fuqizimi i grave përmes ngritjes së klasterit...

23
FUQIZIMI I GRAVE PËRMES NGRITJES KLASTERIT EKONOMIK

Upload: others

Post on 24-Sep-2019

13 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Fuqizimi i Grave përmes NGritjes së Klasterit eKoNomiK

4

Fuqizimi i Grave përmes NGritjes së Klasterit eKoNomiK

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)Rr. Shenasi Dishnica, Nr. 1, P.O.Box 8177, Tiranë, ShqipëriTel: 00355 4 240 0241Fax: 00355 4 240 [email protected]

Ky botim u realizua me mbështetjen e Entit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave në Shqipëri (UN Women) në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara 2012-2016.

Botimi është mbështetur financiarisht nga Qeveria Suedeze. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikë-pamjet e Entit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave në Sh-qipëri (UN Women) apo të Kombeve të Bashkuara.

5

pasqyra e lëNdës:

1. Hyrje 7

2. Përmbledhje e projektit 8

3. Profili i klasterit ekonomik dhe sfidat e identifikuara 10

4. Arritjet kryesore 13

4.1 Shtrimi i Rrugës: Klasteri Ekonomik si Mjet për Fuqizimin e Grave në Dibër 14

4.2 Udhëzues mbi Ngritjen dhe Funksionimin e Klasterave Ekonomikë 14

4.3 Rrjetëzim dhe institucionalizim 16

4.4 Plani Strategjik i Klasterit Ekonomik 16

4.5 Plani i Biznesit 18

4.6 Ngritja e kapaciteteve dhe fuqizimi i klasterit 19

4.7 Etiketimi dhe paketimi i produkteve 21

4.8 Promovimi i klasterit 22

5. Qëndrueshmëria e klasterit ekonomik 23

6. Dëshmi përfituesish 25

6

7

1. Hyrje

Fuqizimi i grave në zonat rurale mbetet një sfidë e madhe për vendin. Në vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përpjekje të rëndësishme për të trajtuar këtë sfidë përmes angazhimeve kombëtare për barazinë gjinore. Kur gratë fuqizohen në aspektin social dhe ekonomik, ato shndërrohen në një forcë të madhe për ndryshim në komunitetin e tyre. Pabarazitë që ekzistojnë mes burrave dhe grave e bëjnë të vështirë që gratë të përmbushin potencialin e tyre. Fuqizimi ekonomik i tyre është një mjet i rëndësishëm për t’i mbështetur ato në luftën kundër abuzimit dhe diskriminimit brenda në familje dhe në komunitetet ku ato jetojnë.

Roli i grave në ekonominë dhe zinxhirët e vlerës në zonat rurale shkon përtej prodhimit. Ngritja e kapaciteteve të tyre për të marrë pjesë në të gjitha hapat, si përpunimi, paketi-mi dhe marketingu sjell përfitime afatgjatë dhe të qëndrueshme për ekonominë rurale. Disa nga problemet kryesore në ekonominë e zonave rurale në Shqipëri janë niveli i ulët i teknologjisë bujqësore, fragmentarizimi i tokës në biznese të vogla familjare me kapacitete të kufizuara kundrejt nismave bashkëpunuese në prodhim, përpunim dhe marketing. Mbi-zotëron një mentalitet individualist që pengon prodhimin dhe konkurrueshmërinë. Këto probleme të zhvillimit rural kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mungesën e përvojës së bizneseve të vogla dhe të mesme, në aksesin në financa, në informacionin dhe mbështetjen institucionale bazuar mbi stereotipe dhe perceptime.

Fuqizimi rrit pavarësinë ekonomike të grave, fuqinë e tyre vendimmarrëse dhe liritë sociale duke sjellë një efekt pozitiv në marrëdhëniet gjinore në nivel familjeje dhe komuniteti. Fuqi-zimi i grave përmes zhvillimit të klasterave ekonomikë përbën një mundësi reale për gratë, sipërmarrjet familjare dhe bizneset e vogla në Shqipëri. Anëtarët në një klaster operojnë në një mjedis biznesi që ofron avantazhe për gratë.

8

Organizimi i këtyre formave me bazë gjinore u mundëson grave të kenë në pronësi të tyre dhe të kontrollojnë asetet duke rritur në këtë mënyrë jo vetëm produktivitetin, por dhe vetë-vlerësimin. Një grua që mund të marrë vendime mbi kulturën bujqësore që do të mbjellë apo përpunojë, është më produktive në bujqësi. Nga ana tjetër, kjo krijon një para-kusht për kujdesin shëndetësor dhe ushqimin më të mirë për fëmijët. Zvogëlimi i hendekut gjinor në bujqësi përmes klasterave ofron përfitime jo vetëm për anëtarët, por dhe për sektorin në përgjithësi, rrit të ardhurat e familjeve të këtyre grave dhe ofertën e produkteve si dhe ndikon në uljen e çmimeve dhe në pjesëmarrjen e lartë në tregun e punës. Grupimi i grave krijon mundësi për bashkimin e fuqive si dhe për shumëfishimin e efekteve pozitive për shkak të së drejtës së përdorimit të të ardhurave të krijuara.

Përmes klasterimit, gratë sipërmarrëse operojnë në mënyrë më produktive duke qenë se mund të sigurojnë akses tek inpute të tilla si: furnitorët, informacioni, teknologjia dhe in-stitucionet e arsimit të lartë. Bizneset e vogla nevojiten pasi mund të sigurojnë lidhjen me tregjet dhe marrjen e informacionit teknik. Anëtarët e klasterit përfitojnë edhe përmes përpjekjeve të përbashkëta në marketing, pjesëmarrje në panaire dhe mbrojtje të markave të produkteve të tyre. Po ashtu, anëtarët përfitojnë nga transferimi i njohurive që krijon një burim inovacioni. Së fundi, klasterat inkurajojnë krijimin e biznesit të ri mbi bazën kon-sumatore.

2. përmbledHje e projeKtit

Në përpjekje për të nxitur mbështetjen për fuqizimin e grave përmes zhvillimit të klasterit ekonomik, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim me organiza-tën vendore “Agritra Vizion” dhe me mbështetjen e UN Women ndërmori zbatimin e pro-

9

jektit “Fuqizimi i Grave përmes Ngritjes së Klasterave Ekonomikë” gjatë periudhës 21 tetor 2013– 30 maj 2014.

Nisma u fokusua tek nxitja e fuqizimit ekonomik dhe mundësive të punësimit të grave nëpërmjet zhvillimit, diversifikimit dhe promovimit të klasterave ekonomikë dhe bizneseve të vogla e të mesme në zonat rurale dhe periferike në Dibër.

Përmes mbështetjes së këtij projekti nisma e klasterit ekonomik me themeluese gra sipër-marrëse të vogla u pilotua në komunat Melan dhe Tomin të Qarkut të Dibrës. Brenda harkut kohor prej tetë muajsh u mundësua:

1. Hartimi dhe botimi i “Udhëzuesit për Ngritjen dhe Funksionimin e Klasterave Ekono-mikë” në fushën e agro-turizmit;

2. Ngritja e një klasteri ekonomik pilot që synon fuqizimin e grave si edhe zgjerimi i vep-rimtarisë së tij dhe krijimi i vlerës së shtuar ekonomike;

3. Forcimi i njohurive dhe kapaciteteve të aktorëve të përfshirë për të siguruar qën-drueshmëri;

4. Publikimi i arritjeve kryesore dhe promovimi i klasterit në nivel kombëtar si një nga alternativat e politikave dhe instrumenteve të tjera kombëtare për fuqizimin e grave në zonat rurale e periferike.

Përqasja përfshirëse e nismës, analiza e thelluar për identifikimin e mundësive dhe sfidave si dhe partneriteti i vendosur me aktorët përkatës vendorë mbeten disa prej faktorëve thel-bësorë për suksesin e projektit.

10

3. proFili i Klasterit eKoNomiK dHe sFidat e ideNtiFiKuara

Grupi përfitues i këtij projekti përbëhet nga 20 gra, të cilat banojnë në dy fshatra, Staravec (komuna Tomin) dhe Begjunec (komuna Melan), pranë qytetit të Peshkopisë në qarkun e Dibrës. Shumica e anëtarëve të këtij grupi janë aktualisht themeluese të një Shoqate të Bashkëpunimit Bujqësor, që përbën dhe një ndër rezultatet e këtij projekti.

Grupi përbëhet nga gra të vetë-punësuara dhe në shumicën e rasteve (rreth 70 %) puna e tyre në sektorin bujqësor përbën burimin e vetëm të të ardhurave për familjet e tyre. Poth-uajse të gjitha anëtaret e grupit kanë përfunduar arsimin e detyruar si dhe janë trajnuar më parë në disa fusha si marketingu, përpunimi i frutave, mbledhja dhë përpunimi pas vjeljes së bimëve aromatike dhe mjekësore, etj.

Krahas grupit të grave që përbën aktorin qendror, në klaster përfshihen edhe aktorë të tjerë, të tillë si:

∋ Grumbullues dhe përpunues vendorë ∋ Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe shërbimi këshillimor bujqësor ∋ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ∋ Komunat Melan dhe Tomin ∋ Këshilli i Qarkut Dibër ∋ Agritra Vizion si organizatë vendore

Anëtarët e grupit përdorin një sipërfaqe toke prej 11.7 hektarë, pjesa më e madhe e së cilës është e punueshme dhe në të cilën kultivohen pemishte, perime dhe kultura të tjera

11

si misër e grurë. Grupi shfrytëzon edhe një sipërfaqe prej rreth 300 hektarë për mbledhjen e produkteve të pyllit si dhe përfiton nga përdorimi i pyjeve e kullotave të zonës përreth.

Portofoli i produkteve që gratë tregtojnë është i larmishëm, duke përbërë kështu një mundësi, por njëkohësisht edhe një sfidë për to. Në produktet kryesore përfshihen:

∋ Frutat dhe perimet, që përbëjnë rreth 70% të të ardhurave dhe që kanë një koe-ficient të lartë fitimi. Analiza e thelluar e profilit të grupit të grave nga ekspertët ekonomikë të këtij projekti ka evidentuar se këto produkte, që kultivohen nga të gji-tha anëtaret dhe shiten si produkte të freskëta, shoqërohen me kosto të lartë pune, kohë që shpenzohet për shitjen në tregun e pakicës si dhe kosto opor-tune. Tregu i disa frutave në rajon ka potenciale zgjerimi dhe paraqet interes të veçantë, sidomos gjatë periudhës së dimrit, ku çmimet janë më të larta dhe ruajt-ja në kushte frigoriferike mund të rrisë deri në 100% marzhin bruto (rasti i mollëve).

∋ Bimët aromatike dhe mjekësore, që mblidhen nga rreth 65% e grave dhe që trajtohen minimalisht pas vjeljes përmes pastrimit dhe tharjes për t’u dërguar më pas nga secila anëtare tek një grumbullues i zonës.

∋ Produkte të tjera me traditë në zonë si reçeli, kompostot dhe jufkat, që përpu-nohen në shtëpi nga anëtaret e grupit dhe që tregtohen nga 65% e tyre krye-sisht nëpër panaire. Sasia e vogël e prodhimit ushtron presion mbi kostot për njësi duke kufizuar mundësinë për të konkurruar me çmimet në një treg me konkurrentë të fuqishëm në zonë dhe tashmë të konsoliduar në nivel kombëtar.

12

∋ Produkte të tjera, si patate, misër e grurë, që prodhohen dhe shiten nga anëtaret e grupit, si edhe produkte blegtorale (mish, qumësht) nga fermat e tyre familjare.

Mungesa e një strategjie të përbashkët apo e një modeli të mirëfilltë biznesi dhe e infras-trukturës fizike për magazinimin e produkteve ka kufizuar rritjen, forcën negociuese dhe mundësinë e grupit për të rritur fitimet. Grupi vazhdon të përballet me sfidat e bashkimit të prodhimit dhe aksesit në treg. Figura e mëposhtme përcakton një rrjedhë logjike të nevo-jave nga mënyra se si perceptohet nga anëtaret e grupit në një këndvështrim analitik dhe më tej në nevojë infrastrukturore ose qasje strategjike.

13

4. arritjet Kryesore

Bazuar në profilin dhe nevojat e identifikuara të klasterit ekonomik dhe në përpjekje për t’i adresuar këto nevoja u ndërtua përqasja metodologjike e projektit. Grupi zbatues i IDM-së i përbërë nga ekspertë të lartë të ekonomisë në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe duke u bashkërenduar ngushtësisht me UN WOMEN, ka ndjekur një qasje me një orientim të qartë biznesi udhëhequr nga forcat e tregut, kërkesës së miksit të produkteve dhe ofertës së grupit. Në të njëjtën kohë, qasja e ndjekur gjatë këtij projekti ka marrë parasysh lidhjen e aktorëve midis tyre, sfidat socio-ekonomike të grave në zonat rurale si dhe sjelljen ekonomike në raport me territorin e Dibrës dhe atë kombëtar.

Arritjet e mëposhtme formojnë kuadrin e ndërhyrjes së projektit për të siguruar jo vetëm rezultate, por edhe qëndrueshmëri të tyre në planin afatgjatë.

4.1 sHtrimi i rruGës: Klasteri eKoNomiK si mjet për FuqizimiN e Grave Në dibër

Përmes takimeve të para me anëtarët potencialë të klasterit është shtruar rruga e zbatimit të projektit dhe përcaktimit të grupimit ekonomik si një formë e fuqizimit ekonomik të grave. Klasteri është zgjedhur si një mënyrë për trajtimin e sfidave me të cilat përballen anëtaret e grupit dhe në përpjekje për t’u konsoliduar e forcuar.

14

4.2 udHëzues mbi NGritjeN dHe FuNKsioNimiN e Klasterave eKoNomiKë

“Udhëzuesi për Ngritjen dhe Funksionimin e Klasterave Ekonomikë” ofron informa-cion mbi klasterat dhe llojet e tyre, përfitimet dhe sfidat e një klasteri ekonomik, mënyrën si mund të ngrihet një klaster i orientuar nga performanca si dhe paraqet metodologjinë e zhvillimit të një klasteri në agrobiznes. I shkruar me një gjuhë të thjeshtë, ky udhëzues i drejtohet një audience të gjerë, kryesisht anëtarëve poten-cialë të klasterit, të cilët mund të kuptojnë lehtësisht konceptin e klasterit, avantaz-het dhe rrugëtimin për krijimin e një klasteri ekonomik.

4.3 rrjetëzim dHe iNstitucioNalizim

Që në fazën fillestare të zbatimit të projektit është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit midis Këshillit të Qarkut Dibër, Komunës Melan, Komunës Tomin, Drej-torisë Rajonale të Bujqësisë, Shoqatës “Agritra Vizion” dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, të cilët janë angazhuar për:

∋ Shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve për gratë me aktivitet ekonomik në Komunën Melan dhe Tomin në Qarkun Dibër;

∋ Përdorimin e njohurive dhe aftësive të përfituara gjatë fazës së krijimit të klasterit ekonomik të grave në Komunat Melan dhe Tomin dhe në vijimësi;

∋ Mbështetjen e ndërsjelltë të aktorëve pjesëmarrës në klasterin ekonomik dhe ofrimin e njohurive teknike dhe risive në secilin prej segmenteve të zinxhirit të vlerës;

∋ Dorëzimin në Këshillin e Qarkut Dibër dhe në komunat Melan dhe Tomin të disa

15

kopjeve të udhëzimit gjithëpërfshirës për klasterat ekonomikë të grave që do të përdor-en për krijimin dhe funksionimin e tyre në komunat e tjera të Qarkut Dibër;

∋ Publikimin e aktiviteteve, dokumenteve dhe të dhënave të evidentuara dhe të formulu-ara në faqen e internetit të Qarkut: http://www.qarkudiber.gov.al, në faqen e shoqatës “Agritra Vizion” (http://agritra-vizion.org) dhe në faqen e IDM-së (http://www.idmalba-nia.org).

∋ Gratë, si aktore qendrore në klaster, morën mbështetje për zyrtarizimin e grupi-mit ekonomik, si një Shoqëri e Bashkëpunimit Bujqësor. Në mbështetje të Ligjit Nr. 38, datë 05.04.2012, “Për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor”, Ligjit Nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” dhe Ligjit Nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, 20 gratë e mbështetura gjatë projektit themeluan Shoqërinë e Bashkëpunimit Bujqësor “Prodhime Staraveci”. Themelueset e shoqërisë janë:

1. Angjelina Dardeshi 11. Shpresa Tomcini2. Zeqire Paci 12. Emrie Lata3. Naime Dardeshi 13. Nafie Kurti4. Esma Nuredini 14. Sabiela Shehu5. Urime Nuredini 15. Miranda Shehi6. Rozeta Dardeshi 16. Nexhmije Tomcini7. Rudina Dardeshi 17. Flora Ramku8. Sabrie Nuredini 18. Tahire Ramku9. Redife Dardeshi 19. Melita Trupja10. Shadije Nuredini 20. Luiza Tomcini

16

4.4 plaNi strateGjiK i Klasterit eKoNomiK

Pas analizës së anëtarëve në veçanti dhe profilit të grupit, përmes një procesi gjithëpërf-shirës, janë diskutuar alternativat strategjike në kuadrin e “ndërtimit të një jetese të qën-drueshme për gratë dhe familjet e tyre përmes zhvillimit të fermës, promovimit të produk-teve tipike, nxitjes së lidhjeve të qëndrueshme me tregjet lokale dhe kombëtare duke ndarë së bashku të mirat e tokës, trashëgiminë e rajonit dhe vlerat e bashkëpunimit e respektit”, si vizion i grupit.

Misioni i klasterit ekonomik, përcaktuar në planin strategjik në bashkëpunim me aktorët vendorë, është: “Mbështetja dhe promovimi i grave të zonës së Dibrës në rritjen e prodhim-it dhe zhvillimin e tregut, duke nxitur ndërkohë mbështetjen e komunitetit dhe qëndruesh-mërinë ekonomike për gruan, fermat familjare, gratë artizane dhe përpunuesit e vegjël.”

Qëllimet e ngritjes së këtij klasteri ekonomik janë:

∋ Përmirësimi i standardit të jetesës për fermerët

∋ Zhvillimi i një bujqësie të qëndrueshme

∋ Zhvillimi i sipërmarrjes dhe i vetë-organizimit

∋ Nxitja e lidhjeve tregtare me aktorë të tjerë të zinxhirit të shpërndarjes dhe zhvillimi i

aksesit në tregje

∋ Promovimi i një rrjeti marrëdhëniesh me organizata të qeverisjes vendore, institucione

qeveritare dhe me shërbimin këshillimor bujqësor

17

Aktorët pjesëmarrës kanë parashikuar objektivat afatgjatë të klasterit:

∋ Sigurimi i aksesit në financë: Hartimi i një plani biznesi; lidhja me organizata donatore; rrjetëzim me aktorë të ndryshëm për të rritur aftësinë e grupit për të marrë financime përmes granteve apo kredive;

∋ Përmirësimi i produktivitetit dhe ulja e kostove: Përmirësimi i teknikave të prodhimit; diversifikimi përkundër përqendrimit në kultivim; magazinimi i përbashkët; shitjet kole-ktive të produkteve me nivel të lartë standardizimi.

∋ Krijimi i akesit në treg: Bashkimi i prodhimit; përpunimi i përbashkët, shkurtimi i hallkave në zinxhirin e vlerës.

∋ Siguria ushqimore dhe produktet tipike: Prodhimi i produkteve tipike të sigurta; nxitja e diversifikimit në produkte me vlerë të lartë të shtuar duke u fokusuar në avantazhet e territorit, si p.sh. reçeli i thanave, jufkat, etj.

Modelet e mundshme të biznesit janë trajtuar përmes analizës së produktit dhe vlerës së propozuar, segmentit të konsumatorëve, llojeve të të ardhurave, kanaleve të shpërndarjes dhe shitjes, marrëdhënieve me klientët, aktiviteteve kryesore, burimeve, partnerëve dhe strukturës së kostove, paraprirë gjithashtu nga një prezantim i rasteve të suksesit nga grupime të ngjashme në mjedisin shqiptar. Alternativa e ndërtimit të një magazine shumë-funksionale, në krahasim me alternativa të tjera, rezulton të jetë zgjedhja më e mirë për këtë grup.

18

4.5 plaNi i bizNesit

Në vijim të qasjes së zgjedhjes së alternativës strategjike, plani i biznesit është produkt i një procesi të gjatë diskutimi, kërkimi dhe analize zhvilluar me pjesëmarrjen e anëtarësisë së grupit. Ai ka në themel të tij krijimin e një sipërmarrjeje që përmirëson konkurrueshmërinë e fermave të anëtareve të grupit, ul kostot e përpunimit dhe përmirëson ndjeshëm aksesin në treg për produktet e prodhuara. Plani i investimit fokusohet në ndërtimin e një magazine shumë-funksionale që trajton nevojat e anëtareve në lidhje me ruajtjen dhe përpunimin e disa prej produkteve kryesore. Magazina është planifikuar të përmbajë disa pajisje të thjeshta për përpunimin e bimëve aromatike-mjekësore dhe për paketimin e frutave. Ky objekt mendohet të pajiset edhe me një dhomë frigoriferike për ruajtjen e ftohtë të mollëve, qershive dhe frutave të tjera gjithashtu. Në këtë magazinë shumë-funksionale mund të zhvillohen këto aktivitete kryesore:

∋ pastrimi, tharja, përzgjedhja, paketimi, etj., për pjesën më të madhe të produkteve; ∋ ruajtja e ftohtë për perimet, frutat dhe qumështin, si dhe ruajtja afatgjatë për disa fruta si mollët;

∋ aktivitete të tjera që lidhen me transportin nga ferma në drejtim të magazinës dhe në disa raste jashtë saj.

Pas një përshkrimi të sektorit, grupit dhe studimit të tregut të produkteve kryesore, analiza e parashikimeve financiare në lidhje me projektin nxjerr si përfundim kryesor faktin se in-vestimi është mjaft rentabël dhe sjell një rritje të konsiderueshme të fitimeve të anëtareve të grupit të klasterit. Magazina shumë-funksionale ka gjithashtu një kohë mjaftueshmërisht të shpejtë të kthimit të investimit, në një periudhë prej 6,46 vitesh.

19

4.6 NGritja e Kapaciteteve dHe Fuqizimi i Klasterit

Ngritja e kapaciteteve përbën një komponent të rëndësishëm në kuadër të përgatitjes së anëtarëve për krijimin dhe menaxhimin e një klasteri ekonomik të qëndrueshëm. Për një efektivitet të lartë, programi i ngritjes së kapaciteteve është zbatuar duke ndjekur një kombinim të metodave të prezantimit, seminareve, simulimeve, rasteve të studimit, etj. Po ashtu, metodat dhe materialet e përdorura kanë qenë të përshtatura me audi-encën dhe tematikat janë ndërtuar pas një analize të nevojave të grupit dhe njohurive paraprake të tyre. Anëtarët e klasterit ekonomik kanë përfituar nga plani për ngritjen e kapaciteteve përmes trajnimeve dhe workshopeve ku janë mbuluar temat e mëposhtme:

∋ Fuqia e të punuarit bashkë: përfitimet dhe sfidat ∋ Pretendentët – roli i aktorëve të ndryshëm në zhvillimin e një klasteri ∋ Të fillosh duke menduar ku do të arrish – krijimi i një plani zhvillimi dhe tregues realist të performancës

∋ Bashkimi dhe përmirësimi i produktit – vlera e shtuar dhe portofoli më i mirë i produkteve

∋ Ndërtimi i një strukture organizative “fituese” dhe përcaktimi i roleve dhe përgjegjësive

∋ Regjistrimi i një Shoqërie të Bashkimit Bujqësor dhe të drejtat e detyrimet ∋ Krijimi i një sistemi funksional për kontabilitetin ∋ Marketingu – teknikat e vendosjes së çmimit, promocionit dhe shitjes

20

“Fuqia e të Punuarit Bashkë: Përfitimet dhe Sfidat” dhe “Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor: Një Alternativë për Rritjen e Mundësive të Prodhuesve të Vegjël në Treg”

Peshkopi, 27 dhe 28 mars 2014

Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i grave dhe aktorëve të tjerë vendorë lidhur me rëndësinë e të punuarit në grup për prodhuesit në përgjithësi dhe veçanërisht për gratë fermere në Dibër. Në të morën pjesë 30 vetë, nga të cilët shumica ishin gra anëtare të klasterit ekonomik, përfaqësues nga komunat Melan dhe Tomin, Drej-toria Rajonale e Bujqësisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Dibër si dhe stafi i qendrës Agritra-Vizion.

“Hartimi i një Plani Strategjik Realist” dhe “Përcaktimi i Strukturës Organizative të Klasterit, Ndarja e Roleve dhe Përgjegjësive”

Peshkopi, 03 dhe 04 prill 2014 Këto aktivitete synuan zgjedhjen e një alternative strategjike optimale për klasterin ekonomik si dhe punën e përbashkët mes pjesëmarrësve për ndarjen e roleve dhe përgjegjësive me qëllim funksionimin e qën-drueshëm të tij.

21

“Marketingu – Teknikat e Vendosjes së Çmimit, Promocionit dhe Shitjes”dhe “Krijimi e një Sistemi Funksional për Kontabilitetin”

Peshkopi , 02 dhe 03 maj 2014

Ndërtimi i rasteve të studimit për vendimet për marketingun dhe mbajtjen e lloga-rive të thjeshta kontabël ka pasur si qëllim rritjen e kompetencave të grupit në këto fusha funksionale të biznesit. Simulimi i situatave të shitblerjes, magazinimit, daljes nga magazina, faturimit, arkëtimit, pagesave etj., është realizuar duke përdorur for-matet e miratuara nga organet tatimore dhe ka synuar njohjen me procedurat dhe dokumentacionin e kërkuar në kuadrin e plotësimit të detyrimeve ligjore financiare, por dhe përdorimin e këtij informacioni financiar për menaxhimin e brendshëm të sipërmarrjes me disa partnerë.

4.7 etiKetim dHe paKetim i produKteve

Anëtaret e klasterit ekonomik janë mbështetur përmes sigurimit të etiketimit dhe paketimit të produkteve të tyre, të cilat rrisin vlerën e shtuar në treg dhe lehtësojnë pjesëmarrjen në aktivitete të përbashkëta, si panaire.

22

4.8 promovimi i Klasterit

Me qëllim rritjen e njohjes së projektit dhe prezantimit të klasterit, si një mënyrë për fuqi-zimin ekonomik të grave veçanërisht në zonat rurale, në faqen elektronike të IDM-së dhe AgritraVizion janë ndërtuar seksione të veçanta, ku ofrohet informacion mbi aktivitetet dhe produktet dhe rezultatet e projektit.

http://idmalbania.org/lgid-projects/empower-ing-women-through-economic-clusters-devel-opment

http://agritra-vizion.org/empowering-women-through-economic-clusters-development/

23

5. qëNdruesHmëria e Klasterit eKoNomiK

Të gjitha aktivitetet e zhvilluara kanë synuar përfshirjen dhe bashkëpunimin duke i vendo-sur përfituesit në qendër të procesit. Kontributet e ekspertëve të projektit janë bazuar në analiza të hollësishme të të dhënave parësore dhe profilit të këtij grupimi. Përvoja e pro-jektit dhe praktikat më të mira sugjerojnë se trajtimi i elementëve të mëposhtëm ndihmoi cilësisht në procesin e ngritjes së klasterit ekonomik dhe hodhi bazat për qëndrueshmërinë e tij:

∋ Zbatimi i një qasjeje pjesëmarrëse në zgjedhjen e modelit të biznesit, i cili ka funksionuar në situata të ngjashme edhe në mjedisin shqiptar;

∋ Përgatitja e një plani biznesi, që mund t’i sigurojë këtij grupimi akses në financë dhe ud-hëzues për drejtimin e biznesit;

∋ Zgjedhja e një modeli biznesi që nuk kërkon tjetërsim të mënyrës aktuale të të bërit bi-znes, por një përshtatje të natyrshme në drejtim të rritjes së efikasitetit dhe aksesit në treg të një grupi aktualisht funksional, duke promovuar gjithashtu produkte me vlerë për zonën;

∋ Regjistrimi ligjor i Shoqërisë së Bashkimit Bujqësor pranë Qendrës Kombëtare të Regjis-trimit, Dibër;

∋ Përfshirja në klaster e aktorëve si: përfaqësues të komunave Melan dhe Tomin, Këshilli i Qarkut Dibër, Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, dega e Dibrës, specialistë të shërbimit këshillimor bujqësor dhe organizata vendore të shoqërisë civile;

∋ Ngritja e kapaciteteve të anëtareve të klasterit përmes metodave dhe materialeve të përshtatura për ta;

24

∋ Ngritja e një zyre asistence (help-desk) në zonë, pranë partnerit vendor, organiza-tës “Agritra Vizion”, për trajtimin e çështjeve që mund të dalin gjatë funksionimit të klasterit.

Ndërhyrja e projektit bëri të mundur vendosjen e bazave të qëndrueshme për ngritjen dhe fuqizimin e këtij klasteri ekonomik në qarkun e Dibrës. Për të garantuar konsolidimin e qën-drueshmërisë dhe ndikimit nevojitet zbatimi i planit të biznesit të këtij grupimi ekonomik, që do të mundësojë zhvillimin e produkteve, do të përmirësojë cilësinë e tyre, do të ulë kostot që lidhen me paketimin dhe seleksionimin e produktit dhe kostot e transportit të produkteve drejt tregut. Investimi i mëtejshëm për krijimin e magazinës shumë-funksionale dhe përfshirja e aktorëve vendorë për mbështetjen e zhvillimit të klasterit do të mundësojë konsolidimin dhe përhapjen më të madhe të kësaj përvoje. Zgjerimi i nismave të klasterave ekonomikë në zona të tjera rurale me problematika të ngjashme në Shqipëri mund të ndihmojë në fuqizimin ekonomik të grave dhe përmirësimin e jetesës së familjeve të tyre dhe komuniteteve vendore. Reflektimi i kësaj nevoje në kuadrin e politikave sektoriale dhe ndërsektoriale si dhe në mekanizmat e mundshëm mbështetës paraqitet si njëmundësi për të trajtuar në nivel kombëtar sfidat e fuqizimit socio-ekonomik të grave dhe prioritetet zhvillimore në zonat rurale.

25

“Ka vite që bashkë me gratë e tjera të fshatit punojmë në bujqësi për të sigu-ruar të ardhura për familjet tona.Ne prodhojmë fruta, perime, mbledhim bimë mjekësore, etj. Të gjitha gratë punojnë në mënyrë individuale dhe na bashkojnë vetëm panairet lokale. Për-ballemi çdo ditë me sfidat e grumbullimit të prodhimit dhe aksesit në treg.Përmes projektit të IDM-së jemi trajnuar për avantazhet e bashkëpunim-it, për marketingun për rritjen e vlerës së produkteve si dhe për shtimin e produkteve të tjera. Ne e shohim si mundësi të mirë krijimin e Shoqërisë së Bashkëpunimit Bujqësor për të rritur vlerat e produkteve dhe për të konkur-ruar në tregun bujqësor. Është një përvojë e re, por shpresojmë që do të na ndihmojë për të pasur të ardhura të qëndrueshme.”

“Projekte të tilla që nxisin zhvillimin ekonomik janë shumë të nevojshëm, sepse Dibra është një zonë me mundësi të pakta punësimi dhe me nivel të ulët ekonomik. Ky projekt ka nxitur idenë e klasterit ekonomik. Më vjen mirë që po punohet për fuqizimin e grave me ndikim ekonomik në qark. Më pëlqen që synohet të jepet fryma e bashkëpunimit në lidhje me zhvil-limin ekonomik. Mendoj se kjo lloj fryme do të ndikojë fuqishëm në zhvil-limin e Qarkut të Dibrës. Të gjitha trajnimet dhe seminaret janë zhvilluar me gjuhë të kuptueshme dhe njohuritë që kemi marrë ishin të bazuara në fakte bashkëkohore, të logjikshme dhe të përshtatshme për rajonin. Metodat që përdoreshin për dhënien e njohurive ishin shumë efikase.”

6. dësHmi përFituesisH

Redife Dardeshi, Themeluese e SHBB-së

TAULANT DATJA, Specialist Drejtoria Rajonale e Autoritetit

Kombëtar të Ushqimit, Dibër