forumi i mËsuesve

130
1 UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI EDUKIMIT QENDRA PËR EDUKIM NË VAZHDIM FORUMI I MËSUESVE 2020 “ARSIMI NË SHEKULLIN XXI” Durrës 2020

Upload: others

Post on 18-Nov-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: FORUMI I MËSUESVE

1

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

FAKULTETI EDUKIMIT

QENDRA PËR EDUKIM NË VAZHDIM

FORUMI I MËSUESVE

2020

“ARSIMI NË SHEKULLIN XXI”

Durrës 2020

Page 2: FORUMI I MËSUESVE

2

Bordi Botues: Prof.dr. Kseanela Sotirofski

Prof.dr. Liljana Reçka

Prof.as.dr. Griselda Abazaj

Prof.as.dr. Enida Kume

Dr. Shqipe Haxhihyseni

Dr. Klodiana Leka

Dr. Ilir Sallata

Dr. Menada Petro

Redaksia: Dr. Rita Loloçi

Dr. Orneda Gega

Dr. Matilda Memaj

Dr. Alfred Halilaj

Dr. Nevila Mehmeti

Msc. Helena Halilaj

Copyright: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD)

Adresa e redaksisë:

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës,

Fakulteti Edukimit

Qendra për Edukim në Vazhdim

Zyra 503

Email: [email protected]

Page 3: FORUMI I MËSUESVE

3

Në vend të parathënies!

Forumi i Mësuesve botohet në vitin akademik 2020-2021 me nismën e

Qendrës për Edukim në Vazhdim, të Fakultetit të Edukimit në Universitetin

“Aleksandër Moisiu” Durrës.

Qëllimi i tij është shprehja e ideve, punimeve, studimeve të mësuesve,

specialistëve dhe hulumtuesve në fushën e arsimit.

Duke u nisur nga vizioni dhe misioni i universitetit tonë, pas rrahjes së

mendimeve nga grupi organizator, u dakortësua mbi disa objektiva të tij të

cilat janë:

✓ Promovimi i arritjeve të arsimit në Shqipëri

✓ Evidentimi i problematikave dhe vështirësive që përballet shkolla

shqiptare

✓ Diskutimi në vijueshmëri i reformës kurrikulare

✓ Evidentimi i rëndësisë së TIK në rritjen cilësore të procesit mësimor

✓ Vlerësimi i metodave të reja në mësimdhënie-nxënie në kategoritë

dhe lëndët përkatëse

✓ Parashtrimi i sfidave shumëdimensionale që hasin të gjitha

kategoritë e sistemit arsimor në vendin tonë

✓ Zbatimi i strategjive kombëtare të shpallura nga MASR

✓ Sugjerimet ndaj institucioneve përkatëse që merren me arsimin

Me gjithë vështirësitë e kësaj situate të pazakontë mësues të profileve të

ndryshme dhe studentët tanë treguan interes për të paraqitur punimet e tyre

duke u fokusuar kryesisht në problematikat aktuale.

Me mbështetjen e Rektoratit të Universitetit dhe të Dekanatit të Fakultetit të

Edukimit, finalizuam botimin e dytë të këtij Forumi, i cili do të pasohet me

botimet e tjera vit pas viti.

Faleminderit!

Page 4: FORUMI I MËSUESVE

4

Page 5: FORUMI I MËSUESVE

5

Gjithëpërfshirja dhe njëkohësisht hapja ndaj grupeve profesionale ka qenë

dhe është sfida kryesore për suksesin e Universitetit "Aleksadër Moisiu". Në

këtë kuadër ky forum plotëson më së miri hapësirën e munguar për mësuesit

për të pasur një dritare ku të shprehin idetë, mendimet dhe shqetësimet e

tyre.

Prof.dr. Kseanela Sotirofski

Rektore e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës

Page 6: FORUMI I MËSUESVE

6

Page 7: FORUMI I MËSUESVE

7

Krijimi i traditës është një sfidë me kohën. Organizimi i "Forumit të

Mësuesve" edhe në këtë vit të vështirë tregon vullnetin e stafit të Fakultetit të

Edukimit për t'i qëndruar besnik misionit të lidhjes së universitetit me

shkollën dhe me mësuesit. Mbështetja për ta realizuar këtë lidhje do të jetë

detyrë parësore e punës tonë.

Prof.as.dr. Griselda Abazaj

Dekane e Fakultetit të Edukimit, UAMD

Page 8: FORUMI I MËSUESVE

8

Page 9: FORUMI I MËSUESVE

9

Pasqyra e lëndës

Projektet e ERASMUS në Fakultetin e Edukimit

Shkolla e Drejtorëve në Fakultetin e Edukimit

Dr. Zenel Sina

Refleksion: Mësimi online – midis problematikave dhe metaforës për

zgjidhjen e problemit

Msc. Armanda Xhani (Baça)

Roli i kompetencës digjitale në zhvillimin profesional të mësuesit

Aurora Lushaj

Mësimi në distancë në zonat rurale, një sfidë plot me pengesa dhe vështirësi

Denada Shkodra

Kompetenca digjitale në kohë pandemie. Lënda e historisë

Msc. Eda Halilaj

Vështirësitë mësimdhënies online në lëndën e letërsisë

Elena Hoxha

Çështje të arsimit në fokusin bardh e zi

Entela Lika

Eksperienca të mësimit online

Hasije Doda

Mësimi online, sfida, arritje, vështirësi, eksperienca

Jolanda Bibaj

Sfidat e mësimdhënies dhe mësimnxënies online

Lorena Hidri, Ina Karaboja

Partneriteti shkollë- familje- komunitet

Page 10: FORUMI I MËSUESVE

10

Msc. Mirela Celami

Mësimdhënia dhe Teknologjia

Adriana Çela

Rëndësia e mësimdhënies online

Erti Bejdo

E-learning dhe përshtatja me metodat e reja

Etleva Marku

Mësimdhënia në distancë

Kristjana Janko

Mësimi dixhital

Sonila Çupa

Mësimdhënia në distancë/online

Mario Ajdini

Përqasja ndaj vlerësimit formues gjatë mësimit online në shkollat fillor

Page 11: FORUMI I MËSUESVE

11

Projektet e ERASMUS në Fakultetin e Edukimit

Materiali shkencor që ofrohet dhe stafi akademik janë dy kolona të forta pa

të cilat Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), por jo vetëm, nuk mund të

qëndrojnë si të tilla. Por zhvillimi i shpejtë i teknologjisë, përhapja e

sistemeve online dhe përdorimi masiv i internetit dhe i paisjeve teknologjike,

kanë nxjerrë në pah nevojën për ridimensionim të këtyre dy kolonave të

rëndësishme.

Bota sot është e lidhur me qasje të pashembullta në një koleksion të gjerë

informacioni dhe përvojash online. Fëmijët po rriten në një botë ku

kënaqësia dhe mundësitë janë thjesht një prekje ekrani larg. Për shumë

edukatorë dhe trajnerë, një qasje e kombinuar mësimore ofron zgjidhje

inovative arsimore përmes kombinimit efektiv të mësimdhënies tradicionale

në klasë me të mësuarit dhe aktivitete online.

Të mësuarit autodidakt dhe në distancë, Universitetet Virtuale dhe së fundmi

pandemia Covid-19, nxorrën në plan të parë mësimdhënien online dhe

nëpërmjet teknologjive. Pandemia Covid-19 ndryshoi tërësisht

përditshmërinë tonë, por nga ana tjetër shtoi në maksimum rëndësinë e

komunikimit virtual mes njerëzve.

Në të tilla kushte, përdorimi i metodologjive dhe teknologjive bashkohore të

mësimdhënies është një sfidë e re dhe njëkohësisht mbetet prioritet i

universiteteve, sidomos i atyre që kanë programe mësuesie.

Për të ofruar mësimdhënie bashkohore dhe njohuri afatgjata në këtë drejtim,

mbetet primare kualifikimi i stafit akademik në Institucionet e Arsimit të

Lartë. Nga ky këndvështrim, nisur dhe nga Vizioni dhe Misioni i

Universitetit të Durrësit, përqafimi i së resë dhe si nismëtar i metodave

bashkohore, si dhe për të qenë sa më pranë me studentët dhe nevojat e tyre,

dy fakultete të UAMD-së, Fakulteti Edukimit dhe Teknologjisë së

Informacionit janë bërë pjesë e projektit VALEU-X (Shkëmbimi Virtual i

Universiteteve Shqiptare dhe Evropiane).

Qëllimet kryesore që përshkojnë projektin VALEU-X janë:

Kualifikimi i stafit akademik në Institucionet e Arsimit të Lartë Shqiptar

(IAL) në metodologjitë moderne pedagogjike dhe didaktike rreth

mësimdhënies dhe të nxënit virtual.

Page 12: FORUMI I MËSUESVE

12

Mbështetja e IAL-ve shqiptare në përshtatjen dhe zbatimin e Teknologjisë së

Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në mësimdhënie dhe integrimi i IAL-

ve shqiptare në një rrjet global për “Mobilitetin Virtual”.

Kualifikimi i stafit administrativ në IAL-të shqiptare për t’u përshtatur me

Mobilitetin Virtual/Blended, si pjesë e strategjisë institucionale të

ndërkombëtarizimit.

VALEU-X propozon një ndërthurje të mësimdhënies në auditor me

mësimdhenien virtuale (VLC), si një element i Mobilitetit Virtual, duke

përfshirë perspektivat ndërkombëtare në programet e studimit, në një qasje

holistike të ndërkombëtarizimit të institucioneve shqiptare.

Gjatë zbatimit të projektit do të realizohet kualifikimi i personelit akademik

dhe administrativ, do të mbahen kurse të të nxënit virtual si dhe do të

shkëmbehen virtualisht eksperiencat e mësimdhënies jo vetëm mes

universiteteve shqiptare, por edhe atyre evropiane.

Në këtë projekt janë përfshirë si partnerë Universiteti Teknik

Dresden/Gjermani, Shkolla Ndërkombëtare për Shkencat Sociale dhe

Biznesin, Bashkimi Universitetit të Mesdheut, Universiteti Europian i

Tiranës, Turgut Ozal Education SH. A – Epoka University, Universiteti Fan

S. Noli Korcë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universiteti “Luigj

Gurakuqi” Shkodër dhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. UAMD

është bërë pjesë e këtij projekti shkëmbimi virtual së bashku me IAL të tjera

në Evropë dhe Shqipëri dhe rezultatet pritet të jenë të prekshme shumë

shpejt.

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës është partner në projektin

TEAVET (ERASMUS+) – “Zhvillimi i Kompetencave të Mësuesve për një

Sistem Gjithëpërfshirës të Zhvillimit Profesional të Mësuesve në Shqipëri.

Ky projekt është implementuar nga Fakulteti Edukimit dhe konkretisht

Qendra për Edukim në Vazhdim (QEV) që nga Tetori i vitit 2017 dhe deri në

Dhjetor të 2020. Si produkt i këtij projekti dhe mbi bazën e Memorandumit

të Mirëkuptimit mbi Funksionimin e Rrjetit të Qendrave të të Nxënit Gjatë

Gjithë Jetës, datë 28.02.2019, të nënshkruar nga 8 universitetet partnere në

këtë projekt, nën monitorimin, mbikqyrjen dhe asistimin e universiteteve

europiane si Universiteti Leonit, Spanje, Universiteti Danubit, Krems, Austri

dhe Universiteti i TURKU-t, Finlandë si dhe me mbështetjen dhe

bashkëpunimin e Agjensisë për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit

Page 13: FORUMI I MËSUESVE

13

Parauniversitar (ASCAP), u hartuan, pilotuan dhe implementuan 16 module

trajnimi të cilat janë akredituar nga Ministria Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe

të Komisionit të Akreditimit të Programeve/Moduleve të Trajnimit.

Gjatë fazës së implementimit të trajnimeve, Maj 2019 – Shkurt 2020,

UAMD ofroi 10 module trajnimi me kontributin e 20 pedagogëve të

Fakultetit të Edukimit. Trajnimet u zhvilluan në sallën 101 në Fakultetin e

Edukimit, që tashmë është kthyer në një laborator për trajnimin e mësuesve

dhe drejtuesve të shkollave të arsimit parauniversitar, me paisje digjitale që

bëjnë më të lehtë trajnimin me metodat bashkohore dhe që i vijnë në ndihmë

si trajnuesve ashtu dhe të trajnuarve. Edhe ky laborator është fryt i projektit

TEAVET.

Lista e moduleve të ofruara:

✓ Mësimdhënia e kombinuar me sistemet e menaxhimit të të nxënit

✓ Mjetet digjitale për mësim dhe mësimdhënie

✓ Edukimi i mendimit kritik nëpërmjet medias

✓ Psikologjia e zhvillimit të fëmijës

✓ Metodologjitë e mësimdhënies

✓ Strategjitë gjithëpërfshirëse në klasë

✓ Aftësitë bazë për qytetari aktive

✓ Media literacy and online communication

✓ Media literacy in a digitalized word

✓ Qytetari Aktive në shoqërinë globale

Janë përfshirë në trajnime 11 pedagogë, jo vetëm të QEV por dhe të

departamenteve të tjera, sipas fushës së ekspertizës, ku rolin kryesor dhe

ngarkesën më të madhe në projekt e ka mbajtur stafi i QEV.

Në kuadër të këtij projekti është ngritur dhe stabilizuar dhe Rrjeti i Qendrave

për Edukim në Vazhdim si dhe në gusht 2020 është mbajtur dhe Asambleja e

Parë ë këtij rrjeti nga ku është dalë me një plan veprimi të përbashkët për dy

vitet e ardhshme.

Page 14: FORUMI I MËSUESVE

14

Shkolla e Drejtorëve në Fakultetin e Edukimit

Shumë studime të ndërmarra kanë pasur për objekt zbulimin e shkaqeve

kryesore që fshihen pas shkollave të suksesshme, dhe në përfundim të këtyre

hulumtimeve ka rezultuar se arritjet më të mëdha të shkollave lidhen

ngushtësisht me drejtimin e suksesshëm të tyre. Një prej studimeve më të

thelluara mbi drejtimin në arsim, i ndërmarrë nga Fondacioni Wallacenë

New York, arriti në përfundimin se: “Deri më tani, nuk është shënuar asnjë

rast ku përmirësimi i arritjeve të nxënësve të një shkolle të caktuar nuk ka

ardhur si rezultat i drejtimit të saj nga drejtues të talentuar”.

Shkolla e Drejtorëve (Center for School Leadership - CSL) është ngritur

pikërisht për të plotësuar nevojën lidhur me përmirësimin e drejtimit të

shkollës në arsimin parauniversitar në Shqipëri. Kjo Shkollë është krijuar

falë bashkëpunimit midis Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

(AADF) dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), me qëllim

mbështetjen e zhvillimit profesional të drejtorëve/nëndrejtorëve në detyrë

dhe kandidatëve që synojnë të jenë drejtues të institucioneve arsimore,

publike ose private të arsimit paraunversitar.

Vizioni i kësaj shkolle është: Drejtues të mirëkualifikuar që ndikojnë

pozitivisht në mjedisin shkollor dhe jashtë tij dhe rrisin drejtpërdrejt cilësinë

e arsimit në Shqipëri.

Misioni i saj është: Rritja profesionale e drejtuesve të Institucioneve të

Arsimit Parauniversitar përmes zhvillimit të aftësive menaxheriale dhe

administruese falë një programi trajnimi cilësor dhe të vazhdueshëm.

Në përmbushje të këtij misioni, Shkolla e Drejtorëve po administron

trajnimin e detyrueshëm të kandidatëve për drejtorë dhe atyre në detyrë për

të mundësuar certifikimin e tyre si dhe ofrimin e trajnimit profesional të

vazhdueshëm.

Duke pasur parasysh vizionin e Universitetit të Durrësit dhe prioritetet e tij

në lidhje me rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe përmirësimin e

rezultateve në të nxënë, e po kështu qëllimin e Qendrës për Edukim në

Vazhdim në lidhje me të mësuarit gjatë gjithë jetës, UAMD është bërë

tashmë pjesë e Shkollës së Drejtorëve duke ofruar një staf akademik

profesional dhe të kualifikuar për disa vite në vazhdim.

Në këtë program janë përfshirë drejtorë shkollash dhe kandidat për drejtorë

nga shumë shkolla të Durrësit, Krujës, Kavajës, Golemit dhe Rrogozhinës,

Page 15: FORUMI I MËSUESVE

15

ndërsa si shkolla pritëse të caktuara nga MASR dhe CSL janë 2 shkolla në

Durrës (një shkollë 9-vjeçare dhe një shkollë e mesme), 1 shkollë në Golem

(9-vjeçare) dhe 1 shkollë në Luz (e mesme).

I gjithë procesi i trajnimit po frekuentohet aktualisht nga 51 drejtorë dhe

kandidatë për drejtorë. Ky proçes, për UAMD, udhëhiqet nga Dekania e

Fakultetit të Edukimit në bashkëpunimin të ngushtë me stafin akademik si

trajnerë dhe coach (trajnerë individual), të cilët monitorojnë progresin gjatë

gjithë procesit të trajnimit, si dhe me mentorët, drejtorët e shkollave të

përzgjedhura për kryerjen e praktikave.

Programi i trajnimit përmban tre elementë përbërës:

(1) procesi i të nxënit,

(2) përvoja praktike dhe orientimi në nivel grupi mes kolegësh, dhe

(3) udhëheqja individuale dhe dhënia e sugjerimeve (angl.feedback)’.

Të tre elementët e paraqitur janë të ndërlidhur, të ndërvarur dhe të

koordinuar mes tyre.

Tre pika të forta, të rëndësishme të programit janë:

Krijimi i tij si një tërësi elementësh të ndërlidhur që pasqyron kushtet dhe

nevojat e drejtorëve të shkollave në vend. Kurrikula bazohet në standardet

shqiptare për zhvillimin profesional të drejtorëve të shkollës.

Përfshirja e aftësive praktike, ashtu dhe e njohurive që mundësojnë të nxënit

duke praktikuar sa më mirë aftësitë e përvetësuara.

Mbështetja e tij te praktikat më të mira bashkëkohore dhe studimet

kërkimore më të fundit që lidhen me drejtimin në shkolla, në vende të

zhvilluara, si: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar,

Izrael, Australi dhe Zelandë e Re.

Larmia dhe shkrirja e metodologjive të paraqitura, dhënia e shembullit

individual të mësimdhënies dhe të nxënit, udhëzimi/orientimi i drejtpërdrejtë,

takimet javore në shkollë dhe në seancat e zhvilluara në shkollë, bëjnë të

mundur që stafi i programit të vlerësojë të nxënit në kohë reale përgjatë një

procesi autentik, duke u dhënë mundësi kandidatëve për drejtorë dhe atyre në

detyrë që të përmirësojnë vazhdimisht mësimdhënien dhe përfshirjen e tyre

në program, të marrin informacione dhe të rrisin kapacitetet e tyre

profesionale sipas aftësive dhe stilit individual, të zhvillojnë me efektivitet

njohuritë dhe aftësitë brenda realiteteve të shkollës, u mundëson

përmirësimin e të nxënit të tyre. kontribuon në zhvillimin e të menduarit

kritik, zgjerimin e një serie shprehish e aftësish si dhe nxit forcimin e

Page 16: FORUMI I MËSUESVE

16

aftësive të tyre të ndryshme individuale. Përdorimi i këtyre qasjeve të

shumëfishta lidh pjesët e ndryshme të programit të trajnimit dhe e

konsolidon kurrikulën e tij në mënyrë të njëtrajtshme.

Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) është ndërtuar duke u

mbështëtur në nevojat dhe standardet e drejtuesve të IAP (Institucioneve të

Arsimit Parauniversitar) në Shqipëri por edhe në modelin e suksesshëm të

Institutit “Avney Rosha”, në Izrael, për trajnimin dhe certifikimin e

drejtuesve të IAP.

Përveç seancave të trajnimit për njohuritë teorike që po ndiqen online,

programi ka pjesë thelbësore praktikat profesionale të kandidatëve për

drejtorë në shkollat e përzgjedhura në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit,

Sportit e Rinisë dhe seancat e analizës së eksperiencave gjatë këtyre

praktikave, si pjesë e aftësive për të drejtuar një institucion të arsimit

parauniversitar.

Në këto kohë të vështira pandemie Qendra “Shkolla e Drejtorëve të

Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” është angazhuar që Programi i

Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) të zbatohet me cilësi pavarësisht mungesës

së kontaktit fizik duke tejkaluar muret e klasave dhe duke u takuar në

hapësirën e pafundme të dijes.

Page 17: FORUMI I MËSUESVE

17

Dr. Zenel Sina

Departamenti i Pedagogjisë

Fakulteti i Edukimit

UAMD

Refleksion

Mësimi online – midis problematikave dhe metaforës për

zgjidhjen e problemit

Kryefjala e termave pedagogjikë të përdorur këtë vit është “mësimi

online”. Mësuesit, pedagogët, studentët, prindërit, politikbërësit dhe më gjerë

e përdorin rëndom këtë term, herë si proces, herë si tematikë diskutimi dhe

debati dhe herë si problematikë. Pavarësisht këtyre, mësimi online është një

realitet dhe një domosdoshmëri që duhet parë me problematikat dhe

kontributet e tij.

Duhet ta shpreh që në fillim të këtij refleksioni, që mësimi “online”,

që po zhvillohet sot në procesin mësimor nuk ka lidhje në përmbajtje as me

mësimin e mirëfilltë online dhe as me modelin e mësimit në distancë, ashtu

siç po dëgjojmë të trajtohet nga ekspertë të veçantë. Ngjashmëria është

vetëm në formë. Një formë e imponuar nga situatat e jashtëzakonshme, e

beftë dhe e diktuar nga domosdoshmëria për të shpëtuar vitin akademik nga

humbja e tij.

“Mësimi online” është një metaforë e mësimit të zhvilluar në kushtet

e një pandemie globale. Përballë kësaj situate edhe vendet më të zhvilluara u

gjetën të papërgatitura dhe të sfiduar, prandaj globalisht shihet dhe trajtohet

si problem i shtruar për zgjidhje.

Shfrytëzimi i teknologjisë së informacionit që dhe mbetet e vetmja

mundësi mbi të cilën të projektohej në mënyrë emergjente zgjidhja e

problemit. Nuk mund të jesh as kritik dhe as ideolog përballë kësaj përpjekje

vitale të mësuesve, pedagogëve, specialistëve dhe vetë studentëve, nxënësve

dhe madje edhe të prindërve për tejkalimin e situatës.

Projektimi i mësimit në distancë kërkon programe, plane, materiale

mësimore, mjete didaktike dhe sisteme specifike, të hartuara mbi modele të

mirë studiuara. Fatkeqësisht stadi i zhvillimit të metodologjive të

mësimdhënies dhe i zhvillimit kurrikular nuk ia kishte mbrritur këtyre

niveleve. Prandaj themi “na gjeti të papërgatitur kjo situatë”. Në këto kushte,

Page 18: FORUMI I MËSUESVE

18

kur pranojmë papërgatitjen, mjedisin e papërshtatshëm, kur mirëkuptojmë

tedencat e orientimit të ekonomisë drejt sigurisë së shëndetit dhe mbijetesës

se sa të nxënit, nuk mund ta shohim suksesin më shumë te cilësia e arsimit se

sa te menaxhimi i tij në kushte të jshtëzakonshme, ku diskutohet “për jetë a

vdekje”. Mësuesit, specialistët dhe gjithë masa e edukatorëve meritojnë

mbështetje, mirëkuptim dhe respekt të padiskutueshëm.

Përtej dashamirësisë, pozitivitetit dhe mirëkuptimit realiteti është

kokëfortë dhe historikisht do të lërë pasojat dhe plagët e veta. Po përdor

terma lufte, pasi të tillë po e quajmë këtë sfidë “luftë me armikun e

padukshëm”. Luftrat në kontekstin historik lënë veç viktimave edhe pasojat

ekonomike, kulturore dhe arsimore. Historia njeh “breza të humbur”, “gropa

financiare”, “rrënime kulturore”, etj., të ardhura si rrjedhojë e luftrave,

epidemive dhe ngjarjeve të rënda natyrore dhe shoqërore. Ne duhet të jemi

reflektivë në lidhje me këto pasoja, jo vetëm si studiues dhe kronikanë po

mbi të gjitha si protagonistë për zbutjen dhe sfidimin e këtij regresioni

arsimor në fushën e edukimit.

Në lidhje me këtë qasje shtrohen disa pyetje profesionale, jetike dhe

etike. Pyetja e parë lidhet me shqetësimin e studentëve, prindërve dhe grupit

të interesit në tërësi: “A do të kenë vlerë rezultatet e të nxënit dhe vlerësimi i

tyre në tregun e punës?” Ky është një shqetësim real. Ndoshta nuk mund të

ketë ndikim institucional në dalje, pasi Ministria e Arsimit, drejtuesit dhe

autoritetet e arsimit kanë dhënë udhëzime, sugjerime, këshillime dhe kanë

hartuar rregullore të posaçme për trajtimin me standarte dhe forma më

favorizuese të vlerësimit të studentëve dhe nxënësve duke u dhënë përparësi

më shumë kritereve sasiore se sa atyre cilësore. Pra problemi qëndron më

shumë te impakti se sa te procesi. Pra, a do të paragjykohen dhe do të merret

me rezerva formimi profesional dhe ai akademik i mësuesve të rinj,

studentëve dhe të nxënësve? Ky është një fakt shqetësues, që duhet vlerësuar

dhe të merret parasysh. Prandaj institucionet arsimore, qendrat e edukimit,

agjencitë e trajnimeve, autoritetet politikbërëse dhe vendimmarrëse dhe vetë

mësuesit dhe studentët duhet të përfshihen në mësimin e vazhduar sipas

konceptit të të nxënit gjatë gjithë jetës. Trajnimet, vetëkualifikimet dhe në

tërësi arsimimi joformal duhet të jetë një formë intensive për plotësimin e

boshllëqeve dhe mangësive në formimin e nxënësve, studentëve dhe

profesionistëve të rinj. Përzgjedhja e tematikave, kreditimi i punës

Page 19: FORUMI I MËSUESVE

19

akademike dhe profesionale, publikimi i produkteve krijuese dhe

promovuese janë elemente që rritin kredon profesionale të grupit të interesit.

Pyetje e dytë, që buron nga analiza është si duhet të kontribuohet për

përmirësimin dhe zbutjen e problematikave të mësimit online. Jemi përballë

një situate të një pune ditë pas dite. Organizimi i mësimit online, po e përdor

në këtë rast termin jo vetëm si metaforë, është modeli i një situate

problemore që fokusohet tek orientimi metodologjik për zbatimin dhe

përvetësimin e kurrikulës. E thënë më thjesht, mësuesi është i udhëzuar për

krijimin e situatave mësimore. Situatat mësimore lidhen drejtpërdrejt me të

mësuarin problemor, i cili është në një nivel më të gjerë se sa të menduarit

kritik, të menduarit krijues-hulumtues apo ai logjik dhe akoma më tej nga ai

mekanik.

Problemi shtrohet si duhet të organizohet mësimi online për të qenë

më afër të nxënit të pavarur të nxënësve dhe studentëve?

Përgjigja e kësaj pyetje gjendet në perfomancat më adekuate të

mësueve aktivë. Modelet, praktikat, teknikat të përdorura nga mësuesit dhe

pedagogët tanë, që ku me intuitë e diku me përvojë dëshmojnë për talentin

dhe mjeshtërinë e rrallë, të cilat duhet të vlerësohen si një kontribut i

dobishëm për metodologjinë dhe didaktikën tonë. Prandaj kjo është një

tematikë e hapur hulumtuese e studentëve dhe e udhëheqjeve të temave të

diplomave për t’u angazhuar në këtë drejtim.

Kjo praktikë, për mendimin tim, konsiderohet si kontribut pasi shihet

në to alternimi i këtyre elementëve. Së pari reflektimi në detyrën mësimore.

Mësuesit që njohin dhe kanë aftësinë e analizimit të detyrës mësimore,

prezantohen krijues në detyrat e riformatimit të materialit mësimor. Kjo

diferencë është e dukshme te mësues që zotërojnë këto aftësi nga mësuesit

konfirmues, riprodhues dhe të varur nga teksti dhe materiali mësimor. Këta

mësues janë konfuzë në dhënien e detyrave dhe pa kritere të masës së detyrës

së dhënë në raport me moshën dhe nevojat e nxënësit. Në këtë mënyrë

mësimi online na dha mundësinë për të dalluar performancat e mësuesve

sipas kriterit të nivelit të përpunimit të materialit mësimor në nevojat e

nxënësit dhe rezultateve të të nxënit. Rezultatet e të nxënit janë përtej notës

që vlerëson dijet konjitive, pasi shprehin nivelin e formimit të nxënësit sipas

kompetencave kyç.

Mënyra e komunikimit me prindërit, orientimi dhe instruktimi i tyre

për të ndihmuar fëmijët në kryerjen e detyrave mësimore dëshmoi

Page 20: FORUMI I MËSUESVE

20

diferencimin jo vetëm të niveleve të performancës së mësuesve sipas këtij

kriteri, po edhe vetë prindërit në nivelin e përfshirjes dhe gatishmërisë së tyre

për të qenë partnerë në edukimin dhe arsimimin e fëmijës së tyre.

Së fundi mund të themi se mësimi online përtej problematikave të tij

duhet parë edhe si një mundësi reflektimi në njohjen e shkollës sonë dhe

orientimit për ta zhvilluar atë në dimesione dhe realitete të treja.

Page 21: FORUMI I MËSUESVE

21

MSC. Armanda Xhani (Baça)

Mësuese Arsim Fillor

Kolegji “Turgut Özal”

Roli i kompetencës digjitale në zhvillimin profesional të mësuesit

Gjithmonë e më shumë në ditët e sotme flitet për kontributin e

teknologjisë moderne dhe kompetencave digjitale të mësuesit në procesin e

mësimdhënies dhe veçanërisht në mësimin e fëmijëve në ciklin fillor, por jo

vetëm, për arritjen e objektivave mësimore. Kjo gjë nënkupton se përdorimi i

teknologjisë së edukimit po ndryshon edhe më thellë metodologjinë arsimorë

tradicionale në një metodologji më efektive dhe më interesante.Gjithashtu

përdorimi i teknologjisë lidhet ngusht edhe me kompetencat digjitale dhe

zhvillimin profesional të mësuesit. Kjo temë fokusohet te teknologjia e

edukimit dhe roli i kompetencave digjitale në zhvillimin profesional të

mësuesit. Në kohën bashkëkohore ndikimi i teknologjisë gjithnjë e më

shumë bëhet i gjithpërfshirshëm në shumë sfera shoqërore ndaj edhe në

mësimdhënie në shkolla. Ky zbatim nuk e anashkalon as arsimin. Arsimimi

dhe dituria janë baza e çdo zhvillimi njerëzor dhe ato janë e drejta thelbësore

për çdo qenie njerëzore.

Por normalisht, kompetencat digjitale janë pjesë e zhvillimit profesional

të mësuesit në ditët e sotme. Sipas Glatthorn (1995), zhvillimi profesional

është shumë i rëndësishëm dhe në një aspekt më të gjerë i referohet

zhvillimit të një personi në rolin profesional. Në rastin tonë në zhvillimin

profesional të mësuesit. Glatthorn (1995) e specifikon zhvillimin profesional

të mësuesit si: zhvillimi profesional që një mësues arrin si rezultat i rritjes së

përvojës dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme të mënyrës së mësimdhënies që

ato ushtrojnë” (Glatthorn, A. , 1995).

Sipas Krumsvik (2011) vitet e fundit, vihet re që gjithnjë e më shumë që

sistemet arsimore, duke u bazuar te rekomandimet e organizatave si OECD

(The Organisation for Economic Co-operation and Development) dhe

Komisionit Evropian, kanë prezantuar implementimin e kompetencave

digjitale në kurrikulumin e tyre tradicional (Krumsvik, R. J, 2011).

Gjithashtu theksohet se kjo lëvizje nuk gjen zbatim të menjëhershëm në

shkollat në vendin tonë dhe në vende të tjera.

Page 22: FORUMI I MËSUESVE

22

Punimi është i rëndësishëm për disa arsye. Së pari, ky punim reflekton

rolin e kompetencës digjitale në zhvillimin profesional të mësuesit duke

përfshirë shkollat. “”Eftali Koci”, “Marie Kaculini”, “Qemal Mici”, “Naim

Frashëri” dhe shkolla e muzikës “Jan Kukuzeli”. Ndaj duke reflektuar

situatën reale të qytetit të Durrësit. Së dyti, punimi është i rëndësishëm sepse

mund të shërbejë si bazë reference për punime të tjera të zhvilluara në një

shtrirje më të madhe kohore dhe territoriale.

Punimi do të ketë si qëllim kryesor të shqyrtojë rolin e kompetencës

digjitale në zhvillimin profesional të mësuesit. Për realizimin e këtij qëllimi

është hulumtuar një literaturë e gjerë mbi këtë fushë dhe është bërë një

studim empirik për të kuptuar më mirë ndikimin dhe rëndësinë që ka kjo

kompetencë në zhvillimin profesional të mësuesit. Për të realizuar këtë

qëllim janë ngritur pyetjet kërkimore më poshtë të cilat do të evidentojë

situatën reale të kompetencës digjitale dhe ndikimin në zhvillimin

profesional, të cilat janë dy dimensionet kryesore mbi të cilat do shtrihet

punimi.

Punimi i cili është zhvilluar gjatë periudhës mars 2019 deri në qershor 2019,

do të ketë si fokus pyetjet vijuese kërkimore:

✓ Cila është situata aktuale e kompetencës digjitale të mësuesve në shkollat

tona?

✓ Sa ndikojnë kompetenca digjitale në zhvillimin profesional të mësuesit?

✓ Sa rëndësi i kushtojnë mësuesit zhvillimit të tyre profesional?

✓ Si ndikojnë kompetencat digjitale dhe përdorimi i teknologjisë në klasë?

✓ Si ndikojnë kompetencat digjitale e mësuesit në procesin e mësimdhënies

dhe nxënies?

Kompetencat digjitale dhe rëndësia e tyre

Kur nxënësit apo fëmijë mësojnë informacione me anë të teknologjive të

informacionit apo TIK (ose IT) që nga kopshti dhe njëkohësisht kemi një

brez të moshuarish të cilët përdorin rrjetet sociale, ndaj që në këtë moment

vëmë re rëndësinë e pajisjeve digjitale në jetën tonë dhe në mësimdhënie.

Sipas Norman (1998) disa aplikacione duhet të përdoren në mënyrë intuitive,

kjo gjë nënkupton se nuk kanë nevojë për mësimdhënie.

Dihet se jo të gjithë kanë mundësi që të kenë internet dhe pajisje digjitale në

shtëpi dhe jo të gjithë kanë mundësi që të shkojnë në internet caffe për të

realizuar një detyrë shtëpie, një projekt për të nesërmen në shkollë, por

Page 23: FORUMI I MËSUESVE

23

ndodh rëndom që mësuesi ta kërkojë informacionin të printuar, dhe kur jepet

detyra thuhet vetëm : “informacionet gjejini në internet” dhe pikërisht për

këtë një pjesë nxënësish ndihen në siklet pikërisht prej arsyeve të

lartpërmendura.

Pse duhet t’iu jepen këto të dhëna nxënësve? Edhe gjatë eksperiencës sime si

nxënëse ishte një gjë që jo gjithmonë më ka pëlqyer, sepse fakti që një

nxënës nuk dorëzon një detyrë të printuar nuk do të thotë që detyra është

bërë gabim, përkundrazi, ky nxënës duhet vlerësuar sepse ka shfletuar për të

gjetur informacionin, e ka shkruar dhe kështu ai di dhe se si ta prezantojë atë

detyrë, ndryshe nga nxënës të tjerë që marrin informacione me “copy paste”

e dorëzojnë dhe më pas nuk dinë as ta lexojnë qartë atë që kanë shkruar,

prandaj në këtë drejtim, mësuesit duhet të jenë më të kujdesshëm, si në

dhënien e detyrës ashtu dhe në vlerësimin e saj. Pajisjet digjitale janë shumë

të rëndësishme si nga ana e mësuesve edhe nga ana e nxënësve.

Një nxënës nuk duhet të vlerësohet nga bukuria e faqes të parë të detyrës, por

nga përmbajtja e saj, nga prezantimi i detyrës, prandaj jo gjithmonë për një x

projekt duhet të gjenden informacione nga interneti dhe jo detyrimisht detyra

duhet të jetë e printuar, ndonjëherë dhe teknologjia duhet të rrijë pas.

Gjithashtu për të parë rëndësinë e internetit në shkolla ne duhet ta shohim atë

në disa këndvështrime:

Indikatorë të tjerë në menaxhimin e klasës dhe efektiviteti i orës mësimore

Profesionalizmi i mësuesit në menaxhimin e orës mësimore

Menaxhimi i orës së mësimit mbështetet në respektin për nxënësin. Ky mund

të fitohet duke i trajtuar nxënësit në mënyrë të ndershme, të sinqertë, pse jo

dhe pasiononte. Mësuesit që janë indiferentë, janë të interesuar më shumë

për lëndën sesa për nxënësit e tyre. Në jo pak raste ata dalin në mbrojtje të

nxënësve edhe kur nxënësit s’janë në drejtimin e duhur. Kur përpiqeni që të

krijoni klimën e dëshiruar në klasë, e para gjë që duhet bërë është t’i njihni sa

më shpejt nxënësit si individë. Në mënyrë të veçantë, që në fillim mësoni

emrat e tyre dhe përdorni ata gjatë mësimit. Kjo praktikë nuk është e mirë

vetëm për egon e nxënësit, por shërben për t’u bërë të ditur nxënësve se

sjellja e tyre nuk do të jetë anonime (Garo, S, 2008).

Mësimdhënia efektive dhe menaxhimi i klasës janë të pandashëm. Me fjalë

të tjera mësuesit efektivë janë të mirë në menaxhimin e sjelljes së nxënësve.

Në fakt, disa studiues besojnë se “suksesi gjatë vitit shkollorë përcaktohet

nga çfarë bëhet gjatë ditëve të para të shkollës”. Pra është e këshillueshme të

Page 24: FORUMI I MËSUESVE

24

përgatitet një plan i detajuar dhe i plotë i menaxhimit të klasës, para ditëve të

para. Një plan i plotë i menaxhimit të klasës përfshin ambientin fizik, rutina

dhe procedurat, rregullat apo kodin e sjelljes që nxënësit duhet të zbatojnë

dhe ndërhyrjet e veçanta që do të motivojnë dhe do të disiplinojnë nxënësit

(Karaj, Th, 2008).

Orët e mësimit ia arrijnë më lehtë qëllimit kur nxënësit mësojnë në një

mjedis fizik tërheqës dhe të kohës. Shumë metoda dhe teknika që përdoren

sot në mësimdhënie nuk funksionojnë mirë kur mjedisi fizik i klasës është

organizuar sipas traditës. Shumica e shkollave të reja janë pajisur me karrige

dhe furnitorë të lëvizshme. Ndonëse vendosja e karrigeve ose ndenjëseve në

radhë ka disa përparësi nga pikëpamja e kontrollit, asnjë rregullim i

ndenjëseve nuk është perfekt për gjithë llojet e aktiviteteve dhe gjithë orët e

mësimit. Kështu, për të parë një film ose për të dëgjuar një leksion, ndenjëset

mund të preferohen të vendosen në radhë, për punën në grup ato mund të

vendosen në formë rrathësh të vegjël, për diskutim në formë harku. Pra

ndenjëset duhen lëvizur në mënyrën që ato ti përshtaten aktivitetit. Disa

mësues preferojnë ti ulin nxënësit sipas rendit alfabetik ose nxënësit e

mëdhenj i ulin në fund. Në orë tradicionale këto praktika mund të bëjnë

rutinën më të lehtë, por nëse përdoren metoda fleksibël, organizime të tilla

janë pa kuptim. Sidoqoftë në ditët e para të shkollës nxënësit duhet të mbajnë

të njëjtat vende në mënyrë që emrat e tyre të mësohen më lehtë (Garo, S,

2008).

Ndikimet e teknologjisë digjitale dhe internetit

Mësimdhënia përbën punën e organizuar e të rregullt të mësuesit në shkollë,

sipas një programi të caktuar, duke ndihmuar kështu në formimin e

gjithanshëm të nxënësve, për t’i pajisur ata me arsim dhe edukatë, duke

përdorur metoda të përshtatshme për moshën e tyre (Madden, Andrew et al,

2005). Kjo tërësi dijesh dhe e përvojës themelore të vlefshme, ndihmon në

rrugën e mëtejshme të veprimtarive të ndryshme për të punuar drejt në një

fushe të caktuar.

Individë në të gjithë botën kalojnë një pjesë të mirë të kohës në internet, në

kërkim të informacionit, për dërgime dhe marrje letrash, për të biseduar etj.

Në disa raste joshja dhe nevoja për internetin mund të jetë aq e madhe, sa

mund të kuptojmë se jemi të varur prej tij, se humori ynë ndryshon nëse për

një ditë ose më shumë nuk kemi mundësi të hyjmë në internet. Mund të

bëhemi edhe ankthiozë kur mendojmë se dikush pret një përgjigje nga ne dhe

Page 25: FORUMI I MËSUESVE

25

në mungesë të çdo mjeti tjetër komunikimi, ne nuk japim dot gjë tjetër veç

heshtje (Regoniel, P, 2012).

Në raste të tjera, koha e kalimit në internet mund të bëhet shkak për mos

interesim në mësim dhe largimin total të vëmendjes nga shkolla. Përdorimi i

internetit bën që nxënësit të bëjnë kërkime dhe të marrin të dhëna edukative

të cilësisë së lartë nga bibliotekat, websajtet, muzeumet, galeritë dhe burime

te tjera informative nga e gjithë bota. Në shumë vende të botës gjatë mësimit,

mësuesit do t’i udhëzojnë nxënësit drejt materialeve specifike dhe burimeve

edukative (Madden, Andrew et al, 2005).

Në ato raste kur nxënësve iu është dhënë leje të përdorin internetin jashtë

orëve të mësimit ato duhet të bien dakot që të hyjnë vetëm në ato faqe

interneti të cilat janë të përshtatshme për përdorim në shkollë. Sa i përket

përdorimit të internetit për qëllime shkencore nxënësit nuk e përdorin

pothuajse aspak. Mund të themi se kjo mënyrë e përdorimit të internetit nga

nxënësit ka ndikim jo të mirë në procesin e të mësuarit (Banks, 2000).

Tek nxënësit mungon informimi më konkret lidhur me mundësinë e

shfrytëzimit të internetit edhe për qëllime të tjera, përderisa profesorët të cilët

shpjegojnë në shkollat tona nuk kanë mundësi t’i ofrojnë njohuri (arsyet

mund të jenë të ndryshme, si mungesa e trajnimeve konkrete etj.) për

mënyrat e mundshme të kërkimit nëpër web site të ndryshme për literaturë

shkollore, prandaj nxënësit të gjitha informacionet që i marrin në internet i

bëjnë përmes formave tjera (internet-cafeve) ku këto njohuri që marrin janë

shumë të pakta dhe jo njohuri shkencore, kryesisht njohuri kontaktimi me të

tjerët. Interneti është një revolucion elektronik i madh i kohës. Krahas

avantazheve të tij në shumë sfera të jetës, ka edhe disavantazhet e veta nëse

nuk i kushtohet kujdes mënyrës së përdorimit.

Në shumë vende të zhvilluara shkollat publike kanë një mënyrë më të

organizuar të mësimit dhe përdorimit të internetit ku nxënësve iu

mundësohet të mësojnë të kërkojnë më e lehtë për qëllime mësimore

(Glatthorn, A, 1995).

Që të kuptohet ndikimi i internetit në gjuhët e huaja por jo vetëm, duhet të

shikohet në esencën e zbatimit të tij në orën e mësimit gjatë zhvillimit të

gjuhës angleze. Në këtë kuptim ka dy kategori kryesore të shfrytëzimit të

internetit: mësim "nga" kompjuterat dhe mësim "me" kompjutera. Kur

nxënësit mësojnë "nga" kompjuterat, kompjuterat në të vërtetë janë mësues.

Page 26: FORUMI I MËSUESVE

26

Në këtë mënyrë, interneti në formë parësore shërben për zgjerimin e

njohurive. Përkundër kësaj, gjatë mësimit „me kompjuter”, nxënësit e

shfrytëzojnë teknologjinë si mjet që mund të zbatohet për qëllime të

ndryshme në procesin e mësimit. Nxënësit e shfrytëzojnë si burim që u

ndihmon të zhvillojnë nivelin e tyre të të menduarit, kreativitetin,

shkathtësitë hulumtuese etj.

Mësimi “nga” kompjuteri

Kjo metodë mund të jetë në forma të ndryshme – instruksione të bazuara

kompjuterike, instruksione të asistuar kompjuterike, sisteme integruese të

mësimit, dhe sisteme inteligjentë për mësim (Gibson, Susan and Oberg,

Dianne, 2015). Këtu kompjuterat shfrytëzohen ose të ndihmojnë gjatë

ushtrimeve shtesë të shkathtësive specifike. Ky softuer mundëson në formë

plotësuese ushtrimin e shkathtësive të mësuara. Në masë të vogël ose aspak

nuk i lejon nxënësit të hulumtoj. Statistikat në vendet më të zhvilluara,

tregojnë se mësimi me “nga” kompjuteri në formë konsiderueshme i

zmadhon rezultatet e nxënësve nga arsimi parashkollor dhe deri te arsimimi i

lartë.

Aftësia e përdorimit të kompjuterit dhe e rrjetit të internetit, sot ka fuqizuar

angazhimin për të mësuar gjatë gjithë jetës. Kjo aftësi për të përvetësuar

shkathtësinë e përdorimit të kompjuterit, padyshim çon në një shoqëri të

dijës, të shëndetshme dhe produktive. Përvetësimi i aftësisë për të përdorur

kompjuterin është një nga burimet e ngritjes se kapaciteteve, jo vetëm për

individin por edhe për familjen, komunitetin e vendin.

Të mësuarit nga distanca, që ka filluar të aplikohet në vende të zhvilluara

(Sh.B.A, Angli, Kanada) do të fillojë të përfshijë edhe nxënësit e

mësimdhënësit edhe të shkollave tona. Gjithashtu është një portë shumë e

mirë për mësimin e gjuhëve të huaja, sepse shkolla mund të mundësojë

pjesëmarrjen e nxënësve në konferenca dhe orë kursi online. Gjithashtu dhe

mësuesit mund të bashkëpunojnë me shkolla të ndryshme jashtë vendit, ku të

marrin pjesë në konferenca të ndryshme për një mësimdhënie sa më praktike

dhe interaktive. Gjithashtu, përdorimi i kompjuterëve, i teknologjisë, i

internetit në shkolla nxit punën në grupe midis nxënësve, sepse ata mund të

bashkëpunojnë më njëri-tjetrin për kryerjen e detyrave të ndryshme, rrit

gjithashtu interaktivitetin, sepse duke e përcjellë informacionin me anët të

imazhit, të videos, tërheq vëmendje më të madhe të nxënësve dhe kështu ata

do të përfshihen më shumë në diskutime. Por pavarësisht se interneti,

Page 27: FORUMI I MËSUESVE

27

teknologjia janë shumë të rëndësishme, a duhet t’iu vihet theksi kryesor, a

ndikojnë gjithmonë pozitivisht tek nxënësit? Sa i vërtetë është informacioni

që merret nga interneti? Kur nxënësi kryen një detyrë, një projekt në shkollë,

si vlerësohet nga mësuesi?

Në cilat lëndë gjen vend përdorimi i teknologjisë dhe cili është fektiviteti i

tyre në procesin e të nxënit

Teknologjia në edukim është e lidhur jo vetëm me kompjuterin dhe rrjetet

kompjuterike por, gjithashtu, përfshin elemente të tjera të teknologjisë që

mund të përmirësojnë cilësinë e procesit të mësimdhënies dhe të nxënit të

tilla si: aparatet celularë, video projektor, TV, Radio, CD/DVD, kamera etj.

Mësimi “nga” kompjuteri (Learning from computer): Kjo metodë mund të

jetë në forma të ndryshme – instruksione të bazuara kompjuterike,

instruksione të asistuara kompjuterike, sisteme integruese të mësimit, dhe

sisteme inteligjentë për mësim. Në fakt mund të themi se mjetet teknologjike

mund të gjejnë zbatim në shumë lëndë mësimore. Së pari, lënda e

informatikës, ku kompjuterit janë domosdoshmëri shumë e madhe përdorimi.

Nxënësit duhet të kenë kompjuterin e tyre individual ku mund të punojnë

(Dalipi, F. , 2012).

Në këtë lëndë mësimore kompjuterit shfrytëzohen që të mësojnë nxënësit

(tutorial software) ose të ndihmojnë gjatë ushtrimeve shtesë të shkathtësive

specifike (drill and practice software). Drill and practice software ka

dominuar në perioda fillestare të zbatimit të kompjuterëve në arsim, por

ofrohet edhe sot në shumë organizime dhe forma të ndryshme. U vjen në

ndihm nxënësve gjatë përvetësimit të problemeve të caktuara më së shumti të

shkencave teknike dhe natyrore. Ky softwer mundëson në formë plotësuese

ushtrimin e shkathtësive të mësuara. Në masë të vogël ose aspak nuk i lejon

nxënësit të hulumtoj (Gray, Carol et al, 2016). Tutorial software është i

ngjashëm me Drill and practice software. Dallimi është në atë se me drill and

practice software ushtrohet material që më parë nxënësi e ka mësuar, ndërsa

tutorialet dhe të dhënat plotësuese përmes ekraneve informative dhe të

dhënat grafike e udhëzojnë nxënësin të hulumtoj jashtë nga ajo që ka mësuar.

Tutorialet nëse janë dizajnuar në formë të drejtë, i mundësojnë nxënësit në

procesin e të menduarit dhe mbi nivelin e tij të diturisë. Statistikat në vendet

më të zhvilluara, tregojnë se mësimi me “nga” kompjuteri në formë

konsiderueshme i zmadhon rezultatet e nxënësve nga arsimi parashkollor dhe

deri te arsimimi i lartë.

Page 28: FORUMI I MËSUESVE

28

Së dyti, pajisjet teknologjike mund të përdoren edhe në orën e muzikës.

Përveç kompjuterëve, mund të përdoret edhe magnetofoni, ku nxënësit mund

të dëgjojnë këngë të ndryshme. Gjithashtu video projektori gjen përdorim

edhe në këtë orë për faktin se nxënësit mund të shohin me imazhe veglat e

ndryshme muzikore apo mund të shohin edhe video nga opera të ndryshme

filarmonike. Përdorimi kompjuterit bën gjithashtu të mundur që nxënësit të

bëjnë kërkime dhe të marrin të dhëna edukative të cilësisë së lartë (si detyrë

jashtë klase) nga bibliotekat, websajtet, muzeumet, galeritë dhe burime te

tjera informative nga e gjithë bota. Shkolla të ndryshme kanë filluar

mësimdhënien virtuale, që këto lëndë të mund të paraqiten në mënyrë

pamore, vizuale, në DVD dhe të projektuara në mur, duke ngjallur kështu

imagjinatën e nxënësve dhe duke bërë më të lehtë përcjelljen e koncepteve

abstrakte, jo gjithmonë të lehta.

Lënda tjetër ku gjejnë përdorim pajisjet e ndryshme teknologjike, është lënda

e gjuhëve së huaj, qoftë anglisht, italisht apo ndonjë gjuhë tjetër që nxënësit

e zhvillojnë në shkolla. Magnetofoni është pajisja e parë e domosdoshme

teknologjike e cila duhet gjatë orës së gjuhës së huaj. Metodat e gjuhëve të

huaja përfshijnë edhe aktivitete me audio të cilat duhet të zhvillohen gjatë

orës së mësimit. Në fakt metodat më të fundit të gjuhëve të huaja, përfshijnë

edhe aktivitete me video, ku paraqiten video interesante me nënëtitra me

temat dhe personazhet e librave. Gjithashtu, përdorimi i kompjuterëve, i

teknologjisë në shkolla nxit punën në grupe midis nxënësve, sepse ata mund

të bashkëpunojnë më njëri-tjetrin për kryerjen e detyrave të ndryshme, rrit

gjithashtu interaktivitetin, sepse duke e përcjellë informacionin me anët të

imazhit, të videos, tërheq vëmendje më të madhe të nxënësve dhe kështu ata

do të përfshihen më shumë në diskutime (Gray, Carol et al, 2016).

Vlerësimi nëpërmjet teknologjive digjitale

Vlerësimi është një proces i ndërlikuar dhe i “rrezikshëm”. Vlerësimi shihet

nga mësuesit si proces i vazhdueshëm gjatë gjithë vitit shkollor dhe kulmin e

arrin në dëftesën e arritjeve të nxënësve, në fund të simestrit apo në fundin e

vitit shkollor. Disa mësues pohojnë se të gjitha aktivitetet që zhvillohen gjatë

mësimdhënies janë raste të mundshme vlerësimi, kurse disa mësues kanë

treguar se vlerësimi është arsyeja pse ata shpesh herë e kundërshtojnë punën

me grupe. Mësuesit e kanë të vështirë që ta kuptojnë se si mund t’i lënë

nxënësit të punojnë së bashku dhe në të njëjtën kohë të bëjnë vlerësime

individuale (Gibson, Susan and Oberg, Dianne, 2015).

Page 29: FORUMI I MËSUESVE

29

Realisht vërtet është e vështirë, unë e njoh këtë vështirësi nga praktikat që

kam kryer, por më duket më e dobishme që këto aktivitete në klasë të shihen

si mundësi për të nxënë, me aktivitete të veçanta vlerësimi që hartohen për të

vlerësuar arritjet e nxënësve kundrejt objektivave të të nxënit të përdorura

gjatë vitit në mënyrë periodike ku nxënësi punon vetëm. Në punën me grup

mësuesi jep vlerësime në përgjithësi të punës së grupit dhe të kontributit të

gjithsecilit, jep vlerësime për mënyrën e bashkëpunimit, për trajtimin e

çështjeve dhe përfundimet e nxjerra dhe për mënyrën e prezantimit (Gibson,

Susan and Oberg, Dianne, 2015).

Të evidentosh pozitiven, ta afirmosh, ta bësh karakteristikë të përgjithshme

te nxënësit është aftësi e intuitë. Nxënësi ka nevojë të vlerësohet e të

respektohet dhe të mos i rëndojmë me qortime dhe vërejtje. Le t’i referohemi

psikologut Abraham Maslow, i cili thotë se nevojat themelore të përbashkëta

të të gjitha qenieve njerëzore përmblidhen në pesë kategori: nevojat

fiziologjike, të sigurisë, efektive (ndjesore), nevojat për vlerësim dhe respekt,

si dhe nevojat për realizim. Këto nevoja janë të pranishme në çdo fazë të

moshës së nxënësve. Ne duhet ta shohim nxënësin përtej notës, në qoftëse

notën e vendosim në bazë të kritereve të vlerësimit, e shikon si njësi që

përfaqëson nivelin e njohurive në një lëndë të caktuar, në një kapitull e disa

tema të marra së bashku. Kjo është e lidhur fort edhe me produktin e punës

sonë si mësues, ku përfshihet edhe aftësia jonë për t’i ngulitur nxënësve

teknikat e të nxënit në lëndë të veçanta.

Vlerësimi duhet shoqëruar realisht me shpjegim, që të ketë vlerë për nxënësit

e vlerësuar dhe klasën në tërësi apo në grup. Argumentimi i notës është me

vlerë për të tërë klasën e grupin. Është e kuptueshme që mësuesi shqetësohet

kur nxënësi nuk përgjigjet në mësim, pra vlerësohet me notën negative, por

kjo nuk e justifikon asnjëherë të vlerësuarin me nervozizëm. E vë notën

negative ose të dobët dhe mendon se kështu u “zgjidh” problemi, prandaj

mësuesi nuk duhet të tregojë as indirekt “Ja ku e ke punën tënde, bëj zhurmë

po deshe”. Menaxhimi ka rrugë të tjera që nuk kanë të bëjnë me presionin

për notën. Kjo është e dëmshme. Mësuesi, duke argumentuar notën, do të

shprehë kënaqësinë apo shqetësimin e tij, në varësi të notës që vë. Ai, nuk

mjafton të shprehë sinqerisht keqardhjen e vërtetë për notën e dobët që vë,

por është e dobishme të tregojë ose të rekomandojë 2-3 teknika të të nxënit,

për çështje të caktuara, te të cilat shfaq dobësi e zbrazëti njohurish. Kjo bën

që edhe nxënësi të kuptoj më shpejt e të bindet më shumë (M, Kraja, 2008).

Page 30: FORUMI I MËSUESVE

30

Modeli i kërkimit

Studimi është bazuar te metoda mikse e kërkimit sasior dhe cilësor në

mënyrë që të prodhohen rezultate objektive dhe subjektive në lidhje me

ndikimin e internetit në procesin e mësimdhënies dhe impaktit që ka te

nxënësit. Për të matur më mirë rolin e kompetencave digjitale në zhvillimin

profesional është i përfshirë janë zhvilluar pyetësorë, duke patur si fokus

mësuesit në shkollat “”Eftali Koci”, “Marie Kaculini”, “Qemal Mici”, “Naim

Frashëri” dhe shkolla e muzikës “Jan Kukuzeli” të cilat gjenden në qytetin e

Durrësit. Është zgjedhur metoda mikse duke qenë se është më e

përshtatshme për studimin. Ky punim konsiderohet si një punim mikro duke

qenë se ka njësi matëse një shkallë të vogël popullsie, në këtë rast kampionin

prej 150 mësuesish të shkollave të sipërpërmendura, përkatësisht nga 30

mësues për secilën shkollë.

Popullata dhe kampioni

Faktori kohë ka qenë shumë i rëndësishëm për këtë punim, ndaj ky është një

punim transversal (cross-sectional) duke qenë se është zhvilluar në një

periudhe 3 mujore (Mars 2019- Qershor 2019). Pjesëmarrësit në këtë studim

janë marrë nga shkollat “”Eftali Koci”, “Marie Kaculini”, “Qemal Mici”,

“Naim Frashëri” dhe shkolla e muzikës “Jan Kukuzeli”, ë cilat gjenden në

Durrës, të zgjedhura sipas mënyrës rastësore, dhe nga ku janë zgjedhur 150

mësues në total.

Përsa i përket numrit total të mësuesve, shkollat në përgjithësi kanë nga 36-

42 mësues, kanë një total prej afërsisht 300-800 nxënës, kanë nga një sallë

me kompjuteri të cilët nxënësit e aksesojnë në orën e informatikës, por nuk

është bërë ende e mundur lidhja me internetin në këtë laborator informatike,

të cilat aksesoren nga mësuesit për t’i inkorporuar gjatë orës mësimore. Të

dhënat e detajuara dhe të analizuara të mësuesve të përfshira në studim

paraqiten në kapitullin vijues, ku janë të analizuara me grafikë Excel.

Instrumenti matës

Në këtë studim kam përdorur metodën sasiore me instrumentin e pyetësorit.

Pyetësori përbëhet nga pyetje sasiore të cilat janë të llojeve të ndryshme të

fokusuara në variabile të ndryshme. Pyetjet e para sigurojnë mbledhjen e të

dhënave demografike për mësuesit, të dhëna që kanë të bëjnë me: gjininë,

moshën, koha që kanë nxënësit që përdorin kompjuterin dhe shpeshtësia e

përdorimit të teknologjisë digjitale.

Page 31: FORUMI I MËSUESVE

31

Më pas në pjesë e dytë pyetësorit vijon me pyetje të mbyllura të cilat

sigurojnë përgjigje të standardizuara, janë të thjeshta për t’u analizuar dhe

mësuesit e përfshirë në punim krijojnë një domethënie të qartë të pyetjes.

Pyetësori te pjesa e tretë përbëhet edhe nga pyetje të hapura të cilat sigurojnë

informacion subjektiv dhe mësuesit përgjigjen në mënyrë të detajuar rreth

orëve specifike që kalon nxënësi gjatë javës në internet, mendimit të tyre se

si i ndihmon interneti në lëndën shkollës dhe mundësitë që ofron shkollës.

Mësuesve iu tha që të plotësonin pyetësorin e shkallëzuar duke vendosur “X”

në një hapësirë të bardhë që ju përshtaste mendimeve të tyre në bazë të

shkallës. Përsa i përket nivelit gjuhësor, është përpjekur të përdoret një nivel

gjuhësor i përshtatshëm për mësuesit.

Përfundime dhe Rekomandime

Nga ky punim, arrita në përfundim se interneti është i rëndësishëm në jetën

dhe shkollimin e fëmijëve. Ai është një pjesë e pandashme e jetës së tyre.

Punimi u bazua ne pyetje kërkimore të cilat marrin përgjigjet vijuese:

Sa ndikojnë kompetenca digjitale në zhvillimin profesional të mësuesit?

Shfrytëzimi i kompetencave digjitale në shkollë është një arritje e madhe

pasi fëmijët arrinin të përmirësonin duke përdorur rrjete të ndryshme, duke

komunikuar me shokët e klasës për detyrat që mësuesja u jepte atyre, etj.

Shkollat kanë sallë interneti në dispozicion të nxënësve, por që në pjesën më

të madhe kjo sallë interneti nuk përdoret për arsyet e detyrave të shkollës.

Ndaj shkolla duhet të mundësojë orë të veçanta ku nxënësve t’iu mësohen

efektet negative dhe pozitivë të internetit apo t’iu mësohet se si behët një

kërkim shkencor. Për më tepër mësuesi duhet të jetë më i vëmendshëm në

vlerësimin e detyrës duke përdorur njohuritë kompjuterike dhe digjitale të

cilat i ka të akumuluara nëpërmjet kërkimeve shkencore, pjesëmarrjes në

trajnime apo në konferenca, sepse vetëm në këtë mënyrë nxënësi do të

punojë seriozisht dhe do të lexojë dhe përpunojë njëkohësisht informacionet

e marra nga interneti. Gjithashtu në internetin e shkollës, duhet t’iu jepet

akses vetëm faqeve që mundësojnë dhe lejojnë nxënësit të kryejnë detyra të

ndryshme shkolle.

Sa rëndësi i kushtojnë mësuesit zhvillimit të tyre profesional?

Edhe mësuesit duhet të jenë më të trajnuar rreth risive të ndryshme, që të

dinë si t’ia përcjellin nxënësve efektet pozitivë dhe negative që mund të

sjellë internet. Punimi arriti në konkluzion (sipas variabiles së tretë) se 57% e

mësuesve pohojnë se ato marrin pjesë rregullisht në konferenca për të

Page 32: FORUMI I MËSUESVE

32

zhvilluar aftësitë e tyre në mësimdhënie, në fakt do të rekomandohej që edhe

pjesa e mbetur prej 43% të marr pjesë rregullisht në konferenca në mënyrë

që të zhvillojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre të kompetencave digjitale,

por jo vetëm.

Si ndikojnë kompetencat digjitale dhe përdorimi i teknologjisë në klasë?

80% e nxënësve përdorin internetin dhe teknologjitë (sipas mësuesve) si

formë për të komunikuar me njëri tjetrin. Deri këtu gjithçka duket mirë, por

për çfarë komunikojnë është çështje që kërkon një analizë më vete. Do të

ishte mirë që komunikimi të lidhej me detyrat e shkollës ose për ndonjë

ushtrim ose punë në grup. Por, rastet nuk janë të vogla kur komunikimi

përdoret për arsye të tjera që mund të jenë: marrja e ushtrimeve gati, kopjet

me anë të telefonave etj.

Si ndikon kompetencat digjitale e mësuesit në procesin e mësimdhënies

dhe nxënies?

Nxënësit kanë shumë dëshirë të përdorin internetin në ambientet shkollore

(sipas 150 mësuesve të përfshirë në pyetësor) duke qenë se mësimi do të

ishte më argëtues. Në fakt përdorim i internetit nënkupton edhe përdorimin e

pajisjeve teknologjike në shkolla, si telefona, kompjuteri, Smartboard, tableta

etj.

Teknologjitë e reja në mësimdhënie paraqesin mjaft avantazhe. Një ndër këto

është fakti që nxënësit kur janë duke punuar në kompjuter, mund të përpiqen

të bëjnë një ushtrim, mund të dështojnë në fillim, por mund të rifillojnë, pa

frikën e të qenit i gjykuar nga dikush, pra gjithçka është e lirë për ta.

Sipas shumicës së mësuesve, apo 75% e tyre pohojnë se ato janë njohës

shumë të mirë te teknologjisë. 40% e tyre pohojnë se janë njohës të

programeve të cilat përdoren për t’i shërbyer mësimdhënies. Asnjë prej tyre

nuk ishte njohës i programeve Scratch dhe Stencyl.

Teknologjia është sot një nga preferencat e nxënësve për çdo gjë, për të

marrë informacione, për të komunikuar, për t’u edukuar etj., prandaj ata

duhet ta përdorin më me kujdes dhe shkolla ashtu si dhe familja duhet t’i

angazhojnë në aktivitete sportive ku të ulin pasivitetin e tyre duke qëndruar

vetëm para ekranit të kompjuterit. Ndaj rekomandohet se mësuesit duhet ta

përdorin dhe ta implementojnë atë në procesin e mësimdhënies. Nxënësit

duhet të mësohen që të dinë si ta kërkojnë informacionin dhe ta përpunojnë

atë duke mos marrë autorësinë e tjetrit dhe për të zhdukur fenomenin “copy

paste”. Nga emisione të ndryshme televizive, apo duke lexuar shkrime të

Page 33: FORUMI I MËSUESVE

33

ndryshme në gazeta rreth kësaj çështje vihet re se nxënësit pjesën më të

madhe e kalojnë në internet duke qëndruar në rrjetet sociale, kjo gjë mund të

evitohet vetëm duke i angazhuar të ato me aktivitete sportive dhe edukative

(p.sh. libra jashtë klase, një kurs kitare, një stërvitje futbolli, kurs baleti etj.).

Rekomandime

Ndaj do të ishte e rekomandueshme që mësuesit të përdorin internetin për:

Të shtuar vlera, për të menaxhuar klasën ose për të përmirësuar planifikimin

dhe shpërndarjen e leksioneve.

Të pajisin nxënësit me motivim.

Të lejojnë nxënësit të përdorin internetin për të mësuar, ju jep një motiv për

të punuar veçanërisht nxënësve që janë mërzitur me mënyrat tradicionale të

shpërndarjes së informacionit, duke ndihmuar tek këta nxënës që nuk kanë

interesin e duhur të asimilojnë mirë informacionin. Punimi gjithashtu

rekomandon se mësuesit duhet të marrin pjesë rregullisht në konferenca dhe

të bëjnë vazhdimisht publikime shkencore, jo vetëm në lidhje me

teknologjinë por edhe me aspekte të tjera të mësimdhënies.

Bibliografia

Anita, W. (2011). Psikologji Edukimi. Tiranë : Qendra për Arsimin

Demokratik.

Banks, T. (2000). Teaching learning process. . North Carolina: Center for

Aide Regulation

and education.

Bar, A. S. (1968). The Measurement and Prediction of Teacher

Effectiveness. Madison.

Garo, S. (2008). Mësimdhënia Bashkëkohore. TOENA, Tiranë.

Glatthorn, A. (1995). “Teacher development”. In: Anderson, L. (Ed.),

International encyclopedia of teaching and teacher education (second

edition). London: Pergamon Press.

Glatthorn, A. (1995). “Teacher development”. In: Anderson, L. (Ed.),

International encyclop (1995). “Teacher development”. In: Anderson, L.

(Ed.), International encyclopedia of teaching and teacher education (second

edition). London: Pergamon Press. 22-25.

Grillo, K. (2002). Fjalor edukimi (Psikologji-Sociologji-Pedagogji), Shtypur

në shtypshkronjën “DITA 2000”, Tiranë, f. 182.

Karaj, Th. (2008). Menaxhimi i klasës. Tiranë: EMAL, 11.

Koegel, R. L. (1989). The treatment of severe behavior disorders. Behavior

analysis approaches. Washington, DC:: American Association on Mental

Retardation.

Page 34: FORUMI I MËSUESVE

34

Krumsvik, R. J. (2011). Digital competence in Norwegian teacher education

and schools. Högre utbildning, 1(1), 39-51.

Quina, J. . (1989). Effective Secondary Teaching: Going Beyond The Bell

Curve. New York.

Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar. (2014).

Qershor, 2004, f. 16.

Woolfolk, A. (2011). “Psikologji Edukimi”, Qendra për arsimin demokratik.

Tiranë, faqe 6-26.

Woolfolk, A. (2011). Psikologji Edukimi. Tirane: Qendra për Arsimin

Demokratik.

Page 35: FORUMI I MËSUESVE

35

Aurora Lushaj

Mësuese Arsimi Fillor

Shkolla 9-vjeçare “Niko Aleksi”, Qeparo, Vlorë

Mësimi në distancë në zonat rurale, një sfidë plot me pengesa

dhe vështirësi

Ky punim bazohet mbi përvojën personale si mësuese e arsimit fillor në

shkollën me klasa të bashkuara, Niko Aleksi, Qeparo, Vlorë. Studimi është

kryer me nxënës real, në situata reale dhe në kohë reale.Teza që dua të

mbrojë është se mësimi në distancë është një përpjekje e cila e ka të

pamundur realizimin e zhvillimit të mësimit dhe mbi të gjitha marrjen e

njohurive nga ana e nxënësve ashtu siç realizohet në klasë. Mësimi në këtë

lloj forme është një sfidë si nga ana e nxënësve,si nga ana e mësuesve por

edhe nga ana e prindërve, të cilët e kanë gati të pamundur të jenë të

disponueshëm për të qenë përkrahë fëmijëve të tyre gjatë gjithë kohës se

realizimit të mësimit në distancë. Studimi im përfshin fëmijët e klasës së

parë që janë 3 nxënës dhe 10 nxënës të klasës ëe katërt në kohën e

pandemisë. Nxënësit janë të moshës 6-vjeç dhe të moshës 9-vjeç dhe janë me

vendbanime të ndryshme. Ka patur shumë përpjekje në zonat urbane për

realizimin e mësimit në distancë në periudhën mars-maj por mund të them

me bindje se studimi im ka nxjerrë shumë pengesa që ndikojnë në mos

realizimin e kësaj metode në zonën ku jap mësim momentalisht. Vendet e

zhvilluara e kanë përparësi aplikimin e teknologjisë dhe të mesimit në

distancë sepse si prindërit, si mësuesit por edhe fëmijët i njohin këto metoda

që në vendin tonë, njihen vetëm nga mësuesit e TIK-ut dhe është pikërisht

kjo pikëpamja që do të argumentoj duke u bazuar në fakte. Duhen marrë

parasysh të gjithë faktorët që ndikojnë dhe që nuk lejojnë në funksionimin e

kësaj metode. Platformat që ofrohen janë nga më të ndryshmet, ndërkohë që

shumë prindër ende nuk janë në dijeni se çfarë do të thotë mësim online.

Megjithatë duhet vlerësuar shumë dëshira e nxënësve për të mësuar

pavarësisht mundësive të tyre të kufizuara për të zhvilluar një mësim cilësor.

Shqipëria brenda 10 viteve ka pësuar ndryshime rrënjësore përsa i përket

fushës së arsimit por nuk duhet të lëmë mënjanë dhe mungesën e kushteve

Page 36: FORUMI I MËSUESVE

36

dhe pamundësinë për të promovuar arritje të larta në arsimin në Shqipëri në

një kohë që më shumë del në pah hap pas hapi ekzistenca e problemeve dhe

vështirësive me të cilat përballet shkolla Shqiptare. Reforma kurrikulare

është ende në fazat e diskutimit dhe të përshtatjes me realitetin që vetëm

kush është në sistemin arsimor mund ta njohë siç është në të vërtetë. Midis

përpjekjeve të shumta të mësuesve të TIK, nuk duhet lënë mënjanë fakti se

nxënësit janë thjeshtë të pajisur me informacion teorik lidhur me përdorimin

e kompjuterit pasi dhe nuk e kanë mundësinë që të formohen plotësisht duke

e zbatuar teoirnë në praktikë për dy arsye.

1. Kompjuterat në kabinetin e informatikës janë në gjendje jo të përdorshme.

2. Shkolla nuk ka internet, gjë që nuk e lejon mësimdhënien dhe

mësimnxënien përmes praktikës.

Supozohet se TIK rrit cilësinë e procesit mësimor, në periudha të tilla si

karantinimi, ku përdorimi i metodave të mësuara nga TIK duhej të ishte

favor, në realitet ishte gati e pamundur të arrihej një gjë e tillë sepse kjo do të

ndodhte vetëm nëse do të ekzistonin kushtet për të zhvilluar mësimin e TIK

në mënyrë të saktë dhe të plotë, gjë që do ti ndihmonte fëmijët të ishin të

kompletuar me informacion dhe ta zbatonin atë dhe nëse kjo do të ndodhte

do të ishin pregatitur jo vetëm nxënësit por edhe mësuesit për situatën e

krijuar nga pademia por paraprakisht duhej njohur përdorimi dhe praktikimi

me metodat e mësimit në distancë. Sfida më e madhe është zgjidhja e

problemeve fillestare, sepse nuk mjafton vetëm që ti parashtrojmë problemet

por dhe duhet ti diagnostikojmë për brezat në vazhdim. Strategjitë mund të

jenë nga më të ndryshmet por kur problemi e ka pikënisjen nga

mosfunksinimi siç duhet i gjërave thelbësore dhe fillestare, çdo përpjekje do

të ishte e kotë nëse nuk marrin masa edhe institucionet kompetente për

mbarëvajtjen siç duhet të mësimit të TIK.

Problematikat e fëmijëve që mësojnë në shkollën Niko Aleksi, Qeparo,

Vlorë

Faktorët që janë bërë pengesë e mos realizimit të mësimit në distancë.

1. Kushtet gjeografike të vendit ku jetojnë fëmijët.

Ka fëmijë të cilët jetojnë në zona të thella, ku edhe valët e telefonit janë të

vështira për të arritur. Kjo gjë ka penguar në relizimin e mësimit në distancë

dhe thjeshtë përmes telefonatave. Nuk është as për faj të mësuesve, as për faj

të nxënësve dhe as për faj të prindërve që ata jetojnë në një zonë të tillë, ku

Page 37: FORUMI I MËSUESVE

37

është mjaft e vështirë edhe për të folur në telefon, për shkak se valët

qendrore pengohen nga pozicioni gjeografik. Këtu dua të përmend një

nxënës që vjen nga Kudhesi me fugon dhe 8 nxënës që vijnë nga Qeparoi

fshat drejt Qeparoit fushë ku zhvillojnë mësimin në shkollën 9-vjeçare Niko

Aleksi.

2. Mungesa e internetit edhe kur ka vale.

Këtu pengesë bëhen kushtet ekonomike për të patur telefon me internet por

edhe për të blerë paketa të ndryshme interneti. Siç e thash më sipër, zona e

studjuar është një shkollë në fshatin e fundit të qytetit të Vlorës. E nxjerr këtë

përfundim duke njohur nga afër kushtet e jetesës së nxënësve dhe nivelin e

tyre ekonomik, problem të cilin nuk e kam lënë kurrë mënjanë. Fshati

Kudhes dhe fshati Qeparo kanë një nivel të lartë papunësie dhe si rrjedhojë

edhe nivel të ulet ekonomik. Sipas Institutit të Statistikave papunësia është

duke u rritur. Të dhënat tregojnë se shkalla e papunësisë tek të rinjtë (mosha

e prindërve të nxënësve të mi) është 30.2% në krahasim me 5 vite më parë.

Këtë mund ta shohim edhe në grafikun më poshtë se si ka pësuar rritje

papunësia, gjë që ndikon shumë tek fëmijët sidomos në kushtet e pandemisë.

Është për të ardhur keq, pasi ka shumë fëmijë në klasën time që janë të

interesuar për tu arsimuar dhe kanë etje për dije por privohen për arsye

ekonomike.

3. Mungesa e dijes dhe informacionit në lidhje me mësimin online.

Komuniteti me të cilin bashkëpunoj është një komunitet që nuk e ka

formimin e duhur në lidhje me teknologjinë që në vendet e zhvilluara

ekonomikisht kjo është pjesë e programit mësimor që në arsimin

parashkollor .Është e vërtetë që vendet e zhvilluara janë disa hapa para në

këtë drejtim, por ata janë disa hapa para jo vetëm nga ana ekonomike por dhe

në formimin e përgjithshëm, ndërkohë që në Shqipëri ka ende njerëz që

vuajnë padijen, që nuk e kanë arsimin e duhur për të kuptuar apo analizuar

situatën apo për më tepër për të gjetur zgjidhje për problemin. Dihet që zonat

rurale, duke qenë më të mbyllura dhe duke patur mungesë informacioni, nuk

mund ta kuptojnë dot përdorimin e metodave online të mësimdhënies por

nuk është për faj të tyre sigurisht që nuk kanë informacion në lidhje me

teknologjinë, pasi edhe koha nuk u premton që të merren me studimet e

metodave të reja që nxjerr arsimi Shqipëtar, pa marrë parasysh që ka ende

njerëz që punojnë gjithë ditën jashtë shtëpisë për të mbajtur familjen.

4. Kushtet e vështira të jetesës

Page 38: FORUMI I MËSUESVE

38

Ka fëmijë që jetojnë në kushte të vështira, ose që janë shumë persona në

familje dhe nuk e kanë mundësinë që të kenë dhomën e tyre personale për të

studjuar dhe fjetur. Siç e pamë më lartë nga statistikat, ekonomia e vendit

tonë, më konkretisht në zonat rurale është e ulet, si rrjedhojë kjo sjell edhe

mungesën e kushteve lehtësuese për fëmijët që të rriten, edukohen dhe

shkollohen, në një kohë që këto në vendet e përparuara nuk ekzistojnë keto

probleme.

5. Distanca krijon vështirësi më të thella për fëmijët me vështirësi në të

nxënë ose fëmijët me aftësi të kufizuar.

Mësimi në klasa virtuale ishte një zgjidhje e cila ndihmoi që nxënësit të mos

shkëputeshin nga shkolla dhe mësimet por ishte gjithashtu shumë e vështirë

që ata të përshtateshin me këtë mënyrë dhe me ritmin e të mësuarit në grup

dhe në distancë. Përpjekja është për tu vlerësuar si nga ana e mësuesve, si

nga ana e nxënësve dhe nga ana e prindërve, të cilët sipas mundësive i

ndihmuan fëmijët e tyre që të ishin pjesëmarrës në metodat e mësimit në

distancë por edhe pas gjithë përfshirjes së tyre dhe punës së fëmijëve dhe të

mësuesve, përsëri kishte plot probleme që dilnin dhe që në mësimin direkt në

klasë nuk ndodhnin. Vështirësitë në komunikimin mësues-nxënës gjatë

përcjelljes së informacionit dhe vlerësimit të dijes, i ka shprehur në një

konferencë për shtyp edhe ish ministrja e arsimit Besa Shahini, e cila ka

deklaruar se, edhe teknologjia me e përparuar nuk mund ta zëvendësojë dot

vlerën e bangës dhe të mësuesit në klasë. E nese kjo është e vështirë për një

fëmijë normal nuk ka mundësi që të jetë e lehtë për një fëmijë me aftësi të

kufizuara, i cili ka nevojë për një mësues të posatshëm në dispozicion të

tij/saj. Sidoqoftë mësuesi ndihmës nuk mund ta realizojë dot mësimin në

distancë me një fëmijë që ka vështirësi në të nxënë. Marr shkas të përmend

nxënesin e klasës së peste me inicialet E, i cili nuk ka mundur të përfshihet

në mësimin online pasi ishte mësuar me mësuesen në krahë dhe i duhej

ndihma nga mësuesi mbështetës patjeter edhe për të punuar online. Në këtë

rast distanca fizike krijon tepër vështirësi dhe bëhet një problem më shumë

për fëmijët me vështirësi në të nxënë.

6. Mundësia për realizimin e mësimit efektiv.

Sado përpjekje që të bëhen për ti motivuar nxënësit dhe sado stimulime të

krijojnë mësuesit në distancë, asnjë nuk mund ta zëvendësojë mësimin në

klasë. Bazuar në rezultatet e klasës time një vit më parë, kam mbetur e

zhgënjyer me rezultatet e vitit shkollor 2019-2020. Nxënësja 1 e klasës së

Page 39: FORUMI I MËSUESVE

39

parë e pati mjaft të vështirë të kuptonte konceptet kryesore të klasës së parë.

Nxënësja 2 megjithëse u përfshi me telefonata dhe i kryente detyrat, në klasë

të dytë po ndeshet me shumë vështirësi. Nxenesja 3 e pati pothuajse të

pamundur përfshirjen në mësimin në distancë dhe familja vendosi që fëmija i

saj të ripërsërisi klasën e parë. Nxënësi 1 i klasës së katërt nga mesatarja 9.5

në tremujorin e parë, arriti në mesataren 9.1 në fund të vitit. Nxenësi 2 nga

mesatarja 9.2 në tremujorin e parë, arriti në mesataren 8.9 në fund të vitit.

Nxënësi 3 nga mesatarja 8.2 në tremujorin e dytë, arriti në mesataren 8 në

fund të vitit. Nxënësi 4 nga mesatarja 8.8 në tremujorin e dytë, arriti në

mesataren 8.5 në fund të vitit. Nxënësi 5 nga mesatarja 7.5 në tremujorin e

dytë, arriti në mesataren 7.1 në fund të vitit. Nxënësi 6 nga mesatarja 7.4 në

tremujorin e dytë, arriti në mesataren 7 në fund të vitit. Nxënësi 7 nga

mesatarja 7.7 në tremujorin e dytë, arriti në mesataren 7.5 në fund të vitit.

Nxënësi 8 nga mesatarja 9,5 në tremujorin e dytë, arriti në mesataren 9.2 në

fund të vitit. Nxënësi 9 nga mesatarja 9.8 në tremujorin e dytë, arriti në

mesataren 9.2 në fund të vitit. Nxënësi 10 nga mesatarja 9 në tremujorin e

dytë, arriti në 8.5 në fund të vitit. Të gjitha këto përfundime janë bazuar në

përfshirjen e nxënësve, në kryerjen e detyrave, kryerjen e testeve dhe

projekteve në distancë.

7. Vlerësimi eshte objektiv dhe jo subjektiv.

Ky është një tjetër problem që doli gjatë mësimit në distancë që solli

pasaktësi nga ana e mësuesit dhe pakënaqësi nga ana e prindërve të nxënësve

dhe të vetë nxënësve, të cilët me të drejtë mbetën të pakënaqur, pasi sipas

mënyrës së zhvillimit të procesit mësimor ç’do kush do të donte më tepër

shpjegim dhe më tepër vlerësim.

Pasojat pas realizimit të mësimt në distancë

1. Mësimdhënia online dëmton sytë.

Eneida Rustemi është një mjeke okuliste dhe ajo në lidhje me këtë problem

shprehet kështu. Teknologjia dëmton sytë e fëmijëve dhe gabimi është i

prindërve të cilët i shohin pajisjet elektronike si lodra për të pushuar fëmija.

Ajo sugjeron qëndrimin e kontrolluar dhe jo më shumë se tre çerek ore në

ditë dhe kjo me ndërpreje duke bërë herë pas here fiskulturën e syrit. Ajo

këshillon që fëmijët të ekspozohen përpara kompjuterit I-PAD-it, telefonave

inteligjentë me orare të kontrolluara, sepse sado të kuruara të jenë këto

pajisje, para rrezatimeve të tyre syri është shumë delikat.

2. Mësimdhënia online dëmton psikologjinë e fëmijëve.

Page 40: FORUMI I MËSUESVE

40

Sipas punonjësve social, interneti të bën të jesh i huaj ndaj mjedisit lokal, i

bën të pasigurtë kufijtë mes realitetit, favorizon qëndrim pasiv shpesh

propozon modele të diskutueshme të sjelljes. Interneti është një nga shkaqet

kryesore të varfërisë gjuhësore për të cilën mësuesit e gjuhës ankohen me të

drejtë. Sipas analizave të eksperteve shumë orë përpara kompjuterit ndikojnë

keq në formimin e fëmijëve. I bëjnë të rriten në një botë të shkëputur nga

realiteti të varur nga kompjuteri. Studimet e shumëta kanë treguar se fëmijët

duhet të luajnë më shumë me lojera në ajër të pastër dhe të lexojnë sa më

shumë libra.

3. Mësimdhënia online para kompjuterit por edhe me telefon nxit

përkuljen e shpinës.

Lakimi i shpinës mund të ndodhë që në fëmijëri, në rininë e hershme dhe në

çdo grup moshë. Arsyet kryesore për lakimin e shpinës tek fëmijët janë disa,

qëndrimi i gjatë para kompjuterit dhe pasi trupi lodhet qëndron ulur në

mënyrën e gabuar. Ndërkohë është e pashmangshme që trupi të mos lodhet

dhe të mos qëndrojë shpina e lakuar, kjo ndodh edhe me të rriturit të cilët për

të shmangur lodhjen mbështetin duart mbi tavolinë dhe lakojnë shtyllën

kurrizore. Le ti marim një e nga një simtomat e perkuljes së shpinës.

Egzistenca e një dhimbje të përhershme në gjoks dhe në mes të shpatullave si

dhe lodhje të shpejtë.

Dhimbje koke të vazhdueshme.

Lëvizje të kufizuara dhe me vështirësi.

Mungesë të përqendrimit dhe demtim indirekt në tru.

Qarkullim i dobët i gjakut.

Dhimbje të shpinës dhe kyçeve.

4. Mësimdhënia online dëmton trurin.

Fëmijët që përdorin në mënyrë të tepërt pajisjet inteligjente kanë tendencë që

të kenë një cilësi gjumi jo të mirë dhe flen më pak kohë sesa fëmijët që nuk

përdorin pajisje inteligjente. Studimi i publikuar në gazetën e fëmijëve thotë

se çdo orë e kaluar para ekranit ishte e lidhur me tre deri në dhjetë minuta më

pak gjumë në natë. Prindërit dhe fëmijët shprehin shqetësime se koha që

fëmijët i kushtojnë pajisjeve inteligjente ndikon në shëndetin e tyre mendor.

Bahkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates i ndaloi telefonat derisa fëmijët e tij

të ishin adoleshent. Tim Cook lider i Apple ka thënë se nuk do ta linte nipin

e tij të bashkohej me rrjetet sociale.

5. Mësimdhënia online dëmton trupin.

Page 41: FORUMI I MËSUESVE

41

Trupi ndjen lodhje pas një kohe të gjatë para kompjuterit sepse gjaku nuk

qarkullon siç duhet dhe nuk funksjonon asnjë pjesë e trupit normalisht si në

klasë që ke mudësinë e levizjes së duarve, këmbëve dhe qafën, ulur në

karrike duke biseduar në telefon me zë ose duke shkruar mesazhe trupi

kontraktohet.

Rekomandimet

1. Rekomandohet vazhdimi i mësimit në klasa dhe mos mbyllja e shkollave.

Konkretisht në rastin e shkollës Niko Aleksi, Qeparo rreziku për Covid-19

është zero dhe numri i nxënësve është relativisht i pranueshëm për ta

realizuar mësimin në klasë

2. Rekomandohet që në rastin më të keq të kryhet mësimi me ndërthurje

përmes bashkëpunimit mësues-nxënës-prind nga telefoni dhe frekuentimi

njëkohesisht i shkollës por në orare të shkurtuara.

3. Rekomandohet dhe mësimi përmes televizorit dhe pas tij konsultimi me

mësuesen në biseda disa minutëshe përmes telefonit.

4. Rekomandohet që për pjesën e mungesës se kompjuterave të vihen në

dispozicon nga institucionet kompetente arsimore, pajisje si tablet si dhe të

vendoset internet me orar, posaçërisht për zhvillimin e mësimit në distancë

dhe jo për përdorime të tjera.

Page 42: FORUMI I MËSUESVE

42

Denada Shkodra

Mësuese e Historisë

Shkolla 9-vjeçare “Muharrem Dollaku” Shijak

Kompetenca digjitale në kohë pandemie

Lënda e historisë

Prej vitesh tashmë në sistemin tonë arsimor është aplikuar kurrikula me

bazë kompetencat. Me hartimin e kornizës së re kurrikulare synohet që të

ndërtohet një shoqëri shqiptare e dijes, që shoqëria shqiptare të integrohet në

epokën digjitale, që të rritet lëvizshmëria dhe ndërvarësia e komunikimit,

kulturës, zhvillimeve të reja shoqërore, që të kemi një konceptim të ri të

proçesit të të nxënit, që të rrisim rëndësinë e komunitetit, që të kemi një

zhvillim të qëndrueshëm social e kulturor etj. Kurrikula me bazë kompetence

e zhvendos përqëndrimin e vëmendjes nga nxënia e përmbajtjes lëndore me

mësuesin në qendër për në situatat e të nxënit me në qendër nxënësin. Si

rezultat, mësimdhënja kurrikulare me në qendër nxënësin ofron situata të

ndryshme të të nxënit përmes të cilave, nxënësi formohet në aspektin

shoqëror, kulturor, intelektual e qytetar. (Kurrikula e Arsimit parauniversitan

i Republikës së Shqipërisë, IZHA 2014).

Kompetenca është ndërthurja e dijeve, e aftësive, e qëndrimeve, e vlerave

që u nevojiten nxënësve për zhvillimin vetjak, qytetarinë aktive, përfshirjen

shoqërore dhe punësimin në të ardhmen. Shtatë kompetencat kyçe të të

nxënit janë: Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit; Kompetenca e

të menduarit; Kompetenca e të nxënit; Kompetenca për jetën, sipërmarrjen

dhe mjedisin; Kompetenca personale; Kompetenca qytetare; Kompetenca

digjitale. (Udhëzues kurrikular lëndor për historinë, IZHA 2018)

Çdo lëndë ka kompetencat e saj specifike. Kompetencat historike janë

procese dhe aftësi thelbësore që përfshihen në të gjithë programin e historisë

nëpërmjet tematikave dhe veprimtarive të sugjeruara. Nxënësit duhet të

kuptojnë, të zhvillojnë dhe të ndërtojnë kompetencat dhe konceptet historike,

si dhe të aftësohen për t’i përdorur ato, në mënyrë që të thellojnë dhe të

zgjerojnë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e tyre në lëndën e

historisë duke arritur progres. Kompetencat historike janë: Kërkimi historik;

Përdorimi i burimeve; Analiza shkak – pasojë; Interpretimi historik;

Shpjegimi dhe komunikimi për të shkuarën. Trajtimi i lëndës së historisë

Page 43: FORUMI I MËSUESVE

43

nëpërmjet koncepteve kyçe dhe kompetencave është risia kryesore e lëndës

së historisë. Programet e historisë nëpërmjet të gjitha tematikave që

zhvillojnë ndërtojnë një numër kompetencash dhe konceptesh, të cilat

mbështesin studimin e historisë. (Udhëzues kurrikular lëndor për historinë,

IZHA 2018)

Kjo trajtesë fokusohet ngushtësisht në kompetencën digjitale në lëndën e

historisë në arsimin bazë. Kompetenca digjitale nënkupton përdorimin kritik

dhe efektiv të TIK-ut, në shkollë, gjatë kohës së lirë dhe në komunikimin e

përditshëm. Kjo kompetencë mbështetet tek aftësitë themelore për të gjetur,

krijuar, për të shkëmbyer informacion, për të komunikuar si dhe për të

bashkëpunuar me rrjetet sociale në internet.

Në bazë të kurrikulës shkollore me bazë kompetencat, kompetenca

digjitale quhet e arrirë atëherë kur, nxënësi është i aftë të ndërveprojë me

moshatarët e tij por edhe me të rritur, duke përdorur shumëllojshmërinë e

mediave digjitale. Një rëndësi të madhe ka edhe siguria e nxënësit, pra, që të

plotësohen kriteret për kompetencën digjitale, duhet që nxënësi të jetë i aftë

të qëndrojë i sigurt duke lundruar në internet. Kjo përpos shkathtësive të tjera

si, zhvillimi i vetëdijes dhe ndërgjegjësimi mbi globalizimin dhe larmitë e

ndryshme kulturore, duke përfshirë këtu edhe ndërveprimin me nxënës nga

kultura të tjera. Kompetenca digjitale i jep një kornizë më të qartë nxënësit

sesi ai/ajo të gjejë, të përpunojë, dhe të analizojë një informacion të caktuar, i

cili e ka burimin nga interneti. (Kurrikula e Arsimit parauniversitan i

Republikës së Shqipërisë, IZHA 2014).

Situata e vështirë e krijuar si pasojë e pandemisë nga virusi Covid19, preku

thellësisht sistemin arsimor në Shqipëri ashtu si dhe në vendet e tjera të

botës. Shkolla jonë u gjend e papërgatitur njëkohësisht dhe me detyrën

madhore të vijimit të procesit mësimor në distancë. Pavarësisht kushteve

objektive, situatës së rënduar psiko-fizike të mësuesve, nxënësve dhe

prindërve, bashkëpunimi i këtyre tre komponentëve bëri që viti shkollor

2019-2020 të mbyllej sipas parashikimeve. Puna e mësuesve duke kaluar

limitet kohore të një dite pune në situatë normale u vlerësua si nga nxënësit

ashtu dhe nga prindërit. Gjithashtu vlen për tu përmendur dhe bashkëpunimi

i ngushtë i stafeve pedagogjike për të qenë sa më pranë njëri- tjetrit me

shkëmbime idesh e përvojash, por mbi të gjitha sa më afër nxënësve.

Për të qenë sa më konkrete dhe praktike dëshiroj të ndaj pervojën time lidhur

me mësimin në distancë dhe konkretisht me implementimin e kompetencës

Page 44: FORUMI I MËSUESVE

44

digjitale e cila ishte në qendër të vëmendjes si nga ana jonë ashtu dhe nga

nxënësit të mbështetur nga prindërit e tyre.

Lënda: HISTORI

Klasa: VI

Tema: Mbretëria e Anglisë dhe monarkia Franceze

Kompetenca digjitale:

Nxënësi :

✓ Zhvillon kompetencën digjitale për të kërkuar, përzgjedhur, analizuar

dhe komunikuar informacionin historik.

✓ Përdor internetin dhe analizon në mënyrë kritike burime të ndyshme

historike.

✓ Komunikon, prezanton dhe parashtron njohuritë, aftësitë dhe

qëndrimet.

✓ Bashkëpunon, diskuton dhe debaton me të tjerët për të ndërtuar

konceptet dhe kompetencat historike

Rezultatet e të nxënit:

Nxënësi:

✓ Përshkruan marrëdhëniet midis princërve dhe mbretërve në Angli

✓ Vlerëson ndarjen e pushtetit të mbretit nga parlamenti

✓ Vlerëson rolin e Kartës së Madhe të Lirive në respektimin e të

drejtave të njeriut

✓ Dallon ndryshimet ndërmjet monarkisë kushtetuese dhe asaj

absolute.

✓ Përshkruan etapat e zhvillimit të monarkisë Franceze, duke

evidentuar karakterin klasik të absolutizmit francez.

Realizimi i orës online në platformën zoom.

Në bashkëpunim me prindërit, nxënësit si fillim futen në linkun e dërguar të

platformës zoom.

I- Paraprakisht saktësoj nxënësit për

termat:

Monarki absolute, Monarki

parlamentare dhe dallimin mes tyre si

koncepte.

Përcaktoj tiparet e Monarkisë:

II-Përcaktoj disa tipare të

parlamentit:

Miraton ligje dhe dekrete

Eshtë institucioni më i lartë

ligjvënës

Ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi

Page 45: FORUMI I MËSUESVE

45

Qeveria është në duart e monarkut

Monarkia trashëgohet

Në kohën e sotme pak vende kanë

regjim monarkik

Ka disa lloje monarkish – absolute,

kushtetuese etj.

institucionet e tjera

Parlamenti i parë është mbledhur në

Angli, në kohën e mbretit Eduart në

1295

Parlamenti i parë shqiptar daton në

27 mars 1920 etj.

III-Përcaktoj kushtet në të cilat u

miratua Karta e Madhe e Lirive dhe

parlamenti:

Reagimi i fisnikëve anglezë ndaj

pushtetit të mbretit Xhon

Mbreti i detyruar premtoi se sdo

bente asgjë kundër vullnetit të tyre

1215-Karta e Madhe e Lirive

Në kohën e Eduartit I, mbledhja e

qytetarëve dhe fisnikëve në një

këshill që u quajt Parlament

Bëjmë dallimin midis

parlamentarizmit anglez dhe

absolutizmit Francez. Forcimi i

pushtetit në Francë e coi atë drejt një

regjimi monarki absolute.

IV-Jap nxënësve detyrë të kërkojnë

informacione shtesë për monarkinë

absolute, monarkinë parlamentare në

Francë dhe Angli dhe të përcaktojnë

të përbashkëtat dhe dallimet në një

diagramë veni.

Gjithashtu të kërkojnë mbi Kartën e

Madhe të Lirive dhe ndikimin e saj

në respektimin e të drejtave dhe

lirive të qytetarëve.

I orientoj që të kërkojnë foto nga

monarkët anglezë dhe francezë të

kësaj periudhe duke i shpërndarë tek

njëri tjetri.

Arritjet: Nxënësit:

✓ Nëpërmjet dëgjimit aktiv dhe kërkimit individual në internet

përvetësojnë termat dhe konceptet: monarki absolute dhe monarki

parlamentare.

✓ Nxiten të kërkojnë mbi format e regjimit monarkik

✓ Përvetësojnë tre pikat e Kartës së Madhe të Lirive dhe si ndikoi ajo

në respektimin e të drejtave qytetare në Angli

Mangësi:

✓ Haset vështirësi në përcaktimin e të përbashkëtave dhe dallimeve mes

dy regjimeve

✓ Nxënësit kanë mungesë shprehie në rolin e Kartës së Madhe të Lirive

dhe ndikimin e saj në një regjim demokratik

Rekomandime:

Page 46: FORUMI I MËSUESVE

46

✓ Rekomandoj që nxënësit të jenë sa më konkret në atë që kërkojnë në

internet, duke u bazuar në wikipedia, duke ia demonstruar me

shembuj konkretë.

Vlerësime: Vlerësoj nxënësit me fjalë inkurajuese, së pari për prezencën në

mësimin online, për vëmendjen e treguar dhe për aktivizimin e tyre me

kërkimin e informacionit në detyrën paraardhëse.

Lënda: HISTORI

KlasaVIII

Tema: Tiparet e regjimeve totalitare

Kompetenca digjitale:

Nxënësi:

✓ Zhvillon kompetencen digjitale për të kërkuar, përzgjedhur, analizuar

dhe komunikuar informacionin historik.

✓ Përdor një sërë burimesh digjitale të informacionit dhe analizon në

mënyrë kritike këto burime historike.

✓ Komunikon, prezanton dhe parashtron njohuritë, aftësitë dhe

qëndrimet.

✓ Bashkëpunon, diskuton dhe debaton me të tjerët për të ndërtuar

konceptet dhe kompetencat historike

Rezultatet e të nxënit:

Nxënësi:

✓ Përkufizon termin “regjim totalitar”

✓ Evidenton tiparet e përbashkëta të regjimeve totalitare

✓ Bën krahasimin midis totalitarizmit të majtë dhe të djathtë.

Realizimi i orës online në platformën zoom.

Në bashkëpunim me prindërit nxënësit si fillim futen në linkun e dërguar të

platformës zoom.

I-Përcaktojmë shkaqet e vendosjes së

regjimeve totalitare të majta dhe të

djathta në Europë:

Pakënaqësia, e shkaktuar nga

vendimet e Konferencës së Paqes

nxiti nacionalizmin e skajshëm në

Gjermani e Itali

II-Sqaroj të perbashkëtat e regjimeve

totalitare:

Nxitja e burokracisë

Kulti i individit

Natyra demagogjike kontradiktore

Goditja e demokracisë

Përdorimi i dhunës

Page 47: FORUMI I MËSUESVE

47

Prapambetja e shoqërisë ruse dhe

dobësia e qeverisë cariste ushqyen

lëvizjen komuniste.

Agresiviteti

Mbivlerësimi i propagandës

III-Përcaktoj dallimet mes

totalitarizmit të majtë e të djathtë:

Diktatura e majtë erdhi në pushtet

nëpërmjet Revolucionit, e djathta

nëpërmjet kompromisit.

E majta punoi për ndërtimin e një

regjimi të ri socialist e komunist që

mbështetej në pronën shtetërore, e

djathta e ruajti regjimin kapitalist, që

mbështetej në pronën private

Të majtët ndenjën më gjatë në

pushtet se sa të djathtët.

IV-Jap nxënësve detyrë të kërkojnë

informacione shtesë në internet mbi

regjimin totalitar fashist në Italinë e

Musolinit dhe politikën hitleriane në

Gjermani.

Gjithashtu u rekomandoj disa video

duke ia dërguar linkun në grupin e

whats-up-it të klasës.

Nxis nxënësit të kërkojnë në internet

mbi veçoritë e regjimit totalitar në

vendin tonë.

Arritjet:

✓ Nxënësit nëpërmjet dëgjimit aktiv dhe kërkimit individual në internet

të shembujve të ndryshëm, arrijnë të përvetësojnë kuptimin e termit

“regjim totalitar”.

✓ Gjithashtu ata njihen me politikat e Musolinit dhe Hitlerit.

Mangësi:

✓ Informacioni mbi regjimet totalitare në internet është i shumëanshëm,

duke bërë që disa nxënës të ngatërrojnë tiparet e veçanta të ekstremit

të majtë dhe të djathtë.

Rekomandime:

✓ Krijimi i një albumi me informacione dhe foto mbi politikat anti-

semite të nazizmit.

✓ Fokusimi tek qëllimi ekonomik dhe politik i diktaturës së majtë.

Vlerësime: Vlerësoj nxënësit me fjalë inkurajuese, së pari për prezencën në

mësimin online, për vëmendjen e treguar dhe për aktivizimin e tyre me

kërkimin e informacionit në detyrën paraardhëse.

Sa më lart, theksoj se këto janë vetëm dy shembuj nga temat e shumta të

realizuara në këtë menyrë. Mendoj që lënda e historisë e realizuar në këtë

mënyrë, duke pasur parasysh dhe vështirësitë objektive të secilit nxënës,

mund të themi që i realizon synimet e saj në mënyrë të kënaqshme. Duke

Page 48: FORUMI I MËSUESVE

48

pasur parasysh dhe situatën aktuale, me mënyrat e përziera të mësimit në

shkollë dhe atij online, mësuesit në bashkëpunim të ngushtë me prindërit po

përpiqen maksimalisht që nxënësit të marrin informacionin e nevojshëm, të

jenë sa më pranë dijes dhe të arrijnë rezultatet e kërkuara.

Page 49: FORUMI I MËSUESVE

49

Msc. Eda Halilaj

Mësuese Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi “Ibrahim Rugova” Kamëz

Vështirësitë mësimdhënies online në lëndën e letërsisë

Në këtë periudhë të vështirë të pandemisë botërore që ka ndikuar të gjitha

fushat e jetës, pas shëndetësisë, vëmendje shumë të lartë merr arsimi. Pasojat

në këtë fushë janë afatgjatë. Gjithçka ndodh sot reflektohet pas 10-15 vitesh

në shoqëri. E konsiderojmë veten me fat që jetojmë në një periudhë të

historisë që është shoqëruar me zhvillime të jashtëzakonshme në fushën e

teknologjisë që në një farë mënyre na ka dhënë mundësinë të amortizojmë

disi këto pasoja. Gjithsesi, duhet thënë se është pothuaj e pamundur të

zëvendësohet klasa fizike si ambjenti klasik ku zhvillohet mësimi. Lehtësitë

e teknologjisë në një situatë normale mund t’i jepnin një ngjyrë tjetër

mësimdhënies por kalimi i barrës tërësisht tek ajo shoqërohet me vështirësi.

Për lëndë specifike shkalla e vështirësisë është edhe më e madhe.

Letërsia në parim ka nevojë për një ambjent shpirtëror dhe social frymëzues.

Ajo i cek ndjeshmëritë me lupën e reflekimit të thellë për gjërat e thjeshta,

ruan gjendjen përmes ndyshimit të vazhdueshëm, kthen në një formë të re

realitetin e përditshëm. Analiza në letërsi i nënshtrohen një game të gjerë

variablash që rikualifikojnë në mënyrë të vazhdueshme interpretimet e dhëna

nga studiuesit e letërsisë dhe më gjerë.

Në këto kushte letërsia në epokën dixhitale has një kontradiktë reale.

Përballë subjektivizmit të ndjeshëm të saj është ftohtësia e kompjuterit. Tani

mund të kuptojmë sfidën që has mësimdhënia e saj në shkollat e arsimit të

mesëm të lartë. Përthyerja horizontale e saj në këto kushte është mjaft e

vështirë.

Në parim ka disa lehtësi të përgjithshme të mësimit digjital si:

a. Shkurton kohën e dhënies së informacionit duke e dhënë në mënyrë

të menjëhershme për të gjithë nxënësit;

b. Hapësira është e njejtë për të gjithë dhe nxënësi nuk e ka të

nevojshme ‘rrugën për në shkollë’;

c. Mundësia për informacione të tjera shtesë;

d. Ndjenja e barazisë që reflektohet tek nxënësit, etj.

Page 50: FORUMI I MËSUESVE

50

Gjithashtu nga pikëpamja teknike ofrohen disa zgjidhje që platformat të cilat

po aplikohen janë përpjekur t’i realizojnë. Është e mundur që të realizohen

provimet online, testet e shkurtra, esetë, detyrat por edhe punët e portofolit.

Është gjthashtu mundësia që krahas mësuesit që zhvillon shpjegimin edhe

nxënësit gjatë mësimit online të flasin me zë dhe me figurë duke lejuar

shfaqjen në ekran në momentin kur ai/ajo flet.

Po të hyjmë disi më në detaje duke u përpjekur të shquajmë boshtin e

vështirësive, dhe në përpjekjen për të qenë sa më konkret, mund të thëmi se

këto avantazhe nuk janë tërësish të realizueshme. Duke e nisur së pari me

udhëzimin që mësuesit duhet ta zhvillojnë mësimin online në shkollë, del se

shkollat në vendin tonë që janë të pajisura me kushtet e nevojshme për

realizimin e mësimit janë shumë të pakta. Kjo është e vërteta që vjen prej

realitetit konkret. Shkollat po aplikojnë në këtë moment mësimin e alternuar

online/shkollë duke bërë ndarjen e nxënësve me javë. Mësuesit udhëzohen

që të mbarojnë me turnin që zhvillon mësimin në shkollë dhe më pas të

shkojnë në shtëpi për të zhvilluar mësimin online. Pra, mësuesi detyrohet të

zhvillojë mësim në kushtet e shtëpisë për mungesë kushtesh në shkollë. Pa

marrë parasysh që mësuesi është edhe ai një njeri, si gjithë të tjerët, që

ndoshta nuk i ka mundësitë (arsyet janë të qarta në trajtimin financiar ndaj

tij). Në kushtet e shtëpisë, me internetin e shtëpisë së tij që shpejtësinë e ka

për kushtet e shtëpisë, kërkohet që mësuesi të zhvillojë mësim. Mësuesi

është familjar dhe si çdo familje ka anëtarët e saj. Por, ky ambjent nuk është

aspak komod për të zhvilluar mësim sepse duhet të kesh një studio të veçantë

për ta realizuar këtë. Energjitë e mësuesit pa dyshim që shterrojnë.

Produktiviteti i tij bie dhe rezultatet janë minmale.

Drejtuesit e shkollave përballë kësaj situate shprehen në dy forma: a) skemi

çfarë të bëjmë, duhet ta bëjmë sepse jemi në kushte të vështira; b) secili

mësues po merr rrogën dhe duhet ta bëjë mësimin edhe duke shpenzuar për

internetin. Pra, edhe ta bëjmë për të ndihmuar por edhe duhet ta bësh i

kërcënuar. Pa llogaritur që mundësitë reale mund t’i kenë vetëm një pjesë e

vogël e zonave në vend për të pasur internet, kryesisht zonat urbane. Pjesa

tjetër është në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, ku nuk shkon as sinjali i

televizioneve kombëtare dhe jo më interneti. E gjitha në funksion të

paraqitjes së një situate të rreme. Askush nuk e mohon situatën e vështirë në

të cilën gjindemi. Përkundrazi përpjekja e mësuesve, sakrifica e tyre doli në

Page 51: FORUMI I MËSUESVE

51

pah që në marsin e vitit 2020, kur ata reaguan në mënyrë të jashtëzakonshme

duke lënë pas të gjitha paragjykimet lidhur me cilësinë dhe nivelin e tyre.

Mësuesit dëshmuan se janë shumë herë më lart se mundësitë që ofrohen në

shkolla dhe ky pa dyshim që ishte lajmi më i mirë që mori shoqëria. Shteti

duhej të merrte masa që gjatë kësaj periudhe, nga marsi në shtator, të

realizonte kushtet e domosdoshme për mësimin online. Dikush që po e lexon

këtë artikull mund të shprehet se qeveria shpalli platformën ‘akademia.al’

për mësimin online. Është e vërtetë por po aq e vërtetë është se kjo

platformë është shumë pak e përdorshme dhe sapo u aktivizua paraqiti

defekte të mëdha. Nxënësit që ditën e parë u ballafaquan me vështirësi dhe

humbi interesi për t’u bërë pjesë. Përsëris, dua të dëshmojmë realitetin, për të

qenë të vërtetë. Është minimum që kemi detyrim të bëjmë. Integriteti është

pika e parë për të ndërtuar një shkollë demokratike, dhe shtylla e tij është

vërtetësia. Nëse nxënësit vërejnë që një shtet i tërë nuk tregon vërtetësi, nëse

mësuesit nuk janë të vërtetë atëherë ne i kemi bërë një dëm shumë të madh

shoqërisë.

Tani t’i kthehemi lëndës së letërsisë dhe të flasim konkretisht për

vështirësitë që has mësimdhënia online në këtë lëndë, që krahas vështirësive

të përgjithshme për të gjitha lëndët ka dhe disa specifika. Letërsia

instrumentin e saj ka fjalën. Nuk mund të mendohet pa mundësinë për ta

shprehur mendimin. Nxënësit duhet ta kenë këtë mundësi sepse ndryshe nuk

arrijnë të ndjejnë shijen e krijimit dhe të artit. Përmes fjalës ndërtohet bota e

tyre dhe bota e tyre mbetet e pa shprehur në rastin e mësimit online. Një

pjesë e madhe e nxënësve nuk kanë mundësi të kenë internet, për këtë nuk ka

nevojë të bëjmë asnjë shpjegim tjetër përveç raporteve të Bankës Botërore.

Për ta lehtësuar këtë mësuesit i ndërtojnë mësimet në power point dhe i

dërgojnë ose në whatsapp, ose në platformën akademia (kur punon), ose në

platforma të tjera që kishin përdorur gjatë muajve të fundit të vitit akademik

2019-2020. Reduktimi i mësimit në këtë formë e bën tepër të vështirë

kuptimin nga ana e nxënësit. Një pjesë e madhe e mësuesve realizojnë vetëm

këtë: postojnë mësimin në formën power point. Për këtë nuk mund të

fajësohen.

Një mënyrë tjetër është regjistrimi i mësimit me audio dhe postimi në

platform. Kjo mënyrë është patjetër më e avancuar dhe një masë lehtësuese

më e madhe për nxënësit. Nga ana tjetër duhet të theksojmë se jo të gjithë

mësuesit kanë aftësinë të aktrojnë para një regjistrimi audio apo edhe video.

Page 52: FORUMI I MËSUESVE

52

Emocionet janë shumë të mëdha, mundësia për të gabuar gjithashtu. Mund të

ndodhë që një koncept i thënë gabim të mbetet i tillë gjatë gjithë jetës për

nxënësit që nuk do të thellohen më tej në këtë disiplinë. Është e vërtetë se

mundësia për ta dëgjuar dhe parë sa herë të dëshirojë është e garantuar por

gjithashtu edhe risku që koncepti i gabuar të ngulitet në mëndjen e atij që e

dëgjon. Aftësia për të interpretuar, analizuar dhe shpjeguar letërsinë pa pasur

nxënësit përballë nuk është e njejtë për të gjithë mësuesit.

Realizmi i punëve me shkrim në letërsi ka prioritet absolute. Provimet,

esetë, punët e tjera sipas kërkesave të lëndës duhen realizuar

domosdoshmërisht. Sado që përpjekjet për të realizuar këtë proces nuk

mungojnë, nxënësit janë gjithmonë në presion. Për t’i shpëtuar presionit,

duke qenë para kompjuterit ata shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të

kopjuar. Mundësia e kontrollit është e limituar pasi është pothuaj e pamundur

që për një numër shumë të lartë nxënësish, supozojmë, të bëjmë një kontroll

antiplagjiaturë. Kështu vlerësimi i këtyre punëve do të sjellë një fiktivitet

shumë të lartë. Ky fiktivitet nuk favorizon nxënësit me arritje të larta por më

së shumti ata me arritje të ulëta dhe të mesme. Kështu ngushtohet në mënyrë

artificiale diferenca midis niveleve të nxënësve që për lëndën e letërsisë

është një problem shumë i madh. Letërsia është provim në maturën

shtetërore dhe nota e dala nga shkolla me notën e marrë në provim duhet të

ketë një përputhje relative (jo më shumë se dy nota diferencë). Ky fakt

vendos mësuesit para përgjegjësisë dhe shkakton shumë probleme në

vlerësimin e punës për ta. Logjika e këtij ndikimi shkon deri në universitet

pasi në sistemin tonë të pranimit nota mesatare është kushti kryesor për fituar

të drejtën e studimit. Rrjedhimisht do të kemi si rezultat që në degë me

kërkesa të larta të shkojnë studentë që nuk i plotësojnë kërkesat. Zinxhiri i

sistemit nuk ndërpritet duke prodhuar profesionistë të fushave të ndryshme

me mungesa të mëdha në drejtim të dijeve.

Tharmi i letërsisë është aftësia krijuese që duhet të injektohet tek nxënësit.

Nxitja e imagjinatës dhe kreativitetit mbeten shtyllat kryesore të lëndës.

Ndoshta mund të lësh një autor pa shterruar në shpjegim por kur arrin të

ngacmosh ndjesitë e nxënësit dhe e nxit atë që pasi e ka mbyllur me ty

mësimin ulet dhe reflekton, krijon, shkruan dhe lexon mund të konsiderohet

një mision i kryer. Në këto kushte mësimdhënia e letërsisë mbetet e mangët

për të realizuar këtë qëllim. Sugjerojmë që të merren disa masa që këto

rezultate të reflektohen. Është e domosdoshme të krijohet një platfomë në të

Page 53: FORUMI I MËSUESVE

53

cilën kanë akses të gjithë. Platforma duhet të japë mundësinë që lënda e

letërsisë të zhvillohet në kushtet e një komunikimi sa më real. Për këtë

mësuesit dhe nxënësit duhet të kenë të garantuar internetin. Është e

mundshme që platformat të përdoren duke pasur pak internet. Është e

domodsoshme që për realizmin e një mësimi online efektiv, klasat virtual të

kenë një numër të reduktuar nxënësish, rekomandohet jo më shumë se 15

nxënësh. Ndaj, është imperative që të shtohet numri i mësuesve. Për këtë

mendojmë që lëndë të caktuara të reduktohen dhe t’i kushtohet vëmendje

lëndëve bazike, në rastin konkret Letërsisë. Artet Pamore, Edukimi për

Karrierën, Guida Turistike, Module të caktuara mund të reduktohen në

program. Gjithashtu shtimi i numrit të mësuesve në mënyrë që të lehtësohet

barra që kanë mësuesit në system. Kjo duhet bërë në mënyrë reale dhe jo

duke future në klasa praktikant, pa paragjykuar por nuk mund të punojnë ata

pa pasur një mësues mentor. Trajnimi i vazhdueshëm mësuesëve për të

garantuar nivelin më të mirë të kësaj forme të mësimdhënies, në mënyrë

specifike mësuesit e letërsisë.

Page 54: FORUMI I MËSUESVE

54

Elena Hoxha

Mësuese e Gjuhës Shqipe

Shkolla 9-vjeçare “Andon Xoxa”, Fier

Çështje të arsimit në fokusin bardh e zi

Midis një morie problematikash që solli situata me Covid-19 ndër më

shqetësueset është ajo që lidhet me arsimin. E ndërsa pandemia është në

kulmin e vet dhe skemat e zhvillimit të mësimit në shkolla alternojnë

mësimin fizik me mësimin online, shumë pikëpyetje mundojnë prindërit dhe

mësuesit. Pyetja më e zakonshme që shqetëson prindërit është: A po merr

fëmija im një arsimim cilësor? Ndërkohë që edhe mësuesit kanë dilemën e

tyre: Çfarë duhet të bëjmë më mirë dhe më shumë që t’u japim nxënësve

formimin e duhur shkencor?

Aplikimi i risive teknologjike në arsim

Të mësuar me mësimin fizik në shkollë, na tremb e huton aplikimi i

platformave digjitale si school me, Albanian education, Zoom, webinar,

google classroom dhe së fundi akademi.al, që mundësojnë mësimin online.

Këto platforma apo rrjete mundësojnë mësimin e nxënësve dhe studentëve në

shtëpi. Aplikimi i tyre vjen si një kërkesë imediate diktuar nga kushtet e

vështira epidemologjike, kur lëvizja e njerëzve është e kufizuar për

mospërhapjen e virusit. Pak rëndësi ka fakti që aplikimi i këtyre platformave

vjen i imponuar nga kushtet në të cilat gjendemi, tashmë është realitet

përfshirja e lartë e teknologjisë në çështjet e arsimit, jo vetëm universitar, por

edhe fillor, arsimi i mesëm i ulët dhe arsimin e mesëm të lartë.

Sfidat e mësimit online

Mësimi online në kushtet e sotme po has disa sfida që duhen kapërcyer.

Shkalla e përdorimit të platformave digjitale, që do të mundësonin mësimin

online, është e ndryshme në varësi të një sere faktorësh: regjionalë,

shoqërorë, arsimorë etj.

Page 55: FORUMI I MËSUESVE

55

Faktori regjional ka të bëjë me ndarjen në zona urbane dhe zona rurale. Në

zonat urbane mundësia e aksesit të internetit është më e madhe për shkak të

zhvillimit të infrastrukturës dhe zhvillimit më të lartë ekonomik, kështu që

nxënësit dhe studentët në këto zona kanë më tepër mundësi për mësimin

online nëpërmjet risive teknologjike. E kundërta ndodh me zonat rurale, ku,

jo vetëm linjat e internetit nuk kanë shtrirje të njëjtë, por edhe të ardhurat e

familjeve janë më të pakta.

Faktori shoqëror lidhet me polarizimin e shoqërisë në shtresë të pasur e të

varfër dhe kjo ka ndodhur si në fshat dhe në qytet dhe jo vetëm tek ne, por në

të gjitha vendet e botës. Tashmë numri i familjeve në nevojë që jetojnë në

minimumin jetik është shtuar. Mësimi online ka koston e vet financiare,

ndryshe nga mësimi fizik në shkolla që ofrohet pa pagesë. Fëmijët e

familjeve të varfra rrezikojnë të mësuarit, çka do të lërë gjurmë në formimin

e tyre shkencor dhe mund të sjellë prapambetje tek ata.

Nisur nga ky fakt shkelet një prej parimeve të përgjithshme të kuadrit ligjor

të arsimit, që është gjithëpërfshirja e nxënësve në arsim. Sipas pikës 4 dhe 5

të nenit 6 të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në

Republikën e Shqipërisë” fëmijëve duhet t’iu sigurohet e drejta për arsimim

cilësor, si dhe shanse të barabarta për arsimim.

Kalimi në mësimin online qe një lëvizje e paplanifikuar, e shpejtë, pa asnjë

trajnim të punonjësve arsimorë. Situata është njësoj si në luftë. Do që ta

fitosh luftën, por i ke dhënë armë dikujt që nuk di ta përdorë. Ndonëse kanë

kaluar muaj që diskutohet për mësimin online, nuk janë bërë shumë hapa për

trajnimin e mësuesve në përdorimin e teknologjive të reja në arsim.

Përdorimin e aplikacioneve në mësimin online disa mësues (më të vjetrit) e

shohin si tabu, mësuesit e tjerë ( më të rinjtë) e shohin si një sfidë për veten e

tyre dhe, të dyja palët, në vazhdën e ndryshimeve të herëpashershme në

sistemin arsimor, i konsiderojnë sfilitëse risitë teknologjike, pasi më parë

duhet të mësojnë vetë përdorimin e tyre e pastaj t’i bëjnë ato të aplikueshme

nga nxënësit.

Page 56: FORUMI I MËSUESVE

56

Efektiviteti i të mësuarit online

Nxënësit, të mësuar me teknologjinë që në fazat më të hershme të fëmijërisë

së tyre, të etiketuar shpesh me paradigmën “brezi i teknologjisë”, e kanë më

të lehtë përdorimin e aplikacioneve mësimore, që në fakt nuk i përkasin

vetëm së tashmes, por edhe së ardhmes. Kjo e fundit është një arsye më

shumë pse nxënësit duhet t’i aplikojnë këto programe kompjuterike për të

mësuar. Ata duhet të aftësohen për jetën. Përmbushet kështu edhe një prej

qëllimeve të sistemit arsimor parauniversitar që është përdorimi i

teknologjive të reja. (Ligji 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në

Republikën e Shqipërisë”, neni 3, pika ë). Nxënësi realizon kompetencën

digjitale që është një prej kompetencave kyçe në çdo program mësimor të të

gjitha cikleve në sistemin arsimor parauniversitar. (Korniza kurrikulare e

arsimit parauniversitar të Republikës së Shqipërisë, Tiranë, 2014)

Sipas një artikulli në World Economic Forum, për ata që kanë akses në

teknologjitë e duhura, mësimi online rezulton të jetë efektiv në shumë

mënyra. Për këtë ata iu referohen provave dhe fakteve. “Disa studime

tregojnë që mesatarisht, studentët përthithin 25-60% më shumë material

gjatë mësimit online krahasuar me shifrën 8-10% në klasë. Kjo shpjegohet

nga fakti që studentët mësojnë më shpejt online; mësimi elektronik kërkon

40-60% më pak kohë për t’u përthithur, se sa mësimi në një mjedis klase të

zakonshëm, sepse studentët mund të mësojnë sipas ritmit të tyre, duke u

rikthyer pas, duke rilexuar, dhe duke kërkuar përmes koncepteve si të

dëshirojnë.” (https://www.weforum.org/agenda/2020/04/coronavirus-

education-global-covid19-online-digital-learning/)

Efektiviteti i mësimit online ndryshon sipas grupmoshave. Më të rriturit

tregojnë një përqëndrim të konsiderueshëm, ndërsa më të vegjëlit

shpërqëndrohen më kollaj, prandaj duhet të ketë një punë të koordinuar për

ta ofruar këtë strukturë dhe të shkohet përtej riprodhimit të një leksioni a

mësimi fizik përmes kapaciteteve virtuale, dhe në vend të saj, të përdorin një

varg mjetesh bashkëpunimi dhe metoda të përfshirjes që promovojnë

“gjithëpërfshirjen, personalizimin dhe inteligjencën”, sipas Dowson Tong,

zëvendës presidenti ekzekutiv i Tencent dhe presidenti i Cloud and Smart

Industries Group. (https://www.weforum.org/agenda/2020/04/coronavirus-

education-global-covid19-online-digital-learning/). Që të mësuarit të jetë

efektiv, duhet bërë sa më argëtues, të ketë lojëra, kuize që tërheqin

vëmendjen e fëmijës, zbulojnë inteligjencën e tij. Fëmija përdor shumë

Page 57: FORUMI I MËSUESVE

57

shqisa për të mësuar, prandaj ato duhen stimuluar nëpërmjet programeve të

mësimit online.

Fytyra e ardhshme e arsimit

Aplikimi i platformave digjitale për realizimin e mësimit online vjen si

domosdoshmëri që e diktojnë kushtet e sotme, prandaj sa më shpejt t’i

pranojmë ne mësuesit dhe sa më shpejt të trajnohemi, aq më mire është. Të

mësuarit e gjërave të reja është një veprimtari që e shoqëron njeriun gjatë

gjithë jetës dhe këtë më mirë se kushdo e kupton mësuesi. Dmitri Pisarev,

një sociology dhe letrar rus thotë: “Nuk është shkolla që e shndërron jetën,

por, përkundrazi, është jeta që krijon për vete shkollën dhe ua përshtat

kërkesave e synimeve të veta” (Jorgaqi Nasho, Antologjia e fjalës së mençur,

Tiranë)

Shtetet e zhvilluara, nëpërmjet tabletave, në dekadën e fundit kanë integruar

teknologjinë në procesin e arsimimit, por është situatë pandemike e Covid-19

ajo, që ka ndryshuar përgjithnjë edukimin dhe arsimimin. Mësimi përmes

teknologjisë po njeh dhe do të njohë përhapje më të madhe. Do të kemi një

rritje të potencialit teknologjik në drejtim të platformave mësimore në të

gjitha vendet. Jam e mendimit që të mësuarit hibrid, pra fizik dhe online

njëkohësisht, do të vazhdojë edhe në dekadat e ardhshme.

Bibliografia

Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat “Antologjia e fjalës së mençur”, Botimet

Enciklopedike,Tiranë, Dajti 2000 f.49

Korniza kurrikulare e arsimit parauniversitar në Republikën e Shqipërisë.

Ligji 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e

Shqipërisë”

https://www.weforum.org/agenda/2020/04/coronavirus-education-global-

covid19-online-digital-learning/)

Page 58: FORUMI I MËSUESVE

58

Entela Lika

Drejtore Arsimi fillor

Shkolla 9-vjeçare “1 Maji” Tiranë

Eksperienca të mësimit online

Mbyllja e shkollës, si një nga masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen

e koronavirusit, krijoi një problematikë të re për nxënësit, prindërit dhe vetë

mësuesit. Mësimi “online” u ofrua si mënyra për të qëndruar “i lidhur” me

shkollën në kohën e pandemise nga Ministria e Arsimit.

Si po përjetohet kjo situatë nga prindërit apo mësuesit, dhe ka rezultuar ajo

efikase dei më sot?

Shqipëria, njëlloj si vendet e tjera të botës, në këtë kohë pandemie, arsimin

po e mbështet tek mësimi onine. Problemet që hasin nxënësit, siç është,

mësimnxënia, aksesi në internet, interneti i pamjaftueshëm apo mospërputhja

e teksteve shkollore me shpjegimin në Radio Televizionin Shqiptar..

Disa prindër dhe mësues, ngrenë shqetësimet e tyre lidhur me mësimin

online.

Çfarë i shqetëson prindërit?

Problemi kryesor që ngrenë prindërit është pamundësia për të ndihmuar

fëmijët në shpjegimin e mësimit të ri dhe plotësimin e detyrave. Pavarësisht

videove në kanalin e youtube, shpjegimeve të transmetuara në RTSH, apo

shpjegimin e mësuesit të lëndës, për prindërit mbetet sfidë, pavarësisht

dëshirës dhe përpjekjeve të vazhdueshme.

Kur pyesnim prindërit ata na thonin:

Përpiqem shumë të bëj një shpjegim të dytë, pas videove ose audiove të

dërguara nga mësuesi i lëndës, por nuk mund t’i ndihmojë ashtu siç duhet

fëmijët e mi. WhatApp nuk pushon gjatë gjithë kohës dhe nuk arrij të kuptoj

detyrat e secilit fëmijë, me keqardhje pranoj se në fund dorëzohem dhe i lë

fëmijët të mësojnë vetë, aq sa të munden.

Përdorimi i teknologjisë në edukim, është një realitet i prekshëm prej

dekadash në mbarë botën. Megjithatë pandemia e shkaktuar nga coronavirus

e ktheu atë në një domosdoshmëri për çdo nxënës, student, mësues, madje

edhe për prindërit. Të mbërthyer nga frika dhe shpesh nga paniku që

shkaktoi virusi i panjohur, pothuajse të gjitha shtetet në Europë dhe mbarë

Page 59: FORUMI I MËSUESVE

59

botën, vendosën të mbyllin shkollat dhe universitetet, duke e zhvendosur

procesin e mësimdhënies në hapësirën online.

Zhvillimi i mësimit online në shkollën 9-vjecare “1 Maji”në qytetin e

Tiranës

Si në cdo shkollë edhe në shkollën ku unë drejtoj ishte një përvojë e re dhe

kuptohet pati porbleme të menaxhimit të situatës duke krijuar ploemika me

prindërit,mësuesit dhe nxënësit. Jo të gjithë e pritën entuziast këtë lajm pasi

nuk do përballeshin vetëm me covid-19 por dhe me sfidën më të re në arsim

” të mësuarit në mënyrë të digjitalizur”

Më herët fola për platformën scoolme, ishte momenti që kjo platformë do

vihej totalisht në zbatim. Tashmë mësuesit do merrnin feedbackun që do

jepte kjo platformë.

Cdo ditë duhet të raportonim si po zhvilloj mësimi. i cili vërtet kishte shume

i vështirë. Mësuest ishin të fokusuara totalisht në dhënien e njohurive të reja

nëpërmjet scoolme-se, por dhe me mënyra të ndryshme që nxënësve mos t’ju

mungonte asgjë.

Faktet dhe shifrat jepeshin cdo ditë,por ajo që po mungonte ishte vlerësimi i

arritjeve sepse prindërit donin të vlerësoheshin detyrat e nxënësve nga

mësuesi dhe jo duke bërë një vetevlerësim..

Kjo ishte një betejë më vete. Vëshirësitë e mësuesve ishin të shumta. Sfida

te jashtëzakonshme, heronjë te vërtetë.

Shpesh kam bërë pyetësor të mësimit në distancë duke jua dërguar në

googlforms prindërve,në lidhje me pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në

mësimin online.

Rezultatet ishin si mëposhtë:

.

Page 60: FORUMI I MËSUESVE

60

Sfidat e mësimnxënies tek nxënësit me nevoja të veçanta, gjatë mësimit në

distancë. E konsideroj të jetë sfidë në mësimin në distancë. Në shkollën tonë

ka nxënës me aftësi të kufizuar dhe jo të pakta ishin menaxhimi i

mësimdhënies për ta. Fillimisht bëra një sondazh ku rezultatet janë si

mëposhtë:

U shqeësova dhe kërkova më të mirën për të bërë për ta dhe vura re që vërtet

bashkëpunimi me prindërit ishte i madh. Mësueset ndihmësë duke punuar

online në distancë më ndihmuan që këta fëmijë të integrohen si gjithë të

tjerët.

Bashkëpunimi prind-mësimdhënës gjatë mësimit në distancë.

Nga njëra anë, situata e krijuar nga COVID-19 ka ndërgjegjësuar të gjithë

qytetarët, por mbi të gjitha bashkëpunimi mësues – prindër – nxënës në këtë

situatë po merr një përmasë më të madhe. Procesi i shkëmbimit të

informacionit ndërmjet këtij trinomi nëpërmjet rrjeteve sociale, platformave

të ndryshme online është më i miri i mundshëm që mund të realizohet në

këto kushte, në mënyrë që fëmijët të vijojnë me realizimin e njohurive dhe të

aftësive që kërkon kurrikula. Nga ana tjetër, prindërit nuk janë mësues dhe

mund të ndjehen të mbingarkuar nga presioni për t'i ndihmuar fëmijët e tyre

që të përvetësojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme gjatë kohës që shkollat

janë mbyllur, por megjithatë në këto momente klasa virtuale dhe komunikimi

online me mësuesit dhe shokët e tyre është mënyra e vetme për të vijuar me

procesin e mësimit.

Mësimi online në kushtet e shtëpisë, megjithëse nuk mund ta zëvendësojë

mësimin në klasë, ka krijuar mundësi që nxënësit të punojnë dhe të krijojnë

të pavarur në kushtet e shtëpisë duke përdorur burime digjitale alternative.

Sot nxënësit rriten me teknologji dhe ky burim është lehtësisht i përdorshëm

për ta. 77.4% e prindërve pohojnë se fëmijët e tyre po zhvillojnë

kompetencën digjitale duke aplikuar mësimin online.

Page 61: FORUMI I MËSUESVE

61

Nuk mund te mohojmë kurrësesi që këto sfida janë eksperienca të cilat

kërkojnë një impenjim shumë të madh nga ana e këtij trinomi.

Sfida më e madhe është dhe academi.al pasi kjo platformë është një tregues

tjetër e kësaj sforco të madhe që mësuesit dhe nxënësit po përballen në këtë

“luftë kimike”

Ne si shkollë po zbatojmë skenarin A 2.3 duke qënë se është një shkollë me

numër të madh nxënësish. Cdo mënyrë po përshtaten mësuesit për ta bërë sa

më produktiv orën e mësimit,duke kërkuar bashkëpunimin e nxënësve dhe të

prindërve.

Gjithmonë në bazë të shumë hulumtimeve vëmë re që te gjithë kërkojmë të

bëjmë më të mirën e mundëshme për tu shërbyer dhe për t’ju përshtaur

nxënësve ,

Do ta mbyllja me një thënie të të madhit Ismail Kadare për mësuesite brezit

të regjimit komunist ,por që përshtatet fare mirë dhe në këtë kohë- “Të urtat

gjer në dhembje të thjeshtat gjer në madhështi.”

Page 62: FORUMI I MËSUESVE

62

Hasije Doda

Nën/Drejtore Gjuhë –Letërsi

Gjimnazi Manëz, Durrës

Mësimi online, sfida, arritje, vështirësi, eksperienca

Mendoj se tashmë është pranuar, që teknologjia është në vetvete një urë

drejt të nxënit dhe faktori kryesor për futjen e mjeteve të reja në

mësimdhënie. Përdorimi i kompjuterave në shkolla deri para pak viteve

dukej si një ëndërr e largët. Në vitin 2005, në të gjitha shkollat e vendit tonë

kishte 920 kompjutera, ndërsa në përfundim të vitit 2012 ky numër arriti në

24 125. Tashmë në shkolla po futen edhe tabletat. Po kështu, mund të

përmendim shkallën e shtrirjes së internetit dhe të shpejtësisë së tij. Si

rrjedhim, brenda një kohe të shkurtër, kompjuteri dhe internet po sjellin

ndryshimin më të madh në shkolla si rezultat edhe në zhvillimin e nxënësve

dhe të rinjëve. Mësimi në distancë e ka origjinën e tij në mesin e shekullit

XIX në Evropë dhe në SHBA. Ideatorët dhe zbatuesit e parë të mësimit në

distancë përdorën teknologjinë më të mirë të kohës së tyre për të krijuar

mundësi për njerëzit që dëshironin të mësonin, por nuk kishin kushte për të

ndjekur shkollat tradicionale. Shumica e njerëzve që përfituan nga një mësim

i tillë me korrespondencë përfshinte ata me pamundësi fizike, gratë të cilat

nuk lejoheshin të regjistroheshin në institucionet e edukimit, të hapura vetëm

për burrat, njerëzit që kishin punë gjatë kohës normale të shkollës dhe ata që

jetonin në rajone të largëta ku nuk kishte shkolla. Ato, duke i shërbyer

shpërndarjes së informacionit dhe pasqyrimit të jetës së përditshme, u bënë

edhe forma të reja shumë të rëndësishme për përdorim në mësimin në

distancë. Mësuesit i përdorën këto teknologji të reja për t’iu shpërndarë

programet edukative miliona të interesuarve, duke shtuar mundësitë e të

mësuarit në distancë përkundër pengesave të institucioneve tradicionale

shkollore. Zhvillimi i sistemeve telefonike të besueshme në largësi të mëdha

gjatë viteve të para të shekullit XX, gjithashtu, shtuan mundësitë e mësuesve

në distancë për të rritur numrin e studentëve. Por, sistemet telefonike kurrë

nuk luajtën një rol të rëndësishëm, derisa në vitet 1980-1990 kur u fut në

përdorim teknologjia e telekonferencës. Sistemet e telekonferencës bënë të

mundur që mësuesit të bisedonin, të dëgjonin dhe shihnin studentët e tyre në

kohë reale, pavarësisht ku ndodheshin. Mësimi në distancë përdor

Page 63: FORUMI I MËSUESVE

63

ndërthurjen e teknologjive të ndryshme të komunikimit për të rritur aftësitë e

mësuesve dhe studentëve për të komunikuar me njëri-tjetrin. U shënua një

tjetër arritje ajo e futjes në përdorim masivisht të rrjeteve kompjuterike dhe

të aplikimeve të internetit. Interneti ofroi shërbime të shumta dhe të

paimagjinueshme. Kjo u krijoi mundësi një numri të madh mësuesish dhe

studentësh të komunikonin në konferencë nëpërmjet kompjuterëve.

Nëpërmjet përdorimit të konferencave me kompjuter në rrjetin e gjerë

botëror mësuesit dhe studentët kishin mundësi të paraqitnin tekste, fotografi,

zërin dhe pamjet (video).

PROBLEMATIKAT

Që nga data 10 mars kur Ministria e Arsimit doli me një urdhër për nisjen e

mësimit online, vendi është përfshirë nga një debat i madh, në të cilin janë të

përfshirë disa kategori zbatuesish; mësues, prindër dhe nxënës nga klasa e

parë deri në të 12-ën.

Urdhri në fakt, i parë nga konteksti i kohës dhe i situatës, është mjaft

optimal. Është si të thuash, i vendosur në një vend me një platformë të

mirështrirë në të gjithë vendin, siç, fjala bie, Shqipëria të ishte një vend i

Perëndimit. Edhe fëmijët shqiptarë, kryesisht nxënësit e moshës së

adoleshencës e më lart, duket se janë në gjendje të vijojnë të jenë personat që

mund të ofrohen si shembulli më i mirë i prakticitetit të kësaj forme

mësimore, por ngërçi i kësaj kohe pa shpjegim, është situata në të cilën u

propozua dhe u vu nxitimthi në zbatim ky urdhër, i huazuar nga vendet

perëndimore. Propozimi-urdhër lë të paqartë nxënësit dhe mësuesit.

Ky urdher, u shpërnda nëpër Drejtoritë Arsimore të qarqeve e deri më sot, do

të mbetet aty per tu perdorur në raste fatkeqësish. Më pas, Drejtoritë

Arsimore e përcollën tek titullarët e institucioneve, në rastin konkret,

drejtorët e shkollave. Këta e përcollën te ‘trekëndëshi’; mësues-prind-

nxënës! Po çfarë ka ndodhur me këtë trekëndësh përgjatë gjithë kësaj

periudhe eksperimentale? Nga të dhënat e shumta që janë bërë pjesë e kësaj

analize, është mësuar se për rreth tre javë, ky urdhër nuk ka mundur të jetë

më shumë sesa eksperiment në një pjesë të mirë të vendit.

Mësues të papërgatitur për këtë risi, të tronditur nga kurthi që ka ngritur

prania e një virusi vdekjeprurës, që kërcënon jetën e kujtdo, duke qenë në një

amulli frike dhe shprese, si kurrë më parë, duket se janë zënë në befasi me

metodën e propozuar nga Ministria e Arsimit.

Page 64: FORUMI I MËSUESVE

64

Duke iu referuar dy udhëzimeve të lëshuara nga MASR, por edhe praktikave

të ndjekura nëpër shkolla, familje, testime e opinionet e ndryshme të

qytetarëve të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë proces, shihet qartë se ka

kontestime të panumërta jo vetëm për pamundësinë e zbatimit të këtij urdhri

në shkallë vendi, por madje edhe për qasjen e vlerësimit, ngarkesave e deri

tek mungesa e mjeteve të punës edhe në familje të mira ekonomikisht. Nga

të dhënat që disponohen dhe që janë publike, pretendohet se janë mbi 81% e

fëmijëve që kanë qasje në internet. Dhe me të drejtë, ata mund të mbeten tek

arsyetimi-pyetës; pse duhet të mbeten peng i një 19%-i që nuk i ka

mundësitë, pjesa tjetër?

Por, a janë të gjithë prindërit e gatshëm për këtë platformë?

A gjenden në çdo familje mjetet e komunikimit në nivelin e përcjelljes dhe

shkëmbimit të materialeve mësimore?

Në ç`kushte operon një mësues dhe njëherësh prind kur, në këtë kohë

masash drastike ka fasha oraresh për të përmbushur nevojat e familjes?

Po, kur në të njëjtën orë që i duhet të jetë online me klasat ku jep mësim,

njëherësh edhe fëmija i tij duhet të ketë nevojën e prindit për të komunikuar

me mësuesin e vet?!

Po kur edhe prindi edhe fëmija-nxënës kanë vetëm një mjet komunikimi dhe

iu duhet të dyve në të njëjtin orar të jenë online dhe aktiv?!

Po kur nxënësi e ka të pamundur t`i përgjigjet platformës për shkak se

familja e tij jeton vetëm me një ndihmë ekonomike dhe nuk ka asnjë pajisje

teknologjike në shtëpi?!

Po kur nuk mbërrijnë valët e antenave celulare?

Po kur oferta modeste në telefonin e prindit apo të vetin i përfundon me dy

ushtrime dhe ‘interneti falas’ nuk ka kapacitetin për të vijuar në mënyrë

normale mësimin online për orë me radhë pesë ditët e javës?!

Mësuesi, prind njëkohësisht, sfida e arsimit online.

Mesuesja X është në marrëdhënie pune dhe për një mori arsyesh refuzon që

t`i bëhet publik emri i plotë. Është prind i një fëmije në klasën e parë dhe

njëkohësisht mësuese që jep mësim në klasa të ndryshme. Ajo ka përvoje

mësimdhënie në një zonë rurale të vendit. Mesuesja thotë se pranon sfidën e

të mësuarit të fëmijës online, por shton se në kushtet e izolimit për shkak të

covid-19 është një ngarkesë e pa përballueshme.

“Situata është e re, ndaj nevojitet që mësuesi të përshtatet me rregulla të reja

në një kohë të shkurtër. Ky lloj komunikimi në dy javët e para ishin

Page 65: FORUMI I MËSUESVE

65

stresuese. Por mësuesi është ai që mendon se do ia dalim. Duhet t’i japin

pozitivitet nxënësit për dyshimet që ka për arritjet, prindit që shqetësohet për

situatën dhe për dijen e fëmijës, e llogaridhënies së eprorëve në çdo moment,

edhe kur formularët vijnë në orët e vona! Po përsëri duhet të jemi pozitivë

dhe optimistë. Jemi në mbyllje të periudhës dhe, krahas vlerësimit të

vazhduar, duhet bërë dhe vlerësimi me test edhe vlerësimi i dosjeve. Nga

njëra ana duhet bërë një vlerësim motivues që nxënësit edhe pse janë të

vetëdijshëm që punojnë në kushte jo shumë të favorshme, të mos

demoralizohen nëse nuk arrijnë aty ku do të ishin në kushte normale. Nga

ana tjetër, të vetëdijshëm që ka gjithmonë një grup të vogël që do të donin të

përfitonin në çdo kohë e situatë”.

Prindërit të ndarë në dëshira dhe mundësi

Duket se situata kaotike që ka shkaktuar prania e një virusi që kërcënon jetën

tonë ka bërë që prindërit të jenë të ndarë për sa i përket këtij sistemi

mësimor. Ka nga ata që janë të kënaqur për faktin që i kanë mundësitë t`iu

shërbejnë fëmijës së tyre për shkak të kushteve, por ka të tjerë që jo vetëm që

nuk janë në gjendje por nuk i kanë as mjetet e duhura në dispozicion. Të tjerë

ankohen për kohën e gjatë që fëmija i tyre duhet të jetë në internet, por ka

edhe nga ata që nuk duan që fëmija i tyre të ekspozohet në grupe të

përbashkëta me prindër të tjerë.

Klasat online në Televizionin Publik Shqiptar

Nxënës duke studiuar në kushte shtëpie – Foto dëshmi që ju dërgohen

mësuesve dhe drejtorisë së shkollës. Mësimi online kishte si qëllim që

nxënësit të mos mbesnin prapa me mësime. Gjithashtu, kjo formë do të mund

t`i largonte ata nga përditshmëria. Fëmija im është në fillore dhe qëndrimi

përpara kompjuterit për pesë orë, sipas orarit mësimor është shumë i

ekzagjeruar! Kjo bën efekt të kundërt, sepse i dëmton shëndetin dhe e lodh.

Gjithashtu në shtëpi, ne disponojmë vetëm një laptop, kështu që jemi në

debat të përhershëm se kush do të punojë më parë. Nga ana tjetër, përdorimi i

platformave të rekomanduara nga MASR nxit një lloj konkurrence midis

nxënësve dhe prindërve, që iu qëndrojnë në kokë. Unë do të preferoja që

shkolla të mbyllej me rezultatet aktuale. Viti të mos humbej dhe të gjendej

një mënyrë tjetër rikuperimi. Kjo duke pasur parasysh edhe situatën tejet të

rënduar psikologjike të të gjithëve për shkak të jetesës në pandemi.

Page 66: FORUMI I MËSUESVE

66

Por ka prindër të cilët kanë preferuar dhe i kanë kërkuar Ministrisë së

Arsimit që mësimi të shfaqet në televizionin publik shqiptar, si një mjet

komunikimi i drejtpërdrejtë.

“Online e mësim, më mirë sesa në shtëpi e pushim”.

Kështu e quan qasjen e saj në të mësuarit online Edlira Gjoni, eksperte e

komunikimit që e aplikon prej kohësh këtë sistem me studentët e saj. Ajo

është optimiste, ndonëse shton se është e pamundur që mësimi online të

shtrihet në të gjithë Shqipërinë:

“Arsimi është i gjithi në provë, që nga klasa e pare, deri tek sistemi

universitar, jo vetëm në Shqipëri. Pandemia covid-19 ka ngritur mure pranie

në institucionet arsimore të gjithë botës. Ndryshimi me Shqipërinë është se

vendet që ne duam t’ju ngjajmë, kanë disa vite që e praktikojnë te nxënit në

distancë, rrjedhimisht janë disi më të përgatitur që të vjelin maksimumin nga

kjo mënyrë e re mësimore. Ministria e Arsimit reagoi në kohë për të

transferuar mesimet me nxënësit dhe studentët, fillimisht në ekranin publik,

e më pas edhe në internet, me klasat dhe platformat e shumta falas që ofron

interneti. Nuk është shpikje e MASR, prandaj edhe nuk duhet sulmuar nëse

jo gjithçka shkon mirë. Dëgjohet prej vitesh shprehja ‘jetojmë në kohën e

interneti’ dhe ja ku jemi, në provën që na vendos ai dhe teknologjia, e të mos

harrojmë, nxënësit dhe studentët janë përdoruesit më të rregullt të tij”.

Por në lidhje me këtë formim klase online, mësuesja X tregon se sa është

vështirë ka qenë. Bëhet fjalë për një numër të lartë nxënësish, mbi 25 për

secilën klasë. Ajo tregon pengesat e shumta që hasen, duke hedhur dritë edhe

mbi dukuri me të cilat jeton zona në të cilën ajo shërben.

Duke qenë njohëse e mirë e situatës, e gjendjes së secilës familje, ajo nuk

ngurron të tregojë se jo të gjithë janë të mundur t’i mundësojnë fëmijëve

klasat online: “nxënësi hyn në komunikim me një adresë që e hap prindi. Por

jo çdo prind është në gjendje ta udhëheqë fëmijën e tij në këtë drejtim. Kjo

varet nga qasja që ai ka me teknologjinë. E fëmijët nën moshë, nuk duhet të

hapin një adresë të tyren, aq më shumë kur prindi nuk ka njohuritë e duhura

t’i kontrollojë, e vetë fëmija nuk di të ruhet. Pa pyetur për grupin, që dy javët

e para pati internet dhe tani i mbaroi oferta dhe interneti falas i premtuar nuk

është aq cilësor sa të hapë udhëzimet që vijnë. Apo grupi që përpiqet të

komunikojë vetëm me sms, se nuk ka fare internet, e të tjerët që nuk kanë as

valë telefoni në zonat e thella në të cilat banojnë!”

Pro dhe kundër mësimi online

Page 67: FORUMI I MËSUESVE

67

Të gjithë aktorët e pyetur mbi mësimin online bashkohen në një pikë; është

qartësia, saktësia e të dhënave, kontrolli, e vërteta e pjesëmarrjes, e

vëmendjes, e testimit, e përfitimit, e aftësimit të nxënësve. Pranohet se

vendet, të cilave duam t’ju ngjajmë, vërtet kanë vite që ofrojnë mësim

online, por e bëjnë këtë sepse kanë një sistem të tërë të ngritur posaçërisht

për këtë qëllim. Kanë platforma e aplikacione të blera apo të ndërtuara enkas

për klasat e tyre. Kanë kode hyrëse e dalëse që regjistrojnë automatikisht

aktivitetin e nxënësve, duke regjistruar kështu pjesëmarrjen. Ka teste që

bëhen në kohë reale e kontrollohen po ashtu në kohë reale, sepse të tilla i

mundëson sistemi i ngritur për këtë qëllim. Ka programe që bëjnë kontrollin

për origjinalitetin e testeve apo eseve, e ka filtra mes nxënësve dhe

mësuesve. Të gjitha këto ndihmojnë sistemin, e sistemi, nga ana e tij,

ndihmon nxënësit, por edhe mësuesit, që duhet pranuar, jo të gjithë i kemi

pararojë në përdorimin e teknologjisë. Por mësimi online në Shqipëri është

në fazën eksperimentale dhe kjo qëlloi në një periudhë të vështirë, ku nuk ka

vend për pilotime, por u hodhëm drejt e në veprim në çdo nivel, kjo kërkon

vëmendje, mbikëqyrje e shumë durim.

Përparësitë e mesimit në distancë

Mësimi në distancë ka krijuar një ndryshim të madh në çështjen se si

mësuesit dhe nxënesit mendojnë rreth mësimdhënies dhe të mësuarit. Mësimi

në distancë hap mundësi edukative, duke i lejuar nxënësit/studentët të

mësojnë në ambiente më të përshtatshme dhe në kohën kur ata janë të lirë. Ai

ua mundëson njerëzve të zgjasin kohën e edukimit të tyre nga një numër i

kufizuar vitesh shkollore, pra ua mundëson arsimimin gjatë gjithë jetës. Po

ashtu, mësimi në distancë i ndryshon marrëdhëniet që lidhen me fuqinë dhe

autoritetin, ndërmjet pedagogëv edhe studentëve.

Ka barazi dhe komunikim të hapur në mes studentëve dhe profesorëve, gjë

që nuk ndodh në arsimin tradicional dhe ç’është shumë me rëndësi studentët-

nxënësit i rrisin mundësitë e tyre për të njohur kultura dhe përvoja të

ndryshme edukative. Pedagogu kanadez A. Bates, njëri prej ekspertëve më

në zë për formësimin dhe organizimin e mësimit në distancë, përmend këto

arsye më të forta të shfrytëzimit të teknikës dhe teknologjisë modernepër

mësimin në distancë:

- Përparohet mënyra e qasjes së të nxënit dhe mësimit;

- Rritet dukshëm cilësia e të nxënit dhe mësimit;

Page 68: FORUMI I MËSUESVE

68

-Zvogëlohen shpenzimet e nevojshme për të nxënë dhe mësim;

- Të nxënit dhe mësimi bëhen shumë ekonomikë;

- Përmes lidhjeve satelitore nxënësit mund të përcjellin e të zotërojnë kurse,

seminare e përmbajtje nga format më të ndryshme të të nxënit dhe mësimit

nga fusha, profesionet dhe lëndët të cilat nuk i kanë në vendin ku jetojnë;

- Përmes tabelës elektronike mësuesit mund të konsultohen me kolegët e

tyre në qytetin e njëjtë ose edhe në gjithë vendin;

- Rrjeti kompjuterik ua bën të mundur nxënësve nga vendet e ndryshme të

mësojnë dhe bashkërisht t’i zgjidhin problemet e caktuara mësimore;

- Bën të mundur përparimin e nxënësve sipas tempit dhe mundësive

individuale që ka.

Metodat përmes së cilave realizohet mësimi

Të zgjedhësh metodën e saktë të mësimit është si të zgjedhësh veglën e

duhur për punë. Metodat e mësimit, e sidomos metodat më bashkëkohore,

përmes teknologjive të komunikimit që i kanë përfshirë shkollat e të gjitha

vendeve në zhvillim, janë të rëndësishme, sepse e sigurojnë mjetin të cilin

mësuesit dhe nxënësit do ta përdorin për të arritur objektivat e mësimdhënies

dhe nxënies, si dhe rrisin procesin e mësimit duke i mbajtur nxënësit të

angazhuar dhe të interesuar në hulumtime për mësim. Metodat e cekura më

poshtë për mësim nëpërmjet teknologjisë informative kanë pasur rezultate,

sidomos në vendet e zhvilluara, si në Slloveni, Finlandë, Suedi, Holandë.

Forumet në internet janë mënyra të komunikimit që nxënësit, studentët

komunikojnë në grup për çështjet që i nevojiten për mësim. Komunikimi i

tyre bëhet për tema të caktuara. Ai mund të jetë asinkron, privat apo publik, i

hapur apo i mbyllur. Nxënësit, studentët, janë të gatshëm të kontribuojnë në

kohën kur atyre u kerkohet. Përmes forumeve edhe mësuesit /mentorët kanë

mundësi të vlerësojnë kontributet e tyre.

Mundësia e komunikimit mund të bëhet në një ose dy drejtime.

Bisedat me anë të kompjuterit: bisedat përmes kompjuterit kombinojnë

informacionet gojore, konceptuale, vizuale dhe auditative, duke mundësuar

një qasje komplekse dhe të afërt me realitetin. Për realizimin e këtyre

bisedave janë të nevojshme: modemi, linja telefonike për lidhjen e

kalkulatorit dhe kamera e vogël. Të gjitha këto e bëjnë të mundur dërgimin e

Page 69: FORUMI I MËSUESVE

69

gjithë materialit mësimor në vende të ndryshme dhe bashkëbiseduesit mund

të kenë edhe kontaktin vizual.

Telebisedat kompjuterike: janë të sinkronizuara dhe të pasinkronizuara.

Telekonferenca e sinkronizuar është një mënyrë e prezantimit ‘online’, ku të

gjithë pjesëmarrësit janë të pranishëm në te njëjtën kohë që kërkon një afat

kohor për t’u organizuar, siç janë webkonferencat. Ndërsa telekonferencat e

pasikronizuara janë mënyrë e prezantimit ‘online’, ku pjesëmarrësit

materialit i qasen në orarin e tyre.

Udhëtimet grupore elektronike: nxënësit nga shkolla përkatëse, përmes

kamerës, udhëtojnë në vende të largëta dhe shikojnë monumente të

ndryshme gjeografike, kulturore, historike. Përmes kësaj teknike nxënësit

nuk shkojnë në ekskursion, por ekskursioni vjen në klasë. Gjatë kësaj teknike

duhet siguruar komunikim i drejtpërdrejtë i nxënësve me udhëheqësin .

Mësuesit i ndihmojnë nxënësit me informacione lidhur me mësimet,

seminaret dhe vlerësimin e tyre. Mësueit udhëheqin punën e nxënësve për

gjetjen dhe konsultimin e burimeve të nevojshme për mësim përmes

bibliotekave digjitale në çdo pikë të planetit tonë.

Teoritë dhe strategjitë e mësimdhënies dhe nxënies

Teoritë dhe strategjitë e mësimdhënies dhe nxënies përmes internetit

sigurojnë një mekanizëm për organizimin e mësimit elektronik. Kjo pjesë i

përshkruan disa strategji dhe teori, të cilat mund të zbatohen për E-learning.

Përmes këtyre teorive dhe strategjive, mësuesit mund të organizojnë

mësimin, të përfshijnë nxënësit/studentët në bashkëbisedim të vazhdueshëm,

të planifikojnë objektivat e mësimit dhe në mënyrë të qëndrueshme, të

kontrollojnë shkallën e njohurive të nxënësve/studentëve. Të gjitha këto

objektiva mund të arrihen përmes teorive të mësimnxënies, siç janë:

Biheviorizmi: është ndryshim i sjelljes në të mësuar te nxënësit/studentët, që

ky ndryshim duhet të jetë evident dhe mund të matet përmes testimit të tyre

Kognitivizmi: të mësuarit është ndryshim në procesin mendor, mësimi duhet

të jetë domethënës dhe të kuptuarit duhet të arrihet. Një ndër teoritë e

mësimdhënies E-learning është:

Konstruktivizmi: mësuesit mundësojnë zbulimin e gjërave të reja përmes

lojërave dhe eksperimentimeve të ndryshme.

Strategjitë e E-learning janë të ndërkëmbyeshme dhe sigurojnë një

mekanizëm për organizimin e mësimit, siç janë: ligjëratat, prezantimet, puna

Page 70: FORUMI I MËSUESVE

70

në grupe dhe puna e shpërndarë, si dhe leximi dhe hulumtimi i pavarur. Për

të qenë një mësimdhënie dhe nxënie e suksesshme rekomandohet kombinim

i teorive me strategji.

Përparësitë dhe vështirësitë e të mësuarit elektronik

Mësimi elektronik ka rezultuar me vlerë veçanërisht në shtetet e zhvilluara.

Mësuesit i përdorin teknologjitë informative për të shpërndarë programet

edukative te miliona të interesuar, duke dhënë mundësitë e të mësuarit

përballë pengesave të institucioneve tradicionale shkollore. Me fjalë të tjera,

mësimi elektronik është procesi i krijimit të një eksperience edukative të

cilësisë së barabartë për nxënës, që t’u përshtaten më mirë nevojave të tyre të

arsimit jashtë klasës, kurse largësia kërkon një prezencë fizike në vend, për

çfarëdo arsye (duke përfshirë edhe marrjen e provimeve). Këto teknologji të

reja po bëhen gjithnjë e më të përdorura në shkolla e më gjerësisht në

universitete dhe institucione.

Përparësitë

Ndër shërbimet më të rëndësishme të teknologjisë informative bashkëkohore

janë kompjuterët dhe mundësitë për përdorimin e tyre janë aq të shumta sa e

lehtësojnë në mënyrë të paimagjinueshme punën në shumë drejtime të

veprimtarisë njerëzore, sidomos në mësimdhënie. Përparësitë e mësimit

elektronik janë se përmes multimediave mund të bëhet vizualizim më i mirë i

përmbajtjeve mësimore, komunikim më i mirë midis mësimdhënësve dhe

nxënësve/studentëve. Mësuesit dhe nxënësit mund të kenë ndërveprim më të

mirë, të pavarur nga largësia dhe koha. Përmes kompjuterëve mund të bëhet

testim i automatizuar, administrim më i lehtë dhe më i shpejtë.

Gjendja e mësimit në distancë në Shqiperi.

Kohët e fundit mësimi në distancë po bëhet gjithnjë e më i avancuar. Metoda

e mësimit në distancë ka rezultuar me vlerë, veçanërisht në shtetet e

zhvilluara, ndërsa sa i përket vendit tone, me gjithë hartimin e Strategjisë për

Zhvillimin e mësimit elektronik, mësimi në distancë, përmes teknologjisë

informative, ka filluar të zbatohet vetëm në disa shkolla profesionale

ekonomike, të cilat shërbejnë për kryerjen e praktikës profesionale dhe

qëllimi është përgatitja e nxënësve për tregun e punës.

Në Shqipëri është hartuar projekti kualifikimi në distancë, i cili e vë në

dispozicion televizori, duke transmetuar në program të posaçëm njësi

mësimore, ku zbatohen metodologji të reja, të filmuara, për mësuesit.

Televizori ndihmon në konkretizimin e informacionit, e bën më të prekshëm

Page 71: FORUMI I MËSUESVE

71

atë, e shmang monotoninë gjatë përvetësimit dhe, ajo që është më e

rëndësishmja, e mundëson shpërndarjen e njëkohshme të informacionit në

tërë territorin Përveç këtij projekti, në Shqipëri është duke u realizuar edhe

projekti E-shkolla, i bazuar në sistemin Adobe Connect dhe sistemet

mbështetëse për mësimdhënie dhe mbajtje të takimeve ‘online’. Mësuesi

mund të shikohet, të dëgjohet dhe të shkëmbejë mesazhe teksti me të gjithë

klasën virtuale. Pjesëmarrësit në klasë mund të shikohen, flasin, dërgojnë

pyetje të drejtpërdrejta me shkrim, si dhe të ndërveprojnë direkt në

programin kompjuterik, ku po prezanton . Gjithçka që nevojitet është një

kompjuter me të dhëna normale, si dhe linja e internetit, e cila tanimë është

kudo dhe gjithnjë e më shumë po shtrihet vrullshëm edhe në Shqipëri.

Kjo formë e mësimit në distancë gjithashtu iu ofron nxënësve mbështetje me

e-mail ose telefon. Opsioni Studimi i Pavarur gjithashtu ofron kurse për

gjuhë të huaja. Detyrat janë paraqitur në internet nga mësues për nxënësit, si

dhe provimi përfundimtar nga mësuesit është paraqitur në faqe internet.

Rekomandime

Rekomandimet në vijim janë përmbledhje dhe pasqyrim i nevojave të

shkollave për të zbatuar mësimin në distancë në mësimdhënie dhe nxënie,

për arsye se mësimdhënia në shkollat tona duhet të ndryshojë në drejtim të

avancimit dhe përparimit të mëtejshëm. Në shkollat tona është e nevojshme

të bëhet vendosja e kritereve për përdorimin e teknologjisë informative në

mësim. Shkollat duhet të kenë mësues informatike për të lidhur shkollat me

burimet dhe ekspertizën e nevojshme në lidhje me mësimdhënie dhe nxënie.

Po ashtu duhet të krijohet një sektor që ka për detyrë të eksplorojë dhe të

eksperimentojë me teknologjitë e përparuara, të bazuara kryesisht për të çuar

më përpara procesin e të mësuarit dhe mësimdhënien. Programet e mësimit

në distancë kërkojnë ekipe për përgatitjen e mediave, ekspertë të

mësimdhënësve dhe ekspertë në lëndët akademike për përgatitjen e tyre, të

cilët duhet të hartojnë kurrikulat lëndore sipas standardeve, si dhe të bëhet

përshtatja e tyre me mësimin elektronik të integruar. Organizimi i

seminareve, konferencave dhe tryezave të ndryshme me mësimdhënës dhe

nxënës për të nxitur integrimin e TIKut në klasa është shumë i nevojshëm.

Përveç hartimit të teksteve, të cilat duhet të kenë edhe platformë mësimore,

që përmes E- learning të përdoren në shkollat tona, gjatë procesit të

mësimdhënies është e nevojshme të përdoren metoda didaktike të

Page 72: FORUMI I MËSUESVE

72

mbështetura në përdorimin e mjeteve që ofron sot teknologjia informative e

komunikimit.

Përfundime

Edhe pse me vonesë në krahasim me botën perëndimore, tani kemi një nismë

të mirë për zbatimin e mësimit elektronik. Pas hartimit të Strategjisë për E-

learning për arsimin parauniversitar , në disa shkolla profesionale tanimë ka

filluar edhe zbatimi i metodës E-learning për mësimdhënie, përmes

teknologjive informative. Përveç kësaj Ministria e Arsimit ka filluar

trajnimin e mësuesve për përdorimin e kompjuterëve. Deri më tani, është

trajnuar një numër i madh i mësimdhënësve dhe ky projekt është duke

vazhduar, derisa të përfundojë trajnimi i të gjithë mësuesve që janë në

sistem. Projekt tjetër që është duke u realizuar është edhe ai për trajnimin e

mësimdhënësve për E-learning, i cili ka filluar të realizohet në disa shkolla .

Përmes këtij projekti synohet që mësuesit të fitojnë shkathtësi dhe njohuri

për përdorimin e teknologjisë dhe kjo do të jetë si nisje e mësimdhënies

përmes teknologjive informative në procesin mësimor, duke ofruar mundësi

për zhvillim me bashkëkohor të zhvillimit të orëve mësimore dhe një

bashkëveprim më dinamik në mes të mësuesve dhe nxënësve, por edhe të vet

nxënësve. Sa i përket realizimit të mësimit elektronik në shkollat tona, ende

nuk ka gatishmëri elektronike për zbatimin e tij. Ekzistojnë probleme

themelore, si ndërtimi i infrastrukturës dhe i materialeve kryesore edukative.

Qeveria ka filluar të pajisë shkollat me kompjuterë, por duket që përdorimi i

tyre i vërtetë është akoma i diskutueshëm. Mësuesit janë trajnuar, mirëpo

trajnimi i tyre është duke u bërë për shkathtësi kompjuterike e jo për nevoja

pedagogjike, gjë që nuk është e mjaftueshme. Nxënësit nuk janë afër

standardeve ndërkombëtare që i hapin dyert e shumta të edukimit, mirëpo

edhe interesimi i shoqërisë dhe i individit, gjithashtu, nuk është në nivel sa të

ecin me hapat e zhvillimeve globale. Mësuesit sot përballen me shumë

pengesa, si numri i madh nxënësve në klasa, mungesa e infrastrukturës,

mungesa e kompjuterëve etj. Nuk është lehtë të bëhen ndryshime, sepse

shkollat nuk janë të pajisura me mjete konkretizimi dhe mungojnë

teknologjitë e reja bashkëkohore.. Bazuar në përparësitë e mësimit në

distancë dhe nevojat e sistemit arsimor në shkollat tona, aplikimi i mësimit

në distancë në shkolla është një domosdoshmëri që do të sjellë ndryshime

Page 73: FORUMI I MËSUESVE

73

cilësore në arsim, sepse mësimdhënia pa përdorimin e teknologjive

informative të komunikimit nuk perceptohet më në botën e sotme.

Bibliografia

Ligji mbi Arsimin Para-universitar, Tiranë 2016.

Instituti Shqiptar për Zhvillim, Kërkim dhe Alternativa (2009). Korrupsioni

në Shqipëri.

Perceptimi dhe Eksperienca, IDRA, Tirana.

Një raport i përgatitur nga SCIENTER dhe Qendra për Politikën Arsimore

Ligji për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë.

Dispozitat Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar.

Korniza kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Shqipërisë.

Të nxënët me situata, Konstruktivizmi dhe Teknologjia (Udhëzues për

mësuesit) TIRANË, PRILL 2015.

Standartet e përgjithshme bazë për mësuesin. Tiranë 2010.

http://www.arsimi.gov.al /al/arsim/shkolla/kurrikula.

http://www.living-democracy.al/textbooks/volume-1/part-1/unit-3/chapter-3/

http://telegraf.al/arsim/urdhri-i-mësuesit-nuk-do-të-ketë-më-mësues-pa-

arsim-të-lartë-dhe-pa-licencë-drejtorët-do-licecohen-nga-MAS. Tiranë 2014.

Page 74: FORUMI I MËSUESVE

74

Jolanda Bibaj

Mësuese Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi “Ibrahim Rugova” Kamëz

Sfidat e mësimdhënies dhe mësimnxënies online

Prof. Artan Fuga para ca vitesh shprehej “Po vijnë ata analfabetët”1, kur

fliste për të rinjtë që informacionin nuk e merrnin më nga librat e shkruar,

por nga një mori mjetesh të tjera teknologjike, përfshirë medien audiovizive.

Titulli, edhe pse në pamje të parë stigmatizues, në fakt nuk është i tillë, siç

shpjegohet edhe gjatë shtjellimit të shkrimit të Fugës. Mirëpo ky shkrim

dëshmon një të vërtetë: Mësuesi gjendet i sfiduar nga teknologjia përballë

nxënësve që informacionin nuk e marrin vetëm nga teksti, por nga një gamë

e gjerë mediesh. Në kushtet e një shoqërie thelbësisht të alfabetizuar (ajo e

paraviteve ’90 që librin e konsideronte të shenjtë e të padiskutueshëm), kjo

situatë disi paradoksale vë në pikëpyetje shumë çështje.

Situata aktuale e pandemisë globale po nxjerr në sipërfaqe disa probleme dhe

sfida akoma më të mëdha. Me qëllimin e parandalimit të përhapjes së

infeksionit Covid-19, shkolla dhe shoqëria shqiptare (por jo vetëm) hyri në

karantinë zyrtare me datë 9 mars 2020. Kështu nga një mësimdhënie e

drejtpërdrejtë me nxënës e mësues në klasë, u detyrua të kalohet në

mësimdhënien në distancë, e drejtuar dhe e zhvilluar përmes rrjeteve sociale

(whatsup, viber etj) apo platformave digitale (zoom, google classroom,

google meet etj).

Çfarë vështirësish dhe problemesh u evidentuan gjatë fazës së parë të kësaj

marrëdhënieje dhe çfarë ka ndryshuar nga marsi deri në momentin aktual të

zhvillimit të kësaj konference (janar 2021). Këtu do të përqendrohet kumtesa

jonë, duke dhënë edhe alternativat tona për motivimin sa më të dobishëm për

mësimdhënien e mësimnxënien digitale (online).

Vështirësitë me të cilat u përball shkolla shqiptare ishin të shumta duke nisur

që me aksesin në internet apo mjetet e duhura për të realizuar mësimdhënien

(telefon “të zgjuar” me hapësirë të mjaftueshme memorieje apo kompiuter),

kaosin në organizimin e punës me nxënësit, shpejtësinë dhe cilësinë e

1 Shkrimi i prof. Fugës mund të lexohet i plotë në linkun:

https://www.facebook.com/27892188595/posts/10151427277233596/ 12 maj 2013.

Page 75: FORUMI I MËSUESVE

75

komunikimit me ta, mosinteresimin e prindërve apo nxënësve për të marrë

pjesë në këtë formë mësimi. Ekzistonte (vazhdon akoma fatkeqësisht)

gjithashtu fakti që fuqia punëtore e mësuesve është kryesisht në plakje dhe

teknofobe, përkundër mësuesve të rinj, në pritje për t’u punësuar, që mund të

jenë plotësisht kompetentë në fushën teknologjike. Kjo fuqi punëtore që

mund të jetë në prag pensioni, e ka të vështirë të përshtatet apo të realizojë

një mësimdhënie virtuale, ndërkohë që në formën tradicionale të saj, ballë

për ballë, është specialiste e vërtetë. Mënyrat online të mbështetjes së të

mësuarit dhe ndjekjes së stileve të ndryshme të të mësuarit kërkojnë aftësi që

mësuesit nga klasat tradicionale nuk i kanë. Metodat udhëzuese në një mjedis

mësimi në internet ndryshojnë nga mësimdhënia ballë për ballë që përdorin

shumica e mësuesve.

Zhvendosja e mësuesit nga qendra e procesit të të mësuarit ballë për ballë,

mund të jetë jo vetëm e pakëndshme për ta, por edhe sfiduese. Mësuesve iu

desh të lëvizin nga një hapësirë në të cilën kishin vite përvojë, në botën e

panjohur dhe sfiduese të mësimdhënies në internet, të largët, me

korrespondencë dhe të distancuar nga shoqëria. Edhe para pandemisë kishte

sfida me përdorimin e teknologjisë në shkollat publike që përfshinin

infrastrukturë joadekuate, lidhja e dobët e internetit dhe mungesa e mësuesve

kompetentë dixhitalë. Kjo u vu re sidomos me miratimin e programit të ri

me bazë kompetencat në 2016, kur mësuesve iu kërkua të jepnin mësim në

klasat inteligjente me tabela interaktive. Bazuar në këtë përceptim ka më

shumë gjasa që ata të mos e përdorin teknologjinë në kapacitetin e saj të

plotë.

Por nga ana tjetër duhet parë edhe ana tjetër e medaljes, nxënësi. Në lidhje

me këtë çështje pati dy qëndrime disi paradoksale:

Një lloj kënaqësie për mundësinë e krijuar për të ndenjur me telefon apo

kompiuter për një kohë më të gjatë se më përpara, duke patur justifikimin

perfekt, mësimin.

Aftësitë komunikuese të nxënësit përkeqësohen dhe kultura e komunikimit

bie, mungesa e ndërveprimit të drejtpërdrejtë me mësuesit dhe ndryshimi i

papritur i mjedisit ndikon më fort në procesin e të nxënit të tyre.

Kjo pikë e dytë zbuloi dy aspekte të rëndësishme të nxënësve: i pari kishte të

bënte me nxënësit pasivë, “të urtë”, “të heshtur” të cilët në klasë nuk

ndiheshin shumë nga mbizotërimi i nxënësve “të zhurmshëm” ose atyre “që

shkëlqejnë kudo”. Në kushtet e mësimit dhe pjesëmarrjes në mësim përmes

Page 76: FORUMI I MËSUESVE

76

fotove të ushtrimeve (bëhet fjalë për platformën whatssapp), apo mesazheve

zanore, këta nxënës “lulëzuan”, në kuptimin që shprehën plotësisht

potencialin e tyre të heshtur, duke qenë se nuk kishin më ndërhyrje as nga

nxënësit e mirë, as nga të zhurmshmit gjatë përgjigjeve të tyre. Nëse gjatë

mësimit parapandemik, këta nxënës kalonin në heshtje ose konsideroheshin

si nxënës mesatarë, tani u kalua në një tjetër përceptim të tyre.

Pika tjetër që ka rëndësi është një farë vetmie në kushtet e moskomunikimit

të nxënësve me njëri-tjetrin apo ndërveprimit të tyre si në klasë. Kjo solli një

farë rënieje në nivelin e përvetësimit të njohurive dhe rezultateve të tyre.

Duhet pohuar se mjedisi fizik2 i klasës është shumë i rëndësishëm për të

realizuar të nxënit, pasi shumë nxënës e shijojnë shoqërinë e

bashkëmoshatarëve të tyre në klasë, shakatë apo lojërat me njëri-tjetrin ndaj

dhe e ndjejnë mungesën e tyre gjatë mbylljes në shtëpi për shkak të virusit.

Por nuk duhet mohuar edhe aspekti tjetër negative i kësaj përvoje- kopjet në

masë. Në të tilla kushte, testet e realizuara linin shumë për të dëshiruar. Ishte

e pashmangshme kopja dhe rezultatet fictive.

Këto janë vetëm disa nga problemet që i kanë kaluar të gjithë mësuesit, kush

më shumë e kush më pak. I rëndësishëm është fakti që pandemia është e

paparashikueshme dhe kufizimet në ndërveprimin shoqëror mbeten në fuqi.

Atëherë sfida që del para të gjithë mësueve mbetet krijimi i një mjedisi apo

gjetja e mënyrave për të kapërcyer vështirësitë e fillimit dhe motivimi më i

mirë i mundshëm i nxënësve për të nxënë.

Izolimi ose vetmia e nxënësve, si një pikë jo pak e rëndësishme e këtij

procesi, mund të rezultojë në përvetësim jo të mirë të dijeve të nxënësve, po

kështu nuk lejon përdorimin e strategjive si puna në grup, që nxit

bashkëpunimin apo shkëmbimin e ideve mes anëtarëve të grupit etj. Me

qëllim që të kalohet ose të lehtësohet ky problem, mësuesi mund të

organizojë grupe virtuale pune, p.sh. mësuesi i letërsisë mund të orientojë

njërin grup të përcaktojë tiparet e romantizmit shqiptar, kurse grupit tjetër ato

të romantizmit evropian. Gjithashtu të organizojë kontrolle të vazhdueshme

2 këtë pohim e mbështes me përvojën personale: Gjatë viteve të fakulteti (2001-2005)

studimi im lidhej deomos me ambientin e bibliotekës së jezuitëve në Shkodër. Nuk mund ta

përceptoja dot të mësoja në dhomën time në shtëpi. Pavarësisht se i kisha librat dhe

leksionet që më nevojiteshin, psikika ime lidhej vetëm me ambientin e bibliotekës dhe

studimi merrte vlerë vetëm në një ambient të tillë.

Page 77: FORUMI I MËSUESVE

77

përmes email-it apo bisedave në whatssapp, me qëllim që nxënësi ta ndjejë

sa më pak këtë izolim nga mjedisi fizik i klasës.

Mungesa e motivimit të nxënësve përmes mësimit online mund të tejkalohet

nëse përcaktohet saktë detyra që do kryejnë, koha në dispozicion, mënyra/t e

vlerësimit të tyre për punën që do bëjnë, data e dorëzimit të detyrës. Nga

përvoja e periudhës mars-qershor, u pa se nxënës të caktuar nuk merrnin

pjesë fare në mësimin online, duke nxjerrë justifikime nga më të ndryshmet,

(në fakt me nxënës të tillë edhe në klasë është shumë e vështirë t’i motivosh

e t’i bësh të punojnë), por e vërteta ishte që nuk kishin motivim, ose kishin

një farë “besimi” që nuk do të penalizohen për shkak të situatës në të cilën

ndodheshim të gjithë. Tanimë po shihet se situata po vazhdon dhe ky

“besim” duhet të bazohet në punën që do të bëjnë dhe rezultatin që do të

marrin.

Vështirësitë e para teknike të hyrjes së menjëhershme në mësimin online,

duket se janë tejkaluar disi përmes platformës akademi.al megjithëse nuk

dihet ende rezultati i saj, meqënëse në ditët e para pati një mbingarkesë të

lundrimit të saj dhe pamundësi të hyrjes së nxënësve në të. Kjo u bë mbase

për të lehtësuar punën e mësuesve, por në fakt shihet ende komunikimi i

mësuesve me nxnësit përmes platformës zoom apo whatssap si më të

përdorshmet nga të dy palët (nxënës e mësues). Në lidhje me përdorimin e

videokonferencës (mësimi përmes platformës zoom apo ndonjë tjetre), duhet

pohuar se për momentin është alternativa më e mirë për të zhvilluar një

mësimdhënie e nxënie të pranueshme, duke qenë se nxënësit janë të

pranishëm edhe pse në distancë, mund të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje

në kohë reale për pasiguritë apo dyshimet e tyre. Është më se e

domosdoshme të bëhen pyetje, sepse vetëm përmes tyre mësuesi e kupton sa

është asimiluar të nxënit, mund të bëjë pyetje për të matur këtë të nxënë, por

nga ana tjetër edhe nxënësi përmes mimikës së fytyrës së mësuesit merr

shumë më tepër informacion sesa ai që kërkoi (jo thjesht përgjigjen e pyetjes

që bëri). Kuptohet ideal është mësimi në klasë, por në kushtet e tanishme,

mendojmë se mësimi përmes kësaj platforme është i pranueshëm, pa

përjashtuar vështirësitë e saj (koha prej 40’, vonesat për t’u lidhur të gjithë

nxënësit në kohë reale etj.)

Një problem jo i vogël që shfaqet është edhe ai i praktikave profesionale të

mësuesisë. Në kushtet e mbylljes së përgjithshme, kandidatët e rinj do ta

kenë të pamundur ndjekjen e mësimit që të marrin edhe praktikat më të mira

Page 78: FORUMI I MËSUESVE

78

nga mësuesi mentor ku mund të zbatojnë të gjitha njohuritë e tyre

pedagogjike dhe përmbajtësore. Kjo praktikë do t’u shërbente të njihen së

afërmi me mënyrën e plotësimit të dokumentacionit shkollor, me aspekte

profesionale e shkencore të trajtimit të lëndës përkatëse, me ato të etikës, por

sidomos më vënien në praktikë të njohurive teorike universitare, apo edhe

me përvojën e lidhjes nxënës-mësues, në fushën praktike të trajnimit të

mësuesve, e cila përfshin të mësuarit se si të jesh mësues, njohjen me

mjedisin e shkollës nga këndvështrimi i mësuesit dhe përfshirjen në

komunitetin e shkollës si një anëtar i përgjegjshëm i procesit të të nxënit të

nxënësve. Situata e pandemisë e vështirëson akoma më shumë kryerjen me

sukses të kësaj praktike. Praktika e mësimdhënies konsiderohet si një fazë

thelbësore në trajnimin e mësuesve të rinj, ku teoria dhe praktika bashkohen

për të krijuar mundësitë që të zgjerojnë të mësuarit e tyre (teorik universitar),

si një gur themelor në përgatitjen e tyre për t'u bërë mësues efektivë. Ajo

(praktika profesionale) mbetet zona e zhvillimit profesional, ku mësuesit e

ardhshëm shqyrtojnë psikologjinë e të mësuarit, si dhe procesin e

mësimdhënies dhe të të nxënit. Përvoja që merret në shkollë, stimulon

zhvillimin e praktikave që përceptohen dhe funksionojnë plotësisht në

kontekste specifike të mësimdhënies (asnjë teoricien apo pedagog universitar

nuk mund të parashikojë të gjitha situatat që mund të lindin në kontekste

specifike gjatë mësimit në klasë dhe kontaktit direct me nënësit). Mësuesit e

ardhshëm inkurajohen përmes vëzhgimit dhe përfshirjes në mësimdhënie

reale që të vazhdojnë zhvillimin e strategjive të mësimdhënies dhe të shohin

rezultatet e të nxënit. Gjithashtu procesi i përfshirjes graduale dhe të

vazhdueshme në komunitetin arsimor (si njëra nga pikat ku mbështetet edhe

vlerësimi i praktikantit) shkakton ndërveprime dinamike me anëtarët e tjerë

të komunitetit dhe stafin mësimdhënës të shkollës ku zhvillon praktikën

profesionale. Sugjerimi ynë për t’u tejkaluar kjo vështirësi është që të

përfshihen në mësimin online edhe mësuesit e ardhshëm, të ndjekin sidomos

mësimin me videokonferencë (zoom, google meeting apo ndonjë tjetër) me

qëllim përfitimin e sa më shumë informacioni në lidhje me zhvillimin real të

mësimit. Pavarësisht se nuk është e mundur të zhvillohen të gjitha strategjitë

e një mësimdhënieje normale në klasë, përsëri kandidati do të fitojë sadopak

nga një përvojë e tillë.

Një tjetër mënyrë motivimi i nxënësve për të ndjekur mësimin online

mendojmë që do të ishte ai përmes akordimit të çmimeve në vend të notave.

Page 79: FORUMI I MËSUESVE

79

Përmes teknologjisë është i mundur konvertimi i notave me çmime apo me

kupa. Natyrisht kjo u duhet bërë e qartë nxënësve që në fillim (e cituam më

lart-përcaktimi i saktë i mënyrës së vlerësimit), por kjo mënyrë do të jetë e

ngjashme me atë të një gare sporti ku synohet të merret kupa, jo thjesht

pjesëmarrja në garë, sic edhe përceptohet shpesh gabim pjesëmarrja e

nxënësve në mësim. Kjo do të rrisë dëshirën dhe angazhimin e tyre jo thjesht

për të nxënë, por edhe për të “garuar” më njëri-tjetrin.

Motivimi përmes “feedback-ut” pozitiv. Si duhet kuptuar kjo? Në mësimin

ballë për ballë në klasë, është më e thjeshtë të motivosh nxënësit për të

ndjekur mësimin apo për të mbajtur të përqendruar vëmendjen e tyre.

Mësimi në distancë e vështirëson këtë gjë. Megjithatë edhe përmes këtij

mësimi mund të gjendet mënyra për të tërhequr vëmendjen e tyre dhe për t’i

nxitur të mësojnë më dëshirë e vullnet. P.sh. historia e Tedit të vogël3 që u bë

3 HISTORIA E MREKULLUESHME E MESUESES DHE NXENESIT TE SAJ!

Ditën e parë të vitit shkollor, mësuesja doli para klasës së pestë dhe nxënësve të saj të dashur,

u dhuroi një fjali tepër të dashur për ta. Ajo i vështroi me sy që rrezatonin dashuri e

dhembshuri dhe u tha:”Unë u dua shumë të gjithëve!” Të njëjtat fjalë citoheshin nga të gjithë

mësuesit dhe mësueset e shkollës me nxënësit e tyre. Por, mësuesja në fjalë, përveç faktit se i

donte të gjithë, me ato fjalë donte të prekë zemrën e njërit prej nxënësve të saj, më shumë se

të tjerët. Ai ishte një nxënës që qëndronte i strukur në stolin e tij në fund të rreshtit,. Ai quhej

Tedi Stoddard.

Gjatë vitit të kaluar, mësuesja e kishte ndjekur me kujdes ecurinë e këtij nxënësi të çuditshëm.

Themi kështu, pasi ajo kishte vënë re se Tedi nuk luante me fëmijët e tjerë, rrobat e tij ishin

gjithmonë të palara, ashtu siç ishte dhe ai vetë. Veç kësaj, ai nuk manifestonte qoftë dhe

rrallë, atë gëzimin fëmijëror që shihet tek fëmijët e tjerë. Sa herë që mësuesja Tomson

korrigjonte fletoret e tij, shënimet me stilolapsin e kuq mbushnin fletoren, për tu vulosur me

fjalën “Ngelës” në fund.

Në shkollën ku ajo jepte mësim, drejtoria u kërkonte mësuesve që herë pas here, tu

referoheshin dosjeve të nxënësve, ku regjistroheshin të gjithë vërejtjet e mësuesve, notat,

sjellja dhe problematika të tjera. Një ditë, teksa ajo po plotësonte dosjen e Tedit, i tërhoqi

vëmendjen diçka që nuk e kishte vënë re më parë. Mësuesja e Tedit, e klasës së parë fillore,

kishte lënë një shënim për këtë nxënës. Ajo shkruante:”Tedi është një fëmijë i zgjuar dhe me

humor të mirë. Ai i kryen detyrat me kujdes dhe rregull. Veç kësaj, ai është një nxënës me

edukatë të mirë.”

Mësuesja e klasës së dytë, kishte shkruar:”Tedi është nxënës i dalluar dhe i talentuar. Të gjithë

nxënësit e klasës e duan shumë. Por, kohët e fundit ai duket i mërzitur dhe i stresuar, për

shkak se nëna e tij vuan nga një sëmundje e rrezikshme. Kjo, ia ka shtuar vuajtjet kësaj

familjeje.”

Mësuesja e klasës së tretë, shkruante:”Vdekja e nënës së Tedit ishte një goditje e rëndë për të.

Ai përpiqet ta kalojë këtë moment, por i ati nuk i kushton vëmendje. Jeta në familje do të

ndikojë negativisht në formimin e Tedit, nëse nuk do i kushtohet kujdesi i duhur.”

Page 80: FORUMI I MËSUESVE

80

Kurse mësuesja e klasës së katërt shënonte:”Tedi është një nxënës i mbyllur dhe nuk tregon

asnjë interes për mësimet. Ai nuk ka shumë shokë dhe ndonjëherë e zë gjumi në orë të

mësimit.”

Zonja Tomson e kuptoi ku çalonte puna me nxënësin e saj Tedi. Asaj i erdhi turp nga vetja,

teksa i kujtoheshin disa qëndrime të saj karshi këtij nxënësi. Asaj iu kujtua edhe dita kur të

gjithë nxënësit i kishin sjellë nga një dhuratë për ditëlindje, të mbështjella në kuti të bukura.

Sakaq, dhurata e Tedit ishte mbështjellë me një qese plasmani të thjeshtë, nga ato që të japin

shitësit e zarzavateve në treg. Zonjës Tomson i kishte ardhur shumë zor teksa merrte në dorë

dhuratën e Tedit, kurse disa nxënës kishin shpërthyer në të qeshura. Ajo e kishte hapur kutinë

dhe brenda saj kishte gjetur një varëse me gurë diamanti të imituar, ku mungonin disa syresh,

si dhe një kuti parfumi përgjysmë të mbushur.

Të qeshurave fëmijërore ishin ndërprerë vetëm në momentin kur zonja Tomson ishte

shprehur e mrekulluar nga ai varg gurësh, të cilin menjëherë e kishte vënë në qafë. Këtë akt, e

pason me vendosjen e disa pika parfumi në kyçet e duarve. Atë ditë, Tedi nuk u nis menjëherë

për në shtëpi, por u vonua për tu takuar me mësuesen e tij, zonjën Tomson, të cilës i

tha:”Aroma jote sot, është njëlloj si aroma me mamit tim.”

Pasi u larguan të gjithë fëmijët nga klasa, zonja Tomson shpërtheu në të qara, të paktën për

një orë. Nxënësi i saj Tedi, i kishte sjellë si dhuratë, parfumin që përdorte nëna e tij. Ai kishte

ndjerë tek ajo, aromën e nënës së tij të vdekur tashmë.

Që nga ajo ditë, zonja Tomson nuk u mësonte nxënësve të saj vetëm lëndën e leximit, por i

ndihmonte edhe për lëndët e tjera. Për Tedin, ajo filloi të tregojë një kujdes të veçantë. Pak

nga pak, Tedit filloi ti rizgjohej kujdesi dhe aftësia për ti përthitur mësimet. Sa më shumë

motivohej nga ana e mësueses, aq më shumë shtohej vullneti i tij. Në fund të vitit shkollor,

Tedi ishte nxënësi më i dalluar i klasës, më i zgjuari dhe më i përkëdheluri i mësueses.

Pas një viti të ngjeshur me aktivitet, zonja Tomson gjen një shënim në tavolinë nga nxënësi i

saj Tedi. Ai i shkruante:”Ti je mësuesja më e mirë që kam parë.”

Kaluan gjashtë vite dhe zonja Tomson nuk mori asnjë letër tjetër prej Tedit. Pas këtyre viteve,

ai i shkruan se kishte përfunduar tetevjeçaren dhe se kishte zënë vendin e tretë tek të dalluarit

në klasë. Në fund, i shkruante se ajo vazhdonte të zinte vendin e parë si mësuesja më e mirë

me të cilin ishte takuar në jetë.

Katër vite më vonë, zonja Tomson merr një letër tjetër nga Tedi ku i shkruante:”Gjërat janë

vështirësuar, se jeton në konviktin e universitetit dhe se së shpejti do të diplomohet me

rezultate të larta. Në fund, nuk harroi që ti kujtojë se ajo mbetej mësuesja më e mirë që kishte

pasur në jetë.

Pas katër vitesh të tjera, Ted i shkruante mësueses së tij se pasi studimeve universitare, kishte

vendosur të kalonte në një stad më të lartë. Sigurisht, edhe këtë herë i theksonte në fund të

letrës se ajo vazhdonte të mbetej mësuesja më e mirë. Por, këtë herë emri i tij me të cilin

mbyllte letrën, ishte paksa më i gjatë se zakonisht; Doktor, Teodor F. Stoddard.

Historia nuk përfundon me kaq, pasi në një letër tjetër në pranverë i thoshte se ishte njohur

me një vajzë, me të cilën do të martohej. Veç kësaj, i kërkonte mësueses që të vinte në dasëm

dhe të qëndronte në vendin që zakonisht i rezervohet nënës së dhëndrit, kërkesë të cilën

zonja Tomson e pranoi. Më e çuditshmja, është se zonja Tomson, ditën e dasmës vë në qafë

të njëjtën varëse që Tedi ia kishte dhuruar për ditëlindje, kushedi sa vite më parë, të cilës i

mungonin dhe disa gurë. Por jo vetëm. Ajo nuk kishte harruar të parfumohej me të njëjtin

parfum i cili i kishte kujtuar Tedit nënën e tij.

Të dy u përqafuan me mall dhe Tedi i pëshpërit mësueses së tij në vesh:”Të falënderoj për

besimin që më ke dhënë. Të falënderoj thellësisht nga zemra që më bëre të ndihem se jam i

Page 81: FORUMI I MËSUESVE

81

një doktor i famshëm vetëm nga mbështetja e mësuese së klasë së pestë,

mund të jetë burim frymëzimi për cdo nxënës e mësues. Histori të tilla nuk

mungojnë dhe vetë mësuesit mund të kenë të tilla me brezat që kanë kaluar,

ose me ata aktualë.

Puna me prindërit. Duket sikur mësuesit u kthyen në “central” elektronik,

por dihet se prindi është një përbërës shumë i rëndësishëm i procesit

mësimor. Kësisoj duhet të jetë pjesëmarrës aktiv në këtë proces me qëllim

arritjen e rezultateve sa më të larta të fëmijëve të tyre. Në fillimin e

mësimdhënies online, u vu re një skepticizëm deri në bezdi nga ana e tyre

për këtë formë mësimi. Të shumtë ishin ata që pyesnin ç’është ky mësim

online, apo që shkonin deri aty sa të pohonin se u bllokohej telefoni nga

videot e mësimit që prodhonin mësuesit (me shumë mund). Shumë prej tyre

nuk kishin as mundësi t’u blinin fëmijëve një telefon për të ndjekur mësimin

online, ose në rastin më të keq t’u linin telefonin e vet, duke penguar

kryerjen e aktiviteteve të tjera të domosdoshme për familjen. Në kushtet e

tanishme, pjesa më e madhe e tyre është ndërgjegjësuar që kjo është forma e

vetme në kushtet e pandemisë. Megjithatë me qëllim që të bëhen pjesë active

e mësimit, mësuesi duhet t’u dërgojë informacion mbi ecurinë e fëmijës, t’u

caktojë edhe atyre detyra reale e të thjeshta që t’i bëjë bashkëpjesëmarrës në

të mësuarin edhe prindin edhe fëmijën.

Është e arsyeshme të thuhet se specialistët që përgatitin programet arsimore

(IZHA) të mësuesve nuk mund të kishin imagjinuar kurrë se si ky skenar i

pasigurt, një periudhë e mbylljes së shkollës së pacaktuar,i shkaktuar nga një

pandemi globale, do të nxirrte në dritë sfidat e përshtatjes së këtyre

programeve me një sfidë të re, atë të kalimit nga modeli i mësimdhënies

ballë për ballë me nxënësit në klasë në atë të praktikës mësimore në distancë.

Kjo sigurisht do të paramendojë edhe skenare të ngjashme me ato të vendeve

fqinje të rajonit, ose me rimodelimin e tyre (duke parakuptuar këtu jo vetëm

rëndësishëm. Të falënderoj që më bëre të besoj se edhe unë mund të jem i suksesshëm dhe

të bëj ndryshimin.”

Sakaq zonja Tomson ia ktheu me lot në sy:”Jo, e ke gabim. Ti më mësove mua si të jem

mësuese e dalluar. Unë nuk ia kisha haberin nga mësimdhënia, derisa u shfaqe ti.”

Për ju që nuk e njihni, Teddy Stoddard, është doktor me famë, emrin e të cilit e mban pavioni

i trajtimit të tumoreve në spitalin e Des Moines në shtetin e Aiva. Ai konsiderohet si qendra

më e mirë për trajtimin e tumoreve në nivel të SHBA-ve!

Page 82: FORUMI I MËSUESVE

82

planet mësimore që i sollën të gatshme këtë vit shkollor, por edhe njësimin e

teksteve për të gjitha shkollat e republikës.)

Po kështu lind nevoja e planifikimit dhe hartimit të vazhdueshëm të

trajnimeve për mësuesit në lidhje me praktikat e mësimdhënies online,

përshtatjen në terren të mësimit ballë për ballë, por sidomos njohja me

teknologjitë e reja për mësimdhënien dhe të mësuarit, integrimit të

përdorimit të TIK në programin mësimor si një shtyllë themelore në

përgatitjen e mësuesve të ardhshëm.

Përkundër sfidave të paraqitura, mund të mendojmë se kjo përvojë unike do

të kontribuojë pozitivisht, të paktën në një farë mase, në arsimimin e

mësuesve të ardhshëm dhe karrierën e tyre, por edhe të mësuesve aktualë që

t’i nxisë të kërkojnë më shumë nga vetja, të trajnohen (jo thjesht për të marrë

certefikata, por të mësojnë realisht) në fusha të ndryshme, ato të teknologjisë

sidomos, si kërkesa më emergjente e kohës. Gjithashtu, kam besim se kjo

situatë do të japë impaktin e saj edhe në kurrikulat universitare, sidomos ato

të degëve të mësuesisë, të cilat do të riformatohen duke përfshirë njohuri më

të thelluara digjitale.

Page 83: FORUMI I MËSUESVE

83

Lorena Hidri

Nëndrejtore Gjuhë- Letërsi

Shkolla jo publike 9-12 vjeçare “Ibrahim Kodra” Durrës

Ina Karaboja

Mësuese Arsimi Fillor

Shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri” Durrës

Partneriteti shkollë – familje - komunitet

Fuqizimi i partneritetit: shkollë-komunitet

Bashkëpunimi i shkollës me komunitetin ka rezultate të shumta në arsim, si:

rritet efektshmëria e shkollës, rritet cilësia në mësimdhënie, qeverisje

funksionale, rezultate të larta në nxënie, aftësimi i njerëzve për punë dhe

profesione, rritet standardi ekonomik e jetësor. Inkurajohen vlerat humane

për shkathtësi jetësore e sidomos për nxënie gjatë gjithë jetës.

Shkolla-komuniteti

Shkolla është një sistem i krijuar nga shoqëria për interesat e shoqërisë.

Shkollën e përbejnë elemente pa të cilat nuk do të ishte shkollë. Këta

elemente janë: nxënësit, mesimëdhënësit, udhëheqësit e shkollës, personeli i

administratës, shërbimi i konsulencës (psikologët, pedagogët, mjekët

,punëtorët socialë).

Komunitetin e përbëjnë bashkësia e prindërve, e nxënësve, e institucioneve

të ndryshëm arsimore, kulturore, shkencore, shëndetësore. Këto dy sisteme

nuk mund të jenë të ndara dhe shpesh njihen si; bashkëpunim, partneritet,

aleanca etj. Mbyllja e shkollës ndaj komunitetit ka për pasojë zvogëlimin e

cilësisë së shkollës, zvogëlimin e efektivitetit të saj dhe rezultate të ulta të

nxënies në shkollë.

Page 84: FORUMI I MËSUESVE

84

Figura. 1. Skema e dy sistemeve të ndërlidhura shkollë-komunitet dhe

elementet përbërës të tyre.

Pse është e rëndësishmë lidhja shkollë – familje?

Është e pamundur të mendohet ekzistenca e një shkolle të suksesshme pa

bashkëpunimin produktiv me familjet.

Familja përbën boshtin e identitetit dhe përvojës së nxënësve. Shkolla nuk

mund të arrijë të ofrojë të njëjtën cilësi dhe barazi për të gjithë nxënësit,

rrjedhimisht dhe arritjet e tyre, nëse nuk arrin të kuptojë dhë të tërheqë

familjet e të gjithë nxënësve të saj.

Në qendër të forcimit të pjesëmarrjes së familjes me shkollën, pra në qendër

të partneritetit shkollë – familje është barazia. Nëse në një mjedis të tillë nuk

vendoset një bashkëpunim i vërtetë, atëherë, mundësitë, aksesi dhe arritjet e

barabarta mbeten vetëm në kuadrin e fjalëve. Kjo mund të arrihet duke

njohur dhe shfrytëzuar mundësitë dhe pikat e forta që gjenden në një

partneritet të shumëllojshëm. Pra njohja e vlerave, aftësive dhe ëndrrave të

familjeve të nxënësve, si dhe mentaliteteve përkatëse, do të bëjnë të mundur

që stafi pedagogjik të identifikojë pikat e forta dhe burimet aty ku më parë i

perceptonin si mangësi. Nisur nga kjo bazë e respektit dhe mirëkuptimit

reciprok shkolla dhe familjet mund të krijojnë partneritete të frytshme për

objektiva madhore, por edhe për probleme të jetës së përditshme.

Pra bashkëpunimi me familjet, partneriteti me to është një kusht i

domosdoshëm për një shkollë të suksesshme.

Nevoja e shkollës për partnerë dhe partnerët e mundshëm

Marrëdhëniet midis prindërve, bashkësive dhe shkollave të tyre duhet të

shkojnë drejt përmirësimit. Mësuesit dhe drejtorët duhet të përpiqen më

shumë të afrohen me prindërit dhe bashkësinë, sidomos kur rrethanat

fillestare nuk i mbështesin. Arsimtarët duhet të shkojnë në bashkësi, duke i

kuptuar mendimet dhe ndjenjat e tyre, dhe duhet të ndërveprojnë në mënyrë

të kuptueshme me bashkësinë e tyre.

Të jesh profesionist sot, nuk do të thotë më, që të rrish i izoluar në shkollë.4

Por çfarë duhet bërë për të përfshirë sa më shumë njerëz dhe burime në

shërbim të arsimit të nxënësve. Studimet e shumta janë mjaft të qarta për

përgjigjen e kësaj pyetje: Mësuesit nuk mund ta arrijnë këtë, vetëm. Prindërit

dhe anëtarët e tjerë të bashkësisë janë burime të rëndësishme dhe, në

përgjithësi, të pa shfrytëzuara, të cilët kanë vlerat dhe ekspertizën që janë

4 Henry. (1996) “Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim”, fq 295

Page 85: FORUMI I MËSUESVE

85

thelbësore për partneritetin. Sado mirë apo keq ta bëjnë këtë punë, prindërit

janë edukatorët e parë të fëmijës. Ata kanë njohuri për fëmijën që nuk i di

askush tjetër. Ata kanë një interes të madh dhe janë të përkushtuar për

suksesin e fëmijës së tyre. Kanë gjithashtu, njohuri dhe aftësi të vlefshme

për të dhënë ndihmesë, njohuri dhe aftësi që vijnë nga interesat, profesionet

dhe vendi i tyre në bashkësi. Studimet kërkimore flasin shumë qartë për të

mirat madje për domosdoshmërinë e përfshirjes së prindërve. Nga studimet e

tij Coleman e quan këtë “fuqia e treshes”. Mbështetur në intervistat dhe

anketimet e bëra me prindërit, nxënësit dhe mësuesit, Coleman argumenton

se: Angazhimi i fëmijëve në shkollë ose në mësime formohet, kryesisht, nga

prindërit, nëpërmjet “ kurrikulumit të shtëpisë” por kjo përfshirje e prindërve

është një faktor i ndryshueshëm, që mund të ndikohet nga praktikat e

mësuesit dhe të shkollës. Ai e shpjegon këtë ide më tej duke thënë: Kur

ndodh krijimi i ndjenjës se përgjegjësisë tek nxënësi, ai është funksion i

qëndrimeve dhe praktikave të të gjithë anëtareve të treshes.

Elementët themelorë janë: 5

(a) për mësuesit: bindjet për përfshirjen e prindërve, aftësitë e nxënësve dhe

rëndësia që ka, veçanërisht, kultivimi i ndjenjës së përgjegjësisë në klasë;

(b) për nxënësit: komunikimi me prindërit për shkollën, besimi tek aftësitë

për ta bërë punën, vlerësimi i shkollës, për rëndësinë që ka për të ardhmen

dhe bashkëpunimi me mësuesit;

(c) për prindërit, vlerësimi i shkollës, një qëndrim “ftues ” nga mësuesi dhe

komunikimi me nxënësit, për shkollën.

Coleman përfundon, se: është vërtet e mundur që të mbahet dhe të forcohet

angazhimi i nxënësve, nëpërmjet qëndrimeve bashkëpunuese të mësuesve, të

shprehura nëpërmjet praktikave të tyre; lidhjet e forta me familjet janë

thelbësore për këtë detyrë. Mësuesit mund të lehtësojnë dhe nxisin

bashkëpunimin e prindërve përmes disa praktikave të thjeshta, që të gjitha

mjaft të njohura, por që nuk zbatohen në shkollat tona. Shumica e prindërve,

janë të ndërgjegjshëm se mund të bëhet shumë më tepër për të ndihmuar

fëmijët e tyre të mësojnë në shkollë dhe në shtëpi, por dhe mësuesit kërkojnë

që prindërit të përfshihen më shumë (Coleman, 1998). Studimi i bërë nga

Mortimore dhe kolegët e tij (1988), për efektivitetin e shkollave, vuri në

dukje që praktikat për përfshirjen e prindërve përfaqësonin pak faktorë që

dallonin shkollat efektive, nga ato më pak efektive. Përfshirja e prindërve në

5 Coleman (1998)” Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim”, fq 297

Page 86: FORUMI I MËSUESVE

86

jetën e shkollës ndikon për mirë në përparimin dhe zhvillimin e nxënësve.

Kjo përfshin ndihmën në klasë dhe gjatë vizitave shkollore si dhe

pjesëmarrjen nëpër mbledhje, për të diskutuar përparimin e fëmijëve.

Mundësia e takimit të drejtorit, nga prindërit, është gjithashtu e rëndësishme.

Shkollat që veprojnë sipas një politike jo të ngurtë, të dyerve të hapura, janë

më efektive.

Studimet kërkimore të Rozenholz (1989) tregojnë se ekzistonin ndryshime të

rëndësishme midis mënyrës se si lidheshin mësuesit me prindërit në shkollat

në “lëvizje”, në krahasim me mësuesit në shkollat e “ngecura”. Mësuesit, nga

shkollat e ngecura nuk kanë asnjë synim të përcaktuar për pjesëmarrjen e

prindërve, ndërsa mësuesit, nga shkollat në lëvizje, i përqëndrojnë përpjekjet

e tyre në përfshirjen e prindërve, në përmbajtjen akademike, duke krijuar,

kështu, një urë mbi atë hendek të të nxënit që ekziston midis shkollës dhe

familjes.

Të gjithë përfitojnë nga përfshirja e prindërve në shkollë, si nxënësit, po

ashtu mësuesit dhe vetë shkolla. Ndër përfitimet kryesore përmendim:

-Rezultate më të mira në mësime për nxënësit.

-Përmirësim i sjelljes së nxënësve në shkollë, familje e komunitet.

-Përzgjedhje më e mirë e lëndëve me zgjedhje të detyruar dhe atyre me

zgjedhje të lirë në funksion të të ardhmes.

-Pakësim i numrit të nxënësve që kanë nevojë për orë konsultimesh për të

ecur me hapin e të tjerëve.

-Përqindje më e madhe e nxënësve që mbarojnë shkollën.

-Rritja e moralit të mësuesvë.

-Rritja e mbështetjes nga familjet.

Kthesat e dëshirueshme që duhet të ndodhin në mjediset shkollore janë ato

që vendosi në qendër nxënësin dhë krijojnë partneritet me familjen.

Monitorimi dhe mbështetja e punës së mësuesve, njohja e shokëve, shoqeve

të fëmijës, dinamikave moshore, mbajtja e lidhjeve me mësuesit dhe shkollën

janë rrugë të rëndësishmë për të mbështetur fëmijën kur ai përballet me

vështirësi të të mësuarit apo ndërveprimit me bashkëmoshatarët e tij.

Për të ecur në këtë drejtim shkolla duhet të krijojë një vizion të qartë dhe një

mjedis të favorshëm për mësimdhënien dhe të mësuarit. Ajo duhet të krijojë

një hapësirë për përfshirjen e frytshme të familjeve. Roli i shkollës fillon nga

momenti kur ajo fillon të interesohet për kontekstet familjare të secilit

nxënës, duke përcaktuar njëherazi edhe rrugët për mbështetjen e nxënësve.

Page 87: FORUMI I MËSUESVE

87

Konkluzione

Shkolla është një institucion arsimor i krijuar nga shoqëria për t’i shërbyer

shoqërisë dhe ka si qëllim arsimimin e fëmijëve por këtë gjë ajo nuk mund ta

bëj e vetme, asaj i nevojitet ndihma e komuniteti (shoqërisë, prindërve) për të

kryer misionin e saj.

Përfshirja emotive dhe praktike e familjeve, në fakt, është shumë më e fortë

kur fëmijët janë të vegjël. Fakti që shkolla lejon komunikimin e përditshëm

me prindërit që shoqërojnë fëmijët e tyre, lehtëson në mënyrë reciproke

njohjen midis mësuesve dhe prindërve, njohje nga ku mund të nisin ndarje

idesh dhe bashkëpunim shumë frutdhënës.

Rekomandime

-Mësuesit duhet të kuptojnë se efikasiteti i prindërve në lidhje me perfshirjen

e tyre institucionale varet nga ftesa e tyre.

-Mësuesit duhet t’u tregojnë të drejtat dhe përgjegjsitë prindërve në lidhje me

këtë bashkëpunim.

-Mësuesit duhet të lehtësojnë bashkëpunimin duke organizuar me prindërit

biseda të ndryshme me tema të ndryshme, njohje me metodat e punës si dhe

kurrikulën shkollore.

Bibliografia

Fullan, Majkëll (2010) “Forcat e ndryshimit” Tiranë.

Fullan, Majkëll (2010) “Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim” Tiranë

Batey C.S (2001) “Prindërit shpëtimtarët e jetës” CRS-Albania

Prifti, Aleksandër (2007)“Mësuesi, menaxheri dhe lideri” Vlorë

Memushi, Luan “Reformimimi i shkollës, proces dhe strategji”

Hyseni Halim, Mita Nikoleta, Salhaj Jonuz, Pupovci Dukagjin (2003)

“Qeverisja dhe udhëheqja në arsim” Prishtinë

Banalal,S (2004) “Arritja e Decentalizimit në sektorin e arsimit në Shqipëri”

Berryman, S (2002) “Sektori i arsimit në Shqipëri, probleme dhe premtime”

CDE (2011). “Partneritetet shkollë-familje-komunitet”. Tiranë

Page 88: FORUMI I MËSUESVE

88

Msc. Mirela Celami

Mësuese Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi “Qemal Stafa” Tiranë

Mësimdhënia dhe Teknologjia

Teknologjia është në vetvete mundësi e të nxënit në distancë,por që

kërkon kualifikim të mësuesve dhe të shumë fakorëve që janë pjesë e

organizimit të procesit. Mësimi on-line në Shqipëri është në fazë

eksperimentale dhe kjo qëlloi në një periudhë ku nuk u realizua asnjë pilotim

në mënyrën e funksionimit apo asnjë trajnim në mënyrën e realizimit, por

ishte zbatim i një procesi mësimor që ishte i panjohur për të gjithë mësuesit

dhe nxënësit.

Nevoja dhe arsyeja e aplikimit të TIK-ut në arsim niset nga fakti i përgatitjes

së të rinjve për tu bërë liderë dhe të suksesshëm në këtë shoqëri të udhëhequr

nga informacionet. Aftësitë e komunikimit, proçesimit, mendimit kritik dhe

zgjidhjes së problemeve si dhe puna në grupe janë esenciale në shoqërinë

teknologjike dhe socioekonomike të shekullit 21. Arsimimi në këtë mjedis të

sofistikuar do të bëjë më shumë se vetëm lexim , shkrim apo përvetësim të

shkathtësive aritmetike. Duhet të ofrojë edhe shkathtësi pune që do ti

ndihmonin të rinjtë ta arrijnë potencialin e tyre njerëzor. Zhvillimi i

shoqërisë informatike paraqet një nga detyrat prioritare të të gjitha qeverive

botërore. Nuk ka dyshim se arsimimi është njëri nga segmentet kryesore në

nxitjen dhe përkrahjen e zhvillimit të shoqërisë informatike, edhe atë në dy

aspekte.

Shqipëria u njoh me internetin në vitin 1993 me lidhjen e parë të

Departamentit të Informatikës, Universiteti i Tiranës me projektin EARN në

Itali, që gjithsesi ishte një lidhje e shkurtur (Unioni Ndërkombëtar i

Telekomunikacioni, 2003). Më 1995 riaktivizohet rrjeti akademik dhe i

R&D si FreeNet i UNDP-së, i cili mundëson hyrjen e E-MAIL NGO-ve

(shoqatat joqeveritare) dhe disa institucione shtetërore e akademike. (Budini,

2003)

Qëllimi kryesor i Programit të “e-shkolla”, ka qenë mundësimi i lidhjes me

internetin të shkollave publike nëntë vjeçare dhe të mesme, pajisja e tyre me

laboratorë kompjuterësh, si dhe trajnimi i mësuesve për t’i menaxhuar ato

dhe për të dhënë mësim me një kurrikulum bashkëkohor. Objektivi kryesor i

këtij programi ka qenë krijimi i një ambienti në të cilin nxënësit, si në zonat

Page 89: FORUMI I MËSUESVE

89

ruale dhe ato urbane të mund të mësojnë përdorimin e Teknologjive të

Informacionit dhe Komunikimit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës duke u

mbështetur dhe në modelet europiane për arsim futi integrimin e TIK në

mësimdhënie dhe nxënie .(MASH, IZHA, 2011)

Përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në të

gjitha fushat e jetës është kthyer në një domosdoshmëri jetike në gjithë botën

e zhvilluar. Në studimin e tij DiNicola thekson se kjo teknologji po ndryshon

mënyrën sesi individët socializohen, studiojnë, punojnë, harxhojnë kohën e

tyre të lire. (DiNicola.M.D. 2004)

Sipas Parayono & Quito, integrimi i TIK- ut nuk është mundësi, por edhe

domosdoshmëri për të bërë proçesin e edukimit më tërheqës. ( Parayono &

Quito. 2010). Aftësia për të përdorur teknologjinë digjitale për të zgjidhur

problemet, për të bashkëpunuar dhe komunikuar me përgjegjësi në vendin e

punës është një parim qendror i aftësive të shekullit të njëzetë (Chinien, C.,&

Boutin, F., 2011).

Sipas Wan (2015) përfshirja e të gjitha këtyre teknologjive digjitale nga

instutucionet arsimore dhe politikëbërsit bëhet për arsye që: të mbështesin të

mësuarit për arritjen e rezultateve të sukseshme të të nxënit; të zhvillojnë

aftësinë e shekullit të njëzetë si pjesë e përgatitjes së individëve për vendin e

punës; të bëhen qytetarë të përgjegjshëm digjital dhe zhvillojnë të nxënit

përgjatë gjithë jetës. (Wan, 2015)”.

Proceset e formimit të shoqërisë bashkëkohore në ditët e sotme janë

lehtësisht të dallueshme në integrimin e zhvillimeve teknologjike në të gjithë

sektorët e jetës. Të punësuarit në shekullin e njëzetë është përqëndruar në

detyra që kërkojnë aftësi të të menduarit me renditje të lartë. (Weil, L &

National Alliance of Buisiness.,2002).

Vitet 1980 dhe 1990 shënojnë një tjetër arritje të njerëzimit atë futjes në

përdorim masivisht të rrjeteve kompjuterike dhe të aplikimeve të internetit

Interneti ofroi shërbime të shumta dhe të paimagjinueshme. Kjo u krijoi

mundësi një numri të madh mësuesish dhe studentësh të komunikonin në

konferencë nëpërmjet kompjuterëve. Nëpërmjet përdorimit të konferencave

me kompjuter në rrjetin e gjerë botëror mësuesit dhe studentët kishin

mundësi të paraqitnin tekste, fotografi, zërin dhe pamjet e lëvizshme (video).

Nëpërmjet video telekonferencave u bë e mundur që mësuesit dhe studentët

të shihnin dhe të dëgjonin njëri-tjetrin, duke qenë të vendosur në vende të

ndryshme

Page 90: FORUMI I MËSUESVE

90

Të gjithë jemi dëshmitarë të zhvillimit të shpejtë të rrjeteve kompjuterike,

të kapaciteteve të tyre të paimagjinueshme përpunuese dhe përparimeve të

skajshme në teknologjinë e ruajtjes së informacionit. Këto zhvillime e kanë

bërë kompjuterin një forcë dinamike për mësimin në distancë, që siguron një

mënyrë të re dhe ndëraktive të pakësimit të distancës dhe të kohës për të

arritur studentët. Kompjuteri është një mjet i rëndësishëm që ka disa

përparësi në mësimin në distancë sepse: kompjuterët mund të lehtësojnë

mësimin hap pas hapi; kompjuterët janë një mjet për multimedia;

kompjuterët janë ndëraktivë; teknologjia e kompjuterëve po përparon shumë

shpejt; kompjuterët e rrisin shumë mundësitë e futjes dhe hyrjes në

informacion.

Nëpërmjet mesimit është e mundur të integrohen tekste, grafikë, figura,

video dhe zëra me anë të një mjeti të vetëm. Kështu çdo përdorues mund të

kalojë nga një vend në një tjetër të rrjetit, duke shfletuar në mënyrë jolineare

të gjitha format e informacionit në këtë rrjet.

Mësimi në distancë ka krijuar një ndryshim të madh në çështjen se si

pedagogët dhe studentët mendojnë rreth mësimdhënies dhe të mësuarit.

Mësimi në distancë hap mundësi edukative, duke i lejuar nxënësit/studentët

të mësojnë në ambiente më të përshtatshme dhe në kohën kur ata janë të lirë.

Ai ua mundëson njerëzve të zgjasin kohën e edukimit të tyre nga një numër i

kufizuar vitesh shkollore, pra ua mundëson arsimimin gjatë gjithë jetës. Po

ashtu, mësimi në distancë i ndryshon marrëdhëniet që lidhen me fuqinë dhe

autoritetin, ndërmjet pedagogëve dhe studentëve. Ka barazi dhe komunikim

të hapur në mes studentëve dhe profesorëve, gjë që nuk ndodh në arsimin

tradicional dhe ç’është shumë me rëndësi studentët-nxënësit i rrisin

mundësitë e tyre për të njohur kultura dhe përvoja të ndryshme edukative. .

Metodologjia

Për të realizuar këtë studim u përdorën pyetësor dhe intervista me mësues

nga ku 11% ishin mësues meshkuj dhe 89% femra 23.4% ishin të moshës 30

vjeç; 31.9% të moshës 31-40 vjeç; 22.3% të moshës 41-50 vjeç dhe 22.4% të

moshës mbi 50 vjeç. Mësuesit janë mësues të gjimnazit të lëndëve të

ndryshme.

Nxënësit u zgjodhën në mënyrë rastësore duke marrë numrat tek të

numrave të klasave dhe numrat tek në listën emërore të nxënësve. U

përfshinë në studim 100 nxënës duke përdorur pyetësor dhe intervista. Nga

ku 70% ishin femra dhe 30 % meshkuj të marrë nga klasat 10,11,12. Gjetjet

Page 91: FORUMI I MËSUESVE

91

e studimit bazohen kryesisht në analizën e të dhënave sasiore dhe cilësore të

përftuara nëpërmjet grupeve të fokusuara për studim të cilët kanë lidhje

drejpërdrejt me mësimin online dhe teknologjinë.

Rezultatet

Mësimdhënësit nuk kanë patur qasje më herët në përdorimin e teknologjisë

për mësimin në distancë dhe për këtë arsye rreth 90% e tyre u përgjigjën që

nuk kanë patur njohuri më parë. Mësuesit që kanë vjetërsi në mësimdhënie e

kanë të vështirë përdorimin e kompjuterave si një mundësi e vetme për

zhvillimin e mësimit online. Evidentohen mësuesit e rinj që kanë një qasje

ndryshe të përdorimit të teknologjisë, por që dhe ata janë të pa orientuar në

mënyrën e funksionimit të kësaj mënyre të mësimdhënies.

Nga pyetësorët vërehet se 100% e mësuesve dhe e nxënësve përgjigjen se

shkollat nuk ofrojnë infrastrukturën e domosdoshme për zhvillimin e

mësimit online ku ka mungesa të kopjuterave apo dhe mbulimit të shkolllës

me internet në të gjithë klasat. Po ashtu 20% e nxënësve jetojnë në zonat

periferike dhe vijnë nga familje me vështirësi ekonomike gjë që tregojnë se

kanë mungesa në pajisje teknologjike, mungesë interneti,apo dhe vështirësi

në përdorimin e platformave të ofruara.

Nga intervistat me mësuesit konstatohet mungesa e trajnimeve dhe e

organizimit për futjen e platformave në mësimdhënie,pilotimi i tyre para se

të kërkohet zbatimi dhe funksionimi i tyre. Zhvillimi i mësimit me mjete të

teknologjisë kërkon një qasje tjetër që korespondon me mësimin nëpërmjet

platformave digjitale ku problematike është numri i madh i nxënësve në

klasë. Gjithashtu mungon këshillimi apo edhe trajnimi për mënyrën e

zbatimit dhe përdorimit të platformës si nga mësuesit ashtu edhe nga

nxënësit.

Gjatë analizës së të dhënave, nga përgjigjet e marra u konstatua pjesëmarrje

jo e plotë e nxënësve të cilët nuk janë 100% në orët mësimore online për

arsye të ndryshme. Rreth 20% e nxënësve shprehen se kanë mungesë të

mjeteve teknologjike dhe të internetit, 10% e nxënësve shprehen për

neglizhencë të marrjes pjesë në mësim online.

Konkluzione

Shkolla duhet të ndryshojë tashmë filozofinë e procesit të mësimdhënies.

Shumë të rëndësishme janë trajnimet e mësuesve për përdorimin e

platformave digjitale mësimore si dhe organizimi i seminareve,

konferencave apo tryezat e ndryshme që synojnë integrimin e TIK ut në

Page 92: FORUMI I MËSUESVE

92

klasa apo dhe të modeleve të mësimdhënies të ofruara nga shkollat me qasje

moderne në zhvillimin e mësimdhënies. Ndryshimi që sjell në mësimdhënie

dhe nxënie përdorimi i teknologjisë kërkon organizim të mësuesve për

njohje të nevojave pedagogjike pa të cilat mësimdhënia nëpërmjet

teknologjisë dhe platformave digjitale nuk mund të jetë në nivelin dhe

standartin e duhur.

Janë shumë të rëndësishme ndryshimet që duhet të ndërmerren në

programet dhe tekstet mësimore për një qasjeje të re të mësimdhënies në

distancë si domosdoshmëri e ndryshimeve globale që po ndodhin në kohët që

po jetojmë. Ndërtimi i materialeve didaktike që tashmë duhet të jenë të

aksesueshme në platforma digjitale për të realizuar orë mësimore me

standartin e duhur. Vendosja e kritereve për përdorimin e teknologjisë si nga

mësuesit dhe nxënësit për zhvillimin e orëve mësiomore duhet të jetë një

hap i rëndësishëm për të shmangur mosfunksionimin e platformës në një

moment të caktuar.

Shkollat duhet të kenë këshilltarët informativ apo dhe zyrën e këshillimit për

nxënësit që kanë nevoja për përdorimin e platformave digjitale. Nuk është e

lehtë të bëhen ndryshime dhe sidomos për të implementuar një qasje të re në

mësimdhënie dhe nxënie, por aplikimi i mësimit në distancë është një

domosdoshmëri që do të sjellë ndryshime në sistemin arsimor që duhet të

reflektohen dhe të menaxhohen me kujdes.

Bibliografia

Brouse, C. H., Basch, C., & Chow, T. HF. (2011). Use and efficiency of

various technological methods in the different aspects of teaching and

learning a foreign language at 16 universities in New York.

Chambers, A. (2005). Integrating corpus consultation in language studies.

Language Learning and Technology, 9(2), 111-125.

DiNicola, M. D. (2004). Pathological Internet use among college students:

The prevalence of pathological Internet use and its correlates. Dissertation

Abstracts International, 65 (05), 1675. Retrieved January 18, 2010, from

ProQuest Digital Dissertations database (UMI No.AAT 3133723).

Jonassen, D, Howland, J, Marra, RM & Crismond, D 2008, Meaningful

Learning ëith Technology, Pearson Publishers, New Jersey.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Instituti i Zhvillimit në Arsim (2011).

Standartet e mësuesit për zbatimin e teknologjisë së informacionit dhe

komunikimit në shkollë.

https://sites.google.com/site/luljetaguce92/home/edukimi-ne-distance

Page 93: FORUMI I MËSUESVE

93

Refleksione studentore

Page 94: FORUMI I MËSUESVE

94

Adriana Çela Studente Fakulteti i Edukimit

UAMD

Rëndësia e mësimdhënies online

Në ditët e sotme shoqëria po zhvillohet me ritme të shpejta, kjo si pasojë e

ndryshimeve që ndodhin në shumë fusha të caktuara të jetës ekonomike,

politike, sociale, kulturore etj. Per cdo ndryshim që ndodh në shoqëri për

shkak te situatve të ndryshme secili prej nesh duhet të përshtatët. Kështu për

ta kuptuar më mirë japim shembullin e futjes së teknologjisë në botën sociale

si rezultat i nevojave të tyre për një komunikim të shpejtë, për informacionë

të shumtë, për domosdoshmëri mësimdhënie si mënyra e vetme e

mësimdhënies. Pra, është vetë shoqëria ajo që e kërkon këtë ndryshim dhe që

do të përballet me sfidat e saj. Prandaj sfidë për ta është ajo e të qenurit i

gatshëm moralisht, psikologjikisht për ta pranuar këtë ndryshim dhe më pas

për ta bër pjesë të tij. Thënë me fjalë të tjera, në një kohë kur individët

komunikonin me letra, informacioni i tyre ishte vetëm libri dhe forma të tjera

të shkruara të tij, sot atyre i duhen jo më shumë se disa minuta për të gjetur

një informacion apo për të komunikuar me të tjerët. Pra ky ndryshim i

dukurive, fenomenve nga një periudhë në një tjetër “e tremb” disi shoqërinë,

por që nuk e ndal dëshirën për të qenë kërkues, eksplorues të risive. Në këtë

kuadër ndryshimesh dhe kërkesash shihet edhe një prej aktorëve kyç që bën

pjesë në proçesin e mësimdhënies siç është ai i mësuesit. Ndaj ky punim

synon të evidentojë dhe analizojë vendin që mësuesi zë në shoqërinë e sotme

ne një kohë ku ndryshimet ne boten e arsimit po perballet me ndryshime dita

dites.

Kështu që për të arritur drejt këtij qëllimi, pikësëpari duhet të njohim

kontekstin në të cilën mësuesi zhvillon proçesin mësimor. Duke iu referuar

shoqërisë shqiptare mund të themi se përpara disa viteve roli i nxënësit ishte

i dëgjuesit dhe riprodhuesit të mësimit. Ndaj dhe vendi i mësuesit në shoqëri

ishte ai i dhënësit të njohurive dhe qëndrimit autoritarë gjatë proçesit të saj.

Kurse sot, ashtu si në të gjithë shoqëritë e tjera vendi që zë mësuesi tek ato

ka ndryshuar.

Si dhe pse ndodh kjo do të vihet re në arsyetimet e bëra më poshtë.

Gjithashtu, duke qenë se nxënësi e pa si të detyrueshëm plotësimin e

nevojave të tij gjatë proçesit mësimorë (përfshirë këtu edhe çdo aktivitet që

Page 95: FORUMI I MËSUESVE

95

ndodh brenda ose jashtë institucionit shkollorë që ka në thelb edukimin e

nëxënsit) edhe roli i mësuesit mori drejtime të tjera. Sot roli i mësuesit është

të organizojë proçesin mësimor në mënyrë sa më të efektshme si qëllim

kryesor edukimin edhe në situata të vështira.. Ky është një ndër elementët që

ndërton figurën e mësuesit në mësimdhënie. Kështu që, për ta bër më të plotë

funksionin e mësuesit ne përmendim edhe komponentë të tjerë si: udhëheqës,

monitorues, inkurajues, orientues, ekspertë përpos atij informuesi.

Mësimdhënia online dhe rendësia e saj

Disa thonë se mençuria vjen me moshën ndërsa të tjerët insistojnë se kjo

vjen nga të mësuarit. Në ditët e sotme, falë internetit, mësimi është i hapur

për të gjithë. Prandaj, njerëzit në vendet ku mësimi tradicional po përballet

me pengesa të ndryshme mund të përfitojnë nga kurset në internet. Deri më

tani, mësimi elektronik ka qenë efektiv për njerëzit që e kuptuan vlerën e tij.

Ajo ofron mundësinë për të patur rezultate të shkëlqyera për kosto më të

ulëta dhe nganjëherë pa asnjë kosto fare. Pavarësisht këtyre, mësimi në

internet ka shumë avantazhe të tjera. Arsimi mund të ketë disa qëllime, dhe

kurset në internet ndihmojnë për përmbushjen e tij. Disa madje thonë se

mësimi elektronik mund të revolucionarizojë arsimin pasi ofron mundësi të

reja për mësimin tradicional. Zakonisht flasim per avantazhet arsimore qe

sjell teknologjia (p.sh mësimi në internet, klasa të përziera etj. Por, ne nuk

mund të harrojmë përfitmet e tij shoqërore, duke marrë parasysh përdorimin

e tij gjate pandemisë Covid-19. Mësuesit mund të përdorin klasë virtuale për

të dhënë mësime nga shtëpia me të gjitha mjetet e nevojshme në dispozicion

të tyre. Kjo i bën seancat e tyre në internet të jenë po aq efektive sa ato

tradicionale dhe madje edhe më të dobishme pasi ato mund të ofrojnë një

përmbajtje të madhe të përmbajtjes, ndërveprimit, përforcimit dhe reagimeve

në kohë reale gjatë seancave virtuale.Disa nga arsyet përse mësimdhënia

online është e rëndësishme. Ofron mjedise mjaft të efektshme mësimi, ofroni

përforcime ndërvepruese plotësuese që lejojnë studentët të studiojnë 24/7

dhe të punojnë me ritmin e tyre, ofron një planifikim fleksibël, reagime të

drejtpërdrejta të mësuesve, lejon ekskluzivitet të ndajnë oraret dhe klasat në

internet (për të rritur pjesëmarrjen në klasë).Disa nga perfitimet e mësimit on

line janë si më poshtë.

Të gjithë mund të qasen në arsim pa marrë parasysh vendndodhjen. Kur

njerëzit zgjedhin të ndjekin një program studimi në raste të shumta, ata duhet

të transferohen në një qytet tjetër, larg shtëpisë, familjes dhe miqve të tyre.

Page 96: FORUMI I MËSUESVE

96

Ndërkohë, ka vende ku çështjet gjinore i ndalojnë gratë e reja të hyjnë në

arsim. Në raste të tilla, mësimi në internet ndihmon për të eleminuar kufijtë

dhe pengesat, si sociale ashtu edhe fizike. Kurset në internet janë një zgjidhje

e shkëlqyeshme për sfidat me të cilat përballen këta njerëz pasi u sigurohet

arsim i një cilësie të lartë dhe në vendin dhe kohën e tyre.

Ju mund të mësoni për çdo gjë dhe çfarëdo që ju pëlqen. Ishte ky artikull

"Përdorni këto dy fjalë në esenë tuaj të kolegjit për të hyrë në Harvard". Nëse

kjo do të funksiononte Harvard ose Stanford nuk do të ishin ato që janë. Nga

ana tjetër, mund të ndodhë që dikush të mos pranohet në universitetin e tij

ose të saj të preferuar. Prandaj, ata heqin dorë nga ëndrra për të ndjekur një

fushë të caktuar studimesh dhe kërkimesh. Ndërkohë, kurset në internet ju

lejojnë të studioni gjithçka që dëshironi ose ndonjë gjë që shkakton

kuriozitetin tuaj. Universitetet prestigjioze ofrojnë kurse falas sepse arsimi

duhet të jetë falas për të gjithë.

Komoditeti dhe fleksibiliteti. Ndodh që studentët e rinj ta gjejnë veten në një

mjedis shumë konkurrues të të mësuarit. Disa njerëz e pëlqejnë këtë pasi i

motivon të punojnë shumë por ka edhe të tjerë që ndjehen të mbingarkuar.

Pavarësisht nga fakti se dështimi është thelbësor për suksesin, ka persona që

nuk mund të mbajnë dështim mes të tjerëve. Ndërkohë, është më lehtë ta

pranosh atë në shtëpi. Kjo i bën njerëzit të ndjehen rehat. Duke folur për

rehati, kurset në internet ndihmojnë për të shmangur orët e gjata dhe klasat e

pakëndshme. Shtrati ose kolltuku janë më të rehatshëm. Më tej, ju mund të

kurseni kohë dhe të ulni koston e udhëtimit nga shtëpia në kampus. Një tjetër

gjë për të cilën shumë njerëz pajtohen është fakti që nuk do të ketë nevojë të

zgjoheni herët në mëngjes. Sidoqoftë, mbani në mend se për të qenë të

suksesshëm është e rëndësishme të lini zonën tuaj të rehatisë.

Ndarja e njohurive me të tjerët. Eshtë e zakonshme që kur mësojmë diçka të

re, ne kemi nevojë për ta ndarë atë me të tjerët. Ky është një qëllim tjetër i

edukimit, shkëmbimi i njohurive. Në rastin kur kursi që po merrni është

pjesë e një komuniteti më të madh ose rrjet njerëzish si kampusi i

Konkurrencës për Ndërmarrësit Qytetarë Rinorë, ju mund të inkurajoni të

tjerët duke ndarë atë që keni mësuar nga kurset në internet falas. Ndërsa

mësimi në klasë është ende i vlerësuar në botën e sotme moderne, shumë

njerëz nuk kanë më nevojë ose duan të jenë të lidhur në një vend ose kohë të

caktuar për të mësuar aftësi të reja. Në fakt, sipas Qendrës Kombëtare të

Statistikave të Arsimit, në SH.B.A., rreth 25% e të gjithë studentëve të

Page 97: FORUMI I MËSUESVE

97

kolegjit dhe universitetit tani janë regjistruar në kurse të arsimit në distancë.

Në fazat e hershme të saj, shumica e Zyrtarëve Kryesorë Akademikë në

kolegje dhe universitete ishin shumë skeptik ndaj mësimit në internet. Sot,

shumë e vlerësojnë rezultatin e arsimit në internet po aq sa ata që studiojnë

në mjedise ballë për ballë. Për më tepër, ndërsa më shumë se 70% besojnë se

mësimi në internet është thelbësor për strategjinë afatgjatë të institucionit të

tyre. Shtë një testament i vërtetë për fuqinë e të mësuarit në internet. Si

rezultat, një numër në rritje i institucioneve po ofrojnë zgjidhje fleksibël të të

mësuarit në internet përveç programeve të tyre tradicionale, ndërsa shkollat

dhe universitetet më të vogla pritet të ofrojnë pothuajse tërësisht kurse online

bazuar në të ardhmen jo aq të largët. Përveç rritjes së parashikuar të

produkteve për të mësuar online dhe sektorit të mësimit dhe zhvillimit të

korporatave, e ardhmja për mësimin në internet duket e mahnitshme.

Bibliografia

https://www.cae.net/covid-19-virus-changes-in-education/

https://www.entrepreneurship-campus.org/the-advantages-and-importance-

of-online-learning/

https://digitalmarketinginstitute.com/blog/the-value-and-importance-of-

online-learning

Page 98: FORUMI I MËSUESVE

98

Erti Bejdo

Student Fakulteti i Edukimit

UAMD

E-learning dhe përshtatja me metodat e reja

Mësimdhënia bashkëkohore është gërshetim i artit dhe shkencës, ku

mësimdhënësi mëson vazhdimisht për vete por edhe për t’i mësuar të tjerët,

nxënësit, duke u ofruar atyre njohuri sipas metodave, teknikave, teknologjisë

më të re bashkëkohore. Kjo njëherit kërkon nga mësimdhënësi njohjen e

stileve të të nxënit, përcaktimin e objektivave mësimorë, përgatitjen e

pyetjeve sipas niveleve të shkallshmërisë (taksonomisë) së Blumit,

përfshirjen e sa më shumë faktorëve në procesin mësimor. Mësimdhënia

bashkëkohore i aftëson nxënësit, i nxit ata në veprimtaritë mësimore, t’i

gjejnë vet burimet e informacionit, të zhvillojnë aftësitë, shkathtësitë dhe

formojnë shprehitë e tyre. Për arritjen e këtyre rezultateve duhet krijuar

kushte, një mjedis të përshtatshëm mësimor.” Prandaj detyrë e mësuesit

është të krijojë një mjedis sa më të përshtatshëm dhe mjedis të

ngrohtë pune, ku secili nxënës të ndjehet i lirshëm të shprehë mendimin

e vet, të besoj në vetvete, të besojë te mësuesi dhe shokët e tij.”

Mësimdhënia online si fillimi i dekadës së re duket mjaft e përshatshme

për jetesën tonë virtuale të këtyre viteve te fundit. Risi dhe inovacion,

mësimdhënia falë teknologjisë së komunikimit dhe interneti po ndryshon

mënyrën e jetesës sonë në shoqeri, për të arsimuar njerëzit që ndodhen në

vende të ndryshme.

Po paraqes metodat e realizimit të arsimit në distancë dhe shkallën e

zbatueshmërisë. Përveç vlerësimit të gjendjes në lidhje me mësimin në

distancë, në shkollat tona ky punim do të përshkruajë edhe rolin e

teknologjisë për aplikimin e mësimit në distancë. Gjithashtu e rëndësishme të

theksohet se të mësuarit nuk u kufizuaka më brenda katër mureve të një

klase. Dihet gjithashtu se burimet e informacionit janë kudo, shpesh të ndara

nga nxënësi për nga koha dhe hapësira. Edukimi Online përcakton procesin e

lidhjes së nxënësve me këto burime të largëta. Ekzistojnë një larmi

zgjidhjesh të për çdo nevojë arsimore.

Mësimi në distancë është formë e arsimimit, e cila realizohet përmes

teknologjive moderne të komunikimit, me qëllim të mësuarit e nxënësve të

Page 99: FORUMI I MËSUESVE

99

vendosur në vende dhe largësi të ndryshme -jashtë mjedisit tradicional të

mësimit (klasës). Programet e mësimit në distancë ua mundësojnë të

interesuarve dhe mësuesve të ndërveprojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet

mjeteve kompjuterike, internetit, satelitëve artificialë, telefonave, radiove,

televizioneve dhe teknologjive të tjera. Përderisa mësimi në distancë i

referohet përvojës së të mësuarit zyrtar ose jozyrtar, edukimi në distancë

nënkupton veçanërisht udhëzimin zyrtar të realizuar nga një mësuesi, që

planëzon, orienton dhe në fund e vlerëson procesin e të mësuarit.

Programet e mësimit në distancë kërkojnë ekipe për përgatitjen e mediave,

ekspertë të mësimdhënësve dhe ekspertë në lëndët akademike për përgatitjen

e tyre, të cilët duhet të hartojnë kurrikulat lëndore sipas standardeve, si dhe të

bëhet përshtatja e tyre me mësimin elektronik të integruar. Organizimi i

ëorkshop-ve, seminareve, konferencave dhe tryezave të ndryshme me

mësimdhënës dhe nxënës për të nxitur integrimin e TIKut në klasa është

shumë i nevojshëm. Përveç hartimit të teksteve, të cilat duhet të kenë edhe

platformë mësimore, që përmes E- learning të përdoren në shkollat tona,

gjatë procesit të mësimdhënies është e nevojshme të përdoren metoda

didaktike të mbështetura në përdorimin e mjeteve që ofron sot teknologjia

informative e komunikimit.

Disa nga të mirat e mësimdhënies online është fleksibliteti i mësimit,

mënyrës sesi është e ndërtuar kurrikula, përmbatjes, është e pasur si

eksperiencë, mundësia për të shpjeguar edhe pse jemi larg shkollave dhe

kampuseve të universiteteve përkatese dhe gjithashtu për faktorin tjetër i cili

lejon nxënësit të njihen me shumëllojshmëri mësmimdhënie ndryshe nga

ç’mund të jetë në normalitet. Po ashtu, mësimi në distancë i ndryshon

marrëdhëniet që lidhen me fuqinë dhe autoritetin, ndërmjet pedagogëve dhe

studentëve. Ka barazi dhe komunikim të hapur në mes studentëve dhe

profesorëve, gjë që nuk ndodh në arsimin tradicional dhe ç’është shumë me

rëndësi studentët-nxënësit i rrisin mundësitë e tyre për të njohur kultura dhe

përvoja të ndryshme edukative. Gjithashtu studentët janë në gjendje të

aksesojne në mësimet e tyre më shumë se një herë. Ndërsa jepet një leksion

një herë, materialet në internet mund të arrihen në çdo kohë. Përfitimet

financiare lindin për studentët nga nevoja e zvogëluar për tarifa të larta,

strehim larg shtëpisë dhe shpenzimet e udhëtimit, si karburanti dhe parkimi

në kampe. Disa nga këto përfitime kompensohen nga nevoja e shtuar për

blerjen e një kompjuteri personal, hyrja e internetit në shtëpi.

Page 100: FORUMI I MËSUESVE

100

E-learning (mësimi përmes internetit) është një formë e mësimit që bazohet

në teknologji elektronike. E-learning mundëson mësimin në klasë, në grupe,

apo pavarësisht dhe në distancë përmes pajisjeve kompjuterike, e në rastin e

mësimit në distancë edhe përmes internetit. Mësimi përmes mjeteve

elektronike ndihmon krijimin e një mjedisi më efektiv të mësimit, për arsye

se mediumet e ndryshme e lehtësojnë dhënien e informacioneve në mënyra

të ndryshme (audio, vizuale, tekstuale), duke iu përshtatur nxënësve me stile

të ndryshme të mësimit, si dhe duke iu mundësuar nxënësve të kenë qasje në

materialet mësimore dhe të inkuadrohen në aktivitete mësimore, në çdo

kohë. Përmirëson aftësitë dixhitale të pjesëmarrësve, rrit punën e pavarur të

nxënësve dhe për më tepër rrit kapacitetin e mësimdhënies së mësuesve,

duke shfrytëzuar më shumë orare gjatë ditës.

Pse është i rëndësishëm bashkëpunim interaktiv në klasë? Bashkëpunimi

është i dobishëm gjatë shkollës dhe jetës së punës. Ekziston komunikim dhe

ndërveprim i vazhdueshëm në këto dy ambiente me studentë dhe kolegë të

tjerë. Mësuesit mendojnë se mësimi bashkëpunues u lejon atyre që të

përqëndrohen në disa grupe studentësh në vend të individëve që e bëjnë më

të lehtë menaxhimin në klasë. Ndërveprimi në një klasë virtuale nuk është i

mjaftueshëm. Mësuesit gjithnjë e më shumë ndiejnë nevojën për të ndihmuar

studentët “të bëjnë” diçka rreth një teme. Falë teknologjisë së fundit,

përgjigjja qëndron në aplikacionet e shumta që gjendjen në internet.

Çdo mësues ka metodat e tij/saj për mbajtjen e organizuar, por pa klasën dhe

nxënësit duke i dhënë detyra fizike mund të bëhet e ndërlikuar. Për fat të

mirë, një shfletim përmes aplikacioneve në pajisjen tuaj celular ose desktop

paraqet mundësi të shumta të dobishme për gjithçka, nga mbikëqyrja e

përgjithshme e kurseve deri tek komunikimi i drejtpërdrejtë me studentët dhe

prindërit.

Le të hedhim një vështrim në disa nga aplikacionet më të mira për mësuesit

në internet.

Klasa Google (Google classroom). Shërbimi i tyre për arsimtarët është një

mënyrë e shkëlqyeshme që të qëndrojnë të organizuar dhe të ndjekin

progresin përmes planeve të tyre mësimore. Pavarësisht sa studentë ose kurse

janë duke u mësuar, Google Classroom është një burim i jashtëzakonshëm

për të qëndruar në rrugën e duhur.

Zoom, është padyshim apliklacioni më i përdor dhe i kërkuar i momentit dhe

mënyra më e thjeshtë interaktive e komunikimit. Është një platformë e

Page 101: FORUMI I MËSUESVE

101

fuqishme video konferencash, që ju lejon të organizoni "takime" me qindra

pjesëmarrës. Duke përdorur Zoom, arsimtarët mund të ndajnë planet

mësimore, të japin udhëzime, të shkëmbejnë skedarë me studentët dhe të

komunikojnë direkt me grupin ose individët përmes bisedës, të gjitha brenda

aplikacionit. Zoom është i këshillueshëm një herë në javë pa i detyruar

nxënësit. Mësimi online parashikon mësues që me anë të videove-selfie

shpjegojnë mësimin, ku do përçohen informacionet më kryesore dhe më pas

do t’u dërgohet nxënësve në platfomat online të komunikimit (whatsapp, e-

mail, platforma online, facebook, skype, video etj.)

Mësuesi kërkohet të ruajë kontakte të vazhdueshme më nxënësit, prindërit

dhe të raportojnë hap pas hapi tek drejtoria e shkollës; jep detyra, ushtrime,

lexime plotësuese, duke pasur kujdes që të mos mbingarkojë nxënësit me

përmbajtjen mësimore duke u fokusuar në njohuritë kryesore.

Përfitimet e nxënësve dhe mësimdhënësve janë se mund të kenë punë me

platforma të ndryshme, qartësim të përmbajtjeve, mësim të gjuhëve të huaja,

rrjetëzim social, përkrahje të detyrave të shtëpisë dhe bashkëpunim edhe me

shkolla të tjera dhe me fakultete.

“Wikit” janë koleksione të faqeve të internetit të lidhura me njëra tjetrën që

ia mundësojnë secilit që të editojë përmbajtjen e faqeve të wikipedias. Bëhet

organizimi i artikujve, faqeve të internetit, videove dhe të burimeve të tjera

mësimore për nxënësit/studentët. Nxënësit/studentët apo mësimdhënësit

paraqesin pyetje për temën e caktuar dhe u përgjigjen atyre.

“Voip - Voice over IP” (VOIP) është mekanizëm për telefonatat që bëhet

përmes lidhjes broadband të internetit. Skype në arsim, mundëson që

mësimdhënësit të bëhen rrjet me mësimdhënësit e tjerë të teknologjisë për

dhënien e udhëzimeve.

Kasetat auditative - sigurojnë reproduktimin auditativ të përmbajtjeve

mësimore, janë lehtë të përdorshme dhe kanë audio editorin shumë. Bazat e

TIK-ut dhe të E-learning në edukim, program trajnimi organizuar nga

Komisioni Evropian, gjuhësor dhe incizuesin për “Windovs”, “GNU/Linux”

dhe sistemet e tjera operative. Kasetat auditative mund të shfrytëzohen më

lehtë, bashkëveprimi midis pjesëmarrësve është më i vogël dhe grupi i

nxënësve apo nxënësi individualisht mund t”i shfrytëzojë njëherazi.

Email-i. Përmes e-mail-it mund të bëhet shpërndarje më e shpejtë e

përmbajtjeve të ndryshme mësimore, grafike e ilustruese grupit apo individit.

Përdorimi i tij mund të bëhet vetëm në mjedise-shkolla me rrjet, internet të

Page 102: FORUMI I MËSUESVE

102

instaluar. E-maili siguron komunikim më të shpeshtë midis pjesëmarrësve në

arsim.

Bisedat me anë të kompjuterit: bisedat përmes kompjuterit kombinojnë

informacionet gojore, konceptuale, vizuale dhe auditative, duke mundësuar

një qasje komplekse dhe të afërt me realitetin. Për realizimin e këtyre

bisedave janë të nevojshme: modemi, linja telefonike për lidhjen e

kalkulatorit dhe kamera e vogël. Të gjitha këto e bëjnë të mundur dërgimin e

gjithë materialit mësimor në vende të ndryshme dhe bashkëbiseduesit mund

të kenë edhe kontaktin vizual.

Të zgjedhësh metodën e saktë të mësimit është si të zgjedhësh veglën e

duhur për punë. Metodat e mësimit, e sidomos metodat më bashkëkohore,

përmes teknologjive të komunikimit që i kanë përfshirë shkollat e të gjitha

vendeve në zhvillim, janë të rëndësishme, sepse e sigurojnë mjetin të cilin

mësimdhënësit dhe nxënësit do ta përdorin për të arritur objektivat e

mësimdhënies dhe nxënies, si dhe rrisin procesin e mësimit duke i mbajtur

nxënësit të angazhuar dhe të interesuar në hulumtime për mësim. Metodat e

mësimit nëpërmjet teknologjisë informative kanë pasur rezultate, sidomos në

vendet e zhvilluara, si në Finlandë, Suedi, Holandë.

Forumet në internet janë mënyra të komunikimit që nxënësit, studentët

komunikojnë në grup për çështjet që i nevojiten për mësim. Komunikimi i

tyre bëhet për tema të caktuara. Ai mund të jetë asinkron, privat apo publik, i

hapur apo i mbyllur. Nxënësit, studentët, janë të gatshëm të kontribuojnë në

kohën kur atyre u konvenon. Përmes forumeve edhe mësimdhënësit

/mentorët kanë mundësi të vlerësojnë kontributet e tyre.

Biblografia

https://sites.google.com/site/luljetaguce92/home/edukimi-ne-

distance?fbclid=IëAR3NtKVc9e9uP9Js-

EZFYXmVeëcy31GFOULr6lu55Y9P2khucfJXxIY1_Oë

https://www.digitaltrends.com/mobile/best-apps-for-teachers-education/

https://www.bbvaopenmind.com/en/articles/the-internet-and-education/

Page 103: FORUMI I MËSUESVE

103

Etleva Marku

Studente, Fakulteti i Edukimit

UAMD

Mësimdhënia në distancë

Mësimdhënia në distancë është një metodë mësimdhënie që realizohet

përmes teknologjisë së komunikimit pa praninë e studentëve dhe mësuesve

në shkollë. Origjinia e mësimdhënies në distancë shënohet që në shekullin

XIX në Europë dhe në SHBA. Ata përdorën teknologjinë më të përparuar të

asaj kohe, sistemin postar. Por ne gjatë gjithë këtyre viteve kemi perdoruar

mësimdhënien tradicionale në mjediset trandicionale të mësimit, në klasa.

Kjo mënyrë e praktikimit të mësimit ka ardhur nga pamjaftueshmëria për t’i

pajisur të gjithë nxënësit me pajisje teknologjike. Ardhja e virusit COVID-19

në vendin tonë dhe në shtetet e tjera bëri që të gjitha vendet që grumbullonin

më shumë se 10 persona duhet të mbylleshin për të qenë më të sigurtë. Kjo

pandemi frenoi të gjithë jetën tonë duke përfshirë aktivitetet gjatë

përditshmërisë dhe jetën shkollore të studentëve. Por si u rikthye

mësimdhënia online në aktivitetin shkollor? Si u prit nga nxënësit, mësuesit

dhe prindërit kjo iniciativë? A u arrit rezultati që pritej?

Përhapja e këtij virusi arriti të ndryshonte edhe mënyrën e mësimdhënies.

Zëvendësimi i orëve të humbura gjatë tre muajve ishte e pamundur të

rikuperohej gjatë fillimit të vitit tjetër shkollor dhe kështu u pa e arsyeshme

zhvillimi i mësimit onine në distancë. Kjo mënyrë solli një eksperiencë të re,

jo vetëm për mësuesit, por edhe për nxënësit dhe prindërit. Kështu

teknologjia po arrin të zëvendësojë gjithçka, madje edhe mësimin

tradicional. Fillimi ishte paska i vështirë për të gjithë. Procesi mësimor u

zhvillua duke përdorur programe si: What’s app, Zoom, Google classroom,

E-mail, Viber etj. Mësuesit krijuan klasat e tyre digjitale në këto programe

dhe filluan zhvillimin e proceseve mësimore nën mbikëqyrjen e

përfaqësuesve të drejtorisë së shkollës. Ata kishin një kohëzgjatje të caktuar

të zhvillimit të mësimit dhe dorëzimit të detyrave. Për të qenë më i lehtë

kuptimi i mësimit nga ana e nxënësit, mësuesit krijonin video duke shpjeguar

mësimin dhe detyrat që duhet të kryenin. Nxënësit ishin të hapur për t’iu

drejtuar mësuesit të lëndës në rast se kishte diçka që nuk e kuptonin. Por për

t’i ardhur në ndihmë nxënësit, përpos ndihmës nga mësuesit e lëndës,

Page 104: FORUMI I MËSUESVE

104

Ministria e Arsimit kishte vënë në dispozicion edhe një program televiziv në

të cilin mësues të ndryshëm transmetonin drejtpërdrejt në programin “TVSH

shkollë” shpjegimin e të gjitha lëndëve nga klasa e parë deri në klasën e

dymbëdhjetë. Për nxënësit që humbnin këtë shpjegim në një orar te caktuar

televiziv mund t’i ndiqnin videot e plota në youtube në kanalin MASR.

Nga ana e mësuesit nuk ka munguar edhe testimi i njohurive të marra gjatë

karantinës. Kjo bëhej me anë të një testimi apo pyetësori me një kohë të

caktuar nga 45 deri në 60 minuta për të testuar njohuritë e marra. Koha e

përcaktuar është e njëjta si në klasë dhe më së shumti bëhet për të shmangur

komunikimin e nxënësve me njëri-tjetrin dhe për të redaktuar mundësinë e

kopjimit. Mësuesi e korrigjon dhe e vlerëson nxënësin jo vetëm për testimin,

por edhe për angazhimin e treguar me detyrat e dërguara.

Pavarësisht pjesëmarrjes së nxënësve që ka qenë e lartë, ku kanë qenë mjaft

të ndërgjegjësuar dhe të gatshmëm për të punuar, mësimi online nuk ka pasur

efektshmëri shumë të lartë sa në mësimin tradicional, pavarësisht përpjekjes

së gjithsecilit. Mësuesit, krahas mësimeve, janë munduar t’i angazhojnë

nxënësit në aktivitet të ndryshme për aq sa ju është dhënë mundësia për t’i

realizuar në kushte të tilla si përshembull; në ditë të caktuara festash ose

duke organizuar konkurs brenda grupit edhe me klasat e tjera si recitues apo

kërcimtari më i mirë, piktura, ese etj.

Mësuesit janë mbështetur nga drejtuesit e shkollës duke iu dhënë ndihmë

nëpërmjet programet të tyre udhëzuese, po ashtu edhe nga prindërit kanë

pasur mbështetjen maksimale gjithmonë kanë qenë të gatshmëm për të

punuar me fëmijët. Kjo lloj mënyre ka ndryshuar edhe komunikimin mësues

– prindër, ku komunikimi është i vazhdueshëm dhe i kënaqshëm,

komunikimi është realizuar online. Edhe prindër të cilët më parë nuk

interesoheshin për mbarëvajtjen e fëmijës në shkollë tani janë më të

angazhuar. Jo gjithmonë komunikimi përmes teknologjisë është i qartë në

procesin e mësimdhënies në kushtet e shtëpisë, ka vështirësitë e veta siç

është moskuptimi apo keqkuptimi i asaj që nxënësit thotë apo shkruan. Edhe

mbështetja e prindërve ka qenë tepër e madhe për fëmijët ndonëse një sfidë e

re dhe për ta. Dhe kështu duke menduar që fëmijët do të mërziten në shtëpi

duke u marrë vetëm me zhvillimin e procesit mësimor, u mendua që

nxënësit, me ndihmën e prindërve, të zhvillonin një veprimtari të përditshme

që e kishin tepër të preferuar si mbjellja e një luleje apo e një peme, gatimi,

pastrimi, lojërat e preferuara etj. Atëherë nxënësi njëkohësisht edhe zhvillon

Page 105: FORUMI I MËSUESVE

105

mësimin, detyrat e dhëna dhe projektet e ndryshme, por edhe zbavitet me

aktivitete nga më të ndryshmet. Pra gjithçka po bëhet që nxënësi ta zhvillojë

procesin mësimor me një cilësi të shkëlqyer dhe të jetë i aftë që të zgjidh

detyrat e dhëna. Përkushtimi i nxënësve ishte maksimal, por edhe ndihma e

prindërve ishte shumë e rëndësishme për të përvetësuar aftësitë e të nxënit të

nxënësve. Me të vërtetë është një sfidë e re për të gjithë dhe kështu, si çdo

gjë që ekziston ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Ndër avantazhet që

sjell mësimdhënia në distancë janë:

-Nxënësit duke komunikuar online, edhe pse fizikisht janë në vende të

ndryshme, mëpërmjet platformave digjitale, ndajnë eksperienca të reja,

mendime dhe opinione të ndryshme.

-Numri i nxënësve nuk kufizohet dhe kështu nxënësit arrijnë të komunikojnë

me njëri-tjetrin dhe me mësuesit.

-Cilësia e mirë e rrjetit elektronik nuk përbën një pengesë në komunikimin

në largësi midis nxënësve dhe mësuesit.

-Studentët kanë akses në një gamë të gjerë të platformave elektronike në

rrjet,si: Blogje, Wikipedia, DVD apo burime të tjera dokumentare, të cilat

mund t’i vijnë në ndihmë nxënësit për të perfeksionuar mësimin apo për të

bërë një prezantim të denjë.

-Mundësi të barabarta për t’u arsimuar pavarësisht nga gjendja ekonomike

apo shëndetësore e nxënësit.

- Përdorimi i mjeteve teknologjike gjatë procesit mësimor rrit edhe aftësinë e

mirëpërdorimit të këtyre pajisjeve në të ardhmen e nxënësve.

-Zvogëlohet sipërfaqja e ambientit mësimor, mjetet teknike, mjetet e

transportit, informacioni mësimor jepet në mënyrë të reduktuar dhe të

përmbledhur për nxënësit.

-Komunikimi mësues-nxënës është më i hapur: kjo nuk ndodh shpesh në

mësimin tradicional sepse ka edhe nxënës që ngurrojnë të shprehen në

praninë e nxënsve të tjerë.

-Si një mënyrë e re për të dhënë mësim, edhe nxënësit më pak aktivë në klasë

janë bërë pjesëmarrës në mësimin online.

Për sa i përket disavantazheve do të doja t’i cilësoja më tepër si vështirësi që

kanë hasur nxënësit dhe mësuesit gjatë mësimit online. Këto kanë të bejnë

me nxënësit që jetojnë në zonat rurale dhe nga pamundësia nuk mund të

pajisen me mjetet teknologjike: telefoni, kompjuteri, laptopi, ipodi etj dhe

kështu ata mbeten të painformuar në lidhje me mësimet, konceptet e reja,

Page 106: FORUMI I MËSUESVE

106

testimet apo projektet e zhvilluara. Nuk mund të anashkalojmë faktin se ka

pasur familje ku ka pasur tre fëmijë në shkollë dhe janë detyruar që të

humbasin mësimin sepse të tre fëmijët e zhvillonin mësimin në të njëjtin

orar. Tek disavantazhet përfshihen edhe disa pika të tjera:

-Shumë mësues, kryesisht të moshës së vjetër, nuk kanë akses në përdorimin

e mjeteve teknologjike dhe bashkëkohore.

-Bëhet i vështirë identifikimi i nxënësit.

-Nxënësit mund të kenë kontakte me njëri-tjetrin dhe për mësuesin bëhet

shumë e vështirë ruajtja e tyre dhe gjetja e punimit autentik të nxënësit.

-Zhdukja e kontaktit fizik mësues-nxënës.

-Vendi ynë nuk ka një sistem të mirëfilltë të ngritur për të përballuar situata

të tilla.

-Por ka edhe shumë prindër që mendojnë që ekspozimi për një kohë të gjatë i

fëmijëve në kompjutera apo në telefona mund të rrezikojë shëndetin e tyre.

Pandemia e Covid-19 na erdhi e papritur dhe ndërhyri në jetën e të gjithëve

ne. Gjendja jonë psikologjike ishte dhe vazhdon të jetë paksa e tunduar dhe e

papërqëndruar. Por mund të themi që angazhimi mësues-nxënës-prindër ka

qenë maksimal nga të gjitha palët. Për të parë që nëse rezultati që pritej është

arritur në një farë mënyre u bë një pyetësor online për prindërit dhe mësuesit.

Nga përgjigjet e pyetësorit dhe studimet e bëra, shumica e nxënësve dhe

prindërve u pa që e pëlqenin shumë mësimin online dhe madje edhe

performancën e çdo mësuesi që kishte marrë pjesë në mësimin e zhvilluar

online. Edhe mësuesit njëkohësisht ishin shprehur tepër të kënaqur jo vetëm

që kishin komunikuar shumë mirë me nxënësit, por edhe kishin operuar me

ta për herë të parë online. Për ta kjo ishte edhe një mënyrë praktimi e

mësimdhënies tepër e veçantë.

Në platformën online nxënësit merrnin pjesë me shumë dëshirë në mësim

dhe prindërit kishin rolin kryesor në aftësinë e të nxënit te nxënësit.

Mësimdhënia online dhe në distancë është një metodë mjaft efikase dhe tepër

e dashur nga nxënësit sepse jo vetëm që ata kanë përsëritur konceptet dhe

njohuritë e marra, por e kanë zgjeruar botëkuptimin e tyre me njohuri dhe

koncepte të reja. Shumica e nxënësve, mësuesve dhe prindërve janë tepër

miratuesd për mënyrën e praktimit online të mësimit. Stresi i mësuesve është

lehtësuar edhe nga vullneti i nxënësve për të nxënë njohuri të reja dhe

gadishmëria e prindërve dhe mënyra se si janë aktivizuar për të punuar me

fëmijët e tyre.

Page 107: FORUMI I MËSUESVE

107

Gjëja më kryesore në mësimdhënien online është që nxënësit kanë shfaqur

interes dhe kuriozitet për të mësuar. Por nuk mund të anashkalohet edhe fakti

që mësuesit kanë qenë të gatshëm dhe të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo

paqartësie nga ana e nxënësve. Si nxënësit edhe mësuesit edhe ne si mësues

të ardhshëm jemi me fat që realizuam praktikat dhe u angazhuam në

mësimdhënien online; ishte njësoj si një trajnim për ne dhe tani jemi më të

përgatitur për të zhvilluar dhe organizuar orë mësimore online. Rezultati

ishte më mirë seç e prisnim dhe nxënësit shfaqën dëshirën e madhe për të

mësuar sepse ashtu sic thotë William Blake “Metoda e vërtetë e diturisë

është eksperimenti”.

Page 108: FORUMI I MËSUESVE

108

Kristjana Janko

Studente, Fakulteti i Edukimit

UAMD

Mësimi dixhital

Në dekadat e fundit, edukimi ka bërë hapa të rëndësishëm në avancimin e

teknologjisë dhe përfshirjen e saj si ndihmë në programet e edukimit, duke

ndërfutur metodologji të reja mësimdhënieje dhe të nxënit, në mënyrë të tillë

që të plotësohen nevojat e sistemit edukues në ditët e sotshme.

Klasa virtuale është një mjet i përdorur në arsim për të organizuar seanca

mësimore që mund të ndiqen drejtpërdrejt nëpërmjet internetit. Nxënësit dhe

mësuesit mund të komunikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet zërit, videos, chat-

eve apo alternativave të ndryshme që ofrojnë tabelat e bardha interaktive, si:

shpërndarje e aplikacioneve e librave elektronikë, zhvillimi e plotësimi i

sondazheve, organizimi i kuiceve, etj. Gjithçka bëhet në klasat reale

tradicionale, mund të bëhet dhe në klasat virtuale, duke shtuar dhe mjete

ndihmëse të tjera. Gjithashtu, leksionet mund të regjistrohen e të jenë të

disponueshme për shqyrtime të mëtejshme.

Përdorimi i klasave virtuale në arsim do të sillte avantazhe të shumta

kundrejt nxënësve e mësuesve, duke lejuar që të:

-përmirësohet aksesi në përvojat e avancuara arsimore, ku nxënësit dhe

edukuesit nëpërmjet një kompjuteri të kenë mundësi për të marrë pjesë në

komunitetet e gjera të të nxënit;

-promovohet një numër më i madh i nxënësve që bëhen pjesë e sistemit të

edukimit, duke nxitur kërkesat për edukim edhe në pamundësi për të qenë

prezent fizikisht në ambjentet shkollore;

-ofrohet mundësia për të pasuruar kurrikulat ekzistuese me programe e

materiale me cilësi të lartë, duke u përshtatur me standardet e fundit të

edukimit;

-u jep akses nxënësve për të ndjekur klasat edukuese online kudo dhe në çdo

moment, duke përmbushur në mënyrë më efiçente e efikase kërkesat e

marrjes së diplomave.

Sistemet e klasave virtuale ofrojnë:

-nivele të larta të ndërveprimit për nismat e të mësuarit në distancë.

Page 109: FORUMI I MËSUESVE

109

-kjo metodologji edukative reflekton qasje komunikimi asinkron midis

grupeve të nxënësve,

-nxit bashkëpunimin e frymën e trajnimit midis tyre e mësuesve, duke

mbështetur strategjitë e të nxënit online.

Disa metoda për ta bërë efektiv mësimin dixhital janë:

a). Maker Space është një hapësirë krijuese, ku nxënësit dhe komuniteti

mund të shpikin, ndërtojnë dhe mësojnë të zgjidhin probleme të ndryshme

nëpërmjet mjeteve dhe teknologjisë moderne. Në një mjedis krijues, ata kanë

mundësi të përfshihen në projekte bashkëpunuese që nxisin të nxënit dhe të

menduarit kritik në fusha multidisiplinare. Studentët mund të eksplorojnë,

zbulojnë e krijojnë gjëra të reja duke përdorur një sërë mjetesh dhe

materialesh.

Makerspace është një hapësirë e përbashkët e dedikuar të gjithë personave që

kanë interes për të fituar eksperiencë praktike në përdorimin e teknologjive

të reja inovative, ku gjithsecili mund të dizenjojë dhe ndërtojë projekte nga

më të ndryshme. Ajo do të ofrojë një mjedis fleksibël, ku procesi i të nxënit

bëhët edhe më interesant duke aplikuar shkencën, teknologjinë, matematikën

dhe kreativitetin për të zgjidhur probleme dhe krijuar modele projektesh

konkrete.

Hapësirat e Makerspace janë të hapura për nxënës, të rritur, sipërmarrës, etj.

dhe përbëhen nga mjete të larmishme pune përfshirë printera 3D, pajisje

prerëse me lazer, makineri CNC të kontrolluara numerikisht nga kompjutera,

makineri përpunimi të materialeve si dru, metal, etj, makina qepëse, pajisje e

pllaketa të ndryshme elektronike, si edhe shumë mjete të tjera pune. Ato u

vijnë në ndihmë sidomos nxënësve e studentëve që janë të apasionuar pas

fushave të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë, arteve dhe matematikës

(ShTIAM). Disa nga aftësitë që mund të përvetësohen në Makerspace,

gjithashtu përkojnë dhe me elektronikën, printimet e skanimet tre-

dimensionale, kodimet, robotikën, punët me dru, etj. Makerspace do të nxisë

njëkohësisht dhe zhvillimin e mëtejshëm të sipërmarrjes dhe përforcimin e

bashkëpunimit mes bizneseve dhe startup-eve, duke luajtur rolin e një

inkubatori dhe akseleratori për sipërmarrësit e rinj.

b). Qendra burimore është një hapësirë e pozicionuar në strukturën e

brendshme të një mjedis edukimi, e cila ofron informacion, mbështetje dhe

pajisje të nevojshme për të avancuar përvojën e të mësuarit të nxënësve dhe

mësuesve në çdo sektor të arsimit. Ajo vë në dispozicion një gamë të gjerë të

Page 110: FORUMI I MËSUESVE

110

pajisjeve për prodhimin e programeve për mësuesit dhe nxënësit: lexim,

navigim në internet, përdorim kompjuterash, printim dhe foto-kopje,

fotografi, video, filma, etj, si edhe mbështet një gamë të gjerë të aktiviteteve

mësimore sociale.

Informacioni luan një rol të rëndësishëm në procesin e të mësuarit dhe

nëpërmjet qendrës burimore do të jetë më e thjeshtë për të ndihmuar:

mësuesit: për të kuptuar kontekstin e punës së tyre, duke ndjekur qasje të

reja, duke marrë përsipër përgjegjësi të reja, për të përmirësuar praktikat e

tyre dhe për tu njohur ose rikujtuar atyre konceptet themelore;

nxënësit: ku do të mund t’i ofrohen materialet e dobishme duke përfshirë

manualet, librat e referencave, lojra, video, postera, pra një sërë koleksionesh

të organizuara mirë duke u vënë në përdorim të nxënësve;

procesin mësimor: i cili mund të zhvillohet jo vetëm nëpërmjet workshopeve

ose kurseve të trajnimit, por edhe përmes diskutimeve me kolegët, përvojave

praktike dhe konsultimeve nëpërmjet gazetave, librave dhe materialeve

audiovizuale.

Qendra burimore do të mund të ofrojë një mjedis të këndshëm për të mësuar,

duke qenë e pajisur me koleksione të rëndësishme dhe të arritshme të

materialeve burimore (bazuar në nevojat aktuale të përdoruesve). Ajo do të

mund të sigurojë një gamë të gjerë të shërbimeve të informacionit, duke

inkurajuar komunitetin që të përdorë informacionin dhe të kenë akses të

vazhdueshëm me shërbimet e ofruara.

Përdorimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit përgjatë 20 viteve

të fundit, ka ndryshuar rrënjësisht praktikat dhe procedurat e pothuajse të

gjitha formave të përpjekjeve në kuadër të biznesit dhe qeverisjes. Arsimi

është një aktivitet i gjerë shoqëror e i orientuar dhe arsimi cilësor ka qenë

tradicionalisht i lidhur me të pasurit e një brezi edukues të mirëfilltë me

kualitete e grada të larta, si edhe që ndërtojnë shkallë të larta të kontaktit

personal me vetë nxënësit.

c). ICT (Information and Communication Technology) Corner është një

laborator teknologjik në fushën e arsimit i cili ofron risinë dhe teknologjinë

në të njëjtën kohë, duke incivuar procesin e edukimit e të qenit praktik, me

kënaqësinë e të nxënit duke u zbavitur. Duke konsideruar rritjen e shpejtë të

kërkesës për median dixhitale dhe informimin, roli i laboratorëve të

teknologjisë në arsimin në vendin tonë është bërë mjaft i rëndësishëm dhe

kërkesa për TIK do të vijojë të rritet edhe më tej.

Page 111: FORUMI I MËSUESVE

111

Laboratori ICT Corner ka për qëllim implementimin e një vizioni

ambicioz të inovacionit nëpër shkolla, duke u ofruar atyre mjetet e

nevojshme për të:

-ekspozuar nxënësit te pajisjet dhe veglat e TIK-ut dhe trajnuar ato me

eksperimente praktike, në mënyrë të tillë për të nxitur të nxënit;

-prezantuar praktika të reja organizative dhe pedagogjike për të përmirësuar

edukimin në Shqipëri;

-përmirësuar dhe forcuar aftësitë praktike, teorike dhe eksperimentale te

nxënësit;

-ofruar mësuesve mundësi të reja të integrimit të teknologjisë në

mësimdhënie;

Jo të gjitha teknologjitë janë njëtrajtësisht të dobishme, si për nxënësit

individual apo për qëllime edukative në përgjithësi, por laboratori ICT

Corner është ndërtuar për të plotësuar në mënyrë efikase dhe efiçente të

gjitha nevojat që ndihen aktualisht në sistemin arsimor parauniversitar.

Të gjithë të rinjtë duhet të kenë mundësinë për tu përgatitur dhe për të qenë

inovatorët, edukatorët, kërkuesit shkencorë dhe udhëheqësit e ardhshëm, të

cilët mund të zgjidhin jo vetëm sfidat me të cilat përballet kombi ynë në ditët

e sotshme, por edhe ato në vijim.

d). Programi STEAM ka për qëllim krijimin e mundësive të barabarta për të

patur akses në fushën e shkencave ekzakte dhe të artit, duke përmbledhur

disiplinat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë, artit dhe matematikës në një

disiplinë të vetme.

Strategjia e arsimit STEAM synon të lehtësojë rritjen dhe ndikimin e

investimeve publike dhe private në fusha specifike, duke investuar në:

-përmirësimin e udhëzuesve STEAM në sistemin parashkollor deri në klasën

e 12-të;

-rritjen dhe mbështetjen e të rinjve në angazhimin me STEAM;

-përmirësimin e përvojës STEAM për studentët e sapo diplomuar;

-dizenjimin e edukimit në STEAM të forcave punëtore të së nesërmes.

Një nga prioritetet kryesore të edukimit është sigurimi i qasjes së të gjithë

nxënësve në edukimin STEAM për të krijuar mundësitë e të mësuarit me

cilësi të lartë. Mësimdhënia dhe të nxënit në shkencë, teknologji, inxhinieri,

art dhe matematikë po bëhet gjithnjë e më tepër një komponent kritik në

fusha të gjera të kërkesave të tregut, ku ndihet nevoja e profesionistëve të

mirëfilltë si në nivel kombëtar dhe më gjerë.

Page 112: FORUMI I MËSUESVE

112

Shkolla virtuale është një sistem edukimi online, dedikuar procesit të të

nxënit të personalizuar. Ajo është e disponueshme për nxënësit e arsimit

parauniversitar, përfshirë sistemin parashkollor, arsimin fillor, arsimin e

mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë.

Shkolla virtuale ofron një platformë online për të ndjekur seksione të

edukimit online në distancë, ku të gjitha elementet e të nxënit, të mësuarit

dhe të vlerësimit janë të kombinuara në një ambjent të vetëm. Shkolla

virtuale është krijuar për t’i ofruar nxënësve më shumë oportunitete, duke i

paraprirë nevojave të tyre të ndryshme: nxënës që kërkojnë të bëjnë kurse të

avancuara që nuk janë pjesë e programit të tyre të edukimit në shkollat

përkatëse; studentë që e kanë të domosdoshme të qëndrojnë në shtëpi dhe të

ndihmojnë në rritjen familjes; nxënës që kërkojnë diçka ndryshe, etj.

Detyrat e shkollës virtuale vënë si qëllim angazhimin, inspirimin dhe

edukimin e plotë të nxënësve për të përballur një të ardhme sfiduese. Ajo i

mbështet ato në vijimin e të nxënit jo vetëm online, por në çdo vend e

moment të karrierës së tyre, duke i shoqëruar në rrugën individuale të

gjithsecilit drejt graduimit dhe suksesit.

Një mësues virtual nuk duhet të përgatisë e të dorëzojë përmbajtjen bazuar

në programin ditor, por do të përdorë kurikulën dixhitale, duke shfrytëzuar sa

më mirë kohën në studimin e performancës së nxënësve. Duke monitoruar

dhe rishqyrtuar të dhënat e nxënësve, mësuesit do të jenë të aftë ti drejtojnë

ata në rrugën më efikase të mundshme të të nxënit duke ndërhyrë aty ku

është e nevojshme. Gjithashtu, në të njëjtën kohë teknologjia u vjen në

ndihmë mësuesve duke thjeshtuar praktikat pedagogjike, duke rritur cilësinë

e materialeve edukuese dhe duke tërhequr vëmendjen dhe dëshirën për

edukim te nxënësit.

Sistemet e edukimit modern kanë nevojë për thjeshtësi dhe aksesibilitet. Një

sistem i mirëfilltë i menaxhimit të edukimit ju lejon të krijoni, shpërndani

dhe ndiqni trajnimet kudo dhe në çdo pajisje.

Prezantimi dhe ndërfutja e teknologjisë në një shkollë mund të transformojë

rrënjësisht të mësuarit dhe të nxënit. Sistemet e edukimit online janë të

thjeshta për tu përdorur dhe u japin akses nxënësve kurdo dhe kudo ato

ndodhen, duke i mbajtur ato të angazhuar dhe në bashkëveprim me njëri

tjetrin.

Nëpërmjet sistemeve të edukimit online, ju mund:

Page 113: FORUMI I MËSUESVE

113

- të krijoni, dërgoni e të menaxhoni kurse dhe klasa të livele të ndryshme;

-do të mund të merrni përgjigje të menjëhershme rreth pyetësorëve e

sondazheve të bëra;

- të ndërveproni me nxënës e mësues njëkohësisht, etj.

Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin dhe suksesin e fëmijëvë

të tyre. Shkolla virtuale u ofron fëmijëve tuaj mundësitë për të mësuar, por

gjithashtu ju ofron juve si prind mundësinë për të mësuar më tepër mbi

fëmijët tuaj dhe progresin e tyre gjatë edukimit. Asgjë nuk ndihmon më

shumë një fëmijë, sesa një prind i përkushtuar në të gjithë ecurinë e

edukimit. Përfshirja e prindërve dhe mbështetja që ata ofrojnë janë çelësi

primar në suksesin e nxënësve në një mjedis të nxëni online.

Nxënësit marrin instruksione të personalizuara nëpërmjet përdorimit të

internetit, email-eve, telefonave ‘inteligjentë’, dërrasave të bardha

interaktive, etj. Prindërit dhe fëmijët e tyre kanë akses të plotë në të gjithë

infrastrukturën teknologjike dhe suportin e ofruar nga shkolla virtuale, duke

patur mundësinë për të analizuar kurrikulat, materialet e ofruara për

progresin akademik gjatë seksionit të edukimit. Prindërit, gjithashtu, do të

informohen rregullisht mbi progresin apo arritjet e fëmijëve, lajmërimet e

ndryshme të mësuesve, etj.

Bashkëveprimi midis prindërve dhe shkollës virtuale është një faktor kryesor

në edukimin sa më të plotë e të suksesshëm të nxënësve, duke nxitur rritjen e

kualitetit të tyre dhe ndërtimin e një brezi të qëndrueshëm e të mirëarsimuar.

Page 114: FORUMI I MËSUESVE

114

Sonila Çupa

Studente, Fakulteti i Edukimit

UAMD

Mësimdhënia në distancë/online

“Dhe dritë e diturisë përpara do të na shpjerë!”

Kjo thënie e Naim Frashërit më shumë se kurrë më vjen ndërmend këto ditë,

e më shumë se kurrë është bashkë shoqëruese e ditëve të mia, motiv

frymëzimi në misionin fisnik të mësimdhënies.

Mbyllja e institucioneve edukativo-arsimore për shkak të masave

parandaluese ndaj përhapjes së Covid-19 ka ndikuar në arsimimin,

mirëqenien dhe mënyrën e funksionimit të të gjitha palëve të përfshira dhe

përfituese nga sistemet arsimore në botë. Tashmë proçesi i zhvendosjes së

mësimit në formatin në distancë ose online është bërë pjesë e shumë

institucioneve edukative në vende të ndryshme të botës.

Një sërë faktorësh të ndërlidhur me cilësinë e institucioneve edukativo-

arsimore, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit, në ndërveprim me

ndryshimet në gjendjen e tyre emocionale të shkaktuar nga ndryshimi i

formatit të mësimit, dhe izolimi në shtëpi, supozohet të jenë faktorë

kontribues të cilët mund ta ndikojnë kualitetin e realizimit të mësimit në

distancë ose online, performancën e mësimdhënësve, njohuritë dhe

shkathtësitë e nxënësve.

Mësimi online mund të konsiderohet pa frikë një nga sfidat kryesore të kësaj

kohe pandemie. Ajo që ndodh në fakt nëpër shtëpitë e shqiptarëve nuk është

e njëjtë, jo vetëm nga mundësitë dhe qasjet në teknologji po edhe për faktin e

kushteve ekonomike, por edhe për shpërndarje të mundësive që lidhen me

një sërë kushtesh teknike dhe menaxheriale.

Prej ditësh prindër, mësues, fëmijë dhe ekspertë janë ndarë në disa kampe në

lidhje me aplikimin e këtij proçesi. Ka nga ata mësues që janë kundër për

shkak të shumë arësyeve. Po ashtu edhe prindër të cilët rëndisin një mori

shakqesh që nuk janë në favorin e tyre, që nga pamundësia ekonomike e deri

tek mospatja kohë për të qenë me fëmijën e tyre në kohën e bërjes së

mësimeve se gjenden në punë.

Page 115: FORUMI I MËSUESVE

115

E gjithë bota prej vitesh buçet nga shprehja “Jetojmë në kohën e internetit”

dhe ja ku jemi, në provën që na vendos ai dhe teknologjia e të mos harrojmë,

nxënësit dhe studentët janë përdoruesit më të rregullt të tij.

Mësimi ne distancë ashtu si risi, është dhe një sfidë për brezat e mësuesve.

Një sfidë, sepse në sistemin tonë arsimorë parauniversitar mësimi në distancë

nuk ishte i praktikuar nga mësimdhënësit. Mësuesit në këtë situatë u gjendën

përpara një sfide të re dhe mjaft të rëndësishme.

Si është situata e mësimit online në vendin tonë?

Dy format kryesore që po zbatohen në Shqipëri përsa i përket mësimit online

janë: leksionet e xhiruara dhe të transmetuara në Radio Televizionin Shqiptar

(RTSH), puna mes nxënësve dhe mësuesve përmes rrjeteve sociale apo

platformave të ndryshme që mundësojnë krijimin e klasave virtuale (google

classroom, google hangout, edmondo, zoom etj.).

Duke qënë se mësimi online po aplikohet për hërë të parë në sistemin

arsimor parauniversitar të vendit tonë MASH (Ministria eAarsimit) bëri

sondazhe lidhur me ecurinë e mësimit online dhe efikasitetitin e tij. Kështu

në datat 4 – 7 prill 2020 u zhvillua sondazh i administruar tek mësuesit,

nxënësit, prindërit (në arsimin publik parauniversitar).

Nga analiza e gjetjeve të këtij sontazhi një numër i konsiderueshëm i

nxënësve, prindërve dhe mësuesve janë angazhuar në mësimin online

përkatësisht 96 % e nxënësve, 95,2 % e prindërve dhe 96,4 % e mësuesve.

Paisja më e përdorshme për të zhvilluar mësimin online është telefoni

celular. Rreth 95,7 % e nxënësve (prej të cilëve 36,6 % në fshat dhe 59,1 %

në qytet), 96,8 % e prindërve (prej të cilëve 31,1 % në fshat dhe 65,7 % në

qytet) dhe 95,6 % e mësuesve (prej të cilëve 45,8 % në fshat dhe 50,1 % në

qytet) zhvillojnë mësimin online duke përdorur telefon celular.Mësimet e

transmetuara ne RTSH vijojnë të ndiqen nga pjesa më e madhe e nxënësve

78,9 %, e prindërve 79,9 % dhe 96,4 % e mësuesve.

Gjithashtu në mësimin online dhe vlërësimi u realizua, 97 % e mësuesve

kanë realizuar testet apo detyrat përmbledhëse nëpërmjet komunikimit online

ose të drejtëpërdrejtë.

Partneriteti, mardhënia mësues – prind – nxënës në këtë situatë ka një

rëndësi të veçantë për ta bërë procesin sa më efektiv. Kështu 92,3 % e

mësuesve dhe 88,8 % e prindërve konfirmojnë një komunikim të rregullt mes

tyre lidhur me mësimin.(Sontazhi 2 i MASH).

Page 116: FORUMI I MËSUESVE

116

Është për t’u parë me pozitivitet kjo lëvizje online për kohë krize. Çdo qeveri

a ministri kështu do të kishte vepruar, sepse 81% e shqiptarëve janë abonentë

apo përdorues të internetit (Europe Internet Statistics ëebsite).

Çdo navigim në internet lë gjurmë, e në mësimet online është akoma më e

thjeshtë të gjurmohet progresi i gjithsecilit. E thjeshtë është gjithashtu të

fitosh kohë për të ndërtuar pyetje e për të formuluar përgjigje, teksa pret që

të tjerët të mbarojnë. Komunikimi bëhet më i personalizuar në kthim

përgjigjesh dhe duhet pranuar se është një prirje globale të cilën e

brohorisnim deri sa na mbiu virusi në derë në çdo kontinent.

Mësimi online në Shqipëri është në fazën eksperimentale dhe kjo qëlloi në

një periudhë të vështirë, ku nuk ka vend për pilotime, por u hodhëm drejt e

në veprim mbarëkombëtar në çdo nivel. Është sfidues. Kërkon vëmendje,

mbikëqyrje të imët dhe shumë durim e përgatitje. Kërkon edhe masa e

planifikim të menjëhershëm për atë %-en që nuk mundet të jetë online. Por

ama, zgjidhja për të kaluar në ekran dhe online, ngelet përgjigja e duhur për

krizën e çuditshme që e ndërpreu në mes procesin normal jetik, jo vetëm

arsimor.

Po të merren parasysh disavantazhet, situata duket vështirë: jo të gjithë kanë

akses, disa nuk dinë, disa nuk i lenë të përdorin internetin edhe ata që kanë

oferta mbaron shpejt apo cilësia e lidhjes është e dobët, madje edhe

shkëputet, se ajo pasqyron tarifën lidhëse, pra fuqinë ekonomike të familjes.

Mësimi online kërkon motivim, disiplinë të hekurt vetjake dhe manaxhim të

kohës e të mbajtjes së shënimeve nga vetë nxënësit.

Pra sfida ka me shumicë, por të gjitha zerohen para nevojës për të mos e

ndërprerë asimimin në kohë krize dhe veprimit sipas kushteve që ajo na

dikton.

Mësuesit ndjekin më shumë platforma trajnimi online duke zhvilluar

kapacitetet e tyre profesionale në këtë fushë. Ata duhet të përshtasin stilet e

tyre të mësimdhënies duke marrë parasysh kushtet dhe nevojat e nxënësve të

tyre.

Tashmë është koha që pregatitjet akademike, trajnimet të zbatohen në

praktikë. Mësimi në distancë po funksionon dhe nxënësit po marrin njohuritë

e duhura ku mbushin mendjet dhe ditët e tyre me dije dhe pozitivitet.

Nuk mund të lë pa përshkruar dhe përjetimin tim të kësaj situate në

mësimdhënien online duke qënë se jam pjesë e saj si studente e masterit.

Page 117: FORUMI I MËSUESVE

117

Me padurim dhe emocion prisja të nisja për herë të parë praktikën time

mësimore, por jeta është plot të papritura dhe bota ku ne jetojmë u përball

me një pandemi të frikshme dhe cdo gjë ndryshoi. Ndryshoi mënyra e

jetesës, e marrjes së dijes. Ndryshoi tempulli i dijes, shkolla i mbylli dyert e

saj për t’i hapur në një tjetër dimension, në atë të mësimit në distancë përmes

teknologjisë.

Përgjatë pregatitjes sime akademike kisha marrë leksione e zhvilluar lëndë të

teknologjisë në edukim.Tashmë momenti ishte ti vë ato njohuri në favor të

mësimdhënies time. Praktika ime mësimore zhvillohet nëpërmjet mësimit në

distancë.

Praktika mësimore si pasojë e situatës këtë vit u zhvillua online. Përkushtimi

dhe puna e petagoges udhëheqëse ishte një suport dhe përçim dijesh shumë i

mirë për ne.

Në këtë praktikë mësimore mua, më mungon ai emocioni i të qënit përballë

nxënësve, në klasën e mbushur plot, e rrethuar nga sytë kurioz dhe plot

shpresë të tyre, ku jep dhe merr dije, ndjen emocion.

Përsa i përket pjesës së transmetimit të dijeve dhe njohurive të reja tek

nxënësit është e njëjtë ashtu si dhe në klasë shpjegohet tema e re. Mësimi në

distancë është i duhuri dhe efektiv për situaten që po jetojmë, i mbështetur

nga përparimi teknologjik është një zgjidhje optimale. Po për vendin tim nuk

mund ta mohoj që për mësuesit dhe nxënësit është një sfide që shoqërohet

me vështirësi, pasi mundësitë ekonomike krijojnë pamundësi të mjeteve

teknologjikë dhe aksesit të internetit.

Mendoj që mësimi në distancë në arsimin parauniversitarë është i mirë për

periudha dhe situata të caktuara,por jo që të përdoret gjithmonë, pasi

marrëdhëniet ndërnjerëzore midis nxënësve me njëri-tjetrin dhe midis

nxënësve dhe mësuesve janë thelbësore për një formim autentik të personit

dhe qytetarit .

Ky mësim duhet t’i shërbejë si suport mësimit tradicional, por nuk mund ta

zëvendësojë atë pasi një vidiokamer nuk mund ta zëvendësojë kënaqësinë,

emocionin e bashkëveprimit njerëzor (marrëdhëniet njerëzore).

Gjithashtu nga ana tjetër mendoj se pas kalimit të kësaj situate emergjente

nuk duhet ta lëmë mënjanë mësimin në distancë, por të vendoset ekuilibri i

duhur ku përveç mësimit tradicional të shohim dhe mësimin në distancë si

sinonim të vlefshëm dhe efektiv.

Page 118: FORUMI I MËSUESVE

118

Sigurisht që për të arritur këtë do të jetë e nevojshme të kalojmë nëpër një

rrugë të gjatë për të gjetur këtë ekuilibër.

Praktika ime mësimore u zhvillua nëpërmjet mësimit në distancë, angazhimi,

përkushtimi dhe serioziteti petagoges sonë dhe i yni ishin maksimal. Ama

nuk mud ta mohoj sa shumë më mungoi shkolla reale, ajo me klasa, ajo e

buzëqeshjeve që mposhtin trishtimin, e vështrimeve dhe të qeshurave, e

zërave, pra ajo shkollë që është emocion, në një fjalë… jeta!

Page 119: FORUMI I MËSUESVE

119

Mario Ajdini

Student, Fakulteti i Edukimit

UAMD

Përqasja ndaj vlerësimit formues gjatë mësimit online në

shkollat fillore

Vlerësimi është një nga elementët kyç të arsimit. Kjo, për arsye se

vlerësimi ka një ndikim të madh procesin e mësimdhënies dhe të nxënit.

Vlerësimi formues është veçanërisht i një rëndësie themelore, sepse ndihmon

nxënësit në përmirësimin e të nxënit dhe arritjen e objektivave (Harlen

2007).

Kryerja e mësimit online vuri ne vështirësi procesin mësimor, dhe

rrjedhimisht dhe vlerësimin e nxënësve. Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi

është të hedhë dritë mbi mënyrën e vlerësimit gjatë periudhës së mësimit

online, në veçanti të vlerësimit formues. Më tej, ky kërkim synon të

shqyrtojë vështirësitë e ndryshme me të cilat mësuesit jane përballur gjatë

kësaj periudhe, për sa i përket vlerësimit të nxënësve. Gjithashtu, shënjestra e

këtij kërkimi është të zbulojë me përafërsi nëse cilësia e vlerësimit online

është në të njëjtin nivel me vlerësimin në klasë. Për shkak të rëndësisë që

mbart vlerësimi, u pa e udhës kryerja e këtij hulumtimi.

Përkufizimi i vlerësimit

Vlerësimi ngatërrohet rëndomtë me kryerjen e provimeve, pavarësisht se

janë gjëra me veçori të ndryshme. Provimet janë një mjet vlerësimi që

përdoret të matur nivelin e përgatitjes, aftësive, dhe njohurive të nxënësve.

Nga ana tjetër, vlerësimi është nje proces i vazhdueshëm që përfshin metoda

të ndryshme, të cilat përdoren për të vëzhguar ecurinë e nxënësve. Kur një

nxënës i përgjigjet një pyetjeje, mësuesi kryen një vlerësim të

nëndërgjegjshëm të nxënësit. Gjithashtu, mësuesi vlerëson dhe veprimtaritë e

ndryshme që përfshijnë punët me shkrim, aftësinë e të folurit, etj. Një

mësues i mirë kryen vlerësimin e nxënësve vazhdimisht, qoftë ky vlerësim i

qëllimshëm ose jo.

Provimet jane një nga mënyrat që mësuesit përdorin për të kryer procesin e

vlerësimit. Megjithatë, vlerësimi mund të kryhet nëpërmjet një

shumëllojshmërie mënyrash të ndryshme. Një anë mjaft e rëndësishme e

procesit të vlerësimit është shpeshtësia e kryerjes së tij. Nxënësit duhet të

Page 120: FORUMI I MËSUESVE

120

ndjehen të lirë të eksperimentojnë dhe të ushtrojnë aftësitë e tyre, pa qenë

nën trysninë e vazhdueshme të vlerësimit. Nxënësit nuk duhet të krijojnë

përshtypjen që aftësite e tyre vlerësohen ne bazë të gabimeve apo mangësive

të tyre (Brown, 2003), (Harmer, 2006), (Gardner, 2006).

Parimet e vlerësimit

Sipas (Gardner et al., 2010), parimet e vlerësimit vijojne si më poshte:

1.Vlerësimi i çfarëdo lloji duhet te përmirësojë të nxënit.

2.Metodat e vlerësimit duhet të sigurojnë perparimin në të gjithe objektivat

dhe qëllimet e të nxënit.

3.Procedurat e vlerësimit duhet të perfshijnë procese të qarta që sigurojnë se

të dhënat e përftuara nga vlerësimi janë të besueshme dhe të vlefshme.

4.Vlerësimi duhet të bëjë të mundur që nxënësit të kuptojnë qëllimet dhe

objektivat e të nxënit.

5.Vlerësimi i të nxënit duhet të shikohet si llogaritje e përafërt, pra është e

pamundur të mos bëhen gabime.

6. Vlerësimi duhet të jetë një pjesë e mësimdhënies që u mundëson nxënësve

të kuptojnë qëllimet e tij dhe mënyrën se si cilësia e arritjeve të tyre do të

gjykohet.

7. Metodat e vlerësimit duhet të nxisin pjesëmarrjen e nxënësve në procesin

e të nxënit dhe vlerësimit.

8. Vlerësimi duhet të shërbejë si nje mjet per të nxitur nxënësit të tregojnë se

çfarë janë të aftë të bëjnë.

9. Vlerësimi duhet të ndërthuri të dhëna të llojeve të ndryshme, përfshirë

këtu vetëvlerësimin e nxënësve, në mënyrë që të bëhet vlerësimi sa më i

saktë i të nxënit dhe arritjeve të tyre.

10.Metodat e vlerësimit duhet të jenë cilësore.

Këto dhjetë parime të përftuar nga një hulumtim i thellë shkencor i ARIA,

janë të një rëndësie themelore për sa i përket procesit të vlerësimit.

Rrjedhimisht, kryerja e vlerësimit pa marrë parasysh këto parime kaq të

rëndësishme, vë në pikëpyetje besueshmërinë, vlefshmërinë, dhe cilësinë e

tij.

Vlerësimi formues dhe vlerësimi permbledhës

Vlerësimi ndahet në dy lloje, vlerësim formues dhe vlerësim përmbledhës.

Në thelb, asnjë mënyrë vlerësimi nuk është në vetete formuese apo

përmbledhëse. Ajo çfarë përcakton nëse një formë e caktuar vlerësimi është

Page 121: FORUMI I MËSUESVE

121

formuese apo përmbledhëse është qëllimi për të cilin përdoret. Për shembull,

nëse përdorim provimin si mënyrë për të kuptuar nëse nxënësit kanë

përvetësuar apo jo aftësitë apo njohuritë përkatëse, kemi të bëjmë me

vlerësim formues apo vlerësim për të nxënë. Nëse provimet përdoren për të

matur arritjet dhe njohuritë e nxënësve, në fund të një kapitulli apo semestri,

me qëllim raportimin e tyre, kemi të bëjmë me vlerësim përmbledhës apo

vlerësimin e të nxënit. Për këtë arsye, është menduar që termat ‘vlerësim

përmbledhës’ dhe ‘vlerësim formues’ të zëvëndësohen me termat ‘vlerësim

për qëllime formuese’ dhe ‘vlerësim për qëllime përmbledhëse’.

Lloji mbizotërues i vlerësimit në klasë ështe ai formues, apo i quajtur

ndryshe vlerësimi i vazhduar për të nxënë. Ky lloj vlerësimi mund të

përkufizohet si vlerësimi i procesit te formimit te aftësive, me qëllim nxitjen

e zhvillimit të vazhdueshëm të tyre. Me anë të këtij procesi, mësuesi

ndihmon nxënësin që të përmiresojë aftësitë e tij duke vrojtuar ecurinë e tij.

Mësuesi ndërhyn duke bërë korrigjime kur nxënësit bëjnë gabime të

ndryshme apo kanë paqartësi. Sipas (Ayala, 2005), këto të dhëna janë mjaft

të rëndësishme për një mësues pasi kryejnë një rol parësor në vendimmarrjen

rreth mësimdhënies dhe të nxënit.

Përfundimet e vlerësimit formues ndihmojnë mësuesin të kryej

planifikimin e mëtejshëm dhe të ndërhyjë në kurrikul, duke marrë parasysh

vështirësitë e nxënësve. Më tej, vlerësimi formues e ndihmon mësuesin të

kuptojë se në cilat njohuri apo aftësi duhet të përqëndrohet më shumë.

Vlerësimi formues është shpesh informal, si pjesë e pandashme e

veprimtarive të ndryshme që kryhen në klasë. Vlerësimi formues nuk

shoqërohet me notë. Pra, mund të themi se vlerësimi formues nxit zhvillimin

e vazhdueshëm të nxënësve dhe mësuesve.

Vlerësimi përmbledhës, i quajtur ndryshe vlerësimi i të nxënit, ka si

shënjestër matjen e njohurive dhe arritjeve të nxënësit. Ky lloj vlerësimi

kryhet zakonisht në fund të një kapitulli apo disa kapitujsh, ose në fund të një

periudhe të caktuar kohe, p.sh., në fund të një semestri apo në fund të vitit.

Vlerësimi përmbledhës tregon se deri në çfarë pike janë përmbushur

objektivat e të nxënit. Qëllimi i vlerësimit përmbledhës është raportimi i

këtyre të dhënave mbi ecurinë e nxënësve ASCAP (2020), Brown (2003),

Harmer (2007), Gardner (2012).

Më tej, vlerësimi përmbledhës nuk duhet të shërbej vetëm per të vrojtuar

ecurinë e nxënësve, por të ketë ndikim pozitiv tek mesimdhënia, të nxënit

Page 122: FORUMI I MËSUESVE

122

dhe motivimin e nxënësve për te mësuar. Gjithsesi, mendohet se vlerësimi

përmbledhës ka deri diku një ndikim negativ tek mësimdhënia dhe të nxënit,

pasi është e paqartë nëse ndikon apo jo në përmirësimin e tyre. Kërkimet e

shumta që janë kryer kanë dalë në përfundimin se testet ndikojnë negativisht

tek motivimi i nxënësve. Një tjetër pasojë që sjell vlerësimi përmbledhës

është ndikimi negativ që kanë testet në pengimin e zhvillimit të vlerësimit

formues. Sidoqoftë, vlerësimi përmbledhës nëpërmjet testeve është pjesë e

pandashme e procesit të të nxënit (Gardner, 2010), (Harlen, 2007).

Ndikimi i vlerësimit në procesin e të nxënit

Vlerësimi është pa dyshim një nga elementët themelor të arsimit. Vlerësimi,

së bashku me kurrikulën dhe pedagjinë janë elementë kyç të arsimit (Harlen,

2007). Përgjithësisht, vlerësimi ka një ndikim të madh ne kurrikul dhe

pedagagji (AAIA, 2010).

Vlerësimi formues është i lidhur pazgjidhshmërisht me mësimdhënien dhe të

nxënit në çdo këndvështrim. Vlerësimi formues mund të jetë i dobishëm për

të nxënit nëse nëpërmjet tij përftohen të dhëna që mësuesi i përdor për të

mbështetur nxënësit në procesin e të nxënit. Për sa u përket nxënësve, këto të

dhëna i ndihmojnë të kryejnë vetëvlerësimin dhe vlerësimin e njëri-tjetrit.

Pra, së bashku, mësuesit dhe nxënësit kryejnë ndryshime në veprimtaritë e të

nxënit në bazë të këtyre të dhënave. Për këtë arsye, ndryshimi i vazhdueshëm

në mënyrën e kryerjes së vlerësimit është pjesë e rëndësishme e punës së

përditshme të një mësuesi. Ndryshimet që mësuesin kryejnë rezultojnë në

përmirësimin e ecurisë së nxënësve dhe lehtësimin e procesit të të nxënit.

Pra, nëpërmjet vlerësimit mësuesi arrin të mati njohurinë e nxënësit, për ti

dhënë mbështetjen e duhur për tu përmirësuar dhe për të arritur objektivat e

të nxënit (Black et al., 2003).

Roli i mësuesit në procesin e vlerësimit përmbledhës dhe lidhja me

vlerësimin formues

Vlerësimi dhe testimi kanë nje ndikim të madh ne jetën dhe karrierën e të

rinjve. Ka shumë arsye te bazuara në prova të forta që vërtetojnë se mësuesit

duhet të marrin frerët e vlerësimit përmbledhës. Pra, ky lloj vlerësimi duhet

te mbizotërohet më shumë nga mësuesi se sa nga mënyra tipike e vlerësimit

nëpërmjet provimeve.

Kryerja e vlerësimit përmbledhës nga mësuesit nuk ështe aspak e thjeshtë,

por është pa dyshim më cilësor në shumë drejtime se sa vlerësimi i jashtëm

nëpërmjet provimeve. Ka shumë prova që vërtetojnë se përdorimi i testeve si

Page 123: FORUMI I MËSUESVE

123

mënyrë e vlerësimit permbledhës ka mjaft mangësi, për shumë arsye që

lidhen me: besueshmërinë dhe vlefshmërinë, rezultatet e të nxënit, zhvillimin

e aftësive të nevojshme, uljen e motivimit të nxënësve, shkaktimin e stresit,

pengimin e zhvillimit të vlerësimit formues dhe nxitjen e të nxënit

siperfaqësor (AAIA, 2010), (Harlen, 2007).

Ndikimi negativ që ka vlerësimi përmbledhës me anë të testeve tek vlerësimi

formues është një nga arsyet kryesore për ti dhënë mësuesit një rol më të

madh në kryerjen e vlerësimit përmbledhës (Gardner, 2010).

Vlerësimi gjatë mësimit online

Sipas një studimi të kryer nga (Fontanillas, 2016) në Universitetin e Hapur të

Katalonias, vihet re se studentët kryejnë një rol mjaft të rëndësishëm në

procesin e vlerësimit online. Nxënësi përfshihet ngushtësisht në procesin e të

nxënit, dhe së bashku me mësuesit zhvillojnë aftësitë për kryerjen e

vlerësimit online në mënyrë të vazhdueshme. Ky vlerësim zhvillohet

kryesisht në bazë të vetëvlerësimit dhe vlerësimit të njëri-tjetrit. Përfundimet

e këtij hulumtimi tregojnë se studentët janë mjaft të kënaqur nga kjo mënyrë

vlerësimi. (Bhagat et al., 2017) dhe (Spector et al., 2016) përqëndrojnë

vëmendjen tek përdorimi i teknologjisë si mjet ndihmës për kryerjen e

vlerësimit formues. Ata theksojnë rëndësine e teknologjisë në mbështetjen

dhe lehtësimin e vlerësimit online.

Qëllimi i Kërkimit

Qëllimi kryesor i këtij punimi është të zbulojë më tepër rreth mënyrës së

vlerësimit gjatë periudhës së mësimit online. Më tej, ky kërkim synon të

shqyrtojë vështirësitë e ndryshme me të cilat mësuesit jane përballur gjatë

kësaj periudhe, për sa i përket vlerësimit të nxënesve. Gjithashtu, shënjestra e

këtij kërkimi është të zbulojë se si ka ndikuar zhvillimi i mësimit online tek

vlerësimi.

Metoda Kërkimore

Një hulumtimi me qasje empirike u pa i udhës për kryerjen e punës

kerkimore për cështjen në fjalë. Mbledhja e të dhënave përshkruese është

kryer nëpërmjet nje pyetësori prej 10 pyetjesh dhe intervistave me secilin

mësues. Zgjedhja e pyetësorit si formë e mbledhjes së të dhënave është bërë

me qëllim për të mbledhur të dhëna cilësore dhe sasiore. 16 mësues nga

shkolla nëntë vjeçare të ciklit të mesëm të ulët kanë marrë pjesë në ketë

kërkim, ndër të cilët 14 mësuese dhe 2 mësues. Zgjedhja e të intervistuarve

është kryer në mënyre krejt rastësore. Pyetësori i përgatitur përmban 10

Page 124: FORUMI I MËSUESVE

124

pyetje me alternativa, dhe është plotësuar online nëpërmjet Google Forms.

Krahas pyetsorit, janë zhvilluar intervista gjysmë të strukturuara me secilin

mësues për tu thelluar më shumë në çështjen në fjalë.

Shqyrtimi i të dhënave

Për të mbledhur të dhënat cilësore dhe sasiore janë intervistuar 16 mësues të

profileve të ndryshëm, nga shkolla të ndryshme 9 vjeçare të qytetit të

Durrësit. Të dhëna mjaft interesante janë përftuar nga ky hulumtim.

87.5% e pjesëmarrësve pohuan se mësimi online ka pasur një ndikim të

drejtpërdrejtë në procesin e vlerësimit. Kjo nënkupton se në një formë apo

një tjetër, vështirësitë e mësimit online kanë prekur gjithashtu dhe procesin e

vlerësimit.

a.Po.

14 (87.5%)

b.Jo

2 (12.5%)

1.A kanë ndikuar vështirësitë e mësimit online tek mënyra e

vlerësimit?

Po

Jo

Sipas 68.8% të pjesëmarrësve, vlerësimi formues është kryer nëpërmjet

mënyrave të ndryshme,

siç janë përfshirja e nxënësve në diskutime, vlerësimi i detyrave të shtëpise,

vetëvlerësimit dhe vlerësimit individual të secilit nxënës. Pra, shumica e

mësuesve kanë përdorur të gjitha format e mësiperme për të kryer vlerësimin

e nxënësve gjatë mësimit online. Nga ana tjetër, 12.5% e pjesëmarrësve u

shprehën se kanë kryer vlerësimin nëpërmjet përshirjes së nxënësve në

diskutime.

Për sa u përket vështirësive që kanë hasur mësuesit gjatë mësimit online,

43.8% e pjesëmarrësve pohuan se mungesa e përfshirjes së nxënësve është

vështirësia kryesore që kanë hasur në procesin e vlerësimit. Nga ana tjetër,

25% e pjesëmarrësve vërtetojnë se veshtirësitë që kanë hasur në vlerësimin e

nxënësve janë: pamjaftueshmëria e kohës, mungesa e përfshirjes së

nxënësve, dhe vështirësite me platformat online.

Page 125: FORUMI I MËSUESVE

125

Ndërkohë, 62.5 % e pjesëmarrësve pohojnë se koha nuk ishte e mjaftueshme

për të kryer vlerësimin e secilit nxënës. Ndërsa 37.5% prej tyre pohojnë se

koha ishte e mjaftueshme. 93.8% e pjesëmarrësve janë përgjigjur se mësimi

online ka ndikuar në uljen e shpeshtësisë se vlerësimit.

a.Po.

10 (62.5%)

b.Jo

6 (37.5%)

0%0%

4.A ishte e mjaftueshme koha për të kryer vlerësimin individual të secilit nxënës?

Po

Jo

a.Po.

15 (93.8%)

b.Jo

1 (6.3%)

6.A ka ndikuar mësimi online në uljen e shpeshtësisë së vlerësimit

formues?

Po

Jo

93.8% e pjesëmarrësve pohojne se vlerësimi është përdorur si mjet për të

rritur motivimin e nxënësve për të mësuar dhe përfshirjen në procesin e të

nxënit, e për ti vënë ata në dijeni për objektivat e tij.

Page 126: FORUMI I MËSUESVE

126

62.5% dhe 31.3% pjesëmarrësve janë përgjigjur se jane përkatësisht

plotësisht dakord dhe dakord se kryerja e vlerësimit gjatë mësimit online

është më e vështirë se kryerja e vlerësimit të zakonshëm në klasë.

50% e pjesëmarrësve mbajnë një qëndrim neutral në lidhje me arritjen e

objektivave të vlerësimit formues. 25% prej tyre nuk janë dakord që

objektivat e vlerësimit janë arritur, ndërsa 18.8% prej tyre mendojnë që

objektivat e vlerësimit formues janë arritur.

50% e pjesëmarrësve mbajnë një qëndrim neutral për sa i përket pohimit që

vlerësimi formues shërben si mjet ndihmës për tu përballur me vështirësitë

që paraqet mësimi online. 31.3% e tyre janë dakord, ndërsa 12.5% e tyre

nuk janë aspak dakord.

Page 127: FORUMI I MËSUESVE

127

50% e pjesëmarrësve bien dakord që vlerësimi formues shërbeu si mjet

ndihmës për të nxjerrë në pah vështirësitë e nxënësve dhe për ti ndihmuar

ata të përmirësohen. 25% prej tyre mbajnë një qëndrim neutral, ndërsa

12.5% e tyre janë plotësisht dakord. 6.3% prej tyre nuk jane aspak dakord,

dhe 6.3% prej tyre nuk janë dakord.

Përfundime

Të dhënat e përftuara nga ky hulumtim tregojnë se mësimi online ka patur

pa dyshim një ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e vlerësimit. Nga këto të

dhëna kuptojmë që vështirësitë që hasin mësuesit në kryerjen e vlërësimit

online nuk janë të pakta.

Sipas të dhënave, vlerësimi formues gjatë mësimit online është kryer

nëpërmjet mënyrave të ndryshme që përfshijnë vetëvlerësimin, vlerësim me

pyetje, vlerësimin e detyrave të shtëpisë, dhe përfshirjen në diskutime. Pra,

mund të themi se janë përdorur një shumëllojshmëri mënyrash për kryerjen

e vlerësimit të të nxënit.

Për sa i përket vështirësive në vlerësimin e nxënësve, vihet re se përfshirja e

ulët e nxënësve në procesin e të nxënit është pengesa kryesore që mësuesit

kanë hasur. Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se kanë hasur një sërë

vështirësisish, ndër të cilat pamjaftueshmëria e kohës, vështirësitë me

platformat e mësimit online, dhe mungesa e përfshirjes së nxënësve. Më tej,

pamjaftueshmëria e kohës rezulton të jetë një tjetër pengesë e madhe për

kryerjen e vlerësimit individual të nxënësve, sipas pjesës dërrmuese të

pjesëmarrësve. Si rrjedhojë, shpeshtësia e vlerësimit formues është ulur

ndjeshëm si pasojë e mësimit online.

Page 128: FORUMI I MËSUESVE

128

Nga ana tjetër, sipas të dhënave, vlerësimi formues shërbeu si mjet për të

rritur motivimin e nxënësve për të mësuar dhe përfshirjen në procesin e të

nxënit, e për ti vënë ata në dijeni për objektivat e tij. U zbulua gjithashtu se

kryerja e vlerësimit online është më e vështirë se kryerja e vlerësimit të

zakonshëm në klasë. Një pjesë e mirë e mësuesve u shprehën se objektivat e

vlerësimit formues nuk janë arritur, ndërsa qendrimi që mbizotëron është ai

neutral.Vetëm një pjesë e vogël janë dakord se objektivat e vlerësimit

formues janë arritur. Përfundime të habitshme vihen re rreth rolit që ka

luajtur vlerësimi formues në planifikimin e mëtejshëm të mësimit. Vihet re

që mbizotëron një qëndrim neutral, ndërkohë një pjesë pohojnë që vlerësimi

nuk ka ndikuar në planifikimin e mëtejshëm të mësimit. Pavarësisht kësaj,

një pjesë e mirë bien dakord që vlerësimi formues ka shërbyer si mjet

ndihmës për të kryer planifikimin e mëtejshëm të mësimit. Të dhëna të tjera

tregojnë se vlerësimi formues ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e të

nxënit.

Për sa i përket intervistave të kryera, mësuesit pohojnë se përballja e

papritur me mësimin online ka qenë një sfidë e vërtetë, e gjithashtu dhe

vlerësimi i nxënësve. Mësuesit janë shprehur se kryerja e vlerësimit ka qenë

më e vështirë për shkak të vështirësive që sjell mësimi online. Gjithashtu,

mësuesit shprehën hapur shqetësimin për pamjaftueshmërinë e kohës për

kryerjen e vlerësimit formues të secilit nxënës, pasi gjatë mësimit online

kanë më shumë nevojë për mbështetje dhe informacion për të nxënit e tyre se

sa në klasë. Intervistat e kryera vërtetojnë se vlerësimi formues ka qenë i

dobishëm për vënien në dukje të vështirësive dhe pikave të forta të nxënësve

e për ti ndihmar nxënësit të mësojnë më mirë.

Ky hulumtim arriti në përfundimin që mësuesit janë përballur me vështirësi

të ndryshme për sa i përket vlerësimit online. Gjithsesi, është e paqartë nëse

cilësia e vlerësimit formues ka qenë në nivelet e duhura apo jo. Më tej, të

dhënat tregojnë se objektivat e vlerësimit formues nuk janë arritur plotësisht

gjatë mësimit online dhe nuk kanë munguar vështirësitë. Duke qenë se

vlerësimi formues është një pjesë themelore e mësimdhënies dhe të nxënit,

mbeten për tu parë pasojat afatgjata apo afatshkurtra që mund të sjellë

luhatja në cilësinë e tij.

Bibliografia

ASCAP. (2020, May). Udhëzues për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në

distancë dhe për mbylljen e vitit shkollor 2019-2020. Retrieved from

Page 129: FORUMI I MËSUESVE

129

https://www.ascap.edu.al/wp-content/uploads/2020/05/UDHEZUES-PER-

VLERESIMIN-E-NXENESVE-GJATE-MESIMIT-NE-DISTANCE-7-MAJ-

2020.pdf

Ayala, C. (2005). Formative assessment guideposts.Science Scope, 28(4), 46-48.

Retrieved December 1, 2020, from http://www.jstor.org/stable/43181461

Association for Achievement and Improvement through Assessment. (2010,

September). The role of teachers in the assessment of learning. Retrieved

from

https://www.aaia.org.uk/storage/medialibrary/o_1d94rua4qojtvl0tv21e6k1jfl

8.pdf

Association for Achievement and Improvement through Assessment. (2010,

September).Assessment for Learning 10 principles. Retrieved from

https://www.aaia.org.uk/news/article/assessment-for-learning-10-principles

Black, P., Harrison, C., Marshall, B., Wiliam, D., & Lee, C. (2003).

Assessment for Learning: Putting it into Practice. Maidenhead, U.K.: Open

university Press.

Brown,D. H. (1990). Language assessment: Principles and classroom

practices. London: Longman.

Bhagat, K., & Spector, J. (2017). Formative Assessment in Complex Problem-

Solving Domains: The Emerging Role of Assessment Technologies. Journal of

Educational Technology & Society, 20(4), 312-317. Retrieved December 13,

2020, from http://www.jstor.org/stable/26229226

Gardner, J. (2012). Assessment and Learning (Second ed.). London, Great

Britain: SAGE Publications Ltd.

Gardner, J. R. (2006). Assessment and Learning (1st ed.). Gateshead, United

Kingdom: Sage Publications Ltd.

Gardner, J., Harlen, W., & Hayward, L. (2010). Developing Teacher

Assessment. New York, United States: McGraw-Hill Education.

Romeu Fontanillas, T., Romero Carbonell, M. & Guitert Catasús, M. E-

assessment process: giving a voice to online learners. Int J Educ Technol

High Educ 13, 20 (2016). https://doi.org/10.1186/s41239-016-0019-9

J. Michael Spector, Dirk Ifenthaler, Demetrios Sampson, Lan (Joy) Yang, Evode

Mukama, Amali Warusavitarana, . . . David C. Gibson. (2016). Technology

Enhanced Formative Assessment for 21st Century Learning. Journal of

Educational Technology & Society, 19(3), 58-71. Retrieved November 27, 2020,

from http://www.jstor.org/stable/jeductechsoci.19.3.58

Harlen, W. (2007). Assessment of Learning. Thousand Oaks, Canada: SAGE

Publications.

Page 130: FORUMI I MËSUESVE

130