fushe-kruja post nr4

16
STAFI: Gazetar i politikës: Anna Veseli. Sociale: Drenica Gashi, Xhesjon Zalla, Erando Zalla. Reportazh: Petrit Stafuka, Endri Shima. Kulturë: Mikaela Prifti, Ikela Leti. Sport: Elidjon Hila. Aktualitet: Seli Visha, Kleana Lamlli, Xhensila Mana. Show – Bizz, Kuriozitete: Samanta Hila. Koordinator: Redon Cani. Web: Astrit Elezi Design&Layout: Roland Lela Sociale Aktualitet Sport OpEd HEPATITI “B” NË FUSHË-KRUJË?! MUNGESA E NJE PARKU NË FUSHË – KRUJË… JO VETËM FUTBOLL! HERONJTË DUHET T’I KËRKOJMË ATJE KU LUFTUAN! Faqe 3 Faqe 3 Aktualitet Reportazh Reklamë Faqe 11 Faqe 12-13 Faqe 5 Faqe 7 TË PATHËNAT E ALBANO BOGDOS TENDENCAT E MATURANTËVE SHPELLA E ZALLES Faqe 8-9 Faqe 4 Na shkruani në Facebook Ethet e fushatës elektorale po ndjehen gjithnjë e më shumë në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndoshta edhe më shumë në qytetin e Fushë – Krujës... vijon në faqen 2 Viti botimit 2013 Numër 4 E përjavshme Kryeredaktor AULON KALAJA Kulturë FUSHË – KRUJË PD - VULLNET TOPALLI PS - NAMIK DOKLE KRUJË PD - GENT STRAZIMIRI PS - ARTUR BUSHI DALIN LISTAT E QARKUT DURRËS

Upload: roland-lela

Post on 30-Mar-2016

251 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

Gazeta "Fushe - Kruja POST", e perjavshme, cdo te shtune, me 16 faqe. Politike, sociale, ekonomi, editoriale, opinione, reportazhe, kulture, sport si dhe shume rubrika te tjera.

TRANSCRIPT

Page 1: Fushe-Kruja POST nr4

STAFI:Gazetar i politikës: Anna Veseli. Sociale: Drenica Gashi, Xhesjon Zalla, Erando Zalla. Reportazh: Petrit Stafuka, Endri Shima. Kulturë: Mikaela Prifti, Ikela Leti.

Sport: Elidjon Hila. Aktualitet: Seli Visha, Kleana Lamlli, Xhensila Mana. Show – Bizz, Kuriozitete: Samanta Hila. Koordinator: Redon Cani. Web: Astrit Elezi Design&Layout: Roland Lela

Faqe 16

Sociale

Aktualitet

Sport

OpEd

HEPATITI “B” Në FUSHë-KRUJë?!

MUNgESA E NJE PARKU

Në FUSHë – KRUJë… JO VETëM FUTBOLL!

HERONJTë dUHET T’I KëRKOJMë ATJE KU LUFTUAN!

Faqe 3

Faqe 3 Aktualitet

Reportazh

Reklamë

Faqe 11

Faqe 12-13Faqe 5

Faqe 7

Të PATHëNAT E ALBANO BOgdOS

TENdENcAT E MATURANTëVE

SHPELLA E zALLES

Faqe 8-9

Faqe 4

Na shkruani në Facebook

Ethet e fushatës elektorale po ndjehen gjithnjë e më shumë në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndoshta edhe më shumë në qytetin e Fushë – Krujës... vijon në faqen 2

Viti botimit 2013 Numër 4 E përjavshme Kryeredaktor AULON KALAJA

Kulturë

FUSHë – KRUJëPd - VULLNET TOPALLI

PS - NAMIK dOKLE

KRUJëPd - gENT STRAzIMIRI

PS - ARTUR BUSHI

dALIN LISTAT E QARKUT dURRëS

Page 2: Fushe-Kruja POST nr4

FAQE 2 Fushë-Kruja POST

Ethet e fushatës elektorale po ndjehen gjithnjë e më shumë në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndoshta edhe më shumë në qytetin e Fushë – Krujës. Pikërisht ne prodhojmë 1 nga 13 mandatet, për deputet që

ka në tërësi Qarku Durrës, ku ne bëjmë pjesë. Zona jonë që përbëhet më konkretisht nga Bashkia Fushë – Krujë, Komuna Bubq dhe Komuna Nikël ka një peshë mjaft të madhe në raport me popullsinë në të gjithë Qarkun dhe për rrjedhojë edhe për numrin e votuesve. Duhet përmendur fakti që zona

e Fushë – Krujës ka një popullsi më të madhe se sa vetë zona e Krujës, që përbëhet nga Bashkia Krujë, Komuna Kodër Thumanë dhe Komuna Cudhi.Ndërkohë që ditët në vijim pritet për tu parë edhe strategjia e partive politike, sigurish edhe e emrave të cilët do të na përfaqësojnë në legjislaturën e ardhshme 2013 – 2017. Mësohet se të dy kampet politike kanë mbledhur kryesitë dhe kanë zhvilluar mbledhjen e parë prezantuese për kandidatët respektivë.

aktualitet

Në rang rrethi gara midis demokratëve dhe socialistëve do të përbëhet nga këto 4 emera:FUSHË – KRUJËPD - VULLNET TOPALLI PS - NAMIK DOKLEKRUJËPD - GENT STRAZIMIRI PS - ARTUR BUSHINdërkohë që në tërësi gara për Qarkun Durrës do të jetë mjaft e fortë dhe do të plotësohet edhe nga komponentë të tjerë, pra me parti të tjera siç janë edhe PR e LSI.Ja listat e plota të kandidatëve për deputet në Qarkun Durrës, që kanë nxjerrë Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Republikane, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Alenca Kuq e Zi dhe Partia Fryma e Re DemokratikePARTIA DEMOKRATIKE1. EDUART HALIMI2. IGLI CARA3. ALBANA VOKSHI4. GENT STRAZIMIRI5. OERD BYLYKBASHI6. OSMAN METALLA7. VULLNET TOPALLI8. LUFTER XHUVELIPARTIA SOCIALISTE1.BLENDI KLOSI2. KLODIANA SPAHIU3. ILIR BEQAJ

DALIN LISTAT E QARKUT DURRëSFUSHë – KRUJë

PD - VULLNET TOPALLI PS - NAMIK DOKLE

KRUJëPD - GENT STRAZIMIRI

PS - ARTUR BUSHI

4. NAMIK DOKLE5. GENTIAN BEJKO6. ARTUR BUSHI7. SHKELQIM TROPLINI8. JURGIS ÇYRBJAPARTIA REPUBLIKANE1 AGRON DUKA2 KASTRIOT RADA

PARTIA LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM1 LEFTER KOKA2 EDMOND PANARITI

PARTIA ALENCA KUQ E ZI1 LISEN BASHKURTI

PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE

1 GAZMEND OKETA2 SAMI GJERGJI

Anna Veseli

Page 3: Fushe-Kruja POST nr4

FAQE 3Fushë-Kruja POST

shëndetësi

Shkencërisht , kur diskutohet për shëndetin ai

konsiderohet si një ekuilibër i aftësive mbrojtëse të organizmit me faktorë të brendshëm dhe të jashtëm , që dëmtojnë apo rrezikojnë shëndetin dhe jetën! Një problem kryesor të cilit duhet patjetër t’i kushtojmë vëmendje dhe kujdes te veçantë është edhe shëndeti i qytetarëve të Fushë -Krujës . Në qytetin tonë një shqetësim jo i vogël dhe jo më pak i rëndësishëm është një virus që duket sikur ka prekur shumë qytetarë të Fushë –Krujës. Flitet për Hepatitin B. E shqetësuar për këtë fakt mundohem të bisedoj dhe të marr disa të dhëna më tepër mbi këtë virus me znj.” Artiana Mocka” e specializuar në Teknik i Lartë Laboratori e punësuar në ” Laboratorin Cela “ , e cila u tregua tepër e gatshme të jepte disa të dhëna dhe statistika të fundit. E shqetësuar ajo citon se: “Hepatiti B është një sëmundje virale e cila shkaktohet nga një virus i këtij hepatiti. Kjo sëmundje merret nëpërmjet gjakut të të semurit, nga nëna tek fëmija në rastin kur nëna është mbartëse e këtij virusi dhe nëpërmjet marrëdhënieve me të semurët. Në Hepatitin B transaminozat janë të larta dhe qëndrojnë të larta për disa muaj. Shenjat kryesore të sëmundjes janë: dhimbje e vazhdueshme barku, dobësi e përgjithshme, mungesë oreksi, ikter, nauze. Nga analizat e fundit të bëra në këtë laborator rezulton që janë shtuar së tepërmi rastet me hepatit B, ku pacientet janë të

grupmoshave të ndryshme. Një tjetër fakt i rëndësishëm është diagnostifikimi i kësaj sëmundje tek gratë shtatzëna, sepse një rrezik i mundshem mbetet edhe përcjellja e këtij virusi tek femija.Në Janar të vitit 2013 deri në Prill 2013 në

k ë t ë

l a b o r a t o r j a n ë d i a g n o s t i f i k u a r më shumë se 23 raste me Hepatit B , prej të cilave 5 ishin gra shtatëzëna. Shumë prej këtyre rasteve paraqiten në gjendje të agravuar ...! Një mundësi që nuk duhet anashkaluar është edhe shfaqja e simptomave shpeshherë në mënyrë të vonuar dhe atëherë kur infeksioni ka përparuar!Mënyra më e mirë për të parandaluar këtë virus që mund të përpijë vendin në mënyrë të shpejtë është diagnostifikimi i hershëm , që mund të bëhet me anë

të një analize të thjeshtë gjaku të quajtur Antigeni Australice ( Hbs Ag)”Është një problem madhor që prek drejtpërdrejt çdo individ të Fushë-Krujës dhe

d u h e t

patjetër t’i kushtohet vëmendja e duhur sepse rrezikohet jeta e çdo personi. Në institucionet spitalore, në laboratore të ndryshëm, apo në klinikat dentare që duket se në qytetin tone nuk mungojnë duhet treguar kujdes me sterilizimin e mjeteve të punës sepse është absurd fakti që gabime të tilla njerëzore mund të rrezikojnë jetën e dhjetra personave! Fama që kemi marrë si qytet

nuk është fort e mirë, sepse historikisht jemi ndjekur nga skandale televizive që kanë vënë në dyshim profesionalitetin e tepër personave në këtë qytet, duke përmendur këtu skandalin

mbi ambulancën e spitalit dhe duke pasuar me

një tjetër turp që vetem

p a k ditë

me p a r ë

doli në media mbi

laboratorin e këtij spitali!

C’po ndodh valle ?!Kaq pak profesioniste duhet te tregohemi ne punen tone? Duhet menduar fakti që janë në lojë jetë njerëzish dhe gabime te tilla dënohen me ligj! Ndikimi negativ që ka një shërbim shëndetsor, përgjithësisht në gjendje të mjerueshme është me pasoja të rënda për shëndetin e të gjithë shtresave në shoqëri. Të gjithë të metat dhe mangësitë së bashku, apo

në veçanti veprojne direkt apo indirekt në ecurinë e sëmundjes dhe të shëndetit të çdo pacienti, duke përfshirë këtu efektin më dëmtues, atë emocional! Por absolutisht nuk janë këto të vetmit fajtorë që ndodhi të tilla rrezikojnë jetën tonë! Çdo qytetar duhet të ndërgjegjësohet mbi jetën dhe kujdesin shëndetsor që gjithsecili duhet t’i kushtojë vetes. Në çdo vend të botes është kulture personale që individi duhet të ketë

kontrolle të rregullta shëndetsore të paktën

një herë në gjashtë muaj! Pse nuk mund

te ndodhë diçka e tille edhe tek ne?! Pra , çdonjëri nga ne ngelet i lirë të zgjedhë dhe të ndërmarrë veprimet që gjykon, se i duken të drejta, se i duken ndihmuese dhe jo te dëmshme

për shëndetin dhe jetën e tij!

Ndonëse shumë jetik për çdonjerin,

ndodh që njerëzit të jenë pak të interesuar në kohën

e duhur për shëndetin dhe shpesh fillojnë të mendojnë dhe kujdesen për të vetëm atëherë kur ndjejnë se e kanë humbur apo po e humbin atë! Janë semundjet e “ përgjumura “ ato që shkaktojnë stres, pagjumesi, ankth dhe frikë! Sikurse duhet të jenë shqetësim dhe përgjegjësi etike, juridike, profesionale për mjekun dhe personelin shëndetsor. Prandaj kujdesi dhe humanizmi ndaj njeriut dhe studimi i vazhdueshem i mjekut duhen kërkuar , respektuar dhe vlerësuar që kujdesi të rritet dhe jeta të jetojë e shëndetshme ...!

Drenica Gashi

HEPATITI “B” Në FUSHë-KRUJë?!

Page 4: Fushe-Kruja POST nr4

FAQE 4 Fushë-Kruja POST

aktualitet

Me mbi 30 mijë banorë Fushë-Kruja nuk mund

të quhet më një qytezë. Tani më Fushë-Kruja është një qytet, e me banorë që kanë një kulturë e traditë të mrekullueshme.Po cfarë po shohim cdo ditë? Pse duhet që adoleshentët të rrinë trotuareve të qytetit? Pse duhet që fëmijët të lozin në rrugët e rrugicat e lagjeve të qytetit? Pse duhet që të moshuarit të ulen “me rradhe” në një stol “të vjetëruar” pranë gjimnazit ‘Shote Galica’? Po shikojmë që cdo ditë e më shumë Fushë-Kruja po betonizohet, duke zhdukur edhe ato pak zona të lira të qytetit. Ndotja ka kapluar të gjithë qytetin dhe zonat përreth tij. Cdo gjë negative (betonizim, ndotje, zhdukje gjelbërimi) që mund ti ndodhi një qyteti, po i shohim të konkretizuara në Fushë-Krujë dhe zonat përreth. Së fundmi Fushë-Kruja u bë me shëtitoren e shumpritur nga qytetarët, të cilët me praninë e tyre po tregojnë se sa e nevojshme është krijimi I një hapësire që të jetë në dispozicion të qytetarëve 24 orë.Ndërtimi I një parku në qytetin tonë është tepër I domosdoshëm, pasi I jep zgjidhje të gjithë atyre pyetjeve të shtruara më sipër. Fëmijët mund të lozin të sigurtë në një zonë të blertë, pasi të lozësh në rrugët e lagjeve të qytetit është tepër e rrezikshme nga automjetet që lëvizin pa asnjë kriter. Gjithashtu ndërtimi I këtij parku do ti krijonte mundësinë të moshuarve që të mos rrinë në stolat pranë rrugëve duke thithur pluhur, por kohën e tyre të lirë të kenë mundësinë ta kalojnë në një zonë të blertë e me plot oksigjen. Në Fushë-Krujë kudo që të hedhësh shikimin mund të shikosh cdo gjë (mbeturina urbane, betonizim) përvec gjelbërimit. Ndërtimi I një parku do ti sillte në një

farë mënyre Fushë-Krujës ato zonat e gjelbërta e plot ajër të pastër që aq shumë mungojnë në qytetin tonë.Përmes qytetit të Fushë-Krujës kalon lumi Zezë I cili I ka shkaktuar shumë probleme banorëve të Fushë-Krujës. Pamja e këtij lumi lë për të dëshiruar, pasi nuk shohim gjë tjetër përvec mbeturinave dhe ndërtimeve pa kriter. Anët e këtij lumi duhej dhe duhen kthyer në zona të gjelbëruara pasi kthimi në zona të blerta të anëve të këtij lumi përvec të tjerash do ti ndryshonte edhe pamjen Fushë-Krujës, pasi lumi është pika kyce hyrëse për në qytet.Valbona Abazi, banore e Fushë-Krujës me profesion mësuese, në mungesë të një parku në qytetin tonë shprehet: -“Teksa kthehem nga puna paksa e lodhur nga rruga e mbase edhe nga capkanllëqet e fëmijëvë

të vegjël të këtij brezi të mrekullueshëm plot jetë e premtues për të ardhmen, kërkoj të gjej pak qetësi shpirtërore, të mbushem me ajër e të ulem diku e të pushoj duke sfiduar këtë realitet që po jetojmë dita-ditës e s’po na lë të qetë për asnjë cast. Por vallë ku ta gjej këtë ambjent të kërkuar dhe të shumpritur nga cdo banor I Fushë-Krujës? Fushë-Kruja është një qytet I vogël me një zhvilim paksa të ngadaltë jo për arsye se banorët e tij nuk duan të ecin përpara, por se mundësitë e këtij qyteti e të banorëve të tij kaq janë.Mungesa e një parku ndihet cdo cast tek këto banorë plot halle e strese, që e duan jetën me të gjitha të bukurat e saj. Kjo mungesë ndihet edhe tek fëmijët, e ardhmja e kombit tonë, ndihet tek lojrat apo intrigat e tyre që kërkojnë me cdo kusht

të lujanë tek ky park që mungon në Fushë-Krujë.Mungesa e lulishtes apo parkut më së shumti ndihet tek mosha e tretë që kërkojnë të marrin frymë lirisht e të ecin përpara pa u penguar diku.Pra të gjithë me plot bindje themi: -Një park në Fushë-Krujë është vazhdimësia e jetës së bukur që na prêt me krahë hapur e na fton në gjirin e saj plot jetë e shpresë.”-u shpreh Valbona Abazi për gazetën Fushë-Kruja Post.Qyteti I Fushë-Krujës nuk vuan vetëm nga mungesa e një parku të madh për gjith qytetin, por edhe nga një problem I cili duhet të zgjidhet në mënyrë immediate nga ana e organeve kopetente, të gjitha lagjet e qytetit nuk kanë një lulishte sado të vogël. Pra zgjidhja e problemit të gjelbërimit në qytetin tonë

duhet të fillojë që nga hallka më e vogël që është mbjellja e pemëve, duke vazhduar me ndërtimin e një lulishtjeje për cdo lagje.Pra duhet ti jepet prioritet atyre kompanive të ndëertimit të cilat krahas ndërtimit të pallateve e kanë në planin e tyre edhe krijimin e një lulishtjeje prane këtyre zonave të banuara dhe nuk duhet të bëhet e kundërta ashtu sic është bërë deri në ditët e sotme duke cuar në këtë realitet të dhimbshem me të cilin cdo banor I Fushë-Krujës po përballet.Pra duhet që si fillim të realizohen këto hallka e më pas të arrihet tek ajo që mund të cilësohet si “mushkëria” e qytetit, ndërtimi I një parku me një sipërfaqe të konsiderueshme për një qytet në zhvillim sic është Fushë-Kruja.

Xhesjon Zalla

Mungesa e nje parku

Page 5: Fushe-Kruja POST nr4

FAQE 5Fushë-Kruja POST

sport

Qyteti i Fushë – Krujës ka treguar gjithmonë që di të shkëlqejë ,

ndoshta nuk e bëjmë dot në futboll por aman në volejboll edhe pse disi ne harresë ekziston një ekip vajzash në i cili na ka nderuar ne ligën ku ato luajnë. Një ekip modest që pamvarsisht kushteve dhe mungesës se vëmendjes nën kujdesin e tranjeres Shpresa Leti e ka bërë detyrën e tij më së miri…Për të pasqyruar me mirë arritjet e ketij ekipi kemi intervistuar tranjeren e ekipit Shpresa Leti Intervistë me tranjeren e Ekipit” ILIRIA” volejboll vajza Zj.Shpresa Leti.

Pse vendosët qe të ngrini nje ekip e për më tepër në një sport si volejbolli ?Volejbolli është pasioni që unë kam patur që në moshë më të vogël se këto vajza që une stërvis. Kam qënë brezi I parë I klasave sportive të asaj kohe dhe më pas volejbolliste e ekipit “KASTRIOTI”,kështu quhej ekipi i volejbollit të vajzave dhe numri im I preferuar ka qënë 10-ta.Kërkesa dhe dëshira e shumë prindërve për të angazhuar fëmijet e tyre në sportin e volejbollit shërbeu si shkëndije dhe shtysë për të ngritur një ekip.

A e mbani mënd ditën e parë të stërvitjes?E si mund ta harroj .me 14 Maj 2004 grumbullimin e vajzave në palestrën e shkollës. Ditë të tëra stërvitjeje edhe djersitje duke mësuar elementët bazë, saktë dhe korrekt të volejbollit. Pas disa muajsh stërvitje falë dëshirës dhe pasionit të këtyre vajzave ne krijuam një ekip të denjë për tu regjistruar nga Federata e volejbollit në ‘’ Kampionatin Kombëtar të të Rejave. Mes duartrokitjeve dhe thirrjeve inkurajuese me 19 Mars

vajzat dhe qyteti i Fushë-Krujës provuan emocionet e para të kampionatit.

Sa vite keni që stërvisni vajzat në volejboll?Kam 9 vjet që stërvis këto vajza në sportin e volejbollit. Është ekipi i vetëm për femra që perfaqëson gjithë rrethin e Krujës. Ekipi “ILIRIA” volejboll për femra.

Sa vajza stërviten ?Janë shumë vajza,por me ato më të përgatiturat përfaqësojmë:1.Ekipin e Para të Rejave.2.Ekipin e të Rejave.

Luajnë vajzat në ndonjë kompeticion?

Po jemi pjesemarrëse në Kampionatin Kombetar në volejboll për femra.- Në kampionati e të Rejave në përfundim të dy fazave jemi në vënd të parë.-Në kampionatin e para të Rejave ku në fazën e parë kemi fituar të gjitha ndeshjet në grupin A ku ne bëjmë pjesë dhe me datë : 11-12 maj në Tiranë kemi fazën e dyteë ku mendojmë që me përgatitjen tonë dhe vajzat e talentuara që janë në formacion të ekipit do të paraqitemi denjësisht me ekipet më të mira.

Kjo është iniciativë private nga ana juaj,keni gjetur mirkuptim nga bashkia?

Sepse sigurisht ekziston një fond që është enkas për sportin në Fushë-Krujë.Themelimi i ekipit të volejbollit në Fushë-Krujë erdhi pas një periudhe ku fjala volejboll për femra nuk ekzistonte në fjalorin e qytetit tonë,të cilën e risollën shumë bukur dhe plot emocion këto vajza të cilat nuk janë vetëm të talentuara vetëm në volejboll por kanë rezultate të larta dhe në mësime .Fillimet gjithmonë janë të vështira por ishim me fat pasi kryetari i Bashkisë Z.Ismet Mavriqi në kohën kur ekipi u themelua jo vetëm e mirepriti kete iniciativë por mbështetja që na dha financiarisht na

motivoi për të patur rezultat ne punen tonë.Një tjeter motivues, bashkepunues dhe dashamires i sportit dhe në vecanti i ekipit tonë është dhe deputeti Z.Ndricim Babasi, i cili për dy vjet ishte dhe presidenti i këtij ekipi .Në këto vite Federata e Volejbollit ka akredituar për ekipin tonë certifikata për vënde nderi dhe nënkapmpione për të Reja. Në vitin 2010 fituam kupën ne Kampionatin e Para të Rejave.Ndërsa këto dy vitet e fundit kemi patur një mungesë të theksuar vëmëndjeje nga Bashkia .Financat për ekipin tonë kanë munguar dhe kemi hasur shumë vështirësi në zhvillimin e ndeshjeve në rrethe por nga bizneset private do të falenderoja për ndihmen e dhënë biznesmenë : Bashkim Babasi, Pellumb Babasi,Ajet Dervina.

A ekzistojnë talente në këtë ekip që premtojnë në të ardhme ?Në ekip ka vajza shumë të talentuara si :Ikela Leti ,Seli Visha, Silvia Selmani, Rikerta, Rexhina Merdita, Katerina Iljazi, Marsida Jangozi,Trejsi Gjoka dhe Amela Bazja, madje Ikela Leti (shytere) për 2 vjet rresht ka luajtur për ekipin Kombëtar të Shqipërise të Para të Rejave.Zj. Shpresa ju falenderoj për intervistën dhe ju uroj rezultate sa më të larta juve dhe vajzave , që sigurisht na kanë shërbyer dhe do vazhdojnë të shërbejnë si një imazh i mirë për qytetin tonëShume faleminderit dhe më bëhet qejfi që këtë intervistë ma bëjnë ish nxënësit e mi dhe ju uroj shumë suksese ne nismën që keni marrë për të nxjerrë në dukje shumë vlera pozitive të cilat nuk mungojnë në komunitetin tonë.

Elidjon Hila

nË FusHË – krujË… jO VeTËM FuTBOLL!

Flet trainerja e ekipit volejboll vajza, shpresa Leti

Page 6: Fushe-Kruja POST nr4

FAQE 6 Fushë-Kruja POST

aktualitet

Drejtori i shkollës “ P a r t i z a n i ” fshat Fushë-

Krujë, Z.Blerim Cela ne bashkëpunim me tre shkolla 9-vjecare(“Qemal Stafa”, “Gjergj Fishta”Luz dhe shkollën e Halilit), kanë organizuar një aktivitet sportiv(volejboll, meshkuj dhe femra). Pasi ndeshjet përfunduan fitues u shpallën shkolla “Partizani” ( djem) dhe shkolla “Gjergj Fishta” (vajza).Drejtori i shkollës “Partizani” Z.Cela për ekipet fituese si dhe për mësuesit e ketyre nxënësve shpërndau fleta lavdërimi. Duhet të përmendet fakti se ky nuk është aktiviteti i parë që është organizuar në këtë shkollë pasi një aktivitet i ngjashëm është organizuar edhe në nëntor te 2012 ne kuadër të 100-vjetorit të Pavarsisë. Drejtori I shkollës 9-vjecare “Gjergj Fishta” Luz, Z.Bashkim Lamo, pas përfundimit te aktivitetit shprehet: “Për këtë vit shkollor kanë filluar aktivitetet dhe do të vazhdojnë aktivitete te gjithanshme dhe në mënyrë të vecantë sportive. Aktivitete të tilla I kemi shtrirë jo vetëm brenda qytetit tonë, por edhe jashtë, si në Dërven, Gramëz dhe Qerekë. Te dalluarit janë stimuluar me certifikata

falenderimi.”Drejtori i shkollës 9-vjecare Halil, Z.Mustafa Mullai.“Është bërë një traditë organizimi i këtyre aktiviteteve sportive në shkollat e zonës së Fushë-Krujës. Kjo shton interesin e nxënësve përvec qëllimit kryesor edukativ, të ndjenjes së bashkëpunimit dhe të lidhjes midis mësuesve dhe nxënësve. Gjithashtu shërben përvec të tjerash edhe për shkëmbim përvojash dhe vizitash të ndërsjellta.”

Z.Mullai shton: “Shkolla pritëse “Partizani” gjithmonë ka marrë masa organizative duke na siguruar kushte dhe mjedise sportive shumë të mira, por edhe një mjedis shumë miqësor. Iniciarori i këtij aktiviteti, Z.Blerim Cela me natyrën e tij sportive ka bërë që të gjithë të ndihemi shumë mirë. Këto veprimtari i shërbejnë jo vetëm kalitjes sportive, por edhe forcimit të shpirtit te garës tek fëmijët.”- u shpreh Z.Mullai pas përfundimit të aktivitetit.

Z.Redion Baku, mësues I edukimit fizik në shkollën “Gjergj Fishta” dhe njëkohësisht lojtar I skuadrës se Ilirisë u shpreh për gazetën “Fushë-Kruja Post”: “Ështe për tu falenderuar nisma e drejtorave që na kanë mbështetur madje edhe duke investuar privatisht. Gjithashtu falenderoj kolegët e mi (Alket Myrta, Mirjan Cela, Endri Ziri, Erlis Beqja, Blerim Pepa) me të cilët kemi një bashkëpunim shumë të mirë. Vlen për tu përmëndur

se ky aktivitet nuk kishte si piksynim parësor rezultatin, por forcimin e miqësisë mes nxënësve dhe shkollave tona.”Organizatori I këtij aktiviteti, drejtori I shkollës “Partizani” fshat Fushë –Krujë, Z.Blerim Cela u shpreh: -“Falenderojmë të gjithë nxënësit dhe mësuesit që morën pjesë në këtë aktivitet te organizuar midis katër shkollave 9-vjecare te Fushe-Krujes. Aktivitete të tilla kanë filluar që në nëntor të vitit të kaluar ne kuadër të 100 vjetorit të pavarsisë. I uroj suksese të gjithë nxënësve, si fituesve, por edhe atyre që nuk arriten të fitonin, pasi qëllimi I këtij aktiviteti, por edhe I shumë të tjerëve që do të zhvillohen në vazhdim është forcimi I marrëdhënieve mes shkollave dhe nxënësve.”Aktivitete të tilla midis shkollave, qytetit tonë I kane munguar prej shumë kohesh, prandaj duhen falenderuar iniciatorët e ketij aktiviteti të cilët theksojnë se të tilla aktivitete nuk do ti mungojnë qytetit tonë, pavarsisht që është I vogël mbart një kulturë dhe traditë të madhe.

Xhesjon Zalla

RIKTHIMI I SPARTAKJADAVEshkolla 9-vjeçare “parTIZanI” zhvillon aktivitete sportive

Page 7: Fushe-Kruja POST nr4

FAQE 7Fushë-Kruja POST

OpEd

NGA AuloN KAlAjA

Ditët e acarta të muajit mars të vitit 1991 do e gjenin Shqipërinë

në një situatë të zymtë, por zemrat e popullit zienin për të shkëputur një herë e përgjithmonë lidhjet me të kaluarën komuniste. Një rol të padiskutueshëm në gjithë këto zhvillime të vrullshme kishin edhe minatorët e thjeshtë të Valiasit.Ata shënjuan fort në ndryshimet rrënjësore që do të vinin me sloganin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Greva e urisë e minatorëve të Valiasit, e vetmja grevë e vërtetë që është bërë ndonjëherë në këto vite pluhuralizëm, tregoi që dëshira për liri dhe demokraci e shqiptarëve nuk do të kishte më kthim pas. Ishte pikërisht vendosmëria e disa burrave të ndershëm, që tronditi nga themelet dhe vuri në pikëpyetje ekzistencën e qeverisë të atëhershme shqiptare. Në mendjet e shqiptarëve janë fiksuar si në celuloid pamjet e minatorit të atëhershëm, (tani President i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Gëzim Kalaja), duke shtrënguar duart me liderët që do të dominonin politikën shqiptare Sali Berisha dhe Azem Hajdari, që premtonin tek minatorët dhe tek gjithë shqiptarët lirinë dhe

demokracinë, nga një ballkon modest i minierës së Valiasit.

Pas pak ditësh ndodhi ajo që shumë as nuk e kishin tentuar ta mendonin për vite me radhe, por edhe ajo që shumë e prisnin me padurim. Ajo që nuk mund të imagjinohej gjatë viteve të diktaturës, ishte pra një realitet i pastër shqiptar.

Minatorët e Valiasit, studentët dhe të gjithë shqiptarët rrëzuan jo vetëm një qeveri, por një ideologji të tërë.

Dua të ndalëm pak këtu, pasi kohët e fundit ka pasur një tendencë për të sfumuar vlerat e padiskutueshme që minatorët kishin në ardhjen e demokracisë, fitoren e fjalës së lirë dhe pluhuralizmin politik. Kjo padyshim është një tentativë e pastër, që duke fshirë një pjesë të së vërtetës i japin më shumë famë dhe prioritet pjesës tjetër të së vërtetës së madhe, lëvizjes studentore.

Është fakt që minatorët duke sakrifikuar gjënë më të shtrenjtë jetën në këmbim të ëndrrës europiane, morën vendimin radikal të grevës së urisë në nëntokën e minierës së Valiasit. Por e vërteta është se kohët e fundit e gjithë vëmendja është përqendruar vetëm tek lëvizja studentore, të gjithë intervistat ekskluzivisht

kanë shkuar për këtë pjesë, dokumentarët, reportazhet dhe kështu me dashje është bërë një lavazh truri shqiptarëve të cilët kanë qenë dëshmitarë të këtyre zhvillimeve të vrullshme dhe përpjekjeve titanike për liri dhe demokraci. Akoma më i dhimbshëm ky “lavazh truri” bëhet për brezin e ri, për ata që nuk patën rastin të jenë pjesë e këtyre zhvillimeve, flas këtu për atë brez që lindën pas rrëzimit të komunizmit dhe tani i takon të jenë në kapërcyell të njëzetave. Ata janë penalizuar në këtë drejtim dhe ende nuk e dinë të vërtetën e pastër se kush ishin faktorët dhe aktorët që shënjuan në rrëzimin e komunizmit.Ata nuk e dinë që në ato vite u kristalizua lëvizja sindikale më e fuqishme në Shqipëri dhe që vetë ajo do të bëhej pika e kthesës së ngjarjeve historike m b a r ë s h q i p t a r e . Nga kjo lëvizje do të merrnin shembull shumë o r g a n i z i m e s i m o t r a , brenda dhe jashtë kufijve administrativë

shqiptarë. Ata nuk e dinë që sindikata do të ishte iniciatorja e protestave të fuqishme që do të bëheshin gjatë viteve të post pluhuralizmit. Ata vendosën edhe kredencialet me qeveritë pasuese si nëpër të gjithë shtetet moderne. E ndërkohë qeveritë shqiptare kuptuan shumë shpejt, se në prioritet duhet të ishin kërkesat e sindikatave, sepse përndryshe armiqësia me to do të ishte vetëvrasje. Ndodhte që protestat të bëheshin masive në kryeqytet dhe më gjërë. Sindikata vendosi menjëherë marrëdhënie me simotrat institucione europiane, që e njohën forcën madhore të sindikatës shqiptare dhe e afruan pranë gjirit të tyre.

E bëra këtë historik të shkurtër për të njohur forcën dhe vitalitetin e popullit, shtresës së mesme dhe punëtore që përbën

damarët e sindikatave. Për këtë arsye dhe njëmijë

të tjera nuk duhet të harrohet kontributi dhe roli i pazëvendësueshëm

i sindikalizmit shqiptar në vitet gjatë instalimit

dhe post demokracisë. Nuk mund të ndërtojmë

heronj të paqenë, kur ata i kemi midis nesh,

mjafton që të hedhim

vështrimin kujdesshëm në ato ditë të acarta për fatin shqiptar, për tëk uptuar se kush ishin personazhet kryesore. Nuk kemi përse të eksperimentojmë në laboratorë histori të paqena kur minatorët me shiritin e kuq të lidhur përreth kresë i shquajmë me ngjyrën e verdhë të anoreksisë, për idealet kombëtare. As fabrikim dhune e presione nuk mund të marrim borxh kund tjetër, kur forcat speciale të regjimit komunist, qëndronin si çengel mbi kokën e minatorëve në Valias, duke kërkuar edhe eliminimin e tyre fizik, që nga analet e nëntokës. Pra nuk duhej bërë gjueti shtrigash ndaj sindikalizmit shqiptar, siç ka ndodhur rëndomtë.

E vërteta është se liria dhe demokracia në Shqipëri erdhën si pasojë e zgjimit të shqiptarëve në protesta kundra regjimit. Ndërgjegjes sindikale që zgjodhi grevën e urisë si akt të fundit të vetëflijimit për arritjen e idealeve. Lëvizjes studentore, që tronditi frymën e fundit të ideologjisë së mbrapshtë komuniste. Secilit hakun… Duke pasur parasysh këto aktorë dhe faktorë, të një të vërtete të madhe nuk kemi pse të shtrembërojmë faktet historike, tanimë.

Heronjtë duhet t’i kërkojmë atje ku luftuan!

HerOnjTË duHeT T’I kËrkOjMË aTje ku LuFTuan!

Page 8: Fushe-Kruja POST nr4

FAQE 8 Fushë-Kruja POST

kulturë

Kush jeni ju?Jam Albano Bogdo dhe kam lindur në qytetin e mrekullueshëm të Sarandës, një qytet me vlera dhe tradita të mëdha. Me një peisazh të mrekullueshëm dhe me një bregdet nga më të bukurit në Europë, apo e thënë ndryshe “Perla e Mesdheut”, fëmijëria ime ka qënë shumë frymëzuese

dhe me shumë të papritura. Shkollën fillore dhe të mesme e kam

përfunduar në qytetin tim, pikërisht në skajin më jugor të Shqipërisë. Më

vonë fitova konkursin në Akdeminë e Arteve, dega Aktrim dhe sot jam aty ku

jam, me një profil komedi. Kam lindur me datë 11 prill 1987 dhe kam një motër

dhe një vëlla. Jam fëmija më i madh në familje! Prej kohesh jetoj

në kryeqytet.G j a t e

d e b u t i m i t tuaj në rolet e ndryshme batutat që ju bëni i m e n d o n i vetë me parë apo

ju vijnë

natyrshëm?Shpeshherë këto batuta janë të fabrikuara nga situata të ndryshme që servirin kolegët e mi dhe më duhet të jem në sinkron me to. Mendoj se më vijnë natyrshëm, sepse kështu jam edhe në jetën e përditshme, më pëlqen spontaniteti. Ka ndodhur që t ëhy edhe pa skenar të përgatitur, por duartrokitjet e publikut kanë qënë ato që më kanë shtyrë të bëj një batutë akoma më të bukur.A ndodh që t’i harroni ato dhe ti zëvendësoni me te tjera?Improvizimi është tipari që më ka karakterizuar gjithmonë. Nëse një aktor nuk di të dalë nga situate, aq më tepër ku një spektakël është drejtëpërdrejtë, është totalisht i dështuar. Ka ndodhur që mund të kem harruar batuta në shfaqje të caktuara, por mendoj se ia kam dalë mbanë, sepse gjithmonë kam pasur diçka për të thënë, ndoshta një budallallëk që është kthyer natyrshmë në batutë.

Cfare impakti ju jep te qënit kaq afër me publikun?Më ka ndodhur shpeshherë që të më ndalojnë njerëz në rrugë dhe të më thonë “ju ndjekim”… Të tjerë më shohin me habi dhe pasi fiksohen me fytyrën time për disa sekonda, ai plasin një të qeshure të papritur, por të kuptueshme. Sepse të qënurit aktor humori, i jep drejtim vetë një situate të sikletshme. Gjëja më e bezdisshme janë autografet, sepse anjëherë nuk i kam kuptuar se për çfarë shërbejnë!

Cfarë sadisfaksioni ju jep puna qe ju bëni?Fidbeku që mar nga puna që bëj është i jashtëzakonshëm dhe i menjëhershëm! Është i jashtëzakonshëm për arsye se nuk e kasha menduar më parë që do të kisha arritur në nivele kaq të larta të humorit shqiptar me një kastë të mrekullueshme të aktorëve të komedisë. Është i menjëhershëm, pasi prania për çdo javë në shfaqje, media, shtyp të jep kënaqësinë e përfitimit të menjëhershëm të lëvdatave nga njerëz të thjeshtë që ndjekin programin tonë. Mbështetja e njerëzve nuk më ka munguar dhe më bën krenar, po ashtu më jep forcë dhe motivim që të eci gjithnjë e më shumë.Profesioni juaj si aktor do te mbetet vetëm brenda kuadrit te 2XL apo mendoni të shkoni akoma dhe me lart?Pasioni im është drama, por fati e deshi që të jëm aktor komedie dhe këtë do ta quaja një eksperiencë fantastike. Unë kam pasur role edhe në filma, apo teatro. Sigurisht që kam projekte të mira në vazhdim. Një lajm për gazetën tuaj simpatike është se, së shpejti do të më shihni në një film, ku jemi në xhirim e sipër ku regjizori më ka besuar personazhin kryesor.

Si është raporti juaj me kolegët?Për kolegët kam mendim pozitiv dhe ndjehem i vlerësuar nga ata. Puna bëhet më e lehtë kur punon me aktorë si Julian Deda dhe Gentian Zeneli. Kam mësuar shumë prej tyre, madje vazhdoj të mësoj, sepse aktrimi nuk mbaron me

Të PATHëNAT E

Page 9: Fushe-Kruja POST nr4

FAQE 9Fushë-Kruja POST

një të dalë në skenë, por është një profesion aktiv dhe gjithmonë në zhvillim e sipër.

C’marrdhënie keni me Ermalin tani qe ai nuk është më pjese e 2xl?Mardhëniet me Ermal Mamaqin janë shumë të qëndrueshme, pasi bashkëpunimi me të ka qënë fantastic. E kemi ruajtur këtë linjë miqësie dhe pas largimit të tij. E vërteta është se ai na mungon të gjithëve, me batutat e tij, me lirshmërinë dhe humorin e lindur që e karakterizon, por kjo ndodh vetëm në skenë, sepse takohemi shpesh për kafe dhe darka që janë po aq të hareshme sikur një e dielë në 2XL.

A keni ju pasione te tjera?Pasioni im më i madh janë skedinat.Jam tifoz i çmendur i Gjermanisë dhe për rrjedhojë i Bajern Mynih. Kam një besim shumë të madh që trofeun e UEFA Champions League do ta fitojnë bavarezët e Mynihut dhe për fat të mirë kanë dalë dy ekipe gjermane në finale dhe kjo e fundit luhet në Londër. Kjo do të thotë që gjermanët do të pushtojnë Britaninë e Madhe. E kam ndjekur në çdo ndeshje Gjermaninë dhe mendoj se në Kampionatin Botëror, “Brazil 2014” kupa e botës është e jona. Statusi juaj?Do vazhdoj të jem single derisa të dalë një vajzë

shumë e bukur, e sjellshme, të jetë e çmendur pas meje, të jetë si perëndeshë, t’i ketë sytë si det, flokët si ujëvarë… Cfarë keni për të shtuar?Së pari ju përgëzoj për iniciativën, duke ndërtuar një gazetë lokale që besoj se është mjaft e vlefshme për komunitetin tuaj. Së dyti dua të falenderoj mikun tim nga Fushë – Kruja që është edhe kryeredaktori i gazetës “Fushë – Kruja POST”, pra Aulon Kalaja. Kam ndenjur në një dhomë konvikti me të, duke kaluar kohët më të bukura në “Qytet Studenti”, në godinën e arteve, me numër 23. Sa e sa net kemi gdhirë, duke pirë herë verë, birrë apo çfarë të ishte tjetër e pijshme. Unë i bija organos dhe baterisë, ndërsa Besmir

Halitaj, aktor nga Fushë – Kruja dhe Marsel Lela, gazetar nga Fushë – Kruja më shoqëronin duke kënduar. Besoj se kam njohur djemtë më të mirë të Fushë – Krujës dhe duke u shoqëruar me këta njerëz kam kuptiuar që qyteti

juaj është i

mrekullueshëm dhe ka rritur në gjirin e tij, djme me potenciale që poi a ngrejnë vlerat në skenat dhe mediat shqiptare e më gjërë.

Ikela leti

kulturë

Të PATHëNAT E ALBANO BOGDOS

Page 10: Fushe-Kruja POST nr4

FAQE 10 Fushë-Kruja POST

OpEd

Dashuritë më të mëdha ne jetë janë ato që lindin sëbashku

me ty...! Jane ato dashuri që nuk shuhen kurrë , e që dheu i vdekjes nuk i tret asnjëherë...! Shumë prej nesh i ka ndodhur të kalojnë fatkeqsi qe jeta me epërsi i ka sjelle,Disave i ka rrëmbyer gjënë më të shtrenjtë , Arsyen e egzistencës mbi këtë tokë! Dhimbjen qe ndjen ne ato momente nuk e përshkruan asgje..vec hënës e yjeve qe

natën kanë qarë bashkë me mua..! E humba atë.! Emri im nuk shqiptohet më nga buëet e tij ! Në sofrën tonë mungon gota e tij..! Kur unë iki smë përcjell më ai...Sa herë që unë afrohem në varreza me duket sikur është atje dhe më pret ! Sa herë mërzitem nuk e di se ku të shprehem ! Më mungon supi i tij , ku unë mbështetesha ! Dua të vë kokën në prehrin e tij ! Në diëtlindjen e tij nuk kam kë uroj ! Më mungon pafund ,,,aq sa toka pa ajer

smund të jetojë! Kur më mer malli mar bluzen e tij dhe mbështillem aty .. nuk e kam larë asnjëherë ! Erën e tij mbaj në dollapin tim ! Nuk më mjafton jeta per të të thënë që je i pazëvëndësueshëm . Sa e cuditshme është sesi bie nje yll e nuk mjaftojnë vitet që të shuhet ! Ti je gjithmonë me mua , në cdo sekonde të dites edhe atëherë kur jam ne gjumë...ti përsëri je me mua ! S’mund të shkul

Mesazh...aLkeT XHekes!

FLETë E NJë DITARI PERSONAL...!

nga zemra momentet kur ishim bashkë! Lëkura ime ka nevoje për përkëdheljet tua ! E di që atje mes yjesh ti jeton , e askush stë prek dot ! Kjo është e vetmja arsye që më mban te gjallë ! Sikur për një moment te vetëm të mund të tshihja dhe me aq te shuaja mallin tim ...Dimri ka robëruar zemrën time, Vuatja për ty vellai im më ka marë peng buzëqeshjen ! Streha ime e vetme janë dy prindërit tanë , dy dashuritë më të mëdha tonat ! Ata që më detyruan dhimbjen ta shkeëbej ne forcë ! Kur afrohet ajo datë fryma ime

ngushtohet , E nuk dua te mëndoj asjgë më tepër . Une do të vazhdoj të mendoj për ty . Do tjem gjithmonë ajo që ti dëshiroje të isha ! Humbja jote më ka bërë më të fortë e do të mundohem me shpirt tjem “djali i munguar” i shtëpise ! S’kam tepër fjalë për të të thëmë sepse e di qe ti je brenda qënies time e di gjithshka mbi ato qe ndjej unë ! ....

Dicka e di me siguri VËLLA nuk kam për të të harruar kurrë! Do të jesh me mua deri në momentin e frymës së fundit !...Nga motra Ariola Xheka

Page 11: Fushe-Kruja POST nr4

FAQE 11Fushë-Kruja POST

aktualitet

Jemi në prag të Maturës Shtetërore 2012-2013. Maturantët kanë nisur

përgatitjet për hapin e madh që do hedhin. Çdo gjë është menduar me përpikmëri nga maturantët kur plotësuan formularin A1. Të gjitha idetë dhe dëshirat po presin të vihen në zbatim . Tensioni që maturantët kanë ndihet kudo.Si gjithë nxënësit e tjerë edhe nxënësit e shkollës së mesme “Shote Galica” Fushë – Krujë, kanë nisur përgatitjet. Kanë filluar të qartësojnë idetë e tyre në lidhje me hapin qe do hedhin , e me degën që do zgjedhin. Duke analizuar arritjet e matures së një viti më parë , shumë nxënës nga Fushë-Kruja që nisën vitin e parë universitar , nuk ishin të kënaqur me degën që kishin fituar.Gjithashtu thonë që prirjet dhe synimet e tyre ishin në degë të tjera.Nga kjo pakënaqësi e një viti më pare na lind pyetja :“ Se cilat janë tendencat që kanë maturantët e matures 2012-2013 të shkollës “Shote Galica”? Për të marë përgjigjje në lidhje me këtë pyetje u intervistuan maturantët. Përgjigjjet që morëm na

tregonin që maturantët e këtij viti synonin degë nga më të ndryshmet. Ndër degët më të kërkuara ishin degët e mjeksisë .Pothuajse pjesa më e madhe kishte tendencë te rendnin drejt Fakultetit të Mjeksisë , i cili qëndronte në “Top list” . Pas tij vijonte Fakulteti i Ekonomisë me të gjitha degët e tij si Financ Kontabilitet ,Administrim Biznes etj. Gjithashtu pas këtyre degëve , vinin si zgjedhje nga maturantët , edhe degë që më përpara jo shumë të kërkuara , si bioteknologji , inxhinjeri

elekritike , inxhinjeri telekumunikacioni , biologji etj. Vihet re që maturantët e gjimnazit “Shote Galica” , po rendin drejt degëve me origjin shkencore sepse shumë pak nga të intervistuarit , thane që zgjedhja e tyre kishte në bazë lëndët shoqërore.Per veç kësaj maturanët ishin treguar te matur në plotësimin e formularit A1Z sepse kishin menduar edhe për degë të dytë në rast se nuk fitonin degën e preferuar . Si zgjedhje e dytë e maturantëve konsitonin degët si Juridiku , Shkenca

Politike , Shkenca Sociale etj.Shumë prej tyre po ecnin më një plan të skicuar në kokë, që do të thotë që ishin mëse të sigurt për hapin që do hidhnin. “Një tjetër pyetje që na lind natyrshëm është se tendencat e maturantëve bazohen tek prirjet apo tek tregu që ato ofrojnë?” Maturantët u përgjigjën duke thënë që bazoheshin tek të dyja anët e kësaj medalje.I kishin analizuar mëse mirë anët në të cilat bazoheshin .Një maturante e intervistuar qe synonte të zgjidhte degën e Farmacise na tregoi që e

kishte studiuar dhe analizuar mirë tregun që ofronte dega që do zgjidhte dhe bashkë me prirjet që kishte , përbënin një kombinim përfekt për të. Shikohet që maturantët nuk po vërshojnë vetëm pas dëshirave të tyre , por po e analizojn edhe tregun që ato ofrojnë.Një tjetër fakt që vihet re është që në zgjedhjet që maturantët kishin bërë nuk kishte ndikim nga familjarët ose nga njerëzit që i rrethonin.Nga zgjedhjet e profesioneve që kishin bërë është e kuptueshme se sa vje dhe tek breza të ndryshëm injektohet dëshira për famë dhe sasinë e të ardhurave që ato ofrojnë.Maturantët gjithashtu tregojnë që janë të entuziasmuar për hapin që po hedhin. Të gjithë e dimë që gjimnazi për çdo individ është një etapë e rëndësishme dhe me provimet e matures shënohet mbarimi i kësaj etape dhe nisja e një sfide të re në jetë .Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të ju urojmë maturantëve te gjimnazit “Shote Galica” Fushë - Krujë shumë suksese në sfidat që po nisin.

Kleana lamlli

TENDENcAT E MATURANTëVE

Ndër degët më të kërkuara ishiN degët e mjeksisë .Pothuajse Pjesa më e madhe kishte teNdeNcë te reNdNiN drejt Fakultetit të mjeksisë , i cili qëNdroNte Në “toP list” . Pas tij vijoNte Fakulteti i ekoNomisë me të gjitha degët e tij si FiNaNc koNtabilitet ,admiNistrim bizNes etj. gjithashtu Pas këtyre degëve , viNiN si zgjedhje Nga maturaNtët , edhe degë që më PërPara jo shumë të kërkuara , si biotekNologji , iNxhiNjeri elekritike , iNxhiNjeri telekumuNikacioNi , biologji etj. vihet re që maturaNtët e gjimNazit “shote galica” , Po reNdiN drejt degëve me origjiN shkeNcore sePse shumë Pak Nga të iNtervistuarit , thaNe që zgjedhja e tyre kishte Në bazë lëNdët shoqërore.

Page 12: Fushe-Kruja POST nr4

FAQE 12 Fushë-Kruja POST

reportazh

Shpella e zalles ndodhet rreth 300 metra ne juglindje te ko-dres se fshatit Zalle te Fushe

Krujes. Shpella perbehet nga dy pjese; eshte pjesa e thate dhe pjesa ku del uji. Pjesa ku del uji eshte e pak e ndryshuar per shkak te punimeve artificiale ne kohen e komunizmit, sepse eshte shfrytezuar per mbajtjen e depozitave te karburantit per pak vite. Tani depozitat jane hequr dhe ka mbetur vetem pjesa e betonit si kapanon I gjate rreth 30 metra dhe mbulese ne forme harku me trashesi rreth 30 cm. Ne fund te kesaj fillon dhe hyrja per ne shpellen origjinale.

Perbri saj ndodhet pjesa ku te pa-ret e fshatit I thoshnin 12 dhomat, ose kubeja. Ne kete qe eshte rreth 40 metra katrore dhe lartesi rreth 5 metra kane jet-

uar dhe banoret e fshatit ne kohen e luftes se dyte boterore dhe ka histori gojedhena qe tregojne se Aliu, babai I gjashte cunave, nga te cilet rrod-hen te gjithe pasardhesit e sotem, ka jetuar i vetem atje, per disa kohe, per shkak se donin ta merrnin nizam ushtria turke. Thuhet se deri vone aty ka qene xhezveja dhe filxhani I kafese se tij, dhe vendi ku flente, I cili ishte I ngritur me gure, ne forme altari.

Pozita gjeografike

Shpella gjendet ne fund te malit te Zalles dhe gjendet midis kodres se kuqe dhe kodres te cilen Aliu ia la per pjese trashegimie Veselit, (Sela), djalit te tij te peste. Lugina quhet lu-gina e shpelles.

Shpella gjendet ne koordinatat 410

30’05” Veri dhe 190 45’ 06” Lindje dhe lartesia ne hyrje te saj eshte rreth 50 metra nga niveli I detit.

Ne te kaluaren Shpella e Zalles ishte e ne forme natyrore e “gdhendur” mes dy shkembinjve te cilat formonin nje fare shtrati te forte ne formen e nje ulluku, por pas nevojes per ngritjen e nivelit te ujit, I cili do te perdorej nga sistemi komunist per vaditjen e arave te fshatit, u ndertua nje mur rreth 3 metra I larte, I cili beri qe te krijohej nje pellg I cili me vone do te mbushej me cakull dhe gure te med-hej. Kjo dige prej muri guri u nder-tua ne fund te viteve 70.

Nese kemi mundesi te heqim gjithe mbeturinen e mbushjes se fotos ma-jtas, do te kemi mundesi te shohim ne shkemb nje pus te gdhendur nga natyra nga I cili buron uji. Ky eshte

njeri krah qe sjell uji. Krahu tjeter ndodhet ne pjesen veriore te burimit dhe ka pak ndryshim ne perqendrimin e squfurit ne uje ne krahasim me burimin vertikal

Ne te kaluaren uji I shpelles eshte perdorur per vaditjen e tokave ku niveli I tij mund te arrinte. Vendi I shpelles eshte shfrytezuar per push-imin e bagetise gjate vapes verore, ku kafshet mund te pushonin ne fre-skine e shpelles dhe te pinin uje per te shuar etjen.

Permbajtja e ujit

Uji I shpelles se Zalles eshte uje qe ka sasi te paket te kriperave min-erale, por eshte shume I pasur me squfur. Era karakteristike e nje veze te prishur te shoqeron menjehere sapo futesh ne lugine deri ne burim.

sHpeLLa e ZaLLes

Page 13: Fushe-Kruja POST nr4

FAQE 13Fushë-Kruja POST

reportazh

sHpeLLa e ZaLLes

Ne kohen e veres kur prurjet jane me te pakta, ngjyra e ujit eshte gjy-sem qumeshtore. Ne kete kohe zh-villohen dhe krimbat e kuq, te veg-jel deri ne 1 cm te cilet gjenden ne balten e zeze, te formuar nga oksi-dimi I squfurit te akumuluar, dhe krimbat e murrme te cilet ngjiten ne siperfaqen e gureve dhe jane nje ushqim shume I mire per ngjalat e kesaj rrjedhe, te cilat kane nje shi-je te rralle dhe shpendet e bute te fshatit.

Ne foton majtas eshte pamja ballore e hyrjes se shpelles. Eshte nje foto e bere ne kohen e pranveres dhe pru-rjet jane pak me te medha se ne ko-hen e veres.

Uji ne kohen e vaditjes ndahet ne dy kanale te cilat shkojne sejcili ne faqet anesore te kodrave ne veri dhe jug te lugines, te cilat mbulojne te dy anet e fshatit.

Sasia mesatare e prurjeve vjetore eshte rreth 95 m3/sekonde

Ne kohen e dimrit kur reshjet jane me te medha, kemi rritjen e pru-rjeve te ujit dhe si pasoje, dhe uji turbullohet dhe mund te ndodhe qe mund te kaloje shtratin e tij dhe te shkaktoje dem ne arat anash.

Vlerat Kurative

Uji I shpelles se Zalles ka vlera ku-rative te vecanta. Per shkak te per-

mbajtjes se squfurit ( cili eshte nje

element kimik, mbytes I shume lloj mikrobeve) ky uje ka vlera mjeke-sore. Uji eshte I pijshem dhe I do-bishem per nje sere semundjesh te organeve te brendshme, si stoma-kut, melcise, zorreve. Eshte shume I shendetshem dhe per dhembet.

Balta e bardhe e cila ngjitet ne sip-erfaqen e gureve, eshte shume e do-bishme per luftimin e disa semund-jeve te lekures, si zgjebja, pucrrat e ndryshme, inflamacionet etj.

Uji eshte gjithmone ne temperature 16 grade celsius, e cila nuk ndryshon as ne pjesen e thate te shpelles

Ana turistike

Shpella e Zalles eshte e rralle per nga vlerat turistike te saj. Menjehere posa futesh ne gryken e saj ne kohen e veres, fytyren ta freskon ajri I fresket dhe era karakteris-tike e gurit, I cili ka ne permba-jtjen e tij dhe pak ere bitumi. Sic e thame dhe me lart, per shkak te nderhyrjeve artificiale ne te, gry-ka e saj nuk ka ndonje madheshti, sepse ne pamje te pare e prishin origjinalitetin betonet dhe pjeset e hapura nga njeriu, por pasi te fu-tesh rreth 50 metra takohesh me pjesen origjinale. Ne tabanin e saj eshte balte, dhe anash mund te shohesh gdhendjet e natyres gjate koherave. Shpeshhere do takosh dhe rrjedhen e ujit e cila ndodhet jo me shume se nje meter poshte tabanit.

Do te ecesh rreth 250 metra nga

ana veriore dhe me pas do te takosh fundin e saj.

Kjo ishte persa I perket katit perd-hes te shpelles.

20 metra pa arritur fundin, 5-6 metra ne lartesi eshte nje hyrje e cila te prezanton me mrekulline nr 2 te saj.

Stalagmite dhe stalaktite te rralla do te shohesh. Si nje det prej kristali eshte fusha ku me shekuj uji ka bere punen e tij.

Nje kube e dyte do te prese, dhe mo-ria e lakuriqeve te nates nuk do te mungoje. Plehu I tyre I mbledhur me shekuj do te krijoje efektin e sfungjerit nen kembe.

Udhetimi vazhdon por tavani I shpelles vazhdimisht vjen duke u ulur deri sa arrin permasat 50 cm ku eshte dhe fundi I saj. Ne kete distance, rreth 500 m sasia e ok-sigjenit eshte me e paket, saqe dhe nje shkrepse me shume veshtiresi do te ndizej.

Zgavrat dhe kubete e stergjata, te shoqerojne gjate gjithe rruges.

Udhetimi ne kete shpelle eshte shume interesant dhe ne dalje do te kesh humbur gjithe orientimim per anet e horizontit dhe me san-dale ne dore vazhdon larjen e tyre dhe te kembeve, ne ujin e paster dhe te ftohte te burimit me te njohur te zones se Fushe Krujes.

Endri Shima

Page 14: Fushe-Kruja POST nr4

FAQE 14 Fushë-Kruja POST

opinione

Lumturi VishaShëtitorja në Fushë Krujë është një arritje e madhe për qytetin tonë. Që në ditën e parë dukej sikur vendi ishte në feste,pasi kishte një fluks të madh njerëzish. Në të kishte banorë të qytetit nga mosha të ndryshmë duke filluar nga fëmijët deri tek të moshuarit,të cilët kanë shumë nevojë për ecje. Fëmijët tashmë kanë një vend ku mund të dalin dhe të luajnë.Bicikletat e tyre shihen kudo. Gjithashtu vihen re të rinjtë të cilët pas disa shëtitjesh frekuentojnë lokalet aty pranë. Kjo shëtitore ka ndikuar dhe në bizneset e vogla aty pranë. Hapja e shëtitores është menduar shumë herë ,dhe unë ,si dhe qytetaret e Fushë Krujës jemi te gëzuar që më fund u bë realitet.

SHëTiTOrjA Në FuSHë – Krujë

Seli Visha

Anila ShehuMendimi im për sa i përket shëtitores është një anë pozitive për shoqërine e qytetit te Fushë Krujës,sepse e ardhmja e kësaj shoqërie, qe ne i quajme fëmijët tanë , e kanë te nëvojshme të luajnë dhe të argëtohen në një pjesë te ditës. Gjithashtu më duket pozitive edhe për vetë faktin që të moshuarit dalin,shëtisin dhe shkëmbejnë mendimet e tyre në këte shëtitore pa u cënuar nga zhurma e makinave,kamionëve apo çfarëdolloj mjeti tjetër.Megjithëse anët e përgjithshme janë pozitive diçka që nuk më pëlqen dhe më shqetëson është luajtja e fëmijëve me bicikleta të mëdha dhe me shumë shpejtësi ne këtë shëtitore e cila mbushet plot,sidomos me fëmijë të vegjël të cilët kanë nevojë të luajnë pa shqetësimin e ketyre bicikletave.Unë uroj që kjo shëtitore të shërbejë si pjesë argëtuese dhe për brezat pasues.

Sokol TabakuShëtitorja është zgjidhja më perfekte që mund të kishte për banorët e qytetit tonë.Situata ngjasonte me shqiptarët në vitet 90’ të cilët fituan lirinë e tyre.Shumë njerëz te moshave te ndyshme kishin dalë të bënin shëtitje. Megjithatë kjo shëtitore ndryshon nga ajo e shumë viteve më parë, ku gjelbërimi nuk mungonte.Ne ate kohë kishte me shumë qetësi dhe vihej re një numër më i madh i të moshuarve të cilët mblidheshin dhe luanin me lojrat e tyre, si shah ose domino në lëndinë.Ajo shëtitore ishte më e gjatë se tani,por në pamundësi për të qenë si dikur , shëtitorja e Fushë Krujës është një nga gjërat më të bukura prej kohësh.

Ilir LetiShëtitorja është dicka shumë e bukur për qytetin tonë , që shpresoj të mbetet dhe në vazhdim. Njerëzit tashmë kanë një ambient ku të kalojnë pasditet e tyre,larg zhurmave të makinave dhe larg pluhurit. Vihet re nje numër i madh fëmijesh të cilët luajnë dhe argëtohen me njëri tjetrin.Gjithashtu adoleshentët dalin dhe shëtisin duke shkëmbyer

biseda të ndryshme me njëri tjetrin.Por megjithatë mbetet dicka për tu ndryshuar.Në vendet ku parkoheshin makinat tanimë ndodhen tavolina të lokaleve të ndryshme aty pranë,dhe ky përben nje shqetësim për qytetarët që shëtisin përreth.Por në përgjithesi mund të themi shëtitorja e Fushë Krujës është dicka pozitive që gëzon shumë njerëz.

Page 15: Fushe-Kruja POST nr4

FAQE 15Fushë-Kruja POST

fjalëkryq & horoskop

Ne çift te dy partneret do jene kokëfortë sot dhe nuk do e tolerojnë aspak njeri-tjetrin. Mos mendoni ne çdo moment se jeni ju qe keni te drejte sepse do zhgënjeheni. Beqaret do jene ne forte te shkëlqyer dhe gati te

fillojnë një lidhje serioze. Mundësitë do jene te pakta, por mjaft interesante. Ne p,anin financiar nuk pritet te keni as problemin me te vogël. Me ne fund do jeni te qete.

Jeta juaj sentimentale nuk do shkoje ashtu si duhet sot megjithatë kjo nuk duhet t’iu beje pesimiste. Luftoni me shpirt për te marre atë qe dëshironi. Nëse ende jeni beqare sot do takoni

persona me te cilët ia vlen te krijoni një lidhje. Financat duan një menaxhim me te mire dhe disa masa strikte. Mos jepni as para hua sepse nuk do ua kthejnë kurrë.

Dielli do e ndriçoje dhe do e ngrohe gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot. Do flisni me qetësisht me partnerin tuaj dhe do ia shprehni me tepër ndjenjat atij. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë

sepse ende nuk do kenë fat për te gjetur personin e duhur. Ne planin financiar do jeni te shqetësuar për vështirësitë e mëdha qe do keni. Kërkoni ndihmën e specialisteve.

Dite jo vetëm e bukur, por e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për çiftet. Do ndiheni me se miri qe keni dike si partneri ne krah i cili iu dashuron ne mënyrë pasionante.

Beqaret, me shume se kurrë do dëshirojnë te qëndrojnë vetëm dhe nuk do shfrytëzojnë aspak mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar situata do jete shume e mire.

Te dashuruarit do kenë je nga ditët me te bukura te vitit sot. Bashkëpunimi do jete mjaft i forte dhe do flisni pa dorashka për gjithçka. Ne çdo moment do ndiheni mire dhe te lumtur. Beqareve do iu

shkojnë gjerat sipas planeve. Do e tërheqin pas vetes atë qe pëlqejnë dhe do e joshin pafund. Ne planin financiar duhet te bëni pak me tepër ekonomi qe t’ia dilni mbanë.

Ndikimi i yjeve do jete mjaft i favorshëm sot për jetën sentimentale te çifteve. Do kuptoheni shume mire me partnerin dhe do bëni gjithçka qe iu pëlqen te dyve. Edhe për ata qe janë vetëm do jete një dite pozitive. Mos u ngutni te krijoni menjëherë

një lidhje, por merrni kohen e duhur për t’u njohur me ata persona. Ne planin financiar do jete dite e qete dhe pa vështirësi.

Marrëdhënia ne çift do jete me e mire se ditët e fundit dhe komunikimi do shtohet. partneri mund t’iu beje edhe një propozim interesant i cili nuk duhet

humbur për asnjë lloj arsyeje. Beqareve me ne fund do iu konkretizohet një nga ëndrrat me te bukura. Edhe ne planin financiar do jeni te mbrojtur nga yjet dhe nuk do keni probleme. Disa shpenzime te vogla edhe mund t’i bëni.

Dite e mbushur me surpriza dhe emocione kjo e sotmja për te dashuruarit. Do tregoheni me te hapur për te provuar eksperienca te reja dhe zemra do filloje t’iu rrahe me fort. Beqaret as sot nuk

do e gjejnë personin qe kane ëndërruar, edhe pse takimet nuk do mungojnë. Ne planin financiar nuk do e lëshoni veten ndaj vështirësive qe do iu dalin para dhe do bëni çmos te ruani ekuilibrin.

Klima ne çift do filloje te përmirësohet ndjeshëm gjate kësaj dite. Do tregoheni me te kuptueshëm me partnerin tuaj dhe do i pranoni më me lehtësi gabimet qe keni

bere. Beqaret nga ana tjetër do kenë fat dhe do takohen me persona mjaft inteligjente. Për financat yjet do ndikojnë pozitivisht. Do e dini mire sa te shpenzoni qe te mos keni as tronditjen me te vogël.

Ata qe janë ne një lidhje ka rrezik te fillojnë një aventure e cila do ua prishe harmoninë ne çift. Disa mund te shkojnë edhe deri ne ndarje. Kujdes! Beqaret

nuk do duan te krijojnë lidhje serioze, por vetme te kenë aventura te këndshme dhe te bëjnë për vete shume persona. Shfrytëzojeni ditën!

Ata qe janë ne çift nuk duhet te bëjnë gabimin ta lënë pas dore atë qe kane ne krah sepse dikush tjetër do filloje ta tërheqë pas vetes. Mos ia jepni atij personi këtë kënaqësi. Beqaret do

kenë takime pa fund gjate kësaj dite, por do kenë frike te fillojnë një angazhim serioz. Ne planin financiar do kryeni transaksione dhe investime mjaft te rëndësishme. Me ne fund!

HoRoSKoPI jAVoR

Dashi

Peshorja

Edhe nëse ndiheni mire pranë partnerit apo nëse harmonia mbizotëron ne lidhjen tuaj, mos bëni gabim ta ngrini ne piedestal atë qe keni ne krah. Qëndroni gjate gjithë kohës

realiste. Beqaret nuk do kenë shume teka dhe do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Ne planin financiar do i besoni shume instinktit dhe ky do jete një gabim i rende.

Demi

Akrepi

Binjaket

Shigjetari

luani

ujori

Gaforrja

Bricjapi

Virgjeresha

Peshqit

Samanta Hila

Page 16: Fushe-Kruja POST nr4

FAQE 16 Fushë-Kruja POST

“BABASI Coo”

INERTE

NDëRTIM TuNElESH

EKSPloZIV PëR PëRDoRIM CIVIl