shkëputën Provincën

nga reformat e vjetra të organizimit të saj.Ndryshimet ishin të thella.U hoq angaria për fshatarësinë.U morën tokat e kishës dhe iu shpërndanë rreth 2 milionë hektarë fshatarëve.Nga kjo reformë përfituan rreth 500 mijë familje fshatare.U bë riorganizimi i shtetit.U krijua Asambleja Kombëtare dhe Këshilli i Shtetit.Lindën gjykatat e reja, si dhe u hartuan kodet e reja sipas modelit francez.U bë reforma arsimore: ndjekja e shkollës u bë falas dhe e detyruar.Në Provincën e Bashkuar u krijun dy universitete.Reformat i hapën rrugë krijimit të shtetit modern.

Krijimi i shtetit sipas modelit perëndimor. Në vitin 1866 princ Aleksandri dha dorëheqjen.Asambleja Kombëtare

zgjodhi si mbret Karolin I me origjinë gjermane.Në kohën e tij u miratua kushtetuta e re sipas modelit perëndimor.Sipas kësaj kushtetute, mbreti drejtonte pushtetin ekzekutiv dhe senati atë legjislativ.I ndarë ishte edhe pushteti gjyqësor.U krijua flamuri kombëtar me tri ngjyra(blu,i verdhë dhe i kuq).U morën masa për zhvillimin e shpejtë të vendit.Hekurudhat e para u lidhën me sistemin hekurudhor të Rusisë dhe të Austrisë.U nënshkruan shumë marrëveshje tregtare me shtetet perëndimore.Provinca mbeti e varur nga Stambolli deri kur Kongresi i Berlinit(1878) njohu pavarësinë e plotë të Provincës së Bashkuar,Kështu krijohet shteti i pavarur rumun.

 

Page 13: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

Formimi i shtetit të pavarur shqiptar. Copëtimi i tokave shqiptare sipas traktatit të Shën-Stefanit. Më 3 mars të vitit 1878 në Shën-Stefan Turqia e mundur u

detyrua të pranonte kushtet e vëna.Me nëshkrimin ajo humbiste pjesën më të madhe të zotërimeve të saj në Ballkan.Sipas traktatit Bullgaria fitonte autonominë me kufij të gjerë dhe do të merrte territoret e Korçës, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit,të Kaçanikut dhe të Kumanovës.Serbia do të aneksonte Kosovën.Mali i Zi do të merrte Ulqinin, Anamalin,Hotin,Grudën,Kelmendin,Plavën,Gucinë dhe Rugovën, ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej në sundimin osman.Pra, viset shqiptare copëtoheshin midis këtyre katër shteteve të huaja.

Page 14: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

Themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kongresi i Berlinit(13 qershor 1878) u mblodh për të rishikuar

traktatin e Shën-Stefanit.Ai vendosi copëtimin e tokave shqiptare, duke ua dhënë territoreve fqinje.Për të ndaluar këtë patriotët shqiptarë u mblodhën në një kuvend në Prizren dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.Hapi i parë i veprimtarisë së Lidhjes ishte hartimi i programit për autonominë e Shqipërisë.Lidhja Shqiptare e Prizrenit krijoi një ushtri e cila luftoi për mbrojtjen e tokave shqiptare nga copëtimi.Edhe më vonë kërkesa për një shtet autonom mbeti kërkesa kryesore e patriotëve shqiptarë.

Shqiptarët dhe lëvizja xhonturke(Turqit e Rinj). Interesi i përbashkët në luftën kundër absolutizmit të sulltanit bëri

që shqiptarët të bashkpunonin me turqit e rinj.Shumë nga atdhetarët shqiptarë si Ibrahim Temo, u bënë ndër nismëtarët e lëvizjes xhonturke.Ismail Qemali, D.Hima dhe të tjerë bashkëpunuan për periudha të caktuara me ta.Turqit e rinj u përpoqën të siguronin mbështetjen e popujve të tjerë të Perandorisë Osmane dhe premtuan se do t’u njihnin atyre disa të drejta kombëtare.

Page 15: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

Kuvendi i Vlorës. Kur Perandoria Osmane filloi të humbte sundimin e saj në Ballkan

për shqiptarët zgjidhja më e drejtë nuk ishte autonomia , por pavarësia e plotë.Me përparimin e forcave serbe në Shqipërinë e mesme gjtë Luftës së I Ballkanike më 28 nëntor 1912 në orën 14 u hap Kuvendi Kombëtar i Vlorës.Kryetar u zgjodh Ismal Qemali dhe sekretar L.Gurakuqi.Në fjalën që mbajti Ismail Qemali ndër të tjera tha se “e vetmja udhë e shqipërisë ishte ndarja nga Perandoria Osmane”.

Ismal Qemali

Page 16: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

Pavarësia, vepër e mbarë kombit shqiptar. Në themelet e kuvendit të Vlorës dhe të aktit të tij historik

qëndrojnë idetë e rilindësve dhe kryengritjet e viteve 1909-1912.Shpallja e Pavarësisë shqiptare nuk ishte thjesht një fryt i kombinacioneve diplomatike të Fuqive të Mëdha.Duhet vënë në pah ndihmesa dhe roli i luftërave të popullit shqiptar në afrimin dhe përgatitjen e situatave të favorshme që bënë të mundurshtrimin dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare.Kjo duhet pasur parasysh jo vetëm përkundrejt pushtuesve osmanë, por eshe synimeve shoviniste të monarkive ballkanike dhe politikave të Fuqive të Mëdha.

Isa Boletini Idriz Seferi

Page 17: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

Formimi i Malit të Zi. Mali i Zi bënte pjesë në Perandorinë Osmane.Ai ishte një vend i vogël

malor.Popullsia përbëhej nga 36 fise, të vendosura në 240 fshtra.Në krye të kësaj province ishte peshkopi i Cetinës(Vlladika) që mbante pushtetin fetar dhe atë shtëror.Pranë tij qëndronte Këshilli, i përbërë nga përfaqësuesit e 36 fiseve.Vendi drejtohej nga një kod ligjesh që mbështetej në zakonet dhe traditat.Mali i Zi ka qenë vazhdimisht aleat i Rusisë dhe kishte gjetur mbështetje edhe tek Perandoria Austro-Hungareze.Ai u formua si shtet i rregullt nga reformat që bënë Pjetri II Njegosh dhe Danilo II.Pjetri krijoi senatin, truprojën e përhershme dhe zhvilloi arsimin dhe kulturën. N ipi i tij Daniloja ndau fenë nga shteti.Feja drejtohej nga Vlladika kurse shteti nga princi që thirrej Gospodar.Daniloj krijoi ushtrinë e rregullt dhe nxori kode të reja.Sipas tyre garantohej barazia e qytetarëve dhe prona private.Provinca e Malit të Zi ka bërë një jetë thuajse autonome me detyrime ndaj sulltanit.Kufijtë e saj kanë lëvizur duke përfshirë herë pas here edhe territore shqiptare.Mali I Zi u njoh si shtet I pavarur nga Kongresi I Berlinit në 1878.

Pjetri II Njegosh dhe Danilo II.

Page 18: Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit

PunoiEgli TafaKesajd MerdaniFranko MusteqjaLedio BakuBukurosh Xhelili